Download - Kurani dhe Shkenca
MË I LARTI | THE MOST HIGH by Qur'an and Science on Friday, June 17, 2011 at 11:00am ·
87:1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
87:2. I cili krijoi dhe përsosi,
87:3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
87:4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
87:5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
87:6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).
87:7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
87:8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
87:9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
87:10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
87:11. E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
87:12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
87:13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
87:14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
87:15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
87:16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
87:17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
87:18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
87:19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
DIELLI DO TË SHUHET PAS NJË KOHE | THE SUN WILL EXPIRE AFTER SOME TIME by Qur'an and Science on Friday, February 24, 2012 at 11:35am ·
SHQIP
Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i
ngadhnjyesit, të dijshmit. (Sureja Ja Sin, 38)
Dielli është duke emetuar nxehtësi për rreth 5 miliardë vjet si rezultat I reaksioneve të vazhdueshme kimike që ndodhin në
sipërfaqen e tij. Në një moment të përcaktuar nga Allahu në të ardhmen, këto reaksione do të përfundojnë dhe Dielli do të
humb të gjithë energjinë e tij dhe do të fiket. Në këtë kontekt, ajeti I mësipërm mund të jetë referim për përfundimin e
energjisë së Diellit një ditë. (Allahu e di më së miri).
Fjala Arabe "mustaqarrin" në ajet I referohet një vendi dhe kohe të caktuar. Fjala ―tajree,‖ e përkthyer si ―udhëton‖ mbart
kuptime të tilla si ―të lëvizë, të veprojë me shpejtësi, të rrjedh‖. Nga kuptimi I fjalëve duket se Dielli do të vazhdoj
shtegtimin e tij në kohë dhe hapësirë, por se kjo lëvizje do të vazhdoj deri në një kohë të veçantë të paracaktuar. Ajeti “Kur
dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)” (Sureja Tekëir, 1) e cila shfaqet në përshkrimet e Kiametit (përfundimit
të botës) na tregon se një kohë e tillë do të vijë. Koha specifike është e njohur vetëm te Allahu.
Fjala Arabe "taqdeeru," e përkthyer si ―udhëtim, përcaktim‖ në ajet përfshin kuptime të tilla si ―për të emëruar, përcaktuar
fatin e diçkaje, matur‖. Nga kjo shprehje në ajetin 38 të Sures Ja Sin na është bërë e ditur se periudha e jetës së Diellit
është e kufizuar për një periudhë specifike të caktuar nga Allahu. Ajete tjera të Kur‘anit në lidhje me këtë temë tregojnë:
All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e
hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron
argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj. (Sureja Rra„d, 2)
Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që
secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që
i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). (Sureja Fatir, 13)
Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës;
Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi,
mëkatfalësi. (Sureja Zumer, 5)
Përdorimi I fjalës ―musamman‖ në ajetin e mësipërm tregon se periudha e jetës së Diellit është e caktuar për një ―kohë
specifike‖. Analiza shkencore lidhur me përfundimin e Diellit e përshkruan atë se çdo sekondë, 4 milion ton të materies
shndërrohen në energji 1 dhe thotë se Dielli do të vdes kur kjo lëndë djegëse të shpenzohet 2.
Nxehtësia dhe drita e emetuar nga Dielli është energjia e liruar kur materia konsumohet ndërsa bërthama e hidrogjenit
shndërrohet në helium në procesin e përzierjes nukleare. Energjia e Diellit, dhe si pasojë edhe jeta e tij, kështu do të vijë në
një fund sapo kjo lëndë djegëse të shpenzohet (Allahu e di më së miri). Një raport I titulluar ―Vdekja e Diellit‖ nga BBC Neës
Science Department thotë:
... Dielli do të vdes gradualisht. Ndërsa bërthama e yllit përplaset nga brenda përfundimisht bëhet mjaft e nxehtë për të
ndez edhe një nga atomet e saj përbërëse, heliumin. Atomet e heliumit ndezen së bashku për të formuar karbonin. Kur të
përfundoj furnizimi me helium qendra përplaset përsëri dhe atmosfera fryhet. Dielli nuk është masiv sa duhet për të
rindezur plotësisht bërthamën e tij për të tretën herë. Kështu që vazhdon me zgjerimin e atmosferës së tij në një seri
shpërthimesh…Bërthama që po vdes formon një xhuxh të bardhë – një diamant sferik i madhësisë së Tokës, I përbërë nga
karboni dhe oksigjeni. Nga kjo pikë e tutje Dielli gradualisht do të venitet, duke u bërë gjithmonë e më I zbehtë derisa drita
e tij të shpenzohet në tërësi. 3
Një dokumentar I quajtur gjithashtu ―Vdekja e Diellit‖, emetuar nga National Geographic TV, jep përshkrimin vijues:
Ai (Dielli) prodhon nxehtësi dhe mbështet jetën në planetin tonë. Por sikurse njerëzit edhe Dielli ka një jetëgjatësi të
kufizuar. Ndërsa ylli ynë moshohet do të bëhet më I nxehtë dhe do të zgjerohet, duke avulluar të gjitha oqeanet tona dhe
shkatërruar të gjithë jetën në planetin Tokë…Ndërsa vjetrohet Dielli do të bëhet më I nxehtë dhe do të djeg lëndën djegëse
më shpejt. Temperaturat do të rriten duke zhdukur ekzistencën e kafshëve, avulluar oqeanet tona dhe zhdukur gjithë jetën
bimore…Dielli do të bymehet dhe bëhet një yll I kuq gjigant, duke gëlltitur planetet në afërsi. Tërheqja e tij gravitacionale
do të dobësohet dhe ndoshta do të lejoj Tokën të largohet. Deri në fund do të tkurret në një yll të vogël duke emetuar një
shkëlqim të dobët për qindra miliardë vjet. 4
Tek në kohët e fundit shkencëtarët kanë zgjidhur strukturën e Diellit dhe kanë zbuluar atë që ndodh brenda tij. Para kësaj,
askush nuk e dinte se si Dielli fitonte energjinë e tij apo se si emetonte nxehtësinë dhe dritën. Mënyra se si një masë e tillë
gjigante e energjisë do të shpenzoj të gjithë energjinë e tij një ditë dhe përfundoj ishte shpallur para 1400 vite në Kur‘an
tregon praninë e një diturie madhështore. Kjo dituri I takon Zotit tonë, dituria e të Cilit përfshin çdo gjë. Një ajet tjetër në
Kur‘an shpall:
"... Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?" (Sureja En„am, 80)
1 http://en.wikipedia.org/wiki/Sun
2 http://en.wikipedia.org/wiki/Sun
3 http://www.bbc.co.uk/science/space/stars/death/index.shtml
4 "Death of the Sun", National Geographic Channel, 20 March 2006, director: Rabinder Minhas,part no. 25, season 3.
LËVIZJA E MALEVE | THE MOVEMENT OF MOUNTAINS by Qur'an and Science on Wednesday, March 7, 2012 at 10:46am ·
Në një ajet, ne jemi të informuar se malet nuk janë të palëvizshme siç duken, por janë në lëvizje të vazhdueshme.
“E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-
llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni” (Kur'an, 27:88)
Kjo lëvizje e maleve shkaktohet nga lëvizja e korës së Tokës në të cilën janë të vendosura ato. Korja e Tokës ―noton‖ mbi
shtresën e mbështjellësit, që është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit 20 kur, për herë të parë në histori, një shkencëtarë
Gjerman me emrin Alfred Ëegener sugjeroj që kontinentet e Tokës fillimisht kishin qenë të ngjitura së bashku, por pastaj
lëvizën në drejtime të ndryshme, dhe ndërsa largoheshin u ndanë nga njëri-tjetri.
Gjeologët e kuptuan që Wegener kishte të drejtë tek në vitin 1980, 50 vite pas vdekjes së tij. Siç vuri në dukje Wegener në
një artikull të publikuar më 1915, masat e dheut në Tokë u bashkuan rreth 500 milion vite më parë, dhe kjo masë e madhe
e quajtur Pangaea, ishte vendosur në Polin e Jugut.
Rreth 180 milion vite më parë, Pangae u nda në dy pjesë, të cilat lëvizën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre
kontinenteve gjigante ishte Gondwana, që përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktikën dhe Indinë. I dyti ishte Laurasia, që
përfshinte Evropën, Amerikën Veriore dhe Azinë, me përjashtim të Indisë. Gjatë150 milion viteve pas kësaj ndarje,
Gondëana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla.
Këto kontinente, që u shfaqën pas ndarjes së Pangaea-së, kanë lëvizur vazhdimisht në sipërfaqen e Tokës me një ritëm prej
disa centimetrash në vit, duke ndryshuar ndërkohë proporcionin e tokës dhe detit në Tokë.
E zbuluar si rezultat i hulumtimeve gjeologjike të kryera në fillimin e shekullit 20, kjo lëvizje e korës së Tokës shpjegohet
nga shkëncëtarët në vijim:
Korja dhe pjesa më e lartë e mbështjellësit, më trashësi prej rreth 100km, janë të ndara në pjesë të quajtura pllaka. Janë
gjashtë pllaka kryesore dhe disa tjera të vogla. Sipas teorisë të quajtur pllakat tektonike, këto pllaka lëvizin në Tokë duke i
bartur kontinentet dhe dyshemet e oqeaneve me vete. Lëvizja kontinentale është matur nga 1-5 cm në vit. Ndërsa pllakat
vazhdojnë të lëvizin, kjo prodhon një ndryshim të ngadalshëm në gjeografinë e Tokës. Për shembull, për çdo vit Oqeani
Atlantik bëhet pak më i gjerë.29
Është një pikë e rëndësishme që duhet të theksohet këtu: Në ajetin Kur‘anor Allahu i referohet rrëshqitjes së maleve si
lëvizje. Sot, shkencëtarët modern gjithashtu përdorin termin ―lëvizja kontinentale‖ për këtë veprim. 30
Lëvizja kontinentale është diqka që nuk ka pas mundësi të vëzhgohet në kohën kur është shpallur Kur‘ani, megjithëse Allahu
u shpreh në mënyrë të qartë në ajetin: ―E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme‖. Megjithëse, Ai më tej
përshkroi këtë veprim në ajetin vijues, duke deklaruar se malet kalojnë pranë si retë. Siç është treguar, është e qartë se
vëmendja është tërhequr në lëvizjen e shtresës në të cilën janë të ngulitura malet.
Është pa dyshim një mrekulli e madhe që ky fakt shkencor, i zbuluar vetëm kohët e fundit nga shkenca, është shpallur në
shekullin e 7-të, kur konceptet e natyrës së gjithësisë bazoheshin në bestytni dhe mitologji. Kjo është edhe një provë tjetër
shumë e rëndësishme që Kur‘ani është fjala e Allahut.
29. Sheets, Gardner, and Howe, General Science, 305
30. Powers of Nature (Washington D.C.: National Geographic Society: 1978), 12-13.
ORBITA E HËNËS | THE MOON'S ORBIT by Qur'an and Science on Tuesday, May 29, 2012 at 11:36am ·
SHQIP
“Hënës I kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi I përkulur I hurmës. As Dielli nuk mund ta
arrijë Hënënë e as nata nuk mund t‟ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.” (Kur‘an, 36:39-40)
Hëna nuk ndjek një orbitë të rregullt sikurse satelitët e planeteve tjera. Pëderisa e orbiton Tokën, ndonjëherë lëviz prapa saj
e ndonjëherë përpara. Përderisa lëviz së bashku me Tokën rreth Diellit ajo ndjek në hapësirë një model të vazhdueshëm të
ngjashëm me shkronjën ―S‖. Kjo rrugë, e ndjekur nga Hëna në hapësirë, përshkruhet në Kur‘an se I ngjan një dege të
vjetër hurme dhe vërtetë I ngjan formës së degës së lakuar të hurmës. Vërtetë, fjala ―urjoon‖ e përdorur në Kur‘an I
referohet një dege të hollë dhe të lakuar hurme dhe përdoret për të përshkruar pjesën e mbetur pasi të vjelet fryti. Mënyra
se si kjo degë përshkruhet si e ―vjetër‖ është më e përshtatshme për shkak se degët e vjetra të hurmës janë më të holla
dhe më të lakuara.
Për shkak se Hëna rrotullohet rreth Diellit së bashku me Tokën, ajo ndjek nëpër hapësirë një rrugë që I përngjan shkronjës
―S‖. Shfaqja e kësaj orbite I ngjan formës së degës së lakuar të hurmës, siç është shpallur në Kur‘an.
Nuk ka dyshim se ka qenë e pamundur për cilindo të ketë pasur njohuri rreth orbitës së Hënës 1,400 vjet më parë. Mënyra
se si ky model, I identifikuar nga teknologjia moderne dhe dituria e grumbulluar, është zbuluar në Librin e Shenjtë është
edhe një mrekulli shkencore e Kur‘anit.
PESHA E REVE | THE WEIGHT OF CLOUDS by Qur'an and Science on Friday, June 8, 2012 at 8:48am ·
Pesha e reve mund të arrij proporcione mahnitëse. Për shembull, një re shiu, e njohur zakonisht si re e bubullimës, mund të
përmbajë deri në 300,000 ton ujë.
Fakti që një masë prej 300,000 ton ujë mund të qëndrojë lartë në ajër është me të vërtëtë mahnitëse. Është tërhequr
vëmendja për peshën e reve në disa ajete të Kur‘anit:
“Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha
mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të
gjithë frutat.” (Kur'an, 7:57)
“Ai është që ju shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe
formulon re të dendura.” (Kur'an, 13:12)
Në kohën kur u shpall Kur'ani, natyrisht, ishte e pamundur të ketë ndonjë informacion në lidhje me peshën e reve. Ky
informacion, i shpallur në Kur‘an por i zbuluar vetëm në kohët e fundit, është edhe një tjetër dëshmi se Kur‘ani është Fjala e
Allahut.
NGUSHTIMI I GJOKSIT ME RRITJEN E LARTËSISË | CHEST CONTRACTION WITH INCREASING HEIGHT by Qur'an and Science on Monday, June 4, 2012 at 11:36am ·
shqip
Njerëzit kanë nevojë për oksigjen dhe shtypje të ajrit në mënyrëqë të mbijetojnë. Frymëmarrja bëhet e mundshme nga
arritja e oksigjenit në atmosferë në qeskat e ajrit në mushkëritë tona. Me rritjen e lartësisë shtypja atmosferike bie ndërsa
atmosfera bëhet më e hollë. Prandaj, sasia e oksigjenit që hyn në enët e gjakut bie dhe frymëmarrja bëhet më e vështirë.
Ndërsa qeskat e ajrit ngushtohen dhe tkurren ne ndjehemi sikur nuk mund të marrim frymë.
Nëse sasia e oksigjenit në gjak është më e ulët se sa që trupi ka nevoje atëherë shfaqen disa simptome: lodhje ekstreme,
kokëdhimbje, marramendje, vjellje dhe humbje e arsyes. Kur të arrihet një lartësi e caktuar atëherë bëhet e pamundur për
njeriun të marrë frymë.173Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për bocat e oksigjenit dhe veshjet special në mënyrë që të
mbijetojmë në lartësi të tilla.
Njeriut në lartësi prej 5,000-7,500 metres mbi nivelin e detit mund të I bie të fikët dhe të shkojë në komë për shkak të
vështirësive në frymëmarrje. Kjo e shpjegon prezencën e paisjeve për oksigjen në aeroplana. Ekzistojnë gjithashtu edhe
paisje special tjera që rregullojnë shtypjen e ajrit kur aeroplanët fluturojnë në lartësi prej 9,000-10,000 metra mbi nivelin e
detit.
Anoxia shfaqet kur oksigjeni dështon të arrij në inde. Kjo mungesë e oksigjenit shfaqet në lartësi prej 3,000-4,500 metra.
Disa njerëz madje e humbin vetëdijen në lartësi të tilla por mund të shpëtohen nga trajtimi I menjëhershëm me oksigjen.
Në krahasimin e bërë në ajetin e mëposhtëm, kjo e vërtetë fizike, pra ndryshimet që ndodhin në gjoks me rritjen e lartësisë,
është treguar me këto fjalë:
Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron gjoksin për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të
humbur, gjoksin e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu Allahu lëshon dënimin mbi ata
që nuk besojnë. (Kur'an, 6:125)----------------------------------------------- 173. Medical Encyclopedia, Robert Wood Johnson
University Hospital Hamilton,www.rwjhamilton.org/Atoz/Encyclopedia/article/000133.asp.
RENDITJA E ZHVILLIMIT TË ORGANEVE NJERËZORE | THE SEQUENCE IN DEVELOPMENT OF HUMAN ORGANS by Qur'an and Science on Friday, May 18, 2012 at 11:29am ·
shqip
Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës! (Kur'an, 23:78)
Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të
dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues. (Kur'an, 16:78)
Thuaj: "Nëse Allahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, cili zot tjetër pos Allahut do t'ju
sjellë atë?"... (Kur'an, 6:46)
Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Kur'an,
76:2)
Informacioni I siguruar vetëm në kohët e fundit rreth formimit të organeve të bebës brenda barkut të nënës është në
përputhje të plotë me atë të shpallur në Kuran.
Ajetet e mësipërme I referohen një numri të shqisave të dhëna njerëzve nga Allahu. Këto në Kuran gjithmonë përmenden
në një renditje specifike: të dëgjuarit, shikimi, ndjenjat dhe të kuptuarit.
Në një artikull të publikuar në Journal of the Islamic Medical Association, Dr. Keith Moore deklaron se gjatë zhvillimit të
fetusit syri fillon të formohet pasi që veshi I brendshëm ë ketë marrë formë. Ai thotë se truri, qendra e ndjeshmërisë dhe të
kuptuarit fillojnë të zhvillohen pas veshit dhe syrit. 94
Veshët e embrionit fillojnë të zhvillohen qysh në ditën e njëzet e dytë të shtatzënisë dhe bëhen plotësisht funksional në
muajin e katërt. Pas kësaj embrioni mund të dëgjoj zërat në barkun e nënës.
Për këtë arsye shqisa e të dëgjuarit formohet para funksioneve tjera vitale për bebën e sapolindur. Renditja e përcaktuar në
Kuran është e mahnitshme nga kjo pikëpamje
94. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, 78-79.
LLOGARITJA E VITIT HËNOR | CALCULATING THE LUNAR YEAR by Qur'an and Science on Thursday, May 24, 2012 at 8:58am ·
SHQIP
―Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe
llogarinë. Allahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që
kupton.‖ (Kur‘ani i Shenjtë: Sureja 10, Ajeti 5)
―Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).‖
(Kur‘ani i Shenjtë: Sureja 36, Ajeti 39)
Në ajetin e parë të mësipërm Allahu ka shpallur qartë se Hëna do të jetë një mjet matje që njerëzimi të llogarit vitin. Për më
tej, vëmendjen tonë e ka tërhequr edhe fakti se këto llogaritje do të kryhen sipas pozicioneve të Hënës përderisa rrotullohet
rreth orbitës së vet. Meqenëse këndet ndërmjet Tokës dhe Hënës dhe ndërmjet Hënës dhe Diellit vazhdimisht ndryshojnë,
ne shohim Hënën në forma të ndryshme në kohë të ndryshme. Për më tej, mundësia jonë për t‘a parë Hënën është bërë e
mundur nga fakti se ndriçohet nga Dielli. Sasia e gjysmës së ndriçuar të Hënës që ne shohim nga Toka ndryshon. Duke i
patur parasysh këto ndryshime mund të bëhen një numër llogaritjesh që I mundësojnë njerëzimit matjen e vitit.
Në kohërat e kaluara një muaj është llogaritur si koha ndërmjet dy hënave të plota, apo koha që I duhej Hënës për të
udhëtuar rreth Tokës. Sipas kësaj, një muaj ishte I barabartë me 29 ditë, 12 orë dhe 44 minuta. Kjo njihet si ―muaji hënor‖.
Sipas kalendarit Hixhri, dymbëdhjetë muajt hënor përbëjnë një vit. Megjithatë, ka një dallim prej 11 ditësh ndërmjet
kalendarit Hixhri dhe atij Gregorian, tek i cili koha që I duhet Tokës të rrotullohet rreth Diellit llogaritet si një vit. Në të
vërtetë, është tërhequr vëmendja për këtë dallim në një ajet tjetër:
“(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet‖ (Kur‘ani i Shenjtë: Sureja 18, Ajeti 25)
Kohën e përmendur në ajetin mund ta sqarojmë kështu: 300 vjet x 11 ditë (ndryshimi i cili formon një vit) = 3,300 ditë.
Duke patur parasysh se një vit diellor zgjat 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 45.5 sekonda, 3,300 ditë/365.24 ditë = 9 vjet.
Thënë më ndryshe, 300 vjet sipas kalendarit Gregorian janë të barabarta me 300+9 vjet të kalendarit Hixhri. Siç mund të
shohim, ajeti i referohet kësaj diference prej 9 vitesh, të llogaritur me përsosmëri (Allahu e di më së miri). Nuk ka dyshim se
Kur‘ani, i cili përmban informacione të tilla dhe i cili tejkalon njohuritë e përditshme të kohës, është një shpallje e
mbinatyrshme.
DUALITETI NË KRIJIM | DUALITY IN CREATION by Qur'an and Science on Monday, May 14, 2012 at 10:52am ·
“I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka
ata nuk dinë.” (Kur‟an, 36:36)
Ka ekuivalente të anti-materies të të gjitha grimcave bazë në gjithësi.
Anti-materiet posedojnë masën e njëjtë por mbajnë ngarkesë të kundërt. Për këtë arsye, kur materia dhe anti-materia vijnë
në kontakt ato zhduken duke u kthyer në energji.
Ndërsa ―mashkull dhe femër‖ është ekuivalent me konceptin e ―çiftit‖, ―çka ata nuk dinë‖, siç shprehet në Kur‘an, bart një
kuptim më të gjerë. Në të vërtetë, ne hasim në një nga kuptimet e vëna në dukje në ajet në ditët e sotme. Fizikanti Britanez
Paul Dirac, i cili zbuloi se materia është krijuar në çifte, fitoi Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1933. Ky rezultat, i njohur si
―barazia‖, zbuloi dualitetin e njohur si materia dhe anti-materia. Anti-materia bart karakteristikat e kundërta me materien.
Për shembull, e kundërta e materies, elektronet e anti-materies janë pozitive dhe protonet jane negative. Ky fakt është
shprehur në një burim shkencor siç vijon:
... çdo grimcë ka antigrimcën e saj me ngarkesë të kundërt...Lidhja e pasigurtë na tregon se krijimi çiftor dhe asgjësimi
çiftor ndodhin në vakum në të gjitha kohërat, në të gjitha vendet. 47
Një tjetër shembull i dualizmit në krijim janë bimët. Botanistët zbuluan tek para 100 vitesh se ka një dallim gjinor në bimë.
48 Megjithatë, fakti që bimët janë krijuar në çifte është zbuluar në ajetet vijuese të Kur‘anit 1,400 vjet më parë:
“Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë
me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë
në të nga të gjitha llojet më të dobishme.” (Kur'an, 31:10)
“(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo
mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.” (Kur'an, 20:53)
47. Henning Genz, ―Nothingness: The Science of Empty Space,‖ 205,www.2think.org/nothingness.shtml
48. The Revival 5, Issue 2, ―Wanna C A Miracle: Quran: The Living
Miracle,‖www.therevival.co.uk/Revival_issue/vol5_iss2_quran_miracle.htm.
_____________________________________________________
RELATIVITETI I KOHËS | THE RELATIVITY OF TIME by Qur'an and Science on Thursday, April 26, 2012 at 11:52am ·
Sot, relativiteti I kohës është një fakt I vërtetuar shkencor. Kjo është zbuluar nga teoria e relativitetit e Ajnshtajnit gjatë
fillimit të shekullit 20. Deri atëherë, nuk ishte e njohur se koha ishte relative, apo se mund të ndryshojë në përputhje me
rrethanat. Por, shkencëtari I njohur Albert Einstein e vërtetoi këtë fakt me zbulimin e teorisë së relativitetit. Ai tregoi se koha
varet nga masa dhe shpejtësia.
Mirëpo, Kur‘ani tashmë kishte përfshirë informacionin në lidhje me relativitetin e kohës! Disa ajete për temën tregojnë:
“… një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju.” (Kurani i Shenjtë: Sureja 22, Ajeti 47)
“Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në
një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.” (Kurani i Shenjtë: Sureja 32, Ajeti 5)
“Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre
shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).” (Kurani i Shenjtë: Sureja 70, Ajeti 4)
Fakti që relativiteti I kohës përmendet aq qartësisht në Kur‘an, I cili filloj të shpallet në vitin 610, është më shumë dëshm i se
ky është një libër hyjnor.
KUR'ANI MBI ERRËSIRËN DHE NIVELET E LARTA TË GJITHËSISË | QUR'AN ON THE DARKNESS AND UPPER LEVELS OF THE SPACE by Qur'an and Science on Tuesday, April 24, 2012 at 9:21am ·
Allahu thotë:
“Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt
e fshehtësitë). Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të
magjepsur.” (Kurani I Shenjtë: Sureja 15, Ajetet 14-15)
Kjo është një foto e diellit gjatë eklipsës dhe e cila vërteton se gjithësia është e zhytur në errësirë
Kjo ngjashmëri është e mahnitshme, paraqet një fakt universal për të cilin njerëzimi ishte I padijshëm më herët dhe është
zbuluar vetëm gjatë kohës së eksplorimit të gjithësisë në vitet e gjashtëdhjeta. E tërë gjithësia është e ngulfatur në errësirë.
Drita e dukshme në tokë vërehet në rreth dyqind kilometra dhe përtej kësaj distance dielli duket si një disk I kaltër.
Errësira është prezente në cdo drejtim për shkak të rrallësisë së avullimit të ujit dhe grimcave të pluhurit. Larg nga cdo e
metë është Allahu I Cili na informoi ne për këtë realitet.
Kjo foto e ilustron hollësinë e shtresës së dritës e cila është vetëm rreth 200 kilometra ndërsa pjesa tjetër e Tokës vërehet
të jetë në errësirë
____________________
rrënjë më të thellë se 125 km. 24
Malet kanë rrënjë të thella nën sipërfaqen e tokës (Press and Siever, Earth, 413.)
Pjesa skematike. Malet, sikurse kunjët, kanë rrënjë të thella të ngulitura në tokë (Andre Cailleux and J. Moody Stuart,
Anatomy of the Earth (McGraw-Hill Companies: 1968), 220.)
Një ilustrim tjetër tregon se si malet kanë formën e kunjit, për shkak të rrënjëve të thella që kanë (Edward J. Tarbuck and
Frederick K. Lutgens, Earth Science (USA: Macmillan USA: 1993), 158.)
Malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të pllakave masive që formojnë korën e Tokës. Kur dy pllaka përplasen,
ajo që është më e fortë rrëshqet nën tjetrën, e ajo që mbetet përmbi lakohet dhe formon kodrat e malet. Shtresa e
poshtme vazhdon nën tokë dhe formon një zgjatje të thellë përfundi. Si pasojë, siç u tha më herët, malet kanë pjesë që
shtrihen poshtë, të mëdha sa edhe pjesët që shihen mbi Tokë.
Në një tekst shkencor, struktura e maleve përshkruhet si në vijim:
Aty ku kontinentet janë më të trasha, si në vargmale, korja zhytet thellë në mbulojë. 25
Profesori Siaveda, një gjeolog nënujor me renome botërore, e bëri komentin e mëposhtëm në lidhje me mënyrën se si malet
kanë kërcej të ngjashëm me rrënjët që i lidh ato për sipërfaqe:
Ndryshimi thelbësor ndërmjet maleve kontinentale dhe maleve oqeanike qëndron në materialin e tyre...Por emërtuesi i
përbashkët në të dy malet është se ato kanë rrënjë që i mbështesin. Në rastin e maleve kontinentale, materiali i lehtë me
dendësi të ulët nga malet zgjerohet poshtë nën tokë si një rrënjë. Edhe në rastin e maleve oqeanike ka gjithashtu material
të lehtë që mban malin si një rrënjë...Prandaj, sipas ligjit të Archimedes funksioni i rrënjëve është të mbështet malet. 26
Për më tepër, një libër i titulluar Earth nga Dr. Frank Press, ish Kryetar i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA, që
ende përdoret si libër në shumë univerzitete, thekson se malet janë sikurse hunjët dhe janë të futura thellë nën sipërfaqen e
Tokës. 27
Në ajete tjera ky rol i maleve është vënë në dukje nga një krahasim me ―shtyllat‖:
“A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë), Ndërsa kodrat shtylla?” (Kur‟an, 78:6-7)
Në një ajet tjetër është shpallur se Allahu ―kodrat ia përforcoi‖ (Kur‘an, 79:32). Fjala ―arsaha‖ në këtë ajet domethënë
―është rrënjosur, është pozicionuar, është ngulitur në tokë.‖ Me fiksimin e korës së Tokës ato parandalojnë çdarëdo
rrëshqitje mbi shtresën e magmës ose ndërmjet shtresave. Me pak fjalë, malet mund të krahasohen me gozhdat që mbajnë
copat e drurit së bashku. Në literaturën shkencore efekti fiksues i maleve është i njohur si izostazë. Izostaza është gjendja e
ekuilibrit ndërmjet forcës shtytëse të formuar nga shtresa e mbështjellësit dhe forcës shtypëse të formuar nga korja e
Tokës. Meqë malet humbin masë për shkak të erozionit, humbjes se dheut ose shkrirjes së akullnajave, ato mund të fitojnë
masë nga formimi i akullnajave, eksplodimeve vullkanike apo formimit të dheut. Prandaj, përderisa malet bëhen më të lehta
ato shtyhen më lartë nga forca shtytëse e zbatuar nga likuidet. Nga ana tjetër, sa më të rënda që bëhen ato shtypen më
shumë në mbështjellës nga forca e gravitetit. Ekuilibri ndërmjet këtyre dy forcave është vënë nga izostaza. Ky tipar
balancues i maleve përshkruhet me këto fjalë në burimet shkencore:
G.B Airy më 1855 sugjeroi se korja e Tokës mund të krahasohet me barkat e drurit që ludrojnë në ujë. Copat e trasha të
drurit notojnë më lartë mbi sipërfaqen e ujit se copat e holla dhe në mënyrë të ngjashme pjesët e trasha të korës së Tokës
do të notonin në një bazë likuide apo plastike me dendësi më të madhe. Airy kishe sugjeruar se malet kanë rrënjë të thellë
nga guri me dendësi të vogël që i mungon fushave. Katër vjet para se Airy publikoj punimet e tij, J.H.Pratt ofroj një
hipotezë alternative...Me këtë hipotezë kolonat e gurëve nën male duhet të kenë dendësi më të vogël për shkak të gjatësisë
së tyre më të madhe se kolonat më të shkurtëra nën fusha. Të dy hipotezat, e Airy dhe Pratt, nënkuptojnë se çrregullimet e
sipërfaqes janë të balancuara nga ndryshimet në dendësinë e gurëve nën tiparet kryesore (malet dhe fushat) të korës. Kjo
gjendje BALANCI përshkruhet si koncepti i IZOSTASËS. 28
Sot, ne e dimë se shtresa e jashtme shkëmbore e sipërfaqes së Tokës është e çarë nga shkarje të thella dhe e ndarë në
pllaka që notojnë mbi llavën e shkrirë. Për shkak që Toka rrotullohet shumë shpejt rreth boshtit të saj, po të mos ishte
efekti fiksues i maleve këto pllaka do të ndryshonin. Në një ngjarje të tillë, dheu nuk do mblidhej në sipërfaqen e Tokës, uji
nuk do të akumulohej në dhe, asnjë bimë nuk do të rritej dhe asnjë rrugë apo shtëpi nuk do të mund të ndërtohej. Thënë
shkurt, jetesa në Tokë do të ishte e pamundshme. Megjithatë, nëpërmjet mëshirës së Allahut malet shërbejnë si gozhda,
dhe në një masë të madhe, parandalojnë lëvizjen e sipërfaqes së Tokës.
“Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes” (Kur‟an, 38:18)
“Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të
mund të orientoheni.” (Kur‟an, 16:15)
Ky rol jetik i maleve, që është zbuluar nga hulumtimet moderne gjeologjike dhe seizmike, është shpallur në Kur‘an shekuj
më parë si një shembull i urtësisë supreme në krijesat e Allahut.
“Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë
me ju …” (Kur'an, 31:10)
24. www.wamy.co.uk/announcements3.html, from an address by Prof. Zighloul Raghib El-Naggar.
25. Carolyn Sheets, Robert Gardner, and Samuel F. Howe, General Science (Newton, MA: Allyn and Bacon Inc.: 1985), 305.
26. www.beconvinced.com/science/QURANMOUNTAIN.htm.
27. Frank Press, and Raymond Siever, Earth, 3rd ed. (San Francisco: W. H. Freeman & Company: 1982).
28. M. J. Selby, Earth's Changing Surface (Oxford: Clarendon Press: 1985), 32.
FORCA E GRAVITETIT DHE LËVIZJET E ORBITAVE | THE FORCE OF GRAVITY AND ORBITAL MOVEMENTS by Qur'an and Science on Wednesday, March 21, 2012 at 10:30am ·
SHQIP
Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën), Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në
strofkë). (Kurani i Shenjtë: Sureja 81, Ajetet 15-16)
Fjala ―khunnas‖ në Suren Tekwir, ajeti 15, mbart kuptime të tilla si ngushtim dhe mbulim, tërheqje dhe kthim prapa.
Shprehja Arabe e përkthyer si ―fshihen‖ në ajetin e 16-të është ―kunnas‖. Fjala ―kunnas‖ është shumësi i ―kanis‖ dhe I
referohet një rruge specifike: hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje apo gjërat që hyjnë në shtëpitë e tyre dhe
fshihen aty. Prapë në ajetin 16, fjala ―aljawari‖, shumësi I fjalës ―jariya‖ që dmth diqka që lëviz dhe noton, përkthehet si ―që
udhëtojnë‖. Duke pasur parasysh kuptimin e këtyre fjalëve, është shumë e mundur që këto ajete I referohen forcave
gravitacionale të planeteve dhe lëvizjeve të tyre rreth orbitave të veta.
Fjalët e përdorura në ajetet e mësiperme i përshkruajnë plotësisht lëvizjet e orbitave që rrjedhin nga forca e gravitetit. Nga
këto, fjala ―khunnas‖ I referohet tërheqjes së planeteve drejt qendrave të tyre si dhe tërheqjes së tyre drejt Diellit, I cili
është qendra e Sistemit tonë Diellor (Allahu e di më së miri). Forca e gravitetit ekzistonte në gjithësi qysh më parë, edhe
pse kjo forcë tërheqëse ishte e mundshme të zbulohej vetëm përmes formulave matematikore nga Sir Isaac Newton, I cili
jetoj gjatë shekujve 18 dhe 19. Fjala ―aljawari‖ në ajetin në vijim vë në theks lëvizjet orbitale që lindin si pasojë e forcës
centrifugale që I kundërvihet asaj tërheqëse. Nuk ka dyshim se përdorimi I fjalës ―aljawari‖ së bashku me ―khunnas‖
(tërheqje drejt qendrës, tkurrje) dhe ―kunnas‖ (shtegu, hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje) tregon një të vërtetë
shkencore të rëndësishme që askush nuk ka mundur ta dijë 1,400 vjet më parë (Allahu e di më së miri). Për më tepër, këto
ajete, një nga çështjet mbi të cilat betohet Kur‘ani, janë edhe një tregues i rëndësisë së çështjes.
EKZISTENCA E JETËS MIKROSKOPIKE | THE EXISTENCE OF MICROSCOPIC LIFE by Qur'an and Science on Monday, March 19, 2012 at 11:57am ·
SHQIP
I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka
ata nuk dinë. (Kur'an, 36:36)
…e Ai krijon çka ju (tash) nuk dini. (Kur'an, 16:8)
Ajetet e mësipërme tregojnë ekzistimin e formave të jetës të panjohura për njerëzit në kohën e shpalljes së Kur‘anit. Në të
vërtetë, me zbulimin e mikroskopit janë zbuluar edhe krijesa të reja tepër të vogla për t‘u parë nga syri i njeriut. Njerëzit pra
kanë filluar të mësojnë rreth ekzistencës së këtyre formave jetësore, të treguara në Kur‘an. Ajete të tjera që tregojnë për
ekzistencën e mikroorganizmave, të cilët janë të padukshme për syrin e njeriut dhe në përgjithësi përbëhen nga një qelizë e
vetme, shpall:
…Atij nuk mund t‟i shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se
janë të regjistruar në librin e qartë”. (Kur'an, 34:3)
…Zotit tënd nuk mund t‟i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe,
por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt. (Kur'an, 10:61)
Janë 20 herë më shumë anëtarë të kësaj bote sekrete që është e përhapur në të gjithë planetin, me fjalë tjera
mikroorganizma, se sa që ka kafshë në Tokë. Këto mikroorganizma, të padukshëm për syrin e njeriut, përfshijnë bakteriet,
virusat, kërpudhat, algat dhe Acarina (merimanga). Ata gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ekuilibrin e jetës
në Tokë. Për shembull cikli i azotit, një nga përbërësit themelor të formimit të jetës në Tokë, mundësohet nga bakteria.
Kërpudhat burimore janë elementi më i rëndësishëm në bimët që mundësojnë marrjen e mineraleve nga toka. Bakteriet në
gjuhën tonë parandalojnë helmimin nga ushqimi që përmban nitrate, të tilla si sallatat dhe mishi. Në të njëjtën kohë, disa
bakterie dhe alga specifike posedojnë aftësinë për të bërë fotosintezën, elementin themelor në jetën e Tokës, dhe t‘a ndajnë
këtë detyre me bimët. Disa anëtarë të familjes Acarina tretin substancat organike dhe i kthejnë ato në ushqime të
përshtatshme për bimët. Siç e kemi parë, këto forma të imta jetësore, për të cilat kemi mësuar vetëm përmes paisjeve
moderne teknologjike, janë thelbësore për jetën e njeriut.
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Kur‘ani tregoi për ekzistencën e gjallesave përtej atyre që mund të shihen me sy të lirë.
Kjo është edhe një mrekulli mbresëlënëse e përfshirë në ajetet e Kur‘anit.
CIKLI USHQIMOR | THE FOOD CYCLE by Qur'an and Science on Thursday, March 15, 2012 at 11:25am ·
SHQIP
S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të
gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni
(nga besimi)? (Kur'an, 6:95)
Siç shihet në diagram, bimët dhe kafshët e vdekura zbërthehen nga bakteriet dhe transformohen në minerale. Kjo
mbeturinë organike e absorbuar në tokë përbën ushqimin bazë për bimët. Ky cikël ushqyes është me rëndësi jetike për të
gjitha gjallesat.
Në ajetin e mësipërm vëmendja jonë tërhiqet në ciklin ushqimor për të cilin njerëzit në kohën e shpalljes së Kur‘anit nuk
kishin njohuri.
Kur një gjallesë vdes, mikroorganizmat shpejt e shkaktojnë dekompozimin e saj. Trupi i vdekur pastaj ndahet në molekula
organike që përzihen me tokën dhe formojnë burimin themelor të ushqimit për bimët, kafshët dhe, në fund, njerëzit. Po të
mos ishte ky cikël ushqyes, jeta do të ishte e pamundshme.
Bakteret janë përgjegjëse për përmbushjen e nevojave minerale dhe ushqimore për të gjithë gjallesat. Bimët dhe disa
kafshë, që mbesin gati plotësisht të vdekura (letargji) gjatë dimrit, ringjallen verës dhe përmbushin të gjitha nevojat e
mineraleve dhe ushqimit përmes aktiviteteve të bakterieve gjatë dimrit. Gjatë dimrit, bakteriet ndajnë mbetjet organike
(p.sh. bimët dhe kafshët e vdekura) dhe i kthejnë ato në minerale 162 Kështu, kur gjallesat rizgjohen në pranverë, ato e
gjejnë ushqimin të gatshëm dhe duke i pritur ata. Në saje të bakterieve, është kryer një ―pastrim pranveror‖ në ambientin e
tyre dhe është përgatitur sasia e nevojshme e ushqimit për natyrën ndërsa rikthehet në jetë në pranverë.Siç e kemi parë,
krijesat e vdekura luajnë një rol jetik në shfaqjen e të rejave. Ky tranzicion, i treguar në Kur‘an si ―Ai nxjerr të gjallin nga i
vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli‖, është kryer në mënyrën më perfekte. Kjo është një nga dëshmitë se
Kur‘ani është Fjala e Allahut.
162. Bilim ve Teknik (Science and Technology) 234 (May 1987) 17.
PROCESI I FOTOSINTEZËS NË MËNGJES | THE PROCESS OF PHOTOSYNTHESIS IN THE MORNING by Qur'an and Science on Monday, March 12, 2012 at 10:47am ·
Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë. Pasha agimin kur ia shkrep! (Kur'an, 81:17-18)
Drita është një nga elementet më thelbësore në kryerjen e fotosintezës. Fotosinteza ndryshon në proporcion me intenzitetin
dhe kohëzgjatjen e burimit të dritës. Me pranimin e rrezeve të Diellit në mëngjes, fotosinteza-me fjalë tjera, prodhimi i
oksigjenit fillon. Kur bimët I nënshtrohen fotosintezës, ato marrin dioksidin e karbonit, një gaz I dëmshëm që njerëzit nuk
mund të konsumojnë, nga ajri, dhe lëshojnë oksigjen. Oksigjeni, të cilin ne e thithim dhe I cili është burimi kryesor I jetës
tonë, është produkti kryesor I fotosintezës. Rreth 30% e oksigjenit në atmosferë prodhohet nga bimët në tokë, 70% i
mbetur prodhohet nga bimët dhe gjallesave njëqelizore në detëra dhe oqeane.
Fotosinteza është një proces kompleks, dhe një që shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta kuptojnë plotësisht. Ky proces nuk
mund të shihet me sy të lirë, sepse aparati përdorë atome dhe molekula. Megjithatë, ne mund të shohim rezultatet e
fotosintezës në oksigjenin që na mundëson ta thithim, dhe në produkte ushqimore që na mbajnë gjallë. Fotosinteza është
një sistem i cili përfshin formula të komplikuara kimike dhe njësi peshe, dhe në shkallë shumë të vogël, dhe të përbërë nga
ekuilibrat më të ndjeshëm. Ka triliona laboratore kimike që kryejnë këtë proces në të gjitha bimët e gjelbërta rreth nesh.
Furthermore, plants have been meeting our oxygen, food and energy needs non-stop for millions of year.
