biokimi

37
Katedra e Biokimise vepron në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë dhe ekziston që nga themelimi i Fakultetit të Mjekësisë. Është përgjegjëse për organizimin e mësimit të lëndëve BIOKIMI, BIOKIMI KLINIKE dhe BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI LABORATORIKE për studentët e drejtimit Mjekësi e Përgjithshme , Stomatologji dhe Farmaci. Personeli i Katedrës: Prof. Ass. Hidajet Paçarizi, shef i katedrës, mobile: 049 137 239, email: [email protected] Prof. Asoc. Luljeta Begolli, mobile: 04420 736, email; [email protected] Dr. Sci. Valdete Topçiu, ass , Mobile: 044220 589, email: [email protected] Dr. Sci. Zana Baruti, ass , Mobile: 044 168 353, email: [email protected] Mr. Sci. Shemsedin Hashani, ass, mobile: 044 206381, email: [email protected] Iliriana Osmani, DM, asistent i ri, mobile: 044237 323 email: [email protected] Leonard Kurti, Mr.Ph. , asistent i ri, mobile: 044658085 email: [email protected]

Upload: islami64

Post on 12-Mar-2015

2.631 views

Category:

Documents


21 download

TRANSCRIPT

Page 1: Biokimi

Katedra e Biokimise vepron në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë dhe ekziston që nga themelimi i Fakultetit të Mjekësisë. Është përgjegjëse për organizimin e mësimit të lëndëve BIOKIMI, BIOKIMI KLINIKE dhe BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI LABORATORIKE për studentët e drejtimit Mjekësi e Përgjithshme , Stomatologji dhe Farmaci. Personeli i Katedrës:

Prof. Ass. Hidajet Paçarizi, shef i katedrës, mobile: 049 137 239, email: [email protected]

Prof. Asoc. Luljeta Begolli, mobile: 04420 736, email; [email protected] Dr. Sci. Valdete Topçiu, ass , Mobile: 044220 589, email: [email protected] Dr. Sci. Zana Baruti, ass , Mobile: 044 168 353, email: [email protected]

Mr. Sci. Shemsedin Hashani, ass, mobile: 044 206381, email: [email protected] Iliriana Osmani, DM, asistent i ri, mobile: 044237 323 email: [email protected] Leonard Kurti, Mr.Ph. , asistent i ri, mobile: 044658085 email: [email protected]

Page 2: Biokimi

Ariana Kelmendi, Mr.Ph. , asistent i ri mobil: 044350484 email:[email protected] Arta Lepaja, DM, asistente e angazhuar Mobile: 044262850 Email: [email protected] Shkëndije Tahiraj, DM, asistente e angazhuar Mobile: 049635066 Email: [email protected] Blerta Elezi, DM, asistente e angazhuar Mobile: 045266131 Email: [email protected] Driton Sopa DM, asistent i angazhuar Mobile: 044256990 Email: [email protected]

ORARI VJETOR I PROVIMEVE Mjekësi e përgjithshme

JANAR - SHKURT QERSHOR SHTATOR VENDI KOHA

BIOKIMI - pjesa praktike 22.01.2010 18.06.2010 17.09.2010 S. Biokimi 09:00 BIOKIMI - pjesa teorike 28.01.2010 24.06.2010 22.09.2010 S.Biokimi 09:00 BIOKIMI KLINIKE 25.01.2010 21.06.2010 23.09.2010 S.Biokimi 09:00

Page 3: Biokimi

ORARI MËSIMOR PËR SEMESTRIN VEROR 2010 Mjekësi e përgjithshme Ligjeratat:

Page 4: Biokimi

Ushtrimet:

Page 5: Biokimi

Farmaci :

Page 6: Biokimi

Ligjeratat:

Page 7: Biokimi

Ushtrimet:

Stomatologji: Ligjeratat:

Page 8: Biokimi

Ushtrimet:

Page 9: Biokimi

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e biokimisë. Plan mësimor . Lënda: Biokimia Studim i nivelit Bacheler/ obligativ Viti i studimeve dhe semestri: 2006/2007, sem. III-IV Numri i orëve në javë: 2+3 Kodi i lëndës: BM Vlerat në kredi: 10 Mësimdhënësi i kursit: prof asoc Luljeta Begolli,Instituti i biokimisë, tel 500-600 2309, termini i konsultimeve me studentë 11-13h

Përmbledhje .

Ky modul përfshin: Bazën e strukturës kimike të proteinave dhe faktorët që ndikojnë në te. Funksioni katalizues i enzimave. Metabolizmi bazë, në veçanti roli i ATP dhe rrugët e lidhura me transdukcionin ( shndërrimin) e tij. Metabolizmin e polisaharideve, lipideve dhe amino acideve. Parimet bazë të kontrollit dhe integrimit të metabolizmit. Struktura dhe funksioni i ADN, replikimi (kopja) e ADN. Struktura, mekanizmi transkriptues( kopje-shënues) dhe funksioni i ARN. Mekanizmi i sintezës së proteinave. Kontrolli i ekspresionit të gjeneve. Mutagjeneza te sëmundjet humane që paraqiten me ekspresionin e gabuar të gjeneve.

