REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS
Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe e Formimit Profesional
SKELETKURRIKULI
Për Drejtimin Mësimor
BUJQËSI Niveli I
Kodi: H-I-11 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ
Tiranë, 2011
2
Përmbajtja I. Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin mësimor “Bujqësi”, niveli I. II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I.
1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional, në drejtimin “Bujqësi” niveli I.
2. Kompetencat e përgjithshme kryesore të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I.
3. Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I.
4. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I.
III. Plani mësimor për arsimin profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I. IV. Udhëzime për planin mësimor. V. Udhëzime për procesin mësimor. VI. Udhëzime për vlerësimin dhe provimet. VII. Të dhëna për certifikatën që fitohet në përfundim të arsimit profesional në
drejtimin “Bujqësi”, niveli I. VIII. Programet e përgjithshme të lëndëve teorike profesionale. IX. Përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale të detyruar. X. Përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale me zgjedhje të detyruar.
3
I. Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin mësimor “Bujqësi”, niveli I. Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me punimet dhe shërbimet në bujqësi”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve: mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë; mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,
shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës në fushën e bujqësisë që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës
II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I. 1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional, në drejtimin “Bujqësi”,
niveli I. Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Bujqësi” niveli I, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
kanë mbaruar arsimin e detyruar 9-vjeçar; janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit
profesional. kanë aftësi të kufizuara, për të cilët shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në
përputhje me paaftësitë që shfaqin. Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MASH përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla. 2. Kompetencat e përgjithshme kryesore të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I. Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I, nxënësi do të kenë këto kompetenca të përgjithshme kryesore: Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e
ndjenjat e tyre dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
4
Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij. Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij. Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tyre dhe të shfaqin gadishmërinë dhe vullnetin
për të nxënë gjatë gjithë jetës. Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojnë aktivisht në arritjen e
objektivave të pranuara. Të vlerësojë dhe vetvlerësojnë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe
çuar më tej arritjet e tij. 3. Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I Në përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë: Të organizojë vendin e punës. Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës. Të respektojë standardet e profesionit. Të zbatojë rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit. Të sigurojë cilësi të kënaqshme në kryerjen e proceseve të punëve në bujqësi; Të kryejë procese të thjeshta pune të mekanizuara në bujqësi; Të mirëmbajë mekanikën bujqësore; Të kultivojë drithëra; Të kultivojë bimët perimore dhe zbukuruese; Të kultivojë dru frutorë; Të përkujdeset për fermën bujqësore; Të grumbullojë prodhimet bujqësore; Të kryejë transportime të ndryshme; Të kryejë punime në sera; Të ushqejë kafshët bujqësore; Të kujdeset për shëndetin dhe higjienën e kafshëve; Të kujdeset për mjediset e strehimit të kafshëve; Të kryejë injeksione të ndryshme te kafshët; Të drejtojë traktorin me rrota; Të përdorë makinat e bujqësisë; Të mirëmbajë makinat e bujqësisë; Të mirëmbajë mjediset e fermës;
5
4. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I. Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim profesional. Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t'i drejtohet tregut të punës si punonjës gjysëm i kualifikuar nё ndërmarrje/ferma tё ndryshme bujqësore dhe blegtorale ose veprimtari të tjera që veprojnë në fushën e bujqësisë. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose familjar në fushën e prodhimeve bujqësore. Përsa i përket arsimimit të mëtejshëm, nxënësi ka mundësi të vazhdojë studimet në nivelin II të arsimit profesional, në një prej profileve të drejtimit mësimor “Bujqësi”. Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional në nivelin III, nxënësi fiton “maturën profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare. III. Plani mësimor për arsimin profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I
Plani mësimor për drejtimin “Bujqësi” Niveli I
Nr Kodi
Lëndët dhe modulet mësimore
Niveli I Orët
javore/vjetore Klasa
10 Klasa
11 A. Lëndët e përgjithshme (Gjithsej) 15/17
(540/ 612)
11/13 (374/ 442)
1 Gjuhë shqipe dhe letërsi 2 1 2 Gjuhë e huaj 2 2 3 Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë) (2) (2) 4 Qytetari 2 - 5 Histori 1 1 6 Matematikë 2 1 7 Fizikë 2 1 8 Kimi 1 2 9 Teknologji informimi e komunikimi 1 1
10 Edukim fizik 2 1 11 Edukim për karrierën - 1 B. Lëndët profesionale (Gjithsej) 10(360) 8(272) 1 L-14-039-09 Bazat bujqësisë 3 - 2 L-14-040-09 Perime dhe lule 3 - 4 L-14-041-09 Mbarështim kafshësh bujqësore 2 - 5 L-14-042-09 Bazat e mekanikës bujqësore 2 2 6 L-14-043-09 Bimët e arave - 2 7 L-14-044-09 Pemët frutore - 2 8 L-14-045-09 Bazat e veterinarisë - 2
C. Module të detyruar të praktikës profesionale (Gjithsej)
5 (180) 10 (340)
1 M-14-743-11 Punime të thjeshta bujqësore dhe marrja e mostrës së tokës
36 -
6
2 M-14-744-11 Kultivimi i perimeve me fidanë 36 3 M-14-134-11 Drejtimi i traktorit me rrota 36 - 4 M-14-135-11 Kujdesi për higjienën e kafshëve bujqësore 36 - 6 M-14-136-11 Të ushqyerit e kafshëve bujqësore 36 7 M-14-137-11 Kultivimi i grurit - 51 8 M-14-138-11 Kultivimi i misrit - 51 9 M-14-139-09 Përdorimi i traktorit me rrota - 36
10 M-14-140-11 Mbjellja e fidanit të pemëve frutore - 33 11 M-14-141-11 Mirëmbajtja e fermës bujqësore dhe blegtorale - 33 12 M-14-142-11 Punimi i mekanizuar i tokës - 51 13 M-14-143-11 Mirëmbajtja e makinave bujqësore - 34 14 M-14-745-11 Kryerja e injeksioneve dhe mjelja e kafshëve bujqësore - 51 D. Modulet e praktikës profesionale me zgjedhje të
detyruar (Gjithsej) 1 (36) 2 (68)
1 M-14-146-09 Kultivimi i luleve në mjedise të hapura 36 - 2 M-14-147-09 Kujdesi gjatë rritjes së bletëve 36 3 M-14-148-09 Dezinfektimi i stallave dhe i territoreve jashtë saj 36 - 4 M-14-149-09 Shtimi me copa i drufrutorëve - 68 5 M-14-150-09 Mjellja e fidanit të hardhisë - 68 6 M-14-151-09 Përgatitja e kompostove - 68
Gjithsej A+B+C+D 31/33 (1116/ 1188)
31/33 (1054/ 1122)
IV. Udhëzime për planin mësimor Kohëzgjatja e vitit shkollor është: Në klasën 10, viti shkollor ka gjithësej 36 javë (36 javë mësimore) Në klasën 11, viti shkollor ka gjithsej 36 javë (34 javë mësimore + 1 javë për provimin e praktikës profesionale + 1 javë për provimin e teorisë profesionale). Një javë mësimore ka jo më shumë se 33 orë mësimore (teorike dhe praktike). Një orë mësimore zgjat 45 minuta Kurrikuli i arsimit profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I, përbëhet nga 4 grupe elementesh kurrikulare: Lëndët e kulturës së përgjithshme, të përbashkëta për drejtimet e ndryshme të këtij niveli
(programet e detajuara të tyre jepen në një dokument të veçantë të MASH). Lëndët e kulturës profesionale (programet e përgjithëshme janë pjesë e këtij
skeletkurrikuli). Modulet e praktikave profesionale të detyruara (përshkruesit e tyre janë pjesë e këtij
skeletkurrikuli). Modulet e praktikave profesionale me zgjedhje të detyruar (përshkruesit e tyre janë pjesë
e këtij skeletkurrikuli). Rekomandohet që modulet e praktikës profesionale të realizohen në ndarje ditore 3 orëshe ose 6 orëshe.
7
V. Udhëzime për procesin mësimor Mësuesit e lëndëve teorike profesionale dhe instruktorët e moduleve të praktikave profesionale duhet të përzgjedhin dhe përdorin forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin maksimalisht të nxënit aktiv të nxënësve dhe të çojnë në krijimin tek ta, të kompetencave të punës, të plota dhe të qëndrueshme. E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proces analize fillestare, i cili të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i hyrjes së nxënësve, përmbajtja e hollësishme e lëndëve profesionale dhe e moduleve të praktikave profesionale të parashikuara dhe shkalla e integrimit të tyre, objektivat konkretë që do të arrihen, mundësitë reale që ka shkolla për realizimin e veprimtarive mësimore etj. Për këtë planifikim duhet një bashkëpunim i ngushtë i të gjithë personelit mësimdhënës dhe drejtues të shkollës. Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proces të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja e vazhdueshme e nxënësve me shkallën e përmbushjes së objektivave nga ana e tyre përbën një mekanizëm të fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësuesit. Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit. Parimi i “të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në shkollat profesionale të drejtimit “Bujqësi”, niveli I. Mësuesit dhe instruktorët duhet të përdorin metoda të tilla të të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës, punës dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format bazë të organizimit të mësimit (teorik ose praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale në veçanti dhe jetën e profesionistit të ardhshëm, në përgjithësi. Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësuesit dhe instruktorët është fakti që të nxënit nuk ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna kërkimore e pavarur e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm të drejtimit profesional “Bujqësi”. Në rastin e nxënësve me aftësi të kufizuara, mësuesit duhet të përshtasin programet e lëndëve dhe përshkruesit e moduleve në përputhje me mundësitë e tyre, si dhe të krijojnë kushte për zbatimin e tyre. VI. Udhëzime për vlerësimin dhe provimet Vlerësimi vjetor i nxënësve në lëndët teorike profesionale dhe modulet e praktikave profesionale bëhet nga vetë mësuesit dhe instruktorët përkatës, me metoda dhe instrumente vlerësimi të përgatitura ose përzgjedhura nga vetë ata. Vlerësimi i nxënësve të bëhet me nota (4-10) si për lëndët teorike, ashtu edhe për modulet praktike, si gjatë vitit, ashtu edhe në provimet përfundimtare. Në përfundim të klasës së njёmbёdhjetё, nxënësi i arsimuar ne drejtimin profesional “Bujqësi”, niveli I, i nёnshtrohet provimeve tё mёposhtme: a) Provimi i teorisë profesionale të integruar; b) Provimi i praktikës profesionale të integruar; Në këto provime ata vlerësohen për shkallën e përvetësimit të kompetencave profesionale (njohurive, shprehive, vlerave dhe qëndrimeve), të nevojshme për të punuar në veprimtari të ndryshme profesionale që operojnë në fushën e bujqësisë e blegtorisë, dhe u jepet certifikata në të cilën evidentohen notat përfundimtare të lëndëve teorike profesionale, të moduleve të praktikës profesionale, të lëndëve të përgjithshme, për çdo vit shkollor, si dhe rezultatet e dy provimeve përfundimtare të nivelit I.
8
VII. Të dhëna për certifikatën që fitohet në përfundim të arsimit
profesional në drejtimin “Bujqësi”, niveli I Me përfundimin e suksesshëm të arsimit profesional në drejtimin mësimor “Bujqësi” niveli I shkolla profesionale e pajis nxënësin me Dëftesën e përfundimit të këtij niveli si dhe me Certifikatën e aftësimit profesional, të cilat njihen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas modelit të miratuar nga MASH, këto dëshmi përmbajnë: a) Të dhënat për nxënësin, shkollën, vitin e përfundimit, kualifikimin e fituar, etj. b) Të dhëna për rezulatet e arrritura nga nxënësi: rezultatet në lëndët e përgjithshme, lëndët profesionale dhe modulet profesionale, për çdo
vit shkollor; rezultatet e dy provimeve përfundimtare të Nivelit I.
9
VIII. Programet e përgjithshme të lëndëve teorike profesionale. 1. Lënda “Bazat e bujqësisë ” (L-14-039-09) Kl. 10 – 108 orë Synimet e lëndës “Bazat e bujqësisë”, kl. 10. Në përfundim të trajtimit të lëndës “Bazat e bujqësisë”, klasa 10, nxënësit duhet: Të përshkruajnë objektin e lëndës dhe rëndësinë e saj. Të përshkruajnë shpërndarjen e bimëve në botë, qendrat e origjinës, faktorët që
kushtëzojnë përhapjen dhe kufizimin e bimëve, si dhe zonat klimatike të Shqipërisë sipas përhapjes së bimëve.
Të përshkruajnë elementet përbërëse të ekosistemit, sistemet ekologjike dhe ndikimi i tyre në prodhimin bujqësor.
Të përshkruajnë përbërësit e mjedisit, karakteristikat dhe sjelljen e tyre në një ekosistem, si dhe ndikimin e njeriut me anë të veprimtarisë së tij, veçanërisht në drejtim të ndotjes, si dhe mënyrat e shmangies së ndotjes.
Të tregojnë rëndësinë e sistematikës së bimëve, klasifikimin botanik të bimëve nga ai bujqësor e biologjik, si dhe tetë nënndarjet e botës bimore sipas lineut.
Të shpjegojnë organizimin e qelizës, ndërtimin dhe funksionet kryesore të pjesëve të bimës dhe proceset bazë të fiziologjisë së bimëve.
Të krahasojë proceset jetësore të bimës: fotosintezës, transpirimit, dhe frymëmarrjes. Të përshkruajë rolin e hormoneve në jetën e bimës dhe shumëzimin seksual dhe joseksual
të bimëve, si dhe cilësitë dalluese të farës. Të përshkruajnë mënyrat e shtimit vegjetativ të bimëve bujqësore, rolin e farishtes së
bimëve barishtore që mbillen me fara të imëta, si dhe domosdoshmërinë e farishteve dhe fidanishteve në pemët frutore.
Të përshkruajnë faktorët atmosferikë që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e bimëve, rolin e secilit faktor në prodhimin bujqësor, rolin e dritës në përcaktimin e fotoperiudhës te bimët.
Të përshkruajnë horizontin e tokës, vetitë fizike nga ato kimike të tokës, lëndën inorganike nga ajo organike në tokë, përmbajtjen e ujit në tokë.
Të shpjegojnë konceptin e pjellorisë se tokës, përmbajtjen e lëndëve ushqyese në tokë, aciditetin dhe kripëzimin e tokës.
Të përshkruajë fenomenin e gërryerjes së tokës dhe masat për mbrojtjen nga erozioni dhe dëmtimet e tjera, parimet e përgjithshme dhe rolin qarkullimit bujqësor në ruajtjen e pjellorisë së tokës, si dhe skemat kryesore të qarkullimit bujqësor sipas zonave.
Të shpjegojnë punimin bazë nga ai përgatitor të tokës. Të përshkruajnë mbjelljen si proces me elementet përbërëse të saj. Të rendisin dhe diferencojnë shërbimet kulturore që i bëhen bimës që në momentin e
daljes nga toka deri në atë të vjeljes. Të përcaktojnë kohën e pjekjes së bimës, si dhe masat që merren për ruajtjen e prodhimit. Të përshkruajnë fazat e mbirjes te bimët një dhe dythelbore duke bërë krahasimin midis
tyre, faktorët e rritjes dhe zhvillimit të bimës, faktorët gjenetikë tokësorë dhe klimatikë që rregullojnë pjekjen e bimës.
Të shpjegojnë rëndësinë e njohjes së barërave të këqija, si dhe dëmet që sjellin ato në prodhimin bujqësor, klasifikimin e barërave e këqija sipas jetëgjatësisë së tyre, kriterit të dëmshme për bimët dhe për blegtorinë.
Të përshkruajnë barërat e këqija kryesore, mënyrat e shumimit e të përhapjes, metodat e luftimit biologjik, teknologjik dhe kimik të barërave të këqija.
10
Të përshkruajnë elementet ushqyese kryesore të tokës, rolin e tyre, llojet më të përdorshme të plehrave, mënyrat, sasitë dhe kohën e përdorimit të plehrave.
Të përshkruajnë diagnostikimin gjethor, plehrat kryesore kimike dhe organike. Të shpjegojnë rëndësinë e plehrimit të gjelbër duke dhënë bimët që përdoren. Të thesojnë rëndësinë e njohjes së sëmundjeve të bimëve bujqësore, sëmundjet infektive
dhe parazitare, si dhe shkaktarët kryesorë të tyre. Të shpjegojnë dëmtuesit kryesorë të bimëve dhe metodat e ndryshme të luftimit të
sëmundjeve dhe dëmtuesve . Të shpjegojnë objektin e shkencës së përmirësimit gjenetik të bimëve, terminologjinë që
përdor kjo shkencë, grumbullimin, studimin dhe ruajtjen e materialit fillestar. Të përshkrujnë harmonizimin e ekonomisë fshatare me natyrën, proceset jetësore
natyrore. Të shpjegojnë se çfarë është ekonomia e mbyllur. Të theksojnë rëndësinë dhe mënyrat e kombinimit të prodhimit bujqësor me prodhimin
blegtoral. Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Bazat e bujqësisë”, kl. 10 – 108 orë Tema 1 Njohuri të përgjithshme për bazat e bujqësisë 2 orëTema 2 Bimët dhe mjedisi 8 orëTema 3 Kuptimi për ekosistemin 6 orëTema 4 Klasifikimi i bimëve 6 orëTema 5 Morfologjia dhe fiziologjia e bimëve 8 orëTema 6 Shumëzimi i bimëve 8 orëTema 7 Klima 6 orëTema 8 Toka bujqësore 12 orëTema 9 Qarkullimi bujqësor 4 orë Tema 10 Agroteknologjia e kulturave bujqësore 8 orëTema 11 Rritja dhe zhvillimi i bimëve 8 orëTema 12 Barërat e këqija 6 orëTema 13 Plehërimi i bimëve 8 orëTema 14 Njohuri të përgjithshme për mbrojtjen e bimëve 8 orëTema 15 Njohuri fillestare gjenetike 3 orëTema 16 Prodhimet biologjikisht të pastra 7 orë
11
2. Lënda “Perime dhe lule” (L-14-040-09) Kl. 10 - 108 orë
Synimet e lëndës “Perime dhe lule”, kl. 10. Në përfundim të trajtimit të lëndës “ Perime dhe lule” klasa 10, nxënësit duhet: Të përshkruajnë rëndësinë e kultivimit të perimeve, vlerat ushqimore dhe kurative të
tyre, kërkesat e perimeve për klimë, tokë dhë elemente ushqyese. Të dallojnë perimet sipas grupimeve të tyre botanike, si dhe atyre që shtohen me farë nga
ato me pjesë vegjetative. Të shpjegojnë kriteret që nevojiten për ngritjen e perimores. Të përshkruajnë llojet e shtretërve, zgjedhjen e vendit, mënyrat e ngrohjes, përgatitjen e
dherishtes dhe kubikëve. Të shpjegojnë përgatitjen e fidaneve në shtretër, shërbimet, artisjen dhe kalitjen e
fidanëve. Të theksojnë rëndësinë ekonomike të serave dhe kriteret e vendit të ndërtimit të serave,
llojet e serave, si dhe planimetra e bllokut të tyre. Të përshkruajnë serat me ngrohje qendrore dhe diellore. Të përshkruajnë rëndësinë ekonomike, vlerat ushqimore dhe kurative të perimeve:
solanore, zambakore, bostanore, kryqore, kenopodiore, kompozite, ombrellore, bishtajore e mëllagore
Të rendisin karakteristikat botanike dhe veçoritë biologjike të perimeve: solanore, zambakore, bostanore, kryqore, kenopodiore, kompozite, ombrellore, bishtajore e mëllagore.
Të theksojnë rëndësinë e prodhimit të hershëm, të mesëm dhe të vonë të perimeve solanore në fushë: përgatitja e fidaneve, mbjellja, shërbimet kulturore dhe vjelja.
Të theksojnë agroteknikën e prodhimit të perimeve solanore në sera me ngrohje teknike dhe ato diellore.
Të përshkruajnë prodhimin e perimeve zambakore duke bërë dallimin midis tyre. Të përshkruajnë prodhimin e perimeve bostanore në fushë me farë dhe me fidanë. Të përshkruajnë prodhimin e kastravecit në sera me ngrohje teknike dhe diellore. Të përshkruajnë prodhimin e perimeve kryqore duke bërë dallimin midis tyre. Të përshkruajnë prodhimin e perimeve kenopodiore, kompozite, ombrellore, bishtajore e
mëllagore, duke bërë dallimet midis tyre. Të klasifikojnë sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshë të perimeve të sipërpërmendura. Të përcaktojnë masat e lufimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve të perimeve. Të vargëzojnë për një furnizim të rregullt me perime të freskëta në zonën e ngrohtë dhe të
ftohtë. Të rendisin kriteret mbi të cilat bazohet bashkshoqërimi i perimeve. Të përshruajnë një skemë të dhënë të perimeve të dyta perimore. Të klasifikojnë bimët zbukuruese të fushës një, dy dhe shumevjeçare. Të përshruajnë rritjen e trëndafilave dhe karafilave. Të rendisin dhe përshkruajnë bimët zbukuruese të mjediseve të mbrojtura. Të dallojnë kërpudhat e ngrënshme nga ato helmuese. Të përshkruajnë konceptet kryesore në lidhje me hidroponinë.
