elementë të teknologjisësë gërmimittëshkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgleks1.pdf ·...

22
3/15/2017 1 Elementë të Teknologjisë Gërmimit të Shkëmbinjve Th.Korini, 2017 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave Master Gjeologji Inxhinierike Leksioni 1 Objekti i lëndës Teknologjia e gërmimit të shkëmbinjve trajton një numër çështjesh të teknologjisë minerare si: - Përdorimin e mineraleve të dobishëm - Konsiderata të përgjithshme për minierat sipërfaqsore e ato nëntoksore - Shkëmbinjtë e mineralet si dhe elementët që i karakterizojnë - Vetitë fiziko-mekanike të mjediseve shkëmbore - Llojet e punimeve minerare - Ndërtimin e punimeve minerare – punët me lëndë plasëse - Presionet minerare dhe konstruksionet e armatimit - Ngarkimin, transportin si dhe ajrimin e punimeve minerare - Rregulla të teknikës së sigurimit gjatë punës në miniera - Elementë të hapjes dhe përgatitjes së vendburimeve të mineraleve të dobishëm

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

1

Elementë të Teknologjisë sëGërmimit të Shkëmbinjve

Th.Korini, 2017

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Ma

ste

r G

jeo

log

ji In

xh

inie

rik

e

Leksioni 1

Objekti i lëndës

Teknologjia e gërmimit të shkëmbinjve trajton një numër çështjesh tëteknologjisë minerare si:

- Përdorimin e mineraleve të dobishëm

- Konsiderata të përgjithshme për minierat sipërfaqsore e atonëntoksore

- Shkëmbinjtë e mineralet si dhe elementët që i karakterizojnë

- Vetitë fiziko-mekanike të mjediseve shkëmbore

- Llojet e punimeve minerare

- Ndërtimin e punimeve minerare – punët me lëndë plasëse

- Presionet minerare dhe konstruksionet e armatimit

- Ngarkimin, transportin si dhe ajrimin e punimeve minerare

- Rregulla të teknikës së sigurimit gjatë punës në miniera

- Elementë të hapjes dhe përgatitjes së vendburimeve të mineraleve të dobishëm

Page 2: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

2

PERDORIMI I MINERALEVE TE DOBISHEM

Nafta , Gazi natyror dhe Qymyri përbëjnë burimet më të rëndesishme te energjisë së nevojshme per shume degë të industrisë.

• Nafta është bazë për prodhimin e karburanteve, vajrave lubrifikante dhe tënje sere perberesish te tjere me perdorim te gjere ne sektore te ndryshëm te ekonomise

•• Gazi natyror dhe Qymyri kerkohen ne sasi te konsiderushme ne

metalurgji dhe prodhimin e energjisë.

Xeherorët e Hekurit zene vend te rendesishem per prodhimin e gizes e çeliqeve ne lloje te ndryshme, prodhime keto qe kerkojne edhe lende te tjera minerale siç jane Mangani, Titani, Zirkoni, Grafiti, Talku, Fluoriti, Guret gelqerore, Dolomiti, Manjeziti, Kaolina, Rera kuarcore, Gipsi, Apatiti, Feldshpati, Kripa , Soda , Azbesti etj.

Zhvillimi i Elektroteknikës kerkon sasi te bakrit dhe te mineraleve te tjere si Azbest, Mike, Grafit, Talk, Gips, Manganez, Rutil, Silikat etj.

Teknologjia e Ndërtimit të Makinave ka nevoje per Bakër, Kallaj, Zink, Plumb, Nikel si per prodhimin e pjeseve te ndryshme te makinave ashtuedhe per rritjen e qendrushmerise se metaleve nepermjet kallaisjes , galvanizimit etj.

Nxjerrja e xeherorëve të Platinit eshte e rendesishme per perdorim ne fizike , kimi, mjekesi etj.

Xeherorët e Bismuthit , Antimonit e Arsenikut jane te nevojshëm per insekticide dhe helme kunder barnave demtues.

Ari dhe Argjendi prej kohesh jane nxjerre fillimisht per monedha, per prodhimin e objekteve zbukuruese, ne industrine kimike etj. Ne mjaft minierapunohet per nxjerrjen e gureve zbukurues dhe mineraleve me perdorim ne fusha te ndryshme si Diamant, Sefir, Rubin, Opal, lloje te Zirkonit, Berilit , Topazit etj.

