leksioni_1_sist_bankar

62
UNIVERSITETI I EUROPES JUGLINDORE - TETOVE MAQEDONI LEKSIONI 1 Sistemi Bankar (Cikel leksionesh per programin e masterit) Prof. Dr. Sulo Haderi TETOVE MARS 2011

Upload: nuri-hajdari

Post on 26-Aug-2014

299 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I EUROPES

JUGLINDORE - TETOVE

MAQEDONI

LEKSIONI 1

Sistemi Bankar

(Cikel leksionesh per programin e masterit)

Prof. Dr. Sulo Haderi

TETOVE MARS 2011

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

2

PERMBLEDHJE

Ndermjetesimi financiar

Ndertimi dhe funksionimi i sistemit bankar

Ecuria e aktivitetit bankar ne Shqiperi e Maqedoni

Sistemi financiar ne vendet e Ballkanit Perendimor dhe konvergjenca drejt BE-se

Bilanci i nje banke dhe elementet baze te tij

Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve te bankes

Elementet baze te veprimtarise se nje banke

Drejtimi i aktiv - pasiveve te nje banke dhe menaxhimi i risqeve

Domosdoshmeria e mbikqyrjes bankare

Kriteret e mbikqyrjes dhe kuadri rregullator

Shkaqet e krizave ne sektorin bankar dhe mesimet e nxjerra

Rrjeti i sigurise bankare

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

3

HYRJE Sistemi financiar është lubrifikanti i ekonomisë së tregut. Ky sistem siguron mjetet e

pagesës në ekonomi dhe ndikon aktivitetin real të saj, nëpërmjet realizimit të ndërmjetësimit financiar dhe transmetimit të politikës monetare.

Në vendet në zhvillim, ndër të cilët jane dhe Maqedonia e Shqipëria, sistemi bankar shpesh është pothuajse i njëvlershëm me sistemin financiar. Për këtë arsye, ky leksion do të përqendrohet në ndërtimin dhe funksionimin e sistemit bankar, duke supozuar se mjaft nga konkluzionet e nxjerra vlejnë për të gjithë sistemin financiar.

I. NDËRMJETËSIMI FINANCIAR. AKTIVITETI EKONOMIK DHE NDËRMJETËSIMI FINANCIAR Sic eshte shtjelluar ne temen e kaluar, aktiviteti ekonomik përmbledh dy flukse të

mëdha: fluksin real dhe fluksin monetar. Fluksi real përbëhet nga lëvizja e mallrave, shërbimeve dhe faktorëve të prodhimit: punës, tokës dhe kapitalit. Fluksi monetar është kundërpartia e tyre, cmimi ose vlera monetare e mallrave e shërbimeve dhe shpërblimi i faktorëve të prodhimit, punës, tokës dhe kapitalit. Sistemi financiar ka një rol të pazëvendësueshëm në aktivitetin ekonomik. Ky sistem kryen dy funksione kryesore: Ai bën të mundur krijimin e mjeteve të pagesës në ekonomi. Cdo lëvizje reale në

ekonomi ka një kundërparti monetare, në mungesë të se ciles, shkëmbimi do të bëhej mall me mall. Shkëmbimi i mallrave kundrejt një kundërpartie monetare, e cila mund të këmbehet më tej lirisht me cfarëdolloj malli, lehtëson mjaft shkëmbimet, qe janë tipar dallues i çdo shoqërie të zhvilluar.

Sistemi financiar realizon procesin e ndërmjetësimit financiar: kanalizimin e kursimeve (zakonisht të familjeve) në kredi dhe investime (zakonisht firmat). Sistemi financiar i një vendi është i përbërë nga (i) tregjet financiare dhe (ii)

ndërmjetësit financiarë. Për të patur më të qartë rolin e ndërmjetësit financiar, le të ndalemi në funksionet

kryesore të ndërmjetësve financiarë. FUNKSIONE TE NDËRMJETËSVE FINANCIARË.

Në ditët e sotme, pavarësisht se tregjet financiare janë sofistikuar dhe individët mund të investojnë kursimet e tyre drejtpërdrejt në firmat huamarrëse, institucionet financiare vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e fondeve. Niveli i ndërmjetësimit financiar ndikon drejtpërsëdrejti në nxitjen e investimeve dhe në rritjen ekonomike. Ndërmjetësit financiarë veprojnë si agjentë për kursimtarët duke iu siguruar informacionin cilësor të nevojshëm për investimin e kursimeve të tyre.

1. Ndërmjetësit financiarë sigurojnë transformimin e natyrës së aseteve. Ata emetojnë detyrime financiare të cilat iu përshtaten preferencave të individëve që investojnë kursimet e tyre, pasi kanë kosto më të ulët monitorimi, likuiditet më të lartë, si dhe janë

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

4

më pak të ekspozuara ndaj ndryshimeve të çmimit. Një kursimtar mund te kete më tepër besim duke depozituar paratë në bankë sesa duke ia huajtur ato direkt një firme.

2. Ndërmjetësit financiarë rritin eficiencën e investimit të kursimeve në ekonomi. Ata arrijnë të sigurojnë ekonomi të shkallës1, duke ulur ndjeshëm koston e informacionit dhe të transaksioneve.

3. Ndërmjetësit financiarë reduktojnë rrezikun nëpërmjet diversifikimit të portofolit. Ata marrin përsipër rrezikun e përshtatjes së maturiteteve midis aseteve dhe detyrimeve duke ju përshtatur më mirë preferencave të njësive me teprice ose mungese fondesh ne ekonomi.

4. Institucionet financiare luajnë një rol kyç në transmetimin e politikës monetare, meqenëse detyrimet e institucioneve depozituese janë një komponent i rëndësishëm i ofertës së parasë, e cila ka ndikim në normën e inflacionit.

5. Shpeshherë bankat mund të jenë e vetmja mundësi financimi për sektorë të veçantë strategjikë të ekonomisë, duke shërbyer në shpërndarjen sa më eficiente të fondeve të grumbulluara.

6. Së fundi, institucionet financiare luajnë një rol të veçantë në rritjen e eficiencës së shërbimit të pagesave, e cila ndikon në zhvillimin ekonomik.

Ekzistojnë një numër i madh institucionesh financiare që kryejnë këto funksione e që kanë përparësitë e mësipërme, por për nga karakteristikat që ato kanë klasifikohen në: institucione financiare bankare, institucione financiare jobankare dhe institucione financiare të investimeve. Megjithatë, në këtë material, me ndërmjetësues financiar, do të kuptohen institucionet financiare bankare, meqenese sistemi bankar është segmenti më i zhvilluar i sektorit financiar në Maqedoni dhe Shqipëri.

II. NDËRTIMI DHE FUNKSIONIMI I SISTEMIT BANKAR. Sistemi bankar, në ekonomitë e organizuara dhe që funksionojnë sipas parimeve të

tregut të lirë, është i ndarë në dy nivele. Ndarja e sistemit bankar në nivele bëhet për të identifikuar funksionet e ndryshme që kryejnë banka qendrore dhe bankat e nivelit të dytë. Në nivelin e parë është banka qendrore. Banka qendrore është një institucion ligjor apo sipas rastit edhe kushtetues (Shqiperia) i cili, në një këndvështrim të gjerë, ushtron funksione “qeverisëse”2. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së

1 Ekonomia e shkallës i referohet uljes së kostos mesatare të një transaksioni si pasojë e rritjes së vëllimit të

tyre. Duke qenë se një pjesë e kostove të transaksioneve është fikse (grumbullimi i informacionit, analiza dhe

përpunimi, komisioni, etj.), sa më e madhe të jetë vlera e transaksionit, aq më e vogël është kostoja mesatare e

tij. 2 Një aspekt i rëndësishëm i punës së bankës qendrore është nxjerrja e akteve nënligjore në funksion të

rregullimit të funksionimit të sistemit bankar, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre. Po kështu, banka qendrore

është institucioni i vetëm të cilit shteti i lejon të drejtën e shtypjes dhe emetimit të kartmonedhave.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

5

Shqipërisë dhe Banka Kombetare e Maqedonise eshte banka qendrore e Republikës se Maqedonise.

Në nivelin e dytë qëndrojnë bankat tregtare. Këto banka janë ndërmjetës të pastër financiarë, qe funksionojne kryesisht si banka universale, të ngritura në formën e shoqërive aksionere dhe që kanë si qëllim sigurimin e fitimit për pronarët e tyre.

FUNKSIONET E BANKËS QENDRORE (shkurt pasi per Banken Qendrore eshte teme e vecante) Banka Qëndrore është një institucion i pavarur. Misioni i Bankës qëndrore është i thjeshtë: të “luftojë” inflacionin në ekonomi. Sipas ligjit Nr.8269, dt. 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë", “objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e cmimeve". Në praktikë, ky objektiv i Bankës së Shqipërisë njehsohet me arritjen dhe ruajtjen e inflacionit në nivele të ulta, por në shifra pozitive. Inflacioni pozitiv në nivele të ulta, në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara (psh. BE), përkthehet në ruajtjen e inflacionit rreth nivelit 2 për qind. Ndersa në Shqipëri, në intervalin 2-4 për qind.

Ne baze te Gazetes Zyrtare te RM No. 26/92, 4/93, 29/93, 17/96, 29/96 dhe 37/98, neni 3 i ligjit per “Banken Kombetare te Republikes se Maqedonise”, percaktohet qe “BKM do te jete e pavarur dhe pergjegjese per stabilitetin e denar-it, politiken monetare..”. Keshilli i BKM ne mbledhjen e muajit shkurt 2006 verejti qe eshte mbajtur stabiliteti i cmimeve ne ekonomi, si objektiv baze i politikes monetare te BKM, me nje norme mesatare te inflacionit ne vitin 2005 te barabarte me 0.5%.

Ndërhyrja e Bankës Qëdrore në ekonomi bëhet gjithnjë në funksion të përmbushjes së këtij objektivi. Politika monetare ka si instrument kryesor normat e interesit. Banka qendrore lëviz nivelin e normave të interesit për të sjellë inflacionin brenda objektivit të saj. Kështu, në vija të përgjithshme, mund të themi se: - Ulja e normave të interesit (i ashtuquajturi “lehtësim” i politikës monetare) tregon se

niveli i inflacionit nuk përbën shqetësim për Bankën Qëndrore, ose se inflacioni i parashikuar është nën objektivin e saj;

- Rritja e normës së interesit tregon se në ekonomi ekzistojnë presione inflacioniste të cilat mund të bëjnë që inflacioni faktik të jetë më i lartë se objektivi i Bankës Qëndrore. Rritja e normës së interesit (i ashtuquajturi "shtrëngim"i politikës monetare) duhet ta korrektojë këtë problem.

Bankat Qëndrore kane dhe objektiva të tjerë. Duke iu referuar përsëri ligjit "Për Bankën e Shqipërisë" shohim se: "Në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazën e tregut të brendshëm bankar, (BSh) nxit dhe mbështet zhvillimin e regjimit dhe të sistemit të këmbimeve valutore, tregun e brendshëm financiar, sistemin e pagesave, si dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të zhvillimeve ekonomike të vendit.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

6

Objektivat e tjerë të Bankës së Shqipërisë, të kushtëzuara nga objektivi kryesor i saj, duhet të nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar të bazuar në parimet e tregut”.

Po keshtu edhe ne ligjin per BKM, asaj i jepen detyra te tjera, qe lidhen me sistemin e pagesave, kembimet valutore, mbikeqyrjen e sistemit bankar ne Maqedoni etj.

Ligji është i qartë në përcaktimin e prioriteteve të objektivave: objektivi kryesor i Bankës Qëndrore është kontrolli i nivelit të inflacionit. Të gjithë objektivat e tjerë, janë të kushtëzuar nga respektimi i objektivit kryesor.

Në funksion të realizimit të objektivave të saj, Banka Qëndrore në me te shumten e vendeve (perfshire dhe Maqedonine e Shqiperine), ne përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka për detyrë:

hartimin dhe zbatimin e politikës monetare të vendit; hartimin dhe zbatimin e politikës valutore të vendit; hartimin e rregullave për lëvizjen e fondeve valutore, si brenda vendit ashtu dhe

jashtë kufijve të tij; emetimin e monedhës dhe kartëmonedhës; licencimin e bankave dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, me qëllim sigurimin

e stabilitetit të sistemit bankar (shih me detaje ne box 1).

Box 1. Politikat për stabilitetin financiar Politikat për stabilitetin financiar ndahen në tre grupe të mëdha. Politikat parandaluese janë masa paraprake të cilat synojnë uljen e kostove potenciale të destabilizimit financiar. Disa nga këto politika përfshijnë krijimin e infrastrukturës ligjore të shëndetshme për zbatim nga ana e institucioneve financiare, të rregullimeve bankare për drejtimin e bankave dhe institucioneve të tjera financiare, të masave të sigurta për kryerjen e pagesave dhe të kleringut, të skemave të sigurimit të depozitave etj. Politikat administruese janë masa të cilat synojnë kapërcimin e paqëndrueshmërive financiare ose zbutjes së ashpërsisë së tyre kur ato ndodhin. Këtu përfshihet një nga lehtësitë e ofruara nga banka qëndrore: funksioni i saj si huadhënës i fundit në radhë, lehtësi, e cila mbron institucionet financiare të shëndetshme nga mungesat e likuiditetit. Marrja në kohë e masave të duhura ndaj dobësimit të institucioneve financiare, kufizon kostot që rrjedhin si rezultat i paqëndrueshmërisë. Politikat rehabilituese përdoren për minimizimin e kostove që rrjedhin pas një destabilizimi financiar. Ato përfshijnë ristrukturimin e institucioneve të dëmtuara financiarisht nëpërmjet masave të ndryshme të tilla si rikapitalizimi, bashkimi me intsitucione të shëndetshme, ndërrimi i ekipit drejtues të institucionit etj. Këto masa janë të orientuara drejt reduktimit të kostove të paqëndrueshmërisë financiare të cilat rrjedhin nga dëmtimi i një pjese të sistemit financiar.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

7

Llojet e bankave te nivelit te dyte dhe veprimtaria e tyre. Këtu përfshihen ato firma financiare që kanë si karakteristikë kryesore pranimin e

depozitave dhe dhënien e huave. Këto firma krijojnë instrumente financiare në dy anët e bilancit. Në anën e aktiveve ato mund të blejnë instrumente financiare ekzistuese, kryesisht letra me vlerë shtetërore, por në disa vende mund të blejnë edhe aksione të firmave prodhuese në masë të kufizuar të përcaktuar me ligj ose rregullore nga Banka qendrore. Këto institucione janë aktive edhe në tregjet derivative dhe në tregjet SWAP (të këmbimit të drejtpërdrejtë të të ardhurave të instrumentave etj.) Në anën e pasiveve këto institucione pranojnë llogari rrjedhese (ne SHBA quhen dhe depozita të çekueshme), depozita kursimi, depozita me afat, etj.

Institucionet depozituese paraqiten në forma të ndryshme. Pavarësisht nga veçoritë që ekzistojnë në vende të vecanta, dallohen disa tipe kryesore të këtyre institucioneve, ku përfshihen bankat tregtare, bankat e kursimeve, bankat ose shoqeritë e kreditit dhe bankat e investimeve, etj. Ajo qe duhet theksuar ketu eshte fakti se pothuaj gjithe bankat ne ditet e sotme veprojne si banka universale.

Bankat Tregtare: përfaqësojnë institucionet depozituese më të njohura, që kanë si veçori kryesore pranimin e depozitave të çekueshme dhe dhënien e huave tregtare si dhe blerjen e letrave me vlerë shtetërore. Sic u shprehem me siper dallimet midis institucioneve të ndryshme depozituese kanë gjithnjë e më tepër karakter historik. Veçoritë tradicionale të tyre vijnë duke u zbehur. Lloje të ndryshme institucionesh depozituese kanë filluar të pranojnë depozita dhe të japin hua që më parë i përkisnin vetëm një institucioni. Në këtë kuadër, aktualisht, bankat tregtare pranojnë edhe depozita kursimi dhe japin hua konsumatore në formë hipotekare si dhe ofrojne nje larmi produktesh te tjera.

Bankat e Kursimit: janë institucione depozituese që pranojnë depozita të vogla kursimesh nga një rreth i gjerë klientësh dhe japin hua të shumëllojshme si hua hipotekare, hua konsumatore etj. Aktualisht pranojnë dhe depozita të tjera dhe japin hua tregtare. Në disa vende, bankat e kursimit paraqiten edhe në formën e shoqërive të kursimit dhe huave, të cilat organizohen mbi bazën e grupeve të individëve që kërkojnë të blejnë shtëpi. Historikisht këto shoqëri pranonin vetëm depozita kursimi të këtyre individëve, por aktualisht pranojnë edhe depozita kursimi në një rreth më të gjerë, duke u transformuar në banka kursimi.

Shoqëritë e Kreditit: kanë ngjashmëri me shoqëritë e huasë, por veçoria e tyre është së ato veprojnë mbi bazën e një tipari të përbashkët si vendosja gjeografike apo qëndra e punës. Historikisht, shoqëritë ose bashkimet e kreditit janë krijuar nga socialisti utopik Robert Owen. Këto shoqëri japin kredi kryesisht për mallra konsumi afatgjatë, si shtepi, makine, mobilje, etj. Praktika botërore po tregon ravijëzimin e dy profileve të ndryshme të institucioneve bankare:

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

8

Bankat “me pakicë” – të cilat vazhdojnë të kryejnë përgjithësisht aktivitetet tradicionale, pra grumbullimin e depozitave dhe dhënien e kredive. Fokusi i këtyre bankave janë klientët e vegjël dhe të mesëm. Bankat investuese – të cilat janë specializuar në mbështetjen e biznesit të madh dhe korporatave, duke përfshirë këshillimin financiar, administrimin e fondeve të korporatave dhe mbështetjen me financim të tyre.

Me fjalën bankë, në këtë leksion, do të kuptojmë bankat “me pakicë”. Kjo pasi janë tipi më përfaqësues i bankave dhe sepse të gjitha bankat në Shqipëri dhe ne shumicen dermuese edhe ne Maqedoni kanë këtë natyrë.

Bankat tregtare nuk duhen ngatërruar me fondet e zhvillimit. Qëllimi i ekzistencës së tyre është prodhimi i fitimit. Ato nuk mund të sigurojnë financime për projekte jorentabël. Rrjedhimisht, bankat duhet të jenë të pavarura nga faktorë të tjerë (aq më tepër nga politika) në vendimet e tyre për shpërndarjen e fondeve.

Në kuadrin e ndërmjetësve financiarë që realizojnë financimin indirekt, firma bankare zë një vend të rëndësishem. Ajo realizon pjesën kryesore të transaksioneve të financimit indirekt. Nga ana tjetër, mekanizmi i zbatimit të politikave monetare është i lidhur ngushtë me funksionimin e sistemit bankar.

FUNKSIONET E BANKAVE TË NIVELIT TË DYTË Banka është shembulli më tipik i një ndërmjetësi financiar. Historikisht, roli i tyre ka qenë grumbullimi i kursimeve të ekonomisë në formën e depozitave dhe vënia e këtyre kursimeve në dispozicion të sektorëve të ekonomisë që kanë nevojë, në formën e kredive. Por, zhvillimi i shpejë i sistemit financiar, i shoqëruar me rritjen e konkurencës midis ndërmjetësve financiarë, ka bërë që bankat të zgjerojnë ndjeshëm gamën e veprimtarisë së tyre. Shkurtimisht funksionet kryesore të industrisë bankare jane:

Banka është një ndërmjetës financiar. Ajo grumbullon depozita nga një numër i madh personash dhe i jep këto fonde hua. Në këtë këndvështrim, esenca e biznesit bankar është përpunimi i informacionit për të lehtësuar këtë fluks monetar dhe për të rezultuar fitimprurëse.

Bankat realizojnë një vëllim të madh pagesash në ekonomi, për llogari të firmave apo individëve. Në mungesë të bankave, pjesa më e madhe e pagesave do të bëhej me cash, me gjithë mangësitë e theksuara që shfaq një sistem i tillë.

Bankat janë thelbesore për transmetimin e politikës monetare në ekonomi. Këto banka janë hallka e parë e zinxhirit të mekanizmit të transmetimit. Mungesa e tyre do ta bënte të pamundur ndikimin e autoriteteve në ekonomi dhe politika monetare do të zhvillohej me luhatje, duke ulur ritmin e zhvillimit.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

9

BOX 2. Tendenca të zhvillimit të bankave te nivelit te dyte. Industria bankare në botë ka pësuar ndryshime të shpejta strukturore. Këto ndryshime vihen re jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në ato në zhvillim. Monitorimi dhe vlerësimi i këtyre prirjeve është i rëndësishëm dhe çdo politikë e hartuar në mbështetje të kreditimit të sektorit privat duhet t`i mbajë parasysh ato. 1. Teknologjia e informacionit. Zbatimi i teknologjive më të fundit informatike mbetet

force kryesore e zhvillimit të industrisë bankare. Informatizimi i perpunimit elektronik te informacionit ul koston e transaksioneve dhe nëpërmjet bankingut elektronik (e-banking), ndryshon mënyrën e komunikimit të klientëve me bankat.

2. Derregullimi. Tradicionalisht, industria bankare ka qenë një biznes shumë i mbrojtur dhe i rregulluar me ligj. Së fundi, derregullimi (tendenca e reduktimit dhe e thjeshtimit të ligjeve dhe rregulloreve) ka ndryshuar fytyrën e industrisë bankare në të gjithë botën. Në vend të kontrollit të normave të interesit të depozitave apo kufijve të kredisë, fokusi i rregullimit dhe mbikëqyrjes bankare tani ka kaluar në përcaktimin e procedurave dhe sistemeve të përshtatshme për eleminimin e rrezikut. Në të shkuarën, segmenti bankar gëzonte një situatë pothuajse monopoliste brenda sektorit të ndërmjetësve financiarë. Sot, po vihet re një rritje e konkurrencës jo vetëm në sektorin bankar por edhe në atë financiar. Rrjedhojë e kësaj është marrja e një rreziku më të madh nga bankat ne kembim te fitimeve me te larta.

3. Konsolidimi. Derregullimi i sektorit ka sjellë një konsolidim të shpejtë të sektorit dhe një rritje të bashkimeve të bankave. Këto bashkime justifikohen me ekonomitë e shkallës dhe uljet e kostove që ato sigurojnë. Te tilla bashkime e konsolidime po ndodhin kudo ne SHBA dhe Europe ku nga shkrirja e aktiviteteve te bankave tregtare me shoqeri te fuqishme investimesh e financiare jane krijuar gjigande te tille si Citigroup, J.P.Morgan & Chase, etj. Kjo nuk do të thotë se nje bankë e vogël nuk mund të jetë eficiente.

4. Privatizimi dhe pronësia e huaj. Privatizimi, kryesisht në pronarë të huaj, është një tjetër tendence e qartë në industrinë bankare. Bankat shtetërore dhe ato “kombëtare” janë duke humbur terren, si pasojë e globalizimit. Ky proces kërkon një vizion më të gjerë dhe një strategji ndërkombëtare për të mbijetuar në këtë sektor. Aktualisht ne rajonin e Ballkanit sistemi bankar eshte “ne duar te huaja” ne rreth 60 – 70% te tij, ndersa ne Shqiperi mbi 95% dhe ne Maqedoni afro 50%.

5. Ndryshimi i sjelljes së bankave. Një tendencë e vërejtur së fundmi ne vendet e zhvilluara, është fakti se firmat po i drejtohen gjithnjë e më shumë tregut financiar për financim (kryesisht bursave), duke anashkaluar bankat. Gjithsesi, mundësinë reale për t’iu drejtuar direkt tregut financiar e kanë vetem një numër firmash, kryesisht të mëdha. Bizneset e vogla dhe të mesme me sa duket do të vazhdojnë të mbështeten në bankat për të siguruar financime.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

10

Funksionet që përmbushin bankat tregtare ilustrojnë qartë rolin e tyre në një ekonomi tregu, si në vendet në zhvillim ashtu edhe në vendet e zhvilluara. Për këtë arsye, stabilitetit të sistemit bankar i kushtohet një rëndësi e madhe¸si në literaturë ashtu edhe në praktikë. Duhet theksuar se bankat e zhvillojnë biznesin e tyre me paratë e klientëve. Kjo i bën ato të vecanta në krahasim me bizneset e tjera. Falimentimi i një banke, në ndryshim me rastin e bizneseve të tjera, prek një numër shumë here me të madh personash. Pasojat ekonomike dhe sociale ndihen në një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë. Sistemi bankar është mjaft i ekspozuar ndaj rreziqeve, sidomos ndaj turbullirave politike apo sociale. Rrënja e fjalës kredi vjen nga latinishtja: “credo” d.m.th. besoj. Me fjalë të tjera, banka që huan para beson se ato do të kthehen, normalisht të tëra, në kohë dhe duke përfshirë dhe interesin. Po keshtu edhe individet apo subjektet e tjera besojne tek bankat, per kete aresye edhe jane te gatshem te depozitojne parate e tyre ne to.

