marrËveshje standarde mes programit tË kombeve tË

24
MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM DHE BASHKISË POLICAN MBI ZBATIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË KOMBEVE TË BASHKUARA, "PËR T’I DHËNË FUND DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE NË SHQIPËRI" KU PNUD-I KA ROLIN E PALËS ZBATUESE SI TË PËRDORET KY FORMAT? Kjo Marrëveshje përdoret në rastet kur një institucion qeveritar (ministri/institucion, etj) apo një Organizatë Qeveritare Ndërkombëtare (ONQ) bashkëpunon me PNUD për të zbatuar aktivitetet si Palë Përgjegjëse, ku PNUD ka rolin e Palës Zbatuese. Kjo Marrëveshje mund të përdoret si udhëzues dhe mund të përshtatet sipas situatave të ndryshme ku PNUD bie dakort dhe nënshkruan një marrëveshje me qeveri/ministri/institucione/ONQ të ndryshme. Prandaj, jo çdo klauzolë do të aplikohet domosdoshmërisht. Gjithsesi çdo ndryshim nga kjo Marrëveshje standarte duhet të miratohet paraprakisht nga Zyrat Qendrore. TERMINOLOGJIA 1. Në këtë Marrëveshje përdoret terminologji e harmonizuar në një linjë me udhëzuesit dhe rregulloret financiare të rishikuara (RRF), sipas të cilave prezantohet terminologjia e re/e rishikuar, si në vijim: a. 'Ekzekutimi' është përgjegjësi dhe pronësi e rezultateve të programit të PNUD në nivel shteti, që ushtrohet nga qeveria, përmes Agjencisë së Koordinimit të Qeverisë nëpërmjet aprovimit dhe nënshkrimit të Planit të Veprimit të Programit të Shtetit (PVPSH) me PNUD. Prandaj të gjitha aktivitetet e planifikuara brenda PVPSH zbatohen në nivel kombëtar. b. 'Zbatimi' është menaxhimi dhe shpërndarja e aktiviteteve të programit për të arritur rezultatet e specifikuara, sidomos në mobilizimin e burimeve të programit të PNUD dhe përdorimin e tyre për të prodhuar produktet që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve, sic janë parashkuar në Planet Vjetore të Punës (PVP). Këto dy terma janë elaboruar më tej në seksionin “Kuadri Ligjor” përkatësisht tek seksioni i “Menaxhimit të Programit dhe Projektit”. 2. Është e rëndësishme të theksohet se në nivelin e menaxhimit të projektit, termat "ekzekutim" nën modalitete operative të pa harmonizuara, duke përfshirë projekte globale dhe rajonale, si dhe "zbatim" nën modalitete operative të harmonizuara, kanë të njëjtin kuptim, dmth menaxhimi dhe shpërndarja e aktiviteteve të projektit për të prodhuar rezultate specifike dhe përdorimin efikas të burimeve. Prandaj, kjo Marrëveshje përdor termin "zbatim" në përputhje me "modalitetet operative të harmonizuara" për të mbuluar edhe në nivel projekti termin "ekzekutim" nën modalitetet operative të paharmonizuara. Më konkretisht, të gjitha referencat për "Agjencinë Zbatuese" janë zëvendësuar me "Palë Zbatuese". 3. Kur përdorni këtë Letër Marrëveshje në vendet e paharmonizuara ose jo-CPAP, ndryshoni kushtet e mëposhtme si vijon: a. Ekzekutimi në vend të Zbatimit b. Enti Ekzekutiv në vend të Palë Zbatuese I nderuar, 1. Duke iu referuar bisedimeve që janë zhvilluar mes punonjësve të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (këtu e më poshtë “PNUD”) dhe punonjësve të Bashkisë Polican në lidhje me realizimin e aktiviteteve nga Bashkia Polican, për zbatimin e Programit të Bashkëpunimit të UN me qeverinë shqiptare 2.5 Dhuna me bazë gjinore, siç specifikohet në Shtojcën 1: Dokumenti i Projektit, për të cilin PNUD-i është zgjedhur si pala zbatuese.

Upload: others

Post on 16-Oct-2021

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

MARRËVESHJE STANDARDE

MES

PROGRAMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM DHE

BASHKISË POLICAN

MBI ZBATIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË KOMBEVE TË BASHKUARA, "PËR

T’I DHËNË FUND DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE NË SHQIPËRI"

KU PNUD-I KA ROLIN E PALËS ZBATUESE

SI TË PËRDORET KY FORMAT?

Kjo Marrëveshje përdoret në rastet kur një institucion qeveritar (ministri/institucion, etj) apo një

Organizatë Qeveritare Ndërkombëtare (ONQ) bashkëpunon me PNUD për të zbatuar aktivitetet si

Palë Përgjegjëse, ku PNUD ka rolin e Palës Zbatuese.

Kjo Marrëveshje mund të përdoret si udhëzues dhe mund të përshtatet sipas situatave të ndryshme

ku PNUD bie dakort dhe nënshkruan një marrëveshje me qeveri/ministri/institucione/ONQ të

ndryshme. Prandaj, jo çdo klauzolë do të aplikohet domosdoshmërisht. Gjithsesi çdo ndryshim

nga kjo Marrëveshje standarte duhet të miratohet paraprakisht nga Zyrat Qendrore.

TERMINOLOGJIA

1. Në këtë Marrëveshje përdoret terminologji e harmonizuar në një linjë me udhëzuesit dhe rregulloret

financiare të rishikuara (RRF), sipas të cilave prezantohet terminologjia e re/e rishikuar, si në vijim: a. 'Ekzekutimi' është përgjegjësi dhe pronësi e rezultateve të programit të PNUD në nivel shteti, që

ushtrohet nga qeveria, përmes Agjencisë së Koordinimit të Qeverisë nëpërmjet aprovimit dhe

nënshkrimit të Planit të Veprimit të Programit të Shtetit (PVPSH) me PNUD. Prandaj të gjitha aktivitetet e planifikuara brenda PVPSH zbatohen në nivel kombëtar.

b. 'Zbatimi' është menaxhimi dhe shpërndarja e aktiviteteve të programit për të arritur rezultatet e

specifikuara, sidomos në mobilizimin e burimeve të programit të PNUD dhe përdorimin e tyre për të prodhuar produktet që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve, sic janë parashkuar në Planet

Vjetore të Punës (PVP).

Këto dy terma janë elaboruar më tej në seksionin “Kuadri Ligjor” përkatësisht tek seksioni i “Menaxhimit të Programit dhe Projektit”.

2. Është e rëndësishme të theksohet se në nivelin e menaxhimit të projektit, termat "ekzekutim" nën modalitete operative të pa harmonizuara, duke përfshirë projekte globale dhe rajonale, si dhe "zbatim"

nën modalitete operative të harmonizuara, kanë të njëjtin kuptim, dmth menaxhimi dhe shpërndarja e

aktiviteteve të projektit për të prodhuar rezultate specifike dhe përdorimin efikas të burimeve. Prandaj,

kjo Marrëveshje përdor termin "zbatim" në përputhje me "modalitetet operative të harmonizuara" për të mbuluar edhe në nivel projekti termin "ekzekutim" nën modalitetet operative të paharmonizuara. Më

konkretisht, të gjitha referencat për "Agjencinë Zbatuese" janë zëvendësuar me "Palë Zbatuese".

3. Kur përdorni këtë Letër Marrëveshje në vendet e paharmonizuara ose jo-CPAP, ndryshoni kushtet e mëposhtme si vijon:

a. Ekzekutimi në vend të Zbatimit

b. Enti Ekzekutiv në vend të Palë Zbatuese

I nderuar,

1. Duke iu referuar bisedimeve që janë zhvilluar mes punonjësve të Programit për Zhvillim të

Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (këtu e më poshtë “PNUD”) dhe punonjësve të Bashkisë Polican në lidhje me realizimin e aktiviteteve nga Bashkia Polican, për zbatimin e Programit të

Bashkëpunimit të UN me qeverinë shqiptare 2.5 Dhuna me bazë gjinore, siç specifikohet në

Shtojcën 1: Dokumenti i Projektit, për të cilin PNUD-i është zgjedhur si pala zbatuese.

Page 2: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

2. Sipas Dokumentit të Projektit, si dhe në përputhje me kushtet e kontratës, ne ripohojmë se

pranojmë aktivitetet për tu kryer nga Bashkia Polican, sipas projektit, siç përcaktohet në Shtojcën

2: Përshkrim i Aktiviteteve (këtu e më poshtë “Aktivitetet”). Bashkia Polican dhe PNUD-i do të kryejnë konsulta të vazhdueshme lidhur me të gjitha aspektet e Aktiviteteve.

