lena punimi ekologji

18
Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011 UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK PRISHTINË Lënda: Sociologjia Urbane Tema: Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 3

Upload: valon-hoxha

Post on 23-Sep-2014

344 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIKPRISHTINË

Lënda: Sociologjia Urbane

Tema: Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit

Mentori: Kandidatet:Ass. Linda GUSIA Albulena AHMETI Anita ISUFI

3

Page 2: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Përmbajtja:

1. Hyrje ........................................................................................................2. Mjedisi dhe nocioni mjedis.......................................................................3. Ndotja e mjedisit.......................................................................................4. Tipet e ndotjes...........................................................................................5. Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës në kryeqytet................................................6. Mbeturinat ................................................................................................7. Efektet e ndotjes.......................................................................................8. Shëndeti dhe Shoqeria .............................................................................9. Përfundim.................................................................................................

4

Page 3: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Hyrje

Si problemet kryesore sot në botë është edhe ndotja e mjedisit.

Sot gjithmonë e më shumë pranohet që mbrojtjes së mjedisit duhet t’i ipet prioriteti më i lartë, sepse nga ajo varet vetë ruajtja e vazhdimësisë së jetës.

Njohuritë tona për mjedisin janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, prandaj sot ne kemi shumë njohuri mbi përbërje kimike të planetit tonë dhe proceseve jetësore që ndodhin në të. Megjithatë, pasiguria për të ardhmen e jetës në tokë në lidhje me pasojat e veprimtarisë njerëzore, jo vetëm që nuk është zvogëluar, përkundrazi është më e madhe se kurdoherë tjetër.

Përkundër shumë temave gjegjësisht dukurive me rëndësi që trajtohen sot si alkooli, narkomania, prostitucioni, kriminaliteti, korrupsioni, homoseksualizmi etj, nuk perjashtohen me rëndësinë e shtjellimit, shqyrtimit dhe parandalimin e ngrohjes globale me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.

Shtjellimi i kësaj teme siç shihet është e një rëndësie të veçantë dhe si e tillë ka karakter global, andaj edukimi i shoqërisë për këtë proces që është duke ndodhur është më se i nevojshëm.

Pra njohja edhe edukimi i shoqërisë përcjellin në rrugë të vazhdueshme parandalimin e çrregullimeve në mjedisin ku jetojmë.

5

Page 4: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Mjedisi dhe nocioni mjedis

Mjedisi sipas fjalorëve bashkohor paraqet tërësinë e kushteve të jashtme fizike dhe biologjike në të cilin jetojnë organizmat e gjallë. Ai ka kuptim të njëjtë me ambientin, mjedisin jetësor, rrethin mjedisor apo natyrën. Të gjitha këto emërtime nënkuptojnë hapësirën në të cilën jetojmë. Mjedisi në kontekstin social përfshinë konsideratat sociale, ekonomike dhe kulturore të njeriut. Mjedisi dhe ndotja e tij në fakt nuk është problem i tri dekadave të fundit, pasi edhe në të kaluarën e largët qeniet njerëzore e kanë ndryshuar mjedisin jetësor në mënyrë e cila është treguar të jetë problematike për ata vet, si dhe për gjeneratat e mëvonshme. Mjedisin mund ta definojmë nga 3 aspekte kyçe: aspekti biologjik, ai social dhe mjekësor.

Nga aspekti biologjik, me mjedis kuptojmë” mjedisin e jashtëm përfshirë të gjithë faktorët abiotikë dhe biotikë që rrethojnë dhe afektojnë në ekzistencën dhe zhvillimin e një organizmi ose populacioni”

Nga aspekti social, mjedisi përfshinë” rrethinën e jashtme fizike, raportet sociale dhe mjedisin kulturorë në të cilin një grup i njerëzve jeton dhe ndërvepron”.

Nga aspekti mjekësor me mjedis kuptojmë” tërësinë e të gjithë faktorëve të jashtëm si ata abiotikë ashtu edhe ata biotikë të cilëve iu ekspozohet një organizëm.”1

Ndotja e mjedisit

Sot mjedisi jonë është i sulmuar nga shumë ndotës. Këta ndotës ndikojnë në të gjitha pjesët e mjedisit dhe në të gjithë botën e gjallë dhe jo të gjallë duke lënë ndonjëherë pasoja shumë të mëdha. Qenjet e gjalla si njeriu, shtazët dhe bimët shumë më vështirë lirohen nga këto ndojte se sa ajri, uji apo toka. Nga ana tjetër, edhe vet njeriu e ndihmon në masë të madhe përkeqësimin e kësaj situate edhe ashtu të vështirë me përdorimin e duhanit, alkoolit, drogës dhe helmeve tjera, si dhe me aktivitete të ndryshme që i ndërmerr për nevojat e veta personale apo kolektive. Përderisa mjedisi përfshinë kushtet e jashtme fizike dhe biologjike sigurisht edhe ndotja është përafërsisht e këtij lloji.

