fedra - zhan rasin

78
MURATBEJTA BUZUKU

Upload: annabdk

Post on 27-Apr-2015

2.935 views

Category:

Documents


67 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fedra - Zhan Rasin

MURATBEJTA

BUZUKU

Page 2: Fedra - Zhan Rasin

BUZUKU

Zhan Rasin FEU

Page 3: Fedra - Zhan Rasin

ZHANRASIN

FEDRA

Tragjedi

1677

Shqipëroi MURAT BEJTA

NDËRMARRJA BOTUESE «GJON BUZUKU»

Page 4: Fedra - Zhan Rasin

www.ayih.org

Page 5: Fedra - Zhan Rasin

PARATHËNIE

Fedra « shfaq per here të pare më Ijanar 1677. Rasini ishte atëherë në kulm të karrierës teatrore. Ai ishte shkrimtar i tragjëdive per shfaqjet e Ohorrit mhretëror. Më pare kishte shkruar tragjeditë: Andromaka (Andromaque) Berenisa (Berenice), Bajaziti (Bajazet), Ifigjenia (Iphigenie). Në vitin 1673 u be anëtar i Akademisë franceze. Suksesi i veprave të tij ishte i madh në të gjitha nivelet si te institucionet ktrare ashtu edhe shtetërore. Pas suksesit të madh të Fedrës, më 1677, mhreti e ngarkon si historiograftë vetin që ishte respekti më i lartë i kohës i dinjitetit letrar. Rasini përqendrohet nëflgirën e njëfemrejo vetëm të përvëluar nga epshet, por edhe të shpirtit Ai kthehet kështu tek Euripidi i cili nga epshi i Fedrës shkaktonte pasojat e mallkimit hyjnor, të hakmanjës së Venerës kimdërfamiljes së asajgruaje tëre. Rasini kthehet nëkëtëide dhe epërforcon. Në veprën e tij, Fedraparaqitet si zuskë dhefajtore që është përpjekur me tërëfuqinëe vet per tëpërhalluarepshinqë e mhyt. Prandaj nuk është krejtësisht fajtore.

Nga HipoUti ai nxjermjë djalosh të dashumar, kurse sipas legendës ai refiizon çdo dashuriçkë, madje nuk përflll as Venerën. Pra është tragjedia e Hipolitit tëri të akuzuarpadrejtësisht dhe tëmbyturmizorisht Në këtë tragjedi, Rasini shpik personazhin eArisisë, e vetmja që kishte mheturgjallë ngafamilja Palas, e cila ia kishte mohuar Tezeutfronin e Athinës. Tezeu e mban të hurgosur dhe ia ndalon martesën, në mënyrë që ajofarë armike të mos ketë mëpasardhës. Rasini sajon edhe dashu-rinë e ndërsjellë ndërmjet Hipolitit dhe Arisisë. Ai paraqet kështu në skenë një gift me prirje të kundërta të dashurisë, kundruall dashurisë shkatërruese të Fedrës, duke krijuar tek ajo njëxhelozi që lejon shpijjet kundër Hipolitit, nga ana tjetërai eparaqet Hipolitin si tëpahindurpara të atit Më nëfimd, Rasini nuk e paraqet akuzën kundër Hipolitit nëpër gojën e Fedrës, por nga mëndesha e sajEnona, duke e kursyer kështu

Page 6: Fedra - Zhan Rasin

heroinën per të bërë gënjeshtër të drejtpërdrejtë dhe e paraqet mëpak të dyshimtë, mëpak të unyer nga shikuesit

Personazhi i Fedrës është dig që Rasini «ka krijuannë të arsyeshme per teatër. Në të vërtetë, Fedra nuk është as krejtësisht fajtore, as krejtë­sisht e pafajshme.» Mendime të këtilla kanë shkaktuar diskutimet që e ndanin dhe epërçanin shoqërinë e atëhershme tëkultivuamëUdhje me teatrin, debate këto në të cilat Rasini merrte pjesë aktivisht Disa qarqe e kritikonin në atë kohë teatrin si korruptues të shpirtit njerëzor. Mirëpo, në anën peter, mbrojtësit e artit dramatikpohonin të kundërtën se teatri paraqiste epshet njerëzore në mënyrë që ato të korrigoheshin. Rasini e arsyeton teatrin dhe propozon kurorëzimin e tra'^edisë si art «i dobi-shëm» dhe mjetpër të «arsimuar».

Ai e kishte lexuar veprën e Platonit sipas të ciht e Mira dhe e Bukura hdhen ngushtë njëra me tjetrën dhe se nuk mund tëjetë me të vërtetë e bukur diçka që nuk është me të vërtetë e mirë morahsht Pikërisht këtë logjikë e përhap Rasini në qëndrimin e vet Aipohon se vepra e tij është dig që ai do të ketë mundur ta bënte më së miri nëpikëpamje të moraht; rrjedhimisht, vepra e tij ështëpra dig që ai ka mundur ta bënte më së miri nga aspekti artistik

Fedra është një vepër me vlera të larta artistike e letrare. Rasini shkruante që ajo ishte «tragjedia e tij më e mirë» sepse kemi të bëjmëme një vepër që është sajuar në një mënyrë që i përgjiget per mrekuUi idesë që mund të kishte njeriu në atë kohë per një gjini të tillë letrare. Edhe Aristoteli këshillonte në Poetikën e vet se tragjedia duhej të mbështetej në ngatërresa familjare. Rasini paraqet një baba që e dënon me vdekje të birin e vet Në veprën e tij ngarja gërshetohet me peripeci. Te Fedra, peripecia vendoset mu në qendër të n'^arjes: kthimi i Tezeut, që i ndryshon të gjitha punët, shpallet në vargun 827, në një vepër që ka gjithsej 1654 vargje. Këto peripeci paraqiten njëkohësisht me personzhet dhe me epshet e tyre. Aristoteli porosiste që heronjtë e tragjedisë të mos jenë «as krejtësisht të mirë, as krejtësisht të këqij». Fedra është e kapluar nga epshi fajtor: ajo dashuron të birin e burrit të vet Mirëpo ajo ngul këmbë, madje edhepranon tëflijojëjetën e vetsesa tëtërhiqet Nëfillim tëpjesës duket që ajo është duke dhënë shpirt, pafuqi, nuk e merr^umi dhe s'i hahet buka, sepse Fedra e urren trupin e vet, si shkaki dëshirës fajtore: jjalët e para të saj i zbulojnë «zbukurimet» që shërbejnë per të spikatur bukurinë e saj. Mirëpo ajo vuan nga kompleksi i figures amë-nore: asaj i duket që e keqja rrjedh nga sjelljet e këqija tësë ëmës Pazifae. Gjatëpjesës sëparë të dramës, gersa mendohej që Tezeu kishte vdekur, dashuria e saj ndaj Hipolitit nuk konsiderohet si mëkat. Ajo mund të gjejë edhe arsyen - Enona ia pëshpërit - per ta legjitimuar duhet majtur të drejtën e bijve të sajpërfronin e Athinës, prandaj i duhejpërkrahji

Page 7: Fedra - Zhan Rasin

Hipolitit, një pretendent tjetër i mundshëm. Kthimi i Tezeut ipërmbys të gjitha. Dashuria e tij bëhet tashti efajshme, mirëpo, përveç kësaj ai nuk mundtëkontrollojëmëveten;nëtëvërtetë, mekthimin e Tezeut zbulohet dashuria ndërmjet Hipolitit dheArisisë dhe shkakton xhelozinë që efut Fedrën në krim.

Karakteristikat thelbësore të dramaturgjisë së Fedrës shprehenme pakngjarje tëjashtme (p.sh. zhdukja e Tezeut shkakton konfliktpohtik, kjo vetëm thuhet dhe mbetet aty ku ishte), me shkallëzim (nga epshi i fajshëm tek xhelozia vrasëse), me intrigë që mbështetet në epshet e personazheve. Pikërisht këtu vërehet shembulli tipik i artit dramaturgjik rasinian siç paraqitet në parathënien e Britanikusit: «një veprim i thjeshtë, me lëndë tëpakët që ecën shkallë-shkallë drejt mbarimit, por mbahet vetëm nga epshet dhe nga interesat e personzheve».

Fedra është tramedi e akteve të ligjërimitpor edhe tragjedipoetike. Përtë tejkaluarpengesat epafundme të ligjërimit, personazhet zhyten në fjalë, nëfigura, kështu që, pëmjëherë, shprehjet dhe jjalët e rëndomta ringarkohen me kuptimin e tyreparësor. Fjalët nukjanë më «pasqyra të gjërave» siçpohonin gramatikanët e kohës, por jjalët nxisin «'^ërat» sipas figurave qëi bartin. Kështu pra, poezia nuk është një zbukurim i thjeshtë, por ështëzemra e veprimit Fedra është, pra, një tragjedi mitologikejo vetëm me temën e vet, porposaçërisht mefaktin që nëpërmjet ligjërimit ajoparaqetfigura të shpërthimeve primitive tëqenies njerëzore. Epërba-llur me tundimin më të keq dhe, përkundër të githa përpjekjeve të veta, e mposhturpa mëshirë, Fedra është një figure shembullore e tregjedisë femërore, e tragjedisë së shpërthimeve njerëzore tëmishëruara nëfigurën e një femre. Prandaj Fedra ishte modeme në kohën e vet me një modemitet qëjeton edhe sot e gjithë ditën.

MuRAT BEJTA

Page 8: Fedra - Zhan Rasin

FEDRA

Page 9: Fedra - Zhan Rasin

PARATHËNIA E RASINIT

Ja edhe një tragjedi tema e së cilës është marrë nga Euripidi. Ndonëse kam ndjekur një rrugë deri diku tjetërfare nga ajo e autorit sa i përket zhvillimit të veprimit, unë nuk kam ngurruar per të pasu-ruar veprën time me të gjitha ato që më dukeshin me vlerë të lartë në veprën e tij. Sikur t'ia kisha borxh vetëm idenë e personazhit të Fedrës, do të mund të pohoja që ia kam borxh, ndofta, ate që kam vënë në skenë e që është më e arsyeshme. Nuk jam fare i habitur që ky personazh ka pasur sukses aq të madh në kohën e Euripidit, dhe që ka korrur sukses aq të mirë edhe në shekuliin tone, sepse i ka të gjitha cilësitë që i parashtron AristoteU per heroin e tragjedisë, cilësi këto të mirëfillta per të nxitur mëshirën dhe tmerrin. Në të vërtetë, Fedra nuk është krejtësisht fajtore, as krejtësisht e pafajshme. Ajo është zhytur, sipas fatit të vet dhe nga pezmi i perëndive, në një dashuri të paUgjshme, nga e cila tmerrohet së pari ajo vetë. Ajo përpiqet ta tejkalojë me të gjitha mundësitë e veta. Ajo parapëlqen të vdesë sesa t'ia shpallë kujtdo qoftë, dhe kur është e detyruar të zbulojë atë dashuri, ajo flet per të me një huti që dëshmon se krimi i saj është më tepër një ndëshkim i perëndive sesa ndjenjë e vullnetit të saj.

Madje edhe jam përkujdesur që ta paraqes më pak të urryer se ç'është në tragjeditë antike, ku ajo vendos vetvetiu të akuzojë Hipo-Utin. Kam pasur ndjenjën që shpiQa përmbante në vete diç tepër të poshtër dhe tepër të zezë per ta vënë në gojën e një princeshe e cila, përveç kësaj, ka ndjenja aq fisnike dhe aq të virtytshme. Kjo Ugësi më është dukur më e përshtatshme per një kujdestare (per Enonën, shën. i përkthyesit), e cila mund të kishte prirje më të ulëta, dhe e cila megjithatë bën akuzën e rreme vetëm per të shpëtuar jetën dhe nderin e zonjës së vet. Fedra i fut duart aty vetëm nga fakti që ajo është e kapluar nga ndjenja shpirtërore që e prish mendsh dhe pas një çasti asaj i kujtohet që duhet të arsyetojë pafajësinë e të thotë të vërtetën.

11

Page 10: Fedra - Zhan Rasin

Në veprën e Euripidit dhe të Senekës, Hipoliti akuzohet se me të vërtetë kishte dhunuar njerkën e vet: Vim corpus tulit. Mirëpo këtu akuzohet vetëm se e kishte pasur per qëlhm. Kam dëshiruar të kursej Tezeun nga një përzierje që do ta kishte paraqitur më të pakëndshëm para shikuesve.

Sa i përket personazhit të HipoUtit, unë kam vërejtur që të Vjetrit e qortonin Euripidin ngase e kishte paraqitur si filozof pa asnjë të metë; kështu që vdekja e atij princi të ri shkaktonte më shumë zemërim sesa mëshirë. Kam menduar që duhej t'i përshkruaja ndonjë dobësi që do ta fajësonte sadopak ndaj të atit, pa i hequr asgjë nga ajo madhështi shpirtërore me të cilën e mbron nderin e Fedrës, dhe lejon që vetë të shtypet pa e akuzuar. E quaj dobësi pasionin që ai ndien, përkundër vetes, ndaj Arisisë e cila është e bija dhe motra e armiqve vdekjeprurës të babait të vet.

Arisia nuk është personazh i imagjinatës sime. Virgjili thotë që atë e kishte marrë per grua HipoUti dhe kishte pasur një djalë me të, meqë Eskulapi e kishte ringjaUur. Madje kam lexuar edhe tek disa autorë që HipoUti ishte martuar me një athinase të re fisnike e cila quhej Arisi, të cilën e kishte marrë me vete në ItaU dhe i kishte dhënë emrin e saj një qyteti të vogël në Itali.

Unë i paraqes këto autoritete sepse jam përpjekur të respektoj me përpikëri tregimin mitologjik. Unë e kam paraqitur historinë e Tezeut ashtu siç është paraqitur nga Plutarku.

Pikërisht te ky historian kam gjetur të dhënën që kishte lënë per të besuar se Tezeu kishte zbritur në skëterrë per të grabitur Prozer-pinën; ishte pra udhëtimi që ky princ e kishte bërë në Epir drejt burimit të Akeronit, te një mbret gruan e të ciht kishte dëshiruar ta grabiste Piritoysi, ai e zuri Tezeun dhe e burgosi, pasi e kishte mbytur më pare Piritoysin. Kështu pra, jam përpjekur të ruaj të vërtetën historike, pa tretur asgjë nga zbukurimet e tregimit që i ndihmon shumë poezisë; kurse lajmi per vdekjen e Tezeut, i mbështetur në atë udhëtim përrallor, i jep shkas Fedrës per të shprehur dashurinë që bëhet një nga arsyet kryesore të fatkeqësisë së saj, dashuri që ajo nuk do të kishte guxuar kurrë ta shprehte gjersa do të kishte besuar se burri i saj ishte gjallë.

Përveç kësaj, unë ende nuk guxoj të siguroj që kjo vepër është me të vërtetë tragjedia ime më e mirë. Ua lë lexuesve dhe kohës që të vendosin per vlerën e saj të vërtetë. Atë që mund të siguroj, është fakti

«E kapi per tnipi me rrëmbim». (Shënimet e botimit francez i zgjodhi dhe i përshtati përkthyesi, Murat Bejta - vër. e hot.)

Në veprën Eneida, libri VII, ai rrëfen që Artemis-Diana, perëndi mbrojtëse e Hipolitit, kishte marrë pëlqimin e mjekut Eskulap që ai të ringjallte atë hero.

12

Page 11: Fedra - Zhan Rasin

që nuk kam krijuar gjer më tani ndonjë vepër ku virtyti do të spikatet më shumë se në këtë. Edhe gabimet më të vogla aty ndëshkohen rreptësisht; vetëm mendimi per krim aty perceptohet po me aq neveri sa edhe vetë krimi; dobësitë e dashurisë aty merren si dobësi të vërteta; epshet paraqiten në sy vetëm per të dëshmuar të gjitha çrregullimet shkaktarë të të cilave janë ato vetë, kurse vesi është përshkruar aty me ngjyra që zbulojnë dhe urrejnë shëmtimin. Pikë-risht aty është qëllimi të cihn çdo njeri që punon per publik duhet t'ia shtrojë vetes, dhe ky ishte qëlUmi parësor i poetëve të pare tragjikë. Teatri i tyre ishte një shkoUë ku virtyti nuk ligjërohej asgjë më pak se në shkoUat e filozofëve. Kështu pra, Aristoteli i ka vënë rreguUat e poemës dramatike, kurse Sokrati më i mençuri nga filozofët, nuk ngiu-ronte të vjelte nga tragjeditë e Euripidit. Do të dëshironim që veprat tona të jenë po aq të fuqishme dhe plot me mësime të dobishme sikurse ato të atyre poetëve. Kjo do të ishte, ndofta, një mënyrë per të pajtuar tragjedinë me një numër të madh të personahteteve të shquara per besimtarinë dhe per doktrinën e tyre, të cilët e kanë gjykuar në kohë të flindit, dhe të cilët do të kishin gjykime më të mira per të, sikur autorët do të mendonin të mësonin shikuesit e tyre aq sa edhe per t'i argëtuar, madje edhe sikur të respektonin në këtë drejtim qëllimin e vërtetë të tragjedisë.

«Personalitetet» që i përmendRasini këtu janë, me gjasë, jansenistët, por edhe të gjithë ata që e kritikonin teatrin.

13

Page 12: Fedra - Zhan Rasin

FEDRA

Tragjedi

Personazhet

TEZEU, I bin i Egjeut, mbret iAthinës. FEDRA, gntaja e Tezeut, e bijae Minosit dhe e Pazifaesë. HiPOLm, / bin i Tezeutdhe iAntiopës, mbretëreshë e Amazonave. ARi.slA,princeshë e gakut mbretëror tëAthinës. ENONA, mëndeshë dhe e besuar e Fedrës. TERAMEM, drejtues iHipolitit ^SMEHk,e besuar eArisisë. PANOPA, grua epërqellës së Fedrës. ROJET.

Skenandodhetnë Trezenë, qytetnëPeloponez.

Page 13: Fedra - Zhan Rasin

AKTII PARE

Skena e pare HIPOLITI,

TERAMENI

HIPOLITI

Vendimi është marrë: unë po shkoj i dashuri Teramen, Dhe po e lëshoj qëndrimin në të dashurën Trezen'. Nga dyshimi vdekjeprurës që më ka trazuar, Po filloj të skuqem nga limontia që më ka kapluar. Më shumë se gjashtë muaj nga im atë jam kirguar, Nuk di asgjë per fatin e një koke aq të adhuruar; Nuk i di as vendet që e fshehin ku ju mendoni.

TERAMENI

Po në cilat vende, Zotëri, ju do ta kërkoni? Madje per të kënaqur tuajën frikë mirëfilli, Kam kaluar të dy detet që i ndan Korinti; 10 Kara pyetur per Tezeun njerëzit e bregdetit Atje ku shihet Akeroni duke u zhdukur tek të vdekurit; Kam vizituar Elidën, dhe kur e lëshova Tenarin, Kalova në detm që e gëUtiti Ikarin.

