UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Fakulteti i Filologjisë Programi: Letërsi shqipe
PPUUNNIIMM DDIIPPLLOOMMEE
NNOOVVEELLAA EE MMAADDHHEE ËËSSHHTTËË GGJJËËMMAA EE
MMËËKKAATTIITT EE MMIITTRRUUSSHH KKUUTTEELLIITT
MMEENNTTOORRII:: KKAANNDDIIDDAATTJJAA::
PPRROOFF.. AASSSS.. DDRR.. LLAABBIINNOOTT BBEERRIISSHHAA DDOONNJJEETTAA MMOORRIINNAA
GGJJAAKKOOVVËË 22001199
2
PËRMBAJTJA
ABSTRAKT-------------------------------------------------------------------------------------------- 3
1. HYRJE----------------------------------------------------------------------------------------- 4
1.1. Metodologjia dhe metodat e punës--------------------------------------------------------- 5
1.2. Baza teorike e punimit----------------------------------------------------------------------- 5
1.3. Synimi i temës-------------------------------------------------------------------------------- 5
2. Mitrush Kuteli në letrat shqipe (vendi i tij në letërsinë shqipe)------------------------ 7
2.1. Letërsia shqipe-------------------------------------------------------------------------------- 7
2.2. Vendi i Mitrush Kutelit në letërsinë shqipe----------------------------------------------- 8
2.3. Elementet biografike për Mitrush Kutelin------------------------------------------------- 10
2.4. Disa pika kontakti të rrëfimit të Mitrush Kutelit me letërsinë rumune--------------- 13
2.5. Koha dhe jashtëkohësia---------------------------------------------------------------------- 15
2.6. Diskursi biblik në krijimtarinë e Kutelit--------------------------------------------------- 17
3. Leksiku i veprës së Mitrush Kutelit – E MADHE ËSHTË GJËMA E MËKATIT- 19
3.1. “E madhe është gjëma e mëkatit” – vizionet dhe imagjinata krijuese e Kutelit----- 20
PËRFUNDIM------------------------------------------------------------------------------------------ 25
LITERATURA----------------------------------------------------------------------------------------- 26
3
ABSTRAKT
Një vend të rëndësishëm përbën dhe krijimtaria e mirëfilltë letrare për fëmijë e
prozatorit Mitrush Kuteli. Kuteli do të mbetet mjeshtër i madh i prozës shqiptare, sepse ai, si
askush tjetër, mundi ta përdorë cilësisht gjuhën shqipe, gjë që duket në vëmendjen e lartë të
tij për përzgjedhjen dhe përdorimin e mjeteve gjuhësore. Vepra e tij dëshmon shkallën më
madhe të ndjeshmërisë së tij prej shkrimtari ndaj gjuhës shqipe në përgjithësi e gjuhës së
popullit në veçanti.
Vepra “E madhe është gjama e mëkatit”, këtu shkëlqen mjeshtëria artit të tij në
tregimtari. Është prozë që i shënjon fillet e modernitetit letrar me një rrëfim magjepsës dhe
stil brilant. Kuteli i “zgjedh” karakteret e vullnetshme “përtej valëve të kohës”, të cilat
dalëngadalë ndeshen me botën irreale, me atë tragjikë misterioze të jetës ku projektohet bota
e fantastikes. E madhe është gjëma e mëkatit, modeli i personazhit ka të bëjë me mitin e
ringjalljes. Tat Tanushi i modelit biblik e hyjnor e zbërthen vërtetësinë e së ndodhurës, atë
legjendë ilirike të dëgjuar nëpër gojën e karaktereve fetare dhe atë shëmbëllim të përvujtnisë
nga Shkrimi shenjt, ku synohet ngjallja dhe imitimi i një veprimi lutësor e predikues. Kësisoj,
Shkrimi shenjt, këtu bëhet përmbajtje esenciale e rrëfimtarisë së Kutelit, ku historia, legjenda,
urata, dashuria etj., bëhen tregues tematiko-motivor. Në këtë novelë të shkruar sipas dy
legjendave të dëgjuara në Pogradec, siç dëfton vetë Kuteli, flitet për një prift me emrin
Tanush, i cili ungjillëzonte në një katund të Ilirisë që quhej Bubutimë. Gruaja e bukur Noemi
e Galilesë shndërrohet dhe bëhet E dashura Kalije. Pra, ajo bëhet prani kryesore e mëkatit,
dashurisë apo vuajtjes në kërkimet shpirtërore, psikologjike, metafizike, madje
ekzistencialiste e të frytësisë.
Autori shfrytëzon deri në fund materialin e begatë gjuhësor, me shtresime krahinore,
historike, kulturore të zonës së Pogradecit, të cilin e ka shumë për zemër, por duket se kjo
nuk i mjafton, prandaj i kapërcen kufijtë e tij, duke iu drejtuar shqipes në një shtrirje më të
gjerë e më të thellë. Figurshmëria dhe mjetet të tjera të shprehësisë e afrojnë prozën e Kutelit
me poezinë. Për këto e për shumëçka tjetër vepra e tij dëshmon forcën dhe begatinë e gjuhës
shqipe, mundësitë që i ofron ajo njerëzve të penës për arritje të larta artistike.
Fjalët çelës: leksik popullor, leksik i figurshëm, shtresime krahinore, historike, kulturore dhe
figurshmëria.
4
1. HYRJE
Veprat letrare të shkrimtarëve cilësorë bëhen domosdoshmërisht objekt studimi nga
gjuhëtarët për vetë vlerat që ato sjellin në këtë fushë. Ato dokumentojnë gjuhën e një epoke të
caktuar, të një komuniteti të caktuar, prandaj janë të dobishme për të studiuar historinë e
gjuhës, veçoritë në raport me gjuhën letrare apo me atë të kohës kur janë shkruar. Në këtë
drejtim janë kryer studime të plota, veçanërisht për shkrimtarët e vjetër të letërsisë shqipe.
Pikëpamja e sotme mbizotëruese është se arti i të shkruarit, në fund të fundit, nuk është gjë
tjetër veçse mënyrë e përdorimit të mjeteve gjuhësore në ligjërimin e shkruar, prandaj me më
shumë interes do të ishin studimet gjuhësore në lidhje me përdorimin vetjak të gjuhës, me
modelet e të shprehurit nga ana e shkrimtarëve, me stilet dhe prurjet e tyre gjuhësore. Në
literaturën tonë shkencore janë më të shumta dhe më të plota studimet e veprave të
shkrimtarëve në rrafshin letrar. Mendojmë se sot kërkimi shkencor gjuhësor duhet të
përqendrohet pikërisht këtu, duke pasur për objekt sidomos shkrimtarët e viteve tridhjetë dhe
ata bashkëkohorë.
Kuteli është dhe do të mbetet mjeshtër i madh i prozës shqiptare, sepse ai, si askush tjetër,
mundi ta përdorë cilësisht gjuhën shqipe, gjë që duket në vëmendjen e lartë të tij për
përzgjedhjen dhe përdorimin e mjeteve gjuhësore. Vepra e tij dëshmon shkallën më madhe të
ndjeshmërisë së tij prej shkrimtari ndaj gjuhës shqipe në përgjithësi e gjuhës së popullit në
veçanti. Ky punim diplome, vendos në qendër të hulumtimit dhe analizës leksikun, si
treguesin kryesor, që shpërfaq më qartë pasurinë gjuhësore të një vepre, si dhe origjinalitetin
e saj. Do të trajtohet leksiku popullor në kuptimin e tij më të gjerë, si dhe funksionet që merr
ai në prozën e tij. Autori shfrytëzon deri në fund materialin e begatë gjuhësor, me shtresime
krahinore, historike, kulturore të zonës së Pogradecit, të cilin e ka shumë për zemër, por
duket se kjo nuk i mjafton, prandaj i kapërcen kufijtë e tij, duke iu drejtuar shqipes në një
shtrirje më të gjerë e më të thellë. Kështu, gjuha në prozën e tij, përveçse gjuhë krahinore,
është dhe gjuhë kombëtare. Fondi leksikor që përdor Kuteli përbën bazën e gjuhës letrare
shqipe, por në mënyrë të spikatur, gjithnjë në përputhje me nevojat artistike të veprës,
përdoren edhe dialektalizmat, arkaizmat dhe fjalët e huaja, si: turqizmat, sllavizmat,
greqizmat dhe neolatinizmat. Të gjitha përdoren gjithnjë me dorë të kujdesshme e në mënyrë
funksionale, ndonëse nuk mungojnë rastet kur ato marrin ngarkesë të theksuar stilistike. Për
këto e për shumëçka tjetër vepra e tij dëshmon forcën dhe begatinë e gjuhës shqipe,
mundësitë që i ofron ajo njerëzve të penës për arritje të larta artistike.
5
1.1. Metodologjia dhe metodat e punës
Për të realizuar këtë temë (punim diplome) jemi ndalur në disa metoda, por si fillim po
përmendim metodën biografike dhe atë sociologjike. Metoda e parë na ndihmon, që përmes
të dhënave të jetës së autorit dhe formimit të tij, i cili ka shkruar kaq shumë për letërsinë, për
traditat, origjinën shqiptare, vendin e tij të lindjes me gjithë çfarë e përfaqëson. Ndërsa
metoda sociologjike na bën të ditur se përmes të dhënave dhe faktorëve historikë, kulturorë
dhe social e kanë çuar Mitrush Kutelin në formimin e veprave të tij, që kanë lënë gjurmë në
letërsinë shqipe dhe që njihet si një ndër krijuesit e letërsinë moderne shqiptare. Duke
përdorur herë njërën dhe herë tjetrën metodë, kemi arritur në përfundimet e kësaj teme
diplome.
