kËqyrja e vendit tË ngjarjes sË vrasjes

20
C E N T R U M 13 343 Teuta Gashi, MA 1 UDC: 341.171(4-672EU) 342.24(73+430) KËQYRJA E VENDIT TË NGJARJES SË VRASJES УВИД НА МЕСТОТО НА УБИСТВОТО THE HOMICIDE CRIME SCENE INVESTIGATION ABSTRACT The homicide crime scene is, without a doubt, the most important crime scene a police officer or investigator will be called upon to res- pond to. Because of the nature of the crime (death by violence or unna- tural causes), the answer to "What has occurred?" can only be deter- mined after a careful and intelligent examination of the crime scene and after the professional and medical evaluation and pieces of evidence gathered by the criminal investigator. Pursuit and detection of crime should be a mission of a civilized society and democratic awareness, it is certainly a legal duty of specialized structures and bodies that in implementation of the provisions of the Criminal Code and the Criminal Procedure Code are obliged to find the authors of crimes, or criminal offenses. To maintain the integrity of the scene, law enforcement must take action to block off the surrounding area as well as keep track of who comes in and goes out. By taking these precautions, officers can ensure that evidence that is collected can be used in court. If a murder case ends in failure or an officer is embarrassed in court, the primary reason may very well be an inadequate examination of the homicide 1 Autorja ka mbaruar studimet postdiplomike në fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Prishtinë, në drejtimin Penalo-Juridik dhe mori titullin Master i shkencave Penalo-Juridike. Email adressa: [email protected]

Upload: others

Post on 26-Oct-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

C E N T R U M 13

343

Teuta Gashi, MA1

UDC: 341.171(4-672EU)

342.24(73+430)

KËQYRJA E VENDIT TË NGJARJES SË VRASJES

УВИД НА МЕСТОТО НА УБИСТВОТО

THE HOMICIDE CRIME SCENE INVESTIGATION

ABSTRACT

The homicide crime scene is, without a doubt, the most important

crime scene a police officer or investigator will be called upon to res-

pond to. Because of the nature of the crime (death by violence or unna-

tural causes), the answer to "What has occurred?" can only be deter-

mined after a careful and intelligent examination of the crime scene and

after the professional and medical evaluation and pieces of evidence

gathered by the criminal investigator. Pursuit and detection of crime

should be a mission of a civilized society and democratic awareness, it

is certainly a legal duty of specialized structures and bodies that in

implementation of the provisions of the Criminal Code and the Criminal

Procedure Code are obliged to find the authors of crimes, or criminal

offenses. To maintain the integrity of the scene, law enforcement must

take action to block off the surrounding area as well as keep track of

who comes in and goes out. By taking these precautions, officers can

ensure that evidence that is collected can be used in court. If a murder

case ends in failure or an officer is embarrassed in court, the primary

reason may very well be an inadequate examination of the homicide 1 Autorja ka mbaruar studimet postdiplomike në fakultetin juridik në Universitetin e

Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Prishtinë, në drejtimin Penalo-Juridik dhe mori titullin

Master i shkencave Penalo-Juridike.

Email adressa: [email protected]

C E N T R U M 13

344

scene or a failure to implement good basic crime scene procedures. In

order to resolve a criminal case, investigators must be careful to gather

all evidence at the crime scene because the perpetrator will be punished

on the basis of the evidence.

Key words: homicide, crime-scene analysis, trace

SHQYRTIME HYRËSE

Mision i secilit që punon në institucionet dhe organet të cilat

merren me zbatimin e ligjit është zbulimi, ndjekja dhe kapja e të gjithë

atyre që kryejnë veprime të kundërligjshme. Ndaj, këqyrja e vendit të

ngjarjes është njëra prej këtyre detyrave, ose thënë më saktë është

veprimi i parë që ndërmerret nga ana e organeve kompetente për t’u

njohur me të vërtetën. Skena e krimit është vend që në vete bartë shumë

fshehtësi, por njëkohësisht bartë edhe shumë të vërteta. Në këtë arenë

kaq të madhe që shfaqet si burim i të vërtetave dhe fshehtësive, grupi

hetimor duhet të jetë koshient në veprimet që i ndërmerr dhe gjithashtu

duhet të kuptojë edhe pasojën e cila shfaqet nga ana e veprimeve tashmë

të ndërmarra. Qëllimi parësor i ekipit që zhvillon këqyrjen e vendit të

ngjarjes është kërkimi, gjetja, fiksimi, marrja dhe ekzaminimi i të gjitha

gjurmëve dhe provave materiale që gjenden në vendin e ngjarjes. Në

këtë drejtim, fatkeqësisht shoqëritë e vendeve të ndryshme po përballen

me një rritje enorme të dukurive kriminale, e bashkë me këtë rritje,

mund të vijmë në përfundim se evoluim kanë pësuar edhe mjetet me të

cilat realizohen veprimet kriminale. Kjo e vështirëson punën e ekipeve

hetimore, pasi që mjetet dhe metodat e përdorura nga ana e kryerësve

të veprave penale janë shumë të sofistikuara dhe për zbulimin e të

njëjtave duhet angazhim tejet profesional dhe një ekip i trajnuar mirë.

Sido që të jetë, mbledhja me kujdes e të gjitha gjurmëve dhe ekzami-

nimi i të njëjtave përbën një fillim të mbarë drejtë zgjidhjes së një

çështje penale e cila na shpie drejtë ndjekjes me sukses të kryerësit të

veprës penale dhe shqiptimit të dënimit meritor nga ana e organeve të

drejtësisë në procedurë gjyqësore.

1. KUPTIMI I VENDIT TË NGJARJES

Vendi i ngjarjes konsiderohet ai terren ku ka ndodhur krimi, në të

cilin ekziston mundësia e pranisë së shenjave, mjeteve apo provave nga

aktet e kryera, dhe për këtë shkak kërkohet të organizohet këqyrja,

C E N T R U M 13

345

kërkimi detal, fotografimi, fiksimi, pasqyrimi dokumentar i gjendjes,

grumbullimi i lëndëve dhe mjeteve të cilat mund të kenë lidhje me

ngjarjen dhe mund të shërbejnë si bazë për të gjetur shkaqet, rrethanat,

mënyrat, kryerësin apo kryerësit e mundshëm të veprës penale.2 Njëhe-

rit, kur studiohet një vend i ngjarjes, vëmendje të posaçme duhet ku-

shtuar objekteve të cilat mund të kenë lidhshmëri me veprën penale të

kryer. Vlen të theksohet se jo çdo objekt apo gjurmë përbën lidhje dire-

kte me krimin ose me kryerësin e veprës penale. Vendi i ngjarjes në

vete mund të ketë shumë objekte, shumë gjurmë dhe nuk mund të konsi-

derohet si provë çdo gjë që shihet apo çdo gjë preket dhe e njëjta të

merret për t’u ekzaminuar në laborator. Ajo çfarë grumbullohet nga

hetuesit në një vend ngjarje janë ato prova që kanë lidhshmëri me rastin

konkret (pra ato prova nga të cilat mund të nxirret informacion i saktë

për të zbuluar kryerësin e veprës penale apo kryerësit e mundshëm të

veprimit delikuent) e që më pas ky informacion të jetë i vlefshëm dhe i

njëjti të mund të përdoret në procedurat e mëtejshme gjyqësore për të

sqaruar atë që quajmë modus operandi3 dhe motivin i cili e ka shtyrë

kryerësin të kryejë veprimin delikuent. Në shumicën e rasteve kur flitet

për këqyrjen e vendit të ngjarjes, nuk na rastis të kemi vetëm një vend

të ngjarjes në të cilin ekipi hetimor do udhëzohej për ta bërë punën që

duhet bërë. Në raste të caktuara, kemi më shumë se një vend të ngjarjes

i cili flet për të njëjtin krim të bërë, ose kemi pista të ndryshme që

adresojnë rrjedhën zingjirore të të njëjtit krim. Ta zëmë, një trup i pa

jetë mund të gjendet në një lokacion të caktuar, mund të jetë vrarë në

një lokacion tjetër, e po ashtu i njëjti trup mund të jetë kidnapuar në një

lokacion tjetër të tretë.

