bote e Çuditshme

124
BOTË E ÇUDITSHME Poezi satirike . ZGJIDH E MERR ZGJIDH E MERR Që kur gdhihesh në agim, gjersa ngrysesh në aksham, plot të drejta pambarim, ke përpara or babam. Ke të drejtë të bredhësh rrugës, i papunë, i papërfillë; Po të erdhi n’majë të hundës, ke të drejtë të ngrohesh n’diell. Rriten çmimet shtohet kriza, zorrët bëjnë serenatë; Ke të drejtë të vrasësh miza, nga mëngjesi gjer n’mesnatë. Xhiro bëj pa kurrë far’ frike, në sokak poshtë e përpjetë; Po të kesh ndonjë kacidhe, 1

Upload: eduard-hasanaj

Post on 03-Feb-2016

62 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

narrative book

TRANSCRIPT

Page 1: Bote e Çuditshme

BOTË E ÇUDITSHME Poezi satirike

. ZGJIDH E MERR

ZGJIDH E MERR

Që kur gdhihesh në agim,gjersa ngrysesh në aksham,plot të drejta pambarim,ke përpara or babam.

Ke të drejtë të bredhësh rrugës,i papunë, i papërfillë;Po të erdhi n’majë të hundës,ke të drejtë të ngrohesh n’diell.

Rriten çmimet shtohet kriza,zorrët bëjnë serenatë;Ke të drejtë të vrasësh miza,nga mëngjesi gjer n’mesnatë.

Xhiro bëj pa kurrë far’ frike,në sokak poshtë e përpjetë;Po të kesh ndonjë kacidhe,t’i kanë zhvatë me gjithë kuletë.

Të takojnë kompensime,për do prona që ke patur,mos u merr me ëndërrime,pronën tënde e kanë zhvatur.

1

Page 2: Bote e Çuditshme

A nuk qenë letrat me vlerë,që premtonin selamet,kur i morëm dolën “vërë “të na japë zoti kivet.

Vijnë zgjedhjet, nis fushata,ke të drejtë të votosh,por kur erret e vjen nata,vota jote “nxjerr” kodosh.

Ke të drejtë të flasësh hapur,e të dalësh në demostratë,po e teprove me të llapur,e shesh veten në pikiatë.......

Ke të drejtë ngopu me shpresë,për t’fituar ndonjë cent,po të duash në çdo kthesë,mund të ngelesh… top në vend.

Plot të drejta qytetare,ke përpara byrazer;Hajde, jepi, kollaj fare,mos vono pra, zgjidh e merr.

PEISAZH DITOR

Një shtetas vritettek der’ e shtëpisë,pastaj na vjenmakin’ e policisë;

Që merr viktimëne na mbyll derën;Killeri gjithnjë,ikën, çan ferrën…. TAKSA E JETËS !

Dëgjon miletise po flet shteti :

- Shtetas të mirë,si keni gdhirë ?

2

Page 3: Bote e Çuditshme

A keni frikënë errësirë ?

Doni, në gjumëtë bëni të qetën?Zahmet e kenikruani kuletën.

Polici im,me gjithë kapelë,për ju të dashur, do t’jetë ombrelë….

- Po ne,- tha Ceni,që s’kemi kuletë;A thua jemi ,të tepërt në jetë ?!

- Për ju, ç’të themi,bëni gajret;Ishalla allahu, u jep kësmet….

PROKURORI DHE KRIMINELI ( ngjarje e vërtetë )

Pretencën gatiti zoti prokurordhe me të në dorë,hyri n’koridor.

Drejt sallës së gjyqit, duke tund mantelin,oh, çdo ta mbërthente, keqas kriminelin…

Por tek port’ e sallës, ngriu si mermeri,përballë me koburei del krimineli;

Mbeti prokurori, bashkë me pretencën.....Krimineli çau, i la…”ekselencën”.

3

Page 4: Bote e Çuditshme

LIRIA E RRIPIT

Çirru sa të duashpër shef e padron,bërtit sa të mundesh,askush s’të ndalon.

Po pate kritikëdhe për qeverinë,jepi t’i pa frikëse e ke lirinë.

Lirinë e debatit,madje dhe të shtypit…Ama po e teprove,t’jep lirinë e…rripit.

KOMPETENTI

- Zoti ministër,pyesin nga baza,- Përse mëngjezin ta hamë me faza?

Kur siç ka nxjerrëedhe praktika,e kullufisim për dy dekika ?!

- Leri mor llafets’të duhet pse-ja;Zbato detyrën, e din F M N-ja

POLITIKA E RRUMPALLËS

Shtatë nota ka muzika,shtatëqint politika…Le ta themi midis nesh,tek ne luhet veç me vesh.

Dhe për veshë s’na del kush,n’daç të gjatë, n’daç kaush,shkurt hesapi, pik’ e djalit,tëpkë si veshët e gomarit.

4

Page 5: Bote e Çuditshme

Me ato llapa bëjmë muzikë,bëjmë të madhen politikë,siç na thotë udhëzim i “Hallës”,politikën e….Rrumpallës.

LUFTË KORRUPSIONIT

Në tryezën ovalemblidhen pushtetarët,për korrupsioningati bëjnë litarët:

“ Me vdekje, me vdekje “,thërrasin njëzëri,“Se paska qenësojsëz i tëri…”

Dhe nis Vatërlojasipër tavolinës,poshtë saj korrupsioni i bie…violinës.

KOPILI

Më tha një ditëMuçua miqësisht :- Dhe unë si juvejam komunist,

Paçka se ndodhemnë partinë tjetër,me ju qebesajam bukë e vjetër….

- S’besoj,- ia ktheva,të jemi njëlloj;Shihu në fytyrëke ndërruar bojë,

Në fisin tonë ti mbetesh gafil,me sigurido të jesh kopil.

5

Page 6: Bote e Çuditshme

NA HUMBI DEPUTETI

Bash në Parlamentka nisur beteja,veç për dy ministra luhej meseleja.

Top u morën masat,kur të vij’ votimilumin pa e lagur,ta hedhë dekretimi.

Por “rrota” na ngecipër një copë karton,një nga deputetët për djall na mungon.

Vrik u rrahën telatedhe interneti,por nuk qe e mundurtë gjendej deputeti….

Dolën dhe tek porta edhe fort vikatën;Dyshuan për keq,lëshuan mandatën.

- Mos u sëkëlldisni,ndërhyri portieri,një burrë i moshuar,fshatar nga Zall-Herri.

Shoku që kërkoniështë pinjoll’ i ballit,e ka trashëgim,fshihet prapa gardhit.

Gjysh’ i tij në luftëa s’iu shmang mejdanit, kur shkoi e u fshehpas bythës gjermanit ?!

PESHQESHI I MBRETIT

Na erdhi Mbreti,sa shumë gëzuan;

6

Page 7: Bote e Çuditshme

Në Rinas miletigalop vrapuan.

“Erdhi shpëtimtaripër kët’ vend të shkretë”!Kush e kush i pariturren mbi…kuletë.

Ishin mallëngjyer,po sillte floririn,që pati rrëmbyerbaba me të birin.

Por valixh’ e mbretits’kish para të thata;Mbushur veç fishekëedhe automata…

Bashkë me armatimin,( nuk ia hamë meritën);Që nga Jug-Afrika,solli edhe SI – DËN.

GUIDË GJUHËSORE

Doni gjuhën të ushtronidhe fjalorin pasuroni,me zhargon e fjalë të ndyraqë t’u “shndërrisin” tek fytyra ?

Doni fraza e batuta,plot me sharje allaturka,me ç’të mban prag’ i shtëpisënga themeli në kulm t’çatisë ?

Shkoni hyni në Kuvend( ndryshe-alias, Parlament),në seancë parlamentare,kur flet Sala ashiqare.

Her’ tribunës, her’ platesë,ia fut Sala pa përtesë,ç’i thotë mendja, ia nxjerr goja,por askujt s’i nxihet boja.

Janë argasur, s’është problem,7

Page 8: Bote e Çuditshme

fjal’ e tij gjithnjë ujem;Ndaj e lënë kësodore,për “guidë “ gjuhësore.

PRAPA VJEN HISTORIA

Ligjëron Tosi me mjekër,rrob’ e re e modës vjetër:“ Me kimet më ka partiapas më vjen historia….”

Cili je ti more burrë, që s’e çave trapin kurrë, për kët’ vend e këto troje,sharlatan i dalun boje.

Jepi forca, kapardisu,dhe harlisu, leqendisu;Pas të vjen ty “historia”,se je Tosi djallëzia.

Djallëzi Mefistofelisi përrallë gjysmagjeli,gjersa murin ke me ndeshe të hasësh në hundëlesh.

NË EUROPË LAKURIQ

Pa dëgjoni miq e shokë,pa reforma s’ka Europë;Dhe reformat s’kanë të sosur,jemi bërë si të marrosur.

Për çdo muaj ngritje çmimi,siç na thotë perendimi;Disa dorën shtrijn’ e lypin,pjesa tjetër shtrëngon rripin.

Shesim trikon e xhaketën,kanatjer’ e brenavekën,drejt Europës këmb’ të lehta,lakuriq me…duar ne xhepa.

8

Page 9: Bote e Çuditshme

PLASI PESHKU

O burra vraponitë gjithë në garë,tenderi u happër një kryetar.

Po na vjen kongresipeshku do të plasë,si bilbil nga goja gjithkush do të flasë.

Karrik’ e kryetaritësht’nje rreze shprese,lum kush ta përlajëatë kulm jetese.

Nga fundi a kreutë gjith’ pa e zgjatur,mësyni kryetarllëkunkët’ tendër të hapur.

Mësyni përpara,çani me bërryla,nuk ka më nomuz,si bytha- fytyra.

KAPJA E SHTETIT

Vetë Sala, koh’ më parë,nxori namin në Pazar:“ Le ta themi realitetinkorrupsioni ka kap shtetin”.

Kur dëgjoi kët’ fjal’ jallanenjë kasap në sallahane,la hanxharin, hoqi futënme shpoti lëshoi batutën :

- Bukur fort na qenka loja,pushtetarëve u doli boja;Ne i dinim për dikushin,n’vend të shtetit, mbakan…rrushin.

9

Page 10: Bote e Çuditshme

RIKTHIMI I NANOS

Gjashtë muaj Nano zhdukur.në ç’bordello ishte futur ?Ku kulloste ky far’ burri ?Mos e mbante i paudhi ?

Të habitur, këto thanë,n’parlament kur e panë.Në tribun’ me plot finesse,oh ç’na mbajti një kumtesë…

E dëgjuam, s’e kuptuam,vramë mendjen, medituam;Ç’erë e solli në këtë orë ?Ç’letra fsheh për nën dorë ?

Një takëm e flasin hapur,ndonëse kjo quhet e llapur;-Nano,-thonë, - porsi levend,erdh’ të bëhet President.

Ca të tjerë bëjnë benë:-Kjo lëvizje ka hilenë…Nano erdh’ të bëj’ “diagramën”,të rrëxojë Edi Ramën…..

Jo,- ndërhyjnë,-erdh’ për Salën,me të cilin pat’ lidh fjalën,kur u nisën drejt gjirizit,me bekimin e Ramizit……

Kjo e fundit ngjan gallatë,por në fakt ësht’ një sallatë,përgatitur qysh ngaherë,ndaj “ banketit “ i vjen erë.

Ne të popullit fukara,kemi vetëm një dava:Sa më shpejt të jet’ e mundurtë shkoj Tosi tek “Njerëz t’humbur”.

Fill pas tij edhe Saliu,le t’i digjet “fant-spathiu“;Ta marrë rrugën për kësmet,si Fatosi n’internet….

10

Page 11: Bote e Çuditshme

LIGJI DHE MALIQI

N’ parlament për çdo ditëzien debati papushim;Deputetët kanë djersitënxjerrin ligje, aferim !

Për të drejtat qytetare thurin nene e syfete;Por kur dalin në dritarena pësojnë ca marifete.

Në Komunë a në Bashkija, e zëmë, erdhi ligji; Veç ta dish more zotniatje është zot Maliqi.

Ai ta pret me sopatë,pa u ndjerë ta “shkul dhëmballën “;Buzëqesh e s’bën shamatëse ka gurin edhe arrën….

QESH MË MIRË, KUSH QESH I FUNDIT !

Një fshatar me gjithë gomarrrugës shkon për në Pazar;Përbri tij me Benz të ri,një djalosh na u zgërdhi : - E bre xhaj, ç’kemi nga fshati,a po t’ecën ndopak “fiati”;Dhe ia shkeli gazit xhym,skapamento lëshon tym…

Ec fshatari pa ndalesë,e gjen Benzin në një kthesë;“Përqafuar” me një shtyllëdhe djaloshin zverdhur dyllë.

- Eh mor çun, - foli fshatari,ti u talle atypari;Veç ta them një fjal’ katundit,qesh më mirë, kush qesh i fundit.

11

Page 12: Bote e Çuditshme

MERR TI BORXHE MOS ÇAJ KOKËN

-Si e ke punën, or lum miku,pyeti Tefën, Ludoviku.

-S’ka më keq or byrazer,gjegjet Tefa pikë e vrer’;-S’kam ku kapi asnjë lek,hall me rrnue, gjyq me dek.

-Hë mor burrë, mos u tulat,ia pret Biku pat e pat;-Merr ti borxh e mos çaj kokën,gëzo jetën, shijo botën….

-Si t’marr borxh more zotni ?Me la borxhin s’kam mundësi !

-Merr mor borxh e mos bëj llafe,bridh si shokët kafe m’kafe,se në jet’ je provizor,si t’kalosh në koridor.

Vjen një ditë, zoti n’qiell,dy patkonjt t’i kthen në diell;Pastaj toka të kalb trupindhe borxhlia të han m..in.

KUR RRUHESH PA LAGUR !

Një malësor, njëherë qëmoti,u nis këmbë që nga Hoti.Sapo ra në Shehërhaneshkoi të rruhesh n’berberhane.

Ta shkumoste desh berberi,faaap malësori përnjëheri :-S’ka nevojë, pa lagur rruhem,jam prej Hotit e nuk druhem…..

Nis berberi me të thatë,e lëshon briskun sopatë;Tymos mjekra si temjani,lot nga sytë lëshon Hotiani.

-Dëgjo mjeshtër, -flet malësori,që djersinte fort nga zori,

12

Page 13: Bote e Çuditshme

-Unë nuk jam tamam prej Hotit,jam më poshtë për besë të zotit…

NA ËSHTË RRITUR APO JO ?!

Me dy shifra tha Kryezotido na rritet, s’e luan topi.Dhe s’vonoi rezultatiplot dy shifra dhe INSTATI.

Pas një jave ra “spiranca”,përgjysmimin bën financa;Rritja shkonte gjer në gjashtë,rrena doli bythë jashtë.

I habitur qytetari,majtas djathtas pyet nga halli:-Kush na thotë, o mor, o;Na është rritur, apo jo ?

Axha Sulë hokatari,jep përgjigjen atypari :-Fute dorën n’xhep të grisur,të shikosh në është rritur.

KUJT T’I BESOSH ?

Hoxhës së katundit,iu lut bashkëfshatari: - Më jep sot gomarintë mbaj ca dru zjarri.

- Më vjen keq i dashur,foli Hoxh’ i fshatit,Gomarin qysh djeia kam dhënë Esatit.

Ndërkohë në katuagomari pëlliti,hallexhiun tonëkjo gjë e habiti :

- Hoxhë efendi,pse luan me mua?Gomarin e paskeposhtë në katua !

13

Page 14: Bote e Çuditshme

Hoxhë efendiai gjegjet qyqarit : - Ti, më beson mua,a beson gomarit ?!

