kuvendi drejton mbledhjen: eduard shalsi kryetar i · pdf file3 hapet mbledhja eduard shalsi...

31
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Tiranë, më 16.11.2016, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Prezantimi i buxhetit të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës. (Komision për dhënie mendimi.) Marrin pjesë: Eduard Shalsi, Genc Ruli, Robert Bitri, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Gjergji Papa, Vladimir Kosta, Helidon Bushati, Mimoza Hajdarnataj, Irma Kopliku, Kozma Dashi, Dashamir Tahiri, Mira Shehu, Rakip Suli, Namik Koplik, Eduard Ndocaj, Gentian Bejko, Piro Kapurani, Bujar Çela, Dashamir Kamberi, Eduart Bejko dhe Bujar Derveni. Mungon: Parid Cara, Monika Kryemadhi dhe Agron Duka. Të ftuar: Sokol Dervishaj ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës Dashamir Xhika drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ilir Dashi drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave Ardian Alushi drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës – Kanalizimeve Gentian Beqiri drejtor i Financës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve Jeta Dashi këshilltare për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Arber Hitaj këshilltar për Median në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës

Upload: lekhanh

Post on 03-Feb-2018

233 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Tiranë, më 16.11.2016, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Eduard Shalsi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Prezantimi i buxhetit të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës. (Komision për

dhënie mendimi.)

Marrin pjesë:

Eduard Shalsi, Genc Ruli, Robert Bitri, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Gjergji Papa,

Vladimir Kosta, Helidon Bushati, Mimoza Hajdarnataj, Irma Kopliku, Kozma Dashi, Dashamir

Tahiri, Mira Shehu, Rakip Suli, Namik Koplik, Eduard Ndocaj, Gentian Bejko, Piro Kapurani,

Bujar Çela, Dashamir Kamberi, Eduart Bejko dhe Bujar Derveni.

Mungon:

Parid Cara, Monika Kryemadhi dhe Agron Duka.

Të ftuar:

Sokol Dervishaj – ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës

Dashamir Xhika – drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Ilir Dashi – drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave

Ardian Alushi – drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës – Kanalizimeve

Gentian Beqiri – drejtor i Financës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve

Jeta Dashi – këshilltare për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë e Transportit

dhe Infrastrukturës

Arber Hitaj – këshilltar për Median në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës

Page 2: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

2

Page 3: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

3

HAPET MBLEDHJA

Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar

dy mbledhje: prezantimi i buxhetit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe prezantimi i

buxhetit të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, më tej do të vijojmë me një ministri

tjetër. Sot kemi në komision për herë të parë ministrin e ri të Transporteve, të cilit i urojmë

zyrtarisht suksese dhe mbarësi, zoti Sokol Dervishaj; kemi të ftuar zotin Dashamir Xhika,

drejtor i Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, zotin Ilir Dashi, drejtor i Përgjithshëm i

Hekurudhave, zotin Ardian Alushi, drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës – Kanalizime, zotin

Gentian Beqiri, drejtor i Financës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve dhe zotin

Arber Hitaj, këshilltar për Median.

Mirë se erdhët në komision! Relator për këtë pjesë të buxhetit është zoti Kopliku.

Kemi në dispozicion 1 orë e gjysmë. Ftoj ministrin të bëjë një prezantim shumë konciz

të linjave kryesore, pastaj jam i bindur se kolegët do të kenë shumë pyetje.

Atëherë, i japim fjalën ministrit. Ju lutem, zoti Ministër, në mënyrë sa më koncize, që të

lëmë hapësirë edhe për pyetjet.

Sokol Dervishi – Mirëdita dhe faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar anëtarë të komisionit, buxheti i Ministrisë së Transporteve dhe

Infrastrukturës për vitin 2017 është një buxhet që vjen i rritur në raport me buxhetin e vitit

paraardhës apo me buxhetet e viteve paraardhëse dhe është përgjithësisht në kufijtë e tavanit të

parashikuar në PBA për vitin 2017. Pa dyshim që nuk është buxheti më i mirë më i mundshëm

që mund të pretendonim apo që ka nevojë sektori i transporteve dhe infrastrukturës. Gjithsesi,

brenda këtij buxheti jemi përpjekur t’i racionalizojmë në mënyrën sa më të mirë të mundshme

paratë publike që kemi në dispozicion. Ky buxhet synon përmirësimin e cilësisë së

infrastrukturës në të gjitha nivelet e transportit rrugore, hekurudhor, detar, ajror, si edhe

përmirësimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, duke kontribuuar kështu në rritjen e sigurisë së

transportit dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Dua të theksoj si një pikë të rëndësishme

sektorin e ujësjellës-kanalizimeve për shkak edhe të reformës së rëndësishme të ujit që ka

ndërmarrë qeveria, që është miratuar këtu në parlament si një aspekt shumë i rëndësishëm i

politikave të këtij sektori jetik për qytetarët. Në planifikimin e investimeve, nga ana e ministrisë

është mbajtur në konsideratë edhe shmangia e krijimit të detyrimeve të reja, e cila është një

Page 4: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

4

problematikë e trajtuar gjerë edhe në parlament, por që është trajtuar në mënyrë të posaçme edhe

me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili bashkëpunoi me ne kryesisht nëpërmjet

Ministrisë së Financave për buxhetin e këtij viti dhe minimizimin e detyrimeve kontraktuale për

projektet në proces zbatimi, duke u fokusuar në përparësinë e financimit të projekteve në

vazhdim.

Në projektligjin “Për buxhetin e shtetit për vitin 2017” buxheti total për Ministrinë e

Transportit dhe Infrastrukturës është 31 miliardë e 279 milionë e 339 mijë lekë, nga të cilat

shpenzime korrente janë përafërsisht 3,7 miliardë, shpenzime kapitale janë përafërsisht 27, 5

miliardë, të ndara në 14,1 miliardë shpenzime kapitale të brendshme dhe rreth 13,4 miliardë

shpenzime kapitale të huaja, krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2016, si edhe me atë të

rishikuar për vitin 2016. Shifrat e projektligjit të buxhetit për vitin që vjen paraqiten si më

poshtë:

Planifikim menaxhimi është 415; transporti rrugor është 19,4, sikurse ju thashë;

mbështetja për studime fizibiliteti në transport është rreth 20,5; transporti detar është 250,5;

transporti hekurudhor është 1,4; transporti ajror është 23, 5; furnizimi me ujë dhe kanalizime

është përafërsisht 9; mbetjet urbane janë 689. Sikurse ju thashë totali i buxhetit është 31 milionë

e 279 milionë e 339 mijë lekë; shifra që ju i keni praktikisht të paraqitura nga qeveria. Në

pikëpamjen makro, projektbuxheti i vitit 2017 shënon një rritje rreth 23% në krahasim me

buxhetin fillestar të vitit 2016.

Kjo rritje reflektohet kryesisht në masën 27% për programin e transporti rrugor, 12%

për furnizimin me ujë dhe kanalizime, si dhe 61% në programin e transportit hekurudhor.

Praktikisht, në vija të përgjithshme ky është koncepti i buxhetit të vitit të ardhshëm. Ajo dua të

theksoj si të rëndësishme në këtë buxhet është konsolidimi i proceseve për përfundimin e atyre

projekteve prioritare, veçanërisht në akset kryesore nacionale të rrugëve, ku është edhe vëmendja

më e madhe e publikut, për të përfunduar, mundësisht brenda vitit të ardhshëm, të gjitha ato

projekte që kanë afate për t’u përfunduar, si edhe për të avancuar ato projekte të cilat kanë

pritshmërinë më të lartë për t’u përfunduar brenda këtij viti, mundësisht brenda vitit të ardhshëm

ose në fillim të vitit pasardhës. Përgjithësisht, është një buxhet më i shëndetshëm se ai vitit të

mëparshëm. Gjithsesi, nevoja e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës për të buxhetuar

projektet infrastrukturore të filluara në vazhdim për të hapur edhe projekte të reja

infrastrukturore është shumë më e madhe se kaq. Gjithsesi, në kushtet ku jemi, kjo është një

Page 5: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

5

paraqitje shumë e shkurtër. Unë jam i gatshëm bashkë me ekipin që më shoqëron t’i përgjigjemi

çdolloj pyetjeje dhe interesi që kanë deputetët për buxhetin në fjalë.

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Faleminderit, zoti Ministër!

Kemi disa pyetje nga zoti Papa, zoti Bitri, nga zoti Buashati, nga zoti Kopliku.

Gjergji Papa – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit, zoti Ministër për prezantimin dhe, meqë është takimi i parë në komision,

ju uroj suksese në detyrën tuaj!

Edhe ju e pohuat me gojën tuaj që, megjithëse buxheti ka një rritje të vogël, krahasuar

me vitin 2016, përsëri nuk është buxheti më i mirë i mundshëm në drejtim të sektorëve që

mbulon ministria juaj. Unë do të përqendrohem kryesisht te rrugët, sepse ky është shqetësimi

kryesor, jo vetëm i imi, por edhe i banorëve ose i qytetarëve të zonës që unë përfaqësoj. Siç

pohohet edhe në relacion, nuk ka përfunduar asnjë projekt rrugësh në këta 4 vjet, që janë projekte

të filluara nga vitet 2011-2012, në kohën e qeverisë “Berisha” dhe, ashtu sikundër e thatë edhe

ju, vetëm 9,6% e investimeve janë për projekte të reja. Pra, objektivi kryesor është të

përfundojnë projektet e nisura nga qeveria e kaluar. Unë do të ngre shqetësimin tim për disa

rrugë, të cilat i përkasin qarkut të Korçës: rruga Qafë-Thanë–Lin–Pogradec, që ka filluar që në

vitin 2013. Vetëm 60 milionë lekë ishin planifikuar për vitin 2016. Gjendja është skandaloze,

megjithëse është rrugë nacionale, atje janë braktisur fare punimet dhe në segmentin në hyrje të

qytetit të Pogradecit, rreth 1 kilometër rrugë është kthyer në një gjendje të tmerrshme, ku

makinat, veturat, kamionët me targa shqiptare apo me targa të huaja kalojnë në një rrugë që

është në një gjendje shumë të keqe. Ka rreth dy javë që atje nuk ka asnjë punëtor apo mjet. Mirë

që nuk e keni asfaltuar, por të paktën të bëhet e kalueshme për mjetet. Nuk e di nëse e keni parë

atë gjendje të rrugës. Të gjithë qytetarët mallkojnë vetën kur udhëtojnë në këtë rrugë.

Rruga Korçë – Ersekë: punimet kanë filluar që në vitin 2011. Vetëm 40 milionë lekë

janë planifikuar në buxhetin e vitit 2017, që janë shumë pak. Nuk e di... E gjithë qeveria ka

zbarkuar në Kolonjë këto ditë për zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarin e bashkisë dhe

vazhdon t’i mashtrojë kolonjarët. Me sa duket, me këto ritme kjo rrugë nuk ka për të përfunduar

kurrë.