Që të evitohet mundësia e shkatërrimit të të dhënave që gjenden

në vendin në të cilin ka ndodhur krimi, duhet të veprohet me shpejtësi.

Autori Locard thotë: “Koha që po kalon, është e vërteta që po ikën”.4

Me të drejtë thuhet se vendi i ngjarjes është një kulm i piramidës që

zgjerohet për të përfshirë hetimin e një krimi, njohjen, analizën,

2 Koçollari. I., “Këqyrja e vendit të ngjarjes”, Tiranë, 1984, f. 9 3 “Modus Operandi” i referohet punës së hetuesisë dhe një terminologji e tillë përdoret

për të adresuar mjetet dhe metodat e përdorura nga kryerësit e veprave penale. Një

term i tillë, shumicën e rasteve përdoret edhe kur flitet për profilizimin penal e cila

mund të shpie në gjetjen e të dhënave në psikologjinë e kriminelit. Mirëpo, ekzamini-

mi i veprimeve të përdorura nga individët, udhëzon drejtë kapjes së tyre dhe mundëson

të njohim mënyrën e tyre të të vepruarit apo thënë ndryshe, na ndihmon të njohim

“modus operand-in”. 4 Demolli. H., “Terrorizmi”, Prishtinë, 2002, f. 260 (Locard- kriminalist francez)

C E N T R U M 13

346

interpretimin e provave, dhe fare në fund prezantimin e tyre në gjyq.5

Vendi i ngjarjes në vete përfshin disa karakteristika themelore të cilat e

bëjnë që të dallohet nga veprimet e tjera hetimore. Veçohet nga

veprimet e tjera hetimore për faktin se:

a) Vendi i ngjarjes është i papërsëritshëm (ai gjendet në mjedise

ku jetohet, punohet dhe lëvizet). Pas realizimit të këqyrjes, në po ato

mjedise do të vazhdojë normaliteti jetësor duke ndikuar kështu në dëm-

timin e ndonjë prove e cila mund të mos jetë zbuluar apo fiksuar. Dëm-

timi, nuk rrjedh vetëm si pasojë e ndërhyrjes së faktorit njeri, por i njëjti

mund të shkaktohet edhe nga kushtet e ndryshme atmosferike.

b) Ndjehet e nevojshme që në mënyrë emergjente të zhvillohet

veprimi hetimor i këqyrjes në vendin e ngjarjes, e sidomos në rastet kur

kemi të bëjmë me kufoma (pra, vepra penale të vrasjeve, apo krimeve

të rënda), për të parandaluar dëmtimin e provave, por, në anën tjetër

edhe për të shmangur hakmarrjen apo vetëgjygjësinë ndaj kryerësit të

veprës penale e cila na shpie në një kontradiktë të madhe mes tendencës

për të zgjidhur çështjen penalo-juridike dhe hakmarrjes që ndodhë në

ambientin e jashtëm.

c) Vendi i ngjarjes është një lokacion i pazëvendësueshëm, çfarë

na lë të nënkuptojmë se nuk mund të ketë një vend tjetër të dytë që mund

t’i servojë grupit hetimor provat e njëjta materiale lidhur me rastin që

është objekt studimi. Si i tillë, territori brenda të cilit ndodhë dukuria

delikuente duhet të trajtohet me kujdesin më të madh dhe gjithmonë

kihet parasysh se një lokacion që përfshin një vrasje apo dukuri tjetër

të kundërligjshme, në llojin e vetë ngelet ashtu siç është, dhe nuk

zëvendësohet dot.

2. KLASIFIKIMI I VENDIT TË NGJARJES

2.1. Sipas vendndodhjes së veprimtarisë kriminale

2.1.1. Vendi parësor (kryesor) i skenës së krimit

Skena kryesore e krimit është një zonë në të cilën ndodhë

incidenti, ose zona në të cilën gjendet përqendrimi më i madh i provave

fizike. Fjala bie, terreni në të cilin ndeshemi me një vdekje të papritur

të dyshimtë. 6 Kjo zonë, konsiderohet pikënisja e parë e fillimit të 5 Inman. K., Rudin. H., “Principles and Practise of Criminalistics - the profession of

Forensic Science”, CRC PRESS LLC, 2001, f. 197 6 Byard. R. W., Wilson. G. W., “Death scene gas analysis in suspected methane

asphyxia, American Journal of Forensic Medicine and Pathology”, 2004, f. 69-71.

C E N T R U M 13

347

observimit të ndodhisë së shkaktuar dhe zakonisht presupozohet se

numri më i madh i të dhënave mund të gjenden pikërisht në vendin

parësor dhe i njëjti ofron mundësi të mëdha për konstatimin e të vërtetës

duke zgjidhur enigmën e vrasjes, vetëvrasjes ose vdekjes aksidentale.

2.1.2. Vendi dytësor i skenës së krimit

Kjo zonë përfshin vendet ose gjërat fizike që kanë lidhshmëri me

incidentin tashmë të shkaktuar në një vend tjetër. Provat fizike të mund-

shme që gjenden në vendin parësor zakonisht barten nga ai vend. Kjo

bëhet në atë mënyrë që më lehtë të bëhet ekzaminimi i tyre. Disa nga

këto prova mund të përfshijnë:

- kufomën;

- automjetin me të cilin është kryer vepra penale e vrasjes;

- armën e cila është përdorur për të kryer veprën penale7

2.2. Sipas madhësisë së provave në vendin e ngjarjes

2.2.1. Vendi makroskopik i ngjarjes

Kur flitet për nocionin makroskopik, mendohet për një lokacion

të gjerë, i cili në vete përmban një mori provash që flasin për ngjarjen

konkrete. Provat evidente në spektrin makroskopik janë zakonisht gjëra

të dukshme, të cilat syri i njeriut është në gjendje t’i vërejë. Nëse vrasja

ndodhë në një dhomë gjumi, vend makroskopik mund të paraqitet

shtëpia ose lagjja në të cilën ka ndodhur vrasja.

2.2.2. Vendi mikroskopik i ngjarjes

Të mendosh për një gjë mikroskopike, në mendje vërtitet ajo se

kemi të bëjmë me gjëra fare të vogla. Me gjëra që në kushte normale

syri i thjeshtë nuk arrin t’i shohë, t’i prekë apo t’i perceptojë. Ky lloj

klasifikimi përqendrohet në llojin e veçantë të provave fizike të gjetura

në vendin e krimit, siç janë mbetjet e një plage të shkaktuar me armë

zjarri.8 Në raste të tilla, kur në parim vështrojmë zonën mikroskopike të

ndodhisë së shkaktuar, hetuesit janë më shumë të përqendruar në

sqarimin e asaj se si ndodhi krimi, e më pak të fokusuar në identifikimin

e provave në vendngjarje.

7 Goddard, KW., “Crime Scene Investigation”, Reston VA, 2001, f. 36-41. 8 BoglioJi. L., Rand Money. J., “A case of autoerotic asphyxia associated with

multiplex paraphilia, American Journal of Forensic Medicine and Pathology”, 2003,

f. 64-73

C E N T R U M 13

348

3. RUAJTJA E VENDIT TË NGJARJES

Njëra ndër çështjet më të rëndësishme për ekspertët e vendit të

ngjarjes është ruajtja e tij. Fakti që në arenën ku është shkaktuar vrasja

apo ndonjë vepër e natyrës tjetër penale, kemi qarkullim të njerëzve ku

prekin, lëvizin apo edhe ecin mbi provat materiale, kjo do të ndikonte

në zvogëlimin e besueshmërisë lidhur me provat që kanë ngelur aty.

