colloquium - punë e studentëve

15

Upload: phamdung

Post on 06-Feb-2017

252 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Colloquium - Punë e studentëve
Page 2: Colloquium - Punë e studentëve

3

Colloquium -Punë e studentëveArta Berisha (Asistente e profesorit në lëndën Praktikë- Zhanret)

Editorial

Revistën që po e shihni është produkt profesional i studentëve të gazetarisë së vitit

të dytë. Janë artikuj gazetarie të punuar nga studentët në kuadër të detyrës së fundit

semestrale në lëndën Praktikë - Zhanret. Sikurse çdo vit, edhe studentët e kësaj gjener-

ate kanë pasur në planprogramin mësimor t’i praktikojnë zhanret e gazetarisë. Përveç

teorisë, gjatë një semestri, ata kanë pasur rastin të mbulojnë: një lajm që ndodh, një

ngjarje dite a konferencë për shtyp, të bëjnë reportazhe në terren dhe të trajtojnë një

problem shoqëror me burimet e nevojshme, për të sjellë një artikull të kompletuar

gazetaresk.

Punët e tyre gjatë një semestri janë publikuar në portalin www.gazetaknn.com që

funksionon brenda Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në AAB. Po

kështu, pjesë e orëve mësimore kanë qenë edhe zhanret e tjera, si komenti, analiza,

editoriali, intervista etj.

Vitin e kaluar, së bashku me studentët, zgjodhëm që të realizohen vetëm intervista.

Këtë vit, duke ndjekur idenë fillestare që çdo vit të punohet në një zhanër të ri, por

edhe duke parë motivimin e studentëve për të trajtuar probleme të ndryshme, ven-

dosëm që revista të përmbajë storje për fenomene të ndryshme që, natyrisht, kanë të

bëjnë me situatën aktuale në shoqërinë tonë. Edhe këtë herë, politikanët dhe politika

ditore është lënë jashtë fokusit të tyre. Ana njerëzore na ka interesuar më shumë, por

edhe studentët e kanë pasur më të lehtë qasjen dhe trajtimin e temave.

Një arsye tjetër është se në vitin 2014, sidomos në fundvit, në Kosovë ka pasur aq

shumë zhvillime sa edhe studentët janë ndjerë gazetarë të vërtetë. Ata krahas detyri-

meve si studentë, nuk kanë mundur t’i anashkalojnë dhe të mos shkruajnë për zhvil-

limet që ndodhnin para syve të tyre, siç është psh. ikja masive e qytetarëve të Kosovës

në perëndim.

Është, pra, kjo një punë, e nisur dhe e përfunduar nga vet studentët ku ndërhyrjet

e vetme janë në ndonjë lëshim të vogël drejtshkrimor, por jo edhe në strukturë dhe

përmbajtje të artikujve. Kjo tregon për vullnetin dhe dëshirën e kësaj gjenerate për

të qenë në anën e atyre që mision e kanë interesin publik, mbrojtjen e vlerave dhe

demokracisë.

Revistë e studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë të Universitetit AAB

Nr. 2, 2015

Zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë10000 PrishtinëTel: 038 555 444, email: [email protected]

Boton: Univeristeti AABRedaktoi: Arta BerishaLektura: Mihrije PaçariziLayout: Besfort MehmetiCOLLOQUIUM

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel: 038/ 601 019; 038/ 555 444Mob: 045/ 284 797, 049/ 603 666

[email protected], www.aab-edu.net

EKONOMIK

SHKENCA KOMPJUTERIKE

JURIDIK

GJUHË ANGLEZE

PSIKOLOGJI

KRIMINALISTIKË

INTEGRIME EVROPIANE

ADMINISTRATË PUBLIKE

KULTURË FIZIKE DHE SPORT

ARKITEKTURË

DIZAJN GRAFIK

- GAZETARI- PRODUKSION

DIZAJN ENTERIER

- INXHINIERI SOFTUERIKE- KOMUNIKIMI NË RRJETA- TELEKOMUNIKIMI DHE TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT (IT)- MEKATRONIKË

KUJDESI DHE MIRËQENIA E FËMIJËVE

PIKTURË DHE ARTE VIZUELE

MUZIKË

AAB ju ofron mundësin që të studioni në gjuhën angleze në Programet Ndërkombëtare

të Universitetit të Londrës

London School of Economics and Political Science:

me programet Bachelordhe

Royal Hollowayme programet Master

APLIKOAPLIKOT A N I

EnglishLanguageAcademy

www.ela-ks.com

Shkolla e Gjuhëve të Huaja

Starter � A1Elementary-A2Pre-intermediate B1Intermediate B1+Upper-intermediate B2Advanced C1Pro�ciency C2

42 orë62 orë62 orë62 orë62 orë62 orë62 orë

Orët mësimore

REGJISTROHU TANI

Anglishte e përgjithshme- I rregullt- Intensiv- Individual

Kurse përgatitore për provime- IELTS- TOEFL

Anglisht për �ëllime speci�ke- Anglishte biznesi- Anglishte akademike- Anglishte ligjore

Ko

nta

kti: Prishtinë:

Lumnije Zuka, [email protected] UniversitareTel.: 044 341 214, 049 288 031

Ferizaj:Lindita Jusu�,lindita.jusu�@ela-ks.comZyra e koordinatorit të cilësisëTel.: 044 77 90 90

Gjakovë:Valjeta Dobroshi,[email protected]ërbimi i studentëveTel.: 044 21 00 21

Page 3: Colloquium - Punë e studentëve

4 5

Në fillin e ndërtimeve kolektive në Kosovë, përg-jatë viteve 1960-1980, ndërmarrja publike bane-sore BVI ka menaxhuar dhe mirëmbajtur ndërte-sat së bashku me Urgensin punë-kryese e BVI-së (Ndërmarrjes Publike Banesore), e cila është marr me rregullimin teknik të banesave, si uji, kanali-zimi, rryma, lifti etj. si punë kryes, të cilët i kanë poseduar projektplanet e çdo ndërtese.

Pas luftës së fundit në Kosovë, modeli dhe organi-zimi shoqëror ka pësuar ndryshim. Si pasojë e tranzicionit, hartimi i ligjeve për mirë funk-sionim dhe rregull shoqëror është neglizhuar nga autoritetet kosovare. Rrjedhimisht menaxhimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave kolektive tashmë është në mëshirën e vet banorëve.

Banorë të lagjeve si Dardania dhe Ulpiana, trego-jnë për mungesën e organizimit dhe mirëmbajtjes së banesave të tyre;

“Nuk kemi kurrfarë menaxhimi të hyrjes, lifti është i prishtë, gjithçka është e lënë pas dore. T’u pas parasysh problemet të cilat I kemi si pasojë e mungesës së menaxhimit. Mendoj se duhet të funksionalizohet prapë BVI-ja (Ndërmarrja Pub-like Banesore)” thotë Elmi Aliu banor I lagjes Ulpiana ne kryeqytet

Banor i lagjes Dardania, Shukri Abazgjik, “E kemi një pastruese që fshin dy herë në javë, po veç këto, lifti ka dy vjet që nuk punon. Ma shumë s’di çka të them” tregon ai, i cili jeton në lagjen

Dardania

Mirëpo, jo të gjitha banesat e kanë këtë problem. Në mungesë të aktiviteteve komunale, banoret detyrohen të organizohen për të krijuar kushte për mirëmbajtjen e ndërtesave të tyre.

“Menaxhimin e banesës tonë e bëjmë vetë. Të gjithë paguajmë një shumë të caktuar mujore për pastrim dhe për çdo prishje eventuale. Është banesë tri katërshe, për atë e kemi pak më lehtë të merremi vesh e ta mirëmbajmë si duhet” tha Kimete Ferati, banore e lagjes Dardania.

Ndërmarrja Publike Banesore si edhe çdo ndërmarrje tjetër publike pas luftës, ka pasur vështirësi të inkasimit. Por, megjithatë ka ekzis-tuar besimi se me një menaxhim të mirëfilltë do të arrijnë ta stabilizojnë gjendjen. Mirëpo, ishte kërkesa e ndërkombëtarëve që kjo ndërmarrje ta ndalë faturimin, në mënyrë që kompania të mos shkojë në falimentim, për të cilin menaxhmenti nuk beson se do të ndodhë. Ata kanë shpresë se me përkushtimin dhe organizimin e duhur mund të rikthehet mënyra e dikurshme e menaxhimit, në mënyrë që t’i shërbejë qytetarëve për nevojat të cilat i kanë. “Funksionalizimi i këshillave shtëpiak dhe bashkëpunimi me ne, mendoj se do të sjellë një mirëmbajtje më në nivel dhe do të ishte diçka që do t’i ndihmonte atyre qytetarëve me problemet që ballafaqohen ata shumë shpesh, sidomos me ujë, kanalizim mbyllje, por edhe me defekte të tjera.”, u shpreh Hajrush Bajraliu nga NPB.

Më parë, secila bashkësi lokale ka pas për obligim t’i ketë këshillat banesorë si dhe nën këshillat të cilët kanë përfaqësuar ndërtesën.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë së tretë Lokale në Prishtinë, Safet Kamberaj, bëri të ditur se në lagjen Dardania këto këshilla dhe nën këshilla tashmë janë zgjedh.

“Mirëpo jo çdo hyrje e ka funksional në plotësi këtë këshill, ndërsa ne nuk e kemi autoritetin e duhur që në rast të mos funksionimit të marrim masa të çfarëdo lloji. Prandaj në mungesë të ligjit për kryeqytetin, të gjitha këto probleme mbeten pa u rregulluar. “ tha Safet Kamberaj

Ligji për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi, i aprovuar në vitin 2009, në Parlamentin e Kosovës, përveç që nuk po implementohet, ka edhe man-gësi të cilat duhet të plotësohen, në veçanti për mirëmbajtje.