Aspiratat-qëllimet Aspiratat e modulit janë që të japin një vështrim të strukturës dhe funksionit të molekulave të rëndësishme biologjike në qelizat e njeriut dhe të proceseve të rëndësishme metabolike që ndodhin brenda qelizave. Kjo përfshin kuptimin e strukturës dhe funksionin e materialit tonë gjenetik. Është e rëndësishme që studentët ta realizojnë njohjen e domosdoshme e të detajuar të procesit normal qelizor me qëllim që të kuptojnë se çfarë gabimesh ndodhin te sëmundjet e njeriut. Rezultatet mësimore

Njohuritë dhe çështjet që duhet të kuptohen

Studentët do të:

• njohin bazën e strukturës kimike të proteinave dhe si mund të ndikojnë faktorët e jashtëm në të.

• kuptojnë se si proteinat, si enzima, mund të luajnë rol dhe të kontrollojnë reaksionet në qelizë me pH 7 dhe në 37 0C.

Page 10: Biokimi

• jenë të aftë të përshkruajnë rrugën e pjesëmarrjes në metabolizmin qelizor, në veçanti rrugët të cilat përfshijnë shndërrimin e energjisë nga ushqimi në drejtim të formimit të ATP.

• kenë njohuri të përgjithshme të rrugëve të biosintezës së polisaharideve, lipideve dhe aminoacideve.

• johin se si hormonet mund të ndikojnë në rrugët metabolike në mënyra të ndryshme në përputhshmëri me specifikat dhe strukturën e tyre kimike.

• jenë të aftë të përshkruajnë si ndryshon metabolizmi në qelizë të indeve të ndryshme dhe si harmonizohet kontrolli i metabolizmit.

• jenë të aftë të zbatojnë këtë njohuri në rrethanat klinike . Të kuptojnë proceset e ndryshme që formojnë informacionet e bartura në qeliza; psh. struktura dhe funksioni i DNA, RNA dhe proteinës.

• jenë të aftë të përshkruajnë se si kodi gjenetik përcakton strukturën e një proteine nga sekuenca gjenetike.

• kuptojnë se si këto procese janë të kontrolluara në qelizat normale; të jenë të aftë të shpjegojnë se si funksionojnë mutagjenet, dhe cilat janë pasojat kryesore të mutacioneve në shëndetin e njeriut.

• jenë të aftë që në detaje të përshkruajnë se si disa sëmundje të njeriut janë si rezultat i gabimeve të ekspresionit të gjeneve.

Shkathtësitë intelektuale

• Shfrytëzimi i duhur i burimeve për të ndihmuar në kuptimin e përmbajtjes këtij moduli.

• Aftësimi për të diskutuar shkakun dhe pasojat e sëmundjeve të njeriut që rrjedhin nga çrregullimet e proceseve normale metabolike dhe gjenetike.

Shkathtësitë praktike profesionale

• Studentët duhet të jenë të aftë të çmojnë literaturën dhe të paraqesin informacionet në mënyrë të kuptueshme dhe bindëse.

• Studentët duhet të jenë të aftë ti përpunojnë të dhënat eksperimentale bazike dhe të përdorin rezultatet për sqarimin e problemeve që kanë lidhje të përbashkët me sëmundjet e njeriut.

Shkathtësitë për transferimin e njohurive

• Përdorimi i burimeve siç janë biblotekat dhe IT facilities.

• Paraqitja e e punës të një grupi në mënyrë të qartë. • Arsyetimi nga vetë ata i studimit të tyre.

Studentët do të mësojnë: Qëndrimet dhe sjelljet

• Rëndësinë e ndjekjes së ligjëratave dhe seminareve.

Page 11: Biokimi

• Të tregojnë respekt për ekipin dhe për studentët tjerë duke mbajtur qetësi në ligjërata dhe seminare përderisa të mos kenë pyetje.

Metodologjia e mësimdhënies përfshinë: ligjërata, ushtrime praktike, seminare, diskutim, dhe punë në grupe.

Plani i mësimit për një semestër:

Java e parë:BB1 Enzimat. Faktorët që ndikojnë në aktivitetin e enzimave , koenzimat.

Forma mësimore: ligjëratë+ ushtrim Mësimdhënësi: prof asoc Luljeta Begolli Objektivat mësimore

Studenti njihet në përgjithësi me enzimat

rolin e enzimave në proceset biokimike si biokatalizator, faktorët inhibues dhe aktivues.

specifitetin e enzimave koloenzimat klasifikimin dhe nomenklaturën e enzimave funksionin e tyre në proceset e ndryshme në organizëm si koenzima

Literatura e rekomanduar

1. Peter Karlson : Biochemistry, Ensimes and Coensimes, f 54-69 dhe 71-89.Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

2. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America.

3.Abdyl Osmani . Biokimia e mjekësisë, 2005 Prishtinë, f24-50

Java e dytë. BB2 Kinetika enzimatike, inhibitorët e i enzimave.

Forma mësimore: ligjëratë+ ushtrime Mësimdhënësi: prof dr Luljeta Begolli

Page 12: Biokimi

Objektivat mësimore

♦ Njohja me kinetikën e reaksioneve enzimatike

♦ Njohja me ekuacionin e Michaelis- Mentenit ♦ Njohja me inhibimin enzimatik dhe të kuptuarit e veprimit të kemoterapisë

Literatura e rekomanduar 2. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America.

3.Abdyl Osmani . Biokimia e mjekësisë, 2005 Prishtinë, f-50-86

Java e tretë: BB3 Rregullimi i enzimave dhe alosteria.

Forma mësimore: doc dr Luljeta Begolli Mësimdhënësi: ligjëratë+ ushtrim Objektivat mësimoreNjohja me:

rolin e enzimeve regulatore në kontrollin metabolik enzimet alosterike ( efektorët alosterik negativ dhe pozitiv) kontrollin “feed back” sistemet multienzimatike homoalosterinë dhe heteroalosterinë Literatura e rekomanduar

2. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

1 .Abdyl Osmani . Biokimia e mjekësisë, 2005 Prishtinë,f, 90-95.

