metju arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · web viewmegjithëse metju arnold ishte i...

23
PËRKTHIMI I VEPRËS “SOHRABI DHE RUSTEMI” NGA ARNOLD Hasan XHAVADI PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore Viti X 2005 Nr. 4 (39) fq. 103-112 Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë Marrë nga libri “ Muaji i letërsisë dhe filozofisë” sh 92. Metju Arnold është një ndër poetët dhe shkrimtarët më të njohur anglez të shekullit të 19, i cili në kundërshtim me shumë bashkëkohës të tij dhe sikurse disa personalitete të njohur të kontinentit Evropian, kishte ide dhe parime botërore shumë më të gjera dhe sidomos kishte një dëshirë dhe interest ë veçantë për letërsinë Orientale. Shkrimtarët dhe poetët e Romanticizmit anglez midis të cilëve Bajroni (George Gordon Byron), Tomas Mur (Thomas Moore) , Robert Sati (Robert Southey) , Landor (Walter Savage Landor) , Kalrixh (Samuel Taylor Colleridge) dhe Lei Hant (Leigh Hunt) , si dhe disa poetë të tjerë si Fitzxherald (Edëard Fitzgerald) dhe Lord Tenison (Alfred Tennyson) u kanë kushtuarvëmendje të veçantë të gjitha shkrimeve dhe poezive orientale duke përfituar prej tyre si dhe duke i përdorur gjërësisht në veprat e tyre. Kjo vëmendje dhe ky interes ndonjëherë bashkohet me një lloj mbrojtjeje dhe konservatorizmi të veçantë anglez. Madje në mesin e shumë poetëve të mëdhenj si Fitzxherald, (i cili shquhet në mbarë botën për talentin e tij në përkthimin e përkryer të Rubairave të shkrimtarit të madh Iranian Omer Khajamit), ndonjëherë kishte këtë lloj ndjenje

Upload: others

Post on 16-Jul-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

PËRKTHIMI I VEPRËS “SOHRABI DHE RUSTEMI” NGA ARNOLD

Hasan XHAVADI

PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujoreViti X 2005 Nr. 4 (39) fq. 103-112Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë

Marrë nga libri “ Muaji i letërsisë dhe filozofisë” sh 92.

Metju Arnold është një ndër poetët dhe shkrimtarët më të njohur anglez të shekullit të 19,

i cili në kundërshtim me shumë bashkëkohës të tij dhe sikurse disa personalitete të njohur të

kontinentit Evropian, kishte ide dhe parime botërore shumë më të gjera dhe sidomos kishte një

dëshirë dhe interest ë veçantë për letërsinë Orientale.

Shkrimtarët dhe poetët e Romanticizmit anglez midis të cilëve Bajroni (George Gordon

Byron), Tomas Mur (Thomas Moore) , Robert Sati (Robert Southey) , Landor (Walter Savage

Landor) , Kalrixh (Samuel Taylor Colleridge) dhe Lei Hant (Leigh Hunt) , si dhe disa poetë të

tjerë si Fitzxherald (Edëard Fitzgerald) dhe Lord Tenison (Alfred Tennyson) u kanë

kushtuarvëmendje të veçantë të gjitha shkrimeve dhe poezive orientale duke përfituar prej tyre

si dhe duke i përdorur gjërësisht në veprat e tyre. Kjo vëmendje dhe ky interes ndonjëherë

bashkohet me një lloj mbrojtjeje dhe konservatorizmi të veçantë anglez. Madje në mesin e

shumë poetëve të mëdhenj si Fitzxherald, (i cili shquhet në mbarë botën për talentin e tij në

përkthimin e përkryer të Rubairave të shkrimtarit të madh Iranian Omer Khajamit), ndonjëherë

kishte këtë lloj ndjenje superiore. Ai njëherë i ka shkruar mikut të tij Eduard Kouell (Eduard

Cowell) këto fjalë: “Sa herë që mendoj për Homerin, Virgjilin, Danten, Akilin, Shekspirin, dhe

shumë shkrimtarë të tjerë të mëdhenj si këta, gjithmonë kujtoj shkrimet e vendeve lindore. Mos

u çudit nga fjalët e mia. Mos vallë nuk është kështu e vërteta?” çdo gjë që ka dalë nga gjuha

dhe pena e personaliteteve të tillë si Lord Makaulei (Thomas Macauley) dhe e shumë të

tjerëve të cilët kanë përshkruar kujtimet e mbretëreshës Viktoria nëpër veprat e tyre, nuk

ngjasojnë aspak me veprën e Fitzxheraldit.

Në anën tjetër, personalitetet e mëdhenj si Shopenhauer, Viktor Hygo dhe Gëte i

qëndruan besnikë letërsisë orientale për të cilën gëzonin një respekt të beçantë. Këtu mund të

marrim si shembull Gëten në divanet e tij lindore dhe perëndimore ku nxirrte në pah respektin

që kishte për Hafizin, për të cilin thoshte gjithmonë: “Hafizi është një burim prej të cilit

përfitojnë të gjithë dhe ky burim nuk shteron kurrë.”

