citimi dhe shenimet

23
Citimi dhe shënimet

Upload: menaxherat

Post on 22-Jul-2015

2.776 views

Category:

Education


1 download

TRANSCRIPT

Citimi dhe shënimet

• Kur shkruajmë ndonjë shkrim shkencor a mbështetemi në ide, pohime, rezultate, mendime etj… të tjerëve?

• Si e bëjmë këtë?

• është më se e natyrshme që në një shkrim shkencor të mbështetemi në idetë dhe pohimet e autorëve të tjerë që janë marrë me problemin për të cilin kemi vendosur të shkruajmë.

• Sa herë që mbështetemi në ide ose mendime të një tjetërkujt, duhet treguar se kjo nuk është jona, përndryshe biem në plagjiatur (formë e vjedhjes letrare që dënohet edhe me ligj).

Si duhet t’i mënjanohemi plagjiaturës?

• Ka disa mënyra për të mënjanuar plagjiaturën:– Perifrazimi nënkupton dhënien e ideve të dikujt

tjetër me fjalët tona. Kjo arrihet duke ndryshuar ndërtimin e fjalive, duke përdorur jo më shumë se tri fjalë të njpasnjëshme të burimit, duke përdorur sinonime në vend të fjalëve origjinale etj. Në perifrazime përdorën formulime, si: lidhur me këtë, për këtë cështje/problem, sic, ashtu sikundër gjykon ( thotë, argumenton, tregon, provon, demostron etj.)

– Dhënia e një ide të dikujt në formë të përmbledhur dhe me fjalë tona.

– Permendet autori, vepra e citura dhe përmbledhja është më e shkrutër se origjinale.

– Ideja a teza e dikujt mund të citohet fjalë për fjalë në shkrimin tone, duke e vendosur në thonjëza.

• Njoftimet për burimin e citimeve dhe të ideve të të tjerëve të parashtruara prej nesh jepen me anë të shënimeve dhe të bibliografisë ( literaturës së shfrytëzuar).

• Kur shënimi ka si qëllim të tregojë burimin e citimit apo përkatësinë e një ideje, atëherë ai duhet të jetë i shkurtër…Shënimet e tilla mund të jepen në disa mënyra:– në tekst, në fund të faqes, në fund të

artikullit ose të kreut dhe në fund të librit.

• Kur shënimet jepen në tekst, aty ku mbaron ideja e perifrazuar a e cituar, brenda kllapave të thjeshta shënohet mbiemri i autorit (por kemi raste të mbiemrave të njëjtë Frashëri ,si: Sami, Naim, Abdyl, Mehdi, Mithat, Kristo etj; në raste të tilla vëhet edhe emri.), pastaj viti i botimit të librit a artikullit,pas vitit të botimit vihen dy pika dhe pas tyre numri i faqes).

• P.sh.shënimet janë shkëputur nga Memushaj, Rami, (por edhe titulli i tekstit: Shqipja standarde, si të flasim dhe të shkruajmë (shkrimi në të pjerrta), fq. 29-31, Toena, Tiranë, 2005. Në se citojmë ndonjë mendim, ide që është nga e njëjta faqe e burimit, atëherë shënojmë: Po aty (në se është në faqe tjera shënojmë numrin e faqes).

– Listat bibliografike ka kuptim kur të përfshihen edhe veprat tjera që nuk janë cituar në tekst por që autori është mbështetur.

– Në fund të librit përdorët edhe Treguesi i nocioneve, fjalëve, emrave dhe përafër edhe numri i faqes së librit ku është përdorur. Kemi edhe tregues i shembujve të përdorur (tekste të gjuhës, gjuhës standarde, rregullave drejtshkrimore etj.) Treguesi alfabetik, sipas alfabetit shënohen autorët dhe tekstet e tyre që autori është mbështur, i ka sistemuar, seleksionuar.

• Radhitja dhe përgatitja për shtypjen e një teksti

• Për shekuj me rradhë mjeshtria e shtypshkrimit ka qenë prone e tipografëve.

• Me daljen e kompjuterit ka shkaktuar një revolucion në tipografi.