1.2. Baza teorike e punimit
Si bazë kryesore për të realizuar këtë teme kemi shfrytëzuar veprat e Mitrush Kutelit, por
edhe duke e gërshetuar me literaturë të bollshme shkencore. Monografitë, studimet apo
referimet janë jo të pakta. Si literaturë teorike jemi mbështetur në studimet e Sabri Hamitit,
Shefkije Islamaj, Shaban Sinanit, Nasho Jorgaqit, Agim Vincës, Floresha Dados etj.
1.3. Synimi i temës
Çdo shkrimtar i madh hyn në një marrëdhënie të caktuar me gjuhën e kombit të tij. Kjo
marrëdhënie varet nga dy faktorë: së pari, sa dhe deri në ç’nivel e njeh ai gjuhën amtare dhe,
së dyti, sa është i aftë ai për t’i përdorur në mënyrë përzgjedhëse dhe krijuese mjetet
gjuhësore. Në konceptet e sotme për letërsinë udhëheq mendimi se vërtet kanë rëndësi temat,
idetë, këndvështrimet e autorit për jetën, por ajo që i jep vulën origjinale një krijimi është, në
fund të fundit, mënyra se si ato realizohen gjuhësisht. Kjo ka qenë shtysa e parë që na çoi te
mendimi për të bërë objekt studimi leksikun në prozën e Kutelit. Gjithashtu, për ndërmarrjen
e këtij punim diplome, kemi pasur parasysh rëndësinë e veçantë që ky autor i kushton formës,
përpjekjes për të kaluar nga gjuha e përditshmërisë drejt një gjuhe me modalitet të lartë
semantik dhe estetik, si dhe vlerësimet e larta të studiuesve të ndryshëm për përdorimin
cilësor të gjuhës shqipe nga ana e këtij tij. Por, mbi të gjitha, miniera e arit mbi të cilën e
bazuam punimin tonë, ka qenë vetë vepra letrare e Kutelit, konkretisht proza e tij. Në
punimin tonë kemi bërë objekt i leksikut e kësaj vepre, veçoritë semantike e strukturore të tij,
duke u ndalur në klasifikimin e tij sipas tipave leksikogramatikorë, sipas fushave konceptore,
6
sipas ndërtimit të sinonimisë dhe antonimisë, figurshmërisë, gjuhë krijimit etj. Një vëmendje
e veçantë i është kushtuar begatisë frazeologjike të veprës. Në këtë linjë, punimi ynë ka si
qëllim të nxjerrë në dritën e diellit pasurinë leksikore e frazeologjike të veprës së Kutelit,
aftësinë e tij për të përzgjedhur mjetet gjuhësore, aftësitë fjalëkrijuese, të cilat, jo vetëm i
japin vulë origjinale krijimtarisë së tij, por e bëjnë autorin një ndër ndihmësit kryesorë në
pasurimin e gjuhë letrare shqipe.
7
2. MITRUSH KUTELI NË LETRAT SHQIPE (VENDI I TIJ NË
LETËRSINË SHQIPE)
Gjuha shqipe bënë pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, e gjuhëve gjenetikisht të
afërta, të cilat qysh në kohërat e vjetra janë folur në trevat që nga India në Evropë. Kjo
familje përfshin gjuhë të gjalla e të vdekura, të cilat kanë afri dhe bashkëpërkime
(konkordanca) të shumta midis tyre. Sa më thellë të hyjmë në të kaluarën, aq më të dukshme
janë afritë dhe bashkëpërkimet midis këtyre gjuhëve. Kjo familje gjuhësore ndahet në shumë
degë e nëndegë. Shqipja formon degë të veçanta dhe nuk kanë lidhje motërzimi me asnjë
gjuhë tjetër. Gjuhët e kësaj familjeje, por edhe gjuhët e tjera hyjnë me njëra-tjetrën në
marrëdhënie të ndryshme, të lidhura me faktorë historikë, gjeografikë, kulturorë etj.
Marrëdhëniet e shqipes me tjerat, janë shumë komplekse dhe shtrihen në një periudhë shumë
të gjatë kohore; ato kanë nisur ndoshta që në fazën para etnike të këtyre gjuhëve në djepin
paraballkanik të tyre dhe kanë vijuar pa ndërprerje në periudhën etnike deri në ditët tona. Nga
ana tjetër këto marrëdhënie janë zhvilluar në rrethana historike dhe kulturore nga më të
ndryshmet, duke filluar nga kontaktet e thjeshta të fqinjësisë deri te simbioza e përzierjet
etnike në disa vise si pasojë e shpërnguljeve dhe e shtegtimeve të popullsive.1
2.1. Letërsia shqipe
Siç dihet, në vitet e para pas Çlirimit, regjimi i kohës filloi një fushatë spastrimi ndaj
gjithë atyre, emri dhe fjala e të cilëve kishte peshë dhe autoritet të padiskutueshëm kudo në
trojet shqiptare. Letërsia traditën e vet e formësoi si letërsi didaktike me frymë moralizuese.
Megjithatë në këtë punim diplome kemi ngulmuar që hapësirat e letërsisë për fëmijë t’i
ndriçojmë dhe për kohët më të hershme në ato të pakta gjurmë që gjenden në botimet kishtare
dhe shërbesat e saj, ku nëpërmjet tyre pasqyrohet bota artistike shqiptare. Letërsia e Rilindjes
Kombëtare shënoi një hap cilësor; ajo u zhvillua si një letërsi artistike në gjini të shkurtra e,
megjithatë, ajo nuk mundi të fitonte tiparet e një dege të pavarur në trungun e letërsisë së
përgjithshme. Një nga tiparet e tjera të kësaj tradite letrare është se rilindësit tanë treguan që
kultivimi i letërsisë ishte një mision i madh e i rëndësishëm shoqëror, pedagogjik, artistik dhe
kombëtar, letërsi e cila duhej lëvruar për të zhvilluar dhe qytetëruar brezin e ri të Shqipërisë.
1 S. Mansaku, Probleme të historisë së gjuhës shqipe në dritën e marrëdhënieve të saj me greqishten, në ―
ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, “Studia albanica”, Prishtinë, 2004, 22/2, f. 109.
8
2.2. Elementet biografike për Mitrush Kutelin
Dhimitër Paskoja lindi më 13 shtator 1907 në qytetin e Pogradecit në një familje me
tradita atdhetare dhe arsimdashëse, çka do të lërë gjurmë në formimin e tij të përgjithshëm si
dhe në rrugëtimin e tij jetësor dhe krijues. Familja e tij ishte me origjinë nga qyteti i Artës,
(konturet e të cilit i gjejmë te proza e mrekullueshme “E madhe gjëma e mëkatit” apo dhe
“Në një cep të Ilirisë së Poshtme”), por u vendos në Mokër e më pas në Pogradec. I ati Pandi,
u burgos disa herë, sepse ishte ndërlidhës për të sjellë librat shqip, të botuara në kolonitë e
mërgimtarëve. Në formimin e tij kanë ndikuar edhe lidhjet e familjes së tij me luftëtarët
patriotë, si Themistokli Gërmenji, Menduh Zavalani, Dervish Hima etj., të cilët do të kthehen
në personazhe mbresëlënës të veprës së tij; libraria e vogël e babait, si dhe përrallat e rrëfimet
e gjyshes, nënës etj. Mitrush Kuteli studimet e tij të para i kryen në shkollën fillore të qytetit
të vendlindjes, të cilat i përfundon në vitin 1920 dhe më pas, në vitin 1921, fillon studimet në
shkollën e mesme tregtare në Selanik, të cilat i përfundon në vitin 1928. Studimet e larta i
vijoi në Bukuresht në degën ekonomike, të cilat i përfundoi në vitin 1931, dhe po aty, në vitin
1934, mbrojti doktoraturën në të njëjtën fushë, me tezën “Tre probleme të Bankës”, ku mori
vlerësimin më të lartë “Diplomum Magnam cum Laude” për nivelin e lartë shkencor të
studimit doktoral. Mitrush Kutelit do t’i mjaftonte edhe vetëm kontributi bankar, studimet me
vlerë në këtë fushë, për të hyrë në historinë e Shqipërisë, në personalitetet e shquara të saj.
Disa prej librave të botuar në këtë fushë janë: “Banka Kombëtare e Shqipërisë” (1936),
“Kapitalet e huaja në bankat e mëdha të Bullgarisë” (1936), “Krediti bujqësor në Rumani”
(1937) etj. Siç dihet, në vitet e para pas Çlirimit, regjimi i kohës filloi një fushatë spastrimi
ndaj gjithë atyre, emri dhe fjala e të cilëve kishte peshë dhe autoritet të padiskutueshëm kudo
në trojet shqiptare. Në këtë valë përfshijnë edhe Mitrush Kutelin, i cili nuk ishte dakord për
njëjtësimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav, sepse kjo do të sillte zhvlerësimin e të parit,
duke e akuzuar se gjoja e bënte këtë për të prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë komuniste. I
etiketuar si shkrimtar borgjez, ai do të futej dy vjet në burg, kohë gjatë së cilës do të kryente
punë të rënda, siç ishte ajo për tharjen e Kënetës së Maliqit, ku e varrosën për së gjalli dhe e
shpëtimit nga vdekja për një fije. Si rezultat i një amnistie, nga pesë vitet burg bën vetëm dy.
