fieri mes rames e berishes, strehimi

24
KUVENDI SHQIPTAR Jozefina Topalli rishikon historinë, Servet Pëllumbi: Është rënë dakord Edi Rama kërkon tryezë politike PD: PS kërkoi shtyerjen e gjyqit GRUPI I PS-së Paralajmërohet Arben Malaj dhe kritikët e tjerë të kryetarit FESTIMET E 100-VJETORIT Basha i jep flamurin komunitetit shqiptar në Boston »4 Kthimi në Shqipëri i Ahmet Zogut Princi Leka organizon të martën zhvarrimin e eshtrave në Francë »2 PËRPLASJET Mjekët e rretheve diagnostikojnë gabim, urdhri u ruan licencën »4 »3 E MëRKURë 14 NëNTOR 2012 VITI VIII, NR. 2822 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com TAP në hapat e fundit të ndërtimit, Shqipëria përfituese kryesore Gazësjellësi NGEC FIERI »2 Opinion Nga LUAN KURTI “Ballkan pazari” i fqinjëve dhe nacionalizmi Nga ARTAN DUKA Koha për amerikanizëm »11 »10 TENSIONOHEN MARRËDHËNIET Hakmerret Greqia, kthen pa pretekst shqiptarët, u vë kryqin pasaportave »7 VARRIMI MISTERIOZ HEDHIN NË GROPËN E HAPUR ESHTRAT 30-VJEÇARE »7 »5 EKB, Piro: Në gjykatë kanë shkuar 108 dosje për ekzekutim. Hapat që do ndiqen dhe familjet që përfitojnë pronën e tyre Lista e re e qiraxhinjve që do të lirojnë banesat »5 »3 KREU SOCIALIST KëRKON SH- TRëNGIMIN E DUARVE ME BER- ISHëN DHE KRYETARëT E TJERë SOT AFATI I FUNDIT PëR GJETJEN E KOMPROMISIT, Të ENJTEN TESTOHET Në SEANCë PAQJA Në FIER DJE U ZHVILLUA SEANCA PëR PëRPLASJEN, SOCIALISTëT KëRKUAN DHE 2 JAVë BARDHI: SOCIALISTëT E BLLOKUAN QëLLIMISHT GJYQIN PëR Të MOS MARRë STATUSIN

Upload: gazeta-metropol

Post on 09-Mar-2016

273 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

TRANSCRIPT

Page 1: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

Kuvendi shqiptarJozefina topalli rishikon historinë, servet pëllumbi: Është rënë dakord

Edi Rama kërkon tryezë politikePD: PS kërkoi shtyerjen e gjyqitGrupi i ps-së

paralajmërohet arben Malaj dhe kritikët e tjerë të kryetarit

Festimet e 100-vjetorit

Basha i jep flamurin komunitetit shqiptar në Boston»4

Kthimi në shqipëri i Ahmet Zogut

princi Leka organizon të martën zhvarrimin e eshtrave në Francë»2

pËrpLasJet Mjekët e rrethevediagnostikojnë gabim, urdhri u ruan licencën

»4

»3

E mërkurë14 nëntor 2012Viti Viii, Nr. 2822teL: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

tap në hapat e fundit të ndërtimit, shqipëria përfituese kryesore

Gazësjellësi

NgEc FiERi

»2

OpinionNga LuAN Kurti

“Ballkan pazari” i fqinjëve dhe nacionalizmiNga ArtAN DuKA

Koha për amerikanizëm

»11

»10

teNsioNoheN mArrëDhëNiet

hakmerret Greqia, kthen pa pretekst shqiptarët, u vë kryqin pasaportave»7

Varrimi misterioz

HEDHiN Në gRoPëN E HaPuR ESHtRat 30-vjEçaRE

»7

»5

EkB, Piro: në gjykatë kanë shkuar 108 dosje për ekzekutim. Hapat që do ndiqen dhe

familjet që përfitojnë pronën e tyre

Lista e re e qiraxhinjve që do të lirojnë banesat

»5

»3

• krEu socialist kërkon sH-trëngimin E duarvE mE BEr-isHën dHE kryEtarët E tjErë• sot afati i fundit Për gjEtjEn

E komPromisit, të EnjtEn tEstoHEt në sEancë Paqja• në fiEr djE u zHvillua sEanca

Për PërPlasjEn, socialistët kërkuan dHE 2 javë• BardHi: socialistët E

Bllokuan qëllimisHt gjyqin Për të mos marrë statusin

Page 2: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

02 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« politikë

Ceremoni në varrezat e Thiais (Paris)

Zhvarrosen eshtrat e Mbretit Zog i në Francë

Nisma e PS për emigrantët

turi elektoral del jashtë kufijve të Shqipërisë

Me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të NMT Zog I, Mbret i shqiptarëve, shteti francez do të organizojë një ceremoni zyrtare në Paris në çastet e zhvarrimit të eshtrave të Mbretit. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë shefi i Pro-tokollit të Presidentit Francez, prefekti i Parisit, përfaqësues të qeverisë shqiptare, anëtarë të familjes mbretërore shqip-tare si dhe të disa familjeve mbretërore europiane. Trupi i Mbretit Zog do të përcillet nga toka franceze për në atdhe me nderimet ushtarake. Ceremonia do të zhvillohet më datën 14 nëntor 2012 në orën 11:00 të mëngjesit te varrezat e Thiais (Paris). Po ashtu më datën 17 nëntor 2012 do të organizohet një ceremoni shtetërore në

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të ndërmarrë një tur për të takuar shqiptarët emigrantë në Itali dhe Greqi. Vendtakimet mes Ramës dhe emigrantëve do të përcaktohen nga ata vetë këta të fundit përmes përfshirjes në rrjetet sociale. Qyteti në Itali dhe Greqi që do të gjenerojë më tepër postime me ëndrrat e tyre për Shqipërinë e Rilindur në ap-likacionin e krijuar posaçërisht për emigrantët në rrjetin “Facebook” do të vizitohet nga kryetari i PS-së Edi Rama. Kjo ni-smë, që do të fillojë të aplikohet së shpejti nga PS-ja, u bë e ditur nga sekretari për emigracionin në Partinë Socialiste Erion Veliaj. Veliaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i PS-së të degës në Itali dhe nënsekretari i PS-së për

Tiranë me homazhet për-katëse të Pallatit të Brigadave. Ftesat, që mbajnë firmën e princit Leka, kanë edhe programin e ceremonisë. Sipas saj, “nga ora 10:00 deri në 12:00: Homazhe para arkivolit me eshtrat e NMT Mbreti Zog i në Pallatin Mbretëror (i njohur si “Pallati i Brigadave”); Ora 12:00 deri më 13:30: Varrimi i eshtrave të NMT Mbretit Zog I në Mauzoleumin Mbretëror (në vendin e quajtur “Varri i Nënës Mbretëreshë”)”. Dy ditë më parë në Shqipëri mbërriti në Bibliotekën Kombëtare nga se-lia e Vatikanit libri i parë shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut. Ai daton që nga viti 1555 dhe do të qëndrojë i ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare gjatë muajit nëntor.

emigracionin, zhvilloi një sërë takimesh me emigrantë dhe përkrahës të PS-së në Milano, Monza dhe Trento të Italisë. Pasi është njohur nga afër me hallet dhe shqetësimet e tyre, Veliaj u ka shpjeguar të pranishmëve në takime pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”. Ai ka theksuar se në këtë program është parashikuar një part-neritet i plotë me emigrantët shqiptarë nëpër botë për t’i bërë ata të ndihen pjesë e rimëkëm-bjes ekonomike e sociale të vendit. Gjithashtu në takime është diskutuar gjerësisht për situatën sociale ekonomike dhe politike në Shqipëri, si dhe për zgjidhjet që ofron programi i Partisë Socialiste për mirëqever-isjen dhe rilindjen e vendit.

GdheNdeN emraT e 40 firmëTarëve Të akTiT Të PavarëSiSë

kuvendi njeh legjislaturat nga ‘20, nis numërimin pas ‘91

albana Lika

Njohja e legjislaturave do të nisë që nga viti 1920. Këshilli i Legjislacionit do

t’i propozojë Kuvendit vendimin e tij për numërtimin e legjis-laturave të Kuvendit prej Legjis-laturës së parë, e mbledhur më datë 15.04.1991 e që vazhdon me legjislaturat pasardhëse deri në legjislacionin e sotëm. Ndërsa legjislaturat parlamentare prej krijimit të shtetit shqiptar deri në vitin 1991 renditen të ndara në pesë periudha. Numërtimi i legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë fillon prej vitit 1946, me legjislaturën e parë, kur u instalua shteti komunist dhe vazhdon edhe pas shembjes së këtij regjimi, miratimit të Dis-pozitave Kryesore Kushtetuese të vitit 1991 dhe Kushtetutës së vitit 1998. “Periudha e parë prej pavarësisë së shtetit sh-qiptar deri në vendosjen e regjimit komunist nuk është njo-hur institucionalisht. Nuk ka një qasje të tillë as për periudhën 1912–1920, as për periudhën 1021–1924 apo për periud-hat vijuese të Republikës, apo asaj të Mbretërisë Shqiptare, megjithëse janë miratuar akte themelore të shtetit, mbi të cilat kanë funksionuar organet përfaqësuese të popullit dhe institucionet e tjera të larta të shtetit”, - thuhet në projek-tvendimin “Për numërtimin e legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë”. Pas pluralizmit numërimi i legjislaturave nis nga 0. “Ne nuk do të pranojmë më që të kemi një numërim të rrejshëm të legjislaturave të parlamentarizmit shqiptar. Pra, nuk do të jetë më legjis-latura e 15-të, kjo mund të jetë legjislatura e 7-të ose, nëse pranohet, mund të fillojë numërimi që nga viti 1920”, - deklaroi Topalli gjatë ceremon-isë së përurimit të pllakatit së nderimit për 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë. Emrat e tyre të gdhendur për herë të parë me germa të arta, qëndro-jnë si një monument në sallën e Byrosë Parlamentare, një nga sallat ku si dje, ashtu edhe sot janë marrë vendime të rëndë-sishme politike. “Në rastin më të mirë këta janë emra të har-ruar, ndërsa ende asnjë libër historie nuk e ka të plotë listën e baballarëve të kombit. Harx-huam gati 50 vjet duke falur e nderuar idhuj të rremë. Ka ndodhur që gjatë kësaj historie ka pasur njerëz që më shumë silleshin si tregtarë flamujsh dhe këta ndoshta nuk mungo-jnë edhe sot. Ka pasur të tjerë që ishin matrapazë të ndje-sive kombëtare. Sigurisht, edhe sot të tillë nuk mungo-jnë, ndaj ne duhet të ndero-jmë të vërtetën e historisë sonë dhe ky është akti më i ndritur, më sublim i atyre bur-rave që e deshën në mënyrë të pakushtëzuar këtë vend”, - tha Kryetarja e Kuvendit.

projekti dyvjeçar

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kuvendit të Shqipërisë, iniciatorja e projektvendimit “Për numërtimin e legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë” është Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë prezantimit para anëtarëve të Këshillit për Legjislacionin Topalli tha se hartimi i këtij projektvendimi është produkt i një pune dyvjeçare me historianë dhe konstitucionalistë. Ajo e vuri theksin te rëndësia që ka numërtimi i legjislaturave të Kuvendit në respekt të zhvillimeve historike, institucionale dhe kushtetuese që kanë ndodhur në Shqipëri. Numërtimi i legjislaturave nuk është bërë mbi bazën e ndonjë kriteri ligjor, shkencor apo zakonor parlamentar, sikurse ka ndodhur në të gjitha parlamentet e vendeve të tjera, përf-shirë edhe ato ish-komuniste. Projektvendimi do t’i paraqitet për votim seancës plenare të së enjtes.

proFeSor Servet pëlluMbi

Profesori i socialistëve, ish-kryetari i Kuvendit, i fundit nga PS-ja, Servet Pëllumbi, vlerëson vendimin më të fundit të Kuvendit për njohjen e legjislaturave që nga viti 1920. I pyetur nga gazeta “Metropol” mbi nismën më të fundit të Kryetares së Kuvendit për numërtimin e legjislaturave, ai tha: “Nuk është një iniciativë individuale, por është një rregull juridik, që duhet zbatuar. Përderisa festojmë 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, një ndërhyrje e tillë duhej bërë.” Profesor Pëllumbi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë më 1.05.2002. Ai e ushtroi detyrën e numrit dy të shtetit shqiptar për tre vjet, deri në mesin e vitin 2005, kohë kur zgjedhjet e përgjithshme u shoqëruan me rrotacion politik.

LEGJISLATURA E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

15.04.1991 – 04.02.1992 Legjislatura I

04. 04.1992 – 29.03.1996 Legjislatura II

01.07.1996 – 15.05.1997 Legjislatura III

23.07.1997 – 14.05.2001 Legjislatura IV

03.09.2001 – 20.05.2005 Legjislatura V

02.09.2005 – 28.05.2009 Legjislatura VI

06.09.2009 Legjislatura VII

LEGJISLATURAT PARLAMENTARE NË SHQIPËRI PREJ KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR DERI NË VITIN 1991

27.03.1920- 20.12.1920 Këshilli Kombëtar i Lushnjës - Senati

21.04.1921 – 30.09.1923 Këshilli Kombëtar (Parlamenti)

21.01.1924-02.06.1924 Kuvendi Kushtetues

(Periudha e I)

12.01.1925-02.03.1925 Kuvendi Kushtetues

(Periudha e II)

REPUBLIKA SHQIPTARE

01.06.1925 – 07.06.1928 Legjislatura I:

Dhoma e DePutetëVe

SenatI

25.08.1928 – 01.12.1928 asambleja Kushtetuese

MBRETËRIA SHQIPTARE

10.12.1928 – 11.05.1932 Legjislatura I

21.11.1932 – 16.11.1936 Legjislatura II

10.02.1937 – 05 .04. 1939 Legjislatura III

PERIUDHA E PUSHTIMIT TË SHQIPËRISË GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

12.04.1939- 01.04.1940 asambleja Kushtetuese

16.04.1940 – 31.07.1943 Këshilli i epërm Korporativ Fashist

16.10.1943 – 10.11.1943 asambleja Kom-bëtare.

10.11.1943: Rikthimi i asam-blesë Kombëtare në Parlament

11.11.1943 – 14.09.1944 Kuvendi Kom-bëtar (Parlamenti)

26.05.1944 – 02 .12.1945 Këshilli antifashist nacional Çlirimtar

LEGJISLATURAT E KUVENDIT POPULLOR NË REPUBLIKËN POPULLORE (DHE SOCIALISTE) TË SHQIPËRISË

16.01.1946 – 16.03.1946 asambleja Kushtetuese

25.03.1946 – 21.01.1950 Legjislatura I

28.06.1950 – 14.04.1954 Legjislatura II

19.07.1954 – 21.02.1958 Legjislatura III

21.06.1958 – 3.6.01962 Legjislatura IV

14.07.1962 – 12.03.1966 Legjislatura V

19.09.1966 – 04.05.1970 Legjislatura VI

20.11.1970 – 19.06.1974 Legjislatura VII

28.10.1974 – 21.02.1978 Legjislatura VIII

25.12.1978 – 14.07.1982 Legjislatura IX

22.11.1982 – 10.01.1987 Legjislatura X

19.02.1987 – 13.11.1990 Legjislatura XI

Page 3: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

03• E mërkurë 14 nëntor 2012

»politikë

reaGoN SeLia bLu PaS fTeSëS Së kreuT Të oPoziTëS

“Në tryezë për amendimet e ligjeve”PD: Rama po përpiqet të shpërndajë përgjegjësinë

partia Socialiste kërkoi dje që për çështjen e Fierit të mblidhe një tryezë me

partitë parlamentare, si zgjid-hja e vetme për këtë çështje. Përmes një apeli publik kjo kërkesë iu drejtua dje mazho-rancës qeverisëse, përfshirë këtu të gjitha forcat parlamen-tare. Kështu, lidershipi socialist nis zbutjen e qëndrimit për të kushtëzuar statusin e vendit kandidat me çështje e Fierit.

ApeliPartia Socialiste i ka sugje-

ruar shumicës parlamentare që ta trajtojë Fierin në një ballafa-qim, ku të jenë pjesëmarrëse të gjitha partitë parlamentare. Kështu, përmes një deklarate për shtyp kreu socialist i bën apel kryetarit të Partisë Demokratike, atij të LSI-së, të PDIU-së e të PR-së për një për-pjekje të përbashkët për zgjid-hjen e problemit të Fierit dhe hapjen e rrugës për votimin e Rregullores së re të Kuvendit si dhe dy ligjeve të përcaktu-ara nga Komisioni Europian si të nevojshme (edhe pse jo përcaktuese) në rrugën e marrjes së statusit. “Edi Rama shpreh publikisht mendimin se një tryezë e partive parla-mentare nesër (sot) është një mundësi për të zgjidhur prob-lemin e rëndë të qarkut të Fi-erit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë. Kryetari i Partisë Socialiste është i gatshëm të ulet në tryezë së bashku me të gjitha forcat parlamentare qeverisëse dhe opozitare për të adresuar këtë problem në një përpjekje vull-netmirë për t’i hapur rrugë zba-timit të vendimit të gjykatës dhe po ashtu miratimit të tri akteve që kërkojnë votën e opozitës. Kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje deri në fund dhe Edi Rama është i gatshëm për ta përmbushur detyrimin e opozitës, duke e bërë deri në fund përpjekjen në emër të Partisë Socialiste”, - apeloi Rama në adresë të qeverisë. Në vlerësimin e Ramës i takon kryetarit të Partisë Demokra-tike, kryeministër i vendit, që ta pranojë ose jo idenë e një ballafaqimi të drejtpërdrejtë për këtë çështje në një tryezë të partive parlamentare, e nëse e pranon, të caktojë edhe orën dhe vendin e ballafaqimit.

QëndrimiPartia Socialiste insiston

në rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së Fierit, ashtu sikurse shprehet e gatshme për të dhënë kontributin e saj në pro-cesin e integrimit. “Pavarësisht se një numër vendesh anëtare të BE-së shkojnë shumë përtej këtyre tri akteve në gjykimin e tyre për çka Shqipëria nuk ka përmbushur, opozita shqiptare nuk ngurron të eksplorojë çdo mundësi që së paku këto tri akte të miratohen. Duke nënvi-

zuar se Partia Socialiste është e vendosur të mbrojë bindjen se çështja e Fierit është një çështje e demokracisë në Sh-qipëri dhe po ashtu se integ-rimi europian nuk është vetëm ligjvënie, po edhe zbatim i ligjit, Edi Rama shpreh vullnetin e mirë për t’u ulur në tryezën e dialogut që nesër dhe për të

kërkuar rrugën e zgjidhjes së bashku me palën kundërsh-tare në emër të interesit të vendit”, - thuhet në deklaratë. Gjithashtu, duke i mëshuar me forcë faktit se PS-ja është gati të japë kontributin e saj deri në sekondën e fundit, Rama në apelin për Kryeministrin veçoi se “çështja e Fierit është

një çështje e funksionimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës dhe çështja e mi-ratimit të tri akteve është një çështje e integrimit, që s’mund të kuptohet pa funksionimin e demokracisë e të shtetit të së drejtës, problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika”.

Partia Demokratike i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të PS-së, Edi Rama, për tu ulur në tryezë me PS-së. “PD është e gatshme të ulet në çdo tryezë, të disku-tojë me PS çdo amendament apo propozim që ajo mund të paraqesë për tekstet e këtyre ligjeve që prej dy muajsh presin të votohen në Parlament”, - tha zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi përmes një deklaratë për mediat. PD deri tani ka ofruar zgjidhje politike dhe kushtetuese për Qarkun e Fierit, mocionin për të gjithë këshilltarët e saj, pikërisht atë akt ligjor të cilin Partia Social-iste me këshilltarët e saj e ka ushtruar në komunën Ndërmënas, në bashkinë Divjakë, në Bubullimë dhe në Fier-Shegan. “Për më keq ai kërkon thirrjen e tryezës politike të partive parlamentare për të zgjidhur problemin e Qarkut të

Fierit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të vendimit të kësaj gjykate. Me këtë kërkesë, z. Rama, dëshmon edhe një herë vullnetin e tij të pandryshuar, për të bllokuar votimin e këtyre ligjeve dhe statusin e kandidatit për Shqipërinë”, - tha Bardhi. Ajo tha

Ndryshon papritur qëndrimi i Partisë Socialiste për votimin e tri ligjeve që janë kusht i Bashkimit Europian për të marrë statusin e vendit kandidat. Rama kërkoi të takohet në një tryeze me të gjithë kryetarët e partive parlamentare në atë që e quan “një përpjekje vullnetmirë për t’i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës dhe po ashtu miratimit të tri akteve që kërkojnë votën e opozitës”. Në afatin limit për miratimin e tri ligjeve të rëndësishme për in-tegrimin Rama i kthen përgjigjen Berishës duke e ftuar në tryezë.

poz

icio

ni i

lëku

ndur

i p

S

Gjatë këtyre ditëve kreu i mazhorancës nuk ka reshtur së lëshuari apelin për kreun e opozitës për të votuar në Kuvend ligjet që lidhen ngushtësisht me marrjen e statusit të plotë në dhjetor. Por përballë këtij apeli nuk vonon dhe përg-jigjja e lidershipit socialist. Duke mos lëvizur nga istikami, drejtuesit e PS-së shpreheshin të prerë për mosvotimin e asnjë ligji me 3/5-at deri në zgjidhjen e çështjes së Fierit. Ndërkohë apeli për votimin e tri ligjeve të BE-së nuk ka munguar dhe nga faktori ndërkombëtar.

ape

let

resp

ekti

ve

Kërkesat e klasës politike përfshijnë objektiva të ndry-shme, duke shkuar deri aty sa një çështje që i takon qeverisjes vendore dhe organeve të drejtësisë të gjyko-het dhe të zgjidhet në parlament. Kjo është përmbledhtazi ajo çfarë Partia So-cialiste kërkon duke mbledhur në tryezë partitë parlamentare për të zgjedhurit vendorë të qarkut të Fierit. Pritet që të jetë pikërisht dita e sotme që të qartësojë situ-atën, megjithëse PD-ja akuzoi në përgjigjen e saj se PS-ja vijon të bllokojë statusin me çështjen e Fierit.

Fier

i në

kuv

end

kriteret e be

Vendimi për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian varet nga miratimi i ligjeve për administratën publike, Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare. Për këto nisma ligjore nevojitet votimi në Kuvend i opozitës, e cila vazhdon të kushtëzojë votën me zgjidhjen e çështjes që lidhet me qarkun e Fi-erit. Me gjithë ftesat e herëpashershme të mazhorancës për të kaluar këtë situatë ende të pashpresë, deputetët socialistë i qëndrojnë vendimit politik të marrë nga lidershipi socialist, por ka edhe të tjerë, të cilët heshtin kur pyeten nëse duhet të mbahet peng integrimi vetëm për çështjen e kryetarit të qarkut të Fierit. Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë brenda datës 20 nëntor tri nismat ligjore, që t’i hapet plotësisht rrugë rekomandimit të KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat.

se Rama po përpiqet të shpërndajë përgjegjësinë e bllokimit të votimit të këtyre ligjeve me forca të tjera parlamentare që kanë qenë dhe janë të gatshme në çdo kohë për votimin e tyre. “Gjatë kësaj periud-he PD ka bërë çdo gjë për të gjetur zgjidhje kushtetuese për problemin e Fierit”, - përfundoi Bardhi.

drejtimi nga ruçi

rasti “Malaj”, grupi kuvendor i pS në analizë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do t’i nënshtrohet një analize të detajuar mbi respek-timin e linjës zyrtare të kësaj partie. Kështu, deklaratat dhe qëndrimet në kundërshtim me vendimin politik të par-tisë pritet të sjellin një analizë të hollësishme në radhët e grupit kuvendor socialist. Në një vendim të tillë ka ar-ritur mbledhja e djeshme e këtij grupimi gjatë mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën drejtimin e kryetarit të ligjvënësve të PS-së Gramoz Ruçi. Nisur nga qëndrimet që mbajnë deputetë të caktuar, duke dalë mbi linjën zyr-tare të PS-së, ka sjellin irritimin e pjesës tjetër të ligjvënësve socialistë. Mësohet se pas diskuti-meve mbi rendin e ditës në seancën parlamentare të ditës së nesërme deputeti i PS-së Fidel Ylli ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si deputeti Arben Malaj shfaqet në mbledhjet e grupit kuvendor, në intervista televizive dhe në medien e shkruar, duke injoruar jo vetëm qëndrimin e partisë, por dhe të kolegëve të tjerë sa i takon kushtëzimit të tri ligjeve të BE-së me zgjidhjen e çështjes së Fierit. Një shqetësim i tillë është mbështetur edhe nga deputetë të tjerë, si Sajmir Tahiri, Artan Gaçe. Sipas tyre, devijimi nga linja zyrtare nuk shihet vetëm te deputeti Malaj, por dhe te deputetë të tjerë. Për këtë arsye ky grupim, që e sheh jo të përshtatshme shfaqjen e kolegëve të tyre ndryshe nga pjesa tjetër në një kohë çështja e integrimit është njësoj e rëndë-sishme për të gjithë grupin kuvendor socialist, kanë kërkuar që të bëhet një analizë e detajuar e sjelljes dhe qëndrimeve të deputetëve. Mëso-het se deputetët kanë kërkuar që kjo analizë duhet të lidhet jo vetëm me këtë rast, pra atë të vendimit për çështjen e Fierit, por dhe me të gjitha zhvillimet, duke in-sistuar në respektimin e rregullores së këtij grupi parlamentar.

paralajMëriMi

LiGjeT me 3/5-aT, PS vjeN Në TërheqjeN e radhëS PërbaLLë kuShTeve Për STaTuSiN

rama kërkon ballafaqimin e Fierit në kuvendKreu socialist u bën apel Berishës, Metës, Idrizit e Mediut për t’u ulur në tryezë

Page 4: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

04 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« Sociale

mSh masa për parandalimin e virozave

kërkohet shtimi i medikamenteve në qendrat shëndetësore

140 gjoba nga task-forca antiduhan

pipero: aksioni do të vazhdojë edhe gjatë dimrit

festimet e 100-vjetorit edhe në amerikë

basha flamur komunitetit shqiptar në boston

Ministria e Shëndetësisë u kërkon drejtuesve të Shën-detit Publik të bëjnë gati stokun e medikamenteve dhe të organizohen për përballimin e fluksit të të sëmurëve. Në planin e masave parashikohet riorganizimi i shërbimeve dhe i punës së mjekëve për të pritur pacientët në çdo orë të ditës. “Në institucionet shëndetësore do të përditëso-jnë planet e gatishmërisë në rast të emergjencave për parandalimin e proble-meve që lidhen me stinën e ftohtë, sipas grafikëve dhe platformës së miratuar nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situat-ave të veçanta. Qytetarët këshillohen, veçanërisht të sëmurën kronikë, të drejto-

Rreth 140 gjoba janë ven-dosur nga task-forca subjek-teve që nuk kanë zbatuar ligjin antiduhan. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka theksuar se task-forca antiduhan do të vi-jojë punën edhe gjatë muajve të dimrit. “Janë zhvilluar nga task-forca antiduhan 6 mijë kontrolle, janë lënë po kaq ak-tkontrolle dhe janë vendosur 140 gjoba. Por këtë herë mo-toja jonë s’ka qenë vendosja e numrit të gjobave, por zbatimi i ligjit dhe numri e mjediseve pa duhan dhe rezultatet kanë qenë pozitive”, - tha Pipero. Ai gjithashtu ka kërkuar nga inspektorët e task-forcës që të vijojnë me përkushtim evidentimin e subjekteve që nuk zbatojnë ligjin antidu-

Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë prej datës 10 nëntor në sheshin qendror të qytetit Worcester (Boston) valëvitet flamuri shqiptar, i cili është dhuruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Përmes një mesazhi të veçantë Lulzim Basha ka vlerësuar rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA për arritjen në këtë stad të lir-isë, të zhvillimit dhe integrimit ku shqiptarët ndodhen sot. “Ky 100-vjetor është edhe një ngjarje për të kujtuar të gjithë ata që kontribuan për t’ia arritur kësaj dite, miqtë dhe aleatët tanë. Rruga jonë ka qenë e gjatë dhe e mundimshme. Pak kombe kanë përjetuar atë padrejtësi që u është bërë shqiptarëve në shekuj. Ne ia

hen për konsultë mjekësore për rivlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe përshtatjen e mjekimit sipas protokolleve përkatëse”, - tha Gazmend Bejtja, drejtor i Shëndetit Publik. Specialistët e Shëndetësisë këshillojnë që të gjitha grup-moshat të bëjnë vaksinën kundër gripit, pasi kjo që ka hyrë këtë vit në treg parandalon tri lloje virusesh.

han. “Task-forca do të vijojë aksionin, pasi ajo nuk ka mandat. Ligji duhet zbatuar domosdoshmërisht dhe ne duhet t’i themi ‘stop!’ duhanit në mjediset publike. Të gjithë së bashku kemi një mision të rëndësishëm: të vëmë në vend dinjitetin e ligjit, të vazhdojmë siç kemi nisur dhe të bëhemi pjesë e këtij aksioni”, - shtoi Pipero.

kemi dalë të mbijetojmë, edhe falë një miku të madh, një aleati të përjetshëm e strat-egjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në situata të vështira, kur diskutohej ekzist-enca jonë, ne u mbështetëm fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetje e cila vazhdoi edhe më pas me pa-varësinë e Kosovës”, - shkruan në mesazhin e tij Basha.

urdhri i mjekuT NeGLizhoN raSTeT e abuzime, S’kemi emra

Mjekëve si u hiqet licenca, diagnostikojnë keq të sëmurëtervin koçi

urdhri i Mjekut të Sh-qipërisë (UMSH) pohon se në qendrat spitalore

në rrethe ka mjek që nuk i di-agnostikojnë saktësisht të sëmurët duke abuzuar me de-tyrën e tyre. Sipas presidentit të këtij institucioni, Din Abazaj, mjekët e rretheve në disa raste nxitohen, duke mos i kuruar saktësisht të sëmurët. Krahas kësaj ai thekson se institucioni që ai drejton nuk ka nxjerrë të dhëna të sakta lidhur me këtë fenomen, por e njeh si prob-lem në parim dhe se UMSH si institucion nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese, duke tre-guar në këtë mënyrë një mos-reagim ndaj këtij problemi.