12
Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Perime dhe lule”, kl. 10 – 108 orë Tema 1 Njohuri për perimtarinë 3 orëTema 2 Mjediset e mbrojtura 15 orëTema 3 Perimet e familjes solanore 12 orëTema 4 Perimet e famijes bostanore 12 oreTema 5 Perimet e familjes zambakore 10 orëTema 6 Perimet e familjes kryqore 7 orëTema 7 Perimet e familjes kenopodiore 6 orëTema 8 Perimet e familjes bishtajore 6 orëTema 9 Perimet e familjes kompozite 4 orëTema 10 Perimet e familjes ombrellore e mëllagore 5 orëTema 11 Kultivimi i kërpudhave 4 orëTema 12 Vargëzimi dhe bashkëshoqërimi i kulturave perimore 4 orëTema 13 Njohuri të përgjithshme për lulëtarinë 15 orëTema 14 Njohuri të përgjithshme mbi hidroponinë 5 orë 4. Lënda “Mbarështim kafshësh bujqësore” (L-14-041-09) Kl. 10 - 72 orë Synimet e lëndës”Mbarështim kafshësh bujqësore”, kl. 10 Në përfundim të trajtimit të lëndës “Mbarështim kafshësh bujqësore”, klasa 10, nxënësit duhet: Të përshkruajnë rëndësinë e rritjes së kafshëve, shpendëve, krimbit të mëndafshit, bletëve
dhe peshkut në përputhje me zhvillimin aktual të vendit. Të theksojnë karakteristikat e zgjedhjes së racave më të përshtatshme për rritje në lidhje
me kushtet e fermës. Të përshkruajnë shërbimet që kryhen te kafshët për mbajtjen pastër të trupit të tyre. Të përshkruajnë veçoritë biologjike dhe karakteristikat prodhuese të gjedhit, derrit,
shpendëve, etj. Të shpjegojnë mënyrat e shumëzimit dhe të riprodhimit të grupeve kryesore të kafshëve
bujqësore. Të përshkruajnë teknologjitë e trajtimit dhe të ushqyerit e kategorive kryesore brenda
secilit grupim të kafshëve në kushtet e fermave të vogla dhe të mëdha. Të hartojnë racione të thjeshta ushqimore për kafshë të ndryshme sipas drejtimit
ekonomik të tyre. Të klasifikojnë ushqimet dhe të përcaktojnë cilësinë, sasinë dhe mënyrën e dhënies së
tyre. Të përshkruajnë elementët bazë të higjienës së ndërtesës, të trupit të kafshës dhe të
produkteve blegtorale. Të hartojnë racione të thjeshta ushqimore për kafshë të ndryshme sipas drejtimit
ekonomik të tyre. Të përshkruajnë racat e grupeve të ndryshme të kafshëve duke u bazuar në eksterior. Të përshkruajnë drejtimin ekonomik të kafshës duke vlerësuar treguesit e eksteriorit dhe
të konstitucionit. Të dallojnë shenjat e pjekurisë seksuale dhe të përcaktojnë kohën e përshtatshme për
ndërzim në të gjitha grupet e kafshëve. Të dallojnë shenjat e pjelljes dhe të ndihmojnë kafshën e rritur dhe të vegjëlit pas pjelljes.
13
Të përshkruajnë mjeljen me dorë dhe me makinnë mjelëse. Të ushqejnë kafshët sipas kategorive, gjendjes fiziologjike dhe drejtimit ekonomik të tyre. Të përshkruajnë higjienën trupore të kafshës, stallës dhe të qumështit. Të përshkruajnë kushtet e rritjes dhe të kultivimit të peshkut, të bletës dhe të krimbit të
mëndafshit. Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Mbarështim kafshësh bujqësore”, kl. 10 – 72
orë Tema 1 Rëndësia e prodhimit blegtoral dhe përmirësimi i sistemit zooteknik 2 orëTema 2 Anatomia e trupit të kafshës 3 orëTema 3 Higjiena e trupit të kafshëve 3 orëTema 4 Ushqimet për blektorinë 8 orëTema 5 Racat e kafshëve 2 orëTema 6 Njohuri mbi mbarështimin e gjedhit 18 orëTema 7 Njohuri mbi rritjen dhe mbarështimin e derrit 8 orëTema 8 Njohuri mbi rritjen e shpendëve 8 orëTema 9 Njohuri mbi rritjen dhe mbarështimin e bagëtive të imta 5 orëTema 10 Njohuri mbi rritjen e njëthundrakëve 5 orëTema 11 Njohuri mbi rritjen e krimbit të mëndafshit 2 orëTema 12 Njohuri mbi rritjen e bletëve 4 orëTema 13 Njohuri mbi rritjen artificiale të peshkut 4 orë 5. Lënda “Bazat e mekanikës bujqësore” (L-14-042-09) Kl. 10 - 72 orë, Kl. 11 – 68 orë Synimet e lëndës “Bazat e mekanikës bujqësore”, kl. 10 Në përfundim të trajtimit të lëndës “Bazat e mekanikës bujqësore”, klasa 10, nxënësit duhet: Të përshkruajnë rëndësinë, përdorimet dhe funksionet e veglave të dorës që përdoren në
bujqësi; Të dallojnë llojet e traktorëve bujqësorë sipas materialit dhe përdorimit të tyre Të përshkruajnë pjesët kryesore të traktorit, motorrët me djegje të brëndshme Të përshkruajnë ciklin e punës me katër dhe dy kohë të motorrëve me karburator dhe
diezel. Të përshkruajnë sistemin bjellë-manivelë, detalet e mekanizmit të shpërndarjes së gazeve Të përshkruajnë sistemin e ftohjes me ujë dhe ajër. Të përshkruajnë sistemin e vajosjes dhe të ventilimit të karterit Të përshkruajnë elementet kryesore të sistemit të ushqimit të motorrit me karburator dhe
diezel Të përshkruajnë sistemin e ndezjes me bateri dhe magnet të motorrit me karburator Të përshkruajnë elementet dhe funksionin e mekanizmave të transmisionit të fuqisë
(friksioni, kutia e ndërrimit të shpejtësisë, boshti kardanik, transmisioni kryesor, diferenciali dhe gjysmëboshtet)
Të përshkruajnë pjesën lëvizëse të traktorëve me rrota dhe zinxhirë. Të rendisin elementet përbërëse të sistemit të drejtimit, si dhe të dallojnë sistemin
mekanik nga ai hidraulik. Të rendisin mënyrat e transmetimit të forcës së frenimit.
14
Të përshkruajnë sistemin e ecjes së traktorëve. Të përshkruajnë ndërtimin dhe funksionimit e mekanizmit ngritës-hidraulik. Të përshkruajnë boshtin e marrjes së fuqisë (bmf) dhe rolin e tij. Të përshkruajë rëndësinë, cilësinë dhe llojet e karburanteve dhe lubrifikantëve. Të rendisin defektet kryesore në mekanizmat dhe sistemet e motorrëve me djegje të
brëndshme të sipërpërmendura. Të rendisin llojet e shërbimeve që i kryhen traktorit Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës ”Bazat e mekanikës bujqësore” kl. 10 - 72 orë Tema 1 Veglat e dorës që përdoren në bujqësie e blegtori 2 orëTema 2 Njohuri të përgjithshme për traktorët bujqësorë 3 orëTema 3 Motorrët me djegje të brëndshme 10 orëTema 4 Mekanizmat dhe sistemet e motorrëve me djegje të brëndshme 12 orëTema 5 Mekanizmi i transmisionit të fuqisë 12 orëTema 6 Mekanizmat dhe sistemet e tjera të traktorit 12 orëTema 7 Karburantët dhe lubrifikantët 5 orëTema 8 Mirëmbajtja e traktorit 8 orëTema 9 Masat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit 4 orë Synimet e lëndës ”Bazat e mekanikës bujqësore”, kl. 11 Në përfundim të trajtimit të lëndës “Bazat e mekanikës bujqësore” klasa11, nxënësit duhet: Të shpjegojnë bazën materialo-teknike të mekanizimit të bujqësisë, si dhe marrëdhëniet
midis makinave dhe mjedisit bujqësor Të tregojnë strukturën dhe llojet e makinave të punës në bujqësi Të përshkruajnë makinat tokëpunuese në përshtatje me mënyrat e punimit Të rendisin plugjet me veshë, llojet, funksionimin, si dhe të listojnë organet e plugjeve me
veshë Të shpjegojnë procesin e plugimit, si dhe të tregojnë si lidhet plugu në traktor, mënyrat e
rregullimit të plugjeve e korrigjimet gjatë punës Të përshkruajnë makinat shkallmuese e shkrifëruese të tokës në thellësi Të listojnë makinat për punimin sipërfaqësor të tokës Të shpjegojnë përdorimin, ndërtmin dhe funksionimin e tyre (disqet, lesat, kultivatorët,
frezat, rulet dhe branat Të shpjegojnë llojet e makinave shpërndarëse të plehut Të dallojnë makinat shpërndarëse të plehërave organike nga ato kimike Të shpjegojnë njohuritë themelore të makinave mbjellëse. Të shpjegojnë ndërtimin dhe funfsionimin e makinave mbjellëse me rrjeshta dhe të atyre
me saktësi Të tregojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave mbjellëse të patateve dhe nguljes së
fidaneve Të shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e kultivatorëve prashitës me kafshë dhe
traktor, si dhe frezat prashitëse Të theksojnë rëndësinë ekonomike të ujitjes mekanike , si dhe ndërtimin dhe
funksionimin e makinave shihedhëse Të shpjegojnë rendësinë e trajtimeve kimike, mënyrat dhe tipet e makinave për mbrojtjen
e bimëve
15
Të përshkruajnë ndërtimin, përdorimin dhe vënien në punë të makinave me trysni Të shpjegojnë kontrollin, përgatitjen për punë dhe përdorimin e aparateve spërkatëse të
shpinës Të shpjegojnë ndërtimin dhe përdorimin e makinave spërkatëse pneumatike dhe
hidropneumatike Të shpjegojnë sistemet e makinave sipas mënyrës së vjeljes dhe përdorimit të foragjereve Të shpjegojnë makinat kositëse të thjeshta, si dhe teknologjinë e kositjes Të rendisin makinat për tharjen dhe mbledhjen e barit, për ngjeshjen dhe lidhjen e sanës
dhe kashtës Të dallojnë silazhimin nga senazhimin, si dhe të shpjegojnë makinat për korrjen dhe
silazhimin e foragjereve Të rendisin mënyrat e korrjes, si dhe të shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e
makinave korrëse e lidhëse Të theksojnë rolin e autokombajnave të të lashtave, si dhe të shpjegojnë ndërtimin dhe
funksionimin e pjesëve të autokombajnës Të shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave për vjeljen e misrit Të spjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave pastruese, klasifikuese dhe tharëse
të farës Të shpjegojnë ndërtimin dhe funksionimin e makinave për bluarjen dhe përpunimin e
ushqimeve të blegtorisë Të shpjegojnë ndërtmin dhe funksionimin e mjeteve për shpërndarjen e ushqimeve në
stallë Të përshkruajnë pajisjet për furnizimin dhe pirjen automatike të ujit në stalla Të përshkruajnë makinat dhe pajisjet e hjeshta për pastrimin e stallave Të theksojnë rëndësinë e mjeljes mekanike të lopëve, si dhe të tregojnë teknikën me tre
dhe dy takte (MM3, MM2) Të përshkruanë mekanizmat për përpunimin e qumështit (ftohësit, tundëset, skrematriçet,
pasterizuesit) Të shpjegojnë rëndësinë dhe përparësitë e qethjes mekanike te të imtat dhe si kryhet ajo. Të përshkruajën shërbimet kryesore të mirëmbajtjes dhe riparimit të makinave bujqësore
dhe blegtorale, si dhe rëndësinë e tyre. Të përshkruajnë strukturat që ofrojnë shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit të
makinave bujqësore dhe blegtorale. Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Bazat e mekanikës bujqësore” kl. 11 - 68 orë Tema 1 Klasifikimi dhe përdorimet e makinave bujqësore dhe blegtorale 3 orëTema 2 Makinat për punimin bazë të tokës 6 orëTema 3 Makinat për punimin sipërfaqësor të tokës 6 orëTema 4 Makinat për shpërndarjen e plehërave 3 orëTema 5 Makinat mbjellëse 6 orëTema 6 Kultivatorët dhe frezat prashitëse 3 orëTema 7 Makinat për përmirësimin ujor të tokës 4 orëTema 8 Makinat për mbrojtjen e bimëve 6 orëTema 9 Makinat për vjeljen dhe përpunimin e foragjereve 8 orëTema 10 Makinat për korrjen, shirjen dhe përpunimin e drithrave 8 orëTema 11 Makinat për përpunimin e ushqimeve të blegtorisë 3 orëTema 12 Mekanizimi i proceseve të punës në komplekset blegtorale 8 orë
16
Tema 13 Shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të makinave bujqësore e blegtorale.
4 orë
6. Lënda “Bimët e arave” (L-14-043-09) Kl. 11 – 68 orë Synimet e lëndës ”Bimët e arave”, kl. 11 Në përfundim të trajtimit të lëndës “Bimët e arave” në klasën 11, nxënësit duhet: Të përshkruajnë rëndësinë , përhapjen dhe klasifikimin drithrave. Të identifikojnë karakteristikat botanike dhe vecoritë biologjike të të lashtave dhe të të
vonave; Të përshkruajnë agroteknologjinë e kultivimit të të lashtave dh të të vonave; Të përëshkruajnë rëndësinë, përhapjen dhe kultivarët e bishtajoreeve për kokërr; Të identifikojnë karakteristikat botanike dhe veçoritë biologjike të fasules, sojës, qiqrës,
thjerrëzës etj; Të përshkruajnë agroteknologjinë e kultivimit të fasules dhe sojës; Të përëshkruajnë rëndësinë, përhapjen dhe klasifikimin e bimëve industriale sipas
produktit; Të identifikojnë karakteristikat botanike dhe vecoritë biologjike të lulediellit, pambukut,
panxharsheqerit dhe duhanit; Të përshkruajnë agroteknologjinë e kultivimit të bimëvev industriale të mësipërme; Të përshkruajnë rëndësinë , përhapjen dhe përdorimin e bimëve eterovajore; Të identifikojnë karakteristikat botanike dhe veçoritë biologjike të borzilokut, mendrës,
lavandës, sherebelës, koriandrin dhe piretrumin; Të përshkruajnë agroteknologjinë e kultivimit të bimëve eterovajore; Të përshkruajnë rëndësinë, përhapjen dhe klasifikimin e patates; Të identifikojnë karakteristikat botanike dhe veçoritë biologjike të patates; Të përshkruajnë agroteknologjinë e kultivimit të patates; Të përshkruajnë rëndësinë, përhapjen, klasifikimin dhe veçoritë e prodhimit foragjer; Të përshkruajne bimësinë e grupit të hasëlleve sipas famijleve: tërfilin aleksandrin, lakrën
foragjere, perkon , kolzën etj; Të përshkruajnë rëndësinë, përhapjen dhe agroteknikën e prodhimit të tyre; Të përshkruajnë bimësinë e grupit të livadheve sipas famijleve: jonxha, sulla, esparseta,
tërfilet e ndyshme dhe bimësitë e famijjes gramore: egjrat shumëvjeçare etj; Të kasifikojnë lidhavet sipas llojit të bimësise dhe jetëgjatësisë së tyre; Të përshkruajnë ligjësitë e bashkëshoqërimit të bimësisë në livadhe; Të përrshkruajnë agroteknologjinë e kultivimit të jonxhes; Të përshkruajnë rëndësinë, bimësinë dhe klasifikimin e kullotave; Të përrshkruajnë përmirësimin dhe agroteknikën e kultivimit të kullotave; Të tregojnë mënyrat e shfrytëzimit të kullotës; Të përshkrujnë rëndësinë e përdorimit të nënprodukteve të bujqësisë e blegtorisë në
blëgtori; Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Bimët e arave”, kl. 11 - 68 orë Tema 1 Drithërat 18 orëTema 2 Bishtajorët për kokërr 5 orë
17
Tema 3 Bimët industriale 14 orëTema 4 Bimët eterovajore 4 orëTema 5 Patatja 5 orëTema 6 Bimët foragjere, hasëllet dhe tagjitë 12 orëTema 7 Livadhet dhe kullotat 8 orëTema 8 Nënprodhimet e bujqësisë dhe industrisë si ushqim foragjer 2 orë 7. Lënda “Pemët frutore” (L-14-044-09) Kl. 11 – 68 orë Synimet e lëndës ”Pemët frutore”, kl. 11 Në përfundim të trajtimit të lëndës “Pemët frutore” klasa 11, nxënësit duhet: Të përshkruajnë rolin dhe rëndësinë e pemtarisë në kushtet klimatiko-tokësore të vendit,
zonës, Të përshkruajnë karakteristikat morfologjike dhe veçoritë të pemëve frutore, ullirit dhe
agrumeve, Të theksojnë rëndësinë praktike të ciklit të madh e të vogël të jetës së pemëve frutore, Të përshkruajnë rrugët e zhvillimit individual të pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve. Të tregojnë shkaqet dhe rrugët e mënjanit të prodhimit periodik tek drufrutorët, Të përshkruajnë rëndësinë që kanë faktorët ekologjik të mjedisit në efekshmërinë e
prodhimit të pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve. Të përshkruajnë se si bëhet vendosja e kultivarëve në fermë. Të përshkruajnë rrugët dhe mënyrat e shtimit të pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve. Të përshkruajnë mënyrat kryesore të shartimit të pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve. Të përshkruajnë qëllimin, pjesët dhe detyrat e fidanishtes së pemëve frutore, ullirit dhe
agrumeve. Të përshkruajnë etapat e krijimit të një pemëtoreje. Të përshkruajnë kultivarët dhe nënshartesat më të përshtatshme të drufrutorëve. Të përshkruajnë agroteknikën e pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve. Të shpjegojnë teknikat e krasitjeve të drufrutorëve. Të përshkruajnë sëmundjet dhe dëmtuesit kryesorë te kulturat drufrutore. Të shpjegojnë procesin e vjeljes të kulturave drufrutore. Të përshkruajnë rëndësinë dhe rajonizimin e kultivimit të hardhisë. Të përshkruajnë rrugët dhe mënyrat e shtimit të vreshtave dhe ngritjen e një vreshti. Të përshkruajnë agroteknikën e vreshtave. Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Pemët frutore” kl. 11 - 68 orë Tema 1 Bazat biologjike të pemëtarisë 9 orëTema 2 Zhvillimi i pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve 9 orëTema 3 Shtimi i pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve 19 orëTema 4 Krijimi i pemëtoreve 7 orëTema 5 Agroteknika e pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve 18 orëTema 6 Njohuri të përgjithshme për vreshtarinë 6 orë
18
8. Lënda “Bazat e veterinarisë” (L-14-045-09.) Kl. 11 - 68 orë Synimet e lëndës “Bazat e veterinarisë”, kl. 11 – 68 orë Në përfundim të trajtimit të lëndës “Bazat e veterinarisë” klasa 11, nxënësit duhet: Të përshkruajnë thelbin dhe natyrën e sëmundjes në përgjithësi. Të analizojnë shkaqet dhe faktorët që kushtëzojnë përhapjen e sëmundjes. Të dallojnë llojet e pezmatimeve në bazë të shenjave klinike. Të përshkruajnë mënyrën e kontrollit të përgjithshëm të kafshës. Të konstatojnë humbjet dhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga sëmundjet. Të përshkruajnë mënyrat dhe metodat e parandalimit të të sëmundjeve. Të përshkruajnë se si mjekohet një kafshë e sëmurë. Të të përshkruajnë se si mbahet dokumentacioni veterinar. Të përshkruajnë masat profilaktike të tilla si: dezinfektimi i stallës dhe i territorit përreth,
vaksinimet, provat e diagnostikimit, etj. Të tregojnë metodat e egzaminimit për çdo aparat të kafshës. Të krahasojnë gjendjen normale dhe patologjike të kafshës pas kontrollit. Të tregojnë teknikat dhe metodat e fiksimit në kafshë të ndryshme. Të theksojnë mënyrat e ndryshme të injektimit të barnave në kafshë. Të grupojnë sëmundjet sipas aparateve në kafshë. Të theksojnë shenjat klinike për sëmundje të ndryshme. Të dallojnë sëmundjet infektive nga ato parazitare. Të dallojnë shenjat klinike në mastite. Të dallojnë shenjat klinike në pjelljet e vështira. Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Bazat veterinarisë”, kl. 11 – 68 orë Tema 1 Njohuri të përgjithshme për veterinarinë 2 orëTema 2 Koncepti mbi sëmundjen 6 orëTema 3 Pezmatimi dhe autopsia 9 orëTema 4 Infeksioni dhe profilaksia 16 orëTema 5 Mënyrat e ekzaminimit të kafshës së sëmurë 10 orëTema 6 Njohuritë bazë të kirurgjisë 14 orëTema 7 Sëmundjet që hasen më shpesh në kafshët bujqësore 13 orë
19
IX. Përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale të detyruar
1. Moduli: “Përdorimi i veglave të thjeshta të dorës.” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli PUNIME TË THJESHTA BUJQËSORE DHE
MARRJA E MOSTRËS SË TOKËS
(M-14-743-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për kryer punime të thjeshta bujqësore të punimit e gërmimit të tokës, kryerjes së shërbimeve të ndryshme, mbledhjes, grumbullimit e transportit të prodhimeve me vegla të thjeshta dore, si dhe të marrjes së mostrës së profilit e të sipërfaqes së tokës bujqësore.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi kryen punimin e tokës me vegla të thjeshta dore. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe pajisjeve të dorës për punimin e
tokës. Kontrolli fizik i veglave të dorës. Caktimi dhe pastrimi i parcelës ku do të kryhen punimet. Transportimi i veglave dhe pajisjeve të dorës Teknika e punimit të tokës me bel. Teknika e copëtimit të plisave me shat. Teknika e gërmimit të tokës me kazëm. Teknika e shkrifërimit të tokës me shat. Teknika e nivelimit të tokës me krëhër. Kontrolli i cilësisë së punimeve të tokës. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
punimit të tokës me vegla dore. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e dorës për punimin e tokës: bel,
shat dhe kazmës sipas llojit të tokës; të kryejë kontrollin fizik të veglave të dorës; të pastrojë parcelën nga objektet e forta; të kthejë tokën me bel sipas llojit të tokës; të copëtojë plisat me shat sipas treguesve cilësorë;
20
të gërmojë tokën me kazëm sipas llojit të tokës; të shkrifërojë tokën sipas nevojës me shat; të nivelojë tokës sipas nevojës me krëhër; të kontrollojë cilësinë e punimeve të tokës sipas kritereve
të caktuara; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë punimit të tokës me bel, shat dhe kazëm.
