manual pËr pËrgatitjen e provimit tË...

36
MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISRUDENCËS PRAKTIKUM NGA E DREJTA PENALE PËRGATITUR NGA: M. Z.

Upload: phamnhan

Post on 06-Feb-2018

246 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISRUDENCËS

PRAKTIKUM NGA E DREJTA PENALE

PËRGATITUR NGA:

M. Z.

Page 2: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

2

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË

Pn.dr. nr. 39/2013

08.04.2013

Gjyqtarja e procedurës paraprake XX duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorit Publik të Prokurorisë

themelore në Prishtinë AA, PPN.nr. 75/13 të dt. 08.04.2013 për lëshimin e urdhëresës mbi zbatimin e

masave të fshehta në bazë të nenit 258 par. 2 pika 1, 2 dhe 8 të KPPK-së, lëshon këtë:

URDHËRESË

MBI ZBATIMIN E MASAVE TË FSHEHTA

1. Të bëhet fotografimi fshehtë ose vëzhgimi me video në vende private, monitorimi i fshehtë i

bisedave në vende private, dhe blerje të simuluar

2. Ndaj personave: XX, i lindur më 26.03.59.. - pronar i dyqanit të pavarur "Sharri" në Prishtinë

rr. nr. 00, XX, i lindur më 06.01.59.., pronari i biznesit të regj në emrin "Te Keti" në Prishtinë

në rrugën nr. 00. Monitorimi fillon prej dt. 08.04.2013 e deri më dt. 08.06. 2013, pra 60 ditëve

nga dita e lëshimit të urdhëresës me mundësi të ripërtëritjes së kësaj urdhërese deri me

nëntëdhjetë ditë nga dita e lëshimit komfor nenit 259 par. 5 pika 3 të KPPPK-së.

Mënyra e kryerjes së masave do të organizohet pas vëzhgimeve paraprake nga ana e policëve të autorizuar

nga ana e mbikëqyrësit SHTQJ, të cilët në trupin e tyre do të kenë pajisje për monitorimin e bisedave dhe

incizimin me anë të mikro kamerave, dhe do të shkojnë në lokalin e lartcekur në Prishtinë me qëllim për

blerjen e simuluar - blerjen e shërbimeve seksuale dhe do të kontaktojnë me pronarin e lokalit me të cilin

do të lidhin marrëveshje për shërbime seksuale me femrat.

Këtë urdhëresë do ta zbatoi Drejtorati i Krimeve të organizuara pranë Komandës Kryesore në Prishtinë i

cili do t’ia siguroj mjetet e nevojshme NJHR në Prizren, respektivisht major XX apo personat e deleguar

nga ai.

I vetmi kontakt do të jetë me personat e autorizuar të Njësisë së hetimeve Rajonale në Prishtinë,

respektivisht majori XX.

Major XX, apo i deleguari i tij, do ti raportojnë gjykatësit të procedurës paraprake dhe Prokurorit mbi

implementimin e këtyre masave në bazë të kërkesës dhe jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data

e lëshimit të kësaj Urdhërese.

A r s y e t i m

Prokurori Publik i Qarkut në Prishtinë AA pranë kësaj gjykate ka parashtruar kërkesën për lëshimin e

urdhëresës PPN. nr. 75/2013 të dt. 08.04.2013 për zbatimin e masave të fshehta, në dyqanin e pavarur

hotelier të cekura më lartë me seli në Prishtinë rr. Kërkesa e Prokurorit mbështetet në kërkesën e Njësitit

Page 3: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

3

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

për hetime e 20.09.2012 e parashtruar majori NN përgjegjës i Njësisë për Krime të Specializuara në

Prishtinë.

Pas shqyrtimit të kërkesës për lëshimin e urdhëresës për fotografim të fshehtë ose vëzhgimi me video në

vende privat, monitorimi të fshehtë të bisedave në vende private, dhe blerje të simuluar, gjyqtarja e

procedurës paraprake ka gjetur se kjo kërkesë është e bazuar, sepse të dyshuarit janë pronar të lokaleve

në fjalë, kanë punësuar disa kameriere dhe ka shënime se në këto lokale kryhet prostitucioni, andaj

kërkesa është e bazuar në mbështetje të nenit 258 par. 2 pika 1, 2 dhe 8 të. KPPK-së ka lëshuar këtë

urdhëresë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake,

XX

Page 4: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

4

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË

Pndr. Nr .93/08

25.06.2008

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË, Gjyqtarja e procedurës paraprake XX duke vendosur lidhur me

kërkesën e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, NN, PPN. nr. 24/13 të datës 25.06.2013

konform nenit 240 par. 4 dhe neni 241 të KPPK-së, më date 25.06.2013 lëshon këtë:

URDHËRESË

I. Të bëhet kontrolli-Bastisja e shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të XX në M. II. Urdhëresa duhet të zbatohet brenda 24 orëve nga dita e lëshimit të urdhëresës.

III. Urdhëresën do të ekzekutoj SHPK- Prishtinë - policët e NJHR.

A r s y e t i m

PPQ në Prishtinë i ka parashtruar kësaj gjykate kërkesën për lëshimin e urdhëresës për kontrollimin e

shtëpisë së XX.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka shqyrtuar kërkesën dhe e ka vlerësuar dhe ka gjet se kërkesa e

PPQ-ës është e arsyeshme, ngase nga kërkesa e policisë, njësitit regjional të hetimeve të regjionit të

Prishtinës, është pranuar informata se i dyshuari mund të jetë në posedim të armës zyrtare e cila është

vjedhë në shtëpinë e oficerit të SHPK-ës SS, pasi që i dyshuari është pare duke iu ofruar një armë për shitje

personave të ndryshëm. Andaj edhe gjykata në kuptim të nenit 240 par. 4 lidhur me nenin 241 par. 2 dhe

neni 245 par. 3 të KPPK ka vendos si në këtë urdhëresë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, XX

Hep. nr...../2013

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjyqtarin e procedurës paraprake G.J. me pjesëmarrjen e Z.V.

procesmbajtëse, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

HP.nr...../2013 të datës 07.01.2013 mbi caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit H.K. nga fshati

Gurishtë, Komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së

rëndë nga neni 147 par. 3 të KPPK-së, pas mbajtjes së seancës për caktimin e paraburgimit në prezencën

e palëve, me datë 07.01.2013 morri këtë:

AKTVENDIM

MBI CAKTIMIN E PARABURGIMIT

Ndaj të pandehurit:

H.K., i lindur me datë 24.10.1979 në fshatin nga fshati Gurishtë, Komuna e Prishtinës, ku edhe tani banon.,

Page 5: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

5

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

nga i ati ....... dhe e ëma .......... e lindur ..........., i martuar, ka të kryer shkollën fillore, Shqiptar, Kosovar.

CAKTOHET PARABURGIMI në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit

01.01.2008 në ora 15,00 konform dispozitave të nenit 281 par. 1 nën par. 1 e 2 pika nën (i), (ii) dhe (iii) të

KPPPK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 147 par.

3 të KPPK-së.

Tek gjyqtari i procedurës paraprake i pandehuri është sjell me datë 07.01.2013 në ora 15.00 minuta.

A r s y e t i m

Prokuroja Publike e Qarkut në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka parashtruar

kërkesën për caktimin e paraburgimit me numër HP. nr...../2013 të datës 07.01.2013 kundër të pandehurit

H.K. nga fshati Gurishtë, Komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale

të vrasjes së rëndë nga neni 147 par. 3 të KPPK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake duke vepruar sipas kërkesës mbi caktimin e paraburgimit ka caktuar

seancën e dëgjimit.

Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë B.B. edhe në seancën për caktimin e paraburgimit ka ngelur në

tërësi pranë propozimit me shkrim për caktimin e paraburgimit duke konsideruar se ekzistojnë kushtet

nga neni 281 par. 1 nën par. 1 dhe 2 pika nën (i), (ii) dhe (iii) të KPPPK-së.

Mbrojtësi i të pandehurit H.K, avokat H.L nga Prishtina, ka deklaruar se të gjitha provat janë siguruar nga

Shërbimi Policor i Kosovës dhe se nuk ka arsye që ndaj të pandehurit të caktohet paraburgimi në afat prej

30 ditësh, por sidoqoftë pajtohet me një pjesë të kërkesës së PPQ-së në Prishtinë për caktimin e

paraburgimit, por që ai paraburgim të mos jetë më e gjatë se 15 ditë, gjatë së cilës kohë do të merren

edhe dëshmitë e dy dëshmitarëve që i përmend PPQ-j a në Prishtinë.

I pandehuri H.K. në tërësi pajtohet me theksimet e mbrojtësit të tij. Gjyqtari i procedurës paraprake pasi

që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve ka ardhur në përfundim

se:

- kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e bazuar.

Nga dëgjimi i palëve: PPQ-së në Prishtinë, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, lidhur me argumentet e tyre

të cilat i kanë cekur lidhur me masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit H.K., gjyqtari i

procedurës paraprake ka ardhur në përfundim se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara si në

nenin 281 par. 1 nën par. 1 e 2 pika nën (i), (ii) dhe (iii) të KPPPK-së.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake rrethanat e rastit flasin se qëndron arsyeja për

caktimin e paraburgimit nga neni 281 par. 1 nën par. 1 të KPPPK-së sepse ekziston dyshim i bazuar se i

Page 6: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

6

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

pandehuri ka kryer veprën penale e kjo rezulton nga shkresat e lëndës.

Gjyqtari i procedurës paraprake të kësaj gjykate duke u nisur nga kjo gjendje e çështjes vlerëson se

ekzistojnë kushtet nga neni 281 par. 1 nën par. 2 pika nën (i) për caktimin e paraburgimit nga se i

pandehuri po të ishte në liri do të ekzistoj rreziku i ikjes duke u bazuar në peshën e veprës penale që i

vihet në barrë të pandehurit dhe dënimin që mund të men për këtë vepër penale nëse shpallet fajtor, e

krejt kjo është rrethanë e cila arsyeton drojën se me lënien në liri i pandehuri do të mund të arratiset,

ashtu që do të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes dhe do të pamundësohej zhvillimi i rregullt i

procedurës, e sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake i pandehuri këtë lehtë mund të bëjë

dhe atë në forma të ndryshme.

Gjyqtari i procedurës paraprake të kësaj gjykate vlerëson se gjithashtu ekzistojnë kushtet për caktimin e

paraburgimit nga neni 281 par. 1 nën par. 2 pika (ii) nga se i pandehuri me qëndrimin në liri mund të

ndikojë te dëshmitarët dhe atë konkretisht te dëshmitarët A.A. dhe D.D si dhe në dëshmitar të tjerë

eventual të cilët ende nuk janë dëgjuar, dhe gjithashtu mund të asgjësojë, fsheh, ndryshojë ose falsifikojë

provat dhe në këtë mënyrë të ndikojë në rrjedhën normale të procedurës.

Njëkohësisht gjyqtari i procedurës paraprake të kësaj gjykate vlerëson se ekziston arsyeja ligjore për

caktimin e paraburgimit nga neni 281 par. 1 nën par. 2 pika nën (iii) duke marrë parasysh peshën e veprës

penale, rrezikshmërinë shoqërore të zmadhuar të veprës penale dhe natyrën, e posaçërisht mënyrën dhe

rrethanat nën të cilat është kryer vepra penale, e duke pasur parasysh edhe personalitetit e tij,

respektivisht karakterin e tij personal.

Për arsyet e cekura si më lartë caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, me qenë se

sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake të kësaj gjykate masat e tjera alternative të parapara

në nenin 268 të KPPPK-së, nuk do të mjaftonte për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

Nga të cekurat më lartë u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi konform nenit 281 par. 1 nën par. 1

e 2 pika nën (i), (ii) e (iii) lidhur me nenin 282 dhe 283 të KPPPK-së të Kosovës.

