hyrje në kompjuterët personal - pc - weebly · 2019-08-07 · procesori (vazhdim) •disa lloje...

45
Hyrje në kompjuterët personal - PC Ligjerues: Selman Haxhijaha

Upload: others

Post on 03-Feb-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Hyrje në kompjuterët personal - PC

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Objektivat

• Përshkrimi i një sistemi kompjuterik• Identifikimi i emërtimit, qëllimit dhe

karakteristikave të shtëpizës, furnizuesit të rrymës, komponentëve të brendshme, portave, kabllove, pajisjeve hyrëse dhe dalëse

• Shpjegimi i resurseve të sistemit dhe dedikimi i tyre

• Krahasimi i komponentëve tek kompjuterët e tavolinës dhe laptopët

• Zgjidhja e problemeve në kompjuter

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Sistemi bazik i kompjuterit personal

• Sistemi kompjuterik përbehet prej harduerit dhe softuerit

• Hardueri përfshinë komponentët fizike siç janë shtëpiza, disku, tastiera, monitori, kabllot, altoparlantët dhe shtypësi

• Softueri përfshinë sistemin

operativ dhe programet

– Sistemi operativ jep instruksione

kompjuterit si të operoj

– Programet apo aplikacionet

performojn funksione të

ndryshme

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Shtëpiza dhe furnizuesi i rrymës

• Shtëpiza e kompjuterit

– Ofron mbrojtje dhe përkrahje për komponentët e brendshme

– Duhet të jetë e qëndrueshme, e përshtatshme për servisim dhe të ketë vend të mjaftueshëm për zgjerim

• Furnizuesi i rrymës

– Konverton rrymën alternative në rrymë një kahore

– Duhet të siguroj fuqi te mjaftueshme për komponentët e instaluara si dhe për të shtuar të tjera

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Njësitë elektrike të furnizuesit

• Tensioni – është forca e nevojshme për zhvendosjen e elektroneve nëpërmes qarkut elektrik. – Njesia matëse e tensionit është volti (V)

• Rryma – është sasia e elektroneve që kalojnë nëpërmes një qarku elektrik. – Njesia matëse e rrymës është amperi (A)

• Fuqia – është prodhimi i tensionit dhe rrymës– Njesia matëse e fuqisë është vati (W)

• Rezistenca – është pengesa e rrjedhës së elektroneve nëpërmes qarkut elektrik– Njesia matëse e rezistencës është omi (Ω)

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Komponentët e brendshme

• Identifikimi i emërtimeve:

– Pllaka kryesore (amë)

– Procesori (Central Processing Unit)

– Sistemi i ftohjes

– Memoriet ROM dhe RAM

– Kartelat

– Disku i ngurt (hard disku)

– Kabllot e brendshme

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Pllaka amë

• Pllaka amë është tabela kryesore me elementet e qarqeve

• Përmban magjistralet (shtigjet elektrike ) të cilat mundësojnë qarkullimin e të dhënave ndërmjet komponentëve të ndryshme

• Akomodon procesorët, memoriet, vendet për zgjerim, ftohësit, çipin për BIOS, slote, konektorët e brendshëm dhe të jashtëm, porta të ndryshme si dhe telat për ndërlidhjen e furnizimit me rrymë të komponentëve të ndryshme brenda pllakës

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Formatet e pllakave kryesore

• Forma e pllakës amë varet nga madhësia dhe forma e tabelës

• Sipas formës po ashtu definohet edhe shtrirja fizike e komponentëve dhe pajisjeve të pllakës amë

• Format më të shpeshta:– AT – Advanced Technology (IBM)– ATX – Advanced Technology Extended– Mini-ATX – Smaller footprint of ATX– Micro-ATX – Smaller footprint of ATX– LPX – Low-profile Extended– NLX – New Low-profile Extended– BTX – Balanced Technology Extended

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Procesori

• Procesori (Central Processing Unit) njihet si truri i kompjuterit.