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America.

Java e katër. Seminar dhe material i nxjerrë nga BB2 dhe BB3

Forma mësimore: seminar Mësimdhënësi: Ekip-8 grupe

Page 13: Biokimi

Objektivat mësimore Shih në BB2 dhe BB3

Forma mësimore: ligjërata + ushtrime

Java e pestë. BB4. Klasifikimi i enzimave

Mësimdhënësi: Ekip-8 grupe Objektivat mësimore

• oksidoreduktazat,

• transferazat,

• hidrolizat,

• liazat,

• izomaltazat ligazat ose sintetazat.

Literatura e preferuar:

2. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

1 .Abdyl Osmani . Biokimia e mjekësisë, 2005 Prishtinë,f, 97-137.

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America.

Forma mësimore: ligjërata + ushtrime+seminar

Java e gjashtë. BB5. Sistemet multienzimatike , izoenzimat

Mësimdhënësi: Ekip-8 grupe Objektivat mësimore

-

- njohja me me format multimolekulare të enzimav izoenzimat me rëndësi diagnostike

Literatura e preferuar:

1 .Abdyl Osmani . Biokimia e mjekësisë, 2005 Prishtinë,f, 138-149.

Page 14: Biokimi

2. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

• Java e shtatë:BB6. Proteinat, rolet e proteinave, aminoacideve, vargjet peptide, funksionet karakteristike.

Vlerësimi i parë intermediar

Forma mësimore: ligjëratë + ushtrim Mësimdhënësi: prof.dr Luljeta Objektivat mësimoreStudentët do:

të jenë të aftë të hartojnë dhe përshkruajnë rolet e ndryshme të proteinave në sistemet biologjike.

të jenë të aftë ta definojnë peptidin, polipeptidin dhe proteinën në kuptimin e madhësisë dhe ndërtimin kimik.

të jenë të aftë të njohin strukturën bazë të aminoacideve të përshkruajnë ndryshimet në strukturë, dhe funksionin e aminoacideve të

gjetura në proteina. të kupëtojnë se si aminoacidet lidhen në mes veti të përshkruajnë karakteristikat e vergut peptid

1. Lubert Stryer ,Biochemistry: Introduction to protein structure and function. Neë York- San fRancisco,1988

Literatura e rekomanduar

2. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

3 Peter Karlson: Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

Java e tetë:BB7 Palosja( shtrirja) e proteinave. Struktura primare, sekondare, terciare dhe kuaternare.

Page 15: Biokimi

Forma mësimore: ligjëratë + ushtrim Mësimdhënësi: prof dr Luljeta Begolli

Studentë do të: Objektivat mësimore

kuptojnë vargjet të cilat marrin pjesë në strukturën primare të proteinës çmojnë dy format bazë të palosjes- formën spirale dhe shtresore kuptojnë vargjet e involvuara në strukturën sekondare të proteinës çmojnë se si aminoacidet e ndryshme ndikojnë në palosjen dhe stabilizimin e

proteinës. kuptojnë vargjet e involvuara në strukturën terciare të proteinës çmojnë se si struktura terciare mund të ndikojë në funksionin e proteinës kuptojnë vargjet e involvuara në strukturën kuaternare të proteinës çmojnë se si vargjet e ndryshëm ndërveprojnë në proteinat multi-zingjirore kuptojnë parimin e denatyrimit kuptojnë principin e renatyrimit njohin një numër reagensash që mund të shkaktojnë denatyrimin çmojnë që reagensat mund të shkaktojnë denatyrimin reverzibil dhe ireverzibil dijnë cilat tipe të vargjeve janë të ndara nga faktorët denatyrues çmojnë se si këta faktorë të ndryshëm mund të jenë të dobishëm në shkencën

biomjekësore

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

2.

Peter Karlson : Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

• Java e nëntë BB8. Stabiliteti i proteinave.Struktura dhe ndikimi i saj në funksionin e proteinave.

Forma mësimore: ligjëratë+ ushtrime Mësimdhënësi: doc dr Luljeta Begolli Objektivat mësimore

Page 16: Biokimi

Njohja me lidhjet të cilat e ruajnë stabilitetin e strukturës së proteinës Njihja me disa faktorë që ndikojnë në denatyrimin e proteinave Kuptimi i prishjes së lidhjeve hidrogjenike, hidrofobe dhe elektrostatiek si

pasojë e të cilës është ndryshimi i funksionit të proteinave

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

• Java e dhjetë: BB9. Bilansi i azotit, zbërthimi i proteinave, katabolizmi i aminoacideve, formimi i uresë. Synimi, lidhjet, kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë + ushtrim Mësimdhënësi: doc dr Luljeta Begolli 10-11h, 21.10.04 –

ORL 3

Të kuptuarit e: Objektivat mësimore

bilansit azotik të ekuilibruar, pozitiv, negativ procesit katabolik, transaminimin, desaminimin, dekarboksilimin sintezës së uresë mekanizmat rregullator të sintezës së uresë në metabolizëm

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

2. Peter Karlson : Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

3.Abdyl Osmani . Biokimia e mjekësisë, 2005 Prishtinë, 317-390.