Page 2: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

Në një vend tjetër, evidentohet se po të afrohemi më shumë pranë Gëtes dhe Metju

Arnoldit, do të kuptojmë qartë se në këtë kuadër, pikëpamja Gëteiste nuk i pranon shumë

letrarët bashkëatdhetarë dhe bashkëkohorë të tij. Gëte i kritikon ata si dhe shpreh keqadhjen e

tij të thellë për distancën ose hendekun që ekziston në mesin e letrarëve anglezë dhe ngjarjeve

ose evenimenteve letrare në mbarë Evropën. Ai është i mendimit se mënyra e vetë shërbimit

është një bosht në të cilin bashkëkohësit e tij analizojnë, shqyrtojnë dhe hulumtojnë kulturën

dhe letërsinë e shoqërive dhe kombeve të tjerë, pa marre në konsideratë dhe pa i kushtuar

vëmendje nivelit të zhvillimit të politikës dhe ekonomisë së tyre. Gjithashtu po sipas mendimit

të tij, në bazë të këtyre analizimeve dhe shqyrtimeve, mund të perceptojmë vlerat e larta letrare

dhe rregullat kulturore të popujve të tjerë. Ai vetë kulturën orientale e konsideronte si “kulturë

të dritës dhe bukurisë”. Ai gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë tregimit të Rustemit dhe

Sohrabit, si dhe tregon interes të veçantë për letërsinë orientale, sidomos për letërsinë perse.

Megjithatë Metju Arnold i kushtonte vëmendje të veçantë veprës së madhe të Firdeusit,

arti i poetit të madh Iranian është evidentuar qartë edhe nëpërmjet shpalosjes së ndjenjave dhe

sentimenteve njerëzore në kuadër të ngjarjeve legjendare dhe historike, në dhënien e kurajës

dhe zemër heronjve mitologjike dhe në përshkrimin e jetës së njerëzve të cilët banojne në

territorin iranian, si dhe në elementë të ndryshëm të saj të tillë si lufta dhe paqja, poshtërimi

dhe krenaria, dashuria dhe smira. Sipas pikëpamjeve të Italo Pizzit, i cili është përkthyesi i

Shahnamesë në gjuhën italiane: “Shahnameja që në fillimin e saj të jepte përshtypjen e një

qielli të mbushur plot e për plot me yje të shndritshëm, dhe të dukej sikur nga çdo njëra yjësi

ekzistonin shumë botë të ndryshme.” Të huajt gjithashtu i kushtonin një vëmendje të veçantë

çështjeve filozofike dhe morale, dhe thellësisë së mendimeve, ideve dhe ndjenjave njerëzore, si

dhe fuqive dhe aftësitë morale të poetit. Xh. Xh. Amper (J.J.Ampere), i cili është një ndër

orientalistët e shquar francezë që ka analizuar dhe komentuar Shahnamenë, ka shkruar: “Në

kohën kur luftërat përfundonin, fushat e betejës mbusheshinn plot me të vrarë. Firdeusi ndiqte

një filozofi të tillë për të evidentuar dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve si dhe fatin e tyre. Ai

hishte vështrimin e tij drejt rënies dhe zhdukjes së Perandorive, si dhe përpiqej që lexuesin e tij

ta bënte për vete.” Këto tipare dhe veçori të Shahnamesë janë evidentuar dhe nxjerrë në pah më

shume nga pikëpamjet dhe mendimet e lexuesve të huaj. Ndërkohë që duhet të jemi në dijeni

edhe të faktit se lexuesi i huaj nuk mund të ndjejë dhe kuptojë siç duhet dhe aq bukur gjuhën

poetike të poetit gjatë leximit të përkthimit të Shahnamesë. Dhe me siguri për këtë arsye këta

Page 3: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

persona nuk kanë dëshirë dhe interes të njihen më shumë me mitologjinë kombëtare të Iranit.

Sharl Agustin Sant Beuve (Charles Augustin Sainte Beuve) mendimtar i shquar francez, ne

lidhje me ndikimin e vlerave njerëzore dhe drejtimin filozofik të Firdeusit për Shahnamenë ka

shkruar: “Poeti i kushton vëmendje kalimit të papritur të shekujve dhe rënies njëra pas tjetrës të

dinastive të plotfuqishme mbi paqëndrueshmërinë e njerëzve, si dhe jetës së mbushur me

gëzim e hare të njerëzve të pushtetshëm. Në botën në të cilën jetojmë, nëse ekziston ndonjë gjë

që mbetet gjithmonë është vetëm poezia dhe emri i mirë. Firdeusi besonte te një lloj mungese

lidhjeje më botën dhe një lloj filozofie epikureane, e cila qëndronte tek “imagjinatat dhe

këshillat e Sulejmanit” dhe veprat magjike të poetit, të cilat duken menjëherë së bashku me

ndjenjat miqësore, dhe butësia e natyrës së veçantë, si dhe përbërja ose përzierja e bukur dhe

interesnte në Shahname. Të gjitha këto të sjellin ndërmend veprat e mendimtarëve të mëdhenj

Indianë.”

