besa, 2011-05

40
Revistë kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria Nr. 2, maj/maj 2011 Çmimi: Suedi 30 Sek, Europë 3 €, Kosovë, Shqiperi 1.5 € LIGJËRIMI SHQIP E TREGONTE SUEDEZIN SI SHQIPTAR AUTOKTON Me shqiptarët në Suedi DY AKTE SHQIPTARE MBI SHKËLQIMIN VERBUES TË NEW YORK-UT SEMINARIUM OM INTEGRATION, TVÅSPRÅKIGHET OCH MODERSMÅL MBAHET KONFERENCA E SHTATË PËR MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE NË SUEDI SHQIPTARËT S´KANË KOHË ME PRITË VETËDIJËSIMIN E SERBVE Shqiponja e Kristianstadit

Upload: magdalena-busk

Post on 10-Mar-2016

280 views

Category:

Documents


14 download

DESCRIPTION

Reviste kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift. Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria

TRANSCRIPT

Page 1: Besa, 2011-05

Revistë kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrift Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare Iliria / Organ för Albanska riksförbundet Iliria

Nr. 2, maj/maj 2011 Çmimi: Suedi 30 Sek, Europë 3 €, Kosovë, Shqiperi 1.5 €

LIGJËRIMI SHQIP E TREGONTE SUEDEZIN SI SHQIPTAR AUTOKTON

Me shqiptarët në Suedi

DY AKTE SHQIPTARE MBI SHKËLQIMIN VERBUES TË

NEW YORK-UT

SEMINARIUM OM INTEGRATION, TVåSPRåKIGHET OcH

MODERSMåL

MBAHET KONfERENcA E SHTATË PËR MËSUESIT E

GJUHËS SHQIPE NË SUEDI

SHQIPTARËT S´KANË KOHË ME PRITË VETËDIJËSIMIN E SERBVE

Shqiponja e Kristianstadit

Page 2: Besa, 2011-05

2

PËRM

BAJT

JANr. 2, maj/maj 2011

Organ i LSHSH Iliria në Suedi

Organ för ARF Iliria i Sverige

e-maili: [email protected]

Redaksia:Redaktor përgjegjës/

ansavrigredaktőr:Murat Koci, Suedi

Redaktorë/Redaktörer:Shuquri Sejdijaj, Suedi

Astrit Gashi, SuediMuhamet Krasniqi, Suedi

Nezir Bejta, KosovëHasbi Lalinca Suedi

Lektor:Shuquri Sejdijaj, Suedi

Bashkepunetor:Rudina Xhaxho, SuediValbona Kastrati, SuediHasime Hoti, FinlandëEjup Ramadani, Suedi

Engjell Koliqi, ItaliAgim Gashi, Francë

Prend Buzhala, KosovëLuan Ziflo, Greqi

Zana Pira, KosovëRamiz Spahiu, KosovëMarije Hysko, Shqipëri

Riza Lahi, ShqipëriHatixhe Xani

Pellumb Gorica Shiperi

Design and Printing:EUROPRINTY

PËRMBAJTJADY AKTE SHQIPTARE MBI SHKËLQIMIN VERBUES TË NEW YORK-UT..............................................................................................4SHQIPTARËT S´KANË KOHË ME PRITË VETËDIJËSIMIN E

SERBVE................................................................................................6

ISMAIL HARADINAJ EMBLEMA E SHQIPTARISË.......................7LIGJËRIMI SHQIP E TREGONTE SUEDEZIN SI SHQIPTAR

AUTOKTON.........................................................................................8

NJE FOTOGRAFI E RI … SMOKE AND VIOLIN !.........................10

TU MA TROUVé – TI MË GJETE......................................................11

LEZHA - QYTET I HISTORISË DHE ARTIT.....................................12

LANDSKRONITËT SHQIPTARË.......................................................14

FANA MIFTARI – MJESHTRE E TELEFONAVE CELULARË......15

MARTIR ALIU DEBUTON ME “DREAMSETTER MIXTAPE....16

GAZETA SUEDEZ “CITY” EDHE NË SHQIP!!..............................17KOSOVA LINDORE PËRBALLË BISEDIMEVE

KOSOVË – SERBI...............................................................................18

ME SHQIPTARËT NË SUEDI............................................................20

SHQIPONJA E KRISTIANSTADIT....................................................23

TAKIMI NË TC....................................................................................24SEMINARIUM OM INTEGRATION, TVåSPRåKIGHET OCH

MODERSMåL.....................................................................................25

UNIKOMB-I EDHE NË SKANDINAVI ............................................27JAVA MIQËSORE MIDIS MIQVE SUEDEZ DHE SHQIPTAR

NGA DURRËSI NË QYTETIN E BORåS-IT.....................................27

NXËNËSIT SHQIPTAR NGA SUEDIA VIZITUAN KOSOVËN......29

AZILIMI NUK DUHET TË JETË LOTARI........................................31

BOTIME TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË SUEDI.........................31MBAHET KONFERENCA E SHTATË PËR MËSUESIT E

GJUHËS SHQIPE NË SUEDI............................................................32

NJË DITË ME DIELL APO NJË DITË E NGRYSUR?......................35

QESHIM SË BASHKUKU..................................................................38

UJITI LULET LIRI!.............................................................................39

Page 3: Besa, 2011-05

3

ME VJEDHJEN E VOTËS - GAZ I BOTËS! Zgjedhjet në të gjitha trojet etnike shqiptare janë moment kur dalin në sipërfaqe, shkëlqejnë, domi-nojnë e gllabërojnë veset , shprehitë e amoralitetet nga më të vrazhdat e nga më të ndryshmet. Në gjithë hapësirën etnike shqiptare vota, simboli i lir-isë, demokracisë e barazisë, vidhet. Vidhet haptas e vidhet dhëlprisht, vidhet ditën e vidhet natën, vid-het në katund e vidhet në qytet, vidhet nga burrat e vidhet nga gratë, vidhet me qese e vidhet me thasë, vidhet individualisht e vidhet edhe institucional-isht. Vota edhe blihet e shitet, blihet me miell e vaj, blihet me euro e dollar, blihet me poste e pushtete, blihet me diploma e fakultete e blihet edhe me tenderë e vend pune. Te shqiptarët pos qe vidhet e blihet vota, ajo edhe shpërdorohet, shpërfytyrohet, manipulohet, zhduket e shtohet në mënyrë krejtë-sisht të planifikuar e të strukturuar si nga pozita e edhe pjesa dërrmuese e opozitës. Nga ky krimi-nalitet, nga kjo xhurulldi nuk bën përjashtim asnjë hapësirë e etnikumit shqiptar. Ky fenomen është i shtrirë gjithë andej pa marre parasysh situatën politike, statusin aktual të lirive dhe të drejtave të njeriut a atyre kulturore, politike e kombëtare. Makabaritet total në Shqipëri ku edhe pas 100 vjetësh pavarësi e sovranitet, vota është bërë mjeti numër një për t’u katapultuar në majatë e pushtetit e nga andej për t’u pasurar në kurriz të popullit, fëmijëve e të ardhmes së kombit; Çoroditje totale në Kosovë, çdo gjë e keqe kopjo-het nga Shqipëria, bilës nxënësi ia kalon mësuesit dhe në ndonjë rast kur vota nuk vidhet duket situatë anormale! Masturbim i pakontrolluar politik në Iliridë. Gjendje identike e mjerë edhe në hapësirat tjera shqiptare;Në kohën paraelektorale udhëheqësit partiak që nga lideri e deri të hyzmeqari më i vogël synim kryesor kanë përbaltjen, njollosjen, shantazhimin, kërcënimin e kundërshtarit politik. Në këtë zal-lamahi, qëllimi lejon çdo mjet. Fyhet personaliteti dhe jeta private e njerëzve, akuzohen për tradhëti kombëtare me miliona njerëz, po aq akuzohen për hajni e korrupsion ndërsa akuzuesit janë engjëj, janë shpëtimtarët e kombit. Nuk kanë munguar as kërcënimet, maltretimet, keqtrajtimet, plagosjet e

vrasjet. Premtohet e ç’nuk premtohet, premtohet begati, mirëqenie, arsimim, punësim, barazi, drejtë-si e kujdes shëndetësor. Premtohet ndërtim rrugësh e hekurudhash, ndërtim portesh e aeroportesh, ndërtim shkollash e spitalesh. Premtohen integrime euroatlantike, integrime ndërshqiptare, integrime ndërrajonale, integrime globale e kozmike.Dita e hedhjes se votës, dita kur qytetari ka të drejtë të zgjedh e të zgjidhet, ditën kur qytetari vendos se kujt do ia jap besimin e qeverisjes, udhëheqjes e reprezentimit, në vend që të jetë ditë normale a ditë gëzimi kthehet në ditë frike, ditë ankthi, ditë cirku të paparë.Numërimi pastaj është gjithçka tjetër, por numërim jo.Ende pa përfunduar votimi, konkurrentët me përkrahësit e tyre në dëlir të skajshëm fillojnë e shpallin veten fitues. Në Europë kjo ndodhë vetëm te shqiptarët. Gjithandej Europës priten rezultatet nga qendrat e numërimit dhe nga atje bëhet me dije fituesi ndërsa tek ne qendrat e numërimit infor-mohen nga konkurruesit për pushtet për fituesin e zgjedhjeve.Rezultati dihet, fiton kryehajni me çetën e tij. Detyrë e parë e tij/saj është ndarja e presë me bashkëvjedhës. Premtimet harrohen, qytetari i rëndomtë injorohet, nëpërkëmbët, shtypet, keqtraj-tohet e çnjerëzohet.I gjithë ky proces tmerrësisht i deformuar rezulton pastaj në institucione inofiçente, të brishta, skajsh-mërisht të korruptuara, politikanë milionerë, varfëri migjeniane, ikje masive e rinisë nga trojet etnike shqiptare, shëndetësi që mund të krahasohet vetëm me ndonjë gji të humbur në luginën gjigante të Amazonisë, hiperinflacion të profesorëve, magjis-trave e doktorëve etj.Shqiptaret janë i vetmi komb në Europë që nuk dinë, nuk munden dhe nuk duan të bëjnë zgjedhje të lira, demokratike e të ndershme.Nuk e meritojmë por jemi bërë gaz i botës.Ai që të vjedh votën ai ti vjedh edhe votë e pulës në strufullog.Murat Koci13 maj 2011Suedi

EditorialEditorial

Page 4: Besa, 2011-05

4

Udhëpërshkrim

DY AKTE SHQIPTARE MBI SHKËLQIMIN VERBUES TË NEW YORK-UT

Në aktin e parë ju paraqesim Mediana Avdiun, koordi-natore e shëndetit publik

pranë Departamentit Shëndetësor të OKB-së në New York, ndërkaq në aktin e dytë vie gazetari dhe artisti i këngës folklorike e popullore shqip-tare, Nexhemdin Syla.Ka qenë një dhuratë e fëmijve të mi me rastin e ditëlindjes sime në janar të këtij viti që pushimet e pashkëve ti kalojmë në New York.New York-u ka qenë në shënjestër të të gjithë evropianve prej se Gjovani

de Verrazano ia kishte mësyer kësaj pike para më se 500 vitesh. Ishin hollandezët evropianët e parë që nisën njerëzit e vet në këtë rajon dhe i vunë emrin Amsterdami i Ri. Por pas 25 vitesh hollandezët humbin koloninë dhe banorët e pagëzuan me emrin New York që e mban edhe sot. Në vitet 1800 porti detar I New York-ut bëhet ndër më të mëdhenjtë. Lidhjet e mira detare shtuan pro-dhimtarinë duke krijuar kapitale të mëdha. Bashkimi i Manhatan-it me katër komunat e afërme në fillim

të qindvjetshit të kaluar e shndër-roi New York-un në një nga qytetet më të mëdha të botës. Poashtu edhe numri i popullësisë në ato vite ar-rinte në afër 3 milion. Dhe kështu New York-u u shndërrua në Mekë Amerikane sa i përketë kulturës dhe qendrave financiare. Sot kjo metropol botërore ka afër 9 milion banorë kurse duke llogaritur edhe periferinë atëherë numri i banorëve të NY arrin në afër 19 milion banorë.

Pamje e New York-ut

Por kësaj radhe nuk mendoj të flas për pasuritë e mëdha ekonomike e kulturore që posedon kjo qendër botërore dhe për atraksionet turis-tike që afron për vizitorët e të gjitha moshave. Do të flas për dy persona, të cilët përshumëçka vizitën time njëjavëshe në New York e bën më se domethënëse.Ti që do të mësosh më shumë për këtë atëherë ndiq rrëfimin tim.Rrëfimi i parëKa qenë qershori i vitit 1991 kur autobusi dykatësh me gjashtë familje refugjatësh u nis nga qyteti i Göteborg-ut në Suedi në drejtim të krahinës së Värmland-it. Në auto-bus pos familjes time gjendeshin edhe tri familje tjera shqiptare. Pas katër orë udhëtimi arritëm në destinacionin që Enti Suedez për të Huaj, Invadrarverket, kishte cak-

tuar vendstrehimin tonë të ri. Me të zbritur morëm vesh se fshati ku po vendoseshim quhej Nykroppa dhe dikur kishte qenë e banuar me mina-torë finlandez. Pranë zyrave të Entit për të Huaj kishin dalë edhe disa shqiptarë refugjatë të vendosur më herët në këtë strehimore. Një vajzë, afër 13 vjeçe, na drejtohet me py-etjen se nga cili qytet na kishin sjell-lur këtu...Pas disa ditësh mora vesh se ajo ishte e vetmja shqiptare nga gjithë ata shqiptarë të strehimores që po vazhdonte shkollën suedeze. Nykroppa na afroi me prindërit e saj por pas dy tri muajsh u sistemuam në komuna të ndryshme dhe sikur u shkëputen kontaktet... Ndërkohë u vendosa në Stokholm për shkak të punës dhe një ditë vere pas afër shtat-tetë vitesh bie telefoni. Jam Mediana, thot zëri nga telefoni.

Kam vendosur të studjoj farmacinë në Stokholm por më duhet ndihma juaj për banim disa ditë...E siguruam se kjo punë do të rregullohej. Ka rëndësi që ti të studjosh, për të tjerat mos çaj kokën...Ajo erdhi e gëzuar, plot ëndërra, plotë forca! Diplomoi farmacinë ndërkohë që mirrej shumë edhe me sport. Punësohet në një firmë të njohur ku fillimisht punon si farmaciste dhe më vonë shefe për kualitetin e barërave në kompaninë private “Natumin Pharma” në Ten-hult afër Jönköpingut. Në kohën e gripit të derrave, Mediana do të jetë aktive në jetën shoqërore por edhe në media... Angazhimi i pashoq por edhe profesionalizmi i veçantë bën që Mediana për së shpejti të kaloi në New York, në organizatën botërore të shëndetësisë...

Page 5: Besa, 2011-05

5

Udhëpërshkrim

Mediana Avdiu në lokalet e asamblesë së përgjithshme të OKB-së

Takim me Nexhemdin Sylën ( nga e majta) pas 21 vitesh

Dhe tani me të arritur në këtë metropol botërore domosdo se do ti telefonoja dhe do ti tregoja se ku gjendem. Ajo erdhi pa mbaruar orarin ditor të punës. Ishte shumë e gëzuar dhe rikujtuam me qindra e qindra detaje nga dita kur e kisha parë herën e parë në fshatin e vogël të Värmland-it... Të nesërmen ajo kishte organizuar një vizitë për mua dhe fëmijët e mi në pallatijn e OKB-së. Kaluam edhe nga zyra saj e punës. Ndërkaq në pjesë të ndry-shme të këtij pallati ashtu si dhe në shumë qendra tjera të mëdha të New

Yrok-ut do të vreni automate për dezinfektimin e duarve: janë meritë e drejtpërdrejtë e Mediana Avdiut dhe stafit ku ajo punon. Në ndarje thash, lum prindërit e saj të mirë që e mbështetën në çdo kohë dhe lum Burimi që pati fatin të njifet dhe të jetojë me të. Rrëfimi i dytëKa qenë 5 korriku i vitit 1990. Forcat policore dhe ushtarake të Serbisë të mbështetura nga forcat e njejta të Jugosllavisë së atëhershme mbyllën me forcë Radiotelevizionin e Prishtinës. Kosova veç tjerash po

mbytej në terrin informativ... Me qindra mijëra punonjës do të nxir-ren nga puna. Vazhdon dhuna me të gjitha trajtat e brutalitetit të mund-shëm...Shumë njerëz të vënë në një situatë përndjekëse do të kërkojnë zgjidhje jasht vendit...Vitet kalojnë... E me mendje i kërkoj kolegët: ku mund të jenë? Për shumë sish di që janë në Kosovë, disa kanë vdekur e për shumë të tjerë di fare pak ose hiç. Një prej tyre është dikund në New York u them fëmijve. A thua do të kem fatin ta takoj ?

Është Nexhmedin Syla. Ai që për vite me radhë kur bëja programin “Për punëtorët tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme”, mbushte pothuajse për çdo javë disa minuta program me këngët e tij që adhuroheshin aq shumë. Po Nexhi nuk ishte vetëm artist i këngës. Nexhmedin Syla ishte gazetar , moderator dhe këngëtar. Arma e tij ishte pena dhe fjala. U munduan t´ia ndalin por Nexhi si ndali asnjëherë,

as penën e as fjalën. Madje i dërgoi në të gjitha anët e botës me porosinë e madhe “ Këngën ta bashkojmë”.Nexhemdin Syla është i lindur për artin.Artit shqiptar i dha rininë e tij. Kështu bën edhe sot. Ende është i ri dhe nga mendja rrezatojnë energji të reja krijuese në këngë, letërsi ose film...Dhe në ditën që po përfundoja vizitën në New York, gjërat sikur ndreqen vet. Në hotel bie telefoni dhe në receptor zëri i Nexhmedin

Sylës. Pastaj përqafimi, dhe fjalët nuk dalin nga goja. Çka të pyesim? E shikojmë njëri tjetrin, qeshim dhe i rrahim krihët njëri tjetrit: 21 vite pa u parë e dëgjuar asnjëherë!