Veç kësaj, bimët kanë plotësuar nevojat tona për oksigjen, ushqim dhe energji për miliona vjet. Produktiviteti i fotosintezës
matet nga niveli i prodhimit të oksigjenit. Niveli më i lartë ëshë në mëngjes, kur rrezet e Diellit janë më të forta. Në agim,
gjethet fillojnë të djersiten, dhe fotosinteza rritet në përputhje me rrethanat. Pasdite, megjithatë, e kundërta zbatohet; me
fjalë tjera fotosinteza ngadalësohet, dhe rritet frymëmarrja sepse me ngritjen e temperaturës rritet gjithashtu djersitja.
Natën, me rënien e temperaturës, djersitja zvogëlohet dhe bimët pushojnë.
Termi ―itha tanaffasa‖ në Suren Tekëir, në lidhje me orët e mëngjesit, me fjalë të tjera, ―kur ia shkrep‖, është një referim
metaforik për frymëmarrjen apo frymëmarrjen e thellë. Ky term thekson në veçanti mënyrën se si fillon prodhimi i oksigjenit
në mëngjes, dhe se niveli më i lartë i oksigjenit, i domosdoshëm për frymëmarrje, lirohet në këtë kohë. Rëndësia e
fenomenit theksohet gjithashtu nga mënyra se si Allahu betohet mbi të. Mënyra se si Allahu tregon veprimin e fotosintezës
në këtë ajet, e që është një ndër zbulimet më të rëndësishme të shekullit 20, është një tjetër mrekulli shkencore e
Kur‘anit.
Fotosinteza është përdorimi i rrezeve të Diellit nga bimët dhe nganjëherë nga disa bakterie dhe forma jetësore njëqelizore
në mënyrë që të prodhojnë sheqer (karbohidrate) nga dioksidi i karbonit dhe uji. Si rezultat i këtij reaksioni, energjia në
rrezet e Diellit ruhet brenda molekulës së prodhuar të sheqerit. Formula e mëposhtme përmbledh reaksionin që ndodh gjatë
procesit me të cilin energjia e papërdorshme diellore transformohet në energji të përdorshme kimike:
6H2O + 6CO2 ---PHOTOSYNTHESIS---> C6H12O6+ 6O2
(6 molekula uji + 6 molekula dioksidi të karbonit kthehen në 1 molekulë sheqeri dhe 6 molekula oksigjeni me anë të
procesit të fotosintezës).
ERRËSIRA NË DETËRA DHE VALËT E BRENDSHME | DARKNESS IN THE SEAS AND INTERNAL WAVES by Qur'an and Science on Friday, March 2, 2012 at 9:29am ·
Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e
dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i
jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë. (Kur'an, 24:40)
Matjet e kryera me teknologjinë e sotme kanë zbuluar se midis 3 dhe 30 përqind e dritës së diellit reflektohet në sipërfaqen
e detit. Pastaj, pothuajse të gjitha nga shtatë ngjyrat spektrit të dritës absorbohen, njëra pas tjetrës, në 200 metrat e parë,
me përjashtim të dritës së kaltërt (foto në të majtë). Nën thellësinë prej 1,000 metra nuk ka dritë fare (foto e mësipërme).
Ky fakt shkencor është përmendur në Suren Nur 40 në Kur‘an 1,400 vjet më parë.
Në detëra dhe oqeane të thella, errësira gjendet në një thellësi prej 200 metra e më thellë. Në këtë thellësi, ka shumë pak
dritë, dhe nën thellësinë prej 1,000 metra nuk ka fare dritë. 61
Sot, ne dijmë për formimin e përgjithshëm të detit, karakteristikat e gjallesave që jetojnë në të, kripësinë e tij, si dhe sasinë
e ujit që përmban, sipërfaqen dhe thellësinë. Nëndetëset dhe pajisjet speciale, të zhvilluara me teknologji moderne, i kanë
mundësuar shkencëtarëve të sigurojnë informacione të tilla.
Fotografia poshtë paraqet valët e brendshme në kufirin mes dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e ulët
është më e dendur se ajo e larta. Ky fakt shkencor, I shpallur në Suren Nur 40 të Kur‘anit para 14 shekujve, është zbuluar
nga shkencëtarët e sotëm vetëm kohët e fundit.
Qeniet njerëzore nuk janë në gjendje të zhyten në thellësi prej më shumë se 70 metra pa ndihmën e pajisjeve të veçanta.
Ata nuk mund të mbijetojnë pa ndonjë ndihmë në thellësitë e errëta të oqeaneve, të tilla si në një thellësi prej 200 metra.
Për këto arsye, shkencëtarët vetëm kohët e fundit kanë qenë në gjendje të zbulojnë informata të detajuara rreth detërave.
Megjithatë, që thellësia e detit është e errët është shpallur në Kur‘an 1,400 vite më parë. Kjo është sigurisht një prej
mrekullive të Kur‘anit që një informacion i tillë është dhënë në një kohë kur nuk kishte pajisje për t‘i mundësuar njeriut të
zhytej në thellësi të oqeaneve.
Përveç kësaj, deklarata në Suren Nur 40 ―...si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e
dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet...‖ tërheq vëmendjen tonë për një tjetër
mrekulli të Kur‘anit. Vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se ka valë nënsipërfaqësore, të cilat ―shfaqen në kufijtë
e dendësisë ndërmjet shtresave të dendësive të ndryshme.‖ Këto valë të brendshme mbulojnë ujërat e thella të detërave
dhe oqeaneve sepse ujërat e thella kanë një dendësi më të lartë se uji mbi të. Valët e brendshme veprojnë sikurse valët
sipërfaqësore. Ato mund të ndërprehen, sikurse valët sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të vërehen nga syri i
njeriut, por mund të zbulohen duke studiuar ndryshimin e temperaturës apo kripësisë në një vend të caktuar. 62
Deklaratat në Kur‘an korrespondojnë me shpjegimin e mësipërm. Sigurisht, ky fakt, që shkencëtarët kanë zbuluar vetëm
kohët e fundit, tregon edhe njëherë se Kur‘ani është fjala e Allahut.
61. Danny Elder, and John Pernetta, Oceans (London: Mitchell Beazley Publishers: 1991), 27.
62. M. Grant Gross, Oceanography, A View of Earth, 6th ed. (Englewood Cliffs: Prentice-Hall Inc.: 1993), 205.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KRIJIMI NGA TYMI I NXEHTË | CREATION FROM HOT SMOKE by Qur'an and Science on Wednesday, February 29, 2012 at 10:04am ·
SHQIP
Fotografia paraqet Big Bang-un, i cili tregoi edhe njëherë se Allahu krijoi gjithësinë nga asgjëja. Big Bang-u është një teori
që është vërtetuar me dëshmi shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të avancojnë argumentet kundër Big
Bang-ut, provat shkencore kanë bërë që teoria e Big Bang-ut të jetë plotësisht e pranuar nga komuniteti shkencorë.
Shkencëtarët sot janë në gjendje të vrojtojnë formimin e yjeve nga retë e gazit të nxehtë. Formimi nga një masë e ngrohtë
e gazit vlen edhe për krijimin e gjithësisë. Krijimi i gjithësisë, siç përshkruhet në Kur‘an, konfirmon këtë zbulim shkencor në
ajetin vijues:
Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet
për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)" Mandej e mësyu qiellin (krijimin e
qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim
me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë!” (Kur'an, 41:10-11)
Fjala Arabe për ―tym‖ në ajetin e mësipërm është ―dukhanun‖, e cila përshkruan tymin e nxehtë kozmik në fjalë. Kjo fjalë në
Kur‘an e përshkruan këtë tym me shumë saktësi sepse ajo është një trup i ngrohtë i gazit që përmban grimca të lëvizshme
të lidhura me substanca të ngurta. Këtu Kur‘ani ka përdorur fjalën më të përshtatshme nga gjuha Arabe për të përshkruar
shfaqjen e kësaj faze të gjithësisë. Le të vëjmë re se vetëm në shekullin e 20 shkencëtarët kanë zbuluar se gjithësia u shfaq
nga një gaz i nxehtë në formën e tymit. 5
Fakti që një informacion i tillë rreth krijimit të gjithësisë është dhënë në Kur‘an është asgjë më pak se një mrekulli e
Kur‘anit.
5. Dr. Mazhar U. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an (New York, USA: Crescent Publishing House: 1998), 52.
FAZAT E FORMIMIT TË ERËS | THE STAGES OF WIND FORMATION by Qur'an and Science on Monday, February 27, 2012 at 10:15am ·
...edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente. (Kur'an, 45:5)
Diagrami anesor tregon formimin e rrymave te ajrit dhe ererat ne Toke.
Era është një lëvizje e ajrit e cila formohet në mes të dy qendrave me temperatura të ndryshme. Për shkak të shtypjeve të
ndryshme të shkaktuara nga temperaturat e ndryshme në atmosferë, ajri vazhdimisht qarkullon nga hapësirat me shtypje të
lartë në hapësirat me shtypje të ulët. Nëse ndryshimet në mes të qendrave të shtypjes, me fjalë të tjera temperaturat në
atmosferë, janë të mëdha, lëvizja e erës është shumë e fuqishme, madje aq e fuqishme sa që tornado të cilat mund të
shkaktojnë dëme të tmerrshme mund të formohen.
Ajo që është mahnitëse këtu është se, pavarësisht zonave me temperatura dhe shtypje të ndryshme të tilla si ekuatori dhe
polet, duke iu falënderuar rendit në atë që ka krijuar Allahu, Toka jonë nuk ëshë e ekspozuar ndaj erërave të ashpra
shkatërruese. Po të mos ndalohej fuqia e erërave që do të fryenin në mes të poleve dhe ekuatorit, Toka do të bëhej një
planet I vdekur që goditet vazhdimisht nga tornadot.
Në shprehjen Arabe ―tasreefi rriyah‖ në ajetin e mësipërm, fjala ―tasreef‖ do të thotë ―kthim prapa disa herë, drejtim,
formësimi I diqkaje, menaxhimi, shpërndarja.‖ Zgjedhja e kësaj fjalë për erën përshkruan plotëisht mënyrën se si fryen era
në një mënyrë të rregullt. Është gjithashtu një shprehje e qartë e faktit që era nuk fryen rastësisht. Është Allahu që I
drejton erërat në mënyrë të tillë që ta bëjë të mundshme jetën njerëzore.
HUMBJA E TOKËS NË SKAJE | LAND LOSS AT THE EXTREMITIES by Qur'an and Science on Wednesday, February 22, 2012 at 9:26am ·
A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj? (Kur'an, 13:41)
… A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj?… (Kur'an, 21:44)
NJË LËMSH GJIGANT I ZJARRIT
Shpërthimet rrotulluese solare të vazhdueshme janë të mbushura me gaz heliumi të jonizuar në temperaturë prej 60,000
gradë Celzius (Siç vërehet nga sateliti SOHO në dritën ekstreme ultravjollce)
Toka bombardohet me grimcat e protonit, elektronit dhe alpha nga Dielli. Këto erëra solare janë aq të fuqishme sa për t‘a
ndarë atmosferën nga Toka. Megjithatë, do të duhej rreth pesë herë më gjatë se jetëgjatësia totale e Diellit me ritmin e
tashëm të humbjes së materies (më së shumti 3 kg për sekondë), që atmosfera të shpenzohej. 31 Kjo për shkak se duke ju
falendëruar fushës së fuqishme magnetike të formuar në atmosferë nga magnetosfera, Toka në një farë mase është e
mbrojtur nga ky erozion i fuqishëm. Humbja e joneve – oksigjeni, heliumi dhe hidrogjeni, të shpërndara në shtresën e
jonosferës në thellësitë e qiellit është e përmasave shumë më të vogla se shtresa e madhe e ajrit që rrethon Tokën. Edhe
kështu, sasia që rrjedh në qiell është megjithatë një masë e konsiderueshme. 32
Duke ju falendëruar anijeve kozmike të NASA-s, hulumtuesit kanë marrë dëshmi konkrete se shpërthimet e energjisë në
Diell shkaktojnë shpërndarjen e oksigjenit dhe gazërave të tjera në qiell nga shtresa e jashtme e atmosferës së Tokës.
Shkencëtarët së pari vërejtën se Toka pëson humbje të materies nga shtresat e saj të jashtme më 24-25 Shtator, 1998 33
Megjithatë, ndodh që ajetet e mësipërme janë duke iu referuar humbjes së dheut në Tokë në një vështrim tjetër.
Në kohën e tashme, akullnajat e poleve janë duke u shkrirë dhe niveli i ujit në oqeane është duke u rritur. Sasia në rritje e
ujit është duke mbuluar gjithnjë e më shumë tokë. Përderisa zonat bregdetare zhyten nën ujë, sipërfaqja e tokës ose sasia
e përgjithshme e tokës është në rënië. 34 Shprehja ―pakësimin e tokës nga anët e saj‖ në ajetet e mësipërme mund të iu
referohet zonave bregdetare të mbuluara nga uji.
Një raport mbi këtë temë i New York Times lexon:
Gjatë shekullit të kaluar, temperatura mesatare e rruzullit tokësor është ngritur për 1 gradë Fahrenheit, dhe shkalla e
ngrohjes është rritur në çerek-shekullin e fundit. Kjo është një sasi e konsiderueshme...Studime të mëparshme të
vëzhgimeve të satelitëve dhe nëndetëseve duket të kenë vërejtur një tendencë ngrohjeje në rajonin e polit verior dhe rritje
të mundësive për shkrirjen e akullnajave. Shkencëtarët në Goddard Space Science Institute, një qendër hulumtimi e NASA-
së në Manhattan, krahasuan të dhënat nga nëndetëset më 1950-at dhe 1960-at me ato të 1990-ave, dhe vërtetuan se akulli
përgjatë gjithë pellgut të Arktikut ishte tëholluar për 45%.
Imazhet satelitore kanë zbuluar se niveli i shtresave të akullit është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e
fundit. 35
Zbulimet e bëra gjatë fundit të shekullit 20 na ndihmojnë të kuptojmë urtësinë e Sures Rra‘d 41 dhe Sures Enbija 44.
2. 8 minuta : Rrezatimi Ultraviolet dhe emetimet e rrezeve X që udhëtojnë me shpejtësinë e dritës mund të bllokojnë radio
transmetimet.
3. 30 minuta: Grimcat e mbushura me energji të nivelit të lartë mund të kërcënojnë satelitët dhe avionët që fluturojnë në
lartësi të mëdha.
4. Ndërmjet 48 minuta dhe 96 orë: Fusha magnetike e Tokës ndërprehet nga grimca masive diellore. Efekti i kësaj është
rrezikues për rrjetet elektrike.
5. MAGNETOSFERA është një rajon në qiell i pushtuar nga fusha magnetike e Tokës. Zakonisht shtrihet deri në 64,000
kilometra (40,000 milje) drejt Diellit, edhe pse stuhitë e fuqishme diellore mund të kompresojnë magnetosferën deri në
42,000 kilomera (26,000 milje), duke i lënë jashtë satelitët të ekspozuar ndaj erërave solare.
Kjo humbje në ekstreme, siç është shpallur nga Allahu, mund të kuptohet në dritën e një tjetër fakti shkencor të shpallur në
Kur‘an. Fakti se Toka, e cila rrotullohet rreth boshtit të vet, ka formë sferike, është një fakt që ka fituar pranim në shekujt e
fundit.
Studimet kanë zbuluar se Toka është duke u fryrë në ekuator.
Studimet kanë zbuluar se diametri ekuatorial i Tokës zgjerohet nën efektin e forcave që rrjedhin nga ky rrotullim, dhe se
është i ngjeshur në skajet e tij, me fjalë të tjera polet. Gjithashtu, për shkak se Toka është në rrotullim të vazhdueshëm ky
ndryshim vazhdon të ndodhë.
Vërtet, termi ―nanqusu‖ në Suren Rra‘d 41, përkthyer si pakësojmë‖, tregon se ky proces i erozionit është në vazhdimësi.
Është forca e gravitetit që i ka dhënë trupave qiellor sikurse Toka formën e tyre sferike. Sidoqoftë, forma nuk është
saktësisht sferike; ajo disi sheshohet në pole dhe trashet në ekuator. Sipas shifrave të NASA, rrezja e Tokës është 6,379.1
km (3,963.2 miles) në ekuator por vetëm 6,356.8 km (3,949.9 miles) nga njëri pol në tjetrin. 36 Ky është një ndryshim prej
rreth 0.3%.
Ky model i formës së Tokës është propozuar nga Sir Issac Neëton më 1687. Kjo e vërtetë, e shpallur në Kur‘an 1,400 vite
më parë, është një tjetër mrekulli shkencore.
Titull: Studimet kanë zbuluar se Toka është duke u fryrë në ekuator.
“All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një serozitet të caktuar. Në to më të vërtetë ka fakte për besimtarët"
(Kur‟an, 29:44)
______________________
31. ―Press Release,‖ Swedish Institute of Space Physics (IRF), 9 March 2001,www.irf.se/press/press_010309eng.html.
32. ―Solar Wind Blows Some of Earth‘s Atmosphere into Space,‖
NASA,http://science.nasa.gov/newhome/headlines/ast08dec98_1.htm.
33. Ibid.
34. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, 115.
35. John Noble Wilford, ―Ages-Old Icecap at North Pole Is Now Liquid, Scientists Find,‖ New York Times, 19 August
2000, www.planetwaves.net/polar_NYT.html.
36. http://nssdc.gsfc.nasa.gov/planetary/factsheet/earthfact.html.
TRAJEKTORJA E DIELLIT | THE SUN'S TRAJECTORY by Qur'an and Science on Monday, February 20, 2012 at 12:01pm ·
SHQIP
Në Kur‘an është theksuar se Dielli dhe Hëna ndjekin trajektore specifike:
“Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë”(Kur‘an, 21:33)
Fjala ―noton‖ e përdorur në ajetin e mësipërm është e përkthyer nga fjala Arabe ―sabaha‖ dhe përdoret për të përshkruar
lëvizjen e Diellit në gjithësi. Fjala dmth se Dielli nuk lëviz rastësisht nëpër gjithësi por se rrotullohet rreth boshtit të tij dhe
ndjek rrugën e tij të përcaktuar. Është theksuar edhe në një tjeter ajet fakti që Dielli nuk është I fiksuar në një pozitë por
për më tepër ndjek një trajektore të veçantë:
“Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i
ngadhënjyesit, të dijshmit” (Kur‘an, 36:38)
Këto fakte të parashtruara në Kur‘an u zbuluan vetëm me anë të përparimeve astronomike në kohën tonë. Sipas
kalkulimeve të astronomëve, Dielli lëviz përgjatë një rruge të njohur si Kulmi Diellor, në rrugën e yllit Vega, me një shpejtësi
të jashtëzakonshme prej 720,000 km/h. Në terme të përafërta, kjo tregon se Dielli përshkon diku rreth 17.28 milion km në
ditë. Sikurse edhe Dielli, të gjitha planetet dhe satelitët brenda fushës së tij gravitacionale përshkrojnë distancë të njëjtë.
FAZAT E FORMIMIT TË ERËS | THE STAGES OF WIND FORMATION by Qur'an and Science on Saturday, February 18, 2012 at 11:37am ·
...edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente. (Kur'an, 45:5)
Diagrami anesor tregon formimin e rrymave te ajrit dhe ererat ne Toke.
Era është një lëvizje e ajrit e cila formohet në mes të dy qendrave me temperatura të ndryshme. Për shkak të shtypjeve të
ndryshme të shkaktuara nga temperaturat e ndryshme në atmosferë, ajri vazhdimisht qarkullon nga hapësirat me shtypje të
lartë në hapësirat me shtypje të ulët. Nëse ndryshimet në mes të qendrave të shtypjes, me fjalë të tjera temperaturat në
atmosferë, janë të mëdha, lëvizja e erës është shumë e fuqishme, madje aq e fuqishme sa që tornado të cilat mund të
shkaktojnë dëme të tmerrshme mund të formohen.
Ajo që është mahnitëse këtu është se, pavarësisht zonave me temperatura dhe shtypje të ndryshme të tilla si ekuatori dhe
polet, duke iu falënderuar rendit në atë që ka krijuar Allahu, Toka jonë nuk ëshë e ekspozuar ndaj erërave të ashpra
shkatërruese. Po të mos ndalohej fuqia e erërave që do të fryenin në mes të poleve dhe ekuatorit, Toka do të bëhej një
planet I vdekur që goditet vazhdimisht nga tornadot.
Në shprehjen Arabe ―tasreefi rriyah‖ në ajetin e mësipërm, fjala ―tasreef‖ do të thotë ―kthim prapa disa herë, drejtim,
formësimi I diqkaje, menaxhimi, shpërndarja.‖ Zgjedhja e kësaj fjalë për erën përshkruan plotëisht mënyrën se si fryen era
në një mënyrë të rregullt. Është gjithashtu një shprehje e qartë e faktit që era nuk fryen rastësisht. Është Allahu që I
drejton erërat në mënyrë të tillë që ta bëjë të mundshme jetën njerëzore.
IDENTITETI NË SHENJAT E GISHTËRINJVE | THE IDENTITY IN THE FINGERPRINT by Qur'an and Science on Wednesday, February 15, 2012 at 8:54am ·
Çdo njeri, përfshirë edhe binjakët identik, ka shenjat e gishtërinvje unike. Me fjalë tjera, identitetet e njerëzve janë të
koduara në majat e gishtërinjve. Ky sistem kodimi mund të krahasohet me sistemin e barkodeve që përdoret sot.
Ndërsa është theksuar në Kur‘an se është e lehtë për Allahun të ringjall njeriun pas vdekjes, shenjat e gishtërinjve të
njerëzve theksohen në veçanti:
Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
(Kur'an, 75:4)
Theksimi I shenjave të gishtërinjve ka një kuptim të veçantë. Kjo për shkak se format dhe detajet në shenjat e gishtërinvje
janë unikat për secilin individ. Çdo person i cili është i gjallë apo që ka jetuar ndonjëherë në këtë botë ka gjurmën unike të
gishtërinjve. Për më tepër, edhe binjakët identik që kanë të njëjtën ADN kanë secili shenjat unike të gishtërinjve.105
Shenjat e gishtërinjve marrin formën e tyre përfundimtare para lindjes dhe mbesin të njëjtë gjatë gjithë jetës përveç nëse
ndonjë mbresë e përhershme shfaqet. Kjo është arsyeja pse shenjat e gishtërinjve janë të pranuara si një dëshmi shumë e
rëndësishme e identitetit, ekskluzive për pronarin e tyre. Shkenca e shenjave të gishtërinjve është përdorur si një metodë e
pagabueshme e përcaktimit të identitetit.
Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është se kjo veçori e shenjave të gishtërinvje është zbuluar vetëm në shekullin e 19-
të. Para kësaj, njerëzit i konsideronin vetëm si lakesa të rëndomta pa ndonjë domethënie apo rëndësi të veçantë.
Vlefshmëria e teknikës për përaktimin e identiteti përmes shenjave të gishtërinjve është konfirmuar nga organizata të
ndryshme policore gjatë 25 viteve të fundit dhe është metodë e miratuar ligjërisht. Asnjë teknologji e verifikimit të identitetit
në kohën tonë jep rezultate aq efektive sikurse shenjat e gishtërinjve. Përdorimi i shenjave të gishtërinjve për përcaktimin e
identitetit është përdorur në proceset ligjore gjatë 100 viteve të fundit dhe posedon miratim ndërkombëtar.― ―Çka janë
shenjat e gishtërinjve?
Në librin e tij Teknikat e Shenjave të Gishtërinjve, A.A. Moenssens analizon mënyrën si secili individ ka shenjat unikë të
gishtërinjve:
... asnjëherë nuk ka ndodhur të përshtaten plotësisht dy shenja të gishtërinjve të ndryshëm. Andre A. Moenssens, ―A është
identifikimi i gishtërinjve një Shkencë?‖ (www.forensic-evidence.com/site/ID/ID00004_2.html#ID1.)
105. (www.ridgesandfurrows.homestead.com/fingerprint.html.)
ZONA QË KONTROLLON LËVIZJET TONA | THE REGION THAT CONTROLS
OUR MOVEMENTS by Qur'an and Science on Monday, February 13, 2012 at 11:00am ·
Le të ketë kudjes! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. Ballin rrenacak, mëkatarë.
(Kur‟an, 96:15-16)
Shprehja, ―balli rrenacak, mëkatar‖ në ajetin e mësipërm është më interesante. Hulumtimet e kryera në vitet e fundit kanë
zbuluar se zona paraballore, që është përgjegjëse për menaxhimin e funkcioneve të caktuara të trurit, ndodhet në pjesën
ballore të kokës. Shkencëtarët zbuluan funkcionet e kësaj zone, të cilën e përmendi Kur‘ani 1,400 vjet më parë, vetëm në
60 vitet e fundit. Nëse shikojmë brendësinë e trurit në pjesën e përparme të kokës, do të gjejmë pjesën e përparme të
trurit. Një libër i titulluar Essentials of Anatomy and Physiology, e cila përfshin rezultatet e hulumtimit të fundit mbi
funksionet e kësaj zone, thotë:
Motivimi dhe largpamësia për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit frontal, zonën
paraballore. Ky është një rajon i asociacionit të kafkës...63
Libri gjithashtu thotë:
Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, zona paraballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit...64
Pra, kjo zonë e trurit është përgjegjës për planifikimin, motivimin, dhe nxitjen e sjelljeve të mira dhe të këqija, dhe është
përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetës.
Është e qartë se shprehja ―floku rrenacak, mëkatar‖ korrespondon plotësisht me shpjegimet e mësipërme. Përsëri, ky fakt
që shkencëtarët kanë zbuluar vetëm në 60 vitet e fundit, u shpall nga Allahu në Kur‘an shekuj më parë.
63. Rod R. Seeley, Trent D. Stephens, and Philip Tate, Essentials of Anatomy & Physiology, 2nd ed. (St. Louis: Mosby-Year
Book Inc.: 1996), 211. Also Charles R. Noback, N. L. Strominger, and R. J. Demarest, The Human Nervous System,
Introduction and Review, 4th ed. (Philadelphia: Lea & Febiger: 1991), 410-411.
64. Seeley, Stephens, and Tate, Essentials of Anatomy & Physiology, 211.
GRIMCAT NËN-ATOMIKE | SUB-ATOMIC PARTICLES by Qur'an and Science on Friday, February 3, 2012 at 8:57am ·
Pas zhvillimit të teorisë atomike të filozofit Grek Democritus, njerëzit besonin se materia përbëhet nga grimcat e
pathyeshme dhe të pandashme, të njohura si atome. Megjithatë, përparimet në studimin e atomeve e kanë hedhur poshtë
këtë nocion. Në kohën e tashme, shkenca moderne ka zbuluar se atomi, i konsideruar më parë si grimca më e vogël, në fakt
mund të ndahet. Ky fakt doli në shesh tek në shekullin e kaluar, por është shpallur në Kur‘an 1,400 vjet më parë:
“… Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se
janë të regjistruar në librin e qartë". (Kur'an, 34:3)
“Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe,
por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.” (Kur'an, 10:61)
Këto ajete i referohen ―atomit‖ dhe grimcave akoma më të vogla.
1. Materia e zakonshme përbëhet nga atomet e lidhura së bashku nga forca elektromagnetike për të formuar molekulat.
Këto molekula bashkohen për të formuar gjërat e ngurta, lëngjet dhe gazërat.
2. Atomet përbëhen nga një bërthamë e dendur, e rrethuar nga një re elektronesh. Forca elektromagnetike i mban
bërthamën dhe elektronet së bashku.
3. Bërthama përbëhet nga protonet dhe elektronet të mbajtura së bashku nga një forcë e fuqishme bërthamore.
4. Protonet dhe neutronet përbëhen nga tri kuarke secili dhe janë të mbajtura së bashku nga një forcë e fuqishme nukleare.
Deri para 20 vjetësh, besohej se grimcat më të vogla që përbëjnë atomin janë protonet dhe neutronet. Vetëm në kohët e
fundit, megjithatë, janë zbuluar thërrmija edhe më të vogla nga të cilat përbëhen vet atomet. Një degë e specializuar e
fizikës, e quajtur ―fizika e grimcave‖, u shfaq për të studiuar këto ―nën-grimca‖ dhe sjelljet e tyre të veçanta. Hulumtimi I
―fizikës së grimcave‖ ka zbuluar se protonet dhe neutronet që përbëjnë atomet, në fakt përbëhen nga nën-grimca të
njohura si Kuarket. Madhësia e këtyre Kuarkeve, komponentet bazë të protoneve, madhësia e vogël e të cilave është përtej
konceptimit njerëzor, është e habitshme: 10-18 (0.000000000000000001 e një metre).49
Një tjetër pikë e denjë të theksohet është se këto ajete tërheqin vëmendje të veçantë në peshën e atomit. Fjala ―mithqal,
në shprehjen ―mithqali tharratin‖ (e peshës të një atomi) në ajetin e mësipërm, do të thotë ngarkesa. Në fakt, është zbuluar
se protonet, neutronet dhe elektronet të cilat formojnë atomin janë gjithashtu përzierje të cilat i japin atomit peshën e tij.
Prandaj, është edhe një mrekulli shkencore e Kur‘anit që vëmendja është tërhequr në peshën e atomit e jo në madhësinë
apo çfarëdo funksioni tjetër të tij.
49. L.M. Ledermann, and D.N. Schramm, ―Demonstration: Die Bausteine der Materie,‖ 1989,http://i115srv.vu-
wien.ac.at/physik/ws95/w9560dir/w9561d10.htm.
EKZISTENCA E SHOQËRIVE SHTAZORE | THE EXISTENCE OF ANIMAL
SOCIETIES by Qur'an and Science on Wednesday, February 1, 2012 at 9:14am ·
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të
ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). (Kur'an, 6:38)
Si rezultat I studimit modern të ekologjisë së shtazëve dhe zogjëve, ne e dijmë që të gjitha kafshët dhe zogjtë jetojnë në
formën e shoqërive të veçanta. Studimet e gjata dhe me spektër të gjërë kanë treguar se ekziston një mënyrë më
sistematike shoqërore në mesin e kafshëve.
Për shembull, bletët e mjaltit, jeta shoqërore e të cilëve çudit shkencëtarët, ndërtojnë foletë e tyre në koloni në zgavrrat e
drunjve apo fusha tjera të mbuluara. Nje koloni e bletëve përbëhet nga mbretëresha, disa qindra mashkuj dhe 10-80.000
punëtorë.
Siç e kemi përmendur tashmë, ka vetëm një mbretëreshë në secilën koloni dhe detyra e saj thelbësore është hedhja e
vezëve. Përveç kësaj, ajo sekreton substanca të rëndësishme të cilat mbajnë unitetin e kolonisë dhe lejojnë funksionimin e
sistemit brenda kosheres. Funksioni I vetëm I mashkujve është fekondimi I mbretëreshës. Të gjitha funksionet tjera, të tilla
si ndërtimi I kombinezonit të mjaltit në koshere, mbledhja e ushqimit, formimi I xhelatinës mbretërore, rregullimi I
temperaturës së kosheresë, pastrimi dhe mbrojtja janë të kryera nga punëtorët. Ekziston rend në çdo fazë të jetës në
koshere. Të gjitha detyrat, nga përkujdesja për larvat deri te sigurimi I nevojave të përgjithshme për kosheren, kryhen pa
asnjë gabim.
Pavarësisht që kanë numrin më të madh në botë, milingonat gjithashtu shfaqin një rend që mund të shërbej si shembull për
njerëzimin në shumë sfera: teknologji, punë kolektive, strategji luftarake, rrjet të avancuar komunikimi, rend hierarkik,
diciplinë dhe planifikim të përsosur të qytetit. Milingonat jetojnë në shoqëri të njohura si koloni dhe në rregull të tillë në mes
vete saqë dikush mund të mendoj se ata kanë një civilizim të ngjashëm me njerëzit.
Meqë milingonat prodhojnë dhe deponojnë ushqimin e tyre, ata gjithashtu kujdesen për të vegjëlit e tyre, mbrojnë koloninë
dhe nxisin luftë kundër armiqve të tyre. Ka madje edhe koloni të cilat angazhohen në ―qepje‖, ―bujqësi‖ dhe ―rritjen e
kafshëve‖. Këto kafshë kanë një rrjet shumë të fuqishëm komunikimi ndërmjet tyre. Organizimi I tyre shoqëror dhe
mjeshtëria janë shumë më të larta se të çdo gjallese tjetër. (Shih Harun Yahya, The Miracle in the Ant, Goodëord Books,
2001)
Kafshët shoqërore me jetë të rregullt gjithashtu veprojnë së bashku në përballje me rrezikun. Për shembull, kur shpendët
grabitqar si gjeraqinat apo hutat hyjnë në rajon, shpendët e vegjël I rrethojnë këta zogj në masë. Ata pastaj prodhojnë një
tingull të veçantë për të thirrë shpendë të tjerë në këtë zonë. Sjellja agresive e shfaqur nga masa e shpendëve të vegjël
zakonisht I largon grabitqarët. 143
Një tufë e shpendëve fluturon se bashku mbron të gjithë anëtarët e saj në të njëjtën mënyrë. Për shembull, një tufë e
gargullve që fluturojnë së bashku lënë një distancë të madhë ndërmjet njëri-tjetrit. Kur e shohin një gjeraqinë ata e
zvogëlojnë distancën në mes tyre. Ata në këtë mënyrë e vështirësojnë hyrjen e gjeraqinës në mes të tufës. Edhe nëse
gjeraqina e bënë këtë, ajo do të veproj në dëm të saj. Krahët e saj do të dëmtohen dhe do t‘I pamundësohet gjuetia. 144
Gjitarët gjithashtu veprojnë në harmoni kur grupi I tyre sulmohet. Për shembull, zebrat I largojnë të rinjtë e tyre në mes të
tufës kur ikin nga armiqtë. Delfinët gjithashtu notojnë në grupe dhe luftojnë armikun e tyre më të madh, peshkaqenët, si
një grup. 145
Ka shembuj të panumërt dhe një numër shumë të madh të detajeve lidhur me jetën shoqërore të kafshëve. Këto fakte të
siguruara për kafshët janë rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare. Siç e kemi parë, informata e dhënë për kafshët në Kur‘an –
si në të gjitha fushat- tregon se libri I Islamit është me të vërtetë Fjala e Allahut.
143. Edward O. Wilson, Sociobiology: The New Synthesis (England: The Belknap Press of Harvard University Press: 1975),
123.
144. Russell Freedman, How Animals Defend Their Young (USA: Penguin USA: 1978), 69.
145. Ibid., 66-67.
KOMUNIKIMI I MILINGONAVE | ANT COMMUNICATION by Qur'an and Science on Monday, January 30, 2012 at 9:00am ·
Kur‘ani tregon, kur rrëfen për jetën e Profetit Sulejman (as), se milingonat kanë një system komunikimi:
Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja
që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur". (Kur'an, 27: 18)
Hulumtimet shkencore mbi milingonat kanë zbuluar se këto insekte të imta kanë një jetë shumë të organizuar shoqërore
dhe se, si një nevojë e këtij organizimi, ata gjithashtu kanë një rrjet shumë kompleks komunikimi. Për shembull, National
Geographic njofton se:
E madhe dhe e vogël, një milingonë bartë në kokën e saj organe të shumta shqisore për pranimin e sinjaleve kimike dhe
vizuale, me rëndësi jetike për kolonitë që mund të përmbajnë një million apo më shumë punëtorë, të gjithë prej të cilave
janë femra. Truri përmban gjysmë milioni qeliza nervore; sytë janë kompleks; antenat veprojnë si hundë dhe maja të
gishtërinjve. Majet përfundi gojës ndjejnë shijen; kimet reagojnë ndaj prekjeve. 159
Edhe në qoftë se nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, milingonat përdorin shumëllojshmëri të metodave për komunikim duke
iu falendëruar organeve të tyre shumë të ndjeshme shqisore. Ato përdorin këto organe në çdo kohë, nga gjetja e presë deri
të përcjellja e njëri-tjetrit, dhe nga ndërtimi I foleve të tyre deri te zhvillimi I luftës. Me 500.000 qeliza nervore të ngjeshura
në trupat e tyre prej 2-3 mm, ato posedojnë një sistem komunikimi që mahnit njerëzit.
Reagimet në komunikimet e tyre janë ndarë në disa kategori të veçanta: alarm, rekrutim, kujdestari, efekt grupor, njohje,
përcaktim I kastës…160 Milingonat, të cilat krijojnë një shoqëri të rregullt përmes këtyre reaksioneve, jetojnë një jetë të
bazuar në shkëmbimin reciprok të informatave. Për këtë shkëmbim, ato ndonjëherë shfaqin komunikim më të përsosur në
fushat që njerëzit shpesh nuk mund t‘I zgjidhin përmes të folurit, të tilla si bashkimi, shpërndarja, pastrimi, dhe
mbrojtja. Milingonat kryesisht komunikojnë në nivel kimik. Këto semiokemikale, të njohura si feromone, janë përzierje
kimike që perceptohen me erë dhe sekretohen nga gjëndrat e brendshme. Përveç kësaj, ato luajnë rolin më të rëndësishëm
në organizimin e shoqërive të milingonave. Kur një milingonë sekreton feromon, milingonat e tjera e pranojnë me anë të
erës ose shijes dhe përgjigjen siç duhet. Hulumtimet mbi feromonet e milingonave kanë zbuluar se të gjitha sinjalet
emetohen në bazë të nevojave të kolonisë. Për më tepër, intenziteti I feromonit të emetuar ndryshon në përputhje me
urgjencën e situatës. 161
Siç e kemi parë, milingonat kërkojnë një njohuri të thellë të kimisë për të bërë atë që bëjnë. Fakti që Kur‘ani ka theksuar
këtë fakt 1,400 vjet më parë, në një kohë kur nuk kishte njohuri të tillë për milingonat, është një tjetër mrekulli shkencore e
tij.
159. National Geographic 165, no. 6, 777.
160. Bert Hölldobler and Edward O. Wilson, The Ants (Cambridge: Harvard University Press: 1990), 227.
161. Ibid., 244.
LËVIZJA E KARKALECAVE NË TUFA | LOCUSTS MOVING IN SWARMS by Qur'an and Science on Friday, January 27, 2012 at 9:25am ·
SHQIP
Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur. (Kur'an, 54:7)
Ky ajet përshkruan situatën e të gjithë njerëzve në botën tjetër ngjashëm me lëvizjen e karkalecave në tufa. Ka urtësi të
madhe në këtë krahasim.
Në shekullin e njëzet është mbledh një sasi e madhe e informatave për karkalecat me kryerjen e studimeve me gamë të
gjërë duke përdorur mikro kamera. Tufat e karkalecave përmbajnë numër të madh të karkalecave që sillen si një trup i
vetëm. Mbledhja në tufa që janë disa kilometra të gjata dhe gjëra, ata duken si një re e errët. Është vërtetuar se një tufë e
vetme e karkalecave të shkretëtirës mund të mbukloj 1.200 kilometra katrorë dhe të përmbajë në mes të 40 dhe 80 milion
karkaleca për kilometër katrorë. 157
Përveç kësaj, ata depozitojnë vezët e tyre në tokat ranore sikurse farat dhe, pasi larvat të kenë qëndruar nën tokë për një
periudhë të gjatë kohore,ata të gjithë dalin së bashku. Pas gërmimit të një tuneli 10-15 cm nën tokë, karkaleci i gjinisë
femërore lëshon 95-158 vezë përnjëherë. Femrat mund të lëshojnë vezë të paktën tri herë në jetën e tyre. Kur larvat pjeken
pas 10-65 ditësh, varësisht nga temperatura e ajrit, ato shfaqen në një grup të madhë. Deri në 1.000 grumbuj vezësh janë
gjetur në një metër katror. Tufat e karkalecave janë aq të mëdha sa të mbulojnë disa qindra kilometra katrorë, me numrin e
karkalecave të rritur për kilometër katror në mes të 40 dhe80 milion. 158 Ekzistenca e tyre e gjatë nëntokësore dhe shfaqja
e papritur në një numër të madh njëkohësisht mund të përngjaj me ringjalljen e njerëzve në Ditën e Gjykimit (Allahu e di
më së miri).
Sot, karkalecat janë duke u studiuar nga njësi speciale, të cilat përdorin sisteme figurative me telekomandë. Edhe të dhënat
e satelitëve të NASA-së përdoren për të identifikuar rajonet në Afrikë ku kolonitë e karkalecave të shkretëtirës zhvillohen. Në
saje të të dhënave satelitore është e mundur të kryhen hulumtime të gjëra në tokë dhe hapësirë në një zonë mbi 18 milion
kilometra katrorë.
Siç e kemi parë, fakti që Kur‘ani ka bërë një krahasim të tillë në një kohë kur këto teknologji nuk kanë ekzistuar është një
nga dëshmitë se është shpallje e Allahut të Gjithëdijshëm.
157. ―The Reach of the Desert Locust,‖http://earthobservatory.nasa.gov/Study/Locusts/locusts2.html.
158. Frequently Asked Questions, Desert Locust Information
Service,www.fao.org/NEWS/GLOBAL/LOCUSTS/LOCFAQ.htm#q5.
LËVIZJET E REDUKTUARA GJATË NATËS | REDUCED MOVEMENT AT NIGHT by Qur'an and Science on Wednesday, January 25, 2012 at 3:38pm ·
SHQIP
Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. (Kur'an, 6:96)
Fjala Arabe sakanan, e cila shfaqet në original në ajetin e mësipërm, do të thotë ―prehje, pushim, koha për t‘u tërhequr në
pushim, koha për pushim.‖ Siç tregohet nga Allahu, nata është koha kur njerëzit pushojnë. Hormoni melatonin, I sekretuar
natën, përgatit trupin për gjumë duke ngadalësuar lëvizjet fizike të njerëzve, duke i bërë ata të fjetur dhe lodhur, dhe
funksionon si një qetësues natyral që lehtëson mendjet e tyre. 167 Gjatë gjumit, rrahjet e zemrës dhe ritmet e frymëmarrjes
si dhe shtypja e gjakut bie. Në mëngjes, prodhimi i hormoneve ndalon dhe trupi stimulhet për t‘u zgjuar. 168
Në të njëjtën kohë, gjumi lejon muskujt e trupit dhe indet të rigjenerohen dhe trupin të zëvendësoj qelizat e vjetra apo të
vdekura. Meqë shpenzimi i energjisë reduktohet gjatë gjumit, trupi rezervon energji gjatë gjithë natës. Disa substanca
kimike, jetike për sistemin imunitar dhe hormonet e rritjes gjithashtu sekretohen gjatë gjumit. 169
Në rast se njerëzit nuk arrijnë të flejnë mjaftueshëm, si pasojë, sistemi imunitar menjëherë ndikohet dhe trupi bëhet më i
ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Nëse njerëzit nuk janë në gjendje të flejnë për dy netë, ata do ta kenë të vështirë të
koncentrohen dhe niveli i gabimeve të tyre do të rritet. Nëse ata janë të privuar nga gjumi për tri netë, ata do të fillojnë të
kenë halucionacione dhe nuk do të jenë në gjendje të mendojnë logjikshëm. 170
Nata është kohë pushimi për krijesat tjera aq sa është për njerëzit. Kjo situatë, e përmendur nga Allahu në ajetin ―natën e
bëri kohë pushimi,‖ tregon një fakt që nuk mund të shihet nga syri i njeriut: Shumë aktivitete që ndodhin gjatë ditës
ngadalësohen dhe pushojnë gjatë natës. Në bimë, për shembull, djersitja e gjetheve dhe fotosinteza fillojnë me lindjen e
diellit. Në pasdite, situata është e kundërt. Me fjalë tjera, fotosinteza ngadalëson dhe frymëmarrja rritet, sepse djersitja
përshpejtohet me ngritjen e temperaturës. Gjatë natës, me rënien e temperaturës, djersitja ngadalësohet dhe bimët
pushojnë. Shumica e bimëve do të vdesnin po të dështonte vetëm një natë. Nga kjo pikëpamje, nata do të thotë pushim
dhe rigjallërim për bimët, ashtu si për njerëzit. 171
Lëvizja në nivelin molekular është gjithashtu në rënie gjatë natës. Rrezatimi i emetuar nga Dielli gjatë ditës aktivizon atomet
dhe molekulat ne atmosferën e Tokës dhe i bën ato të kenë nivele më të larta energjie. Me rënien e errësirës, atomet dhe
molekulat bien në nivele më të ulëta energjie dhe fillojnë të lëshojnë rrezatim. 172
Këto fakte janë, sipas të gjitha gjasave, të përmendura në Suren An‘am 96 dhe zbulojnë edhe një nga mrekullitë e
panumërta të Kur‘anit (Allahu e di më së miri).