Tezeu është unifikues i Atikës. Trezena është qytet në jug të Peloponezit dhe ishte kryeqytet i mbretërisë së Piteut i cili ishte gjysh amnor i Tezeut. Hipohti, djalë nga martesa e pare e Tezeut është rritur nën kujdesin e këtij gjyshi. Ai është pra trashëgimtar legjitim i mbretërisë. Tezeu kur është nisur në një ekspeditë. e ka lënë mbretëreshën Fedra dhe fëmijët e vet nën rojen e djalit të madh, në Trezenë.

Deti Jon dhe deti Egje, Akeroni, lum në krahinën e Epirit, është i njëjti emër sikurse cmri i lumit mitik të

Skëterrës. Deti i Ikarit e rrethon ishuUin Samos afër Azisë së Vogël. Terameni ka kaluar

nëpër të gjitha trojet greke.

17

Page 14: Fedra - Zhan Rasin

Me çfarë shprese të re, në çfarë kushtesh të lumturisë Mendoni të zbuloni gjurmët e shtegtarisë? Kush e di, kush e di nëse babai juaj mbreti Dëshiron të dihet misteri që e treti? Dhe se, kur ne dridhemi bashkë me ju per fatin e tij, Kurse ai i qetë, duke na fshehur dashuriçkat varg e vij', 20 Ai trim, është duke pritur vetëm ndonjë dashnore të mashtruar...

HPOLITI

I dashur Teramen, ndal, dhe mendo per Tezeun e respektuar. Per gabimet e rinisë tanimë i penduar, Nga ndonjë pengesë e poshtër ai s'është i penguar; Dhe duke ngulur paqëndrueshmërinë e kobshme lakmitaree Qëmoti Fedra nuk frikësohet nga ndonjë kundërshtare. Fundja, duke e kërkuar detyrën time e plotësoj, Dhe do të ik nga këto vende që nuk guxoj më t'i shikoj.

TERAMENI Ore Zotëri, qëkur frikësoheni të jeni në prani Të këtyre vendeve të qeta aq të dashura në të juajën femijëri, 30 Edhe ju kam pare që aty të parapëlqeni të qëndroni Sesa në Athinë apo në oborr mbretëror, me pohe e me bujë

[të jetoni? Çfarë rreziku, çfarë pikëllimi prej andej ju largon?

HlPOLin

S'është më ajo kohë e lumturisë. Çdo gjë po ndryshon Qëkurse në këto brigje perënditë kanë dërguar Të bijën e Minosit e të Pazifaesë të bashkuar.

TERAMENI

Po e kuptoj. Shkakun e vuajtjeve tuaja e kam hetuar. Këtu Fedra ju brengos dhe keni neveri per ta shikuar. Njerkë e pashpirt, sapo ju ka pare me furi,

Syrgjynimi juaj së pari i krijoi siguri. 40 Mirëpo urrejtja e saj dikur kundër juve e shprehur, Ose është fikur, ose është tretur. Më në fund, çfarë rreziku per ju shkakton Një grua duke dhënë shpirt, dhe vdekjen kërkon?

Tezeu ka pasur shumë aventura të dashurisë në rini (shih vargjet 84 dhe 90).

18

Page 15: Fedra - Zhan Rasin

Fedra, e goditur nga një e keqe që ajo e hesht me kokëfortësi, Është lodhur më në fund nga vetvetja dhe nga dita që i jep dritësi, A mund të kurdis kundër jush ndonjë lak?

HlPOLm

Armiqësia e saj e kotë nuk më shkakton frikë aspak. Duke ikur nga këtu Hipoliti nga një tjetër armike largohet: Unë iki nga e reja Arisi, kjo duhet të pranohet, 50 Mbeturinë e një gjaku të kobshëm që kundër nesh është betuar.

TERAMENI

Çka? Edhe ju vetë, Zotëri, jeni duke e persekutuar? Motra dashamire e Palantidëve plot mizori A ka gisht në komplotet e vëllezërve me pabesi? A duhet të urreni bukurinë e saj të pafajshme?

HIPOLITI Sikur ta urreja, nuk do

f i largohesha me ikje të skajshme.

TERAMENI Zotëri, a më

lejohet të shpjegoj ikjen tuaj mbar'? A do të mundnit ju të mos jeni më ai Hipoliti krenar, Armik i pamëshirshëm i ligjeve të dashurisë, Dhe i asaj që Tezeu e pësoi shumë here nën zgjedhën

[e ndjeshmërisë? 60 Venera, nga krenaria juaj një kohë aq të gjatë e urryer, A do të kishte dëshirë më në fund Tezeun per të kursyer? Dhe duke ju vënë në radhën e njerëzve të vdekshëm, A ju ka detyruar të mikloni altarët e prekshëm? A do të dëshironit ju, Zotëri?

HIPOLITI

Ore mik, të thuash kështu si guxon? Ti që e njeh zemrën time qëkur ajo jeton.

Fjala është per Palantidët që synonin të hipnin në fronin e Athinës, kundërshtarë te Tezeut, kundër të cilëve ishte detyruar të luftonte dhe t'i vriste.

Zgjedhë e ndjeshmërisë dashurore që nënkupton dashurinë si detyrim, si nënshtrim.

Venera perëndi e dashurisë, kishte qenë e urryer që do të thotë gjest i krye-lartësisë, sepse HipoHti mendonte që ishte në gjendje të mos shprehte kurrë ndjenja të dashurisë.

19

Page 16: Fedra - Zhan Rasin

A mund të kërkosh që unë të mohqj me paturpësi, Ndjenjat e një zemre aq kryelartë, me aq shpirtngushtësi? Është sasi e vogël qumështi me të cilin nëna amazon' Më ka dhënë per të thithur këtë kryelartësi që po të trazon. 70 Kur arrita në një raoshë më të pjekur, Përgëzova veten sepse veten e kisha gjetur. Me zell të sinqertë kujdeseshe per m u a me përkushtim, Dhe më rrëfeje atëherë hislorinë e babait tim. Ti e di sa nxehej shpirti im, zërin tend duke dëgjuar, Per bëmat fisnike të tij kur ishe duke treguar, Kur ti më përshkruaje atë hero trim të trimit Duke ngushëlluar njerëzit per zhdukjen e Alkidit, Përbindëshat e prridhur dhe hajdutët e dënuar, Prokustin, Cerkionin, edhe Skirronin, edhe Sinisin nënkuptuar, 80 Edhe eshtrat e shkapërderdhur të gjigantit të Epidaurit, Edhe Kretën duke tymuar nga gjaku i Minolaurit. Mirëpo kur ti rrëfeje per punë jo aq të lavdëruar. Per fenë e tij të ofruar gjithkund dhe në njëqind v e n d e '

[të pranuar, Per Helenën që nga prindërit në Spartë kishte ikur" fare, Per Salaminën që e vajtimeve të Peribesë ishte dëshmitare, Per shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk i kujtoheshin. Per shpirtrat që koUaj besonin por që nga afshi i saj

[mashtroheshin; Per Arianën që shkëmbinjve padrejtësitë e veta u tregonte, Per Fedrën e cila në rrethana më të mira grabitjen përjetonte; 90 Ti e di mirë që me keqardhje atë fjalim dëgjoja, Dhe per të shkurtuar vazhdimin shpeshherë të shtrëngoja, Do të kisha qenë i lumtur po të mundja të rrëmbeja

[nga kujtesa lëkundur Atë gjysmën e shëmtuar të një ndodhie aq të bukur! Kurse unë vetë, do të shihja veten të hdhur në duar? Edhe perënditë deri në atë shkallë të më kishin poshtëruar? Në ofshamat e mia të Ura e ndiej shumë më të urrejtshëm, Sesa një grumbull i gjatë nderimesh që e bën Tezeun të falshëm, Sepse asnjë përbindësh deri sot nga unë i shtruar, Nuk më ka dhënë të drejtën si ai per të dështuar. 100

Antiopa, nëna e Hipolitit, ishte sipas legjendës mbretëreshë e Amazonave, popull përrallor që jetonte në Azi, i përbërë vetëm nga femrat luftarake dhe nuk pranonte asnjë mashkuU, as ndjenjat dashurore.

Sipas legjendës Tezeut i përshkruhet grabitja e Helenës së Spartës, që ishte pastaj gruaja e Menelaut dhe shkaktare e luftës së Trojës.

20

Page 17: Fedra - Zhan Rasin

Megjithatë krenaria ime a do të ishte zbehur, Sikur Arisinë per fituese të kisha zgjedhur? A nuk do t'i kujtoheshin më shumë mendimet e mia të tretura Sesa pengesa e amshueshme që na ndante me gjepura? Im atë e flak dhe me ligje të rrepta në goj', Ai ndalon që vëllezërve të vet nip a t'u ofroj: Ai ka frikë nga pjella e një rrënje të fajshme; Me motrën e tyre ai dëshiron t'jua varros emrin në mënyrë

[të skajshme, Le të mbetet deri në vdekje nën vartësinë e robërisë, E të mos vlojnë më kurrë per të afshet e dashurisë. 110 A duhet të pajtohem me qëndrimin e saj kundër babait

[të hidhëruar? A do të jap unë shembuUin e njeriut të tërbuar? Kurse rinia ime në një dashuri të marrë është ngujuar...

TERAMENI

Ah! Zotëri, nësekohajuaj njëherë është shënuar, QielU nuk di të informohet per tonat arsyetime. Tezeu po ju hap sytë duke dëshiruar t'jua mbyllë me mashtrime; Kurse urrejtja e tij, një flake të pabindur duke hidhëruar, I ofron kundërshtares së vet një falje përsëri të miratuar. Fundja, pse të drithëroheni nga një dashuri e dëlirë? Nëse ai ka një çikë butësi, a nuk guxoni ta provoni mirë? 120 A do f i besoni akoma poshtërsisë së skmpuUit? A duhet të druajmë që do të tretemi në gjurmët e Herkulit? Çfarë guximi Venera duhej të mposhte tani së voni? Edhe ju vetë, ku do të ishit ju, ju që e luftoni, Nëse Antiopa gjithmonë në kundërshtim me parimet e veta

[të vruUshme Nuk do të digjej per Tezeun me një dashuri të turpshme? For ç'ia vlen të shtiresh ijalë të bukura duke shprehur? Franoni, çdo gjë ndryshon; disa ditë tanimë jane tretur, Që ju shohim më rralië, mendjemadh dhe të egërsuar. Here duke u kapardisur si qeni në qerre bregut shtruar, 130 Here si dijetar në artin nga Neptuni zbuluar, Duke shaluar e me fre duke mbajtur atin e pashtruar Nga klithmat tona pyjet më rralië po kumbojnë; Të ngarkuar nga një afsh sekret, sytë e juaj plogështojnë. S'ka kurrfarë dyshimi: ju dashuroni, ju vloni;

Sipas mitologjisë, Neptuni ua mësonte njerëzve mjeshtrinë per të shaluar kuajt.

21

Page 18: Fedra - Zhan Rasin

Ju treteni nga një e keqe që nuk e zbuloni. Arisia e bukur, a ia doli të ju ngashënjej"?

HiPOLin Teramen,

ika, dhe po shkoj babain tim ta gjej.

TERAMENI

Nuk do të vizitoni Fedrën para se të shkoni, Zotëri? 140

HipoLm Po, është qëllimi im: mund ta lajmëroni. Ta shohim, meqë ashtu detyra më urdhëron. Por çfarë ore e ligë Enonën e saj të dashur e shqetëson?

Skena e dytë HiPOLiTi, ENONA,

TERAMENI

ENONA

Mjerisht! Zotëri, trazimi im me asgjë s'mund të krahasohet, Mbretëresha pothuajse vdekjes po i afrohet. Kot përpiqem natë e ditë per ta vëzhguar; Ajo po vdes në duart e mia nga një e keqe pa ma treguar. Një çrreguUim i amshueshëm në shpirtin e saj mbretëron; Mërzia pikëUuese nga shtrati i vet e shkallmon: Ajo dëshiron dritën të shohë, mirëpo dhembja e saj e nderë Më urdhëron çdokënd ta largoj përherë... 150 Povjen...

HIPOLITI

Mjafton: po e lë këtu të qëndroj',

Dhe asnjë fytyrë të urryer nuk do t'ia tregoj.

Skena e tretë

FEDRA, ENONA

FEDRA

Të mos shkojmë më tej. Të qëndrojmë këtu, e dashur Enon'. Këmbët nuk më mbajnë më; fuqia po më lëshon.

22

Page 19: Fedra - Zhan Rasin

Nga shkëlqimi i dritës sytë më verbohen, Po më dridhen gjunjët nga pesha më largohen. Ah medet!

Ajo ulet.

ENONAPerëndi të plotfuqishme, vajet tona

le t'ju qetësojnë!

FEDRA

Këto stoli të kota, këto cohëra sa më rëndojnë! Çfarë dorë e bezdisshme, këto gërsheta duke i thurur, Është përpjekur në ballin tim per t'i lidhur? 160 Gjithçka më hidhëron dhe më prek, madje synon

[per të më dëmtuar.

ENONA

Ja si shihen të gjitha dëshirat e tij njëra tjetrën duke shkatërruar! Ju vetë, qëilimet tuaja të padrejta i dënonit, Madje per t'u mbrojtur duart tona i ngacmnit; Ju vetë, fuqinë tuaj duke shfrytëzuar, Ju dëshironit të paraqiteshit edhe dritën per ta rishikuar, Ju po e shihni, Zonjë, por të fshiheni dëshironi, Ju urreni dritën të cilën përherë e kërkoni!

FEDRA Krijuese e shkëlqyer dhe fisnike e një familje të pikëlluar, Ti, që nëna ime guxonte të lavdërohej se ishe bijë e saj e kuUuar, 170 Dhe ndofta skuqesh per shkak të trazimit që sheh se më ka

[kapluar, O diell, per here të fundit jam duke të shikuar!

ENONA Çka! Nuk do të

harroni fare atë synim mizor? A do tju shoh gjithmonë nga jeta duke hequr dor, Duke bërë përgatitje të kobshme per vdekjen tuaj?

FfeDRA Perëndi! Pse nuk

jam e ulur në hije pyjesh më thuaj!

Sipas mitologjisë, Pazifaea, nëna e Fedrës, ishte e bija e perëndisë Helios (dielli).

23

Page 20: Fedra - Zhan Rasin

Kur do të kem mundësi, nëpër pluhur fisnik të trazuar, Të shikoj me sy ndonjë qerre në fushë duke vrapuar?

ENONA

Çka, Zonjë?

FEDRA

Jam çmendur, ku jam? E ç'kam thënë? Dëshrrat e mia dhe mendjen time tek treten ku j am duke i lënë? 180 E kam humbur: përdorimin e saj perënditë e kanë prone. Fytyra ime krejt është skuqur Enonë: Unë po të ngarkoj tepër me dhembjet e mia të turpshme, Kurse sytë e mi, padahur, po mbushen me ngashërime

[të vruUshme.

ENONA Ah! Nëse duhet të skuqeni, skuquni pra në heshtje Që e acaron edhe nië shumë pezmin e tuajave vuajtje. Kundështare e përkujdesjeve tona, e shurdhër ndaj Qalëve tona

[qëndroni, A dëshironi të lejoni që jetën pa mëshirë ta mbaroni? Çfarë çmendurie i ndal ditët tuaj a në gjysmë të rrugës? 190 Çfarë magjie apo çfarë helmi e ka shteraar burimin e gurrës? Tanimë tri here retë qielHn e kanë errësuar Qëkurse gjumi në sytë tuaj nuk ka depërtuar; Edhe dita tri here natën e errët e ka dëbuar Që kur trupi juaj pa ushqim është duke lënguar. Çfarë qëlHmi i lemerishëm tju tundojë lejoni? Me ç'të drejtë guxoni jetën vetes t'ia shkurtoni? Ju përdhosni perënditë që ju kanë dhënë jetën, Ju tradhtoni burrin të cilit ia keni dhënë besën, Më në iiind ju i tradhtoni fëmijët tuaj fatzi Nën zgjedhë të vrazhdë i mbrehni sheshazi. 200 Mendoni që të njëjtën ditë nëna e tyre do fua heqë qafe, Dhe birit të të huajes do f ia kthejë shpresën pa Uafe, Atij armikut tuaj kryelartë, armikut të gjakut tuaj, Atij djalit të cilin Amazona e ka mbajtur në gji memuaj, Atij Hipolitit..

FEDRA

Ah! Perëndi!

Antiopa, nëna e Hipolitit, ishte Amazonë, pra nga Azia dhe nuk ishte greke: prandaj këtu i thonë «e huaj».

24

Page 21: Fedra - Zhan Rasin

ENONA Ky qortim ju prek nga drqja?

FEDRA

Mqj e mjerë, cilin emër ti qet nga gqja?

ENONA

Mirë pra! Zemërimi juaj shpërthen me arsye hovshëm:

Më pëlqen t'ju shoh duke u dridhur nga ai emër i kobshëm.

Jetoni pra: dashuria, detyra, le t'ju jenë nxitje;

Jetoni, mos vuani ngaqë biri i një skitje, 210

Duke sfilitur fëmijët tuaj me neveri sundon,

Gjakun më të paster të Greqisë dhe të perëndive e komandon.

For mos u vononi: çdo cast ju dërrmon.

Shëroni shpejt forcën tuaj që gjëmon,

Derisa flaka e ditëve tuaj a, e gatshme të shteren

Ende po vazlidon dhe përsëri mund të ndezet.

FEDRA

Jetën e faj shme tepër ua kam vazhduar.

ENONA

Çka? Çfarë pendimeshjanë duke ju copëtuar? Çfarë krimi

ka mundur të shkaktojë një shqetësim

[aq të fuqishëm? Duart tuaja nuk janë zhytur në gjak të pafajshëm. 220

FEDRA

Falë perëndisë, duart e mia nuk janë të përgjakshme. Dashtë zoti

që edhe zemra ime të jetë si ato e pafajshme!

ENONA PO çfarë plani

kobzi keni trilluar Nga i cili edhe zemra juaj duhet të jetë

tmerruar?

FEDRA

Per të mjaft të kam folur. Per të tjerat më kurse njerëzishëm. Më mirë të

vdes e të mos bëj një pohim aq të ogurzishëm.

Hipoliti, i biri i një Amazone. Vendi i skitëve është në veri të detittë Zi; sipas legjendës atje ishte mbretëria e Amazonave.

25

Page 22: Fedra - Zhan Rasin

ENONA

Vdisni pra, dhe heshtni panjerëzisht; Por kërkoni një dorë tjetër per tju mbyllur sytë katërçipërisht. Ndonëse pakëz dritë e dobësuar ende ju mbetet, Zemra ime e para tek të vdekurit do të tretet; Mijëra rrugë të hapiu-a atje të çojnë gjithmonë, Kurse dhembja ime e drejtë do të zgjedhë më të shkurtrat,

[herët a vonë. Mizore, besnikëria ime kur ju ka dëshpëruar? A dini që kur keni lindur duart e mia ju kanë pranuar? Vendin tim, fëmijët e mi, të gjithë per ju i kam lëshuar. A është ky shpërblimi juaj per besnikërinë që kam dëshmuar?

230

FEDRA

Çfarë fitimi shpreson ti me një të tillë egërsi? Do të dridhesh nga tmerri nëse unë thyej këtë qetësi.