Eksperienca botërore ka treguar se krizat bankare janë mjaft të kushtueshme. Normalisht, ato kushtojnë nga 2% në 10% të PBB-së, por janë vërejtur raste kur fatura e tyre financiare ka arritur edhe në 50% të PBB-së (Frydl, 1999).

Sistemi bankar është bërthama e sistemit financiar në ekonomitë në tranzicion. Prandaj, rregullimi dhe funksionimi i saktë i tij janë cështje me rëndësi mjaft të madhe në stabilitetin e sistemit financiar. Ky rol i është besuar pergjithesisht bankës qendrore. Banka qendrore (ne disa vende autoriteti perkates mbikeqyres) është garante për stabilitetin e sistemit bankar. Në vija të përgjithshme, banka qendrore e ushtron këtë përgjegjësi në tre hapa: (i) licencimi i bankave sipas rregullave të përcaktuara qartë; (ii) hartimi i bazës ligjore dhe nënligjore, që rregullon veprimtarinë e sistemit bankar; (iii) mbikëqyrja e vazhdueshme e punës së bankave dhe e gjendjes financare të tyre. Box 3. Veçori specifike të bankave në ekonomitë në tranzicion. Studimi i prirjeve të sistemit bankar në vendet e zhvilluara përbën një avantazh për vendet në tranzicion. Në një farë mënyre, vendet në tranzicion e shikojnë në pasqyrë të ardhmen. Ato duhet ta shfrytëzojnë këtë njohuri, ndonese kjo përmban disa vështirësi dhe sfida, pra ky proces ka anë pozitive dhe negative. 1. Anët pozitive: - Bankat në vendet në tranzicion ndjekin tendencat botërore. Disa tendenca janë më

të ngadalta (IT) dhe disa më të shpejta (privatizimi dhe pronësia e huaj), por nuk ka dyshim se tendencat e përmendura më sipër janë të pranishme në vendet në tranzicion.

2. Anët negative:

- Shumica e vendeve në tranzicion nuk iu shmangen krizave bankare. Është e debatueshme nëse Shqipëria ka patur apo jo një krizë të sistemit bankar. Po keshtu edhe ne Maqedoni. Debati do të përqendrohej në faktin se cfare shkalle duhet të arrijë një çrregullim në sistemin bankar që të mund të quhet krizë. Në këtë

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

11

këndvështrim, mund të themi se nuk ka patur kriza të mirëfillta bankare, por elemente ose premisa të krizave janë shfaqur (Shqipëria në vitet 1996-1997 si pasojë e fenomenit piramida dhe në vitin 2002 si pasojë e tërheqjes së rreth 8% te depozitave).

- E kaluara socialise dhe trashëgimia e saj janë të vështira për t`u zhdukur shpejt. Në socializëm, kredia bankare nuk konsiderohej si aspekt i një biznesi normal. Roli i bankave ishte për “të ndihmuar” ekonominë me hua me norma interesi të ulët, nën normën e interesit që do të rezultonte në një treg të lirë. Për të ndryshuar këtë mentalitet duhet të sigurohet një mbështetje e gjërë politike për reforma. Në analizë të fundit, politikat ekonomike të drejta janë në favor të zhvillimit të vendit. Por, këto politika duan kohë që të japin ndikime reale, ndërkohë që në periudhën afatshkurtër ato shoqërohen me kosto. Ky problem, i shton një dimension politik këtij diskutimi, që nuk duhet nënvlerësuar.

Box 4. Probleme të sistemit bankar në ekonominë e centralizuar. Në mënyrë të përmbledhur, sistemi bankar socialist në pragun e tranzicionit karakterizohej nga mangësi serioze për një sistem bankar të ekonomisë së tregut të lirë si: - roli i tij si ndërmjetës financiar ishte mjaft i kufizuar; - mungonte vlerësimi i kredisë dhe për rrjedhojë edhe menaxhimi i riskut; - kursi i këmbimit llogaritej por jo risku i tij; - sistemi i kontabilitetit ndryshonte rrënjësisht nga praktikat ndërkombëtare të

kontabilitetit, ndryshim që shfaqej në mënyrë të veçantë në sektorin bankar; - mungesa e përvojës bankare për aktivitetet e një ekonomie tregu përbën një faktor

tjetër negativ dhe drejtuesit e bankave nuk kishin përvojë ndërkombëtare.

III. ECURIA E AKTIVITETIT BANKAR NE SHQIPERI DHE MAQEDONI ZHVILIMET NË SISTEMIN BANKAR PAS VITIT 1991 NE MAQEDONI E SHQIPERI Si pjesë e reformës ekonomike të filluar në vitet ‘90, reforma e sistemit bankar filloi si

reformë institucionale me ndryshimin e dispozitave ligjore. Kuvendi shqiptar, në prill të vitit 1992, miratoi ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, si dhe ligjin “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”. Këto ligje shënuan kalimin e sistemit bankar nga njënivelor në një sistem bankar prej dy nivelesh. Mbi bazën e këtyre ligjeve iu hap rruga procesit të licencimit të bankave të reja private dhe rregullimit të sistemit bankar nga banka qendrore

Po keshtu edhe ne Maqedoni (ref. Ligjit Bankar sipas Gazetes Zyrtare te RM” No. 63/2000, 37/2002, 51/2003 and 85/2003). Karakteristikë e zhvillimit të sektorit bankar në fillim te viteve ‘90 është dominimi i bankave me kapital shtetëror. Gjate kesaj dekade, megjithëse me ritme të ngadalta, vihet re prirja e rritjes së aktivitetit bankar. U bënë

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

12

përpjekje për ristrukturimin dhe përgatitjen e bazës ligjore për privatizimin e bankave, përpjekje të cilat përgjithësisht nuk rezultuan efektive. Box 5. Probleme të sistemit bankar në vitet e para të tranzicionit (rasti shqiptar). Krahas zhvillimeve pozitive, sektori bankar u shoqërua edhe me mangësi dhe zhvillime negative. - Niveli i ndërmjetësimit financiar ishte i kufizuar. Bankat shtetërore që dominonin me

rreth 90 % tregun e depozitave kryenin funksione të kufizuara të ndërmjetësit financiar, ndërsa bankat e reja private ishin të kufizuara në numër, tepër të ngadalta dhe të painteresuara për tërheqjen e depozitave në lekë duke u përqendruar kryesisht në kreditimin e tregtisë. Niveli i kreditimit të ekonomisë ishte mjaft i ulët.

- Huatë e këqija dhe të humbura u rritën si pasojë e mungesës së një sistemi rregullues dhe mbikëqyrës të përshtatshëm. Vitet e para të tranzicionit u shoqëruan me një rënie të aktivitetit ekonomik për shkak të dobësive të ndërmarrjeve shtetërore, sidomos në degët e industrisë me teknologji të vjetër dhe me kërkesë në rënie, degë që përfaqësonin konsumatorë të rëndësishëm të bankave shtetërore. Kredia e pakthyer në afat u rrit nga 14% e stokut të kredisë në vitin ’93 në rreth 60% në vitin 1997. (Cani 1995, Salko 2001).

- Sistemi i pagesave kishte dobësi të theksuara dhe nuk i përgjigjej nevojave të ekonomisë. Kështu për shembull, në fundin e vitit 1996 realizimi i pagesave për transaksione nëpërmjet llogarive në degë të ndryshme të të njëjtës bankë kërkonte mesatarisht 5 – 6 ditë, ndërsa për transaksione ndërmjet bankave të ndryshme kërkonte mbi 15 ditë (Cani 1995, Jarvis 2001). Për këto arsye paraja jashtë bankave në duar të publikut ishte në nivele shumë të larta.

- Kuadri ligjor në vitet e para të tranzicionit ishte i papërshtatshëm, duke mos favorizuar zhvillimin e sistemit bankar.

- Mungesa e përvojës bankare për aktivitetet e një ekonomie tregu përbën një faktor tjetër negativ. Shumë nga drejtuesit e bankave nuk kishin përvojë ndërkombëtare dhe vinin nga sektorë të tjerë shtetërorë, madje edhe nga sektorë pa përvojë financiare.

Stabiliteti makroekonomik dhe reformat e sektorit financiar kane njohur përmirësime sidomos pas mesit te viteve ‘90. Karakteristikë këtyre zhvillimeve ishte rritja e numrit të bankave nëpërmjet bankave të reja private, të cilat aktualisht ne Shqiperi kapin shifrën 17 dhe ne Maqedoni 21. Shqipëria ka 5.3 banka për një milion banorë dhe Maqedonia dyfishin e saj, ndërkohë që Bullgaria ka thuajse të njëjtin tregues me Shqiperine, Rumania ka 1.5 banka për një milion banorë, Hungaria 3 banka dhe Kroacia 10 banka3.

Aktiviteti bankar ka ardhur duke u zgjeruar bashkë me zgjerimin e bankave në treg, duke u rritur si aktivet ashtu edhe depozitat e bankave. Në fundin e vitit 2005, totali i

3 Të dhënat janë për vitin 2002 (per Maqedonine e Shqiperine te vitit 2004).

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

13

aktiveve të sistemit ne Shqiperi rezulton 3.7 miliardë dollarë ose rreth 50% e PBB-së, ndersa ne Maqedoni 44.6% (viti 2004).

Niveli i ndërmjetësimit financiar është thelluar më tej duke pasqyruar prirjen pozitive të zhvillimeve në sektorin bankar. Raporti i depozitave totale ndaj PPB–së, që është një nga treguesit kryesorë të nivelit dhe thellësisë së ndërmjetësimit financiar, ka ardhur duke u rritur gjatë gjithë periudhës së tranzicionit dhe veçanërisht mbas vitit 1998, duke shënuar nivelin 43% në vitin 2003. I njejti tregues ne Maqedoni ne fund te vitit 2004 eshte 31.1%.

Një karakteristikë tjetër e zhvillimeve pozitive në sektorin bankar është përmirësimi i tregut të kreditit. Ne Maqedoni ne fund te vitit 2004 totali i kredive bruto te sistemit ndaj PBB-se ishte 21.7%, ndersa ne Shqiperi rreth 12% (2005). Box 6. Sfidat aktuale të sistemit bankar. Me gjithë përmirësimet e vërejtura, sistemi bankar përballet edhe me disa sfida, të cilat kërkojnë zgjidhje gjatë periudhës në vazhdim. Konkurrenca në sistemin bankar është në nivel relativisht të ulët. Ajo shprehet në

nivelin krahasimisht të ulët të shërbimeve të ofruara dhe në mungesën e mbulimit të plotë të territorit të vendit. Gjithsesi, gjatë viteve të fundit është vënë re tendenca e prezantimit të shërbimeve të reja bashkëkohore (si sherbime me ane te internetit ose online banking, kredia konsumatore, kartat e kreditit, etj.).

Kreditimi i ekonomisë mbetet në nivele të ulta, megjithë rritjen e tij gjatë viteve të fundit. Ai është mjaft poshtë atyre të vendeve të përparuara (sidomos ne Shqiperi). Kështu, perkatesisht raporti i kredisë për sektorin privat ndaj PPB-së ne Shqiperi dhe Maqedoni ishin vetëm 8.4% dhe 21.7% në vitin 2004. Ajo qe vlen te theksohet ketu eshte fakti se me gjithe kete nivel te ulet te kreditimit, tempi i rritjes se kredise se re ka qene tejet i larte ne Shqiperi (rreth 80% ne vit) dhe ne nje te ardhme te afert do te kerkoje marrjen e masave kufizuese, deri te ashpra, nga ana e BSH.

Përqendrimi i kredisë në valutë. Kredia e re e akorduar jepet kryesisht në valutë. Në fund të vitit 2004, rreth 80 për qind e kredisë së re të akorduar jepej në valutë ne Shqiperi dhe 40% ne Maqedoni. Edhe ketu duhet permendur vecanerisht ne rastin shqiptar rreziku potencial i kursit te kembimit me te cilin mund te ballafaqohen potencialisht kredimarresit, por edhe sistemi bankar perkates.

Mungesa e një infrastrukture të plotë ligjore, ose problemet me mos-zbatimin e ligjeve në fuqi, rritin rrezikun e kreditimit në ekonomi. Ngritja dhe funksionimi i Agjensisë së Informacionit të Kredive ne Shqiperi dhe zbatimi i procedurave ligjore të garancisë së kolateralit janë hapa të domosdoshëm, por tejet te vonuar, në rritjen e kreditimit të ekonomisë.

Dy janë prirjet më pozitive që vihen re në këtë treg: e para rritja e vazhdueshme e kreditimit të sektorit privat dhe e dyta ulja e kredisë me probleme ndaj totalit të kredisë.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

14

Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës bankare, ngritja dhe funksionimi i Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, përmirësimi i mbikëqyrjes bankare rritin besimin në sistemin bankar. Gjendja financiare e sistemit bankar gjatë viteve të fundit ka qenë e kënaqshme. Sistemi

bankar shqiptar (2003)dhe maqedonas (2004) kane rezultuar me fitim, perkatesisht me 44 dhe 42 milione USD, duke garantuar likuiditetin e tij dhe duke plotësuar gjithnjë e më shumë nevojat e ekonomisë për kredi.

Gjendja e mirë e sistemit bankar gjen pasqyrim edhe në treguesit e rentabilitetit, të cilët kanë ardhur në rritje gjatë vitit 2003. Tabelë 1. Tregues të rentabilitetit, ecuria në vite (në përqindje). Maqedo‘02 ‘03 Shqipe‘02 ‘03 ROAA4 0.4 0.5 1.2 1.24 ROAE5 2.1 2.3 19.2 19.5 Aktiviteti kreditues i bankave të sistemit eshte rritur nga viti ne vit. Treguesi i cilësisë së kreditimit (raporti i kredive me probleme ndaj tepricës së kredisë) llogaritet 4.6 për qind në fund të vitit 2003 ne Shqiperi dhe rreth 9% ne Maqedoni.

IV. SISTEMI FINANCIAR NE VENDET E BALLKANIT PERENDIMOR (BP), DHE KONVERGJENCA DREJT INTEGRIMIT EUROPIAN

Studimi i rajonit te Ballkanit Perendimor ne teresine e vet merr vlera pasi gjithnje e me shpesh permendet se nje variant i preferuar i integrimit te vendeve te ketij rajoni ne BE do te jete ne bllok. Nga ana tjeter krahasimi me fqinjet do t’na ndihmonte me shume per t’u pozicionuar me mire per te realizuar anetaresim sa me te shpejte ne BE. Rruga duket e gjate dhe e veshtire, por udhetimi do t’na lehtesohej ndjeshem nese do te dinim shume per tregues te ndryshem te saj.

Tregjet financiare ne vendet e BP jane akoma te brishta dhe te paafta per te permbushur si duhet funksionet e tyre ekonomike. Zbatimi i ligjeve dhe rregullave, i praktikave dhe normave me te mira nderkombetare megjithese ekzistojne formalisht shpesh pengohet nga ineficencat ne aktivitetet mbikqyrese dhe sjellja e agjenteve ekonomike qe s’jane pershtatur plotesisht me mekanzimat e tregut. Reforma dhe riorganizimi i sektorit financiar ne rajon vazhdon te jete nje proces teper i veshtire. Ky rajon eshte me pak i zhvilluar nga rajoni i Europes Qendrore. Po keshtu edhe sistemi financiar dhe ai bankar ne vecanti ballafaqohen me nje mori problemesh. Gjate dekades se kaluar pothuajse te gjithe vendet e Ballkanit Perendimor jane ballafaquar me fenomenin 4 Kthyeshmëria nga aktivet. Në vija të përgjithshme mund të thuhet se mat efektivitetin e përdorimit

të fondeve të sistemit bankar. 5 Kthyeshmëria nga fondet e veta.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

15

krize, per shkaqe te rrjedhura nga keqmenaxhimi mikroekonomik i lidhur dhe ndihmuar nga ambjenti riskioz, moszbatimi i ligjeve, korrupsioni, dobesite strukturore etj. Pasojat e krizave kane qene me pasoja, por jo shkaterruese per ekonomite e vendeve perkatese. Ne Shqiperi kriza e piramidave pati edhe efekte shoqerore. Nese secili nga vendet do te kishte nje sistem bankar te forte, ndikimet e krizave do te ishin shume me te pakta, si dhe do te ishte nxitur me tej stabiliteti. Sistemi bankar e financiar ne rajon eshte ende i brishte pare ne kendveshtrimin e nje sere treguesish si: struktura, madhesia, menaxhimi, tregjet e mbikeqyrja e tyre, zbatueshmeria e ligjeve, korrupsioni ne teresi e sidomos ne sistemin gjyqesor, etj.

1. Disa tregues ekonomike te krahasuar te rajonit

Madhesia (tregu) e gjithe rajonit ne teresi (8 vendet se bashku) eshte e vogel, psh popullsia afersisht sa e Italise, nderkohe qe te ardhurat per fryme sa nje e dhjeta e saj. Bujqesia jep 13% kontribut ne PBB, kur ne zonen e euros vetem 2%. Papunesia eshte e larte, sa afro dyfishi i vendeve te eurozones, edhe pse vete eurozona ka shqetesim madhor reformat ne ceshtjet e punes. Motive politike mbajne peng bashkepunimin midis vendeve te rajonit. Ka dhe nje mori treguesish te tjere ekonomike qe shprehin qarte prapambetjen apo sfondin pengues makroekonomik te integrimit te rajonit ne BE, por edhe keto qe thame me lart do te mjaftonin per te na treguar rrugen e gjate qe kemi perpara. E rendesishme eshte qe te theksojme se Shqiperia (dicka me mire Maqedonia) renditet nder vendet me pak te zhvilluara te rajonit.

2. Sektori financiar ne rajon

Bankat luajne rol dominues ne sektorin financiar. Ne vitin 2004 ato zoteronin rreth 90-95% te aseteve te sektorit financiar. Ndermjetes te tjere financiare jane shoqerite e sigurimit, fondet e pensioneve dhe shoqerite investuese etj. Aktiviteti i ketyre te fundit eshte ende larg standarteve nderkombetare ose ne faza fillestare. Ne Shqiperi hasim pothuajse vetem shoqeri sigurimesh, qe per nga numri (me hapjen e nje morie prej tyre tre vitet e fundit) me sa duket jane mbi kapacitetin e tregut edhe pse sherbimet sipas standarteve kane ende shume rruge per te bere. Mbikeqyrja teper e dobet dhe sjellja e veprimtaria ne jo pak raste e cuditshme e tyre lene shume hapesira per interpretim dhe me sa duket do kerkojne operacione te dhimbshme ne te ardhmen. Tregjet e kapitalit jane shume te kufizuara. Ne Shqiperi pothuajse nuk ekzistojne.

Ne keto kushte analiza e sistemit financiar mbetet te perqendrohet ne sistemin bankar. Disa jane treguesit qe do te marrim ne trajtese per kete argument:

Madhesia e sektorit bankar dhe rendesia e tij ne kreditimin e biznesit. Madhesia e sektorit bankar eshte fare e vogel, pasi psh totali i aseteve eshte me pak se gjysma e

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

16

PBB ose rreth 4 here me pak se e vendeve te BE. Ne totalin e aseteve perberja e depozitave ne valute eshte relativisht e larte. Monetizimi i ekonomise eshte i larte (ky tregues per Shqiperine nuk duket shume i larte pasi raporti depozita/PBB duket i pranueshem, por veprimet cash ende jane masive dhe nga autoritetet mund e duhej te ishte vepruar me heret dhe me me intensitet). Nese do te shohim nivelin e kredive per biznesin ndaj PBB, si rajon ato jane sa rreth 20% e vendeve te euros, por edhe ne raport ndaj PBB jane sa ¼ e saj. Shqiperia kete tregues e ka ne nivele shume me te uleta, pasi ze rreth 12% te PBB, nderkohe qe “pjesa private” e struktures se PBB eshte mbi 75%. Hedhja e nje veshtrimi te shpejte per keta tregues jep nje vizion per marredheniet publik – banke – biznes, qe jane shtylla te zhvillimit ekonomik. E shprehur ne vija shume te pergjithshme do te kuptonim se nje sjellje me miqesore e publikut me bankat do te rriste depozitimet nga kursimet, te cilat nga bankat do te perdoreshin per te dhene me shume kredi biznesit dhe individeve per te plotesuar nevojat e perkohshme per para.

Shqiperia dhe Maqedonia nuk bejne shume dallim nga vendet e rajonit lidhur me profilin e rreziqeve per portofolin e kredive. Ne rajon ne vitin 2004 kredite e parregullta zinin me pak se 7% te totalit te kredive. Kredite me probleme ndaj totalit te kredive ne Shqiperi jane rreth 4.2% te totalit te teprices se kredise dhe 9% ne Maqedoni. Analiza e ketij treguesi behet pasi nenkupton gjendjen aktuale dhe te pritshme te sistemit bankar, efektivitetin e kuadrit ligjor, presionet politike dhe nderhyrjen arbitrare te politikes dhe politikaneve ne aktivitetin privat apo ne banka ne vecanti per te kredituar veprimtarite shteterore me humbje, fuqine e mbikqyresve per te mbyllur bankat e pothuaj falimentuara etj. Nje pjese e ketyre ndikimeve aktualisht eshte zbutur apo eleminuar pasi sistemi bankar eshte totalisht i privatizuar dhe pjesa derrmuese (ne Shqiperi rreth 95%) jane ne duar te bankave me kapital te huaj. Por po te hedhim veshtrimin vetem pak vite me pare, mund te kuptojme demet nga keto nderhyrje. Kredite e parregullta ne vitin 1997 ne Shqiperi ishin deri ne 60%. Per me teper duke marre ne analize te dy ceshtjet e sipertrajtuara per sistemin bankar shqiptar gjykoj se nje nga shkaqet e lulezimit te piramidave ne Shqiperi ishte dhe zhvillimi i kufizuar i sistemit bankar.

Reforma ne sistemin e pagesave. Nje sistem pagesash i zhvilluar ndikon jo vetem ne ecurine dhe modernizimin e sistemit bankar, por dhe te ekonomise ne teresi. Per vendet e rajonit kjo ceshtje ishte pengese pasi vendet e ish Jugosllavise (perfshire Maqedonine) kane patur probleme madhore per pershtatjen e sistemit te tyre te vjeter te pagesave me standartet. Ne Shqiperi sistemi i pagesave ka ecuri me fillimin nga puna te RTGS dhe me perfundimin ne muajin qershor 2005 edhe te sistemit te klirimit te pagesave te vogla, ACH (te dy projekte te financuara nga BB dhe zbatuara nga BSH). Zgjidhje perfundimtare jep dhe lidhja teresore on-line e Raiffeisen Bank dhe bankave te tjera te medha private ne vend.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

17

Perqendrimi (tri bankat me te medha ne BP kane 55% te aktiveve) eshte dicka me i larte se ne BE. Por prania e mjaft bankave te vogla (me shume se gjysma e tyre kane me pak se 0.5-1.5% te tregut seicila) kerkon perqendrim te metejshem ne te ardhmen. Tregues te tille si ROA 2%, ROE 18%, si dhe raporti i mjaftueshmerise se kapitalit mbi 20% ne rajon pasqyrojne likuiditet te larte dhe mundesi te mira per ekspansion te metejshem. Por meqe pjesa me e madhe e fitimit vjen nga interesat (marzh ende shume i larte i normave te interesit) ka per pasoje impaktin negativ mbi investimet. Rreth gjysma e depozitave jane ne valute, dhe gjysma e ketyre te fundit ridepozitohet jashte. Kreditimi i larte ne valute (sidomos rasti shqiptar me 80%) eshte shqetesues per stabilitetin e sistemit bankar.