Java 11: Seminar dhe material i nxjerrë nga BB7 –BB9

Page 17: Biokimi

Forma mësimore: seminar Java e 12. BB10. Metabolizmi i proteinave të përbëra, transferimi i informacionit gjenetik, struktura dhe replikimi i ADN-it. Forma mësimore: ligjëratë+ ushtirime Mësimdhënësi: prof asoc Luljeta Begolli Objektivat mësimorePas kësaj ligjërate studentët do të jenë në gjendje të sqarojnë:

strukturën polinukleotidike të ADN-së dhe ARN-së rolin s ADN-së dhe tri fotmave të ARN- së në bartjen e informacionit

gjenetik dogmën qëndrore duke përfshirë replikimin, transkriptimin dhe translatimin mekanizmin e replikimit semikonzervativ të ADN-së domethënjen e termave replikim bidirekt, origjina e replikimit dhe replicontë. Ngjajshmëritë dhe dallimet gjatë replikimit të ADN-së te prokariotët dhe

eukariot të tregoi ngjajshmëritë dhe dallimet në mes të ADN-së dhe ARN-së të përshkruaj strukturën dhe funksionin e ARN-hn, ARN-m, ARN-r,

ARN-t të përshkruaj sintezën e ARN-së përmes enzimes polimeraza ARN të përshkruaj transkriptimin te prokariotët dhe eukariotët të përshkruaj dy fazat e përpunimit të ARN prekursor: modifikimi i dy

skajeve të molekulës së ARN-së dhe prerja dhe largimi i introneve

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

2. Peter Karlson : Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

3.Abdyl Osmani . Biokimia e mjekësisë, 2005 Prishtinë, 393-417.

Vlerësimi i dytë intermediar

Page 18: Biokimi

Java 13: BB11. Hyrje në metabolizëm e karbohidrateve. Glukoliza dhe dhe metabolizmi i glikogjenit. Qëllimet, lidhjet , kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë+ ushtrime Mësimdhënësi: , mr sc Hidajet Paçarizi

Objektivat mësimore

♦ studentët do të njihen me definimin dhe karakteristikat themelore të metabolizmit si dhe metodat e studimit të tij ♦ kuptimin dhe rëndësinë e anabolizmit dhe katabolizmit për qelizën , ekuilibrin e anabolizmit dhe katabolizmit dhe mekanizmat e rregullimit të këtij ekuilibri ♦ metabolizmi energjitik kualitativ dhe kuantitatriv, matja dhe rëndësia për organizmin e njeriut

Literatura e rekomanduar 1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth EditionCopyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc.

2.

Peter Karlson : Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

Java e 14. BB12. vazhdim

Forma mësimore: ligjëratë + ushtrim Mësimdhënësi: mr sc H. Paçarizi Objektivat mësimoreStudentët do të njihen:

me strukturën dhe tretjen e monosaharideve, oligosaharideve dhe polisaharideve si dhe transportin e molekulave të monosaharideve deri në qelizat e organizmit esteret fosforike të monosaharideve, pozita dhe roli i tyre në metabolizëm glikolizën dhe metabolizmin e glikogjenit

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Page 19: Biokimi

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

2.

Peter Karlson : Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

Java e 15. BB13. Piruvat dehidrogjenaza. Cikli i acidit trikarboksilik-TCA. Qëllimet, lidhjet , kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë Mësimdhënësi: mr sc H.Paçarizi Objektivat mësimoreStudentët do të njihen me:

• ciklin citrik të Krebsit dhe rëndësinë si pikë kyqe e metabolizmit • dekarboksilimin oksidues të acidit piruvik ciklin pentozo fosforik metabolizmin e aminosheqernave dhe derivateve të tyre mekanizmat e rregullimit të TCA në organizëm

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc.

2.

Peter Karlson : Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

Java e 16. BB14. Fosforilimi oksidues(vargu respirator). Qëllimet, lidhja, kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë

Page 20: Biokimi

Mësimdhënësi: prof ass H. Paçarizi Objektivat mësimoreStudentët do të njihen me:

• dekarboksilimin oksidues dhe proceset e fosforilimit oksidues dhe mekanizmat e zhvillimit të tij • furnizimin e qelizës me ATP rolin e ATP për kryerjen e funksioneve fiziologjike të qelizës

Java e 17. BB15 Glukoneogjeneza. Cikli alaninë glutaminë. Qëllimi, lidhjet, kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë Mësimdhënësi: mr sc Hidajet Paçarizi Objektivat mësimoreStudenti do të njihet me

glukoneogjenezën nga acidi laktik(piruvik) Procesin e sintezës së glukozës nga aminoacidet ( ciklin alaninë glutaminë) Rregullimin glukoneogjenezës

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

2.

Peter Karlson : Biochemistry..Georg Thieme Verlag Stutgard- Neë York,1984

Java e 18. Seminar prej temave BB11-BB15 Dr Hidajet Paçarizi

Page 21: Biokimi

Java e 19. BB16 Yndyrat dhe acidet yndyrore, acidet yndyrore të thjeshta. Zbërthimi i yndyrave. Qëllimi, lidhjet, kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë + ushtrim Mësimdhënësi: prof as H, Paçarizi Objektivat mësimoreStudentët do të njihen me:

rolin, strukturën dhe tretjen e yndyrërave dhe acideve të larta yndyrore strukturën dhe rolin e fosfolipideve dhe glikolipideve oksidimin e acideve të larta yndyrore dhe efektin energjitik sintezën e acideve yndyrore dhe rolin e mitokondrieve dhe mikrozomeve në elongacionin e vargjeve të acideve të larta yndyrore transportin e molekulave lipidore nëpër membranat qelizore roli i lipideve në sintezën e hormoneve steroide rregullimin e metabolizmit të lipideve

