Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013
Korrik 20091
Prishtinë
1 Versioni Final i Versionit Qershor 2007
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 2
PËRMBAJTJA
1 Përmbledhje ekzekutive ......................................................................................7 1.1 Zhvillimi i Rrjetit të Transmisionit.................................................................................................7 1.2 Sistemet e TI-ve pёr Operatorin e Tregut.....................................................................................8 1.3 Sistemet e Matjeve dhe Mbledhjes sё të Dhënave.....................................................................10 1.4 SCADA/EMS dhe Rrjeti Telekomunikues ................................................................................11 1.5 Shërbimet Ndihmëse ......................................................................................................................11 1.6 Prioritetet e Programit Investiv dhe Pasqyra e Shpenzimeve Kapitale ..................................12
2 REFERENCAT................................................................................................. 14
3 Objektivi dhe fushëveprimi ............................................................................... 16 3.1 Objektivi ...........................................................................................................................................16 3.2 Fushëveprimi ...................................................................................................................................17
3.2.1 Qasja në përgatitjen e dokumentit......................................................................................................17 3.2.2 Organizimi i Punës ...............................................................................................................................19
4 Zhvillimi i rrjetit të transmisionit ......................................................................22 4.1 Kushtet e tanishme të Rrjetit.........................................................................................................22 4.2 Opcionet e Zhvillimit tё Rrjetit tё Transmisionit ......................................................................24
4.2.1 Nënstacionet e reja të Rrjetit Shpërndarës........................................................................................25 4.2.2 Projektet që Drejtpërdrejtë rrisin Sigurinë dhe Besueshmërinë e Rrjetit Transmetues .............27 4.2.3 Projektet të cilat Drejtpërdrejt e Përmirësojnë Besueshmerinë e Rrjetit .....................................34 4.2.4 Zhvillimi Strategjik i Rrjetit të Transmisionit të Kosovës ..............................................................37 4.2.5 Zvogëlimi i Humbjeve në Transmision.............................................................................................39
5 Sistemet e Teknologjisё së informacionit (TI) për Operimin e Tregut............42 5.1 Tregu Kalimtar ................................................................................................................................42 5.2 Rregullat e Plota të Tregut .............................................................................................................43
5.2.1 Përgjegjësitë e KOSTT-it sipas Rregullave të Tregut......................................................................43 5.2.2 Pamja e propozuar e TI-ve..................................................................................................................45
5.3 Evoluimi i Sistemeve të TI-ve nga tani deri në pamjet e fundit ..............................................48 5.4 Përfundime dhe Rekomandime ....................................................................................................50
6 Matja dhe sistemi i Grumbullimit të të dhënave...............................................52 6.1 Matjet në Operim (Gjendje Pune)................................................................................................52 6.2 Matjet komerciale ............................................................................................................................53
6.2.1 Kërkesat për Matje Komerciale ..........................................................................................................53 6.2.2 Projekti i Matjeve në Tensionin e Lartë të Vendosura në Kufirin Ndarës ..................................53 6.2.3 Baza e të Dhënave për Matje ..............................................................................................................56
7 SCADA/EMS dhe rrjeti i telekomunikimit....................................................... 61 7.1 Qëllimi i SCADA/EMS dhe Rishikimi i Rrjetit Telekomunikues ..........................................61 7.2 Rishikimi i propozimit të ESBI-së................................................................................................61
7.2.1 Përmbledhje e Propozimit të ESBI-sё .............................................................................................62 7.2.2 Vështrimi i ESBI-it në përfitimin financiar të Propozimit............................................................62 7.2.3 Kostoja e Propozimit të ESBI-sё .......................................................................................................63 7.2.4 Propozimi Alternativ ............................................................................................................................63 7.2.5 Detajet e Planit të Tanishëm të KOSTT-it .......................................................................................65 7.2.6 Rekomandime........................................................................................................................................65
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 3
7.3 SCADA Aplikacioni .......................................................................................................................66 7.3.1 Stacioni Kryesor SCADA....................................................................................................................66 7.3.2 SCADA në Nënstacione......................................................................................................................69
7.4 EMS Aplikacioni .............................................................................................................................69
8 Pajisja për shërbimet ndihmëse ........................................................................70 8.1 Shërbimet Ndihmëse të kërkuara sipas Kodit të Rrjetit ...........................................................70 8.2 Rregullimi i Frekuencës dhe Rezervat e rregullimit të frekuencës ..........................................70
8.2.1 Rregullimi Primar i Frekuencës ..........................................................................................................70 8.2.2 Rregullimi Sekondar i Frekuencës.....................................................................................................71 8.2.3 Rezerva Terciare....................................................................................................................................72
8.3 Startimi nga zero .............................................................................................................................73 8.4 Energjia Reaktive ............................................................................................................................74 8.5 Energjia shtesë reaktive..................................................................................................................74 8.6 Implikimet Buxhetore ....................................................................................................................75
8.6.1 Kërkesat për Investime Kapitale ........................................................................................................75 8.6.2 Implikimet për Buxhetin Operues të KOSTT-it .............................................................................75
9 Implikimet për Buxhetin kapital të KOSTT-it..................................................76 9.1 Projektet në Programin e Investimeve dhe të Zhvillimit..........................................................76 9.2 Vënia e Prioriteteve në Programin e Investimeve dhe të Zhvillimit.......................................79
10 Përfundime dhe rekomandime..........................................................................89
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 4
SHKURTESAT
AER – Agjensioni Evropian i Rindërtimit
AGC – Rregullimi Automatik i Gjenerimit (Automatic Generation Control)
ARES –Paisje për Regjistrimin e Energjisë dhe Fuqisë Elektrike
BKK – Buxheti i Konsoliduar i Kosovës
CAPEX – Shpenzimet Kapitale (Capital Expenditure)
ÇDK – Çertifikata e Disponueshmërisë së Kapacitetit
DGC 2000 - Shkurtesё pёr sistemin pёr grumbullim e tё dhёnave nga matёsit komercial
DF – Parashikimi i Kërkesës (Demand Forecast)
ESBI – Kompani konsulente (Electricity Supply Board International)
EMS – Operatori i Sistemit tё Transmisionit tё Serbisë
EPS – Kompania Energjetike e Serbisë
ESTAP - Projekti i Asistencës Teknike në Sektorin e Energjisë (Energy Sector Technical
Assistance Project)
KOSTT – Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh.a
KEK – Korporata Energjetike e Kosovës sh.a
MEM – Ministria e Energjisë dhe Minierave
MEF – Ministria e Ekonomisë dhe Financave
MB – Mekanizmi Balancues
OPGW – Lloji i kabllit Optik (Optical Ground Wire)
OPEX – Shpenzimet Operative (Operational Expenditure)
OST – Operatori i Sistemit tё Transmisionit
OS – Operatori i Sistemit
OT– Operatori i Transmisionit
SCADA/EMS – Supervisory Control and Data Acquisition/Energy Managment Sstem –
shkurtesё pёr sistemin pёr Monitorim Komandim dhe Grumbullim tё tё Dhёnave/ Sistemi
pёr Menaxhimin e Energjisё
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 5
SMDhE - Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave të Energjisë
SMB – Sistemi i Mekanizmit Balancues
TI – Teknologjia Informative
TIK - Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit
TM – Transformatorët Matës
TMRr – Transformatorët Matës të Rrymës
TMT – Transformatorët Matës të Tensionit
TNDP – Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit
TUoS – Tarifat për Shfrytëzim të Rrjetit tё Transmisionit (Transmission Use of System
Charge)
UCTE – Unioni për Koordinimin e Transmisionit të Energjisë Elektrike (Union for
Coordination of Transmission of Electricity)
ZRrE – Zyra e Rregullatorit për Energji
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 6
HYRJE
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit (TNDP) paraqet një dokument bazё pёr prezantimin e planifikimit zhvillimor dhe investiv të sistemit tё transmisionit tё KOSTT-it. Ky dokument ёshtё pёrgatitur duke u bazuar nё kёrkesat qё dalin nga legjislacioni primar dhe sekondar lidhur me përpilimin dhe trajtimin e këtij dokumenti.
Kërkesat Ligjore për përpilimin e TNDP
Neni 8 i Ligjit për Energjinë parasheh se” Operatorët përkatës përgatisin planet zhvillimore në përputhje me Strategjinë e Energjisë, Programin për Zbatimin e Strategjisë dhe Bilancet Energjetike”. Neni 13.1 i Ligjit për Energjinë Elektrike parasheh se Operatori i Sistemit të Transmisionit (OST) “është përgjegjës për hartimin dhe publikimin a planeve afatshkurtra dhe afatgjata për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetës bartëse Neni 7 i Licencës për OST kërkon nga KOSTT-i që “të përgatis, nxjerr dhe publikoj Planin Zhvillimor të Sistemit të Transmisionit për (3) vitet vijuese” Neni 5.2.1.1 i Kodit të Rrjetit - Kodi i Planifikimit ka paraparë se “Çdo [vit] KOSTT do të përgatisë dhe lëshojë në qarkullim një plan të detajuar të zhvillimit të sistemit (TNDP) për [7] vitet e ardhshme” Neni 16 i Rregullit mbi Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë definon se “KOSTT-i duhet të dorëzojë planin afarist që përmban informacione mbi parashikimin e kërkesave dhe planin e zhvillimit të sistemit, siç përcaktohet në Nenin 13.1 të Ligjit mbi Energjinë Elektrike, duke përfshirë edhe ndikimin e zhvillimit të sistemit në tarifat e aprovuara nga ZRrE-ja sipas Metodologjisë së Tarifave” Në bazë të këtyre obligimeve ligjore KOSTT-i obligohet që të përpilojё dhe pas aprovimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji të implementoj këtë dokument i cili si bazament përpilohet në përputhje të plotë me Strategjinë e Energjisë së Kosovës.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 7
1 PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Ky dokument përmban aspektet e ndryshme të planit tё zhvillimit përfshirë edhe
investimet kapitale të KOSTT-it të nevojshme për të kryer obligimet dhe detyrat në rolin e
tij si Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu.
Pёr pёrgatitjen e kёtij dokumenti gjithashtu ёshtё marrë parasysh puna e bёrё nga
departamentet pёrkatёse tё KOSTT-it, diskutimet e favorshme nё mes tё stafit tё tyre dhe
konsulentёve si dhe rezultatet dhe raportet e disa projekteve dhe studimeve të mëparshme
dhe të tanishme të kryera nga agjencionet të ndryshme.
Nё kёtё dokument ёshtё paraqitur plani zhvillimor dhe investiv i KOSTT-it, dhe kёrkesat
duke i ndarё ato nё pesё fusha, si vijon:
1. Zhvillimin e Rrjetit të Transmisionit përshirë rehabilitimin dhe përforcimin e rrjetit të
transmisionit të Kosovës dhe interkoneksionet me sistemet e vendeve fqinje;
2. Sistemin e TI-ve me pajisje hardwerike dhe softwerike të nevojshme për të mbështetur
Operimet e Tregut;
3. Sistemin e matjeve dhe mbledhjes (grumbullimit) tё të dhënave për qëllime operacionale
dhe komerciale;
4. Modernizimi i sistemit të tij SCADA/EMS dhe zhvillimi i rrjetit telekomunikues
shoqërues; dhe
5. Marrëveshjet, sistemet dhe pajisjet e nevojshme për tu siguruar, shfrytëzuar dhe paguar
për Shërbimet Ndihmëse
1.1 Zhvillimi i Rrjetit të Transmisionit
1.1.1 Në lidhje me nevojat dhe mundësitë e zhvillimit të rrjetit të transmisiont janë mbajtur
shumë sesione me ekspertët në KOSTT, janë shqyrtuar dhe analizuar problemet dhe
vështirësitë e ndeshura nga operatorët dhe planifikuesit e rrjetit dhe janë diskutuar
konceptet, vlerësimet dhe aspekti kritik i shumë zgjidhjeve të cilat janë marrë parasysh
me qëllim të realizimit sa më optimal të procesit të investimeve në rrjetin e transmisionit.
1.1.2 Në dokument janë shqyrtuar një numër planesh, projektesh (në vazhdimësi apo të
propozuara), raportet dhe analizat si të brendshme, shih referencën nr. ({2.11}, {2.12}),
dhe dokumente tё tjera të brendshme, studimet pёr dizajnim tё projekteve dhe raportet e
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 8
publikuara nga agjencionet ndërkombëtare, referenca nr.({2.1}, {2.2}) – që kanë adresuar
aspektet e ndryshme të rehabilitimit dhe zhvillimit të rrjetit të transmisionit të Kosovës
dhe të rrjetit më të gjërë rajonal.
1.1.3 Të gjitha analizat e kryera nga Sektori i Zhvillimit i Sistemit dhe Planifikimit Afatgjatë në
Departamentin e Operimit të Sistemit dhe nga Departamenti për Menaxhim & Inxhinieri
të Projekteve mbështetur nga ekspertiza e konsulencës KEMA kontraktuar nga AER-i ,
kanë rezultuar me një vështrim më të thellë me nivelin dhe natyrën e problemeve me të
cilat ballafaqohet aktualisht KOSTT-i në aspektin zhvillimor të rrjetit të transmisionit.
Plani zhvillimor përmban listën e projekteve dhe plan - propozimeve të rrjetit të
transmisionit të kategorizuar sipas karakterit investues: përforcime në rrjetin e
transmisionit, riparime dhe rehabilitime, projektet në ngritjen e nivelit të
monitorimit, kontrollit, matjes, shërbimet ndihmëse si dhe projektet e përkrahjes
së konsumit distributiv.
1.1.4 Gjithashtu ёshtё bёrё analizё e listёs sё projekteve në aspektin e kostos investuese. Secili
projekt është ndarë në elementet e veta kryesore, të standardizuara dhe ato janë vlerёsuar
duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të KOSTT-it në lidhje me çmimet e pajisjeve të
ndryshme. Në këtë rast ёshtё marrë në konsideratë edhe trendi global i rritjes së çmimit të
metaleve me ndikim direkt në çmimin e pajisjeve.
1.1.5 Në procesin e vlerësimit të kostos investuese gjithashtu janë marrë parasysh edhe ofertat e
fundit të pranuara për projektet e ngjashme në Kosovë dhe për vlerësimet në studimet e
tjera dhe raportet (si në listën në seksionin 2 - Referencat).
1.2 Sistemet e TI-ve pёr Operatorin e Tregut
1.2.1 Në Planin Zhvillimor dhe Investiv janë planifikuar projektet e aplikimit të TI-ve, të cilat
do të ndihmojnë KOSTT-in në rolin e vet si Operator i Tregut (specifikacioni teknik i
projektit në fjalë është kryer në projektin e financuar nga AER, respektivisht detyra pёr
Operimin e Tregut-TI-tё dhe Komunikimi).
1.2.2 Në seksionin 5 të këtij dokumenti janë identifikuar funksionet dhe interaksionet e secilit
sistem; pёrshtatja e tyre me përgjegjësitë e KOSTT-it si Operator i Sistemit dhe i Tregut,
dhe zhvillimi i afateve kohore të secilit element të projektit; dhe përfshirja e planit kohor
të implementimit që do të mbaj prokurimin dhe investimin në hap me zhvillimin e tregut
nga gjendja e tanishme deri në gjendjen e vet përfundimtare.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 9
Këto janë:
a) Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave të Energjisë (SMDhE), i cili përbëhet nga tri module
për tu implementuar në hap me zhvillimin e tregut:
SMDhE(1) që ofron bazën e funksioneve të menaxhimit të të dhënave të energjisë,
llogaritjes dhe vendosjes së çmimeve. Këto janë funksione vёrtet standarde por duhet të
bëhet një lloj fleksibiliteti për të vendosur fazat e mëvonshme 2 dhe 3. Prokurimi i këtij
sistemi duhet të filloj menjëherë.
SMDhE(2), paraqet mbështetjen për mekanizmin e balancimit të tregut. Prokurimi i tij
duhet të filloj së shpejti ashtu që zhvillimi i tij dhe ndërlidhja me fazën 1 të mund të
kryhet në kohë që ai të jetë nё gjendje pune për të filluar Mekanizmi i Balancimit (i cili
për qëllimet buxhetore supozohet të jetë mesi 2009).
SMDhE(3), mbështet procesin e shpalljes së kontratës dhe Çertifikatën e
Disponueshmërisë së Kapacitetit që do të nevojitet vetëm kur gjenerimi plus importet
të tejkalojnë kërkesën për energji elektrike në Kosovë (që realisht nuk pritet para vitit
2010). Pritet se kjo nuk do të jetë sistem standard i TI-ve i cili do të zhvillohet (me
kohëzgjatje 18 muajshe të fazës së zhvillimit/dhe implementimit) por që procesi i
prokurimit të mos filloj menjëherë.
b) Sistemi i Mekanizmit Balancues, mbështetë të gjitha proceset që kanë të bëjnë me
balancimin e sistemit për ditën në vijim (D+1), komunikimin me pjesëmarrësit e tregut,
vlerësimin e ofertave dhe tenderëve dhe dërgimin e rezultateve të sistemit SMDhE,
SCADA/EMS dhe deponimi i të dhënave. Ky do të jetë një sistem mjaft kompleks i TI-ve,
meqë pritet të jetë i nevojshëm kah mesi i vitit 2011, atëherë prokurimi duhet të filloj së
shpejti.
c) Sistemi i Alokimit të Kapacitetit të Interkonekcionit, do të mbështetë të gjitha proceset në
lidhje me vënien në ankand dhe caktimin e kapacitetit për interkonekcionet, komunikimin
me tregtarët dhe ndërlidhjen me sistemin SMDhE. Pasi alokimi i kapaciteteve tё
interkoneksionit veq ka filluar, prokurimi i këtij sistemi duhet të filloj menjeherë.
d) Sistemi i Deponimit të të Dhënave/Raportimit, jep formën e të dhënave për tu publikuar
në web-faqen e KOSTT-it dhe kryen analizën dhe raportimin e thjeshtë të të dhënave.
Ekziston një fleksibilitet në prokurimin e tij dhe ka një prioritet më të vogël se sa elementet
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 10
e tjera të projektit të TI-ve, nuk është i nevojshëm para 2009 kur Mekanizmi Balancues do të
rris vëllimin e të dhënave për tu trajtuar.
e) Sistemi i Parashikimit të Kërkesës, bën parashikimin e kërkesës për ditën në vijim dhe
mbështet parashikimin afatgjatë të kërkesës. Përsëri ky sistem nuk është pjesë qenësore e
projektit, ka fleksibilitet në prokurim por që duhet të hyjё në shërbim para fillimit të
Mekanizmit Balancues.
1.3 Sistemet e Matjeve dhe Mbledhjes sё të Dhënave
1.3.1 Kur sistemi SCADA, i planifikuar të bëhet funksional dhe shndërruesit, qё do tё
instalohen do tё jenë tё përshtatur për sistemin e matjeve komerciale, atëherë stafi i
qendrës së kontrollit do të ketë qasje në të dhënat operative në kohë reale. Kostoja e
shtimit të shndërruesve (aty ku akoma nuk janë pajisur) është e vogël në krahasim me
koston e pajisjeve tjera të SCADA në nënstacionet ekzistuese dhe është përfshirë në
koston e vlerësuar të instalimit të pajisjeve të SCADA në secilin nënstacion.
1.3.2 Në seksionin 6, është rishqyrtuar në detaje projekti për Matjet nё Kufi, i cili synon të bëjë
që të gjitha matjet në KOSTT, që kanë ndërlidhje me rrjetin e shpërndarjes, me
konsumatorët e kualifikuar në nёnstacionet SharrCem, Trepçë, Feronikel si dhe në HC
Ujmani tё jenё në përputhje me Kodin e Matjes dhe kërkesat e Rregullave të Tregut.
Përderisa konsiderojmë që puna e propozuar të jetë teknikisht në pajtueshmëri me Kodin
e Matjes, atëherë konsiderohet që gjendja aktuale e pikave matëse nuk është në përputhje
me Kodin e Matjes. Në shumë pika matëse deri në kompletimin e projektit duhet aplikuar
faktorët e humbjeve tek pikat matëse të cilat nuk janë në kufij komercial siq është rasti i
shumë nënstacioneve të shpërndarjes 110/x kV si dhe furnizimi i konsumit të
shpërndarjes që aktualisht furnizohet nga zbarat e NS Kosova A. Në dokument është
konsideruar nevoja e Bazës së të Dhënave të Matjes, kërkesat e të cilit janë të specifikuara
në Kodin e Matjes. Madhësia relativisht e vogël e Sistemit Transmetues të Kosovës
kërkon bazë të vogël të të dhënave. Për hapjen e tregut, KOSTT duhet të jetë në gjendje
të shfrytëzojё sistemet ekzistuese matëse Landis & Gyr DGC2000 dhe ARES (varet nga
derogimet), por sistemi do të ketë nevojë të zhvillohet për të mbajtur të dhënat teknike
matëse dhe të dhënat e regjistrimit për pikat e kyçjeve. Kjo duhet të ndërlidhet me
sistemin Landis & Gyr të KOSTT-it që do të kërkojё modifikim, veqmas për të ofruar
softverin ‘antivirus dhe firewall’ për të mbrojtur nga humbja e të dhënave.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 11
1.4 SCADA/EMS dhe Rrjeti Telekomunikues
1.4.1 Në seksionin 7, në dokument është shqyrtuar propozimi për sistemin SCADA/EMS dhe
rrjetin përcjellës telekomunikues i cili është kryer në studimin e fizibilitetit të ESB-it për
sistemin kontrollues për tërë rrjetin e KEK-ut. (para themelimit të KOSTT-it).
Disa nga supozimet e studimit të fizibilitetit nuk janë valide më tutje pas ndarjes së
KOSTT –it nga integrimi vertikal i KEK-ut, veçmas ato që kanë të bëjnë me përfitimin
financiar, që ka rrjedh nga reduktimi i stafit në nënstacione dhe ofrimi i shërbimeve
telekomunikuese për zyrat dhe depot e KEK-ut. Gjithashtu, konsiderohet se studimi nuk
është i kompletuar në një numër çështjesh të cilat janë lënë të pazgjidhura dhe pa kosto.
Veçmas rrjeti telekomunikues i bazuar në OPGW nuk e përfshinë plotësisht sistemin e
transmisionit dhe kostoja totale e vlerësuar nuk e përfshinë koston e instalimit të
SCADA apo pajisjes telekomunikuese në nënstacione.
1.5 Shërbimet Ndihmëse
1.5.1 Për sistemet dhe pajisjen e nevojshme nga KOSTT për shërbimet ndihmëse, në
dokument janë shqyrtuar kërkesat që dalin nga Kodi i Rrjetit në lidhje me shërbimet
ndihmëse dhe raportet tjera relevante. KOSTT-i për të bërë zgjidhje të përhershme për të
funksionuar si zonë e vetme rregulluese ose si bllok rregullues do të nevojitet të bëjë
investime në infrastrukturë (në sistemin e telekomunikacioneve dhe kontrollit të
frekuencës) në mënyrë që të mund të shfrytëzohen kapacitetet e kontraktuara të
rregullimit sekondar në sistemet tjera fqinje e që nuk është EMS-i i cili e keqpërdor këtë
mundësi të rregullimit që aktualisht e bënë për të arkëtuar të hyrat nga alokimi i
kapaciteteve të transmisionit në linjat ndërkufitare të Kosovës.
1.5.2 Ashtu siç është diskutuar në seksionin 8.2.1 të këtij dokumenti, Rregullimi Primar i
Frekuencës është shërbim i obligueshëm i ofruar nga të gjitha njësitë gjeneruese të lidhura
në sistemin e Kosovës dhe njësitë do të testohen çdo dy vite (sipas Kodit të Rrjetit) për të
verifikuar aftësitë e tyre. Rregullimi primar nuk kërkon procedura të dispeçimit dhe
mekanizëm të pagesës.
1.5.3 Rregullimi Sekondar i Frekuencës aktualisht ofrohet nga EPS e Serbisë sipas kontratës
ekzistuese e cila tani do të menaxhohet nga KOSTT-i dhe do të sistemohet nga Operatori
i Tregut. Përderisa kjo kontratë duhet të mbahet në shqyrtim (veçmas sa i përket ofrimit
të shërbimit dhe kostos), konsiderohet që tani nuk është ekonomike apo praktike për
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 12
KOSTT-in të menaxhoj vet shërbimin për Rregullimin Sekondar të Frekuencës dhe
rekomandohet që të kërkohet zgjidhje optimale nga OST-të fqinje.
1.5.4 Rezerva Terciare: skema e udhëzuar e redukimit të ngarkesës që tani është në fuqi – ABC
regjimi i furnizimit plotëson kërkesat e KOSTT-it dhe përputhet me standardin relevant
UCTE. Situata e tanishme e kufizuar e kapacitetit tё prodhimit/importit, kushtëzon
vazhdimin e procedurave aktuale. Në planin afatgjatë kohor, do të ketë më shumë
zgjidhje ekonomike për të ndarë rezervën terciare në baza regjionale në të cilën KEK
(Gjenerimi) me tё drejtё mund të merr pjesë.
1.5.5 Aktualisht konsiderohet që gjeneratorët në Kosovë nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm
për startim nga zero (errësira) dhe si rrjedhojë KOSTT nuk duhet të kontraktoj për këtë
shërbim por në vend të kësaj duhet të mbështetet në marrëveshjet pёr mbështetje
reciproke me OST-t fqinje.
1.6 Prioritetet e Programit Investiv dhe Pasqyra e Shpenzimeve Kapitale
1.6.1 Ashtu siç u tha më lartë, në këtë fazë të dokumentit është përpiluar gjithë informacioni
nga nivelet e tjera të punës në një ‘listë të optimizuar” të vetme të projekteve konkuruese
që e bëjnë Planin Zhvillimor tё Sistemit tё Transmisionit. Kjo listë përmban projekte të
veçanta: shumë nga to në faza të ndryshme kohore, disa me opcione dhe alternativa dhe
disa me nënprojekte të shumëfishta që përmbahen brenda tyre.
1.6.2 Ёshtё vlerёsuar se ka nevojë për aplikimin e disa bazave racionale të zgjedhjes dhe vënies
së prioriteteve: kjo është diskutuar në detaje në Seksionin 9. Në përgjithësi, në dokument
është sajuar një skemë e thjeshtë e rangimit e cila definon rëndësinë e secilit projekt
bazuar në atë se a është i nevojshëm për të mbështetur KOSTT-in në rolin e vet si
Operator i Tregut, Operator i Sistemit dhe Operator i Transmisionit në cilesinë e
pronarit në planifikimin shtatë vjeçar tё TNDP se sa është i varur nga projektet e tjera
apo zhvillimet e jashtme dhe nëse është me kosto efektive apo i realizueshёm; nëse mund
të avancohet apo të ngadalsohet; nëse është obligues (p.sh për tu përputhur me Kodin e
Rrjetit apo me Rregullat e Tregut) apo ‘i zgjedhur’. Jo të gjithë këta faktorë janё tё
kuantifikueshem,, por këta faktorë determinojnë rangimin e prioriteteve të projekteve:
rangimi mё i ultё prioriteti mё i lartё nё TNDP (sipas shkallës 1-5).
1.6.3 Rezultati i kësaj është tabela ranguese e projekteve prioritare (të vendosura në Seksionin 9,
Tabela 9.1): akoma e zgjeruar dhe e shtrenjtë dhe prandaj e ekspozuar kufizimeve tё
njejta ndaj detyrimeve tё operimit, burimeve inxhinerike dhe financave me të cilat
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 13
KOSTT ballafaqohet. Por kostoja totale (për tri vite të periudhës rregullative dhe shtatë të
TNDP ) mund të krahasohet me CAPEX {2.5} të paraqitur në ZRrE që ka formuar
pjesën e vlerësimit të të Hyrave të Lejuara të KOSTT-it, dhe Planin Investiv të
Transmisionit të KOSTT-it 2007-2013 {2.16} të përgatitur për MEM dhe MEF.
