d4d pi 07 shq fin

68

Upload: others

Post on 01-Oct-2021

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: D4D PI 07 SHQ FIN
Page 2: D4D PI 07 SHQ FIN
Page 3: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

1

Reformimi i Universitetit të Prishtinës - mision i mundur? Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre Prishtinë, nëntor 2015

Page 4: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 2

E drejta e autorit © 2015. Demokraci për Zhvillim (D4D)

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të fragmenteve të shkurtra për qëllim të kritikës dhe kontrollimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në sistem ku mund të përdoret serish, apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti elektronik, mekanik, fotokopjues incizues apo mjeti tjetër, pa lejen paraprake të D4D-së.

Punim i përgatitur nga:

Dukagjin Pupovci dhe Gersi Gashi

Redaktuar nga:

Leon Malazogu

Ky hulumtim dhe punim është bërë në bashkëpunim me Fondacionin Henrich Böll Foundation. Mendimet dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë punim janë të autorëve dhe nuk i paraqesin mendimet dhe pikëpamjet e Fondacionit Heinrich Böll. Përmbajtja e këtij punimi është përgjegjësi e Institutit Demokraci për Zhvillim dhe në asnjë mënyre nuk reflekton pozicionin e Fondacionit Heinrich Böll Foundation.

Page 5: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3

Përmbajtja Parathënie 5

Përmbledhje 9

Problemi 1 – Nevoja për të konkurruar me fuqi punëtore të shkathtë 14 Diagnoza 15 Terapia 19

Problemi 2 – Drejt personelit cilësor 21 Diagnoza 22 Terapia 26

Problemi 3 – Nga centralizimi në llogaridhënie dinamike 27 Diagnoza 28 Terapia 30

Problemi 4 - Organizatat studentore: Nga strukturat partiake klanore në përfaqësues të studentëve 31

Diagnoza 32 Terapia 33

Problemi 5 – Nga avancimi me vota drejt meritokracisë individuale 35 Diagnoza 36 Terapia 37

Problemi 6 – Si të eliminohen diplomat e pavlera nëse janë aq shumë në numër? 39

Diagnoza 40 Terapia 41

Problemi 7 – Raportimi i korrupsionit mund të të fusë në telashe 43 Diagnoza 43 Terapia 44

Problemi 8 – Nga regjistrimi universal drejt plotësimit të nevojave të ardhshme të tregut të punës 46

Diagnoza 47 Terapia 49

Problemi 9 - Diploma tani, aftësitë më vonë 51 Diagnoza 51 Terapia 53

LISTA E PUBLIKIMEVE 60

Page 6: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

Page 7: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

5

Parathënie Historia zakonisht i ka ndarë njerëzit në vija gjaku, race ose tipareve të tjera. Në kohërat moderne vërehet një rritje e varfërisë tek njerëzit me kualifikime më të ulëta. Duke parashikuar makineri gjithnjë më inteligjente, revista The Economist parashikon se në të ardhmen njerëzit do të ndahen në dy kampe, ata që e zbulojnë ose që dijnë të përdorin teknologjinë mirë dhe në ata që do të zëvendësohen nga ajo. Kombet që mbesin prapa në garën për dituri do kuptojnë se do të përfundojnë si fitues të pagave të ulëta ose edhe më keq. Të gjitha inovacionet e mëhershme teknologjike kanë sjell punësim më afatgjatë, por këtë herë mund të jetë ndryshe1. Së këndejmi është me prioritet të lartë strategjik të ballafaqohemi me të ardhmen para se e ardhmja të na nxjerrë si tepricë teknologjike. Ky punim nuk mëton të jetë udhërrëfyes si të zihet hapi me vendet e përparuara, por është një reçetë për shok-terapi që mund të ngrisë pacientin në këmbë sërish. Për të evituar fatin e vendeve me shkathtësi të ulët, hartuesit e politikave arsimore dhe administratorët e universiteteve i presin vendime të vështira. Universitetet shpesh ligjërojnë aftësi të vjetruara me inercion dhe për këtë kompensohen majmë nga paratë e tatimpaguesve. Jetojmë në kohë dinamike ku edhe një program i mirë mësimor mund të jetë demodé disa vite më vonë kur të diplomon gjenerata e parë. Sado e vështirë që duket, universitetet duhet të mëtojnë që tek studentët të mbjellin shkathtësitë që do t’ju shërbejnë atyre për rreth 40 vitet e ardhshme të karrierës së tyre. Prania gjithandej e teknologjisë nënkupton se reformat në arsimin e lartë duhet të jenë prioriteti i parë në në dengun e prioriteteve në tavolinë të udhëheqësve më të lartë të vendit. Disa vende të largëta aziatike shërbejnë si shembuj të shkëlqyeshëm si duhet përdorur arsimin si politikë kryesore

Page 8: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

për të shpier një vend ndër më të prapambeturit në botë në në liderë mbarëbotëror për 40 vite. Kosova synon të bëhet pjesë e Bashkimi Evropian, tregut më të madh të përbashkët me konkurrencën më të lartë për vende të punës që kërkojnë aftësi të larta. Në shumë aspekte, BE-ja është klubi më ekskluziv, por integrimi mund të mos del i dobishëm nëse Kosova nuk bëhet konkurrente me shkathtësi. Zhvillimi i madh i robotikës dhe teknologjisë informative sjell mallra të lira dhe shërbime më të shpejta, por mund të krijojë edhe papunësi më të lartë në vendet me arsim më të dobët. Përkundër sfidës tejet të vështirë, Kosova e ka një mundësi me Universitetin e Prishtinës sot. Pikërisht në kohën kur shumë procese në vend rrëshqasin drejt kaosit, Universiteti i Prishtinës ka marrë kthesën për të mirë. Vështirësitë me të cilat ballafaqohet janë të shumta, por së paku ka një lidership që nuk bën kompromise. Vështirësitë dhe trajektorja e UP-së ka filluar t’i përngjajë trajektores së përgjithshme të vendit. UP-ja është ilustrim se (a) puna e madhe dhe parimet e çelikta shpaguhen, (b) se këshillat udhëheqës të institucioneve publike të përbëra nga profesionistët jopartiakë mund t’i ndryshojnë gjërat për të mirë dhe (c) se politikanët e të gjitha ngjyrave mund të rreshtohen në anën e reformave. UP u ka dhënë shpresë tatimpaguesve se mund të ndalojë privilegjet e skajshme të profesorëve si dhe fitimin e titujve me inflacion. Përkundër sfidës që paraqet koalicioni anti-cilësi, rektori mëton të zbatojë kritere të larta akademike dhe promovim të bazuar në meritë. UP-ja mund t’ia dalë që sërish të jetë një institucion i fuqishëm moral dhe katalizator për rikthim të besimit në profesionistë etik.

Kosova ka një rrugë tejet të gjatë për të kaluar, por sado e gjatë rruga, ajo duhet të fillojë diku. Individë gjysmë të kualifikuar shpesh paguhen dyfish në krahasim me disa shtete anëtare të BE-së, që është tregues i mungesës së aftësive. Një mungesë e tillë e aftësive është rezultat direkt i

Page 9: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

7

politikave të ndryshme arsimore, përfshirë edhe mbrojtjen e vendeve të punës së profesorëve, aftësitë e të cilëve vështirë se do të jenë të nevojshme në të ardhmen. Cilësia është parë si luks nga disa qeveri të njëpasnjëshme, por ministri i fundit e ka identifikuar atë si prioritet. Prandaj është koha e duhur për një raport si ky që identifikon nëntë sëmundjet kryesore që e kanë pllakosur UP-në dhe përshkruan terapinë për shërimin e tyre. Për t’u siguruar që e rimëkëmbja nuk vonohet shumë, studentët duhet të shndërrohen në konsumatorë dhe në qytetarë aktiv të institucionit të cilit i përkasin. Nëse ata informohen për përpjesëtimin studentë/profesor dhe për numrin e studentëve në një klasë, ata mund të bëjnë zgjedhjen më të menqur për orientimin e tyre të ardhshëm në karrierë. Në fund të fundit, zgjedhja e tyre do të varet nga përceptimi tyre për tregun e punës. Nëse ata e shohin me levërdi që të gjejnë rrugën më të shkurtër për tek diploma, askush nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Por vendet e reja të punës në Kosovë do të krijohen vetëm në sektorin privat, për të cilin aftësitë janë shumë të rëndësishme. Një institucion publik si UP duhet të pajis vendim me orientim etik i cili është vonuar tepër dhe për të cilin vendi ynë ka nevojë jetike. Leon Malazogu dhe Andreas Poltermann 27 nëntor 2015

Page 10: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

Page 11: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

9

Përmbledhje Qëllimi i këtij punimi është që të përcaktojë diagnozën për problemet kryesore me të cilat përballet Universiteti i Prishtinës dhe të ofrojë zgjidhje për to. Duke u bazuar në hulumtimet e bëra me palët e interesit si: studentët, mësimdhënësit dhe shoqërinë civile, punimi trajton nëntë temat më problematike nga të cilat lëngon UP-ja dhe përshkruan terapi për shërimin e tyre. Kosova nuk ka traditë të mirëfilltë akademike të cilës mund t’i kthehet. Profesorët gjithnjë e më shumë po shihen si burim kryesor i problemit e jo i zgjidhjes. Ky është një moment ideal për të nisur një reformë ambicioze. Në mungesë të akademikëve me standarde të larta, cilësia mund të rritet vetëm përmes konkurrencës dhe vlerësimit të performancës. Marrë parasysh ambientin e tanishëm, do të jetë pothuajse e pamundur të përmirësohet mësimdhënia vetëm duke aplikuar standardet minimale dhe monitorimin. Universiteti duhet po ashtu të ndihmojë personelin e vet akademik që të përcaktojë objektiva të matshme, të masin rezultatet e tyre dhe të gjejnë mënyra për të promovuar profesorët që arrijnë përparimin më të shpejtë brenda afatit kohor. Drejtuesit e universitetit duhet të pushojnë së shpërblyeri magjistarët që pretendojnë se kryejnë katërfishin e normës së tyre të rregullt. Në vend të kësaj duhet të shpërblejnë ata që ia dalin të transformojnë mësimdhënien e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të ardhshme të tregut. Qeverisja e universitetit duhet të ndryshojë, për t’a bërë atë më të përgjegjshëm vertikalisht dhe më të shkathtë horizontalisht. Merita individuale (dhe avancimi) nuk mund të jenë subjekt i votës demokratike. Standardet minimale duhet të eliminojnë arsyen e ekzistimit të grupeve joformale të interesit, duke trasuar rrugën drejt një institucioni dinamik ku më shumë vlen puna e madhe individuale se sa

Page 12: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

krijimi i koalicioneve për qëllime të liga. Të konsideruar për një kohë të gjatë si model, profesorët e UP-së kanë fituar imazhin e mungesës së etikës dhe integritetit. Profesorët meritorë duhet ta kuptojnë se ekziston një ambient i ri dhe se ata duhet të heqin dorë nga klanet në mënyrë që të krijohet një ambient akademik meritokratik. Mbajtja e standardeve të larta do të jetë e vështirë dhe gjeneratat e para të përballura me pritjet e mëdha me të drejtë ndjehen të mashtruara. Rektori i ri ka demonstruar se është i gatshëm që të shihet si ‘i keqi’ nga ish kolegët e tij, për të mbrojtur interes e të gjithë neve. Ai duhet të përkrahet në caktimin e standardeve të larta kundër mashtrimit dhe plagjiarizmit, sado që këto mund të duken të ashpra duke marrë parasysh se janë toleruar për dekada të tëra. Rektori nuk pati nevojë të presë gjatë që të dëshmohet, sepse ai i mobilizoi kosovarët e rëndomtë si pak kush para tij.

Studentët duhet të kuptojnë se vendet e lira të punës për të cilat nuk kërkohet asgjë përveç diplomës tani më janë zënë. Sot studentët dhe prindërit e tyre duhet ta kuptojnë se nuk kanë shumë opsione tjera përveç se t’i përvishen punës.