Dëshira dhe interesi i Metju Arnoldit për Shahnamenë dhe sidomos për tregimin e

Rustemit dhe te Sohrabit është tregues i qartë i përshkrimit të dokumentit në lidhje me

përkthimin e Shahnamesë. Në këtë kuadër, diskutimi i pikëpamjeve të disa përkthyesve të tjerë

Evropianë të Shahnamesë nuk është i pavlerë. Sër Uilliam Xhons (William Jones) ka qenë ndër

orientalistët e parë i cili i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkthimit të tregimit “ Rustemi dhe

Sohrabi” sipas stilit të tragjedive greke. Pak kohë pas tij, Xhozef Çempion (Joseph Champion)

ka përkthyer disa pjesë të fillimit të Shahnamesë në formën e poezisë dhe në vitin 1875 e botoi

atë në Kalkuta të Indisë. Stili poetij i tij ishte më tepër imitim, po të marrim parasysh poetin e

madh anglez Aleksander Pop, i cili ka përpiluar Iliadën e Homerit në gjuhën angleze. Ndër

përkthyes të tjerë të Shahnamesë, vlen të përmendim edhe Xhejms Atkinsonin (James

Atkinson) i cili kishte më tepër njohuri për letërsinë perse sesa Çampioni. Ai në vitin 1832 ka

përkthyer dhe përshtatur në gjuhën angleze tregimin me titull “Rustemi dhe Sohrabi”. Ndërsa

në vitin 1832, Atkinson ka përkthyer po në gjuhën angleze, një përmbledhje të Shahnamesë të

ndërthurur me prozë dhe poezi. Xhejms Atkinson (James Atkinson) sikurse shumë dashamirës

dhe të apasionuar të letërsisë orientale ishte i mendimit se “veprat e mëdha orientale janë tepër

tërheqëse dhe nga drejtime ose këndvështrime të ndryshme janë të rralla sikurse veprat e

perëndimit.” Në këtë mënyrë, ai filloi të vërente një lloj ngjashmërie midis Shahnamesë dhe

shkrimeve dhe poezive klasike Evropiane. Këtu mund të marrim si shembull faktin se Ebiat

Zeir ka përkthyer Shahnamenë në mënyrë tepër tërheqëse dhe së bashku me përshkrime dhe

Page 4: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

shpjegime të shumta ka botuar shumë shkrime në lidhje me veprat e ngjashme me kryeveprat e

poetëve të mëdhenj të tillë si Homeri, Virgjili dhe Shekspiri.

Mbrëmja kaloi sikurse një pjesë shigjete

Muzika e mbrëmjes shëtit në rrotën rrotulluese

Të folurit në sekret të mos kalojë

Të zbutet në gjumë

Një rob i Zotit qiriun në dorë mbante

Vallëtarët i sollën të dehurit mbështetëse

Pastaj perdja u hap dhe doli dikush

Sikurse dielli ndriçonte, plot me ngjyrë e dritë

Kishte dy vetulla të harkuara dhe dy gërsheta të gjatë

U ngrit në këmbë me kokën lartë

Me trup e shpirt të pastër lëvizjet i kishte të qeta

E ti the që nuk është pjesë nga toka

Prej saj Rustemi mori qumështin e zemrës

Thuaja asaj dhe mbarë njerëzve të botës

Pyeteni atë se ai i tha, emrin si ta thonë

Në cilën mbrëmje kaloi shigjeta pranë saj?

Mbërriti kjo përgjigje se unë jam Tahmiheh

Ti më thua se nga vuajtja jam e ndarë më dysh

Një vajzë e Shahut unë jam

Prapa njerëzve të zgjuar e të mënçur unë jam

Në botë nuk ka dy nga e mira ime

Sepse unë nën rrota jam nxirë

Askush pas perdes jashtë nuk më ka parë,

jo, kurrë, askush nuk më ka dëgjuar

Nga shkrimi i fabulës prej çdo kujt

Dëgjova të gjithë historinë tënde.

Ndërsa në versionin ne gjuhën angleze kjo poezi është e shkruar në këtë formë:

Një orë ka kaluar, dhe ende bëj gjumë të ëmbël

Fuqia e saj magjike vjen rreth kokës së heroit

Page 5: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

Kur Tahmineh vjen pranë – një zonjushë mbante

Një kupë qelibar, ku errësira pllakoste

Dhe qëndroi pranë shtratit të tij, me një shkëlqim të bukur

E bija e mbretit hodhi vështrimin e saj të mrekullueshëm

i kthjellët shikimi i saj sikurse hëna me ndriçimin tërheqës

Sytë e saj mahnitës shkëlqejnë si dritë hyjnore

Trupi i saj si selvi të linte pa mend

Flokët e saj kaçurrela ishin të parezistueshëm

Vetullat e saj ishin të harkuara këndshëm

Kaçurrelat e saj të hedhin në grackë, mollëzat e saj si trëndafili

Janë në formë të këndshme me veshët e saj në të cilët

Varen vëthët e bukur dhe të ndritshëm porsi ylli, dhe gjuha e saj

Dhe buza e saj e mbushur me perla të ëmbla si sheqeri e te bardha brenda në gojë

Krijojnë ngashënjim

Prezenca e saj zbeh dritën e yjeve, dhe fryma e saj është e mbushur me

Aromë dhe gëzim, Ajo

Pothuajse preku tokën

Kaq i lehtë ishte hapi i saj,

kaq perfekte dhe e adhuruar ishte çdo pjesë

e saj, dhe përshtatej me zemrën e saj të panjollë

Rustemi çuditi njeriun që iu drejtua

dhe pyeti se cili është ky i huaj i ëmbël që prishi qetësinë e tij

Si të quajnë ? – e pyeti ai- “çfarë kërkon ti këtu

në mesin e errësirës dhe territ të natës?

Vizion i bukur, fol!”

“Oh ti” foli ajo shumë lehtë, me famë të pashoqë!

Me keqardhje dëgjo, Tahmineh emrin ma thonë!

