financat e kosovës - bqk-kos.org · institucionet që ofrojnë këto kredi për huamarrësit e...

12
EUROPEAN UNION Institution Building (OSCE) Economic Reconstruction (EU) Civil Administration (UN) Police and Justice (UN) UNMIK Financat e Kosovës Prill 2007 Zhvillimi i sektorit financiar stabil, të sigurt dhe konkurrues

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

EUROPEAN UNION

InstitutionBuilding(OSCE)

EconomicReconstruction

(EU)

CivilAdministration

(UN)

Policeand Justice

(UN)

UNMIKFi

nanc

at e

Kos

ovës

Prill 2007

Zhvillimi i sektorit financiar stabil,

të sigurt dhe konkurrues

“ “Ky sektor pëfshin gjashtë banka të regjistruara me përafërsisht 240 filiale, pesëmbëdhjetë insti-tucione mikrofinanciare, tri in-stitucione financiare jobankare, tri transferues të të hollave, gjashtëmbëdhjetë këmbimore të regjistruara dhe nëntë kompani të sigurimit

HyrjePas konfliktit të vitit 1999, sektori financiar thuajse nuk ekzistonte, me likuiditet të kufizuar dhe me sisteme jo adekuate të ndërmjetësimit dhe pagesave. Gjatë shtatë viteve të fundit, ky sektor është zhvilluar në themele të reja dhe ka treguar rritje të mëdha. Të gjitha bankat e Kosovës janë private ose në pronësi ndërkombëtare. Ekzistojnë gjashtë banka të regjistruara të cilat kanë përafërsisht 240 filiale, pesëmbëdhjetë institucione mikrofinanciare, tri institucione financiare jobankare, tri transferues të të hollave, gjashtëmbëdhjetë këmbimore regjistruara dhe nëntë kompani të sigurimit.

Zhvillimi i sektorit financiar stabil, të sigurt dhe konkurrues

AQBK: Mbajtja e Kosovës në binarëKomponentë e Shtyllës së BE-së së UNMIK-ut, Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës (AQBK) është organ i pavarur, roli i të cilit është avancimi i zhvillimit të sektorit efikas financiar si dhe i sistemit që funksional të pagesave në Kosovë. AQBK (www.cbak-kos.org) kujdeset për sektor financiar të shëndoshë, efikas, konkurrues dhe të bazuar në treg. Ai mbikëqyr dhe rregullon sistemin bankar të Kosovës, industrisë së sigurimeve, fondeve të pensionit si dhe institucione tjera financiare. Në baza të përhershme, AQBK bën mbikëqyrjen e institucioneve financiare duke u bazuar në kontrolle dhe inspektime. Që të ruhet stabiliteti si i sektorit financiar ashtu edhe institucioneve individuale

kur është e nevojshme, AQBK-së i janë dhënë fuqi të mëdha mbikëqyrëse. AQBK gjithashtu kryen edhe disa detyra tjera të cilat zakonisht bëhen nga banka qendrore përfshirë: menaxhimin e të hollave të gatshme, transfereve, menaxhimin e fondeve të depozituara nga Thesari apo institucione tjera publike, mbledhjen e të dhënave financiare si dhe menaxhimin e regjistrit të kredive. Megjithatë, AQBK nuk është bankë lëshuese dhe nuk jep grante apo kredi. Qëllimi kryesor i ‘politikës monetare’ të saj është të rris stabilitetin financiar

TransformimiAQBK u krijua në muajin gusht 2006, kur Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2006/7 transformoj subjektin e mëhershëm mbikëqyrës, Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (ABPK) në AQBK.

Rregullorja e re përforcoi përgjegjësitë e AQBK-së dhe zgjeroj kompetencat e saj. Ajo rriti rolin që kosovarët luajnë në veprimtaritë e AQBK dhe siguroi se shumica e anëtarëve të Bordit të AQBK-së janë nga Kosova e jo ndërkombëtarë.