RM 2 Nxënësi kryen shërbime kulturore me veglat e dorës Përmbajtja Përzgjedhja e veglave të dorës për kryerjen e shërbimeve
kulturore. Kryerja e capitjes së lehtë të kores së tokës. Kryerja e prashitjes së bimëve. Kryerja e mbathjes së bimëve. Kryerja e shkuljes së barërave të këqija. Grumbullimi dhe largimi i barërave të shkulura nga
parcela. Kryerja e rrallimit të bimëve. Kryerja e plehërimit plotësues të bimëve. Kryerja e ujitjes së bimëve. Kontrolli i cilësisë së shërbimive kulturore. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
kryerjes së shërbimeve kulturore. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e dorës: cap, krehër, kultivator
dore, mbathës dhe rrotullues sipas llojit të shërbimit, tezga, karroca dore, ujitëse me vrima, kova etj;
të kryejë me cilësi capitjen e tokës me cap; të kryejë me cilësi prashitjen e kulturave me shat; të kryejë me cilësi mbathjen e bimëve me shat; të kryejë me cilësi shkrifërimin e tokës me cap dhe shat; të kryejë me cilësi nivelimin e tokës me krëhër; të kryejë me cilësi shkuljen e barërave të këqija me shat; të kryejë largimin e barërave të shkulura me krah, tezgë
ose karrocë dore; të kryejë me cilësi rrallimin e bimëve me shat; të kryejë me cilësi plehërimet plotësuese të bimëve sipas
teknikës së caktuar; të kontrollojë cilësinë e kryerjes së shërbimive kulturore
sipas kërkesave kulturore; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së shërbimeve kulturore
21
RM 3 Nxënësi kryen mbledhjen dhe përpunimin e prodhimeve me vegla dore Përmbajtja Përzgjedhja e veglave të dorës për mbledhjen e
prodhimeve dhe përpunimin e prodhimeve. Teknika e korrjes me drapër. Teknika e kositjes me kosë. Teknika e mbledhjes dhe e kthimit me cfurk dhe krehër. Ngarkimi i prodhimit për transport. Transporti i prodhimit me krah, tezgë, karroca dore etj. Kontrolli i cilësisë së kryerjes së mbledhjes dhe
përpunimit të prodhimeve. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
kryerjes së mbledhjes dhe manipulimit të prodhimeve. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e dorës: drapër, sfurk, krëhrër
mbledhës, tezga, karroca dore; të kryejë me cilësi korrjen me drapër sipas specifikave të
kulturave; të kryejë në lartësinë e duhur kositjen e barit; të kryejë kthimin e barit për tharje; të grumbullojë me kujdes prodhimin sipas specifikave të
kulturave; të përgatitë prodhimin e korrur për transport; të transportojë prodhimet me krah, shpinë, karrocë dore etj
sipas llojit të prodhimit; të kontrollojë cilësinë e kryerjes së mbledhjes dhe
përpunimit të prodhimit sipas drejtimit ekonomik të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së mbledhjes dhe përpunimit të prodhimit;
RM 4 Nxënësi merr mostrën në profilin e tokës për analizë
pedologjike. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave të punës për marrjen e mostrës në
profilin e tokës. Transportimi i veglave të punës në vendin e duhur. Zgjedhja e vendit ku do të hapet profili i tokës. Piketimi i vendit për hapjen profilit të tokës. Teknika e hapjes së profilit në tre shtresat e saj. Përcaktimi i shtresave të profilit të tokës. Teknika e marrjes së mostrës në mesin dhe në të gjithë
shtresën e çdo horizonti. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
hapjes së profilit.
22
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e dorës për hapjen profilit dhe
marrjen e mostrës; të kontrollojë gjendjen fizike të veglave të punës; të përcaktojë vendin ku do të merret mostra sipas kritereve
caktuara; të piketojë tokën për hapjen e profilit sipas parametrave të
duhur; të hapë profilin e tokës në tre shtresat e saj; të përcaktojë shtresat e profilit sipas karakteristikave
përkatëse; të marrë mostrën në mesin dhe në të gjithë shtresën e çdo
horizonti; të përpunojë mostrën pas marrjes (shkrifërim, tharje) për ta
përgatitur për analizë. të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë hapjes së profilit dhe marrjes së mostrës;
RM 5 Nxënësi merr mostrën në sipërfaqe të tokës për analizë agrokimike. Permbajtja Teknika e hapjes së tokës në thellësinë e duhur. Teknika e konfigurimit të një drejtkëndëshi dhe
diagonaleve të tij në tokë. Teknika e marrjes së mostrave në pika të ndryshme. Teknika e hapjes në letër dhe tharja e mostrave. Largimi i mbetjeve bimore nga mostrat. Teknika e përzierjes së mostrave. Teknika e nxjerrjes së mostrës mesatare me metodën e
diagonaleve. Teknika e përpunimit të mostrës. Teknika e ambalazhimit dhe etiketimit të mostrës. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
marrjes së mostrës në sipërfaqen e tokës. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të hapë tokën në thellësinë nga 0 deri 30 cm ; të konfigurojë një drejtkëndësh dhe diagonalet e tij në
tokë; të marrë mostrat në pika të ndryshme; të hapë në letër dhe thajë mostrat; të largojë mbetjet bimore nga mostrat; të përziejë saktë mostrat;
23
të nxjerrë mostrën mesatare me metodën e diagonaleve; të përpunojë me kujdes mostrën e tokës; të ambalazhojë dhe etiketojë me kujdes mostrën; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë marrjes së mostrës në sipërfaqen e tokës;
dhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale në parcelën pranë shkollës, në ferma bujqësore.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të punimeve të tjeshta bujqësore me anë të veglave të dorës, si dhe të marrjes së mostrës së tokës për analizë.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të përdorur veglat dhe pajisjet e dorës fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me punimet e thjeshta bujqësore dhe të marrjes së mostrës së tokës.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të thjeshta të punës në bujqësi me përdorimin e veglave dhe pajisjeve të dorës, si dhe për marjen e mostrës së tokës.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: - Parcelë për kryerjen praktikën - Vegla te thjeshta të dorës si: kazma, bel, shat, cfurqe, krehëra etj - Tezga. - Karroca dore. - Uniforma e punës - Letër për vendosjen e mostrave. - Letër ambalazhi. - Etiketa. - Katalog e manuale bujqësore e blegtorale.
24
2. Moduli: “Kultivimi i perimeve me fidanë” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi KULTIVIMI I PERIMEVE ME FIDANË
(M-14-744-11)
Qëllimi i modulit
Një modul praktik që i aftëson nxënësit për të ndërtuar farishten, mbjellë farën e prodhuar fidanë në farishte, si dhe për të kultivuar perime të ndryshme me fidanë dhe për t’u përkujdesur gjatë rritjes së tyre.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi përgatit tokën për ngritjen e farishtes. Përmbajtja: Përzgjedhja e veglat, pajisjeve për përgatitjen e tokës për
ndërtimin e farishtes Përcaktimi i tokës për ndërtimin e farishtes. Transportimi i veglave, pajisjeve dhe materialeve në
vendin e duhur. Kryerja e plehërimit organik dhe mineral. Teknika e punimit bazë i tokës me bel. Teknika e punimeve të tjera plotësuese të tokës me krah. Teknika e përgatitjes e dherishtes së farishtes. Ndërtimi i vllajës. Pastrimi i tokës nga gurët dhe mbeturinat e forta. Kontrolli i cilësisë së punimeve gjatë përgatitjes së tokës
për ngritjen e farishtes. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së tokës për ngritjen e farishtes. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë mjetet dhe pajisjet për punimin e tokës
për ngritjen e farishtes; të përgatitë sipas nevojës materialet ndihmëse për
ndërtimin e farishtes; të përcaktojë sipërfaqen e tokës për ndërtimin e farishtes,
sipas kritereve të duhura; të transportojë me krah veglat, pajisjet dhe materialet në
25
vendin e duhur të shpërndajë me krah plehun organik dhe mineral sipas kritereve;
të shpërndajë plehun organik në sipërfaqen e tokës me krahë në sasinë e duhur;
të kryejë siç duhet punimi bazë i tokës me bel; të kryejë shkriftimin e shtratit të mbjelljes me vegla dore; të realizojë thërmimin e copave të vogla të tokës me dorë; të kryejë ngritje e vllajës sipas parametrave teknik. të pastrojë me kujdes tokën nga gurët dhe mbeturinat e
tjera të forta; të kryejë sheshimin dhe hedhjen e plehut të imët mbi vllajë
sipas udhëzimeve; të kryejë ujitjen paraprake nëse është e nevojshme; të zbatojë saktë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes
së mjedisit gjatë përgatitjes së tokës për farishte.
RM 2 Nxënësi mbjell farën për prodhim fidanësh. Përmbajtja: Përzgjedhja farës për mbjellje. Përcaktimi i sasisë së farës për mbjellje. Dezinfektimi i farës para mbjelljes. Trajtimi paraprake e farës për mbjellje. Teknika e mbjelljes së farës. Hedhja e shtresës së hollë të plehut organik të të imtave. Ngjeshja e lehtë e dheut pas mbjelljes. Ujitja me shoshë pas mbjelljes. Plehërimi plotësue pas i fadanëve në farishte. Pastrimi i barërave të këqija në farishte. Mbulimi i vllajës me materiale të ndryshme. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitje s së fidanëve. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë farën sipas cilësisë së farës dhe llojit të
kulturave perimore; të përcaktojë saktë sasinë e farës për mbjellje; të përcaktojë saktë kohën e mbjelljes së farës në farishte; të trajtojë para mbjelljes farën nëse është e nevojshme; të mbjellë farën në farishte sipas teknikës më të
përshtatshme me specifikat sipas kulturave perimore; të ujisë farishten me shoshë pas mbjelljes së farës; të kryejë mbulimin e farishtes me materiale të ndryshme:
politilen (PVC), rrogzë, etj.; të zbatojë me përpikëri rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë përgatitjes së fidanëve perimor.
26
RM 3 Nxënësi kryen shërbimet pas mbjelljes në farishte. Përmbajtja: Përzgjedhja e veglave dhe materialeve për kryerjen e
shërbimeve pas mbjelljes së farës në farishte.. Kryerja e ujitjes pas mbjelljes së farës. Heqja e barërave të këqija. Kryerja e rrallimit të bimëve Kryerja e plehërimit të lëngshëm. Kryerja e spërkatjeve për mbrojtjen e bimëve. Kryejë kalitjen e fidanëve. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së shërbimeve pas mbjelljes. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë veglat dhe materialet e nevojshme për
kryerjen e shërbimeve pas mbjelljes së farës në farishte.. të kryejë ujitjen pas mbjelljes së farës me ujë të pastër dhe
jo të ftohtë me shoshë. të heqë me saktësi barërat e këqija; të kryejë rrallimet e bimëve duke respektuar distancat e
duhura të mbjelljes; të kryejë plehërimin e lëngshëm duke mënjanuar djegien
e gjetheve; të kryejë spërkatjen e fidanëve me lëng bordolez ose
zinep sipas udhëzimeve të specialistit; të sigurojë ajrimin farishtes; të përgatisë fidanin për kushtet të mjedisit të hapur; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së shërbimeve pas mbjelljes.
RM 4 Nxënësi përgatit tokën dhe fidanin për mbjellje. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe pajisjeve për përgatitjen e tokës
për mbjelljen e fidanëve. Përcaktimi i sipërfaqes për mbjelljen e fidanëve. Pastrimi i sipërfaqes nga objektet e forta. Plehërimi organik i tokës. Punimi bazë dhe plotësues i tokëss. Piketimi i sipërfaqess ë caktuar për mbjellje. Kryerja e ujitjes së rëndë të farishtes. Seleksionimi i fidanëve të shëndoshë Kryerja e shkuljes së fidanëve nga farishtja. Trajtimi i rrënjës së fidanëve të shkulur. Kryerja e transportit të fidanëve në vendin e mbjelljes. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së tokës dhe mbjelljes së fidanëve
27
perimor. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë veglat dhe pajisjet e nevojshme për
përgatitjen e tokës për mbjelljen e fidanëve në sera. të plehërojë tokën me plehra organo-minerale në dozën e
duhur; të kryejë punimin bazë dhe plotësues të tokës me krah; të piketojë rreshtat sipas parametrave dëndësorë; të piketojë distancat e bimëve në rresht sipas kulturës perimore. të kryejë ujitjen e rëndë të farishtes një ditë para shkuljes. të kryejë seleksionimin e fidanëve të shëndoshë sipas
treguesve cilësorë; të kryejë shkuljen e fidanëve nga farishtja pa dëmtuar
sistemin rrënjor; të kryejë saktë banjëzimin e rrënjës së fidanëve të shkulur; të kryejë transportimin e fidanëve duke mbrojtur gjethet
nga ndotja; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së fidanëve perimor për mbjellje;
RM 3 Nxënësi mbjell fidanë në vendin e përhershëm Përmbajtja Përzgjedhja e veglave për mbjelljen e fidanëve. Përcaktimi i mënyrës së mbjelljes së fidanëve. Hapja e gropës ose e brazdës për mbjellje. Vendosja e fidanëve nëpër gropa ose brazdë. Realizimi i mbjelljes së fidanëve. Ngjeshja e lehtë e tokës pas mbjelljes së fidanëve. Kryerja e ujitjes së lehtë pas mbjelljes. Prova për cilësinë e mbjelljes së fidanëve. Korrigjimi i mbjelljes së fidanëve. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë mbjelljes së fidanëve perimor. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë veglat dhe mjetet e duhura për mbjelljen e
fidanëve; të përcaktojë mënyrën e mbjelljes së fidanëve sipas
kulturave: me gropa, me kunj, me brazda etj. të hapë gropat ose brazdat sipas distancave të mbjelljes së
kulturave perimore. të hapë vrimat për mbjelljen e fidanëve me kunj në
distancat e piketuara më parë; të vendosë në gropa dhe brazda fidanët e shëndetshëm për
28
tu mbjellë; të të realizojë mbjelljen e fidanëve në gropa dhe brazda me
cilësi; të kryejë kontrollin i cilësisë së mbjellejes së fidanëve; të kryejë korrigjimet e nevojshme në mbjelljen e fidanëve
perimor; të zbatojë me përpikëri rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë mbjelljes së fidanëve perimor.
RM 4 Nxënësi kryen shërbimet kulturore pas mbjelljes së fidanëve, në vendin e përhershëm. Përmbajtja Kontrolli i zënies së fidanëve të mbjellë. Zëvendësimi i vende bosh me fidanë të rinj. Ujitje e lehtë pas mbjelljes së fidanëve. Vendosja e sistemit mbështetës për fidanët. Lidhja e fidanëve me sistemin mbështetës. Prashitja dhe mbathja e fidanëve. Heqja e gjetheve të tepërta. Ujitja e fidanëve të mbjellë. Plehërimet plotësuese. Shërbimet specifike për kultura specifike perimore. Spërkatja e fidanëve. Kontrolli i vazhdueshëm i rritjes ë bimëve. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së shërbimeve kulturore pas mbjelljes së fidanëve perimor.
Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të kryejë kontrollin e zënies së fidanëve në bazë
simptomave të tyre; të bëjë zëvendësimin e fidanëve të pazënë me fidanë të
rinj; të bëjë ujitje të lehtë pas mbjelljes së fidanëve nëse është e
nevojshme; të vendosë sistemin e mbështetjes për kulturat perimore
përkatëse si domatja, kastraveci, kungulli, etj. të lidhë me kujdes bimën poshtë gjethes së fundit me
sistemin mbështetës të saj; të kryejë prashitjen dhe mbathjen e bimëve sipas
specifikave të tyre; të përdorë pajisjet thjeshta për ujitjen e bimëve në mjedise
të mbrojtura dhe fushë të hapur; të heqë sqetullorët te kulturat përkatëse; të bëjë këputjen e majës në momentin e duhur; të kryejë heqjen e gjetheve të panevojshme të kateve të
para;
29
të kryejë edhe krasitje të gjelbërt kur është e nevojshme sipas kulturave perimore;
të kryejë operacione pune për spërkatje me pompë për mbrojtjen e bimëve nga sëmundje dhe dëmtues të ndryhsëm, sipas udhëzimeve të specialistit;
të verë në punë paisjet e kontrollit për të ruajtur temperaturën, lagështirën dhe ajrimin e duhur;
të kontrollojë rritjen e bimëve për të përcaktuar kohën e pjekjes;
të zbatojë me përpikëri rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë kryerjes së shërbimeve kulturore pas mbjelljes së fidanëve perimor.
RM 5 Nxënësi vjel prodhimin perimor, me krah.
Përmbajtja Sigurimi i bazës materiale të nevojshme. Përgatitja e mjediseve për ruajtjen e prodhimeve. Përcaktimi i kohës së pjekjes së prodhimit. Vjelja me dorë prodhimit perimor. Vendosja e prodhimit të vjelë në arkë. Klasifikimi i prodhimit të perimeve. Ambalazhimi i prodhimit perimor. Transportimi i prodhimit të perimeve. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit perimor. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të sigurojë bazën materiale të nevojshme; arka, thasë,
kosha, litar etj; të përgatitë mjedise për ruajtjen e prodhimit perimor sipas
parametrave specifikë të tyre; të përcaktojë kohën e pjekjes së prodhimit perimor sipas
drejtimit te prodhimit; të vjelë me dorë prodhimet perimore sipas specifikave të
kulturave perimore; të vendosë prodhimet perimore nëpër arka me shumë
kujdes; të klasifikojë prodhimet perimore sipas llojit të kulturës
dhe standardit përkatës; të amballozhojë prodhimet sipas kërkesës së tregut; të transportojë, me krahë ose mjete të thjeshta transporti,
prodhimet perimore në magazinë; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë vjeljes, grumbullimit dhe ruajtjes së prodhimit perimor;
30
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin enxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset e bazës prodhuese të shkollës (mjedise të mbrojtura ose fushë e hapur), në ekonomi bujqësore ku kultivohen perime me fidanë.
Mësuesi i praktikës duhet të përdorë sa më shumë që të jetë e mundur demostrimet konkrete për përgatitjen e farishtes, dherishtes, përgatitjes së fidanit, shërbimeve pas mbjelljes së farës, mbjelljes së fidanëve në serë shërbimeve të ndryshme gjatë rritje në serë apo fushë të hapur, momentit të vjeljes, paketimeve, dhe ruajtjes së prodhimit të vjelë.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete për kryerjen e një sërë operacionesh pune dhe shërbime të ndryshme
për kultivimin e perimeve me fidanë të ndryshme fillimisht në mënyrë të mbikqyrur e më pas në mënyrë të pavarur. Nxënësit, nxiten të diskutojnë në lidhje me proceset e punës e
shërbimet e ndryshme në kulturat perimore që kryhen para. gjatë dhe pas mbjelljes së fidanit në vendin e përhershëm.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e të gjitha proceseve e shërbimeve agroteknike që kërkohen para, gjatë dhe pas kultivimit të perimeve.
Mësuesi/Instruktori mund të organizojë vizita mësimore në kultivues të suksesshëm të perimeve si në mjedise të mbrojtura edhe në fushë të hapur.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjetet e mëposhtme: Farëra perimesh të ndryshme.. Vegla të thjeshta dore. Mjete për mbështetje dhe lidhëse. Pompa spërkatëse. Plehra kimike, pesticide, dherishte, pleh organik etj. Pajisje ambalazhi, arka, kuti, etiketa, etj. Mjedis i mbrojtur dhe i hapur i përshtatshëm. Libra, broshura, fletëpalosje, katalogë etj.
