midis gjuhesise se pergjithshme dhe shkencave te gjuhes, shezai rrokaj

27
Midis gjuhësisë së përgjithshme dhe shkencave të gjuhës I. Hyrje Të gjithë bien në një mendim sot se gjuha është mjeti më i mirë për të kuptuar si vetveten ashtu dhe rrethinën tonë. Kjo dukuri kaq e natyrshme sa vetë qenia njerëzore është krijuar prej saj, por edhe e ka krijuar krijuesin e vet. Të gjithë biem gjithashtu në një mendim se gjuha është dëshmia më e mirë, ku mund të kapemi për të zbuluar misterin shumëshekullor të rrugëtimit tonë. Sa herë synojmë të zbulojmë rrënjët e gjuhës sonë, historinë e saj; sa herë tundohemi për të zbuluar ngjashmëritë e dallimet e saj më gjuhët e tjera, në thelb, është diçka që e nxit këtë kureshtje: interesi e dëshira për të zbuluar e njohur vetveten nëpërmjet saj. Megjithatë, sa kohë që studimi i njeriut në tërësinë e tij do të kërkojë si mjet studimet në fushën e gjuhës, sa kohë që kjo e fundit përcakton qenësinë e tij, duke shërbyer si një rrjet shenjash përmes të cilave ai gjen vetveten dhe e projekton të ardhmen e vet, studimet për njeriun dhe gjuhën e tij do të shihen si dy çështje që kushtëzojnë njëra-tjetrën.

Upload: admiry

Post on 29-Oct-2015

553 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

Midis gjuhësisë së përgjithshme dhe shkencave të gjuhës

I. Hyrje

Të gjithë bien në një mendim sot se gjuha është mjeti më i mirë për të

kuptuar si vetveten ashtu dhe rrethinën tonë. Kjo dukuri kaq e natyrshme

sa vetë qenia njerëzore është krijuar prej saj, por edhe e ka krijuar krijuesin

e vet. Të gjithë biem gjithashtu në një mendim se gjuha është dëshmia më

e mirë, ku mund të kapemi për të zbuluar misterin shumëshekullor të

rrugëtimit tonë. Sa herë synojmë të zbulojmë rrënjët e gjuhës sonë,

historinë e saj; sa herë tundohemi për të zbuluar ngjashmëritë e dallimet e

saj më gjuhët e tjera, në thelb, është diçka që e nxit këtë kureshtje: interesi

e dëshira për të zbuluar e njohur vetveten nëpërmjet saj. Megjithatë, sa

kohë që studimi i njeriut në tërësinë e tij do të kërkojë si mjet studimet në

fushën e gjuhës, sa kohë që kjo e fundit përcakton qenësinë e tij, duke

shërbyer si një rrjet shenjash përmes të cilave ai gjen vetveten dhe e

projekton të ardhmen e vet, studimet për njeriun dhe gjuhën e tij do të

shihen si dy çështje që kushtëzojnë njëra-tjetrën.

Pra, gjuha është “arma” më e përshtatshme e njeriut për të kuptuar

hapësirën rreth tij, për ta zbërthyer e analizuar atë, sikundër dhe për të

njohur e analizuar vetveten. Në këtë kuptim njeriu krijoi gjuhën, por edhe

gjuha e krijoi njeriun. Në mënyrë të veçantë ka rëndësi të theksohet roli i

gjuhës si ndërmjetëse midis njeriut dhe referentit, çfarë ndodh midis

procesit të shenjëzimit të referentëve, pra procesit të përfaqësimit dhe

procesit të krijimit të referentëve gjatë komunikimit me anë të gjuhës.

Përderisa gjuha është dëshmia më e plotë, “skaneri” më i përsosur deri sot

i botës shoqërore e shpirtërore të sotme si dhe rrugëtimit të saj, përderisa

Page 2: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

vetë njeriu është një dije, një rrjet shenjash, një fakt gjuhësor1, mënyra më

e sigurtë për t’iu qasur atij, për të lexuar në të vetëdijen e pavetëdijen, për

të ndriçuar enigmën që e shoqëron ngaherë, është gjuha, krijuesja e

krijesës së vet.2

II. Vështrim i shkurtër mbi drejtimet gjuhësore kryesore në shekullin

XX.

Në funksion të këtij parashtrimi shekulli XX do të orientonte problematikën

e kërkimeve kryesisht drejt sinkronizmit, ndryshe nga çfarë u vu re në

shekullin XIX, i cili u pri drejt historizmit.3 Nga ana tjetër, disa shkolla

gjuhësore në shekullin XIX si Shkolla e Fjalëve dhe e Sendeve, Shkolla e

Idealizmit Estetik, Shkolla e Psikologjizmit, Shkolla Sociologjike, Shkolla

Biologjike, e studiuan gjuhën në funksion e në lidhje me faktorët

jashtëgjuhësorë, kryesisht referentët dhe folësi/t. Dominimi i këndvështrimit

pozitivist orientonte studimet drejt mekanicizmit izolacionist, duke qëndruar

në trajtimin e dukurive kryesisht jashtë sistemit.