Arbnor Dragaj

Menaxhimi i ndërtesave publike në kryeqytetMos menaxhimi i banesave kolektive, si pasojë e mos funksionimit të ligjit.

Pastërtia dhe mirëmbajtja e ndërtesave kolektive është pasqyrë e një kulture sho-qërore, bashkë veprimit dhe jetës në bashkësi.

Page 4: Colloquium - Punë e studentëve

6 7

Braktisi fëmijërinë për sigurimin e bukës

Gjendja e rëndë ekonomike e shumë familjeve kosovare ka bërë që edhe fëmijët, të lënë shkollën dhe të gjejnë mënyrën për të mbijetuar. Rrugëve të Prishtinës hasim orë e çast adoleshentë të të dy gjinive që merren me shitjen e gjësendeve të imta në përpjekje për të ndihmuar familjet e tyre që të sigurojnë bukën e gojës. Shkolla dhe argëtimi ndonjëherë mund të duken si përralla të bukura, që tregohen netëve të ftohta pranë zjarrit gjysmë të fikur, të shumë familjeve kosovare.

Mëngjes i ftohtë dhjetori. Një shtresë e hollë dëbore ka mbuluar kryeqytetin dhe sikur lajmëron se dimri po vjen shpejt, andaj duhet të jemi të përgatitur. Me mjekrën e futur në jakat e nxehta të palltove, e me supet e kërrusura dhe duar në xhepa, qytetarët vrapojnë të nisin punën e tyre.

Vajza të reja me gërshetat futur nën kapela e xhupa mbërthyer, ikin duke qeshur drejt shkol-lave ku nuk dihet nëse do ketë ngrohje apo mësimi mund të përfundojë pa filluar fare. Unifor-mat shkollore kanë mbetur vetëm minifundet e vëna mbi pantallona që duken më shumë si pjesë tepricë e gardërobës së kohës. Ndonjëra nxjerr telefonin e mençur, për t’ia treguar shoqeve, pos-timet e fundit në rrjetet sociale të fotove të bëra një natë më parë diku në diskotekat e kryeqytetit.

Tek sa kalojnë indiferente sheshit Zahir Pajaziti, një bashkëmoshatar i tyre i sheh me zili dhe përzien gështenjat që po piqen duke nxjerrë avull. Ardian Maliqi është vetëm 18 vjeç dhe ndjekë mësimet me korrespodencë në shkollën e ekonomike në Prishtinë. E ndërkohë që shokët e tij të lagjes e qytetit shijojnë vitet më të bukura të jetës, Ardiani nisë herët në mëngjes punën për të siguruar bukën për familje. Një biznes familjar i nisur 35 vjet më parë nga i ati e që në pamundësi për të bërë diçka më shumë, është ndjekur edhe nga bijtë e tij. E pyesim për të ardhurat që sjellë kjo punë dhe na përgjigjet me modesti: “është punë sezonale, tre muaj jo më shumë. Vetëm për kaq kemi leje pune por e kemi burimin e vetëm të të ardhurave. Sa për të mos hequr keq, për të mos iu bërë barrë askujt” thotë Adriani dhe falënderon Zotin për shëndetin dhe të mirat tjera në jetë.

Një djalë i çiltër e i këndshëm në bisedë që duket indiferent ndaj botës që e rrethon me përjashtim të rasteve kur dikush kërkon të ia mbështjellë në letër gështenjat e sapo pjekura.

Sidoqoftë ai tregohet shumë i vëmendshëm në rastet kur pranë “vendit të tij të punës”kalon ndonjë i varfër që kërkon lëmoshë të cilit ia mbush grushtet me gështenja pa i kërkuar paratë. E shikoj me admirim këtë gjest të tij bujar dhe vë buzën në gaz. “fukaraja ia di hallin fukarasë” më thotë pasi vëren se më kishte tërhequr vëmendjen veprimi i tij solidar.

Nuk i them asgjë. Vetëm e shikoj dhe ndjej keqardhje dhe admirim në të njëjtën kohë. Do duhej të ishte në shkollë, me shokët e shoqet, do duhej të jetonte rininë e tij disi më ndryshe, me më pak halle e brenga të jetës. Ndërsa Ardiani jo vetëm që është djalë punëtor, por e ka zemrën e madhe e shpirtin e dëlirë. Nuk ankohet as për punën, as për kushtet e jetës, as për rininë që i ikën pa e shijuar.

E derisa jashtë fryn erë e ftohtë dhe temperatura shënon nën zero, Ardiani ndihet komod në kioskën e tij, pranë zjarrit të ndezur. Me duart e tij të shkathëta përzien gështenjat e i mbush me to fitilat prej letre, ndërkohë që komunikon shumë mirë edhe në gjuhën angleze me blerës të huajë e që nuk janë të paktë. Vazhdoj ta shoqëroj edhe më tutje dhe e pyes nëse ka shumë që vijnë për të blerë gështenjat e tij. “ kanë nga ata që janë blerës të rregullt” më thotë dhe shpjegon se në punë i ndihmon edhe i vëllai Arianiti.

Ai na tregon se kioska e tyre nuk është e vetmja në

këtë shesh. Janë edhe pesë të tjera dhe kanë leje pune vetëm për tre muaj ndërsa fundjava u sjellë më shumë fitim. Na bën përshtypje fakti se të gjitha kioskat kanë ngjyrë të kuqe dhe mendojmë se kjo mund të ishte e përcaktuar edhe në ndonjë nga rregulloret e punës. Por Ardiani na shpjegon se e kuqja është për shkak të dallimit nga larg dhe tërheqjes së blerësve.

Për menaxhimin sa më mirë të punës, të dy vëllezërit kujdesen maksimalisht. Me sjelljet e tyre të mira ata kanë bërë për vete shumë blerës të cilët vijnë për herë në të njëjtin vend për të blerë gështenja, fara, apo ndonjë nga biskotat që mund t’i gjesh te vëllezërit Maliqi.

“Për gështenja, nuk i ndërroj me askënd” na thotë një polic që merr shpejt e shpejt një fitil dhe ikën me vrap.

Një djalosh tjetër i moshës adoleshente afro-het dhe na pyet nëse dëshirojmë të blejmë qamqakëzat e tij. Unë marr një pako me orbit ndërsa Ardiani e pyet nëse ka cigare. “po po kam” ia kthen djaloshi dhe nxjerr nga xhupi i tij një pako.

E di, e kuptoj arsyen por megjithatë e pyes: “pse i ke fshehur cigaret”?

“Jam i vogël dhe nuk lejohet t’i shes” më thotë,

dhe i ngrohë pranë zjarrit duart e tij të skuqura nga të ftohtit.

Fytyra e Adrianit është akoma e njomë e buza sikur i nxjerrë qumësht por cigaren duket se e pi prej kohësh. Mbase puna e tij, shitja në rrugë në moshë të vogël e bëri atë që ta fillojë edhe pirjen e duhanit pa vetëdijen se po dëmton rëndë shënde-tin e tij të njomë.

“kikirikë, kikirikë, blini kikirikë” thërret një djalosh tjetër dhe afrohet për të pyetur nëse do blejmë kikirikët e tij por që duket qartë se ka më shumë për qëllim të ngrohet pranë zjarrit.

E dhimbshme. Një rini që po rritet rrugëve në përpjekje për të mbijetuar.

Secili ka hallet e tij, vuajtjet e tij. Secili është botë në vete. Dikush me prindër të varfër e pa kulm mbi kokë e ca të tjerë të mbetur edhe bonjakë. Ca gojë presin në shtëpi për të ngrënë. Dikush që i pret me padurim fitimet e ditës, sa për të plotësuar një nevojë tjetër, sa për ta shtyrë një ditë më shumë, në luftën për ekzistencë.

Shkolla e argëtimi, ndonjëherë duken si përralla të bukura netëve të ftohta pranë zjarrit gjysmë të fikur ku rriten shumë fëmijë të Kosovës.

Luaras Uka

Page 5: Colloquium - Punë e studentëve

8 9

Emigrimi masiv i të rinjve

Emigrimi nuk është zgjidhje

Lipjani po braktiset

Shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kos-ovës gjendja ekonomike vlerësohet e rëndë, me nivel të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Janë këto arsyet pse shumë qytetarë e kanë braktisur Kosovën në muajt e fundit, duke kërkuar kështu një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evro-pian. Komuna e Lipjanit është njëra nga komunat e cila po braktiset nga qytetarët e saj. Gjatë një vëzhgimi të gazetës sonë, vendi i takimit i të rinjve që e braktisin vendin e tyre është oborri i Kishës Ortodokse në qytetin e Lipjanit. Çdo mbrëmje rreth orës 24:00 aty mblidhen rreth 40 persona, të cilët hipin në autobusë apo autom-jete të vogla dhe marrin rrugën drejt Serbisë për të vazhduar më pas në vendet që kanë për destinacion . Nga fshati Topliqan i Ri i Komunës së Lipjanit vetëm në një natë 32 të rinj morën rrugën e migrimit pa e ditur se çka i pret më tej. Shumica nga ta e kalojnë kufirin, e një numër të vogël në disa raste i kthejnë, por ata që i kthejnë

prapë po ja mësyjnë asaj rruge.