Këto prova u nënshtrohen edhe ndikimit të njerëzve që kanë interes t’i

ndryshojnë, t’i zhdukin apo edhe t’i fshehin me qëllim që të mos zbulo-

het e vërteta dhe autori.9 Për ta bërë efektive ruajtjen e vendit të ngjar-

jes, më parë duhet të bëhet sigurimi i të njëjtit. Zakonisht sigurimin e

vendit të ngjarjes e bën polici i parë që arrin në atë vend.10 Me të arritur,

polici sigurohet se kryerësi i veprës penale të vrasjes apo ndonjë vepre

tjetër, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nëse kryerësi akoma nuk ka ikur dhe

rastiset në kohën kur bëhet sigurimi i perimetrit të lokacionit në të cilin

ka ndodhur kundërligjshmëria, atëherë ai ndalohet dhe mbahet aty deri

sa të vijnë ekipet e tjera. Detyrë sekondare e atij që arrin i pari në

vendngjarje është edhe kontrollimi i viktimës, duke përfshirë këtu edhe

dhënien e ndihmës së parë dhe thirrjen e ekipit të mjekëve (nëse viktima

tregon shenja jete). Nëse nuk hasen shenja jete, atëherë ftohet ekipi

mjeko-ligjor që ta observojë trupin e pa jetë dhe të tregojë shkakun e

vdekjes, mënyrën si dhe kohën në të cilën viktima ka ndërruar jetë.

Natyrisht që për t’u ndërmarrë të gjitha këto veprime, më parë duhet të

bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes. Zakonisht një proces i tillë bëhet

duke siguruar perimetrin e skenës së krimit me një shirit përkatës, ose

në mungesë të shiritit rrethues, për ta bërë kufizimin mund të përdoren

pengesa të tjera të ndryshme vetëm sa për t’ua bërë të pamundur perso-

nave të paautorizuar të hyjnë në atë vend. Po që se vrasja bëhet në ndo-

një ambient të mbyllur, fjala bie, në shtëpi, banesë apo makinë, polici

duhet të tregohet i kujdesshëm që të mos prek asgjë me dorën e tij në

mënyrë që të përjashtojë mundësinë e lënies së gjurmëve të gishtërinjve

të tij në ambientin tek i cili pritet të vijë grupi hetimor. Fotografimi

është një tjetër proces të cilit i kushtohet një rëndësi shumë e madhe, e

9 Myftari. E., Shishani. F., Kotri. H., “Kriminalistika”, Prishtinë, 2010, f. 97 10 Ka raste kur ai që arrin i pari në vendin e ngjarjes mund të mos jetë personi i auto-

rizuar nga organet e policisë dhe hetuesisë. Kur kemi të bëjmë me të tilla situata, në

të cilat mungon përgjegjësia direkte e sigurimit të vendit të ngjarjes nga ana e policit,

atëherë sigurimi i të njëjtit bëhet nga ana e punonjësit të pushtetit vendor apo edhe

nga ana e ndonjë qytetari të thjeshtë.

C E N T R U M 13

349

sidomos kur dihet se përmes tij bëhet fiksimi i të gjeturave në vendin e

ngjarjes. Veprimi i tillë, bëhet vetëm nëse polici posedon aparat foto-

grafik me vete, e që lë të nënkuptohet se jo gjithmonë është i realizue-

shëm veprimi i lartcekur. Nuk është e rëndësishme mënyra se si reali-

zohet fotografimi, sepse, kujtojmë që po i referohemi gjithmonë vepri-

meve që duhet t’i ndërmarrë polici i parë që arrin në skenën e krimit,

dhe sigurisht që nga ai nuk mund të pritet profesionalizëm i madh në

fushën e fotografisë. Kur bëhet fotografimi, zgjidhet një kënd i veçantë

nga i cili mund të kapen të gjithë njerëzit që janë të pranishëm aty, e që

më vonë, po që se kërkohet të përcaktohet se kush ka qenë prezent në

vendin e ngjarjes, të shmanget shtrembërimi i deklaratave të atyre,

prania e të cilëve është ndeshur në vendin e krimit. Përveç fotografimit

të personave, vëmendje të veçantë u kushtohet edhe objekteve që rasti-

sen në vendin e ngjarjes. Të njëjtat fotografohen në po atë pozitë në të

cilën gjenden dhe bëhet përpjekje që rreth tyre të mos lëviz asnjë individ

i cili mund të rrezikojë të shkatërrojë të vërtetën materiale. Pas arritjes

së ekipit hetimor, bëhet edhe hyrja në vendin e ngjarjes. Në fillim

vëzhgohet terreni jashtë perimetrit të brendshëm dhe pastaj vendoset

për masat të cilat duhet të ndërmerren me hyrjen në vendin e ngjarjes.

Veprimi i parë i cili ndërmerret sapo ekipi hetimor arrin në vendin e

krimit, është tentimi për të gjetur një pikë nga e cila do fillonte e gjitha

puna hetimore. Kjo pikë quhet “pika hyrëse” dhe përbën komponentin

më të rëndësishëm të fillimit të punës hetimore. Zgjedhja e mirë e pikës

hyrëse do të eliminonte barrierat për prishjen e provave. Në shkencën e

Kriminalistikës, si rregull pika hyrëse nuk duhet të jetë pika që ka

shfrytëzuar për hyrje kryerësi i veprës penale. Kjo për faktin se njerëzit

mund të identifikohen në bazë të aromës që vetë lëkura bartë në vete,

prandaj, në vendin e ngjarjes njeriu mund ta lë aromën e trupit të tij, e

cila është një gjurmë e rëndësishme përmes së cilës mund të zbulohet

dhe identifikohet, duke përdorur qenin gjurmues ose metodën e gazkro-

matogrofisë dhe spektrometrisë së masës. Shikimi i vendeve në të cilat

ndodhin dukuritë delikuente mund të jetë shumë i rrezikshëm. Dozën e

kësaj rrezikshmërie akoma dhe më tepër e shtojnë vendngjarjet në të

cilat ndodhin vepra penale të vrasjes, ngase kufomat mund të bartin vi-

ruse të ndryshme, nga të cilat mund të kontaminohen ekspertët e foren-

zikës dhe hetuesit. Krijimi i këtyre viruseve formohet gjatë bashkëve-

primit të dy apo më tepër lëngjeve trupore që mund të dalin në ambien-

tin e jashtëm nga ana e personit të vrarë, ta zëmë, përzierja e gjakut me

fekale, spermë ose të vjella krijon mikroorganizma të rinj, të cilët janë

C E N T R U M 13

350

të pajisur me një shkallë shumë të lartë të infeksionit nëse të njëjtit

arrijnë në ndonjë mënyrë të depërtojnë në organizmin e atyre që merren

me hetimin e vendit të ngjarjes përmes spërkatjes në sy, gojë, hundë ose

ndonjë të prere të shkaktuar në trup të shkaktuar nga ndonjë intervenim

kirurgjikal. Në këtë drejtim, hetuesit duhet të jenë koshient se kontami-

nimi me lëngje të tilla mund të shkaktojë hepatitin ose imunode-

ficiencën.11 Për t’u mbrojtur nga rreziqet të cilat na kanosen, preferohet

që hetuesit dhe çdo person tjetër që futet në vendin e ngjarjes të pajiset

me masa mbrojtëse. Është e këshillueshme që kur punohet me ekzami-

nimin e sipërfaqeve të mprehta, duhet të vishen “doreza rezistente”.