Rruga Qukës – Qafë-Plloçë: janë planifikuar vetëm 2,7 miliardë lekë në projektbuxhetin

e vitit 2017. Kjo rrugë ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2018, por me këto ritme as ajo

Page 6: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

6

nuk ka për të përfunduar kurrë. Pse e them këtë? Sepse nga 20 miliardë lekë deri tani janë

shpenzuar 4,5 miliardë lekë. Kështu që me këto ritme nuk dihet kur do të përfundojë. Më vjen

keq, sepse Kryeministri, sa herë që shkon në Korçë, e inspekton këtë rrugë dhe gjithmonë thotë

se vonesa, pra që kjo rrugë nuk po përfundon brenda afateve, vjen për shkak se projekti është

bërë keq nga qeverisja demokratike. Këto thuhen thjesht për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Me

këto ritme ajo rrugë do të dojë edhe shumë vjet të përfundojë. Nuk e di si e keni menduar ju.

E fundit, mbase edhe ju e thatë, që rrugët kryesore duhet të përfundojnë shumë më

shpejt. Një shqetësim shumë i madh për të gjithë qytetarët është ai për përfundimin e autostradës

Tiranë-Elbasan, që ka nisur ne vitin 2011 dhe u punua intensivisht deri në vitin 2013 nga qeveria

“Berisha” dhe nga viti 2013 dhe deri më sot vazhdojmë të kalojmë në të njëjtën rrugë. Nuk është

përfunduar asnjë segment i ri nga viti 2013 e këtej. A do të përfundojë vitin që vjen kjo rrugë

dhe cili është objektivi i ministrisë në këtë drejtim?

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Faleminderit, zoti Papa!

Në fakt, gjysmën e përgjigjeve i dhe vetë, duke thënë që nuk kanë për të përfunduar.

Fjalën e ka zoti Bitri. Vetëm do t’ju lutem që, në mënyrë që të ketë sa më shumë

deputetë që të bëjnë pyetje, të flisni në mënyrë sa më koncize.

Robert Bitri – Jemi në vitin e fundit të katërvjeçarit, por fatkeqësisht edhe ne kemi

punuar në një mënyrë siç punoi edhe PD-ja në pikëpamje që kemi bërë më shumë rrugë rurale

dhe i harruam rrugët nacionale. Njerëzit, para se të shkojnë te fshati i tyre i vogël, kalojnë nëpër

rrugët nacionale. Të gjitha palët janë të pakënaqura, edhe ai që vjen nga një zonë rurale dhe vjen

në qytet, sepse, sapo kalojnë rrugët nacionale, ato rrugë nuk janë cilësore dhe u prishet makina

dhe të gjitha palët janë të pakënaqura. Prandaj unë mendoj, meqenëse ju jeni këtu edhe si

pjesëtar i qeverisë. Pse nuk kalojnë të tëra rrugët nacionale dhe lokale nga Ministria e

Transporteve, por një pjesë e madhe e fondeve kalojnë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku

anëtarë janë 7 ministra, kur ne mund t’i kalojmë shumë mirë në qeveri këto fonde dhe këtë

politikë? Unë nuk arrij të kuptoj këtë dhe ngre pyetjen; cili është raporti ndërmjet fondeve që

kalojnë nga Ministria e Transporteve dhe atyre që kalojnë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit?

E dyta, mos ndoshta kjo ka të bëjë me standardin e rrugëve? A kemi ne një standard

fiks të rrugëve nacionale me ato lokale? Duke u ndjekur nga Drejtoria e Rrugëve, automatikisht

Page 7: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

7

do të kemi një standard. Kur ndiqet nga dy grupe, ne prishim standardin dhe është fakt që rrugët

lokale nuk e kanë standardin e rrugëve nacionale.

E treta, është një pyetje në vazhdim të asaj që tha zoti Papa: përse hapni rrugë të reja pa

mbaruar ato që keni hapur? Fondet duhet të jenë shumë efektive dhe ne e dimë që hidhen pesë

lekë nga qeveria, por të paktën të mbarohet kjo rrugë në bazë të një planifikimi dhe njerëzit do të

kënaqen që u bë ajo rrugë dhe që mbaroi. Të gjithë rrugët, megjithëse kanë një afat dyvjeçar,

asnjëherë nuk mbarojnë brenda afateve, por afatet e tyre shtyhen dhe zgjaten gjithmonë.

Po kaloj te pyetja tjetër: kur do të përfundojë by passi i Fierit?

E fundit, kur mendohet se do të mbarojë ujësjellësi i qytetit të Fierit?

Eduard Shalsi – Fjalën e ka zoti Kopliku, pastaj zoti Bushati.

Namik Kopliku – Faleminderit, zoti kryetar!

I nderuar, zoti Ministër, faleminderit për prezantimin tuaj! Sigurisht që prezantimi

kryesor është vetë projektbuxheti që kemi të gjithë përpara. Zakonisht, në mbledhje të tilla, kur

deputetët diskutojmë për buxhetin, kanë tendencë të kërkojnë sa më shumë objekte, sidomos

brenda zonave të tyre elektorale, dhe harrojnë shpeshherë që në Shqipëri gjatë gjithë këtyre

vjetve janë bërë studime pafund për zhvillimin strategjik të rrjetit rrugor, hekurudhor, si edhe të

transportit ajror, që do të thotë se ka një prioritet të vendosur mbi baza shkencore mbi rrugët e

reja që duhet të ndërtohen në Shqipëri. Prandaj, unë nuk do të kërkoj si deputet i qarkut të

Shkodrës së çfarë po bëhet në Shkodër. Nuk po pretendoj diçka të veçantë, por dua të inkurajoj,

siç, në fakt, ju e keni sanksionuar edhe në këtë projektbuxhet, të jepni shtytjen e nevojshme për

reformën në ujësjellës. Siç u bë reforma në sistemin energjetik, që dha një rezultat spektakolar,

shpresojmë që edhe në sektorin e ujësjellësve të kemi një rezultat spektakolar. Kjo gjë vjen edhe

nga mbështetja që duhet të jepni ju, si ministri.

Prandaj, ato fonde që keni parashikuar për momentin, se ka rezerva, për mendimin tim

duhet t’i shtoni, në mënyrë që ky sektor të dalë nga një stanacion.

Së dyti, ju e thatë që ky buxhet është më i madh se ai i viteve të kaluara, sigurisht që

kështu do të vinte. Nga rritja ekonomike që ka vendi ynë, që i bën të qeshë disa shokë opozitarë,

që na lanë me qindra milionë euro borxhe dhe me rritje zero, sigurisht që do të sillte të ardhura

edhe më të mëdha në buxhet, pra do të rriten edhe investimet në këtë sektor, por kurrë nuk do t’i

arrijmë (ju vetë e thatë që do të donit të ishte një buxhet edhe më i madh) nëse nuk do të shihni

më me përgjegjshmëri mënyrën e aktivizimit të partneritetit publik-privat. Pra, të mos e kemi çdo

Page 8: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

8

investim vetëm nga buxheti, por duhet të përgatisni të gjithë infrastrukturën e ministrisë suaj, që

të jetë në gjendje të thithë edhe më shumë burime të tilla private financimi.

Për sa më takon, në emër të qytetarëve të qytetit të Shkodrës, faleminderit që u kujtuat

për by passin e Shkodrës, një varrezë zhavorri, që ishte bërë pengesë për të parë liqenin e

Shkodrës.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, e filluat shumë mbrapsht ju, se latë përgjysmë dhe aq keq. Madje dhe projektet ishin

të mangëta. Shpresoj ta keni riparë projektin dhe tashmë ai objekt duhet të mbarojë sa më parë.

Kam një kërkesë specifike (shokët e komisionit do të mendojnë menjëherë se po flas për rrugën

Shkodër-Velipojë) rruga Shkodër-Velipojë ose të bëhet kur të keni fondet e mjaftueshme dhe të

bëhet për së mbari, ose të mos bëhet fare. Ka një nyje, që është bërë shumë e domosdoshme dhe

urgjente, bëhet fjalë për zonën që quhet harku i Bërdicës, ku në muajt e verës, pra që nuk janë

pak, por 5-6 muaj, ka një bllokim të jashtëzakonshëm të makinave, pasi janë të gjithë pushuesit,

që vijnë qoftë nga Tirana, qoftë nga Kosova, për të shkuar drejt plazhit të Velipojës, qoftë edhe

qytetarët që lëvizin Tiranë-Shkodër dhe anasjelltas. Kjo nyje është shumë problematike. Jam

interesuar dhe e di që ekzistojnë projekte qoftë për variantin minimal, me shifra tepër të ulëta,

rreth 90 milionë lekë të vjetër, por ka edhe projekte që parashikojnë zhvillimin perspektiv të

kësaj nyje, sido që të vijnë arteriet e transportit në atë zonë, që shkon rreth 450 milionë lekë të

vjetër me informacionet që kam unë. Ju lutem shumë, shikoni mundësinë që para sezonit të verës

që vjen, në vitin 2017, të ndërhyni në këtë nyjë. Ajo mund të jetë edhe zgjidhje e problemit të

përmbytjeve, sepse, sa herë që ngrihet pak niveli i Drinit, kalon menjëherë nga zona e harkut të

Bërdicës dhe derdhet në të gjitha fushat. Por sidomos për transportin është shumë problematik.

Kjo është bërë edhe pengesë për ardhjen e turistëve nga Jugu i Shqipërisë, por sidomos nga

Kosova, për të frekuentuar plazhin e Velipojës. Të gjithë ndalen në Shëngjin, sepse thonë “kush

e bën edhe një herë gjithë atë rrugë”. Prandaj, duke ju përgëzuar për këtë projektbuxhet dhe duke

ju siguruar se jeni në rrugë të mbarë që ato rrugë pa fund, që ishin hapur dhe që nuk kishin

përfunduar, t’i mbyllni (përfundoni rrugët që i gjetët rrugës, siç thotë dikush), sidomos

sinjalistikën dhe sigurinë rrugore, ta keni shumë më tepër në vëmendje se hapjen e kantiereve të

reja.

Faleminderit!

Page 9: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

9

Eduard Shalsi – Për të sqaruar edhe koleget. Zoti Papa e mori fjalën i pari dhe bëri edhe

pyetje, edhe komente, edhe zoti Bitri bëri sugjerime, kështu që mos më kërkoni që t’i ta trajtoj

ndryshe deputet, apo jo, zoti Bushati?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, nuk është. Fakt është që keni lënë një mal me borxhe, por nuk është ky objekt i sotëm.

Zoti Buashti, janë dëshmitarë njerëzit për borxhet që keni lënë te rrugët.

