roli i sektorit bankar në ekonominë e kosovës (2000-2013)

11
Roli i sektorit bankar në ekonominë e Kosovës (2000-2013) Lirim Lani Kolegji Evropian Dukagjini/ Fakullteti Ekonomik, Pejë, Kosovë [email protected] Kastriot Gjocaj Kolegji Evropian Dukagjini/ Fakullteti Ekonomik, Pejë, Kosovë Abstrakt Sektori bankar i Kosovë është sektori më i ri në rajon dhe Europë, ku ka 9 banka komerciale, që kanë mbi 90% kapital punues të huaj, dhe Bankën Qendrore të Kosovës, që u funksionalizua në vitin 2008. Rrugëtimi i saj fillojë në një gjendje, ku ekonomia e Kosovës ishte në fazën emergjente të mbijetesës, dhe vazhdon të qëndrojë stabile, përkundër situatës ekonomike të Kosovës. Sektori bankar i Kosovës përbënë sektorin më të madh financiar të Kosovës, me 3,05 miliard asete, nga 4,3 miliard asete të gjithë sekstorit financiar në Kosovë. Përparësi e sektorit bankar të Kosovë, padyshim është stabiliteti financiar, i cili është një parametër, që bankat në Kosovë, përkundër që janë sektori më i ri bankar në rajon, kanë ruajtur stabilitetin financiar, ku këtë e ka ndihmuar përvoja qindra vjeçare e bankave të huaja, që operojnë në Kosovë. Mangësit, krysisht janë të theksuara në këto pika të fushëveprimit bankar: norma e lartë e interesit për kredit personale dhe biznesore, norma jofleksibile për investime në sektorët e ndryshëm të ekonomisë, kushtet e papërshtatshme bankare dhe administrative për kredi afatmesme dhe afatgjatë, mungesa e një game të gjërë të produkteve bankare, kapital i huaj ndërtues dhe punues i shumicës së bankave. Padyshim, sektorin bankar të Kosovës e përcjellin edhe sfidat e ndryshme, problemet me lëndët e stërvjetëruar në gjykatat në Kosovë, ku sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të ketë mbi 10,000 lëndë të sistemit financiar të papërfunduar, dhe shpërlarja e parasë. Bankat në Kosovë, nuk janë element stabilizues dhe katalizator të rritjes ekonomike në Kosovë, ngase kanë krijuar fushëveprim jo të favorshëm për biznese dhe kanë pamundësuar rritjen e kredive për sektorin e bujqësisë, që arrinë një vlerë simbolike në kreditë sipas industrive, me një përqindje mesatare 3.5%, ndërsa kreditë familjare arrinë vlerën 31.2% të kredive të përgjithshme. Kredit dhe shërbimet e bankave në Kosovë janë shërbuese dhe jo ndihmuese në ekonominë e Kosovës, ngase kredit për shërbime arrinë vlerën mesatare mbi 55%. Prandaj, sektori bankar i Kosovë, është pengesë dhe barrier e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke pamundësuar dhe ngulfatur ringjalljen e ekonomisë së Kosovës. Fjalët Kyçe: Bankat Komerciale, Banka Qendrore e Kosovës, Kredi, Rritje Ekonomike, Tregtia dhe Industria

Upload: ubt-uni

Post on 07-Apr-2023

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Roli i sektorit bankar në ekonominë e Kosovës (2000-2013)

Lirim Lani

Kolegji Evropian Dukagjini/ Fakullteti Ekonomik, Pejë, Kosovë

[email protected]

Kastriot Gjocaj

Kolegji Evropian Dukagjini/ Fakullteti Ekonomik, Pejë, Kosovë

Abstrakt

Sektori bankar i Kosovë është sektori më i ri në rajon dhe Europë, ku ka 9 banka

komerciale, që kanë mbi 90% kapital punues të huaj, dhe Bankën Qendrore të Kosovës, që u

funksionalizua në vitin 2008. Rrugëtimi i saj fillojë në një gjendje, ku ekonomia e Kosovës ishte

në fazën emergjente të mbijetesës, dhe vazhdon të qëndrojë stabile, përkundër situatës

ekonomike të Kosovës. Sektori bankar i Kosovës përbënë sektorin më të madh financiar të

Kosovës, me 3,05 miliard asete, nga 4,3 miliard asete të gjithë sekstorit financiar në Kosovë.