• Procesi i përgatitjes në kompjuter përfshin këto faza: radhitjen, formatimin, redaktimin e korrektimin dhe faqosjen.

• Rishikimi

• Puna për përgatitjen e një shkrimi nuk merr fund me shkrimin në dorë të pare të materialit.Formën përfundimtare mund ta marrë vetëm pasi t’i jetë nënshkruar një procesi rishikimi, i cili përfshin rishkrimin, redaktimin dhe korrektimin.

• Rishkrimi: kur mbarojmë së hedhuri idetë në letër doemos ndjejmë njëferë lehtësimi ,bashk me këtë, edhe njëfarë kënaqësie.. Mirëpo tekst mund të fitojë cilësinë e tij vetëm pas rishikimi.

• Për një kohë e lëmë pak ( bien emocionet e fillimit) pastaj e rishikojmë duke shtuar të dhëna, fakte, arsyetime tjera. Poashtu e riorganizojmë materialin e shkruar në mënyrë të tillë që hyrja, argumentimi dhe përfundimet të jenë në vendin e tyre.

• Pasi ta kemi rishikuar është mire që t’ia japim një kolege me përvojë. Duhet përfillur vërejtjet.

• Redaktimi dhe korrektimit• Në fillim tekstit i nënshtrohet redaktimit për

të bërë ndryshimet e duhura të përmbajtjes pastaj korrektimi.

• Redaktimi është një proces rishikimi që ka të bëjë me anën e përmbajtjes dhe me anën gjuhësore të një shkrimi. Redaktimi që ka të bëjë me anën shkencore është redaktimi shkencor dhe kryhet nga specialistë të fushës së cilës i përket shkrimi.

• Rishikimi i anës gjuhësore quhet redaktim gjuhësor dhe bëhet nga redaktorët.

• Korrektimi• Korrektimi është dy llojesh: teknik dhe gjuhësor.• Korrektimi teknik ka si detyrë të kontrollojë

paraqitjen pamore të shkrimit. Gjithcka që ka të bëjë me anën estetike të shkrimit.

• Korrektimi gjuhësor ka si qëllim ndreqjen e gabimeve gjuhësore, të pikësimit dhe të drejtshkrimit. Me këtë merret korrektori gjuhësor.

• Në fund dokumenti i nënshkrohet korrektimit teknik.

• Footnote (fusnota)• Atëherë shënohet ose titulli tekstit, ose autori,

ose te dytë së bashku, por e adresojmë në fusnot

• Memushaj, R., (2005),Shqipja standarde, si ta flasim dhe ta shkruajmë, Toena.

• Ose: Memushaj, R., (2005) Shqipja standarde.............

• Defoe, Robinson Crusoe (Robinson Kruso)• Kadare (2005) arrin në pëfundim se.............

(fusnot)

• Literatura sipas alfabetit, me mbiemër të autorit.

• Veprat e autorit sipas rradhës së botimit.• Literaturën në fund mund ta ndajmë edhe në

bazë të disiplinave, fushave shkencore,si : Letërsi, Gjuhësi, Leksikologji.....

• Në burime tjera shenohet:• p.sh. Instituti Albanologjik, Akademia e

Shkencave...Shoqata....

• Në burimet elektronike• autori• Viti i publikimit (në kllapa)• Titulli (dhe botimi, nëse ka)• Deklarimi i marrjes• Data kur është shkarkuar• Emri dhe /ose adresa e burimit • Veni re: nuk vihet pikë në fund të adresës së

Internetit

• Për Lazgush Poradecin Naimi është “simbol i gjallë i lindjes dhe i Rilindjes së Kombit”[1].............

• _________________________________

•[1] Lazgush Porodace, Vepra 2, “Onufri”, Tiranw 1999,f. 343

• 5.Po aty, f.352; Në një rast tjetër, Lazgushi e quan Naimin “mistik i artit”.Pra, Naimi është për te “mistik i racës” dhe “mistik i artit, sintezë fatlume e Atdhetarit dhe Poetit.

• www.Biznesi.net