PARADOKSET E URGJENCËS

U sëmur një ditë Shaqiri,ambulancën shpejt e thirri;Ajo erdh’ me drita çelë,mori Shaqon me barelë.

Drejt spitalit fluturon,ambulanca me timon;Por diku në Gjuhadol,ajo bëri karambol.

Shaqir ziu i sëmurë,u bë “tavë” për në furrë;Ishte nisur për shërim,përfundoi në varrim. . . .

Një shkëndijë elektrikut,ndezi vilën e Tefikut;Erdh zjarrfiksja vetëtimë,por s’e gjente dot shtëpinë.

Plot ndërtime pa kriter,nga t’kalosh or byrazer?Me zorrë uji vërdallos,gjersa vila u shkrumbos… . . .

“Alo, Alo…. Policia…”,ulërin në tel Avdia:“Me një maskë kacafytur,shpejt se ndryshe më ka mbytur”.

Policia mban shënim,kërkon prap një konfirmim;Kur na bindet se s’ësht’ rrenë,nis furgonin me sirenë…

Vjen tek vendi, merr viktimën,

14

Page 15: Bote e Çuditshme

na buzëqesh, e na kthen shpinën;Nis furgonin, na mbyll derën,krimineli çau ferrën…

. . .

Këto ndodhin për çdo ditë,por nuk duhet me u mërzitë;Paradokset i ka jeta,s’ke ç’i bën, or tungjatjeta.

Se e pritëm me dëshirë,këtë sistem të “tregut lirë”;Ku njeriu për një pare,shkon në kosh si mollatare.

VARJA QË.... TA VARIM !

Si t’ia bëjmë gjyqësorit,pushtetit të tretë,që në lojën tonëtë na lërë të qetë ?

Ngatërroja gjalmat,shkurtoja ushkurin,me kurthe e leçestërmbushja kusurin...

Lere prapa derëse vari teneqen....Dhe si përfundim,ai na merr të keqen.

Bukur u zgjidh puna,këngës le t’ia marrim;Pushtetit të tretë,varja,....që ta varim !

MESAZHI PËR VOTËN

15

Page 16: Bote e Çuditshme

Kur po bëja xhiro, diku në Pazar,tingëllim e ziles ra në celular;Ndala stop në vend, më ngriu regjistri,nuk i thonë shaka, fliste Kryeministri.

Nëpërmjet mesazhit ai po ligjëronte,me shifra ekzakte, sukseset rreshtonte;Dyqint e sa banda, po na thoshte Sala,në të dyja faqet i ka “puthur” halla.

Dyfishuam rrogat, po ashtu pensionin,me shpatulla për tokë, vumë korrupsionin;U futëm në NATO, po na pret BE-ja,ku derdhet pilafi edhe prevedeja.

Në zgjedhjet vendore, ju më jepni votën,se dyfish përpara do ta lëviz rrotën;Jam njeri i fjalës, rrënjët kam tek pisha,unë që po iu flas, jam Sali Berisha. . . .Me duart në xhepa, rrëshqita pazarit…një mesazh përgjigje futa celularit;Mendova me vete, të dalë ku të dalëzotit kryeministër po ia them dy fjalë:

O zoti Sali, ty të pastë Partia,nën drejtimin tënd, ecën Shqipëria;Dy hapa përpara i bën për tek “Krushka”,pastaj kthehesh prapa, përsëri tek mushka.

Me yrysh të madh e ke nis fushatën,turmave të shkreta, ua nxore llapën;Ndaj unë qytetari, të drejtohem sot:Eh more plako, ti po ia fut kot.

Kur del me Mediun, krah për krah tribunës,ne na sulen zorrët, në drejtim të hundës,na rritet tensioni, skuqemi si speci,se na del përpara, made-in Gërdeci.

Pas të vjen Lul Basha, si një qengj manarduke brohoritur “prijësin legjendar”;Ne na lëviz truri, na bëhet mishmash,na kujton milionat Rrëshen – Kalimash.

Na premtove pronat edhe dëmshpërblimet,tokat në bregdet dhe legalizimet;Por deri tani, kemi marrë “Hiçin”,

16

Page 17: Bote e Çuditshme

se na fute pykë, mikun tënd Fazlliçin.

Në mandat të dytë vërtet hoqe vizën,por dy muaj prapa na e bëre “gjizën”;Ndaj dhe votën time, ta kam dhënë boll:Hip në maj’ të bërrylit, ta marsh në Stamboll.

BURRË E GRUA NË VOTIME

Eh ç’na bënë këto votime,u bëfshin lanet;Fusin njerëzit në ngatërrime,me njerëzit e vet.

Prishin babën edhe djalin,me robt’ e shtëpisë;Për një votë që nuk e kallin,në xhep të partisë.

Ngatërrojnë burrë e grua,shamata pëlcet;Prishin lidhjen “mish e thua”,për një deputet.

- Grua moj, të bëfsha gropën,mos dil e pabesë;Sipas meje hidhe votën,mblidh mendjen e kresë.

Deputetin dhe partinëi kam pikë në zemër;Para tyre shes shtëpinë,e jo më një femër.

Ta pranoj tradhëtinë,se ësht’ punë meraku;Po ma drodhe me partinëtë kërcet dajaku…….”

Dhe vijon votimi gjym,hajde mor aman;Hidhet vota nëpër tym,sabah e aksham….

Rezultati me fitore,doli deputeti;

17

Page 18: Bote e Çuditshme

Burrë e grua dorë përdore,mbetën… si fik deti

Deputeti, që votuan,sapo kaloi “klasën”;Përshëndeti burrin, gruandhe u bëri…glasën.

“ BIG BROTHER”, SA TË DUAM !

Ej demokraci, ta marsha të keqen….Jetës monotone ia vare teneqen;Lloj, lloj syfetesh more përtej detit,me to rrokanis trurin e miletit.

Për burrat, të lumtë, solle llotosportin,dhjetra kazino, ku derdhin xhekpotin;Për vajzat e reja, misset pasarela,për nuset dhe plakat, plot telenovela.

Sihariq i madh, syri bëhet kokërr,na erdhi “Big Brother”, më e reja lodër;Në Tiranë gatitet komision vlerësimi,njerëzia turret, nisi konkurimi.

Kush do ta ketë fatin, do gëzojë me zemër,të bëhet banor i shtëpisë me emër;Atje or babam, hahet qyl sallata,ndizet muhabeti e pëlcet gallata.

Në “ Big Brother” hyn, tek ose çiftosur,hyn i zhgarravitur, por del i pudrosur;Kalon disa ditë, si Robin Kruzoja,kur del prej andej, të ka ndërruar boja.

Kush hyn në “Big Brother”, bëhet person “As”,turma gazetarësh i lëshohen pas,nisin intervistat, rregullohen llafet,fansat zënë radhë, marrin autografet.

Ne që jemi jashtë, plasim nga marazi.Oh sa na pëlqen, jeta tek kafazi.Tek kafaz shtëpia, gjithkush ëndërron,se aty po luhet, me njëqint milion….

Por nuk jan’ veç paret, në kët’ histori…Shtëpia-kafaz, përbën një risi;

18

Page 19: Bote e Çuditshme

Aty bëhen prova për modën e re,si mund të jetohet grumbull në kope…. . . .

Dikur në kafaz, ne futëm majmunin,tash në vend të tij, do rrasim katundin.Prej anglez Darvinit, njohëm historinë,do provojm’ të shkojmë, prap në origjinë….

TË RROSH, A TË MOS RROSH ?!

“Tebi, o nor tebi”, shkroi dikur Shekspiri;Dramaturg’ i famshëm, ndoshta më i miri.

Dhe Noli, e dinte se na vinte “osh”,ndaj e tha në shqip: “Të rrosh, a të mos rrosh”.

Sot në ditët tona, dilem’ e Hamletit,lëçitet çdo ditë,rrugëve të qytetit.

Lakmia për jetën, orekset i shton,prania e vdekjes,gjithkund kërcënon.

Po të jesh i varfër, të kaplon farmaku,këmbët të përdridhen e të grin stomaku.

Dikush stërmërzitet nga hallet e jetës,i soset durimi edhe ia shkrep vetes.

Një tjetër qëllon, paret ka shumicë,nga allishverishi, a me sakrificë;

Por kurrë i shkreti, nuk e bën të qetën,

19

Page 20: Bote e Çuditshme

maskat mund t’i marrin, kuletën dhe jetën.

I madhi atje lart, me goxha pozitë,duket trimalosh, por jeton gjith’ frikë;

dridhet mos i marrin, kolltukun e shtetit,dhe kjo do të ishte pika e kiametit.

. . .

Të rrosh në këtë botë, qenka punë e madhe,lum kush e gëzon, mjerë kush ka halle.

Më në fund të dy, seç e marrin hakun,besa-besë njëlloj, ua mbyllin “kapakun”.

Nga kjo e vërtetë ,“Hamleti shkodranë”,një fjalë popullore, kujtim e ka lanë:

“Si jeta, si vdekja, njëlloj medemek,hall i madh me rrnue, por dhe gjyq me vdek”.

HISTORI NË VARGJE

JANË PUNËT TONA

20

Page 21: Bote e Çuditshme

-Çështë kjo hata,ç’është kjo mynxyrë,ç’po na katranosin,këta të pafytyrë ?!

Tybesterfullah,mohuan Allahun,s’pyesin për dovlet,as për padishahun,

Dashkan, pra më vete,të rrojnë të lirë,pa taksa xhelepi,pranga e zinxhirë…?

Por unë jam Sulltan,nip i Muhametit,do t’i bëj “derman’këtij soj miletit…

Tha këto dhe qeshi,egër Padishahu,me dorën tek çallma,u fal tek Allahu.

Pastaj mori kartë,e bëri ferman,ngjeshi përmbi të,myhyrin sulltan.

-Ej ti arrnaut,kujt i more leje,të ngreshë flamurë,të ndahesh prej meje ?

Dhe erdhi fermanitek plaku në Vlorë,aty midis sheshitmbushur me taborrë…

Bashkë me luftëtarëtqeshi Atdhetari;Me ferman të riu nis “honorari”:

-Padisha mavriamos e merr me ngut;Në hesapet tona hundët mos i fut.

Dhe lartoi flamurin21

Page 22: Bote e Çuditshme

plaku mjekërborë;Gjithë Shqipëriagëzonte në Vlorë.

VETËM LIRINËKEMI PËR FERMAN !

Bosforit plakdhëmbët i ranë,Europa “moderne”gatit jataganë.

Nëpër kabinetefirmat u hodhën,Princër dhe Mbretërmustaqet i drodhën.

Shqipëri e vogël“zemër” e Sulltanit,mbeti fillikatnë fush’ të mejdanit.

“Babai” dovletnë kulm të sikletit,“dhuronte” tokate ish Vilajetit:

Serbia, Austriaveriun kërkonin,greku, italianikusurin lakmonin…

Por, ah, medetç’u polli mushka,në shtëpinë tonës’urdhëroka krushka.

Ferman grabitjau gris ndër ferra,siç ishte grisurdhe herë të tjera

. . .

Tundin fermanëtPrincër e Mbretër,kërcasin dhëmbët,

22

Page 23: Bote e Çuditshme

shkulin dhe mjekërr

“Çdreqin na paskaky soj milet,kur vetë i zotimallin e shet?”

Dhe vjen përgjigjadrejtuar Judës,me flakë e zjarrnga gryk’ e pushkës:

-Ndër trojet tonana lanë të parët;Ne jemi zotër,ju jeni tellallët.

Nuk njohim Mbretër,as Perandorë,sa do të madh ta kenë taborrë.

Ky popull i “sert딓pa din e iman”,vetëm Lirinëka për ferman.

ZAKON SHQIPTARI

-Zotëri, i thanë tek porta,dorëzo armën, është zakon…Tek milordi në audjencëarmatosur s’ke si shkon.

Rrudhi ballin Isa trimdhe pa fjalë nxori nagantin;Tek ministri në takim,plumb të rëndë e hodhi hapin.

U ngrit Lordi trashaluk,me buzëqeshje prej inglizi;Afër Isës ai u duk,si kërpurdha rrëzë një lisi.

Lordi nisi me lëvdata,23

Page 24: Bote e Çuditshme

me elozhe, me premtime;Fjal’ e Isës porsi shpata,kur flakon nëpër luftime….

Kur po dilnin prej takimit,mister Lordi trashaluk,i buzëqeshi Isa trimit,dhe qëlloi si me pambuk :

“Zotëri, ju njeh Europa,armën ti s’ia dhe Turqisë;Por këtu e le tek porta,prej një Lordi të Anglisë….”

“Mos u ngut, ISA ia ktheu,s’bën hesapi pa hanxhinë”;Xhamadanin e zbërtheuedhe ngriti lart alltinë.

Armën ne, or tungjatjeta,e dorëzojmë prej burrërisë;Por në brez na gjendet tjetra,që t’ia dalim pabesisë“.

Tha këto dhe shpinën ktheu,zbriti shkallët si një lis;Lordi sytë të dy i shqeudhe fytyra iu bë plis…!

MBRETI MBATH OPINGAT

N’ato dit’ të zeza prilli,kur pushoi këngën bilbili;Mbreti Zog shtruar gosti,po vikaste për “Shqypni” :

“Hej ti popull, rri i qetë,se ke Mbretin zog me fletë;Po t’goxoi kush të sulmojë,mbreti vetë do të luftojë.

Për Allah e Muhametkët’ Shqypni askush s’e prek,se po u duk ndokun rrezikumbath opinga prej llastiku;

E filloj luftën e madhe,nëpër fusha, nëpër male;

24

Page 25: Bote e Çuditshme

Ta marrë vesh bota mbarë,si lufton ky Zog i Parë….”

Dhe vërtet ky far’ lloj trimi,shakatar si Nastradini,sapo n’qiell dolën avionat,ka mbërthyer….napolonat.

Mbush valixhe e mbush sepete,gjithë florinjt ka marrë me vete;U vërvit si mi gjirizi,per strehim tek Sër Inglizi…. . . . Erdhën vite plot stuhira,në Shqipëri ndodhën çudira…..Në pallat të mbretit Zog,fukaraja u bë zot,

Kështu mbretit n’arrati,fjala i doli bukuri;Ish premtimi për opingatia kanë mbath nga majat-thembrat….

JU MBETËN NË BREZ…..GAVETAT

Një pamje pompoze,ushtri glorioze,ngjeshur me rripa, helmeta.

Me pupla të zeza,ngrehur si këndeza;“Otto milioni bajoneta”.

Lavdinë romakee perandorake,u turrën ta ngjallnin përsëri.

Por ngecën sa nisën,tatëpjetë u vidhisën,vetëm në të voglën Shqipëri.

Se malet e larta,nuk pyetën për flatra,e pupla të zeza këndezi.

Por lidhur tok,me zjarr e barot,

25

Page 26: Bote e Çuditshme

vithet nga prapa u ndezi.

Dhe erdhi një ditë,që breshkaxhinjtë,mbetën si peshku në zallë;

Humbën madhështinë,humbën dhe ushtrinë,më shumë të vdekur se gjallë….

Pa nisi rikthimi,andej nga fillimi,s’ndjeheshin gjëkundi trompetat;

Braktisur paimet,humbur armatimet,ju mbetën në brez….gavetat !

U THYEN NË KRYQE

Ushtrisë gloriozependët i ranë,me bisht ndër shalëikën e vanë.

Në vend të tyretjetër dushman,fricët bojë hiri të kryqit gjerman.

Ngado kaloninsi çakej bërtisnin,me dorën përpara“Hail Hitler” kuisnin…

Por thirrma e tyrendër male u çjerr,në vend të “Hail”-itkaput Hitler.

Dhe kryqi i thyermbeti si qyqe,u kthyen nga erdhëntë thyer në… kryqe.