Përparësi e sektorit bankar të Kosovë, padyshim është stabiliteti financiar, i cili është një

parametër, që bankat në Kosovë, përkundër që janë sektori më i ri bankar në rajon, kanë ruajtur

stabilitetin financiar, ku këtë e ka ndihmuar përvoja qindra vjeçare e bankave të huaja, që

operojnë në Kosovë. Mangësit, krysisht janë të theksuara në këto pika të fushëveprimit bankar:

norma e lartë e interesit për kredit personale dhe biznesore, norma jofleksibile për investime në

sektorët e ndryshëm të ekonomisë, kushtet e papërshtatshme bankare dhe administrative për

kredi afatmesme dhe afatgjatë, mungesa e një game të gjërë të produkteve bankare, kapital i huaj

ndërtues dhe punues i shumicës së bankave. Padyshim, sektorin bankar të Kosovës e përcjellin

edhe sfidat e ndryshme, problemet me lëndët e stërvjetëruar në gjykatat në Kosovë, ku sistemi

gjyqësor në Kosovë vazhdon të ketë mbi 10,000 lëndë të sistemit financiar të papërfunduar, dhe

shpërlarja e parasë.

Bankat në Kosovë, nuk janë element stabilizues dhe katalizator të rritjes ekonomike në

Kosovë, ngase kanë krijuar fushëveprim jo të favorshëm për biznese dhe kanë pamundësuar

rritjen e kredive për sektorin e bujqësisë, që arrinë një vlerë simbolike në kreditë sipas industrive,

me një përqindje mesatare 3.5%, ndërsa kreditë familjare arrinë vlerën 31.2% të kredive të

përgjithshme. Kredit dhe shërbimet e bankave në Kosovë janë shërbuese dhe jo ndihmuese në

ekonominë e Kosovës, ngase kredit për shërbime arrinë vlerën mesatare mbi 55%. Prandaj,

sektori bankar i Kosovë, është pengesë dhe barrier e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës,

duke pamundësuar dhe ngulfatur ringjalljen e ekonomisë së Kosovës.

Fjalët Kyçe: Bankat Komerciale, Banka Qendrore e Kosovës, Kredi, Rritje Ekonomike, Tregtia

dhe Industria

1.Hyrje

Sektori bankar në Kosovë ka një periudhë jo shumë të gjatë në tregun financiar të

Kosovës, ngase hapat e parë filluan pas luftës së fundit në Kosovë, pra pas vitit 1999. Problemet

e shumta ekonomiko-financiare të krijuara pas kësaj lufte bënë që rrugëtimi i ndërtimit të një

strukture stabile dhe profitabile të jetë majftë e vështirë, fatmirësisht ndihma e madhe e

institucioneve ndërkombëtare, që ishin prezente në Kosovë ndihmuan që sektrori bankar në

Kosovë të jetë më i fuqishëm. Sektori bankar i Kosovës, duke e shikuar nga prizmi i numrit të

bankave komerciale, që janë prezente në Kosovë, në krahasim me vendet e rajonit është sektori,

që ka më së paku banka komerciale në vendet përreth Kosovës1.

Vështirësitë e para të sektorit bankar në Kosovë u theksuan më shumë tek ballafaqimi me

një ekonomi “emergjente”, ku mbi 600 ndërmarrje shoqërore ishin pothuajse jo funksionale,

ekonomitë familjare filluan nga zeroja, ndërsa sektori bankar fillojë me kapital të huaj, ngase

bankat në Kosovë 90.5% kanë kapital punues dhe ndërtues të huaj.

Në vitin 2004, sektori bankar fillojë të jetë me rentabile dhe profitabile, kur ekonomia e

Kosovës kalojë nga faza emergjente tek ajo në tranzision. Pengesë tjetër e sektorit bankar në

Kosovë ishte edhe mosfunksionimi i bankës qendrore, si organ rregullativë i bankave të dorës së

dytë dhe piramida e sektorit bankar nuk kishte as edhe një mekanizëm të funksionimit normal të

saj, ngase në krye të piramidës së sektorit bankar qëndron banka qendrore, dhe këtë rolë e

kryente Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (ABPK-ja), që u themelua më 15 Nëntor

1999, ku shënon edhe fillimin e sektorit financiar në Kosovë.

Sektori bankar në Kosovë përbëhet nga 9 banka komerciale2 dhe BQK-ja

3, ku kjo e fundit

fillojë të funksionojë si organ mbikqyrës i sektorit financiar në Kosovë, përkatësisht të mbikqyrë

sektorin bankar në Kosovë në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Roli ekonomikë që ka sektori bankar në Kosovë kërkon që të trajtohet në 3 faza të

zhvillimit të saj, ngase edhe vetë evoluimi i sektorit bankar në Kosovë ka ecur me hapat e

zhvillimit ekonomikë të Kosovës, pra në mënyrë propocionale me ecuritë ekonomike të Kosovës.

