dekarbonizimi i prodhimit tË energjisË elektrike

44
DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE A mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050?

Upload: others

Post on 05-Nov-2021

9 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Prof. Dr. Konstantin DimitrovМSc. Асс. Ognen Dimitrov

DEKARBONIZ IMI I P R O D H I M I T T Ë ENERGJISË ELEKTRIKE A mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050?

Page 2: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Impresum

Titulli: Dekarbonizimi i prodhimit të energjisë elektrike - A mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050?

Botuesi:Fondacioni Konrad Adenauer – Maqedoni

Autorë:prof dr. Konstantin Dimitrovmr. Ognen Dimitrov

përktheu nga maqedonishtja:Blerina Starova Zllatku

Disenji dhe shtypi:Vincent Grafika

Tirazhi: 100 kopje

Publikimi mund të shkarkohet falas në:http://www.kas.de/mazedonien/en/publications/http://macef.org.mk/

Vërejtje:Qëndrimet e prezantuara në këtë publikimi nuk paraqesin qëndrime zyrtare të Fondacionit Konrad Adenauer, por janë pikëpamje personale të autorëve. Fotografia e ballinës dhe ilustrimet në publikimin janë marrë nga ueb faqja zyrtare e „Elektranat e Maqedonisë’’ – ELEM, me pajtimin e tyre. Botuesi nuk mban përgjegjësinë për gabimet e mundshme gjatë përkthimit.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 620.9:338(497.7)621.311.22-664.4/.7:620.97-047.44(497.7) DIMITROV, KonstantinDekarbonizmi i prodhimit të energjisë elektrike : a mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050? / Konstantin Dimitrov, Ognen Dimitrov. - Shkup : Fondacioni Konrad Adenauer, 2016. - 40 стр. : илустр. ; 21 см Pёr аuтоrёт: стр. 40. - Библиографија: стр. 39 IsBN 978-608-4648-21-5

1. Dimitrov, Ognen [автор]а) Енергетика - Развојна политика - Македонија б) Електрична енергија - Производствена анализа - Јаглен (енергент) - Обновливи извори на енергија - МакедонијаCOBISS.MK-ID 101263626

Page 3: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Prof. Dr. Konstantin DimitrovМSc. Асс. Ognen Dimitrov

Prill, 2016

DEKARBONIZ IMI I P R O D H I M I T T Ë ENERGJISË ELEKTRIKE A mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050?

Page 4: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

2

Përmbajtja

1. Hyrje dhe objektivat .................................................................. 3

2. Politikat e zhvillimit të energjisë dhe ekologjisë deri në vitin 2050 .... 7

3. Përkufizimi i nevojave për energji ................................................. 11

4. Përkufizimi i nevojave për energji elektrike .................................. 17

5. Potenciali i burimeve të rinovueshme të energjisë .......................... 21

6. Pengesat – përfitimet gjatë zhvillimit të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ........................................... 28

7. Ndikimet ekologjike ................................................................ 32

8. Investime ............................................................................... 34

9. Konkluzion ............................................................................. 38

Literatura .................................................................................... 39

Page 5: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

3

1. Hyrje dHe objektivat

Ky dokument duhet t’u mundësojë “think-tank” organizatave dhe ekspertëve të përfshirë, të cilët angazhohen në këtë fushë, të vazhdojnë me angazhimet e tyre në drejtim të sigurimit të informatave preliminare dhe krijimin e klimës së përshtatshme për përgatitjen e objektivit të fundit, ndërkaq kjo konsiston me trajtimin e vizionit për dekarbonizimin1 e Maqedonisë deri në vitin 2050.

Në fillimet e këtij procesi do të përfshihet një numër i vogël i entuziastëve me aftësi analitike. Më vonë, procesi ka nevojë për përfshirjen dhe kontributin e një publiku relativisht më të gjerë të ekspertëve përmes organizimit të tryezave të rrumbullakëta promovuese. Madje pse të mos aprovohet edhe nga ndonjë parti e caktuar politike si element në platformën e tyre për zhvillimin e ardhshëm të Maqedonisë?

Përmes një procesi të këtillë transparent, përpilimi i vizionit do të formësohet si dokument fillestar, i cili pastaj fillimisht do të përdoret si pikënisje për aktivitete të mëtutjeshme të thelluara, siç është hartimi i skenarëve dhe zhvillimi i modeleve për dekarbonizimin e sektorit të energjisë elektrike deri në vitin 2050, ndërsa paralelisht edhe mbarë sektorin energjetik, përkatësisht ekonominë në përgjithësi.

Cilat janë shkaqet e qasjes për përgatitjen e vizionit të këtillë?

Ka më shumë shkaqe të cilat çojnë në qasjen serioze në mënyrë që shoqëria jonë të fillojë me këtë proces. Në këtë mënyrë, Maqedonia përfshihet me intensitet më të lartë, në kuadër të mundësive të veta, në procesin botëror për “Shpëtimin e planetit tokë nga ndryshimet klimatike”. Ndonëse do të vërehet se kontributi ynë është pakrahasueshëm i vogël në raport me potencialin e vendeve të zhvilluara industriale dhe kontributin e tyre lidhur me ndotjen globale, megjithatë pjesëmarrja në këtë proces është e rëndësishme, ndërkaq mund të priten edhe ndikime në nivel lokal.

Së këtejmi, shkaku kryesor që t’i qasemi evitimit të përdorimit të lëndëve djegëse fosile (procesit të dekarbonizimit) para së gjithash është për nevojat tona vetjake vendore. Maqedonia është një vend që varet nga importi sa i përket furnizimit me lëndë djegëse. Importi i lëndëve djegëse

1 Fjala dekarbonizim “de-carbonization” nuk është plotësisht në frymën e gjuhës maqedonase dhe nënkupton transponim të vrazhdë të fjalës së huaj në dokumentin me alfabet cirilik. Ndërsa esenca e fjalës “prodhimi I energjisë pa përdorimin (djegien) e karbonit”.

Page 6: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

4

(karburante hidrike dhe të gazit, thëngjilli cilësor) është në nivelin prej 48%, përafërsisht gjysma.

Përveç faktit se Maqedonia është e varur nga importi, ajo ka rezerva të kufizuara të thëngjillit, i cili aktualisht por edhe në të ardhmen, në përputhje me dokumentet strategjike të Maqedonisë, është lënda djegëse kryesore për prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2035. Po pastaj?

Nga kjo rezulton se nuk posedojmë burime të mjaftueshme të energjisë për t’i kënaqur nevojat vetjake, ndërsa në mënyrë plotësuese importojmë 50% të lëndëve djegëse të nevojshme.

A nuk është ky SHKAK I MJAFTUESHËM që të fillojmë të mendojmë dhe të PËRGATITEMI për periudhën pas vitit 2035?

Me resurset e kufizuara arritëm sukses të kënaqim një pjesë të nevojave të energjisë elektrike. Ose, më saktësisht, rreth 30% të energjisë së nevojshme elektrike është nga importi. Prodhimi vendor i energjisë elektrike, rreth 95% i kënaq nevojat e konsumatorëve në rrjetin e tensionit të ulët, ku konsumatorë kryesorë janë ekonomitë familjare. Megjithatë, ekonomia konform kushteve të tregut të lirë të energjisë elektrike, këtë energji e blen nga importi! Kjo është gjendja aktuale, por si do të jetë nesër, pas vitit 2035? Pra, ky është edhe një shkak për t’iu qasur me seriozitet të madh përgatitjes së klimës së përshtatshme në shoqëri, që të kalojmë në një shoqëri të çliruar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile!

Nëse Maqedonia arrin ta sigurojë prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, atëherë çlirohet nga importi i lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë, si dhe nga importi i energjisë elektrike, e cila parashikohet të importohet edhe me dokumentet strategjike nga sektori i energjetikës. A mund të jetë ky një akt i qëllimit oportunist apo nevojë ekonomike madje edhe politike?

Duke u liruar nga importit i sasisë së konsiderueshme të lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, sovraniteti i Maqedonisë është në nivel më të lartë, nuk do të ketë mundësi të bëhen presione politike sa i përket varësisë së nevojës nga importi i energjisë (në të gjitha format e saj).

Në fund, si jo më pak i rëndësishëm, por në mënyrë plotësuese të theksohet nevoja shoqëria jonë seriozisht t’i qaset kësaj detyre, është reduktimi i ndotjes lokale. Një aspekt i ndotjes globale, efekti i “kopshtit serrë” është ndikimi mbi ndryshimet klimatike me emetimin e dyoksidit të karbonit.

Page 7: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

5

Ndikimi i ndryshimeve klimatike tek ne është evident, megjithatë në aspekt lokal nuk mund të kontribuojmë shumë, në mënyrë që të mbrohemi nga thatësira, shirat e rrëmbyeshëm, erërat e fuqishme. Nëse mund t’i reduktojmë ndotjet lokale, të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë mbi shëndetin e të punësuarve por akoma më shumë mbi shëndetin e fëmijëve. Sa është kontributi në aspektin e mbrojtjes së shëndetit, nëse eliminohen mijëra tonelata hi i cili çlirohet në atmosferë nga ana e termocentraleve me thëngjill. Nga ana tjetër, njëri nga sektorët dominant i cili kontribuon më së shumti në emetimin e gazrave serrë është prodhimi i energjisë elektrike. Së këtejmi, duke e ditur se emetimet kryesore të gazrave serrë rezultojnë nga djegia e lëndëve djegëse fosile, veçanërisht thëngjilli dhe karburantet hidrike. A mund të neglizhohet emetimi i dyoksidit të squfurit, i cili së bashku me oksidin e azotit i krijojnë “shirat acidik” dhe “fotosmog”-un dhe ndikimi i tyre mbi tokën dhe shëndetin e njerëzve? Kjo është edhe një arsye e fuqishme pse shoqëria maqedonase duhet t’i qaset në mënyrë serioze zhvillimit të modelit të shoqërisë pa përdorimin (të reduktuar) të lëndëve djegëse fosile.

A është utopi kjo ide/ky vizion ose ka bazë reale?A ka Maqedonia në dispozicion potencial të mjaftueshëm të burimeve të rinovueshme për prodhimin e energjisë elektrike? PO!

A është i realizueshëm prodhimi teknik i energjisë elektrike në Maqedoni vetëm nga burimet e rinovueshme të energjisë? PO!

Në këtë rast, Maqedonia a lirohet nga importi i lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike? PO!

A reduktohet ndotja e mjedisit? PO!