Rregullorja e re forcoj gjithashtu edhe pozitën e AQBK-së si organ i pavarur, me autonomi vepruese dhe administrative, e cila funksionon jashtë kornizës së strukturave qeveritare të Kosovës. Përveç kësaj, kapitali i AQBK është rritur nga 10 në 20 milion euro. Përmes funksioneve të saj mbikëqyrëse, AQBK ka ndikim në furnizimin monetar në Kosovë dhe në mbajtjen e sektorit bankar stabil p.sh. bankat duhet të depozitojnë rezerva të likuiditetit në AQBK që të sigurohet likuiditeti në çdo kohë. Kjo e bën më të lehtë për klientët të depozitojnë të hollat e tyre në banka. Me rritjen e besimit në sistemin bankar më shumë njerëz sjellin kursimet e tyre, për pasojë kjo çon në rritjen e likuiditetit dhe në këtë mënyrë ofron mundësi tjera për bankat që të ofrojë kredi nga të cilat do të fitoj ekonomia e Kosovës.

“ ““Sektori bankar i Kosovës ka përfituar shumë nga rritja e depozitave. Megjithatë, për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori, kemi nevojë për pro-jekte të mira dhe fitimprurëse. Akoma ka shumë pak investime nga ndërmarrësit në fushat kyçe me vlerë të vërtetë të shtuar.”Michel Svetchine, Drejtor Menaxhues, AQBK

Nga ana e majtë në të djathë: Gani Gërguri, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, AQBK, Michel Svetchine, Drejtori i Përgjithshëm, AQBK, Joachim Rücker, PSSP, Hashim Rexhepi, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, AQBK, Chiara Bronchi, Udhëheqëse e Zyrës për Çështje Fiskale, Shtylla e BE-së dhe Ajri Begu, Udhëheqës i Bordit të AQBK

Përveç detyrave të saj tradicionale, AQBK ka filluar disa projekte të rëndësishme, përfshirë zbatimin e projektit ‘Kos-giro’ 2005. Ky projekt synon të rris pagesat përmes transfereve bankare e jo me të holla të gatshme. Kjo i kontribuon pozitivisht sistemit vendor të pagesave duke zvogëluar qarkullimin e të hollave të gatshme dhe duke rritur depozitat në bankat komerciale, e në këtë mënyrë duke përmirësuar likuiditetin në përgjithësi.Në vitin 2006, u zhvillua regjistri modern i kreditimit i quajtur Regjistri i Kreditimit të Kosovës (RKK). RKK ofron informacione për kredi tek institucionet që ofrojnë këto kredi për huamarrësit e mundshëm. Ky regjistër e rrit gamën e informacionit për aftësinë e kthimit të kredisë nga ana e huamarrësve dhe përmirëson qasjen në kredi. AQBK luan rol kyç në përmirësimin e politikave për menaxhimin e rrezikut

për bankat (divizioni i rrezikut, kontrolli i brendshëm, provizionimi adekuat, rregullat kundër shpëlarjes së parave), dhe ka miratuar qasjen për mbikëqyrje të bazuar në rrezik sa i përket kompanive të sigurimeve. Në kontekst të zgjerimit të tregut të huadhënies, AQBK është e vendosur të mbaj standardet e saj rregulluese dhe mbikëqyrëse, dhe ka shfaqur gatishmërinë të zbatoj rregulloret në rastet kur ka mospërputhje. Në bazë të shqyrtimeve të saj të bankave dhe

“Me rritjen e besimit në siste-min bankar, më shumë njerëz sjellin kursimet e të hollave të tyre në bankë, duke çuar në më shumë likuiditet.”

institucioneve tjera kredituese, AQBK ka bërë thirrje për përmirësim të procedurave të qeverisjes korporative, politikave dhe praktikave profesionale për menaxhim.Në pozitën e saj të bankës qendrore, AQBK vepron si menaxhues i aktivës, me qëllim të sigurimit se fondet e pranuara janë të sigurta dhe në to mund të ketë qasje të lehtë. Aktiva e përgjithshme e menaxhuar nga AQBK kalon shumën prej 700 milion euro. Kjo aktivë kryesisht përbëhet nga buxheti i qeverisë (i ndarë por akoma i pa shpenzuar), të ardhurat nga privatizimi dhe depozitave nga bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve. Këto fonde investohen në pajtim me rregulla dhe politika të rrepta për investime, që janë caktuar nga rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për investime.