Mirëpo, nuk duhet të mohohet fakti që sektori bankar në Kosovë ka qenë një ndër të vetmit

burime të mbijetesës financiare në Kosovë, si për bizneset e pakta që ka Kosova, poashtu edhe

për ekonomitë familjare.

1Serbia ka 29 banka komerciale, Maqedonia ka 16 banka komerciale, Shqipëria ka 16 banka komerciale, Mali i Zi

ka 12 banka komerciale. 2Banka komerciale përbëjnë 67.5përqind të aseteve totale të sektorit financiar, ku 7 prej tyre kanë kapital të huaj dhe

2 prej tyre kapital vendorë. Poashtu, sektorit bankar në Kosovë në vitin 2015 do ti shtohet edhe një bankë tjetër

komerciale e licencuar nga BQK-ja, e që e bënë numrin e bankave komerciale në 10-të

. 3Banka Qendrore e Kosovës

2.Sektori Bankar në Kosovë

Bankat në Kosovë veprojnë në një treg bankar mjaftë profitabile, ku duke e ditur gjendjen

ekonomike të Kosovës, numri nuk është edhe mjaftë i madh, gjë që e bënë konkurencën e

produkteve bankare më të vogël dhe kjo drejtpërdrejtë ndikon në shkallën e interesit të bankave

dhe të vetë produkteve të bankave në përgjithësi.

Bankat komerciale në Kosovë kanë një përvojë të mirë në sektorët bankare botërore,

ngase shumica vijnë nga vendet që kanë traditë qindar vjeçare në industrinë bankare, fakt për të

është se Kosova ka një treg mjaftë stabilë financiar në krahasim me vendet e tjera në rajon.

Banka e parë që hyrë në sektorin bankar të Kosovës ishte MEB (Micro Enterprise Bank),

Procredit Banka e sotme, që u liçencua në janar të vitit 2000 nga Autoriteti Bankar dhe i

Pagesave të Kosovës (ABPK-ja), më pastaj u liçensuan edhe bankat e tjera si: Banka e Re e

Kosovës (Shkurt 2001), Banka Private e Biznesit (Mars 2001), Banka Ekonomike (Maj 2001),

Raiffeisen Bank (Dhjetor 2001), ku në fillim ka pasur emërtimin American Bank, Kasa Bank

(Nëntor 2001), Banka Kreditore e Kosovës (Dhjetor 2001)..(K. Rushiti, 2007). Disa nga këto

banka nuk janë më prezente në tregun e Kosovës dhe kanë ndryshuar emërtimin e tyre, ngase

kanë ndëruan pronësi4.

Në bazë të të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (2014), asetet e sektorit bankar për

tremujori e parë të vitit 2014 në Kosovë janë 3.05 miliard euro5, që është një element shtesë që

tregu bankar në Kosovë është mjaftë tërheqës dhe profitabil, ngase në vitin 2013 asetet e bankave

në Kosovë ishin 3.06 miliard euro (BQK, 2013), ndërsa tani kjo vlerë është afër tejkalimit vetëm

në fillim të vitit 2014. Qasja në shërbimet e bankave komerciale në Kosovë mundësohet përmes

aktualisht 305 degëve dhe nëndegëve, 493 ATM-ve dhe 9,039 POS dhe 113,171 llogarive e-

banking, ndërsa numri i të punësuarve në këto 9 banka është 3,638 (Shoqata e Bankave të

Kosovës, 2014).

Sektori bankar në Kosovë ka një mungesë të theksuar në ofrimin e produkteve të reja

bankare, e për këtë, struktura ndërtuese e produkteve bankare në Kosovë nuk ka ndryshuar viteve

të fundit. Në këtë ndikojnë dy faktorë kryesor, e para mungesa e rritjes ekonomike të Kosovës,

përkatësisht të ndërmarrjeve, dhe faktori i dytë ekzistimi i një hendeku në mes të bankave dhe

konsumatorëve, për arsye se sektori bankar në Kosovë ka një problem shumë jetik, e që është

mungesa e një lirie në komunikimin bank-konsumator, ngase bankat në Kosovë konsumatorin e

shohin si “objekt” të shfrytëzimit, e jot ë shërbimit.