Zbatimi i standarteve nderkombetare dhe kodeve. Ketu problemet e hasura fillojne nga ceshtje te te kuptuarit dhe te mentalitetit e deri tek deshira e vullneti per t’i zbatuar. Le te marrim ceshtjen e transparences. Zbatimi i standarteve fillimisht eshte e natyrshme qe do te lidhet me sa e kupton dhe percepton ate, sa i pergatitur je psikollogjikisht per ta zbatuar. Pra eshte e veshtire (e pamundur) te shkosh pertej asaj qe percepton per transparence institucioni. Me tej me daljen e veshtiresive, nga rutina, ecuria e disa treguesve apo mbarevajtja negative e punes imponojne “mbylljen e informacionit per te tretet”. Probleme te rajonit ne aktivitetin bankar e financiar mbeten zbatimi i ligjeve e rregullave, kodeve e standarteve, mungesa e punonjesve te trajnuar sic duhet, etj. Ne Shqiperi tregjet financiare jobankare jane thuajse teresisht te neglizhueshem pasi jane ne embrion, me perjashtim te shoqerive te sigurimeve, qe sic thame edhe ne mungese te mbikeqyrjes se duhur mbeten problematike jo vetem me standartet e kodet.

Privatizimi i sistemit bankar. Ka ecuri pergjithesisht te mire ne Ballkan. Ende ka vende qe ballafaqohen me dilemen nese duhet te privatizojne apo jo dhe per me tej a do jene te mirepritur bleresit e huaj? Ne kete pike dy vendet ne analize jane me te perparuar pasi nje pjese e mire e sistemit bankar eshte privat (ne Shqiperi eshte teresisht). Per me teper sistemi bankar eshte i konsoliduar dhe relativisht i sigurte. Prania e bankave te huaja dhe per pasoje e aksionereve te mirenjohur ne treg besohet se do te rrise konkurrencen, permiresojne sherbimin bankar nepermjet futjes se produkteve te reja ne treg, t’i jape zhvillim kreditimit te ekonomise, te jape shembuj te praktikave nderkombetare per menaxhimin e duhur te bankave, risqeve, etj. Nese do te deshirojme te hedhim veshtrimin vetem pak vite me pare nuk ka pse cuditemi nese hasnim jo fare rralle mendime skeptike apo kundershtuese te politikaneve apo ekonomisteve te te gjithe spektrit per privatizimin e sistemit bankar. Pas ketij procesi tashme te suksesshem, ka vend per te pranuar se privatizimi i sistemit bankar ne fazen e pare eshte ballafaquar me burokraci, zvarritje e kundershti edhe nga zyrtare pergjegjes per te. Ky konkluzion

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

18

(imi) nuk eshte penalizim per te shkuaren, por shpresoj nxites per te ardhmen. Cdo hezitim e vonese ne privatizim ka pasoja.

V. BILANCI DHE ELEMENTET BAZË TË VEPRIMTARISË SË NJË BANKE Meqe bankingu luan nje rol themelor ne kanalizimin e fondeve tek huamarresit me

mundesi investimesh fitimprurese, ky aktivitet financiar eshte i rendesishem per te siguruar nje funksionim normal dhe eficient te sistemit financiar.

Per te kuptuar se si funksionon banka na duhet te marrim ne shqyrtim bilancin e saj. Bankat i realizojne fitimet duke investuar ne letra me vlere dhe hua, normat e interesit te te cilave jane me te larta se sa normat e interesit qe ato paguajne per depozitat apo fondet e marra.

Për të kuptuar funksionimin e bankës është e domosdoshme që fillimisht të analizohet një instrument i përgjithshëm i kontrollit dhe drejtimit, që është bilanci i veprimtarisë të bankës. Bilanci i një firme bankare përbëhet nga dy pjesë: aktivi dhe pasivi. Aktivet = Pasivet + Kapitali. Ky barazim nënkupton që po të zbresim nga aktivet detyrimet e firmës marrim pasurinë neto të saj ose kapitalin. A. Aktivet

Aktivet Plotësisht Likuide ose Rezervat Parësore. Këtu futen të gjitha llojet e rezervave që mban banka në arkën e saj dhe si depozita në Bankën qëndrore. Ky zë ka një peshë shumë të vogël në kuadrin e aktiveve të bankës. Ndërsa në Shqipëri, për shkak të politikës monetare shtërnguese, por edhe efektivitetit relativisht të ulët të sistemit bankar, ky zë është shume i larte. Keto lloj aktivesh jane te nevojshme per te pershtatur luhatjet e pritshme dhe ato te papritura te bilancit. Ne mjedise ku tregjet nuk jane te zhvilluara sa duhet dhe ku kerkesat per likuiditet shpesh varen thuajse teresisht nga maturiteti sesa nga aftesia per t’i shitur ato ne treg, bankat tentojne te mbajne nje nivel te larte aktivesh likuide ne bilancet e tyre qe nuk sjellin interesa. Ne keto vende kjo shifer ne perqindje shkon nga 10-20% ne situata me ekstreme, ndersa ne vendet e zhvilluara eshte maksimumi 5% e totalit te aktiveve. Megjithëse, banka per rezervat përgjithsisht nuk merr interes, ajo mban një pjesë të aktiveve të saj në këtë formë per dy arsye:

Për të plotësuar rezervat që kërkon autoriteti rregullues (Banka qëndrore), sipas një norme për çdo njësi depozitash, të cilat quhen rezerva të detyrueshme. Në vende të ndryshme, norma e rezervës së detyrueshme është e ndryshme, për lloje të ndryshme depozitash. Aktualisht, në Shqipëri prej afro 15 vitesh aplikohet një normë 10% per të gjitha llojet e depozitave. Rezerva e detyrueshme ne BE eshte 2%. BQ luan rolin e “huadhenesit te shpreses (dores) se fundit”.

Në rast tërheqje të drejtpërdrejtë të depozitave ose të pagesës së çeqeve etj., për të plotësuar nevojat e saj për likuiditet, banka mban edhe rezerva të tepërta.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

19

Tek aktivet likuide ne formen e kesh-it, banka ka gjendje (leke, valute) ne arke ne drejtorine e pergjithshme, neper dege, ne pikat e ATM-ve. Te gjitha keto fonde nuk sjellin interes, prandaj bankat duhet t’i llogarisin mire nevojat e tyre per likuiditet, qe te menaxhojne me efektivitet fondet e tyre. Nje pjese tjeter e likuiditeteve ndodhet ne formen e ceqeve te udhetareve. Gjithashtu kemi edhe llogari rrjedhese me BSH/BKM-n per kryerjen e veprimeve te kliringut nepermjet sistemit te RTGS dhe ACH-se (pagesave me vlere te vogel).

Depozita me BSH jane pergjithesisht “overnight”. Me BSH mbahen edhe llogari rrjedhese (pa interes) dhe depozita njeditore. Llogari brenda nates (“overnight”-e) mbahen me korrespondentet (te cilat quhen kunderllogari nostro/vostro) per te realizuar transaksionet e pagesave nderbankare.

Bilanci i Bankës Tregtare Aktivi Pasivi I. Aktive plotësisht likuide (Rezerva parësore) I. Depozitat A. Arka A. Llogaritë në të parë (rrjedhese) 1. Arka në monedhë kombëtare 1. Llogari pa interes 2. Arka në monedhë të huaj 2. Llogari me interes B. Depozitat në Bankën qendrore B. Llogari depozitash të pacekushme II. Aktive likuide (Rezervat dytësore) 1. Depozita Kursimi A. Letra me vlerë shtetërore 2. Depozita Kursimi me afat 1. Të qeverisë 3. Depozita të Tregut Monetar 2. Të organeve lokale II. Borxhet (Huamarrjet) B. Kredi dhënë bankave të tjera A. Huamarrjet prej Bankës qendrore III. Aktive të tjera B. Huamarrjet prej Bankave të tjera A. Depozitat në banka të tjera C. Eurodollarët (Euro$) B. Interesa për tu arkëtuar D. Borxhe afatgjatë IV. Kredi (Huadhënie) III. Pasive të tjera A. Biznesi A. Taksa të papaguara B. Hipotekash B. Interesa për t'u paguar C. Personale C. Rezerva për humbjet nga kreditë D. Bujqësore IV. Kapitali V. Aktive fikse A. Kapitali i paguar A. Ndërtesa B. Fitimet e mbetura B. Makineri e Pajisje C. Të tjera C. Të Tjera

Aktivet Likuide ose Rezervat Dytësore. Këto përbëjne një zë të rëndësishëm të aktiveve të bankës sepse plotësojne dy kushte të rëndësishme:

sjellin të ardhura (për to paguhet interes),

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

20

duke qenë të tregtueshme në tregun sekondar kanë shkallë të lartë likuiditeti, prandaj dhe quhen rezerva dytësore.

Ky zë në SH.B.A. arrin në rreth 25% të aktiveve, ndërsa në Shqipëri rreth dyfishi i saj. Në Shqiperi ka veçori që rrjedh nga tranzicioni. Për shkak të nivelit fillestar të zhvillimit të tregut të kapitaleve, fillimisht në këtë zë përfshihej financimi i domosdoshëm i borxhit shtetëror nga ana e bankës, i cili ka qenë i lartë dhe ka ardhur gradualisht duke rënë. Mbas kalimit në financimin e borxhit me bono të thesarit, në këtë zë përfshihet ajo pjesë e bonove që blihet nga banka. Bonot ne Shqiperi nuk jane instrumente aq likuide sa në vendet e tjera të zhvilluara, për shkak të zhvillimit ende te paket të tregut sekondar.

Në këtë zë përfshihen dhe huatë ndërbankare që janë ne te shumten e rasteve hua afatshkura (24 orë), për plotësimin e nevojave të likuiditetit te bankave te caktuara. Huate nderbankare janë likuide dhe përfaqesojnë një nga mënyrat më të përdorshme për menaxhimin e riskut te likuiditetit.

Aktivet e Tjera. Bankat mund të mbajnë edhe depozita me afat në banka të tjera. Kryesisht, bankat e vogla mbajnë depozita në bankat e mëdha për të siguruar shërbime të caktuara me kosto më të ulët. Bankat e vendeve tona mbajnë depozita në bankat e huaja për të siguruar shërbimin e klientëve për transaksionet ndërkombetare të importit dhe si një investim fitimprurës. Këto depozita në SH.B.A. zenë 5% të aktiveve, ndërsa në Shqipëri 21%, tregues ky dhe i paaftësisë kredituese të sistemit bankar .

Depozitat ne tregun nderbankar perbehen nga depozitat ne banka rezidente (leke dhe monedhe te huaj) dhe ato ne banka te huaja jo rezidente. Bankat rezidente gjate veprimeve te tyre te perditshme mund te ndodhen ne situata teprice apo mungese likuiditeti afatshkurter, te cilat i sistemojne ndermjet tyre duke dhene ose marre hua (ne formen e depozitave nderbankare) afatshkurtra, zakonisht 1-7 dite me kushte tregu. Po e njejta gje ndodh dhe me bankat e huaja ose jorezidente, ku shpesh bankat maqedonase dhe shqiptare depozitojne fondet qe ato kane ne valute, per nje afat pergjithesisht nga nje javor deri ne tre mujor. Keto jane fonde likuide pasi mund te prishen ne rast nevoje. Ne shume raste keto depozita perfaqesojne nje kolateral ne forme depozite prane bankave te huaja per te mbuluar veprimet qe behen me leter kredite, veprimet e kembimit valutor, etj. Norma e tyre e interesit kuotohet mbi bazen e interesave perkatese sipas maturitetit te LIBOR apo Euribor, klasifikimi i vete bankes (qe konsiderohet si marres kredie), shuma e depozituar, etj. Ne keto tregje shuma minimale e depozitimit eshte 1 milione USD ose Euro per bankat e vogla dhe 5 milione per te medhate.

Me synim uljen e riskut te kreditit e ate te likuiditetit apo normave te interesit, si banka qendrore ashtu edhe bordet drejtuese te bankave te nivelit te dyte kane vendosur limite per riskun, duke kerkuar me norma te caktuara diversifikimin e portofolit te depozitave nderbankare, ku secila depozite individuale s’duhet te tejkaloje 30% te kapitalit rregullator.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

21

Investimet (portofoli) ne letrat me vlere perfshijne investime ne repo (marreveshjet e ndersjellta te shitblerjes) ne monedhe kombetare, zakonisht 1 javore dhe ne bono thesari te emetuara nga qeveria, te cilat jane te maturiteteve 3, 6, 12-mujore si dhe bonde (afatmesme) 2 apo me shume vjecare. Keto investime jane/trajtohen si teper likuide, pasi ne rast mungese likuiditeti sic ndodhi ne rastin e rrjedhjes se depozitave ne mars 2002 ne Shqiperi, bankat shiten nje pjese te portofolit te tyre te bonove tek njera tjetra apo BSH, per te perballuar nevojat e tyre per likuiditet. Ndersa investimet ne letrat me vlere te huaja perfshijne, ne rastin e bankave maqedonase apo shqiptare, blerjet e obligacioneve te qeverive te huaja zakonisht ne monedha te forta USD/EUR qe quhen ndryshe dhe bonde sovranesh (sovereign) si dhe te organizmave te ndryshme nderkombetare si BERZH, IFC, Banke Boterore, etj., te cilat kane nje klasifikim shpesh me AAA dhe quhen obligacione ”supranational”. Zakonisht keto lloj investimesh jane afatgjata, me yield-e mesatare, pasi profili i tyre i riskut eshte i vogel. Per keto portofole shihet klasifikimi i emetuesit, pasi vende te fuqishme kane nje probabilitet mospagimi thuajse zero dhe per pasoje mbartin dhe yield-e te ulta. Yield-i i ketyre obligacioneve eshte me i larte ne rast se keto shtete emetojne obligacione ne nje monedhe tjeter nga monedha kombetare, per shkak te riskut te kursit te kembimit.

Gjithashtu, ne bote keto investime perbehen dhe nga investimet ne aksione dhe letra me vlere te korporatave, por kjo kerkon nje aftesi te shkelqyer menaxhuese dhe njohje po aq te mire te tregut nderkombetar. Me qellim minimizimin e riskut, Banka Qendrore zakonisht vendos limite per investimet e bankave ne portofolet e letrave me vlere. P.sh. vetem bankat qe zoterojne licencen e shkalles se trete ne Shqiperi (pra bankat me kapital maksimal dhe me cilesi te larte menaxhimi) mund te kryejne aktivitete te tilla si blerja ne tregun nderkombetar i aksioneve dhe blerja e letrave me vlere te korporatave. Po keshtu dhe portofoli duhet te jete i diversifikuar, pa perqendrime ne nje apo dy investime te vetme, duke e lidhur kete me nje perqindje te caktuar ne kapitalin rregullator.

Portofoli i letrave me vlere duhet te ndahet gjithashtu qarte qe ne castin e blerjes, ne portofolin e letrave me vlere per nevoja te tregtimit, per shitje, dhe per qellime te investimit.

Ne vendet e zhvilluara, nje rritje e investimeve ne letrat me vlere dhe ne portofolin e tregtimit zakonisht reflekton orientimin ne rritje te bankes ndaj operacioneve jotradicionale. Nga pikepamja e menaxhimit te riskut, nje orientim i tille nenkupton qe banka e ka zevendesuar riskun e kreditit me riskun e tregut dhe ate kunderparti (“counterparty risk”).

Kreditë përbëjnë zërin kryesor të aktiveve të bankës. Në SH.B.A. ato zenë rreth 63%, ndersa në Shqipëri zene rreth 26% të aktiveve. Niveli i ulët i pjesës që zenë kreditë në Shqiperi e ka bazën si në politikën kufizuese të kreditit që ka pershtatur Banka e Shqipërisë per disa vite, sidomos per bankat ne pronesi shteterore, ashtu edhe në

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

22

zhvillimin e pamjaftueshëm të sistemit bankar për të financuar nevojat e ekonomisë nëpërmjet kredisë.

Sic u shprehem dhe me lart, huate sot ne SHBA perbejne 63% e aktiveve dhe japin rreth gjysmen e te ardhurave te bankes. Huate jane me pak likuide dhe me me shume rrezik se aktivet e tjera, pasi nuk mund te konvertohen ne cash deri ne maturimin e huase. Per shkak te ketyre rreziqeve qe mbartin ato sigurojne dhe kthimin me te larte te investimit te nje banke. Pra, kreditë përfaqësojnë një ndër aktivet tradicionale të bankës tregtare. Nëpërmjet tyre banka siguron pjesën dërrmuese të fitimeve sepse normat e interesit që aplikohen janë më të larta në krahasim me aktivet e tjera, për arsye se kreditë kanë një shkallë më të lartë risku dhe shkallë më të ulët likuiditeti. Ato nuk mund të kthehen para afatit të maturimit dhe, në varësi të gjendjes ekonomike të subjektit që i merr, ekziston dhe shkalla e riskut të moskthimit.

Kredite kontabilizohen ne forme neto duke zbritur rezerven e krijuar per humbjet e mundshme nga huate. Kjo rezerve llogaritet si shuma e akumuluar e provigjioneve minus humbjet nga kredite e keqija plus rimarrje e provigjioneve. Per lehtesi evidentimi ne bilanc, per nevoja e kerkesa administrimi si dhe statistikore, kredite mund te grupohen ne afatshkurtra e afatgjate, ne monedhen vendase dhe ne valute si dhe ne kredi per biznesin, kredi konsumatore ose individuale dhe karta krediti.

Bankat kane ne rregulloret e tyre te brendshme si dhe ne rregulloret e organit te mbikqyrjes nje sere parimesh per kontrollin e riskut te kreditimit nder te cilat, diversifikimi i portofolit mes valutave, shperndarja sektoriale (per bizneset), diversifikimin e klienteve duke e lidhur huamarrjen nga nje klient i vetem dhe sektor i vetem me masen e kapitalit rregullator. Ne rast tejkalimi banka duhet te marre masa te menjehershme per rregullimin e raporteve sipas standarteve te caktuara.

Llojet e kredive sipas llojit te veprimtarise se huamarresit: KREDIA PER BIZNESIN

Linje kredie qarkulluese Qellimi i kesaj kredie eshte te permbushe kerkesat afatshkurter te klienteve per likuiditet. Klienti mund te perdore dhe ripaguaje disa here shumen deri ne limitin e aprovuar per nje vit qe nga data e aprovimit te kredise. Ne shume raste keto lloj kredish funksionojne edhe si “overdraft”, pra me llogari te zbuluar, pa patur nevoje per siguri shtese, vec fluksit te pritshem te te ardhurave te biznesit.

Hua per blerje inventari/lendesh te para Disponimi i kapitalit qarkullues per blerjen e inventarit/ mallrave/ lendeve te para, etj.

Hua per investime Financim afatmesem dhe afatgjate per blerjen e mobiljeve, pajisjeve kompjuterike, a aktive te tjera fikse, per ndertimin, rinovimin e zgjerimin e mjediseve te biznesit firmave.

Hua kundrejt depozites

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

23

Box: Huate sindikate

Pjesemarrjet ne grup me hua, ose huate ne sindikate: Kur nje biznes kerkon te marre hua nje shume te madhe fondesh te cilen nuk mund t’ia financoje te gjithen nje banke e vetme, atehere disa banka mund te kryejne financimin ne grup, duke ndare shumat dhe ne kete menyre edhe riskun. Nga pikepamja praktike, njera nga bankat kryen rolin e bankes kryesore, qe merret me veprimet administrative te huase si sistemimi e pergatitja e dokumentacionit, strukturimi i pagesave te huase, disbursimi, etj. Ndersa bankat e tjera vetem i dergojne fondet bankes kryesore sipas shumave te rena dakord me marreveshje. Ndersa behet sherbimi i huase nga klienti tek banka kryesore, kjo e fundit ua kalon shumat perkatese te principalit dhe interesit seciles prej bankave pjesemarrese. Per kete sherbim qe kryen banka kryesore merr nje komision te vecante.

KREDIA PER INDIVIDE A) KREDI PER SHTEPI B) KREDI TE TJERA PER INDIVIDE

Kredi per pajisje teknike per profesioniste te vetepunesuar (Noter, Avokate, Inxhinier, etj)

Kredi per Shendetin Kredi per Arsimim Kredi per Pushime Kredi per Makina

KARTAT E KREDITIT Bankat gjithashtu u sigurojne karta krediti klienteve qe plotesojne kushte te caktuar per te realizuar blerje te mallrave te ndryshme pa qene nevoja te aplikojne per kredi per cdo blerje individuale. Ne varesi te te ardhurave personale dhe historise se punesimit te mbajtesit te kartes, atij i caktohet nga banka nje limit maksimal per te shpenzuar, i cili shlyhet nga kreditmarresi pas nje periudhe zakonisht 1 mujore, kundrejt faturave te paraqitura nga banka. Kartat me tipike te kreditit jane Master Card, VISA, American Express dhe realizohen ne marreveshje ndermjet bankes dhe kompanive te mesiperme qe realizojne sherbimin. Ne rast se klienti e paguan detyrimin mujor ndaj bankes ne kohen e caktuar atehere ai nuk paguan interes. Ne rast te kundert paguhet nje norme interesi si overdrafti qe eshte mjaft e larte (shpesh ajo shkon deri ne dyfishin e shumes se interesave qe aplikohen per bizneset). Per kete sherbim, klienti i detyrohet bankes vetem nje komision vjetor. Aktivet e Qendrueshme perfaqesojne burimet e infrastruktures se bankes dhe shpesh

permbajne godinat e bankes ose pasuri te tjera te paluajtshme si toka, etj., pajisje zyrash, makineri, teknologjine e kompjuterave, linjat, instalimet, automjete, etj. Ne raste te caktuara bankat mund te kene nje perqindje te larte te aktiveve te qendrueshme si p.sh shtepi, godina banimi, ambjente pune, toka ose hapsira tregtare te cilat jane marre si

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

24

kolateral nga klientet qe nuk kane shlyer kredite. Bankat ne baze te rregullave ne fuqi duhet t’i shesin keto pasuri brenda nje afati kohor te caktuar. Por ato mund te demonstrojne edhe deshiren e bankes per te rritur investimet ne aktive fikse per shkak se tregu i tyre ne ato momente tregon shenja te dukshme rritjeje (cmimet do rriten) apo dhe tregu eshte teper likuid. Por keto duhet te jene te kufizuar me rregulla nga autoriteti mbikqyres pasi investimi ne pasuri te patundshme nuk eshte qellimi kryesor i aktivitetit te nje banke dhe nje gje e tille do te vinte ne rrezik depozitat e klienteve.

B. Pasivet e Bankës Depozitat. Përfaqësojne burimin kryesor të mjeteve financiare për bankën duke zenë

pjesën kryesor të pasiveve. Në SH.B.A ato përfaqësojne 69%, ndërsa në Shqipëri rreth 85% të totalit të pasiveve. Depozitat janë të çekueshme dhe të paçekueshme.

Kategoria e depozitave te cekueshme jane nje burim i rendesishem i fondeve te bankave, qe ne SHBA perbejne rreth 9% te totalit te detyrimeve/pasiveve. Depozitat qe nuk mund te perdoren per transaksione jane burimi kryesor i fondeve bankare ne SHBA me rreth 63%. Keto perbehen nga depozitat e kursimit dhe depozitat me afat. Keto lloj depozitash jane burimet me koston me te ulet per bankat, pasi depozituesit jane te gatshem te sakrifikojne nga interesi ne shkembim te mundesise per te patur nje aktiv teresisht likuid qe mund ta perdorin per te bere blerje.

Depozitat e çekueshme (ne Shqiperi mund te identifikohen dhe me llogarite rrjedhese) përfaqësojnë llogari bankare të cilat i japin të drejtën zotruesit të tyre që të lëshojë çeqe për të tretët, apo te kryeje transferta elektronike dhe te urdheroje xhirimin e fondeve ne favor te nje pale te trete apo nga nje llogari ne tjetren. Këto depozita mund të jenë depozita në të parë që nuk sjellin interes dhe depozita të çekueshme që sjellin interes si llogaritë me urdhër të negociueshëm tërheqjeje (NOW) dhe llogaritë e depozitave të tregut monetar (MMDA). Keto dy lloj llogarish hasen me shpesh ne SHBA.

Depozitat e çekueshme kanë qenë burimi kryesor i pasiveve të bankës tregtare, por pesha e tyre ka ardhur duke rënë. Depozitat e çekueshme janë të pagueshme sipas kërkesës. Po qe se një depozitues paraqitet në bankë dhe kërkon të bëjë një tërheqje banka e paguan atë menjëherë. Edhe në qoftë se një person paguhet me një çek të lëshuar mbi një llogari bankare, atij i transferohen paratë në llogari sapo paraqet çekun në bankën e tij.