31
3. Moduli “Drejtimi i traktorit me rrota” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi DREJTIMI I TRAKTORIT ME RROTA
(M-14-134-11)
Qëllimi i modulit
Një modul praktik që i pajis nxënësit me aftësi praktike për drejtimin para, mbrapa dhe në kthesa të traktorit me rrota.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi kryen lëvizje para-mbrapa me traktor me rrota. Përmbajtja Mënyra e hipjes dhe zbritjes nga traktori me rrota. Pozicionimi i në ndenjësen e traktorit. Ndezja e traktorit. Kontrolli i treguesve në kroskotin e traktorit. Dhënia e sinjaleve gjatë lëvizjes me traktor. Procedura e nisjes së traktorit nga vendi për ecjen para në
rrugë horizontale. Lëvizja para me traktor me marshin e parë. Ndalimi, sigurimi me frenin e dorës dhe fikja e traktorit në
vend. Procedura e nisjes së traktorit nga vendi për ecjen para në
rrugë të përpjetë. Lëvizja mbrapa me traktor. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik gjatë kryerjes së
lëvizjeve me traktor. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë hipjen dhe zbritjen nga traktori me rrota sipas
udhëzimeve; të pozicionohet në ndenjësen e traktorit sipas rregullave të
përcaktuara; të kryejë ndezjen e traktorit sipas udhëzimeve teknike; të kontrollojë treguesit në kroskotin e traktorit përpara
nisjes; të realizojë në momentin e duhur dhënien e sinjaleve gjatë
lëvizjes me traktor;
32
të zbatojë procedurën e nisjes së traktorit nga vendi për ecjen para në rrugë horizontale, pa kolpo;
të lëvizë para me traktor me marshin e parë; të realizojë ndalimin, sigurimin me frenin e dorës dhe
fikjen e traktorit në vend sipas procedurës teknike. të zbatojë procedurën e nisjes së traktorit nga vendi për
ecjen para në rrugë të përpjetë sipas hapave përcaktues. të lëvizë mbrapa me traktor sipas procedurës teknike. të realizojë ndalimin, sigurimin me frenin e dorën dhe
fikjen e traktorit në vend sipas rregullave dhe udhëzimeve teknike;
të zbatojë me rreptësi rregullat e sigurimit teknik gjatë kryerjes së lëvizjeve para e mbrapa me traktor;
RM 2 Nxënësi lëviz me shpejtësi të ndryshme në rrugë të drejtë
me traktor. Përmbajtja Hipja dhe pozicionimi në ndenjësen e traktorit. Ndezja e traktorit. Kontrolli i treguesve në kroskotin e traktorit. Dhënia e sinjaleve gjatë lëvizjes me traktor. Nisja e traktorit nga vendi. Procedura e ndërrimit të marsheve për rritjen e shpejtësisë. Ecja me traktor me marshin e dytë dhe të tretë. Procedura e ndërrimit të marsheve për uljen e shpejtësisë. Ndalimi, sigurimi me frenin e dorës dhe fikja e traktorit. Zbritja nga traktori. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë lëvizjes me traktor me shpejtësi të ndryshme.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë hipjen dhe pozicionimin në ndenjësen e
traktorit sipas rregullave të përcaktuara; të kryejë ndezjen e traktorit sipas udhëzimeve teknike; të kontrollojë treguesit në kroskotin e traktorit përpara
nisjes; të realizojë në momentin e duhur dhënien e sinjaleve gjatë
lëvizjes me traktor; të zbatojë procedurën e ndërrimit të marsheve për rritjen e
shpejtësisë sipas udhëzimeve teknike; të ecë me traktor me marshin e dytë dhe të tretë në rrugë të
drejtë; të zbatojë procedurën e ndërrimit të marsheve për uljen e
shpejtësisë sipas udhëzimeve teknike; të realizojë ndalimin, sigurimin me frenin e dorës dhe
fikjen e traktorit në vend sipas rregullave dhe udhëzimeve
33
teknike; të zbresë nga traktori sipas rregullave; të zbatojë me rreptësi rregullat e sigurimit teknik e të
ruajtjes së mjedisit gjatë lëvizjes me traktor me shpejtësi të ndryshme.
RM 3 Nxënësi lëviz në kthesa me traktor.
Përmbajtja Hipja dhe pozicionimi në ndenjësen e traktorit me rrota. Ndezja e traktorit. Kontrolli i treguesve në kroskotin e traktorit. Dhënia e sinjaleve gjatë lëvizjes me traktor. Nisja e traktorit nga vendi. Procedura e ecjes me traktor në kthesa të gjera nga e majta Procedura e ecjes me traktor në kthesa të gjera nga e
djathta Procedura e ecjes me traktor në kthesa të ngushta nga e
majta. Procedura e ecjes me traktor në kthesa të ngushta nga e
djathta Ndalimi, sigurimi me frenin e dorës dhe fikja e traktorit. Zbritja nga traktori. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë lëvizjes me traktor në kthesa të ndryshme Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë hipjen dhe pozicionimin në ndenjësen e
traktorit sipas rregullave të përcaktuara; të kryejë ndezjen e traktorit sipas udhëzimeve teknike; të kontrollojë treguesit në kroskotin e traktorit përpara
nisjes; të realizojë në momentin e duhur dhënien e sinjaleve gjatë
lëvizjes me traktor; të zbatojë procedurën e e ecjes me traktor në kthesa të
gjera nga e majta sipas udhëzimeve teknike; të zbatojë procedurën e e ecjes me traktor në kthesa të
gjera nga e djathta sipas udhëzimeve teknike; të zbatojë procedurën e e ecjes me traktor në kthesa të
ngushta nga e majta; të zbatojë procedurën e e ecjes me traktor në kthesa të
ngushta nga e djathta; të realizojë ndalimin, sigurimin me frenin e dorës dhe
fikjen e traktorit në vend sipas rregullave dhe udhëzimeve teknike;
të zbresë nga traktori sipas rregullave; të zbatojë me përpikëri rregullat e sigurimit teknik e të
ruajtjes së mjedisit gjatë lëvizjes në kthesa me traktor me
34
rrota. Metodat e rekomanduara të mësuarit
- Ky modul duhet të trajtohet në sheshe të lira ku mund të realizohet ecje pa rrezik me traktor me rrota.
- Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të drejtimit para, mbrapa dhe në kthesa të ndryshme me traktor me rrota.
- Mësuesi/instruktori duhet të nxitë diskutime përreth drejtimit të traktorit me rrota para, mbrapa dhe në kthesa.
- Instruktori duhet të përdorë manuale apo katalogje që kanë të bëjnë me drejtimin para, mbrapa e në kthesa të traktorit.
- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të drejtuar traktorin para, mbrapa dhe në kthesa, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
- Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për drejtimin para, mbrapa dhe në kthesa e traktorit.
- Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Baza materiale e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit, është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: Traktor me rrota. Shesh për realizimin e sigurtë të lëvizjeve me traktor. Manule teknike. Katalogje të ndryshme
35
4. Moduli “Kujdesi për higjienën e kafshëve bujqësore” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi KUJDESI PËR HIGJIENËN E KAFSHËVE
BUJQËSORE
(M-14-135-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të kryer procese pune për pastrimin e lëkurës, gjirit të kafshëve, prerjen thundrave, si dhe për kryerjen e shërbimeve higjienike dhe klimatike në stalla blegtorale.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi pastron lëkurën e trupit të kafshës Përmbajtja Përgatitja e uniformës për pastrimin e lëkurës së trupit të
kafshëve. Zgjedhja e mjeteve dhe paisjeve që përdoren për pastrimin
e trupit të kafshës. Teknika e pastrimit të lëkurës së kokës së kafshës. Teknika e pastrimit të lëkurës së gjymtyrëve të përparme
të kafshës. Teknika e pastrimit të lëkurës së gjymtyrëve të pasmetë
kafshës. Teknika e pastrimit të lëkurës së shtyllës kurrizore dhe të
barkut të kafshës. Larja dhe dezinfektimi i duarve pas pastrimit të lëkurës së
kafshëve. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë pastrimit të lëkurës së kafshëve bujqësore. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të zgjedhë saktë mjetet dhe paisjet që përdoren për
pastrimin e trupit të kafshës nga dëmtuesit dhe parazitët e lëkurës së kafshëve;
të veshë uniformën për të kryer pastrimin e lëkurës së kafshës nga parazitët dhe dëmtuesit e saj;
të kryejë pastrimin e lëkurës së kokës së kafshës sipas teknikës përkatëse.
36
të kryejë pastrimin e lëkurës së gjymtyrëve të përparme të kafshës sipas teknikës përkatëse.
të kryejë pastrimin e lëkurës së gjymtyrëve të pasme të kafshës sipas teknikës përkatëse.
të kryejë pastrimin e lëkurës së pjesës kryesore të kafshës sipas teknikës përkatëse.
të lajë dhe dezinfektojë duart pas pastrimit të lëkurës së kafshëve.
të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë mbajtjes së higjienës së lëkurës së trupit të kafshës.
RM 2 Nxënësi pret thundrat e kafshës.
Përmbajtja Rregullat që zbatohen për higjienën dhe prerjen e
thundrave të kafshës. Përcaktimi i veglave të punës për pastrimin e thundrave. Përzgjedhja e mjeteve prerëse për thundrat. Përcaktimi i radhës së punës për prerjen e thundrave. Pastrimi i thundrave të kafshës. Teknika e prerjes së thundrave të kafshës. Mirëmbajtja e pajisjeve dhe veglave të punës të prerjes së
thundrave. Pastrimi i vendit të punës dhe mjedisit nga mbeturinat
gjatë prerjes së thundrave të kafshës Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik gjatë punës për
prerjen e thundrave. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të zbatojë rregullat për higjienën dhe prerjen e thundrave
të kafshës. të kontrollojë gjëndjen e veglave të punës për pastrimin e
thundrave. të përcaktojë saktë radhën e punës gjatë procesit të
pastrimit të thundrave. të zgjedhë mjetet dhe veglat prerëse për thundrat. të zbatojë saktë radhën e punës për prerjen e thundrave. të realizojë siç duhet pastrimin e thundrave të kafshës. të kryejë prerjen e thundrave të kafshës sipas teknikës më
të përshtatshme për prerjen e tyre; të vendosë me kujdes pajisjet, veglat e punës dhe
instrumentet prerës në vendin e duhur pas prerjes së thundrave.
të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik gjatë pastrimit dhe prerjes së thundrave.
të mbajë pastër vendin e punës dhe mjedisin nga
37
mbeturinat që përftohen gjate procesit të pastrimit dhe prerjes së thundrave të kafshëve;
RM 3 Nxënësi kryen pastrimin e gjirit të kafshës.
Përmbajtja Përcaktimi i radhës së punës për higjienën e gjirit. Përzgjedhja dhe përgatitja e mjeteve për pastrimin e gjirit. Heqja mekanike e papastërtive të gjirit të kafshës. Larja e gjirit. Masazhimi i gjirit. Zbatimi i masave të sigurimit teknik gjatë punës për
pastrimin dhe larjen e gjirit. Instrumentet e vlerësimit Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të rendisë sipas radhës së punës proceset për pastrimin
dhe larjen e gjirit. të përzgjedhë saktë mjetet që nevojiten për pastrimin,
larjen dhe masazhimin e gjirit. të përgatitisë siç duhet mjetet që nevojiten për pastrimin,
larjen dhe masazhimin e gjirit. të bëjë pastrimin e lehtë mekanik për të hequr papastërtitë
e ndryshme në gjirin e kafshës. të bëjë larjen e gjirit me pece dhe ujë të ngrohtë. të bëjë masazhimin e gjirit me pece dhe ujë të ngrohtë. të zbatojë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë pastrimit të gjirit të mbajë saktë shënimet përkatëse për punën e kryer. të zbatojë drejt masat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë punës për pastrimin dhe larjen e gjirit.
RM 4 Nxënësi kryen shërbime higjienike dhe klimatike në stallë. Përmbajtja Përgatitja e veglave dhe e mjeteve për largimin e plehut
organik nga stalla. Përcaktimi i vendit për grumbullimin e mbeturinave
organike. Pastrimi i vendit të hedhjes së plehut. Dezinfektimi i vendit të hedhjes së plehut. Largimi i plehut organik nga stalla. Transportimi i plehut organik për në plehërishte. Grumbullimi i urinës në depozita të posaçme. Hapja e dritareve për ajrimin e stallës. Mirëmbajtja e veglave dhe pajisjeve që përdoren për
heqjen e mbeturinave organike. Regjistrimi i operacioneve të kryera. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik në punë dhe të
38
ruajtjes së mjedisit gjatë largimit të mbeturinave në stallë.
Instrumentet e vlerësimit Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përgatisë veglat dhe mjetet për largimin e plehut
organik nga stalla. të largojë në kohën e duhur plehun nga stalla. të bëjë pastrimin e vendin e hedhjes së plehut për ruajtjen
e mjedisit. të dezinfektojë vendin e hedhjes së plehut për ruajtjen e
mjedisit. të transportojë në kohë dhe me mjetet e duhura plehun
organik për në plehërishte. të bëjë grumbullimin e urinës në depozita të posaçme. të trajtojë urinën e grumbulluar në çisternë. të hapë dritaret për ajrimin e stallës; të mirëmbajë e veglat dhe pajisjet për heqjen e
mbeturinave organike. të bëjë regjistrim të saktë të operacioneve të kryera. të zbatojë rregullat sigurimit teknik në punë gjatë
largimit të mbeturinave në stallë. Udhëzime për zbatimin e modulit
Ky modul duhet të trajtohet në bazën prodhuese të shkollës, në stallë, ose të organizohen vizita mësimore ne ferma blegtorale pranë rajonit ku ndodhet shkolla.
Mësuesi/instruktori duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të procedurave të punës për higjienën e trupit të kafshëve, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me procedurat e punës për mënyrat e mbajtjes së higjienës së kafshëve.
Nxënësit duhet të angazhohen në punë konkrete për përdorimin sa më të mirë të veglave të punës, instrumentave dhe pajisjeve në një fermë blegtorale.
Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet me tepër theksi te kontrolli i demonstrimit praktik të veprimeve nga ana e nxënësve.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Per realizimin si duhet te modulit eshte e domosdoshme te sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e meposhtme: Fermë për rritjen e kafshëve. Plehërishtë dhe depozitë të urinës. Makineri, pajisje dhe vegla të punës për largimin e plehut. Komplete instrumentash për prerjen e thundrave. Maket gjiri, Peshqire, pece, kova uji. Krehër druri, furça, sfungjerë, thika te drunjta.
39
6. Moduli “Të ushqyerit e kafshëve bujqësore” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi TË USHQYERIT E KAFSHËVE BUJQËSORE
(M-14-136-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të përgatitur ushqimet, zbatuar metodat e të ushqyerit të kafshëve, si dhe për të kryer tu kujdesur për kafshët bujqësore.
Kohëzgjatja e modulit
30 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi përzgjedh ushqimet për të ushqyer kafshët me regjim stallor në fermës. Përmbajtja Përgatitja e uniformës dhe veglave të thjeshta të
nevojshme për zgjedhjene ushqimeve. Përzgjedhja e ushqimeve të gjelbërta për kafshët. Përzgjedhja e bimëve rrënjore si ushqim për kafshët. Përzgjedhja e ushqimeve të ashpra për kafshët. Përzgjedhja e ushqimeve të koncentruara për kafshët. Përzgjedhja e ushqimeve me prejardhje shtazore. Kujdesi për mjedisin gjatë përzgjedhjes së ushqimeve. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Pyetje-përgjigje me gojë Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë ushqimet e gjelbërta. të përzgjedhë saktë bimët rrënjore që përdoren si ushqim
për kafshët. të përzgjedhë saktë ushqimet e ashpra: bar i thatë, kashtë,
silazh, bërsi të ndryshme, etj. të përzgjedhë saktë ushqimet e koncentruara. drithra të
bluara dhe të pabluara, si misër, grurë, elb, thekër, tërshërë, soja, luledielli, etj.
të përzgjedhë saktë ushqimet me prejardhje shtazore, si miell peshku, miell mishi, miell kockash, qumësht, vezë, etj.
të kujdeset për mjedisin gjatë përzgjedhjes së ushqimeve për kafshët bujqësore.
40
RM 2 Nxënësi ushqen kafshët me regjim stallor në fermë. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave për të realizuar ushqyerjen e
kafshëve me regjim stallor. Përzgjedhja e llojit të ushqimit. Kontrolli paraprak organoleptik i ushqimit. Pastrimi i grazhdit për vendosjen e ushqimit. Përpunimi i ushqimeve në punishten e ushqimeve. Transportimi i ushqimeve nga depoja apo magazina për në
ambjentin e stallës. Ndarja racionale e ushqimit për krerë. Hedhja e ushqimit të racionuar në grazhd. Rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit gjatë të ushqyerit të kafshëve shtëpiake. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë veglat e nevojshme të punës për të ushqyer
kafshët bujqësore; të përzgjedhë llojin e ushqimit sipas llojit dhe nevojës së
kafshës me regjim stallor; të bëjë pastrimin e grazhdit përpara hedhjes së ushqimit; të bëjë përpunimin paraprak të ushqimeve: copëtimin,
lagien etj, për kafshët bujqësore, në varësi të llojit të ushqimit;
të kontrollojë cilësisë e ushqimeve të magazinuara me anë tëprekjes, nuhatjes dhe dallimit të ngjyrës së ushqimeve;
të transportojë ushqimet nga magazina në stallë me krah ose mjete të tjera të thjeshta sipas llojit të ushqimit;
të bëjë ndarjen racionale të ushqimit për krerë bazuar në mosdhe drejtimin e mbarështimit të tyre;
të realizojë vendosjen e ushqimeve në vendin e caktuar për ngrënie (grazhd);
të zbatojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit gjatë të ushqyerit të kafshëve bujqësore në fermë.
RM 3 Nxënësi kryen kullotjen e lirë të kafshëve bujqësore në
fermë. Përmbajtja Përcaktimi i territorit ku do të kullotin kafshët bujqësore
të fermës. Përgatitja e mjedisit për kullotjen e kafshëve shtëpiake. Përgatitja e kafshëve për kullotje. Lëshimi i kafshëve në fushë të hapur. Të ushqyerit e kafshëve me kalime në kullotë. Përdorimi i gardheve elektrike dhe pengesave në kullotë
për kullotjen e lirë të kafshëve.
41
Ndalimi i kafshëve në vendin më të përshtatëshëm për kullotje.
Ruajtja e kafshëve në fushë të hapur. Kthimi i kafshëve në fermë. Rregullat e sigurisë në punë dhe ruajtja e mjedisit gjatë
kullotjes së kafshëve bujqësore. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përcaktojë territorin e duhur për kullotjen e kafshëve
bujqësore; të përgatitë mjedisin për kullotjen e kafshëve shtëpiake; të përgatitë kafshët për daljen në kullotë; të ushqejë kafshët me kalime, sipas një praktike pozitive
fermere; të realizojë kullotjen e lirë të kafshëve; të përdorë gardhet elektrike dhe pengesave të tjera në
kullotë, kur është e nevojshme; të ndalojë kafshët në vendin më të përshtatëshëm për
kullotje; të kujdeset për kafshët në fushë të hapur; të kthejë shëndosh e mirë kafshët në fermë; të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë të ushqyerit të kafshëve në kullotë. Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në territorin e fermës së shkollës dhe territore të tjera të përshtatshme ër kullotje pranë shkollës.
Mësuesi/instruktori mund të organizohen edhe vizita në ferma blegtorale të cilat mbarështojnë blegtorinë me regjim stallor.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të metodave të të ushqyerit të kafshëve në metoda të ndryshme.
Instruktori duhet të përdorë tekste standarde dhe manualeve që kanë të bëjnë me vlerat ushqyese të ushqimeve të fermës dhe përshtatshmërinë e tyre për lloje të ndryshme kafshësh.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për përzgjedhjen e ushqimeve, transportimin e tyre në stallë, si dhe për realizimin e të ushqyerit të kafshëve me regjim stallor apo kullotje të lirë, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për të ushqyerit të kafshëve me regjim stallor ose kullotje të lirë.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
42
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: - Fermë për rritjen e kafshëve. - Tokë kullosore. - Punishte ushqimi. - Magazinë ushqimi. - Depo silazhi. - Tabela analitike të ushqimeve. - Tabela për nevojat ushqimore të kafshëve. - Mjete të tjera vizuale. - Manuale praktike për të ushqyerin e kafshëve. - Katalogje ushqimesh etj
43
7. Moduli “Kultivimi i grurit” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi KULTIVIMI I GRURIT
(M-14-137-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të kryer përgatitjen e tokës, mbjelljen e farës, shëbimet agroteknike si dhe korrjen e prodhimit të grurit.
Kohëzgjatja e modulit
51 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi përgatit tokën për mbjellje. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe materialeve të punës për
punimin bazë dhe plotësues të tokës. Kontrolli fizik i veglave të punës. Transportimi i veglave të punës. Përcaktimi i parcelës për përgatitjen e tokës për mbjellje. Piketimi i parcelës. Pastrimi i parcelës nga gurët dhe mbeturina të tjera të
forta. Shpërndarja e plehrave organike në sipërfaqe të tokës Kryerja e punimit të thellë të tokës me vegla dore. Kryerja e punimeve plotësuese të tokës. Kryerja e hapjes së vijave kulluese. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së tokës ër mbjellje. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e duhura të punës për
përgatitjen e tokë spër mbjelljes e të lashtave: bel, kazëm, plehra organike, tezga etj
të kontrollojë gjendjen fizike të veglave të punës; të caktojë vendin për përgatitjen e tokës për mbjellje: sipas
parabimës, përbërjes mekanike të tokës; të pastrojë parcelën nga gurët dhe mbeturina të tjera të
forta. të shpërndajë plehrat organike e minerale sipas nevojës së
44
kulturës; të kryjë punimin e thellë të tokës me vegla dore duke
respektuar mënyrat, kohën dhe thellësinë e kërkuar; të kryejë punimet plotësuese të tokës deri në përgatitjen e
shtratit të mbjelljes duke përdorur veglat e dorës në varësi të llojit të punimit, kohës dhe thellësisë së kryerjes së tyre;
të hapë vijat kulluese sipas parametrave të caktuara; të zbatojë me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje;.
RM 2 Nxënësi mbjell me dorë farën e grurit. Përmbajtja Zgjedhja e farës për mbjellje. Dezinfektimi i farës para mbjelljes. Piketimi i parcelës në rreshta. Hapja e vijave mbjellëse. Teknika e hedhjes së farës së grurit me dorë, zinxhir pa
shkëputje. Mbulimi i farës me dhe. Ngjeshja e lehtë e tokës pas mbjelljes së farës. Ujitja së tokës pas mbjelljes. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
mbjelljes me dorë të farës së grurit. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të zgjedhë farën sipas standardit të kërkuar; të dezinfektojë farën para mbjelljes me dezinfektantin e
duhur; të piketojë rreshtat për mbjellje sipas largësive midis tyre
të përcaktuara më parë; të hapë vijat mbjellëse me vegla dore, duke respektuar
distancat e mbjelljes; të kryejë mbjelljen e farës zinxhir pa shkëputje me dorë
duke respektuar, kohën e mbjelljes, sasinë e farës, thellësinë e mbjelljes sipas zonës dhe llojit të kultivarit;
të mbulojë farën me dhe sipas udhëzimeve; të kryejë ngjeshjen e lehtë të tokës pas mbjelljes; të kryejë ujitjen menjëherë pas mbjelljes nëse është e
nevojshme; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë mbjelljes me dorë të farës së grurit.