4Gjatë tremujorit të parë të vitit 2007, banka sllovene Nova Ljubljanska Banka (NLB) bleu 50.1% të aksioneve të

Kasabankës (KSB), të cilat së bashku me 25.1% të aksioneve të mbajtur nga një bankë tjetër sllovene, Factor Bank Ljubljana, rriti pjesëmarrjen e kapitalit të jashtëm në KSB për 75.2%. Për më tepër, NLB u bë gjithashtu aksionare e Bankës se Re të Kosovës (BRK), duke blerë 87.0% të aksioneve të saj. Kjo më pas vazhdoi me bashkimin ndërmjet KSB-së dhe BRK-së në një bankë të vetme NLB Prishtina në janar të vitit 2008. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2007, AQBK-ja u lëshoi licenca operuese dy bankave të jashtme, të cilat janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT) nga Shqipëria dhe Komercijalna Banka (BK) nga Serbia. Një bankë tjetër e jashtme, Turk Ekonomi Bankasi (TEB), është pajisur me licencë operuese në fund të gjysmës së katërt të vitit 2007 (AQBK, 2007) 5 Ndërsa sektori financiar në Kosovë në përgjithësi ka 4.3 miliard asete (BQK, 2014)

Tabela 1: Asetet Totale, Kreditë dhe Depozitat e bankave komerciale në Kosovë (2003-2013) sipas

ABPK-së, AQBK-së dhe BQK-së

Burimi:ABPK, AQBK, BQK (2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013)

Nga tabela më lartë kuptojmë mjaftë qartë, që sektori bankar në Kosovë dita ditës është

duke e rritur profitabilitetitin e tij, dhe është duke u bërë stabil karshi zhvillimeve ekonomike në

rajon dhe botë. Këto shifra të lartë përmendura janë një segmentë i rëndësishëm, që sektori

bankar në Kosovë është i qëndrueshëm, ka shkallë të lartë të likuiditetit, dhe është mjaftë

profitabil.

Këtë shkallë ritëse nga viti në vitë, e segmenton një impakt mjaftë esencial që ka Kosova,

se bankat komerciale në Kosovë, shumica prej tyre kanë traditë të mbijetesës në vendet e

pazhvilluar dhe në zhvillim, ngase me këtë shkallë të papunësisë, rritjes ekonomike, deficitit

buxhetor, e tregtar, do të ishte problematike mbijetesa bankare, mirëpo këtë mbijetesë, e ka

ndihmuar edhe valuta zyrtare që ka Kosova, euroja (€), e cila është mjaftë stabile në tregjet

botërore financiare dhe kjo domosdoshmërisht ndikon në sektorin bankar të Kosovës.

Përveç, bankave komerciale në Kosovë, rol të rëndësishëm në sektorin bankar të Kosovës

ka edhe Banka Qendrore e Kosovës, si organi mbikqyrës dhe licencues i bankave të dorës së dytë

(bankave komerciale). Sektori bankar i Kosovës, në fillimet e saja ka pasur mungesë të një

Viti Asetet Totale Depozitat Kreditë

2003 581.5 mil.€ 518.8 mil.€ 232.7 mil.€

2004 797.0 mil.€ 692.3 mil € 373.7 mil.€

2005 984.3 mil.€ 836.6 mil.€ 513.8 mil.€

2006 1,163 mil.€ 926.4 mil.€ 636.6 mil.€

2007 1,435 mil.€ 1,141 mil.€ 891.2 mil.€

2008 1,808 mil.€ 1,444 mil.€ 1,123 mil.€

2009 2,204 mil.€ 1,744 mil.€ 1,289 mil.€

2010 2,455 mil.€ 1,937 mil.€ 1,458 mil.€

2011 2,650 mil.€ 2,102 mil.€ 1,690 mil.€

2012 2,830 mil.€ 2,279 mil.€ 1,760 mil.€

2013 3,059 mil.€ 2,449 mil.€ 1,805 mil.€

organi qendror bankar në Kosovës, ku këtë rol e ka luajtur dy mekanizmat të përafërt me rolin e

bankës qendrore, Autoriteti Bankar i Pavarur i Kosovës (ABPK) dhe Autoriteti Qendror Bankar i

Kosovës (AQBK). Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u themelua Banka Qendrore e

Kosovës, në bazë të ligjit për “Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, më 27 korrik 2008

dhe kjo i hapi udhë funksionalizimit të mirëfilltë të sektorit bankar në Kosovë, mirëpo BQK-ja

nuk ka fuqi ekzekutive mbi bankat komerciale në Kosovë, në përdorimin e instrumenteve të

politikës monetare, të ndikimit në politikën kreditore, por luan një rol të një mbikëqyrësi të

jashtëm të sektorit bankar në Kosovë dhe është një ndihmës fiskal për vendimet ekonomike të

Qeverisë së Kosovës.