167. ―Melatoning the Growth Hormone,‖ Health Journal, www.bodyandfitness.com/Beauty/Anti-Aging/melatonin1.htm.
168. ―Melatonin,‖ www.stenlake.com.au/ShowDocument.asp?DocumentId=53.
169. Dr. William H. Philpott, M.D. and Sharon Taplin, ―Therapeutic
Sleep,‖www.magneticjewelryoriginals.com/thersleep.html.
170. Marshall Brain, ―How Sleep Works,‖ http://fitness.howstuffworks.com/sleep.htm?printable=1.
171. ―Light, Temperature and Humidity,‖ Texas Agricultural Extension Service, Texas A&M University System College
Station, Texas, http://aggie-horticulture.tamu.edu/greenhouse/nursery/guides/ornamentals/light.html.
172. ―Night-time on Venus‖, 18 January 2001, http://beta.physicsweb.org/article/news/5/1/10.
UNIVERSI - I SPJEGUAR NE KUR'AN APO NE BRITANNICA?! | THE UNIVERSE - EXPLAINED IN QUR'AN OR IN BRITANNICA?! by Qur'an and Science on Monday, January 23, 2012 at 8:42am ·
SHQIP
Në kohërat e filozofëve të lashtë, është menduar se yjet janë fishekzjarrë të ndezura nga fise tjera që jetojnë në univers...,
ose se universi është një pjatë e rrafshët që qëndron mbi shpinën e një breshke të madhe; astronomi grek Ptolemeu kishte
thënë se toka gjendet në qendrën e universit..., e ka pasur edhe shumë e shumë teori të tjera misterioze. Ndërsa ndër
faktet madhështore të gjithësisë është se në realitet, në galaktikën ‗rruga e qumështit‘ (‗kashta e kumtrit), vlerësohet se
ekzistojnë më shumë se 100 miliardë yje. Këto janë disa shpjegime që mund të gjinden në enciklopedinë ‗Brittanica‘, në
botimin më të ri të vitit 2008.
Në këtë shkrim do të mundohemi të bëjmë një krahasim në mes të argumenteve të vërtetuara shkencore dhe teorive
shkencore me argumentet e treguara në librin e shenjtë Kur‘anin.
Në pjesën e cila flet rreth universit, në faqen nr. 7 të enciklopedisë, thuhet: ―A e keni ditur se sekondë pas sekonde universi
vazhdimisht rritet?‖
Kjo çështje e shtjelluar në këtë mënyrë nga shkencëtarët na sjell në pah diçka tjetër që është mjaft mbresëlënëse. Rreth
kësaj çështje, Zoti ka treguar në Kuranin Fisnik qysh 1400 vite më parë duke na bërë të qartë se universi është vazhdimisht
në rritje e sipër; ndërsa teoria e zgjerimit të universit është dhënë vetëm në vitin 1920 nga Edwin Hubble.
Allahu thotë në Kuran:
“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.” (Dharijat, 47)
Tutje, në faqen e dhjetë të këtij atlasi shënohet se: ―është e pamundur të dihet në mënyrë të saktë se si, nga asgjëja,
universi filloi ekzistencën. Sipas teorisë së ‗Shpërthimit të Madh‘ (‗Big Bang‘) - teoria që pranohet më së shumti në
komunitetin e shkencës, universi filloi të krijohet kështu: ―në fillim u shfaqën disa topa të zjarrtë pambarimisht të vegjël dhe
të dendur të cilët mundësuan rritjen e hapësirës, masës, dhe energjisë...‖ (‗Enciklopedia e Lustruar Shkencore Brittanica‘,
‗Universi‘, faqe 10). Edhe pse kjo është një teori e cila më së shumti u pranua nga komunitetit shkencor prapë se prapë kjo
teori ka dalë si studim i realitetit të gjithësisë ekzistuese në ditët e sotme dhe në bazë të supozimit të shkaqeve të cilat kanë
mundur të ndikojnë në krijimin e saj. Kjo gjendje e përshkruar nga shkencëtarët si ‗topa të zjarrtë pambarimisht të vegjël
dhe të dendur‘ çuditërisht është përmendur në Kur‘an para më shumë se 1400 viteve dhe është quajtur me një emër në
gjuhën arabe që ka kuptimin e mjegullinës:
“Pastaj Ai (Allahu) iu kthye qiellit (krijimit të qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë)...”
(Fusilet, 11)
Pra, edhe ky një fakt tjetër i shpallur qysh para 14 shekujve në Kuranin Fisnik e që ka mundur të kuptohet përafërsisht
vetëm tani në shekullin 21.
Më vonë në këtë atlas përmendet edhe fakti se shkencëtarët kanë supozuar se universi ashtu siç është krijuar ashtu do ta
ketë edhe një fund (‗Enciklopedia e Lustruar shkencore Brittanica‘, ‗Universi‘, faqe 14), pra do të zhduket, harxhohet. Ndërsa
në Kuranin Fisnik Allahu i Madhëruar ka treguar se do të ndodhë një shkatërrim total i gjithçka çka ka në qiell dhe në tokë -
Kijameti. Megjithatë dikush mund të thotë se shkenca supozon se kiameti do të ndodhë vetëm kur harxhohen materiet dhe
energjia në tokë për të pasur mundësi të ekzistojë toka. Ndërsa, sipas librit të shenjtë Kuranit kjo teori është plotësisht e
gabuar sepse shkatërrimi i përgjithshëm do të ndodhë në një kohë të caktuar nga Allahu xh.sh. dhe jo nëpërmes harxhimit
të ciklit jetësor të diellit mirëpo përmes një dridhje të llahtarshme e cila do të jetë aq e madhe sa që do të shkatërrojë
ekzistencën në tokë.
“Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos
vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).” (Zumer,
68)
Për ta qartësuar se teoria shkencore rreth kësaj çështje është e gabuar do të përmendim një shembull nga jeta e
përditshme, i cili do të kuptohet më së miri në formë pyetëse: ―A do të thotë se secili njeri do të vdes vetëm pasi ti ketë
harxhuar të gjitha forcat dhe energjitë për jetë, apo ndoshta mund të ndodh diçka tjetër si aksident, sëmundje
vdekjeprurëse, vrasje, etj., dhe të shkaktojë vdekjen e tij në një moment tjetër të caktuar para kësaj???‖ Pra, kështu Allahu
në Kuran na tregon se Kijameti do të ndodh në një moment të caktuar, me urdhërin e Zotit, dhe dijenia për këtë moment
nuk i takon askujt tjetër përveç Allahut xh.sh.
Në enciklopedinë ‗Brittanica‘ përmenden disa teori që janë dhënë nga shkencëtarë rreth forcës së gravitetit dhe efekteve të
saj (‗Enciklopedia e Lustruar shkencore Brittanica‘, ‗Universi‘, faqe 17). Graviteti është përmendur së pari në Kuran edhe pse
nuk është quajtur me emrin ‗gravitet‘. Pra, ekziston një forcë e madhe e cila i mban krijesat në tokë dhe nuk i lejon të
rrëshqasin përtej. Allahu i Madhëruar duke treguar për depërtimin në qiell për të cilin nevojitet një forcë shumë e madhe, na
bën me dije se ne jemi të ngjitur në planetin tonë nga një forcë e madhe të cilën ne sot e quajmë ‗forca e gravitetit.‘
“O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por
nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!” (Rrahman, 33)
Një krahasim tjetër që do ta bëjmë në mes të kësaj enciklopedie dhe Kuranit Fisnik është fakti se: ―planetët të cilët
rrotullohen rreth tij (diellit) nuk e prodhojnë dritën e tyre. Në të vërtetë, ata e reflektojnë dritën e diellit. (‗Enciklopedia e
Lustruar shkencore Brittanica‘, ‗Universi‘, faqe 38). Edhe për këtë Allahu na ka treguar qysh në vitet 600 në Kuranin e
bekuar duke marrë si shembull hënën e cila është vetëm dritë ndërsa burimi i kësaj drite vjen nga dielli:
“A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate). Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri
ndriçues.” (Nuh: 15,16).
Në faqen 66, atlasi ‗Brittanica‘ shpjegon se: ―Duhet të vërejmë se jeta në Tokë do të ishte e pamundur pa prezencën e
atmosferës - shtresat e pangjyrë, pa aromë, dhe të padukshme të cilat na rrethojnë, të cilat na ofrojnë ajrin për të marrë
frymë dhe na mbrojnë nga rrezatimi i dëmshëm i Diellit‖.
Në Kuranin Fisnik, është përmendur se qëllimi i krijimit të qiellit në formën dhe përbërjen të cilën e ka, përveç të tjerash,
është edhe mbrojtja nga gjërat që vijnë nga jashtë tokës, për shkak se qielli është quajtur kulm:
“All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të
mirë dhe ju pajisi me të mira....” (Gafir, 64)
Në këtë ajet pra qielli është quajtur kulm, e ne e dimë se kulm mund të quhet vetëm një shtresë mbrojtëse që qëndron mbi
sendin e caktuar me qëllimin e vetëm që ta mbrojë atë nga faktorët e jashtëm që e rrezikojnë mirëqenien e këtij sendi - pra,
ky ajet shumë qartë aludon se qielli është mbrojtës nga rrezatimi i dëmshëm, e edhe nga depërtimi i copëzave tjera në
tokën tonë, e sigurisht që aludon edhe në qëllime të tjera të cilat ne ende nuk i kemi të qarta e ndoshta do ti kuptojmë në
të ardhmen.
A mendoni se udhëtimi i planetëve nëpër orbita të caktuara është çështje e zbuluar nga shkenca? Padyshim se po, mirëpo
të shikojmë se kur është treguar ky fakt në librin e shenjtë - nga burimi i pashtershëm deri në Ditën Përfundimtare - Kur‘ani.
Në faqen 74 të atlasit përshkruhet orbita nëpër të cilën udhëton planeti ynë, ndërsa në Kuran Allahu xh.sh. ka treguar se
gjithçka noton nëpër një orbitë të caktuar.
“Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (Enbija, 33)
Kuptoje pra se shkenca vetëm se është duke e shprehur gradualisht vërtetësinë e librit të shenjtë - Kur‘anit Fisnik, një mijë
e katërqind vite më vonë. Njëkohësisht, shkenca ka mundësuar anulimin e teorive të çuditshme antike të filozofëve rreth
formës së tokës, teori këtë të cilat kanë vazhduar të besohen nga popujt jomusliman edhe gjatë kohës kur realiteti i
shpjegimit të gjithësisë ka ekzistuar në Librin e qartë Kuranin.
Pak më vonë, në faqen 76 të këtij atlasi të universit, flitet rreth hënës dhe fazave të saj. Rreth kësaj çështje Allahu xh.sh. ka
zbritur ajete, ndër të cilat është edhe ajeti i sures Junus në vijim:
“Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe
llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar.” (Junus, 5)
Për ata që mendojnë thellë, duke medituar rreth asaj që na rrethon, nuk ka nevojë për më shumë fakte se këto për të
besuar në Zotin e Lartmadhëruar dhe për të kërkuar se çka me të vërtetë kërkon Ai prej nesh; cila do të ishte ajo vepër e
cila do të krijonte lidhjen tonë me Krijuesin tonë të Gjithëmëshirshëm; çfarë do të ishte hapi i ardhshëm që do të duhej të
hidhje në mënyrë që Allahu i Plotfuqishëm të kënaqet me sjelljet tua e të mos jesh prej atyre mbi të cilët është derdhur
hidhërimi i Tij. Allahu shpeshherë përmend në Kur‘an meditimin dhe mendimin rreth argumenteve të Tij në tokë e në qiej, e
një shembull të tillë e kemi edhe në ajetin:
“Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.”
(Hixhr, 16)
Dëshiroj ta mbaroj këtë shkrim me njërin nga ajetet madhështore të Kur‘anit në të cilin Allahu xh.sh. na ka paralajmëruar që
moti se ka për të na bërë të qarta argumentet e Tij të pamohueshme. Allahu në Kuran ka përmendur në shumë vende se si
popujve të ndryshëm u kanë ardhur gjithmonë argumente të qarta nga Zoti i tyre, ndërsa gjithmonë kanë qenë zullumqarët
ata që edhe pasi i shikonin këto argumente të qarta si drita e diellit, ata i quanin këto magji dhe u vënin llagape të
ndryshme. Pasojat e mohimeve të këtyre popujve do të kuptoheshin më mirë nëse studiohen pak më shumë historitë e
zhdukjes së popujve. Allahu (I Lartësuar Qoftë) na bëftë prej atyre që kuptojnë fjalët e Tij dhe të cilët janë vazhdimisht të
angazhuar në kërkim të asaj që është e pamohueshme:
“Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që
t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”
(Fusilet, 53)
HUMBJA E ESHTRAVE NË PLEQËRI | BONE LOSS IN OLD AGE by Qur'an and Science on Wednesday, January 18, 2012 at 9:01am ·
SHQIP
Tha: "Zoti im! Vërtet, mia më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen
time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar". (Sureja Merjem, 4)
Fjala Arabe ―ëahan‖ në ajetin 4 të Sures Merjem do të thotë ―të zvogëluar, të dobësuar ose të pamjaftueshëm.‖ Përdorimi I
kësaj fjale në kontekstin e plakjes dhe ndryshimeve që ndodhin në eshtra është mëse I mençur. Skenimi I eshtrave I kryer
duke marrë matje të detajuara me përdorimin e teknologjisë moderne e bënë të mundur pasqyrimin e sëmundjes së njohur
për botën mjekësore si ―osteoporoza‖ ose humba e eshtrave.
Osteoporoza është një sëmundje metabolike që çon në humbjen e masës së eshtrave. Fjala osteoporoziz vjen nga
kombinimi I fjalëve osteo (asht) dhe porosis (plotë me vrima). Ashti, I cili më tepër I ngjan një hualli të mjaltës, deponon
sasi të konsiderueshme të mineraleve thelbësore si kalciumi. Masa e eshtrave fillon gradualisht të bjerë nga mosha 40
vjeçare. Në fazat e tij më të avancuara, kjo sëmundje e cila është parë kryesisht te të moshuarit dhe shfaqet si humbje e
masës së indidt në eshtra, çon në thyerjen e lehtë të eshtrave.
Duke patur parasysh se radioskopet janë zbuluar tek në vitet 1890, është e qartë se sa e vështirë marrja e çdo informacioni
në lidhje me eshtrat do të kishte qenë. Fakti se Kur‘ani përmban informacion të tillë, e cila është në përputhje të plotë me
shkencën moderne mjekësore, është një nga shenjat e qarta se Kur‘ani është zbritur nga Allahu.
Indi I shëndoshë I ashtit në të djathtë, dhe indi i eshtrave të ekspozuara ndaj humbjes në të majtë.
Indi I eshtrave nga një 30 vjeçar I shëndoshë në të majtë dhe indi më I dobët I eshtrave nga një 79 vjeçar në të djathtë.
http://www.bindevaev.au.dk/research-bone.htm
http://nihseniorhealth.gov/osteoporosis/whatisosteoporosis/normalvsosteo_popup.html
http://www.emirateshospital.ae/English/News/News19.htm
MUSHKONJA | MOSQUITO by Qur'an and Science on Friday, January 13, 2012 at 8:41am ·
"All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u
përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan
do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e
drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër."(Kur'an, 2: 26)
Disa shënime interesante për këtë krijesë:
• Kjo krijesë është e gjinisë femërore.
(Argument për këtë janë fjalët e Allahut "beudaten― – "te― në fund të fjalës, që na tregon qartazi sipas rrregullave
gramatikore të gjuhës arabe se ajo ështe e gjinisë femërore.)
• Kjo krijesë në kokë ka njëqind sy.
• Në gojë ka 48 dhëmbë.
• Në çdo pjesë të mbrendshme të organizmit të kesaj krijese ka tri zemra,
• Në çdo therrës kjo krijesë ka gjashte thika, dhe çdo thikë ka funksionin e vetë,
• Në çdo anë ka nga tre krehër,
• Është e pajisur me një aparat termo rregullues i cili funksionon në principin e valëve ultra violete. Ky aparat rregullues e ka
për detyrë që lekurën e njeriut ta reflektojë kur është terr në ngjyrë vjollcë ashtu që mushkonja të mund ta vërejë,
• Ështe e pajisur me "aparatin për anestezi lokale" e cila e ndihmon që duke mos e hetuar ta ngulit (futë) majen dhe thithë
gjakun, e që këtë njeriu mos ta vërejë. Kruarja e perzirë me dhimbje lajmerohet vetëm në fazën e fundit te ―operacionit‖!
• Është e pajisur me aparatin për analizë të gjakut, ashtu që nuk i thithë të gjitha përbërjet e tij, vetëm se në menyrë
precize ato të veçanta dhe të nevojshme,
• Është e pajisur me aparatin rregullues për mbajtjen e gjakut në gjendje rrjedhëse, ashtu që transporti të bëhet pa
pengesë dhe pa ndërprerje duke valuar nëpërmes gypit thithës në formë shumë precize.
• Është e pajisur me rregullatorin (aparatin) për njohjen e erërave, ashtu që nga largësija e madhe mund ta ndien erën e
djersës së njeriut dhe të niset në aksion.
• Mirëpo çka është më interesante e gjithë kësaj, është ajo që e zbuloi shkenca bashkëkohore se në krahërit e mushkonjës
(femër) jeton një insekt shumë i vogël, i cili nuk vërehet me sy, e që na ka treguar i i Plotëfuqishmi All-llah në Kur'an: ―All-
llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo…
PIKA ME E ULET E TOKES | THE LOWEST LAND ON EARTH (ALTITUDE) by Qur'an and Science on Monday, January 16, 2012 at 8:49am ·
Shqip
”Elif, Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën,
në tokën më të ulët (afërt), por pas disfatës së tyre,
ata do të triumfojnë brenda pak viteve.(Qur'an, 30:1-4)”
Një tjetër mrekulli e shpallur në këtë ajet është një dukuri gjeografike që nuk mund të njihej prej askujt në atë kohë.
Në ajetin e tretë të sures Er-Rum tregohet se romakët pësuan disfatë në vendin më të ulët në Tokë. Fraza ‖Edna el-erd‖ në
arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si‖vendi më i afërt‖. Por ky nuk është kuptimi i drejtpërdrejtë i shpalljes në
origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i saj. Fjala‖Edna‖ në arabisht vjen nga fjala ‖denij‖ që nënkupton ‖i ulët‖,
ndërsa ‖edna‖ do të thotë‖ më i ulti‖, ndërsa ‖Erd‖ do të thotë ‖tokë‖.Kështu që shprehja ‖Edna el Erd‖ do të thotë‖vendi
më i ulët në Tokë‖. Fakti më interesant është se etapat më të rëndësishme të luftës së zhvilluar ndërmjet bizantinëve dhe
persëve, në të cilën bizantinët u mundën dhe si pasojë humbën Jeruzalemin, kanë ndodhur me të vërtetë në pikën më të
ulët të Tokës. Ky rajon specifik është shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, i cili ndodhet në pikën e bashkimit të
Sirisë, Palestinës dhe Jordanisë. ‖Deti i Vdekur‖shtrihet 417 metra nën nivelin e detit dhe metë vërtetë është vendi më i ulët
në Tokë. Kjo nënkupton se bizantinët u mundën në pjesën më të ulët të Tokës, ashtu siç thuhet në Kuran. Pjesa më
rëndësishme është fakti se lartësia e Detit të Vdekur mund të matetvetëm me pajisjet teknike moderne. Më parë ishte e
pamundur të dihej se ajo ishte pjesa mëe ulët e sipërfaqes së Tokës.
A nuk është ky njëargument bindës se Kurani është me të vërtetë një shpallje hyjnore...
VESHËT JANË AKTIV GJATË GJUMIT | THE EARS ARE ACTIVE DURING SLEEP by Qur'an and Science on Wednesday, January 11, 2012 at 9:45am ·
Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me rradhë. (Kur'an, 18:11)
Origjinali në Arabisht I frazës ―Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre‖ në Kur‘an është folja daraba. Kjo mbart kuptimin
metaforik të ―Ne I vumë ata në gjumë‖. I përdorur në lidhje me veshët, daraba do të thotë ―parandalimi I veshëve nga
dëgjimi‖. Fakti që këtu përmendet vetëm shqisa e dëgjimit është shumë e rëndësishme.
Sipas zbulimeve të fundit shkencore, veshi është I vetmi organ shqisor që është aktiv kur njeriu është duke fjetur. Kjo është
arsyeja pse ne kemi nevojë për një orë me alarm që të zgjohemi. 163
Urtësia e frazës ―Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre‖ është, sipas të gjitha gjasave, se Allahu u mbylli dëgjimin e të rinjve
në fjalë, dhe për këtë arsye ata mbetën në gjum për shumë vite.
163. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, 108.
STRESI DHE DEPRESIONI: REZULTAT I MOSVEPRIMIT SIPAS FESË | STRESS AND DEPRESSION: THE RESULTS OF NOT ABIDING BY THE RELIGION by Qur'an and Science on Friday, January 6, 2012 at 9:40am ·
SHQIP
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Kurani i Shenjtë,: Sureja 20, Ajeti 124)
“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të
humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata
që nuk besojnë.” (Kurani i Shenjtë: Sureja 6, Ajeti 125)
Mosnënstrimi i njerëzve jobesimtarë ndaj Allahut është shkak që ata të jenë në gjendje të vazhdueshme mundimi, ankthi
dhe stresi. Si pasojë, ata vuajnë nga sëmundje të ndryshme psikologjike të cilat shfaqen në gjendjen e tyre fizike. Trupat e
tyre vjetrohen më shpejt, ata moshohen më shpejt dhe degjenerohen.
Megjithatë, për shkak që besimtarët janë psiqikisht të shëndoshë ata nuk bien pre e stresit dhe trupat e tyre janë gjithmonë
të përgatitur dhe të shëndoshë. Efektet pozitive të nënshtrimit të tyrë ndaj Allahut, besimi në Të, qëndresa duke kërkuar të
mirën në çdo gjë dhe të pranuarit e asaj që ndodh me shpresën në premtimet e Tij, reflektohen në gjendjen fizike të tyre.
Kjo, sigurisht, vlen vetëm për ata që jetojnë sipas vlerave morale të Kur‘anit dhe që me të vërtetë kanë kuptuar fenë.
Sigurisht, ata ndodhë të sëmuren dhe plaken por ky proces natyror nuk përfshinë thyerjen psiqike sikurse tek të tjerët.
Stresi dhe depresioni, të konsideruara si sëmundjet e kohës tonë, jo vetëm që shkaktojnë dëm psiqik por gjithashtu
reflektohen edhe në defekte fizike. Problemet e lidhura me stresin dhe depresionin janë disa forma të sëmundjeve mendore,
varësia nga droga, pagjumësia, çrregullime të lëkurës, stomakut dhe çrregullime të tensionit të gjakut, ftohjet, migrenat, një
numër I sëmundjeve të eshtrave, çekuilibri I veshkave, vështirësitë në frymëmarrje, alergjitë, sulmet në zemër dhe ënjtja e
trurit. Sigurisht, nuk janë stresi dhe depresioni të vetmit shkaktar të këtyrë, por është vërtetuar shkencërisht se origjina e
problemeve të tilla është zakonisht psiqike.
Stresi, i cili prek shumë njerëz, është gjendje e ankthit mendor, shkaktuar nga ndjenja të tilla si: frika, pasiguria, shqetësimi
i tepërt, meraku dhe presionet tjera, që dëmton ekuilibrin e trupit. Kur njerëzit bëhen viktima të stresit, trupat e tyre
reagojnë dhe lëshojnë alarmin, dhe nisin reagime të ndryshme biokimike në trup: Niveli i adrenalinës në gjak rritet,
përdorimi i energjisë dhe reagimet trupore arrijnë nivelin e tyre maksimal; sheqeri, kolesteroli dhe acidet yndyrore
depozitohen në gjak; shtypja e gjakut ngritet dhe pulsi përshpejtohet. Kur i dërgohet trurit glukoza, niveli i kolesterolit rritet
dhe e gjithë kjo shkakton probleme për trupin.
Ngaqë stresi kronik, në veçanti, ndryshon funksionet normale të trupit dhe kjo mund të shkaktoj dëm serioz. Për shkak të
stresit, adrenalina dhe niveli i kortizolit në organizëm ngriten në nivele jonormale. Rritjet afatgjate në nivelin e kortizolit
çojnë në shfaqjen e parakohshme të çrregullimeve siç janë: diabeti, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut, kanceri,
ulcera, sëmundjet e frymëmarrjes, ekzema dhe psoriasis. Efektet e niveleve të larta të kortizolit mund të përfshijnë edhe
mbytjen e qelizave të trurit. Çrregullimet e shkaktuara nga stresi janë të përshkruara më poshtë në një burim: Ekziston një
lidhje e rëndësishme ndërmjet stresit dhe tensionit si dhe dhimbjes që shkakton. Tensioni i shkaktuar nga stresi shpie në
ngushtimin e arterieve, pengimin e rrjedhjes së gjakut në pjesë të caktuara të kokës dhe reduktimin e sasisë së gjakut që
lëviz në atë pjesë. Nëse një ind privohet nga gjaku kjo shpie direkt në dhimbje, për shkak se një ind i tensionuar ndoshta
kërkon më shumë sasi gjaku por në anën tjetër pamjaftueshmëria e furnizimit me gjak stimulon receptorët e veçantë të
dhimbjes. Në të njëjtën kohë sekretohen substanca të tilla si adrenalina dhe norepinephrina, të cilat godasin sistemin nervor
gjatë stresit. Këto ngritin dhe përshpejtojnë tensionin në muskuj në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi. Kështu,
dhimbja çon në tendosje, tendosja në ankth, dhe ankthi shton dhimbjet.
Megjithatë, një nga efektet më dëmtues të stresit janë infarktet. Hulumtimet tregojnë se njerëzit e padurueshëm, agresiv,
nevrik, të shqetësuar, konkurrues, armiqësor dhe gjaknxehtë kanë incidencë shumë më të lartë të infarkteve se njerëzit që
janë më pak të prirur për këto tipare.
Arsyeja për këtë është se stimulimi ekstrem i sistemit nervor simpatik, i nxitur nga hypothalamusi, gjithashtu shkakton
sekrecion të tepërt të insulinës dhe si pasojë akumulimin e insulinës në gjak. Kjo është një çështje me rëndësi jetike. Sepse,
nga kushtet që të shpiejnë në sëmundje koronare të zemrës, asnjëra nuk luan rol aq përfundimtar dhë dëmtues sikurse
insulina e tepërt në gjak. Shkenctarët kanë zbuluar se sa më i lartë të jetë niveli i stresit aq më shumë dobësohet efekti
pozitiv i qelizave të kuqe në gjak. Sipas një eksperimenti të zhvilluar nga Linda Naylor, kryetare e kompanisë për transfer të
teknologjisë në Universitetin e Oxford-it, efekti negativ i niveleve të stresit në sistemin imunitar tani mund të matet.
Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet stresit dhe sistemit imunitar. Stresi psikologjik ka rol të rëndësishëm në sistemin
imunitar dhe rezulton në përkeqësimin e tij. Kur është nën stres, truri rrit prodhimin e hormonit kortizol në trup, i cili
dobëson sistemin imunitar. Thënë ndryshe, ka një lidhje direkte ndërmjet trurit, sistemit imunitar dhe hormoneve. Ekspertët
e kësaj fushë konstatojnë:
Studimet mbi stresin psikologjik dhe fizik kanë zbuluar se në kohët e stresimit të madh ka një rënie në reagimin imunitar, e
lidhur me ekuilibrin hormonal. Është e ditur se shfaqja dhe forca e shumë sëmundjeve, përfshirë kancerin, është e lidhur me
stresin.
Me pak fjalë, stresi dëmton ekuilibrin natyror të qenies njerëzore. Ekspozimi I vazhdueshëm ndaj kësaj gjendje jonormale
dëmton shëndetin trupor dhe të shpie në një mori të gjerë të çrregullimeve. Ekspertët klasifikojnë efektet negative të stresit
mbi trupin e njeriut nën këto kategori bazë:
Ankthi dhe Paniku: Ndjenja se ngjarjet janë duke dalë jashtë kontrollit
Djersitje vazhdimisht në rritje
Zëri ndryshon: belbëzim, dridhje zëri
Hiperaktivitet: shpërthim i paprishtëm i energjisë, kontroll i dobët diabetik
Telashe gjumi: ankth
Sëmundje të lëkurës: Njolla, puçrra fytyre, ethe, psoriasis dhe eczema
Indikacione të tretjes: Dispepsi, vjellje, ulcera
Tendosje e muskujve: kërcëllitje apo shtrëngim i dhëmbëve, dhembje në nofull, kurriz, qafë dhe supe
Infeksione të intenzitetit të ulët: Ftohje, etj.
Migrenë
Rrahje të shpeshta zemre, dhimbje gjoksi, tension i lartë i gjakut
Çekuilibrim i veshkëve, mbajtja e ujit
Çrregullime të frymëmarrjes, gulçim
Alergji
Dhimbje të nyjeve
Gojë dhe fyt i thatë
Infarkt
Dobësim i sistemit imunitar
Tkurrje në regjionin e trurit
Ndjenja e fajit dhe mungesa e vetëbesimit
Konfuzion, paaftësi për të analizuar saktë, aftësi të dobëta mendimi, mbamendje e dobët
Pesimizmi ekstrem, duke besuar se çdo gjë po shkon keq
Vështirësi në lëvizje apo në qëndruarit I qetë
Paaftësi për koncentrim apo vështirësi gjatë koncentrimit
Nervozizëm, ndjeshmëri ekstreme
Mungesë arsyeje
Ndjenja të pafuqisë dhe pashpresës
Humbje apo shtim i apetitit
Ata që nuk arrijnë t‘i përmbahen vlerave morale të fesë shohin se ―stresi‖ është shpallur nga Allahu në Kur‘an:
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Kurani i Shenjtë: Sureja 20, Ajeti 124)
Në një ajet tjetër Allahu ka shpallur se “...toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan
edhe shpirtërat e tyre sa që u bindën se nuk ka strehim prej Allahut (tjetërku) pos te Ai…” (Kurani i Shenjtë:
Sureja 9, Ajeti 118)
Kjo ―jetë e vështirë‖, apo për t‘i dhënë një emër më aktual, stresi, është rezultat i dështimit të njerëzve jobesimtarë në
përmbajtjen e vlerave morale të caktuara nga feja. Sot, mjekët janë të mendimit se një vetpërmbajtje e qetësisë dhe
vetëbesimit janë thelbësore për mbrojtjen nga efektet e stresit. Një natyrë e qetë dhe paqësore e njeriut është e mundur të
arrihet vetëm përmes të jetuarit sipas Kur‘an-it. Vërtetë, është shpallur në shumë ajete të Kur‘anit se Allahu i dhuron qetësi
besimtarëve. (Kurani i Shenjtë, 2:248, 9:26, 9:40, 48:4, 48:18) Premtimi i Zotit tonë për besimtarët është shpallur si në
vijim:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë
(në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre” (Kurani i Shenjtë:
Sureja 16, Ajeti 97)
Si rezultat i stresit fizik ose psikologjik, gjëndrra veshkore e personit (gjëndrra sipër çdo veshke) tajit sasi të mëdha të
hormoneve glucocorticoid. Këto hormone rritin nivelin e energjisë së muskujve dhe ndalin përkohësisht aktivitete të tilla si
rritja – të cilat janë të parëndësishme në atë moment. Në rastet kronike të stresit fizik dhe psikologjik këto hormone, që
përndryshe janë të rëndësisë jetike, mund të jenë shkaktarë të çrregullimeve të lidhura me stresin, të tilla si tensioni i lartë i
gjakut, trashësia, erozioni i eshtrave dhe ulcera e stomakut.
VEPRIMI I TËRHEQJES QË LEHTËSON LINDJEN | THE CONTRACTION MOTION THAT FACILITATES BIRTH by Qur'an and Science on Wednesday, January 4, 2012 at 9:15am ·
E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha
vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!" E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti
yt bëri pranë teje një përrockë (uji)". E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
(Sureja Merjem, 23-25)
Mjekësia moderne na tregon se shtrëngimi I ndonjë sendi gjatë punës lehtëson kalimin e bebës përmes kanalit të lindjes.
Muskujt e përdorur gjatë tërheqjes janë të njëjtit me ata që e shtyjnë bebën jashtë mitrës. Për të arritur këtë përdoren
metoda të ndryshme, sikurse tërheqja e një kabllo të lidhur në tavan ose në krahët e bashkëngjitur në të dy anët e krevatit
apo madje edhe mbajtja dhe shtrëngimi I dorës së dikujt.
Një shufër në formë U-je, e njohur si ―shufra e tërheqjes‖, e montuar në krevat përdorët për këtë qëllim gjatë punës.
Tërheqja për kësaj shufre lehtëson daljen e bebës nga mitra, shkurton gjatësinë e kanalit të lindjes, zgjeron gojën e mitrës
dhe redukton nevojën për shumë paisje dhe teknika gjatë punës.1 Kjo shufër ndihmon lëvizjet tërheqëse të nënës përderisa
ajo e tërheq veten poshtë dhe lartë në të. Kjo gjithashtu do të thotë se nëna mbetet e palëvizshme ndërsa beba del. 2 Në
këtë pozite muskujt e nevojshëm për të lëvizur bebën poshtë në kanalin e lindjes shpenzojnë sasi minimale të energjisë.
Përveç kësaj, me zgjerimin e ashtit të legenit lirohet 30% më shumë hapësirë për kalimin e bebës. Me lëvizjen e zgjerimit
dhe tërheqjes, fuqia shtytëse e trupit rritet në nivelin më të lartë dhe beba është në gjendje të lëvizë pa problem gjatë
procesit të lindjes.
Ka urtësi të madhe në mënyrën se si, me ndihmën e melaikeve të Allahut, Merjemja e Shenjtë I shkundi degët e palmës
drejtë saj. Fjala Arabe ―huzzee‖ do të thotë ―të shkundë shpejtë, të lëvizë ose të lëkund‖. Përveç që pallmat lehtësojnë
lindjen dhe përmbajnë tipare ushqyese, tërheqja e degëve drejt vetes për t‘I shkundur dhe pastaj lejuar të tërhiqen në një
tjetër lëvizje gjithashtu lehtëson lindjen. Kjo teknikë e zbatuar në ditët tona është një nga dëshmitë që Allahu e ka
mbështetur Merjemen e Shenjtë me mëshirën e Tij dhe se Kur‘ani është fjala e Zotit tonë, të Gjithëdijshmit.
1 http://pregnancy.about.com/cs/laborbasics/a/squatting.htm
2 http://parenting.ivillage.com/pregnancy/plabor/0,,midwife_8sër,00.html?iv_arrivalSA=1&iv_cobrandRef=0&iv_arrival_freq
=1&pba=adid=16657989
HEKURI I ZBRITUR | THE SENT DOWN IRON by Qur'an and Science on Monday, January 2, 2012 at 3:46pm ·
Hekuri është një nga elementet e theksuara në Kur‘an. Në Suren Hadid, që dmth Hekur, ne jemi të informuar:
“Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz…” (Kur'an, 57:25)
Shufër hekuri
Fjala "anzalna," e përkthyer si “zbritur” dhe e përdorur në ajet për hekurin, mund të mendohet se ka një kuptim
metaforik për të shpjeguar se hekuri është dhënë që njerëzimi të përfitoj. Por, kur marrim parasysh kuptimin e
drejtpërdrejtë të fjalës, që është, "zbritje fizike nga qielli", si në rastin e shiut apo rrezeve të Diellit, ne kuptojmë se ky
ajet përfshin një mrekulli shkencore shumë të rëndësishme. Kjo, sepse gjetjet moderne astronomike kanë zbuluar se hekuri
që gjendet në botën tonë ka ardhur nga yjet gjigante në hapësirën kozmike. 38
Jo vetëm hekuri në tokë por edhe hekuri në të gjithë Sistemin Diellor vjen nga hapësira e jashtme, pasi që temperatura në
Diell është e papërshtatshme për formimin e hekurit. Dielli ka temperaturën e sipërfaqes prej 6,000 gradë Celzius, dhe
temperaturën e bërthamës prej rreth 20 milion gradë Celzius. Hekuri mund të prodhohet vetëm në yje shumë më të mëdha
se Dielli, ku temperatura arring në disa qindra milion gradë Celzius. Kur sasia e hekurit tejkalon një nivel të caktuar në një
yll, ylli nuk mund ta mban më tej, dhe përfundimisht shpërthen në atë që quhet ―nova‖ ose ―supernova‖. Këto shpërthime i
mundësojnë hekurit të hidhet në hapësirë. 39
Një burim shkencor ofron informacionin vijues mbi këtë temë: Ka gjithashtu dëshmi për raste të supernovave më të vjetra:
Nivelet e ngritura të hekurit-60 në fundet e thella të detërave janë shpjeguar si shenja se një shpërthim supernove ka
ndodhur brenda 90 vitë drite të diellit, rreth 5 milion vite më parë. Hekuri-60 është një izotop radioaktiv i hekurit, i formuar
në shpërthimet e supernovas, i cili kalbet në një gjysmë jetë prej 1.5 milion vitesh. Një prani e shtuar e këtij izotopi në një
shtresë gjeologjike tregon nukleosintezën e fundit të elementeve që janë afër në hapësirë dhe transportin e tyre të
mëtejshëm në tokë (ndoshta si pjesë e grimcave të pluhurit). 40
Surja " Hadid" është e 57-ta në Kur‘an. Vlera numerike e fjalës ―al-Hadid‖ nw Arabisht është 57. Vlera numerike e vetëm
―hadid‖ është 26. Siç mund të shihet nga tabela periodike anash, 26 është numri i atomit të hekurit. Me ajetin e shpallur në
Suren Hadid, Allahu i Plotëfuqishëm tregon se si është formuar hekuri, dhe me kodin matematikor që përmban ajeti Ai na
zbulon një mrekulli shkencore.
E gjithë kjo tregon se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është bartur nga Supernovat, dhe është ―zbritur‖, siç shpallet
në ajet. Është e qartë se ky fakt nuk mund të ketë qenë i njohur në shekullin e 7-të, kur u shpall Kur‘ani. Megjithatë, ky fakt
është i rrëfyer në Kur‘an, Fjala e Allahut, i Cili përfshinë çdo send në dijen e Tij të pafund.
Astronomia ka zbuluar gjithashtu se edhe elemente tjera janë formuar jashtë Tokës. Në shprehjen ―Ne e kemi zbritur edhe
hekurin‖ në ajet, fjala ―edhe‖ mund të jetë duke iu referuar atij nocioni. Megjithatë, fakti që ajeti përmend në mënyrë
specifike hekurin është mjaft befasues, duke marrë parasysh se këto zbulime janë bërë tek në fund të shekullit 20. Në librin
e tij Nature‘s Destiny (Fati i Natyrës), mikrobiologjisti i njohur Michael Denton thekson rëndësinë e hekurit:
Nga të gjitha metalet asnjë nuk është më i nevojshëm për jetën se hekuri. Është grumbullimi i hekurit në qendrën e një ylli
që shkakton një shpërthim supernove dhe shpërndarjen pasuese të atomeve jetike për jetën në të gjithë kozmosin. Ishte
tërheqja nga graviteti e atomeve të hekurit në qendrën e tokës së hershme që gjeneronte ngrohje që shkaktoi diferencimin
kimik fillestar të tokës, gazifikimin e atmosferës së hershme, dhe së fundi formimin e hidrosferës. Është hekuri I shkrirë në
qendër të tokës I cili, duke vepruar si një dinamo gjigante, gjeneron fushën magnetike të tokës, e cila nga ana tjetër formon
zonat e rrezatimit Van Allen që mbrojnë sipërfaqen e tokës nga rrezatimet depërtuese kozmike me energji të lartë dhe e
ruajnë shtresën shumë të rëndësishme të ozonit nga shkatërrimet e rrezeve kozmike...
Pa atomin e hekurit, në kozmos nuk do të kishte jetë të bazuar në karbon; pa supernova, pa ngrohje të tokës primitive, pa
atmosferë ose hidrosferë. Nuk do të kishte fushë magnetike mbrojtëse, as zona rrezatimi Van Allen, as shtresë ozoni, as
metal që do formonte hemoglobinën (në gjakun e njeriut), as metal për të zbutur reaktivitetin e oksigjenit dhe as
metabolizëm oksidues. Marrëdhënia e ngushtë dhe intriguese ndërmjet jetës dhe hekurit, ndërmjet ngjyrës së kuqe të
gjakut dhe vdekjes së ndonjë ylli të largët, jo vetëm që tregon rëndësinë e metaleve për biologjinë por gjithashtu edhe
biocentrikën e gjithësisë...41
Kjo llogari qartë tregon rëndësinë e atomit të hekurit për jetën. Fakti se një vëmendje e veçantë i tregohet hekurit në Kur‘an
gjithashtu thekson rëndësinë e këtij elementi. Përveç kësaj, ka një tjetër të vërtetë të fshehur në Kur‘an që tërheq
vëmendjen për rëndësinë e hekurit: Surja Hadid 25, që i referohet hekurit, përmban dy kode mjaft interesante
matematikore.