ENONA

Perëndi të madhërishme! Po ç'do të më thoni ju që nuk keni [nënshtrim

Para tmerrit duke dhënë shpirt tek e shoh me syrin tim? 240

FEDRA Kur ti do të dish per

krimin tim, edhe per fatin që më mynxyros [prore,

Vdekja ime nuk do të jetë më e lehtë, unë do të vdes edhe më [fajtore.

ENONA

Zonjë, per hir të lotëve që per ju i kam derdhur lumë. Per gjunjët tuaj të brishtë që i përqafoj aq shumë, Çlironi shpirtin tim nga ai dyshim kobzi.

dëshiron. Çohu! FEDRA Po

ENONA Folni: ju dëgjoj me kërshëri.

FEDRA

Perëndi! Ç't'i them? Dhe nga duhet fdluar?

26

Page 23: Fedra - Zhan Rasin

ENONA Me frikësime

të kota pushoni per të më ofeiiduar.

FEDRA

O, urrejtje e Venerës! O, hidhërim i kobshëm!

Në çfarë gabimesh e fiiti nënën time dashuria hovshëm!

ENONA T'i harrojmë, Zonjë,

edhe ardhmëria e tërë e pacaktuar E mbuloftë atë kujtim

me heshtje të amshuar.

FEDRA

Arianë, motra ime, prej çfarë dashurie të lënduar

Vdiqët në brigjet ku ju kishin lëshuar?

ENONA

Ç'po bëni, Zonjë? Çfarë sfiUtje mortore

Gjaku juaj ju nxit kundër të gjithave sot kësodore?

FEDRA Meqë Venera po e dëshiron, pra nga ky gjak i vajshëm Unë po vdes e fundit dhe në mjerimin më të skajshëm.

250

dashuroni?

E N O N A A

FEDRA Dashuria ma

shkakton tërë këtë çmenduri.

ENONA

Kundër kujt?

FEDRA Tash do të dëgjosh të madhen

Uahtari. Unë dashuroj... Po dridhem, po më kaplon

fërgëlUma [nga ai emër zezone

Unë dashuroj... ENONA

Kë?

Dashuria e marrë e Pazifaesë ndaj demit.

27

263

Page 24: Fedra - Zhan Rasin

FEDRA

A e njeh të birin e asaj Amazone, Atë

princin që një kohë të gjatë unë vetë e kam shtypur?

ENONA

Hipolitin? O, Zot i madh!

FEDRAEmrin e tij nga goja

ti eke qitur!

ENONA

O, Zot i madh! krejt gjaku po më ngrihet në damarë! O, dëshprim! O, krim! O, e mjera fare! Udhëtim i kobshëm! Bregdet i mallkuar, Brigjeve tua të rrezikshme a duhej afruar?

FEDRA

Zezona ime vjen nga larg. Me të birin e Egjeut shkoqur Sipas Ugjeve të martesës sapo isha lidhur, 270 Qetësia ime, fati im dukej i përforcuar mbar', Mirëpo Atena më paraqiti armikun tim krenar. E pashë, u skuqa, u zbeha kur ia pashë atë fytyrë; Shqetësimi depërtoi në shpirtin tim të pUakosur në mynxyrë; Sytë nuk më bënin më dritë, as nuk mund të flisja; E hetova që kokë e këmbë drithërija, s'ka dyshim unë

[porrufisja: E njoha Venerën dhe afshet e saj të rrezikshme, Kundër një gjaku që ajo e ndjek, këto janë vuajtje

[të pashqitshme. Me dëshira të përpikta besova t'i parandaloja: I ndërtova një tempuU, dhe u përkujdesa që ta zbukuroja; 283 Tërë kohën nga viktimat isha vetë e rrethuar, Në gjinjtë e tyre mendjen time të tretur isha duke kërkuar. Bama të pafrytshme per një dashuri të pashërueshme mbarë! Dora ime kot digjte temjanin nëpër aharë: Kur goja ime emrin e hyjneshës kërkonte, Zemra ime HipoUtin adhuronte, dhe përherë e shikonte.

Fjala është per brigjet e Trezenës. Fedra tlijonte bagëti per nder të hyjnive, duke kërkuar që ta ndihmonin të gj ente

arsyen e të vinte në vete.

28

Page 25: Fedra - Zhan Rasin

Madje edhe rrëzë altarëve që të tymonin urdhëroja, Çdo gjë i ofroja atij zoti emrin e të cilit s'guxoja ta shqiptoja. I shmangesha gjithandej. O, i madhi mjerim! Sytë e mi e shihnin në tiparet e babait shqim. 2S0 Më në fund edhe kundër vetvetes u zemërova: Per ta ndjekur, zemrën time e ngacmova. Per të dëbuar armikun nga i cih isha e adhuruar. Me padrejtësinë e njerkës shtiresha si e pikëUuar; Dëbimin e tij shpejtoja, dhe me kHthma prorc E shkëputa nga gjiri familjar dhe nga duarl atërore. Lirshëm merrja frymë, moj Enonë; dhe qëkur ai mungon, Jeta ime më e qetë në pafajësi vazhdon; Burrit tim e nënshtruar, andraUat e mia duke ia fshehur, Unëkujdeseshaperfëmijët e tij nga martesa fatale e tretur. 300 Masatëkota! Ofatizi! Vetë burri im në Trezenë të soUi, Përsëri e kam pare armikun që e kisha larguar: Plaga ime e egër menjëherë nga gjaku është vërshuar. S'është më fj ala per afshin që në damarë është fshehur: Per është ijala per dashurinë e plotë per prenë e vet të lidhur. Per krimin tim kam sajuar një të vërtetë lemeri. Jetën e kam urryer kurse dashurinë e kam bërë me Uahtari; Duke vdekur dëshiroja të kujdesesha per famën time, E të fshihj a nga drita një dashuri aq të zezë intime. 310 Lotët e tu s'mund t'i duroja, as luftërat tuaja shpirtërore; Të gjithat t'i kam pranuar; per këtë nuk pendohem prore, Por duke respektuar vdekjen time që po afrohet, Nuk do të më plasësh më shpirtin me qortim që s'arsyetohet, Edhe ndihmat tua të kota le të pushojnë per të më përkujtuar Atë grime të ngrohtësisë që është duke u avuUuar.

Skena e katërt FEDRA,

ENONA, PANOFA

PANOPA

Do të dëshiroj a t'ju fshehja një lajm të hidhëruar, Zonjë, por megjithatë duhet t'jua zbuloj shtruar: Vdekja ju ka rrëmbyer burrin tuaj të pamposhtshëm, Dhe këtë fat të keq vetëm ju nuk e dini sotpërsotshëm. 333

Fëmijët e lindur nga martesa e saj me Tezeun.

29

Page 26: Fedra - Zhan Rasin

ENONA

Panopë, ç'je duke thënë?

PANOPA Se mbretëresha e mashtruar Kot kërkon nga Zoti kthimin e Tezeut të mbaruar, Dhe se nga anijet që në skele kishin arritur, I biri i tij Hipoliti per vdekjen e tij kishte ditur.

FEDRA

OZot!

PANOPA

Per zgjedhjen e kryetarit Athina është përçarë: Princit, birit tuaj, Zonjë, njëri i jep votën mbarë, Kurse tjetri duke harruar hgjet shtetërore, Birit të të huajes guxon t'i jape votën kësodore. Madje edhe po flitet që me dallavere të paturpshme Arisia të vendoset në fron dhe gjaku i Pallantëve. 330

Mendqja që e kisha per detyrë t'ju paralajmërqja per [këtë rrezik.

Edhe HipoUti vetë është i gatshëm të niset frik; Madje edhe druhet, nëse paraqitet në këtë stuhi, Se do të sjeilë një turmë levarashe pas ti'.

ENONA

Panopë, mjaft më; mbretëresha është duke të dëgjuar Prandaj do të kujdeset per këtë punë shtruar.

Skena e pestë FEDRA, ENONA

ENONA

Zonjë, nuk dua tju shtyj jetën të vazhdoni, Madje edhe në varr, mendoja tju shoqëroja së voni; Nuk kisha më Qalë nga ato mendime per tju larguar;

Fedra ka pasur dy femijë me Tezeun: Akamasin dhe Demofonin. Këtu është fjala per të madhin që ishte trashëgimtar per fronin e Athinës.

Nisja e paralajmëmar nga Hipoliti në skenën e pare, pas shpalljes së vdekjes së Tezeut, shndërrohet në nisje per Athinë, per të sigumar per vete pushtetin. Pikërisht aty fiUon konflikti politik.

30

Page 27: Fedra - Zhan Rasin

For kjo fatkeqësi e re rreguUa të reja është duke ju urdhëruar. 340 Fati juaj po ndryshon dhe ka një tjetër rëndësi: Mbreti nuk është më gjallë, Zonjë, duhet zënë vendin e ti'. Pas vdekjes ai ka lënë të birin i cili do të jetë, Skllav nëse ju zhdukeni, por mbret nëse mbeteni në jetë. Te kush, në këtë fatkeqësi të tij, kërkoni mëshirë? Lotët e tij nuk do të gjejnë dorë per t'i fshirë, Edhe kUthmat e tij të pafajshme, që perënditë do të dëgjojnë, Kundër nënës së tij paraardhësit do t'i hidhërojnë. Jetoni, s'keni pse të qortoni veten tuaj: Është dashuri e rëndomtë dashuria juaj. 350 Me vdekjen e Tezeut janë shkëputur lidhjet thuaja Që shkaktonin të gjitha krimet dhe tmerrin e epsheve tuaja. Per ju, më pak i rrezikshëm Hipohti është tani, Dhe pa drojën e fajësisë mund ta vizitoni. Ndofta, i bindur per tuajën urrejtje, Ai do të caktojë një prijës per kryengritje: Ndreqni gabimin e tij, zbutni zemrën e tij. Mbret i kësaj ane të lumtur, Trezena është hise e tij, Mirëpo ai e di që biri juaj ka të drejtë ligjore Në bedenat që Minerva i ka ndërtuar prore. 360 Edhe njëri edhe tjetri, një armike keni: Bashkohuni pra që të dy dhe kundër Arisisë luftoni.

FEDRA

Mirë pra, do të sillem sipas këshillave tua. Të jetojmë, nëse dikush mund të më mbajë në jetë mua, Nëse dashuria, tani per tani e kobshme, e birit tim, Mund të ringjallë frymën e dobët të këtij shpirti në lëshim.

Hipoliti do t'u prijë, ndofla, atyre që nuk e pranojnë të birin e Fedrës si trashëgimtar të fronit.

Pite është paraardhës i Hipolitit dhe mbret i Trezenës; prandaj është trashë­gimtar i ligjshëm i fronit. Perandoria e Tezeut përbëhej nga disa mbretëri që nuk ishin të bashkuara në mënyrë të harmonrzuar dhe mund të kishin mbretër të ndiyshëm.

Sipas legjendës, bedenat e Athinës ishin ndërtuar nga Athena, emri latin i të cilës është Minerva. Në shek. XVh, ngatërrohen shpesh emërtimet dhe referencat greke dhe latine (romake) të mitologjisë.

31

Page 28: Fedra - Zhan Rasin

AKTIIDYTË

Skena e pare

ARISIA, ISMENA

ARISIA Hipoliti kërkon që unë të paraqitem lire? Hipoliti më kërkon, dhe dëshiron të më thotë lamtumirë? Ismenë, ti thua të vërtetën? Nuk je mashtruar në këtë faqe

[të dheut?

ISMENA

Kjo është pasoja e pare e vdekjes së Tezeut. 370 Zonjë, përgatituni nga të gjitha anët per të shikuar Sesi fluturojnë drejt jush zemrat nga Tezeu larguar. Më në fund e zonja e fatit të vet është Arisia, Dhe së shpejti pranë saj do të jetë e tërë Greqia.

ARISIA

Ismenë, ky nuk është pra një lajm kritik? Unë nuk jam më skllave, as s'kam më armik?

ISMENA

Jo, Zonjë, perënditë nuk janë më kundër jush Kurse Tezeu është bashkuar me shpirtrat e vëllezërve tuaj

[prush.

ARISIA A tregohet se në çfarë

aventure ka përfunduar jetën e tij?

33

Page 29: Fedra - Zhan Rasin

ISMENA

Po trillohen rrëfime të pabesueshme per vdekjen e tij. 380 Thuhet që pasi ka grabitur një tjetër dashnore, Valët e kanë grabitur atë burrë të pabesë prore. Madje po flitet, dhe ato Qalë kudo janë përhapur, Se me Piritoysin në skëterrë kur paska zbritur, Ai paska vërejtur Kositin dhe brigjet e errësirës, Dhe është paraqitur i gallë në errësirën e skëterrës. For nuk ka mundur të dihe nga ai vend pikëllues, Dhe të kalonte brigjet që kalohen pa kthim trimërues.

ARISIA

A do të besoj unë që dikush para se jetë të ndërrojë Në thellësinë e të vdekurve mund të depërtojë? 390 Çfarë bukurie e ngashënjente në këto të rrezikshme vende?

ISMENA Tezeu ka vdekur, Zonjë, dhe vetëm ju per këtë dyshoni ende: Athina per të po rënkon, Trezena është lajmëruar Tashmë HipoUti aty mbret është pranuar; Fedra, në atë pallat, per të birin e vet e shqetësuar, Kërkon mendimin e miqve e hutuar.

ARISIA

Se HipoUti do të jetë më i butë se i ati per mua ti a beson, Dhe se peshën e prangave të mia do ta lehtëson; Se do të brengoset per ballet e mia?

ISMENA

Po Zonjë, e besoj.

ARISIA

A e njeh ti Hipolitin e pandjeshëm kësisoj? 400 Me çfarë shprese të kotë mendon ti që ai hallin të më qajë, Dhe vetëm në mua një seks që ai urren me respekt të mbajë?

Per shkak të dykuptimësisë që paraqitet në v. 12 ndërmjet udhëtimit në Epir dhe zbritjes në skëterrë.

Sipas mitologjisë, Kositi, Akeroni dhe Stiksi ishin lumenj të Ferrit dhe kur kaloheshin njëherë per të hyrë në mbretërinë e të vdekurve, nuk kishte më kthim mbrapa.

34

Page 30: Fedra - Zhan Rasin

Ti po e sheh qëkur ai u shmanget hapave tone, Dhe i kërkon vetëm vendet ku mungon hija jonë.

ISMENA

I di të gjithat që përgojohen per të tijën ftohtësi; Mirëpo pranë jush e kam pare atë Hipolit plot krenari, Madje, duke e shikuar, zhurma e egërsisë së tij Ka dyfishuar kërshërinë time per qenien e tij. Prania e tij me atë zhurmë nuk përputhej fare: Që nga shikimet tuaja të para e vërejta të hutuar ashiqare; 4io Sytë e tij, që kot dëshironin t'u shmangeshin. Tanimë ishin të kapitur por nga ju nuk mund të shkëputeshin. Emri i dashnorit ndofta guximin e tij e lëndon; Mirëpo ai i ka sytë, nëse të shprehet s'guxon.

ARISIA

E dashura Ismenë, zemra ime dëgjoftë me lakmi Një bisedë që ndofta s'ka aq themeU! Ti moj që më njeh, a të dukej e besueshme Oë lodra e hidhur e jetës së pamëshirshme, Që një zemër gjithmonë e ushqyer me pikëUime e me vaje Duhej të përjetonte dashurinë dhe të çmendurat vuajtje? 420 Si mbeturinë e gjakut të mbretit që ishte bir fisnik i tokës. Jam e vetmj a që kam shpëtuar nga tmerret e luftës, Në lulen e jetës së tyre të re, kam humbur, Gjashtë vëUezër... Çfarë shprese per një shtëpi të njohur! Shpata korri çdo gjë, kurse toka e iagur Gjakun e nipave të Erekteut e piu pa dashur. Që nga vdekja e tyre, ti e di se çfarë hgji i ashpër sundon Dhe të gjithë grekëve të përvëlohen per mua ua ndalon: Druhet që afshi i tmerrshëm i motrës, andaj Të shprushë një ditë hirin e vëUezërve të saj. 430 Edhe ti e di mirë se me çfarë shikimi përbuzës Shikoja atë përkujdesjen e fituesit të dyshimtë përulës; Ti e di që gjithmonë dashurinë e kam flakur, Dhe Tezeun e padrejtë shpeshherë e kam falur, Përbuzjet e mia i ushqente fatbardha e tij rreptësi. Sytë e mi atëherë, sytë e mi nuk e kishin pare ende birin e ti'.

Arisia rrjedh ngaErekteu i cili ishte, sipas legjendës, i bin i VuUkanit dhe i Tokës. «Përkujdesja» e Tezeut per t'ia ndaluar martesën Arisisë, në mënyrë që Palan-tidët të mos kenë trashëgues.

35

Page 31: Fedra - Zhan Rasin

Nuk jam vetëm me sy poshtërsisht e dashuruar, Adhuroj bukurinë e tij, nurin e tij aq të lavdëruar, Natyra ka dashur me këto ta nderonte, Mirëpo ai vetë i urren dhe duket se i injoronte; 443 Adhuroj, nderoj tek ai pasuritë më fisnike, Virtytet e të atit, por aspak dobësitë jetike. Adhuroj atë kryelartësi zemërgjerë, këtë e pranoj prore Krenari që kurrë s'është përkulur nën zgjedhën ep shore. Fedra kot nderonte veten me psherëtimat e Tezeut: Kurse unë, unë jam më krenare dhe i shmangem fames së dheut Duke grabitur një nder që mijëra të tjerave u ishte oiruar, Duke u futur në një zemër që në të gjitha anët ishte zgjeruar. Per të zbutur guximin e papërkulshëm. Per të shkaktuar dhembje në një shpirt të pandjeshëm, 450 Per të Udhur me zinxhirë një rob që nga prangat çuditet, Kot kundërshton kundër zgjedhës që i pëlqen në të të Udhet, Këtë e dëshiroj unë, kjo më ngacmon. Më pak se HipoUti çarmatimi i HerkuUt kushton, Më shpesh i mundur, edhe më herët i mposhtur, Përgatiste më pak lavdi para syve që e kanë zbutur. Por, e dashura Ismenë, cila është pakujdesja ime! Unë do të has, mjerisht, në shumë kundërshtime. E përulët në mërzinë time, ndofta do të më dëgjosh ti Duke rënkuar që sot admiroj po me atë krenari 460 Ç'do të dëshironte HipoUti? Me çfarë fati të papritur Do të kisha mundur të përkulesha...

ISMENA Ju do ta ndieni tani ngitur:

Ai po ju afrohet.

Skena e dytë HiPOLITI,

ARISIA, ISMENA

HiPOLITI Zonjë, para se të shkoj,

Kiyelartësia e Hipolitit është e karakterit aristokratik. Mirëpo kryelartësia është edhe krenari e tepruar, prandaj merrej si e metë aristokratike.

Pa arsye të vërtetë, sepse Tezeu ishte lojcak, prandaj s'ishte krenari të ishte e dashur nga ai.