Në këtë rast, Maqedonia a përfshihet në programin për reduktimin e ndryshimeve klimatike për mbrojtjen e Tokës nga ngrohja globale? PO!

Ky objektiv a është lehtësisht i arritshëm? PO!

A nevojiten investime të konsiderueshme financiare? PO!

A mund të arrihen rezultate për një periudhë të shkurtër kohore? JO!

Page 8: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

6

Cilat janë parakushtet e nevojshme që të realizohet ky objektiv i dëshiruar?

Krahas një numri të madh të parakushteve teknike dhe administrative, para së gjithash:

»» Vullneti politik!

»» Bashkimi i potencialit intelektual!

»» Lidhja funksionale institucionale!

»» Veprimi i synuar i përbashkët i institucioneve akademike, institucioneve kërkimore-shkencore, organizatave prodhuese!

»» Mjete financiare

OBJEKTIVI JANË YJET. NËSE NUK I ARRIJMË, UDHËRRËFYESI ËSHTË I MIRË!

Page 9: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

7

2. Politikat e zHvillimit të energjetikës dHe ekologjisë deri në vitin 2050

Në fund të vitit 2015, njerëzimi hapëroi guximshëm dhe me ambicie drejt energjetikës së shekullit 21, duke e miratuar me konsensus marrëveshjen e balancuar për parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e rritjes së temperaturës mesatare globale nën 2 gradë Celsius, në krahasim me temperaturën në periudhën e para-industrializimit. Si njëra nga nënshkrueset potenciale të marrëveshjes së ardhshme, Maqedonia ballafaqohet me shumë sfida, kërcënime, por edhe mundësi.

Planet aktuale strategjike për shfrytëzimin e resurseve vetjake, veçanërisht burimet e energjisë së rinovueshme, nuk u realizuan plotësisht, për shkak të numrit të madh të pengesave me të cilat u përballën këto projekte dhe iniciativa.

Pengesat mund të jenë të karakterit ekonomik, teknik, ekologjik, legjislativ dhe social. Një pjesë e tyre janë rezultat të mosrealizimit të debatit përkatës publik në lidhje me ndryshimet që duhet t’i dimë dhe ndaj të cilave duhet të përshtatemi. Kjo, pjesërisht është e nevojshme për shkak të objektivit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian, pjesërisht edhe për shkak të progresit dhe zhvillimit të teknologjisë dhe në fund për shkak të ndryshimeve klimatike.

Përzgjedhjet e Komunitetit Energjetik (Energy Union Choices)2 e transmetojnë kompleksitetin multidimensional të tranzicionit energjetik si sisteme të integruara energjetike. Veç kësaj, bëhet fjalë edhe për rëndësinë e supozimeve të përbashkëta dhe trajtimit të përbashkët të sfidave në mënyrë që në fund të bëhet një përzgjedhje e mirëfilltë dhe të përshpejtohet procesi i pistës së tranzicionit në mënyrë të pranueshme, të qëndrueshme dhe të sigurt – gjeopolitikë e tranzicionit energjetik. Ky grupacion angazhohet t’i unifikojë qëndrimet divergjente rreth sfidave dhe zgjidhjeve në mënyrë transparente, inkluzive dhe jokonfliktuale. Në fund të fundit, vetëm trajtimi i përbashkët i kontekstit, sfidave dhe hapësirës për zgjidhje do t’i mundësojë Evropës progres.

“Duke e pranuar faktin se ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim emergjent dhe potencial të pakthyeshëm për njerëzimin, si dhe për

2 Energy Union Choices is an initiative of the European Climate Foundation, in close partnership with E3G, Cambridge Institute for Sustainable Leadership, Agora Energiewende, Regulatory Assistance Project (RAP) and WWF, as well as other partners in the network ECF; http://www.energyunionchoices.eu/

Page 10: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

8

planetin dhe për këtë shkak nevojitet një bashkëpunim gjithëpërfshirës me të gjitha vendet dhe pjesëmarrja e tyre me veprime efektive dhe adekuate në nivel ndërkombëtar, me qëllim të reduktimit të përshpejtuar të emisioneve në nivel global të gazrave serrë. Nga ana tjetër, duke e perceptuar se do të nevojitet reduktim intensiv i emisioneve globale që të arrihet objektivi i fundit i Konventës dhe theksimi i nevojës për zgjidhje emergjente të ndryshimeve klimatike.”3

Përveç dokumenteve që rezultuan nga Konferenca e Parisit, janë të shumta analizat e bëra dhe të prezantuara përmes IRENA (International Renewable Energy Agency), veçanërisht publikimi “Renewable Energy Benefits: Measuring The Economics”.4 Përfitimet nga përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë ofrojnë zgjidhje me objektiv të dyfishtë: të sigurohet rritje ekonomike dhe dekarbonizimi i ekonomisë në mbarë botën.

Përhapja e shpejtë e burimeve të rinovueshme të energjisë do ta nxisë rritjen ekonomike, do të krijojë mundësi të reja për punësim, do ta përmirësojë mirëqenien e njerëzve dhe në të ardhmen do të kontribuojë për kushte të sigurta klimatike. Avancimi i teknologjive të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe konkurrenca e rritur financiare, e fuqizojnë sektorin afarist që ka të bëjë me burimet e rinovueshme të energjisë. Kjo, hap mundësi të reja në mënyrë që vendet t’i transformojnë sistemet e tyre energjetike. Dëshmohet se përfitimet nga përdorimi i rritur i burimeve të rinovueshme të energjisë e tejkalon konkurrencën e kostos (cost competitiveness).

Ndërtimi i hovshëm mund t’i kënaq nevojat energjetike të popullatës më të madhe gjithnjë në rritje, ta mbështes zhvillimin dhe mirëqenien përmes reduktimit proporcional të emisionit të gazrave serrë dhe përmes rritjes së produktivitetit të resurseve natyrore. Ai njëkohësisht, siguron prova empirike për atë se rritja ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë plotësisht kompatibile dhe të ndërlidhura dhe se analizat konvencionale të reterimeve ose kompromiseve midis të dyjave janë anakronike dhe të gabueshme.

3 United Nations FCCC/CP/2015/L.9 Distr.: Limited 12 December 2015 Pariz, Adoption Of The Paris Agreement

4 IRENA (2016), ‘Renewable Energy Benefits: Measuring The Economics’. IRENA, Abu Dhabi

Page 11: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

9

Qeveria e Anglisë5, i propozoi Parlamentit prova që mbështeten në një numër të madh konsulencash në lidhje me dekarbonizimin e prodhimit të energjisë elektrike, për zbatimin e suksesshëm të kësaj detyre. Në raporte theksohet se midis vitit 2009 dhe 2014 emisionet në sektorin energjetik mesatarisht janë reduktuar për 4% në nivel vjetor, me 18% rekord gjatë vitit 2014. Dekarbonizimi i sektorit energjetik është me rëndësi të madhe për mbarë ekonominë, duke e pasur parasysh potencialin e energjisë elektrike që të sigurojë nivel të ulët të karbonit në sektorët e tjerë. Ligji për energjetikë, i miratuar në vitin 2013, ka mundësuar që reforma në tregun e energjisë elektrike ta mbështes tranzicionin e sektorit në drejtim të sektorit energjetik me karbon të reduktuar. Marrëveshjet e para të gjenerimit të nivelit të ulët të karbonit, të nënshkruara sipas reformës së Tregut të Energjisë Elektrike (Electricity Market Reform) janë me qëllim që të vazhdohet progresi i mirë në drejtim të reduktimit të emisioneve deri në vitin 2020. Komiteti konkludoi se ky është një hap i rëndësishëm, megjithatë mbetet shkalla e lartë e pasigurisë sa u përket investimeve të mëtutjeshme pas vitit 2020. Gjithashtu, Parlamentit i propozojnë edhe masa konkrete për llojet e ndryshme të burimeve të rinovueshme të energjisë. Ndërkaq, shkaku konsiston me dëshirën që realizohen reduktimet e mundshme të intensitetit të emisioneve, në krahasim me të arriturat e prezantuara në Foto 2.1.

Intensiteti i realizueshëm i emisioneve (2007-2014)

burimi: Llogaritja e bërë nga KNK bazuar në tendencat e DEKK (Mars 2015).shënim: Intensiteti i realizueshëm i emisioneve është mesatarja minimale e intensitetit të emisioneve që mund të realizohet në një vit, duke pasur parasysh kapacitetin e instaluar të teknologjive të sektorit të energjisë, kërkesën për energji elektrike dhe profilin e kërkesës të kësaj kërkese. Intensiteti i emisioneve është brezi i përdorshëm i bazuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përjashtuar humbjet. Në vitin 2015 kemi ndryshuar metodologjinë e Intensitetit të realizueshëm të emisioneve për të përfshirë emisionet e 200 gCO2 / KWh për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa për të reflektuar shqetësimet për qëndrueshmëri, gjë që ndryshon vlerat në të gjitha vitet e mëparshme (kjo nuk është e përfshirë në intensitetin aktual të emisioneve).

Intensiteti aktual e emisioneve

Intensiteti i realizueshëm i emisioneve

Foto 2.1. Intensiteti aktual dhe i realizueshëm i emisioneve në Mbretërinë e Bashkuar

5 A balanced response to the risks of dangerous climate change; Independent, evidence-based advice to the UK Government and Parliament, Committee on Climate Change;

https://www.theccc.org.uk/charts-data/ukemissions-by-sector/power/

Inte

nsite

ti i r

ealiz

uesh

ëm i

emis

ione

ve

(200

7-20

14)

Page 12: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

10

Ambiciet e përcaktuara nga Komiteti, për periudhën kohore deri në vitin 2030, janë impozante. Së këtejmi, janë parashikuar dy skenarë për nivelin e emisionit të pritshëm të gazrave serrë prej 50 dhe prej 100 g/kWh (Foto 2.2.). Reduktimi i emisionit të gazrave të dëmshëm, për shkak të përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë është dramatik edhe atë nga vlera 120 në vlerën 40 MtCO2 madje në variantin më të papërshtatshëm.

Emisionet aktuale në sektorin energjetik me trajektoren të indikatorit tonë (2000-2030)

burimi: DECC (March 2015) Trendet e Energjisë; Rezultatet e përkohshme për 2014 nga DECC (Mars 2015) për emisionet e gazrave serë në MB dhe për progresin drejt objektivave, llogaritjet nga KNK.shënim: Të dhënat për 2014 janë të provizore. Shih seksionin 2 për një shpjegim të trajektores të indikatorit tonë.