Page 13: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

11

Hyrje

Interesimi për t’u regjistruar në arsimin e lartë në Kosovë është shumëfishuar në dekadën e fundit. Ndërmjet vitit 2004 dhe 2015, numri i studentëve në arsimin e lartë është trefishuar nga 40.000 në 120.000. Sot Kosova është e para në Evropë me 6.669 studentë në 100.000 banorë, dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 3.9872. Institucioni më i vjetër dhe më i madh i arsimit të lartë në Kosovë, Universiteti i Prishtinës 3, ka përjetuar një rritje dramatike në regjistrimin e studentëve, nga 28.832 studentë të regjistruar në vitin akademik 2004/054 në 52.665 në vitin akademik 2014/155. Përderisa numri i studentëve dhe numri i programeve të studimit pothuaj është dyfishuar në këto dhjetë vite, numri i personelit akademik që punon me orar të plotë në vitin 2014/15 ka mbetur i njëjtë, 1.0076. Fryrja e shpejtë e universitetit ka dëmtuar shumë cilësinë e mësimdhënies dhe relevancën e programeve për nevojat e tregut të punës, edhe pse këto nuk janë arsyet e vetme të reputacionit të ulët. Sikurse të gjitha institucionet publike në Kosovën e pasluftës, Universiteti i Prishtinës është parë nga elitat politike si burim i rekrutimit për aktivistët dhe si një makinë efikase për të marrë diploma akademike, për të ngritur statusin shoqëror, për të lustruar kredencialet e përkrahësve të tyre, për të siguruar pensione jetësore pas veprimtarisë politike dhe si mundësi për të përmirësuar rezultatet zgjedhore. Universiteti shpesh është lavdëruar kur është dashur të kritikohet ashpër, ndërsa problemet u shumëfishuan si rezultat i politikave të qëllimshme. Për vite të tëra, strukturat qeverisëse në UP u kanë shërbyer interesave të ngushta dhe kanë promovuar politika populiste, në vend se të përmirësojnë pozitën e Universitetit në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë. Universiteti i Prishtinës po përpiqet të largohet nga ky mentalitet provincial. Globalizimi i arsimit të lartë ka filluar

Page 14: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

para shumë kohe dhe institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje gjigante për të ngushtuar hendekun që është krijuar. BE-ja ka vlerësuar se deri më 2015, 90% e nevojave për punë do të kërkojnë aftësi pune me kompjuterë7. Për arsimimin e të rinjve në njërin ndër vendet më të varfra në Evropë, i cili ka vendosur të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Universiteti i Prishtinës duhet të mendojë globalisht dhe të përgatisë të rinjtë e vet për vendet e punës në të ardhmen. Cilësia e arsimit, personeli mësimdhënës, qeverisja, politizimi, korrupsioni, regjistrimet janë disa prej temave për të cilat kërkohet veprim i planifikuar mirë për të lehtësuar reformën në Universitetin e Prishtinës. Përveç rrënimit kronik dhe gradual të cilësisë, në dy vitet e fundit, Universiteti ka përjetuar një seri të krizave akute. Kriza në janar dhe shkurt të vitit 2014 rezultoi me dorëheqjen e rektorit të atëhershëm për shkak të një skandali akademik. Edhe rektori reformator që pasi pas tij gati dha dorëheqje për shkak të presionit të fuqishëm dhe kërcënimeve. Menaxhmenti i ri i universitetit tani ka gjasat më të mëdha në historinë e re të universitetit që të stabilizojë gjendjen në universitet dhe të krijojë parakushtet themelore për reformë strukturore qenësore. Menaxhmenti po ka vështirësi që të sigurojë mbështetje brenda universitetit, sidomos nga personeli akademik, por ai gëzon një popullaritet të hatashëm tek publiku i gjerë. Qëllimi i këtij punimi është që të analizojë nëntë sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet Universiteti i Prishtinës dhe të ofrojë sugjerime se si të adresohen ato. Pas mbledhjes dhe analizës së të dhënave D4D ka zhvilluar një anketë me studentë nga njësitë e ndryshme akademike të universitetit. Anketa ka intervistuar 625 studentë të zgjedhur me mostër të rastësishtme (61.6% vajza dhe 38.4% djem). Rreth tri të katërtat e të anketuarve ishin në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve. Përveç gjetjeve interesante që solli, kjo anketë po

Page 15: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

13

ashtu u përdor për të disajnuar instrumentet për pjesën cilësore të këtij studimi. Dhjetë studentë u intervistuan në fokus grup, si dhe u zhvilluan një varg intervistash me aktivistë të shoqërisë civile dhe profesorë.

Sa i përket organizimit tematik dhe vizual të këtij punimi, ne kemi përdorur analogjinë mjekësore të përdorur edhe më herët nga D4D, duke identifikuar ‘diagnozën’ e mbështetur me lidhje të qartë shkakore, pasuar me përshkrimin e ‘terapisë’. Përmbajtja e këtij dokumenti në mënyrë të pashmangshme u ndikua nga profili i dy autorëve. Autori i parë është pjesë e Universitetit të Prishtinës që 30 vite dhe e ka mendimin e vet për secilën çështje të identifikuar në këtë punim. Autori i dytë është një i ri i diplomuar në një universitet perëndimor, për të cilin eksplorimi i kompleksitetit të Universitetit të Prishtinës ishte një përvojë paksa tronditëse.

Page 16: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

Problemi 1 – Nevoja për të konkurruar me fuqi punëtore të shkathtë Cilësia e mësimdhënies është përbërësi kryesor që ndërlidhet me të mësuarit dhe zhvillimin profesional të studentëve. Ekziston një konsensus i gjerë shoqëror në Kosovë se cilësia e ulët e mësimdhënies është shkaku kryesor për rezultatet të dobëta në mësim që ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror89. Për cilësi të dobët politikbërësit zakonisht fajësojnë resurset e kufizuara dhe rrallë-herë faktorin njeri. Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, në vitin 2014 ministri i arsimit e ka shpallur cilësinë si prioritet.

Rangimi i vetëm ndërkombëtar në të cilin përfshihet Universiteti i Prishtinës është Webometrics, që realizohet nga një institut kërkimor spanjoll. Ai mat madhësinë dhe dukshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë në rrjetin e internetit dhe ndërlidhet ngushtë me rangimet e tjera të njohura ndërkombëtarisht që fokusohen në universitetet e

Page 17: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

15

nivelit më të lartë. Edicioni i Webometrics i korrikut të vitit 2015 e ka vendosur Universitetin e Prishtinës në pozitën e 4.060-të në botë, duke mbetur larg prapa universiteteve kryesore publike të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Universitetit të Tiranës, siç paraqitet në tabelën më lart10.

Diagnoza Mësimdhënia jo e rregullt ose e dobët, klasat e stërmbushura, mospërputhja e programeve studimore me tregun e punës dhe mungesa e mekanizmave efektiv për sigurimin e cilësisë paraqesin sfidat kryesore lidhur me cilësinë e mësimit në Universitetin e Prishtinës. Studentët raportojnë gjerësisht raste të shpeshta kur profesorët nuk vijnë në mësim ose raste kur mësimi mbahet nga asistentët e profesorëve pa ndonjë njoftim paraprak. Kjo në mënyrë të veçantë vlen për shumë profesorë që nuk i përfillin detyrat tyre të mësimdhënies sepse në të njëjtën kohë mbajnë edhe pozita publike. Në shumë raste, profesorët u kërkojnë studentëve të nënshkruajnë listën e pjesëmarrjes në ligjërata të cilat nuk janë mbajtur, duke u kërkuar studentëve faktikisht që tu ndihmojnë atyre të raportojnë rrejshëm vëllimin e tyre të punës. Kjo është e mundur sepse profesorët i paraqesin raportet për mbajtjen e mësimit në baza mujore dhe nuk ka sistem funksional për monitorimin e performancës në universitet.

Studentët e pranojnë se shumë prej tyre nuk kanë përfituar aftësitë akademike themelore nga arsimi parauniversitar, por shpesh fajësojnë profesorët e universitetit për

Page 18: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

performancën e tyre të dobët në klasë. Një numër profesorësh kanë filluar të provojnë metoda bashkëkohore, siç është të kërkuarit nga studentët që të bëjnë prezantime për tema të ndryshme të programit studimor ose të shkruajnë punime seminarike. Edhe ato teknika të reja të mësimdhënies shpesh përdoren sa për sy e faqe dhe pa entuziazëm. Prezantimet dhe punimet seminarike nuk i ofrojnë studentit komente të duhura dhe nuk llogariten sa duhet drejt ndërtimit të notës përfundimtare. Është e qartë se profesorët nuk i shohin prezantimet si pjesë të rëndësishme të aftësive që studentët duhet të zotërojnë. Vlerësimi nuk bazohet fare në cilësinë e materialit të prezantuar ose në aftësitë e treguara vizuale dhe verbale, por vetëm nëse studenti ishte i pranishëm apo jo. Edhe diskutimet në klasë nuk shihen si të dobishme sepse shumica e studentëve besojnë se ato nuk ndërlidhen me temën apo planprogramin.

Klasat e stërmbushura dëmtojnë cilësinë e arsimit në UP. Në vitin akademik 2014/15, raporti profesor-student ishte 1:5211. Me rreth 1.000 personel akademik me orar të plotë, UP nuk është në gjendje të përballojë barrën e mbi 52.000 studentëve. Ky trend mund të jetë duke ndryshuar sepse në pesë vitet e fundit regjistrimi i studentëve ka rënë nga 19.392 në vitin akademik 2010/11 në 12.602 në vitin akademik 2014/1512 që ka ndodhur kryesisht për shkak të hapjes së universiteteve të reja publike që janë ndarë nga UP. Punëdhënësit e anketuar gjatë një vlerësimi të financuar nga USAID-i13 ishin unanim në pohimin se programet mësimore të shkollës së mesme dhe të universitetit janë të shkëputura nga tregu i punës. Programi mësimor është pak i lidhur me nevojat aktuale të tregut të punës (e lëre më të profesioneve që do t’i kërkojë tregu në të ardhmen). Nuk ka ndonjë aranzhim për të lidhur vendin e punës me sistemin e arsimit dhe trajnimit, duke përfshirë dialogun efektiv me

Page 19: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

17

punëdhënësit (edhe pse një projekt ka krijuar disa borde industriale këshilldhënëse). Studentët, mësimdhënësit dhe aktivistët e shoqërisë civile pajtohen se bëhet fare pak punë praktike gjatë studimeve universitare. Studentët raportojnë se mësimdhënësit herë pas here organizojnë disa forma të punës praktike, p.sh. vizitë në gjykatë për disa studentë të zgjedhur14. Është interesant se bëhet fare pak punë praktike edhe në programet që nuk kërkojnë lidhje të forta me punëdhënësit ose laboratorë të shtrenjtë. Edhe në fushat ku kjo është lehtë e arritshme (p.sh., në gazetari, mes tjerash) studentët nuk e kanë punën e nevojshme praktike, mungesë që kryesisht i atribuohet numrit të madh të studentëve dhe planifikimit të dobët të programit mësimor. Derisa në Universitet të Prishtinës raporti i personelit akademik për student është 1:52, ky raport në Shqipëri është 1:24, në Serbi 1:23, në Maqedoni 1:17, dhe ndërsa në Kroaci 1:9.

Shumica e studentëve të anketuar (88%) besojnë se kualifikimet e tyre kërkohen në tregun e punës, besim që nuk e ndajnë profesorët dhe shoqëria civile, të cilët mendojnë se nuk ka vende pune për një numër kaq të madh të të diplomuarëve. Rreth 71% e të diplomuarëve (27.141) të UP-së, kanë mbaruar studimet në Edukimi, Arti dhe Shkenca Humane dhe Shoqërore, dhe më pak së 20% në

Page 20: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

Shkenca, Inxhinieri dhe Bujqësi, siç është paraqitur në diagramin më poshtë15. Statistikat zyrtare tregojnë se papunësia e të diplomuarëve në arsimin e lartë në Kosovë është rritur nga 15,5% në vitin 2013 16 në 18,9% në vitin 201417.

Numri i programeve akademike në Universitetin e Prishtinës është shumë më i madh se mundësitë. Universiteti aktualisht ka 194 programe studimi të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), 82 programe në nivelin baçelor, 86 në nivelin master dhe 26 programe të doktoratës18. AKA është anëtare e plotë e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Megjithatë, performanca praktike e AKA-s nuk ndjell besim se është duke aplikuar standardet e njohura ndërkombëtarisht për cilësi në procesin e saj të akreditimit. Shembulli më i mirë i kësaj është raporti i jashtëm vlerësues i vitit 201419 i cili e përgëzon universitetin për një varg të arriturash bazuar në perceptime e jo në dëshmi, dhe rekomandon vazhdimin e pakushtëzuar të akreditimit. Raporti thekson se “vlerësimet e programeve janë kryer dhe raportuar”, dhe “janë ndërmarrë veprime për

Page 21: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

19

të përmirësuar cilësinë aty ku studentët kanë identifikuar mangësi”, gjë që nuk ka ndodhur në Universitetin e Prishtinës20. Sistemi jofunksional i brendshëm për sigurimin e cilësisë është një prej pikave më të dobëta të institucionit dhe një shkak i rëndësishëm për cilësinë jo të kënaqshme të mësimdhënies.

