maqedoni në be – analizë e detajuar në fushën e

18
Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e shëndetësisë SHËNDETËSI HYRJA Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BA) kanë përgjegjësi primare që ta organizojnë sistemin e mbrojtjes shëndetësore dhe të sigurojnë shërbime shëndetësore dhe mbrojtje mjekësore dhe kujdes për qytetarët e vet. Politikat shëndetësore të BE-së shërbejnë që t’i përmbushin politikat shëndetësore nacionale dhe të sigurojnë se të gjitha shtetet anëtare do të përfshijnë në mënyrë adekuate mbrojtjen shëndetësore në politikat e veta. Në këtë drejtim, politikat dhe aksionet e BE-së në fushën e shëndetësisë i kanë këto qëllime: ta mbrojnë dhe ta përparojnë shëndetin e të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian, ta ndihmojnë modernizimin e infrastrukturës shëndetësore dhe ta përmirësojnë efikasitetin e sistemeve shëndetësore në Evropë. Që të realizohen këto qëllime, BE-ja miraton legjislativë në raport me shëndetësinë, e cila është e obligueshme për shtetet anëtare dhe strategji shumëvjeçare për shëndetin, të cilat i përmbajnë drejtimet dhe mundësitë për mbledhjen e mjeteve për shtetet anëtare të BE-së. Politikën/strategjinë shëndetësore të Bashkimit Evropian e zbatojnë institucionet në BE, shtetet, pushtetet rajonale dhe lokale, si dhe grupet e tjera të interesuara. SFIDA 1) Politika shëndetësore dhe financimi. Politikat në shëndetësi në Maqedoni shpesh miratohen pa vlerësim përkatës të gjendjeve dhe prandaj nuk përputhen me nevojat reale të qytetarëve. Buxheti për shëndetësinë nuk është progresiv dhe nuk është zhvillimor, kurse njëkohësisht nuk i plotëson kriteret për shfrytëzim të mjeteve maksimale në dispozicion, si as parimet për mosdiskriminim dhe qasje të barabartë të të gjithë qytetarëve te mbrojtja shëndetësore. Praktikë e rregullt është që gjatë vitit të shkurtohen mjetet tashmë të alokuara dedikuar programeve shëndetësore, që rezultojnë me faktin që një pjesë e madhe e politikave shëndetësore të mos jenë të buxhetuara në mënyrë përkatëse, kurse politikat shëndetësore të mos zbatohen në përputhje me atë që është planifikuar. Kjo gjendje ka ndikim negativ mbi grupet e lëndueshme të popullatës, siç janë gratë, nënat dhe fëmijët, romët, personat që jetojnë me sëmundje të rralla dhe disa grupe të popullatës. 2) Sistemi shëndetësor. Sistemi shëndetësor në vendin tonë nuk mund ta japë mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Për shkak të mungesës së shërbimeve të caktuara shëndetësore për mjekim në vitin 2017, 327 qytetarë kanë dorëzuar kërkesë për mjekim jashtë shtetit në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH), 219 personave u është miratuar mjekimi shëndetësor, kurse shpenzimet i mbart FSSH-ja. Sipas rregullativës maqedonase, jashtë shtetit mund të miratohet mjekim vetën, kurse jo dhe diagnostiko, që u nevojitet sidomos personave me sëmundje të rralla, personave të cilët janë të sëmurë me sëmundje me shkallë të ulët të shpeshtësisë, si dhe prej sëmundjeve komplekse. Tek këta persona, me muaj, kurse në raste të caktuara por ndonjëherë edhe

Upload: others

Post on 27-Oct-2021

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e shëndetësisë

SHËNDETËSI

HYRJA

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BA) kanë përgjegjësi primare që ta organizojnë sistemin e

mbrojtjes shëndetësore dhe të sigurojnë shërbime shëndetësore dhe mbrojtje mjekësore dhe kujdes

për qytetarët e vet. Politikat shëndetësore të BE-së shërbejnë që t’i përmbushin politikat

shëndetësore nacionale dhe të sigurojnë se të gjitha shtetet anëtare do të përfshijnë në mënyrë

adekuate mbrojtjen shëndetësore në politikat e veta.

Në këtë drejtim, politikat dhe aksionet e BE-së në fushën e shëndetësisë i kanë këto qëllime:

ta mbrojnë dhe ta përparojnë shëndetin e të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian,

ta ndihmojnë modernizimin e infrastrukturës shëndetësore dhe

ta përmirësojnë efikasitetin e sistemeve shëndetësore në Evropë.

Që të realizohen këto qëllime, BE-ja miraton legjislativë në raport me shëndetësinë, e cila është e

obligueshme për shtetet anëtare dhe strategji shumëvjeçare për shëndetin, të cilat i përmbajnë

drejtimet dhe mundësitë për mbledhjen e mjeteve për shtetet anëtare të BE-së. Politikën/strategjinë

shëndetësore të Bashkimit Evropian e zbatojnë institucionet në BE, shtetet, pushtetet rajonale dhe

lokale, si dhe grupet e tjera të interesuara.

SFIDA

1) Politika shëndetësore dhe financimi. Politikat në shëndetësi në Maqedoni shpesh miratohen pa

vlerësim përkatës të gjendjeve dhe prandaj nuk përputhen me nevojat reale të qytetarëve. Buxheti

për shëndetësinë nuk është progresiv dhe nuk është zhvillimor, kurse njëkohësisht nuk i plotëson

kriteret për shfrytëzim të mjeteve maksimale në dispozicion, si as parimet për mosdiskriminim dhe

qasje të barabartë të të gjithë qytetarëve te mbrojtja shëndetësore. Praktikë e rregullt është që gjatë

vitit të shkurtohen mjetet tashmë të alokuara dedikuar programeve shëndetësore, që rezultojnë me

faktin që një pjesë e madhe e politikave shëndetësore të mos jenë të buxhetuara në mënyrë

përkatëse, kurse politikat shëndetësore të mos zbatohen në përputhje me atë që është planifikuar.

Kjo gjendje ka ndikim negativ mbi grupet e lëndueshme të popullatës, siç janë gratë, nënat dhe

fëmijët, romët, personat që jetojnë me sëmundje të rralla dhe disa grupe të popullatës.

2) Sistemi shëndetësor. Sistemi shëndetësor në vendin tonë nuk mund ta japë mbrojtjen e

nevojshme shëndetësore. Për shkak të mungesës së shërbimeve të caktuara shëndetësore për

mjekim në vitin 2017, 327 qytetarë kanë dorëzuar kërkesë për mjekim jashtë shtetit në Fondin për

Sigurim Shëndetësor (FSSH), 219 personave u është miratuar mjekimi shëndetësor, kurse

shpenzimet i mbart FSSH-ja. Sipas rregullativës maqedonase, jashtë shtetit mund të miratohet

mjekim vetën, kurse jo dhe diagnostiko, që u nevojitet sidomos personave me sëmundje të rralla,

personave të cilët janë të sëmurë me sëmundje me shkallë të ulët të shpeshtësisë, si dhe prej

sëmundjeve komplekse. Tek këta persona, me muaj, kurse në raste të caktuara por ndonjëherë edhe

Page 2: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

me vite, nuk mund të vendoset diagnoza, kështu që shkatërrohet theksueshëm shëndeti dhe cilësia

e jetës, kurse raste të caktuara dhe me pasoja fatale.

Në shtetin tonë nga pavarësia dhe deri sot nuk u vendos mjet cilësor dhe i qëndrueshëm për

planifikim dhe parashikim të fuqisë punëtore në shëndetësi. Prandaj nëpër vite nuk ka ekzistuar

shpërndarje përkatëse e edukimit të nevojshëm të kuadrit mjekësor (specializime për doktorë,

edukime për akusheret etj.) as punësime të kuadrit mjekësor në përputhje me nevojat. Kështu sot

kemi një numër të pamjaftueshëm të kuadrit mjekësor, sidomos mungojnë doktorë të këtyre

specializimeve: gjinekologji dhe akusheri, pediatri, urologji, anesteziologji, patologji etj. Është

evidente edhe mungesa e akushereve, si dhe infermiereve. Mandej, mosha mesatare e doktorëve

specialistë është mjaft e lartë, kështu që për një periudhë prej pesë vjetësh një pjesë e madhe e tyre

do të kalojnë në pension. Problem tjetër serioz në Maqedoni është edhe largimi i kuadrit mjekësor,

kështu që në shtat vitet e kaluara 1207 mjekë e kanë lëshuar shtetin. Nëse nuk ndërmerren masat

përkatëse, për një kohë të shkurtër sistemi shëndetësor në Maqedoni do të ballafaqohet me një

mungesë serioze në kuadër shëndetësor.

Te ne nuk ekziston sistem për vlerësim të performancave të sistemit shëndetësor, kështu ai nuk ka

të dhëna përkatëse për vlerësimin e performancave dhe për nevojat e përparimit.

Statistika shëndetësore në Maqedoni ballafaqohen me një sërë sfidash, nga mungesa e regjistrave

për sëmundjet kronike dhe deri te mungesa e një sistemi të unifikuar për mbajtjen, përpunimin dhe

analizën e të dhënave që mblidhen në sistemin shëndetësor. Probleme shtesë janë edhe numri i

pamjaftueshëm i të dhënave që mblidhen, si dhe sigurimi i cilësisë së të dhënave që mblidhen.

3) Përparimi i shëndetit popullatës (shëndeti publik). Politikat shëndetësore për përparimin e

shëndetit publik, shpesh nuk bazohen në nevojat reale dhe për to nuk alokohen mjete përkatëse

buxhetore, prandaj ato nuk zbatohen sipas planifikimit. Rreth 50% e grave në moshë reproduktive

dhe 16% e fëmijëve në moshë nën 5 vjet janë mbi peshën trupore të lejuar, që flet për ushqim

jopërkatës dhe aktivitetin e pamjaftueshëm fizik. Në Maqedoni ka rreth 700.000 duhanpirës (35% e

popullatës), mbi 60.000 persona janë të varur nga alkooli, kurse rreth 300.000 persona kanë

probleme shëndetësore lidhur me alkoolin. Alkooli është problem edhe për popullatën e re;

pothuajse 40% e nxënësve nga mosha 16 vjeçare kanë konsumuar alkool të paktën njëherë në

muajin e fundit, kurse 25% e nxënësve kanë konsumuar më tepër se pesë pije alkoolike përnjëherë.