Dhembjet e mprehta të dashurisë mbushën zemrën time me mërzi

Dhe premtimi lajkatar zgjat –

Përveç gëzimit dhe haresë

Asnjë sy kurioz nuk i ka parë akoma këto mrekulli

Page 6: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

Zëri im i mekur, prapa skenës së shënjtë

Sa shpesh i kam dëgjuar me habi

kërkesat e tua madhore, i dashuruar me vlerësimin tënd.

Megjithëse përkthimi është shumë më i gjatë se origjinali, përsëri kthjelltësia dhe bukuria

e poezisë së Firdeusit nuk është paraqitur aq sa duhet ose aq sa është te origjinali, mirëpo

përkthimi nuk largohet shumë nga teksti i origjinalit. Xhejms Atkinson (James Atkinson) gjatë

krahasimit të Firdeusit me shkrimtarët e mëdhenj Evropianë dhe në kundërshtim me disa të

apasionuar të tjerë të letërsisë Iraniane midis të cilëve

Sër Uilliam Xhons (William Jones), ai nuk di aq sa duhet dhe madje pretendon se

krahasimi i Iliadës me Shahnamenë është mos respektim ndaj shkrimtarit të madh, Homerit.

Mirëpo, përkthimi i saktë, i përpiktë dhe i plotë i Shahnamesë është bërë edhe nga

orientalisti i ri Gjerman Zhol Mol, ndërkohë që Shahnameja për herë të parë është përkthyer në

një gjuhë evropiane, domethënë në gjuhën frënge. Ai gjithashtu është marrë edhe me

krahasimin e saj me veprat klasike evropiane. Ky përkthim është botuar në Paris në vitet 1838

dhe 1878 në shtatë vëllime.

Orientalisti i madh francez Barbie Dë Menar (Barbier de Meynard) në lidhje me cilësinë

e këtij përkthimi ka thënë: “Zhol Mol e ka përkthyer Shahnamenë me shumë përpikmëri dhe

saktësi duke i kushtuar vëmendje edhe detajeve shumë të vogla të tekstit origjinal, madje edhe

stilit të poetit si dhe shumëllojshmërise subjektive të saj.” Në qarqet letrare të gjysmës së

shekullit të 19, në Paris, ku u pranuan përzemërsisht vepra të reja orientale, sikurse edhe

shkrime dhe botime greke të periudhës së Rilindjes, është mirëpritur mjaft mirë edhe përkthimi

i Shahnamesë në gjuhën frënge.

Xh. Xh. Amper (J.J.Ampere) i cili është përpjekur që të lirojë kritikën letrare franceze

nga përkufizimi i ngushtë kombëtar dhe tradicional i saj, ka mundur që në botimin “Dy botët”

(Revue des Deux Mondes) në vitin 1839, t’i kushtojë rreth njëqind faqe analizimit shkencor të

Shahnamesë. Mirëpo edhe shkrimtarët e mëdhenj si Viktor Hygo, La Martin dhe Mishelje,

secili më vete kanë bërë nga një përshkrim dhe komentim lidhur me Shahnamenë duke i

qëndruar besnik parimeve dhe ideve të Firdeusit. Këto shkrime kanë qenë tregues të këtij fakti

se francezët e kanë vlerësuar Shahnamenë jo në bazë të ngjashmërisë së saj me Iliadën e

Homerit, por në bazë të tipareve dhe veçorive letrare dhe artistike tepër me vlerë që kjo vepër

Page 7: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

përmban në vetvete. Sharl Agustin Sant Beuve (Charles Augustin Sainte Beuve) gjithashtu në

lidhje me përkufizimin përreth veprave klasike ka shkruar: “Tempullin e bukurisë dhe

kënaqësisë duhet ta ndërtojmë nga e para. Ky rindërtim në të vërtetë duhet të emërohet me po

atë madhështi dhe gjenialitet që ka, në mënyrë që të bëhet pjesë e të gjitha veprave të

mrekullueshme dhe që sjellin kënaqësi për mbarë njerëzimin, si dhe të përftohet nga të gjithë

ata persona të cilët për nga pikëpamja mendore kanë sjellë një poezi të pavdekshme…

Sigurisht që para të gjithëve dhe përgjithmonë Homeri do të kryesojë këtë tempull sikur të ishte

një Perëndi. Mirëpo sikurse vjershëtarët, të cilët erdhën nga Orienti, në këtë tempull do të kenë

vendin e tyre edhe tre poetë të mëdhenj të Azisë. Ata, megjithëse për një kohë të gjatë kanë

qenë të panjohur për ne, kanë sjellë për popujt e vjetër të Lindjes shume poezi dhe epika të

mëdha dhe të pazëvendësueshme. Këta tre shkrimtarë të mëdhenj të Azisë janë Valmiki

(Valimiqi) dhe Vajasa (Vayassa) nga India dhe Firdeusi nga Irani.

Metju Arnold I cili vlerëson me vështirësi parimet dhe idetë e Sharl Agustin Sant Beuve

(Charles Augustin Sainte Beuve), në lidhje me letërsinë orientale kishte mendime të ngjashme

me të. Metju Arnold ishte i mendimit se me kthimin e liqenit në këtë botë edhe pikëpamja

letrare gjithashtu do të shtohet dhe zgjerohet. Ai në një artikull me titull “Qëllimi i kritikës

letrare në botën e sotme” ka përshkruar dhe komentuar këtë çështje që sipas tij “ qëllimi duhet

të jetë botimi dhe përpilimi i veprave me vlerë dhe të bukura që i përkasin të gjithë kombeve”.