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Java e 20.BB17 Oksidimi i acideve yndyrore, metabolizmi i trupave ketonik. Qëllimi, lidhjet, kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë + ushtrim Mësimdhënësi: prof as Hidajet Paçarizi Objektivat mësimoreStudenti duhet të njihet me:

procesin e zbërthimit të acidve yndyrore për të fituar energji, i cili fillon me një varg reaksionesh metabolike që quhet beta oksidim

Page 22: Biokimi

beta oksidimin i cili fillon me aktivizimin e acideve yndyrore duke kaluar në acil –KoA, përfundon me shkurtimin e acidit yndyror për dy atome të karbonit dhe formimimn a acetil-KoA Dukurin se kur nga depot yndyrore mobilizohen shumë acide yndyrore në qarkullim të gjakut, atëherë indet periferike dhe mëlçia nuk arrijnë dot ti oksidojnë, sepse kanë aktivitet të kufizuar për beta oksidim , prandaj në mëlçi do të krijojeshin trupat ketonik të cilët do të oksidoheshin në indet priferike dhe tru për të fituar energji. .

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosht:

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Java e 21. BB18.Teprica e acideve yndyrore dhe sinteza e kolesterolit. Izoprenet dhe acidet biliare. Qëllimi, lidhjet , kontrolli.

Forma mësimore: ligjëratë Mësimdhënësi: prof dr L.Begolli 10-11h, 26.10.04-

ORL 3

Objektivat mësimore Studenti njihet me

Biosintezën izopreneve e pastaj kolesterolit i cili shërben për ndërtimin e membranës qelizore si dhe për sintezën e kalcitriolit

:

procesin e zbërthimit të kolesterolit si pasojë e të cilit është sinteza e acideve biliare të cilat janë të rëndësishme për tretjen e yndyrërave.

Page 23: Biokimi

rregullimin e biosintezës së kolesterolit

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosht:

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosht:

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Java 22. BB 19 Organizmi-bashkim i metabolizmit. Roli i hormoneve. Gjendja e ngopur.

Forma mësimore: ligjëratë Mësimdhënësi: mr sc Zana Baruti 10-11h, 29.10.04 –

ORL 3

Objektivat mësimore studenti do të njihet me mekanizmat kyç rregullues të metabolizmit (kontrolli

alosterik i enzimave)

të njihet me me vargjet metabolike vetrregulluese dhe makanizmat e këtij rregullimi

Page 24: Biokimi

të njihen me metabolizmin e karbohidrateve duke dalluar rrugë të ndryshme të metabolizmit: sintezën e rezervave të glikogjenit, harxhimin e glukozës në vargun zbërthyes të Embden Mayerhof dhe ciklin pentozofosfatik, të lidhur me sintezën e proteinave si dhe zbërthimin e glikogjenit për fitim energjie( Këto reaksione rregullohen në varësi nga nevojat fiziologjike)

Studenti do të njihet se në metabolizmin eyndyrërave ekzistojnë lidhje të ndërsjella ndërmjet sintezës së acideve yndyrore në mëlçi dhe në indin dhjamor dhe zbërthimit të acideve yndyrore me qëllim përfitimi të energjisë. Sasinë e acideve yndyrore të sintetizuara e rregullon enzimi i cili e jep ritmin, acetil-Co A- karboksilaza. Sasia e lipolizës në indin dhjamor është nën kontrollin hormonal.

Studenti gjithashtu do të njihet me rregullimin e ciklit citrik ku enzim kyç është izocitrat – dehidrogjenaza

Njohja me mbetjet e metabolitëve të rëndësishëm( dioksidi i karbonit, acetil Co A etj)

të kuptojnë rolin e hormoneve në rregullimin e metabolizmit, duke i njohur interkonversionin dhe induksionin e enzimave

1. Laubert Strayer. Biochemistry.Neë York San Francisko , 1988

Literatura e rekomanduar

2. David Ë. Martin, Yr. Peter A. Mayes, Victor Ë. Rodëell, Daryl K.Granner. HARPER’S REVIEË OF BIOCHEMISRTRY. Lange Medical Publications @2000.

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosht:

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Mësimdhënësi: mr sc Zana Gafurri 10-11h, 02.11.04 –

ORL 3

Objektivat mësimore

Page 25: Biokimi

Studentët do të njihen me :

Prioritetin e parë të metabolizmit te uria që konsiston në ruajtjen e nivelit të glukozës për furnizim të trurit dhe indeve tjera me te si dhe prioritetin i dytë që është ruajtja e proteinave.

Procesin metabolik dominant të aktivizimit të zbërhtimit të triglicerideve nga indi dhjamor dhe glukoneogjenezën në mëlçi

formimimin dhe shfrytëzimin e trupave ketonik në organizëm si dhe ekskretimin e tyre

uria si gjendje ku paraqitet forma më e thjeshtë e ketozës ngjajshmëritë dhe ndryshimet në mes urisë dhe diabetit mellit

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

2. Bozidar Straus: Klinicka biokemija. Zagreb, 1997

Java e 24. BB 20. Hormonet: roli në ekspresionin e gjeneve dhe në gjenetikën molekulare të sëmundjeve.