3. Bashkia Polican do të jetë tërësisht përgjegjëse për të zbatuar të gjitha Aktivitetet me kujdesin

dhe efikasitetin e duhur, si dhe në përputhje të plotë me rregullat financiare të shtetit shqiptar. 4. Për sa i përket zbatimit të aktiviteteve të përcaktuara me hollësi në këtë Marrëveshje, personeli

dhe nën-kontraktuesit e Bashkisë Polican nuk do të konsiderohen në asnjë aspekt si punonjës apo

përfaqësues të PNUD-it. PNUD-i nuk pranon asnjë përgjegjësi lidhur me pretendime ligjore që

lindin nga veprime apo mosveprime nga ana e Bashkisë Polican apo personelit të saj, apo të kontraktuesve të saj apo personelit të këtyre të fundit, gjatë kryerjes së Aktiviteteve sipas

projektit; apo ndonjë pretendim ligjor për vdekje, plagosje, paaftësi, dëme në pronë apo rreziqe të

tjera që mund të kalojë Bashkia Polican apo personeli i saj si pasojë e punës që ata kryejnë lidhur me projektin.

5. Të gjithë nënkontraktuesit, përfshirë edhe OJF-të që do të lidhin kontratë me Bashkinë Polican,

do të punojnë nën mbikëqyren e funksionarit të caktuar nga Bashkia Polican. Këta nënkontraktues do të mbeten përgjegjës përpara Bashkisë Polican për mënyrën se si mund të shkarkohen nga

funksionet e caktuara.

6. Pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje, PNUD-i do të kryejë pagesat drejt Bashkisë Polican, në

përputhje me kalendarin e pagesave të përcaktuar në Shtojcën 3: Kalendari i Aktiviteteve, Mjeteve dhe Pagesave.

7. Bashkia Polican nuk do të marrë asnjë angazhim financiar dhe nuk do të kryejë asnjë shpenzim që

e tejkalon buxhetin e caktuar për zbatimin e projektit, siç parashikohet në Shtojcën 3. Bashkia Polican do të konsultohet rregullisht me PNUD-in lidhur me gjendjen dhe përdorimin e fondeve

si dhe do ta informojë menjëherë PNUD-in në rast se Bashkia Polican është në dijeni që buxheti

për zbatimin e këtyre Aktiviteteve është i pamjaftueshëm për zbatimin e plotë të projektit, në

përputhje me mënyrën e parashtruar në Shtojcën 2. PNUD-i nuk do të ketë asnjë detyrim për t'i dhënë fonde Bashkisë Polican apo për t'i kompensuar kësaj të fundit shpenzime që shkojnë përtej

totalit të buxhetit të përcaktuar në Shtojcën 3.

8. Bashkia Polican do të dorëzojë një raport narrativ dhe financiar brenda datave të mëposhtme (15 Dhjetor 2020 vetëm raport narrartiv, 29 Maj 2021 dhe në datën 20 Tetor 2021 raportet

përfundimtare narrative dhe financiare). Raporti do t'i dorëzohet PNUD-it përmes Përfaqësuesit të

Përhershëm të PNUD-it. Formati i raportit do të jetë ai i raportit standard të shpenzimeve të PNUD-it [një kopje e këtij formati gjendet bashkëlidhur në Shtojcën 4]. PNUD-i do ta përfshijë

raportin financiar të Bashkisë Polican në raportin financiar për PNUD "për t’i dhënë fund dhunës

ndaj grave dhe vajzve" (EVAËIA), për Projektin nr: 000113062 – Rezultati 2: Gratë e mbijetuara

aksesojnë të sigurta shërbime mbështetëse adekuate dhe të duhura (ekonomike, psikologjike, siguri, strehim).

9. Bashkia Polican do të dorëzojë raporte progresi në lidhje me aktivitetet e zhvilluara, sikundër

mund të kërkohet në mënyrë të logjikshme nga menaxheri i projektit, përgjatë kohës së zbatimit të tij.

10. Bashkia Polican do të paraqesë një raport përfundimtar jo më vonë se 1 muaj pas përfundimit apo

ndërprerjes të projektit, ku do të përfshihet një listë e pajisjeve të blera nga Bashkia Polican, si dhe të gjitha pasqyrat financiare dhe regjistrat e audituara apo çertifikuara që lidhen me aktivitetet

e projektit në fjalë, bazuar në rregullat financiare.

11. Të gjitha pajisjet apo mjetet që mund të ofrohen nga PNUD-i apo mund të jenë prokuruar përmes

fondeve të PNUD-it do të përdoren apo mbeten në pronësi, sipas marrëveshjes me shkrim që do të bihet dakort dhe do të nënshkruhet ndërmjet PNUD dhe Bashkisë Polican.

12. Çfarëdolloj ndryshimi në dokumentat e projektit që mund të ndikojë mbi punën e kryer nga

Bashkia Polican në përputhje me Shtojcën 2, rekomandohet të bëhet vetëm pas konsultimeve mes palëve.

13. Për të gjitha çështjet që nuk mbulohen në mënyrë specifike nën këtë Marrëveshje, do të zbatohen

rregullat e përcaktuara në Dokumentin e Projektit apo në versionet e ndryshuara të tij, si dhe

dispozitat përkatëse të Rregulloreve dhe rregullave Financiare të Bashkisë Polican dhe PNUD-it. 14. Rregullimet e parashtruara në këtë Marrëveshje do të mbeten në fuqi deri në përfundim të

projektit, ose deri në përfundim të aktiviteteve të Bashkisë Polican sipas përcaktimeve në

Page 3: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Shtojcën 2, ose deri sa kjo marrëveshje të ndërpritet me shkrim (me njoftim paraprak prej të

paktën 30 ditëve përpara) nga ndonjëra nga palët. Kalendari i pagesave i përcaktuar në Shtojcën 3

do të mbetet në fuqi, në bazë të përformancës së realizimit të aktiviteteve në mënyrë të vazhdueshme nga ana e Bashkisë Polican, përveç rasteve kur kjo e fundit merr njoftim me shkrim

nga PNUD-i për të kundërtën.

15. Nëse në përfundim të projektit do të kenë mbetur fonde të pashpenzuara apo pa destinacion, ato do t’i kthehen PNUD-it, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve.

16. Çdo ndryshim i kësaj Marrëveshjeje do të kryhet përmes një marrëveshjeje të përbashkët me

shkrim.

17. E gjithë korrespondenca e ardhshme lidhur me këtë Marrëveshje, përveç marrëveshjeve të nënshkruara apo ndryshimeve përkatëse, duhet t’i drejtohen Limya Eltayeb Përfaqësuese e

Përhershme e UNDP, Rr. Skënderbeu, Ndërtesa e Volksëagen, kati 2-të, Tiranë, Shqipëri.

18. Bashkia Polican do ta informojë Drejtoren e PNUD-it në mënyrë të vazhdueshme rreth të gjitha masave të marra prej saj në zbatim të kësaj marrëveshjeje.

19. PNUD mund ta pezullojë këtë Marrëveshje, të gjithën apo pjesërisht, përmes një njoftimi me

shkrim, nëse ndeshet me rrethana që dëmtojnë përmbushjen me sukses të aktiviteteve të planifikuara.

20. Çdo mosmarrëveshje mes PNUD-it dhe Bashkisë Polican që vjen si pasojë apo ka lidhje me këtë

marrëveshjeje, dhe që nuk zgjidhet përmes negociatave apo rrugëve të tjera të pranuara të

zgjidhjes, do t'i paraqitet një Gjykate të përbërë prej tri arbitrash. Secila palë do të caktojë një arbitër, ndërsa dy arbitrat e caktuar do të caktojnë të tretin, i cili do të jetë edhe kryetar i Gjykatës

të Arbitrazhit. Nëse arbitri i tretë nuk caktohet brenda 15 ditëve nga caktimi i dy arbitrave të parë,

pala tjetër mund t'i kërkojë Presidentit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të caktojë këtë arbitër të tretë si më lart. Gjykata e Arbitrazhit do t'i përcaktojë vetë proçedurat e saj, me kusht që

çdo dy arbitra do të përbëjnë kuorumin për të gjitha qëllimet dhe të gjitha vendimet të kërkojnë

miratimin e të paktën dy arbitrave. Shpenzimet e Gjykatës së Arbitrazhit do të përballohen nga

palët, sipas vlerësimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Vendimi i arbitrazhit do të përmbajë një deklaratë e cila do të parashtrojë arsyet mbi të cilat ky vendim është bazuar dhe do të jetë i formës

së prerë dhe i detyrueshëm për të gjitha palët.

21. Nëse bini dakord me dispozitat e parashikuara më lart, ju lutem nënshkruani dy kopje të kësaj Marrëveshjeje dhe dërgojini në këtë zyrë. Pranimi nga ana juaj do të përbëjë bazën për

pjesëmarrjen e Bashkisë tuaj në zbatimin e projektit.

