Download - Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
NENTEMA :KRITERET E PERCAKTUARA NGA BE PER INTEGRIMIN E SHQIPERISE.
PROJEKT
TEMA:MUNDESIA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE DHE BALLKANIT
PERENDIMOR NE BE”
Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë
me Bashkimin Evropian (BE) janë
vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e
rëndësishme në marrëdhëniet midis
Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit
më vonë, në 11 maj 1992, me
nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë
dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më
1 dhjetor 1992. Po në këtë periudhë,
Shqipëria përfshihet në Sistemin e
Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i
cili përfaqësonte një regjim të
përgjithshëm preferencash tregtare që
BE-ja u ofronte një numri të gjerë
vendesh me të cilat ajo kishte
marrëdhënie kontraktuale.
Marrëveshja e Tregtisëdhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoimundësinë Shqipërisëqë të përfitojë ngafondet e programitPHARE. Kjo përbën njëhap të rëndësishëm nëdrejtim të ristrukturimit tëasistencës së BE-sëndaj Shqipërisë në njësërë fushash qëpërkonin me reformat nëtë cilat ishte angazhuarvendi ynë. Në kuadrin e këtij programi, nëperiudhën 1992-2000, Shqipërisë i është dhënënjë ndihmë e konsiderueshme
Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranënënshkrimit të njëmarrëveshjeje të re kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapterrugën për njëmarrëveshje klasikeasocimi. Por, zgjedhjete kontestuaraparlamentare të majittë vitit 1996, së bashkume krizën e thellëfinanciare dhe socialeqë pasoi në fillim tëvitit 1997 nga renia e skemave piramidale, bënë që të dështojëçdo iniciativë në këtëdrejtim.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme,
në këtë kohë, përcaktonte një sërë
kushtesh politike dhe ekonomike që
vendet e Ballkanit duhej të
plotësonin për të zhvilluar dhe
forcuar marrëdhëniet e tyre me BE-
në. Këto kritere kishin të bënin me
respektimin e parimeve demokratike,
liritë dhe të drejtat e njeriut,
ndërtimin, respektimin dhe forcimin e
shtetit të së drejtës, mbrojtjen e
minoriteteve, zhvillimin e ekonomisë
së tregut, si dhe bashkëpunimin
rajonal
Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi tëintensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinënëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të LartëDrejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte tëvlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të marrëpërsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në. Grupi i Nivelit të Lartë DrejtuesShqipëri-BE zhvilloi tre takime në Tiranë nëpërfundim të të cilave Komisioni Evropian hartoi njëraport vlerësimi, ku evidentohej procesi i bërë dhefushat ku ende nevojiten përmirësime. Si përfundim, Komisioni vlerësoi se ndonëse mbetet ende për tëbërë ne drejtim të plotësimit te detyrimeve qërrjedhin nga një marrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjes së negociatave është rruga mëe mirë për të ruajtur tempin e ndryshimeve politikedhe reformave ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se është çasti për tëproceduar me një Marrëveshje Stabilizim-Asociimime Shqipërinë.
Qershor 1991 - Vendosjae marrëdhënievediplomatike Shqipëri -Komuniteti EkonomikEuropian.
11 Maj 1992 - Nënshkrimi iMarrëveshjes së Tregtisëdhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe KomunitetitEkonomik Europian.
5 Nëntor 1992 – Hyrja nëfuqi e Marrëveshjes sëTregtisë dheBashkëpunimit midis Shqipërisë dhe KomunitetitEkonomik Europian. Shqipëria përfiton ngaprogrami i ndihmës së BE-së, PHARE. Kjo shënonnjë hap të rëndësishëmdrejt ristrukturimit tëasistencës së BE nëfushat prioritare tëShqipërisë
26 Shkurt 1996 - BE-ja miraton një
qasje rajonale për vendet e Europës
Jug-Lindore.
29 Prill 1997 - BE-ja përcakton
kushte politike dhe ekonomike për t'u
plotësuar nga vendet e Europës Jug-
Lindore, si bazë për një politikë
koherente dhe transparent në drejtim
të zhvillimit të marrëdhënieve
dypalëshe në fushën e tregtisë,
asistencës financiare dhe
bashkëpunimit ekonomik, si dhe të
marrëdhënieve kontraktuale.