Rreziqet e pacientëveRreziku më i madh që u

kanoset pacientëve është kurimi nga mjekë të pali-censuar si dhe nga mjekë të papërgjegjshëm. Te këto kat-egori hyjnë ata individë që ushtrojnë profesionin e mje-kut pa u pajisur me licensën përkatëse si dhe nga mjekët e rretheve. Nuk janë të pakta rastet kur mjekët e rretheve i nisin të sëmurët drejt QSUT-së me një diagnozë krejtë-sisht të ndryshme nga ajo që del pas analizave. Edhe shefi i repartit të nefrolog-jisë, Nestor Thereska, pohoi para disa ditësh në medie se mjekët e spitaleve të rre-theve janë të nxituar në për-caktimin e diagnozave duke i drejtuar direkt të sëmurët drejt qendrës spitalore të Tiranës. I njëjti problem nga diagnostikimi i gabuar mund të vijë edhe nga disa mjekë të QSUT-së që nuk janë të pajisur me licensë nga Urdhri i Mjekut. Sipas Abazajt, mos-marrja e kësaj license në in-stitucionin që ai drejton për-bën një rrezik për pacientin, pasi nuk mund të kurohet nga një mjek që nuk është i spe-cializuar në atë sektor dhe rrjedhimisht jeta e të sëmurit është në rrezik.

Licencimi i mjekëveIndividët që ushtrojnë pro-

fesionin e mjekut duhet që më parë të licenson nga Urdhri i Mjekut. Nëse këta individë nuk marrin licensën përkatëse, atëherë ata përbëjnë rrezik për të sëmurët. Sipas presi-dentit të UMSH, Din Abazaj, mospajisja me këtë urdhër do të çonte në një rrezik për jetën e të sëmurëve. Ky rrezik vjen pasi individët mund të ushtrojnë profesionin e tyre edhe pa marrë një diplomë fakulteti të mjekësisë. Pajisja me licensën për ushtrimin e profesionit të mjekut bën të mundur që një individ që ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë të ushtrojë profe-sionin në sektorin ku ai është specializuar, duke kryer detyra

vetëm për disa kategori së-mundjesh. Të tilla raste janë të regjistruara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku është dhe numri më i madh i mjekëve të pali-censuar. Sipas numrit një të institucionit të Urdhrit të Mje-kut të Shqipërisë, mjaft mjekë

ushtrojnë detyrën e tyre në sektorë ku ata nuk janë të specializuar. Krahas kësaj ai thekson gjithashtu se është edhe kategoria e mjekëve që kanë marrë gradën e profeso-rit dhe e neglizhojnë pajisjen më këtë licensë për shkak të gradës që ata kanë.

Neglizhojnë licensimin për shkak të gradës

profesorët në QSut pa licencë nga urdhri i Mjekut

Profesorët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk pranojnë që të pajisen me licencë nga Urdhri i Mjekut. Sipas kryetarit të institucionit të Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, profesorët e qendrës spitalore në Tiranë e neglizhojnë pajisjen me licensë për shkak të vjetërsisë së tyre të punës. Në këtë mënyrë, disa individë që ushtrojnë detyrën e tyre në QSUT si mjek dhe kanë marrë gradën “profesor” hedhin poshtë procedurat që duhen për të ush-truar atë detyre. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka nxjerr vendimin që të gjithë mjekët nuk janë të pajisur me licensë nga Urdhri i Mjekut do të pezullohen nga puna e tyre. Në këtë mënyrë, do të bëhet e mundur që mjekët që ushtrojnë detyrën e tyre në qendrat spitalore në vend apo edhe mjekët e familjes, do t’u hiqet e drejta për të ushtruar profesionin pasi nuk janë të licensuar nga institucioni për-katës, në këtë mënyrë janë edhe të jashtë ligjshëm.

Mjekët që ushtrojnë profesionin e tyre pa licensë janë kryesisht në qendrat spitalore publike. Sipas Din Abazajt, presidenti i Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë, nëpër qendrat spitalore private nuk ushtron detyrë asnjë mjek që nuk është pajisur me licensë nga Urdhri i Mjekut. Ai pohon se pjesa më e madhe e këtyre individëve që ush-trojnë profesionin e tyre në mënyrë të jashtëligjshme janë kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mje

kët

pa li

cens

ë

Mjekët që nuk janë të pajisur me licensë nga Urdhri i Mjekut përbëjnë një rrezik për jetët e pacientit. Kjo pasi pajisja me këtë licensë bën të mundur që mjekët të ushtrojnë detyrën e tyre në pavijonet ku ata janë specializuar. Duke mos u pajisur me licensë, pacientët rrezikojnë që të diagnostikohen në mënyrë të gabuar, pasi mjekët abuzojnë me pacientin, duke e kuruar me atë edhe në rastin kur mjekët nuk janë të speciali-zuar në atë fushë.

rre

ziqe

t ng

a m

jekë

t

Page 5: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

05• E mërkurë 14 nëntor 2012

»ekoNoMi

rënie me 1 pikë

bonot prekin rekord të ri, bien në 6.41%

Rënia e interesit të Bonove të Thesarit ka arritur sot një rekord të ri. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bonot 12 mujore u emetuan me një normë mesatare të ponderuar intreresi prej 6.41%, vlerë që përfaqëson një rënie të mëtejshme me 0.2 pikë përqindjeje që nga ankandi i fundit. Interesi i Bonove ka rënë tashmë me një pikë përqindjeje që nga muaji qershor, kur u regjistruan interesat më të lartë vjetorë. E njëjta prirje rënëse po verifikohet edhe për bonot 6-mujore, që në ankandin e fundit u emetuan me një normë mesatare të ponderuar intreresi prej 6.06%, nga 6.13% që kishte qenë interesi në ankandin e më-parshëm. Kërkesa modeste e qeverisë për borxh dhe oferta mjaft e bollshme nga sistemi bankar po bën që interesat e bonove të përmbysin krejtësisht ten-dencën në rritje të gjysmës së parë të këtij viti. Në muajt e fundit, qeveria e ka ulur ndjeshëm huamarrjen dhe rrjedhimisht kërkesën për financim në treg. Një-kohësisht, vështirësitë për kreditimin e sektorit privat kanë bërë që bankat t’i përqëndrojnë më shumë in-vestimet në tituj borxhi të qeverisë shqiptare. Kushtet më të përshtatshme të tregut kanë ndihmuar edhe transmetimin e uljes së normës bazë të ndërmarra gjatë 14 muajve të fundit nga Banka e Shqipërisë. Interesat e borxhit publik shërbejnë si nivel referimi edhe për kreditimin e ekonomisë në lekë, ndaj rënia e interesave të bonove zakonisht ndikon edhe në interesa më të ulëta të kredive në lekë.

aNkaNdiberiSha ofroN mbëShTeTje Pa kufi. Sequi: ProjekTi Shumë i rëNdëSiShëm

Gazësjellësi, tap drejt ndërtimitTungland: TAP është shndërruar në zgjedhjen e parë të aksionerëve

akTi NormaTiv, ProNarëT kaNë dërGuar 186 kërkeSa Për Lirim baNeSe banesat, fillojnë urdhër ekzekutimet në gjykatëAta që nuk gjejnë dakordësinë me qiraxhijnë, i drejtohen EKB-së

Gazsjellësi “Trans Adriatik” që do të sjellë gazin nga deti Kaspik për në Evropë

përmes Shqipërisë, duket se po finalizon të gjitha proce-durat për t’u shpallur fitues. Mbështetja e madhe e të gjitha palëve, si dhe leverdisshmëria në raport me rivalin e tij “Nabu-co” po bëjnë që TAP-i të shpal-let fitues në mesin e vitit të ar-dhshëm. Duke pasur parasysh interesin e madh që ka për Sh-qipërinë ndërtimi i tij, Kryemi-nistri Sali Berisha garantoi se qeveria do të bëjë të pamun-durën për ta mbështetur. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu edhe mundësitë që ka vendi ynë për depozitimin e gazit dhe pozicionin gjeografik për t’u shndërruar në një shpërndarës për rajonin. “Ky takim i kush-tuar TAP ka një rëndësi shumë të madhe për Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit ka depozita të mëdha hidrokarbu-resh. Ka pozicionin gjeografik më të përshtatshëm. Përballë Italisë, një treg gjigand en-ergjetik, me një ngushticë që të kujton Gjilbraltarin”, tha Kryeministri Sali Berisha. Nga ana tjetër, ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sekui, tha se projekti TAP është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë Evropën pasi është një korridor i rëndësishëm i furnizimit me gaz. “Ne e mbështesim plotësisht këtë projekt, pasi ai krijon një ko-rridor të sigurt për funizimin me gaz të Evropës. Korridori duhet të jetë fleksibël pasi ai do të japë vlerë nëse do të jetë sa më optimal. Shqipëria duhet të jetë pjesmarrës ak-tiv në këtë projekt dhe të përfitoj sa më shumë nga ky aktivitet. Gjithashtu shpresoj që ideja e magazinimit në Shqipëri të mos zhduket me kalimin e kohës”, tha Sequi. Rëndësinë e këtij projekti e

Plot 36 kërkesa të pronarëve që kërkojnë t’u lirohen bane-sat në bazë të aktit normativ kanë mbërritur vetëm ditën e djeshme pranë Entit Kombëtar të Banesave, duke e çuar kështu numrin total të kërkesave për urd-hër ekzekutimi në 186 kërkesa. Duke mos gjetur dakordësinë me të pastrehët, pronarët u janë drejtuar Entit më qëllim rima-rrjen e pronës së tyre. Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Ylli Pirro, deklaroi dje se deri më tani, nga këto kërkesa 104 prej tyre janë depozituar në gjykatë. Ndërkaq, pas miratimit të aktit normativ të qeverisë, më 1

gusht të këtij viti, muaji shtator dhe tetor ka pasur një numër të lartë aplikimesh për kredi me interes 0. Akti normativ para-shikon, që për ata të pastrehë që nuk lirojnë banesën, do të jetë Përmbarimi Gjyqësor ai që do të ekzekutojë urdhrat dhe që do të kthejë pronën te pronari legjitim. Pas ekzekutimit të titullit ekzekutiv, kategoria e të pastrehëve trajtohet me strehim në banesa sociale nga Këshillat Bashkiakë, duke pasur përparësi në programet e banesave sociale për qira. Ndërkaq, ky proces pritet të mbyllet përfundimisht në fillim të vitit 2013.

ka theksuar edhe Drejtori Me-naxhues i Gazësjellësit Trans Adriatik, Kjetil Tungland, i cili u shpreh se në kuadër të këtij projekti do të jepet edhe një kontribut për procesin e gazi-fikimit të Shqipërisë. “Vlera e këtij projekti shkonë në 45 miliardë dollar dhe përfshin 6 shtete. Ky projekt është një mundësi shumë e madhe për Shqipërinë, pasi thith investime të huaja direkte, gazifikon vendin, por do të sjell edhe zhvillim rural. Ne gjithashtu do të japm kon-tributin tonë të drejtpërdrejt në procesin e gazifikimit të vendit”, tha Tungland. Shumë shpejt në Azerbajxhan pritet që të merret edhe vendimi përfundimtar, se cili nga dy projektet e mbetura në garë

do të shpallet fitues. “Në Azerbajxhan ka një grup kom-panish që zotërojnë fushën e Shah Denizit. Këto kompani janë ato që na kanë ftuar ne dhe ato do të marrin vendimin përfundimtar. Plani është që vendimi të merret vitin tjetër në tremujorin e dytë. Vendosja e makinerive në terren dhe ndërtimi nis në vitin 2014. Ne na duhen tre vjet për ta përfunduar ndërtimin dhe ak-sionerët e fushës së gazit po na kërkojnë të jemi gati”, për-fundoi Tungland. Ndërkohë, sipas ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, qeveria shqiptare shumë shpejt do të nisë punën për studimin e tregut shqiptar dhe përgatitjen e një master-plani për gazifikimin.

Nënshkrimi i tre shteteve, drita jeshile për ndërtimin

Gazësjellësi Trans Adriatic Pipeline, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Italisë, Greqisë e Shqipërisë, ka nisur të shtrijë në terren planet për ndërtimin e gazsjellësit, gjë që nuk ka ndodhur me Nabuço-n. Ndërkohë që sipas drejtuesve të TAP, pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare mes tre shteteve, avantazhi më i madh për projektin “Trans Adriatic” mbeten kostot e ulëta të ndërtimit të tij. Nënshkrimi i Memorandumit u përshëndet menjëherë nga Kjetil Tungland, Drejtori i Projektit të Gazsjellësit Trans- Adriatik, i cili e cilësoi marrëveshjen si një prej hapave më të rëndësishëm dhe një ndër arritjet e mëdha që TAP ka marrë deri më sot. Tungland cilësoi si një tjetër arritje tepër të rëndësishme edhe përzgjedhjen e bërë për Korridorin Jugor që do të përcjellë gaz, fillimisht nga fusha e “Shah Deniz” në Azerbajxhan, nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Turqisë drejt Evropës. Gazsjellësi TAP do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani drejt Evropës, e cila shpreson që në këtë mënyrë të reduktojë varësinë nga Rusia për furnizimin me gaz. Aksionerët e TAP janë “EGL” zvicerane me 42,5 për qind, “Statoil” nor-vegjeze me 42,5 për qind dhe “E.ON Rurgas” gjermane me 15 për qind. Në projekt bashkëpunon edhe kompania italiane e energjisë, “Enel”.

projekti i gazësjellësit tap, çfarë përfiton Shqipëria

Projekti i gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline”, që synon të sjellë në Ev-ropë gazin e fushave të Shah Deniz, tani është në një fazë të rëndësishme, jo shumë larg vendimit përfundimtar që do ta shpallë ose jo fitues ndaj rivalit të tij “Nabuço West”. Nga investimi i Trans Adriatic Pipeline, Shqipëria parashikohet të përfitojë një vlerë nga 800 milionë euro në 1 miliard euro. Nëse ky projekt shpallet fitues, atëherë Shqipëria do të shënonte fitoren e saj të parë gjeostrategjike, e po kështu, për herë të parë ajo do të bëhej pjesë e një rrjeti ndërkombëtar në transportimin e gazit. Por, planet e TAP në vendin tonë shkojnë më tej. Ata po kryejnë studime për të parë mundësitë e depozitimit të gazit. Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk do të ishte vetëm një pikë kalimi me 200 kilometrat që e përshkojnë, por edhe një mbajtëse. Kjo do t’i sillte asaj fitime shtesë. Zona e Dumresë në Fier (20 kilometra në veri nga ku do të kalojë tubacioni i TAP-it) vlerësohet se ka rreth 3-5 shpella depozitimi, një magazinim unik dhe tërësisht i realizueshëm. Në Shqipëri, kostoja për ta depozituar këtë gaz nën tokë është më e lirë në krahasim me vendet e tjera. Për drejtuesit e projektit TAP, fakti që Shqipëria nuk ka një infrastrukturë të gatshme për transportimin e gazit nuk duhet të shikohet si një disavantazh.

FieR

emRI, mBIemRI I PRonaRIt emRI, mBIemRI I QIRamaRReSIt/Ve

arjan tefik Cepele agim Driza, tajar Latifi, Sulejman Latifi, Behar latifi, myrteza hoxha

eLbAsAn

Sherif Saraci Jonuz mema

Shefqet Baholli hane mullisi, metqan hida

TiRAnA

Ida tomin Peni, Fation Peni, musa Peni, Shaqir Vaqari,Gazmend Bakiu

alma toska, maksim Kadiu, Slloba Rama(Xhabir Rama)

mihase abaz toska (Shahinaj) Ylli Cela

Dijon Ibrahim Frasheri,Drita Ibrahim Kongoli Fatos Backa, Shpresa Backa

Suzana ali (tafaj) meneri elham Qani Zahaj, Ylli elham Zahaj, Roland theodhor Prifti, hektor Saliko Dudushi, Klement theodhor Prifti

Suzan thoma Zoto Ludmira Prel Gila (marku)

Brikena eqrem Cabej Selami Ferid Skenderi, Bukurije Skenderi

tomorr Qazim hitaj evanthi Qirko, edmond merja, Xhevdet (Xhevat ) merja

Rudina Ruzhdi hiso nail Curcjali,ajshe Curcjali,altina Curcjali, asllan Curcjali, Genciana Curcjali

•76 kërkesa nga pronarët janë depozituar për qytetin e Tiranës•52 kërkesa nga pronarët janë depozituar për qytetin e Durrësit•Nga 1 kërkesë nga pronarët është depozituar për qytetin Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Berati•908 familje jetojnë në ish-prona private në qytetin e Tiranës•869 familje jetojnë në ish-prona private në qytetin e Durrësit

Page 6: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

06 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« aktualitet

vrau në grabitje,ekstradohet nëitali shqiptari

Nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tira-na u krye ekstradimi nga aeroporti “Nënë Tereza” Tiranë, në drejtim të ter-ritorit italian, i shtetasit shqiptar Olsi Shaqolli, 38 vjeç, lindur në Korçë. Në ngarkim të tij, më datë 3.10.2008, autoritetet gjyqësore të Barit, Itali, kanë lëshuar urdhërin e arrestit, ku rezulton se më datë 6 janar të vitit 2008, në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë, ka hyrë forcërisht në shtëpinë e një shtetasi italian, me qëllim gra-bitje, ku gjatë kryerjes së grabitjes, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur një nga pjestarët e familjes.

Nga tarraca melitar vjedhin 1milion lekë

Dy të mitur kanë zbritur nga tarraca me litar dhe janë futur në banesë, duke vjedhur një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra. Mëso-het se policia është njoftuar nga një grua, që banon në pallatin përballë, e cila ka parë të rinjtë duke u varur nga tarraca. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin në flagrancë të dy djemve, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga zona bashkë me paratë e vjedhura në banesë. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Xherri Keta dhe Armando Mec, të cilët dinin se nuk ndodhej njeri në shtëpi, si dhe planifikuan grabitjen.

ekspertizë bibës,hodhi foshnjënnë maternitet

Prokuroria pritet të dërgojë Hysen Bibën që hodhi foshnjën nga dritarja e maternitetit, të kryejë një ekspertizë psikiatrike. Akuzat e familjarëve se ai vuante nga depresioni, ishin një shkak i fortë për të kryer këtë ekspertizë. Akti i rëndë që tronditi mbarë opionin publik, u regjis-trua rreth orës 21:00, të datës 30 korrik, ndërsa dyshohet se autori Hysen Biba me origjinë nga Kukësi, e ka hedhur foshnjën pas një debati me bashkëshorten e tij. Familjarët e 29-vjeçarit deklaruan më vonë se ai vuante nga depresioni, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për gjend-jen mendore.

lajMe ShkurtmiNiSTri i breNdShëm ThekSoN domoSdoShmëriNë e dëNimeve aLTerNaTive

“Shërbimi i provës parandalon krimin”Ministri i Drejtësisë: Shërbimi ul shpenzimet për të burgosurit

kaTër ShqiPTarë me “beNz” Të vjedhur, PLumb Në GjokS 24-vjeçariT policia vret shqiptarin gjatë ndjekjes me makinëProkuroria urdhëron autopsi për Marjan Qerimin, hetim policit

Shërbimi i Provës ul krimi-nalitetin dhe parandalon krimin. Komisariatet e poli-

cisë do të angazhohen edhe më shumë duke mbështetur Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, sa herë të kërkohet prej tyre, gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative”. Ky ishte konsta-timi dhe premtimi i ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, gjatë takimit me pushtetarët ven-dorë, ambasadorin e OSBE-së, ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, etj., gjatë diskutimeve rreth efekteve që do të sjellë zbatimi efikas i Shërbimit të Provës. Ambasadori Wollfarth sugjeroi që duhen aplikuar sa më shumë dënime alternative.

Ministri nokaNë fjalën e tij, mes të tjer-

ave ministri i Brendshëm, Fla-mur Noka, theksoi se, “Oficerët e policisë do të bashkëpuno-jnë dhe të shkëmbejnë gjithë informacionin e duhur dhe të kërkuar në përmbushje të de-tyrimeve që përcaktojnë aktet ligjore dhe nënligjore, infor-macionin e nevojshëm mbi të dënuarin me dënim alternativ, që mbikëqyren me ndihmën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Do të marrin masat në vijimësi dhe të sigurojnë në çdo kohë dhe për çdo rast integ-ritetin fizik të specialistëve të Zyrave Vendore të Shërbimit të Provës, për t’u mundësuar kryer-jen me sukses të plotë të detyrave të tyre funksionale, por edhe të rrisin në vijimësi bashkëpunimin me organet e qeverisjes vendore edhe në këtë drejtim”. Ndërsa për domosdoshmërinë e këtij shërbimi Noka shtoi se “Shtrirja e Shërbimit të Provës në qendrat më të mëdha urbane, nënshkrimi i marrëveshjeve më disa këshilla qarqesh, etj është tregues i ecurisë së bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të organeve të qeverisjes vendore për dobinë e kësaj forme të dënimit alter-nativ. Është një tregues i qartë që ka domosdoshëmëria e këtij bashkëpunimi me organet e qeverisjes vendore, në nivel qarku, bashkie apo edhe ko-mune, në të gjithë territorin e vendit, pasi statistikat trego-jnë qartë ndikimin e shërbimit në uljen e kriminalitetit dhe parandalimin e krimit. Ai do të shndërrohet në riintegrimin e atyre që kanë kryer vepra pe-nale të lehta penale”.

Ministri HalimiMinistri Drejtësisë, Eduard

Halimi, tha se “Aktualisht shtetit i kushton 6 mijë euro në vit një i burgosur. Kurse një punonjës i Shërbimit të Provës do kushtojë më pak falë mbikëqyrjes elek-tronike. Byzylyku elektronik, në bashkëpunim të ngushtë me policinë do të bëjë të mundur monitorimin e punonjësit të provës. Nuk kemi pasur prob-leme me 14 të dënuar në provë, por ajo që na inspiron më tepër është siguria publike që garan-ton mbikëqyrja elektronike”.

itali- Për të disatën herë rresht policia italiane vijon të ekzekutojë shqiptarët që nuk ndalojnë në postbllok. Kësaj radhe fatin e lig e pati shqiptari 24-vjeçar, Marjan Qerimi, i cili mbeti viktimë e të shtënave që u shkrepën nga pistoleta e një agjenti të policisë të Teramos. Gjithçka ndodhi pranë Castel-lalto, një fshat në Castelnuovo Vomano, natën e së hënës, kur policia e kishte pikasur të riun dhe tre shqiptarë të tjerë teksa udhëtonin me një makinë të vjedhur dhe që kërkohej prej kohësh. Autorët e vjedhjes së makinës më 1 nëntor në Mac-erata janë raportuar se janë përgjegjës për disa vjedhje në Chieti, Popoli (Pescara).