GJYKATA THEMELORE NÉ PRISHTINË Hep. nr...../2013

Procesmbajtësi Gjyqtari i procedurës paraprake G.J.

Z.V.

UDHËZIMI JURIDIK: Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në afat prej 24:00 orësh, pas marrjes së të njëjtit, Kolegjit penal të kësaj Gjykate.

Page 7: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

7

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Hep. nr. 146/2013

GJYKATA THEMELORE PRISHTINË, me gjyqtarin e procedurës paraprake XH.XH. me

procesmbajtësen F.K, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë me numër

HP .nr. 186/2013 të datës 05.08.2013, mbi caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe G.K që të

dy nga fshati D....... Komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të

lëndimit të rëndë trupor nga neni 154 par. 1 pika 3 e lidhur me nenin 23 të KPK-së, përkatësisht veprën

penale mbajtja në pronësi, në kontroll në posedim ose në shfrytëzim të pa autorizuar të armëve nga neni

328 par. 1 dhe 2 të KPK-së, si dhe masës paraqitja në stacion policorë ndaj të pandehurit A.K. nga fshati

D..... Komuna e Prishtinës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndimit të rëndë

trupor nga neni 154 par. 1 pika 3 e lidhur me nenin 23 të KPK-së 1 KPK-së, pas mbajtjes së seancës së

dëgjimit në pranin e Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë, G.E., të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre

avokatët L.H dhe E.N. dhe K.R. me datë 05.08.2008, morri këtë:

A K T V E N D I M

Ndaj të pandehurit:

A.K. nga i ati H....... dhe e ëma M....... e lindur J....... i lindur me datë 20.12.1959 në D........ Komuna e

Prishtinës ku edhe tani jetoni i martuar, ndërtimtarë, shqiptarë, shtetas i Republikës së Kosovës.

CAKTOHET PARABURGIMI në kohëzgjatje pre j 1 (një) muaji i cili do të llogaritet pre kohës së arrestimit

03.08.2013 ora 01.00, dhe do të zgjasë deri me datën 03.09.2013, për shkak të dyshimit të bazuar se ka

kryer veprën penale té lëndimit të rëndë trupor nga neni 154 par. 1 pika 3 e lidhur me nenin 23 të KPK-së.

Ndaj të pandehurve:

K.A. nga i ati B.... dhe e ëma SH e lindur T....., i lindur me datë 03.06.1984 në fshatin T..... Komuna e

Prishtinës ku edhe tani jeton, ka kryer shkollën e mesme, student, shqiptarë shtetas i Republikës së

Kosovës.

G.K. nga i ati Z.... dhe e ëma Gj..... e lindur M......, i lindur me datë 12.02.1968 në D...... Komuna e Prishtinës

ku edhe tani jeton, bujk, i martuar baba i dy fëmijëve, ka të kryer shkollën fillore, i gjendjes së mesme

ekonomike shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës.

CAKTOHET MASA PARAQITJA NÉ STACIONIN POLICOR në kohëzgjatje prej një muaji, dhe atë për të

pandehurin K.A. duke filluar nga data e arrestit datë 02.08.2013 dhe do të zgjatë deri me datën

02.01.2013, ndërsa për të pandehurin G.K. duke filluar nga data e arrestit datë 03.08.2008 dhe do të zgjas

deri me datën 03.09.2013.

Page 8: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

8

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Obligohet pandehuri K.A. që çdo të hëne në ora 09,00 të paraqitet në stacionin policorë në Prishtinë.

Obligohet pandehuri G.K. që çdo të marte në ora 9.00. të paraqitet në stacionin policorë në Prishtinë.

- Nëse të pandehurit nuk i përmbahen kësaj mase atëherë Gjykata këtë masë do ta zëvendësoj me masën

e paraburgimit konform dispozitës së nenit

273 paragrafi 4 të KPPK.

- Ekzekutimin e kësaj mase do ta bëjë Stacioni policorë në Prishtinë.

Obligohet stacioni policor në Prishtinë që për mos respektimin e kësaj mase te lajmëroj Gjykatën e Qarkut

në Prishtinë, si dhe Prokurorin Publike të Qarkut në Prishtinë.

Tek gjyqtari i procedurës paraprake të pandehurit janë sjellë me datë 05.08.2013 në ora 15.20.

A r s y e t i m

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë me aktvendimin për fillimin e hetimeve HP. nr. 186/13 të

datës 05.08.2013 dhe me kërkesë për caktimin e paraburgimit me numër të njëjtë të datës 05.08.2013,

ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të pandehurit A. K dhe G.K. që të dy nga fshati D..... Komuna e

Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të lëndimit të rëndë trupor nga

neni 154 par. 1 pika 3 e lidhur me nenin 23 të KPK-së, përkatësisht veprën penale mbajtja në pronësi, në

kontroll në posedim ose në shfrytëzim të pa autorizuar të armëve nga neni 328 par. 2 1 KPK-së si dhe

masën paraqitja, në stacion policorë ndaj të pandehurit K. A nga fshati D..... Komuna e Prishtinës për shkak

të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndimit të rëndë trupor nga neni 154 par. 1 pika 3 e

lidhur dhe nenit 23 të KPK-së 1 KPK-së, konform dispozitave ligjore të nenit 281 paragrafi 1 nën par. 1 dhe

2 pika nën (I), (II) dhe (III) të KPPPK-së ka kërkuar caktimin e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake duke vepruar sipas kërkesës mbi caktimin e paraburgimit ka caktuar

seancën e dëgjimit.

Prokurori Publik i Qarkut në Prishtinë E.G. në seancën e dëgjimit ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë

kërkesës me shkrim.

Mbrojtësi i të pandehuri A..... K...... avokati L. H ka deklaruar se nuk qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin

e paraburgimit pasi që të pandehurit i dihet vendbanimi dhe se nuk ka pasur dëshmitar që të ndikohet në

ta përveç të dëmtuarit në të cilën nuk mund të ndikoj, si dhe në këtë rast të dy palët janë të pajtimit që të

pajtohen dhe ka propozuar që ndaj tij të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

I pandehuri A. K në tërësi pajtohet me të cekurat e mbrojtësit të tij. Mbrojtësi i të pandehurit K.A. avokati

E.N. nuk e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor

Page 9: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

9

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

për mbrojturin e tij.

I pandehuri K.A. në tërësi pajtohet me të cekurat e mbrojtësit të tij. Mbrojtësi i të pandehurit G.K. avokati

K.R. e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit duke shtuar se

pajtohet me të deponimet e av. L.H dhe ka shtuar se vepra penale që i ngarkohet të mbrojturit të tij dallon

nga veprat e të pandehurve tjerë dhe se i njëjti ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale dhe se nuk mund

të ndikoj në dëshmitar dhe ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari i procedurës paraprake pasi që i ka vlerësuar thëniet e palëve ka ardhur në përfundim, se:

Nga dëgjimi i palëve, pra të PPQ-së në Prishtinë të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre, lidhur me

argumentet të tyre të cilat i kanë cekur, lidhur me masën e paraburgimit përkatësisht masës paraqitja në

stacionin policor, gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim se janë plotësuar të gjitha

kushtet ligjore të parapara si në nenin 281 par. 1 nën par. 1 dhe 2 pika nën (i), (ii) dhe (iii) të KPPK, që ndaj

të pandehurit A.K. të caktohet paraburgimi sepse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën

penale e cila i ngarkohet, po ashtu ekziston rreziku se i njëjti po të gjendet në liri mund të arratiset për t’iu

shmangur përgjegjësisë penale si dhe mund të ndikoj në dëshmitar të mundshëm të kësaj çështje

penale si dhe në të dëmtuarit si dhe në veçanti duke pasur parasysh peshën dhe natyrën e veprës

penale, mënyrën dhe rrethanat me të cilën janë kryer veprat penale dhe raportet e acaruara në mes të

familjeve tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprës penale, prandaj caktimi i paraburgimit është i

arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të procedurës penale, pasi që masat tjera të

parapara me dispozitat e nenit 268 të KPPK, sikurse edhe masa e propozuar nga mbrojtësi nuk janë

të mjaftueshme dhe të sigurta, ndërsa sa i përket të pandehurve K.A. dhe G.K. gjyqtari i procedurës

paraprake ka ardhur në përfundim se si masë më adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurve

në procedurë është masa paraqitja në stacionin policor ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit

kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë, si dhe ekziston rreziku se të njëjtit mund të fshehën

apo të largohen nga Kosova me çka do të pamundësonin zhvillimin normal dhe të suksesshëm të

procedurës penale.

Si u cek më lartë u vendos si në diapozitiv të këtij aktvendimi konform nenit 281 paragrafi 1 nën par. 1 dhe

2 pika nën (1), (ii) dhe (iii) të KPPK dhe nenin 273 lidhur me nenin 282 dhe 283 të KPPPK.

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË

Hep. nr. 146/2013 të datës 05.08.2013

Procesmbajtësja, Gjyqtari i procedurës paraprake,

F.K. XH.XH.

UDHEZIM JURIDIK: Kundër këtij aktvendimi pala e pa kënaqur ka të drejtë ankesë në afat prej 24 orësh,

pas marrjes së të njëjtit Kolegjit penal të kësaj gjykate.

Page 10: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

10

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Page 11: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

11

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

KA. Nr .258/04

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, - Gjykatësi për konfrmim të aktakuzës S.S. me pjesëmarrjen e

procesmbajtëses F.K., duke vendosur për konfirmimin e aktakuzës PP. nr. 330/04 të datës 08.12.2004 nga

PPQ në Prishtinë, ndaj të akuzuarit N. G, për shkak të veprës penale të dhunimit nga neni 193 par. 3 nën

par. 8 lidhur me par. 1 të KPK, në seancën e konfirmimit të mbajtur me datën 22.12.2004 murr këtë

A K T V E N D I M

KONFIRMOHET aktakuza e PPQ në Prishtinë, PP. nr. 330/04 të datës 08.12.2004 ndaj të akuzuarit N. G

nga fshati B... Komuna e Prishtinës, për shkak të veprës penale të dhunimit nga neni 193 par. 3 nën par. 8

lidhur me par. 1 të KPK, meqë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën me të cilën

akuzohet.

Aktakuza është në fuqi juridike që me ditën e sotme 22.12.2004 dhe së bashku me të gjitha shkresat tjera

i dërgohet Kryetarit të trupit gjykues në procedim të mëtutjeshëm.

A r ë s y e t i m

PPQ në Prishtinë, me aktakuzën e tyre PP. nr. 330/2004 të datës 08.12.2004 kanë akuzuar N. G. për shkak

të veprës penale të dhunimit nga neni 193 par. 3 nën par. 8 lidhur me par. 1 të KPK, para Gjykatës së

Qarkut në Prishtinë.

Gjykatësi për konfirmim ka pranuar aktakuzën dhe nuk ka konstatuar ndonjë mungesë të saj sipas nenit

305 e 306 të KPP, prandaj ka caktuar dhe mbajtur seancën e konfirmimit me datën 22.12.2004, i akuzuari

N. G. nuk ka pranuar kajsinë sipas pikave të aktakuzës.

Gjykatësi për konfirmim gjeti' se veprimet kryese të cilat përshkruhen në dispozitivin e aktakuzës përbëjnë

veprën penale me të cilën akuzohet i akuzuari, nuk ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë

përgjegjësinë penale e as rrethana të cilat e pengojnë ndjekjen në anën e të akuzuarit dhe se në shkresat

e lëndës ka prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën me

të cilën akuzohet.