Kuteli nuk foli kurrë dhe me askënd për burgun dhe për torturat, madje as me gruan e vet, për
të mos i përfshirë ata në dhembjen e tij, por edhe për t’i mbrojtur. Kutelit punoi si përkthyes
në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku i duhej të përkthente një numër të konsiderueshëm
faqesh për të realizuar normën e për të marrë rrogën me të cilën të mbante frymën familja e
tij. Por, për fatin tonë, Kuteli i madh, i madh do të shfaqej edhe në këtë fushë, sepse nuk
9
mund të ishte ndryshe; në mendjen e tij asgjë s’mund të ndodhte, sa për të kaluar radhën. Në
përkthimet e tij gjuha shqipe flet me hirin e një gjuhe të madhe në vepra të tilla, si “Kujtimet
e një gjahtari” të Turgenjevit, “Shpirtra të vdekur” të Gogolit, “Zotërinj Gollovlinovë” të
Shçedrinit dhe autorë të tjerë, si Mihai Eminesku, Gorki etj. Jetën e tij si krijues, Kuteli e
fillon që në vitin 1928, kur nisi të botojë duke përdorur disa pseudonime letrare, si: Izedin
Jashar Kutrulia, Dr. Pas, Lugati etj., por pseudonimi më i famshëm me të cilin është
identifikuar plotësisht mbetet Mitrush Kuteli. Mitrush Kuteli është shembulli i intelektualit
shumëdimensional dhe, më kryesorja, i intelektualit që shfaqet i madh në çdo fushë, si kritik
letrar me veprën “Shënime letrare”, (1944); si studiues i folklorit me “Këngë e britma nga
qyteti i djegur” dhe botimin në rumanisht “Proverba shqiptare”; si publicist me pamfletet
“Havadan më havadan” (1944); si poet me librin “Sulm e lotë”, në të cilin përmblidhet edhe
“Poemi kosovar”, (1943); si përkthyes me përkthimet e shumë veprave të shquara botërore, të
cilat i përmendëm më lart, por, mbi të gjitha, spikat profili i tij prej prozatori. Të parat proza,
që ai botoi në organin “Shqipëria e re” janë tregimet “Më kot” dhe “Natë kollozheku”, më
pas vepra “që i dha famën e një prozatori me një nivel jot ë zakontë, ishte “Netë shqiptare –
Rrëfime e kujtime”, botuar në Konstancë më 1938. Ajo përmbante gjithsej tetë rrëfime të
shkruara të shkruara prej Kutelit. Pas kthimit në atdhe, në vitet 40, Kuteli vazhdon edhe më
intensivisht veprimtarinë e tij letrare. Kështu boton në vitin 1943 librin “Ago Jakupi –
Rrëfime dhe kujtime”, më 1944 librin “Kapllan Aga i Shaban Shpatës – Rrëfime.”2 Kuteli,
një shpirt i pastër kristian, një “sui generis” nuk ka asgjë të përbashkët me zilitë e zakonshme
të shkrimtarëve për njëri-tjetrin, të cilat ai njeh mjaft mirë, kur thotë: “Profesionalizmi në
letërsi në vendin tonë është hë për hë një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur…Terreni i
letërsisë është tokë ku gëlojnë gjerprinjtë. Të vrasin shokët se u bën hije. Dhe kur nuk u bën
hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi”.3 Për moralin e tij, çuditërisht aq të pastër, mjafton
të kujtojmë ndihmën për botimin e veprës së Lasgush Poradecit, bashkëvendasit të tij si dhe
botimin për herë të parë të poezive të Fan Nolit me titullin “Mall e brengë”, duke e befasuar
dhe prekur shumë këtë të dytin. Këtë frymë prej të krishteri të mirë ai e shtrin në çdo
veprimtari të tij dhe e shpreh në thënien e pakrahasueshme atdhetare që u fali fëmijëve të vet
dhe njëkohësisht të gjithëve ne: “Atdheu është atdhe, bile edhe kur të vret”.4 Leximet e tij të
para lidhen me emrin e Naimit, Çajupit, Spiro Dines, Gramenos, Lumo Skëndos, më vonë
edhe të Fan Nolit. Shkollën fillore e kreu në Pogradec, më 1919. Më 1921 Kuteli shkoi në 2 Grup autorësh, Letërsia shqiptare 3, “Fiorentia”, Tiranë, 2002, f. 157. 3 Mitrush Kuteli, Testament në “Hylli i Dritës”, 3/4, “Panorama”, Tiranë, 1994, f. 75. 4 Po aty, f. 74.
10
Selanik, ku i ati kish mundur t’i siguronte një bursë për në Shkollën Tregtare Rumune. Kishte
prirje për letërsi e dëshirë për mjekësi, por mundësitë iu krijuan në degën ekonomike. Më
1926, Kuteli ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqërisë së nxënësve shqiptarë të
Selanikut ku merrnin pjesë të rinj nga të gjitha shkollat e qytetit. Shoqëria u quajt “Kostandin
Kristoforidhi”, siç propozoi Dhimitri. Po atë vit, shteti shqiptar i refuzoi kërkesën për bursë
që të vazhdonte studimet e larta në Paris, ndonëse shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm,
duke kaluar dy klasat e fundit në një vit. Kuteli shkoi në Bukuresht (1928) dhe filloi studimet
në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike. Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën
“Shqipëria e Re” në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën “Shënime Letrare”.
U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare
me vlerësimin më të lartë “Diplomam Magnam cum Laudæ”. Gjatë qëndrimit në Rumani
punoi dhe në ministrinë e Financave si nëpunës i lartë dhe drejtoi edhe bankën e Çërnëucit.
Pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i këshillit të parë dhe drejtor i drejtorisë qendrore.
Gjatë kësaj periudhe ai ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme financiare të
pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e nevojave të para
financiare etj. Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi kursin e këmbimit
të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav. Më 16 maj 1947 atë e arrestuan
dhe e dënuan si “Armik i Popullit” me 5 vite heqje lirie tre muaj pasi kishte shkruar faqen e
fundit të novelës “Tatë Tanushi”. Pasko u lirua nga burgu në maj 1949 me falje, pas prishjes
së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë. Pas kësaj, Pasko nuk punoi më në ekonomi
dhe shkroi vepra origjinale vetëm në kohën që i mbetej nga përkthimi, veprimtari të cilën e
kishte zgjedhur si një mënyrë për të siguruar jetesën me ndershmëri, në kushtet e një diktature
që diktonte gjithçka. Kuteli mbylli sytë më 4 maj 1967. Ka një krijimtari të pasur letrare dhe
publicistikë si dhe disa përkthime nga letërsia ruse.5
2.3. Vendi i Mitrush Kutelit në letërsinë shqipe
Mitrush Kuteli (pseudonimi i Dhimitër Paskos) është një nga penat më të fuqishme në
letërsinë e viteve 30, i cili bashkë me krijues të tillë, si Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Fan
Noli, Ernest Koliqi, Faik Konica, Migjeni etj., krijuan letërsinë më cilësore dhe më të
larmishme brenda krejt kësaj periudhe kohore. Me Kutelin ndodh si me gjithë shkrimtarët e
tjerë të mëdhenj: është e vështirë, thuajse e pamundur, ta futësh në kuadratin e një drejtimi
5 M. Camaj, Kuteli ende i pazbuluem, “Hylli i Dritës” 3-4, Shkodër 1994, f. 82-83.
11
apo epoke të caktuar letrare. Metaforikisht, Martin Camaj do ta karakterizonte si një “mik
triditësh” të tyre.6 Ai është unik, i papërsëritshëm në llojin e vet, tradicional dhe modern
njëkohësisht. Origjinaliteti i tij qëndron në faktin se për të modernizuar prozën, ai nuk iu
drejtua modeleve të prozës së huaj, por modeleve të rrëfimit popullor shqiptar. Vërtet thuhet
se ai është shkrimtari i parë që shënon fillesën e prozës moderne, por të mos harrojmë, që ai
shënon njëkohësisht edhe kulmin e saj, sepse nuk njohim autor tjetër deri më sot që t’i ketë
kapërcyer standardet e tij letrare. Studiuesit me të drejtë e përqasin atë me shkrimtarë të tillë,
si Borhes apo Markez, por nënvizojmë se Kuteli ka shenja të veçanta edhe përkundrejt tyre.
Ai është unik në gjithçka: në përmbajtje, në stil, në gjuhë. Lexuesi duhet të jetë i pajisur me
një shqisë të veçantë për leximin e veprës së tij, me një pikëvështrim të ndryshëm nga ajo që i
është dashur për gjithë pjesën tjetër të prozës shqiptare, por, gjithsesi, përkundër kësaj, ai
është një shkrimtar i dashur dhe i perceptueshëm për të gjithë, si për shqiptarin e toskërisë
dhe për shqiptarin e gegërisë, si për shqiptarin e Shqipërisë dhe për shqiptarin e Kosovës apo
atë të diasporës dhe e gjitha kjo së pari, për vetë mënyrën se si ngjizet gjuha, se si shkrihet
përvoja vetjake e autorit me përvojën e të tjerëve, se si shkrihet e kaluara me të tashmen, se si
këto të dyja prekin të ardhmen, se si një përjetim i caktuar, një përjetim konkret vishet me
misterin e së përgjithshmes, universales, se si gjithçka që emërtohet traditë shndërrohet në
modernitet. Udhët që lidhin tokën me qiellin, Këtë botë me Atë botë, shfaqen të tilla në
veprën e Kutelit, sa të duken gjëja më normale: lë lëkurën (trupin) dhe mund të shkosh si
vizitor “atje ku maji s’ka të sosur”; kthehesh, vesh lëkurën, por rrezikon të mos kesh asnjë
lidhje me realitetin, sepse në Këtej botë koha rrjedh më shpejt se andej, për shkak të
mjerimeve e tallazeve të cilat e karakterizojnë atë. Ura e vetme që propozon Kuteli për t’i
dhënë kuptim qenies dhe për të mbërritur paqen e jetës së përjetshme është t’u bësh mirë të
gjallëve se, ndryshe, je një i pasur “i varfër fort”. Të mos kesh mundësi të vdesësh shihet si
fatkeqësi, ndërsa varri si pragu për të kaluar përjetësi. Mesazhet e forta, mesazhet universale
mund t’i marrësh vetëm pjesërisht në leximin e parë; vepra të fton që ta rilexosh disa herë dhe
të befasohesh gjithaq. Dihet se thelbi i artit të Kutelit është tregimi, më saktë një lloj i veçantë
i tij: rrëfenja, gjë që përbën një lloj të ri letrar, një risi. Për sa i përket receptimit të veprës së
tij nga studiues të ndryshëm, ai vjen me vlerësime nga më të lartat duke e konsideruar një nga
autorët më të rëndësishëm të letërsisë e të kulturës shqipe. Në këtë kontekst duhet të
përmendim Petraq Kolevicën, Agim Vincën, Sabri Hamitin, Kujtim M. Shalën etj. Nasho
Jorgaqi e vlerëson Kutelin për shumëçka, por veçanërisht për gjuhën, duke u shprehur se:
6 M. Camaj, Kuteli ende i pazbuluem, “Hylli i Dritës” 3-4, Shkodër 1994, f. 82-83.
12
“Rrëfimet më të mira të Kutelit u takojnë atyre krijimeve të shquara të letërsisë sonë, që
lexuesi mund t’u kthehet e rikthehet me dëshirë e dobi. Kjo vjen ngaqë nëpër to rrjedhin
burime të jetës së gjallë të popullit, ndihen zërat dhe flakërojnë ngjyrat e saj. Kuteli, duke
krijuar një tip të ri tregimi në prozën tonë, dëshmoi e provoi dhe një herë forcën dhe bukurinë
e fjalës shqipe, mundësitë e saj të mëdha shprehëse, aftësitë ndërtuese e krijuese. Gjuha
shqipe në pendën e Kutelit ka arritur një nga bukuritë e saj më të rralla. Të gjitha këto e bëjnë
Kutelin një nga mjeshtrit e tregimit shqiptar”.7 Aurel Plasari duke përcaktuar krijimtarinë
gojore të popullit dhe tekstet religjioze të shqipes kishtare, si dy mësues të tij të mëdhenj në
fushë të gjuhës, vlerëson përpjekjet e tij për t’u zhvendosur nga shija e rëndomtë e gjuhës së
përditshme, drejt një gjuhe me modalitet më të lartë semantik, shprehet se Kuteli i kushtohet
“me përshpirtshmëri aktit gati-religjioz të të vendosurit një mbi një të tullave në ngrehinën e
prozës së vet, duke i shpirtëzur njërën pas tjetrës fjalët e gjuhës amtare.”8 Kasëm Trebeshina,
duke shkruar për vendin e prozës së Kutelit në letërsinë shqipe, për karakteristikat e modelit
të tij tregimtar, për procedimet e reja tregimtare, për mjetet e reja retorike, vëren se “Për herë
të parë te ne fillon të marrë rëndësi të veçantë jo ajo që thuhet, por forma me të cilën thuhet,
gjë që më vonë do të çojë në kalimin e “formës” në “përmbajtje” dhe në pandashmërinë e
tyre.”9 Në këtë kontekst, Kasëm Trebeshina pohon se “dy autorët e parë që hapën rrugën për
modernitetin e letërsisë shqipe janë Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.” Sali Bashota
vlerëson se poezia merr frymë në prozat e Kutelit dhe shprehet se ai “është një ndër stilistët
më të shquar të prozës shqipe, i cili shprehjes letrare dhe mendimeve të tij u jep fuqi krijuese
duke i përsosur dhe sublimuar poetikisht.”10 Kujtim M. Shala, duke analizuar modelin oral të
rrëfimit në tekstin autorial, nënvizon origjinalitetin e kodit narrativ (të cilin e sheh si shenjë të
modernitetit) të Kutelit dhe shprehet se proza e tij “si rrëfimet gojore, e teston lexuesin kohë
pas kohe. Ajo e sheh Lexuesin përbrenda vetes, për ta konceptuar si Dëgjues. Proza e tillë në
planin e rrëfimit, është e shtruar, e qetë, suksesive në relacion me fabulën, më mirë – me
nivelet e saj, por jo me kohën. Shenjat autoriale dalin së pari e më fuqishëm në planin
sintagmatik të tekstit dhe në modelimin e personazhit. Proza e Kutelit njeh rrëfimin oral me
status reference (narracionin) e personazhin autorial. Një thyerje kjo specifike. Personazhi e
lidh këtë prozë edhe një fish me autorin e saj, derisa s’arrin ta lidhë me kohën e tij.”11 Sabri
7 Nasho Jorgaqi, Rrëfimet e Mitrush Kutelit: Tregime të zgjedhura, “Onufri”, Tiranë 1972, f. 32. 8 Aurel Plasari, Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, “Apollonia”, Tiranë, 1995, f. 100. 9 Kasëm Trebeshina, Një skicë për historinë e letërsisë shqipe (mendime të censuruara), “Naim Frashëri”,
Tiranë, 1993, f. 15. 10 Sali Bashota, Kuteli prozator, poet, kritik, “Atunis”, Prishtinë, 2007, f. 221. 11 Kujtim M. Shala, Kujtesa e tekstit (Mitrush Kuteli ), “Libri shkollor”, Prishtinë, 2003, f. 178-179.
13
Hamiti, duke nënvizuar praninë e poezisë në prozën e Kutelit, shprehet se karakteristikë e
rrëfimit të Kutelit “është gjuha e bukur poetike, si kur përshkruan pamjet e jashtme, ashtu dhe
kur shpreh gjendjet e brendshme.”12 Spiro Gjoni, duke shkruar për “jashtëkohësinë” e Kutelit
në optikën e dy regjimeve, shprehet se ai me artin e tij mjeshtëror “madhështoi edhe më
gjuhën amtare e na la pas trashëgim perla të krijimtarisë letrare, ku spikasin tablotë e
papërsëritshme të natyrës dhe ndërthuren në përjetësinë e tyre skena sat ë veçanta aq dhe të
përgjithshme të botës dhe jetës shqiptare.”13 Shkrimtari Ismail Kadare duke vlerësuar prozën
e Kutelit e quan atë “një vepër e shkruar bukur.”14 Martin Camaj, duke shkruar për vendin që
zë Kuteli në letrat shqipe, shkruan se “Mitrush Kuteli ka vendin e vet në historinë e letërsisë
shqiptare, sigurisht jo atë vend që ia caktuan historiografët në vëllimet e kritikës e të
periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqitet si
letrar e si njeri kulture, si vetje fort komplekse.”15
2.4. Disa pika kontakti të rrëfimit të Mitrush Kutelit me letërsinë rumune
Mitrush Kuteli është shkrimtari i tretë i rëndësishëm shqiptar që është shkolluar në gjuhën
rumune dhe njëkohësisht mund të konsiderohet një nga njerëzit më të rëndësishëm që
kontribuoi në ngritjen e urave kulturore që lidhin të dy kulturat tona. Ai njihet si pasues i dy
shkrimtarëve të tjerë shumë të rëndësishëm, pjesë e historisë së letërsisë shqipe që kanë një
përvojë të ngjashme, Asdreni dhe Lasgush Poradeci. Në Bukuresht ky shkrimtar do të
mbarojë Fakultetin Ekonomik dhe do të diplomohet më 1934 me një disertacion për sistemet
bankare në Ballkan. Megjithëse është tepër aktiv në fushën e ekonomisë, pasioni i tij është
letërsia dhe kryesisht proza e shkurtër, në të cilën ai do të krijojë “një shkollë të tregimit dhe
të prozës së shkurtër në Shqipëri”.16
Duke kërkuar në tekstet e autorëve rumunë, të cilët Mitrush Kuteli i ka përkthyer dhe i
konsideron të rëndësishëm gjetëm një rast përkimi motivesh të prozës e “E madhe është
gjëma e mëkatit” të Kutelit me rrëfimin e Petre Ispireskut “Jeta e përjetshme dhe rinia e
përhershme”17 ku njeriu endet në tokë pa gjetur vdekjen për një kohë të gjatë dhe, kur ajo më
12 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare (gjysma e parë e shek. XX), “Albas”, Tiranë, 2000, f. 288. 13 Spiro Gjoni, Letërsia si e tillë, “Ars”, Tiranë, 1996, f. 333. 14 Ismail Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1991, f. 38. 15 Martin Camaj, Kuteli ende i pazbuluem, në “Hylli i Dritës”, 3-4, Shkodër, 1994, f. 81. 16 L. Topçiu, Ndjenja e mallit tek Asdreni, Poradeci, Kuteli (botim dygjuhësh rumanisht dhe shqip), Bucureşti
1999, f. 183. 17 Petre Ispirescu, Eternal life and everlasting youth, sh.b. “Plural”, Bucureşti Nr. 2, 2000, f. 21.