Terapia Sigurimi i cilësisë nuk duhet të shikohet më si luks që mund të presë por duhet të jetë thelbi i procesit të reformës në Universitetin e Prishtinës. Përmirësimi i mësimdhënies është, po ashtu, i rëndësishëm për shkak të rolit shumë të rëndësishëm që ka në motivimin e studentëve për të mësuar dhe për t’i përgatitur për profesionet e tyre të ardhshme. 1 Universiteti duhet të rishikojë procedurat për

zhvillimin e programeve të reja akademike dhe përditësimin e atyre ekzistuese, për të siguruar cilësinë dhe krahasueshmërinë e tyre, si dhe për të përfshirë punëdhënësit që të bëhet ndërlidhje me nevojat e tanishme dhe të ardhshme të tregut të punës. Pas zhvillimit të procedurave dhe standardeve, të gjitha programet e studimeve duhet të rishikohen dhe ato që nuk do të jetë e mundur të mbahen, për çfarëdo arsye, duhet të shuhen gradualisht.

2 Universiteti duhet të aplikojë standardet minimale për programet e veta të studimit për t’u siguruar se janë në dispozicion resurset e nevojshme. Sa i përket kësaj të fundit, cilësia, fondi dhe motivimi i personelit është thelbësore. Numri mesatar prej pesë mësimdhënësish me orar të plotë për një program studimi është i pamjaftueshëm për të siguruar cilësi të pranueshme në ofrimin e shërbimit.

3 Universiteti i Prishtinës duhet të gjejë mënyra për ndihmuar personelin e vet akademik të përmirësojë perfomancën e mësimdhënies duke i

Page 22: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

ofruar trajnime, këshilla, shkëmbime ndërkombëtare, dhe resurse adekuate për mësimdhënie. Menaxhmenti i ri tashmë i ka ndërmarrë hapat e parë për të funksionalizuar Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie dhe kjo nismë duhet të vazhdojë duke zhvilluar programe trajnimi për përmirësimin e mësimdhënies në mënyrë që të plotësohen nevojat e personelit.

4 Sistemi për sigurimin e cilësisë duhet të ofrojë informata për cilësinë e mësimdhënies për të siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës akademike. Po ashtu, duhet të ketë procedura për të siguruar cilësinë e programeve të studimit dhe ndërlidhjen e tyre me nevojat e tregut të punës, kur kjo është e mundshme.

5 Universiteti duhet të krijojë një sistem për të monitoruar rregullin e mbajtjes së mësimit dhe për të minimizuar mungesat e profesorëve. Raportimet e rrejshme nga studentët, profesorët dhe administratorët e universitetit duhet të ndëshkohen si të paligjshme.

6 Universiteti duhet të rekrutojë më shumë mësimdhënës të aftë duke përmirësuar kështu raportin mësimdhënës-studentë, çfarë do të adresonte pikat e mëhershme, standardet minimale për programet studimore. Duhet mbyllur programet për të cilat nuk mund të sigurohet personel cilësor akademik. Duhet vënë prioritet i lartë në trajtimin e rasteve ekstreme të raportit mësimdhënës-student që shkojnë deri në 1:80 apo edhe më keq.

Page 23: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

21

Problemi 2 – Drejt personelit cilësor Universiteti i Prishtinës ka 1.007 pjesëtarë të personelit të rregullt akademik: 591 mësimdhënës dhe 416 asistentë. Çdo vit universiteti angazhon rreth 600 mësimdhënës me orar jo të plotë, përfshirë mësimdhënësit e pensionuar, duke sjell numrin e përgjithshëm të tyre në 1.600. Grafikoni më poshtë paraqet informata të detajuara për personelin e rregullt akademik sipas titullit akademik dhe gjinisë21.

Kontratat e personelit akademik bazohen vetëm në mësimdhënie. Me disa përjashtime, mësimdhënësve të rregullt u kërkohet të mbajnë gjashtë orë mësim në javë, kurse nga asistentët e rregullt pritet të mbajnë dhjetë orë. Pagat mujore për mësimdhënësit e rregullt janë ndër më të mirat në rajon, duke u sjell prej 700 – 1.430 EUR22.

Megjithatë, shumica e personelit fiton shumë më shumë pasi që mbajtja e orëve të tjera shtesë paguhet në shumën prej 25 EUR/orë për profesorët dhe 13 EUR/orë për asistentët. Mësimdhënësit paguhen shtesë edhe për mbajtjen e provimeve dhe për mbikëqyrjen e punimeve të diplomës, punimeve të masterit, disertacioneve ose për pjesëmarrje në komisione të ndryshme. Analiza jonë e të dhënave financiare tregon se paga mujore mesatare për periudhën janar-prill 2015 ishte 1.351 EUR, që përfshin

Page 24: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

edhe ushtrimin e detyrave të caktuara menaxhuese nga një pjesë e personelit. Mesatarisht, një mësimdhënës ka fituar 2.281 EUR/muaj, ndërsa një asistent ka fituar 846 EUR/muaj. Këto të ardhura i katërfishojnë pagat për disa profesorë, të cilët qartazi nuk i përmbushin obligimet e cilësisë.

Diagnoza

Raporti mësimdhënës-student 1:52 i trajtuar në pjesët e mëhershme nuk është njëjtë i shpërndarë në njësitë akademike, dhe nuk duhet të jetë. Raporti mësimdhënës student shkon nga 1:12 në Fakultetin e Arteve, ose 1:15 në Fakultetin e Mjekësisë deri në 1:98 në Fakultetin Juridik ose në 1:21123 në Fakultetin Ekonomik (shih grafikun më

Page 25: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

23

lart). Në raste ekstreme, mësimdhënësit janë të ngarkuar me normë të dyfishtë ose edhe trefishtë të orëve mësimore, e cila në mënyrë të pashmangshme ndikon në cilësinë e performancës së tyre.

Përveç kësaj, shumë nga profesorët japin mësim edhe në institucionet e tjera publike dhe private të arsimit të lartë, që efektivisht ua pamundëson përmbushjen e detyrave si duhet. "Në vendet ku sektori privat është përhapur më së shumti (Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni), punësimet e shumta të profesorëve në mënyrë të qenësishme e kanë përkeqësuar procesin arsimor në universitetet publike24." Rekrutimi i personelit është kritikuar nga profesorët dhe aktivistët e shoqërisë civile që i intervistuam, pasi që lanë të kuptohej se në shumë raste rekrutimet nuk ishin të bazuara në meritë por në lidhjet politike apo personale. Senati i Universitetit ka marrë vendim për të lejuar angazhim shtesë në mësimdhënie prej jo më shumë se 150% brenda Universitetit të Prishtinës, në raste të arsyeshme. Vetëm ata që nuk kanë angazhim shtesë në mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës mund të lejohen të japin mësim në ndonjërin nga institucionet e arsimit të lartë, një ditë në javë. Megjithatë, në rrethanat në Kosovë, zbatimi i këtij vendimi është shumë e vështirë, prandaj universiteti duhet të krijojë mekanizma të brendshëm monitorues për të siguruar që personeli respekton këtë vendim.

Në dhjetor të vitit 2014, rektori i ri i propozoi Këshillit Drejtues të Universitetit që të ndërpresë praktikën e

Page 26: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

mëhershme të dhënies së gjysmës së pagës personelit akademik që mban post publik ose detyra drejtuese jashtë Universitetit të Prishtinës. Vendimi preku 47 pjesëtarë të personelit përfshirë edhe Kryeministrin, tetë anëtarë të Qeverisë, dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, katër deputetë të Kuvendit, një kryetar komune, si dhe rektorët e universiteteve të tjera publike dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Atyre ju ofruan kontrata të reja në të cilat pagesa varej nga orët e mbajtura të mësimit, duke ruajtur mundësinë për t’iu kthyer pozitës së rregullt akademike pas skadimit të mandateve të tyre publike. Shumica e personelit refuzuan të nënshkruajnë kontratat e reja dhe ndërmorën veprim ligjor për të prapësuar vendimin e rektorit. Inspektorati i Punës e urdhëroi rektorin të prapësojë vendimin. Rektori bëri ankesë kundër këtij vendimi, i cili është pezulluar përkohësisht nga gjykata25. Ky vendim faktikisht ka liruar rreth 600.000 euro që mund të përdoren për qëllime më efektive. Universiteti i Prishtinës ballafaqohet me problemin e madh të personelit të pakualifikuar. Ka pasur raste kur Agjencia e Kosovës për Akreditim i ka lejuar Departamentit të Infermierisë të kontraktojë staf që nuk i plotësonte kriteret minimale të kualifikimit. Kjo ndodhi edhe pse programet ishin akredituar bazuar në supozimin se ka personel të kualifikuar26. Ka edhe raste të tjera të ngjashme gjithandej Universitetit të Prishtinës ku njësitë akademike duhet të angazhojnë staf të pakualifikuar për të plotësuar nevojat e tyre, praktikë kjo e cila është dekurajuar nga rektori i ri. Gradimi i personelit paraqet një prej sfidave kryesore në Universitetin e Prishtinës dhe është shkaku i rreshtimit të senatit kundër rektorit reformator. Statuti i Universitetit përcakton kushtet minimale për gradimin në shkallë të mësimdhënies që, mes tjerash, kërkojnë një numër të caktuar publikimesh në revistat e njohura ndërkombëtare.

Page 27: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

25

Kushtet e parapara me statut nuk janë respektuar për më shumë se një dekadë që prej se janë përcaktuar me ligj. Insistimi i rektorit që të respektojë kriteret e përcaktuara me statut ka hasur në rezistencë nga senati, duke bërë që puna të ndalet.

Pavarësisht kushteve të përcaktuara në Statutin e Universitetit, në pothuaj të gjitha rastet, komisionet e vlerësimit, të themeluara nga fakultetet, kanë propozuar gradimin në nivel më të lartë akademik, p.sh., një profesor i asocuar është propozuar të avancohet në profesor të rregullt. Duke ndjekur politikën e rektorit të ri për të respektuar statutin, Komisioni Akademik ka prapësuar shumicën e atyre vendimeve, duke i propozuar Senatit që shumica e personelit akademik të ri-emërohen në thirrjet akademike aktuale, d.m.th, nuk e meritojnë gradimin. Kjo ka krijuar tensione ndërmjet rektorit dhe Senatit, pasi që Rektorati insistonte që të kriteret e parapara në Statut të respektohen strikt. Preferenca e Senatit ishte që kontesti të zgjidhej përmes votimit, gjë që rektori e kundërshtoi duke argumentuar se gradimi i një individi nuk mund të jetë subjekt i vendimit përmes votimit - nëse ka vota të mjaftueshme çdokush mund të gradohet, pavarësisht meritës. Duhet të theksohet se një numër i aplikuesve janë anëtarë të Senatit dhe të organeve të tjera vendimmarrëse në Universitet duke qenë kështu në konflikt të qartë të interesit27.

Page 28: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

Terapia 1. Universiteti duhet të kërkojë përkushtim të plotë të stafit

akademik ndaj detyrave për faktin se pagat në UP janë mjaft konkurruese në nivel kombëtar por edhe në atë rajonal. Mësimdhënia përtej obligimeve kontraktuale duhet të kufizohet dhe mbajtja e mësimit nga personeli i rregullt në institucionet tjera të arsimit të lartë duhet të kufizohet rreptë në 50% të vëllimit të plotë të punës.

2. Varësisht nga vendimi i gjykatës, Universiteti duhet të zhvillojë mekanizma për të kufizuar dhe kompensuar për mësimdhënie bartësit e funskioneve publike, përfshirë zyrtarët e lartë të qeverisë. Një zgjidhje mund të vjen përmes Ligjit për Pagat në Shërbimin Civil i cili është duke u diskutuar në kuvend dhe që përcakton kufizime për pagat që paguhen nga Buxheti i Shtetit.

