lendimet e syrit - seminar (etike)

13
Punim seminarik nga lënda: Etikë mjekësore T e m a: Lëndimet e syrit

Upload: njomeza-hoxha

Post on 29-Nov-2015

832 views

Category:

Documents


17 download

DESCRIPTION

Seminar

TRANSCRIPT

Page 1: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

Punim seminarik nga lënda: Etikë mjekësore

T e m a: Lëndimet e syrit

Punoi: Profesor i lëndës: Njomëza Hoxha Prof.Dr.Naser Ramadani

Page 2: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

Përmbajtja:

1.Hyrje

2.Indikacionet mjekësore

2.1.Shkaktarët2.2.Lëndimet më të shpeshta2.3.Simptomet2.4.Diagnoza2.5.Qëllimi i trajtimit2.6.Llojet e rasteve

3.Preferencat e pacientit

3.1.Kërkesat3.2.Informimi, kuptimi i drejtë dhe pëlqimi3.3.Perceptimi3.4.Komplikimet dhe rreziqet

4.Kualiteti i jetës

4.1.Perceptimi i dëmtimit4.2.Familja4.3.Etika

5.Konkluzion

5.1.Epidemiologjia5.2.Rezultati

Page 3: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

1.Hyrje

Syri është organ i të pamurit. Të njeriu, syri paraqet një sistem kompleks i cili pranon dritën nga ambienti rrethues, e rregullon intensitetin e saj përmes diafragmës, e fokuson atë përmes thjerrave për të formuar një imazh, e konverton këtë imazh në sinjale elektrike dhe i transmeton këto sinjale në tru përmes nervit optik.Sikurse të gjitha organet e tjera të trupit të njeriut, edhe syri mund të pësojë lëndime. Madje, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me hapsirën e jashtme dhe si organ mjaft i ndjeshëm, lëndimet e syrit janë më të shpeshta dhe më serioze. Lëndimet fizike apo kimike të syrit mund të jenë një kërcënim serioz i të pamurit nëse nuk trajtohen në mënyrë dhe në kohë të duhur.

2.Indikacionet mjekësore

2.1.Shkaktarët

Rëra, copat e drurit, metalet, xhami dhe gurët janë shkaktarët më të shpeshtë të traumave të syrit. Topi i tenisit, ping pongut, kriketit, bejsbollit apo objekte të tjera që fluturojnë me shpejtësi të madhe, janë gjithashtu shkaktarë të lëndimeve në sy. Edhe goditjet me grusht në regjionin e syrit rezultojnë në të njejtin problem. Lojërat e fëmijëve të vegjël, si përshembull harku me shigjetë, revolet e plastikës apo fishekzjarret çojnë shpesh në traumë të syrit. Aksidentet e trafikut rrugor janë zakonisht lëndimet më të rënda okulare sepse në shumicën e rasteve vijnë me lëndime multiple si prerje, carje, fraktura të orbitës, hematoma të shumta dhe objekte penetruese në bulbus, madje edhe mungesë të ndonjë përbërësi të syrit.

Page 4: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

Shkaktarë të tjerë të traumave intraokulare mund të jenë mjetet e ndryshme të punës apo edhe implementet shtëpiake.

2.2.Lëndimet më të shpeshta

• Abrazioni i kornesë: shkaktohet zakonisht nga fërkimi i syrit kur në të është prezent trupi i huaj.• Penetrimi i trupave të huaj: që zakonisht është intraokular dhe mjaft problematik për tu rikuperuar.• Djegia me kemikale: që mund të jetë acidike(skuqje dhe edemë) dhe bazike.• Edema e syrit: shkaktohet nga goditjet me shpejtësi të madhe (topi, gurët...)• Hemorragjia e syrit: shfaqet shpesh dhe mund të përfshijnë një pjesë të syrit apo komplet syrin. Nuk ka nevojë për trajtim medicinal sepse tërhiqet vetvetiu.• Iritis traumatik: inflamacion i irisit si pasojë e goditjes së syrit me objekte të topitura (top, grusht..)• Hifema: hemorragji në pjesën anteriore të syrit