• Procesori ekzekuton programet, proceson të dhënat të cilat jenë sekuenca të ruajtura të instruksioneve

• Arkitekturat më të njohura janë:– Reduced Instruction Set Computer (RISC)

– Complex Instruction Set Computer (CISC)

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Procesori (vazhdim)

• Disa lloje te procesorëve inkorporojnë teknologjinë ‘hyperthreading’ për të rritur përformancen

• Sasia e të dhënave që procesori mund të procesoj varet nga madhësia e magjistraleve

• ‘Overclocking’ është një teknikë që përdorët për ta bërë një procesor më të shpejtë se sa shpejtësia origjinale e tij

• MMX është një grup i instruksioneve multimediale që gjendet tek procesorët e Intel-it

• Teknologjitë e reja për prodhimin e procesorëve kanë bërë që një procesor të ketë shumë bërthama:– Dual core CPU, Triple Core CPU dhe Quad Core CPU

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Sistemi i ftohjes

• Komponentët elektronike lirojnë nxehtësi e cila mund t’i dëmtoj ato

• Ventilatori bën që nxehtësia e liruar të absorbohet

• Sinku (Lavamani) bën që nxehtësia e liruar nga bërthama, ndihmuar nga ventilatori që gjendet sipër tij, të largohet nga procesori

• Ventilatorët mund të dedikohen edhe për njësitë e procesimit grafik

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Memoriet ROM dhe RAM

• ROM (Read-Only Memory) përmban instruksionet elementare për nisjen dhe ngarkimin e sistemit operativ

• RAM (Random-Access Memory) përmban të dhënat dhe programet të cilat janë në procesim– RAM është memorie e përkohshme çka do të thotë se

ato fshihen kur të fiket kompjuteri

– Më shumë RAM nënkupton më shumë kapacitet për mbajtën dhe procesimin e programeve si dhe rritje të performancës së sistemit

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Modulet për memorie

• Modulet për memorie janë çipa të memories që ngjiten/vendosen në pllaka të veçanta për t’u lehtësuar vendosja dhe heqja e tyre e të cilat mund të jenë me anë të vetme (64 bita) apo dyfishe (128 bita)

• Dallojmë:– DIP memoriet (Dual Inline Package) janë memorie me një çip

individual që vendosen ne pllakën kryesore– SIMM (Single Inline Memory Module) janë memorie me disa çipa– DIMM (Dual Inline Memory Module) është pllakë e cila përmbanë çipa

të memorieve SDRAM, DDR SDRAM dhe DDR2 SDRAM– RIMM (RAM Bus Inline Memory Module) eshtw njw modul qw mbanw

disa çipa RDRAM– SODIMM (Small Outline DIMM) është version i kompresuar i DIMM

• Teknologjia DDR (Double Data Rate) dyfishon kapacitetet për SDRAM

• Shpejtësia e memories ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në procesimin e të dhënave nga procesori

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Kesh-i dhe kontrolli gabimeve

• Kesh-i (Cache)– SRAM memoria përdoret për ruajtjen e të

dhënave që përdoren më së shpeshti

– SRAM i ofron procesorit qasje më të shpejt tek të dhënat se sa DRAM apo memoria kryesore

• Kontrolli gabimeve– Gabimet në memorie ndodhin kur të dhënat nuk

janë ruajtur si duhet në çipat RAM

– Kompjuteri përdor metoda të ndryshme për gjetjen dhe rregullimin e gabimeve në memorie

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Kartelat

• Kartelat rrisin funksionet e kompjuterit duke shtuar pajisje të ndryshme apo duke zëvendësuar portat jofunksionale– Kartela e zërit dhe videos

– Portat USB, paralele dhe serike

– Karta e rrjetit, (me tela dhe pa tela) dhe modemi

• Llojet e zgavrave (slots) për zgjerim:– Peripheral Component Interconnect (PCI)

– Advanced Graphics Port (AGP)

– PCI-Express

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Njesia e diskut të ngurtë dhe disketës

• Disqet e ngurta dhe disketat janë njësi që përdoren për të lexuar apo shkruar të dhënat në mjedise magnetike e që mund të jenë të fiksuara apo të lëvizshme

• Disku i ngurtë (HDD) është njësi magnetike deponuese kapaciteti i të cilit matet me gigabajt (GB)– Përbehet prej elektromotorit që është i dizajnuar të

rrotulloj pllakat magnetike si dhe të lëviz kokat për lexim/shkrim

• Solid state drive (SDD) nuk përmban pjesë të lëvizshme kështu që ofron shpejtësi dhe qëndrueshmëri me të madhe me më pak energji

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Njesia e diskut të ngurtë dhe disketës

