departamenti i analizave ekonomike dhe · 2 parathënie perimtaria është një sektor i...

10

Upload: others

Post on 25-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i
Page 2: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE STATISTIKAVE BUJQËSORE

ANALIZA E TREGUT TË QEPËS

Shkurt, 2019

Page 3: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

2

Parathënie

Perimtaria është një sektor i rëndësishëm

dhe me ndikim shumë të madh për

zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i cili

mundëson vende të reja të punës dhe rritje

të të ardhurave familjare. Kosova ka një

traditë shumëvjeçare në kultivimin e

qepës. Edhe pse prodhimtaria vendore

pothuajse e mbulon mjaftueshëm

konsumin vendor, Kosova ende vazhdon

të importoj qepë për t’i plotësuar kërkesat

vendore për konsum.

Departamenti i Analizave Ekonomike dhe

Statistikave Bujqësore ka analizuar të

gjitha të dhënat statistikore për qepën në

Kosovë, ku në këtë analizë shtjellohen më

gjerësisht të dhënat mbi prodhimtarin

vendore, zhvillimin e tregtisë, çmimet e

qepës vendore dhe atyre të importuara,

madhësia e tregut, dhe mbështetja e

prodhimtarisë së qepës.

Tregu i qepës

Në Kosovë qepa ka një prodhimtari

mesatarisht të mjaftueshme për t’i

përmbushur nevojat vendore për konsum.

Duke shikuar të dhënat e pesë viteve të

fundit shohim se në vitin 2017

prodhimtaria e qepës arriti në 22,436 tonë,

e që është më e larta krahasuar më vitet e

mëparshme. Krahas prodhimit vendor

Kosova vazhdon të importon ende një sasi

të qepës për përmbushjen e tërësishme të

nevojave për konsum vendor.

1 Prodhimtaria vendore

Në vitin 2017 në Kosovë ishin të mbjellur

1,465 ha me qepë. Prodhimtaria totale në

vitin 2017 krahasuar me vitin 2016 shënoi

rritje prej 13%, kjo erdhi si rezultat i rritjes

së sipërfaqes së kultivuar për 237 ha.

Figura 1: Sipërfaqja dhe prodhimtaria e qepës, 2012-2017

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

9.76

14.4

12.3 12.8

16.1 15.3

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

-

5,000

10,000

15,000

20,000

25,000

2012 2013 2014 2015 2016 2017

Sipërfaqja në ha Prodhimtaria në tonë Rendimenti tonë/ha

Page 4: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

Në figurën e mëposhtme është paraqitur

sipërfaqja e kultivuar me qepë sipas

regjioneve, ku shihet se regjioni në të cilin

më së shumti kultivohet qepa është

Gjakova me 37%, pasuar nga Prishtina me

18%, Mitrovica 16%, Prizreni 14% dhe

regjionet tjera si Peja, Gjilani dhe Ferizaj

me përqindje më të vogël.

Figura 2: Sipërfaqja e kultivuar me qepë sipas regjioneve në vitin 2014

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Prodhimtaria vendore e qepës mund të

ndahet edhe në bazë të komunave, ku në

figurën e mëposhtme janë paraqitur 10

komunat në të cilat më së shumti

kultivohet qepa. Totali i sipërfaqes së

kultivuar për këto komuna ishte 834 ha

apo 80% e gjithsej sipërfaqes së kultivuar

me qepë. Rahoveci karakterizohet me

sipërfaqen më të madhe (308 ha), pasuar

nga Vushtrria (131 ha) dhe qytetet tjera si

Suhareka, Podujeva, Gjakova, Lipjani,

Peja, Prizreni dhe Istogu, me sipërfaqe më

të vogël.