Shekulli që lamë pas mund të ndahet kronologjikisht në dy pjesë të

rëndësishme: njëra që shkon deri në vitet ’70-të dhe, tjetra deri në ditët e

sotme. Periudha e parë karakterizohet nga lindja dhe zhvillimi në Evropë

dhe në Amerikë i disa shkollave gjuhësore strukuraliste si: Shkolla e

Pragës, Shkolla e Kopenhagës, Shkollat Deskriptive dhe Distribucionale

amerikane. Më vonë, në vitet ’60-të, do të lindë Shkolla Gjenerative

amerikane, e cila në vonë u plotësua edhe me termin ‘Transformuese’.

1 U. Eco, Trattato di semiotica generale, Studi Bompiani, 1975.2 Sh. Rrokaj, Filozofi gjuhe, Arbëria, 2010, f. 19.3 Sh. Rrokaj, Strukturalizmi klasik në gjuhësi, ribot. Arbëria, 2011, f. 22.

Page 3: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

Natyrisht do të kemi edhe prirje të tjera si ajo e drejtimit psikomekanik

hispanofon, drejtimit funksionalist frëng etj.4

Periudha e dytë fillon në vitet ’70-të, pas një zhvillimi teknologjik në fushën

e informacionit si dhe disa këndvështrime të reja ndër të cilat mund të vihen

në dukje trajtimet e Jakobsonit lidhur me rolin e ‘shifters’ (tregorët5) apo

edhe zgjerimin e skemës së komunikimit të Buhler-it me elementet dhe

funksionet përkatëse. Këtij hapi i bashkëngjitet me një teori më të plotë

Benveniste-i6 me teorinë e tij mbi ‘subjektivizmin në gjuhë’, ku trajton

gjerësisht çështjen e aktit kumtues në raport me kumtimin. Kjo periudhë

përkon njëkohësisht me lindjen e shkencave mikste si: sociolinguistika,

psikolinguistika, etnolinguistika, antropolinguistika, neurolinguistika apo

edhe filozofia e gjuhës. Ndryshe nga shekulli XIX, por edhe nga periudha e

parë e shekullit XX, kjo periudhë orientohet kryesisht drejt marrjes

parasysh në objektin e studimit të dy faktorëve themelorë për qenësinë e

gjuhës: folësi/t dhe referentit si objekt i përfaqësuar a si kontekst në të cilin

realizohet akti kumtues. Në këtë ulli do të përvijohen drejtime gjuhësore si:

Shkolla e re frënge mbi teorinë e aktit kumtues dhe kumtimit me

përfaqësues Benveniste e, më vonë, Hagège, Perrot e Cullioli.7 Më tej, po

në Francë do të përvijohet një drejtim ri që mori emrin ‘teoria e

argumentimit’, i përfaqësuar nga Ducrot, Bourdieu, etj.. Në botën

anglosaksone shfaqet Shkolla Analitike Filozofike e Oksfordit me teorinë e

akteve të të folurit, me përfaqësues Austin, Searle, Forguson, etj. Në

Gjermani prej Dresler-it e në vijim do të hidhen themelet e Gjuhësisë së

4 Po aty, f. 58-72.5 Sh.Rrokaj, Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Ilar, 2007, f. 136.6 E. Benveniste, Problèmes de linguistique génèrale, 1,2, Gallimard, Paris, 1966.7 Këta studiues bashkohen në këtë këndvështrim edhe pse ndryshojnë në problematikat që trajtojnë, gjë që nuk është në synimin e këtij shkrimi.

Page 4: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

Tekstit, e cila do të vinte në diskutim konceptin tradicional dymijëvjeçar të

frazës me konceptet e referencës, kohezionit dhe koneksionit.8 Shkolla e

Gjenevës do të orientohet në fushën e studimeve të prozodisë. Siç e

theksuam në hyrje, Filozofia e Gjuhës do të orientohet drejt studimeve që

vënë në qendër të vëmendjes folësin: si mund të mbërrijmë tek ai

nëpërmjet produktit të tij, pra vetë gjuhës. Studiues si: Wittgenstein (i

vonë), Heidegger, Gadamer, Lacan e Foucault, do të orientojnë studimet e

tyre në këtë lëmi.

III. Tiparet kryesore të këtyre drejtimeve

Paraqitja e mësipërme na jep mundësinë të dallojmë disa tipare, të cilat

janë karakteristike për këto zhvillime:

Së pari, kemi orientimin nga këndvështrimi kryesisht diakronik në

këndvështrimin kryesisht sinkronik. Ky i fundit do të krijonte terrenin e

përshtatshëm gjatë kësaj periudhe për të bërë studime komplekse e

tërësore për gjendjen e gjuhëve dhe funksionimin e tyre.

Së dyti, kemi kalimin nga një këndvështrim pozitivist, i cili ka të bëjë me

studimin e tërësisë së tipareve që përbëjnë objektin, drejt këndvështrimit

relativist, i cili lidhet me dy koncepte bazë: sistemin nga njëra anë, që do të

thotë se studimi i elementeve të një rrafshi dhe tipareve të tyre bëhet

nëpërmjet krahasimit, ku struktura bëhet kusht për përcaktimin e funksionit

dhe, nga ana tjetër, koncepti i vlerës, i cili është i lidhur ngushtë më atë të

sistemit.