Ndërkaq, pardje në mbrëmje shoferi i një makine tip “Mer-cedes” ecte në drejtim të kundërt, përgjatë rrugës 150, kur policia ka filluar ndjekjen. Gara mes makinave përfundoi

në fundin e një rruge pa krye, kur u godit në gjoks nga 4 të shtëna prej liderit të patrul-lës. Mbi Qerimin rëndonin disa akuza, ndërsa kishte marrë një urdhër paraburgimi më 11 kor-

rik, për trafikun e drogës. Pisto-leta që ua drejtoi policëve ishte e kalibrit 9, e markës “Star”, e prodhimit spanjoll, pa karikator dhe u gjet nga policia në afërsi të vendngjarjes.

Prokurorja Irene

Scordamaglia, urd-

hëroi që sot t’i bëhet

autopsi viktimës,

ndërsa agjenti ndod-

het në hetim. Në

makinën “Mercedes

CLS 320” u gjetën

portofole, etj.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, kërkoi bashkëpunim mes

shërbimit të provës dhe pushtetit vendor. Wollfarth e cilësoi këtë shërbim si mjaft të suksesshëm, ndërsa shtoi se “Përdorimi sa më i

madh i dënimeve alternative do të bëjë të mundur edhe zgjidhjen e mbipopullimit

në burgje. Edhe pse shërbimi i provës është një shërbim i ri ai ka pasur sukses dhe një pjesë e mad-he e këtij suksesi i atribuohet stafit të shërbimit të provës. Është i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjitha organeve për fuksionimin sa më të mirë të shërbimit të provës”, tha ai.

Shërbimi i Provës vlerëson personalitetin e të dënuarit, me qëllim qartësimin e

nevojave lidhur me mungesat fizike, afektive ose shoqërore, vullnetit të të dënuarit për punë dhe aftësitë e tij profesionale, të cilat kanë pen-

guar zhvillimin e një jete shoqërore normale të tij. Shërbimi bazuar në

këtë vlerësim, si dhe në të dhënat person-ale, familjare e shoqërore, masën e dënimit, ndërton programin individual të trajtimit të të dënuarit në përputhje me dënimin alterna-tiv përkatës. Ky program duhet të miratohet nga drejtori i zyrës përkatëse vendore.

Page 7: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

07• E mërkurë 14 nëntor 2012

»aktualitet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesnatën e së hënës duke u

gdhirë e marta në qytetin e Bulqizës. Disa persona janë parë në varrezat e qytetit duke varrosur një arkëmort, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Dje është kryer zhvarrimi dhe eshtrat e gjetura janë dërguar për ekspertizë në Tiranë. Burime nga organi i akuzës thonë se eshtrat e gjetura janë të një njeriu dhe janë mbi 30-vjeçare, ç’ka do të thotë se vdekja e viktimës ka ndodhur para rënies së sistemit komunist.

ngjarja Hapja dhe mbyllja e një

varri në varrezat e Bulqizës natën e kaluar “ka ngritur në këmbë” policinë dhe Proku-rorinë lokale. Kryerja e ritit në mënyrë të pazakontë natën krijoi dyshime për fshehjen e ndonjë kufome të lidhur me vepra penale.

rreth 2 për qind nuk u vetëdeklaruan

përfundon regjistrimi i tokës bujqësore në Gjirokastër

GjirokaStër - Të paktën 11 mijë familje fermerësh, që janë të angazhuar në aktivitetet bujqësore dhe blegtorale në qarkun e Gjirokastrës, kanë vetëdeklaruar pasurinë e tyre, njofton zyra rajonale e INSTAT-it, në jug të vendit. Dajti Pollo, përgjegjësi i statistikave pranë INSTAT për qarkun e Gjirokas-trës, tha se mbi 98% e familjeve fermere kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit, ndërsa 2% nuk pranuan të vetëdeklaro-hen. “Rreth 45 familje fermerësh kanë refuzuar për regjistro-hen në rrethin e Gjirokastrës”, thotë Pollo, duke shtuar se në rrethin e Tepelenës kanë refuzuar 19 familje, ndërsa 2 në rre-thin e Përmetit. Sipas saj, anketuesit kanë hasur edhe në mos-gjetjen e personave, kjo për shkak të largimit të tyre nga ven-dit, ku numrin më të madh e mban rrethi i Gjirokastrës me 229 persona. “Pavarësisht vështirësive, pyetësorit i janë përgjigjur mbi 11 mijë familje. Besojmë se të dhënat përfundimtare do të jetë të gatshme në fillimviti që vjen, me qëllim përcaktimin e programeve të fermave”, saktëson Pollo. t. Skuqi

elbasani ftesë qeverisë dhe Presidentit

Ngritja e flamurit, axhenda e festimeve më 25 nëntor

Elbasani ka përcaktuar tashmë axhendën e festimeve në 100-vjetorin e Pavarësisë duke i bërë ftesë qeverisë dhe Pres-identit të jenë në këtë qytet ditën kur është ngritur flamuri. Në takimin e organizuar nga komisioni qendror i festës janë diskutuar detajet e fundit të ditëve festive ku do të ndërmer-ren një sërë aktivitetesh. Kështu është vendosur që mëngjesi i 25 nëntorit të nisë me vendosjen e kurorave me lule në var-rin e Aqif Pashës, i rikonstruktuar së fundi. Me spostimin e monumentit të Aqif Pashës, ceremonia do të zhvendoset në muret e kalasë. Pranë monumentit është ngritur një memo-rial me emrat e firmëtarëve të pavarësisë së Elbasanit. Kreu i bashkisë do të ngrijë flamurin dhe do të mbahen fjalimet e rastit. Më pas do të zbulohet busti i Lef Nosit i vendosur në anën tjetër të portës së Kalasë pranë Sahatit. Aktiviteti i radhës është një konferencë me përmasa ndërkombëtare që do të organizohet për figurat qendrore të Elbasanit pas atij të Lef Nosit që do të organizojë më 24 nëntor Universitetit të Elbasanit. Më pas dy ekspozita një me fotografi të vjetra dhe një tjetër me fotografi të reja të Elbasanit do të vazhdojnë aktivitetet. Krose nga nxë-nësit e shkollave dhe një koncert festiv duke përmbyllur kështu një ditë të rëndësishme me një tufë fishekzjarrët. Komisioni ka si detyrë dërgimin e ftesave të festës për të gjithë personalite-tet e vendit. Ndërkohë kreu i bashkisë deklaroi se në 28 do të jetë në Vlorë në qytetin e pavarësisë kombëtare. l. ll

kaPeN 3 kLaNdeSTiNë, Po kaLoNiN Të fShehur. Në LiSTë Si Të dePorTuar

kontrolle në kakavijë, kthehen 150 shqiptarëAutoritetet policore greke shprehen se ka linjë të rregullt trafikimi

KAKAVIJË- Policia greke në Kakavijë ka ushtruar kontrolle të rrepta ndaj auto-busëve me shtetas shqiptarë që udhëtonin drejt shtetit helen. Sipas informacioneve të fundit, autoritetet greke kanë kthyer mbrapsht rreth 150 shtetas shqiptarë, pa dhënë sqarime për këtë vendim. Mësohet se disa shqiptarë janë shpallur persona të padëshiruar në shtetin grek dhe au-toritetet u kanë vendosur shenjën e kryqit në pasaportë. Burime nga pika kufitare njoftojnë se kufirin e kanë kaluar vetëm

një pjesë e vogël e pasagjerëve që udhë-tonin në shtetin helen. Në fillim të muajit një autobus i linjës Shkodër-Athinë u nda-lua nga policia greke në Janinë. Autobusi i markës “Bova”, me targa greke u kontrol-lua nga agjentët, të cilët në brendësi të tij, në një vend të posaçëm, gjetën të fshehur tre emigrantë klandestinë me shtetësi shqiptare. Nga verifikimet e kryera rezul-toi se tre shqiptarët ishin regjistruar në katalogun e personave të padëshiruar në Greqi. Menjëherë policia lokale ndaloi edhe

dy drejtuesit e automjetit. Autoritetet policore të Janinës deklaruan se po heto-hej lidhur me një linjë të rregullt trafiku të klandestinëve të zhvilluar nëpërmjet të arrestuarve dhe personave të tjerë, të shpallur në kërkim. Të ndaluarit u thanë policëve se kishin paguar për transportin e tyre për në Athinë një shumë prej 1.000 eurosh secili. Në cilësinë e provës materi-ale u sekuestruan 3.500 euro të përfitu-ara nga trafiku, 12 celularë dhe autobusi i kompanisë greke.

dyShime Për fShehje krime, heTime Për ideNTiTeTiN

varrimi misterioz në mesnatë,prokuroria: eshtra mbi 30-vjeçare

Largohen 3 autorët me maska

tentohet të vidhet argjendaria, plagoset një shtetas

Shkodër- Tentohet grabitja e një argjendarie në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen ‘Rus’, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plago-

sur. Personat që do kryenin vjedhjen janë pikasur nga vëllai i pronarit të argjen-darisë, i cili ka tentuar t’i ndalojë, ndërsa është qël-luar në këmbë me armë nga grabitësit. Policia deklaroi se

i plagosur ka mbetur shtetasi Ruzhdi Çaku, vëllai i pronarit të argjendarisë Mit’hat Çaku. Pas ngjarjes autorët janë larguar, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tyre. Ndërkohë mësohet se grabitja është pikasur nga i plagosuri, i cili ka ndërhyrë për t’i ndaluar, por është qëlluar nga njëri prej autorëve në këmbë.

Disa persona janë parë pas mesnatës në varreza, duke mbuluar me gurë dhe një varr të sapohapur. Policia e Bulqizës dhe Prokuroria e rrethi kanë mbërritur në varreza ku edhe kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Pak orë pas mesditës, me vendim të prokurorit të Dibrës Rifat Kojku, policia ka rihapur

varrin e mbyllur nga per-sona ende të paidentifikuar gjatë natës. Nga këqyrja e deritanishme, mësohet se në varr është gjetur një person, por emri i tij nuk dihet pasi nuk ka asnjë mbishkrim. Pas hetimit të zhvilluar gjatë ditës, policia deklaroi se nga rihapja e varrit ende pa emër, dhe nga verifikimi i eshtrave

të gjetura, është arritur në përfundimin se ato janë mbi 30-vjeçare. “Varri nuk ka asnjë mbishkrim, ndërkohë që sipas informacioneve të marra, kufoma është vendo-sur aty mbrëmë gjatë natës. Pas zhvarrimit, trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të parë nga se ka ardhur vdekja”, thanë burimet e grupit hetimor.

Page 8: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

08 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« dossier

Nga Ylli PoloviNa

(vijon nga numri i djeshëm)

Fashistët italianë e patën vendosur pushti-min e Shqipërisë dhe çështja mbetej vetëm te skema subversive që do të përdorej.

Megjithatë, mund të pohohet se më 18 shkurt 1939 Ahmet Zogu ia kishte dalë ta neutrali-zonte komplotin për ta vrarë. Ky kundërveprim i tij ndikoi edhe në Romë. Në kokën e Musolinit po zinte vend përherë e më shumë marrja e Sh-qipërisë pa e turbulluar nga brenda e sidomos pa e likuiduar fizikisht kreun kokëfortë të përte-jdetit. Vrasja do t’u sillte ndërlikime diplomatike, telashe me kancelari të Perëndimit si dhe potere të panevojshme gazetash. Ajo mënyrë për ta gl-labëruar vendin fqinj kushtonte shumë. Mbase mjaftonte që shtetit të vogël e të pafuqishëm t’i bënin presion pa pushim dhe ai, sikur dhe hekur të qe, do të jepej e thyhej. Bashkë me të edhe rezistenca e gjatë e Zogut, prandaj strategjia duhej ndërruar e mbi të gjitha skema e re e ndë-rhyrjes duhej mbajtur vazhdimisht sekret. Per-den e fshehjes së qëllimit të vërtetë, të hedhur dinakërisht mbi të, po e ndihmonte edhe vetë mbreti i shtetit-viktimë. Ahmet Zogu po jepte hapët, madje ndonjëherë edhe ngazëllueshëm, shenja dëshire për t’i lënë pas gjërat e hidhura. Po rikërkonte miqësi të palëkundshme.

Ndërkaq më 27 shkurt komandanti i Mbrojtjes Kombëtare, gjenerali Xhemal Araniti, i shoqëruar prej shefit të Shtatmadhorisë, i paraqitën mbretit planin e urdhëruar dy javë të shkuara. Rezultonte se kishin shumë më pak armë dhe municion nga sa u qe krijuar përshtypja deri atëherë. Italia nuk mund të përballohej. Ndërkohë këshilltarët dhe organizatorët e saj sikur mbinin nga dheu. Shfaqeshin kudo. “Mbani sekretin!” - i porositi, megjithatë, Ahmet Zogu. Po këmbëngulte edhe ai në po ato armë që përdorte Roma: veprimet e nëndheshme. Beteja mes dy palëve tashmë kishte hyrë në fazën e luftës sekrete.

Kështu hyri marsi dhe në ditën e dytë të tij mbreti mbajti një fjalë. Rrethi e të pranishmëve qe më i gjerë se nata mes 14 dhe 15 shkurtit. Ai tha se Musolini kishte vendosur t’i sulmonte ushtarakisht. Ndërkohë oficerët e tyre, të cilët ndodheshin në armatën shqiptare, Zogu thek-soi se po silleshin mirë, respektonin rregullat e vendit dhe për hir të kësaj nuk duhej të provo-koheshin. “Ndërkohë, - vijoi ai, - ata shohin çdo lëvizje, madje edhe të xhandarmërisë. Kontrolli i tyre është mjaft aktiv, veçanërisht në Durrës, Vlorë dhe Shkodër.” Madje, mbreti nguli këmbë se në qytetin e Vlorës konsulli Meloni bën edhe propagandë. “Po ashtu italianët, - vuri në dukje, - ndodhen të pranishëm edhe në depot me mate-rial austriak. Gjithsej kemi vetëm 3000 xhandarë dhe vetëm në Durrës zotërojmë një fuqi pak më të mirë. Të mos i japim shkas ashpërsimit!” Këtë porosi të fundit pjesëmarrësit e kuptuan si “të mos u japim asnjë pretekst italianëve”.

Që prej kësaj dite të 2 marsit 1939 në të gjithë historinë e mëvonshme të agresionit fashist të 7 prillit, ku debati mbi rolin e Ahmet Zogut vazhdon të jetë ndeshje mjaft e rreptë, do të nisë të marrë udhë një taktikë moskonflik-timi i drejtpërdrejtë i shtetit monarkik shqiptar me atë mbretëror e fashist italian. Kjo nuk do të thotë se ajo qe njëherësh edhe një strategji mospërballjeje. Rezistencë do të kishte. Po ku?

Më 5 mars nga Tirana shefi i diplomatëve ital-ianë në Tiranë, Françesko Jakomoni, i nisi Romës njoftimin se në Shqipëri rendi i mëparshëm i gjërave qe rivendosur dhe se mbreti, pasi kishte provuar frikën më të madhe të jetës së tij, “shkon në ekstrem duke demonstruar miqësinë e tij për ne. Ai më dërgoi përshëndetjen e tij ‘vëllazërore’. Fakti është se asnjë nga aktorët nuk ka folur dhe se loja vetëm po shtyhet”.

Por më 8 mars Zogu realisht i bëri Romës një ofertë. Rrethin e bashkëpunëtorëve të Musolinit kjo nuk e befasoi, por gjithsesi i zuri ngushtë. Mbreti deklaroi se ishte i gatshëm jo vetëm për një forcim të miqësisë mes dy vendeve, por edhe për thellim të nivelit të aleancës.

Deri më 15 mars vijon kjo situatë e barasp-eshuar, e pezullt, “e ëmbël”, pothuaj dremitësh, duke pritur gjithsecili kur lava e nëndheshme të

a ka tradhti kombëtare të ahmet Zogut më 7 Prill 1939?

shpërthente. Gjatë natës së kësaj date trupat gjermane sulmuan dhe pushtuan, pa ndeshur asnjë qëndresë, Boheminë. Të nesërmen në mëngjes, në orën 9:30, Musolini thirri Çianon në vilën “Torlonia” dhe i komunikoi prerë: “Nuk mund të shtyhet më sulmi ndaj Shqipërisë! E kam menduar gjithë natën këtë që po të them.”

Konti e kuptoi menjëherë vjehrrin e tij. Ai qe me kohë i pikëpamjes strategjike se nuk ishte për t’ia lënë Hitlerit të gjithë hapësirën jetike të Europës. Mesdheu u takonte atyre, kurse Ballkani po e po, prandaj të mos vononin. Planet për të hyrë aty, të përpiluara me kohë në letër, duhej të fillonin ekzekutimin. Musolini u kënaq që ministri i tij i jashtëm ishte tërësisht i përputhur me të.

Qe mjaft e papritur, sigurisht lojë e shërbi-meve diplomatike apo agjenturore të Britanisë së Madhe apo Francës, shpërndarja e rrufeshme më 16 mars e lajmit se Italia pas asaj që ndo-dhi me Boheminë prej gjermanëve po bëhej gati të sulmonte Shqipërinë. Me urdhër të Duçes më 17 mars u bë publike një deklaratë zyrtare. Ajo, duke e fshehur sa të mundte nervozizmin, i bënte të ditur opinionit publik ndërkombëtar se ato fjalë të përhapura qenë fryte të helmatisur thashethemesh dhe të një propagande qëllim-keqe për të prishur paqen në Adriatik.

Katër ditë më vonë, në ditën e 21-të të muajit, diplomati i parë i Italisë në Tiranë i komunikoi Romës informacionin se pushtimi gjerman i Bohe-misë i kishte krijuar çuditërisht Ahmet Zogut en-tuziazëm dhe se kështu, sipas tij, “po i avitej edhe atij çasti për të realizuar ëndrrën e tij të pushtimit të Kosovës jugosllave”. Gjithnjë sipas Françesko Ja-komonit, mbreti shqiptar “tha se, në qoftë se Roma vendos për ndonjë aksion kundër Jugosllavisë në kohën kur trupat tona do të zbarkojnë në Shqipëri, ai do të niste menjëherë një aksion të bandave të armatosura, të cilat, sipas mendimit të tij, për dy ditë do të arrijnë deri në Nish”.

Nuk u mor vesh asnjëherë nga kishte dalë e fshehta e sulmit ushtarak mbi Shqipërinë dhe për pasojë të së cilës qeveria fashiste italiane u sh-trëngua që me një deklaratë zyrtare më 17 mars të luante përgënjeshtrimin. Benito Musolini me të vetët, ndërsa dikush tjetër përpiqej t’i zgjonte, t’i ngrinte në alarm, t’i mobilizonte, po përpiqej që në vendin përtej Adriatikut, i paracaktuar për t’u

pushtuar me çdo mjet, të binte përgjumja dhe trallisja e parrezikut, plogëtia se çdo gjë shkonte mirë, qenë fare rehat. Me siguri pas zhurmës në rritje për sulmin, përhapur çdo ditë e më shumë, jashtë kufijve të Shqipërisë dukshëm, por edhe brenda saj, sipas Romës qëndronin agjentët e Bri-tanisë së Madhe dhe të Francës. Pse jo edhe të Stalinit. Mbase lëvrinin edhe grekët. Të gjithë këta e dinin që shqiptarët qenë shumë të dhënë pas atdheut të tyre dhe, si nacionalistë tërë shkëndi-ja, donin fare pak të shtyrë që të përflakeshin dhe t’i krijonin telashe të mëdha Italisë. Sa më shumë të rezistonin këta, aq më tepër do të përfitonin fqinjët. Në Beograd dhe në Athinë grumbullonin të dhëna për radhën e sulmit edhe kundër tyre. Ndërkaq edhe ata përpiqeshin t’i dredhonin këtij fati të kobshëm.

E vërteta ishte se spiunimi i këmbënguljes italiane për të përfshirë në shtetin e tyre të madh edhe të voglin e matanë Adriatikut nuk kishte ngjarë pas pushtimit të qetë gjerman të Bohemisë, pra nëpër natën e 15 marsit, por saktësisht dy ditë të shkuara. Në ditën e trem-bëdhjetë të muajit Benito Musolini, në prani të Çianos dhe të Jakomonit, dëgjoi gjeneral Alberto Parianin, nënministër i Luftës dhe shef i Shtat-madhorisë së Ushtrisë. Ky ilustroi linjat kryesore të operacionit të pushtimit. Realizimi i tij i qe besuar gjeneral Guzzonit, por ky ende nuk dinte gjë. Në ruajtje maksimale të sekretit detyra e re do t’i komunikohej vetëm pak ditë para se të ni-ste ekzekutimi i saj.

Kur Musolini në mëngjesin e 16 marsit thirri urgjentisht Kontin Çiano dhe paralajmëroi sulmin kundër Shqipërisë, thjesht urdhëroi shpejtimin e tij, përfitimin nga gjendja e re ndërkombëtare e porsakrijuar. Po të mos ndodhte Bohemia, pushtimi e shumta do të ishte çështje e një duz-ine ditësh më pas nga 7 prilli. Sot, në një distancë prej tre çerekë shekulli, nuk mund të mëkohet iluzioni se në Romë do të kthehej mendja. Vendi i shqiptarëve duhej të zhbëhej dhe Ahmet Zogu të largohej, me hir ose me pahir, jashtë kufirit.

Ritheksojmë: po të mungonte ngjarja e Bo-hemisë, nuk do të kishte atë ndikim që dema-gogu Benito Musolini i dha asaj në rivalitet me Hitlerin. Sulmi do të ndodhte, madje pa u kapër-cyer 15 prilli. Ngulim këmbë në këtë ide sepse

ai agresion ka qenë i planifikuar të mbështetej edhe mbi një faktor psikologjik plot cinizëm: ditët e lehonisë së Geraldina Apponyi-t. Por kësaj teme do t’i kthehemi më pas.

Më 23 mars atasheu ushtarak italian, kolo-neli Gabriele, në orën 22:00 të mbrëmjes shkoi i nervozuar te shtëpia e komandantit të Gardës Mbretërore dhe i tha se kishte gati një javë që kërkonte audiencë te mbreti dhe ende nuk i qe dhënë. Por kjo do të ishte vetëm pjesa e parë e asaj bisede të trazuar, më pak e rëndësish-mja, sepse qe një argument i dytë thelbi i atij takimi nëpër natë. Atasheu, realisht shefi i të gjithë strukturës së organizatorëve ushtarakë italianë në Shqipëri, u shpreh se i vinte keq që nëpër rrugë dhe kudo brenda kafeneve nuk bëhej tjetër veç kritikohej Italia. Sipas tij, kjo do të ishte shprehja më e vogël e mosmirënjohjes. Më e madhja dhe më e padurueshmja qe se po ata njerëz të pakënaqur me vendin e tij nuk pushonin së thirruri: “Rroftë Britania e Madhe!” apo: “Rroftë Franca!”.

Njeriu i afërt i Zogut ia rregulloi atasheut të xhindosur audiencën me mbretin për të nesër-men në orën 10:00, por njëkohësisht i raportoi shefit të tij se në cilën dhëmballë i kishte shkuar gjuha agjentit italian të kamufluar si diplomat.

Veç Ahmet Zogu dhe komandanti i Gardës nuk dinin një rrethanë: kolonel Gabriele e kishte bërë presionin tek ta nëpër natën e 23 marsit sepse pikërisht në mesditën e saj Musolini kishte dhë-në urdhrin e prerë për shpejtimin e sulmit ushta-rak. Këtë e konfirmon në shënimet e tij ditore të së nesërmes Konti Çiano. Më 24 mars ai, Duçja dhe gjeneral Pariani, patën ridiskutuar planin e aksionit dhe qenë të një mendjeje se nuk ishte e këshillueshme t’i dërgonin një ultimatum Ahmet Zogut, por të vijonin trysninë e bisedimeve me të për ta arritur kontrollin total mbi Shqipërinë nëpërmjet një marrëveshjeje. Forca do të për-dorej në rast se ai rezistonte të nënshtrohej. Ca më tepër po të kundërvepronte. Benito Musolini i dha urdhër Françesko Jakomonit në Tiranë që ta takonte sa më shpejt mbretin e t’ia shpje-gonte pse Italia do ta zbarkonte aty ushtrinë e saj dhe pse, për ta mbrojtur nga një sulm i huaj, i duheshin mjaft kompetenca kontrolli mbi terri-torin. Duçja i telegrafoi diplomatit të vet të parë në kryeqytetin shqiptar edhe porosinë që Zogu të ndërgjegjësohej se përballë një penetrimi gjerman në Ballkan, pse jo edhe në vendin e tij

Njerëzit e thjeshtë: “Mbret, na lejoni të vdesim për atdhe!”

Mbreti Zog me gjeneralët gjatë festimeve të 25 vjetorit të pavarësisë, 1937

Page 9: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

09• E mërkurë 14 nëntor 2012

»dossier

të vogël dhe pak të mbrojtur, më mirë do të qe të gëzonin protektoratin italian.

Njëzet e katër orë më pas, më 25 mars, kry-eministri dhe shefi i fashistëve italianë, tashmë i bindur se për zgjidhjen e çështjes shqiptare duhej të shpejtonte e të mos humbiste asnjë ditë, ngarkoi kolonelin Mario de Ferraris, një agjent mjaft të stërvitur i zbulimit ushtarak, të nisej me një frymë për në Tiranë e të bisedonte me Zo-gun, duke ia sqaruar një për një projektkushtet që duhej të pranonte në këmbim të një aneksimi të plotë me mjete ushtarake. Ky do të qe edhe një lloj projektultimatumi. Mbretit shqiptar i kërko-hej që të gjitha portet detare, aeroportet, rrugët, linjat e komunikacionit dhe pikat strategjike në kufi të viheshin nën kontrollin e 40 mijë trupave italiane. Në rast të ndonjë kërcënimi prej ndonjë fuqie të huaj (shih: jo sulmi, por situatë kërcënimi, çfarë mund të sajohej artificialisht), të pranohej ndihma italiane. Ndërhyrja e qeverisë së Romës të pranohej edhe në rast se rendi publik i brend-shëm do të prishej (çfarë mund ta provokonin edhe vetë). Pika të tjera të detyruara të projek-tultimatumit qenë edhe e drejta e kolonëve dhe fermerëve italianë për t’u vendosur masivisht në tokat bujqësore shqiptare; të zotëronin gjithash-tu kontrollin e gjerë mbi administratën e vendit, madje sekretari i përgjithshëm i çdo ministrie, i cili do të qe italian, të ishte në nivelin e ministrit. Xhandarmëria, sipas projektkushteve të sjella në Tiranë prej agjentit ushtarak Mario de Ferraris, vi-hej nën komandën e ushtarakëve të Romës. Dog-

anat mes dy vendeve, po ashtu, bashkoheshin. Një detyrim tjetër, por i sheqerosur, thoshte se, ashtu si italianët do të kishin në Shqipëri të gjitha të drejtat qytetare si vendasit, po ashtu ky status do të qe edhe për shqiptarët e emigruar në Itali.