3. Gradimi i personelit është çështje e autonomisë së universitetit, por është edhe një faktor motivues për akademikët e rinj që të përmirësojnë performancën e tyre në mësimdhënie dhe hulumtim. Praktika e gradimeve individuale përmes votimit në pako duhet të ndërpritet, dhe duke respektuar rreptë kriteret e gradimit, Universiteti duhet të ndërtojë një masë kritike të personelit që plotëson kushtet për marrjen e titujve të caktuar akademik. Duke qenë përfaqësues tipik të stafit në moshë të mesme, ata janë garancia më e mirë se kriteret e gradimit do të respektohen në të ardhmen.

Page 29: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

27

Problemi 3 – Nga centralizimi në llogaridhënie dinamike Ngjashëm me institucionet e tjera të arsimit të lartë në ish-Jugosllavi, Universiteti i Prishtinës ka qenë një institucion shumë i decentralizuar deri në vitin 2000 (nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ka funksionuar paralelisht me universitetin në gjuhë sërbe me të njëjtin emër). Në strukturën e kaluar, fakultetet e universitetit kanë pasur një subjektivitet juridik të mirëfilltë, ndërsa kreu i universiteti kishte pak ndikim në politikat akademike. Në periudhën e pasluftës qeverisja e arsimit të lartë pësoi ridisenjim të plotë. Nga viti 2000 deri në 2004, universiteti ishte plotësisht i centralizuar, që rezultoi me një statut të ri të universitetit në vitin 2004, i cili e trasoi rrugën për një strukturë të re qeverisëse. Qeverisja e UP-së është e ndarë në mes të (a) Këshillit Drejtues të Universitetit që përbëhet nga pesë përfaqësues të personelit akademik dhe katër individë me reputacion të emëruar nga Ministri i Arsimit, (b) Rektori dhe (c) Senati akademik, i përbërë nga profesorët dhe udhëheqësit e studentëve. Këshilli Drejtues është organi kryesor qeverisës, i cili zhvillon politika të cilat i zbaton rektori në menaxhimin e tij të përditshëm të universitetit.

Senati është përgjegjës për politikat akademike dhe për shumicën e vendimeve akademike në Universitet. Anëtarëve akademikë të Këshillit Drejtues nuk u kërkohet formalisht të veprojnë në emër të Senatit, por vendosin në kapacitetin e tyre personal. Këshilli Drejtues emëron rektorin i cili e kryeson Senatin. Niveli tjetër i organizimit janë fakultetet e udhëhequra nga dekanët të cilët propozohen nga këshillat e secilit fakultet, por që emërohen nga Senati. Dekanët janë anëtarë të Senatit me të drejtë vote, sikurse edhe rektori dhe prorektorët.

Page 30: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

Diagnoza Edhe pse struktura qeverisëse e universitetit ndjek modelin e universiteteve evropiane, ajo ka lejuar ndikimin politik dhe ka forcuar grupet joformale të interesit brenda universitetit. Zakonisht, së pari zhvillohen zgjedhjet për këshillat e njësive akademike dhe për Senat, të cilat karakterizohen me lobim intensiv në nivel të secilit fakultet. Përveç një anëtari të Senatit, secili këshill i sapoemëruar i fakultetit emëron një anëtar të përkohshëm të Senatit dhe propozon një kandidat për pozitën e dekanit. Paralelisht, Parlamenti Studentor emëron shtatë anëtarët e Senatit nga radhët e studentëve për mandat njëvjeçar i cili nuk mund të vazhdohet. Përpjekja për zgjedhjen e dekanit dhe senatorëve përkthehet në betejë për krijimin e koalicioneve brenda Senatit, për të siguruar votat për dekanët e propozuar të cilët votohen nga Senati. Kur të zgjidhen dekanët, ata i zënë ulëset e anëtarëve të përkohshëm të emëruar nga fakultetet përkatëse.

Një hap tjetër në “krijimin e koalicioneve” ndodh kur Senati zgjedh pesë anëtarët për Këshillin Drejtues të Universitetit. Zakonisht anëtarët e Senatit propozojnë kandidatët nga radhët e personelit akademik dhe zhvillohen disa raunde të votimit me votë të fshehta. Meqë interesat janë të mëdha, ka raporte se ndikohet në vendimin e

Page 31: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

29

votuesve aty për aty përmes tekst-porosive nga njerëzit në pozita të larta28. Pas emërimit të katër anëtarëve të Këshillit Drejtues nga ministri i arsimit, ky Këshill zgjedh Rektorin. Në disa raste ka pasur raporte të besueshme të ndikimit në vendimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga politikanët29. Pas zgjedhjes së organeve qeverisëse ka shumë hapësirë për vendime arbitrare, përdorim të tepruar të kompetencave me llogaridhënie të vogël për performancën e UP-së. Anëtarët e stafit akademik që janë zgjedhur nga Senati për të shërbyer në Këshillin Drejtues janë në krye të listës së pagave në UP. Përkundër faktit se Këshilli Drejtues i UP-së zakonisht mblidhet një herë në muaj, anëtarët e KD-së marrin pagën e profesorit të rregullt, pavarësisht thirrjes së tyre akademike (1.430 Eur), një kompensim të veçantë pse janë anëtarë në Këshillit Drejtues (700 Eur), pagesë shtesë për ndonjë orë mësimi që e mbajnë në universitet (500-1.000) si dhe kompensim për punë tjera si mbikqyrja e tezave të masterit dhe për mbajtje të provimeve. Në periudhën janar-prill 2015, anëtarët në KD nga radhët e Senatit u paguan mesatarisht 3.500 Euro. Përbërja e kaluar e Këshillit Drejtues votoi që të zvogëlojë të ardhurat si dhe privilegjet tjera (reprezentacion, telefon dhe karburant). Ministri i Arsimit tutje mori vendim për të paguar kompensimin shtesë në pagën e rregullt sipas pjesëmarrjes në takimet e Këshillit. Organizimi struktural i tanishëm i ka dy të meta: ka shumë menaxhim të centralizuar dhe pak llogaridhënie. Fakultetet kanë fare pak autonomi për të vepruar në adresimin e nevojave të tyre, qoftë edhe ato urgjente. Për shkak të procedurave të gjata dhe burokratike, nganjëherë ata përballen me mungesë të furnizimeve themeloret, siç është letra dhe nuk janë në gjendje të bëjnë riparimet më të vogla për të siguruar kushte themelore të punës. Në të njëjtën kohë, i njëjti dekan i pafuqishëm është pothuaj e pamundur të hiqet edhe nëse ka dëshmi të forta të keqbërjes.

Page 32: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

Terapia Ka zëra kritik që pohojnë se struktura organizative e universiteti duhet të rishikohet për të minimizuar mundësitë për ndonjë keqpërdorim të kompetencave. Zgjidhja optimale, në rrethana të Kosovës, është një decentralizim më i madh. Legjislacioni i vendit nuk parandalon universitetin që t’ua bart përgjegjësitë njësive akademike, por në praktikë, UP nuk duket se është i interesuar të bëjë këtë. Projektligji i ri për arsimin e lartë që është në proces e sipër duhet të shfrytëzohet për përmirësimin e strukturës qeverisëse të universiteteve publike. Në aspektin financiar dhe akademik, fakultetet e universitetit duhet të gëzojnë pavarësi më të madhe. Fakultetet dhe dekanët duhet të fuqizohen me më shumë kompetenca, por duhet të sqarohen linjat e llogaridhënies për t’i bërë ata më llogaridhënës ndaj rektorit. Rektori dhe dekanët nuk duhet të shërbejnë më si anëtarë të senatit akademik, që do të zgjidhte konfliktin e tanishëm të interesit. Është një dilemë se çfarë të rekomandohet për zgjedhjen e rektorit. Duke marrë parasysh se profesorët shihen si burimi kryesor i keqbërjes në universitet, duhet të përmirësohet llogaridhënia ndaj tatimpaguesit duke bërë që universiteti tu përgjigjet më shumë nevojave të tregut të punës. Si mbikqyrësit kryesorë të financave publike, Qeveria dhe Kuvendi duhet të fillojnë të zbatojnë politika më dinamike për të nxitur meritokracinë konkurruese dhe për të lidhur pagesën me performancë në të gjitha nivelet. Këshilli Drejtues nuk duhet të ketë kompetenca menaxheriale, dhe roli i tij duhet të kufizohet në përcaktimin e politikave kryesore.

Page 33: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

31

Problemi 4 - Organizatat studentore: Nga strukturat partiake klanore në përfaqësues të studentëve Organizatat studentore luajnë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje në UP. Çdo dy vjet ato garojnë në zgjedhjet për këshillat e studentëve në nivel të fakulteteve dhe për Parlamentin Studentor që përfshin tërë universitetin. Organizatat studentore përfaqësojnë një larmi interesash të ndryshme, por shumë prej tyre janë të lidhura me partitë politike kryesore të Kosovës. Parlamenti Studentor funksionon në bazë të koalicionit në mes të organizatave të përfaqësuara në atë organ dhe ushtron ndikimin e tij nëpërmjet shtatë anëtarëve studentë të Senatit (16% e numrit të përgjithshëm) me të drejtë vote. Në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 15 organizata studentore nga të cilat vetëm tetë kaluan pragun prej 5%30.

Përfaqësuesit e studentëve kanë qenë gjithmonë faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimeve të rëndësishme, përfshirë zgjedhjet për Këshillin Drejtues të Universitetit, rektorin dhe dekanët e fakulteteve të universitetit. Shumica e përfaqësuesve të studentëve veprojnë në emër të partive politike ose si pjesë të klaneve brenda Universitetit, duke përfaqësuar interesa tjera dhe jo ato të studentëve31. Tre të katërtat (74%) e të anketuarëve tanë besojnë se organizatat studentore janë të politizuara dhe nuk brengosen për

Page 34: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

studentët, që gjithashtu konfirmohet nga intervista të tjera të shumta me studentë, profesorë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Studentët kanë përfitime financiare për të qenë pjesë e këtyre organizatave sa më gjatë që të jetë e mundur. Ato funksionojnë me një buxhet që u jepet nga Universiteti dhe paratë që fitojnë nga aktivitetet që zhvillojnë. Aktivitetet e tyre përfshijnë, ndër të tjera, rregullimin e panove të absolventëve, për të cilat studentët janë të mendimit se kanë çmim të lartë, e në mënyrë që organizatat të kenë përfitim. Me përjashtim të vitit të kaluar, Këshilli Drejtues vazhdimisht i ka dhënë Parlamentit Studentor një projekt për të monitoruar ligjëratat, që kryesisht nënkuptonte paga për 12 muaj për shumicën e anëtarëve të këtij organizmi.

Diagnoza Strukturat politike klanore të Parlamentit Studentor janë sfida kryesore që pamundëson përfaqësimin e nevojave dhe interesave të vërteta të studentëve. Ka raporte të shumta të favoreve të bëra për liderët studentorë nga profesorë dhe drejtuesit e universitetit, të cilët shpesh tolerojnë përfshirjen e tyre në punët akademike, përfshirë ndërmjetësimin e paligjshëm në provime dhe në regjistrimin e studentëve të ri. Tri të katërtat (75%) e të anketuarëve besojnë se liderët studentorë gëzojnë privilegje të veçanta, ndërsa 54% e tyre besojnë se ata në mënyrë të paligjshme ndërmjetësojnë në provime dhe shkëmbimin e favoreve.

Përfaqësuesit e studentëve në mënyrë rutinore krijojnë

Page 35: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

33

lidhje efektive me klane të profesorëve dhe bëhen pjesë e koalicioneve brenda këshillave të njësive akademike dhe Senatit të Universitetit, duke bërë komplote për zgjedhjen e dekanëve dhe anëtarëve të Këshillit. Një shembull i fuqishëm i qëndrimeve të tyre joparimore dhe kundër interesit të studentëve ka qenë mbështetja e tyre pa kushte për rritjen e numri të studentëve të regjistruar në Universitet në kurriz të studentëve të tanishëm, duke pasur parasysh që kjo rezulton në klasa të stërmbushura. Interesimi i ulët i studentëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre mund të jetë një nga arsyet për mungesë të llogaridhënies nga liderët studentorë. Përfaqësuesit zgjidhen me një dalje shumë të ulët në zgjedhje (herën e fundit dalja ishte 27%)32. Liderët studentorë nuk ndjehen përgjigjës ndaj shumicës së studentëve, por ndaj grupeve të vogla militante të cilët mobilizohen për mbështetjen e tyre. Si rezultat i kësaj, angazhimi i tyre i shërben një rrjeti të vogël klientelist, duke neglizhuar nevojat e përgjithshme të studentëve.