Page 3: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

3

Ndërtimi kerkon shume minerale e shkembinj si Mermer, Travertine, Granite, Diorit apo materiale te tjere ( Rere, Gure ndertimi, gips, Azbest, Gur gelqeror , Manjezit, Asfalt e nje numur te mineraleve ngjyroses ).

Në industrine kimike gjejne perdorim minerale te tille si Squfuri e Piritet per prodhimin e Barutit , Acidit Sulfurik, prodhimin e letres, vullkanizim te gomes etj . Gjithashtu ne industrine kimike kerkohet kripa per prodhim te Acidit Klorhidrik, sodes, Sulfatit te Sodiumit, te sapunit, vajrave, materialeve ngjyroses etj.

Nje numur mineralesh te dobishem kerkohen per prodhimin e qelqit, gomes, letres, ngjyrave, ne industrine tekstile, ushqimore etj.

Kjo fushë e gjere përdorimi e mineraleve te dobishëm ka bërë që industriaminerare të zerë vendin kryesor në industrine e rende , sepse i siguron ekonomiselendet e para per industrine duke qene dhe burimi kryesor per eksportin, prandajper zhvillimin e degeve te ndryshme te industrise dhe ekonomise ne teresikerkohet mbeshtetja ne radhe te pare ne pasurite minerare dhe pervetesimin e tyre.

Prodhimi botëror i mineraleve sipas grupeve (pa përfshirë materialet e ndërtimit)(në milion ton )

Page 4: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

4

Prodhimi botëror i mineraleve sipas kontinenteve (pa përfshirë materialet e ndërtimit)(në milion ton )

Prodhimi i mineraleve nga 20 vendet kryesore për vitin 2012 (pa përfshirëmaterialet e ndërtimit) (në milion ton )

Page 5: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

5

Të ardhurat në miliard dollarë nga prodhimi i mineraleve për 20 vendet kryesorepër vitin 2012 (pa përfshirë materialet e ndërtimit)

Elementë historikë mbi ecurinë e veprimtarisë minerare

Në historine e zhvillimit te veprimtarise njerëzore nje rol të rëndësishëm ka luajtur njohja, nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve të dobishëm.

Në epokën e vjeter të Paleolitit janë njohur dhe shfrytezuar gurë të ndryshëm , prej te cileve u veçuan si me te forte e te pershtatshem për gjueti në fillim stralli dhe silicite. Gërmimet e ndryshme arkeologjike të kryera ne Europë dhe Azi kanëdëshmuar për “ punimet minerare “ më të vjetra , kryesisht vertikale ne forme te hinkave si dhe horizontale ne forme zgjerimesh.

Në Neolit ( 6000 – 3000 vjet para erës sonë ) me përpunimin më të mirë të veglave te punes , u germua me tej , u ndertuan keshtu fillimisht puseza me diameter 2 mdhe thellesi deri 10 m te armatosur me dru per te siguruar qendrushmerine e tyre. Krahas nxjerrjes nentokesore te mineraleve perhapje te gjere ka patur nxjerrja ne siperfaqe e tyre. Në fillim është shfrytezuar Bakri ndërsa me vonë Kallaji, Plumbi, Ari dhe Argjendi.

Periudha e zhvillimit të kultures Egjyptiane ( 3000 – 1000 vjet para erës sonë )shënoi nje hap përpara në drejtim të ndërtimit te punimeve minerare per nxjerrjen e gureve për ndertim dhe te mineraleve nepermjet shfrytezimit në sipërfaqe.

Në Greqinë e vjetër ( ne mijëvjeçarin e parë para eres sone ) u kryen punime minerare nentokesore dhe siperfaqesore . Në nëntokë shfrytëzohej Plumbi dhe Argjendi ndërsa në sipërfaqe Mermeri.