4) Prodhimet dhe substancat farmaceutike me prejardhje njerëzore, duke përfshirë edhe

transplantimin e indit dhe të organeve. Problemi kryesor është se në Maqedoni gjendja me

transplantimin e indit dhe të organeve është në një nivel të pakënaqshëm, edhe pse një numër i

madh personash kanë nevojë për transplantim. Në raport me cilësinë prodhimeve farmaceutike në

Maqedoni ka legjislativë përkatëse dhe trupa rregullatorë të cilët e garantojnë cilësinë e këtyre

prodhimeve. Megjithatë, shumë të shpeshta janë ankesat në lidhje me cilësinë e prodhimeve të

caktuara farmaceutike nga personat të cilët marrin terapi kronike. Përkundrejt kësaj, shumë rrallë

paraqiten veprime të padëshiruara nga prodhimet farmaceutike, si nga nëpunësit shëndetësorë

ashtu edhe nga pacientët.

5) Integrimi i romëve dhe përparimi i shëndetit të romëve. Një pjesë e vogël e Planit të parë

nacional për shëndetin e romëve për periudhën 2005-2014 është zbatuar në praktikë, që para së

gjithash lidhet me alokimin e pamjaftueshëm të mjeteve për zbatim të Planit nacional aksionar të

Page 3: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

romëve. Në vitin 2014 janë miratuar Strategji për romët (2014-2020) si dhe Plani i ri aksionar

nacional për romët (2015-2020). Nga viti 2015 deri më sot është realizuar vetëm një pjesë e vogël e

Planit dhe përsëri nuk alokohen mjete të mjaftueshme për zbatimin e tij. Si rezultat i kësaj, romët

ballafaqohen ende me rezultate shëndetësore të papërshtatshme dhe me një shkallë më të lartë të

diskriminimit në sistemin e mbrojtjes shëndetësore për dallim nga popullata tjetër. Treguesi më

përkatës për këtë gjendje është fakti se jetëgjatësia e romëve mesatarisht është dhjetë vjet më e

shkurtër se popullata tjetër.

FAKTE PËR BE-në

Të dhëna krahasuese mbi gjendjen dhe sfidat në shëndetësinë e BE-së në tërësi, në shtete të veçanta

nga rajoni ynë (Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia) dhe profili shëndetësor në Maqedoni në krahasim

me gjendjet në BE

Të dhënat e fundit mbi gjendjen në shëndetësinë në BE dhe në shtetet anëtare të saj flet për një

sërë sfidash me të cilat ata ballafaqohen në sigurimin e mbrojtjes përkatëse, shëndetësore dhe të

përshtatshme në kohë. Për shkak të tejkalimit të sfidave të përbashkëta dhe individuale, nga viti

2016 Komisioni Evropian, në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim

(OBEZH) dhe Observatorin Evropian për Sisteme dhe Politika Shëndetësore, ndërmori iniciativë e cila

u mundëson krijuesve të politikave, aktorëve dhe grupeve të interesuara dhe punonjësve në

shëndetësi, të kenë mbikëqyrje në të dhënat faktive, krahasuese për gjendjet shëndetësore dhe

funksionimin e sistemeve shëndetësore në shtetet e BE-së.

Si rezultat i kësaj iniciative janë përgatitur shumë raporte, prej të cilave Shëndeti në pamje të parë:

Evropë, përgatitur nga OBEZH (versioni i nëntorit 2016), i cili jep mbikëqyrje në gjendjet në

shëndetësinë në BE. Gjithashtu, janë përgatitur 28 profile mbi gjendjen shëndetësore të çdo shteti

anëtar, të cilat japin mbikëqyrje në kontekstin individual dhe në specifikat e çdo shteti në BE dhe i

vlerësojnë gjithashtu anët e fuqishme dhe sfidat në sistemet e tyre shëndetësore. Është përgatitur

edhe Raporti për shoqërues, i shpallur së bashku me profilet për gjendjen shëndetësore në shtet, i

cili i nxjerr përfundimet, i lidh prioritetet e përbashkëta të politikës në shtetet e BE-së dhe e

hulumton spektrin e mësimit të ndërmjetëm midis shteteve anëtare. Në fund të ciklit dyvjeçar,

pushtetet shëndetësore në shtetet e BE-së mund të kërkojnë takime/bashkëpunim të përbashkët me

ekspertët nga kjo iniciativë me qëllim që të kuptohen më mirë gjetjet dhe, që është edhe më e

rëndësishme, t’u përgjigjen në mënyrë përkatëse sfidave.

1) Gjendjet në BE

Të dhënat për gjendjet në BE tregojnë tri përfundime kryesore dhe intervenime të nevojshme me

qëllim që të sigurohet mbrojtja e nevojshme shëndetësore dhe kujdesi, dhe kjo:

Nevojitet parandalim më efektiv dhe kujdes cilësor që të arrihen fitimet e mëtejshme për

shëndetin e popullatës dhe zvogëlimin e pabarazive shëndetësore në shtetet në BE.

Jetëgjatësia në shtetet anëtare të BE-së është zmadhuar për më tepër se gjashtë vjet nga viti

1990, përkatësisht prej 74,2 vjetësh në vitin 1990 në 80,9 vjet në vitin 2014, por megjithatë

pabarazitë midis shteteve anëtare ekzistojnë dhe në suazat e secilit prej tyre. Përparim i

theksuar është arritur në zvogëlimin e konsumit të duhanit në shumicën e shteteve të BE-së

nëpërmjet fushatave për ngritjen e vetëdijes publike, normativës dhe tatimimit. Megjithatë,

Page 4: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

një në pesë persona të rritur në BE vazhdojnë të pinë duhan çdo ditë. Një në pesë persona të

rritur në shtetet e Be-së kanë paraqitur në vitin 2014 kanë kryer konsum të rëndë/tej mase

të alkoolit minimum një herë në muaj. Dhe një në gjashtë persona të rritur në shtetet e BE-

së janë mbi peshën e duhur në vitin 2014, për dallim nga viti 2000 kur me këtë problem

është ballafaquar një në nëntë persona. Cilësia e kujdesit në përgjithësi është përmirësuar

në shumicën e shteteve të BE-së, por megjithatë ekzistojnë dallime. Trajtimet e

përmirësuara për gjendjet e rrezikshme jetësore, siç janë sulmet në zemër, goditjet në tru

dhe disa lloje të kancerit, e kanë zmadhuar normën e mbijetimit, por në shumë shtete ka

ende hapësirë për përmirësim të zbatimit të praktikave më të mira në kujdesin akut dhe në

kujdesin kronik.

Sigurimi i qasjes universale te kujdesi është me rëndësi kryesore për zvogëlimin e

pabarazive shëndetësore. Përmirësime të vazhdueshme të shëndetit të popullatës dhe

zvogëlimi i pabarazive shëndetësore mund të arrihen me sigurim të qasjes universale te

kujdesi me cilësi të lartë. Shumica e shteteve të BE-së kanë arritur mbulim universal (ose

pothuajse universal) të kompensimeve për mbrojtjen shëndetësore në bazë të pakos

themelore për shërbime. Megjithatë, katër shtete në BE (Qipro, Gjermani, Greqi, Bullgari

dhe Rumani) në vitin 2014 kanë pasur mbi 10% të popullatës së vet e cila nuk ka qenë e

siguruar rregullisht. Mbulimi i të gjithë popullatës me shëndetësi private dhe publike është

indikator i rëndësishëm për qasjen te mbrojtja shëndetësore, por nuk është dhe i vetmi.

Spektri i shërbimeve dhe shkalla e ndarjes së shpenzimeve për shërbimet shëndetësore,

gjithashtu, mund të kenë ndikim të rëndësishëm mbi shpenzimet e pacientëve dhe qasjes

financiare. Në shumicën e vendeve të BE-së, pjesa e popullatës e cila nevoja shëndetësore të

paplotësuara për arsye financiare është mjaft e ulët dhe po zvogëlohet nëpër vite, por, si

rezultat i krizës ekonomike, kjo pjesë është zmadhuar nga viti 2009 në disa shtete, sidomos

midis amvisërive me të hyra më të ulëta. Kështu, në vitin 2014 njerëzit e varfër kanë dhjetë

herë më shumë shanse që të paraqesin nevoja mjekësore të pakënaqshme prej arsyeve

financiare sesa njerëzit mesatarisht të pasur në shtetet e BE-së. Çdo mosplotësim i nevojave

shëndetësore mund të rezultojë me status shëndetësor më të keq dhe kjo me zmadhim të

pabarazive shëndetësore. Sigurimi i qasjes efektive te mbrojtja shëndetësore, gjithashtu,

kërkon numër të mjaftueshëm dhe lloje të ndryshme të dhënësve të shërbimeve

shëndetësore në rajone të ndryshme gjeografike në shtet. Nga viti 2000, numri i mjekëve për

banor është rritur pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së mesatarisht prej 20% (me rritje nga

2,9 mjekësh për 1000 banorë në vitin 2000 deri në 3,5 në vitin 2014). Megjithatë, numri i

specialistëve rritet më shpejt sesa numri i mjekëve të përgjithshëm, kështu që ka më tepër

se dy specialistë për çdo mjek të përgjithshëm nëpër shtetet e BE-së. Në shumë shtete

ekzistojnë edhe probleme të vazhdueshme dhe në zhvillim në lidhje me shpërndarjen e

pabarabartë gjeografike të mjekëve, kështu njerëzit që jetojnë në rajonet rurale dhe të

largëta shpesh herë nuk kanë shërbim. Shumë vende të BE-së në vitet e fundit kanë

ndërmarr masa që ta përforcojnë qasjen te dhënësit e mbrojtjes primare shëndetësore për

të gjithë popullatën, kudo që të jetojnë, që t’i zvogëlojnë pabarazitë te qasja dhe të

anashkalojnë hospitalizimet e panevojshme.