Metju Arnold gjithashtu vlerëson edhe veprat e Henrik Hajnes sepse tek to ai percepton dhe

dallon qartë veprat e shkrimtarëve të huaj midis të cilëve të atyre Iranianë, Skandinavë dhe të

Amerikës Latine.

Ai nën ndikimin e librit tepër të njohur me titull “Fetë dhe filozofitë e Lindjes së Mesme”

të shkrimtarit Kont Dë Gubino, ka shkruar një artikull me shumë vlerë në lidhje me veprat e

mrekullueshme dhe pasionante në Iran. Një gjë e tillë dëshmon për njohuritë e thella të tij për

dallimet që ekzistojnë midis sektit shiit dhe sunit, si dhe është një tregues tjetër i qartë për

njohuritë e tij në lidhje me drejtimet e ndryshme kulturore dhe jetësore. Në doktrinat e Metju

Arnoldit me miqtë e tij gjithashtu evidentohet qartë edhe fakti se në kundërshtim me shumicën

e bashkëkohësve të tij, vëmendja e tij ndaj Lindjes nuk drejtohet vetëm në drejtim të paraqitjes

së saj, sepse ai më shumë është i përqëndruar në saktësinë dhe brishtësinë e veprave kulturore

dhe letrare të Lindjes.

Page 8: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

Kritika e Sharl Agustin Sant Beuve (Charles Augustin Sainte Beuve) në lidhje me

përkthimin e Shahnamesë nga Zhol Moli në të cilën është bërë një përshkrim i saktë i tregimit

të Sohrabit, është konsideruar si një ndër pjesët më të mira të Shahnamesë e cila është kthyer

në burim frymëzimi për Metju Arnoldin. Një gjë e tillë ka bërë që ai të botojë poezinë me titull

“Rustemi dhe Sohrabi” në vitin 1853. Metju Arnold gjatë botimit të dytë të kësaj vepre, ka

përmendur traditën e Sharl Agustin Sant Beuvesë dhe të Sër xhon Molkomit, shkrimtar i

historisë së Iranit, duke e paraqitur atë si burim të veprës së vet. Ai gjithashtu shpreh

keqardhjen e tij që nuk e ka parë përkthimin e plotë të veprës së Firdeusit. Mesa duket ai vë

theksin e veprës “Rustemi dhe Sohrabi” nga Atkinsoni në pamje të parë duket se Metju Arnold

nuk ka mundur të gjejë përkthimin në frëngjisht të veprës nga Zhol Moli, por ka mundur të

shohë vetëm disa pjesë të saj në veprën e Sharl Agustin Sant Beuve (Charles Augustin Sainte

Beuve). Megjithatë mesa mund të kuptohet ai nuk ka përfituar kushedi se çfarë nga përkthimi i

veprës nga Atkinsoni.

Nga artikulli në lidhje me traditën e Sharl Agustin Sant Beuve (Charles Augustin Sainte

Beuve) është perceptuar një fakt I tillë se dëshira e Arnoldit ndaj tregimit me titull “Rustemi

dhe Sohrabi” është më shumë prej ndjenjave dhe sentimenteve që rrjedhin nga ngjarja dhe

tabloja e fatit në të, sesa nga stili poetik i tregimit. Një gjë e tillë duket qartë edhe nga shkrimet

e tij të bazuara nga përkthimi i Zhol Molit. Megjithatë në vitin 1853 Metju Arnold veprën e tij

me titull “Sohrabi dhe Rustemi”* ia dhuron një mikut të tij Xhon Duk Kalrixh, si një ndër

vjershat e tij më të mira, ndërkohë që në një letër dërguar mikut të tij, ai shkruan: “Këtë vepër e

adhuroj, jo për shkak të bukurisë poetike që kam përdorur, por për shkak të madhështisë së

tregimit dhe bukurisë së ndjenjave të pasqyruar në të.” Megjithatë fati dhe e ardhmja në këtë

tregim për Metju Arnold kishte një rëndësi të veçantë. Edhe ai në poezitë e para të tij, njeriun e

shikonte si nënshtrues të të përpjetave dhe tatëpjetave të herë pas hershme të fatit dhe rastësisë

në jetë – të përpjeta dhe të tatëpjeta, të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë me vdekjen e

heroit. Metju Arnold nuk i kushtonte shumë rëndësi rasteve letrare të kohës së vet të tillë si

“Kristianizmi i fuqishëm” (Muscular Christianity), ose teoria e Tenisonit, në të cilën ekziston

edhe lufta e veprës së thjeshtë e të rafinuar. Ai pranonte njohuritë dhe dijet mbi “moralin e

bashkuar me ndjenjat”. Pikërisht nëpërmjet këtyre drejtimeve dhe prirjeve të brendshme, ai

ishte i mendimit se tregimi i shquar i tij me titull “çanta e dijetarit” (The Scholar Gipsy)

transmentonte vetëm ndjenjën e shqetësimit dhe mërzitjes tek lexuesit, dhe kjo ndjenjë nuk

Page 9: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

mund të jetë në vetë qenien ose ekzistencën e njeriut. “Njeriu është kërkues i një krenarie e

cila bën që ai të jetë gjithmonë në lëvizje, dhe nuk është aspak kërkues i vuajtjes,

shqetësimeve, mërzitjes dhe dhimbjes.” Megjithëse Metju Arnoldi është i tërhequr nga idetë

dhe parimet e Firdeusit, përsëri ai është ndikuar nga mendime dhe pikëpamje të ndryshme të

kohës së vet, dhe për këtë arsye ai mundi që në një këndvështrim më të mirë poetik të sjellë

tregimin e Rustemit dhe të Sohrabit, sipas stilit të Homerit. Gjithashtu është fakt se tregimi i

vjershëruar i Metju Arnoldit ka prirje poetike më shumë se në veprat e tjera të tij, mirëpo nuk

arrin aspak në origjinalitetin e tregimit të Firdeusit në Shahname.

