detyra 2 [1]

4

Click here to load reader

Upload: atlantida-marketing-club

Post on 05-Aug-2015

82 views

Category:

Business


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Detyra 2 [1]

Universiteti Shtetëror i Tetoves

Fakulteti Ekonomik

Studime Posdiplomike-Master

Faqe 1

Detyrë e shtëpisë 2

Kandidatët: Bekim Përgjegjaj

Resmije Aliu

Besian Kelmendi

Lënda: Drejtimi:

Metodologjia e Hulumtimeve Menaxhment dhe Marketing

Bartës i lëndës: Pro.Dr. Nexhmi Rexha

Page 2: Detyra 2 [1]

Universiteti Shtetëror i Tetoves

Fakulteti Ekonomik

Studime Posdiplomike-Master

Faqe 2

Në detyrën e shtëpisë nr. 2 janë dhënë disa fakte të kohës së viteve të 30-ta të shekullit të

kaluar se si është zhvilluar biznesi-tregtia në atë kohë. Se biznesi në atë kohë nuk është zhvilluar

përmes një mbështetjeje të pushtetit të asaj kohe ose rastësish të bankave, por është zhvilluar

kryesisht në bazë të motivimit dhe përkushtimit të njerëzve për të mbijetuar krizën e madhe

ekonomike dhe sociale.

Edhe pse nuk ka pasur para(mjete qarkulluese) të mjaftueshme, për t’u marrur me tregti është

nevojitur një vullnet dhe motivim . Për t’u marrur me atë veprimtari, në radhë të parë është

dashur një besueshmëri. Atë besueshme duhej ta kishte secili që merrej me tregti. Besueshmëri

duhej ta kishte secili që merrej me tregti. Besueshmëria ishte shumë me rëndësi tek njerëzit e

pasur të asaj kohe, sepse malli jepej-lëshohej në besim(veresi), ndërsa pagesa e mallit bëhej në

kohën e duhur-sipas marrëveshjes, pas shitjes së mallit, normalisht me interes.

Pra, në atë kohë ishin dy mundësi: e para ishte, të merrej malli dhe pas shitjes i kthehej shuma

e të hollave bashkë me interes(kamatë), ndërsa forma e dytë ishte, marrja e të hollave me fajde(‘

fajde’ është fjalë turke që do të thotë; shumë në të holla që merrte fajdexhiu mbi borxhin e

dhënë).

Për t’u marrur me tregti në atë kohë, duhej vërtetësi, rregull, saktësi, qëndrueshmëri, qartësi

dhe pajtueshmëri, sepse po i bishtnohej vetëm ndonjërës prej këtyre elementeve, në veçanti

afatit dhe saktësisë(për interes), personi në fjalë e humbte besimin dhe tregtinë.

Këtu kemi të bëjmë me informacionin e dobishëm për argumentimin tim të mëvonshëm,

sepse e hetova se si dhe çka ka ndodhur në të kaluarën përmes rrëfimeve të argumentuara të

njerëzve tanë si dëshmitarë të asaj kohe. Ky gjykim i imi mbështetet edhe në gjëra që kanë

ndodhur përmes opinionit informues i cili është bazuar në përvoja .

E gjithë kjo është paraqitur në tekst , i cili është burim informacioni, tregon se në çfarë mase

ishte zhvillimi ekonomik në atë kohë. Kështu , duke u nisur nga ky burim informacioni po edhe

nga burimet tjera historike ,, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë ( 1918-1941)” të autorit të

mirënjohur Marenglen Verlit, botuar në Tiranë, më 1992, shihet se në çfarë gjendje te

mjerueshme ishte populli ynë në atë kohë.

1. Këtë deklaratë të lartpërmendur, sipas mendimit tim mund ta radhisim në kategorinë e

deklaratës së opinionit informues dhe referencave historike.

Së pari ,informacioni ka rrjedhur prej dëshmitarit ( që ka qenë i drejtpërdrejtë), dhe

së dyti pasqyrimi i rrethanave historike të kohës( zhvillimit aq të ulët ekonomiko-

Page 3: Detyra 2 [1]

Universiteti Shtetëror i Tetoves

Fakulteti Ekonomik

Studime Posdiplomike-Master

Faqe 3

shoqëror). Kur jemi këtu, medoemos duhet ta kemi parasysh edhe faktin se në atë

kohë, të gjitha viseve shqiptare u kërcënohej pansllavizmi, sidomos Kosovës, që

kishte një pozitë të mirë strategjike dhe kishte begati të mëdha natyrore...