Përforcimi i qëndrueshmërisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemeve

shëndetësore. Mplakja e popullatës, në kombinim me kufizimet e mëdha buxhetore, kërkon

adaptime serioze të sistemit shëndetësor të shteteve të BE-së me qëllim që të promovohet

Page 5: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

plakja e shëndetshme dhe t’u përgjigjet në mënyrë më të integruar nevojave shëndetësore

të pacientëve, si dhe të trendit për ndryshim të nevojave shëndetësore dhe mënyrës për

sigurim të mbrojtjes shëndetësore. Mesatarisht, në vendet e BE-së, pjesëmarrja e popullatës

në moshë mbi 65 vjet është zmadhuar me më pak se 10% në vitin 1960 në pothuajse 20% në

vitin 2015 dhe planifikohet që të zmadhohet deri në 30% në vitin 2060. Momentalisht,

vlerësohet se rreth 50 milionë qytetarë të BE-së vuajnë nga dy apo më tepër gjendje kronike,

kurse shumica e këtyre njerëzve janë mbi 65 vjet. Në vitin 2015 shpenzimet për

shëndetësinë janë 9,9% të PBV në BE si tërësi, që është zmadhim nga niveli 8,7% në vitin

2005. Në të gjitha vendet pjesëmarrja në shpenzimet për shëndetëso në PBV në vitet e

ardhshme do të zmadhohet, kryesisht për shkak të mplakje së popullatës dhe zmadhimit me

teknologji të reja diagnostike dhe terapeutike, kurse gjithashtu do të zmadhohen presionet

mbi qeveritë që t’u përgjigjen nevojave të zmadhuara për kujdes afatgjatë. Që t’i tejkalojnë

këto sfida, shtetet anëtare të BE-së do të duhet t’i përmirësojnë planifikimin dhe organizimin

e shërbimeve dhe t’i adaptojnë sistemet shëndetësore me qëllim që të mund t’u përgjigjen

nevojave të reja në mënyrë efikase. Sistemet shëndetësore, gjithashtu, do të duhet mbeten

të qëndrueshme në mënyrë fiskale. Zmadhimi i efikasitetit në raport me shpenzimet

spitalore, shpenzimet për prodhimet farmaceutike, administrata dhe normat e tjera për

shpenzimet shëndetësore do të jenë kryesoret për zmadhimin e kërkesave në rritje me

resurse të kufizuara. Shumë prej përmirësimeve të nevojshme në sistemet shëndetësore

duhet të përfshijnë investime të planifikuara paraprakisht. Dhe ndërkohë që shtetet

mendojnë se si më së miri të veçojnë mjete shtesë për nevojat në shëndetësi, në të ardhmen

është e rëndësishme që të mbahet ekuilibër i mirë midis investimeve në politikat për

përmirësim të shëndeti publik dhe të parandalimit dhe politikat për përmirësim të qasjes, të

cilësisë dhe të efikasitetit në sigurimin e mbrojtjes shëndetësore.

3) Profili shëndetësor i Maqedonisë në krahasim me gjendjet në Bashkimin Evropian

Në raport me indikatorët kryesorë shëndetësorë, gjendjet në Maqedoni janë në më pak të

volitshme sesa në shtetet e Bashkimit Evropian.

Jetëgjatësia e pritur në Maqedoni në vitin 2014 është 75,4 vjet, që është pesë vjet më e

shkurtër se jetëgjatësia e qytetarëve në Bashkimin Evropian (80,9 vjet është mesatarja në 28

shtetet anëtare të BE-së). Jetëgjatësia e pritur në Maqedoni, përkundrejt BE-së, është më e

shkurtër edhe për gratë (Maqedonia = 77,5 vjet, BE = 83,6 vjet), si edhe për burrat

(Maqedonia = 73,5 vjet, BE = 78,1 vjet).

Norma e vdekshmërisë në Maqedoni është pothuajse dy herë më e lartë për dallim nga

shtetet anëtare të BE-së. Në periudhën 2011-2013 shkalla e vdekshmërisë në Maqedoni

është 1.734 të rasteve të vdekjes në 100.000 banorë, përkundrejt 1.020 rasteve të vdekjes

për 100.000 banorë në 28 shtete anëtare të BE-së.

Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Maqedoni në vitin 2016 është katër herë më e lartë

në raport me mesataren e 28 shteteve anëtare të BE-së, kështu ajo në Maqedoni është 11,9

foshnja t vdekura për 1000 foshnja të lindura të gjalla, kurse në BE është 3,9 foshnja të

vdekura në 1.000 foshnja të lindura të gjalla.

Page 6: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

Shkaku kryesor për vdekshmërinë janë sëmundjet kardiovaskulare, kurse në vend të dytë

është kanceri, si tek ne ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së. Kur shqyrtohen shkaqet e

veçanta për vdekshmërinë, duhet të përmendim se gjatë krahasimit të gjendjeve në

Maqedoni dhe në shtetet e BE-së vihen re variacione të mëdha dhe mospërputhje të

caktuara. Kjo gjendje në një shkallë të caktuar lidhet edhe me mbajtjen jokompetente të

statistikës shëndetësore në Maqedoni, që është një problem i shënuar në shtetin tonë me

vite me radhë. Për shembull, shkalla e vdekshmërisë nga infarkti në zemër në vitin 2013 në

Maqedoni është pak më e lartë për dallim nga mesatarja në 28 shtete anëtare të Bashkimit

Evropian, si për burrat (R. Maqedonia = 188 raste vdekshmërie në 100.000 banorë, BE = 176

raste vdekshmërie) ashtu edhe për gratë (R. Maqedoni =103 raste vdekshmërie, BE = 99

raste vdekshmërie). Megjithatë, shkalla e vdekshmërisë nga goditja në tru në Maqedoni në

të njëjtin vit është pothuajse katër herë më e lartë për dallim nga mesatarja në 28 shtetet

anëtare të BE-së, si për burrat (R. Maqedonia = 345 raste vdekshmërie, BE = 82 raste

vdekshmërie). Në raport me vdekjen nga kanceri, të dhënat në Maqedoni dhe mesatarja në

BE janë pothuajse identike.

Në lidhje me Sëmundjet ngjitëse, shkalla e rasteve të zbuluara me HIV në Maqedoni mbetet

e ulët dhe në vitin 2014 është më e ulët se mesatarja në 28 vendet anëtare të BE-së, kurse

shkalla e rasteve të zbuluara me tuberkulozë në Maqedoni është diçka më e lartë për dallim

nga mesatarja në BE (Maqedonia = 13,7 raste në 100.000 banorë, BE = 12,8 raste).

Megjithatë, përqindja e rasteve me HIV të zbuluara më vonë në Maqedoni është tri herë më

e lartë sesa mesatarja në 21 shtete anëtare të BE-së në vitin 2014 (80% e rasteve HIV në

Maqedoni janë me diagnostiko të vonuar, kurse në shtetet e BE-së kjo përqindje është 27%).

Në lidhje me kancerin, në Maqedoni shkalla e sëmundjeve të reja të zbuluara me kancer në

vitin 2012 është më e ulët sesa mesatarja në 28 vende anëtare të BE-së. Shkalla më e lartë e

rasteve të reja të zbuluara me kancer kanë shtetet më të zhvilluara në Evropë, duke

përfshirë Danimarkën, Francën, Holandën, Belgjikën dhe Norvegjinë. Shkalla e ulët e rasteve

të sëmundjeve të reja me kancer lidhet me zbulimin jo në kohë të karcinomeve si edhe me

mbajtjen joadekuate të statistikës shëndetësore dhe me mungesën e regjistrave për

karcinom. Domethënë, shtetet e lartpërmendura me normat më të larta kanë programe të

zhvilluara shumë mirë për parandalim dhe programe-skrining për zbulim të hershëm të

kancerit dhge për mjekim në kohë, si edhe statistikë shëndetësore përkatëse për regjistrim

të çdo rasti të zbuluar me kancer. Programet joadekuate për skrining, si edhe edukimi i

pamjaftueshëm i popullatës, bën që kanceri të zbulohet në fazat më të vonshme, kur janë të

kufizuara mundësitë për mjekim dhe për mundësim të jetëgjatësisë më të madhe të

pacientëve me kancer.

Popullata në Maqedoni në vitin 2013 është e ekspozuar tri herë më shumë në ajër të ndotur

në krahasim me mesataren e 23 shteteve anëtare të BE-së. Domethënë mesatarisht në nivel

vjetor popullata në Maqedoni është e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur me përqendrim mesatar

të PM 10 grimcave në raport prej 65 mikrogramë për metër kub, kurse mesatarja në shtetet

anëtare të BE-së është 23 mikrogramë për metër kub. Ajri i ndotur e zmadhon rrezikun e

shfaqjes së një sërë problemesh shëndetësore dhe sëmundjesh (duke i përfshirë edhe

sëmundjet e frymëmarrjes, kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare), kurse grup veçanërisht

të lëndueshëm janë fëmijët dhe të moshuarit .

Page 7: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

Shpenzimet për shëndetësinë në Maqedoni janë katër herë më të ulëta në raport me

mesataren në 28 shtete anëtare të BE. Përkatësisht, në vitin 2015 shpenzimet për

shëndetësinë për banor në Maqedoni kanë qenë 698 euro në nivel vjetor, kurse në

mesatarja në BE është 2781 euro për banor. Por në Maqedoni në vitin 2014 shpenzimet

private (shpenzimet e vetë pacientëve) janë dyfish më të larta se mesatarja në 28 shtetet

anëtare të BE-së, kurse shpenzimet nga programet e Qeverisë në Maqedoni janë shtatë

herë më të ulëta sesa mesatarja në BE: Shprehur me përqindje, shpenzimet për

shëndetësinë në Maqedoni në vitin 2014 janë: 5% nga programet e Qeverisë, 58% nga Fondi

për sigurim shëndetësor dhe 37% pagime private. Të shprehura me përqindje, shpenzimet

për shëndetësinë për 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2014 janë: 37% nga programet e

qeverive, 42% nga sigurimi i obliguar shëndetësore, 15% pagime private, 5% nga sigurimi

vullnetar shëndetësor, kurse 1% u përket shpenzimeve të tjera. Shpenzimet private, për

shëndetësinë në Maqedoni përbëjnë 3,5% të shpenzimeve mesatare të përgjithshme për

amvisëri, kurse në 28 shtetet anëtare të BE-së përbëjnë 2,3% të shpenzimeve mesatare të

përgjithshme për amvisëri.

