gjakmarrja brochure

2
“Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt.” “Gjak marja vetem te keqija sjell....Mendoni shume para se te ngateroheni..dhe vrisni njeri tjetrin....jeta eshte e veshtire...por mos e beni ma te Punuan : Alkeo Taga Dajana Leti Erisa Cakani Danja Doku Hans Dollapaj Skerdi Masha Arjan Xhepi Gjakmarrja Një plagë për tu shëruar G jakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes.

Upload: alkeo-taga

Post on 15-Jan-2016

44 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Nje fletepalosje per sensibilizimin ndaj gjakmarrjes

TRANSCRIPT

Page 1: Gjakmarrja Brochure

“Nuk është vështire të kuptohet se

askush nuk ka mundësi as të drejtë

t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo

ato të kushëririt.”

“Gjak marja vetem te keqija sjell....Mendoni

shume para se te ngateroheni..dhe vrisni njeri

tjetrin....jeta eshte e veshtire...por mos e beni ma

te veshtire sec eshte me vrasje....buzeqeshni ma

teper dhe lerini vrasjet,,,jeta do te ishte ma e

mire”

|Neli-Shkodër|

Punuan :

Alkeo TagaDajana Leti

Erisa CakaniDanja Doku

Hans DollapajSkerdi MashaArjan Xhepi

Gjakmarrja

Një plagë për tu shëruar

Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së

shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate

viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo

shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë

në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua

me një praktikë mohuese te rregullave themeltare

të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar. Si

rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është

marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja

e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15

vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë

pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për

rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet

pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e

gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe

individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri

edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e

vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë.

Page 2: Gjakmarrja Brochure

Të ndryshosh ? M

undesh !“Fatkeqësisht, as shteti

dhe as shoqëria nuk

mund të gjejnë një rrugë

të qartë ndërmjet

demokracisë dhe rendit

e ligjit. Nga njëra anë

Kanuni na ka lënë një

trashëgimi të

jashtëzakonshme me

mesazhin e tij për të

respektuar ligjin,

kulturën dhe ligjet e

komunitetit dhe ka

ndihmuar në ndalimin e

vrasjeve dhe

armiqësive, por ai është

Kanun mbi Ligjin “Gjaku lahet me gjak”: kështu thotë Kanuni, një seri ligjesh

tradicionalë shqiptarë me origjinë që në shekullin XV.

“Lekë Dukagjini duhet të ketë pasur një

personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë

te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë

Leka", ka më tepër forcë detyruese sa të Dhjeta

Porositë e Biblës, Ligji i Sheriatit, mësimet e

Islamit e të Krishtërimit të gjitha duhet t'i

nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama mes

fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar

edhe famës së Skënderbeut", ka shkruar Edith

Durham, rreth 100 vite më parë

“Jam martuar për të krijuar një familje, por

nuk do të bëjmë fëmijë pasi jam i frikësuar se

mos vrasin bashkëshorten dhe fëmijët e mi”

|Anonim|