Sic u shprehem dhe me lart, depozitat e çekueshme përfaqësojnë një burim me kosto të ulët për bankën sepse depozituesit heqin dorë nga interesi për të siguruar një likuiditet të lartë, me qelim kryerjen e transaksioneve te ndryshme te pagesave. Kosto e tyre përfshin si interesin e ulët që paguhet për disa depozita të çekueshme ashtu edhe kostot e shërbimit si mbushja dhe ruajtja e çeqeve, përgatitja dhe dërgimi i njoftimit mujor, pagesat e arkëtarëve, mirëmbajtja e ndërtesës, shpenzimet e reklamës, paga e nëpunësve, etj.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

25

Depozitat e paçekueshme përfaqësojnë burimin kryesor të fondeve të bankës. Karakteristikë kryesore e tyre është se ato sjellin interes të lartë, por nuk lejohet lëshimi i çeqeve. Këto depozita paraqiten kryesisht si depozita kursimi dhe depozita me afat.

Depozitat e kursimit ne SHBA janë formë tipike e depozitave të paçekueshme në të cilat mund të bëhen derdhje dhe tërheqje në çdo kohë, të cilat pasqyrohen në një libër të veçantë që quhet librezë kursimi. Afati i tërheqjes mund të jetë nga një ditë deri në një muaj por, sidoqoftë, banka është e interesuar t’u shërbejë klienteve në kohën minimale të mundshme. Ne Shqiperi, ne perceptimin e publikut, me depozita kursimi ende kuptojme depozitat me afat 3, 6 e 12 mujore te individeve. Depozitat me afat kanë afate të ndryshme maturimi që mund të jenë mujore ose disa vjeçare dhe në rast tërheqje të parakohshme aplikohen gjoba të konsiderueshme.

Ne pergjithesi llogarite rrjedhese si te individeve ashtu edhe te bizneseve perfaqesojne llogari me kosto te ulet te fondeve, ato perdoren me shume per kryerje transaksionesh dhe perbehen nga kliente besnike te bankes. Ato mund te kene edhe karakteristika sezonale, ne varesi te aktivitetit te biznesit te klientit, por ne pergjithesi jane te parashikueshme, duke pare tendencat historike.

Ndersa depozitat me afat perbejne nje burim afatgjate fondesh, te cilat ne shumicen e rasteve pesojne rinovim te vazhdueshem. Ne Shqiperi, sistemi bankar ka nje perqindje rinovimi prej 85% te depozitave te individeve.

Huatë nga Banka Qendrore. Ky zë i pasiveve përfaqëson marrjen e huave nga Banka qendrore në formën e huasë me skonto, kur banka ka nevojë për mjete financiare. Për keto hua paguhet një interes që njihet me emrin norma e skontos. Kjo normë që manipulohet nga Banka qendrore i shërben asaj dhe si instrument i politikës monetare sepse, nëpërmjet ndryshimit të saj banka nxit ose kufizon marrjen e huave prej saj.

Huatë Ndërbankare. Janë hua afatshkurtra që bankat i japin njëra tjetrës për nevoja likuiditeti me një interes të caktuar, i cili është i rëndësishëm sepse përcakton edhe lëvizjen e normave të tjera të interesit.

Kapitali i Bankës përfaqëson diferencën midis aktiveve dhe pasiveve ose burimet e brendshme të bankës. Kapitali përfaqëson një garanci të bankës kundrejt rënieve të mundshme të vlerës së aktiveve të saj, që e çojnë bankën në falimentim. Pra ai ne vetvete eshte nje burim sigurie, fleksibiliteti, mundesi per huamarrje, mbrojtje nga humbjet potenciale.

Komponentet me te hasur te kapitalit ne bankat shqiptare e maqedonase jane:

Kapitali i investuar, Kapitali institucional (te ardhurat e akumuluara dhe rezervat) dhe rralle Borxhi i varur.

Një komponent i rëndësishëm i kapitalit është edhe fondi rezervë për humbjet nga kreditë e pakthyera.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

26

Eshtë kjo arsyeja që agjencitë rregulluese vendosin me ligj një normë të mjaftueshmërisë të kapitalit që banka është e detyruar ta plotesojë. Raporti i mjaftueshmerise se kapitalit llogaritet ne kete menyre:

Raporti i mjaftueshmerise se Kapitalit = Kapitali Rregullator/ Aktivet e Ponderuara me Riskun perfshi dhe zerat jashte bilancit Vete Kapitali Rregullator eshte baraz me Kapitalin Aksioner minus Aktivet e

Qendrueshme te Patrupezuara, minus Rivleresimin nga kembimet valutore dhe minus 25% e Aktiveve te Qendrueshme te Trupezuara.

Per efekt te llogaritjes se kapitalit rregullator, behet kategorizim i aktiveve sipas riskut duke i ponderuar qe nga 0 (cash-i) deri ne 100% (huate e pakolateralizuara).

Sipas normave nderkombetare bankat normalisht kane tre nivele te perberesve te kapitalit: niveli i pare, niveli i dyte dhe ai i trete. Niveli i pare i kapitalit te bankes perfshin aksionet e zakonshme, te ardhurat e akumuluara dhe aksionet e preferuara. Per t’u kualifikuar ne nivelin e dyte dhe te trete te kapitalit nje instrument duhet te kete afat maturimi te gjate dhe te mos permbaje kufizime qe nuk jane ne perputhje me banking te shendetshem. Ne nivelin e dyte te kapitalit perfshihen komponente qe kane karakteristika te perbashketa si me kapitalin ashtu dhe me borxhin, si psh. rezervat e rivleresimit te aktiveve, rezerva per provigjonet dhe humbjet e pergjithshme, borxhi i varur. Niveli i trete i kapitalit ka te beje me risqet e tregut, qe rrjedhin nga aksionet dhe instrumenta qe sjellin interesa ne portofolin e tregtimit (Komiteti i Bazelit, 1996). Mangesite e kesaj metode llogaritjeje te mjaftueshmerise se kapitalit jane: Nuk merr parasysh forcen individuale te bankave, duke diskriminuar bankat e

fuqishme, te cilat kane nje aftesi me te mire te menaxhimit te riskut; trajton vetem riskun e kreditit dhe nje pjese te riskut te tregut (jo riskun e normave te

interesit); nuk merr parasysh diversifikimin dhe cilesine e portofolit.

Modifikimet e ketyre mangesive priten te realizohen ne kuadrin e zbatimit te Bazel II, duke perfshire “klasifikimin” sipas agjensive te “rating” si Standards and Poor’s, Moody’s, Fitch, etc. C. Sherbime te tjera bankare - Zerat jashte bilancit Bankat zakonisht angazhohen ne aktivitete jashte bilancit me ane te te cilave gjenerojne te ardhura nga komisionet, pa patur nevoje te investojne fondet e tyre ne keto veprimtari. Disa prej zerave me te ndeshur te ketij grupimi jashte bilancit jane:

Leter Kredite (L/C-te) jane nje mjet pagese, pergjithesisht te pakthyeshme (irrevokabel), te konfirmuara, me pagese te menjehereshme, nese dokumetet e kerkuara jane ne perputhje me kushtet e L/C-se se celur nga banka. Ketu ne rast mospagese te klientit ndaj pales partnere, risku transferohet nga klienti tek banka dhe eshte banka e detyruar te paguaje banken e partnerit. L/C ndahen ne L/C importi dhe L/C eksporti. Komisionet e ketyre instrumenteve jane disa llojesh dhe zakonisht jane me te larta se

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

27

transfertat e tjera te thjeshta me jashte, pasi dhe transaksioni eshte me i sofistikuar dhe kerkon personel te kualifikuar.

Leter garancite. Keto perfaqesojne angazhime te bankes kundrejt nje pale te trete qe ne rast se klienti nuk permbush detyrimin e tij, atehere banka do ta kryeje nje gje te tille. Ne vendet tona keto leter garanci leshohen zakonisht ne rast te pjesemarrjeve te firmave te ndryshme neper tendera ku banka leshon leter garancine perkatese. Banka aplikon komisione per leshimin e ketij dokumenti.

Angazhimet per hua jane detyrime nga nje banke per t’i dhene hua nje firme te caktuar nje shume te specifikuar me kerkesen e vete firmes. Kontrata vec te tjerash percakton shumen e huase dhe normen e interesit. Banka kerkon nje komision te caktuar per kete veprim.

Kontratat forward, swap-et, future-s. Banka luan rolin e ndermjetesit ne rast te ketyre kontratave mes dy paleve duke siguruar nje komision per kryerjen e ketyre transaksioneve.

I. PASQYRA E TE ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE Nje sistem bankar i shendetshem ngrihet mbi bankat e kapitalizuara sic duhet dhe qe

rezultojne me fitim. Rezultati financiar i nje banke eshte nje tregues domethenes i pozites konkurruese te bankes ne tregun bankar dhe i cilesise se tij te menaxhimit. Pasqyra e te ardhurave eshte nje burim i rendesishem informacioni mbi rezultatin financiar te bankes, e cila tregon burimet e te ardhurave te bankes, masen dhe cilesine e tyre. Gjithashtu ajo na siguron informacione lidhur me cilesine e portofolit te huave bankare dhe fokusohet mbi shpenzimet. Struktura e pasqyres se te ardhurave reflekton dhe orientimin e biznesit te bankes. Psh. ne menyre tradicionale burimi kryesor i te ardhurave bankare kane qene te ardhurat nga interesi. Por me orientimin gjithnje e me te madh te bankave moderne ndaj bizneseve jo tradicionale, ne pasqyren e te ardhurave po shohim nje perqindje ne rritje te te ardhurave nga tregtimi i letrave me vlere, veprimet e menaxhimit te aktiveve te te tjereve ne formen ”custodian”, te ardhura nga komisione bankare, nga tregtimi i letrave me vlere, investimet ne letrat me vlere, kembimet valutore, sherbimet e keshillimit, etj. Ana pozitive e ketyre zhvillimeve qendron ne efektet e permiresimit te rentabilitetit pa rritur riskun tradicional te kreditit qe vjen nga portofolet e huave. Ndersa te ardhurat e siguruara nga portofoli i letrave me vlere jane subjekt i riskut te tregut. Por kjo tendence ka anen e vet negative pasi shkakton nje luhatje me te madhe te te ardhurave dhe per pasoje dhe te fitimit.

Faktore te tjere qe ndikojne ne strukturen dhe qendrueshmerine e fitimeve te bankes kane te bejne me kerkesat per kapitalin rregullator dhe masat e politikes monetare sic eshte rezerva e detyrueshme. Psh. rezerva te detyrueshme tej normales ose kerkesa statutore per likuiditetin demtojne fitimet dhe njekohesisht ulin shkallen e ndermjetesimit

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

28

financiar. Zakonisht ne vendet ne zhvillim bilancet e bankave te medha permbajne nje perqindje te larte te aktiveve te qendrueshme, gje qe ndikon negativisht ne rentabilitetin e tyre.

Po keshtu tatimi mbi te ardhurat e interesit, i kombinuar me perjashtime nga taksat per te ardhurat nga kapitali (tregtimi i letrave me vlere etj.) mund t’i beje depozitat bankare me pak terheqese ne raport me investimet ne tregun e aksioneve (equity). Prandaj autoritetet mbikeqyrese duhet ta konsiderojne rentabilitetin e bankes si nje faktor qe kontribon ne besimin e depozituesve.

Perberja e Pasqyres se te Ardhurave Ne figuren e meposhtme jepet nje shembull i pasqyres analitike te te ardhurave te

bankes, ku perfshihen zakonisht keto kategori :

Te ardhurat nga interesi, qe sigurohen nga huate (korporata, konsumatore, overdraft dhe karta krediti)dhe investimet ne letra me vlere, depozita ne tregun nderbankar, brenda dhe jashte vendit, etj. Keto ndahen ne monedhe lokale dhe te huaj. Te ardhurat nga interesi llogariten mbi baze te te ardhurave te perllogaritura ose te konstatuara (accrual).

Shpenzimet nga interesat perbehen nga interesat e paguara per depozitat e klienteve (ndermarrje publike, ndermarrje private, OJQ dhe individe). Bankat e vogla ose ato te kursimeve, te specializuara per individet kane ne strukturen e tyre perqindje me te larta te shpenzimeve nga interesi ne raport me bankat e tjera, sepse individet pergjithesisht preferojne depozitat me afat., te cilat mbartin norma me te larta interesi per shkak te afatit te tyre me te gjate te maturimit kundrejt llogarive rrjedhese. Nje kategori tjeter e shpenzimeve, qe ndeshet rralle ne Shqiperi jane shpenzimet e interesave ne rast huamarrje prej bankes nga burime te tjera (banka meme, organizata financiare nderkombetare, etj.). Edhe shpenzimet ndahen ne dy grupe: ne leke e ne valute. Nje banke me shpenzime te uleta te interesave eshte e pozicionuar me mire ne treg ne raport me bankat e tjera pasi duke patur nje kosto me te ulet te fondeve do te jete ne gjendje te jape hua me norma te tregut, duke siguruar nje marzh interesi me te larte.

Marzhi neto nga interesat, i cili llogaritet si diference mes te ardhurave bruto nga interesat dhe shpenzimeve perkatese (nga interesat). Kjo eshte berthama e te ardhurave te nje banke, por qe kerkon nje menaxhim profesional dhe aktiv nga ALCO (Komiteti i Manaxhimit te Aktiv-Pasiveve). Ky ze varet nga perberja e aktiveve (per te ardhurat nga interesat) dhe e pasiveve te nje banke (per shpenzimet e interesave), nga cilesia e zerave te bilancit, qe lidhen me fitimin ose pagimin e interesave, nga maturiteti dhe shkalla e sensitivitetit te aktiv-pasivit, nga normat e interesit, nga politika e riskedulimit te huave etj. Menaxhimi i aktiv-pasivit perfshin sigurimin dhe perdorimin e fondeve dhe perben ne vetvete zemren financiare te bankes. Ne menyre me specifike menaxhimi i aktiv-pasivit perfshin: planifikimin strategjik, zbatimin dhe proceset e kontrollit qe lidhen me volumin, strukturen, afatin, ndjeshmerine e normave te interesit, cilesine dhe likuiditetin e aktiveve

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

29

dhe pasiveve te nje banke. Synimi kryesor i menaxhimit te aktiv-pasivit eshte qe te prodhoje nje fluks te qendrueshem, cilesor dhe gjithmone ne rritje te te ardhurave neto te interesit. Ky objektiv realizohet duke siguruar nje kombinim optimal te nivelit te aktiveve, pasiveve dhe riskut financiar.

Te ardhura te tjera bankare, vec interesave: Ketu hyjne:

o Te ardhurat nga komisionet bankare. Kjo kategori ka te beje me sherbime te ndryshme qe bankat u ofrojne klienteve dhe eshte nje e ardhur e deshirueshme pasi nuk eshte e ekspozuar ndaj ndonje risku financiar.

o Te ardhura nga kembimet valutore.

o Te ardhura nga portofoli i letrave me vlere te tregtimit dhe investimit. Keto regjistrohen per neto.

Keto te ardhura varen shpesh nga niveli i tarifave te bankes ne raport me konkurrentet, nga shumellojshmeria dhe efektiviteti i aktiviteteve jotradicionale.

Shpenzimet operative perfshijne shpenzimet e personelit (pagat, kontributet per sigurimet shoqerore, sigurimin shendetesor, fonde shtese te pensioneve etj.), shpenzimet per qera, uje, energji, ngrohje (sherbimet utilitare), telefon, IT (licenca e software-it, shpenzime

Shuma Shuma

V. Fitimi Bruto nga Veprimtaria Bankare (III+IV) 1,303

Te ardhurat nga interesat (Lek)

Nga huate 127 Shpenzimet Operative

Nga depozitat me bankat 81 Shpenzime Personeli (262)

Nga bonot e thesarit e letrat me vlere 1,690 Shpenzime trajnimi (13)

Te ardhurat nga interesat ne Lek 1,898 Taksa te tjera vec tatim fitimit (1)

Shpenzimet e Interesave ne Lek (1,128) Qera, energji, uje, ngrohje (13)

Shpenzime marketingu (42)

I. Te ardhurat neto nga interesat Lek 770 Kancelari (11)

Shpenz. transp. e udhetime pune (16)

Te ardhurat nga interesat (FX) IT dhe telekomunikimi (70)

Nga huate 201 Amortizimi (113)

Nga depozitat me bankat 74 Shpenzime ligjore, konsulence, etj. (5)

Nga investimet ne letrat me vlere ne FX 100 Shpenzime te tjera (61)

Te ardhurat nga interesat ne FX 375 Shpenzime per sigurimin e depozitave (55)

Shpenzimet e Interesave ne FX (67) VI. Totali i Shpenzimeve Operative (662)

II. Te ardhurat neto nga interesat FX 308 VII. Fitimi para provigjioneve (V+VI) 641

III. Marzhi Neto nga Interesat (I+II) 1,078 VIII. Provigjione per humbjet nga huate (142)

Te ardhura te tjera vec interesave VIII. Prov.spec.per portofolin e huave (2)

Komisionet e huave 55

Komisionet bankare 90 X. Fitimi para taksave 639

Shpenzimet e komisioneve bankare (7)

E ardhura neto nga kembimet valutore 84 XI. Taksat dhe provigjionet per taksat (124)

Te ardhura te tjera nga veprimtaria 5

IV. Totali i te ardhurave nga jo-interesat 226 FITIMI NETO PAS TAKSAVE (X+XI) 515

Pasqyra e te Ardhurave e Shpenzimeve (Banka XYZ) - Janar 2006

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

30

mirembajtjeje te rrjetit, etj.), telekomunikim (Swift-i, Reuter-i, lidhjet me dial-up e satelit mes degeve, etj.), shpenzime marketingu, shpenzime auditimi dhe konsulence, shpenzime te pergjithshme administrative, etj. Shpenzimet e pagave perfaqesojne zakonisht zerin kryesor ne nje banke, e cila bazohet shume ne nje biznes intensiv nga pikepamja e personelit. Pas provigjioneve per huate bankare, shpenzimet operative jane zeri me ndikimin me te madh ne koston e ndermjetesimit dhe njekohesisht nje nga faktoret me te kontrollueshem per banken. Ky nivel shpenzimesh zakonisht lidhet me shkallen e eficiences se bankes. Nje menaxhim eficient i ketyre shpenzimeve kerkon balancimin e strategjive te minimizimit te kostove ne nje afat kohor te shkurter me investimet ne burimet njerezore dhe fizike, vecanerisht ne teknologjine bankare, investime keto te domosdoshme per te siguruar poziten konkurruese afatgjate te bankes dhe menaxhimin efektiv te risqeve bankare. Nje ze me vete eshte edhe amortizimi i aktiveve te qendrueshme te bankes, nepermjet reduktimit gradual sipas normave ne fuqi te vlerave te godinave, pajisjeve te zyres, teknologjise, etj.

Niveli i shpenzimeve operative varet mjaft edhe nga perberja e aktiveve dhe pasiveve te bankes, p.sh. nje banke qe jep nje nivel te larte kredish ne shuma te vogla (kredi konsumatore) ose kredi per biznese te vogla, kerkon nje numer me te madh stafi per administrimin e kerkesave per hua dhe monitorimin e tyre. Gjithashtu, bankat me depozita te shumta te individeve, qe zakonisht jane ne shuma me te vogla nga bizneset, kerkojne nje kohe me te madhe nga stafi per perpunim, duke ndikuar ne kosto me te larta per personelin e depozitave.

Provigjionet e humbjeve nga huate jane shpenzime qe lidhen me riskun e kreditimit. Ato kalojne ne pasqyren e te ardhurave dhe te shpenzimeve si shpenzime te parashikuara me qellim qe te kompensojne per vleren potencialisht te humbur ne te ardhshmen nga humbja e kryegjese apo e interesit te nje kredie. Zakonisht ne periudha krize ose renie ekonomike, ky ze peson rritje te konsiderueshme. Kjo kategori llogaritet per neto duke zbritur edhe humbjet nga kredite e konsideruara te keqija dhe shtuar rimarrjen e provigjioneve. Ne nivelin e ketij zeri nje ndikim te madh ka perqindja qe zene huate ne totalin e bilancit te bankes, cilesia e portofolit te kredive, shkalla e maturitetit te huave, aftesite e analisteve te kredise per te analizuar dhe monitoruar aktivitetet e huamarresve, cilesia dhe shkalla e mbulimit me kolateral, etj

Provigjionet specifike te huave perfshijne provigjione ekstra (bazohen ne shkallen e probabilitetit qe nje kredi specifike te mos kthehet), qe behen me vendim te menaxhimit te nje banke si masa me konservative te menaxhimit te riskut te kreditit.

Te ardhura (humbje) neto nga rivleresimi/zhvleresimi (mbicmimi/nencmimi)–keto rezultojne zakonisht nga pozicionet neto ”long” apo ”short” ne bilanc te bankes ne valute te huaj dhe vijne si rrjedhoje e zhvleresimit apo rivleresimit te monedhes lokale ne raport me

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

31

monedhat e huaja ne te cilat jemi long apo short, duke u perkthyer sipas rastit ne rivleresim apo zhvleresim valutor.

Shpesh, me qellim qe te bejme te lehta krahasimet mes bankave te madhesive te ndryshme dhe me strukture te ndryshme te te ardhurave dhe shpenzimeve, zera te caktuar te pasqyres se te ardhurave te nje banke i shprehim ne perqindje ndaj aktiveve mesatare te bankes.

Gjate analizes se struktures se te ardhurave te nje banke, analistet duhet t’i kushtojne vemendje ketyre elementeve: Burimet kryesore te te ardhurave si dhe linjat me fitimprurese te veprimtarise

(kreditimi, pagesat, kembimet valutore, investimet ne letrat me vlere, etj.);

Tendencave dhe perberjes se te ardhurave dhe shpenzimeve si dhe saktesise se raportimit te te ardhurave;

Cilesise dhe nivelit te zerave te caktuar te te ardhurave dhe shpenzimeve;

Politikes se pagimit te dividenteve dhe te mbartjes se te ardhurave te akumuluara;

Menyra e njohjes dhe llogaritjes se te ardhurave e shpenzimeve te konstatuara, menyra e llogaritjes se provigjioneve te huave, etj.

II. ELEMENTET BAZË TË VEPRIMTARISË SË NJË BANKE Banka përfaqëson një firmë biznesi me veçori specifike. Si çdo firmë biznesi, ajo

mbështetet në motivin bazë të maksimizimit të fitimit. Banka ka edhe veçori specifike, sepse ajo nuk prodhon mallra dhe shërbime, por ofron shërbime financiare. Sic shpjeguam me lart, fitimet e saj banka i siguron nëpërmjet aktivitetit bazë të pranimit të depozitave nga ofruesit e fondeve të huajtshme dhe të dhënies së huasë kërkuesëve të fondeve të huajtshme. Diferenca midis interesave që merr banka për huatë që jep dhe interesave që paguan për depozitat që pranon përbën burimin e fitimit të saj. Krahas këtij aktiviteti bazë, banka ofron dhe shërbime të caktuara financiare si: pranimi dhe shlyerja e çeqeve, pagesa nëpërmjet çeqeve, çeqet e udhëtarëve, pranimet bankare nga te cilat ajo perfiton komisione bankare.

Nga ana tjetër, veçoritë e aktivitetit të saj e venë bankën përpara një dileme themelore që duhet të zgjidhë - dilema e likuiditetit ndaj fitimit. Pjesën dërrmuese të burimeve financiare të bankës e përbëjnë depozitat. Zotëruesit e tyre kërkojnë të kenë mundësine e tërheqjes të tyre në çdo kohë dhe në këtë aspekt për ta është më mirë që paratë e tyre banka t’i ruajë si rezervë, me qëllim që të kenë mundësi t’i tërheqin kur dëshirojnë.

Pra, nga njëra anë bankës i duhet të sigurojë një likuiditet sa më të madh për të përballuar këtë presion të depozituesve. Ndërsa, nga ana tjetër bankat e kryejnë aktivitetin për të siguruar fitime sa më të mëdha. Këto fitime sigurohen duke mbajtur sa më pak rezerva dhe duke dhënë sa më shumë hua të cilat sjellin interes.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

32

Eshtë plotësisht e qartë se kriteri i likuiditetit bie ndesh me atë të fitimit. Zgjidhja e kësaj dileme bëhet nga banka duke optimizuar nivelin e rezervave me atë të kredive. Eshtë kjo arsyeja që bankat janë të kujdesshme në kërkimin e fitimeve. Ato nuk synojne fitime tepër të larta, por fitime të harmonizuara me plotësimin e nevojave të likuiditetit. Zgjidhjen e kësaj dileme bazë, banka e siguron nëpërmjet drejtimit bankar që përfshin katër komponente kryesore: dejtimin e likuiditetit; të aktiveve; të pasiveve dhe të riskut të normave të interesit. Në kuadrin e aktiveve, për vetë rolin kryesor e veçoritë që kanë, një vend të rendësishëm zë drejtimi i huave.