Gjykatësi për konfirmim shqyrtoi edhe pretendimin e mbrojtësit A. K. se nuk ka prova të mjaftueshme për

dyshim të bazuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale prandaj aktakuza duhet të hedhet dhe të

pushohet procedura penale ndaj tij, të cilin e hodhi si të pabazuar meqë në shkresat e lëndës ndodhet

deponimi i të dëmtuarës B. Z, deponimi i dëshmitarit P. P. dhe Raporti i mjekut, ndërkaq për vlerësimi i

këtyre provave do të bëhet në shqyrtimin kryesor.

Me sa u tha u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi e në mbështetje të nenit 316 par. 4 lidhur me

Page 12: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

12

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

nenin 317 të KPPPK.

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË

KA. nr. 258/04 të dt. 22.12.2004

Procesmbajtësja, Gjyqtari për konfirmimin,

F.K. S.S.

Page 13: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

13

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

P. nr. 3/2004

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA KOMUNALE NË PRISHTINË, në trupin gjykues të përbërë nga gjyqtari P.A., kryetar dhe

gjyqtarëve porotë R.I., dhe S.S., anëtarë të kolegjit , me pjesëmarrjen e procesmbajtëses Z.N., punëtore

e kësaj gjykate, në çështjen penale kundër të akuzuarit D.D., nga Podujeva, për shkak të veprës

penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nën paragrafi 1 të KPPK-së, sipas aktakuzës së PPK në

Prishtinë Pp. nr. 24/2004, të datës................ pas mbajtjes së shqyrtimit publik gjyqësor me datën ...........

, në pranin e PPK në Prishtinë ER, të dëmtuarit S.K.- të akuzuarit D.D., dhe mbrojtësit të tij avokati. P.N.,

morri dhe publikisht shpalli:

A K T GJ Y K I M

Kundër të akuzuarit D.D., nga Podujeva, i biri i V...... dhe nënës S....... e gjinisë M....... i lindur me

23.07.1955, në Prishtinë, ku edhe jeton, rruga TK. Nr. 40, shqiptar, Kosovar, i martuar , baba i 3 fëmijëve,

i gjendjes së mesme ekonomike din shkrim dhe lexim, ka të kryer shkollën e mesme, i pa dënuar, mbrohet

në liri.

REFUZOHET AKUZA

Se me datën rreth orës 11:00, me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vetit ti sjell

përfitim pasuror të kundërligjshëm, në Prishtinë, në afërsi të tregut të gjelbër, ka marr veturën e markës

"Golf " ngjyrë të bardhë, me tabela të regjistrimit 101-KS-000, pronë e të dëmtuarit S.K. nga Prishtina, në

atë mënyrë që posa e ka vërejtur veturën e parkuar, me mjet të përshtatshëm duke përdorur forcën ka

thyer cilindrin e bravës së derës së djathtë, cilindrin e derës së bagazhit të veturës, ka hyrë brenda dhe

me anë të telave të kontaktit e ka vënë në lëvizje veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo,

të njëjtën ditë rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit L...., është zënë nga ana e policisë,

Për shkak se paditësi PPK është tërhequr nga akuza në shqyrtimin gjyqësor. Shpenzimet e procedurës

penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

A r s y e t i m i

PPK në Prishtinë me aktakuzën PP. nr....., të datës ....... ka akuzuar të akuzuarin D.D., nga Prishtina, për

shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par. 1 nën paragrafi 1 të KPPK-së.

Në shqyrtimin kryesor të mbajtur me datë .....në fjalën përfundimtare PPK në Prishtinë E. E, ka deklaruar

se komfor nenit 52 të KPPPK-së, tërhiqet nga ndjekja penale kundër të akuzuarit D.D.

I dëmtuari S.K., i cili ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ka deklaruar se nuk dëshiron të ndërmerr

ndjekjen penale dhe se nuk parashtron kërkesë pasuror-juridike.

Page 14: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

14

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Pasi që paditësi PPK në Prishtinë është tërhequr nga aktakuza kundër të akuzuarit D.D., gjykata në bazë

të nenit 389 par. 1 nën paragrafi 1 të KPPPK-së, vendosi si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

Vendimi mbi shpenzimet e procedurës penale është marr konform nenit 103 par. 1 të KPPPK-së.

GJYKATA KOMUNALE NË PRISHTINË

P. nr .3/2004, të datës .............

Procesmbajtësja, Kryetari i trupit gjykues,

Z.N. RA.

KËSHILLA JURIDIKE: Kundër këtij aktgjykimi lejohet ankesa në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të

aktgjykimit, Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, nëpërmjet kësaj gjykate.

Page 15: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

15

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

P. nr .280/2005

NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata e Qarkut në Prishtinë - Trupi gjykues në përbërje prej gjykatësit S.S. kryetar dhe gjykatësve

porotë: K.S. e B. S anëtarë, me pjesëmarrjen e procesmbajtëses F. K, duke vendosur në lëndën penale të

akuzuarit AA nga Prishtina, për shkak të veprës penale tentim rrëmbimi të personit nga neni 159 par. 2

lidhur me nenin 20 të KPK i akuzuar nga PPQ në Prishtinë me aktakuzën e tyre PP. nr. 307/05 të datës

23.11.2005, në shqyrtimin kryesor publik të mbajtur me dt. 25.01.2005 dhe 31.01.2005 e në të njëjtën

ditë pas pleqërimit dhe votimit në prezencën e Prokurorit publik të qarkut në Prishtinë – B.B, të akuzuarit

A.A. e mbrojtësit të tij avokat D.D., përfaqësuesve ligjor dhe të autorizuar të dëmtuarve avokatëve J.A.

dhe M.A., mori dhe publikisht shpalli këtë

A K T G J Y K I M

I akuzuari A.A. i lindur me 11.11.1969 në Prishtinë nga i ati Jusuf dhe e ëma Nazmije, e lindur në S....., tani

me banim në rr. "Ulqini" nr. 125 në Prishtinë, punëtor, i martuar, ka të kryer shkollën fillore i gjendjes së

varfër ekonomike.

LIROHET NGA AKUZA

Që prej datës 17.10.2005 e gjerë me datën 19.10.2005 kur fëmijët kanë përfunduar mësimin rreth orës

14,30 minuta pasi që është afruar shkollës fillore "Avdyl Frashëri" në Prishtinë, ka vu kontaktin me

fëmijët Besa D..... K...... e lindur me 15.05.1999 nga Prishtina, dhe fëmijën B.... H..... B.... i lindur me

26.02.1999, të njëjtit fillimisht i ka josh se do t' ua blejë nga një orë të dorës, u është paraqitur me emrin

e rrejshëm "Hasan", iu ka thënë që t' i përshëndesin prindërit në shtëpi sepse të njëjtit i njeh duke pasur

qellim që ditën e fundit të njëjtit ti rrëmbejë – - kësodore do të kryente veprën penale të tentim rrëmbimit

të personit nga neni 159 par. 2 lidhur me nenin 20 të KPK,

- për shkak se nuk është provuar që i akuzuari të ketë kryer këtë vepër penale.

Shpenzimet e procedurës bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

Të dëmtuarit, përfaqësuesit ligjor përkatësisht përfaqësuesit e autorizuar për realizimin e kërkesës

pronësore juridike udhëzohen në kontest të rregullt civil.

A r ë s y e t i m

PPQ në Prishtinë, me aktakuzën e tyre PP .nr. 307/2005 të datës

23.11.2005 ka akuzuar A.A. për shkak të veprës penale të tentim rrëmbimit të personit nga neni 159 par.

2 lidhur me nenin 20 të KPK. Prokurori publik sikurse gjatë shqyrtimit kryesor po ashtu edhe në fjalën e

fundit ka ngelë në tërësi pranë aktakuzës duke propozuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të gjykohet

Page 16: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

16

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

sipas Ligjit.

Përfaqësuesit ligjor L....... B....... e S...... B........ si dhe të autorizuarit avokatët J. A e M. A i janë

bashkëngjitë ndjekjes penale dhe kanë parashtruar kërkesë pronësore juridike.

I akuzuari A. A në mbrojtjen e tij sikurse në hetime po ashtu edhe në shqyrtimin kryesor ka theksuar se

kujdeset për dy nxënësit fëmijë të vëllait të tij të cilët i dërgon në shkollën fillore "Avdyl Frashëri" në

Prishtinë e njëjtë dhe atë në orët e pasdites. Ai ka pranuar se ka biseduar edhe me dy fëmijë Besën dhe

Besimin B..... të cilët mu në atë kohë përfundonin mësimet dhe rruga për kthim në shtëpi ishte e njëjta

prandaj deri sa ka arritur në shtëpinë e tij ka biseduar edhe me këta fëmijë që ka mundësi që tu ketë thënë

bëhuni nxënës të mirë se do t' iu blejë orë dore. Përndryshe nuk kam fëmijë të mi, kujdesem për fëmijët

e vëllait i cili është invalid dhe kam dëshirë që të bisedojë me fëmijë pa ndonjë qellim të keq. Fëmijët për

të cilët akuzohem nuk i kam përcjell deri në shtëpinë e tyre meqenëse jam kthyer kur kam arritur në

drejtim të shtëpisë sime jam. ndarë prej tyre. Nuk kam pasur qellim të keq prandaj edhe nuk mund ta

pranoj fajësinë sipas kësaj aktakuze.

Gjykata pas procedurës së provave gjeti këtë gjendjen faktike:

Se me të vërtetë i akuzuari A. A me datat 17.10.2005 e deri me 19.10.2005 rreth orës 14:30 minuta ka

shkuar në drejtim të shkollës fillore "Avdyl Frashëri në Prishtinë me ç' rast i ka dërguar fëmijët e vëllait të

tij B. Sh të cilët kishin mësim pas dite e në ndërkohë kur është kthyer rastësisht ka biseduar me fëmijët

Besim dhe Besa B. të cilët në atë kohë ktheheshin prej shkolle për në shtëpi në të njëjtën rrugë në të cilën

kthehej edhe i akuzuari dhe gjatë kësaj kohe kanë biseduar në mes vete duke i pyetur si i keni emrat duke

u prezantuar se i njeh dhe ma në fund iu premton se do t' iu blejë nga një orë të dorës ndërkaq kur arrin

në drejtim të shtëpisë së tij ndahet prej fëmijëve dhe nuk i përcjellë deri në shtëpitë e tyre. Meqenëse

fëmijët kanë treguar në shtëpi se një person po i përcjelli çdo 'ditë dhe po,paraqitet miqësisht me ta

prindërit frikohen nën ndikimin e një ngjarje me dy fëmijë në Prishtinë dhe e paraqesin në polici se donë

ti rrëmbejë fëmijët e tyre.

Deri te kjo gjendje faktike gjykata erdhi duke u mbështetur në mbrojtjen e të akuzuarit A. A, deponimet e

të dëmtuarve Besa dhe Besim B, S. B, L. B, D. B, H. N. dhe Raportin e specialistit të psikiatrisë Dr. D. D.

Nga deponimet e dëshmitarëve S. B, B. B, D. B, e H. N kuptohet se ata janë informuar prej fëmijëve Besa

e Besim B. nxënës të shkollës se për çdo ditë po i përcjellë një person deri sa po kthehen prej shkollës për

në shtëpi i cili po paraqitet miqësisht me ta duke i përshëndetur prindërit e tyre dhe duke iu premtuar se

do t' iu blejë nga një orë dore, me ç' rast prindërit frikohen dhe ndërmarrin veprimin e paraqitjes në

polici se i akuzuari dëshiron që ti rrëmbejë fëmijët e tyre.