Vlera është një koncept teorik themelor në gjuhësinë e shekullit të shkuar,

meqenëse ajo parakupton përcaktimin e identitetit të një njësie përkundrejt

8 Sh. Rrokaj, Rreth lidhëzorëve të tekstit në gjuhën shqipe, Seminari i studimeve albanologjike, USHT, Maqedoni, shtator 2010.

Page 5: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

njësive simotra. Relativiteti i tipareve është në funksion të elementeve në

krahasim dhe funksionit që kryejnë.

Në një këndvështrim pozitivist mund të analizosh për një njësi tërësinë e

përbërësve të saj, por pa e krahasuar me një njësi tjetër. Psh, p-ja:

dybuzore, mbylltore, e shurdhët, kurse b-ja është po ashtu dybuzore,

mbylltore, por e zëshme. Nëse p-ja krahasohet me b-në, përbërësit

dybuzorë dhe mbylltorë nuk kanë vlerë, sepse nuk janë përcaktues të

dallimit. I vetmi element që është dallues është zëshmia/jozëshmia.

Shpesh kjo analizë mori trajtën e një dikotomie pertinent/jopertinent

(rëndësor/jorëndësor).

Nga pikëpamja studimore është e rëndësishme të theksohet se njësia

përligj qenësinë e saj në gjuhë nga çasti që ajo bëhet e ndryshme nga

simotra në jo më pak se një përbërës: Ndryshimi përligj qenien, qenia

garanton funksionin. Nëse dy njësi janë të barabarta, njëra prej tyre ose

duhet të vdesë, ose duhet të diferencohet.

Për përcaktimin e vlerës përdoren kritere si: forma, kuptimi, funksioni dhe

konteksti (si element dallues virtual).

Shekulli XX e solli këtë përkufizim të ekzistimit të qënies nëpërmjet tiparit

negativ ose diferencues. Nëse rendimenti ekonomik i një gjuhe ka të bëjë

me shprehjen maksimale të informacionit nëpërmjet minimumit të mundit

fiziologjik, në pikëpamje studimore analiza nëpërmjet tiparit diferencues për

përcaktimin e qenësisë së njësisë krijon një avantazh ekonomik, që vjen në

përshtatje me rritjen e shkallës së abstraksionit.

Së treti, ndërtimi i një piramide konceptuale ad hoc, e cila do të rrokte

tërësinë e objektit, analizën e tij në përputhje me larminë e

Page 6: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

këndvështrimeve. U përcaktuan më qartësisht koncepte në trajtën e

dikotomive si: sinkroni/diakroni, gjuhë/ligjërim, kompetencë/perfomancë,

akt kumtues/kumtim, strukturë sipërfaqësore/strukturë e thellë,

pertinent/jopertinent, i shenjuar/shenjues, formë/substancë,

kotekst/kontekst etj. Një rëndësi të veçantë mori procesi i zbërthimit të

frazës, sintagmës, njësisë e deri te tipari dallues, si në rrafshin e formës

ashtu edhe në atë të kuptimit. Kjo lloj gjuhësie i kapërceu caqet e një

përshkrimi (pra, thjesht të një ndërtimi) të dukurive si në rrafshin e formës,

të kuptimit a të funksionit (sipas garmatikës tradicionale). Nëse në gjysmën

e parë të shekullit XX, vëmendja ishte përqëndruar në njërën kahje,

periudha e dytë do t’i kushtohej kahjes tjetër, duke na dhënë në këtë

mënyrë një zotërim konceptual më të plotë të objektit të studimit. Orientimi i

studimeve do të mbante parasysh një lidhje organike ndërmjet sistemit,

strukturës dhe funksionit, të para në lidhje të ngushtë me folësin, referentin

dhe kontekstin.

Së katërti, është këndvështrimi që krijon objektin dhe jo objekti që i

paraprin këndvështrimit. Ky pohim i bërë nga de Saussure-i9 do të

shënonte një kthesë të madhe në studimet gjuhësore. Kjo do të thotë se e

njëjta lëndë mund të përbëjë objekte studimi të ndryshme, nëse mbi të

veprojnë këndvështrime të ndryshme. Impakti i këtij pohimi do të përmbyste

gjithë mendësinë materialiste pozitiviste të kohës mbi të cilën mbështetej

kërkimi. Kjo mendësi i përmbahej parimit se objekti është një i vetëm dhe

nuk mund të ketë mbi të më shumë se një këndvështrim. Pohimi se është

këndvështrimi që krijon objektin hapte perspektivën e qasjeve të ndryshme

ndaj lëndës gjuhësore, ipso facto edhe një vështrim shumëplanësh, që do

ta afronte kërkimin me të vërtetën. Vetë shumësia e drejtimeve gjuhësore

9 F.de Saussure, Cours de linguistique Génèrale, Payot, 1969, f. 23.

Page 7: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

në shekullin XX do ta dëshmonte këtë kahje të re mendimi në fushën e

këkimeve gjuhësore dhe jo vetëm. Gjuhësia mbetet në kërkim të objektit.