3.Avantazhet dhe Disavantazhet e Sektorit Bankar në Kosovë

Sistemi bankar në Kosovë, ka përparësitë dhe mangësitë e saja. Roli, që ka luajtur, që nga

pas lufta sektori bankar në Kosovë kërkon, që të vështrohet në frytet, që i ka sjellur sistemit

financiar në Kosovë.

3.1.Avantazhet e Sektorit Bankar në Kosovë

Përparimet që ka sjellur sektori bankar në Kosovë kërkojnë, që të vështrohen në aspektin

real financiar dhe në atë ekonomik. Në kuadër të sistemit financiar të Kosovës, sektori bankar ka

sjellur një stabilitet financiar të qëndrushëm dhe stabil, karshi krizave financiare globale. Këtë, e

ka ndihmuar mjaftë shumë eksperienca e degëve të bankave të huaja në industrinë bankare, që

veprojnë në Kosovë, e cila padyshim është një përparësi në sjelljen e një stabiliteti

makrofinanciar në sistemin financiar të Kosovës.

Një element krucial, që ka ndihmuar në avancimin dhe stabilitetin e sektorit bankar në

Kosovë, padyshim është përdorimi i valutës euro (€), ngase kjo valutë sot, karshi kurseve të tjera

valutore në botë është shumë stabile. Nga viti 2002, kur Kosova fillojë që të përdorë si valutë

zyrtare euron, sistemi financiar në Kosovë fillojmë të hyjë në rrjedha të një sistem gjigandë të

tregjeve bankare më të zhvilluara në botë. Kohëve të fundit, bankat në Kosovë janë duke i ofruar

produktet bankare në mënyrë elektronike, një përparësi e mirë në zvogëlimin e burokracisë

administrative dhe shkurtimin e kohës për çasje në produktet bankare.

Pra, duke marrë parasysh, që sektori bankar në Kosovë është në hapat e parë të formimit

të vetë, ka sjellur një stabilitet të qëndrushëm financiar në Kosovë dhe këtë fal përvojës

ndërkombëtare të bankave të huja, që veprojnë në Kosovë dhe një likuiditeti të qëndrushëm

bankar të bankave në Kosovë, ku sektori bankar është shtylla e sistemit financiar në Kosovë.

3.2. Disavantazhet e Sektorit Bankar në Kosovë

Pikat e dobëta të sektorit bankar në Kosovë nuk janë tregues të drejtpërdrejtë të

disavantazheve, që ka sektori bankar në Kosovë, ngase këto pika të dobëta i ka determinuar dhe

kanalizuar një rritje e vogël ekonomike, normë e lartë e papunësisë, shkallë e ulët e zhvillimit

ekonomik e social, të cilat kanë ndikuar në formë direkte dhe indirekte në përcaktimin e

politikave bankare në Kosovë, ngase një ekonomi jostabile dhe e pazhvilluar ndikon në

likuiditetin e bankave të dorës së dytë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Disavantazhet, që e karakterizojnë sektorin bankar në përgjithësi në Kosovë janë:

Norma e lartë e interesit për kredit personale dhe biznesore;

Norma jofleksibile për investime në sektorët e ndryshëm të ekonomisë;

Kushtet e papërshtatshme bankare dhe administrative për kredi afatmesme dhe afatgjatë;

Mungesa e një game të gjërë të produkteve bankare;

Kapital i huaj ndërtues dhe punues i shumicës së bankave;

Problemet, që sjellë mosfunksionimi normal i Bankës Qëndrore të Kosovës, mundësojnë

që politika monetare në Kosovë mos të jetë e qëndrueshme dhe e pakontrolluar. Mirëpo, kohëve

të fundit, rritja e kërkesës për produkte bankare, rritë edhe kualitetin e shërbimeve të bankave

komerciale në Kosovë, e kjo e fundit fuqizohet me kontroll efikas të BQK-së.