Në përgjithësi ndotja e mjedisit përfshinë: ndotjen e ajrit, ujit, tokës, ndotja nga zhurma, ndotja nga radioaktiviteti dhe ndotja termale.

1 Zeqir Veselaj, “Ekologjia”, 2009, fq 25.

6

Page 5: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Tipet e ndotjes

• Sipas tipit të ndotjeve janë kryesisht ndotje me

kimikate, metale të rënda (Pb, Cr, As etj), vajra, hiri,

CO, NOx, PM, SO2, VOC etj.

Sipas burimeve të ndotjes janë kryesisht:

komplekse industriale petrokimie,

nxjerrje dhe përpunim metalesh,

zona me transport dhe zona me industri të stërngarkuar

Efektet

Sipas efekteve në shëndetin njerëzor kryesisht reflektohen në:

• vdekshmëri të lartë; • shkallë të lartë të paraqitjeve të

kancerit;• sterilitet të rritur (sidomos tek

femrat); • incidencë e lartë e aborteve;• lindjeve të parakohshme dhe lindjeve

me defekte; • sëmundje më të shpeshta respiratore dhe të traktit digjestiv.2

2 Paketa e Gjelbert, grup autoresh, 2010

7

Page 6: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Ajri

Ajri është një element i rëndësishëm i mjedisit dhe domosdoshmëri për jetën. Ndotja e tij nga përzierja me substanca që futen në rrugë natyrore apo artificiale përbën shkakun kryesor të përkeqësimit të cilësisë së tij, të një sërë sëmundjesh humane, dhe degradimit të elementëve të tjerë të mjedisit. Ndotja e ajrit përbën një rrezik, veçanërisht të madhë për popullatën që i takon grupeve me rrezikshmëri të lartë, siç janë fëmijët dhe të moshuarit. Përkeqësimi i cilësisë së ajrit shkaktohet nga prania e ndotësve të tillë si SO2, NOx, lënda e grimcuar në pezulli, ozoni troposferik, monoksidi i karbonit, kompozimet organike volatile dhe metalet e rënda.3

Të gjitha këto nodhin si razultat i veprimtarisë së njeriut e në përgjithësi e shoqërisë. Pra shoqëria luan një rol të rëndësishëm në rritjen apo në zvogëlimin e lirimit të këtyrë ndotësve ku në njërën mënyrë apo tjetrën janë ata shkaktarët e problemeve mjedisore njëkohësisht edhe bartës të këtyre pasojave.

Rritja e vrullshme e transportit u shoqërua me shtimin e ndotjes nga NOx, lënda e grimcuar në pezulli, ozoni, oksidet e karbonit dhe hidrokarburet. Gjendja mund të konsiderohet mjaft e rënduar po të merret në konsideratë që për rrjedhojë të lëvizjes së pakontrolluar të popullsisë dhe përqendrimet e saj në zonat urbane dhe nganjëherë fare pranë burimeve të ndotjes së ajrit, shkalla e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit është rritur në mënyrë të dukshme.

Meqënëse kryeqyteti i Kosovës është njëri ndër qytetet mjaftë të ndotura si nga shtimi i popullsis ashtu edhe nga ndotja që e shkaktojnë termocentralet A dhe B që ndodhen përafërsisht 10 km, do të paraqesim në mënyrë skematike ndotjen dhe pjesët ku është e dyfishuar ndotja.

3 Zeqir Veselaj, “Njeriu dhe Mjedisi Jetesor” 2008, fq 30.

8

Page 7: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Siç thamë rritja e numrit të popullsisë nëpër zonat urbane, përkatësisht në kryeqytetin tonë Prishtinën, konsiston me të njëjtën gjendje të ndotjes që e kanë edhe kryeqytetet tjera e veçanërisht shtetet që kanë industri.

Meqenëse industria në vendin tonë nuk është edhe aq e zhvilluar, si burim kryesor i ndotjes është komunikacioni, sidomos në vendet urbane.