Helidon Bushati – Zoti Ministër, këtë të ashtuquajturin buxhet të shëndetshëm (po ju

referohem fjalëve tuaja), unë do ta përcaktoja si buxhetin e katër radhazi të kësaj qeverie që nuk

ka asnjë rrugë të re, që presupozohet të fokusohet të siguria, ndërkohë, sipas të dhënave të

INSTAT-it, në gjashtëmujorin e parë ka një rritje të aksidenteve me 10%. Domethënë, pas tre

vjetve që shumica e fondeve kanë shkuar për të ashtuquajturën sinjalistikë dhe siguri rrugore,

kemi një rritje të aksidenteve me 10%. Këto janë të dhënat e fundit të INSAT-it. Nëse shohim

listën e investimeve të paraqitura për ministrinë tuaj, nuk ka asnjë projekt të ri. Te vetme projekte

të reja janë: një shtesë kati për Drejtorinë Rrugore të Gjirokastrës dhe blerje çillerash për një zyrë

në Tiranë. Këto janë gjërat e vetme të reja të Ministrisë së Transportit për vitin 2017. Këtë gjë

duhet ta dëgjojnë mirë të gjithë qytetarët, pra nuk ka asnjë rrugë të re, por vetëm blerje çillerash

dhe një shtesë kati për Drejtorinë Rrugore të Gjirokastrës. Këto janë projektet e Ministrisë së

Transportit për vitin 2017.

Zoti Ministër, u vendos që vjet taksa e luksit për makinat e luksit. U deklarua me të

madhe që kjo taksë do të shkonte drejtpërsëdrejti për rrugë të reja. Çfarë u bë me këtë takse, zoti

Ministër? Asnjë rrugë e re! Kjo ishte për sa i përket pjesës së përgjithshme të rrugëve dhe

mendoj se ju duhet të jepni një përgjigje të artikuluar, meqenëse është shqetësim i të gjithëve.

E dyta, kur do të fillojnë t’i ndiejnë qytetarët shqiptarë efektet pozitive të këtij

liberalizimi, po e quajmë ne, të trafikut ajror, apo heqjes se ekskluzivitetit të aeroportit të

Tiranës, pasi ai lloj negocimi, dhe ne e kemi diskutuar në vazhdimësi me ministrin paraardhës, u

presupozua se do të fillonte punën dhe do të kishte efekte pozitive në uljen e çmimit të biletave

për qytetarët shqiptarë. Kur do të kenë qytetarët shqiptarë çmime më të ulëta, apo të paktën si ato

rajonit, për biletat e avionëve?

Tani po kaloj te Shkodra. Nuk ndaj të njëjtin mendim me shokun Kopliku, i cili,

shpresoj të më mirëkuptojë, është bërë si shoku Enver, që deri në fund të jetës së tij thoshte

“qeveria e Zogut”. Në qoftë se edhe pas katër vjetve, ju vazhdoni me këtë refrenin që keni lënë

Page 10: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

10

rrugë të papërfunduara, mendoj se kjo është një paaftësi e theksuar, jo e juaja, por ministrisë në

vazhdimësi që nuk arriti të hapte as edhe një rrugë të re.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem! Të thashë që ishte thjesht për krahasim.

Për sa i përket Shkodrës, zoti Ministër, a e dini sa lekë janë nga transferta e

pakushtëzuar për rrugët në Shkodër?! 24 milionë lekë të rinj apo 240 milionë lekë të vjetër. Kaq

është fondi për të gjitha rrugët e Shkodrës nga transferta e pakushtëzuar. Asnjë rrugë të re! Ka tre

vjet që ministrat e Transporteve dhe të Financave thonë këtu që brenda këtij mandati do të

mbarojë by passi. Në buxhetin e parë u tha se do të përfundojë brenda dy vjetve. A e dini, zoti

Ministër, që janë akorduar, në mos gaboj, 1,4 miliardë lekë të rinj, sidoqoftë ky by pass nuk

përfundon?! Këtë duhet ta dinë qytetarët e Shkodrës. Edhe pas katër vjetësh ku by pass nuk do të

përfundojë. Nuk keni bërë asnjë rrugë të re në Shkodër. I bashkohem zotit Kopliku për sa i

përket nevojës emergjente për të akorduar fonde për segmentin e harkut të Bërdicës, që bën

lidhjen me qytetin e Shkodrës dhe pastaj me unazën.

Ju faleminderit!

Eduard Shalsi – Faleminderit, zoti Bushati!

Fjalën e ka zoti Ruli, pastaj zoti Bejko.

Genc Ruli – Meqenëse po shoh që përgjithësisht shqetësimet e deputetëve janë në

infrastrukturën rrugore, në ujësjellës, unë them të mos e neglizhojnë sektorin e transportit ajror.

A e keni në projekt hapjen e pistave të vogla të avionëve në territorin e Shqipërisë, meqenëse

shoh një dëshirë të publikut, qoftë për qëllime turistike apo ekonomike, të fluturojnë me avionë

të vegjël, qoftë fluturime kombëtare, qoftë ndërkombëtare?

E dyta, në dy-tri aeroporte janë verifikuar aksidente, si rrëzim avioni apo dalje nga pista,

a nuk është mirë të vini një kullë vrojtimi apo drejtimi të fluturimeve, në mënyrë që edhe të kemi

punë, por edhe të mos ndodhin incidente të tilla, sepse kanë të bëjnë direkt me turizmin dhe me

atë sektorin tjetër ekonomik, po aq të rëndësishëm sa turizmi, madje që ka më shumë të ardhura?

Eduard Shalsi – Faleminderit, zoti Ruli! Në fakt, duhet ta shqyrtoni me vëmendje, sepse

zoti Ruli ka shumë eksperiencë në Lazarat, kështu që mund ta praktikoni.

(Diskutime pa mikrofon.)

Zoti Dashi, si i keni pasur në Lazart?

Fjalën e ka zoti Bejko.

Page 11: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

11

Kam mbajtur shënim sipas ngritjes së dorës, jo sipas ardhjes në komision.

Vetëm ju lutem sa më konciz, sepse kemi shumë pyetje.

Eduard Bejko – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit panelit!

Personalisht kam respekt për ministrin e ri dhe i uroj suksese. Ndoshta ministri është i

përditësuar me problematikat që ka ministria, dhe unë personalisht interesohem për qarkun tim të

Beratit. Kam qenë aktiv me kërkesat, më saktë për problematikat e zonës. Problemin e kam te

komponenti ujë, nuk po merrem me probleme rrugësh, pavarësisht se kam edhe një pyetje për

rrugët.

Ka shumë projekte të mirëfillta dhe ministri paraardhës mund t’i dijë më mirë, por unë e

kam fjalën për ujësjellës-kanalizimet.

Në tabelën e paraqitur për investimet nuk pashë asgjë për qarkun e Beratit, pavarësisht

se një pjesë e mirë ka ujë, por komuniteti nuk e merr ujin siç duhet dhe në mënyrë njerëzore.

Kam qenë aktiv në disa projekte, të cilat i kam depozituar, por më është krijuar një bindje që

instancat që dominohen nga ju kanë një tendencë klienteliste në miratimin e këtyre projekteve,

një tendencë që unë nuk mund ta quaj beninje. Jam i zhgënjyer në kërkesat dhe shqetësimet që

unë kam parashtruar për komunitetin tim dhe, në qoftë se do të doni, mund edhe t’jua specifikoj,

po marr si shembull Lapardhanë, që është bërë një investim me lote 250 milionë, ndërkohë që ai

është amortizuar; zonat rrëzë Tomorrit në të cilat rrjedhë ujë, por ujë nuk ka; kanalizimet e

zonave të komunave të Urës Vajgurore ujësjellës-kanalizime. Nuk kam parë investime për

qarkun e Beratit, përveç Roshnikut, që është pothuajse i mbaruar. Personalisht jam i zhgënjyer

nga dikasteri tuaj në këtë drejtim, por kam shpresë se disa gjëra do të rregullohen. Mua më

pëlqen kur punohet, por nuk më pëlqen t’i fshijë pluhurin e xhaketës asnjërit. Unë jam ky që jam,

me këto kërkesa, gjithmonë brenda një bashkëpunimi të caktuar.

Së dyti, jam i interesuar për rrugën e Belshit që të nxjerr në Cërrik: kur do të mbarojë

kjo rrugë? Sepse qarku i Beratit ka interes për t’u lidhur me zonën juglindore sa më shpejt.

Eduard Shalsi – Në fakt, si deputet i Beratit dua të them se për Urën Vajgurore, për

Poliçanin, për Skraparin dhe për Çorovodën ka projekte.

Zoti Bejko, ka projekte për Berat –Kuçovën, si dhe projekti zviceran që po punon në

Berat, megjithatë, do të japin përgjigje ato.

Page 12: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

12

Eduart Bejko – Më pëlqen që je i mirinformuar, por unë thashë për disa zona dhe nuk i

mora specifikisht, sepse po të them se ka edhe disa zona, të cilat po vuajnë aktualisht, që janë

jashtë këtyre investimeve të mirëfillta që ju thoni. Megjithatë i përmenda, sepse nuk i pashë në

tabelën e investimeve.

Eduard Shalsi – E kam të qartë.

Fjalën e ka zoti Dashi, pastaj zoti Kosta.

Kozma Dashi – Shumë faleminderit, zoti Ministër!

Eduard Shalsi – Zoti Dashi, më fal që po ju ndërpres. A mund të më gjeni një formulë

që të bëni pyetje bashkërish?

Të lutem, sepse kam mbajtur shënim sipas ngritjes së dorës.

Po, zoti Dashi!

Kozma Dashi – Zoti Ministër, unë dua t’ju uroj mirëseardhjen dhe suksese në punë.

Normalisht, sektori juaj është shumë më i targetueshëm nga të gjithë ne, por është e

vërtetë ajo dhe nuk është për humor që rrugët mbeten rrugëve. Për kujtesë të publikut po kujtoj

diçka, me 1 dhjetor të vitit 2014 për bypass-in e Fierit, zoti Haxhinasto ka thënë: do të mbarojë

në pranverë të vitit 2016, ndërsa Kryeministri i nderuar thotë: jo, do ta hapim në qershor të vitit

2015 me një korsi. Citova këtë për të treguar situatën absurde të krijuar ku jemi tani. Pra, po flas

për datën 1 dhjetor të vitit 2014, ku një korsi do ta kishim të bërë deri në qershor të vitit 2015.

Pyetja u bë edhe nga kolegët e tjerë: kur do të mbarojë bypassi i Fierit?

Kam edhe diçka tjetër, ministria juaj kishte si vizion për t’u fokusuar te sinjalistika, por

problemi është se ky vizion nuk e justifikoi veten, sepse kemi shtim të theksuar të aksidenteve

rrugore dhe ky ndryshim ishte në kurriz të projekteve të tjera që duheshin bërë.

Pyetja tjetër është lidhur me ujësjellës-kanalizimet në Fier: çfarë çmimesh do të kenë

qytetarët për ujin? Aktualisht kemi çudira, sepse në zonat rurale kemi situata ku banorët në

Myzeqe paguajnë nga 18 mijë lekë të vjetër, më shumë sesa në Tiranë dhe 2500 lekë mirëmbajtje

dhe nuk kanë ujë, por fatura u shkon. Po e them për Fierin në mënyrë të veçantë, pas këtij

projekti, në çfarë niveli do të jetë çmimi i ujit në krahasim me aktualin? Këto ishin ato që doja të

pyesja.

Faleminderit!

Vladimir Kosta – Zoti Ministër, suksese në punën tuaj!