Nga një gjuhësi që u mbështët mbi gjuhën, duke e parë si një tërësi sui

generis, si sistem i mbyllur në vetvete dhe për vetveten (periudha e parë e

shekullit të XX), ajo do të orientohej drejt një gjuhësie me objekt aktin

kumtues dhe kumtimin, duke e studiuar procesin e të folurit si krijohet dhe

në funksion të qëllimit të folësit. Në fakt, gjuhësia po zbriste nga studimi i

sistemit abstrakt dhe gjithë piramidës konceptuale të lidhur me të drejt një

gjuhësie që do të merrte parasysh në objektin e saj të studimit pikërisht

faktin se përse i duhet gjuha njeriut, përse ai e krijon atë dhe përse ajo

bëhet pjesë e qënies, si ndodh procesi i gjuhësimit për ta sjellë përvojën

(referentin) në gjuhë dhe sesi përmes gjuhës shkojmë te referenti gjatë

procesit të njohjes. Gjuhësisë me objekt sistemin a kompetencën po i

bashkëngjitet gjuhësia me objekt ligjërimin a performancën. Kjo gjuhësi e

sheh gjuhën si produkt me një lidhje të ndërsjelltë me folësin, kontekstin

ligjërimor dhe referentin, pra është një gjuhësi e thënies, por edhe e

domethënies, e funksioneve abstrakte (sistemi) dhe e funksioneve konkrete

të gjuhës si: ai i gjuhësimit, i komunikimit dhe i identifikimit. Kjo do të thotë

se funksioni metalinguistik i gjuhës nuk mund të qëndronte i shkëputur prej

funksioneve të sipërpërmendura, të cilat janë arsyeja e qenësishme e

ekzistencës së gjuhës.

Së pesti, shekulli XX do të shënonte një dimension të ri të vetë konceptit të

të bërit shkencë për sa i përket pikëpamjes mbi teorinë gjuhësore, por jo

vetëm. Shkenca e ushqyer prej pozitivizmit prirej drejt analizës së fakteve

reale pas të cilave bëhej përgjithësimi. Me futjen graduale të relativizmit si

mënyrë mendimi, jo vetëm të dhënat reale nuk mund të kosideroheshin si

përfundimtare dhe të vetme (pasi tiparet e të dhënave të një dukurie

Page 8: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

gjuhësore kushtëzohen nga përqasja me tiparet e të dhënave të një

dukurie tjetër), por parimi i relativizmit po pranonte gjithnjë e më shumë

faktin se krahas reales në shkencë duhej pranuar edhe e mundshmja, pra

realja probabël. Pjesë e përgjithësimit teorik do të ishte realja mbi faktin e

prekshëm, sikundër edhe një reale e mundshme.10 Vetë përgjithësimi teorik

si i tillë ngrihet më lart se kuint esenca e fakteve nga ka dalë. Kjo do të

thotë se teoria merr parasysh faktet reale dhe ato të mundshme, sa kohë

që nuk vërtetohet e kundërta. Meqë teoria synon të vërtetën ajo arrihet

duke u mbështetur mbi faktet reale dhe ato të presupozuara, sa kohë që

nuk kundërshtohen. Kjo mënyrë të menduari do të shpengonte frenimin, që

i vinte kërkimit të mbështetur vetëm në faktet reale dhe do të nxitte

procesin kërkimor drejt vërtetimit të fakteve të presupozuara.

IV. Midis gjuhësisë së përgjithshme dhe shkencave të gjuhës

Nga parashtrimi i mësipërm kuptohet se pas viteve ’70-të zhvillimet në

fushën e gjuhësisë, por në përgjithësi, edhe në shkencat e tjera shoqërore

do të bënin të mundur, nga njëra anë lindjen e shkencave mikste, që

theksuam më lart dhe, nga ana tjetër, përfshirjen në studimet gjuhësore

edhe të folësit konkret, të referentit mbi të cilin ka vepruar procesi i

gjuhësimit dhe kontekstit. Ndërkaq, procesi i komunikimit do të afronte më

tej bashkëveprimin e ndërsjellë midis sistemit të shenjave gjuhësore me

sistemet e tjera shenjore jogjuhësore. Studimi i dinamizmit gjuhësor si

proces dhe gjuha si praxis po konfiguron një qasje studimore, ku sintagma

‘gjuhësi e përgjithshme’ gjendet hera-herës e dalë mode karshi hapjes së

një larmie perspektivash, të cilat kanë objekt gjuhën, por nga

këndvështrime të ndryshme, dhe jo thjesht ato brendagjuhësore, siç ndodhi

10 Sh. Rrokaj, Strukturalizmi klasik në gjuhësi, ribot. Ilar, 2007, f. 179.

Page 9: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

në periudhën e parë. Ky proces ngjan krejt i natyrshëm po të kemi

parasysh zhvillimin e gjithanshëm të shkencave në tërësi. Vetëm se gjithë

kjo larmi studimore, pra kjo hapje, konvergonte te folësi psiko-social, i cili

vinte në punë gjuhën për të ridimensionuar sjelljen ndaj rrethinës dhe

vetvetes. Kjo është arsyeja përse sintagma ‘gjuhësi e përgjithshme’

përdoret më shumë sot si shkencë e shkencave të gjuhës a si një filozofi e

këtyre shkencave. Kurrë ndonjëherë nuk kanë qenë më pranë tyre te njeriu

tri procese, të cilët bashkëjetojnë dhe përligjin qenësinë e njëri-tjetrit:

procesi shoqërizimit, procesi i gjuhësimit dhe procesi i mendimit.