Nga deponimi i dëshmitarit S. B. arsimtar dhe kujdestar i klasës VI-7 në shkollën fillore "Avdyl Frashëri" në

Prishtinë, në të cilën vijon mësimet djali i vëllait të akuzuarit kuptohet se i akuzuari A. A shpeshherë është

Page 17: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

17

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

paraqitë në shkollë duke u kujdesur për fëmijët e vëllait të tij i cili është invalid. Mësimet djali i vëllait të

akuzuarit i vazhdon pas dite rreth orës 15:00. Nga Raportet psikiatrike për Besa e B. B....... të hartuar nga

Dr. D.D. si dhe elaborimin gojor të tij në seancën kryesore kuptohet se fëmijët sipas vlerësimit psikiatrik

japin të dhëna të bazuara për aftësi psikofizike në përputhje me moshën kronologjike për një koeficient

të inteligjencës te të cilët konstatohet një reaksion akut stresogjen për çka është i nevojshëm trajtim i

mëtejshëm psikoterapeutike por i cili ka ndodhur më tepër si rezultat i frikës që kanë pasur prindërit e

tyre dhe të cilët e kanë shprehur edhe para fëmijët.

Gjykata pas analizës dhe vlerësimit të gjitha provave së bashku dhe të së cilës veç e veç gjeti se nuk ka

prova që - provojnë veprimet e të akuzuarit A.A. që përmbajnë elemente të veprës penale të tentimit të

rrëmbimit nga neni 159 par. 2 lidhur me nenin 20 të KPK, meqë nuk është vërtetuar se i ka përcjell fëmijët

jashtë rrugës të cilën ka pasur ta bëjë gjatë kthimit prej shkolle deri në shtëpinë e tij, nuk i ka josh që ti

merr me automjet, nuk u ka premtuar se do t' i dërgojë në ndonjë vend të caktuar qoftë ëmbëltore, kopsht

zoologjik apo diçka të ngjashme që fëmijët ti shmangë nga drejtimi i rrugës së tyre për në shtëpi madje as

që u ka premtuar një veprim të tillë të cilat sipas bindjes së kësaj gjykate mund të tregonin bindshëm

qëllimin e tentim të rrëmbimit të personit. Veprimet e të akuzuarit se ka biseduar miqësisht me fëmijët

duke mos i prekur fare duke u paraqitur me emrin "Hasan" dhe duke ecur me ta vetëm deri sa ka arritur

te shtëpia e tij sipas bindjes së kësaj gjykate nuk mund të bien te konkludimi i sigurt se i akuzuari ka pasur

qellim që ti rrëmbejë të njëjtit prandaj e liroi nga akuza në mungesë të provave.

Gjykata pati parasysh shqetësimin e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre në ndikimin e atmosférës së

krijuar në Prishtinë në atë kohë për shkak të rastit të dy fëmijëve mirëpo nuk do të thotë që veprimet që

i ka kryer i akuzuari në mënyrën e përshkruar në aktakuzë të duhet trajtohen të inkriminueshme meqë të

tilla nuk mund të hyjnë në sférën penalo-juridike dhe do të ishte hipotetike që të interpretohet plani,

qëllimi dhe synimi i të akuzuarit si gjendje e tij e brendshme psikike.

Vendimi për shpenzimet e procedurës u mor në mbështetje të nenit 103 par. 1 të KPPPK, ndërsa ai për

kërkesën pronësore juridike në mbështetje të nenit 112 par. 3 të KPPPK.

Me sa u tha u vendos si në shqiptim të këtij aktgjykimi e në mbështetje të nenit 390 par. 3 të KPPPK.

GJYKATA E QARKUT NË PRISHTINË P. nr. 280/2005 më 31.01.2007

Procesmbajtësja, Kryetari i trupit gjykues,

F.K SS

UDHËZIME JURIDIKE: kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 dite,

prej ditës së marrjes kopjes së të njëjtit. Ankesa i ushtrohet Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë, e

nëpërmjet Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Page 18: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

18

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Page 19: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

19

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

P.nr.299/06

NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në trupin gjykues të përbërë prej gjyqtares R. E, si kryetare e trupit,

gjyqtarëve porotë: L. T. dhe F. K, si anëtar me procesmbajtësen Sh. B, në lëndën penale e të akuzuarit N.

G, nga f.sh. B. KK Prishtinë, për shkak të veprës penale të marrëdhënies seksuale me dhunë nga neni 193

al. 1 të KPK, sipas aktakuzës së PPQ-së në Prishtinë, PP. nr. 330/06 të dt. 08.012.2006, të ndryshuar në

seancën kryesore më dt. 24.01.2007 të mbajtur në prezencën e Prokurorit publik R. R, të akuzuarit dhe

mbrojtësit të tij A. K, avokat nga Prishtina, të dëmtuarës Z. B. dhe i autorizuari i saj A. B, avokat nga

Prishtina, mori dhe shpalli këtë

A K T GJ Y K I M I akuzuari:

N. G. nga i ati H...... dhe e ëma Z...... e lindur B......., i lindur më dt. 15.03.1979 në f.sh. B.... KK Prishtinë, ku

edhe jeton, shqiptar, kosovar, i pa punë, i pa martuar, ka kryer shkollën fillore, i gjendjes së varfër

ekonomike, ka qenë në paraburgim që nga dt 12.11.2006 deri më 29.01.2007.

ËSHTË FAJTOR

Sepse, natën në mes të dt. 11.12.2006 rreth ora 02:00 në f.sh K........ Komuna e Prishtinës në hotelin

"BERISHA", të miturën Z. B. nga f.sh. G... Komuna e Prishtinës, e lindur më dt. 31.12.1989, të cilën e ka

vajzë të dajës, e ka nënshtruar për të pasur marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në mënyrë që dy ditë

më parë e mori nga shtëpia e saj për të shkuar gjoja në fshatin Z....... për të blerë kartel telefoni, por në të

vërtet shkoi në drejtim të K....... pastaj në K........ ku u vendos në hotelin e lartë cekur, e siguroi dhomën

ku e vendosi të dëmtuarën duke ia kufizuar lirinë e lëvizjes dhe natën e dytë e detyron në marrëdhënie

seksuale, e të nesërmen së bashku shkojnë te nipi B. A në fshatin P......... ku e dhe takohen me të atin e të

dëmtuarës,

- Këso dore ka kryer veprën penale të marrëdhënies seksuale me dhunë nga neni 193 al. 1 të KPK.

Prandaj, me aplikimin e dispozitave ligjore të cekura më lartë dhe dispozitave të neneve 3, 6, 15, 36, 38,

64, 66 dhe 73 të KPPK gjykata e

GJYKON

Me dënim burgu në kohëzgjatje prej ............. në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim

prej datës 12.11.2006 deri më dt.

29.01.2007.

E dëmtuara Zoja Berisha për shkak të realizimit të kërkesës pronësoro-juridike udhëzohet në kontestin e

rregullt civil.

Page 20: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

20

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Obligohet i akuzuari ti paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë së gjykatës e në

emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 200 Euro, në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë

së aktgjykimit.

A r s y e t i m

Prokuroria publike e Qarkut në Prizren, ka parashtruar aktakuzën PP. nr. 330/06 të datës 08.12.2006

kundër të akuzuarit N. G. nga fshati B.... KK Prishtinë, për shkak të veprës penale marrëdhënie seksuale

me dhunë nga neni 193 par. 3. nën par. 8. lidhur me par. 1. të KPPK. Në seancën kryesore në fjalën e fundit

e në bazë të fakteve të vërtetuara prokurori publik ka ndryshuar cilësimin juridik të veprës penale duke e

akuzuar të njëjtin për veprën penale nga par. 1. po të këtij neni, me propozim që i njëjti të shpallet fajtor

për këtë vepër penale dhe të dënohet sipas ligjit.

Në bazë të provave të administruara në seancën kryesore gjykata ka vërtetuar këtë gjendje faktike:

I akuzuari N. G. dhe e dëmtuara Z. B. janë djalë halle dhe vajzë daje. Dy ditë para asaj kritike i akuzuari N.

ka shkuar në vizitë te daja M. me S. B. Diku pas dite ka shfrytëzuar një rast të volitshëm në oborr për tu

marrë vesh me të dëmtuarën. Z. që ajo të shkon me te deri në f.sh. Z. për të blerë gjëja një kartel telefoni.

Ajo pranoi duke i besuar dhe u nis me te. Mirëpo i akuzuari e ktheu rrugën dhe u nis në K. deri në

restorantin –hotel Berisha.

Duke kuptuar se rruga ka ndryshuar kahen, e dëmtuara u shqetësua dhe kërkoi që të kthehen në shtëpi. I

akuzuari e ngushëllonte se së shpejti do të kthehen dhe në të arritur në hotel ai ka rezervuar dhomën për

dy net. Natën e parë i akuzuari tregoi interes për të pasur marrëdhënie seksuale por e dëmtuara nuk ishte

e gatshme dhe ky nuk insistoi. Natën e dytë i akuzuari duke mos kërkuar pranim nga e dëmtuara ia hoqi

nga trupi rrobat, i zhveshi edhe të vetat dhe kreu aktin seksual. Të nesërmen kanë braktisur hotelin dhe

kanë shkuar në fsh. P..... te kushëriri A. B. ku pas një kohe ka ardhur edhe M......

Gjendjen e këtillë faktike gjykata e vërtetoi në bazë pranimit të pjesërishëm të akuzuarit, të deklaratës së

të dëmtuarës Z. B. deklaratave të dëshmitarëve: M. B, H. K, raportit të ekspertit Dr. M. G. si dhe në bazë

të foto dokumentacionit.

Në mbrojtjen e vet i akuzuari. N. G. duke mos pranuar fajësinë ka dhënë versionin e vet duke theksuar se

i ati i të dëmtuarës M.... është daja i tij dhe të dëmtuarën e ka trajtuar si vajzë të dajës deri para katër

viteve kur gruaja e dajës H.... gjatë një bisede i pat thënë se Z. nuk është vajza e M...... Kështu me Z.... ishte

duke kaluar në mënyrë shoqërore që dy vjet po pastaj kishte lindur dashuria dha ka pasur qëllimin të

martohet me te. Përkohësisht ka punuar në Itali dhe gjatë asaj kohe Z.... e ka thirrur disa herë duke

shprehur dëshirën që të shkojë atje edhe ajo. Dy ditë para datës 10. 11.2006, Z.... dhe babai i saj kishin

qenë në shtëpinë e tij ku kanë kaluar natën dhe dy të rinjtë kanë shfrytëzuar rastin që të kalojnë gjysmë

ore së bashku në dhomën e pritjes ku janë përkëdhelur dhe puthur. Më datën 10.11.2006, me veturën

Page 21: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

21

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

"Opel Kadet", me S. B. ka shkuar tek daja M... por të ndenjur. Meqë kishte nevojë për kartelë telefoni doli

nga shtëpia e dajës kur doli edhe Z.... e cila në fillim i solli ujë për të pirë dhe e pyeti atë të vijë edhe ajo.

Pasi pranoi, ajo hyri në veturë. Në ato momente në oborr afër tyre ishte motra e sajë L....... Gjatë rrugës

për në fshatin K. i tha Z........ se meqë tashmë një muaj ajo ishte duke e thirrur dhe ja tani ai ka ardhur për

ta marrë nëse ajo pranon, gjë që ajo pohoi duke thënë se vetëm dëshiron ti lajmërohet nënës. Rrugës fare

nuk ka përdorur kërcënime ose dhunë dhe kanë arritur kështu deri në hotelin "Berisha. Në restorant ku

ishin edhe disa mysafirë tjerë, kanë pirë nga një kafe e pastaj janë vendosur në një dhomë nr. 2. në katin

e tretë. Natën e parë kanë fjetur së bashku në një shtrat por nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale. Është

e vërtet se i ka propozuar Z.... që të kenë marrëdhënie mirëpo ajo nuk ishte e gatshme dhe nuk e ka

detyruar më. Dera ka qenë e mbyllur dhe çelësi në derë dhe ajo ka mund të dalë nga dhoma po të kishte

dashur, madje të nesërmen në mëngjes i ka thënë se nuk kishte fjetur tërë natën dhe se do të kishte

mundur të ketë marrëdhënie seksuale me te, por atë mëngjes ai nuk ishte i gatshëm për një akt të tillë

dhe kështu së bashku kanë zbritur për të ngrënë. Natën e dytë ka pasur marrëdhënie seksuale me Z...

njëherë por me pëlqimin e sajë pa rezistencë. Ajo vet i ka zhveshur rrobat e po ashtu edhe ai i ka zhveshur

pizhamet e veta, duke e pyetur më parë se a dëshiron të ketë marrëdhënie apo jo dhe mos rastësisht ka

ndonjë lidhje tjetër me dikë, duke mos e detyruar në asnjë mënyrë dhe ajo pranoi pa kurrfarë rezistence.