14
në fund vjen, plaket me një shpejtësi të madhe duke u kthyer në pluhur. Të dyja prozat janë
ndërtuar mbi një kronotopi të ngjashme, ku hapësirë – koha dhe personazhi duket sikur u
nënshtrohen ligjeve të ngjashme. Mitrush Kuteli e ka ndërtuar rrëfimin mbi dy përralla të
lashta shqiptare dhe në shënimin e tij në krye të veprës thuhet se rrëfimi “E madhe është
gjëma e mëkatit” është punuar pas dy legjendave të dëgjuara në Pogradec, ndërsa rrëfimi i
Ispireskut është autentik rumun, por që tërthorazi na shpie në ngjashmëri të hershme
folklorike që vijnë mbase nga një substrat unik kulturor. Ato ngjajnë thellësisht për nga endja
e personazheve që janë larguar nga vendlindja, mosgjetja e vdekjes për një kohë të gjatë dhe
vuajtja për t‟iu qasur, kthimi për të vdekur në vendin e lindjes, plakja e menjëhershme e
personazhit me mjekrën e vetullat që i zgjaten deri tek këmbët dhe kthimi në pluhur. Sigurisht
që rrëfimet reflektojnë ndryshime që janë të natyrshme, qëllimi dhe atmosfera mistike e
rrëfimit kutelian janë të ndryshme nga ambienti i magjishëm i përrallës së Ispirescu-t, i cilai
natyrshëm ka përdorur forma të njohura fiksionale të përrallës siç është humanizmi i kafshëve
ose animizmi i vdekjes, megjithatë ngjashmëritë folklorike reflektojnë shumë si për të na
treguar edhe një lidhje të fortë, ndonëse të rastësishme, të folklorit rumun me rrëfimin e
tregimtarit shqiptar te mbështetur mbi një bazë po ashtu folklorike. Oraliteti i letërsisë së
Mitrush Kutelit, bota lokale rustike, mentaliteti tradicional fshatar, nacionalizmi i fshehur,
arkaika e gjuhës nën petkun e lokales, lënda e pasur mitologjike e afrojnë prozën e Kutelit
dukshëm me prozën a autorëve rumunë, ndër të cilët mund të veçonim më shumë prozën e
Sadoveanu-t, por edhe të Creangă-s apo autorëve të tjerë të sipërpërmendur. Kuteli ka
përthithur natyrshëm tiparet që një letërsi ka reflektuar në tërësinë e saj, ai është formuar
thuajse paralelisht me shkrimtarët rumunë, duke krijuar një letërsi e cila bart në mënyrë të
padiskutueshme material folklorik, mitologjik dhe historik tipik shqiptar. Ajo që ai krijon
është me një natyrë ballkanike, njëlloj si edhe proza e shkrimtarëve rumunë është mbrujtur
me të njëjtin tharm. Mund të themi se Mitrush Kuteli është një nga shkrimtarët që përbën një
nga urat më të fuqishme kulturore midis dy vendeve, mjaft i rëndësishëm për përhapjen e
kulturës rumune në Shqipëri dhe i pazëvendësueshëm për rolin e tij në formimin e rrëfimit
autentik shqiptar dhe shkollës së tregimit modern në gjuhën shqipe.
2.5. Koha dhe jashtëkohësia
Një veçori e prozës së Kutelit është edhe ajo që në kritikën për të është njohur me
emërtimin largësi apo distancim kohor. E kaluara dhe e sotmja në prozën e Kutelit shihen nga
kritika si “kategori historike“, që nuk shkeputën nga njëra-tjetra, por gjithsesi me së shumti
15
është folur për një “fryme ekzaltimi pas së kaluares”. Sipas shpjegimit të profesor Nasho
Jorgaqit në parathënien e veprës letrare të Kutelit (1990) kjo frymë ekzaltimi vjen si pasojë e
pakënaqësisë nga aktualiteti, bashkëkohësia, aq sa e kaluara mund të shihet veçse në
pastërtinë e moralit, në vlerat e larta shpirtërore e patriotike. Te kjo kohë e pasur me luftëra
dhe trimërira, ku shkëlqyen mjaft virtyte të fshatarit, po edhe të mbushura me padrejtësira,
shtypje e shfrytëzim, ai ka gjetur burimin e pashtërshem për të rikrijuar karakteret, ngjarjet e
ambjenteve fshatarake.18
Në përgjithësi largimi i Kutelit nga realiteti është konsideruar si një prirje romantike, por
në lidhje me këtë duhen sqaruar dy çështje:
Së pari: Sipas mendimit të profesor Alfred Uçit, një shkrimtar i talentuar ka si pikënisje
vetëm realitetin, është aftësia e tij krijuese për të krijuar një realitet të ri estetik. Kështu që
tregimet me lugetër, fantazma, hiperbolizime groteske nuk duhen parë si largim nga realiteti
apo varfërim i përmbajtjes sociale të artit. Këtë nënkupton edhe Sartri kur shprehet:
“...arti nuk e humbet aspak angazhimin, përkundrazi...kërkesat gjithnjë e me të reja, sociale
ose metafizike, angazhojnë artistin të gjeje një gjuhe të re,teknika të reja.”19
Së dyti: Kjo largesë kohore ka një “funksion ideoartistik” në prozën e Kutelit: duke
përshkruar të kaluarën e largët historike, Kuteli zbulon thelbin kohës në të cilën jetoi e krijoi,
ose siç shprehet profesor Jorgaqi, i bën “jehonë ...gjendjes së fshatit shqiptar të epokës që
jeton te shkrimtari”, ato kanë“tingëllimin e tyre aktual dhe për kohën kur dolën ...sado të
ndodhura në kohë të kaluara, ato flisnin dhe për kohët e reja.20
Pra “Kuteli i flet kohës së tij në mënyrën e vet dhe hyn në dialog me të” 21
Këtë distancë kohore, që vërehet edhe në planin jetësor, studiuesi Spiro Gjoni, e quan
“jashtëkohësi” dhe e shpjegon me faktin jetësor të të jetuarit dhe të krijuarit larg realitetit të
vendlindjes. Por në të njëjtën kohë ai e përkufizon “jashtëkohësinë” letrare të Kutelit si një
veprim të vetëdijshëm të tij. Për këtë ai shprehet se Kuteli “... në asnjë moment të jetës së tij,
nuk pëlqen të jetë konformist, por as disfatist”.22
Studiuesi Gjoni i vesh këtij koncepti të veprës së Kutelit funksione të shumëfishta si
në planin ideor ashtu dhe në atë artistik, sipas tij, ajo është jo vetëm bashkëkohësi, por edhe
gjithë kohësi. Po ky studiues shprehet mëtej se distancimi kohor i Kutelit nuk del tej
18 Behar Gjoka, Proza e Kutelit, “Ideart”, Tiranë, 2004, f.21. 19 Zhan Pol Sartri, Ç’është Letërsia, “DeaS”, Tiranë 1998, f.22. 20 Nasho Jorgaqi, Poetika e dokumentit, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, f .93-94. 21 Në këtë çështje do të trajtojmë më tepër elementet që ndikuan në forminin e tij si individ. Ndërsa
individualiteti letrar do të zbulohet në çështjet në vazhdim. 22 Spiro Gjoni, Letërsia si e tillë, “Ars”, Tiranë, 1996, f .235-236.
16
përmasave reale, por është në kufij të përcaktuar qartë: nga lashtësia ilire deri në vitet e luftës
së dytë botërore, ndërsa distancimi në hapësirë është me i rrallë dhe përfshin trevat shqiptare
dhe mjediset shqipfolëse.
Ndërsa studiuesi Sali Bashota vëren se në veprën e Kutelit ka dy kohë: ajo e shkuara
dhe koha aktuale, ecin paralel dhe kanë një forcë ekuilibri mes tyre “... koha e shkuar
përfaqëson pozitën dhe perspektivën e personazhit” dhe lidhet me disa “forma të thjeshta të
epikës: miti, përralla, legjenda. Ndërmjet këtyre dy kohëve qëndron “tregimtari që interpreton
dhe vlerëson”.23
Në vazhdën e këtyre studimeve për fenomenin kohë në prozën e Mitrush Kutelit mjaft
interesant është studimi i profesor Aurel Plasarit në “Kutelimidis të gjallëve dhe të
vdekurve”, veçanërisht për krijimet “S’bulesa e dytë e Pjetër Kulirës” dhe “E madhe është
gjëma mëketit. “Duke u nisur nga zbulimet e fizikës klasike (Ajnshtajni, Njutoni) për
realtivitetin e kohës, kohë që nuk rrjedh në absolut dhe as në një drejtim të vetëm, në tregimet
e sipër përmendura Kuteli qëndron, siç e pre-kufizon dhe shpjegon profesor Plasari, “përsipër
kohës” (epikroni), që do të thotë “të jesh çliruar nga tmerri i të nënshtruarit të kohës, të jesh
zot i kohës, të fitosh “hapësirën hierarktike”, e cila ka për simbole “...flatrën, të ngjiturit
përpjetë, fluturimin, dlirësinë dhe ndriçimin e veçantë”. Studiuesi konkludon se: “Shkrimtarët
e shatit të Kutelit kanë favorin gati hyjnor të një tjetër kahu lidhjesh: atyre që venë nga e
tashmja në të ardhmen ... japin e marrin jo veç me të kaluarën, por ngjitën nëpër vertikalen e
kohës...”24
Dëshira e Kutelit për të shkruar një roman për Ilirinë dhe veprimtaria letrare e tij në
periudhën e dytë të krijimtarisë, bën që shpesh Kuteli të quhet “autori i përrallave “apo”
Kuteli i tregimeve të moçme”, duke aluduar qartë se Kuteli nuk është shkrimtar i “së sotmes“,
por shkrimtar i një periudhe të kaluar, shkrimtar i së shkuarës historike. Siç e theksuam dhe
me lartë, Kuteli nuk është aspak i larguar nga realiteti, ai në mënyrë të qëllimshme e të
vetëdijshme e kalon cakun e një kohe të caktuar. Aq me shume në rrëfimet mitike, përrallat
fantastike, epike e legjendare, e përfytyrimi i “kohës së mbyllur” nuk e largojnë Kutelin nga
koha në të cilën krijoi. Që në titujt e tregimeve duket që koha e përdorur është nata: “Natë
kollozhegu”, “Natë muaji maj”, “Natë gushti”, “Natë vjeshtë të tretë”, “Net shqiptare”,
“Lugetrit endaj natës” etj. Profesor A. Uçi e argumenton këtë me konceptin e “kohës së
mbyllur”, i cili huazohet nga zhanre popullore. Shkrimtar i qëllimisht i “mbështilltë gjithë
23 Spiro Gjoni, Letërsia si e tillë, “Ars”, Tiranë, 1996, f.. 202. 24 Aurel Plasari, Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, “Apolonia”, Tiranë 1995, f. 16.