Projektultimatumi mbante brenda edhe një dredhi: në të propozohej që në Romë dhe në Tiranë legatat e secilit shtet të ngriheshin në nivelin e ambasadave. Kjo dhelpëri formulohej ashtu për të mashtruar me idenë se pas zba-timit të kësaj marrëveshjeje dhe aleance të re Shqipërisë nuk i mpakej sovraniteti, por i shtohej dhe i forcohej.

Mario de Ferraris mori detyrë që në bisedën kokë më kokë me Ahmet Zogun, kur të fliste për ndihmën e ardhshme të shtuar ekonomike, pra investimet që do të bëheshin, një përqindje e mirë bakshishi do t’i sigurohej edhe mbretit.

Në po këtë ditë të vështirë të 25 marsit Zogu priti në audiencë edhe shefin e legatës britanike në Tiranë, Andrew Ryan. Ky ishte këmbëngulës që me Italinë të mos ndodhte ndonjë përplasje, pra të mos kishte shpërthim të hapët të krizës. Sipas Ryan, ajo duhej të zbutej e zgjidhej me anë të një marrëveshjeje. Mbreti shqiptar iu përgjigj se vazhdonte të zbatonte këtë kurs sjelljeje, por lëshimet e nevojshme nuk mund t’i shtynte deri në dëmtimin e sovranitetit tokësor. Në një çast të bisedës Andrew Ryan i pati pohuar bashkëbiseduesit: “Sa gabim paskam menduar!” E kishte fjalën për një fill iluzioni që pati pasur gjer atëherë për Benito Musolinin. Ato çaste Britania

e Madhe, por dhe Franca e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpresonin ta veçonin shefin e fash-istëve italianë nga Adolf Hitleri dhe kështu të pengonin zgjerimin e boshtit të bashkimit të tyre.

25 marsi ishte i tejmbushur me ndodhi të ndërlikuara dhe tension. Po atë ditë u kthye nga Roma i ngarkuari i jashtëzakonshëm për bised-ime me Musolinin dhe Çianon gjeneral Zef Sere-qi. Rezultati i të gjithë misionit të tij u mblodh si kular gjarpri në këto fjalë: “Me Italinë puna është shumë keq. Ne duhet të bëjmë disa sakrifica për të ulur nervat e tyre.”

Kur ia kumtoi këto mesazhe Ahmet Zogut, ky shqiptoi: “Oh, mos qofsh i vogël dhe në një vend ku nuk përputhen të njëllojta interesat e të mëdhenjve!” Mbreti mendonte e shprehej kështu sepse pikërisht në atë 25 mars pati për-jetuar edhe një ngjarje tjetër: Britania e Madhe, Ministria e tyre e Jashtme, solli në Tiranë një të dërguar të posaçëm. Quhej Thomas Hohler. Bashkë me Andrew Ryan ata u takuan me mbretin shqiptar. Sipas rrëfyesit të këtij episodi, Hysen Selmanit, i ardhuri nga Londra fliste fare mirë gjermanisht dhe i dyti turqisht, kështu që në mungesë të anglishtes, gjithsesi, u morën vesh shumë mirë me Zogun.

Që në fillim e pyetën nëse ishte e vërtetë ajo puna e atentatit në mes të shkurtit dhe e zbu-limit të kryengritjes kundër tij. Pas kësaj Hohler i tha mbretit nëse qe në dijeni të faktit se Italia po përqendronte trupa ushtarake në Bari dhe në Brindisi. Ahmet Zogu iu përgjigj se ishte i infor-muar dhe pa hyrë në hollësi të tjera paska sh-tuar me dinakëri: “Një gjë e tillë do të tërhiqte deri vërejtjen e shteteve të tjera, në mënyrë të veçantë atë të Britanisë së Madhe.” Në vijim të bisedës Ryan pyeti: “Kërkesave që u bëjnë italia-nët, a nuk mundeni t’u gjeni një kompromis mes dy shteteve, që të mos t’i jepej rast ndonjë ash-përsimi më serioz?” Zogu iu gjegj se pikërisht në atë drejtim pati vepruar, por “sado që jemi përp-jekur në çdo mënyrë, ata nuk kanë qëllim tjetër, por okupimin e Shqipërisë, gjë që do të jetë si kryeurë për më vonë për okupimin e Greqisë dhe pastaj të Jugosllavisë”. Po ashtu ai kishte mësh-uar në mendimin se asnjëherë nuk kishin qenë nxitës të krizës, “por nuk do të pranojmë asnjë kusht që të jetë i papajtueshëm me indipend-encën e tërësisë së tokës shqiptare”.

Vetëm në fund të bisedës Hohler i bëri pyetje e nxehtë: “Në rast se Italia ngul këmbë për këto

kërkesa, me një fjalë tjetër, në rast se ajo përdor forcën, ju çfarë do të bëni?” Ahmet Zogu, gjithnjë sipas rrëfyesit Hysen Selmani, ia shmangu përg-jigjen, por i tha se Shqipëria qe anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe, po të ndodhte sulmi, Britania e Madhe do të vepronte. Pas kësaj zotërinjtë Thomas Hohler dhe Andrew Ryan iu përgjigjën se do të shqyrtonin sjelljen e Jugosllavisë dhe të Greqisë dhe do të vepronin siç do të bënin këto vende. Ndërkohë Hohler shtoi se Jugosllavia dhe Greqia do të shihnin si do të vepronte Gjermania. “Në rast se Hitleri do t’u kërcënohet këtyre dy shteteve, ata do të qëndrojnë neutralë dhe nuk do të lëvizin as pro dhe as kundër.” Atëherë Zogu u lëshoi frazën e fortë: “Kjo do të thotë se Italisë i është lënë dorë e lirë në Shqipëri!” Pastaj shtoi se shqiptarët, megjithatë, do ta bënin detyrën e tyre dhe forcës do t’i dilnin përpara me forcë, “sepse ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë cenimin e tokës sonë, që ta marrë vesh e gjithë bota e qytetëruar, me atë fuqi që kemi”. Sipas treguesit H.S., dy anglezët ngulën këmbë sërish për kom-promisin dhe shmangien e krizës, por Ahmet Zogu pati përsëritur: “Nuk pranojmë prekjen më të vogël të tokës shqiptare dhe kërkesave italiane do t’u përgjigjemi negativisht, pse cenojnë nderin e at-dheut.” Këtu mërgata diplomatike e Britanisë së Madhe paska mbyllur bisedën, të dyja palët i dha-në dorën njëri-tjetrit dhe pasi anglezët e uruan mbretin për pasur gjithë të mirat, dolën.

Menjëherë pas këtij takimi Zogu priti shefin e legatës amerikane në Tiranë, Hugh G. Grant. Me personin e tij kishte raporte shpirtërore më të ngrohta se me kryediplomatin britanik. Ndërsa e informoi për bisedën e porsambyllur me njerëzit e Londrës, iu lut Grantit që ta vinte sa më shpejt në dijeni presidentin Ruzvelt. Ky premtoi dhe e mbajti fjalën.

Dy ditë më pas, mes ngjarjeve që rendnin me një frymë, në ditarin e tij Konti Çiano pohon se pikërisht atë 27 mars, pas një bisede me mbretin Viktor Emanueli III, Musolini ishte mjaft i inato-sur me të. Monarku i dinastisë Savoja nuk qe da-kord me politikën e tij ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë nga Tirana drejt Romës vinin njëri pas tjetrit telegrame të shifruara me të dhëna mbi atmosferën në kryeqytetin shqiptar. Grum-buj njerëzish kishin dalë në rrugë dhe mjaft të rinj protestonin. Një pjesë qëndronte edhe para pallatit mbretëror. Disa prej tyre formuan një dërgatë për t’u takuar me Ahmet Zogun. Lute-shin pa pushim: “Të na lejohet të vdesim për atdhe!”. Nga rrethi i njerëzve të oborrit iu komu-nikua: “Vetë Italia le ta prishë miqësinë dhe ale-ancën që kemi, po të jeni të sigurt se në kohën e volitshme jo vetëm ju, por dhe gratë do të thir-ren për të kryer detyrën e shenjtë, prandaj ju re-komandojmë të rrini urtë dhe të mos bëni gjëra që na nxjerrin ne fajtorë para opinionit botëror.” Më pas, nëpërmjet një të dërguari, vetë Ahmet Zogu i përcolli dërgatës mesazhin se ishte me ta dhe se për atdheun do të luftonin pa ngur-rim. Në mbrojtje të tij, pati thënë ai, shqiptarëve kurrkush nuk mund t’u vinte njollë.

Dërgata që i lypte mbretit lejen për të dhënë jetën në mbrojtje të Shqipërisë u largua e entu-ziazmuar. Ministrit të Brendshëm në këtë çast Zogu i dha porosinë që të mos merrte masa sh-trënguese ndaj rinisë që demonstronte.

(vijon)

Mbreti Zog me gjeneralët gjatë festimeve të 25 vjetorit të pavarësisë, 1937

Konti Ciano në dasmën e mbretit Zog

Page 10: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

10 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« opinion

Faji kolektiv dhe dëmtimi i institucioneve të Kosovës

Koha për amerikanizim

Nga blerim Shala

Nga prof. as. dr. artaN Xh. duka

zgjedhjet në Amerikë ishin kujtesa më e fundit për votën e lirë të munguar në Shqipëri, e megjithatë politika shqiptare nuk i kurseu përshëndetjet ser-vile, komplimentet e tipit “doni më për Belulin”, pa-ralelizmat patetikë me lidershipin amerikan etj., duke qenë e obsesuar të futë sadopak kokën në “foton” e fitores së Obamës. Nga presidenti-buton i varur nga qeveria alergjike ndaj votës së lirë dhe deri tek

opozita, që vuan ende sindromën makbethiane të bashkautorësisë në ndryshimet regresive kushtetuese. Nëse politika vërtet ka ndër mend atë që thotë, atëherë vota amerikane nuk lë vend për dilemë.

Amerika është njëPolitika jonë nuk ka punë të mbajë anë brenda shtëpisë së

miqve tanë. Nuk mbeti në dorën tonë të shpallim këtë apo atë parti e lider frymëzues e vizionar, ndërkohë që interesat tona lidhen me Amerikën si e tërë – sa tek Obama po aq dhe Romni, Shtëpia e Bardhë, Senati apo Kongresi, liberalizmi demokrat apo konservatorizmi republikan, që së bashku përbëjnë Amerikën e madhe, faltoren ku inspirohemi në rrugëtimin demokratik dhe avancimin e çështjes kombëtare. Sa i madh është Obama, po aq i madh u dëshmua dhe Romni, që me pak kohë në dispozicion ndau vizionin e tij me gjysmën e Amerikës, ndaj fitojnë demokratët apo republikanët ne shqiptarët jemi fatlum po njësoj.

Rokadë lidershipiLideri historik dhe demokracia nuk shkojnë së bashku. Ndër-

sa në gjithë botën demokratike drejtuesit shkojnë e vijnë, te ne ata dhe “byrotë politike” mendojnë veç për alibi pushteti. Romni është ikonë e republikanizmit, sikurse të tjerë emra të mëdhenj, si Klinton, Bush, Dole, Mek Kein, Al Gor, Kerri etj. në Amerikë apo Bler, Braun, Hague etj. në Britaninë e Madhe, janë të tillë se dinë të hapin udhë. Ndërsa zgjedhjet e parakohshme janë përjashtim për politikën anglosaksone (sepse qeverisja dëshmon përgjegjë-si), vetë votuesi mbrohet nga institucionet e pavarura sikurse ai mundet dhe arrin të ndëshkojë me votë, ndërkohë që te ne lider-

shipi shndërrohet në “kënetë” pavarësisht performancës.

Paralelizma jashtë kontekstitPolitika të mos kopjojë atë që nuk shkon dhe të mos e kopjojë

keq. Fushatat tradicionale të kushtueshme amerikane, angazhimi i artistëve etj. nuk i shkojnë një vendi në tranzicion me sfida të varfërisë dhe të emancipimit demokratik, ku efektet e fushatave alla-propagandë nuk nxitin gjykimin e ftohtë, por adrenalinën elektorale dhe pasionin e turmës (ndërkohë që ka eksperienca të tjera perëndimore ku toni i fushatës mbetet diskret – Britania e Madhe, Irlanda etj., ku mitingjet. p.sh.. janë inekzistente).

Fushatat tona nxitin bastionizimin artificial të elektoratit e ndërsa Amerika të nesërmen e votimeve bëhet sërish një, te ne përçarja zgjat dhe shkon thellë. Njeriu me 100 flamurë jo domo-sdoshmërisht është diçka negative për sa kohë ai valëvit flamurin e filozofisë ku gjen vetveten (që ndryshon në kohë, p.sh., në rini prirje liberale, më vonë konservatore) dhe zgjedh sipas rastit parti-në përkatëse. Përpara se partiake besnikëria është ndaj vetvetes.

Hipnozë elektoraleMazhoranca nuk i lë më asgjë rastësisë dhe krahas arsenalit

tradicional të manipulimit të votës po projekton risinë e radhës teksa ajo nuk e prek votën dy herë njësoj. E ka filluar fushatën me gërshërën e përurimeve në xhep dhe së bashku me sondazhet e saj synon të përgatisë terrenin psikologjik për “fitoren” e ardh-shme, që “lexohet” në sytë e të gjithëve (!), alibi kjo për prekje eventuale të votës më pas.

Ndërkohë opozita ende nuk po gjen vetveten. Ndërsa stafi ele-ktoral i Obamës filloi organizimet një vit më parë dhe Romni nuk la gurë pa luajtur në pak kohë që kishte në dispozicion, bashkimi opozitar mbetet në pikëpyetje sa kohë opozita kompleksohet nga qeveria se me kë duhet të bashkëpunojë dhe vijon me ftesat e tipit “dyert tona janë të hapura për këdo”. Bashkimi presupozon tryezë të rrumbullakët me të vetmin protagonist votuesin sh-qiptar. Nuk vlen në këtë kontekst as “hashashi” elektoral prej suk-sesit të tjetrit (Obama në Amerikë, dikur PASOK-u në Greqi etj), as

paralelizmat si agjentë të ndryshimit etj., sepse Perëndimi mbetet palë vetëm me votuesin shqiptar.

Bashkimi “i shkruar” opozitarShpresën demokratike e rikthen vetëm një opozitë e bashkuar.

Me ligjin zgjedhor aktual nevoja për reforma, kërkon numra solidë në parlament dhe spektër të gjerë ideologjik. Objektivi mbetet rik-thimi i normalitetit demokratik ndaj një mazhorance që në 8 vjet pushtet i ka dhënë vetes tapinë për gjithçka. Që fitorja opozitare të mos jetë për “çelësat e kashtës”, bashkimi është me detyrim-përcaktim.

Rilindja kërkon rilindës dhe misioni është bërja e historisë dhe jo ambicia kryeministrore. Historia nuk bëhet as vetëm, as me krunde politike. Ajo parasheh frymëzim kombëtar, që vjen me një ekip inspirues dhe një program që përfshin “patatet e nxehta” të tranzicionit nga: a) hartimi i ligjit zgjedhor, që promovon meri-tokracinë dhe besnikërinë ndaj elektoratit dhe jo liderit partiak; b) kthimin e pronës tek i zoti dhe jo tek më i zoti përmes rishikimit të ligjit nr. 7501; c) orientimin pa ekuivok ndaj SHBA-ve dhe botës anglosaksone, pa të cilët 28 nëntori do të ishte nostalgji; d) reci-procitetin ndaj fqinjëve; e) zhbirimin e përgjegjësive për votën e vjedhur, Gërdecin, 21 janarin, financimin e Rrugës së Kombit, cenimin e sovranitetit kombëtar, piramidat famëkeqe etj.; f) inves-timin në kauzën e bashkimit kombëtar; g) respektimin e vlerave të luftës, punës dhe disidencës shqiptare; h) konsolidimin e kohezi-onit kombëtar të cenuar nga gjuha e urrejtjes etj.

Amerikanët zgjodhën Obamën për arsyet që i dinë vetë - ndoshta ekonomia (ndonëse amerikani beson më shumë te vetja sesa te dora e shtetit), ndoshta filozofia (liberale apo konserva-tore), ndoshta origjina etj. Vijimësia në presidencë, gjithsesi, shmang nevojën për rikonicion nga e para të politikës shqiptare prej administratës amerikane, gjë që i hoqi shansin mazhorancës për të trukuar imazhin tashmë të komprometuar dhe për të fituar sadopak kohë deri më 2013. Politikës shqiptare po i del kallaji dhe lojës me një portë po i vjen fundi. Me topin tek opozita, është koha për amerikanizim. Koha për përgjegjësi dhe votën e lirë.

në një mënyrë apo tjetrën, për shkak të dështi-meve të mëdha në sferën e sundimit të ligjit, ka ndodhë kriminalizimi i gjithë llojit të politikanëve të Kosovës. Po vjen koha kur do t’i zëmë peshqit e mëdhenj të korrupsionit në Kosovë. Të korrup-tuarit le të djersiten, sepse do t’i kapim shumë shpejt. Drejtësia do ta thotë fjalën e vet.

Pesë ministra të Qeverisë aktuale (fjala është për vitin 2009, pra, në kohën e Qeverisë PDK-LDK), dhe tre të Qeverisë së mëparme (të koalicionit LDK-AAK), janë nën hetime të EULEX-it.

Qeveria e Kosovës ka krijuar Task Forcën Speciale për luftimin e korrupsionit, së bashku me EULEX-in. Kjo Task forcë do të dësh-mohet shumë shpejt me rezultatet e matshme në përballjen me këtë të keqe të madhe të politikës kosovare.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka krijuar Këshillin Anti-korrupsion, përmes të të cilit, Presidentja do të përpiqet të mundësojë një bashkërenditje më të mirë midis të gjitha in-stitucioneve të Kosovës që kanë për detyrë të përballen me këtë sprovë të madhe të shoqërisë kosovare.

Një deputet i përbërjes aktuale të Kuvendit të Kosovës është i përzier drejtpërdrejt në vrasjen e Xhemail Mustafës, zyrtarit të shquar të LDK-së, në nëntorin e vitit 2000.

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë hajna, sepse ata kanë marrë ulëset në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të dhjetorit të vitit 2010, të cilat janë manipuluar në mënyrë sistematike dhe masovike.

Një Ministër dhe një Kryetar i Komunës, është nën hetimet e Agjencës anti-korrupsion të Kosovës.

Është miratuar Strategjia e re anti-korrupsion nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Etj, Etj.Është kjo një përmbledhje e shpejtë, gjithsesi, pa përfshirë

edhe një mori deklaratash dhe prononcimesh të tjera që janë

dëgjuar në Kosovë, që prej vjeshtës së vitit 2009 e këndej, prej EULEX-it, autoriteteve qendrore të Kosovës, Agjencisë anti-kor-rupsion, gjyqësisë kosovare. Viti 2008, i pari i pavarësisë së Kos-ovës, ende u veçua si një lloj i ‘Muajit të mjaltit’ për politikën kos-ovare, sepse të gjithë ne akoma ishin protagonistë të një arritjeje të madhe historike të Kosovës. Nuk na bënte gjë tjetër përshtypje në atë vit. Na merrte mendja që edhe ai grumbull problemesh të cilin shteti i sapolindur i Kosovës e kishte trashëguar nga deceni-et e tëra të çrregullimesh të mëdha në këtë vend, do të tëfillohet dhe do të zgjidhet vetë prej veti.

Vjeshta e vitit 2009 u shpall kështu, veçmas prej zërave më autoritativ të EULEX-it, si stina e luftimit të korrupsionit.

Në vitet pasuese, mbërritën edhe zotimet dhe deklaratat tashmë të përmendura, nga të gjitha anët e mundshme, të cilat me monotoninë e tyre aspak frytdhënëse, i kundërpërgjigjeshin njëtrajtshmërisë tjetër, sa i përket kësaj dukurie, asaj që vinte prj Brukselit dhe Washingtonit, dhe që na fliste, gjithsesi me një fjal-or të matur, që nuk jemi askund në aplikimin e terapisë së duhur kundër kësaj sëmundjeje të rëndë që gërryen përbrenda institu-cionet e shtetit të Kosovës.

Krejt çfarë është bërë deri më sot nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në adresimin e kërcënimit të korrupsionit, përmblidhet, realisht, me një zotim që përsëritur dhjetëra herë që Ligji dhe drejtësia do të veprojnë, që të korruptuarit do të ndësh-kohen, që Kosova do të dëshmojë që ka kapacitete, vullnet dhe organizim të duhur për ta prishur korrupsionin dhe për ta ndrequr pamjen për Kosovën, e cila është plotë vragë edhe për shkak të kësaj dukurie aq të rrezikshme.

Në anën tjetër, deklaratat e theksuar krejt në fillim të këtij shkrimi, kanë sjellë, si ‘dëm kolateral’ për politikën e sotme kos-ovare, një përshtypje të përgjithësuar, por gjithsesi mbizotëruese në opinionin kosovar, që të gjithë, ama të gjithë politikanët, min-istrat, deputetët, zyrtarët e Kosovës, janë të korruptuar, janë kriminelë, janë të përfshirë në të gjitha të këqijat e mundshme,

duke përfshirë, madje, edhe atë krimin kapital: vrasjen.Loja me numra ku flitet për një deputet, disa ministra, shumë

zyrtarë të tjerë, që janë nën hetime, pa përmendë gati kurrë emra dhe mbiemra konkret të atyre që qenkan cak i drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, bën që tek një qytetar i zakonshëm kosovar të krijohet përshtypja që të gjithë politikanët e Kosovës janë atypari, në atë Listën e atyre që kanë rënë në kundërshti me Ligjet e Kosovës, me mandatin e tyre zyrtar, me moralin e tyre – tek e mbrama.

Çfarë është arritur në këtë mënyrë, me apo pa qëllim nuk ka fare rëndësi (në këtë rast), është kriminalizimi i gjithë llojit të poli-tikanëve të Republikës së Kosovës (diç e tillë nuk ka ndodhë në Epokën e UNMIK-ut në Kosovë), është shpallja e një dënimi kole-ktiv për të gjithë politikanët në Kosovë për të këqijat që kanë au-torësi të qartë individuale dhe të organizuar, është kompromitimi i institucioneve të Kosovës si të tilla, është dëmtimi i palcës kur-rizore të shtetit të Kosovës, sepse, në instancë të fundit, del që ne nuk jemi në gjendje, nuk jemi të aftë të mbajmë shtet, sepse jemi të këtillë: Të mbrapsht, të këqij.

Kemi arritë ta humbim besimin bazik që ta zëmë, legjitimiteti i politikanëve, i deputetëve, i institucioneve të Kosovës, është rrjedhojë e një procesi të rëndomtë zgjedhor, ku shprehet vullneti i lirë i qytetarëve të Kosovës. Kemi vënë nën pikëpyetje, në këtë mënyrë, edhe aftësinë tonë për ta bërë demokracinë në Kosovë, sepse jemi të kësisojt: Të mbrapsht, të këqij.

Nuk ka shenja, sidoqoftë, që kemi nisë të marrim vesh, si poli-tikë kosovare, çfarë na ka ndodhë viteve të fundit. Kinse e dimë se çka duhet bërë tash e tutje, edhe kur bëhet fjalë për organizi-min e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, pos tjerash sepse ja, e pamë se si ndodhin zgjedhjet në Amerikë, se si duhet ta godasim korrupsionin, si duhet ta bëjmë Sundimin e Ligjit prioritet të të gjithëve, etj.etj.

Por të gjitha këto, së paku në rrethanat e tanishme, janë vetëm llafe të kota. Të cilat qëmoti janë me afat të skaduar përdorimi.

Page 11: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

11• E mërkurë 14 nëntor 2012

»opinion

“Ballkan-pazari” i fqinjëve dhe nxitja e nacionalizmit pervers

Mashtrimet e brendshme të PDK-së

Nga luaN kurti

Nga arbaNa Xharra

ngutja e grekëve dhe e serbëve për të rrëmbyer pjesë të trojeve shqiptare të çon në vitin e largët 1913, kur negociohej mes fuqive të mëdha ndar-ja e kufijve. Po të vini re, ka një ngjashmëri në mënyrën e veprimit të dy fqinjëve tanë problema-tikë në mënyrën se si i perceptojnë apo i bëjnë llogaritë. Serbët, megjithëse e kanë humbur për-fundimisht Kosovën, nuk heqin dorë nga e drejta

e pronësisë në disa pjesë të Veriut tësaj. Iniciojnë skena me na-cionalistë, paramilitarë, që bllokojnë rrugët, ngrenë barrikada për t’ua pamundësuar funksionimin normal në dogana dhe kontrollin e territorit jo vetëm autoriteteve kosovare, por dhe atyre ndërkom-bëtare. Madje, në linjën zyrtare nga shumë personalitete, lider të forcave politike me peshë në vend, arrihet deri aty sa të deklaro-het hapur se për të mbajtur Kosovën janë gati të heqin dorë edhe nga Europa. Në rastin më të keq, nëse nuk ia dalin dot të arrijnë një marrëveshje juridike të gjithëpranuar për ndarje të kufijve, gjë që është artikuluar shpesh dhe ka gjetur kundërshtimin e hapur të amerikanëve, por dhe të europianëve, kjo zhurmë dhe ky revansh kërkon si këmbim sa më tepër lëshime, mbyllje të syve për shumë detyra apo standarde të papërmbushura, që kushtëzojnë integrim-in e vendit në Europë, përfitimin pa rezerva të mbështetjes dhe ndihmave financiare për rimëkëmbjen e ekonomisë së rrënuar dhe ecurinë e procesit të reformave. Deshifrimi i kësaj strategjie është se “qengji i urtë nuk pi as mëmën e vet”, kurse “bishës që ulërin më së pari duhet t’ia zënë fytin me llokma mishi që të qetësohet”. Por së fundi e lodhur, e rraskapitur duke rendur dhe angullitur në kor-ridoret diplomatike të Europës, të Azisë, të Amerikës e kudo gjetkë për të penguar procesin e njohjes së shtetit më të ri shqiptar, e bindur se hilja e saj është kuptuar dhe nuk po e marrin seriozisht, është kthyer tek tryeza e bisedimeve me bisht ndër shalë. Kemi parasysh këtu vizitat e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, për-katësisht në Prishtinë dhe Tiranë.