Emisionet aktualeTrajektorja e indikatorit 50g/kWhTrajektorja e indikatorit 100g/kWh

Foto 2.2. Parashikimi i reduktimit të intensitetit të emisionit të gazrave serrë nga sektori energjetik

Page 13: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

11

3. Përkufizimi i nevojave Për energji

Karakteristikat kryesore të sektorit energjetik i përkufizojnë edhe problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Maqedonia. Ndërkaq, kjo ka të bëjë me bazën e disfavorshme të lëndëve të para e cila mbështetet në linjitin me vlerë të ulët energjetike, varësinë e madhe nga importi i lëndëve djegëse (50%), pajisjen dhe teknologjinë relativisht të vjetruar për prodhimin e energjisë elektrike, e që shkakton efikasitet të ulët të prodhimit, të shoqëruar me intensitet të lartë energjetik.

Kësaj duhet t’ia shtojmë edhe nevojën e importit të energjisë elektrike për nevojat e subjekteve të cilat furnizohen me energji elektrike në tregun e lirë, meqë e njëjta nuk prodhohet në Maqedoni.

Për shkak të raportit të disfavorshëm midis çmimit të energjisë elektrike në tregun e lirë dhe çmimit të lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë elektrike (mazut dhe gaz natyror), nuk funksionon TEC Negotino me kapacitet të instaluar prej 210 MW (karburant mazut) dhe as ТЕ-ТО Shkup (245 MW) dhe KOGEL Veri (30 MW), për shkak të çmimit të disfavorshëm të gazit natyror, edhe pse bëhet fjalë për impiante bashkëkohore teknologjike me shkallë të lartë efikasiteti.

Konsumatorë dominant të energjisë në Maqedoni janë katër sektorë, si vijojnë: industria, komunikacioni, ekonomitë familjare dhe sektorë të tjerë (sektori terciar), ndërsa bujqësia dhe konsumi final joenergjetik janë në kufijtë e gabimit statistikor. Pjesëmarrja në përqindje e konsumit final të energjisë është prezantuar në Foto 3.1.

Foto 3.1. Konsumi final i energjisë sipas sektorëve

Konsumi final joenergjetikKomunikacioniBujqësia

IndustriaEkonomitë familjareSektorë të tjerë

Konsumi final joenergjetik

Industria

Komunikacioni

Ekonomitë familjareBujqësia

Sektorë të tjerë

Page 14: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

12

Strategjia e zhvillimit të energjetikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2035 i identifikon dhe zhvillon tre skenarë për përkufizimin e nevojave energjetike. Përkatësisht, bëhet fjalë për skenarin bazik (BAU), skenarin me masa për efikasitet energjetik (ЕЕ) dhe skenarin me masa për efikasitet energjetik dhe BRE (ЕЕ dhe BRE).

Parashikohet (me skenarët e definuar) se konsumi i energjisë finale në periudhën e analizuar do të rritet me shkallë mesatare vjetore prej 2,2%, 1,7% dhe 1,7%. Energjia e nevojshme në total do të rritet me shkallë mesatare vjetore prej 1,1%, 0,6% dhe 0,5%, në mënyrë përkatëse në të tre skenarët. Në Strategji planifikohet KEM Manastiri të jetë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike gjatë jetëgjatësisë së eksploatimit të pajisjes dhe shterimit të minierave të thëngjillit.

Konsumi i energjisë finale në vitin 2035 pritet të jetë 3135 ktoe (BAU). Me realizimin e pritshëm të masave për efikasitet energjetik pritet konsum final i energjisë prej 2786 ktoe (ЕЕ), përkatësisht 11% më pak në krahasim me skenarin themelor.

Në Foto 3.2. janë prezantuar parashikimet e konsumit final të energjisë deri në vitin 2035, në përputhje me Strategjinë paraprakisht të theksuar.

Foto 3.2. Parashikimi i lëvizjes së konsumit final të energjisë

Pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme të energjisë (biomasa, diellore dhe gjeotermale), gjatë përmbushjes së nevojave të përgjithshme të energjisë, por pa pjesëmarrjen e hidroenergjisë e cila merr pjesë në prodhimin e energjisë elektrike, është si vijon (Foto 3.3.).

Konsumi final i energjisë Konsumi final i energjisë

Page 15: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

13

Foto 3.3. Niveli i pjesëmarrjes së biomasës, energjisë diellore dhe energjisë gjeotermale në konsumin final

Kur hulumtuesit, i shtrohet pyetja që të parashikojë diçka, është shumë më e thjeshtë nëse kjo ka të bëjë me një periudhë prej dhjetëra vitesh. Është shumë vështirë të bëhet një parashikim i mirë, i cili do të korrespondojë me një besueshmëri të madhe me realitetin brenda një periudhe prej 3 deri në 5 vjet. Edhe në këtë rast qasja ishte në një mënyrë të verifikuar konservative, me ç’rast analizohen parashikimet në vendet fqinje, historiku i lëvizjes së konsumit në vitet paraprake, respektimi i tendencave të parashikuara me dokumentet strategjike deri në vitin 2035, si dhe indikatorë të tjerë të cilët janë në dispozicion përmes Entit të Statistikave.

Së këtejmi, janë përpunuar 4 skenarë, ndërsa rezultatet në mënyrë grafike janë prezantuar në Foto 3,4.

Konsumi final i energjisë

Foto 3.4. Parashikim për konsumin final të energjisë deri në vitin 2050

Burime të rinovueshe të energjisë në ktoe

Page 16: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

14

Në 3 skenarë plotësisht respektohen parashikimet e Strategjisë së Zhvillimit të Energjetikës deri në vitin 2035, të cilat janë shënuar si “BaU“- skenari themelor (më së shpeshti përcaktohet si “business as usual”), “EE“ – skenari me masa për efikasitet energjetik dhe “VIS“– skenari me vizion se në vitin 2050 konsumi i energjisë do të jetë i barabartë me konsumin e vitit 2015. Skenari i katërt “shkëputet” nga skenari standard “EE” i Strategjisë, tanimë në vitin 2030, parashikim mjaft optimist dhe prandaj shënohet si vizion optimist - “VIS-OPT“, me ç’rast konsumi i parashikuar final i energjisë është më i ulët nga skenari themelor për 2.6 herë, nga skenari “ЕЕ“ për 1.9 herë, ndërsa nga skenari “VIS“ për 1.4 herë.

Gjatë parashikimit të konsumit të energjisë sipas skenarit themelor, janë respektuar supozimet të miratuara me Strategjinë, me ç‘rast reduktohet përqindja e rritjes së konsumit të energjisë, krahasuar me tendencën deri në vitin 2035. Mes tjerash, është miratuar edhe ajo se të gjitha impiantet e parashikuara për ndërtim janë vënë në funksion, në periudhat kohore të përcaktuara me dokumentin. Si konkluzion kryesor rezulton se pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme të energjisë edhe pse shënon rritje me një përqindje të lartë, për shkak të vlerave të ulëta fillestare absolute, dhe kur dyfishohet prapë se prapë është me ndikim relativisht të ulët prej 10%, por pa përfshirjen e hidroenergjisë.

Një intervenim dukshëm më i madh është bërë me skenarin “EE“, me ç’rast parashikohet në vitin 2050 të arrihet niveli i konsumit i cili është arritur në vitin 2035.

Megjithatë, vizioni i konsumit të energjisë pasqyrohet në skenarin “VIS“, ku parashikohet se në vitin 2050 konsumi final i energjisë do ta arrijë nivelin e konsumit të vitit 2015. Së këtejmi, parashikohet pjesëmarrje e konsiderueshme e masave për efikasitet energjetik dhe përmbushje më të madhe të nevojave vetjake për energji nga kapacitetet e disperzuara të vogla prodhuese, veçanërisht në industri, por edhe me pjesëmarrje më të madhe të ekonomive familjare.

Page 17: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

15

A është ky realitet ose utopi? Disa indikatorë të cilët shkojnë në favor të këtij konkluzioni janë si vijojnë:

»» Parashikohet rritja e BPV të Maqedonisë;

»» Parashikohet rritja e standardit të banorëve;

»» Deri në vitin 2030 do të rritet konsumi i energjisë, për shkak të standardit të rritur dhe nevojës që të përmirësohen kushtet e jetës të të gjithë banorëve, përkatësisht të arrihet ngrohja e të gjitha hapësirave të shtëpive/apartamenteve dhe jo vetëm në një ose dy dhoma;

»» Njëkohësisht, në treg do të paraqiten aparate të reja të cilat në masë të konsiderueshme do ta reduktojnë konsumin e energjisë elektrike;

»» Rritja e çmimit të energjisë elektrike;

»» Përmes respektimit të Direktivave të BE-së për efikasitet energjetik të ndërtesave, dhe veçanërisht me obligimin që ndërtesat e reja, pas vitit 2020, të konsumojnë energji “thuaja se zero”, ndërtimet e reja nuk do ta ngarkojnë bilancin energjetik të Republikës;

»» Gjithnjë e më shumë aplikohen instalime siç janë pompat termike të cilat shpenzojnë 1 kilovat energji, ndërsa fitohen 4 deri 5 kilovatë në hapësirën e kondicionuar;

»» Me ndërprerjen e punës së disa kombinateve metalurgjike, për shkak të pajisjes së vjetruar, mospasjes së lëndëve të para dhe ngjashëm, pasqyra e konsumit të energjisë në sektorin industrial do të ndryshohet në mënyrë dramatike, në drejtim të konsumit të reduktuar të energjisë;

»» Blerja e pajisjes bashkëkohore teknologjike me konsum të ulët specifik të energjisë për njësi prodhimi dhe para së gjithash me ndotje të ulët të mjedisit. Taksë për ndotësit;

»» Ndryshimi i shprehive të përdoruesve;

»» Prodhim i centralizuar i energjisë së transformuar për nevojat e përdoruesve, me një shkallë shumë të lartë të efikasitetit dhe me ndotje të ulët të mjedisit.

sa konsumom ndërtesa juaj

për metër katror?