Mund të veçohen këto perspektiva studimore, të cilat po i paraqesim

shkurtimisht, të bindur se do të trajtohen më gjerësisht nga kolegët.

Perspektiva sociolinguistike11, e cila e sheh gjuhën si përmbushje e një

një tërësie funksionesh shoqërore. Sipas kësaj perspektive dallohen

funksione të tilla si: gjuha si mjet komunikimi, gjuha si koordinator i

veprimtarisë shoqërore, gjuha si akumuluese e përvojës, gjuha si formuese

e botëkuptimit dhe mënyrës të të menduarit, gjuha si klasifikuese e

shtresave shoqërore etj.

b. Perspektiva psikolinguistike, e cila vë në qendër të studimeve

individin dhe gjuhën. Sipas kësaj perspektive gjuha përmbush funksione si:

gjuha është mjet që rregullon sjelljet individuale; gjuha është

vetërregullator; ajo është një mjet për të njohur a për të shprehur

pavetëdijen. Vetë gjuha është koordinatori më i mirë i veprimtarive tona.

Nëpërmjet saj kuptojmë problemet e afazisë paradigmatike dhe

sintagmatike. Studimet në fushë të psikanalizës të kryera prej Freud-it12

11 G. Berruto, La sociolinguistica, Zanichelli, Bologna, 1975; A. Fichman la sociologia del linguaggio, Roma, 1975; R.A. Hudson, Sociolinguistika, përkth. M.Ymeri, Dituria, Tiranë, 2002; W. Labov, La sociolinguistique, Minuit, Paris, 1976; Gj Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2003.12 Sh.Rrokaj, Filozofi e Gjuhës, Arbëria, 2010, f. 107-111.

Page 10: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

(procesi i metaforës dhe i kondesimit) apo prej Lacan13-it (shpjegimi i

pavetëdijes me konceptin saussure-ian të gjuhës) duket se, nëpërmjet

mekanizmit të gjuhës po depërtohet në terrin e pavetëdijes për të ndriçuar

edhe më mirë shfaqjen e vetëdijes.

Gjuha është mjet që jep mundësi për të njohur e për të zgjeruar njohuritë

tona, për të përfituar nga zbulimet e të tjerëve. Roli i i saj është i dyfishtë:

ne mësojmë çfarë kanë thënë të tjerët, përvojën e brezave. Nëpërmjet saj

ne përcaktojmë mënyrën tonë të të parit të botës.14 Së dyti, ne mund të

shkojmë përtej asaj që marrim, duke shkuar më tej në njohjen tonë. Sipas

kësaj perspektive gjuha është shprehëse e kulturës kombëtare. Gjithçka

kombëtare ruhet në gjuhë. Ajo është edhe mjet për të emërtuar pra, për të

përfaqësuar edhe realitete të tjera përveç atyre që janë të njohura a të

fiksuara. Gjuha është mjet shprehës. Funksioni shprehës ka natyrë të

trefishtë: së pari, realizimi i një kumtimi me shenja gjuhësore; së dyti,

realizimi i një synimi prej folësit përmes kumtimit si dhe, së treti, folësi dhe

konteksti si shenjë virtuale, i cili mbart dhe përcjell informacion. Kjo do të

thotë që të njëjtat fjalë që thuhen nga persona të ndryshëm mund të

përcjellin informacione të ndryshme.

Nga ana tjetër, sipas kësaj perspektive gjuha ka një funksion estetik. Ajo

nuk është thjesht një mjet i të shprehurit bukur, por lidhet me faktin se sa

gjuha shpreh nevojshmërisht, përshtatshmërisht dhe saktësisht realitetet

që duam të transmetojmë.

c. Perspektiva linguistike

13 Po aty, f. 184-194.14 E. Sapir, Il linguaggio, Torino, Einaudi, 1969.

Page 11: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

Merr si pikënisje skemën e komunikimit të Jakobsonit, e cila shpjegon qartë

marrëdhënien midis elementeve të komunikimit dhe funksioneve që

shprehin: folësi me funksion shprehës, dëgjuesi me funksion thirrës,

mesazhi me funksionin poetik, konteksti me funksionin referues, kanali me

funksionin fatik, dhe kodi me funksionin metalinguistik.

Me rëndësi në këtë përspektivë janë studimet që e shohin të lidhur çështjen

e aktit kumtues me kumtimin. Nga ky këndvështrim vërehet se në

përshkrimin e të folurit duhet gërshetuar analiza që mbështetet mbi

konceptin e gjuhës si sistem, konceptin e ligjërimit si realizim dhe dukuritë

që shoqërojnë aktin kumtues. Në një përkufizim paraprak akti kumtues

është akt i realizimit të kumtimit, kurse kumtimi është produkt i tij. Si i tillë,

akti kumtues është përherë në vetën e parë dhe në kohën e tashme.