Në Maqedoni ka një numër më të vogël doktorësh në raport me mesataren e 28 shtetet

anëtare të BE-së (në vitin 2014 në Maqedoni ka 2,9 doktorë për 1000 banorë, përkundrejt

3,5 doktorëve për 1000 banorë në BE). Në numrin për Maqedoninë janë marrë parasysh

edhe doktorët të cilët nuk praktikojnë mjekësinë, përkatësisht doktorët në pozita

menaxhuese, arsimtarët, kërkuesit e të tjerë, kështu që numri real është 5-10% më i ulët.

Numri i infermiereve në Maqedoni është dyfish më i ulët sesa në 28 shtetet anëtare të BE-

së (në Maqedoni ka mesatarisht 4 infermiere për 1000 banorë, përkundrejt 8,4 infermiereve

në BE). Për Maqedoninë janë marrë parasysh edhe infermieret që punojnë në pozita

menaxhuese, si arsimtare, hulumtuese e të tjera, kështu që numri i infermiereve që punojnë

me pacientët është më i ulët.

Raporti i numrit të infermiereve përkundrejt një doktori në Maqedoni është më i ulët sesa

mesatarja në 28 shtetet anëtare të BE-së. Përkatësisht, në Maqedoni ka mesatarisht 1,4

infermiere për një doktor, kurse në BE mesatarja është 2,5 infermiere për një doktor. Raporti

joadekuat, përkatësisht mungesa e infermiereve, e ngarkon shumë punën e doktorëve dhe

ndikon mbi cilësinë e mbrojtjes shëndetësore të dhënë.

Në lidhje me metodologjinë mjekësore shqyrtohet qasja dhe shfrytëzimi i rezonancës

magnetike (RM) dhe tomografisë kompjuterike (TK). Në Maqedoni ka një numër pesë herë

më të vogël të njësive për rezonancë magnetike në krahasim me mesataren në 28 shtetet

anëtare të BE-së në vitin 2014. Përkatësisht, në Maqedoni ka 2,9 njësi me RM në 1 milion

banorë, përkundrejt mesatares në BE që është 15,4 njësi me RM. Si rrjedhim, në Maqedoni

bëhen shtatë herë më pak kontrolle me RM në nivel vjetor, për dallim nga mesatarja në 28

shtetet anëtare të BE-së, në vitin 2014 (Maqedonia = 9,9 kontrolle, BE = 67,5 kontrolle). Në

Maqedoni ka një numër tri herë më të vogël të njësive me tomografi kompjuterike në

krahasim me mesataren në 28 shtetet anëtare të BE-së për vitin 2014. Përkatësisht, në

Maqedoni ka 7,3 njësi me TK për 1 milionë banorë përkundrejt mesatares në BE që është

21,4 njësi me TK. Si rrjedhim në Maqedoni bëhet një numër pesë herë më i vogël i

kontrolleve me tomografi kompjuterike në krahasim me mesataren në BE (Maqedoni = 25,4;

Page 8: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

BE = 118,1). Nga sa thuhet më sipër mund të nxirret përfundimi se qytetarët në Maqedoni

kanë qasje të kufizuar te teknologjitë mjekësore bashkëkohore për dallim nga qytetarët e

Bashkimit Evropian. Qasja joadekuate te këto teknologji mund të nënkuptojë diagnostikë

dhe trajtim jopërkatës dhe jo në kohë, që ndikon seriozisht mbi shëndetin dhe jetën e

qytetarëve.

Numri i procedurave kirurgjike të kryera në mënyrë ambulante në BE zmadhohet

vazhdimisht. Në Maqedoni në vitin 2014 vetëm 30% e operacioneve të katarakut dhe 2% e

tonzilektomive janë kryer në mënyrë ambulante, kurse për të njëjtin vit mesatarja në 25

shtete anëtare të BE-së është 82% operacione të kryera në mënyrë ambulante për

katarakun, kurse mesatarja në 22 shtete anëtare të BE-së është 28% për tonzilektomi të

kryera në mënyrë ambulante.

FITIME PËR MAQEDONINË NGA ANËTARËSIMI NË BE

Duke i pasur parasysh sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia në shtetin tonë, anëtarësimi në BE

do të thotë mundësi për realizimin e një sërë fitimesh në lidhje me:

Politikën shëndetësore dhe financimin

Politikat shëndetësore në BE shërbejnë që t’i plotësojnë politikat shëndetësore nacionale dhe të

sigurojnë se të gjitha shtetet anëtare e kanë përfshirë në mënyrë adekuate mbrojtjen shëndetësore

në politikat e veta. Politikat dhe aksionet e BE-së do t’i mundësojnë Maqedonisë ta mbrojë dhe ta

përparojë shëndetin e të gjithë qytetarëve; ta modernizojë infrastrukturën shëndetësore; dhe ta

përmirësojë efikasitetin e sistemit shëndetësor. BE-ja miraton legjislacion në lidhje me

shëndetësinë, i cili është i obligueshëm për të gjitha shtetet anëtare, si edhe strategji shumëvjeçare

për shëndetin, të cilat i japin drejtimet dhe mundësitë për mbledhje të mjeteve të shteteve anëtare

të BE-së për përparim të sistemeve shëndetësore dhe shëndetit të popullatës. Politikën/strategjinë

shëndetësore të Bashkimit Evropian e zbatojnë institucionet në BE, shtetet, pushtetet rajonale dhe

lokale si edhe grupet e tjera të interesuara. Drejtoria e Komisionit Evropian për Shëndetësinë dhe

sigurinë e ushqimit (DG SANTE) i mbështet përpjekjet e shteteve të BE-së në mbrojtjen dhe

përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të dhe si dhe në sigurimin e qasjes, efektivitetit dhe

qëndrueshmërisë së sistemeve të tyre shëndetësore. Në këtë kuptim Komisioni propozon zgjidhje

ligjore, siguron mbështetje financiare, e koordinon shkëmbimin e praktikave të mira midis shteteve

të BE-së dhe ekspertëve të shëndetësisë dhe ndërmerr aktivitete për promovim të shëndetit. BE-ja

ka miratuar legjislacion në shumë rajone (të drejtat e pacientëve në mbrojtjen shëndetësore përtej

kufijve; prodhime farmaceutike dhe pajisje ndihmëse mjekësore; kërcënime shëndetësore serioze

përtej kufijve; duhan; organe, gjak, ind dhe qeliza) në përputhje me Marrëveshjen për funksionim të

Bashkimit Evropian: neni 168 (mbrojtja e shëndetit publik), neni 114 (harmonizimi i ligjeve) dhe neni

153 (politika sociale). Këshilli i BE-së, gjithashtu, përgatit dhe jep rekomandimi për shëndetin publik

në shtetet anëtare të BE-së.

Anëtarësimi do të nënkuptojë edhe lidhje edhe plotësim të përpjekjeve në fushën e shëndetësisë

me të drejtat e tjera sociale. Ministria e Shëndetësisë dhe sistemi shëndetësor do të përforcohen

dhe do të jenë gati të japin përgjigje në gjendje krize: do të mund të përforcohet, nëpërmjet

Page 9: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

mbështetjes së transformimit digjital të shëndetit dhe kujdesit, zhvillimi i sistemit të qëndrueshëm

shëndetësor informatik i BE-së dhe zhvillimi i proceseve reformuese nacionale për sisteme

shëndetësore më efikase dhe në dispozicion të cilat do të përshtaten shpejt që të përfshijnë,

sidomos, sfidat e identifikuara në Semestrin evropian: mbështetje e legjislacionit të BE-së për

shëndetin publik (medikamente, HTA, duhan, mbrojtje përtej kufijve); dhe mbështetja e punës së

integruar, përkatësisht zbatim i praktikave më të mira për mbështetjen e risive të strukturuara në

shëndetin publik.

Sistemi shëndetësor dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore

а) Qytetarët do të kenë të drejtë të realizojnë mbrojtjen shëndetësore në cilindo shtet anëtar i BE-

së, kurse shpenzimet për mjekim t’u mbulohen nga shteti i tyre (mbrojtja shëndetësore përtej

kufitare). Në përputhje me Direktivën 2011/24/BE për të drejtat e pacientëve në mbrojtjen

shëndetësore përtej kufitare, do të lehtësohet theksueshëm procedura për miratim të mjekimit

jashtë shtetit për pacientët për të cilët nuk ekziston trajtim përkatës në Maqedoni, megjithatë për

herë të parë do të mundësohet mbulim i shpenzimeve për mjekime jashtë shtetit për shërbimet

shëndetësore që mund të merren në Maqedoni, por për të cilat pritet një kohë e gjatë ose për

shkak të specifikave të caktuara shëndetësore të pacientëve nuk kanë mundësi t’i shfrytëzojnë.

Gjithashtu, për herë të parë do të mundësohet mbulim i shpenzimeve për diagnostiko në një shtet

tjetër, që është sidomos e rëndësishme për personat për të cilët për një periudhë të gjatë nuk

përcaktohet diagnoza në Maqedoni, siç janë personat me sëmundje të rralla, personat të cilët janë

të sëmurë me sëmundje me shkallë të ulët të shpeshtësisë, si dhe nga sëmundje të tjera

komplekse. Kjo masë ka kufizimet e veta, për shembull, pacienti nuk mund të përdorë shërbime

shëndetësore në shtet tjetër nëse ato nuk janë të mbuluara me pakon e shërbimeve të Fondit për

Sigurim Shëndetësor (për shembull, kirurgji plastike për qëllime estetike). Gjithashtu, kjo masë nuk

është për kujdes afatgjatë dhe kujdes të pacientëve, për shembull, për hospitalizim për kujdes

paiativ, në azilet e pleqve dhe personave të sëmurë rëndë e të tjera. Që të mund ta shfrytëzojë këtë

masë, qytetari duhet të posedojë sigurim shëndetësor në Maqedoni. Njëkohësisht, shteti do të

vendosë, a do t’i mbulojë edhe shpenzimet e tjera, siç janë shpenzimet e udhëtimi, strehimit e të

tjera.

a) Anëtarësimi në BE nënkupton mundësi që të zgjidhen sëmundjet komplekse apo të rralla apo

gjendjet për të cilat nevojitet diagnostiko dhe trajtim i lartë i specializuar, si edhe shfrytëzimi i

njohurive dhe resurseve të larta profesionale dhe resurse nëpërmjet rrjeteve referente evropiane.

