Download - Aplikimi Online
Aplikimi Online për regjistrim në Universitetin e Gjakovës përmes
“Sistemit Elektronik të Menaxhimit për Student (SEMS)”
Maturantëve për herë të parë në këtë vit u ofrohen mundësi më të lehta për të konkurruar
Online për studime në Universitetin e Prishtinës. Aplikimi Online do të bëhet përmes adresës
http://apliko.uni-pr.edu
Fig. 1 Forma kryesore për aplikim
Aplikuesi plotëson formularin i cili do te ketë validime për te gjitha fushat përveç pikëve
në klasën e 13 e cila është opcionale. Ne fund pas plotësimit me të dhëna, pasi të klikon I
pranoj kushtet. Apliko në këtë rast aplikuesit do t’i shfaqet një mesazh falënderimi dhe Butoni
(FORMULARI DHE FLETEPAGESA) për nxjerrjen e Formularit te plotësuar dhe fletëpagesës për
aplkimin Fletëpagesa do te përmbaj te gjitha te dhënat lidhje me pagesën si dhe UNIREF-in e
Fakultetin përkatës, me qëllim që aplikanti mos te shkoj në fakultet për ta marr fletëpagesën
por e përdor këtë të shtypur. Dokumentet të cilat duhet ti dorëzojë së bashku me formularin që
të regjistrohet si aplikant.
Gjithashtu aplikantit do t’i kthehet një e-mail që përmban edhe linkun per shtypjen e
formularit dhe fletëpagesën (në rast se aplikanti nuk ka printer në momentin kur aplikon, mund
t’i shtyp edhe me vonë, nga linku ne e-mail i cili gjeneron raportin për at aplikues). Aplikuesit të
cilët kanë aplikuar online, me dokumentet përkatëse (dosjet fizike) të cilat i kërkohen duhet të
shkojnë fizikisht tek fakulteti përkatës që kane aplikuar cili i verifikon a janë 1me1 dokumentet
dhe i regjistron si Aplikues me te drejte hyrje ne provim pranues. Aplikuesit me sistem i
caktohet ora dhe vendi i provimit pranues, të cilat informata merren nga Ueb faqet të
fakulteteve.
Procedurat gjenerale të konkurrimit, pranimit dhe regjistrimit në Universitetin e Prishtinës
1. Përgatiti dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen fizikisht në Fakultet:
Certifikatën e lindjes - origjinalin,
Dëftesat e shkollës së mesme - origjinalin,
Diploma e shkollës së mesme - origjinalin,
4 fotografi (Formati 4,5x6cm)
Letërnjoftimin - kopje.
Fletëparaqitja (E cila ju plotësohet me të dhënat e juaja personale kur të aplikoni Onlline)
Fletëpagesa – 2.50€ (Ju gjererohet automatikisht kur të aplikoni Onlline, të cilën fletëpagesë e shtypni dhe shkoni në cilëndo nga Bankat e kryeni pagesës.
2. Ditën e paraparë për provim pranues, orën dhe sallën do të informoheni në kohë përmes Ueb faqes zyrtare të Universitetit të Prishtinës http://uni-pr.edu , duke klikuar në Linkun e fakultetit ku keni aplikuar, ndërsa në provim pranues me veti duhet të keni vetëm: Letërnjoftimin dhe Një mjet për shkrim.
3. Shpallja e rezultateve të Provimit pranues do të bëhet Online, kandidati i pranuar
përgatitet për regjistrim dhe plotëson: Fletëregjistrimin Online (formulari duhet të jetë me ngjyra) dhe
4. Ditën e paraparë me konkurs për regjistrim pas provimit paraqiteni në vendin e
caktuar dhe dorëzoni: Fletëregjistrimin e plotësuar (shembull), Fletëpagesën e pagesës së semestrit , Një fotografi (Formati 4,5x6cm) dhe Fotografoi në Fakultet për pajisje me ID kartelë.
5. Sipas njoftimit nga ana e fakultetit në shërbimin për studentë dorëzoni:
2 fotografi paraprakisht të përgatitura, Një kopje të fletëpagesës për semestër dhe Fletëregjistrimin të cilin e merrni Online nga sistemi SEMS.