Page 13: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

13

Të jem koherent me bisedën, unë kam një pyetje: a ka dalë ndonjëherë buxheti i bypass-

it të unazës së Re të Tiranës? Në qoftë se nuk ka dalë, pse kanë nisur punimet e asaj rruge dhe po

ngelin rrugëve? Është turp që të diskutojmë sot në këtë mbledhje që t’i dalë buxhet ministrisë

tuaj, sepse ka shtatë vjet që ka filluar unaza në Tiranë dhe ende nuk ka mbaruar, 7 kilometra

rrugë, arteria kryesore e Shqipërisë dhe diskutohet që t’i jepet prapë buxhet. Turp më të madh

nuk ka. Kurrë nuk do t’u jepja buxhet juve, asnjëherë.

Eduard Shalsi –Fjalën e ka zonja Shehu, pastaj zonja Hajdarmataj.

Mira Shehu – Faleminderit, kryetar!

Edhe unë i uroj ministrit punë të mbarë në institucionin që drejton.

Shkurtimisht, si deputete e qarkut të Vlorës, do të doja një informacion nga ju në lidhje

me përfundimin e Lungomares: kur do të përfundojë? Sepse është bërë gangrenë e të gjithë

qytetarëve, jo vetëm e banorëve aty, por gjithkush që përdor atë aks për jugun.

Eduard Shalsi – Zonja Shehu, më fal që po ju ndërpres, por do të duhet të thërrasim të

tjerë në një takim tjetër, sepse janë dy pyetje që nuk i referohen ministrisë, por kanë lidhje me

Fondin e Zhvillimit, nuk ka lidhje me ministrinë rasti i Lungomares, nuk është përgjegjëse

ministria. Ka edhe një pyetje tjetër për një rrugë tjetër që është po target i Fondit të Zhvillimit.

Mira Shehu – Dakord, por ta marrin si shqetësim dhe të thërrasim edhe të tjerët.

Pyetja e dytë: kur do të përfundojë aksi bypassi i Vlorës që ju e keni parashikuar?

Pyetja e tretë lidhet me atë që përmendi zoti Bushati, lidhur me çmimin e biletave të

udhëtimit me avion. Si do të ndryshojë, sa do të ndryshojë dhe a do të ketë përmirësim që lidhet

direkt me xhepin e qytetarëve?

Pyetja e katërt: kur do të përfundojnë pagesat aforfe të ujit? Sa e kemi përqindjen e

pagesave në aforfe dhe kur do të jetë limiti? Në fund të fundit, qytetari të paguajë atë që

konsumon.

Pyetja e pestë lidhet me transportin detar. Ju keni përmendur që për kushtet aktuale dhe

në këtë buxhet thuhet se do të përmirësohet klasifikimi në Memorandumin e Mirëkuptimit të

Parisit për ndalimin e mjeteve detare. A mund ta bëni më të qartë se si ta kuptojmë këtë

përmirësim? Cila është tendenca apo pritshmëria për këtë buxhet që ju keni parashikuar?

Faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 14: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

14

E keni te transporti detar, te pika e parë, ku e analizoni në lidhje me përmirësimin e

uljes së ndalimit të mjeteve detare shqiptare dhe përmirësimin e tyre në Memorandumin e

Mirëkuptimit të Parisit. Çfarë keni dashur të thoni këtu? Ku do të kalojë ky lloj transporti apo ky

lloj niveli? Me pak fjalë, kush është pritshmëria në buxhetin që ju parashikoni për vitin 2017?

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Fjalën e ka zonja Hajdarmataj.

Mimoza Hajdarmataj – Faleminderit, kryetar!

Së pari, dua të uroj ministrin për detyrën e re, pasi është hera e parë që e kemi në

komision, edhe pse kemi bërë kërkesë më parë për disa shqetësime të vazhdueshme, që kanë të

bëjnë me sektorin që ai mbulon.

Në lidhje me projektbuxhetin, ajo që unë personalisht shikoj dhe dua të fokusohem janë:

rrugët, investimet, domethënë gjithçka që ka të bëjë me rrugët.

Zoti Ministër, dua t’ju drejtoj një pyetje drejtpërsëdrejti: sa kilometra rrugë apo asfalt

keni ndër mend të inauguroni në fushatën elektorale të vitit 2017, apo do të vazhdoni të prisni

shiritat nëpër rrugët e Sali Berishës? Sepse ju edhe ministri paraardhës, në projektet që keni

citoni mbylljen totalisht të financimeve apo kontratave paraardhëse.

Ndoqa debatin midis zotit Shalsi dhe deputetëve të Beratit dhe, me gjithë dëshirën për të

përfaqësuar secili zonat e tyre, dua të di se sa kilometra rrugë do të shtrohen në Shkumbin e lart,

zoti Ministër? Nuk dua të bëj ndasi gegë dhe toskë, por këtë pyetje dua ta lidh edhe me Rrugën e

Kombit, sepse është e vetmja rrugë që e lidh kombin.

Shqetësimi im dhe i të gjithë shqiptarëve këtej dhe matanë kufirit është taksa e Rrugës

së Kombit. Është cilësuar si një taksë që do të varfërojë edhe më shumë qarkun e Kukësit,

hasjanët dhe tropojanët. Gjithashtu, është një taksë që po rindan kufijtë tanë të sapobashkuar

emocionalisht dhe fizikisht.

Ka pasur protesta të vazhdueshme, që besoj se edhe ju i keni përcjellë me marrjen e

detyrës së re, ku asnjëherë nuk na është bërë prezent, jo vetëm neve në komision, por as

banorëve dhe as shqiptarëve se çfarë ndodhi me kontratën, me firmat që njëra ishte fituese, pastaj

u shpall fituese tjetra? Shifra 5 euro, në dijeninë time, si është kalkuluar dhe a jeni dakord ju, zoti

Ministër, me këtë lloj takse, duke marrë parasysh që ajo rrugë është ndërtuar me taksat e

shqiptarëve, nuk është rrugë e ndërtuar privatisht, por janë vjelë të ardhura nga xhepat e çdo

shqiptari?

Page 15: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

15

Gjithashtu, në këtë komision kemi ngritur vazhdimisht shqetësimin dhe shqiptarët e

ndiejnë në xhepat e tyre çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, krahasuar me të gjitha vendet e

rajonit, në Maqedoni është më i ulët, në Kosovë gjithashtu. Unë jam dëshmitare që botet nga

Kosova vijnë dhe furnizohen në Durrës, pra çmimi i blerjes është i njëjtë, por i shitjes për

shqiptarët është i ndryshëm dhe argumenti ka qenë se taksa e rrugës vilet edhe në çmimin e

karburantit. Pra, a i bën kush këto bilance që ne paguajmë shumëfish? Sepse paguajmë te taksa e

makinave, te karburanti dhe do të vazhdojmë të paguajmë edhe një taksë rruge.

Kam edhe një pyetje të drejtpërdrejtë, nëse ka një strategji, në rast se nuk rishikohet,

sepse tashmë jemi mësuar me arrogancën, mosdëgjimin apo me mungesën e transparencës: a do

të kemi lehtësi të këtyre banorëve që shkojnë në Kukës, Has, Tropojë, apo për ata që vijnë për të

marrë një shërbim mjekësor, apo për çdo lloj gjëje që vijnë drejt Tiranës? A do të kenë ata një

disbursim, kompensim apo falje? Kjo është një kërkesë që vjen nga qarku i Kukësit. Kjo ishte

pyetja për Rrugën e Kombit.

Kemi debatuar edhe me pararendësin tuaj për investimet pa fund, që shkojnë për

përmirësimin e infrastrukturës, kryesisht për sinjalistikë. Jo vetëm nga opozita, por edhe nga

opinioni, akuzoheni që është e vetmja mënyrë për të abuzuar me fondet, për të bërë korrupsion,

për të bërë shirita në rrugë për sinjalistikë kur Shqipëria ka një rekord aksidentesh. Si ka

mundësi, më shumë duhet të merreni me lustra, që kjo sinjalistikë që ju po përmirësoni dhe po e

shohim në çdo buxhet, nuk po e rregullon situatën reale?

Shqetësim tjetër imi lidhet me përmbytjet. Dje kishim ministrin e Bujqësisë dhe e

pyetëm nëse ka një statistikë për bilancet e dëmeve në bujqësi dhe blegtori. Ndërsa për ju pyetja

është; a keni ju një bilanc për dëmtimet për qindra, mijëra kilometra rrugë, që është pasojë e

reshjeve, e motit, por edhe nga mungesa mirëmbajtjes? A keni planifikuar diçka për riparimin

dhe rehabilitimin e rrugëve dhe të urave pasi të bëhet bilanci i të gjitha këtyre përmbytjeve?

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Zoti Suli, të lutem kam edhe një kërkesë për ju, këtu nuk është tribunë

partiake dhe do të doja që të përqendroheshe te pyetjet konkrete pa e lidhur fare me pjesën

politike, ashtu si zonja Hajdarmataj.

Rakip Suli – Në radhë të parë, të falënderoj që i dhe kohë të mjaftueshme zonjës

Hajdarmataj, pavarësisht se nuk e konsumoj të gjithë kohën.

Page 16: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

16

Unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë për Ministrin lidhur me Rrugën e Arbrit, ku them se

nuk është vetëm një rrugë ekonomike dhe kombëtare, por edhe një rrugë historike, e cila daton

që në kohën e romakëve. E di që është në diskutim me një kompani kineze dhe mendohet edhe

për një kompani shqiptare, por dua të di: ku është ecuria e diskutimeve dhe çfarë projektesh ka

për vitin 2017?

Dua t’i them zonjës Hajdarmataj se ka mbaruar koha e shiritave dhe ne nuk presim

shirita, por bëjmë investime dhe kjo është e rëndësishme për ne.

Faleminderit!

Eduard Shalsi –Falemnderit, zoti Suli!

Fjalën e kanë zoti Derveni, pastaj zoti Gaçi.

Bujar Derveni – Faleminderit, zoti kryetar!

Përshëndes zotin ministër për prezantimin që bëri dhe për prezencën e tij këtu, në fjalën

e tij dëgjova se në buxhetin e vitit 2017 për infrastrukturën rrugore, parashikohet një rritje,

megjithëse e vogël dhe modeste, gjë e cila nuk i plotëson ato nevoja dhe kërkesa që ka për

përfundimin e objekteve dhe projekteve të nisura prej vitesh, gjë që do të çojë në mënyrë te

pashmangshme në rritjen e kostove artificiale për përfundimin e këtyre objekteve.

Pa u zgjatur do të ndalem në 2-3 pyetje.

Zoti Ministër, lista e objekteve dhe projekteve të parashikuara për vitin 2017, që ne

kemi të paraqitur në këtë projekt nga qeveria, në dijeninë tuaj, a është në përputhje me kërkesat

dhe prioritetet që ka Ministria e Transportit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar?