3 - 4 Qershor 1999 - Këshilli
Europian i Këlnit riafirmon
gatishmërinë e Bashkimit Europian
për t’i sjellë vendet e këtij rajoni më
afër perspektivës së integrimit të plotë
në strukturat e saj. Kjo do të arrihet
përmes një lloji të ri të marrëdhënieve
kontraktuale (njohur më vonë si
Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit -
PSA) duke marrë parasysh situatat
specifike të çdo vendi. Këto situata
specifike i referohen progresit në
fushën e bashkëpunimit rajonal dhe
perspektivës së anëtarësimit në BE
në bazë të Traktatit të Amsterdamit si
dhe plotësimit të kritereve të
përcaktuara gjatë Këshillin Europian
të Kopenhagenit në qershor të 1993.
10 Qershor 1999 – Miratimi i Paktit tëStabilitetit për Europën Juglindore në Këln. Në dokumentin themelues, më shumë se 40 vende partnere dhe organizata u angazhuan për të forcuar në vendet e Europës Juglindore "përpjekjet për të nxiturpaqen, demokracinë, respektin për tëdrejtat e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, në mënyrë që të arrihet stabilitet në tëgjithë rajonin".
1999 - Përfshirja e Shqipërisë në RegjiminAutonom Preferencial.
19 - 20 Qershor 2000 - Këshilli Europian iFeiras shpall se vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimitkonsiderohen "kandidate potenciale" përanëtarësim në BE
24 Nëntor 2000 – Këshilli Europian i
Zagrebit lancon zyrtarisht procesin e
Stabilizim Asociimit për 5 vendet e
Europës Juglindore, përfshirë
Shqipërinë. Samiti theksoi lidhjen midis
progresit të vendeve të rajonit drejt
demokracisë, sundimit të ligjit, pajtimit
dhe bashkëpunimit rajonal në njërën anë
dhe perspektivës së anëtarësimit të
mundshëm në BE në anën tjetër.
2001 - Viti i parë i zbatimit të Programit
CARDS për vendet që janë pjesë e
procesit të Stabilizim Asociimit.
2001 - Komisioni rekomandon fillimin e
bisedimeve për Marrëveshjen e
Stabilizim Asociimit (MSA) me
Shqipërinë.
Qershor 2001 – Këshilli Europian i
Göteborgut fton Komisionin Europian që
të paraqes draft direktivat negociuse të
MSA-së me Shqipërinë.
Tetor 2002 – Miratimi i
direktivave për hapjen e
bisedimeve për MSA me
Shqipërinë.
31 Janar 2003 – Presidenti i
Komisionit Europian,
Romano Prodi shpall
zyrtarisht hapjen e
bisedimeve për MSA mes
Shqipërisë dhe BE-së.
21 Qershor 2003 - Samiti i
Selanikut konfirmon
perspektivën Europiane të
vendeve të Ballkanit
Perëndimor si dhe procesin e
Stabilizim Asociimit si kuadrin
politik të rrugës së tyre drejt
anëtarësimit në BE.
Maj 2004 – Këshilli Europian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit
kombëtare të vendeve të përfshira në procesin e Stabilizim Asociimit me legjislacionin e
BE-së.
Qershor 2004 - Vendimi i Këshillit për Partneritetin e parë Europian me Shqipërinë.
14 Prill 2005 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipëri dhe BE-së.
Janar 2006 - Vendimi i Këshillit Europian për Partneritetin Europian tërishikuar me Shqipërinë.
1 Maj 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipërisëdhe Komunitetit Europian.
12 Qershor 2006 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitmes Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare nga njëra anë dheShqipërisë nga ana tjetër.
1 Dhjetor 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme mesShqipërisë dhe Komunitetit Europian.
Janar 2007 - Hyrja në fuqi e Instrumentit të ri të Ndihmës së Para-Aderimit(IPA).
1 Janar 2008 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mesBashkimit Europian dhe Shqipërisë.
18 Shkurt 2008 - Vendimi i Këshillit për Partneritetin Europian të rishikuarme Shqipërinë.
3 Qershor 2008 - Komisioni Europian (KE) paraqet Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë . Ky dokument përcakton 42 standardelidhur me masat që adresuar nga autoritetet shqiptare në mënyrë që tëmundësohet regjimi pa viza për qytetarët shqiptarë.
1 Prill 2009 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
28 Prill 2009 – Qeveria shqiptare dorëzon Aplikimin e Shqipërisë përAnëtarësim në BE.
27 Maj 2010 – KE miraton propozimin që i mundëson qytetarëve tëShqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa vizaafatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen.