Terapia Sigurimi i mekanizmave të nevojshëm dhe inkurajimi i raportimit të favoreve që janë dhënë për liderët studentorë nga profesorët, do të dekurajojë këtë dukuri në të ardhmen. Raportimi gjithashtu mund të shërbejë për të hapur debatin në lidhje me kompetencat dhe keqpërdorimin e tyre nga organizatat studentore. Ngritja e vetëdijes në mesin e studentëve lidhur me humbjet që i shkaktohen atyre për shkak të përfaqësimit jo adekuat në vendimmarrje është parakusht për të nisur një debat se si të luftohet për një përfaqësim të denjë të interesave të studentëve. Shoqëria civile, mediat dhe aktivistët studentorë të cilët besojnë se përfaqësuesit e studentëve duhet të mbajnë një qëndrim kritik ndaj gjendjes në Universitet duhet të ushtrojnë presion mbi universitetin

Page 36: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

dhe organizatat studentore për të adresuar nevojat e studentëve në vend që të ndjekin agjendat e tyre. Llogaridhënia e përfaqësuesve të studentëve ndaj organit zgjedhor duhet të përmirësohet. Përfaqësuesit e studentëve duhet të mbajnë takime të rregullta me studentë dhe të ngritin të gjitha çështjet me interes që kanë të bëjnë me studentët në organet përkatëse të universitetit.

Page 37: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

35

Problemi 5 – Nga avancimi me vota drejt meritokracisë individuale Universiteti i Prishtinës fillimisht u themelua për të plotësuar nevojën për shkollim të lartë të popullsisë shqipfolëse të ish-Jugosllavisë. Që nga themelimi i tij, ai është parë si mjet kryesor për të integruar shqiptarët në Federatën Jugosllave. Përveç autoriteteve të atëhershme, të gjitha lëvizjet politike të angazhuara për pavarësimin e Kosovës gjithashtu u interesuan për Universitetin. Interesimi i të dy palëve u rrit edhe më tepër gjatë vitet 1980-ta pas protestave studentore që kërkonin një status më të avancuar për Kosovën në kuadër të Federatës. UP u detyrua të largohet nga ambientet e saj në fillim të viteve nëntëdhjetë nën presion nga autoritetet serbe. Në objektet private, UP-ja fitoi rëndësi edhe më të madhe politike si një nga shtyllat kryesore të rezistencës. Konkurrenca politike vazhdoi edhe pas luftës, ku partitë politike bën përpjekje për të akomoduar aktivistët e tyre nëpër strukturat universitare – në organet drejtuese, akademike, administrative dhe studentore. Për ilustrim, tre nga gjashtë rektorët e fundit të Universitetit erdhën drejtpërdrejt nga funksione partiake apo qeveritare. Edhe pse nuk ka prova se mësimdhënësit veprojnë në bazë të përkatësisë së tyre politike, 70% e studentëve të anketuar besojnë se politika është e përfshirë në çështjet akademike, ndërsa 65% e tyre thonë se Qeveria dhe politikanët përdorin Universitetin për interesat e tyre.

Page 38: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 36

Shumica e të anketuarve (72%) po ashtu besojnë se klanet janë të përhapura brenda Universitetit të Prishtinës. Klanet përbëhen nga individë me interes të fuqishëm të përbashkët, të shtyrë nga interesi vetanak dhe pasurimi i shpejtë, dhe jo domosdoshmërisht të sponsorizuar nga strukturat politike. Në shumicën e rasteve, ato përbëhen nga profesorë në pozita drejtuese dhe përfaqësues të studentëve të cilët përpiqen të forcojnë pozitën e tyre në kuadër të Universitetit.

Diagnoza Klanet dhe vijat partiake e kanë kthyer Universitetin e Prishtinës në një mjet për mobilitet shoqëror pasurim të shpejtë të grupeve të veçanta të cilat kontrollojnë shumicën e shtresave qeverisëse. Mijëra studentë të regjistruar në mënyrë të paligjshme, qindra diploma të rreme, afera korruptive kanë lënë pak hapësirë për avancim në bazë të meritave.

Një klan zakonisht mobilizohet rreth periudhës së zgjedhjeve për të ndikuar në emërimet në këshillat e fakulteteve, Senatin e Universitetit, Këshillin Drejtues të Universitetit, si dhe në emërimin e rektorit dhe ekipit të tij/saj. Përderisa nuk ka asnjë prova konkrete, përshtypja është se klanet sponsorizohen nga politikanë të lartë. Shkëmbimi i favoreve është dukuri e rregullt, ku vërehet dhënia e diplomave për miqtë dhe të afërmit e miqve të cilët

Page 39: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

37

fitojnë trajtim preferencial në rekrutim apo recensione pozitive në baza miqësore. Në raste të caktuara, grupet mobilizohen për të parandaluar ose për të vonuar diplomimin e studentëve që mund të aplikojnë në pozita në Universitet, ose ndërhyjnë në procesin e rekrutimit për të parandaluar punësimin e dikujt në Universitet. Për nga natyra grupet e tilla të interesit janë sekrete dhe është vështirë për tu luftuar dhe për të qenë kritik ndaj tyre. Ato rrallë bëhen subjekt i monitorimit nga shoqëria civile apo mediat të cilët duket se kanë injoruar ndikimin e grupacioneve të tilla brenda strukturave universitare. Për fat të keq, udhëheqja aktuale reformiste e Universitetit nuk e merr mbështetjen shumë të nevojshme në përpjekjet për të reduktuar privilegjet e grupeve të fuqishme të interesit. Grupet klanore të interesit, të shtyra nga interesi vetanak, kanë depërtuar në të gjitha aspektet e jetës universitare. Dhjetëra anëtarë të klaneve kanë arritur në pozita akademike dhe administrative në Universitet dhe kanë tendencë për të zgjeruar rrjetet klienteliste në një skemë piramidale duke rekrutuar mbështetës të ri.Përkatësia në një grup apo shërbim është bërë një kulturë mbizotëruese në Universitetin e Prishtinës, duke e bërë të vështirë avancimin për cilindo profesor që zgjedh të mbështetet vetëm në punë. Nëse një profesor nuk mund të mbështetet në konkurrencë meritore, fillon të logjikojë mbase nuk i ka mbetur opsion tjetër dhe se duhet ti përshtatet mjedisit. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse të gjithë anëtarët e Senatit pothuajse në një zë hodhën poshtë përpjekjet e rektorit reformist për të futur një rend meritokratik në Universitet.

Terapia Drejtuesit e universitetit duhet të kenë transparencë të plotë për të siguruar që zbatohen procedura të drejta të rekrutimit në të gjitha nivelet. Ata duhet të ndihmojnë gazetarët hetues në zbulimin e plotë të informacionit dhe të

Page 40: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38

publikojnë të gjitha dokumentet që lidhen me punësimin dhe avancimin e personelit, të cilat nuk i nënshtrohen mbrojtjes së privatësisë. Transparenca duhet t’ja bëjë më të vështirë për grupet e ndryshme që të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kontributojë drejt zhbërjes gradual të tyre duke parë se nuk shërbejnë asnjë funksion më. Sinjalizuesit duhet të inkurajohen, gradualisht duke ndihmuar individët meritor të besojnë se puna e zellshme mund të shpaguhet më mirë se sa rreshtimi prapa udhëheqësve të fuqishëm jo formal.

Page 41: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

39

Problemi 6 – Si të eliminohen diplomat e pavlera nëse janë aq shumë në numër? Një skandal i madh shpërtheu në fillim të vitit 2014, kur ish-rektori i UP-së u zu si bashkë-autor në tri punime që nuk kishin lidhje me fushën e tij të ekspertizës (histori) dhe të cilat ishin botuar në një revistë që konsiderohet e dyshimtë nga lista famëkeqe e Beall-it33. Rektori i atëhershëm u kritikua sepse tri punimet ishin përdorur një vit më parë për avancimin e tij akademik dhe pas protestave studentore, ai u detyrua të jep dorëheqje. Teksti në vijim është një ekstrakt nga përfundimi i punimit të ish-Rektorit, i përdorur për avancimin e tij akademik:

Duke pasur parasysh vlerën e mineraleve për jetën tonë të përditshme si dhe pasurinë gjeologjike, atëherë arrijmë në përfundim se menaxhimi i mineraleve apo thjesht; menaxhimi i minierave është një çështje e rëndësishme për jetën dhe ekonominë e një vendi. Kjo për shkak se është vlerësuar se një nga pasuritë më të mëdha të një vendi janë pozita gjeografike dhe pasuritë gjeologjike. Prandaj, menaxhimi i tyre, duke filluar nga faza kërkimore e deri në nxjerrje, përpunimin apo importin, është thelbësor dhe kërkon shumë përpjekje nga ana e grupeve të ndryshme të ekspertëve. Por, e tërë kjo duhet të mbështetet nga programet apo projektet e ndryshme të qeverisjes vendore, dhe kjo mund të luajë një rol të veçantë në menaxhimin e mineraleve dhe kontrollin e tyre të çmimeve në import-eksport34.

Kjo do të konsiderohej si një rast i izoluar nëse organet akademike dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës do të distancoheshin qartë nga ky veprim. Për fat të keq, shefi i Departamentit të Historisë përkrahu rektorin, duke argumentuar se “puna e tij shkencore është për t'u admiruar nga të gjithë dhe nuk duhet të kritikohet” 35. As Senati

Page 42: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

akademik dhe Këshilli i Universitetit nuk ndërmorën ndonjë veprim për të korrigjuar problemin.

Diagnoza Rasti i ish-Rektorit shkaktoi një debat të madh publik për vlerën e diplomave akademike në Universitetin e Prishtinës. Hetimet nga mediat zbuluan dhjetëra botime me vlerë të dyshimtë nga ana e profesorëve të Universitetit në revista me qasje të hapur të etiketuara si “të rreme”. Në një rast, punimi i paraqitur nga një ekip i studiuesve të UP-së u botua në version drafti, ku vëreheshin ndryshimet e bëra dhe ku instruksionet e pagesave ishin futur gabimisht në artikull. Në një rast tjetër, tre hulumtues arritën të botojnë një punim i cili ishte 100% plagjiaturë e një punimi të botuar më parë. Shumica e këtyre punimeve janë përdorur nga autorët për avancim në gradë më të larta akademike. Ish-Kryesuesi i Këshillit të Universitetit deklaroi si më poshtë:

Në piramidën e titujve dhe të publikimeve pa vlerë në UP janë të përfshirë afro 80% e profesoratit prandaj dhe reaksioni është kaq i madh! Fronti i atyre qe nuk duan te dalin te palarat ne shesh është shume i madh, por një dite do te zbardhet krejt e vërteta!36

Në janar të vitit 2014, disa javë para dorëheqjes së Rektorit, Senati i Universitetit të Prishtinës themeloi një komision “për të shqyrtuar revistat në të cilat personeli akademik ka botuar punimet e tyre”37. Për fat të keq, ky Komision asnjëherë nuk paraqiti ndonjë raport dhe në vend të kësaj, Senati dhe Këshilli morën pozicion mbrojtës duke fajësuar mediat dhe ata që ishin kritikë në lidhje me fenomenin. Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit në atë kohë, pranoi përmasën e problemit duke argumentuar se rezistenca është e lartë për shkak se deri në 80% të profesorëve mund të kenë tituj me vlerë të dyshimtë38.

Page 43: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

41

Siç edhe pritej, asnjë debat me këtë temë nuk u hap brenda Universitetit. Përkundrazi, debati u shmang qëllimisht, edhe pse pati disa përmirësime në transparencë duke publikuar CV-të akademike të personelit. Në qershor të vitit 2014, Senati ka themeluar shtatë komisione të ekspertëve për të përcaktuar revistat e pranueshme sipas fushave të studimit39, por komisionet asnjëherë nuk janë mbledhur. Menaxhmenti i ri i Universitetit i cili erdhi në detyrë në shtator të vitit 2014 paraqiti një politikë e cila përcakton se cilat publikime janë të pranueshme për avancim në Universitet. Megjithatë, kjo politikë ka krijuar shumë tensione në mes të rektorit dhe Senatit, pasi që për herë të parë ndodhi që Komisioni Akademik i Universitetit të i Prishtinës të hedh poshtë propozimet për avancim të bëra nga njësitë akademike në bazë të kësaj politike. Distertacionet e doktoratave të pas-luftës janë publikuar në bibliotekë universitare që praktikisht nuk janë parë nga publiku. Me ardhjen e menaxhmentit është inicuar publikimi i tyre në we faqe, për të rritur gjasat që lexohen dhe vlerësohen nga një audiencë më e gjërë.