Qendrim Rrustemi, banor I fshatit Topliqan të Komunës së Lipjanit, tregon se si vëllai i tij Besniku u detyrua ta linte shkollën në gjysmë dhe të shkojë jashtë vendit për të punuar në mënyrë që të mund të mbajë familjen financi-arisht. Rrustemi tha se kriza e madhe ekonomike dhe papunësia në Kosovë kanë qenë faktorët kryesorë pse vëllai i tij, Besniku, pa i njohur fare vendet evropiane vendosi ta merrte atë rrugë

“Babën e kemi me aftësi të kufizuara, katër persona në familje jemi në gjendje për të punuar, po të gjithë rrimë te shpija, s’ka punë, komplet familja vendosem që Besniku me dal jashtë Kos-ovës edhe pse ai i ka vetëm njëzetë vjet” u shpreh ai.

Agjencia “Fjolla” dhe “Adio turs” bëjnë bartjen e tyre me disa agjenci të tjera që po operojnë në tërë Kosovën për këtë çështje.

Autobusët në Lipjan janë të stërmbushur çdo natë . Ndodh që një numër i madh të mbetet pa u nisur pasi nuk ka vende në autobusë .

I vetmi dokument që kërkohet në kufi me Serbinë është një dokument identifikimi ,siç është letërn-joftimi. Sipas burimeve jo zyrtare bileta deri në Beograd kushton 20 euro. Disa prej të rinjve që tashmë kanë arritur në Evropë, e më të cilët kemi biseduar, ndodhen në Francë , Gjermani , Zvicër dhe Austri.

Një i ri nga Lipjani, i cili tani ndodhet në Austri, në një intervistë nëpërmjet Skyp’it tha se gjatë rrugës nuk ka pasur pengesa, apo kontrolle të mëdha nga policia. Ai tregon se agjencia me të cilën ka udhëtuar drejt Beogradit është “Adio Turs”, agjenci kjo që mbanë linjën e rregullt të qarkullimit çdo ditë Prishtine-Beograd duke bartur kështu shumë të rijnë nga Kosova.

Por nuk janë vetëm të rinjtë ata që po e braktisin vendin. Një tjetër fenomen që po e karakterizon këtë kohë është se në pikë të ditës gra, fëmijë , e në disa raste edhe më të moshuar, e kanë brak-

tisur vendlindjen. Edhe ata mblidhen rreth oborrit te Kishës Ortodokse në Lipjan, me torba e valixhe nëpër tokë e shumë gjësende që kanë marrë me vete. Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha për gazetën se kjo situatë na vjen si produkt i gjendjes së tërësishme në Kosovë . “Duhet të ndërmerren lehtësira në investime të brendshme dhe t’ju jepen prioritet, veçanti bujqësisë, për të krijuar mundësi të reja dhe për të gjeneruar vende të reja të punës “ theksoi i pari I Komunës së Lipjanit. Ahmeti gjithashtu tha se qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa ka një qasje tjetër të zhvillimit dhe do të arrijë t’i mbajë të rinjtë kosovarë brenda Kosovës. Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, në vitin 2012 Komuna e Lipjanit ka 57.605 banorë.

Drilon Gashi

Në javët e fundit nga qyteti i Gjilanit dhe i Kamenicës kanë ikur shumë të rinj drejt shteteve të Bashkimit Evropian në kërkim të një jete më të mirë. Ky fenomen, që muajve të fundit ka përfshirë gjithë Kosovën, është shqetësues për autoritetet e pushtetit lokal në Kamenicë.

Fatmir Matoshi, nënkryetari i Komunës së Kamen-icës, ndihet i shqetësuar me këto ikje dhe këtë migrim ilegal. Por ai thotë se pavarësisht kushteve të rënda që kanë këto familje ose këta të rinj, migrimi sërish nuk është zgjidhje.

Matoshi fajëson trafikantët, të cilët sipas tij po manipulojnë me këto familje dhe në veçanti me këta të rinj. “Ne u bëjmë apel edhe njëherë familjeve kamenicase dhe të rinjve që të kenë kujdes nga këto “oferta përrallore” që vijnë nga grupe trafikantësh. Duhet ta dinë të gjithë se po marrin një rrugë të rëndë dhe po rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve”, tha Matoshi.

Matoshi tha se ndihet i shqetësuar për largimin e të rinjve nga Kamenica në mënyrë ilegale, duke e rrezikuar shëndetin dhe duke bërë harxhime, edhe pse institucionet vendore edhe ambasadat e vendeve të BE-së apelojnë që mos të nisen në këto udhëtime qytetarët tanë, sepse nuk iu pranohet statusi i azilantëve.

Matoshi thekson se trafikantët po e shfrytëzojnë gjendjen e rëndë të papunësisë për manipulime me qytetarë, sidomos me rininë. “Më së shumti po rrezikojnë ata që me veti po i marrinë dhe familjen me fëmijë të vegjël dhe po maltretohen nëpër kufij e në këtë mot të ftohtë. Edhe Komuna e Kamenicës është e prekur nga ky sindrom, e në disa fshatra është më e theksuar si Karaçeva e Hogoshti”- tha Matoshi.

Gentiana Dervishi

Emigrim i madh i të rinjve nga Anamorava

Page 6: Colloquium - Punë e studentëve

10 11

Nuk është i kënaqur nga jeta... Komuna e Drenasit ka probleme me transportin publik

Emigrimi ilegal

Banorët e Komunes se Drenasit janë ne hall të madh me linjat e rralla te autobuseve te cilat te cilet i shpien ne fshatrat e tyreEndej kot rrugëve me kokë ulur, dukej

sikur po dridhej toka nga hapat e rëndë, ka disa dite që bënë kështu, vërehej nga dritarja e banesës se ka një hall.

Me flokë të shkujdesur, i parruar, cig-aren e thithë aq forte sa të duket sikur donte ta përpijë të tërën, them kush është ky djalosh i çuditshëm?

Sikur bota t’i jetë përmbysur, sikur jeta ta ketë gjuajtur me flakë sikur një kuçedër, a thua po kërkon pak dritë ky djalosh?

Po unë çfarë kam, pse më intereson kaq shumë kjo sjellje e një të huaji, apo ndoshta që më është bërë sikur një episod, ta shoh çdo ditë në të njëjtën rrugë, me fytyrë të mërrolur gjithmonë, me një cigare që e thithë fortë.

Shumë doja ta kuptoja çfarë sikleti ka, iu afrova pak duke ecur por si ta pyes, edhe ashtu shihet i mërzitur, se besoj që do të ishte i gatshëm për një intervistë.

Dola prapë në dritare të nesërmen ta shoh një tjetër episod, dhe ja djaloshi me një valixhe i ulur në një gurë të madhe tek dera e oborrit te kishës së serbëve në Lipjan, këtë rast nuk dua ta lëshoj thashë, dhe shpejtë mora pallton shallin dhe ika si një vetëtimë për ta mbërritur djaloshin.

Po në atë vend mblidhen pothuajse çdo ditë dhjetëra të rinj, tanimë e edhe familje, hipin nëpër autobusë dhe e lënë Kosovën, ata migrojnë ilegal-isht për në vendet evropiane. Tamam i ngjanë kohës së luftës.

U enda pak andej, s’dija si ta pyesja kur pak nga pak u bënë njëzet e dy persona dhe nga biseda qe bënin përgjova nga pak dhe fjalët e djaloshit ishin aq prekëse sa mu rrëqeth i tërë trupi, pasi sjelljet e tij të çuditshme mu bënë fiksim disa ditë me radhe, me të vërtetë mu dhimbs.

“20 vjet i kam dhe po shkoj nga Kosova, bile

as familja nuk e di, ky vend është i mallkuar”, dëgjova disa nga fjalët që ua thoshte bashkud-hëtarëve të tij, të cilët po ashtu po e linin atdheun e tyre.

U shtanga, por jo nga acari i janarit po nga jeta e një të riut i cili në mes të dimrit ikën pa ditur se çka e pret më tej, aq shumë i është bërë jeta e mje-rueshme sa ndahet nga familja në të cilën i kaloi 20 vite, e a ka gjë më të ngrohte se familja!.

Ku ta dijë se ku do ta gjejë pranvera këtë djalosh, ndoshta as që i interesojnë lulet e pranverës, e ndoshta as aromën e luleve nuk ia ndien, a thua i gëzohet rrezeve të diellit, apo ndoshta e ka mend-jen tek familja.

Ashtu apo kështu kjo jetë di të jetë edhe mizore, di të jetë, jetë e pa mbushur me jetë.

Kush e apo cilët janë fajtorët në këtë shtet të vockël i cili mezi vërehet në hartë, ç’faj kemi ne që Zoti na bëri banorë të këtushëm, dikush thotë qeveria e dikush andej e këndej, por ndoshta edhe lufta na zmbrapsi duke na lënë ende nëpër mjegull, e ende s’po mundemi me i marrë këm-bët!.

Në fakt nuk e di, askush se di, ka mendime, arsye të ndryshme, por tek e fundit ashtu siç është populli është edhe qeveria, sepse populli vendos dhe voton ata që janë në pushtet.

Marigona Gashi

E enjtja, dita e tregut në Drenas është nga më vështirat për qytetarët e komunës së saj. Kjo pasi ata zgjedhin këtë ditë që t’I kryejnë blerjet por jo gjithcka është e lehtë. Komuna e Drenasit përballet me mungesë të linjave të rregullta të autobusëve rrjedhimisht banorët detyrohen të shfrytëzojnë kombibuesët të cilët punojnë ilegal-isht dhe pa leje qarkullimi. Kombibusët privat janë alternativë e vetme, por e enjtja është shumë e vështirë edhe për kombit sepse në këtë ditë policia duke e ditur numrin e madh të qarkullimit, vihet në aksion për ta ndalur qarkullimin e tyre. Në këtë pikë nisë edhe konflikti mes autoriteteve dhe shoferëve të kombibusëve. Ata gjejnë rrugë të tjera për t’i bërë transportin e qytetarëve deri tek fshatrat e tyre. Në Drenas ekzistojn katër vende ku qendrojnë kombit të cilët asnjeri nuk ka leje për transport të udhetarëve. Nga kjo situatë pësojnë më së shumti studentët që studiojnë në Prishtinë të cilët në fakt udhëtojnë më shpesh.