Shuquri SEJDIJAJ

Page 6: Besa, 2011-05

6

In memoriam:

SHQIPTARËT S´KANË KOHË ME PRITË VETËDIJËSIMIN E SERBVE

Baca Ismajl Hajredinaj ishte dënuar me 14 vite burg si organizator për çlirimin e të

gjitha tokave shqipëtare me luftë të armatosur.Për jetën, veprimtarinë dhe torturat që kishte përjetuar ky njeri mund të shkruhet një libër shumë i madh, por me rastin e dyvjetorit të vdekjës së këtij kolosi kombëtar ndjej obligim shpirtëror që t’i shpalos disa kujtime për të. Baca Ismajl ishte njeriu më i përse-kutuar në burgjet e ish-Jugosllavisë. Ishte mbajtur në burg deri në shpar-tallimin e ish Jugosllavisë.Përveç bacës Ismajl, edhe familja e tij ishte torturuar e përsekutuar. Djali i dytë Nasimi, i dënuar që kur ishte gjimnazist kurse Agroni kur ishte nxënës i fillorës. Nuk ishte kursyer as Shqipja nxënëse e klasës së pestë të fillorës, kinse e kishte fyer në baza nacionale mësuesën e sërbishtës. I vetmi që u kishte shpëtuar torturave ishte djali i madh Naimi. Ai kishte ikur më herët dhe ishte bashkuar me grupin e Isuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.Kur Mezaqetja, bashkëshortja e të ndjerit dëneste, se të gjithë familjen ia kishin burgosur dhe torturuar, dhe se i vetmi djalë që i kishte shpëtuar arrestimit Naimi, edhe ai ndodhej larg familjes dhe se askush nuk kishte guxim t’u trokiste në derë të shtëpisë për shkak të agjentëve, baca Ismajl ia ndërpriste fjalën duke i thënë se nuk ka shqiptarë të keq. Në pyetjën e saj se çka janë ata që na denoncojnë, përgjigja e tij ishte se ata nuk janë

njerëz, por janë një grusht qyqarësh.Bacën Ismajl pata rastin ta njoh përmës të birit të tij Nasimit, poash-tu ish i burgosur politik, i cili ishte themelues dhe kryetar i shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, ndërsa unë isha sekretar. Pas dy viteve erdhi baca Ismajl, i cili sapo kishte dalë nga burgu. Ishte krejtësisht i shkall-muar nga torturat fizike, psikike, madje ndaj tij ishte përdorur edhe elektroshoku.Gjatë vuajtjës së dënimit në burgun e Pozharevcit, pas shumë e shumë torturave, e kishin sjellë në spitalin e burgut. E kishin torturuar edhe me elektroshok për t’ia shlyer tru-rin. E sjellin kinse të psikologu, për të kuptuar se në mos e ka ndryshuar mendimin për luftë të armatosur. Psikologu bëhej sikur ndjente dhem-bje për gjendjen e tij, ndaj bëhet sikur donte që ta këshillojë duke i thënë se ke familje, prandaj do të ishte mirë që për realizimin e asaj që dëshiron të veprojë me mjete legale. Baca Is-majl në vend të përgjigjës i drejto-het me kundërpyetje: A më mirë do të ishte që ti të udhëtosh prej Beo-gradi në Zagreb me një tren që lëvizë me thëngjil dhe tym më shpejtësi të gomarit për të arritur pas disa ditëve, apo kishe për të udhëtuar me tren elektrik me të cilin do të arrije për 4 orë, pa tym dhe pa pluhur? Prandaj unë dhe ne shqiptarët nuk mund të presim 400 vite deri sa populli serb të vetëdijsohet se edhe të tjerët duhet të jetojnë të lirë. Pas përgjigjes që kishte marrë psiko-logu kishte dalë jashtë dhe kishte biseduar me një person tjetër me të cilin kishte hyrë brenda, i cili bacës Ismajl i ishte drejtuar me fjalët “Me sa po shifet po na u dashka edhe shumë kohë për t’u ftohur kokat sh-qiptare”, ndërsa baca Ismajl i ishte përgjigjur “Me rëndësi është të fil-lojë lufta dhe më në fund le të shi-het se kush kujt do t’ia ftohë kokën”. Kështu me pati rrëfyer i ndjeri në një

nga bisedat e shumëta që kam pasur me të.Në Shoqatën „Bashkimi Kombëtar“ në qytetin Boden në veri të Suedisë, baca Ismajl ishte njeriu më i respek-tuar prej të gjithë bashkatdhetarëve si Shaban Osmani nga Prishtina, Shefqet Bunjaku nga Mitrovica, Salih Batusha nga Prishtina etj.Gjatë festave të flamurit baca Ismajl gjithnjë e kishte rolin udhëheqës në dy pika kryesore: Rrugët për ta arrit-ur çlirimin gjithëkombëtar, më ç’rast e shpaloste hartën e trojeve etnike shqiptare, kurse në mbyllje të pro-gramit e këndote një këngë me çifteli që i përngjante Dervish Shaqës. Në veçanti ishte i përkushtuar që mërga-ta shqiptare t’i ruajë dhe t’i kultivojë traditat kombëtare, për t’i shpëtuar asimilimit. Ismajl Haradinaj para se të burgosej në fillim kishte qenë mësues e më vonë arsimtar i kulturës fizikePër bindjen time ishte një njeri shumë i veçantë. Ishte i veçantë, sepse i kishte paraprirë luftës. Ishte i veçantë, sepse kurrë nuk e dënoncon-te askënd. Ishte i veçantë, sepse nuk ishte përkulur kurrë, edhe përkundër torturave, madje edhe me elektro-shok. Ishte tejet modest dhe nuk im-ponohej për asgjë, madje as pension nuk kishte marrë.Testamenti i fundit i tij ishte që me rastin e varrimit në vend të tallkinit t’i këndohej kushtrimi: “Thrret Prizreni mori Shkodër”. Bacë, përveç se ke qenë i vaçantë unë do të krahasoja edhe me dy atd-hetarë të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, me Metush Krasniqin që poashtu e kam njohur dhe me Fazli GrejçevcinBacë, përveç dhimbjes dhe mallit që ndjej për Ju, ndjej edhe krenari që kam pasur rastin të njihem më një njeri sikur që ishit Ju. Ju qoftë i lehtë dheu i të gjitha trojeve shqiptare, për të cilat keni luftuar deri në frymën e fundit.Dr. Sadik Vrajolli, Suedi

Ismajl Haradinaj

Page 7: Besa, 2011-05

7

Përkujtim

Ismail Haradinaj emblema e Shqiptarisë

“Ismaili nuk i vuri vetes as tituj të zhurmshëm, e as emra të mëdhenj. Ai ishte dhe mbeti një luftëtar i thjeshtë, por që me veprën e tij, në analizë të fundit duket se është një lajmëtar i lirisë, që ka ardhur nëpër kohë, për të dhënë siguri se ajo do të vijë dhe se të gjithë e kanë për detyrë të jenë kontribuues të saj, pasi vetëm kështu ajo mund të ketë vlerë” thotë gjeneral Kudusi LAME.

Nga Astrit Gashi

Tash dy vjet më parë në qytetin jugor të Suedisë në Helsingborg, larg vendlindjës së tij, ndërroi jetë Ismail Haradinaj, frymëzuesi dhe pedagogu i

lëvizjeve nacional çlirimtare. Ai ishte emblema e rinisë shqiptare, ai kishte edukuar nxënësit, që një ditë do të rrjeshtoheshin në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Ko-sovës. Por jo vetëm në këtë kohë por Ismajl Haradinaj ka një meritë të jashtëzakonshme në ruajtjen, ngritjen, rritjen dhe strukturimin e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare nën ish- Jugosllavi që e ngriti dhe e strukturoi me vëllezërit Jusuf e Bard-hosh Gervalla, Kadri Zekën me shokë për të cilën vep-rimtari u dënua në “emër te popullit” me 14 vite burg.!Ai ishte në krye të strukturave politike dhe organizative të kësaj lëvizjeje e cila kishte veprimtarë në vise të ndry-shme të Kosovës, kudo ku jetonin shqiptarët qe men-donin, punonin dhe vepronin shqip. Njerëzve si Baca Ismajl Haradinaj, vetëm kur nuk janë më në mesin tonë ua vërejmë rolin e pakompenzueshëm dhe mungesa e tij fizike është e madhe për kombin edhe familjen e tij. Ideologu dhe truri i lëvizjeve çlirimtare Ismajl Haradinaj i përket asaj gjenerate veprimtarësh që përkushtimin e tyre jetësor e vunë vetëm në një drejtim, në rrugën drejt lirisë së kombit. Për këtë qëllim, Ismajl Haradinaj vuri në dispozicion gjithëçka pati: rininë, pjekurinë, dijen, shën-detin, gjendjen materiale dhe mbi të gjitha, atë që është e shenjtë për individin - familjen. Ismajl Haradinaj i përket atijj brezi që me shembull jetësor dëshmuan se nuk thyhen në rrugën e lirisë pa-varësisht rrethanave të vështira jetësore. Atë nuk e thyen burgosjet e tija të njëpasnjëshme e as burgosja e djemve të tij në moshë shumë të re por as persekutimi i tërë familjes. Bacën Ismajl nuk e theu as izolimi familjar nga rrethi; ai nuk u thye edhe kur e mohuan shokët. Përkun-drazi, ai me krenari dhe dinjitet i përballoi të gjitha. Ismajl Haradinaj vdiq në mërgim, por prehet në tokën e stërgjyshërve, në tokën e atdheut të tij të dashur, në tokën e lirë të Kosovës te cilën aq shumë e deshi. Kujtoj si sot takimin me djalin dhe bashkëluftëtarin e bacës Ismajl, Nasim Haradinaj në Helsingborg para tre viteve dhe pas disa minutave më thotë: A shkojmë te plaku për çaj dhe ne ashtu vepruam. Po kur hymë brenda ishte vetëm sepse në ato momente bashkëshortja Muzeqatja nuk ishte në shtëpi dhe ne deshëm të shërbehemi vetë. Por jo, ai edhe

në atë moshë u ngrit si vetima dhe na solli çajin! Fiziku i tij ishite i njetë me kohën kur ishte mesues i kultures fizike ne shkollen e Gramaqelit. Pas gjithë asaj që kishte kaluar nëpër burgjet e Shkinisë edhe në shtëpinë e tij tre-goi se ka ruajtur freskinë e rinisë. Baca Ismajl Haradinaj tregonte shumë e shumë gjëra për shokët e rinise por as-njëherë për veten e tij. U lumturova shumë dhe vërtet isha shumë i kënaqur që pranë kisha, njeriun të cilin daja im Sejdi Leku tregonte se ka ndarë së bashku dhomën e burgut. Njeriun i cili gjithë pronën e tij në vendlindje e kishte dhënë për luftën çlirimtare. Në shtëpinë e tij ishte dhe shtabi UCK-së! Por ajo fuqi dhe vullnet e përcolli deri në frymën e fundit. Duke u ndarë nga jeta, ai la prapa kujtimin e mirë për shokët e miqtë e shumtë, veprimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë etnike. Emrin dhe veprën e emblemës së shqiptarisë Ismail Haradinaj do ta kujtojmë brez pas brezi deri ne realizi-min e idesë dhe luftës që bëri deri ne frymën e fundit për çlirim dhe bashkim të trojeve shqiptare. Bashkëshortja Muzaqetja mbeti pa bashkëshortin, ndërsa fëmijët Naimi, Nasimi, Agroni, Shqipja e Naimja pa babain dhe bashkëluftëtarin, kujtimi i të cilit do të mbetet i përjetshëm. Të jetojmë në lavdinë e tij!

Ismajl Haradinaj

Page 8: Besa, 2011-05

8

Kulturë

LIGJËRIMI SHQIP E TREGONTE SUEDEZIN SI SHQIPTAR AUTOKTON

Ullmar Qvick në Universitetin Europian të Tiranës

Universiteti Europian i Ti-ranës (UET) është një nga universitetet e shumta që u

hapën në Shqipëri pas viteve 2000, atëherë kur Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë vendosi që ta liberalizonte arsimin e lartë, duke ia hequr monopolin universiteteve publike. Sidoqoftë, UET u ndërtua që në fillim me idenë e krijimit të një universiteti që kishte në themel të tij mendimin kritik dhe që i përk-iste një filozofie neo-liberale ku të mbizotëronte konkurrenca e lirë dhe e ndershme dhe diferenca të dukej në treg, gjë që i kundërvihej eta-tizmit të dikurshëm komunist. Por, si shumë institucione të tjera që e nisën pikërisht me këtë frymë, tashmë pesë vite pas krijimit të tij dhe një ma-sivizimi të shpejtë (sot numëron më shumë se 3 000 studentë), UET nisi

një proçes reformimi të brendshëm dhe ristrukturimi, hapjeje institu-cionale për tu përballur me sfidat që sjell jo vetëm liberalizimi i arsimit të lartë por edhe vetë globalizimi. Ishin këto zhvillime dhe filozofi që bënë të mundur që gjatë këtyre viteve të kishim të ftuar të shumtë, qoftë personalitete brenda Shqipërisë por edhe personalitete të tjera jashtë Sh-qipërisë. Por, me siguri që personaliteti i Ul-lmar Qvick-ut ishte më i veçanti ndër të ftuarit që kishte pasur në Universitetin Europian të Tiranës në pesë vitet e krijimit të tij. Ai jo vetëm që kishte një eksperiencë krejt të veçantë për të treguar (mësimi i gjuhës shqipe, pasioni për radion, ko-rrespondenca e pasur, udhëtimet në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste, botimet, mbrojtja e kauzes se shqip-

tareve etj.), por i përkiste edhe një shkolle tjetër mendimi, një shkolle që nuk i shihte gjërat vetëm bardhë e zi duke kërkuar gjithmonë një fitues dhe një humbës por që siç vetë Ul-lmari do ta deklaronte, kërkonte që ti shihte gjërat me syrin e një njeriu të jashtëm, që qëndron jashtë emo-cionalitetit të palëve dhe interesave të ngushta. Nuk e di në qoftë se njerëzit e pranishëm në takime, e sidomos studentët arritën ta kuptonin këtë me-todë të arsyetuari apo vepruari, këtë filozofi që aq shumë mungon në me-todikën e të arsyetuarit shqiptar që kalon nga kundërshtimi absolut në pranimin po aq absolut, edhe brenda pak vitesh, edhe brenda të njëjtëve njerëz, pa pranuar asnjë gabim dhe pa mësuar asgjë nga e kaluara. Që në fillim, kur u shpërndanë ftesat e para, studentët, profesorët dhe drej-

Page 9: Besa, 2011-05

9

Kulturë

tuesit e universitetit u bënë kuriozë për personalitetin e Ullmarit pavarë-sisht se këto kohë entuziasmi për atë që thonë të huajt ka rënë ndjeshëm në Shqipëri sidomos nëse e krahaso-jmë me periudhën e viteve ’90 – të ku kishte një etje shumë të madhe për të panjohurën dhe të largëtën. Qëllimi i vizitës së Ullmar Qvick-ut në UET ishte pikërisht rëndësia që filloi ti kushtohej bashkëpunimit ndërkombëtar në të gjithë aktivitetin e universitetit duke filluar që nga procesi mësimor, akademik, kërki-mor si dhe botues. Ideja kryesore e ftesës ishte që të ndërtonim një urë të re komunikimi dhe dijesh për studentët si dhe shkëmbimin e njo-hurive mbi marrëdhëniet diploma-tike midis Shqipërisë dhe Suedisë. Gjithashtu u mbajt dhe një leksion i dytë përsa i përket mënyrës sesi e shihte Ullmar Qvick-u, me kënd-vështrimin dhe eksperiencën e tij, Shqipërinë e djeshme dhe Shqipëri-në e sotshme.

Më shumë heroizma sesa grurëNë qoftë se në ligjëratën e parë të ftuarit ishin më shumë zyrtarë, më shumë përfaqësues të hierarkisë akademike të universitetit, të Aka-demisë së Shkencave të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diploma-tik, personalitete të tjera akade-mike, miq, kolegë si dhe studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare, në ligjëratën e dytë, e cila u zhvil-lua në të njëjtën ditë por gjatë pas-dites, auditori ishte më interaktiv dhe larg pompozitetit ceremonial duke krijuar një klimë miqësore dhe përkushtimi të thellë ndaj temës së trajtuar, e cila na mallëngjeu të gjithëve sepse bëhej fjalë për të shkuarën dhe të ardhmen e Sh-qipërisë. Ullmari vuri në dukje pikërisht ato gjëra që ne në Shqipëri e kemi vështirë ti shohim me sytë tanë, të verbuar nga pasionet e përditshme dhe verbëria lokale, atë që ne nuk mund dot ta vëmë re midis të ngjash-mëve por që mund të zbulohet vetëm atëherë kur vendosemi përballë të

kundërtave dhe zbulojmë identitetin tonë, madje edhe duke e formësuar atë. Ndoshta Shqipëria ka ndejtur për shumë kohë e izoluar duke ja zbehur identitetin por kjo hapje pas viteve 1990 ka nxjerrë dilema të reja të cilat na bëjnë të mendojmë të gjithëve jo vetëm për të shkuarën e të tashmen por mbi të gjitha për të ardhmen. Dhe Ullmari lexoi disa rreshta nga libri i tij ‘Më shumë heroizma sesa grurë”, një libër i cili që në titull ju bëri përshtypje pjesë-marrësve, dhe i cili që në titull me pak fjalë përfshinte gjithë eksperi-encën komuniste shqiptare, një kohë të harruar dhe të pajetuar nga brezi i ri por që vazhdon të jetë e pran-ishme midis nesh, në arkitekturë dhe në mendësinë e brezit të vjetër që sundon Shqipërinë. Takimet ishin të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit, them se ndi-kuam edhe pak Ullmarin me ndry-shimet e reja që ai vuri re si në men-talitet dhe në të konceptuarin e të jetuarit por edhe ndryshimet fizike në infrastrukturë dhe rritjen e cilë-sisë së jetës, ndryshime që pasqy-roheshin më shumë në filozofinë praktike të njerëzve të thjeshtë sesa në jetën politike të vendit, shumë e polarizuar dhe larg qëllimeve të shqiptarit të mesëm. Veçanërisht studentët ishin të mrekulluar pas takimit të parë, flisnin me njëri – tjetrin nëpër korridoret e universitet-it për personazhin interesant që sapo i kishte vizituar dhe për dashurinë e tij të madhe për kulturën shqiptare dhe forcën e jashtëzakonshme të karakterit. Disa prej tyre nuk i be-sonin syve dhe veshëve, përderisa pamja u sugjeronte një burrë të huaj por që ligjërimi në shqip ju tregonte se kishin të bënin me një shqiptar autokton, aq mirë dhe bukur tingël-lonte shqipja e Ullmar Qvick-ut. Mësimet e tij ishin të vlefshme sepse nuk ishin vetëm teorike, siç ndodh rëndom në auditoret e universiteteve shqiptare, por kishin dalë nga eks-perienca dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Të dhëna të reja shkecoreNga ana shkencore, disa të dhëna që Ullmari dha gjatë ligjëratës për ‘Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Suedisë’ ishin kurioze për të pranishmit, megjithëse profesorë të nderuar në fushat e tyre. Kështu pak nga antropologët e Universitetit Europian të Tiranës e dinin që Erik Hans Thunman ishte me origjinë suedeze, gati të gjithë e dinin që ishte studiues gjerman. Po aq intere-sante ishte dhe përshkrimi i vizitës së ish mbretit të Suedisë Gustav Adolfi në Janinë gjatë vitit 1815, një histori pak e njohur për shumicën e studentëve shqiptarë. Një fakt tjetër që la një përshtypje të thellë tek të pranishmit ishte libri i Vedat Koko-nës dhe mënyra sesi ai e kishte parë Suedinë, kjo ngjarje na përkujtoi një studiues të rëndësishëm të shqipes i cili ka bërë një punë të palodhur në formulimin e fjalorëve gjuhësorë. Sigurisht që nuk mund të flitet për një ndërveprim të shpeshtë kulturor midis Shqipërisë dhe Suedisë, janë dy vende gjeografikisht larg njëri – tjetrit dhe e kaluara historike nuk i ka vendosur asnjëherë përballë apo përkrah njëri – tjetrit. Ashtu siç edhe Ullmari kumtoi për të pran-ishmit rastet që ai përmendi ishin raste udhëtarësh, vëzhguesish të kujdesshëm suedezë apo shqiptarë por që u dashuruan me vendet që vizituan. Historia u tregua më bujare gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20- të dhe shekullit të 21 – të ku ndërveprimi i përbashkët, edhe për shkak të luftës tragjike në Kosovë dhe parandalimi me sukses i konf-liktit në Maqedoni nga Ana Lindh, krijuan një kauzë të përbashkët, të drejtat humane dhe ëndrrën e vjetër europiane. Ullmari ishte dësh-mia e vërtetë e kësaj miqësie; ai jo vetëm kishte kontribuar por kishte qenë dhe produkt i saj, i gatshëm për ti zhvilluar këto marrëdhënie bashkëpunimi dhe dialogu kulturor edhe më tej në të ardhmen. Jonida Balla, Tiranë

Page 10: Besa, 2011-05

10

Kulturë

NJE fOTOGRAfI E RI … SMOKE AND VIOLIN !

