dasmat e jugut

9
Shtrirja Gjeografike Rajoni jugor shtrihet në të gjithë pjesën jugore të vendit. Brenda kësaj hapsire ai është i gjatë veri-jug 120 km dhe lindje- perëndim 115 km. Ky rajon kufizohet në veriperëndim dhe veri me Rajonin Perëndimor, në verilindje dhe lindje në Rajonin Juglindor, në jglindje e jug me Greqinë. Historia Rajoni Jugor ka popullim të hershëm dhe të vazhdueshëm.Për shkak të pozitës së saj gjeografike ky rajon ndodhet më afër me kulturën helene antike. Zbulimet arkeologjike në Xarë (Sarandë) i përkasin lashtësisë së këtij vendbanimi. Butrinti është një dëshmi që tregon për ndërthurje të kulturës ilire me atë helene në rajon, urbanizimin e hershëm të tij dhe dendësinë e madhe të popullimit. Popullësia e Rajonit Jugor Popullësia e Rajonit Jugor është dalluar për ndjenja të fuqishme kombëtare, shkallë të lartë emancipimi dhe tradita kulturore, ndaj u ka bërë ballë valëve asimiluese të kohërave. PARATHENIE Dasma kjo ngjarje kaq e hershëme e bashkimit të dy njerëzve për të krijuar familje, ka pesuar mjaft ndryshime kryesisht ne veshjen e nuses dhe dhendrit. Ne

Upload: antzela

Post on 08-Feb-2017

41 views

Category:

Lifestyle


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dasmat e jugut

Shtrirja Gjeografike

Rajoni jugor shtrihet në të gjithë pjesën jugore të vendit. Brenda kësaj hapsire ai është i gjatë veri-jug 120 km dhe lindje- perëndim 115 km. Ky rajon kufizohet në veriperëndim dhe veri me Rajonin Perëndimor, në verilindje dhe lindje në Rajonin Juglindor, në jglindje e jug me Greqinë.

Historia Rajoni Jugor ka popullim të hershëm dhe të vazhdueshëm.Për shkak të pozitës së saj gjeografike ky rajon ndodhet më afër me kulturën helene antike. Zbulimet arkeologjike në Xarë (Sarandë) i përkasin lashtësisë së këtij vendbanimi. Butrinti është një dëshmi që tregon për ndërthurje të kulturës ilire me atë helene në rajon, urbanizimin e hershëm të tij dhe dendësinë e madhe të popullimit.

Popullësia e Rajonit Jugor Popullësia e Rajonit Jugor është dalluar për ndjenja të fuqishme kombëtare, shkallë të lartë emancipimi dhe tradita kulturore, ndaj u ka bërë ballë valëve asimiluese të kohërave.

PARATHENIEDasma kjo ngjarje kaq e hershëme e bashkimit të dy njerëzve për të krijuar familje, ka pesuar mjaft ndryshime kryesisht ne veshjen e nuses dhe dhendrit. Ne zonat urale dasmat ishin dhe jane disi me ndryshe nga ato te qytetit.Në shoqërinë tonë dasmat janë shumë të rëndësishme pasi ato i mbledhin njerëzit, i bëjnë ata t’i harrojmë problemet dhe mërzitjet e përditshme. Mënyrat e organizimit e tyre ka ndryshuar për breza me radhë. Më parë dasmat kanë qenë ndryshe; nusja shkonte me familjarët e saj në shtëpinë e dhëndrit, kurse tani është dhëndri ai që shkon te shtëpia e nuses për ta marrë. Nusja merrej me kalë, kurse tani përdorimi i makinave është më i gjerë, por për të mbajtur gjallë traditat dhe zakonet, nusja merret edhe me pajton. Më përpara, festa ose cermonia e dasmës bëhej në shtëpi, kurse sot, ajo festohet në lokal, ku mblidhen të gjithë miqtë dhe të afërmit e ciftit. Kërcejnë, hanë dhe këndojnë. Kjo mbetet një ditë e paharrueshme për çiftin e sapomartuar.

Page 2: Dasmat e jugut

Traditat e jugut (dasma)

Periudha e martesës është momenti më i rëndësishëm i jetës në zonën e Labërisë. Para se të planifikohej një bashkim mes dy familjesh, përmes lidhjes së kurorës nga çifti i ri, ajo që shikohej me vëmendje më parë nga të dyja palët, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhet patjetër që të ishin të një niveli ekonomik, social e kulturor, në mënyrë që të mos lindnin diferencime e mospërputhje klasore dhe të shmangeshin pakënaqësitë e përveçme. Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra-tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdonin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që e kemi quajtur “momenti premartesor”.

Një grup nga familja e dhëndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, që zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja, e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt, që tashmë janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur.

Këngët dhe vallet

Ne te tilla raste familjaret dhe miqte kendojne kenge kushtuar ciftit.Keto kenge nisin qe ne mbremjet festive ne shtepine e nuses dhe te dhendrit.Ata i degjojne me kenaqesi dhe I shijojne ne maksimum.Krejt origjinale dhe me rrënjë në lashtësinë e vonë ilire vjen polifonia labe si më konservativja e gjithë trojeve shqiptare.Si pjesë e muzikës popullore shqiptare ajo karakterizohet nga mbivendosja e dy a më shumë vijave melodike vokale apo instrumentale në të cilat zhvillimi kryhet me kontrapunkte (horizontalisht) dhe harmonizime (vertikalisht). Ekzekutohet në grupe të veçanta burrash e grash por edhe të përziera. Më rrallë shoqërohet edhe me saze. Polifonia labe eshte isopolifoni, ku të gjithë burrat ose gratë bëjne eeeeeee!!!!!