1. MËNYRA E APLIKIMIT ONLINE PËR FAKULTETET QË KANË PROVIM PRANUES
Siç, shihet nga figura kjo faqe përbëhet prej disa pjesëve:
Pjesa e parë: Të dhënat e përgjithshme
Pjesa e dytë: Të dhënat për adresën
Pjesa e tretë: Të dhënat për aplikim
Pjesa e katërtë: Të dhëna për shkollimin paraprak
Pjesa e pestë: Të dhëna për suksesin e shkollimit paraprak (plotëso vetëm me numra)
Pjesa e shtatë: Të dhëna për testin e maturës
Fig. 2 Të dhënat e përgjithshme të aplikuesit
Ju në këtë pjesë duhet që të plotësoheni të dhënat si: Emri, Emri i prindit, Mbiemri, Gjinia,
Datëlindja, Numri personal kurs e Grupin e gjakut është opcionale.
Vërejtje: - nëse e ofron miun te ky simbol do të paraqitet një përshkrim i shkurtër rreth
përmbajtjes së fushës përkatëse.
Fig. 3 Forma e mesazhit për fushën emri
Fig. 4 Të dhënat për adresën për Shtetasin Vendor
Në këtë pjesë vendosen të dhënat e sakta se ku banon të gjitha të dhënat duhet që jenë
të sakta ashtu si në dokumentet zyrtare p.sh. certifikatën e lindjes, letërnjoftim ose pasaportë.
Kujdes duhet të keni te shkrimi e emailin ku duhet te shënohet sakte dhe email valid pasi ne
momentin e aplikimit ju vjen ne emailin e dhënë një konfirmim qe keni aplikuar me sukses.
Fig. 5 Të dhënat për adresën për Shtetasin e Huaj
Shtetasi i huaj duhet te zgjedh Shtetin ku banon, Komunën, Vendbanimin, Kombësinë,
Shtetësinë dhe Adresën duhet te shkruan, Shtetin e Vendlindjes duhet te zgjedh, Komuna e
vendlindjes, Vendlindjen, Numrin e telefonit dhe e-mailin duhet te shkruan sakte.
Fig. 6 Të dhënat për aplikim
Te të dhënat për aplikim ju duhet te zgjidheni Fakultetin, pastaj departamentin (në raste kur
kemi drejtime duhet të zgjedhim fushën e cila është nën Drejtim), statusin e studentin, Nivelin e
studimeve, edhe Afatin i cili afati i pare është “Afati i parë”. Te departamentet duhet te keni
kujdes ne zgjedhjen e drejtimit. Po marrim një shembull konkret.
Fig. 7 Zgjedhja e Departamenti i Kimisë, Drejtimi Arsimor.
Vërejtje: --> Vijat dhe shigjeta djathtas paraqet drejtimin.
Fig. 8 Të dhënat e shkollimit paraprak
Pjesa tjetër është plotësimi i të dhënave për shkollimin paraprak, pra të dhënat mbi
Emrin e shkollës së kryer, Drejtimin, Vendin e shkollës.
Fig. 9 Të dhënat për suksesin e shkollimit paraprak (plotësohen vetëm me numra)
Te Suksesi i kl. X-të ose vitit I-rë ju duhet te shënoni suksesin me numra (Nëse jeni i
shkëlqyeshëm ju shkruani numrin 5, shumë mirë shkruani 4, mirë shkruani 3 ose mjaftueshëm
shkruani 2), kjo vlen edhe për vitet e tjera. Fusha suksesi llogaritet automatikisht prej suksesit
X-XII ose te vitin I-IV-të.
Fig. 10 Të dhënat për testin e maturës
Piket e provimit maturës duhet te shënohet sakte sa i keni arritur ne provim te maturës
Pikë llogariten automatikisht prej: suksesit + (piket e maturës/2). Janë pikët të cilat janë vetëm
për maturantët qe zgjedhin drejtimet ku ka provim pranues.
Vërejtje: Nëse jeni gjenerate dhe nuk keni pas obligueshme klasën e XIII atëherë ne fushën e kërkuar nuk shënoni asgjë ose shkruani numrin 0. Pikët e maturës softueri i llogarit duke i pjesëtuar me dy (psh. Nëse i keni pikë në maturë 70 atëherë në program hynë 35 pikë nga matura). Pas plotësimit të të gjitha fushave në të gjitha pjesët e cekura më lartë ekziston edhe një pjesë
ku duhet që të shkruhet kodi sakte ne fund shtypet butoni I pranoj kushtet. Apliko .