Romania Beqiri

E ulur në divan, si një ândrrimtare e trishtume, dëgjoj disa tingujvioline pa kuptim – “Pachelbel - Can-

on in D major” - ... Rri krejt paasnjë shkak e asnjë motiv përpara laptopit duke pa' foton tande .E du atë foto, e du subjektin në te' … Du ta kap, ta rrëmbej imazhin esaj, ta marr në gji, ta shtrëngoj fort, ta puth me mall dhe mos ta lëshojkurrë ma. Du të vë kokën n’ prehrin e atij im-azhi… dhe sonte s’do kishakenë kurrë ma e lumtur sesa ta shtrëngoja prehnin tand që dikur mumë dha jetë.Thirr cigaret një nga një. Nuk e pij duhanin, shumë rrallë, veç kur mëkap mërzia, por sonte e kam mikun ma t'mirë… e thith, e ndjej tekpershkon mushkërite e mia si një helm i âm-bel që më mbush mefrymë.Du oksigjen... e pamundur. Ty nuk të kam afër. S'më intereson aspak…Ti ke kaq shume defekte – saqë mu çdo de-fekt i joti më duket vlerë,më duket një mrekulli.Në Shkodër, në Shqipëri, në Suedi, Gjermani, Spanjë e Itali ka edhe mat'mirë se ti, shumë ma t'bukur, shumë ma in-teligjentë, shum ma joshës– du që secili më të ngjasu ty. Nuk e du per-feksionin e të tjerve – du qëtë gjithë të jenë si ti !!Mall… për ty kam veç mall sonte. Mall që më çmend e më kujton çdogrimcë të çdo sekondi që përjetum. Dikur kënaqesha ma pak, sot kamndryshu -s’me kenaq ma asgja ¡

Ti më dhe kurajo, më bëre ma ambicioze, më dhe shpresë për një jetëma t’mirë… momente deliriumi! Ndjej Lum-turi, Parajsë, ndjej jetebrenda trupit tem dhe marr frymë nga ditet e tuja.Por çdo përjetim e ka një harrim, kujtimet tona asnjë prespektive. Sepsee kaluara do i kalb kujtimet, fjalet që u thanë, bisedat, syte e tu qe mendiqnin virtualisht, melodine qe luaje per mu me violinen tande tedashtun. Ti kompozove ma të bukurën sin-foni të zemrës teme.Çdo gja e bukur e ka një fund, malli I mungesës tande jo ...Mbaroi dhe cigarja e tretë. Nuk do ndez ma, sepse asgjë s’mund tëpërmirësojë gjendjen teme. Një cikël vicioz janë shndërruar këtomendimet e mia.Ahhh … E njëjta histori maestro gjithmonë. Ndoshta duhet të blej njëinstrument tjetër që mos t’i ngjasojë violinës tande. Ndoshta një daullee thjeshtë do krijonte disa tinguj që të ndry-shonin notat në pentagramine jetës teme.Po mendoj të ik larg, shume larg… është mo-menti i gjumit mi corazón,mi cariño !Adios dashurisë teme për të djeshmen, sa të ul kokën në jastek doshkyj foton e ditës së djeshme - kur të çohem do shof dritën e diellit tënjë dite të re ... !!! Dhe do t’baj nje FOTO-GRAFI TE RE ... ¡Maj , 2010

Page 11: Besa, 2011-05

11

Kulturë

Romania Beqiri

Tu ma trouvé – TI MË GJETE(Pershtatur nga poema e Louis Aragon “Tu m’as trouvé”)

Ti më gjete si një guriçkë e fshehur buzë detit,si një objekt i humbur, i papërdorur i miletit,si një mjegull që hyn në dhomë pa e ftuar,

si një rrëmujë e dhomës së hotelit e parregulluar.Ti më gjete si një udhëtare pa biletë e ulur në trotuar,e lagur nga rrebesh i ftohtë i botës së palarë,si një ëndërr e hutuar pas hijes së zezë së burgut,si një mëkatare imagjinare pas vellos së murgut.Si një zog në panik që rrugën e shpëtimit s’e gjen,si një letër dashurie e harruar mbi sedilje në tren,si gisht i dashurisë që trathton gjurmën e kuqe të unazës,Oh, si një Hyjnore... e paprekur, si virgjëria e vajzës...Një makinë e papërdorur por e braktisur në tokë të shkretë,si një gjeth vjeshtak që para teje era e fluturon lehtë,si një bagazh i rëndë, i përvuajtur qëndron në stacion,që rënkon për të zotin, padronin e vet kërkon.Si një derë e hapur apo ndoshta e mbyllur, nuk e di,një pemë e lagur ku rrufeja e dimrit e kthen në hi,një Mirësi e nëpërkëmbur dhe e keqkuptuar në ligësi,si një shpirt i plakur parakohe, i dashur, qysh në rini.eéå|Çt UxÖ|Ü|Si në largësi të detit, sirena përpëlitet në anije,si një anemike që rruaza gjaku s’ka ndër deje,si notari i paditur që mbytet nga kripësi e detit,si një bukuri e narçizit, e dashuruar pas vedit.Si jasteku i lagur prej lotëve të vetmisë plot mankth,një supersticioze e cila të ardhmen e shihte veç ankth,

pa diell, pa dritë, oh... veç errësirë në sy,pa dritë, pa ty, pa dashuri, pa ty, pa jetë, pa ty...Ti më gjete si një shtrat i braktisur nga mankthet e natës,si zbrazëtia e saj nga mungesa e zbehtësisë së hanës,si një e nxirë në trup me verdhësinë e zbehur të syrit,e ftohtë, pa fjalë, e pandjenja si kalbësi e drurit.Si zemërimi i pashuar që asgjë s’mund ta qetësojëas butësi e zemrës, as ëngjëll, as Parajsë po të provojë,si një fjalë e pathënë por që kishte shumë për të thënësi një dashuri naive që kishte shumë për të dhënë...Ti më gjete si një fanatike e principeve të moralit,si një “E Drejtë” që rronte me djersën e ballit,një endacake që me imagjinatë flinte ku ta zinte nata,si një “Aventuriere” enigmatike në ëndrrat e tua të mëkatëta...Ti më gjete krejt të paprekur nga mëkati njerëzor,në shpirt, zemër e trup krejt hyjnor,në fund të detit e pazbuluar si një margaritar,si një bekim i përjetësisë vetëm, vetëm për një detar...Ti me gjete si një kafshë e egër, e pazbutur akoma,një gjerdan në qafë sensualisht, një unazë diamanti tek dora,një thesar i ruajtur për ty në thellësi të Parajsës – Det,Ti më gjete... e në Det...më trete vetë...... Përjetë !...MAY 02, 2008ora: 04.00

Page 12: Besa, 2011-05

12

Ta njohim vendlindjen

LEZHA - QYTET I HISTORISË DHE ARTIT

Historia është pasaporta e një vendbanimi. Ruajtja, rishkrimi dhe pasqyrimi janë shenja më e lartë e më bindëse e atdhedashurisë dhe e krenarisë tonë kombëtare. Lezha është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë me vlera historike, si pjesë e historisë dhe kulturës tonë të lashtë, e cila ka tër-hequr vëmendjen. Është vështirë të shkruash për një qytet nëse së paku nuk e viziton apo më shumë hulum-ton historinë e kulturën e tij. Në Lezhë janë të pranishme gjurmë të lashtësisë dhe qytetërimit të saj të hershëm që nga thellësia e shekujve. Këto gjurmë të lashtë-sisë, si dëshmi të dukshme, por edhe atribute të identitetit tonë kombëtar edhe pse janë të pakta, flasin shumë. Kalaja, gërmadhat e mureve të qytetit të Lisit të poshtëm me ngjyra të zbehta nga koha dhe që vijnë nga rrjedha e shekujve të shkuar e shtrijnë hapin si vazhdë stërgjyshore të këtyre trojeve, që nga antikiteti. Lezha është një qytet me histori prej më shume se tremijë vjet, që ka kaluar pushtime, shkatërrime, djegie, emigrime për mbijetesë nga kërcënimet, presionet

e pushtuesve, zhvillim ekonomik dhe arkitekturor. Këtu kanë jetuar pirustët, një nga fiset e njohura ilire. Autorë të ndryshëm që nga antikiteti si Polibi, Tit Livi, Prokopi i Çezarës, Anonimi i Ravenës, Ana Komnena e përmendin Lezhën si një qytet tepër të fortifikuar dhe ku, mbretërit ilirë Pleurati, Agroni, Bardhyli, Teuta, Genti jetuan e luftuan gjatë. Qyteti, në kohërat e ekzistencës së tij, ka ndryshuar emrin sipas rrethanave. Është njohur me emrat: Lisi, Lissos, Lisum, Lission, Lesh (Alesio), për të arritur tek emri i sotëm Lezha. Duke i hedhur një vështrim të shkurtër rrjedhës së historisë së Lezhës sikurse është dokumentuar, ajo është e përmendur edhe për rolin liridashës të bashkimit të Arbërisë. Qyteti shtrihet në fushë dhe rrëzë një kodre shkëmbore. Sapo shkel aty të befasojnë ndërtimet e reja me një stil të bukur, kopshtet gjithë gjelbërim edhe pse diku përballesh me rrënoja të braktisura industriale, shenja këto të ndërtimeve të sistemit të kaluar, por edhe godina pallatesh të ngjashme nga njëra-tjetra. Kjo është edhe përshtypja e parë që të krijohet. Tej, në horizont, në një nga lartësitë shkëmbore që arrijnë në majën e malit Sheldun, ku antena e repetitorë (dhënëse) kërkojnë

të zgjasin majën e tij, ravijëzohet kalaja. E njëjtë si shumë kala të tjera shqiptare të ngritura në maja kodrash për vetëmbrojtje. Vendi ku ndodhet kjo kala besoj se është akoma një fakt shtesë që vërteton lashtësinë e këtij vendbanimi. Një kala e njohur në historinë tonë, që e ruan madhështinë e saj edhe sot, ku ndërthuren ngjarje, legjenda dhe histori. Ajo ka qenë edhe një kryeqendër e familjes princërore të Dukagjinasve, zotëruese feudale e territoreve të Veriut të sotëm të Sh-qipërisë në shekujt XIV-XV. Sot, një kështjellë e heshtur. Tutje shquhet shkoqur kreshta e malit të Velës. Duke soditur gjithçka që të shfaqet para syve, ajo të jep pafundësi të tjera ndjesish.Në qendër të qytetit të tërheq vëmendjen një gur simbol, që në thelb ka një mbishkrim kuptimplotë: “Mirënjohje atyre që shtegtuan me vdekjen, në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”. Pak më tutje provon emocione të tjera. Një kompleks skulpturor i vendosur në një hapësirë të gjerë, janë një art me një befasi të bukur për këdo që vjen për herë të parë këtu. Është statuja e poetit Gjergj Fishta, e një prej figurave kombëtare poliedrike. Ajo ka gjatësinë e 3 metrave dhe është ndërthurur edhe me një skulpturë tjetër mbështetur në një shtyllë. Një skulpturë e një burri lakuriq me el-ementët e tij: Ora e Shqipërisë, libri, koka e dhisë dhe lahuta, simbole këto të rikrijimit të muzës poetike të vargjeve të kryeveprës së Gjergj Fishtës "Lahuta e Malcisë"Po aq pranë, pamje të tjera i japin qytetit një bukuri të veçantë ku ndërthuret modernia me antiken. Një kishë madhështore, e ndërtuar në anën djathtë të qytetit, është një tjetër vepër e shkëlqyer arti e stisur

Pëllumb Gorica

Lezha Lezha

Page 13: Besa, 2011-05

13

Ta njohim vendlindjen

me mjeshtëri në teknike e kombi-nacione. Memoriali i Skënderbeut, qendra administrative e Lezhës, lulishtja e qytetit, fragmente muresh, porta dhe kalldrëme të çngjyrosura nga koha. Diku, afër saj shtrihet një lagje e ndërtuar rrëzë kodrës shkëm-bore me shtëpi, vila, ndërtime të institucioneve shtetërore me pamje të tjera të bukura, interesante dhe mbresëlënëse. Dhe që të gjitha këto të imponojnë dhe të nxisin dëshirën për ta njohur më mirë dhe një arsyeje më shumë pse duhet ta vizitosh këtë qytet. Në pamundësi për të parë gjithç-ka, ne i kushtuam interes qendrës historike. Memoriali i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, apo ndry-she siç njihet vendvarrimi i tij, për-bën një pasuri të jashtëzakonshme me vlerë historike e kulturore ku ruhen gjurmë nga e kaluara e largët. Ky memorial është kthyer në një qendër të vizitueshme nga dhjetëra e qindra vizitorë në ditë të moshave të ndryshme, vendas dhe të huaj. Memoriali i ndërtuar para 30 vjetësh me formën e tij drejtkëndore ka një konfiguracion imponues, rrezat-ues, të veçantë e madhështore në sytë e çdo vizitori. Është gjithashtu edhe vendi ku, në 2 mars të vitit të largët 1444, u mbajt kuvendi i madh i prijësve arbëror të etur për liri dhe ku ribashkuan principatat me kushtrimin e një “Besëlidhje” për të mbrojtur trojet nga vërshimet

shkatërruese osmane. Bashkim i principatave, që atëherë ishin të pa-varura nga njëra – tjetra. Memoriali është ngritur në gërmadhat e kishës katedrale të Shën Nikollit, e cila pas pushtimit turk u kthye në xhami. E dëmtuar nga erozioni i kohës, ajo ruan pjesë të saj. Ndërsa hyn brenda memorialit ndjen krenari. Objektet e pasqyruara rishkruajnë historinë tonë si komb të lidhur me Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun. Në muret e kësaj kishe katedrale janë ekspozuar shpa-ta, heshta, përkrenare dhe mburoja në sfond të të cilave është shkruar me pasazhe simbol për 25 betejat e Skënderbeut, që lartësojnë figurën e Heroit tonë Kombëtar, duke shpre-hur në këto ngjarje të përgjakshme, kronikat e betejave më tërë gjerësinë e tyre, historinë e luftërave të trojeve

tona për mbijetesë nga pushtimi osman. Në morinë e tyre, shfaqet në sfondin kryesor, flamuri i kuq i thurur me një mozaik gurësh të vegjël me shqiponjën dy koka dhe afër një bust reliev i Skënderbeut, vepër e Skupltorit, “Artistit të Popullit” Odhise Paskali, e më pas përkrenarja dhe shpata e Skëndër-beut (kopje). Lexojmë mburojat simbol: Vajkal, Mokra, Oroni, Pol-logu, Kruja, Berati… . Janë 25 mburoja prej bronzi, që artistikisht japin tablo të betejave kryesore të Skënderbeut nga të cilat ai ka humbur vetëm dy, atë për mbro-jtjen e kalasë së Beratit dhe betejën e Stefigradit. Ndërsa kalojmë nga njëra mburojë në tjetrën ndjen se këtu gjëmon historia dhe bëhesh më krenar për ngjarjet e betejat e largëta të shekullit XV dhe historinë e Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të çmuar të të gjitha kohërave. Ishte koha kur fama e tij kaloi kufijtë e territoreve tona. Largohemi nga Lezha me dëshirën për të ardhur përsëri e për të shkruar më shumë për këtë qytet me histori të lashtë. Rrezet e diellit me shkëlqimin e tyre të mesditës së kësaj pranvere përplasen në rreshtat e kolonave të mermerta të memorialit dhe rrënojave të vjetra të kohërave antike. Ato shkëlqejnë ashtu si është përplasja e dallgëve dhe historia e këtij qyteti.Pëllumb Gorica

Memoriali i Skenderbeut

Lezha

Page 14: Besa, 2011-05

14

Aktuale

LANDSKRONITËT SHQIPTARË

Astrit Gashi

Për

shumë bashkatd-hetarë, Sue-dia është një vend i mundësive. Pavarësisht nga prejard-

hja që kanë njerëzit e këtij qyteti ata mund të zhvillohen dhe të jenë pjesë e përgjegjësive të veta. Por aktualisht nuk është kështu. Dallimet në mes njerëzve janë në rritje, sidomos në qytetin jugor të Suedisë, Landskrona. Gati gjysma e popullsisë së këtij qyteti janë me prejardhje josuedeze. Ndër komunitete më të mëdha të këtij qyteti radhitet edhe ai i shqiptarëve që mendohet se numron afërsisht 3 000 veta. Emri i qytetit në suedisht është emër i bukur dhe përkthyer në shqip don të thotë kurorë mbretërore. Imazhi i këtij qyteti sot është jo dhe aq pozitiv nga popullsia vendëse, e cila për arsye te ndryshme dhe në bashkëpunim edhe me media nuk janë te kënaqur me in-tegrimin e të huajve që ka qyteti. Tituj të gazetave nganjëherë humbin etiken e tyre duke dashur te paraqesin gjërat më problematike ndër të huaj. Këtu po përmendim një titull të gazetës ”Land-skrona Posten” e cila vite më parë përmes gazetarit Joakim Björk kishte intervistuar një të mitur shqiptar të lindur në Suedi dhe titulli i reportazhit të tij ishte ”Dhunen e kemi në gjak” gjë që pati shkatuar shumë reagime tek komuniteti shqiptar. Por si është gjendja sot në qytetin e bukur të Landskrones? Pleurat Nushi, drejtues i klubit futbollistik ”Besa” që vepron në këtë qytet fillimisht veçon problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar i këtij qyteti.-Komuniteti shqiptar në Landskrona të Suedisë ka karakteristikat e një komuniteti të lën pas dore. Papunësia në mesin e komunitetit shqiptar është në nivel të lartë. Arsyet jan nga më të ndryshmet dhe kjo automatikisht ndikon negativisht tek rinia shqiptare këtu. Çfarë përkrahje gëzoni nga shoqëria vendëse dhe a janë shqiptarët të integruar në shoqëri ?