GOMARI DHE BALLISTI26

Page 27: Bote e Çuditshme

Hipur lart përmbi gomar,kapardisur mbi samar,Kapllan agë mustaqemadhi,bën yrysh për nga pazari.

Në brez koburen me fishekë,në qeleshe zhgabn’ e shkretë;Trim me nam ky “sokol malit”,partizan i parë i Ballit.

Rrugës kah po shkon fortunë,i thërret “atit” mu në hundë :“ Hyy, gomar, o mendjefyll,ec serbez, se s’je në pyll.

Mbaje hapin me revan,se ke sipër një Kapllan,që po tretet për Shqypni,tuj luftue me….” Pulari.

Dhe gomari, durimmadhi,që kish marrë inat nga Balli,ndërsa tund veshët e gjatë,i ka kthyer shpejt xhuvapë:

“Efendi, Kapllan aga,për revan mua s’ma mba,mbi kurriz pesha rëndon,këmba e gjuri s’më punon.

Ti ke goxha trup zotni,mbushur bark e dhjamë turli…Shto dhe turpet që ke lënë,trefish bëhesh më i rëndë….”

Tha këto dhe më nuk priti,midis llucës e verviti…Dhe aspak me fjalë të buta,ia ka thënë dhe dy batuta:

“Unë vërtet quhem gomar,nga të gjithë më nevojtar;Por më mirë në pik’ të hallit se të mbaj plehrat e Ballit…”

PËR NJË VRIMË MIU27

Page 28: Bote e Çuditshme

Mbasi u zvarritbarkas nëpër driza,e grisi poturet ndër ferra, murriza…

“trimi” Gjet Përloshi ardhur nga jashtë,na e ngrysi natënnë mullar me kashtë…

Kur gdhiu mëngjezie zu lemeria,u zverdh si limoni,vate burrëria.

Rreth e qark mullarittytat u drejtuan,duart “mysafirit”bigë përpjetë ia çuan.

U drodh si purteka“trimi” Gjet Përlosh;Për një vrimë miu,jepte pesëqind grosh….

DY KËMBËT NË NJË KËPUCË

Kur pushka këndontesi bilbil ndër male,parashut’ e Likut,zbriti ndër luadhe.

“Havarju brigandi”,përshëndeti Liku:“Ju kam sjellur ndihma”,buzëqeshi miku.

Dhe e zgjidhi thesin,duke shitur mendje,nxori ca këpucë,të tëra një këmbe….

Meke partizani,qeshi nën mustaqe,zgjodhi një këpucë,

28

Page 29: Bote e Çuditshme

në tërë ato rraqe.

“Do ta mbaj në torbë”,tha dhe prapë qeshi,“t’ia kthej sër inglizit,në formë peshqeshi…”

Dhe ja, pas çlirimit,Mekja, zot vatani,dëgjoi nëpër mjegull,zhurmë aeroplani…

U hodh përsëri,parashut’ e Likut,tash jo ndër luadhe,por…në maj’ të fikut…

Mekja menjëherë,torbën seç e zgjidhi,këmbët që të dyja,në këpuc’ ia lidhi.

“Është këpuca jote,e ruajta kaq vjet,tani po ta kthej,ta mbash me shëndet…”

Dhe përsëri qeshi,Meke kapedani….Pushkën shtrëngoi fort,porsi zot Vatani.

…..DHE PLASËN

Strukur në bodrume,shpresonin të ngratët,të plaste “rrëmuja”,të vinin “aleatët”.

Me sytë nga qielli,me mendjen nga deti,prisnin që të vinin,beu edhe mbreti….

Pritën ditë e natë,oh sa u kseasën….Nga pritja e gjatë,u frynë dhe …plasën.

29

Page 30: Bote e Çuditshme

NË AKTIN E TRETË

Dramë a komedi,quajeni si të doni;Në tre akte pjesën,shkurt do ta dëgjoni.

Personazh kryesor,Xhafer bej kryetrimi,që më vonë e ktheu,alias “Zoti Xhimi”…

Kur në male kristepushka partizane,beu kapardisejshtruar në mejhane.

Shante “axhaminjtë”,çirrej për “ vatan”,hante me pushtuesin,tok në një kazan….

Por ngjarjet vërshuan,me shumë rrokullisje,beu s’pati kohë,më për kapardisje.

Erdh’ dyzet e katra.krismat po afronin,Xhaferi përpak,“kërceu napolonin”.

Plumbat që po vinin,prej atyre t’malit,përpak ia këputën,fijen e litarit….

Por për fat të mirë,u gjend shpëtimtari,që e mori Xhafën,prapa, si zagari.

Pa e shpuri larg,tutje përtej detit,ku nuk e arrinte, plumbi i miletit. . . .

30

Page 31: Bote e Çuditshme

Atje përtej detitnisi jet’ të re,me që mbushte barkun,aty kish Atdhe.

Duke lëpir’ enëte mister padronit,u rrumbullakos,në form’ të bidonit.

Pa ndryshoi dhe pamjen,(shenjë qytetërimi),frak e papijon,veshi alias Xhimi….

Veç një ditë, medet,u prish në fytyrë,kur e thirrën veças,diku në një zyrë.

Duhej të gatitej,për do punë të lehta,ndryshe do t’i thahej, pjata dhe gaveta.

Se dihet, gjuetari,po nuk i ra qarit,nuk i hedh, përbesë,asnjë kockë zagarit.

Kështu nisi Xhafa,udhën nga kish ardhë,i ngarkuar enkas,me “mission të rrallë”… . . . Erdhi nëpër terrme t’madhen “dëshirë”,të udhëhiqte Bllokun,“ Shqipëri e Lirë”.

Erdhi plot shpresa,se do bënte namin,për mister padronin,edhe për….vatanin.

Erdhi, po ku erdhi,ç’iu desh ditë-ziut;Që ditën e parë,kërkoi vrimën e miut.

Kërkoi por s’e gjeti,31

Page 32: Bote e Çuditshme

“trimi i vatanit”,e pësoi si breshka,dikur prej nallbanit.

Plumbi i “miletit”,ia kish vëth në vesh;Një vrimë n’prapanicë,ia dhuroi peshqesh….

Kështu u mbyll pjesa,në aktin e tretë,që i vuri vulën,Xhafës – Xhim përjetë.

ME BISHT NDËR SHALË

“Zheleznov, - foli Barmemadhe i tundi egër gishtin;Po ia nise prap me dredha,ta këpus kokën dhe bishtin“.

Hop në këmbë koloneli,dyll’ i verdhë si mehit,si statuj’ argjili ngeli,iu drodh mishi, u çudit.

“ Unë, hero i luftës madhe,kërcënohem si muzhik ?!Oh ç’po digjem për një “valle”,që t’i djeg me gjithë furrik.

Do t’i djeg, do t’i shkrumboj,as një zot nuk ma ndal hovin;Tym e flakë do t’i mbuloj,që ta njohin Zheleznovin….”

Por kur gdhiu dita tjetër,u tulat si mumje balte;“Deklarata” mbeti në letër,“trimëria” iku, vate…

Mbi një kodër gryk’ e topit,ishte ngritur porsi shqotë;Zheleznovi nga të “ftohtit”,struket thellë nën kapotë….

Nga kish thembrat, majat vuri,mori rrugën çalë, çalë…

32

Page 33: Bote e Çuditshme

Ç’po largohet ky far’ burri,porsi qen me bisht ndër shalë….

. E R O T I K Ë

PLUMBI QORR !

Mamaja me vajzënashtu dor’ për dore,u nis në spitalpër vizit’ mjekësore.

- Të lutem doktor,e kam vajzë meraku;M’a shiko paksa,se ka dhimbje barku.

Mjeku me kujdesvizitën e kreu,qeshi për nën hundë,përgjigjen e ktheu :

- Dëgjo moj nënokemos kij kasavet,vajzën do ta çoshnë maternitet

- Uaa, ç’po na thua,mos qoftë e thënë…

- Besa katërmuajsheajo ësht’ shtatzënë….

- Unë more birta them sy për sy,vajzën kam një vitmbyllur në shtëpi…

- Ndoshta, - tha doktori,është ndonjë horr,që nëpër shtëpira

33

Page 34: Bote e Çuditshme

hyn si plumbi qorr !

PËR INATË TË……

Një ditë vjehrra tekanjozepa teklif nusen e shau;Kjo e fundit, mjaft serioze,nga inati nisi qau.

Si përgjigje, kur u err,(që t’ia merrte vjehrrës hakun),nusja fshehtas nëpër terr,pa u ndjerë kaloi pragun.

Eci vrap në fund të fshatitdhe u fut tek mulliri,kaloi natën prej inatit,duke bërë gili-vili.

Nga kjo ditë mbet’ një shprehje,që kujton historinë;“ Për inat të sime vjehrreshkoi e fle me mullixhinë “.

Ka dhe sot nuse “sorkadhe”,edhe vjehërr që e shanë…Le të ketë, punë e madhe,është qar për millonanë.

KUSH ZOTËRON KULETËNBËN DHE KAVALIERIN

Kavalier i madh, pati qenë Zenuni,s’e kishte qyteti, s’e kishte katundi.Kur ishte beqar, fill ta rraste “golin”,se e kishte plot, gjithnjë portofolin.

Por kur u martua, na e “theu” këmbën,nusja bukuroshe, seç ia mori anën;I dha dashurinë, i kënaqi jetën,por ç’edo të ziut, i mori kuletën…..

Një jav’ pas martesës, me gaz e hare,dolën në shetitje, shkuan në bufe;

34

Page 35: Bote e Çuditshme

Duke parë sho-shoqin, hëngrën edhe pinë,thirrën kamarierin, bënë llogarinë.

Zenuni vetiu, siç bënte dikur,dorën për tek xhepi, na e çoi si burrë….Harroi derdimeni, se kur qe martuar,portofolin gruas, ia kishte dorëzuar….

Ashtu pa u ndjerë, poshtë tavolinës,drejt bashkëshortes, zgjati dorën tinës;Të merrte të hollat, për llogarinë,të bënte pagesën, të ruante “burrninë”.

Por madam e tij, bëri sikur s’pa,ia la burrëziut, dorën në hava;Nga kulet’ e saj, pagoi kamarierin,në rolin e burrit, bëri kavalierin.

Zenun more mik, mos u sëkëlldis,bota jonë e vjetër është rrokullis;Si burri dhe gruaja e kalojnë “ Ylberin”:Kush zotëron kuletën, bën dhe kavalierin.

DASHURI ME FJALË LUFTE

Gjith’ jetën shqiptari,pushkën pati shok.Dashuri dhe luftë,që të dyja tok.

Ndaj edhe fjalorinpër miss dashurinë,e ka ndër të rrallët,e ka ulërimë…

Shprehjen më tipike,sene përmbi sene,kur i thotë dashnores :“Të dua moj qene”!

Ti moj zoçka ime,kapërceje gardhin,leri nazet moj,se ta bëra varrin.

Oh ç’pamje që paske,35

Page 36: Bote e Çuditshme

m’a luajte fiqirin….Eja pak më afër,e ta hëngsha syrin.

Moj lule zambaku,mos ma bëj me hile,se po përgjërohem,për ty, moj katile.

Thuaj moj të dua,se ma plase shpirtin,më hëngre të gjallë,që ta hëngsha fytin.

Eja moj qenushe,ta gëzojmë rininë….Ndryshe pasha Zotinta shkula mëlçinë.

Sa hije të paska,bukuri e femrës….Ty ta kullufitsha, bash loçkën e zemrës……

Dhe vijojnë batutat,si një ulërimë…Fjalët luftarake,ndezin dashurinë.

Se shqiptar azgani,pushkën e ka shok;Dashuri dhe luftë,që të dyja tok !

HALLI I GRAVE !

Gratë e katundit u mblodhën tubim,njëzëri të gjitha morën një vendim;Zotit lart në qiell, lutje t’i dërgonin,nga jetes’ e tyre, diçka të ndryshonin.

“ O i madhërishëm, ty të qofshim falë,na dëgjo një çikë, si e kemi hallë;Nga një brinjë e burrit, dikur na krijove,por peshën e jetës, mbi ne e lëshove….

Për ne gratë e gjora, paska qenë e thënë,36

Page 37: Bote e Çuditshme

nëntë muaj rrjesht, të jemi shtatzënë;Pastaj kur e nxjerrim në jetë fëminë,dhe tre vjet të tjera e mbajmë në shpinë.

Të lutemi o Atë, plot me përdëllim,kij mëshirë për ne, bëje një ndryshim:Dhimbjet e forta, kur fëmijën pjellim,i kalo tek burrat, se ata ia hedhin“.

Perendia lutjen e mbajti shënim,në qitap të jetës, bëri dhe ndryshim;Kërkesën e grave, në çast e plotësoi,dhimbjet e lehonës, burrit ia kaloi.

Por ca ditë më vonë, kur një grua polli,një gallatë e madhe, një skandal ndodhi;Në vend që barku, t’i dhimbte burrëziut,ulurima plasi në der’ të komshiut…..

Duke grisur faqet u mblodhën graria,telegram urgjent për tek perendia: “Ati ynë i madh, prapsoje vendimin,ne gratë u nxituam, të japim pendimin;Pavarësisht se jeta, ne po na vjen hakut,do t’i mbajmë vetë dhe dhimbjet e barkut….”

Që nga ajo ditë, burri mbeti bosh,herë si pelivan, herë si kodosh.

Tash po marrim vesh, flitet ashiqare,burrit do t’i japin edhe leje barre;Birinxhi për besë, po i japin “hakun”,gruaja shqyen shalët, burri dredh mustakun.

“ PËRDHUNIMI “

Pasi paguan sejcili llogarinë,në Hanin e vjetër, të flinin u shtrinë.Të gjithën një dhomë, kishte hanxhia,u shtrinë ku mundën, burrat dhe graria.

Diku në një qoshe, një grua namuzlie,bri saj qëlloi, një burrë malësie;Ranë për të fjetur, nisën të gërhisnin,asnjeri për besë, shoshoqin s’e ngisnin.

Nga mesi i natës, burri është ngritur,37

Page 38: Bote e Çuditshme

( pishtari n’oxhak, tashmë ishte fikur ),kthehet nga komshia dhe i qaset pranë,gruaja turfulloi pa e ngritur zanë:

- Ç’bën mor aga, - foli nën mbulesë;Burri ndali hovin, u mbulua djersë: - Më fal, - belbëzoi, ashtu leqendisurdhe u kthye prapa, atje ku qe nisur.

- Jo, ndërhyri zonja, - ti mos ik prej meje;Veç ama më thuaj, kujt i more leje……Burrit i shkoi zëri dhe si ….përfundimna u bë shkaktar për një “përdhunim“.

DJALË APO VAJZË ?

Ndër shekuj, dy gjëra ishin për shqiptarin:Të kishte konakun, të kishte dhe djalin;Se djali or mik, shtylla e shtëpisë,na përcjellë fillin e trashëgimnisë…

Kur lindej një djalë, kriste Tomatiku,kërleshej oxhaku, gatitej fërliku,sofra plot me meze, derdhej lum rakia,ndizej muhabeti, kënga e çiftelia….

Ndërsa për një vajzë, kur e falte zoti,nxinte gjithë shtëpia, prishej edhe moti;Se vajza vërtet, të lind pranë votrës,por e ka kësmetin, në derën e botës. . . .

Erdhën koh’ të reja, ndryshoi dhe shqiptari.Tani janë njëlloi, si vajza dhe djali.Kur jan’ përsëmbari, ua ndjen lezetin,kur na dalin doret, u shohim kiametin.

Kur ke djal’ azgan, oh ç’të qeshet nuri,por kur ësht’ haram, shpejt të zë kusuri;Vajza bukuroshe, ndjell nga pas manarët,vajzës pispiruqe i sillen zagarët…

Sidoqë të jenë, janë evlatët tanë,për t’i rrit’ ata, ne tundim dynjanë;Kur i kemi t’vegjël, shpesh na prishet gjumi,pastaj kur na rriten, gjumin e merr lumi….

