gjykata k

25
GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Upload: khg-xmanx

Post on 20-Feb-2016

20 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Gjykatat e Kosoves

TRANSCRIPT

Page 1: GJYKATA K

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Page 2: GJYKATA K

A. Cka është Gjykata Kushtetuese?

B. A kanë të gjitha shtetet demokratike gjykata kushtetuese?

C. Pse disa shtete nuk kanë gjykata kushtetuese por kanë mbrojtje të mirëfillt të kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë?

2

Page 3: GJYKATA K

Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë 9 gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civil ose mësimdhënës universitar dhe punë tjera të rëndësishme të natyrës juridike

individ me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për vepër penale

Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi

Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë

3

Page 4: GJYKATA K

Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë

Nëse mandati i gjyqtarit përfundon para mbarimit të mandatit të rregullt, emërimi i gjyqtarit të ri bëhet me mandat të plotë, pa të drejtë rizgjedhjeje

Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, për mandat trevjeçar

Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e gjyqtarit4

Page 5: GJYKATA K

Papajtueshmëria e funksionit Gjatë mandatit të tij gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë

të jetë:

1. anëtar i një partie, lëvizje ose çfarëdo organizate tjetër politike2. anëtar i bordit drejtues të një ndërmarrje publike, shoqërie tregtare ose organizate jo

qeveritare3. anëtar i një sindikate

gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë të ushtrojë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehet me pagesë, përveç ushtrimit të funksionit të ligjëruesit të shkencave juridike në një universitet të akredituar

2. nuk konsiderohet detyrë publike apo profesionale nëse gjyqtari pa pagesë merret me veprimtari shkencore, apo pa pagesë angazhohet si anëtar në institute ose shoqata , në organizata humanitare, kulturore, etj., përderisa këto aktivitete nuk kanë lidhje me punën e ndonjë partie politike

5

Page 6: GJYKATA K

Procedura për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese

Me ligj është themeluar Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese i cili i paraqet Kuvendit listën e ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni përbëhet nga këta anëtarë: a. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës apo një anëtar i Kuvendit

përfaqësues i deleguar i tij/sajb. Udhëheqësit e secilit grup parlamentar të Kuvendit të Republikës së

Kosovës apo anëtarët e Kuvendit përfaqësues të deleguar të tyrec. Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovësd. Avokati i Popullit e. Përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitetef. Përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese 6

Page 7: GJYKATA K

Komisionin e thërret dhe kryeson Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës apo përfaqësuesi i deleguar i tij

Komisioni vendos me shumicën e thjeshtë të votave

7

Page 8: GJYKATA K

Komisioni zhvillon intervistë me secilin kandidat i cili plotëson kushtet për tu zgjedhur gjyqtar dhe në bazë të të dhënave të paraqitura dhe rezultateve të intervistës, përgatitë listën e ngushtë të kandidateve

Lista e ngushtë përmban më shumë kandidatë sesa numri i gjyqtarëve të cilët do të zgjedhën

Komisioni, bashkangjitur me listën e ngushtë, i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës listën e të gjithë kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për t'u zgjedhur gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Mandati i gjyqtarit të ri fillon në ditën kur përfundon mandati i gjyqtarit paraprak

Gjyqtari i ri emërohet nga Presidenti dhe e jep betimin para Presidentit para fillimit të mandatit të tij

8

Page 9: GJYKATA K

Përfundimi i mandatit

Mandati i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përfundon me:

• skadimin e kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur

• ndërprerjen e mandatit para kohe

• Gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës njofton Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim që të filloj procedurën për propozimin e gjyqtarit të ri

9

Page 10: GJYKATA K

Përfundimi i mandatit para kohës

Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon mandati para skadimit të kohës së rregullt në rast të:

• dorëheqjes • vdekjes • humbjes së përhershme të aftësisë së veprimit të konstatuar

nga gjykata kompetente• sëmundjes apo problemeve të tjera shëndetësore, të cilat e

bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

• shkarkimit

10

Page 11: GJYKATA K

Detyrat e gjyqtarëve Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë për detyrë të

ushtrojnë me ndërgjegje dhe në mënyrë të paanshme funksionin e gjyqtarit dhe të vendosin sipas bindjes së lirë në pajtim me Kushtetutën

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë për detyrë të ruajnë reputacionin dhe dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese

Secili gjyqtar ka për detyrë të marrë pjesë në punën dhe procesin e vendimmarrjes së Gjykatës

si dhe të kryej punët tjera të caktuara me ligj dhe me rregulloren e punës

11

Page 12: GJYKATA K

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese:

1. koordinon aktivitetet e Gjykatës Kushtetuese dhe punën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

2. thërret dhe drejton seancat verbale të Gjykatës Kushtetuese3. përfaqëson Gjykatën Kushtetuese

4. nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese

5. kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj ose me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese

6. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund t'ia delegojë Zëvendëskryetarit disa detyra të caktuara për të mbështetur Kryetarin në ushtrimin e detyrave të tij

12

Page 13: GJYKATA K

Gjykata Kushtetuese ka Sekretarinë e vet e cila kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese

Sekretaria kryen punët administrative dhe ka për detyrë të

mbështesë punën e Gjykatës Kushtetuese

Sekretari emëron dhe shkarkon të punësuarit e Sekretarisë në pajtim me ligjin në fuqi për shërbimin civil

Këshilltarët juridik mbështesin punën profesionale të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Paga e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 1.3 herë sa ajo e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

13

Page 14: GJYKATA K

Seancat, përfshirë edhe shpallja e aktgjykimeve janë të hapura për publikun

Gjykata Kushtetuese mund të vendosë të përjashtojë

publikun kur vlerëson që është e nevojshme

Përjashtimi i gjyqtarit - Gjyqtari përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurë sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës, analog si nëpër gjykata të rregullta

Vendimi për përjashtimin e gjyqtarit duhet të jetë i arsyetuar

14

Page 15: GJYKATA K

Marrja e vendimeve

Gjykata Kushtetuese vendos si trup gjykues i përbërë prej të gjithë gjyqtarëve të pranishëm të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka kuorum nëse janë të pranishëm shtatë (7) gjyqtarë

Gjykata Kushtetuese merr vendime me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë

Secili gjyqtar është i obliguar për të votuar për ose kundër vendimit

15

Page 16: GJYKATA K

Vendimet

Gjykata Kushtetuese vendosë mbi çështjen pas mbarimit të seancës së shqyrtimit verbal, por palët kanë të drejtë të heqin dorë nga shqyrtimi verbal

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë në formë të shkruar, të arsyetuara dhe nënshkruara, nga kryetari i gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtari raportues

Përfundimet e arritura nga shumica e gjyqtareve përcaktojnë vendimin e gjykatës

Vendimet shpallen publikisht dhe i dërgohen secilës palë sipas detyrës zyrtare dhe shpallen në Gazetën Zyrtare

Vendimi hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, përveç nëse Gjykata Kushtetuese në vendim ka caktuar ndryshe

16

Page 17: GJYKATA K

Procedimi i kërkesës

Fillimi i procedurës para Gjykatës Kushtetuese bëhet përmes paraqitjes së kërkesës në gjykatë e cila dorëzohet me shkrim në Sekretarinë e Gjykatës dhe e cila duhet të jetë e arsyetuara dhe asaj duhet të ju bashkëngjiten provat e nevojshme

Sekretaria ia dërgon nga një kopje të kërkesës palës kundërshtare dhe palës (palëve) apo pjesëmarrësve të tjerë në procedurë

Pala kundërshtare ka 45 ditë afat nga pranimi i kërkesës për të dorëzuar në Sekretari përgjigjen e saj në kërkesë së bashku me arsyetimin dhe provat e nevojshme

Sekretari ia dërgon kërkesën dhe përgjigjen në kërkesë gjyqtarit raportues i cili përgatit raportin paraprak lidhur me faktet, lejueshmërinë dhe themelësinë e kërkesës

Gjyqtari raportues caktohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përcaktuar në rregulloren e punës

17

Page 18: GJYKATA K

Nëse kërkesa ose përgjigja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se 15 ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë

Gjyqtari raportues ka të drejtë të kërkojë prova shtesë, nëse kjo është e nevojshme për të vlerësuar lejueshmërinë dhe themelësinë e kërkesës.

18

Page 19: GJYKATA K

Kolegji shqyrtues vlerëson lejueshmërinë e kërkesës i cili përbëhet nga tre gjyqtarë të caktuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përcaktuar në rregulloren e punës

Nëse kolegji shqyrtues unanimisht vjen në përfundim se kërkesa nuk i plotëson kushtet formale për procedim të mëtutjeshëm, kolegji ia dërgon të gjithë gjyqtarëve propozim-vendimin me të cilin hidhet poshtë kërkesa për shkak të mungesës së lejueshmërisë

19

Page 20: GJYKATA K

Në rast se kolegji shqyrtues vjen në përfundim se kërkesa është e lejueshme apo nëse të paktën njëri prej gjyqtarëve që nuk ka qenë anëtar i kolegjit shqyrtues kundërshton propozim-vendimin me të cilin hidhet poshtë kërkesa, lënda i dërgohet trupit gjykues

Trupi gjykues gjatë shqyrtimit verbal shqyrton në tërësi lejueshmërinë dhe themelësinë e kërkesës dhe merr vendim sipas dispozitave të ligjit ne fuqi

20

Page 21: GJYKATA K

Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara

Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara me ligj

Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim:

1) çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë, me Kushtetutën

2) përputhshmëria e Statutit të Komunës me Kushtetutën21

Page 22: GJYKATA K

Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim:

1) konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës

2) përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën3) përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe

veprimeve të ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën

4) përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi I kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur

5) nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit

22

Page 23: GJYKATA K

Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt

Dhjetë a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej 8 ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi

Tridhjetë a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës

23

Page 24: GJYKATA K

Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj

Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji me kushtetuten

Jurisdiksioni shtesë mund të rregullohet me ligj

24

Page 25: GJYKATA K

Ju faleminderit

25