Kur duket se ka një qetësim, një tulatje apo vendosje nor-

maliteti në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, një tjetër problematikë zë e shfaqetë edhe më e mprehtë dhe agresive, këtë radhë nga fqinji ynë jugor - Greqia. E mbërthyer nga barra e një krize shumëdimensionale, e cila filloi si krizë ekonomike dhe po degradon në një krizë të sistemit politik, e ndodhur në nevojën emergjente për fonde likuiditeti si i sëmuri në grahmat e fundit për oksigjen, ky vend ballkanik nuk po lë gur pa lëvizur dhe mar-ifet pa përdorur për t’i shpëtuar rrokullimës. Dhënia e paketave të ndihmave është kushtëzuar me masa shtrënguese dhe moni-torim ekspertësh të huaj në kryerjen e reformave të thella fiskale, gjë që nuk është mirëpritur nga masat e gjera dhe ka shkaktu-ar valë të papara protestash dhe dhune. Kjo ka çuar në dhënie dorëheqjesh nga ministra, në rrëzim qeverish dhe evidentimin dhe rritjen e peshës elektorale të krahut konservator të ekstremit të djathtë, të “Agimit të Artë”. Me gjithë progresin e bërë, situata duket një hap larg kolapsit. Asnjë ekspertë, sado i kualifikuar, nuk është në gjendje të përcaktojë se cila është rruga më e mirë për t’i shpëtuar falimentimit dhe cila do të jetë perspektiva europiane e këtij vendi. Zërat për daljen nga eurozona dhe zëvendësimin e monedhës së saj me dhrahminë janë shtuar së tepërmi. Në këtë valë krize dhe histerie kolektive ka pasur edhe sharlatanë, që gropën e thellë të shkaktuar nga papërgjegjshmëria dhe babë-zia, ku këmbët kishin dalë me kohë jashtë jorganit, këshillojnë ta mbushin me thesare të mbetura që nga koha e Ali Pashait të Jani-nës, apo ekspeditave të anijeve të mbytura, skërkave dhe hum-bellave të vendit helen. I njëjti projekt, por këtë radhë në det për naftë, premton gjetjen e çelësit të kasafortës, që do t’i japë fund sa hap e mbyll sytë të gjitha dilemave dhe vuajtjeve. Por them-bra e Akilit qenka e shtrirë matanë ujërave të tyre territoriale, në tokën shqiptare dhe duhet se s’bën një marrëveshje, një pakt që siguron privilegjin për ndërmarrjen e një operacioni të tillë. Nëse u duk se pati një topitje pas rrëzimit të marrëveshjes detare nga ana e gjykatës sonë Kushtetuese, motorët u ndezën sërish, bash në kohën kur vendet donatore europiane, e veçanërisht Gjerma-

nia, po hezitonin të lëvronin këstin e radhës së ndihmës financi-are. U njoftua nëpërmjet shtypit se anija norvegjeze e ankoruar në portin e Patras dhe do të nisë së shpejti inkursionin e parë për zbulimin e arit të zi të Jonit, me gjasë në një perimetër që, me sa duket, përfshin edhe kufirin me Shqipërinë. Pa dyshim që kjo zgjoi një valë indinjate dhe nxiti reagimin nacionalist shqiptar, ku gishti i fajit u drejtua pa hezitim nga qeveria dhe institucio-net e sigurisë kombëtare. Duke mos marrë rolin e gjykatësit në këtë çështje, pa neglizhuar aspak rrezikun real, e gjitha kjo bart edhe groteskun, notat gazmore të një komedie. Dëshira e Greqisë për para dhe burime alternative energjie nuk përkon kurrsesi me kohën që duhet në dispozicion, me vështirësitë dhe probabilite-tin për gjetjen e këtij produkti të çmuar; përngjan më tepër me ekstazën e përgjithshme, me pasazhe të librit të novelistit të sh-quar Vasili Vasilikos “Uji i ishullit Kos”, ku njerëzve të dëshpëruar, besëtytë, për sëmundjet e tyre u premtohej një ujë çudibërës. Shpëtimtarët në qeverinë apo parlamentin e Athinës e dinë mirë se kjo nuk e zgjidh krizën, por atyre u lypset spostimi i vëmendjes, sugjestioni i turmave, nxitja e valëve të nacionalizmit ekstrem, tërheqja e vendit të brishtë fqinj në kurthin e deklaratave të forta për të trembur kancelaritë e të gjithë Europës për një degradim të situatës, për një prag revolte dhe katastrofe më përmasa dhe pasoja të paparashikuara. Kjo do të thotë se, nëse duhet t’i da-lin së keqes përpara, ato duhet të jenë më të vëmendshme për atë që po ndodh në Greqi, më bujare dhe të lëvrojnë pa humbur kohë eurot që u nevojiten (!). Greqia është i mbyturi, që mund të tërheq mbas vetes edhe të tjerë, ndaj lypset shpëtuar! Pra, në konkluzion, si Greqia, ashtu dhe Serbia kërkojnë të arrijnë konce-sione, përfitime gjithfarëshe duke bërë pazar me tokat shqiptare, duke e futur në darën e presionit, shtypjes së verbër dhe kërcëni-meve nacional-shoviniste. Por tani në shekullin e 21-të, kur bota shkon drejt bashkëjetesës dhe globalizimit, kur aleancat janë të një karakteri krejt tjetër nga ai i Luftës së Ftohtë, këto përngjanë me tullumbace të shfryra, që nuk trembin askënd.

pDK-ja është parti e reformave dhe e prurjeve të reja”, kështu propagandon kjo parti me nisjen zyr-tare të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme. Prurjeve të reja pa dyshim se Hashim Thaçi iu buzëqesh, por kur vjen puna te vendimet e mëdha, të tjerë janë ata që e kanë pushtetin t’i marrin ato.

Prurjet e reja në këtë parti kanë dëshmuar se nuk mund të mbledhin as dy mijë vota me gjithë

“mundin” duke vjedhur aty-këtu nëpër komuna, mezi u bëhen votat për t’i futur prurjet në parlament. Kështu që premtimet se do të ketë ndryshime brenda partisë, me emrat e rinj nuk është gjë tjetër pos mashtrim i brendshëm, i atyre që mbajnë “ymyd” se Thaçi do t’iu japë fuqi brenda partisë.

Ai edhe mund t’iu japë ndonjë pozitë, por që më shumë do t’iu ngjajnë kukullave sepse vendimet e mëdha i marrin ata që dyert e qeverisë i hapin me këmbë. Këto prurje duhet ta kenë të qartë se Hashim Thaçi është “ujk i vjetër” dhe të gjithë lojën e bën për të mbijetuar për vete, për të mos harruar se i është bërë goxha eksperiencë në këtë fushë.

E kush është ai “bir nane” që i futet garës me Hashim Thaçin për pozitën e njëjtë, atë të kryetarit të partisë, me pritjet se do ta mposhtë kreun e der-itanishëm?. Çdo garë me kundërkandidatë për pozitën kryesore me këtë formë të votimit është vetëm sa për të thënë se,”kemi zgjedhje të lira e demokratike”.

Pozitat kryesore pas asaj të kreut të partisë; ajo e

nënkryetarit dhe e sekretarit të partisë mund të pësojnë ndry-shme, me ardhjen zyrtare të Kadri Veselit. Por, jo edhe e kreut të saj të paktën edhe për aq kohë sa Hashim Thaçi bart pozitën e kryeministrit të Kosovës. Me ardhjen zyrtare të ish-shefit të SHIK-ut në PDK, Kadri Veseli, nuk është prurje e re, sepse ai ka qenë person me pushtet shumë të madh në parti, veçse nuk e ka pasur zyrtarisht librezën e saj. Pastaj Veseli është kartë e mirë në planet e Thaçit për ndryshimet në pushtet dhe në parti.

Në rast se koalicioni i ri arrihet mes PDK-së dhe AAK-së, i cili lidhet vetëm nëse Ramush Haradinaj merr postin e kryeministrit të qeverisë, atëherë Hashim Thaçit nuk i lejohet të bartë të dy poste, atë të kryetarit të partisë dhe të presidentit të vendit në të njëjtën kohë. Kështu që në rast se Thaçi i siguron vetes mandatin

pesëvjeçar me marrëveshjet e reja politike, automatikisht personi që ka më së shumti pushtet dhe përkrahje nga partia dhe struktu-rat e saj, për kreun e PDK-së është Kadri Veseli.

Se kjo parti udhëhiqet nga një dorë e fortë dhe se nuk ka as-një element të demokracisë brenda saj, është dëshmuar haptazi. Zgjedhjet e fundit të rregullta të kësaj partie janë mbajtur shtatë vjet më parë në vitin 2005, dhe ato emergjente në vitin 2010, ku vetëm u rikonfirmua mandati i Thaçit dhe fuqia e tij.

Ndërsa me statutin e kësaj partie në nenin e 13 thuhet de-cedivisht se Kongresi i PDK-së, i cili është organi më i lartë i par-tisë mbahet çdo dy vjet. Duke parë që brenda saj po rriten pa-kënaqësitë dhe se ata që janë zë kundër Thaçit mund të prishin punë, me shumë mjeshtri kreu i saj nuk mbajti zgjedhjet derisa

arriti që konkurrencën ta nxjerrë jashtë loje.Pakënaqësitë e dy zyrtarëve të lartë të PDK-së,

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, pos që do të shtojnë vëmendjen e opinionit gjatë procesit zgjedhor, në es-encë nuk mund të sjellin ndryshim të madh. Rreziku është që njëri nga ata të humbë pozitën me ardhjen e ish-shefit të SHIK-ut.

PDK-në s’mund ta presë as epilogu i kuvendit të LDK-së, kur janë rrahur me karrige, sepse në PDK ka “burra të fortë” që nuk është aq e lehtë t’u bëhet zë.

Kokat e PDK-së tashmë kanë nisur aplikimin e strategjisë kundër ‘rebelëve’ të saj. Pastaj Thaçi është ekspert i kanalizimit të pakënaqësive, ai i ka metodat e tij sesi “t’ua mbyllë gojën” të pakënaqurve.

Page 12: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

12 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

«gossip

tamara Ecclestone mund të jetë një nga “koketat” më të kërkuarra në tokë, por vetë ajo thekson se qëndron më shumë me këmbë në tokë. Vetëm pak kohë më parë ajo ka prishur lid-hjen me milionerin Omar Khyami. 28-vjeçarja thekson se ish i dashuri i saj nuk është ai djali i mirë që tregon

dukja. Gjithësesi ajo shton se ai ka shumë cilësi të tjera me të cilat e tërhoqën Ecclestone për një lid-hje. Në rrëfimin e saj ajo shton “E di se jo tingëllon vërtet keq, por ato më bënin të isha e kënaqur. Nëse dikush nuk mund të më bëj të qesh, atëherë kjo nuk mund të ndodh” ndërsa shton me një buzëqeshje në fytyrë, “e keni parë ish të dashurin tim”?

Megjithatë bukuroshja nuk nguron ti cilësojë prishjet e lidhjeve të fundit si një “ikje me fat”. Madje ajo shton se është e gatshme që të përballojë jetën e vetme. Madje situatën në të cilën është ajo e cilë-son si një fillim të ri. Madje si për ta shijuar më tej thekson se do të rrijë për ca kohë singël.

Ajo rëfen se shpesh ka nxituar nga një marrëd-hënie në tjetrën, por se është momenti që të ndalojë për një farë kohe. Kjo për faktin se këto lidhje i kanë marrë shumë kohë.

Sa i përket prindërve ajo thotë se jeta e saj është si në përralla. Por se dhe vetë prindërit e saj thekso-jnë se e mira nuk ka ardhur ende.

Kristen Stewart, shmang thashethemet e lidhjes se fshehte, del me fustan “skandaloz”

Thashethemet dhe vëmendjen mediatike të rikthimit me Rob-ert Pattinson, të cilin e tradhtoi disa javë më parë. Aktorja 21-vjeçare Kristen Stewart ka kërkuar ta shmangë me një veshje tejet ekstravagante madje e cilësuar nga media deri

dhe skandaloze. Në Premierën e The Twilight Saga: Breaking Dawn – Pjesa 2, ajo është shfaqur përkrah Pattinson, me një fustan ngjyrë ari por që tregonte gjithçka. Ndërsa për të fshehur pjesë më të rrezikshme, në disa vende fustani kishte copa më pak të tejdukshme.

Por në të kundërt të fustanit ekstra “demokratik”, ajo ka vendosur minimumin e bizhuterive. Në secilin krah ajo ka vendosur nga një by-rzylyk të hollë si dhe nëj varëse të lehtë. Ndersa ne bel ka lidhur nje rrip cope me ngjyre me te theksuar ari. Kjo ka shtyrë dhe më shumë median që të flasin për fustanin e saj si dhe atë çfarë duket gjatë ecjes apo dhënies së autografëve. Aktorja më parë ka qenë e njohur për veshje më të lehta, ndonëse zhvilimet e fundit në jetën sentimen-tale duket se kanë sjellë dhe një ndryshim rrënjësor. Ndonëse fustani duket se shkonte tej mase me ngjyrën e syve, por dhe me tonalitetin që i kishte dhënë flokëve për ceremoninë e premierës.

Një tjetër element ka qenë dhe buzëkuqi i vendosur nga aktorja e cila ka preferuar të vendosë një të kuq vampirësh. Ndërsa shoqërue-si i saj Robert Pattinson është prezantuar me një kostum jeshil dhe me një këmishë bojqielli e shoqëruar me një kollare të hollë.

Pavarësisht lajmeve të dhëna së fundi mbi ta, Kristin dhe Robert janë prezantuar para fotogravëve dhe krah për krah dhe më vësh-trime epshndjellëse. Gjithësesei thashethemi ende vijon.

Marrëdhënia e tyre tre vjeçare u trondit gjatë verës ku mediat njoftuan për një lidhje të aktores me drejtuesin e një kompanie të madhe, por që ishte dhe i martuar.

TaMara

EcclESToNE:do të rri singël, ish-i dashuri

s’ishte i mirë sa tregonte pamja

Page 13: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

13• E mërkurë 14 nëntor 2012

»gossip

Page 14: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

14 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« bota

Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës dhe shefja e FMN-së nuk arrijnë të bien në ujdi se si mund t’i vi-het në ndihmë Greqisë.

Kësti i ardhshëm i kredisë është ende i pasigurt. Raporti për Greqinë i Tro-jkës së përbërë nga Komisioni i BE-së, BQE dhe FMN pritet prej javësh. Qeve-ria gjermane ka thënë vazhdimisht se vetëm, pasi të njihet me raportin mund të vendosë për hapat e mëte-jshëm në lidhje me Greqinë.

Tani ministrat e Financave të Eu-rogrupit janë njohur me hollësitë e raportit dhe kanë diskutuar për to. Ai përmban vlerësime pozitive dhe negative. Thënë shkurt: Greqisë i nji-hen përparime të dukshme në kur-sime dhe reforma. Por dyshime ka ende, sa i takon të ashtuquajturës “aftësi për përballimin e borxheve”, që do të thotë aftësisë së vendit për të shlyer detyrimet nga borxhet aktuale dhe për t’i reduktuar ato. Që tani janë bërë të dukshme boshllëqe financimi për vitin e ardhshëm. Greqia shpreson fillimisht në pagesën e këstit të ardh-shëm të kredisë prej rreth 30 miliardë eurosh nga programi ekzistues i ndi-hmës. Nëse nuk i merr paratë, vendi kërcënohet nga falimentimi brenda pak ditësh. Kjo nuk është hera e parë.

Por shtetet e eurozonës nuk duan të lejojnë, që punët të shkojnë deri atje. Disa ministra Financash i lëvduan shprehimisht përpjekjet për kursime të Greqisë. Francezi Pierre Moscovici foli për “përpjekje të guxihmshme” të ven-dit. Populli grek e ka “merituar” ndihmën e mëtejshme, tha ai. Shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker u shpreh më i ku-jdesshëm: “Raporti i Trojkës është në përgjithësi pozitiv, pasi grekët vërtet kanë dhënë rezultate”. Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, theksoi: “Greqia ka bërë shumë punë dhe ka dëshmuar aftësi të vërtetë vendimmarrëse”. Tani e kanë radhën kreditorët të bëjnë të njëjtën gjë. Por në të njëjtën kohë ajo paralajmëroi: “Nuk kemi nevojë për zgjidhje të shpe-jtë, por për një zgjidhje të vërtetë”.

Por cila është “zgjidhja e vërtetë”? E sigurt është se mali i borxheve greke po bëhet gjithnjë e më i lartë. Sipas përl-logaritjeve të Komisionit Evropian deri në 2014 borxhi mund të arrijë nivelin e patolerueshëm prej 190 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Fillimisht kreditorët kishin formuluar si objektiv një borxh prej 120 për qind të PBB deri në 2020, në mënyrë që Greqia të mund të financohet përsëri vetë në treg. Tani ministrat e Finan-cave u shprehën të gatshëm ta shtyjnë këtë afat me dy vjet. Shefja e FMN-së, Lagarde, në një konferencë për shtyp deklaroi shprehimisht se 2020 duhet të respektohet si afat.

Pas reduktimit të borxheve nga kreditorët privatë disa kërkojnë tani edhe një heqje dorë nga kreditorët publikë. Juncker tha pas konsultimeve se sipas mendimit të tij kjo nuk do të ndodhë. Tema është shumë delikate politikisht, pasi politikanët kanë përsëri-tur vazhdimisht se barra nuk do të bjerë gjithnjë mbi taksapaguesit.

Edhe një paketë e re ndihme për Gre-qinë vështirë se mund të justifikohet nga ndonjë qeveri kundrejt votuesve. Por edhe zgjatja e afatit për përmbush-jen e objektivave nuk bëhet pa kushte, tërhoqi vëmendjen ministrja austriake e Financave, Maria Fekter: “Më shumë kohë do të thotë edhe më shumë para. Dhe taksapaguesit nuk arrijnë të kupto-jnë, se përse ne na duhen para shtesë për Greqinë çdo tre muaj”.

Ministrat e Financave e kanë shtyrë njëherë për njëherë vendimin se si do ta zgjidhin saktësisht prob-lemin. Më 20 nëntor ata do të ta-kohen përsëri. Deri atëherë do të

GreQiaeurogrupi,

i pavendosurNëse nuk i merr paratë, vendi kërcënohet nga falimentimi brenda pak ditësh. Kjo nuk është hera e parë. Por shtetet e euro-zonës nuk duan të lejojnë, që punët të shkojnë deri atje. Disa ministra Finan-cash i lëvduan shprehim-isht përpjekjet për kur-sime të Greqisë. Francezi Pierre Moscovici foli për “përpjekje të guxihm-shme” të vendit. Populli grek e ka “merituar” ndi-hmën e mëtejshme, tha ai. Shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker u shpreh më i kujdesshëm

shqyrtohen të gjitha mundësitë. Të premten Greqia duhet të shlyejë de-tyrime borxhesh në shumë prej 4 mil-iardë eurosh, por ka të ngjarë që në momentin e fundit t’i vijë në ndihmë Banka Qendrore Evropiane. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäu-ble, nuk lejon megjithatë të vihet nën trysni nga afatet. “Nuk mund të hiqet dorë nga shqyrtimi i kujdesshëm”, u shpren ministri me stoicizëm, i pyetur për problemet akute të Greqisë.

ecejakeMinistri francez i Financave, Pierre

Moscovici, vlerësoi sot përpjekjet e Gre-qisë për të shkurtuar deficitin përmes reformave ekonomike dhe masave të rrepta financiare. “Greqia miratoi një paketë reformash, si edhe buxhetin për vitin 2013. Më 7 nëntor Greqia votoi për këto masa dhe të dielën Troika dha një vlerësim pozitiv. Është një analizë paraprake që duhet të konfirmohet në ditët në vazhdim, por ne donim ta për-shëndesnim këtë përpjekje”.

Greqia pret ta marrë paketën e re 40 miliardë dollarëshe të shpëtimit, para se

qeverisë t’i mbarojnë fondet buxhetore këtë të premte. Vendi ka miratuar një sërë shkurtimesh dhe reformash për të plotësuar kushtet. Por muajt e fun-dit është bërë e qartë se programi i shpëtimit ka hasur vështirësi dhe mes institucioneve kreditore vazhdojnë të mbeten mosmarrëveshje të thella për mënyrën e rregullimit të tij.

Ministri gjerman i Financave, Wolf-gang Schaeuble, tha sot se institu-cionet kreditore nuk do të miratonin automatisht fonde për të plotësuar nevojat e Greqisë. Ai la të kuptohej se ndihma mund të vijë në formën e uljes së përqindjes së interesit. Megjithatë, ai e përjashtoi mundësinë që vendet e Eurozonës të pranojnë humbjet nga huatë që mund të japin për Greqinë.

“Ka një debat për të dhënë hua të tilla me humbje, por shumica e anëtarëve të Eurozonës kanë mendimin se kjo nuk lejohet nën ligjin kombëtar”. Forcimi i sektorit financiar të Evropës dhe i masave mbikëqyrëse të politikave ekonomike janë në qendër të takimit të sotëm të Ministrave të Financave të 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Page 15: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

15• E mërkurë 14 nëntor 2012

»bota

SHBAGjeneralët, rriten

përmasat e skandalit

Pas hetimeve të FBI-së që çuan në zbulimin e marrëdhënieve jashtëmartesore të drejtorit të CIA-s, David Petreas, tani Departamenti i Mbrojtjes ka nisur hetimin e një çështjeje në të cilën është i përfshirë gjen-erali John Allen, komandant i for-cave ndërkom-bëtare në Af-ganistan. Kjo çështje ka të bëjë me shkëmbimet përmes postës elektronike mes gjeneralit John Al-len dhe Jill Kelley-t, që si njoftohet, janë të një natyre të “papërshtat-shme”. Jill Kelley, mike e familjes Petreas, është në qendër të këtij skandali që vazh-don të nxjerrë elementë të rinj

departamenti amerikan i Mbrojtjes ka filluar he-timet ndaj Gjeneralit John Allen, komandant i forcave amerikane në Afganstan, në lidhje me

pohimet për “komunikim të papër-shtatshëm” me një grua, e cila është e përfshirë në skandalin që çoi në dorëheqjen e drejtorit të CIA-s, David Petreas. Zyrtarët e departamentit të Mbrojtjes po hetojnë 20 deri 30 mijë faqe me emaile që janë shkëmbyer mes Gjeneralit John Allen dhe Jill Kel-ley-t në dy vitet e fundit.

Pas hetimeve të FBI-së që çuan në zbulimin e marrëdhënieve jashtëmartesore të drejtorit të CIA-s, David Petreas, tani Departamenti i Mbrojtjes ka nisur hetimin e një çështjeje në të cilën është i përfshirë gjenerali John Allen, komandant i for-cave ndërkombëtare në Afganistan. Kjo çështje ka të bëjë me shkëmbi-met përmes postës elektronike mes gjeneralit John Allen dhe Jill Kelley-t, që si njoftohet, janë të një natyre të “papërshtatshme”. Jill Kelley, mike e familjes Petreas, është në qendër të këtij skandali që vazhdon të nxjerrë elementë të rinj.

Pentagoni po heton rreth njëzet deri tridhjetë mijë faqe me doku-mente të zbuluara nga FBI-ja, shu-mica prej tyre emaile të shkëmbyer mes Gjeneralit John Allen dhe Jill Kelley-t në dy vitet e fundit. Zonja Kelley është personi që kërkoi ndihmë nga FBI-ja në lidhje me disa emaile kërcënues që FBI-ja zbuloi se vinin nga biografja e David Petreas, Paula Broadwell. Vëllai i zonjës Kelley, David Khawam, doli në mbrojtje të motrës së tij kur u pyet nga gazetarët për lid-hjen e mundshme të saj me gjeneralin John Allen. “Këto akuza nuk janë të vërteta. Është një përpjekje e gabuar për ta pasqyruar atë në këtë mënyrë”.

Ndërkohë dhjetëra agjentë të FBI-së kontrolluan shtëpinë e biografes Paula Broadwell në Sharlot të Karoli-nës së Veriut për të parë nëse ka më shumë fakte që do të ndihmonin më shumë hetimin e skandalit. Për katër orë, agjentët kontrolluan çdo cep të shtëpisë dhe morën me vete komp-juterin, një valixhe me dokumente dhe gjëra të tjera.

Pas disa orësh, Vernon Loeb, i cili e ka ndihmuar zonjën Broadwell të shkruajë biografinë e David Petreas, i tha gazetës “The Washington Post” se ai nuk kishte njohuri mbi marrëd-hënien jashtëmartesore mes zonjës Broadwell dhe zotit Petreas. “Koleget e mija nuk kishin frikë të flisnin për pamjen fizike të zonjës Broadwell dhe shijen e saj për veshje të bukura, festat madje edhe në konferencat për sigurinë kombëtare. Por unë nuk kam menduar se kishte një lidhje mes zon-jës Broadwell dhe zotit Petreas”.

Sekretari i Departamentit të Mbro-jtjes, Leon Panetta, i cili ndodhet për një vizitë në Australi shprehu keqard-hje për skandalin në të cilin është përfshirë zoti Petreas. “Natyrisht, është për të ardhur keq që një kar-rierë e shkëlqyer të mbarojë në këtë mënyrë. Mendimet dhe zemra ime është me të dhe familjen e tij, por unë mendoj se vendimi tij për të dhënë dorëheqjen ishte një hap i duhur. Mendoj se kur jeni në rolin e drejtuesit të CIA-s duke u përballur me sfida të shumta, integriteti personal është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”. Leon Panetta ishte drejtor i CIA-s para mar-rjes së këtij posti nga David Petreas.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha dje se Pentagoni është duke studi-uar rreth 20 mijë deri në 30 mijë faqe e-maili që kanë shkëmbyer Gjener-

vazhdojnë hetimet. Presidenti Obama e emëroi muajin e kaluar gjeneralin Allen për t’u bërë kreu i komandës ev-ropiane të Shteteve të Bashkuara dhe më pas Komandant i Lartë i forcave aleate në Evropë.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se Presidenti e ka pezulluar vendimin, dhe se Sekretari Paneta i ka kërkuar Senatit të shtyjë seancat e kon-firmimit të gjeneralit Allen për këto dy poste. Hetimi vjen pak ditë pasi gjenerali në pension David Petraeus dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, për shkak të një marrëdhënieje jashtëmartesore.

Zoti Petraeus, i cili mori drejtimin e CIA-s vitin e kaluar, dha dorëheqjen nga agjencia e zbulimit të premten, pasi u zbulua se kishte marrëdhënie jashtëmartesore me biografen e tij, Paula Broadwell.

Kryetarja e Komisionit të Senatit për Zbulimin, demokratja Diane Feinstein, tha se ajo dhe bashkëpunëtorët e saj

në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të ishin informuar mbi hetimin e FBI-së.