3.3.Sfidat e Sektorit Bankar në Kosovë

Padyshim, sektori bankar në Kosovë është një element stabilizues makrofinanciar në

Kosovë, mirëpo gjatë punës së tyre, kanë edhe problemet dhe sfidat, që ja pamundësojnë që të

kenë një punë sa më efikase dhe kualitative. Rrugëtimi i sektorit bankar në Kosovë, në fillim

kishin probleme të ndryshme, e deri tek ato më bazike, ku punonin në kushte minimale dhe në

një situatë emergjente, si institucionale, poashtu edhe financiare. Më pastaj, sektori bankar fillojë

të ringjallejë dhe të jetë më funksional, mirëpo sfida dhe brenga më e madhe, që e ka pasur dhe

fatkeqësisht ende e ka sektori bankar në Kosovë, është problemet me lëndët e stërvjetëruar në

gjykatat në Kosovë, ku sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të ketë mbi 10,000 lëndë të sistemit

financiar të papërfunduar (Shoqata e Bankave të Kosovës, 2014). Problematika gjyqësore në

Kosovë nuk e prek vetëm sistemin financiar, ngase sistemi gjyqësor në Kosovë është problem

nacional. Sektorin bankar në Kosovë, lëndët e papërfunduara në gjykata kanë efekte zingjirore jo

vetëm për bankat, por edhe për ekonominë e Kosovës, ngase ato nxitin lindjen e burokracisë dhe

korupsionit. Efekti i gjykatave, bënë që bankat të ngrisin dozën e pasigurisë finaciare, duke rritur

normat e interesit për kredi dhe njëheritë kjo ka efekt negative për ekonominë e Kosovës, duke

zvogëluar konsumin bankar dhe atë të përgjithshëm dhe duke i bërë bankat komerciale më pak të

besueshme për konsumatorët, ngase produktet bankar kanë efekt në protofolin e konsumatorit.

Ekonomia jostabile dhe e pazhvilluar, pozicioni gjeografik qendror në gadishullin

ballkanik, e shumë parametra të tjerë ekonomik, financiar, kulturor, religjiozë, politik, social, e të

tjerë, e bënë Kosovë një vend të riskut të shpërlarjes së parasë, dhe fakti që në Kosovë, krysisht

ekonomia e Kosovës bazohet në kesh, që e pamundëson mbikqyrjen e këtyre transaksioneve,

krijonë mundësi, që bankat të Kosovë të jenë të atakuar më depozita të dyshimta, që nuk ju dihet

prejardhja e tyre, edhe pse kohëve të fundit mekanizmat relevant kanë marr disa hapa, përsëri kjo

mbedet sfidë si për bankat në Kosovë, poashtu edhe për shtetin e ri të Kosovës.

Mbizotërimi i sektorit bankar në Kosovë, me pronësi të huaj, rritë rrezikun e ndikimit të

zhvillimeve makro-finaciare të bankave jashtë Kosovës, të cilat kanë degët e tyre në Kosovë,

ngase zhvillimit e ndryshme ekonomike, sociale e politike kanë efekt indirekt në punën e degëve

të tyre në Kosovë.

Pra, përgjithësisht sektori bankar i Kosovë atakohet me rreziqe operacionale, të kredisë,

të likuiditetit dhe operacionale, mirëpo rreziku i kredisë është më i madh, nga fakti i ndikimeve

të shumë faktorëve, e ndërkëto, të lartpërmendura.

4.Roli i sektorit bankar në ekonominë e Kosovës

Sektorti bankar i Kosovës, përgjithësisht veçohet me një stabilitet të qëndrueshëm

financiar, ndërsa shikuar në këndvështrimin e ndikimit në ekonominë e Kosovës thuajse ka efekt

krejt tjetër. Mirëpo, analiza ekonomiko-financiare e rolit dhe ndikimit, që ka pasur sektori bankar

në ekonominë e Kosovës, kërkon patjetër, që të ndahet në 3 periudha ose etapa të zhvillimit të

ekonomisë së Kosovës.

4.1.Etapa e I-rë (2000-2004)

Kosova, pas përfundimit të luftës kishte një gjendje emergjente ndërkombëtare

humanitare, ku ekonomia ishte në shkallën e shkatërimit total, ndërmarrjet shoqërore mbi 95%

ishin jashtë funksionit, bizneset fillon nga zeroja, kishte shumë pak banka komerciale me norma

të interesit shumë të larta, etj., dhe kjo gjendje padyshim, kishte impakt në sektorin bankar të asaj

periudhe ku fillojë nga pika zero. Krysisht, roli që kishte sektori bankar ishte në konsolidimin e

sektorit financiar në Kosovë dhe vendosjen e parimeve bankar në një shoqëri, të sapo dalur nga

lufta shkatrimtare. Prandaj, me të drejtë roli që pati sektori bankar në etapën e pare ishte ndihmës

dhe bazament për ekonominë e Kosovës, mirëpo me norma enorme të interesit, norma e kredive

afatgjate për biznese ishte 14.3%, normat për kreditë e tjera 15.9% dhe norma për kredi konsumatore

12.3% (Raporti Vjetor i Punës 2004, ABPK). Periudhën e parë, dominojnë kreditë afatshkurtëra dhe ato të

konsumatorëve (komitetëve).