Pleurat Gllareva nga fshati Verboc është student

i fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai shprehet shumë i shqetësuar me gjendjen e transportit në komunën e Drenasit

“Linjat janë të rralla unë si student duhet të gjejë alternativa me kombi që të shkoj në shtëpi por çka është me e keqja që kombit nuk kanë leje për bartjen e udhetarëve dhe shpesh herë ndodhë që duhet të shkojmë nëpër rrugë te tjera e jo rrugës kryesore sepse i ndalon policia”.

Mehdi Thaçi, drejtor i stacionit te Autobusëve në Drenas theksoi se gjendja e transportiti nuk do te rregullohet derisa te ndalen kombit të cilet po bartin udhetarë në menyrë ilegale. Ai premtoi se nese ndalen kombit atëhere do të lëshohen linja më të shpesha në çdo fshat.

Për ketë gjendje të transportit publik ai fajëson edhe komunën e drenasit se nuk po kujdeset sa duhet..

“Komuna nuk po bënë asgje sikur nuk është e interesuar as t’i marr parat të cilat i takojnë 30% nga çdo hyrje e autobusëve në stacion” tha Thaci.

Edhe nxënësit e shkollave të mesme të cilët udhë-tojnë nga fshati në qytet për të vijuar mësimin ankohen për të njëjtat probleme. Ata ndonëse preferojnë të mos identifikohen thonë se mezi mund ta ndjekin mësimin dhe nuk mund të bëhet fjalë për të ndjekur kurse shtesë që ata i konsid-erojnë të rëndësishme.

Vetëm gjatë vitit 2014 shoferët e autobusëve në Komunën e Drenasit ka organizuar greva dhe protesta në shenjë pakënaqësie se kombit nuk po i ndalon Komuna. Greva e parë ishte mbajtur në Prill të vitit 2014. Por edhe pas protestës Komuna nuk ndërmorri ndonjë hap për zgjidhjen e proble-mit. Protestë tjetër u organizua në dhjetor të vitit 2014 dhe kësaj here ata që pësuan ishin shoferët duke u dënuar për mos mbajtje të linjave për dy javë.

Behare Gashi

Stacioni i vjetër i

autobusëve në Drenas,

tani i pashfrytëzuar

Stacioni i ri i autobusëve në Drenas

Page 7: Colloquium - Punë e studentëve

12 13

Podujevë, shkolla fillore “Naim Frashëri” pa kushte elementare për mësim

Shtëpia e të moshuarve në Istog, shembull i kujdesit ndaj moshës së tretë

Vjetërsia e shkollës shihet sapo të hysh në të, banka e karrige të vjetra, e dritare të thyera

Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, është në kushte jo të mira për nxënësit. Këtë vit procesi mësimor ka vazhduar në objektin e vjetër të shkollës, në të cilin mungojnë kushtet elementare për mësim. Shkollës i mungojnë kushtet teknike, kabinetet e salla sportive.Halim Qerimi, nxënës i klasës së shtatë në këtë shkollë, pranon vështirësitë që ai dhe moshatarët e tij i hasin për çdo ditë. “Nga pak kemi vështirësi, tani në këtë periudhë të vitit nuk punojnë as ngrohjet,e që fatkeqësisht kemi të ftohtë. Prapë se prapë, kjo nuk na ka ndalur që të arrijmë rezul-tate të mira në garat e ndryshme komunale e ato republikane”, tha Qerimi. Ankesat nga prindërit e gjithashtu dhe nga stafi i shkollës nuk munguan. Arsimtari i historisë në këtë shkollë, Rexhep Podvorica, i cili ka rreth 25 vite punë në këtë shkollë tha: “Sa i përket procesit mësimor, ne bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kushtet nuk i kemi aq të mira, po megjithatë rezultatet nuk kanë mun-guar”. Podvorica gjithashtu shtoi se kjo shkollë është me traditë dhe meriton të jetë e pajisur me standarde bashkëkohore, sepse nga kjo shkollë ,sipas,Podvoricës, kanë dalë nxënës me arritje të larta në profile të ndryshme. Ankesa pati edhe nga prindërit e nxënësve. Adelina Dervisholli, prind i dy nxënëseve në klasë të pestë, gjithashtu vuri në pah kushtet e vështira në këtë shkollë. “Kushtet janë të vështira, fëmijët shumë herë sëmuren gjatë stinës së dimrit e kjo për shkak të mungesës së ngrohjes, e për shkak

se gati në çdo klasë ka nga së paku një dritare të thyer. Tualetet janë të papastër. Ky objekt mësimor nuk i ofron kushtet për mësim, por nuk kam zgjidhje tjetër se po të kisha nuk do t’i kisha sjellë fëmijët e mi në këtë shkollë”, përfundoi Dervisholli. Vjetërsia e shkollës shihet sapo të hysh në të, banka e karrige të vjetra, e dritare të thyera. Sipas drejtorit të shkollës, Skender Haxhiut, arkivat tregojnë se shkolla daton që nga viti 1925. “Gjatë periudhës sime si drejtor i kësaj shkolle, ka pasur ndërhyrje të vogla në tualete, ngjyrosje të mureve të brendshme të shkollës dhe disa ndërhyrje të vogla që janë paraqitur sipas nevojës, por asn-jëherë ndonjë investim i madh”, përfundoi Hax-hiu. Sipas Haxhiut, shkolla punon me tri ndërrime, kryesisht për shkak të numrit të madh të nxë-nësve, që sipas të dhënave janë rreth 1300 nxënës. Në klasat e kësaj shkolle, numri i nxënësve sillet rreth 30-35 nxënës. Pavarësisht këtyre vështirë-sive, Haxhiu përmend sukseset e nxënësve të kësaj shkolle si në garat komunale e ashtu edhe ato republikane të organizuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.Komuna në dijeni të këtyre problemeve e kushteve, ka nisur ndërtimin e shkollës së re. Sipas zyrtarëve komunalë, punimet për shkollën e re sipas planifikimit dhe dinamikës së punës pritet të përfundojnë verën e vitit të ardhshëm, shtoi Haxhiu.Në pamundësi të kontaktojmë me zyrtarët e komu-nës të Podujevës, nuk arritëm të marrim informata më shumë rreth problemeve që ka kjo shkollë.

Arbenita Krasniqi

Në duar mbante një filxhan, që brenda kishte një kafe të zezë, duart filluan t’i dridheshin teksa filloi të më rrëfente historinë e jetës së saj.

“Jeta është vetëm vuajtje’’ pëshpëriste ngadalë një shtatshkurtër e me flokë të thinjura, teksa qëndronte e ulur në një shtrat dhe hapi zemren të më tregojë përjetimet e saj. Florie Shllaku është motra e pestë në familjen Shllakun ga Gjakova. Verën që shkoi thotë se mbushi 67 vjet. Dhimbjet e saj filluan që nga lindja kur kishte probleme me unazat e qafës dhe shpinës. Ajo jetoi me prindërit e saj, motrat dhe vëllanë, por jeta e saj ndryshoi kur prindërit i vdiqën. Floria mbeti nën kujdesin e të vëllait. Vëllai i është martuar, ka krijuar familje, dhe ashtu siç di jeta të na godet fortë edhe vëllai thotë se është sëmurë, çka e bëri të pamundur kujdesin e mëtutjeshëm për motrën e tij. Floria duke parë dhimbjet e vëllait, gjendjen e tij të keqe shëndetësore vendosi të largohej nga shtëpia, duke kërkuar kujdes diku tjetër, edhe pse zemra e mendja i rrinte gjithmonë të vëllai dhe shtëpia në të cilën ishte rritur. Siç tregojnë në qendër, Floria braktisi shtëpinë ku ushqehej nga dashuria e vël-lait, nga kujdesi dhe respekti që kishin për të. Dhe dyert që i gjeti të hapura ishin dyert e shtëpisë për të moshuar në Istog. Shumicën e kohës e kalojnë gjumë, ndonjëherë me zihet fryma, ndihem e lod-hure shumë e vetmuar. Por prapë se prapë kujdesi në këtë shtëpi e stafit udhëheqës dhe dashuria e tyre, më bëjnë të harroj vuajtjet e mija, tregon Floria.

Drejtori i qendrës për përkujdesje sociale në Istog, Lorenc Gegaj,tha se më shumë për këtë shtëpi, pra shtëpia e komunitetit është shtëpi për personat e moshuar, pa përkujdesje familjare. “kriteret për vendosjen në këtë shtëpi janë: Mosha mbi 65 vjeç, të jetë banor i Kosovës, të mos këtë sëmundje mendore dhe infektuese, të mos këtë fëmijë biologjikë’’ tha drejtori.

Ecuria e pranimit të banorit të ri, prej nga vjen banuesi duhet të orientohet të shkojë të bëjë aplikimin në Qendrën për Punë Sociale, si orien-tim i parë. Pastaj të zhvillohen procedurat të tjera të rregullta. Raporti i Qendrës së Punës Sociale

dërgohet në Departamentin e Mirëqenies Sociale dhe i nënshtrohet një paneli nga Departamenti i Mirëqenies Sociale, dhe në afatin prej 30 ditëve duhet të dalë qëndrimi për pranim dhe mos pranim. Shërbimet në këtë shtëpi, si ushqimi, terapia dhe veshmbathja, ofrohen për 24 orë .