Page 6: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

6

Gjatë krijimit të perandorisë Romake arti i minierave u zhvillua me tej. Romaket nenshtruan popuj te ndryshem ne Evropen qendrore e veriore si dhe perreth mesdheut duke shfrytezuar mineralin e Hekurit, Bakrit, Arit, Argjendit , Plumbit, Zhives etj. Ne kete periudhe u ndertuan punime horizontale me gjatesi disa kilometer per ujesjellsa duke perdorur mjete primitive si dalta , vare, kazme , qysqi etj.Në Mesjetë per kohe relativisht te gjate u shfrytezuan ne siperfaqe minerali i Hekurit, Kallajit , Bakrit dhe aty nga shekulli XII filloi shfrytezimi ne nentoke i Hekurit dhe i Qymyrit.Në shekullin XVI dhe XVII u hodhen baza te rendesishme per mekanizimin e puneve ne miniera , u ndertuan makinat e para mekanike per shpim ne mjedise shkembore, u perdor shperthimi i birave te minave ngarkuar me barut duke i ndezur me fitil zjarrpercjelles dhe u realizua transporti mbi shina druri.Në shekullin e XVIII u futen shinat metalike në nëntoke, u prodhuan mekanizma me te perfeksionuara dhe u ndertuan miniera per nxjerrjen e Manganezit, Kobaltit, Kromit, Vanadit, Kriprave Fosfate e Nitrate, Nikelit etj.Zbulimet e shekullit të XIX i dhane nje hov te ri zhvillimit të teknologjisëminerare . Keshtu u përdor Dinamiti dhe lënde të tjera plasëse të fuqishme , tëcilat lehtësuan rrëzimin e shkëmbinjeve dhe mineraleve të dobishëm nësipërfaqe dhe në nëntokë.Ndërtimi i makinave te ndryshme per shpim, rrezim, ngarkim, transport, ajrim , ndriçim, largimin e ujit çuan ne rritjen e rendimentit te punes gjate ndertimit te punimeve minerare dhe nxjerrjes se mineraleve te dobishem me menyren siperfaqesore apo nentokesore.

Në vendin tonë:

• Zbulimet arkeologjike kanë vertetuar jo vetem per ekzistencen e banoreve te lashte por edhe per njohjen , nxjerrjen e perpunimin e lendeve minerale ( rreth 2500 – 3000 vjet para ) si ne mjaft vende te tjera te botes.Historiane e filozofe te vjeter ( Herodot, Aristofan , Strabon etj ) kane permendur ne shkrimet e tyre per shfrytezimin e disa prej mineraleve te dobishem ne trevat e sotme te vendit tone . Ata kane folur per seren e Selenices , per naften e bregdetit Shqiptar , per mineralin e bakrit ne Mirdite, Puke, Mat etj si dhe te mineraleve te çmueshme Ar e Argjend ne lindje, përmendet qyteti i Damastionit ( diku afer Dibrës ) monedhat e te cilit kanë çekanin simbolik dhe qysqinë e minatorit.

• Pushtuesit Romakë gjetën në Iliri një vend te zhvilluar nga pikpamja minerare dhe , per qëllimet e tyre i dhane nje nxitje te metejshme shfrytezimit te Bakrit, Hekurit , Arit, argjendit dhe seres . Pervoja e minatoreve Ilirë ka qene aq e njohur sa qe Perandori Trajan ka dërguar në Transilvani ( Daci të Rumanise ), Austri dhe vende të tjera mjaft minatorë Piruste per nxjerrje mineralesh ne minierat e atyre vendeve.

• Burimet arkivore tregojne se diku rreth fshatit Vithkuq të Korçes ( Rehovë ) ekzistonin miniera bakri te cilat u shfrytezuan deri në ardhjen e turqve.

• Ne trevën e Lezhes dhe te Mirdites ne shekullin XVII shfrytezoheshin 3 – 4 miniera Ari dhe Argjendi ne fshatrat Bulgas, Fande dhe mbi Lezhe ( mali Vejle ) kete te fundit turqit e shfrytezuan deri ne shekullin e XVIII. Gjate pushtimit turk rëndesi paraqiten minierat e Arit dhe Argjendit ne rrethet e Prishtines – Trepçe, Novo Berdo dhe Janjeve afer Gjakoves e te tjera ne krahinen e Kosoves.

Page 7: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

7

Gjate viteve 1914 – 1918 ( te luftes se pare boterore ) jane shfrytezuar përkohesisht vendburimi i qymyrit Alarup nga austriaket dhe vendburimi i qymyrit Mborje – Drenove nga francezët.