Duhet përmendur edhe faktin tjetër se pikërisht në ato vite bëheshin reformat agrare

në dëm të shqiptarëve deri në vitin1938, gjoja se rreziku Serbisë i vjen nga shqiptarët

me karakter ekonomik, nacional dhe ushtarak. Kjo bëhej vetëm e vetëm për t’iu

marrur tokat më të mira shqiptarëve dhe këto toka për t’iu dhënë kolonëve...

2. Individi për ta mbajtur një tregtore në Prishtinë në mesin e viteve të 30-ta të shekullit ë kaluar

i është dashur shumëçka , si:

Malli është marrur prej pasanikëve, në veçanti prej jahudive(çifutëve) ose izraelitëve të

sotëm

Individi duhej të posedonte këto vlera : fjala e dhënë që ishte traditë e shqiptarëve në

shekuj, pajtueshmëria, besueshmëria, saktësia, përgjegjësia etj.

Këto ishin disa nga cilësitë që duhej t’i kishte një person që dëshironte të mbante një tregtore në

Prishtinën e asaj kohe.

3. Në kohën e sotme, individi për të pasur-mbajtur një tregtore(shitore) në Prishtinë duhet t’i

ketë këto cilësi, apo më mirë të themi këto janë disa nga cilësitë :

Të jetë ë shumë i sinqertë, korrekt,mikpritës, njeri që e njeh mirë mentalitetin e popullit

dhe kërkesat e tij, njeri që e njeh mirë tregun dhe çmimet e tregut, llojet e

mallrave(kualitative) që janë të përshtatshme për konsumatorin. Të jetë individ me një

kulturë e sjellje që të bëjnë për vete, njeri që ngashënjen..

Këta njerëz duhet të jenë të motivuar e të përkushtuar, të kenë mirëbesim dhe kënaqësi

në veprimtarinë e tyre, sepse nuk varen prej fajdexhiut sikur në vitet e 30-ta të shekullit

të kaluar, duhet t’i kushtojnë shumë ngritjes se moralit, sinqeritetit dhe ndërgjegjes.

Gjithashtu rendesi te veçmas duhet kushtuar krijimit te besimit, që të krijohet një prestigj

dhe një famë të e veçantë pëa atë tregtore.

Mund të përdor të dhënat dhe informacionet e ndryshme dhe nga shumë burime

Mund të bëjë kërkime të ndryshme individuale apo grupore.

Bënë kërkim potencial të tregut të shitjes.

Të jetë kreativ, reagon ndaj sygjerimeve, merr iniciativa, i shkathët dhe këmbëngulës, i

mprehtë dhe largpamës, llogarit rrezikun

Page 4: Detyra 2 [1]

Universiteti Shtetëror i Tetoves

Fakulteti Ekonomik

Studime Posdiplomike-Master

Faqe 4

4. Ndryshimet janë të shumta në krahasim me ato të viteve të 30-ta e më vonë

Zhvillimet tekniko-teknologjike dhe të mjesisit ekoinomiko-shoqëror janë një ndër

faktorët kryesor të ndryshimeve..

Tani është mundësia e blerjes më e madhe

Mall ka të mjaftueshëm

Kushtet e shitblerjes janë tjera

Ndryshimet shihen edhe në kontestin politik dhe atë ekonomik

Shitja përqëndrohet shum ma shum në nevojat e konsumatorëve dhe tërheqjen e tyre

Konsumatorët e sotshëm është vështirë të kënaqën, janë më të mençur, me të

vetëdijshëm për çmim, kërkojnë më shumë, harrojnë vështirë, dhe i ofrohen shumë

konkurrent tjerë me oferta të njëjta ose më të mira.

Është bërë zgjerimi i tregut të përgjithshëm: lokal, kombëtar, ndërkombëtar, evropian

etj

Konkurenca është e plotë apo jo e plotë, e përkufizuar apo e papërkufizuar sepse kemi

shumë blerës dhe shumë shitës.

Kemi numër te madh të ofertave me produkte dhe shërbime të ngjajshe apo të

ndryshme.

Rritja e vazhdueshme e konkurrencës

5. Në dy pyetjet e fundit, përgjigjen e kisha klasifikuar në kategorinë e

Opinionit Informues, për arsye se kam bërë studime nga burime të tjera.