2.3.Simptomet

Lëndimet okulare (të syrit) më së shpeshti manifestohen me skuqje dhe dhembje të syrit të lënduar. Sidoqoftë, këto simptome nuk paraqiten tek të gjitha rastet. Përshembull, te lëndimet me projektile të metalit nuk shfaqet asnjëri prej këtyre simptomeve. Në këto raste, mjeku duhet dyshuar për lëndim nëse pacienti raporton (në anamnezë) që ka patur kontakt me metale. Trupat e huaj intraokularë nuk shkaktojnë dhembje për arsye se në lëngun vitreal dhe në retinë nuk ka nerva që transmetojnë dhembjen. Për këtë arsye, mjekët e emergjencës duhet konsultuar gjithmonë oftalmologun atëherë kur pacienti ka lëndime të syrit.

Page 5: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

2.4.Diagnoza

Diagnostifikimi i lëndimeve të syrit është i ndryshëm në shumicën e rasteve. Zakonisht, oftalmologu kupton që ka të bëjë me një lëndim atëherë kur vërehet laceracion i kapakut, trupa të huaj në sy apo plagë në regjionin okular. Te lëndimet specifike, siç është lëndimi që manifestohet me goditje, mund të shfaqen simptome që i takojnë ndonjë sëmundjeje të syrit, kështu që për diagnostifikim sa më të saktë, nevojitet të merret anamneza/heteroanamneza sa më parë.

2.5.Qëllimet e trajtimit

Varësisht prej lëndimit, edhe qëllimet e trajtimit janë të ndryshme:• ndalja e gjakderdhjes• ndalja e dhembjes• largimi i objektit penetrues• rikthimi i shikimit

2.6.Llojet e rasteve

Rastet e lëndimeve të syrit mund të jenë të llojeve të ndryshme:

• Raste emergjente: duhet të trajtohen brenda minutave. Këtu përfshihen djegiet e konjuktivës apo kornesë me kemikale. • Rastet urgjente: duhet të trajtohen brenda orëve. Këtu përfshihen lëndimet penetruese të bulbusit, abrazionet e kornesë, hifema, laceracionet e thella të kapakut të syrit, verbimi nga energjia radiante apo bora, ose rrallë edhe neuropati traumatike të syrit.• Rastet semi-urgjente: duhet të trajtohen brenda 1-2 ditëve. Këtu përfshihen frakturat e orbitës dhe hemorragjitë subkonjuktivale.

Page 6: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

3.Preferencat e pacientit

3.1.Kërkesat

Lëndimi i organit të të pamurit, përveç pasojave fizike, shpesh shkakton edhe pasoja psiqike në pacientin e lënduar. Pasiqë shpesh këto lëndime mund të përfundojnë edhe me verbëri të plotë, shndërrimi i përnjëhershëm nga një jetë normale në një jetë me nevoja të veçanta mund të jetë shumë e rëndë për pacientin dhe për të afërmit e tij. Kërkesa e çdo pacienti do të jetë që t’i rikthehet gjendja e mëparshme.

3.2.Informimi, kuptimi i drejtë dhe pëlqimi

Çdo pacient do të kërkojë të dijë për gjendjen e tij. Kjo është kërkesë normale dhe me ligj duhet plotësuar. Zakonisht pyetja e parë e pacientit me sy të lënduar do të jetë se a do të shohë ai përsëri si më parë. Në këtë pyetje, mjeku asnjëherë nuk duhet ushqyer shpresa të kota, por gjithashtu nuk duhet shfaqur pesimizëm. Përgjigjja më adekuate do të ishte se nëse pacienti rri i qetë, mjekët do të mundohen ta bëjnë më të mirën e mundshme. Në këtë mënyrë, pacienti do të qetësohet dhe do të ketë shpresë për shërim. Në rastet kur ekziston më shumë se një opsion për shërim, pacienti duhet informuar saktë dhe drejtë. Në asnjë mënyrë mjeku nuk duhet të ngurrojë që t’i tregojë pacientit për opsionet e shërimit. Esenca qëndron në atë se si mjeku komunikon për çdo gjë me pacientin.