Pas pak do te paraqitet një mesazh falënderimi për aplikimin tuaj si ne figurën e mëposhtme.
Fig. 11 Faqja në të cilën mund të printoni Fletëparaqitjen dhe Fletëpagesën
Me rastin e shtypjes se butonit Printo Fletëparaqitjen dhe Fletëpagesën paraqitet raporti si ne vazhdim
Fig. 12 Raporti i Fletëparaqitjes
Raportin keni mundësi të ruajtjes ne pdf file.
Fig. 13 Raporti I fletëpagesës I cili duhet te shtypet 4 kopje edhe te behet pagesa prej 10 euro ne banke.
2. MËNYRA E APLIKIMIT ONLINE PËR FAKULTETET QË NUK KANË PROVIM PRANUES
Universiteti i Prishtinës për vitin akademik 2011/2012 ka paraparë që në tri fakultete nuk do te ketë provim pranues. Ato fakultete janë:
1. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) 2. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) 3. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës (FBV)
Aplikimi për regjistrim në këto fakultete është i njëjte sikurse ne fakultetet tjera mirëpo pjesa më e rëndësishme e këtij aplikimi është regjistrimi i pikëve nga lëndët prioritare. Lëndët prioritare max. i pikëve do të jetë 60. Lënda prioritare 1 (20) + Lënda prioritare 2 (20) + Lënda prioritare 3 (20) = 60 pike.
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore ka këto departamente:
Departamenti Lënda prioritare 1 Max (20)
Lënda prioritare 2 Max (20)
Lënda prioritare 3 Max (20)
Max i pikeve 60
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN)
Matematikë Matematikë Informatikë Fizikë M + I+ F = 60
Fizikë Fizikë Matematikë Informatikë F + M + I = 60
Kimi Kimi Matematikë Fizikë K+ M+ F = 60
Biologji Biologji Kimi Fizikë B + K + F = 60
Gjeografi Gjeografi Matematikë Informatikë Gj+ M+ I = 60
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike:
Fakulteti Lënda prioritare 1 Max (60)
Lënda prioritare 2 Max (60)
Lënda prioritare 3 Max (60)
Max i pikeve 60
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM)
Te gjitha drejtimet
Matematikë Fizikë Informatikë M +F+ I = 60
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës (FBV)
Fakulteti Lënda prioritare 1 Max (20)
Lënda prioritare 2 Max (20)
Lënda prioritare 3 Max (20)
Max i pikeve 60
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM)
Te gjitha drejtimet
Biologji Kimi Ekonomi (Ndërmarrësi)
B +K+ E = 60
Siç, shihet nga figura kjo faqe përbëhet prej disa pjesëve:
Pjesa e parë: Të dhënat e përgjithshme
Pjesa e dytë: Të dhënat për adresën
Pjesa e tretë: Të dhënat për aplikim
Pjesa e katërtë: Të dhëna për shkollimin paraprak
Pjesa e pestë: Të dhëna për suksesin e shkollimit paraprak (plotëso vetëm me numra)
Pjesa e shtatë: Të dhëna për testin e maturës
Fig. 14 Të dhënat e përgjithshme të aplikuesit
Ju në këtë pjesë duhet që të plotësoheni të dhënat si: Emri, Emri i prindit, Mbiemri, Gjinia,
Datëlindja, Numri personal kurs e Grupin e gjakut është opcionale.
Vërejtje: - nëse e ofron miun te ky simbol do të paraqitet një përshkrim i shkurtër rreth
përmbajtjes së fushës përkatëse.
Fig. 15 Forma e mesazhit për fushën emri
Fig. 16 Të dhënat për adresën për Shtetasin Vendor
Në këtë pjesë vendosen të dhënat e sakta se ku banon të gjitha të dhënat duhet që jenë
të sakta ashtu si në dokumentet zyrtare p.sh. certifikatën e lindjes, letërnjoftim ose pasaportë.
Kujdes duhet të keni te shkrimi e emailin ku duhet te shënohet sakte dhe email valid pasi ne
momentin e aplikimit ju vjen ne emailin e dhënë një konfirmim qe keni aplikuar me sukses.