Figura 3: Sipërfaqja e kultivuar me qepë sipas komunave në vitin 2014

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

PRISHTINË18%

MITROVICË16%

PEJË8%

PRIZREN14%

FERIZAJ4%

GJILAN3%

GJAKOVË37%

-

50

100

150

200

250

300

350

Page 5: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

4

2 Zhvillimi i tregtisë

Mund të themi se Kosova sa i përket

tregut të qepës e mbulon një pjesë të

konsiderueshme të tregut vendor, ku në

vitin 2017 shkalla e vetëmjaftueshmërisë

ishte 84%. Për të përmbushur nevojat

vendore, Kosova vazhdon të importoj

qepë prej vendeve tjera. Sa i përket sasisë

së eksportit ka pasur luhatje për

periudhën ’12-‘17, ndërsa nëse krahasojmë

vetëm dy vitet e fundit, në vitin 2017

kishte rritje të eksportit për 77%.

2.1 Importi i qepës

Importi i qepës në vitin 2017 ishte 4,319

tonë, që për dallim nga viti 2016, kishte

rënie të sasisë së importuar për 11%. Në

periudhën ’12-’17, sasia mesatare e

importuar e qepës ishte rreth 4,891 tonë.

Vlera e importit të qepës në vitin 2017

ishte rreth 1.7 mil. €, ku në krahasim me

vitin 2016 ishte për 19% me e ulët. Kjo

është për shkak të sasisë më të vogël të

importuar në vitin 2017, por edhe nga ajo

se çmimi për njësi (kg) të importuar ishte

për 0.04 € më i ulët. Në periudhën ’12-’17

çmimi mesatar për njësi të qepës së

importuar ishte 0.36 €/kg.

Figura 4: Importi i qepës 2012-2017, në tonë (majtas) dhe në ‘000 € (djathtas)

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Vendet nga të cilat më së shumti është

importuar qepë gjatë periudhës ’16-’17

janë: Holanda, Maqedonia, Shqipëria,

Serbia, Polonia dhe vendet tjera me një

përqindje më të vogël si: Franca, Turqia,

Austria, Egjipti etj.

-

1,000

2,000

3,000

4,000

5,000

6,000

7,000

2012 2013 2014 2015 2016 2017

4,895 5,264

3,927

6,071

4,870 4,319

-

500.00

1,000.00

1,500.00

2,000.00

2,500.00

2012 2013 2014 2015 2016 2017

1,761.95 1,920

1,464 1,687

2,046

1,660

Page 6: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

Figura 5: Importi i qepës 2016-2017, sipas vendeve

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

2.2 Eksporti i qepës

Në Kosovë eksporti i qepës gjatë pesë

viteve të fundit kishte një luhatje të

konsiderueshme ndër vite. Në vitin 2017

eksporti i qepës ishte 38 tonë, ku për

dallim nga viti 2016, kjo sasi është më e

madhe për 77%. Gjatë periudhës ’12-’17

sasia më e madhe e eksportuar ishte në

vitin 2013, e që arriti në 308 tonë. Vlera e

eksportit të qepës në vitin 2017 ishte 9,000

€, ku mesatarja e çmimit për njësi të

eksportuar në periudhën ’12-’17 ishte 0.22

€/kg, ndërsa çmimi për njësi (kg) të

eksportuar në vitin 2017 ishte 0.24 €/kg

apo për 0.07 €/kg më i lartë sesa në vitin

2016.

Figura 6: Eksporti i qepës 2012-2017, në tonë (majtas) dhe në ‘000 € (djathtas)

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

Holanda48%

Maqedonia 14%

Polonia5%

Serbia10%

Shqipëria

12%

Të tjera11%

Franca4

Holanda52

Maqedonia 19

Serbia11

Shqipëria8

Të tjera6

-

50

100

150

200

250

300

350

2012 2013 2014 2015 2016 2017

98

308

140

228

22 38

-

10

20

30

40

50

60

2012 2013 2014 2015 2016 2017

27

55

41 36

4

9

Page 7: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

6

Eksporti i qepës sipas vendeve në vitin

2016, është realizuar me një përqindje më

të madhe në Malin e Zi (77%) pasuar nga

Shqipëria (17%) dhe Gjermania (6%). Në

vitin 2017, Kosova ka eksportuar në Poloni

89% të gjithsej sasisë së eksportuar, në

Gjermani 6% dhe në Suedi 5%.