Nëse Maqedonia bëhet shtet anëtar i BE-së, fitim më të madh nga rrjetet evropiane referente do të

kenë personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e rralla; edhe pse zyrtarisht janë regjistruar vetëm

450 persona me sëmundje të rralla, supozohet se në Maqedoni jetojnë rreth 2000 persona me

sëmundje të rralla. Megjithatë, këtu duhet të shtohen edhe personat të cilët janë të sëmurë me

sëmundje me shpeshtësi të ulët (prevalencë), si edhe personat me gjendje mjekësore komplekse.

Fitim të veçantë do të kenë ata persona tek të cilët nuk mund të vendoset diagnoza ose, përsëri,

nuk mund të përcaktohet diagnoza ose, përsëri nuk mund t’u përcaktohet terapia e nevojshme

përkatëse. Meqenëse pikërisht qëllimi themelor i rrjeteve referente është vendosja e diagnozës së

saktë dhe përcaktimi i preciz i terapisë. Fitim nga kjo masë do të kenë edhe punëtorët shëndetësorë

nga Maqedonia, sepse nëpërmjet rrjeteve referente do të marrin njohuri dhe përvoja nga ekspertë

mjekësorë nga Bashkimi Evropian. Nëse Maqedonia bëhet shtet anëtar i BE-së, do të jetë e obliguar

si pjesë e sistemit shëndetësor të vendosë mekanizëm me të cilin do t’i udhëzojë pacientët për

Page 10: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

evalvim në rrjetet referente. Rrjetet evropiane referente janë rrjete virtuale të cilat përfshijnë

punonjës shëndetësorë nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtyre rrjeteve është të

zgjidhen sëmundjet apo gjendjet e rralla apo komplekse për të cilat nevojitet diagnostiko dhe

trajnim i specializuar, si edhe përqendrim i njohurive dhe resurseve me profesionalizëm të madh. Me

qëllim që të rishqyrtohet diagnostika dhe trajtimi për çdo pacient, koordinatorët e rrjeteve konvokon

konsilium “virtual” nga specialistë nga fusha të ndryshme, duke përdorur një platformë elektronike

të veçantë, si edhe mjete nga telemjekësia. Në këtë mënyrë, në vend që pacientit, nga një vend në

tjetrin“udhëtojnë” njohuria dhe ekspertiza e profesionalistëve të ndryshëm shëndetësorë.

c) Qytetarët e RM-së mund të krijojnë, me kërkesë të tyre dosje mjekësore elektronike tek e cila

do të kenë qasje të gjitha institucionet shëndetësore në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Shëndetësia digjitale dhe mbrojtja shëndetësore (e-shëndetësia) në Bashkimin Evropian do t’u

mundësojë qytetarëve qasje elektronike te dosja e tyre mjekësore në cilindo shtet të BE-së. Dosja

mjekësore elektronike do të krijohet vetëm me kërkesë të qytetarit dhe ai duhet të japë miratim me

shkrim, kurse gjithashtu me këtë respektohet edhe e drejta e privatësisë. Nëpërmjet e-shëndetësisë

do të mundësohet të nxirren edhe receta elektronike të cilat do të jenë valide në të gjitha shtetet

anëtare të BE-së. Qytetarët e Maqedonisë do të kenë qasje te dosja e vet mjekësore në çdo kohë, në

çdo institucion shëndetëso, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Fitimet kryesore nga kjo masë lidhen me mbrojtjen shëndetësore ndërkufitare, e përshkruar më

sipër, megjithatë, nëse Maqedonia bëhet shtet anëtar i BE-së, fitimet nga shëndetësia elektronike

do të kenë të gjithë qytetarët të cilët udhëtojnë në shtetet anëtare të BE-së, pa dallim se a është

udhëtimi për arsye afariste, turizëm, studim, punë apo për cilëndo arsye tjetër.

Më konkretisht, fitimet nga anëtarësimi në BE na raport me e-shëndetësinë janë:

– gjatë shfrytëzimit të mbrojtjes shëndetësore ndërkufitare, institucioni shëndetësor ku pacienti

do të mjekohet do të ketë qasje te dosja mjekësore e pacientit në gjuhën e cila është zyrtare në

shtetin ku mjekohet pacienti. Në këtë mënyrë do të anashkalohet nevoja që pacienti të ketë me

vete dokumentacion mjekësor në letër dhe ta kryejë për përkthimin e atij dokumentacioni;

– gjatë përkeqësimit të papritur të shëndetit apo, përsëri, fatkeqësisë, institucionit shëndetësor

menjëherë do të ketë qasje te dosja mjekësore dhe do të mund t’i shohë të dhënat kryesore, me

qëllim që të anashkalohen gabimet ose humbja e panevojshme koha e çmuar. Kjo do të mundësojë

dhënie të mbrojtjes shëndetësore në kohë dhe përkatëse për qytetarët e Maqedonisë në cilindo

shtet anëtar të BE-së. Për shembull, në rast të aksidentit rrugor, punonjësit shëndetësorë do të

gjejnë menjëherë se cili grup gjaku është pacienti, a ka pacienti alergji ndonjë medikamenti, a ka

sëmundje kronike, a ka terapi të caktua, apo a ka impiante të vendosura, si për shembull pejsmejker.

– nëpërmjet recetës elektronike, e cila do t’u jepet nga mjeku i tyre ama, qytetarët mund t’i

marrin medikamentet e nevojshme për terapinë e tyre kronike në farmacitë e cilitdo shtet anëtar

të BE-së. Kjo është me rëndësi të veçantë për personat të cilët kanë sëmundje kronike (tension të

lartë, sëmundje të zemrës, diabet etj.), nëse gjatë udhëtimit në një shtet anëtar të BE-së u

harxhohen apo e humbin terapinë e vet.

– do të mundësohet vazhdimësi në mbrojtjen shëndetësore, nëse gjatë udhëtimit ka nevojë për

kontroll mjekësor të paparashikuar; kjo është e rëndësishme gjatë shtatzënisë ose gjatë sëmundjeve

Page 11: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

kronike. Për shembull, në rast të shtatzënisë, nëse gruaja shkon në gjinekolog në cilindo shtet

anëtar të BE-së, gjinekologu do të mund të shikojë të gjithë dosjen mjekësore për ndjekjen e

shtatzënisë.

ç) Anëtarësimi në BE do të thotë mundësi për përparim të vazhdueshëm të njohurive dhe

shkathtësive të fuqisë punëtore në shëndetësi; zhvillim profesional të vazhdueshëm; migrim

përkatës dhe pengim të daljes së pakontrolluar të kuadrit mjekësor; punësim dhe mbajtje të

fuqisë punëtore shëndetësore; njohje të kualifikimeve profesionale të punonjësve në shëndetësi,

përkatësisht punëtorëve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve të licencuar në RM dhe

mundësohet të praktikojnë mjekësi në cilindo shtet anëtar të BE-së.

Anëtarësim në BE nënkupton njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale të punëtorëve

shëndetësore, përkatësisht punëtorët shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët e licencuar në shtetin e

vet do të mund të praktikojnë mjekësi kudo në BE. Këtë e mundëson Direktiva 2005/36/EC për

njohjen e kualifikimeve profesionale dhe Direktiva 2013/55/BE e cila e ndryshoi direktivën për

kualifikime profesionale dhe i lehtësoi rregullat në lidhje me këtë çështje.

Krijimi i pamjes më të saktë për modelet e mobilitetit dhe migrimit në fuqinë shëndetësore të

punës në suazat e BE-së dhe midis BE-së dhe shteteve të tjera si rezultat i projekteve hulumtuese

të BE-së është, gjithashtu, fitim nga anëtarësimi në BE. Domethënë, udhëheqësit e institucioneve

shëndetësore, punëtorët shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë dhe hulumtuesit dhe kuadri

arsimor mund të bëhen anëtarë të Shoqatës evropiane për menaxhim me institucionet

shëndetësore - European Health Management Association. Kjo organizatë merret me përmirësimin e

kapaciteteve për menaxhment shëndetësor me qëllim që të mundësohet mbrojtje shëndetësore me

cilësi të lartë.

Lehtësimi i efekteve negative nga migrimi fuqisë punëtore në shëndetësi mbi sistemet

shëndetësore është edhe një fitim tjetër nga anëtarësimi në BE. Domethënë, si rezultat i migrimit

të theksuar të punëtorëve shëndetësorë në dekadat e fundit, sidomos në shtetet me të hyra më të

vogla dhe me sisteme shëndetësore tashmë të brishta, është miratuar Kodeksi global i praktikave i

OBSH-së për regrutim ndërkombëtar të personelit shëndetësor. Ky ka për qëllim të vendosë dhe

promovojë parime dhe praktika vullnetare për regrutim etik ndërkombëtar të personelit dhe ta

lehtësojë përforcimin e sistemeve shëndetësore. Një nga këto parime dhe praktika është shtetet

anëtare të BE-së ta dekurajojnë punësimin aktiv të personelit shëndetësor të shteteve në zhvillim të

cilat ballafaqohen me mungesën kritike me punëtorë shëndetësorë.

Punëtorët shëndetësorë, si fitim nga anëtarësimi në BE do të mund t’i përdorin beneficionet e

Strategjisë së BE-së për regrutim efektiv dhe mbajtje. Një studim për strategjitë efektive për

regrutim dhe mbajtje e vitit 2015 ka përcaktuar se faktorët jofinanciarë, siç është mbështetja dhe

mjedisi i sigurt i punës, janë të rëndësishme për personelin shëndetësor, sidomos për gratë. Edhe

studime të tjera e vërtetojnë lidhjen midis mjedisit të punës dhe kënaqësisë së personelit

shëndetësor. Si rezultat i kësaj përpjekjeje, në suazat e Dialogut social evropian në sektorin

shëndetësor dhe spitalor është përgatitur Kodeksi sjelljes për regrutim etik ndërkufitar dhe mbajtje

në sektorin spitalor dhe Planin e aktiviteteve për regrutim dhe mbajtje.