Aktualisht termocentralet Kosova A dhe B janë ndotës enormë të ajrit, sidomos në pikëpamje të pluhurit që emitohet nga këto termocentrale. Si vende që janë afër këtyre termocentraleve Obiliqi, Fushë Kosova, dhe Kryeqyteti Prishtina.

Uji

Sikurse ajir, edhe uji ka rëndësin dhe rolin e vet në mjedis. Uji është element shumë i rëndësishëm për jetë, sepse pa ujë është e pamundur jeta e njerëzve, shtazëve dhe bimëve në planetin tonë. Ai është faktori bazë dhe pjesëmarrës në gati të gjitha proceset jetësore të të gjitha gjallesave.

Në planetin tonë uji zë një sipërfaqet mjaftë të madhe. Rreth 75% të sipërfaqes së planetit është e mbuluar me ujë. Por edhe pse planeti ynë ka mjaft ujë, sasia e ujit të cilën njeriu mund të përdorë për nevojat e vetë është shumë e vogël dhe kap vlerën prej më pak se 1%. Prandaj për këtë arsye ne duhet shumë të jemi të kujdesshëm për sasinë dhe mënyrën e përdorimit të ujit.

Në aspektin biologjik, uji ka shumë karakteristika që janë esenciale për jetën në tokë.në radhë të parë duhet potencuar faktin se jeta ka filluar në ujë, e më pas ka kaluar në mjedisin tokësor respektivisht ajror. Të gjitha format e jetës varen nga uji. Uji ka rëndësi vitale si tretës i

9

Page 8: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

shumë substancave, e gjithashtu është esencial për shumë procese metabolike në organizëm. Uji ka rëndësi shumë të madhe sepse në njërën anë është një ndër faktorët kryesor ekologjik për mbajtjen e jetës gjallë, e në anën tjetër për shumë organizma bimor dhe shtazor paraqet mjedisin ku ata jetojnë.

Në ditët e sodit me zhvillimet e avancuara që ka ecur bota, është vështir të mendohet për një ujë të pastër.

Toka

Pedosfera është mbështjellësi i dheut-tokës, gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresë e hollë e shkfriftë e sipërfaqës së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë (prodhimin e ushqimit), kultivimin e bimëve të ndryshme, krijimin e sipërfaqeve të gjelbëruar si dhe kryerjen e veprimtarive të ndryshme të njeriut ( për ndërtimin e vendbanimeve, fabrikave, shkollave, infrastrukturës, etj).

Toka është shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme për të gjithë banorët e planetit. Sikurse ajri dhe uji edhe toka ose dheu është faktor i rëndësishëm për mbajtjen dhe vazhdimin e jetës në planet.

Sikur këto të dyja edhe toka i është nënshtruar ndotjeve të vazhdueshme dhe të pakontrolluara. Ndotjet e pedosferës mund të klasifikohen në ndotje urbane dhe industriale, por ndotësi kryesorë fatkeqësisht është njeriu me aktivitetet e tij. Ndotësit janë pluhuri, materiet e ndryshme kimike, mbeturinat, gazrat e ndryshme të cilat me anë të reshjeve në formë të shirave acidike arrijnë në sipërfaqen e tokës, pesticidet e ndryshme të cilat njeriu i shfrytëzon për trajtimin e tokave për veprimtari bujqësore. Njeriu me ose pa vetëdije në këtë mënyrë e ndotë tokën, e me këtë edhe e helmon vetën dhe shtazët sepse të gjithë këta ndotës absorbohen nga bimët, të cilët shërbejnë si ushqim i vetëm për botën shtazore dhe njerëz.