Forma mësimore: ligjëratë Mësimdhënësi: mr sc Valdete Topçiu Objektivat mësimoreStudentët pas këtij sesioni duhet të jenë të aftë të:

sqarojnë përpunimin e ARN-së dhe rolin e kontrollit citoplazmatik në rregullimin e veprimtarisë së gjeneve tregojnë katër hormone të cila rregullojnëp sintezën e proteinave, shpjegojnë çfarë efektesh kanë ato dhe shkurtimisht të përshkruajnë mekanizmin rregullues të hormoneve steroide gjatë sintezës së proteinave sqarojnë dy tipe të kontrollitr të gjeneve që veprojnë gjatë eritropoezës te gjitarët

përshkruajnë thalaseminë dhe të cekindy tipe të defekteve gjenetike që mund të shkaktojnë β- thalaseminë

Literatura e rekomanduar

Page 26: Biokimi

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosht:

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Java e 25, BB21. Mekanizmi i veprimit te hormoneve

Forma mësimore: ligjëratë+ ushtrime Mësimdhënësi: mr sc Valdete Topçiu 12-14, salla IB Studenti njihet me mekanizmin e veprimit të hormoneve me strukturë proteinore, steroide si dhe, hormonet që veprojnë në receptorët në nivel të bërthamës. Literatura: 1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Java 26. BB22. Uji dhe rregullimi acido bazik

Studenti njihet me rëndësinë e ujit si tretës gjeneral dhe rëndësinë e tij në funksionet biologjike të qelizave. Gjithashtu do të njihet me rregullimin acido bazik dhe ruajtjen e pH normale e domosdoshme për funksionin e organizmit.

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Page 27: Biokimi

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Java 27. BB23 Makromineralet dhe mikroelementet Forma mësimore: ligjëratë+ ushtrime Mësimdhënësi: mr sc H. Paçarizi Objektivat mësimoreStudenti pas këtij sesioni duhet të jenë i aftë të ketë dituri të mjaftueshme për

Rendësinë dhe funksionine kalciumit dhe magnezit në organizëm si dhe me mikroelementet e domosdoshme siç janë zinku, bakri, jodi, kromi , seleniumi dhe elemente esenciale: mangani, molibdeni, fluori, bori dhe hekuri.

Literatura e rekomanduar

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Java e 28.BB24 Hekuri dhe metabolizmi i hemit Forma mësimore:ligjërata + ushtrime Mësimëdhënësi: Objektivi: Studenti njihet me : Trasnsferinën si transportuese e hekurit në serum Ferritinen sii proteinë e kyçur në reujtjen e hekurit Proteinat e “nonhem” që lidhin hekurin, të involvuara në proceset enzimatike Biosinteza e hemit, anabolizmi dhe katabolizmi.

Literatura e rekomanduar

29. Biokimia e koagulimit te gjakut?

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Page 28: Biokimi

30. Seminar nxjerr nga tema BB 24

. 1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth Edition Literatura e rekomanduar

Copyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of America

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosht:

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosht:

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Objektivat mësimore

Të vlerësohen njohuritë e fituara në ligjërata dhe seminare gjatë kursit të MBM, njëherit të krijohet një pasqyrë reale mbi përgaditjen e studentëve për provim si

Page 29: Biokimi

dhe të rishikohet mundësia e plotësimit të mangësive te studentët nëse ato janë të pranishme.

Literatura e rekomanduar

1. Harper’s Illustrated Biochemistry, Tëenty-Sixth EditionCopyright © 2003 by The McGraë-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Printed in the United States of Americ

1. Peter Karlson. KURZES LEHRBRUCH DER BIOCHEMIE fur mediziner und naturëissencschaftler. 1984 Georg Thieme Verlag.

2. Abdyl Osmani. BIOKIMIA E MJEKËSISË,2005 Prishtinë 3. Lubert Stryer. BIOCHEMISTRY, 1988, USA. 4. Norbert Titz. Clinical chemistry, USA, 2001 5. Thomas M.Devlin. Textbook of Biochemistry.Ëiley-Liss, 2006

Resurset mjekësore në Internet

Për këtë sesion mësimor gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve bosh

Resurset e përgjithshme ‘Online’

Vlerësimi

Vlersimi bëhet me test ose me gojë.Pytjet do të përgaditën nga banka e pyetjeve të cilat do të selektohen nga ekipi i profesorëve. Ato do të jenë të kombinuara; me një përgjigje të saktë, me disa përgjigje të sakta dhe me mundësi plotësimi me shkrim..

Plani mësimor për lëndën:

Biokimia klinike 1. Biokimia klinike fusha ehulumtimit

- Ç’ka studjon shkenca e biokimise klinike. - Zhvillimi historik i saj

- Cilat janë detyrat e biokimistit klinik - Besueshmëria në metodën e aplikuar

a) specifiteti b) ndijeshmëria c) saktësia

Page 30: Biokimi

d) preciziteti Kontrolli i kualitetit të punës në laborator a) kontrolli i brendshëm

b) Kontrolli i jashtëm Çka janë vlerat referente, cilët faktorë veprojnë në përcaktimin e vlerave referente

a) faktorët gjenetik b) faktorët endogjen c) faktorët ekzogjen

2. Automatizimi i punës në laborator a) gjysëmautomatizimi b) analizatorët e automatizuar - analizatorët automatik rrjedhës - analizatorët automatik diskret - analizatorët automatik centrifugal Perpunimi elektronik i të dhënave laboratorike – sistemi komjuterik - ecuria e informacionit në laborator - përshkrimi i listave të punës dhe prezentimi i rezultateve 3. Shpërndarja dhe drejtpeshimi i lëngjeve në organizëm Përbërja e elktrolitëve në lëngje trupore

- Lëngu ekstracelular - Lëngu intracelular - Osmolariteti i lëngjeve trupore - Ndryshimet vëllimore të lëngut ekstracelular - Vëllimi i gjakut

Roli i elektrolitëve në lengjet trupore a) roli i katijoneve kryesore në organizëm: Na+, K+, Ca2+, Mg2+

b) roli i anijoneve kryesore në organizëm: Cl.