38

Page 39: Bote e Çuditshme

. . .

Djalë apo vajzë, mbetet pa u zgjidhur,një dilem’ e vjetër, një dilem’ e hidhur….Por një meso burrë, puro qytetar,kësaj dileme i ka dhënë karar:

“Vajza edhe djali, të na rrojnë sa malet;Me të dy njëlloj i kemi andrallat….Ama që ta dish, ti more babush,më i mirë është, ai me bibilush….”!

PROBLEM PA ZGJIDHJE

Gratë mblidhen e qajnë hallin,t’i vënë burrit kapistallin…Por më kot i binë legenit,burri mbetet shok i qenit.

Madje sot, në koh’ të reja,kur ka plasur dekolteja,burrë-ziu bredh pazarit,si ngjan qenit, por zagarit.

REZULTATI BARAZIM

Gruaja burrin “mat” e kapi,jo në shah, por në krevat;Ditën tjetër nuk e zgjati,ia muar hakun “pat e pat”.

Rezultati barazim,të dy palët u qetuan;Por medet në përfundim,një familje shkatërruan…

KUR TË ZE RREZIKUDHE PAGUAN DËMIN !

Një burrë malësie, thonë nga Mirdita,39

Page 40: Bote e Çuditshme

u vra nga komshiu, pak pa dalur drita;Burri tek mikesha, natën pati ngel,i shoqi e zuri dhe i dha “ tegel “.

U mblodhën katundi, në gjëmën e burrit,vinin kokëulur, nga barra e turpit;Gratë shqyenin faqet, por nuk ligjëronin,ishte gjëmë turpi, vajin si t’ia thonin ?

Por Mrika e Lleshit del nga situata,shpejt e shpejt gatiti, dy vargje të thata,u ul pranë gjenazes, si një grua fisi,me një zë të thekshëm, vajin e kurdisi :

“ Eh or vllau em, të vrau dashnia,s’u ngope me tanen, dole tek komshia;Atje ku do shkosh, rri pa kasavet,se si puna jote, do kemi apet. (përsëri)

Kësaj botës sonë ia njohim pazarin,burrat thonë disa, kanë shok zagarin;Njësoj si dhe ti, fort e bredhin lamin,ty të zu rreziku e pagove damin….”

NË DY KOHË

Kur Kolecin e martuanedhe bëri celebrimin,në ekstazë u shkri me gruan,si Romeo bën betimin :

“ Ti e dashur ngjan me Zanën…Unë të dua me gjithë zemër.Të betohem, qafsha nanën,nuk të ndërroj me asnjë femër“.

Pas një viti, nëna shkoin’atë dynja, prej pleqërisë….Kolec djali nuk vonoi,i bën dredha dashurisë.

Se betimi që pat “thekur”,lidhur këmbësh nuk e mbante;Tani nana kishte vdekur dhe nuk kishte kë të “qante”.

DASHURI MODERNISTE 40

Page 41: Bote e Çuditshme

“ Dashunia don me thanë,tjera ken mos me shikjue;Me mbajt besën që m’ke dhanë,qysh at’ ditë që jem fejue “…

Kështu thotë një këngë shkodrane,që këndohet në ziafet;Mirëpo erdhi koh’ jallane,dashuria vaj medet…..

Një javë kohë pas martesës,dashurisë i luan kandari;Burri fshihet prapa kthesës,ndërsa gruaja tek mullari….

Jetojmë kohë moderniste,besnikëria ka dale boje;Në këtë botë pacifiste ,le t’shetisim hoje m’hoje….

I GJALLI ME TË GJALLËT

Një fisnike, thonë qëmoti,kur një ditë i vdiq bashkëshorti,vuri kujën bot e bot,grisi faqet, derdhi lot.

Pastaj burrin n’atë dynjae përcolli me hata;Përmbi varr i tundi dorën,hodhi dhé, i vu kurorën.

Dhe u kthye tek konakue dërmuar nga meraku.Siç i ka fisnikes hije,na u vesh me rroba zije. . . .

Shkoi një vit e shkuan tri,me kiamet e me mërzi…Ftohu dimri e vera poqi,rubn’ e zezë ajo s’e hoqi.

Shoqet rrotull kuvendonin,qeshnin, loznin e gëzonin,por asaj s’i qeshte nuri,e kish mendjen veç tek burri.

41

Page 42: Bote e Çuditshme

. . .

Por një natë një ëndërr pa,ish një ëndërr, një hata…N’atë dynja iu duk se shkoi,atje burrin e takoi.

Burrë azgani, more mik,veshur spic si një ashik,po shetiste në parajsë,krah për krahut me një vajzë….

Grua-zeza kur pa burrin,deshi të përlante drurin…Por parajsa dru nuk kishte,ndaj ia nisi me grarishte:

-Si mor burrë ke katandisur?Si dashnor qenke kurdisur?Ndërsa un’ atje ku më le,kam tri vjet si grua vé…

Qaj çdo natë e qaj çdo ditë,kurrë s’mu tha loti tek sytë,rubn’ e zezë, në dorë qiriun,rri vajtoj për burrë-ziun….

-Eh moj grua,- burri folidhe një lule i përcolli,-N’atë jetë e në kët’ jetë,le ta marrim punën qetë:

Më ke dashur, të kam dashur,njëri-tjetrit jemi qasur;Me të vdekur tash kam hallin;Rrno dhe ti pra me të gjallin…. . . .

Gjumi doli, ëndërra shkoi,gruaja ëndërrën e besoi;Hoqi shpejt rrobat e zisë,çeli derën e shtëpisë.

Doli jashtë shend e verë,porsi lulja në pranverë;Kishte gjetur të vërtetën,lum ai që gëzon jetën !

42

Page 43: Bote e Çuditshme

DASHURIA NË ÇDO KOHË

Bashkëshortët, burrë-grua,lidhur fort si mish e thua,kur në mes kanë dashurinë,nuk e njohin pleqërinë.

Në martesë u qeshet nuri,ndrisin faqet si purpuri,vishen, ngjishen, pispillosen,dalin xhiro dhe krekosen.

Në lulishte, shetitore,kapur fort dorë për dore,ecin, qeshin, bëjnë tullumba,çuçurisin si pëllumba….

Bëhen prindër, lind fëmija,shumfishohet dashuria,u qesh shpirti, ndrisin sytë,burri zjarr e gruaja dritë. . . .

Ecën koha, kalojnë vitet,lindin hallet si simitet…Thotë gruaja: “Që kur polla,mua të zezës, m‘u tha zorra”.

Burri qesh edhe ndërhyn:-Gruaja ime bëj durim,tash jetojmë për evlatin,ndaj harroje ti rehatin…..

Nganjëherë për nostalgji,bëjnë doemos dhe dashuri.Veç ta dini, ashiqari,dalngadalë po shkon behari… . . .Le t’i rrimë të vërtetës:Kjo pra ësht’ tabllo e jetës,me të liga e me të mira,me livadhe e rrëpira.

Jeta, thonë, është koridor,ku qëndron ti provizor; Gëzon fatin, qanë dertet,sipas shansit që të jepet.

43

Page 44: Bote e Çuditshme

Ndaj shfrytëzoni dashurinë,se ajo e mban njerëzinë;Pa të bota errësirë,edhe jeta shkretëtirë.

VALLË, SI ËSHTË DASHURIA ?

Vallë, si është dashuria ?Është lisho, a me vija ?Në dy kohë ta leçisim,dy batuta t’ia qendisim:

Në rini kur bëhet seksidhe në kulm gufon’ oreksi,dashuria bashkëshortore,bulëzon si lule bore

Bota duket si ylber,“Majë kalit” jep e merr,Taraboshi duket fushë,trëndafila çdo gëmushë….

Kur shkojnë vitet e vjen plakja,edhe ujë ka marrë “patllakja”,dashuria bashkëshortore,duket si karrocë dore….

Plak e plakë aty n’votër,duken si vëlla e motër…Na i kthehen nostalgjisë,kujtojnë vitet e rinisë….

S’ka më puthje e përqafime,as shtrëngim e ledhatime;Se lëkura, rrudha, rrudha,nuk kandiset as me hudhra….

Plaku plakës i flet lehtë:-Më je fishkur moj e shkretë,-O më marsh pleshtat or plak,më je bërë si guhak….

Dhe kështu me hidh e prit,dhe batuta qit a qit,dy plakushët shtyjnë vitet,dhe asnjëri nuk mërzitet.

Se t’a dini, ua them vetë,kush ka hyrë në moshë të tretë,që ta ketë kësmet nafakën,

44

Page 45: Bote e Çuditshme

ta dojë fort e ta ruajë plakën.

Dashuria është virtyti,që shëron çdo plagë shpirti;Pa te jeta, byrazer, do na dukej si në ferr.

Në çdo moshë e në çdo stinë,mos harroni dashurinë:Po e latë atë të soset,edhe dielli do sterroset….

. TË LEHTA POR TË VËRTETA

SHEH RRUSHI RRUSHIN

Kur në post na vjen zyrtari,ndrit e shndrit si qelibari,pastaj myket e mafioset, dalngadalë kontrabandoset.

Pyet ndonjëri për sqarim:“Vallë pse ndodh ky transformim ?”Kollaj fare, një rrugë ndiqet: Rrushi – rrushin, sheh dhe piqet.

BISHTI DHE SQEPARI

Shkon tek shefi, të pret mirë,të buzëqesh në fytyrë.Në pusullë diçka shënon,tek zëvendësi të drejton.

Por zëvendësi, hijerëndë,të gozhdon aty në këmbë;

45

Page 46: Bote e Çuditshme

Të përcjellë nga ke ardhë,pa ta zgjidhur fare hallë.

Bën çudi qytetari:“Më i rëndë bishti se sqepari…”

KUSH SHANË, SHANË VETEN

Rremën e shanë,çfarë nuk i thanë,por ai për besë, qëndroi mënjanë.

Me vete tha :“ S’po bëj kjametin,dihet tashmë:Kush shanë, shanë vetin“.

ORATORI

Fliste oratorihipur në tribunë;Njerëzit s’po ia varnini shkonin nën hundë.

Pyeti shoku – shokun:- Pse i shkojnë anës ?- Flet si e ëma e Zeqoshipur n’majë të thanës.

KALO LUMIN….

E thotë horikur hedh hallin,“ Hodha lumintë dhjefsha kalin “.

Deputetisa merr rrogën,nuk vonon,me nder dhe …votën.

46

Page 47: Bote e Çuditshme

MË THE E TË THASHË

Unë s’e pashë, por ti më the.Mua më thanë se vetë s’e pashë.Atëher’ kur gjë nuk pe,pse merresh me them e thashë ??!!

MË MIRË VONË SE KURRË !

Koleci kur mbushidyzet vjeç e ca,na u bë dhëndërr,hajde marshalla.

Më në fund,- thanë,Leci u bë burrë…Epo shyqyr zotit,më mir’vonë se kurrë.

-Besa,- qeshi Noshi,disa dhe i thonë :Kur kalon dyzetat,më mirë kurr’ se vonë. MENDJA

Mendjemadh ? E zeza e të zot.Mendjevogël ? Mos o zot.

Në këtë botë karnavale,rron më mirë pa mendje fare.

NGA E THËNA - NË TË BËRË

Nga e thëna , në të bërë,ësht’ në mes një lum’ i tërë.

Kështu foli dikur plaku,kur tymoste tek oxhaku.

Tani “lumi“, more xhan,është bërë oqean.

Ndaj dhe fjala “ Në të bërë “,duhet kthyer : “ Në të vërë “.

47

Page 48: Bote e Çuditshme

BISHTI I DARDHËS

Halla pati thënë,sa i doli llapa: “ Dardha, more nipae ka bishtin prapa”.

Por ne e harrojmë,porosinë e Hallës,ndaj e kullufisimbishtin fill pas dardhës…

PËSIMI

Më pat’ thënë i ndjeri gjysh:“Kur s’ke pula, mos bëj ishsh “.

Mirëpo unë, mushkë xanxare,këtë mësim s’e thitha fare.

Për të tjerët me eprorin,kapardisa kraharorin.

Iu ngrefosa para hundës,duke lënë,…vendin e punës.

KËMBËT E RRENËS

Rrena i ka, thonë, këmbët e shkurtëra.( Kjo rrenë s’hahet as me hudhra ).

Njëzet vjet këto partitë,po na rrejnë ditë për ditë.

Rrena, rrena, mal në letër,këmbët e rrenës - kilometër….

DY BATUTA

48

Page 49: Bote e Çuditshme

Thotë labi fjal’ të urtë,kapet shpejt pa lodhur trutë :

“ Për një pe, për një gjilpërë,vate dëm, një punë e tërë “.

Ja pret Shkodra, lehtë e lehtë,qit a qit e nxjerr një bejtë:

“ Kur s’ke penin, as gjylpanën,nuk e ban me bebe nanën “.

GUSHT E GUNË

Diell i gushtit, rreze arit,Veladini del pazarit,veshur shik me pardesy… Dikush qeshi hi, hi, hi.

Ç’më je veshur, sytë e ballit,si me kenë mes Janarit ?!- Eh or mik, e din një punë ?pleqtë thonë: “Gusht e gunë“....

“DIALOG “

Vetëm dy janë në takimdhe kanë hapur diskutim,për një gjë të vockël fare,oh ç’po zihen ashiqare….

Rrumbullak të dy si pjepri,çka thotë njëri, s‘e thotë tjetri,shkurt hesapi pa e zgjat,hane Shan, hane Bagdat.

SIÇ DIN VETË

Thonë disa, “ Pasha Shënkollin, Duke pyetur gjen Stambollin“.

Por në jetë paska kthesa,pyetja e shumtë qet ngatërresa.

Ndaj or mik, pyet shtatë a tetë,dhe në fund bëj si di vetë.

49

Page 50: Bote e Çuditshme

PREMTIMI

Premto mot e premto sot,mbet gomari pa kullot.

Prit e prit të mbijë bari,kur ka mbirë, kish’ cof gomari….

TYMI DHE ZJARRI

Dikush thotë me deklarim:“Kjo që thoni eshtë tym“.

“ Pasha bukën, ia pret djali,unë të them, është zjarri“.

Ndërhyn plaku, i qeton,kur u thotë si konkluzion:

- Të dy jeni barabar;“Ku ka tym, ka dhe zjarr“.

PULA, APO VEZA ?

Në kulm të debatite pyetën xha Sulën:Pula bëri vezën,apo veza pulën ?!

- Ç’të t’u them mor djema,hatri mos t’u ngeli;Shkoni edhe pyesni,ndoshta e di gjeli…

SAPUNIN PËR DJATHË

Ju duk i mirë,kallëp i bardhë,ndaj e përsheshi,n’çanak me dhallë.

50

Page 51: Bote e Çuditshme

Kur e përtypi,na u shkumbos,dhe iu perzie,iu vështiros.

E mori vesh,kur sosi fundin,në vend të djathit,kish ngrën’ sapunin.

DUART TONA

Në trup të njeriut, dy duar vendosur,goditur, sajdisur, model i përsosur;Krijuesi na i dha qysh në ftillesë,t’i kishim apriori mjet për jetesë.

Dhe duart njeriut iu gjendën në jetë,përballjen me jetën ia bënë më të lehtë;Së bashku me mendjen zotëroi natyrën,i thithi asaj, nektarin, yndyrën.

Duart e njeriut janë të një modeli,si një vepër arti, si një “kasus beli”;Por në jetën tonë, në këtë botë jallane,duart sipas veprës janë laramane.