Ajo ishte vergjinë. Përndryshe ditën e parë është 1ajmëruar me telefon dajës M... duke i thënë të mos

merakoset për Z.... se ndodhet me te duke mos i treguar vendin ku ndodhet sepse kështu dëshironte Z....

Po të kishte dashur Z..., ka pasur rast të lajmëronte policinë sepse ditën e dytë para dite kishte ardhur

policia regjionale në hotel e gjatë së cilës kohë ata të dytë ndodheshin në lokal për të pirë kafe, mirëpo

ajo nuk veproi gjë, përkundrazi e thirri për të shkuar në dhomë sepse ishte frikësuar se mos policia po e

kërkonte. Më datën 12.11.2006, në mëngjes kanë pirë kafe dhe janë nisur për në fshatin P...... tek një

kushëri A. B. dhe pas një kohe ka ardhur babai i Z. me nipin e tij A. S..., i cili ka filluar ti qortonte. Zonja ka

treguar babait të vet se me dëshirën e sajë është nisur me te dhe ai nuk ka përdorur kurrfarë dhune ndaj

saj. Ajo ishte nisur me babin e vet për në shtëpi e po ashtu edhe ai shkoi në shtëpi ku e priste policia.

Përndryshe, ditën e parë në të arritur në K.... kanë hyrë në një dyqan ku ajo kishte zgjedhur një palë rroba

për vete dhe atë natë, si dhe natën e dytë është e vërtet se ajo ka kërkuar të kthehet në shtëpi ose

së paku ti lajmërohet nënës mirëpo, për shkak të mungesës së mbushjes së telefonit nuk kanë mund ti

lajmëroheshin. Ka ditur se nuk i ka të mbushura 18 vjet.

Mbrojtësi i të akuzuarit avokati A. K. duke mohuar tezën e akuzës deklaroi se me asnjë provë nuk është

vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet sepse vepra në fjalë mund të ekzistoi

vetëm në raste kur vërtetohet që ka pasur dhunë fizike nga njëra e rezistencë fizike nga ana tjetër. Në

rastin konkret e dëmtuara me pëlqimin e sajë ka pranuar të shkonte me të akuzuarin me veturën e tij, në

destinacionin e caktuar ku gjatë qëndrimit dy ditor ka pranuar që të ketë marrëdhënie seksuale me te. Pas

aktit ajo nuk ka shprehur shqetësim gjë që vërteton se ajo nuk ka treguar ndonjë mosgatishmëri për të

pasur akt seksual. Propozon që i njëjti të lirohet nga akuza në mungesë të provave.

Page 22: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

22

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

I autorizuari i të dëmtuarës, avokati A. B. theksoi se nuk pajtohet me rikualifikimin e veprës penale nga

ana e prokurorit publik, duke menduar se në veprimet e të akuzuarit formohen elementet e veprës penale

siç është dhënë në aktakuzë, prandaj propozon që ndaj të akuzuarit të shqiptohet dënimi për këtë vepër

i cili dënim do të ishte një satisfakcion moral për palën e dëmtuar dhe parashtron kërkesë pronësoro-

juridike.

Me anë të provave të administruara pakontestueshëm, është vërtetuar se ditën kritike i akuzuari ka qenë

në shtëpinë e M...., se ka takuar të dëmtuarën dhe se ajo është nisur me te duke i besuar se do të shkojnë

në Z..., por pasi ka kuptuar se është nisur në tjetër drejtim ka kërkuar ta kthejë në shtëpi, gjë që edhe vet

i akuzuari ka pohuar.

Gjykata nuk i ka besuar mbrojtjes së të akuzuarit në atë drejtim se ka pasur marrëdhënie seksuale me të

dëmtuarën Z.... me dëshirën e saj. Në fakt e dëmtuara në mes tjerash ka deklaruar se kishte besim tek i

akuzuari kur ai i propozoi të shkojnë në fshatin Z.... për të blerë kartelë të telefonit mirëpo, kur e ndërroi

rrugën për në K.... ajo disa herë i patë thënë se do të ishte mirë që ta kthente në shtëpi ku përgjigja e tij

ishte se së shpejti do të kthehen. Në të arritur në hotel ende duke besuar se do të kthehen, kërkoi së paku

të lajmërohet babait, por ai i tha se atë nuk e ka babë. U vendosën në dhomë derën e së cilës ai e mbylli

me qelës por çelësi mbeti në derë. Atë natë nuk kanë zbritur në restorant, kanë qëndruar në dhomë, nuk

kanë pasur marrëdhënie seksuale, ai bile ka fjetur ndërsa ajo jo. Të nesërmen N..... ka dalë nga dhoma

dhe ka shkuar dhe e ka mbyllur. Në mungesë të tij ajo i mëshonte derës kur erdhi kamerieri nga i cili kërkoi

të ia hap derën por ai u përgjigj se së shpejti do të vijë N. dhe do të ia hap derën ai vet. Atë ditë kamerieri

ka sjellë kafe dhe ushqim në dhomë. Përndryshe N... nuk ka përdorë dhunë fizike por vetëm bërtiste. Në

një situatë kur ajo donte të dalë jashtë ai pat thënë të hesht se përndryshe nuk do të dalë nga dhoma fare.

Ajo ishte e shqetësuar dhe qante ndërsa ai pa dëshirën e saj e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale.

Nuk ka mund të rezistonte edhe

përpos mundit që ti ikë kontaktit, ishte e pa aftë se nuk priste një gjë të tillë meqë atë e konsideronte si

djalë halle. Pa dëshirën e saj ia ka zhveshur rrobat. Pas kësaj ngjarje ka qenë shumë e shqetësuar dhe

është ndier më e sigurt pasi kanë zbritur në restorant.

Gjykata ka besuar deklaratës së të dëshmitares të dëmtuarës sepse është e logjikshme dhe si e tillë e

pranueshme.

Duke pasur parasysh tërë zhvillimin e ngjarjes gjykata ka gjetur se vepra penale për të cilën është akuzuar

është kryer me dashje. Në fakt, i akuzuari ka shkuar gjoja në vizitë tek daja vet, ka shfrytëzuar momentin

e volitshëm, e ka ftuar të dëmtuarën duke i thënë se i nevojitet kartela për telefon dhe do të shkojë në

fshatin Z........ për ta blerë dhe nëse ajo dëshiron një shëtitje mund të shkojë me te. Ajo, duke e trajtuar si

djalë halle u nis me te. Por, kur ka kuptuar se rruga ka marrë kahen tjetër ajo kërkoi ta kthejë në shtëpi

ose së paku të lajmërohet së ëmës. Pasi është gjetur në dhomën e hotelit, në mes katër mureve vet me

Page 23: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

23

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

të akuzuarin natën e parë ajo nuk lejoi të kenë marrëdhënie seksuale akoma duke e lutur që të kthehet

në shtëpi. E dëmtuara ashtu e re, e njomë, me posa të mbushura të gjashtëmbëdhjetat, në momentin e

dhunimit ishte vergjinë dhe si e tillë pa përvojë të mjaftueshme jetësore sidomos asaj seksuale, e rritur në

ambient patriarkal, papritmas është gjetur në një situatë në të cilën është prurë nga i akuzuari, të cilin e

trajtonte si vëlla dhe me plot besim pranon të niset në shëtitje deri në fshatin e afërm, me një person më

të fortë në çdo aspekt, gjë që tek ajo me siguri ka shkaktuar një shkallë të tillë të frikës dhe të befasisë

dhe të mosrezistimit të saj energjik fizik, aq më tepër kur ka mbetur pa sukses çdo tentim për rezistencë

ndaj personit fizikisht më të fortë në një ambient ku është gjetur. Prandaj, nuk ka pranim të vullnetshëm

për marrëdhënie seksuale pa pasur vendim personal të personit femër, pjesëmarrjes së saj aktive,

dëshirës dhe vullnetit për të pasur marrëdhënie seksuale. Pranim në kuptim të durimit pasiv për shkak të

rrethanave nën të cilat është kryer vepra, si në rastin konkret, nuk është pranim i vullnetshëm sepse i

mungon vullneti dhe dëshira i personit femër, këtu i dëmtuarës e cila është gjetur në një ambient tejet të

huaj, e shqetësuar dhe e frikësuar nga vet ambienti reaksioni i prindërve dhe e paralizuar nga njëfarë

shoku nuk ka mund të gjendet në këso situate dhe është dorëzuar në duart e të akuzuarit edhe pse ka

pasur mundësi për rrugëdalje meqë dëshmitari H.... K..... ka dëshmuar se i akuzuari dhe e dëmtuara kanë

zbritur në restorant për të pirë kafe dhe ai vet ka dërguar ushqimin deri te dera e dhomës.

Në bazë të cekurave më lartë gjykata konkludoi se në veprimet e të akuzuarit formohen elementet e

veprës penale e cila i vihet ne barre për të cilën është penalisht i përgjegjshëm.

Me rastin e vendosjes mbi llojin dhe lartësinë e dënimit gjykata mori parasysh qëllimin e dënimit, të gjithë

rrethanat e rëndësishme për shqiptimin e dënimit më të butë apo më të ashpër e sidomos shkallën e

përgjegjësisë penale, motivin për kryerjen e veprës, shkallën e rrezikimit apo dëmtimit të së mirës së

mbrojtur, rrethanat nën të cilat është kryer vepra, sjellja e mëparshme e kryesit, deklarimi i tij rreth

fajësisë, rrethanat personale, qëndrimi pas kryerjes së veprës, prandaj konsideron se edhe me dënimin

e shqiptuar do të arrihet qëllimi i dënimit.

Nga të cekurat më lartë gjykata vendosi si në dispozitiv të aktgjykimit.

Vendimi mbi llogaritjen e paraburgimit në dënimin e shqiptuar është marr në bazë të nenit 73 par. 1 të

KPPK.

Vendimi mbi llogaritjen e shpenzimeve te procedurës penale bazohet në dispozitën e nenit 99 KPPK.

Vendimi mbi kërkesën pronësoro juridike është marrë në bazë të nenit

107 KPPK.

GJYKATA E QARKUT NÉ PRIZREN Me datën 29.01.2007, P. nr. 299/06

Procesmbajtësja, Kryetar i trupit gjykues,

Page 24: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

24

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Sh. B. R. E

KËSHILLA JURIDIKE: Kundër këtij aktgjykimi lejohet ankesa në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së

aktgjykimit, Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë.

Page 25: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

25

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Ap. nr. 312/08

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS, Kolegji i përbërë nga gjyqtarët: D. A, kryetar, H. F. dhe J. M, anëtarë, me

bashkëpunëtoren profesionale R. D procesmbajtëse, në lëndën penale ndaj të akuzuarës M... K.... nga

f.sh. P.... , Komuna e Prishtinës , për shkak të veprës penale trafikimi me njerëz të parashikuar nga

neni 139 par. 2. të KPPK, duke vendosur lidhur me ankesën e mbrojtësit të akuzuarës av. K. H. nga

Prishtina, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P. nr. 50/2008 datë

29.04.2008, në seancën e kolegjit të mbajtur më 01.10.2008, mori këtë:

A K T V E N D 1 M

Me miratimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarës M... K... anulohet aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në

Prishtinë, P. nr. 50/2008 datë 29.04.2008, dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.