-, HCO3-, HPO4

2 -, SO42 -

Metodat për përcaktimin e elektrolitëve .

4. Rëndësia e përcaktimit të statusit acidobazik në organizëm a) Shpërndarja e joneve të H+

b) Sistemet puferike që ruajnë ndryshimin e PH-së. në tërësinë e lëngjeve trupore

- veprimi puferik i Hb - veprimi puferik i bikarbonateve - veprimi puferik i klorideve - veprimi i mekanizmit respirator në sistemin puferik - veprimi i mekanizmit renal - eliminimi i amonjakut

Parregullësitë në statusin acidobazik:

Page 31: Biokimi

Acidoza - Deficiti primar i bikarbonateve ( acidoza metabolike ) - Rritja e bikarbonateve ( acidoza respiratore )

Alkaloza - Rritja e bikarbonateve ( alkaloza metabolike ) - Deficiti primar i bikarbonateve ( alkaloza respiratore )

Parametrat me të cilët ekzaminohet statusi acido – bazik; - Përcaktimi i PH – së së gjakut - Përcaktimi i pCO2- Përcaktimi i bikarbonateve në serum dhe plazëm

në gjak

- Përcaktimi i pO2

në gjak

5. Metabolizmi i karbohidrateve

1. Glukogjeneza 2. Glukogjenoliza 3. Glukoliza

Glukoneogjeneza - Rregullimi i përqendrimit të glukozës në gjak

ndryshimet e përqendrimit të glukozës në gjak a, rritja e përqendrimit të glukozës në gjak ( sëmundja diabetit )

b. zvogëlimi i përqendrimit të glukozës në gjak - testet të cilat aplikohen në diagnostikimin e çrregullimeve metabolike të karbohidrateve (OGTT testi dhe metodat për përcaktimin e glukozës në gjak)

6. Lipidet

Metabolizmi i lipideve: - katabolizmi i lipideve ( ketogjeneza ) - biosinteza e lipideve

Metodat për përcaktimine lipideve të tëra në serum: - përcaktimi i acideve yndyrore të esterifikuara dhe roli i tyre klinik në

organizëm - trigliceridet (përcaktimi dhe roli i tyre në organizëm) - fosfolipidet (përcaktimi dhe roli i tyre në organizëm) - kolesteroli (roli klinik i tij dhe fraksioneve të kolesterolit) - metabolizmi i lipoproteineve (roli klinik i tyre)

Hiperlipoproteinemitë primare Elektroforeza e lipoproteineve

7. Proteinat e gjakut

Page 32: Biokimi

Ndryshimet e përgjithshme të proteinave totale, të albuminave dhe të globulinave në serum.

- ndryshimet e përqëndrimit të proteinave totale - ndryshimet e përqendrimit të albuminave - ndryshimet e përqëndrimet të globulinave

Veçoritë dhe roli dijagnostik i disa proteinave specifike: - fibrinogjenit

- transferinës - ceruroplazminës - α 1- haptoglobinës

antitripsinës

Metodat për përcaktimin e proteinave totale: - kolorimetrike - imunokimike - elektroforeza.

Komponimet azotike joproteinike: - urea ( roli dijagnostik dhe metodat për përcaktimin e uresë ) - kreatinina (roli dijagnostik dhe metodat për përcaktimin e kreatininës ) - acidi urik ( roli dijagnostik dhe metodat për përcaktimin e acidit urik ) - amonjaku (roli dijagnostik dhe metodat për përcaktimin e amonjakut ) - aminoacidet ( përcaktimi i tyre me metodat kromatografike: kromatografia

adsorbuese, kromatografia jonizuese, gel kromatografia

Hemoproteinet - porfirinet (përcaktimi i porfirineve në gjak dhe urinë)

a) veçoritë kimike të hemit b) çrregullimet e biosintezës së hemit

- hemoglobina ( rëndësia dijagnostike dhe përcaktimi i hemoblobinës, llojet e hemoglobinës dhe përcaktimi i tyre)

- mioglobina ( rëndësia diagnostike dhe përcaktimi i saj në gjak dhe urinë).

8. Enzimologjia klinike - Ndryshimet e aktivitetit enzimatik në serum - Specifiteti enzimatik në organet e veçanta - Lokalizimi brendaqelizor i enzimeve - Aktiviteti enzimatik në sëmundjet e organeve të ndryshme - Enzimet në urinë

Roli dijagnostik i enzimeve më të rëndësishme dhe metodat për përcaktimin e tyre: - LDH dhe frakcioneve të tij - G – 6 – PDH - AST dhe ALT - CK dhe frakcioneve të tij - GGT - Fosfatazës alkaline - Fosfatazës acidike - αamilazës

Page 33: Biokimi

- lipazës - kolinesterazës - aldolazës - uropepsinës - transketolazeve etj.

9. Hormonet Rregullimi hormonal:

a) Aktivizimi i sistemit adenil ciklaza b) Veprimi i hormaneve ne induksionin e proteinave

Parregullsitë e sekretimit hormonam dhe mënyra e diagostikimit laboratorik. Hormonet steroide(biosinteza e tyre)

Metodat për ekzaminimin e funksionit të gjëndrres mbiveshkore.