Surja " Hadid" është e 57-ta në Kur‘an. Abjad e fjalës ―Al-Hadid‖ në Arabisht, kur vlerat numerologjike të shkronjave të saj
mbledhen, është gjithashtu 57. (Për llogaritjet abjad shih pjesën mbi Llogaritjet Numerologjike (Abjad) në Kur‘an)
Vlera numerologjike e fjalës ―hadid‖ është 26. Dhe, 26 është numri atomik i hekurit.
Për më tepër, grimcat e oksidit të hekurit janë përdorur në një trajtim të kancerit në muajt e fundit dhe janë vënë re
zhvillime pozitive. Një ekip i udhëhequr nga Dr. Andreas Jordan, në spitalin me famë botërore Charité Hospital në Gjermani,
pati sukses në shkatërrimin e qelizave kanceroze me këtë teknikë të re të zhvilluar për trajtimin e kancerit – lëngu magnetik
hipotermia (lëng magnetik me temperaturë të lartë). Si rezultat i kësaj teknike, e përdorur së pari herë në 26 vjeçarin
Nikolaus H., nuk janë vërejtur qeliza të kancerit te pacienti në tre muajt vijues.
Kjo metodë e mjekimit mund të përmblidhet si më poshtë:
1. Një lëng që përmban grimca oksidi të hekurit injektohet në tumor me anë të një shiringe të posaqme. Këto grimca
përhapen në tërë qelizat e tumorit. Ky lëng pëbëhet nga mijëra miliona grimca, 1.000 herë më të vogla se grimcat e kuqe të
gjakut, të oksidit të hekurit në 1 cm3 që mund të rrjedh lehtësisht nëpër të gjitha enët e gjakut. 42
2. Pacienti më pastaj vendoset ne një makinë me një fushë të fuqishme magnetike.
3. Kjo fushë magnetike, e aplikuar jashtë, fillon të vë në lëvizje grimcat e hekurit në tumor. Gjatë kësaj kohe temperatura
në tumorin që përmban grimcat e oksidit të hekurit ngritet deri në 45 gradë Celzius. Në pak minuta qelizat e kancerit, të
paafta për të mbrojtur veten nga nxehtësia, janë dobësuar ose shkatërruar. Tumori pastaj mund të çrrënjoset tërësisht me
kemoterapi pasuese. 43
Në këtë mjekim janë vetëm qelizat kanceroze që ndikohen nga fusha magnetike, sepse vetëm ato përmbajnë grimcat e
oksidit të hekurit. Përhapja e kësaj teknike është një zhvillim i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje potencialisht
vdekjeprurëse. Në trajtimin e një sëmundje aq të përhapur sikurse kanceri, përdorimi i shprehjes ―hekurin që në të ka forcë
të fortë dhe dobi për njerëz‖ (Kur‘an, 57:25) në Kuran është veçanërisht i rëndësishëm. Vërtetë, në këtë ajet, Kur‘ani ndodh
të jetë duke treguar përfitimet e hekurit për shëndetin e njeriut (Allahu e di më së miri).
38. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur‘an, 110-111; and www.wamy.co.uk/announcements3.html, from Prof. Zighloul
Raghib El-Naggar‘s speech
39. Ibid.
40. Priscilla Frisch, ―The Galactic Environment of the Sun,‖ American Scientist, January-February
2000,www.americanscientist.org/template/AssetDetail/assetid/21173?fulltext=true.
41. Michael J. Denton, Nature‘s Destiny (The Free Press: 1998), 198.
42. www.inm-gmbh.de/cgi-bin/frame/frameloader.pl?sprache=en&url=http://www.inm-
gmbh.de/htdocs/technologien/highlights/highlights_en.htm.
43. "Nanotechnology successfully helps cancer therapies," IIC Fast Track, Nanotech News from Eastern Germany, Industrial
Investment Council, October 2003;www.iic.de/uploads/media/NANO_FT_Nov2003_01.pdf
RËNDËSIA E LËVIZJËS NË GJUMË | THE IMPORTANCE OF MOVEMENT IN SLEEP by Qur'an and Science on Tuesday, December 27, 2011 at 1:31pm ·
Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rotullonim herë në krahun e djathtë e
herë në të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe
kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre. (Kur'an, 18:18)
Ajeti I mësipërm I referohet Banorëve të Shpellës, të vilët qëndruan në gjumë për qindra vjet. Përveq kësaj, Allahu
gjithashtu shpall se Ai I lëvizi trupat e tyre në të majtë dhe në të djathtë. Uërtsia e kësaj u zbulua vetëm në kohët e fundit.
Njerëzit që qëndrojnë të shtrirë në të njëjtin pozicion për një periudhë të gjatë kohore hasin në probleme serioze
shëndetësore, të tilla si vështirësi të qarkullimit, plagë, dhe koagulim të gjakut në atë pjesë të trupit që është në kontakt me
sipërfaqen në të. 164
Plagët rezultuese janë të njohura si ―plagët e shtratit‖ apo ―plagët e shtypjes‖. Për shkak të presionit së vazhdueshme në
atë pjesë të trupit kur personi nuk lëviz për një periudhë të gjatë kohorë, enët e gjakut ngushtohen dhe mund të mbyllen
tërësisht. Si rezultat I kësj oksigjeni dhe ushqimet e tjera të bartura nga gjaku nuk mund të arrijnë lëkurën dhe kështu
lëkura fillon të vdesë. Kjo shpie deri të shfaqja e plagëve në trup. Nëse këto plagë nuk shërohen mund të vdesin yndyra dhe
muskujt gjithashtu. 165
Këto plagë, të cilat formohen nën lëkurë ose inde, mund të marrin përmasa serioze nëse nuk shërohen. Nëse infektohen ato
mund të shpijnë madje edhe në vdekje. Gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet është të ndryshohet pozita e trupit cdo
15 minuta në mënyrë që të reduktohet ky presion. Pacientët të cilët nuk mund të lëvizin vetvetiu marrin trajtim të veqantë
dhe lëvizen cdo 2 orë nga njerëz tjerë. 166
Fakti që këto informata mjekësore gjenden në Kuran, të cilat janë zbuluar vetëm tek në shekullin e kaluar, është edhe një
tjetër mrekulli.ë
164. Ibid.
165. Treating Pressure Sores (Agency for Health Care Policy and Research: 1994).
166. Kenneth Davis, Jr., et al. ―The Acute Effects of Body Position Strategies and Respiratory Therapy in Paralyzed Patients
with Acute Lung Injury,‖ Critical Care 5 (2001): 81-87,www.biomedcentral.com/1364-8535/5/81/abstract.
KRIJIMI NGA BALTA | CREATION FROM CLAY by Qur'an and Science on Thursday, December 22, 2011 at 9:21am ·
Në Kur‘an, Allahu zbulon se krijimi i njeriut është një mrekulli. Njeriu i parë është krijuar nga Allahu me formësimin e baltëës
në formën e njeriut dhe fryrjen e një shpirti në të:
Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoi një njeri nga balta, dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë
nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)". (Kur'an, 38:71-72)
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte
që ngjitet. (Qur'an, 37:11)
Sot, kur ekzaminohet trupi i njeriut, mund të zbulohet se shumë elemente që janë të pranishme në tokë gjenden gjithashtu
edhe në trup.
Indet e gjalla përmbajnë 95% karbon, oksigjen, nitrogjen, fosfor dhe sulfur, me një total prej 26 elementeve të
ndryshme.91 Në një ajet tjetër të Kur‘anit na është thënë:
Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej baltës (thelbit të tokës) (Kur'an, 23:12)
Fjala Arabe ―sulala‖, e përkthyer në ajet si ―thelb‖, do të thotë ―shembull përfaqësues, thelb‖. Siç e kemi parë, informacioni i
shpallur në Kur‘an 1,400 vjet më parë vërteton atë që shkenca moderne na tregon – faktin që në krijimin e njeriut janë të
përdorura elementet e njëjta sikurse ato që gjinden në tokë.
Më poshtë është një diagram që tregon shpërndarjen e elementeve në një njeri me peshë prej 70 kg.
91. Kevin Griffin, ―The Elemental Composition of Life,‖www.ldeo.columbia.edu/dees/ees/life/lectures/lect21.html.
RREGULLI I SHKËLQYESHËM NË GJITHËSI | THE FINE TUNING IN THE
UNIVERSE
by Qur'an and Science on Monday, December 19, 2011 at 10:03am ·
SHQIP
“Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast,
andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet
të ti i përulur dhe i molisur.” (Kur‟an, 67:3-4)
“A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).” (Kur‟an, 71:15)
“Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin
e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.” (Kur‟an, 25:2)
Filozofia materialiste doli me pretendimin se të gjitha sistemet në natyrë dhe gjithësi ishin sikurse makinat që funksionojnë
vetvetiu, se rregulli dhe ekuilibri I përsosur brenda tyre ishte vepër e rastit. Megjithatë, sot është vërtetuar shkencërisht
natyra e rreme e materializmit dhe Darvinizmit, e ashtuquajtura bazë shkencore e tij. (Shih: Harun Yahya, The Evolution
Deceit, 8th ed., Taha Publishers, 2004 dhe Darwinism Refuted, Goodword Books, 2003.)
Zbulimet shkencore të shekullit të 20-të që pasuan me shpejtësi njëra pas tjetrës në sferën e astrofizikës dhe biologjisë
kanë vërtetuar se jeta dhe gjithësia janë krijuar.
Ndërsa tezat e Darvinit u shembën, teoria e Big Bang-ut ka treguar se gjithësia u krijua nga asgjëja. Zbulimet kanë gjetur se
ekziston një projekt dhe rregull I shkëlqyeshëm në botën materiale dhe kjo ka vërtetuar kategorikisht natyrën e pabazë të
pretendimeve materialiste.
Duke pasur parasysh kushtet e nevojshme për jetë, ne shohim se vetëm Toka plotëson këto kushte të veçanta. Për një
mjedis të përshtatshëm për jetë ka kondita të panumërta që ndodhin në të njëjtën kohë dhe në vazhdimësi rreth nesh. Ka
disa qindra miliarda galaktika, secila me mesatarisht qindra miliarda yje. Në të gjitha galaktikat ka ndoshta planete po aq as
yje. 8 Me përballjen me shifra të tilla njeriu mund të kuptoj më mirë rëndësinë e formimit të një ambienti aq të veçantë në
Tokë.
Nga forca e shpërthimit të Big Bang-ut deri tek vlerat fizike të atomeve, nga nivelet e katër forcave themelore deri tek
proceset kimike në yje, nga lloji i dritës së emituar nga Dielli deri tek niveli i viskozitetit të ujit, nga distanca në mes Hënës
dhe Tokës deri tek niveli i gazërave në atmosferë, nga largësia e Tokës nga Dielli deri tek këndi i pjerrtësisë në orbitën e
vet, dhe nga shpejtësia me të cilën Toka rrotullohet rreth boshtit të vet deri tek funksionet e oqeaneve dhe maleve në Tokë:
secili detaj i vetëm është i përshtashur në mënyrë ideale jetës tonë. Sot, bota shkencore shpjegon këto tipare nëpërmjet
koncepteve të „Parimeve Antropike― dhe „Rregullit të Shkëlqyeshëm.‖ Këto koncepte përmbledhin mënyrën se si gjithësia
nuk është një grumbull i paqëllimtë apo i pakontrolluar i lëndës por se ka një qëllim drejtuar jetës së njeriut dhe është
projektuar me precizitetin më të madh. Në ajetet e mësipërme tërheqet vëmendja për masën dhe harmoninë në krijimet e
Allahut. Fjala „taqdeeran―, që dmth „të projektoj, matë, të krijoj duke matur―, përdoret në ajetet Kur‘anore si Surja Furkan
2. Fjala „tibaqan―, që dmth „në harmoni―, përdoret në Suren Mulk 3 dhe Suren Nuh 15. Veç kësaj, Allahu zbulon në Suren
Mulk me fjalën „tafawutin―, që dmth „mosmarrëveshje, dhunë, jopajtueshmëri, çrregullim, kundërshti―, se ata që e
dëshirojnë mungesën e harmonisë dhe çrregullimin do të dështojnë.
Termi ―rregullimi I shkëlqyeshëm‖, që filloj të përdoret nga fundi I shekullit 20, përfaqëson këtë të vërtetë të zbuluar në
këto ajete. Gjatë çerek-shekullit të fundit, shumë shkenctarë, intelektualë dhe shkrimtarë të mëdhej e kanë vërtetuar se
gjithësia nuk është një grumbull i rastësive. Përkundrazi, ka një projektim dhe rregull të jashtëzakonshëm, i përshtatur në
mënyrë ideale jetës njerëzore në çdo detaj të tij. (Shih Harun Yahya, The Creation of the Universe, Al-Attique Publishers,
November 2002 dhe A Chain of Miracles, Global Publishing, May 2004.) Shumë tipare në gjithësi qartë tregojnë se gjithësia
është projektuar posaqërisht për të mbështetur jetën. Fizikanti Dr. Karl Giberson e shpreh këtë fakt kështu:
Në 1960-tat disa fizikantë vërejtën se gjithësia jonë duket se ka qenë rregulluar shkëlqyeshëm për ekzistencën e jetës
njerëzore. 9 Astrofizikanti Britanez Profesor George F. Ellis I referohet këtij rregullimi të shkëlqyeshëm me këto fjalë:
Rregullim I shkëlqyeshëm mahnitës ndodh në ligjet që e bëjnë këtë (tërësi) të mundshme. Realizimi I kompleksitetit të asaj
që është kryer e bën shumë të vështirë mospërdorimin e fjalës ―mrekulli‖ pa marrë një qëndrim sa I përket statusit
onkologjik të fjalës. 10 ―Të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet‖ (Kur‘an,
3:109)
Shpejtësia e shpërthimit të Big Bang-ut:
Ekuilibrat e themeluar nga Big Bang-u, formimi I menjëhershëm I gjithësisë, është një nga dëshmitë se gjithësia nuk ka
ardhë në ekzistencë rastësisht. Sipas profesorit të mirënjohur të fizikës matematike në Adelaide University, Paul Davies,
nëse shkalla e zgjerimit që vijoj pas Big Bang-ut do të ishte vetëm një e miliardta miliardë pjesë më ndryshe (1/1018)
gjithësia nuk do kishte ardhur në ekzistencë.11 Në librin e tij A Brief History of Time, Stephen Hawking e njeh këtë saktësi
të jashtëzakonshme në shkallën e zgjerimit të gjithësisë:
Nëse shkalla e zgjerimit vetëm një sekond pas Big Bang-ut do të ishte më e vogël madje për një të njëqind mijtën e njëqind
million milionëve, gjithësia do të ishte shkatërruar para se të arrinte madhësinë e tanishme. 12 Katër Forcat:
E gjithë lëvizja fizike në gjithësi ndodh falë ndërveprimit dhe ekuilibrit të katër forcave të njohura nga fizika moderne:
graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Këto forca posedojnë vlera
jashtëzakonisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Biologu molekular I famshëm, Michael Denton, e përshkruan ekuilibrin e
jashtëzakonshëm midis këtyre forcave në këtë mënyrë:
Nëse, për shembull, forca gravitacionale do të ishte një trilion herë më e fuqishme atëherë gjithësia do të ishte shumë më e
vogël dhe historia e jetës së saj shumë më e shkurtër. Ylli mesatar do të kishte një trilion herë më pak masë se dielli dhe
jetëgjatësi prej rreth një viti. Në anën tjetër, nëse graviteti do të ishte më pak I fuqishëm nuk do të ishin formuar kurrë yje
apo galaktika. Marrëdhëniet dhe vlerat tjera nuk janë më pak kritike. Nëse forca e fuqishme do të ishte vetëm pak më e
dobët elementi i vetëm që do të ishte stabil do ishte hidrogjeni. Nuk do të mund të ekzistonin atome tjera. Nëse do të ishte
pak më e fortë në raport me elektromagnetizmin atëherë një bërthamë atomike që përbëhet vetëm prej dy protoneve do të
ishte tipari I qëndrueshmërisë së galaktikës – që dmth se nuk do të kishte hidrogjen dhe nëse ndonjë yll apo galaktikë do të
evoluonte atëherë do të ishin shumë më të ndryshme se që janë tani. Qartë, nëse këto forca të ndryshme dhe konstante
nuk do të kishin vlerat që kanë tani atëherë nuk do të ekzistonin yje, supernova, planete, atome apo jetë. 13
Distancat ndërmjet Trupave Qiellore:
Shpërndarja e trupave qiellore në hapësirë dhe hapësira tejet e madhe ndërmjet tyre janë thelbësore për jetën në Tokë.
Distancat ndërmjet trupave qiellore janë përcaktuar me një përllogaritje në pajtueshmëri me shumë forca të fuqishme
univerzale në mënyrë që të mbështetet jeta në Tokë. Në librin e tij Nature's Destiny, Michael Denton përshkruan distancën
ndërmjet një supernove dhe yjeve:
Distanca ndërmjet një supernove dhe në të vërtetë ndërmjet të gjithë yjeve është kritike për arsye të tjera. Distanca
ndërmjet yjeve dhe galaktikës tonë është rreth 30 milion milje. Nëse kjo distancë do të ishte pak më e vogël orbitat
planetare do të destabilizoheshin. Nëse do të ishtë pak më e madhe atëherë mbeturinat e hedhura nga supernova do të
shpërndaheshin aq shumë sa sistemet planetare sikurse yni, sipas gjitha gjasave, nuk të formoheshin kurrë. Nëse kozmosi
do të ishte vend për jetesë atëherë shpërndarja e supernovës duhet të ndodh në një shkallë shumë të saktë dhe distanca
mesatare në mes tyre, dhe midis të gjitha yjeve, duhet të jetë shumë e afërt me shifrat aktuale të vëzhguara. 14
Graviteti:
- Nëse graviteti do të ishtë më I fortë, në atmosferën e Tokës do të mblidhej më tepër amoniak dhe metan, e që do të
kishte efekt të dëmshëm për jetesë.
- Nëse do të ishte më I dobët, atmosfera e Tokës do të humbiste sasi të tepërt të ujit, duke e bërë jetesën të pamundshme.
Largësia e Tokës nga Dielli:
- Nëse do të ishte më e madhe, planeti do të bëhej shumë I ftohtë, do të ndikohej cikli I ujit në atmosferë dhe planeti do të
futej në periudhën e akullnajave.
- Nëse Toka do të ishte më afër Diellit, bimët do të digjeshin, cikli I ujit në atmosferën e Tokës do të dëmtohej
pandreqshëm dhe jetesa do të bëhej e pamundur.
Trashësia e Korës së Tokës:
- Nëse korja do të ishte më e trashë atëherë sasi e tepërt e oksigjenit do të bartej nga atmosfera në të.
- Nëse do të ishte më e hollë, jetesa do të ishe e pamundur si rezultat i sasisë së aktivitetit vullkanik.
Shpejtësia me të cilën Toka Rrotullohet:
- Nëse do të ishte më e ngadalshme, diferenca e temperaturës ndërmjet ditës dhe natës do të rritej jashtëzakonisht shumë.
- Nëse do të ishte më e shpejtë atëherë erërat atmosferike do të arrinin shpejtësi të jashtëzakonshme kështu që ciklonet
dhe stuhitë do e bënin jetesën të pamundshme.
Fusha Magnetike e Tokës:
- Nëse do të ishte më e fuqishme atëherë do të lindin stuhi elektromagnetike shumë të fuqishme.
- Nëse do të ishte më e dobët atëherë Toka do të humbiste mbrojtjen e saj kundër grimcave të dëmshme të lëshuara nga
Dielli, që njihen si erëra diellore. Të dy situatat do t‘a bënin jetesën të pamundshme. Efekti Albedo (Raporti midis sasisë së
dritës që Toka reflekton dhe sasisë së dritës që absorbon)
- Nëse do të ishte më i madh, menjëherë do të rezultonte një periudhë e akullnajave.
- Nëse do të ishte më i vogël, efekti serrë do e ngrohte Tokën për së tepërmi. Së pari Toka do të vërshohej nga shkrirja e
akullnajave e pastaj do të digjej në tërësi.
Proporcioni I Oksigjenit dhe Azotit në Atmosferë:
- Nëse do të ishte më i madh, funksionet vitale do të përshpejtoheshin pafavorshëm.
- Nëse do të ishte më i vogël, funksionet vitale do të ngadalësoheshin pafavorshëm.
Proporcioni I Dioksidit të Karbonit dhe Ujit në Atmosferë:
- Nëse do të ishte më i madh, atmosfera do të tejnxehej.
- Nëse do të ishte më i vogël, temperatura e atmosferës do të ulej.
Trashësia e Shtresës së Ozonit:
- Nëse do të ishte më e madhe, temperatura e Tokës do të ulej jashtëzakonisht shumë.
- Nëse do të ishte më e vogël, Toka do të tejnxehej dhe do të ishte e pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë të
emetuara nga Dielli.
Aktiviteti Seizmik (Tërmetet):
- Nëse do të kishte më shumë, do të kishte rrëmujë të përhershme për gjallesat.
- Nëse do të kishte më pak, ushqimet në fund të detit nuk do të përhapeshin në ujë. Kjo do të kishte efekt të dëmshëm për
jetën në detëra dhe oqeane dhe për të gjitha gjallesat në Tokë.
Këndi I Pjerrtësisë së Tokës:
Toka ka një kënd pjerrtësie prej 23 shkallë në orbitën e saj. Është pikërisht kjo pjerrtësi që sjell sezonat. Nëse ky kënd do të
ishte më I madh apo më I vogël se që është tani, dallimet e temperaturës ndërmjet sezonave do të arrinin përmasa
ekstreme, me vera me nxehtësi të padurueshme dhe dimra tmerrësisht të ftohtë.
Madhësia e Diellit:
Një yll më I vogël se Dielli do të thotë se Toka do të ngrihej dhe një yll më I madh do të çojë në djegien e tërësishme të
Tokës.
Tërheqja në mes Tokës dhe Hënës:
- Nëse do të ishte më e madhe, tërheqja e fuqishme e Hënës do të kishte efekte shumë të rënda në kushtet atmosferike,
shpejtësinë me të cilën Toka rrotullohet rreth boshtit të saj dhe në rrymat detare.
- Nëse do të ishte më e vogël, kjo do të çonte në ndryshime klimatike ekstreme.
Distanca ndërmjet Tokës dhe Hënës:
- Nëse do të ishin vetëm pak më afër, Hëna do të përplasej me Tokën.
- Nëse do të ishin më larg, Hëna do të humbej në gjithësi.
- Po të ishin vetëm pak më pranë njëra-tjetrës, efekti I Hënës në rrymat Tokësorë do të arrinte përmasa të rrezikshme.
Valët oqeanike do të përmbytnin zonat e ulëta. Fërkimi që do shfaqej si rezultat I kësaj do të rriste temperaturën e
oqeaneve dhe ekuilibri I ndjeshëm I temperaturave, që është I domosdoshëm për jetën në Tokë, do të zhdukej.
- Po të ishin vetëm pak më larg njëra-tjetrës, rrymat do të uleshin duke I bërë oqeanet më pak të levizshëm. Uji I
palëvizshëm do të rrezikonte jetën në detëra dhe niveli I oksigjenit që ne thithim do të rrezikohej. 15
―Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send. Në krijimin e qiejve e të
tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.‖ (Kur‘an, 3:189-190)
Temperatura e Tokës dhe Jeta e bazuar në Karbon:
Ekzistenca e karbonit, baza e të gjithë ekzistencës, varet nga ngelja e temperaturës brenda kufijve të caktuar. Karboni është
substancë themelore për molekulat organike si: aminoacidet, acidi nukleik dhe proteinat; Këto përbëjnë bazën e jetës. Për
këtë arsye, jeta mund të bazohet vetëm në karbon. Duke pasur parasysh këtë, temperatura ekzistuese nuk duhet të jetë më
e ulët se -20 gradë celzius dhe më e lartë se 120 gradë celzius. Këto janë vetëm kuftijtë e temperaturës në Tokë. Këto janë
vetëm disa prej ekuilibrave jashtëzakonisht të ndjeshëm të cilat janë thelbësore për shfaqjen dhe mbijetimin e jetës në
Tokë. Sidoqoftë, këto janë të mjaftueshme për të zbuluar përfundimisht se Toka dhe gjithësia nuk mund të kenë ardhur në
ekzistencë si rezultat I një numri rastësish të njëpasnjëshme. Konceptet e ―rregullit të shkëlqyeshëm‖ dhe ―parimit antropik‖
që filluan të përdoren në shekullin 20 janë dëshmi e mëtejshme e krijimeve të Allahut. Harmonia dhe proporcioni aty u
përshkruan me saktësi të shkëlqyeshme katërmbëdhjetë shekuj më parë në Kur‘an.
8. Carl Sagan, Cosmos (Avenel, NJ: Wings Books: April 1983), 5-7.
9. Karl Giberson, ―The Anthropic Principle,‖ Journal of Interdisciplinary Studies 9 (1997).
10. George F. Ellis, "The Anthropic Principle: Laws and Environments,‖ The Anthropic Principle, F. Bertola and U. Curi (New
York: Cambridge University Press: 1993), 30.
11. Paul Davies, Superforce: The Search for a Grand Unified Theory of Nature, 1984, 184.
12. Stephen Hawking, A Brief History of Time (London: Bantam Press: 1988), 121-125.
13. Michael Denton, Nature's Destiny: How the Laws of Biology Reveal Purpose in the Universe (New York: The Free
Press:1998), 12-13.
14. Ibid., 11.
FAKTE SHKENCORE NË DISA AJETE TË KUR'ANIT | SCIENTIFIC FACTS IN FEW VERSES OF THE QUR'AN by Qur'an and Science on Wednesday, December 14, 2011 at 9:45am ·
Allahu I Plotëfuqishëm thotë:
―Me të vërtetë në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijeve që lundrojnë në det e
që u sjellin dobi njerëzve, në shiun që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe
përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në
të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.‖ (Kurani I Shenjtë: Sureja 2, Ajeti 164)
Kurani I është shpallur Muhamedit I cili ka qenë analfabet; ai nuk dinte as shkrim e as lexim. Gjithashtu edhe populli I tij
ishte në përgjithësi analfabet. Prandaj, si ka mundësi që një njeri të shpik një libër i cili I ka mahnitur njerëzit më elokuent
(orator)!
Allahu I sfidon të gjithë që të sjellin diqka të ngjashme me Kuranin. Mbani mend që ajeti më I shkurtë në Kuran është me
vetëm dhjetë fjalë!
Allahu I Plotëfuqishëm thotë:
"Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të
bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin"". (Kurani I Shenjtë: Sureja 17, Ajeti 88)
Pejgamberi dhe shumë nga shokët e tij ishin të varfër dhe ai I lexonte atyre ajete të Kuranit të cilat përmbanin fakte
shkencore. Më tepër se 1400 vjet pasi u shpall Kurani shkenca moderne zbuloi këto fakte me paisje të avancuara.
Thomas Carlyle ka thënë:
‗Një njeri I rremë themeloi një religjion? Por një njeri I rremë nuk mund të ndërtoi as një shtëpi me tulla! Në qoftë se ai nuk
ka njohuri dhe nuk I zbaton karakteristikat e llaqit, baltës së pjekur dhe gjërave të tjera që nevojiten atëherë nuk është
shtëpi ajo që ai ndërton por një tog mbeturinash. Kjo nuk do të qëndronte për dymbëdhjetë shekuj me radhë për të
mbledhur e strehuar mbi njëqind e tetëdhjetë milionë persona; ajo do të rrëzohej aty për aty.‘
BIOMIMETIKA | BIOMIMETICS by Qur'an and Science on Monday, December 12, 2011 at 3:54pm ·
DIZAJNE INSIPRUESE BAZUAR NË DIZAJNET E QENIEVE TË GJALLA
Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të
tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë. (Kur‘an, 16:66)
Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi
prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni. Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni). (Kur‘an, 23:21-22)
Para se shkenctarët, expertët hulumtues dhe zhvillues të ngarkohen me një projekt të ri, ata zakonisht kërkojn për një
model tek qeniet e gjalla dhe e imitojn sistemin dhe formën nga ajo. Me fjalë të tjera, ata e shiqojn dhe e studiojn formën e
krijuar në natyrë nga All-llahu dhe, inspiruar nga ato, ata vazhdojn dhe zhvillojn teknologjitë e tyre të reja.
Kjo qasje u bë shkak të lind Biommetika, një degë e re e shkencës që përpiqet të imitoj qeniet e gjalla. Kohëve të fundit, kjo
degë e shkencës ka filluar të aplikohet shumë në botën e teknologjisë. Përdorimi I fjalës ―ibratun,‖ (të mësojm nga, këshillë,
gjë e rëndësishme ose model) në ajetet e cekura më lartë është mëse e mundshme që aludon në biomimetikën.
Biommetika I referohet të gjitha substancave, mjeteve, mekanizmave dhe sistemeve që njerezit e prodhojn me qëllim që të
imitojn sistemin që është prezent në natyrë. Komuniteti I shkenctarëve për momentin ndjejn nevojë për përdorim e këtyre
mjeteve, posaqërisht në fushën e nanoteknologjisë, teknologjisë robotike, intelegjencës artificiale, mjekësisë dhe ushtrisë.
Biomimetika së pari është hedhur përpara nga Janine M. Benyus, shkrimtare dhe mbikqyrëse shkencore në Montana. Ky
koncept më vonë është analizuar nga shumë njerëz tjerë dhe kanë filluar të gjejnë aplikacione. Disa nga komentet e tyre në
lidhje me biomimetikën;
Motivi kryesorë i ―Bimimetikës‖ është se ne kemi shumë të mësojm nga bota e natyrës, si model, si përmasë, si drejtues. Se
në çka hulumtuesit kanë të përbashkët është nderimi ndaj formave natyrale, dhe inspirimi për ti përdorur ato për zgjidhjen
e problemeve të njereëzve. 14
David Oakey, strateg I produktit për Interface Inc., kompani që e përdorë natyrën për ta ngritur kualitetin dhe
produktivitetin e produktit, ka thënë:
Natyra është këshilltari im për biznes dhe dizajn, model për formën e jetesës. Sistemi I natyrës ka punuar me miliona vite.
Biomimetika është një rrugë për të mësuar nga natyra. 147
Shkenctarët që kanë filluar të favorizojn vazhdimisht duke e zgjëruar idenë kanë intensifikuar studimet e tyre duke përdorur
mostrat e pakrahasueshme dhe të patëmetë të natyrës. Këto dizajne paraqesin modele për hulumtime teknologjike, për
shkak se ato ofrojn produktivitet maksimum për sasi më të vogël të materialit dhe energjisë, dhe janë vetë-përmbajtësore,
jo e dëmshme për ambientin, e qetë, estetike, e qëndrueshme dhe afatgjatë. The High Country News gazeta ka përshkruar
biomimetikën si ―një lëvizje shkencore‖ dhe ka bërë këtë koment:
Duke përdorur sistemin natyral si model, ne mund të prodhojm teknologji që janë më të qëndrueshme se këto që përdoren
sot. 148
Janine M. Benyus, beson që modelet në natyrë duhet të imitohen, ka dhënë shembujt në librin e saj, Biomimicry: Innovation
Inspired by Nature (Perennial: 2002):
• Zogjët gumëzhitës kalojn Golfin e Meksikos me më pak se 3 gram (një e dhjeta e një ounce) me lëngë djegëse,
• Pilivesa e tejkalon zhdervjedhtësinë e helikpoterit më të mirë,
• Sistemi I ngrohjes dhe kondicionerit të ajrit në shtëpiat e termitëve janë më superior në aspektin e mjeteve dhe harxhimit
të energjisë në krahasim me ato të qenies njeri,
• Frekuenca e lartë e Lakuriqit të natës është më I efektshëm dhe sensitiv se sistemi I radarëve sot,
• Alga që emeton dritën kombinon kemikale të ndryshme për ta ndriquar trupin e tyre,
• Peshku arktik dhe bretkocat ngrihen dhe ngjallen në pranverë, duke I mbrojtur organet e tyre nga ngrica,
• Kameleonët dhe sepjet ndryshojn ngjyrën e lëkurës së tyre duke iu përshtatur vazhdimisht ambientit përreth.
• Bletët, breshkat dhe zogjët navigojn pa pasur nevojë për hartë, dhe
• Balenat dhe pinguinët zhyten pa mjete të zhytjes.
Këto mekanizma fantastike dhe dizajnet në natyrë, që prej tyre kemi marrë shembuj pak, kanë potencialin që të na I
pasurojn teknologjinë në fusha të ndryshme në një masë të gjërë.
Këto potenciale po bëhen të dukshme dhe dituritë tona akumuluese dhe mjetet teknologjike po riten vazhdimisht.
Të gjitha krijesat posedojn tipare që mahnitin njeriun. Disa prej tyre kane një formë ideale hidrodinamike që përmes saj
lëvizin në ujë, e disa përdorin sense që janë të quditshme dhe të panjohura për ne. Shumica prej këtyre tipareve që
hulumtuesit kanë hasur për herën e parë, ose, ndryshe, sapo I kanë zbuluar. Për këtë shkak, është e nevojshme të
bashkohen shkenctarët kompetent të fushave të ndryshme sikurse të fushës së teknologjisë kompjuterike, inigjinjerisë
mekanike, elektronikës, matematikës, fizikës, kimisë dhe bilogjisë që në mënyrë të drejtë ta imitojn një qenie të gjallë.
Shkenctarët janë të mahnitur kur janë konfrontuar me një strukturë dhe sistem të pakrahasueshëm që janë duke I zbuluar
për çdo ditë, dhe e përdorin mahnitjen e tyre për ta inspiruar vetën për të prodhuar teknologji të re për të mirën e njeriut.
Duke kuptuar që sistemet e përkryera ekzistuese dhe teknikat superiore të aplikuara në natyrë janë shumë më superiore se
sa njohuritë dhe intelekti I tyre, kanë kuptuar se për zgjedhjet dhe problemet ekzistuese duhen domosdo të bazohen në
dizajnet në natyrë për ti rregulluar problemet që kanë hasur gjatë viteve.
Si rezultat, ata kanë mundësinë ta arrijnë suksesin për një kohë të shkurtër. Gjithashtu, duke imituar natyrën, shkenctarët
janë duke bërë arritje të mëdha për sa I përket kursimit të kohës, fuqisë punëtore dhe materialit të shpenzuar.
Sot ne shohim zhvillimin e teknologjisë gradualisht duke zbuluar mrekulli të krijiimit dhe duke përdorur dizajne fantastike
nga qeniet e gjalla, në të mirë të njerëzimit. Benyus ka potencuar se ―Veprimi sipas natyrës‖ ka potencial ta ndryshoj
formën e kultivimit të ushqimit, prodhimit të materialit, shfrytëzimit të energjisë, shërojm vetën, ruajm informacionet dhe
zhvillojm biznes.‖ 149 Në vazhdim mund të hasni në disa prej shkrimeve që kanë shtjelluar temën në fjalë;
"Science is Imitating Nature,"150
"Life's Lessons in Design,"151
"Biomimicry: Secrets Hiding in Plain Sight,"152
"Biomimicry: Innovation Inspired by Nature,"153
"Biomimicry: Genius That Surrounds Us,"154
"Biomimetics: Creating Materials from Nature's Blueprints,"155 and
"Engineers Ask Nature for Design Advice."156
Në shekullin 19, natyra është imituar vetëm në aspektin estetik. Artistët dhe arkitektët të asaj kohe janë influencuar nga
natyra dhe kanë përdorur shembuj të strukturave‘ funksioni I tyre nga pamjet e jashtme. Po, realizimi I përkryer I dizajnit
superior dhe përdorimi I atyre që mund të përfitoj njeriu ka filluar vetëm në vitin shekullin e 20 duke studiuar mekanizmat
natyral në nivelin molekular. Shkenctarët sot, mësojn nga qeniet e gjalla, ashtu sikurse është shpallur në Kur‘an para 1,400
vjetëve.
FËMIJËT LINDIN BESIMTARË NË ZOT – MENDIME AKADEMIKE | CHILDREN ARE BORN BELIEVERS IN GOD – ACADEMIC CLAIMS by Qur'an and Science on Monday, September 26, 2011 at 9:44am ·
Fëmijët janë ―besimtarë të lindur‖ në Zot dhe nuk ndodh që thjeshtë të marrin besimet religjioze përmes indoktrinimit
(arsimimit), siç thotë një akademik.
Dr. Justin Barrett, një hulumtues me përvojë në Qendrën për Antropologji dhe Mendje në Universitetin e Oksfordit, thotë se
personat e rinj e kanë një predispozitë të besojnë në një qenie supreme sepse ata supozojnë se çdo gjë në botë është
krijuar me një qëllim të caktuar.
Ai thotë se fëmijët e vegjël kanë besim edhe nëse nuk kanë qenë të edukuar për besim nga familja ose shkolla, dhe
këmbëngul që edhe ata të cilët janë rritur të vetmuar në ndonjë ishull shkretëtirë do të besojnë në Zot.
"Një shumicë e theksuar e fakteve shkencore përgjatë përafërsisht 10 viteve të fundit ka treguar se duket se zhvillimi
natyral (pa ndikimin e kushteve të jashtme) i mendjes së njeriut është shumë më i madh sesa që kemi menduar më parë,
duke përfshirë këtu një predispozitë që të shohin botën natyrale ashtu siç është e dizajnuar dhe me një qëllim të caktuar
dhe se pas këtij qëllimi ka një lloj qenie inteligjente,‖ tha ai për programin e sotshëm të Radios BBC 4.
"Nëse do të hudhnim një grumbull prej këtyre fëmijëve në një ishull ku ata do të rriteshin të vetmuar mendoj
se ata do të besonin në Zot."
Në një ligjëratë e cila u dha të martën në Institutin Faradej të Universitetit të Oksfordit, Dr. Barret citoi eksperimente
psikologjike të realizuara në fëmijë të cilat siç tha ai tregojnë se ata instinktivisht besojnë se gati çdo gjë është e dizajnuar
me një qëllim të caktuar.
Në një studim, gjashtë dhe shtatë vjeçarët të cilët ishin pyetur pse ka ekzistuar zogu i parë, u përgjigjën ―për të bërë
muzikë të mirë‖ dhe ―sepse ata e zbukurojnë botën‖.
Një eksperiment tjetër me bebet 12 muajsh tregonte se ato u befasuan nga një film në të cilin qartazi një top që rrotullohej
krijonte një grumbull të rregullt të blloqeve prej një grumbulli të parregullt.
Dr Barrett tha se ka evidencë se edhe në moshën katërvjeçare fëmijët kuptojnë se edhe pse disa objekte janë krijuar nga
njeriu, bota e natyrës është e ndryshme.
Ai shtoi se kjo do të thotë se fëmijët janë më të prirur që të besojnë kreacionizmin (faktin se gjërat janë krijuar të tilla) sesa
në evolucionin, përkundër asaj që ua mësojnë prindërit ose mësuesit e tyre.
Dr. Barrett tha se antropologjistët kanë zbuluar se në disa kultura fëmijët besojnë në Zot edhe kur mësimet religjioze janë
të fshehura prej tyre.
"Mendjet e fëmijëve të zhvilluara normalisht dhe natyrshmërisht i bëjnë ata të prirur për të besuar në krijimin hyjnor dhe në
dizajnin inteligjent. Në anën tjetër, evolucioni është i panatyrshëm për mendjen e njeriut; përkatësisht i vështirë për tu
besuar.‖
http://www.telegraph.co.uk/news/newstopics/religion/3512686/Children-are-born-believers-in-God-academic-claims.html
Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Asnjë fëmijë nuk lind
përveç se në fitre (besim i pastër). Pastaj ai tha, recitoi: ―...feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit; s'ka ndryshim (mos
ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë‖ (30:30)
Nuk ka lindur askush dhe që të mos jetë krijuar në natyrën e tij të vërtetë (Islamin). Janë prindërit e tij ata që e bëjnë atë
Jehud ose Katolik ose Magjistar, ashtu sikurse kafshët që lindin të vegjlit pa të meta në gjymtyrët e tyre. A shihni ndonjë
defekt në to? E pastaj ai e citoi Kur‘anin: ―...feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit; s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të
asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë‖.
SHIRAT TË CILAT E RINGJALLIN TOKËN E VDEKUR | RAINS WHICH BRING A DEAD LAND BACK TO LIFE by Qur'an and Science on Thursday, September 22, 2011 at 11:09am ·
Funksioni I shiut ―për të kthyer tokën e vdekur përsëri në jetë‖ është treguar në disa ajete të Kur‘anit:
…Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër. Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe t'u japim të pijnë atyre që i krijuam,
kafshë e shumë njerëz. (Kur'an, 25:48-49)
Përveç që sjell ujin në tokë, një nevojë e domosdoshme për gjallesat, shiu ka gjithashtu një veti mbarësuese. Pikat e shiut
që avullohen nga deti dhe arrijnë retë përmbajnë substanca të caktuara që ―ringjallin‖ tokën e vdekur. Këto pika shiu me
karakteristika të tilla ―rigjallëruese‖ quhen ―pikat e tensionit të sipërfaqes‖. Këto formohen nga shtresa e lartë e sipërfaqës
së detit, e quajtu nga biologjistët mikro-shtresa; në këtë shtresë sipërfaqësore, me trashësi më pak se një e dhjeta e
milimetrës, gjenden sasi të mëdha të mbeturinave organike të formuara nga dekompozimi i algave dhe zooplanktoneve
mikroskopike. Disa nga këto mbeturina mbedhin dhe absorbojnë elemente të tilla si fosfori, magnezi dhe kaliumi, të cilat
gjenden rallë në ujin e detit, si dhe metale të rënda të tilla si bakër, zink, kobalt dhe plumb. Farërat dhe bimët në sipërfaqen
e tokës marrin sasi të mëdha të kripërave minerale dhe elementeve nga këto pika shiu, e që i nevojiten për t‘u rritur. Kur‘ani
i referohet kësaj me këto shprehje:
―Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.‖ (Kur‘an, 50:9)
Këto kripëra të cilat zbresin me shi janë shembull në miniaturë i plehërave kimikë të përdorur tradicionalisht për të rritur
produktivitetin (kalcium, magnez, kalium etj.) Metalet e rënda e llojit të gjetur në aerosole formojnë elemente që rrisin
produktivitetin gjatë rritjes dhe dhe prodhimit të bimëve. Thënë shkurt, shiu është një fekondues i rëndësishëm. Me pleh që
sigurohet vetëm nga shiu, brenda njëqind vjetësh, një tokë e cilësisë së dobët mund të marr të gjitha elementet e
nevojshme për bimët. Pyjet gjithashtu rriten dhe ushqehen me ndihmën e këtyre kimikateve të cilat kanë origjinën nga deti.