Në periudhën e viteve 1920 – 1939 hynë shoqeri të huaja me konçension , të cilat shfrytëzuan naften , bakrin kromin e qymyrgurin. Keshtu ne vitin 1922 shoqeria italiane SIMSA shfrytezoi minieren e seres ne Selenice. Ne vitin 1938 shoqeria italiane SAMIA vuri ne shfrytezim minieren e Bakrit ne Rubik ( duke hapur pusin vertikal me thellesi 100 m ). Kapitali italian nepermjet shoqerise AMMI investoi ne kërkimin dhe shfrytëzimin e mineralit te Kromit në Memlisht ( Pogradec ) , në Bulqize, Kalimash ( Kukes ) , ne Kam e Kepenek ( Tropoje ) . Shoqeria italiane FERRALBA beri kerkime dhe shfrytezoi mineralin e Hekur – Nikelit ne rrethet e Librazhdit e te Pogradecit

Mbas çlirimit u kryen punime kerkim – zbulimi gjeologjik dhe filluan gradualisht nga shfrytezimi vendburime te rendesishme te kromit , bakrit, qymyrgurit , hekur nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi.

Në vitin 1945 filloi rindërtimi i minieres së serës në Selenicë si dhe i minierave tëqymyrgurit Mborje Drenovë , Krrabë e Priskë.

Në vitin 1946 në Rubik perveç nxjerrjes se bakrit filloi edhe prodhimi i bakrit blister, filloi gjithashtu hapja e minierës së qymyrgurit Memaliaj.

Në krom filloi prodhimi ne minieren e Bulqizes me 18 shkurt 1948 , duke hapur nje perspektive per gjithe zonen e Dibres dhe te Matit. Krahas rritjes se panderprere te prodhimit te Kromit , me cilesi me te larte nga te gjithe minierat e tjera , sherbimi gjeologjik shqiptar , qe nga vitet ‘ 50 , programoi dhe kreu punime te shumta kerkim – zbulimi , duke e bere kete miniere qe per 50 vjet ( 1948 –1998 ) te kete nxjerre rreth 13 milion ton mineral kromi te cilesise se larte dhe te pershtateshme per shkrirje e prodhim ferrokromi. Krahas minieres se Bulqizes u hapen miniera te tjera si :

Në rrethin e Dibrës – Ternova , Liqeni i Dervishit, Kodra e Leres, Qafe – Lame e shume te tjera .

Në rrethin e Matit –Batra, Thekna, Krasta, Shkalla , Maja e Lugut, Liqeni i Sopeve , Fushe – Lope .

Në rrethin e Librazhdit –Katjeli, Guri Pishkashit, Menik , Bushtrice etj.

Në rrethin e Pogradecit – Pojska, Çervenake dhe Memlisht.

Gjate viteve 1986 – 1990 u prodhuan rreth 5, 6 milion ton mineral kromi , kryesisht nga dy ndermarrjet kryesore si Bulqiza dhe Batra me kapacitet vjetor sejcila rreth 400 – 500 mije ton , Ndersa gjate viteve 1991 – 1995 prodhimi u ul ne menyre te ndjeshme , duke prodhuar rreth 1, 7 milion ton mineral kromi .

Nga te dhanat e disponuara rezulton se deri në vitin 1998 nga minierat e kromit jane nxjerre gjate gjithe kohes se shfytezimit rreth 22 milion ton.

Page 8: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

8

Masivët ultrabazikë

Masivi i Tropojës

Masivi i Kukësit

Masivi i Bulqizës

Masivi i ShebenikutTIRANA

Nr. Vendburimi

1 RRAGAM

2 KAM

3 ZOGAJ

4 KEPENEK

5 VLAHEN

6 SURROI

7 KALIMASH

8 LAJTHIZE

9 HURDHA TOLLES

10 VANAS

11 SELISHTA

12 MANASDREN

13 LIQ. DERVISHIT

14 SHKALLA

15 CERRUJE

16 BULQIZE

17 QAF BUALL

18 BATER

19 LUGU I QERSHISE

20 LUGU I GJATE

21 TERNOVE

22 KRASTA

23 THEKNA

24 LUGU I BATRES

25 GOVATE

26 GOBILLE

27 BUSHTRICE

28 PISHKASH

29 KATJEL

30 POJSKE

31 MEMLISHT

Vendburimet e kromit

Page 9: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

9

Prerje gjatësore e vendburimit të kromit Bulqizë

Metoda e shfrytëzimit (me galeri nënkati)