Së dyti, në buxhetin e shtetit për infrastrukturën rrugore, ka disa vite që parashikohen

fonde edhe për dy institucione të tjera, që janë fonde investimesh, siç është Fondi Shqiptar i

Zhvillimit dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Në dijeninë tuaj, nëse mundeni, në ç’raport janë

këto fonde të parashikuara në buxhet, krahasuar me fondet për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe

cili është roli dhe marrëdhënia e këtij autoriteti, i cili, në dijeninë time, është autoriteti i vetëm

kushtetues që administron dhe menaxhon fondin rrugor në Republikën e Shqipërisë në

eksperiencën dhe asetet e mundësitë që ka? Pra, cili është roli juaj dhe marrëdhënia me këto dy

fonde për projektet dhe objektet që ato menaxhojnë dhe administrojnë?

Së treti, e kam merak të madh shërbimin e transportit rrugor, meqë jam një ish-ndërtues

i këtij rrjeti në Republikën e Shqipërisë në vitet ’80, por në këto 3 vjet që jam deputet, shoh që

ky transport është lënë në harresë nga të gjitha qeveritë, nuk është në prioritetet dhe strategjinë e

Page 17: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

17

zhvillimit dhe të transportit në Shqipëri, është shumë larg atyre kërkesave dhe në këtë buxhet,

unë shoh që parashikohet një ulje subvencioni prej 60 milionë lekësh. Dua të di nga ju, zoti

Ministër, edhe nga drejtori që është këtu: a do mbijetojë Shërbimi i Transportit Hekurudhor edhe

për vitin 2017?

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Fjalën e kanë zoti Gaçi, pastaj zoti Kamberi.

Artan Gaçi - Unë do mundohem të flas shkurt, sepse s’doja ta merrja fjalën, por

kërkesat e deputetëve kam përshtypjen se e kalojnë shifrën e 1 miliard eurove, normal, mirë

është t’ia çojmë Trampit, sepse qeveria jonë s’ka shanse t’i bëjë këto.

Dua vetëm të flas për të ruajtur një ekuilibër ndërmjet qyteteve dhe Tiranës. Tirana

është 50 % e ekonomisë shqiptare, është 1/3 e popullsisë, është motori i zhvillimit, dhe të gjitha

rrugët që kërkojnë kolegët e mi janë shumë të nevojshme, por të gjitha këto rrugë të sjellin në

Tiranë. Ndërkohë në Tiranë ne kemi vetëm një rrugë hyrëse, ku për të hyrë dhe për të dalë në

shumicën e orareve të ditës na duhet 3-4 orë. Pra, rentabiliteti i këtij motori ekonomik që kemi ne

në Shqipëri punon me 20 % të kapacitetit për shkak të infrastrukturës. Unë e di që ju po merrni

masa për ta mbyllur më në fund rrugën e Elbasanit, që do jetë një aks i dytë normal i kryeqytetit,

por e rivë theksin jo vetëm te Rruga e Arbrit, që është një hyrje tjetër e Tiranës për nga pjesa e

Dibrës dhe Maqedonisë, por edhe rrugës së Ndroqit. Rruga e Ndroqit, për të gjithë ne që kemi

lindur ne Tiranë, është një nga rrugët historike dhe një nga rrugët që kemi përdorur më shumë që

kur kemi lindur, për të shkuar në drejtim të jugut apo në drejtim të Durrësit, sepse është më

shkurt, është më panoramike, është më pak industriale e të tjera. Kjo rrugë do të shfrynte trafikun

e autostradës, por ndërkohë do t’u jepte akses edhe gjithë atyre zonave, që janë një nga zonat më

punëtore të Shqipërisë, të gjitha komunat që përfaqësojnë këtë aks. Përveç rrugës së Ndroqit,

mund të ketë 2 variante: ose të ribëhet varianti nga Tirana në plepa, të rishtrohet ose të

ristandardizohet, por ndërkohë, di që ka edhe një projekt tjetër për të prerë shkurt nga Peza për të

dalë në Rrogozhinë, është një aks dhe një ndihmë shumë e madhe, jo vetëm për të gjithë banorët

e jugut, pra 1 milion banorët e jugut, që mund të hyjnë e të dalin, sidomos zonat bujqësore do të

kenë akses shumë më të shpejtë edhe për të shitur prodhimet, por edhe për turizmin e jugut, ku

lehtësohet shumë trafiku. Bëhet fjalë për një rrugë me shpenzime minimale në krahasim më

gjithë miliardat e tjera që harxhohen nëpër Shqipëri. Flitet vetëm për 20 kilometra, që është kjo

shtesa nga Peza në Rrogozhinë, që do të ndihmonte përveç Tiranës, e përsëris, edhe 1 milion

Page 18: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

18

banorë të tjerë të jugut. Ju lutem, kur të bëhet ndarja e fondeve, të ketë prioritete sipas rëndësisë

ekonomike dhe numrit të popullsisë. Jemi të gjithë koshientë, që kudo ku bredhim nëpër

Shqipëri, sidomos në stinën pranverë-vjeshtë që shohim rrugë, ku nuk kryqëzohemi me asnjë

makinë, rrugë të shtruara, të asfaltuara që kanë nevojë për mirëmbajtje dhe që nuk kalon asnjë

makinë përveç disa barinjve me dele. Ndërkohë që mund të ishin bërë shumë akse, ku në rrugën

e Ndroqit kalojnë 20-30 mijë makina në ditë, nuk është një rrugë ku kalojnë 4 barinj me 3 dele.

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Fjalën e ka zoti Kamberi!

Dashamir Kamberi – Tani, përtej komenteve për t’i dramatizuar punët apo për t’i parë

si rozë, sepse dyshoj se mund të vazhdonim me ditë të tëra dhe nuk do t’ia dilnim dot mbanë,

unë pyetjen e kam të thjeshtë dhe, natyrisht, për një çështje të vetme, sepse e shikoj që nuk

mbarojmë kurrë. Çfarë parashikohet për rrugën Kardhiq-Sarandë? Kur mendohet të jetë në punë

ose të përfundojë?

Ju faleminderit!

Eduard Shalsi – Atëherë, duke e mbyllur seancën e pyetjeve, kemi një orë e 7 minuta. I

mirëkuptoj një pjesë të kolegëve, sepse kemi dashur të bëjmë edhe një dëgjesë me ministrin. Para

se t’ia jap fjalën ministrit, kemi parashikuar në orën 12:00 një dëgjesë me ministrin e

Energjetikës, që do të thotë se nuk do ta arrijmë orën 12:00, ose do ta shtyjmë në orën 12:30, ose

do ta shohim disponibilitetin e ministrit për ta shtyrë pasdite, por, me sa jam në dijeni, axhenda e

tij është shumë e ngjeshur dhe ndoshta do të duhet ta shtyjmë.

Fjalën e keni ju zoti Ministër!

Sokol Dervishi – Faleminderit, zoti Shalsi!

Falënderoj të gjithë anëtarët e këtij komisioni të nderuar për të gjithë parashtrimin e

mendimeve, sugjerimeve dhe problematikave që ata paraqitën, të cilat unë përgjithësisht i gjykoj

të gjitha të drejta. Nuk mund të them se jemi në një situatë rozë apo optimale, por jemi në një

situatë që të gjithë e kemi shumë të qartë. Nuk mund të gënjejmë njëri-tjetrin apo të bëjmë sikur

këto gjëra nuk kanë ndodhur. Unë e vlerësoj të gjithë problematikën, veçanërisht atë të rrugëve,

por dua të sjell në vëmendjen e këtij komisioni një fakt shumë të rëndësishëm, që gjatë të gjithë

këtyre viteve neve na ka munguar një qasje strategjike dhe një planifikim strategjik në mënyrën

se si ne i bëjmë gjërat, sepse ne i fillojmë dhe nuk i mbarojmë. Kjo është një nga dramat që i ka

ndodhur, jo thjesht sektorit, por të gjithë konceptit të infrastrukturës në vend. Këtu u fol shumë

Page 19: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

19

për rrugët që lidhin fshatrat, qytetet, rrugët që lidhin Tiranën me qytetet e tjera dhe pa dyshim që

të gjitha këto janë shumë të rëndësishme. E përmenda planifikimin strategjik, sepse ajo që i

mungon këtij buxheti dhe që i ka munguar çdo buxheti gjatë këtyre 25 vjetëve është një qasje

strategjike ndaj pozicionit gjeografik të Shqipërisë. Ne bëjmë rrugë për të lidhur fshatrat me

qytetet, qytetet me qytetet, Shqipërinë me rajonin, por harrojmë një komponent shumë të

rëndësishëm, i cili është pika hyrëse, duke përfshirë Rrugën e Kombit apo çdo rrugë tjetër. Ne

harrojmë që kemi një vijë bregdetare prej 420 kilometrash. Ndërtojmë rrugë që dalin në det, por

nuk kemi porte për t’i lidhur rrugët me detin. Kjo është një mangësi shumë e madhe e

infrastrukturës apo e konceptit të infrastrukturës në këtë vend. Rruga e Kombit është aset i

jashtëzakonshëm, sepse lidh shqiptarët, lidh edhe rajonin, por Rruga e Kombit nuk fillon në

Durrës, fillon në portin e Durrësit. Ne nuk menduar ndonjëherë për ta zhvilluar portin e Durrësit.

Bypass-i i Vlorës, bypass-i Fierit do të lidhë Tiranën, Fierin, Vlorën, por ne harrojmë

një gjë shumë të rëndësishme, portin e Vlorës. Në qoftë se nuk është funksional porti i Vlorës

edhe ajo rruge nuk është funksionale aq sa duhet.

Rruga e Kardhiqit, që do të lidhë Sarandën, apo rruga e Bregut, që do të lidhë Sarandën

me Bregun, po nuk pati një zhvillim funksional të portit të Sarandës, përsëri nuk do të sjellë

produktivitetin e nevojshëm që mund të kishte.

Flasim për portin e Shëngjinit dhe për çfarëdolloj aspekti tjetër të infrastrukturës, madje

ne duhet ta zhvillojmë si koncept dhe duhet të fillojmë të flasim për këtë gjë. Praktikisht, u

mundova te buxheti, por dua ta sjell në vëmendjen tuaj, sepse flasim për rrugë që na lidhin me

njëri-tjetrin, por nuk na lidhin me botën. Bota fillon nga deti dhe përfundon te kontinenti. Duhet

të kemi parasysh që gjatë këtyre 25 vjetëve, jo kjo qeveri, as ajo paraardhësja, por të shpresojmë

për ato që do të vijnë më pas, të fillojnë ta planifikojnë në mënyrë më strategjike zhvillimin

infrastrukturor të vendit. Qëllim i ministrisë dhe i qeverisë në këtë buxhet është, pa dyshim,

përfundimi i rrugëve të nisura në kohën e kur qeveriste Partia Demokratike, sepse duhet të kishin

mbaruar, madje që në kohën e Partisë Demokratike. Pra, këto rrugë nuk kanë mbaruar, por do të

bëjmë maksimumin që të mbarojnë. Të mos harrojmë se problematika e rrugëve të nisura në atë

kohë nuk është kaq rozë dhe nuk është dhe vetëm thjesht përgjegjësi e kësaj qeverie. Për

shembull, në qoftë se do t’i referohemi vetëm një aksi, Qukës-Qaf-Plloçë, ka pasur një rivlerësim

të projektit për shkak të një tuneli, që është në majë të malit, dhe e ka zhvendosur rrugën 700

Page 20: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

20

metra por ka rritur edhe kostot e rrugës. Mënyra se si i planifikojmë dhe i hartojmë projektet

është shumë e rëndësishme për të kuptuar pse diskutojmë sot për rrugë të papërfunduara.