• Njesia e disketës (FDD) është pajisje për ruajtjen e të dhënave me madhësi 3.5 inçësh dhe kapacitet deri në 1.44 MB

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Njësitë optike, flesh dhe interfejsat

• Njesia optike është hapësirë për ruajten e të dhënave që përdort nga rrezet lazer për t’i lexuar ato në mjediset optike siç janë: CD, DVD dhe BD

• Njesia flesh është deponia që përdor memorie për t’i ruajtur të dhënat e që lidhet ne portën USB

• Interfejsat me të zakonshëm janë:– Integrated Drive Electronics (IDE)– Enhanced Integrated Drive Electronics (EIDE)– Parallel ATA (PATA)– Serial ATA (SATA) and External SATA (eSATA)– Small Computer System Interface (SCSI)

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Nivelet RAID

• Niveli RAID ofron mënyrën e të ruajtjes së të dhënave nëpër shumë disqe me qëllim të sigurimit të të dhënave në rast të prishjeve (redundanca)

Niveli RAID

Min. idisqeve

Përshkrimi

0 2 Ruajtja e të dhënave pa redundancë

1 2 Pasqyrimi i disqeve

2 2 Korrektimi i gabimeve koduese

3 3 Ruajtja e të dhënave në nivel bajti me paritet të dedikuar

4 3 Ruajtja e të dhënave ne nivel blloku me paritet të dedikuar

5 3 Ruajtja e të dhënave ne nivel blloku me paritet të dedikuar

6 4 Disqe me të dhëna të pavarur me paritet të dyfishuar

0/1 4 Kombinimi i ruajtjes sw tw dhenave dhe pasqyrimitLigjerues: Selman Haxhijaha

Kabllot e brendshme

• Kabllot e brendshme lidhin njësitë dhe ventilatorët në pllakën amë

• Kabllot ballore në panel lidhin butonat e shtëpizës dhe dritat e pllakës amë

• Kabllot e të dhënave lidhin njësitë me kontrollorët përkatës:– Kabulli i njësisë së disketës– Kabulli i të dhënave PATA (IDE) – Kabulli i të dhënave PATA (EIDE) – Kabulli i të dhënave SATA– Kabulli i të dhënave eSATA– Kabulli i të dhënave SCSI

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Portat dhe kabllot

• Portat serike transmetojnë një bit të të dhënave për sekondë• Kabulli telefonik (RJ-11) padorët për të lidhur modemin me prizën

telefonike• Porta USB është një interfejs me qasje direkte që shërben për

lidhjen e pajisjeve të ndryshme me kompjuter. Po ashtu përdoret edhe si furnizues rryme

• FireWare është interfejs me qasje direkte që ofron shpejtësi të madhe transmetimi dhe në të cilën mund të lidhen deri në 63 pajisje me kompjuter. Po ashtu përdoret edhe si furnizues rryme për disa pajisje

• Kabulli paralel përdoret për lidhjen e pajisjeve paralele siç është printeri apo skaneri dhe transmeton tetë bita për sekondë

• Porta SCSI mund të transmetoj deri në 320 Mbps dhe përkrah lidhjen e 15 pajisjeve me kompjuter. Zinxhiri në fund të pajisjeve të lidhura me SCSI duhet të mbyllet

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Portat dhe kabllot (vazhdim)

• Porta e rrjetit, e njohur edhe si RJ-45, lidhë kompjuterin në rrjetë dhe mund të ketë gjatësi deri në 100 m

• Porta PS/2 lidhë tastierën apo miun me kompjuter , përbëhet prej 6 pinave mini-DIN

• Porta audio lidhë pajisjet e zërit me kompjuter

• Porta video lidhë monitorin me kompjuter

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Pajisjet hyrëse

• Pajisjet hyrëse përdoren për të futur të dhënat apo instruksionet në kompjuter

– Miu dhe tastiera

– KVM switch-i

– Aparatet digjitale për fotografi dhe video

– Pajisja për autentifikim biometrik

– Ekranet me prekje

– Skaneri

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Pajisjet dalëse

• Monitorët dhe projektorët– CRT (Cathode-Ray Tube) monitori është tipi

më i zakonshëm e që përdoret edhe nga televizionet

– LCD (Liquid Crystal Display) monitori përdoret zakonisht tek laptopet dhe disa projektorë, vjen në dy forma: me matricë aktive dhe pasive