1.6.4 TNDP i zhvilluar në këtë mënyrë është një përshtatje mjaftë e mirë për këto dy periudha
kohore: tri dhe shtatë vjeçare. Qartazi ekzistojnë disa supozime që i përforcojnë të dy
planet (siç është diskutuar më tutje në Seksionin 9) që më tutje jep përmirësim për
prioritetet e ndryshme në secilin plan. Por në të njëjtën kohë ekziston një masë e mirë e
marrëveshjes ndërmjet atyre sa i përket se cilat projekte duhet të kryhen dhe në cilin hap.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 14
2 REFERENCAT
Në këtë raport referencat janë bërë për studimet dhe raportet vijuese të publikuara:
{2.1} ESTAP I, Module C: “Power Transmission Master Plan”, (CESI et al, 2002), carried out
under World Bank Grant #TF-027991.
{2.2} ESTAP II: Feasibility Study for the Kosova – Albania 400kV Transmission
Interconnection Projekt (CESI, September 2005), carried out under World Bank Grant
#H048
{2.3} Supplementary Feasibility Study of Kosova Network Control System, P424986-R02,
Revision 2, ESB International, August 2005.
{2.4} ESTAP III (IDA H-1530), Contract 1: “Establishment of a Transmission and System
Operator”
{2.5} ESTAP III (IDA H-1530), Contract 2, “Electricity Transmission and Retail Tariffs and
Subsidy Delivery Mechanism”, Task 2: ”Metering Evaluation report”, version 0.4,
August 2006.
{2.6} ESTAP III (IDA H-1530), Contract 2, “Electricity Transmission and Retail Tariffs and
Subsidy Delivery Mechanism”, report of Task 5.3/4 “KOSTT OPEX and CAPEX and
Revenue Requirements”, Version 1.0, September 2006.
{2.7} Grid Code (Revision 1, December 2006):-
Operations Code (KOSWB/007/1.1_GC_Ops Code);
Connections Code (KOSWB/007/1.1_GC_Conns Code); and
Planning Code (KOSWB/006/1.1_GC_Plan Code)
{2.8} UCTE Operation Handbook, Version 2.5, June 2004, published at www.ucte.org
{2.9} EAR Projekt #05/KOS01/04/002: Technical Assistance for the Establishment of a
Transmission System and Market Operator in Kosova, Task 1 “Market Analysis
Forecast Final Report”, October 2006.
{2.10} EAR Projekt #05/KOS01/04/002: Technical Assistance for the Establishment of a
Transmission System and Market Operator in Kosova, Task 2: “Survey of the Present
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 15
State of the Kosova Transmission Network and its Investment Requirements”, June
2006.
{2.11} EAR Projekt #05/KOS01/04/002: Technical Assistance for the Establishment of a
Transmission System and Market Operator in Kosova, Task 4.1: “Complete Market
Rules”, version 2.0, July 2006.
{2.12} EU PILLAR PISG - Energy Office White Paper: “Energy Strategy and Policy for
Kosova”, September 2003
{2.12a}Strategjia e energjisë e Kosovës 2005-2015
{2.13} ESTAP III (IDA H-1530) – Contract 1, report KOSWB/017/0.1 “Options for
Procurement of Load-Frequency Control by the Kosova Power System “, 23 June 2006
{2.14} KEK Project Implementation Department presentation “Investment Projects1999–
2009”, July 2006.
{2.15} KEK Distribution Investment Proposals to Ministry of Energy and Mining, March
2007, and related papers (MEM form PIP S1, 2007).
{2.16} KOSTT Transmission Investment Proposals to Ministry of Energy and Mining, March
2007
{2.17} EAR Projekt #05/KOS01/04/002: Technical Assistance for the Establishment of a
Transmission System and Market Operator in Kosova, Task 4:”Market Operation”,
Task 5: “Accounting/Treasury Function”
{2.18} EAR Projekt #05/KOS01/04/002: Technical Assistance for the Establishment of a
Transmission System and Market Operator in Kosova, Task 4.2:”Technical Design for
the IT and Communication System”
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 16
3 OBJEKTIVI DHE FUSHËVEPRIMI
3.1 Objektivi
3.1.1 Objektivi kryesor është përpilimi i një dokumenti gjithëpërfshirës dhe tё detajizuar për
Planin Zhvillimor tё Sistemit tё Transmisionit (TNDP) për KOSTT-in që përfshinë
periudhën 2007-2013. Në të paraqiten rezultatet e analizave që janë kryer në dokumente e
pёrgatitura nga asistenca teknike: Parashikimi i Analizës së Tregut {2.9}, në gjendja e
tanishme e rrjetit të transmisionit të Kosovës {2.10}, Operimet e Tregut dhe në Bilancin
Afatgjatё dhe Vjetor i Energjisё Elektrike, në kombinim me analizat e kryera nga Sektori i
Planifikimit Afatgjatë e cila rezulton me listën e projekteve zhvillimore të ardhshme të
nevojshme për kryerje optimale të detyrave si Operator i Sistemit dhe i Tregut, ashtu siç
është specifikuar në licencën e vet dhe në përputhje me Ligjet e Kosovës dhe rregullativën
për Energjinë Elektrike.
3.1.2 Në konsideratë janë marrë edhe një numër studimesh të publikuara nga agjencionet
ndërkombëtare: në veçanti Master Plani i Transmisionit ESTAP I -C {2.1}; Studimi i
fizibilitetit ESTAP II për Linjën Interkonektive 400kV Kosovë - Shqipëri {2.2}; Studimi
i fizibilitetit SCADA/EMS {2.3}, Kodi i Rrjetit 1{2.7}, raporti për ZRrE në lidhje me
programin e KOSTT-it CAPEX dhe kërkesat për të hyrat {2.6}. Në lidhje me Matjet
Komerciale, vëmendje e plotё duhet ti kushtohet rezultateve të detyrës së ndërmarrë për
Vlerësimin e Matjeve si pjesë e ESTAP III Kontrata 1 {2.5}. Ekspertët teknik kanë patur
qasje gjithashtu në dokumentet e brendshme të përgatitura nga stafi i projektimit të
rrjeteve të KEK-ut për lidhjet e reja të nënstacionit duke patur qasje në vështrimin dhe
planifikimin e tyre të tanishëm për përforcimin e ndërlidhjes transmision/shpërndarje me
qëllim të përkrahjes së rritjes së ngarkesës të shpërndarjes.
3.1.3 I gjithë ky informacion për sistemet ekzistuese dhe të planifikuara të matjeve dhe të
mbledhjes (grumbullimit) të të dhënave, sistemit të SCADA/EMS dhe rrjetit të tij
shoqërues telekomunikativ, aranzhimet për prokurimin dhe realizimin e shërbimeve
ndihmëse, dhe sistemet e TI-ve të nevojshme për të mbështetur operimet e sistemit dhe
tё tregut, formojnë bazat e këtij plani. Dokumenti përshkruan projektet e rëndësishme
zhvillimore të propozuara për tu realizuar në periudhën kohore shtatë vjeçare 2007-2013,
dhe bënё vënien e prioriteteve në kuptimin e efikasitetit të tyre në përmirësimin e sigurisë
së furnizimit të kërkesës Kosovare e gjithashtu edhe të atyre që do të lehtësojnë
tranzicionin e rregullt për funksionim tё mirё dhe konkurues të tregut tё energjisë
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 17
elektrike. Një rezultat i rëndësishëm i këtij dokumenti është vlerësimi i investimeve
kapitale të kërkuara në secilin vit të kësaj periudhe kohore qoftë kjo e financuar nga
donatorët dhe nga vet huazimet në formë kreditore të KOSTT-it. Duke bërë një gjë të
tillë, duhet kushtuar kujdes kufizimeve vёrtet reale operacionale, fuqisë punëtore dhe
kufizimit financiar për KOSTT-in si një kompani e re e pavarur.
3.2 Fushëveprimi
Në përgatitjen e këtij dokumenti janë marrë parasysh pesë fusha kryesore të Planit
Zhvillimor tё Sistemit tё Transmisionit të cilat janë:
1. Rehabilitimi dhe përforcimi i rrjetit të brendshëm të transmisionit të Kosovës dhe
ndërlidhjet e tij me sistemet fqinjё;
2. Sistemet e TI-ve (pajisja dhe softueri) për të mbështetur operimet e tregut;
3. Sistemet e matjeve dhe mbledhjes së të dhënave;
4. Implementimi i sistemit modern SCADA/EMS dhe sistemin e tij përcjellës
telekomunikues, si dhe
5. Proceset dhe sistemet për prokurim, implementim dhe shfrytëzim për shërbimet
ndihmëse.
3.2.1 Qasja në përgatitjen e dokumentit
Qasja e përgjithshme për secilin aspekt të këtij dokumenti është si në vazhdim:
1. Shqyrtimi i kërkesave të aplikueshme dhe objektivave për secilin aspekt të TNDP;
2. Vlerësimi i raporteve në dispozicion dhe studimet e bëra nga KOSTT, KEK dhe
agjencionet e tjera vendore apo të huaja në secilin aspekt të TNDP;
3. Identifikimi i pasigurive apo paqëndrueshmërive në investime dhe
Raportet, planet dhe studimet që janë marrë në konsideratë përfshijnë:
• Zhvillimi i Rrjetit të Transmisionit:
Planet, studimet ekzistuese dhe propozimet e investimeve në vazhdimësi të bëra nga KEK
dhe institucionet ndërkombëtare duke përfshirë ESTAP I dhe ESTAP II raportet {2.9};
analiza e kushteve të tanishme të rrjetit të transmisionit të Kosovës {2.10}; dizajni teknik
minimal dhe kriteret operacionale të specifikuara në Kodin e Rrjetit {2.7}, Doracaku i
Operimit UCTE {2.8}, dhe rregullat tjera teknike dhe standardet. e aplikueshme.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 18
• Sistemet e TI-ve pёr Operatorin e Tregut:
Kërkesat relevante ashtu si janë definuar nga Rregullat e Tregut; proceset e operimit të
tregut dhe nevojat e TI-ve ashtu si janë definuar nё dokumentet: Operimi i Tregut,
Funksionet e Kontabilitetit dhe Thesarit {2.17}; tё pёrgatitura nga konsulenca e financuar
nga AER.
• Sistemi i Matjes dhe Grumbullimit të të Dhënave:
Planet/studimet ekzistuese dhe investimet në vazhdimësi nga KEK dhe institucionet
ndërkombëtare; dizajni minimal teknik dhe kriteret operacionale nga Kodi i Matjes,
Doracaku i Operimit UCTE, rregullat e tjera teknike dhe standardet e aplikueshme;
gjendja dhe funksionaliteti i pajisjeve ekzistuese të matjeve, mundësitë e matjeve në
distancë dhe tё pajisjeve për llogaritjen e energjisë; disponueshmëria e sistemeve të
shkëmbimit të informacionit.
• SCADA/EMS dhe Sistemi Telekomunikues
Planet/studimet ekzistuese dhe investimet në vazhdimësi nga KEK dhe institucionet
ndërkombëtare, duke përfshirë studimin e fizibilitetit tё pёrgatitur nga konsulenca ESBI për
sistemin e kontrollit të rrjetit të Kosovës {2.3}; dizajni minimal teknik dhe kriteret
operacionale nga Kodi i Rrjetit {2.7}, Doracaku i Operimit UCTE {2.8} dhe rregullat e
tjera teknike dhe standarde të aplikueshme; kushtet dhe funksionaliteti i sistemit ekzistues
për mbledhjen (grumbullimin) e të dhënave, duke pasur parasysh shpërndarjen gjeografike
dhe gjendjen e funksionimit tё pajisjeve të tanishme të kontrollit, gjendjen aktuale dhe
planet e sistemit SCADA/EMS (nacionale dhe regjionale), pajisjeve të komunikimit dhe
planeve të zgjerimit/modifikimit; disponueshmëria e sistemeve të shkëmbimit të
informacioneve, sistemet automatike të kontrollit, aftësitë e sistemit hardverik, mundёsia e
zbatimit; të dhënat në dispozicion në të gjitha nivelet e kontrollit në nënstacionet dhe
stacionet e prodhimit të energjisë.
• Pajisjet për Shërbime Ndihmëse:
Dizajni minimal teknik dhe kriteret operacionale nga Kodi i Rrjetit, Doracaku i Operimit
UCTE dhe rregullat tjera teknike dhe standarde të aplikueshme; kërkesat komerciale
relevante dhe kontratat ashtu siç janë definuar nga Rregullat e Tregut dhe aranzhimet
kontraktuese për prokurim dhe pagesë të shërbimeve ndihmëse, kushtet e tanishme dhe
funksionaliteti i kushteve teknike (p.sh rregullatorët e turbinës dhe Rregullimi Automatik i
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 19
Gjenerimit - AGC) të dyja në qendrën kontrolluese dhe në centralin elektrik (apo nivel të
njësisë përkatëse të centralit).
Nën kapitullin e paisjeve për shërbime ndihmëse përfshihen investimet në infrastrukturën
që mundëson blerjen e këtyre shërbimeve nga operatorët tjerë fqinjë përjashtuar Sërbinë
për të funksionalizuar zonën e mëvetme rregulluese ose operimi në një bllok të përbashkët
rregullues përjashtuar me atë të Sërbisë që të evitohen keqpërdorimet e Sërbisë në alokimin
e kapaciteteve ndërkufitare të linjave të Kosovës dhe eliminimi i mundshëm i shkaqeve që
artificialisht ndikojnë në rritjen e çmimeve të importit të energjisë elektrike.
3.2.2 Organizimi i Punës
Dokumenti është ndarë në katër kaptina, secila prej tyre është përpunuar në mënyrë të pavarur
nga të tjerat. Kaptinat janë koordinuar ashtu që kanë krijuar vlerësime të qëndrueshme, të
fuqishme dhe mirë të bazuara të kërkesave buxhetore kapitale të KOSTT-it gjatë viteve 2007-
2013 dhe pasimi i kësaj tek Plani i Biznesit. Kaptinat janë:
• Plani Zhvillimor për Infrastrukturën e Rrjetit të Transmisionit. Kjo kategori është
fokusuar në identifikimin e programit të investimeve në infrastrukturën e rrjetit që
do të mundësoj KOSTT-it të plotësojё obligimet nga licenca që të mundësoj
furnizim të sigurtë dhe besueshëm në pajtueshmëri me Standardet e Sigurisë së
Operimit ashtu siç kërkohet nga Kodi i Rrjetit.
Puna në këtë dokument është koordinuar me punën lidhur me përpilimin e
Pasqyrës tre vjeçare të KOSTT-it dhe Planeve Buxhetore Rregullative tё CAPEX.
Analizat teknike (të bazuara në Kodin e Planifikimit të Kodit të Rrjetit) dhe lista e
projekteve të zhvillimit të rrjetit transmetues sipas prioriteteve përgatiten nga
Sektori për Zhvillim të Sistemit dhe Planifikim Afatgjatë, në kuadër të të njëjtës
kornizë kohore të përgatitjes së këtij dokumenti. Kjo ka rezultuar me identifikimin,
zgjedhjen dhe përcaktimin e prioriteteve të planit shtatë vjeqar të projekteve të
transmisionit që do ti mundësonin KOSTT-it të plotësoj obligimet e veta të
përforcoj dhe zgjeroj rrjetin në mënyrën që është e teknikisht dhe financiarisht
adekuate.
• Sistemet e TI-ve për të mbështetur Operimet e Tregut Kjo ka të bëjё mjaft me
Teknologjinë informative dhe komunikimin (TIK) në të cilën specifikohet
arkitektura e kërkuar e TI-ve për ti lejuar KOSTT-it të kryej detyrat dhe obligimet
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 20
në kuadër të Rregullave të Tregut, Kodeve Teknike relevante dhe Sistemit
Informativ të Tregut. Kjo do të përfshijë si tregun lokal të energjisë elektrike ashtu
edhe tregun rajonal.
Rezultati nga shqyrtimi TIK-së i cili është shfrytëzuar në këtë dokument është një
definim i nivelit të lartë të Sistemeve të TI-ve (pajisja dhe softueri) të nevojshme për
të menaxhuar shkëmbimin e të dhënave, që kanë të bëjnë me tregun dhe ndërlidhjet
ndërmjet OST-ve dhe pjesmarrësve të ndryshëm në tregun e energjisë. Detyra 6.2
nuk ka të bëj aq shumë me specifikacionin teknik të këtyre sistemeve por kryesisht
ka të bëj me nevojën e tyre për investime, afatin kohor të implementimit dhe
prioritetet. Për mbështetje të menjëhershme të operimeve të tregut kalimtar si dhe
për të siguruar shkallёzimin dhe fleksibilitetin me zhvillimin e tregut do të merret
parasysh si në afatin e shkurtë kohor ashtu edhe në afatin e gjatë kohor.
• Matjet dhe SCADA/EMS me telekomunikacion. Kjo kategori përcakton dy detyra
të ndërlidhura:
(i) Definimi, vënia e prioriteteve dhe vlerësimi i kërkesave për buxhet kapital për
pajisjet matëse dhe mbledhjen (grumbullimin) e të dhënave dhe procesimin,
komunikimin dhe bazat e të dhënave relevante (p.sh regjistri i matjeve, matjet në
largësi).
(ii) Shqyrtimi i specifikimeve të nivelit të lartë teknik dhe kostos që veq është
përgatitur për sistemin SCADA/EMS në studimin e fizibilitetit ESBI {2.3} në
mënyrë që të:
⋅ Komentoj në përshtatshmërinë e vet për rolin e ri të KOSTT-it si
Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut;
⋅ Rekomandoj fazat kohore të implementimit të saj; dhe
⋅ Vlerësoj koston e kërkuar të shpenzimeve kapitale
Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sistemit përcjellës të telekomunikacionit të
nevojshme për të mbështetur sistemin SCADA/ EMS.
• Shërbimet Ndihmëse Kjo kategori ka të bëj me përshkrimin dhe vlerësimin e
kostos kapitale që KOSTT-it do t’i duheshin për prokurimin e sistemeve të
kërkuara teknike dhe komerciale, implementimi dhe shfrytëzimi i shërbimeve
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 21
ndihmëse. Kostot kapitale i referohen atyre investimeve që sigurojnë shfrytëzimin e
shërbimeve ndihmëse në pajtueshmëri me rregullat e UCTE-së për zonë e mëvetme
rregulluese ose blloku rregullues. Në këtë dokument synohet verifikimi i kontratave,
marrëveshjeve dhe kushteve teknike se a janë në funksion dhe nё gjendje për të
ofruar shërbime ndihmëse të nevojshme për KOSTT-in për të mbështetur
Operatorin e Sistemit dhe Tregut dhe mundësitë që KOSTT-i të ketë marrëveshje
adekuate dhe të përshtatshme për të vendosur pagesat e veta për shërbimet
ndihmëse.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 22
4 ZHVILLIMI I RRJETIT TË TRANSMISIONIT
4.1 Kushtet e tanishme të Rrjetit
4.1.1 Rrjeti i transmisionit të Kosovës ka nevojë pёr zhvillim të konsiderueshëm për ta sjellë
atë në gjendje që mund të operojë me besueshmëri dhe siguri për plotësimin e kërkesës
së konsumatorëve pa pengesa dhe kufizime të pa arsyeshme. Kushtet e tanishme të rrjetit
të transmisionit janë gjërësisht rrjedhojё jo vetëm e dëmtimeve të shkaktuara nga lufta e
fundit por gjithashtu edhe të mungesës së investimeve gjatë dekadave të kaluara.
Rezultati është rrjeti i vjetruar i cili nuk është i pajisur mirё për të plotësuar kërkesën
maksimale të tanishme të sistemit të Kosovës, pavarësisht rritjes së ngarkesës së
parashikuar në disa raporte, shih referencën nr. {2.1}.
4.1.2 Rrjeti nuk përputhet me standardet e planifikimit të Kodit të Rrjetit {2.7}: në veqanti nuk
plotëson kriterin N-1 tё sigurisë sipas Kodit të Rrjetit. Kjo do tё thotё, se dalja e vetёm
njё linje nё rrjetin 220 kV apo 110 kV apo e transformatorit 220/110 kV do ta vente
sistemin në shumë raste në një rrezik të pa pranueshëm të mbingarkesës që do të shpiente
në dëmtimin e pajisjeve primare dhe/ose me rënjen kaskad të rrjetit transmetues dhe si
rrjedhojё humbjet tё mëdha në furnizim të ngarkesës. Sistemi i furnizimit me energji
elektrike në Kosovë i ekspozohet këtij rreziku gjatë një numri të madh të ditëve gjatë vitit,
i cili konsiderohet i papranueshëm sipas standardeve ndërkombëtare: përderisa KOSTT
do të ndërmerrë gjithë masat e arsyeshme për të kufizuar ndikimin e ndodhive (prishjeve)
të tilla, është esenciale që Plani Zhvillimor i Sistemit tё Transmisionit (TNDP) duhet të
zhvillohet nё drejtim tё eliminimit tё kёtij rreziku.
4.1.3 Një pasojë e mungesës së investimeve në pjesën e vjetër të rrjetit të transmisionit është se
shumica e rrjetit elektrik të nivelit të tensionit 110 kV që është akoma në shërbim është
mbi 30 vite i vjetër, me përçues me seksion tërthor jostandard dhe humbje të mëdha, me
përçues shumica nga të cilët kanë të reduktuar parametrat elektrik dhe teknik. Rezultat i
kësaj është niveli i lartë i pa pranueshëm i humbjeve në rrjetin e transmisionit qё ndikon
në zvoglimin e energjisë në dispozicion e cila duhet t’i dërgohet konsumatorëve (që është
një faktor mjaft negativ si në aspektin ekonomik ashtu edhe në ate teknik duke pas
parasysh kapacitetet e limituara gjeneruese të vendit).
4.1.4 Për më tepër, rrjeti i transmisionit ashtu siç është tani nuk është në gjendje të plotësojё
ngarkesën maksimale të sistemit e cila pritet në të ardhmen e afërt edhe nëse në shërbim
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 23
janë të gjitha elementet elektroenergjetike. Nëse nuk do të aplikoheshin reduktimet e
rregullta atëherë rrjeti i transmisionit do të ballafaqohet me një presion të ashpër në
aspektin e sigurisë së operimit dhe mbingarkimeve. Për shkak të kapacitetit të kufizuar në
shumicën e linjave 110 kV, humbjet në transmision do të rriteshin nga niveli tanimë i lartë
ndërsa kualiteti i tensionit në pikat ndërlidhëse me rrjetin e shpërndarjes do të degradohej,
me mundësi drejtё rritjes sё humbjeve në shpërndarje dhe me reduktim të furnizimit të
ngarkesës për shkak të fyteve të ngushta që paraqiten në rrjetin e shpërndarjes.
4.1.5 Kështu, dy objektivat e rëndësishme për TNDP të KOSTT-it do të ishin zvoglimi i
humbjeve të në transmision dhe mbështetja për projektet për të përforcuar ndërlidhjen
transmision/shpërndarje.
4.1.6 Kanë ekzistuar shumë plan - propozime për nënstacione të reja të rrjetit shpërndarës disa
nga të cilat janë të nevojshme të plotësojnë përkrahjen e ngarkesës dhe reduktimin e
fyteve të ngushta në rrjetin shpërndarës të KEK-ut, ndërsa të tjerat për të përshtatur
zhvillimet industriale dhe komerciale. Disa prej tyre janë planifikuar përderisa KOSTT ka
qenë pjesë e KEK-ut dhe do të kryheshin si projekt i përbashkët i
transmisionit/shpërndarje e disa prej tyre janë propozuar pas formimit të KOSTT-it si
entitet i pavarur. Megjithatë tani nga KOSTT pritet të financojё këto kyçje nga donacionet
e jashtme, nga grantet e dhëna nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës apo nga burimet
vetanake. Disa nga këto nënstacione janë përfshirë në programin e shpenzimeve CAPEX
të KOSTT-it {2.6} të paraqitur në ZRrE në shtator 2006 dhe janё marrё parasysh në
vendosjen e të ardhurave të lejuara. Kështu me arsye mund të pritet se këto nënstacione
(apo të ngjashme) do të kyçeshin brenda periudhës kohore 2007-2009. Trajtimi i këtyre
investimeve duhet të bëhet në pajtim me Metodologjinë e tarifave të kyçjes në rrjetin e
transmisionit dhe pёrmbushja e kёtyre pritjeve dhe duke i kushtuar kujdes të duhur
pengesave në burimet financare tё KOSTT-it kjo do të ishte edhe një synim i
rëndësishëm për TNDP.
4.1.7 Është gjithashtu me rëndësi që TNDP duhet ti shërbej synimeve të KOSTT-it për
zhvillim strategjik të rrjetit të tij të transmisionit. Ashtu siç u diskutua në analizën e
gjendjes së tanishme të rrjetit të transmisionit të Kosovës (mbështetur edhe nga Raporti i
KEMA-s), rrjeti ekzistues furnizon me energji elektrike rrjetin shpërndarës në pjesën më
të madhe nëpërmes linjave 110 kV të kapacitetit bartës të kufizuar, duke pas parasysh që
potencialet kryesore të gjenerimit gjinden në nivelin e tensionit 400 kV dhe 220 kV në TC
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 24
Kosova B dhe TC Kosova A që gjithashtu janë të ndërlidhura fuqishëm me
interkonekcionin regjional. Kjo strukturë e rrjetit kufizon aftësinë e Operatorit të Sistemit
për të menaxhuar me mbingarkesat e shfaqura në rrjet, dhe me kontrollimin e profilit të
tensionit duke bërë ri shpërndarjen e gjenerimit apo të konfigurimit të rrjetit. Problemet e
tilla do të vështirësohen edhe më tutje nga lidhja e propozuar e Kosovës së Re (deri në
2000 MW, efektivisht pranë Kosovës B) përveq nëse ofrohet mundësia për rikonfigurimin
e rrjetit për ta bërë atë më stabil në lidhje me prishjet eventuale në sistem dhe të aftë për
tu përballur me ndaljet e pa planifikuara apo të imponuara nga sistemi. Në at rast sistemi
duhet të jetë në gjendje për të lehtësuar rrjedhat e ndryshueshme nëpër linjat
interkonektive të cilat do të kërkohen nga zhvillimi i tregut regjional të energjisë.
4.1.8 KOSTT ka kërkuar nga ZRrE-ja derogimet nga Kodi i Rrjetit për një numër aspektesh
duke përfshirë: sigurinё e rrjetit, lidhjet e planifikuara dhe të reja dhe derogime të tjera.
Është përgjegjësi e KOSTT-it që nëpërmes gjendjes të Pasqyrave tё Transmisionit dhe
Planeve Buxhetore Rregullative CAPEX (i cili synon qё tё plotёsojё zhvillimin e
infrastrukturës së transmisionit) të propozojё si të përmirësohet situata. Megjithatë duhet
të dihet se neglizhenca e viteve të kaluara nuk mund të përmirësohet brenda një periudhe
rishikuese (rregulluese).
4.2 Opcionet e Zhvillimit tё Rrjetit tё Transmisionit
Një numër i projekteve të planifikuara apo propozuara pёr zhvillimin e transmisionit janë
shqyrtuar. Këto kanë qenë lëndë e diskutimeve të gjëra ndërmjet ekspertëve teknik të
KOSTT-it, për të identifikuar ndikimin e projekteve në zgjidhjen e problemeve të njohura
apo të parashikuara në rrjet, fizibilitetin e tyre dhe arsyeshmërinë e tyre teknike dhe
krahasimi i alternativave tjera. Projektet janë përshkruar dhe vendosur në listë më poshtë
pa ndonjë rend apo prioritet të caktuar.