Ndër masat e tjera përfshihen edhe: syzet, helmeta, rroba të veçanta

mbrojtëse, mbështjellës plastik për këpucët, doreza plastike të

ndryshme, çizme etj.

4. MBLEDHJA DHE SHËNIMI I PROVAVE NË VENDIN

E NGJARJES

Për të ekzistuar fajësia ose pafajësia e dikujt, organet e hetuesisë

dhe gjyqësori bëjnë përpjekje që në bazë të provave të dëshmohet

vërtetësia e asaj se çfarë realisht ka ndodhur në vendin e ngjarjes dhe

njëkohësisht parim krucial i sqarimit të ndodhisë së shkaktuar është

edhe lidhja kauzale mes dëshmive të mbledhura dhe lidhjes së po këtyre

dëshmive me kryerësin e veprës penale. Përmes provave, organet kom-

petente konstatojnë praninë ose jo të veprës penale, formën e fajësisë së

personit të caktuar si dhe rrethanat e tjera që vlerësohen të rëndësishme

për marrjen e një vendimi meritor. Provat materiale janë sende, që kanë

shërbyer si mjete për realizimin e veprës penale, ose, mbi të cilat gjen-

den gjurmët që kanë qenë objekt i veprimeve të të pandehurit, produkt

i veprës penale dhe çdo lloj pasurie tjetër që lejohet të konfiskohet si

dhe çdo send tjetër që mund të ndihmojë për sqarimin e rrethanave të

çështjes.12 Organi procedural nuk mund ta krijojë provën materiale ose

të manipulojë me të dhënën e ofruar në një skenë vrasjeje, sepse gjith-

monë kërkohet të argumentohet e dhëna e ofruar si dhe e njëjta përjash-

tohet nga fakti i të qenit element provues nëse mungon lidhshmëria e

saj me vrasjen.

11 Ohara. C.E., and Osterburge, J.W, “An Introduction to Criminalistics”, London,

2003, f. 615-620 12 Trenova. G., “Interpretime gjyqësore të Kodit të Procedurës Penale” (ripunim),

neni 187 “DITA 200”, Tiranë, 2009, f. 220

C E N T R U M 13

351

4.1. Mbledhja e provave

Grumbullimi i provave që paraqiten në vendin e ngjarjes, e

sidomos tek vepra penale e vrasjes, duhet të sigurohet nga tri segmente

dhe atë nga: a) vendi i ngjarjes, b) viktima, c) i dyshuari dhe rrethi i tij.

Mbledhja më e madhe e provave bëhet në vendin ku ka ndodhur krimi,

thënë më saktë, në vendin e ngjarjes. Që të arrihet konfidencialitet ndaj

provave të mbledhura, hetuesi duhet të dijë si t’i mbajë, shënojë dhe

etiketojë këto prova në mënyrë që analizat ose ekzaminimet laborato-

rike që do të pasojnë dhe prezantimi i tyre në gjyq, të jenë të vlefshme

dhe të kenë besueshmëri të lartë.13 Indikatori më i madh i konstatimit

se ka ndodhur vepra penale e vrasjes është vetë prezenca e kufomës në

vendin e ngjarjes. Tek kufoma mund të gjenden një mori gjurmësh të

cilat kanë lidhshmëri me rastin. Para se hetuesit dhe ekipi i forenzikës

të fillojnë këqyrjen duhet të verifikohet vdekja e viktimës që të mund të

zbatohen procedurat e mëtutjeshme. Në të gjitha rastet e vdekjes me

dhunë ose rrethanave që dyshohet për vdekje të tillë, kufomës i kush-

tohet vëmendje e posaçme edhe në vendin e këqyrjes por edhe në morg

ku kryhet autopsia.14 Nga trupi bëhet mbledhja më e madhe e gjurmëve

siç janë lëngjet fiziologjike (gjaku, sperma, urina), indet e ndryshme

trupore dhe qimet, përmes të cilave i ofrohet dritë rastit dhe tentohet të

zgjidhet çështja penalo-juridike. Lëngjet fiziologjike nuk shërbejnë

vetëm për të ndihmuar në zgjidhjen e rastit në tërësi, roli i tyre është më

i madh se kaq. Këto të fundit ndihmojnë në identifikimin e viktimës.

Ekzistojnë raste kur koka e viktimës është e këputur nga trupi dhe tota-

lisht e dekompozuar, ose raste të tjera kur nga shkrepja e plumbave,

fytyra pëson deformim në masë të madhe, përmes së cilës nuk mund të

bëhet identifikimi i të vrarit. Ato që ndihmojnë në procesin e identi-

fikimit të personit, jeta e të cilit është shuar nga një subjekt i arratisur i

krimit, i lihet në besim lëngjeve fiziologjike dhe ADN-së së tij. Gjatë

hetimit tek vepra penale e vrasjes, kufoma është prova më e mirë për të

sqaruar se në vendin, kohën dhe orën e caktuar ka ndodhur një veprim

delikuent i një subjekti të së drejtës, të cilin organet proceduese tentojnë

ta zbulojnë dhe të njëjtin ta ndëshkojnë për veprimin e ndërmarrë. Mirë-

po, jo gjithmonë në vendin e ngjarjes mund të haset kufoma. Ndonëse

provat e tjera flasin për një vrasje të dyshimtë, mungesa e viktimës e

13 Swanson. Ch. R., Chamelin. N. C., Territo. L., “Criminal Investigations” 7-th

edition, 2000, f. 52 14 Mandro. I., “Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri”, Tiranë, 2002,

f. 28

C E N T R U M 13

352

vështirëson hetimin drejtë zbulimit të kryerësit të veprës penale. Rasti i

parë i ndriçimit të së vërtetës tek vepra penale e vrasjes pa prezencën e

një kufome, ka qenë rasti i Richard Crafts.15 Ai ishte dënuar me 50 vjet

burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij Helle. Kur autoritetet përkatë-

se u ftuan të observonin vendin e ngjarjes, nuk rastisën në kufomën e

Helle. Me gjithë kërkimet e mundshme që ekipi i forenzikës bëri, nuk

ia dolën mbanë që të gjenin lidhjen mes zhdukjes së bashkëshortes së

Richardit dhe motivin që e ka shtyrë këtë të fundit drejtë zhdukjes së

trupit. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1986 dhe ishte rasti i parë pa

pjesëmarrje të një kufome, në të cilin ekipi i forenzikës po përpiqej të

ndriçonte të vërtetën materiale. Ngjarja mori kthesë pozitive kur një

shofer kamioni pohoi ta ketë parë dikë duke prerë diçka në mesnatë,

gjatë një stuhie me dëborë pranë lumit shtëpiak.