E juaja sinqerisht, Nënshkruar në emër të PNUD-it

Limya Eltayeb

Përfaqësuese e Përhershme e UNDP

____Tetor 2020

Firmosur në emër të Bashkisë Polican

Emri Mbiemri: Adriatik Zotkaj

Kryetar: ____ Tetor 2020

Page 4: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Attachment 1

PROJECT DOCUMENT

Page 5: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË
Page 6: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Shtojca 2

Përshkrimi i aktiviteteve

Nr. i projektit UNDP: 000113062 Titulli i projektit te UNDP: “Ending Violence against Ëomen in Albania, Outcome 2: Ëomen survivors

safely access adequate and appropriate support services (economic, medical, psychosocial, security,

shelter)

Rezultatet e pritshme nga Bashkia Polican

Rezultatet e pritura të këtij projekt propozimi janë: 1) Eshtë forcuar Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje, dhe është

nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit i përditësuar me ndryshimet e fundit ligjore dhe të

tjera në Bashkinë Polican. Rastet e dhunës në familje janë identifikuar, referuar dhe menaxhuar

nga Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje; Nevojat themelore të viktimave të dhunës në familje janë përmbushur.

2) Kapacitetet e anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje janë

forcuar, përmes trainimeve, menaxhimit të rasteve, takimeve, shkëmbimit të përvojave të bashkive të tjera në aktivitetet e planifikuara, etj;

3) Ndërgjegjësimi i komunitetit është rritur;

4) Aktiviteti i bashkisë Polican në kuadrin e këtij projekt propozimi është bërë publik në mediat sociale dhe/ose lokale.

5) Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje në bashkinën Polican funksionon

në mënyrë efektive;

6) Besimi i komunitetit, veçanërisht viktimave/të mbijetuarve të dhunës në familje ndaj institucioneve përgjegjëse në nivel lokal është rritur;

By the end of this project the Municipality of Polican is expected to produce the folloëing outputs:

Output 1

Strukturat locale të mbrojtjes menaxhojnë efektivisht rastet e dhunës në familje duke ofruar siguri

për viktimat e dhunës në familje dhe shërbime të tjera në nivel vendor.

Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Polican do të ngrihet,

menaxhojë rastet efektivisht dhe në mënyrë të koordinuar si dhe do të fuqizohet.

Viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje nga Bashkia Polican dhe të gjitha njësitë administrative të

Bashkisë Polican do të jenë përfituesit e shërbimeve që do të sigurohen në kuadrin e këtij projekti.

Gjatë periudhës së zbatimit të projektit, specialistët teknikë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse,

koordinatorja vendore kundër dhunës në familje, specialistja për mbrojtjen e fëmijëve, psikologët e

shkollave dhe/ose psikologë të tjerë, avokati, sistematikisht do të mblidhen cdo muaj për të menaxhuar

rastet e dhunës në familje në mënyrë të koordinuar, në përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive

ligjore.

Ekipi teknik ndërdisiplinar do të bëjë të mundur një përgjigje të koordinuar dhe efektive dhe menaxhimin

e rasteve të dhunës në familje.

Strukturat e bashkisë do të zgjerojnë rrjetin e aktorëve lokale përmes ofrimit të shërbimeve të vlefshme

për viktimat, duke u mbështetur në nevojat e mëparshme në nivel vendor, të identifikuara në të shkuarën.

Në kuadrin e këtij projekt propozimi mbështetje psikologjike falas, ndihmë juridike falas, paketa

ushqimore, mbështetje, transport falas dhe të sigurtë do të ofrohet për viktimat/të mbijetuarat e dhunës në

Page 7: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

familje.

Output 2.

Përgjigje e menjëhershme për mbulimin e nevojave bazë për rastet emergjente të viktimave/të

mbijetuarave të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje do të bëjë të mundur përgjigjen

urgjente për nevojat e viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje, duke mbuluar nevojat e tyre kyc si:

transporti në një vend të sigurtë si strehëza, transporti i viktimës në gjykatë, prokurori, polici, qendra

shëndetësore, spital, etj. ose specialist për viktimat (10/dhjetë raste) dhe sigurimi i paketave ushqimore

(10/dhjetë raste), ofrimi i mbështetjes psiko sociale (10/dhjetë raste) dhe ndihmë ligjore falas për viktimat

e dhunës në familje dhe fëmijëve të tyre (10/dhjetë raste),akomodimi I viktimave të dhunës në familje në

strehëza emergjente sa më pranë vendbanimit ose në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të viktimave të

dhunës në familje ose strehëza të tjera, etj.

Kjo mbështetje do të inkurajojë viktimat/të mbijetuarat e dhunës të rrisin besimin e tyre në system dhe të

përdorin mjetet ligjore. Bazuar në eksperiencën e rasteve të trajtuara nga bashkia dhe duke konsideruar

ndryshimet pas reformes territorial dhe nevojat e rasteve, bashkia ka planifikuar të ofrojë mbështetje me

paketa ushqimore për 10 (dhjetë) raste me mbështetjen e projektit.

Këto shërbime do të jenë të vlefshme për periudhën e zbatimit të ndërhyrjes së propozuar. Në kuadrin e

këtij aktiviteti, Bashkia Polican do të mbulojë ndihmën ekonomike të grave, të mbijetuara të dhunës në

familje për të cilat gjykata ka lëshuar urdhrat e mbrojtjes gjatë periudhës që urdhrat e mbrojtjes janë në

fuqi. Një protokoll mbi Klasifikimin e këtyre rasteve do të përgatitet në bashkëpunim me anëtarët e

Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje dhe mbështetjen e PNUD, duke

synuar një përdorim më të mirë të burimeve të planifikuara.

Ndihma juridike falas do të ofrohet për dhjetë raste të dhunës në familje të identifikuara në kuadrin e këtij

projekt propozimi, si shumë të rëndësishme për të mbijetuarat të cilat mund të jenë në nevojë për

mbështetje me ndihmë juridike parësore ose dytësore si informacion, këshillim ose përgatitje të akteve

ligjore mbi lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, cështje familjare, etj.

Eshtë parashikuar se një numër telefoni në bashki ose një telefon celular do të përdoret nga koordinatorja

vendore kundër dhunës në familje për të komunikuar me të mbijetuarat e dhunës në familje dhe me

institucionet locale për të menaxhuar rastet dhe/ose për ti referuar ato pranë institucioneve përgjegjëse

bazuar në nevojat e tyre.

Output 3: Niveli i informacionit i njësive administrative, komunitetit dhe komunitetit në shkolla është

rritur.

Eshtë planifikuar të organizohen aktivitete ndërgjegjësimi gjatë fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër

dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Eshtë planifikuar që Bashkia Polican të organizojë në total gjashtë aktivitete ndërgjegjësuese, një me komunitetin dhe pesë me komunitetin në shkolla.

Ëebsite, Facebook dhe kanale të tjera të medias sociale të bashkisë do të përdoren si mjet. Media locale

Page 8: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

do të ftoet të bëjë publike rezultatet e projektit. Fletëpalosje, postera, banera do të përdoren si mjete të

rritjes së ndërgjegjësimit në komunitet dhe në komunitetin në shkolla.

Output 4: Kapacitetet e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje

janë forcuar.

Një trajnim i thelluar do të organizohet me aktorë të tjerë mbi ndryshimet e fundit të legjislacionit kundër

dhunës në familje, dhunës seksuale dhe menaxhimit të rasteve të dhunës seksuale, standartet e qendrës

LILUM, Protokollet, regjistrimi në sistemin REVALB, përhapja e dhunës në nivel kombëtar, niveli i

raportimit, etj., One Advanced Training ëill be organized for stakeholders on the recent changes of dv

legislation, sexual violence and managing cases of sexual violence, the standards of Lilium center,

protocols, REVALB registration, the prevalence of violence in national level, the level of reporting, etc., i

cili do të fokusohet më shumë në aspekte praktike të zbatimit të legjislacionit dhe efektivitetin në

menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.

Output 5:

Koordinatorja Vendore Kundër Dhunës në Familje në Bashkinë Polican do të vazhdojë të mbështetet dhe

forcohet në kapacitete.

Koordinatorja vendore kundër dhunës në familje pranë Bashkisë Polican do të marrë pjesë në trajnime të vazhdueshme të organizuara në kuadrin e këtij projekti nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale me mbështetjen e UNDP ose trajnime të tjera.

Treguesit e performancës do të maten sipas formatit të tabelës në shtojcën 3.1

Puna që do të kryhet nga Bashkia Polican

Për të arritur rezultatetin e përgjithshëm dhe outputet e përshkruara në seksionin më lart, Bashkia Polican do të kryejë aktivitetet e mëposhtme:

1. Sigurimi i shërbimeve ndërdisiplinore për viktimat / të mbijetuarit e dhunës ndaj grave dhe

dhunës në familje, përmes tryezave të rrumbullakëta për menaxhimin e rasteve.