4.2.1 Vlerësimet e kostos së projekteve
4.2.1.1 Vlerësimet për kostot e projektit janë bazuar nga informacionet e kostove të projekteve të
ekzekutuara, gjithmonë duke pas parasysh trendin e rritjes së çmimeve të pajisjeve
elektrike në aspektin global. Kjo përfshin vlerësimin e kostos për të gjitha kabllot/linjat
në nivelin e tensionit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, të gjithë transformatorët 400/110 dhe
220/110 kV, të gjitha stabilimentet dhe pajisjet 400 kV dhe 220 kV dhe tё gjitha pajisjet e
zbarave 110 kV deri në kufirin komercial me rrjetin e shpërndarjes, gjenerimin dhe
konsumatorët e privilegjuar i cili paraqet hyrjet në terminalet e tensionit të lartë tek
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 25
transformatorët 110/x kV. KEK-u apo konsumatorët e kualifikuar, do të jenë përgjegjës
për të gjitha stabilimentet nga kjo pikë e më tutje.
4.2.1.2 KOSTT vlerёson se nuk do të ketë shpenzime kapitale pёr shfrytëzimin e hapësirës ku
kjo të jetë e nevojshme brenda nënstacioneve të KEK-ut, por që KOSTT do të jetë
përgjegjës për kostot kapitale në mjediset e nënstacionit 400/110 & 220/110 kV dhe për
ndërtesat komanduese. Gjithashtu kemi përjashtuar nga vlerësimet tona koston e
sigurimit të tokës për mjediset e ndonjë nënstacioni të KOSTT-it (përveq në disa raste
specifike ashtu siç thuhet më poshtë) dhe për të drejtat dhe vendosjen e linjave.
4.2.1.3 Vlerësimet e kostos së projekteve janë të bazuara në studimet dhe raportet e tjera (ashtu
siç janë dhënë në seksionin 2 - Referencat). Në disa raste kur janë të njohura çmimet e
tenderit ato janë kuotuar në raport.
4.2.2 Nënstacionet e reja të Rrjetit Shpërndarës
4.2.2.1 Kyçjet e reja të dhëna në vazhdim për rrjetin shpërndarës të KEK-ut janë përfshirë në
programin CAPEX të KOSTT-it të paraqitur tek ZRrE {2.6}:
Vendi Kyçja në rrjet Data e kyçjes (synimi)
Rahoveci 110/35/10(20)kV Linjë 110 kV deri në TS Prizreni 2 Prill – 2009
F.Kosovë 110/10(20)kV Linjë 110 kV deri në TS Kosova-A Shtator-2010
Gjilani 5 110/10(20)kV Kyçja në L184/1 (TS Prishtina 4–TS Gjilani) Shtator-2010
Prishtina 6 110/10(20)kV Kabëll e dyfishtë nëntokësore. 110 kV derinë TS Prishtina 4 Shtator-2010
Dragash 110/10(20)kV Linjë e dyfishtë 110 kV deri në TS Prizreni 2 Shtator-2012
Mitrovicë 2 110/10(20)kV Kyçja në L125/3 (TS Trepca–TS Vallaçi) Shtator-2010
4.2.2.2 Datat e synuara të kyçjes (përveq Rahovecit) janë nxjerr nga dokumenti i fundit i rrjetit të
KEK-ut {2.15}: ato janë dakorduar me ekspertët e planifikimit të rrjetit të shpërndarjes
në KEK dhe akoma nuk janë bërë oferta të kyçjes bazuar në Metodologjinë e Tarifave të
Kyçjes.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 26
4.2.2.3 Grupi i dytë i kyçjeve kandidate janë të planifikuara bashkarisht me KEK dhe të
identifikuara si të domosdoshme për shkak të parashikimit të rritjes së ngarkesës dhe janë
paraqitur në listën e projekteve CAPEX.
Vendi Kyçja në rrjet Data e kyçjes
(synimi)
Prishtina-7 110/10(20)kV
Kabllo e dyfishtë 110 kV nën/ tokësore deri në NS Prishtina 4
Dhjetor-2010
Drenasi-3 110/10(20)kV Linjë e dyfishtë 110 kV deri në NS Drenasi-1 Dhjetor-2011
Drenasi-2 110/10(20)kV
Linjë 110 kV deri në NS Drenasi-1 110kV Dhjetor-2011
Shtimje 110/10(20)kV Kyçja në L179/2 (Ferizaj–Theranda) Dhjetor-2010
Malisheva 110/10(20)kV
Linja 110 kV NS Rahoveci-NS Malisheva-NS Drenasi-2 Dhjetor -2012
4.2.2.4 Lista e paraqitur mё lartё nuk është listë komplete e nënstacioneve të reja për të cilat
KOSTT do të pajtohet për t’i kyçur gjatë shtatë viteve të planit. Kjo thjeshtё paraqet
indikacion të projekteve të kyçjes pёr tё cilat mund të kërkohet nga KOSTT të bёjё
vlerësim pёr çdo rast veç e veç. Sipas dispozitave tё pёrcaktuara nё licencёn e OST, dhe
në përputhje me Metodologjinë e Tarifave të Kyçjes, Kushtet e Kyçjes të Kodit të Rrjetit
{2.7}, nga KOSTT kërkohet që brenda 30 ditësh nga pranimi i aplikimit të kyçjeve, e cila
mund të vij nga KEK apo nga ndonjë konsumator i kualifikuar, që të përgjigjet me një
ofertë për kyçje. E tëra krijon vështirësi për KOSTT-in për të parashikuar koston e
aseteve të cilat i takojnë me rastin e aprovimit të kyçjes dhe për të qenë i sigurt se ka
siguruar financimin (qoftë nga donacioni, grantet apo huazimet) për të ndërtuar asetet
kyçëse deri në datën e paraparë për realizim.
4.2.2.5 Dy nënstacione të reja në projektin NS Drenasi (NS Drenasi 2 dhe NS Drenasi 3) janë të
ndara por të ndërlidhura: NS Drenasi 3 (plus NS Drenasi 1 zbarat 110kV) është
planifikuar të ndërtohet për të lidhur Zonën Industriale te Kroni i Mbretit; ndërsa
nënstacioni NS Drenasi 2, si pikë e re e rrjetit furnizues për KEK-un e cila do të kyçet
me zbarrat 110 kV në NS Drenasi 1.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 27
4.2.2.6 Nënstacioni NS Gjilani 5 gjithashtu pritet të financohet nga donatorët. Nëse sigurohet
donacioni atëherë prioriteti i kësaj do të varet nga gjendja e rrjetit të shpërndarjes në
zonën e Gjilanit. Nëse financimi nga donatorët nuk është në dispozicion, atëherë ato
mund të shtyhen në afat deri 2010-2012 varësisht nga kërkesat e KEK – Shpërndarjes.
4.2.2.7 Një karakteristikë e rëndësishme e listës së propozimeve të kyçjeve të reja është se disa
nga to i japin KOSTT-it mundësinë e shtimit të sigurisë dhe besueshmërisë së rrjetit të
transmisionit. Shumica nga to do të jenë pika të lidhura në formë unazore të rrjetit
furnizues në të cilat rrjeti i shpërndarjes së KEK-ut do ta transferojë ngarkesën e
tanishme nga nënstacionet fqinje ashtu që të eleminohet mbingarkesa dhe problemet e
kualitetit të furnizimit në rrjetin shpërndarës. Propozimi për NS Drenasi 3, për të
furnizuar zhvillimin e zonës industriale te Kroni i Mbretit do të rritë ngarkesën totale të
sistemit.
4.2.2.8 Si rrjedhoj, kyçjet e nënstacioneve të reja megjithatë të domosdoshme dhe përfituese në
kuptim më të gjërë, do të rrisin presion në rrjetin e transmisionit që është në
kundërshtim me një nga objektivat e TNDP të KOSTT-it. Disa propozime të kyçjeve të
nënstacionit (p.sh NS Shtimja dhe NS Malisheva) megjithatë kanë dhënë hapësirë për
KOSTT-in për të përforcuar rrjetin e vet në përputhje me Kodin e Rrjetit - Kriteri i
Sigurisë N-1.
4.2.3 Projektet që Drejtpërdrejtë rrisin Sigurinë dhe Besueshmërinë e Rrjetit
Transmetues
a) Paket Projekti PEJA 3
Ky projekt do të ndikojë në përforcimin e furnizimit në zonën veri-perendimore të rrjetit të
Kosovës. Tani është duke u zhvilluar dhe bashkëfinancuar nga KfW (Kreditanstalt für
Wiederaufbau) dhe BKK. Projekti përbëhet nga nënstacioni 400/110kV i kyçur në linjën
interkonektive 400kV NS Kosova B – NS Ribarevinë (Mal i Zi) L437. Fillimisht do të
vendoset vetëm një transformator me fuqi 300 MVA. Në pjesën 110 kV të rrjetit, do të
ndërtohet linja e re deri në nënstacionin e Klinës, 23 km të linjës L126/3 nga NS Peja 1
deri te NS Burimi do t’i ndërrohet përçuesi ekzistues me seksion 150/25mm2 TACSR (hot
wire) të peshës së vogël dhe të kthehet në zbarrat e NS Peja 3, duke lënë nënstacionin
Burimi të lidhur në mënyrë unazore me NS Peja 3 me dy linjat ekzistuese 110 kV. Një
shtesë për këtë projekt është kyçja e nënstacionit të Skenderajit të kyçur në linjën NS Peja
3 – NS Vallaçi me seksionin 150/25mm2 TACSR. Në kuadër të këtij paket projekti është
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 28
përfshirë edhe zgjerimi i nënstacionit ekzistues 35/10 (20) kV – NS Skenderaj në nivelin
110/10(20) kV .
Ky projekt do të rriste ndjeshëm besueshmërinë, sigurinë dhe kualitetin e furnizimit për
pjesën perëndimore të Kosovës (nënstacionet Peja 1 dhe Peja 2, Deçani, Gjakova 1,
Gjakova 2, dhe Klina) dhe pjesën veriore të Kosovës (nënstacionet Burimi, Skenderaj,
Vallaçi, Ujmani (kur operon si pikë pasive), Trepça, Vushtrria 1 dhe Vushtrria 2) që së
bashku furnizojnë diku një të tretën e sistemit të ngarkesës elektrike të Kosovës. Ndikimi i
saj do të ndihet në një hapësirë më të gjërë duke shkarkuar transformatorët 220/110kV në
nënstacionet Prizreni 2 dhe Kosova A dhe linjat e kyçura në këto nënstacione.
Është më se e sigurt që benefiti që do të sillte ky projekt për tërë sistemin e furnizimit të
energjisë elektrike të Kosovës do të jetë gjithëpërfshirës. Projekti karakterizohet si projekt
tejet strategjik dhe renditet në projektet me prioritetin më të lartë.
b) Paket Projekti FERIZAJI 2
Zona jug-lindore e sistemit të transmisionit të Kosovës (prej Ferizajit2, Vitisë deri në Gjilan
dhe Berivojcë) ballafaqohet me probleme të ngjashme të pasigurisë dhe jobesueshmërisë
të furnizimit të nivelit aktual të ngarkesës, madje duke mos marrë parasysh parashikimin e
rritjes së ngarkesës për atë zonë. Aktualisht kjo zonë furnizohet nëpërmes tri linjave 110kV,
dy nga nënstacioni transformues Prishtina 4 dhe një nga nënstacioni i Therandës (furnizimi
i të cilit shpesh bëhet të jetë i shkyçur për arsye operative). Ngarkesa e këtij grupi (e cila
paraqet diku një të gjashtën e totalit të ngarkesës së Kosovës) është në rrezik të izolimit (me
pasojë të rënjes totale) gjatë ndaljeve të planifikuara apo të detyruara të linjave 110 kV dhe
kështu rrjeti i ekspozohet rrezikut të mbingarkesave në transformatorët në NS Prishtina 4.
Janë propozuar disa zgjidhje për të përmirësuar problemin në këtë zonë. Të gjitha
përfshijnë rehabilitimin e linjave L212 dhe/ose L215 (Kosova A deri në NS Shkupi 1 në
Maqedoni), që tani janë jashtë operimit pasi kanë pësuar dëmtime të mëdha gjatë luftës. Të
gjitha përforcojnë furnizimin deri në NS Ferizaj me efekt të shkarkimit të
autotransformatorëve në NS Prishtina 4 dhe të linjës 110 kV NS Prishtinë 4 – NS Ferizaj,
e cila është aktualisht e mbingarkuar gjatë ngarkesës maksimale.
.
2 Në të vërtet nënstacioni Bibaj, por i quajtur Ferizaj në diagramet e rrjetit të KOSTTit etj. Për të shmangur konfuzionin do të
quhet Ferizaj dhe nënstacioni i dytë në afërsi do të quhet Ferizaj-2.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 29
Plani i alternativës afatgjate
Referimi {2.1} propozimi i ndërtimit të nënstacionit të ri 400/110kV Ferizaj 2, kyçja e tij
në linjën interkonektive L420, NS Kosovë B – NS Shkup 5, kyçja me linjë të dyfishtë 110
kV në nënstacionin ekzistues në Ferizaj (Bibaj) dhe kyçja në NS Gjilan nëpërmes linjës 110
kV. Ky përforcim konsiderohet si një zgjidhje e mirë afatgjate (me efekte pozitive pothuajse
si projekti Peja 3). Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e implementimit të këtij projekti me
qëllim që gjendja aktuale e rrjetit të transmisionit të kësaj zone nuk mund të pres deri në
implementimin e këtij projekti, kjo zonë ka nevojë për një projekt emergjent i cili do të
mundësonte rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së furnizimit deri në momentin e
implementimit tё projektit afatgjatë. Roli i këtij projekti është strategjik për zhvillimin e
mëtutjeshëm të konfiguracionit të rrjetit 400 kV.
Plani i alternativës së përkohshme (Faza 1 e FERIZAJIT 2)
Kjo alternativë ka rrjedh nga prezantimet (punëtoritë) dhe diskutimet e shumta të
ekspertëve KOSTT-it duke u bazuar në gjendjen tejet kritike të rrjetit të transmisionit të
asaj zone si dhe trendit në rritje të konsumit.
Faza e parë e kësaj alternative përfshinë riparimin e L212 dhe adaptimin e saj në linjë 110
kV, e cila do të kyçet në zbarrat 110 kV tek NS Kosova A duke e lidhur nënstacionin në
NS Ferizaj (Bibaj) me pikë të fuqishme furnizuese. Ky projekt do të ndikojё në rritje të
dukshme të ngarkesës në autotransformatorët e NS Kosova A, prandaj plani kërkon që
autotransformatori AT1 me fuqi 100 MVA të zëvendësohet me një autotransformator të ri
me fuqi 150 MVA (të nevojshëm në çfardo rasti- shih seksion 4.2.3 b) (më poshtë).
Studimet e dizajnit tregojnë se kjo zgjidhje do të siguronte furnizimin e ngarkesës në pjesën
Jug-Lindore deri në 2011, para përforcimit afatgjatë (NS Ferizaj 2).
Përparësitë kryesore të kësaj alternative janë:
• Ka kosto të ultë iniciale dhe mundëson përputhje me afatin e shkurtër për të
mbështetur grupin e ngarkesës jug-lindje dhe ndihmon në lirimin e mbingarkesave
në NS Prishtina 4;
• Bashkërendohet me projekte tjera të cilat janë planifikuar;
• Tejkalon vështirësitë e shfaqura nga hapësira e kufizuar e zgjerimit të NS 110 kV
Ferizaj dhe shmang problemet e mirëmbajtjes së qartësisë adekuate të linjave që
kalojnë linjën L420 (dhe L215 nëse rehabilitohet);
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 30
• Realizohet për kohë të shkurtë (para dimrit 2009), ndërsa pengesat të cilat
eventualisht kufizojnë shfrytëzimin optimal të projektit është koha e furnizimit me
transformatorin e ri 150 MVA në NS Kosova A dhe koordinimi i instalimit të tij
me projektin e riparimit të NS Kosova A.
• Nuk pengon planet afatgjate të KOSTT-it për të zhvilluar rrjetin 400 kV (shiko
seksionin 4.2.5) jep opcionet për të akomoduar linjën e planifikuar 110kV deri në
Gjilan, interkonecionin e dytë deri në Maqedoni dhe kryerjen e unazës 400 kV për
rreth Kosovës (në përputhje me Dokumentin e Bardhë të Strategjisë së Energjisë
{2.12}).
Për këto arsye kjo alternativë ofron zgjidhjen me kosto efektive dhe zgjidhje të shpejtë për
të siguruar furnizimin e besueshëm të zonës Jug-Lindore dhe prandaj duhet ti ipet prioritet
i lartë në kohën sa më të hershme të mundshme të kryerjes.
Faza e dytë e projektit FERIZAJI 2 është përshkruar në seksion 4.2.5 më poshtë.
c) Transformatorët shtesë 220/110kV në nënstacionet Kosova A, Prizreni 2 dhe Prishtina 4.
Problemet e kapacitetit transformues jo të mjaftueshëm në të gjitha nënstacionet 220/110
kV të KOSTT-it janë të njohura qe një kohë. Në kohën e kërkesës maksimale (~900 MW)
të gjithë transformatorët funksionojnë në apo mbi nivelin nominal të ngarkimit. Dhe nëse
ndonjëri prej tyre është jashtë operimit, sistemi është në rrezik të rënjeve kaskade të
transformatorëve të mbetur (furnizues të rrjetit 110 kV). Autotransformatori T1 në Kosova
A është problem i veqantë. Ai është futur në punë që nga viti 1960 dhe e ka të tejkaluar
jetëgjatësinë e punës, pasi që fuqia e tij është 100 MVA krahasuar me dy
autotransformatorët tjerë T2 dhe T3 me fuqi 150 MVA, nuk mund të bëhet optimizimi i
punës së këtyre dy transformatorëve.
Prandaj ky projekt i zëvendësimit të këtij autotransformatori rangohet si prioritet i lartë dhe
realizimi i tij mund të koordinohet me projektin e rehabilitimit të planifikuar në NS Kosova
A. Kjo gjithashtu do të përshtatej në kohën e liferimit për autotransformatorin e ri 150
MVA (që tani duhet 8-14 muaj për tu kryer porosia) - që implikon se financimi/vendimi i
prokurimit duhet të bëhet së shpejti.
Procesi i prokurimit duhet të fillojë sa më shpejtë edhe për dy autotransformatorë 150
MVA për tu ofruar/instaluar në nënstacionin Prishtina 4 në vitin 2009 dhe në NS Prizreni
2 në vitin 2010. Koha e kryerjes së porosive nuk është aq kritike kështu që lejon ca kohë
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 31
për rivlerësimin e nevojës për transformatorë për projektet PEJA 3 dhe FERIZAJ 2 por
ato duhet të mbesin në kuadër të prioritetit të lartë të investimeve në KOSTT.
Në NS Kosova A fushat transformatorike janë përshtatur në projektin e vet të rehabilitimit
(T03/KSA), e cila mund të shfrytëzohet në fazën 1 tё projektit tё Ferizajit 2 (T21.1/FER)
me qëllim të kursimit.
Këtu janë marrë në konsideratë idetë alternative për këta transformatorë: zëvendësimi i
gjithë transformatorëve të NS Kosova A me dy njësi 250 MVA dhe dislokimi dhe instalimi
i njësive ekzistuese 150 MVA në nёnstacionet Prizreni 2 dhe Prishtina 4. Nëse e gjitha
baraspeshohet atëherë ky opcion nuk preferohet të aplikohet për këto arsye:
• Instalimi i dy autotransformatorëve 250 MVA nuk plotëson kriterin N-1 gjatë
kohës së ngarkesës maksimale. Kjo do të thotë që rënja eventuale e njërit nga
autotransformatorët, do të shkaktojë mbingarkimin e autotransformatorit të
vetmuar dhe rrezikimin e sistemit transmetues në përmasa të paparashikueshme.
• Nuk është e qartë nëse fushat e transformatorit nё NS Kosova A kanë qartësi
adekuate dhe qasje për të vendosur njësitë më të mëdha, apo nëse baza ekzistuese,
rruga e qasjes etj. duhet të përforcohen apo nëse tubat e kabllove dhe kanalet do të
kenë nevojë të ridizajnohen.
• Gjithashtu vetëm me dy njësi rreziku i sigurisë së furnizimit është më akut gjatë
mirëmbajtjes së planifikuar të transformatorit dhe fushave.
• Preferohet investimi në autotransformator të fuqisë së njejtë 150 MVA të cilët
konsiderohen si autotransformator standard për nivelin e transformimit 220/110
kV.
d) Ndërrimi i përçuesve të linjave të vjetra me seksion të tërthortë 150/25 mm2
L164/3 (NS Prizreni 1– NS Prizreni 2) dhe L179/1 (NS Prizreni 1- NS Prizreni 3)
Siguria e furnizimit për Prizrenin (diku 10% e ngarkesës totale të sistemit) është e rrezikuar
pasi që linja L179/1 (me kapacitet bartës 57MVA) duhet të funksionoj zakonisht e hapur
për të parandaluar mbingarkesën e L164/3 (gjithashtu 57 MVA) në rast të ndaljes së
detyruar nga puna e L1804 (NS Prizreni 2 – NS Prizreni 3) e cila bartë pjesën më të madhe
të energjisë deri në Prizren dhe Therandë. Kjo e lë në rrezik konsumin e NS Prizreni 1
(diku 49 MW në ngarkesë maksimale) që të furnizohet në mënyrë unazore nga NS Prizren
2.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 32
Ndërrimi i përçuesit të linjës L164/3 me kapacitet 114 MVA, do të mundësonte që L179/1
të operoj e mbyllur, duke siguruar ngarkesën maksimale në NS Prizreni 1 (~47.5 MW), NS
Prizreni 3 (~45 MW) dhe NS Theranda (pjesa e 40 MW) në rast të ndaljes së detyruar nga
operimi i linjës L1804. Për ndaljen e detyruar nga operimi i L164/3, vet NS Prizreni 1
mund të furnizohet nëpërmes të L179/1, dhe kështu do të plotësonte kriteret e sigurisë.
Për të arritur siguri edhe më të lartë të furnizimit të zonës së Prizrenit dhe Therandës
gjithashtu linjës L179/1(4.68 km) i cili aktualisht ka përçues me seksion tërthor 150mm2 (83
MVA) duhet ti nderrohet përçuesi në seksion 240 mm2 duke rritur kapacitetin e saj për
40%.
Pasi këto janë linja të shkurtëra me shtylla betoni në kushte të arsyeshme, do të ishte e
arsyeshme që përçuesit aktual të ndërroheshin me përçues të tipit 150/25 mm2 TASCR të
peshës së vogël (që është duke u vlerësuar në një projekt tjetër), edhe pse ky ka humbje të
njëjta sikur përçuesit aktual dhe është për ~10% më i shtrenjtë.
Për shkak të shkallës së lartë të përfitimit/kostos së këtij projekti, ndërrimi i përçuesit të
linjës L164/3 (i programuar për vjeshtën 2008) kategorizohet me prioritet të lartë.
L125/1 (NS Kosova A – NS Vushtrria 2 – NS Vushtrria 1), L125/2 (NS Vushtrria 1 – NS
Trepca), dhe L125/3 (NS Trepça – NS Vallaqi)
Këto janë ndër linjat më të vjetra 110 kV të KOSTT-it (shiko raporti {2.10}), dhe nuk janë
në gjendje të mirë (përveq në seksionin e nyjes te NS Vushtrria 2 e ndërtuar në vitin 2006).
Analiza e vlerësimit të sigurisë nga Sektori për Zhvillimin e Sistemit dhe Planifikimit
Afatgjatë, tregon se ato janë të mbingarkuara gjatë konsumit dimëror dhe në rast të rënies
eventuale do të shkaktonte rënien e menjëhershme të linjës L163 (NS Kosova A – NS
Vallaq) duke rrezikuar sigurinë e sistemit.
Prandaj propozohet ndërrimi i përçuesve të tyre me 150/25 mm2 TACSR për LP125/1
(planifikuar për tu kryer në 2008), dhe LP 164/3 (planifikuar për tu kryer në 2008)
Është e qartë se ky projekt është tejet i rëndësishëm me një prioritet mjaft të lartë.
L126/5 (NS Peja 1 – NS Peja 2)
Kjo është gjithashtu një linjë mjaftë e vjetër 110 kV (përveç nyjës së fundit deri në NS Peja
2), dhe propozohet të ndërrohet përçuesi (në 2013) me 150/25 mm2 TACSR. Për shkak të
kohës së gjatë ky do të mund të konsiderohej projekt i prioritetit të ulët. Megjithatë,
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 33
vjetërsia e linjës rritë gjasën e ndonjë prishje të shtyllave apo përçuesve e cila mund të sjell
në rrezik furnizimin e qytetit të Pejës. Aspekt tjetër i rëndësishëm është vendosja e fijes
optike (OPGW) në përçuesin mbrojtës për qëllimet e sistemit SCADA/EMS, duke bërë
këtë projekt me nivel të lartë të kost-benifitit. Varësisht nga konkluzionet e shqyrtimit të
propozuar të projektit SCADA/EMS (shiko seksionin 7.2.6), rekomandohet që afati kohor
i këtij projekti të koordinohet me dinamikën e avancimit të projektit SCADA/EMS.
e) Linjat e reja 110 kV: NS Ferizaj–NS Gjilani, NS Lipjani–NS Shtimje, dhe NS Malisheva–-NS
Drenasi2
Linja NS Ferizaj–NS Gjilan (përfshihet në alternativën afatgjate të projektit FERIZAJI 2)
Studimet e ndryshme të dizajnit ({2.1} dhe ato të bëra më vonë tregojnë se grupi jug-lindje
i konsumit që përbëhet nga nёnstacionet Sharri, Vitia, Gjilani (dhe Gjilani 5 nese realizohet)
dhe Berivojca është në rrezik për shkak të mbingarkesës së linjës L118/3 (NS Ferizaj – NS
SharrCem) me rastin e ndaljes së paplanifikuar të linjës L184/1 (NS Prishtina 4 – NS
Gjilani). Furnizimi i grupit të ngarkesës në fjalë aktualisht nuk plotëson kriterin e sigurisë
N-1 të Kodit të Rrjetit.
Problemi i përmendur më lartë do të ketë lehtësim afatshkurtër me realizimin e fazës së I-rë
të projektit të Ferizajit. Rreziku do të eliminohej dhe kriteri i sigurisë N-1 për atë grup do
të plotësohej duke ndërtuar linjën 110 kV deri në NS Gjilan nga NS Ferizaj 2. Pasi faza 1 e
projektit FERIZAJI 2 të zgjidh problemin e menjëhershëm në atë zonë, duke përfituar në
kohë për KOSTT-in që të shqyrtoj situatën e furnizimit. Konsiderohet që kjo linjë ka
prioritet të mesëm për tu planifikuar për kryerje deri në 2011. Kjo linjë do të jetë pjesë e
projektit afatgjatë Ferizaj 2, 400/110 kV.
Linja NS Lipjan–NS Shtimje
Duke supozuar se realizohet aplikimi për kyçje nё Sistemin e Transmisionit të nënstacionit
të Shtimjes, atëherë ekziston një ndikim pozitiv dhe i konsiderueshëm në modernizimin e
linjës NS Lipjan - NS Shtimje (tani duke operuar në 35 kV nga rrjetet e KEK-ut) - ashtu
siç ishte propozuar në {2.1}. Kjo ka një përfitim në përforcimin e sektorit të rrjetit tё
nёnstacioneve NS Therandë, Shtimje, Lipjani, Ferizaj që e bënё atë në përputhje me
kriterin e sigurisë N-1 dhe e siguron ngarkesën si në Shtimje ashtu edhe në Lipjan.
Gjithashtu e hap opcionin për alternativë të shfrytëzimit për të drejtën e kalimit Therandë-
Shtimje (shiko më poshtë). Për këtë arsye këtij projekti i ipet një prioritet mjaft i lartë
(prioritet i lartё i ipet edhe të kyçjes së Shtimjes).
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 34
Formalisht, ky projekt do të kërkojё transferin e asetit nga KEK (rrjetet) tek KOSTT por
kjo nuk duket të jetë problem. Duhet të planifikohet dhe të koordinohet me rastin e
aplikimit tё KEK pёr kyçje për NS e ri 110 kV të Shtimjes.