Në këtë mënyrë, çdo vit rreth 150 milion ton të grimcave të fekonduesve bijnë në tokë. Po të mos ishte ky funksion
fekondues, do të kishin qenë shumë më pak bimë në Tokë dhe ekuilibri i jetës do të ishte i çrregulluar. Informacioni rreth
rigjallërimit të bimëve në ajet është vetëm një nga tiparet mrekulluese të shumta të Kur‘anit.
PROPORCIONI I SHIUT | THE PROPORTION OF RAIN by Qur'an and Science on Monday, September 19, 2011 at 10:03am ·
Një tjetër informatë e dhënë në Kur‘an rreth shiut është se ai bie në Tokë në ―masë të duhur‖. Kjo përmendet në Suren
Zuhruf si më poshtë:
―Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni
(të gjallë nga varrezat)‖ (Kur‘an, 43:11)
Kjo sasi e matur e shiut është zbuluar përsëri nga zbulimet moderne. Është vlerësuar se në një sekondë përafërsisht 16
milion ton ujë avullohen nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilion ton ujë në një vit. Ky numër është i barabartë me sasinë e
shiut që bie në Tokë në një vit. Prandaj, uji qarkullon vazhdimisht në një cikël të balancuar, në përputhje me ―masën‖. Jeta
në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Edhe po të përdorej e gjithë teknologjia që është në dispozicion për këtë qëllim, ky cikël
nuk do të mund të riprodhohej artificialisht.
Madje edhe një devijim i vogël në këtë ekuilibër do të sjellte lindjen e një çekuilibri ekologjik që do të sillte fundin e jetës në
Tokë. Megjithatë, kjo nuk ndodh, dhe shiu vazhdon të bie çdo vit pikërisht në të njëjtën masë, ashtu siç është shpallur në
Kur‘an.
Proporcioni i shiut nuk aplikohet vetëm në sasinë e tij, por gjithashtu edhe në shpejtësinë me të cilën bien pikat e shiut.
Shpejtësia e pikave të shiut, pavarësisht madhësisë së tyre, nuk e kalon një kufi të caktuar.
Philipp Lenard, një fizikant Gjerman i cili mori Qmimin Nobel për fizikë në vitin 1905, zbuloj që shpejtësia e rënies rritej me
diametrin e pikës deri në madhësinë prej 4.5 mm (0.18 inç). Për pikat më të mëdha, megjithatë, shpejtësia e rënies nuk
rritej përtej 8 metra në sekondë (26 ft/sec). 54 Ai ia atribuoi këtë ndryshimeve në formën e pikave shkaktuar nga rrjedha e
ajrit përderisa madhësia e pikës rritej. Ndryshimet në formë, si rrjedhojë, rritën rezistencën e ajrit të pikës dhe ngadalësuan
shpejtësinë e rënies.
Siç mund të shihet, Kur‘ani mund të na tërheq vëmendjen në rrëgullimin delikat të shiut i cili nuk mund të ketë qenë i
njohur 1,400 vitë më parë.
54. Keith C. Heidorn, Ph.D., ―Philipp Lenard: Brushing the Teardrops from
Rain,‖www.islandnet.com/~see/weather/history/lenard.htm.
ERRËSIRA DHE DRITA | LIGHT AND DARK by Qur'an and Science on Tuesday, June 21, 2011 at 12:01pm ·
“Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën.” (Kur'an, 6:1)
Të gjithë ne e dijmë se pa dritë njeriu nuk mund të shoh mjedisin dhe ambientin me sy të lirë. Megjithatë, drita që ne mund
të shohim është vetëm një pjesë e vogël e të gjithë energjisë dritë-emetuese. Ka lloje të tjera të energjisë dritë-emetuese
që qeniet njerëzore nuk mund t‘I perceptojnë, të tilla si infra të kuqe, ultravjollce, rrezet x dhe radio valët. Qeniet njerëzore
janë të verbër ndaj valëve të tilla të dritës.
Është interesante, pra, që fjala ―errësirë‖ në Kuran është gjithmonë në shumës. Fjala Arabe ―thulumat‖ është përdorur në
shumës në 23 ajete të Kur‘anit, dhe asnjëherë nuk është përdorur në njëjës. Pëdorimi i fjalës ―errësirë‖ në Kur‘an tregon se
përveç atyre valëve të dritës që ne i shohim, mund të ketë edhe tjera lloje.
Vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar pse shumësi mund të jetë përdorur këtu. Gjatësitë e valëve dallojnë në
formën e energjisë të njohur si rrezatimi elektromagnetik. Të gjitha format e ndryshme të rrezatimeve elektromagnetike
veprojnë si valë energjetike në gjithësi. Kjo mund të krahasohet me valë të cilat formohen kur hidhet guri në një pellg.
Ashtu siç valët në pellg mund të jenë të madhësive të ndryshme, ashtu edhe rrezatimi elektromagnetik ka valë të madhësive
të ndryshme.
Yjet dhe burimet tjera të dritës nuk lëshojnë të gjitha llojin e njëjtë të emetimit. Këto rreze të ndryshme klasifikohen sipas
gjatësisë së valëve të tyre. Spektri i gjatësisë së valëve ëshët mjaft i gjerë. Ka një diferencë prej 1025 (një miliard herë një
miliard herë një miliard) ndërmjet rrezeve gama, me gjatësitë valore më të vogla, dhe radio valëve, të cilat janë më të
mëdha. Pothuajse të gjitha rrezet e emetuara nga Dielli janë të shtrydhura në vetëm një pjesë të këtij spektri 1025.
Në mënyrë që të kuptojmë më mirë përmasat kolosale të kësaj shifre, do të ishte e dobishme të bëhej një krahasim. Po të
donim të numërojmë deri në 1025, dhe po të numëronim ditë e natë pa pushim, do të na marrë kohë sa 100 milion herë
mosha e Tokës për të përfunduar. Gjatësitë valore të ndryshme në gjithësi shpërndahen vetëm brenda një spektri me
madhësi të tillë. 70% e gjatësive valore të ndryshme të emetuara nga Dielli janë të kufizuara në një spektër shumë të
ngushtë ndërmjet 0.3 dhe 1.5 mikron. Ka tri lloje të dritës brenda këtij grupi: drita e dukshme, drita infra e kuqe dhe
ultravjollce. Pavarësisht se zë një brez më të vogël se 1 në 1025, rrezet e njohura si dritë e dukshme përfaqësojnë 41% të
të gjitha rrezeve të Diellit.
Siç është diskutuar, valët elektromagnetike të perceptuara për syrin e njeriut janë përgjegjës për vetëm një pjesë shumë të
vogël të spektrit të dritës. Rajonet e tjera përfaqësojnë vetëm errësirë për qeniet njerëzore, të cilët janë të verbër ndaj
gjatësive valore jashtë atij brezi. 52
52. Husaini, Qur'an for Astronomy and Earth Exploration from Space, 175-182.
PULSARËT: YJET QË PULSOJNË | PULSARS: PULSATING STARS by Qur'an and Science on Tuesday, June 14, 2011 at 1:22pm ·
“Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)! E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi? Ai është ylli që shpon
(errësirën me dritë).” (Kur‟an, 86:1-3)
Pulsarët janë mbetjet e yjeve të shuara që emetojnë radio valë shumë të fuqishme si pulsi, dhe të cilat rrotullohen shumë
shpejt rreth boshteve të tyre. Është vlerësuar se janë më shumë se 500 pulsarë në Rrugën e Qumështit, pjesë e të cilës
galaktikë është Toka.
Fjala ―tariq‖, emri I Sures 86, vjen nga rrënja ―tarq‖ domethënia themelore e të cilit është e një goditje të mjaftueshme për
të prodhuar një tingull, ose të goditur. Duke patur parasysh kuptimin e mundur të fjalës si ―rrahje‖, ―goditje e rëndë‖,
vëmendja jonë mund të jetë duke u tërhequr në një fakt shkencor të rëndësishëm. Para se të analizojmë këtë informatë, le
të shikojmë fjalët e tjera të përdorura në ajet për përshkrimin e këtyre yjeve. Termi ―alttariqi‖ në ajetin e mësipërm do të
thotë një yll që depërton errësirën, i lindur natën, depërton dhe lëvizë më tej, troket, godet, apo yll i fortë. Për më tepër,
termi ―ëaal‖ tërheq vëmendjen në gjërat e betuara – qiellin dhe Tariq.
Nëpërmjet hulumtimeve të kryeara nga Jocelyn Bell Burnell në Univerzitetin e Cambridge më 1967, ishte identifikuar një
radio signal i rregullt. Deri në atë kohë, megjithatë, nuk ishte e njohur se kishe një trup qiellor që mund të jetë burim i pulsit
të rregullt ose të rrahurave disi sikur të zemrës. Në vitin 1967, megjithatë, astronomët konstatuan se përderisa materia
bëhet më e dendur në bërthamë ndërsa rrotullohet rreth boshtit të vet, fusha magnetike e yllit bëhet më e fortë dhe kësisoj
shkakton një fushë magnetike në polet e saj e që është 1 trilion herë më e fortë se ajo e Tokës. Ata e kuptuan se një trup
qiellor që rrotullohet aq shpejtë dhe me një fushë magnetike aq të fortë lëshon rrezeqë përbëhen nga radio valë shumë të
fuqishme në një formë konike në çdo rrotullim. Menjëherë pas kësaj, u kuptua se burimi i këtyre sinjaleve është rrotullimi i
shpejtë i yjeve neutron. Këto yje neutron të sapozbuluara janë të njohura si ―pulsarë‖. Këto yje, që shndërrohen në pulsarë
përmes supernova shpërthimeve, janë të vëllimit më të madhë dhe janë trupat qiellor më të ndritshëm dhe më të shpejtë
në gjithësi. Disa pulsarë rrotullohen 600 herë në sekondë. 50
Fjala ―pulsar‖ vjen nga folja puls. Sipas fjalorit shqip kjo fjalë do të thotë të rrahurat, të goditurat. Gjithashtu definohet edhe
si goditje ritmike, lëvizje ose rrahje me një ritëm të fortë dhe të rregullt. Prapë, sipas definicionit të fjalorit shqip fjala
―pulsim‖, që rrjedh nga e njëjta rrënjë, do të thotë zgjerim dhe tkurrje me një goditje të fortë dhe të rregullt.
Pas këtij zbulimi, është kuptuar se fenomeni i përshkruar në Kur‘an si rrahjet ―tariq‖, shfaqte një ngjashmëri të madhe me
yjet neutrone të njohura si pulsarë.
Yjet neutrone formohen pas shkatërrimit të bërthamave të yjeve super gjigante. Materia shumë e kompresuar dhe e
dendur, në formën e një sfere të shpejtë rrotulluese, zë në grackë dhe shtrydh shumicën e peshës dhe fushës magnetike të
yllit. Fusha e fuqishme magnetike e formuar nga këto yje neutrone që rrotullohen shpejtë ka treguar se shkakton emetimin
e radio valëve të fuqishme të dallueshme në Tokë.
Në ajetin e tretë të Sures Tarik, termi ―alnnajmu alththaqibu," që do të thotë depërtim, depërtim dhe vazhdim më tutje, apo
hapje e vrimave, tregon se Tarik është një yll i ndritshëm që deperton errësirën dhe vazhdon më tutje. Koncepti i
fjalës"adraka" në frazën ―E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi? ka të bëjë me të kuptuarit. Pulsarët, të formuar përmes
kompresimit të yjeve me përmasa disa herë më të mëdha se Dielli, janë në mesin e atyre trupave qiellor që janë të vështirë
për të kuptuar. Pyetja në ajet vë theksin se sa e vështirë është për të kuptuar këtë yll goditës (Allahu e di më së miri)
Siç u diskutua, yjet e përshkruara si Tariq në Kur‘an kanë një ngjashmëri të afërt me pulsarët e përshkruar në shekullin e
20-të, dhe mund të na zbulojnë edhe një mrekulli shkencore të Kur‘anit.
50. www.atnf.csiro.au/news/press/double_pulsar/
VRIMAT E ZEZA | BLACK HOLES by Qur'an and Science on Tuesday, June 7, 2011 at 10:51am ·
Shekulli 20 pa një numër shumë të madh të zbulimeve të reja në lidhje me fenomenet qiellore në gjithësi. Një nga këto
subjekte, e cila është hasur tek në kohët e fundit, është Vrima e Zezë. Këto formohen kur një yll që i ka konsumuar të gjithë
karburantin shkatërrohet në vetvete, duke u kthyer përfundimisht në një vrimë të zezë me dendësi infinite dhe zero vëllim si
dhe me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fuqishme. Ne jemi të paaftë të shohim vrimat e zeza edhe me teleskopë të
fuqishëm, sepse tërheqja e tyre gravitacionale është aq e fortë sa që drita nuk është në gjendje të shpëtoj prej tyre.
Megjithatë, një yll i tillë i shembur mund të perceptohet me anë të efektit që ka në zonën përreth. Në Suren Ëakia, Allahu
tërheq vëmendjen e kësaj çështje në këtë mënyrë, duke u betuar në pozicionin e yjeve:
“Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!” (Kur'an, 56:75-76)
Termi ―vrimë e zezë‖ u përdor për herë të parë në vitin 1969 nga fizikanti Amerikan John Ëheeler. Më parë ne imagjinonim
se ishim në gjendje t‘i shohim të gjitha yjet. Mirëpo, më vonë doli se ka yje në gjithësi, dritën e të cilave nuk jemi në
gjendje ta perceptojmë. Sepse drita e këtyre yjeve të shkatërruara zhduket. Drita nuk mund t‘i shpëtoj vrimës së zezë sepse
ajo është një koncentrim aq i lartë i masës në një hapësirë të vogël. Graviteti tepër i madh kap edhe grimcat më të shpejta,
dmth fotonet. Për shembull, faza e fundit e një ylli të zakonshëm, tri herë më i madh se Dielli, përfundon pasi shuarjes dhe
implodimit të tij si një vrimë e zezë prej vetëm 20 kilometra në diametër! Vrimat e zeza janë ―të zeza‖, dmth të fshehura
nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë. Ato megjithatë zbulojnë veten në mënyrë të tërthortë me thithjen e madhe që ushtron forca e
tyre gravitacionale në organet e tjera qiellore. Përveç përshkrimit të Ditës së Gjykimit, ajeti i mëposhtëm mund të jetë duke
përmendur këtë zbulim shkencor në lidhje me vrimat e zeza:
“Kur yjet të shuhen,” (Kur'an, 77:8)
Për më tepër, yjet me masë të madhe gjithashtu shkaktojnë perceptimin e deformimeve në gjithësi. Vrimat e zeza,
megjithatë, jo vetëm që shkaktojnë defromime në gjithësi por gjithashtu hapin vrima në të. Kjo është arsyeja pse këto yje
të shkatërruara janë të njohura si vrima të zeza. Ky fakt për yjet mund të jetë përmendur në ajet, dhe kjo është edhe një
tjetër pjesë e rëndësishme informacioni që vërteton se Kur‘ani është Fjala e Allahut:
“Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)! E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi? Ai është ylli që shpon
(errësirën me dritë).” (Kur‟an, 86:1-3)
KRIJIMI NË GJASHTË DITË | CREATION IN SIX DAYS by Qur'an and Science on Thursday, May 26, 2011 at 10:29am ·
“Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi
Arshin…(Kur‟an, 7:54)
Një shembull i harmonisë mes Kur‘anit dhe shkencës moderne është çështja e moshës së gjithësisë. Kozmologët llogarisin
moshën e gjithësisë të jetë 16-17 miliardë vite. Kur‘ani konstaton se e gjithë gjithësia ishte krijuar në gjashtë ditë. Këto dy
kornizat e kohës, të cilat mund të duken kontradiktore, në të vërtetë janë çuditërisht kompatibile. Në fakt, të dy këto shifra
në lidhje me moshën e gjithësisë janë të sakta. Me fjalë të tjera, gjithësia është krijuar brenda gjashtë ditësh, siç është
shpallur në Kur‘an, dhe kjo periudhë korrespondon me 16-17 miliardë vjet në mënyrën se si ne e perjetojmë kohën.
Në vitin 1951 Einstein propozoj që koha është relative, që kalimi i kohës ndryshon sipas hapësirës, shpejtësisë së personit
që udhëton dhe forcës së gravitetit në atë moment. Duke patur parasysh këto dallime në kalimin e kohës, periudha e kohës
në të cilën gjithësia është krijuar siç është shpallur në shtatë ajete të ndryshme të Kur‘anit është në të vërtetë plotësisht në
përputhje me vlerësimet e shkencëtarëve. Periudha gjashtë ditore e shpallur në Kur‘an mund të mendohet si gjashtë
periudha. Sepse, duke marrë parasysh relativitetin e kohës, një ―ditë‖ i referohet vetëm një periudhe 24 orëshe e përjetuar
në Tokë nën kushtet aktuale. Tjetërkund në gjithësi, megjithatë, në një tjetër kohë dhe nën kushte tjera, një ―ditë‖ mund t‘i
referohet një periudhe shumë më të gjatë. Në të vërtetë, fjala ―ayyamin‖ në periudhën prej gjashtë ditësh (sittati ayyamin)
në këto ajete (Kur'an 32:4, 10:3, 11:7, 25:59, 57:4, 50:38, dhe 7:54) do të thotë jo vetëm ―ditë‖ por gjithashtu ―moshë,
periudhë, moment, afat‖.
Në periudhën e parë të gjithësisë, kalimi i kohës u bë shumë më shpejt se ajo me të cilën ne jemi të njohur sot. Arsyeja për
këtë është se, në momentin e Big Bang-ut, gjithësia jonë ishte kompresuar në një pikë shumë të vogël. Zgjerimi i gjithësisë
dhe rritja e vëllimit të tij që nga momenti i atij eksplodimi ka zgjeruar kufijtë e gjithësisë në në miliona vjet drite. Në të
vërtetë, rritja e gjithësisë që nga ai moment ka patur pasoja shumë të rëndësishme për kohën e gjithësisë.
Energjia në momentin e Big Bang-ut ngadalësoi rrjedhën e kohës për 1012 milion herë. Kur u krijua gjithësia, shpejtësia e
kohës së gjithësisë ka qenë më e lartë deri në një milion herë se sa koha që përjetojmë sot. Me fjalë tjera, një milion milion
minuta në Tokë janë ekuivalent me vetëm një minutë në kohën e gjithësisë. Kur një periudhë gjashtë-ditore llogaritet sipas
relativitetit të kohës, kjo barazohet me gjashtë milion milion (gjashtë trilion) ditë. Kjo është për shkak se koha e gjithësisë
lëviz një milion milion herë më shpejt se koha në Tokë. Llogaritur në vite, 6 trilion ditë barazohen me rreth 16.427 miliardë
vjet. Kjo është brenda vlerësimit të moshës së gjithësisë.
6,000,000,000,000 ditë/365.25 = 16.427104723 miliardë vjet
―All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e zë të koturit, e as gjumi. E Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush
mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk
mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur
(mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.‖
(Kur‘an, 2:255)
Nga ana tjetër, secila prej gjashtë ditëve të krijimit barazohet me periudha shume të ndryshme se sa që ne e kuptojmë
kohën. Arsyeja për këtë është se shpejtësia e kalimit të kohës bie në raport me zgjerimin e gjithësisë. Që nga Big Bang-u,
përderisa madhësia e gjithësisë u dyfishua, kështu kalimi i kohës u përgjysmua. Ndërsa gjithësia u rrit, shpejtësia me të
cilën gjithësia u dyfishua ngadalësohej gjithnjë e më shumë. Kjo normë e zgjerimit është një fakt shkencor që pranoi botën
e përshkruar në librin The Fundamentals of Physical Cosmology (Bazat e Kozmologjisë Fizike). Kur llogaritim çdo ditë të
krijimit në kushtet e kohës së Tokës, shfaqet situata vijuese:
• Shikuar nga momenti kur filloi koha, dita e parë e krijimit (faza e parë) zgjati 24 orë. Kjo periudhë, megjithatë, është e
barabartë me 8 miliardë vjet në kushtet Tokësore. Kjo periudhë, megjithatë, është e barabartë me 8 miliardë vjet në kushtet
Tokësore.
• Dita e dytë e krijimit (faza e dytë) zgjati 24 orë. Kjo, megjithatë, në kushtet tona zgjati përgjysmë më shkurtë se dita
paraprake, me fjalë tjera 4 miliardë vjet.
• Dita e tretë (faza e tretë) zgjati përgjysmë më shkurtë se dita e dytë, me fjalë tjera 2 miliardë vjet.
• Dita e katërt (faza e katërt) zgjati 1 miliardë vjet.
• Dita e pestë (faza e pestë) zgjati 500 milion vjet.
• Dhe dita e gjashtë (faza e gjashtë) zgjati 250 milion vjet.
• Përfundim: Kur gjashtë ditët e krijimit, me fjalë të tjera gjashtë fazat, mbledhen në kushtet e
Tokës, shifra që rezulton është 15 miliardë e 750 milion vjet. Kjo shifër tregon një paralele të madhe me vlerësimet e sotme
moderne.
Ky përfundim është një nga faktet e zbuluar nga shkenca e shekullit 21. Shkenca e ka konfirmuar edhe njëherë një fakt të
shpallur në Kur‘an 1,400 vjet më parë. Kjo harmoni në mes Kur‘anit dhe shkencës është një nga argumentet e
mrekullueshme se Kur‘ani është shpallje e Allahut, Krijuesit, të Gjithëdijshmit.
FORMIMI I NAFTËS | THE FORMATION OF PETROL by Qur'an and Science on Thursday, May 19, 2011 at 9:02am ·
―Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi, dhe i cili përcaktoi e orientoi, dhe i cili
mundësoi mbirjen e kullosës; E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.‖ (Kur‘an, 87:1-5)
Siç e dimë, nafta formohet nga mbetjet e bimëve dhe kafshëve të detit. Pasi këto janë prishur në shtratin e detit, pas
miliona vitesh e gjitha që ka mbetur janë substancat vajore. Këto, nën shtresat e baltës dhe gurëve, pastaj shndërrohen në
naftë dhe gaz. Lëvizjet në koren e Tokës çojnë në ngurtësimin e detit dhe gurëve që përmbajnë naftë e që janë të varrosur
mijëra metra në thellësi. Nafta që formohet ndonjëherë rrjedh përmes poreve në shtresat gurore nga mijëra kilometra nën,
dhe ngritet në sipërfaqe, ku avullohet (kthehet në gaz), duke lënë prapa një masë bitumeni.
Të tri elementet e identifikuara në katër ajetet e para të Sures A‘la paralelizojnë formimin e naftës. Është shumë e
mundshme që fjala ―almaraa‖, që ka kuptimin e kullotës apo livadhit, i referohet substancave me bazë organike në formimin
e naftës. Fjala e dytë që theksohet në ajet është ―ahwa, e përdorur për të përshkruar të gjelbërtën në të zezë, të zezën në
të gjelbër, ngjyrat e errëta apo të nxira. Kjo fjalë mund të mendohet si përshkrim i lëndës së mbeturinave bimore të
akumuluara nëntokë që gradualisht bëhen të zeza, sepse këto fjalë mbështeten nga fjala e tretë, ―ghuthaan‖. Fjala
―ghuthaan‖e përkthyer si kashtë, gjithashtu mund të thotë bimë nga vërshimi, bimë të sjellura së bashku nga lënda e
mbeturinave të mbledhura dhe shpërndara përreth luginave, hedhurina, gjethe ose shkumë. Përveç domethënies e ―të vjell
jashtë‖ të nënkuptuar në fjalë, gjithashtu mund të përkthehet edhe si ―të vërshoj jashtë lëndën e vjellur‖, dhe përshkruan
mënyrën se si toka ―vjell‖ naftën jashtë. Në fakt, duke marrë parasysh formimin e naftës, mënyra se si del, pamja e saj
shkumuese dhe ngjyra, mund të shohim më mirë se me çfarë menqurie janë përdorur fjalët në ajetet e mësipërme.
Siç është diskutuar, bima në ajet që kthehet në një lëng të errët dhe ngjitës, mbart një ngjashmëri të fortë në formimin e
naftës. Përshkrimi i formimit të tillë gjatë shumë viteve, në një kohë kur formimi i naftës ishte i panjohur, është pa dyshim
edhe një tjetër dëshmi se Kur‘ani është shpallje e Allahut.
MREKULLIA E HEKURIT | THE MIRACLE OF IRON by Qur'an and Science on Tuesday, May 17, 2011 at 10:42am ·
Hekuri është një nga elementet e theksuara në Kur‘an. Në Suren Hadid, që dmth Hekur, ne jemi të informuar:
“Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz…” (Kur'an, 57:25)
Shufër hekuri
Fjala "anzalna," e përkthyer si ―zbritur‖ dhe e përdorur në ajet për hekurin, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik
për të shpjeguar se hekuri është dhënë që njerëzimi të përfitoj. Por, kur marrim parasysh kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës,
që është, „zbritje fizike nga qielli―, si në rastin e shiut apo rrezeve të Diellit, ne kuptojmë se ky ajet përfshin një mrekulli
shkencore shumë të rëndësishme. Kjo, sepse gjetjet moderne astronomike kanë zbuluar se hekuri që gjendet në botën tonë
ka ardhur nga yjet gjigante në hapësirën kozmike. 38
Jo vetëm hekuri në tokë por edhe hekuri në të gjithë Sistemin Diellor vjen nga hapësira e jashtme, pasi që temperatura në
Diell është e papërshtatshme për formimin e hekurit. Dielli ka temperaturën e sipërfaqes prej 6,000 gradë Celzius, dhe
temperaturën e bërthamës prej rreth 20 milion gradë Celzius. Hekuri mund të prodhohet vetëm në yje shumë më të mëdha
se Dielli, ku temperatura arring në disa qindra milion gradë Celzius. Kur sasia e hekurit tejkalon një nivel të caktuar në një
yll, ylli nuk mund ta mban më tej, dhe përfundimisht shpërthen në atë që quhet ―nova‖ ose ―supernova‖. Këto shpërthime i
mundësojnë hekurit të hidhet në hapësirë. 39
Një burim shkencor ofron informacionin vijues mbi këtë temë:
Ka gjithashtu dëshmi për raste të supernovave më të vjetra: Nivelet e ngritura të hekurit-60 në fundet e thella të detërave
janë shpjeguar si shenja se një shpërthim supernove ka ndodhur brenda 90 vitë drite të diellit, rreth 5 milion vite më parë.
Hekuri-60 është një izotop radioaktiv i hekurit, i formuar në shpërthimet e supernovas, i cili kalbet në një gjysmë jetë prej
1.5 milion vitesh. Një prani e shtuar e këtij izotopi në një shtresë gjeologjike tregon nukleosintezën e fundit të elementeve
që janë afër në hapësirë dhe transportin e tyre të mëtejshëm në tokë (ndoshta si pjesë e grimcave të pluhurit). 40
Surja " Hadid" është e 57-ta në Kur‘an. Vlera numerike e fjalës ―al-Hadid‖ nw Arabisht është 57. Vlera numerike e vetëm
―hadid‖ është 26. Siç mund të shihet nga tabela periodike anash, 26 është numri i atomit të hekurit. Me ajetin e shpallur në
Suren Hadid, Allahu i Plotëfuqishëm tregon se si është formuar hekuri, dhe me kodin matematikor që përmban ajeti Ai na
zbulon një mrekulli shkencore.
E gjithë kjo tregon se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është bartur nga Supernovat, dhe është ―zbritur‖, siç shpallet
në ajet. Është e qartë se ky fakt nuk mund të ketë qenë i njohur në shekullin e 7-të, kur u shpall Kur‘ani. Megjithatë, ky fakt
është i rrëfyer në Kur‘an, Fjala e Allahut, i Cili përfshinë çdo send në dijen e Tij të pafund.
Astronomia ka zbuluar gjithashtu se edhe elemente tjera janë formuar jashtë Tokës. Në shprehjen ―Ne e kemi zbritur edhe
hekurin‖ në ajet, fjala ―edhe‖ mund të jetë duke iu referuar atij nocioni. Megjithatë, fakti që ajeti përmend në mënyrë
specifike hekurin është mjaft befasues, duke marrë parasysh se këto zbulime janë bërë tek në fund të shekullit 20. Në librin
e tij Nature‘s Destiny (Fati i Natyrës), mikrobiologjisti i njohur Michael Denton thekson rëndësinë e hekurit:
Nga të gjitha metalet asnjë nuk është më i nevojshëm për jetën se hekuri. Është grumbullimi i hekurit në qendrën e një ylli
që shkakton një shpërthim supernove dhe shpërndarjen pasuese të atomeve jetike për jetën në të gjithë kozmosin. Ishte
tërheqja nga graviteti e atomeve të hekurit në qendrën e tokës së hershme që gjeneronte ngrohje që shkaktoi diferencimin
kimik fillestar të tokës, gazifikimin e atmosferës së hershme, dhe së fundi formimin e hidrosferës. Është hekuri I shkrirë në
qendër të tokës I cili, duke vepruar si një dinamo gjigante, gjeneron fushën magnetike të tokës, e cila nga ana tjetër formon
zonat e rrezatimit Van Allen që mbrojnë sipërfaqen e tokës nga rrezatimet depërtuese kozmike me energji të lartë dhe e
ruajnë shtresën shumë të rëndësishme të ozonit nga shkatërrimet e rrezeve kozmike...
Pa atomin e hekurit, në kozmos nuk do të kishte jetë të bazuar në karbon; pa supernova, pa ngrohje të tokës primitive, pa
atmosferë ose hidrosferë. Nuk do të kishte fushë magnetike mbrojtëse, as zona rrezatimi Van Allen, as shtresë ozoni, as
metal që do formonte hemoglobinën (në gjakun e njeriut), as metal për të zbutur reaktivitetin e oksigjenit dhe as
metabolizëm oksidues.
Marrëdhënia e ngushtë dhe intriguese ndërmjet jetës dhe hekurit, ndërmjet ngjyrës së kuqe të gjakut dhe vdekjes së
ndonjë ylli të largët, jo vetëm që tregon rëndësinë e metaleve për biologjinë por gjithashtu edhe biocentrikën e
gjithësisë... 41
Kjo llogari qartë tregon rëndësinë e atomit të hekurit për jetën. Fakti se një vëmendje e veçantë i tregohet hekurit në Kur‘an
gjithashtu thekson rëndësinë e këtij elementi. Përveç kësaj, ka një tjetër të vërtetë të fshehur në Kur‘an që tërheq
vëmendjen për rëndësinë e hekurit: Surja Hadid 25, që i referohet hekurit, përmban dy kode mjaft interesante
matematikore.
Surja " Hadid" është e 57-ta në Kur‘an. Abjad e fjalës ―Al-Hadid‖ në Arabisht, kur vlerat numerologjike të shkronjave të saj
mbledhen, është gjithashtu 57. (Për llogaritjet abjad shih pjesën mbi Llogaritjet Numerologjike (Abjad) në Kur‘an)
Vlera numerologjike e fjalës ―hadid‖ është 26. Dhe, 26 është numri atomik i hekurit.
Për më tepër, grimcat e oksidit të hekurit janë përdorur në një trajtim të kancerit në muajt e fundit dhe janë vënë re
zhvillime pozitive. Një ekip i udhëhequr nga Dr. Andreas Jordan, në spitalin me famë botërore Charité Hospital në Gjermani,
pati sukses në shkatërrimin e qelizave kanceroze me këtë teknikë të re të zhvilluar për trajtimin e kancerit – lëngu magnetik
hipotermia (lëng magnetik me temperaturë të lartë). Si rezultat i kësaj teknike, e përdorur së pari herë në 26 vjeçarin
Nikolaus H., nuk janë vërejtur qeliza të kancerit te pacienti në tre muajt vijues.
Kjo metodë e mjekimit mund të përmblidhet si më poshtë:
1. Një lëng që përmban grimca oksidi të hekurit injektohet në tumor me anë të një shiringe të posaqme. Këto grimca
përhapen në tërë qelizat e tumorit. Ky lëng pëbëhet nga mijëra miliona grimca, 1.000 herë më të vogla se grimcat e kuqe të
gjakut, të oksidit të hekurit në 1 cm3 që mund të rrjedh lehtësisht nëpër të gjitha enët e gjakut. 42
2. Pacienti më pastaj vendoset ne një makinë me një fushë të fuqishme magnetike.
3. Kjo fushë magnetike, e aplikuar jashtë, fillon të vë në lëvizje grimcat e hekurit në tumor. Gjatë kësaj kohe temperatura
në tumorin që përmban grimcat e oksidit të hekurit ngritet deri në 45 gradë Celzius. Në pak minuta qelizat e kancerit, të
paafta për të mbrojtur veten nga nxehtësia, janë dobësuar ose shkatërruar. Tumori pastaj mund të çrrënjoset tërësisht me
kemoterapi pasuese. 43
Në këtë mjekim janë vetëm qelizat kanceroze që ndikohen nga fusha magnetike, sepse vetëm ato përmbajnë grimcat e
oksidit të hekurit. Përhapja e kësaj teknike është një zhvillim i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje potencialisht
vdekjeprurëse. Në trajtimin e një sëmundje aq të përhapur sikurse kanceri, përdorimi i shprehjes ―hekurin që në të ka forcë
të fortë dhe dobi për njerëz‖ (Kur‘an, 57:25) në Kuran është veçanërisht i rëndësishëm. Vërtetë, në këtë ajet, Kur‘ani ndodh
të jetë duke treguar përfitimet e hekurit për shëndetin e njeriut (Allahu e di më së miri).
________________________
38. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur‘an, 110-111; and www.wamy.co.uk/announcements3.html, from Prof. Zighloul Raghib El-Naggar‘s
speech
39. Ibid.
40. Priscilla Frisch, ―The Galactic Environment of the Sun,‖ American Scientist, January-February
2000,www.americanscientist.org/template/AssetDetail/assetid/21173?fulltext=true.
41. Michael J. Denton, Nature‘s Destiny (The Free Press: 1998), 198.
42. www.inm-gmbh.de/cgi-bin/frame/frameloader.pl?sprache=en&url=http://www.inm-
gmbh.de/htdocs/technologien/highlights/highlights_en.htm.
43. "Nanotechnology successfully helps cancer therapies," IIC Fast Track, Nanotech News from Eastern Germany, Industrial
Investment Council, October 2003;www.iic.de/uploads/media/NANO_FT_Nov2003_01.pdf
TOKA E ÇARË | THE SPLITTING EARTH by Qur'an and Science on Saturday, May 14, 2011 at 9:37am ·
“Pasha qiellin plot me shi, edhe tokën që çahet e plasaritet (për të mbi)” (Kur'an, 86:11-12)
Fjala Arabe ―sadA‖ në ajetin e mësipërm ka domethënien ―plasaritje, çarje‖. Betimi I Allahut në ndarjen e Tokës tregon një
fenomen të rëndësishëm, ashtu si edhe mrekullitë tjera shkencore në Kur‘an.
Shkencëtarët zbritën në thellësitë e deteve dhe oqeaneve për herë të parë më 1945-1946, me qëllim të studimit të burimeve
minerale. Një nga faktet më të rëndësishme që doli në shesh nga ky hulumtim ishte struktura e çarë e Tokës. Shtresa
shkëmbore në sipërfaqen e jashtme të Tokës ishte e ndarë nga një numër i madh i plasaritjeve (shkarjeve), të gjata me
dhjetëra mijëra kilometra, të shtrira nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Shkencëtarët gjithashtu kuptuan se nën
deti kishte magmë të shkrirë, në thellësi prej 100-150 km.
Fotot e mësipërme tregojnë strukturën e copëtuar të Tokës. Shtresës së magmës nën korën e Tokës i mundësohet dalja në
sipërfaqe përmes kësaj strukture të copëtuar. Kjo në mënyrë të konsiderueshme e ulë temperaturën e Tokës.
Për shkak të këtyre ndarjeve dhe çarjeve rrjedh llava nga vullkanet në shtratin e detit. Për shkak të kësaj strukture të çarë
lirohet një sasi e konsiderueshme e nxehtësisë dhe një pjesë e madhe e shkëmbit të shkrirë formon malet nën oqeane. Po
të mos e posedonte Toka këtë strukturë, e cila lejon lirimin e një sasie të madhe të nxehtësisë nga korja e saj, jetesa në
Tokë do të ishte e pamundur. 37
Nëse sipërfaqja e Tokës nuk do të lejonte lirimin e niveleve të larta të nxehtësisë, jetesa në Tokë do të ishte e pamundur.
Nuk ka asnjë dyshim se informata të tilla, për zbulimin e të cilave ishte e nevojshme teknologji e avancuar, të dhëna 1,400
vjet më parë janë edhe një argument se Kur‘ani është Fjala e Allahut.
___________________
37. ―Arctic Explorers,‖ 23 June 2000, http://tea.rice.edu/schauer/6.23.2000.html; Tetsuzo Seno, Satoru Honda, ―Mantle Convection and The
Global Sea Level: When Did Plate Tectonics Begin on The Earth?,‖ www.eri.u-tokyo.ac.jp/seno/sealevel_abst.html; ―Mantle
Convection,‖ http://theory.uwinnipeg.ca/mod_tech/node195.html; Prof. Zaghloul El-Naggar, ―Scientific Signs
PIKAT E NDRYSHME TË LINDJES DHE PERËNDIMIT TË DIELLIT | DIFFERENT POINTS IN THE RISING AND SETTING OF THE SUN by Qur'an and Science on Wednesday, May 4, 2011 at 12:06pm ·
“Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.” (Kur‟an 70:40)
“Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve” (Kur‟an, 37:5)
“Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve” (Kur‟an, 55:17)
Siç mund të dallohet, në ajetin e mësipërm fjalët lindje dhe perëndim përdoren në kuptimin shumës. Për shembull, fjala
―mashariq‖ e përdorur në ajetin e parë për ―lindje‖ dhe fjala ―magharib‖ e përdorur për ―perëndim‖ janë në formën e
shumësit, që tregojnë se janë dy nga secila. Fjalët ―mashriqayn‖ dhe ―maghribayn‖ në ajetin e fundit përdoren për dy lindje
dhe dy perëndime. ―Mashariq‖ dhe ―magharib‖ gjithashtu do të thotë vendi ku Dielli lind dhe perëndon. Prandaj, ajetet e
mësipërme i referohen pikave të ndryshme të fillimit dhe përfundimit të ditës. Gjithashtu është e denjë të vini re se në ajetin
e parë betimi bëhet nga Zoti i ―lindjeve dhe perëndimeve‖.
Boshti rreth të cilit rrotullohet toka është në një kënd prej 23° 27'. Për shkak të këtij këndi dhe formës sferike të Tokës,
rrezet e dritës nga Dielli nuk e qëllojnë gjithmonë në të njëjtin kënd. Kjo do të thotë se për shkak se rrezet e Diellit bien mbi
atë zonë nga kënde të ndryshme, dikush që është larg ekuatorit do ta shoh lindjen e Diellit nga kënde të ndryshme të
lindjes dhe perëndimin nga kënde të ndryshme të perëndimit. Sa më larg ekuatorit që është ai person aq më shumë pika të
ndryshme për lindjen dhe perëndimin e diellit do të identifikojë.
Dikush në ekuator, megjithatë, do të vërej se Dielli gjithmonë lind dhe perëndon në të njëjtin vend, meqë rrezet e Diellit
gjithmonë bien pingul aty. Duke patur parasysh se Gadishulli Arabik nuk është larg ekuatorit, do të dukej e pamudur që një
vëzhgim i tillë të bëhej atje. Kjo, për shkak se dikush në atë rajon do të shihte se Dielli gjithmonë lind në të njëjtën pikë,
dhe gjithmonë perëndon në të njëjtën pikë. Shprehja në lidhje me lindjen dhe perëndimin në ajetet e mësipërme mund të
tregoj lindjen dhe perëndimin e Diellit në pika të ndryshme. (Allahu e di më së miri)
SHTRESAT E TOKËS | THE LAYERS OF THE EARTH by Qur'an and Science on Friday, February 11, 2011 at 12:54am ·
Një element i informatës rreth Tokës i dhënë në Kur‘an është ngjashmëria e tij me qiellin shtatë-shtresor:
“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur
ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e
vet.” (Kur‘an, 65:12)
Informacioni në ajetin e mësipërm është konfirmuar nga burimet shkencore, ku shpjegohet se Toka përbëhet nga shtatë
shtresa. Këto, ashtu siç i kanë identifikuar shkenctarët, janë:
Shtresa e parë: Litosfera (ujë)
Shtresa e dytë: Litosfera (tokë)
Shtresa e tretë: Astenosfera
Shtresa e katërt: Mbështjellësi i epërm
Shtresa e pestë: Mbështjellësi i brendshëm
Shtresa e gjashtë: Bërthama e jashtme
Shtresa e shtatë: Bërthama e brendshme
Fjala litosferë rrjedh nga fjala Greke lithos, që dmth gur, e që është një formacion i fortë që e formon shtresën e lartë të
Tokës. Krahasuar me formacionet tjera është mjaft i hollë. Litosfera nën oqeane është akoma më e hollë, dhe është zonë
me aktivitete vullkanike. Trashësia mesatare e saj është 80 km. Është më e ftohtë dhe më e fortë se formacionet tjera dhe
për këtë arsye e formon koren e Tokës.
Nën litosferë është formacioni i njohur si astenosfera, nga fjala Greke ―i dobët‖, asthenes. Kjo shtresë është ndryshuese dhe
më e hollë se litosfera. Është e formuar nga substanca të nxehta gjysëm të ngurta që janë në gjendje të shkrihen kur
ekspozohen ndaj temperaturave të larta dhe presionit gjatë kohës gjeologjike.
Mendohet se litosfera e fortë noton ose lëviz mbi astenosferën që lëviz ngadalë. 23 Nën këto shtresa është një shtresë e
temperaturës së lartë rreth 2,900 km e trashë, e përbërë nga guri gjysëm i ngurtë, i njohur si mbështjellësi. Kjo përmban
më shumë hekur, magnezium dhe kalcium se korja, dhe është gjithashtu më i nxehtë dhe më i dendur sepse temperatura
dhe dendësia në Tokë rriten në thellësi.
Në qendër të Tokës është bërthama, përafërsisht dy herë më e dendur se mbështjellësi. Arsyeja për këtë dendësi është se
përmban përqindje më të lartë të metaleve (hekur-aliazh nikeli) se të gurit.
Bërthama e Tokës përbëhet nga dy pjesë. Njëra është bërthama e jashtme e lëngët me trashësi 2,200 km dhe tjetra është
bërthama e brendshme e ngurtë me trashësi 1,250 km. Korja e jashtme e lëngët i siguron Tokës fushën magnetike
përderisa planeti rrotullohet.