- Neglizhimi nga ana e prindërve, nga ana e shoqërisë suedeze por edhe nga ana e strukturave politike dhe kulturore të Kosovës ka krijuar një krizë identiteti tek kjo rini. Mungesa e një integrimi të duhur në strukturat e shoqërisë suedeze kanë shkaktuar që landskronitët shqiptarë, ose më mirë të them një pjesë jo e vogël e tyre te ndjehen të margjinalizuar. Kjo dhe identiteti jo i fortë etnokulturor po shkakton që një pjesë e rinisë te futen rrugëve të ndryshme që çojnë larg in-tegrimit dhe shpijnë drejt një humnere nga e cila vështirë që dilet, thekson Peurat Nushi.- Ka nje radikalizim ndër radhët e rinisë që për pasojë ka mosan-gazhimin e duhur të strukturave shoqërore të qytetit por edhe të një pjese të prindërve . Gjithashtu e theksoj edhe mungesa e një politike të qartë të qeverisë kosovare për të ngritur vetëdijen etnokulturore te shqiptarve në diasporë. "Kemi dhunën në gjak", ishte ky një titull që mund të vërehej në një gazetë suedeze e cila kishte intervis-tuar ca të rinjë shqiptarë të cilët ishin organizuar në banda të ndryshme e të cilat asaj kohe (2005) ishin te njohura për gjëra negative, rrahje, vjedhje etj. Kjo i shkaktoi rinisë shqiptare, jo vetëm në Landskrona, por në tërë Suedinë një dëm të madh. Reputacioni edhe pse jo edhe aq i mir që kemi këtu (falë edhe një propagande masive ser-bosllave) u bë edhe më i keq, njëkohë-sisht që margjinalizimi i rinisë këtu shtohej. Atëbotë e vetmja gjë pozitive ishte krijimi i skuadrës futbollistike FK ”BESA”, skuader kjo e cila angazhoi shumë të rinjë shqiptarë që dita ditës luftonin për të arritur diçka pozitive. Për një kohë të shkurtër ky klub arriti sadopak te thyej paragjykimeve që një pjesë jo e vogël e suedezeve kishin krijuar për shqiptarët. Ju treguam që rinia shqiptare vazhdon trashëgiminë mijëravjeçare iliro shqiptare, trashëgi-mi kjo që do te thotë se ne shqiptarët kontribuojmë në shoqëritë në të cilat jetojmë. Me punë ua çelëm sytë të gjithëve edhe pse ne jemi të paktë por me disiplinë pune dhe vullnet të fortë arrihet gjithçka. Sot si është gjendja dhe a ka ndrysh-uar diçka ?

- Gjendja e rinisë shqiptare sot është më e mirë sesa që ishte, forcat kon-struktive kanë vërejtë që nuk bën te rrihet duarkryq por duhet punë. Tash kemi qendrën kulturore "Okarina" e cila angazhon te rinjë shqiptarë dhe mundohet të ruaj dhe forcojë identitetin kulturor të shqiptarëve, njëkohësisht që me angazhimin e tyre ata edhe pasqy-rojnë kulturën tonë të pasur. Kemi një vazhdimësi edhe ne klubin FK BESA që vazhdon me punën për të mbledhur rininë shqiptare të rajonit në mënyrën që bashkarisht të krijojmë interesa të dobishme , thkeosn Peurat Nushi.Sipas kësaj që thua, rinia shqiptare në Landskrona është më e integruar tani?- Kjo rini nuk guxon të bjerë pre e forcave destruktive siç kemi pasur raste që edhe pse nuk janë përfaqësues për rininë shqiptare sërish dëmtojnë imazhin e saj. Kemi rryma radikale që imponojnë tek rinija jonë vlera an-tishqiptare, vlera të huaja destruktive. Kjo kërkon një angazhim të qeverisë së Kosovës përmes ambasadës së saj ne Suedi, kërkon nje angazhim të strukturave kulturore shqiptare si në Suedi por edhe në Kosovë ( të mos vijnë vetëm të ashtuquajtura "estradë kosovare" e cila ka interesat e saj fit-imprurese), por kërkohet një angazhim dhe vetëdijësim i vet prindërve dhe sinkronizim i një pune më të madhe me shoqërinë suedeze. Për fund cilat janë sfidat kryesore të rinisë shqiptare në Landskrona?- Rinia shqiptare e Landskronës përbal-let me sfida të ndryshme dhe për të tejkaluar sfidat duhet një sinkronizim pune nga te gjitha forcat konstruktive shqiptare dhe natyrisht atyre suedeze. Duhet investuar tek djelmoshat dhe vajzat shqiptare në drejtim të ngritjes së identitetit shqiptar sepse vetëm kështu bëhen energji pozitive për sho-qërinë shqiptare dhe atë suedeze. Duke kuptuar se të qenurit shqiptar është një privilegj atëherë kjo rini do mban kryet lart dhe do punoi për të mirën e saj. E per te forcuar këtë identitet duhet një angazhim maksimal i të gjithë atyre që kanë mundësinë, vullnetin dhe diturinë. Jo me fjalë por me punë, thkeosn në fund Pleurat Nushi, drejtues i klubit futbollistik ”Besa” në Landskrona.

Page 15: Besa, 2011-05

15

Femra shqiptare

fANA MIfTARI – MJESHTRE E TELEfONAVE cELULARË

femrat në botën e elektronikës

fana Miftari nga Runiku i Skenderajt, ndoshta është femra e vetme në Drenicë, e cila merret me punë teknologjike. Ajo bën servisimin e telefonave celularë. Ndonëse ka katër fëmijë dhe duhet t’i kryej obligimet si nënë, ajo gjenë kohë për ta kryer këtë punë me vullnet të madh dhe me dëshirë që t’i tërheq edhe femrat tjera drenicase për të hyrë në botën e teknologjisë moderne.

Ngadalë, por me hapa të sigurt, femra drenicase jo vetëm që ka hyrë në botën

e biznesit, por as bota e teknologjisë nuk është më e panjohur për femrat në Drenicë. Fana Miftari, një nënë me katër fëmijë, për të siguruar ekzistencën për familjen e vet iu ka rrekur punës së mjeshtresë të telefo-

nave celularë, një profesion, deri më tash i “rezervuar” vetëm për meshkujt në komunën e Skenderajt. “Këtë mjeshtri, në komunën e Skenderajt kemi filluar ta bëjmë në vitin 2002. E pamë të nevojshme ta hapim këtë punëtori meqë mungonte një e këtillë në këtë komunë. Ishte kërkesë e madhe e përdoruesve të telefonave celu-larë, gjë e cila më shtyri ta nxis edhe bashkëshorten time të më ndihmonte, në fillim rreth disa punëve të thjeshta dhe pastaj shumë shpejt u aftësua që të bëjë tërë punët që bëja unë. Tani kjo punon në mënyrë të pavarur dhe është shumë e sigurte në punën e saj” thotë Fadil Miftari, bashkëshorti i Fanës. Dashuria në profesionNdonëse është nënë e katër fëmijëve dhe me obligime familjare, Fana është femra e vetme në komunën e Sken-derajt, e cila merret me punë teknologjike, bënë servi-simin e telefonave celularë dhe gjen kohë për ta kryer këtë mjeshtri të pazakontë për gruan drenicase.

”Kam të kryer vetëm shkollën fillore, mirëpo kjo punë që bëj më pëlqen shumë dhe e bëj me vullnet dhe dëshirë të madhe. Asnjëherë nuk kam hasur në vështirësi dhe nuk mendoj ta ndërpres ndonjëherë. Përkundrazi, do të përpiqem ta perfeksionoj edhe më tepër”, thotë Fana. Ajo shpreh nevojën e zgjerimit të punëtorisë së saj dhe pas-urimin me mjete sa më moderne, nga se nevojat e tregut janë të tilla. “Çdo ditë e më shumë na vijnë aparate telefonike (ce-lularë) më bashkëkohor dhe më të përsosur, të serive të fundit, ndërsa për t’i rregulluar ata, duhen edhe pjesë dhe mjete adekuate”, konsideron ajo.fiton aq sa i duhen për familjen Fana vlerëson se të ardhurat nga ky biznes, për te shumë interesant, nuk janë edhe aq të mëdha. ”Nga puna që bëj nuk përfitoj edhe aq shumë. Më mjaftojnë sa për të mbajtur familjen. Mirëpo këtë punë, tani e bëjë më vullnet dhe dëshirë, ndërsa çka është e rëndësishme, profesioni tashmë më është bërë pjesë e jetës sime. E dua tani këtë profesion. Kur ndodhë që ndonjëherë të mbetëm në shtëpi me fëmijët, ndjej nevojë për ta ushtruar këtë profesion”, thotë tutje ajo, duke sh-tuar se punëtoria e saj do të jetë vend tërheqës edhe për femrat e tjera drenicase, për të hyrë në botën e teknologjisë moderne. Hatixhe Xani

Fana Miftari në punëtorinë e saj

Page 16: Besa, 2011-05

16

Kulture

MARTIR ALIU DEBUTON ME “DREAMSETTER MIXTAPE

Artisti i ri shqiptar me

banim në Eskil-stuna të Suedisë, Martir Aliu, ka edituar me 18 prill albumin e tij ”Dreamsetter”

me muzikë të miksuar rap. Albumi ka 15 këngë të cilat përmbajnë me-sazhe filozofike për ëndrrat. Martir Aliu është 20 vjeç.Me prejardhje është nga Ferizaj por jeton dhe vepron në Suedi. Ai u bë i njohur para katër pesë vitesh kur në lagjen e banuar kryesisht me të huaj në årby të Eskilstunës kishin nisur projekte interesante për integrimin e të huajve. Martiri bashk me Mergim Hasin, që të dy me prejardhje nga Kosova, korrën suksesin e parë duke u paraqitur më 2008 në projektin hip hop ”årby tregon” ku u nderuan me çmimin kulturor ”Pierrot”.Në arsyetimin e ndarjes së çmimit

“Pierrot 2008” thuhej se paraqitjet e Mërgim Hasit dhe Martir Aliut janë energjike dhe të befasishme, në vete ngërthejnë kreativitet dhe prodhim të një muzike të mirë që shoqërohet me nëntone politike. Tekstet e muzikës së tyre kapin tema të segregimit, diskriminimit, paragjykimet e të ngjashme. Arti muzikor që ofrojnë Mërgimi dhe Mar-tiri prodhon forcë dhe energji për jetë. Ata janë shembull për shumë të rinjë kurse me hip-hop ata shpresojnë se paraqesin një forcë për ndryshime.Ndërkaq tani vie lajmi i mirë që Martir Aliu ka edituar mixtapen me 15 këngë remix. Martiri mendon se me këtë ai po trason rrugën e sigurtë për të hyrë botën muzikore të Suedisë. Këngët janë të incizuara gjatë viteve të kaluara por tani të kompletuara janë edituar në rrjetin elektronik dhe mund të shkarkohen për dëgjim falas në blogun – www.gimimartir.blogspot.com. Këtu mund të gjeni edhe një film reklam-

ues për “Dreamsetter”.Dyshja Martir&Gimi është bërë një dyshe e njohur në Eskilstuna dhe janë paraqitur edhe në Stokholm dhe kanë marrë pjesë në të ashtuquajtu-rat karvane të poetve të estradës. Albumi më i ri i Martir Aliut ka për temë ëndërrat dhe problemet ditore si diskriminimi, paragjykimet fetare, kriza ekonomike e të ngjashme. Dhe gjithë këtë e ritushon me përvojat dhe perspektivën e tij duke shtruar vazhdimisht pyetjen: Pse ëndërro-jmë për ato që i shohim ëndërr? Dhe sa përqind e këtyre ëndërrave janë në të vërtetë ëndërra tona?Martiri është marrë me hip hop qysh si 12 vjeçar, kurse albumi më i ri është një projekt solo megjithëse rëndom paraqitet dhe bashkëpunon me Mergim “Gimi” Hasi. Produk-sioni i kësaj dysheje ka çasje edhe në youtube.Shuquri SEJDIJAJ

Martiri

Page 17: Besa, 2011-05

17

Aktuale

GAZETA SUEDEZE “cITY” EDHE NË SHQIP!!

“City shkruan për gjëra pozitive dhe negative që ndodhin në Landskrona. Ne shkruajmë atë çfarë ne supozojmë se ju intereson njerëzve të moshave 18 deri në 39 vjeç.Kersti Forsberg, kryeredaktore dhe editore në City Skåne AB

Astrit Gashi Haxhi OsmanajLandskrona - HelsimborgRevista është e përqendruar krye-sisht ne qytetet kryesore të rrethit të Skones respektivisht në Stockholm. City botohet pesë ditë në javë dhe shpërndahet falas. Gazeta përmban lajme, sport dhe artikuj argëtues për lexuesit e moshave 18 deri në 39 vjeç. Një ndër qëllimet e gazetës është që ti ofrojë lexuesve të saj la-jme të shpejta lokale. Përveç lajmeve lokale, rubrikave argëtuese dhe sportive, City përm-ban në vete edhe informim nga sek-tori i punësimit, udhëtimeve, arsim-it, moda, informatikë, motorizëm, kuzhinë etj. Ajo që e bënë gazetën City të veçantë në rrethin e Skones është botimi i lajmeve në format të shkurtër në tri gjuhë të huaja, sh-qip, serbokroatisht dhe arabisht në Helsingborg dhe Landskrona. Për tu njoftuar më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e gazetës City, re-vista “Besa” ka biseduar me redak-toren përgjegjëse Kersti Forsberg.cila është motoja e gazetës city?- City Landskrona është gazetë lokale që lexuesit e marrin falas. Gazeta del pesë ditë në javë ndërkaq përmban lajme, sport dhe argëtim për lexuesit e moshave ndërmjet 18 e 39 vjeç.A ka diçka që bën gazeta juaj e jo mediat tjera?- Ne jemi të fokusuar në mënyrë ek-streme ndaj të rinjve. Ne shkruajmë siç e thash, për njerëz të moshave ndërmjet 18 e 39 vjeç.Si erdhët te ideja për të startuar me përkthimin e lajmeve në një

gazetë ditore lokale në Landskro-na dhe Helsingborg?- Në Landskrona dhe në Helsingborg ka grupe të mëdha njerëzish që kanë vështirësi në përtypjen e lajmeve të shkruara në suedisht. Prandaj startu-am me përkthimin e lajmeve njëherë në javë, me qëllim që ti ndihmojmë njerëzit që nuk lexojnë suedisht të marrin vesh se çfarë po ndodhë në qytetin e tyre.A ishte vështirë që në pikëpamje or-ganizative të ankorohet një punë e këtillë?- Jo.Ka pasur shqetësime në fazën e diskutimeve për realizimin e asaj ideje?- Personalisht kam qenë pak e shqetësuar për shkak se si editore nuk i kuptoj ato gjuhë në të cilat kemi përkthyer lajmet. Kjo do me thënë se unë nuk kam mundur ti redaktoj ato tekste në të njëjtën mënyrë siç bëj me tekstet në suedisht. Prandaj në fillim bëja një kontroll të mirë të përkthi-meve.Kush ishin argumentet e kritikuesve që eventualisht flisnin kundër përk-thimit të lajmeve në gazetë suedeze përgjithësisht dhe në gazetën city konkretisht?- Nuk ka pasur asnjë kritikë eks-treme. Së paku tek unë nuk ka mbërri asnjë lloj kritike.Po cili është qëllimi me përkthimin e lajmeve?- Synimi dhe qëllimi ynë është ti ndi-hmojmë njerëzit që nuk dijnë sue-disht të mësojnë se çka po ndodhë në qytetet e tyre respektive.Me përkthimin e lajmeve keni filluar

tash një kohë në Landskrona e tash edhe në Helsingborg. Çka mund të thoni për këtë periudhë kohore? Çfarë kanë qenë reagimet?- Kemi pasë vetëm reagime pozitive. Njerëzit mendojnë që është mirë që ne kontribuojmë në një integrim më të madh dhe në zbutjen e dezinteg-rimit.Si duket forma e financimit? A mer-rni ndonjë kontribut të posaçëm sa i përket përkthimit të lajmeve apo e financoni me buxhetin vetanak?- Nuk marrim kurrfar kontributesh të posaçme. Përkthimi i lajmeve bëhet si pjesë buxhetit të rëndomtë që ka gazeta. Meqenëse City është gazetë falas, të ardhurat tona vijnë nga re-klamat dhe lajmrimet. Pra s´kemi kontribute e as mbështetje për shtyp.A e shihni përkthimin e lajmeve si pjesë e integrimit apo mundë-si informimi për grupet e dobëta gjuhësore?- Po.Në ç´mënyrë city e sheh përkthim-

Kersti Forsberg

Page 18: Besa, 2011-05

18

Aktuale

in e lajmeve si mundësi përkthimi dhe informimi?- Të gjitha mënyrat që njerëzit i bëj-

në më pjesëmarrës në shoqëri janë të mira. Si gazetë falas City kontribuon për më shumë demokraci atëherë kur më shumë njerëz bëhen pjesëmarrës në shoqëri dhe në formimin e opin-ionit.Landskrona është përshkruar neg-ativisht në mediat suedeze. city përpiqet ta ngrit qytetin si qytet të mirë, multikulturor dhe atrak-tiv. cilat janë vështirësitë e gazetës për të arrirë qëllimin në këtë këtë çështje?- City shkruan për gjëra pozitive dhe negative që ndodhin në Landskrona. Ne shkruajmë sipas asaj që besojmë se janë në interes të njerëzve ndërm-jet moshave 18 e 39 vjeç. Mund të jenë gjëra pozitive por edhe negative. Si përjeton city punën për integ-rim dhe shoqëri multikulturore në qytetet Landskrona dhe Helsing-borg?- Për këte nuk dua të jap ndonjë

opinion. Detyrë e gazetës është të kontrollojmë dhe të mbulojmë gjërat që ndodhin e jo të shfaqim opinionin tonë.Çfarë vështirësish ka pasur city për tu popullarizuar si gazetë loka-le falas?- Vitet e para kemi pasur një zhvil-lim të vështirë ekonomik. E kemi pasur zor të sigurojmë të ardhura të mjaftueshme nga anoncimet për t´ia dalë. Sivjet ndërkaq gazeta do të re-zultojë me afarizëm pozitiv në të gji-tha qytetet ku del gazeta ( Helsing-borg, Landskrona,Lund,Malmö dhe Kristinastad).Po planet për të ardhmen?- Të zgjerohemi në tregun e Skånes.E sa i përketë projektit me përk-thim të lajmeve që deri tani ka qenë vetëm njëherë në javë?- Po e mendojmë mundësinë e përk-thimit të lajmeve edhe në disa qytete tjera.