Linja NS Malisheva–NS Drenasi 2
Për të siguruar furnizimin e NS Drenasit 2 (duke furnizuar ngarkesën lokale të KEK-ut)
dhe për të zvogëluar ndikimin e renies së linjës L293/2 NS Drenasi1-NS Prizreni 2 dhe
NS Drenasi-3 (duke furnizuar zonën industriale tek Kroni i Mbretit) është propozuar
ndërtimi i linjës 110 kV nga NS Drenasi 2 tek nënstacioni i ri i Malishevës.
Fillimisht kjo zonë industriale bazuar nga informatat e bartësit të projektit MTI (Ministria e Tregtisë dhe
Industrisë) do të startoj me ngarkesën prej 18 MW prej të cilës 15 MW parashikohen te shfrytëzohen për
nevojat e KEK-ut (Aeroporti, Goleshi etj) ndërsa 3 MW do te shfrytëzohen për bizneset prodhuese te cilat
do të ndertohen në atë zonë.Sipas parashikimeve të MTI rritja e ngarkesës në këtë zonë do të jetë graduale
dhe brenda 10viteve të ardhshme pritet zgjerimi i mëtutjeshëm i zonës me pritje të ngarkesës deri 50MW.
Mirëpo rritja e tillë e konsumit nuk është edhe aq e sigurt andaj për këtë arsye rekomandohet shtyrja e
vendimit për të vazhduar me këtë plan dhe t’i jepet atij prioritet i ulët veçmas sa i perket afatit kohor
(mesi 2011). Realizimi i projektit do të varet nga aplikimi për kyçje i zonës industriale (nëse
realizohet).
4.2.4 Projektet të cilat Drejtpërdrejt e Përmirësojnë Besueshmerinë e Rrjetit
a) Zëvendësimi i ndërprerësve të fuqisë në nënstacionet Prishtina 1 dhe Prishtina 2
Për të minimizuar ndërprerjet në furnizim, përmirësuar besueshmërinë dhe sigurinё e
furnizimit dhe dëmtimin e kufizuar të pajisjeve primare të KOSTT-it është me rëndësi që
ndërprerësit e qarkut të operojnë si duhet për të eleminuar prishjet në sistem. Përcaktuesi
kryesor i (mos) besueshmërisë së operimit të ndërprerësit të linjës i cili tregon nevojën e
zëvendësimit të tyre është niveli i rrymave të lidhjeve të shkurta i cili nuk guxon të tejkalon
nivelin 80% të kapacitetit shkyçës të ndërprerësit. Analizat e lidhjeve të shkurtëra kanë
treguar se niveli aktual i rrymave të shkurtëra (apo në të ardhmen e afërt) tejkalon nivelin e
ndërprerësit në disa vende (p.sh NS Kosova A, NS Prishtina 1 dhe NS Prishtina 2, NS
Prizreni 2, NS Bardhi dhe NS Ferizaj).
Aktualisht projekti është duke vazhduar për të zëvendësuar ndërprerësit në NS Prishtina 1
dhe NS Prishtina 2 me ato të nivelit më të lartë (40 kA), dhe projektet tjera janë propozuar
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 35
(NS Ferizaj dhe NS Bardhi). Duke pasur parasysh konsekuencat e rrezikshme të mos
realizimit të këtij projekti, vlerësohet që këto projekte të konsiderohen me prioritet të lartë.
Ndërprerësit e linjave në NS Kosova A do të zëvendësohen si pjesë e projektit të renovimit
të nënstacionit (shiko 4.2.4(c) më poshtë). Projekti i NS Ferizaji (shiko 4.2.3b)) përfshinë
zëvendësimin e ndërprerësve ekzistues të linjave 110 kV. Nëse ai projekt nuk vazhdohet
ashtu siç është planifikuar atëherë rekomandohet që këta ndërprerës duhet të
zëvendësohen sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe sigurisht se jo më vonë se mesi i
vitit 2009.
Nivelet e rrymave të lidhjes së shkurtë në rrjetin e transmisionit të Kosovës do të
vazhdojnë të rriten pasi priten rritjet e kapaciteteve gjeneruese, ashtu që ndërrimi i
ndërprerësve në të ardhmen duhet të jenë me kapacitete nga 31.5 kA deri në 40 kA
varësisht nga niveli i rrymave të prishjes.
b) Zëvendësimi i Mbrojtjeve Rele në nënstacionet Kosova B dhe Prishtina 4 dhe Zëvendësimi i SK (Sistemit
Komandues) në nënstacionin Prishtina 4
Ekziston projekti i financuar nga AER/KE, që është duke vazhduar në modernizimin e
pajisjesve të vjetruara të mbrojtjes rele në nënstacionin Kosova B dhe nënstacionin
Prishtina 4 si dhe zëvendësimi i Sistemit Komandues (SK) në nënstacionin Prishtina 4. Kjo
punë duhet të vazhdoj me prioritet të lartë.
Nga vlerësimi i gjendjes së tanishme të rrjetit (Raporti i KEMA-s rreth gjendjes aktuale të
rrjetit të transmisionit {2.10} tregon se pajisjet mbrojtëse (rele) në përgjithësi janë në
kushte të dobëta. Kuotat e statistikës të raportit të detyrës 2 tregojnë se shumë skema të
mbrojtjes në linjat 110 kV janë jo operuese, të dëmtuara apo të vjetruara ashtu siç janë edhe
shumë skema të rikyçjes së sërishme automatike të linjave 110 kV. Relet jooperacional, jo të
besueshëm apo jostabil jo vetëm që e vënë në rrezik besueshmërinë dhe sigurinë e
furnizimit (që do të ndikoj në konsumatorët e KOSTT-it) por i vendos vet pajisjet primare
të KOSTT-it në rrezik më të lartë të dëmtimit. Përderisa pajisjet për rikyçje të sërishme
automatike të linjave 110 kV janë jo funksionale atëherë ato shfaqin rrezik më të vogël për
pajisjet primare, mirëpo dështimi i tyre për të operuar ashtu siç synohet do të ndikoj në
kohën e rikthimit në punë dhe në sigurinë e furnizimit.
Planet për të përmirësuar situatën dhe për të vendosur të gjitha skemat e rikyçjes së
sërishme automatike të linjave 110 kV në formë të mirë, duhet tu ipet prioritet sa më i
lartë. Masat e rekomanduara në dokumentin {2.10} (analizimi dhe testimi i të gjitha releve
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 36
mbrojtëse, aty ku është e duhur akordimi i releve distante, kontrollimi dhe aty ku është e
mundshme aktivizimi i rikyçjes së sërishme automatike duhet të kryhet sa më shpejt që
është e mundshme.
c) Riparimi i nënstacioneve: Kosova A dhe Kosova B, Prizreni 1 dhe Prizreni 2, Peja 1 dhe Gjakova 1
Kosova A: Ky është projekt trevjeçar i financuar nga alokimet vjetore të BKK për të
riparuar të gjitha fushat 110 dhe 220 kV, për të riparuar rrugët dhe rrethojat e nënstacionit
dhe për të ndërtuar objektin e ri të kontrollit. Ky projekt është duke vazhduar dhe është
planifikuar të kryhet deri në 2009.
Për shkak të pozitës qendrore që ka nënstacioni Kosova A në rrjetin e KOSTT-it, prishjet
eventuale do të shkaktonin pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme, andaj këtij projekti duhet
ti ipet prioritet shumë i lartë. Në këtë rast duhet pasur parasysh:
(i) koordinimi i zëvendësimit të transformatorit T1 (seksioni 4.2.3c) me fazën e duhur të
programit riparues; (ii) të shfrytёzohet mundësia për racionalizimin e ndërprerësve të
fushave si dhe arranzhimet e mbrojtjeve në transformatorin T1;
(ii) për kursim, shfrytëzimi i fushës rezervë për t’u ndërlidhur me projektin faza 1 të
FERIZAJIT 2 (projekti T21/FER në 4.2.3b).
Kosova B: Një projekt tjetër trevjeçar (2010-2012) është planifikuar për të riparuar të gjitha
fushat 220 kV në nënstacionin Kosova B.
Përsëri duke marrë parasysh që nënstacioni Kosova B paraqet nyje mjaft të rëndësishme në
rrjetin e KOSTT-it por edhe më gjërë, ky është projekt me prioritet të lartë.
Prizreni 1: Projekti është planifikuar për 2009-2010 për të riparuar të gjitha fushat e nivelit
tё tensionit 110 kV. Kjo duhet të shkoj më tutje me prioritet të mesëm.
Prizreni 2: Ky është një nënstacion tjetër i rëndësishëm në rrjetin e Kosovës dhe projekti
për riparimin e fushave 110 dhe 220 kV është planifikuar për 2009-2011. Ky projekt
rangohet në listën e prioriteteve të mesme. Dhe si i tillë planifikohet të kryhet në
periudhën kohore 2010-2012.
Pasi lidhja e Rahovecit {seksioni 4.2.2 është planifikuar të kryhet para këtij projekti atëherë
nuk do të ketë mundësi për rishfrytëzim të fushës rezervë.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 37
Peja 1 dhe Gjakova 1 Këto janë nënstacione të nivelit 110 kV, në të cilat propozohet
riparimi i fushave 110 kV dhe konfigurimi i zbarave në periudhën kohore ndërmjet viteve
2009 dhe 2010
Projektet e lartëpërmendura konsiderohen me prioritet të ulët për KOSTT-in.
Rekomandohet që këto dy projekte të kryhen me një kontratë të vetme.
4.2.5 Zhvillimi Strategjik i Rrjetit të Transmisionit të Kosovës
Faktori më i rëndësishëm që do të përcaktojë konfiguracionin afatgjatë të rrjetit të
transmisionit të Kosovës është hyrja në punë e termocentralit Kosova e Re, që pritet të bëhet
në dy faza: 1000 MW deri në 2016 dhe e dyta 1000 MW deri 2020. Së bashku me riparimet
shoqëruese të termocentralit Kosova A kjo do të ndryshoj sistemin elektroenergjetik të
Kosovës në atë mënyrë që do të bëhet një ndër eskportuesit kryesor të energjisë elektrike në
rajon.
Për të akomoduar një qarkullim eksporti të tillë të madh, KOSTT ka nevojë për zgjerim të
kapacitetit të vet të interkonekcionit me Shqipëri dhe Maqedoni. Nëse këto përforcime
realizohen atëherë pozita e Kosovës në regjion në aspektin elektroenergjetik do të fuqizohej
në masë të madhe. Për KOSTT-in pyetja është: si të gjurmohet mundësia për të rritur në
maksimum përfitimin për ngarkesën vendore të Kosovës?
a) Interkonekcioni Kosovë-Shqipëri 400kV
Shumë studime të planifikimit (për shembull ESTAP I dhe ESTAP II) kanë shqyrtuar këtë
interkonekcion. Megjithatë, këto supozojnë skenarin me diku 300 deri 400 MW të
energjisë elektrike të importuar dhe prodhuar nga hidrocentralet në Shqipëri në shkëmbim
sasisë ekuivalente të ngjashme të tepricës nga energjia e termocentraleve në Kosovë.
ESTAP II ka rekomanduar zgjidhjen, linjë e njëfishtë 400 kV nga nënstacioni Kosova B
deri në Kashar në Shqipëri, duke kaluar kufirin afër Prizrenit. Një studim tjetër shtesë (ri-
shqyrtim i studimit ESTAP II) i financuar nga KFW (Banka Gjermane Per Rindertim)
është kryer nga kompania konsulente DECON e cila edhe në këtë studim konkludon
kost/benifitin e ketij projekti. Projekti është në fazën e përcaktimit të kompanisë e cila do
të dizajnon detajisht projektin. Ndikimet kryesore të këtij projekti janë:
• Kontribuon në përforcimin e rrjetit rajonal dhe kjo është me përfitim për Kosovën,
Malin e Zi dhe Shqipërinë;
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 38
• Mundëson krijimin e unazës së ardhshme 400 kV për rreth Kosovës (ashtu siç
parashikohet në dokumentin e bardhë të Strategjisë së Energjisë {2.12}) e cila do të
ketë përfitim afatgjatë për sigurinë dhe stabilitetin e rrjetit të KOSTT-it; dhe
• Lehtëson zhvillimin e tregut rajonal që është në përputhje me obligimet e KOSTT-it
sipas dispozitave tё licencës dhe Ligjit për Energjinë.
• Hap mundësit e optimizmit më intensiv të sistemit elektrik të Shqipërisë që kryesisht
është hidrik dhe Kosovës kryesisht termik.
Për këtë arsye ky projekt rangohet në projektet me prioritetin më të lartë për KOSTT-in.
Ky projekt me përfitime gjithëpërfshirëse do të ndihmoj në akomodimin e kapaciteteve të
reja gjeneruese të cilat priten të ndërtohen në të ardhmen në Kosovë. Është në interes të
veçantë dhe gjithëpërfshirës implementimi nё njё afat sa më të hershёm i interkoneksionit
Kosovë-Shqipëri.
b) Faza 2 e FERIZAJIT 2)
Vlerësimi i ekspertizës së KOSTT-it mbështetur nga konsulenca KEMA është që faza 2 e
projektit FERIZAJI 2 do të jep siguri afatgjatë të furnizimit të Kosovës Jug-Lindore dhe
mundëson krijimin e lidhjes unazore 400 kV.
Vendimi i investimit për fazën 2 do të merret duke pasë parasysh zhvillimet e ndryshme në
atë zonë, si rritja e pritur e konsumit, zhvillimi i rrjetit të shpërndarjes gjithnjë duke
plotësuar kriteret teknike të cilat rrjeti i transmisionit duhet ti plotësojë në pajtueshmëri të
plotë me Kodin e Rrjetit.. Faktorët e tjerë që janë marrë parasysh para marrjes së vendimit
përfundimtar përfshijnë disponueshmërinë e hapsirës për të zgjeruar në nënstacionin
ekzistues Bibaj (zbarat 110 kV), përshtatshmërinë e kyçjes së linjës së re për Gjilan 5 dhe
lehtësinë (dhe koston) e sigurimit të ruajtjes së nivelit të izolimit për linjat 400 dhe 110 kV
që kalojnë nëpër drejtimet ekzistuese të linjave.
Propozimi i tanishëm për të ndërtuar nënstacionin transformues Ferizaj 2 (fillimisht me
autotransformatorin e vetëm 300 MVA 400/110 kV), diku 4 km në lindje të Ferizajit dhe
do të lidhej me seksionin 400 kV (linjë e dyfishtë) i kyçur në linjën interkonektive L420 (NS
Kosova B – NS Shkup 5), me linjën 110 kV, që kyçet në linjën L212 ndërmjet shtyllës
fundore dhe zbarës 110 kV të NS Ferizaj si dhe duke alokuar linjën 110kV NS Sharr-NS
Bibaj nga NS Bibaj në NS Ferizaj 400/110 kV.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 39
Për qëllime buxhetore supozohet se faza e dytë e FERIZAJIT 2 të kryhet deri në fund të
vitit 2011 për të siguruar parashikimin e shtimit të ngarkesës në grupin e ngarkesës jug-
lindje.
4.2.6 Zvogëlimi i Humbjeve në Transmision
Humbjet në rrjetin e transmisionit të Kosovës janë përjashtimisht të larta dhe si ZRrE ashtu
edhe palët e interesuara të KOSTT-it me mjaft arsye presin nga KOSTT-i të ndërmerrë hapa
të duhur për t’i redukuar ato.
Në praktikë, KOSTT mund të ndikoj pak në lidhje me humbjet në linjat 400 kV të cilat edhe
ashtu karakterizohen me humbje të vogla. Zakonisht humbjet më të mëdha në rrjetin 400kV
shkaktohet nga energjia e cila kalon transit në rrjetin e KOSTT-it dhe KOSTT ka pak kontroll
mbi linjat interkonektive tё qarkullimeve import/eksport. Në nivelin 220 kV pritet të ketë
reduktime të humbjeve sidomos në transformatoret 220/110 kV pas instalimit të
transformatorëve shtesë në nënstacionet ekzistuese 220/110 kV. Gjithashtu priten reduktime
të humbjeve edhe në linjat 220kV e ndikuar nga dy projektet madhore NS Peja 3 dhe NS
Ferizaj 2. Megjithatë, shumica e humbjeve në transmision (61%) shkaktohen në linjat 110
kV nga të cilat më shumë se gjysma (të gjatësisë totale) janë më të vjetër se 30 vite, me
humbje të mëdha (me seksion tërthorë 150mm2) përçuesit e të cilëve kanë rezistencë/km diku
60 % më të madhe se sa përçuesi 240 mm2. Humbjet e mëdha në nivelin 110 kV janë si pasoj e
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 40
distancave të medha të pikave të ngarkesës nga rrjeti i fortë. E tera rezulton me profil jo të
mirë të tensionit në një numër shumë të madh të nënstacioneve 110 kV duke shkaktuar
humbje të medha të fuqisë aktive dhe reaktive. Përmirësimi i nivelit të tensionit do të ndodhë
pas përforcimeve kryesore të cilat do të ndodhin në rrjetin e transmisionit dhe atëherë pritet
reduktim i dukshëm i humbjeve të fuqisë edhe në linjat e nivelit 110 kV. Faktor tjetër i
humbjeve të mëdha të rrjetit 110 kV është gjendja teknike e e linjave dhe pajisjeve të nivelit
110 kV. Një numër i madh i përçuesëve të linjave të vjetra kanë rezistencë praktikisht më të
lartë se sa të dhënat e dizajnit për shkak të korrozionit apo përçuesit e dëmtuar si dhe “pikave
të nxehta” në urat lidhëse të linjave. Disa nga linjat e vjetra me humbje të larta do të
zëvendësohen në projektet e zhvillimit të rrjetit siç është përshkruar më lartë por ekziston një
hapësirë e rëndësishme për KOSTT për të zvogluar humbjet në pjesën e mbetur në programin
në faza të rilidhjes duke shfrytëzuar përçues 240/40 mm2 AlÇe. Për shkak të përçuesve të
rëndë dhe kushteve të dobëta të disa shtyllave nga betoni në këto linja disa pjesë kanë nevojë
për rindërtimin e shtyllave nga çeliku.
Ky program do të përfshinte më së shumti 300 km të gjatësisë së linjave të tilla që është
vetëm gjysma e gjatësisë totale të linjave 110 kV. Kjo vlerëson njё shpenzim tё kufizuar i cili
supozon se nё të gjitha linjat me humbje të larta është ndërruar përçuesi dhe diku rreth 20% të
shtyllave të betonit kanë nevojë të zëvendësohen.
Projekti i kësaj natyre do të ishte i shtrejntë për tu ndërmarrë por përfitimi i qartë për
shfrytëzuesit e KOSTT-it (për aq kohë sa gjenerimi i KEK-ut është i kapacitetit të kufizuar
çfardo zvogëlimi i humbjeve në transmision paraqet rritje të energjisë që KEK mund të
plasojё). Vlerësohet se puna mund të merr diku tre vite për t’u kryer si nga financimi ashtu
edhe nga perspektiva e koordinimit të shkyçjeve tё nevojshme gjatё implementimit, gjё që jep
mjaft kohë për të zgjedhur porositjen e pajisjeve për përforcim të këtyre linjave ashtu që të
rritet në maksimum përfitimi i shfrytëzuesve (me gjasë për të qenë përçuesit më shumë të
ngarkuar të linjave mbetëse me humbje të larta, por rendi do të ndërrohet pasi secila linjë
përpunohet dhe pasi zhvillimet e tjera vazhdojnë).
Perioda e kthimit të investimit do të ishte mjaft e gjatë dhe përfitimet nga secila linjë e
propozuar për rilidhje duhet të vlerësohet për vlera prezente neto (VPN). Mund të mos jetë e
duhur të përfshihen të gjitha linjat e humbjeve të larta në këtë program. Nëse vlerësimi i
përçuesit me peshë të vogël TACSR (në projektin tjetër) dëshmohet si i kënaqshëm atëhërë
mund të ndodhë që pёr disa linja të shkurta (p.sh më pak se 5 km) VPN e humbjeve të larta
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 41
është më e vogël se sa kursimi në shfrytëzimin e TACSR dhe shmangien/reduktimin e
zëvendësimeve të shtyllave. Për më tepër varësisht nga vendimet e zhvillimit strategjik të rrjetit
të transmisionit {shih 4.2.5}, mund të mos jetë me levërdi apo e domosdoshme të mbahen
nё shёrbim të gjitha linjat me humbje të larta . Mund të jetë me kosto mё efektive rishfrytëzimi
i tё drejtёs sё tyre tё kalimit pёr linjat unazore 400 kV (një shembull do të ishte seksioni
Therandë-Shtimje e L179/2).
Programi duhet gjithashtu të koordinohet me implementimin e rrjetit OPGW të nevojshëm
për të mbëshetur telekomunikimet SCADA/EMS. Duke marrë edhe ate në konsideratë
mendohet se ky projekt është i afatit të gjatë me prioritet më të ulët dhe duhet të shtyhet
për periudhën e ardhshme tё shqyrtimit tё tё hyrave tё lejuara 2010-2012.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 42
5 SISTEMET E TEKNOLOGJISЁ SЁ INFORMACIONIT (TI) PËR OPERIMIN E TREGUT
5.1 Tregu Kalimtar
Në vjeshtë të vitit 2006 është marrë vendim nga Zyra e Rregullatorit tё Energjisё (ZRrE)
për të implementuar zhvillimin e tregut në faza pasi nuk është praktike të lëvizet menjëherë
duke aplikuar të gjitha rregullat e tregut - kryesisht për shkak se rregullat e plota të tregut
presupozojnë tepricë prodhimi më shumë se sa kërkesa, që në momentin e tanishëm nuk
është rast. Gjithashtu në mënyrë që të trajtohet kompleksiteti i të gjitha rregullave të tregut,
KOSTT dhe pjesmarrësit e tjerë të tregut do të kishin nevojë për sisteme të TI-ve dhe
mbështetje që nuk mund të implementohet brenda një afati të shkurtër kohor. Prandaj një
varg i rregullave kalimtare të tregut janë zhvilluar duke u fokusuar në ato rregulla dhe
përgjegjësi të cilat janë të domosodshme për fazën e parë të tregut dhe që mund të
implementohen tani. Për implementimin e planit të TI-ve dhe ofrimit të buxhetit është
supozuar se tregu do të filloj sipas Rregullave Kalimtare tё Tregut nga 1 prill 2007 duke u
zhvilluar sipas fazave derisa të gjitha Rregullat e Tregut të hyjnë në fuqi në vitin 2011.
KOSTT është angazhuar për të shqyrtuar kërkesat dhe kostot e sistemeve esenciale të TI-
ve të nevojshme për të mbështetur tregun kalimtar.
Sipas mendimit të KOSTT-it, rruga më e shpejtë dhe me kosto efektive për të
implementuar sistemet për tregun kalimtar nuk është prokurimi dhe implementimi i njё
sistem specifik tranzicional të TI-ve por për të plotёsuar sistemet ekzistuese të TI-ve me
vegla tё e bazuara në forma tabelare tё zhvilluara nga stafi i KOSTT-it. Megjithatë në
zhvillimin e këtyre mjeteve duhet të kihet në mendje se disa detyra të Operatorit të Tregut
(p.sh vendosja e përgjegjësive) kërkon që llogaritjet në lidhje me vendosjen të jenë të sakta
dhe të ofrojnë provën e kontrollit. Prandaj vëmendje duhet ti kushtohet testimit rrënjësor
dhe për një arkivim të besueshëm të të dhënave hyrëse, rezultateve të llogaritjeve dhe
faturave.
Plani i implementimit të sistemit që do të përshkruhet në detaje në dokumentet Dizajni
Teknik për TI dhe Sistemi i Komunikimit të përpiluar nga konsulenca KEMA dhe këtu
është i skicuar në seksionin 5.3 është zhvilluar me pritjen që tregu do të implementohet në
faza dhe me prioritete të funksionalitetit të kërkuar për të mbëshetur rregullat kalimtare të
tregut. Prandaj është propozuar të fillohet me implementimin e Sistemit të Menaxhimit të
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 43
të Dhënave të Energjisë (SMDHE), i cili do të jetë i pёrshtatshёm për të mbëshetur
rregullat kalimtare të tregut dhe i cili në fund do të zëvendësoj mjetet iniciale të bazuara në
një përmbledhje të formës së Excel-it. Ky sistem do të zhvillohet më tutje dhe të zgjerohet
nga sistemet e tjera të TI-ve por do të mbetet esenca e pamjes së TI-ve të KOSTT-it në
fazën finale të tregut duke shmangur investimet në sistemet e TI-ve të cilat kanë jetëgjatësi
të kufizuar.
5.2 Rregullat e Plota të Tregut
Në momentin kur gjenerimi plus importi tejkalon kërkesën maksimale në Kosovë pritet se
tregu do të zhvillohet për të operuar nën versionin e Rregullave të Tregut {2.11}. Kjo do
të mund të ndodhte më së afërmi në janar 2011; KOSTT konsideron janarin 2011 si datë
reale.
Kjo do të kërkonte një varg komplet të sistemeve të TI-ve, si pajisja ashtu edhe softveri që
duhet të specifikohet, zhvillohet, testohet dhe fillohet me kohë për të mbështetur shtimin e
përgjegjësive të imponuara për Operatorin e Tregut nga secila fazë e zhvillimit të
Rregullave të Tregut ashtu siq është thënë më poshtë.
5.2.1 Përgjegjësitë e KOSTT-it sipas Rregullave të Tregut
Përgjegjësitë e KOSTT-it si Operator i Tregut
• Regjistrimi i njehsimit dhe të dhënat e vendit: kjo përfshinë administrimin e njehsorëve
dhe të dhënat e vendit nga konsumatorët, njehsorët e interkonekcionit, të dhënat matëse
nga gjeneratorët dhe kufiri transmision – shpërndarje (distribucion).
• Llogaritjet e çmimit: Është përgjjegjësi e Operatorit të Tregut për llogaritjen dhe
publikimin e sasisë dhe çmimeve të jobalanceve dhe çmimi referues për penalizmin e
kapacitetit etj. Gjithashtu Operatori i Tregut duhet të kryej të gjitha operacionet që kanë
të bëjnë me llogaritjen përfundimtare të të gjitha palëve relevante në treg.
• Llogaritja përfundimtare për palët në treg (setellmenti) dhe mundësia e faturimit
elektronik.
• Faturimi dhe pagesat: pasi të janë llogaritur të gjitha llogaritjet përfundimtare, faturat që
duhet të gjenerohen dhe të dhënat duhet të vehen në dispozicion të shërbimit të
kontabilitetit.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 44
• Procesi i transferit të konsumatorit: nga Operatori i Tregut kërkohet të mbështesë
informacionin dhe të dhënat e qarkullimit të nevojshme në procesin e transferit të
konsumatorit për konsumatorët e kualifikuar dhe për të siguruar që të gjitha shenimet
relevante të regjistrim/ç’regjistrimit të palëve nga njëri furnizues në tjetrin bëhen në
përputhje me procedurat operacionale.
• Kapaciteti i Interkonekcionit: Operatori i Tregut do të menaxhoj me tërë procesin, nga
OS mbledhja e vlerave të kapacitetit në dispozicion për t’u tregtuar; vënien në ankand të
kapacitetit; alokimin e tij për tregtuesit e interkonekcionit; administrimin e regjistrit të
kapacitetit të interkonekcionit, regjistrimin e transfereve të kapacitetit ndërmjet palëve
dhe caktimin e kapacitetit nga palët nëpërmes të marrëveshjeve.
• Publikimi i të dhënave: Operatori i Tregut do të publikoj informacionet operacionale siç
janë çmimet e llogaritura; kapaciteti në dispozicion i interkonekcionit; parashikimi i
kërkesës, faktorin e humbjeve në transmision dhe shpërndarje, të dhënat e mekanizmit të
balancimit, shfrytëzimi i ngarkesës së sistemit etj në web faqen e tij.