Me anëtarësimin në BE, infermieret dhe teknikët do të mund t’i shfrytëzojnë fitimet nga rrjeti-

pilot i formuar i infermiereve edukatore dhe rregullatore, i cili është themeluar me qëllim që të

Page 12: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

shkëmbehet praktikat më të mira për përmirësim të kualifikimeve të asistentëve shëndetësorë,

me theks të veçantë te mobilitetit ndërkufitar. Ky rrjet e analizon spektrin e shkathtësive dhe

kompetencave të asistentëve shëndetësorë për përdorim të programeve nacionale për edukim dhe

trajnim.

Anëtarësimi në BE nënkupton edhe mundësi për pjesëmarrje në punën e Rrjetit për zhvillim të

kompetencave themelore për ndihmës për mbrojtje shëndetësore (NCA). Në suazat e Programit

për shëndetësi të Komisionit Evropian për vitin 2014, Agjencia Ekzekutive për Konsumatorët,

Shëndetësinë, Bujqësinë dhe Ushqimin e Komisionit Evropian (CHAFEA) ka dhënë tender për

konzorcium, të udhëhequr nga Instituti Holandez për Hulumtime të Shërbimeve Shëndetësore

NIVEL, që të zbatojë studim (CC4HCA) për interesin midis shteteve të BE-së për zhvillim të qëndrimit

të përbashkët për shkathtësitë, njohuritë dhe kompetencat e asistentëve shëndetësorë (HCAs) në

Evropë.

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional – ZHVP – i punonjësve në shëndetësi në Be është lëndë

shqyrtimi në Planin aksionar të Komisionit Evropian për fuqinë punëtore në shëndetësi të BE-së dhe

përdoret për mbrojtje të sigurisë së pacientëve në kontekstin e mobilitetit ndërkufitar të punëtorëve

shëndetësorë dhe pacientëve. Kështu, anëtarësimi në BE nënkupton mundësi për shqyrtim të

vazhdueshëm të zhvillimit profesional dhe për mësimin e përjetshëm për mjekët, infermieret,

stomatologët, akusheret dhe farmacistët. Për shembull, rezultatet e kësaj analize janë shpallur në

studimin i cili i shqyrton mundësitë e vazhdueshme për zhvillim profesional dhe për mjekët,

infermieret, stomatologët, akusheret dhe farmacistët në shtetet e BE-së dhe EFTA-s.

Anëtarësimi në BE është mundësi për anëtarësim dhe përdorim të fitimeve nga puna e të

ashtuquajturave Lidhje sektoriale për shkathtësi dhe do të rezultojë me mundësinë për ballafaqim

me mangësitë në shkathtësi në raport me një apo më tepër profile profesionale në një sektor të

caktuar. Ata e bëjnë këtë nëpërmjet identifikimit të nevoja specifike ekzistuese apo të reja të tregut

të punës dhe nëpërmjet zmadhimit të përgjegjësisë së sistemeve për arsim profesional dhe trajnim

në të gjitha nivelet e nevojave të tregut të punës. Piloti i parë i lidhjes sektoriale të shkathtësive në

sektorin shëndetësor është sektori ECVET për kujdes ndaj më të moshuarve (EFEC). Ky partneritet

transnacional i organizatave nga gjashtë shtete të BE-së ka për qëllim ta përmirësojë zbatimin,

transparencën dhe njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve të kujdestarëve të cilët i zbatojnë parimet e

ECVET. Në suazat e Erazmus + 2015 është shpallur thirrje, në suazat e të cilës janë dhënë lloje të tilla

partneriteti për zhvillim të shkathtësive sektoriale nga fusha e shëndetësisë dhe kujdesit. Në këtë

kuptim, dobi nga shpallja e ardhshme e thirrjeve të tilla mund të kenë organizatat publike ose

private, siç janë: partnerët evropianë dhe/ose socialë nacionalë; ministritë e punës apo trupat

(agjencitë apo këshillat); shërbimet publike apo private për punësim; institucionet për kërkim në

tregun e punës, institucionet shtetërore statistikore; ndërmarrjet publike apo private, të vogla, të

mesme apo të mëdha (duke përfshirë edhe ndërmarrjet sociale); agjencitë për zhvillim ekonomit;

odat e zejtarëve të kualifikuar; organizatat-umbrellë sektoriale evropiane apo nacionale; organizatat

që organizojnë trajnime apo shërbime arsimore në nivel lokal, rajonal apo nacional; institutet

hulumtuese; trupat që sigurojnë përparim në karrierën, këshillim profesional dhe shërbime

informative; organet publike përgjegjëse për arsimin dhe trajnim nivel rajonal apo nacional; organet

për akreditim, licencim, njohje apo kualifikim (trupa me funksion rregullator) etj.

Page 13: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

d) Mundësi për përmirësim të performancave të sistemit shëndetësor në Maqedoni, duke

përfshirë edhe përparimin e shkallës së transparencës dhe raportimit.

Me anëtarësimin në BE, sistemi shëndetësor do të jetë lënë vlerësimi dhe analize që të përcaktohen

nevojat për përparimin e tij, përkatësisht qytetarët do të kenë mbikëqyrje se a japin politikat

shëndetësore rezultate shëndetësore më të mira dhe zmadhim të efikasitetit në punë në dobi të

pacientëve. Ministria e Shëndetësi do të mund të krijojë politika shëndetësore të bazuara në dëshmi

dhe do të mund të matë performancat në sistemin shëndetësor gjatë kalimit kohës. Qytetarët,

përkatësisht pacientët, së bashku me kreatorët e politikave, statisticienët, hulumtuesit dhe

dhënësit e shërbimeve shëndetësore të punojnë në përmirësimin e performancave të sistemit

shëndetësor. Anëtarësimi në BE nënkupto përmirësim të transparencës dhe raportimit të sistemeve

shëndetësore.

3) Përparimi i shëndetit të popullatës (shëndeti publik). BE-ja ofron mundësi të shumëfishta për

zbatim të aktiviteteve përkatëse për përparim të shëndetit publik të popullatës. Maqedonia do të

jetë e obliguar ta harmonizojë rregullativën ligjore, e cila lidhet me katër fushat në vijim: përdorim i

duhanit; ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik; alkool; dhe determinues socialë të shëndetit.

Shteti, institucionet publike, organizatat qytetare dhe subjektet e tjera do të kenë mundësi të

anëtarësohen në platformat dhe forumet e vendosura tashmë në këto fusha me qëllim të

shkëmbimit të përvojave dhe të njihen me praktikat e mira së bashku me institucionet dhe

organizatat e tjera të shteteve anëtare të BE-së. Kjo do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve

të subjekteve relevante nga Maqedonia të cilat punojnë në fushën e shëndetit publik dhe përparimin

e shëndetit të popullatës. Njëkohësisht Maqedonia do të mund të aplikojë në projekte të

mbështetura financiarisht nga BE-ja të cilat kanë për qëllim përparimin e shëndetit të popullatës.

Konkretisht, sipas katër fushave të shëndetit publik, Maqedonia i ka këto fitime dhe mundësi nga

anëtarësimi në BE:

a) Mundësi për zvogëlim të pasojave shëndetësore nga përdorimi i duhanit në popullatën e

Maqedonisë. Normativa ligjore e Bashkimit Evropian parashikon: rregullim të prodhimeve të duhanit

(për shembull; paketimin, shënimin, përbërjet etj.); kufizime për reklamim të prodhimeve të

duhanit; krijimin e mjediseve pa tym cigaresh; masa tatimore lidhur me prodhimet e duhanit;

parandalim të tregtisë të paligjshme me duhan. Këshilli i BE-së u rekomandon shteteve anëtare të

ndërmarrin fushata dhe aktivitete edukative me qëllim që të zvogëlohet numri i personave të cilët

konsumojnë prodhime duhani.

b) Përparim të ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik midis popullatës, me theks të veçantë

te fëmijët dhe të rinjtë. Aktivitetet lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik janë të

domosdoshme për përparimin e shëndetit dhe për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve. Në

Strategjinë e BE-së për ushqim, peshë të tepërt trupore dhe probleme shëndetësore lidhur me

trashësinë janë vendosur katër parime kryesore: 1) trajtim i shkaqeve bazë për rreziqet mbi

shëndetin që të zvogëlohen të gjitha rreziqet lidhur me ushqimin joadekuat dhe aktivitetin e kufizuar

fizik; 2) zbatim i politikave në sektorë të ndryshëm qeveritarë dhe politikave në nivele të ndryshme,

duke përdorur një sërë dokumentesh (legjislacion, rrjetëzim, qasje private-publike, përfshirje në

sektorin privat dhe shoqërinë qytetare); 3) aktivitete nga aktorë të ndryshëm privatë, siç janë

industria e ushqimit dhe shoqëria qytetare, si edhe nga aktorët në nivel lokal, siç janë shkollat dhe

organizata e bazuara në bashkësi dhe 4) monitorim i cili është i domosdoshëm në periudhën e

Page 14: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

zbatimit. Strategjia parasheh partneritetin dhe rrjetëzimin në nivel evropian, si dhe forcimin e

kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal. Që të mundësohet koordinim dhe rrjetëzim në nivelin e

BE-së, Komisioni Evropian kryeson Grupin e Nivelit të Lartë për Ushqim dhe Aktivitet Fizik, ku marrin

pjesë përfaqësues të qeverive të shteteve anëtare të BE-së. Platforma e BE-së për Ushqimin,

Aktivitetin Fizik dhe Shëndetin është një forum ku marrin pjesë operatorë biznesi të cilët punojnë me

ushqimin, organizata të konsumatorëve, organizata qytetare të cilat punojnë në fushën e shëndetit

publik si dhe organizata shkencore dhe profesionale. Këto dy rrjete bashkëpunojnë për të arritur

qëllimet e mëposhtme: reduktimin e konsumit të kripës, yndyrave të ngopura, transyndyrave dhe

sheqernave të shtuara; rritjen e konsumimit të frutave dhe perimeve; zvogëlimin e ekspozimit të

fëmijëve në reklamimin e ushqimeve; zmadhimin e aktiviteti fizik dhe zvogëlimin e sjelljes sedentare

(e ulur); rritjen e nivelit të dhënies gji; reduktimin e pabarazisë në aspektin ushqimit dhe aktivitetit

fizik.