Aksi Tiranë-Elbasan është shumë i rëndësishëm dhe duhet të kishte përfunduar, por ka

ndryshuar projekti nja 4-5 herë rrugës për shkak të çështjeve gjeologjike, të rrëshqitjeve të

dherave, të rrëshqitjeve të kodrave. Kështu që përgjegjësitë nuk mund t’i transferojmë nga një

kohë në një kohë tjetër, përgjegjësitë janë të gjitha tonat, në mënyrën si i kemi planifikuar dhe si

do të vazhdojmë t’i planifikojmë. Në qoftë se ne do të vazhdojmë të planifikojmë rrugë kështu

siç kemi bërë deri më sot, nesër edhe pasnesër, ju në këtë sallë, kushdo tjetër që do të jetë në këtë

sallë apo në çdo lloj salle të njëjtin debat do të kemi. Kështu që nuk duhet të gjejmë arsyet pse

nuk janë bërë, në kuptimin e pingpongut të përgjegjësive, por të shkojmë te burimi i problemit,

pse kemi dështuar apo nuk i kemi realizuar në kohën duhur këto gjëra që duhet të kishim bërë.

Nga kjo pikëpamje, dua të them që situata, pa dyshim, nuk është ndonjë situatë e mrekullueshme,

por fokusi i këtij buxheti është të përfundojë ato punë e nisura, kryesisht ato që janë akse

kryesore nacionale, siç që tha edhe deputeti Gaçi, ato që lidhin trasetë kryesore të fluksit të

njerëzve, të mallrave, të ekonomisë, sepse rruga nuk është thjesht të kalojnë disa makina, në

rrugë kalon ekonomia e vendit. Është shumë e rëndësishme sesi ne e planifikojmë buxhetimin e

këtyre akseve, që lidhin ekonominë e vendit, një cep të vendit me një cep tjetër, Shqipërinë me

rajonin, Shqipërinë me detin e kështu me radhë.

Për sa i përket pyetjes për aksin Qafë-Thanë-Lin–Pogradec, rruga është drejt

përfundimit, është një situatë dramatike në hyrje të qytetit. Por edhe parashikimi i hyrjes së

qytetit është me një tunel panoramik, i cili do kohën e tij për t’u bërë, ka nevojë për ekspertiza të

nevojshme, por është një rrugë, e cila është duke u financuar dhe besoj se do të marrë zgjidhjen e

duhur.

Dua të them diçka tjetër për listën që keni, kjo është një listë paraprake, nuk është një

listë përfundimtare. Kjo do të thotë se pa përfunduar buxheti i këtij viti, pa u verifikuar realizimi

i të gjitha projekteve, pa u bërë vlerësimi i të gjitha buxhetimeve, sa janë realizuar projektet, sa

përqind kanë ecur, në qoftë se do të ketë para shtesë qeveria, në kuptimin e mosrealizimit të

fondeve në sektorë të tjerë që mund t’i financojë, pa dyshim, këto janë përsëri punë të realizuara

nga kontraktorët e infrastrukturës, kjo është nuk lista përfundimtare, sepse duhet të rishikojmë të

gjitha problematikat. Kjo është një listë e përzgjedhur, kryesisht nga Ministria e Financave, e cila

ka bërë një parashikim, kur na ka ardhur dhe buxheti, sepse kërkesat e Ministrisë së

Page 21: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

21

Transporteve, qoftë për PBA-në, qoftë për buxhetin janë shumë më të larta sesa kaq për të

mbyllur gjithë problematikën e rrugëve që ne kemi diskutuar.

Në lidhje me pyetjen për aksin Tiranë-Elbasan, absolutisht një pyetje shumë e drejtë, po

punohet intensivisht, veçanërisht problematik është mosrealizimi i objekteve apo i projekteve me

financim të huaj, se për projektet që janë me buxhetin e shtetit mund të themi se nuk u bënë për

shkak se nuk u realizua buxheti apo kemi problematika të natyrave të ndryshme.

Projektet me financim të huaj janë dramatike, është përgjegjësi shumë e madhe të mos

përfundojnë projektet me financim të huaj. Por parashikimi, realizimi dhe studimi i projekteve

me financim të huaj ka ceduar, ka ceduar në qeveritë mëparshme, vazhdon të cedojë edhe sot.

Prandaj ballafaqohemi me problematikat se nuk përfundojmë asnjëherë projektet apo ka shumë

zvarritje të tyre. Ky projekt pa dyshim do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Qëllimi ynë

është të përfundojë segmenti i unazës me financim të brendshëm, nga Shqiponja deri tek TEG-u,

që më pas të lidhet me aksin Tiranë-Elbasan, Durrës- Tiranë- Rinas, domethënë bëhet një aks

shumë funksional.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Brenda vitit, zoti deputet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të shpresojmë, këtu do jemi dhe do ta shikojmë. Ky është një aks shumë i rëndësishëm

dhe duhet të përfundojë.

Kemi disa akse nacionale, që kanë një problematikë të palogjikshme. Për shembull,

Plepa–Rrogozhinë, rruga duket si e përfunduar, por ka disa segmente rrugës që ende nuk kanë

përfunduar. Ky është një aks që duhet të përfundojë me të gjitha parametrat, qoftë të sigurisë

rrugore, qoftë të parametra teknikë. Ky është një aks që duhet financuar për të përfunduar.

Aksi Fushë-Krujë-Thumanë duhet të përfundojë, sepse është problematik, bën sens

investimi me prioritet për të lidhur një aks ekonomik shumë të rëndësishëm.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po është parashikuar. Në këtë listë që ju keni do të ketë një diskutim në Ministrinë e

Transporteve për të nxjerrë objektet përfundimtare që do të financohen dhe shumat përkatëse që

do të financohen. Ashtu siç ju thashë, qëllimi i buxhetit tonë është qe ne të përfundojmë me këto

para që kemi në dispozicion ato akse që janë detyrimisht të nevojshme për t’u përfunduar dhe të

avancojmë ato projekte që kanë logjikën më të madhe ekonomike të përfundimit si projekte.

Page 22: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

22

Eduard Shalsi – Meqenëse jemi tek akset, a mund të ezauroni bypass-in e Fierit,

bypass-in e Vlorës, Shkodrës?

Sokol Dervishi – Bypass-i Fierit është një aks shumë i rëndësishëm mbi të cilin po

punohet intensivisht.

Po i rikthehem edhe një herë çështjes me financim të huaj, është një çështje që dua ta

ngre në vëmendjen tuaj, sepse dua ta sjell si problematikë, të cilën ne mund ta trajtojmë të gjithë

së bashku. Çfarë ndodh me projektet me financim të huaj? Përgjithësisht ne penalizojmë

kompanitë shqiptare, të cilat bëjnë punën. Për shkak të klauzolave ligjore që ne kemi, për shkak

të shtrëngimeve ligjore që ne kemi, ne nuk lejojmë kompanitë shqiptare të marrin pjesë

drejtpërdrejt në tenderë ndërkombëtarë, sepse duhet të kenë një bilanc kolosal për 3-4 vjetët e

fundit. Çfarë ndodh? Vjen një kompani e huaj, jep emrin dhe punët i bën kompania shqiptare,

ndërkohë që kompania shqiptare nuk arrin të krijojë CV-in duhur. Pse? Sepse ne e penalizojmë

me mënyrë sesi kemi ndërtuar apo hartuar ligjet dhe rregulloret e funksionimit të këtyre

projekteve. Kjo është një nga vështirësitë më të mëdha e kompanive shqiptare për të dalë dhe për

të konkurruar në tregjet ndërkombëtare, për të krijuar CV-në e nevojshme, në mënyrë që të

punojnë diku tjetër jashtë dhe në vend që të vijën të huajt dhe të marrin para Shqipëri për punët

publike, kompanitë shqiptare të punojnë jashtë për të sjellë para në Shqipëri nga investimet apo

nga projektet ku do të marrin pjesë. Kjo është një çështje që duhet trajtuar me kujdes.

Bypass-i i Fierit po avancon. Shpresojmë dhe besojmë se po tejkaluam një problem, që

është problem kontraktual midis kontraktorit me nënkontraktorit (është problemi që ju thashë për

kompanitë shqiptare, që i bllokojnë llogaritë njëra-tjetrës), është një problem evident që duhet të

zgjidhet. Në qoftë se ky problem nuk ekziston apo zgjidhet, bypass-i i Fierit përfundon brenda

verës, me të gjitha elementet e tij, sepse bypass-i ka edhe disa akse të vogla rrugore përgjatë aksit

kryesor për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Ju lutem, zoti Dashi ta mbarojë, sepse nuk ka mbaruar ende!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Sokol Dervishi – Me përgjegjësi publike, personale, politike, si të duash, do të mbarojë.

Eduard Shalsi – Zoti Dashi, dua të sjell dy gjëra në vëmendje: nga mënyra sesi do t’i

monitoronim, do të kuptonim problematikën e këtyre kontratave, do të garantonim edhe sigurinë

e përfundimit. Në lidhje me atë që shtroi ministri për kompanitë shqiptare, sot kemi disa

Page 23: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

23

kompani super të mira në fushën e ndërtimit të rrugëve, në qoftë se ministri ka sugjerim konkret

se çfarë nisme apo amendamente ligjor mund të marrin për t’i futur në garë edhe kompanitë

shqiptare, jemi plotësisht të gatshëm.

Po, në lidhje me bypass-in e Vlorës?

Sokol Dervishi – Bypass-i i Vlorës po avancon, nuk mund të themi se bypass-i i Vlorës

mbaron vitin tjetër. Unë do të isha shumë i lumtur po të mbaronte, sepse jam edhe vetë nga

Vlora, por do të gënjeja po të thosha se mbaron vitin tjetër.

Eduarsd Shalsi - Po aksi i Shkodrës?

Sokol Dervishi – Bypass-i i Shkodrës do të financohet, nuk jam i sigurt t’ju them sot që

do të financohet plotësisht, sepse duhet parë gjithë tabela e financimit, por do të financohet për të

avancuar punimi i tij.

Në përfundim të gjithë diskutimit dhe vlerësimit të buxhetit, do të kemi një panoramë

më të qartë edhe të masës së parave që do të hidhet në çdo projekt.