Figura 7: Eksporti i qepës 2016-2017, sipas vendeve

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

2.3 Bilanci tregtar i qepës

Duke shikuar në figurën e mëposhtme

shohim se Kosova gjatë viteve ’12-’17

kishte një bilanc tregtar negativ të qepës,

ku vlera më e lartë është ajo e vitit 2016,

(2,042 €). Prodhimtaria vendore në vitin

2017 ka qenë 22,436 tonë. Sa i përket

eksportit është një përqindje e ulët e

mbulueshmërisë së importit në të gjitha

vitet. Qepa e importuar vazhdon të jetë

ende prezente në tregun tonë sepse

prodhimtaria vendore përmbush mbi 80%

të nevojave për konsum. Gjatë periudhës

’12-’17, mesatarisht përmbushja e nevojave

të tregut nga prodhimtaria vendore është

rreth 75%. Pamundësia e plotësimit të

kërkesave vendore tregon se në Kosovë ka

nevojë për rritje të sipërfaqes së kultivuar

me qepë në mënyrë që të përmirësojmë

bilancin tregtar dhe të plotësojmë kërkesat

vendore.

Gjerman ia

6%

Mali i Zi77%

Shqipëria

17%

Gjermania

6%

Polonia89%

Suedia5%

Page 8: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

Figura 8: Bilanci tregtar i qepës 2012-2017, në ‘000 €

Burimi: ASK, përpunuar nga DAESB-MBPZHR

3 Çmimet e tregut

Në tregun tonë kultura e qepës është e

pranishme pothuajse gjatë tërë vitit.

Përveç qepës vendore, në treg gjendet

edhe qepa e importuar nga vendet e tjera.

Sasia më e madhe e qepës vendore dhe

asaj të importuar përdoret për konsum

njerëzor. Çmimi mesatar me shumicë gjatë

viteve ’12-’17 ka qenë 0.34 €/kg, ndërsa

çmimi mesatar me pakicë 0.41 €/kg.

3.1 Çmimet në tregun vendor

Në figurën e mëposhtme janë të paraqitura

çmimet vendore të konsumit (minimale

dhe maksimale) të qepës për periudhën

’12-’17. Çmimi minimal për kulturën e

qepës në tregun vendor me shumicë ka

qenë 0.24 €/kg, ndërsa çmimi maksimal

0.45 €/kg. Çmimi minimal me pakicë ka

qenë 0.30 €/kg, kurse ai maksimal 0.55

€/kg.

(2,500)

(2,000)

(1,500)

(1,000)

(500)

-

500

1,000

1,500

2,000

2,500

2012 2013 2014 2015 2016 2017

1,762 1,920 1,464

1,687 2,046

1,660

(1,735) (1,865)(1,423)

(1,651)(2,042)

(1,651)

Eksporti në '000 € Importi në '000 € Bilanci tregtar në '000 €

Page 9: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

Figura 9: Çmimet vendore ’12-’17, (€/kg)

Burimi: DAESB-MBPZHR

3.2 Çmimet e importit

Çmimet e importit me shumicë dhe pakicë

për periudhën ’12-’17, janë paraqitur në

figurën e mëposhtme. Gjatë kësaj periudhe

shohim se viti 2013, në krahasim me vitet

tjera kishte çmimin më të lartë të çmimit

me shumicë dhe të atij me pakicë. Çmimi

minimal me shumicë ka qenë 0.32 €/kg,

kurse ai maksimal 0.58 €/kg, ndërsa sa i

përket çmimeve me pakicë, minimalja

ishte 0.39 €/kg dhe maksimalja 0.75 €/kg.