Terapia Siç është propozuar nga Prof. Qëndrim Gashi40 komuniteti akademik në Kosovë duhet të fillojë një debat të hapur, të thellë, dhe substancial për integritetin dhe etikën akademike në universitete, i cili duhet të përfshijë studentët, personelin, shoqërinë civile dhe mediat. Duke qenë institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në vend, Universiteti i Prishtinës duhet të iniciojë këtë debat, dhe të marrë përgjegjësi për të mundësuar dhe moderuar atë. Universiteti i Prishtinës duhet të zhvillojë politika të qarta për avancimin akademik, duke përcaktuar revistat e pranueshme për gradim. Gjithashtu, Universiteti duhet të krijojë të gjitha kushtet që Komisioni i Etikës të funksionojë në mënyrë transparente. Në rastet

Page 44: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 42

ekstreme të shkeljes së etikës akademike, Universiteti duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin e tij, duke përfshirë edhe revokimin e titujve akademik.

Page 45: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

43

Problemi 7 – Raportimi i korrupsionit mund të të fusë në telashe Në dhjetor 2013, një grup prej 11 ish-drejtuesve studentorë, katër prej tyre asistentë, u arrestuan dhe u paditën për korrupsion. Ata u akuzuan për ndërmjetësim të paligjshëm të regjistrimit të studentëve të rinj dhe për nota në universitet41. Një seri e mesazheve të shkëmbyera në mes të dyshuarve, të publikuara në media, tregonin për përfshirjen e një numri të profesorëve në këtë çështje, por asnjë vendim ligjor nuk u mor kundër ndonjërit prej tyre. Gjashtë muaj më vonë, të gjithë personat e arrestuar u liruan nga paraburgimi, ndërsa konfirmimi i aktakuzës është ende në pritje. Së paku dy prej tyre u kthyen në detyrat e tyre të mësimdhënies në pritje të gjykimit. Në qershor të vitit 2015, një nga të dyshuarit u propozua nga njësia akademike përkatëse për t'u angazhuar asistent me orar jo të plotë42. Edhe pse ekziston një përceptim i fuqishëm për korrupsionin e përhapur në të gjithë Universitetin e Prishtinës, ky është rasti i vetëm i njohur për autorët e këtij punimi ku është iniciuar një veprim ligjor. Shumica e studentëve shohin më shumë telashe sesa përfitime nga raportimi i rasteve korruptive. Në qoftë se shumica e studentëve konsiderojnë se është në interesin e tyre të marrin rrugën më të shkurtër të mundshme, ata nuk kanë interes për të denoncuar rastet.

Diagnoza Korrupsioni është më i pranishëm tek regjistrimet dhe provimet. Hulumtimi ynë tregon se 61% e studentëve mendojnë se provimet mund të kalohen me ryshfet, ndërsa 64% mendojnë se e njëjta mund të arrihet duke u thirrur në lidhjet familjare apo të miqësisë. Katër të pestat e studentëve të anketuar raportojnë se ka mësimdhënës që i detyrojnë ata për t’i blerë tekstet e tyre dhe i trajtojnë

Page 46: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 44

padrejtësisht nëse ata nuk e bëjnë këtë43. Shumë shpesh tekstet janë shitur nga vetë profesorët të cilët kërkojnë nga studentët që të shkruajnë emrin e tyre në libër, në mënyrë që ekzemplari i njëjtë të mos mund të përdoret nga një student tjetër.

Edhe pse 60% e studentëve mendojnë se shumica e mësimdhënësve nuk janë të përfshirë në korrupsion, ekziston një besim i përgjithshëm që denoncimi i korrupsionit nuk ndryshon asgjë. Studentët kanë frikë se nuk do të kenë ndonjë mbështetje për raportimin e korrupsionit - përkundrazi, ata kanë frikë nga hakmarrja nëse bëjnë denoncim. Mediat kritikohen për shkak se nuk janë pozicionuar hapur kundër korrupsionit në arsimin e lartë44. Ryshfeti monetar mund të mos jetë forma më e përhapur, veçanërisht kur është fjala për ndërmjetësimin për nota, por shkëmbimi i favoreve është formë e sofistikuar dhe tejet e përhapur e korrupsionit në UP45.

Terapia Adresimi i çështjeve të korrupsionit monetar në arsimin e lartë kërkon përmirësime të ndjeshme sistemore dhe mekanizma për raportim të brendshëm ashtu që studentët që vërejnë keqpërdorime të inkurajohen për të denoncuar rastet. Korrupsioni jo-monetar është më i vështirë për tu luftuar dhe kërkon një vetëdijësim gradual të etikës dhe integritetit profesional drejt krijimit të një mase kritike që

Page 47: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

45

dënon dukuri të tilla në mënyrë të sinqertë edhe mes miqësh. Pa marrë parasysh se çfarë lloj i korrupsionit raportohet, Universiteti duhet të merr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur studentët të cilët vendosin të raportojnë dhe të parandalojë çdo ngacmim kundër tyre. Mësimdhënia duhet të vlerësohet rregullisht nga studentët për të matur më shpesh perceptimin për korrupsionin si dhe për përfshirjen e profesorëve. Është e rëndësishme që vlerësimet të jenë anonime dhe të plotësohen kur profesori nuk është i pranishëm. Aranzhimi i një vlerësimi elektronik të mësimdhënësve, një herë në semestër mund të jetë një mënyrë efektive për të arritur këtë. Shoqëria civile, mediat dhe organizatat studentore duhet të jenë më të përfshira për t’ia raportuar informatat relevante prokurorit publik.

Page 48: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 46

Problemi 8 – Nga regjistrimi universal drejt plotësimit të nevojave të ardhshme të tregut të punës

Nga viti 2004 deri në 2015 numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës pothuajse është dyfishuar, nga 28.83246 në 52.66547. Numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë është rritur edhe më shumë, sepse mes viteve 2008-2013 janë themeluar pesë universitete të reja publike duke marrë një pjesë të numrit të studentëve nga Universiteti i Prishtinës. Figura e mësipërme tregon trendet e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës. Rënia e shkallës së regjistrimit gjatë vitit akademik 2013/14 është rezultat i krijimit të tri universiteteve të reja publike që janë ndarë nga UP. Përqindja e studenteve (femra) është rritur gradualisht, duke arritur 55% në vitin akademik 2014/1548. Numri i studentëve që regjistrohen në vitin e parë në UP ka rënë gradualisht, siç tregohet më poshtë49.

Page 49: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

47

Diagnoza Rritja e shpejtë e numrit të studentëve të regjistruar në dhjetë vitet e fundit ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në cilësinë e mësimdhënies. Universiteti ka rritur vazhdimisht numrat pa përmirësim adekuat të kushteve për një rritje të tillë. Për më tepër, me përjashtim të vitit akademik 2014/15, UP ka pranuar gjithmonë më shumë studentë se sa rritja e parashikuar. Pa kushte adekuate, Universiteti ka përfunduar në klasa të stërmbushura dhe ngarkesë të shtuar mësimore. Një varg kategorish sociale janë pranuar pavarësisht performancës së tyre në provimet pranuese. Tri kategoritë kryesore të cilat ishin mësuar që të kenë kuotat ishin (a) anëtarët e familjeve të veteranëve të luftës dhe viktimave të luftës, (b) studentët nga radhët e pakicave dhe (c) studentët shqipfolës nga vendet fqinje. Shoqata e Veteranëve të Luftës këmbënguli që të regjistrojë në vitin 2014 mbi 1000 kandidatë50. Gjatë periudhës së regjistrimit 2014/2015, 326 studentë janë regjistruar në Universitet nga jashtë (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj.), 40 nga diaspora, dhe më shumë se 450 nga grupet e pakicave: boshnjakët, turqit, egjiptianët dhe të tjerët51. Ka pretendime se sistemi i pranimit është keqpërdorur sidomos në lidhje me disa nga kategoritë e lartcekura. Studentët e shumtë të cilët nuk i përkisnin këtyre kategorive kishin falsifikuar

Page 50: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 48

dokumentet e tyre në mënyrë që të zënë një vend në Universitet. Asnjë veprim ligjor nuk është ndërmarrë në këtë drejtim. Gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2014/15, problemi i regjistrimit të paligjshëm u adresua nga menaxhmenti i ri i Universitetit dhe në një masë të madhe, regjistrimet e tilla janë pamundësuar. Ky proces u shoqërua me një betejë në mes të rektorit të Universitetit dhe shoqatave që përfaqësojnë veteranët e luftës. Në fund, Universiteti vendosi që të ndërpresë praktikat e mëparshme të trajtimit preferencial edhe pse u përball me presion të madh dhe protesta publike. Metodat e vlerësimit në shkollë të mesme paraqet një sfidë të madhe që ndikon në pocesin e pranimit të studentëve në nivelin baçelor. Rezultati i provimit të maturës kontributon me 40% të pikëve për pranimin në universitet, përderisa 20% llogaritet suksesi nga shkolla e mesme. Për shkak që vlerësimi në shkolla të mesme nuk është real në shumë shkolla, del se pesha e tërësishme prej 60% është një përparësi për ata që kanë marrë nota të fryra apo që kanë arritut të kopjojnë në provimin e maturës. Një sistem joadekuat i regjistrimit kontribuon në tjetërsimin e studentëve të rinj, të cilët humbin besimin pikërisht në institucionin i cili duhet t’i entuziazmojë për një të ardhme të ndritur. Kriteri më i besueshëm është 40%-shi i mbetur, i cili varet nga kalimi me sukses i provimit pranues të organizuar nga Universiteti i Prishtinës. Kërkesa për regjistrim në studime pasuniversitare gjithashtu tejkalon ofertën. Aktualisht, 22,5% e studentëve të Universitetit të Prishtinës vijojnë programet e nivelit master, ndërsa vetëm 0,5% vijojnë programet e doktoratës. Është interesante se, për të tri nivelet ka kërkesa të vazhdueshme nga njësitë akademike për rritjen e numrit të studentëve të rinj, edhe pse shumica e tyre vështirë se mund të përballojnë numrat ekzistues, që dëshmohet lehtësisht nga raporti jo adekuat

Page 51: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

49

mësimdhënës-student. Buxheti i Universitetit të Prishtinës është përgjithësisht stabil. Ishte një rrezik për mungesë buxheti kur qeveria reduktoi tarifat studentore për 50% gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2014. Duhet të theksohet se tarifa u reduktua nga 50 në 25 Euro, ndërsa bursat po ashtu janë ulur për 25% (854 studentë kanë përituar 800 Euro në formë të bursës)52. Mesatarisht, financimi për një student në vitin 2014 ka qenë 553 euro që përbën 17,8% të prodhimit bruto vendor (PBV) për kokë banori53. Në vendet e OECD-së, financimi për një student arrin 41% të PBV-së për kokë banori54. Gjatë vitit 2011, Serbia ka pasur një shpenzim prej 51% për kokë studenti dhe renditet si një nga pesë vendet me shpenzimet më të larta në raport me PBV për kokë banori55. Me ndryshime të vogla, qeveria e ka mbajtur kryesisht nivelin e njëjtë të shpenzimeve nga vitet e kaluara. Pagat në universitet gjithashtu e kanë ruajtur ritmin dhe përbëjnë gati tri të katërtat e buxhetit total (73,7%)56.

Terapia Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit duhet së bashku të shqyrtojnë me kujdes kapacitetet për regjistrimet e reja. Ministria duhet t’i mbetet besnike angazhimit të saj për tu përqendruar në cilësi dhe për t’i ndihmuar UP-së në përmirësimin e raporti mësimdhënës-student në të gjitha fakultetet dhe programet. Ky raport mund të përmirësohet duke zvogëluar numrin e programeve dhe numrin e studentëve që regjistrohen çdo vit. Nëse ka kufizime buxhetore për rekrutimin e personelit akademik shtesë, Universiteti duhet të merr në konsiderim rritjen e ngarkesës mësimore për t’i bërë vend punësimit të mësimdhënësve të rinj. Trajtimi preferencial i studentëve të rinj duhet të reduktohet në minimum dhe të mbahet vetëm në ato raste kur konsiderohet absolutisht e domosdoshme. Universiteti

Page 52: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 50

duhet të rrit peshën e provimit pranues në llogari të sistemit të dobët të vlerësimit kombëtar dhe notimit të pa balancuar në arsimin e mesëm. Procesi i regjistrimit duhet të jetë shumë transparent për të shmangur të gjitha situatat e mundshme që mund të vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tij.