Për afat të pacaktuar banori përfiton dhe gëzon të gjitha të drejtat e parapara, sipas aktvendimit dhe udhëzimeve administrative për persona të moshuar. Me rastin e vdekjes së banorit, shtëpia e komunitetit për persona të moshuar i kryen të gjitha procedurat e varrimit. Përgatitja e kufomës bëhet sipas zakoneve familjare. Të moshuarit në ketë shtëpi, mund të vizitohen nga të afërmit e tyre.

Të gjitha shpenzimet në këtë shtëpi kryhen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kjo shtëpi ka kapacitet për 20 persona, për momentin në këtë shtëpi janë 13 persona të moshës së tretë, 6 femra dhe 7 meshkuj. Mesazhi që përcillet nga kjo shtëpi është që të dëgjohet zëri i të moshuarve më shumë.

Mirjeta Hajzeraj

Shkolla fillore “Naim Frashëri”,

Podujevë

Page 8: Colloquium - Punë e studentëve

14 15

Vendimmarrja e grave në PrizrenProcesi i përfshirjes së gruas në procesin e vendimmarrjes, shihet si një shqetësim për gratë përfaqësuese të institucioneve në Komunën e Prizrenit. Kjo për faktin sepse gratë në këtë komunë, që është e dyta pas Prishtinës për nga numri i banorëve, përfaqësohen dobët në qever-isjen lokale. Sipas Kryetares së Grupit të Grave në Kuvendin e Prizrenit Ajshe Shala vetëm një femër udhëheq me një drejtori komunale në Komunën e Prizrenit e ajo drejtori është Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Ajo thekson se mos për-faqësimi i grave në organet më të larta vendim-marrëse është një shprehi e vjetër që po vazhdon në këtë komunë.

Nga ana tjetër, përgjegjësja e Zyrës për Barazi Gjinore në Prizren, Mybexhele Zhuri,thekson se zyra të cilën e udhëheqë është e përqendruar në vetëdijesimin e gruas në shoqërinë tonë për ndry-shimin e gjendjes aktuale në të cilën ndodhet ajo.

Ndërkaq njëra ndër asamblistët komunale që vlerësohet si më aktive në organin më të lartë legjislativ në Prizren , Drita Millaku, nga radhët e

VV-së, tha se femra në Prizren nuk ka përkrahje nga gjinia e kundërt për shqetësimet e tyre, madje në disa raste ballafaqohen me fyerje. Ajo tha se gratë që përfaqësojnë partitë politike në Kuvendin e Prizrenit janë unike,dhe për këtë gjë tha ajo më së miri jam bindur për mbështetjen që më është dhënë mua pas fyerjeve që kam pësuar nga drej-tori i shërbimeve publike.

Elmedina Baxhaku nga Organizata Jo Qeveritare “Ec ma ndryshe”, thotë gjithashtu se fuqizimi i rolit të femrës në shoqërinë tonë mbetet sfidë sido-mos për institucionet. Ajo thekson se të gjithë ne duhet të bëjmë shumë më tepër për aktivizimin në drejtim të përmbushjes së përgjegjësive në rolin e ngritjes së gruas në proceset vendimmarrës edhe në jetën publike. Përveç fuqizimit të rolit të gruas dhe përfshirjes së grave në proceset e vendim-marrjes, përfaqësueset e këtyre institucioneve kërkojnë më shumë mbështetje edhe për personat me nevoja të veçanta.

Valentina Gashi

Edhe qeveria e harron “Mirushën”Vera e vitit 2015 duket të ngjasojë me verat e kaluara për qytetarët e Gjilanit, të cilët do të “përballen” edhe këtë vit me erën e pakëndshme që lirohet nga shtrati i lumit Mirusha. Projekti i nisur në vitin 2013 po hynë në vitin e tij të dytë, por ende nuk është finalizuar.

Qytetarët e Gjilanit tani e disa vite ankohen për erën kundërmuese në qytetin e tyre. Lumi Mirusha i cili kalon nëpërmes qytetit, kryesisht gjatë stinës së verës lëshon erë të rëndë për shkak që në këtë lum derdhen ujërat e zeza. Projekti i nisur në vitin 2013 në vitin e parë të punimeve pati dinamikë të shpejtë, por me ndërrimin e pushtetit lokal pro-jekti nuk vazhdoi të realizohet. Zgjedhjet lokale dhe ardhja në krye e Lutfi Hazirit nga LDK-ja bënë që punimet të ndalen e më pas të ri-vazhdohen në vitin 2014. U premtua se finalizimi i projektit do të arrihet gjatë muajve të fundit të vitit 2014 por punimet nuk u vazhduan.Gjatë kohës që punimet zhvilloheshin, projekti ka arritur në gjysmë të tij, duke u realizuar 2 km gjatësi të kanalizimit nga 4 km sa i ka i gjithë projekti. Kryesisht projekti është finalizuar në zonat jashtë qendrës së qytetit, ku është rregul-luar shtrati i lumit dhe kanalizimi. Përskaj shtratit të lumit, projekti parasheh krijimin e shëtitores për qytetarët e Gjilanit, për shfrytëzim rekreativ. Sipas të dhënave nga Kuvendi Komunal, pro-jekti për Lumin Mirusha kap shifrën e 5 milionë eurove, shumë e ndarë nga Qeveria e Kosovës, kurse mjetet për shpronësime i ka bartur Komuna e Gjilanit. Edhe pse gjysma e projektit është kryer

nga qeverisja e kaluar, punët kanë mbetur pezull pasi siç bëhet e ditur nga Riad Rashiti, këshilltar i kuvendit komunal nga radhët e PDK-së, Qeveria e Kosovës në buxhetin e saj për vitin 2015 parasheh ndarjen e një shume prej 150 mijë eurove, gjë që e pamundëson vazhdimin e realizimit të projektit.Por këtë problem po e vuajnë më së shumti qytetarët e Gjilanit. Shefki Murseli, qytetar i zonës përreth lumit Mirusha, thotë se era e pakëndshme që lirohet sa herë të ketë vërshime e kryesisht edhe gjatë stinës së verës, bën që qytetarët të mos kenë mundësi të hapin as dritaret për ajrosje. “Ne nuk kemi mundësi as me i hapë dritaret gjatë verës për ajrosje, pasi që era që hyn nuk të lë as mu ajros e le me thith ajër të pastër. Deri në vitin 2014 punimet kanë ecur mire por tani projekti ka mbetur në gjysmë dhe askush nuk e di se kur do të përfundojë”, tha Murseli. Projekti ka mbetur i pa-finalizuar në segmentet nga rruga Jugore deri tek Hoteli Kristal që është në qendër të qytetit, dhe nga Hoteli Kristal deri te furra Aroma. Pezullimi i punës në këtë projekt nënkupton se qytetarët e Gjilanit edhe verën e vitit 2015-të do ta kalojnë me erën e pakëndshme që tani e kohë më parë është ndër kërkesat krye-sore që qytetarët kërkojnë nga udhëheqësit që të eliminohet.

Granit Zeka dhe Gentrit Avdiu

Qyteti i Prizrenit

(foto nga interneti)

Page 9: Colloquium - Punë e studentëve

16 17

Mënyra më e mirë e jetesës në kryeqytet

Për shfrytëzim të hapësirës, për të dhënë një risi nga viti në vit, dhe për të dalluar një qytet me një fshat, përpos ideve për ndërtimin e shtëpive që në të shumtën e rasteve ishin një katesh,lind ideja për ndërtimin e objekteve me banim në bashkësi. Kësaj ideje vetëm e më shumë po i rritet vlera, ngase çdo herë e më shumë ndërtohen banesa që iu servohen banorëve të rinj. Si bazë e kësaj ideje vijnë shumë modele të krijimit të vendbanimeve bashkiake.

Në tërë botën është kjo strukturë e vendqëndrimit të njerëzve. Në vendin tonë thuhet se banesat nuk kishin filluar edhe aq vonë të ndërtohen. Rreth vitit 1982-1983 në nevojë të zgjerimit të zonave urbane një lagje e re u krijua në kryeqytetin që ishte në atë kohë krahinë autonome. Kjo krahinë ishte Kosova që kryeqytet kishte Prishtinën. Kësaj lagjeje iu dha emri Bregu i Diellit. Regjimi komu-nist në Federatën Jugosllave kishte një planë urbanistik në atë kohë që struktura e ndërtimit të këtyre objekteve që iu dedikohej punëtorëve t’i plotësonte të gjitha nevojat e shfrytëzuesve.

‘’E kanë planifikuar mirë kur kanë dashur t’i ndërtojnë këto banesa. Kanë lënë hapësirë për gjelbërim, parkingje kanë lënë pak se edhe e kanë nxënë vendin, po edhe në atë kohe s’ka pasur shumë vetura. Nuk i kanë ndërtuar në ato

vende ku nuk ka mundësi rregullimi apo ndërtimi si p.sh. rrugën, ambulancën shkollën e shumë të tjera‘‘- rrëfen Fitnete Gorqaj, banore në këto ndërtesa që prej 20 viteve. Konstruktimi i këtyre ndërtesave ishte i planifikuar. Rreth tyre duhej që të ndërtoheshin institucionet në nevojë të qytetarëve, duke përfshirë shkollën, qendrën e mjekësisë familjare, tregun e kështu të gjitha që u nevojiteshin banorëve, ku sot e asaj kohe ende janë në shfrytëzim.