Gjuhëtarë të ndryshëm kanë dhënë interpretime nga më të ndryshmet. Në

përgjithësi, akti kumtues është parë si pronësim i gjuhës, si individualizim i

gjuhës, si një tërësi mënyrash për të realizuar shfaqjet e gjuhës. Kurse

kumtimi është parë shpesh si rezultat, si aktualizim, si produkt konkret në

një çast të dhënë i një fakti të përvojës.

Interesi i studiuesit është zbulimi i këtyre mjeteve që na e tregojnë këtë

proces, këtë mënyrë të realizimit përmes individualizimit. Janë bërë

përpjekje serioze për ta analizuar këtë fakt. Janë analizuar një kategori

mjetesh që janë tregorët (fr.déictique, angl: shifters), të cilët janë elemente

gjuhësore që marrin referencë në çastin e ligjërimit. Të tillë janë: përemrat

vetorë unë, ti, ne, ju; ndajfoljet e kohës sot, dje, nesër; ndajfoljet e vendit

këtu, atje; kategoria e kohës e tashmja e aktit kumtues dhe kumtimit,

përkatësisht e kryera dhe e ardhmja; Mënyra të caktuara subjektive si:

habitorja, dëshirorja; disa modalizues të caktuar: sigurisht, patjetër,

Page 12: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

padyshim. Folje performuese si: dyshoj, kënaqem, besoj, vendos,

trishtohem, veproj, çmoj, vlerësoj, stimuloj.

Nga ana tjetër, te Shkolla e Re e Pragës me Daneŝ15, Firbas, Ahmanova,

të cilët i shtynë më tej arritjet e Mathesius-it e, më vonë, Hagège16 dallojmë

tri këndvështrime për t’iu qasur gjuhës:

a) këndvështrimi morfosintaksor, që ka të bëjë me strukturën dhe

funksionet e gjymtyrëve; b) këndvështrimi semantik-referues, që lidhet me

marrëdhënien referent-kuptim kotekstual dhe c) këndvështrimi kumtues-

hierarkik, që lidhet me aktualizimin dhe analizën e thënies sipas një

hierarkie të caktuar, ku elementet analizohen në lidhje me strategjinë e

folësit, referentin dhe kontekstin.

Perrot17 do të parapëlqente një skemë më të thjeshtuar për t’iu qasur

materialit gjuhësor, e cila merr si pikënisje ndarjen gjuhë/ligjërim. Ai do të

dallonte frazën nga fjalia. Fjalia është njësi statike, njësi ndërtimore. Fraza

është njësi e aktualizuar, njësi dinamike. Kuptimi i fjalisë është

thjeshtgjuhësor, pra, çka shprehin shenjat si të tilla pra, kuptimi brenda

kotekstit. Kurse kuptimi i frazës është referues i aktualizuar dhe hierarkik.18

Edhe analiza e gjymtyrëve dhe funksioni i tyre është i ndryshëm për secilin

këndvështrim.

Por këndvështrime të tjera do të shfaqeshin, të cilat do të vënë në diskutim

frazën si njësi maksimale e kuptimshme. Siç e theksuam më lart, Gjuhësia

e Tekstit19 analizon thënien si njësi ligjërimore, e cila mund të jetë e

thjeshtë (një frazë si njësi e aktualizuar) dhe një shumësi frazash që

15 F. Daneŝ, a three level approach of syntax, T.L.P.V. 1966.16 C. Hagège, Les structures des langues, “Que sais-je?”, PUF, 1999.17 J. Perrot, Les auxiliaries de l’énoncé, në Mélanges linguistiques offerts á E, Benveniste, Paris, 447-453, 1975.18 Sh.Rrokaj, Stukturalizmi Klasik në Gjuhësi, ribot., Arbëria, 2011, f. 189-195.19 Sh. Rrokaj Hyrje në Gjuhësinë e përgjithshme, Ilar, 2007 f. 103-105; Për një vështrim më të gjerë shih K.Dibra, N. Varfi, Gjuhësi teksti, SHBLU, 1999.

Page 13: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

funksionojnë si një tërësi. Një rëndësi e veçantë i kushtohet strukturimit të

kësaj tërësie, kohezionit kontekstor, ku luajnë rol të rëndësishëm lidhëzorët

(konektorët) dhe referenca, domethënë, vendosja e një koherence kotekst-

kontekst-referent.

d. perspektiva filozofike dhe pragmalinguistike

Wittgenstein-i20 dallon tri funksione: a) funksioni emërtues (quajtës), i cili ka

të bëjë me mënyrën sesi përfaqësohet një referent në gjuhë, pra me

mënyrën sesi realizohet procesi i shenjëzimit; b) gjuha shihet si mjet për

pozicionimin e folësit. Me këtë ai kupton se si ndikon situata për një

qëndrim të caktuar, sa ndikon partneri, problemet e prozodisë në të

shprehurit e gjendjes së folësit etj.c) ngjyrimi afektiv, i cili ka të bëjë me

gjithçka që u mbivendoset thënieve tona, që ne prodhojmë pra, çfarë

informacioni tjetër i mbivendoset informacionit gjuhësor ose mesazhit si të

tillë.