4.2.Etapa e II-të (2005-2008)

Periudhë në të cilën, sektori bankar luajti rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e

Kosovës, ngase bankat filluan të zgjerojnë gamen e produkteve dhe shërbimeve bankare, numri i

bankave komerciale u rritë, poashtu çasja e publikut (komitetëve) ishte më e madhe. Edhe pse,

kjo periudhë karakterizohet me rritje të shërbimeve dhe cilësisë së shërbimeve, prapseprapë

bankat ende nuk e zvogëlonin normë e interesit, si për kredi komerciale dhe për ato familjare

(individuale). Kjo pengesë, padyshim që është paraqitur gjatë gjithë periudhës së operimit të të

gjitha bankave në Kosovë dhe kjo është një pengesë reale për rritje ekonomike të Kosovës. Në

këtë periudhë, normat e interesit filluan të zvogëlohen në një masë, por jo në shkallën e dëshiruar

të ekonomisë së Kosovës.

4.3.Etapa e III-të (2009-2013)

Periudhë, në të cilën sektori bankar i Kosovës fillon të krijojë hapat e parë të rrugëtimit

bankar. Pas themelimit zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2008, sektori bankar

fillon të merr formën faktike bankare, duke ndërtuar institucione bankare funksionale dhe

llogaridhënëse. Më poshtë do të pasqyrojmë strukturën e kredive sipas industrisë, nga viti 2005-

2012:

Grafiku 1. Struktura e Kredive sipas Industrisë, 2005-2008

Burimi: ABPK, AQBK (2005, 2006, 2007, 2008)

Tregtia 64.4%

Industria 12.4%

Bujqësia 3.2%

Minierat 0.1%

Ndërtimtaria

6.6%

Shërbimet Tjera 12.6%

2005

Tregtia 62.7%

Shërbime tjera

13.8%

Firmat Prodhues

e 20%

Bujqësia 3.4%

2006

Tregtia 58.5%

Bujqësia 3.9%

Shërbime Tjera

11.7%

Firma Prodhues

25.9%

2007

Tregtia 55.92%

Ndërtimtaria

7.26%

Industria 10.4%

Bujqësia 4.1%

Minierat 0.1%

Shërbime Tjera

22.22%

2008

Kjo etapë nuk dallon nga aspekti i ndikimit në ekonominë kosovare shumë, ngase

ekonomina e Kosovës nuk ndryshon në shkallë të pritshme, por ka vetëm disa indikacione të një

rritje të lehtë ekonomike dhe të një ulje simbolike të deficitit buxhetor dhe tregtar dhe kjo

padyshim krijon pamundësi të një ndikimi efikas në ekonomi, pra roli i rritjes ekonomike dhe i

zhvillimit ekonomik janë elemente përcaktuese të ndikimit të sektorit bankar në ekonomin e një

vendi dhe si të tilla krijon parakushte të ndikimit të proceset ekonomike.

Sektori bankar në këtë periudhë kryesisht fillojë të jetë një hapë me vendet e tjera në

rajon, për sa i përketë fushëveprimit bankar, ku filluan procesin e çasjes online të produkteve dhe

shërbimeve bankar, oferta të reja bankare për produktet e njejta bankare, të cilat në thelb nuk

ndryshon në rritjen e kërkesës së produkteve bankare, ngase kishin norma të interesit të larta dhe

kostoja për kredi afatgjate ishte kolosale për bizneset kosovare.

Kjo periudhë nuk karakterizohet me ndonjë ndryshim të madh në shpërndarjen e kredive

tek llojet e industries në Kosovë, ku më poshtë do të shohim se çfarë shkalle arrrinë këto vlera.