Duar gjithë kallo, argasur me punën,por dhe duar që rrinë, kruajnë vetëm hundën;Duar që djersijnë, duar që dihasin,por dhe duar kote, që veç duartrokasin.

Duar që i futen shkencës, internetit,por dhe duar gjumashe, pranë gotës fërnetit;Duar që prodhojnë të mira materiale,por dhe duar që nxjerrin një mijë e një halle.

Duar si pambuk, që të përkëdhelin,të shëndoshin supin, ledhatojnë belin,por dhe duar hiluke, që e dredhin bishtinkëtej të fërkojnë, andej t’futin gishtin… . . .Jeta jonë sot, mbushur marifete,për dorën ka nxjerrë dhjetra epitete:Dorë delikate, dorë muzikanti,

51

Page 52: Bote e Çuditshme

por dhe dorë mafiozi, dorë intriganti.

Dorë që ngrihet lart e të përshëndet,por dhe dorë e zezë, që natën të vret;Dorë që bën ligje, dorë që vulos,hedh firmën qesim edhe të varros.

Dorë që të ndihmon, e të bën nderën,por dhe dorë e poshtër që të fik derën;Dorë pushtetari që të rjep kuletën,dorë krimineli që të shkurton jetën.

. . .

Duart siç e thamë janë për jetesën,por dorën shtrëngojmë dhe kur japim besën;Dorën japim mikut e i prijmë në votër,me dorën në zemër e ftojmë në sofër.

Dorën ngremë lart, tjetrin përshëndesim,me një “Tungjatjeta” i urojm’ mëngjesin;Duart çdo moment, ne na zgjidhin hallin;Mbajini ato pastër, siç mbani dhe ballin.

BOTË E NDËRVARUR

Bota jonë e sotme, themi pa u tallur,fund e majë qenka, botë e ndërvarur;Deklaratën time merreni seriozisht,Fjala pavarësi, qenka rrenë me bisht.

Jeta e njeriut ngjan me një salon,një salon i vogël, që shpejt e kalon,duke përshëndetur si nga majë e kodrëse duke paguar kusuret e “lodrës”.

Kur ësht’ djal’ i vogl varet nga mamaja,nga babi, nga njerku, halla apo daja;Pastaj kur hedh shtat, me jetën parballetHumbet pavarësinë dhe varet nga hallet

Sa del nga shtëpia, herët në mëngjes,njeriu i shkretë mbushet gjithë stres;Për të siguruar, si i thonë tagjinë,është i detyruar të shesë pavarësinë.

Ne jemi të varur nga hallet e jetës.Fati ynë varet nga pesh’ e kuletës. Në jemi të varur nga humor i shefit,

52

Page 53: Bote e Çuditshme

ndaj e hedhim vallen siç i bjen ai defit.

Buka e puëtorit, jeta e qyqarit,varet mga mëshira e zotni pronarit;Fatin e bisnesit e ka tatimori, lirinë ose burgun ta jep prokurori.

Jemi të pavarur, bëjmë politikë,thërret deputeti kur na bën replikë;Po kur nis votimi e vendoset puna,deputetit tonë i gremiset hunda.

Votën trafikon për një dorë pare,që i mori borxh kur hyri në “valle”;Pavarësi e tij, për kokën e nanës,mbetet kacavjerë mbi degën e thanës.

Provo të ankohesh, atje lart tek shteti:Zgjidhja e ankesës, varet nga ryshfeti,sepse edhe shteti, që të mbajë karrigën,diku e ka varur, or mik prapanikën.

. . .

Historinë e mbyllim me njëckë batuë,me një fjalë të popullit, një fjalë të urtë;Populli par varësinë, thotë or tungjatjeta:“Çdo lloj berri varet, nga këmbët e veta”.

Fjala formalisht është për bagëtinë,por në realitet, flitet për njerinë.Sidoqë të jetë, bota është e kallur:Ajo është e varur, madje e ndërvarur.

CELULARI SHPËTIMTARICELULARI GJYHNAQARI !

Qysh se doli celulari,ka ndryshuar dhe shqiptari;Marifetet ia mësoi botës,ka nis vrapin drejt Europës….

Deri dje kishte burrninë,ndaj në brez mbante alltinë,por tani zog’ i shqiptaritka vënë kllefin e celularit.

53

Page 54: Bote e Çuditshme

Ngado vete , ngado shkon,AMC e VODAFON;Me ta kemi zënë merak,na janë bërë si baxhanak

Je në rrugë a në bufe,në guzhinë a në VC,cërr, mërr zilja tingëllon,shkel butonin bisedon….

Bisedon shoku me shokun,bëjn’ kuvend Lleshi me Frrokun;S’ka nevojë të lidhësh tela,me jaranin flet Margjela….

SMS çon vajza djalit,dhe takohen pas mullarit;Plaku plakës nis mesazhin,plaka krihet bën makiazhin…

Nusja e bukur tek lokali,që për burrin e merr malli,kur aty s’e ka padronin,pas banakut shkel butonin;Me lezet lëshon një puthje,ia dërgon burrit në kufje….

Por t’a dini dhe më hollë,gjithë lezeti është në shkollë;Kur në vend të arsimtarit,vlon muzika e celularit….

Dhe në kopësht, ca fatosa,që i kanë prindërit bossa,varur qafës gjerdan ari,bashkë me te dhe celulari….

Shkurt hesapi, pa e zgjatur,Celulari na ka “kapur”;U çliruam nga barbari,Ramë rob tek celulari….

AMC dhe VODAFONI,janë bërë si Harpagoni;Në një anë na buzëqeshin,n’anën tjetër na e ngjeshin….

Plot dhjetë vite monopol,na kanë zhvat në portofol;

54

Page 55: Bote e Çuditshme

Një minut bised’ moj nane,fluturon një koromane….

Le pastaj me Italinë,Gjermaninë, apo Anglinë,sa të pyesësh “si je burrë”Të shkon tava që ke n’furrë… . . .

Celulari shpëtimtari,Celulari gjynahqari;Për çdo ditë na e rras golinna e ka grisur portofolin.

Ndaj kujdes me llogarinë,se do lini peng shtëpinëdo kërceni napoloninduke pritur… Lala Gjonin.

MBANI PASTËR GOJËN !

Gojën afër kokës, krijuesi e vuri,të nxjerrë me tingull, at’ që prodhon truri;

Por disa prej nesh, pa u bërë përshtypje,e përdorin gojën, vetëm për përtypje.

Ca të tjerë akoma, kjo nuk u mjafton,gojën e kurdisin, e bëjnë megafon.

Nga goja nxjerrim, mjaltë edhe sheqer,por për fat të keq, vjellim edhe vrer.

Orator filani, ligjëron bilbil,është gojë ëmbël, sillet si xhentil;

Shihe atë tjetrin,

55

Page 56: Bote e Çuditshme

gojën si çorap,si nuk lodhet gjanëm, mbeti duke llap….

. . .

Goja nga ushqimet, erë na mban shpesh,ndaj përdorim furçën edhe akuafresh;

Po kur ajo ndyhet me zhargon të rrugës,nuk e pastron dot as me furç’ këpucësh.

Goja bashkë me trurin, nxjerrin bukurina,kur shkëputin lidhjet, pjellin dhe marrina.

Ndaj këto të dyja, nëse më dëgjon,kurdisi së bashku, vëri në sinkron;

Ndryshe po ta them, do të gjesh belanë:Kur nuk punon truri, goja qelb dynjanë.

BOTË E ÇUDITSHME (Fabula )

QENI DHE NJERIU

Ndër kafshët që zbuti njeriu dikur,këlyshi i ujkut i doli më burrë;Besnik në jetë, në çdo situatë,gardian tek porta, çdo ditë e natë.

Por ndodhi çudia, që nuk ka kuptim,

56

Page 57: Bote e Çuditshme

(të paktën gjer sot, s’ka gjetur shpjegim);Si shpërblim për besën, që e kish’ në gen,njeriu i mençur, na e quajti qen.

Madje kur i teket, njeri- supermenit,i bërtet egër: “Pusho, qen bir qenit”.Kafsha rrin gatitur dhe zbaton detyrën,se ka dhënë besën, nuk e nxin fytyrën.

Veçse ndonjëherë, zien e shungullon,siç ia thotë rradakja, nis e mediton :“Ah moj jet’ e poshtër, ah moj jet’ e shkretë,unë apo imzot, është qen i vërtetë ??!”

NJË TURI KANË

U mblodhën mbasdarke,kafshët shtëpiake,të zgjidhnin një të parë.Propozuan me radhë :

Dikush zotni gomarin,një tjetër tha për kalin,delen, lopën a kaun,madje dhe maç-mjaun.

Por dhija brirë hollëe me mendjen fjollë,foli e çau terrin : - Kryetar të vëmë derrin.

Për cilin derr po thua,se kemi nja shtatë në katua ?!- Zgjidhni, tha dhija, pa doganë,se derrat një turi kanë.

KA NDËRRUAR MOTI

Në doganë, në postabllok,po bën roje një maçok.

Pranë tij i vogli mi, bën dyzen me çifteli.

I habitur pyet Merlaci:Si s’ka frikë miu nga daci ?!

57

Page 58: Bote e Çuditshme

Eh or mik, ka ndërruar moti, nuk është miu si qëmoti.

S’pyet për dac as dacëri,se ka mik në qeveri.

KËMBËT E SHPEJTA E FAQJA E BARDHË

Ngusht e ndjeuveten lepurushi,kur qimen një ditëngrefosi Arushi.

Ndaj ia therisi t’ish’ në garë,“ Këmbët e shpejtae faqja e bardhë “.

DY KAPOSHA DHE QYMEZI

Dy kaposha majë gardhit,( jo prej qejfit, por prej hallit ),kakarisin çdo mëngjes,kush të jetë zot në qymez.

Pulat rrinë e bëjnë sehir,plot frikë e gjak të ngrirë….Veç një zogëz, trimaloshe,ka ngrit’ zërin, nga një qoshe :

-Për pozitë, more të gjorë,ç’po na bëheni therorë !Por që ju t’bëni “ Këndezin “në fillim ngrini qymezin.

BALUA DHE LARO

Baloja rrin tek der’ e stanit,ruan tufën e çobanit;Ndërsa Laro, soj zagarit,bredh çdo ditë përmes pazarit.

58

Page 59: Bote e Çuditshme

Kur vjen puna tek kazani,vrapon Laro pelivani;Për të ngrënë zë vend të parë,ngelet Balua zorrëtharë….

Kjo ka ndodh e ndodh përherë,si në dimër dhe në verë;Kot t’i bësh duart me kallo,nuk len Laro, të hajë Balua.

HUNDA, MIU DHE MUSTAQET

Hunda, dihet or lum çuniështë roje përmbi faqe,por një ditë e zuri gjumindaj shkoi miu mbi mustaqe.

Flet i zoti nevrikosur :- Për një herë po bëj derman,por kam frikë, ky i përdhosurpo m’i bën mustakt urban…

Ia kthen fqinji aty n’derë: - Pastro hundën e mos qesh,sepse miu kurdoherë,lyp me gjet’ ndonjë hundëlesh…

KORBI KORBIT S’IA NXERR SYTË.

Krrau, krrau në një grykë,dy zogj korbash kacafytë;Në duel në fushë mejdani,po përleshen mor amani…

Disa shpend aty në pyll,nga hataja u bënë dyll;“ Obobo, u bë kiameti,na u vranë korbat ndër veti “.

Qukapiku majë lisit,i ka folur kështu fisit :- Rrini t’qetë mos kini frikë,korbi- korbit s’ia nxjerr sytë.

59

Page 60: Bote e Çuditshme

FESTA E MINJËVE

Lart në odë krisi poterja,u zunë daci e kotelja;Ngrehur qimet nga inati,nisi flakë me marrë debati.

Poshtë tyre në bodrum,shtruar birrë, raki e rum,dy mijusha nisën vallen,sa çuditën krejt mëhallën.

- Ç’paska ndodhur tha komshiu,që këndon me t’madhe miu ?!- E kanë festë,- ia pritën shokët,se po zihen lart maçokët.

QENI DHE ZAGARI

Bri oborrit të fshatarit,na kalon një tip zagarit.Sheh një qen roje tek dera,nis e tallet që nga ferra :

- Byrazer, mbete nga mot,lidhur roje pas tët zot,ndërsa unë bredh pa karar,nga pazari në pazar….

- Mos m’a qaj hallin or mik,ia pret qeni me vërtik;Unë zanatin s’e ndryshoj,se nuk jam si ti në soj.

Ty prandaj të thonë zagar,se vjen rrotull në Pazar,me nallane e pa nallane,tuj lëpi ndër sallahane.

BOTË E ÇUDITSHME

Dy-tri gardalina, strukur në kafaz,cicërojn’ mes tyre, me hare e gaz.

60

Page 61: Bote e Çuditshme

Po çukitin farat, që u hedh pronari,dhe tallen me zogun, posht’ tek trotuari.

“O mor zog i gjorë, qenke shumë i mjerë,këmbët sakatuar, flatrat të janë çjerrë;

Ç’më çukit në pluhurpër disa thërrime?Eja, ngjitu lart, në folezën time.

Në shtëpinë tonë jeta pun’ e madhe,hamë fara luleshedhe hedhim valle;

Pimë uj’ me gotë edhe cicërojmë,pastaj gjithë ditën, rrimë e këndojmë…”

Zogu ngriti sqepin, pudrosur nga dheu,me një cicërimë batutën e ktheu :

“Eh moj gardalina, mos u sëkëlldisni,për mjerimin tim, mendjen mos e vrisni.

Unë jetës time i kam dhënë karar,më mirë varfanjak, se sa me pronar.

Preferoj më mirë të rroj në liri,se sa i mbërthyer si ju në kuvli “.

. . .

Kur po regjistronim kët’ esse dileme,shikimi na vajti

61

Page 62: Bote e Çuditshme

mbi një majë peme;

Kryet na mbeti lart, gati bëmë tollumba,në majë të pemës, ”putheshin” dy pëllumba…

- Eh, bot’ e çuditshme, thamë ne qytetarët;Në disa variante i ka hedhur zaret:

“Mëny”-ja e paska, mishin edhe prasin,lum kush ësht’ i zoti, të mbërthejë “Asin”.

ZAGARI DHE GJUETARI

Midis pyllit një mbasdite,një zagar po ulurinte;Me një zë aman, aman,thua se ishte një luan.

Kafshët e pyllit i zu data,tok u mblodhën si të ngrata;Pëshpërisnin, belbëzonin,si t’ia bënin të shpëtonin….

Njëra syresh ngriti zanin:-Hajt more, mos bëni namin. Ai që leh ësht’ një zagar,që e gjen në çdo pazar….”

- Po mor xhan, ia priti shoku, që kish hyrë në ujë si doku;Ësht’ vërtet këlysh zagarit,por merr zemër prej gjuetarit,që e nxit aty mbas gardhit.

“ LLUSTRACIONI “

62

Page 63: Bote e Çuditshme

Banorët e pyllit u mblodhën mexhelisdhe nisën kuvendin, aty nën një lis;Ariu i murmë, zot e kapedan,na shpalli fermanin, si t’ishte sulltan:

“Pyllëtarë të dashur, mjaft kemi llapur,s’mban më ujë pilafi, dosjet duhen hapur,le ta shohë pylli edhe bota mbarë,kush nga ne surratin e ka të palarë.

Ai që për rrezik, pis i ka mustaqet,vetë nga kolltuku, t’i lëvizë mollaqet;Mjaft ka kullotur, në maj’ të pushtetit,le të ulet poshtë, atje mes miletit…..”.

Pas këtij fjalimi nisi mexhelisi,mori zjarr debati, gati u dogj lisi,nisën hakërimat, që nuk kishin sosje,kundër shoqi-shoqit, o burra me dosje.