E vërteta e kësaj ngjashmërie midis qiellit dhe shtresave të Tokës, të identifikuara vetëm se nga teknologjia e shekullit të
20-të, është pa dyshim edhe një mrekulli shkencore e Kur‘anit.
___
23. ―Inside the Earth,‖ http://pubs.usgs.gov/publications/text/inside.html.
RA'D | AR-RA'D (THE THUNDER) by Qur'an and Science on Tuesday, January 25, 2011 at 5:13pm ·
Në emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit
1. Elif, Lamë, Mimë, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo, që t'u shpall ty nga Zoti yt, janë realitet, por shumica e
njerëzve nuk besojnë.
2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që
çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur
për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
3. Dhe ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta
mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
4. E në tokë, copa sipërfaqesh, te ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma
(bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne
shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dallaur njerën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e
mençur.
5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi
krijim të ri pasi të jemi bërë dhe?"
TOKA NXJERR JASHTË NGARKESËN E SAJ | THE EARTH DISGORGES ITS CHARGES by Qur'an and Science on Thursday, February 24, 2011 at 12:37am ·
“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën
nga brenda), Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)? Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e
veta” (Kur‘an, 99:1-4)
Fjala ―zilaz‖ në Arabisht do të thotë tërmet ose dridhje, dhe fjala ―athqalaha‖ do të thotë ―ngarkesën, barrën e rëndë.‖ Kur I
gjykon vargjet e mësipërme nën dritën e kuptimit të parë, mund të shihet se I referohen një fakti të rëndësishëm shkencor
në lidhje me tërmetet.
Ajeti 2 i Sures Zilzal përmend Tokën që nxjerr ngarkesën e saj. Në të vërtetë, si rezultat I hulumtimeve në vitet e fundit,
është kuptuar se në qendër të Tokës ka metale të rënda, dhe se këto dalin jashtë si rezultat I lëvizjeve në sipërfaqen e
Tokës. Sipas llogaritjeve të gjeologëve, ndërsa Toka ftohej, substancat e rënda dhe të dendura u fundosën në qendrën e saj
përderisa ato që ishin më të lehta u ngritën në sipërfaqe. Për këtë arsye, korja e Tokës (sipërfaqja) përbëhet nga substancat
më të lehta (bazalti dhe gurët e granitit), ndërsa metalet e rënda (nikeli dhe hekuri) gjenden në bërthamë. Si rezultat,
nënsipërfaqja, e cila përbëhet nga metalet e shkrira, është e përbërë nga një material që është shumë më I rëndë dhe më I
dendur se sipërfaqja.
Gjatë tërmeteve, substancat e rënda që janë nën sipërfaqe kanë mundësinë të dalin jashtë, dhe kësisoj Toka e nxjerr
ngarkesën e saj, ashtu siç është shpallur në Kur‘an. Për më tepër, rajonet ku rezervat e metaleve janë më të koncentruara
janë gjithashtu ato rajone me aktivitetin vulkanik më të madh. Këto zbulime shkencore, që dolën në shesh rishtazi dhe atë si
rezultat I hulumtimeve të gjëra, janë vetëm disa nga faktet shkencore të treguara nga Allahu në Kur‘an.
SHTRESAT E ATMOSFERËS | THE LAYERS OF THE ATMOSPHERE by Qur'an and Science on Sunday, January 16, 2011 at 12:07am ·
Një fakt për gjithësinë, I zbuluar në ajetet Kur‘anore, është se qielli është I përbërë prej shtatë shtresave:
“Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi
ata shtatë qiej. Ai është i gjithdijshmi për çdo gjë” (Kur‘an, 2:29)
“Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e
edhe tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me
dëshirë! Dhe i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt
(të dynjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçues dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i të Plotfuqishmit, i të
Dijshmit” (Kur‘an, 41: 11-12)
Fjala ―qiejt‖ që shfaqet në shumë ajete të Kur‘anit përdoret për t‗iu referuar qiellit përmbi Tokë si dhe gjithësisë. Duke pasur
parasysh këtë kuptim të kësaj fjale, shihet se qielli i Tokës apo atmosfera, përbëhet nga shtatë shtresa.
Sot, është e njohur se atmosfera e Tokës përbëhet nga shtatë shtresa të ndryshme që shtrihen njëra mbi tjetrën 19. Bazuar
në kriteret e përmbajtjes kimike apo temperaturës së ajrit, përkufizimet e bëra kanë përcaktuar atmosferën e Tokës si
shtatë shtresa 20. Sipas ―Limited Fine Mesh Model (LFMII)‖ që është një model i atmosferës i përdorur për vlerësimin e
kushteve atmosferike për 48 orë, atmosfera ka 7 shtresa.
Sipas përkufizimeve gjeologjike moderne shtatë shtresat e atmosferës janë si më poshtë:
1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Mezosfera
4. Termosfera
5. Ekzosfera
6. Jonosfera
7. Magnetosfera
Në Kur‘an, sureja Fussilet thotë ‖…dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej‖. Me fjalë tjera, Allahu deklaron se Ai I caktoi
secilit qiell detyrën e vet. Vërtet, siç do të shihet në ajetet vijuese, secila nga këto shtresa ka detyra jetike për të mirën e
njerëzimit dhe të gjitha krijesave tjera që jetojnë në Tokë. Secila shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga
formimi I shiut deri tek parandalimi I rrezeve të dëmshme, nga reflektimi I radio valëve deri tek shmangia e efekteve
dëmtuese të meteorëve.
Ajetët e mëposhtme na informojnë rreth shfaqjes së shtatë shtresave në atmosferë:
“A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).” (Kur'an, 71:15)
“Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë” (Kur'an, 67:3)
Atmosfera lejon vetëm rrezet e nevojshme për jetë të arrijnë në Tokë. Për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë Tokën vetëm
pjesërisht. Kjo është gama më e përshtatshme për të lejuar bimët të kryejnë fotosintezën dhe përfundimisht që të gjitha
gjallesat të mbijetojnë.
Fjala Arabe "tibaqan" e përdorur në këto ajete, e përkthyer në Shqip si ―shtresa‖ dmth ―shtresë, mbulesë e përshtatshme
apo mbulim I diçkaje‖ dhe kështu thekson se si shtresa e lartë është e përshtatur mirë me shtresën e ulët. Fjala është
përdorur gjithashtu edhe në shumës: ―shtresat‖. Qielli, I përshkruar në ajet si në shtresa, është pa dyshim pasqyrimi më I
përsosur I atmosferës. Është një mrekulli e madhe që këto fakte, të cilat nuk ka pasur mundësi të zbulohen pa teknologjinë
e shekullit të 20, janë shpallur shumë qartë në Kur‘an 1,400 vite më parë.
19. Michael Pidwirny, ―Atmospheric Layers,‖ 1996,http://royal.okanagan.bc.ca/mpidëirn/atmosphereandclimate/atmslayers.html.
20. ―Numerical Prediction Models used by NWS,‖ Integrated Publishing, www.tpub.com/ëeather3/4-27.htm.
DIAMETRAT E TOKËS DHE GJITHËSISË | THE DIAMETERS OF THE EARTH
AND SPACE
by Qur'an and Science on Thursday, January 6, 2011 at 11:29pm ·
“O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni
pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë)” (Kurani i Shenjtë: Sureja 55, Ajeti 33)
Fjala Arabe e përkthyer si ―kufijve‖ në ajetin e mësipërm është ―aqtar‖. Kjo është shumësi I fjalës ―qutr‖, që dmth diametër
dhe I referohet diametrave të shumtë të qiejve dhe Tokës. Në Arabisht është e mundshme të dihet se a është fjala njëjës,
dytës apo shumës nga trajta në të cilën është përdorur. Prandaj, forma e fjalës së përdorur këtu, shumësi, I referohet edhe
një mrekullie të informacionit.
Një trup tredimenzional mund të thuhet se është njëdiametrik vetëm nëse është krejtësisht sferik. Termi ―diametra‖ mund
t‘I referohet vetëm një forme të parregullt por në thelb sferike. Fjala ―diametra‖ e zgjedhur në Kur‘an është e rëndësishme
nga pikëpamja se tregon formën geoide të Tokës. Subjekti I dytë I rëndësishëm në ajet është se Toka dhe qiejt janë
përmendur ndaraz në lidhje me diametrat.
Sipas Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit të Albert Einstein-it, gjithësia është vazhdimisht në zgjerim. Por kjo nuk
domethënë se galaktikat dhe trupat e tjerë qiellor janë duke u shpërndarë nëpër gjithësi. Kjo domethënë se gjithësia është
duke u zgjeruar dhe se distanca ndërmjet galaktikave është duke u rritur.
Përkufizimi I ―kufijve të qiejve‖ në Suren Rrahman, ajeti 33, tregon strukturën sferikë të gjithësië (Allahu e di më së miri).
Në të njëjtën mënyrë që diametrat e hapësirës ndryshojnë varësisht nga pozitat e ndryshme në gjithësi, ashtu edhe
diametrat e gjithësisë që është vazhdimisht në zgjerim do të shfaqin ndryshime. Nga kjo pikëvështrimi, përdorimi I shumësit
të fjalës ―kufi‖ është përplot urtësi dhe është një nga shenjat se Kur‘ani është shpallje nga Zoti ynë I Gjithëdijshëm.
"...edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe
sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve." (Kurani i Shenjtë: Sureja 7, Ajeti 54)
FORMA QARKORE E TOKËS | THE ROUNDNESS OF THE EARTH by Qur'an and Science on Monday, December 20, 2010 at 11:16am ·
SHQIP
“Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditën ia mbështjell
natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi,
mëkatfalësi.” (Kurani i Shenjtë: Sureja 39, Ajeti 5)
Në Kur‘an, fjalët e përdorura për përshkrimin e gjithësisë janë mjaft të shquara. Fjala Arabe që përkthehet si ―mbështjell‖ në
ajetin e mësipërm është ―takwir‖. Në Shqip dmth ―për të vënë një gjë mbi një tjetër, mbështjellur si petk. Për shembull, në
fjalorët Shqip kjo fjalë përdoret për veprimin e mbështjelljes së një gjëje rreth një tjetre, në mënyrën e njëjtë sikurse
turbani. Informacioni I dhënë në këtë ajet për ditën dhe natën që mbështjellin njëri-tjetrin përshfin informacion të saktë për
formën e tokës. Kjo mund të jetë e vërtetë vetëm nëse Toka është e rrumbullakët. Kjo dmth se Kur‘ani, I cili është shpallur
në shekullin e 7-të, la të kuptohet në formën qarkore të tokës.
Megjithatë, nuk duhet harruar se njohuritë astronomike të asaj kohe e perceptonin tokën më ndryshe. Atëherë mendohej se
toka ishte e sheshtë dhe të gjitha llogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Mirëpo, Kur‘ani I
Madhërishëm përdori fjalët më përkufizuese kur flitej për përshkrimin e gjithësisë. Këto fakte, të cilat ne mund t‘I kuptojmë
drejt tek në shekullin tonë, kanë qenë në Kur‘an për një kohë mjaft të gjatë.
NAHL (BLETA) | AN-NAHL (THE BEE) by Qur'an and Science on Saturday, November 27, 2010 at 7:00pm ·
SHQIP
- Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni
(bagëtinë).
- Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në
këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
- Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. Vërtet, në këto ka
argumente për një popull që mendon.
- Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.); ka fakte për një popull që di të
merrë përvojë.
- Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh
anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe
ashtu të falënderoni (Zotin).
- Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të
orientoheni.
- Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
- Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
- Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri
Allahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
- Allahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
Kurani i Shenjtë: Surja Nahl (Bleta), Ajetet 10-19
DIELLI | THE SUN by Qur'an and Science on Monday, November 8, 2010 at 1:05pm ·
SHQIP
1. Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
2. dhe për Hënën që e përcjell atë!
3. Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
4. dhe për natën kur e mbulon atë!
5. Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
6. Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
7. Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
8. duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
9. Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,
10. ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.
Kur'ani i Shenjtë, Sureja Esh-Shems (Dielli) : Ajetet 1-10
KRIJIMI I ASAJ QË SHTRIHET NË MES TOKËS DHE QIEJVE | THE CREATION OF WHAT LIES BETWEEN THE HEAVENS AND THE EARTH by Qur'an and Science on Saturday, November 6, 2010 at 9:51pm ·
SHQIP
Kurani përmban shumë ajete rreth krijimit të tokës, qijeve dhe asaj që shtrihet në mes tyre:
―E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të
vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.‖ (Kur‘an, 15:85)
―E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç'ka nën dhe.‖ (Kur'an, 20:6)
―Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).‖ (Kur'an, 21:16)
Shkenctarët konstatojnë se së pari një masë e gazit të nxehtë rriti dendësinë. Më vonë kjo masë u nda në pjesë më të vogla
për të formuar lëndën galaktike dhe krejt më vonë, yjet dhe planetet. Thënë më ndryshe, Toka së bashku me yjet rreth saj
janë të gjitha pjesë të ndara nga një grup I përbashkët prej gazi. Disa nga këto pjesë sollën në ekzistencë diellet dhe
planetet, duke çuar kështu në shfaqjen e shumë sistemeve solare dhe galaktikave.
Siç kemi përcaktuar në pjesët e mëparshme të këtij libri, univerzi ka qenë fillimisht në gjendjen e ―ratq‖ (I përzier: I
përbashkët, I bashkuar) dhe pastaj u bë ―fataqa‖ (nda në pjesë). Shfaqja e univerzit është përshkruar me fjalët më të
përshtatshme në Kur‘an, në mënyrë të tillë që të konfirmoj llogaritë shkencore. Në rastin e çdo ndarje, disa grimca mbetën
jashtë trupave të ri kryesor që po formoheshin në gjithësi. Emri shkencor për këto grimca shtesë është ―materiali I
ndëryjshëm galaktik‖. Përmbajtja ndëryjore përbëhet nga 60% hidrogjen, 38% helium dhe 2% të të gjithë elementeve
tjerë. 99% e përmbajtjes ndëryjore përbëhet nga gazi ndëryjor dhe 1% e pluhurit ndëryjor, të cilat ndoshta përbëhen nga
elementet e rënda në grimca të vogla me diametër nga 0,0001 deri 0,001 mm. Shkenctarët I konsiderojnë këto substanca si
shumë të rëndësishme nga pikëpamja e matjeve astrofizike. Këto substanca janë aq të mira sa të jenë të afta të
konsiderohen si pluhur, tym apo gaz. Megjithatë, kur I konsideron këto substanca si një tërësi, ato përfaqësojnë një masë
më të madhe se totali I të gjitha galaktikave në gjithësi. Edhe pse ekzistenca e këtij materiali galaktik ndëryjor u zbulua tek
në vitin 1920, vëmendja u përqëndrua në ekzistimin e këtyre grimcave, të përshkruara si ―ma baynahuma‖, përkthyer si
―qdo gjë në mes tyre‖ qindra vjet më parë në Kur‘an.
------------
6. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, 53. 7. Digitale Ausgabe LexiRom (Digital Expenditure LexiRom), Meyers Lexikon
in drei Bänden (Meyers Encyclopedia in three volumes) (Mannheim: Bibliographisches Institut & F.A. Brockhaus AG: 1995).
PIKAT E NDRYSHME TË LINDJES DHE PERËNDIMIT TË DIELLIT | DIFFERENT POINTS IN THE RISING AND SETTING OF THE SUN by Qur'an and Science on Wednesday, May 4, 2011 at 12:06pm ·
·
Shqip
Me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Betohem në ditën e kijametit;
2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
3. A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate.
6. Andaj edhe pyet: ―Kur është dita e kijametit?‖
7. E, kur të merren sytë (të parët)?
8. E të zëhet hëna (errësohet),
9. Dhe të bashkohen dielli e hëna.
10. Atë ditë njeriu do të thotë: ―Nga të iket!‖
11. Jo, nuk ka strehim!
12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
16. Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
19. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.
20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).
21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).
22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
25. Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
27. Dhe thuhet (nga familja e të të afërmit): ―Kush do ta shërojë?‖
28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
29. E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
34. Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).
35. Edhe një herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!
36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
37. A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
KOHA | TIME by Qur'an and Science on Tuesday, July 20, 2010 at 10:55am ·
shqip
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim njeriu është në një humbje të sigurt.
3. Me përjashtim të atyre që besuan (në Monoteizmin Islam), që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t‟i
përmbahen të vërtetës (p.sh. porositën njëri-tjetrin të veprojnë të gjitha llojet e veprave të mira (El-Ma'ruf) që na
urdhëron All-llahu, dhe të distancohen nga të gjitha mëkatet dhe veprat e liga (El-Munker) që na urdhëron All-llahu) dhe që
këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm (për sakrificat, dëmtimet, dhe plagët që ndokend mund ta ketë goditur
gjatë rrugës së tij për hirë të All-llahut duke thirrur në fenë e Tij, në Monoteizmin Islam ose Xhihad!).
EL KAMER - HËNA | EL QAMAR - MOON by Qur'an and Science on Wednesday, June 23, 2010 at 6:27am ·
SHQIP
Me Emrin e All-llahut, të Mëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e
vazhdueshme!"
3. Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.
4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
5. Urtësi e përsosur (është Kur'ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
6. Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.
8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".
9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I
marrë!" dhe iu bë kërcënim.
10. E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!"
11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar.
13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
14. Që lundronte në mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar
(përbuzur).
15. Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
17. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
19. Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë.
20. I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
22. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
24. E thamë: "A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur
në një marrëzi!"
25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
26. Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
27. Ne atyre do t'ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim.
28. Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
30. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që
u shtohet).
32. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
34. Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë
mbi ta.
35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
37. Ata deshën t'u afrohen mysafirëve të tij Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe
qortimet e Mia!
38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
39. Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
40. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
41. Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një
ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e
qiellit?
44. A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?"
45. Grupi, do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
47. S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuanie dënimin Sekar". (emër i një
Xhehennemi).
49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.
55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).
NJERIU | MAN by Qur'an and Science on Friday, September 24, 2010 at 6:29pm ·
Shqip
Me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1. Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.
2. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
3. Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
4. Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.
5. S'ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik).
6. Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.
7. Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.
11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.
13. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.
16. Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).
18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margaritarë të
derdhur.
20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.
21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me
bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.
22. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.
23. Ne ta shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë).
24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.
25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
26. Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se
ata.
29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
31. Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.
PËRMBAJTJA E HIDROGJENIT DHE HELIUMIT NË DIELL | THE SUN‟S HYDROGEN AND HELIUM CONTENT by Qur'an and Science on Monday, May 17, 2010 at 6:14pm ·
SHQIP
Dielli përbëhet nga 70% të atomeve të hidrogjenit (H) dhe 28% të heliumit (He). 1 Substancat tjera përbëjnë më pak se
2%. Çdo sekond në Diell konvertohen gjashtëqind milion ton hidrogjen në 596 milion ton helium. Pjesa e mbetur prej 4
milion ton lirohet si nxehtësi dhe energji e dritës. 2 Në këtë kuptim, gjëja e parë që vie ndërmend kur përmendet Dielli janë
shkronjat H (hidrogjen) dhe He (helium) që qëndrojnë për Diellin. Të gjitha 15 ajetet e Sures Shems të Kur‘anit (Shems do
të thotë Diell) përfundojnë me shkronjat H dhe E. Ekuivalenti në Arabisht I këtyre shkronjave janë:
(Shkronja Arabe He)
(Shkronja Arabe Elif)
Forma në Arabisht e ajeteve në Suren Shems dhe shkronjat e fundit mund të shihen më poshtë:
Siç mund të shihet, të gjitha ajetet në Suren Shems përfundojnë me shkronjat He dhe Elif. Shkronja H qëndron për
hidrogjen dhe He për helium. Asnjë Sure tjetër në Kur‘an nuk përfundon me shkronjat HE në çdo ajet nga fillimi në fund.
Prandaj është shumë e habitshme se si vetëm kjo Sure e Kur‘anit përfundon në një rend të tillë të shkronjave. Numri I Sures
Shems, 91, është gjithashtu shumë I rëndësishëm. Përveç hidrogjenit, ka 91 elemente të tjera në Tabelën Periodike, dhe
këto janë të përbëra nga elemente të hidrogjenit. Thënë më ndryshe, të gjitha atomet. Nga hidrogjeni, elementi më I lehtë,
deri te më të rëndat janë kombinime brenda-atomike të atomeve të hidrogjenit. Për këtë arsye, atomit I hidrogjenit (H) në
Diell përbën 91 elementet e tjera në natyrë. 3
Allahu I Plotëfuqishëm ka krijuar të gjitha detajet në natyrë dhe ende I krijon ato. Të gjitha njohuritë tona mbi detaje të tilla
na janë mundësuar në mënyrë që ne të kuptojmë gjithëdijeninë e Zotit tonë.
Ajeti vijues na informon:
Allahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e zë të koturit, e as gjumi. E Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në
tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe
asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe
tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Sureja Bekare, 255)
------------------------------------------
1 http://observe.arc.nasa.gov/nasa/exhibits/sun/sun_2.html; http://www.nineplanets.org/sol.html
2 http://observe.arc.nasa.gov/nasa/exhibits/sun/sun_5.html
3 http://periodic.lanl.gov/elements/1.html; William D. Harkins, "The Abundance of the Elements in Relation to the
Hydrogen-Helium Structure of the Atoms", Proceedings of the National Academy of Sciences of USA, April 1916, Vol. 4, pp.
216–224.
FORMIMI I BRESHËRIT, BUBULLIMËS DHE RRUFESË | THE FORMATION OF HAIL, THUNDER AND LIGHTNING by Qur'an and Science on Monday, June 14, 2010 at 12:49pm ·
SHQIP
...Ai lëshon
prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i
vetëtimës së dritës së resë gati se s'të merr të të parit.(Kur'an, 24:43)
Ajeti i mësipërm i referohet breshërit dhe rrufesë. Kur analizohet formimi i breshërit dhe rrufesë, mund të shihet se një e
vërtetë e rëndësishme meteorologjike po tregohet në këtë ajet. Për formimin e rrufesë dhe breshërit, libri Meteorologjia Sot
thotë se reja bëhet e elektrizuar ndërsa breshëri bie nëpër një rajon në renë e pikave të super-ftohta dhe kristaleve të
akullta. Pikat e lëngshme ngrihen dhe lirojnë nxehtësi të fshehtë ndërsa ndeshen me kokrrat e breshërit. Kjo e mban
sipërfaqen e kokrrës së breshërit më të ngrohtë se atë të kristaleve të akullta që e rrethojnë. Nje fenomen i rëndësishëm
ndodh kur kokrra e breshërit bie në kontakt me një kristal akulli: Elektronet rrjedhin nga objekti më i ftohtë në atë më të
ngrohtë. Në ktë mënyrë, kokrra e breshërit bëhet me ngarkesë negative. Ky efekt gjithashtu ndodh kur pikat e super-ftohta
vijnë në kontakt me një kokërr breshëri dhe copat e vogla e akullit me ngarkesë pozitive thyhen. Këto grimca, që janë më të
lehta dhe me ngarkesë pozitive, barten në pjesën më të lartë të resë nga rrymat e ajrit. Tani breshëri ka ngarkesë negative,
dhe bie drejt fundit të resë, kështu pjesa e ulët e resë bëhet me ngarkesë negative. Këto ngarkesa negative pastaj lirohen si
rrufe. Nga kjo mund të konkludohet se breshëri është faktori kryesor në formimin e rrufesë.57
Në ajetin vijues, megjithatë, është tërhequr vëmendja për lidhjen në mes të reve të shiut dhe rrufesë, dhe sipas rendit të
formimit, informacion që është paralel me zbulimet shkencore:
Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e
prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. (Kur'an, 2:19)
Retë e shiut janë masa të mëdha që mbulojnë 20 deri 260 kilometra katrorë (10 deri 100 milja katrorë) dhe që arrijnë lartësi
vertikale prej 9,000 deri 12,000 metra (30,000 deri 40,000 ft.) Për shkak të këtyre dimenzioneve të jashtëzakonshme, pjesa
e ulët e këtyre reve është e errët. Është e pamundur për rrezet e diellit që të kalojnë tejpërtej tyre, për shkak të sasive të
medha të ujit dhe grimcave të akullit që ato përmbajnë. Shumë pak energji diellore pra arrinë Tokën nëpërmjet reve, e që
është arsyeja pse retë i duken të errëta dikujt që i shikon ato lartë. 58
Fazat e formimit të rrufesë dhe bubullimës pas errësirës së përmendur në ajet, janë siç vijon:
Një ngarkesë elektrike formohet brenda resë së shiut. Kjo vie si rezultat i proceseve të tilla si ngrirja, ndarja e pikave të
shiut dhe formimi i ngarkesës gjatë kontaktit. Akumulimi i ngarkesave të tilla elektrike, kur ajri në mes bëhet i paaftë që t ‘i
izolojë ata, shpie në një shkëndi të madhe, një shkarkim ndërmjet fushave pozitive dhe negative. Volltazha ndërmjet dy
zonave me ngarkesë të kundërt mund të arrij 1 miliard vollt. Shkëndija mund të formohet brenda resë, mund të kaloj midis
dy reve, nga një zonë me ngarkesë pozitive në një me ngarkesë pozitive, apo të shkarkohet nga reja në tokë.
Këto shkëndija formojnë goditje verbuese të rrufeve. Kjo rritje e papritur në ngarkesën elektrike përgjatë vijës së rrufesë
shkakton nxehtësi të fortë (10,000 gradë Celzius). Si rezultat, ka një zgjerim të papritur të ajrit, e që shkakton zhurmë të
madhe shoqëruar me bubullimë.59
Ndërkaq, murmurima madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt
nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-
llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë!(Kur‘an, 13:13)
Siç është diskutuar, shtresat e errëta, të pasuara nga shkëndijat me ngarkesë elektrike të njohura si rrufe, dhe pastaj
zhurma e madhe e quajtur bubullimë, formohen përbrenda resë së shiut. Çdo gjë që shkenca moderne ka vërtetuar për
retë, dhe ka për të thënë në lidhje me shkaqet e bubullimës dhe rrufesë, është në përputhje të plotë me përshkrimet në
Kur‘an.
---------------------------------------------------------------------------------------------
57. C. Donald Ahrens, Meteorology Today: An Introduction to Weather, Climate and Environment, 3rd ed. (St. Paul: West Publishing
Company: 1988), 437.
58. Athar Lila, ―The Quran and Modern Physics,‖ 10 December 1998,http://webhome.idirect.com/~alila/Writings/Physics.htm.
59. Ibid.
FUNDI I GJITHËSISË DHE BIG CRUNCH | THE END OF THE UNIVERSE AND THE BIG CRUNCH by Qur'an and Science on Wednesday, May 12, 2010 at 7:13pm ·
Teoria e Big Crunch propozon se gjithësia, që filloj zgjerimin me Big Bang, do të shkatërrohet në vetvete me një shpejtësi
në rritje. Sipas teorisë, ky shkatërrim I gjithësisë do të vahzdoj derisa gjithësia të humb të gjithë masën e saj dhe të
shndërrohet në një pikë të vetme me dendësi të pafundme.
Siç e kemi theksuar më lartë, krijimi I gjithësisë filloj me një shpërthim të madh. Nga kjo pikë, gjithësia është në zgjerim që
atëherë. Shkencëtarët thonë që kur masa e gjithësisë të arrijë një nivel të mjaftueshëm, ky zgjerim do të ndalet për shkak
të gravitetit, duke bërë që gjithësia të shkatërrohet në vetvete. 3
Besohet gjithashtu se tkurrja e gjithësisë do të përfundoj në një nxehtësi dhe tkurrje të ashpër të njohur si ―Përtypja e
Madhe‖. Kjo do të çonte në një fund të të gjitha formave të jetës që ne I dijmë. Renata Kallosh dhe Andrei Linde, profesorë
të fizikës nga Universiteti Stanford, dhanë deklaratat vijuese në këtë temë:
Gjithësia mund të jetë e dënuar të shkatërrohet dhe zhduket. Çdo gjë që ne shohim tani, dhe në një distancë më të madhe
që nuk mund të shohim, do të shkatërrohet në një pikë më të vogël se një proton. Do të jetë e njëjtë sikur të ishit brenda
një vrime të zezë… Ne kemi kuptuar se disa nga përpjekjet më të mira për të përshkruar energjinë e errët parashikojnë se
kjo do të bëhet gradualisht negative, e cila do të shkaktojë që gjithësia të jetë e paqëndrueshme, pastaj të shkatërrohet…
Fizikantët e kanë të ditur faktin që energjia e errët mund të bëhet negative dhe gjithësia mund të shkatërrohet diku në një
të ardhme të largët… por tani ne shohim se mund të jemi ne ciklin e mesëm jetësor të gjithësisë tonë. 4
Kështu përshkruhet kjo hipotezë shkencore e Big Crunch në Kur‘an:
(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar
krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë. (Kur‟an, 21:104)
Në një ajet tjetër, kjo gjendje e qiejve është e përshkruar në këtë mënyrë:
Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kijametit e tërë toka është në
grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë
nga çka ata i shoqërojnë! (Kur'an, 39:67)
Sipas teorisë së Big Bang-ut, gjithësia do të filloj të shkatërrohet ngadalë dhe pastaj do të rritë shpejtësinë e shkatërrimit.
Në fund të procesit, gjithësia do të ketë dendësi të pafund dhe do të jetë pafundësisht e nxehtë dhe e vogël. Kjo teori
shkencore shkon paralelisht me shpjegimin Kur‘anor të këtij koncepti të veçantë shkencor (Allahu e di më së miri).
--------------------------------------------
3. Philip Ball, "Black Crunch Jams Universal Cycle," Nature, 23 December 2002; Dr. David Whitehouse, "Universe is 'doomed
to collapse'," BBC News Online, 22 October 2002,http://news.bbc.co.uk/1/hi/sci/tech/2346907.stm; and Mark Schwartz,
"Cosmic 'big crunch' could trigger an early demise of our universe," Stanford Report, 25 September 2002.4. Schwartz,
"Cosmic 'big crunch' could trigger an early demise of our universe,"
EKZISTENCA E SHOQËRIVE SHTAZORE | THE EXISTENCE OF ANIMAL SOCIETIES by Qur'an and Science on Tuesday, April 20, 2010 at 3:26pm ·
Shqip
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të
ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). (Kur'an, 6:38)
Si rezultat I studimit modern të ekologjisë së shtazëve dhe zogjëve, ne e dijmë që të gjitha kafshët dhe zogjtë jetojnë në
formën e shoqërive të veçanta. Studimet e gjata dhe me spektër të gjërë kanë treguar se ekziston një mënyrë më
sistematike shoqërore në mesin e kafshëve.
Për shembull, bletët e mjaltit, jeta shoqërore e të cilëve çudit shkencëtarët, ndërtojnë foletë e tyre në koloni në zgavrrat e
drunjve apo fusha tjera të mbuluara. Nje koloni e bletëve përbëhet nga mbretëresha, disa qindra mashkuj dhe 10-80.000
punëtorë.
Siç e kemi përmendur tashmë, ka vetëm një mbretëreshë në secilën koloni dhe detyra e saj thelbësore është hedhja e
vezëve. Përveç kësaj, ajo sekreton substanca të rëndësishme të cilat mbajnë unitetin e kolonisë dhe lejojnë funksionimin e
sistemit brenda kosheres. Funksioni I vetëm I mashkujve është fekondimi I mbretëreshës. Të gjitha funksionet tjera, të tilla
si ndërtimi I kombinezonit të mjaltit në koshere, mbledhja e ushqimit, formimi I xhelatinës mbretërore, rregullimi I
temperaturës së kosheresë, pastrimi dhe mbrojtja janë të kryera nga punëtorët. Ekziston rend në çdo fazë të jetës në
koshere. Të gjitha detyrat, nga përkujdesja për larvat deri te sigurimi I nevojave të përgjithshme për kosheren, kryhen pa
asnjë gabim.
Pavarësisht që kanë numrin më të madh në botë, milingonat gjithashtu shfaqin një rend që mund të shërbej si shembull për
njerëzimin në shumë sfera: teknologji, punë kolektive, strategji luftarake, rrjet të avancuar komunikimi, rend hierarkik,
diciplinë dhe planifikim të përsosur të qytetit. Milingonat jetojnë në shoqëri të njohura si koloni dhe në rregull të tillë në mes
vete saqë dikush mund të mendoj se ata kanë një civilizim të ngjashëm me njerëzit.
Meqë milingonat prodhojnë dhe deponojnë ushqimin e tyre, ata gjithashtu kujdesen për të vegjëlit e tyre, mbrojnë koloninë
dhe nxisin luftë kundër armiqve të tyre. Ka madje edhe koloni të cilat angazhohen në ―qepje‖, ―bujqësi‖ dhe ―rritjen e
kafshëve‖. Këto kafshë kanë një rrjet shumë të fuqishëm komunikimi ndërmjet tyre. Organizimi I tyre shoqëror dhe
mjeshtëria janë shumë më të larta se të çdo gjallese tjetër. (Shih Harun Yahya, The Miracle in the Ant, Goodëord Books,
2001)
Kafshët shoqërore me jetë të rregullt gjithashtu veprojnë së bashku në përballje me rrezikun. Për shembull, kur shpendët
grabitqar si gjeraqinat apo hutat hyjnë në rajon, shpendët e vegjël I rrethojnë këta zogj në masë. Ata pastaj prodhojnë një
tingull të veçantë për të thirrë shpendë të tjerë në këtë zonë. Sjellja agresive e shfaqur nga masa e shpendëve të vegjël
zakonisht I largon grabitqarët. 143
Një tufë e shpendëve fluturon se bashku mbron të gjithë anëtarët e saj në të njëjtën mënyrë. Për shembull, një tufë e
gargullve që fluturojnë së bashku lënë një distancë të madhë ndërmjet njëri-tjetrit. Kur e shohin një gjeraqinë ata e
zvogëlojnë distancën në mes tyre. Ata në këtë mënyrë e vështirësojnë hyrjen e gjeraqinës në mes të tufës. Edhe nëse
gjeraqina e bënë këtë, ajo do të veproj në dëm të saj. Krahët e saj do të dëmtohen dhe do t‘I pamundësohet gjuetia. 144
Gjitarët gjithashtu veprojnë në harmoni kur grupi I tyre sulmohet. Për shembull, zebrat I largojnë të rinjtë e tyre në mes të
tufës kur ikin nga armiqtë. Delfinët gjithashtu notojnë në grupe dhe luftojnë armikun e tyre më të madh, peshkaqenët, si
një grup. 145
Ka shembuj të panumërt dhe një numër shumë të madh të detajeve lidhur me jetën shoqërore të kafshëve. Këto fakte të
siguruara për kafshët janë rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare. Siç e kemi parë, informata e dhënë për kafshët në Kur‘an –
si në të gjitha fushat- tregon se libri I Islamit është me të vërtetë Fjala e Allahut.
--------------------------------------
143. Edward O. Wilson, Sociobiology: The New Synthesis (England: The Belknap Press of Harvard University Press: 1975),
123.
144. Russell Freedman, How Animals Defend Their Young (USA: Penguin USA: 1978), 69.
145. Ibid., 66-67.
otosinteza fillojnë me lindjen e diellit. Në pasdite, situata është e kundërt. Me fjalë tjera, fotosinteza ngadalëson dhe
frymëmarrja rritet, sepse djersitja përshpejtohet me ngritjen e temperaturës. Gjatë natës, me rënien e temperaturës,
djersitja ngadalësohet dhe bimët pushojnë. Shumica e bimëve do të vdesnin po të dështonte vetëm një natë. Nga kjo
pikëpamje, nata do të thotë pushim dhe rigjallërim për bimët, ashtu si për njerëzit. 171
Lëvizja në nivelin molekular është gjithashtu në rënie gjatë natës. Rrezatimi i emetuar nga Dielli gjatë ditës aktivizon atomet
dhe molekulat ne atmosferën e Tokës dhe i bën ato të kenë nivele më të larta energjie. Me rënien e errësirës, atomet dhe
molekulat bien në nivele më të ulëta energjie dhe fillojnë të lëshojnë rrezatim. 172
Këto fakte janë, sipas të gjitha gjasave, të përmendura në Suren An‘am 96 dhe zbulojnë edhe një nga mrekullitë e
panumërta të Kur‘anit (Allahu e di më së miri).
----------------------------------------------------------------
167. ―Melatoning the Growth Hormone,‖ Health Journal, www.bodyandfitness.com/Beauty/Anti-Aging/melatonin1.htm.
168. ―Melatonin,‖ www.stenlake.com.au/ShowDocument.asp?DocumentId=53.
169. Dr. William H. Philpott, M.D. and Sharon Taplin, ―Therapeutic
Sleep,‖www.magneticjewelryoriginals.com/thersleep.html.
170. Marshall Brain, ―How Sleep Works,‖ http://fitness.howstuffworks.com/sleep.htm?printable=1.
171. ―Light, Temperature and Humidity,‖ Texas Agricultural Extension Service, Texas A&M University System College
Station, Texas, http://aggie-horticulture.tamu.edu/greenhouse/nursery/guides/ornamentals/light.html.
172. ―Night-time on Venus‖, 18 January 2001, http://beta.physicsweb.org/article/news/5/1/10.
PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË LËVIZJES, PASTRIMIT DHE PIRJES SË UJIT | HEALTH BENEFITS OF MOVEMENT, WASHING AND DRINKING WATER
Një nga format e sjelljes e cekur në Kur‘an është e fshehur në një shpallje të dhënë Profetit Ejub (as):
Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: "Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!" Bjeri me
këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. (Kur'an, 38:41-42)
Një nga këshillat e dhëna Profetit Ejub (as) nga Allahu në përballje të lodhjes dhe vuajtjes së shkaktuara nga Shejtani ishte
―përplasja e këmbës.‖ Kjo shprehje në ajet mund të tregon përfitimet nga lëvizja apo sportin.
Gjatë sportit rritet qarkullimi i gjakut, sidomos nga lëvizja e muskujve të gjatë të tillë si ata të këmbës (lëvizjet izometrike)
dhe niveli i oksigjenit që arrin qelizat rritet. Si rezultat, lodhja e individit eliminohet dhe ai ose ajo mbushet energji ndërsa
substancat toksike lirohen nga trupi. 140 Në të njëjtën kohë, trupi fiton rezistencë më të madhe ndaj mikrobeve. Njerëzit që
bëjnë stërvitje të rregullta kanë artierie të gjëra dhe pastra dhe kjo ka efektin e parandalimit të tyre nga bllokimi dhe kësisoj
parandalimin e sëmundjeve të zemrës. 141 Përveç kësaj, stërvitja e rregullt luan rol në parandalimin e diabetit duke
rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Efektet e dobishme të sportit në mëlçi rritin nivelin e kolesterolit të mirë. 142
Çka është e rëndësishme gjithashtu, është se ecja zbathur është një metodë shumë efektive e lirimit të elektricitetit statik të
akumuluar nga trupi. Shërben si një tokëzim i trupit.
Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni
(bagëtinë). (Kur‘an, 16:10)
Siç theksohet në ajet, pastrimi është i njohur të jetë metoda më efektive e lirimit të elektricitetit statik në trup. Përveç
sigurimit të pastërtisë fizike, pastrimi gjithashtu redukton stresin dhe tensionin. Prandaj pastrimi ka një efekt shërues për
shumë çrregullime fizike dhe psikologjike, sidomos te stresi dhe ethet.
Në ajet, përveç larges, rekomandohet edhe pirja e ujit. Nuk mund të shpërfillen efektet përfituese të ujit në të gjitha
organet e trupit. Shëndeti i shumë organeve, të tilla si gjëndrat e djersitjes, stomaku, zorrët, veshkat dhe lëkura, janë
drejtpërdrejtë të lidhura me praninë e sasisë së duhur të ujit në trup. Shërimi i të gjitha çrregullimeve të tilla që mund të
lindin në këtë fushë, është i mundshëm me konsumimin e sasisë shtesë të ujit. Zgjidhja për lodhje, rraskapitje dhe të qenit i
përgjumur është rritja e nivelit të ujit në trup në mënyrë që të pastrojë atë nga papastërtitë.
Zbatimi i secilës nga këto rekomdandime, me rëndësi jetike për shëndetin tonë fizik dhe mendor, do të sjell rezultatet
ideale. Secila nga këto rekomandime është një manifestim i ajetit ―Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për
besimtarët…‖ (Kur‘an, 18:82)
--------------------------------------------------------------------------
140. Prof. Fehmi Tuncel, Bilim Teknik Dergisi (Journal of Science and Technology), January 1993.
141. Barbara A. Brehm, ―Your Health and Fitness,‖ Fitness Management Magazine, 1990.
142. Kathleen Mullen, Some Benefits of Exercise (Medical Times C. Broën Publishers: 1986).
MISHI I DERRIT DHE PASOJAT E TIJ TË DËMSHME PËR SHËNDETIN | PORK AND ITS HARMFUL EFFECTS ON HEALTH
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të
All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është
mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.. (Kur'an, 2:173)
Ngrënia e mishit të derrit është e dëmshme për shëndetin në shumë aspekte. Ky dëm është prezent edhe sot pavarësisht
prej të gjitha masave që ndërmirren. E para dhe më e rëndësishmja, pa marrë parasysh sa të pastërta janë fermat dhe
ambientet ku rritet, derri për nga natyra nuk është një kafshë e pastër. Shpesh luan në jashtëqitjen e tij, dhe madje e han.
Për shkak të kësaj dhe strukturës biologjike të tij, derri prodhon në trupin e tij nivel shumë më të lartë të anti-trupave se
kafshët tjera.
Përveç kësaj, nivele shumë më të larta të hormonit të rritjes prodhohen te derri krahasuar me atë te kafshët e tjera dhe
qeniet njerëzore. Natyrisht, këto nivele të larta të anti-trupave dhe hormonit të rritjes kalojnë nëpër indet muskulore dhe
rriten në to. Mishi i derit gjithashtu përmban nivele të larta të kolesterolit dhe lipideve. Është vërtetuar shkencërisht se këto
sasi të konsiderueshme të anti-trupave, hormoneve, kolesterolit dhe lipideve te derri paraqesin një rrezik serioz për
shëndetin e njeriut.
Ekzistenca e numrit mbi mesatar të personave të trashë në popullatat e vendeve të tilla si SHBA dhe Gjermani, në të cilat
konsumohet sasi e madhe e mishit të derit, është tashmë i njohur. Kur i ekspozohet sasisë së tepërt të hormonit të rritjes si
rezultat i dietës me bazë mishin e derrit, trupi i njeriut fillimisht shton peshë të tepërt dhe pastaj vuan deformime fizike.
Një substancë tjetër në mishin e derrit është krimbi ―trikina‖. Ky gjindet shpesh në mishin e derrit dhe kur hyn në trupin e
njeriut, vendoset drejtpërdrejtë në muskujt e zemrës dhe paraqet një kërcënim fatal. Edhe pse tashmë është e mundur të
identifikohen teknikisht derrat që janë të infektuar me trikinë, metoda të tilla nuk ishin të njohura në shekujt e mëparshëm.
Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë ngrënë mish derri janë rrezikuar të infektohen me trikina dhe vdekje të mundshme.
Të gjitha këto arsye janë vetëm një pjesë e urtësisë në ndalesën e vënë nga Zoti ynë mbi konsumimin e mishit të derrit. Veç
kësaj, kjo urdhër i Zotit tonë ofron mbrojtje të plotë nga efektet e dëmshme të mishit të derrit në çfarëdo kushte. Deri në
shekullin e 20-të, ishte e pamundur të dihej për rrezikun që mishi i derrit i shkaktonte shëndetit të njeriut. Fakti që Kur‘ani, i
shpallur katërmbëdhjetë shekuj më parë, paralajmëron për këtë dëm që është padiskutueshëm është zbuluar me pajisjet
moderne mjekësore dhe testet biologjike, është një nga mrekullitë që vërteton se Kur‘ani është shpallje e Allahut, të
Gjithëdijshmit.
Përkundër të gjitha masave parandaluese dhe inspektimeve që ndodhin në rritjen e derrave në kohën moderne, fakti që
mishi i derrit është fiziologjikisht i papajtueshëm me trupin e njeriut dhe është një lloj mishi i rrezikshëm për shëndetin
njerëzor nuk ka ndryshuar dhe mbetet ende.
KRIJIMI I NJERËZVE NGA UJI | THE CREATION OF HUMAN BEINGS FROM WATER by Qur'an and Science on Monday, February 1, 2010 at 3:21pm ·
SHQIP
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e
edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë. (Kur'an,
24:45)
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës
së çdo sendi; a nuk besojnë? (Kur'an, 21:30)
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
(Kur'an, 25:54)
Kur shikojmë ajetet lidhur me krijimin e njeriut dhe të gjitha gjallesave, ne shohim qartë dëshmitë e një mrekullie. Një
mrekulli e tillë është krijimi i gjallesave nga uji. Ardhja deri te ky informacion, i shprehur shumë qartë në këto ajete, ka qenë
e mundshme për njerëzit vetëm pas shpikjes së mikroskopit qindra vjet më vonë.
Të gjitha format e jetës kanë nevojë për ujë në mënyrë që të mbijetojnë. Kafshët në rajonet e thata janë krijuar me
mekanizma për mbrojtjen e metabolizmit të tyre nga humbja e ujit dhe për të siguruar përfitim maksimal nga përdorimi i
ujit. Në qoftë se humbja e ujit bëhet në trup për ndonjë arsye, dhe në qoftë se kjo humbje nuk bëhet mirë, do të pasojë
vdekja pas disa ditësh. Shkencëtari i njohur i shekullit të 17-të, Jan Baptista van Helmont, zbuloi më 1640-at se uji në tokë
është elementi më i rëndësishëm i zhvillimit të bimëve.
Fjalët ―Uji është përbërësi kryesor i materies organike. 50-90% e peshës së gjallesave përbëhet nga uji‖ shfaqen rregullisht
në enciklopedi. Gjithashtu, 80% e citoplazmës (materiali qelizor bazë) i qelizës standarde të një kafshe përshkruhet si ujë në
librat e biologjisë. Analiza e citoplazmës dhe shfaqja e saj në libra ndodhi qindra vjet pas shpalljes së Kur‘anit. Prandaj është
e pamundur për këtë fakt, tanimë i pranuar nga komuniteti shkencor, të ketë qenë i njohur në kohën kur është shpallur
Kur‘ani. Sidoqoftë, është tërhequr vëmendja për të në Kur‘an 1,400 para zbulimit të tij.
ZEMRAT GJEJNË PAQE NË PËRKUJTIMIN E ALLAHUT | HEARTS FIND PEACE IN THE REMEMBRANCE OF ALLAH by Qur'an and Science on Friday, January 29, 2010 at 4:03pm ·
SHQIP
Sipas hulumtimeve të kryera nga David B. Larson, i Qendrës Kombëtare Amerikane për Hulumtime Shëndetësore, dhe ekipit
të tij, krahasimet e Amerikanëve të devotshëm dhe atyre jo-fetarë kanë dhënë rezultate shumë befasuese.
Për shembull, njerëzit fetarë vuajnë 60% më pak nga sëmundje të zemrës sesa ata me pak ose aspak besim fetar, niveli i
vetëvrasjeve në mesin e tyre është 100% më i uët, ata vuajnë shumë më pak nga niveli i lartë i sheqerit në gjak, dhe ky
raport është 7:1 në mesin e duhanpirësve. 65
Ishte raportuar në një studim të botuar në International Journal of Psychiatry in Medicine, një burim i rëndësishëm
shkencor, që njerëzit të cilët e përshkruajnë veten se nuk kanë asnjë besim fetar sëmuren më shpesh dhe kanë jetë më të
shkurtër. Sipas rezultateve të hulumtimit, ata që nuk janë besimtarë ka gjasa dyfish më të mëdha të preken nga sëmundjet
e stomakut-zorrëve se besimtarët, dhe norma e vdekshmërisë së tyre nga sëmundjet e frymëmarrjes është 66% më e lartë
se ajo e besimtarëve.
Psikologët laik kanë tendencë për t‘iu referuar shifrave të ngjashme si ―efekte psikologjike.‖ Kjo do të thotë se besimi ngre
shpirtërat e njerëzve, dhe kjo ndikon pozitivisht në shëndet.
Ky shpjegim mund të jetë vërtetë i arsyeshëm, por kur ekzaminohet çështja shfaqet një përfundim më i habitshëm. Besimi
në Allah është shumë më i fortë se çdo ndikim psiqik. Hulumtimi me gamë të gjerë për lidhjen ndërmjet besimit fetar dhe
shëndetit fizik i kryer nga Dr. Herbert Benson i Fakultetit Mjekësor të Harvardit prodhoj përfundime të habitshme në këtë
fushë. Pavarësisht se vet nuk ishte besimtar, Dr. Benson kishte rënë në përfundim se adhurimi dhe besimi në Allah kishte
më shumë efekt pozitiv në shëndetin e njeriut se ajo e vërejtur në çdo gjë tjetër. Benson konstaton se ka arritur në
përfundim se nuk ka besim që jep më shumë paqe mendore se besimi në Allah. 66
Cila është arsyeja për këtë lidhje ndërmjet besimit dhe shpirtit njerëzor e trupit? Përfundimi I arritur nga hulumtuesi laik
Benson është, me fjalët e tij, se trupi I njeriut dhe mendja janë të rregulluara të besojnë në Allah. 67
Ky fakt, që bota mjekësore ngadalë ka filluar t‘a vlerësojë, është një sekret i shpallur në Kur‘an me këto fjalë: …pra ta dini
se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen." (Kur'an, 13:28) Arsyeja pse ata që besojnë në Allah, që falen dhe
shpresojnë në Të, janë psiqikisht dhe fizikisht më të shëndosh është se ata sillen në përputhje me qëllimin e krijimit të tyre.
Filozofitë dhe sistemet që kundërshtojnë krijimin e njeriut gjithmonë shpijnë vuajtje dhe pakënaqësi. Mjekësia moderne tani
është duke tentuar drejt realizimit të kësaj të vërtete.
Siç u shpreh Patrick Glynn: "Kërkimet shkencore në psikologji gjatë 25 viteve të fundit kanë treguar se,...besimi fetar është
një nga lidhjet më të qëndrueshme të shëndetit mendor dhe lumturisë së përgjithshme.‖68
--------------------
65. Patrick Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World (California: Prima
Publishing: 1997), 80-81.
66. Herbert Benson, and Mark Stark, Timeless Healing (New York: Simon & Schuster: 1996), 203.
67. Ibid., 193.
68. Glynn, God: The Evidence, The Reconciliation of Faith and Reason in a Postsecular World, 60-61.
MOSPËRZIERJA E DETËRAVE ME NJËRI-TJETRIN | THE SEAS NOT MINGLING WITH ONE ANOTHER by Qur'an and Science on Tuesday, January 19, 2010 at 4:42pm ·
SHQIP
Një fotografi satelitore e Ngushticës së Gjibraltarit.
Një nga vetitë e detërave që është zbuluar vetëm kohët e fundit është e shprehur në një ajet Kur‘anor si vijon:
Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk
kapërcejnë. (Kur'an, 55:19-20)
Kjo karakteristikë e detërave, që ata takohen por nuk përzihen, është zbuluar tek në kohët e fundit nga oqeanografët. Për
shkak të forcës fizike të quajtur ―tensioni sipërfaqësor‖, ujërat e deteve fqinje nuk përzihen. Shkaktuar nga ndryshimi i
dendësisë se ujërave të tyre, tensioni sipërfaqësor i parandalon ata nga përzierja me njëri-tjetrin, sikur të ishte një mur i
hollë në mes tyre. 60
Është interesante se gjatë një periudhe kur kishte pak njohuri për fizikë, dhe për tensionin sipërfaqësor apo oqeanografinë,
ishte shpallur kjo e vërtetë në Kur‘an.
Ka valë të mëdha, rryma të forta, dhe batica në Detin Mediteran dhe Oqeanin Atlantik. Uji i Detit Mediteran hyn në Atlantik
përmes Gjibraltarit. Por temperatura e tyre, kripësia, dhe dendësia nuk ndryshojnë, për shkak të pengesës që i ndan ato.
FORMA SFERIKE E TOKËS - THE EARTH'S GEOID SHAPE by Qur'an and Science on Friday, December 24, 2010 at 11:32pm ·
“E pastaj tokën e sheshoi” (Kurani Shenjtë: Sureja 79, Ajeti 30)
Në ajetin e mësipërm, fjala ―daha‖ përdoret në Arabishten origjinale, Ajo, e përkthyer si ―sheshoi‖, rrjedh nga fjala ―dahv‖,
që dmth edhe ―zgjeroj‖. Edhe pse fjala ―dahv‖ do të thotë gjithashtu ―për të mbështjellur‖ apo ―për të përcaktuar‖,
domethënia e foljes është më shumë se vetëm një prozaik përcaktues, pasi ai përshkruan përcaktimin në një rreth.
Koncepti I formës qarkore është gjithashtu I pranishëm në fjalët tjera që rrjedhin nga ―dahv‖. Për shembull, fjala ―dahv‖ I
referohet gjithashtu edhe gjuajtjes së topit në një vrimë toke nga fëmijët, lojët që përfshijnë gjuajtjen e gurëve në vrima
dhe lojërat që luhen me arra. Fjalët që rrjedhin nga ajo rrënjë përdoren gjithashtu edhe për një struc që ndërton qerdhe,
duke I larguar gurët nga vendi ku do të ulet, ku do t‘I bëj vezët dhe vet vezën.
Vërtet, Toka është e rrumbullakët, në një mënyrë të ngjashme me vëzën. Forma sferike paksa e rrafshuar është e njohur si
geoid. Nga kjo pikëpamje, përdorimi I fjalës ―daha‖ përmban informacion të rëndësishëm për formën që Allahu I ka dhënë
Tokës. Për qindra vite njerëzimi imagjinonte se Toka mund të ishte krejtësisht e sheshtë dhe e njohën të vërtetën vetëm në
sajë të teknologjisë. Megjithatë, ky fakt është shpallur në Kur‘an katërmbëdhjetë shekuj më parë.
DREJTIMI I RROTULLIMIT TË TOKËS | THE EARTH'S DIRECTION OF ROTATION by Qur'an and Science on Thursday, December 23, 2010 at 12:20am ·
E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-
llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni. (Kurani Shenjtë: Sureja 27, Ajeti 88)
Ajeti I mësipërm thekson se Toka jo vetëm që rrotullohet por ka gjithashtu edhe drejtimin e rrotullimit. Drejtimi I lëvizjes së
masave kryesore të reve në lartësi prej 3,500-4,000 metra është gjithmonë nga Perëndimi në Lindje. Kjo është arsyeja pse
në përgjithësi gjendja e motit shikohet në Perëndim në parashikimet meteorologjike. 18
E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut
do të ishte shumë më i dobishëm. (Kurani i Shenjtë: Sureja 2, Ajeti 103)
A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as
mbrojtës as ndihmëtar. (Kurani i Shenjtë: Sureja 2, Ajeti 107)
Arsyeja kryesore pse masat e reve tërhiqen nga Perëndimi në Lindje është drejtimi në të cilin rrotullohet Toka. Siç e dimë
tani, Toka jonë rrotullohet nga Perëndimi në Lindje. Ky fakt shkencor, I zbuluar tek në kohët e fundit nga shkenca, është
shpallur 1,400 vjet më parë në Kur‘an, në një kohë kur besohej se Toka ishte e sheshtë dhe se mbështetej në shpinën e një
demi.
18. ―Effects of Rotation (Coriolis Effect),‖ The Woodrow Wilson National Fellowship
Foundation,www.woodrow.org/teachers/esi/1998/p/weather/Corriolis.HTM.
URTËSIA PRAPA NDALIMIT TË GJAKUT NË KURAN | THE WISDOM BEHIND THE PROHIBITION OF BLOOD IN THE QURAN by Qur'an and Science on Monday, November 29, 2010 at 11:29pm ·
SHQIP
(Allahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të Allahut.
E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk
është mëkat. Vërtetë Allahu falë, është mëshirues. (Sureja Bekare, Ajeti 173)
Urtësia prapa ndalimit të gjakut nga Allahu u kuptuan në shekullin 20. Me bartjen në qëliza të vitaminave, hormoneve,
oksigjenit dhe substancave të tilla si proteina, sheqeri dhe yndyrërat e absorbuara gjatë tretjes, gjaku e bën të mundshme
mbijetesën. Në anën tjetër gjithashtu mbart toksina të ndryshme dhe produkte të mbeturinave që duhet përjashtuar nga
trupi. Një nga detyrat më të rëndësishme të kryera nga gjaku është transportimi I substancave të tilla si urea. acidi uric,
keratina dhe dioksidi I karbonit që duhet të largohen nga trupi.
Prandaj, në rastin kur konsumohet sasi e konsiderueshme e gjakut, niveli I produkteve në trup që duhet të largohen do të
rritet dukshëm. Kjo do të rrit nivelet e urea-s, substancave të dëmshme të transportuara në veshkë për largim nga trupi. Kjo
mund të pengojë edhe funksionet e trurit dhe madje të rezultoj me komë. Kjo është arsyeja pse, për shkak të vet natyrës së
tij, gjithmonë do të ketë përbërës të dëmshmëm në gjak edhe nëse merret nga kafshë të shëndosha. Nëse merret nga një
kafshë e sëmurë atëherë parazita dhe mikrobe të ndryshme të transmetohen në të. Në këtë rast mikrobet mund të
shumëfishohen dhe të shpërndahen nëpër të gjithë trupin. Dhe kjo është rreziku I vërtetë. Nëse dikush konsumon gjak të
gjtha mikrobet dhe produktet e mbeturinave në të mund të shpërndahen nëpër të gjithë trupin dhe të shpiejnë në sëmundje
të tilla si pamjaftueshmëri të veshkës ose koma të mëlçisë. Përveç kësaj, shumica e mikrobeve të bartura në gjak mund të
shkakojnë sëmundje të tjera duke dëmtuar rreshtimin e stomakut dhe zorrëve.
Për më tepër, gjaku nuk është një ambient steril; thënë më ndryshe, është ideal për rritjen e mikrobeve në të.1 Meqë
mikrobet kanë raste të shkëlqyeshme për t‘u ushqyer në gjak, atëherë ai paraqet një ambient ideal për ta. Kur ëshë në
ekuilibër me funksionet e lëngjeve tjera në trup dhe sistemin e imunitetit, gjaku nuk mbështet mikroorganizma dhe si
rrjedhojë sëmundjet. Në një individ të shëndoshë këto mikroorganizma jetojnë duke përdorur njëri-tjetrin brenda në trup.
Kur ai mjedis dëmtohet seriozisht, kur ekuilbri I brendshëm është I dëmtuar, me fjalë tjera, ata mund të kthehen në
mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje kur gjejnë ambient dhe kushte të përshtatshme.
Për shembull, kur niveli pH I gjakut (ekuilibri I acidit dhe alkali) është I çekuilbruarpër shkak të ushqimit të dobët ose
kemikaleve të dëmshme, mikrobet e dëmshme mund të ndryshojnë në aso që shkaktojnë sëmundje. Në mënyrë që trupi të
jetë I shëndoshë, niveli I pH të gjakut duhet të jetë rreth 7.3 Madje edhe ndryshimet më të vogla në atë nivel mund të
shkaktojnë keqësimin e atij ekuilibri dhe të jenë shkaktar që mikroorganizmat të bëhen më të dëmshëm në mënyrë që të
adaptohen me rrethanat e tyre. Gjaku steril mund të krahasohet me qumështin e prishur kur lihet jashtë. Mikrobet tanimë
prezente në gjak ushtrojnë efekte të dëmshme duke u përshtatur me ambientin e ri të tyre..2
Përveç gjithë kësaj, gjaku nuk është I përshtatshëm për përdorim si prodhim ushqimor. Niveli proteinave të tretshme si
albumina, globulina dhe fibrinogjeni është I ulët; vetëm 8 gram në 100ml të gjakut. E njëjta vlen edhe për yndyrërat.
Përveq kësaj, gjaku përmban nivel të lartë të hemoglobinës, një proteinë komplekse që është shumë vështirë të tretet dhe
është e papranueshme për stomakun. Kur mpiksja e gjakut, proteina e fibrinogjenit I jep ngritje një pllake që përmban
eritrocite (rruzat e kuqe të gjakut) duke u shndërruar në fibrin. Fibrini është një nga proteinat më të vështira për t‘u tretur,
duke e bërë edhe më të vështirë tretjen. Në përfundim ekspertët e shëndetit pajtohen që gjaku nuk është I përshtatshëm
për konsumim nga njerëzit në qfarëdo forme.
Pas thënies: “Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-
llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç
asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të
kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut….” Allahu I Plotëfuqishëm vazhdon dhe thotë: E kush
detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu
falë shumë dhe është mëshirues. (Sureja Maide, Ajeti 3) Njerëzit e asaj kohe nuk kanë qenë të vetëdijshëm për urtësinë
prapa saj por janë mbrojtur duke iu bindur urdhërave të Allahut. Ata të cilët I besojnë Allahut dhe I përmbahen urdhërave
dhe ndalesave të Tij do të dhe gëzojnë jetë të mbarë në Amshueshmëri dhe gjithashtu do të jetojnë nën mbrojtjen e Allahut
dhe mëshirën e pakufishme.
ORBITAT DHE GJITHËSIA RROTULLUESE | ORBITS AND THE ROTATING UNIVERSE by Qur'an and Science on Friday, November 19, 2010 at 8:31pm ·
SHQIP
Një nga arsyet më të rëndësishme për ekuilbrin ë mrekullueshëm në gjithësi është fakti se trupat qiellor ndjekin shtigje të
veqanta. Të gjithë, yjet, planetet dhe satelitët rrotullohen rreth boshteve të veta dhe gjithashtu së bashku me sistemin të
cilit I përkasin. Gjithësia funksionon brenda një rendi shumë mirë të organize, sikurse rrotët në fabrikë.
Ka më shumë se 100 miliard galaksi në gjithësinë e dukshme dhe çdo galaktikë e vogël përmban rreth një milliard yje. Për
më tepër, çdo galaksi e madhe përmban më shumë se një trilion. 16 Shumë nga këto yje kanë planete dhe shumë nga ato
planete kanë satelita. Të gjithë këta trupa qiellor ndjekin rrugë dhe orbita të llogaritura imtësisht. Për miliona vjet secili nga
ta ka lëvizur në rrugën e tij në një harmoni të përsorur me gjithë të tjerat. Përveç këtyre, ka edhe një numër shumë të
madh të kometave që lëvizin së bashku në rrugët e para-përcaktuara të tyre.
Përveç kësaj, rrugët në gjithësi nuk janë të kufizuara në disa trupa qiellor. Sistemi Diellor, dhe madje edhe galaktikat e tjera
shfaqin lëvizje të konsiderueshme rreth qendrave të tyre. Çdo vit Toka dhe Sistemi Diellor lëvizin rreth 500 milion km larg
vendit ku ishin vitin e kaluar. Është kalkuluar se edhe devijimi më I vogël I trupave qiellore nga rruga e tyre mund të ketë
pasoja drastike që mund të qojnë në shkatërrimin e gjithë sistëmit. Për shembull, pasojat e devijimit të Tokës nga rruga e
saj për 3 mm janë përshkruar në një burim sikurse vijon më poshtë: Përderisa rrotullohet rreth diellit, toka ndjek orbitë të
tillë që, çdo 18 milje devijon vetëm 2.8 milimetra nga rruga e përcaktuar. Orbita e ndjekur nga Toka nuk ndryshon kurrë
sepse madje edhe një devijim prej 3 milimetra do të shkaktonte fatkeqësi katastrofike: Nëse devijimi do të ishte 2.5 mm në
vend të 2.8 mm atëherë orbita do të ishte shumë e madhe dhe të gjithë ne do të ngrinim nga të ftohtit. Nëse devijimi do të
ishte 3.1 mm ne do të digjeshim deri në vdekje. 17
Edhe një karakteristikë e trupave qiellor është se ata rrotullohen edhe rreth boshteve të tyre. Ajeti I cili thotë “Pasha
qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi,” (Kur‟an, 86:11) e tregon këtë të vërtetë. Natyrisht, në kohën kur është
shpallur Kur‘ani njerëzit nuk kanë pasur teleskopë me të cilët do studionin trupat qiellor miliona kilometra larg në hapësirë,
teknoologji të përparuar vëzhgimi njohuritë tona moderne të fizikës dhe astronomisë. Ishte pra e pamundur të konstatohet
se gjithësia ka “…plotë rrugë”, (Kur‟an, 51:7) siç është përshkruar në këtë ajet. Megjithatë, Kur‘ani, I zbritur në atë
kohë ofronte informacion të qartë rreth këtij fakti. Kjo është dëshmi se ky libër është me të vërtetë Fjala e Allahut.
Sikurse shumë kometa tjera në gjithësi edhe kometa e Haleut, që shihet më lart, leviz në orbitën e saj të planifikuar. Ka
orbitë specifike dhe lëviz në këtë orbitë në një harmoni të përsosur më trupat tjerë qiellor.
Të gjithë trupat qiellor – përfshirë planetet, satelitët e atyre planeteve, yjet madje edhe galaktikat – kanë orbitat e tyre që
janë përcaktuar sipas llogaritjeve të hollësishme. Ai që vendosi këtë rend të përsosur dhe që e mirëmban është Allahu, I Cili
krijoi të gjithë gjithësinë.
16. World Book Encyclopedia, 2003; contributor: Kenneth Brecher, Ph.D., Professor of Astronomy and Physics, Boston University.
17. Bilim ve Teknik (Journal of Science and Technology), July 1983.
URTESITE E AGJERIMIT TE MUAJIT RAMADAN | THE WISDOMS OF FASTING THE MONTH OF RAMADAN by Qur'an and Science on Sunday, August 8, 2010 at 4:36am ·
SHQIP Se pari:
Duhet ta cekim se nje prej emrave te All-llahut eshte El Hakim (Gjykuesi I Vetem).FjalaHakim edhe e derivuar prej
burimit te njejte, ashtu edhe fjala Hukm (vendim) edhe fjala Hikmeh (urtesi). All-llahu Vet eshte Ai qe I vendos hukmet
(vendimet), dhe hukmet (vendimet) e Tij jane me te urtat dhe me te persosurat!Se dyti: All-llahu nuk percakton ndonje
hukm (vendim) pervec nese aty ka urtesi te madhe prapa saj, e qe ne mund ta kuptojm, ose mendjet tona mund te jene te
mangeta per ta kuptuar. Ne mund te kuptojm dicka prej asaj mirepo shumica e saj eshte e panjohur per ne. Se treti: All-
llahu ka permendur arsyen dhe urtesine prapa urdherimit te agjerimit, ashtu sic thote Ai (interpretimi I kuptimit):"O ju që
besuat, Es-Sawm(agjërimi) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,
kështu që të bëheni El Muttekun (të devotshëm)" (Kur'ani Fisnik, 2:183)Agjerimi eshte shkak per te arritur
takvallekun (devotshmerine), dhe takva d.t.th. te veprosh ate cfare All-llahu ka urdheruar dhe te largohesh nga ato qe
Ai I ka ndaluar. Agjerimi eshte nje prej shkaqeve te medha qe ndihmon nje person t‘i permbushe urdherat e
Islamit.Dijetaret kane permendur disa arsye pse agjerimi eshte porositur, e qe te gjitha keto jane karakteristika te takvase,
dhe nuk ka gje te keqe qe ti cekim ketu, t‘ua terhjekim vemendjen njerezve agjerues dhe t‘i shtyejm ata t‘i realizojne
ato.Arsyet prapa agjerimit jane:* Agjerimi d.t.th. na shtyen neve te jemi falemnderues dhe te i vleresojme
kenaqesite. Agjerimi d.t.th. te distancohesh nga ushqimi, pija dhe mardhenia seksuale, e ato jane kenaqesi shume te
medhaja. Duke u distancuar nga ato per nje kohe te shkurter, ne fillojm t‘ua dijm vleren atyre. Per begatite e All-llahut nuk
jena mirenjohes, mirepo kur nga ato abstenojm, fillojm t‘i mirenjohim, dhe keshtu kjo eshte shkak per tu motivuar dhe te
jemi me falemnderues ndaj begative. *Agjerimi d.t.th. te largohesh nga gjerat e ndaluara, per shkak se nese nje
person mund t‘i ndalon gjerat hallall me qellim qe ta kenaqe All-llahun dhe per shkak se i frikesohet denimit te Tij te
dhimbshem, atehere ai ose ajo mund te jene me te gatshem qe ta frenojn veten nga gjerat haram. Pra agjerimi eshte shkak
per tu larguar nga gjerat qe All-llahu ka ndaluar. *Agjerimi na mundeson t‟i kontrollojm deshirat tona, per shkak se
nese nje person eshte I ngopur atehere deshirat rriten, por nese nje person eshte i urritur atehere deshirat dobesohen.
Profeti (paqja dhe meshira qofte mbi te) ka thene: O ju te rinj! Kushdo prej jush qe ka mundesi te martohet, le te martohet,
per shkak se eshte zgjidhje e vetme per ta permbushur deshiren dhe mbrojtur moralin. E kushdo qe nuk ka mundesi, le te
agjeroj, sepse agjerimi do te jete mburoje per te. * Agjerimi na shtyen qe te ndjejm dhembshuri dhe ndjeshmeri
ndaj nevojtareve, per shkak se nese nje I agjerueshem e shijon dhimbjen e urise per nje moment, atij ju kujtohen te
gjithe nevojtaret qe jane ne ato situata shumehere, prej atij qasti ai/ajo do te filloj te sillet me dashamiresi dhe dhembshuri
ndaj tyre. Pra agjerimi eshte shkak per te ndjere dhembshuri ndaj nevojtareve.* Agjerimi e deshperon dhe e dobeson
Shejtanin; I dobeson efektet e cytjeve (waswaas) tek personi dhe I redukton mekatet. Kjo eshte per shkak se Shejtani
―qarkullon tek biri I Ademit sikurse gjaku‖ ashtu na ka treguar Profeti (paqja dhe meshira qofte mbi te), mirepo agjerimi
minimizon rruget qe permes tyre Shejtani qarkullon, pra influenca e tij zvogelohet.[Shaykh al-Islam said in Majmu' al-
Fatawa, 25/246]Pa dyshim se gjaku eshte I formuar nga ushqimi dhe pija, pra kur nje person ushqehet dhe pine, rruget qe
permes tyre shejtani qarkullon – e qe eshte gjaku – behet me e gjere. Mirepo nese personi agjeron, rruget permes te cilave
shejtani qarkullon ngushtohen, atehere zemrat jane te motivuara te veprojn vepra te mira, dhe te dorezohen nga veprat e
keqija.* Personi I agjerueshem e trajnon vetveten se All-llahu gjithnje e sheh, dhe keshtu distancohet nga gjerat
edhe pse ka mundesi ti posedoj ato, mirepo vetem per faktin se All-llahu mund ta sheh nuk iu afrohet! * Agjerim d.t.th. te
zhvilluarit e qendrimit te askete ndaj botes dhe kenaqesive te saja, dhe duke u kenaqur me ate qe eshte me All-
llahun.* E shtyen Myslimanin/en te adabtohet me nje numer te konsiderueshem te ibadeteve per nje kohe, per
shkak se agjeruesi zakonisht vepron me shume ibadete gjate muajit te bekuar te Ramadanit – Muajit te shenjte te Agjerimit
dhe adobtohet. (Leximi i Kur‘anit specialisht, leximi i Hadithit, leximi i librave Islame, dhikr edhe lutje, falja e taravive,
…etj).Keto jane disa prej arsyeve pse agjerimi I muajit te Ramadanit eshte urdheruar. Kerkojme nga All-llahu qe te na
ndihmoje qe ti kryejm obligimet tona ashtu sic duhet dhe ta adhurojm Ate ashtu sic e meriton.All-llahu e din me se miri![See
Tafsir al-Sa'di, p. 116; Ibn al-Qayyim's footnotes on al-Rawd al-Murabba', 3/344; al-Mawsu'ah al-Fiqhiyyah, 28/9]
SHTRESA E OZONIT NË POLE GJATË LINDJES SË DIELLIT | THE OZONE LAYER AT THE POLES AS THE SUN RISES by Qur'an and Science on Wednesday, May 19, 2010 at 6:43pm ·
SHQIP
Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atë se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë
prej tij (diellit). (Sureja Kehf, 90)
Fjala Arabe ―sitran‖ në ajetin 90 të Sures Kehf do të thotë ―mbulojë, strehë apo perde.‖ Fjala ―lam najAal lahum min
dooniha sitran‖ përshkruan një mjedis që I mungon mbuloja apo streha nga Dielli. Në dritën e njohurive të sotme kjo të sjell
në mendje shtresin e ozonit që mbron gjallesat nga rrezet e dëmshme solare.
Zona ku shtresa e ozonit rreth Tokës është më e holla, ku më së paku mbron nga rrezatimi solar, janë polet. 1 Hulumtimet
shkencore kanë vërtetuar një tëhollim të ashpër të shtresës së ozonit në Polin Verior në momentin e lindjes së Diellit 2 dhe
ky zbulim shkencor është përshkruar si Shkatërrimi i Ozonit në Agim (SOD) 3.
Në fakt, gjatë hulumtimit të tyre shkencëtarët Amerikan vërejtën një rënie të shpejtë në përqëndrimin e ozonit në momentin
e agimit – kur nuk kishte asnjë shenjë më parë. 4 Ky fenomen është hasur sidomos në rajonin e Polit të Veriut (Arktik) dhe
ka një humbje të madhe të ozonit për disa orë menjëherë pas agimit. 5
Fjala Arabe ―matlia‖ në këtë ajet, që do të thotë ―vendi i lindjes‖ së Diellit, mund të jetë një referencë për këtë zbulim
shkencor lidhur me shtresën e ozonit (Allahu e di më së miri). Fakti që kjo informatë e siguruar me teknologjinë e shekullit
20 gjithashtu shfaqet në një formë të tillë kompatibile në Kur‘an është edhe një dëshmi se Kur‘ani është shpallje e Zotit
tonë, Një dhe të Vetmit Pronar të shkencës dhe teknologjisë.
Lindja e diellit në Polin e Veriut.
NDARJA COPË-COPË E QIEJVE DHE TOKËS | THE SPLITTING ASUNDER OF "THE HEAVENS AND THE EARTH" by Qur'an and Science on Saturday, May 15, 2010 at 5:50pm ·
SHQIP
Një
tjetër ajet në lidhje me krijimin e qiejve është si vijon:
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e
bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? (Kur'an, 21:30)
Fjala ―ratq‖ e përkthyer si ―të ngjitura‖ do të thotë ―të përziera‖ në gjuhën e përditshme Arabe. Përdoret për t‘iu referuar dy
substancave të ndryshme që përbëjnë një tërësi. Shprehja ―Ne I ndamë‖ është folja ―fataqa‖ në Arabisht dhe nënkupton
diqka që vjen në ekzistencë nga shkëputja apo prishja e strukturës së gjëravë që janë të ngjitura me njëri-tjetrin. Një nga
veprimet për të cilat kjo folje përdoret është mugullimi I farës nga toka.
Le ti hedhim edhe një sy ajetit. Në ajet, qielli dhe toka janë fillimisht të nënshtruara ndaj statusit të ―ratq‖. Ato ndahen
(fataqa) nga njëra-tjetra. Ajo që ngjall kurreshtje këtu është se kur mendojmë për momentet e para të Big Bang, ne shohim
që e tërë materia e gjithësisë është mbledhur në një pikë të vetme. Me fjalë tjera, gjithçka përfshirë ―qiejt dhe tokën‖ të
cilat ende nuk ishin krijuar, ishin në një gjendje të vogël dhe të pandashme. Pastaj, kjo pikë shpërtheu dhunshëm, duke
shkaktuar materien e saj të shkëputet.
ZGJERIMI I GJITHËSISË | THE EXPANSION OF THE UNIVERSE by Qur'an and Science on Tuesday, April 27, 2010 at 4:20pm ·
SHQIP
Edwin Hubble me teleskopin e tij gjigant
Në Kur‘an, I cili është shpallur katërmbëdhjetë shekuj më parë në një kohë kur shkenca e astronomisë ishte ende primitive,
përshkruhet zgjerimi I gjithësisë në kushtet e mëposhtme:
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë. (Kur'an, 51:47)
Fjala ―qielli‖, siç theksohet në ajetin e mësipërm, është përdorur në vende të ndryshme në Kur‘an. Ajo I referohet qiellit dhe
zgjerimit të gjithësisë. Këtu përsëri, fjala është përdorur me këtë kuptim, duke shpallur se gjithësia ―zgjerohet‖. Fjala Arabe
―moosiaaoona‖ në shprehjen "inna lamoosiaaoona," e përkthyer në Shqip si ―Ne e zgjërojmë atë‖, rrjedh nga folja ―evsea‖,
që do të thotë ―për t‘u zgjeruar‖. Parashtesa ―la‖ thekson emrin vijues apo titullin dhe shton një kuptim ―në masë të
madhe‖. Prandaj kjo shpehje do të thotë ―Ne e zgjerojmë qiellin apo gjithësinë në një masë të madhe‖. Ky është përfundimi
që shkenca ka arritur sot. 1
Georges Lemaitre
Deri në fillim të shekullit 20, e vetmja pikëpamje që mbizotëronte në botën shkencore ishte se ―gjithësia ka një natyrë
konstante dhe ka ekzistuar që nga pafundësia‖. Megjithatë, hulumtimet moderne, vëzhgimet dhe kalkulimet e kryea me anë
të teknologjisë moderne kanë zbuluar se gjithësia në fakt ka një fillim dhe se është vazhdimisht në zgjerim.
Në fillim të shekullit 20, fizikanti Rus Alexander Friedmann dhe kozmologjisti Belg Georges Lemaitre kalkuluan teoritikisht se
gjithësia është në lëvizje të vazhdueshme dhe se është duke u zgjeruar.
Nga momenti I Big Bang-ut, gjithësia ka qenë në zgjerim të vazhdueshëm me një shpejtësi të madhe.
Shkencëtarët krahasojnë zgjerimin e gjithësisë me sipërfaqen e ballonit që është I fryrë.
Kjo pikëpamje u konfirmua nga përdorimi I të dhënave vëzhgimore më 1929. Ndërsa vëzhgonte qiellin me një teleskop,
astronomi Amerikan Edëin Hubble zbuloi se yjet dhe galaktikat janë vazhdimisht duke u larguar nga njëri-tjetri. Ky zbulim
konsiderohet si një nga më kryesorët në historinë e astronomisë. Gjatë këtyrë vëzhgimeve, Hubble vërtetoj se yjet emetojnë
një dritë që bëhet më e kuqe sipas distancës së tyre. Kjo është për shkak se sipas ligjeve të njohura të fizikës, drita që
afrohet drejt pikës së vëzhgimit bëhet e vjollcë dhe drita që largohet nga ajo pikë merr një ngjyrim më të kuq. Gjatë
vëzhgimeve të tij, Hubble vuri në dukje një tendencë drejtë ngjyrës së kuqe në dritën e emetuar nga yjet. Me pak fjalë, yjet
po largoheshin larg e më larg gjatë gjithë kohës. Yjet dhe galaktikat jo vetëm që po largoheshin prej nesh por edhe nga
njëri-tjetri. Një gjithësi ku çdo gjë largohet vazhdimisht nga çdo gjë tjetër nënkupton një gjithësi vazhdimisht në zgjerim.
Vëzhgimet e kryera në vitet vijuese verifikuan se gjithësia është vazhdimisht në zgjerim.
Për të përfituar një kuptim më të qartë të kësaj, le të imagjinojmë se gjithësia është sipërfaqja e një balloni të fryer. Në të
njëjtën mënyrë që sa më shumë të fryhet balloni aq më shumë largohen nga njëra-tjetra pikat në sipërfaqen e saj, trupat
qiellor gjithashtu largohen nga njëri-tjetri me zgjerimin e gjithësisë. Kjo është zbuluar teoritikisht nga Albert Einstein, e
konsideruar si një nga zbulimet shkencore më të rëndësishme të shekullit. 20
Megjithatë, në mënyrë që të mos cenoj ―modelin e gjithësisë statike‖ që ishte gjerësisht i pranuar në atë kohë, Einstein
hedhi mënjanë atë zbulim. Më vonë ai do ta përshkruante këtë si gabimin më të madh të jetës së tij. 2
Ky fakt ishte përshkruar në Kur‘an në një kohë kur teleskopët dhe avancimet teknologjike të ngjashme nuk ishin as afër për
t‘u zbuluar. Kjo është për shkak se Kur‘ani është Fjala e Allahut: Krijuesit dhe Sundimtarit të gjithësisë.
--------------------------------------
1. S. Waqar Ahmed Husaini, The Quran for Astronomy and Earth Exploration from Space 3rd ed. (New Delhi: Goodword
Press: 1999), 103-108.
2. www.time.com/time/time100/scientist/profile/hubble.html.
(STUDIM GJEOLOGJIK I SH.B.A.-së) UJË I FRESKËT NËN DET | (U.S.A. GEOLOGICAL SURVEY) FRESH WATER UNDER THE SEA by Qur'an and Science on Friday, April 30, 2010 at 6:03pm ·
SHQIP
Me përdorimin e matjeve elektronike, shkencëtarët e USGS kanë zbuluar ujë nëntokësorë të freskët në
mjediset e nëndetëses në ujërat bregdetare të Atlantikut.Të dhënat e reja do të ndihmojnë në përcaktimin e
burimeve dhe sasinë e ushqimeve që hyjnë në gjiret bregdetare të Delaëare, Maryland dhe Virginia si dhe të përpunojnë
modelet e rrjedhës së ujit nëntokësor. Një teknikë speciale e ―studimit të rezistencës së rrymës‖ është përdor për të matur
rezistencën elektrike të sedimenteve në fund.
Sedimentet normale të ujit të njelmët janë përques të mirë të elektricitetit. Megjithatë, sedimentet e fundit të përhapura nga
ujërat e freskëta janë përques të ulët të elektricitetit dhe veprojnë si gjysëmizolator. Për të kryer anketën e rezistencës së
rrymës, një kabëll 110 metra I quajtur rrymues është tërhequr pas anijeve. Matjet e vazhdueshme të potencialit elektrik në
hapësira të ndryshme zbuluan praninë e ujit të freskët tokësor nën gjire në distanca nga disa qindra metra deri në një
kilometër nga bregu. Hulumtuesit ishin në gjendje të hartonin shtresat e ujit të freskët, të njelmët dhe të përzier deri në më
shumë se 30 metra nën shtresën e detit.
Studimi I shkarkimeve të nëndetëseve në Gadishullin Delmarva, një rajon që përfshin Rehoboth, Indian River, Chincoteague,
dhe gjireve tjera të njelmëta bregdetare, është I rëndësishëm sepse këto zona pranojnë koncentrime shumë të larta të
lëndëve ushqyese.
Furnizimi I lartë më lëndë ushqyese shkakton efekte të padëshirueshme si ndotje me alga dhe ndryshime në mjediset e
sedimenteve të fundit. Të dhënat nga anketa e rezistencës elektrike do të përcaktojnë rrugët e hyrjes së ujërave të ëmbla,
dhe do të ndihmojnë menaxherët e burimeve të planifikojnë përpjekjet e rehabilitimit për të reduktuar çasjen dhe praninë e
lëndëve ushqyese në gjiret bregdetare. Informata e sakta mund të minimizojnë ndikimet në bujqësinë lokale, argëtimin dhe
aktivitetet e tjera në rajonet bregdetare. Në disa zona, deri në 80 për qind të ujit të freskët hyn në gjire jo nga lumenjtë apo
shiu, por nga shkarkimi I ujërave nëntokësore.
Megjithatë, rrugët e hyrjes janë të kuptuara dobët. Hulumtimi aktual në Gadishullin Delmarva është një nga detajizimet e
para sistematike të ujërave nëntokësore të grykëderdhjeve të gjëra duke përdorur metodën e rezistencës elektrike. Ka
hartuar shpërndarjen e shkarkimit të ujërave të ëmbla dhe konfirmoi testet e largëta të ndjeshmërisë të kryera nga avionë.
Studiemet e fundit kanë qenë pjesë e studimeve rajonale të kryera nga Universiteti I Delaëare dhe Shërbimi Gjeologjik I
Delaëare, në bashkëpunim me USGS. Teknika detare e rezistencës elektrike ofron zbulim të rëndësishëm për shkak se
mbulon të dhëna në shkallë 30 deri 70 herë sa ato për studime të krahasueshme në tokë.
Rezultatet e këtyre matjeve të rezistencës së rrymave janë prezentuar në Simpoziumin për Zbatimin e
Gjeofizikës për Problemet Mjedisore dhe Inxhinierike (SAGEEP) në Las Vegas prej 10-14 Shkurt nga
shkencëtarët e USGS Burimet Bregdetare, Detare dhe Ujore së bashku me partnerët industrial dhe rajonal.
Raporti mund të shihet në >>> http://woodshole.er.usgs.gov/epubs/SAGEEP/.