A r s y e t i m i

Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P. nr. 50/2008 datë 29.04.2008 , e akuzuara M... K.....

është shpallur fajtor për shkak të veprës penale mundësimi i prostitucionit të trafikimit me njerëz

të parashikuar nga neni 201. par. 4. lidhur me par. l. të KPPK dhe është gjykuar me .......... vjet burgim, në

të cilin i është përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim prej 09.12.2007 e deri më 29.04.2008.

E akuzuara është liruar nga obligimi që ti paguajë shpenzimet e procedurës penale.

Kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor ka paraqitur ankesë mbrojtësi i të akuzuarës për shkak të shkeljes

esenciale të dispozitave të procedurës penale, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike,

shkeljes së ligjit penal dhe vendimit për dënimin me propozim që Gjykata Supreme ta miratojë ankesën,

ndërsa aktgjykimin e ankuar ta anulojë dhe çështjen t’ia kthejë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim,

ose ta ndryshojë atë dhe të akuzuarën ta liroj nga akuza.

Gjykata Supreme ka mbajtur seancën e kolegjit komfor nenit 410 të KPPPK, në të cilën nuk ishin të

pranishëm Prokurori Publik i Kosovës, mbrojtësi i të akuzuarës të cilit ishin njoftuar me rregull, ndërsa për

të akuzuarën postë dorëzuesi ka konstatuar se nuk jeton më në adresën e dhënë dhe nuk dihet

vendbanimi i tanishëm.

Prokuroi Publik i Kosovës me parashtresën PPA. nr. 312/2008 datë 21.07.2008, ka propozuar që Gjykata

Supreme duke e miratuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarës dhe detyrimisht ta anuloj aktgjykimin e

ankuar dhe çështjen t’ia kthej gjykatës së shkalles së parë në rigjykim.

Gjykata Supreme e Kosovës pasi shqyrtoi shkresat e lëndës, studioi aktgjykimin e ankuar komfor nenit 415

të KPPPK dhe pas vlerësimit të pretendimeve ankimore, konstatoi se ankesa e mbrojtësit të akuzuarës

është e bazuar por këtë arsye:

Page 26: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

26

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Sipas dispozitivit të aktakuzës, prokurori publik i qarkut e ngarkon të akuzuarën për vepron penale të

trafikimit me njerëz të parashikuar nga neni 139. par. 2. të KPPK.

Sipas konstatimit të gjykatës së shkallës së parë , që përmban dispozitivi i aktgjykimit të ankuar , e

akuzuara është shpallur fajtore për shkak të veprës penale mundësimi i prostitucionit të trafikimit me

njerëz të parashikuar nga neni 201. par. 4 lidhur me par. l. të KPPK. Gjykata e shkallës së parë, pra, ka

konstatuar se në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale mundësimi i prostitucionit të trafikimit

me njerëz të parashikuar nga neni 201. par. 4 lidhur me par. l. të KPPK, kështu që në dispozitivin e

aktgjykimit të saj ndryshoi aq sa e shihte të nevojshme aktakuzën për sa i përket përshkrimit të veprimit

të kryerjes së veprës penale (duke i shënuar edhe elementet e mundësimit të prostitucionit).

Në arsyetimin e saj gjykata e shkallës së parë konstatoi se përtej çdo dyshimi të bazuar është vërtetuar se

e akuzuara me veprime mashtruese e bindi të dëmtuarën e mitur A.G. dhe e dërgoi në Ulqin, a atje ajo u

abuzua seksualisht nga personi i quajtur Gj... por nuk u detyrua në veprime të tilla nga e akuzuara dhe as

që kishte e akuzuara përfitime materiale nga shërbimet seksuale në të cilat detyrohej nga Gj......., në

rrethana të këtilla gjykata e shkallës së parë përfundon se bëhet fjalë për vepër penale mundësim

prostitucioni e jo për trafikim me njerëz siç pretendon akuza.

Gjykata Supreme konstaton se arsyet e mësipërme të gjykatës së shkallës së parë, nuk mund të pranohen,

mbasi ato janë juridikisht të gabuara, por njëkohësisht edhe të paqarta.

Aktgjykimi i kundërshtuar është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga

neni 403. par. l. pika 12. të KPPPK, ngase dispozitivi i aktgjykimit të ankuar është i pa qartë dhe jo koherent

me kualifikimin juridik në çka me të drejt tërheq vërejtjen mbrojtësi i të akuzuarës në ankesë për arsye

se : në dispozitivin aktgjykimit të ankuar janë inkorporuar të gjitha elementet e veprës penale të trafikimit

me njerëz, mashtrimi te detyrimi , mirëpo kur këto veprime janë vënë nën normën juridike gjykata është

shprehur se në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale "mundësimi i ushtrimit të prostitucionit

të trafikimit me njerëz të parashikuar nga neni 201 par. 4 lidhur me par. l. të KPPP, emërtim ligjor i veprës

penal nuk e ekziston në kodin penal.

Vepra penale e mundësimit të prostitucionit nga neni 201 par. l. të KPPK nuk i përmban elementet e

mashtrimit e as detyrimit, këto elemente i gjejmë te vepra penale e trafikimit me njerëz, ndërsa dhunën

dhe kërcënimin edhe te vepra penale nga neni 201. par. 3 të KPPK, por jo te par. l.

Në anën tjetër arsyetimi i aktgjykimit është në kundërshtim me dispozitivin, nga se deh sa gjykata e

shkallës së parë kur e përshkruan veprën penale përkatësisht ngjarjen inkriminuese thotë se e akuzuara e

detyron të dëmtuarën në marrëdhënie seksuale me personat tjerë, ndërsa në arsyetimin e aktgjykimit

(faqe 4. pas. 3.) theksohet se e akuzuara nuk e ka detyruar të dëmtuarën në marrëdhënie seksuale por

personat tjerë e kanë detyruar më marrëdhënie të tilla si personi i quajtur Xh ...

Page 27: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

27

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Gjykata e shkallës së parë ka për detyrë që të arsyetoj çdo pikë të aktgjykimit, ndërsa në rastin konkret

edhe pse të akuzuarën e ka liruar nga obligimi për ti kompensuar shpenzimet e procedurës nuk ka dhënë

asnjë arsye se me çka ishte udhëhequr gjykata kur e liroi të akuzuarën nga ky detyrim, të gjitha këto

paraqesin shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parashikuara nga neni 403. par. l.

pika 12 e KPPPK që kushtëzuan anulimin e aktgjykimit , pa i shqyrtuar pretendimet tjera ankimore, të

cilat gjykata e shkallë s së parë me rastin e rigjykimit të çështjes duhet ti merr parasysh ato.

Në rigjykim gjykata e shkallës së parë duhet të veproj sipas vërejtjeve të theksuara edhe njëherë ti

procedoj të gjitha provat e propozuara një nga një dhe në lidhshmëri me njëra tjetrën, dhe pas një analize

të gjithanshme dhe me kujdes të provave të proceduara të marr vendim të ligjshëm lidhur me këtë çështje

penale juridike.

Këto janë shkaqet për të cilat Gjykata Supreme, në mbështetje të nenit 424 të KPPPK, anuloi aktgjykimin e ankuar dhe çështjen ia ktheu po asaj gjykate për rigjykim.

GJYKATA SUPREM E KOSOVËS NË PRISHTINË Ap. nr. 312/2008 datë 1.10.2008

Procesmbajtëse, Kryetar i kolegjit për të mitur,

R.D. D.A.

Anëtar të kolegjit:

1. H.F.

2. J. M.

Page 28: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

28

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Ap. nr. 133/07

NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata Supreme e Kosovës - kolegji për i përbërë nga gjyqtarët: L. R.., kryetar, H. F... dhe D. A.... anëtarë,

procesmbajtëse M. M, bashkëpunëtore profesionale, në çështjen penale të akuzuarit N... G..., nga F.sh.

B... Komuna e Prishtinës për veprën penale dhunimi , të parashikuar nga neni 193. par. 1 të KPPK, lidhur

me ankesën e Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë, përfaqësuesit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësit

të akuzuarit, avokatit K.A, nga Prishtina, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut Prizren, Pm.

299/2006 datë 24.07.2007, në seancën e mbajtur, më 25.09.2007, mori këtë:

A K T GJ Y K I M

Me miratimin e ankesave të Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë dhe të përfaqësuesit të palës së

dëmtuar, ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P. nr. 299/2006 datë 24.1.2007, vetëm

sa i përket vendimit për dënimin, ashtu që Gjykata Supreme të akuzuarin N... G... për veprën penale për

të cilën është shpallur fajtor e gjykon me 2, (dy) vjet burgim , në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar

në paraburgim prej12.11.2006 e deri më 29.1.2007.

Ankesa e mbrojtësit të akuzuarit refuzohet si e pabazuar.

A r s y e t i m

Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P. nr. 299/2006 datë 24.1.2007, i akuzuari N... G..., është

shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit, të parashikuar nga neni 193 .par. 1 të KPPK,. dhe është

gjykuar me burgim., në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 12.11.2006

deri më dt. 29.01.2007, është i obliguar ti paguajë shpenzimet e procedurës sipas Llogarisë përfundimtare

dhe, në emër të paushallit gjyqësor, 200,00 euro.

E dëmtuara për realizimin le kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi ankesë kanë paraqitur:

Prokurori Publik i Qarkut në Prishtinë, për shkak të vendimit për dënimin , ka propozuar që Gjykata

Supreme aktgjykimin e ankuar ta ndryshoj dhe të akuzuarit t'i î shqiptoj dënim më të ashpër,

- përfaqësuesi i palës së dëmtuar për shkak të vendimit për dënimin , ka propozuar që Gjykata Supreme

aktgjykimin e ankuar ta ndryshoj dhe të akuzuarit t'i shqiptoj dënim më të ashpër dhe,

- mbrojtësi i të akuzuarit, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit

të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkeljes së ligjit penal , ka propozuar që aktgjykimi i

ankuar të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga akuza ose të prishet dhe lënda t'i kthehet gjykatës së

Page 29: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

29

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

shkallës së parë për rigjykim.

Gjykata Supreme e Kosovës mbajti seancën e kolegjit në mbështetje të dispozitave të nenit 410 të KPPK,

në të cilën nuk ishin të pranishëm Prokurori Publik i Kosovës, i akuzuari e as mbrojtësi i tij, edhe pse ishin

njoftuar me rregull.

Prokurori Publik i Kosovës , me parashtresën PP A. nr. 133/07 datë 04.04.2007, ka propozuar që ankesa

e Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë dhe ajo e përfaqësuesit të palës së dëmtuar të miratohet,

aktgjykimi i ankuar të ndryshohet dhe të akuzuarit ti shqiptohet një dënim më i ashpër, ndërsa ankesa e

mbrojtësit të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, studimit të aktgjykimit të ankuar në kuptim të nenit 415 të KPPPK

dhe vlerësimit të thënieve nga ankesat, Gjykata Supreme gjeti:

Ankesa e Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë dhe ajo e palës së dëmtuar janë të bazuara, ndërsa ajo

e mbrojtësit të akuzuarit e pabazuar.

Duke i arsyetuar pretendimet e veta ankimore përkitazi me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës

penale, mbrojtësi thekson se aktgjykimi i kundërshtuar është i përfshirë me shkelje esenciale të

dispozitave të procedurës penale, ngase dispozitivi i aktgjykimit është në kundërshtim me arsyet e

aktgjykimit, në të nuk janë paraqitur arsyet për faktet vendimtare, ato pak arsye që janë paraqitur janë të

paqarta dhe kundërthënëse ne masë të konsiderueshme, në dispozitiv të aktgjykimit thuhet se e dëmtuara

e lindur më 31.12.1989, ndërsa në arsyetim se ajo posa i ka mbushur të gjashtëmbëdhjetat.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimet e mësipërme ankimore nuk qëndrojnë.