Trashësia 2.5 ÷ 3.5 m

Pjerrësia 50 - 60o

Page 10: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

10

Në Bakër qysh nga viti 1946 filloi rimëkëmbja e Rubikut dhe Dervenit si edhe rikonstruksioni i uzinës së shkrirjes në Rubik. Me zgjerimin e punimeve te kërkim zbulimit mbas vite 50 e sidomos mbas viteve 60 , ne zonat e njohura dhe ato te reja bakermbajtese , u rrit numuri i minierave ne Mirdite , Puke , Kukes e me von ne Korçe e Shkoder. Keshtu gjate kesaj periudhe u happen dhe u vune ne shfytezim minierat :

Në rrethin e Mirditës – Kurbneshi, Spaçi, Gurth – Spaç, Perlat, Derven, Rubik –thellesi, Thirre.

Në rrethin e Kuksit – Gjegjani, Nikoliq, krume, Golaj, Shemri, Gdheshte.

Në rrethin e Pukës – Tuç, Qafe – Bari, Lak – Rroshi, Qafe – Mali, Rruga e Rinise, Porave.

Në rrethin e Shkodrës – Palaj dhe Karmë.

Në rrethin e Korçës – Rehovë.

Prodhimi i mineralit te Bakrit me përmbajtje mesatare rreth 1,42 % , për vitet 1986 – 1990 ka qenë rreth 5,3 milion ton, ndërsa prodhimi i bakrit blistër rreth 69 000 ton.

Në hekur – Nikel dhe Nikel – Silikat u ndertuan minierat siperfaqesore te hekur –Nikelit Pishkash ne vitin 1958 dhe ajo e Çervenakës ne viti 1959 . Pas vitit 1960 u ndertuan minierat nentokesore te Bushtrices ne rrethin e Librazhdit si edhe minierate Hudeshtit e te Gurit te Kuq ne rrethin e Pogradecit. Ngritja e Kombinatit Metalurgjikne Elbasan beri qe te investohej per hapjen e minierave te Prrenjasit dhe te Gurit te Kuq

( pjesa teknologjike dhe makineritë u perballuan nga pala kineze kurse pjesandertimore nga pala shqiptare ) .Me vonë u ndërtuan edhe miniera të tjera si Skroska, Xixillasi , Çervenaka Perendimore , Katjeli.

Gjate viteve 1986 – 1990 ne keto miniera u prodhuan rreth 5 milion ton mineralhekur – nikeli me permbajtje rreth 0, 96 % Nikel , minerali u eksportua kryesisht ne Republiken Çeke , per prodhimin vetem te Nikelit ne Uzinen e Seretit ( praneBratisllaves ).

Në kushtet e mungeses se tregut te jashtem per shitje te mineralit dhe atij te brendshem , me ndalimin e aktivitetit te Kombinatit Metalurgjik Elbasan, minierat e Hekur – Nikelit jane te mbyllura ne gjendje konservimi per sektoret Prrenjas e guri –Kuq e ndonje tjeter , ndersa sektoret me permbajtje me te ulet te Nikelit i janenenshtruar mbylljes.

Ne minieren e Bitinckes ( ne zonen e Devollit ) është prodhuar mineral Hekur – Nikel si edhe sasi të vogla Nikeli – Silikat.

Nga të dhënat e disponuara rezulton se nga minierat e Hekur – Nikelit ështëprodhuar gjithesej rreth 18 milion ton mineral

Page 11: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

11

Në Qymyr guri – Pas çlirimit u rimekemben minierat ekzistuese dhe u projektuan e ndertuan miniera te reja si ajo e Memaliajt , me puse vertikale ( fillimisht me ndihmen e qeverise Polake ). Ne vazhdim u hapen minierat nr. 1, Nr. 2 dhe Nr. 3 si edhe u projektua miniera Nr. 4 .