- Analizat laboratortike te sëmundjet e gjëndërres mbiveshkore: Përcaktimi i kortikosteroideve në urinë, përcaktimi i kortizolit dhe roli i tij.

Metabolizmi i hormoneve androgjene - Roli diagnostik i ekzaminimit të hormoneve seksuale androgjenike. - Metodat e përcaktimit të hormoneve androgjene: Përcaktimi i 17-oksi steroideve në urinë, përcaktimi i testosteronit.

Metabolizmi i progesteronit – biosinteza dhe rëndësia klinike e tij - Metodat e përcaktimit të progesteronit në serum

Estrogjenet – biosinteza e estrogjeneve - metodat për përcaktimin e estrogjeneve

Hormonet proteinike

- roli klinik i tyre dhe metodat e përcaktimit: a) metodat e përcaktimit të gonadotropineve ( FSH dhe LH ) b) metodat e përcaktimit të prolaktinës c) metodat e përcaktimit të insulinës d) hormonet e tiroides, roli klinik i tyre dhe metodat diagnostike për

ekzaminimin e funksionit të tiroides

10. Oligoelementet

- esenciale: Kr,Mn, F, J, Mb, Co, Se, Fe - joesenciale: Kd, Pb, Hg, Li etj

Metabolizmi i Fe - ndryshimet klinike të parregullësive të përqëndrimit të Fe në gjak - metodat e përcaktimit të Fe

Metabolizmi i Cu

Page 34: Biokimi

- metodat e përcaktimit të tij

11. Funksioni i traktit gastrontestinal Përbërja e lëngut të lukthit dhe rëndësia klinike e ekzaminimit të lëngut të lukthit

- përcaktimi i aciditetit të lëngut të lukthit - përcaktimi i klorideve në lëngun e lukthit - ekzaminimi i gjakut në lëngun e lukthit - ekzaminimi mikroskopik i përbërjes së lëngut të lukthit

Funksioni i pankreasit - roli klinik i ekzaminimeve te sëmundjet e pankreasit - testet laboratorike që përcaktojnë funksionin e pankreasit

Funksioni i heparit - metodat e ekzaminimit të integritetit dhe funksionimit të traktit

hepatobiliar - ndryshimet e aktivitetit enzimatik te sëmundjet e traktit hepatobiliar: a) verdhëza – metabolizmi i sekretimit të bilirubinës, metodat e përcaktimit

të bilirubinës në serum dhe në urinë, metodat për përcaktimin e urobilinogjenit në urinë.

b) përcaktimi i aftësisë ekskretuese të heparit: testi bromsulfoftaleinik - roli i mëlqisë në konjugim e detoksikim, - roli i mëlqisë në metabolizmin e proteineve - roli i mëlqisë në metabolizmine karbohidrateve - roli i mëlqisë në metabolizmin e lipideve

Acidet biliare - metodat e përcaktimit të acideve biliare në serum - formimi i gurëve biliar

12 Trakti urinar Funksioni i veshkëve

a) funksioni glomerular b) funksioni tubular

Testet që aplikohen në ekzaminimin e funksionit renal glomerular - klirens testet: percaktimi i inulin klirensit, i kreatinin klirensit dhe urea

klirensit Testet që aplikohen për përcaktimin e funksionit tubular

- përcaktimi PAH klirensit - PSP testi

Ekzaminimi i urinës - ekzaminimi kualitativ – rutinor - ekzaminimi kuantitativ - ekzaminimi kimik i urinës a) metodat për përcaktimin e proteinave në urinë b) të karbohidrateve në urinë

Page 35: Biokimi

c) përcaktimi i trupthave ketonik në urinë d) prania e pigmenteve biliare në urinë e) prania e gjakut në urinë f) përcaktimi i nitriteve në urinë g) përcaktimi i indikanit në urinë - sedimenti i urinës a) përcaktimi kuantitativ i elementeve të organizuara të sedimentit b) ekzaminimi i gurëve urinar

13. Tumor markerët Përcaktimi i tumor – markerëve

- roli dijagnostik i tumor – markerëve - metodat për përcaktimin e tumor – markerëve

14. Anomalitë kongjenitale të metabolizmit Anomalitë në metabolizmin e karbohidrateve

- glikogjenozat - galaktozemia - çrregullimet metabolike të fruktozës - mungesa e disaharideve në zorrë

Anomalitë në metabolizmin e glikolipideve Anomalitë në metabolizmin e aminoacideve

- çrregullimet në metabolizmin e fenilalaninës (fenilketonuria) - çrregullimet në metabolizmin e tirozinës (tirozinemia)

Metodat për përcaktimin e anomalive kongjenitale - marrja e materialit për ekzaminim të anomalive kongjenitale - përegaditja e materialit për përcaktimin e eritrociteve dhe leukociteve - testet orientuese në urinë të anomalive kongjenitale

14.Ekzaminimi i lëngut cerebrospinal Mënyra e marrjes së lëngut cerebrospinal

- ekzaminimi bikimik i tij: proteinave, enzimeve, glukozës - ekzaminimi makroskopik i lëngut cerebrospinal - ekzaminimi citologjik i lëngut cerebrospinal: numërimi i qelizave

Ekzaminimi i lëngut amnional

Page 36: Biokimi

Karakteristikat dhe përbërja e tij - metodat për ekzaminimin e lëngut amnional

15. Veprimi i barërave në rezultatet laboratorike

- veprimi biologjik i barërave - interferenca e barërave në analiza

*Planprogramet nuk jane version perfundimtar ngase janë ne process të ristrukturimit.

Page 37: Biokimi