Ndërtimi i kapaciteteve dhe trajnimi për menaxhim vazhdon dhe do të vazhdoj të jetë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së AQBK. Gjatë tërë kohës, AQBK bënë të gjitha përpjekjet që të kryej detyrat e saj në mënyrën më të pavarur dhe më profesionale, duke ndihmuar më tepër integrimin e sektorit financiar të Kosovës në nismat rajonale dhe evropiane.

EuroNga fundi i vitit 1999 deri më 2002, Marka Gjermane qe pranuar në mënyrë të njëanshme si tender ligjor i Kosovës. Ndonëse Rregullorja 1999/04 dhe Urdhëresa Administrative 1999/02, UNMIK-u e legjitimoi përdorimin e Markës Gjermane për pagesat e detyrueshme dhe mbajtjen e shënimeve dhe llogarive të organeve publike si dhe atyre private.

Tranzicioni i vitit 2002 në euro ishte njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e sektorit financiar të Kosovës. Përgatitja për ndërrimin në euro filloi në muajin Gusht të vitit 2000. Bankat komerciale dhe entitetet publike sikurse Autoriteti Qendror Fiskal, Dogana e UNMIK-ut, komunat dhe Posta dhe Telekomunikacioni luajtën rol kyç në ndërrimin e euros dhe kontribuoi shumë në funksionalizimin e suksesshëm. Roli kryesor i AQBK-së është që të siguroj furnizim adekuat të bankënotave të euros dhe monedhave për përcaktimin e transaksioneve të parave të gatshme në Kosovë. AQBK-ja e rregullon furnizimin e euros për të mbajtur një nivel të balancuar të valutës dhe mbi një bazë të vazhdueshme, klasifikon të gjitha bankënotat dhe monedhat e dëmtuara. Procesi i klasifikimit siguron një kualitet të arsyeshëm dhe kuantitet adekuat të euros në qarkullim.

Duke e përdorur euron, Kosova përfiton nga efektet pozitive të politikës monetare e arritur në Euro-zonë. Euro shërben si një spirancë e fuqishme për ekonominë e Kosovës, duke ndihmuar transaksionet e biznesit me partnerët kryesor të tregut, shumica e të cilëve janë vendet e BE-së ose të Ballkanit Perëndimor me lidhjet de fakto me euro-zonën.

““Kosova e ka pranuar euron si valutë të saj; si pasojë ajo nuk i ndjekë rreziqet e këmbimit të tarifës dhe përfiton nga stabil-iteti i euro zonës. Ajo është një spirancë e fuqishme për eko-nominë”.

Sistemet e pagesësAQBK-ja siguron shërbime bankare në emër të dhe për llogarinë e Thesarit dhe agjencitë tjera të lidhura të qeverisë duke e përfshirë Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) – komponentë e privatizimit të Shtyllës së BE-së. Këto shërbime kryesisht përbëjnë mbajtjen e llogarive dhe operacioneve të pagesave me përjashtim të ofrimit të ndonjë kredie. Njëri nga objektivat e AQBK-së është që të promovojë një sistem efikas dhe të sigurt për pagesat e brendshme. Që nga themelimi i saj, AQBK-ja në mënyrë aktive e ka ushtruar këtë objektiv. Kthesa kryesore ishte arritur në muajin Maj të vitit 2001 kur Sistemi i Pastrimit Ndërbankar (SPN) qe themeluar për të ndihmuar operacionet e brendshme të pagesave nëpërmjet sistemit bankar.