Krahas vjetërsisë dhe ndërrimit të konstruk-sionit nga vetë banorët këto ndërtesa vazhdojnë të qëndrojnë të forta. ‘’ Kanë ndodhur shumë tërmete, ka pasur bile edhe vërshime,e edhe banorët duke i ndryshuar si kanë pasur dëshirë, këto banesa prapëseprapë janë të forta. Rolin kryesor e ka materiali që i kanë ndërtuar’’ tregon

Fitnetja. Duke parë vjetërsinë e këtyre banesave dhe shtimin e vazhdueshëm të popullsisë, si dhe zhvendosjen e popullsisë nga trevat e tjera në kryeqytet, filloi dalëngadalë ndërtimi i objekteve të reja që kanë për synim shtimin e banorëve të rinj në lagje. Ndërtesat e reja siç duket nuk ishin shumë të fokusuara në planin urban. Ndërtuesit e rinj kanë lënë përshtypjen se ata vetëm donin që këto ndërtesa t’i nisnin dhe përfundimi i tyre të jetë sa më i afërt në kohë.

Prapa banesave të kuqe, siç njihet kjo zonë në këtë lagje, shihet një fluks i madh i ndërtimit. Ky fluks paksa e ka ngulfatur këtë pjesë. Përveç

që janë të bukura për syrin elementet e tjera i ka më të dobëta. Krahasuar me ndërtim të vjetër, këto të rejat kanë përparësi që janë të ‘’freskëta’’, siguri më të madhe për vetura se garazhet i kanë në podrume, dhe kanë të paktën nxehje gjatë dimrit. Këtë e thotë Bajram Hasani, banor që jeton në banesat e reja prej 3 viteve.’’Kur e kam blerë banesën unë, këtu ka qenë e përfunduar, ka qenë veç kjo edhe 2 ose 3 objekte krejt. Pastaj si kërpudhat, shumë shpejt janë shumuar brenda një kohe shumë të shkurtër’’ tha ai. Siç duket atij fare nuk po i pëlqen ky plan. Mos pajtim lidhur me këtë kanë edhe banorët e tjerë të kësaj zone të re. ‘’Shumë ngushtë jemi bërë, disa ndërtesa janë ndërtuar menjëherë afër rrugës, infrastrukturën e kanë shumë të dobët ‘’- tregon z.Hasani.

Në krahasim me ndërtesat e vjetra që ishin të gjitha me plan, këto të rejat duket se i kanë futur në dyshim edhe vetë banorët për kualitetin e materialit të ndërtimit. Ankesa nga banorët ka se edhe menjëherë afër rrugës janë ndërtuar ku me ligj është e paraparë që rruga kryesore të jetë 8 metra larg objektit të banimit. Infrastruktura rreth ndërtesave është shumë e dobët. Jo të gjitha ndërtesat e reja në lagje janë në këtë gjendje. Në anën tjetër, që i bie përballë banesave të kuqe, një ndërtues është munduar që t’i ngjasojë paksa ndërtimit të vjetër, por kuptohet që ato janë më moderne dhe kanë më shumë kushte të favorshme për jetesë.

Rina Biqkaj

Page 10: Colloquium - Punë e studentëve

18 19

Konviktet në veri, studentët në jug “Sheshi i Jasharajve” në Mitrovicë mbeti në gjysmë

Themelimi i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” i ka ndihmuar shumë të rinjët e rajonit, mirëpo rrethanat politike kanë bërë që këta studentë të mos mund t’i shfrytëzojnë objektet universitare në veri të qytetit. Si pasojë deri në përfundimin e kampusit të ri universitar studentët dhe profesorët do të vazhdojnë punën pa konvikte dhe pa mensë në objektet e “Trepçës” që janë improvizuar për mësim.

Konviktet dhe mensa e studentëve kanë mbetur në veri të qytetit, ndërsa studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” ndjekin ligjëratat në objektet e “Trepçës” në jug. Studentët presin që kushtet e punës të përmirësohen pas përfundimit të kampusit universitar që është në ndërtim e sipër. Kryetari i parlamentit studentor, Alban Fazliu, thotë se mungesa e konvikteve dhe men-sës paraqet problem më tepër për studentët që vijnë nga qytetet e tjera dhe që udhëtojnë. Fazliu, tregon se ata si studentë janë mirë të organizuar dhe kanë raporte të mira me menaxhmentin e universitetit. Ndërsa për kushtet e punës thotë se i kuptojnë rrethanat, por presin ditë më të mira. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e universitetit përmendin si sfidë kushtet e punës. Zëdhënësi i Universitetit, Ahmet Jashari, thotë se janë duke

bërë përpjekje që të bëjnë çfarë kanë mundësi që të përmirësohen gjërat.

“Edhe ky vit është sfidues duke ditur se aktiviteti mësimor zhvillohet në objekte të përkohshme të ndërmarrjes “Trepça”. Këtu për studentët ofrohen kushte mesatare me që nuk kemi konvikte për ta, por po bëjmë më të mirën e mundshme që t’iu krijojmë kushtet. E kuptojmë shumë mirë që mungesa e konvikteve dhe mensa është diçka që i mungon studentëve”

Gjithashtu Z. Jashari e sheh si zgjidhje të përher-shme kampusin e ri që është duke u ndërtuar. Thotë se ai do të ketë 25 mijë metra katrorë dhe do të krijojë kushte komode për studentë.

Në të ardhmen studentët do ta kenë një kampus universitar që do të jetë më i miri, jo vetëm në Kos-ovë, por edhe në rajon. Është një vend ku Qeveria e Kosovës po investon në mënyrë që të krijojë kushte sa më të mira për studentët.

Universiteti publik i Mitrovicës aktualisht ka 3500 studentë, me të cilët punon një staf prej rreth 200 vetash.

Majlinda Kovaci

Qytetarët e Mitrovicës janë të dëshpëruar me Komunën e Mitrovicës për sa i përket ndërtimit te Sheshit të Jasharajve, një projekt i premtuar prej kohësh. Punimet në këtë shesh filluan në tetor të vitit 2014 por pas disa ditësh ato u ndërprenë pasi gjatë rregullimit të rrjetit të ri të kanalizimit dy punëtorë gjetën një kafke njeriu dhe eshtra njerëzish që dolën mbi dhe. Me lejen e policisë punimet u ndërprenë menjëherë. Edhe famil-jarët e të pagjeturve nga koha e luftës në Kosovë insistuan që punimet të mos vazhdojnë, ndonëse dyshimet e para kanë qenë që mbetjet i takojnë Luftës së Dytë Botërore. Aty u vendos një shirit për të ndaluar hyrjen e njerëzve. Por janë bërë disa muaj dhe punimet nuk kanë filluar ende.

Bllokimi i kësaj zone është shndërruar në problem për qarkullimin e banorëve të zonës.

Mensur Gashi,qytetar i kësaj pjese dhe shitës në një kioskë, tregon se si qytetarët po hasin në vështirësi. Sipas tij është e vështirë çdo ditë të kalosh nëpër një zonë e cila ka shirit policie.

Vështirësi të mëdha po kalojnë edhe nxënës e studentë të shumtë.

Lirije Sadike, studente, thotë se “Ndërtimi i këtij sheshi ka zgjatur shumë dhe nuk është dashur

të ndërpritet për një kohë kaq të gjatë,sepse për qytetarët e Mitrovicës kjo është e papranueshme pasi është premtuar se do të ndërtohet”.

Komuna e Mitrovicës nuk ka pranuar të flasë në lidhje me fillimin e punimeve në shesh. Ndërtimi i “Sheshit të Jasharajve” është pjesë e projektit të Komunës së Mitrovicës me emrin “Hapësirat mul-tikulturore në Mitrovicë”. Ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, dhe drejtori i drejtorisë për urban-izëm dhe planifikim hapësinor, Mehdi Bala, në tetor të vitit 2011 kanë folur për përgatitjet lidhur me fillimin e punëve për realizimin e këtij projekti. Gjatë qeverisjes së Kastratit është deklaruar se projekti përfshin rregullimin e qendrës së qytetit, përkatësisht shëtitores kryesore të qytetit, duke filluar nga “Sheshi i Jasharajve” deri në rrugën kryesore të qytetit “Mbretëresha Teutë”, afër urës kryesore mbi lumen Ibër.

Në kuadër të këtij projekti parashihet edhe meremetimi i palestrës ekzistuese sportive “Minatori’, ndërtimi i qendrës shumë funksionale sportive-rekreative dhe ndërtimi i qendrës treg-tare, të gjitha afër Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Projekti financohet nga KE.

Edona Mehlloi

Objekt në ndërtim i Universitetit të Mitrovicës Objekt në ndërtim i Universitetit të Mitrovicës

Page 11: Colloquium - Punë e studentëve

20 21

Merre kontrollin mbi jetën tënde!

Ata janë të gatshëm për punë, kanë energji pozi-tive, vullnet të madh për jetë dhe të përgatitur për sfida. Mirënjohës të çdo gjëje, të lumtur me atë se çfarë kanë. Këto tipare rrallëkush i ka. Këto tipare i kanë vetëm një grup personash që dallojnë shumë pak nga njerëzit e zakonshëm, e ndjejnë vetën të barabartë në çdo profil të jetës.

“Merre kontrollin mbi jetën tënde’’ është sllogani i një organizate të madhe. Bëhet fjalë për organi-zatën HandiKOS. Organizatë që prek ndjenjat e thella të gjithsecilit. Kjo është një shoqatë e paraplegjikëve dhe paralizës e themeluar në vitin 1983, ku objektivi kryesor ishte përmirësimi i të drejtave dhe i standardeve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë përmes veprimit në fushën e mbrojtjes shëndetësore, sociale dhe të punësimit.

Në qendrën e rehabilitimit në Prishtinë në lagjen Dardania, Faruk Kukaj, person me aftësi të kufi-zuar, përgjegjës për këtë zyrë dhe njëkohësisht edhe menaxher i projekteve, tregon me plotë dashuri të gjitha rreth kësaj organizate. Me të hyrë në këtë qendër të gjithë anëtarët me aftësinë e tyre tregojnë respekt dhe mirësjellje për mysafirët. Si fillim ishte kafeja, dhe ca ëmbëlsira të gatuara nga vetë ata. Krijuan një ambient shumë të ngrohët dhe miqësorë. Muhabeti që unë doja të bëja u duk sikur u mirëprit shumë nga ana e tyre.