17
ngjarjet, situatat e veprimet ... në tisin e një kohe të kaluar, të largët, të një të shkuare
përrallore dhe eterne. Konceptit të kohës së mbyllur i nënshtrohet edhe prirja për të lidhur
ngjarjet me muajt dhe stinët ciklike ...” Studiues të tjerë e lidhin nocionin “natë” në prozë
shkrimin e Kutelit mefakitn se autori krijimet e tij i quan “rrëfenja“, pra ashtu si përrallat
popullore ato rrefehen në ndajnatë. Studiuesi Sali Bashota e çon mendimin me tëj kur
argumenton se “nocioni natë merr atribute përmbajtesore dhe ideore, domethënë shpjeguese
dhe realizuese; ajo me shumë luan rolin lidhës të personazheve të pandryshueshme (statike)
dhe atyre që ndryshojnë (dinamike) ... pothuajse, gjithnjë luan funksionin e pare, domethenë
ajo ekziston si kohë për intriga ...”25
2.6. Diskursi biblik në krijimtarinë e Kutelit
Proza kuteliane e shpërfaq dukshëm praninë e hyjnores dhe të Hyjit. Edhe për nga
formimi dhe botëkuptimi i tij, Kuteli është adhurues i librit të shenjtë. Në shënimet
autobiografike shprehet se mësues të tij në fushë të gjuhës, veç të tjerash, ishin edhe Dhjata e
Re dhe Dhjata e Vjetër të përkthyera nga Kristoforidhi dhe Fan Noli. Për lidhjen e Kutelit me
“librin e librave“ miku i tij Sadik Bejko kujton një thënie të shkrimtarit të shprehura atëherë
kur edhe vetëm të menduarit e saj përbënte rrezik për ekzistëncën e tij :
“Dhe ja ..ja bomba që ai leshoi nga goja: lexoi Biblen dhe Kuranin, në doni të dini gjërat
me të vjetra për humanizmin, me të lashtat”.26
Ndryshe nga poeti novator në lertërsinë shqipe Migjeni, për të cilin Veli Stafa shkruan: “E
lindi edhe ai .....i paisur me një zot të madh, të randë....por të përkoshëm. Ke djepja i thonë:
Qe zoti yt, adhuroje. Por poetët janë të paqetë,... Migjeni nuk u kenaq me kaq, eci nëpër male
kambë për kambë me malësorin e uritur, hyni nëpër kolibe, prigjoti kasollet e gjeti...”27
Përkundër Migjenit, Kuteli i qëndron besnik për tërë jetën librit të shenjtë, palëkundur
në besim as nga peripecitë e shumta që kaloi, as edhe nga kushtet idelogjike atëherë kur, siç e
quan studiuesi K. Shala, “vitet e zotit në Shqipëri kishin marrë fund”. Në letërsin shqipe
Kuteli jo vetëm që trajton gjerësisht konceptin e Hyjit dhe të hyjnores, por njeriun e ngre në
një lartësi me Perëndinë: “Njeriu i Kutelit, pasi pastrohet, flet me engjëj. Ky njeri është i
ndërtuar mbi fizolofinë e kishës ortodokse, mbi teorezën, doktrinën mbi njeriun-zot, njeriun
në një lartësi në Përëndinë. Ndaj në fund të tregimit (E madhe është gjëma e mëkatit-B.I).
25 Sali Bashota, Kuteli prozator, poet, kritik, “Rozafa”, Prishtinë, 2007, f. 118.
26 Sadik Bejko, Njeriu dhe mëkati, në gazetën, “Standard”, Tiranë, f. 34
27 Veli Stafa, Kur vdes poeti, në Migjeni, Vepra, “Cetis”, Tirana, 2002, f. 250.
18
Tanushi dhe zoti i kërkojnë ndjesë njëri – tjetrit”.28 Për më tëpër, në tregime të tilla si “Rinë
Katërinëza” dhe më shumë akoma tek “E madhe është gjëma e mëkatit”, trajtohet “tema e
dashurisë njerëzore e ballafaquar me dashurinë hyjnore për të provuar fuqinë e saj...”. Në këtë
lloj tregimi Kuteli del mishërues i thelle i dashurisë së krishterë në letërsi. Këtu vepra e
Kutelit arrin shkallën më të lartë të depërtimit në botën shpirtërore....29
Madje studiuesi Kujtim Shala, për novelën – kryevepër të Kutelit, “E madhe është
gjëma e mëkatit”, shprehet se elementi folklorik mund të jetë ndër futur për qëllime jashtë
letrare. Mbizotërues aty është elementi biblik, i cili merr edhe shtresa të shumta kuptimore.
Trajtimi i gjerë i temës së hyjnores në prozëshkrimin e Kutelit ka formuluar edhe kërkesën e
tij për përsosmërinë morale të njeriut (p.sh. në tregime të tilla si Qysh e gjeti Ago Jakupi
rrugën e zotit, E madhe është gjëma e mëkatit, e ndonjë tjetër, përmbajtja morale është shume
e dukshme) .
28 Sadik Bejko, Njeriu dhe mëkati, në gazetën, “Standard”, Tiranë, f. 36. 29 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, “Albas”, Tiranë, 2002, f. 290.
19
3. Leksiku i veprës së Mitrush Kutelit – E madhe është gjëma e mëkatit
“Do të më njohë dhe kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes?”
Mitrush Kuteli
Në hyrje të këtij punimi kemi vendosur një sentencë të shkëputur nga Testamenti i
Mitrush Kutelit dhe jo rastësisht. Ashtu si të gjithë shkrimtarët që jetuan dhe krijuan gjatë
viteve ’30, Kuteli ka tërhequr vëmendjen e kritikës, veçanërisht në aspektin e vlerësimit: janë
vënë në dukje shumë aspekte të krijimtarisë së tij, të panjohura më parë, ose të paktën të
papërmendura; janë ricilësuar disa veçori të kësaj krijimtarie, në kuadër të një mendimi kritik
të hapur e të lirë. Vëmendja e kushtuar nuk ka qenë e tepërt. Studiuesit e kanë marrë shtysën
jo nga fakti se Kuteli ishte fillimisht një shkrimtar i papranuar, e më pas “i pranuar me
rezerva”, porse vetë estetika kuteliane të lë mundësi për një shumësi interpretimesh, “Gjuha
është një mikrokozmos” në rastin e shkrimtarëve të shtatit të Kutelit. Veç kësaj, shumë
aspekte të krijimtarisë së tij ende nuk janë trajtuar në terë kompleksitetin e tyre, ose thjesht
përmenden nga kritika, pa u shpjeguar dhe interpretuar. Si rrjedhojë e këtyre që thamë mund
të nxjerrim dy konkluzione:
Së pari: me gjithë vëmendjen e kushtuar, kritika e deri sotme nuk ka arritur ende ta
“përmbushë dëshirën e Kutelit për t’u kuptuar”;
Së dyti: krijimtaria e M. Kutelit do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve dhe
interpretuesve të veprës letrare, jo për shkak të jetëshkrimit apo personalitetit të tij, por
pikërisht për shkak të krijimtarisësë tij letrare, me veçantësitë e saj dhe me sfidën që i bën ajo
çdo interpretimi të deri sotëm. Objekt i punimit tonë janë personazhet, objekt ky i trajtuar në
pothuajse çdo shkrim për Kutelin. Personazhi është pikë kyçe e veprës, siç e cilësojnë
teoricienët e letërsisë:
“Kritika analitike për romanin zakonisht ka tre përbërës, subjektin, karakteret dhe
situatën. Vetëkuptohet se secili prej këtyre elementeve është vendimtar për të tjerët”.30
Metoda me anë të së cilës do t’i afrohemi këtij objekti, gjykojmë së është një
këndvështrim i patrajtuar gjerësisht nga kritika për Kutelin, osë të paktën, me aq sa kemi
mundur të lexojmë rreth tij, nuk i është kushtuar ndonjë monografi e veçantë.
30 Warren, A. , Wellek, R. Teoria e Letërsisë, “Onufri”, Tiranë 2000, f. 224.
20
3.1. “E madhe është gjëma e mëkatit” – vizionet dhe imagjinata krijuese
e Kutelit
Vepra “E madhe është gjëma e
mëkatit”, mund të cilësohet pa dyshim si
një nga krijimet më të bukura të letërsisë
shqipe. E shkruar me një frymëzim
tronditës, e përzgjedhur në fjalët dhe
harkimin e stilit kutelian, ia del të
harmonizojë më të mirën, të bukurën,
intimen dhe shpirtëroren, duke i dhënë
mundësi tekstit të bëhet i pakohë e të
kumbojë elegancën narrative në çdo
moment leximi. Interesante është që
megjithëse këtë tekst Kuteli e pranon si të
përshtatur mbi një rrëfim të dëgjuar nga
historitë e fshatit të tij, këtu ne mund të
gjejmë thelbin dhe botëkuptimin krijues të
autorit:
“Duke treguar pleqtë e kohës nga të
cilët ai dëgjoi shumë histori, ndër të tjera
thotë: ‘Ndinua e Nuni Çipos, e bija e Vasil
Ickës (Tete Ndinua), 73 vjeçe, i di mirë
këngët e Pashkës edhe rrëfen me shumë
lirism prralla të lashta, si Prrallën e Kirillojt nga brumi i së cilës ne bëmë rrëfimin "E gjalla
dhe i vdekuri”.
Thjeshtësia e narracionit është tipike e stilit kutelian. Hyrja është një përzierje emrash dhe
vendesh të kohës së vjetër dhe të re që shërbejnë si koordinata të kapura në kohë për ta bërë
sa më real përfytyrimin: “Ilyria, Apolloni, Auosa e Vjetër, Bubutina, Adriatiku, Galileja e
Judhesë”, gjatë leximit të japin ndjesinë e kohës që shkërmoqet në mendjen e lexuesit. Tek
kjo vepër koherenca universale e mënyrës si duhet të ecin dhe funksionojnë gjërat, ndërpritet
nga zgjatja e jetës që vonon të mbarojë.