“Kjo çështje mund të kishte pasur ndikim në sigurinë kombëtare. Duhet të ishin informuar drejtuesit e komi-sioneve të Senatit dhe Dhomës së Për-faqësuesve. Kjo ka ndodhur më parë, jo njëlloj si ky rast, por dua të theksoj se askush prej katër pjestarëve të komi-sioneve nuk e ka shkelur kushtin për ta mbajtur sekret çështjen”.

Lidhja mes gjeneralit Petraeus dhe zonjës Broadwell u zbulua pasi FBI filloi të hetonte e-mailet kërcënuese dërguar nga Broadwell ndaj një gruaje tjetër të identifikuar si mike e familjes Petraeus. Drejtuesi i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Siguri-në Kombëtare, republikani Peter King, po ashtu ngriti pikëpyetje lidhur me trajtimin e çështjes nga FBI-a. “Drej-tori i FBI-së njofton presidentin ose Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa më parë të jetë e mundur. Duket që kjo ka ndodhur prej disa muajsh, ndërkohë që tani thonë se FBI nuk e kuptoi deri ditën e zgjedhjeve se gjenerali Pe-traeus ishte i përfshirë. Nuk të çon në këtë përfundim ky lloj hetimi, hetimi i emailave që lidhen me drejtorin e CIA-s dhe dashja e katër muajve që të zbulohej se drejtori i CIA-s ishte i përfshirë”.

Zoti Petraeus pritej të dilte para Kongresit këtë javë për të dëshmuar rreth sulmeve ndaj konsullatës ameri-kane në Benghazi të Libisë, ku hum-bën jetën ambasadori amerikan Chris-topher Stevens dhe tre kolegë të tij.

ali Allen me Jill Kelley-n mes viteve 2010 dhe 2012. Zyrtari nuk saktësoi natyrën e dokumenteve, por tha se ka shumë mundësi që kjo çështje të jetë e lidhur me hetimin ndaj zotit Petreas.

Jill Kelley kishte miqësi me gjener-alin Petreas dhe ishte ajo që kontaktoi FBI-në lidhur me e-mailet kërcënuese që kishte marrë nga gruaja me të cilën gjenerali pati një lidhje jashtëmarte-sore që çoi në dorëheqjen e tij të premten. Zëdhënësi i Pentagonit tha se Byroja Federale e Hetimeve ia paraqiti çështjen Departamentit të Mbrojtjes dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta e ka udhëzuar Inspek-torin e Përgjithshëm të Pentagonit për ta hetuar çështjen.

Zëdhënësi nuk përcaktoi natyrën e hetimit, por tha se ndërsa hetimi vazhdon, gjeneral Allen do të mbajë pozicionin e tij komandues në Af-ganistan. Gjenerali Allen mohoi të ketë bërë diçka të papërshtatshme dhe do të vazhdojë ta mbajë postin e komandantit në Afganistan, ndërsa

Page 16: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

16 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« KulturëGrotesk dhe muzikë ‘live’ me “14 vjeç dhëndërr”t

ë gjithë shqiptarët e kanë për zemër dhe e sjellin të gjallë në kujtesën e tyre, së shumti përmes filmit të

realizuar nga Dhimitër Anag-nosti, “Përrallë nga e kaluara”.

Por pjesa e Andon Zako Ça-jupit do të vijë në një version të ri nga të mëparshmit në një shfaqje teatrore. Shfaqja, me tekst të punuar nga Elma Doresi dhe Devis Muka do të shfaqet premierë më16 nëntor në teatrin e Metropolit

Me regji të Elma Doresit, drejtor artistik Suela Konjarin, në të do të interpretojnë: Marsela Lena, Klodian Hoxha, Devis Muka, Arjeta Dhima, Lorenc Kaja, Eriona Kakeli, Genti Deçka, Alban Musa, Ajlin Petrela, Aldion Matarangasi, Klaus Laçi. Skenografia dhe kostumet mbajnë firmën e Lajd Ymerit.

Tana do të martojë të birin katërmbëdhjetëvjeçar me një vajzë më të madhe se ai: ajo “nuk do nuse për sisë, po për punët e shtëpisë”. Kjo bëhet shkak për një varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor që fshi-kullojnë mendësi të mykura, patri-arkale e zakone të prapambetura. Dritëshkurtësia e një nëne, që është mbartëse dhe viktimë e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave të malësisë dhe kapa-daillëku i

është menduar të mbahet në zhanrin e groteskut. Ky zhanër do të përfshijë si në interpretimin

e roleve, ashtu edhe në skenografi dhe kostumografi. Është bërë një adaptim i tekstit të bazuar tek Çajupi me të njëjtët personazhe, por duke sjell skena dhe karaktere të ndryshëm dhe interesant. Nuk do të ketë ndryshim kohe, por ndryshim në strukturë, komstumografi, skenografi dhe interpretim.

Imagjinoni një Tanë, e cila është “Play”, një Vangjel që është “Pause” dhe një Kote, e cila është “Repeat”. Imagjinoni për një moment të vetëm nëse njerëzit nuk do të mendonin më, ndjenjat do të zbeheshin. Njerëzit do të vetëprocedonin… çdo fjalë, çdo ngjarje do të regjistrohej dhe do të interpretohej në të

tyre, grind-jet e kota dhe thashethemet e një mjedisi të prapambetur, figura groteske e një prifti qe-jfli, të gjitha vihen në lojë me një ton hokatar që përshkron dialogun e personazheve.

imazhi regjisorialKomedia “14 vjeç

dhëndër”, premiera e së cilës do të jetë të enjten në mbrëmje, do të vijë në një këndvështrim regjiso-rial ndryshe, ku nuk do të mungojnë elementet si: folk në kostumografi, në muzikë, e cila do të interpretohet live nga aktorët, apo këngë të bazuara në poezitë e Çajupit, të kënduara nga vetë pro-tagonistët e shfaqjes. Gjithë shfaqja, e cila është një ri-punim mbi motivet e Çajupit,

njëjtën mënyrë… Im-agjinoni sikur për një moment të vetëm nuk do të kishim përball qënie njerëzore, por vetëm disa mekanizma, kaseta, të cilat nuk do dëgjojnë, nuk marrim mendim, nuk ndjejnë, e vetm-ja gjë është një shirit, i cili do të përmbaje disa regjistrime, të cilat do të thonë atë çka ata kanë dashur të dëgjojnë. Njerëz që për vite me radhë përsërisin të njëjtën gjë, njerëz që për vite me radhë qëndrojnë në heshtje, apo njerëz, të cilët për vite me radhë do të thonë të njëjtën gjë. E pra këtu nuk do të kishte më dialog, nuk do të kishte më perceptim, nuk do të ekzistonte më fjala: Njeri! Ky do të jetë dhe imazhi reg-jisorial… Njerëz të cilët janë parë të ngjashëm me disa kaseta regjistrimi… b.g

skenogRAFiA dHe kosTuMeT

E gjithë skenografia do të jetë e përbërë

me elemente të kasetës, një ndër to është dhe

kryesori regjistrimi. Është e ngritur mbi simbolin,

atë çka dhe vetë personazhet përfaqësojnë, dhe

janë pikërisht fjalët e tyre, atë çka ato thonë

apo veprojnë të cilët do të vijë dhe qëndrimi

regjisorial, do të vij një moment kur vet atë çka

ato kanë thënë, ato çka ato kanë bërë, do të jetë

dhe fundi i tyre. Kostumografia do të jetë një

element tjetër, i cili do të sjellë ndryshime në

këtë pjesë, kostume të stilizuara me elementet

folk, por të së njëjtës linjë me skenografinë!

PeRsonAzHeT Një nga trajtimet

e personazheve do të jetë ndryshimi i gjinive jo tek aktorët, por në interpretimin e per-sonazheve, që do të

thotë, gratë do të sillen si burra dhe burrat si gra. Gjë që do të vihet re kryesisht tek dyshja kryesore, Tanë dhe Vangjel, si në interpretim, ashtu dhe në kostumografi. Po të njëjtën linjë do të ketë dhe dyshja

Marigo- Gjino.

bukinistët, ekspozitë mbarëshqiptare në 100-vjetor

Dje mbasditë në Muzeun Historik Kombetar është çelur ekspozita “100 Vjet Pavarësi” me kolek-sione dhe eksponate të rralla nga bukinistët dhe koleksionistët shqiptarë. Turi i kësaj ekspozite do të vazh-dojë në Tiranë deri më 17 nëntor dhe do të vijojë në Prishtinë më 18-21 nëntor, Prizren 22 nëntor dhe Vlorë 24-28 nëntor.

Memorial për 40 firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë

Në kryesinë e Kuvendit është përu-ruar memoriali për 40 firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë, ata të cilët 100 vjet më parë shpallën një Shqipëri të lirë nga sundimi 5-shekullor osman. Gjatë ceremonisë së rastit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se më parë nuk bëheshin publik të 40 emrat që bën historinë, dhe duhet të nderojmë të vërtetën për të mësuar të nesër-men. “Nuk bëheshin pub-likë dhe shqiptarët nuk i dinin të 40-të firmëtarët e deklaratës së Pavarë-sisë që bënë historinë tonë. Së pari duhet të nderojmë të vërteta dhe duke nderuar mësojmë për të nesërmen dhe këto të vërteta flasin dhe për faktin se duhet të na bëjnë krenar për historinë tonë pas shpalljes së Pavarësisë. Ne jemi fatlumë që sot jemi të lirë, dhe e vet-mja ftesë që si shqiptar së bashku me kolegët e tjerë të bashkohemi si shqiptarë, me njëri-tjetrin, të bashko-hemi në Evropë”, tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Page 17: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

17• E mërkurë 14 nëntor 2012

»Kulturë

nëse nuk ka Zot...Feja:

Mbi Zotin, Djallin, dhe të tjera andralla të së ashtuquajturës Filozofi e Fesë. Në shqip Leszek Kolakowski

vjen në shqip Leszek Kola-kowski (1927-2009), filozof dhe historian i ideve polake, i konsider-uar një ndër figurat më të rëndësishme e më

me ndikim të skenës intelektuale të Evropës së gjysmës së dytë të shek-ullit të XX. Në mënyrë të veçantë vlerësohet vepra e tij madhore disa vëllimshe. “Rrymat kryesore të Marksizmit”, një analizë kritike e filo-zofisë marksiste.

Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit të jetës së tij, vëmendja e Kolakowskit erdhi duke u përqendruar gjithnjë e më shumë te filozofia e fesë, ku dha një kontribut të rëndësishëm me një sërë veprash si: “Zoti s’na detyrohet asgjë”; “Tmerri metafizik”; “A është Zoti i lumtur?” etj.

Libri “Feja: Nëse ka zot ...” është i pari që ai shkroi drejt e në anglisht dhe përbën një përmbledhje të thel-bit të mendimit të tij filozofik për sa i takon fesë, duke parashtruar nga një këndshikim historik argumentet pro e kundër ekzistencës së Zotit gjatë rrjedhës së shekujve, duke nisur nga epikurianët deri te Niçja, apo hulum-timet bashkëkohore antropologjike.

Për çfarë është fjalaKy libër ka të bëjë me atë çka za-

konisht quhet filozofi e fesë. Asn-jëherë nuk jam i sigurt se çfarë është feja, e jo më filozofia; por, sidoqë të jetë, feja ngërthen historinë e zotave, të njerëzve dhe të universit. Prandaj dhe ky titull, Feja, gjithëpërfshirës në pretendimin e tij, do të mund të përqasej vetëm me vepra të tilla si Mbi atë që është, e Kuinit, ose Qenia dhe hiçi e Sartrit (ndoshta ky i fundit është titulli me kuptimin më të gjerë që është menduar ndonjëherë).

Sidoqoftë, nuk mund t’i shmangem përdorimit të fjalës “fe”. Mirçea Eliade, të cilit i jam shumë borxhli për sa i takon qartësimit të problemeve në studimet krahasuese mbi fenë, shpre-het me keqardhje pse nuk ka fjalë më të përshtatshme për të mbuluar atë çka ai quan “përjetim i së Shenjtës”. E megjithatë, me sa duket, asnjë ne-ologjizëm nuk do të kishte dobi. Në hulumtimin e botës njerëzore, as-një nga konceptet që disponojmë nuk mund të përkufizohet me saktësi të përkryer dhe, në këtë aspekt, koncep-ti i “fesë” nuk është në pozitë më të keqe sesa “arti”, “shoqëria”, “kultura”, “historia”, “politika”, “shkenca”, “gjuha” dhe shumë e shumë fjalë të tjera. Çdo përkufizim i fesë do të jetë arbitrar deri në njëfarë mase dhe, sado skru-pulozë të jemi në orvatjet tona për t’ia përshtatur përdorimit faktik të fjalës në të folurit e rëndomtë, shumëkujt përkufizimi ynë do t’i dukej tepër i gjerë, ose tepër i ngushtë, ose që të dyja njëherësh. Kemi arritur të njohim, në qytetërime të ndryshme, mite, rituale, besime dhe akte magjike të panumërta, por nuk mund të përcak-tohet menjëherë cilat prej tyre duhen quajtur “fetare”. Veç asaj, në studimin e mitologjive, antropologët shpesh-herë ia dalin mbanë fare mirë pa e bërë dallimin midis rrëfenjave fetare dhe atyre jofetare. Mungesa e kufijve kon-ceptualë të përvijuar qartë nuk është dhe aq rrjedhojë e paaftësisë sonë logjike sesa e karakterit të realitetit që shqyrtojmë. Është më së shumti interesi ynë ai që përcakton cilat nga format e ndryshme të të sjellurit, të besimit dhe të ndjenjës do t’i konsid-erojmë si thelbësor për fenomenin e fesë, ashtu siç e njohim nga përvoja e nga librat. E rëndësishme është rua-jtja e dallimit ndërmjet mënyrës me të cilën skicojmë, pak a shumë arbitrar-

megjithatë, një përkufizim i tillë është mjaft i mirë për të veçuar një hapë-sirë mjaft të rëndësishme përsiatjeje. Nëse, përndryshe, do të përpiqemi të procedojmë në mënyrë sokratike dhe të kërkojmë një tërësi besimesh të veçanta, të cilat i përfshin çdo fe e njohur, do të rrezikonim të mbeteshim të zhgënjyer duke parë se kjo tërësi është e zbrazët. Me t’u hedhur ideja se një konstante e tillë do të mund të ishte një perëndi e personalizuar, gjithherë del kundërpërgjigja se një fenomen tejet i rëndësishëm sikurse budizmi është lënë jashtë. Natyrisht, kjo është e trashë, por megjithatë nuk ka asgjë të gabuar nga pikëpamja empirike ose logjike po ta fokusojmë vëmendjen tek besimet që përfshijnë idenë e një perëndie të personalizuar, duke e parë budizmin kësodore më tepër si një dije metafizike dhe etike dhe jo aq si fe në kuptimin e plotë të fjalës.

Pra, përkufizime nga më të ndry-shmet janë të lejueshme; megjithatë, janë të papranueshme ato që pohojnë se feja “nuk është gjë tjetër veçse” një instrument për nevoja laike - sho-qërore ose psikologjike - (p.sh., se roli i saj mund të reduktohet tek integrimi i individëve në shoqëri), ato janë for-mulime me karakter empirik (të ga-buara, për mendimin tim) dhe mund të lihen qysh në krye jashtë përkufi-zimit.

Nuk ka marrëveshje të përgjith-shme as në lidhje me kuptimin e “filozofisë së fesë”. Në zhargonin filo-zofik anglosakson, detyra e saj është shqyrtimi i pretendimeve të besimeve fetare për vërtetësi, gjë që përfshin analizën e koncepteve specifike të gjuhës fetare sipas përdorimit të saj në traditën teologjike dhe filozofike; kjo detyrë dallon nga studimi an-tropologjik dhe psikologjik, i cili zhbi-ron mënyrat e ndryshme të veprimit të miteve dhe riteve në jetën e njerëzve, cilat janë funksionet e tyre shoqërore, mendore dhe emocionale dhe si ndry-shojnë apo shuhen nën ndikimin e shndërrimeve shoqërore. Në traditën gjermane, italiane dhe përgjithësisht “kontinentale”, fusha problemore e përcaktuar me termin “filozofi e fesë” ka një përputhje vetëm anësore me atë që përfshihet në kuptimin e tij sipas përdorimit anglosakson. Sido-mos, që nga Hegeli, Shelingu, Shla-jermaheri dhe romantikët, përsiatja filozofike mbi fenë përqendrohet te kuptimi i saj në procesin historik dhe te mënyra sesi qytetërime të ndry-shme apo njerëzimi në tërësi e kanë shprehur nëpërmjet simboleve fetare përfytyrimin e tyre mbi fatin. Filozo-fia e fesë shfaqet kësodore si pjesë e rëndësishme, madje e pandashme e filozofisë së historisë, të koncep-tuar jo aq si analizë epistemologjike e mendimeve mbi historinë, por më tepër si spekulacion mbi kuptimin, qëllimet dhe principet drejtuese globale të proceseve historike….

isht, hapësirën e kërkimit tonë, dhe shpjegimeve tona pashmangësisht kontradiktore mbi funksionin e jetës fetare. Nëse do të themi, bashkë me Rudolf Oton dhe Mirçea Eliaden, se

përjetimi i së shenjtës i përket në mënyrë specifike analizës së fenom-enit fetar, madje është pjesë e saj përbërëse, ndeshemi në problemin se fjala “i shenjtë” shpeshherë përdoret

me një kuptim serioz dhe përkushtim të madh nga njerëz që gjithsesi e quajnë veten jofetarë. Pra, kjo fushë mund të duket më e gjerë sesa e lejon përdorimi i rëndomtë i fjalës,

Page 18: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

18 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

«gossip

Benefitet e puthjes

ankohet ecclestone, vajzat po ia shkrijnë pasurinë 24 miliardë usdBernie Ecclestone, deri më tani si pronar i Formula 1 ka fituar një shumë të pabesueshme të parave, 24 miliardë funte, por edhe më tutje nuk mund t’i kuptojë shpenzimet e çmendura që bëjnë vajzat e tij. Në fakt, Tamara dhe Pe-tra kanë reputacionin e vajzave dorëlira dhe pasanikeve të lazdruara dhe kjo po i pengon Berniet gjithnjë e më shumë, ngase që të dyja që nga mosha 18-vjeçare kanë qasje në miliona funte, të cilat deri atëherë ndodheshin në fondin e familjes në Lichtenstein dhe që nga ajo kohë, ato shpenzoj-në pa masë. Tamara bleu një shtëpi me vlerë prej 45 milionë funtesh, ndërsa në trajtime kozmetike dërgon edhe qentë e saj. Petra për apartamentin në Londër ka paguar 56 mil-ionë funte ndërsa vitin e kaluar bleu një shtëpi në Los An-geles. “Unë i thashë Tamaras: ‘O Zoti im, unë nuk mund as ta imagjinoj të jetoj në një shtëpi të tillë.’ Ajo më tha se kjo nuk i duket e madhe”, tha Bernie, i cili kundërshton dorë-lirësinë e tyre, por pohon që mund t’ia lejojnë vetes këtë. “Shtëpitë e tyre mund t’i shesin pa problem, kam kontak-tuar një ekspert, i cili më konfirmoi se të gjitha çantat dhe këpucët që i kanë blerë ato janë të parëndësishme”, u për-poq ta ngushëllojë vetveten, Bernie. Megjithatë, 82-vjeçari Bernie ka qenë gjithmonë kursimtar dhe kështu ende jeton në një apartament “modest” mbi zyrën e vet në Londër.

nicole scherzinger dhe lewis hamilton në udhëtim romantik

E ndërsa ajo ka qënë e përqëndruar në jurinë e X factor, e ka patur shumë të vështirë për të qënë afër të dashurit të saj Lewis. Me sa duket çifti ka vendosur për një udhëtim roman-tik, teksa janë parë të lumtur duke aeroport. Nicole është parë gjatë gjithë kohës duke qeshur e ndërsa Leëis në pozicionin e të dashurit mbrojtës, i cili e kishte kapur prej dore të dashurën e tij Nicole Scherzinger. Destinacioni nuk dihet por mendohet të jetë për pak kohë teksa bagazhet e tyre ishin të mëdha. Sipas një burimi Nicole dhe Scherzinger e kishin më se të nevojshëm këtë udhëtim, pas angazhimeve të mëdha.

klum ndërron 8 fustane versace në mtv european music awards

Heidi Klum ka mbretëruar në MTV European Music Awards. Supermodelja 39-vjeçare, nëna e katër fëmijëve ka mah-nitur të gjithë në skenën e shoë-t në Frankfurt me fizikun e saj perfekt dhe buzëqeshjen shndërritese. Ajo ndërroi tetë fustane, të gjitha të atelies Versace. “Mendoj se për një event si ky çmimesh MTV mund të argëtohem ako-ma më shumë, mund të jem më shumë sexy, më shume rock’n’roll”,- tha ajo. Dhe ne themi se ia doli shkëlqyer!

Dashuria lind pas 3 tremujorëveNëntë muaj nevojiten që të lindë foshnja, e sipas ekspertëve po aq muaj i nevojiten edhe një lidhjeje stabile, për të jetuar të lumtur dhe në përqafim të partnerit ideal të jetës.Tremujori i parë

Tre muajt e parë të secilës lidhje janë të mbushura me eufori dhe pasion për personin tjetër, kështu që gjithë ditët mendojmë për takimin e sërishëm dhe simpatinë tonë. Gjatë kësaj kohe nuk shohim asgjë nega-tive, madje edhe shprehitë e tij jo të mira na duken të ëmbla. Seksi dhe argëtimi i mirë na shtyn të mendo-jmë se përfundimisht e kemi gjetur personin e duhur.Tremujori i dyTë

Gjatë kësaj periudhe kohore fillojmë ta vërejmë se si partneri,

të cilin e kemi zgjedhur nuk është edhe aq i përsosur sa dukej në fillim. Edhe pse provojmë ta injorojmë këtë fakt, mangësitë e tij gjithnjë e më shumë na tërheqin vëmendjen. Gjërat e vogla që në tremujorin e parë nuk përbënin problem, tash kanë filluar të pengojnë dhe në mënyrë automatike i kujtojmë pluset dhe minuset, duke i peshuar dhe menduar nëse ia vlen të jemi me një person si ky.Tremujori i TreTë

Gjatë kësaj faze më seriozisht zhvillohet komunikimi, e me vetë këtë ato probleme të vogla bëhen të zgjidhshme dhe fillojmë të fokuso-hemi në anët pozitive të personit që dashuroj më. Po ashtu, kjo është koha e duhur për ta vlerësuar nëse duam apo nuk duam ta vazhdojmë lidhjen

Çfarë është ajo që ju shkakton flutura në stomak dhe bën zemrën të rrahë si e marrë? Sigurisht një puthje. Një puthje krijon lidhje mes njerëzve dhe nëse ju nuk jeni një puthës i mirë atëherë kjo bën njerëzit të marrin një drejtim tjetër. Gjatë shkëmbimit të një puthje çlirohet dopa-minë, e cila është përgjegjëse për dëshi-

rat dhe lidhjet. Por puthja është më shumë se sa një emocion dhe një lidhje me një njeri të veçantë. Puthja siguron benefite në shëndet, duke rritur metabolizmin për një jetë më të gjatë. Elementët kimikë që çlirohen nga një puthje sjellin jo vetëm të mira fizike por edhe emocionale që rrisin imunitetin dhe ju bëjnë të shëndetshëm. Ja cilat janë benefitet më të mëdhaja që sjell një puthje:1. Ndihmon dhëmbët të qëndro-

jnë të bardhë. Puthja mund të parandalojë kavitetet në gojën tuaj nëpërmjet një ele-menti që përmban pështyma e quajtur saliva. Saliva lar-gon bakteret nga sipërfaqja e dhëmbit. Gjithashtu mineralet që gjenden në saliva ndihmo- j n ë në rindërtimin e smaltit të dhëmbit. Pra puthja është një proçes natyral pastrimi dhe siguron dhëmbë të shëndetshëm.

2. Ruan një pamje të re në fytyrë. Sipas terapistëve, puthja ndihmon në tërheqjen e lëkurës. Kjo për arsye se gjatë puthjes aktivizohen 30 muskuj facialë, e cila

ndihmon për t`i mbajtur muskujt e qetë dhe të tër-hequr, duke parandaluar mollëzat nga plakja. Po ashtu puthja ndihmon edhe në tonifikimin e lëkurës suaj.

3. Rrit metabolizmin. Puthja mund të ndihmojë në hum-bjen e kg. Gjatë puthjes zemra rreh më shpejt, e ndër-sa rreh më shpejt çlirohet adrenalinë dhe neurotrans-metues të tjerë në gjak, të cilat ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe ndihmojnë në djegjen e kalorive ekstra. Gjatë një puthje pasionante ju mund të hum-

bisni 2-5kalori për minutë.4. Forcon sistemin imunitar.5. Përmison humorin dhe zvogëlon

stresin. Gjatë momentit të puthjes ju duket sikur të gji-tha shqetësimet kanë marrë

fund dhe ndiheni si kur mund të bëni çdo gjë. Kjo gjë për-jetohet sepse gjatë puthjes çlirohet antidepresantë si ok-

sitocina. Gjithashtu ajo ndikon edhe në uljen e kortizolit dhe ko-

lesterolit. Stresi është i mirënjo-hur tashmë për sëmundje të zem-

rës dhe një zemër e shëndetshme, një jetë më e gjatë.

6. Burim natyral për largimin e dhimbje-ve. Gjatë puthjes, çlirohet edhe endorfina,

e cila mund të jetë më e fuqishme se morfina për largimin e dhimbjeve.

Tashmë i keni të gjitha mjetet e nevojshme për të përmisuar shëndetin, për t`u ndjerë më mirë dhe për të menaxhuar stresin brënda trupit tuaj, ajo mqë duhet të bëni është të putheni sa më shumë.

Page 19: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

19• E mërkurë 14 nëntor 2012

»gossip

beyonce i rikthehet punësAjo e ka kaluar këtë vit duke u kujdesur për vajzën e saj që e solli në jetë në Janar. Por tani Beyonce i është rikthyer punës dhe këtë e dëshmojnë disa foto që ajo i ka bërë vetes në studio. Dhe duket qartë se këngëtarja nuk e ka lënë mëmësinë që të ketë një ndikim tek stili i saj i të veshurit, pasi ajo është veshur me pantallona lëkurë dhe me jë këmishë të bardhë. Beyonce do të performojë në Super Bowl në shkurt të vitit që vjen. E ndërsa burri i saj Jay-Z do të performojë me Chris Martin dhe Coldplay për Vitin e Ri.