Page 18: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

16

Banimi dhe terciar (objekte publike dhe komerciale)

Industri

Transport

Sektorë të tjerë pa emission të CO2

Bujqësi pa emission të CO2

Sektori energjetikPolitika aktuale

Foto 3.5. Parashikimi për energji finale deri në vitin 2050

Burimi: The hottest topics in the energy research, Prof.dr.sc. Neven Duić, 6th EPMES Workshop, March, 2016, Skopje

Nëse “e shohim” çka ndodhë, ose çka pritet të ndodhë në rajon, mund të nxjerrim konkluzion se parashikimi paraprak nuk është edhe aq vizionar, por mjaft konservativ, pragmatik ose thënë me një gjuhë të thjeshtë parashikim “i frikësuar”. Në Foto 3.5. është prezantuar projeksioni për zhvillimin e pritshëm të konsumit final. Nga ky parashikim grafik (në literaturë ka më shumë skenarë) pasqyrohet se në vitin 2020 konsumi i energjisë do të reduktohet për 20% në krahasim me vitin bazik 1990, i cili shërben si vit fillestar për krahasim. E gjitha kjo është në përputhje me Strategjinë e BE-së 20-20-20. Nëse krahasohet konsumi i pritshëm në vitin 2050, me atë të vitit 1990 dhe me vitin e parashikuar 2020 rezultojnë këto konkluzione:

Nëse nuk ndërmerren masa plotësuese për investime në efikasitetin energjetik dhe në burimet e rinovueshme të energjisë, konsumi i pritshëm final do të reduktohet në 60% në krahasim me vitin 1990, ose për 1.33 herë konsum më i ulët në krahasim me vitin 2020. Ndërkaq, nëse ndërmerren angazhime serioze në drejtim të implementimit të politikës për dekarbonizimin e shoqërisë, konsumi final i energjisë është vetëm 20% në raport me vitin e krahasuar bazë!

Për këtë shkak, u shtua skenari i katërt, vizioni optimist - “VIS-OPT“, në të cilin konsumi final është për 1.37 herë më i ulët në krahasim me skenarin paraprak “VIS“, megjithatë, është larg parashikimeve dhe pritshmërive në nivel të BE-së.

2000

Page 19: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

17

4. Përkufizimi i nevojave të energjisë elektrike

Nevojat elementare të energjisë elektrike kënaqen nga prodhimi vetjak në termocentrale (kryesisht me thëngjill) me pjesëmarrje të pjesërishme edhe të impianteve kogjenerative (me tendencë për reduktimin e prodhimit për shkak të raportit të pavolitshëm të çmimeve të gazit natyror dhe energjisë elektrike), hidrocentraleve (të mëdha dhe të vogla) prodhimi i të cilave varet nga kushtet hidrologjike dhe nga importi i energjisë elektrike, i cili është në rritje të vazhdueshme (Foto 4.1.).

Foto 4.1. Përmbushja e nevojave të energjisë elektrike nga prodhimi vetjak dhe importi

Ky prodhim realizohet nga kapacitetet prodhuese, si vijojnë:

Lloji i centralit Kapaciteti (MW)

Termocentrale (thëngjill, mazut, gaz) 1314

Hidrocentrale (të vogla dhe të mëdha) 636

Centrale me erë 36.8

Sisteme fotovoltaike 16.7

Biogaz 4

Gjithsej kapaciteti i instaluar 2007.5

Lëvizja e konsumit të energjisë elektrike në dispozicion tek konsumatorët e fundit, me ç’rast janë mbuluar edhe humbjet gjatë transportit dhe shpërndarjes, është pasqyruar në Foto nr. 4.2.

HidroenergjiaImporti i energjisë Prodhimi në termocentrale

Hidroenergjia Prodhimi në termocentrale

2010 2011 2012 2013 20142010 2011 2012 2013 2014

Importi i energjisë elektrike

Page 20: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

18

Foto 4.2. Energjia elektrike në dispozicion për konsum final

Konsumi themelor i energjisë elektrike është në tre sektorë: industri, ekonomi familjare dhe në sektorë të tjerë (objekte komerciale dhe publike, sektori terciar). Niveli i konsumit në këta sektorë është prezantuar në Foto 4.3.

Foto 4.3. Konsumi i energjisë elektrike sipas sektorëve

Konkluzioni i parë dhe mjaft i rëndësishëm i cili mundet dhe duhet të nxirret konsiston me atë se konsumi i energjisë elektrike në Maqedoni, nga viti 2011 dhe këndej REDUKTOHET! Shkaqet janë disa, por fillimisht çmimi i energjisë elektrike, vetëdija më e lartë e qytetarëve për menaxhimin me konsumin (eliminimi i shpenzimit të panevojshëm – ndryshimi i shprehive), si dhe masat e efikasitetit energjetik të shoqëruara me zbatimin më të

Ekonomitë familjare Industria Sektorë të tjerë

Page 21: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

19

madh të kolektorëve diellorë për prodhimin e ujit të ngrohtë, në vend të përdorimit të bojlerëve elektrikë. Nuk do të futemi në një analizë të mëtutjeshme të thellë, meqë nuk është qëllim i këtij dokumenti.

Në përputhje me dokumentet strategjike, parashikimet për pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme të energjisë në prodhimin e energjisë elektrike janë, si vijojnë (Foto 4.4.):

HC të voglaCentrale të erësSisteme fotovoltaikeBiogaz Biomasë Energji gjeotermaleHC të mëdha

Foto 4.4. Pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike sipas Strategjisë (ASHAM dhe IPA) dhe Plan Veprimi i BRE

Është evidente pjesëmarrja e madhe e hidroenergjisë (hidrocentrale të mëdha) dhe pjesëmarrja shumë e vogël e sistemeve fotovoltaike.

Në Strategji është parashikuar se do të rritet rregullisht konsumi i energjisë elektrike në periudhën kohore deri në vitin 2035, veçanërisht në sektorin e industrisë (Foto 4.5.), duke e arritur nevojën finale në vitin 2035 tek përdoruesit prej 786 ktoe sipas skenarit themelor BUA ose 710 sipas skenarit përmes aplikimit të masave për efikasitet energjetik ЕЕ.

Industria Ekonomitë familjare Sektorë të tjerë

Foto 4.5 Parashikimi i nevojës për energji elektrike deri në vitin 2035

HC të vogla

Biogaz

Centrale të erës

Centrale diellore

Biomasë

HC të mëdh

Page 22: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

20

Në përputhje me analizën në pikën paraprake 3, në të cilën u përcaktua nevoja e përgjithshme e energjisë deri në vitin 2050, edhe këtu është bërë një vlerësim i ngjashëm i rritjes së pritshme të konsumit të energjisë deri në vitin 2050.

Foto 4.6 Parashikimi për energji elektrike të nevojshme tek konsumuesit final deri në vitin 2050

Në skenarin themelor parashikohet rritje e ngadalësuar e konsumit të energjisë elektrike, por me respektimin e plotë të tendencës themelore, e cila është prezantuar në Strategji. Në pjesën që ka të bëjë me skenarin me masa të përforcuara të efikasitetit energjetik, është ruajtur proporcioni i parashikuar në Strategji. Në skenarin VIS, deri në vitin 2035 janë shfrytëzuar të dhënat e Strategjisë, ndërsa pas kësaj është bërë një hap përpara në aspekt të parashikimit të reduktimit më të madh të konsumit të energjisë elektrike, proporcionalisht me pritshmëritë për reduktimin e përgjithshëm të konsumit të energjisë në të gjitha sektorët e shoqërisë. Se sa ky parashikim është vizionar, mbetet të vlerësohet, edhe pse konsiderojmë se është mjaft konservativ, përkatësisht real. Në periudhën e ardhshme 35 vjeçare presim që konsumi i energjisë elektrike të jetë në nivelin e njëjtë si edhe në vitin 2015.

Page 23: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

21

5. Potenciali i burimeve të rinovuesHme të energjisë

Gjatë përcaktimit të potencialit të lëndëve djegëse të caktuara ekzistojnë disa kritere edhe atë teorikisht të mundshëm, teknikisht të akesshëm dhe ekonomikisht të arsyeshëm. Së këtejmi, kufiri i potencialit të aksesshëm dhe ekonomikisht të arsyeshëm të cilësdo qoftë lëndë djegëse është me kufij elastikë, të cilët me kalimin e kohës ndryshojnë. Zbulohen teknologji të reja, përdoren materiale të reja dhe ajo që nuk ka qenë e mundshme të realizohet para dhjetë vitesh sot është punë rutinore. E njëjta ka të bëjë edhe me çmimin e pajisjes, i cili e gjen arsyen ekonomike kur krahasohet me çmimin e energjisë së nevojshme, influencën politike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Për këtë shkak, si nivel i vlefshëm përdoret potenciali i aksesshëm teknik sipas nivelit aktual të zhvillimit të teknikës. Me fjalë të tjera, kategoria ekonomike, vlera e investimit është vendosur në vend të dytë.

Duhet të jepet përgjigje – a ka në Maqedoni potencial të akesshëm teknik të burimeve të rinovueshme të energjisë, me të cilat plotësisht do të kënaqen nevojat për energji elektrike deri në vitin 2050, ndërsa pastaj (ose paralelisht) edhe nevojat e përgjithshme të energjisë për shoqërinë.

Siç u theksua në fillim, përgjigjja është pozitive.

PO Maqedonia ka në dispozicion potencial të mjaftueshëm që t’i kënaq nevojat e veta për energji elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Vëmendja është përqendruar në tre burime kryesore të rinovueshme të energjisë edhe atë Hidroenegjia tek hidrocentralet e mëdha dhe të vogla, energjia e erës dhe energjia diellore. Pjesëmarrja e biomasës është lënë të shërbejë si mbështetje, plotësim të sistemit për prodhimin e energjisë elektrike. Shkaku konsiston me atë se gjatë shfrytëzimit të biomasës digjet karboni dhe prodhohet dyoksidi i karbonit. Në përmasa botërore është pranuar se megjithatë, kjo ndotje e mjedisit kompensohet me rritjen e biomasës, e cila nga atmosfera e absorbon dyoksidin e karbonit në masë të njëjtë aq sa pastaj krijohet gjatë djegies. Në të ardhmen, impiantet e biomasës mund të përdoren për t’i mbuluar nevojat në rastet kur do të paraqitet mungesë e energjisë elektrike, e cila prodhohet nga burime të rinovueshme.

Page 24: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

22

Hidropotenciali i Maqedonisë është në kufijtë, si vijon:

Kapaciteti i instaluar Energjia e prodhuar

MW GWh ktoeHidrocentrale të mëdha 960 5524 475Hidrocentrale të vogla 70 175 15

Gjithsej 1030 5699 490

Është dominant hidropotenciali i Basenit të Vardarit me potencial prej rreth 4270 GWh, pastaj vijon potenciali i pellgut të Lumit Drini i Zi me potencial prej rreth 880 GWh, dhe në fund potenciali në total i pellgjeve të vegjël, i cili është vlerësuar në përafërsisht rreth 440 GWh. Sipas kësaj, rezulton se hodropotenciali është në kornizat e 5500-5600 GWh.