– DLP (Digital Light Processing) monitori përdoret tek projektorët

• Monitorët karakterizohen me rezolucionin e tyre, sa më i lartë të jetë rezolucioni edhe kualiteti i imazhit është më i lartë

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Pajisjet dalëse (vazhdim)

• Printeri dhe Faksi janë pajisje dalëse të cilat krijojnë kopje të forta të të dhënave kompjuterike

• Skaneri krijon formën elektronike të dokumenteve të shtypura

• Altoparlantët dhe kufjet janë pajisje të cilat riprodhojnë sinjalet audio

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Resurset e sistemit

• Resurset e sistemit përdoren për komunikim në mes të procesorit dhe komponentëve tjera të kompjuterit

• Janë tri lloje të zakonshme të resurseve:

– Kërkesat e ndërhyrjeve (IRQs)

– Adresimet e portave hyrëse/dalëse (I/O)

– Qasja direkte e memories (DMA)

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Laptopët dhe pajisjet portative

• Laptopët dhe tabletët janë kompjuterë që barten me vete.

• Ndihmësi digjital personal (PDA) ofron lojërat, shfletimin në internet, postën elektronike, biseduesit dhe shumë tipare të kompjuterit personal

• Telefonat e mençur janë telefona mobil që ofrojnë shumë tipare të ndihmësit digjital

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Komponentët e laptopit

• Tiparet më të zakonshme

– Monitor të integruar

– Tastierë të integruar

– Furnizim me rrymë alternative dhe bateri

– Njësi me qasje direkte dhe periferike

– Stacion ndërlidhës ose replikues për lidhje të njësive/pajisjeve periferike

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Krahasimi i komponentëve tek kompjuterët e tavolinës dhe laptopëve

• Komponentët e kompjuterëve të tavolinës kanë gjithmonë tendencë të standardizimit në mënyrë që t’iu përshtaten nevojave të përgjithshme

• Prodhuesit e laptopëve fokusohen që komponentët t’i bëjnë sa me kompakte dhe kështu që ato edhe janë të dedikuara për laptop

• Kombinimi apo përdorimi i komponentëve të prodhueseve të ndryshëm shpesh është i pamundur

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Krahasimi i pllakave amë

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Krahasimi i procesorëve

• Procesorët e laptopëve janë të dizajnuar që të shfrytëzojnë sa më pak energji, kësisoj këta lirojnë më pak nxehtësi dhe nuk kërkojnë sisteme të ftohjes aq të mëdha sikurse procesorët tjerë

• Procesorët e laptopëve po ashtu modifikojnë shpejtësinë e taktit punues duke zvogëluar energjinë dhe lirimin e nxehtësisë në mënyrë që të zgjasin kohën e punës kur përdoret bateria

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Krahasimi i opsioneve të energjisë

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Krahasimi i mundësive për zgjerim

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Standardet e telefonisë mobile

• 1G – gjenerata e parë e telefonisë mobile. Kjo gjeneratë ka përdorur standardet e telefonisë analoge

• 2G – gjenerata e dytë e telefonisë mobile. Kjo ka kaluar nga standardet analoge në digjitale ku përfshihen GSM dhe CDMA

• 2.5G – gjenerata kalimtare në mes 2G dhe 3G ku gjeneratës 2G i janë zhvilluar dhe shtuar tipare

• 3G – gjenerata e tretë e cila mundëson përveç tjerash qasje ne internet si dhe sistemin global të pozitës (GPS)

• 4G – gjenerata më e re e cila ofron kapacitete të larta transmetuese në dhe nga interneti

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Procedurat e mirëmbajtjes së kompjuterëve

• Ndiq udhëzimet e prodhuesit për mirëmbajtjen e kompjuterit– Tastiera– Ventilatori– Monitori– Njësitë dhe komponentët

• Kujdes– Ndërpreje furnizimin me rrymë– Asnjëherë mos përdor sprej në monitor– Përdori prodhimet e dedikuara për pastrim dhe

mirëmbajtje të kompjuterëve

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Procesi i zgjidhjes së problemeve me kompjuter

• Hapi 1 – Identifiko problemin

• Hapi 2 – ndërto një teori për shkaktarët e mundshëm

• Hapi 3 – përcakto shkakun e saktë

• Hapi 4 – provo/implemento një zgjidhje

• Hapi 5 – verifiko zgjidhjen dhe funksionalitetin e sistemit

• Hapi 6 – dokumento gjetjet/zgjidhjen

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Hapi 1 – Identifiko problemin

• Informatat e kompjuterit– Prodhuesi, modeli, sistemi operativ, rrjeta, lidhjet

• Pyetjet e hapura– Cili është problemi?– Çka është instaluar së fundmi?– Çka ishit duke punuar kur ndodhi problemi?– Cili ishte gabimi (error) që është shfaqur?