Koordinimi në nivel të Bashkimit Evropian rezulton me: zvogëlim të sheqerit në prodhimet e

gatshme, sidomos në qumësht; udhëzues i përgatitur për ushqim të shëndetshëm në shkolla dhe

furnizim përkatës me ushqim nga shkollat; përgatitje e planeve aksionare për zvogëlim të mbipeshës

te fëmijët; shënim përkatës i përbërjes së prodhimeve të gatshme; rekomandime dhe udhëzues

përkatës për zmadhim të aktivitetit fizik te popullata; rekomandime konkrete për përparim të

sportit; si dhe për planifikimin urban me qëllim që të promovohet aktiviteti fizik.

c) Zvogëlim i pasojave mbi shëndetin në popullatën në Maqedoni nga konsumimi i alkoolit.

Komisioni Evropian, nëpërmjet strategjive, planeve aksionare dhe fondeve, i mbështesin shtetet

anëtare të BE-së në zbatimin e aktiviteteve me qëllim që të zvogëlohen dëmet e shkaktuara nga

alkooli. Komiteti për Politikë Nacionale dhe Aksion për Alkoolin (CNAPA) luan një rol të rëndësishëm

në procesin e lehtësimit të bashkëpunimit dhe koordinimit midis shteteve anëtare të BE-së dhe

kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të politikave, si dhe në zbatimin e Strategjisë së BE për

mbështetje të shteteve anëtare në zvogëlimin dëmeve nga alkooli. Në këtë strategji dhe në punën e

Komitetit identifikohen këto pesë tema me prioritet për punën: të mbrohen të rinjtë, fëmijët dhe

foshnjat e palindura nga ndikimet e dëmshme të alkoolit; të zvogëlohen dëmtimet dhe rastet e

vdekjes nga aksidentet automobilistike të shkaktuara nga alkooli; të zvogëlohen dëmet mbi

shëndetin të shkaktuara nga alkooli te të rriturit dhe të zvogëlohen efektet negative në vendin e

punës; të informohet, edukohet dhe të ngrihet vetëdija publike te popullata mbi efektet negative

nga konsumimi i dëmshëm i alkoolit, si edhe për skemat përkatëse për konsumim; dhe të zhvillohen

dhe të mirëmbahen mekanizmat për bazë të përbashkët të të dhënave në nivel të BE-së,

Forumi Evropian për Alkoolin dhe Shëndetin, është platformë ku institucionet, organizatat dhe

asociacionet relevante të shteteve anëtare mund të shkëmbejnë përvoja dhe të veprojnë në mënyrë

përkatëse për të zvogëluar dëmet mbi shëndetin nga konsumimi i alkoolit. Nëpërmjet forumit të

gjitha palët e interesuara nga shtetet anëtare ndërmarrin aksione që të zvogëlohen veprimet e

dëmshme nga alkooli, me spektër të veçantë mbi: zbatimin e strategjive për zvogëlim të konsumit të

alkoolit nga të miturit; zbatim të programeve për edukim dhe informim mbi efektet e dëmshme nga

alkooli; zhvillim të qasjeve të përbashkëta efikase nëpërmjet bashkësisë me qëllim që t’u sigurojnë

informacione përkatëse konsumatorëve të alkoolit; aksione për respektim përkatës të moshës ligjore

për shitje dhe shërbim të alkoolit; intervenime të cilat promovojnë ndryshime efektive në sjelljen

midis fëmijëve dhe adoleshentëve; bashkëpunim me qëllim që të promovohen përgjegjësia dhe të

pengohet reklamimi dhe shitja e papërgjegjshme.

Page 15: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

d) Zvogëlim i pabarazive në aspektin e shëndetit të shkaktuara nga determinantët socialë mbi

shëndetin. Me qëllim që të trajtohen si duhet pabarazitë shëndetësore, BE-ja promovon politika dhe

i ndihmon pushtetet që t’i zvogëlojnë këto pabarazi. Komunikime i Komisionit Evropian “Solidariteti

në shëndetësi – zvogëlim i pabarazive në shëndetësi në BE” vendosi strategji në këtë fushë, ku

përfshihet: vlerësimi i politikave të BE-së në raport me pabarazitë shëndetësore; mbledhje të të

dhënave përkatës në raport me pabarazitë shëndetësore dhe strategjitë pozitive për zvogëlim të

tyre; si edhe sigurim të informacioneve për shtetet anëtare për Fondet e BE-së me qëllim që t’i

tejkalojnë pabarazitë në shëndetësi. Janë veçuar temat kryesore të cilat duhet të zgjidhen nga BE-ja

dhe nga shtetet anëtare: shpërndarja e njëtrajtshme në raport me shëndetin si pjesë e zhvillimit të

përgjithshëm social dhe ekonomik të shteteve; përparim i të dhënave dhe bazës së njohurive, si dhe

mekanizmave për matje, monitorim, evalvim dhe lajmërim; ndërtim të përkushtimit në suazat e të

gjithë shoqërisë; zgjidhje e problemeve të grupeve të lëndueshme; zhvillim të mbështetjes nga

politikat e BE-së. Për çdo prej temave kryesore të përcaktuara në dokument është paraparë cilat

aktivitete duhet të ndërmerren në nivel të BE-së me qëllim që të ndihmohen shtetet anëtare që t’i

trajtojnë në mënyrë përkatëse determinuesit socialë të shëndetet dhe t’i zvogëlojnë pabarazitë në

shëndetësi.

4) Prodhimet farmaceutike dhe substancat me prejardhje njerëzore, duke përfshirë dhe

transplantimin e indeve dhe organeve

а) Në treg do të mund të hidhen vetëm prodhime mjekësore me cilësi të lartë, kurse në rast të

shfaqjes së problemeve të caktuara do të mundësohet tërheqje në kohë e prodhimeve

shëndetësore të pasigurta. Kjo do të mundësohet nëpërmjet kritereve të forta të BE-së për hedhje

në qarkullim të prodhimeve mjekësore, si dhe mbikëqyrjes së fortë mbi prodhimet mjekësore të cilat

janë vënë tashmë në përdorim.

b) Mundësim i kushteve për përfshirje të zmadhuar të transpalantimit të indit dhe organeve, si

edhe përparim në sigurimin e gjakut, qelizave, indeve dhe organeve të cilat përdoren në procedurat

mjekësore. Shteti ynë do të duhet të përforcojë kapacitetet e veta për zbatim të transplantimit,

kurse njëkohësisht nëpërmjet pjesëmarrjes në rrjetet përkatëse do të mundësohet shkëmbimi i

organeve me shtetet e tjera anëtare të BE-së, si dhe me shtete të tjera.

5) Integrimi i romëve dhe përparimi i shëndetit të Romëve. Anëtarësimi në BE do të rezultojë me

përparim të shëndetit të romëve, përkatësisht R: Maqedonia do të ketë mundësi ta përparojë

planifikimin dhe zbatimin e Strategjisë për romët dhe Planin aksionar për shëndetin e romëve.

Nëse bëhemi shtet anëtar i BE-së, do të mund ta përdorim ndihmën dhe mbështetjen e

drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian që ta përparojmë planin aksionar nacional për shëndetësinë

që ekziston ose të përgatitim plan të ri. Gjithashtu, pushtetet nacionale dhe lokale, si edhe

organizatat qytetare dhe vetë bashkësia rome, do të mund të marrin pjesë në rrjetet dhe programet

tuining të vendosura nga KE-ja për përforcim të kapaciteteve të tyre dhe për shkëmbim të praktikave

të mira. Njëkohësisht, për herë të parë do të monitorohemi rregullisht dhe drejtpërdrejt nga BE-ja në

aspektin e zbatimit të Strategjisë për romët dhe të Planit nacional për shëndetësi, duke u përforcuar

kështu raportimi i shtetit për zbatim të rregullt të Planit.

1. FONDE DHE LINQE NË DISPOZICION

Page 16: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

Nëse Maqedonia bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, do të ketë qasje te fondet për përparim të

politikave shëndetësore, sistemit shëndetësor, mbrojtjes shëndetësore dhe përparimit të shëndetit

të qytetarëve. Mjetet të cilat do t’i kemi në dispozicion për përparim të shëndetësisë në shtet do të

kontribuojnë në zmadhimin e mjeteve të cilat i kemi momentalisht në dispozicion nga burimet

nacionale (momentalisht, buxheti mesatar i shëndetësisë në nivel vjetor është 498 milionë euro),

duke u mundësuar kështu maksimizim i shumës që kemi në dispozicion të mjeteve për përparim të

shëndetit të qytetarëve.

Me anëtarësimin në BE, Maqedonia do të ketë qasje te shumë fonde për financim të shëndetësisë,

përkatësisht te mundësitë për financim nëpërmjet:

1. a) Programit për shëndetësi në BE , përcaktimi strategjik i së cilit është sigurimi i shëndetit

dhe mbrojtjes shëndetësore të mirë dhe fokusohet në prioritetet kryesore të Komisionit

Evropian, përkatësisht: vendet e punës, zhvillimi dhe investimet (shëndeti i popullatës dhe

shërbimet shëndetësore si faktor produktiv për zhvillim dhe vende pune); tregu i brendshëm

(për medikamente, pajisje mjekësore, Direktiva për mbrojtje shëndetësorë ndërkufitare dhe

vlerësim i teknologjive shëndetësore); tregu i vetëm digjital (duke përfshirë dhe e-

shëndetësinë); drejtësia dhe të drejtat fundamentale (lufta kundër pabarazive

shëndetësore); politika e migracionit; dhe siguria (përgatitja dhe menaxhimi me kërcënimet

serioze ndërkufitare).