Në rrethin e Tiranës u ndertuan dhe u vune ne shfrytezim minierat e Mezezit, Mushqetase, Krrabes – Thellesi , me pus vertikal , Priska mbi nivel dhe ne thellesi si edhe miniera e Gerdecit.

Në rrethin e Durrësit u vu ne shfrytezim miniera e Manzës

Në rrethin e Pogradecit perveç ristrukturimit te minieres Alarup , u ndertuan dhe u vune ne shfrytezim minierat e Verdoves , Homeshit, Dardhasit dhe Pretushes.

Në rrethin e Korçës perveç hapjes me pus vertikal te thellesise se minieres Mborje– Drenove , u hap traverbanku i kesaj miniere per te lehtesuar transportin dhe ujrat. Gjithashtu ne zonen e Gores u happen minierat e krosnishtit , selces dhe Babjenit.

Në rrethin e Kolonjës u hap mniera per shfryteimin siperfaqesor e Bezhanit dhe me von miniera nentokesore me pus vertikal qe furnizonte kombinatin metalurgjik Elbasan. Gjate viteve 1986 – 1990 u prodhuan rreth 10, 8 milion ton qymyr guri.

Ne industrine qymyr gurit ka patur ne funksionim 3 fabrika pasurimi : ne Memaliaj, Valias dhe Maliq ( kjo e fundit nuk perfundoi se ndertuari ).

Ne kushtet e ekonomise se tregut te lire, shumica e minierave te qymyrgurit junënshtruan procesit te mbylljes. Sot kemi një prodhim mjaft të te reduktuar ngaminierat e qymyrgurit

Prodhimi në ton

Vitet 2008 2009 2010 2011 2012

METALET

Krom, përmbajtja(18% deri 42% Cr2O3)

225,373 283,558 328,322 330,938 330,000

Bakër:

Mineral bakri 105,000 114,286 139,926 305,284 305,000

Bakër (metal) 1,700 1,800 2,200 4,900 4,900

Nikel (mineral):

Mineral hekur-nikeli dhe nikeli silikat

353,290 68,840 269,300 270,000 270,000

Ni (metal) 4,000 1,000 3,000 3,000 3,000

MINERALE INDUSTRIALË

Çimento 918,000 1,110,000 1,300,000 1,800,000 2,000,000

Argjila, kaolinë 649 796 795 974 1,000

Gips 87,261 71,276 77,400 80,000 80,000

Gëlqerorë (metër kub) 3,837,529 3,271,617 2,363,445 2,400,000 2,400,000

Rërë kuarcore 12,077 12,000 12,000 12,000 12,000

LËNDË DJEGËSE DHE MINERALE TË TJERË

Qymyr (linjit) 1,500 2,000 2,500 1,200 1,200

Bitum 92,000 80,000 32,600 44,000 44,000

Prodhimi i mineraleve në Shqipëri:

Page 12: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

12

Evolucioni içmimit të shitjes

së bakrit

http://www.lme.com/metals/non-ferrous/copper/

MINIERAT SIPERFAQESORE DHE NENTOKESORE

Minierat, janë njësi prodhuese të ndërmarrjeve minerare që zhvillojne veprimtarinë e tyre ne drejtim te hapjes , pergatitjes dhe shfrytezimit te mineraleve te dobishem mbas gjetjes dhe sqarimit te formes e permasave te vendburimeve deri ne evidentimin e rendesise industriale ne sasi e cilesi te rezervave simbas karakteristikave te vendosjes se trupave mineral mbajtes.

Numuri i mineraleve të dobishem , i cili përdoret ne degë të ndryshme të ekonomisë, sigurohet nga minierat që ndërtohen mbi bazën e leverdisë ekonomike për nxjerrjen e tyre.

Shfrytëzimi si tërësi e punëve për nxjerrjen e mineralit, bëhet në qiell të hapur ose ne sipërfaqe sikurse mund të bëhet në nëntokë , prandaj minierat jane : sipërfaqesore dhe nëntokësore.