RM 3 Nxënësi kryen shërbimet agroteknike gjatë rritjes së grurit. Permbajtja Mënjanimi i lagështirës së tepërt. Capitja e tokës së mbjellë.
45
Kryerja e prashitjes së lehtë deri në ngritjen e bimëve. Heqja e barërave të këqija. Kryerja e plehërimeve plotësuese. Kryerja e ujitjes. Zbatimi i masave agroteknike kundër rrëzimit të bimëve. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
kryerjes së shërbimeve të ndryshme në parcelën e mbjellë me grurë.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të mbajë në gjendje të mirë vijat kulluese në vazhdimësi; të kryejë capitjen e tokës në varësi të fazave të zhvillimit
të bimës në thellësinë e duhur; të kryejë prashitjen e lehtë të bimëve me shat të ngushtë,
në varësi të faza të zhvillimit në kohë të kufizuar (deri në ngritjen e tyre);
të shkulë barërat e këqija në varësi të shkallës së infeksionit me dorë ose me masa agroteknike;
të kryejë plehërimet plotësuese me plehra azotike në varësi të fazave të zhvillimit dhe vatrave me bimësi më të dobët, sipas udhëzimeve
të kryejë ujitje nëse është e nevojshme në varësi të kushteve të motit;
të zbatojë masa agroteknike kundër rrëzimit të bimëve; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së shëbimeve agroteknike gjatë rritjes së bimëve të grurit në parcelë;
RM 4 Nxënësi korr me dorë prodhimin e grurit.
Përmbajtja Përcaktimi i fazës së pjekjes. Kryerja e korrjes me dorë e prodhimit të grurit. Grumbullimi i duajve. Kryerja e lidhjes së duajve. Lënia e duajve ë parcelë për largimin e lagështirës bimore. Transporti i duajve në vendin e shirjes. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
korrjes me dorë të prodhimit të të lashtave. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përcaktojë fazën e pjekjes: përfundimi i pjekjes së
dyllit; të realizojë korrjen e prodhimit duke respektuar teknikën e
korrjes me dorë me drapër ose lelek etj; të grumbullojë duajt me qëndrim në këmbë;
46
të lidhë duajt në peshën jo më shumë se 5 kg; të lërë në parcelë duajt jo më shumë se 2 ditë në parcelë
për largimin e lagështirë së tepërt; të transportojë me krahë duajt në vendin e shirjes duke
mënjanuar firot; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë korrjes me dorë të të lashtave; Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin enxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale në parcelat pranë shkollës ose në ferma të ndryshme bujqësore ku kultivohet gruri apo kultura të ngjashme me të.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të procedurave të përgatitjes së shtratit të mbjelljes dhe mbjelljes së farës me dorë, të kryerjes së shërbimeve kulturore dhe vjeljes së prodhimit të grurit apo kulturave të ngjashme me to.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për përgatitjen e shtratit të mbjelljes mbjelljen e fares me dorë dhe kryerjen e shërbimeve kulturore, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me proceset e punës për përgatitjen e shtratit të mbjelljes me dorë, mbjelljen e farës, kryerjen e shërbimeve kulturore dhe korrjes së grurit.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për përgatitjen e shtratit të mbjelljes me dorë, mbjelljen e farës dhe kryerjen e shërbimeve kulturore dhe korrjes së prodhimit të grurit.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: Parcela ku do të kryhet mbjellja Kompleti i veglave, pajisjeve dhe materialeve të nevojshme. Uniforma e veshjes, Plehra organike. Plehra kimike. Drapër ose lelek. Plasmas për transportimin e prodhimit. Lidhëse për lidhjen e duajve. Tezga dhe karroca dore. Manuale e katalogje.
47
8. Moduli “Kultivimi i misrit” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi KULTIVIMI I MISRIT
(M-14-138-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për përgatitjen e tokës, mbjelljen e farës së misrit, kryrjen e shërbimeve agroteknike si dhe vjeljen e prodhimit të misrit.
Kohëzgjatja e modulit
51 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi përgatit tokën për mbjelljen e misrit. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe materialeve të punës për
punimin bazë dhe plotësues të tokës për mbjelljes e misrit. Kontrolli fizik i veglave të punës. Transportimi i veglave të punës. Përcaktimi i parcelës për përgatitjen e tokës për mbjellje. Piketimi i parcelës. Pastrimi i parcelës nga gurët dhe mbeturina të tjera të
forta. Shpërndarja e plehrave organike në sipërfaqe të tokës Kryerja e punimit të thellë të tokës me vegla dore. Kryerja e punimeve plotësuese të tokës. Kryerja e hapjes së vijave kulluese dhe ujitëse. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së tokës me krah, për mbjelljen e misrit.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e duhura të punës për
përgatitjen e tokë spër mbjelljes e të lashtave: bel, kazëm, plehra organike, tezga etj
të kontrollojë gjendjen fizike të veglave të punës; të caktojë vendin për përgatitjen e tokës për mbjellje: sipas
parabimës, përbërjes mekanike të tokës; të pastrojë parcelën nga gurët dhe mbeturina të tjera të
forta.
48
të shpërndajë plehrat organikee minerale sipas nevojës së kulturës;
të kryjë punimin e thellë të tokës me vegla dore duke respektuar mënyrat, kohën dhe thellësinë e kërkuar;
të kryjë punimet plotësuese të tokës deri në për gatitjen e shtratit të mbjelljes duke përdorur veglat e dorës në varësi të llojit të punimit, kohës dhe thellësisë së kryerjes së tyre;
të hapë vijat kulluese dhe ujitëse sipas parametrave të caktuara;
të zbatojë me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë përgatitjes së tokës me krah, për mbjelljen e misrit;.
RM 2 Nxënësi kryen mbjelljen e misrit.
Përmbajtja Zgjedhja e farës për mbjellje. Dezinfektimi i farës para mbjelljes. Piketimi i parcelës në rreshta. Hapja e vijave ose gropave mbjellëse. Teknika e mbjelljes me dorë e farës së misrit. Mbulimi i farës me dhe. Ngjeshja e lehtë e tokës pas mbjelljes së farës. Teknika e ujitjes së tokës pas mbjelljes Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
punimit me bel, punimeve plotësuese dhe nivelimit të tokës.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të zgjedhë farën sipas standardit të kërkuar; të dezinfektojë farën para mbjelljes me dezinfektantin e
duhur; të kryejë hapjen e vijave mbjellëse sipas ; të piketojë rreshtat për mbjellje sipas largësive midis tyre
të përcaktuara më parë; të hapë vijat ose gropat mbjellëse me vegla dore, duke
respektuar distancat e mbjelljes; të hedhë farën e misrit me dorë në vijat e hapura zinxhir
me shkëputje duke respektuar, kohën e mbjelljes, sasinë e farës, thellësinë e mbjelljes sipas zonës dhe llojit të kultivarit;
të mbulojë farën me dhe, sipas udhëzimeve; të kryejë ngjeshjen e lehtë të tokës pas mbjelljes; të kryejë ujitjen menjëherë pas mbjelljes nëse është e
nevojshme; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë punimit me bel, punimeve plotësuese dhe nivelimit të tokës;
49
RM 3
Nxënësi kryen shëbimet agroteknike te kultura e misrit. Përmbajtja Prishja e kores së tokës pas mbjelljes. Kryerja e plotësimit të vendeve bosh. Kryerja e rrallimit të bimëve të misrit. Kryerja e prashitjes së bimëve të misrit Kryerja e mbushjes së bimës së misrit. Teknika e ujitjes së bimëve të misrit. Kryerja e plehërimit plotësues te misri. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
kryrjes së shërbimeve agroteknike te kultura e misrit. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të prishë koren e tokës në fazën e 2-3 gjetheve të vërteta
deri në gjethen e pastë; të plotësojë vendet bosh me farë të lagur ose fidanë në
fazën e 2-3 gjetheve të para; të kryejë rrallimin e bimëve të misrit duke respektuar
distancat e mbjelljes dhe duke siguruar numrin e bimëve për hektar;
të prashitë bimët e misrit gjatë gjithë ciklit vjetor deri në vjelje duke iu referuar gjendjes së tokës dhe shkallës së infeksionit të barërave të këqija;
të bëjë mbushjen e buimës deri në nyjën e parë me dhe, nëse toka ka lagështirështë e ujitshme;
të ujisë bimët e misrit sa herë që bima ka nevojë në varësi të fazave të zhvillimit në varësi të sasisë dhe cilësisë së ujit;
të kryejë plehërimin plotësues me plehra kimike në varësi të sasisë dhe llojit të plehut dhe fazave të zhvillimit të bimës;
të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së mjedisit gjatë kryerjes së shëbimeve agroteknike gjatë rritjes së bimëve të misrit;
RM 4 Nxënësi vjel me dorë prodhimin e misrit.
Përmbajtja Përcaktimi i fazës së pjekjes. Kryerja e vjeljes me dorë e prodhimit të misrit. Largimi i prodhimit nga parcela. Grumbullimi i prodhimit. Zhveshja e kallirit me dorë nga lëpushkat. Largimi i lëpushkave nga vendi i zhveshjes së kallinjve. Vendosja e kallinjve të misrit në një mjedis të ajrosur. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
korrjes me dorë të prodhimit të misrit.
50
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përcaktojë fazën e pjekjes: përfundimi i pjekjes së
dyllit; të realizojë vjeljen e prodhimit duke bërë shkëputjen e
kallirit të veshur nga bima; të grumbullojë prodhimin e vjelë sipas udhëzimeve; të zhveshë kallirin nga lëpushkat me kujdes; të largojë lëpushkat në një vend të përshtatshëm për
belgtorinë; të vendosë prodhimin e misrit në në mjedis të ajrosur për
tharje të mëtejshme; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë vjeljes me dorë të misrit; Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale në parcelat pranë shkollës ose në ferma të ndryshme bujqësore ku kultivohet misri.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të procedurave të përgatitjes së shtratit të mbjelljes me dorë dhe mbjelljes së farës, të kryerjes së shërbimeve kulturore dhe vjeljes së prodhimit të misrit.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për përgatitjen e shtratit të mbjelljes me dorë, mbjelljen e farës dhe kryerjen e shërbimeve kulturore te misri, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me proceset e punës për përgatitjen e shtratit të mbjelljes me dorë, mbjelljen e farës, kryerjen e shërbimeve kulturore dhe vjeljes së misrit.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për përgatitjen e shtratit të mbjelljes me dorë, mbjelljen e farës dhe kryerjen e shërbimeve kulturore dhe vjeljes së prodhimit të misrit.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: Parcela ku do të kryhet mbjellja Kompleti i veglave, pajisjeve dhe materialeve të nevojshme. Uniforma e veshjes, plehra organike, plehra kimike. Drapër ose lelek, thasë për transportimin e prodhimit. Tezga dhe karroca dore. Manuale e katalogje.
51
9. Moduli “Përdorimi i traktorit me rrota” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi PËRDORIMI I TRAKTORIT ME RROTA
(M-14-139-09)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi praktike për të manovruar me traktorin me rrota me rimorkio dhe makina të tjera bujqësore.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi manovron traktorin me rrota, me rimorkjo dyrrotëshe. Përmbajtja Hipja në traktorin me rrota. Pozicionimi në ndenjësen e traktorit. Ndezja e traktorit. Kontrolli i treguesve në kroskotin e traktorit. Dhënia e sinjaleve gjatë lëvizjes me traktor. Ecja mbrapa për të afruar traktorin me rimorkjon. Lidhja e hallkës rimorkuese të traktorit me ganxhën e
rimorkios. Sigurimi i lidhjes. Realizimi i lidhjeve elektrike dhe të frenimit, midis
rimorkios dhe traktorit. Procedura e nisjes nga vendi të traktorit me rimorkjo. Ecja para e traktorit me rimorkjo në rrugë të drejtë
horizontale. Ecja mbrapa e traktorit me rimorkjo në rrugë të drejtë
horizontale. Ecja e traktorit me rimorkjo në kthesa të gjera. Ecja e traktorit me rimorkjo në kthesa të ngushta. Ndalimi në vend dhe sigurimi me frena dore i traktorit me
rimorkjo. Procedura e shkëputjes së lidhjeve elektrike dhe të
frenimit, midis rimorkios dhe traktorit. Procedura e shkëputjes së hallkës rimorkuese të traktorit
me ganxhën e rimorkios. Largimi i traktorit nga rimorkioja. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik gjatë kryerjes së
lëvizjeve me traktor.
52
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë hipjen në traktorin me rrota sipas rregullave
teknike; të pozicionohet në ndenjësen e traktorit sipas rregullave; të ndezë traktorin sipas hapave procedurale të ndezjes; të kontrollojë treguesit në kroskotin e traktorit, para nisjes
së tij; të kryejë në momentin e duhur dhënien e sinjaleve gjatë
lëvizjes me traktor me rrota me rimorkjo; të ecë mbrapa për të afruar traktorin me rimorkion sipas
udhëzimeve; të lidhë hallkën rimorkuese të traktorit me ganxhën e
rimorkios; të sigurojë lidhjen midis hallkës rimorkuese të traktorit me
ganxhën e rimorkios; të realizojë lidhjet elektrike dhe të frenimit, midis
rimorkios dhe traktorit. të zbatojë procedurën e nisjes nga vendi të traktorit me
rrota me rimorkjo. të ecë para me traktorin me rrota me rimorkjo në rrugë të
drejtë horizontale. të ecë mbrapa me traktorin me rrota me rimorkjo në rrugë
të drejtë horizontale. të ecë me traktorin me rrota me rimorkjo në kthesa të
gjera. të ecë me traktorin me rimorkjo në kthesa të ngushta. të realizojë ndalimin në vend dhe sigurimin me frena dore
të traktorit me rrota me rimorkjo. të zbatojë procedurën e shkëputjes së lidhjeve elektrike
dhe të frenimit, midis rimorkios dhe traktorit. të zbatojë procedurën e shkëputjes së hallkës rimorkuese të
traktorit me ganxhën e rimorkios. të largojë traktorin me rrota nga rimorkioja. të zbatojë rregullat e sigurimit teknik gjatë kryerjes së
lëvizjeve me traktor me rrota me rimorkio.
RM 2 Nxënësi vendos dhe heq makina bujqësore të varura në traktorin me rrota. Përmbajtja Pozicionimi i makinës bujqësore për t’u lidhur me
traktorin. Hipja në traktorin me rrota. Pozicionimi në ndenjësen e traktorit. Ndezja e traktorit. Kontrolli i treguesve në kroskotin e traktorit. Dhënia e sinjaleve gjatë vendosjen dhe heqjes së makinave
53
bujqësore të varura në traktorin me rrota. Ecja mbrapa për të afruar traktorin me makinën bujqësore. Procedura e lidhjes së ganxhave të makinës bujqësore me
hallkën lidhëse tripikëshe të mekanizmit varës-hidraulik të traktorit.
Lidhja dhe regjistrimi i stabilizatorëvë. Komandimi i mekanizmit varës-hidraulik për vendosjen e
makinës në pozicion transportimi. Komandimi i mekanizmit varës-hidraulik për vendosjen e
makinës në pozicione të ndryshme pune. Ulja e makinës bujqësore për shkëputje nga traktori. Procedura e shkëputjes së ganxhave të makinës bujqësore
me hallkën lidhëse tripikëshe të mekanizmit varës-hidraulik të traktorit.
Largimi i traktorit nga makina bujqësore. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë lëvizjes me traktor me shpejtësi të ndryshme.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë hipjen në traktorin me rrota sipas rregullave
teknike; të pozicionohet në ndenjësen e traktorit sipas rregullave; të ndezë traktorin sipas hapave procedurale të ndezjes; të kontrollojë treguesit në kroskotin e traktorit, para nisjes
së tij; të kryejë në momentin e duhur dhënien e sinjaleve gjatë
vendosjes dhe heqjes së makinave bujqësore të varura në traktorin me rrota;
të ecë mbrapa për të afruar traktorin me makinën bujqësore sipas udhëzimeve teknik;
të lidhë ganxhën e makinës bujqësore me hallkën lidhëse tripikëshe të mekanizmit varës-hidraulik të traktorit sipas procedurës përkatëse;
të kryejë lidhjen dhe regjistrimin e stabilizatorëve sipas rregullit përkatës;
të realizojë komandimin e mekanizuar varës-hidraulik për vendosjen e makinës në pozicion transportimi;
të realizojë komandimin e mekanizuar varës-hidraulik për vendosjen e makinës në pozicione të ndryshme pune;
të realizojë uljen e makinës bujqësore për shkëputje nga traktori;
të bëjë shkëputjen e ganxhave të makinës bujqësore me hallkën lidhëse tripikëshe të mekanizmit varës-hidraulik të traktorit sipas procedurës përkatëse;
të ecë përpara për largimin e traktorit nga makina bujqësore;
54
të zbatojë me përpikëri rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit gjatë vendosjes dhe heqjes së makinave bujqësore të varura në traktorin me rrota;
Metodat e rekomanduara të mësuarit
- Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale pranë shkollës, në sheshe ku mund të realizohet ecje e lirë me traktor me rrota.
- Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të drejtimit para, mbrapa dhe në kthesa të ndryshme me traktor me rrota.
- Mësuesi/instruktori duhet të nxitë diskutime përreth drejtimit të traktorit me rrota para, mbrapa dhe në kthesa.
- Instruktori duhet të përdorë manuale apo katalogje që kanë të bëjnë me drejtimin para, mbrapa e në kthesa të traktorit.
- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të drejtuar traktorin para, mbrapa dhe në kthesa, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
- Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për drejtimin para, mbrapa dhe në kthesa e traktorit.
- Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Baza materiale e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit, është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: Traktor me rrota. Rimorkio. Plugje Frezë Kultivator Makina mbjellëse Shesh për realizimin e sigurtë të lëvizjeve me traktor. Mjedise për mirëmbajtjen ditore dhe periodike në traktor. Çelësa. Pompë grasatimi. Vaj motorik. Graso (yndyrë) dhe karburante. Manule teknike. Katalogje të ndryshme
55
10. Moduli “Mbjellja e fidanit të pemëve frutore” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi
MBJELLJA E FIDANIT TË PËMËVE FRUTORE (M-14-140-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të hapur gropën, përgatitur fidanin dhe për të zbatuar teknikën e mbjelljes së fidanë ve frutorë.
Kohëzgjatja e modulit
33 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi hap gropën për mbjelljen e fidanit. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe e pajisjeve të punës për hapjen e
gropër për mbjelljen e fidanëve frutorë. Kontrolli fizik i veglave të punës. Transportimi i veglave të punës. Përcaktimi i vendit për hapjen e gropave. Piketimi i tokës me anë të dërrasës mbjellëse. Teknika e hapjes së gropës. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë hapjes së gropave për mbjelljen e fidanëve.. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e duhura të punës për hapjen e
gropës: dërrasë mbjellëse, piketa, lopata, bela, hunj, lidhes, gëlqere, furçë dhe përzierje bajgë + deltinë;
të kontrollojë gjendjen fizike të veglave të punës; të caktojë në vend të përshtatshëm për hapjen e gropës për
mbjelljen e fidanit frutor; të piketojë në largësi të caktuar, sipas llojit ose kultivarit
duke përdorur dërrasën mbjellëse; të hapë gropën me vegla dore duke hedhur dheun në të dy
krahët e gropës sipas teknikës së duhur, si dhe duke respektuar thellësinë e hapjes;
të zbatojë me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë hapjes së gropës për mbjelljen e fidanit;
56
RM 2 Nxënësi përgatit fidanin për mbjellje. Përmbajtja Përcaktimi i llojit të kultivarit për mbjellje. Teknika e nxjerrjes së fidanit nga shtratifikimi. Kontrolli i përgjithshëm i fidanit. Zhytja e fidanit në ujë. Shkurtimi i rrënjëve të fidanit. Zhytja e rrënjëve në përzierjen bajgë-deltinë dhe ujë. Transportimi i fidanëve frutorë në vendin e mbjelljes Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes e
mjedisit gjatë përgatitjes së fidanit për mbjellje. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: Të përcaktojë llojin fidanit frutor pë mbjellje sipas kushte
klimatiko-tokësore; të nxjerrë me shumë kujdes fidanët nga shtratifikimi; të kontrollojë sistemin rrënjor të fidanëve dhe t’i pastrojë
ato; të zhytë fidanët në ujë për 1-2 ditë; të rifreskojë sistemin rrënjor duke shkurtuar rrënjët e
dëmtuara; të zhytë sistemin rrënjor në përzierjen bajgë-deltinë dhe
ujë sipas raporteve të përcaktuara; të transportojë fidanët me kujdes në vendin e mbjelljes; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së fidanëve për mbjellje;
RM 3 Nxënësi mbjell fidanët frutorë Përmbajtja Shpërndarja e plehut organik e mineral pranë gropave të
hapura. Përzierja e dheut të sipërfaqes me pleh organo-mineral. Teknika e mbushjes së gropës me dheun e sipërfaqes së
përgatitur. Teknika e përcaktimit të qendrës së gropës ku do të
mbillet fidani. Teknika e mbjelljes së fidanit. Mbushja e gropës me pjesën tjetër të dheut. Teknika e lidhjes së fidanit. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së mbjelljes së fidanëve frutorë. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të shpërndarjë plehun organik dhe mineral pranë gropa të
57
hapura sipas sasisë së nevojshme. të përzierjë në mënyrë të njëtrajtshme dheu e sipërfaqes
me plehrat organo-minerale; të kryejë mbushjes së gropës me dheun e sipërfaqes së
përgatitur në 2/3 e thellësisë së saj; të përcaktojë qendrën e gropës ku do të mbillet fidani me
përdorimin e dërrasës mbjellëse dhe ngulja e hurit në thellësi të gropës;
të mbjelljë fidanin sipas teknikës së mbjelljes së fidanëve frutorë;
të mbushë gropë me pjesën tjetër të dheut duke lënë pikën e shartimit 7-8 cm mbi rrafshin e tokës
të lidhë fidanin me hurin në formë tete pak të lirë; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së mbjelljes së fidanëve frutorë; Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale pranë shkollës ose jashtë saj ku mund të realizohet ky modul.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të metodave të ndryshme të mbjelljes së fidanë ve frutorë.