• Menaxhimi i procesit të njoftimit të kontratës: Operatori i Tregut duhet të siguroj një
proces të sigurtë dhe të besueshëm të pranimit të njoftimeve të kontratës, të njoftoj palët
dhe të menaxhoj të gjitha të dhënat e transferuara gjatë procesit të njoftimit. Kjo
përfshinë administrimin e gjenerimit dhe të llogarive të furnizimit dhe llogaritjet e
kërkuara për përgatitjen e marrëveshjes.
• Menaxhimi i procesit të Çertifikatës së Disponueshmërisë së Kapacitetit (ÇDK): Kjo
përfshinë administrimin e regjistrit të kapacitetit dhe llogarive të kapacitetit duke
përfshirë udhëzimin për OS për të testuar kapacitetin në dispozicion, mbështetur për
procesin e transferit të kapacitetit, llogaritjen e jobalancit të kapacitetit dhe marrëveshjet
që lidhen me ÇDK. Kjo do të jetë e aplikueshme vetëm kur në funksion të jenë Rregullat
e Plota të Tregut.
Përgjegjësitë e KOSTT-it si Operator i Sistemit
• Ofrimi i të dhënave: OS duhet të përcaktoj numrin e parametrave teknik siç janë faktorët
e humbjeve, të dhënat matëse, kapaciteti në dispozicion i interkonekcionit etj. OS duhet
të njoftoj këto parametra tek Operatori i Tregut në mënyrë që të lejoj atij të publikoj këto
të dhëna dhe të shfrytëzoj atë për llogaritje të mëtejme të kërkuara për operimin e tregut.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 45
• Administrimi i të dhënave të parametrave dinamik: OS duhet të dijë nivelin e pritur të
gjenerimit të gjeneratorit për të balancuar planin e operimit të sistemit. OS gjithashtu ka
nevojë për të dhënat e parametrave dinamik dhe për konsumatorët e përshtatshëm
pjesëmarrjen në mekanizmin balancues (në mënyrë që të shpërndaj njësitë gjeneruese në
dispozicion duke marrë parasysh pengesat e tyre teknike).
• Parashikimi i kërkesës (afatgjatë, një ditë para): OS duhet të parashikoj kërkesën për një
ditë para në mënyrë që të planifikoj menaxhimin e jobalancit fizik dhe të njoftoj atë tek
Operatori i Tregut i cili duhet të publikoj këtë në web faqen e tij një ditë më herët.
Gjithashtu OS është përgjegjës për parashikimet afatgjatë të kërkesës maksimale të pritur
dhe kërkesën mesatare në orë që janë të publikuara në secilin muaj të kalendarit për vitin
e ardhshëm.
• Shkëmbimi i planeve dhe caktimeve fizike: OS është përgjegjës për menaxhimin e
planeve duke përfshirë pranimin dhe verifikimin e caktimeve fizike dhe llogaritjen si dhe
përgatitjen e planit të përgjithshëm për Kosovën, i cili mandej paraqitet tek qendra
dispeçerike.
• Prokurimi i rezervës dhe menaxhimi i kontratave: për balancimin e sistemit, OS do të
vendosё (konkludojё) kontrata pёr sigurimin e rezervёs, tё cilat gjatë operimit të sistemit
rezultojnё në oferta të paraqitura tek mekanizmi balancues (vetëm kur Rregullat e Plota të
Tregut të jenë të fuqi).
• Mekanizmi balancues: operimi i mekanizmit balancues përfshinë propozimet dhe ofertat,
llogaritjen e propozimeve/ofertave të pranuara, lëshimin e njoftimeve të pranimeve për
pjesmarrësit e mekanizmit balancues; dhe njoftimin tek OT për propozimet dhe ofertat e
shënuara (përsëri vetëm nën Rregullat e plota të Tregut).
• Bërja valide e Marrëveshjes: kjo përfshinë bërjen valide të pagesave dhe ngarkesave të
faturuara nga OT për pjesëmarrësit e tregut, dhe verifikimin e pagesave të duhura dhe të
kaluara në llogaritë e duhura të KOSTT-it.
5.2.2 Pamja e propozuar e TI-ve
Në mënyrë që të plotësohen përgjegjësitë si Operator i Tregut dhe Sistemit kërkohen një varg
i sistemeve të duhura të TI-ve. Prandaj propozohet pamja e TI-ve për tregun final të ilustruar
në Figurën 5.1 më poshtë dhe të përshkruar më tepër në raportin e Dizajnit Teknik për TI
dhe Sistemi i Komunikimit të përpiluar nga KEMA.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 46
Diagrami tregon se sistemet e TI-ve janë të ndara ndërmjet funksioneve të OT dhe të OS.
Megjithatë kjo ndarje nuk është strikte. Për shembull, SMDhE është vendosur në kufi pasi si
OT ashtu edhe OS janë shfrytëzues të biznesit që është e arsyeshme pasi ata janë pjesë të të
njëjtës kompani dhe sistem dhe mund të funksionojnë nga një departament i përbashkët i TI-
ve.
Figura 5.1: Pamja e TI-ve e propozuar për KOSTT-in
Pjesëmarrësit kryesor të jashtëm në treg janë përshkruar në katrorët me ngjyrën e lehtë të hirt.
Katrorët me ngjyrë të hirtë të mbyllët tregojnë sistemet e TI-ve që tani janë në shfrytëzim:
Baza e të dhënave matëse, sistemi i llogaritjes dhe sistemi i publikimit të të dhënave (web
faqja). Këto nevojiten për të mbështetur kërkesat si Rregullat kalimtare tё tregut ashtu edhe
ato të plota. Në vazhdim, SCADA/EMS (e paraqitur në katrorin e hirtë të mbyllur (varet nga
projekti i veçantë dhe është jashtë fushëveprimit të kësaj analize).
Fokusimi këtu është në sistemet e reja të TI-ve të treguara me katrorët e gjelbërt:
a) SMDhE komponentet kryesore të të cilës janë shkëmbimi i planeve dhe përgatitja e
marrëveshjes;
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 47
b) Sistemi i Alokimit të Kapacitetit të Interkonekcionit;
c) Sistemi i deponimit të të dhënave/raportimit; sistemi që bënë ndërlidhjen me platformën
ETSOVista3
d) Sistemi i Mekanizmit balancues; dhe
e) Sistemi i Parashikimit të Kërkesës.
SMDhE është esenca e pamjes sё re tё TI-ve të KOSTT-it: pranimi, llogaritja dhe menaxhimi
i të gjitha të dhënave të energjisë (vargjet kohore) kryerja e analizimit të të dhënave; mbështetja
e procesit të transferit të konsumatorit; llogaritja e çmimeve dhe përgatitja e të dhënave pёr
barazimet pёrfundimtare. SMDhE është ndarë në tri pjesë funksionale, tё cilat mund të
ndёrlidhen në mёnyrё tё njёpasnjёshme duke mbështetur funksionet e kërkuara në faza të
ndryshme të zhvillimit të tregut. Faza e parë SMDhE fokusohet në funksionalitetin bazik
SMDhE dhe përgatitjen e marrëveshjes. Faza e dytë paraqet mbështetje shtesë për
Mekanizmin balancues përderisa Faza e tretë mbështetë procesin e njoftimit të kontratës dhe
transferin e ÇDK.
Sistemi i Alokimit të Kapacitetit të Interkonekcionit (AKI) është i dedikuar për të mbështetur
tërë procesin për publikimin e kapacitetit në dispozicion për tregtim, komunikim me
tregtuesit e interkonekcionit, mbështetjen e procesit të ankandit, alokimit të kapacitetit, ofrimit
të të dhënave për publikim dhe paraqitjen e rezultateve në sistemin SMDhE. Sistemi i TI-ve
për alokim të kapaciteteve varet nga pozicioni i KOSTT-it në regjion si dhe metodologjia e
përdorur si p.sh. metoda e koordinuar për alokim të kapaciteteve që kërkon qasje krejt të re në
alokim të kapacitetit.
Sistemi Deponimi i tё Dhёnave /raportimi i të dhënave (SDDh) pranon të gjitha të dhënat për
tu publikuar, i sistemon ato në formate për publikim në web faqe. Në vazhdim mbështet
raportimin dhe analizimin e thjeshtë të të dhënave. Megjithatë nuk synon të kryej llogaritje
komplekse të cilat pritet të kryhen më parë nga sistemet fqinje.
Sistemi i Mekanizmit Balancues (SMB) mbështetë tërë procesin: nga pranimi i parashikimit
prej sistemit të Parashikimit të Kërkeses; komunikimin me pjesëmarrësit në treg, vlerësimin e
propozimeve dhe ofertave dhe paraqitjen e rezultateve të llogaritura tek sistemi SMDhE,
SCADA/EMS dhe deponimi i të dhënave. Supozohet që SMB kryen të gjitha llogaritjet e
3 Platformë për transparencë në tregun e energjisë në nivelin Europian ku në të ardhmen KOSTT-i duhet të merr pjesë
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 48
domosdoshme dhe bërjen optimale një ditë përpara: nuk propozohet të jetë sistem në kohën
reale. Rezultati i llogaritur dorëzohet tek sistemi SCADA/EMS.
Funksioni kryesor i sistemit të Parashikimit të Kërkesës (DF) është të bëj parashikimin një ditë
para bazuar në të dhënat e matura dhe faktorët e jashtëm (motin, kalendarët e pushimeve etj)
që është e dhënë për MB -në. Gjithashtu mbështetë parashikimin afatgjatë të kërkesës.
Qarkullimi i të dhënave ndërmjet sistemeve është skicuar vetëm në diagram. Analiza më e
detajuar do të përshkruhet në Dizajnin Teknik për TI dhe Sistemi i Komunikimit të
përpiluar nga KEMA.
5.3 Evoluimi i Sistemeve të TI-ve nga tani deri në pamjet e fundit
Seksioni i mëparshëm parashikonte pamjen e TI-ve e propozuar për tregun final. Ky seksion
përshkruan evoluimin e sistemeve të TI-ve nga gjendja e tanishme deri në gjendjen e tyre të
fundit, dhe sistemet që duhet të bëhen të gatshme për të mbëshetur përgjegjësitë e KOSTT-it.
Figura 5.2 më poshtë tregon sistemet e kërkuara gjatë fazave të ndryshme. Ajo gjithashtu
tregon datat kur fazat e tregut pritet të fillojnë dhe me cilat sisteme të shoqëruara të TI-ve
duhet të fillojnë si dhe vlerësimi i kohëzgjatjes për projektet e prokurimit/zhvillimit të TI-ve.
Figura 5.2: Hapi implementues për sistemet e TI-ve të Tregut
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 49
5.3.1 Faza e parë
Pasi faza e parë e sistemit të menaxhimit të të dhënave të energjisë (SMDhE) është esenca e
tërë pamjes së TI-ve, prokurimi për këtë sistem duhet të fillojё sa më shpejt që të jetë e
mundur. Momenti nё tё cilin konsiderohet nevoja pёr SMDhE është ose kur veglat e bazuara
nё format tabelare bёhen joadekuate për të trajtuar vëllimin e të dhënave apo kur bëhet e
këshillueshme të zvogëlohet rreziku operacional i vazhdimit të punës me sistemin e bazuar në
format tabelare. Në këtë moment sasia e të dhënave nuk është aq e madhe por kushti i dytë
veq është plotësuar deri në njё shkallë pasi tregu tani është duke startuar me barazimet
pёrfundimtare nё format tabelare që mund të shihet si zgjidhje ‘nënoptimale’ e përkohshme.
Pasi është vlerësuar se nga prokurimi për implementim deri në fillim jetësimi do të merrte diku
18 muaj, rekomandohet që ky projekt të fillojё sa më shpejt që të jetë e mundshme. Edhe pse
faza e parë SMDhE kërkon vetëm SMDhE bazike dhe funksionalizim të Marrëveshjes, ky
sistem duhet të dizajnohet për të qenë mjaft fleksibil për të akomoduar funksionalitetin shtesë
të nevojshëm në fazën e dytë dhe të tretë. Gjatë prokurimit, mundësia e zgjerimit të sistemit
me module shtesë apo me zhvillim të mëtejmë duhet të merret në konsideratë, që do të shtojё
disa pengesa për specifikimin e fazës së parë të sistemit SMDhE.
5.3.2 Faza e dytë
Sugjerohet që fillimi i Tregut Regjional do të sjell nevojën për Kapacitetin e Interkonekcionit
dhe sistemet e Deponimit të të Dhënave/Raportimit. Pasi tregtimi i kapacitetit të
interkonekcionit mund të fillojё këtë vit, rekomandohet qё prokurimi i këtij sistemi të fillojё
shpejtë. Sistemi konsiderohet i prioritetit më të ulët se sa sistemi SMDhE si një proces
gjysëm manual është i përshtatshëm për këtë fazë. Megjithatë mjeti për të automatizuar
procesin e Alokimit të Interkonekcionit do të ishte me përfitim të menjëhershëm për
KOSTT-in. Sistemi i deponimit të të dhënave/raportimit gjithashtu konsiderohet i prioritetit
më të ulët pasi nevoja për këtë sistem varet shumë nga vëllimi i të dhënave që duhet të
trajtohen dhe numri i raporteve për tu bërë. Ekziston një lloj fleksibiliteti për atë se kur duhet
të filloj prokurimi i këtij sistemi.
5.3.3 Faza e tretë
Sistemi i Parashikimit të Kërkesës (DF) mund të konsiderohet më shumë i pavarur se sa të
tjerët dhe ka gjithashtu fleksibilitet për kohën e fillimit të prokurimit (i përshkruar në Figurën
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 50
2 me vijat e pikëzuara që tregon mundësinë e shtyrjes së projektit). Konsiderohet që nuk është
kritik hapi i implementimit (që përcaktohet nga tri fazat e SMDhE-së dhe sistemi SMDhE).
Fillimi i mekanizmit balancues të tregut është ajo që përcakton se kur sistemet DF, MB dhe
SMDhE (faza dy) duhet të jenë të gatshme. Një kusht që do të mund të ishte i mjaftueshëm
për të inicuar mbështetjen TI-ve të Mekanizmit Balancues kur në shumicën e kohës nuk do të
ketë nevojë për reduktime të planifikuara p.sh mesatarja më pak se 12 orë në ditë. Sistemi BM
imponon kërkesa të larta në komunikime, llogaritjet kohore kritike dhe automatizimi që nuk
kanë të ngjarë të plotësohen pa sisteme të përshtatshme TI-ve. Sistemi BM do të jetë një
sistem kompleks i TI-ve dhe prandaj është vlerësuar 15-18 muaj për prokurim dhe
implementim. Në mënyrë konkuruese me këtë sistem SMDhE duhet të rritet me
funksionalitetin e fazës dy (pasi nuk është plotësisht sistem i ri), që vlerësohet të merrë diku 9
muaj. Prokurimi i të dy këtyre mund të shtyhet deri në fillim të vitit 2008.
5.3.4 Faza e katërt
Shprehja për fazën e fundit të implementimit, faza tre, SMDhE është kur gjenerimi i Kosovës
plus importi të tejkalojnë kërkesën maksimale dhe si rrjedhojё sistemet TI-ve të Operatorit tё
Tregut do të kenë nevojë për mbështetje të Njoftimit të Kontratës dhe proceseve të
transferit të ÇDK-ve. Pasi këto janë procese jo standarde nuk pritet se softveri standard do të
jetë në dispozicion për to. Megjithatë, në fillim të këtij projekti vlerësimi duhet të bëhet nëse
është me kosto efektive të shtrihet sistemi ekzistues SMDhE apo të blihet një sistem/modul
shtesë. Në secilin rast duke marrë parasysh kohën e kërkuar për zhvillimin e softverit,
vlerësohet se kohëzgjatja e projektit të jetë prej 18 muajsh me fillimin e prokurimit nga mesi
2008 e më tutje.
5.4 Përfundime dhe Rekomandime
5.4.1 Objektivi i analizës së KOSTT në këtë detyrë ka qenë të zhvillojё programin e kostos
efektive të investimeve kapitale për implementimin e pamjes së duhur të TI-ve që do t’i lejonte
KOSTT-it të plotësoj përgjegjësitë e veta si OT. Kjo është arritur, bazuar në specifikacionin e
nivelit të lartë të përshkruar këtu. Kjo do të përshkruhet në detaje në dokumentin Dizajni
Teknik për TI dhe Sistemet e Komunikimit tё pёrgatitur nga konsulenca KEMA. {2.18}.
5.4.2 Programi merr parasysh se Sistemi i Transmisionit të Kosovës është i shkallës mjaft të
vogël në krahasim me vendet e tjera dhe prandaj kompleti i sistemeve të TI-ve i nivelit të lartë në
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 51
fund dhe plotësisht i automatizuar nuk duket të jetë i duhur. Megjithatë rregullat e plota të tregut
përfshijnë disa kërkesa komplekse të cilat mund të plotësohen vetëm me një shkallë të caktuar të
automatizimit të mbështetur nga sistemet adekuate të TI-ve disa nga të cilat nuk janë në
dispozicion si softvere standarde të gatshme.
5.4.3 Siç u diskutua më sipër sistemet SMDhE dhe BM pritet të jenë më komplekset për tu
zhvilluar që kërkojnë kohën më të gjatë dhe janë më të shtrenjtat. Ato formojnë elementet
kritike të hapit të implementimit të përgjithshëm të TI-ve.
5.4.4 Rekomandohet që KOSTT të prokuroj sistemin SMDhE në fazën e parë e cila mbështetë
funskionalitetin dhe fleksibilitetin se sa kërkohet vetëm për fazën e parë (që do të rris kostot e
fazës së parë). Megjithatë parashihet se ky fleksibilitet i’a vlen investimit pasi qё do të lejoj
shtrirjen e ardhshme të sistemit për të mbështetur rregullat e plota të tregut apo të përshtat
kërkesat e reja për evoluimin e tregut.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 52
6 MATJA DHE SISTEMI I GRUMBULLIMIT TË TË DHËNAVE
6.1 Matjet në Operim (Gjendje Pune)
6.1.1 Matja në Operim ka dy qëllime të ndryshme:
a) Ofrimi i të dhënave që shfrytëzohen për planifikimin operacional për ngjarjet e
ardhshme apo për të mbëshetur vendimet në planifikimin e rrjetit. Këto të dhëna fitohen
nga pajisjet e identike matëse me atë që shfrytëzohet për qëllime të matjes komerciale dhe
në shumicën e rasteve merren nga baza e të dhënave të matjeve komerciale.
b) Ofrimi i të dhënave në qendrën e kontrollit lidhur me tensionet dhe rrjedhat e
energjisë në pika të ndryshme të rrjetit për të ndihmuar operimin e sistemit në marrjen e
vendimeve në kohë reale. Kjo kërkon ofrimin e transformatorëve matës identik që
kërkohen edhe për qëllime të matjeve komerciale. Por, në vend të furnizimit me vlera të
matjeve komerciale konvencionale, daljet e transformatorit matës përkatësisht daljet nga
bërthamat tjera prej matjeve komerciale futen në shndërrues të lidhur me sistemin
SCADA me qëllim që t’i ofrohen të dhëna në kohë reale qendrës së kontrollit. Kur
transformatorët matës shfrytëzohen si pjesë e skemës së matjes komerciale atëherë është
normale të lidhen edhe këta shndërrues me përçuesit që shoqërohen me skemën e matjes
komerciale.
6.1.2 Nga KOSTT-i kërkohet të instalojë matje komerciale në pikat në kufi me rrjetin e vet dhe
këto matje së bashku me pajisjet ekzistuese të matjeve komerciale, do të ofrojnë të dhënat e
domosdoshme për qëllimet e planifikimit operacional.
6.1.3 Nëse sistemet e matjeve komerciale akoma nuk janë pajisur me shndërrues atëherë të
dhënat operacionale në kohë reale për stafin e qendrës së kontrollit do të mund të ofrohen
vetëm kur fillon sistemi i SCADA-së. Krahasuar me ndryshimet e realizuara në mbrojtje
dhe në sistemet e kontrollit që do të kërkohet që të instalohet një stacioni i jashtëm i
SCADA-së në nënstacionin e transmisionit ku kostoja shtesë e disa shndërruesve është
mjaft e ulët. Duke i identifikuar gjithë ndryshimet aktuale të kërkuara në secilin vend për të
filluar me sistemin SCADA duhet të fillohet faza e parë e nevojshme për instalimin dhe
fillimin e projektit.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 53
6.2 Matjet komerciale
6.2.1 Kërkesat për Matje Komerciale
6.2.1.1 Kërkesat teknike për matje komerciale janë përcaktuar në Kodin e Matjes të Kosovës i cili
është përpiluar nga KOSTT dhe miratuar me vendimin D_31_2007 të ZRrE-s. Kodi i
Matjes definon kërkesat që duhet të plotësohen në të gjitha instalimet e reja, ndërsa
pajisjet e instaluara që nuk janë në përputhje me kërkesat duhet të përmirësohen
menjëherë përmes një marrëveshje apo një programi që ka kosto të arsyeshme.
6.2.1.2 Për ti përmbushur obligimet e veta si Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,
KOSTT duhet të sigurojё për operatorët e tjerë të rrjetit, konsumatorët dhe gjeneratorët
etj, që të dhënat e duhura për çdo 15 minuta të jenë në dispozicion për të gjitha pikat
matëse në kufi.Tani për tani, asnjë pikë matëse në kufi nuk është në përputhje të plotë
me Kodin e Matjes andaj do të kërkohet të bëhen shpenzime të menjëherëshme për ta
përmirësuar këtë edhe pse shumica e komponentëve të shtrenjta të sistemeve matëse do
të kualifikoheshin për derrogim nga ZRrE që do varej shumë nga marrëveshja që do
arrihej për planin e përmirësimit të matjeve ekzistuese.
6.2.2 Projekti i Matjeve në Tensionin e Lartë të Vendosura në Kufirin Ndarës
6.2.2.1 KOSTT-i ka një projekt propozim për të instaluar njehsorët në shumicën e pikave matëse
komerciale (por jo në të gjitha) në kufi me rrjetin e shpërndarjes së KEK-ut, në kufi me
konsumatorët e kualifikuar (NS Ferronikeli, NS Sharri dhe NS Trepça), si dhe te
gjeneratorët në Ujman, gjatë vitit 2007 dhe 2009. KOSTT-i ka treguar se financimi i këtij
projekti do të plotësohet nga granti i BKK. Ky projekt është në realizim e sipër.
6.2.2.2 Projekti i qaset specifikimit të skemës ideale të shumicës së pikave matëse që nuk janë në
përputhje me Kodin e Matjes, ndërsa për pikat tjera matëse që mbesin e që nuk janë në
përputhje, do të kërkohet derogimi ashtu siç është definuar në seksionin 7.2 të Kodit të
Matjes.
6.2.2.3 Projekti i specifikuar gjithashtu nuk adreson çështjet siç është ngarkesa (fuqia) e furnizuar
nga zbarrat e NS Kosova A, e cila ngarkesë duket si humbje në sistemin e transmisionit
për tu paguar nga KOSTT-i përveç nëse aranzhimet e vlerësimit të duhur bëhen me
KEK-un dhe ZRrE. Synohet që çështjet e specifikuara në NS Kosova A do të adresohen
si pjesë e projektit për rehabilitimin e NS Kosova A.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 54
6.2.2.4 Gjithashtu në projekt mungojnë përmirësimet e domosdoshme në matje të transmisionit
ku janë të lidhur konsumatorët fundor distributiv nga daljet e konsumatorëve të
kualifikuar.
6.2.2.5 ZRrE ka përcaktuar se KOSTT duhet të jetë përgjegjës për matje në dalje nga
transmisioni në zbarrat e konsumatorëve të kualifikuar siç janë: NS SharrCem, NS
Feronikeli dhe NS Trepça. Megjithatë çertifikata e konsumatorit të kualifikuar e lëshuar
për Feronikelin nënkupton se konsumatori do të ndërmerrë punët e domosdoshme në
përmirësimin e matjes komerciale në kufirin ndërmjet rrjetit të transmisionit dhe tij, si dhe
njëherit të siguroj që matjet në daljet 35 kV dhe 6.3 kV të jenë adekuate me kërkesat që
rrjedhin nga Kodi i Matjes. Pika matëse me të cilën është i pajisur NS SharrCem në
kufirin konsumator/shpёrndarje i plotёson kriteret
6.2.2.6 Për KOSTT-in NS Trepça është një punë mjaft komplekse për shkak se numri i lidhjeve
dhe niveli i tensioneve ndryshon te konsumatorët të cilët janë të kyçur për tu furnizuar
nga zbarrat e këtij konsumatori të kualifikuar.
6.2.2.7 Kërkohet që të dizajnohet një solucion sa i përket matjes që të mundësohet barazimi
përfundimtar. Këshillohet që të bëhet një projekt i vogël i cili duhet të mbështetet nga të
gjitha palët e interesuara.
6.2.2.8 Ekziston lista e pajisjeve matëse që nuk janë në përputhje me Kodin e Matjes, e që mund
të shfrytëzohen për të kërkuar derogimin nga ZRrE:
a) Për vendet në projektin e tanishëm derisa të kryhet projekti.
b) Për interkoneksionet plani i punës do të ketë nevojë për ca punë në afatin e
shkurtër kohor në këto lidhje që nuk është përfshirë në financimin e projektit të
tanishëm.
Këtu duhet insistuar që të sigurohen patjetër TM me dy bërthama me karakteristika të
njëjta që përdoren vetëm për matje komerciale e që TM ekzistues në të gjitha linjat
ekzistuese interkonektive nuk i kanë.
c) Për pikat matëse në kufi me shpёrndarjen që nuk janë të përfshira në skemën e
tanishme plani i punës do të ketë nevojë për ca punë në afatin e shkurtër kohor në
këto lidhje që nuk janë të përfshirë në financimin e projektit të tanishëm.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 55
d) Për pikat matëse në kufi me gjenerimin që nuk janë të përfshira në skemën e
tanishme plani i punës do të ketë nevojë për ca punë në afatin e shkurtër kohor në
këto lidhje që nuk janë të përfshirë në financimin e projektit të tanishëm.
e) Për rrjetin e transmisionit të lidhur me pikat matëse në kufi me konsumatorin dhe
me shpёrndarjen që nuk është përfshirë në skemën e tanishme plani i punës do të
ketë nevojë për ca punë në afatin e shkurtër kohor në këto lidhje.
6.2.2.9 Në dokumentin e projektit ESTAP III “Electricity Transmission and Retail Tariffs and
Subsidy Delivery Mechanism” {2.5}, është kryer vlerësimi i pajisjes matëse për të cilin
rrjetet e KOSTT-it dhe KEK-ut janë përgjegjëse. Qëllimi i kësaj ka qenë që të
përcaktohet se sa i përputhshëm ka qenë me kërkesat e Kodit të Matjes dhe të vlerësohet
kosto për të sjellë atë deri te minimumi i standardit të kërkuar duke patur avantazh të
plotë në derogimet dhe aranzhimet e planifikuara të përmirësimit të Kodit të Matjes. Kjo
punë është ndërmarrë nga konsulenca KEMA në emër të ZRrE-së dhe ka qenë lëndë
shqyrtimi nga ekipi i përbërë nga përfaqësuesit e ZRrE-së, KOSTT-it dhe KEK-ut. Si
pjesë e punës, plani i punës i propozuar për përmirësim është zhvilluar gjatë viteve 2007
dhe 2008 me qëllim që të jetë i saktë kufiri ndarës i KOSTT-it për të përmirësuar
llogaritjen e humbjeve dhe kështu të përmirësohet pozita e të ardhurave të KOSTT-it.
6.2.2.10 Duke bërë zvogëlimin e lejuar të CAPEX, ZRrE nuk ka ardh në përfundim se duhet të
zvoglohen kërkesat e matjes në kufi; ata erdhën në përfundim se KOSTT duhet të
ndërmerr punë përmirësuese dhe të domosdoshme më një kosto më të ulët.
6.2.2.11 Specifikacioni i projektit të zhvilluar nga KOSTT i financuar nga donatorët është i mirë
për punët e përfshira. Nёse financimi i donatorёvedo tё jet nё dispozicion menjëherë,
rekomandohet që KOSTT të shfrytëzojё këtë avantazh të këtij financimi nё mёnyrё qё
punët e mbetura të përmirësimit tё bёhen me një kosto të ulët të arsyeshme.