Page 13: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

13

Shfrytëzim minerar

Miniera sipërfaqsore

Miniera nëntoksore

Minierat sipërfaqsore – Shfrytezimi sipërfaqsor ose në qiell të hapur , ne fazen e pare kerkon largimin e shkembit shterpe qe mbulon trupin mineral. Per kete llojshfrytezimi jane te nevojshme qe te perdoren pajisje e makineri te fuqishme per shpim, ngarkim, transport, stivim te shkembit shterpe e pune te tjera , me qenesevellimi i shkembit arrin madhesi te tilla prej 5 e 10 m 3 deri 25 – 30 m 3 per meterkub mineral si dhe per faktin qe prodhimi eshte i permasave te medha.Ne mjaft vende minierat siperfaqesore kane arritur thellesine 500 m, kurse ne lartesideri ne 700 m, ne trajten e shkalleve te medha.Disa te dhena te literatures tekniketregojne se në stadin e projektimit , thellesia e minierave siperfaqesore ndodhet ne 800 deri 1000 m.

Miniera e bakritChuquicamata (Kili) 1910 -

Thellësia 850m

Page 14: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

14

Karriera e gëlqerorit në Urën Vajgurore

Page 15: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

15

Minierat nëntokësore – Sasi tëkonsiderushme të mineraleve te dobishëmnxirren edhe nga minierat nëntokësore, tëcilat jane të paisura me mjete e makineri tëndryshme per shpim, rrezim, ngarkim , transport, ndriçim, ajrim, largim uji e veçketyre kane nevoje per sasi te rendesishmete lendes se drurit , betonit, betoniteve, hekur, tubo, shina, lende plasese e mjeteper shperthimin e tyre si edhe mateiale te tjera.

Thellësia e minierave nëntokësorendryshon nga disa qindra metra e derinë disa mijra metra. Thellësia me e madhe e minierave nentokesore ka arritur ne rreth 3500 – 4000 m dhemendohet qe kjo thellesi në disa vende të shkojë edhe më shumë deri në 5000 dhe 6000 m

Model miniere nëntoksore me përdorimin e Micromine

Page 16: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

16

Punim nëntoksor me rrugë shinash

Front shfrytëzimi (me llavë) në një minerë qymyri

SHKEMBINJTE DHE MASIVET SHKEMBORE

- Formuar nga ngurtësimi i masave të shkrira magmatike* shkëmbinj intruzive* shkëmbinj efuzive

LLOJET E SHKEMBINJVE

a) SHKEMBINJ MAGMATIKE

b) SHKEMBINJ SEDIMENTARE

- Formuar nga depozitimi i grimcave minerale shkëmbformuese në mjedis ajror dhe ujor në rrugë mekanike, kimike, organogjene …

c) SHKEMBINJ METAMORFIKE

- Produkte të metamorfizimit të shkëmbinjve magmatikë e sedimentarë në kushte të veprimit të presioneve e temperaturave të rritura.

Page 17: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

17

Vendburim i mineralit te dobishem quhet vend-grumbullimit natyror i mineralit te dobishem ne trashesine e kores se tokes ne vellim dheperqendrim te mjaftushem per shfrytezim rentabel.

Ne varesi nga lloji i mineralit te dobishem dallohen vendburime :

• metalore( te hekurit , plumbit, zinkut, bakrit , kromit etj )

• jo metalore ( kriprat , fosforitet, materialet e ndertimit etj ).

• te mineraleve energjetikë( qymyri, nafta, gazi natyror etj ).

Page 18: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

18

Mineral hekuri

Qymyrguri

Mineral kromi

Mineral krype

Page 19: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

19

Sfalerit dhe kalkopirit : mineral zinku dhebakri

Bakër nativ (origjina Qipro)

Format e trupave gjeologjikeKushtet e formimit te vendburimeve kane ushtruar ndikim ne formen e vendosjes se tyre. Vendburimet magmatike paraqiten ne trajten e damareve, thjerzave, shtokeve e kupolave. Vendburimet sedimentare dhe te shkriferimeve kane trajte shtresore osepseudoshtresore. Keshtu , te gjithe vendburimet sipas formes se vendosjes jane te rregullt dhe të parregulltForma te rregullta kane vendburimet e qymyrit , hekur nikelit e fosforiteve , ndersa forme te nderlikuar kane disa nga vendburimet e bakrit, kromit, kripes se gurit etj te vendit tone.