- T’i hapim, t’i hapim që të gjithë defterët,të shohim Ci-Vi-në, kush e ka të errët…,bërtitën njëzëri ca kafshë nga fundi;Por Skilja e vjetër bishtin e tundi:

- Eh moj kafsh’ të gjora, komshijet e mija,siç po duken bathët, iu ka zënë rakia;Jeta mor të dashur është gjithë dosjeqysh nga ditëlindja, gjer në ditësosje.

Pylli ku banojmë, shkarpa edhe shkurre,na e ka mbushur “qesen”, plot me kusure,ndaj tenxheres jetës, s’ia heqim kapakun,ndryshe nxjerrim sheshit, llumin dhe handrakun…

Ligjërat’ e Skiles i pëlqen Ariut,Ujkut dhe Çakallit, por dhe Derr- thiut,që e dinë mirë se dosjet e tyre,janë nakatosur me lloj, lloj lëtyre.

Ndaj në përfundim, me forcën e votës,drejtimin që kishte, ia ndryshuan “rrotës”:Hapja fletë për fletë e të gjith’ defterit,kafshët do t’i fuste në pikën e sherrit.

Një ligj ”moderato”, vendosën pyllëtarët:Dosjet do të hapen vetëm për zagarët,që guxojnë e lehin mbi Ujkun, Ariun,Dhelprën e Çakallin, apo Derr- thiun.

63

Page 64: Bote e Çuditshme

Të tjerat u tha, t’i shohë komisioni….Po të jetë nevoja, t’i kapë llustracioni.Nevojën për llustër e bjen situata,kush qëndron me Lalën, bën dhe refishata.

MIU, MORE MIU !

Miu, more miu,miu koroziu,para disa kohësh,faqen na e nxiu.

Kur në “Qemal Stafa”,po luhej futbolli,miu futi hundët,tek transformatori.

Telat ngjyrë kafe,kujtoi çokollatë,i kafhshoi me dhëmbë,e na solli natë...

Terri mbuloi fushën,ndeshja u ndërpre;Mbi dy milion euro,shkuan në halé.

Reklama e ndeshjes,oh ç’na pati hije,por reklamë e shkretë,iku për lesh dhije...

Na u nxe ministri,që mbulonte sportin,shefit të stadiumit,ia “përdrodhi” shortin.

Pastaj lëshoi urdhër,miun t’arrestonin,si sabotator,ashpër ta gjykonin.

Po a kapet miu ?Ai kërcen si plesht.E mbërthen nga bishti,por të ikën fësht.

64

Page 65: Bote e Çuditshme

Dikur çamarok,tani s’ia gjen shokun;Po t’i shkrepet miut,han edhe maçokun.

Ca duan të thonë,se ky biramel,dhe portat e kaskadës na i paska çel.

Dhe në Kalimashe përdrodhi belin,hapi disa vrima e shembi tunelin.

Ndërsa në Gërdec,ashtu kot së kotit,i vuri fitilin,turrës së barotit...

. . .

Çfarë po ngjet me miun.që është trimëruar ?Sheshit nxjerr turirin,pa u frikësuar ?

Për fatin e tij“hunda” ka zënë leshNdaj dhe koroziuNis e bën përshesh !

Si do vejë puna,do na dalë gjumi ?Apo do gërhasime t’na marrë lumi ?!

NJË SHAKA ZOOPARLAMETARE

Nën degë të Çinarit, mbi pllakat e rrugës,një tufë me shpend, ia kanë nisur punës,punë për kokë të punës, jo llafe e dokrra,

65

Page 66: Bote e Çuditshme

sejcili për vete, po çukisin kokrra.

Pronari i tyre, një zotëri ashik,ka ngritur një mini-kopësht zoologjik;Me zogj e me pula, me pata e rosa,papagall, pallua dhe gjela kokosha.

Ky kopësht hata, ky kopësht levend,si dy pika ujë, ngjan me Parlament,madje, le ta themi, pa i ardhur anës,i ngjan Parlamentit të madh të Tiranës.

Sejcili nga shpendët, me mënyrën e vet,sillet, kapardiset, si një deputet;Gjoksin e ngrefosin, sqepat rrotullojnë,nëpër trotuare, kokrrat i gjurmojnë.

Ja shikoni Rosën, bashkë me Rosakun,një çift ideal, le t’u japim hakun;Për skotën e tyre ndizen si çakmak,12 muajt e vitit, vetëm mak, mak, mak.

Pata qafëgjata, me mistër Patokun,nuk e lënë vetëm, kurrë shoku-shokun;Me ga-ga në gojë, ditën edhe natën,dinë të përshtaten, shpejt me situatën.

Pula edhe Gjeli, siç e kanë zakon,njëra bën vezën, tjetri rrin këndon;Zogjtë u venë prapa, plot me cicërime,mundohen të gjorët, të mbledhin thërime.

Brenda në këtë turmë, ngjyra laramane,mbushur me panine edhe koromane,pak më lart se shokët, rracë soj në thua,bishtin shumngjyrësh, tund një pallua.

Në këtë Parlament, parlament zavalli,gjendet doemos edhe Papagalli;Se pa papagall, s’ka komunitet,madje as Parti dhe as Parlament.

. . .

Tash që prezantuam kët’ lloj parlamenti,le t’i bëjmë ca pyetje ndonjë deputeti;Pyetjet janë të thjeshta, me dy fjalë të thata,ja, ta nisim sefte me zonjushën Pata:

E nderuar Patë, pashë besën e zotit,gjermani i fundit, kur iku prej Hotit ?

66

Page 67: Bote e Çuditshme

Nuk e di, thotë Pata, unë jam e re,në ato ditë të zjarrta isha koqeve…

Po ti mor Patok, trim e bir’ i trimit,a mund të na thoni datën e çlirimit ?Patjetër ta them, ësht’ njëzet e teta,e mbaj mend fort mirë, isha n’paliçeta…

Jo, kërcen Rosaku, m’a ka thënë nëna,data e çlirimit ësht’ njëzet e nënta;Pula kakaris:- Shpirtin,- thotë,- ma plasën;Këtyre rrencakëve do t’u bëj glasën….

Lafshën ngreh kaposhi, lëshon kikirinë:-Asnjeri nga ju s’e din historinë.Më këto budallëqe latë pikën e namit,datën e çlirimit, marrjani gjermanit.

Në fund të debatit, ndërhyri Palloi,që nga kreu i vendit zgjidhjen e kumtoi:-Rrini mor të qetë, pse me kaq nxitim,mos e prishni gjakun, bëjmë dhe pa çlirim….

Fundja, pse ta mbajmë datën e çlirimit,vetëm për të shtuar ditët e pushimit ?Tash që shkojmë n’Europë, more lum zotnia,nuk na hyn në qese as dhe pavarësia….

-Eh, - thotë Papagalli, bota ka ndryshuar,paqe gjithandej, lufta ka pushuar;Atje në BE , miqtë po na presin,plot me bujari, të na japin….preshin…

. . .

Ky kopësht hata, ky kopësht levend,si dy ika uji ngjan me Parlament;Madje le tat hemi, pa i ardhur anës,i ngjan Parlamentit të madh të Tiranës.

67

Page 68: Bote e Çuditshme

. RAPSODI “DEMOKRACIE“

REZYME PËR PARLAMENTIN

Në cilin vend në Shqipëri,ka me shumicë shqiptari ?

Ku janë të kombit baballarë,azganë, pelivanë edhe atllarë ?

Ku mund të gjendengushuqë me rrathë,me bark e vithe si fuçi me djathë ?

Ku flitet njëherësh, si t’ishte han,njeri ham hum, e tjetri hum ham ?

Ku mund të futet, paksa me hile,me gjithë turi,dhe derri me zile ?

Ku sër pozita dhe opozita,shahen e çirren e sulen me thika,

68

Page 69: Bote e Çuditshme

dhe pas një ore në pijetore,puthen në buzë si dy dashnore ?

Ku thuren ligje gjoja për popull,e populli mbetet me dorë në rrotull ?

Ku luhet fati i mjer miletit,ku degjeneron bërtham’ e shtetit ?

Ku politika ia fut katundit,e Shqipëria zvarritet e fundit ?

Ku burrat fshihen pas gjethes së fikut,ndërsa vatani shkon drejt rrezikut ?

Të gjitha këto, pa kompliment,i keni brenda në Parlament.

. . .

Doemos aty, ka dhe të mirë,por ah, janë viça të palëpirë.

Përpara kaut, buallit e demit,ngjajnë si puplat e pulastrenit.

Në Parlament këndojnë sarhoshët,ligjet allasoj i bëjnë kodoshët,

që kanë ideal vetëm paranëdhe për fitimin mohojnë babanë.

69

Page 70: Bote e Çuditshme

Madje dhe nënën e nxjerrin fitilnë mes të ditës dalin kopil.

Këta një shekull prapa na kthyen,katran me bojë fytyrën na e ngjyen.

Dhe kështu do të mbetemi, të zhgryer nga llumi,gjer sa të gjithë të zgjohemi nga gjumi;

Në krye të odës, për krushk të parë,të vemë njeriun safi shqiptar.

Bijtë e popullit, njerëzit e punës,e jo dështakët, që fshihen pas gunës.

Në krye të vendit të vemë atdhetarët,e jo zorzopët, mafiozët, mercenarët.

Vetëm atëherë na vjen Liriadhe zonjë e madhe ringrihet Shqipëria.

ZOTËRI RYSHFSTI

Personazh i ditës, ësht’ or vëlla Ryshfeti,personazh i ëmbël, si një lëng sherbeti…

Me zotëri Ryshfetin ne hapim çdo derë,kapërcejm’ kollaj, çdo gurë e çdo ferrë.

70

Page 71: Bote e Çuditshme

Me Ryshfet azganin, kapërcejmë malet,rregullojm’ problemet, zgjidhim edhe hallet,

zëmë ndonjë qoshe, kursejm’ edhe djersën,mrekullia vetë, qëndisim jetesën.

Kërkon një vend pune, që e ke për zemër,nuk të hyn në qese, ke apo s’ke emër.

Shkollën dhe përvojën askush s’e shikon,shohin veç ryshfetin, sa kile peshon.

Dipllomën që more, mbaje në mësallë,dhe master-provimet përsheshi me dhallë…

Zgjati shefit zarfin me euro, dollar,do ta shohësh veten menjëherë zyrtar…

Të del ndonjë yçkël me tapin’ e tokës?Mos u vërdallos si bishti i rrotës,

por bëj gati shukun me pare të thata,se tapinë e re, ty ta gatit “tata”.

Do të fitosh gjyqin, or mik me kojshinë,që në fund t’oborrit, nuk ta len shtëpinë ?

Më jep dy million, ti për prokurorin,t’ia marrësh kojshisë që të gjith’ oborrin.

71

Page 72: Bote e Çuditshme

Me zotin Ryshfetdel në selamet,nga fund’ i katundit bëhesh deputet;

Mund të mos e kesh emrin në regjistër,por me Ryshfet xhanin, ti gdhihesh ministër.

Kapedan Ryshfetin përdore si xhol,gjuaje kundërshtarin edhe rrasi ”gol”…

Me Ryshfet bandillin të don edhe krushka,me Ryshfet kopilin të pjell edhe mushka.

Ngrije pra dollinë, hidhe me fund fare :Bota ka ndryshuar, duket ashiqare.

Kemi, çfarë nuk kemi, gjer dhe internetin,por në radhë të parë, kemi Shtet-Ryshfetin.

QIT E PRIT SHKODËR - VLORË

Këto dit’ në prag Qershor,një shkodran shkoi në Vlorë;Një urim me pak humoria çon labit në oborr:

- Nadja e mirë, Vlona trime,si ke njeh mikesha ime;Ne të kemi me kimet,Shkodra ty të fal shëndet.

Labi del në fush’ mejdaniti shtrëngon dorën shkodranit,dhe i prin si burri – burritdrejt Sheshit të Flamurit:

72

Page 73: Bote e Çuditshme

- Mirëse m’erdhe Shkodra loce,Mbretëreshë e kësaj toke;Ti më rruaç sa mal i Çikës,se gjithnjë i bie pikës. . . .Pasi pyeten e shëndoshen,në një klub na rehatohen;Me raki e koca deti,na kurdiset muhabeti:

- Ju vlonjatët, thotë shkodrani,keni qenë burra zamani…Por ç’edo, iu mbiu tek dera,TEC– shejtan Petrolifera…

Labi ndizet prej inatit,dhe mornica i shkojnë shtatit,si të ishte në janar…Por nuk jepet, është krenar :

- Mos ma qaj hallin or mik,shih Centralin Atomik,kur të ngrihet buzë liqenit,ke me i ra karadyzenit….

- Ne Centralin nxorëm jashtë,se do bajm’ një HEC në Ashtë…

- Do ta shihni pas fushatëskur t’i bëjë naftën Ashtës,dhe të kthehet tek Centralet,se aty i dalin paret….

Labi ynë dhe shkodrani,që të dy burra zamani,tokin gotat, bëjnë urimin,rrinë e presin përfundimin.

Pas qershorit sos fushata,ishallah paksohet vapa…Kush në dorë merr pushtetin,të mendojë dhe për miletin.

Se pushtetin kemi xhan,pa pushtet nuk ka derman.Veç mileti ka një kusht:Ky pushtet të mos jetë pusht.

73

Page 74: Bote e Çuditshme

NASTRADINI SHQIPTAR

Ndryshe nga Azia, që ka veç një Nastër,Shqipëria jonëi ka në çdo ngastër;

Në çdo dy-tre veta, themi pa dyshim,njëri doemos, është Nastradin.

Nastradin ne kemi, brenda në pallat,dikush mund ta ketë edhe në një kat….

Vete tek sporteli, për çertifikatë,gjen Nastradinin, ardhur që me natë.

Kthehesh tek gjykata dhe bën një ankim,me Nastron përballesh, nuk ka diskutim.

Vrapon tek Bashkia, a në Prefekturë,do të gjesh se s’bën, Nastron deli burrë…

Ia fut për Tiranë, për tek Ministria,tek porta të pret, Nastro efendia.

Për tek Presidenca , nisesh të ankohesah,me Hoxhë Nastradinin, përsëri takohesh.

Nxehesh bëhesh uthull e nuk të mban vendi,kthehesh e merr vrullë, për tek Parlamenti;

74

Page 75: Bote e Çuditshme

Por kur futesh brenda, të luan kaptina,gjysma e deputetëve, dalin Nastradina….

. . .

Historia jonë, si e gjith’ njerëzimit,e ka njohur rolin e Hoxh’ Nastradinit;

Përrallat me rrena, që Nastro kurdis,janë ca të vërteta, që i ka çdo fis.

Por Nastro shqiptar, ndrysh’ nga Aziatiku,është më dobiç, është më antiku;

Ai nuk gjendet poshtë, vetëm tek mileti,por ka hipur lart, gjer tek pushteti

Dhe kur Nastradini, në pushtet kurdiset,rrena në shoqëri, rritet e harliset,

na hyn nëpër deje, na hyn në çdo venë,gjithë jeta jonë, na kthehet në rrenë. . . .

Po shkojmë në Europë, ju tashmë e dini,por atje s’pranohet Hoxhë Nastradini…

Ndaj Nastrot që kemi, në majë të pushtetit,duhet t’i përcjellim, tutje, drejt Orientit.

75

Page 76: Bote e Çuditshme

“YLLI I GJENERALIT”

( elegji nga 97-ta )

Gjeneral, të ndriste ylli,gjeneral;Në një vrimë të binte fyelli,si kavall.

U betove për parti,por si gjel,për reformë në ushtri,me themel.

Se kështu të urdhëruan,derdimen,kur në post të emëruansi një qen,

që lëpihet pas të zotitme kuisje,rrugë tjetër, rob i zotit,ti nuk kishe.