36

Page 32: Fedra - Zhan Rasin

Besoja që e kisha per detyrë per fatin tuaj t'ju paralajmëroj. Babai im s'është më gjallë. Mosbesimi im i saktë Paralajmëronte arsyen e mungesës së tij tepër të gjatë: Vetëm vdekja që i kufizonte bëmat e tij të shkëlqyeshme Mund ta fshehte nga bota një kohë aq të vazhdueshme. Më në fund, perënditë po ia dorëzojnë Parkës vrastare Mikun, shokun, trashëguesin e Alkidit fare. 470 Mendoj që urrejtja e juaj, aftësitë e tij duke pranuar, I dëgjon pa keqardhje këta emra të dëgjuar. Një shpresë e zbut pikëllimin tim vdekjeprurës: Unë mund t'ju liroj nga vartësia e ashpër. Unë po i mohoj ligjet përpikërinë e të cilave e kam kundërshtuar Ju vendosni vetë per vetvete, per zemrën tuaj shtruar, Edhe këtu në këtë Trezenë, që sot e kam hise Dikur trashëgim nga paraardhësi im Pite I cili më ka pranuar per mbret pa ngurrime, Ju lë të lire, ju gjithashtu, edhe më të lire se veten time. 483

ARISIA

Përmbahuni nga mirësitë e tepruara që më hutojnë gjithsesi. Të nderosh mjerimin tim me aq shpirtgjerësi Kjo do të thotë, Zotëri, t;ju nënshtrohem më shumë sesa Atyre Ugjeve të ashpra nga të cilat ju më lironi. [mendoni

HiPOLm Per të zgjedhur

trashëgimtarin Athina është në hamendje Flet per ju, mua më

emëron, madjeedhe tëbirin [tëditës, [e mbretëreshës.

ARISIA

Per mua, Zotëri?

HiPOLm

Pa dëshiruar të mburrem, mirë e di Oë një ligj i madhërishëm do të më refuzojë gjithsesi: Greqia më qorton sepse nëna ime është e huaj me fare. Sikur të kisha vetëm vëllain tim per kundërshtar, 4S0 Zonjë, ndaj tij unë kam përparësi të vërteta

Alkid është mbiemri familjar i Herkulit. Pite, i cili e ka ngritur Tezeun, ishte mbret i Trezenës; ardhja në pushtet e

Hipolitit mund të diskutohet në Athinë, tronin e të cilës e ka zënë me force Tezeu, por jo në Trezenë, trashëgimtar legjitim i të cilës është ai vetë.

37

Page 33: Fedra - Zhan Rasin

Që do t'i shpëtoja nga trillet e ligjeve të shkreta. Një pengesë më ligjore ma ndal guximin: Unë po ju lëshqj, apo më mirë të them po ju kthej vendin, Skeptrin që dikur të parët tuaj e kanë pranuar Nga i vdekshmi i famshëm që toka e ka krijuar Me birësim në duart e Egjeut mbeti shqim. Athina, e zgjeruar dhe e mbrojtur nga babai im, E pranoi me gëzim një mbret aq zemërgjerë, Dhe i la në harresë vëllezërit tuaj të mjerë. 500 Në muret e veta tani Athina ju kujton shtruar. Nga grindja e gjatë ajo mjaft ka gjëmuar, Gjaku juaj në huUitë e saj mjaft është gëlltitur Dhe e ka plehëruar fushën nga ishte ngjitur. Trezena më bindet. Fshatrat e Kretës I ofrojnë të birit të Fedrës një strofuU prehës. Atika është pasuria juaj. Unë po shkoj, Dhe të gjitha dëshirat tona ju uroj.

ARISIA

Të gjitha këto që i dëgjoj, jam e çuditur dhe e hutuar, Druaj fort, druaj që nga ndonje ëndërr të jem e mashtruar. 510 A jam duke gdhirë? A mund fi besoj një qëllimi të till'? Cila perëndi, Zotëri, cila perëndi e ka flitur në zemrën tuaj fill? Lavdia juaj me të drejtë e pranishme gjithkund qoftë! Edhe e drejta famën e tejkaloftë! Edhe ju vetë, per të mirën time, ju doni veten të tradhtoni! A nuk mjaftonte kjo që të mos më urreni? Dhe se keni mundur shpirtin tuaj aq gjatë të mbroni Nga ajo armiqësi...

HipoLin

Unë, Zonjë, unë t'ju urrej, mendoni? Me disa ngjyra, krenaria ime u pikturoftë hapur, A mund të besohet që në barkun e vet përbindëshi të më ketë

[mbartur? 520 Çfarë doke të egra, çfarë urrejtje mizore Do të mundte, duke ju pare, të mos zbutej fare? Nurin zhgënjyes të përballoj a kam mundur...

E drejta trashëguese i takonte Pallasit, nip i Erekteut kurse, sipas një legjende, Egjeu, që ishte i ati i Tezeut, ishte nip birësues.

38

Page 34: Fedra - Zhan Rasin

ARISIA

Ç'thoni, Zotëri?

HIPOLITI Tepër herët në të jam futur. Po e kuptoj që arsyeja para dhunës po dorëzohet. Meqë kam OUuar të thyej heshtjen, kuptohet, Zonjë, duhet vazhduar, duhet t'ju informoj Per një sekret që zemra ime më nuk mundtambuloj'.

Para jush po shihni një princ në gjendje të mjerueshme ShembuU tipik i një krenarie të tmerrshme. 530 Unë që revoltohem kundër dashurisë me krenari Një kohë të gjatë i kam qortuar robët e kredhur në dashuri, Duke qarë hallin e të fundosurve të vdekur nga ligështia, Gjithmonë mendoja nga bregu të vështroja mbytjet nga Nga ligje të përbashkëta tani i robëruar, [dashuria, Çfarë trazimi do të më kaplonte, nga këtu duke më larguar? Një cast e ka mposhtur guximin tim të pakujdesur; Ai shpirt aq i mrekullueshëm është më në fund i varur. Tanimë nja gjashtë muaj, i turpëruar, i dëshpëruar, Duke bartur gjithkund shigjetën që më ka shpuar, 540 Kundër jush, kundër vetes, kot po gjëmoj: Kurjeni e pranishme, ju largohem, kur mungoni, ju takoj; Në fundin e pyjeve fytyra juaj më vjen pas; Drita e ditës, hijet e nates enkas, Çdo gjë parafytyron para syve të mi bukuritë që i largoj; Çdo gjë ju paraqet duke bërë garë Hipolitin e pabindur,

[mendoj. Edhe unë vetë, per të gjitha sukseset e kujdesit tim të tepruar, Tani kërkoj veten por nuk e gjej më shtruar. Harku im, shigjetat e mia, qerrja ime, çdo gjë më bezdis; As mësimet e Neptunit nuk mundem më t'i kurdis; 550 Vetëm nga rënkimet e mia pyjet kumbojnë, AtUarët e mi të ngeshëm zërin tim po e harrojnë.

Ndofta, rrëfimi i një dashurie aq të egër Duke më dëgjuar, ju detyron të skuqeni per tuajën vepër. Çfarë bisede e egër e një zemre që hapet para jush! Çfarë robi i çuditshëm per një Udhje aq të ngushtë! Mirëpo, per sytë tuaj blatimi duhet të jetë më i shtrenjtë, Merreni me mend se unë po ju flas një gjuhë të huaj, [pothuaj. Prandaj mos i largoni dëshirat e shprehura me ngathtësi Që Hipoliti nuk do t'i kishte shprehur pa ju assesi. 563

39

Page 35: Fedra - Zhan Rasin

Skena e tretë HiPOLITI,

ARISIA, TERAMENI, ISMENA

TERAMENI

Zotëri, po yjen mbretëresha, unë erdha pas saj. Ajo ju kërkon.

HiPOLm Mua?

TERAMENI Nuk e di qëllimin e saj. Kemi ardhur tju kërkojmë me urdhërm e saj, së voni. Fedra dëshiron të bisedojë me ju para se të shkoni.

HiPOLm Fedra? Ç'do t'i them unë

asaj? Çka mund të presë ajo shtruar...

ARISIA Zotëri, ju nuk

mund të refuzoni per ta dëgjuar. Ndonëse jeni bindur per armiqësinë e saj mu-ë, Ndaj lotëve të saj duhet të keni pakëz mëshirë.

HiPOLITI Mirëpo ju po dilni, edhe unë po shkoj, madje as nuk e kuptoj Nëse po ofendoj bukurinë që adhuroj. 570 Nuk e di nëse ajo zemër që po e lë në duart tuaja...

ARISIA

Princ, shkoni, dhe mbani qëllimet e larta tuaj a: Veproni ashtu që Athina të jetë nën timin pushtet, I pranoj të gjitha dhuratat që ju m'i ofroni vet'; For kjo perandori aq e madhe, aq e lavdishme. Per sytë e mi nuk është dhurata juaj më e çmueshme.

Skena e katërt HiPOLITI, TERAMENI

HIPOLITI O mik, a është gati çdo gjë? Mbretëresha po afrohet. Nxito, çdo gjë per nisje shpejt të përgatitet.

40

Page 36: Fedra - Zhan Rasin

Trego që të jipet shenja, vrapo, urdhëro dhe kthehu menjëherë Per të më liruar sa më pare nga një bisedë e prerë. 380

Skena e pestë FEDRA,

HFOLITI, ENONA

FEDRA, Enonës Ja ku është. I tërë gjaku në zemër më shkon po e hetoj. Kur e shoh, harroj përse po vij me të të bisedoj.

ENONA Kujtoni

djalin i cili të vetmen shpresë e ka në ju.

FEDRA Po flitet që një nisje e shpejtë po ju largon nga këtu, Zotëri. Lotët e mi u bashkohen dhembjeve tuaja; Po vij per t'ju shpjeguar shqetësimet e mia per një djalë që vuaja. Biri im nuk ka më baba, edhe dita po afrohet Kur vdekja ime si dëshmi do t'i kumtohet. Me mijëra armiq sulmojnë fëmijërinë e tij; Kundër tyre vetëm ju mund të përkrahni mbrojtj en e tij. 590 Mirëpo një pendim i fshehtë e shqetëson shpirtin tim: Druaj që i kam lënë të mbyllur veshët tuaj ndaj khthmave të tij

[shqim; Kam frikë që pezmi juaj i drejtë ndaj tij i vërejtur Do të shfryhet së shpejti kundër një nëne të urrejtur.

HlPOLm

Zonjë, unë nuk kam ndjenja aq të ulëta.

FEDRA

Edhe sikur të më urrenit, unë nuk do të ankohesha, Zotëri. Keni menduar se jam orvatur per tju dëmtuar; Në thellësinë e zemrës sime ju s'kishit mundësi per të lexuar. Armiqësisë tuaj me qëlUm i jam ofruar; Nëbrigjetkujetojanukjukamduruar; 6D0 Botërisht, fshehtas, kundër jush e betuar, Kam dëshiruar që me dete të j em e veçuar;

Në Athinë, sqsse Athina është vend bregdetar.

41

Page 37: Fedra - Zhan Rasin

Me ligj të veçantë, madje kam ndaluar, Që të shqiptohej emri juaj para meje shtruar. Megjithatë, nëse ndëshkimi caktohet sipas fyerjes, Nëse iirrejtja mund të shkaktojë vetvetiu urrejtjen tuaj

[të shfryrjes, Kurrë ndonjë grua s'ka qenë më e denjë per mëshirë, Dhe më e padenjë, Zotëri, per armiqësinë tuaj të vështirë.

HiPOLin

Per të drejtat e fëmijëve të vet një nënë xheloze Rrallëherë ndjen të birin e një tjetër gruaje, 610 Unë e di këtë, Zonjë. Dyshimet e mërzitshme Të martesës së dytë janë pjellë e përditshme. Çdokush tjetër do të kishte pasur ndaj meje të njëjtat dyshime, Dhe do të kisha përjetuar, ndofta, edhe më shumë ofendime.

FEDRA Ah! Zotëri, tashti guxoj të pohoj shtruar, Se perëndia, nga ky hgj i përgjithshëm më ka përjashtuar! Por më shqetëson dhe më gUabëron një hall tjetër!

HiPOLin

Zonjë, ende nuk është koha që të shqetësoKeni tepër.

Burri juaj ndofta është gjall'; Nga vajet tona qielli na e kthen per mall. 620 Neptuni e mbron, prandaj ai zot trim Nuk do të thirret kot nga babai im.

FEDRA

Bregu i të vdekiu've kurrë nuk shihet dy here, Zotëri. Meqë Tezeu i ka pare brigjet e errëta një here, Kot shpresoni që një zot do tjua kthejë vetë Sepse Akeroni koprrac nuk e lëshon prenë e vet. Çjam duke thënë? Ai s'ka vdekur, sepse në ju merr frymë. Më duket që gjithmonë më del para syve burri im. E shoh, i flas, kurse zemra ime... qenia ime tretet, Zotëri, afshi im i çmendur kundër dëshirës sime paraqitet. 630

Domethënë, e flaktë per të mbrojtur të drejtat e tyre. Këto Qalë kanë efekt të ironisë tragjike, per shikuesit: Hipoliti tlet per mbrojtje

mirëpo, pa e ditur, ai paralajmëron atë që do të shkaktojë vdekjen e tij vetë.

42

Page 38: Fedra - Zhan Rasin

HiPOLITI

Po vërej efektin e mrekuUueshëm të dashurisë suaj. Ndonëse i vdekur, Tezeu është i pranishëm në sytë tuaj, Shpirti juaj është i përvëluar gjithmonë nga e tija dashuri.

FEDRA PO, Princ, unë po fishkem, unë po digjem per Tezeun, këtë e di. E dua, jo ashtu siç është dukur në skëterrë, Adhumes levarash i mijëra gjërave me vlerë, Pjellën e të vdekurve të zotit ai do të çnderojë, Por besnik, por krenar, madje edhe pakëz i egër

[do të qëndrojë, Tërheqës, i ri, ai tërheq të gjitha zemrat dhe i ngroh, Ashtu siç paraqiten perënditë tona, ose si ju që po ju shoh. 640 Kishte dukjen si ju, po ashtu edhe sytë, si ju Ugjëronte, Një turp fisnik fytyrën e tij zbukuronte, Kur i kapërceu ujërat e Kretës sonë, Ishte burrë i denjë per dëshirat e të bijave të Minosit tone. Ç'bënit ju atëherë? Përse e tuboi, pa atë HipoUt, Të trimave të Greqisë të tërën eUtë? Kur ishit tepër i ri, përse nuk ia dolët atëherë Të futeshit në anijen që e shpuri në brigjet tonaprerë? Përbindëshi i Kretës nga ju do të kishte vdekur,

Ndonëse shumë skuta në Umerin e hapët kishin mbetur. 650 Per të iarguar pengesat e pasigurisë, Motra ime do të ju kishte dhënë fiUin e tragjedisë. Por jo, në atë punë unë do t'ia kisha kaluar. Dashuria mendjen do të më kishte frymëzuar. Pikërisht unë, Princ, unë vetë, me ndihmat e çmuara Do t'ju kisha treguar të Labirintit skutat e ngatërruara. Ajo kokë e dashur sa shtrenjtë do të më kishte kushtuarNjë fije peri dashnoren tuaj nuk do ta kishte qetësuar: Shoqëruese e rrezikut që duhej të kërkonit më shumë

[se çdokush, Unë vetë do të kisha dëshiruar të ecja para jush, 660

Aluzion per grabitjen e Prozerpinës (gmaja e perëndisë së Skëterrës) ku do të kishte marrë pjesë sipas legjendës edhe Tezeu.

Me rastin e ekspeditës së tij në Kretë per të vrarë Minotaurin, Tezeu kishte qenë i adhumar nga Fedra por, më herët, edhe nga Ariana e cila ishte motër e Fedrës.

Minotauri. Filli i Arianës i ka mundësuarTezeut per të gjetur Minotaurin, per ta vrarë dhe

per të gjetur daljen nga labirinti.

43

Page 39: Fedra - Zhan Rasin

Sikur Fedra në labirint me ju të kishte zbritur Do t'ju kishte takuar ose do t'ju kishte tretur.

HiPOLm

Perëndi! Çka po ndiej? Zonjë, a mos po harroni disi Që Tezeu është babai im, por edhe burri juaj gjithsesi?

FEDRA KU mbështeteni ju per të

gjykuar se nga mendja e paskam tretur, Frinc? Tërë kujdesin per

famën time a do ta kisha humbur?

HiPOLm

Më fahii, Zonjë. E pranoj, duke u skuqur mirë, Që e qortoja padrejtësisht një fjahm shpirtdëlirë. Nga turpi në sy nuk mund t'ju shikoj Prandaj unë... 6X)

FEDRA Ah! mizor, ti më ke dëgjuar tepër, besoj! Shumë të kam folur nga gabimi per të shpëtuar. Mirë pra! Do të njohësh Fedrën dhe zemrimin e saj të tërbuar. Unë dashuroj. Mos mendo që në çastin kur të dua, E pafajshme sipas mendimit tim, pajtohem me mua. As që me dashuri të marrë që mendjen ma trazon shtruar, Mirësia ime e poshtër në helm të ketë menduar. Qenie e pafat e hakmarrjeve hyjnore me mizori, Urrej vetveten më shumë se ti që më ke mëri Perënditë i kam dëshmitare per këtë, ato perëndi

[që tek barku im Kane ndezur zjarrin e kobshëm në tërë gjakun tim; 680 Ato perëndi që per vete kanë bërë një fame mizore Duke shpërkëndyer zemrën e një të Uge mortore. E kaluara në shpirtin tend ty të përkujton Eshtë pak ajo që t'u kam shmangur, mizor, të kamndjekur

[gjithmonë: Kam dëshiruar të të paraqitem e urrejtur, jonjerëzore. Per të bërë ballë më mirë, kam kërkuar urrejtjen tënde prore. Çfarë dobie kam pasur nga përkujdesjet e mia të kota? Ti më urreje gjithnjë e më shumë, unë më shumë të doja. Vuajtjet tua të pajisnin gjithnjë me të reja bukuri. Unë kam vuajtur, unë jam venitur, në vaje, në dashuri. 6S0

44

Page 40: Fedra - Zhan Rasin

Per t'u bindur sytë e hapur do të mjaftonin, Nëse sytë e tu një cast do të mund të më shikonin. Ç'jam duke thënë? Pohimin që ta bëra më par', Atë pohim aq të turpshëm, e beson se është vuUnetar? Dridhem per birin të cilin nuk guxoja ta tradhtoja, Pak më pare të lutja që të mos e urreje të thoja. Synime të dobëta të një zemre të stërmbushur nga ajo

[që dashuron! Vallë! Të kam folur vetëm per ty, e pranon! Hakmerru, më ndëshko me një dashuri të urrejtur; Bir i denjë i trimit që të ka dhënë jetën bukur, 700 Çliro gjithësinë nga përbindëshi që të hidhëron, Vejusha e Tezeut Hipohtin me guxim dashuron! Më beso, ai përbindësh i lemerishëm nuk duhet të të shpëtojë. Jazemra ime: pikërisht aty dorajote duhet të qëllojë. Tanimë e padurueshme per të larë fyerjen zgjohet, Drejt krahut tend po e ndiej që po afrohet. Godit! Ose nëse e konsideron të padenjë per goditjet tua, Nëse urrejtjajote më lakmon per një vuajtje aq të butë per mua, Apo nëse dorajote me gjak të poshtër do të zhytej, Nëmungesë të krahut tend ma jepshpatën tëndekëtej. 710 Majep!