Bashkia do të organizojë rregullisht tryeza të rrumbullakëta për menaxhimin e rasteve. Në përmbushje të

kërkesës së Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.334, 17.02.2011, për krijimin e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, si dhe bazuar në modelet e suksesshme të

pilotuara në bashkia të tjera, këto tryeza do të organizohen në dy nivele:

a) Në nivel politikash (Komiteti Drejtues) që funksionojë permes mandateve të përcaktuara në ligjin

nr.9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare", i ndryshuar. Tri tryeza të rrumbullakta të Komitetit Drejtues do të organizohen në kuadrin e këtij projekti, me fokus specifik

përcaktimin e personave përgjegjës, anëtarët e ekipit teknik ndërdisiplinar, identifikimin e tendencave dhe

boshllëqet e shërbimeve, nevojat për financim, mbështetje dhe përfshirje si dhe përmirësim në përgjigjen ndaj dhunës në familje. Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues, të gjithë anëtarët do të nënshkruajnë

Memorandumin e Mirëkuptimit të përditësuar, hap i rëndësishëm në forcimin e Mekanizmit të

Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, bazuar edhe në parashikimet e Vendimit të

Keshillit të Ministrave nr.334. Rreth dhjetë anëtarë do të marrin pjesë në secilën nga këto takime (gjithsej 3 mbledhje).

b) Në nivel teknik të menaxhimit të rasteve (Ekipi teknik ndërdisiplinar) që përbëhet nga një grup kryesor

që i përgjigjet menjëherë rasteve emergjente të dhunës në familje dhe një grup më i gjerë pune që adreson çështjet e menaxhimit afatgjatë të rasteve. Në terma praktikë, anëtarët e këtij grupi do të takohen në shtatë

tryeza të rrumbullakëta. Takimet e tyre do të përqendrohen në menaxhimin e rasteve, ku anëtarët do të

diskutojnë detajet e çdo rasti dhe do të përpiqen të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për nevojat e të mbijetuarve. Këto takime do të ndihmojnë ekipin që të krijojë një model bashkëpunimi dhe të identifikojë

boshllëqet dhe pengesat kryesore në lidhje me efektivitetin e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të

rasteve të dhunës në familje. Rreth 12 profesionistë do të marrin pjesë në secilin takim (gjithsej 7 [shtatë]

takime). Kur nuk rezultojnë raste të identifikuara ose nuk rezultojnë raste me UMM/UM në fuqi, këto

Page 9: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

takime do të përdoren për të diskutuar ndryshime ligjore dhe praktika të mira apo mësime të nxjerra nga

puna në bashki të tjera. Në mbledhjet e grupit në nivel politikash dhe në nivel teknik, do të mbahen

minutat e rregullta, të cilat do të ndahen rregullisht midis të gjithë anëtarëve. Koordinatori Lokal kundër DHF do të jetë përgjegjës për mbajtjen e minutave të takimeve dhe ndarjen e minutave me pjesëmarrësit.

Përgjegjësia e ndarjes së informacionit (në lidhje me menaxhimin e rasteve) midis anëtarëve të

Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të të dhunës në familje në të dy nivelet do të jetë e

bashkisë- rol të veçantë këtu do të luajë koordinatorja vendore, e cila është caktuar tashmë dhe do të jetë përgjegjëse për cështjet e BGJ&DHF në kuadër të këtij projekti.

2. Përgjigje e menjëhershme për mbulimin e nevojave themelore të rasteve emergjente të viktimave / të

mbijetuarve të DHKG&DHF

Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje do të bëjë të mundur përgjigjen urgjente për nevojat e viktimave / të mbijetuarve të dhunës në familje, duke mbuluar nevojat e tyre

kryesore si: transportin në një vend të sigurt si streheza, transportin e viktimës në gjykatë, ne prokurori,

polici, qendra shëndetësore, spital, etj. ose pranë specialistëve për viktimat (10 [dhjetë] raste) dhe sigurimi

i paketave ushqimore (10 [dhjetë] raste), ofrimi i ndihmës psikosociale (dhjetë raste) dhe ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre (10 raste), akomodimin e viktimave të DHF në

varësi të rasteve në nevojë, komunikimin e specialistëve me viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe/ose

fëmijët e tyre, etj. Kjo mbështetje do të inkurajojë viktimat / të mbijetuarit e dhunës të rrisin besimin e tyre në sistem dhe të përdorin mjetet ligjore. Këto shërbime do të jenë në dispozicion për periudhën e

zbatimit të këtij projekt propozimi. Në kuadrin e këtij projekti, bashkia Polican do të mbulojë gjithashtu

ndihmën ekonomike të grave, të mbijetuara nga dhuna në familje për të cilat gjykata ka lëshuar urdhrat e mbrojtjes gjatë periudhës kur urdhri i mbrojtjes është në fuqi. Një protokoll mbi klasifikimin e këtyre

rasteve do të përgatitet në bashkëpunim me anëtarët e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të

dhunës në familje dhe mbështetjen e UNDP, duke synuar një përdorim më të mirë të burimeve të

planifikuara. Ndihma juridike falas do të sigurohet për dhjetë raste të dhunës në familje të identifikuara në kuadrin e këtij projekt propozimi, si shumë e rëndësishme për të mbijetuarit/at që mund të kenë nevojë

për mbështetje në përgatitjen e akteve ligjore për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, çështjet familjare, etj.

Avokati i përzgjedhur në ofrimin e ndihmës juridike do të përmbushë detyrimet e parashikuara në ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti.

Eshte parashikuar që një numër telefoni/cellular/shpenzimet telefonike të komunikimit të përdoren për

koordinatoren vendore kundër DHF për të komunikuar me të mbijetuarat e DHF dhe me institucionet vendore për të menaxhuar rastet dhe / ose për t'i referuar ato.

Output 3: Niveli I informacionit të komunitetit dhe komunitetit në shkolla është rritur..

3. Aktivitetet e informimit / ndërgjegjësimit

Bashkia Polican do të punojë për organizimin e gjashtë aktiviteteve të ndërgjegjësimit në lidhje me rastet e DHF, duke synuar rritjen e nivelit të njohurive për mjetet ligjore dhe shërbimet e vlefshme.

Materiale të ndryshme informuese si fletëpalosje, banera dhe postera do të përgatiten/prodhohen dhe shpërndahen gjatë aktiviteteve informuese / ndërgjegjësuese, të cilat do të organizohen me komunitetin

dhe të rinjtë në shkolla. Miratimi i drafteve përfundimtare nga UNDP para printimit të tyre është i

detyrueshëm për të gjitha llojet e materialeve informuese / ndërgjegjësuese që do të përgatiten/prodhohen. Do të organizohen aktivitete ndërgjegjësuese gjatë fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj

grave dhe dhunës në familje, etj. Eshtë planifikuar, bashkia Polican të organizojë gjithsej 6 aktivitete

ndërgjegjësuese, 1 me komunitetin dhe 5 me komunitetin në shkolla. Këto aktivitete do të organizohen në

datën 25 të çdo muaji si ditë portokalli dhe një prej tyre mund të organizohet edhe në ditën ndërkombëtare të Grave. Më datën 25 të çdo muaji, koordinatorja e projektit do të organizojë aktivitete ndërgjegjësimi.

Në aktivitetet e ndërgjegjësimit, djemtë gjithashtu do të ftohen të marrin pjesë, në kuadrin e përfshirjes së

burrave dhe djemve në veprime/iniciativa kundër dhunës me bazë gjinore. Një nga këto aktivitete mund të organizohet në datën 8 Mars me gra dhe vajza. Media lokale do të ftohet të bëjë publike aktivitetet

kryesore të projektit.

Page 10: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Output 4: Kapacitetet e MKR janë forcuar.

4. Aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve për anëtarët e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve

të dhunës në familje.

Bashkia Polican do të përdorë tryezat e rrumbullakëta të ekipit teknik ndërdisiplinar si mjete për rritjen e

nivelit të njohurive të anëtarëve të institucioneve përgjegjëse për ndryshimet e fundit ligjore dhe veçanërisht të akteve nënligjore të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet

familjare ”, të ndryshuar. Ekspertja e UNDP do të marrë pjesë në disa nga këto takime duke synuar të

kontribuojë në rritjen e nivelit të informacionit të anëtarëve të këtij ekipi mbi ndryshimet ligjore dhe

menaxhimin efektiv dhe të koordinuar të rasteve të dhunës në familje.