Burimi >>> http://www.usgs.gov/newsroom/article.asp?ID=388
"Ai i ka lëshuar dy dete që të
takohen, por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë." [Quran 55 :19-20]
"Është Ai që i ka lënë të lirë dy
ujëra, njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i njelmët e i hidhur, duke ngritur pengesë e kufi
të prerë ndërmjet tyre." [Quran 25:53]
ARDHJA E GJITHËSISË NË EKZISTENCË | THE COMING OF THE UNIVERSE INTO EXISTENCE by Qur'an and Science on Friday, April 23, 2010 at 2:41pm ·
Shqip
Deri në mesin e shekullit 20, pikëpamja e përhapur në botë ishte se gjithësia është e pafund, ka ekzistuar përgjithmonë dhe
se do të vazhdoj së ekzistuari kështu për të gjithë kohën. Sipas kësaj pikëpamje, e njohur si ―model statik i gjithësisë‖,
gjithësia nuk kishte fillim apo fund.
Në ruajtjen e tezës se gjithësia është një grumbull i substancave fikse, statike dhe të pandryshueshme, kjo pikëpamje ka
përbërë bazën e filozofisë materialiste dhe rrjedhimisht ka hedhur poshtë ekzistencën e një Krijuesi. Megjithatë, me
përparimin e shkencës dhe teknologjisë gjatë shekullit 20, modeli i gjithësisë statike është çrrënjosur tërësisht.
Tani ne kemi hyrë në shekullin 21 dhe një agim i ri është mbi ne. Nëpërmjet eksperimenteve të shumta, vëzhgimeve dhe
llogaritjeve të kryera nga disa prej mendimtarëve më të shquar të botës, fizika moderne ka vërtetuar se gjithësia në të
vërtetë kishte një fillim, se ajo erdhi në ekzistencë nga asgjëja në një moment të vetëm nga një shpërthim i madh. Për më
tepër, është vërtetuar se gjithësia nuk është fikse dhe statike, siç pohojnë ende materialistët me kryeneçësi. Përkundrazi,
ajo po kalon një proces të vazhdueshëm të lëvizjes, ndryshimit dhe zgjerimit.
Këto fakte të vërtetuara së fundi të gjitha veprojnë si gozhda në arkivolin e teorisë së gjithësisë statike. Sot, të gjitha këto
fakte janë të pranuara univerzalisht nga komuniteti i shkencëtarve.
Origjina e universit përshkruhet në Kur'an në ajetin vijues:
Ai (Allahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën. (Kur'an, 6:101)
Ky informacion është në përputhje të plotë me zbulimet e shkencëtarëve bashkëkohorë.
Siç e kemi theksuar më parë, përfundimi që Astrofizika ka arritur sot është se e gjithë gjithësia, së bashku me dimenzionet e
materies dhe kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh që ndodhi shumë kohë më parë. Kjo ngjarje, e
njohur si ―Big Bang‖, është katalizator për krijimin e gjithësisë nga asgjëja. Ky shpërthim, të gjitha palët në komunitetin
shkencor pajtohen, buroj nga një pikë e vetme rreth 15 miliardë vjet më parë. (Shih Harun Yahya, The Creation of the
Universe, Al-Attique Publishers Inc. Canada, 2000)
Para Big Bang-ut, nuk ka pasur një gjë të tillë si materia. Nga një gjendje e joekzistencës në të cilën as materia, as energjia
dhe madje as koha nuk ekzistuan - dhe e cila mund të përshkruhet metafizikisht – materia, energjia, dhe koha janë krijuar
të gjitha në një çast. Ky fakt, i zbuluar vetëm kohët e fundit nga fizika moderne, na është shpallur në Kur‘an 1,400 vjet më
parë.
Senzorët e ndjeshëm në bordin e satelitit
hapësinor COBE, të lëshuar nga NASA më 1992, kapën prova të mbetjeve të Big Bang-ut. Ky zbulim shërbeu si dëshmi e Big Bang-ut, që
është shpjegimi shkencor i faktit se gjithësia u krijua nga asgjëja.
BLETA FEMËRORE E MJALTIT | THE FEMALE HONEY BEE by Qur'an and Science on Friday, February 26, 2010 at 10:20pm ·
SHQIP
Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i
ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga
barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në
këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë. (Kur'an, 16:68-69)
Në kolonitë e bletëve të mjaltit ku secilës nga shumë bletët i është caktuar një detyrë e veçantë, të vetmin përjashtim e bën
bleta mashkullore. Mashkujt nuk kontribuojnë për mbrojtjen e kosherës apo pastrimin e saj, për mbledhjen e ushqimit, apo
prodhimin e huallit dhe mjaltës. Funksioni i vetëm i bletëve mashkullore në koshere është të mbarësojë bletën
mbretëreshë.106 Përveç organeve riprodhuese, mashkujt nuk posedojnë pothuajse asnjë nga karakteristikat e poseduara
nga bletët tjera dhe për këtë arsye është e pamundur për to të bëjnë diçka tjetër pos të mbarësojnë mbretëreshën.
Bletët punëtore bartin të gjithë ngarkesën e kolonisë. Edhe pse ato janë femra sikurse mbretëresha, vezoret e tyre nuk kanë
pjekuri. Kjo i bën ato sterile. Ato kanë detyra të ndryshme: pastrimin e kosherës, mirëmbajtjen e larvave dhe të rinjve, të
ushqyerit e bletës mbretëreshë dhe mashkujve, prodhimin e mjaltës, ndërtimin dhe riparimin e huallit, ventilimin dhe
ruajtjen e kosherës, grumbullimin e furnizimeve si nektar, polen, ujë dhe rrëshirë, dhe ruajtjen e tyre në koshere.
Në Arabisht, ka dy përdorime të ndryshme të foljeve. Sipas mënyrës së përdorimit, është e mundshme të përcaktohet se a
është tema për femër apo mashkull. Në fakt, foljet e përdorura për bletën e mjaltit në ajete janë përdorur në formatin e
foljes për femra. Përmes kësaj, Kur‘ani tregon se bletët e mjaltit që punojnë në prodhimin e mjaltit janë fema.107
Ne nuk duhet të harrojmë se është e pamundshme që ky fakt për bletët e mjaltit të ketë qenë i njohur në kohën e Profetit
Muhamed (savs). Por, Allahu ka vënë në dukje këtë fakt dhe na ka treguar edhe një mrekulli të Kur‘anit.
-----------------------------------------------------------
106. Hayvanlar Ansiklopedisi-Böcekler (Encyclopedia of Animals—Insects) (Istanbul: C.B.P.C. Publishing Ltd./Phoesbus
Publishing Company: 1979), 97.
107. Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur'an, 68-69.
PËRZIERJA E MREKULLUESHME: QUMËSHTI I NËNËS | MIRACULOUS MIXTURE: MOTHER'S MILK by Qur'an and Science on Sunday, February 21, 2010 at 4:14pm ·
SHQIP
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe
pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë
është kthimi juaj." (Kur'an, 31:14)
Qumështi I nënës është një përzierje e pakrahasueshme e krijuar nga Allahu për të plotësuar nevojat ushqyese të bebës
dhe t‘a mbroj atë kundër infekcioneve të mundshme. Ekuilibri i ushqimit në qumështin e nënës është në nivelet ideale dhe
qumështi ka përbërjen ideale për trupin e papjekur të bebës.
Njëkohësisht, qumështi i nënës është gjithashtu shumë i pasur me vlera ushqyese që përshpejtojnë rritjen e qelizave të
trurit dhe zhvillimin e sistemit nervor. 95 Ushqimet artificiale të bebave të përgatitura me teknologjinë e sotme nuk mund të
zëvendësojnë këtë ushqim të mrekullueshëm. Lista e përparësive për ushqimin e bebës me qumështin e nënës është duke u
shtuar çdo ditë. Hulumtimet kanë treguar që bebat të cilat ushqehen me qumështin e nënës janë veçanërisht të mbrojtura
kundër infekcioneve lidhur me sistemin e frymëmarrjes dhe sistemin tretës. Kjo është sepse anti-trupat në qumështin e
nënës sigurojnë një mbrojtje direkte ndaj infekcioneve. Të tjera karakteristika anti-infektuese të qumështit të nënës janë se
ofron një ambient mikpritës për bakterien ―e mirë‖ të quajtur ―flora normale‖ në këtë mënyrë duke ndërtuar një pengesë
për bakteriet e dëmshme, viruset dhe parazitët. Gjithashtu, është vërtetuar se janë disa elemente në qumështin e nënës që
rregullojnë sistemin imunitar kundër sëmundjeve infektuese dhe e lejojnë atë të funksionojë në rregull. 96
Për shkak që qumështi i nënës është projektuar posaqërisht, ai është ushqimi më së lehti i tretshëm për bebet. Pavarësisht
që është shumë i ushqyeshëm, tretet lehtë nga sistemi i ndjeshëm tretës i bebës.
Meqenëse beba shpenzon më pak energji në tretje, është në gjendje të përdor atë energji për funksione tjera trupore, rritje
dhe zhvillim organesh. Qumështi i nënave që kanë pasur fëmijë të parakohshëm përmban nivele më të larta të yndyrës,
proteinës, natriumit, klorit dhe hekurit për të përmbushur nevojat e bebës. Në të vërtetë, është vërtetuar se funksionet e
syrit zhvillohen më mirë te bebat e parakohshme të ushqyera me qumështin e nënës dhe se ata sjellin rezultate më të mira
në testet e inteligjencës. Përveç kësaj, ata gjithashtu kanë një numër të madh përparësish tjera. Një nga mënyrat në të
cilën qumështi i nënës është i rëndësishëm për zhvillimin e bebës së sapolindur është fakti që përmban omega-3 acidin alfa
linoleik të vajit. Përveç që është një përbërës i rëndësishëm për trurin e njeriut dhe retinën, ajo është gjithashtu me rëndësi
të madhe nga pikëpamja e bebave të sapolindura. Omega-3 është me rëndësi të veçantë gjatë shtatzënisë dhe fazave të
hershme të foshnjërisë nëse truri dhe nervat zhvillohen normalisht. Shkenctarët veçanërisht theksojnë rëndësinë e
qumështit të nënës si një magazinë natyrale dhe e përsosur e omega-3.97
Veç kësaj, hulumtimet nga shkenctarët e Universitetit të Bristolit zbuluan se në mesin e përfitimeve afatgjata të qumështit
të nënës janë efektet e tij pozitive në shtypjen e gjakut, në sajë të cilit rreziku nga sulmi në zemër reduktohet. Ekipi
hulumtues arriti në përfundim se natyra mbrojtëse e qumështit të nënës rrjedh nga përmbajtja e saj ushqyese. Sipas
rezultateve të hulumtimit, të publikuara në revistën mjekësore Circulation, bebat e ushqyera me qumështin e nënës kanë
më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje zemre. Është zbuluar se prania në qumështin e nënës e zinxhirit të gjatë të acideve
yndyrore polipangopura, këto parandalojnë ngurtësimin e arterieve, së bashku me faktin se bebat e ushqyera me qumështin
e nënës konsumojnë më pak natrium, kjo është e lidhur ngushtë me shtypjen e gjakut, dhe si rezultat nuk fitojnë sasi të
tepruara të peshës, janë ndër mënyrat që qumështi i nënës i bën dobi zemrës. 98
Përveç kësaj, një ekip i udhëhequr nga Dr. Lisa Martin e Qendrës Medicinale të Spitalitë të Fëmijëve në Cincinnati të SHBA,
gjeti në qumështin e nënës nivele të larta të hormonit protein të njohur si adiponectin. 99 Nivelet e larta të adiponectin në
gjak janë të shoqëruara me një rrezik të reduktuar të sulmit në zemër. Nivelet e ulëta të adiponectin gjenden në njerëz që
kanë mbipeshë dhe të cilët kanë rrezikun në rritje të një sulmi në zemër. Prandaj është arrit në përfundim se rreziku i
trashësisë në bebat e ushqyera e qumështin e nënës zvogëlohej në lidhje me këtë hormon. Veç kësaj, ata gjithashtu
zbuluan praninë e një tjetër hormoni të quajtur leptin në qumështin e nënës i cili ka një rol qëndror në metabolizmin
yndyror. Leptin besohet të jetë një sinjal për trurin se ka yndyrë në trup. Sipas njoftimit të Dr. Martin, prandaj, këto
hormone të përvetësuara në foshnjëri nëpërmjet qumështit të nënës ulin rrezikun e sëmundjeve të tilla si trashësia, diabeti
tip 2 dhe rezistenca e insulinës, si dhe sëmundja e arterieve koronare. 100
Fakte për ―Ushqimin më të Freskët‖
Faktet për qumështin e nënës nuk janë të kufizuara vetëm në këto. Kontributi që jep për shëndetin e bebës ndryshon sipas
periudhave nëpër të cilat kalon beba dhe cilido ushqim është i nevojshëm në një periudhë të veçantë, përmbajtja e
qumështit ndryshon për të përmbushur këto nevoja shumë specifike. Qumështi i nënës, i gatshëm në të gjitha kohërat dhe
në temperaturë ideale, luan një rol të rëndësishëm një zhvillimin e trurit për shkak të sheqerit dhe yndyrës që përmban. Veç
kësaj, elementet e tilla si kalciumi luajnë një rol të madh në zhvillimin e eshtrave të bebës.
Edhe pse është quajtur qumësht, kjo përbërje e mrekullueshme në të vërtetë përbëhet kryesisht nga uji. Ky është tipari më
i rëndësishëm sepse përveç ushqimit, bebat gjithashtu kanë nevojë për lëngje në formë të ujit. Higjiena e plotë nuk mund të
vendoset në ujë apo gjëra ushqimore tjera përveç qumështit të nënës. Megjithatë, qumështi i nënës (jo më pak se 90% ujë)
përmbush nevojat e bebës për ujë në mënyrën më higjienike.
Qumështi i Nënës dhe Inteligjenca
Kërkimet shkencore tregojnë se zhvillimi i njohjes të bebat e ushqyera me gji është më i lartë se te bebat tjera. Një analizë
krahasuese e bebave të ushqyera me gji, e kryer nga James Ë. Anderson, një ekspert nga Universiteti i Kentucky-t, vërtetoj
se IQ-të e bebave të ushqyera me qumësht nëne ishin 5 pikë më të larta se ato të bebave tjera. Si rezultat i këtij studimi, u
përcaktua se inteligjenca rritet nga qumështi i nënës deri në 6 muaj dhe se fëmijët të cilët janë ushqyer me gji për më pak
se 8 javë nuk tregojnë përfitim të IQ. 101
A e Lufton Qumështi i Nënës Kancerin?
Si rezultat i të gjitha hulumtimeve të kryera, është vërtetuar se qumështi i nënës, për të cilin qindra artikuj janë publikuar,
mbron bebat kundër kancerit. Kjo, pavarësisht faktit se mekanizmi ende nuk është plotësisht i kuptueshëm. Kur një proteinë
nga qumështi i nënës mbyti qelizat e tumorit të cilat ishin rritur në laboratore ,pa dëmtuar asnjë qelizë të shëndoshë,
hulumtuesit deklaruan se është shfaqur një potencial i madh. Catharina Svanborg, profesoreshë e klinikës imunologjike në
Universitetin Lund të Suedisë, kryesoj ekipin hulumtues që zbuloj këto fshehtësi të mrekullueshme për qumështin e nënës.
102 Ky ekip në Universitetin Lund e kanë përshkruar mënyrën se si qumështi i nënës ofron mbrojtje kundër shumë formave
të kancerit si një zbulim i mrekullueshëm.
Fillimisht, hulumtuesit mjekuan qelizat e zorrëve , të marra nga bebat e sapo-lindura, me qumësht nëne. Ata vënë re se
çrregullimi i shkaktuar nga bakteria Pneumococcus dhe e njohur si pneumoni është ndërpre në mënyrë efikase nga
qumështi i nënës. Çfarë është më shumë, bebet e ushqyera me qumësht nëne hasin në shumë më pak vështirësi dëgjimi se
ata të ushqyer me të gatshëm dhe shumë më pak vuajnë nga infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Pas një sërë
studimesh, është vërejtur se qumështi i nënës gjithashtu siguron mbrojtje kundër kancerit. Pas të treguarit se goditja e
kancerit limfatik i vëzhguar në fëmijëri ishte nëntë herë më i lartë në fëmijët e ushqyer me ushqim artificial, ata kuptuan se
rezultatet e njëjta zbatohen në forma tjera të kancerit. Sipas rezultateve, qumështi i nënës i gjen saktësisht qelizat
kancerogjene dhe pastaj i shkatërron ato. Ajo është një substancë e quajtur alpha-lac (alphalactalbumin), e pranishme në
sasi të mëdha në qumështin e nënës, që gjen dhe shkatërron qelizat kancerogjene. Alpha-lac prodhohet nga një protein që
ndihmon në prodhimin e laktozës së sheqerit në qumësht. 103
Kjo e Mirë e Pakrahasueshme Është një Dhuratë nga Allahu
Një tjetër tipar i mrekullueshëm i qumështit të nënës është fakti se është jashtëzakonisht e dobishme që të ushqehet beba
me të për dy vite. 104 Ky informacion i rëndësishëm, i zbuluar vetëm kohët e fundit nga shkenca, është shpallur nga Allahu
katërmbëdhjetë shekuj më parë në ajetin: "Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji
fëmijëve të vet dy vjet të plota" (Kur'an, 2:233)
Në të njëjtën mënyrë që nëna nuk vendos për prodhimin e qumështit, burimi më ideal për ushqimin e bebës së paaftë në
nëvojë për ushqim në trupin e tij, gjithashtu ajo nuk vendos për nivelet e ndryshme ushqyese në të. Është Allahu I
Plotëfuqishëm, i Cili i di nevojat dhe tregon mëshirë për çdo gjallesë, i Cili krijon në trupin e nënës qumështin për bebën.
------------------------------------------------------
95. ―High-Risk Newborn—The Benefits of Mother‘s Own Milk,‖ University of Utah Health Sciences
Center, www.uuhsc.utah.edu/healthinfo/pediatric/Hrnewborn/bhrnb.htm.96. Ibid.97. C. Billeaud, et al., European Journal of
Clinical Nutrition, 1997, vol. 51, 520-526.98. "Breast milk 'does cut heart risk'," 1 March
2004, http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/3523143.stm.99. "Breast milk helps reduce obesity," 2 May
2004, http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/3673149.stm.100. Ibid.101. Tim Whitmire, ―IQ Gain from
Breastfeeding,‖http://abcnews.go.com/sections/living/DailyNews/breastfeeding990923.html.102. ―Breakthrough in Cancer
Research,‖ www.mediconvalley.com/news/Article.asp?NewsID=635.103. Peter Radetsky, "Human Breast Milk Kills Cancer
Cells," Discover 20, No. 06, June 1999.104. Rex D. Russell, ―Design in Infant Nutrition,‖ www.icr.org/pubs/imp/imp-
259.htm.
FORMIMI I QUMËSHTIT | THE FORMATION OF MILK by Qur'an and Science on Thursday, February 18, 2010 at 5:18pm ·
SHQIP
Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe
gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë. (Kur'an, 16:66)
Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?" Thuaj: "All-llahu". E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në
një humbje të dukshme! (Kur‘an, 34:24)
Materialet bazë të cilat lejojnë të ushqyerit e trupit vijnë si rezultat i ndryshimeve kimike në sistemin tretës. Këto substanca
të tretura pastaj kalojnë nëpër muret e zorrëve në qarkullimin e gjakut. Në sajë të qarkullimit të gjakut arrin ushqimi
organet përkatëse.
Sikurse indet e tjera trupore, gjëndrat e qumështit ushqehen nga ushqimet e sjellura te ato përmes gjakut. Prandaj gjaku
luan rolin më të rëndësishëm në mbledhjen e ushqimeve nga gjërat ushqimore.
Qumështi sekretohet nga gjëndrat e qumështit pas të gjitha këtyre fazave dhe vlerat ushqimore të tij janë veçanërisht të
larta.
Njerëzit nuk janë në gjendje të konsumojnë direkt as ushqimin e gjysëm-tretur në barkun e një kafshe e as gjakun e
kafshës. Veç kësaj, konsumimi i drejtpërdrejtë i këtyre apo çfarëdo përbërësi të tyre mund të shpie në sëmundje të rënda,
madje edhe vdekje. Falë sistemeve biologjike jashtëzakonisht komplekse që Ai ka krijuar, Allahu i jep ushqim të pastër dhe
të shëndetshëm njerëzve nga këto lëngje.
Kjo është për shkak se formohet si rezultat i mbartjes së ushqimit të tretur nga gjaku. Qumështi ushqyes prodhohet në këtë
mënyrë nga gjaku, i cili nuk mund të konsumohet drejtpërdrejtë, dhe nga ushqimi gjysëm i tretur.
Formimi i qumështit është në vetëvete një mrekulli e madhe e krijimit. Dhe kjo është një tjetër mrekulli që një informatë e
tillë e detajuar në lidhje me atë formim është përfshirë në Kur‘an.
Siç kemi parë, informata për formimin biologjik të qumështit në Suren Nahl 66 është tërësisht në përputhje me faktet e
vërtetuara nga shkenca moderne. Është mjaft e qartë se një informatë e tillë, që kërkon njohuri të detajuara të sistemeve
tretëse të gjitarëve, nuk mund të ketë qenë e njohur në kohën kur është shpallur Kur‘ani.
PROGRAMIMI NË GJENE | THE PROGRAMMING IN GENES by Qur'an and Science on Friday, February 5, 2010 at 4:03pm ·
SHQIP
Po prej çkafi e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën. (Kur‘an, 80:18-20)
Fjala ―qaddarahu,‖ e përkthyer si ―përgatiti‖ në ajetin e mësipërm, rrjedh nga folja Arabe ―qadare‖. Kjo përkthehet si
―rregullim, vendosje, planifikim, programim, shikim I të ardhmes, të shkruarit e çdo gjëje në fat (nga Allahu).‖
Kur qeliza e spermës së babait fertilizon vezoren e nënës, gjenet e prindërve kombinohen për të përcaktuar karakteristikat
fizike të foshnjës. Secila nga këto mijëra gjene ka një funksion të veçantë. Janë gjenet që përcaktojnë ngjyrën e syve dhe
flokëve, gjatësinë, karakteristikat e fytyrës, formën skeletore dhe detaje të panumërta në organet e brendshme, tru, nerva
dhe muskuj. Përveç të gjitha karakteristikave fizike, mijëra procese të ndryshme që zhvillohen në qeliza dhe trup – dhe
vërtetë kontrolli i të gjithë sistemit – regjistrohen në gjene. Për shembull, nëse shtypja e gjakut të një personi është
përgjithësisht e lartë, ulët apo normale varet nga informacioni në gjenet e tij/saj.
Qeliza e parë e cila formohet kur sperma dhe vezorja bashkohen gjithashtu formon edhe kopjen e parë të molekulës së
ADN-së e cila do të mbajë kodin në çdo qelizë të trupit të personit deri në vdekje. ADN-ja është molekulë e një madhësie të
konsiderueshme. Është e mbrojtur me kujdes në bërthamën e qelizës dhe kjo molekulë është një bankë informacioni e
trupit të njeriut sepse përmbanë gjenet që përmendëm më lartë. Qeliza e parë, vezorja e pllenuar, pastaj ndahet dhe
shumohet nën dritën e programit të ruajtur në ADN. Indet dhe organet fillojnë të formohen: Ky është fillimi i një qenie
njerëzore. Koordinimi i këtij strukturimi të ndërlikuar është sjellë nga molekula e ADN-së. Kjo është një molekulë që
përbëhet nga atome të tilla si karbon, fosfor, nitrogjen, hidrogjen dhe oksigjen.
Kapaciteti i informacionit të regjistruar në ADN është i një përmase që mahnitë shkencëtarët. Në një molekule të vetme të
ADN-së së njeriut ka informacion të mjaftueshëm për të mbushur një milion faqe enciklopedie apo 1.000 vëllime. Thënë më
ndryshe, bërthama e një qelize përmban informacion, të barabartë me atë të një enciklopedie një milion faqëshe. Shërben
për të kontrolluar të gjitha funksionet e trupit të njeriut. Për të bërë një krahasim, Encyclopaedia Britannica 23 vëllimshe,
njëra ndër enciklopeditë më të mëdha në botë, përmbanë një total prej 25.000 faqe. Megjithatë, një molekulë e vetme në
bërthamën e një qelize, dhe e cila është shumë më e vogël së ajo qelizë, përmbanë një depo informacioni 40 herë më të
madhe se enciklopeditë më të mëdha botërore. Kjo do të thotë se ajo që kemi këtu është një enciklopedi 1.000 vëllimshe,
diçka e ngjashme me të cilën nuk ekziston askund tjetër në Tokë. Kjo është një mrekulli e projektimit dhe krijimit brenda
vetë trupave tonë, për të cilën evolucionistët dhe materialistët nuk kanë asnjë përgjigje.
Duke patur parasysh se struktura e ADN-së është zgjidhur nga Francis Crick në vitin 1953, është vërtetë e mahnitshme që
Kur‘ani theksoi konceptin e ―planifikimit gjenetik‖ në një kohë kur, siç kemi përmendur më herët, dituritë njerëzore kanë
qenë shumë të limituara. Gjenetikët nuk ishin në gjendje për të diskutuar deri në fund të shekullit 19-të dhe këto fakte të
mrekullueshme shërbejnë edhe një herë si dëshmi se Kur‘ani është Fjala e Allahut.
PERIUDHA MENSTRUALE | THE MENSTRUAL PERIOD by Qur'an and Science on Monday, February 8, 2010 at 3:11pm ·
SHQIP
Periudha menstruale është kur veza e pa-fekonduar nxirret jashtë nga trupi. Në mungesë të fekondimit, muret e mitrës
tkurren dhe me çarjen e enëve të vogla të gjakut veza nxirret jashtë. Pas kësaj, trupi do të fillojë përgatitjet për të
përsëritur të gjithë procesin rishtazi.
Të gjitha këto faza përsëriten tek të gjitha femrat gjatë një periudhe të veçantë. Çdo muaj formohen qeliza të reja të
vezëve, të njëjtat hormone sekretohen vazhdimisht në të njëjtat kohë. Kështu trupi i femrës është i përgatitur sikur ajo do
të fekondohej. Megjithatë, në fazën përfundimtare, mungesa apo prania e spermës ndryshon natyrën e përgatitjeve në trup.
Gjatë periudhës në fjalë, ndryshimet në hapësirën e zbrazët në mitër mund të identifikohen vetëm nga kontrollet anatomike
ose gjinekologjike.
Megjithatë, këto ndryshime, të identifikuara nga shkencëtarët vetëm kohët e fundit, ceken në mënyrë të mrekullueshme në
Suren Ra‘d:
All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
(Kur'an, 13:8)
Në fillim të periudhës menstruale, mukoza në muret e mitrës (shtresa endometrium) është e trashë 0.5 mm. Nën efektin e
hormoneve të sekretuara nga vezët, kjo shtresë rritet dhe arrin një trashësi prej 5-6 mm. Në mungesë të fekondimit, kjo
shtresë pastaj hidhet jashtë. Siç shohim nga ajeti i mësipërm, kjo rritje dhe zvogëlim mujor në muret e mitrës është cekur
në Kur‘an.
ERËRAT MBARËSUESE | THE FECUNDATING WINDS by Qur'an and Science on Tuesday, January 12, 2010 at 4:49pm ·
Në një ajet të Kur‘anit, përmendet karakteristika mbarësuese e erërave dhe formimi i rezultuar i shiut.
Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ju japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
(Kur'an, 15:22)
Ky ajet vë në dukje se faza e parë në formimin e shiut është era. Deri në fillim të shekullit të 20-të, marrëdhënia e vetme e
njohur mes erës dhe shiut ishte se era i largonte retë. Megjithatë, zbulimet moderne meteorologjike kanë vërtetuar rolin
‗mbarësues‘ të erës në formimin e shiut.
Siç është shpjeguar më parë, ky funksion mbarësues i erës funksionon në këtë mënyrë:
Në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve, një numër i madh i fluskave të ajrit formohen për shkak të veprimit shkumëzues të
ujit. Momentin kur këto fluska plasin, mijëra grimca të vogla, me diametër prej vetëm një të njëqindtën e milimetrit, hidhen
lartë në ajër. Këto grimca, të njohura si ―aerosole‖, përzihen me pluhurin e bartur nga toka përmes erës, dhe mbarten në
shtresat e larta të atmosferës.
Këto grimca të mbartura në lartësi më të mëdha nga erërat vijnë në kontakt me avullin e ujit. Avujt e ujit kondenzohen
rreth këtyre grimcave dhe kthehen në pika uji. Këto pika uji fillimisht bashkohen dhe formojnë retë, dhe pastaj bijnë në
Tokë në formën e shiut. Siç u përmend, erërat ―mbarësojnë‖ avullin e ujit që noton në ajër me grimcat që bartin nga deti,
dhe përfundimisht ndihmojnë në formimin e reve të shiut.
Nëse erërat nuk do të zotëronin këtë karaktëristikë, pikat e ujit në atmosferën e lartë nuk do të formoheshin kurrë, dhe nuk
do të kishte shi.
Pika më e rëndësishme për t‘u njohur këtu është se roli kritik i erës në formimin e shiut është shpallur shekuj më parë në
Kur‘an, në një kohë kur shumë pak dihej për fenomenet natyrore...
Foto e mësipërme tregon fazat e formimit të valës. Valët formohen nga era që fryn përmbi sipërfaqen e ujit. Me frymë,
grimcat e ujit fillojnë të lëvizin në formë rrethore. Kjo lëvizje së shpejti formon valët, njëra pas tjetrës, dhe fluskat e
formuara nga valët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë në formimin e shiut. Ky proces është shpallur në ajet si ―Ne i
lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi.‖
Informacione të tjera të dhëna në ajet për cilësinë mbarësuese të erës është roli i saj në pllenimin e luleve. Shumë bimë në
Tokë shpërndajnë polenin e tyre me anë të erës për të siguarat mbijetesën e llojeve të tyre. Disa bimë farëhapur, drunjtë e
pishës, pallma dhe pemë të ngjashme, pemët farore që prodhojnë lule, dhe bimët barishtore pllenohen tërësisht përmes
erës. Era e bartë polenin nga bimët në llojet tjera, dhe kështu i mbarëson ato.
Deri kohwt e fundit, mënyra se si era ishte në gjendje të mbarësojë bimët ishe e panjohur. Kur u kuptua, megjithatë, se
bimët ndahet në mashkullore dhe femërore, u zbulua edhe roli mbarësues i erës.
Kjo e vërtetë tashmë ishte përmendur në Kur‘an: (Zoti im) lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të
llojeve të ndryshme (në çifte)." (Kur'an, 20:53)
SHIRAT TË CILAT E KTHEJNË TOKËN E VDEKUR PËRSËRI NË JETË | RAINS WHICH BRING A DEAD LAND BACK TO LIFE by Qur'an and Science on Tuesday, January 5, 2010 at 7:54pm ·
Funksioni I shiut ―për të kthyer tokën e vdekur përsëri në jetë‖ është treguar në disa ajete të Kur‘anit:
…Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër. Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe t'u japim të pijnë atyre që i krijuam,
kafshë e shumë njerëz. (Kur'an, 25:48-49)
Përveç që sjell ujin në tokë, një nevojë e domosdoshme për gjallesat, shiu ka gjithashtu një veti mbarësuese. Pikat e shiut
që avullohen nga deti dhe arrijnë retë përmbajnë substanca të caktuara që ―ringjallin‖ tokën e vdekur. Këto pika shiu me
karakteristika të tilla ―rigjallëruese‖ quhen ―pikat e tensionit të sipërfaqes‖. Këto formohen nga shtresa e lartë e sipërfaqës
së detit, e quajtu nga biologjistët mikro-shtresa; në këtë shtresë sipërfaqësore, me trashësi më pak se një e dhjeta e
milimetrës, gjenden sasi të mëdha të mbeturinave organike të formuara nga dekompozimi i algave dhe zooplanktoneve
mikroskopike. Disa nga këto mbeturina mbedhin dhe absorbojnë elemente të tilla si fosfori, magnezi dhe kaliumi, të cilat
gjenden rallë në ujin e detit, si dhe metale të rënda të tilla si bakër, zink, kobalt dhe plumb. Farërat dhe bimët në sipërfaqen
e tokës marrin sasi të mëdha të kripërave minerale dhe elementeve nga këto pika shiu, e që i nevojiten për t‘u rritur. Kur‘ani
i referohet kësaj me këto shprehje:
―Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.‖ (Kur‘an, 50:9)
Këto kripëra të cilat zbresin me shi janë shembull në miniaturë i plehërave kimikë të përdorur tradicionalisht për të rritur
produktivitetin (kalcium, magnez, kalium etj.) Metalet e rënda e llojit të gjetur në aerosole formojnë elemente që rrisin
produktivitetin gjatë rritjes dhe dhe prodhimit të bimëve. Thënë shkurt, shiu është një fekondues i rëndësishëm. Me pleh që
sigurohet vetëm nga shiu, brenda njëqind vjetësh, një tokë e cilësisë së dobët mund të marr të gjitha elementet e
nevojshme për bimët. Pyjet gjithashtu rriten dhe ushqehen me ndihmën e këtyre kimikateve të cilat kanë origjinën nga
deti.
Në këtë mënyrë, çdo vit rreth 150 milion ton të grimcave të fekonduesve bijnë në tokë. Po të mos ishte ky funksion
fekondues, do të kishin qenë shumë më pak bimë në Tokë dhe ekuilibri i jetës do të ishte i çrregulluar. Informacioni rreth
rigjallërimit të bimëve në ajet është vetëm një nga tiparet mrekulluese të shumta të Kur‘anit.
PIKAT E NDRYSHME TË LINDJES DHE PERËNDIMIT TË DIELLIT | DIFFERENT POINTS IN THE RISING AND SETTING OF THE SUN by Qur'an and Science on Wednesday, November 18, 2009 at 2:29pm ·
―Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.‖ (Kur‘an 70:40)
―Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve‖ (Kur‘an, 37:5)
―Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve‖ (Kur‘an, 55:17)
Siç mund të dallohet, në ajetin e mësipërm fjalët lindje dhe perëndim përdoren në kuptimin shumës. Për shembull, fjala
―mashariq‖ e përdorur në ajetin e parë për ―lindje‖ dhe fjala ―magharib‖ e përdorur për ―perëndim‖ janë në formën e
shumësit, që tregojnë se janë dy nga secila. Fjalët ―mashriqayn‖ dhe ―maghribayn‖ në ajetin e fundit përdoren për dy lindje
dhe dy perëndime. ―Mashariq‖ dhe ―magharib‖ gjithashtu do të thotë vendi ku Dielli lind dhe perëndon. Prandaj, ajetet e
mësipërme i referohen pikave të ndryshme të fillimit dhe përfundimit të ditës. Gjithashtu është e denjë të vini re se në ajetin
e parë betimi bëhet nga Zoti i ―lindjeve dhe perëndimeve‖.
Boshti rreth të cilit rrotullohet toka është në një kënd prej 23° 27'. Për shkak të këtij këndi dhe formës sferike të Tokës,
rrezet e dritës nga Dielli nuk e qëllojnë gjithmonë në të njëjtin kënd. Kjo do të thotë se për shkak se rrezet e Diellit bien mbi
atë zonë nga kënde të ndryshme, dikush që është larg ekuatorit do ta shoh lindjen e Diellit nga kënde të ndryshme të
lindjes dhe perëndimin nga kënde të ndryshme të perëndimit. Sa më larg ekuatorit që është ai person aq më shumë pika të
ndryshme për lindjen dhe perëndimin e diellit do të identifikojë.
Dikush në ekuator, megjithatë, do të vërej se Dielli gjithmonë lind dhe perëndon në të njëjtin vend, meqë rrezet e Diellit
gjithmonë bien pingul aty. Duke patur parasysh se Gadishulli Arabik nuk është larg ekuatorit, do të dukej e pamudur që një
vëzhgim i tillë të bëhej atje. Kjo, për shkak se dikush në atë rajon do të shihte se Dielli gjithmonë lind në të njëjtën pikë,
dhe gjithmonë perëndon në të njëjtën pikë. Shprehja në lidhje me lindjen dhe perëndimin në ajetet e mësipërme mund të
tregoj lindjen dhe perëndimin e Diellit në pika të ndryshme. (Allahu e di më së miri)
KULMI MBROJTËS | THE PROTECTED ROOF by Qur'an and Science on Monday, November 2, 2009 at 2:27pm ·
Në Kur‘an, Allahu tërheq vëmendjen tonë për një atribut shumë të rëndësishëm të qiellit:
―Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve‖ (Kur‘an, 21:32)
Ky atribut I qiellit është vërtetuar nga hulumtimet shkencore të kryera në shekullin e 20: Atmosfera që rrethon Tokën
shërben funksione të rëndësishme për vazhdimësinë e jetesës. Ndërsa shkatërron shumë meteorë, të mëdha dhe të vogla,
përderisa ata I afrohen Tokës, ajo i ndalon ata të bijnë në
Tokë dhe të dëmtojnë gjallesat.
Përveç kësaj, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga qielli e që janë të dëmshme për gjallesat. Tipari më I
mrekullueshëm I atmosferës është se ajo lejon të kalojnë vetëm rrezet e padëmshme dhe të dobishme – dritën e dukshme,
dritën uljtravjollcë dhe radio valët. I gjithë ky rrezatim është jetik për jetën. Rrezet ultravjollcë, të cilat lejohen vetëm
pjesërisht nga atmosfera, janë shumë të rëndësishme për fotosintezën e bimëve dhe për mbijetesën e të gjitha gjallesave.
Shumica e rrezeve ultravjollce të emetuara nga Dielli filtrohen nga shtresa e ozonit të atmosferës. Vetëm një pjesë e
kufizuar dhe e nevojshme e spektrit ultravjollcë arrin Tokën.
Funksioni mbrojtës i atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera gjithashtu mbron Tokën nga acari i gjithësisë, e cila është
rreth - 270oC.
Nuk është vetëm atmosfera që mbron Tokën nga efektet e dëmshme. Përveç atmosferës, brezi Van Allen – shtresa e
shkaktuar nga fusha magnetike e Tokës – gjithashtu shërben si një mburojë kundër rrezatimit të dëmshëm që kërcënon
planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht emetohet nga Dielli dhe yjet e tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Po të mos
ekzistonte brezi Van Allen, shpërthimet masive të energjisë që ndodhin shpesh në Diell, të quajtura shpërthimet diellore, do
ta shkatërronin të gjithë jetën në Tokë.
Shtresa e magnetosferës, e formuar nga fusha magnetike e Tokës, shërben si një mburojë për mbrojtjen e Tokës nga trupat
qiellorë, rrezet e dëmshme kozmike dhe grimcat. Në foton e mësipërme mund të shihet magnetosfera, e cila gjithashtu
quhet brezi Van Allen. Këta breza në mijëra kilometra mbi Tokë mbrojnë gjallesat në Tokë nga energjia fatale që përndryshe
do t‘a arrinte atë.
Të gjitha këto zbulime shkencore vërtetojnë se bota është e mbrojtur në një mënyrë shumë të veçantë. Gjëja e
rëndësishme është se kjo mbrojtje është bërë e njohur në Kur‘an, në ajetin „Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt― para
katërmbëdhjetë shekujve.
Për rëndësinë e brezit Van Allen, Dr. Hugh Ross thotë:
Në fakt, Toka ka densitetin më të lartë nga të gjitha planetet e Sistemit tonë Diellor. Kjo bërthamë e madhe prej nikeli dhe
hekuri është përgjegjëse për fushën magnetike të madhe që kemi. Kjo fushë magnetike prodhon mburojën e rrezatimit Van
Allen, e cila mbron Tokën nga bombardime rrezatimi. Po të mos ishte e pranishme kjo mburojë, jetesa në Tokë nuk do të
ishte e mundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që të ketë ndonjë fushë magnetike është Merkuri, por fuqia e fushës së tij
magnetike është 100 herë më e vogël se e Tokës. Edhe Venusi, planeti jonë simotër, nuk ka fushë magnetike. Mburoja e
rrezatimit Van Allen është krijim unik për Tokën. 21
Energjia e transmetuar në vetëm një nga këto shpërthime të zbuluara në vitet e fundit është llogaritur të jetë e barabartë
me 100 miliard bomba atomike, secila e ngjashme me atë që u hodh në Hiroshima në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Pesëdhjetë e tëtë orë pas shpërthimit, është vërejtur se gjilpërat magnetike të kompasëve shfaqën lëvizje të pazakonta dhe
250 kilometra mbi atmosferën e Tokës temperatura u rrit papritur në 2,500 oC.
Shumica e njerëzve kur shikojnë qiellin nuk mendojnë për aspektin mbrojtës të atmosferës. Ata thuajse kurr nuk mendojnë
se çfarë lloj vendi do të ishte bota po të mos ekzistonte kjo strukturë. Foto e mësipërme është e një krateri gjigand të
shkaktuar nga një meteor që kishte rënë në Arizona të SHBA. Po të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin
në Tokë dhe Toka do të bëhej një vend i pabanueshëm. Megjithatë, aspekti mbrojtës i atmosferës i mundëson gjallesave të
mbijetojnë në siguri. Kjo është pa dyshim mbrojtja e Allahut mbi njerëzimin dhe një mrekulli e shpallur në Kur‘an.
Me pak fjalë, një sistem i përsosur është në proces të punës lart mbi Tokë. Ai rrethon botën tonë dhe e mbron atë ndaj
kërcënimeve të jashtme. Shekuj më parë, Allahu na ka informuar në Kur‘an për funksionin e atmosferës si një mburojë
mbrojtëse.
TRAJEKTORJA E DIELLIT | THE SUN'S TRAJECTORY
Në Kur‘an është theksuar se Dielli dhe Hëna ndjekin trajektore specifike:
―Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë‖ (Kur‘an, 21:33)
Fjala ―noton‖ e përdorur në ajetin e mësipërm është e përkthyer nga fjala Arabe ―sabaha‖ dhe përdoret për të përshkruar
lëvizjen e Diellit në gjithësi. Fjala dmth se Dielli nuk lëviz rastësisht nëpër gjithësi por se rrotullohet rreth boshtit të tij dhe
ndjek rrugën e tij të përcaktuar. Është theksuar edhe në një tjeter ajet fakti që Dielli nuk është I fiksuar në një pozitë por
për më tepër ndjek një trajektore të veçantë:
―Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit‖
(Kur‘an, 36:38)
Këto fakte të parashtruara në Kur‘an u zbuluan vetëm me anë të përparimeve astronomike në kohën tonë. Sipas
kalkulimeve të astronomëve, Dielli lëviz përgjatë një rruge të njohur si Kulmi Diellor, në rrugën e yllit Vega, me një shpejtësi
të jashtëzakonshme prej 720,000 km/h. Në terme të përafërta, kjo tregon se Dielli përshkon diku rreth 17.28 milion km në
ditë. Sikurse edhe Dielli, të gjitha planetet dhe satelitët brenda fushës së tij gravitacionale përshkrojnë distancë të njëjtë.