21
Gjuha e përdorur, metaforat dhe analogjitë letrare, i japin vizionit dhe fantazisë në këtë
novelë, lehtësitë e nevojshme që të përjetohet dhe të shijohet nga lexuesi, si një botim i rrallë
me veçanti fantastike në letërsinë shqipe.
Noemi që në gjuhën hebraike nënkupton “gazi i jetës”, vjen në krahët e Tat Tanushit dhe
ndërron emrin në Kalije. Sipas traditën biblike Noemi ishte gruaja e Elimelkut e cila pas
vdekjes së dy fëmijëve e ndërroi emrin e saj në Mara, që në hebraisht do të thotë “e
hidhëruar”.
Edhe emri Kalija ka një domethënie që shpjegon fatin e ardhshëm të Noemit. Në fakt ky
emër rrjedh nga fjala sanskrite “Kalì”, e do të thotë “ajo që është koha” apo “ajo që është e
zezë”.
Ky ndërrim, ngjan jo i paqëllimshëm nga ana e Kutelit, duke pasur parasysh vdekjen e
Kalijes. Figura e saj dyzohet ashtu si emrat që ka dhe si thotë autori: “Ajo kish po në atë kohë
edhe bukurinë e të vdekurit, edhe të të gjallit”.31
Pra në një rrëfim që nis në trojet antike të Ilirisë, kemi kapërcimin në një parajsë tokësore,
ku Eva dhe Adami i kohës janë dy njerëz që më kot përpiqen të izolojnë botën nga lumturia e
tyre. Sa më konkrete bëhen ndjenjat dhe dhimbja e Tat Tanushit, aq më shumë lexuesit i
duket sikur rreshket në një botë fanatike, ku fjalët nuk vihen njëra pas tjetrës, por gurgullojnë
vrullshëm si përrenj mali që godasin perceptimin viziv dhe shpirtëror. Gjumi dhe pirja e verës
shërbejnë si dyer kontakti me fantastiken. Nëpërmjet ëndrrës, vizioni onirik i Tat Tanushit i
parathotë të ardhmen, e meqë parashikimi i vdekjes së Kalijes realizohet, gjithë elementet
fantastike duket të përligjen si realitet i padiskutuar:
“Qau me zhurmë sa kumboi gjithë kisha. Atëherë zëri i altarit pushoi, kandilat e ulën
dritën dhe Kalija nuk ish në krahët e tija më shumë se një skelet. Sytë e saj të bukur u bënë dy
vrima të errëta...Binte erë dhé e vdekje si bien erë varret e vjetër kur happen”.32
Vera shërben si ngjizje fantazish që s’janë më të tilla kur tregohen dhe marrin jetë në
rrëfim. Historia biblike e imzot Nikanorit vjen pasi përplasen kupat e qelqit dhe vera derdhet
në gjakun e tij: “Si tha këto, Imzot Nikanori, i pari, dhe Tat Tanushi, i dyti, ngritnë qelqet e
pinë.”
Sendërtimi i atmosferës biblike, i projektit hyjnor në kundërvënie me ndjenjat dhe
impulset e njeriut, bën që të kemi vendosje raportesh kundërthënëse përballë njëri-tjetrit.
31 Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkatit, Sh.b. “Apollonia”, Tiranë, 1996, f. 17. 32 Po aty, f. 23.
22
Mund të përmendim jetë-vdekje; rini e këputur në mes-rini e përjetshme; pështjellim fizik-
pështjellim shpirtëror, dashuri e pastër-mëkat tokësor etj.
Megjithatë qenia “më mëkatare” mes dy të dashuruarve vjen Tat Tanushi, pasi ai arrin të
veçojë dukshëm të shtrenjtën e tij, duke i dhënë vendin e parë para Perëndisë, gjë të cilën
Kalija as që e koncepton dot, madje e qorton si prirje edhe te Tat Tanushi.
- “Kalija e vështronte duke buzëqeshur dhe priste
- Dua të them, Noemi, se të dua kaq shumë, kaq shumë...
- Dhe sa herë të tjera të ma thuash aq më shumë et do të kem ta dëgjoj. Ai vazhdoi sikur
s’e pat dëgjuar fare.
- ... dhe s’ka gjë tjetër as në dhe, as në qiell, as në ujëra që ta dua sa ty.
- Tan!, i thirri Kalija.
- Ai nuk u përgjigj po e mori në krahë dhe e ngjiti gjer në degët e bajameve”33
Po të mundoheni “të dëgjojmë” zërin e Kalijes brenda kësaj copëze rrëfimi, do të
kuptojmë farë mirë, se ai mbart më tepër se një qortim. Frika nga Zoti e shtyn t’i tërheqë
vëmendjen Tatës për fjalët e tij, dhe është mungesa e po kësaj frike që e bën Tatën të mos i
kushtojë asfare rëndësi thirrjes së saj. Kalija ka etje të dëgjojë shprehje të zjarrta dashurie, por
jo të arrijë gjer në atë pikë sa të pranojë të shndërrohet vetë në një objekt adhurimi për
bashkëshortin e saj. Ajo mbetet përherë në hapësirat qiellore, me gjithë fuqinë e madhe me të
cilën e do burrin e saj.
Na rrëfehet një qenie ku ndeshet ndërgjegjja e tij dhe dëshira për t’ju shmangur thirrjes së
zërit të brendshëm. Urata (dhe jo Tata) di ta ndaje mjaft mire atë që është mëkatare nga ajo që
është e drejtë, por prirja e tij nuk shkon drejt kësaj të fundit, e për pasojë ai mëkaton. Vetë
Urata duke e njohur këtë prirje të Tatës i lutet Zotit të mos ia shkruaj si mëkat. Në një farë
mënyre, Tat Tanushi diç duket se kërkon të ndryshojë në gjykimin e Zotit, në lidhje me atë që
cilësohet mëkatare. Urata na paraqitet i verbër edhe në optikën e shikimit të tij karshi realitetit
të vdekjes. Kur përshkruan pamjen që Kalija ka filluar të marrë pas sëmundjes, rrëfimtari nuk
na ofron një portret të akullt dhe të pajetë, por thotë se ajo ishte e rrethuar nga një dritë e
gjallë.
“Fytyra e saj vishej me një pah drite si drita e hënës mbi ujëra. Po drita e hënës është pa
jetë, kurse drita që mbulonte fytyrën e Kalijes ishte e gjallë. Ajo kish po në atë kohë edhe
bukurinë e të vdekurit edhe bukurinë e të gjallit”.34 33 Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkatit, Sh.b. “Apollonia”, Tiranë, 1996, f. 20.
23
Si mund të flitet për bukuri të vdekuri? Si mund të rrethohet nga një dritë e gjallë një
qenie, e cila pak nga pak po i lë lamtumirën botës së të gjallëve? Kufiri që vdekatarët
vendosin mes jetës dhe vdekjes zhduket këtu krejtësisht, ndërsa raporti mes koncepteve jetë-
gjallëri dhe vdekje-ftohtësi na vjen krejt i përmbysur në këtë përshkrim. Nëse në fillim të
tekstit vendet e përmendura janë një Eden i vogël në cepin e tokës, ku pleksja e parajsës
tokësore me vendin ilirik të lashtë plotësohet me përfytyrimin dhe raportin biblik të
personazhit Tat Tanushi me Zotin, pas humbjes së të shtrenjtës jeta shndërrohet në skëterrë.
Koha rresht së rrotulluari dhe boshti i hapësirës zhvendoset e bëhet i pakuptimtë për
protagonisti.
Rrëfimi futet në një tjetër dimension, ku vlejnë rregulla të tjera, ku vetëm ndjenjat janë
ende të nxehta e përvëluese, ndërsa jeta qëndron e ngrirë dhe e varur kokëposhtë në muret e
kohës së shndërruar në përjetësi. Në këtë realizim të kumtit kutelian, pikërisht rindërtimi i
kohës dhe i hapësirës ofrohet si një element i domosdoshëm për t’i dhënë rrugëdalje rrëfimit
dhe protagonisit. Por a është e mundur një gjë e tillë? A ia vlen të realizohet, edhe nëse
mundet?
Po t’i referohemi sërish Bontempellit, mund të citojmë që:
“Detyra më urgjente dhe më precize e shekullit të njëzetë do të jetë rindërtimi i kohës dhe i
hapësirës [...]. atëherë kur do të mund të besojmë sërish në një Kohë dhe në një Hapësirë
objektive dhe absolute, që largohen nga njeriu drejt infinitiv, do të mundemi të përballojmë
me besim dhe siguri detyrën e dytë, që do të jetë rigjetja e individit me besim te vetja, i sigurt
në ekzistencën e tij, që është vetja dhe të tjerët, me përgjegjësitë dhe pasionet e tij, me një
moral universal që e kushtëzon: e në krye të gjithë kësaj ndoshta do të mund të gjejmë një Zot
të cilit t’i lutemi ose ta luftojmë”.35
Edhe studiuesi Aurel Plasari cilëson realtivitetin e kohës dhe të hapësirës në veprën e
Kutelit. Ai bën dallimin, që veçmas prirjes së një letërsie fantastike, për Kutelin objekt i
letërsisë: “nuk janë, sikundër mund të ngjajë, ëndrrat, vegullitë apo idetë. Por është ai realitet
i shenjtë, i dhënë njëherë e përgjithmonë, në qendër të të cilit jemi vendosur. Është universi i
sendeve të padukshme, është gjithë sa e vështrojmë e na vështron. [...] Koordinatat nëpërmjet
të cilave lidhemi me botën – hapësirë dhe kohë- janë subjektive, deri në atë pikë sa ne të mos
shohim jashtë më shumë se një refleks të botës sonë të brendshme. Nënshtrimin ndaj ligjeve
të hapësirës dhe kohës e pranojmë në mënyrë aq të rëndomtë, sa arrijmë t’ia atribuojmë një 34 Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkatit, Sh.b. “Apollonia”, Tiranë, 1996, f. 22 35 Pjesë e shkëputur nga eseja Aventura e Nëntëqindtës, e botuar nga Massimo Bontempelli në Firence, 1938.