10

Page 9: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Mbeturinat

Mbeturinë - çdo substancë ose lëndë e specifikuar të cilën zotëruesi e hedhë, mendon ta hedhë ose është i detyruar ta hedhë.Hedhurinë - pjesë e mbeturinës, lëndë ose substancë e cila mbetet pas përpunimit të mbeturinës, komponentë ose elemente të cilat nuk kanë më vlerë përdorimi.Administrimi i mbeturinave – nënkupton grumbullimin, mbledhjen, ndërmjetësimin, marrjen me to, transportimin, përpunimin, trajtimin dhe deponimin e mbeturinave, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e tilla si dhe përkujdesjen pas mbylljes së deponive.Riciklimi - proces për trajtimin dhe ripërdorimin e plotë ose të pjesshëm të mbeturinave.Trajtimi i mbeturinave – përfshinë proceset fizike, kimike, biologjike, termale, ndarjen e mbeturinave në lloje, me qëllim të pakësimit të vëllimit dhe karakteristikave të dëmshme të mbeturinave si dhe lehtësimin për manipulim me mbeturina ose riciklimin e tyre.Grumbullimi i mbeturinave – është aktivitet sistematik i mbledhjes së mbeturinave, me qëllim të trajtimit të më vonshëm ose deponimit.Mbeturinat e rrezikshme - janë mbeturinat që kanë së paku njërën nga këto karakteristika si më poshtë: eksplozive, oksiduese, të ndezshme, toksike, kanceroze, korrozive, irituese, dëmtuese, infektuese, teratogjenike, mutagjenike, liron gazra toksike në kontakt me ujin, ajrin ose një acid. Ka mundësi për prodhimin e substancave tjera të rrezikshme dhe ekotoksikeMbeturina të parrezikshme.- janë mbeturinat që nuk posedojnë karakteristikat e mbeturinave të rrezikshme.Mbeturina komunale – janë mbeturinat nga amvisëritë, po ashtu edhe mbeturinat nga aktivitetet tjera, të cilat për shkak të përbërjes dhe natyrës së tyre, janë të ngjashme me ato të amvisërisë.Mbeturina komerciale – mbeturina të cilat vijnë nga objektet që përdoren vetëm apo kryesisht për qëllimet e tregut ose biznesit, sportit, edukimit, rekreacionit, por nuk përfshijnë mbeturinat komunale dhe industriale.Mbeturinat industriale – janë mbeturina të cilat prodhohen nga aktivitetet ose proceset industriale ose të prodhimtarisë artizanale dhe aktivitet tjera prodhuese.Kompostimi - është proces i kontrolluar biologjik për zbërthimin e mbeturinave organike nën veprimin e mikroorganizmave në prezencën e oksigjenit që bëhet me qëllim të prodhimit të kompostit.Asgjësimi i mbeturinave – përfshin proceset pas të cilave nuk parashikohet përpunim tjetër i mbeturinave dhe që mbyllen me groposje apo depozitim.Mbeturina ushqimore - mbeturinat nga konsumimi i mishit të bagëtive, frutave, perimeve, mbeturinat nga përpunimi, përgatitja , gatimi dhe ngrënia e ushqimeve, janë cilësuar si mbeturina ushqimore.

11

Page 10: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Shëndeti i popullatës

Burime kryesore që shpien në përkeqësimin e mjedisit në Prishtinë janë, burimet nga KEK-u, ngrohtorja e qytetit dhe ngrohjet në amvisëri, djegiet në natyrë e mbetjeve të ngurta në vendgrumbullimin e tyre që po ashtu paraqet një problem shumë serioz.

Numri i madh i automjeteve që qarkullojnë, infrastruktura jo e mirë rrugore, grumbullimi joefikas i mbeturinave, mosekzistimi i sistemit për pastrimin e ujërave të zeza etj. Si shembull mund të ceket komuna e Kastriotit. Nga kjo komunë raportohet për raste të shumta të sëmundjeve nga infeksionet e trakteve të poshtme respiratore. Infeksionet e zorrëve si dhe nga zgjeba.

Kohëve të fundit është rritur në mase të madhe nevoja për të evidentuar faktorët që po shkaktojnë sëmundjet siç janë: diabeti, astma, sëmundjet që lidhen me stresin, kanceri etj. Të gjitha këto sëmundje kanë një lidhshmëri më mjedisin në të cilin jetojmë. Duke u mbështetur në raporte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për çdo vit më shumë se dy milionë vdekje të parakohshme mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit si rezultat i djegies dhe lirimit të gazrave të ndryshëm, e sa e sa vdekje tjera ndodhin si pasojë e ujit të ndotur, tokës, e ndotjeve tjera, andaj faktori njeri ka një rol vendimtar në gjitha këto procese që më aktivitetet e tij mund të ndikojë në zvogëlimin e tyre.Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, në bazë të llogaritjeve TC-të, Kosova A dhe B të Korporatës Energjetike së bashku prodhojnë rreth një milion ton të hirit në vit, prej tyre 700.000 tonë janë të depozituara në deponitë e hirit, ndërsa 300.000 tonë lirohen në ajër. Sasi kjo që tregon se është jashtë standardeve të përcaktuara evropiane për me shume kjo sasi i tejkalon për katër here standardet evropiane. Kjo sasi që lirohet në ajër ka një ndikim të madh në shëndetin e qytetarëve e sidomos atyre që jetojnë pranë TC-ve kryeqyteti Prishtina, qyteti i Fushë Kosovës, dhe qyteti i Obiliqit.Shqetësuese për Mjedisin nuk mbeten vetëm TC-të e Korporatës Energjetike, por edhe Ferronikeli, Trepça etj. Faktorë tjetër më shume ndikim negative në përgjithësi në mjedis në Kosove dhe në ndotjen e ajrit në veçanti është edhe transporti rrugor, kjo si pasojë e automjeteve të vjetra më shumë së 20 vjet, dhe një numër i konsiderueshëm i tyre përdorin karburant të cilësisë së ulët, po ashtu nuk janë të pajisur më katalizator. Andaj lirimi i gazrave nga këto automjete paraqet një rrezik permanent për shëndetin e qytetarëve sidomos të atyre që jetojnë në zona të dendura urbane.