Se nga halli, a nga mallinuk e di,n’dallavere ti i paripate hi;

Dhe fillove me sopatëne dardharit,mbi kuadro, me reformëne xhandarit.

Sa e bërë kësisoj,lesh arapi;Dhe së shpejti, nuk vonoirezultatiTym e flakë, iku shkoi…krejt reparti….

. . .

Tash mbi supe të ka mbetur,veç spaleta;Por pa nder, si pul’ e rjepur,e vërteta.

76

Page 77: Bote e Çuditshme

Ndaj bërtasim e të themi, Gjeneral :Ato yje ku i keni,mor zavall….

Në…me nder, njerëzit thonë;bënë benë,Këso “yjesh”, djemtë tanë,të mos kenë.

Se nuk duam mercenarë,në ushtri;Duam djem kapedana, për Shqipëri.

PLAKU MERE NË GËRDEC

Në mesin e marsit, në prag të beharit,plaku Mere i Fizëve, na u ngrit prej varrit;

Nëpër errësirë, kuturu ka ec,duke zbardhur dita, mbërriti në Gërdec.

Në fshatin në fjalë, aty afër Vorës,gjithshka ishte djegur, nga shpërthim i bombës;

Në ara, oborre edhe në shtëpira,qindra gjyle topash, kishin hapur bira.

Plaku Mere ndali, fshatin e kundroi,rrotulloi sytë, mjekrën ledhatoi.

Qeshi me sarkazëm, aty midis rrugës,i sigurtë se gjylet ishin t’Mato Grudës.

77

Page 78: Bote e Çuditshme

Por një kalimtar, gjysëm sakatuar,të sqarojë Meren, nuk ka hezituar:

- O plaku Mere, ndërroi karakolla,s’ishte Mato Gruda, por Medi pisqolla.

Mato, ty dikur, me offman qyqarin,të lëshoi dy gjyle, të dogji mullarin;

Por Mato i sotëm, për të shitur skrapin,ndezi gjithë depon e na dogji fshatin…..

Ndërkohë aty afër, në gjysëm rrënojë,një radio e vockël nisi të ushtojë ;

Fliste kumandari, që nga Kryeqytetirridhte ligjërata, dëgjonte mileti :

- Qytetar të dashtun, u ba një gabim,një gabim njerëzor, ndodhi një shpërthim;

Nderim për viktimat, që e humbën jetën,por ama të gjallëve, do t’ua mbush kuletën…..

Dëgjoi plaku Mere dhe i ngjiret zani:- Ky,- tha duke qeshur,- qenka bir rrufjani…

Nuk e paska shokun, qenka tarabuk,të qëllon me gjyle, të vret me pambuk.

78

Page 79: Bote e Çuditshme

Dhe në fund e mbylli, duke u ngërdheshur:- Mua tash s’më mbetet, vetëm për të qeshur;

Po, po, të qesh, dhe me një “ hi, h, hi “- jetu largua tutje, duke tund tespijet…

. . .

Iku plaku Mere, mbetëm ne të gjorët,fshatarë nga Gërdeci, por edhe prej Voret.

Aty midis gjylesh dhe në mes të ftohtit,duke drithëruar më shumë prej barotit.

Disa vite prapa, mendjen rrotulluam,kohën e “monizmit”, seç e përkujtuam;

N’atë kohë’ këndonim, hej të madhen këngë:“ Shqipot seç e hanë, barotin me dhëmbë “.

Por, ja, erdhi dita, barotin e thatë,ta gatuajnë supë, fëmijët dhe gratë…

Sot me pushtetarët, që kemi kapicë,po e hamë barotin, bash në prapanicë…

. . .

Qytetarë të dashur, ju jap një mesazh:Bota ka ndryshuar, është bërë aliazh,

Thirrini kaptinës, 79

Page 80: Bote e Çuditshme

mblidhni tepelekun,nga shteti mafioz, do të hani tekun.

Ndaj i hapni sytë, mbani shoku shokun,dallojeni mirë, stofin edhe dokun.

Dilni zot vetvetes, nga Vlora në Shkodër,që në duart e huaja, të mos jeni lodër.

GRIPI I DERRITDHE DERRI I DERRIT

Nga Meksika vjen haberi,një virus na dërgon derri;Po na vjen nga Atllantiku,në Europë pëlcet paniku.

Veç tek ne, në Shqipëri,mbajm’ qeleshen përmbi sy;Kemi NATON, Amerikën,s’ka virus që na fut frikën.

Tek ne erdhën plot viruse,sërbe, greke, apo ruse,nga Italja, Allamani,gjer nga Kina e Vietnami.

Por mundimi u shkoi kot,ne ia dolëm “bot e bot”;Jemi racë shipëtari,çdo virus e djegim zhari.

A nuk doli lop’ e çmendur,një virus, virus me emër,që tronditi Britaninë,por dështoi me Shqipërinë ?

Pastaj erdhi grip’ i pulës,tek koteci i xha Sulës,mirëpo ne, pulat e ngrata, i “qëndisëm” nëpër pjata…..

80

Page 81: Bote e Çuditshme

Vetë Shef’ i Qeverisë,si t’ish shef i pularisë,me pirun mbërtheu pulën,dhe e hëngri me xha Sulën. . . .

Bota zien e shungullon,mbushur halle po rënkon,her’ me krizë, her’ me virus,ka rrezik të bjerë në pus.

Ndërsa ne se rruajmë trapin,kilometër kemi hapin,s’ka virus, që na ndalon,“ Shqipëria po ndryshon”.

Vendi ynë trandafil,pispilloset si bandill,me asfalt e me beton,po të duam dhe atom…

Mos e prish pra terezinë,ke garant Demokracinë;S’ka ç’të bën ty grip i derrit,veç kujdes nga “ Derr i Derrit “.

RENT, OR RENT;RENT OR MARA-SALA-MAK !

Rent, or rent, rent e u thuaj,në Bruksel, në tokë të huaj,pyetësorin e dorëzuam,dhe vatanin e shpëtuam;Rent, or rent,rent or Mara-Sala-mak.

Kap një degë majë thanës,dhe vërtitesh drejt Tiranës,kalon mal e kalon breg,gardh më gardh e shteg më shteg;Hip e zbrit,si Astrit, Mara-Sala-mak.

Një re tymi, një vullkan, ka zënë rrugën për Ballkan,por nuk ndalesh e nuk tutesh,

81

Page 82: Bote e Çuditshme

si malësor në këmb’ i futesh;Se je trim,aferim, Mara-Sala-mak.

Pluhuri mbyt e nata nxin,ferra çjerr’ e guri grin,por ti ecën, fluturon,male, fusha i kapton;Je i parë,lajmëtar, Mara-Sala-mak.

T’u tha gryka, por s’të pihet,t’u mpi këmba, por s’të rrihet,se shqiptarët po të presin,pa ardh’ ti, s’e hanë mëngjesin;Ndaj fugo,e shpejto, Mara-Sala-mak.

Blendi pas të thotë ndalo,merr pak frymë dhe pusho,por ti çan si një atlet,kapërcen shtet më shtet;Dhe nuk pret,sa lezet, Mara-Sala-mak.

Më në fund, or babam,ja ku mbërrin në Muriqan:-E dorëzuam,-ulërite,pyetësorin si simite....U çuditëm,brohoritëm, Mara-Sala-mak.

Pastaj dole prej doganës,me yrysh e drejt Tiranës,ku të presin si ngahera,gazetarët me kamera;Konferencë,me potencë, Mara-Sala-mak.

Rent kudo duke këlthitur,për suksesin e arritur,që gëzon ti pushtetarëtdhe pëlcet gjith’ kundërshtarët;N’opozitë,nga zilitë, Mara-Sala-mak.

. . .

Njëzet vjet, asgjë të re,njëzet vjet veç “dru me pre”,ham e hum ti politikën,

82

Page 83: Bote e Çuditshme

shty të shtyjm’ si pyka-pykën;Vaj medet,ç’na ka gjet, Mara-Sala-mak

Përsëprapthi hypur rrotës,po na çon ti drejt Europës,në BE or tungjatjeta,lakuriq me duar në xhepa...Dhe qesim,aferim, MARA- SALA –MAK.

TOMI & JERRY - SHQIPTAR !

Tomi edhe Xherri,lozin në kartona,i shpiku anglezi,për ekranet tona.

Kjo përrallë kartoni,për 5 – 6 vjeçarët,është rracion dite,për të gjith’ shqiptarët.

Kur e kanë pushim,Tomi edhe Xherri,në ekran na shfaqen,Sala edhe Edi.

Njëri me të shara,tjetri kërcënime,me ultimatume,edhe me driblime.

Sala inatoset,dhe bën gati darën,Edit i lëshohet,t’i shkulë dhëmballën.

Edi s’e prish gjakun,nuk i skuqen faqet,kur Sala afrohet,ai i nxjerr mollaqet....

- Eja n’parlamentEdvin të kam xhan...”,nis e lutet Sala,me aman, aman.

83

Page 84: Bote e Çuditshme

Por rrufjan Edvini, nuk e han at’ kokërr,e din se Saliu,fjalën e ka lodër.

Që nga bulevardi,shfryn në megafon:- Hap kutitë Salë,se po na vonon...

Në vend të kutive.mbyllur prej gjykatës,Sala hap njëherësh,portat e Kaskadës.

Uji merr yrysh,që të zinte Ramën,por përmbyti Shkodrën e na bëri gjamën....

...............

Tomi edhe Xherrilozin në kartona,Sala dhe Edvini,mbi kurrizet tona.

Dhe filmi vazhdon,serialet pa fund,njëri hidh e prit,tjetri tund e shkund.

Fundi nuk i dihet,( na duhet lavazh ).Kush ta gjejë zgjidhjen,të na çojë mesazh.

PËR TË LEHUR

N’ parlamentnë çdo orë,

84

Page 85: Bote e Çuditshme

zien debatipa pushim;Deputetë e Senatorë,thurin ligje“Aferim”:

Për të drejtatqytetare,shpallin nenee syfete; Por kur dalin ne dritare,fluturojnë si gjethe vjeshte…

Se pas tijpërgjon dollari,që i mban veshët ngrehur;Deputeti si zagari,ka detyrë veç për të lehur.

ÇARMATIM I ARMATOSUR

Plot takimepërbetime,çirren, ngjiren,natë e ditë;Për një botëpa armatime,predikojnësuperfuqitë….

Plot marrëveshjeme buzëqeshje,njëra-tjetrëspropozojnë;Pa u tharë boja në letër, buxhet armëshshumfishojnë…

Ndërsa njërafutet n’ garë,

85

Page 86: Bote e Çuditshme

provë mbas provebërthamore;Tjetra shpejte pa iu ndarë,barazon me nëntokësore…

Nësa takimet,bisedimet,natë e ditë ,nuk kanë të sosur;Çarmatimigjithnjë mbetet,çarmatim i…armatosur.

NË PARLAMENT DHE NË RRUGË

Që nga parlamenti,fryrë si gjel deti,Senatori flet.

Për t’famshmen “Liri”,e “demokraci”,ditë e natë pëllet.

Grin e lëshon dokrra,si mulli pa kokrra,tund mandat - dollarin…

Ndërsa poshtë në rrugë,vërtiten si fugë,shkopi me litarin.

Hidhen pa pushuar,mbi koka e duar,me “dashamirësi”.

Duke dhënë apriori,ç’ka thotë Senatori,plot “demokraci”.

86

Page 87: Bote e Çuditshme

GOZHDA E NASTRADINIT ( përrallë e vërtetë )

Shumë vite më parë,andej nga Azia,njërit për një gozhdë, i iku shtëpia.

Hoxhë Nastradini,komshiut “evlat”,gozhdën me marrëveshje,ia nguli n’hajat.

Dhe me gozhd’ viranen, e me lëkurë-dhinë,Nastroja komshiut, i mori shtëpinë…. . . .Kjo përrallë e vjetër,mbetet aktuale;Shqipot sot e hanë,si një bukëvale.

Vetëm nje detaj,ndryshe nga përralla,gozhdë Nastradini,bëhen dy mësalla.

Ato po na ngulen,jo veç në hajat,por dhe në kuzhinë,e deri në shtrat.

Në odën e pritjes,edhe tek graria,madje dhe n’oxhak,ku ngrohet burrnia.

Ku burrat e kombit,mbajn’ me nder oxhakun,por gozhda u ngulet,dhe u dhjet mustakun…. . . .

Një gozhdë të vetme,kërkoi miku grek,

87

Page 88: Bote e Çuditshme

dhe kishën e Nolit,e bëri çomlek.

Janullatos gozhda,me gozhdën fetare,na trazoi ndërgjegjen,na grabiti varre.

Ngriti Manastirin,na zuri mëhallën,me varre ushtarësh,që ranë për “Eladhën”….

Vetëm nga një gozhdë,deshën ndërkombëtarët,dhe në vathin tonë,i lidhën “atllarët”.

Njëri AMC-nëedhe VODAFONIN,tjetri mineraletedhe telekomin.

Tokat në bregdet,për një çmim hiçi,me një gozhdë të ndryshkur,i përlan Fazlliçi.

Çeku me një birrë,përlan elektrikun,çmimin dyfishon,e na ftoh furrikun.

Turli lloj bankash,po i bien qarit,ruajnë edhe rruajnë,paret e shqiptarit…

Vetëm njëckë TEC,kërkoi italiani,dhe në Vlorën tonë,ngrihet katallani.

Me një përshëndetje,“Amiko, bonassera “,do na zërë plazhin,dhe Petrolifera.

Liqenit të Shkodrës,ta dish or lum miku,mund t’i bëhet “shok”,

88

Page 89: Bote e Çuditshme

Central Atomiku.

Gozhda më e fundit,është regjistrimi,mbi baza fetare,dhe vetdeklarimi.

Nëse këtë far’ gozhde,e hamë pas shpinës,ajo do na kthehet,si kapsollë e minës.

Se Megalidhejame dhëmbët vampir,dit’ e natë sheh ëndërrapër një “Vorioepir”. . . .

Përralla që treguam,qysh në krye fare,na thërret vëllezër:Të mos luajmë “me zare”.

Se vërtet ësht’ koha,e superzhvillimit,por kujdes se rron,“Gozhd e Nastradinit“.

UNË JAM RRIT’TEK PYLLIS’MË TREMB KROKODILI !

Dy liderë në një derë,njëri drizë e tjetri ferrë;Nëntë muaj në duel,kacafytur porsi gjel.

Nëntë muaj gjurulldi,e bënë vendin lesh e li,nakatosur për kutitë,shoqi-shoqit nxjerrin sytë.

89

Page 90: Bote e Çuditshme

„Do të hapen“, “S’do të hapen“,hakërrohen, nxjerrin llapën;-S’na lejon ne Kushtetuta,prandaj ik, pirdhu në tuta;

Se ketë punë e kam pjek,fletë - votimet do t’i djeg;Dil pastaj e provo “logun“,se aty do gjesh Noc Rrokun...

Kundërshtari s’e ndal vrullin,tund e shkund matanë ushkurin;-Ti i djeg, more kaush,por pastaj digjesh në prush.

Dhe kërleshen, acarohen,për bejleg të dy shtrëngohen;Njëri hipën në taracë,tjetri bythën ngjesh në pjacë.

Që të dy lëshojnë piskamën,nëpër gojë marrin dhe nanën;Nga vikama vijnë taborret,mbushen dinga shetitoret;

Ndizet turma, fryhet sheshi,ka rrezik, derdhet përsheshi;Ndaj ndërhyn Europ‘ e vjetër,që ruan stanin porsi dhelpër.

Dy liderët tanë të krisur, i thërret për t’i “vaftisur“;Në Strasburg, në një takim,për koktejl e bisedim.