ENONA

Ç'po bëni, Zonjë? O, zot i madhërishëm! Po yjen. Shmangni dëshmitarët e neveritshëm; Ejani, hyni, largohuni nga turpi i keq.

Skena e gjashtë HlPOLITl, TERAMENI

TERAMENI Fedra po ikë

vetë, apo dikush po e tërheq? Përse, Zotëri, përse këto shenja të pikëllimit si mynxyrë? Po ju shoh pa shpatë, të hutuar, pa fije gjaku në fytyrë?

HiPOLm Teramen, të ikim.

Befasia ime është e madhe Lebetia më ka kapluar, as

veten nuk mund të shikoj fare.

Mësimi i nënkuptuar: Fedra ia merr shpatën Hipolitit.

45

Page 41: Fedra - Zhan Rasin

Fedra... Jo ore, perëndi të madhër ishme! Harresë e thellë qoftë

Ai sekret i tmerrshëm përgji thmonë u varrostë! 723

TERAME'^

Nëse doni të shkoni, anija është gati per të udhëtuar.

Mirëpo , Zotëri, Athina tashmë ka deklaruar; Prijësit e

saj votat e të gjitha fiseve i kanë fituar: Vëllai juaj ka

fituar, kurse Fedra ka triumfuar.

H i P O L m

Fedra?

T E R A M E N I Një lajmëtar i ngarkuar per të

shpallur dëshirën e Athinës Do të vijë per t'ia dorëzuar çelësat e

Shtetit bindës. I biri i saj është mbret , Zotëri.

HlPOLUl

Perëndi, ju që e njihni,

A thua virtytin e saj po e shpërbleni?

T E R A M E N I

Megjithatë një lajm i shurdhër kumton që mbret i qenka gjall'.

Thuhet që Tezeu qenka paraqitur në Epir me mall. 730

Mirëpo, imë që atje e kërkova, Zotëri, e di fortmirë...

HiPOLm Ani, të dëgjojmë duke mos

lënë anash asgjë per tonën dëshirë. Të hulumtojmë atë lajm, t'ia gjejmë

burimin; Nëse s'ia vlen që unë të ndal vrapimin, Të nisemi; dhe çfarëdo

çmimi që do të kushtojë, Të vëmë skeptrin në duart e denja të atij që duhet

ta drejtojë.

Gjatë shekujve X-VH para erës së re, Athina kishte një strukturë që mbështetej në ndarjen e banorëve në katër fise, kurse edhe fiset të ndara në vëllazëri.

46

Page 42: Fedra - Zhan Rasin

AKTIITRETE

Skena e pare

FEDRA, ENONA

FEDRA

Ah! Çoni gjetiu nderimet që m'l dërgojnë! Trazovaçe, a mund të dëshirosh që të më shikojnë? Me çka dëshiron ti të lajkatosh shpirtin tim të pikëlluar? Më mirë fshehu nga unë; unë tepër kam biseduar. 740 Dikush ka guxuar të përhapë jashtë mllefm tim: Unë kam thënë diç që kurrë nuk duhej të ndihej shqim. Qiell! Më paska dëgjuar! Me sa shumë dredhi Fjalimeve të mia u ka bërë lak një kohë të gjatë i pandjeshmi. Ai synonte vetëm një tërheqje të shpejtuar! Edhe sa shumë skuqja e tij turpin tim e ka dyfishuar! Përse mënjanoje të kobshëm qëUimin tim? Vallë! Kur shpata e tij drejtohej nga gjiri im A është zbehur per mua? A ma ka grabitur? Mjaftonte që dora ime një here ta kishte prekur, 750 E kam bërë të neveritshme para syve të tij jonjerëzorë, Dhe ajo shpatë fatkeqe do të përdhoste të tijën dorë.

ENONA

Kështu pra, në fatkeqësitë tuaja, vetëm në ankime [duke menduar,

Ju shprushni zjarrin që do të duhej ta fiknit shtruar.

Fjala është per nderimet që i bëhen mbretëreshës nga delegacionet e ardhura nga Athina per të përkrahur të birin e Fedrës per të zënë fronin. Është shtirur kinse nuk i ka kuptuar.

47

Page 43: Fedra - Zhan Rasin

Pjellë e denjë e Minosit, a nuk do të ishte më mirë. Me përkujdesje më fisnike të kërkonit qetësinë e dëlirë, Që kundër një mosmirënjohësi të cilit i teket të merr ikën

[së voni, Të pranoni qeverisjen e shtetit, dhe të sundoni.

FEDRA

Unë, të sundoj? Unë, nën ligjin tim, Shtetin të nënshtroj. Me një arsye të dobët që as mbi vete më nuk mund të sundoj? 760 Edhe kur ndjenj at e mia nuk mund t'i zotëroj ? Edhe kur nën zgjedhën e turpshme mezi frymë lëshoj? Edhe tash kur po vdes?

ENONA

Ikni.

FEDRA Nuk mund të ndahem prej tij tani.

ENONA JU guxuat ta

dëbonit, tashti s'guxoni t'i shmangeni?

FEDRA S'ka kohë më. Ai e di afshin tim çmendurak. Jane tejkaluar kufijtë e turpit egërcak. Turpin tim para syve të ngadhënjyesit e kam shprehur, Dhe, përkundër dëshirës sime, shpresa në zemrën time është

[futur. Edhe ti vetë, duke përkujtuar fuqinë time të dobësuar, Edhe fryma ime tanimë nga goja duke u larguar 770 Ti ke ditur të më ringjallësh me porositë e tua lajkatare; Ti më ke detyruar të mendoj se mund ta dashuroja fare.

ENONA Vallë! E pafajshme ose fajtore per fatkeqësitë tuaja. Per çka nuk isha e zonja t'ju shpëtoja? Nëse fyerja ndonjëherë shpirtin tuaj e ka zemëruar, Përbuzjet e një kryelarti a do t'i kishit harruar?

Per të pasur qëndrim të denjë si pasardhëse e Minosit; Minosi ishte i mençur politik, kurse «përkujdesjet fisnike» per të cilat bëhet fjalë aty kanë të bëjnë me qeveri. Ajo ishte duke dhënë shpirt, pra fiyma e saj po i dilte per goje.

48

Page 44: Fedra - Zhan Rasin

Ashpërsia e tij kokëshkretë me çfarë sysh mizorë Ju la te këmbët e veta të përkulur si e gjorë! Sa të mërishëm e bënte kryelartësia e tij e egër! Sikur t'i kishte Fedra në atë cast sytë e mi të paster!

FEDRA Enonë, ai mund të shmangë atë kryelartësi që të lëndon. Meqë është rritur në male, ashpërsia e shoqëron. HipoUti, meqë është kaUtur me doke të egra mbarë, Duket që flet per dashuri per here të pare; Ndofta befasia heshtjen ia ka shkaktuar, Ndofta edhe ankimet tona tepër janë ashpërsuar.

ENONA

Mendoni se një barbare i ka dhënë gji.

FEDRA

Ndonëse ishte Skite dhe barbare, megjithatë ajo ka pasur

780

[dashuri.

ENONA Ndaj të

gjitha femrave ai ka urrejtje fatale.

FEDRA

Nuk mendoj që ai parapëlqen ndonjë rivale. Fundja, krejt këto këshilla nuk janë më të ditës: Përdore mllefm tim, Enonë, e jo arsyen e Fedrës. Dashurisë ai i kundërvë një zemër të paafrueshme; Per ta sulmuar të kërkojmë ndonjë pike të lëndueshme. Ngashnjimet e perandorisë si duket e kanë prekur; Athina e tërhiqte, ai s'kishte mundësi per ta fshehur; Timoni i anijes së tij tanimë ishte drejtuar, Kurse anija lundronte nën mëshirën e erës së tërbuar. Enonë, shko gjeje atë djalosh ambicioz, në emrin tim. Para syve të tij kurora le të shkëlqejë shqim. Le të vërë në ballë diademën e shenjtë gjithandej; Unë vetë dëshiroj me nder ta ngashnjej, T'ia lëshojmë pushtetin që unë nuk kam mundësi per ta

790

800

[ushtmar.

Fedra nuk është e gatshme madje as per një luftë civile eventuale per të niajtur fronin e të birit të vet.

49

Page 45: Fedra - Zhan Rasin

Ai do t'ia mësqjë birit tim artin per të komanduar; Të luajë rolin e babait ndofta ai do të dëshiroj'. Nën pushtetin e tij edhe djalin edhe nënën po i dorëzoj. Per ta zbutur të gjitha mjetet provo: Fjalët e tua do të priten më mirë se të miat dosido; Nxito, qaj, gjëmo, vajtojaFedrën që po fiket, Mos u skuq me zërin tend lutes që Uget. 810 Do t'i pranoj të gjitha; vetëm tek ti e kam shpresën. Shko: po pres kthimin tend per të fituar në vete besën.

Skena e dytë

FEDRA, vetëm

O ti, që po e sheh turpin që më ka kapluar, Venerë zemërgure, a jam unë aq e hutuar? Ti nuk ke ku e çon më tej mizorinë tënde të përvëluar, Fitorja jote është e përkryer, të gjitha shigjetat e tua kanë Mizore, nëse dëshiron edhe një fame tjetër, [qëlluar. Sulmo armikun që ngre krye gjithnjë e më tepër. Hipohti të shmanget, edhe zemërimin tend duke cytur Pranë altarit tend kurrë gjunjët nuk i ka përkulur. Emri yt si duket i fyen veshët e tij si këmbona. Perëndi, hakmerru; të përbashkëta janë kauzat tona. Le të dashurojë... U ktheve kaq shpejt, Enonë? Më urren, ty fare nuk të dëgjon?

Skena e tretë

FEDRA, ENONA

ENONAIdenë pernjë dashuri të kotë duhet shuar, Zonjë. Kujtoni virtytin tuaj të kaluar: Mbreti, që mendonim se ishte i vdekur, para jush do të Tezeu ka arritur, Tezeu në këto vende ngjitet. [paraqitet;

Kauza që Venera duhet të mbrojë (ankesa që ajo mund të ketë kundër Hipolitit) dhe të «hakmerret», është përbuzja e Hipolitit ndaj dashurisë; edhe Fedra ka qenë e përbuzur, prandaj thotë «të përbashkëta janë kauzat tona».

50

Page 46: Fedra - Zhan Rasin

Per ta pare populli është duke nxituar e duke vrapuar. Unë dola me urdhërin tuaj, Hipolitin per të kërkuar. 830 Atëherë me mijëra klithma në qiell u ngritën, po dëgjon...

FEDRA

Burri im qenka gjallë, Enonë, kjo mjafton. Kam bërë pohim të shëmtuar të një dashurie që e turpëron; Ai është gjallë, nuk dua të dij më shumë, kjo mjafton.

ENONA

Çka?

FEDRA Ta kam parathënë, por ti

nuk ke dëshiruar. Ndaj pendimeve të mia të drejta vajtimet e tua kanë

[mbizotëruar. Në mëngjes isha duke vdekur, e denjë per vajtime; I kam respektuar këshillat tua, tashti po vdes me çnderime.

ENONA

Ju po vdisni?

FEDRA

Perëndi e madhërishme! Çfarë kam bërë sot? Burri im së shpejti do të paraqitet, edhe i biri me të plot. 840 Unë do të shoh dëshmitarin e afshit tim tradhtar Duke shikuar se me çfarë çehrje do të guxoj babait të tij

[t'i afrohem mbarë, Zemrën plot me psherëtima që ai nuk i ka dëgjuar, Syrin plot me lot që mosmirnjohësi i kishte dëbuar. A mendon ti që per shkak të respektit të madh ndaj Tezeut Ai do t'ia fshehë afshin që më përvëlon mbi këtë faqe të dheut? Edhe të atin edhe mbretin e vet a do të lejojë t'i tradhtojë? Urrejtjen që e ka kundër meje a do të mund ta frenojë? Ai do të heshtte kot. Unë i di pabesitë e mia, Enonë, edhe nuk jam nga ato femrat që i shquan trimëria 850

Lotët e Enonës kanë mbizotëruar ndaj pendimeve të Fedrës. Fedra nuk e ka respektuar besnikërinë bashkëshortore per të dashur vetëm Tezeun.

51

Page 47: Fedra - Zhan Rasin

Të cilat duke shijuar krimin në qetësi, Kane sajuar një fytyrë që nuk skuqet assesi. I di rrëmbimet e mia, unë i shfaq pa i fshehur fare. Po më duket që këto mure, këto qemere krenare Do të fiUojnë të flasin, dhe të gatshme per të më akuzuar, Presin vetëm burrin tim per ta sqaruar. Të vdesim. Prej gjithë atyre tmerreve vdekja më liroftë. A është fatkeqësi aq e madhe nëse themi jeta pushoftë? Per fatmjerët vdekja nuk paraqet lemeri fare; I frikësohem vetëm emrit që do të mbetet si marre. Per femijët e mi të gjorë sa trashëgim i poshtër mynxyre! Gjaku i Jupiterit duhet të ushqejë guximin e tyre; Mirëpo sado e drejtë të jetë krenaria që një gjak aq i bukur

[e frymëzon, Krimi i nënës është një barrë që shumë rëndon. Dridhem nga Ijalët e vërteta, mjerisht! Një ditë do t'u zbulojnë një nënë fajtore krejtësisht. Frikësohem që nga barra e neveritshme të shtypur As njëri as tjetri nuk do të kenë guxim sytë per t'i ngritur.

ENONA

Aty s'ka dyshim fare, më vjen hgsht per femijët tuaj; Krejtësisht është e arsyeshme droja juaj. Mirëpo, përse para fyerjeve të tilla t'i ekspozoni? Përse kundër vetvetes ju do të dëshmoni? Mbaroi puna: do të thuhet që Fedra duke qenë fajtore

[e merituar I shmanget shikimit të rrezikshëm të burrit të vet të tradhtuar. Hipohti do të jetë i lumtur që në dëm të jetës suaj Ju vetë, duke dhënë shpirt, do të mbështetni Ijalët e tij pothuaj. Si t'i përgjigjem paditësit tuaj shtruar? Para tij do të jem ngusht dhe e hutuar. Do ta shoh duke u gëzuar per fitoren e vet të ndyrë pohojnë, Edhe duke rrëfyer per turpin tuaj atyre që do ta dëgjojnë. Ah! Flaka e qieUit më dërrmoftë, thoni! Por, mos më mashtroni, ju ende e adhuroni? Me çfarë syri e shikoni atë princ guximtar?

870

përbindësh të Uahtarshëm mbar'.

FEDRAE shikoj si një

52

Page 48: Fedra - Zhan Rasin

ENONA

Pse t'i lejohet fitorja krejtësisht? Ju i frikësoheni... Guxoni ta sulmoni paraprakisht Per krimin që mund t'ju ngarkojë sot. Kush do t'ju përgënjeshtrojë? Të gjithat flasin kundër tij plot: Edhe shpata e tij që per fat në duart tuaja është dorëzuar, Shqetësimi juaj i tanishëm, vuajtja juaj e kaluar, 890 Babai i tij me klithjet tuaja i paralajmëruar, Edhe syrgjynimi i tij nga ju vetë i shkaktuar.

FEDRAUnë, të guxoj

të shtyp dhe të njoUos atë pafajësi!

ENONA

Dëshira ime ka nevojë vetëm per tuajën qetësi. Duke u dridhur si ju, ndiej disa pendime; Do të më shihnit më të gatshme per të përballuar shumë

[mundime. Mirëpo, meqë po mbetem pa ju pa atë ilaç të mallkuar, Jeta juaj ka per mua një çmim të pakrahasuar. Unë do të Has. Tezeu, nga mendimet e mia i zemëruar. Do të kënaq hakmarrjen e vet duke syrgjynosur të birin

[e mallkuar. 900 Zonjë, një baba, madje edhe kur ndëshkon, baba mbetet

[përherë, Një mundim i vogël mjafton per zemërimin e tij të mjerë. Po gjaku i pafajshëm a duhej të derdhej i kuUuar, Që nuk e kërkon fare nderi i juaj i kërcënuar? Është thesar shumë i çmueshëm per të guxuar ashtu të veproni. Çfarëdo ligji që ju dikton, duhet ta duroni, Zonjë, edhe per të shpëtuar nderin tuaj të cënuar, Jo vetëm virtytin, por çdo gjë duhet flijuar. Po vijnë; e shoh Tezeun.

FEDRA

Ah! po e shoh edhe Hipohtin e krekosur; Në sytë e tij të paturpshëm, po shoh humbjen time të vulosur. 910 Bëj ç'të duash, në mëshirën tënde jam. Huti e madhe më ka kapluar, mbrojtje fare s'kam.

I paralajmëruar që të ketë kujdes per sjelljet e Hipolitit, sepse ankimet e Fedrës kundër Hipolitit e kanë bërë Tezeun të mendojë që ajo kishte arsye që nuk i zinte besë thjeshtrit të vet.

53

Page 49: Fedra - Zhan Rasin

Skena e katërt TEZEU, FEDRA,

HIPOLITI, TERAMENI, ENONA

TEZEU

Fati nuk është në kundërshtim me sytë e mi, Zonjë, dhe në duart tuaja ai po vë...

FEDRA

Teze, ndalni, Mos i përdhosni ndjenjat e gëzimeve aq tërheqëse: Nuk i meritoj më këto përkujdesje mikluese; Ju jeni i lënduar. Fati i xhelozisë Nuk e ka kursyer gruan tuaj gjatë vetmisë. Jam e padenjë t'ju pëlqej dhe t'ju afrohem Tash e tutje duhet të mendoj vetëm si të strehohem. 920

Skena e pestë TEZEU,

HiPOLm, TERAMENI

TEZEU

Ç'është kjo pritje e çuditshme që i bëhet babait tuaj. Ore bir?

HIPOLITI

Vetëm Fedra mund të shpjegojë këtë mister të huaj. Mirëpo, nëse dëshira ime e flakët mund t'ju prekë zemrën, Më lejoni, Zotëri, që të mos ia shoh më me sy as thembrën; Lejoni që Hipoliti i cili është duke u dridhur Të zhduket përgjithmonë nga vendetku gruajajuaj është

[e ngulitur.

TEZEU JU,

biri im, ju të ndaheni nga unë?

HIPOLITI

Unë nuk e kam kërkuar; Ju vetë në këto vende e keni drejtuar.