3.3.Perceptimi

Shpesh intervenimet emergjente në sy kryhen dhe pacienti nuk ka asnjë informatë nga ajo që ka ndodhur me syrin e tij. Ai është i shqetësuar,

Page 7: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

dhe pas operacionit kërkon me ngulmim të dijë për gjendjen e tij. Normalisht, shumë i lehtë do të ishte kumtimi i lajmit nëse operacioni ka patur sukses, por ka edhe raste kur humbet tërësisht funksioni i syrit, ose duhet të bëhet komplet largimi i tij. Komunikimi i mjekut me pacientin duhet të fillojë nga ajo se jeta e tij është e sigurt, t’i japë përkrahje morale pacientit në mënyrë që lajmi të mos jetë shumë shokues.

3.4.Komplikimet dhe rreziqet

Komplikimet që mund të ndodhin tek lëndimet e syrit janë të shumta. Disa prej tyre mund të jenë: cikatriksi i kornesë, glaukoma post-traumatike, katarakta, hemorragjia vitreale dhe shkëputja (ablacioni) e retinës.Ndonjëherë efektet e lëndimit të syrit mund të mos jenë evidente për muaj ose vite të tëra pas lëndimit. Por, të gjitha këto efekte të mëvonshme çojnë në formimin e kataraktës, shkolitjes së retinës dhe glaukomës, sëmundje fatale për syrin. Për këtë arsye është e nevojshme që të bëhet përcjellja e vazhdueshme e gjendjes së pacientit në mënyrë që të ruhet vizusi pas lëndimit.

4.Kualiteti i jetës

4.1.Perceptimi i dëmtimit

Komunikimi verbal me pacientin në të gjitha rastet është shumë i rëndësishëm. Për pacientin është elementare të dijë se çfarë sëmundje e ka dhe sa janë gjasat për shërim të mëvonshëm. Në këtë mënyrë, pacienti arrin të bashkpunojë me mjekun dhe rezultatet do të jenë shumë më të mira. Por, edhe tek rastet që kanë përfunduar me verbëri, kontakti me mjekun nuk duhet munguar. Është esenciale që, përveç familjarëve,

Page 8: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

edhe një profesionist të kontaktojë me pacient në mënyrë që vetbesimi i pacientit të rritet. Poashtu, përfshirja e pacientit në grupe të ndryshme që ndajnë të njejtin problem nuk do të ishte gjë e keqe. Do të ishte shumë më e lehtë për një njeri të mos ndihej i vetmi i llojit të tij.

4.2.Familja

Familjarët luajnë rol mjaft të madh në gjendjen e pacientit. Ata duhet ruajtur qetësinë dhe është etike që, pa marrë parasysh mënyrën e lëndimit të pacientit, ata i duhet dhënë atij përkrahje, por assesi të bëjnë rolin e një moralisti në ato moment, duke dhënë kritika dhe duke u sjellur keq.

4.3.Etika

Për mjekun është e domosdoshme ta trajtojë çdo lëndim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mos bërë dallime kombësie, feje, race apo gjinie.

5.Konkluzion

5.1.Epidemiologjia

Sipas statistikave është treguar se lëndimet më të shpeshta të syrit ndodhin tek personat që bartin syze me dioptri, dhe atë tek moshat nën 18 vjet (lëndime gjatë sportit) dhe mbi 65 vjet (lëndime nga rrëzimet). Por, edhepse lëndimet tek personat që bartin syze janë mjaft të shpeshta, syzet iu ofrojnë nje mbrojtje mjaft të madhe personave që i bartin ato edhe në rastet e lëndimeve.

Page 9: Lendimet e Syrit - Seminar (Etike)

5.2.Rezultati

Edhepse procedurat për rikuperimin e lëndimeve të syrit janë mirë të njohura, arritja e plotë dhe rekonstruksioni i lëndimit, sidomos ai estetik, janë një sfidë mjaft e madhe. Këto janë procedura shumë delikate sepse ndër të gjitha përfshijnë edhe rikthimin e konturave normale të syrit, lëvizshmërinë, lartësinë dhe integritetin e margjinave të tij. Edhe teknikat më të përsosura të rekonstruktimit mund të mos japin një rezultat perfekt.