AQBK-ja jo vetëm menaxhon dhe monitoron SPN-ja por merr pjesë drejtpërsëdrejti në operacionet e saja bashkë me të gjitha bankat komerciale. Vëllimi dhe vlera e transaksioneve duke lëvizur nëpërmjet SPN-ja janë zmadhuar në mënyrë graduale, duke reflektuar rritjen e besimit në sistemin bankar të brendshëm dhe zhvillimin e transferit elektronik, që donë të thotë t’i paguaj pagat. Në ndërkohë, SPN-ja

“Vëllimi dhe vlera e transak-sioneve duke lëvizur nëpërm-jet ICS-së janë zmadhuar në mënyrë graduale, duke reflektu-ar rritjen e besimit në sistemin bankar të brendshëm.”

ka ndërmarrë zhvillime të vazhdueshme teknologjike duke rezultuar në thjeshtimin e transaksioneve. AQBK-ja më tutje zhvilloi sistemin e pagesave duke njoftuar skemën e Kos-Giro në vitin 2004 në një bashkëpunim të ngushtë me FMN-në, të gjitha bankat komerciale dhe dy ndërmarrjet publike (faturuesit) në Kosovë: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) dhe Post Telekomunikacioni i Kosovës (PTK-ja). Kjo skemë për pagesat giro qe në mënyrë zyrtare filloi në vitin 2005. Ajo është e

dizajnuar për të ndihmuar pagesat e faturave nëpërmjet standardizimit dhe automatizimit të një skeme efikase për të gjithë pjesëmarrësit të përfshirë: AQBK-ja, bankat komerciale, faturuesit e mëdhenj dhe paguesit. Kos-Giro ofron një sistem më efikas të pagesës së brendshme për ekonominë e Kosovës dhe përmirëson shërbimin e konsumatorit për bankat komerciale dhe ruajtja e shpenzimeve për faturuesit e mëdhenj; është njëra ndër mënyrat më të përshtatshme dhe efikase për t’i paguar faturat për konsumatorët.

Sfidat në të ardhmen Përcaktimi i statusit të Kosovës do të ndikon në sektorin e financës dhe organizatën e AQBK-së, në kuptim

“Përcaktimi i statusit të Kosovës do të karakterizohet përmes rritjes së integrimit rajonal dhe Evropian brenda sektorit finan-ciar të Kosovës.”

�0

që integrimi rajonal dhe Evropian i Kosovës dhe sektori i saj financiar do të rritet. Kjo mund si pasojë të rris konkurrencën në tregun financiar vendor. Nga perspektiva e AQBK-së, ajo do të kërkon madje më tepër koordinim në disa aspekte me homologët rajonal.

Prandaj, zhvillimi i sektorit financiar të Kosovës do të përshpejtoj më tepër produkte financiare në ofertë, bashkërendimi më i mirë i nevojave të

tregjeve vendore (formë e re e kredive) shërbimet e qiradhënies për pajisje). Kjo do të rezulton në bashkimin me partnerët e huaj strategjik duke hyrë në tregun e Kosovës. Në këtë kontekst, AQBK-ja do të asistoj sektorin financiar vendor përmes promovimit të reformave të politikës. Përveç kësaj, AQBK-ja do të vazhdoj përpjekjet e saja për t’i ofruar qeverisë së Kosovës, bizneseve publike me mjete madje edhe më bashkëkohore dhe efikase të përmirësimit të pagesave. Kjo përfshin përparim të qartë në projektin e Kos-Giro dhe po ashtu implementimin e mënyrave të reja për kryerjen e pagesave sikurse SWIFT (Sistem Ndërkombëtar Elektronik i Shërbimit të Pagesave) dhe Real Time Gross Settlement (RTGS).

““

“Zhvillimi i sektorit financiar të Kosovës do të përshpejtoj me më tepër produkte financiare në ofertë, bashkërendimi më i mirë i nevojave të tregjeve të caktu-ara vendore.”

�2

www.euinkosovo.orgwww.euinkosovo.org