Grafiku 2:Struktura e kredive sipas Industrisë, 2009-2012

Burimi: BQK (2009, 2010, 2011, 2012)

Tregtia 56.4% Industria

25%

Bujqësia 4%

Tjera 14.6%

2009

Tregtia 50.8%

Industria 26.1%

Bujqësia 3.7%

Tjera 19.4%

2010

Tregtia 52.7%

Industria 24.8%

Bujqësia 3.5%

Tjera 19%

2011

Tregtia 53.2%

Industria 24.3%

Bujqësia 3.7%

Tjera 18.8%

2012

Duke u bazuar në këto statistika të BQK-së, atëherë shohim mjaftë mirë se sektori bankar

i Kosovës është e mbipopulluar me kredi të shërbimeve (konsumatorëve, tregtia individuale,

tregtia me pakicë dhe shumicë), dhe nga kjo mund të nxjerrim një përfundim real, që kreditë

familjare janë shumë më të mëdha sesa ato të bizneseve, ngase ato në vitin 2013 arrinë vlerën e

përgjithshme të kredive 31.2% (BQK, 2013), që është një parametër tregues, që bankat në

Kosovë nuk kanë një profilë të qartë, të asaj që quhet kategorizim i bankave bashkëkohore, ku

dominim apsolutë kanë bankat komerciale, e që për Kosovën nuk janë profilë i një rritje

ekonomike stabile.

Prandaj, sektori bankar në Kosovë, kryesisht është i profilizuar në kredi familjare dhe

kredi individuale tregtare me norma të larta të interesit, ndërsa Kosova ka nevojë për banka të

specializuara, që kanë profilë kredi të ndërmarrjeve dhe që ofrojnë kushte dhe norma efektive,

për kushtet dhe gjendjen ekonomike në të cilën gjindet Kosova.

Konkluzione

Sektori bankar i Kosovë, siguron një stabilitet të qëndrueshëm financiar, duke gërshëtuar

me një dominim total të bankave të huaja, të cilat kanë kapital nga vendet e ndryshme të

Europës.

Roli i sektorit bankar të Kosovës në ekonominë e saj, nuk sjell rritjet ekonomike,

varfëron qytetarët e varfër të Kosovës, ngulfat familjet dhe bizneset kosovare me norma të larta

të interesit dhe me kohëzgjatje të shkurtër të kthimit të kredisë, nuk hapë mundësi të

kategorizimit të kredive, duke ofruar kredi të profilizuara në rritje, ngadalëson zhvillimin

ekonomik të Kosovë, krijon mangësi në sektorin financiar të Kosovës, ndërsa nga ana e bankave

kjo situatë është në horizont të kundërt me efektin, që kanë në ekonominë e Kosovë, ku kanë

profitë të lartë nga komitentët e tyre, sigurojnë stabilitet financiar dhe likuiditet për bankat e tyre,

krijojnë bazë për rritje të kredive të kqija, këto mund të jenë disa nga efektet, që ka sjell dhe që

po sjell sektori bankar në Kosovë.

Pra, roli i bankave në Kosovë, karshi ekonomisë së saj, nuk është në elemente të

ndryshimit, apo të përmisimit të gjendjes ekonomike të Kosovës, përkundrazi është në dëm të saj

dhe krijon profitë dhe benifite në krahë të qytetarëve të Kosovës, dhe si e tillë nga bankat në

Kosovë, kërkohet të shtohen format e reja bashkëkohore të kredisë dhe, që synimi të jetë ndikimi

në ekonomi dhe jo profiti, ku krijon një situatë delikate për rritje dhe zhvillim ekonomik, prandaj

sektori bankar në Kosovë nuk kontribon as në rritje ekonomike, e as në zhvillim ekonomik.

Referencat

1) Mr.sc. Rushit, K. (2007) “Paraja dhe Bankat”, Ferizaj;

2) UNMIK. Raporti Vjetor (2004) Prishtinë: Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës;

3) UNMIK. Raporti Vjetor (2005) Prishtinë: Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës;

4) Qeveria e Kosovës. Raporti Vjetori (2006) Prishtinë: Autoriteti Qendror Bankar i

Kosovës;

5) Qeveria e Kosovës. Raporti Vjetori (2007) Prishtinë: Autoriteti Qendror Bankar i

Kosovës;

6) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2008) Prishtinë: Banka Qendrore e

Kosovës;

7) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2009) Prishtinë: Banka Qendrore e

Kosovës;

8) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2010) Prishtinë: Banka Qendrore e

Kosovës;

9) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2011) Prishtinë: Banka Qendrore e

Kosovës;

10) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2012) Prishtinë: Banka Qendrore e

Kosovës;

11) Qeveria e Republikës së Kosovës. Raporti Vjetor (2013) Prishtinë: Banka Qendrore e

Kosovës;

12) Web faqja zyrtare (Shoqata e Bankave të Kosovës) http://bankassoc-kos.com/ ;

13) The Kosovo Banker, “Bankat dhe Ligjet”. Numër 05, Shoqata e Bankave të Kosovës.

Qershor, 2014;