Potenciali i pritshëm nga centralet me erë

Kapaciteti i instaluar Energjia e prodhuar

MW GWh KtoeCentrale me erë 600 1320 113

Në Maqedoni dominon hidropotenciali me veprime cilësore drejt ndërtimit të centraleve me erë, përkatësisht Parku në Bogdanci. Raporti i energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinvoueshme në vitin 2015 sipas muajve, është prezantuar në Foto 5.1.

Foto 5.1. Prodhimi i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme në vitin 2015

HidrocentraleCentrale elektrike dielloreCentrale elektrike me erëCentrale me biogaz

Page 25: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

23

Potenciali i energjisë diellore

Gjatë përcaktimit të potencialit të energjisë diellore, dy elemente janë të karakterit të rëndësishëm edhe atë energjia e rrezatimit të diellit në sipërfaqe të rrafshët për kushtet e Maqedonisë dhe sasia e sipërfaqes në dispozicion për këtë dedikim.

Është konfirmuar se në Maqedoni, për shkak të pozitës gjeografike, ka kushte të mira për shfrytëzimin e energjisë së diellit. Për dy lokacione karakteristike është prezantuar potenciali i energjisë diellore brenda një viti kalendarik.

Shkup Manastir

Foto 5.2. Rrezatimi mesatar global i diellit në sipërfaqe të rrafshët

Sipërfaqja potenciale në [km2], e cila është “në dispozicion” për instalimin e kolektorëve të diellit është pasqyruar në tabelën, si vijon:

Sipërfaqja e përgjithshme

Sipërfaqe bujqësore

Sipërfaqe me pyje

Rrugë dhe hekurudha

Sipërfaqe uji dhe sipërfaqe

të tjera Teknikisht e realizueshme

25713 3342 9888 99 488 11896

Kapaciteti i instalimit të kolektorëve diellorë 33 MW/km2

Energjia e prodhuar nga kolektorët diellorë 46,71 GWh/km2 year 4,02 ktoe/km2 year

Sipërfaqe teknike në dispozicion 11 896 km2

Gjithsej energjia diellore në dispozicion 47 797 ktoe/ на 11 896 km2 year.

Page 26: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

24

Energjia teknike reale në dispozicion mund të vlerësohet me qasjen si vijon. Para së gjithash, sipërfaqja në Maqedoni është e ndarë në dy tërësi edhe atë në urbane dhe rurale

Lloji i lagjes Sipërfaqja e përgjithshme [km2]

Urbane 15 660

Rurale 9 253

Burimi: Enti Shtetëror i Statistikave

Nëse aprovohet koeficienti mesatar i ndërtimit të lagjeve urbane prej 0.07%, ndërsa të mjediseve rurale 0.02%, rezulton se përqindja e ndërtimit në Maqedoni është 1281 km2. Së këtejmi, nëse supozohet se vetëm 20% e sipërfaqes së ndërtuar mund të përdoret për instalimin e paneleve diellore, rezulton se sipërfaqja e cila mund të përdoret për vlerësimin e potencialit të leverdishëm ekonomikisht ka madhësi prej 256 km2.

Në përputhje me të dhënat është e qartë se pjesëmarrje maksimale në përcaktimin e potencialit energjetik i takon energjisë diellore, ndërsa energjia e erës ka pjesëmarrje më të vogël, edhe pse kjo vlerë me zhvillimin e teknologjive të reja në masë të konsiderueshme mund të ndryshojë në drejtim pozitiv. Këtu, një rol të madh duhet të luaj gjenerata e re e shtretërve (MALEV) të cilët mundësojnë gjenerimin e energjisë, tanimë gjatë shpejtësisë së erës më të ulët se 1 m/s për dallim nga shpejtësitë e deritanishme prej > 3 m/s.

Foto 5.2. Potenciali teknik për prodhimin e energjisë elektrike

Energjia diellore Energjia e erës Hidroenergjia

Page 27: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

25

Në bazë të këtyre të dhënave mund të formohet pasqyra e dinamikës së përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.

Për këtë qëllim, në diagramin e Foto 5.3. është prezantuar konsumi i pritshëm i energjisë elektrike deri në vitin 2050, si dhe dinamika e prodhimit të mundshëm të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

Foto 5.3. Energjia e nevojshme elektrike dhe prodhimi i pritshëm nga burimet e rinovueshme

Në mënyrë që të realizohen parashikimet, supozimi i parë është se në Maqedoni do të ndërtohen të gjitha hidrocentralet të parashikuara me Strategjinë për Zhvillim Energjetik deri në vitin 2035. E njëjta ka të bëjë edhe me impiantet e tjera nga sektori i burimeve të rinovueshme të energjisë.

Por, deri në periudhën e vitit 2035 duhet të punohet në hartimin e dokumentacionit të projektit dhe në sigurimin e klimës për investime intensive në ndërtime, para së gjithash të hidroimpianteve të mëdha, me ç’rast duhet të sigurohet prodhim i rritur prej 1951 GWh, nga centralet me erë 849 GWh dhe nga centralet fotovoltaike diellore 1628 GWh.

Në mënyrë që të sigurohet prodhimi i nevojshëm i energjisë elektrike nga kolektorët diellorë, në shumë prej 200 ktoe në vitin 2050, nevojitet të instalohen 1643 MW kolektorë diellorë me një sipërfaqe të nevojshme prej 50 km2 për instalimin e tyre. Së këtejmi, në përputhje me Strategjinë është miratuar ajo se nga kolektorët diellorë fitohen 1416 kWh/m2 year.

Pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme të veçanta të energjisë në kënaqjen e nevojave për energji elektrike në vitin 2050, është prezantuar në Foto 5.4.

205020452040203520302025202020152015 2020 2025 2030 2035 2040 2045 2050

Hidro të mëdha Centrale me erëCentrale diellore BiomasëHidro të vogla

Page 28: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

26

Foto 5.4 Dinamika e pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme të energjisë në prodhimin e energjisë elektrike

Biomasa si lëndë djegëse merr pjesë në formimin e bilancit energjetik të Maqedonisë me mesatarisht 10%. Kjo është e kuptueshme meqë mesatarisht 70% e ekonomive familjare në Maqedoni, nevojat e tyre për ngrohje i përmbushin me dru zjarri, i cili për momentin është lënda më e lirë për këtë dedikim. Në dokumentet strategjike nuk parashikohen plantacione për prodhimin e biomasës së dedikuar për prodhimin e energjisë elektrike. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka potencial që në dekadat e ardhshme të rritet prodhimi i energjisë elektrike përmes përdorimit gjithnjë e më të madh të digjestorëve për trajtimin e mbetjeve bujqësore në energji elektrike, si dhe ndërtimi i impianteve për prodhimin e gazit sintetik përmes pirolizës së biomasës.

Si potencial teknik në dispozicion për energji, e cila mund të shfrytëzohet nga biomasa (këtu, para së gjithash, mendohet për transformimin në formë të energjisë termike) janë sasitë si vijojnë

Prejardhja e biomasës Energjia [GWh]Biomasa nga bujqësia 355Biomasa nga blegtoria 190Biomasa nga pylltaria 2362Mbetjet urbane 250

Burimi: Istraživanje i analiza tržišta za razvoj projekata obnovljivih izvora energije u zemljama regije jugoistočne Europe, Republika Makedonija, Energetski institut Hrvoje Požar; Centar za energetska efikasnost na Makedonija - MACEF, Skopje; svibanj 2015.

Hidro të mëdha Hidro të vogla Centrale me erë

Centrale diellore Biomasë

Page 29: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

27

Gjendja aktuale në Maqedoni e mundëson instalimin e tarifës së favorizuar të 7MW impianteve, të cilat përdorin biogaz nga biodigjestor. Kjo kuotë tanimë është përmbushur me instalimet e “Vezë Sharri” dhe KB “Pellagonia”. Mbetet e pashfrytëzuar kuota prej 10 MW për instalimin e impianteve për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa përmes pirolizës (ose përmes procesit tjetër, si për shembull, kogjenerimi), por me kufizimin se për këtë qëllim nuk guxon të përdoret dru zjarri.

Gjatë punës të vetëm këtyre impianteve, prodhimi i energjisë elektrike në nivel vjetor do të ishte prej 70 deri në 90 GWh.

Në bazë të aktiviteteve të deritanishme hulumtuese është konstatuar se Maqedonia ka në dispozicion energji gjeotermale me temperaturë të ulët (ujë i ngrohtë me temperaturë deri në 78оС) me kapacitet prej 390 GWh. Hulumtimet u realizuan me shpime të cekëta (350-450 metra), por ekzistojnë supozime se me shpime mbi 2500 metra, mund të arrihet deri te potenciali gjeotermal i cili do të mundësojë edhe prodhimin e energjisë elektrike.

Në nivelin aktual të zhvillimit teknik, ekonomikisht të arsyeshme janë investimet në “Ciklin Organik Rankinen” të impianteve energjetike për prodhimin e energjisë elektrike të cilat funksionojnë me ujë gjeotermal me temperaturë mbi 120оС. Mund të pritet që në periudhën e ardhshme të zhvillohen teknologji të atilla, të cilat do të përdorin fluide të punës të cilat mundësojnë transformimin e energjisë termike në energji elektrike edhe në temperatura nën 100оС.

Page 30: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

28

6. Pengesa dHe Përfitime gjatë zHvillimit të ProdHimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovuesHme

Realizimi i vizionit që të sigurohet prodhim vetjak të energjisë elektrike nga burime vetjake vendore të energjisë (të rinovueshme), të ndërpritet importi i energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për prodhimin e saj, të përmirësohet mjedisi jetësor i qytetarëve nuk është një detyrë e lehtë dhe e thjeshtë.

Pengesat, të cilat duhet të tejkalohen gjatë jetësimit të këtij vizioni, i cili më shumë është projekt sesa ëndërr, janë të disa natyrave edhe atë para së gjithash:

»» Të natyrës politike.»» Të natyrës financiare.»» Të natyrës teknike.