Do të organizohet një trajnim me anëtarët e ekipit teknik ndërdisiplinar, me qëllim rritjen e njohurive të

tyre për kornizën ligjore kundër dhunës në familje, ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare", të ndryshuar, ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale,

Qendrën e krizës për viktimat e dhunës seksuale “LILIUM” dhe standardet e saj, regjistrimin e të dhënave

në sistemin REVALB, Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, trajtimin e rasteve të dhunës në familje, shërbimet e ofruara në kuadrin e këtij

projekti, standardet ndërkombëtare të GREVIO, Komiteti CEDAË, kontributin e KVDHF në mbledhjen e

të dhënave për sistemin REVALB, etj. Ky trajnim do të shërbejë gjithashtu për të forcuar kapacitetet e

tyre për të menaxhuar rastet e dhunës në familje në një mënyrë ndërdisiplinare dhe të koordinuar. Aktiviti do të synojë edhe forcimin e njohurive në lidhje me aspektet praktike të menaxhimit të rasteve,

për të bërë që Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës në familje të funksionojë siç duhet

dhe menaxhimi i rasteve të DHF të ndjekë format e miratuara, udhëzuesit specifik ose protokollet e nevojshme me këtë qëllim. Dy nga protokollet më të rëndësishme janë Protokolli i menaxhimit të rasteve

të dhunës në familje në situatë normale si edhe Protokolli i menaxhimit të rasteve të dnhunës në familje

në situatën COVID.

Activity 5. Zyra/Specialistja e BGJ dhe kundër DHF do të mbështetet.

Infrastruktura e zyrës së KVDHF do te forcohet. Bashkia Polican ka një zyrë të Sektorit të Shërbimeve Sociale, ku të mbijetuarat e DHF do të këshillohen

nga koordinatorja vendore kundër dhunës në familje. Janë identifikuar disa nevoja të kësaj zyre. Në këtë

drejtim, bashkia Polican kërkon mbështetje nga UNDP për mbulimin e disa prej nevojave për këtë zyrë si

kompjuter, printer dhe skaner. Kompjuteri dhe printeri e skaneri do të mbulohen nga UNDP, jo si pjesë e kësaj LoA.

Në kuadrin e kësaj LOA do të mbulohen nevojat e zyrës për tavolinë, tavolinë për kompjuter, raft për dosje dhe pesë karrike.

Këto pajisje do të mbështesin Koordinatoren Vendore kundër DHF në përmbushjen e detyrimeve ligjore në zbatim të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i

ndryshuar. Koordinatorja Vendore kundër Dhunës në Familje pranë bashkise Polican, përgjegjëse për

zbatimin e këtij projekti do të mbështetet përmes trajnimeve të vazhdueshme, sipas nevojës së

specialistes, veçanërisht në aspektet ligjore dhe qasjes koordinuese për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje. UNDP do të mbështesë Koordinatoren Vendore me trajnime për regjistrimin e të dhënave mbi

sistemin REVALB, e cila është një nga përgjegjësitë e koordinatores vendore. Nga ana tjetër, bashkia

Polican do ta përfshijë këtë specialiste në =do grup pune duke synuar të sigurojë që çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës në familje të kenë vendin e nevojshëm dhe vëmendjen e duhur, në nivelin e bashkisë,

në politikat dhe iniciativat vendore.

Të gjitha aktivitetet e organizuara do të bëhen publike në mediat sociale si në faqen e internetit të

bashkise Polican, Facebook, media lokale, etj duke e bërë vizible mbështetjen e UNDP-së dhe qeverisë

Suedeze për këtë iniciativë.

Përshkrimi i inputeve:

Page 11: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Inputet për aktivitetin 1.

Koordinatorja vendore kundër dhunës në familje do të ndjekë zbatimin e këtij projekt propozimi. Paga e

koordinatores vendore kundër dhunës në familje në nivel lokal në shumën e 468 000 ALL do të mbulohet

nga bashkia.

Inputet e nevojshme për aktivitetin nr.1, janë gjithashtu shpenzime komunikimi dhe kancelarie për

koordinatoren vendore kundër dhunës në familje, qeraja e sallës e mbuluar nga bashkia, kafe/pije

freskuese dhe materiale për pjesëmarrësit, anëtarë të Komitetit Drejtues (të nevojshme për takimet), qeraja

e sallave për takimet e ekipit teknik ndërdisiplinar e ofruar nga bashkia, materiale për pjesëmarrësit,

kafe/pije freskuese për pjesëmarrësit, anëtarë të ekipit teknik ndërdisiplinar, dhe transporti për

pjesëmarrësit nga Berati që do të marrin pjesë në mbledhjet e Komitetit Drejtues dhe mbledhjet e ekipit

teknik ndërdisiplinar do të mbulohen nga bashkia. (të nevojshme për takimet). (Ju lutem shikoni buxhetin

bashkëngjitur)

Inputet për aktivitetin 2. Ofrimi i shërbimeve falas dhe mbështetjes për viktimat e dhunës në familje.

Për ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës në familje, inputet e mëposhtme janë të nevojshme:

Fee për transport për 10 (dhjetë) raste emergjente në strehëza, gjykatë, polici, etj., do të ofrohet, Paketa

ushqimore do të ofrohen për 10 (dhjetë) raste specifike, Fee për psikologë për ofrimin e mbështetjes

psikologjike për viktimat e dhunës në familje ose fëmijët e tyre për 10 (dhjetë) raste mbulohen nga kjo

LOA. Ndihmë juridike falas do të ofrohet për 10 (dhjetë) raste të dhunës në familje, në kuadrin e këtij

projekti.

Ndihmë ekonomike për viktimat e dhunës në familje me urdhra mbrojtje do të ofrohet nga Bashkia

Polican, si një obligim ligjor që buron nga legjislacioni kundër dhunës në familje.

Të tjera nevoja bazë për viktimat e dhunës në familje do të sigurohen nga bashkia në bashkëpunim me

institucionet e tjera, organizatat lokalë/kombëtare, aktorë, donator, kur të jetë e mundur.

Inputet për aktivitetin 3.

Me qëllim organizimin e gjashtë aktiviteteve informuese, inputet e mëposhtme janë të nevojshme: Për të

organizuar gjashtë aktivitete informuese, një aktivitet ndërgjegjësues me komunitetin qeraja e sallës (salla

të bashkisë dhe njësive administrative do të përdoren), kafe/.pije freskuese është e nevojshme, për të

organizuar 5 (pesë) aktivitete ndërgjegjësuese me të rinj në shkolla qeraja e sallave (salla e shkollave do të

përdoren) materiale për pjesëmarrësit dhe kafe/pije freskuese janë të nevojshme, për të gjitha aktivitetet

informuese, fletëpalosje dhe materiale për median sociale dhe median janë të nevojshme. Pesë postera dhe

një baner do të prodhohen/përdoren.

Inputet për aktivitetin 4

Një trajnim do të organizohet dhe inputet e mëposhtme janë të nevojshme: si qera e sallës e cila do të mbulohet nga bashkia, materiale për pjesëmarrësit, kafe/pije freskuese, drekë për pjesëmarrësit dhe

transport për pjesëmarrësit nga Berati.

Inputet për aktivitetin 5.

Kapacitetet e koordinatores vendore kundër dhunës në familje do të forcohen. Ekspertja e PNUD për

cështje të barazisë gjinore dhe kundër dhunës në familje do të forcojë kapacitetet e saj vecanërisht në

lidhje me ndryshimet e fundit në legjislacionin kundër dhunës në familje, funksionimin e strehëzave

emergjente më të afërta dhe efekteve të strehëzave të vlefshme në aktivitetin e Mekanizmit të Koordinuar

të Referimit të rasteve të dhunës në familje, menaxhimin konkret të rasteve të dhunës në familje, etj. Ajo

do të marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga UNDP ose nga bashkia ose nga Ministria e

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për koordinatorët vendor kundër dhunës në familje në nivel vendor.

UNDP do të mbulojë nevojat e zyrës së koordinatores me tavolinë, tavolinë për komjuter, rafte për dosje

Page 12: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

dhe pesë karrige.

Anekse:

Bashkëlidhur, sipas nevojës, një përshkrim pune për konsulentë, terma reference për të kontraktuarit,

specifikime teknike për pajisjet, formate të rregjistrimit gjatë trajnimeve etj.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të Specialistes për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në

Familje detajohet në aktet nënligjore të Ligjit për Barazinë Gjinore dhe Ligjit “Për Masa ndaj Dhunës në

Marrdhëniet Familjare”, të ndryshuar. Detyra dhe përgjegjësi shtesë në kuadër të angazhimit përmes këtij projekti me PNUD mund të jenë:

1. Njohja e përmbajtjes së Platformës të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës

në familje, si dhe të kuptuarit e dy ligjeve, për Barazinë Gjinore dhe për Dhunën në Familje, i ndryshuar;

2. Të kuptuarit plotësisht të përgjegjësive të Bashkisë Polican dhe PNUD, sikundër janë shprehur në

këtë marrëveshje në zbatim të projektit; 3. Bashkëpunimi i ngushtë i MKR me eksperten kombëtare dhe me PNUD me qëllim përmirësimin

e vazhdueshëm të efektivitetit të sistemit;

4. Të shërbejë si Koordinatore e projektit për zbatimin e marrëveshjes mes Bashkisë Polican dhe

PNUD. Të hartojë raportet progressive dhe përfundimtare narrative dhe financiare (në anglisht) për tu paraqitur pranë PNUD, duke nënvizuar progresin e sistemit, problemet e ndeshura dhe

propozimet për t’i kapërcyer ato, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për ndërhyrje të ngjashme

në të ardhmen. Këto raporte duhet të përmbajnë informacionin financiar të nevojshëm në zbatim të kësaj marrëveshjeje, shoqëruar me dokumentacionin justifikes përkatës, si urdhër pagesa,

fatura, dokumentacionin e nevojshëm të prokurimeve të kryera, etj.