• Pyetjet e mbylluar– A është kompjuteri nën garancion?– A është gjithçka në rregull me furnizuesin e rrymës?– A po mundet të startoj kompjuteri dhe deri ne cilën fazë po

mbërrin?

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Hapi 2 – ndërto një teori për shkaktarët e mundshëm

• Problemi mund të jetë më i thjesht se sa mendohet

• Krijo një listë të arsyeve më të mundshme

– Furnizimi me rrymë nuk është si duhet

– Prishja e kabllove

– Prishja e tastierës

– Prishja e RAM memories etj.

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Hapi 3 – përcakto shkakun e saktë

• Testo listën e arsyeve të prishjes duke filluar nga më e thjeshta– Kontrollo furnizimin

– Rivendose baterinë

– Ri startoje kompjuterin

– Kontrollo parametrat në BIOS

– Rivendosi kabllot

– Rivendose RAM memorien

– Shih nëse kompjuteri ka se nga të startoj etj.

• Nëse asnjëra nga teoritë nuk bën zgjidhjen, atëherë ndërto një listë tjetër të ndryshme nga e para

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Hapi 4 – provo/implemento një zgjidhje

• Nëse procedura e shpejt paraprake nuk ka bërë zgjidhjen e problemit, atëherë ju duhet të kërkoni zgjidhjen më komplekse

• Ndajini problemet e mëdha në më të vogla në mënyrë që të analizohen më lehtë veç e veç

• Krijo një listë të zgjidhjeve të mundshme dhe implemento secilën veçmas, nëse kjo listë nuk ofron zgjidhje atëherë kërko zgjidhjet tjera të mundshme

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Hapi 5 – verifiko zgjidhjen dhe funksionalitetin e sistemit

• Verifiko funksionimin e sistemit në tërësi duke bërë testimet përkatëse. Kjo siguron që ju nuk keni shkaktuar ndonjë problem tjetër derisa kërkonit zgjidhjen e problemit në komjuterit tuaj– Ri startoje kompjuterin– Bashkëngjiti të gjitha njësitë/pajisjet periferike– Testo furnizuesin e rrymës– Printo një dokument apo hap aplikacion– Shtyp ndonjë dokument që të testosh tastierën– Kontrollo tek treguesi i ngjarjeve (Event Viewer) për

gabimet e mundshme

• Bëje klientin që të verifikoj zgjidhjen dhe funksionalitetin e kompjuterit

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Hapi 6 – dokumento gjetjet/zgjidhjen

• Diskutoje zgjidhjen me klientin

• Merr konfirmimin e klientit që problemi është zgjidhur

• Jepi klientit të gjitha fletët punuese

• Dokumento procesin e zgjidhjes sw problemit– Përshkrimi i problemit

– Zgjidhja

– Komponentët e përdorura

– Sasia e kohës së shfrytëzuar për zgjidhjen e problemit

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Llojet e problemeve me kompjuterë dhe zgjidhjet

• Problemet më të zakonshme të kompjuterëve mund të kategorizohen si probleme:

– Harduerike

– Softuerike

– Rrjetit

– Apo të kombinuara

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Përmbledhje

• Pajisje tipike për vendosjen e të dhënave përfshijnë tastiera, mausi, ekran me prekje, dhe kamera digjitale.

• Pajisjet tipike të daljes përfshijnë monitoron, printera, dhe altopërlanta.

• Resurset e sistemit duhet të caktohet në komponentet kompjuterike. Burimet e sistemit përfshijnë IRQ, I / O port, adresat dhe DMAs.

Ligjerues: Selman Haxhijaha

Faleminderit

Pyetje?

Ligjerues: Selman Haxhijaha