Pranë lokacionit, dëshmitari u tha autoriteteve të policisë se kishte

parë edhe një makineri e cila shërbente për prerjen e drurit. Me të dalë

në vendin e ngjarjes të dhënë nga ana e dëshmitarit, ekipet e rastit ras-

tisën në një sharrë elektrike me zingjir, numri serik i së cilës ishte ten-

tuar të hiqej, numër ky pronar i të cilit ishte Richard Crafts. Inde trupore,

flokë, thonjë, një gjysmë gishti, një dhëmb dhe njolla gjaku ishin gjetur

në dhëmbëzat e zingjirit të sharrës. Nga të gjitha provat e mbledhura

nuk mund të evidentohej vdekja e Helle, dhe si pasojë e mungesës së

konfirmimit të vdekjes, gjykata nuk mund ta dënonte Richardin për

vrasje. Një vit më vonë, një dentist forenzik krahasoi dhëmbin e gjetur

të Helle me të dhënat dentare të të njëjtës, të ruajtura në regjistrin e tij,

nga ku rezultoi se ai dhëmb i përkiste asaj. Përmes krahasimit të dhë-

mbëve u identifikua viktima dhe po atë vit u arrestua edhe bashkëshorti

i saj nën akuzën për vrasjen e Helle. Me të marrë certifikatën e vdekjes

së Helle, u hap gjyqi kundër Richardit nën akuzën për vrasje. Në këtë

rrjedhë të ngjarjes, hetuesit paraqitën skenarin e vrasjes, i cili i dha drej-

tim zgjidhjes së çështjes. Sipas ekipit të forenzikës, Richard ka vrarë

Helle në dhomën e gjumit dhe trupin e saj e ka vendosur në ngrirës, në

mënyrë që të pritet më lehtë në makinerinë për prerjen e drurit, e më

pas makinerinë e ka flakur në lumin pranë shtëpisë së tij. Edhe pse sasia

e provave ishte shumë e vogël, ato mjaftuan për ta identifikuar viktimën

dhe për ta fajësuar kryerësin e veprës penale. Pa ndihmën e forenzikës,

15 Richard Crafts ishte arrestuar në vitin 1987 nën dyshimin e bazuar se kishte vrarë

gruan e tij Helle. Ky është rasti i parë në të cilin zhvillohet gjyqi ndaj një të dyshuari

për veprën penale të vrasjes pa prezencën e një kufome në të cilën organet kompetente

do ta mbështetnin dyshimin se individi i caktuar është kryerësi i veprës penale.

C E N T R U M 13

353

Richard nuk do mund të dënohej me dënimin meritor të shqiptuar nga

ana e gjykatës dhe drejtësia e dhënë më vonë do ishte drejtësi e vonuar.

Mbledhja e provave, për dallim nga vendi i ngjarjes dhe kufoma,

mund të bëhet edhe nga i dyshuari dhe rrethi i tij. Me rrethin e të dy-

shuarit nënkuptojmë vendin ku i dyshuari ka fshehur sendet që ka

përdorur për kryerjen e vrasjes, mjetet me të cilat ka përfunduar veprën

e planifikuar apo dëshmitë e tjera që kanë qenë prezente në vendin e

ngjarjes. Përmes mbledhjes me kujdes të këtyre provave fare lehtë

mund të arrihet tek konkretizimi i përgjithësuar i skenarit të krimit.

4.2. Shënimi i provave

Shënimi i provave bëhet në atë mënyrë që hetuesi më vonë të jetë

në gjendje të dijë se ku e ka marrë gjurmën apo provën dhe të njëjtën ta

prezantojë në momentin kur i kërkohet. Shënimet zakonisht vendosen

në ato vende të cilat pamundësojnë prishjen e gjurmës apo provës,

kryesisht vendosen në vende të padukshme të objektit, sendit, mjetit apo

në kutinë ose mbështjellësin, qoftë ai letër apo qese plastike. Lapsi me

majë metalike është i duhuri për shënimin e provave, pasi që ngjyra e

tij është e qëndrueshme dhe kështu nuk rrezikohet të fshihet. Elemente

të tjera që çdo provë duhet t’i ketë janë edhe shënimi i datës, kohës,

vendit ku është marrë prova, emrin e hetuesit i cili e ka marrë provën si

dhe përshkrimin e shenjave dalluese të secilës provë. Këto elemente

precizohen në etiketat që secila provë ka në vete. Nëse kemi prova të

njëjta për nga dukja, atëherë secila nga provat duhet ta ketë shenjën e

vetë dalluese, në mënyrë që të mos bashkohet me provën tjetër. Kjo

bëhet me qëllim që të evitohen dëmtimet nga dashja ose pakujdesia.

Shenjat e vendosura hetuesi duhet t’i evidentojë edhe në procesverbalin

e tij. Në procesverbal, provat materiale përshkruhen hollësisht, kur ka

mundësi ato fotografohen ose filmohen, dhe me urdhër të organit

procedues i bashkohen fashikullit gjyqësor.16

5. ZBULIMI DHE PËRPUNIMI I GJURMËVE NË VENDIN

E NGJARJES

Fjala gjurmë rrjedhë nga gjuha frënge “le trace” që do të thotë

gjurmë, dhe “logos” nga greqishtja që do të thotë studim, dhe të dyja

këto përbëjnë studimin mbi gjurmët, që ndryshe quhet edhe Traseologji.

16 Trenova. G., vep. e cit., neni 188, “DITA 200”, Tiranë, 2009, f. 220

C E N T R U M 13

354

Pra, traseologjia studion gjurmët që janë lënë nga objektet me një

strukturë të jashtme të caktuar.17 Kur flitet për gjurmët, duhet të kemi

parasysh se ato formohen në bazë të kontaktit të dy sipërfaqeve, të cilin

kontakt e shkaktojnë objekti lënës (pra objekti që shkakton gjurmën)

dhe objekti marrës (objekti që e pranon gjurmën). Pra, kemi të bëjmë

me një veprim dinamik të objektit lënës dhe atij marrës, duke mundë-

suar kështu krijimin e një gjurme. Në vendin e ngjarjes, përfshirë këtu

veprat penale të vrasjes, gjurma materiale mund të ndeshet si gjurmë

kalimtare (gjurmë kjo që ka një kohëzgjatje të shkurtër, e cila mund të

ndryshojë, apo edhe të zhduket në mënyrë shumë të thjeshtë, si p.sh:

aroma e trupit, parfumi, spërkatjet me gjak tek rrobat e futura në ujë

etj.), gjurma mund të paraqitet edhe si dukje e veçantë (copat e xhamit

te thyer, dukja e blozës së barutit, dëmtimi në një material etj.). Mirëpo,

krahas këtyre, gjurma paraqitet edhe si gjurmë e kushtëzuar (rëndom

këto gjurmë janë pjesë e një ngjarjeje ose janë rezultat i një pasoje të

shkaktuar, ta zëmë kur vështrohet kufoma, prezencën e këtij lloji të

gjurmëve e vërejmë tek shkalla e shtangimit kufomor, zbehtësia, shkalla

e dekompozimit, pozicioni i trupit), si dhe gjurmë kontakti (ky lloj kla-

sifikimi paraqet ndarjen klasike të gjurmëve tek vepra penale e vrasjes,

që formohen si rezultat i kontaktit të dy objekteve e që përfshin gjurmët

e armës, gjakut, spermës, qimeve, dheut, vijave papilare etj.). Të gjitha

gjurmët që gjenden në ambientin e jashtëm, kërkohen në dy drejtime

dhe atë në qendër dhe në periferi të vendit në të cilin ka ndodhur ngjarja.

Me “qendër” duhet kuptuar vendi ku gjenden objektet që kanë lënë më

shumë gjurmë: kufoma, vendi i thyerjes, vatra e zjarrit etj., ndërsa me

“periferi” duhet kuptuar vendi që përmban pasojat e veprës penale si:

gjurmët e kryerësit, sendet e hedhura ose të lëna prej tij, kërkimi i

kufomës kur nuk gjendet në vendin e ngjarjes etj.18

Zbulimi i gjurmëve bëhet përmes syrit të lirë, kur ato janë të

dukshme dhe identifikohen lehtë. Jo të gjitha gjurmët kanë nivel të

dukshmërisë aq sa të vërehen nga syri i njeriut. Në momentin kur shi-

kimi jonë nuk është në gjendje të identifikojë gjurmën e cila është lënë

në vendin e ngjarjes, përdoren mjete të ndryshme për ta bërë identi-

fikimin, duke filluar nga ndriçimi i zonës e cila kontrollohet, për të

vazhduar më pas edhe me përdorimin e mjeteve të ndryshme si pluhu-

rat, kimikatet e ndryshme dhe pajisjet e tjera për t’i bërë ato të dukshme.