Cameron diaz mban drekën me veteCameron Diaz zakonisht mban me vete drekën e saj, ku do që shkon, për shkak se ajo dëshiron të mbajë nën kontroll dietën e saj. Aktorja e “Bad Teacher” thotë se asaj i pëlqen të jetë nën kontroll të dietës së saj edhe në rast se nuk është në shtëpi më shumë se një ditë. “Unë jam jasht për një ditë, nëpër punë andej dhe këndej, ndërsa më pyesni se si e mbaj nën kontroll trupin? Shumë e thjesht – unë kujdesem për veten time, marr ushqimin kudo që shkoj dhe kontrol-loj dietën time.

scott Wolf bëhet babaAktori Scott Wolf dhe gruaja e tij Kelley, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë Miller William, pas djalit Jackson Kayse 3vjeç, icili është shumë i lumtur që do të jetë vëllai i madh. Prindërit e rinj të cilët u martuan në 2004, kanë bërë të ditur për People.com se janë të emocionuar dhe të lumtur për pjesëtarin më të ri të familjes.

Alicia Keys s’dëshironte

kurrë të martohej

Alicia Keys ka treguar se dita e martesës nuk ka qënë ëndrra e saj, por ajo ndry-shoi mendim kur u takua me Swizz Beatz, i cili aktualisht është burri i saj me të vcilin ka edhe një fëmijë. Keys ka thënë se fakti që tani është e martuar është një ndryshim i madh në jetën e saj. Ajo thjesht nuk e ka parë si të nevojshe. “Dua të them se kur do dikë e do atë edhe pa formalitete. Mund të jetosh me të, mund të përjetosh jetën dhe dedi-kohesh njëri-tjetrit, por kjo nuk do të thotë që duhet të martohesh”, ka thënë Keys.

rihaNNaPozon nuDo

Për revistën GQ

mund të konsiderohet si diçka shokuese, fakti që ajo ka vendosur të mbajë veshur rrobat e saj. Por, me një trup si të sajin, ylli i Pop-it Rihanna vështirë se mund të fajësohet për zhveshjen e saj sa herë i jepet rasti. Një vend i mirë për të treguar format e saj ka qenë edhe revista për meshkuj në SHBA, GQ. Këngëtarja nga Barbadosi, 24 vjeç,

pozoi tërësisht e zhveshur, me vetëm një xhaketë të hedhur mbi shpatulla, për numrin që do të publikohet në dhjetor 2012. Krahu, i vendosur në mënyrë strategjike për të bërë hije mbi trup, e ruajti Rihanna-n nga humbja e modestisë së saj, por sërish kishte shumë për të parë. Koleksioni i tatuazheve të saj mund të shiheshin, teksa flokët e qethura shkurt i mbante të hedhura pas koke. E pyetur nga revista se nga se mund të varet ajo, Rihanna shpjegoi se i pëlqen fakti që mashkulli të jetë në krye të lidhjes së saj. “Më pëlqen të ndihem si një femër”, tha ajo. “Më duhet të jem në kontroll të çdo aspekti tjetër të jetës time, kështu ndihem te lidhjet e mia, dua të kem mundësinë të bëj një hap mbrapa dhe të lë dikë tjetër të marrë kryesimin. Mund të jem dominante kur të dua në përgjithësi, por nuk e preferoj këtë. Dashuria të bën të shkosh në vende, që nuk do të kishe shkuar kurrë, nëse nuk do të ishte për dashurinë. Megjithatë, mendoj se kushdo ka limitet e tij”. Për momentin Rihanna është “single”, pasi i dha fund romancës së rilidhjes së saj me Chris Brown.

Page 20: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

20 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« dossier

Vrasja e ali Maliqit në burgun e Burrelit

nga lazam Shoti

Nga ALBERT KOTINI

(vijon nga numri i kaluar)

Isuf Luzaj (pjesë nga ditari)Në Cortonë gjeta edhe tre të internuar sh-

qiptarë: Ali e Ferik Agolli nga Dibra e Ali Klisurën, siç e shkruante ai vetë emrin etij. Ali Agolli, një burrë shumë i zgjuar e fisnik në shpirt; Ferik Agolli, një djalë shumë besnik; Ali Klisura, një shqiptar i mirë, orator shumë i mirë, burrë energjik e trim, me një kulturë relative me kohën e me jetën e movi-mentuar të tij në mes të politikës e imigracionit.

Aliu e Feriku jetonin në të njëjtin pension ku jetoja unë, ishin në katin e sipërm, në një dhomë të vogël, për arsye se kishin një radio klandes-tine për të dëgjuar lajmet e luftës drejt e nga Londra për 5 a 6 orë në ditë rresht.

Ali Klisura jetonte në Udhën e Jezuitëve. Ishte me gruan e me vajzën e vogël, Bubushin. Kur i lexova Ali Klisurës procesverbalin e Partisë Socialdemokrate, të themeluar në Ventotene, refuzoi të merrte pjesë, “megjithëse jam, - tha, - me mish e me shpirt qind për qind me programin e saj shumë të mirë”.

Më pohoi se bënte pjesë në një organizatë na-cionaliste të formuar prej Koculit, në të cilën bëj-në pjesë edhe shumë personalitete të tjerë, që sot janë fashistë me emër, por që në shpirt janë me ne, - më tha. Përmendi Mehdinë e Mit’hatin, Çobën – plakun, dom Ndre Nikajn Lef Nosin, Isuf Agallinë nga Kosova e shumë të tjerë. Më pyeti nëse unë isha në korrent a në kontakt me këtë organizatë, që do të quhej Fronti nacional i Lirisë e unë i thashë të drejtën. Përballë një sinqeriteti të thellë është vështirë që njerëzit të jenë shumë misteriozë. Atëherë, më puthi me lot në sy.

* * *

Jetën time të përditshme në Cortona e rreg-ullova kështu: Që prej orës 7 deri më 12 të drekës – mësime private latinisht, frëngjisht, anglisht, fizikë, kimi studentëve të gjimnazit 5 orë të përditshme. Prej orës 12 deri në 13 pushim. Prej 13 deri në 14 drekë; 14 deri në 16 pushim 16 deri në 19 studime private psikologji e sociologji italiane, që e njihja shumë pak për arsye të programeve universitare franceze, 19 deri 20 restorant, 20 deri në 21 ose 22 shëtitje me shokët shqiptarë në bisedime politike, sho-qërore, miqësie e tjera. 22 deri 24 lajmet përmes radios me të dy vëllezërit Agolli. Prej orës 00 deri në 6.30 të mëngjesit gjumë.

Një jetë e rregullt lë kohë edhe për argëtim; një jetë e rregullt pasuron shumë magazinën e memories me njohuri të reja kulturore; një jetë e rregullt është kënaqësia më e mirë e jetës, qoftë edhe për artistët e mëdhenj thonë. Me riprodhue me memorie me njoftime të mësuara nuk është punë e madhe. Punë e madhe është me krijue gjëra të reja e vepra të panjohura prej mendjes së njeriut. Sipas mendimit tim modest, mendja më fisnike është me njoftë, me shkue në thellësi të problemeve, me shtrue e me zgjidhë probleme, me kërkue me kureshtje të etur mis-teret e natyrës, me zbulue sekretet e natyrës e gjithnjë me njoftë, me njoftë, me njoftë.

Tre muajt e Ventotenes më vlejtën me njofto shoqërinë italiane, opinionin anglez, sepse ishin më se 50 anglezë të internuar dhe leximin e blu-arjes (përvetësimin) e pothuaj njëqind volumeve të filozofisë italiane moderne.

Gazeta shqiptare(Nga libri i botuar i Isuf Luzajt

“Filozofia e bukurisë”)

Ali Maliqi dhe enigma e vrasjes së tijMbas dënimit me trembëdhjetë vjet burg, në

gushtin e vitit 1962, më mbajtën të izoluar edhe nja dy muaj të tjerë në burgun e vjetër të Tiranës. Isha në një dhomë me disa persona të akuzuar e të dënuar si të implikuar me të ashtuquajturin “Grupi i Teme Sejkos”, të cilët hetuesia komu-niste i kishte paraqitur si “tepër të rrezikshëm”. Ndër ata më kujtohet Skënder Bariu, Lutfi Sejko, Nasho Gërxho, Peço Kagjini etj. Me sa kuptoja, mua më kishte bashkuar me ata, këmbëngulja e hetuesit tim të fundit, major Llambi Titanit, i cili më urrente, sepse isha tallur keqas me ‘të, duke i dhënë emra albanologësh të shekullit të kaluar në vend të “agjentëve të huaj”, që më kërkonte

tjera; për të shkëmbyer mendime, shkrime e li-bra, ose edhe ndonjë cigare apo send ushqimor, për aq sa kishte mundësi. Ishte krijuar një tra-ditë e mirë, që të burgosurit e vjetër kujdese-shin dhe ndihmonin fillimisht bashkëkrahinarët e tyre të porsaardhur në burgun e Burrelit. Po një interesim të veçantë tregonin edhe shokët e të njëjtave ideale politike; veçse kjo nuk ishte e theksuar deri në përçarje. Kështu, p.sh., kishte ballistë, që hanin bukë me zogistë, me social-demokratë ose të bindjeve të tjera politike, kur i bashkonin rrethana të tjera si miqësitë e vjetra familjare, qëndresa stoike në burg etj...

Në një nga ato orët e ajrosjes (apo të paj-tosit, siç quhej në zhargonin e burgut), shokët e dhomës më njohën me një burrë shtatlartë nga Dibra, të quajtur Ali Maliqi (Agolli), i cili nderohej e respektohej jo vetëm nga bashkëkrahinarët e tij, por nga të gjithë të burgosurit e Burrelit. Ai shquhej për një qëndrim dinjitoz, për bujari e besnikëri të provuar ndër vite, përpara edhe gjatë vuajtjes së dënimit.

Përshtypjet e ndërsjella ishin nga më të mirat qysh në takimin e parë. Kur mësoi se kisha qenë mësues në rrethin dhe qytetin e Peshkopisë, Aliu më pyeti për shumë arsimtarë dibranë, që ai i kishte njohur shumë vite më parë, siç ishin: shefi i seksionit të arsimit, Selim Alliu, drejtori i shkollës së vetme shtatëvjeçarë të qytetit, Haki Pahuni, mësuesit e vjetër Remzi Prapaniku, Ilir Ramizi, Xhelil Kulemani etj... Ai ishte tepër kureshtar të mësonte çdo gjë nga vendi i tij i dashur, prej të cilit burgu e kishte ndarë shumë kohë më parë, fill pas vendosjes së regjimit ko-munist. Ali Maliqi kishte një kujtesë mjaft të mirë, me gjithë moshën e tij të thyer.

Mandej kohë pas kohe kemi shkëmbyer mendime dhe ndonjë libër me vlerë, nga ato që ende lejoheshin atje. Qarkullonin dorë më dorë libra të përkthyer shqip e të shkruar me dorë, në fletore shumëfletëshe dhe me shkrim të bukur, si “Heron-jtë e mendimit” i Uill Durantit, “Njeriu, ky i panjohur”, i Aleks Karelit, “Arti për të fituar miq”, “Vdekja e çu-ditshme e zotit Benson” etj... Po ashtu qarkullonte edhe një fletore, që Mihal Zallari, i cili ishte liruar një vit më parë, ia kishte lënë kujtim shokëve të burgut. Aty ai kishte hedhur me një shkrim të qartë e të ku-jdesshëm, disa poezi që i kishte krijuar vetë gjatë viteve të burgut si dhe mjaft përkthime poezish nga më të bukurat, të shkrimtarëve më të njohur gjer-manë e francezë, si Gëte, Ludvig Uhland, Lamartin, Alfred de Vinjy, Bodler e të tjerë.

Poezitë vetjake të Zallarit, të frymëzuara nga jeta në burg, si “Ujërat”, “Sytë e pafajshëm” etj., pasqyronin shpirtin poetik e tepër të ndjeshëm të tij. Ato i kishin mësuar përmendsh disa nga të rinjtë e burgosur, si Petrit Berisha, Ahmet Kolgjini, Petrit Xhelo etj... E vërteta është se Mi-hali, përpara vitit 1944 kishte shkruar e botuar shumë shkrime publicistike në gazeta e revista të ndryshme, por asnjëherë poezi. Prirja e tij poetike u shfaq në burg dhe as që i njihte mirë rregullat metrikore. Kryesisht përdorte vargun e lirë, migjenian. Kur më ra në dorë ajo fletore, e kopjova, ashtu siç bënin edhe disa të tjerë. Një-kohësisht, me qëllimin e mirë, për t’i bërë ato sa më të arrira e tërheqëse, unë i redaktova nga ana gjuhësore, letrare e metrikore. Këtë variant ia dhashë Aliut për ta lexuar, duke menduar se mund të mos e kishte kaluar ndër duar. Por sa u çudita kur mësova se ai jo vetëm që e kishte lexuar kohë më parë, por mbante mend edhe disa vargje që i kishin lënë më shumë mbresa, veçmas nga poezia “Sytë e pafajshëm”, ku Zallari përshkruante takimin me gruan dhe vajzën e tij të vogël, Elzën, përmes hekurave të burgut! Ai

me një këmbëngulje prej idioti. Në atë kohë (vitet 1961-1962) bënin praktikën e hetuesisë pranë hetuesve të vjetër, disa djem të sigurimit me arsim të lartë, midis të cilëve edhe 22-vjeçari Shkëlzen Bajraktari. Edhe përpara atyre Llambi Titani me kurs partie u bë tepër qesharak.

Kësisoj, gjithnjë si “të rrezikshëm”, një ditë vjeshte më hipën në një autoburg tok me nja dhjetë të dënuar të tjerë dhe na nisën në drejtim të paditur. Mbas një udhëtimi të vështirë prej disa orësh, në kabinën e mbyllur “hermetikisht”, ku të merrej fryma e të vinte të vjellët, u gjendëm në oborrin e burgut të Burrelit. Aty policët na kon-trolluan me imtësi dhe egërsi, pa harruar të na sqaronin se “këtu i thonë Burrel, ku hyn e nuk del”.

Vazhduan të na mbanin të izoluar edhe për rreth një muaj, të vendosur nga një deri në dy-tre veta, në qelitë e ngushta e me çimento të atij bur-gu. Pastaj na bashkuan me të burgosurit e tjerë,

të cilët ishin ndarë në dhjetë dhoma, që kishin nga 30 deri në 40 veta secila. Mua më caktuan në dhomën numër 10, e cila kishte mbi dyzetë veta, aq sa kishte edhe dhoma numër 1, që ishte në skajin tjetër e që ishin dy më të mëdhatë.

Me gjithë vështirësitë e atij burgu famëkeq, mbas një izolimi të gjatë prej afro dy vjetësh, ne ndienim njëfarë kënaqësie, se tani mund të takoheshim, të njiheshim e të bisedonim lirisht me shokë të tjerë, nga krahina të ndryshme; me bindje politike, edukim, arsimim e histori person-ale nga më të ndryshmet, gjë që i jepte variacion dhe e bënte më interesante jetën e përditshme në atë vend vuajtjesh.

Një orë paradreke dhe një tjetër pasdreke, të burgosurit e të gjitha dhomave nxirreshin në oborr, për ajrosje e për nevoja personale ose për larjen e ndonjë rrobe. Ky ishte një rast i mirë për t’u takuar e për të njohur shokët e dhomave të

Page 21: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

21• E mërkurë 14 nëntor 2012

»dossier

më përgëzoi për redaktimin që kisha bërë.Në orën e pajtosit (ajrosjes) Ali Maliqi ishte nga

më të kërkuarit prej të burgosurve të dhomave të tjera, të krahinave, moshave dhe kulturave të ndryshme. Në oborrin e burgut ai shihej shpesh të shëtiste e të bisedonte me intelektualë e klerikë të nderuar, si me dramaturgun elbasanas Et’hem Haxhiademi, me poetin dhe juristin vlon-jate Kudret Kokoshin; me bregdetasin Foto Bala, i cili kishte kryer studimet e larta në Francë dhe e kishte njohur nga afër Enver Hoxhën, me At Do-nat Kurtin, me Hazif Ali Krajën nga Shkodra, me Dom Shtjefën Kurtin e Dom Simon Jubanin, me juristët shkodranë Engjëll Çoba e Ndrek Kakar-riqi, me Salim Cekën që ishte diplomuar në Angli dhe e njihte mirë anglishten etj... Ai shoqërohej edhe me njerëz të thjeshtë, që ishin dalluar për atdhetari, trimëri e ndershmëri, si shkodrani Ru-zhdi Rroji, çami Shyqyri Zagomero dhe me disa malësorë fisnikë nga Mbishkodra e Mirdita.

Meqenëse diktatura komuniste e kishte godi-tur tepër rëndë familjen e Ali Maliqit, deri në shpër-bërje, me burgosjen dhe internimin e pjesëtarëve të saj, burra e gra, ajo ishte rrënuar edhe ekono-mikisht. Kështu që atij rrallë i vinin për takim, dhe ndihmat ushqimore i kishte fare të pakta. Por ishte bërë zakon në burgun e Burrelit, që bashkëvua-jtësit ndanin edhe kafshatën me njëri-tjetrin; e po kështu edhe kutinë e duhanit, apo ilaçet.

Në pranverën e vitit 1964, një urdhër i pa-pritur i nxori të gjithë të burgosurit në oborr, ku një oficer i komandës lexoi një listë prej rreth dyqind vetash, të cilët u veçuan prej të tjerëve. Midis tyre isha unë, ishte Ali Maliqi dhe gjithë të tjerët, të moshave të afta për punë. Komandanti i kampit të punës së detyruar, me qendër në Laç të Kurbinit, kolonel Hazbi Lamçe, i cili kishte ardhur enkas për të na marrë, mbajti një fjalim të shkurtër përpara nisjes, duke dhënë edhe porositë e rastit, për kujdesin që duhej të tregonim, si gjatë udhëtimit ashtu edhe në kushtet e reja të qëndrimit e të pu-nës që na priste atje.

Mbas disa orësh udhëtimi mbi karroceritë e automjeteve të ushtrisë, të lidhur dorë për dorë me tel, si kafshët, na zbritën në oborrin e kampit të Laçit, që ishte i rrethuar me tela me gjemba e me vendqëndrime rojesh nëpër skajet. Aty po ndërtohej, me ndihmën e Ki-nës, uzina e superfosfatit (e plehrave kimike për bujqësinë) dhe ajo e prodhimit të acidit sulfurik.

Puna filloi qysh në ditët e para, të ndarë sipas profesioneve të ndërtimit; por shu-mica si punëtorë gërmimi, me bela, kazma e lopata. Disa të moshuarve, që paraqiteshin të dobët fizikisht, iu caktuan punë disi më të lehta, si transport dheu, shtyllash, dërrasash, tullash e llaçi; apo edhe nxjerrje e drejtim gozhdësh, duke vënë në zbatim parullën e partisë “Të kursejmë kudo, kurdoherë, në çdo gjë dhe vazhdimisht!” (pra, edhe gozhdët e shtrembra). Ndër këta, për shkak të moshës, ishte edhe Aliu, të cilin e morën në brigadë disa dibranë, zanatçinj të ndërtimit. Atë e ndihmoi edhe një mik i tij nga Peshkopia, i burgosur kohën e fundit, i cili punonte si llogaritar i kampit dhe shihej me sy të mirë

nga komanda.Në kampin e Laçit, Aliu hante bukë së bashku

me disa dibranë. Ata kishin krijuar marrëdhënie tepër të mira e thuajse familjare midis tyre. Të burgosurit e tjerë e quanin dashamirësisht atë grupim, “sofra dibrane”. Përveç Aliut, Lutfi Me-hmetit e disa të tjerëve, në atë grup ishte edhe Lazam Shoti, nga katundi Draj-Reç i rrethit të Di-brës. Unë kisha njohur vëllanë e tij, Halil Shotin, vite më parë, kur shërbeja tok me ‘të si mësues, në shkollën shtatëvjeçare të Muhurrit. Ai ishte një djalë i mirë, i qeshur dhe i shkueshëm me shokët, nga i cili ruaj përshtypjet më të mira. Halili kishte prirje edhe për veprimtari artistike dhe së bashku kishim ngritur një grup të vogël artistik e teatror me nxënësit. Madje, kishim dhënë edhe shfaqje për prindërit e tyre e për fshatarët e tjerë të Muhurrit, të cilët kishin mbetur tepër të kënaqur. Prej atij u njoha edhe me Lazamin, por nuk pata ndenjur shumë me ‘të sepse i kishim të ndryshme vendet e punës dhe kapanonet e fjetjes.

Mbas mbarimit të punës në Laç, ku u ngritën të dyja uzinat, një pjesë e të burgosurve të këtij reparti u transferuan në Rubik, ku ndërtohej uzina e shkrirjes dhe e përpunimit të bakrit, dhe pjesa tjetër në Fushë-Krujë, ku u ndërtua një fabrikë çimentoje. Më pas, të gjithë u dërguan në Elbasan, ku do të ndërtohej një tjetër fabrikë çimentoje, disa kilometra larg qytetit, në vendin e quajtur “Gropa e skiles”.

Në çdo kamp pune të të burgosurve politikë, ka pasur ngjarje nga më të ndryshmet: aksidente gjatë punës, përpjekje të dështuara për t’u ar-ratisur, vrasje e vetëvrasje. Edhe në kampin e fabrikës së çimentos, pranë Elbasanit, pati disa

ngjarje tronditëse. Aty mbetën të vrarë nga plum-bat e rojeve të rrethimit, mësuesi beratas Reshat Ago dhe njëzetvjeçari nga Dukati i Vlorës Mit’hat Allushi. Po aty do të merrte fund edhe jeta plot vuajtje e mundime e Ali Maliqit, mbas një kalvari të gjatë prej rreth njëzetë vjetësh burg, bash kur i kishte mbetur më pak se një vit për mbushjen e dënimit dhe kur priste me padurim lirimin.

Sipas dëshmitarëve pamorë dhe fjalëve të përhapura midis të burgosurve, ajo ngjarje e rëndë ndodhi në këto rrethana:

Në mëngjes, kur forcat punëtore të të burgo-surve politikë po bëheshin gati të nisnin ditën e punës, Ali Maliqi – si zakonisht – kishte shkuar i pari tek vendi i punës së tij, që ishte mbi disa skele dër-rasash të një objekti në ndërtim. Ndërkohë, mbas tij ishte vënë Lazam Shoti, i maskuar me një thes çimentoje në kokë, si kapuç, i cili e qëlloi papritmas me sqepar Aliun, në krye e ndër duar, duke e rrë-zuar poshtë, në tokë, të mbuluar nga gjaku e pa ndjenja. Mbas këtij akti Lazami u bashkua me nja dy shokë të tij, gjersa erdhën policët, e morën dhe e izoluan. Thuhet se trupin e Ali Maliqit, ende pa dhënë frymën e fundit, komanda e nisi me shpe-jtësi në spitalin e qytetit të Elbasanit, ku nuk dha më shenja jete. Nuk dihet se çfarë u bë më pas me trupin e tij dhe ku e varrosën.

Lazam Shoti, mbas një hetuesie dhe gjyqi të zhvilluar me dyer të mbyllura, nën mbikëqyrjen e degës së punëve të brendshme të Elbasanit, kryetar i së cilës ishte gjenerali Nevzat Hazn-edari, u ridënua me 25 vjet burg, të cilin e vuajti në Burrel.

Ende sot, mbas kaq shumë vjetësh, për shu-micën e ish-të burgosurve, kanë mbetur të pan-johura shkaqet e asaj vrasjeje. Pati hamendësime se prapa saj ishte dora e sigurimit të shtetit. Por fakti që Lazam Shoti mori dënimin maksimal me burg dhe nuk pati asnjë zbritje ose lehtësim të dënimit si dhe që gjatë asaj kohe nuk i ka dalë dëshmitar ndokujt e nuk ka dëmtuar tjetër njeri, e hedhin poshtë atë supozim, gjer në hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Dhe gjer atëherë shkaku i vërtetë i asaj vrasjeje mbetet një mister.

Mbas vitit 1990 Lazami u vendos me banim në Laç, ku pati edhe një pikë karburanti, që e mori – siç thuhet – me ndihmën e Pjetër Arb-norit, me të cilin pati një miqësi të ngushtë gjatë kohës së kaluar në burgun e Burrelit. Në fillim të viteve ’90 kam pasur rastin ta takoj nja dy-tri herë Lazamin në Tiranë. Ai vinte sepse kishte njërin nga vëllezërit e vet të vendosur me banim në kryeqytet tok me familjen. Pjetër Arbnori e kishte punësuar atë si shofer në Kuvendin e Sh-qipërisë, që kryesohej prej tij. Në ato takime të shkurtra asnjëherë nuk e ngacmova atë plagë të vjetër të Lazamit, sado që isha shumë kurioz ta mësoja të vërtetën nga goja e tij.

Po ashtu gjatë periudhës pas vitit 1990 jam njohur me njërin nga djemtë e Ali Maliqit, me Avni Agollin (Maliqin), me të cilin na lidhi veprimtaria e përbashkët në dobi të shoqatës së ish-të bur-gosurve politikë të Shqipërisë. Këtu ai ka dhënë një ndihmesë të madhe, për të cilën shokët i janë

tepër mirënjohës. Veç të tjerave kujtoj se vajza e tij, me arsim të lartë, na përktheu në anglisht një raport prej tri faqesh të përgatitur nga ne mbi gjendjen reale të shtresës së ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, të cilin unë dhe Avniu ia dhamë në dorë zonjës Doris Pak. Avniu ishte mjaft i përkushtuar për çështjen kombë-tare dhe për vendosjen në Shqipëri të lirisë dhe demokracisë së vërtetë. Ishte edhe njëri nga anëtarët e komisionit të zgjedhur nga shoqata e jonë, që hartoi projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, nga i cili doli drafti qeveritar i ligjit nr. 9831, dt. 12.11.07, që po zbatohet. Me punën dhe sjelljen e tij shembullore, Avni Agolli ka lënë përshtypje shumë të mira tek të gjithë ata që e njohën dhe që punuan me të. Gjatë këtyre njëzet vjetve të fundit, ai është përpjekur sinqerisht për të mirën e të gjithë bashkëvuajtësve të tij dhe të shtresave të tjera të njerëzve të thjeshtë, me gjithë moshën e thyer dhe sëmundjen, e cila pak kohë më parë e ndau përgjithmonë nga rre-thi i vet familjar dhe nga shokët e vjetër e të rinj, që e donin dhe e çmonin shumë.

Tanush Kaso Tiranë, Nëntor 2011

“kaFJa e Fundit”(baladë)1. “Nuk ta urova këtë derë, të desha si kan-

gëtar për nandë malet, të prunë këtu se të ur-renin pendën tande, e tash kalite vullnetin në grykat e pambjella të nandë maleve t’u baftë penda shpatë.