Nё rast se financimi nga ana e donatorëve nuk është menjëherë në dispozicion, KOSTT
planifikon qё të mos i zotoj burimet e veta të kufizuara për të ndërmarrë këtë projekt tani.
Në këtë rast puna e cila është e përfshirë nga ky projekt plus punët shtesë të
domosdoshme përmirësuese duhet të kryhen me një kosto të ulët të arsyeshme ashtu siç
parashihet në studimin e ndërmarrë nga projekti ESTAP III.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 56
6.2.2.12 Cilado qasje që të merret, do të jetë e domosdoshme për KOSTT-in që të kërkojё
derogim nga kërkesat e Kodit të Matjes dhe të arrihet marrëveshje me palët e tjera për
procedurat e parashikimit afatshkurtër të faktorëve të humbjeve në transformim për tu
aplikuar në njehsorët jo të instaluar në kufinjtë komercial. Kjo përfshinë disa palë dhe ka
nevojë për tu arritur përparim sa më shpejtë që të jetë e mundur.
6.2.2.13 Në vlerësimin nëse derogimi duhet të ipet për matjen e ndonjë pike të veçantë, do të jetë
e arsyeshme që ndonjë autoritet vlerësues që të konsideroj planet e tjera të shpenzimit
për atë pikë. Në disa raste, skemat e tanishme të planifikuara nga KOSTT do të sjellin
matje që do të përputhen plotësisht në gjendje përderisa disa matje do të lihen në gjendje
të papërputhshme.
6.2.2.14 Sipas asaj që u tha më sipër, rekomandohet fuqishëm që KOSTT duhet me urgjencë të:
a) Siguroj disponueshmërinë për financim nga donacioni dhe të zgjedh qasjen që
duhet marrë për matje komerciale në kufinjtë e vet, duke i ditur implikimet në të
ardhurat që mund të rezultojnë nga ndonjë shtyrje në kryerjen e projektit;
b) Aplikojё për derogim te ZRrE për matjet që nuk janë në përputhje me Kodin e
Matjes dhe të pajtohet me programin për punët përmirësuese; dhe
c) Arrijё marrëveshjet me palët e tjera të përfshira në rastet kur matja nuk është në
kufirin komercial.
6.2.3 Baza e të Dhënave për Matje
6.2.3.1 Seksioni 9 i Kodit të Matjes {2.4} definon kërkesën që KOSTT si Operator i Sistemit për
të mbajtur bazën e të dhënave matëse siç është përshkruar më poshtë:
“9.1.1.1 Secili Operator i Rrjetit do të vendosë një bazë të dhënash të të gjitha pikave të lidhjes në rrjetin e tij. Për secilën pikë lidhjeje, kjo bazë të dhënash do të regjistroj – ose në mënyrën e plotësimit tw vendeve boshe ose duke përdorur kode të standardizuara të dhënash - të gjitha të dhënat e përshtatshme të listuara:
• Një identifikues unik për pikat e lidhjes,
• Furnizuesin,
• Matja në intervale/ pa intervale,
• Klasa e tarifave të matjes pa intervale,
• Tensionin e lidhjes,
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 57
• Gjendja e energjizimit,
• Datën e leximit të fundit,
• Leximin e fundit grumbullues i energjisë aktive,
• Leximin e fundit grumbullues i energjisë reaktive (marrje),
• Leximin e fundit grumbullues i energjisë reaktive (dhënie),
• Kërkesa maksimale mujore më e larta në dymbëdhjetë muajt e fundit,
• Prodhuesi i Njehsorit,
• Modeli i njehsorit,
• Klasa e saktësisë së sistemit matë,
• Data dhe koha e instalimit apo heqjes,,
• Data e verifikimit,
• Data e riverifikimit,
• Data e testimit të pasues,
• Data e testimit të ardhshëm,
• TMRr dhe shkalla TMT,
• Klasat e saktësisë së TMRr-ve dhe TMT-ve,
• Vendndodhja e të dhënave të defekteve të TMRr-ve dhe të TMT-ve
Të dhënat e lëximit të njehsorëve të cilat do të mbahen në bazën e të dhënave matëse do të jenë:
• parapagimet e njehsorëve dhe të dhënat e periudhave matëse që kërkohen për barazimin përfundimtar ,
• Njoftimin e fundit për shfrytëzimin e leximit të të dhënave plus koha dhe data në të cilwn janë lexuar,
• Njoftimin e fundit për shfrytëzimin e leximit të të dhënave të konfirmuara nga Operatori i Rrjetit plus koha dhe data në të cilwn janë lexuar,
• Diferenca e llogaritur nga njoftimi paraprak për shfrytëzimin e leximit të të dhënave të konfirmuara nga Operatori i Rrjetit plus koha dhe data ndërmjet të cilave shfrytëzimi i leximit ka ndodhur.
9.1.1.3 Operatori i Sistemit do të jetë i lirë të përcaktojë nëse të dhënat fikse të matjes dhe leximi i të dhënave të njehsorit duhet të mbahen në një ose më tepër se një bazë të dhënash.
9.1.1.4 Operatori i Sistemit duhet të krijojё masa të përshtatshme në përputhje me provizionet e seksionit 10.4(Siguria e bazës së të dhanave) rregullat e tregut dhe rregullore të tjera për të mbrojtur të dhënat nga qasjet e paautorizuar ose ndryshimet.
Për të siguruar operimin e duhur të tregut, seksioni 10.4 i Kodit të Matjes paraqet kërkesat e
sigurisë së bazës së të dhënave të Matjes së nivelit të lartë që KOSTT duhet ti pasoj:
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 58
“10.4.1.1 Operatori i Sistemit duhet të zbatojё kontroll për të siguruar se të gjitha të dhënat e mbajtura në bazën e të dhënave mbeten konfidenciale dhe duhet të kufizojë qasjen për ata punonjës përgjegjësitë e të cilëve përfshijnë operimin dhe kontrollimin e bazës së të dhënave. Vetëm në rastet kur është e domosdoshme ndihmesa e TI-së, do të mendohet përfshirja e stafit mbështetës për TI në operimin e bazës së të dhënave.
10.4.1.2 Për të minimizuar rrezikun e gabimeve dhe mashtrimeve, Operatori i Sistemit do ta kufizojë qasjen në:
• Programe dhe të dhëna, përfshirë nivelet e sistemit dhe aplikimit, dhe
• Pjesët mekanike të kompjuterëve që përdoren për operimin e bazës së të dhënave, përfshirë terminalet, kabllot, lexuesit e disqeve dhe shiritat e rezervimit të të dhënave,
• Dhe të zbatoj procedura efektive të monitorimit dhe ri-shikimit për të siguruar që qasjet e paautorizuara nuk mund të ndodhin.
10.4.1.3 Për të minimizuar rrezikun e ndërprerjes së operimit të bazës së të dhënave, Operatori i Sistemit do të vendosë:
• Trajnim të përshtatshëm për të gjithë stafin,
• Aranzhime të përshtatshme mirëmbajtjeje për pjesët mekanike të kompjuterit, programet dhe të gjitha dokumentacionet relevante,
• Aranzhimet dhe lehtësira të përshtatshme të mbështetjes së TI-së,
• Masa të zbulimit dhe parandalimit të viruseve,
• Monitorimi të performancës së sistemit,,
• Procedurat formale të kontrollit të ndryshimeve,
• Procedurat e dokumentuara të sigurisë që janë objekt i rishikimeve të rregullta. Dhe seksioni 10.5 ka të bëj me obligimet e restaurimit të defekteve të KOSTT-it:-
“10.5.1.1 Për të siguruar një restaurim të shpejtë të shërbimeve, Operatori i Sistemit duhet të operojë sistemet e tij të kompjuterëve për të siguruar që të dhënat mund të rigjenden në mënyrë të saktë dhe që përpunimi i të dhënave ri-fillohet në mënyrë të saktë sa më shpejt që mundet. Në veçanti, Operatori i Sistemit duhet të:
• Arkivoj dhe rezervojë të dhënat në një mënyrë të tillë që lejon restaurim me minimumin e përpunimit retrospektiv,
• Ruajë të gjitha të dhënat e përpunuara në mënyrë të atillë që mund të ri-përpunohen me minimumin e vonesës,
• Vendosë dhe testojë në mënyrë periodike procedurat e restaurimit nga defektet,
• Sigurojë që sistemet e tij të operimit mbrojnë integritetin e të dhënave në rast të një defekti në sistem, përfshijnё dispozitat e transaksioneve të qasjes.
6.2.3.2 Qëllimi i kësaj baze të të dhënave (apo bazave tё tё dhёnave, pasi KOSTT nuk është i
obliguar të shfrytëzojё bazën e vetme tё të dhënave që të sigurojё tё dhënat e
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 59
domosdoshme të operimit të cilat mund të mirren nё mёnnyrё tё sigurtё dhe në
përputhje me Rregullat e Tregut) është i trefishtë:
(i) Mbajtja e regjistrimit të të dhënave për pikat e lidhjes që është e kërkuar për operimin e
tregut;
(ii) Ruajtja e të dhënave teknike tё sistemeve matëse duke përfshirë faktorin e humbjeve
dhe informacionin e kalibrimit për të siguruar se sistemet e matjes mund të
mirëmbahen si duhet dhe që informacioni i kërkuar është i gatshëm dhe në dispozicion
për të siguruar se të dhënat nga njehsorët e lexuar në distancë të interpretohen si duhet;
dhe
(iii) Ruajtja dhe ofrimi i të dhënave të domosdoshme të lexuara të matjes për operimin e
tregut dhe për të plotësuar obligimet e KOSTT-it për faturim.
6.2.3.3 Për shkak të një numri relativisht të vogël të vendeve në të cilat duhet të mbahen të
dhënat, veçmas gjatë fazës së tranzicionit të tregut vetem një numër i vogël i bazave të të
dhënave kërkohet menjëherë për të plotësuar nevojat për dy kërkesat e para. Mirëpo
KOSTT do të ketë nevojë të zhvillojё sistemet për të plotësuar kërkesat për të mbajtur:
a) Të dhënat e regjistruara për pikat e lidhjes; dhe
b) Të dhënat teknike të sistemeve matëse.
6.2.3.4 Në specifikimin e tyre për Projektin e Matjeve në kufi të referuar në seksionin 6.2.2 më
sipër, KOSTT synon të kërkoj dy çmime tenderuese- njëri vetëm për pajisjen e matjes me
synim me i shpërngul të gjitha të dhënat matëse që shfrytëzojnë sistemin Landis & Gyr i
cili kufizon numrin e prodhimeve të intervaleve matëse, pajisjet e të cilëve mund të
shfrytëzohen në Kosovë, dhe çmimi i dytë tenderues për të përfshirë bazën e të dhënave
matëse. Qasja e parë ka të ngjarë të ketë ndikim të kostos për blerjet e ardhshme tё
matësve dhe KOSTT duhet ta peshojё këtë ndaj fleksibilitetit të shfrytëzimit të sistemeve
jo të adekuate. Nëse vendoset të vazhdohet me sistemin Landis & Gyr, atëherë ai do të
kërkoj modifikime ashtu që:
a) Sistemet matëse të mund të identifikohen në të njëjten mënyrë ashtu si shfrytëzohet
në sistemin e regjistrimeve të njehsorit. Nëse është e dosmosdoshme kjo mund të
rregullohet me mjetet e shfrytëzimit të tabelës shikuese në sistemin e veçant të
ndërlidhjes.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 60
b) Detektimi i duhur i virusëve dhe masat parandaluese janë aplikuar. Tani për tani
sistemi ka qasje në internet por nuk shfrytëzohet softver kunder virusëve dhe
firewall.
c) Të dhënat ruhen nga mundësia e humbjes. Tani për tani shfrytëzohet serveri i
dyfisht duke shfrytëzuar disqet pasqyruese dhe ruajtja periodike në shirit për të
rritur sigurinë. Por, është raportuar se nuk kanë mbetur regjistrime të veqanta të
ndryshimeve të bëra. Duke shfrytëzuar atë qasje, ndonjë gabim eventual i operatorit
në një sistem kopjohet në tjetrin dhe të gjitha ndryshimet e të dhënave të bëra që
nga regjistrimi i fundit humbin.
d) Rregullimi i përshtatshëm i rivendosjes është në vend. Tani për tani i tërë operimi
është në një vend pa pajisje që të dhënat në distancë të ruhen. Këtë duhet
konsideruar si vendosje të mangët (dështuar) të sistemeve matëse si të vetme, në
krahasim me vendosjen me gabim të planifikuar që duhet dakorduar me kompanitë
e sistemeve tjera kyçe.
6.2.3.5 Specifikimi apo plani zhvillimor duhet gjithashtu të siguroj se të gjitha matjet dhe sistemet
e bazave të të dhënave mund të ndërlidhen me sistemin Landis & Gyr.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 61
7 SCADA/EMS DHE RRJETI I TELEKOMUNIKIMIT
7.1 Qëllimi i SCADA/EMS dhe Rishikimi i Rrjetit Telekomunikues
Një pjesë e rëndësishme e punës është kryer në Raportin e konsulencёs ESBI, referenca nr.
{2.3} ku është përshkruar gjёrësisht sistemi SCADA/EMS për KOSTT-in duke përfshirë
instalimin e rrjetit të domosdoshëm telekomunikues për operimin e tij. Ky raport ofron
specifikim tё nivelit të lartë të kërkesave për sistemin SCADA/EMS së bashku me
përshkrimin e disa opcioneve për rrjetin e mundshëm telekomunikues për të mbështetur
operimin e sistemit dhe informacionin e kërkuar themelor për të ndërmarrë analizën e kost
befenitit për ofrimin e këtij sistemi për KEK-un në kohën kur ishte i integruar plotësisht.
KOSTT ka miratuar rezultatin nga ky studim i fizibilitetit si bazë për instalimin e sistemit të
propozuar SCADA/EMS dhe kështu ky raport paraqet bazën e shqyrtimit të ndërmarrë për
këtë projekt.
7.2 Rishikimi i propozimit të ESBI-së
Është rishikuar pjesa kryesore e raportit të ESBI-sё. Ky është raport gjithëpërfshirës, i
fokusuar në ofrimin e sistemit kontrollues të rrjetit për tërë rrjetin e KEK-ut. Janë zhvilluar
opcionet dhe janë bërë propozimet e duhura, të bazuara në diskutimet e bëra në organizimin
vertikal të KEK-ut. Raporti bënё të qartë se disa çështje të caktuara janë lënë të pazgjidhura
por nuk bën arsyetim për vlerësimet e veta të kostos për zgjidhjet e tyre. Për shkak të kësaj
dhe për shkak të ndarjes pasuese të KOSTT-it nga KEK, raporti duhet të lexohet me shumë
kujdes për të vlerësuar implikimet financiare për KOSTT-in me apo pa kosto dhe ndarjen e
benefitit me rrjetet e KEK-ut.
Gjatë shqyrtimit të propozimit të zhvilluar në raportin e ESBI-sё, ekipi i specialistëve të
KOSTT-it ka marrë shënime të duhura për implikimet e strukturës së ndryshuar organizative,
raportin e KOSTT-it me KEK-un dhe të obligimeve të KOSTT-it si OST e pavarur, sistemi i
të cilit është i lidhur në mënyrë të sinkronizuar me ate të anëtarëve tё tjerë UCTE. Kostot e
vlerësuara të ESBI-sё janë rifreskuar për të pasqyruar kostot e tanishme që shkaktohen nga
shërbimet e Eurozonës dhe vlerësime të arsyeshme janë bërë për zgjidhjet e mundshme të
atyre çështjeve të shënuara nga ESBI por duke mos paraqitur koston në raportin e tyre. Në
vazhdim, është sugjeruar topologji paksa e ndryshuar e rrjetit telekomunikues që i përshtatet
më për së afërmi shumë punëve të tjera punëve propozimeve tjera me qëllim të përmirësimit
të rrjetit kryesor të transmisionit. Ekipi i KOSTT-it beson se ky ndryshim është më i
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 62
dobishën në aspektin e zvoglimit të kostos së përgjithshme të zhvillimit të rrjetit
telekomunikues dhe rehabilitimit të sistemit të transmisionit në përgjithësi.
7.2.1 Përmbledhje e Propozimit të ESBI-sё
Propozimi i ESBI-sё lejon themelimin e Qendrës kryesore të kontrollit si dhe asaj emergjente
të kontrollit secila e pajisur me sistemin SCADA/EMS në gjendje qё të shqyrtojnë statusin e
elementeve të sistemit dhe të kontrollojnë pozicionet e ndërprerësve të çdo nënstacioni që
është pjesë e sistemit të transmisionit.. Në këtë drejtim sistemi SCADA/EMS është në gjendje
që të kontrollojё rrjetin e KOSTT dhe rrjetin e KEK-ut në pikat e ndërlidhjes. Sistemet e
propozuara të komunikimit kryesisht duhet shfrytëzuar kabllin optik OPGW në rrjetin 110 kV
për të krijuar unazat rrethore me ndërlidhje në pikat që formojnë “tetë nyjet kyçe”. Kur është
e domosdoshme propozohet që lidhjet nga një pikë në tjetrën të transmetimit mikrovalor të
shfrytëzohen për të ofruar rrugë alternative.
Propozimi do të siguronte krijimin e një rrjeti telekomunikues të qëndrueshëm dhe redudant
ashtu si përdoret në OST-ët tjerë mirë të zhvilluar.
7.2.2 Vështrimi i ESBI-it në përfitimin financiar të Propozimit
Në raportin e tyre ESBI bënё të njohur se projekti nuk ka kosto efektive por tregohet për
besimin e tyre se është esenciale për KOSTT-in të jetë në gjendje të plotësoj obligimet e tij
për anëtarësim në UCTE. Megjithatë, në zhvillimin e benefitit financiar, ESBI ka dhënë
supozimin se në situatën e tanishme në Kosovë mbesin të paqarta këto:
a) Ekziston supozimi për mundësinë e realizimit të reduktimit të stafit krahasuar me
praktikat ndërkombëtare. Në veçanti bazuar në praktikat të tilla dhe varësisht nga zhvillimi
do të reduktohet stafi permanent në nënstacionet 400 kV, 220 kV dhe 110 kV. Në kushtet
e tanishme nuk është e qartë nëse rrjetet e KEK-ut do të zgjidhnin opcionin e kontrollit pa
njerëz për nënstacionet e veta dhe nuk dihet a lejohet që ato të kontrollohen nga KOSTT-i
(bëhet fjalë për pjesën e rrjetit 110 kV ) siç propozohet me sistemin SCADA/EMS.
Poashtu është njëjtë e paqartë nëse tani për tani qoftë KOSTT apo KEK do të dëshironin
të humbin sigurinë që ky staf ofron tani nëpër nënstacione.
b) Ekziston supozimi se kontributi kryesor financiar do të rrjedhte nga ofrimi i shërbimeve
telekomunikuese që do të ofronin për konsumator KEK dhe KOSTT duke shfrytëzuar
mundësitë dhe kapacitetet e lira që do t’i mbesin nga një rrjet i tillë modern
telekomunikues. Tani për tani, Kosova ka 337,000 konsumatorë në 7 distrikte shpërndarëse
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 63
që është një numër i konsiderueshëm i zyrave për këtë hapësirë me këtë numër
konsumatorësh kur kjo të krahasohet me rastet e tjera praktike. Ka gjasë që si KEK ashtu
edhe KOSTT do të zvoglojnë numrin e zyrave/depove në afatin e shkurtër kohor pasi ato
do të ristrukturohen në të njëjtën mënyrë sikurse edhe përvojat në vendet e tjera. Një
përfitim financiar i pritur i një ristrukturimi të tillë do të jetë shmangia e kostove
telekomunikuese në lidhjen e shumë vendeve. Prandaj kontributi nga nevojat e veta
telekomunikuese të KOSTT-it nuk mund të konsiderohet e sigurt. Përvoja në ndarjen e
biznesit diku tjetër sugjeron që KOSTT nuk duhet të supozojё se ndonjë kontribut do të
mund të fitohej nga KEK në kthim për plotësimin e kërkesave të tyre telekomunikuese
përveq dhe deri atëherë kur të jetë nënshkruar kontrata ndërmjet dy kompanive.
7.2.3 Kostoja e Propozimit të ESBI-sё
Në raportin e tyre {2.3}, ESBI ka propozuar kabllin optik OPGW për realizimin e unazës
kryesore me linqet interkonektive. Megjithatë, ashtu siç është detajizuar në raportin e tyre,
janë harruar disa nënstacione të pjesës Jug-lindore të Kosovës që planifikohen të jenë pjesë e
rrjetit të propozuar OPGW. Planifikimi i unazës OPGW nuk ka qenë i kompletuar dhe
vlerësimi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm për pajisjet telekomunikuese (multiplekserët dhe
routerët) dhe nuk është parashikuar instalimi i asnjërës nga këto pajisje nëpër nënstacione.
Qëndrimi i specialistëve të KOSTT-it është kompletimi i unazës OPGW të propozuar nga
ESBI dhe instalimi i të gjitha pajisjeve telekomunikuese në secilin nënstacion që do të rriste
koston e vlerësuar për të kryer rrjetin SCADA/EMS.
7.2.4 Propozimi Alternativ
7.2.4.1 KOSTT sygjeron programin alternativ të hapit për rrjetin OPGW që koordinohet dhe
inkorporohet në planet për lidhjen e nënstacioneve të reja dhe ndërtimin/rindërtimin e
linjave kryesore të transmisionit (shiko seksionin 4). Pjesa telekomunikuese e sistemit
SCADA/EMS mendohet të ndërlidhё të gjitha nënstacionet deri në vitin 2011 duke i
dhënë prioritet nënstacioneve 220 kV dhe nënstacioneve tjera kryesore 110 kV.
Përfundimisht të mundësojё ofrimin e të paktën dy shtigjeve komunikuese për shumicën
e nënstacioneve.
7.2.4.2 Në këtë program alternativ, nënstacionet do të lidheshin me sistemin SCADA/EMS në
faza të ndara si për shembull:
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 64
a) deri 2007: nёnstacionet: Kosova A dhe Kosova B, Besiana, Drenasi, Prizreni 2, Prishtina
4 dhe Prishtina 5;
b) deri 2008: nёnstacionet: Peja 1, Peja 2 dhe Peja 3, Prizreni 1, Vushtrria 1 dhe Vushtrria 2,
Gjakova 1 dhe Gjakova 2, Klina, Rahoveci dhe Ferizaji;
c) deri 2009: nёnsatcionet: Skenderaj, Bondsteel, Shtimje, Lipjani, Bardhi, Prishtina 1,
Prishtina 2 dhe Prishtina 3;
d) deri 2010: nёnstacionet: Trepça, Mitrovica, Vallaçi, Ujmani, Prizreni 3, Gjilani 1 dhe
Gjilani 5, Deçani dhe Malisheva; dhe
e) deri 2011: nёnstacionet: Berivojca, Vitia, SharrCemi, Theranda dhe Burimi
7.2.4.3 Renditja e lidhjeve dhe kostoja e përgjithshme e rrjetit OPGW kanë qenë mjaft të varura
nga planet finale për ndërtimin e ndërtesës së re të transmisionit si dhe punëve riparuese,
por KOSTT beson se ndonjë ndryshim që mund të bëhet nuk do të ndryshonte dukshëm
koston e përgjithshme të sistemit SCADA/EMS.
7.2.4.4 Në zhvillimin e vlerësimit buxhetor për këtë rrjet, supozohet se kur të jetë ndёrtuar
nënstacioni i ri instalimet e pajisjeve telekomunikuese do të jenë pjesë e specifikacionit
dhe do të përfshihen në koston e atij projekti. Ngjashëm, kur linjat të jenë ndërtuar apo
rindërtuar dhe OPGW është specifikuar si standard atëherë kostoja e OPGW për atë
linjë (por jo edhe routerat dhe MUXet) do të përfshihet në koston e projektit të
ndërtimit/ rilidhjes..
7.2.4.5 Propozimi alternativ do të arrinte objektivat telekomunikuese të KOSTT-it nëse ato janë
vetëm për të ofruar lidhjet telekomunikuese për nënstacionet për nevojat e
SCADA/EMS. Megjithatë nëse objektivi i parashtruar është të plotësohen të gjitha
nevojat telekomunikuese të KOSTT-it atëherë rrjeti i bazuar vetëm në OPGW nuk do të
arrij t’i plotësoj ato. Raporti që paraqet planin e ESBI pret që “stafi tё kyqjet nё vizita …
kur kërkohet kyçja” dhe parasheh se stafi do të orientohet më me efikasitet në problemet e
vendeve.
7.2.4.6 Sistemet telefonike mobile tek të cilët shfrytëzuesit kanë qasje janë dëshmuar të
padobishme në vendet ku vërehet joefikasitet i rrjeteve mobile për shkak të ç’rregullimeve
që mund të paraqiten në fushat elektrike. KOSTT duhet të konsiderojё nevojën për
sistemin vetiak të radiolidhjeve apo sistemit të telefonisë mobile për shfrytëzim
eksluzivisht për adresimin e kërkesave të rëndësishme operacionale
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 65
7.2.5 Detajet e Planit të Tanishëm të KOSTT-it
KOSTT planifikon që të fillojё me shqyrtim tё hollёsishёm të sistemit SCADA/EMS dhe të
rrjetit të tij telekomunikues. Në këto rrethana konsiderohet se kjo është qasje e duhur në këtë
çështje dhe rekomandohet që shqyrtimi të zgjerohet për të gjitha kërkesat e parashtruara
komunikuese – mobile dhe fikse që ka KOSTT. Për këtë mund të paraqitet nevoja e
analizave shtesë topografike të Kosovës.
7.2.6 Rekomandime
7.2.6.1 Qasja e duhur për KOSTT në zhvillimin e rrjetit të vet telekomunikues do të varet nga
disponueshmëria e mundësive të përshtatshme të financimit i rrjetit OPGW ashtu siç
është diskutuar në seksionin 7.2.4 më sipër do të jetë i domosdoshëm për Operatorin e
Sistemit të zhvilluar mirë. Prandaj, nëse është në dispozicion financimi nga ndonjë
donator për ndërtimin e një rrjeti të tillë telekomunikues atëherë KOSTT do të këshillohej
ta shfrytëzoj atë.
7.2.6.2 Megjithatë nëse financimi i donatorëve nuk është në dispozicion dhe nga KOSTT
kërkohet të financoj zhvillimin e sistemit të plotë SCADA/EMS dhe të rrjetit
telekomunikues nga burimet e veta atëherë qasja e përshtashme për shqyrtimin e synuar
nga ekipi i specialistëve të KOSTT-it për këtë projekt do të ishte:
a) Të ndërmirret shqyrtimi i gjithë “nevojave” të SCADA/EMS më shumë se sa i
“dëshirave”;
b) Të ndërmirret shqyrtimi i plotë i nevojave telekomunikuese fikse dhe mobile; dhe
c) Në pritje të rezultatit të atij shqyrtimi, të propozohet instalimi i OPGW vetëm nё linjat ku
ёshtё planifikuar ndёrrimi i pёrçuesit apo ku ёshtё planifikuar tё kryhet ndërtimi i ri.
7.2.6.3 Duke përcjellur diskutimet ndërmjet KEK-ut dhe KOSTT-it në mars 2007 është arritur
pajtueshmëri për shqyrtimin e programit të projekteve zhvillimore të sistemit të
transimisionit që duhet të përfundoj në fillim të Prillit 2007. KEK-u gjithashtu është
duke shqyrtuar programin e tyre të projekteve të rrjetit tё shpërndarjes i cili padyshim
ndikon në planin zhvillimor të KOSTT-it.