Fjalët e para të Farukut janë për veten e tij. 50 vjeçari rrëfen se është i lindur me aftësi të kufi-zuar apo siç e çuan ai ‘’përdorues i karrocës’’. Prejardhjen e ka nga Mali i Zi. Për një jetë më të favorshme janë zhvendosur në Kosovë. Familja e tij ia kishte mundësuar qysh në atë kohë karrocën elektrike pa pasur nevojë për ndonjë përcjellës.

‘’Përmes kësaj karroce elektrike e kam ndier veten pak më të pavarur. E kam ndier veten shumë ma të lirë. Kam përcjell sporte nëpër stadiume, kam përcjell filma nëpër kinema, kam bërë piknik, kam përcjell koncerte e kështu me radhë’’- thekson ai.

Faruku, prej themelit të HandiKOS-it, thotë se ishte vazhdimisht aktiv e deri mbas luftës kryente punë vullnetare. Prej asaj kohe kishin filluar që

të kryejnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar duke dhuruar kështu karroca për lëvizje, shtaga etj. Ishte themeluar dhe një grup ku kry-enin vizita personave me aftësi të kufizuar edhe nëpër shtëpitë e tyre.

Me aktivitete të ndryshme dalëngadalë janë zbuluar edhe talentet e personave me aftësi të kufizuar për piktura, shkrime të ndryshme, madje kishin organizuar edhe një kurs për shkrim e lexim dhe një kurs tjetër për kompjuterizim. Së bashku kanë përfunduar një projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian ku të moshuarit me aftësi të kufizuar kanë dizajnuar dhe kanë krijuar me anë të aktiviteteve kreative figura të ndryshme dhe shumë interesante me anë të objekteve si gota, tegulla, kutia etj. Këto figura kohë pas kohe janë ekspozuar në vendet publike të kryeqytetit. Nga vetë këta persona janë krijuar bizhuteri të duarve dhe të qafës.

Menjëherë mbas luftës ishte bërë një traditë në HandiKOS ku zhvillohej një kamping që realizohej në sezonin e verës në bregdet. Krahas relaksimit në këto kampingje ka pasur edhe aktivitete të

caktuara. Përveç bregdetit në mënyrë të organizuar disa anëtarë kanë shi-juar edhe banjën. Faruku tregon se në HandiKOS ka edhe aktivitete sportive. ‘’ Kemi arrit t’i formojmë diku 6 klube për sportet: Basket në karroca, tenis në karroca, ping-pong, vrapime në gjysmë- maratonën e Prishtinës, aktivitete sportive të shenjëtarisë, bowling, shah etj’’ tha ai.

Ndihmat nga jashtë Kosove nuk kanë munguar, por në këtë rast ka edhe histori të dhimbshme:

‘’ Një biznesmen italian u pat nis të vije në Kosovë me helikopter ushta-rak për t’i ndihmuar kosovarëve, por fatkeqësisht si pasojë e disa defekteve ai helikopter është rrëzuar dhe italiani ka vdekur. Prej asaj kohe familja e tij çdo vit financon kampingun veror, ku marrin pjesë deri 200 persona me aftësi të kufizuar’’- shpjegon Faruku.

Përveç 18.000 anëtarëve që ka kjo organizatë që janë të regjistruar, të gjithë me aftësi të kufizuara, ka edhe persona që nuk kanë fare interes por vetëm shprehin vullnetin e mirë për t’iu dalë në ndihmë këtyre personave në nevojë. Njëra ndër to është edhe Adelina Elshani nga Drenasi studente e vitit të 3 të Pedagogjisë Sociale Fakulteti Filozo-fik. Ajo kishte pasur si detyrë në fakultet t’i bëjë tre muaj praktikë në këtë shoqatë. ‘’ Kur e pash

se këta persona kishin nevojë shumë, pasi e kam përfunduar praktiken kam shpreh dëshirë të vazh-dojë ende të bëjë punë vullnetare. Jam këtu prej janarit të vitit të kaluar. Edhe pse kam qenë veç vullnetare e kam bërë të njëjtën detyrë si punëtore e HandiKOS-it. Më shumë iu kam ndihmuar në aktivitetet kreative po se kam këqyr kurrë veç qatë drejtim, çka do që ka pasur nevojë unë kam qenë aty’’ tregon vullnetarja.

Edhe Hajredin Krasniqi nga Shushica, person me aftësi të kufizuara, tregon se në vitin 2004

është anëtarësuar në HandiKOS. ‘’Në dhjetor të 2007 kam startuar si praktikant për UNDP për tre muaj. Mbas asaj kohe kam filluar punën si arkivist, prej aty e kam ndërruar pozitën ne asist-ent administrativ. Qe dy vjet edhe unë bëj punë vullnetare në HandiKOS me pajisje të zërimit. Përveç përvojës të punës që e kam fituar kam arrit t’i heq edhe do komplekse të mijat për këtë gjendje‘‘- rrëfen Hajredini.

Aktualisht HandiKOS aktivitetin e vet e zhvil-lon në të gjithë territorin e Kosovës me 13 zyra lokale dhe 14 qendra të rehabilitimit të bazuar në bashkësi. 3 dhjetori është dita që iu dedikohet vetëm atyre.

Defrim Pervetica

Page 12: Colloquium - Punë e studentëve

22 23

Vazhdon mjerimi në QKMF në Drenas

Shtëpia e Shëndetit në Komunën e Drenasit, në te cilën kërkojnë shërbime shëndetësore edhe qytetarë të Malishevës e të Lipjanit, funksionon në kushte të mjerueshme për punë. Mungesa e barnave, mjeteve të punës si dhe objekti i ndër-tuar i kësaj qendre e vështirëson jetën jo vetëm për pacientë por edhe për stafin mjekësor.

Në çdo sallë ku punohet muret janë të dëmtuar dhe jo të gëlqerosura. Nga lagështia uji depërton nëpër secilën sallë pune.

Pacientet ankohen për kushte, dhe për mungese të barnave.

“ Kushtet janë jo të mira,barnat i blejmë vetë me parat tona, vetëm për fëmijët ndonjëherë na japin, kur edhe këta janë të pajisur me barna” , thotë Elheme Demaku një paciente.

Sipas infermieres së pastrimit të plagëve Shqipe Gashi, vendi ku ajo punon është shumë i ngushtë dhe me mungesë të mjeteve për punë, “ Kushtet për punë janë të pakta sepse salla është shumë e ngushtë, dyshemeja dhe muret janë të dëmtuara. Ka mungesë të fashave dhe jodit.”

Kjo qender u shërben edhe pacientëve nga qytet e tjera përreth, si asaj të Malishevës, Lipjanit dhe Skenderajt.

“Kjo qendër nuk i plotëson aq kushtet për punë, sepse kemi mungesë të barnave që 6 muaj, përveç

insulinave që i kemi, tjerat barna i kemi mungesë. Pastaj nuk ju shërbejmë vetëm pacientëve tonë, por kemi edhe pacientë të qyteteve të tjera që vijnë të mjekohen te ne”, u shpreh Florie Hoxha, doktoreshë e kësaj qendre.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Xhevahire Sejdiu, kërkon që të bëhet renovimi i objektit, “ kjo qendër si objekt kushtet për punë i plotëson,por i duhet një rinovim komplet i objektit, sepse vetëm pas luftës në vitet 2000/2001 është rinovuar” - thekson Sejdiu.

Sipas saj komuna e ndihmon këtë qendër me aq sa ka buxhet duke potencuar numrin e madh të pacientëve nga qytete të ndryshme.

“Ministria e Shëndetësisë së Drenasit nuk na ndihmon, pak ose thuajse aspak edhe pse e ka për detyrë. Stafi i punës është i përbërë nga 37 punëtorë, nga një ose dy në secilin sektor,stafi është i rregullt, punohet me dy ndërrime. Kurse emergjenca punon 24 orë”- përfundon ajo.

Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas, në të cilën fare pak është punuar, është ndërtuar në vitet 80-të ndërsa një renovim është bërë pas luftës në vitin 2001/2002.

Alberta Miftari

Trotuaret e shndërruara në parkingjeParkimi i veturave ne trutuare, parregullësi e përditshme në Podujevë

Zakonisht rrugët kufizohen në të dyja anët e saj me trotuare, mbi të cilët duhet të kalojnë këm-bësorët. Mirëpo kjo hapsirë e dedikuar për këm-bësorë , në Podujevë po shfrytëzohët për parkim makinash. Çdo ditë problemet në qarkullimin rrugor ne rrugën “Zahir Pajaziti” dhe “Hakif Zejnullahu” në komunë n e Podujevës, janë të pashmangshme, pasi në mungesë të vendeve për parkim, trotu-aret mbushen me makina. Nga kjo parregullësi, ata që pësojnë më shumë janë këmbësorët që më shumë ecin në rrugë se sa në trotuare. Ky problem është i përditshëm , dhe pothuajse trotuari ka marrë emrin e parkingjeve për makina, e që po shfrytëzohen pa pengesë nga shoferët.Fitim Namani, banor nga Podujeva, i cili dërgon çdo ditë vajzën e tij në shkollë, ka frikë se mos i ndodhë ndonjë gjë vajzës së tij, e cila është çdo ditë pjesë e komunikacionit: “ Duhet të mendojmë që nuk ka vetëm të rritur që janë çdo ditë pjesë e komunikacionit. Unë e kam vajzën problem, kur e dërgoj në shkollë e shoh që shumë ka rrugës vetura të parkuara në trotuar dhe më duhet të zbresë në rrugë për të ecur. Frika më e madhe ështe siguria, mundet me ndodhë ndonjë viktimë në komunikacion”, thotë Namani.Drejtuesit e automjeteve thonë se detyrohen të parkojnë në trotuare pasi nuk ka parkingje të mjaftueshme në qytet. “Nuk kemi parkingje, dhe shumicen e kohes me duhet ta parkoj ne trotuar, se nuk ke ku tjeter. Më kanë dënuar shpesh, por le te bëjnë zgjidhjen Komuna, unë nuk parkohem më këtu. Edhe ato parkingje që janë, nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për parking” tha Shqipdon Ahmeti, qytetar i Podujevës. Ndryshe nga Shqipdoni mendon inspektori i komunikacionit në Podujevë Meriton Rrahimi“Kemi parkingje të mjaftueshme që ti mbulojnë nevojat e qytetarëve, e këtu hyjnë edhe parkingjet private”, tha ai. Ky problem nuk duket se zgjidhet vetëm nga gjobat e shqiptuara për ata qe parkojnë makinat e tyre në trotuare , por edhe nga vetëdijësimi i qytetarëve për mos parkim në trotuare.