54

Page 50: Fedra - Zhan Rasin

Ju keni pranuar, Zotëri, që brigjeve të Trezenës T'ua besoni, kur keni ikur, Arisinë dhe mbretëreshën; 930 Madje edhe detyra per t'i ruajtur m'u ngarkua. Por çfarë detyrash tashti mund të më vonojnë mua? Rinia ime e ngeshme gjithkund nëpër male duke gjurmuar Kundër armiqve të poshtër shkathtësinë e vet e ka dëshmuar. Duke iu shmangur një qetësie të shëmtuar, A nuk do të mundem të ngjyros shigjetat e mia me një gjak

[më të lavduar? Ju ende nuk e kishit moshën që unë e kam sot, Madje edhe tirani, madje edhe përbindëshi i egër plot, Kishte pësuar peshën e dorës suaj të rreptësisë; Madje edhe ndjekës fatlum i patuqsësisë, 940 Brigjet e dy deteve ju i kishit siguruar. Udhëtari i Urë nuk ishte më nga dhuna i frikësuar; Herkuh, nga zhumia e goditjeve tuaja frymë duke marrë, Po edhe puna e tij mbështetej në ju mbarë. Kurse unë, bir i panjohur i një babai aq të lavdishëm, Ende jam larg nga gjurmët e nënës sime, i mjerueshëm. Lejoni që guximi im më në fund të angazhohet; Nëse ndonjë bajloz ju ka shpëtuar nga dora, le të më lejohet, Të sjell kufomën e tij të nderuar te këmbët magjike,

Ose që kujtimi i përjetshëm i një vdekjeje fisnike, 950 Që amshon ditët e përfunduara fisnikërisht, T'u dëshmojë brezave të ardhme se isha biri juaj fiUimisht.

TEZEU

Ç'po shoh? Çfarë tmerri në këto anë është përhapur Po më largon nga sytë familjen time të tretur? Nëse këtu po kthehem me druajtje dhe i padëshirueshëm, 0 Zot! Përse më nxore nga burgu im i trishtueshëm? Vetëm një mik kisha; dashuria e tij e pamatur Gruan e tiranit të Epirit kishte grabitur; Qëllimet e tija të dashurisë me keqardhje kam ndihmuar; Mirëpo fati i keq që të dyve na kishte verbuar. 960 Tirani më ka zënë pa mbrojtje dhe pa armë në gji. Kam pare Piritoysin, figure e pikëlluar e syve të mi, 1 lënë nga ai barbar në mëshirën e përbindëshave mizorë

Deri këtu Hipoliti ka zënë dhe ka mbytur vetëm shtazë giahu, porjo «armiq» të vërtetë.

Deti Jon dhe deti Egje.

55

Page 51: Fedra - Zhan Rasin

Që i ushqente me gjakun e njerëzve të gjorë. Në shpella të errëta më mbylli edhe mua vet', Jane humnera të thella pranë perandorisë së errësirave,

[vërtet. Pas gjashtë muajsh, më në fund, perënditë më shikonin: Kam arritur të mashtroja shikimet e atyre që më ruanin. Nga armiku i pabesë natyrën e kam spastruar: Përbindëshave të vet si kuUotë u ka shërbyer. 970 Edhe me gëzim të madh kur mendoj t'u afrohem Gjërave më të dashura që perënditë më kanë lënë, gëzohem; Ç'jam duke thënë? kur shpirti im, vetvetes i dorëzuar, Vjen per t'u ngopur me një pamje aq të adhuruar. Per ta pritur s'kam gjë tjetër veçse dridhjet e mia: Çdo gjë ikën, çdo gjë i refuzon përqafimet e mia; Edhe unë vetë, duke përjetuar tmerrin që frymëzoj. Do të dëshiroja të isha ende në burgjet e Epirit, kujtoj. Folni! Fedra po ankohet se më kanë ofenduar. Kush më ka tradhtuar? Përse nuk jam shpaguar? • 980 Greqia, per të cilën aq shpesh ishte e dobishme dora ime, A do t'i ketë ofruar krimineht strehime? Nuk po përgjigjeni fare! Biri i babes, biri im, A është në marrëveshje me armikun tim? Të hyjmë! Dyshimin që më kaplon e kam vështirë ta përmbaj. Të dime përnjëherë kush është kriminel edhe fajtor, prandaj! Edhe Fedra le të shpjegojë, më në fund, mërzinë që e ka

[kapluar.

Skena e gjashtë HiPOLITI, TERAMENI

mPOLITI Ku synonte ky Qalim që nga frika më ka shtanguar? Fedra, gjithmonë e kapluar nga zemërimi i skajshëm, A dëshiron të ngarkojë veten e të tretet furishëm? 990 Perëndi! Ç'do të thotë mbreti! Çfarë helmi i kobshëm Ka përhapur dashuria nëpër tërë shtëpinë e saj tmerrshëm? Edhe unë vetë, i kapluar nga afshi që urrejtja e tij dëshiron

[ta mallkojë, Ashtu siç më ka pare dikur, ashtu edhe të më pranojë! Parandjenja të zeza më tmerrojnë, kjo hetohet.

56

Page 52: Fedra - Zhan Rasin

For pafajësia nuk duhet fare të frikësohet. Tashti të kerkojmë se me çfarë veprimesh fatlume mendoj Oë do të arrij dhembshurinë e babait tim të zgjoj, Dhe t'i shpreh dashurinë që ai dëshiron ta turbuUojë For të cilën as pushteti i tij nuk do të mund ta tunduUojë.

Tezeu ka arsye të plotë per të penguar («ta turbullojë») dashurinë e Hipolitit ndaj Arisisë, sepse ai kishte ndaluar që ajo të martohej.

57

Page 53: Fedra - Zhan Rasin

AKTIIKATERT

Skena e pare

TEZEU, ENONA

TEZEU

Ah! Çka po dëgjoj? Një tradhtar, një guximtar alamet, Paska përgatitur këtë fyerje nderit të babait të vet? 0 fat, me çfarë ashpërsie po më ndjek, vaj! Nuk e di ku jam, nuk e di nga t'ia mbaj. Ah butësi! Ah mirësi e shpërblyer keq! Plane të guximshme! Mendime të neveritshme, dreq! Per të sendërtuar qëlUmet e zeza të dashurisë, 1 paturpshmi përdorte anën e fuqisë! E kam njohur shpatën, mjet i tërbunit të tij, Atë shpatë që ia dorëzova per një përdorim më fisnik atij. 10b Asnjë Udhje gjaku nuk e ka shtrënguar! Kurse Fedra e shtynte me sot me nesër per ta ndëshkuar! Heshtja e Fedrës e kursente fajtorin!

ENONA

Fedra, kursente më shumë babain të gjorin. E turpëruar nga qëUimi i një dashnori të zemëruar Dhe nga afshi gjakatar që ai e ka marrë në sytë e saj shtruar, Fedra vdiste, Zotëri, kurse dora e tij vrastare Fikte nga sytë e saj dritën e pafajshme fare. E kam pare dorën duke e ngritur, per ta shpëtuar kam Vetëm unë, per dashurinë tuaj e kam shpëtuar. [vrapuar; 1020

59

Page 54: Fedra - Zhan Rasin

D u k e vajtuar shqetësimin e saj dhe frikën tuaj , Kundër dëshirës sime, k a m përcjellë porosinë e lotëve të saj.

TEZEUIpabesi! Zbehjen s'kishte mundësi per ta fshehur; Kur m'është afruar, e kam pare nga frika duke u dridhur. Per mungesën e gëzimit të tij j a m çuditur; Përqafimi i tij i ftohtë butësinë t ime e ka topitur. Mirëpo ajo dashuri fajtore që e ka gllabëruar Në Athinë, tanimë a ishte lajmëruar?

E N O N A

Zotëri , kujtoni ankimet e mbretëreshës, vaj:

Një dashuri vrastare ka shkaktuar tërë urrejtjen e saj. 1030

T E Z E U D h e

këto afshe në Trezenë paskan rifiUuar?

E N O N A Ju thashë, Zotëri , të gjithat ato që kanë kaluar. Tepër e k a m lënë mbretëreshën të vuajë nga dhembja vrastare; Më lejoni që të ndahem nga ju dhe ta shoqëroj fare.

Skena e dytë TEZEU, HIPOLITI

T E Z E U

Ah! Ja ku po yjen. Perëndi e madhër i shme n g a ky qëndrim fisnik Çfarë syri nuk do të ishte mashtruar sikurse imi në rrezik? A duhet që në ba lUn e një gjaktrazuesi fëlhqës gjithandej P ika e shenjtë e virtytit të shkëlqejë? A nuk do të duhej që njeriu sip as disa shenjave të sigurisë Të zbulojë zemrën e disa njerëzve të pabesisë? 104

HIPOLITI A mund f ju pyes se çfarë errësirë kobtare, Zotëri, ka arritur të turbuUojë pamjen tuaj krenare? A nuk guxoni f ia besoni këtë sekret besës sime?

Hipoliti trajtohet si «gjaktrazues», sepse akuzohet të ketë dëshiraar Fedrën, dhe quhet «fëlliqës» sepse gruaja e babait konsiderohet si e shenjtë.

60

Page 55: Fedra - Zhan Rasin

TEZEU

I pabesë, si guxon të paraqitesh para fytyrës sime? Përbindësh, të cilin një kohë të gjatë rrufeja e ka kursyer, Mbeturinë e fëlliqur hajdutësh nga të cilët token e kam gërryer, Pasi ngazëllimi i një dashurie plot tmerre anekënd Ka sjellë pezmin e vet deri te krevati i babait tend, Ti guxon të më paraqesësh një kokë armike! Ti paraqitesh në vendet e mbushura me poshtërsinë tënde

[tipike 1050 Mos shko të kërkosh, nën qiell të panjohur, Vende ku emri im fare s'ka arritur! Shporru, tradhtar! Mos eja këtu urrejtjen time per të nxitur, Edhe per të ngjallur tërbimin që mezi e përmbaj i shqitur. Mjaft kam duruar këtë turp të amshueshëm Që e ka sjellë në këtë botë një djalë kaq të kobshëm, Madje edhe vdekja jote, e turpshme per kujtesën time, Të mos paraqitet per të fëlliqur lavdinë e punëve të mia fisnike. Shporru; dhe nëse dëshiron vetëm një dënim rasti të merituar Shko te kriminelët të cilët kjo dorë i ka dënuar, 1060 Ki kujdes që ylU që na bën dritë Të mos shohë kurrë duke shkelur këtu pa meritë. Shporru, po të them; edhe pa kthim hapat duke shpejtuar, Pastro të gjitha shtetet e mia nga fytyra jote e shëmtuar.

Hej, ti, 0 Neptun, hej, ti, nëse ndonjëherë kam guxuar Nga vrasës të poshtër brigjet tua per të pastruar, Kujto që si shpërblim per përpjekjet e mia të bardha Ti më premtove plotësimin e dëshirave të para. Në kohën e gjatë të ashpërsive të burgut mizorisht rrethuar Nuk kam kërkuar ndihmë nga fuqia jote e amshuar. 1070 E di që je koprrac per ndihmë që shpresoj nga përkujdesjet Dëshirat e mia të kanë ruajtur per nevoja më të mëdha: [e tua. Sot unë po të lut. Hakmerru per një atë të gjorë. Këtë tradhtar që të shfryhesh në të po ta lë në dorë; Prridh në gjakun e tij dëshirat e tia të paturpshme: Sipas rrëmbimit tend Tezeu do të shohë mirësinë tënde.

HiPOLlTl Fedra e akuzon

HipoUtin per një dashuri kriminale! Një tmerr i tillë i tepruar ma bën

zemrën të hutuar fare;

Domelhënë të nxitësh pezmin e Tezeut per të vepruar menjëherë e per të mbytur Hipolitin në vend, madje me duar të veta.

61

Page 56: Fedra - Zhan Rasin

Shumë goditje të papritura përnjëherë më dërmiojnë Saqë më rrëmbejnë ijalët dhe zërin ma shëmtojnë. 1080

TEZEU

Tradhtar, ti mendoje që me një heshtje të poshtër Fedra do të varroste paturpësinë tënde të egër. Kur ke ikur, nuk është dashur të largoje nga dora Shpatën e cila në duart e saj mund të të dënojë e gjora; Ose më mirë do të kishte qenë, duke e tradhtuar, T'ia kishe mbyllur gojën dhe jetën t'ia kishe shkurtuar.

HIPOLITI

1 pezmatuar shumë nga një gënjeshtër aq e kulluar, Këtu duhet të them të vërtetën shtruar, Zotëri; po e heq një fshehtësi që ju prek sedrën. Pranoni respektin që ma mbyll gojën, 1090 Dhe pa dëshiruar ju vetë vuajtjet tuaja t'i shtoni, Studioni jetën time, edhe kush jam mendoni. Disa krime u prijnë gjithmonë krimeve të mëdha. Ai që i ka shkelur rregullat ligjore pra Mund të shkelë edhe të drejtat më të shenjta; Sikurse virtyti, krimi i ka shkallët e veta, Prandaj kurrë s'është pare pafajësia e druajtur Duke kaluar papritmas në liri të pamatur. Per një ditë i virtytshëm njeriu nuk mund të bëhet

Vrasës i pabesë, as frikacak gjaktrazues si thuhet. 1100 1 rritur në gjirin e një trimëreshe të paqortuar, Farën e gjakut të saj nuk e kam mohuar. Piteu i ciU çmohej i urtë nga gjithë njerëzia, Më ka edukuar madje edhe kur nuk isha në duart e tija. Nuk dua të pikturoj veten me paturpësi të tepruar; Mirëpo nëse ndonjë hise e virtytit më ka takuar, Zotëri, besoj që sidomos kam shkaktuar shpesh Urrejtjen e krimeve që dikush guxon të m'i mvesh'. Per këto punë Hipoliti në Greqi është i njohur. Deri në ashpërsi virtytin e kam ngritur. 1110 Është e njohur rreptësia e paepur e pikëlhmit tim. As dita nuk është më e paster se shpirti im. Edhe dikush dëshiron që Hipoliti i kapluar nga një epsh

[indyrë...

Hipoliti shpreh këtu mosinteresim per dashuri.

62

Page 57: Fedra - Zhan Rasin

T E Z E U

Po , pikërisht ajo kryelartësi , e poshtër, të dënon mirë. Par imin e neveri tshëm të ftohtësisë tënde po e vërej: Ve tëm Fedra i adhuronte sytë e tu të pa turpshëm gjithandej, M e q ë shpirti yt ishte mospërfii lës per çdo gjë tjetër N u k dëshironte të digjej per një dashuri të çiltër.

HiPOLITIJo, im atë, kjo zemër , siç dihet fare mirë, N u k iu ka shmangur fare zjarrit per një dashuri të dëUrë. Para këmbëve tuaja unë rrëfej fyerjen time të vërtetë: Unë dashuroj, unë dashuroj, kjo është e vërtetë, përkunder

[ndalesës suaj të shkretë. Dëshirat e mia nga ligjet e Arisisë janë robëraar; Bija e Palantit birin tuaj e ka pushtuar. E dashuroj, dhe shpirti im me urdhërat tuaj në kundërshtim, Merr frymë edhe digjet vetëm per atë pa pushim.

1120

T E Z E U

E dashuron? O Zot! Por jo , dredhia është vulgare ; Ti shtiresh si vrasës per të arsyetuar veten fare.

HiPOLITI Zotëri, qysh gjashtë muaj i shmangem, por e dashuroj . Erdha, duke u dridhur, per t jua thënë në sy, pohoj . He, ore! Nga gabimi juaj dikush amund tju largoj'? Me çfarë betimi të tmerrshëm duhettju siguroj? Edhe toka, edhe qielli, edhekrejtnatyra...

1130

T E Z E U

Kobtarët mbështeten gji thmonë në be t ime të shfryra. Ndal , ndal , më kurse nga Qalë të mërzi tshme, Nëse virtyti yt i r remë nuk ka tjetër mbështetje të arsyeshme.

H l P O L m Ju duket i

r remë dhe plot me dredhi. Eedra me gjithë zemër

më kupton me drejtësi.

T E Z E U A h !

Çfarë paturpësie nxit zemër imin tim!

63

Page 58: Fedra - Zhan Rasin

HipoLm

Çfarë kohe, çfarë vendi caktoni per dëbimin tim? 1140

T E Z E U

Edhe përtej shtyllave të Alkidit sikur t i të ishe. Do

të besoj a që j a m tepër afër një bishe.

HiPOLin I ngarkuar per krimin e

tmerrshëm per të cilin ju dyshoni, Cilët shokë do të më ankojnë,

ndërsa ju më lëshoni?

T E Z E U

Shko e gjeji shokët që respekti i tyre i kobshëm Nderon

përdhosësin, duartroket gjaktrazimin hovshëm, Disa

tradhëtarë, disa bukëshkalë pa nder e pa par ime, Të denjë

per të mbrojtur një të lig si ti pa nderime.

HlFOLin

Per gjaktrazim dhe përdhosje gjithmonë më flisni

Unë hesht. Megjithatë Fedra ka një nënë, këtë e dini, 1150

Fedra është e një gjaku, Zotëri, këtë mirë e dini, Më i ngopur

me të gjitha këto tmerre sesa imi.

T E Z E U

Çka? Tërbimi yt tret çdo qokë para syve të mi? Per

të fundit here m'u hiq nga sytë ti. Dil , tradhtar; m o s

prit që babai i zemëruar Ty të largojë nga ky vend

me turp i përshkuar.

Skena e tretë

T E Z E U , vetëm I gjorë, ti shkon drejt

shkatërrimit tend të pashmangshëm! Neptuni , nëpërmjet lumit, madje

edhe per perëndi i tmerrshëm, Më ka dhënë besën, edhe do ta zbatojë

shpesh. Një perëndi hakmarrëse të përcjell, t i nuk mund t'i

shmangesh. 1160

Sipas gjeografisë mitologjike, shtyllat e Alkidit janë ngushtica e Gjibraltarit (fliteiqë Herkuli - i quajtur edhe Alkid - i kishte ndarë të dy kontinentet në atë vend). Në kohën antike betimi bëhej në emrin e Stiksit, lum i Skëterrës,

64

Page 59: Fedra - Zhan Rasin

Unë të doja; por e ndiej që, përkundër fyerjes tënde mbarë, RropuUitë më dridhen per ty që më pare. Mirëpo, të ndëshkoja ti më ke detyruar. A thua do të ketë qenë ndonjëherë babai më i turpëruar? Perëndi të drejta, që e shihni dhembjen që po më kaplon A kam mundur unë të sjell në dritë një fëmijë që shumë gabon?

Skena e katërt

TEZEU, FEDRA

FEDRA Zotëri, po ju

afrohem, nga lemeria me të drejtë e kapluar. Zëri juaj i tmerrshëm tek unë ka depërtuar. Kam frikë që ndonjë veprim i shpejtë kërcënimin të ketë

[shkaktuar. Nëse nuk është tepër vonë, kurseni pjellën tuaj shtruar, 1170 Nderoni gj akun tuaj, per këtë guxoj tj u 1 ut unë vet'. Më shpëtoni nga tmerri duke e dëgjuar sesi bërtet; Mos më përgatitni atë dhembje prore Që e keni përhapur me dorën atërore.

TEZEU

Jo, Zonjë, në gjakun tim dora ime kurrë s'është zhytur; Por bukëshkali megjithatë nuk më ka ikur. Një dorë e pavdekshme per zhdukjen e tij është ngarkuar; Neptuni ma ka borxh, dhe shpagimi juaj do të bëhet shtruar.

FEDRA Neptuni jua ka

borxh! Çka! Dëshirat tuaj a të zemëruara...