Metju Arnold ka përfituar edhe nga përkthimet e Sharl Agustin Sant Beuve (Charles

Augustin Sainte Beuve) për Shahnamenë, duke i përdorur në këndimin e tregimit të tij të

vjershëruar “Sohrabi dhe Rustemi” dhe pikërisht për këtë arsye tregimi i tij i vjershëruar ka

ngjashmëri të thellë me tregimin origjinal. Këtu mund të marrim si shembull faktin se në

tregimin e Firdeusit, në kohën kur Rustemi takohet për herë të parë në skenën e luftës me

Sohrabin, “ndjenja e thellë e tërheqjes dhe kënaqësisë” ngriti valë gjigande në zemrën e tij dhe

Sohrabit i propozon që të largohet nga çadra e Tatarëve dhe të shkojë me të në Iran, duke u

bërë si djalë për të. Kjo pjesë nis me këto vargje:

Ty të them, butë o djalë i ri butë

Pasi toka është e ftohtë dhe e thatë, kurse dielli është i butë.

Ndërkohë që në tregimin e vjershëruar të Metju Arnoldit duket qartë reflektimi i

ngjashëm i tij:

O ti djalë i ri, ajri i qiellit është i butë

Dhe i ngrohtë, dhe i këndshëm, por varri është I ftohtë

Edhe në tregimin e Metju Arnoldit, zemra e Sohrabit është e butë dhe propozon që të

largohet dhe të pijë “një kupë verë” për të bashkuar më shumë miqtë e tij, mirëpo fati dhe e

ardhmja ka një ide dhe pikëpamje tjetër, sepse Rustemin e urdhëron që në mënyrë të

pavetëdijshme të shkojë për të vrarë Sohrabin. Metju Arnoldi edhe në këtë rast jep qartë faktin

se Sohrabi ankohet për fatin e tij të pamëshirshëm, dhe ulet e mendon për jetën e tij të shkurtër

si dhe për vdekjen e tij të pashmangshme, duke thënë:

Sikurse drita erdha, dhe tani si drita po shkoj

Përsëri do gëzohem në parajsë

Ndërkohë që në kryeveprën e Firdeusit këto vargje janë kështu:

Page 10: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

Sikurse drita në këtë fushë

Erdha, dhe papritur do largohem si era

Dhe do humbas, si era që shkon (722- 25)

Me të gjitha këto ngjashmëri dhe përafërsi, tregimi i vjershëruar i Metju Arnold në

gjuhën angleze është imitim i lirë nga teksti i shkruar në gjuhën perse. Këtu mund të marrim si

shembull faktin se tregimi fillon me përshkrimin e skenës së vrasjes së Sohrabit dhe pikërisht

në momentin kur vizita e Rustemit në territorin e Samaneganit dhe mikpritja e tij në kështjellën

e mbretit, si dhe ardhja e Tahminesë dhe dashuria e atyre të dyve. Këtu vlen të shtojmë edhe

faktin se pjesa më prekëse e tregimit është kur Tahmineh vajton për vdekjen e djalit, mirëpo e

gjithë kjo pjesë është hequr në tregimin e vjershëruar në gjuhën angleze.

Metju Arnold duke ndjekur përshkrimin që ka dhënë Sër Xhon Malkomi në kohën e vet,

ku përshkruhen ngjarje jo të sakta, thotë se Tahmineja nga frika se mos humbasë Sohrabin, i

tregon Rustemit se fëmija i tyre është vajzë dhe jo djalë. Mirëpo në Shahname, Rustemi është

në dijeni të ekzistencës së Sohrabit, por atë e konsideron jo më shumë se një fëmijë dhe për

këtë arsye nuk e merr as me vete në luftë, në mënyrë që ai të bëhej luftëtar.

Dallimi ose ndryshimi i thellë i këtyre dy tregimeve qëndon në faktin se Metju Arnoldi

heroin e tij e bën më shumë viktimë të fatit të tij sesa Firdeusi në kohën kur në Shahname, frika

dhe trishtimi i njerëzve luan një rol të rëndësishëm në këtë gjëmë. Nga ana tjetër, Metju

Arnold më shumë se Firdeusi, mbështetet në rolin e elementëve natyrorë në tregimin e tij të

vjershëeruar. Në të vërtetë, roli që luajnë bashkëshortët ose grupi i korit në tragjeditë greke, në

tregimin “Rustemi dhe Sohrabi”, ka mbi supe natyrën dhe elementët natyrorë si tregues të

fuqisë së madhe dhe të paparë që ka fati:

Dhe ju do të thoni se dielli dhe yjet marrin pjesë

Në atë konflikt jo natyror, për një re

Papritur qielli u nxi dhe dielli u errësua

Mbi kokat e luftëtarëve, dhe një erë u ngrit

Nën këmbët e tyre dhe zia pllakosi tokën,

dhe në një erë rënore

mbështolli çiftin ( 480 – 85)

Ndërkohë që në versionin tjetër është:

Page 11: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

Ti the se dielli dhe yjet

ishin nën betejën e rëndë, sepse një re

papritur në qiell u shfaq dhe diellin

në vendin e tij e errësoi dhe një erë

filloi nën këmbët e tyre dhe era ngriti rërën e shkretëtirës

dhe çdo gjë e merrte dhe e rrotullonte në vorbullën e saj

vetëm ato dy trupa në mesin e errësirës i mori dhe kaq.