Figura 10: Çmimet e importit ’12-’17, (€/kg)

Burimi: DAESB-MBPZHR

0.00

0.10

0.20

0.30

0.40

0.50

0.60

2012 2013 2014 2015 2016 2017

0.410.45

0.320.28

0.24

0.32

0.47

0.55

0.42

0.330.30

0.39

Shumicë Pakicë

0.00

0.10

0.20

0.30

0.40

0.50

0.60

0.70

0.80

2012 2013 2014 2015 2016 2017

0.48

0.58

0.35 0.34 0.35 0.32

0.52

0.75

0.52

0.410.47

0.39

Shumicë Pakicë

Page 10: DEPARTAMENTI I ANALIZAVE EKONOMIKE DHE · 2 Parathënie Perimtaria është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim shumë të madh për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, i

9

4 Madhësia e tregut

Tregu i përgjithshëm i qepës në Kosovë

përveç prodhimtarisë vendore përmban

edhe qepë të importuar për përmbushje të

nevojave për konsum vendor. Përdorimi

vendor duke përfshirë prodhimtarinë

vendore dhe importin si dhe duke

përjashtuar sasinë e eksportuar në vitin

2017 ka qenë 26,717 tonë, ku me prodhim

vendor mbulohen 84% të nevojave për

konsum. Duke u bazuar në të dhënat e

prodhimtarisë vendore si dhe në të dhënat

e tregtisë për vitin 2017, rezulton që

konsumi i përgjithshëm i qepës për kokë

banori në Kosovë është rreth 15 kg në vit.

4.1 Mbështetja e prodhimtarisë së qepës

4.1.1 Pagesat direkte për qepën

Në sektorin e perimeve në fushë të hapur

hynë edhe qepa si kulturë e

subvencionuar. Objektivat që synohen të

arrihen përmes pagesave direkte në

sektorin e perimeve janë: rritja e

rendimentit, përmirësimi i cilësisë së

prodhimit, sigurisë së ushqimit, rritja e të

ardhurave dhe zvogëlimi i shpenzimeve.

Fermerët të cilët janë kultivues të qepës në

fushë të hapur, mund të përfitojnë nëse i

plotësojnë kriteret e përgjithshme të

parapara në Programin e Pagesave Direkte

si dhe kriteret specifike si: të kenë të

mbjellur së paku 0.50 ha me qepë në fushë

të hapur, sipërfaqja duhet të jetë minimum

0.20 ha parcelë e pandarë dhe nëse është e

marrë me qira të jetë e kontraktuar së paku

për 1 vit. Mbështetja e fermerëve përmes

pagesave direkte bëhet për sipërfaqe të

mbjellur me qepë në fushë të hapur, dhe

në vitin 2017 mbështetja ishte në vlerë prej

300 €/ha.

5 Konkluzione Duke u bazuar në të dhënat e paraqitura

më lartë për analizën e tregut të qepës,

shohim se Kosova mbulon mbi 80% të

nevoja për konsum, por për t’i

përmbushur nevojat e tregut në tërësi,

vazhdimisht është importuar. Meqenëse

qepa është ndër kulturat kryesore dhe

shumë e rëndësishme në kulinari,

mbështetja për këtë kulturë duhet të

vazhdojë edhe më tutje dhe të stimulohen

fermerët që të vazhdojnë t’i rrisin

sipërfaqet e kultivuare me qepën. Në këtë

mënyrë do të rritej prodhimtaria vendore

dhe do të plotësoheshin nevojat për

konsumin vendor të qepës. Gjithashtu me

rritjen e prodhimit dhe plotësimin e

nevojave vendore, do të rritej edhe

eksporti i kësaj kulture. Përkrahja e

prodhuesve vendor përmes fushatave

vetëdijesuese dhe aktiviteteve promovuese

luan rol të rëndësishëm si në rritje të

prodhimit vendor po ashtu edhe të

konsumit.