Gjurmët, kur hasen në vendin e ngjarjes, të njëjtat duhet të fiksohen me 17 Latifi. V., “Kriminalistika, zbulimi dhe të provuarit e krimit”, Prishtinë, 2009, f. 366 18 Latifi. V., vep e cit., f. 368

C E N T R U M 13

355

përdorimin e shtizave të holla të metalit, të cilat shtiza paraqiten në

formën e flamurit dhe shërbejnë për ta bërë zbulimin e secilës gjurmë me

numrin e saj përkatës. Përqendrimi më i madh kur studiohet një vend i

ngjarjes në të cilin dyshohet se kemi vepër penale të vrasjes, është të

konstatuarit e shenjave të gishtërinjve, nëse këto të fundit paraqiten në

atë vend. Hetuesit bëjnë përpjekje që përmes gjetjes së shenjave të

gishtërinjve ta bëjnë identifikimin e kryerësit të veprës penale. Gjurmët

e gishtërinjve janë të përbëra nga vijat dhe kreshtat, të cilat formohen nga

shtresat e lëndës yndyrore të gishtërinjve, e cila gjendet në to dhe

depozitohet gjatë kontaktit me sipërfaqen e prekur. Lirimi i djersës dhe

yndyrës nga gishtërinjtë mundësohet nga derma e cila në vete përfshin

papilat. Papila është e ngritur mbi lëkurë afro 0.1-0.25mm.19 Gjurmëve

të tilla i kushtohet vëmendje e posaçme për shkak të karakteristikave që

ato bartin në vete, të tilla si: pandryshueshmëria gjatë gjithë jetës së indi-

vidit, si dhe në rast të dëmtimit në shtresën e lëkurës, këto kanë mundësi

të rigjenerohen dhe të kthehen në formën e mëparshme. Vetitë e tilla i

bëjnë unike gjurmët e gishtërinjve dhe mundësohet zbardhja më e shpejtë

e çështjes penale. Kur në vendin e ngjarjes haset arma e zjarrit me të cilën

është kryer vepra penale e vrasjes, thika, sëpata ose ndonjë mjet tjetër i

cili ka prezencë të shenjave të gishtërinjve, mjeti merret që të bëhet

identifikimi i gjurmëve. Këto lloje gjurmësh zbulohen me teknika shumë

të thjeshta, siç është pluhuri me ngjyrë të zezë, pluhuri magnetik, nxitja

me rreze ultravioletë, përdorimi i brushave magnetike, brushave me fije

të gjata ose me përdorimin e teknikës së tërheqjes me ngjitës.

Shtresa yndyrore e cila prodhohet tek gishtërinjtë dhe që paraqitet

tek mjeti me të cilin është kryer vepra penale e vrasjes, nuk na rezulton

gjithmonë e pastër për nga përbërja dhe mënyra se si kjo e fundit është

prezente tek mjeti i kryerjes. Kryerësi i veprës mund të ndodhë që për

së afërmi shkrep plumbin me të cilin e vret viktimën dhe spërklat e

gjakut të bien në dorën e kryerësit, me çka gjurma e gishtit e lënë tek

mjeti i kryerjes, kontaminohet me gjak. Në këtë drejtim, për zbulimin e

gjurmëve të gishtërinjve të kontaminuar me gjak nuk përdoren teknikat

e zakonshme, por vihen në funksion kimikate të ndryshme, të cilat lar-

gojnë lëngjet trupore dhe nuk shkatërrojnë vijat papilare të gjurmës së

lënë. Përveç gjurmëve të gishtërinjve, hetuesit përpiqen të kapin kryerë-

sin e veprës penale edhe përmes gjurmëve të këpucëve apo gomave.

Gjurmët e këpucëve formohen gjatë lëvizjes së njeriut në ecje, në vrap

19 Po aty, f. 372

C E N T R U M 13

356

apo kërcim, por ato formohen edhe kur njeriu ndodhet në qëndrim.20

Këto lloj gjurmësh i ndeshim më shpesh në terrene të hapura ku ka

ndodhur vrasja, dhe më pak në lokacione të mbyllura, siç mund të jetë

rasti i ndonjë vrasje e cila ndodhë në shtëpi. Përmes gjurmëve të

këpucëve mund të zbulohet lloji i këpucës, madhësia dhe përshkrimi,

përmes të cilave mund të tregohet vendndodhja e kryerësit të veprës.

Kur lloji i tillë i gjurmëve nuk ndihmon në adresimin e vendndodhjes

së kryerësit të veprës, të paktën është indikator i mirë drejtë përcaktimit

të numrit të të dyshuarve në vendin e ngjarjes, gjë që do të reduktonte

intervistimin e të gjithë të dyshuarve në zonën ku ka ndodhur krimi, dhe

padyshim që do kursente më shumë kohë duke orientuar grupin hetimor

në pistën e duhur.

Zonat më të mira të cilat duhet kërkuar për gjetjen e gjurmëve të

këpucëve, por edhe të gomave, fillojnë që nga pika e hyrjes, e cila bëhet

paraprakisht në vendin e ngjarjes; tutje ato kërkohen edhe në pikën

qendrore, duke u përqendruar më pas tek rruga deri në vendin e ngjarjes,

lëvizja përgjatë vendit të ngjarjes, pika e daljes dhe fare në fund rruga

e ikjes. Marrja e këtyre gjurmëve bëhet me mullazhim (një lloj tretësire,

që kur vendoset në kornizën metalike me të cilën është rrethuar gjurma,

ajo thahet dhe përmes saj fitojmë gjurmën e këpucës). Të njëjtën mund

ta krahasojmë me mostrën të cilën e kemi marrë nga personi i dyshuar.

Lidhur me zbardhjen e ndonjë rasti penal, rëndësi duhet kushtuar edhe

gjurmëve të shkaktuara me anë të veglave, sepse fajtorët, për të arritur

qëllimin e tyre kriminal, shkatërrojnë, thyejnë, dëmtojnë pengesa dhe

objekte, duke përdorur mjete teknike dhe forcë fizike. Shkatërrimi i tyre

bëhet në mënyra të ndryshme: me shqyerje, me hapje vrimash, me go-

ditje, me prerje, me sharrim etj.21 Nga veglat e gjetura në vendin e

ngjarjes, ta zëmë kaçavida, thika, sëpata ose mjete të tjera, mund të zbu-

lohet kryerësi i veprës përmes shenjave të gishtërinjve, si dhe pranisë

së gjurmëve biologjike. Ky lloj i gjurmëve duhet kërkuar në ato vende

të cilat dyshohet se janë hapur me forcë nga i dyshuari për të thyer

pengesat e ndryshme që atij i janë paraqitur në vend. Grupet e foren-

zikës nga praktika e tyre tregojnë për qindra raste të zbulimit të vrasjeve

pikërisht nga veglat të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes, të cilat

kryerësit në shumicën e rasteve nuk i marrin me vete pas përfundimit të

dukurisë delikuente, ngase në vrasjet që ndodhin nën ndikimin e afektit

mental vërehet prezenca e frikës për të keqen e bërë, duke i lënë kështu 20 Begeja. S., “Kriminalistika”, Vëllimi i I, Tiranë, 2001, f. 136 21 Po aty, f. 149-150

C E N T R U M 13

357

në tokë mjetet me të cilat kryejnë vrasjen. Si të tilla, ekzaminimi i tyre

dhe prania e gjurmëve biologjike në to mundësojnë identifikimin e atij

që është përgjegjës për veprimin dhe pasojën e shkaktuar, e cila pasojë

konsiston në vdekjen e një apo më shumë personave. E drejta penale,

por edhe normat morale dhe ndërgjegjja njerëzore në përgjithësi, ten-

tojnë të mbrojnë jetën si vlerë sublime dhe të pakushtëzuar. Me

humbjen e jetës, humbin të gjitha të drejtat e tjera, me fjalë të tjera humb

ekzistenca e njeriut. Krahas jetës, edhe integriteti trupor konsiderohet

një ndër vlerat themelore të njeriut, prandaj është e kuptueshme pse e

drejta penale i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së këtyre të mirave

juridike.22 Të gjitha këto përpjekje të organeve hetimore për të zbuluar

kryerësin e veprës penale u shërbejnë organeve proceduese dhe

drejtësisë në përgjithësi për të mbrojtur të mirat juridike, e bashkë me

të edhe jetën e njeriut si vlerë absolute.