TEZEU Çka! A druani, qysh tani, se ato nuk do të j enë të sendërtuara? 1180 Më mirë ju bie të përkrahni dëshirat e mia të drejta. Më paraqitni krimet e tij në shëmtirat e vërteta; Nxitni epshet e mia tepër të ngadalshme, tepër të përmbajtura. Ju ende nuk i dini të gjitha krimet e tij të heshtura. MUefi i tij kundër juve shndërrohet në sharje;

Zëri i jehonës së Gjenezës me rastin e vrasjes së Abelit nga Kaini.

65

Page 60: Fedra - Zhan Rasin

Goja juaj, thotë ai, është plot me mashtrime; Ai pohon që Arisia ka zemër, ediie besimin e vet, Se ai e dashuron.

FEDRA

Çka, Zotëri!

TEZEU

Para syve të mi e ka thënë vet', Mirëpo unë di të largoj një dredhi të lehtë. Të shpresojmë nga Neptuni një dënim të shpejtë. 1190 Tek altarët e tij unë ende shkoj Per ta ngutur që betimet e veta të pavdekshme t'i zbatoj'.

Skena e pestë

FEDRA, vetëm

Po shkon. Çfarë lajmi veshët e mi i ka goditur? Në zemrën time tani po zgjohet çfarë afshi i mbytur? Çfarë rrufeje, o perëndi, çfarë Qale të kobshme kam dëgjuar! Me tërë trupin tim hidhesha birin e tij per të ndihmuar, Dhe duke u shkëputur nga duart e Enonës së Uahtarisur Unë dorëzohesha para pendimeve që më kishin brengosur. Kusli e di se ku më shpiente ai pendim, gjykoja? Ndofta do të kisha mundur të pajtohesha që veten ta akuzoja; 1200 Ndofta, sikur zëri të mos më ishte fikur, E vërteta e neveritshme do të më kishte ikur. Hipoliti është i ndjeshëm, por nuk paska ndjenja per mua! Arisia ia paska pushtuar zemrën! Arisia besimin e tij e paska

[ndër thua! Ah, perëndi! Kur bukëshkala zemërgur ndaj dëshirave të mia Krekosej me shikim aq krenar, me ballë aq të tmerrshëm

[egërsia, Unë mendoja që zemra e tij gjithmonë per dashuri e mbyllur Ishte edhe kundër tërë trupit tim gjithashtu i armatosur. Megjithatë një tjetër guximin e tij e ka zbutur; Para syve të tij mizorë në butësi një tjetër ka hasur. 1210 Ndofta ai ka tani zemër që zbutet pa vështirësi; A jam unë e vetmja që ai nuk do të mund të duronte me lehtësi, Prandaj do të përkujdesesha per ta shpëtuar?

66

Page 61: Fedra - Zhan Rasin

Skena e gjashtë

FEDRA, ENONA

FEDRA E

dashura Enonë, e di ti se ç'kam dëgjuar?

ENONA

Jo, por t'ju them të vërtetën, unë po vij duke u dridhur. Per shkak të qëllimit që ju kam detyruar të dilnit unë jam

[zbehur; Kam druajtur një zemërim që per ju i kobshëm do të ishte.

FEDRA Enonë, kush do të

kishte besuar? Unë kisha një rivale!

ENONA

Si?

FEDRA

Hipoliti dashuron, aty nuk mund të dyshoj. Ai armik i egër që nuk mund të zbutej, unë pohoj, 1220 Të cilin e fyente respekti, të cilin ankimi e bezdiste shtruar, Ai tiger të cilit pa frikë kurrë nuk iu kam afruar, I nënshtruar, i zbutur, fituesin e ka pranuar; Rrugën që shpie te zemra e tij Arisia e ka zbuluar.

ENONA

Arisia?

FEDRA

Ah! Dhembje ende e pangopur! Çfarë mundimi të ri per vete kam mbajtur! Frika ime, vrundujt e mi, të gjitha vuajtjet e mia, MUefi i afshit tim, tmerri i pendimeve të mia, Madje edhe fyerja e padurueshme e refuzimit të egër, mendoj, Ishte vetëm një prove e dobët e sfihtjes që po përjetoj. 1230 Ata duhen! Me çfarë magjie sytë e mi i kanë yshtur? Si janë takuar? Që kur? Në cilat vende janë fshehur? Ti e paske ditur. Të gaboja pse më lejoje? Per dashurinë e tyre të fshehtë a nuk mund të më informoje? A i ka pare ndokush duke biseduar shpesh, duke u kërkuar? Per t'u fshehur në brendi të pyjeve paskan shkuar?

67

Page 62: Fedra - Zhan Rasin

Mjerisht! Ata takoheshin krejtësisht lirshëm. Pafajësinë e psherëtimave të tyre qielli e miratonte bindshëm; Ata vazhdonin pa pendime prirjen e tyre të dashurisë; Per ata çdo ditë agonte me rreze të kthjelltësisë e të qetësisë. 1240 Kurse unë, një Hum i gjorë i natyrës plot, Fshihesha nga dielli, largohesha nga drita kot. Vdekja është i vetmi zot që guxoja të kërkoja me përulësi. Çdo cast pritja kohën kur do të jipja shpirt në tërësi; Ushqehesha me vrer, në lot e larë tërësisht, Në mjerimin tim po zhytesha plotësisht, Në vajin tim nuk guxoja të zhytesha në kohë të lire e mbytur. Atë kënaqësi të kobshme e shijoja duke u dridhur, Nën ballin e qetë që fshehte shqetësimet e mia, Shumë shpesh detyrohesha të mbytja vajet e mia. 1250

ENONA

Çfarë dobie do të kenë nga dashuriçkat e tyre të kota? Ata nuk do të takohen më.

FEDRA

Ata do të dashurohen githmonë [si gjithë bota! Tashti kur jam duke folur, ah, mendime shkatërrimtare! Ata as që pyesin per mllefm e një dashnoreje të çmendur fare. Përkundër syrgjynosjes që do t'i ndajë së shpejti, Ata bëjnë mijëra betime se nuk do të ndahen assesi. Jo, unë nuk mund të duroj lumturinë që më poshtëron, Enonë; kij mëshirë ndaj tërbimit tim smirëzi, po kupton; Arisia duhet të zhduket, mllefi i burrit tim të vyer Duhet të shfryhet kundër një gjaku të urryer. 1260 Në dënime të buta ai nuk duhet të kufizohet: Krimin e vëllezërve e tejkalon krimi i motrës së vet. Në vrundujt e mi xhelozë dëshiroj të kërkoj ndihmë intime.

Çjam duke bërë? Ku do të tretet mendja ime? Unë xheloze! Tezeu është ai nga i cili përkrahje kërkoj! Burri im është gjallë, dhe unë ende dashuroj! Dashuroj kë? Cila është ajo zemër ku shkojnë dëshirat e mia? Çdo Ijalë rrëqeth në ballin tim flokët e mia.

Eshtë fjala per syrgjynosjen e Hipolitit; me këtë duhet kuptuar që Fedra kthehet përsëri tek ideja e shprehur nga Enona, e cila e ka cekur syrgjynosjen me të cilën është dënuarHipoliti.

68

Page 63: Fedra - Zhan Rasin

Krimet e mia tanimë të gjithë kufijtë i kanë tejkaluar.

Me gjaktrazime dhe me mashtrime po ushqehem shtruar; 1270

Duart e mia vrastare, të gatshme per hakmarrje,

Shpejtojnë të zhyten në gjak të pafajshëm dhe sharje.

E gjorë! Edhe po jetoj? Edhe po e përkrah pamjen

E diellit të shenjtë nga e kam edhe prejardhjen?

Gjysh e kam babain dhe zotin e perëndive në përgjithësi;

Qielh, dhe krejt gjithësia është plot me stërgjyshërit e mi;

Ku të fshehem? Të ikim në natën e skëterrës.

Por ç'jam duke thënë? Babai im atje e ka në dorë urnën

[e vdekjes;

Thuhet që fati e ka dorëzuar në duart e tija të ashpra:

Minosi i gjykon në skëterrë të gjitha fytyrat e zbehta. 1280

Ah! Sa shumë do të dridhet hija e tij e lemerisur, Kur do të shohë

të bijën e vet para syve të tij e kurdisur, E shtrënguar të pranojë

gabime të ndryshme, Edhe krime ndofta të panjohura nga skëterra

e kobshme! Ç'do të thuash, babai im, per atë pamje të lemerishme?

Po më duket që po e shoh duke rënë nga dora jote urnën

[e tmerrshme,

Po më duket që po të shoh, duke kërkuar ndonjë torture tjetër,

Edhe ti vetë, do të bëhesh xhelat i gjakut tend të yjetër.

Fal! Një perëndi e pamëshirshme ka zhdukur familjen tënde:

Prano hakmarrjen e saj sipas mllefit të bijës tënde. 1290

Mjerisht! nga krimi i tmerrshëm turpi i të cilit më ndjek prore, Zemra

ime e pikëlluar s'ka pasur dobi fare; Deri në vdekje gjëmat e zeza më

kanë ndjekur, Unë po jap shpirt pas një jete të hidhur.

ENONA

He, Zonjë, flakni atë tmerr të gabuar!

Shikoni me tjetër sy një gabim që mund të falet shtruar.

Ju dashuroni. Njeriu nuk mund të ngadhënjejë mbi fatin

Ju u ngashënjyet nga një dashuri fatale. (e vet fare.

A mos qenka në mesin tone ndonjë njeri i jashtëzakonshëm? A thua dashuria

ju paska mposhtur vetëm ju rrëmbyeshëm? 1300 Dobësia ndaj qenieve

njerëzore është tejet e natyrshme; Meqë jeni qenie njerëzore, pësoni fatin e

një femre

[të vdekshme.

Dielli (Apoloni) ishte hyjni sipas mitologjisë. Uma që përdoret per të vendosur per fatin e shpirtrave.

69

Page 64: Fedra - Zhan Rasin

Që moti ankoheni nga një zgjedhë e imponuar: Madje edhe perënditë, perënditë, ban ore të Olimpit të bekuar, Që i tmerrojnë krimet me zhurmë aq të lemerishme, Kane djegur nganjëherë dashuritë e paiigjshme.

FEDRA

Çka po dëgjoj? Çfarë këshillash guxon të më ofrosh? Kështu pra deri në fund ti dëshiron të më helmosh, Moj e gjorë? Ja sesi më ke tretur. Atë ditë kur unë ikja ti vetë shpëtimin ma ke gjetur; 1310 Lutjet e tua detyrën time ma kanë vënë në harresë; I shmangesha Hipolitit, kurse ti para syve ma soUe, e pabesë. Me çfarë punësh merreshe ti? Përse goja jote e felliqur fare Me akuza, ka guxuar të nxinte jetën e tij ashiqare? Kjo do të shkaktojë ndofta vdekjen e tij, edhe dëshira e padrejt' E një babai të pashpirt, ndofta do të plotësohet krejt. S'dua ta ndiej më zërin. Shporru, egërsi mizore; Shko, më lë të qetë per fatin tim të kujdesem prore, * Zoti i drejtë denjësishttë shpërbleftë herët a vonë; Edhe ndjenjën tënde per tortura e tmerrofshin përgjithmonë 1320 Të gjithë ata që, sikurse ti, me marifete të poshtra përherë, I ushqejnë dobësitë e princave fatmjerë, I shtyjnë drejt skutave ku zemra e tyre mbështetet, Dhe guxojnë t'u sheshojnë udhën e krimit vërtet! Lajkatarë të neveritshëm, dhurata më e kobshme Që zemërimi hyjnor u ka bërë mbretërve!

ENONA, vetëm

Ah! Perëndi! Per ta shërbyer kam bërë çmos, nga të gjithë jam [larguar.

Si shpërblim këtë duhettë fitoj? E paskam merituar.

Enona e ka penguar Fedrën per të vdekur, pra, ajo ia ka shpëtui

70

Page 65: Fedra - Zhan Rasin

AKTIIPESTE

Skena e pare HiPOLlTl, ARISIA, ISMENA

ARISIA

Çka! Para këtij rreziku të madh ju mund të heshtni? Babain tuaj që ju adhuron në lajthitje e lëni? 1330 Shpirtzi, nëse fuqinë e vajeve të mia urreni, Ju pajtoheni pa u bezdisur që të mos më shihni, Shkoni, ndahuni nga Arisia e pikëlluar; Por së paku siguroni jetën tuaj duke udhëtuar, Mbroni nderin tuaj nga qortimet e turpshme, Dhe detyroni babain tuaj të tërhiqet nga dëshirat e vruUshme. Ende s'është vonë. Përse, per çfarë qëllimi, Kundërshtares suaj fushën e lire i lini? Tregoni Tezeut.

HPOLITI

He! Edhe çka paska mbetur pa u shqiptuar! Turpin e shtratit të tij a është dashur të kisha zbuluar? 1340 A duhej që duke i treguar ndodhi të sinqerta, Të mbuloja ballin e babait me skuqje të padenja? Ju vetë e keni zbuluar atë fshehtësi të urryer. Zemra ime ju ka vetëm ju dhe perënditë per t'u rrëfyer. Gjykoni vetë se a ju dua, s'kam pasur mundësi per t'ju fshehur Të gjithat ato që dëshiroja edhe vetvetes per t'ia tretur. Por mendoni se me çfarë kushti jua kam zbuluar.

ETipoliti ia ka zbuluar vetëm Arisisë të vërtetën per gabimet e Fedrës.

71

Page 66: Fedra - Zhan Rasin

Harroni, nëse mundeni, që me ju kam biseduar, Zonjë, dhe një gojë aq e paster Të mos hapet kurrë per të rrëfyer atë ngjarje të poshtër. 1350 Të mbështetemi në drejtësinë e perëndive shtruar: Ato kanë shumë dobi per të më arsyetuar; Kurse Fedra, herët a vonë per krimin e vet do të dënohet. As nuk do të mund t'i shmanget turpit që meritohet. Ky është respekti i vetëm që nga ju kërkoj. Të gjithatë tjerat mllefit tim të hre po ia lejoj. Dilni nga skllavëria në të cilën keni rënë; Merrni guximin të më shoqëroni, ikni me mua asgjë pa thënë; Shkëputuni nga një vend i kobshëm dhe i përdhosur, Ku virtyti ushqehet me frymë të helmosur; 1360 Përfitoni, per të fshehur tërheqjen tuaj papritur Nga hutia ku shëmtia ime duart i ka zhytur. Per të ikur mjetet mund tju siguroj: Deri sot i keni vetëm rojet që unë i komandoj; Mbrojtës të fuqishëm do t'i bashkangjiten zënkës sonë,* Argosi na e shtrin dorën, edhe Sparta na lion; Zërin tone të vërtetë miqëve të përbashkët t'ua lëshojmë, Duke bashkuar mbeturinat tona, të mos lejojmë Që Fedra nga froni atëror edhe njërin edhe tjetrin

[të na largojë, Madje kufomën time dhe tuajën të birit t'ia premtojë. 1370 Rasti është i voUtshëm, duhet përfituar... Çfarë frike ju ndal? A mos jeni duke ngurruar? Vetëm interesi juaj më frymëzon këtë prirje. Mua më ka kapluar- një zjarr i vërtetë, po juve nga ju yjen kjo

.;. [ngrirje? A frikësoheni të ndjeklli hap'at e një të syrgjynosuri të këtillë?

ARISIA

Mjerisht! Fo të pëlqeja, Zotëri, një mërgim të tiilë! Sikur të isha gruaja e juaj, me çfarë ngazëlUmi e mbuluar. Do të jetoja nga njerëzit e tjerë e harruar! Meqë nuk jemi të bashkuar me një lidhje aq të dashur, A mund të iki me ju me ballë të hapur? 1380

Trezena është përdhosur me veprimin e papëlqyer të Fedrës. Tezeu kishte lënë Fedrën dhe fëmijët e saj, Arisinë giithashtu, nën rojen e

HipoUtit në Trezenë: pra roja që kujdeset (e ruan) per Arisinë dëgjon urdhërat e Hipolitit, kurse Tezeu sapo është kthyer, prandaj nuk i ka zëvendësuar ende ushtarët që i binden Hipolitit me ushtarë të gardes së vet

72

Page 67: Fedra - Zhan Rasin

E di që nderin më të lartë pa e lënduar, Nga duart e babait tuaj mund të lirohem shtruar: Jo me qëllim që nga gjiri i prindërve të mi të largohem. Per per atë që u shmanget tiranëve të vet ikja është e lejuar,

[nëse s'gabohem. Mirëpo ju më dashuroni, Zotëri, edhe per famën time j am

[e shqetësuar...

HiPOLITI

Jo, jo, unë kam kujdes të madh per zërin tuaj të shquar. Një qëllim më fisnik para jush më sjell: Largohuni nga armiqtë, dhe shoqëroni burrin tuaj me zell. Jemi të lire në fatkeqësitë tona, meqë e urdhëron perëndia, Dhurata e besimit tone nuk varet nga njerëzia. 1390 Martesa nuk shoqërohet gjithmonë me pishtarë. Para dyerve të Trezenës, edhe ndërmjet këtyre varreve mbarë, Të princave të gj akut tim varrime antike Është një tempuU i shenjtë per shpërdorime tipike. Atje pra njerëzit nuk guxojnë të betohen kot: I pabesi, pa vonuar, e merr ndëshkimin plot; Meqë druajnë se atje do të gjejnë vdekjen e pashmangshme, Sesa gënjeshtra nuk ka grackë më e rrezikshme. Nëse më besoni, me një dashuri të amshuar Atje do të shkojmë betimin solemn per të vërtetuar; 1400 Do të marrim dëshmitar perëndinë që atje adhurohet; Që të dy do ta lutim si baba të na afrohet. Do të betohem në emrin e perëndive më të shenjta prore; Edhe në emrin e Dianës besnike, edhe të JumwërwkMhështore, Më në fund, të gjitha perënditë dëshmitaj i'^'^siSufi'^Ji'^me, Do të garantojnë besën e premtimeve t

ARISIA

Po vjen mbreti. Ikni, Princ, edhe nisuni Per të fshehur largimin tim po qëndroj nj'^ Shkoni, por më lëni një udhërrëfyes besnik, I cili do të drejtojë tek ju hapat e mi plot 1410 fnk'

Fama e Arisisë do të mund të zbehej nëse ajo do të lejonte të Hipoliti, prandaj është e shqetësuar.

TempuUi i Neptunit ose i Zeusit.

73

itej nga

Page 68: Fedra - Zhan Rasin

Skena e dytë TEZEU,

ARISIA, ISMENA

TEZEU

Perëndi! më kthjelloni turbuUimin, edhe kini mirësinë [që syve të mi

T'u tregoni të vërtetën që në këtë vend po e kërkoj me zili!

ARISIA

Mendo per të gjitha, e dashur Ismenë, dhe të jesh gati [per të ikur.

Skena e tretë TEZEU, ARISIA

TEZEU

Çehrja po ju ndërron, edhe dukeni e traUisur, Zonjë. Hipoliti këtu ç'po bënte?

ARISIA Zotëri,

lamtmnirën e përjetshme më thoshte.

TEZEU Sytë tuaj kanë ditur të

zbutin ate guxim të pabindur, Edhe psherëtimat e tija të parajanë

fryt i punës suaj të lumtur.

ARISIA

Zotëri, të vërtetën unë nuk mund ta mohoj: Urrejtjen tuaj të padrejtë ai s'e ka trashëguar, pohoj; 1420 Ai nuk më trajtonte fare si kriminele të etshme.