Parimet baze te menaxhimit bankar. Tani qe kemi nje ide te qarte se si funksionon banka le te shohim se si i menaxhon ajo aktivet dhe pasivet me qellim qe te siguroj fitimin me te larte te mundshem. Menaxheri i nje banke ka kater shqetesime kryesore:

1. Te sigurohet qe banka eshte e gatshme te paguaj ne cash depozituesit e vet ne rast te terheqjes se depozitave. Per kete banka duhet te angazhohet ne menaxhimin e likuiditetit, qe do te thote blerjen e aktiveve likuide te mjaftueshme per te perballuar detyrimet ndaj depozituesve.

2. Menaxheri i bankes duhet te marre nje nivel risku relativisht te ulet, te pranueshem, duke blere aktive te cilat kane nje norme te ulet mospagimi dhe te diversifikojne zoterimet e aktiveve (menaxhimi i aktiveve)

3. Problemi i trete ka te beje me blerjen e fondeve me kosto sa me te ulet (menaxhim pasivesh).

4. Menaxheri duhet te vendose per shumen e kapitalit qe duhet te mbaje banka si dhe per blerjen e kapitalit te kerkuar (menaxhimi i mjaftueshmerise se kapitalit).

Menaxhimi i mjaftueshmerise se kapitalit.

Bankat duhet te marrin vendime per shumen e kapitalit qe duhet te mbajne per tri aresye:

Kapitali i bankes ndihmon ne parandalimin e falimentimit te nje banke, situate net e cilen banka nuk mund te plotesoje detyrimet e veta per te paguar depozituesit dhe kreditoret e tjere.

Shuma e kapitalit prek kthimin e investimit per pronaret (aksioneret).

Shuma minimale e kapitalit te bankes kerkohet nga autoritetet rregullatore.

Qe aksioneret te mesojne nese banka e tyre menaxhohet mire, ata kane nevoje per tregues qe masin fitimshmerine e bankes ose rentabilitetin e saj. Nje tregues i tille eshte kthimi i aktiveve ose ROA, i cili eshte i barabarte me fitimin neto pas taksave pjestuar me totalin e aktiveve. Ky tregues na jep te dhena mbi masen e fitimeve qe sigurohen mesatarisht per cdo dollar/lek/denar aktivesh. Por ajo cka eshte me e rendesishme per aksioneret e bankes eshte sa fitim ka nxjerre banka nga investimi i tyre ne kapital. Ky tregues quhet kthimi i

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

33

kapitalit ROE, i cili matet si raport i fitimit neto pas taksave me kapitalin e aksionereve. Duke patur parasysh kthimin e aktiveve, sa me i ulet te jete kapitali i bankes aq me i larte eshte kthimi per aksioneret e bankes. Marredhenia mes ROE dhe ROA jepet nepermjet shumefishit te kapitalit aksioner (EM).

EM = Totali i aktiveve/kapitalin aksioner

ROE = ROA X EM

Le te japim nje shembull:

Nje banke me kapital te larte, psh. Banka Alpha ka nje total aktivesh prej US$200 milione dhe nje kapital prej US$20 milione, qe na jep nje shumefish te kapitalit aksioner prej 10 heresh. Nje banke tjeter me kapital te ulet, Banka Nderkombetare Tregtare ka nje kapital prej vetem US$10 milione, ndersa totali i aktiveve eshte i barabarte me Alpha-n, duke na dhene nje shumefish te kapitalit 20 here. Supozojme qe te dyja keto banka menaxhohen mjaft mire dhe sigurojne te njejtin kthim nga aktivet prej 1%. Kthimi i kapitalit per banken me kapital te larte do te jete 1% X 10 = 10%, ndersa per banken me kapital te ulet do te jete: 1% X 20 = 20%. Pra aksioneret e bankes se dyte jane shume me te lumtur nga investimi i tyre.

Kapitali i bankes ka perfitime per aksioneret pasi investimi tyre eshte me i sigurt duke zvogeluar propabilitetin e falimentit. Por kapitali i bankes eshte me kosto pasi sa me i larte te jete ai aq me i ulet do te jete ROE per nje ROA te dhene. Prandaj menaxheret e bankes ne percaktimin e kapitalit te duhur, duhet te vene ne balance kostot me perfitimet. Ne kohe te trazuara ekonomike, kur rritet mundesia e humbjeve te medha nga huate, menaxheret do te preferonin te mbanin me shume capital per te mbrojtur aksioneret. E kunderta ndodh ne kushtet e nje ekonomie te shendetshme kur humbjet nga huate jane te vogla. A. Drejtimi i Likuiditetit dhe i Aktiveve të Bankës

Me drejtim të likuiditetit kuptojmë aftësinë e bankës për të plotësuar kërkesat e depozituesve në çdo kohë që dëshirojnë të tërheqin depozitat e tyre ose të bëjnë pagesa nëpërmjet lëshimit të çeqeve. Realizimi i këtij qëllimi nuk është fort i lehtë sepse ai bie ndesh me interesat e saj për fitime sa më të mëdha.

Banka mbështetet në një parim të njohur empirik, sipas të cilit, plotësimi i nevojave mesatare për tërheqje depozitash realizohet duke mbajtur vetëm një pjesë të depozitave si rezervë, kurse pjesa tjetër mund të jepet hua. Problemi është se sasia e tërheqjeve të depozitave mund të luhatet nga mesatarja dhe, në kushte të caktuara, luhatja mund të jetë mjaft e lartë. Por, në qoftë se banka nuk i përballon kërkesat për tërheqje, kjo mund të shndërrohet edhe në panik bankar, që çon deri në falimentimin e bankës. Prandaj, bankat janë të ndjeshme ndaj nivelit të besueshmërisë që kanë depozituesit ndaj tyre. Banka përdor disa teknika kryesore të menaxhimit të likuiditetit.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

34

Banka mban një pjesë të aktiveve në formën e rezervave parësore të cilat mund të jenë të detyrueshme dhe të tepërta. Rezervat e tepërta banka i mban pikërisht për të siguruar një shkallë të lartë likuiditeti me një kosto sa më të ulët. Në qoftë se bankës nuk i mjaftojnë këto rezerva për të përballuar tërheqjet, atëherë ajo ka këto mundësi të tjera për të siguruar likuiditetin që i nevojitet:

1. Pakësimi i kredive. Banka mund të mos ripertërijë një kredi afatshkurtër që i ka ardhur afati i maturimit në momentin që ajo ka nevojë për likuiditet, duke rritur në këtë mënyrë rezervat e saj parësore. Kjo metodë i siguron bankës likuiditet shtesë, por ka një kosto që përfaqësohet jo vetëm nga interesi që humbet për kredinë që nuk jep, por edhe nga humbja e mundëshme e kientelës. Kjo ndodh sepse kreditë u ndërpriten klienteve që nuk e meritojnë kete nderprerje, pasi ata kanë qenë korrekt me bankën. Është e llogjikshme që klientët, që trajtohen padrejtësisht keq nga banka, mund të kërkojnë një alternativë tjetër, pra të lidhin marredhënje të qëndrueshme me një bankë tjetër.

2. Shitja e kredive ekzistuese bankave të tjera. Banka mund të sigurojë rezerva shtesë nëpërmjet shitjes së kredive të pamaturuara bankave të tjera. Kjo shitje realizohet me një skonto e cila kushtëzohet nga fakti se bankat që i blejnë këto kredi kanë informacion shumë të pakët rreth huamarrësit dhe, për rrjedhojë, nuk janë fort të gatshme të bëhen kreditorë të klientëve që nuk i njohin. Kjo kompensohet me skonton e lartë që i bëhet kredisë që shitet, e cila përfaqëson një humbje për bankën që e shet.

3. Banka mban aktive likuide në formën e rezervave dytësore. Ajo mund të plotësojë nevojat për rezerva shtesë duke shitur në tregun sekondar këto aktive likuide. Edhe kjo teknikë ka koston e saj për shkak të luhatjes së çmimit të letrave me vlerë në tregun sekondar. Përvec kostos së transaksionit që është relativisht e ulët dhe humbjes së interesit, banka mund të pësojë dhe humbje që vijnë nga ulja e çmimit në treg. Sidoqoftë, kjo përpaqëson rrugën më pak të kushtueshme për bankën, për të marrë likuiditetin që i nevoitet.

4. Teknika tjeter ka të bëjë me huatë ndërbankare. Banka mund të sigurojë likuiditetin që i duhet duke marrë hua në tregun ndërbankar nga banka që kanë tepricë likuiditeti. Kjo teknikë ka kosto që përfaqësohet nga norma e interesit që paguhet për këto hua. Norma e interesit varion në përputhje me kushtet e tregut. Kur kërkesa për likuiditet është relativisht e lartë kjo normë është e lartë dhe anasjelltas.

5. Banka mund të sigurojë mjete financiare nëpërmjet huave me skonto që merr nga Banka qëndrore. Këto hua merren sipas një procedure të caktuar dhe kanë një kosto që varet nga norma e skontos që përfaqëson normën e interesit që paguan banka për këto hua. Përveç kësaj, kostoja rritet edhe nga fakti se Banka qendrore është e kujdesshme në dhënien e këtyre huave duke mos e parë “me sy të mirë” bankën që kërkon shpesh hua.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

35

Siç vemë re, të gjitha teknikat e mundëshme që mund të përdorë banka kanë një kosto. Është e qartë që banka zgjedh alternativën me kosto më të ulët të mundëshme. Në këto kushte, në varësi të kostos së alternativave të tjera banka përcakton dhe nivelin optimal të rezervave të tepërta që ajo mban për qëllime likuiditeti duke maksimizuar diferencën midis përftimeve që ka nga mos pagimi i interesave të mundshme, kur përdor një nga teknikat e mësipërme, me koston që përfaqsohet nga interesat e humbura nga mosdhënja e kredisë.

Drejtimi i Aktiveve të Bankës. Me drejtim të aktiveve kuptojmë përcaktimin e një portofoli aktivesh që siguron një fitim maksimal me një risk minimal. Drejtimi i aktiveve lidhet me realizimin e qëllimit kryesor të firmës bankare, maksimizimin e fitimit. Drejtimi i aktiveve realizohet nëpërmjet disa teknikave kryesore:

1. Sigurimi ose gjetja e huamarresve të përshtatshëm, që pranojne paguajnë norma relativisht më të larta interesi dhe kanë risk të ulët mospagimi. Për këtë qëllim banka përdor punonjës të specializuar dhe procedura të studiuara që vleresojnë shkallën e kredibilitetit të huamarrësit. Për të tërhequr huamarrës të besueshëm dhe me shkallë të ulët risku ato përdorin edhe reklamën. Bankat janë shume te kujdesshme dhe te kontrolluara në politikën e dhenies së huave. Në vendet e zhvilluara bankat preferojnë që të kenë një normë moskthimi të huave jo më të madhe se 1%.

2. Bankat synojnë që pjesë të rezervave të tyre ta përdorin për të blerë letra me vlerë, kryesisht shtetërore, që sigurojnë të ardhura relativisht të larta dhe kanë risk të ulët mosshlyerje dhe likuiditeti.

3. Bankat diversifikojnë portofolin e aktiveve për të shmangur riskun e moskthimit dhe riskun e likuiditetit. Në këtë kuadër bankat blejnë tipe të ndryshme aktivesh afatshkurtera dhe afatgjata, si hua të ndryshme konsumatore e tregtare me afate të ndryshme maturimi, bono thesari, obligacione etj. Ato banka që nuk diversifikojnë portofolin e tyre janë të ekspozuara ndaj riskut të moskthimit. Për shembull, në vitet 80, bankat që ishin specializuar për dhënien e huave kompanive energjitike apo fermereve pësuan humbje të mëdha nga kriza energjitike dhe e produkteve bujqesore në këtë periudhë.

4. Banka duhet të drejtojë edhe likuditetin e aktiveve të saj duke plotesuar rezervat e detyrueshme më një kosto sa më të ulët. Ajo duhet të mbajë letra me vlerë që kanë likuditet të lartë edhe pse sjellin një interes më të ulët se aktivet e tjera. Pra banka i menaxhon aktivet në mënyrë që të sigurojë likuditetin, por të mos jetë shumë konservatore dhe të marrë edhe një fitim normal. B. Parimet e Drejtimit të Huave. Huatë zenë një peshë të ndjeshme në portofolin e aktiveve të bankës. Banka duhet të japë hua të suksesshme me qëllim që të realizojë synimin e saj për fitime të larta. Në përcaktimin e parimeve kryesore që ndjek banka në dhënien e huave ajo ka parasysh dy koncepete të rendësishme: zgjedhja e keqe dhe risku i ndërgjegjes.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

36

Zgjedhja e keqe në dhënien e huave ekziston sepse ata që janë me risk më të lartë për moskthimin e huave këmbengulin më shumë për të marrë hua. Me fjalë të tjera, banka ka më shumë mundësi të vendosë tu japë hua atyre që janë më të mundshëm për të mos e kthyer atë. Huamarresit me projekte me risk të lartë fitojnë shumë kur ato janë të sukseshme, prandaj janë edhe më këmbengulës për të marrë hua. Nga ana tjetër, ata janë më pak të dëshirueshëm si huamarrës për bankën sepse kanë probabilitet të larte te mos e kthejnë huanë. Risku i ndërgjegjes ekziston në tregun e huave sepse huamarrësit priren të ndërmarrin veprime që janë të padëshirueshme për huadhënesin. Kur huamarrësi merr huanë, ai ka shumë mundësi që të investojë në aktivitete me risk të lartë, të cilat kur janë të suksesshme sjellin fitime të larta, por në të kundërt, gjë që është plotësisht e mundshme, ai nuk do të jetë në gjëndje ta kthejë atë. Bankat duhet ti mënjanojnë këto dukuri, përndryshe ato nuk do të jenë me fitim. Për këtë qëllim, banka zbaton parimet e mëposhtme të drejtimit të huave, parime që kufizojnë këto dy dukuri negative.

1. Analiza e imët e informacionit dhe mbikqyrja. Informacioni asimetrik6 ekzison në tregun e huave sepse huadhënesit kanë më pak informacion për mundësitë investuese të huamarrësve në krahasim me atë që kanë këta të fundit (huamarrësit). Për këtë arsye firmat bankare kujdesen që të analizojnë sa më hollësisht informacionin dhe të vendosin klauzola të tilla, të cilat duke mbikqyrur huamarrësit t’i parandalojnë ata nga ndërmarrja e aktiviteteve me risk të lartë. Analiza e imët e informacionit. Ekzistenca e zgjedhjes së keqe bën të domosdoshme që bankat, për të marrë fitime të larta, të ndajnë huamarrësit me risk të ulët nga ata me risk të lartë. Për këtë, ato duhet të mbledhin një informacion të besueshëm për huamarresit e mundshëm. Eshtë kjo arsyeja që kur aplikohet për një hua banka kërkon informacion të hollësishme përmes një formulari që duhet të plotësohet, ku kërkohen të dhena për pagën, llogaritë bankare, aktivet e tjera, huatë e tjera, kartat e kreditit, vitet e punës, ku keni qenë të punësuar, mosha , statusi familiar, numri i fëmijve, etj.

Ky informacion shërben si bazë për të llogaritur “nivelin e besueshmërisë”, tregues që nxirret nga përgjigjet që jepen në formulare ose edhe në intervista të drejtëpërdrejta. Mbi bazën e këtij treguesi banka përcakton nëse do t’u akordojë huanë ose jo. E njëjta procedurë ndiqet edhe për huatë e bizneseve duke kërkuar informacion të hollësishëm për të gjitha aspektet e veprimtarisë së firmës, madje edhe duke i parë shumë gjera në vend.

Specializimi në huadhënie. Një tipar i huadhënies është edhe specializimi i bankave në dhënie huash për firma të një dege të veçantë si për shembull, në bujqësi, energjitikë, 6 Në transaksionet që kryhen në tregjet financiare njëra palë shpeshherë nuk di gjithçka që është e nevojshme të

dijë për palën tjetër me qëllim që të marrë vendime të sakta. Kjo pabarazi në në informacioni që ka secila palë

quhet informacion asimetrik. P.sh. një huamarrës që merr huanë ka zakonisht informacion më të mirë për

kthimet e mundshëm edhe riskun që ka investimi i projektit që ai synon të realizojë sesa huadhënsi që i jep

paratë.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

37

etj. Nga njëra anë, ky duket si veprim jo shume i drejtë sepse nuk diversifikon portofolin e huave, por nga ana tjetër ai siguron një specializim, i cili i lejon bankës që të sigurojë një informacion të imët për firmat lokale ose të degës ku ajo specializohet. Në këtë mënyrë, banka përcakton drejt “nivelin e besueshmërisë’ dhe merr vendime të sakta për dhënien e huave.

Mbikëqyrja dhe vendosja e klauzolave kufizuese. Për të reduktuar mundësinë e riskut të ndërgjegjes banka vendos klauzola kufizuese në kontratat e huasë të cilat kufizojnë përfshirjen e huamarrësit në aktivitete me risk të lartë. Duke mbikqyrur aktivitetin e huamarrësit banka siguron zbatimin e këtyre klauzolave të cilat shmangin ndërmarjen e veprimieve me risk të lartë. Nevojat e bankës për informacion të imët dhe për monitorimin e huamarrësve shpjegojnë edhe pse bankat e suksesshme harxhojnë shumë për mbikqyrje dhe mbledhje informacioni. 2. Marrëdhëniet afatgjata me klientët dhe linjat e kreditit. Një parim tjetër i rendësishëm i drejtimit bankar është vendosja e marredhënieve afat gjata me klientët duke siguruar një burim tjetër informacioni për huamarrësit. Këto marredhenie i lejojnë bankës që, nëpërmjet analizës së aktivitetit të vazhdueshëm që ka klienti me bankën (llogari rrjedhese, llogari kursimi, hua të ndryshme), të nxjerrë konkluzione të sakta për huamarrësin potencial. Edhe nevoja për mbikqyrje e bën të dobishme vendosjen e marredhenieve afat gjata me klientët sepse, po qe se klienti ka marrë hua më parë, banka tashmë i ka vendosur procedurat e mbikqyrjes me të.

Marredheniet afat gjata janë të dobishme për të dy palët si për bankën ashtu edhe për klientin. Një firmë qe ka ekperienca te meparshe me me bankën e ka më të lehtë të marrë një hua me normë më të ulët interesi sepse edhe banka e ka më të lehtë të përcaktojë “nivelin e besueshmërisë” së firmës.

Nga ana tjetër edhe banka ka përfitime sepse, sado klauzola kufizuese të vendosë, ajo e ka të vështirë të parandalojë të gjitha mundësitë për aktivitete me risk të lartë. Huamarrësi që synon të ketë marredhenie afat gjata, me qëllim që të përftojë hua me interes të ulët, edhe kur banka nuk i vendos klauzola kufizuese nuk priret të ndërmarrë aktivitete me risk, të cilat nuk i pëlqejnë bankës, sepse kjo e fundit në çdo kohë mund ta kërcënojë atë me ndërprerjen e huadhënies në të ardhmen.

Këto përfitime të dyanshme sugjerojnë një lidhje të ngushtë midis bankave dhe korporatave, e cila realizohet nëpërmjet zoterimit nga bankat të aksioneve të firmës që i jepet hua dhe marrjes pjesë në këshillat mbikqyrëse të këtyre firmave.

Linjat e kreditit. Marredhëniet afatgjata midis bankave dhe klientëve vendosen edhe nëpërmjet linjave të kreditit për firmat tregtare. Linja e kreditit përfaqëson angazhimin e bankës për t’i dhënë një firme hua deri në një shumë të caktuar dhe me një interes të lidhur me normën e interesit në treg, për një periudhë të përcaktuar kohe në të ardhmen. Shumica e huave tregtare dhe industriale jepen në këtë mënyrë.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

38

Kjo forme huaje është e leverdisshme për firmën sepse ka një burim kredie kur ka nevojë për të, ndërsa për bankën sepse vendos marredhenie afat gjata që lehtësojnë mbledhjen e informacionit. Nga ana tjetër në marrëveshjen e linjës së kreditit vendosen klauzola që i kërkojnë firmës të japë bankës informacion të vazhdueshëm për të ardhurat, aktivet, pasivet, aktivitetin tregtar, etj. Pra linja e kreditit përfaqëson një metodë të fuqishme të reduktimit të kostove të bankës për mbledhjen e informacionit dhe analizën e imët të tij. 3. Kolaterali dhe bilanci i kompensimit. Kolaterali është një instrument i rendësishëm i drejtimit bankar. Kolaterali përfaqëson pronën që i premtohet huadhënesit po qe se huamarresi nuk e kthen dot huanë e marrë, duke zbutur në këtë mënyrë pasojat e zgjedhjes së keqe. Kur huamarresi nuk kthen huanë, banka shet kolateralin dhe me të ardhurat që merr kompenson huanë e pakthyer.

Një formë e veçantë kolaterali është bilanci i kompensimit, i cili përfaqëson një pjesë të huasë, të themi 10% qe mbahet në një llogari rrjedhese në bankë, e cila perfiton interes te ulet, por bllokohet nga banka deri ne kthimin e huase. Kjo e fundit merret prej saj po qe se klienti nuk e kthen huanë.

Përveçse shërben si kolateral, bilanci kompensimit rrit mundësinë e kthimit të huasë. Duke i kërkuar klientit që të mbajë një llogari të çekueshme në bankë, banka mund të mbikqyrë praktikat e pagesave me çek të firmës, duke marrë nëpërmjet tyre një informacion të konsiderueshëm për gjëndjen financiare të huamarrësit. Për shembull, po qe se kemi një rënie të theksuar në bilancin e llogarisë rrjedhese të firmës, ky është një sinjal se huamarrësi ndodhet në vështirësi financiare. Pra, bilanci i kompensimit përfaqëson një instrument tjetër të rendësishëm që lehtëson mbikqyrjen nga ana e bankës për firmat që marrin huanë. 4. Racionimi i kreditit.

Racionimi i kreditit shërben si një instrument tjetër i rendësishëm nëpërmjet të cilit banka mënjanon zgjedhjen e keqe dhe riskun e ndërgjegjes. Racionimi i kreditit përfaqëson refuzimin për të dhënë hua nga bankat edhe kur huamarrësit janë të gatshëm të paguajnë në normat ekzistuese të interesit ose edhe në norma më të larta. Kemi dy forma të racionimit të kreditit:

Së pari, banka i refuzon totalisht dhënien e huasë një klienti të caktuar edhe pse ai është i gatshëm të paguajë një interes më të lartë. Perse e bën këtë gjë? Nisur nga fakti se firmat që janë të gatshme të paguajnë interesa të larta janë ato qe kanë projekte me shkallë të lartë risku, banka nuk jep hua për të parandaluar zgjedhjen e keqe.

Së dyti, banka jep hua, por kufizon madhësinë e saj, duke i dhënë huamarrësit më pak sesa kërkon ai. Kjo bëhet për të shmangur riskun e ndërgjegjes sepse banka vrojton sjelljen e klientit të saj. Kur huatë jepen në shuma të mëdha, është shumë më e mundshme

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

39

për të ndërmarë aktivitete me risk të lartë, ndërsa kur ajo jepet në shuma të vogla huamarrësi nuk nxitet të ulë “nivelin e besueshmërisë” të tij për shuma që nuk ja vlejnë.

Byroja e kredive (BK) Ne nje treg me eficence perfekte, interesi i nje kredie gjithnje reflekton profilin e rrezikut te huamarresit – huamarresit e mire nuk do te kishin problem te merrnin kredi dhe per me teper me interesa te uleta. Por ketu problemi del me informacionin asimetrik, huamarresit dine shume me mire nga huadhenesit per mundesite dhe gatishmerine per te paguar kredine e marre. Eshte ne interes te huadheneseve dhe huamarresve te mire (qe paguajne rregullisht) te kapercehet ky problem, keshtu huadhenesit e mire nuk do te penalizoheshin dhe shoqeria do te perfitonte me shume kredi.