6. DOKUMENTIMI I VENDIT TË NGJARJES TEK

VRASJET

Për të pasur një hetim të suksesshëm dhe me rezultate të kënaq-

shme duhet me patjetër që të bëhet dokumentimi i të dhënave të marra

në vendin e ngjarjes. Procesi i dokumentimit të të dhënave të gjetura

bëhet përmes përpilimit të:

- procesverbalit;

- skicimit dhe

- fotografimit të vendit në të cilin ka ndodhur krimi.

Këqyrja e vendit të ngjarjes pa procesverbal nuk do të paraqiste

asnjë efekt të të provuarit. Ai shkruhet me qëllim që ta pasqyrojë ngjar-

jen e gjetur në fillim të shikimit, duke përfshirë përshkrimin e gjurmëve

dhe provave të tjera materiale, si dhe çdo gjë tjetër që i ndihmon grupit

hetimor por edhe gjykatës gjatë procedurës për të pasur një përfytyrim

të plotë dhe objektiv nga rezultatet që dalin nga ajo këqyrje. Me rastin

e ndërmarrjes së këqyrjes së vendit ku është kryer vepra penale hartohet

procesverbali ku shënohen të dhëna me rëndësi për këqyrjen dhe për

vërtetimin e identitetit të sendeve (përshkrimi, përmasat dhe madhësia

e objekteve ose e gjurmëve etj.) dhe bëhen skica, vizatime, plane foto-

grafi, incizime filmime ose incizime të tjera teknike, të cilat i bashkën-

gjiten procesverbalit. 23 Sipas karakterit të tij ligjor dhe rëndësisë 22 Salihu. I ., “E Drejta Penale - pjesa e posaçme”, Prishtinë, 2009, f. 27 23 Sahiti. E., “E drejta e procedurës penale”, Prishtinë, 2005, f. 178

C E N T R U M 13

358

procedurale, procesverbali mbi këqyrjen e vendit të ngjarjes është doku-

ment i shkruar, në të cilin organi përkatës i këqyrjes së vendit të ngjarjes

reprodukon një përmbajtje të caktuar kuptimore lidhur me konstatimin

e gjendjes faktike gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes. Në aspektin e

argumentimit, procesverbali mbi vendin e ngjarjes është dokument

argumentues, i cili duhet të përmbajë përshkrime të sakta mbi këqyrjen

e vendit të ngjarjes dhe nuk guxon që në të të pasqyrohen mendime ose

thënie dëshmitarësh mbi ngjarjen, në procesverbal nuk guxon të ketë

hipoteza të organit i cili e bënë këqyrjen ose të anëtarëve të tij. Në

procesverbal nuk futen as versionet as dyshimet ndaj të dyshuarve dhe

kontributi i tyre në vepër as fajësia e tyre. Në tërësi, procesverbali i

vendit të ngjarjes është i përbërë nga tri pjesë kryesore, pa të cilat do të

vihej në mëdyshje dhe pikëpyetje qenësia e tij si dokument valid.

Mosrespektimi i ndonjërës nga pjesët përbërëse të procesverbalit do të

eliminonte mundësinë që i njëjti të procedohet më tutje nga organet

proceduese, sepse nuk do të merrej si i mirëqenë. Në këtë drejtim,

përpilimi i procesverbalit të një vendi të ngjarjes është i përbërë nga tri

pjesë dhe atë nga pjesa hyrëse, përshkrimi dhe përfundimi. Hyrja e pro-

cesverbalit paraqet pjesën fillestare në të cilën shënohet emri i organit i

cili ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, emrin e procesmbajtësit,

datën dhe vendin e zhvillimit të këqyrjes, përshkrimin e përgjithshëm

të vendit të ngjarjes dhe të objekteve që gjenden aty, konstatohet kush

ka marrë pjesë në këqyrje, duke konstatuar emrat e atyre që kanë qenë

prezent dhe çfarë roli kanë pasur, ambienti në të cilin zhvillohet këqyrja,

bashkë me përshkrimin e kushteve klimatike të cilat mbretërojnë në

vendngjarje. Procesmbajtësi nuk mund të shkruajë në procesverbal

kualifikimin juridik të veprës penale, përjashtimisht kualifikimi i veprës

mund të shkruhet vetëm nëse nga provat e marra dhe mbledhja e gjur-

mëve vërtetohet se kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes. Pjesa

përshkruese konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e procesverbalit.

Në këtë pjesë tregohet gjithçka që është zbuluar nga këqyrja: karak-

teristika e përgjithshme e vendit të ngjarjes, gjendja e vendit të ngjarjes

dhe objekti i veprës penale.24 Përmbajtja e procesverbalit tek pjesa

përshkruese duhet t’i përshtatet veprës penale në fjalë, duke përshkruar

në detaje të gjitha gjërat që shihen, merren apo ekzaminohen, me fjalë

të qarta, specifike dhe të kuptueshme. Në këtë pjesë përshkruhet secila

provë dhe vendndodhja e saj ku është gjetur, çdo objekt i lënë i sqaruar

24 Latifi. V., vep. e cit., f. 179

C E N T R U M 13

359

me të gjitha karakteristikat dhe veçantitë e tij, pa ndryshuar gjë nga

pamja vizuale të cilën na ofron vendi i ngjarjes. Nëse eventualisht gjatë

këqyrjes dëmtohet ndonjë gjurmë dhe e njëjta bëhet e padobishme në

procesin provues, në procesverbal duhet të shkruhet se cilat mjete dhe

metoda janë përdorur për marrjen e provës dhe kush ka qenë i autorizuar

për ta marrë provën të cilën e ka dëmtuar. Pjesa përfundimtare e proces-

verbalit përfshin kohën e fillimit dhe të mbarimit të këqyrjes, sendet dhe

gjurmët të cilat janë marrë gjatë procesit të këqyrjes, fotografimet e

bëra, marrja e gjurmëve të duarve, gjurmëve të këmbëve, automjeteve,

të veglave të thyerjes me kallëpe, planet e përpiluara, si dhe vërejtjet e

pjesëmarrësve gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes. Një veprim shumë i

rëndësishëm që grupi hetimor dhe ekipet e ndryshme që punojnë në

drejtim të zbulimit të së vërtetës në skenën e krimit të vrasjes duhet ta

bëjnë, është edhe skicimi i asaj skene. Rekomandohet që para marrjes

së dëshmive, provave dhe para analizës së secilës provë veç e veç të

dokumentohet vendi i ngjarjes me anë të një skice. Skica paraqet një

vizatim të lirë me dorën e njeriut me të cilin ofrohet në mënyrë të

detajuar çdo gjë që shihet, duke përfshirë këtu edhe pozitën e viktimës.