Programi për shëndetësinë është instrument për financim dhe bashkëpunim midis shteteve të BE-së

dhe i mbështet dhe zhvillon aktivitetet shëndetësore në BE. Ai është lëndë marrëveshjeje dhe

miratimi midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për një periudhë prej disa vitesh.

Momentalisht po zbatohet Programi për shëndetësinë për periudhën 2014-2020 me buxhet prej

449,4 milionë eurosh, Ky program lidhet me 2 fushat me prioritet me këto qëllime specifike:

promovim të shëndetit, parandalim të sëmundjeve dhe nxitje të stileve të shëndetshme të jetës

nëpërmjet “shëndet në të gjitha politikat”, mbrojtje të qytetarëve të BE-së nga kërcënimet serioze

shëndetësore ndërkufitare, të kontribuojë në sisteme shëndetësore inovative, efikase dhe të

qëndrueshme dhe ta lehtësojë qasjen te mbrojtja shëndetësore e sigurt dhe me cilësi të lartë për

qytetarët e BE-së. Këtij programi i kanë paraprirë dy programe shëndetësore: Programi i parë

shëndetësor i BE-së (2008-2013) dhe Programi i dytë shëndetësor i BE-së (2003-2007).

Programi për shëndetësinë zbatohet nëpërmjet programeve për punë, ku përcaktohen aksionet me

prioritet dhe kriteret për financim. Në bazë të kësaj, Agjencia ekzekutive e bujqësisë dhe ushqimit të

konsumatorëve (CHAFEA) organizon thirrje për propozim të projekteve dhe granteve operative, si

dhe thirrje për aktivitete dhe tenderë të përbashkët. Pjesëmarrja është e hapur për një spektër të

gjerë të organizatave dhe përfshin: pushtete publike; institucione nga sektori publik, sidomos

institucione hulumtuese dhe shëndetësore; universitete dhe institucione të arsimit të lartë; dhe OJQ.

Ekzistojnë dy mekanizma kryesorë për financim: grante dhe tenderë, kurse lloji i financimit për çdo

aksion duhet të përcaktohet çdo vit në planin e punës.

b) Plani investues për evropën , i cili ka për qëllim ta përforcojë konkurrencën dhe t’i promovojë

investimet në BE, duke kontribuar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjes së qëndrueshme. Baza e

planit investues është Fondi Evropian për Investime Strategjike (FEIS), partneriteti i Komisionit dhe

Bankës Evropiane për Investime – BEI, duke siguruar garanci financiare në vlerë prej 315 miliarda

eurosh për investime në periudhë pre tri vjetësh deri në shumë prej 500 miliarda eurosh me vazhdim

Page 17: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

deri në vitin 2020. Fushat me prioritet për investim në rregullativën FEIS-it janë zgjidhjet e reja

shëndetësore , medikamentet dhe infrastruktura sociale.

Propozimet për investime në sektorin e shëndetësisë duhet t’i drejtohen Bankës Evropiane për

Investime, kështu që aplikimet vlerësohen bashkarish nga Banka dhe nga Komiteti Investues i Fondit

Evropian për Investime Strategjike. Një prej përpjekjeve të Fondit është zvogëlimi i barrierave për

investime dhe kështu do të lehtësohet investimi. Për këtë qëllim është themeluar Qendra Evropiane

Investuese Këshillëdhënëse (EIAH), iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian dhe Bankës

Evropiane Investuese, e cila i mbështet investitorët dhe promotorët në zhvillimin e projekteve,

ndërtimin e kapaciteteve dhe u siguron këshilla financiare. Portali për projekte investuese evropiane

(EIPP) u mundëson promotorëve publikë dhe privatë me seli në BE ta prezantojnë projektin e vet

investues dhe të arrijnë te investitorët potencialë nga e gjithë bota.

c) Strukturat evropiane dhe fondet investuese (SEFI), të cilat kanë për qëllim t’i zvogëlojnë

pabarazitë sociale dhe ekonomike midis rajoneve në Evropë. Kurse shtetet e BE-së vendosin, i

përcaktojnë dhe i zbatojnë investimet në sektorin shëndetësor, Komisioni Evropian punon me to që

t’i përforcojë kapacitetet e tyre në menaxhimin me fondet strukturuara në shëndetësi dhe e nxit

shkëmbimin e praktikave më të mira. Modalitetet e financimit dhe prioritetet tematike koordinohen

me shtetet e veçanta të BE-së, të cilat mandej janë përgjegjëse për zbatimin e investimeve në nivel

nacional. Shfrytëzues janë trupat publikë, organizatat e sektorit privat (sidomos bizneset e vogla),

universitetet, organizatat joqeveritare dhe shoqëritë.

Fondet strukturore dhe investuese në periudhë 2014 ‒ 2020 u dedikohen: përmirësimit që qasjes te

mbrojtja shëndetësore; mbështetjes në proceset reformatore për sisteme shëndetësore efektive

dhe elastike; e-shëndetësi/zgjidhje digjitale, sidomos në lidhje me tregun e vetëm digjital dhe

interoperabilitetin e kësaj zgjidhjeje në dhe nëpër shtetet e BE-së; hulumtimeve dhe inovacioneve

në shëndetësi dhe shkencën e jetës; mplakjes aktive dhe të shëndetshme, shëndetit dhe

parandalimit të sëmundjeve; dhe fuqisë së shëndetshme të punës (trajnim, mësim i përjetshëm,

planifikim të fuqisë së punë, mirëmbajtje).

ç) Fondi evropian social plus - ESF + është program i ri i cili shërben si instrumenti kryesor financiar i

BE-së për drejtim të investimeve në njerëz dhe zbatim të Shtyllës evropiane për të drejta sociale,

duke i përfshirë edhe politikat shëndetësore. Programi ESF+ i bashkon fondet dhe programet

ekzistuese, duke përfshirë: Fondin evropian social dhe Iniciativën për punësim të të rinjve; Fondin

për ndihmë evropiane për ata që u janë shkelur të drejtat; Programi për punësim dhe inovacion

social dhe Programi për shëndetin.

Një prej qëllimeve kryesore të financimit të programit ESF+ është parandalimi i rreziqeve

shëndetësore dhe promovimi i shëndetit publik. Programi ESF+ përfshin 413 milionë euro për

shëndetësinë, me të cilat do të mbështeten dhe financohen aktivitetet/nevoja shëndetësore të

caktuara dhe do të mundësohet integrimi i shëndetësisë në politikat e tjera të ngjashme dhe

koordinim midis aktiviteteve komplementare lidhur me shëndetin. Kandidatët potencialë për fitimin

e mjeteve nga ky program janë pushtetet nacionale shëndetësore, si dhe institucionet/trupat

publike dhe private, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të cilat punojnë në

fushën e shëndetësisë së BE-së dhe të cilat i mbështetin qëllimet specifike të programit të BE-së.

Mundësitë për përdorim të Programit ESF+ për shëndetësinë nga viti 2021 deri në vitin 2027 do të

ndihmojë në zgjidhjen e sfidave shëndetësore të identifikuara në Semestrin evropian.

Page 18: Maqedoni në BE – Analizë e detajuar në fushën e

Politikat shëndetësore të BE-së do të financohen edhe nëpërmjet instrumenteve financiare me

qëllim që të zmadhohet ndikimi mbi buxhetin e BE-së në politikat shëndetësore, siç janë Fondi

evropian për zhvillim rajonal, Horizont Evropa, Evropa Digjitale, Fondi Invest BE, Fondi për lidhje të

Evropës etj. Këshilli i BE-së duhet të jetë dakord njëzëri për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së

dhe propozimin ligjvënës, në përputhje me Parlamentin Evropian, por Komisioni Evropian tashmë ka

deklaruar se ka kryer gjithçka që është në fuqinë e vet që ta lehtësojë përgjigjen e shpejtë. Kjo

përgjigje duhet të arrijë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe para samitit në Sibiu, Rumani,

të caktuar për në maj të vitit 2019.

d) Financimi i aktiviteteve për përparim të shëndetit publik. Komisioni Evropian siguron edhe fonde

për mbështetje të aktiviteteve lidhur me ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik. Bashkimi

Evropian mbështet aksione të koordinuara për zvogëlim të dëmeve nga alkooli midis shteteve

anëtare të BE-së. Kështu, në vitin 2014 filloi Aksion të përbashkët për zvogëlim të dëmeve lidhur me

alkoolin (RARHA), ku marrin pjesë 32 institucione dhe organizata partnere nga 27 shtete anëtare,

duke përfshirë edhe Zvicrën, Islandën dhe Norvegjinë. Ky aksion mbështetet financiarisht nga fondet

për Programin e dytë shëndetësor të BE-së. Parlamenti Evropian financon projekte pilot të cilat kanë

për qëllim t’i trajtojnë determinantët socialë në shëndet dhe ta përparojnë shëndetin, sidomos të

grupeve të lëndueshme të popullatës. Bashkimi Evropian ka financuar 45 projekte për determinantë

socialë në shëndetësi si pjesë e zbatimit të strategjisë shëndetësore të BE-së.

dh) Qasje te fondet për integrim të romëve dhe përparim të shëndetit të romëve. Korniza

shumëvjeçare financiare, 2014-2020, e lehtëson procesin për shfrytëzim të fondeve të BE-së për

integrim të romëve nga shtetet anëtare të BE-së. Dymbëdhjetë shtete anëtare përzgjedhin një

prioritet të ri për investim, i cili mundësin qartë, por jo vetëm, targetim të romëve, kurse për këtë

qëllim alokohen 1,5 miliarda euro. Janë identifikuar edhe prioritete të tjera për investim të cilat

kontribuojnë për inkluzion të romëve, siç janë: Fondi Evropian Social dhe Fondi Evropian për Zhvillim

Rajonal. Maqedonia do të ketë qasje te mjetet e BE-së dedikuar integrimit të romëve në katër fushat

kryesore – shëndetësi, arsim, punësim dhe strehim.

Përpiluar nga: ЕSЕ ‒ Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, gusht 2018.