Qyteti helsimborg

KOSOVA LINDORE PËRBALLË BISEDIMEVE KOSOVË – SERBI

Çështja e Kosovës Lindore në bised-imet e ashtuquajtura teknike ndërm-jet Kosovës dhe Serbisë ka ngritur diskutime të cilat mund të jenë ”pro et contra” këtyre bisedimeve që tashmë kanë filluar dhe vazhdojnë të shoqërohen me reagime nga më të ndryshmet. Të nxitur nga bisedimet e tilla, shoqata për kthimin e shqiptarve në Kosovën Lindore ”Vatra” ka or-ganizuar nga fundi i muajit prill në Gjilan një konferencë në fokus të së cilës ishte çështja e Kosovës Lindore përballë bisedimeve Kosovë-Serbi. Merrnin pjesë përfaqësues të jetës politike nga Kosova Lindore dhe nga Kosova.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa e përshkroi gjend-jen në Kosovën Lindore të rëndë. Prezenca e ushtrisë dhe policisë serbe dhe incidentet e herë pas her-shme si dhe vazhdimi i burgosjes së shqiptarve me motive politike e rëndojnë situatën më shumë, por ai përmendi edhe një varg problemesh diskriminuese në sferën e arsimit dhe të kulturës. Të gjitha këto po krijojnë mungesën e një perspektive për të ar-dhmen ndaj edhe kohëve të fundit ky rajon po ballafaqohet me problemin e ikjes së të rinjve drejt Evropës, tha ai.Duke u ndërlidhur me këtë problema-

tikë, ish lideri i UÇPMB-së dhe aktu-alisht kryetar i Asamblesë komunale të Bujanocit, Jonuz Musliu thkesoi se vetëm për dy muaj nga ky rajon janë shpërngulur afër 13000 shqiptarë. Marrëveshja e Konçulit nuk gjeti e as nuk po gjen zbatim nga pala serbe. A është zgjidhje me përfaqësimin minimal në të ashtuauajturën polici multietnike, pyeti Musliu duke dhë-në përgjigje poashtu negative. Prob-lemet nuk zgjidhen as me kërkesat për dokumente në gjuhën amtare. Këto janë vetëm detaje theksoi ai dhe se vlerat kombëtare të shqiptarve po shkilen në mënyrë drastike. Mus-liu shfaqi drojën se Bujanoci do të

FAKTEGazeta City në Malmö dhe Lund botohet 5 ditë në javë dhe shpërndahet në mbi 500 vende në Malmö me rre-thinë. City ka 138 000 lexues ditor. City Helsingborg botohet 5 ditë në javë dhe shpërn-dahet në më shumë se 250 vende në Helsingborg dhe

zonat përreth. Qarkullim është 17 500 kopje. City lexo-het nga 51 000 lexues te përditshëm.City Landskrona botohet 5 ditë në javë dhe shpërn-dahet ne 30 vende brenda qytetit dhe periferi të saj. Qarkullim është 4 500 kopje.

Page 19: Besa, 2011-05

19

Aktuale

mund ta pësojë njësoj si Medvegja ndaj kërkoi një zgjidhje të drejtë, të shpejtë dhe të qëndrueshme.Deputeti i Kosovës, Hydajet Hyseni shfaqi keqardhje për gjendjen ekzis-tuese në Kosovën Lindore të cilën e kualifikoi si plagë të hapur që kërkon shërim. E keqja më e madhe sipas tij është se në atë rajon njerëzit nuk ndjehen të lirë dhe nuk trajtohen si të këtillë. Hyseni tha gjithashtu se janë bërë disa zgjidhje parciale në Kos-ovë, Maqedoni dhe Kosovën Lindore dhe se këto zgjidhje mbyllen vetëm në zgjedhjen e liderve të vet politik, gjë që nuk mund të injorohet. Institu-cionet ndërkombëtare e kanë theksu-ar baraspeshën politike mes çështjes së veriut të Kosovës me Kosovën Lindore. Fatkeqësisht Serbia ia ka arritë qëllimit përmes decentralizimit të Kosovës në vija etnike. Këto prob-leme u krijuan ngase as Shqipëria, as Kosova e as Kosova Lindore nuk e kanë ngritur zërin sa duhet. Hyda-jet Hyseni theksoi gjithashtu se nuk dëshiron që Kosova Lindore ta për-jetojë fatin e Kninit dhe se po të mos ishte UÇPMB-ja, sot në atë rajon

s´do të kishte fare shqiptarë. Bota ka harruar se çka ka ndodhur në këtë ra-jon! Ndërkaq sa i përketë bisedimeve Kosovë-Serbi ai tha se këto bised-ime po quhen teknike dhe uroi që të jenë të këtilla dhe kërkoi që në rast të imponimit etnik në veri të Kosovës atëherë pse të mos imponohet i njejti kriter edhe në Kosovën Lindore?Deputeti i Kosovës Ahmet Isufi ishte më i zëshëm në kundërshtim të bi-sedimeve dhe shfaqi mendimin e tij se Kosova Lindore do të duhej ta kishte përfaqësuesin e saj ligjitim në institucionet e larta të Kosovës.Raif Çela nga partia ”Lëvizja për Bashkim”, shfaqi përshtypjen e tij që Shqipëria dhe Kosova nuk qajnë hal-lin e Kosovës Lindore dhe kërkoi që Kosova Lindore të trajtohet si pjesë e pashkëputshme e Kosovës dhe Sh-qipërisë. Ndërkaq Orhan Rexhepi u fokusua në çështjen e të burgosurve politik, sidomos te të nëntë të bur-gosurve shqiptarë që kohë më parë morën dënimet deri në 101 vite burg me akuza të fabrikuara dhe me zero të fajit.Ismajl Kurteshi nga ”Vetëvendosja”

kërkoi që të mos pritet ndonjë zgjid-hje nga bisedimet e nisura Kosovë-Serbi sepse bisedimet e këtilla janë të imponuara nga Serbia. Ngjashëm mendonte edhe Flamur Hyseni, ana-list dhe profesor në Fakultetin Juridik Diskutuan edhe pjesëmarrës tjerë që zunë n´gojë problemet ë shqiptarve nga prapambetja ekonomike, në ifrastrukturë dhe sferën e arsimit.Në fund të dabatit konferenca nxori disa konkluzione sa i përketë Ko-sovës Lindore ku veç tjerash kër-kohet respektimi i të drejtës për të jetuar të lirë dhe për të shprehur lirshshëm vullnetin dhe ekzistencën e vazhdueshme të shqiptarve në tro-jet e veta, respektimi i dokumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, respektimi i konventave evropiane për të drejtën e popujve për vetven-dosje dhe respektimi i referendumit të 1 e 2 marsit 1992 në Preshevë, Bu-janoc e Medvegjë për bashkëngjitje me trungun e vet Kosovën.

Arsim Halili

Page 20: Besa, 2011-05

20

Shqiptaret e Suedisë

Me shqiptarët në SuediMërgimi, plaga shekullore , zuri rrënjë ndër vite dhe u bë barrë mbi supe, krijoi kaverma në shpirtin e njerëzve që fati i detyroi të marrin rrugët e botës. Edhe një numër i shqiptarëv e në etapa të ndryshme kohore, ndër shekuj, e patën një fat të tillë që, një pjesë të jetës, apo edhe vitet më të mira të jetës ti kalojnë në shtete të ndryshme të botës me ëndërrat e përhershme se do të kthehen në vendlindjeNë vitete 90-ta të shekullit të kaluar, edhe Suedia, si nje shtet i zhvilluar evropian nuk u kursye nga njerëzit që kërkuan strehim të ngrohtë ne këtë vend me klimë të ftohtë nordike. Në rubrikën Shqiptarët në Suedi, sjellim aspekte nga etapat më të rëndësishme të ardhjes më masive te shqiptarëve, sidomos të atyre nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Medvegja e Bujanoci. Pse erdhën, çka i detyroi shqiptarët të lënë vatrat e lindjes, cilat kategori u vendosën këtu, si u pritën dhe çfarë ishte trajtimi? Cila ishte pasqyra për shqiptarët në Suedinë e atyre viteve? Si reagonin organet zyrtare dhe si pop-ulli suedez? Kishin shqiptarët miqë të tyre këtu? Sa dhe si u integruan shqiptarët në jetën shoqërore suedeze? Cilët janë shqiptarët në Suedi sot, apo thënë më mirë, si ishin dikur në vendin e lindjes dhe si janë sot në këto mijëra kilometra distancnë nga atdheu?

Shaban Osmani apo: Galeri veprash në kohë

Fillimvitet e viteve të 90-ta shënojnë etapën e krizës së rëndë ekonomike e shoqërore

në kalimin drejt luftës në Ball-kan. Kosova gjendet e okupuar nga regjimi serb. Punëtorët e larguar nga puna, shkollat dhe Universiteti i mbyllur, suprimimi i autonomisë kushtetutese dhe shenjat e para të luftës e fillimi i luftës në disa nga re-publikat e atëhershme karakterizojnë situatën e padurureshme. Këto vite shënojnë edhe ekzodin më të thek-suar të shqiptarëve nga Kosova dhe trojet tjera etnike.Në pyetjet e shtruara më lartë, si-kur është adapt bashkëbisedimi me personazhin e vazhdimit të dytë të rubrikës sonë Shqiptarët e Suedisë. Është bashkëbisedim i bërë disa herë, më gjatë por që sikur duhet ti bëhet e padrejtë në trajtimin në revistë, ngaqë, për hir të vendit apo korniza-ve gazetareske, tregimi gjithsesi do të del më i shkurtër. Por, bashkëbise-

duesi ynë, Shaban Osmani, që per-sonifikon përmbajtësisht disa etapa të ecjes sonë nga vendlindja në mër-gim dhe jeta në një vend skandinav, dhe gjithsesi, biseda e bërë me një njeri nga pjesa jugore e Evropës e që jeton në një qytet jugor të Skandi-navisë, reflekton një jetë dhe një fat që s’është vetëm i tij dhe as vetëm i familjes së tij, por, që është i sh-qiptarëve, thuaja të rreth 50 mijë sish që u detyruan të vijnë, të jetojnë e të punojnë në Suedi.Atëherë , në vitet e 70-ta e të tetëd-hjeta, si djal i ri me plot entuziazëm bënte fotografi për revistën studen-tore ”Bota e Re”, revistën e të rinjve ”Zëri i Rinisë” etj. Ishte qyteti, ishte fshati, Kosova dhe rrita e saj në thjerrzë të fotoreporterit entuziast Shaban Osmani, derisa punonte në ”Bota e Re”, gazetë që i sjell edhe sot plot nostalgji e kujtime të mira, por edhe pasqyrimin e një jete në rre-thana të rënda ekonomike, shoqërore epolitiike. Në Suedi, janë shumë pro-tagonistë të ngjashëm, që deshtën e s’deshtën përballen me mërgimin, si plagë, si detyrim dhe së fundi edhe si pajtim!- Të gjithë i detyroi situata ta lënë Kosovën. Është ky fat kolektiv që na solli trauma, përballje me të pan-johurat e jetës, por që, megjithatë, asnjëherë s’u larguam nga rrënjët, qoftë edhe me kapitullim të kohëpas-kohshëm shpirtëror në netët e gjata e të pagjumë, ashtu siç na përcollën e na përcjellin duke u bërë miq më së

shpeshti me yjet e natës dhe bisedat me ta…. Dhe derisa Shabani hes-htë pak, ndalet se fjalët sikur gozh-dohen në zemër,diku rreth orës 03 pas mesnate, në banesën e tij, në një natë që është një nga netët e shumta pa gjumë, ai duket i mallëngjyer, ndoshta edhe i zhgënjyer me fatin , por edhe i përmbajtur! Dëshiroj ta nxisë të vazhdojë rrëfimin….Biografia e tij dhe rrugëtimi nga Prishtina deri në Suedi përbëjnë kapituj të veçantë që detyrohemi ti lëmë për një herë tjetër...Personazhi ynë, i ka të freskëta ku-jtimet për pritjen dhe sjelljet e të ardhurve në Suedi në ato vite, 1990-1992.- Paramendoni familje të shpërngu-lura me dhunë nga vendi i tyre,të ard-hura në një shtet të ri dhe të panjohur për ta pa asnjë njohuri rreth këtij ven-di, pa ditur asgjë për të ardhmen, pa ditur asnjë fjalë komunikimi me ven-dasit dhe me një qëndrim të prerë në nivel shtetërorë se gjithë shqipëtarët e ardhur asaj kohe do kthehen në vendin e tyre. Pra kjo ishte gjendja e asaj kohe e përbashkët që i mundon-te të gjithë shqiptarët në Suedi. Pastaj asaj kohe thuajse gjithë Europa i kishte mbyllur dyert për shqipëtarët. Kjo kishte bërë që ne në atë kohë të ndihemi shum keq me ankth të madh se çka po ndodhë ,dhe çka do na sjell e nesërmja. Këtë situatë e përjetonin thuajse rreth 99%e shqiptarëve asaj kohe .Heshtje e pritjes apo imazhet e

Shaban Osmani

Sahatkulla

Page 21: Besa, 2011-05

21

Shqiptaret e Suedisë

trilluara dhe në anën tjetër roli afirmues i intelektu-alëve shqiptarëPor, në krejt këtë amulli gjendjen e rëndonte edhe imazhi I krijuar per shqiptarët, ishte nje imazh jo real.Megjithatë, këte e bënte edhe më të rënd edhe sjellja e një numri të vogël të individve, me problemet ë natyrave të ndryshme ,si dhe të një pjese të komuniteteve tjera që asaj kohe veprimet e veta të sjelljeve jo të mira i fshihnin mbrapa emrit ”kosovoalban”pra çuditërisht kur ata ka-peshin me ndonjë këso ndodhije prezantoheshin se janë nga Kosova, dhe keshtu kjo ishte brengë për ne, tregon Shabani.Dhe pikërisht imazhet e tilla duhej demantuar, apo duhej rindërtuar imazhin real. Kjo edhe i nxiti shumë më tepër shtresat intelektuale shqiptare që ashtu siç munden e di-jtën edhe me një gjuhë çaluese suedeze të bëjnë të mun-duren e të pamundurën për të dhënë pasqyren reale të shqiptarëve te Kosovës. Shabani me shume intelektuale tjerë, por edhe punetorë të të gjitha kategorive, ishin të vendosur në veri te Suedisë.- Suedezët në pjesen e veriut , atje ku unë kam jetuar, nuk i kan njoft shqptarët, pastaj për Kosovën as që kishin dëgjuar ndonjëherë. Një pjesë e problemeve e kishte zbehë edhe më tepër këtë imazh. Dhe pikërisht ishte ky motivi shtytës edhe për Shabanin.- Jo veç unë. Një pjesë e shqiptarëve me punë dhe sjellje ka lënë një pasqyrë imazhi shumë të mirë,f alë an-gazhimit dhe punës me sjelljet dhe qëndrim dinjitoz. Një nga këto familje ka qenë edhe familja ime, mendoj unë, thotë Shabani. Kjo bëhej me aktivitete kulturore.- Por çudëitrisht në pjesë e intelektualve shqipëtar ishin mbyllur në lëvozhgën e halleve të jetes që ju ishin kri-juar, por një pjesë tjeter me punët e veta të pakursy-shme bënin shumë për vehten si individ dhe njëkohsisht në çështjen kombëtare . Sa për ilustrim po i përmendi disa nga ata: dr.Sadik Vrajolli i cili kishte nxjerr një bro-shurë në gjuhën suedeze dhe kishte shpërnda dhe e cila përmbante një pjesë të përshkrimit real të një periudhe

rreth 30 vjeçare të kosovarve nën Jugosllavi. Pastaj rreth kësaj Sadiku shkonte dhe prezantonte ato para opinionit suedez, pohon Shabani duke shtuar se ka edhe shumë bashkatdhetarë tjerë që kishin vepruar pozitivisht. Pak si galeri, pak si muze, pak si histori, pak si traditë Vitet ecnin, vuajtjet fillojnë të mbyllen në sirtarët e pritjes për një kohë dhe vazhdojnë ëndërrat për një jetë më të mirë , për një mëkëmbje ekonomike dhe një in-tegrim të nevojshëm në shoqërinë suedeze. Shabani me familje marrin rrugëtimin kah jugu dhe vendosen në qytetin bregdetar e joshës Malmö, që ngjan edhe në qytet të huajve në Suedi.Dhe Shabani fillon punën si shofer autobusi, punësohet edhe bashkëshortja Shema e fëmijët fillojnë rrugët e shkollimit. Tani Dritoni është punësuar, është refer na-cional i xhudos, ka shiritin e zi dhe për dy mandate rrad-hazi ishte i vetmi i huaj anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Xhudistëve të Suedisë. Shabani tani është gjysh dhe ka nipa e mbesa. Familja ,sukseset si individ,të familjes të shokëve dhe shoqërisë kosovare janë ato që e motivojnë në jetë dhe e kundërta, apo mossukseset e bëjnë të ndihet keq.Banesa e Shabanit në Malmö, është pak si galeri, pak si muze, pak si histori, pak si odë, nganjëherë krijon përshtypjen se aty janë rapsodët vetë, se aty është his-toria, çitelitë, sharkitë, janë ato që bëjnë këngën dhe tingujt nostalgjikë kur nganjëherë, iu bie vetë Shabani, i cili edhe vetë i punoi, me një mjeshtri të rrallë, me një gdhendje artistike.Banesa e Shabanit, ështe edhe odë e hapur e mikpritëse per gjithe ata njerëz që vijnë nga Kosova në Malmö, për të marrë pjesë në aktivitete e takime. Shabani, s’mundet pa e hapur zemrën. Shema, bashkëshortja e tij e tij është ajo që përherë e dëshmon mikpritjen me punët që i bënë, me gatimet dhe bujarinë: Familjen tonë e kanë vizituar shumë mysafirë e sidomos njerëz të lëmive të ndryshme nga Kosova dhe të viseve tjera etnike që vizitonin e vizitojnë Suedinë. .Mendoj se jemi munduar t’iu afro-