Per te realizuar kete linden byrote e informacionit te kredive. Puna e tyre bazohet ne faktin qe ato mbledhin informacionin per gjithe kredimarresit e sistemit bankar (por edhe te disa institucioneve te tjera sidomos financiare ne fushen e kreditimit) nga njesite kredituese dhe pasi bejne perpunimin bejne shperndarjen e tij tek kerkuesit. Pra nese dikush merr nje kredi nga nje banke dhe fillon pagesen e kesteve, deri ne perfundimin e shlyerjes se kredise banka e tij do te raportoje tek byroja e kredive si ka ecur shlyerja e kredise. Nese kestet jane paguar te plota e ne kohe, kredimarresi cilesohet i mire dhe pergjithesisht dyert e bankave jane te hapura per nje tjeter kredi. Nese nuk ka shlyer, bankat e tjera nuk do te pranojne ti japin kredi ose do te nxjerrin nje seri kerkesash si dhe do te caktojne interesa relativisht te larte. Pranohet qe nje nga parashikimet me te mira te sjelljes se ardhme te dikujt eshte sjellja e shkuar. Ky informacion per cdo kredimarres e per cdo kredi te marre do te gjendet ne byrone e kredive. BK mund te bej njekohesisht edhe pikezimin e kredimarresve (klasifikimin apo venien e notave per kredimares).

E para byro kredish u krijua ne SHBA ne vitin 1820 (tentativa e pare), dhe me pas u bene permiresime te ndjeshme ne vitin 1830 e perfundimisht 1841. Ne literature njihet dicka me e hershme qe lidhet me kembimin e informacionit (jo per kredi) ne Londer ne vitin 1801.

Aktualisht eshte veshtire te gjesh vende qe nuk kane te pakten nje byro kredie (per fatin e keq nder keto vendet e rralla ben pjese edhe Shqiperia). BK mund te jene publike ose private. Pergjithesisht BK publike jane krijuar nga banka qendrore ose institucioni i mbikeqyrjes per nevoja te tyre. BK private i sherbejne drejtperdrejt shkembimit te informacionit per kredimarrjen dhe pergjithesisht jane me te sofistikuara dhe me te mira ne kete funksion.

Perfitimet nga BK. Ne vendet e lindjes, me pak perjashtime, mungojne BK moderne ne mbeshtetje te huadhenies sidomos per kredite e vogla. Kerkimet empirike kane treguar se BK jane kritike per zgjerimin e kreditimit, ndersa perdorimi i raporteve te BK rrit cilesine e vendimmarrjes ne kreditim dhe ul rrezikun. Po keshtu BK jane thelbesore ne rritjen e mundesive per te perfituar kredi nga individet dhe shoqerite e vogla tregtare. Raportet dhe

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

40

klasifikimet e BK per klientet e vegjel jane baze per vendimmarjen ne kreditim te bankave per ta. Zvillimi i BK private forcon sektorin financiar ne vendet perkatese dhe mbeshtet rritje ekonomike te qendrueshme.

Informacioni per BK mblidhet nga huadhenesit, perfshire bankat, shoqerite e kartave te kreditit, huadhenesit me pakice, institucionet e tjera financiare jo banka dhe shoqerite e sherbimeve (energji, uji, telefoni etj.). Pasi e mbledhin kete informacion, BK bejne perpunimin dhe me pas shperndarjen/shitjen e informacionit tek ato.

BK mund te mbledhin vetem informacionin pozitiv ose vetem ate negativ (vetem per klientet qe nuk kane permbushur detyrimin), por e mira eshte qe ato te grumbullojne, perpunojne e shperndajne te dy llojet e informacionit. Ende, ne disa vende, vazhdon diskutimi nese BK duhet te marrin informacionin pozitiv ose jo. C. Kapitali i bankës dhe nxitja e pajtueshmërisë së interesave të saj me ato të depozituesëve.

Më lart theksuam se banka redukton zgjedhjen e keqe dhe riskun e ndërgjegjes duke analizuar informacionin e hollësishëm dhe duke mbikqyrur klientin. Por përderisa këto aktivitete të bankës janë të kushtueshme, ekziston edhe mundësia që banka të mos i ndërmarrë ato duke cënuar interesat e depozituesve. Këta të fundit janë të interesuar që banka të ndërmarë aktivitetet që i sigurojnë shmangien e zgjedhjes së keqe dhe të riskut të ndërgjegjes dhe i garantojnë atyre marrjen e interesave dhe shërbimeve të premtuara.

Kjo sigurohet kur banka mban një sasi të mjaftueshme kapitali, i cili nuk e nxit atë të falimentojë sepse e bën falimentimin të kushtueshëm për të. Një kapital i mjaftueshëm realizon pajtueshmërinë e interesave të depozituesve dhe të bankës duke i nxitur të sillen në të njëjtën mënyrë.

Nga ana tjetër, depozituesit, ashtu si huadhënesit, marrin pagesa fikse nga banka dhe kjo e fundit merr për vete çdo fitim të tepert. Si rrjedhim depozituesit mund të vihen përballë dukurisë së riskut të ndërgjegjes nga bankat sepse këto të fundit mund të ndërmarin aktivitete me risk të lartë me qëllim sigurimin e fitimeve të larta. Bankat mund ti bindin depozituesit se po sillen në mënyrë jo riskuese po qe se ato diversifikojnë portofolin e huasë.

Së fundi rregullimi shtetëror apo nga autoriteti mbikqyres është i domosdoshëm për të rritur pajtueshmërinë e interesave të bankës me ato të depozituesve. Kjo sigurohet nëpërmjet kërkesave që vendos autoriteti për nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe të kufizimeve për të nxitur divesifikimin e portofolit të huasë.

DREJTIMI I PASIVEVE DHE MENAXHIMI I RISQEVE Me drejtim të pasiveve kuptohet sigurimi i mjeteve financiare të bankës me kosto sa më të ulët. Deri në vitet 60 drejtimit të pasiveve nuk i kushtohej ndonjë rendësi e madhe. Në përgjithësi, nga pasivet merreshin të dhëna dhe synohej një drejtim optimal i aktiveve. Kjo për dy aresye:

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

41

a) Mbi 60% të burimeve të bankës i përbënin depozitat e çekueshme/llogari rrjedhese për të cilat me ligj nuk paguhej interes. Në këto kushte, konkurrenca midis bankave për të siguruar mjete financiare ishte e kufizuar, sepse nuk konkurohej me çmime, por përdoreshin mjete të tjera si cilësa dhe llojet e shërbimeve. Rrjedhimisht, depozitat ishin të dhëna për çdo bankë.

b) Nga ana tjetër edhe tregu ndërbankar në këtë periudhë ishte pothuaj i pazhvilluar dhe alternativat e bankës ishin të kufizuara Pas viteve 60 bankat e mëdha dhe me peshë në sistemin financiar filluan të kërkonin

mënyra të reja për sigurimin e mjeteve financiare dhe kështu lindën huatë ndërbankare dhe çertifikatat e këmbyeshme të depozitave(CDs), që emetoheshin nga bankat me reputacion. Ky fleksibilitet në drejtimin e pasiveve bën që bankat të mos priren shumë nga depozitat si burimi kryesor i sigurimit të fondeve, por t’i sigurojnë burimet financiare me alternativa të tjera. Kjo u siguron atyre mundësinë që të jenë agresive në rritjen e aktiveve duke gjetur mundësi investimesh me leverdi dhe pastaj, mbi këtë bazë, të sigurojnë pasivet e nevojshme. Rreziqet bankare Ne dekaden e kaluar, risite e shpejta ne tregjet financiare te shoqeruara me nderkombetarizimin e flukseve te parase, te nxitura me tej nga progresi teknologjise dhe derregullimi kane krijuar mundesi te reja per bankat ne kerkim te marzheve me te larta, zaptimit te tregjeve te reja me instrumenta diverse financiare dhe ofrimit te sherbimeve e produketeve te reja klienteles se tyre, tregtimit gjeresisht te aktiveve bankare dhe futjes ne mase te derivativeve. Te gjitha keto kane ndikuar ne rritjen e perqendrimit te riskut dhe luhatshmerise se te ardhurave per sistemin bankar ne teresi, duke rritur korrelacionin mes llojeve te ndryshme te rreziqeve me te cilat ballafaqohen si bankat individuale ashtu edhe sistemi ne teresi. Keto zhvillime kane nxjerre nevojen per nje funksion me te sofistikuar te matjes, menaxhimit dhe kontrolit te rreziqeve. Llojet e rreziqeve ndaj te cileve ekspozohet nje banke jane:

Risku i kreditit, Risku i likuiditetit, Risku i normave te interesit, Risku operacional, Risku i tregut. Risku i kreditit ose i pales kunderparti percaktohet si mundesia qe nje debitor ose

emetuesi i nje instrumenti financiar te mos jete ne gjendje te paguaje interesin ose shlyej kryegjene, ne baze te kushteve specifike te marreveshjes se kredise. Pra risku i kreditit do te thote qe pagesat e bankes per hua te dhena ose letra me vlere mund te vonohen ose te mos paguhen fare. Kjo shkakton probleme me fluksin e parase dhe prek likuiditetin e bankes.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

42

Akoma sot risku i kreditit konsiderohet si shkaku madhor i krizave ose i falimentimit te bankave. Ka tre lloj risqesh krediti:

Risku individual ose i konsumatorit; Risku i korporatave ose i biznesit; Risku i vendit ose sovran. Matja e Riskut te Kredise per klientin dhe korporatat bazohet ne teorine e pese “C”:

kolaterali, planbiznesi (pasqyra e fluksit te parase “cashflow”), karakteri (ndershmeria, besueshmeria..), kapitali, kushtet ekonomike (risk premium ne rastin e renies ekonomike).

Disa nga teknikat e menaxhimit te riskut te kreditit jane: menaxhimi i portofolit te kredise (kufizimi i totalit te huave ndaj depozitave, kapitalit etj., kufizimet gjeografike, perqendrimi sipas sektoreve, maturitetit etj.), procedurat dhe funksionet e huadhenies (procedurat dhe manualet e brendshme, politikat e kolateralit, procesi i miratimit etj), monitorimi i cilesise se portofolit, politikat e huave te parregullta (klasifikimi etj.), politikat per limitimin ose reduktimin e riskut te kreditit, klasifikimi i aktiveve dhe politikat e provigjonimit te humbjeve nga huate.

Risku operacional ka marre nje theks te vecante ne dekaden e fundit. Risku operacional eshte perkufizuar nga Komiteti i Bazelit per mbikeqyrjen bankare si risku i humbjeve qe rezultojne nga proceset e brendshme, nga sisteme, punonjes te padesheruar apo te gjitha keto te deshtuara apo te pamjaftueshme si dhe nga ndodhia e ngjarjeve te jashtme. Ky risk ka te beje me rreziqet me te cilat perballet nje banke per shkak te faktoreve te meposhtem:

Ligjshmeria (heqja e licenses, evazioni fiskal, AML, terrorizmi);

Teknologjia (implementim sistemi te ri, plani i emergjences ne raste fatkeqesish (11 shtatori), SWIFT, pirateri informatike);

Moszbatimi i sistemit rregullator te mbikqyrjes (marrje ekspozimesh me shume se normat).

Risku i tregut eshte risku qe lidhet me faktin qe nje banke mund te pesoje humbje per shkak te levizjeve te pafavorshme te cmimeve te tregut. Ekspozimi ndaj ketij risku mund te vije kryesisht si rrjedhoje e veprimtarive te departamentit te thesarit te nje banke:

me letrat me vlere te portofolit te tregtimit (ku ato jane te ekspozuara ndaj riskut te kursit te kembimit, ndryshimit te normes se interesit, ndryshimit te cmimit te aksioneve apo obligacioneve etj.);

veprimet e kambizmit; pjesemarrja ne instrumentet derivative. Zakonisht risku i tregut eshte i veshtire per t’u matur dhe kerkon teknika te avancuara

te modelimit. Banka te medha nderkombetare, qe jane ne gjendje ta identifikojne sic duhet riskun e tregut dhe te mbrohen ndaj tij perdorin tekniken e vleres ne risk (VAR), e cila mat ekspozimin teresor te bankes ndaj riskut te tregut me nje probabilitet te caktuar, duke

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

43

vleresuar shumen e humbjes qe mund te pesoje banka ne rast te mbajtjes te nje aktivi te caktuar per nje periudhe kohe te caktuar. Parametrat e risqeve te parashikuar ne kete model perfshijne te gjithe interesat, monedhat, aksionet, obligacionet dhe pozicionet e hapura te portofolit te bankes per zerat brenda e jashte bilancit te bankes.

Per shkak te ekspozimit gjithnje ne rritje te bankave ndaj riskut te tregut Komiteti Bazelit, ne vitin 96 perfshiu kerkesa shtese kapitali per mbulimin e riskut te tregut.

Pjese perberese e riskut te tregut eshte risku qe vjen nga investimi ne letra me vlere te vendeve te ndryshme (risku i vendit – Country rating, ku vleresimi behet nga agjenci te specializuara si Moody’s, Fitch, Standard’s & Poor, duke u bazuar ne analize te hollesishme te faktoreve politike, ekonomike, strukturore etj. te nje shteti).

Drejtimi i riskut të normës së interesit.

Risku i normës së interesit përfaqeson ndryshimin e fitimeve të bankës për shkak të ndryshimit të normës se interesit. Ai u bë më i theksuar sidomos në vitet 80 kur luhatja e tyre u rrit. Kjo i bëri që bankat të shqetësoheshin më shumë për riskun e normës së interesit. Drejtimi i riskut të normës së interesit përfaqëson minimizimin e ndryshimeve të fitimeve për shkak të ndryshimit të normës së interesit. Risku i ndryshimit të normës së interesit rrjedh nga fakti që aktivet dhe pasivet kanë strukturë të ndryshme të afatit të maturimit.

Aktivet dhe pasivet afatshkurtra janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të normës së interesit, ndërsa ato afatgjata janë të pandjeshme dhe supozohen me norma fikse interesi. Për të parë se si ndikon ndryshimi i normës së interesit, marrim shembullin e mëposhtëm duke supozuar nje gjendje të bilancit të bankës x.

Gjithashtu, supozojmë që norma e interesit për aktivet dhe pasivet afatshkurtëra është përkatësisht 4% dhe 2%, ndërsa për ato afatgjata përkatësisht 12% dhe 8%. Atëherë llogarisim fitimin si diferencë midis të ardhurave dhe shpenzimeve duke supozuar se banka nuk merr të ardhura nga shërbimet dhe nuk kryen shpenzime të tjera përveç atyre për interesat. Aktive afatgjata Pasive afatgjata 90 milione 10 milione Te ardhurat = 10*0.04+90*0.12=11.2 milionë Shpenzimet = 90*0.02+10*0.08=2.6 milionë Fitimi = 11.2-2.6=8.6 milionë

Banka e x

Aktivi Pasivi

Aktive afat shkurtra

10 milionë

Aktive afatgjata

90 milionë

Pasive afatshkurtra 90

milionë (IBK)

Pasive afatgjata 10

milonë

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

44

Supozojmë se të gjitha normat e interesit afatshkurter rriten me 13%. Në kushtet kur normat e interesit janë fleksibël ndryshimi i normës së interesit në periudhën afatgjatë bëhet më ngadalë se në atë afatshkurtër, prandaj ndryshimin e pasqyrojmë vetëm për aktivet dhe pasivet afatshkurtra, ndërsa ato afatgjata i mbajmë të pandryshuara. Atëherë llogarisim përsëri fitimin e bankës. Te ardhurat = 10*0.17+90*0.12=12.5 milionë Shpenzimet = 90*0.15+10*0.08=14.3 milionë Fitimi= 12.5-14.3= -1.8 milionë Pra fitimet ulen me 10.4 milionë dhe banka del me 1.8 milionë humbje. Po qe se interesat do të uleshin, fitimi do të rritej. Pra humbja apo fitimi i lartë varet nga ndryshimi i normës së interesit, sipas probabilitetit të uljes ose rritjes. Si rregull, kur banka ka më shumë pasive se sa aktive afatshkurtra rritja e normave të interesit ul fitimet dhe rënia e tyre rrit fitimet dhe anasjelltas. Duke qene se bankat jane joriskpranuese7 (adverse risk) atëherë ato synojnë ta minimizojnë këtë risk duke garantuar fitime minimale dhe duke shmangur si humbjet e mundeshme ashtu edhe fitimet më të mëdha të mundshme.

Në radhë të parë, banka përcakton shkallën e riskut nga norma e interesit nëpërmjet analizës së hendekut (gap) dhe të kohëzgjatjes (duration). Ndjeshmëria e fitimeve të bankës ndaj ndryshimit të normave të interesit mund të matet duke përdorur analizën e hendekut i cili percaktohet si diferencë midis aktiveve afatshkurtra me pasivet afatshkurtra.

Në rastin tonë, hendeku është 10 milionë - 90 milonë = - 80 milionë. Atëherë po qe se normat e interesit rriten me 13%, ndryshimi në fitim do të jetë 13% *-80 milionë = -10.4 milionë, aq sa ishte ulja e fitimit e përcaktur më lart. Ky parim bazë i analizës mund të përpunohet më tej duke ndarë aktivet dhe pasivet sipas afatit të maturimit dhe duke llogaritur hendekun për çdo afat maturimi. Kohëzgjatja mat shkallën e reagimit të aktiveve dhe pasiveve ndaj ndryshimit të normës së interesit. Kohëzgjatja mund të llogaritet sipas formulës së mëposhtme të Macaulay.

Kjo formulë jepet D

TxCP i

CP i

T

T

T

N

T

T

T

N

/ ( )

/ ( )

1

1

1

1

ku D = kohëzgjatja, T = koha kur bëhet pagesa, CPt = pagesa, interes plus principal, i= norma e interesit dhe N = afati maturimit

7 Bankat janë të vetëdijshme se ato mbështeten në besueshmërinë e publikut (depozituesve).

Çdo gjendje jo e mirë e bankës mund të shkaktojë panik bankar i cili çon në falimentimin e saj,

prandaj ato janë tepër të ndjeshme ndaj riskut.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

45

Kohezgjatja shërben si një tregues mjaft i mirë i ndjeshmërisë së vlerës së tregut të letrave me vlerë ndaj normës së interesit, ku përqindja e ndryshimit të vlerës së tregut të letrave me vlerë është e barabartë me - i*D. Pasi përcaktojmë këtë përqindje, si për aktivet ashtu edhe për pasivet, bëjmë diferencën për të parë ndryshimin e pasurisë neto. Mbi këtë bazë banka përcakton teknikat e drejtimit të riskut të normës se interesit ku më të njohurat janë:

1. Banka synon të harmonizojë aktivet dhe pasivet duke bërë zgjedhje optimale të portofolit me qëllim që pesha specifike e aktiveve afatshkurtra ti afrohet sa më shumë asaj të pasiveve afatshkurtra, pra të ketë një përpjestim të drejtë midis afateve të ndryshme të maturimit në aktiv dhe pasiv.

Por, duke qenë se banka mund të ketë një përvojë të mirë në një strukturë të dhënë maturimi, kjo do të kishte një kosto në perudhën afatshkurtër, prandaj ajo mund të përdore teknika të tjera që lenë të pacënuar strukturën e aktiveve dhe pasiveve.

2. Nje ndër teknikat më të njohura sot është ajo e këmbimit të drejtpërdrejtë të shpenzimeve apo të ardhurave midis bankave që kanë afate të ndryshme (të kundërta) maturimi, teknikë që njihet me emrin SWAP. Për të analizuar në detaje këtë teknikë, supozojmë se Banka Kombetare Greke ka një bilanc të thjeshtuar si më poshtë, i cili ka strukturë të kundërt maturimi me Bankën e Kursimeve.

Gjithashtu, supozojmë që normat e interesit afatshkurtër për aktivet dhe pasivet janë përkatësisht 10% dhe 3%, ndërsa për ato afatgjatë përkatësisht 14% dhe 9%. Atëherë llogarisim fitimin si diferencë midis të ardhurave dhe shpenzimeve duke supozuar se banka as merr të ardhura nga shërbimet dhe as kryen shpenzime të tjera përveç atyre nga interesat. Te ardhurat 90*0.1 + 10*0.14 = 10.4 Shpenzimet 10*0.03 + 90*0.09 = 8.4 Fitimi 10.4 - 8.4 = 2 Mbështetur në supozimin që bëmë, normat e interesit rriten edhe në këtë rast me 13%. Atëherë kemi:

Banka Kombëtare Greke

Aktivi

Pasivi Pasive afatshkurtra 10

milionë

Pasive afatgjata 90

milonë(IBKG)

Aktive afatshkurtra

90 milionë

Aktive afatgjata

10 milionë

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

46

Te ardhurat 90*0.23+10*0.14 = 22.1 Shpenzimet 10*0.16+90*0.09 = 9.7 Fitimi 22.1-9.7 = 12.4

Pra siç mund të parashikohej nga konkluzioni që arritëm për Bankën e Kursimeve, rezultati për Bankën Kombëtare Greke është i kundërt, fitimi rritet me 10.4, aq sa ulet për Banken e Kursimeve përderisa bilanci është marrë i njëjtë.

Për të shmangur rrezikun e humbjeve të mundshme të dy bankat bëjnë një marrëveshje që të këmbejnë shpenzimet për pasivet afatshkura të Bankës së Kursimeve me shpenzimet për pasivet afatgjata të Bankës Kombëtare Greke, Pra këmbehet IBK me IBKG. Si rrjedhim, do të kemi rezultatin e mëposhtëm:

Siç vihet re Banka e Kursimit jo vetëm që nuk del me humbje por merr edhe një fitim prej 3.6 milionë, pra gjithsej i rriten fitimet me 5.4 milionë aq sa i paksohen Bankës Kombëtare Greke e cila vazhdon të jetë me fitim. Po qe se normat e interesit do të uleshin do të ndodhte lëvizja e kundërt B.K. Te ardhurat nuk ndryshojnë pra janë 11.2 milionë Shpenzimet 90*0.09+10*0.08 = 8.1+0.8 = 8.9 milionë Fitimi 11.2 - 8.9 = 3.6 milion BKG Te ardhurat nuk ndryshojnë pra janë 22.1 milionë Shpenzimet 90*0.15+10*0.16 = 15.1 milionë Fitimi 22.1 - 15. 1 = 7 milionë Menaxhimi i riskut te likuiditetit.

Qe nje banke te menaxhoje sic duhet riskun e likuiditetit, departamenti i thesarit duhet ne cdo kohe te jete ne gjendje te dije saktesisht flukset neto ditore te parave (hyrjet minus daljet). Ne rast se kjo diference eshte me e vogel se zero, banka do te gjendet ne veshtiresi likuiditeti, pra nuk do te mund te plotesoje detyrimet e saj te momentit. Nevojat ditore per financim llogariten: Aktivet jolikuide - Depozitat baze (stabel) plus rezervat. E rendesishme eshte qe drejtuesit e bankes te mos mbeshteten vetem ne kerkesa statutore per likuiditet (raporti i aktiveve likuide ndaj totalit te aseteve = 20%), por ne strukturen e maturitetit te aktiv-pasivit sipas shembullit te mesiperm. Ne praktike nje banke mund te plotesoje nevojat e saj per likuiditet ose nepermjet menaxhimit te aktivit, menaxhimit te pasivit (qe ndodh me shpesh) ose si kombinim i te dyjave. Duhet qe nje banke te kete te miratuar dhe plan emergjence per situate anormale likuiditeti i cili permban:

Caktim pergjegjesish,

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

47

Komunikimi me publikun, Analize Stress-Test (skenare te ndryshem), Marreveshje potenciale per sigurim fondesh.

Menaxhimi i larte i bankes mund te caktoje dhe nje sere kriteresh te brendshme te detyrueshme per zbatim, te cilat nese nuk permbushen perbejne shkelje te rende per nepunesit e bankes. Te tilla kufizime mund te jene: Raporti i huave ndaj depozitave; Rapori i huave ndaj kapitalit; Rregulla per burimet dhe perdorimet e fondeve; Parametra per aktivet likuide; Perqendrimi i depozitave etj.

Struktura dhe konkurrenca e industrise bankare

Ne te gjitha vendet bankat jane ndermjetes financiar ne biznesin e sigurimit te fitimeve dhe po ti hedhesh nje sy tregut bankar do te shohim se pothuajse kudo ai dominohet nga 4 – 5 banka te medha (kjo eshte po aq e vertete dhe per Shqiperine e Maqedonine. Ne Shqiperi per me teper banka me e madhe, Raiffeisen Bank, ka rreth 50% te tregut). Por ne SHBA ka rreth 7500 banka tregtare, rreth 10 mije bashkime krediti dhe rreth 900 shoqata te huakursimeve etj. A do te thote ky diversitet qe sistemi bankar amerikan eshte me konkurues dhe per pasoje ekonomikisht me eficent dhe me i shendetshem nga sistemet bankare te vendeve te tjera? Kete konkluzion do ta nxjerrim nga gjithe trajtimi i ceshtjeve qe lidhen me bankat e nivelit te dyte. Risite financiare dhe evolucioni i industrise bankare ne bote Qe te maksimizojne fitimet e tyre, institucionet financiare zhvillojne produkte te reja, pra sjellin risi financiare ne treg, per te plotesuar si nevojat e tyre dhe ato te klienteve. Zakonisht kerkimet per risi financiare stimulohen nga ndryshimet ne ambjentin financiar. Qe nga vitet 60 institucionet financiare qe operonin ne tregjet financiare u desh te perballen me ndryshime dramatike ne mjedisin ekonomik:

Inflacioni dhe normat e interesit po rriteshin me shpejtesi dhe ne menyre te paparashikueshme, gje qe ndikoi ne ndryshimin e kushteve te kerkeses.