7.2.6.4 Ndonjë ndryshim në programin zhvillimor kryesor të rrjetit të transmisionit qartazi do të
kërkoj që propozimi i rrjetit telekomunikues të shqyrtohet. Megjithatë, përderisa
shqyrtimi i tillë mund të rezultojё në ndryshime të vogla të kostove dhe fazave të rrjetit
telekomunikues nuk do të ndryshojё përfundimet e grupit të specialistëve të KOSTT-it
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 66
dhe rekomandimet ashtu siç janë paraqitur në këtë seksion. Rekomandimi ynë i mëtejmë
është që ekipi i propozuar për këtë projekt të finalizoj specifikimin e projektit
SCADA/EMS dhe gjithashtu të shqyrtoj qëllimet dhe dizajnin e rrjetit të propozuar
telekomunikues. Gjithashtu rekomandohet që ky projekt të merrë parasysh ndryshimet në
zhvillimin e planifikuar të rrjetit kryesor të transmisionit pasi këto ndikojnë në rrjetin e
propozuar të telekomunikues.
7.3 SCADA Aplikacioni
Edhe pse ka të bëjё dhe normalisht konsiderohet së bashku si një pako e vetme,
ekzistojnë dy pjesë të ndryshme të aplikacionit SCADA/EMS – njëra që përfshinë
kontrollin e nënstacionit dhe përvetësimin e të dhënave dhe tjetra ofrimin e aftësisë së
menaxhimit të energjisë të bazuar në informacionin e kontrollit dhe të dhënat e kohës
reale që sigurohen nga nënstacionet. Përderisa SCADA/EMS duhet të shihet si një pako
e vetme është më e thjeshtë të konsiderohen kërkesat e secilës pjesë në veçanti.
Sistemi SCADA përfshinë stacionin kryesor i cili ndërlidhet me sistemin EMS dhe së
bashku ofrojnë informacionin tek operatori për gjendjen e sistemit të transmisionit.
Stacioni kryesor SCADA komunikon me stacionet e jashtme në secilin vend të
nënstacionit i cili kontrollohet apo nga i cili mblidhen (grumbullohen) të dhënat.
7.3.1 Stacioni Kryesor SCADA
Në kuadër të qendrës së kontrollit, funksioni primar i stacionit kryesor SCADA/EMS
është t’i ofroj operatorit ndërlidhjen me sistemin SCADA/EMS. Të gjitha të dhënat e
mbledhura nga SCADA-t e nënstacioneve dhe të gjitha të dhënat operacionale duhet ti
paraqiten operatorit në mënyrë të qartë dhe koncize. Operatorët duhet të lajmërohen në
formë të alarmit të zëshëm dhe në formë vizuele për rastet kritike që e prishin stabilitetin
e operimit të sistemit elektroenergjetikё. Stacioni kryesor do të ketë shënime permanente
të cilat duhet të jenë edhe të inqizuara për të gjitha rastet e rëndësishme dhe parametrat e
zgjedhur. Është e zakonshme që operatorëve tu ofrohen vegla softverike për mbarëvajtjen
e punës së sistemit SCADA të stacionit kryesor:
a) Të dhënat
Qasja në vlerat analoge (p.sh MW, MVAR, tension dhe frekuencë) për secilin nënstacion
që gjithashtu do të akvizohen (grumbullohen) për të mundësuar krijimin e raporteve
historike dhe atyre periodike. Ky informacion gjithashtu do ti ofrohej pjesës EMS të
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 67
stacionit kryesor që do të ketë mundësinë për pranimin e kufinjve maksimal dhe minimal
të këtyre vlerave përgjatë intervaleve të definuara të shfrytëzuesve që duhet të vendosen.
Vlerat jashtë këtyre kufinjёve të parashtruar do të shkaktonin alarm tek operatori.
Paraqatja e gjendjeve të ndërprerësve të nënstacionit, izolatorëve, transformatorëve,
alarmeve etj. me alarmet e operatorit që shkaktohen kur këto gjendje ndryshojnë pa qenë
të komanduara.
b) Mbikëqyrja dhe Kontrolli
Operatorët duhet që normalisht të pajisen me mundësinë për dërgimin e mesazheve të
kontrollit për hapjen dhe mbylljen e ndërprerësve si dhe pajisjet tjera përmes një sekuence
të operacionit të zgjedhur më parë dhe automatikisht të monitorojё kontaktet ndihmëse të
ndërprerësve për të konfirmuar operimin.
Operatorët gjithashtu duhet të jenë në gjendje të operojnë me rregullimin e rregullatorit të
tensionit (përzgjedhja e mënyrës së rregullimit automatik apo manual të tensionit në apo
jashtë veprimit (ON,OFF), vendosja e rregullatorit në pozitën e përzgjedhur dhe
monitorimi i tij).
c) Kontrolli i Tensionit
Operatorët duhet të jenë në gjendje tё bёjnё përzgjedhjen, kontrollën e rritjes/zvoglimit
të tensionit nё cilindo rregullator të tensionit në nënstacione.
d) Vlerësimi
Aftësia e nxjerrjes së vlerave nga sistemi i të dhënave të matura duke shfrytëzuar
funksione të thjeshta aritmetike apo trigonometrike mund të përfshihet në këtë pjesë të
stacionit kryesor, për shembull për të treguar se ndërprerësi i qarkut në nënstacion jo të
lidhur me sistemin SCADA është nё pozitë të mbyllur sepse rrjedhje normale është
detektuar në fundin tjetër të qarkut në nënstacionin fqinjë të monitoruar.
e) Kontrolli Automatik
Llogaritja automatike dhe pajisjet kontrolluese zakonisht përfshihen në pjesën EMS të
stacionit kryesor për t’i lejuar operatorëve të specifikojnë veprimet e ndryshme që
ndodhin në bazë të kushteve të paradefinuara. Veprimet rezultuese të kontrollit do të
kryheshin automatikisht apo me miratim të operatorit të nivelit më të lartë se sa veprimet
e detajizuara duke shfrytëzuar pjesën SCADA të stacionit kryesor. Shembull i këtij lloji të
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 68
veprimit do të ishte aplikimi i tensionit të zvogluar apo reduktimeve për të kthyer
frekuencën e sistemit.
f) Menaxhimi i ndodhive
Operatorët duhet të jenë në gjendje të kufizojnë operimin apo inqizojnë ndonjë
informacion të caktuar që vjen nga ndonjë pjesë e elektranës apo rrjetit. Kjo është e
domosdoshëme për ta mbështetur sigurinë e sistemit mbikqyrës apo për të tërhequr
vëmendjen për problemet e ndeshura në operimin e pajisjeve të elektranës që akoma nuk
janë riparuar. Identiteti i ndodhisë përfshinë:
• Emrin e elementit të shënuar
• Numrin e lejes
• Emrin apo numrin e ID-së së operatorit që aplikon ngjarjen
• Përshkrimin e intervenimit
g) Ngjarjet
Regjistrimi online i të gjitha ngjarjeve të rëndësishme duhet të jetë aktual për një periodë
të shkurtër pas së cilës ato do të arkivohen për qasje off-line. Regjistimet zakonisht do
të përmbajnë:
• Të gjitha alarmet
• Të gjitha kontrollet
• Të gjitha operimet me ngjarje
• Alarmet e ndaluara/ mundësuara
• Pikat që duhet/ s’duhet skanuar
• Alarmet e pranuara
• Alarmet e fshira
• Pranimi i të dhënave
h) Monitorimi i ç’rregullimeve
Mundësia e rregjistrimit të shpejtë në regjistrin e ç’regullimeve duhet të ekzistojё ashtu që
ndryshimet e fuqisë në kohen reale të miren nga sistemi SCADA-së 5 minuta para dhe pas
ç’rregullimit pëkatës. Një regjistër i tillë duhet të ruhet në disk dhe mund të shfletohet
apo shtypet më vonë.
.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 69
7.3.2 SCADA në Nënstacione
7.3.2.1 Nënstacionet duhet të jenë të pajisura me pajisje për komunikim me stacionin kryesor
SCADA duke shfrytëzuar protokolin përkatës komunikues. Kjo pajisje do të shfrytëzohet
për të mbledhur informatat për pozicionet e ndërprerësve dhe rrjedhën e të dhënave në
nënstacione si dhe kontrollën e fushave të tyre.
7.3.2.2 Pjesa kryesore e kostos të instalimit të sistemit SCADA është ajo e modifikimit të
nënstacioneve dhe pajisjeve mbrenda tyre për të ofruar të dhënat e domosdoshme për
vendosjen e funksioneve të kontrollit, si p.sh. shtimi i kontakteve ndihmëse në fushat për
të përcaktuar pozitën (hapur apo mbyllur) të kontakteve kryesore, zëvendësimi i releve me
resetim manual me rele vet-resetuese ose me rele të afta për resetim elektrik që mund të
kontrollohet nga sistemi SCADA, instalimi i releve ndihmëse për të identifikuar operimin
e sistemeve të veçanta mbrojtëse apo për të kontrolluar operimin e pajisjeve vet-kyqëse;
dhe instalimi i shndërruesve në sistemet e matjes për të ofruar të dhënat për rivendosjen
e të dhënave në sistemet SCADA të nënstacioneve.
7.3.2.3 Puna e kërkuar mund të jetë e ndryshme në secilin nënstacion pasi që varet nga
konfigurimi i tij.
7.4 EMS Aplikacioni
7.4.1 KOSTT planifikon të përgatisë Termat e Referencës për tё bёrё shqyrtimin e propozimit
nga ESBI për sistemin SCADA / EMS. Në veqanti, pjesa e specifikacioneve tё
aplikacioneve EMS duhet të riadresohet nё bazё të kërkesave të licencës së re të KOSTT-
it. Shumë nga kërkesat KOSTT të përshkuara në propozimin e ESBI-së janë të përfshira
si standarde në sistemet moderne EMS. Megjithatë, shtimi i kërkesave ‘speciale’ për
KOSTT-in që nuk janë në spacifikimet standarde të EMS-ve, padyshim se do të rrisin
shpenzimin e parashikuar të sistemit dhe për rindërtimit të ardhshëm të tij. Prandaj
rekomandohet që kjo të mirret parasysh në shqyrtimin e kësaj pjese tё propozimit të
ESBI-së dhe që tё gjitha kërkesat ‘speciale’ dhe tё domosdoshme qё janё unike për
KOSTT-in të mbahen në minimum.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 70
8 PAJISJA PËR SHËRBIMET NDIHMËSE
8.1 Shërbimet Ndihmëse të kërkuara sipas Kodit të Rrjetit
Kodi i kyçjes i Kodit të Rrjetit (seksioni 8) kërkon nga njësitë prodhuese (gjeneruese) që të
kenë aftësinë për të ofruar disa shërbime ndihmëse që janë të nevojshme për operimin e
sistemit. Dispozitat bazë të detyrueshme rregullimin e frekuencës dhe tensionit dhe për
rregullimin e fuqisë reaktive janë siç përcaktohen në seksionin 7.4 të Kodit të Kyçjes.
Parashikimi dhe prokurimi i shërbimeve ndihmëse për t’i bërë të mundur KOSTT që të
menaxhojë rregullimin e Sistemit Elektrik tё Kosovёs do të përcaktohet në marrëveshjen
shoqëruese të shërbimeve ndihmëse dhe në Rregullat e Tregut. Llojet e shërbimeve
ndihmëse mbulohen në Kodin e Rregullimit të Frekuencës, Kodin e Rregullimit të
Tensionit dhe në kodin e planifikimit të Rasteve të paparashikuara nё Kodin e Operimit tё
Kodit tё Rrjetit. Burimi i informacionit për këtë seksion ka qenë raporti “Opcionet për
Sigurimin e Rregullimit Frekuencë - Ngarkesë nga njësitë gjeneruese të Kosovës” {2.13} (raporti LFC)
i përgatitur nga projekti i asistencёs teknike tё financuar nga Banka Botёrore.
8.2 Rregullimi i Frekuencës dhe Rezervat e rregullimit të frekuencës
Çdo njësi prodhuese (gjeneruese) me një kapacitet të regjistruar sё paku [10MW] duhet të
pajiset me pajisje të përshtatshme për të marrë sinjalet LFC (Load Frequency Control) nga
pajisjet e lidhura të kontrollit të OSTT. OSTT do të përcaktojë zgjedhjen dhe përdorimin e
këtij funksioni për të siguruar që i gjithë Sistemi Elektrik i Kosovёs plotëson kërkesat e
rregullave UCTE dhe standardet e përcaktuara në kodin rregullimit të frekuencës (brenda
kodit të balancit).
8.2.1 Rregullimi Primar i Frekuencës
Kodi i Rrjetit {2.7} obligon njësitë gjeneruese të lidhura në sistemin e transmisionit të
KOSTT-it të sigurojnë Rregullimin Primar të Frekuencës. Procedurat për prokurimin e
Rregullimit Primar do të jenë të paraqitura në Marrëveshjen e Kyçjes të njësive gjeneruese.
Rregullimi primar është automatik prandaj nuk kërkon procedurë të dispeçimit.
Menaxhimi i shërbimit do të kërkoj testimin/monitorimin e secilit gjenerator individual
çdo dy vite ashtu siç kërkohet në Kodin e Rrjetit. Kërkesa për rezervë të rregullimit primar
për zonën rregulluese të Kosovës është 3.8 MW. Kjo realizohet nga njësia gjeneruese e
TC Kosova B. Është me rëndësi të ceket se vlera e kërkuar e rezervës së Rregullimit Primar
duhet të sigurohet gjatë gjithë kohës përfshirë këtu edhe periudhat e mirëmbajtjes dhe
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 71
ndalesat e paplanifikuara. Megjithatë pritet që njësitë e TC Kosova A që janë planifikuar të
funksionojnë gjatë kësaj periudhe do të mbulojnë kërkesën për Rregullimin Primar.
8.2.2 Rregullimi Sekondar i Frekuencës
8.2.2.1 Vlera e rekomanduar për Rezervë të Rregullimit Sekondar të zonës rregulluese të Kosovës
është 27 MW për ngarkesën maksimale 900 MW (piku i paraparë për 2008 në Bilancin
Elektroenergjetik të Kosovës).
8.2.2.2 Aktualisht sasia e rezervës e cila sigurohet nga operatori jashtë vendit është 19 MW që i
përgjigjet ngarkesës prej 580 MW sipas Marrëveshjes së realizuar në vitin 2001 mes MEM
e Sërbisë dhe PUD UNMIK/KEK e cila kërkon 3 muaj njoftim për anulim. Kontrata për
këtë shërbim tani menaxhohet nga KOSTT.
8.2.2.3 Është shprehur brengosje në lidhje me koston e kontratës së tanishme me EPS.
Rekomandohet shqyrtimi i kontratës së tanishme në bashkëpunim me ZRrE-në duke
kërkuar auditim të saj. Nëse kontrata duhet të lidhet me ndonjë furnizues tjetër,
Koordinatori Rajonal mund të kërkoj dëshmi se shërbimi është arritur dhe mund kërkojё
nga KOSTT-i të ofroj dëshmi. Kjo mund të mos realizohet menjëherë pasi pajisja e
domosdoshme monitoruese do të jetë si e shtrenjtë ashtu edhe e vështirë për tu instaluar
nëse shërbimi do të ishte nga furnizuesi i largët (p.sh Maqedonia). Prandaj nëse furnizuesi
alternativ (i largët) do të merrej në konsideratë, do të ishte e këshillueshme që të
shkruhej në kontratë ndonjë arsyetim i ofrimit që do të ishte përgjegjësi e ofruesit.
8.2.2.4 KOSTT do të ketë nevojë për sistemin e rregullimit (AGC) që të jetë në gjendje t’i
përgjigjet rregullimit sekondar të frekuencës. Kështu, derisa sistemi SCADA i cili
përfshinë AGC është në shërbim, nuk është e mundshme për KOSTT që vet ta bëj këtë.
Për më tepër, edhe nëse KOSTT ka patur sistemin AGC në funksion, nuk do të ishte e
këshillueshme për KOSTT që vet të kryej rregullimin sekondar të frekuencës për arsyet e
dhëna në vazhdim:
a) Sasia e rezervës sekondare e cila mendohet të kontraktohet për kërkesat e Kosovës
(kalkuluar sipas Doracakut të Operimit të UCTE-së) është më e vogël nëse zona
rregulluese e Kosovës rregullohet së bashku me zonat rregulluese tjera në kuadër të një
blloku/zone rregulluese.
b) Sasia e rregullimit sekondar aktualisht e shfrytëzuar do të jetë më e ulët në sistemin
më të madh pasi jobalancet do ta bëjnë të barabartë njëra tjetrën.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 72
c) Në sistemet më të mëdha është më e lehtë të gjendet ofruesi më efikas i rregullimit
sekondar që në të shumtën e rasteve është hidro njësi.
8.2.2.5 Për këto arsye, rekomandohet që KOSTT të kërkoj mundësinë e blerjes së kësaj rezerve
nga ndonje zonë rregulluese fqinje Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi. qoftë si tërësi apo
vetëm pjesërisht, duke e siguruar pjesën tjetër nga NS Kosova B. KOSTT propozon që
rregullimi sekondar të bëhet nga zona rregulluese fqinje e Shqipërisë.
Parashikimet e paraqitura në propozimet e ZRrE janë:
Viti 2006 2007 2008 2009 Rezerva në MW 19 23.2 27.48 31.65
SHËNIM: këto shifra të rezervës në MW janë të ndryshme me ato në {2.5} dhe i është
dërguar letër ZRrE-së ku thuhet se shifrat e sipërme janë ato të duhurat.
Tani, këto janë kosto ‘kalim nëpërmes’ por mundet në të ardhmen të sfidohet qoftë nga
ZRrE apo nga furnizimi i KEK.
Në {2.5} është thënë se “KOSTT synon të rinegocoj këtë kontratë për të përfshirë aranzhime të
sigurta dhe komercialisht të pranueshme, ku rrethanat që shenjojnë pagesën të jenë qartë të kuptueshme
dhe mund të monitorohen si dhe janë të hapura për auditim”.
8.2.3 Rezerva Terciare
8.2.3.1 Rregullat e UCTE-së përcaktojnë se çdo TSO duhet të paktën të jetë në gjendje të
kompenzoj humbjen e njësisë më të madhe gjeneruese në sistem. Për rastin e Kosovës ky
furnizim përfshin kërkesën prej 280 MW të Rezervës Terciare, që të jetë e gatshme
brenda 15 minutash. Megjithatë duhet cekur se rezerva në fjalë mund të sigurohet nga
gjenerimi apo ngarkesa.
8.2.3.2 Për të arritur nivelin e kërkuar të Rezervës Terciare, rezerva trajtohet nga skema e Orarit
të Redukimeve të cilat orare janë të dakorduara me KEK-un. Tani skema është duke u
monitoruar dhe menaxhuar nga KEK-KOSTT dhe sipas dokumentit të mësipërm
plotëson standardin UCTE. Pezullimi i thjeshtë i kontratës me furnizuesin e jashtëm në
kohë të nevojshme për të kthyer ngarkesën e ndërprerë do të ishte më lirë se sa kontrata
për Rezervën Terciare dhe do të ishte adekuate për këtë qëllim.
8.2.3.3 Nëse KOSTT duhet të bashkëpunoj me OST-të e vendeve fqinje në një bllok më të gjërë
të rregullimit atëherë rezerva terciare që Kosova ka nevojë ta ofroj do të zvoglohet mjaft
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 73
dhe ky opcion duhet të konsiderohet atëherë kur KOSTT është një entitet i themeluar
në tregun rajonal.
8.2.3.4 Pozita në lidhje me rezervën terciare do të ndryshoj mjaft kur të jetë e mundshme të
plotësohet e tërë kërkesa e sistemit në baza orësh dhe kur akoma mbetet një energji
shtesë në dispozicion. Në këto rrethana si gjeneratorët ashtu edhe konsumatorët janë në
gjendje të ofrojnë shërbim, dhe do të ishte e drejtë të konsideroheshin të dyja kur të
sigurohet rezerva terciare. Pala e cila kërkon çmimin më të ulët për rezervën terciare do të
jetë mandej ajo që është më efektive për KOSTT-in. Në parim, ofruesit mund të
vendosen qoftë në Kosovë apo në ndonjë vend tjetër në regjion (nëse kapaciteti i
interkonektorit është në dispozicion).
8.2.3.5 Nëse KEK do të ishte ofruesi i rezervës terciare atëherë i vetmi rol që KOSTT do të
kërkohej të luante do të ishte ta sigurojë këtë shërbim duke u siguruar se ngarkesë e
mjaftueshme është redukuar për të plotësuar kërkesën.
8.2.3.6 Një nga përfitimet më të mëdha të interkonekcionit është ndarja e rezervave (terciare).
Prandaj, aplikimi i reduktimeve mund të mos jetë zgjidhja më ekonomike kur ka në
dispozicion kapacitetin shtesë gjenerues/importit në regjion.
8.3 Startimi nga zero
Kodi i Kyçjes {2.7} thekson dispozitën 7.4.3.1
“Hidrocentrali me njësinë gjeneruese me kapacitet të regjistruar të paktën [10 MW] duhet
nëse kërkohet nga OSTT të ofroj mundësinë e startimit nga zero”.
I vetmi hidrocentral më i madh se sa 10 MW është Ujmani që ka 2 x 16 MW njësi. Është
i lidhur në 110kV, është në largësi nga termocentrali Kosova B dhe nuk është në gjendje
të startojnë pompën furnizuese të nxehësit në TC Kosova B. Prandaj aftësia e vetme e
HC Ujmanit në situatën e startimit nga zero të sistemit do të jetë furnizimi deri në 32 MW
të NS Vallaçit apo ngarkesës lokale në NS Trepça. Tani për tani, gjenerimi i HC Ujmanit
nuk ka aftësi të startimit nga zero dhe mund të mos jetë në dispozicion për shkak të
reduktimeve të ujit në disa periudha kohore të vitit. Prandaj duket përfitim i kufizuar për
KOSTT për të kontraktuar shërbimin për Startimin nga zero.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 74
8.4 Energjia Reaktive
Energjia reaktive është Shërbim Ndihmës i obligueshëm ashtu siç thuhet në dispozitën
7.4.1.4 të Kodit të Kyçjes {2.7} dhe mund të ofrohet nga të gjitha njësitë gjeneruese në
Kosovë.
Mundësitë e rregullimit të energjisë reaktive të njësive ekzistuese gjeneruese nuk janë të
regjistruara në Qendrën e Kontrollit të KOSTT-it. Prandaj është e këshillueshme që këto
të dhëna të jenë të konfirmuara kur Gjenerimi i KEK-ut të nënshkruaj marrëveshjen e
tyre të kyçjes.
Në qendrën e kontrollit nuk janë në dispozicion mundësitë e rregullimit të energjisë
reaktive për HC e Ujmanit.
8.5 Energjia shtesë reaktive
Nuk dihet nëse është në dispozicion Energjia Shtesë Reaktive. Rekomandohet që kjo të
rikonsiderohet kur KOSTT të ketë marrë informacionin për mundësitë reaktive të
gjeneratorëve ekzistues.
Në përgjithësi, pozicioni i KOSTT-it në prokurimin e Shërbimeve Ndihmëse është si më
poshtë:
Shërbimi ndihmës
Si prokurohet
E menaxhuar E dispeçuar Kërkesa e sistemit
Rregullimi primar
Kërkesë obliguese e Kodit të Rrjetit
E testuar çdo dy vite
Automatike Procedura e testimit
Rregullimi sekondar
Kontratë me operatorin fqinjë
Me monitorim kontrate
Automatike me fqinjët
Metoda transparente e llogaritjes dhe monitorimit
Rregullimi terciar
Shkyqje e udhëzuar e ngarkesës/ hidro
Orare të pajtuara me Furnizimin e KEK-ut
Me udhëzim të KOSTT-it
Monitoruar nga KOSTT.
Startimi nga Zero
Nuk është e përshatshme brenda hapësirës së kontrollit të KOSTT-it
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 75
Energjia Reaktive
Kërkesë obliguese e Kodit të Rrjetit
E testuar çdo dy vite
Me udhëzim të KOSTT-it
Monitoruar nga KOSTT. Njehsimi MVAr në stacion
Energjia shtesë reaktive
Kontratë Sh N
E testuar çdo dy vite
Me udhëzim të KOSTT-it
Monitoruar nga KOSTT. Njehsimi MVAr në stacion
8.6 Implikimet Buxhetore
Nga faktet e përmenduara del se vetëm Kontrata për Shërbime Ndihmëse që definitivisht
funksionale në 2007 do të jetë ajo për Rregullimin Sekondar me EPS e cila do të
monitorohet nga EKC, koordinator regjional dhe e llogaritur nga Operatori i Tregut të
KOSTT.
E vetmja kontratë tjetёr e cila mund të kërkohet për Shërbime Ndihmëse është ajo me TC
Kosova B dhe/ ose TC Kosova A për Energjinë Shtesë Reaktive (Ne jemi duke negocuar
për kontratë të re për Rregullimin Sekondar). Nëse vendoset të bëhet me kontrata atëherë
nuk ekziston mënyrë për monitorimin dhe matjen e vlerës apo vëllimit të ofruar nё MVAr.
Ekziston propozimi për zëvendësimin e EMS-it që duhet të konsiderohet për mbështetje
finaciare, por kjo nuk mund të filloj para 2009.
8.6.1 Kërkesat për Investime Kapitale
Është analizuar se cilat janë investimet kapitale që KOSTT ka nevojë t’i prokurojë, blejë
dhe vendos për Shërbime Ndihmëse. Duket se nuk ka nevojë tani për investim kapital për
këto qëllime dhe KOSTT është në negociata me OST e Shqipërisë dhe me KfW për
mbështetje financiare që të realizohet një sistem i rregullimit të përbashkët.
8.6.2 Implikimet për Buxhetin Operues të KOSTT-it
KOSTT ka nevojë vetëm për buxhet për pagesat për EPS për sasitë e parashikuara për tri
vitet e ardhshme ashtu siç është treguar në tabelën e mësipërme në seksionin 8.2.2.5. Këto
janë shifra që janë paraqitur tek ZRrE dhe tё cilat janё shfrytëzuar në propozimin tarifor.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 76
9 IMPLIKIMET PËR BUXHETIN KAPITAL TË KOSTT-it
9.1 Projektet në Programin e Investimeve dhe të Zhvillimit
Pa marrë në konsideratë prioritetin e tyre, orarin kohor apo financimin, të gjitha projektet
e përshkruara në seksionet 4, 5, 6 dhe 7 janë shënuar më poshtë sa i përket kërkesave të
tyre për investime kapitale dhe datat e përafërta të fillimit/përfundimit.
Siç është thënë më herët në raportin fillestar, vlerësimet janë bazuar në ofertat e fundit të
pranuara për projektet e ngjashme në Kosovë dhe në vlerësimet në studimet dhe raportet
e tjera (ashtu siç janë shënuar në seksionin 2- Referencat). Në disa raste kur janë të
njohura çmimet e tenderit atëherë ato janë paraqitur si të tilla: në dokument:
Ref e projektit
Titulli i projektit/ përshkrimi Data e fillimit
Data e përfun.
M03.0 Sistemet e IT-së për Tregun Kalimtar 2009/Q1 2009/Q3
M03 Sistemet e IT-së për Tregun e Operimeve 2010/Q1 2011/Q1
M05.1 Matjet Komerciale 2007/Q2 2008/Q4
M05.1a Matjet në Kufi (si shtesë ndaj M05.1) 2007/Q2 2009/Q3
M05.2 Baza e të dhënave të matjeve 2009/Q1 2010/Q3
P6/SCD&NTW
SCADA/EMS dhe rrjeti i telekomunikacionit 2007/Q3 2011/Q3
T05/RAH Nënstacioni Rahoveci 110/35/10(20)kV 2007/Q2 2009/Q3
T07/GJV Nënstacioni Gjilani-5 110/10(20)kV 2008/Q3 20010/Q4
T10/DRA Nënstacioni Dragash 110/10(20)kV 2008/Q3 2012/Q3
T12/SHT Nënstacioni Shtimje 110/35kV 2009/Q4 2010/Q4
T13/DR2 Nënstacioni Drenasi-2 110/10(20)kV 2010/Q1 2011/Q4
T14/DR3 Nënstacioni Drenasi-3 110/10(20)kV 2008/Q2 2011/Q2
T08/PR6 Nënstacioni Prishtina-6 110/10(20)kV 2009/Q1 2010/Q4
T09/PR7 Nënstacioni Prishtina-7 110/10(20)kV 2009/Q1 2010/Q4
T11/MIT Nënstacioni Mitrovice-2 110/10(20)kV 2009/Q2 2010/Q2
T15/MAL Nënstacioni Malisheva 110/10(20)kV 2011/Q1 2012/Q4
T01/PRO Përmirësimi i mbrojtjes në Kosova-B & 2007/Q3 2008/Q4
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 77
Ref e projektit
Titulli i projektit/ përshkrimi Data e fillimit
Data e përfun.