Page 53: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

51

Problemi 9 - Diploma tani, aftësitë më vonë Ekziston një perceptim i përhapur se prioriteti kryesor për studentët në Kosovë është që të marrin një diplomë sa më shpejt që të munden. Cilësia është pak e rëndësishme, sepse nuk përceptohet si kriter i rëndësishëm për punësim. Me gjithë mundësitë e kufizuara për punësim, çdo i katërti student (26%) zgjedh për të studiuar Ekonominë dhe Administrimin e Biznesit, të pasuar nga Juridiku (12%), ndërsa vetëm më pak se 3% studiojnë Bujqësinë dhe Veterinën57. Besueshmëria e diplomave universitare gjerësisht vihet në pyetje, në bazë të raporteve nga punëdhënësit, reagimet e studentëve dhe duke pasur parasysh fenomenin e përhapur të kopjimit.

Diagnoza

Metodat e vlerësimit të cilat përdoren në Universitetin e Prishtinës i shtyjnë studentët të mësojnë përmendësh. Numri i madh i studentëve në shumë programe e bën të pamundur për t’i përcjellë ata gjatë gjithë vitit akademik dhe për t’i vlerësuar përmes detyrave që kërkojnë kreativitet. Në vend të kësaj, studentët vlerësohen kryesisht përmes provimeve përfundimtare, që shpeshherë janë teste me zgjedhje të shumëfishta që stimulojnë mësimin përmendësh dhe të menduarit e rendit të ulët. Këto metoda të vlerësimit kërkojnë më pak kohë për të kontrolluar provimet, prandaj

Page 54: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 52

preferohen nga shumica e profesorëve. Ka edhe raportime për profesorë të cilët janë tepër dorëshlirë me nota, si mënyrë për të fituar popullaritet në mesin e studentëve. Të qenit dorëshlirë i ndihmon profesorëve për të kompensuar mungesën e tyre nga ligjëratat dhe faktin se ata nuk kanë qenë në gjendje të realizojnë programin e plotë të lëndës. Kopjimi është problem i madh në sistemin arsimor të Kosovës. Nga 625 studentët e anketuar, 79% konfirmojnë se kopjimi është në masë të madhe i pranishëm në Universitetin e Prishtinës, ndërsa 73% pajtohen që studentët bëjnë përpjekje të veçanta në përgatitjen për të kopjuar. Dyqane të shumta për fotokopje që gjenden përreth kampusit sigurojnë shembuj të testeve dhe pyetjet e provimit për lëndët në programe të caktuara të cilat madje i vendosin në format të përshtatshëm për mashtrim. Raportohet se këto dyqane vizitohen shpesh gjatë afatit të provimeve. Në anën tjetër, studentët gjerësisht përdorin teknologjinë për të kopjuar, duke përfshirë telefonat e mençur dhe kufje të punuara enkas. Teknologjia e tillë edhe jepet me qira studentëve përmes mediave sociale me një çmim mjaft të volitshëm.

Studentët raportojnë se janë “të nxitur” në mënyrë sistematike që të mashtrojnë. Shumë mësimdhënës kërkojnë mësimin përmendësh dhe përdorin teste nga afatet e mëparshme të provimeve të cilat sigurohen lehtë. Kur do që është e mundur të zgjidhet

Page 55: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

53

mbikëqyrësi i provimit, siç ndodh në disa fakultete, shumica e studentëve e zgjedhin profesorin i cili administron testin me zgjedhje të shumëfishta në vend të atij që kërkon nga ata të shkruajnë një ese. Kopjimii tolerohet gjerësisht dhe asnjë veprim serioz nuk është ndërmarrë për të luftuar këtë fenomen në UP. Shumica dërrmuese e studentëve të intervistuar (87%) besojnë se studentët që kopjojnë duhet të përballen me masa të ashpra disiplinore, gjë që tregon se nëse UP vendos të miratojë këto masa, nuk do të përballet me rezistencë të madhe. Plagjiatura është një formë tjetër e mashtrimit në universitet dhe është veçanërisht e pranishme tek shkrimi i punimeve të diplomës. Shumë shpesh, punimet e diplomës të studentëve janë plagjiat nga librat apo punimet e paraqitura në vitet e mëparshme e nganjëherë, ato as nuk janë të shkruara nga vetë studentët. Punimet hartohen për një pagesë të caktuar nga individë të cilët ofrojnë shërbimet e tyre përmes mediave sociale e në disa raste edhe përmes shpalljeve në muret e ndërtesave të universitetit.

Terapia Universiteti i Prishtinës duhet të kërkojë që mësimdhënësit të përdorin një shumëllojshmëri të metodave të vlerësimit, duke nxitur zhvillimin e aftësive të ndryshme, dhe duhet të ndihmojë ata në këtë drejtim. Mësimdhënësit duhet të ndajnë më shumë kohë për vlerësim gjatë gjithë semestrit dhe gjatë provimeve përfundimtare. Instrumentet e vlerësimit duhet të jenë të disenjuara për të matur njohuritë kreative dhe analitike. Pasi që të gjitha notat janë të regjistruara në internet, fakultetet e universiteteve duhet të bëjnë analiza të rregullta të notave për çdo lëndë, mësimdhënës dhe program, si hap i parë drejt përafrimit të kritereve të vlerësimit për aq sa është e mundur. Në afat të shkurtër, kërkesa drejtuar atyre

Page 56: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 54

që t’i kushtojnë më shumë vëmendje për të pasur një proces më të mirë të vlerësimit duhet të jetë reale, sidomos pasi ata paguhen shtesë për administrimin e provimeve edhe pse kjo praktikë duhet të ndërpritet.

Provimet duhet të jenë të ndryshme çdo vit dhe duhet të ketë më pak autonomi për mësimdhënësit për të zgjedhur formatin e provimit. Edhe pse shumë diskutabile, UPa duhet të reduktojë përdorimin e provimeve me zgjedhje të shumëfishta, të cilat paraqesin formën më të lehtë për kopjim (edhe nëse ata nuk i përdorin pyetjet e njëjta nga provimet e mëparshme). Universiteti duhet gjithashtu të fillojë një diskutim të gjerë mbi fenomenin e kopjimit. Rrjedhimisht, UP duhet të rishikojë Kodin e mirësjelljes për studentë, dhe të parashohë masa të ashpra disiplinore për ata që kopjojnë apo bëjnë plagjiaturë, përfshirë përjashtimin nga studimet. Duhet të fillojnë të përdoren mekanizma efikas për të zbatuar Kodin e mirësjelljes në praktikë, p.sh. komisionet disiplinore në nivel të njësive akademike.

Page 57: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

55

Referencat

1 The Economist. 18 janar 2014. The onrushing wave. (Vala e përshpejtuar). http://www.economist.com/news/briefing/21594264-previous-technological-innovation-has-always-delivered-more-long-run-employment-not-less 2 Llogaritje të bëra nga autorët në bazë të të dhënave nga Eurostat-i dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, 2015. 3 Është edhe një universitet tjeter me të njejtin emër me lokacion në Mitrovice të veriut 4 Rexhaj Xh., Pupovci D., 2015. Access to Higher Education in Kosovo. (Qasja në arsim të lartë në Kosovë) Academia Vol 5, No. 1. http://academia.lis.upatras.gr/index.php/academia/article/view/2261/2402 5 Të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 6 Të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 7 Komisioni Evropian. 7 shtator 2007. Digital Agenda: ICT for jobs. (Agjenda Digjitale: TIK për vende të punës). http://ec.europa.eu/europe2020/pdf/themes/12_digital_agenda_ict.pdf, COM(2007) 496 of 07.09.2007 "e-Skills for the 21st Century: Fostering Competitiveness, Growth and Jobs, p. 1. 8 Telegrafi, 25 shtator 2015. Arsim Bajrami kritikoi mësimdhënësit. http://www.telegrafi.com/lajme/arsim-bajrami-kritikoi-mesimdhenesit-video-2-71181.html 9 Bota Sot, 1 shkurt 2013, Cilësia e dobët rrezikon të ardhmen. http://botasot.info/aktuale/208946/cilesia-e-dobet-rrezikon-te-ardhmen/ 10 Përgatitur nga autorët me të dhëna nga Webometrics, 2015. http://www.webometrics.info/en/Ranking_Europe/Central_Eastern_Europe. 11 Llogaritje të bëra nga autorët bazuar në të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 12 Të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, korrik 2015. 13 Statman, J., Huibregste, A., Pupovci D., Mullahatihiri V.: Kosovo. 2015. Workforce Readiness Assessment. Vlerësimi i gatishmërisë së fuqisë punëtore, USAID. http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PA00KH27.pdf 14 Intervistat e zhvilluara nga D4D me studentët, 24 korrik 2015. 15 Llogaritje të bëra nga autorët bazuar në të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 16 Agjencia e Statistikave të Kosovës. 2014. Results of the Kosovo 2013 labour force survey. (Anketa për Fuqinë Punëtore 2013). https://ask.rks-

Page 58: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 56

gov.net/ENG/publikimet/doc_download/1174-results-of-the-kosovo-2013-labour-force-survey 17 Agjencia e Statistikave të Kosovës. 2015. Results of the Kosovo 2014 labour force survey. (Anketa për Fuqinë Punëtore 2014). Marrë nga: https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/doc_download/1314-results-of-the-kosovo-2014-labour-force-survey 18 Agjencia Kosovare e Akreditimit, 2015 – të dhëna të përpunuara nga autorët. Marrë nga: http://www.akreditimi-ks.org/new/index.php/en/accreditation/2014-11-19-14-30-14/public-institutions-accreditation 19 Ryan N., Kovacevic M., Todorova E. Maj 2014. Evaluation Review Report of University of Prishtina “Hasan Prishtina” (Raporti vlerësues I Universitetit të Prishtinës), AKA,. Marrë nga: http://www.akreditimi-ks.org/new/index.php/en/latest-events/doc_download/679-final-report-2014. 20 Ryan N., Kovacevic M., Todorova E. Maj 2014. Evaluation Review Report of University of Prishtina “Hasan Prishtina” (Raporti vlerësues I Universitetit të Prishtinës), AKA,. PP:25. Marrë nga: http://www.akreditimi-ks.org/new/index.php/en/latest-events/doc_download/679-final-report-2014. 21 Të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, korrik 2015. 22 Universiteti i Prishtinës, 9 korrik, 2014. Rregullore për të ardhurat personale për stafin akademik, shtesat për funksione, honoraret dhe funksionet. 23 Llogaritje të bëra nga autorët bazuar në të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 24 Zgaga P. et al, 2013. Higher Education in the Western Balkans: Reforms, developments, trends, Faculty of Education. (Arsimi i lartë në Ballkanin perendimor: Reforma, zhvillime, trende, Fakulteti i Edukimit( University of Ljubljana, CEPS, Ljubljana, Marrë nga: http://www.herdata.org/public/hewb.pdf 25 Telegrafi, 10 korrik 2015, Gjykata përsëri pezullon kthimin e profesorëve me nga dy vende pune në listën e pagave të UP. Marrë nga: http://www.telegrafi.com/lajme/gjykata-perseri-pezullon-kthimin-e-profesoreve-me-nga-dy-vende-pune-ne-listen-e-pagave-te-up-2-66721.html 26 Agjencia e Kosovës për Akreditim. 13 mars 2013. Letra zyrtare nga AKA drejtuar Fakultetit të Mjekësisë, Prot. 140/14. 27 Bota Sot, 29 korrik 2015, Rektori i UP-së këmbëngul në kritere ndërpret mbledhjen e senatit për të stopuar avancimet e dyshimta. Marrë nga: http://botasot.info/kosova/422124/rektori-i-up-se-kembengul-ne-