Do vuajsh me gjithë fëmijë, por vuajtja jote është e të gjithë dibranëve të mirë. Mos se djemtë ma të mirë të Dibrës i ka hangër sa, ar-miku i Dibrës po aq edhe Dibra, ta mësojmë Di-brën që të mos hajë bijtë e saj, se paguhet me dhimbje të mëdha...” Ali Maliqi.

“gëzuar 28 nandorin 1965”.

1. N’katund të largët këndoj gjel i parë!Ali Maliq i çohet e kafe pjek...“Nreu Bajram or miku im i mbarëList e zezë e dor e zezë na ndjek...”

2. Një mijë martirë në barkun e skëterrësTë rraskapitur, gjumë si vdekja bëjnë!Tela e gardianë si ujq pas ferrësMe vuajtjen tonë qeshin e dëfrejnë.Sikur bijtë e bushtrës të ishim neAta të nënës së shenjtë Shqipëri!Moj luftë klase që nga Azia re...Siç bie orteku e shtyp gra e fëmi!

3. “...Është ora tre dhe qielli yje plotsyfyr po na jep or bab kreshnik...”?“...Ngreu Bajram... kam ndie er barot,Nga listë e zezë nga dor e zezë or mikNjë ëndërr fort të trishtë e kam paBreg e në breg Drini jonë qe mbushë!Gurë dhe lisa merrnin valët, llahtar...

Un n’lak litari lidhë ja ktu ndën gushë,Mbi supe m’binin gur edhe panelae valët përmbi shpatull grafullonin...?Nuk bëja not me duart në çengelaDhe do bajloza gishtat më kafshonin!”

4.“Hiç mos baj merak kreshnik hej burrëAndra e trishtë del hajrëlieEmrat tanë nuk do t’fiken kurrë,do t’na shkruhen, në altar lirie...”dhe dibrançen kafe e shkumuem,Si zakon të hershëm ka burrnia,Njani-tjetrin miqësisht e uruemE në pritje çdo të sjell hajrlia...

5... Dhe kjo qe për ne kafja e fundit!Dor e zezë e rrëmbeu Ali Kreshnikun!!!!S’dëgjova ma as gjelin e katundit,e për pushkën kisha humb çelikun!

6. Një mijë burra “ZI” tri ditë e netMbi nandë malet ra shami e zezë!...ALI MALIQI kafen pjek çdo ditë,Zjarri i tij gjithë jetën do rri ndezë...!

BURREL 1976. Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes.

Teksti. Bajram Hyseni.Daktilografoi Nermin Agolli.

Peshkopi, më 25.08.1994

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 22: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

22 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

«speCiale

Monarku kinez Pu Yi, ceremonitë e tryezës së

gostive të perandorit të fundit

për publikun e gjerë emri i monarkut të fundit kinez Pu Yi u bë i njohur kryesisht falë filmit të Bernardo Bertoluçit “Perandori i fundit”. Pu Yi u bë perandor kur ishte vetëm 3 vjeç. Por shumë

shpejt pas kësaj, në vitin 1912, revolucioni e rrëzoi dinastinë Qing. Megjithatë, gjatë kësaj vogëlushi Po Yi ruajti titullin e perandorit dhe të drejtën për të jetuar në të ashtuquajturin “Qytet i Ndaluar”, Pekin.

Ceremonia e të ngrënit të perandorit të vogël kërkonte shpen-zime të mëdha dhe përkushtim të veçantë. Mjaftonte që Pu Yi të thoshte “të shtrohet tryeza” dhe aty për aty dilte një procesion i tërë solemn, i përbërë prej disa dhjetëra eunukësh, të cilët mbanin në duar tavolinat dhe një numër të madh kutish të kuqe të lyera me vernik e të zbukuruara me dragonj të artë të vizatuar.

Zakonisht shtroheshin dy tavolina me gjellët kryesore. Tavolinën e tretë me samovarin kinez e vinin vetëm në dimër. Përveç kësaj ishin edhe tri tavolina të tjera me kuleç të ëmbël, të gatuar me qumësht, gjalpë dhe vezë, oriz, çorba të ndryshme. Në një tavolinë të vogël, të veçantë, servireshin perime turshi. Në çdo pjatë e në çdo filxhan ven-dosej nga një pllakëz argjendi, me anën e së cilës provohej në mos ishte i helmuar ushqimi. Për t’u siguruar akoma dhe më mirë përpara se të servireshin në tryezë, gatimet i provonte eunuku.

Menyja e perandorit të vogël përbëhej nga rreth 30 gatime: pulë e pjekur me kërpudha, rosë me salcë, mish lope apo viçi i gatuar në avull, të brendshme pule të ziera, fileto mishi me lakër, çom-lek qengji, mish qengji i pjekur me spinaq dhe djathë soje, mish i pjekur me lakër të gatuar në avull, fileto mishi qengji me rrepë (rrikë), fileto rose e buburitur (e zier me pak zjarr) me kastravecë deti (lat. holothuroidea) në salcë, kërpudha të skuqura, fileto mishi me filiza bambuje, byreçka me petë të holla, perime të ziera në salcë të ëmbël, por pak të thartë, lëng mishi e kështu me radhë.

Në fakt, të gjitha këto gjëra perandori sigurisht që nuk i hante - ush-qimi i përgatitur më parë (meqenëse ai duhej të servirej në mënyrë të rrufeshme!) pas disa orësh pritjeje dhe ngrohjesh të herëpashershme i humbiste të gjitha vetitë e veta të dobishme, mineralet dhe shijen e vet. Faktikisht, ajo luante më tepër rol dekorativ. Ndërsa në të vërtetë Pu Yi e shuante urinë me ato ushqime që i sillte atij çdo ditë perandore-sha, kryesisht ëmbëlsira. Menjëherë sapo mbushi të tetëmbëdhjetat Pu Yi u rrëzua përfundimisht nga froni, u zhvesh nga të gjithë titujt, u dëbua me gjithë oborrin e vet nga Qyteti i Ndaluar dhe u shpall qytetar i thjeshtë i Republikës. Monaku i ri i përmbysur nga pushteti shumë shpejt ra nën ndikimin e japonezëve, të cilët e shfrytëzuan atë për të krijuar në tokën kineze shtetin-marionetë Mançukuo (Manchukuo), në krye të të cilit vunë Pu Yi, që shquhej për mungesë force karakteri. Monarku, të cilit japonezët nuk i lejonin të përzihej në punët politike shtetërore, çohej vonë nga gjumi, mëngjesin e hante nga mesdita e deri në orën 13:00, ndërsa darkën nga ora 21:00 e deri më 23:00.

Pu Yi ishte i prirur ndaj praktikimit të budizmit, si rrjedhojë me kalimin e kohës u shndërrua në vegjetarian të bindur, të patun-dur, duke arsyetuar se mishi është rezultat i transformimit të të afërmve dhe të parëve të tij. Në gusht të vitit 1945 ekzist-encës së shtetit Mançukuo i erdhi fundi, pasi desanti sovjetik e zuri rob perandorin.

Pu Yi kaloi disa vjet në një kamp burgimi në Bashkimin Sovjetik. Në Çita Pu Yi për herë të parë provoi ujin mineral sovjetik, i cili fil-limisht nuk i pëlqeu, por më pas u bë pija e tij e preferuar. Perandorin dhe njerëzit e rrethit të tij i ushqenin, siç shkruante ai më pas në kuj-timet e veta, 3 herë në ditë “me gjellë të ush-qyeshme, të bollshme ruse”. Në vitin 1950 Pu Yi iu dorëzua autoriteteve të Republikës Popullore të Kinës. Atje atë e dërguan në kamp riedukimi. Pas lirimit ish-perandori u vendos me banim sërish në Pekin, ku për një periudhë kohe punoi në kopshtin botanik, ndërsa më vonë si arkivist në bibliotekën kombëtare.

Mustafa Qemal ataturku BesniKëriA nDAj trADitAve

Turqit krenohen shumë me kuzhinën e tyre, duke e renditur atë në artin botëror të gatimit në shkallën më të lartë të rejtingut, fare pranë kuzhinës franceze dhe kineze. Gjithashtu

turqit respektojnë shumë edhe themeluesin e Republikës Turke, Mustafa Qemal Ataturkun. Fjala “ataturk” në gjuhën turke do të thotë “babai (ati) i turqve”. Këtë titull politikanit

reformator ia dhanë bashkatdhetarët në shenjë njohjeje të meritave të tij

ashtu siç i takonte “atit të turqve”, ky politikan i njohur me autoritet të madh në preferencat e veta gastronomike i jepte

përparësi kuzhinës kombëtare turke. Në fëmijërinë e tij një ndër gatimet më të dashura për të ishte kulaçi me spinaq që i piqte nëna. Në moshën 18-vjeçare Mustafa Qemali filloi studimet në shkollën ushtarake në Stamboll, ku nxënësit i ushqenin krye-sisht me fasule të ziera, mish qengji të pjekur me oriz.

Ndoshta pikërisht që nga ajo kohë Ataturku filloi ta donte gjellën me fasule të bardha, që gatuhet tradicion-alisht në ushtrinë turke. Thonë se pas kryerjes së shërbimit ushtarak shumë veta nuk i shohin dot me sy më fasulet, ndërsa Ataturku ishte i gatshëm ta hante pothuajse çdo ditë gjellën me fa-sule. Në përgjithësi ai nuk hante shumë, po kur ishte i uritur, u lutej kuzhinierëve t’i gatuanin fasule. Një gjellë akoma dhe më e thjeshtë, që i pëlqente shumë Ataturkut, ishte pilafi me oriz.

Duhet thënë se krijimi i Republikës Turke ndodhi në kohëra shumë të vështira, kur mishi edhe në tryezat e nëpunësve të lartë zyrtarë ishte gjë e

rrallë. E ç’mund të thuhet, atëherë, për njerëzit e thjeshtë, të cilët e shihnin mishin me sy vetëm në ditë feste? Kështu që preferencat modeste gastronomike të liderit të vendit ishin plotësisht me vend. Në vend të mishit ai preferonte të hante perime, ndër-kohë që i pëlqente mishi i pulës apo i gjelit të detit. Në disa libra të artit gastronomik mund të gjesh recetën e të gatuarit të pulës ala çerkeziane me arra, të cilën e prezantojnë si një ndër pjatat më të preferuara të Ataturkut.

Ditën ai e fillonte me një mëngjes modest: çaj ose kafe, një fetë bukë me ajran (dhallë) të ftohtë, ngandon-jëherë pinte një gotë kos. Në drekë hante zakonisht po atë pjatë me fasule dhe pilaf. Në darkë pinte një gotë ajran. “Ataturku nuk ishte njeri nazeli në të ngrënë dhe ngrihej nga tryeza e bukës me një ndjesi të lehtë urie në stomak. Por kurrë nuk hante gjellën e ftohtë. Në qoftë se vinte re se ajo ishte ftohur, nuk e prekte fare atë, kështu që kuzhinierit i duhej ta rifillonte rishtas gatimin”, - kujtonte gjellëbërësi i tij.

Megjithëse ishte jashtëzakonisht i matur në të ngrënë, Ataturku mund të kalonte në tavolinë shumë kohë, duke

e shfrytëzuar shpeshherë tryezën me bisedat dhe debatet që zhvillohen rreth saj si një nga mjetet e zgjidhjes së problemeve shtetërore.

Gjatë udhëtimeve që ndërmerrte nëpër vend ai provonte me kënaqësi gjellët e kuzhinës krahinore me të cilat e gostitnin. Ataturku nuk ishte ndonjë specialist i madh në vlerësimin e ëmbëlsirave, megjithëse u jepte hakun atyre, sepse Turqia është vend me nam të madh për ëmbëlsirat. Atij i pëlqente pa masë reçeli me petale trëndafili dhe pjepër.

Rrëfejnë se Mustafa Qemal Ataturku pinte në ditë nga 10-15 filxhanë kafe me pak sheqer dhe disa dhjetëra cigare. I pëlqente gjithashtu edhe pija e fortë tradicionale turke: uzoja (rakia), të cilën ai e pinte duke e holluar shpeshherë me ujë, gjë pas së cilës ajo merrte një ngjyrë të bardhë qumështi. Çdo qejfli rakie ka dhe mezet e veta të preferuara, kurse Ataturku mendonte se shoqëruesja më e mirë e kësaj pijeje të fortë në tavolinë është biseda. Qarkullojnë thashetheme se pikërisht dhënia pas rakisë e dëmtoi fort shëndetin e presi-dentit të parë të Republikës Turke, i cili ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.

Profil

Page 23: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

23• E mërkurë 14 nëntor 2012

»Sport

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armand maho

mariglen mulla

politika: alBana lika, oli Xhilaga ekonomia: Brikena derviShaj sociale: pranvera kola rrethet: Blerina Spaho kronika: mariglen mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel priFti, gëzim duzha

marketing: eligerta dyrmiShi

cel: 067 20 62 200

adreSa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e diBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

tifozët kundër patosAleksandre Pato është vënë në shënjestrën e tifozëve, të

cilët kanë dal kundër tij. Penalltia e humbur në ndeshjen me Fiorentinën në kampionat kanë bërë që një pjesë e tyre të reagojnë ashpër ndaj sulmuesit brazilian, im cili nuk konsi-derohet më një emër i madh nga tifozët kuqezinj. Në mo-mentin që ai është larguar nga “San Siro” pas humbjes me Fiorentinën, tifozët kanë nisur fyerjet kundrejt tij. Sipas disa dëshmitarëve, askush nuk i kurseu fjalët fyese në drejtim të tij, madje dikush arriti deri aty sa të godasë edhe maki-nën e tij. Ky incident e bën akoma më të vështirë situatën e 23-vjeçarit, i cili do të zhvillojë edhe një takim me Masimil-iano Alegrin për të parë nëse trajneri ka ende besim te sul-muesi. Por mesa duket te Milani durimi me të ka humbur dhe Pato ndoshta mund të mendojë edhe largimin që në merkaton e muajit janar. Për momentin në zyrat e Milanit ende nuk ka ard-hur ndonjë ofertë, por kuqezinjtë tashmë po mendon zgjidhjen e kësaj situate. Kuqezinjtë po mbajnë në vëzhgim Mario Balote-lin, i cili mund të jetë zëvendësuesi i Patos në merkaton e janarit.

de rosi i padëshiruar tek romaDaniele de Rosi i ka orët e numëruara tek Roma. Një lajm i

tillë bëhej i ditur prej kohësh, por tashmë duket edhe më i mun-dur pas asaj që ka ndodhur në derbin e Romës kundër Lacios, ku verdhekuqtë janë mundur me rezultatin 3 : 2. Pasi goditi me grusht, i kërkoi falje Maurit në dhomat e zhveshjes së Lacios. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe me shokëve të skuadrës, por më pas mbeti i “vetmuar”. Ai po kalon një moment të vështirë dhe kjo duket qartë. Gjithçka ka filluar nga 30 shtatori, kur kritikoi Zemanin dhe projektin e Romës, që sipas tij nuk ishte as për vendin e tretë, Daniele De Rosi është vënë në shënjestër. Fil-limisht Zeman e kritikoi hapur për mosimpenjim, duke e përjash-tuar nga ndeshja me Atalantën, ndërsa më pas doli në skenë drejtimi sportiv Baldini, që pak ditë para derbit foli për oferta që mund të merren në konsideratë. Pas derbit me Lacion, një gjë është bërë edhe më e qartë: lidhja e De Rosit me trajnerin, dhe mbi të gjitha me drejtuesit e Romës, nuk ekziston më. Ndonëse askush tek Roma nuk e pranon hapur, për De Rosin drejtuesit do të marrin në konsideratë çdo shifër që do t’i vijë gjatë merkatos së janarit. Tek Roma janë të pakët ata që mbështesin De Rosin. Opinioni për 29-vjeçarin ka ndryshuar shumë. Pa mbështetjen e trajnerit dhe të skuadrës, De Rosi duket “i humbur”. Në janar rrugët do të ndahen, sepse një bashkëpunim i mëte-jshëm nuk do t’i leverdiste as Romës dhe as De Rosit.

inter hedh sytë nga uilliamInteri hedh sytë nga Ukraina për të bërë blerjet e radhës

në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes së zi-kaltërve është mesfushorit brazilian i Shkhtarit, Uilliam dhe Fernandinjo, loja e të cilëve në ndeshjen e Ligës së Kampioneve është vënë në pah. Duke iu referuar gazetës italiane “Corriere Dello Sport”, për momentin Interi vetëm po i ndjek me vëmendje dy futbollistët e Shaktjorit, por shumë shpejt pritet që zikal-trit të nisin kontaktet. Presidenti i Interit, Masimo Morati do të kërkojë që të shfrytëzojë edhe miqësinë që e lidh me trajner-in e Shakhtarit, Luçesku për të arritur tek dy brazilianët. Por, Interi nuk është e vetmja skuadër që është vënë në ndjekje të Uillian dhe Fernandinjos. Brazilianët kërkohen prej kohësh edhe nga dy skuadrat angleze Mançester Siti dhe Totenhem.

Materaci: Zidan ka një vend në zemrën time

Marko Materaci është një nga personazhet më të veçantë të botës së futbollit, për sjelljet e tij në fushë, por edhe për mënyrën se si tregon me çiltërsi prapaskenat e karrierës së tij. I ftuar në emisionin sportiv “Undici” ish-mbrojtësi i Interit ka treguar disa arritjet e tij në karrierë, duke deklaruar se Zinedin Zidan do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij dhe jo rastësisht e përfshin në formacionin e tij ideal. “Besoj se kam pasur një karrierë të shkëlqyer si me kombëtaren dhe Interin. Kjo gjë më bën të ndihem mirë, pasi kam arritur të fitojë gjithçka. Për sa i përket Zidan, ai ka një vend në zemrën time, pasi më ka bërë të fitoj Botërorin 2006, - ka theksuar Materaci. Tani nuk e kujtoj më momentin e goditjes me kokë, mendoj vetëm për momentin kur kam ngritur lart kupën. Gjithsesi, nuk dua të hedh poshtë vlerat e Zidan, pasi ai ka qenë dhe mbetet një kampion. Nuk mund ta fsheh që do të më kishte pëlqyer shumë që të luaja përkrah tij, pasi është një prej 5 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.”

kombëtarja shqiptare është gati për sfidën ndaj Ka-merunit. Skuadra kuqezi ka

ndezur motorët e saj. Në “Stade de Genevë, Xhani De Biazi do kërkojë suksesin nga skuadra e tij në mënyrë që të festojë 1 vjetorin e qëndrimit të tij në stolin kuqezi. Në 365 ditë italiani ka provuar gjithçka, shumë emra debutues, skuad-ra që ndryshon nga ndeshja në ndeshje, jo vetëm në emra por edhe në modul. Në portë sërish nga minuta e parë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje Lila nga e djathta, Arapi nga e majta me Mavraj dhe Canën në qendër. Në mesfushë përpara mbrojtjes pritet të aktivizo-hen nga fillimi Lilaj dhe Bulku, ndërsa Roshi, Vila do të jenë në mbështetje të Armando Sadikut dhe Edgar Çanit. Gjith-sesi, mund të ndodhë që në vend të Canës të luajë edhe Debatik Curri. Të gjithë këto janë hamendje edhe pse baza e skuadrës do të jetë pak a shumë e sipërpërmendur. Ku-jtojmë që për Xhani De Biazin ajo do të jetë miqësorja e pestë në stolin e Shqipërisë, pas Gje-orgjisë, Iranit, Katarit dhe Mol-davisë. Në ndeshjet miqësore italiani ka grumbulluar 2 fitore, një humbje dhe një barazim. Për sa i përket ndeshjes ajo do të luhet në orën 20:45. Do të jetë një ndeshje e cila do të luhet në “Stade de Geneve”. Që pas largimit të Kuzhe dhe uljes në stol të 56 vjecarit nga Treviso, kombëtarja shqiptare ka njohur prurje të reja. Edhe ndaj Kamerunit nuk mungojnë surprizat pasi Bala dhe Vajushi janë të vëzhguarit special, për të treguar se për momen-tin janë alternativa të rëndë-sishme në sulmin kuqezi, në pritje të shpërthimit të tyre. Alban Meha nuk do të luajë sot kundër Kamerunit. Mesfushori është i dëmtuar dhe dje nuk është stërvitur me skuadrën. Kjo do të thotë automatikisht që ai nuk do të jetë sot në

Rezultatet e këtij sezoni duket se nuk janë e keqja e vetme për bardheblutë, pasi kërcënimi më i madh vijon të vijë nga gjo-bat që po dërgon pambarimisht FIFA. Drej-tuesit e rinj të klubit të Tiranës pa zgjidhur ende mirë një çështje, u duhet të përbal-len me një tjetër apo me absurditete si ajo Xherri Santos. Keniani pret të përfitojë nga klubi kryeqytetas 35 mijë euro, pa-varësisht se asnjëherë nuk ka shkelur në vendin tonë. Për administratorin e Tiranës, Salih Tagani, situata është shumë e komp-likuar dhe thekson se po bëhet një punë e madhe për të zgjidhur këtë ngërç. “Ne po bëjmë të gjitha hapat e nevojshëm për të apeluar të gjitha çështjet, pasi duhet të mbrojmë interesat e klubit”, tha fillim-isht Tagani. Të gjitha përpjekjet, komu-

nikimet me FIFA-n dhe ndihma e kërkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, janë të orientuara drejt një qëllimi parësor; ai i evitimit të çdo mundësie për ta penalizuar Tiranën me pikë siç ka ndodhur më parë me Elbasanin e Dinamon. “Po bëjmë të gjitha hapat e duhura dhe shpresojmë të mos penalizohemi për prishje kontratash të mëparshme. Megjithëse tani jemi të transformuar në sh.a. dhe sipas ligjit ne duhet të marrim përsipër vetëm ato de-tyrime që kanë qenë të pasqyruara në bilanc, ne po hasim lloj lloj lojtarësh apo subjektesh, të cilët për mendimin tim janë kujtuar pak vonë”, shtoi zyrtari i klubit kryeqytetas. Tagani premton se do të ketë dhe një betejë paralele me të gjithë ata që i kanë shkaktuar këtë dëm ekonomik

Tiranës, shkelje që nëse vërtetohen mund të përfundojnë në Prokurori. “Në varësi të secilit rast ne do të veprojmë hap pas hapi. Në rastin më të fundit që na ka ardhur nga FIFA bëhet fjalë për një lojtar që praktik-isht nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri. Kjo është e vërtetuar në bazë të numrit të pasaportës që ai disponon dhe në bazë të një konfirmimi nga Ministria e Brendshme. Kur ky person nuk ka ardhur asnjëherë në Shqipëri, lind pyetja si u pajis me një kon-tratë të tillë? Kjo është për t’u sqaruar. Nëse është objekt për ndjekje penale do të ndiqet penalisht. Nëse kontrata është e rregullt dhe vërtetohet që është e tillë, atëherë ne do të merremi me apelimin në KAS”, përfundoi administratori i klubit të Tiranës, Salih Tagani.

Tagani: Në prokurori ata që kanë shpërdoruar me Tiranën

Gati për miqësoren e luksitKombëtarja shqiptare është gati për sfidën ndaj Kamerunit. Skuadra kuqezi ka ndezur

motorët e saj. Në “Stade de Geneve”, Xhani De Biazi do kërkojë suksesin nga skuadra e tij

fushën e lojës kundër Kamer-unit. Kështu për De Biazin një lojtar më pak edhe pse ai do të kishte dashur që ta kishte ko-sovarin në fushë.

Miqësore në pesë kontinente

Gjeografia e miqësoreve të Shqipërisë shtrihet në të pestë kontinentet: me Kinën në Azi, Bahreinin, Katarin dhe Iranin, në Lindjen e Mesme, Algjerinë në Afrikë, Meksikën në Shtetet e Bashkuara, Argjentinën në

Amerikën e Jugut, por dhe me Kubën në Berat, madje kemi zhvilluar edhe miqësore të bu-jshme si ato me Anglinë (B) në Bërnli dhe Portugalinë.

katër miqësoret e de biazitKombëtarja nën drejtimin

e Xhani De Biazit ka zhvilluar katër miqësore: Gjeorgji-Sh-qipëri 2-1 (në Tbilisi), Katar-Shqipëri 1-2 (në Madrid), Iran-Shqipëri 0-1 (në Stamboll) dhe Shqipëri-Moldavi 0-0 (në Tiranë). De Biazi ka një bilanc

pozitiv: dy fitore, një barazim dhe një humbje.

dy rekorde në miqësoreNë ndeshjet miqësore, Sh-

qipëria ka vendosur edhe dy re-kordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungari-në (24 shtator të vitit 1950, Bu-dapest), nën drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë), duke pasur në bankinë kroatin Josip Kuzhe.

SoNG MuNGoN tek kaMeruNi

Xhani De Biazi ka një problem më pak për të përballuar tek yjet e kundërshtarit, pasi mesfushori i Barcelonës Alexandre Song nuk është grumbulluar me Kamerunin. Por çuditërisht mosardhjen e Song për ndeshjen ndaj Shqipërisë, shtypi spanjoll e cilëson si një problem më pak edhe për trajnerin e luanëve të Afrikës Jean-Paul Akono. Sipas së përdit-shmes spanjolle Sport, që është shumë pranë klubit të Barcelonës, mungesa e Song eviton përplasjen e tij me sulmuesin dhe yllin e Kamerunit, Samuel Eto. Lojtari i katalanasve po vuan një dëmtim në shpinë dhe për këtë arsye është lënë pushim pas

konsultimit të mjekëve të Kamerunit me ata të Bar-celonës. Kjo mungesë ka bërë që përballja e Song me Eto të shtyhet për më vonë, pasi të dy futbollistët nuk janë takuar me njëri-tjetrin që pas sulmit që Eto i bëri ish futbollistit të Arsenalit. Sulmuesi i Anzhit në kampionatin rus kishte deklaruar që nuk ka konflikte midis yjeve pasi unë jam ndër më të mirët në botë ndërsa Song nuk është as tek më të mirët e Kamerunit. Që nga kjo deklaratë lojtarët nuk janë takuar dhe të paktën për miqësoren ndaj Shqipërisë trajneri i Kamerunit Akono mund të ketë qetësi në dhomat e zhveshjes. Mbetet për tu parë nëse kjo mungesë do të jetë një bonus për kuqezinjtë apo qetësia e pretenduar do të nxjerrë përballë një kundërshtar më të fortë.

Page 24: Fieri mes Rames e Berishes, strehimi

24 E mërkurë 14 nëntor 2012 •

« reklamë