Për sa i takon pyetjes: kush ndërton rrugë në Shqipëri? Në Shqipëri sot ndërtojnë rrugë

4 institucione: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet ARRSH-së, i cili është

institucion kushtetues dhe ligjor dhe ka tagrin për të bërë këtë punë; ndërton rrugë Fondi i

Zhvillimit të Rajoneve; Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë. A kanë të njëjtat parametra? Jo,

nuk i kanë. Kjo është një çështje që duhet diskutuar dhe duhet zgjidhur. A mund të ishin hedhur

paratë që janë financuar projekte nëpërmjet këtyre fondeve në përfundimin e akseve nacionale,

këtë që diskutojmë për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës? Patjetër që po, mund të ishte

luajtur një politikë më e kujdesshme, mund të kishte pasur më shumë kujdes në këtë drejtim, një

planifikim më strategjikë, ajo që diskutuam apo që parashtrova pak më parë, por është një

problem që ka ekzistuar edhe në kohën e Partisë Demokratike, sepse në atë kohë vetëm dy fonde

realizoni vepra publike, vazhdon edhe në këtë kohë, ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të mos i

ngatërruar më në të ardhmen.

Reforma në ujësjellës, është një reformë shumë e rëndësishme. Për sa i takon çmimit,

çështjes së tarifimit, është një çështje shumë e drejtë. Ky nuk është një problem drejtpërdrejt i

ministrisë, sepse çmimet nuk i kontrollon Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës. Ajo që

kam kërkuar unë është që nëpërmjet kësaj reforme të realizohet një proces administrimi efikas i

aseteve të reja, që po i kalojnë në pronësi dhe administrim të pushtetit vendor. Pastaj është

pushteti vendor në bashkëpunim me rregullatorin që vendosin tarifat. Në qoftë se institucionet e

Page 24: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

24

reja nuk do të funksionojnë, do të rrisin personelin e tyre në mënyrë të panatyrshme, nuk do të

administrojnë si duhet dhe do të kërkojnë që këtë kosto t’ua faturojnë qytetarëve nëpërmjet rritjes

së tarifave, kjo është një gjë që nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet ta lejojmë. Gjithsesi,

institucionet përkatëse për këtë çështje janë rregullatori dhe pushteti i ri vendor.

Çmimi i biletave të avionëve, transporti ajror, absolutisht një çështje shumë e

rëndësishme. Dua t’ju jap një lajm: në fund të këtij muaji ministria do të nënshkruajë një

marrëveshje në Budapest me kompaninë “WIZZ AIR”, e cila do të vijë të fluturojë low cost në

Shqipëri.Vetëm duke futur kompani të reja, duke bërë operimin e kompanive low cost, ne mund

të moderojmë çmimin e lartë, të paarsyeshëm dhe të palogjikshëm të biletave të avionëve që ka

në Republikën e Shqipërisë.

Për sa i takon transportit ajror, jemi në një proces vlerësimi të mundësisë së

koncensionimit të operimit të aeroportit të Kukësit.

Eduard Shalsi – Zoti Ministër, është e konfirmuar kjo që do të kemi kompani të parë

low cost.

Sokol Dervishi – Me përgjegjësi publike, politike, administrative, si të doni, po.

Për sa i takon aeroportit të Jugut, po ndërmerret një studim fizibiliteti për të parë

mundësinë e vendosjes së tij në pozicionin më të mirë të mundshëm, që mund të jetë Vlora,

mund të jetë Saranda, mund të jetë Gjirokastra, këtë nuk e dimë, sepse do ta nxjerrë studim të

fizibilitetit.

Çështja e tarifimit të qytetarëve shqiptarë që fluturojnë në linjat ndërkombëtare të

avionit, pa dyshim, është një problem që ne duhet ta trajtojmë me shumë kujdes. Natyrisht, nuk

mund të jetë pjesë e këtij buxheti, sepse nuk ka si ndërhyn buxheti në këtë, por si problematikë

është dhe ekziston.

Për sa i takon Rrugës së Arbrit, ka pushuar së ekzistuar marrëdhënia me kompaninë

kineze. Ka një ofertë të një kompanie shqiptare, që është pak a shumë në parametrat teknikë të

diskutuara me kompaninë kineze, por me një ofertë financiare shumë më të favorshme. Këtu

është dhe problemi që diskutuam, që kompanitë shqiptare për shkak të kapaciteteve financiare të

punëve të kryera në 3-4 vjetët e fundit ndeshin këtë lloj vështirësie dhe kjo është një çështje që

do ta diskutojmë në të gjithë procesin e trajtimit të koncesionit qoftë me PPP, qoftë me zgjidhje

të një natyre tjetër me kompaninë projektin e së cilës apo ofertën e së cilës kemi marrë aktualisht

në shqyrtim, që është një projekt i paraqitur nga “Gjoka Konstruksion”, një kompani shqiptare.

Page 25: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

25

Unë uroj dhe shpresoj që kompanitë shqiptare të marrin sa më shumë pjesë në operacione apo

projekte të tilla, për të rritur kapacitetet, për të rritur CV-të e tyre dhe për të pasur mundësi për të

dalë më pas në tregjet ndërkombëtare.

Për sa i takon Rrugës së Kombit, jemi duke negociuar, pas vendimit të KPP-së, i cili

është autoriteti suprem në gjykimin e proceseve të tenderëve apo garave të kompanive që marrin

pjesë, nuk është ndonjë sekret ta themi që KPP-ja ka rrëzuar vendimin e ministrisë, ka shpallur

fituese kompaninë e dytë. Në këtë kuadër, ne jemi detyruar dhe kemi respektuar vendimin e

KPP-së dhe kemi filluar negociatat, në bashkëpunim me IFC-në, me kompaninë e dytë për të

filluar operimi sa më shpejt i gjithë operacionit të koncesionit.

Pyetja që ju shtroni është jashtëzakonisht shumë e drejtë: çfarë do të bëhet me banorët e

Kukësit? Në negociatë kjo është një nga çështjet kryesore që ne do të trajtojmë, jo thjesht për ata

që kanë ndonjë hallë apo emergjencë të transportit mjekësor, por për të gjithë banorët e Kukësit

duhet gjetur një zgjidhje optimale ,që ata as të mos i rëndojë, as të mos i ngarkojë, as të mos ju

prishë terezinë financiare, me njëfarë kuptimi, sepse duke parë dhe pasur parasysh specifikat e

zonës, varfërinë, problemet sociale që ajo ka, kjo do të jetë një nga çështjet kryesore që do të

marrim në konsideratë gjatë negocimit të kësaj kontrate dhe këtij koncesioni.

Është e rëndësishme që ky koncesion të fillojë të fillojë të operojë sa më parë. Pse? Jemi

në prag të dimrit, mirëmbajtja e rrugëve dhe buxhetimi që ne i kemi bërë mirëmbajtjes së rrugëve

në vite është shumë e rëndësishme, sepse ne rrugë ndërtojmë, por për t’i mirëmbajtur nuk

harxhojmë ndonjë lekë dhe më pas themi pse u prish rruga, pra është ajo çështja e planifikimit

strategjik që diskutuam, që vjen këtu te ju dhe ju e miratoni, më pas na kërkoni llogari pse u

prish rruga. Është shumë e rëndësishme të fillojë mirëmbajtja e Rrugës së Kombit, sepse është

një investim strategjik, sikurse ju e thatë, është një investim që lidhë Shqipërinë me Kosovën,

rajonin e kështu me radhë. Por është shumë e rëndësishme që të përfundojë i gjithë projektin,

sepse projekti i rrugës ende nuk ka përfunduar i gjithë, dhe është shumë e rëndësishme që rruga

të mirëmbahet. Mosmirëmbajtja e rrugës atë investim strategjik, e kthen në një investim

dramatikë më pas, që do të dojë kosto pafund për t’u rivendosur përsëri në parametra normalë.

Kështu që besojmë se po ecim në drejtimin dhe në rrugën e duhur. Është shumë e rëndësishme që

mirëmbajtja e rrugëve të ketë buxhetimin e nevojshëm. Reshjet e fundit dhe moti i vështirtë i

ditëve të fundit, pa dyshim që ka shkaktuar edhe dëmet e veta. Po bëhet një vlerësim i të gjithë

totalit të dëmeve dhe pa dyshim edhe ndërhyrjet përkatëse për sistemimin apo rregullimin e tyre.

Page 26: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

26

Për hekurudhën, dua t’ju them se ne hekurudhë kemi me emër, se praktikisht hekurudhë

nuk kemi, por që gjatë vitit të ardhshëm, në bashkëpunim me institucionet financiare

ndërkombëtare, do të fillojë ndërtimi i aksit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas i financuar IPARD-

i dhe nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë. Ky aks do ta rikthejë hekurudhën në jetën e saj

normale, të paktën për këtë aks shumë të rëndësishëm të saj. Në vija shumë të përgjithshme këto

janë përgjigjet që unë kisha, për detaje të mëtejshme kolegët e mi mund t’ju japim shpjegime më

të hollësishme. Faleminderit për vëmendjen!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Urdhëroni!

Ardian Alushi – Drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës–Kanalizimeve.

Lidhur me situatën që ministri shprehu dhe me reformën që është bërë në këtë sistem,

unë do t’ju njoh me disa detaje, për t’ju sqaruar dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve konkrete që u

bënë në sallë. Situata në këtë sektor është një situatë më e mirë që ka qenë në të gjitha vitet, pasi

ka bërë të mundur reformat, por edhe investimet që janë bërë me buxhetin e shtetit, por edhe me

donatorët të huaj. Kështu që kemi një situatë më të mirë krahasuar me vitet e mëparshme, e

shprehur në përqindje është më e pëlqyeshme se vitet tjera, pavarësisht se ky sektor ka ende

nevojë për investime. Këtu në këtë sektor vëmendje të veçantë i është kushtuar, përveç furnizimit

me uji, edhe mbrojtjes së mjedisit. Ne sot në të gjithë vendin kemi në punë impiantet e pastrimit,

që shërbejnë për mbrojtjen e gjithë zonës detare. Është hera e parë që në vitet e fundit kemi në

punë impiantet, që bëjnë të mundur mbrojtjen e këtyre. Gjithashtu, ne jemi duke bashkëpunuar

dhe duke alternuar edhe investimet, duke pasur parasysh që investimet bëhen dhe nga Ministria e

Transportit, por edhe me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Pra, kemi listuar të gjithë problematikën e investimeve, duke pasur parasysh edhe zonat rurale,

atje ku ishte dhe pyetja konkrete e deputetit.

Ne kemi një situatë shumë të mirë, pasi kemi bërë të mundur që investimet me KfW-në,

që është një kompani gjermane, duke pasur parasysh edhe bashkëpunimin me qeverinë zvicerane

dhe delegacionin evropian, sot ne jemi në fazën e përfundimit të punimeve. Kështu që në shkurt-

mars të vitit tjetër ne do të kemi përurimet për investimet e para në Fier, Sarandë, Gjirokastër,

Berat, Kuçovë, Lushnjë, Kamzë dhe Lezhë.

Gjithashtu, jemi duke vazhduar investimet përsëri me KfW-në përsëri në 6 qytete...

Eduard Shalsi – Ju thatë që për këto emra qytetesh që përmendi vitin tjetër...

Page 27: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

27

Ardian Alushi – Po, në shkurt-mars kemi përurimet.

Eduard Shalsi – Pra, në pranverë kemi ujësjellësit.

Ardian Alushi – Po jemi edhe më shpejt, pasi kemi bërë 90% të punimeve dhe kjo do të

bëjë të mundur një menaxhim, por edhe një shërbim më rezultativ për komunitetin.