Page 3: Dasmat e jugut
Page 4: Dasmat e jugut

Gatimet

Për sa i përket gatimeve, mund të themi se kanë ndryshuar plotësisht,si nga qerasja,mënyra e uljes në tavolinë,ëmbëlsirat,pijet etj. Gatimet,sikurse dihet nuk kanë qenë si sot. Po kështu edhe ambienti festiv. Me shtrimin e tavolinës,ashtu si edhe me gatimet merreshin gratë.Kuzhina e zonës së Vlorës është një kuzhinë tipike e zonave malore, por njëkohësisht dhe bregdetare. Në të përdoren prodhime të freskëta blegtorale të kopeve të dhirta dhe të të leshtave që rriten nëpër malet buzë detit me barin gjithnjë të njomë dhe erën e detit.Një tjetër karakteristikë e kuzhinës vlonjate janë pjatat me prodhimet e detit, peshk, midhje, karkaleca deti, aragosta etj. Pijet më tipike të Vlorës janë rakia,vera si dhe dhalla shumë e shijshme, produkt i kosit shumë cilësor.

Veshjet Popullore Fustani është veshja e vjetër e gruas në Labëri, më vonë u përdorën edhe çitjanet. Veshja e vjetër e burrit karakterizohet nga këmisha e gjatë, fustanella, tirqet, të gjata ose të shkurtra, poturet, qëllotat si dhe qylafi i bardhë me thumb në majë. Për këpucët fillimisht ishin opingat e lopës apo ato me shollë të regjur, me xhufka, etj.

Paja e nuses dhe e dhendritPër veshjet e nuses dhe të dhëndrit ose për të ashtuquajturën pajë,tradita nuk ka ndryshuar. Ajo përgatitet nga të dyja palët. Paja e nuses ka origjinë shumë të lashtë dhe me kalimin e viteve ky zakon është më I dukshëm në zonat e thella të Shqipërisë ku femrat përgatisin pajën e tyre duke qëndisur apo punuar me grep çdo detaj. Kështu, duke realizuar punimet e tyre. Që në momentin kur vajza lind, nëna e saj kujdeset për gjithcka që t’ia ruajë vajzës për pajë (kuvertë, peshqirë, mbulesa, çarçafë etj.). Për nënën ishte mburrje që të përgatiste pajën e vajzës sa më bukur, me material të mira dhe fije ari. Paja dilte nga shtëpia vetëm të premteve, jo si sot.

Dita e dyte ne festen e nuses

Page 5: Dasmat e jugut

Kjo eshte dita e shtune ku nusja se bashku me familjen e saj pret ne shtepi vizita nga te afermit duke I qerasur me llokume dhe raki per burrat.

Marrja e nuses

Nusja vinte hipur mbi kale dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.

Dita e madhe

Te dielen heret ne mengjes dhendri se bashku me krushqit mer nusen ne shtepine e saj dhe drejtohen per ne kishe.

Nusja ne shtepine e dhendrit

Ne pragun e deres nusen e pret vjerra. Ajo I lyen gishtat me mjalt nuses dhe tjetra ben nje shenje ne cepat e deres. Ka domethenie qe nusja te jete e embel si mjalti .Hyn brenda me kemben e djathte.

DarkaPergatitja kryesore per darken e dasmes eshte ushqimi dhe pija. Mishi I qingjit llogaritet te jete I bollshem dhe rreth 2l raki per person. Gatime me miell misri , arapash ,pjese te brendshme bagetie . Embelsira tradicionale : revania ,ndersa sot torta.

•Lulet e Dasmës Përpara përdorimit të luleve në buqetën martesore, gratë mbanin buqeta të ndryshme të herbëve dhe luleve të ndryshme me qëllimin kuptimplotë, për të larguar shpirtrat e këqinj. Me kalimin e kohës, lulet dhe erërat e ndryshme u zëvëndësuan me lule që simbolizonin pjellorinë dhe dashurinë e përhershme.

Page 6: Dasmat e jugut

• Unaza e martesës • Tradita e unazave të martesës është nga më të vjetrat. Egjiptianët, i kanë përdorur unazat martesore, si simbol të marrëveshjes martesore. Rrethi përfaqëson përjetësinë, dhe unazat e para janë bërë nga fijet e barit, lëkura, bari i thatë, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atehere ato zune vendin kryesor në përbërjen e këtyre unazave.

• Unaza martesore duhet mbajtur te gishti i katërt i dorës së majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianët, sepse ata besonin që një vene në dorën e majtë, që ndodhej pikërisht në gishtin e katërt, kishte direkt lidhje me zemrën.

• Ndërsa shpjegimi pragmatist i sotëm ështe i thjeshtë: vihet në dorën e majtë, sepse shumica e njerëzve e kanë inaktive kët dorë, pasi këta njerëz shkruajnë me të djathtën.

• Pasuesit e Elisabetës në Angli, e mbanin në dorën e djathtë unazën martesore. Katolikët romanë po ashtu i mbanin në anën e djathtë.

• Është e ndaluar, që unazat e martesës, të blihen ditën e premte. Për supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, përpara ceremonisë së martesës.

•Muaji i mjaltit (Etimologjia ) . Fjala ka ardhur, nga Evropa e Veriut, nga një vend ku për traditë, bëhej verë nga hidromeli (një lloj pije) dhe mjalti. Çifti për të pasur fat në jetën e tyre, duhej të pinin këtë verë të ëmbel, për një muaj pas martesës. Muaji i parë u quajt "henor" kjo periudhë u njoh me emrin "muaj mjalti.