Të diskutohen metoda për teknikën më të përshtashme të mbjelljes së fidanëve frutorë.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të hapjen e gropës, përgatitjen fidanit dhe mbjelljen e tij, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për të kryerjen e mbjelljes së fidanëve frutorë.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: - Sipërfaqe toke. - Vegla të punës për hapjen e gropës dhe mbjelljen e fidanëve. - Fidane. - Dërrasa mbjellëse. - Lidhëse - Hunj - Piketa - Gëlqere - Bajgë, deltinë - Gërshërë krasitëse etj
58
11. Moduli: “Mirёmbajtja e fermës bujqësore dhe blegtorale” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi MIRËMBAJTJA E FERMËS BUJQËSORE DHE
BLEGTORALE
(M-14-141-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që aftëson nxënësit për mirëmbajtjen e fermës për punimet e instalimeve të thjeshta elektrike, axhusterie, hidraulike, ndërtimi dhe zdruthtarie në fermat bujqësore e blegtorale.
Kohëzgjatja e modulit
33 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi kryen punime të thjeshta të instalimeve elektrike në fermë. Përmbajtja Përgatitja e kompletit të veshjes së përshtatshme. Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për kryerjen e instalimeve të thjeshta elektrike. Leximi i skicës së instalimeve të thjeshta elektike. Kryerja e matjeve me aparate të ndryshme elektrike. Kryerja e instalimeve të thjeshta të ndriçimit. Zabtimi i rregullave të sigurimit teknik dhe dhënies së
ndihmës së shpejtë në rast aksidenti gjatë intalimeve elektrike.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë; të përzgjedhë materialet, veglat dhe pajisjet përkatëse për
kryerjen e instalimeve të thjeshta elektrike; të lexojë skicën e instalimeve të thjeshta elektike; të kryejë matje me aparate të ndryshme elektrike; të kryejë instalime të thjeshta të ndriçimit; të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe të
dhënies së ndihmës së shpejtë në rast aksidenti gjatë intalimeve elektrike;
RM 2 Nxënësi kryen punime të thjeshta axhusterie në fermë.
Përmbajtja
59
Përgatitja e kompletin e veshjes së përshtatshme. Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për kryerjen e punimeve të thjeshta axhusterie. Leximi i skicës së punimeve të thjeshtë të axhusterisë. Kryerja e punimeve të thjeshta axhusterie në fletë
metalike. Rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve të thjeshta të
axhusterisë. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë me
kompletin e veshjes së përshtatshme; të përzgjedhë materialet, veglat dhe pajisjet përkatëse për
kryerjen e punimeve të thjeshta axhusterie; të lexojë skicën për punimeve të thjeshta axhusterie të kryejë matje me instrumentat matës: kalibër,
mikrometër, vizormatës; të realizojë punime të thjeshta axhusterie në fletë metalike:
shënime, prerje, çpime, kthime, limime; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve të
tjeshta axhusterie;
RM 3 Nxënësi kryen punime të thjeshta të instalimeve hidraulike në fermë. Përmbajtja Përgatitja individuale për punë me kompletin e veshjes së
përshtatshme. Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për kryerjen e instalimeve të thjeshta hidraulike të ujit dhe kanalizimit.
Leximi i skicës së instalimeve të brendshme të thjeshta hidraulike të ujit dhe kanalizimit.
Kryerja e instalimeve të brendshme të thjeshta të furnizimit me ujë dhe kanalizimit.
Rregullat e sigurimit teknik gjatë intalimeve të brendshme hidraulike.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë të përzgjedhë materialet, veglat dhe pajisjet përkatëse për
kryerjen e instalimeve të brendshme të thjeshta hidraulike të ujit dhe kanalizimit;
të lexojë skicën e instalimeve të brendshme të thjeshta hidraulike;
të kryejë instalime të brendshme të thjeshta të furnizimit
60
me ujë dhe kanalizimit; të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik gjatë
intalimeve të brendshme hidraulike;
RM 4 Nxënësi kryen punime të thjeshta zdrukthtarie në fermë. Përmbajtja Përgatitja individuale për punë me kompletin e veshjes së
përshtatshme. Përzgjedhja e materialeve, veglave të dorës dhe pajisjeve
përkatëse për kryerjen e punimeve të thjeshta të drurit. Leximi i skicës së punimit të thjeshtë të drurit. Kryerja e punimeve të thjeshta me vegla dore në dërrasa
(shënim, sharrim, zdrukthtim) duke përdorur pajisjet matëse.
Rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve të thjeshta të drurit.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë me
kompletin e veshjes së përshtatshme të përzgjedhë materialet, veglat e dorës dhe pajisjet
përkatëse për kryerjen e punimeve të thjeshta të drurit të lexojë skicën për punimeve të thjeshta të drurit të kryejë matje me pajisjet matëse (kalibër, mikrometër,
vizormatës) të realizojë punime të thjeshta me vegla dore të dërrasave
(shënim, sharrim, zdrukthtim) të zbatojë, drejt, rregullat e sigurimit teknik gjatë
punimeve të tjeshta të drurit;
RM 5 Nxënësi kryen punime të thjeshta ndërtimi në fermë. Përmbajtja Përgatitja individuale për punë me kompletin e veshjes së
përshtatshme Përzgjedhja e materialeve, veglave të dorës dhe pajisjeve
përkatëse për kryerjen e punimeve të thjeshta të ndërtimit Leximi i skicës së thjeshtuar të një mjedisi (plan, prerje) Përgatitja e llaçit dhe betonit me raporte të dhëna të
përbërësve Kryerja e punimeve te thjeshta të një muri me tulla 25 cm
(muraturë, suvatim, veshje me pllakë, bojatisje). Kryerja e punimeve të thjeshta të një arkitrari prej betoni
të armuar (kallëpi, hekuri, betonimi). Rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve të thjeshta të
ndërtimit. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli
61
Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë me
kompletin e veshjes së përshtatshme të përzgjedhë materialet, veglat e dorës dhe pajisjet
përkatëse për kryerjen e punimeve të thjeshta të ndërtimit të lexojë skicat e thjeshtuara të një mjedisi (plan, prerje) të përgatisë llaçe dhe betone me raporte të dhëna të
përbërësve të realizojë punime të thjeshta të një muri 25 cm
(muraturë, suvatim, veshje me pllakë, bojatisje) të realizojë punime të thjeshta të një arkitrari prej betoni të
armuar (kallëpi, hekuri, betonimi) të zbatojë rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve të
tjeshta të ndërtimit;
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin enxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale pranë shkollës.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete për punimet mirëmbajtëse të fermës (instalime të thjeshta elektrike dhe hidraulike, punime të thjeshta axhusterie, të drurit dhe të ndërtimit).
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për për punimet mirëmbajtëse të fermës (instalime të thjeshta elektrike dhe hidraulike, punime të thjeshta axhusterie, të drurit dhe të ndërtimit), fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me punimet mirëmbajtëse të fermës (instalime të thjeshta elektrike dhe hidraulike, punime të thjeshta axhusterie, të drurit dhe të ndërtimit).
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për punimet mirëmbajtëse të fermës (instalime të thjeshta elektrike dhe hidraulike, punime të thjeshta axhusterie, të drurit dhe të ndërtimit).
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: Mjedisi ku do të bëhen instalime elektrike dhe hidraulike, si
dhe punime të thjeshta axhusterie, druri dhe ndërtimi. Kompleti i veglave, veshjes, pajisjeve dhe materialeve të
nevojshme për punimet mirëmbajtëse të fermës (instalime të thjeshta elektrike dhe hidraulike, punime të thjeshta axhusterie, të drurit dhe të ndërtimit).
62
12. Moduli “Punimi i mekanizuar i tokës” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi PUNIMI I MEKANIZUAR I TOKËS
(M-14-142-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që aftëson nxënësit për kryerjen e punimeve të mekanizuara të tokës bujqësore.
Kohëzgjatja e modulit
34 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi kryen plugimin e mekanizuar të tokës. Përmbajtja Përgatitja e uniformës së veshjes për punë. Analiza e punimit që do të kryhet. Përzgjedhja e plugut të varur. Kontrolli i gjendjes së traktorit me rrota dhe plugut. Pastrimi i parcelës nga objektet e forta. Lidhja e plugut të varur me mekanizmin varës-hidraulik të
traktorit. Vendosja e plugut në pozicion transporti. Ecja me traktor për në parcelën që do të plugohet. Pozicionimi i traktorit për plugim. Pozicionimi dhe regjistrimi i plugut të varur për plugimin
e kërkuar. Kryerja e plugimit të drejtë. Realizimi i kthimit të traktorit me plug. Kontrolli dhe rregullimi i plugimit. Vendosja e plugut në pozicion transporti. Largimi nga parcela i traktorit me plugun e varur. Shkëputja e plugut të varur me mekanizmin varës-
hidraulik të traktorit. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së plugimit të mekanizuar të tokës. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përgatitë dhe të veshë uniformën e punë; të bëjë analizën e punimeve që do të kryhet; të përzgjedhë plugun e varur sipas llojit të tokës dhe
63
thellësisë së punimit; të kontrollojë gjendjen e traktorit me rrota dhe të plugut. të bëjë pastrimin e parcelës të caktuar për plugim nga
objektet e forta; të bëjë lidhjen e plugut të varur me mekanizmin varës-
hidraulik të traktorit; të vendosë plugun në pozicion transporti; të ecë me traktor për në parcelën që do të plugohet; të pozicionojë traktorin për plugim; të pozicionojë dhe regjistrojë plugun e varur për plugimin
e kërkuar; të kryejë plugimin e tokës duke ruajtur drejtimin e duhur; të realizojë kthimin e traktorit me plug; të kontrollojë dhe rregullojë plugimin e tokës; të vendosë plugun në pozicion transporti; të largojë nga parcela traktorin me plugun e varur; të shkëputë plugun e varur me mekanizmin varës-hidraulik
të traktorit; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së plugimit të mekanizuar të tokës.
RM 2 Nxënësi kryen diskimin e mekanizuar të tokës. Përmbajtja Përgatitja e uniformës së veshjes për punë. Analiza e punimit që do të kryhet. Përzgjedhja e diskut për diskimin e tokës. Kontrolli i gjendjes së traktorit me rrota dhe e diskut. Lidhja e diskut të varur me mekanizmin varës-hidraulik të
traktorit. Vendosja e diskut në parcelën që do të diskohet. Pozicionimi i traktorit për diskim. Pozicionimi dhe regjistrimi i diskut të varur për diskimin e
kërkuar. Kryerja e diskimit të tokës së pluguar. Realizimi i kthimit të traktorit me disk. Kontrolli dhe rregullimi i diskimit. Vendosja e diskut në pozicion transporti. Largimi nga parcela i traktorit me diskun e varur. Shkëputja e diskut të varur me mekanizmin varës-
hidraulik të traktorit. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së plugimit të mekanizuar të tokës. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përgatitë dhe të veshë uniformën e punës; të bëjë analizën e punimit që do të kryhet;
64
të përzgjedhë diskun sipas llojit të tokës; të kontrollojë gjendjen e traktorit me rrota dhe të diskut. të lidhë diskun e varur me mekanizmin varës-hidraulik të
traktorit; të vendosë diskun në parcelën që do të diskohet; të pozicionojë traktorin për diskim; të pozicionojë dhe të regjistrojë diskun e varur për
diskimin e kërkuar; të kryejë diskimin e tokës së pluguar; të realizojë kthimin e traktorit me disk; të kontrollojë dhe të rregullojë diskimin; të vendosë diskun në pozicion transporti; të largojë nga parcela traktorin me diskun e varur; të shkëputë diskun e varur me mekanizmin varës-hidraulik
të traktorit. të zbatojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së diskimit të mekanizuar të tokës.
RM 3 Nxënësi kryen frezimin e mekanizuar të tokës. Përmbajtja Përgatitja e uniformës së veshjes për punë. Analiza e punimit që do të kryhet. Përzgjedhja e llojit të frezës për frezimin e kërkuar. Kontrolli i gjendjes së traktorit me rrota dhe frezës. Lidhja e frezës së varur me mekanizmin varës-hidraulik të
traktorit. Vendosja e frezës në pozicion transporti. Ecja me traktor për në parcelën që do të frezohet. Pozicionimi i traktorit për frezim. Pozicionimi dhe regjistrimi i frezës së varur për plugimin e
kërkuar. Kryerja e frezimit të tokës. Realizimi i kthimit të traktorit me frezë. Kontrolli dhe rregullimi i frezimit. Vendosja e frezës në pozicion transporti. Largimi nga parcela i traktorit me frezën e varur. Shkëputja e frezës të varur me mekanizmin varës-hidraulik
të traktorit. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë frezimit të tokës. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përgatitë dhe të veshë uniformën e punës; të bëjë analizën e punimit që do të kryhet; të përzgjedhë frezën sipas llojit të tokës; të kontrollojë gjendjen e traktorit me rrota dhe të frezës.
65
të lidhë frezën e varur me mekanizmin varës-hidraulik të traktorit;
të vendosë frezën në parcelën që do të frezohet; të pozicionojë traktorin për frezim; të pozicionojë dhe të regjistrojë frezën e varur për frezimin
e kërkuar; të kryejë frezimin e tokës; të realizojë kthimin e traktorit me frezë; të kontrollojë dhe të rregullojë frezimin; të vendosë frezën në pozicion transporti; të largojë nga parcela traktorin me frezën e varur; të shkëputë frezën e varur me mekanizmin varës-hidraulik
të traktorit; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së frezimit të mekanizuar të tokës
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale në parcelën pranë shkollës.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete për përgatitjen e plugut, disqeve dhe frezave për punë dhe plugimin, diskimin dhe frezimin.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për përgatitjen e plugut,disqeve, frezave për punë dhe plugimin, diskimin dhe frezimin; fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur. Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me përgatitjen e plugut, disqeve, frezave për punë dhe plugimin, diskimin, frezimin.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për përgatitjen e plugut, disqeve, frezave për punë dhe plugimin, diskimin, frezimin.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen parcela, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: Parcela që do të plugohet, diskohet, frezohet. Traktor me rrota ose zetor, plug, bateri disqesh (Vdhe X), lloje
frezash (shatëza), Matës thellësie. Kompleti i veglave, veshjes, pajisjeve dhe materialeve të
nevojshme për për përgatitjen e plugut, disqeve, frezave për plugimin, diskimin, frezimin.
66
13. Moduli “Mirëmbajtja e makinave bujqësore” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi
MIRËMBAJTJA E MAKINAVE BUJQËSORE (M-14-143-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që aftëson nxënësit për mirëmbajtjen e pajisjeve mekanike që përdoren për kryerjen e punimeve bujqësore.
Kohëzgjatja e modulit
34 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi kryen përgatitjet për mirëmbajtjen e makinerive bujqësore. Përmbajtja Përgatitja individuale për punë me kompletin e veshjes së
përshtatshme Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për kryerjen e mirëmbajtjes së makinerive Kontrolli i gjendjes fizike të makinerive para dhe pas
kryerjes së punimeve bujqësore Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
mirëmbajtjes së makinerive Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë të përzgjedhë materialet, veglat dhe pajisjet përkatëse për
kryerjen e mirëmbajtjes së makinerive të kryejë me saktësi kontrollin e makinerive dhe të
përcaktojë llojin e mirëmbajtjes për çdo makineri të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë mirëmbajtjes së makinerive
RM 2 Nxënësi kryen pastrimin e makinerive. Përmbajtja Pastrimi i makinerive nga pluhuri Pastrimi i makinerive nga balta. Pastrimi i makinerive nga vajrat. Pastrimi i makinerive nga mbetje të tjera Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
pastrimit të makinerive.
67
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të pastrojë me cilësi makineritë nga pluhuri; të pastrojë me cilësi makineritë nga balta; të pastrojë me cilësi makineritë nga vajrat, të pastrojë me cilësi makineritë nga mbetjet e tjera; të pastrojë me cilësi makineritë nga graso; të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe
ruajtjes së mjedisit gjatë pastrimit të makinerive
RM 3 Nxënësi kryen lubrifikimin e makinerive. Përmbajtja Përzgjedhja e grasos. Grasatimi i pjesëve të makinerive. Matja e sasisë së vajit dhe ujit. Ndërrimi i vajit dhe ujit. Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së mjedisit gjatë
grasatimit të makinerive. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë grason e duhur; të grasatojë me cilësi pjesët e makinerive; të masë sasinë e vajit në karter dhe sasinë e ujit në
depozitën e radiatorit; të hedhë vajin dhe ujin; të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë grasatimit, matjes së nivelit të vajit dhe ujit, si dhe të hedhjes së vajit dhe të ujit.
RM 4 Nxënësi kryen mirëmbajtjen në ruajtje të makinerive
bujqësore. Përmbajtja Lyerja me vaj të djegur e pjesëve të ekspozuara ndaj
oksidimit. Lyerja me bojë e pjesëve të ndryshme të makinerive. Mbulimi i makinerive bujqësore. Rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë
lyerjes me vajra të djegur e bojëra Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të lyejë me kujdes me vaj të djegur të gjitha pjesët e
ekspozuara ndaj oksidimit të lyejë me bojëra të përshtatshme pjesë të ndryshme të
68
makinerive të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë mirëmbajtjes së makinerive në ruajtje;
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin enxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset e parkut të makinerive bujqësore.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete për punimet e mirëmbajtëse së makinerive në ruajtje.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për punimet për mirëmbajtjen e makinerive në ruajtje, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me punimet për mirëmbajtjen e makinerive në ruajtje .
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për mirëmbajtjen e makinerive në ruajtje .
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: Mjedisi i parkut të makinerive bujqësore ku do të bëhen punimet
mirëmbajtëse. Kompleti i veglave, veshjes, pajisjeve dhe materialeve të
nevojshme për punimet e mirëmbajtjes së makinerive bujqësore
69
14. Moduli “Kryerja e injeksioneve dhe mjelja te kafshët bujqësore” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi KRYERJA E INJEKSIONEVE TE KAFSHËT
BUJQËSORE
(M-14-745-11)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të zbatuar metoda të ndryshme të injeksioneve në kafshët bujqësore, si dhe për të zbatuar teknikat e mjeljes së tyre me dorë dhe me mjelse mekanike.
Kohëzgjatja e modulit
51 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi përgatit kafshën për kryerjen e injeksioneve Përmbajtja Kontrolli i kafshës për kryerjen e injeksionit. Fiksimi i kafshës për injeksion. Përgatitja fushës dhe e vendit në trupin e kafshës. Pastrimi dhe dezinfektimi i vendit. për injeksion. Pastrimi dhe dezinfektimi i duarve pas përgatitjes së së
kafshës për kryerjen e injeksionit. Rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedist gjate
procesit të përgatitjes së kafshës për injeksion. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të kontrollojë gjëndjen fizike të kafshës para injeksionit
për plagë, enjtje, etj; të kryejë fiksimin e kafshës me metoda të ndryshme për
injeksion; të përgatisë nëpërmjet qethjes dhe rruajtjes fushën dhe
vendin për kryerjen e injeksionit; të pastrojë dhe dezinfektojë me T-jodi vendin e
injektimit; të pastrojë dhe desinfektojë duart pas përfundimit të
punës; të mbajë pastër vendin e punës dhe mjedisin nga
mbeturinat që përftohen gjate procesit të përgatitjes së kafshës për injeksion;
70
RM 2 Nxënësi përgatit orenditë dhe mjetet e punës për kryerjen e injeksioneve në kafshët bujqësore. Përmbajtja Përcaktimi i orendive dhe veglave të punës. Përgatitja e tavolinës së punës dhe mjetet ndihmëse. Kontrolli i gjendjes fizike të veglave të punës. Përgatitja e injektorit për injeksion te kafsha. Kontrolli i injektorit me solucionin përkatës. që futet në
organizëm. Pastrimi i orendive dhe i veglave të punës. Dezinfektimi i orendive dhe i veglave të punës. Rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedist gjate
procesit të përgatitjes së orendive dhe mjeteve për injektim
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përcaktojë orenditë dhe veglat e punës për injeksion. të përgatisë tavolinën e punës dhe mjetet e tjera
ndihmëse, si ujë, sapun , kova, etj. të kontrollojë gjëndjen e veglave të punës para injeksionit. të përgatisë injektorin me solucionin që futet në
organizëm për injeksion te kafsha. të pastrojë me kujdes orenditë dhe veglat e punës. të dezinfektojë siç duhet orendotë dhe veglat e punës. të mirëmbajë me kujdes orenditë dhe veglat e punës.
RM 3 Nxënësi kryhen injeksionin te kafsha.