Page 59: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

57

kritere-nderpret-mbledhjen-e-senatit-per-te-stopuar-avancimet-e-dyshimta/ 28 Zeka F., Xhemaj D., 19 qershor 2009. Universiteti ka humbur pavarësinë, zgjedhjet në UP po ndikohen nga Qeveria. Bota Sot. Marrë nga: http://botasot.info/lajme/20597/berisha-universiteti-ka-humbuar-pavaresine-zgjedhjet-ne-up-po-ndikohen-nga-qeveria/dhe KOHA.net, 11 korrik 2012. Rector Magnificus. Marrë nga: http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=106901 29 Qendra Informative e Kosovës, Rektori i ri i UP është zgjedhur me ndihmën e PDK-së. Marrë nga: http://www.kosova.com/artikulli/54827 dhe Studentet, 9 korrik, 2009, Universiteti i Prishtinës bëhet me rektor të imponuar nga Qeveria. Marrë nga: http://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2005. 30 Universiteti i Prishtinës, 2014, Rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore për Parlamentin e Studentëve. Marrë nga: http://uni-pr.edu/getattachment/23d4debf-45f2-4e4a-95a3-415565029924/Rezultatet-preleminare-te-zgjedhjeve-studentor-2014-per-Parlament-Studentor.pdf.aspx 31 Telegrafi, 29 shtator 2013, Në shërbim të kujt janë organizatat studentore? Marrë nga: http://www.telegrafi.com/lajme/ne-sherbim-te-kujt-kane-organizatat-studentore-2-36638.html dhe Telegrafi, 18 tetor 2015. Organizatat studentore, “argatë” të politikës. Marrë nga: http://www.telegrafi.com/lajme/organizatat-studentore-argate-te-politikes-2-72810.html 32 Universiteti i Prishtinës, 2014, Rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore për Parlamentin e Studentëve. Marrë nga: http://uni-pr.edu/getattachment/23d4debf-45f2-4e4a-95a3-415565029924/Rezultatet-preleminare-te-zgjedhjeve-studentor-2014-per-Parlament-Studentor.pdf.aspx 33 Scholarly Open Access. List of standalone journals (Lista e revistave të pavarura). Marrë nga: http://scholarlyoa.com/individual-journals 34 Tahiri, Isa et al. 2004. “Minerals and its managing” (“Mineralet dhe menaxhimi i tyre”) International Journal of Engineering and Management Sciences. http://www.scienceandnature.org/IJEMS-Vol4(2)-Apr2013/IJEMS_V4(2)2013-20.pdf 35 Koha Ditore, 31 janar, 2014. Daci mbron rektorin Gashi, vetë ia ka miratuar punimet “shkencore”. Marrë nga: http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=173607 36 Nitaj, Muharrem. 12 janar, 2014. 80% e profesorëve me tituj dhe publikime të pavlera. Marrë nga: http://botasot.info/kosova/272676/nitaj-80-e-profesoreve-me-tituj-dhe-

Page 60: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 58

publikime-te-pavlera/ 37 Telegrafi, 28 janar 2014. Senati ngrit komision për verifikimin e revistave te dyshimta. Marrë nga: www.telegrafi.com/lajme/senati-ngrit-komision-per-verifikimin-e-revistave-te-dyshimta-2-40569.html 38 Bota Sot, 12 shkurt 2014. 80% e profesorëve me tituj dhe publikime të pavlera. Marrë nga: botasot.info/kosova/272676/nitaj-80-e-profesoreve-me-tituj-dhe-publikime-te-pavlera/ 39 Universiteti i Prishtinës, 2014. Vendim për emërimin e komisioneve të ekspertëve. Marrë nga: http://uni-pr.edu/getattachment/6055a339-bf9a-4904-bde5-8ac0fd16efbf/Vendim-per-emerimin-e-komisioneve-te-eksperteve,-p.aspx 40 Gashi Q. prill 2014, : Universitetet Publike të Kosovës - Integriteti akademik në rrezik, KAS. Marrë nga: www.kas.de/wf/doc/kas_37483-544-1-30.pdf?140415124821 41 Telegrafi, 12 dhjetor 2013. Arrestohen 11 persona për korrupsion në UP. Marrë nga: http://www.telegrafi.com/lajme/arrestohen-11-persona-per-korrupsion-ne-up-80-6359.html 42 Telegrafi. 28 qershor 2015. Fakulteti filozofik propozon për bashkëpunëtor personin e akuzuar për shitje notash. Marrë nga: http://www.telegrafi.com/lajme/fakulteti-filozofik-propozon-per-bashkepunetor-personin-e-akuzuar-per-shitje-notash-2-66051.html 43 D4D Anketa e zhvilluar me studentët e Universitetit. 1-5 qershor 2015. 44 D4D Intervista me përfaqësuesit e shoqërisë civile. 45 D4D Intervista me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe individët. 15-25 korrik 2015. 46 Rexhaj Xh., Pupovci D.: Qasja në arsimin e lartë në Kosovë, Akademia Vol 5, Nr. 1, 2015. Marrë nga: http://academia.lis.upatras.gr/index.php/academia/article/view/2261/2402 47 Të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 48 Llogaritje të bëra nga autorët bazuar në të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 49 Të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015. 50 Zëri. 27 nëntor 2014. Ja çfarë kërcënimi ia bëjnë shtetit Veteranët e UÇK-së. Marrë nga: http://www.zeri.info/aktuale/8617/ja-cfare-kercenimi-ia-bejne-shtetit-veteranet-e-uck-se-foto/ 51 Universiteti i Prishtinës, 8 korrik 2015. Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2014/2015. Marrë nga: www.uni-pr.edu/Lajmet/4859.aspx 52 Pllana, Ardian. 23 prill 2015. A po shkelet dinjiteti i bursistëve? http://www.kosova-sot.info/opinione/6989/a-po-shkelet-dinjiteti-i-

Page 61: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

59

bursisteve/ dhe Universiteti i Prishtinës. 18 mars 2015. Listat e përfituesve të bursave universitare. http://www.uni-pr.edu/lajmet/listat-e-perfituesve-te-bursave-universitare.aspx 53 Llogaritje të bëra nga autorët bazuar në të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015 dhe raportet e auditimit. 54 OECD. 2014. Education at a Glance (Vështrim mbi Arsimin). Marrë nga: http://www.oecd.org/edu/Education-at-a-Glance-2014.pdf 55 Universitas. 2015. Renditja e përshtatur për zhvillim ekonomik. Marrë nga: http://www.universitas21.com/article/projects/details/244/2015-ranking-adjusted-for-economic-development dhe Banka Botërore. 2011. Shpenzimet e Qeverisë për student, primare (% e PBB) Marrë nga: http://data.worldbank.org/indicator/SE.XPD.PRIM.PC.ZS 56 Llogaritje të bëra nga autorët bazuar në të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015 dhe raportet e auditimit. 57 Llogaritje të bëra nga autorët bazuar në të dhënat nga Universiteti i Prishtinës, 2015

Page 62: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i pamundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 60

LISTA E PUBLIKIMEVE Zgjedhjet & Partitë Politike

#1 Instituti D4D. Shtator 2011 Zbërthimi i trendeve zgjedhore 2000-2010.

#2 Instituti D4D. Mars 2012. Reformë sa për adet: Si të rikthejmë besimin në zgjedhje?

#3 Malazogu, Leon, Visar Sutaj dhe Drilon Gashi. Nëntor 2012. Auditim i listës së votuesve të Kaçanikut: Mostër për Kosovën

#4 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shkurt 2013. Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme – Analizë e zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik?

#5 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Interpretimi i besimit – Përceptimi i përfaqësimit dhe pjesëmarrjes.

#6 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Deforma zgjedhore – Dy vite pas, reforma në pikën zero

#7 Leon Malazogu dhe Brenna Gautam; Me kontribut nga Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 26 nëntor 2014. Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit të partive politike

#8 Dardan Berisha me kontributin e Driton Qeriqi, Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Rina Vokshi, korrik 2015. Vendosja e drejtësisë në zgjedhje

#9 Leon Malazogu me kontributin e Ngadhnjim Halilaj dhe Rezarta Delibashzade, korrik 2015 Trendet zgjedhore 2000-2014-Analizë numerike e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit

Forum Reforma Recommendations

#1 Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Struktura e KQZ-së

#2 Hartuar nga Instituti D4D. 17 janar 2011. Sistemi zgjedhor

Page 63: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

61

#3 Hartuar nga Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Riparimi i listës së votuesve

#5 Hartuar nga Instituti D4D. 12 dhjetor 2011. Rekomandimet për Zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

#6 Mbështetur nga: D4D, KIPRED, INPO, KMDLNJ, INDEP, DT, KHK, QPA, dhe NOMP. Për reformë të mirëfilltë zgjedhore

Marrëdhëniet ndëretnike

#1 Malazogu, Leon dhe Vladimir Todorić. Nëntor 2011. Dialogu Beograd – Prishtinë: Nevojitet transformim i interesit vetanak. PER-K/D4D Institute and NPC-Belgrade

#2&3 Malazogu, Leon, Viktor Popović dhe Shpend Emini. Mars 2012. Perspektiva e një të riu serb në Kosovë/Jeta urbane në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë. PER-K/D4D.

#4 Malazogu, Leon dhe Florian Bieber. Raportet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. PER-K/Instituti D4D

#5 Malazogu, Leon dhe Alex Grigorev. Shtator 2012. Nga paqartësia kreative në proces konstruktiv – Si ti qasemi veriut të Kosovës? PER-K/Instituti D4D

Interesi Publik

#1 Sejdiu, Dardan dhe Kastriot Jahaj. Janar 2013. ‘Taksa’ e fshehur: pse kosovarët paguajnë më shumë?

#2 Gashi, Drilon and Shoghi Emerson. Maj 2013. Klasë në vete: Patronazhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë

#3 Sutaj, Visar and Leon Malazogu. Janar 2013. Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik

#4 Miftari, Naser. Shtator 2013. Sfida e konsolidimit – Fuqizimi i pavarësisë së institucioneve të medias në

Page 64: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i pamundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 62

Kosovë

#5 Ardiana Gashi dhe Artane Rizvanolli; Me kontribut nga Natalya Wallin, Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 25 shkurt 2015. Sa kushton patriarkati?

#6 Rezarta Delibashzade, Laura Flemming, Ramadan Klisurica, Agon Maliqi dhe Rina Abazi. 11 Nëntor 2015 Rëndësia e grupeve të interesit: Praktikat, rastet studimore dhe mësimet e nxjerra

Memorandume Reaguese

#1 Instituti D4D. Nëntor 2012. Memorandumi reagues Nr. 1 – Reagimi i tepruar i policisë

#2 Instituti D4D. Dhjetor 2012. Memorandumi reagues Nr. 2 – Modeli i dy Gjermanive

#3 Instituti D4D. 12 Korrik 2013. Memorandumi reagues Nr. 3 – Kritere të qarta për komuna të reja

#4 Instituti D4D & Qëndrim Gashi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 4 – Universiteti i Prishtinës në rreth vicioz

#5 Instituti D4D dhe Kushtrim Palushi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 5 – Reforma zgjedhore

Indikatorët & skenaret

#1 Instituti D4D. Nëntor 2010. Para dhe Pas-Performanca e bazuar në indikatorë: Vlerësimi vjetor 2010

#2 Instituti D4D. Shteti në Pasqyrë: Indikatorët e Bazuar në Performancë

#3 Malazogu, Leon. Nëntor 2013. As për emër nuk janë pajtuar: Shtyrja e problemit nuk do të afrojë palët në lidhje me asociacionin/bashkësinë

#4 Malazogu, Leon. Janar 2014. Parashikime dhe skenare: Kosova dhe Bota në 2014

Resurset Kërkimore & Punimet e Studentëve të Diplomuar

Page 65: D4D PI 07 SHQ FIN

Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

63

Publikime të tjera

#1 Seritë e editorialeve dhe rekomandimeve mund gjithashtu të gjinden në ueb-faqen tone.

Page 66: D4D PI 07 SHQ FIN

Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i pamundur? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 64

Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

378.4(496.51) 37.014.3496.51) Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur ? : nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre / punim i përgatitur nga Dukagjin Pupovci dhe Gersi Gashi. – Prishtinë : Demokraci për Zhillim, 2015. – 63 f. : ilustr. me ngjyra; 21 cm. – (Seria Interesi Publik ; 7) Parathënie / Leon Malazogu dhe Andreas Poltermann : f. 5-7. – Referencat : f. 54-58 1.Pupovci, Dukagjin 2. Gashi, Gersi ISBN 978-9951-608-43-5

Page 67: D4D PI 07 SHQ FIN
Page 68: D4D PI 07 SHQ FIN