12

Page 11: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Në anën tjetër në Kosovë fatkeqësisht mungesa e burimeve natyrore të ujit mbetet një problem mjaft shqetësues dhe shumë serioz. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 73% e popullatës ka qasje në sistemet publike të furnizimit me ujë, çka do të thotë së edhe 27% e popullsisë mbetet pa furnizim publik. Për më keq edhe këto ujëra që i kemi në mungesë, vuajnë nga ndotje të shumta e sidomos nga mos kontrolli i ujërave të zeza, hedhja e mbeturinave, përdorimi joracional i tyre etj. Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sot rreth 70 deri 80 % të ujërave në rajonet rurale janë të ndotura, si pasojë e mungesës së kanalizimeve dhe e hedhjes së mbeturinave. Ndikimi i ndotjes së ujit në shëndetin e qytetarëve është i paevitueshëm, sidomos kur është e ditur së më tepër se 200 sëmundje ngjitëse përhapen me anë të ujit të ndotur.

13

Page 12: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Përfundim

Rritja e shpejtë e popullsisë së globit e shoqëruar me dëshirën për një standard material jetese më të lartë, ka quar në dëmtimin e mjedisit në shkallë globale. Rritja e popullsisë së botës dhe rritja e konsumit të energjisë gjatë këtj shekulli dhe atij të kalur , shihet qartë se kjo rritje është eksponenciale, madje rritja e konsumit të energjisë është më e shpejtë se sa ajo e popullsisë.

Jo vetëm rritja e pakontrolluar e popullsisë, por edhe përqendrimi i saj në qytete të mëdha ka rritur shumë nivelin e ndotjes së mjedisit në disa zona të kufizuara, duke u bërë kërcënim për shëndetin e banorëve.

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe industrisë, rritja e popullsisë ka bërë që mjedisi të ndotet në shkallë të lartë.

Është bërë më se e qartë që problemet mjedisore, ndonëse ndjehen lokalisht ato janë çështje të nivelit global. Aspekti i ndikimi negativ i njeriut në natyrë, ndryshimi i mënyrës së të jeteses dhe sjelljes ndaj mjedisit është pranuar se sjell rreziqe dhe pasoja afatgjate të parikuperueshme në gjithë treguesit e jetës.

Zhvillimi ekonomik - social në Kosovë ka zgjeruar spektrin e problemeve mjedisore, që tani janë të pranishme kudo: në qytete e fshatra, lumenj, liqene, zona të mbrojtura etj.

Vitet e fundit, mjedisi në Kosovë po merr gjithnjë e më shumë statusin shumëdimensional që i takon. Reformat ligjore, institucionale, ritmet e shpejta por edhe të ndryshueshme të shoqërisë civile po krijojnë një terren të favorshëm për trajtimin e çështjeve mjedisore në të gjitha aspektet nga të gjithë akterët e interesuar, struktura vendimmarrëse, shoqëria civile dhe publiku.

Pushteti qendror dhe lokal synon si objektiv kryesor rritjen e nivelit te informatave cilësore mbi problemet mjedisore për qytetarët e Kosovës, si dhe të krijohet mundësia që të gjithë qytetarët e interesuar të kenë qasje në informata mjedisore - zbatimi i Konventës së Aarhusit.

14

Page 13: lena punimi ekologji

Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit 2011

Literatura dhe referencat:

15