Përmbajtja Përcaktimi i metodës së injeksionit. Caktimi i vendit të injeksionit për futjen e solucionit. Kontrolli i shiringës dhe ages për llojin e injeksionit. Mbushja e shiringës me solucionin përkatës. Kontrolli i dozës së injeksionit. Largimi i ajrit nga injektori. Kontrolli me dore i vendit të kryerjes së injeksionit. Kryerja e injeksionit sipas metodës së zgjedhur. Heqja e shiringës sëbashku me gjilpërën. Masazhimi i vendit të injektimit. Dezinfektimi i vendit të injektimit. Mbajtja e shënimeve përkatëse për veprimet e kryera Mirëmbajtja e orendive dhe e veglave të punës. Rregullat e sigurisë në punë dhe ruajtja e mjedisit gjatë
kryerjes së injeksioneve te kafshët. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit:
71
Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përcaktojë metodën më të përshtatshme, sipas llojit të
injeksionit. të zbatojë metodën e injeksionit në muskul, në lëkurë, nën
lëkurë dhe në venë. të përzgjedh vendin e injektimit: në qafë, në venën
zgjedhore, në bazën e veshit, në faqen e brendshme të kofshës, në muskujt e vitheve, etj.
të kontrollojë shiringën dhe agen për llojin e injeksionit që do të kryejë.
të mbushe shiringën me solucionin përkatës. të largojë ajrin nga shiringa duke e mbajtur atë në
pozicionin vertikal me age lartë. të kontrollojë dozën e barit (solucionit) para përdorimit. të kontrollojë me dorë vendin e kryerjes së injeksionit për
të mos prekur enët e gjakut. të kryejë injeksionin sipas metodës së zgjedhur. të heqë shiringën sëbashku me gjilpërën. të masazhojë vendin e injektimit. të dezinfektojë vendin e injektimit. të mbajë shënimet përkatëse për veprimet e kryera. të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së injeksioneve te kafshët.
RM 4 Nxënësi kryen përgatitjet për mjeljen e kafshëve bujqësorePërmbajtja Përgatitja e kompletit të veshjes së përshtatshme. Sigurimi i higjienës personale. Pastrimi dhe dezinfektimi i mjeteve dhe pajisjeve të
mjeljes së kafshëve bujqësore. Pastrimi i aparatit të mjeljes mekanike të kafshëve
bujqësore. Pastrimi i gjirit të lopës para mjeljes. Rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë
përgatitjes për mjeljen e kafshëve bujqësore. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë; të veshë rroba të pastra për punë; të lajë duart me ujë të ngrohtë e sapun për të siguruar
higjenën personale; të lajë bidonat, kovat dhe gotat mjelëse me ujë të ngrohtë
dhe pluhur larës; të shpëlajë me ujë të rrjedhshëm bidonat dhe gotat mjelëse
dhe t’i kullojë mirë ato; të pastrojë gjirin e lopës me pece të lagur, me ujë të
72
ngrohtë; të fshijë gjirin e lopës me pece të thatë duke e fërkuar lehtë të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik gjatë
përgatitjes për mjelje si dhe të sigurojë qetësi në stallë;
RM 5 Nxënësi kryen mjeljen me dorë të kafshëve bujqësore. Përmbajtja Përzgjedhja e pajisjeve dhe enëve për mjeljen e kafshëve. Vendosja e kafshës në pozicion të përshtatshëm për mjelje. Realizimi i së kafshëve bujqësore. Transportimi i qumështit në dhomën e përpunimit. Pastrimi i enëve pas mjelës së kafshës. Larja e duarve pas mbarimit të procesit të mjeljes me dorë
të kafshëve bujqësore. Rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë
mjeljes me dorë të kafshëve bujqësore. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë pajisjet dhe enët për mjeljen e
kafshëve; të vendosë kafshën në pozicion e duhur për mjelje; të realizojë mjeljen e kafshëve bujqësore sipas llojit të
kafshës dhe madhësisë së papilave; të transportimi qumështin në dhomën e përpunimit të
shoqëruar me rregulla të rrepta higjiene; të shënojë sasinë në litër të qumështit të mjelë nga kafshët; të lajë me ujë të ngohtë dhe solucion larës enët e qumështit
pas mjelës së kafshës; të lajë duart pas mbarimit të procesit të mjeljes me dorë të
kafshëve bujqësore; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë mjeljes me dorë të kafshëve bujqësore;
RM 6 Nxënësi kryen mjeljen mekanike të kafshëve bujqësore. Përmbajtja Kontrolli i aparatit mjelës. Pastrimi i gjirit para mjeljes. Vendosja e gotave mjelëse në thithat e gjirit. Vënia në punë e aparatit mekanik të mjeljes. Vrojtimi i daljes së qumështit. Heqja nga puna e aparatit mjelës. Heqja e gotave mjelëse nga thithat. Fërkimi i gjirit dhe shtrydhja e pikave të fundit. Transportimi i qumështin në dhomën e përpunimit. Pastrimi i enëve dhe i aparatit mjelës. Rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë
73
mjeljes mekanike të kafshëve. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të kontrollojë aparatin mjelës sipas kritereve të punës; të bëjë pastrimin e gjirit të kafshës para mjeljes; të vendosë gotat mjelëse me saktësinë thithat e gjirit duke
vënë aparatin në pozicionin e duhur; të vendosë në gjendje pune aparatin mjelës; të vrojtojë e kontrollojë daljen e qumështit derisa të
përfundojë mjelja; të bëjë ndalimin e punës së aparatit mjelës, në momentin e
përfundimit të mjeljes; të heqë gotat mjelëse me kujdes, nga thithat e gjirit të
kafshës; të fërkojë me pece të pastër gjirin dhe të shtydhë pikat e
fundit; të transportojë me kujdes qumështin në dhomën e
përpunimit; të pastrojë, siç duhet, enët dhe aparatin mjelës; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë mjeljes mekanike të kafshëve bujqësore; Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për fermën blegtorale të shkollës ose pranë saj, por rekomandohet të organizohen edhe vizita në ferma blegtorale private ku aplikohen këto proceset e lartshënuara të punës.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të metodave të ndryshme të injektimit të kafshëve dhe të mjeljes me dorë dhe me aparat mekanit të kafshëve bujqësore.
Nxënësit, nxiten të diskutojnë mbi metodat e injektimit dhe të mjeljes së kafshëve bujqësore.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të kryer injeksione të ndryshme në kafshë, mjeljen e tyre, si dhe për pastimin, dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e orendive dhe veglave të punës, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për të kryerjen e injeksioneve dhe mjeljes së kafshëve me metodën efektive.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme:
74
për realizimin e modulit
Fermë me kafshë të llojeve të ndryshme. Orendi, pajisje dhe vegla të punës për injektim. Shiringa dhe age të madhësive të ndryshme. Dezinfektantë. Barna të ndryshme. Peshqire, sapun, kova uji. Mjete për fiksimin e kafshës (litarë, javasha, etj.). Aparat mjelës. Kompleti i veglave, pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për
mjeljen mekanike.ndihmëse. Kompleti i veshjes. Manuale ose katalogje për mjeljen e kafshëve. Fotografi me pamje të punëve të ndryshme gjatë mjeljes me
dorë dhe të mekanizuar të kafshëve bujqësore. Pamje filmike të proceseve të punës gjatë kryerjes së
injeksioneve dhe mjeljes me dorë e në mënyrë të mekanizuar të kafshëve bujqësore.
75
X. Përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale me zgjedhje të detyruar
1. Moduli: “Kultivimi i luleve në mjedise të hapura” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi KULTIVIMI I LULEVE NË MJEDISE TË
HAPURA
(M-14-146-09)
Qëllimi i modulit
Një modul praktik që i pajis nxënësit me aftësi për kultivimin e luleve dekorative në mjedise të hapura.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësit duhet të kenë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi prodhon fidanë lulesh për mbjellje në fushë të hapur. Përmbajtja Përzgjedhja dhe përgatitja veglave dhe materialeve për
prodhimin e fidanëve të luleve. Përcaktimi i llojit të luleve për mbjellje. Përcatimi i sasisë së farës për mbjellje. Teknika e përgatitjes së dherishtes për mbjelljen e farës së
luleve. Teknika e përgatitjes së shtratit të mbjelljes së farës së
luleve. Teknika e mbjelljes së farës së luleve. Mbulimi i farës së luleve. Plehërimi dhe punimet plotësuese pas mbjelljes së farës së
luleve. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat dhe materialet për prodhimin e
fidanëve të luleve; të përcaktojë llojet e luleve sipas kushteve klimatiko-
tokësore; të përcaktojë saktë sasinë e farës për mbjellje sipas
76
madhësisë së sipërfaqes dhe dendësisë së bimëve; të zabtojë teknikën e përgatitjes së dherishten sipas
raporteve të sakta të plehut dhe dheut; të përgatisë shtartin e mjelljes sipas teknikës më të
përshtatshme; të zbatojë me korrektësi teknikën e mbjelljes së farës së
luleve; të zbatojë me korrektësi teknikën e mbulimit të farës; të kryejë shërbimet në farishte pas mjelljes sipas kërkesës; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes ë
mjedisit gjatë prodhimit të fidanëve.
RM 2 Nxënësi kultivon me fidanë lule në mjedise të hapura. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe materialeve për mbjelljen e
fidanëve. Përcaktimi i vendit për mbjelljen e fidanëve të luleve. Teknika e piketimit të sipërfaqes për mbjelljen e fidanëve. Shkulja e fidanëve. Zgjedhja e fidanëve të shëndetshëm për mbjellje. Teknika e mbjelljes së fidanëve. Ujitja e lehtë e fidanëve të porsa mbjellë. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kultivimit të luleve me fidanë. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e realizimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë : të përzgjedhë saktë veglat dhe materialet për mbjelljen e
fidanëve. të përcaktojë vendin për mbjelljen e fidanëve të luleve sipas
kritereve të përcaktuara; të piketojë sipërfaqes për mbjelljen e fidanëve sipas
kërkesës; të shkulë me kujdes fidanët; të përcaktojë fidanët e shëndetshëm për mbjellje; të mbjellë fidanët sipas distancave të përcaktuara;. të kryejë ujitjen së lehtë e fidanëve të porsa mbjellë sipas
nevojave; të zbatojë drejt rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kultivimit të luleve me fidanë.
RM 3
Nxënësi kujdeset për rritjen e bimëve pas mbjelljes. Përmbajtja: Përzgjedhja e veglave dhe materialeve për kryerjen e
shërbimeve pas mbjelljes së fidanëve. Teknika e kontrollit të zënies së fidanëve. Teknika e zëvendësimit të boshllëqeve. Teknika e ujitjes së luleve.
77
Teknika e prashitjes së luleve. Teknika e heqjes së barërave të këqija. Teknika e kryerjes së plehrimit plotësues. Teknika e krasitjes së gjelbër e bimëve. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së shërbimeve për rritjen e luleve. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e realizimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë : të përzgjedhë saktë veglat e dorës për kryerjen e shërbimeve
pas mbjelljes së fidanëve; të kryejë kontrollim e zënies së fidanëve të mbjellë sipas
teknikës përkatëse; të ujisë bimët lulore sipas nevojave specifike të tyre; të zëvendësojë bimët e thara me fidanë të rinj të
shëndetshëm; të prashitë lulet me thellësinë e duhur sipas llojit të luleve; të bëjë plehrimin plotësues të luleve sipas kërkesave dhe
dozave përkatëse; të shkullë dhe largojë barërat e këqia; të krasisë bimët gjatë vegjetacionit; të zbatimi drejt rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së shërbimeve për rritjen e luleve. Udhëzime për zbatimin e modulit
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset e bazës prodhuese, oborrin e shkollës e sipërmarrjet private të prodhimit të luleve e fermat pranë shkollës.
Mësuesi instruktori mund të organizojë edhe vizita mësimore në sera ku prodhohen fidanë lulor dhe kopshte botanike dhe vende të tjera publike të zbukuruara me lule të ndryshme.
Nxënësit duhet të përfshihen në të gjitha aspektet e kultivimit të luleve njëvjeçare, dyvjeçare dhe shumëvjeçare. Kjo duhet të përfshijë përgatitjen e tokës, mbjelljen e farës, mbjelljen e fidanëve dhe kujdesin për rritjen e tyre.
Mësuesi i praktikës duhet të përdorë sa më shumë demonstrimet praktike për përgatitjen e tokës për mbjellje, mbjelljen e farës, mbjelljen e fidanit dhe shërbimet pas mbjelljes.Ai duhet të nxisë fantazinë e nxënësve për ide racionale për prodhimin e luleve.
Realizimi i pranuehëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqëshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: Sipërfaqe toke të caktuara në shkollë, fermë, qytet etj Katalogë për lulet, fotografi, diapozitiva Farëra të ndryshme lulore
78
Plehra organike e minerale Metër-shirit Piketa Spango Tel, lopata, bela, Gërshërë krasitjeje, brisqe, sharrë etj
79
2. Moduli“Kujdesi gjatë rritjes së bletëve” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi KUJDESI GJATË RRITJES SË BLETËVE
(M-14-147-09)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për mirëmbajtjen, funksionimin e pajisjeve dhe mjeteve për kujdesin gjatë rritjes së bletëve dhe për marrjen e mjaltit.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi kryen shërbime të thjeshta gjatë rritjes së bletëve. Përmbajtja Kryerja e punëve thjeshta në shërbimet kryesore gjatë
ngrohjes dhe çeljes së vezëve. Kryerja e punëve thjeshta në përgatitjen e ushqimit për
larvat. Kryerja e punëve thjeshta në pastrimin e zgjoit. Kryerja e punëve thjeshta në kontrollin për sëmundjet dhe
dëmtuesit e bletëve. Kryerja e punëve thjeshta në plotësimin e nevojave të
bletëve për ushqim. Kryerja e punëve thjeshta në plotësimin e nevojave të
bletëve për ujë. Kryerja e punëve të thjeshta në vendosjes e piteve në
korniza në zgjua. Kryerja e punëve të thjeshta në kujdesjen gjatë shtimit të
bletës (roijta). Kryerja e punëve të thjeshta në grumbullimin e mizës
(kapja e roit të ri). Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë gjatë kryerjes së punëve të thjeshta në shërbimet për rritjen e bletëve
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të kryejë punë të thjeshta për shërbimet kryesore gjatë
ngrohjes dhe çeljes së vezëve dhe rritjes së larvave; të kryejë punë të thjeshta për përgatitjen e ushqimit të
80
larvave; të kryejë punë të thjeshta për pastrimin e zgjoit; të përzgjedhë vendin e ngritjes së parkut të bletëve në
përshtatje me kushtet klimatike dhe burimet e ushqimit; të kryejë punë të thjeshta për kontrollin e zgjoit për
sëmundje dhe dëmtues; të kryejë punë të thjeshta për përgatitjen e ushqimit
artificial të bletëve sipas udhëzimeve të specialistit të rritjes së bletëve;
të përgatisë ujin për bletët gjatë stinës së verës, në vazo e fuçi me rubinet, pjata, tava, etj.,
të kryejë operacione ndihmëse për vendosjen e piteve në korniza në zgjua.
të përgatisë saktë shportat dhe arkat – kurthe për grumbullimin e mizes (roit).
të vendosë në zgjoin e parapërgatitur (roin e ri) në vendin e duhur.
të zbatojë me korrektësi rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit gjatë kryerjes së punëve ndihmëse në shërbimet për rritjen e bletëve;
RM 2 Nxënësi përgatit veglat dhe orenditë për marrjen e mjaltit
Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe orendive të punës për
ndërhyrjet në zgjua. Përgatitja e veshjes speciale për ndërhyrjet në zgjua. Përgatitja e veglave dhe e orendive për ndërhyrje në zgjua. Përcaktimi i përdorimit të i veglave e orendive sipas
radhës: Transportimi i veglave në vendin e duhur pranë zgjoit. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së veglave e orendive për ndërhyrje në zgjua;
Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat dhe orenditë për ndërhyrjet në
zgjua; të përgatitë siç duhet veshjen speciale për ndërhyrje në
zgjua; të përgatisë siç duhet veglat dhe orenditë e punës për
ndërhyrje në zgjua; të përcaktojë saktë radhën e përdorimit të veglave dhe
pajisjeve sipas llojit të ndërhyrjes në zgjua: si maskën e fytyrës, dorezat e llastikut, tymësen, levat për hapjen e zgjoit, thikat dhe pirunjtë metalik, etj;
të transportojë në kohën dhe vendin e duhur veglat dhe orenditë e ndërhyrjes në zgjua;
81
të zbatojë me korrektësi rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit gjatë kryerjes së punëve ndihmëse në shërbimet për rritjen e bletëve;
RM 3 Nxënësi kryen punë te thjeshta gjatë marrjes së mjaltit.
Përmbajtja Përcaktimi i veglave dhe pajisjeve për marrjen e mjaltit në
zgjua. Përcaktimi i operacioneve për marrjen e mjaltit. Teknika e hapjes së zgjoit të bletës. Teknika e nxjerrjes së piteve nga korniza. Teknika e shkrirjes së dyllit. Teknika e grumbullimit të dyllit. Teknika e centrifugimit. Transportimi i prodhimit për depozitim. Ruajta e prodhimit. Zbatimi i rregullave tëigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë marrjes së mjaltit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përcaktojë saktë veglat dhe pajisjet për marrjen e mjaltit
në zgjua; të përcaktojë radhën e kryerjes së operacioneve për
marrjen e mjaltit; të kryejë punë të thjeshta për hapjen e zgjoit të bletës; të kryejë punë të thjeshta për nxjerrjen e piteve nga
korniza; të kryejë punë të thjeshta për shkrirjen së dyllit; të kryejë punë të thjeshta në grumbullimin e dyllit; të kryejë punë të thjeshta gjatë centrifugimit; të transportojë me sukses i prodhimit për depozitim; të kryejë punë të thjeshta ër ruajtjen e prodhimit; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë marrjes së mjaltit.;
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale pranë shkollës ose në park bletësh.
Instruktori mund të organizojë vizita mësimore në park bletësh duke iu dhënë mundësi nxënësve për të vrojtur konkretisht disa nga shërbimet që bëhen për mirërritjen e tyre.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të procedurave të përdorimit sa më të mirë të veglave të punës, orendive dhe pajisjeve në një park bletësh si dhe të kryerjes së shëbimëve për rritjen e bletëve.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune të kryerjes së shëbimëve për rritjen e bletëve vetëm në mbikqyrje të instruktorit apo specialistit të rritjes ë bletëve.
82
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me proceset e punës për kryerjen e shëbimëve për rritjen e bletëve.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të kryerjes së shëbimëve për rritjen e bletëve.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: - Park për rritjen e bletëve. - Vegla pune, orendi dhe pajisje për të punuar me bletën. - Centrifugë mjalti, kova, fuçi, bidona. - Veshje speciale, maska për fytyrën, doreza llastiku, tymëse, etj. - Pite, korniza me hoje. - Ushqime artificiale (shurup). - Vazo e fuçi me rubinet, pjata, tava, - Mjete të tjera vizuale. - Vidio me demostrime të ndryshme.
83
3. Moduli “Dezinfektimi i stallave dhe i territoreve jashtë saj” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 10
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi
DEZINFEKTIMI I STALLAVE DHE I TERRITOREVE JASHTË SAJ
(M-14-148-09)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të dezinfektuar stallat dhe territoret jashtë saj, për zhdukjen e sëmundjeve të shfaqura dhe për të ndaluar shfaqjen e sëmundjeve infektive në fermat bujqësore e blegtorale.
Kohëzgjatja e modulit
36 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi përgatit stallën dhe territorin për dezinfektim. Përmbajtja Përgatitja e kompletit të veshjes. Përcaktimi i rradhës së punës. Largimi i kafshëve nga stalla dhe territori jashtë saj. Përcaktimi i veglave të punës për pastrimin e stallës. Pastrimi i stallës nga plehu organik. Pastrimi grazhdeve nga ushqimet dhe mbeturinat e tij. Pastrimi i padokëve rreth stallës. Transportimi i plehut dhe mbeturinave në plehërishte. Rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë
përgatitjes së stallës për dezinfektim. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të veshë patjetër uniformën e punës; të përcaktojë radhën e punës për pastrimin e stallës dhe
territorit; të largojë kafshët nga stalla dhe territori; të ajrosë stallat duke hapur dyert dhe dritaret; të përzgjedhë veglat për pastrimin e stallës; të kryejë pastrimin e stallës nga plehu organik; të largojë nga grazhdet ushqimet dhe mbeturinat e tij; të kryejë pastrimin padokëve rreth stallës; të transportojë plehun dhe mbeturinat e ushqimit në
plehërishte.
84
RM 2 Nxënësi përgatit mjetet dhe materialet e punës për dezinfektimin e stallës. Përmbajtja Përcaktimi i veshjeve mbrojtëse gjatë përgatitjes së
mjeteve dhe materialeve për dezinfektimin e stallës. Përzgjedhja e pajisjeve dhe mjeteve të punës për
dezinfektim. Përzgjedhja e llojit të dezinfektantit. Transportimi i materialeve, veglave të punës dhe
dezinfektantëve. Dezinfektimi i pompave dhe veglave të tjera. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së mjeteve të punës për dezinfektimin e stallave dhe territoreve të fermës.
Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: Të përdorë patjetër veshjet mbrojtëse gjatë punës. Të përzgjedhë pajisjet dhe mjetet e punës për
dezinfektim. Të përzgjedhë saktë llojet e dezinfektantëve sipas
udhëzimeve të dhëna. Të kryejë me shumë kujdes transportimin e materialeve,
veglave të punës dhe dezinfektantëve në vendin e duhur. Të dezinfektojë me shumë kujdes pajisjet si: pompat
(spërkatëse e pluhurosëse), lopatat, flakëhedhësen, etj. Të zbatojë me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe
të ruajtjes së mjedisit gjatë përgatitjes së mjeteve të punës për dezinfektimin e stallave dhe territoreve të fermës.