Nga Inspektoriati për Komunikacion deklaruan që në vitin 2014 çdo muaj janë konfiskuar 150 makina të parkuara në mënyrë ilegale . Inspektoii Meriton Rrahimi tha se kanë pasur bashkëpunim me Policinë e Kosoves, stacioni në Podujevë, poashtu edhe me kompaninë “Merimanga”, për parandalimin e parkimit të makinave në trotuar , dhe për konfiskimin e tyre.Ndërkaq drejtori i Inspektoriatit ne Komunën e Podujevës Hamdi Jaha tha se nga ana e tyre është bërë gjithçka që të evitohet ky fenomen , mirëpo nuk ka pasur bashkëpunim të mjaftueshëm nga policia. “ Sa i përket parkingjeve nëpër trotuare, drejtoria jonë çdo ditë mer hapa që të largohen makinat nga trotuaret por ështe edhe pergjegjësi e policisë të jenë të angazhuar çdo sekond për mos t’i lejuar makinat të jenë në trotuare. Ne i kemi makinat që i largojmë vetuarat nga trotuaret prandaj i ftojmë policinë për bashkëpunim”, tha Jaha.Qytetarët nga ana tjetër kanë mjaft ankesa, duke marrë parasysh që kufizohet e drejta për të shfrytëzuar një pjesë të rrugës që u përket atyre për ecje.Në përpjekje për të kontaktuar me dikë nga stacioni i policisë nuk ishte i mundur kontakti me ta, me arsyetimin se personat pë rgjegjë s janë në pushim. Komuna e Podujevës prej disa vitesh ka deklaruar se do të marrë masa për lirimin e trotuareve në këto rrugë, por duket se nuk ka arritur që të evitoj këtë fenomen.

Arlinda Bajrami

Page 13: Colloquium - Punë e studentëve

24 25

Viteve të fundit qyteti i Prishtinës është vërshuar nga lypsarët të cilët kërkojnë lëmoshë në dimër e në verë. Të dhënat zyrtare të autoriteteve komu-nale thonë se numri më i madh i tyre janë fëmijë, por përvec fëmijëve, edhe të rriturit dhe gratë e moshuara enden rrugëve duke kërkuar sado pak nga kalimtarët e rastit në mënyrë që të sigurojnë bukën e gojës. Shumë prej tyre duket se nuk kanë të paktën një vend të sigurt për të kaluar natën. Ata mundohen që në mënyra e vende të ndryshme të bëjnë një sy gjumë. Në këtë rast jo rrallë herë bëhen shqetësim për banorët e tjerë.

Me gjithë gjallërinë që ka kryeqyteti i Kosoës dhe lëvizjet e mëdha të njerëzve, është e pamundur të kalosh në ndonjë rrugë pa parë persona që të shtyrë nga kushtet e rënda ekonomike kërkojnë lëmoshë. Për këtë temë ne kemi biseduar me zëdhënësën e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu Bejta. Ajo thotë se komuna ka punuar në drejtim të kësaj kategorie të shoqërisë duke ndërmarrë edhe masa për identifikimin dhe largimin nga rruga, sidomos ata lypsarë që ngan-

jëherë edhe shqetësojnë qytetarët.

“ Qendra për Punë Sociale në kuadër të DSHMS-KK Pishinë ka punuar gjatë tërë vitit në vazh-dimësi me këtë kategori të shoqërisë sonë. Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Komunitetit dhe zyrën e koordinatorit nacional ka filluar realizimin e një projekti për evidentimin, informimin dhe largimin nga rruga të fëmijëve dhe të rriturve që kërkojnë lëmoshë. Aksioni është në proces e sipër dhe rezultatet e para tregojnë që numri i lypsareve në kryeqytet është konstant ” tha zëdhënësja e Komunës së Prishtinës.

Sipas Bejtes në Komunën e Prishtinës gjatë vitit 2014 janë regjistruar 77 lypsarë të moshës së mitur dhe 53 lypsarë të moshës madhore.

Për më tepër Komuna e Prishtinës siç deklaron Bejta, ka ofruar shërbim 292 lypsarëve në kryeqytet dhe se vazhdon të punojë me projekte të ndryshme.

Bejta thotë se tashmë Komuna është e foku-suar me ngritjen e qytetarëve për të mos dhënë lëmoshë pasi që nuk është një zgjidhje e mirë.

“ Ne si Komunë e Prishtinës tani jemi të foku-suar të punojmë edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të mos dhëne lëmoshë, pasi që duhet ditur se kjo nuk është mënyrë për ta ndih-muar këtë kategori të shoqërisë “ deklaroi Bejta.

Ndërsa, Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), vlerë-son se për të pastrehët dhe lypsarëve ekzistojnë projekte për të siguruar vende të strehimit, banesa kolektive nga Komuna e Prishtinës.

Shala thotë se numri i lypësve dhe të pastrehëve vazhdimisht është duke u rritur.

” Kjo dukuri me të vërtet po rritet dita ditës është shqetësuese, shumica prej tyre vijnë nga vendet fqinjë të cilët zhvillojnë veprimtari tek ne” tha Shala.

Sipas tij Komuna më herët ka ndërtuar banesa kolektive për të siguruar një strehim të për-kohshëm për të pa strehët dhe lypsarët me nevoja të domosdoshme.

Prishtina, “strehë” e lypsarëve

Numri më i madh i lypsarëve janë fëmijë.

Për më të tepër Shala theksoi se Komuna duhet të menaxhoj projektet përkatëse dhe se ky problem duhet të zgjidhet.

” Komuna duhet të menaxhoj projektin e sigurimit të banimit pasi që shumë prej tyre janë me kushte tejet të vështira. Zgjidhja për këtë fenomen men-doj që patjetër të bëhet sa ma shpejt.

Ata janë të vendosur në të gjitha rrugët e qytetit dhe në një mënyrë po prishet imazhi kulturor, prandaj duhet gjetur një rrugë e domosdoshme.” deklaroi Shala.

Edhe pse komuna ka ndarë shërbime të ndihmojë të pastrehët dhe lypsarët ky person vazhdon të mos jetë në një nga banesat kolektive. Ai jetën duket se e bën në kampusin e Universitetit të Prishtinës. .

Me kushte të vështira për të jetuar megjithatë ai mundohet ta bëjë më të lehtë jetën e tij duke sigu-ruar të paktën ushqimin nga të hollat që i siguron nga të tjerët. Ai detyrohet që të shëtis pothuajse në shumë rrugë të kryeqytetit për të kërkuar kafshatën e gojës.

Fatin e tillë e kanë edhe shumë persona tjerë që në këtë kohë të ftohtë të bëjnë të pamundurën për mbijetesë dhe qëndrojnë me shpresë deri sa të bëhet zgjidhja duhur.

Berat Kostanica

Page 14: Colloquium - Punë e studentëve

26 27

Lokacionete Kampusit

GJAKOVË

PRISHTINË

FERIZAJ

Page 15: Colloquium - Punë e studentëve

EKONOMIK

JURIDIK

GJUHË ANGLEZE

PSIKOLOGJI

KRIMINALISTIKË

INTEGRIME EVROPIANE

ADMINISTRATË PUBLIKE

KULTURË FIZIKE DHE SPORT

ARKITEKTURË

DIZAJN GRAFIK DHE MULTIMEDIA

- GAZETARI- PRODUKSION

DIZAJN ENTERIERI

SHKENCA KOMPJUTERIKE- INXHINIERI SOFTUERIKE- KOMUNIKIMI NË RRJETA- TELEKOMUNIKIMI DHE TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT (IT)- MEKATRONIKË

KUJDESI DHE MIRËQENIA E FËMIJËVE

PIKTURË DHE ARTE VIZUELE

MUZIKË

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel: 038/ 555 444; 038/ 601 019 Mob: 045/ 284 797, 049/ 603 666

Dega në Gjakovë: 0390/ 327 444, 045/ 552 333Dega në Ferizaj: 0290/ 328 908, 044/ 77 90 90

cilësi, lidership, sukses!

AAB ju ofron mundësinë që të studioni në gjuhën angleze në Programet Ndërkombëtare të Universitetit të Londrës

London School of Economics and Political Science:me programet Bachelor dheRoyal Holloway me programet Master

DIZAJN I MODËS

MENAXHIM SEKTORIAL- MENAXHIMI I ARSIMIT- MENAXHIMI I KULTURËS- MENAXHIMI I SPORTEVE- MENAXHIMI I SHËNDETËSISË

[email protected]

INFERMIERI (në proces të akreditimit)