Zhvillimi i shpejte ne teknollogjine e kompjuterit ndryshoi kushtet e ofertes. Legjislacioni financiar dhe rregulloret perkatese u shtuan. Menyrat e vjetra tradicionale te berjes se biznesit bankar nuk po sillnin me fitime,

shume produkte nuk po shiteshin; institucionet financiare po hasnin gjithnje e me shume veshtiresi ne sigurimin e fondeve me instrumentet e tyre tradicionale.

Si rrjedhoje per te mbijetuar IF filluan te benin kerkime dhe te zhvillonin produkte te reja qe do te plotesonin nevojat e klienteve dhe te sillnin fitim per to. Ky process u quajt inxhinieria financiare.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

48

Ka tre tipe risish financiare: i) pergjigjet ndaj ndryshimeve ne kushtet e kerkeses; ii) pergjigje ne ndryshimet ne kushtet e ofertes dhe iii) shmangia e rregullimeve financiare.

1. Luhatshmeria ne kushtet e normes se interesit perbente ndryshimin thelbesor ne mjedisin ekonomik qe ndikoi ne ndryshimin e kerkeses. Luhatjet e medha ne normat e interesit conin ne humbje ose fitime te ndjeshme kapitali dhe pasiguri te madhe per kthimin e investimit, gje qe coin e nivele ne rritje te riskut te normave te interesit. Ky ndryshim ne ambjentin ekonomik coi ne lindjen e instrumenteve financiare qe ndihmonin ne uljen e rriskut te interesit sic jane: kredite hipotekare me norma variable (te ndryshueshme) te interesit dhe derivativet financiare (SWAP, kontratat me afat etj.).

2. Permiresimi i teknologjise se informacionit (kompjuterat dhe telekomunikimi) pati dy efekte. Se pari, uli koston e perpunimit te transaksioneve financiare; se dyti, lehtesoi marrjen e informacionit nga investitoret. Disa prej risive financiare qe linden si rrjedhoje e ketyre zhvillimeve ishin: kartat e debitit/kreditit, bankingu elektronik (ATM, bankingu nga shtepia, bankingu me telefon dhe nepermjet internetit), bondet e cilesise se dobet (junk bonds), letrat tregtare dhe procesi i sekjuritizimit (procesi i transformimit te aktiveve financiare jolikuide si kredi per shtepi, makina etj. ne letra me vlere te tregtueshme ne tregun e kapitalit.

3. Shmangia e rregulloreve ekzistuese. Rregulloret e qeverise cojne ne risi financiare duke krijuar stimuj per firmat qe te anashkalojne rregulloret qe kufizojne aftesite e tyre per te patur fitime. Dy lloj rregulloresh kane kufizuar seriozisht aftesine e bankave per te siguruar fitime te larta: ajo e rezerves se detyruar dhe kufizimet per normat e interesit qe bankat mund te paguajne per depozitat. Risite financiare qe rezultuan nga shmangia e ketyre rregulloreve ishin: fondet e perbashketa ne tregun e parase, qe jane fonde te cilet leshojne aksione te pagueshme ne nje kohe te caktuar kundrejt nje cmimi fiks. Keto investohen ne letra me vlere ne tregun e parase afatshkurter (bono thesari, certifikata depozite dhe letra tregtare) kundrejt pagesave te interesit. Keto lloj fondesh funksionojne si llogari rrjedhese qe sigurojne interes, por ligjerisht nuk quhen depozita dhe nuk jane subjekt i rezerves se detyrueshme apo i kufizimeve per pagesen e interesit. Nje tjeter risi per ti shpetuar “takses” nga rezerva e detyrueshme jane llogarite transferuese. Ne baze te nje marreveshje qe behet mes bankes dhe nje korporate, cdo teprice ne llogarine rrjedhese te firmes mbi nje shume te caktuar, transferohet ne fund te dites nga llogaria dhe investohet ne letra me vlere “overnight” qe paguajne interes. Keto kthehen perseri ne llogari te nesermen ne mengjes. Keto lloj fondesh nuk jane subjekt i rezerves se detyrueshme. Te gjitha keto risi financiare kane dhene ndikimin e tyre ne biznesin tradicional te

bankave. Keshtu bankat sot vuajne nje renie ne avantazhin e kostove te tyre te sigurimit/marrjes se fondeve, nderkohe qe ato kane humbur avantazhin e te ardhurave ne krahun e aktiveve. Per rrjedhoje kemi nje rritje te te ardhurave nga aktivitetet jotradicionale te zerave jashte bilancit.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

49

IX. DOMOSDOSHMERIA E MBIKQYRJES BANKARE

Rregullimi bankar Sektori financiar eshte nder sektoret me te rregulluar te ekonomise. Bankat jane pjesa me e rregulluar e vete sistemit financiar. Por kjo nuk do te thote apriori qe cdo gje e rregulluar se tepermi duhet te funsionoje me se miri gjithnje.

Ka tete kategori baze te rregullimit bankar ne bote. Keto jane: rrjeta e sigurise se qeverise, kufizime mbi zoterimet e aktiveve bankare, detyrime per kapitalin, licensimi dhe mbikqyrja e bankave, vleresimi i menaxhimit te riskut, kerkesa per transparence, mbrojtja e konsumatorit dhe kufizimet per konkurencen.

Ne SHBA perpara se Agjensia e Sigurimit te Depozitave (FDIC) te fillonte veprimtarine e vet ne 1934, falimentimi i nje banke nenkuptonte qe depozituesit duhej te prisnin per te marre parate e tyre deri ne momentin e likuidimit te bankes (kthimin e aktiveve te saj ne cash). Ne ate kohe atyre u kthehej vetem nje pjese e depozitave nga banka e falimentuar. Gjithashtu mungesa e informacionit te depozituesve lidhur me cilesine e aktiveve te bankes mund te shkaktonte panik, gje qe do te kishte pasoja serioze per ekonomine. Per shkak te informacionit asimetrik depozituesit nuk ishin ne gjendje te benin dallimin mes nje banke te mire dhe te keqe, duke u perpjekur te benin terheqjen e parave ne rast se konstatonin probleme qofte dhe te parendesishme ne nje banke. Pasiguria per gjendjen e sistemit bankar ne teresi mund te shkaktonte terheqje masive te depozitave, pavaresisht nese banka ishte e mire apo e keqe (“efekti domino”).

Rrjeta e sigurise per depozituesit mund te evitoje panikun bankar duke u siguruar mbrojtje depozituesve. Ne SHBA kjo gje realizohet nga FDIC, ne Shqiperi nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave (ASD), ku depozituesve u paguhen plotesisht perkatesisht 100 mije dhe 7 mije dollare per shumat qe ata kane depozituar ne nje banke, pavaresisht c’mund te ndodhe me banken. Agjencite e sigurimit te depozitave per bankat ne faliment kane dy rrugezgjidhje: te lene banken te falimentoje dhe agjencia te merret me pagimin e depozitave deri ne limitin e premtuar, ose agjencia nderhyn per te realizuar bashkimin/shitjen e bankes ne faliment tek nje banke tjeter dhe eshte kjo e fundit qe merr persiper detyrimin ndaj depozituesve.

Kufizimet per mbizoterimet e aktiveve dhe kerkesat per kapitalin e bankes. Sic dihet aktivet me me risk mund ti sigurojne bankes edhe te ardhura me te larta, por nese keto aktive nuk kthehen dhe banka falimenton depozituesit nuk mund te paguhen. Nese depozituesit do te ishin ne gjendje te monitoronin banken per aktivitetet e saj me risk atehere ata do ti terhiqnin menjehere depozitat. Rregulloret bankare qe i kufizojne bankat nga mbajtja e aktiveve me risk si psh. aksionet e kompanive etj. perbejne nje menyre direkte per ti penguar bankat te marrin persiper shume risqe. Rregulloret bankare

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

50

gjithashtu nxisin diversifikimin e aktiveve, mase e cila zvogelon riskun duke kufizuar shumen e huave qe u jepet individeve te caktuar apo kategorive te bizneseve. Nje menyre tjeter eshte edhe kerkesa qe bankat te kene kapitalin e mjaftueshem per te mbuluar risqet e mundshme ne rast falimenti.

Mbikqyrja bankare, licencimi dhe ekzaminimi. Meqenese bankat mund te perdoren nga mashtrues, spekullatore apo sipermarres teper ambicioze per te ndermarre aktivitete spekulative, licensimi i bankave si dhe ekzaminimi i rregullt i tyre ne vend dhe nepermjet sistemit raportues, eshte nje metode e mire per te parandaluar fenomenin kontrollit te bankave nga persona te padesheruar dhe per te pare nese banka i permbahet kerkesave dhe detyrimeve te percaktuara. Inspektoret e bankave bejne nje vleresim te bankes ne baze te nje sistemi qe quhet CAMELS (germat e para te fjaleve ne anglisht: mjaftueshmeria e kapitalit, cilesia e aktiveve, menaxhimi, te ardhurat, likuiditeti, ndjeshmeria ndaj riskut te tregut). Ne baze te ketij informacioni rregullatoret bejne rekomandime struktures se menaxhimit te bankes si dhe bordit te drejtoreve. Vleresimi i riskut.

Kerkesat per transparence. Me qellim qe t’u sigurojne depozituesve dhe tregut nje informacion me te mire, organet rregullatore mund tju kerkojne bankave tju permbahen parimeve dhe standarteve te caktuara te kontabilitetit dhe te bejne publike nje sere informacionesh qe ndihmojne tregun te vleresoje cilesine e portofolit te bankes dhe shkallen e saj te ekspozimit ndaj rriskut.

Mbrojtja e konsumatorit. Ekzistenca e informacionit asimetrik sugjeron qe konsumatoret mund te mos kene informacionin e duhur per te mbrojtur plotesisht veten e tyre. Rregulloret per mbrojtjen e konsumatorit ne SHBA jane te shumellojshme. Psh. qe ne vitin 1969 ne aktin e mbrojtjes se konsumatorit eshte sanksionuar vertetesia ne huadhenie, qe u kerkon te gjithe huadhenesve, per tu dhene konsumatoreve informacion te detajuar duke perfshire edhe normen e standartizuar te interesit vjetor dhe totalin e shpenzimeve financiare per huane. Nje akt tjeter eshte ai i mundesive te barabarta per kredi, qe ndalon diskriminimin e huamarresve mbi baze race, seksi, gjendje civile, moshe etj.

Kufizimet mbi konkurrencen. Konkurrenca ne rritje shton motivet per rrezik moral (moral hazard) per te marre persiper me shume risqe. Prandaj qeverite e shume shteteve kane vendosur rregulla qe mbrojne bankat nga konkurenca. Keto rregulla kane dy forma ne SHBA: e para, kufizime per hapjen e degeve, qe reduktojne konkurencen midis bankave; e dyte ka te beje me pengimin e institucioneve jobanka qe te konkurojne me bankat ne fushat e biznesit bankar. Megjithate, edhe keto masa kane patur disavantazhe serioze si psh. pagesa me kosto me te larte per konsumatoret dhe eficence me te ulet te institucioneve financiare.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

51

Perse eshte e nevojshme mbikqyrja? Tregjet dhe pjesemarresit e tyre, funksionojne per arsye se ekziston nevoja per ta.

Ata ofrojne sherbime te caktuara, per te cilet anetaret e shoqerise kane nevoje. Per shembull, tregjet e kapitalit sigurojne kalimin e fondeve nga ai grup shoqeror qe i ka keto fonde me teprice, tek ata qe i kane keto fonde me pakice. Permes ketyre transaksioneve, sigurohen burimet e nevojshme qe te zhvillohet nje aktivitet i caktuar, i cili eshte fitimprures per ate qe e kryen, gjeneron te ardhura shtese per investitorin, por qe siguron edhe disa perfitime per shoqerine ne pergjithesi (sic eshte punesimi etj.). Mbeshtetur ne keto elemente te praktikes, mund te thuhet qe tregjet si edhe pjesemarresit e tyre, jane nje e mire publike. Ata realizojne sherbime te nevojshme per publikun.

Ekonomia e tregut, njihet si nje mjedis i cili eshte ne harmoni me iniciativen e lire private. Kjo do te thote, qe cdo person i interesuar per te kryer nje sipermarrje private, duhet te ndihet lire per te filluar nje aktivitet te tille, por edhe i vendos ne kushte te barabarta me biznese te tjera te njejta apo te peraferta me to. Njekohesisht, sherbimet ose produktet qe prodhohen duhet t’i nenshtohen konkurrences se cmimit dhe te cilesise.

Eshte kjo arsyeja qe eshte domosdoshmeri ngritja dhe funksionimi i institucioneve mbikeqyrese, qellimi i te cilave eshte monitorimi i tregjeve dhe produkteve ne menyre qe te sigurohen kushte te njejta konkurrence per te gjithe pjesemarresit, te vendosen standarde te caktuara te sherbimeve dhe produkteve, te shmangen abuzimet dhe konfliktet e interesit, te sigurohen shperndarje e njejte e informacionit dhe niveli i duhur i transparences etj. Per biznesin bankar mbikqyrja synon edhe mbajtjen e ketij biznesi brenda disa parametrave te sigurise apo te ushtrimit te aktivitetit pa rreziqe te ekzagjeruara (brenda normave e standarteve te pranuara).

Pra, duke u kthyer tek tregjet financiare, mund te konkludojme qe mbikeqyrja dhe rregullimi eshte i nevojshem per dy arsye kryesore: per te mbrojtur konsumatorin (publikun); si dhe per te realizuar nje qellim shtese, ate te ruajtjes se stabilitetit financiar. Ky eshte primar ne sigurimin e shmangies se krizave ekonomike, sociale dhe politike, me pasoja ne ekonomine dhe sigurine e vendit.

Perse eshte e nevojshme mbikeqyrja e bankave? Bankat, ne rolin tradicional te tyre, realizojne nje funksion te vecante ne ekonomine e

nje vendi: ato mobilizojne kursimet e publikut ne shkalle te gjere dhe i perdorin ato per te kredituar ekonomine. Ne kete proces te rendesishem ndermjetesimi, bankat realizojne disa funksione te rendesishme:

- Nga kendveshtrimi ekonomik, bankat ndihmojne ne shperndarjen e te ardhurave ne ekonomi, duke siguruar, pervec te tjerave edhe disa sherbime te rendesishme sociale;

- orientojne zhvillimin e biznesit drejt aktiviteteve fitimprurese;

- Nga kendveshtrimi funksional, bankat krijojne para;

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

52

- sigurojne nje kanal te cmueshem, te transmetimit te politikes monetare te bankes qendrore;

- sigurojne nje rrjet te sofistikuar pagesash;

- Nga kendveshtrimi i aktivitetit te tyre, bankat marrin persiper rreziqe te ndryshme, njohja dhe vleresimi i te cilave merr rendesi te madhe persa u tha me siper;

- perdorin fondet e te tjereve, ne nje mase shume me te madhe sesa fondet e veta. Kjo do te thote, qe bankat operojne mbi konceptin e BESIMIT.

- kryejne nje aktivitet me qellim kryesor fitimin. Te gjitha keto karakteristika, mund te permbushen vetem nese nje banke vepron ne

kushte te qendrueshme dhe te sigurta. Garancia per sigurine dhe qendrueshmerine, nuk mund t’iu lihet ne dore (t’iu kerkohet) vetem pronareve dhe menaxhereve te bankes. Perse Banka Qendrore?

Tregu financiar, eshte nje koncept me i gjere se sistemi bankar. Pervec bankave, ai mund te perfshije, shoqeri sigurimi, shoqeri te tregtimit te letrave me vlere, fonde investimi, fonde pensioni, zyra te kembimit valutor, shoqeri te kursim kreditit etj.

Ndryshimi i karakteristikave te institucioneve financiare, kerkon mbikeqyrjen dhe rregullimin e aktivitetit te tyre ne menyre te vecante. Kjo detyre mund te kryhet nga insitucione te vecanta mbikeqyrese, ose nga i njejti insitucion te cilit i jepet e drejta ligjore dhe kapacitetet per te mbikeqyrur drejtime te ndryshme te tregut financiar.

Deri pak vite me pare, mbikeqyrja e bankave konsiderohej si pergjegjesi ekskluzive e bankes qendrore. Sot ky koncept nuk eshte me kaq i forte, pasi mbikqyrja e bankave mund te realizohet edhe nga nje institucion i pavarur nga banka qendrore.

Ne ato vende, ku mbikqyrja dhe rregullimi realizohet nga banka qendrore, kjo motivohet me:

- nje nivel te kenaqshem te kapaciteteve profesionale dhe burimeve financiare, per te kryer misionin;

- nje shkalle te larte pavaresie nga organet ekzekutive dhe politike;

- nje nivel jo shume i zhvilluar i tregut financiar ne pergjithesi, ku rolin me te madhe e kryen tregu bankar;

- interesin e bankes qendrore, qe ne kuader te zbatimit te politikes monetare, te kete te disponueshme menjehere te dhena reale mbi gjendjen e sistemit bankar;

- nje kuader legjislativ i cili eshte ne zhvillim dhe ende i paplotesuar; Pothuaj te gjitha keto aresye, jane te aplikueshme ne rastin e Maqedonise dhe te

Shqiperise. Per me teper:

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

53

- historia e tregut financiar eshte e shkurter dhe bankat kane luajtur gjate gjithe kesaj kohe rolin kryesor;

- tregjet tona jane ende ne hapat e pare te zhvillimit dhe menyra e funksionimit te institucioneve eshte lehtesisht e dallueshme nga njeri-tjetri;

- mbikqyrja i eshte caktuar me ligj Bankes Qendrore, si institucioni i krijuar paralelisht me themelimin e sistemit bankar me dy nivele dhe qe ka krijuar pervojen e nevojshme;

- Banka Qendrore, gezon dhe zbaton nje nivel te kenaqshem pavaresie nga institucionet ekzekutive, i cili siguron shkallen e nevojshme te profesionalizmit ne mbikqyrjen dhe rregullimin e sistemit bankar.

X. DISA KRITERE TE MBIKQYRJES DHE KUADRI LIGJOR Cili eshte kuadri ligjor? Mbikqyrja dhe rregullimi i sistemit bankar, sanksionohen si pergjegjesi dhe e drejte

e Bankes se Shqiperise ne Ligjin nr.8269, date 23.12.1997 “Per Banken e Shqiperise” dhe ne Ligjin nr.8365, date 02.07.1998 “Per bankat ne Republiken e Shqiperise”. Ne Republiken e Maqedonise baze jane nenet 47-60 te ligjit per BKM-ne.

Ne zberthim te ketyre ligjeve, jane hartuar edhe nje sere aktesh nenligjore, rregullore, udhezime etj., te cilat zberthejne dhe detajojne te drejtat e Bankes Qendrore, ne marredhenie me bankat e nivelit te dyte dhe institucione te tjera qe mbikeqyr dhe rregullon.

Ne Ligjin “Per Banken e Shqiperise”, ne menyre me te detajuar kemi keto percaktime (jane pothuajse te njejta edhe per BKM-ne):

- neni 3, paragrafi 3 :“Objektivat e tjere te Bankes se Shqiperise, te kushtezuar nga objektivi kryesor i saj, duhet te nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftesine paguese dhe funksionimin normal te sistemit bankar te bazuar ne parimet e tregut”. Per koincidence, po keshtu thuhet dhe ne nenin 3 te ligjit per BKM-ne.

- neni 3, paragrafi 4 : “Detyrat kryesore te Bankes se Shqiperise, jane si me poshte: (pika c) – te licencoje ose te revokoje kete licence bankave dhe te mbikeqyre veprimtarine e tyre bankare, me qellim qe te siguroje stabilitetine sistemit bankar”.

- neni 12, percakton: “ Banka e Shqiperise, eshte ekskluzivisht pergjegjese per dhenien e licencave dhe mbikeqyrjen e te gjitha bankave ne Republiken e Shqiperise. Per kete, Banka e Shqiperise:

Nxjerr akte normative dhe jonormative per te siguruar qendrueshmerine e sistemit bankar bazuar ne ligj, dhe per zbatim te tij;

Kontrollon cdo zyre bankare dhe kembimi valutor, llogari bankare dhe dokumente te bankave, si edhe te subjekteve te tjere qe kryejne veprimtari bankare me licence. Ajo merr informacionet e nevojshme ne formen e percaktuar nga Banka e Shqiperise.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

54

- neni 23, percakton: “Mbi bazen e reciprocitetit, Banka e Shqiperise bashkepunon me autoritetet respektive te huaja te mbikeqyrjes bankare, per te mbikeqyrur dhe inspektuar bankat qe veprojne drejtpersedrejti ne juridiksionet e tyre perkatese. Banka e Shqiperise shkemben me autoritetet mbikeqyrese bankare te huaja, informacione per cdo banke qe vepron ne juridiksionin e tyre perkates, me kusht qe autoritetet te marrin persiper besueshmerine e informacionit te marre”

- neni 27, paragrafi i dyte, percakton: “Bankat, institucionet dhe personat e tjere juridike dhe fizike detyrohen te dergojne te dhenat statistikore te kerkuara ne perputhje me sistemin raportues te miratuar nga Banka e Shqiperise dhe te perdorin kriteret e vleresimit, te evidencimit dhe emertimet e klasifikimet e paraqitura ne te. ”

Ne Ligjin “Per Bankat ne Republiken e Shqiperise”, kemi keto percaktime:

- Neni 3, : “Sistemi bankar organizohet ne dy nivele. Ne nivelin e pare ben pjese Banka e Shqiperise, statusi i se ciles caktohet me ligj te vecante. Ne nivelin e dyte bejne pjese bankat e tjera”

- Neni 4, paragrafi pare : “Veprimtaria bankare ushtrohet vetem nga a) bankat e licencuara nga Banka e Shqiperise; b) subjektet e tjera te licencuara nga Banka e Shqiperise; c) deget e bankave te huaja te licencuara nga Banka e Shqiperise.

- Neni 6, thote se asnje person nuk lejohet te ushtroje veprimtari bankare ose te pranoje dhe te mbledhe depozita, pa nje licence te leshuar nga Banka e Shqiperise.

- Neni 7, percakton: “Banka e Shqiperise eshte i vetmi autoritet per licencimin e bankave per te ushtruar veprimtari bankare.”

- Neni 8, paragrafi pare, shprehet: “Banka e Shqiperise percakton me akt nenligjor shumen e kapitalit fillestar minimal te bankave dhe ndryshimin e kesaj shume nga njera periudhe ne tjetren”. Aktualisht, kjo shume eshte 1 miliarde leke.

- Neni 9, parashikon informacionin qe duhet te shoqeroje kerkesen e bankes per licencim prane Bankes se Shqiperise. Ky informacion perfshin te dhena mbi aksioneret dhe administratoret e bankes, mbi veprimtarine dhe reputacionin e tyre, te dhena mbi strategjine e biznesit qe do te ndjeke banka, llojet e veprimtarive qe do te ndjeke, informacion per menyren e organizimit dhe te funksionimit te saj etj..

- neni 13, parashikon rastet e revokimit te licences se bankes.

- nenet 15-25, percaktojne menyren e organizimit dhe te drejtimit te bankes, duke percaktuar te drejtat dhe pergjegjesite e Keshillit Drejtues, te Komitetit te Kontrollit si edhe te marredhenieve te administratoreve te bankes me personat e lidhur. Ketu gjithashtu parashikohen disa pergjegjesi te bankes lidhur me ruajtjen e sekretit bankar si edhe me identifikimin dhe raportimin e veprimtarive te paligjshme me te cilat njoihet gjate ushtrimit te aktivitetit bankar.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

55

- nenet 38-43, percaktojne menyren e kontrollit, te inspektimit dhe te raportimit te bankave. Ne keto nene, parashikohet kontrolli i bankes nga shoqerite e auditimit te jashtem, nga inspektoret e bankes se Shqiperise (neni 41) si edhe detyrimi i bankes se nivelit te dyte per te raportuar ne Banken e Shqiperise, sipas formes se percaktuar prej kesaj te fundit.