Ngjyrimi është përqëndrim drejt Un-it. Vetë ai bëhet domethënës për tjetrin.

Wittgenstein-i është themeluesi i teorisë së “Meaning is use” (kuptimi del

nga përdorimi). Ne përdorim frazat, japin informacion real të tyre.

Brenda kësaj perspektive merr rëndësi shkolla Analitike Filozofike e

Oksfordit me themelues Austin21. Sipas kësaj shkolle veprimtaria ligjerimore

realizon një funksion të trefishtë: a) funksioni lokutiv (ose lokutor), që ka të

bëjë me realizimin e një thënieje; b) funksioni ilokutiv (ose ilokutor), që ka

të bëjë me synimin e folësit nëpërmjet asaj që thuhet dhe, c) funksioni

perlokutiv (perlokutor), që lidhet me veprimin konkret në vijim.

20 L. Wittgenstein, Recherches philosophiques, përkth., E. Rigal, Paris, Gallimard, 2004.21 J.L Austin, How to do things with words, Oxford, Clarendon Press, 1975.

Page 14: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

Edhe fjalët tona janë burim sjelljeje, ne ngacmohemi nga rrethina,

prodhojmë shenja gjuhësore të cilat shoqërohen me sjelljet tona. Kjo e

vendos gjuhësinë në një plan më të gjerë, gati ekzistencial, duke synuar të

themi se çdo veprim lidhet me gjuhën.

Sikundër e thekson Searle22, Forguson23 akti lokutiv dhe ai ilokutiv janë më

të rëndësishëm për gjuhëtarin, kurse akti perlokutiv krijon një marrëdhënie

jashtëgjuhësore.

Në fakt, në një vështrim të përgjithshëm, filozofia e gjuhës vë në qendër të

vëmendjes realitetin, përfaqësimin e tij në mendim dhe rolin e gjuhës si

ndërmjetëse midis njeriut, mendimit të tij dhe përfaqësimit të realitetit në të,

kurse gjuhësia ka pasur fillimisht në qendër të vëmendjes kryesisht

mekanizma të brendshëm të gjuhës, duke e parë këtë të fundit si një tërësi

të strukturuar edhe pse, siç po e vëmë në dukje, sot shtrirja e objektit të saj

i kapërcen këta kufij, duke iu qasur objekteve të shkencave të mësipërme.24

Në këtë vështrim, gjuhët jo vetëm i flasim, por edhe vetë gjuhët na flasin.25

Nga ana tjetër, kthesa në mendimin gjuhësor në gjysmën e dytë të shekullit

të XX bëri që gjuha të shihej si një burim njohjeje dhe kompetence

filozofike. Këtë gjë Rorty do ta lidhte me idenë se çështjet filozofike do të

zgjidheshin qoftë me anën e një reforme konceptuale studimore gjuhësore,

qoftë nëpërmjet një kuptimi gjithnjë e më të madh të gjuhës që përdorim

aktualisht. 26

22 J.R. Searle, Speech Acts, Cambridge, Cambridge University Press, 1969.23 L.W. Forguson, Locutionary and illocutionary acts, in Berlin and al. 197324 Fjala është për lindjen e shkencave mikste si: sociolinguistika, psikolinguistika, antropolinguistika, madje vetë filozofia e gjuhës etj.25 B.L .Whorf, Language, Thought and Reality, Cambridge, 1956. 26 Rorty R., The linguistics Turn, Chicago, University of Chicago Press, 1967. cit. sipas Sandra Laugier dhe Bruno Ambroise, në La philosophie du langage, signification, vérité, et réalité, Paris, Librairie philosophique, 2009, f.11.

Page 15: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

V. Përfundime

1. Në këtë punim u ndalëm vetëm në disa çështje, të cilat përmbledhin

orientimet kryesore të kërkimeve gjuhësore në shekullin XX. U përpoqëm

të nxjerrim më tepër shinat e përbashkëta, duke mos anashkaluar larminë

e këndvështrimeve dhe dallimet nga njëri drejtim gjuhësor te tjetri. Shekulli

XX paqëtoi brenda harkut të tij kohor drejtime gjuhësore të cilat, duke u

ndalur në anë të ndryshme të gjuhës, u dhanë një dimension gjithpërfshirës

problematikave të saj. U ndriçuan, u plotësuan e morën përgjigje pyetje që

lidheshin me procesin e shenjëzimit, me marrëdhëniet gjuhë/folës psiko-

social e strategjinë e tij të komunikimit, funksionet e saj brenda sistemit dhe

në lidhje me ligjërimin; kryesisht faktin e njohur tashmë se ne flasim

nëpërmjet asaj që themi dhe nëpërmjet asaj që jemi. Ne dëshmojmë veten

tonë në gjuhë dhe ajo është mjeti më i plotë për t’iu afruar vetes, për ta

kuptuar atë ashtu si është si dhe rrugëtimin e saj.