8 Nëntor 2010 – Këshilli miraton vendimin për liberalizimin e vizave afatshkurtër për qytetarët shqiptarë.
9 Nëntor 2010 - KE paraqet Opinionin mbi Aplikimin e Shqipërisë përAnëtarësim në BE, ku nuk propozohet as dhënia e statusit të vendit kandidate as hapja e negociatave. Opinioni përcakton 12 prioritete kyçe që duhen tëadresohen nga Shqipëria në mënyrë që të matet progresi i saj drejt BE-së.
10 Qershor 2011 - Qeveria shqiptare miraton Planin e Veprimit që adreson 12 prioritetet kyçe të Opinionit të KE, lidhur me: funksionimin e duhur të Parlamentit, forcimin e shtetit ligjor, realizimin e reformave në administratën publike, luftënkundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, forcimin e të drejtave tëpronësisë, përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e trajtimit të të burgosurve.
12 Tetor 2011 - KE publikon Raportin e Progresit të 2011 për Shqipërinë i cili nukpropozoi as dhënien e statusit të vendit kandidat e as hapjen e negociatave përanëtarësim
10 Tetor 2012 - KE publikonRaportin e Progresit të 2012 përShqipërinë i cili propozon dhënien e statusit të vendit kandidat tëkushtëzuar.
12 dhjetor 2012 - Këshilli Europianpërshëndeti përparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipërianë përmbushjen e 12 kritereve kyçetë përcaktuara në opinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi i kandidatit do t’i jepetTiranës sapo ekzekutivi i BE-së tëraportojë që progresi i nevojshëmështë arritur në fushën e reformavetë administratës gjyqësore dhepublike, si dhe në rishikimin e rregullave të procedurësparlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e zgjedhjeveparlamentare në 2013 do të jetë njëtest i rëndësishëm për funksioniminnormal të institucionevedemokratike të vendit”,theksuanministrat.
16.10.2013 Nisur nga progresi i arritur, Komisioni Evropian
i rekomandon Këshillit dhënien e statusit tëvendit kandidat Shqipërisë me dakortësinë qëvendi të vazhdojë të ndërmarrë veprime nëluftën kundër korrupsionit. Ky rekomandimpërfshihet në Strategjinë e Zhvillimit dhe SfidatKryesore 2013-2014.
1.11.2013 Lançohet dialogu i nivelit të lartë për prioritetet
kyce Shqipëri - Komisioni Evropian, ku marrinpjesë përfaqësues të qeverisë, institucioneve tëpavarura dhe opozitës
6.03.2014
Zhvillohet takimi i dytë i dialogut të nivelit tëlartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku merr pjesë dhe Komisioneri për ZgjeriminStefan Fyle, të cilit i dorëzohet udhërrëfyesi për5 prioritetet. Në këtë udhërrëfyes gjenden nëmënyrë të detajuar të gjitha hapat konkrete qëqeveria po ndërmerr në përmbushjen e 5 prioriteteve
12 KRITERET E PERCAKTUARA FILLIMISHT NGA BE
•KRITERET POLITIKE
•Votimi i ligjeve me 3/5 pra arritja e konsensuve ne ceshtjet ligjore
parlamentare
•Votimi dhe rishikimi i kodeve penale,civile,rrugore,hekurudhore,detare
dhe ajrore
•Votimi mbi gjykaten administrative
•Emerimi i avokatit te popullit dhe garantimi i funksionit dhe detyres se tij
•Depolitizimi në emërimet nga parlamenti të gjyqtarëve në gjykatën e lartë
dhe atë kushtetuese.
•Permbushja e zgjedhjeve lokale te majit 2011 ne menyre demokratike
•KRITERET EKONOMIKE
•Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar
•Ceshtja e pronave private
•KRITERET E LEGJISLACIONIT DHE PIKEPAMJA SHOQERORE
•Garantimi i te drejtave te pakicave etnike ,dhe romeve
•Kujdesi per grate dhe ceshtjet e trafikimit
•Sigurimi i sigurise kombetare dhe kushtet e te burgosurve
5 Kriteret e Percaktuara nga
BE.
•Reforma ne administraten
publike
•Veprime per pavaresine dhe
efikasitetin e gjyqesorit
•Vendosmeri ne luften kunder
korrupsionit
•Luftimi i krimit te organizuar
•Me shume masa x mbrojtjen
e te drejtave te njeriut te
komunitetit rom dhe mbrojtjen
e prones private.