Lidhur me pyetjen për Beratin, ne sot në Berat jemi duke investuar me KfW-në, rreth 11

milionë euro, konkretisht, në ujësjellës dhe kanalizime.

Gjithashtu, Berati ka fituar përsëri një investim nga KfW-ja, me një vlerë 9 milionë

euro, që shpresojmë të fillojnë brenda vitit 2017, konkretisht në Berat dhe Kuçovë. Konkretisht,

do të kemi kanalizime, ndërtimi i fazës së parë të impiantit, pasi, përveçse shërbime në ujësjellës,

kemi edhe ndërtimin e impiantit të pastrimit të ujërave të zeza, duke prekur dhe ujësjellës, që

nuk janë kapur në fazën e parë. Tani koncepti qytet-fshat ka ndryshuar, sepse kemi të bëjmë me

një bashki, me një sh.a. Përgjegjësia e kësaj sh.a-je dhe bashkisë do të jetë e njëjtë si për

qendrën, por edhe për njësitë administrative që rrethojnë Beratin.

Gjithashtu, me buxhetin e shtetit po ndërtojmë ujësjellësin e Urës Vajgurore, duke e

parë si emergjencë, pasi ka pasur një situatë teknike të amortizuar dhe do të shikohet, janë

listuar, për të dalë te pyetja që bëri deputeti i Beratit që ato njësi administrative...

Eduard Shalsi – Po Çorovoda, po Poliçani?

Ardian Alushi – Për Çorovodën është dhënë fondi për projektin, sepse duhet ta themi

që kemi edhe mungesë projektesh dhe projektet nuk janë në standarde që duhen.

Eduard Shalsi – Po Poliçani?

Ardian Alushi – Gjithashtu edhe Poliçani për të trajtuar edhe këtë pjesë. Pra, kemi një

vëmendje maksimale. Në këto investime do të alternohet, përveç buxheti që kemi ne, por edhe

buxheti Fondi Shqiptar të Zhvillimit dhe i Fondit të Zhvillimit Rajonve. Kështu që do të jemi në

bashkëpunim dhe në komunikim, sepse duhet thënë që ky sektor ka nevojë që të investohet

vazhdimisht. Investimi nuk mund të bëhet në një ditë, por duke parë edhe emergjencat...

Eduard Shalsi – Në lidhje me çështjen e matësve që shtroi kolegia.

Ardian Alushi – Te pjesa e matësve, investimet që janë bërë janë me gjithë aparatet

matëse dhe është për t’u përshëndetur, sepse pas reformës kemi një situatë më e mirë

menaxheriale, duke pasur parasysh edhe bashkitë, edhe ndërmarrjet. Kështu që nuk do të kemi

ngritje çmimesh, sepse duhet parë një herë aftësia jonë menaxheriale, pastaj duhet kërkuar në

pjesën tjetër. Duke kuptuar që kemi ende punë për të menaxhuar, i bie që të merremi me veten

Page 28: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

28

dhe jo me qytetarët duke rritur çmimet. Kështu që nuk do të ketë ngritje çmimi, atë që ka thënë

edhe ministri në takimet tjera.

Eduard Shalsi – Keni ndonjë gjë tjetër për ujësjellësit?

Eduard Bejko – E di që janë bërë goxha investime me KfW-në dhe me organizmat e

tjerë, por më shqetësojnë shumë komunat në zonat e thella rurale, sepse edhe atje ka njerëz që

jetojnë në kushtet e tyre. Projekte të mirëfillta ka pasur, jo ashtu siç thatë ju, që nuk ka pasur. I

kemi të specifikuara të organizuara, për të mos thënë edhe shumë shkencore.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ardian Alushi - ... që nuk është bërë në një komunë të Beratit, nuk mund të thuash që

nuk është bërë në të gjithë Shqipërinë, sepse në të gjithë Shqipërinë ne kemi bërë investime dhe

jemi duke bërë. Kështu që do të ketë vëmendje maksimale edhe për zonën tuaj që të plotësohet

këtë vit që vjen.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Po në lidhje me pyetjen e zonjës Shehu, për transportin detar.

Sokol Dervishi – Për transportin detar po merren të gjitha masat, praktikisht ajo është e

lidhur dhe me mënyrën e funksionimit dhe operimit të porteve. Shumë shpejt gjatë muajit dhjetor

do të kemi një inspektim të rojës bregdetare amerikane për të parë mënyrën funksionimit, sipas

parametrave të autoriteteve portuale shqiptare, që besoj se do të dalë një inspektim i suksesshëm.

Po merren masat e nevojshme, që të jetë një inspektim i suksesshëm.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Për t’u rritur që Shqipëria të jetë në nivele më të larta në klasifikim, pra të kryejmë

detyrat e shtëpisë që të kemi porte të sigurta, anije të sigurta dhe udhëtime të sigurta. Kjo është

gjitha. Të kryejnë gjithë verifikimet e nevojshme profesionalisht.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Dashamir Xhika - Për sa i përket aksit Belsh–Cërrik, Autoriteti Rrugor Shqiptar vitin e

kaluar ka bërë projektin për ndërhyrje të detajuar në këtë aks rrugor, ka qenë paraqitur në

Ministrinë e Financave për t’u hapur si objekt i ri për çështje të financimit, pasi nuk mund t’i

hapim objektet të reja pa përfunduar të gjitha kontrata që kemi në vazhdim, është skualifikuar

nga Ministria e Financave.

Page 29: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

29

Dua të theksoj se projekti është gati, i detajuar me një vlerë 9 miliardë lekë. Ne jemi të

disponueshëm ta paraqesim këtë vit pranë Ministrisë së Financave dhe nëse buxheti na e lejon,

mund të hapim procedurat e prokurimit për këtë aks të rëndësishëm.

Vladimir Kosta – Zoti Ministër, përveç revoltës suaj të padrejtë, unë nuk mora asnjë

përgjigje për dy pyetjet që bëra.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

S’ka pse të të vij keq, sepse ashtu u përgjigje.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk ka rëndësi, tërhiqem unë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Sigurisht që për të dhënë llogari ke ardhur. Pyetja ime ishte: janë dhënë para për atë

rrugë gjatë kohës kur ju nuk keni qenë ju ministër, apo jo?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Është pyetje direkte.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Dakord, le të përgjigjet drejtori.

Dashamir Xhika – E keni fjalën për unazën e Tiranës?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, sepse thatë bypass-i i Tiranës, por ai është projekt tjetër.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unaza e Tiranës. Sigurisht që projektet në disa lote...

Vladimir Kosta – Është çelur fondi për lotin e fundit që është deri te Pallati me

Shigjeta?

Dashamir Xhika – Po, është çelur.

Vladimir Kosta – Sa kohë ka?

Dashamir Xhika - Ka tre javë.

Vladimir Kosta – Kush e hapi tenderin pa u çelur më parë fondi?

Dashamir Xhika - Cili tender? Ai është bërë që në vitin 2011.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 30: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

30

640 metra.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unaza e Tiranës ka disa lote.

Eduard Shalsi – Nga mbikalimi deri tek...nuk është një lot.

Sokol Dervishi – Atëherë, janë katër lote...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, ku punon Albavia dhe “Karl Gega”. Në atë lot projekti ka pasur defekte të mëdha,

pasi ndërpriste komunikimin midis dy lagjeve shumë të rëndësishme me të paktën 20-30 mijë

banorë. Prandaj, për të shmangur këtë gjë u bë një ndërhyrje teknike e cila e kalonte vlerën e

20%-it që lejon kuadri ligjor, sepse shkon rreth 47%, shifër e cila do të prokurohet, sepse nuk

mund të bëhet me negocim të drejtpërdrejtë. Është ndryshuar projekti, prandaj kemi kërkuar nga

Ministria e Financave, që sipas ligjit financiar, të na vihej në dispozicion 20%-i i vlerës totale të

financimit. Kjo vlerë na është vënë në dispozicion para 3 javësh dhe ARRSH ka filluar

procedurën e tenderimit për këtë aks.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi - Jo, nuk kanë mbaruar.

Sokol Dervishi – Kontrata nuk ka përfunduar, i nderuar deputet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Eduard Shalsi – Nuk gënjen ai, sepse unë jam marrë personalisht si me pjesën e

shpronësimeve, ashtu edhe me pjesën e projektit. Aty bëhet fjalë për 640 metra të cilat kanë qenë

problem madhor në projekt, sepse nuk parashikohej lidhja e dy pjesëve të rrugës. Projekti ishte

shumë deficitar, por më në fund i është dhënë zgjidhje dhe lajmi i mirë është që shumë shpejt do

të kemi të ndërtuar unazën...

Sokol Dervishi – Është korridori më i rëndësishëm i Tiranës që ndodhet poshtë gjurmës

së kësaj rruge.

Vladimir Kosta – Ju e latë kaq kohë pa ndërtuar, sepse nuk kishit buxhet?

Eduard Shalsi – Jo, nuk ishte çështje e buxhetit, por e projektit.

Vladimir Kosta – Ndërhyrja teknike për ndryshimin e projektit...

Eduard Shalsi – Ladi, projekti u ndryshua për 650 metra. lutem, Hajdarmataj, mbaro

shpejt, sepse jemi në limitet e kohës.

Page 31: KUVENDI Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i · PDF file3 HAPET MBLEDHJA Eduard Shalsi – Sikundër jeni njoftuar, në axhendën e ditës së sotme, kemi parashikuar dy mbledhje:

31

Mimoza Hajdarmataj – Përderisa ky buxhet do rishikohet, kam një pyetje të fundit për

ministrin. A mund të parashikohet si prioritet juaji rruga Laç-Vau i Dejës- Koman, në mënyrë që

ajo të rikthehet si alternativë transporti rrugor dhe ujor sidomos për Tropojën, për të mos hyrë

dhe dalë në dy pika kufitare? Unë jam interesuar edhe te Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, por ata

nuk e parashikojnë, sepse merren vetëm me rilindje urbane. Fondi Shqiptar i Zhvillimit mund ta

klasifikojë si prioritet tek turizmi apo alpet, por përsëri shpresa mbetet te ju

Eduard Shalsi –... Të lutem shumë, sepse jemi në limitet e kohës. Jepini një përgjigje të

shpejtë zonjës.

Në rregull. Ka ndonjë koleg tjetër që do të flasë? Zoti Kopliku kishte një sugjerim në

lidhje me Bërdicën.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E keni mbajtur shënim edhe atë.

Nuk ka koleg tjetër.

Faleminderit, zoti Ministër!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Aksi Kardhiq-Sarandë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem, sepse kemi dy orë këtu. S’ke pse ia bën pyetjen atij, sepse m’u drejtove mua.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Faleminderit, zoti Ministër! Ne do ta ruajmë komunikimin dhe në qoftë se ka kolegë të

cilët kanë pyetje të tjera, janë të lutur që t’i depozitojnë ato.

Axhenda vijon me diskutimin për mbledhjen e energjisë.

Punë të mbarë!

MBYLLET MBLEDHJA