Fig. 17 Të dhënat për adresën për Shtetasin e Huaj
Shtetasi i huaj duhet te zgjedh Shtetin ku banon, Komunën, Vendbanimin, Kombësinë,
Shtetësinë dhe Adresën duhet te shkruan, Shtetin e Vendlindjes duhet te zgjedh, Komuna e
vendlindjes, Vendlindjen, Numrin e telefonit dhe e-mailin duhet te shkruan sakte.
Fig. 18 Të dhënat për aplikim
Te të dhënat për aplikim ju duhet te zgjidheni Fakultetin, pastaj departamentin/degën (në raste
kur kemi drejtime duhet të zgjedhim fushën e cila është nën Drejtim psh. Shkenca
Kompjuterike), statusin e studentin, Nivelin e studimeve, edhe Afatin i cili është “Afati i parë”.
Te departamentet duhet te keni kujdes ne zgjedhjen e drejtimit. Po marrim një shembull
konkret.
Vërejtje: --> Vijat dhe shigjeta djathtas paraqet drejtimin.
Fig. 7 Të dhënat e shkollimit paraprak
Pjesa tjetër është plotësimi i të dhënave për shkollimin paraprak, pra të dhënat mbi
Emrin e shkollës së kryer, Drejtimin, Vendin e shkollës.
Fig. 8 Të dhënat për suksesin e shkollimit paraprak (plotësohen vetëm me numra)
Te Suksesi i kl. X-të ose vitit I-rë ju duhet te shënoni suksesin me numra (Nëse jeni i
shkëlqyeshëm ju shkruani numrin 5, shumë mirë shkruani 4, mirë shkruani 3 ose mjaftueshëm
shkruani 2), kjo vlen edhe për vitet e tjera. Fusha suksesi llogaritet automatikisht prej suksesit
X-XII ose te vitin I-IV-të.
Fig. 9 Të dhënat për testin e maturës
Në moment që keni zgjedhur fakultetin që nuk ka provim pranues atëherë fushat që kërkohen për testin
e maturës janë edhe lendet prioritare që për Departamentin e Matematikës janë Matematika,
Informatika dhe Fizika.
Pikët duhet të shënohen me pike dhjetore. (Psh. 13.2, 10.5)
Për numrin e pikëve për këto lëndë ju duhet të sjellin dëshminë( Vërtetimin) të vulosur dhe firmosur
nga shkolla e mesme për tri lendet e poshtëshënuara me ngjyrë të kaltër të cilat së bashku kanë 40 pike.
Këto lëndë do të verifikohen nga Universiteti i Prishtinës me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe
Teknologjisë (MASHT)
Piket e provimit maturës duhet te shënohet saktë sa i keni arritur ne provim te maturës
Pikë llogariten automatikisht prej: suksesit + piket e maturës/2 + lëndët prioritare. Janë pikët
të cilat janë vetëm për maturantët qe zgjedhin drejtimet ku nuk ka provim pranues.
Vërejtje: Nëse jeni gjenerate dhe nuk keni pas obligueshme klasën e XIII atëherë ne fushën e kërkuar nuk shënoni asgjë ose shkruani numrin 0. Pikët e maturës softueri i llogarit aq sa keni arritur në testin e maturës.
Nëse jeni gjeneratë e cila nuk keni pas provim te maturës atëherë ju në fakultetet FSHMN, Fakultetin e Bujqesisë dhe Veterinës dhe Fakultetin e Inxhinierise Mekanike ju do te keni provim pranues. Pas plotësimit të të gjitha fushave në të gjitha pjesët e cekura më lartë ekziston edhe një pjesë
ku duhet që të shkruhet kodi sakte ne fund shtypet butoni I pranoj kushtet. Apliko .
Pas pak do te paraqitet një mesazh falënderimi për aplikimin tuaj si ne figurën e mëposhtme.
Fig. 19 Faqja në të cilën mund të printoni Fletëparaqitjen dhe Fletëpagesën
Me rastin e shtypjes se butonit Printo Fletëparaqitjen dhe Fletëpagesën paraqitet raporti si ne vazhdim
Fig. 20 Raporti i Fletëparaqitjes
Raportin keni mundësi të ruajtjes ne pdf file.
Fig. 21 Raporti I fletëpagesës I cili duhet te shtypet 4 kopje edhe te behet pagesa prej 10 euro ne banke.