TEZEU

Po kuptoj; ai betohej per një dashuri të përjetshme. Mos u mbështetni në atë zemër të pabesë, Sepse edhe të tjerave përveçjuve u jepte shumë shpresë.

Page 69: Fedra - Zhan Rasin

A R I S I A

Ai vetë, Zotëri? T E Z E U

Duhej që bishtin pakëz t'ia shkurtonit: Ato hyrje të fëlliqura në hise si i duronit?

A R I S I A

Po si lejoni ju që fjalime të tmerrshme Të guxojnë të njoUosin tijë jetë aq të këndshme? Per zemrën e tij a keni kaq pak njohuri? A nuk dini të dalloni krimin nga një pafajësi? 1430 A duhet që nga sytë tuaj një mjeguU e urryer Të fshehë virtytin e tij që shkëlqen para të gjithë syve të vyer? Ah! Është e tepruar ta vëshë para gjuhëve që kanë Ijalë me hala Mjaft më; pendohuni per ndjenjat tuaja vrasëse plot shkala; Frikësohuni, Zotëri, frikësohuni se qielli i rreptë mund

[tju qëllojë T ju urrejë shumë dhe dëshirat të mos ju plotësojë. Në zemërimin e vet viktimattona i pranon përherë, Dhuratat e tijajanë dënimi i krimeve tona shpeshherë.

TEZEU

Jo, kot mundoheni të fshehni goditjen e tij banale; Dashuria ju verbon në dobi të një bukëshkale. 1440 Per unë u besoj dëshmitarëve të sigurt, të paqortueshëm: Unë kam pare, kam pare duke rrjedhur lot të detyrueshëm.

ARISIA

Kini kujdes, Zotëri: duart tuaja të pathyeshme sheshit Kanë liruar shpeshherë njerëzit nga përbindëshit, Por nuk janë shkatërruar të gjithë, dhe ju lejoni tëjetoj'Një... Birijuaj, Zotëri, nukmëlejontë vazhdoj. E di që ai dëshiron tju respektojë shtruar. Do ta dëshpëroja shumë po të merrja guximin

[per të përfunduar. Unë imitoj turpin e tij, prandaj i shmangem pranisë tuaj Per të mos u detyruar të prish heshtjen, druaj. 1450

Hipoliti akuzohet sepse e ka cenuar nderin e Fedrës e të Tezeut

75

Page 70: Fedra - Zhan Rasin

Skena e katërt

TEZEU, vetëm

Çfarë është mendimi i saj? Dhe çka fshehet pas një bisede [shpesh të fiUuar,

Por gjithmonë të ndërprerë e të papërfiinduar? A thua dëshirojnë të më hedhin hi syve me Qalë të kota shtruar? Të më zënë ngushtë që të dy a janë pajtuar? Por edhe unë vetë, përkundër neptësisë intime, Çfarë zëri i mëshirshëm klith nga fundi i zemrës sime? Një mëshirë e fshehtë më pikëllon por edhe më çmerit Të pyetim Enonën edhe një here të përsërit'. Dëshiroj të dij qartë çdo gjë në Udhje me atë krim. Roje, le të dale Enona, e të vijë këtu vetëm me nxitim. 1460

Skena e pestë

TEZEU, PANOPA

PANOPA

Nuk e di planin që mbretëresha e mendon, Zotëri, por druaj gjithëçkanga afshi që e shqetëson: Një dëshpërim vdekjeprurës në fytyrën e saj duket, Tanimë në çehren e saj zbehtësia e vdekjes shihet. Tashmë me turp e ndjekur per të mos qenë e pranishme, Në detin e thellë Enona është hedhur e furishme. Nuk dihet fare nga rrjedh ai qëlUm çmendarak, Por valët e kanë rrëmbyer nga syri ynë fluturak.

TEZEU

Çkapondiej?

PANOPA

Vdekja e saj mbretëreshën nuk e ka qetësuar: Shqetësimi duket se shtohet në shpirtin e saj të hutuar. 1470

Sipas skenografisë klasike, prapaskena duhettë paraqesë apartamentet brenda pallatit; prandaj është e logjikshme që Tezeu kërkon që Enona të dale nga apartamen­tet.

76

Page 71: Fedra - Zhan Rasin

Nganjëherë, per të kënaqur dhembjen e vet të fshehtë, Ajo i merr fëmijët e vet dhe i Ian me lot të shpeshtë; Dhe papritmas, duke hequr dorë nga dashuria amënore, Dora e saj i shtyn me neveri nga vetja mizore. Ajo i vë kuturu hapat e vet të pavendosur; Nuk na njeh më syri i saj i tretur. Tri here ka shkruar, dhe mendimin duke ndërruar, Tri here ka ndërprerë letrën e filluar. Keni mirësinë ta shihni, Zotëri, urdhëroni ta ndihmoni.

TEZEU

O, Zot! Enona paska vdekur, edhe Fedra dëshiron [të ndërrojë jetë tani së voni? 1480

Thu-mi birin tim, le të vijë këtu per t'u arsyetuar; Le të vijë per të më folur, jam i gatshëm per ta dëgjuar. Neptun, të mirat e tua të kobshme mos i nxito; Më shumë më pëlqen që dëshirat e mia të mos plotësohen

[domosdo. Ndofta u kam besuar tepër dëshmive jo aq besnike, Edhe tepër herët drejt teje i kam ngritur duart e mia tragjike. Ah! Dëshirat e mia do të plotësoheshin me ç'zhgënjim!

Skenae gjashtë

TEZEU, TERAMENI

TEZEU

Teramen, a je ti? Çka i ke bërë birit tim? Ta kam besuar që nga mosha më e dhembshur. Nga të daUn lotët që po t'i shoh duke i derdhur? 1490 Ç'bën biri im?

TERAMENI

O, përkujdesje të vonuara e të tepruara! Dashuri e kotë! HipoUti është e shkuara.

77

Page 72: Fedra - Zhan Rasin

TEZEU

Perëndi! TERAMENI

Unë kam pare njerëz duke vdekur butësisht, Madje edhe guxoj të them, Zotëri, pa faj krejtësisht.

TEZEU

Biri im nuk është më gjallë? Si ore! atëherë kur unë dorën [ia shtrij,

Perënditë e padurueshme e paskan shpejtuar vdekjen e tij! Çfarë kobi ma ka grabitur? Çfarë rrufeje e papritur?

TERAMENI

Kur dolëm nga dyert e Trezenës hipur, Ai ishte në karrocën e vet. Rojet e tij të mërzitur Sikur ai heshtnin, rreth tij ishin radhitur; I tretur në mendime ai vazhdonte rrugën e Mikenës; Me duar i mbante pezuU frerët mbi kuajt e karrocës; Kuajt e tij të bukur, që dikur shiheshin pa zor Se po i bindeshin zërit të tij me vruU madhështor, Tani sytë i kishin ngrysur kurse kokën të ulur, Dukeshin se po i përshtateshin mendimit të tij të sëndisur. Një kUthmë e tmerrshme nga fundi i valëve doli, Qetësinë e ajrit atëherë e prishi me voU; Edhe nga gjiri i tokës, një zë frikësues lu përgjigj duke gjëmuar atij zëri tmerrues. Gjaku ynë u ngri tejpërtej zemrave që u pushtuan; Edhe jelet e kuajve të vëmendshëm u kreshpëruan. Mirëpo, mbi rrafshin e fushës plot ujë, U ngrit uji gulfa-gulfa sa një bjeshkë me bujë; Vala u afrua, u thërrmua, dhe para syve tanë voUi, Në mesin e valëve plot shkumë, një përbindësh i tërbuar doli BalU i tij i gjerë ishte i pajisur me brirë përpara; Tërë trupi i tij ishte i mbuluar me luspa të verdha, lara-lara; Ishte një dem i egër i pamposhtshëm, dragua i furishëm, Vithet e tij përkuleshin dredha-dredha fuqishëm. Bulurimat e tij të vazhdueshme i dridhnin brigjet tepër. QieUi shikonte me tmen atë përbindësh të egër, Toka u dridh prej tij, ajri u infektua; Vala që e soUi me Uahtari u largua. Çdokush ikte; dhe pa u pajisur me guxim të panevojshëm.

78

1500

1510

1520

Page 73: Fedra - Zhan Rasin

Secili kërkonte strehim në tempullin e atyshëm. Hipoliti krejtësisht i vetmuar, bir i denjë i një trimi, I ndali kuajt e vet dhe i kapi heshtat rrëmbimthi, I drejtoi nga përbindëshi dhe hodhi një ushtë shkathët, E qëlloi në ijë dhe i shkaktoi një plage të athët. 1530 Nga tërbimi e nga dhembjet përbindëshi duke vallëzuar Erdhi te këmbët e kuajve dhe u rrëzua duke buluruar, U rrokullis, pastaj i hapi turinjtë pak e nga pak I mbuloi me zjarr, me tym dhe me gjak. I rrëmbeu frika, krejtësisht ishin shurdhuar, S'dinin më as per ngojëza, as per zërin e lëshuar; I zoti i tyre duke bërë përpjekjet e fundit po molisej; Ngojëza e kuajve me shkumë të përgjakur qëndisej. Flitet që në atë rrëmujë të tmerrshme njerëzit kishin pare, Një perëndi e cila me hosten po shtynte barkun e tyre

[të pluhurosur mbarë. 1540 Ndërmjet shkëmbinjve frika i drejtoi Boshti kërciti dhe u thye: Hipohti sypatrembur shikoi Sesi shkapërderdhej copë-copë karroca e tij e thyer; * U rrëzua hutimthi, edhe vetë në frerë mbeti i mbërthyer. Më ndjeni per dhembjen time. Ajo pamje mizore Burim i lotëve do të jetë per mua prore. E kam pare, Zotëri, e kam pare birin tuaj të gjorë Të tërhequr zvarrë nga kuajt që i ka ushqyer me dorë. Donte t'i thërriste, por zëri i tij i tmerroi; Ata gjithnjë vraponin; tërë trupi i tij në plage shkoi. 1550 Fusha ushtonte nga klithmat tona vajtuese. Vrapi i tyre i furishëm u ngadalësua pothuajse; Kuajt u ndalën jo larg atyre varreve të vjetra Ku gjenden të mbretërve stërgjyshër të ftohtët eshtra. Vrapova andej duke psherëtirë, edhe rojet e tij më shoqëruan. Gjurmët e gjakut të tij fisnik na drejtuan, Shkëmbinjtë ishin ngjyrosur me gjak, nga manaferrat gjaku

[pikonte Ato bartnin copat e lëkurës me flokë që era i rrotuUonte. Unë u afrova, e thirra, ai më shtriu dorën e mjerë, I hapi sytë duke vdekur dhe i mbylli përnjëherë: 1560 «Qielli, tha ai, po më merr jetën e pafajshme.

Neptuni: përdonmi i shprehjes «flitet që», per të përkujtuar perënditë, është mënyrë e paraqitjes së mrekulUsë.

Hipoliti rrjedh nga një familje aristokratike, pra fisnike.

79

Page 74: Fedra - Zhan Rasin

«Pas vdekjes sime kujdesu per Arisinë e trishtueshme. «Shok i dashur, nëse babai im zhgënjehet një ditë «Dhe vajton fatkeqësinë e të birit të akuzuar pa meritë, «Për të qetësuar gjakun tim dhe hijen time vajtuese, «Thuaj të trajtojë me butësi robëreshën e tij si nuse, «Le f ia kthejë...» Në ato Qalë, trimi dha shpirt shtruar Në duart e mia mbeti vetëm një trup i shfytyruar, Trajtë e pikëhueshme, ku perënditë shfrynin të tyrin mllef, Madje edhe syri i babait të vet mezi do ta njef. 1570

T E Z E U

O biri im! Shpresë e dashur që veten e lash pa ty shtruar! Perëndi të pamëshirshme që tepër më keni dëgjuar! Çfarë hidhërimeve mortore jeta ime u qenka nënshtruar!

TERAMENI

Pikërisht në atë cast Arisia e druajtur arriti duke vrapuar. Ajo erdhi, Zotëri, duke ikur nga i juaji zemërim. Para perëndive per ta pranuar per burrë e trim. Ajo u afrua; vërejti barin e skuqur që avuUonte; Ajo vërejti (çfarë trupi per sytë e saj që dashuronte!) HipoUtin e shtrirë, pa forme e pa ngjyrë. Një cast deshti të dyshonte per të veten mynxyrë, 1580 Dhe meqë nuk e njihte fare trimin që e adhuronte, Ajo e vërejti Hipolitin, por ende e kërkonte. Më në fund u sigurua që ai vetë ishte para syve të saj, Me një shikim të pikëlluar perënditë i akuzoi pastaj, E ngrirë, duke rënkuar, pothuajse pa shpirt e mbetur, Pranë këmbëve të dashnorit të vet ajo u rrëzua e mekur. Ismena ishte pranë saj; Ismena, me lot e me vaj, E ktheu në jetë, apo më mirë të themi në dhembje pastaj. Meqë urrej dritën, unë kam ardhur. Per t'ju thënë dëshirën e iiindit të një trimi të tretur, 1590 Dhe të Urohem, Zotëri, nga ajo detyrë e hidhur Që zemra e tij më kishte lënë porosi duke dhënë shpirt

[me të dridhur. Mirëpo unë po shoh se po yjen armikja e tij e betuar.

Page 75: Fedra - Zhan Rasin

Skena e fundit TEZEU, FEDRA,

TERAMENI, PANOPA, ROJET

T E Z E U

Ja pra! Ju po fitoni, kurse biri im je të ka ndërruar. Ah! K a m shumë arsye per të druajtur, madje një dyshim

[fatmjerë D u k e e ndjerë në zemrën t ime, më shqetëson me të drejtë

[përherë! Mirëpo ai ka vdekur, Zonjë, m e r m i vikt imën tuaj krejt: Kënaquni me zhdukjen e tij , të drejtë apo të padrejtë. Oë sytë e mi mund të mashtrohen, këtë e pranoj . U n ë e mar r per kriminel, meqë ju e akuzoni siç po dëgjoj. Per vajin tim vdekja e tij ofron mjaft arsyetime Pa kërkuar të neveritshme sqarime. Që nuk mund të krahasohen me dhembjen time të arsyeshme, Ndofta do të shtonin edhe më shumë vuajtjen time

[tëmjerueshme. Më lejoni që, larg nga jush, edhe larg këtyre brigjeve, kështu

[i pikëlluar, Të larg oh em nga pamja e përgjakur e birit tim të copëtuar. I hutuar, i ndjekur nga ky kujtim i vdekjes së paparë. Do të dëshiroja të largohem nga bota mbarë. Gjithçka duket të jetë ngritur kundër padrejtësisë sime; Madje edhe shkëlqimi i emrit tim po e shton vuajtjen time. Sikur të isha më i panjohur nga bota, do të fshihesha më mir'. Unë lu-rej madje edhe përkujdesjetme të cilat perënditë

[më nderojnë me hir, Prandaj po shkoj të vajtoj të mirat e tyre vrastare. Pa i lodhur më me lutje të padobishme fare. Çfarëdo që të kenë bërë per mua, mirësia e tyre e neveritur Nuk do të më shpaguante atë që më kanë grabitur.

1600

1610

FEDRA

Jo, Teze, duhet thyer heshtjen e padrejf; Birit tuaj duhet pranuar pafajësinë krejt Kurrfarë faji ai nuk ka.

81

Page 76: Fedra - Zhan Rasin

TEZEU

Ah! baba i mallkuar!

Edhe duke ju besuar juve unë e kam dënuar! 1620 Shpirtzezë, a mendoni që me kaqdo të shpëtoni...

FEDRA

Këto janë caste të këndshme per mua, Teze, më dëgjoni, Unë vetë mbi atë bir të dëlirë e të nderuar Kam guxuar të hedh syrin përdhosës e me gjak të trazuar. Qielli kishte futur në gjirin tim një flake të kobshme; Enona e urrejtur i ka drejtuar dredhitë e neveritshme. Ajo druante që Hipoliti, kur të kuptonte mllefin tim. Do të zbulonte dashurinë nga e cila frikësohej shqim. E pabesa, duke keqpërdorur dobësinë time të skaj shme, Ka shpejtuar per ta akuzuar para jush në mënyrë të rrejshme. 1630 Per këtë është dënuar, dhe duke iu shmangur mllefit tim, Ajo ka kërkuar në valët e detit një sfilitje të butë shqim. Shpata do të kishte këputur tanimë kokën time; Mirëpo unë lejoja që të gjëmonte virtyti me dyshime. Duke ju shprehur pendimet e mia, kam dëshiruar, Nëpër një rrugë më të ngadalslime të zbritja tek të vdekurit

[e mbuluar. Kam marrë, kam vënë të rrjedhë në damarët e mi të djegurNjë helm që Medea në Athinë e kishte futur. Helmi depërtoi madje edhe në zemrën time Mu në atë zemër që po fikej lëshoi një ftohtësi me shëmtime, 1640 Vetëm nëpër një re të dendur shihja ende Qiellin dhe burrin të cilët prania ime i shkarëzente; Kurse vdekja, duke tretur nga sytë e mi qartësinë e dritës, Tërë pastërtinë që ata sy e fëlliqnin ia ktheu ditës.

PANOPA

Zotëri, ajo po jep shpirt.

TEZEU

Me një veprim kaq të shëmtuar Dhashtë shpirt me të edhe kujtesa e helmuar! Mjerisht! Fort mirë po e dini gabimin tim,

Dashurinë që Fedra i kishte shpallurHipolitit. Medea ishte gruaja e Egjeut. Ajo u përpoq të helmonte Tezeun kur ky erdhi të

kërkonte të drejtën per të trashëguar Egjeun.

82

Page 77: Fedra - Zhan Rasin

Të përziejmë lotët tanë me gjakun e birit tim! Të përqafojmë atë që mbeti nga biri im, Të vuajmë zemërimin e një dëshire që urrej hapur. 1650 T'ia bëjmë nderimet që aq shumë i meritoi, Dhe per të qetësuar më mirë shpirtrat që i zemëroi, Përkundër komplotit të një familje të padrejt' Dashnorja e tij le të më bëhet bijë krejt.

Shpirtrat e të vdekurve dhe të Hipolitit kanë arsye të zemërohen sepse ai «ka vdekur» per shkak të një akuze të padrejtë; prandaj duhet ceremonia ngushëlluese.

Me birësimin e Arisisë, Tezeu e Ian pjesërisht gabimin e vet dhe duke qetësuar rivalitetet politike, e fiton përfundimisht legjitimitetin e vet. Vargjet e fundit kthejnë një dritë shprese dhe, siç vepron shpeshherë Rasini, ato paraqesin një kundërpeshë nda përfundimit tragjik.

83

Page 78: Fedra - Zhan Rasin

PËRMB/UTJA

Parathenie (Murat Bejta) 5 FEDRA Parathenia e Rasinit 11 Aktiipare 17 Aktiidyte 33 Aktiitrete 47 Aktiikatert 59 Aktiipeste 71 Lista e emrave te pCrveçem 85 Rronologji 89 Pasqyra gjenealogjike 93

www.ayih.org