Pajisjet të cilat përdoren për përpilimin e skicës janë pajisje shumë të

thjeshta; ato përfshijnë letrën e bardhë, lapsat teknikë ose ata të thjeshtë

dhe veglat e gjeometrisë. Mirëpo, skica mund të realizohet edhe me

kompjuter dhe kjo bëhet duke shfrytëzuar programe të ndryshme për

përpilimin e tyre. Skica shërben edhe si model për t’i rikujtuar gjërat,

pra, kjo ndihmon hetuesin, gjykatën, por edhe organet e tjera që të

ndërmarrin veprime konkrete duke u bazuar në rishikimin e materialit

të skicës, natyrisht pa hedhur poshtë këtu edhe të gjitha provat e tjera të

cilat janë mbledhur gjatë procedurës së hetimit. Ajo çfarë e dallon

skicën nga fotografia është fakti se në skicë paraqiten vetëm gjërat që

na duhen. Pra, aty mund të vizatohen objektet, mjetet ose gjërat e tjera

që kanë një lidhje të ngushtë me rastin i cili observohet. Objektet apo

gjërat e tjera që ndeshen në vendin e ngjarjes, e të cilat kanë një rol

dytësor në aspektin e të provuarit, nuk paraqiten në skicë. Në skicë

duhet të paraqiten të gjitha informatat që e identifikojnë rastin, duke

filluar nga numri i rastit, emri i viktimës, emri i të dyshuarit, data dhe

koha kur është bërë skica, emri i personit që ka bërë skicën, shkalla e

përpjesëtueshmërisë, orientimi hapësinor, pikat fikse ku janë bërë

matjet, numrat e dëshmive etj.25 Si qëllim dokumentimi shërben edhe

25 Swanson. Ch. R., Chamelin. N. C., Territo. L, “vep e cit”., f. 57

C E N T R U M 13

360

procesi i të fotografuarit të kufomës. Përmes fotografisë arrihen të

kapen të gjitha detajet e mundshme në një vend ngjarje. Kur ndodhë një

vrasje, vëmendje më të madhe zgjon kufoma, sepse përmes saj hetuesi

është në gjendje të identifikojë keqbërësin, kurse mjeku ligjor është ai

që me autopsinë e bërë i jep zë viktimës dhe ndihmon në zbardhjen e

rastit. Po që se kufoma gjendet në makinë, lihet ashtu siç gjendet pa e

lëvizur fare, ose nëse trupi haset në terrene të pazakonta dhe është i

mbuluar me baltë apo me gjëra të tjera, përsëri fotografohet ashtu siç

gjendet, pa e pastruar dhe pa e rregulluar. Kjo bëhet për arsye se tento-

het të kapet çdo gjë ashtu siç është, me të vetmin synim që të eliminohen

spekulimet dhe kundërthëniet të cilat do ia humbnin karakterin çështjes

penalo-juridike.

7. PËRFUNDIMI I KËQYRJES

Në këtë fazë arrihet kur të gjitha punët të cilat grupi hetimor dhe

ekipi i forenzikës i kanë pasur për qëllim që t’i kryejnë, i kanë

përfunduar. Konstatimi i përfundimit të veprimeve të ndërmarra shihet

atëherë kur zbulohet çdo provë e marrë në vendin e ngjarjes, skicohet

dhe fotografohet arena në të cilën ka ndodhur vrasja, përpunohet çdo e

dhënë e cila haset në vendin e ngjarjes dhe sigurisht dokumentohet e

tërë puna e ekipit përmes përpilimit të procesverbalit. Për të përfunduar

procesin e këqyrjes, mendim duhet të jap i gjithë personeli i cili punon

në të njëjtin vend të ngjarjes, sepse puna kërkimore për disa persona

mund të zgjas më shumë e për disa të tjerë më pak, bazuar në rolin që e

ka secili në observimin e dukurisë delikuente dhe përpjekjes për të

zbardhur çështjen. Një këqyrje për vrasje, apo çfarëdo vepre tjetër pena-

le, realizohet pa përcaktim kohor, në mënyrë që hetuesit të mos jenë të

shpërqendruar tek efekti kohë, por të njëjtit të bëjnë punën e tyre pa

presionin e kalimit të kohës. Këta marrin gjithë kohën që iu duhet, sepse

kur një herë lirohet vendi i ngjarjes, sërish nuk mund të kthehen tek i

njëjti vend për këqyrje, ngase provat eventuale të cilat mund të kenë

mbetur aty, e të cilat prova nuk janë marrë nga vendi i ngjarjes në kohën

kur ato duhej të merreshin, pas kalimit të kohës e humbasin vlerën e

tyre provuese dhe do të jenë të pakonsiderueshme dhe nuk do të merren

fare parasysh për të dëshmuar fajësinë e personit të dyshuar.

C E N T R U M 13

361

CONCLUSION

Homicide is the act of one human killing another. A person

commits criminal homicide if he intentionally, knowingly, recklessly or

with criminal negligence causes the death of another person. Among

the many different kinds of death investigated by the office, homicide

is most likely to extend beyond the walls of the office and enter the

judicial system. The death scene investigation, the forensic examina-

tion, toxicological analysis, and examination of evidence are handled

similarly to other types of deaths with the main differences that the

information may be used in a court of law to convict an individual of a

crime. In "staged crime scenes," however, the presentation of the

homicide victim and the manipulation of the crime scene by a clever

offender could make the death appear to be a suicide. The first task of

the death scene investigator is to survey the scene to determine the level

of investigation and the type of criminalists required to process the

scene. Criminalists search the scene for fingerprints, impressions, body

fluids, and trace evidence. The examination then switches to the body

noting its position, clothing, areas of obvious trauma, distinctive odors

and objects around the body. Homicides entail many possible motives

and methods as well as a variety of types of physical evidence. This

paper, illustrates the importance of the proper and professional handling

of the Homicide Crime Scene by the police authorities.

RECENSENTË:

Prof dr. Qebir Avziu

Prof dr. Afrim Osmani

LITERATURA

Begeja. S., “Kriminalistika”, Vëllimi i I, Tiranë, 2001;

BoglioJi. L., Rand Money. J., “A case of autoerotic asphyxia

associated with multiplex paraphilia, American Journal of Forensic

Medicine and Pathology”, 2003;

Byard. R. W., Wilson. G. W., “Death scene gas analysis in

suspected methane asphyxia, American Journal of Forensic Medicine

and Pathology”, 2004;

Demolli. H., “Terrorizmi”, Prishtinë, 2002;

C E N T R U M 13

362

Goddard,KW.,”Crime Scene Investigation” Reston VA, 2001;

Inman. K., Rudin. H., “Principles and Practise of Criminalistics”

- the profession of Forensic Science, CRC PRESS LLC, 2001;

Koçollari. I., “Këqyrja e vendit të ngjarjes”, Tiranë, 1984;

Latifi. V., “Kriminalistika, zbulimi dhe të provuarit e krimit”,

Prishtinë, 2009;

Mandro. I., “Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë

zjarri”, Tiranë, 2002;

Myftari. E., Shishani. F., Kotri. H., “Kriminalistika”, Prishtinë,

2010;

Ohara. C.E., and Osterburge, J.W, “An Introduction to

Criminalistics”, London, 2003;

Sahiti. E., “E drejta e procedurës penale”, Prishtinë, 2005;

Salihu. I ., “E Drejta Penale - pjesa e posaçme”, Prishtinë, 2009;

Swanson. Ch. R., Chamelin. N. C., Territo. L., “Criminal Investi-

gations” 7-th edition, 2000;

Trenova. G., “Interpretime gjyqësore të Kodit të Procedurës

Penale” (ripunim), “DITA 200”, Tiranë, 2009.