Prishtina-4 (+SCADA)
T02/PJ3 Nënstacioni Peja3 400/100kV dhe Linjat 110kV me punët opcionale në NS Skenderaj 110/10 kV
2007/Q2 2010/Q4
T03/KSA Riparim i nënstacionit Kosova-A 2007/Q4 2009/Q4
T04/CBR Zëvendësim i ndërprerësit të linjave 110kV në Prishtina-1 dhe -2 2007/Q2 2008/Q2
T21.1/FER
Nënstacioni Ferizaj 110kV, lidhja në L212 në 110kV 2008/Q3 2009/Q4
T28/PJ1 Riparim i nënstacionit Peja-1 fushat 110kV 2011/Q1 2012/Q2
T29/GJ1 Riparim i nënstacionit Gjakova-1 fushat 110kV 2011/Q1 2012/Q2
T25/KSB Riparim i nënstacionit Kosova-B fushat 220kV 2010/Q2 2012/Q3
T26/PR1 Riparim i nënstacionit Prizreni-1 fushat 110kV 2008/Q1 2008/Q3
T27/PR2 Riparim i nënstacionit Prizreni-2 fushat 220 &110kV 2010/Q1 2012/Q4
T22/KSA Zëvendësim i transformatorit T1 në Kosova-A 2010/Q2 2012/Q3
T22/PRZ Transformatori i tretë 220/110kV në Prizreni-2 2010/Q2 2012/Q3
T22/PR4 Transformatori i tretë 220/110kV në Prishtina-4 2010/Q2 2010/Q3
T23/CBR Zëvendësim i ndërprerësit të linjës 110 kV në nënstacionin Bardhi 2009/Q2 2009/Q4
T32/PRZ Ndërrimi i përçuesit L179/1 (Prizreni-1 - Prizreni3) 2012/Q2 2012/Q3
T33/VSH Ndërrimi i përçuesit L125/1 (Kosova-A -Vushtrria-1/-2) 2008/Q2 2008/Q3
T34/TPC Ndërrimi i përçuesit L125/2 & L125/3 2011/Q2 2011/Q3
T35/PJ1 Ndërrimi i përçuesit L126/5 (Peja-1 - Peja-2) 2009/Q1 2009/Q3
T36/LPJ Përforcim i linjës nga 35 kV në 110 kV Lipjani–Shtime 2011/Q4 2012/Q4
T39/CKT Ndërrimi i përçuesve të vjetër, linjat 110kV me humbje të larta 2010/Q1 2012/Q3
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 78
Ref e projektit
Titulli i projektit/ përshkrimi Data e fillimit
Data e përfun.
T21.2/FER
Kyçja e nënstacionit Ferizaj-2, 400/110kV në L420 2009/Q1 2011/Q3
T41/ALB Interkonekcioni 400kV Kosovë-Shqipëri 2009/Q2 2012/Q4
P6/LFC Rregullimi sekondar LFC Kosove -Shqiperi
2009/Q2 2010/Q4
Tabela 9.1: Lista e projekteve të TNDP, të pa ranguara, me data të fillimit/ përfundimit
Projektet me sfond të hijezuar paraqesin investime për ngarkesën dhe ato mund të kenë
qëndrueshmëri atëherë kur marrëveshjet pë kyçje janë të nënshkruara dhe financimi i tyre i
njohur.
Kjo është një listë e gjatë e projekteve për zhvillimin e rrjetit. Si e tillё lista nuk paraqet
program pune tё pёrballueshёm dhe tё arritshёm financiarisht. Qëllimi është të ilustrohet
vetëm se sa investime mund të kërkohen gjatë kohës prej shtatë vitesh nëse KOSTT do të
tentonte të kryente të gjitha projektet që janë propozuar, të gjitha kyçjet e nënstacioneve
që janë sugjeruar dhe të gjitha kërkesat e zhvillimeve strategjike dhe akoma ka nevojë edhe
për gjetjen e burimeve për punë për përmirësimin e besueshmërisë dhe sigurisë së
furnizimit, zvoglimit të humbjeve në transmision dhe modernizimi dhe përmirësimi i
mbrojtjes dhe i kyçjeve. Kjo do të ishte e vështirë qoftë edhe për OSTT-të e organizuara
me një çasje të pakufizuar nё financimet me leverdi (low-cost finance), me planifikim të
gjërë dhe plotësisht të pajisur me stafin inxhinierik dhe departamentin e projekteve duke
punuar në planin e zhvillimit të sistemit i cili është përmirësuar gjatë shumë vitesh dhe
rrjeti i të cilit në përgjithësi është në kushte të mira dhe në gjendje adekuate për të
akomoduar pajisjet e vjetra të nevojshme për këtë punë. KOSTT nuk është në atë pozitë,
pasi që është kompani e re, e pavarur, pa regjistrime financiare dhe me qasje të kufizuar në
kapital. Rrjeti i tij nuk është në kushte të mira, dhe duke qenë sistem relativisht i vogël nuk
mund të ndërmerrë shumë ndërprerje në funksionimin e elementeve të sistemit pa një
kompromis të pranueshëm për sigurinë e sistemit. Më tutje, KOSTT është duke tentuar të
bëjё përmirësime në rrjet brenda një kohe rregullative të shkurtër, jo 5-7 vite që zakonisht
ndodhë me bizneset e rrjeteve të rregulluara në Eurozonë, por vetëm për tri vite, e cila
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 79
paraqet periudhë mjaft të shkurtë për KOSTT që të kryej planifikimin, procedurat e
financimit dhe implementimin duke filluar nga konfiguracioni aktual, të nevojshme për tu
kryer nga programi CAPEX të dorëzuara në ZRrE {2.6}.
Duke qenë se ‘lista e kërkesave’ të zhvillimeve të sistemit është identifikuar, mbetet të
bëhen prioritetet në programin e menaxhueshëm dhe të përballueshëm financiarisht të
investimeve që do ta lejojnë KOSTT-in të kryej përmirësimet më esenciale dhe me kosto
efektive të rrjetit, në përputhje me obligimet e veta dhe përgjegjësitë sipas Ligjit dhe
Licencës së vet në periudhën rregullative të tanishme.
9.2 Vënia e Prioriteteve në Programin e Investimeve dhe të Zhvillimit
9.2.1 Plani Zhvillimor i Sistemit tё Transmisionit (TNDP) ndikon në shumë aspekte të ndryshme
të obligimeve të KOSTT-it:; si Operator i Tregut, Operator i Sistemit si pronar i aseteve të
transmisionit që është sfidë për aplikimin e grupit të prioriteteve të qëndrueshme dhe
logjike. Shumat përfshijnë një rang shumë të gjërë – nga dhjetëra mijëra deri në dhjetëra
miliona euro sikurse edhe afatet kohore – nga projektet që marrin disa muaj deri te ato që
kalojnë disa vite.
9.2.2 Janë identifikuar tri ngecje paralele dhe mjaft jo interaktive në TNDP:
a) Ato që i ndihmojnë KOSTT-it të plotësoj rolin e vet të ri si Operator i Tregut;
b) Ato që mbështesin rolin e vet ekzistues si Operator i Sistemit, por me detyra shtesë dhe
përgjegjësi për tregun dhe rrjetet regjionale; dhe
c) Ato që nuk janë të ndryshme sipas llojit nga roli i tyre i mëparshëm si planifikues i
infrastrukturës së transmisionit, i shërbimit të integruar vertikalisht, por tani me ekspozim
më të madh rregullativ dhe financiar.
9.2.3 Në këto kategori të gjëra disa nga prioritetet imediate bëhen evidente. Përforcimi në rrjet i
cili është në implementim siç është projekti Peja 3, riparimi i NS Kosova A dhe
zëvendësimi i ndërprerësve të linjës në NS Prishtina 1 dhe 2, SCADA EMS, duhet të
vazhdojnë ashtu si janë planifikuar. Gjithashtu ato projekte për të cilat janë miratuar
grantet nga BKK apo për të cilat është ofruar financimi nga donatorët, duhet të vazhdojnë
dhe atë veqmas nëse fondet janë shfrytëzuar nga data e dhënë.
9.2.4 Projektet e tjera që meritojnë prioritet të lartë janë ato të cilat mbështesin operimet e tregut:
p.sh zhvillimi i sistemeve për tregun kalimtar (që tani është duke funksionuar) dhe inicimi
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 80
i zhvillimit/prokurimit të fazës së parë të sistemeve të TI-ve të nevojshme pasi tregu
evoluon në Rregulla të Plota të Tregut. Ashtu siç u diskutua në seksionin 5, sistemet e TI-
ve për të mbështetur operimin e tregut e kanë hierarkinë e vet të prioriteteve, por
specifikacioni, prokurimi dhe zhvillimi i të gjitha sistemeve të identifikuara ka nevojë për
përparim në mënyrën kohore për të plotësuar oraret kohore tani të pasigurta të evoluimit
të tregut.
9.2.5 Gjithashtu me prioritet të lartë janë ato projekte të matjeve të cilat do të bëjnë qoftë matjet
komerciale plotësisht në përputhje me Kodin e Matjes apo Rregullat e Tregut. Kjo
përfshinë bazën e të dhënave të matjeve ku vendimet për prokurim/zhvillim kanë nevojë
të merren së shpejti nëse duhet të bëhen operacionale në vitin 2008 për tu përputhur me
Kodin e Matjes. Një prioritet tjetër i lartë është arritja e marrëveshjes për planifikimin e
modernizimit dhe për procedurat afatshkurtëra të vlerësimit dhe faktorët e humbjeve ku
matjet komerciale nuk janë të pranishme apo plotësisht në përputhje. Kjo ka një meritë të
shtuar të lejimit të pak më shumë kohe për të kryer disa pjesë të projektit të Matjeve në
Kufi.
9.2.6 Ekziston një klasë e projekteve të cilat për shkak të rëndësisë për zhvillimin strategjik të
ekonomisë së Kosovës dhe pozitës së saj në regjion kanë prioritet të lartë. Ato do të
përfshinin interkonekcionet e reja me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Atyre u është dhënë
rangimi unik ‘1s’, por realisht kryerja e tyre varet nga disponueshmëria e financimit të
donatorëve, kreditë apo grantet dhe planifikimi i tyre varet nga koordinimi i faktorëve të
jashtëm siç janë fillimi i njësive të reja gjeneruese dhe zhvillimi i zonës industriale Kroni i
Mbretit. Planet kohore të dhëna për to në TNDP janë vetëm indikative.
9.2.7 Kategoria e mëtejme e projekteve të transmisionit, lejon KOSTT-it shtyrje kohore në
investimet e tyre, pasi nuk janë urgjente, apo benefiti i tyre nuk është shumë i lartë, ose për
shkak të kufizimeve financiare. Këto projekte janë:
a) Kyçjet e reja të nënstacionit që akoma nuk janë angazhuar dhe aty ku nuk ka financim të
donatorëve apo të granteve në dispozicion;
b) Riparimi i nënstacioneve (duke përfshirë riparimin e fushave, por jo përmirësimet e
mbrojtjes apo zëvendësim i ndërprerësve të linjave), dhe
c) Linjat e reja dhe ndërtimi i ri – si për reduktimin e humbjeve ashtu edhe për rritjen e
besueshmërisë dhe përputhjes me standardet e sigurisë nga Kodi i Rrjetit;
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 81
Shumë nga këto projekte kategorizohen me prioritet të ulët. Disa mund dhe duhet të
vazhdohen sepse ato kanë kosto të ulët dhe përfitim të lartë, apo sepse rreziku i mos
implementimit të tyre do të ishte i lartë. Ato do të kenë një prioritet më të lartë por vetëm
derisa nuk paraqitet diçka me më shumë urgjencë. Nënstacionet e reja për të cilat
donatorët janë të gatshëm të financojnë punët e kyçjeve gjithashtu do të kenë prioritet më
të lartë veçmas nëse kyçja ndihmon në përforcimin e rrjetit.
9.2.8 Faktorët e tjerë që duhet të merren parasysh përfshijnë optimizmin e procesit kohor në
implementimin e projekteve në rend të duhur; si psh. riparimi i fushave, zbarave dhe kyçjet
e reja nga i njëjti nënstacion, koordinimi i rikyçjes së linjave ashtu që të përfitohet në
kompletimin e rrjetit komunikues SCADA/EMS, apo ndërtimi i linjave të reja dhe kyçjeve
të nënstacionit për të minimizuar ndryshimet në mbrojtje dhe kontroll, si dhe rritja në
maksimum e përmirësimit të përputhjes me standardin e sigurisë së Kodit të Rrjetit.
9.2.9 Duke i marrë parasysh të gjitha këto konsiderime për projektet e shënuara, ne mund të
rangojmë secilin projekt nga vlera 1 deri 5, sa më i ulët rangimi aq më i lartë prioriteti (për
tu përputhur me vet masën e prioritetit të KOSTT-it). Projektet e ranguara ulët nuk
eliminohen, ato mund të shtyhen për më vonë në TNDP. Atëherë ne do të mund të
ekzaminojmë koston e shpenzimeve kapitale që rrjedhin nga pragu në të cilin projektet
mund të kryhen. Duke e krahasuar këtë me nivelet CAPEX të paraqitura nga KOSTT
dhe të shqyrtuara nga ZRrE në vendosjen e të Ardhurave të Lejuara të KOSTT-it për
këtë periudhë rregullative (2007-09) do të jep një tregues që ne e kemi vendosur pragun e
prioritetit “ashtu si duhet”.
9.2.10 Këtu bëhet dallimi ndërmjet projekteve të financuara nga donatorët, nga agjencionet e
jashtme, nga grantet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe ato të financuara nga vet
KOSTT (që në efekt nënkupton huazimet komerciale kundrejt të hyrave TUoS). Për
qëllimet e këtij dokumenti propozohet të trajtohen projektet e financuara nga donatorët
dhe BKK si ekuivalente dhe të ndryshme nga projektet e financuara të KOSTT-it pasi që
asetet e financuara nga KOSTT nënkupton të trajtohet si investim kapital duke përfituar
shkallën e kthimit përderisa në grupin e parë do të mbështetej vetëm OPEX (varësisht nga
miratimi i ZRrE-së).
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 82
Tabela 9.2: Projektet e ranguara dhe me prioritete në Planin Zhvillimor tё Sistemit tё Transmisionit 2007-2013
KATEGORIA I - PERFORCIME NË RRJETIN E TRANSMISIONIT
Ref e projektit Përshkrimi i projektit Rangu
T31 /PRZ Ndrrimi i perçuesit ne LP125/1 (Kosova A -Vushtrria2/1) dhe LP 164/3 TS Prizren 1- TS Prizren 2 1
T22/KSA Transformatori i ri 220/110kV në TS Kosova A 1 Konsulenca&
Nënstacioni Peja-3 400/110kV & 110kV T02/PJ3 OHLs 1
T21.1/FER Shndërrimi i LP 212 nga 220kV ne 110kV 1
T22/PRZ Transformatori i ri 220/110kV në Prizreni-2 1
T22/PR4 Transformatori i ri 220/110kV në Prishtina-4 1
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 83
T36/LPJ Shndërrimi i linjes 35kV Lipjani-Shtimje në 110kV 2
T32/PRZ Nderrimi i perçuesit te LP179/1( Prizren 1-Prizren 3)
T41/ALB Linja 400kV, Kosovë- Shqipëri 1s
T34/TPC Nderrimi i percuesit LP125/2 & L125/3 (Vushtrria-Trepca-Vallaci) 3
T35/PJ1 Ndërrimi i perçuesit LP126/2 (Peja-1 në Peja-2) 2
T39/CKT Ndërrimi i percuesve ne linjat me humbje të mëdha 110kV 2
T22/DR1 Paket projekti i instalimit te TR 220, 110kV 150MVA, ne SSH 220kV Drenasi 1 2
T21.2/FER Nënstac. Ferizaj2 400/110kV 1
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 84
KATEGORIA II -RENOVIME NE RRJETIN E TRANSMISIONIT
Ref e projektit Përshkrimi i projektit Rangu
T03/KSA Rehabilitimi i nenstacionit TS Kosova -A 1
T04/CBR Zëvendësimi i ndërprerësëve të fuqisë 110kV në Prishtina-1 & -2 1
T28/PJ1 Revitalizimi i paisjeve te TL Peja-1 110kV 3
T29/GJ1 Revitalizimi i paisjeve te TL Gjakova-1 110kV 3
T25/KSB Revitalizimi i nenstacionit Kosova B-220 kV 2
T26/PR1 Revitalizimi i nenstacionit TS Prizreni 1- fushat 110 kV 2
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 85
T27/PR2 Revitalizimi i paisjeve te TL Prizreni-2 220 &110kV & mbrojtjes 2
T23/CBR Zev. i ndërprerësve të fuqisë në nënst. Bardhi 110kV 1
T01/PRO Ndrrimi i mbrojtjeve rele në TS Kosova-B & Prishtina-4 (+SCADA) 1
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 86
KATEGORIA III - MONITORIMI , KONTROLLI, MATJET DHE SHERBIMET NDIHMESE KOSTT
Ref e projektit Përshkrimi i projektit Rangu
M03.0 Sistemet e Ti-ve për Tregun kalimtar 1
M 03 Sistemet e TI-së për Operimin e tregut 1
M05.1 Matja komerciale (vendosja) 1
M05.1a Matja në kufi (add'l to M05.1) 2
M05.2 Baza e të dhënave të Matëse 1
P6/SCD SCADA/EMS dhe telekomunikacioni (përjasht. T/comms) 1
P6/LFC Rregullimi sekondar LFC Kosove -Shqiperi 1
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 87
KATEGORIA IV -PERKRAHJA E KONSUMIT DISTRIBUTIV NENSTACIONET E REJA 110/X kV/kV
Përshkrimi i projektit Rangu
LP &pajisjet e TL Nenstacioni i Rahovecit 110/35/10(20)kV 1
Nënstacioni Gjilani-5 110/10(20)kV 1.5
Nënstacioni F.Kosove 110/10(20)kV 2.5
Nënstacioni Prishtina-6 110/10(20)kV 1
Nënstacioni Prishtina-7 110/10(20)kV 1
Nënstacioni Drenasi-2 110/10(20)kV 2
Nënstacioni Drenasi-3 110/10(20)kV 2
Nënstacioni Shtimje 110/35kV 2
Nënstacioni Dragash 110/10(20)kV 3
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 88
4 Nënstacioni Mitrovica 2(Vaganica) 110/10(20)KV 1
Nënstacioni Malisheva (110/10(20)KV 3
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 89
10 PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Sa i përket zhvillimit të Rjetit të Transmisionit, mund të konkludohet:
10.1 Zëvendësimi i Transformatorit T1 në nënstacionin Kosova A 220/110kV duhet të
koordinohet me punën riparuese të programuar në nënstacion, Kosova A me preferim
në fund të vitit 2009 kur janë planifikuar punët në fushat e transformatorit.
10.2 Ndërrimi i përçuesit me 150/25mm2 TACSR të linjës L126/2 (NS Peja 1 deri NS Peja 2)
(I planifikuar për 2013) të avancohet deri në datën më të hershme (mesi-2009), sepse
dështimi atje do të bënte që furnizimi për qytetin e Pejës të vehej në rrezik dhe gjithashtu
për shkak të rëndësisë së vet në mbylljen e unazës në rrjetin e planifikuar të sistemit
telekomunikues - OPGW dhe sistemin SCADA/EMS.
10.3 Orari kohor për ndërrimin e përçuesve TACSR të linjave L125/1, L125/2 dhe L125/3
(NS Vushtrria – NS Trepçë – NS Vallaç) të merret parasysh atëherë kur të jetë kryer
projekti Peja 3.
10.4 Kyçja tek zona industriale e planifikuar te Kroni i Mbretit duhet të vazhdoj vetëm nëse
aplikohet në KOSTT për kyçje nga aplikuesi dhe nëse në dispozicion janë fondet e
donatorëve. Kyçja e pikës furnizuese NS Drenasi 2 konsiderohet e prioritetit më të ulët
dhe mund të jetë e arsyeshme shtyerja (pasi ngarkesa e KEK-ut vazhdon të furnizohet
nga Feronikeli).
10.5 Linja 400 kV Kosovë- Shqipëri është prioritet i lartë dhe duhet të implementohet sipas
studimit të ESTAP 2 dhe studimit të azhurnuar nga konsulenca Decon (2008).
KOSTT duhet të zhvillojё veglat e punёs tё bazuara nё format tabelare nё mёnyrё qё tё
harmonizohen me sistemin e TI-sё qё aktualisht ёshtё nё shfrytёzim gjithnjё duke pasur
parasysh nevojёn pёr tё siguruar njё raport auditimi pёr kalkulimet pёr barazimet
përfundimtare (setelmentit).
10.6 KOSTT duhet menjëherë të filloj procedurat e prokurimit për të përvetësuar sistemet e
TI-ve të nevojshme gjatë kalimit në Rregullat e Plota të Tregut për të kryer Menaxhimin
e të Dhënave të Energjisë (faza 1) dhe funksionet e Alokimit të Kapacitetit të
Interkonekcionit. Pas kësaj duhet të fillojё prokurimi i SMDhE (faza 2) dhe sistemet e
Mekanizmit të Balancimit. Ka edhe pak kohë para se të ketë nevojë të filloj prokurimi i
SMDhE (faza 3), deponimi i të dhënave dhe modulet e parashikimit të kërkesës.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 90
Sa i përket Matjeve Operacionale, mund të thuhet se kur sistemi SCADA të bëhet
operacional dhe të jenë ofruar shndërruesit e duhur për t’u pёrshtatur në sistemin e
matjeve komerciale, stafi i qendrës së kontrollit do të ketë qasje të kënaqshme në kohë
reale në Matjet Komerciale. Konsiderohet se specifikimi i projektit të Matjeve në Kufi
përderisa teknikisht është në rregull, është i pakompletuar ashtu që mund të lërë disa
vende nё pa pajtueshmëri me Kodin e Matjeve dhe kërkesave nga Rregullat e Tregut.
Konsiderojmë se nëse të gjitha pikat matёse do ishin në përputhje me standardin e
specifikuar. Duke qenë kështu, rekomandohet që:
10.7 Duhet që me urgjencë të verifikohet disponueshmeria e financimit nga ndonjë grant/
ose donatocion dhe (nese është në dispozicion) të shfrytëzohen për të kryer pjesё tё
projektit. KOSTT duhet qё tё planifikojё pjesёn tjetёr tё punёve pёrmirёsuese me çmimin
mё tё ulёt tё mundshёm, duke pasur parasysh implikimet nё tё ardhura qё janё rezultat i
vonesёs sё kompletimit tё projektit..
10.8 Nese financimi nuk është menjeherë në dispozicion atёherё KOSTT duhet të mos zotoj
burimet e veta të kufizuara për këtë projekt ashtu siç është specifikuar tani. Në vend të
kësaj duhet të zhvillohet plani për të kryer punët e domosdoshme të përmirësimit me
një kosto të arsyeshme të ulët, duke shfrytёzuar hapsirёn pёr derogime nё Kodin e Matjes.
nga Kodi i Matjes.
Për sistemin SCADA/EMS dhe rrjetin telekomunikues të bazuar në OPGW, pas një
shqyrtimi të rrenjësishëm të propozimit nga firma konsulente ESBI, konsiderohet se disa
nga supozimet që e përforcojnë propozimin nuk janë më valide tani, pasi që KOSTT
është ndarë nga KEK. Gjithashtu ёshtё verejtur se propozimi ka qenë i pakompletuar
(disa probleme janë lënë të pazgjidhura) dhe jo me një kosto të plotë (veqmas në fushat
problematike): Duke përmirësuar këto defekte atëherë rritet mjaft kostoja e planifikuar e
SCADA/EMS dhe rrjetit të vet telekomunikues. Gjithashtu rrjeti OPGW (përderisa është
i duhur për sistemin SCADA/EMS) nuk adreson të gjitha nevojat operacionale të
komunikimit të KOSTT-it, veqmas në kohët e emergjencave të sistemit. Në dritën e kësaj
rekomandohet që:
10.9 KOSTT nuk duhet të supozoj kontributin financiar nga KEK (në kthim për plotësimin e
kërkesave të tyre telekomunikuese) përveç dhe derisa kontrata të nënshkruhet ndërmjet
dy kompanive.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 91
10.10 Nëse është në dispozicion financimi i donatorëve për rrjetin telekomunikues të bazuar në
OPGW, KOSTT duhet t’a pranojё me programin e ngjashëm për propozimin alternativ.
10.11 Projekti që KOSTT planifikon t’a fillojё për të finalizuar specifikimin e sistemit
SCADA/EMS dhe rrjetit të vet telekomunikues duhet të përfshijë shqyrtimin e
‘nevojave’ me shumë se sa ‘kërkesave’ SCADA/EMS dhe nevojave telekomunikuese
fikse dhe mobile të KOSTT-it.
10.12 Shqyrtimi i planifikuar duhet gjithashtu të merrë parasysh nëse dhe si duhet të
ndryshohen aplikacionet e specifikuara EMS në dritën e obligimeve të licenceës së
KOSTT-it. Në veqanti duhet të minimizohet ndonjë aplikim unik ‘special’ EMS për
KOSTT që do të shtonte shpenzimet shtesë për koston e parë të sistemit dhe kostot e
modernizmit.
Sa i përket Shërbimeve Ndihmëse, arrihet në përfundim se këto nuk kërkojnë që KOSTT
të bëj përgatitjen për shpenzime kapitale. Është ardhë në përfundim që tani nuk është e
arsyeshme apo ekonomike për KOSTT që të menaxhoj vet shërbimin e Rregullimit
Sekondar të Frekuencës dhe rekomandon që:
10.13 KOSTT duhet të vazhdojё të kёrkojё shёrbim nga jashtё pёr Rregullimin Sekondar tё
Frekuencёs sipas kontratës ekzistuese me EPS por që KOSTT-i duhet të shqyrtojё këtë
kontratë në lidhje me ofrimin dhe koston e shërbimit call-off.
10.14 Nëse KOSTT duhet të konsideroj një kontratë tjetër me ofrues tjetër të shërbimit, atëherë
ajo kontratë duhet të ketë përgjegjësinë për plotësimin e koordinimit regjional të sigurisë
për ofrimin e shërbimit nga njё ofertues i shёrbimeve të tilla.
Konsiderohet se kombinimi në mes të prodhimit nga hidrocentrali i Ujmanit si dhe
skemës së udhëzuar të reduktimit të Ngarkesës në marrëveshje me KEK - furnizimin
është e mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e KOSTT-it për Rezervën Terciare në
pajtueshmëri me standardet e UCTE.
Nuk konsiderohet se njësitë gjeneruese në Kosovë kanë kapacitet të vet-startimit për të
ofruar shërbimin e Startimit nga Zero dhe rrjedhimisht rekomandohet që:
10.15 KOSTT nuk duhet të kontraktojё për shërbimin e Startimit nga Zero me njësitë
gjeneruese në Kosovë por duhet të shfrytëzojё marrëveshjet mbështetëse reciproke me
OST-të fqinje.
Plani Zhvillimor i Sistemit të Transmisionit të Kosovës 2007 - 2013 92
Fundi i Dokumentit