Pengesat e natyrës politike, para së gjithash, kanë të bëjnë me interesimin e partisë politike në pushtet, të angazhohet dhe të investojë mjete në një vizion i cili duhet të realizohet në 3 ose 4 dekadat e ardhshme. Programet e këtilla zhvillimore nuk janë të afërta me partitë politike, ndërsa problemi kryesor për promovimin e këtij vizioni është të ndryshohet mënyra e të menduarit të garniturave në pushtet në dekadat e ardhshme.

Nëse vetëdija shoqërore “vihet në lëvizje” ndërsa sektori civil fuqimisht e mbështet këtë vizion dhe përfitim, atëherë kjo do t’i mbizotërojë edhe programet zhvillimore shkurtpamëse politike (por pragmatike). Në atë çast, vizioni kalon në projekt zhvillimor me “të drejtën për jetë” në mënyrë të barabartë me strategjitë afatshkurtra dhe programet zhvillimore.

Për këto shkaqe konsiderojmë se kjo është pengesa e parë dhe kryesore e cila duhet të tejkalohet sa më shpejtë, në mënyrë që t’i qasemi zgjidhjes së pengesave tjera. Nëse ka vullnet, atëherë do të gjendet edhe zgjidhja.

Problemet e natyrës financiare janë me të vërtetë të vështira, madje lehtësisht mund të ketë dështim edhe atë para se të fillohet me mendimin sa i përket realitetit të idesë, duke i konsideruar si të pakapërcyeshëm. Me një politikë të mirëfilltë afatgjate, përmes investimit në programet zhvillimore në institucionet akademike, me një stimulim të fokusuar mbi krijimin e organizatave prodhuese vetjake në sektorët në të cilët priten investime të vazhdueshme afatgjata, mundet edhe të reduktohet niveli i

Page 31: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

29

fondeve të nevojshme investuese dhe të rritet niveli i punësimit, si dhe të rritet profitabiliteti dhe aftësia konkurruese e organizatave maqedonase.Problemet e natyrës teknike dhe organizative fare nuk janë të thjeshta dhe të lehta për zgjidhje, ndërsa rezultojnë nga karakteri i prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

Pengesa kryesore teknike për përfshirje të plotë (ose të konsiderueshme) të burime të rinovueshme të energjisë në sistemin elektroenergjetik është natyra stohastike të këtij prodhimi. Paraprakisht nuk mund të planifikohet prodhimi dhe çdoherë duhet të ekzistojë mundësia që të përfshihen prodhues të atillë të energjisë elektrike të cilët nuk varen nga kushtet klimatike.

Prodhimi i hidrocentraleve të vogla varet nga kushtet hidrologjike brenda vitit dhe është i karakterit stinor – prodhim më të madh në pranverë, ndërsa prodhim më të vogël gjatë verës dhe dimrit.

Prodhimi nga kolektorët diellorë edhe më shumë ndikohet nga kushtet klimatike edhe atë në nivelin e 24 orëve – ditë e natë, në nivel të stinës verë ose dimër, si dhe nga kushtet klimatike lokale, përkatësisht a ka re, mjegull ose është ditë me diell.

Energjia e erës nuk ndikohet edhe aq shumë nga dita dhe nata, megjithatë ka disa karakteristika stinore, kur mundet, në makronivel, të pritet prodhim më i madh ose më i vogël. Megjithatë, çdoherë ndikohet nga kushtet globale klimatike, të plotësuara me karakteristikat lokale, të cilat aspak nuk mund të parashikohen. Në tabelën e radhës është prezantuar probabiliteti në përqindje i shfaqjes së erës, ndërsa me këtë edhe i prodhimit të energjisë elektrike në lokalitetin Bogdanci:

Pinst=50 MW (50x1MW) GWh %

Dimër 29,80 32,87Pranverë 19,49 21,50

Verë 16,97 18,73Vjeshtë 24,39 26,90Gjithsej 90,65 100,00

Probabiliteti i prodhimit të llojeve të ndryshme të burimeve të rinovueshme është prezantuar në Foto 5.1. Prodhimi i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme në vitin 2015. Edhe pse ky diagram ka të bëjë vetëm për një vit, megjithatë mund të perceptohen disa drejtime lidhur me atë se energjia e erës është më e shprehur në periudhën e vjeshtës dhe dimrit,

Page 32: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

30

ndërsa energjia e diellit në periudhën e verës. Në një mënyrë të caktuar, prodhimi maksimal i energjisë elektrike është zhvendosur në faza, por jo në periudhë të njëjtë.

Në këtë grup, me karakteristika më të mira janë akumulacionet e hidrocentraleve të mëdha, të cilat mund të shërbejnë për prodhim të shpejtë, në rastet kur ka ndryshime të papritura të mëdha në prodhimin e llojeve të tjera të centraleve. Megjithatë, kapaciteti i akumulimeve të hidrocentraleve edhe pse është i konsiderueshëm, megjithatë është i limituar.

Për këtë shkak, duhet të ketë një menaxhim mjaft të kujdesshëm me prodhimin dhe konsumin e energjisë elektrike. Në regjimin kryesor bazik të prodhimit, para së gjithash, bëjnë pjesë hidrocentralet e vogla bashkë me hidrocentralet rrjedhëse dhe ruajtja e rrjedhave minimale të akumulimeve. Tërësisht duhet të ndërmerret edhe energjia e prodhuar e centraleve me erë, si dhe të centraleve diellore. Centralet hidroakumuluese duhet të shërbejnë për mbulimin e ngarkesave të ndryshueshme të rrjetit dhe për mbulimin e nevojave në periudhat kur nuk ka as diell dhe as erë.

Përveç problemit me sigurimin e energjisë së nevojshme elektrike, kur nuk ka diell, erë, rrjedhje të mjaftueshme të ujit, është evident edhe problemi me depozitimin e energjisë së prodhuar, e cila në moment të caktuar nuk është harxhuar. Ky rast është i mundshëm gjatë periudhës së verës, gjatë prodhimit të madh të energjisë nga centralet diellore, por konsum të vogël të energjisë elektrike, si për shembull: rikonstruksioni i reparteve industriale apo shfrytëzimi i pushimeve vjetore.

Aplikimi i baterive nuk është i mundshëm për akumulimin e sasive të mëdha të energjisë elektrike. Ato mund të aplikohen për shfrytëzim individual në një shtëpi, për instalime më të vogla mobile, si për automobilat ose për nevojat e një procesi të caktuar prodhues.

Ky problem mund të zbutet, madje edhe të zgjidhet plotësisht përmes ndërtimit të hidrocentraleve reversibile, kur teprica e energjisë së prodhuar përdoret për ripumpimin e ujit në nivel më të lartë mbas pendës.

Mundësi teknike për akumulimin e energjisë elektrike të prodhuar është edhe elektroliza e ujit dhe fitimi i hidrogjenit. Hidrogjeni pastaj mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike në termocentralet klasike si lëndë djegëse kryesore, ose në impiante bashkëkohore – qeli për djegie, me ç’rast arrihen koeficient më të lartë të transformimit të energjisë nga djegia e hidrogjenit në formë të energjisë elektrike.

Page 33: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

31

Problemi i transportit në distanca më të mëdha të hidrogjenit të krijuar në këtë mënyrë (nevoja e presionit të lartë, temperatura të ulëta, depërtimi i hidrogjenit për shkak të atomeve të vegjël në grilën e kristaltë të materialit të tubacioneve të ujit/rezervuarëve) pjesërisht zgjidhet me prodhimin e amoniakut dhe transportin e tij më ekonomik dhe të parrezikshëm (nga shpërthimi) – presion i ulët, temperatura normale, përvojë më e madhe në përdorimin e amoniakut dhe ngjashëm.

Njëra nga masat kryesore teknike për funksionimin më të sigurt të sistemit elektro-energjetik është rrjeti i transmetimit elektrik me zhvillim të lartë dhe interkoneksioni me shtetet fqinje dhe konksioni cilësor në sistemin europian. Në këtë mënyrë, mundësohet që në periudhën kur ka në dispozicion prodhim më të madh të energjisë elektrike t’i plasohet (huazohet) sistemit elekro-energjetik, ndërsa kur konsumi është më i lartë nga prodhimi, të merret energjia e nevojshme nga sistemi.

Kur shoqëria mendon të kalojë e gjithë ekonomia drejtë dekarbonizimit, janë të mundshme edhe zgjidhje tjera teknike, siç është për shembull, me tepricën e energjisë elektrike e cila është në dispozicion, rezervarët ngrohen me ujë të ngrohtë, i cili më vonë shfrytëzohet për ngrohjen qendrore të apartamenteve.

Nuk duhet shpërfillur mundësia potenciale për ndërtimin e impianteve me energji bërthamore. Rreziqet kryesore, frika nga incidentet, mund të pritet se në dekadat e ardhshme do të reduktohen në minimum. Gjithashtu, mund të pritet të paraqiten edhe impiantet e para prodhuese (të tejkalohet niveli i eksperimenteve laboratorike) të cilat do të funksionojnë sipas principit të fuzionit të bërthamave të lehta atomike. ТОКАМАК-u tanimë një kohë më të gjatë është në analiza laboratorike/gjysmë industriale në Rusi, ndërsa në Zvicër (CERN) filluan eksperimentet me reaktorin më të madh të këtij lloji.

Si përfundim, duhet të nënvizohet se do të ketë probleme gjatë këtij rrugëtimi, megjithatë ato janë të zgjidhshme. Përfitimet janë të mëdha dhe nuk guxojmë ta lëshojmë mundësinë që të lëvizim përpara.

Page 34: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

32

7. ndikimet ekologjike

Mbrojtja e mjedisit jetësor gjithnjë e më shumë bëhet temë aktuale jo vetëm tek Shoqatat të cilat veprimtarinë e tyre e kanë fokusuar në këtë drejtim, por edhe në nivelin më të larët tek burrështetasit e vendeve prijëse. Të gjithë e kanë të qartë se Toka është shtëpia jonë e përbashkët dhe se të gjithë, në kuadër të mundësive të veta, duhet të kujdesemi për të njëjtën, ta ruajmë shtëpinë edhe për gjeneratat e ardhshme.

Ndotja nga proceset energjetike gjatë djegies së karburanteve fosile ka karakter të dyfishtë – global dhe lokal. Përmes karakterit global çdo ndotës në çdo vend – i shkakton ndryshimet klimatike. Mekanizmi është i qartë – gjatë djegies së lëndëve djegëse fosile karboni bashkohet me oksigjenin dhe formohet dyoksidi i karbonit СО2, i cili e shkakton efektin e kopshtit serrë dhe ngrohjen globale të planetit.