Aktgjykimi i kundërshtuar, pra edhe dispozitivi i tij është i qartë dhe konkret, nuk përmban kundërthënie

me vetveten as me arsyetimin. Në arsyetimin e tij janë dhënë arsye të mjaftueshme faktike dhe juridike

të cilat i pranon edhe kjo gjykatë. Gjykata e shkallës së parë vlerësimin e provave e ka bërë në pajtim të

plotë me dispozitat ligjore të parashikuar nga neni 396 par.

6 dhe 7 të KPPPK, duke paraqitur qartë se cilat fakte dhe për çfarë arsyesh i konsideron si të provuara dhe

cilat të pa provuara, duke bërë vlerësimin e provave kontradiktore. Ajo ka bërë vlerësimin dhe analizën e

thuktë të gjitha provave të proceduara gjatë shqyrtimit kryesor dhe, lidhur me to, ka paraqitur

përfundimet e veta, të cilat, si të drejta , i pranon edhe kjo gjykatë, ka dhënë arsye të mjaftueshme

përkitazi me rastin e zgjidhjes së çështjes juridike , veçanërisht me rastin e vërtetimit të ekzistimit të

veprës penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit si dhe zbatimin e dispozitave të caktuara të ligjit

penal ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij. Fakti se Gjykata e shkallës së parë në arsyetim ka konstatuar se

e dëmtuara posa i ka mbushur 16 vjet për kundër konstatimit se ajo është e lindur më 31.12.1989 nuk e

vë dispozitivin e aktgjykimit në kundërshtim me arsyetimi. Pretendimet tjera ankimore në kuadër të kësaj

Page 30: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

30

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

baze ligjore të ankesës kanë të bëjnë me gjendjen faktike për të cilën do të bëhet fjalë në vijim.

Mbrojtësi i të akuzuarit , përkitazi me bazën ankimore vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike,

në esencë e konteston vetëm mënyrën si janë vlerësuar provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor

nga ana e gjykatës së shkallës së parë, si dhe konkludimet të cilat i ka nxjerrë ajo gjykatë në bazë të atyre

provave. Pretendon se provat janë vlerësuar në mënyrë të një anshme, kështu që edhe konkludimet

kanë pasuar të gabuara.

Konsideron se gjendja faktike në këtë çështje penalo juridike është vërtetuar gabimisht, nga se aktgjykimi

është mbështetë vetëm në dëshminë e të dëmtuarës dëshmia e të cilës sipas ankesës ishte konfuze dhe

me plot kundërthënie.

Gjykata Supreme vlerëson se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të sigurt, të padyshimtë i ka vërtetuar

të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështje penale juridike, provat e proceduara janë vlerësuar drejt dhe

asnjë fakt relevant nuk ka ngelur në mëdyshje.

Çështja e qëndrimit të akuzuarit edhe të dëmtuarës në motelin “Lluzjizijana” pastaj fakti se ato kishin

marrëdhënie seksuale dhe çështja e deflorimit të dëmtuarës nuk janë kontestuese, nga se këto fakte i

pranon edhe i akuzuari , ndërsa çështja e deflorimit është vërtetuar edhe me ekspertizë mjeko ligjore.

Kontestuese janë vetëm faktet se e dëmtuara ishte dhunuar nga i akuzuari siç ka gjetur gjykata e shkallës

së parë, apo me vetë dëshirë kishte shkuar me te dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale siç pretendon

ankesa.

Gjykata Supreme gjen se përfundimi i gjykatës së shkallës se pare se i akuzuari e kishte dhunuar të

dëmtuarën është i drejt dhe i mbështetur në prova të pakontestueshme, ngase e dëmtuara në dëshminë

e saj në të gjitha fazat e procedurës në mënyrë kronologjike ka përshkruar se si është mashtruar nga i

akuzuari është futur në veturë kinse për të shkuar në fshatin Z...... për të blerë një telefon, pastaj është

dërguar në f.sh. K...... në motelin "Lluijizijana” dhe aty natën e dytë të qëndrimit është dhunuar, dëshmia

e saj nuk është vënë në dyshim me asnjë provë, sikur ajo të kishte shkuar me të akuzuarin me vet dëshirë

dhe të kishin kryer aktin seksual me vullnet reciprok siç pretendon ankesa dhe i akuzuari në mbrojtjen. e

tij, ajo nuk do ta denonconte për dhunim të akuzuarin aq më parë kur ata ndodhen në raporte farefisnore(

teze dhe nip). Fakti se në trupin e të dëmtuarës nuk janë konstatuar shenja dhune si dhe fakti se ajo nuk

ka kërkuar ndihmë nga askush, nuk do të thotë se ajo nuk është dhunuar, bazuar në ambientin ku është

ndodhur ajo ( në një vend të panjohur dhe e vetmuar vetëm me të akuzuarin) si dhe zhvillimin e saj të

brishtë shpirtërorë, fundja për ekzistimin e kësaj vepre penale nga neni 193 .par. l. mjafton viktima

të shpreh mospëlqim për akt seksual, është irelevante se ajo a bërë rezistencë aktive apo nuk bëri .

Në bazë të gjitha rrethanave dhe fakteve, të përshkruara hollësisht në aktgjykimin e gjykatës së shkallës

së parë, del i padyshimtë konkludimi i gjykatës së shkallës së parë se në veprimet e të akuzuarit formohen

të gjitha tiparet qenësore objektive dhe subjektive të veprës penale të dhunimit, të parashikuar nga neni

Page 31: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

31

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

193. të KPPK. Në situatën konkrete nuk është shkelur ligji në dëm të akuzuarit, por përkundrazi ligji është

shkelur në favor të tij, ngase nga përshkrim faktik i ngjarjes, rezulton se kemi të bëjmë me veprën penale

të parashikuar nga neni 193 par. 3 pika 8 e KPPK, shumë më të rëndë se kjo për të cilën i akuzuari është

shpallur fajtor, mirëpo kjo Gjykata e kufizuar me dispozitat ligjore, këtë shkelje në rrethana të këtilla nuk

ka mundur ta evitoj.

Përkitazi me vendimin për dënimin Prokurori Publik i Qarkut në Prishtinë si dhe përfaqësuesi ligjor i të

dëmtuarës pretendojnë se ai është tejet i but, ngase gjykata nuk i ka konstatuar drejt të gjitha rrethanat

relevante për matjen e dënimit, e që për pasojë ka pasur edhe shqiptimin e një dënimi tejet të but i cili

nuk është në përpjesëtim me intensitetin e dëmtimit të mirës së mbrojtur e as me shkallën e përgjegjësisë

penale të akuzuarit si ekzekutor i kësaj vepre, kur të kihet parasysh mënyra e kryerjes dhe faktin se e

dëmtuara është defloruar, pastaj se kemi të bëjmë me person të mitur.

Gjykata Supreme gjen se ankesa e Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë dhe ajo e përfaqësuesit të palës

së dëmtuar përkitazi me vendimin për dënimin janë të bazuara.

Gjykata e shkallës së parë, më rastin e caktimit të llojit dhe masës së dënimit, ka theksuar se gjykata me

rastin e shqiptimit të dënimit i mori parasysh këto rrethana" motivin e kryerjes së veprës penale , shkallën

e rrezikimit të mirës së mbrojtur, rrethana në të cilat është kryer vepra penale, sjellja e mëparshme e

kryesit, deklarimi i tij rreth fajësisë, rrethanat personale , qëndrimi pas kryerjes së veprës penale pa u

përcaktuar se si i ka vlerësuar këto rrethana çfarë peshe u dha rënduese apo lehtësuese, kjo mënyrë

e "matjes së dënimit" është një numërim stereotip i rrethanave me ndikim për matjen e dënimit e jo

vlerësim i rrethanave konform nenit 64 të KPPK, edhe pse mund të konkludohet se Gjykata e shkalles se

parë këto rrethana i ka vlerësuar si rrethana lehtësuese pasi që ka aplikuar dispozitat mbi zbutjen e

dënimit dhe të akuzuarit i ka shqiptuar dënim nën minimumin e veçantë të përcaktuar me ligj.

Kjo Gjykatë konstaton se në anën e të akuzuarit nuk ekziston asnjë rrethanë veçanërisht lehtësuese që do

të justifikonin një dënim nën minimumin e veçantë të përcaktuar për këtë vepër penale, i akuzuari nuk e

ka pranuar fajësinë që kjo rrethanë t'i merret si lehtësuese, sjellja e tij pas kryerjes së veprës penale nuk

ishte e tillë që do të justifikonte një dënim kaq të butë kur ai nuk ka shprehur fare keqardhje për veprën

penale që e ka kryer aq më parë ndaj vajzës së dajës së tij, por përkundrazi me fjalë shpifëse edhe më tej

ka acaruar raportet me familjen e të dëmtuarës përkatësisht me dajën e tij duke i thënë disa herë se e

dëmtuara nuk është vajza e tij, se atë do ta merr për grua deshi apo s'deshi ajo, se veprën penale e ka

kryer ndaj të miturës pastaj sjelljet e tij pas kryerjes së veprës penale janë edhe më skandaloze që tregojnë

për personalitetin e tij. Për këtë arsye kjo Gjykatë miratoi ankesën e Prokurorit Publik të Qarkut në

Prishtinë dhe atë të përfaqësuesit të palës së dëmtuar dhe të akuzuarin e gjykoi si në dispozitiv e bindur

se ky dënim është në përpjesëtim me peshën e veprës penale dhe me shkallën e përgjegjësisë penale të

akuzuarit dhe është në funksion të preventivës së përgjithshme dhe sidomos të asaj të posaçme (speciale)

forcimit të moralit të shoqërisë, përgjegjësisë dhe disiplinës së qytetarëve dhe është në pajtueshmëri me

Page 32: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

32

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

kërkesat për siguri personale të popullatës të kësaj treve, dhe se me këtë dënim do të arrihet në tërësi

qëllimi i dënimit, i parashikuar me dispozitat e nenit 34. të KPPK, meqë në praninë e fakteve të

përshkruara më lart asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet lehtësuese e aq më pak veçanërisht

lehtësuese ndaj të akuzuarit për t'ia zbutur atij dënimin nën minimumin e veçantë të përcaktuar me ligj

siç ka vepruar gjykata e shkallës së parë.

Nga sa u parashtrua dhe në bazë të nenit 423 dhe 426 të KPPPK, u vendos si në dispozitv.

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS PRISHTINË Ap. nr. 133/07 datë 25.9.2007

Procesmbajtësja, Kryetar i kolegjit për të mitur,

M.M. L.R.

Anëtarët e kolegjit:

1. H. F

2. D. A

Page 33: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

33

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Ap. nr. 20/2013

NË EMËR TÉ POPULLIT

Gjykata Supreme e Kosovës, kolegji i përbërë nga gjyqtarët: K..... A......kryetar, G. D....., M. J....., A.... D.....

dhe .F....... H......., anëtarë, me bashkëpunëtoren profesionale N...... N....., procesmbajtëse, në çështjen

penale të akuzuarve S........ M......, G........M....... dhe X....... B......, për shkak të veprës penale blerja,

posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike në

bashkëkryerje, nga neni 229 par. 2 lidhur me par. 4 p. 1 të KPPY, duke vendosur për ankesat e mbrojtësve

të akuzuarve G...... M....... e Xh...... B...., paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

P. nr. 131/2007 datë 5.10.2007, në seancën e kolegjit të mbajtur në kuptim të dispozitës nga neni 410 të

KPPPK, më datën 10.04.2008, merr:

A K T GJ Y K I M

Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve G..... M...... dhe Xh............. B......., kurse

aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë P. nr. 131/2007 datë 5.10.2007, vërtetohet. Aktgjykimi i njëjtë

lidhur me të akuzuarin S....... M..... ngelë i pashqyrtuar.