2. Është çasti i duhur për të falënderuar plejadën e studiuesve tanë të cilët,

në kushte të një hermetizmi hapësinor para viteve ’90-të, me shumë

mundim e sakrifica, me sa mundën reflektuan tërthorazi në punimet e tyre

arritjet e kësaj gjuhësie. Në mënyrë të veçantë u shprehim mirënjohje disa

studiuesve nga Kosova për përkthimet e tyre, të cilat na shërbyen shumë

gjatë periudhës së izolimit.

3. Me heqjen e perdes së hekurt, studiuesit kanë bërë përpjekje të

pashembëllta për t’i njohur këto drejtime dhe për t’i zbatuar në kushtet e

shqipes. Botimi i teksteve të reja unversitare dhe monografive, përkthimi i

veprave madhore, përvojat studimore të studiuesve të moshuar dhe të rinj

në vendet perëndimore, rritja e cilësisë së mësimdhënies kanë ndikuar për

mbarë në rritjen e nivelit kërkimor te ne.

Page 16: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

4. Megjithatë, zhvillimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, njohja e plotë e

tyre mund t’u japin kërkimeve tona orientime në fusha të tilla si:

komunikimi, marrëdhëniet folës-gjuhë-kontekst-referent, kërkime më të

shumta dhe më rigoroze në fusha të tilla si: sociolinguistika,

psikolinguistika, etnolinguistika, filozofia e gjuhës, me qëllim që ta njohim

dhe kuptojmë më mirë vetveten dhe gjithë rrugën prej nga kemi ardhur.

Janë ndërmarrë disa studime me vlerë, që trajtojnë çështje të zhvillimeve

gjuhësore si pasojë e zhvillimeve politike, demografike, lëvizjeve migratore,

marrëdhënieve brendaetnike dhe ndëretnike, si dhe në fushën e edukimit.

Me rëndësi të veçantë janë studime të dukurive të shqipes nga

këndvështrime të ndryshme të këtyre drejtimeve. kjo gjë po krijon hap pas

hapi një hapje për të ndriçuar anë të ndryshme të gjuhës shqipe, për

pasojë edhe një studim më të gjithanshëm të saj.

Mesazhi që marrim nga studimi i arritjeve të gjuhësisë së shekullit XX është

se në varësi të këndvështrimit mund të bëhet objekt një aspekt ose një

tjetër i gjuhës, por një vështrim gjithpërfshirës i saj, i cili merr parasysh

tërësinë e faktorëve me të cilët ajo hyn në marrëdhënie përligjjeje, është

mësimi që marrim prej këtyre zhvillimeve.

Tabela paraqet marrëdhëniet midis këtyre madhësive:

REFERENTI

KONCEPTUALIZMI

(logjika, mendimi)

Page 17: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

VI. Bibliografi kryesore

Sh. Rrokaj, Filozofi gjuhe, Arbëria, 2010.Sh. Rrokaj, Strukturalizmi klasik në gjuhësi, ribot. Arbëria, 2011.Sh. Rrokaj, Shkencat e gjuhës: hapësirë dhe kufij, në Revista letrare, nr.3, 1995.Sh. Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe 1, Arbëria, Tiranë, 2007.Sh. Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe 1, Arbëria, Tiranë, 2009.Sh. Rrokaj, Giovanni Bellusio, Fjalor krahasues i termave të gjuhësisë, Arbëria, Tiranë, 2011.E. Benveniste, Problèmes de linguistique génèrale, 1,2, Gallimard, Paris, 1966.F.de Saussure, Cours de Linguistique Génèrale, ribot. Payot, 1969.G. Berruto, La sociolinguistica, Zanichelli, Bologna, 1975.A. Fichman la sociologia del linguaggio, Roma, 1975.R.A.Hudson, Sociolinguistika, përkth. Dituria, Tiranë, 2002.W. Labov, La sociolinguistique, Minuit, Paris, 1976Gj Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2002.E. Sapir, Il linguaggio, Torino, Einaudi, 1969.F. Daneŝ, a three level approach of syntax, T.L.P.V. 1966.C. Hagège, Les structures des langues, “Que sais-je?”, PUF, 1999.J. Perrot, Les auxiliaries de l’énoncé, në Mélanges linguistiques offerts á E, Benveniste, Paris, 447-453, 1975.K.Dibra, N. Varfi, Gjuhësi teksti, SHBLU, 1999.L. Wittgenstein, Recherches philosophiques, përkth., E. Rigal, Paris, Gallimard, 2004.J.L Austin, How to do things with words, Clarendon Press, 1975.J.R. Searle, Speech Acts, Cambridge, Cambridge University Press, 1969.

GJUHA SI SISTEM

LIGJËRIMI PRAGMATIKA

Akt

uali

zim

i

ç

’farë

di

Konte

ksti

k

ush

jam

Page 18: Midis Gjuhesise Se Pergjithshme Dhe Shkencave Te Gjuhes, Shezai Rrokaj

L.W. Forguson, Locutionary and illocutionary acts, 1973.B.L. Whorf, Language, Thought abd Reality, Cambridge, 1956. R. Rorty, The linguistics Turn, Chicago, University of Chicago Press, 1967.S Laugier, B. Ambroise, në La philosophie du langage, signification, vérité, et réalité, Paris, Librairie philosophique, 2009.