Page 13: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Shtojca 3

Plani i Shërbimeve, Mjeteve dhe Pagesave

Nentor 2020 – Tetor 2021

Outputet e

pritshme dhe

treguesit duke

përfshirë edhe

treguesit vjetorë

Aktivitetet e

planifikuara

Listo të gjitha aktivitetet

që do të ndërmerren

gjatë vitit

Afati Kohor Buxheti i planifikuar

2 4 6 8 1

0

1

2

Përshkrimi i buxhetit Shuma në

LEK

Kesti i

pare, me

firmosje

n e LOA

Pas

paraqitjes së

raportit më

29 Maj 2021.

Output 1

Strukturat vendore

të mbrojtjes

menaxhojnë

efektivisht rastet e

dhunës në familje

në nivel vendor.

1.1. 1.1. Ofrimi i

shërbimeve

ndërdisiplinore për

viktimat / të

mbijetuarit e dhunës

ndaj grave dhe dhunës

në familje, përmes

tryezave të

rrumbullakëta për

menaxhimin e

rasteve.

x x x x x x

Kosto Administrative

Shpenzime komunikimi për

komunikimin me viktimat e dhunës në familje dhe përfaqësues

të institucioneve dhe pjesëmarrës

në takimet/aktivitetet

ndërgjegjësuese

12 000 6000 6000

Kancelari për

specialistin/koordinatoren

72 000 36000 36000

Takime në nivel politikash

(Komiteti Drejtues)

Kafe/Pije freskuese 12000 4000 8000

Materiale per pjesemarresit 21000 7000 14000

Ofrimi i sherbimeve multi

disiplinare kunder DHKG & DHF permes tryezave te menaxhimit te

rastit

Materiale per pjesemarresit

(dosje, fletore, pen, etj.)

42000 24000 18000

Kafe/Pije freskuese 33600 19200 14400

Page 14: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Transport per pjesemarresit 10000 5000 5000

Output 2. Përgjigje e

menjëhershme për

mbulimin e

nevojave themelore të rasteve

emergjente të

viktimave / të mbijetuarve të

DHKG&DHF.

2.1. Ofrimi i shërbimeve falas dhe mbështetjes për

viktimat e dhunës në

familje.

x x x x x x

Fee per te mbuluar nevojat per ushqim ne raste specifike

50000 50000

Fee per psikolog per mbeshtetje

psikologjike per viktimat e dhunes ne familje ose femijet

100 000 50000 50000

Fee per avokatin per mbështetje

ligjore për viktimat e dhunës në

familje ose fëmijët

100 000 50000 50000

Fee per transport per raste

emergjente ne streheza, gjykate,

polici, etj.

50 000 25000 25000

Blerje pajisje shkollore per femijet e viktimave te dhunes ne

familje

60 000 60000

Blerje veshje per viktimen e dhunes ne familje dhe/ose femijet

e viktimave te dhunes.

60 000 60000

Output 3. Niveli i

informacionit të komunitetit dhe

komunitetit në

shkolla është rritur.

3.1. Aktivitete

informuese/ndërgjegjësuese

x x x Aktivitete informative/te rritjes se

ndergjegjesimit me komunitetin

kafe/pije freskueses 6000 6000

Aktivitete ndergjegjesuese me te

rinjte dhe komunitetin ne shkolla

kafe/pije freskuese 30000 18000 12000

materiale per pjesemarresit 45000 27000 18000

Page 15: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Fletepalosje 60 000 60000

5 postera dhe nje baner 20 000 20000

Output 4:

Kapacitetet e MKR

janë forcuar.

4.1 Trainim i thelluar për

anëtarët e MKR

x Materiale per pjesemarresit

(dosje, blloqe, stilolapsa, etj).

4500 4500

Kafe/Pije freskuese 7500 7500

Dreka per pjesemarresit 18000 18000

Transport per pjesemarresit 10000 10000

Output 5:

Zyra e BGJ është

përmirësuar

5.1. Zyra/Specialistja e

Barazisë Gjinore dhe

Dhunës në Familje do të mbështetet.

x x x x x x Tavolina 20 000 20000

Tavoline per kompjuter 10 000 10000

Raft per dosjet 10 000 10000

5 karrige 25 000 25000

Total 888600 632200 256400

Shënime:

Shpenzimet për shërbime personeli mund të jenë të kufizuara në rrogë, shtesa dhe të tjera shpërblime, përfshirë rimbursimin e tatimeve të

detyrueshme mbi të ardhurat dhe kostove të udhëtimit që lidhen me projektin, udhëtimet e punës brenda rajonit ose vendit të programit ose

kosto rikthimi në atdhe.

PNUD-i do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të ndryshme si ndihmë sekretariale, postim apo shërbime telegramesh dhe transport

sipas kërkesës që mund të ketë Bashkia Polican për kryerjen e detyrës së tyre.

Rregullimet brenda secilit prej seksioneve mund të bëhen në konsultime ndërmjet PNUD-it dhe Bashkisë Polican. Këto rregullime mund

të bëhen nëse ato janë në përputhje me dispozitat e Programit Mbështetës/Dokumentin e Projektit dhe nëse gjykohet se ato janë në

interesin më të mirë të projektit.

Page 16: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Aneksi 3.1 Treguesit e performancës

Treguesit Burimi i te

dhenave

Situata para

fillimit të

projektit

arritje Objektivi përfundimtar

Koordinatore vendore kundër

dhunës në familje

Nuk ka një

koordinator

Koordinatorja

vendore kundër

dhunës në

familje

koordinon

efektivisht

MKR

Në përfundim të mbështetjes

7 takime të ekipit teknik

ndërdisiplinar

3 takime të Komitetit Drejtues

Process verbal i

takimeve

Takimet janë

organizuar

Takime të

rregullta

Specialistët teknikë nga institucione të ndryshme do të

marrin pjesë në takime;

Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, marrin pjesë në

takime dhe mbështesin adresimin e dhunës në familje;

6 aktivitete ndërgjegjësuese Lisa e

pjesmarrësve

Nivel i ulët i

ndërgjegjësim

it në njësitë

administrativ

e, në

komunitet, në

shkolla dhe

nivel i ulët i

raportimit të

dhunës në

familje

180 individë

janë më të

ndërgjegjshëm

dhe niveli i

raportimit

pritet të rritet.

Anëtarët e komunitetit, kryepleq, specialist të njësive

administrative, student djem dhe vajza do të përfitojnë nga

aktivitetet ndërgjegjësuese;

Page 17: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Të paktën 10 raste janë

identifikuar

Process verbal i

takimeve

8-10 raste për

një vit

10 raste Rastet nga zonat urbane dhe rurale priten të identifikohen.

Shërbime do të ofrohen për

rastet

Process verbali Transport,

mbështetje

psikologjike,

mbështetje

ligjore dhe

paketa

ushqimore;

Transport,

mbështetje

psikologjike,

ndihmë

juridike dhe

paketa

ushqimore do

të vijojnë të

ofrohen.

Rastet nga zonat rurale dhe urbane do të identifikohen dhe

mbështeten me shërbime;

Kapacitetet e anëtarëve të

ekipit teknik janë forcuar

Raport mbi

trajnimin e

thelluar

Më shumë

njohuri mbi

kuadrin ligjor

më pak aftësi

praktike në

menaxhimin

e koordinuar;

Aftësi praktike

janë fituar në

lidhje me

menaxhimin e

rasteve të

dhunës në

familje dhe

zbatimin e

legjislacionit

kundër dhunës

në familje;

Kuadri ligjor, mësimet e nxjerra, praktikat e mira, sfidat në

menaxhim do ti shërbejnë forcimit të shkathtësive dhe

aspekteve praktike të menaxhimit.