I thërret të merren vesh,të dy bashkë të tjerrin lesh;Që t’u ulë paksa fitilin,u shtron darkë me Krokodilin...

Por liderët, trimat tanë,si në dasëm atje vanë;Hëngrën, pinë tek “Krokodili“,dhe s’u bëri tërr-vërr syri.

Madje Sala, duke qeshur,e paksa me të ngërdheshur;U tha miqve të Europës,se ai ishte bir‘ i shqotës.

-Unë jam rritur lart në Alpe,90

Page 91: Bote e Çuditshme

ku lisnaja asht‘ me kate,ku gjëmon e fryn veriu,çirret Ujku dhe Ariu....

Krokodili juaj or mik,po më duket si zhapik;Si zhapik e si hardhucë,që zvarritet nëpër llucë....

Tha këto dhe në aksham,u kthye prap në istikam;Dhe së bashku me “adashin“,nuk vonoi, dogjën pilafin

Jo pilafin e guzhinës,por kampionin e “vitrinës“,që Europa na “peshqeshi“,kur na pru “Demokraci leshi“.

NJËZET VJET MË VONË ! (tregim në vargje)

Njëzet vjet më parë, erdh’ demokracia,thamë se shpëtoi përgjithnjë Shqipëria;

Thirrëm, brohoritëm, sa u tund dhe toka,“Do ta bëjmë Shqipërinë, tëpkë si Europa”.

Lart nëpër tribuna, liderët pozonin,ne, turmat në sheshe, pas tyre marshonim;

Dogjëm e shkretuam, shembëm diktaturën,çfarë patëm ndërtuar, ne u bëmë shurrën....

Se bota me ndihma, po priste në radhë,para hundës tonë,

91

Page 92: Bote e Çuditshme

tundej çek i bardhë;

O,ho,ho, sa mirë, jeta na shijon,ne po qeverisim, bota na ndihmon..... . . .

Por demokracia, paska qenë me huqe,popullin e nxori, me këpucë të kuqe.

Ata që drejtonin, ngatërruan pazarin,njeri hypur mushkës, tjetri mbi gomarin.

Njëzet vjet më vonë, turma prap në shesh,njeri tund çomangen, tjetri han përshesh.

Gjysma hakërrohet dhe ka nis protestën,ndërsa gjysma tjetër, na gëzon profestën.

Ai që ka pushtetin, rri në krah të Krushkës,dhe nuk ka zog kurve, ta zbresi prej mushkës.

Tjetri kapardiset,e bën luftëtarin,keqas ka mbërthyer, për bishti gomarin....

Vjet kur hodhëm votat, në kutitë e ngrata,nisi dhe poterja, plasi dhe shamata.

Ai që përmbi mushkë, na lëshonte hije,na futi në lojë, dhe zonjën Ruzhdie.

Të dy palët, thonë, iu futën hajnisë,

92

Page 93: Bote e Çuditshme

që të kontrollonin, fundin e kutisë,

Por burr’ i Ruzhdies, na e hodhi paq,në dorë kundërshtarit, i la derrin maç.

Nga ky marifet, gjysma e sovranit,doli prap në shesh, në fushë të mejdanit;

Jo me jataganë, por manifestime:“Hapini kutitë, të shoh votën timë”.

Krushka nga Europa, bën sikur ndërhyn,me ca deklarata, si shashka me tym.

Njerit i shkel syrin, tjetrin ledhaton,dhe u jep të dyve pushkë e municion.

Për kutitë or mik, ti puthu me hallën,ato nuk do hapen, sa të kemi Salën,

Përgjigjet pushteti, hipur majë mushkës,Edi, që nga larg, i zgërdhihet Krushkës...

Ngecin bisedimet, sosen ligjëratat,ngrihen istikamet edhe barrikadat;

Njera me protesta e me grevë urie,tjetra me profesta e me “rob shtëpie”.

Lufta për kutitë, nuk e pranon lojën,ato po u hapën,

93

Page 94: Bote e Çuditshme

na e nxjerrin bojën;

Klasa politike, në gjithë këto vite,votat i ka vjedhur, si t’ishin simite.

Her’ me megadushk, herë me Ruzhdie,na kanë servirur, hirr’ demokracie....

Dhe kur mbushet kupa, na del “rrotacioni”,popullit i ndërrohet, vetëm biberoni. . . .

Njëzet vjet më parë, erdh demokracia,thamë se shpëtoi, përgjithnjë Shqipëria.

Por vitet kaluan, vjen dymijë e dhjeta,Shqipëria mbeti prap me paliçeta.

E nisi në shesh, në shesh përfundoi,jeta nëpër sheshe, popullit i shkoi,

Se në krye të sheshit, kemi “Superklasën”,që të përlanë votën edhe të bën glasën.... . . .

Qytetari popull, ti je një sovran,po u bërë tok,bëhesh uragan;

Nga reklam’ e fjalës, rri e mos u tund,zëre gjithë sheshin, nga kreu në fund.

94

Page 95: Bote e Çuditshme

Po u katranose e u bëre thele,të mjelin në shtrungë, si të ishe dele...

Dili zot vetvetes dhe demokracisë,merri vetë në dorë, “çelsat” e shtëpisë.

BUSHI VJEN SI KRUSHK I PARË, NUK DON NUSE POR USHTARË ( Rapsodi dasme nga veriu )

U hap lajmi anë e mbanëpo vjen Bushi në Tiranë;Fat i madh për Shqipërinë,që ka mik Ameriqinë.

Në Tiranë po na vjen Bushi,gëzon Tosi, gëzon Salushi,Bamir Topi e Gjinushi,buzëqesh Godo plakushi.

Dekoratat ven Moisiu,kapardiset fort Mediu,pispilloset Jozefina,ndërron kollaren Bashkim Fino.

Që i fundit të mos mbesi,provon zërin Nikoll Lesi,pa u vonuar Ylli Panga,heq mbathjet, vesh tanga.

Leka Zogu ven kurorën,len duhanin, ndalon kollën,me Ekremin edhe Bashën,me parfum pudrosin lafshën.

Gatit zyrat Gaz Oketa,protokollin Ilir Meta,me Xhuvelin tek mjedisi,bashkpunon dhe Ndre Legisi.

Paskal Milo historiani,kërkon lule tulipani,

95

Page 96: Bote e Çuditshme

ndërsa Ngjela, avokati,ligjëratën e bën gati.

Nard Ndoka i shëndetësisë,kap lahutën e malësisë,Edi Rama kryebashkiak,papion, jelek e frak.

Si dhëndërrush, që shkon tek krushka,pispilloset dhe Pandushka,shoqëruar si furkaçe, nga i madhi Erion Braçe….

Shkurt hesapi, në Tiranë,ardhja e Bushit mori nam.Qeveria pispilloset,politika nakatoset.

Pushtetarët bëjnë rreshtore,si ta presin këtë “Sinjore“;Deputetët lajnë fytyrën,gati lugën për lëtyrën…. . . .

Plas hareja, gëzon mileti,po na vjen një mik nga deti,kapërcyer Atllantikut,hajde mik për kokë të mikut,tash po i rruajmë kokrrat e fikut….

Ndaj gazmohet sot gjithkushi,si i riu dhe plakushi,që nga preshi e karabushi,lum e lum po na vjen Bushi.

. . .

Lum e lum po na vjen Bushi,kur vjen ai piqet dhe rrushi…Por një pyetje bën dikushi:“ Mirë që vjen dhe mirësevjen,po nuk dimë çfarë po na bjen ? “

Se tek ne kush nuk erdhi,nga parajsa dhe nga ferri;Herë vjen dashi, herë vjen thiu,sa shkon Ujku, vjen Ariu.

96

Page 97: Bote e Çuditshme

Ca prej mallit, ca prej hallit,po na vjen lloj, lloj çakallit…Të gjithë hëngrën edhe rruan,kthyen krahët, na harruan.

Ne këtu ku jemi mbetëm,përsëri vetëm se vetëm;Ndaj ripyeti ai “dikushi“:“Pa na thoni, pse vjen Bushi?“

Kjo far’ pyetje patëlxhane,lëmsh e bëri këtë jallane,ia ngatërroi gjalmat miletit,që mban shpresën përtej detit…..

Ç’është kjo pyetje, - thanë njëzëri;Këtë gafë kush e bëri?Historia mori kthesën, të kaluarës i vumë fshesën….

Sot për ne çel trandafili,se na vjen Gjergj Bush Bandilli,vjen se ka një amanet,të na nxjerrë në selamet.

Prandaj dalim e këndojmë,dasmë të madhe të ftillojmë,me dolli edhe me valle,fat për ne krushqi e madhe….

. . . . .

Nisi gazi dhe hareja,fillojnë këngën gratë e reja…N’cep t’oborrit, Rut’ e Palit,ia nis këngës majë krahit:

“ Kush asht’ ai që vjen me dash,asht’ Gjergj Bushi, bylykbash,bylykbash e burrë zotni,çpo na bjen vallë për dari….Ndoshta xhepat me flori,ma vonë besa dhe ushtri….

Kush asht’ ai që vjen prej detit,që i vjen hakut miletit.Lum e lum po ban gjithkushi,ai që vjen asht’ krushku Bushi.

Mirësevjen mor krushk i parë,97

Page 98: Bote e Çuditshme

mos kujto se jemi t’marrë;Ardhja jote asht’pazar,ti s’don nuse, por ushtarë….”

. . .

Këtu ndali Rut’ e Palit,ndali këngën majë krahit,ktheu prapa tek shtëpia,se për bukë qante fëmija.

Heshti kënga, u ndal gazi,përmbi turmë u end marazi,ngriu dasma tek oborri,plot dilema 10 Qershori….

10 Qershori ditë e madhe,Shqipëria hyn në “valle”;Hyn në valle, plot me halle,hallet tona kalle, kalle…

Kjo është ditë për elitën,Salën, Tosin e suitën,forcojnë këmbët e poltronit,poshtë bythës së padronit.

Ndërsa populli atje n’shesh,shfryn, gërthet, qan e qesh…Pret pa shpresë Lala Gjonin,dhe kërcen “ Napolonin “.

QYTETAR !

Qytetar mos rri i heshtur,qytetar;Nuk është koha për të fjetur,mor qyqar.

Fare hapur po të tallin,si jesmen;Pas kurrizit po ta kallinderdimen.

Dy “Maliqë” në një derë,ke ti sot;Njeri drizë e tjetri ferrë,mos o zot.

98

Page 99: Bote e Çuditshme

Që të dy të zotohen,dit’ e natë;Jargaviten, përbetohen,në fushatë.

Oh sa fort të përqafojnë,të qajnë hallin;Por kur lumin e kalojnëtë pjerdhin kalin.

Dhe ti mbetesh midis rrugës,për nishan;Të vjen shpirti n’majë të hundës,s’ke derman.

Për pes’ lek ty të shesin,mor zavall;Mjaft që plot ta mbushin thesin,personal.

Shesin ty dhe Shqipërinë,pa merak;Korrupsionin, tradhëtinë,kan’ në gjak.

Se të dy këta liderë,aferim;Janë “Kamberë në një derë”,s’ka dyshim.

Janë kuaj të borgjezisës’e luan topi;Në karroc’ të qeverisë,ndërron konopi….

Prandaj shqipo, thirri “Qokes”,sa s’ësht’ vonë;Dili zot, ti Nanëlokes,si gjithmonë.

Zgjohu, dil nga kjo jermi,bukurosh;Kokën lart me krenari,Tarabosh.

Se vatani ësht’ i yti,je pronar;Kush ta shet, kape për fyti,

99

Page 100: Bote e Çuditshme

si zuzar.

Jetës tënde dili zot,me guxim;Nga të tjerët mos prit kot,miku im.

Mos lejo me ty të tallen,të kam xhan;Kush të tall, “martoja” hallënje Sovran !

------------------

Pasqyra e lëndës . . Zgjidh e merr

1.- Zgjidh e merr 2.- Peisazh ditor 3.- Taksa e jetës 4.- Prokurori dhe krimineli 5.- Liria e rripit 6.- Kompetenti 7.-Politika e rrumpallës 8.- Luftë korrupsionit 9.- Kopili10- Na humbi deputeti11- Peshqeshi i Mbretit12- Guidë gjuhësore13- Prapa vjen historia14- Në Europë lakuriq15- Plasi peshku16- Kapja e shtetit17- Rikthimi i Nanos18- Ligji dhe Maliqi19- Qesh më mirë kush qesh i fundit

100

Page 101: Bote e Çuditshme

20- Merr ti borxh e mos çaj kokën21- Kur rruhesh pa lagur22- Na është rritur apo-jo?23- Kujt t’i besosh ?24- Paradokset e urgjencës25- Varja që....ta varim26- Mesazhi për votën27- Burrë, grua në votime28- “Big Brother” sa të duam29- Të rrosh, a të mos rrosh !

Histori në vargje

30-Janë punët tona31-Vetëm lirinë kanë ferman32-Zakon shqiptari33-Mbreti mbath opingat34-Ju mbetën në brez gavetat35-U thyen në kryqe36-Gomari dhe ballisti37-Për një vrimë miu38-Dy këmbët në një këpucë39-Dhe plasën40-Në aktin e tretë41-Me bisht ndër shalë

Erotikë

42-Plumbi qorr43-Për inat të....44-Kush zotëron kuletën, bën dhe kavalierin45-Dashuri me fjalë lufte46-Halli i grave47-Përdhunimi48-Djalë apo vajzë ?49-Problem pa zgjidhje50-Rezultati barazim51-Kur të zë rreziku dhe paguan dëmin52-Në dy kohë53-Dashuri moderniste54-I gjalli me të gjallët55-Dashuria në çdo kohë56-Vallë, si është dashuria ?

Të lehta, por të vërteta

101

Page 102: Bote e Çuditshme

57-Sheh rrushi rrushin58-Bishti dhe sqepari59-Kush shan, shan veten60-Oratori61-Kalo lumin62-Më the e të thashë63-Më mirë vonë se kurrë64-Mendja65-Nga e thëna në të bërë66-Bishti i dardhës67-Pësimi68-Këmbët e rrenës69-Dy batuta70-Gusht e gunë71-Dialog72-Siç din vetë73-Premtimi74-Tymi dhe zjarri75-Pula apo veza76-Sapunin për djathë77-Duart tona78-Botë e ndërvarur79-Celulari, shpëtimtari80-Mbani pastër gojën

Botë e çuditshme

81-Qeni dhe njeriu82-Një turi kanë83-Ka ndërruar moti84-Këmbët e shpejta e faqja e bardhë85-Dy kaposhat dhe qymezi86-Balo dhe Laro87-Hunda miu dhe mustaqet88-Korbi-korbit s’ia nxjerr sytë89-Festa e minjëve90-Qeni dhe zagari91-Botë e çuditshme92-Zagari dhe gjuetari93-Llustracioni94-Miu, more, miu95-Një shaka zooparlamentare

Rapsodi “Demokracie”

96-Rezyme për Parlamentin97-Zotëri Ryshfeti98-Qit e prit Shkodër-Vlorë

102

Page 103: Bote e Çuditshme

99-Nastradini shqiptar100-Ylli i Gjeneralit101-Plaku Mere në Gërdec102-Gripi i derrit dhe ...derri i derrit103-Rent, or rent, rent or Mara-Sala-mak104-Tomi & Jerry shqiptar105- Për të lehur106-Çarmatim i armatosaur107- Në parlament dhe në rrugë108-Gozhda e Nastradinit109- Unë jam rrit’ tek pylli, s’më tremb krokodili110- Njëzet vjet më vonë111-Bushi vjen si krushk i mparë, nuk don nuse, por ushtar112-Qytetar!

DHJETOR 2011

103

Page 104: Bote e Çuditshme

104

Page 105: Bote e Çuditshme

105