Format e vendburimeve : 1 e 2 –te rregullta ( shtrese e pseudoshtrese ); 3 , 4 e 5 – te parregullta ( damar, shtok e thjerze )

Page 20: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

20

Elementët përbërës të trupit gjeologjikGjendja hapsinore e trupit gjeologjik ne koren e tokes quhet vendosje e tij dhepercaktohet nga elementet perberes qe jane shtrirja, rënia dhe trashësia.Shtrirja është drejtimi i vijes horizontale qe shtrihet ne planin e shtreses. Drejtimi i shtrirjes percaktohet nga azimuti i shtrirjes d. m. th. nga kendi qe formon vija e shtrirjes me meridianin, pra nga fundi i veriut te gjilperes se busulles nga e djathta.Rënia eshte pjerresia e shtreses ndaj planit horizontal. Vija e renies ndodhet ne planin e shtreses dhe perpendikular vijes se shtrirjes.Këndi i rënies se shtreses eshte kendi midis vijes se renies se shtreses dhe planithorizontal. Drejtimi i kundert me renien quhet ngjitje.

– Elementët e vendosjes sështresës :A B – Vija e shtrirjes; CD – Vija e reniës; - Këndi i reniës ; P – Plani horizontal.

Sipas pjerrësisë trupat gjeologjike ndahen ne katër grupe :

• Horizontale me kënd pjerrësie 0 0 deri 5 0

• Të butë me kënd pjerrësie 5 0 deri 25 0

• Te pjerrët me kënd pjerrësie 25 0 deri 45 0

• Shumë të pjerrët me kënd pjerrësie më shumë se 45 0

Vendburimet qymyrore të vendit tonë sipas pjerrësisë përfshihen :

• në grupin e dytë ( Valiasi, Krraba, Pretusha, Alarupi, Mborje– Drenova etj );

• në grupin e tretë ( Mushqetaja e Memaliaj );

• në grupin e katërt ( Mëzezi e Manza ).

Page 21: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

21

Largësia e matur sipas pingules tavan – dysheme të trupitgjeologjik perfaqëson trashësinë e vërtetë ( m ), por veç kësajdallohet trashësia horizontale ( m h ) dhe trashesia vertikale ( m v )

Ndërmjet madhësive m , m h , m v dhe ekziston lidhja e mëposhtme

dhesin cos

h v

m mm m

Ne varësi nga trashesia e vendburimet qymyrore ndahen në katër grupe :

•Shumë të hollë deri 0,7 m ( Krraba , Manza );

•Të hollë prej 0,7 m deri 1,3 m ( Mushqetaja, Mezezi, Valiasi , Memaliaj );

•Mesatare prej 1,3 m deri 3,5 m ( Alarupi, Mborje – Drenova );

•Të trashë mbi 3,5 m ( Bezhani ).

Vendburimet metalore sipas trashësisë ndahen në 5 grupe :

•Shumë të hollë deri 0,7 m

•Të hollë prej 0,7 m deri 2 m;

•Mesatare prej 2 m deri 5 m;

•Të trashë prej 5 m deri 15 m;

•Shumë të trashë me shumë se 15 m

Vendburimet e kromit, bakrit e hekur – nikelit te vendit tonë përfshihen nëpesë grupet e permendura më siper sipas trashësisë.

Page 22: Elementë të Teknologjisësë GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks1.pdf · nikelit , te gelqeroreve për prodhim te çimentos dhe per materiale ndertimi. Në vitin

3/15/2017

22

Si rezultat i proçeseve gjeologjike qe ndodhin ne kohe e hapsire , shkembinjte mund te zhvendosen e rrudhosen me sinklinale dheantiklinale

Sinklinal

Zhvendosje poshtë

Plani i zhvendosjes

Antiklinal

Skema e përcaktimit të azimuteve

Në qoftë se AB është drejtimi i vijes se shtrirjes atehere drejtimi i renies do te jete nga e djathta nen nje kend te drejte.

Këndi A 1 ndërmjet fundit të veriut të meridianit magnetik sipasakrepave te sahatit deri ne fundin e vijes së shtrirjes përfaqesonazimutin e shtrirjes, ndërsa A 2 azimutin ose drejtimin e vijes së rënies

Skema e përcaktimit te azimuteve : a ) të shtrirjes ; b ) të rënies