Page 18: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Shtojca 4

MODEL I RAPORTIT TË SHPENZIMEVE TË PNUD-it

Periudha_______

PRODUKTET

E PRITURA

PROGRAMIT

KOMBËTAR

(PK)

dhe treguesit,

përfshirë synimet vjetore

AKTIVITETET E

PLANIFIKUARA Rendisni të gjitha

aktivitetet që duhen

ndërmarrë gjatë vitit për arritjen e

rezultateve të

shprehura

Buxheti i

Planifikuar

Pagesat dhe Shpenzimet

Përshkrim i

Buxhetit

Shuma Pagesat

e marra

Shpenzimet Bilanc

i

Totali

Page 19: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Attachment 5

Job Description of DV Local Coordinator

PËRSHKRIMI I PUNËS

I - TË DHËNA MBI POZICIONIN E PUNËS

Institucioni:

Njësi e Vetëqeverisjes Vendore (NJVV) – Njësi

Administrative (NJA)_____________

Drejtoria: Drejtoria e Shërbimeve Sociale (DSHS)

Raporton tek:

Drejtori/e i/e Shërbimeve Sociale në Bashki

POZICIONI I PUNËS

KOORDINATOR/E VENDOR/E PËR MENAXHIMIN

E RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE (DHF)

Page 20: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

I-HYRJE

_____________________________________________________________________

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, (i ndryshuar) dhe

Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 334, datë 17.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të

punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”,

përcaktojnë detyrimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (NJVV) për ngritjen dhe funksionimin e

Mekanizimit të Koordinuar të Referimit (MKR) për rastet e dhunës në familje.

Në mënyrë eksplicite në ligjin kundër DHF në Nenin 2.1 a përcaktohet: "Krijimi i një rrjeti të koordinuar

institucionesh përgjegjës për mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, lehtësimin e pasojave

dhe parandalimin e dhunës në familje". Neni 2.1.b parashikon "Orientimin e punës për krijimin e

strukturave dhe organeve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor në mbështetje të viktimave dhe

parandalimin e dhunës në familje".1

Për më tej edhe në objektivin specifik 3.2. të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Planin e

Veprimit 2016-2020, që synon “Fuqizimin e mekanizmave të koordinuar të referimit, si dhe

shtimin/përmirësimin e shërbimeve mbështetëse të specializuara për mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të

dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, NJVV-të ngarkohen me përgjegjësi të drejtpërdrejta për

ngritjen e mekanizmave të koordinuar të referimit, përmes zbatimit të aktiviteteve të parashikuara në

planin e veprimit, konkretisht: 3.2.1 “Shtrirja e mekanizmave të koordinuar të referimit në të gjitha

bashkitë e vendit, si dhe përmirësimi i efektivitetit të funksionimit të tyre” dhe 3.2.2. “Emërimi i

Koordinatorë/eve Vendorë/e në të 61 bashkitë në vend, të cilat/ët të jenë me kohë të plotë dhe me një

përshkrim pune të përshtatur në përputhje me Ligjin kundër DHF”,

II - MISIONI Të angazhohet për parandalimin, identifikimin, vlerësimin, trajtimin, menaxhimin, referimin dhe

reduktimin e të gjitha formave të dhunës në familje, si dhe të koordinojë dhe drejtojë punën e Ekipit

Teknik Ndërdisiplinor (përfaqësuesit teknikë të institucioneve antare të Mekanizmit të Koordinuar të

Referimit, të cilët ndjekin dhe menaxhojnë rastin deri në zgjidhjen e tij), në territorin e bashkisë.

III - QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Koordinatori/ja vendor/e ka funksionin e menaxherit/es së rastit të dhunës në familje. Ai/ajo koordinon

dhe drejton punën e Ekipit Teknik Ndërdisiplinor (ETN), si dhe siguron burime ose i referon rastet për shërbime të mëtejshme të specializuara, të tilla si strehim, këshillim dhe shërbime ligjore falas, mbështetje

psikologjike, etj. Ai/ajo shërben si ndërmjetës për institucionet dhe organizatat që ofrojnë shërbime

mbështetëse të specializuara, jep informacion gjithëpërfshirës dhe të përditësuar mbi situatën, si dhe lidh viktimën/të mbijetuarën me to, për të mundësuar kujdes dhe trajtim të menjëhershëm dhe afatgjatë, të

ofruar me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha procedurat dhe standardet e miratuara. Gjithashtu

Koordinatori/ja Vendor/e asiston viktimat për njohjen e të drejtave të tyre dhe sigurimin e urdhërave të

mbrojtjes, harton së bashku me to dhe antarët e ETN-së planin individual të sigurisë dhe ndërhyrjes për

1Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006 “ Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” (i ndryshuar), neni 2.

Page 21: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

garantimin e mbrotjes dhe shërbimeve të specializuara, si dhe përgatit raportin për shëndetin mendor dhe gjendjen psiko-sociale të viktimës/të mbijetuarës. Në rast nevoje, sipas kërkesës së gjykatës paraqitet dhe

jep informacionion e kërkuar në lidhje me rastin, si dhe bashkëpunon me efektivët e policisë për

monitorimin e zbatimit të urdhërave të mbrojtjes. Ndonëse nga praktika rezulton se gratë përbëjnë numrin

më të lartë të viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje, Koordinatori/ja Vendor/e zbaton detyrat dhe përmbush misionin dhe qëllimet e punës së tij/saj duke trajtuar me prioritet të gjitha rastet e dhunës në

familje, pavarësisht nëse viktima është grua apo një antar tjetër i familjes, përfshirë këtu të moshuarit/at

dhe personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa në rast se viktima e dhunës në familje është fëmijë, Koordinatori/ja Vendor/e merr të gjitha masat për trajtimin me prioritet të rastit, përmes referimit të

mënjëhershëm në strukturat përkatëse në bashki për mbrojtjen e fëmijëve (punonjësi/ja apo njësia për

mbrojtjen e fëmijëve).

IV – DETYRAT KRYESORE

1. Drejton punën e Ekipit Teknik Ndërdisiplinor, organizon takimet e këtij ekipi, dhe informon për

ecurinë e punës së tij Komitetin Drejtues të MKR-së;

2. Koordinon Ekipin Teknik Ndërdisiplinor për rastet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe

siguron burime ose shërbime reference për individët që kërkojnë strehim, asistencë ligjore falas,

këshillim dhe të tjera mbështetje të nevojshme;

3. Asiston dhe informon viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje mbi të drejtat e tyre dhe për

ndjekjen e procedurave të nevojshme për marrjen e një urdhri mbrojtjeje/urdhri të menjëhershëm

të mbrojtjes, si dhe harton planin individual të sigurisë dhe ndërhyrjes për secilin rast të paraqitur.

4. Asiston Policinë e Shtetit në procesin e vlerësimit të riskut sipas udhëzimeve ndërministrore për

procedurat e vlerësimit të riskut dhe lëshimin e Urdhërit për Masat Paraprake të Mbrojtjes së

Menjëhershme.2

5. Vlerësimi i Riskut realizohet me shpejtësi duke u bazuar në formatin tip standard për vlerësimin e

riskut dhe përfshin një proces të mbledhjes dhe analizës së informacionit nëpërmjet: një intervistë

kokë më kokë me viktimën, me abuzuesin, si dhe me anëtarë të tjerë të familjes/dëshmitarë, etj.

Informacioni i mbledhur synon një vlerësim të nivelit të dhunës, dokumentim të fakteve dhe

faktorëve që shtojnë riskun (mbajtja e armëve me/pa leje, sjellja e dhunuesit ndaj urdhërave të

mëparshëm të mbrojtjes, nëse ka pasur, etj), plotësimin e formularit standard, identifikimin e

nevojës për shoqërimin në institucionet e shëndetit parësor apo transportimin e viktimës/të

mbijetuarës së dhunës në familje në një vend të sigurt, etj.

6. Shoqëron viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje në gjykatë, polici dhe pranë shërbimeve të

tjera mbështetëse të specializuara;

7. Identifikon të gjithë aktorët dhe ofruesit e shërbimeve publike dhe jo publike që punojnë në

fushën e dhunës në familje në territorin e bashkisë, përfshi përfaqësuesit/et e shërbimeve të

përkujdesit alternativ, shërbimeve shëndetësore, psikologjike, sociale, ligjore, oficerët/et e

policimit në komunitet dhe shefat e krimeve.

8. Krijon një dosje me të dhëna të detajuara dhe dokumentacionin shoqërues përkatës për secilën

viktimë të dhunës në familje dhe e përditëson këtë dosje vazhdimisht gjatë menaxhimit të rastit.

2 Udhëzim i përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale, nr. 866, datë 20.12.2018 “Për procedurat dhe modelin e vlerësimit të riskut për rastet e dhunës në familje”

Page 22: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

9. Përditëson të dhënat për të gjitha rastet e dhunës në familje, të trajtuara nga ekipi teknik

ndërdisiplinor, në sistemin ëëë.revalb.org i cili përbën edhe regjistrin elektronik për mbajtjen e

të dhënave për rastet e dhunës në familje.