- neni 44, parashikon denimet qe mund te jape Banka e Shqiperise, ne rastet kur ajo konstaton shkelje te dispozitave te ligjit, te cdo akti nenligjor te Bankes se Shqiperise, te kushteve te licences dhe te cdo aneksi te saj, per shkeljen e marredhenieve te besimit, per ushtrimin e veprimtarise se pasigurte dhe te paqendrueshme. Keto denime, fillojne qe me verejtjet me paralajmerim per administratoret e bankes e deri ne revokimin e licenses se saj.

Si konkluzion mund te thuhet qe baza ligjore, i njeh te drejten dhe pergjegjesine BSH-se dhe BKM-se per licencimin, rregullimin dhe mbikeqyrjen e sistemit bankar.

Cilat jane parimet e transparences?

Transparenca eshte instrumenti kryesor nepermjet te cilit publiku njihet me menyren e zbatimit te ligjit nga ana e institucioneve qe i nenshtrohen atij, por edhe nga ana e institucioneve qe duhet ta imponojne zbatimin e ligjit.

Ne rastin tone, transparenca duhet pare ne parashikimet ligjore per bankat e nivelit te dyte dhe per Banken Qendrore. Konkretisht, ligji iu kerkon bankave te kene nje strukture te caktuar drejtimi dhe nje kuader politikash dhe procedurash, qe mundesojne kryerjen e aktivitetit ne menyre te sigurte dhe te shendoshe (ndajne pergjegjesite, shmangin konfliktin e interesit, sigurojne kontrollin e dyfishte, percaktojne rregulla te transparences etj.). Ne baze te ligjit, bankave te nivelit te dyte iu kerkohet qe te pakten nje here ne vit te auditohen nga shoqeri te auditimit te jashtem, ne menyre qe te certifikohen pasqyrat e tyre financiare, per te garantuar qe ato e pasqyrojne ne menyre te sakte, situaten financiare te bankes. Ne te njejten kohe, bankave iu kerkohet te publikojne te dhena per aktivitetin vjetor te tyre, te perfshira ne nje raport vjetor.

Duke qene nje banke, keto rregulla jane te aplikueshme edhe per Banken Qendrore. Krahas tyre, ligji i kerkon BQ te publikoje raportin vjetor te Mbikqyrjes, ku trajtohen me ne hollesi zhvillimet ne sistemin bankar. Pervec kesaj, elemente te mbikqyrjes bankare, trajtohen edhe ne paraqitjen e Guvernatorit ne Parlament (referoju ligjeve perkatese per BKM dhe BSH). Si kryhet Mbikqyrja? Njesia e Mbikqyrjes ne Banken Qendrore eshte struktura e cila eshte drejtperdrejte e fokusuar ne mbikqyrjen dhe rregullimin e sistemit bankar. Si rregull kjo njesi ka ne perberje Licencimin, Inspektimet, mbledh te dhenat e bankave qe dergohen sipas sistemit

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

56

raportues te unifikuar. Mbi bazen e ketyre te dhenave, realizohen analiza te ndryshme te cilat synojne te identifikojne gjendjen e sistemit bankar ne pergjithesi dhe te bankave te vecanta. Per kete qellim, vleresohen tregues te caktuar, sic mund te jete “Mjaftueshmeria e kapitalit”, “Diferencat e afateve te maturimit te aktiv-pasiveve”, “Pozicioni i hapur valutor”, “Niveli i kapitalit rregullator” etj.. Ne te njejten kohe, kjo njesi e teston sistemin dhe banka te vecanta duke duke i vendosur ato ne kushte te pafavorshme te zhvillimeve makrofinanciare (analizat Stress-Test).

Mbeshtetur ne materialet e raporteve te inspektimit te nxjerra nga Mbikqyrja ne Vend dhe ne analizat e Mbikqyrjes nga Jashte, percaktohen rekomandimet perkatese dhe masat e ndryshme per korrigjimin e situates. Ndjekja e rekomandimeve behet ne menyre te vazhdueshme.

Cilat jane sfidat me te cilat ballafaqohen bankat tona sot?

Sfida te ndryshme paraqiten ne veprimtarine e sistemit bankar si edhe ne funksionimin e mbikqyrjes bankare. Me konkretisht:

- Duhet te nxitet shkalla e ndermjetesimit te sistemit bankar. Behet fjale per rritjen e kreditimit te ekonomise nga ana e sistemit bankar si edhe permiresim te struktures se saj. Ne vetvete ky zhvillim i deshiruar nga kendveshtrimi makroekonomik dhe financiar, e ve mbikeqyrjen e bankave perballe nje sfide serioze. Nevojitet ne kete rast nje presion me i madh mbi bankat per te ndertuar ne menyre te plote kuadrin e procedurave dhe te burimeve njerezore, per vendosjen e ketij aktiviteti te rendesishem ne baza sa me te shendosha. Jo pak detyra shtrohen dhe per vete mbikqyresit ne banken qendrore.

- Duhet te permiresohen produktet per klientelen, qofshin kredimarres ose depozitues. Prezantimi i instrumenteve te reja dhe bashkekohore te pagesave, mbetet ne kete drejtim zhvillimi me i rendesishem. Ai do te ndikonte drejtpersedrejti ne uljen e perdorimit te Cash-it ne ekonomi dhe ne reduktimin e shpejte te ekonomise informale.

- Bankat duhet te rrisin shkallen e konkurences per te rritur peshen e tyre ne treg.

- Kerkohet nje pune me sistematike ne zbatimin e standardeve nderkombetare ne aktivitetin bankar dhe ne Mbikeqyrjen e tij. Te gjitha perpjekjet ne kete drejtim duhe te orientohen ne funksion te objektivit kryesor, antaresimit ne Bashkimin Europian. Per kete arsye, nevojitet njohja sa me e mire e legjislacionit europian (Direktivave europiane) ne fushen financiare, si edhe permiresimi i ligjeve te vendit qe rregullojne kete veprimtari. Po keshtu rendesi me specifike merr njohja sa me pare dhe zbatimi i Bazel II. Tregun financiar i dy vendeve tona eshte nje treg ne zhvillim. Kjo do te thote qe ne nje

te ardhme jo te larget, do te finalizohen disa zhvillime te verejtura qe tani, te cilat synojne integrimin e tregjeve dhe te institucioneve pjesemarres ne to. Eshte e pamundur qe keto

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

57

zhvillime te lene te pandikuar, formen dhe menyren e kryerjes se aktivitetit mbikeqyres. Ndoshta eshte koha te fillojme te mendojme per pergjigjen e pyetjeve te tilla si: a duhet te bashkohen te gjitha institucionet mbikeqyres ne nje te vetem? A duhet te jete ky institucion i ri pjese e Bankes qendrore, apo te jete krejtesisht i pavaruar etj. Ne Shqiperi sapo u miratua autoriteti mbikqyrjes institucioneve financiare jobanka. Gjithashtu, sic permendem me lart, nga te dy vendet duhet pershpejtuar puna ne drejtim te zbatimit te akteve qe rrjedhin nga Bazel II.

Sidoqofte, eshte e rendesishme te theksohet se reforma ne sistemin bankar nuk mund te zbatohet pa stabilitet makroekonomik, ristrukturim te sektorit te shoqerive tregtare/korporatave dhe reforme ne kuadrin rregullator.

Praktika e dekadave te fundit ka treguar qe mbikqyrja bankare ka nje rol te vecante per stabilitetin e sistemit bankar dhe autoritetet e vendit duhet t’i kushtojne asaj vemendjen e duhur. Ne jo pak raste, vec te tjerash, neglizhencat ne permbushjen e detyrimeve mbikqyrese kane qene shkak krizash te sistemit bankar.

XI. SHKAQET E KRIZAVE NE SEKTORIN BANKAR Ka nje mori shkaqesh qe sektori bankar te ballafaqohet me kriza, qe per vendet e

Lindjes kane nje numer karakteristikash te perbashketa. Shkaqe kryesore mund te jene kombinimi i ketyre faktoreve : renie e forte ne kerkesen agregate dhe ne prodhimin ne vitet e para te reformes; trashegimia e portofoleve te huave te keqia nga periudha te meparshme; segmentim i tregut te kredive dhe mungesa e konkurrences; mungesat ne kuadrin rregullator dhe mbikeqyres; menaxhim i dobet, kontroll i brendshem i papershtatshem dhe kosto administrative te larta te bankave. U vertetuan nje mori fenomenesh negative si: renia e GDP, falimenti i mjaft klienteve te bankave, inflacioni i larte, struktura e pronesise shteterore mbeti gjate ne banka dhe ato ishin me mungese te dukshme kapitali, kredi te larta te parregullta, segmentimi i forte sektorial, vendimet e papergjegjeshme per kreditime, keqqeverisja e bankave. Si masa te mundshme per tu marre/te marra ndaj ketyre fenomenesh mund te permendim:

Konsolidimi i bankave. Diskutimi ka qene nese konsolidimi duhej te merrte formen e pastrimit te portofolit apo te rikapitalizimit dhe nese huate e keqia do te mbesnin ne banke ku ishte ishte informacioni me i mire per debitoret, apo do te dilta jashte bankes – ne “spital” (ne Shqiperi u fillua me metoden e mbajtjes nga vete bankat dhe meqe deshtoi kjo metode kredite u kaluan ne Agjencine e Trajtimit te Kredive (ATK). Por edhe ky kalim (gjykimi im), per nje varg mangesish sidomos administrative, nuk eshte qe dha ndonje rezultat te ndjeshem).

Pastrimi i portofolit. Ne kembim te kredive te keqia ne disa vende u dhane bonde, ose pjese e kredive te keqia u shiten me skonto dhe nje pjese e tyre ju la vete bankave per t’i mbledhur (fillimisht keshtu ishte dhe rasti shqiptar). Per te inkurajuar bankat ne

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

58

mbledhje te kredive u dha nje komision 2%, qe doli se nuk ishte i mjaftueshem per te inkurajuar bankat. Llogjika e lenies vete bankave te kredive te keqia bazohej ne faktin qe ato kane informacionin me te mire per debitoret (dhe per pasoje keto banka pergjithesisht krijuan njesi te vecanta brenda ose jashte bankes) per trajtimin e kredive me probleme. Kishte banka qe shiten kredite me probleme. Por, pergjithesisht u deshen vite per te sistemuar (work out) kredite me probleme.

Zgjidhja e mesiperme ishte pjesore dhe e perkoheshme per situaten qe po kalonte sektori bankar ne ate kohe pasi : se pari bondet nuk perfshine kredite e dyshimta dhe nenstandart, si dhe u perfshine vetem kredite por jo garancite e linjat e kredive te miratuara e ende te paperdorura, qe vazhduan te rrenojne bankat. Se dyti, nuk u shoqeruan apo lidhen keto veprime dhe me ndryshime ne menaxhim e operacione te bankave. Auditimi i bankave ne ate kohe eshte bere siperfaqesor dhe i nxituar. Per pasoje bankat vazhduan praktikat e keqia.

Rikapitalizimi. Niveli i kredive te parregullta ne ato vite, ne Shqiperi arriti ne 30-60% te totalit te portofolit te kredive. Rikapitalizimi jo i plote dhe i pashoqeruar me masa te tjera shtese nuk dha efekte dhe ky proces eshte dashur te perseritet disa here ne mjaft shtete, pasi nuk u percaktuan programe dhe kushtezime te detajuara per bankat te cilave ju pastruan kredite. Bazuar ne eksperiencen (gabimet e se shkuares), me pas u bene keto rregullime. Programet perfshinin masa ndaj menaxhimit, permiresim kontrolli te brendshem dhe modernizim te operacioneve te bankes. Kostoja totale bruto e konsolidimit te sistemit bankar ne Shqiperi e Maqedoni gjate gjithe periudhes se viteve ’90 llogaritet e larte.

Privatizimi i bankave. Midis alternativave te parashtruara u konkludua qe bankat te privatizoheshin nepermjet shitjes tek investitore strategjike, qe kuptonin nje banke te huaj. Ky investitor do te sillte kapitalin e nevojshem, teknologjine e duhur dhe ”know-how”. Qeveria mbante nje pjese te kapitalit, nese i mbetej. Ne fillimet e veta ne Shqiperi ne fakt funksionoi (duhet thene jo fort suksesshem) dhe tipi i bankes ”joint venture”, me pjesemarrje shtet–banke e huaj (BISH).

Rregulloret bankare dhe mbikqyrja. Cilesia dhe efektiviteti i rregulloreve bankare dhe mbikeqyrja luajne nje rol te rendesishem ne parandalimin e krizave bankare. Mbikqyrja do autonomi maksimale, permiresim te dijeve te stafit nepermjet treinimeve dhe punesimit te sa me te mireve. Mesimet nga reforma ne sistemin bankar shqiptar Jane disa konkluzionet dhe mesimet e nxjerra nga refomimi i sistemit bankar ne Shqiperi. Keshtu duhet thene se pergjithesisht mesuam duke punuar dhe shpesh jemi imponuar nga rrethanat per zgjidhjet. Nga nje veshtrim historik ne menyre disi te permbledhur mund te konkludojme se strategjia, ne jo pak raste, ne 15 vitet ose ka munguar ose nuk ka qene e duhura.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

59

Konsolidimi i bankave shteterore zgjati per vite te tera dhe u be ne disa stade (te pasuksesshme). Nuk ka patur reforma te brendshme, ose ristrukturim real te bankave edhe pse per kete qellim u angazhuan specialiste te huaj. Keshtu nuk u ristrukturua menaxhimi, nuk u reduktuan kostot, nuk u forcua kontrolli i brendshem etj. Programe kishte, por ato ose ishin te mangeta ose per me teper nuk u monitorua zbatimi e permiresimi ne praktike. Privatizimi u shty here pas here dhe rezultoi ne dobesim dhe renien e cmimit te shitjes se bankave. Pra vec rikapitalizimit, pastrimit te portofolit duhej te kishim dhe nje program te plote te reduktimit te kostove dhe humbjeve.

Perzgjedhja qe ne fillim e strategjise se duhur te privatizimit ka rendesi thelbesore. Ne Shqiperi u be mire duke zgjedhur si forme te privatizimit ate me investitor strategjik, pra nje strukture qe merrte persiper qeverisjen efektive te bankes. Per me teper prezenca e bankave te huaja (investitori strategjik) potancialisht sjell konkurencen e dobishme ne sistemin bankar.

Konsolidimi i sistemit bankar duhet te shoqerohet me permiresim te mbikeqyrjes. Autoriteti mbikeqyres duhet te marre maksimumin e pranueshem te autonomise nga qeveria dhe te kete gjithe pushtetin te ndermarre masa te pershtatshme mbikeqyrese dhe sanksione.

Konsolidimi sa me i mire i bankave varet edhe nga ecuria e mire e ekonomise ku ato veprojne. Ne vendet e Lindjes ka marre rendesi te madhe qe ristrukturimi i bankave dhe i ekonomise ne teresi te ecin krahas. Keshtu bankat s’mund te shpetojne vetem nga kredite e keqia, pa shpetuar dhe nga klientet e keqinj (qe potencialisht i krijoi ekonomia e keqe).

Politika liberale ne licencim dhe privatizimi me investitore strategjike ka sjell dominim te sistemit bankar nga te huajt. Kjo ka sjelle rritje te raportit te kapitalit rregullator, permiresim te cilesise se sherbimeve, ngushtim te marzhit te interesave etj.

Por duhet theksuar edhe fakti se sistemi bankar dhe financiar ne Ballkan ne vitet ’90 dhe ne disa raste deri vone, eshte ballafaquar me kriza pothuajse ne secilin vend:

o 1997 – Shqiperi, skemat piramidale (sipas gjykimit tim nuk eshte krize e mirefillte e sistemit bankar, por sidoqofte qene ndermjetes financiar jolegal). Skema piramidale pati ne permasa me te vogla ne Rusi, Bullgari, Kroaci, Rumani, Ceki, etj. Per shkaqe te nivelit relativisht te ulet te njohjes dhe motive pothuajse teresisht politike, ne mars 2002 sistemi bankar per fare pak kohe u ballafaqua me pa te drejte me elemente krize (patem terheqje masive depozitash, rreth 8% te totalit).

o 1996 – Bullgari, kriza bankare. Ne vitet ’90 – 95 ne Bullgari praktikisht nuk u ndermoren reforma serioze ne perputhje me ekonomine e tregut ne sistemin bankar.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

60

o 1996, 1998 – Kroaci, dy vale te krizave bankare. Kostoja e rehabilitimit llogaritet rreth 5% te PBB. Vleresohet se nderhyrja e Bankes Qendrore te Kroacise qe e shpejte, por pas fillimit te krizes.

o Serbia eshte me e vonuar ne kete proces por vitet e fundit e ballafaquar me krize, qe imponoi mbylljen e 4 bankave. Procesi eshte ende ne zhvillim ne kete vend dhe efektet mbeten per t’u pare.

Mesime nga krizat:

a. Njohja, ballafaqimi dhe zgjidhja qe ne shenjat e para te krizave do te sjellin reduktim te konsiderueshem ne impaktet e krizave dhe per rrjedhoje kosto me te ulet per ekonomine. Kjo kerkon jo vetem pergatitje te larte profesionale nga mbikqyresit bankare, por edhe kurajo dhe mbeshtetje nga te gjithe krahet e politikes per te imponuar qeverine te adresoje zgjidhjen e problemeve qe ne fazat e para te shfaqjes se tyre. Nga aspekti i integrimit cdo krize e shfaqur dhe e kaluar do te vononte procesin e integrimit per disa vite (mungese kredibiliteti tek autoritetet dhe tek sistemi financiar dhe bankar, perkeqesim i treguesve ekonomike dhe ulje e FDI-ve, etj.). Shume shpesh ne praktiken boterore (Shqiperia dhe Maqedonia, nuk bejne perjashtim nga kjo ligjesi), krizat financiare e kane origjinen e tyre nga situata politike dhe ekonomike te pastabilizuara. Prandaj dhe kriteret e BE-se nuk jane vetem ne fushen ekonomike e financiare, por sidomos ne ate legjislative, strukturore, politike, sociale, etj.

b. Mungesa ose vonesa e reformave ne ekonomine reale lejon transferimin e humbjeve ne sistemin bankar.

c. Koha e rehabilitimit te ekonomise pas krizes eshte relativisht e gjate.

d. Autoritetet zyrtare ne vend duhet te realizojne mbikqyrje jo vetem te subjekteve formale por dhe te atyre informale ne treg.

e. Autoritetet duhet te jene me transparente per problemet qe hasin dhe jo t’i mbajne ato te fshehura dhe njekohesisht te jene te gatshme te kerkojne asistence me ekspertize per t’u paraprire krizave.

XII. RRJETI SIGURISE BANKARE Pra bankat jane nje biznes shume i vecante, keqadministrimi i te cilave mund te coje deri ne faliment te tyre dhe ndryshe nga cdo biznes tjeter, rreziku nga falimenti ne sistemin bankar eshte shume me i ndjeshem dhe pasojat me te renda. Ne fillim te ketij leksioni kemi thene qe sipas rastit kosto e falimentit ne industrine bankare shkon nga 2 – 40% te PBB se nje vendi. Per me teper kriza ne sistemin bankar veshtire te kaloje pa efekte apo dhe revolta sociale, sidomos kur ajo shoqerohet me efektin “domino”.

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

61

Per keto dhe te tjera aresye industria bankare vec kerkesave normale si per cdo biznes per mireadministrim nga administratoret e vete bankes, jane nen vezhgim (mbikeqyrje) te vazhdueshme dhe teper te specializuar nga autoriteti mbikqyres i bankave, qe sipas rastit mund te jete banka qendrore e vendit apo autoriteti i vecante mbikqyres i sistemit financiar (perfshire bankat).

Por per te parandaluar, minimizuar dhe rehabilituar sa me mire sistemin bankar pothuajse ne te gjithe vendet eshte krijuar rrjeti i sigurise bankare (RSB). RSB permbledh nje seri politikash per parandalimin dhe kthimin e fatkeqesive ne banka, gjithnje vec atyre qe zbatojne vete bankat per mireadministrimin e veprimtarise se tyre. Keto politika pergjithesisht perfshijne:

1. Sigurimi/garantimi i depozitave bankare

2. Zgjidhja rasteve te falimentimeve

3. Huadhenesi i dores fundit/sistemi pagesave

4. Rregullimi dhe mbikeqyrja e institucioneve

Ajo qe eshte e rendesishme te theksohet lidhur me RSB eshte fakti qe ka mjaft veshtiresi ne disenjim dhe perdorim te ketij rrjeti. Veshtiresite jane rrjedhoje e nje serie faktoresh:

RSB synon te arrije objektiva te kundert me krizat financiare; Ka shume veshtiresi per te gjetur e mbajtur balancen midis parandalimit te krizave

dhe disiplines se tregut; Cdo komponent perberes i RSB duhet hartuar dhe perdorur me kujdes te njejte, pasi

dobesimi/forcimi i tepruar i njerit element minon efektivitetin e tjetrit; Kompozimi i RSB duhet te mbaje parasysh faktin qe kosto e aresyeshme qe paguhet

paraprakisht per mbajtjen e RSB, te mbuloje apo te justifikohet me humbjet potanciale masive ne rast krizash.

1. Sigurimi i depozitave bankare. Ligji i Sigurimit te Depozitave qe kaloi ne vitin 2002 ne Shqiperi dhe siguron depozitat e individeve deri ne nje shume te caktuar (rreth 7 mije USD). Kontributi i derdhur nga bankat ne ASD perfaqeson kosto shtese per bankat per pjesen e primit prej 0.5%, qe ato paguajne cdo vit Agjencise se Sigurimit te Depozitave (ASD). Por njekohesisht eshte garanci per depozituesit e vegjel, te cilet edhe ne rast falimentimi te bankes, ku ata kane depozituar parate, mund te marrin shumen deri ne 7 mije USD nga ASD. Per me teper, klientet mund t’i shperndajne depozitat ne banka te ndryshme dhe ne total te mund te kene te sigurte nje shume te konsiderueshme kursimesh, qe eshte sa shumefishi i 7 mije dollareve, ne varesi te numrit te bankave qe ata kane depozituar nga shtatemije dollare ose kundervlera ne cdo monedhe tjeter.

2. Huadhenesi i mjetit/dores se fundit dhe sistemi i pagesave. Sic jemi shprehur dhe ne vijim te ketij leksioni banka qendrore luan rolin e huadhenesit te dores se fundit per

Sulo Haderi– Cikel leksionesh ne Universitetin e Europes Juglindore, Tetove

62

bankat e nivelit te dyte ne sistem. Synimi kryesor ketu eshte lehtesimi i problemeve afatshkurtera me likuiditetin qe banka te vecanta mund te hasin ne praktiken e punes se tyre te perditshme. Kuptohet qe keto likuiditete jepen kundrejt kolateralit te plote, me interesa jo fort te kendshme per banken, jo si nje akses i lehte per tu marre, pasi mbetet ne gjykimin e bankes qendrore vendosja nese do te jepet ose jo. Sidoqofte, mbetet e nje rendesie paresore e thelbesore, qe ky likuiditet te jepet ne menyre te menjehershme, por asnjehere bankave me probleme, drejt falimentit.

Ndikim te pranueshem ne forcimin e RSB luan edhe rezerva e detyruar, por sidomos sistemi i pagesave, qe duhet te jete jo vetem i sigurte, por edhe sa me efektiv. Ne BQM dhe BSH tashme operojne dy sistemet e klirimit e pagesave, ato te pagesave te medha e te vogla.

3. Mbikqyrja bankare. Vleresimet e BB e FMN lidhur me veprimtarine e mbikqyrjes bankare pergjithesisht cilesohen te mira per te dy vendet, ndonese ende mbetet pune per te zbatuar standartet nderkombetare (CAMELS, sidomos Bazel II, etj.). Shih kreun e meparshem.

4. Sistemi i sigurise i cdo banke. Garancia maksimale qe aktiviteti i nje banke po shkon mire vjen ne rradhe te pare nga mireadministrimi i vete bankes (corporate governance). Ne dhe ne kete leksion kemi folur per organizimin e banke tregtare per veprimtari te sigurt dhe fitime te qendrueshme, kontroll te brendshem efektiv dhe auditim te jashtem te detyruar, sistem praktik dhe transparent te informacionit dhe raportimit te treguesve te brendshem si dhe rregullore qe administrojne sic duhet veprimtarine e vete bankes.