Vetëm në fund të katastrofës dhe shkatërrimit, Sohrabi ecte në mesin e errësirës dhe

qëndronte i palëkundur ndaj erës. Vargu i fundit dhe i njohur i vjershës paraqet mjaft bukur

ngjarjen mbresëlënëse dhe të paharrueshme në lumin Amavi, i cili ndodhet në kontrast me

hidhërimin e pafund të Rustemit për djalin e tij. Në këtë kontrast dhe krahasim, vërehet qartë

pamundësia e njeriut përballë fuqisë dhe pushtetit të fatit të vet.

Përshkrimi i shkretëtirës së gjerë e të pafund e mbuluar nga mjegulla nën rrezatimin e

ngjyrës së vërdheme të hënës krijon një hapësirë larg trishtimit dhe një fakt i tillë duket qartë

pasi Metju Arnoldi është i vendosur që në tregimin e tij të vjershëruar të marrë në konsideratë

gjëndjen dhe kohën, karakteristikat dhe veçoritë fisnore, si dhe ngjashmëritë dhe kushtet

orientale duke u larguar në këtë mënyrë nga shembujt perëndimorë. Në mesin e veprave të

botuara në lidhje me Iranin dhe Lindjen e Mesme, mund të përmendim rastin e volitshëm dhe

të përshtatshëm të Metju Arnoldit. Ndërkohë në historinë e Iranit është përmendur edhe emri i

Sër Xhon Molkomit i cili kishte informacione dhe të dhëna të shumta në lidhje me Iranin dhe

kulturën e Iranianëve. Gjitahshtu edhe vepra me titull “Udhëtimet dhe ndodhitë në territoret

jugore të detit Kaspik, e cila është shkruar nga G. B. Farbarz, mund të jetë me vlerë, mirëpo

baza kryesore e pamjeve dhe peizasheve vendase të përshkruara nga Metju Arnoli, ishte një

fletushkë udhëtimesh e cila nëpërmjet penës së Aleksandrit të madh është botuar në Londër në

vitin 1834 nën titullin “Udhëtime në Bukhara”. Metju Arnold në një poezi tjetër orientale të

vetën të titulluar “Mbreti i sëmurë i Bukharasë” si dhe në dy poezi të tjera me titull

“Ngushëllimi” dhe “Të gëzuarit që humbën rrugën” ka shfrytëzuar pikërisht këtë libër. Në

tregimin e vjershëruar me titull “Rustemi dhe Sohrabi” ka përmendur lumin Amavi, liqenin

Aral, orenditë brenda çadrës së Tatarëve, emrat, zakonet dhe traditat e fiseve të ndryshme dhe

të gjitha këto i ka marrë nga ky libër.

Page 12: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

Shumë prej përshkrimeve të Metju Arnoldit në tregimin e vjershëruar janë të gjata,

mirëpo nuk kanë ngjashmëri me gjuhën e thjeshtë dhe të kuptueshme, me përshkrimet e

shkurtra dhe të sakta të Firdeusit, dhe me muzikalitetin e fjalëve të tij. Përshkrimet e tij kanë

më shumë ngjashmëri me stilin dhe llojin e vjershave të Homerit. Metju Arnoldi personalisht

ishte në dijeni të këtij fakti, sepse në një letër dërguar mikut të tij Artur Kalaf ka shkruar: “Unë

jam i mendimit se edhe nëse poezia ime nuk ka shpejtësinë e lëvizjes të poezisë së Homerit, të

paktën të ketë rrjedhshmërinë e saj.” Veçoritë dhe përpikmëritë e jetës në tregimin e

vjershëruar të Metju Arnoldit, dhe përpjekjet e tij për të përshkruar skenën, gjëndjen dhe

mjedisin vendas nuk kanë ngjashmëri me përshkrimin e bërë në tregimin e Firdeusit,

megjithatë ato e kanë bërë tregimin e tij, një vepër të bukur, të gjallë dhe shprehëse. Ai është

prirur nga madhështia e lirikës së Firdeusit dhe është ndikuar dukshëm nga ndjenjat dhe

ndjeshmëritë e heronjve të tij në këtë tregim. Të gjitha këto kanë bërë qe Metju Arnoldi t’i

përmbledhë sipas stilit të tij të veçantë në gjuhën angleze. Ai, temën, strukturën e fjalës dhe

mënyrën e të shprehurit i konsideron tre degë kryesore të një vjershe të arrirë dhe në mesin e

tyre, temën e veçon dhe e njeh si degën më të mirë se të tjerat. Në këtë tregim të vjershëruar

“stili madhështor” (grand style) haset shpesh dhe përdoret gjerësisht në vjershat e tij si dhe

përmban elementë nga lirika e Homerit. Në pamje të parë dhe për mendimin e Metju Arnoldit

ky stil është mënyrë dhe formë e përshtatshme për përshkrimin e Rubairave.

Megjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e

Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe veprat e tjera të tij, njihet më shumë për shkak të

veçorive dhe karaktersitkave mendore dhe ideore, si dhe për shkak të prirjeve letrare dhe

kulturore të veçanta të tij, sepse ai ndikohej nga veprat klasike greke. Në këtë kuadër, në

tregimin e vjershëruar “Sohrabi dhe Rustemi”, Metju Arnold ka përdorur tiparet dhe veçoritë e

letërsisë klasike greke, megjithëse ka marrë shumë edhe nga letërsia iraniane sidomos nga

vepra me titull “Shahnameh”.

Duke patur parasysh gjithçka çfarë thamë, duhet të dimë se tregimi lirik i Firdeusit me

prirjet poetike greke dhe stilin Homerik, ka krijuar një fazë të re të Iranologjisë dhe

Orientalistikës në Angli. Kjo fazë filloi në shekullin e 18 me përkthimin e tregimeve dhe

legjendave orientale dhe iraniane si dhe me vëmendjen kushtuar pak a shumë nivelit të veprave

të tyre letrare. Kjo fazë gjithashtu në periudhën e Metju Arnoldit arriti deri aty saqë pothuaj të

gjithë letrarët, Firdeusin dhe Homerin u njihnin si dy poetë të mëdhenj.

Page 13: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

SHËNIME

Ky artikull është marrë nga përkthimi i një kapitulli të librit të shkruar nga doktor

Xhevadi, në lidhje me “Ndikimin e letërsisë perse në letërsinë angleze”. Ky libër është

botuar në gjuhën angleze nga shtëpia botuese Mazda në Kaliforni dhe është vënë në

dispozicion për përpilimin dhe botimin e librave të tjerë letrarë dhe filozofikë.

** Arnold ka ndryshuar vendin e emrave në titullin e tregimit të vjershëruar me titull

“Rustemi dhe Sohrabi”.

Bibliografi

1. Letters of Edward FitzGerald, edited by Alfred Mckinley. Terhune and Annabelle Burchik

Terhune, Princeton Press, 1980, Vol II, P. 491.

2. Italo Pizzi, Firdausi, II Libro de Rei, Turin, 1881-87.

3. J.J. Ampere, "Le Schah Nameh," La Science et les Lettres en orient , Paris, 1865. P. 353.

4. Charles Augustin Saint Beuve, Causerie du Lundt, Paris, 1850, I, P.342

5. James Atkinson, "Soohrab," A Poem Freely Translated from the Original Persian, Calcutta

1814.

6. “Shahname” Botim i Mehdi Gharib dhe Muhamed Ali Behbudi, Teheran, Tus, viti 1374,

botimi i parë, faqe 312.

7. A. J. Arberry, Persian Poems, London, J.M. Dent & sons, 1954 pp. 196-197.

8. J.J. Ampere, "Antiquit de la Perse," La Science et les lettres en Orient, p. 154.

"Le Schah Nameh," .pp. 278-37.

9. Raymond Schwab, le Renaissance Oriental , paris, 1950, pp. 337-338.

10. Charles Augustin Sainte Beuve, op.cit., vol. iv, p.41.

11. Mathew Arnold, Essays in Criticism , Third ed., London, 1875. P 45.

12. Mathew Arnold, Essays in Criticism , Third ed., London, 1875. P 212.

13.Comte de Gobineau, Les Religions et les philosophies dans 1' Asie Centrale . Paris. 1928.

14. Louis Bonnerot, Mathew Arnold, Paris, Porte, 1947, p. 518.

15. C. B. Tinker and H. F. Lowry, The Poetry of Mathew Arnold A Commentary, Oxford,

1940, p. 83.

Page 14: Metju Arnold wshtw njw ndwr poetwt dhe … … · Web viewMegjithëse Metju Arnold ishte i apasionuar dhe shumë i dashuruar me Shahnamenë e Firdeusit, ky tregim ashtu sikurse edhe

16. Louis Bonnerot, Mathew Arnold , p. 161.

17. Louis Bonnerot, Mathew Arnold, p.27.

18. Artikull ne lidhje me Iranin të shkruar në përmbledhjen “Artikuj për kritikën letrare” 30 –

302.

19. Sipas shkrimeve te shkrimtarëve Metju Arnold dhe Lui Bonero "Written in Emerson's

Essays" Louis Bonnerot, Mathew Arnold p. 27.

20. Charles Augustin Sainte Beuve, Causeries du Lundt, Paris, 1850. 1, 348.

21. “Sohrabi dhe Rustemi” kryevepër e poetit të njohur Metju Arnold, përkthim i Manuçher

Amini, Teheran, Shtëpia botuese Hajdari, viti 1333, faqe 49.

22. G. W. E. Russell, ed., Letters of Mathew Arnold, London, (Publisher?), 1900, P. 37, E. A.

Baker, The History of the English Novel , New York, Barnes & noble, 1950-57, vol, 111, pp.

172-3.

23. J. B. Fraser, Travels and Adventures in the Persian Provinces on the Southern Banks of the

Caspian Sea, London, [publisher, date?].

24. Alexander Burnes, Travels to Bokhara , London, 1834.

25. C. B. Tinker and H.F. Lowry, The Poetry of Mathew Arnold; A Commentary, pp. 37-82.

26. H. F. Lowry, ed. The Letters of Arnold to Clough , p. 146.