Prishtina

Sahatkulla

Page 22: Besa, 2011-05

22

Shqiptaret e Suedisë

jmë një mikpritje ,në kuadër të mundësive tona, gjithë atyre që kanë ardhë për të na vizitu-ar. Mikpritja mendoj unë është një nga vlerat më të mira që kemi si popull. - Ështe traditë, është familjare dhe njerëzore të hapësh zem-rën e bujarisë, thotë Shabani.Por puna krijuese e lehtëson dhe kur vie i lodhur nga orët

e shumta të punës, shlodhet me artin e tij, shlodhet me skulpturat e tij që rrezatojnë dorë artisti.Kurbeti, të mëson shumëçka, të detyron në shumëçka. Shabani, pos mallit për familjen e atdheun e zgjodhi edhe punën krijuese. Tash, çdo krijim i tij ka konotacion vendlindjeje. Skulpturat flasin ashtu. Pikturat poashtu. Qarshia e vjeter i shërben si frymëzim!Shpirtërorja, fatet e përsëritura apo më e rëndaLufta ishte gjendja dhe diagnoza e vuajtjeve më të mëdha shpirtërore të mërgimtarëve. Te rasti i Shaban Osmanit, është edhe një specifikë jete. - Babai im punën e dëbimit e kishte përjetuar dy herë . Herën e parë, kur gjatë luftës së dytë botërore në vitin 1943,të gjitha fshatrat përrreth komunës së Medvegjës ishin detyruar të largohen dhe të linin gjithçka mbrapa. Atëbotë familja jonë kishte gjetur strehim në dy fshatra të Kamenicës(Dardanës),në Meshinë dhe Busavatë , më duket se kështu quheshin fshatrat. Dhe së dyti është viti 1999 kur qindra mijëra kosovarë dhe një pjesë e familjes sonë, e me ta edhe babai im , largohen dhunshëm në Maqedoni. Babai im ndrron jetë në kampin e Stankovecit me 17 qershor 1999 ,pra s’arrin të kthehet i gjallë në Kos-ovë. Por me mund të madh arrijmë ta sjellim në Prishtinë me 21 qershor dhe e varrosin ditën e nesërme me 22 qer-shor, flet Shabani per diçka që e ka rëndë ta kujtojë. Dhe fillon spjegimin për data. Më 21 qershor të vitit 1992, Shabani me familje dolën nga Kosova dhe më 21 qershor të vitit 1999, ai e ktheu babanë në Kosovë pasi kishte ndërruar jetë në kampin e Stenkovecit, nga mundimet e përjetuara .Dhe nga kjo ngjarje, nga lufta lindi edhe vargu frymë-zues i Shabanit. Ai edhe do të merr pjesë në Festiavalin e Poezisë dhe Muzikës për Skandinani me poezinë që ia kushtoi babait dhe të tjerëve që ishin si ai, të dëbuar nga shtëpitë e tyre.Me Shaban Osmanin, bëmë edhe një gjysmë nate rrugëtim me autobus sa për të parë se si ai e sheh dhe e bën punën e vozitës it në rrugët e Malmös e Lundit. Para nisjes flasim pak për foton si punë, si art.- Tanë jetën e kam dashtë foton. Nuk thonë kot se fo-toja flet sa një mijë fjalë. Unë kam një numër të madh të fotove të arkivuara e të cilat paraqesin momente të rëndësishme të mijat ,familjes sime dhe shoqërisë, pastaj vendeve të ndryshme.

Flasim edhe për poezinë. - Unë mendoj se poezia është shprehja më bombastike e ndjenjave shpirtërore. Shabani merret edhe me gazetari. Është bashkëpunëtor i Radio Projektit 21 të Kopenhagës. Dhe kjo paraqet një kënaqësi për te.Shabanin, si çdo njeri ka diqka që e gëzon, ka edhe diçka që e dëshpron.- Çdo punë e mirë e dalë nga zemra më gëzon. Por edhe më nervozon kur dikujt i ofron shoqërim, ndihmë dhe ta kthen me të keq.E ka ndjenjën e veçantë si gjysh. - Kam ardhur gadi qe 20 vite në Suedi me një bagazh hallesh dhe problemesh ,dhe tash jam gjysh i dy nipave dhe një mbese. Ndihem mrekullueshëm ,ndjenjë e papër-shkrushme.Shqiptarët në Suedi sot janë komunitet që po fillontë ndikojë në procese të rëndësishme. Janë klasa e re intele-ktuale që po integrohet fuqishëm.- Shqiptarët mendoj unë, janë një komunitet I rëndë-sishën dhe i respektuar në Suedi. Me një imazh të krijuar mirë vite me rradhë, tani në këtë shtet ku po jetojmë kemi njerëz të kyçur në sferat të ndryshme të jetës, të sho-qërisë suedeze. Pra me një fjalë nga parlamenti , ku tani kemi deputetin e parë shqiptar e deri në punët e jetës së përditshme ,shqiptarët punojnë me zell.Deri sa bëjmë rrugëtim me autobus, në disa minuta të pushimit Shabani shpreh edhe mesazhin e tij.- Shqiptarët duhet të mendojnë në integrim e jo në asi-milin. Të mësosh një gjuhë dhe kulturë tjetër do të thotë se ke edhe një më tepër ,pra i ke dy, e nëse je me një dhe ate s’ mund ta përdorish se je në rreth të huaj do të thotë se s’ke asnjë.S uedezit kot i thua ma jep një bukë në gjuhën shqipe , s’të merr vesh , pra duhet mësuar edhe gjuhën e vendit ku jeton. Por mendoj unë, edhe gjuhës dhe kulturës sonë duhet dhënë rëndësi të posaçme, sido-mos gjeneratave të reja , pra fëmijëve tanë.Shabani shpesh krijon ndonjë varg duke takuar njerëz profilesh të ndryshme në rrugët e Skånes. Është i shoqëruar me nostalgjinë e vendlindjes në çdo kohë, për të cilën s’ka koment , se asnjë fjalë në botë nuk mund ta përshkruaj ndjenjën shpirtërore të tij vite me radhe !Dhe kështu vazhdon përditshmëria mërgimtare. Por pro-fesioni i parë e shoqëron Shabanin në çdo kohë... Tash, pas kaq shumë vitesh, bën sërish fotografi. Por, ato foto bëhen vetëm me mendje, me sy, duke drejtuar timonin e autobusit rrugëve të Skånes, nga Malmö në Lund, në Landrskrona…. Tash nën thjer-rzë janë fotot e përditshme të punës, por në njërën anë kujtimet me barrën e rëndë që çdo ditë e bartë në mendje, në zemër e në supe, veprimtari, krijuesi dhe njeriu bëmirës Shaban Osmani.

Muhamed Krasniqi

Page 23: Besa, 2011-05

23

Aktuale

Shqiponja e KristianstaditNt- “Arjeta dhe Saranda jo vetëm qe janë nxënëset më të dalluara por i motivojnë edhe nxënësit tjerë të mësojnë sa më bukur gjuhën shqipe” thot Sylejman Berisha, arsimtar i gjuhës shqipe.

Nga Astrit GashiKristianstad

Në qyte-tin e Kris-t ianstadit , në pjesën jugore të Suedisë, je-ton familja e dëshmorit të kombit

Afrim Krasniqi. Në këtë qytet të bukur jeton Besa Krasniqi me dy va-jzat e saj, Arjeten dhe Sarandën. Kjo vizitë ndodhte pikrisht në përvjetorin e dymbëdhjetë të rënjes heroike të dëshmorit te kombit Afrim Mehmet Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës.Ai kishte ndarë mendjen t’i linte lam-tumirën familjes, gruas e fëmijëve të cilët ishin të vegjël, Arjeta kishte atëherë 6 vjet ndërsa Saranda vetëm tre.Megjithëse jetonte në Rosengård (kopshti i trëndafilave) Afrimi kishte vendosur ti rrokte armët dhe t’u bashkohej radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës në Kosovë, ku pati fatin e madh të luftojë e të bie dëshmor në njërën ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, duke rënë vërtet heroikisht në luftimet e zhvil-luara te Rrasa e Koshares. Dëshmori i kombit Afrim Krasniqi është një ndër qindra djemt e vashat që shkuan nga Suedia për të mbroj-tur token dhe nderin e Kosovës.Kufiri kobzi që ndau me dekada vël-lanë me vëlla, Afrimi me shokë e thyen dhe e lanë me gjakun e qindra luftëtarëve të UÇK-së. Në kufirin shqiptaro – shqiptarë më 6 maj ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë edhe Afrim Krasniqi . Ai ia

fali jetën kombit, pikërisht aty ku ranë edhe shumë dëshmorë të tjerë si Luan Haradinaj e Mujë Krasniqi, Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhema-jl Fetahaj, Milazim Mavraj e qindra luftetarë të tjerë. Vepra e dëshmorëve obligon shoqërinë shqiptare, kudo-qoftë ajo, të përkujdeset për fëmijët dhe familjet e tyre. Dua të përkujtoj edhe një herë se jo vetëm Afrimi por të gjithë dëshmorët e tjerë e patën të vështirë t´ia kthejnë shpinën familjes por për ta kombi ishte mbi të gjitha dhe për te luftuan. Qe një amanet i dëshmorit të kombit Tahir Mal Si-nani ; O njerёz mi ofroni O njerёz mi shikoni,Siç ju desha unёDua t mi doni.Këto ishin fjalët e dëshmorit për fëmijët të cilët ai si pa më kurrë por këto fjale janë obligim edhe për ne dhe secilin që mendon dhe punon sh-qip siç vepruan dhe punuan ata që i falën jetën Kosovës. Në kohën kur vizituam familjen e dëshmorit, dy shqiponjat e tij Arjeta dhe Saranda kishin prova me vall-taret e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Ardhmëria”. Sapo hyra në lokal ta-kova Veton Çekaj, aktivist i shoqatës dhe me ftoi brenda. Kishin filluar

provat dhe vrejta një vajzë që vërtet vallëzonte shumë bukur dhe e pyeta Vetonin se kush ishte ajo shqiponjë?- Kjo është Arjeta Krasniqi, vajza e dëshmorit Afrim Krasniqi. Papritmas mu ngjallën ndjesi gëzimi dhe kënaqësie. Deri sa përfunduan provat Vetoni me tregoi se koreografi i shoqatës Halim Selaci edhe pse 77 vjeç ende punon shumë me të rinjë por për momentin gjendej në Ko-sovë. Ndaj ishte Arjeta ajo që këto dite punonte ne rolin e koreografes! Deri sa përfunduan provat biseduam dhe me Kryetarin e Shoqatës Kultu-rore Shqiptare “Ardhmëria” Sylej-man Berisha, i cili njëherësh është mësues i gjuhës shqipe i Arjetes dhe Sarandës. Ai foli me dashuri për të dyjat si nxënëse shumë te dalluara të gjimnazit në Kristianstad. Ndër të tjera ai thot se “Arjeta dhe Saranda jo vetëm që janë nxënëset më të dal-lura por i motivojnë dhe nxënësit tjerë të mësojnë sa më bukur gjuhën shqipe. E flasin shqipen shume bukur dhe janë shumë te dalluaradhe më të mirat në aktivitete të ndryshme që zhvillojmë, thot Sylejman Berisha.Me të mbaruar provat takohemi me Arjetën dhe Sarandën, te cilat kuj-timet për babin e tyre dëshmor ua ka treguar më shumë nëna Besa dhe

Arjeta Krasniqi

Page 24: Besa, 2011-05

24

Aktualegjyshi Mehmet e gjyshja Elfije te cilët i duan shumë dhe për çdo verë i vizitojnë.Arjeta tregon se me nismën e saj dhe përkrahjen e shoqatës nje grup i nxë-nëseve sapo është kthyer nga Kosova ku kishin vizituar vende të ndryshme të Kosovës, por vizita që i kishte lënë përshtypje më të madhe ishte ajo në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, ku nxënësit u njoftuan me luftën heroike të komandantit legjen-dar Adem Jashari dhe bëmat e UÇK-së. Monumenti kulturo-historik i Lidhjes së Prizrenit poashtu u kishte shkaktuar emocione të veçanta, tr-

egon Arjeta.Nderi më i madh qe ajo mund ti bëj babit të saj është vazhdimi i rrugës së babit, thot Arjeta Krasniqi duke sh-tuar se tash me shokët dhe shoqet e saj motivohen më shumë që të ruajnë kulturën, traditën shqiptare. Arjeta Krasniqi tregon se tani është shumë e angazhuar për Festivalin e Folklorit Shqiptar, që organizohet në Suedi e sivjet do të mbahet në Kristianstad, më 21 maj. Nikoqire e këtij festivali tradicional, do të jetë shoqata kultu-rore shqiptare ”Ardhmëria” dhe do të marrin pjesë shumë shoqata e grupe muzikore nga vise të ndryshme të

Suedisë. Arjeta e Saranda Krasniqi, dy vajza shembullore në drejtim të ruajtjes së veprës së babait dhe gjithë dësh-morëve tjerë:O njerёz mi ofroni O njerёz mi shikoni,Siç ju desha unёDua tё mi doni.Në të gjithë hapsirat ku gjendet dias-pora shqiptare, fëmijët e dëshmorve dhe familjet e tyre duhet të gëzojnë respekt te veçant, duhet ti nderojmë ashtu siç e meriotjnë se duke respek-tuar e nderuar ato do të respektojmë kombin.

TAKIMI NË Tc

Është mesi i majit, ani pse pranverë e vonuar natyra ka mugulluar kudo, në çdo hap.

Stokholmi është zbukuruar e po fry-mon, ag sythash pranveror…Një pasdite të bukur e marr metron nga TC, nga qendra e Stockholmit në drejtim të Söderteljes. Stacioni i Qendrës së Stokholmit, i mbushur plot njerëz gumëzhin si zgjua bletësh. Të gjithë kanë një drejtim, një cak, vrapojnë thuase duan ta zënë kohën. Donjetë StatovciKurreshtjen time e ngacmojnë dy va-jza të bukura që qeshin më zë të lartë, për ti lënë vend pastaj bisedës në një gjermanishte të pastër ..-Turiste! - them me vete dhe për një çast kthehem larg në vite…mendoj kohën e rinisë sime, kohën e gjen-

eratës sime, kohën kur kisha thurur ëndrra për të shetitur tërë botën. Pa tjetër që ,edhe Stokholmi, për të ci-lin kisha dëgjuar të ishte Venediku i Skandinavisë, ishte në radhën e vendeve të dëshiruara për vizitë! Nga kujtimet e largëta më kthen në realitet dhe që më befason për të mirë biseda e njerës nga ato ”turistet” që tash po bisedonte me dikend në tel-efon… Po nanë, mirë jam shumë…edhe mirë po kaloj shumë…shumë vend i bukur Stokholmi, duhet të vish e ta vizitosh pa tjetër…të përqafoj shumë.. të fala të gjithëve..thuaj ba-bit, Lanit e Rrezanit se shumë po më mungojnë... ju dua e ju përqafoj të gjithëve…u bë nanë mirupafshim ! Kurreshtja për të mësuar më shumë për ”turisten” që tani po fliste në gjuhën time, më bënë ti afrohem asaj ngadal… Përshëndetje, shqiptare je?E ajo me buzëgaz ma zgjatë dorën. - Donjetë më quajn, jam nga Koso-va…vërtet jam rrit në Gjermani, atje kam migruar bashkë me familjen si 6 vjeçe….Shumë bukur e flisni shqipen…, i them. Keni ndjek mësime në gjuhën amtare sigurisht?!… Ajo sërish me buzë në gaz më përgjigjet, jo as edhe një orë të vetme nuk kam qenë në shkollë shqip, fatkeqësisht Gjerma-nia nuk i ofron kushtet e njejta për mësim në gjuhën amtare, por gjuhën e kam mësuar nga prindërit e mi për

çka tërë jetën jam mirënjohëse..është gjuha ime, është gjuha më e bukur në botë! Je turiste nga Gjermania në Suedi, ke ardhë për vizitë në Suedi apo çfarë e mire të solli këtu?Jo, jo s’jam turiste. Kam ardhë për të mësuar. Jam për studime në In-stitutin Karolina….Shkencat për ushqimin…(Ökotrophologie). Është drejtim i mirë , mua më flen në shpirt edukimi për ushqimin, për ushqimin e mirë dhe të shëndetshëm, thotë Donjeta, edhepse mundësit për pu-nësim janë të shumta, në shumë drej-time, si në institute hulumtimi, në arsim, në fabrika etj, mua do të më pëlqente të punoja si këshilldhënëse!Si po kalon, a do të rrish gjatë këtu?, e pyes Donjetën.Këtu jam nga shkurti i këtij viti... do të jem një semestër këtu. Pra do të ndjek tri kurse këtu në Karolina.Më pëlqen shumë forma e mësimit këtu në Karolina, sistemi i mësimit është shumë i mirë..kurset janë një mujore dhe ke kohë të mjaftueshme të përqendrohesh në studime më të thella ..kushtet dhe infrastuktura të ndihmojnë shumë për studime të suksesshme, mjafton dëshira dhe vullneti për arsimim…Po pse e zgjodhe Suedinë?- Unë kam filluar studimet në vjeshtë të 2009-tës në Hamburg të Gjerman-isë.. Jam studente e Univerzitetit HAW të Hamburgut …drejtimi

Donjeta Statovci

Page 25: Besa, 2011-05

25

Aktuale

shëndetësia publike dhe ushqimi… Edhepse flas shumë gjuhë si gjer-manisht, anglisht, spanjolisht e freng-jishten në mesin e shumë shteteve unë kam zgjedhë Suedinë, nuk jam zhgënjyer …për shkak se Gjermania gjithmonë e ka shembull Suedinë për arsimim dhe vërtet qenka ashtu… Edhe suedishten kam filluar ta mësoj e flas edhepse këtu shumë mirë ko-munikoj anglisht me të gjithë.Porosia jote për të rinjët shqiptarë në Suedi?- Përvoja që kam marrë në Suedi është e domosdoshme për profesion-in tim, do të jetë një kujtim i kënd-shëm.. por edhe frytdhënës , diçka që

do ta çmoj…… do t´i kisha këshilluar të gjithë të rinjët që të dalin jashtë vendit ku je-tojnë dhe të mbledhin përvoja …Si i ri njeriu thur ëndërra për të ar-dhmen..unë gjithmon ëndërroj dhe shpresoj që një ditë kur të kem mba-ruar magjistraturën të shkoj në Kos-ovë dhe atje të jap kontributin tim..por pa tjetër se do të punoj në udhë-zime për të ushqyerit dhe rëndësinë që forma dhe cilësia e tij kanë për jetën e njerëzve..e sidomos të atyre qe merren me sport.. të marr përvoja gjithandej në Europë! Me Donjetën u ndamë me një përqafim miqësor.