RM 3 Nxënësi përgatit tretësirën për dizinfektimin e stallave dhe
territoreve. Përmbajtja Përzgjedhja e ambjentit dhe e territorit për dezinfektim. Sigurimi i dozës së dezinfektantit. Sigurimi i sasisë së ujit për tretjen e dezinfektantit. Përcaktimi i vendit për përgatitjen e tretësirës. Teknika e përgatitjes së tretësirës dezinfektuese. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së mjeteve të punës për dezinfektimin e stallave dhe territoreve të fermës.
Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përcaktojë sipërfaqen e ambientit dhe të territorit që do
të dezinfektojë sipas kritereve. të sigurojë llojin e dezinfektantit sipas rekomandimit;
85
të sigurojë sasisë e dezinfektantit që do të përdoret sipas rekomandimit të specialistit;
të sigurojë sasinë ujit për tretjen e dezinfektantit sipas rekomandimit;
të llogarisë saktë sasinë e ujit për tretje të dezinfektantit. të përgatisë me shumë kujdes tretësirën e dezinfektantit
sipas rekomandimeve; të zbatojë me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë përgatitjes së tretësirës për dezinfektimin e stallave dhe territoreve të fermës.
RM 4 Nxënësi kryen dezinfektimin e stallave dhe territoreve të
fermës. Përmbajtja Përcaktimi i mënyrës së dezinfektimit. Teknika e përdorimit të pluhurit të gëlqeres për
dezinfektimin e dyshemeve të stallave. Teknika e përdorimit të pompës spërkatëse ose
pluhurosëse për dezinfektimin kimik. Teknika e zhytjes në tretësirën dezinfektuese e veglave e
materialeve. Teknika e larjes me tretësirë, me fërkim lokalet,
dyshemetë, dyertë, grazhdet, koritat e ujit, etj. Teknika e dezinfektimit të stallës, me djegie në sipërfaqe
të kufizuara. Teknika e dezinfektimit me djegie vendin e ngordhjes së
kafshëve me sëmundje ngjitëse. Largimi i mbeturinave. Shtrimi pas dezinfektimit, në stalla. Pastrimi i veglave, pajisjeve pas punës. Mbajtja e evidencave dhe regjistrimet përkatëse të
operacioneve që kryhen. Zbatimi i masave të sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë dezinfektimit të stallave dhe territoreve të fermës.
Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përdorë pluhur gëlqere në dyshemenë e stallës. të mbushë në nivelin e duhur pompën spërkatëse ose
pluhurosëse me dezinfektantë kimik. të spërkasë ose të pluhurosë me kujdes stallën dhe
territorin përreth. të zhysë në tretësirë dezinfektuese materialet, si kova,
vegla pastrimi të kafshëve, zinxhirët, etj. të lajë me fërkim me tretësirë lokalet, dyshemetë, dyertë,
grazhdet, koritat e ujit, etj. të përdorë flakëhedhësen në dezinfektimin me djegie në
86
sipërfaqe të kufizuara të stallës. të dezinfektojë me djegie vendin e ngordhjes së kafshëve
me sëmundje ngjitëse. të dezinfektojë me djegie objekte dhe materiale që nuk
digjen. të largojë mbeturinat dhe pastrojë ambientin sipas
parametrave të kërkuara higjienike. të shtrohet, pas dezinfektimit në stallat me çimento,
shtresa e re për kafshët me tallash dhe kashtë. të pastrojë si veglat dhe pajisjet pas punës. të kryejë pastrimin vetjak pas punës. të marrë masat për sigurimin e territorit pas dezinfektimit. të bëjë një regjistrim të saktë të operacioneve të kryera. të zbatojë me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë zbatimit të metodave të ndryshme për dezinfektimin e stallave dhe territoreve të fermës.
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale, në stallat dhe territoret pranë shkollës.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të përdorimit të veglave dhe pajisjeve për dezinfeltimin e stallave.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të përdorur veglat dhe pajisjet e pastrimit dhe dezinfektimit të stallave dhe territoreve fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me proceset e punës për pastrimin dhe dezinfektimin e stalalve dhe territoreve.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për pastrimin dhe dezinfektimin e stallave dhe territoreve të fermës blegtorale.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: - Fermë për rritjen e kafshëve. - Pompa spërkatëse, pluhurosese, flakëhedhëse. - Lopata, cfurqe, gërryese, furça, karrocë dore, etj. - Komplete veshje pune për dezinfektim. - Peshqire, pece, kova uji. - Dezinfektant kimik (kreolinë, sodë kaustike, klor, etj). - Gëlqere. - Mjete të tjera vizuale.
87
4. Moduli “Shtimi me copa i drufrutorëve” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli SHTIMI ME COPA I DRUFRUTOREVE
(M-14-149-09)
Qëllimi i modulit
Një modul që aftëson nxënësit për të shtuar pemët drufrutorë me copa të thjeshta dhe kamza.
Kohëzgjatja e modulit
68 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi mbjell copat e thjeshta të pemëve frutore. Përmbajtja Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për mbjelljes e copave të pemëve frutore. Transportimi i veglave, pajisjeve e materialeve në vendin e
punës. Teknika e marrjes së copave të thjeshta nga pemët frutore
mëmë. Përcaktimi i ngastrës së copëtores për mbjelljen e copave. Përgatitja e copëtores për mbjelljen e copave. Kryerja e piketimit të copëtores. Kryerja e mbjelljes së copëzave. Ngjeshja dhe mbulimi me dhe të shkrifët Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
mbjelljes së copëzave të pemëve frutore Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë materialet, veglat dhe pajisjet e nevojshme
për mbjelljen e copave të thjeshta të pemëve frutore. të marrë copat e thjeshta nga bimët mëmë sipas kritereve
dhe llojit të pemës frutore; të përcaktojë ngastrën për copëtore sipas parametrave të
kërkuara; të përgatisë përgatisë për mbjellje parcelën sipas radhës së
punës: punimin, pastrim dhe plehërim etj duke iu përmbajtur kritereve;
të piketojë copëtoren duke ruajtur largësinë konstante midis rrjeshtave dhe midis copëzave në rrjesht
88
të mbjellë në çdo gropë në thellësinë e caktuar copëzat të ngjeshë mirë dhe të mbulojë me dhe të shkrifët çdo
copat e mbjella. të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë mbjelljes së copëzave të pemëve frutore
RM 2 Nxënësi mbjell me kamza drufrutorët.
Përmbajtja Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për mbjelljes e kamzave të pemëve frutore. Transportimi i veglave, pajisjeve e materialeve në vendin e
punës. Përcaktimi i ngastrës dhe përgatitja e saj për të mbjellë
kamzat e pemëve. Kryerja e piketimit të ngastrës; Marrja e kamzave nga bimët e rritura që shtohen me
kamza. Kryerja e mbjelljes së kamzave Ngjeshja dhe mbulimi me dhe të shkrifët Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
mbjelljes së kamzave të pemëve frutore Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë materialet, veglat dhe pajisjet e nevojshme
për mbjelljen e kamzave të thjeshta të pemëve frutore. të marrë kamzat nga bimët mëmë sipas kritereve dhe llojit
të pemës frutore; të përcaktojë ngastrën për mbjelljen e kamzave sipas
parametrave të kërkuara; të përgatisë ngastrën për mbjellje sipas radhës së punës:
punim, pastrim dhe plehërim etj duke iu përmbajtur kritereve;
të piketojë ngastrën duke ruajtur largësinë konstante midis rrjeshtave dhe midis kamzave në rresht;
të marrë kamzat nga pemët mëmë sipas kritereve dhe llojit të pemës frutore duke zbatuar me rigorozitet teknikën e marrjes;
të mbjellë në çdo gropë në thellësinë e caktuar kamzat; të ngjeshë mirë dhe të mbulojë me dhe të shkrifët çdo
kamëz; të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë mbjelljes së kamzave të pemëve frutore;
89
RM 3 Nxënësi vendos përpajën e thjeshtë në tokë për rrënjëzim Përmbajtja Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për kryerjen e mbjelljes së përpajave për rrënjëzim. Transporti i e materialeve, veglave dhe pajisjeve përkatëse
për kryerjen e mbjelljes së përpajave për rrënjëzim në vendin e punës.
Përzgjedhja e bimës ku do të merret përpaja e thjeshtë. Kryerja e hapjes së kanalit për mbjelljen e përpajave Kryerja e vënies (shtrirjes) së përpajës së thjeshtë në kanal. Ngjeshja dhe mbulimi me dhe të shkrifët. Vendosja e kunjit mbështetës Rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtja e mjedisit gjatë
vënies së përpajës në tokë Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë materialet, veglat dhe pajisjet përkatëse për
mbjelljen e përpajave; të përzgjedhë bimën ku do të merret përpaja sipas
karakteristikave përkatëse; të hapë kanalin sipas udhëzimeve për mbjelljen e
përpajave; të vendosë përpajën në thellësinë e caktuar në kanal dhe të
nxjerrë pjesën e majës jashtë; të mbulojë me dhe të shkrifët dhe të ngjeshë çdo përpajë; të vendosë kunjin pranë pjesës së dalë mbi tokë të
përpajës; të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurimit teknik dhe të
ruajtjes së mjedisit gjatë vënies së përpajës së thjeshtë në tokë;
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset e parcelës në shkollë ose pranë saj, në ferma ku realizohet mbjellja e me pemë frutore të ndryshme.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete për mbjelljen e copave të thjeshta, kamzave dhe përpajave të pemëve frutore.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për shtimin e drufrutorëve me copa fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me shtimin e pemëve frutore me copa.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për shtimin e pemëve frutore me copa;
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për
90
çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen parcela, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: Parcela e mbjellë me pemë frutore të ndryshme Kompleti i veglave, veshjes, pajisjeve dhe materialeve të
nevojshme për shtimin e pemëve frutore me copa. Plehra të ndryshme organike e minerale. Katalogë dhe manuale për teknikat e shtimit të pemëvce frutore
me copa të thjeshta. Material mbjellës si copa, kamza, përpaja etj. Hunj mbështetës.
91
5. Moduli “Mbjellja e fidanit të hardhisë” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi
MBJELLJA E FIDANIT TË HARDHISË (M-14-150-09)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të hapur gropën, përgatitur fidanin dhe për të zbatuar teknikat e mbjelljes së fidanit të hardhisë.
Kohëzgjatja e modulit
68 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar modulet e kl. 10 të drejtimit “Bujqësi”, niveli I.
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi hap gropën për mbjelljen e fidanit. Përmbajtja Përzgjedhja e veglave dhe e pajisjeve të punës për hapjen e
gropës për mbjelljen e fidanit të hardhisë. Kontrolli fizik i veglave të punës. Transportimi i veglave dhe materialeve të punës. Përcaktimi i vendit për hapjen e gropave. Piketimi i tokës për mbjelljen e fidanit të hardhisë. Teknika e hapjes së gropës. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik e të ruajtjes së
mjedisit gjatë hapjes së gropave për mbjelljen e fidanit të hardhisë.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të përzgjedhë saktë veglat e duhura të punës për hapjen e
gropës: dërrasë mbjellëse, piketa, lopata, bela, hunj, lidhës, gëlqere, furçë dhe përzierje bajgë + deltinë;
të kontrollojë gjendjen fizike të veglave të punës; të caktojë në vend të përshtatshëm për hapjen e gropës për
mbjelljen e fidanit të hardhisë; të piketojë në largësi të caktuar, sipas llojit ose kultivarit
duke respektuar distancat e mbjelljes; të hapë gropën me vegla dore duke hedhur dheun në të dy
krahët e gropës sipas teknikës së duhur, si dhe duke respektuar thellësinë e hapjes;
të zbatojë me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë hapjes së gropës për mbjelljen e fidanit;
92
RM 2 Nxënësi përgatit fidanin për mbjellje.
Përmbajtja Përcaktimi i llojit të kultivarit të hardhisë për mbjellje. Teknika e nxjerrjes së fidanit nga shtratifikimi. Kontrolli i përgjithshëm i fidanit. Zhytja e fidanit në ujë. Shkurtimi i rrënjëve të fidanit. Zhytja e rrënjëve në përzierjen bajgë-deltinë dhe ujë. Transportimi i fidanëve frutorë në vendin e mbjelljes Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes e
mjedisit gjatë përgatitjes së fidanit për mbjellje. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: Të përcaktojë llojin fidanit frutor pë mbjellje sipas
kushteve klimatiko-tokësore; të nxjerrë me shumë kujdes fidanët nga shtratifikimi; të kontrollojë sistemin rrënjor të fidanëve dhe t’i pastrojë
ato; të zhytë fidanët në ujë për 1-2 ditë; të rifreskojë sistemin rrënjor duke shkurtuar rrënjët e
dëmtuara; të zhytë sistemin rrënjor në përzierjen bajgë-deltinë dhe
ujë sipas raporteve të përcaktuara; të transportojë fidanët me kujdes në vendin e mbjelljes; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së fidanëve për mbjellje;
RM 3 Nxënësi mbjell fidanin e hardhisë. Përmbajtja Shpërndarja e plehut organik e mineral pranë gropave të
hapura. Përzierja e dheut të sipërfaqes me pleh organo-mineral. Teknika e mbushjes së gropës me dheun e sipërfaqes së
përgatitur. Teknika e përcaktimit të qendrës së gropës ku do të
mbillet fidani. Teknika e mbjelljes së fidanit. Mbushja e gropës me pjesën tjetër të dheut. Teknika e lidhjes së fidanit. Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së mbjelljes së fidanit të hardhisë. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë:
93
të shpërndarjë plehun organik dhe mineral pranë gropa të hapura sipas sasisë së nevojshme.
të përzierjë në mënyrë të njëtrajtshme dheu e sipërfaqes me plehrat organo-minerale;
të kryejë mbushjes së gropës me dheun e sipërfaqes së përgatitur në 2/3 e thellësisë së saj;
të përcaktojë qendrën e gropës ku do të mbillet fidani me përdorimin e dërrasës mbjellëse dhe ngulja e hurit në thellësi të gropës;
të mbjelljë fidanin sipas teknikës së mbjelljes së fidanëve frutorë;
të mbushë gropë me pjesën tjetër të dheut duke lënë pikën e shartimit 7-8 cm mbi rrafshin e tokës
të lidhë fidanin me hurin në formë tete pak të lirë; të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së mbjelljes së fidanëve frutorë; Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin e nxënësve.
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale pranë shkollës ose jashtë saj.
Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të metodave të ndryshme të mbjelljes së fidanë ve frutorë.
Të diskutohen metoda për teknikën më të përshtashme të mbjelljes së fidanëve frutorë.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të hapjen e gropës, përgatitjen fidanit dhe mbjelljen e tij, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për të kryerjen e mbjelljes së fidanit të hardhisë.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: - Sipërfaqe toke. - Vegla të punës për hapjen e gropës dhe mbjelljen e fidanëve. - Dërrasa mbjellëse. - Lidhëse - Hunj - Piketa - Gëlqere - Bajgë, deltinë - Gërshërë krasittëse etj
94
6. Moduli “Përgatitja e kompostove” Drejtimi: Bujqësi Niveli: I Klasa: 11
PERSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe kodi PËRGATITJA E KOMPOSTOVE
(M-14-151-09)
Qëllimi i modulit
Një modul që i pajis nxënësit me aftësi për të kryer ruajtjen e ftohtë e të ngrohtë të plehut organik të stallës, si dhe për përgatitjen e kompostove me mbeturina të ndryshme.
Kohëzgjatja e modulit
68 orë mësimore
Niveli i parapëlqyer për pranim
Nxënësi duhet të ketë përfunduar arsimin e detyruar
Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe proçedurat e vlerësimit
RM 1 Nxënësi përgatitet për ruajtjen e plehut organik të stallës. Përmbajtja Përgatitja e uniformës së veshjes të përshtatshme për
punë. Përcaktimi i radhës së kryerjes së punëve për ruajtjen e
plehut organik të stallës. Përcaktimi i vendit për ruajtjen e plehut. Përzgjedhja e materialeve, veglave dhe mjeteve të punës
për ruajtjen e plehut. Transportimi i mjeteve të punës në vendin e caktuar. Grumbullimi i plehut në vendin e caktuar. Rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit gjatë
transportit të veglave, mjeteve e materialeve në vendin e caktuar për ruajtjen e plehut.
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të veshë patjetër uniformën e punës; të realizojë me korrektësi radhën e përgatitjes për punë; të caktojë vendin e ruajtjes së plehut pranë një stalle ose
mbeturinave bimore; të përzgjedhë materialet dhe veglat e duhura të punës;
cfurqe, bela, lopata, plehëra organikë, kashtë, plehëra qyteti;
të transportojë me kujdes veglat dhe mjetet e punës në vendin ecaktuar;
të grumbullojë plehun, kashtën, mbetjet e zonës etj, në vendin e caktuar
95
të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë përgatitjes për ruajtjen e plehut;
RM 2 Nxënësi kryen ruajtjen e ftohtë (anaerobike) të plehut të
stallës Përmbajtja Vendosja e plehut të stallës në kavaletë. Ngjeshja e kavaletit me këmbë. Mbulimi i kavaletit me shtresë dheu. Rregullat e sigurimit teknik dhe shëndetsor dhe ruajtja e
mjedisit gjatë ruajtjes së ftohtë të plehut. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të vendosë plehun e stallës në kavaletë pjesë-pjesë; të ngjeshë kavaletin me këmbë ose me mjete të tjera; të mbulojë kavaletin me një shtresë dheu 5–8 cm ; të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së
mjedisit gjatë kryerjes së ruajtjes së ftohtë të plehut;
RM 3 Nxënësi kryen ruajtjen e ngrohtë (aerobike) të plehut të stallës Përmbajtja Vendosja e plehut të stallës në kavaletë pa u ngjeshur. Mbulimi i kavaletit. Rregullat e sigurimit teknik dhe shëndetsor dhe ruajtja e
mjedisit gjatë ruajtjes së nxehtë të plehut Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të vendosë plehun e stallës në kavaletë pjesë-pjesë pa u
ngjeshur në kushte të mira ajrimi të mbulojë kavaletin të respektojë rregullat e sigurimit teknik, shëndetësor dhe
ruajtjes së mjedisit gjatë kryerjes së ruajtjes së nxehtë të plehut
RM 4 Nxënësi përgatit komposto me mbeturina bimore
Permbajtja Grirja e kashtës. Lagia e kashtës. Vendosja në shtresa e masës së lagur. Përzierja e masës me plehëra minerale ose organike. Vendosja e shtresave të tjera të kashtës së grirë. Mbulimi me shtresë dheu. Rregullat e sigurimit teknik, shëndetësor dhe ruajtja e
mjedisit gjatë përgatitjes së kompostos me mbeturina
96
bimore Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të grijë kashtën sipas kërkesave të lagë kashtën me një sasi të caktuar uji të vendosë në shtresë masën me trashësi 10 – 15 cm të përziejë masën me plehëra minerale (azotike, fosforike,
potasike) ose organike të vendosë shtresa të tjera pjesë-pjesë deri sat ë bëhet
kavaleti të mbulojë kavaletin me shtresë dheu 5 – 8 cm të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së kompostos me mbeturina bimore
RM 5 Nxënësi përgatit komposto me plehërat e zonës.
Përmbajtja Grumbullimi i plehërave dhe fekaleve të banesave përreth. Pastrimi nga materialet jo-organike. Përcaktimi i raportit pleh – fekale. Përzierja e plehërave me fekale. Vendosja e masës në shtresa (kavalet). Ngjeshja e kavaletit. Mbulimi me shtresë dheu. Rregullat e sigurimit teknik e shëndetësor dhe ruajtja e
mjedisit gjatë përgatitjes së kompostos me plehërat e qytetit
Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: të grumbullojë plehërat dhe fekalet e banesave përreth të pastrojë plehun dhe mbeturinat nga materialet
joorganike (qelq, gurë, lëndë plastike, metale) të përcaktojë raportin pleh – fekale: 60-70% pleh me 40-
30% fekale të përziejë mirë plehun me fekale të vendosë masën në shtresa (kavalet) pjesë-pjesë të ngjeshë kavaletin të mbulojë me shtresë dheu 5 – 8 cm të respektojë rregullat e sigurimit teknik dhe ruajtjes së
mjedisit gjatë përgatitjes së kompostos me plehërat e qytetit
Udhëzime për zbatimin e modulit dhe për vlerësimin
Ky modul duhet të trajtohet në mjediset për praktikat profesionale pranë stallave dhe mbeturinave të ndryshme bimore të rajonit.
97
e nxënësve. Instruktori i praktikës duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të procedurave të punës për ruajtjen e ftohtë dhe të ngrohtë të plehut të stallë si dhe të përgatitjes së kompostove me mbeturina të ndryshme.
Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për ruajtjen e ftohtë dhe të ngrohtë të plehut të stallë si dhe të përgatitjes së kompostove, fillimisht në mënyrë të mbikqyrur dhe më pas në mënyrë të pavarur.
Ata duhet të nxiten të diskutojnë në lidhje me proceset e punës për ruajtjen e ftohtë dhe të ngrohtë të plehut të stallë si dhe të përgatitjes së kompostove me mbeturina të ndryshme.
Gjatë vlerësimit të nxënësve duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e proceseve të punës për ruajtjen e ftohtë dhe të ngrohtë të plehut të stallë si dhe të përgatitjes së kompostove.
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit.
Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet dhe materialet e mëposhtme: Mjedise të praktikës pranë stallave dhe mbeturinave të
ndryshme bimore e të qytetit. Kompleti i veglave, veshjes, pajisjeve dhe materialeve të
nevojshme për ruajtjen e ftohtë dhe të ngrohtë të plehut të stallë dhe përgatitjen e kompostove.
Plehra organike. Mbeturina të zonës.