(Bontempelli, M., L'avventura novecentista, Firenze 1938, f.17.)
24
mbretërie të përfytyruar, ireale dhe përrallore që e emërtojmë me emrin Parajsë”.36 Pa dyshim
që përzierja e botëve, asaj reale ashtu si e e njohim dhe një bote tjetër, misterioze, kufirin e së
cilës mund veç ta perceptojmë, shpaloset në optikën krijuese të Kutelit. Po ashtu, mbi sa më
sipër, edhe ne e gjejmë të pranueshme që ta konsiderojmë Kutelin edhe si një autor, i cili
njehsohet me tekstin e tij letrar. Ky lloj anonimati i kërkuar nuk është vetëm një tërheqje e
fshehtë për t’i shpëtuar përndjekjes apo reagimit negativ nga sistemi, por merr parasysh edhe
kërkesat që lindin nga vullneti për të shkruar për publikun e gjerë ne terma komunikues. Nëse
është e mundur t’iu flitet dhe t’iu adresohet shumicës së njerëzve, zëri rrëfimtar duhet të jetë
koral dhe letërsia duhet të ngjasojë jo si një sëmbim i fantazisë unike të autorit, po si një
përzierje imagjinate, ndodhish, rrëfenjash, ku ambientimet identifikohen me dhomat e shumta
të labirintit rrëfimtar. Kushdo kund të futet, të hapë cilëndo derë të dojë brenda këtij labirinti,
e të orientohet mes peizazhit letrar të përzgjedhur, të ritreguar dhe të servirur nga autori.
Si përfundim, mund të themi atëherë që midis fantastikes, e trajtimit të realizmit nën
petkun e magjikes, ne na mundësohet të vlerësojmë Kutelin si një autor i cili përfaqëson këtë
frymë letrare (dhe fantastiken nga mënyrë letrare, nga lloj, nënlloj apo qasje krijuese tani e
ilustrojmë edhe një atmosferë jo e një teksti, por e një korpusi të tërë tekstesh) duke iu afruar
realitetit i cili nuk mban më peshën e konkretësisë dhe të normalitetit, por është i zgjeruar, i
mbushur nga imagjinata e krijuesit, nga imagjinarja e artit në kompleksitet, i frymuar nga
fantastikja e i ankoruar në tokën tjetër, të tejreales, ku realiteti nuk mbetet në dimensionet e së
njohurës dhe të zakonshmes, por ngjan e tjetërsohet deri sa humb kuptimin fillestar e
nuancohet me magjinë rrëfimtare të endjes në prozë të fantazisë.37
36 Aurel Plasari, Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, “Apolonia”, Tiranë 1995, f. 54-55. 37 Luan Canaj, Kuteli përtëritës i miteve ilire, Gazeta “Shekulli”, nr. 228, Tiranë, botuar më 20.08.2006, f. 22.
25
PËRFUNDIM
Kuteli ka një stil origjinal, krejt të pakrahasueshëm me të tjerët, për një arsye
thelbësore: për arsye të raportit që ai ka me gjuhën, të përdorimit cilësor të mjeteve të saj. Ai
është padiskutim rasti i shkrimtarit që di t’i “qepet” fjalës shqipe në tërësi dhe fjalës së
vendlindjes në veçanti, duke e funksionalizuar atë në shtresat kuptimore të tregimeve dhe
rrëfenjave të tij. Në mënyrë të përmbledhur do të nënvizonim se pasuria gjuhësore e veprës së
tij është unike për tri arsye: së pari, për vetë konceptin që shkrimtari ka për veshjen
gjuhësore, të cilën e konsideron parësore për një vepër letrare, si dhe aftësinë dhe talentin që
ai ka për ta realizuar këtë synim, së dyti, gjerësia e thellësia e veprës në pikëpamje
përmbajtjesore dikton një përkushtim të thellë ndaj gjuhës dhe, së treti, jo më pak i
rëndësishëm, është formimi i tij i shkëlqyer kulturor, vendlindja e tij e dalluar për pasuritë
natyrore e kulturore, origjina, familja, fëmijëria, lidhjet e tij të hershme me folklorin etj. Të
gjitha këto së bashku e sjellin veprën e Kutelit drejt një peizazhi gjuhësor nga më të ylbertët,
nga më interesantët. Vepra e Kutelit është në vetvete një shkollë gjuhësore, në kuptimin e
plotë të fjalës, për nga mënyra se si ai i vesh gjuhësisht idetë, mendimet, mesazhet, për nga
mënyra se si sendëzon këndvështrimet e tij për jetën dhe botën. Leksiku i begatë i veprës së
tij është treguesi kryesor se ai e njeh në nivel shumë të mirë gjuhën e popullit, gjuhën e trevës
juglindore dhe gjuhën shqipe në tërësi. Ai ka fjalorin e vet dhe fjalët e veta më të dashura, të
cilat i japin frymë dhe gjallëri ideve të tij të mëdha, ballafaqimeve të rëndësishme e bazike
dhe kundërthënieve jetësore të personazheve të tij dhe jo pak të tilla bëhen stil formuese në
veprën e tij. Sjellja gjuhësore e Kutelit ngjan me delikatesën e kopshtarit të dashuruar mbas
çdo lule e bimëze, mbas çdo rrënje e sythi, mbas çdo degëze të përgjumur apo të harlisur;
sjellja e tij gjuhësore tenton “hirin i fjalës”, fuqinë e saj biblike. Në veprën e Kutelit vërehet
qasja e tij e fortë drejt gjuhës letrare. Prirja e tij kah gjuha letrare kombëtare nuk është aspak
e rastësishme, përkundrazi, ajo realizohet në mënyrë të vetëdijshme, përmes një përpunimi të
hollë, duke ju nënshtruar një sistemi rregullash të rrafsheve të ndryshme gjuhësore: fonetike,
gramatikore, leksikore, sintaksore etj. Përgjatë rrugëtimit të tij krijues, Kuteli i ka shpërthyer
kufijtë krahinorë duke shkuar gjithnjë e më shumë drejt gjuhës kombëtare, drejt zgjerimit të
saj dhe për ta vërtetuar këtë mjafton të ndalemi disa çaste te krijimi i tij i mëvonshëm “Nga
Dyrakioma në Bardhonë”, e cila krahasimisht me krijimet e tjera të mëparshme, është në
nivel të lartë e pastruar nga krahinorizmat, nga fjalët e huaja, veçanërisht nga turqizmat, duke
i lënë vendin fjalëve të moçme shqipe, që shfaqen si bukuroshe të fjetura.
26
LITERATURA
Aurel Plasari, Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, “Apolonia”, Tiranë 1995.
Behar Gjoka, Proza e Kutelit, “Ideart”, Tiranë, 2004.
Grup autorësh, Letërsia shqiptare 3, “Fiorentia”, Tiranë, 2002.
Ismail Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1991.
Kasëm Trebeshina, Një skicë për historinë e letërsisë shqipe (mendime të censuruara), “Naim
Frashëri”, Tiranë, 1993.
Kujtim M. Shala, Kujtesa e tekstit (Mitrush Kuteli ), “Libri shkollor”, Prishtinë, 2003.
L. Topçiu, Ndjenja e mallit tek Asdreni, Poradeci, Kuteli (botim dygjuhësh rumanisht dhe
shqip), Bucureşti 1999.
Luan Canaj, Kuteli përtëritës i miteve ilire, Gazeta “Shekulli”, nr. 228, Tiranë, botuar më
20.08.2006.
Martin Camaj, Kuteli ende i pazbuluem, në “Hylli i Dritës”, 3-4, Shkodër, 1994.
Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkatit, Sh.b. “Apollonia”, Tiranë, 1996.
Mitrush Kuteli, Testament në “Hylli i Dritës”, 3/4, “Panorama”, Tiranë, 1994.
Nasho Jorgaqi, Poetika e dokumentit, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987.
Nasho Jorgaqi, Rrëfimet e Mitrush Kutelit: Tregime të zgjedhura, “Onufri”, Tiranë 1972.
Në këtë çështje do të trajtojmë më tepër elementet që ndikuan në forminin e tij si individ.
Ndërsa individualiteti letrar do të zbulohet në çështjet në vazhdim.
Petre Ispirescu, Eternal life and everlasting youth, sh.b. “Plural”, Bucureşti Nr. 2, 2000.
Pjesë e shkëputur nga eseja Aventura e Nëntëqindtës, e botuar nga Massimo Bontempelli në
Firence, 1938. (Bontempelli, M., L'avventura novecentista, Firenze 1938)
S. Mansaku, Probleme të historisë së gjuhës shqipe në dritën e marrëdhënieve të saj me
greqishten, në ― ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, “Studia
albanica”, Prishtinë, 2004, 22/2.
Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare (gjysma e parë e shek. XX), “Albas”, Tiranë, 2000.
Sadik Bejko, Njeriu dhe mëkati, në gazetën, “Standard”, Tiranë, 30 qershor 2007.
Sali Bashota, Kuteli prozator, poet, kritik, “Rozafa”, Prishtinë, 2007.
Spiro Gjoni, Letërsia si e tillë, “Ars”, Tiranë, 1996.
Veli Stafa, Kur vdes poeti, në Migjeni, Vepra, “Cetis”, Tirana, 2002, f. 250.
Warren, A. , Wellek, R. Teoria e Letërsisë, “Onufri”, Tiranë 2000, f. 224;
Zhan Pol Sartri, Ç’është Letërsia, “DeaS”, Tiranë 1998, f.22