Ndotja lokale ka pasoja mjaftë serioze dhe më shpejtë të dukshme, në krahasim me ndotjen globale. Së këtejmi, elementet kryesore të ndotjes janë grimcat e ngurta (hi dhe koks), dyoksidi i squfurit i cili shkakton reshjet acidike të shiut dhe degradimin e cilësisë së tokës dhe pyjeve, bashkë me oksidet e azotit. Gjithashtu, duhet të dihet se thëngjilli dhe mazuti, në masë të madhe, kontribuojnë në ndotjen lokale në krahasim me gazin natyror. Ndikojnë mbi cilësinë e ajrit, duke shkaktuar një spektër të sëmundjeve të organeve respiratore, veçanërisht tek fëmijët.

Kësaj duhet t’ia shtojmë edhe ndotjen me krijimin e zgjyrës gjatë eksploatimit të vendburimeve sipërfaqësore dhe pikave të mëdha të depozitimit të bramcit dhe hirit. Edhe pse niveli i radioaktivitetit i mbetjeve është relativisht i ulët, një sërë hulumtimesh në Maqedoni tregojnë se ky fakt nuk guxon të anashkalohet.

Çka do të thotë për Maqedoninë nëse nuk përdoret thëngjilli për prodhimin e energjisë elektrike? Kjo do të thotë se në nivel vjetor nuk do të digjen mesatarisht 7 milionë tonë thëngjill. Me këtë do të parandalohet emisioni si në rastin e KEM Manastir

Page 35: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

33

Parametri Dimensioni Oxhaku А1 (mesatar/ maksimal) Oxhaku А2 Gjithsej

CO t/year 312/554 68/160 380/741

SO2 t/year 36,367/54,783 20,675/30,590 57,042/85,373

NOx t/year 7,266/10,316 3,749/4,814 11,015/15,130

CO2 t/year 3,217,904/4,365,038 1,710,155/ 1,917,173 4,928,059/6,282,211

Pluhur t/year 4,802/11,711 2,271/ 3,880 7,073/15,591

Burimi: Kërkesë për lëshimin e A – Lejes për harmonizim me Planin Operativ, ELEM – Filiali KEM Manastir, 2007

Marrë në përgjithësi, nga KEM Manastir dhe TEC Osllomej, ndotja e mjedisit është si vijon:

» mbi 6.3 milionë tonë CO2 çdo vit » mbi 85 000 tonë SO2 » mbi 15 600 tonë pluhur në ajër.

Edhe pse këto shifra, në krahasim me emisionin e materive të dëmshme në vendet e zhvilluara industriale janë të vogla, por ato janë shumë të mëdha krahasuar me fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë.

Nëse gjatë kësaj merret parasysh potenciali të cilin e ofrojnë elektromobilat, të cilët mund t’i karrikojnë bateritë në periudhat kur ka prodhim më të madh të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, në masë të konsiderueshme do ta reduktojë ndotjen në mjediset urbane, e cila është shkaktuar nga djegia e karburanteve fosile në trafikun rrugor.

Page 36: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

34

8. investimet

A do të ketë kosto të ulët realizimi i këtij investimi? Jo. Nevojiten fonde të mëdha investuese. Pa u futur në përpilimin e përllogaritjeve të detajuara për rrjedhën e mjeteve, përkatësisht “business plan”, një përllogaritje komparative tekniko-ekonomike tregon se investimi në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme arsyetohet edhe nga aspekti ekonomik, nëse analizohet impianti gjatë jetëgjatësisë së tij.

Është bërë një krahasim midis shpenzimeve të përgjithshme për investim në një termocentral me thëngjill, bashkë me minierën dhe të një impianti me kolektorë diellor fotovoltaik, me prodhim të njëjtë të energjisë elektrike në nivel vjetor. Nënvizojmë – me prodhim të njëjtë të energjisë, meqë termocentrali me thëngjill punon standard 6000 orë në vit me kapacitetin e instaluar nominal, ndërsa impianti diellor “punon” vetëm 1400 orë në nivel vjetor me kapacitetin e instaluar nominal.

Krahasimi është bërë në kushtet si vijojnë:

Termocentrali klasik me thëngjill bashkë me minierën

Kapaciteti i instaluar i termocentralit me thëngjill 200 MWNumri i orëve të punës në nivel vjetor me kapacitet të instaluar 6000 h/yearSasi e prodhuar e energjisë elektrike 1200 GWh/yearÇmimi specifik investues i impiantit 1800 €/kWInvestimi i përgjithshëm i termocentralit 360 М €Çmimi i lëndës djegëse (thëngjill) 20 €/tÇmimi i energjisë së thëngjillit 9 €/MWhFuqia termike e thëngjillit 8000 kJ/kgKonsumi i thëngjillit për prodhimin e 1 kWh energji elektrike 1.35 kg/kWhSasia e nevojshme e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike 1620 k t/yearShpenzimet për lëndë djegëse në nivel vjetor 32 М€/yearJetëgjatësia e impiantit 40 yearShpenzimet për lëndë djegëse për 40 vjet punë 1296 М€Shpenzimet e përgjithshme të investimit dhe lëndës djegëse për 40 vjet 1656 М€

Page 37: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

35

Centrali diellor me kolektorë fotovoltaik

Raporti i orëve të punës të përdorimit të TEC/ PV 4.29

Numri i orëve të punës në nivel vjetor me kapacitet të instaluar 1400h/year

Kapaciteti i instaluar i nevojshëm i centralit PV 857MW

Sasia e prodhuar e energjisë elektrike 1200 GWh/year

Çmimi specifik i investimit të impiantit 1000 €/kW

Investimi i përgjithshëm për centralin diellor 857.14 М €

Çmimi i lëndës djegëse 0 €/t

Sipërfaqja e nevojshme mesatare e sistemit 2.8ha/MW

Sipërfaqja e nevojshme e përgjithshme për ndërtimin e centralit diellor 24 km2

Jetëgjatësia e impiantit 40 year

Shpenzimet e përgjithshme të investimit dhe lëndës djegëse për 40 vjet 857 М€

Nëse pranohet se çmimi mesatar i shitjes së energjisë elektrike nga prodhuesi është 40 €/MWh, gjithsej do të arkëtohen nga të dy impiantet nga 1920 М€.

Menjëherë është i dukshëm dallimi midis këtyre dy projekteve: në fillim nevojitet 2.4 herë investim më i lartë për centralin diellor, por në fund të jetëgjatësisë pjesa tjetër e mjeteve tek centrali diellor janë për katër herë më të larta.

Lëvizja e shpenzimeve dhe fitimit në këto kushte fillestare është pasqyruar në Foto 8.1

Page 38: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

36

Foto 8.1. Qarkullimi i mjeteve gjatë jetëgjatësisë së impianteve

Në bazë të parametrave makroekonomik është prezantuar Raporti i investimeve të nevojshme për ndërtimin e impianteve të veçanta. Gjithashtu, varësisht nga periudha mesatare e punës së llojeve të veçanta të burimeve të rinovueshme të energjisë, është parashikuar kapaciteti i nevojshëm i instaluar në mënyrë që të prodhohet sasi identike e energjisë si edhe në centralin me lëndë djegëse fosile. Kjo karakteristikë nuk është bërë edhe për hidrocentralet e mëdha akumuluese, por janë inkorporuar edhe parametrat e projektuar themelorë.

Parametri Dimensionet TEC Dielli Era Hidro të vogla Çebren Galishte

Kapaciteti MW 200 857 545 456 333 193.5

Investimi specifik M€/MW 1800 1000 1500 2200 956 1033

Shfrytëzimi i kapacitetit h/year 6000 1400 2200 2630 2360 1354

Investimi i përgjithshëm M€ 360 857 817.5 1004 319 200

Energjia e prodhuar në nivel vjetor

GWh/year 1200 1200 1200 1200 786 262

Raporti investim/prodhim vjetor M€/GWh 0.300 0.714 0.681 0.837 0.406 0.763

Page 39: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

37

Në mënyrë të qartë mund të shihet se nevojiten fonde investuese disa herë më të larta për ndërtimin e impianteve të cilët përdorin burime të rinovueshme të energjisë. Gjatë kësaj nuk duhet të anashkalohet edhe fakti se pas ndërtimit të këtyre impianteve nuk ka shpenzime të mjeteve për blerje të energjisë (karburante hidrike dhe të gazit, thëngjill cilësor) ose shpenzime për eksploatimin e thëngjillit (linjitit) vendor me cilësi të ulët.

Fare nuk është trajtuar në mënyrë të veçantë elementi që ka të bëjë me numrin e të punësuarve për realizimin e procesit prodhues, dhe as mjetet e nevojshme për mirëmbajtjen e rregullt të pajisjes. Nëse merren parasysh këto elemente, atëherë rritet arsyeshmëria ekonomike e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë gjatë prodhimit të energjisë elektrike.

Page 40: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

38

9. konkluzion

Konkluzioni themelor i autorëve konsiston me atë se Maqedonia ka në dispozicion resurse të mjaftueshme të rinovueshme në mënyrë që të mundet plotësisht t’i kënaq nevojat për energji elektrike pa përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

Realizimi i kësaj detyre është i mundshëm, por një gjë e këtillë nuk është as e lehtë, as e thjeshtë, as e lirë. Megjithatë, ky mesazh sa më shpejtë të arrijë deri te vetëdija e njerëzve, të cilët janë përgjegjës për miratimin e vendimeve, aq më shpejtë shoqëria do të hapërojë në një të ardhme më të pastër dhe më të sigurt nga aspekti energjetik.

Përmes promovimit të kësaj mundësie, do t’i qasemi një trajtimi akoma më serioz dhe më të detajuar të kushteve të cilat do të kontribuojnë që në mënyrë të padhembshme të realizohet ky vizion.

Ky vizion nuk është utopi!Duhet të kalojë në projekt, dhe pastaj në dokument zhvillimor strategjik të Shtetit.

Ndërtimi i impianteve të reja do të angazhojë kapital të madh, por do të krijojë edhe shumë vende të reja pune. Periudha është e mjaftueshme që të realizohet trajnim gradual i një numri të mjaftueshëm të kuadrit profesionist, si dhe të rikualifikohen të punësuarit e sektorëve të cilët gradualisht shuhen.