10. Ndan njëherë në muaj raportet e perditësuara që gjeneron sistemi REVALB si dhe një

informacion të përmbledhur për rastet e trajtuara me gjithë anëtarët e ekipit multidisiplinar. Siaps

rastit këto raporte mund te jene te kodifikuara (emri i të mbijetuarës/it të mos jetë dukshëm). Për

të arritur këtë duhet:

Të koordinojë punën me secilin anëtar të ekipit ndërdisiplinor me qëllim që ky i fundit të

përcjellë te koordinatori nëpërmjet formularit të mbledhjes së të dhënave, një herë në dy

javë, informacionin për të gjitha rastet e paraqitura apo të trajtuara nga institucioni i tij/saj,

pavarësisht nëse ndërhyrja ka qenë e përbashkët, ndërdisiplinore, apo është trajtuar vetëm

brenda për brenda institucionit të vet;

Bazuar në të dhënat e sistemit REVALB paraqet raporte mujore, tremujore dhe vjetore

përpara komitetit drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel

vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, në formë të përmbledhur, duke u

kujdesur që të ruhet fshehtësia e të dhënave personale të viktimave. Këto raporte përmbajnë

informacion për rastet në të cilat është ndërhyrë për procedurat e ndjekura, masat e ndërmarra

dhe problemet e ndeshura, që mund të kërkojnë zgjidhje nga komiteti drejtues.

11. Monitoron respektimin e Urdhërave të Mbrojtjes nga palët dhe çdo 60 ditë përgatit një raport

përmes të cilit vë në dijeni policinë e shtetit. Po kështu bashkëpunon me punonjësit e autorizuar të

policisë së shtetit për monitorimin e zbatimit të masave që vendos UMPMM-ja.3

12. Raporton në mënyrë periodike dhe sipas kërkesës tek Kryetari/ja i/e Bashkisë si dhe tek Komiteti

Drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e

rasteve të dhunës në familje, nevojat e identifikuara gjatë mbledhjeve të ETN-së (për më shumë

burime në dispozicion për plotësimin e kërkesave gjatë menaxhimit të rasteve, apo për aktivitete

të zhvillimit të kapaciteteve të specialistëve/eve, etj), si dhe propozon mënyrat e adresimit të tyre.

13. Komunikon dhe ndanë informacione në mënyrë të vazhdueshme me Sektorin e Barazisë Gjinore

në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare të

Barazisë Gjinore, informacione sipas zhvillimeve të reja që ka bashkia dhe kërkesave të veçanta

për informacion nga MSHMS.

14. Informon dhe ndergjegjëson anëtarët e komunitetit, profesionistët dhe organizatave jofitimprurëse

rreth situatës së dhunës në familje dhe mënyrat e adresimit të saj.

15. Propozon në strukturën e shërbimeve sociale pranë bashkisë, krijimin e shërbimeve të nevojshme

mbështetëse të specializuara për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, në përputhje me

kërkesat dhe standardet e legjislacionit ndërkombëtar dhe atij kombëtar në fuqi.

16. Kërkon informacion dhe raportim nga programet e rehabilitimit psiko-social të dhunuesit/es, si

dhe ato të trajtimit të shëndetit mendor apo toksikologjisë, mbi pjesëmarrjen e të paditurit/ës në

program dhe mbarëvajtjen e tij/saj. Në rast evidentimi të shkeljeve dhe mos pjesëmarrjes në këto

programe, merr masa dhe vë në dijeni organet përkatëse për zbatimin e Kodit Penal, për veprime

të kryera në kundërshtim me vendimin e gjykatës për urdhërat e mbrojtjes.

3 Referoju ref.2

Page 23: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

17. Pëditëson rregullisht Marrëveshjen e Bashkëpunimit për krijimin e Mekanizmit të Koordinuar të

Referimit, mbi bazë vjetore ose në varësi të ndryshimit në përfaqësimin apo përbërjen e antarëve,

ose në bazë të ndryshimeve të mundshme ligjore, si dhe ndjek procesin e ri-nënshkrimit të saj. Po

kështu, punon për hartimin e regulloreve të brendshme apo protokolleve të funksionimit të MKR,

bazuar në legjislacionin në fuqi dhe protokolleve apo procedurave standarde të veprimit, të

miratuara.

18. Kryen rolin e ndërmjetësit/intermediator ndërmjet anëtarëve të mekanizmit, institucioneve të

tjera, komunitetit përsa i përket zgjidhjes së çështjeve dhe rasteve të dhunës ndaj grave dhe

vajzave, si dhe të japë informacion të plotë për viktimat e dhunës në familje për ti njohur ato me

paketat ekzistuese për mbështetjen e shërbimeve që ekzistojnë në nivel vendor.

V – ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Ky pozicion pune kërkon njohuri profesionale në lidhje me cështjen e dhunës në familje, si dhe

menaxhimin e referimin e rasteve; shprehi kordinimi, komunikimi, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve; gjithashtu kërkon aftësi në menaxhimin e situatave dhe evidentimin e detyrave prioritare,

duke mbajtur në konsideratë një sërë dokumentash strategjikë, të politikave apo programeve të caktuara

mbi dhunën në familje. Kjo kërkon aftësi për të përpunuar dhe prezantuar informacion ndaj një publiku të larmishëm, në mënyrë që ata ta kuptojnë këtë informacion dhe ta përdorin për të marrë vendime. Të gjitha

problemet e evidentuara gjatë punës për drejtimin dhe koordinimin e antarëve të ETN-së duhet të

adresohen me prioritet dhe mencuri, duke mundësuar komunikim të hapur dhe efektiv me secilin antar

dhe një zgjidhje të situatave ku si antarët e ETN-së ashtu edhe viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje të dalin të fituar. Kjo kërkon njohuri shumë të mira të bazës ligjore mbi të cilin mbështetet krijimi i këtij

pozicioni pune; rolit, detyrave e përgjegjësive të çdo antari të MKR-së; njohjen e të drejtave dhe mjeteve

në dispozicion për mbrojtjen e viktimave/të mbijetuarave, si dhe të burimeve mbështetëse në dispozicion, etj.

VI - VENDIMMARRJA

Procesi i vendimmarjes kërkon aftësinë për të komunikuar dhe koordinuar aktivitete përmes aktorëve të

ndryshëm dhe të marrjes së vendimeve bazuar në standardet dhe ose procedurat administrative të lidhura me bashkinë.

VII - MJEDISI MENAXHERIAL

Koordinatori/ja Vendor/e raporton dhe përmbush udhëzimet e Drejtorit/es të Shërbimeve Sociale të

NJVV-së. Puna në këtë pozicion ka ndikim në besueshmërinë dhe integritetin e pushtetit vendor në Shqipëri dhe lidhet me një gamë të gjerë të politikave kombëtare.

VIII - SUPERVIZIMI

Nën supervizimin e Drejtorit/es të Shërbimeve Sociale në Njësinë e Vetëqeverisjes Vendore.

IX – KUSHTET E PUNËS Sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin, politikat dhe procedurat e funksionimit të punonjëseve

dhe punonjësve të administratës publice dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.

X – KËRKESAT RESPEKTIVE

Page 24: MARRËVESHJE STANDARDE MES PROGRAMIT TË KOMBEVE TË

Edukimi: Aplikuesi/ja duhet të ketë përfunduar studimet universitare dhe duhet të zotërojë një

diplomë Bachelor në Punë Sociale/Psikologji si dhe studime pasuniversitare në fushën

psiko-sociale.

Eksperienca: Kërkohen të paktën 3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm

Tjetër: Mbajtësi/ja i/e këtij pozicioni duhet të ketë:

- Njohuri mbi legjislacionin e barazisë gjinore dhe dhunës në familje.

- Kualifikime në fushën e barazisë gjinore (integrimit gjinor, buxhetimit të

përgjigjshëm gjinor, etj) si dhe dhunës në familje.

- Njohuri mbi politikat e decentralizimit dhe deinstitucionalizimit.

- Njohuri të vecanta mbi reformat në lidhje me shërbimet sociale dhe përfshirjen

sociale.

- Aftësi në administrim, vecanërisht në administrimin e vetëqeverisjes vendore.

- Aftësi në shkrimin e raporteve dhe mbledhjen e të dhënave .

- Aftësi për të punuar në skuadër.

- Aftësi për të ofruar këshilla ndaj anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinor mbi

menaxhimin e rastit, planifikimin dhe analizën e rastit.

- Aftësi për të kuptuar qasjet e menaxhimit të rastit dhe bashkëpunimin ndërsektorial.

- Shprehi të shkëlqyera ndërpersonale.

- Shprehi të shkëlqyera komunikimi.

- Aftësi të përdorimit profesional të programeve kompjuterike.

XIII - NËNSHKRIMI Dokumenti është i vlefshëm i shtypur dhe nënshkruar në datën e caktuar!

Drejtori/ja Supervizori/ja direkt

Punonjësi/ja:

Emër, ,Mbiemër