- Sa të mirëseardhur janë miqët në mërgim..e sidomos bashkatdhetarët, them në vete. Eh, po sikur të mos udhëtoja sot për Södertelje,nuk do të njihja Donjeta Statovcin, e lindur në Prishtinë, e rritur në Hamburg të Gjermanisë, studente në Institutin Karolina në Stokholm…. Një shembull i mirë se kemi një rini të edukuar dhe që po arsimohet në të gjitha lëmitë, por, gjuha e saj e rrjedhshme shqipe dhe çiltërsia e saj prej një vajze shqiptare të edukuar të bën të ndjehesh me fat për një takim të tillë!

Elhame Zhitia-Krasniqi

Seminarium om integration, tvåspråkighet och modersmål

Under torsdagen den 5 maj anordnades ett seminarium på Teknikdalen i Borlänge

på initiativ av läraren Murad Kocaj. Arrangör var Albanska riksförbundet Iliria och medarrangörer var Integra-tionsenheten i Borlänge kommun, modersmålsundervisningen i Bor-länge Kommun, NBV och Albanska föreningen Iliria i Borlänge.Temat för seminariet var integration, modersmål och tvåspråkighet och anordnades för femte gången med ett flertal föreläsare. Dagen började med två kortare föredrag från Integrationsutskottets ordförande Kenneth Persson (S) och Clas Jakobsson (M), oppositionsråd och vice ordförande i Integrationsut-skottet. Persson lyfte fram att Bor-länge har goda förutsättningar att klara av integrationen, att det finns en bra arbetsmarknad, men tillade samtidigt att det finns stora språk-problem bland nyanlända. Förutom möjligheten att läsa på SFI (svenska för invandrare), poängterade Persson vikten av att nyanlända ska få möjli-ghet till praktik i arbetslivet och att utnyttja möjligheten för nystartsjobb. Speciellt inom handelsbranschen

trodde Persson att det finns intresse av att anställa nyanlända och lyfte fram IKEA som ett exempel. Clas Ja-kobsson menade att han och Persson delade uppfattningen i många frågor rörande integrationen. Enligt Jakob-sson har Borlänge kommun fler in-vandrare än de klarar av och menade att det också saknas bra underlag för hur många nyanlända som är på väg att flytta in till kommunen. Jakobs-son betonade att huvudmålet med in-vandring är egen försörjning och att Sverige också i framtiden behöver

invandrare när det kommer att råda arbetskraftsbrist. Gunilla Ladberg är bl.a. beteende-vetare, författare och fil. dr. i peda-gogik. Hennes föreläsning utgick från temat om att arbeta med fler-språkiga barn. Hon menade att trots att många i Sverige och en majoritet av hela världens befolkning lever under en flerspråkig verklighet, är en enspråkig världsbild fortfarande den härskande. Ladberg talade också om människans kapacitet att lära sig språk och hur våra hjärnor kan han-

Murat Koci

Page 26: Besa, 2011-05

26

Aktivitete

tera språk. Bland annat framkom att människans förmåga till att lära sig språk är obegränsad och att hjärnan kan hantera hur många språk som helst. Ladberg poängterade att den nivån som ett barn kan lära sig på ett språk kan den också uppnå i andra språk och att ju fler språk barnet lär sig desto lättare kan den lära sig nya språk. Ladberg framlyfte att vi lär oss som mest när vi inte är medvetna om det. Som ett konkret exempel på det, nämnde hon att barn redan vid 5-års ålder kan närmast ett perfekt grammatiskt språk i sitt modersmål, även om ingen har lärt ut det till dem. Hon betonade att det är my-cket viktigt att prata modersmålet så tidigt som möjligt för att bygga upp en stark språklig bas, en bas som är mycket svår att skaffa sig som vux-en. Överhuvudtaget framhöll Lad-berg vikten av kommunikation och menade att alla språk bör användas för en fungerande kommunikation. Under Ladbergs föreläsning fram-kom det också att en positiv känsla är mycket viktig för inlärning och

att läraren också skulle tänka på det vid val av texter. När läraren väljer en text till sina elever som han/hon gillar förmedlar denne också känslan till eleverna. Ladberg betonade över-huvudtaget vikten av att ge en glädje i språket, för att det ger bra resultat i elevens språkinlärning. Efter lunch föreläste Monica Axels-son om tvåspråkighet, svenska som andraspråk och om modersmålets roll i elevens språkutveckling. Axels-son är docent i tvåspråkighetsforskn-ing med inriktning på svenska som

andraspråk och har bland annat med-verkat i en nationell utvärdering av SFI-undervisningen i Sverige. I flera frågor var Axelsson inne på samma linje som Ladberg. Även hon lyfte fram betydelsen av flerspråkighet och menade att det är viktigt att det ses som en tillgång och resurs. Axels-son konstaterade att modersmålsun-dersvisningen i skolan är mycket viktig för familjekontakten, för att

familjen ska kunna ha ett fungerande gemensamt språk. I sin föreläsn-ing hänvisade Axelsson till ett fler-tal forskare som beskriver vikten av ett välfungerande och rikt språk och som direkt påverkar hur eleven klarar sig i skolan. Hon redogjorde för skillnader i mera tekniskt språk jämfört med ett vardagsspråk. En-ligt Axelsson kunde denna tekniska och mera abstrakta språk ofta orsaka svårigheter för elever med utländskt bakgrund. Därför betonade hon att det är viktigt att lärare jobbar med både sorters texter och att de jämför dessa texttyper sinsemellan.

Mats Wennerholm, undervisningsråd från Skolverket avslutade dagen med en föreläsning om bl.a. det regler som gäller för modersmålsunder-visning och för studiehandledning i modersmålet i den nya skollagen lgr-11. Han redogjorde att studiehan-dledning i modersmålet är endast till för de elever som riskerade att inte uppnå målen och att studiehandled-ningen ska ske under en behovs-beprövad tid. Vidare tillade han att det är rektorns ansvar att göra den bedömningen. Wennerholm menade att det är mycket viktigt att också utvärdera kontinuerligt hur det går för eleven som får studiehandledning och att vara medveten om att stud-iehandledning inte är en automatisk rättighet för eleven under hela sin skolgång. Likt Ladberg och Axelsson poängterade han vikten av ett starkt förstaspråk och att det underlättar möjligheten för eleven att lära sig ett andraspråk bra. Under sin föreläsn-

Mats Wennerholm

Guilla Ladberg

Monica Axelsson

Page 27: Besa, 2011-05

27

Aktivitete

UNIKOMB-i EDHE NË SKANDINAVI UNIKOMB-i është një bashkim vl-erash dhe njerzish mbi baza vullne-tare, pa dallim feje, krahine, ideje dhe bindje politike, duke mbështe-tur mendimin filozofik kombëtar dhe reflektimin shkencor mbi his-torinë e kombit shqiptar. Anëtarët e UNIKOMB-it vihen në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare duke respektuar realitetin e zhvillimit per-spektiv të saj, gjithnjë duke respek-tuar rrugën demokratike që krijon hapsirën e plotë për procesin e rib-ashkimit kombëtar.Zëdhënës politik i Unionit Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB për mërgatë

është Gani Abazi.- Unioni Kombëtar Shqiptar - UNIKOMB, është krijuar me 30 ja-nar 2011 në Trevizo të Italisë, si fil-lim për mërgatë e duke krijuar edhe Bordin Drejtues në Tiranë. Pastaj në mledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur në Lugano të Zvicrës, janë plotësuar disa vende të domosdoshme të kryesisë dhe janë dhënë detyrat e veçanta për anëtarët e Këshillit Kom-bëtar. Natyrisht që edhe nga shtetet Skandinave ka pasur përfaqësues siç është nga Suedia Adem Bajraktari, i cili edhe ka detyrë të veqantë ad-ministrative në Këshillin Kombëtar,

si dhe unë i emëruar zëdhënës politik i UNIKOMB-it për mërgatë, si dhe Vjollca Kastrati nga Danimarka që është kordinatore e UNIKOMB-it për shtetet skandinave, tregon Gani Abazi.Sipas tij, UNIKOMB-i në shtetet skandinave ka synim bashkimin e vlerave njerëzore dhe intelektuale sh-qiptare që ato ti bashkangjiten trenit të nisur për krijimin e kushteve dhe të hapsirës së Bashkimit Kombëtar.

Bashkim HOTI

ing förtydligade Wennerholm om det regler som gäller för minoritetsspråk och han visade också på praktiska tips som lärare kan använda sig av i

sin undervisning, med hjälp av goog-les översättningsprogram på Internet. Dagen avslutades med en frågestund, där han klargjorde ytterligare om

regler och direktiv enligt lgr-11. Sakari Löppönnen, Borlänge, 12 maj 2011

JAVA MIQËSORE MIDIS MIQVE SUEDEZ DHE SHQIPTAR NGA DURRËSI NË QYTETIN E BORåS-IT

Me 19 maj të premten në mbrëmje u mbajt një mbrëmje miqësore , midis miqve suedezë dhe shqiptarë. Natyrisht që po të mos ishin miqtë suedezë për të mundësuar një Urë lidhëse mes dy shoqërive nuk do të ishim as ne këtu. Nuk do të ishte as lidhja miqësore edhe pa punën dhe angazhimin e bashkatdhetarëve tanë, që të jemi afër njëri tjetrit kudo në Europë e botë.Kjo Urë miqësie filloj qysh më herët mes qytetit të Boråsi dhe Durrësit në Shqipëri. Pikërisht për këtë bashkëpunim të nisur më herët që nga data 16 maj deri më datën 19 maj ,në qytetin e Boråsi-t qëndruan për vizitë katër mësues dhe gjashtë nxënës nga shkolla ”Demokracia ” në DurrësNë krye të këtij grupi ishte edhe shkrimtari i njohur nga Tirana Viron Kona i cili madhështoj grupin nga Durrësi dhe atmosferën miqësore Shqiptaro-Suedeze gjatë javës që lamë pas .I gjithë grupi ishte i ftuar nga shkolla fillore këtu në Borås ”Fjärdinskola” ku mësojnë një numër i konsiderueshëm nxënës Shqiptar dhe mbi 39 komunitete të tjera botëror në këtë Shkollë. Drejtori i ”Fjärdisnkolan”bëri një ft-esë për të gjithë mësuesit nga Durrësi si Avdyl Buqpapaj, Fuat Zendelia, Vangjeli Biti dhe Albana Eski me gjashtë nxënës të po kësaj Shkolle . Të gjithë mësuesit ishin të ftuar në shenjë miqsie dhe bashkëpunimi midis mësue-seve dhe nxënësve suedez dhe bashkatdhetarëve Shqiptar .Ndërkaq Viron Kona ishte i ftuar pasi që jo më larg se

dy javë doli libri i tij nga Shqip në Suedisht i titulluar ”Bubulino” , e që u ndihmua nga QKSH ”Migjeni ” në Borås për botimin e saj .Gjatë një jave që nga e hëna deri të shtunën zotëri Sokol Demaku si iniciues i kësaj lidhje miqësore , bashkë me drejtorin e shkollës ”Fjärdinskolan” dhe miqtë tjerë Sue-dez, vizituan dhe biseduan e gjithë qytetin e Boros-it. Viron Kona dhe mësuesit Shqiptar shprehnin ndjenjat dhe rendësin e kësaj vizite dhe bashkëpunimi të rëndë-sishëm miqësor. Ata u befasuan me mundësit dhe arritjen e Shtetit Suedez në të drjetat njerëzore ndaj komuniteteve tjera që sipas tyre ishte dhe do të jetë një mbresë dhe për-jetim i pa harruar nga ky vend.Gjat një bisede të shkurtër rreth përshtypjeve të tij Vironi thotë: Nuk e kisha menduar kurrë qe do të vija këtu në veriun e largët këtu në Suedi , kam dëgjuar nga njerëz të mëdhnjë por nuk kam qenë kurrë në këtë shtet shprehet Kona. Vironi vazhdon duke thënë, Suedia është një vend shumë i njohur në memorien time, qysh në kohen e fëmi-jërisë. Mandej mendim im erdhi duke u rrit dhe duke i njohur zhvillimi e saj, modernitetin e saj ku respektohen të drejtat e njeriut ma shumë se ku do . Kona thotë se pata fatin që të jem këtu dhe ta shohë më për se afërmi se si re-spektohen njerëzit, fëmijët, shoqëria, të huajt ,si zbatohet karta e të drejtave për fëmijët si zbatohet gjithçka e mirë dhe e bukur. Ai shton duke thënë se jam i lumtur që jam

Page 28: Besa, 2011-05

28

Aktivitete

në Suedi, jam i lumtur që më u është arrit të përkthehet libri im nga gjuha Shqip-Suedisht ”Bubulino” i cili edhe ka fituar një çmim të madh të UNICEF-it në vitin 2006 libri më i mirë i vitit. Njoha shumë miq, nxënës, lexues të librit tim dhe diçka e pa përshkruar kur isha në vendlind-jen e shkrimtares dhe artistes së madhe Astrid Lingren të Suedisë. Në fund shkrimtari në fjalë, shpreson se libri i radhës do të vij urgjentisht në Suedi ”Bubulino” dhe do ti realizoj synimet dhe qëllimet e tij për barakin e shkencës, dijes, kulturës dhe vend më të bukur dhe me të mirë nuk besoj që gjen. Përveç vizitave të ndryshme gjat kësaj jave në qytetin e Borås-it që ata bënë si në shkollën ”Fjärdinskolan” ku folën rreth Demokracisë që zhvillohet mes dy shkollave dhe dallimin mes tyre, ata vizituan bibliotekën e qytetit (me pedagog), pastaj në( Högskolan) Shkollën e Lartë , mandej edhe në disa vende të tjera si në Kopshtin Zo-ologjik , ente dhe institucione shkollore , parashkollore, ente kulturore etj.Një ditë ishte e veçantë për fëmijët shqiptar që ishin në vendlindjen e shkrimtares së madhe suedeze për fëmijë Astrid Lindgren që është e njohur edhe tek ne me librin e saj ”Pipi Çorapegjata” Kjo vizitë u vlerësua shumë si nga shqiptarët njashtu edhe Suedezët, duke shpresuar që lidhjet të tilla të forcohen dhe të shërbejnë në të dy anët për të dy shoqëritë në një të ardhme të shëndosh dhe me perspektiva të shëndosha Demokratike. E gjith java e kaluar u kurorëzua me një mbrëmje të organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”MIgjeni” këtu në Borå-s. Kjo mbrëmje mes miqve dhe bashkëpunëtorëve, bashkat-dhetarëve dhe miqësisë shqiptaro-suedez. Mbrëmja ishte madhështore dhe e organizuar mirë duke filluar me një fjalim rasti për mirëseardhjen dhe respektin për të gjithë mysafirët dhe ata që krijuan këto lodhje mes dy qyteteve Durrës –Borås.Pas një falënderimi nga të dyja anët foli edhe shkrim-tari Viron Kona duke i falënderuar dhe shpërndar librin e ti të botuar në Borås të gjithë mysafirëve që ishin të pranishëm. Drejtori i shkollës ”Fjärdinskolan” Per Kitt-sen po ashtu i dhuroj një komplet libra shkrimtari mbi

historinë e Borås-it. Më pas mori fjalën Sokol Demaku organizator dhe iniciues i rritjes së miqësisë me suedez duke falënderuar të gjithë ata që ishin pjesëmarrës dhe kontribuues në këtë Urë miqësie.Pastaj folen drejtori I Shkollës “Demokracia “Avdyl Buqpapaj i cili dhuroj libra dhe dhurata si për kryesusin e shoqatës QKSH”Migjeni” po ashtu edhe për të tjerët duke përfunduar me një fjalim para të pranishmëve me emocione qe kishte përjetuar gjat një jave në Suedi. Pasi mbaroj fjalimin para të pranishmëve , drejtori për ne dha opinionin më të gjerë rreth javës sa ishte me miqtë Suedez. Si mësues i gjuhës Shqipe që jam, mundë të them se gjuha jonë është një ndër gjuhët më të pastërta të Botës për leksikun e saj shprehet Buqpapaj. Andaj kam vështir që të gjej fjalë nga ky leksik kaq i pastër për të shprehur kënaqësinë që ndiej si rezultat i një pritje mad-hështore me një zemër të madhe dhe një shpirti fisnik të mësueseve nga shkolla “Fjärdinskolan” në këtë qytet. Kjo na detyron, krejt çka pamë dhe mësuam në shtetin e Suedisë, të përpiqemi dhe ti bëjmë realitet në shkollën ku ne punojmë dhe pastaj ta përhapim edhe në shkol-lat tjera. Buqpapaj falënderon drejtoreshën e Arsimit nga kjo komunë, dhe gjithë grupin e projektit “Udha e Shk-ronjave” i cili ka filluar qysh para katër vjetëve dhe kjo është vizita e dytë që jemi këtu duke pas fatin që ne kemi kësaj radhe edhe gjashtë nxënës me vete thotë drejtori nga Durrësi. Nxënësi e mi, pan me syt e tyre se si real-izohet Demokracia në shtetin suedez dhe aq më tepër në një shkollë ku fliten më tepër se 39 gjuhë të Botës. Kjo tregon se Suedia është një shtet i madhe , një shtet që ka brenda e gjithë botën dhe që i shërben gjithë Botës shpre-het drejtori i shkollës “Demokracia “ në Durrës.Në fund të bisedës drejtori falënderon të gjithë organi-zatorët dhe realizuesit e këtij projekti. Falënderoj edhe shoqatën “Migjeni “në Borås për mundësin e madhe që na e dha për të komunikuar me Shqiptarët këtu të cilët punojnë për të ruajtur traditën , kulturën Shqiptare . Të pranishëm ishin edhe shkrimtari kosovar Hamit Ger-guri, mësuesi i gjuhës shqipe njëherit edhe kryeredak-tor i revistës “Besa” në Borlenge të Suedisë Murat Koci.