A r s y e t i m i

Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë P. nr. 131/2007 datë 5.10.2007, të akuzuarit S....... M......,

G........ M...... dhe X...... B......., janë shpallur fajtorë për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe

shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike në bashkëkryerje dhe në

tentativë të papërshtatshme nga neni 229 par. 2 e 4 pika

1 lidhur me nenin 20 e 21 të KPPK dhe janë gjykuar: i akuzuari S........ M..... me dënim burgimi në

kohëzgjatje e prej .... (....) muajsh, kurse të akuzuarit G..... M....... dhe Xh....... B......, secili me dënim burgimi

në kohëzgjatje prej nga .... (......) muaj. Të akuzuarit S...... M...... i është llogaritur në dënimin e shqiptuar

koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.4.2005 deri më datë 24.8.2005, kurse të akuzuarve G.............

M..... e-.Xh....... B.........., u është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej datës 23. o4 2005 deri më

datën 23.5.2005. Të akuzuarve u është shqiptuar dënimi plotësues, marrja e "kokainës", në sasi prej

000 gramëve. Të akuzuarit janë detyruar në mënyrë solidare t'i paguajnë shpenzimet procedurale sipas

llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe paushallin gjyqësor në shumë prej 300 f, të gjitha në afat prej 15

ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi në afat ligjor kanë paraqitur ankesa:

-mbrojtësi i të akuzuarit G...... M......., av. E.R....... nga Prishtina, për shkak të: shkeljes esenciale të

dispozitave të procedurës, penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së

ligjit penal dhe vendimit për dënim, me propozim që aktgjykimi i ankuar të ndryshohet dhe i akuzuari të

Page 34: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

34

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

lirohet nga aktakuza, ose të ndryshohet në pikëpamje të vendimit për dënim, duke i shqiptuar të akuzuarit

dënim më të butë, ose të anulohet dhe çështja ti kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim, dhe -

mbrojtësi i të akuzuarit Xh............ B......., av. H....... L..., nga Prishtina, për shkak të: shkeljes esenciale të

dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së ligjit

penal dhe vendimit për dënim, me propozim që aktgjykimi i ankuar të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet

nga aktakuza në mungesë të provave, ose ta anulohet dhe çështja ti kthehet gjykatës së shkallës së parë

për rigjykim, ose ta ndryshohet lidhur me vendimin për dënim dhe të akuzuarit t'i shqiptojë dënim me

kusht.

Seanca u mbajt në kuptim të dispozitës nga neni 410 të KPPPK, për të cilën me rregull u njoftuan

Prokurori Publik i Kosovës, të akuzuarit Xh............ B......... dhe G......... M....... dhe mbrojtësit e tyre, por

në të ishte i pranishëm vetëm mbrojtësi i të akuzuarit XH........ B........

Mbrojtësi i pranishëm i të akuzuarit pasi sqaroi disa nga pretendimet ankimore ngeli pranë propozimeve

të bëra në ankesë.

Prokurori Publik i Kosovës me parashtresën PPA. nr. 20/2008 datë 21.01.2008 ka propozuar që ankesat e

mbrojtësve të akuzuarve të refuzohen si të pabazuara, kurse aktgjykimi i ankuar të vërtetohet.

Gjykata Supreme i shqyrtoi shkresat e lëndës së bashku me aktgjykimin e kundërshtuar të cilin e studioi

në kuptim. të dispozitës nga neni 415 të KPPPK dhe pasi vlerësoi pretendimet ankimore, gjen se: Ankesat

j anë të pabazuara.

Pretendimet ankimore se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave

të procedurës penale, parashikuar me nenin 403 par. 1 pika 10 dhe 12 të KPPPK, për shkak se është bërë

tejkalimi i aktakuzës me shkeljen e identitetit objektiv të saj, se dispozitivi i aktgjykimit të atakuar është i

pakuptueshëm, për shkak se nuk mund të kuptohet për cilën vepër penale të akuzuarit janë shpallur

fajtorë, për vepër penale në tentativë apo për vepër penale në tentativë të papërshtatshme, se përshkrimi

faktik i veprës penale nuk i përmban faktet dhe rrethanat që përbëjnë veprën penale dhe se aktgjykimi i

atakuar nuk përmban arsye për faktet vendimtare, për shkak se i akuzuari G..... M..... fare nuk e ka pasur

të njohur faktin se bëhet fjalë për narkotik , ndërsa kjo rrethanë e paprovuar nuk përmban arsyeja të

duhura, janë të pabazuara.

Ndryshimi i aktakuzës në shqyrtim gjyqësor ka të bëjë vetëm me llojin e objektit të kryerjes së veprës

penale, prandaj ky ndryshim me aktgjykimin atakuar ka për pasojë përshtatjen e përshkrimit faktik të

veprës penale vetëm përkitazi me objektin e tentativës së papërshtatshme të veprës penale për të cilën

janë shpallur fajtorë të akuzuarit,e jo me tejkalimin e aktakuzës, respektivisht me shkeljen e identitetit

objektiv të saj. Ky përmirësim në përshkrimin faktik është pasojë e gjendjes faktike të vërtetuar në

shqyrtimin gjyqësor me provat e nxjerra dhe i harmonizuar né fjalën përfundimtare të përfaqësuesit të

aktakuzës dhe fare nuk ka të bëjë me shkeljen e identitetit objektiv të aktakuzës me aktgjykimin e atakuar.

Page 35: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

35

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Përshkrimi faktik i veprës penale i përmban të gjitha faktet dhe rrethanat që e përbëjnë veprën penale

dhe drejt është arsyetuar në kuptim të dispozitës së nenit 391 dhe 396 të KPPPK, kurse për faktin se vepra

penale nga ana e të akuzuarve është kryer apo jo në tentativë apo në tentativë të papërshtatshme, do të

jepen shpjegime lidhur me arsyetimin e ankesave për bazën ankimore, shkelja e ligjit penal. Aktgjykimi i

njëjtë përmban arsye të bindshme për provat e provuara dhe për ato të paprovuarat,duke përfshirë edhe

mbrojtjet e të akuzuarve.

Kjo Gjykatë duke u kujdesur detyrimisht në kuptim të dispozitës së nenit 415 të KPPPK, vlerëson se

aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Pa bazë atakohet aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të

gabuar dhe jo të plotë.

Duke vlerësuar drejt mbrojtjen e të akuzuarit S...., dhënë në hetuesi, mbrojtjen e të akuzuarit G......,

deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur "L....." dhe "S........", ekspertizën laboratorike për objektin e

kryerjes së veprës penale datë 27.6.2005, secilën veç e veç dhe në lidhmëni me njëra tjetrën, gjendja

faktike me aktgjykimin e atakuar është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, ashtu që gjykata, e

shkallës së parë ka ardhur në përfundim të drejtë kur ka gjetur se 000 gram "lidokain", për të cilën të

akuzuarit kanë menduar se është narkotik i llojit kokainë janë gjind në posedim të akuzuarit S........Ky i

akuzuar për shitje dhe shpërndarje , 0,5 gr. në formë të mostrës ia ka dhënë të akuzuarit G....., i cili së

bashku me të akuzuarin Xh....... ka kontaktuar me dëshmitarët e mbrojtur me të cilët gjatë përpjekjes për

arritjen e marrëveshjes për ta shitur sasinë prej 000 gr. të konsideruar nga ana e të akuzuarve narkotik të

llojit kokainë për 0.000 f, janë arrestuar nga ana e policisë. Deri në momentin e ekspertizës të akuzuarit

nuk kanë pasur në dijeni faktin se kanë pasur në posedim me qëllim shitjeje objektin i cili nuk përfshihet

në listën e narkotikëve.

Nga kjo gjendje faktike, drejt ka vendosur gjykata e shkallës së parë kur ka gjetur se në veprimet e të

akuzuarve S....... M....., G...... M..... dhe X....... .B...... sajohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive

të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe

substancave psikotropike në bashkëkryerje dhe tentativë të papërshtatshme nga neni 229 par. 2 e 4 pika

1 lidhur me nenin 20 dhe 21 të KPPK.

Qëndrojnë pretendimet ankimore se për zbatimin e dispozitës nga neni 20 dhe 21 të KPPK aktgjykimi i

atakuar nuk përmban arsyeja të duhura, por dispozita e nenit 20 të KPPK me aktgjykimin e atakuar është

zbatuar dispozitë udhëzuese e nenit 21 të KPPK, për shkak se me dispozitën nga neni 21 të KPPK,

parashikohet vetëm mundësia e lirimit të kryerësit të veprës penale në tentativë me mjete të

papërshtatshme apo objekt të papërshtatshëm. Vepra penale të cilën të akuzuarit u shpallën fajtor me

aktgjykimin e atakuar, nuk mund të ngel në tentativë, sepse tentativa e kësaj vepre penale vlerësohet

vepër e kryer penale.

Page 36: MANUAL PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË …juristi.info/.../uploads/2017/01/2.-PRAKTIKUM-NGA-E-DREJTA-PENAL… · 3 Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale për

36

Provimi i Jurisprudencës – Praktikum nga e Drejta Penale

Prandaj, pretendimet ankimore se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë përmban shkelje të ligjit penal,

për shkak se nuk mund të kuptohet se të akuzuarit u shpallën fajtorë për veprën penale në tentativë apo

në tentativë të papërshtatshme, vlerësohen të paqëndrueshme.

Nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të mbrojtësve të akuzuarve se vendimi për dënim me aktgjykimin

e atakuar është i kundërligjshëm dhe i ashpër dhe se qëllimi i dënimit ndaj të akuzuarit G..... M....... mund

të arrihet edhe me dënim më të butë, ndërsa ndaj të akuzuarit Xh....... B...... edhe me dënim me kusht.

Rrethanat e pranuara lehtësuese të akuzuarve gjatë matjes së dënimit me aktgjykimin e atakuar

vlerësohen të drejta, ndërsa rrethana e pranuar rënduese vlerësohet në kundërshtim me dispozitën nga

neni 64 të KPPK. Kjo gjykatë çmon se rrethana rënduese e pranuar të akuzuarve me aktgjykimin e atakuar

është pa ndikim në ndryshimin e vendimit për dënim, respektivisht në shqiptimin e dënimit më të ulët

krahasuar me të shqiptuarin me aktgjykimin e ankuar dhe meqenëse në ankesa nuk janë paraqitur

rrethana lehtësuese që eventualisht me aktgjykimin e ankuar kanë ngelur të pavlerësuara, kjo Gjykatë

vlerëson se vendimi për dënim me aktgjykimin e ankuar është i drejtë, në pajtim me intensitetin e

rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarve, me të cilat

do të arrihet qëllimi i dënimit në kuptim të dispozitës nga neni 34 të KPPK, me ndikim te të akuzuarit që

ti parandalojë në kryerjen e veprave penale dhe në rehabilitimin e tyre dhe me ndikimin te personat

tjerë që të përmbahen nga kryerja e veprave penale. Meqenëse aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë

nuk është ankuar përkitazi me të akuzuarin S...... M....., për këtë pjesë ngelë i pashqyrtuar.

Nga sa u parashtrua më lart e në kuptim të dispozitës nga neni 423 të KPPPK, u vendos si në dispozitiv të

këtij aktgjykimi.

GJYKATA SUPREME E KOSOVËS - PRISHTINË Më 10.04.2008, Ap. nr. 20/2008

Procesmbajtësja, Kryetari i kolegjit,

M M. K.A

Anëtarët e kolegjit: I.D.G. ______

2.J.M.

3.D.A.

4.H.F.