Është veçanërisht e rëndësishme Shteti në mënyrë të dirigjuar ta stimulojë zhvillimin e organizatave të punës të cilat me forca vetjake do ta prodhojnë pajisjen e nevojshme. Nëse bëhet fjalë për seri të mëdha, kur për produktin ka treg të madh, edhe çmimi i fundit i pajisjes do të bëhet gjithnjë e më i pranueshëm.

Kjo do të jetë një sfidë e madhe për zhvillimin e njësive kërkimore-shkencore, të cilët sigurisht do t’u bashkëngjiten organizatave prodhuese si pjesë e tyre organike.

Sa i përket asaj se shoqëritë do të kalojnë në një botë të dekarbonizuar ky është një realitet. Vetëm varet nëse ne do të inkuadrohemi më shpejtë në këtë ndryshim të vetëdijes shoqërore apo do të mbetemi në bishtin e ngjarjeve.

Kjo është zgjedhja e jonë personale! Zgjedhje në emër të gjeneratës së ardhshme.

Page 41: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

39

literatura

»A 100% renewable energy system in the year 2050: The case of Macedonia, B. Cosic, G. Krajacic, N. Duic, Elsevier, 2012

»Assessment of Renewable Energy Action Plan Implementation and Progress in the Promotion and Use of Renewable Energy in the Energy Community, Energy Community NREAP, Final Report, Last update: 20th July 2015

»Climate-friendly,reliable, affordable:100% renewableelectricity supplyby 2050, German Advisory Council on theEnvironment, Nr. 15, May 2010

»Determination of Potential and Possibilities for Renewable Energy Use in the Southwest Economic Region ,MACEF, Feasibility Study, Client: South-West Economic Region consisting 12 Municipalities, 2014

»Determination of Potential and Possibilities for Renewable Energy Use in the Skopje’ s Economic Region,MACEF, Feasibility Study, Client: Skopje Economic Region consisting 17 Municipalities, 2013

»Elimination of pollution in the Institute for Medical Rehabilitation Applying Renewable Sources of Energy,MACEF, Study work, Client: Ministry of Environment protection, Beneficiary: Institute for Medical Rehabilitation, 2006

»First Macedonian progress report on the promotion and use of energy from renewable sources, Ministry of Economy, 2015

»Global Energy Scenarios to 2040, Understanding our energy future,2016 Edition, Enerdata»How Will Global Energy Markets Evolve To 2040? World Energy Outlook 2014 Factsheet, International

Energy Agency»Increasing the renewable energy sources absorptioncapacity of the Macedonian energy system,

Boris Ćosić, Nataša Markovska, Verica Taseska, Goran Krajačić and Neven Duić, Journal of Renewable and Sustainable Energy, Volume 5, Issue 4, 2013

»Industrial Decarbonisation And Energy Efficiency Roadmaps To 2050 – Cross-sector Summary, MARCH 2015, This report has been prepared for theDepartment of Energy and Climate Change andthe Department for Business, Innovation and Skills by Parsons Brinckerhoff and DNV GL

»Istraživanje i analiza tržišta za razvoj projekata obnovljivih izvora energije u zemljama regije jugoistočne Europe, Republika Makedonija, Energetski institut Hrvoje Požar; Centar za energetska efikasnost na Makedonija - MACEF , Skopje; svibanj 2015. Naručitelj: HEP-Obnovljivi izvori energije d.o.o., Hrvatska

»Measurement and Analyze of Solar Energy Production in Hospitals, Project Protecting health from Climate change,MACEF, Client: World Health Organization, 2011-2012

»SecondEnergy Efficiency Action Plan of the Republic of Macedoniauntil 2015, April 2014, https://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/DOCS/3354154/ 0633975ADBB87B9CE053C92FA8C06338.PDF

»Study on the Calculations of revised 2020 RES targets for the Energy Community; Study on the Implementation of the New EU Renewables Directive in the Energy Community, Final ReportIPA Energy + Water Economics, June 2010

»Update of the Strategy for Utilisation of Renewable Energy Sources in the Republic of Macedonia of 2010, EuropeAid/129822/D/SER/MK, 31 December 2014

»Update of the Strategy For Utilisation Of Renewable Energy Sources in the Republic of Macedonia of 2010, IPA EuropeAid/129822/D/SER/MK, December 2014

»Plan Veprimi për burimet e rinovueshme të energjisë në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2025 me vizion deri në vitin 2030, (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 207 nga data 24.11.2015) http://archive.economy.gov.mk/ministerstvo/sektori_vo_ministerstvo/sektor_za_energetika/4578.html

»Mundësitë energjetike të Maqedonisë, Pasqyrë e opsioneve të mundshme, Eko-vetëdija Prof. Dr. Stefan Buzharovski, Dr. Stiven Glin, 2014http://www.ekosvest.com.mk/images/ publikacii/ energetski_moznosti_mk.pdf

»Plan Veprimi i parë për efikasitet energjetik në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2018,http://www.ea.gov.mk/images/stories/E_Izdanija/11.Prv_Akcionen_Plan_za_EE_na_RM_do_2018_MK.pdf

»Strategjia për Shfrytëzimin e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2020, Shkup, gusht 2010, http://arhiva.vlada.mk/registar/files/ME_Strategija_za_iskoristuvanjeto_na%20_obnovlivi_izvori_na_energija_vo_RM_do_2020_07.09.2010.pdf

»Strategjia për Zhvillimin e Energjetikës në Republikën e Maqedonisë për periudhën kohore deri në vitin 2035, Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, 2015,

»Strategjia për Avancimin e Efikasitetit Energjetik në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2020, (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 143/2010)

Page 42: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

40

Për autorët

Prof. dr. konstantin dimitrov, shpikës i dekoruar, është punonjës i njohur shkencor-kërkimor me mbi 470 referenca (projekte shkencore, studime, artikuj në vend dhe jashtë vendit, projekte – një pjesë të realizuara, ekspertiza, kërkime diagnostike, revizione, libra, shpikje të cilat kanë marrë çmime). Vazhdimisht trajnon kuadro për zbatimin e kontrolleve energjetike (5 kurse). Ka ligjëruar në tre universitete (Shkup, Manastir,Prishtinë) dhe në kurse specialistike në më shumë vende (Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Turqi, SHBA, Gjermani). Ka marrë pjesë aktive në hartimin e dokumenteve nacionale (akte normative, dokumente strategjike), siç janë Strategjia për Energjetikë deri në vitin 2030, është bartës i përpilimit të Strategjisë për Efikasitet Energjetik, Plan Veprimit të parë, të dytë dhe të tretë nacional për efikasitet energjetik etj. Çmime: Çmim shtetëror – Patentë e vitit për 1998, “Eureka 98“ – Bruksel, Medalja e Artë, çmimin Special të Akademisë së Shkencave “Markoni” nga Italia, Çmimin Special nga Ministria e Industrisë dhe Transportit të Belgjikës. Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqërisë së Termikëve të Jugosllavisë, kryetar i SHEMAK dhe MACEF (njëri nga themeluesit në vitin 2002).

MSc. Аcc. Ognen Dimitrov, ka diplomuar në Fakultetin e Makinerisë – Shkup. Nga viti 2000, pas diplomimit punon në laboratorin me makina procesuale në pjesën e termoteknikës dhe termoenergjetikës. Posedon autorizim për projektim, revizion dhe mbikëqyrje në pjesën e makinerisë. Studimet e magjistraturës i ka kryer në vitin 2004 në Sektorin e Energjetikës pranë Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Aktualisht ka mbi 35 punime shkencore profesionale të prezantuara në vend dhe jashtë tij. Në vitin 2007 punësohet në Agjencinë e Energjetikës së RM dhe është bartës i projektit internacional i financuar nga UNCEE – Gjenevë. Është zgjedhur asistent në Kolegjin Amerikan-Shkup, për lëndën “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Mjedisit Jetësor”. Në vitin 2010 punësohet në Projektin GIZ (Shoqëri Gjermane për Bashkëpunim Teknik me RM) në Qytetin e Shkupit. Me mjetet e këtij Projekti merr pjesë në formimin e info-qendrës për efikasitet energjetik dhe burime të rinovueshme të Qytetit të Shkupit. Është i angazhuar për procesin e gazifikimit me përgatitjen e prokurimit publik, përgatitjen e kushteve për përgatitjen e projekteve të gazifikimin, zbatimin e prokurimit publik dhe mbikëqyrje mbi realizimin e kaldajave. Është themelues dhe bashkëpunëtor aktiv në MACEF, president i Bordit Drejtues.

Page 43: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Impresum

Titulli: Dekarbonizimi i prodhimit të energjisë elektrike - A mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050?

Botuesi:Fondacioni Konrad Adenauer – Maqedoni

Autorë:prof dr. Konstantin Dimitrovmr. Ognen Dimitrov

përktheu nga maqedonishtja:Blerina Starova Zllatku

Disenji dhe shtypi:Vincent Grafika

Tirazhi: 100 kopje

Publikimi mund të shkarkohet falas në:http://www.kas.de/mazedonien/en/publications/http://macef.org.mk/

Vërejtje:Qëndrimet e prezantuara në këtë publikimi nuk paraqesin qëndrime zyrtare të Fondacionit Konrad Adenauer, por janë pikëpamje personale të autorëve. Fotografia e ballinës dhe ilustrimet në publikimin janë marrë nga ueb faqja zyrtare e „Elektranat e Maqedonisë’’ – ELEM, me pajtimin e tyre. Botuesi nuk mban përgjegjësinë për gabimet e mundshme gjatë përkthimit.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 620.9:338(497.7)621.311.22-664.4/.7:620.97-047.44(497.7) DIMITROV, KonstantinDekarbonizmi i prodhimit të energjisë elektrike : a mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050? / Konstantin Dimitrov, Ognen Dimitrov. - Shkup : Fondacioni Konrad Adenauer, 2016. - 40 стр. : илустр. ; 21 см Pёr аuтоrёт: стр. 40. - Библиографија: стр. 39 IsBN 978-608-4648-21-5

1. Dimitrov, Ognen [автор]а) Енергетика - Развојна политика - Македонија б) Електрична енергија - Производствена анализа - Јаглен (енергент) - Обновливи извори на енергија - МакедонијаCOBISS.MK-ID 101263626

Page 44: DEKARBONIZIMI I PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Prof. Dr. Konstantin DimitrovМSc. Асс. Ognen Dimitrov

DEKARBONIZ IMI I P R O D H I M I T T Ë ENERGJISË ELEKTRIKE A mundet në Republikën e Maqedonisë plotësisht të zëvendësohet prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile me burime të rinovueshme deri në vitin 2050?