Shkrimtari Viron Kona në mesin e nxënesve

Nxënes shqiptar dhe suedez

Page 29: Besa, 2011-05

29

Aktivitete

Qibrije Hoxha përkthyese në gjuhën Shqip-Suedisht të librit “Bubulino” të shkruar nga Viron Kona, Igballe Nici nga enti për punësim në Borås. E shumë të tjerë bashkat-dhetar dhe mysafir të respektuar nga QKSH “Migjeni” që gjithnjë janë përkrahës të aktivistëve shqiptarë në qytetin e Borås-it. Lidhja mes dy shkollave “Demokracia” në Durrës dhe

“Fjärdinskolan” në Borås ka filluar qysh para katër vjetësh. Kjo ishte hera e dytë që mësuesit e shkollës “Demokracia” vizituan qytetin e Borås-it.Vazhdimi me vizita të tjera do të filloj edhe më tej në fundi i këtij viti . Bahtir Latifi, 21.05.2011, Suedi

Nxënësit shqiptar nga Suedia vizituan Kosovën

Një delegacion i nxënsve dhe arsim-tareve shqiptarë nga Ängelholmi, Kristianstadi, Helsinborgu dhe Hö-ganäsi realizuan gjatë muajt prill një ekskursion në atdhe me ftesë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës (MASHT –it). Delegacioni i nxënësve dhe ar-simtarëve shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në Suedi, në kuadër të qëndrimit disaditorë në Republikën e Kosovës, ka qëndruar një ditë në Skenderaj, me ç’rast ka vizituar Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz. “Përmes kësaj ne mbajmë gjallë jetën e kulturës shpirtërore të shqiptarëve, duke filluar nga mësimi i gjuhës am-tare e deri te aktivitetet kulturore”, ka

thënë arsimtari Xhevat Isufi. “Kam ardhur këtu me shkollën e gjuhës shqipe për ta vizituar atdheun tim. Ishim në Prekaz dhe atje pamë varrezat e dëshmorëve, kullën në të cilën ka luftuar Adem Jashari dhe familja e tij kundër okupatorit serb. Për luftën e tij unë kam dëgjuar nga prindërit, televizori dhe pak nga ar-simtarët. Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu”, është shprehur nxë-nësja Blerina Luta. Ndërkaq, arsimtari i saj i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Xhevat Isufi, i cili gjithashtu jeton dhe vepron në Suedi, Prekazin e e ka quajtur Mekë të sh-qiptarëve. “Ishim për vizitë në Prekaz, të ci-lin ndryshe e quajmë Mekë të sh-qiptarëve. Jemi me nxënës të shkol-

lave në Suedi, një pjesë e të cilëve nuk ka qenë kurrë në Kosovë, por gjatë kësaj vizite patën rastin të vijnë në vendlindje dhe t’i vizitojnë vendet e ndryshme që lidhen me historinë e popullit shqiptar. Vizita si kjo që organizohet nga MASHT-i janë të veçanta sepse kanë karakter mësimor dhe nxënësit tanë mësojnë për his-torinë më të re të shqiptarëve, gjeo-grafinë, kulturën dhe traditën tonë, pasi të gjithë nxënësit janë të lindur jashtë Kosovës”, ka thënë Isufi.Vizita e nxënësve shqiptarë të Sue-disë ka filluar me një pritje të min-istrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. Ai ka thënë se derisa mandatin e kaluar ka pasur angazhim për ndërtimin e in-frastrukturës, tani do të angazhohet maksimalisht që të gjithëve t’u jepet mundėsia e barabarte për shkollim dhe arsimim. Perveç këtij zotimi, ministri Buja në një takim me nxë-nësit dhe mësimdhënësit nga qyteti Angeholm i Suedisë, pohoi se do te punoi më shumë që të konsolidohet sa më parë ministria për diasporën, duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës me ç’rast është vlerësuar lartë kontributi i mër-gimtarëve tanë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe. Ai tha gjithashtu se, Ministria e Arsimit në të ardhmen do të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe vendeve në të cilat jeto-jnë shtetasit e saj.

Nga Astrit GASHIÄngelholm

Page 30: Besa, 2011-05

30

Aktivitete

Drejtori përgjegjës për mësimin e gjuhës amtare në Ängelholm, Tomy Sfenson ia dorëzoi flamurin zyrtar të Komunë së Ängelholmit minstrit Buja duke e ftuar për një bashkëpunim në të ardhmen. Ndërsa ministri Buja ia dhuroi hartën e Ko-sovës në emër të MASHT -it dhe në emër të gjitha institucioneve të Re-publikës së Kosovës duke e falënder-uar për kontributin që shteti i Suedisë ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për mërgimtarët shqiptar dhe njohjen ndër shtetet e para të Republikë së Kosovës. Pritja bujare, ngrohtësia që na dha at-dheu ynë bënë që një javë sa ne qën-druam në vendlindje të kalojë shumë shpejt. Ditët kaluan shpejt, si uji nën urë dhe për ne të gjithë ajo javë mbeti si fotografi më e shtrenjtë e albumit tonë të grisur nga malli mërgimtar që djeg male e që gërryen gurë. Gjatë vizitës në shkollat e vendlindjes nxë-nësit tanë patën rastin të njihen me jetën dhe punën që bëhet në shkol-lat kosovare. U njoftuan me metodat mësimore, vlerësimin-notimin e nxë-

nësve, takuam kolegë të vjetër dhe krijuam miqësi të reja.Nxënësit vizituan dhe monumen-tin kulturo-historik të Lidhjes së Prizrenit i cili ngjalli emocione të veçanta dhe aty nxënësit tanë patën rastin të njihen me atë periudhë të lavdishme historike si dhe figurat legjendare: Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi. Vizita qytetit të Mitrovicës , urës mbi lumin Iber u bëri nxënësve një përshtypje të veçantë. Qyteti i ndarë u ngjalli nxë-nësve tanë imazhet fatkeqe të ndar-jeve te hershme. Atyre iu kujtua muri i Berlinit, kufiri shqiptaro – shqiptar dhe tash ky mur i ri në mes të Ball-kanit që padrejtësisht është ngritur sërishmi në tokën tonë.Interesim të veçantë zgjoi edhe vizita te përmendorja e Skënderbeut, e cila ishte bukuria e qytetit të Prishtinës, Monumenti i dëshmorit Zahir Pa-jazit, Biblioteka Kombëtare, muzeu i Kosovës, teatri “Dodona” ku nxë-nësit tanë patën rastin ta shikojnë një pjesë teatrale.E veçanta e kësaj vizite ishte pro-

grami i përbashkët i organizuar nga Qendra Kulturore e Prishtinës me të gjitha shkollat e komunë së Prishti-nës në Pallatin e Rinisë ku nxënësit tanë patën rastin të kënaqën më këngët dhe vallet e bukura shqipe të interpretuar nga solistë , recitues dhe vallëzues të talentuar të qytetit të Prishtinës. Po ashtu për të pranish-mit edhe nxënësit tanë shfaqën një program të pasur me këngë, valle, recitime, e cila ishte një dëshmi e gjallë që ne kemi ruajtur dhe kulti-vuar gjuhën, traditat dhe kulturën tonë të bukur.Takimi me shkrimtarët në Qendrën Kulturore të Prishtinës ishte mjaft i dashur dhe nxënësit patën ras-tin të dëgjojnë poezi të bukura nga shkrimtarët Gani Xhafolli, Xhevat Syla, Arif Demolli etj.,të cilët në fund nxënësve tanë ju dhuruan ca li-bra .Gjatë kësaj kohe nxënësit dhe ar-simtarët tanë ishin mysafir të RTK-së në emisionin : “Zëri ynë “ dhe “Ode-on” . Sipas Xhevat Isufit këto vizita do te realizohen për çdo vite.

Pritja në Ministri

Page 31: Besa, 2011-05

31

Kulturë

AZILIMI NUK DUHET TË JETË LOTARISa e sa herë është kërkuar në nivel të UE që procesi i azilimit nuk guxon ti ngjajë lojërave të fatit. Azilkërkue-sve në Evropë u garantohej e drejta për pritje më të mirë, e drejta për të pasë një përkthyes, e drejta për ankesë dhe e drejta që të mos ktheheshin prapa në vende ku jeta e tyre mund ti ekspozohej rrezikut. Po ashtu edhe nevojat e tyre të posaçme do të plotësoheshin. Projektimi i kushteve të këtilla ka hasur në kundërshtime të disa vendeve të UE gjatë viteve të fundit. Posaçërisht pengesë ka paraqitur Greqia e cila jo rrallë është kritikuar për trajtim nënçmues të azilkërkuesve.Por në fillim të muajit prill parlamenti i UE mori vendim për miratimin e një direktive të re për porcesin e azilimit.Me direktivë parashihet ngritja e të drejtave për azilkërk-ues dhe kjo paraqet një shkallë më afër krijimit të një sistemi të përbashkët evropian për azilim dhe migrim.Komisionerja suedeze Cecilia Malmström, ka thënë se ardhja e azilkërkuesve në Evropë nuk guxon të jetë lotari azilimi por çështja e tyre do të provohet juridikisht, në

mënyrë transparente dhe në mënyrë të njejtë në të gjitha pjesët e UE pa marrë parasysh se a shqyrtohet kërkesa e tillë në Evropën veriore ose atë të jugut.Por kontradiktat Veri-Jug duken të qarta ende sa i përketë çështjes së refugjatëve. Vendet e Evropës Jugore shpre-hin rezerva të mëdha për shkak të valës së refugjatëve nga vendet e Afrikës Veriore. Për këtë ato kërkojnë ak-tivizimin e të ashtuquajturit ”mekanizëm solidariteti”, në rast të ndonjë vale të madhe refugjatësh.Komentimet e jugorëve fokusohen në shfrytëzimin e ndi-hmave solidare për përballimin e krizave me refugjatë dhe jo vetëm në motivimet për leksione nga Evropa Ve-riore. Sidoqoftë, probleme do të ketë edhe në të ardhmen, kon-tradikta poashtu. Por formulimi i politikës së përbashkët evropiane për azilim dhe migrim në formë direktive shënon një hap të rëndësishëm kah finalizimi i saj gjë që do të mund të ndodhë nga fundi i vitit 2012. Shuquri SEJDIJAJ

BOTIME TË KRIJUESVE SHQIPTARË NË SUEDIHAZBI LALINCA: ”SHKOLLA FILLORE - DRITARE E JETËS”Arsimtari Hazbi Lalinca ka botuar një monografi të shkollës shqipe dhe mësimit plotësues në Uddevalla të Suedisë. Monografia ka 450 faqe, tekste e dokumente të ndryshme shkollore dhe shumë fotografi dokumentuese të një periudhe të caktuar kohore kur vet autori zë fill punën e tij arsimore me fëmijë shqiptarë në vendbanime të ndryshme të Suedisë.Autorët e monografive vërtetë bëjnë punën e bletës. Kësh-tu edhe Lalinca, nuk ka lejuar ti shmanget asnjë moment i rëndësishëm nga puna e tij arsimore me fëmijë shqiptarë të mërguar në një rajon të Suedisë Perëndimore. Këtë veprimtari e dokumenton ai me tekste përkatëse, doku-mente zyrtare, letra e intervista që ka zhvilluar qoftë me zyrtarë lokal suedez, qoftë me prindër të fëmijve, qoftë edhe me bashkatdhetarë tjerë.Monografia i kushtohet ”nxënësve të arsimit fillor, mësuesve që punuan në këto dy komuna të Bohuslenit ( Munkedal dhe Uddevalla) në vitet shkollore 93-94, por edhe më vonë, si dhe një statistikë të mësimdhënësve për vitet shkollore 2005-2006 në 94 komuna anembanë Sue-disë, bashkëpunëtorëve të arsimtarit Hazbi dhe ish nxë-nësve të tij, të cilët punojnë për të çuar përpara arsimin , kulturën, shkencën dhe artin shqiptar”.Monografia e Hazbi Lalincës për shkollën shqipe dhe mësimin plotësues në një pjesë të Suedisë Perëndimore është rezultat i një pune të zellshme, nganjëherë edhe me mund, për të dokumentuar një periudhë të ndjeshme të historisë shqiptare, të një kohe kur me dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës nga dhuna serbe po iknin në vende

të ndryshme të botës ndërsa ata që mbijetonin dhunën në Kosovë ishin detyruar që procesin arsimor ta mbajnë ilegalisht dhe në bodrume. Kjo monografi është edhe një dokumentim i ndihmës dhe kujdesit të vendit mikpritës për refugjatët shqiptarë duke u krijuar jo vetëm strehim dhe arsimim të fëmijve në suedisht por edhe arsimim në gjuhën amtare.Monografia është sajuar në kapituj të ndryshëm gjë që autori Hazbi Lalinca ofron kështu një monografi mjaft praktike për lexuesin.Shuquri Sejdijaj

Page 32: Besa, 2011-05

32

Kulturë

Mbahet konferenca e shtatë për mësuesit e gjuhës shqipe në Suedi

Nga Astrit Gashi

Në Landskronë të Suedisë, në ambientet e hotelit "Öresund", më 20 dhe 21 maj , u mbajt konferenca e shtatë e mësuesve të gjuhës shqipe në Suedi. Kon-ferenca u organizua nga redaksia e webfaqes Gju-ha Shqipe , pjesë e projektit “Tema Modersmål” në bashkëpunim me entin shkollor të Suedisë (Skolver-ket). Merrnin pjesë rreth 60 mësimdhënës e mysfairë të ftuar nga Kosova dhe Suedia.“Tema Modersmål" është një projekt i Entit për Arsim të Suedisë (Skolverket), i cili ka për qëllim grumbul-limin e informacioneve, dokumenteve e ligjeve, që kanë të bëjnë me mësimin e gjuhës amtare në Suedi.Për të shtatin vit me radhë, konferencën e hapi nikoqiri Muhamet Muriqi, përgjegjës për webfaqen “Temaplats - Gjuha Shqipe”. Ndërkaq të pranishmit i përshëndeti Tomas Johansson, shef i drejtorisë për arsim në qytetin e Landskronës. Sikurse viteve tjera, edhe kësaj here kishte ligjëruesë nga Kosova. Të pranishëm ishin Agim Bërdyna, drejtor i departamentit të zhvillimit të AP – Ministrinë Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Re-publikës së Kosovës si dhe arkeologëja e njohur prof. dr.Edi Shukriu nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, njëherit doktor i Shkencave Historike e cila i dy ligjërata: një nga trashëgimia kulturore e Kosovës ”E Kaluara dhe moderniteti “ si dhe “Vendbanimet e

hershme në Kosovë – Gjuha dhe kuptimi”.Konferenca e shtatë e mësuesve të gjuhës shqipe në Suedi ishte mbështetur nga Enti Shkollor i Suedisë. Me këtë rast Mats Wennerholm, përgjegjës për "Tema Modersmål", foli për zhvillimet e fundit në projektin "Tema Modersmål". Ndërkaq rektorja Mona Axelsson bëri prezantimin e mësimit te gjuhës amtare në komu-nën e Landskrones.Muhamet Muriqi prezantoi webfaqën dhe përmbajtjen e saj.- Në këtë kuadër, Enti për Arsim ka krijuar mundësinë që edhe gjuha shqipe të këtë vendin e saj në këtë faqe kaq të rëndësishme për të gjithë mësuesit e gjuhëve amtare. Pra, kjo faqe është për ju, që punoni çdo ditë me fëmijët shqiptarë anembanë Suedisë, por pse jo edhe gjithandej Evropës” theksoi Muhamet Muriqi. Ai më pas sqaroi se kjo faqe do të jetë e hapur edhe për vetë nxënësit, që marrin pjesë në orët e mësimit të gjuhës amtare, si dhe për prindërit e tyre. Faqja është e krijuar në mënyrë të atillë, që të kthehet në një burim informacioni e të dhënash për të gjithë ata që punojnë në sistemin parashkollor e fillor dhe atë të mesëm. Mbarëvajtja e faqes shqiptare do të varet kryekëput nga angazhimi i vetë mësuesve për ta mbajtur dhe pasuruar atë në vazhdimësi. Faqja e gjuhës shqipe është e ndër-

Sanije Selmani

Dinore Loshi

Page 33: Besa, 2011-05

33

Kultuë

tuar mbi dy plane: atë statik dhe atë dinamik. Faqet statike janë ato faqe që do të përmbajnë dokumente, ligje, artikuj të marrë ose të përkthyer nga suedishtja - me një fjalë, çdo material që do të jetë i propozuar nga ana e Entit për Arsim të Suedisë sqaroi ndër të tjera Muhamet Muriqi.Shfrytëzuam pushimin e drekës për të marr një opin-ion nga z. Agim Bërdyna, drejtor i departamentit të zhvillimit të AP – Ministrinë Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.- Kemi ardhur këtu për të parë nga afër se cilat janë kërkesat e nxënëseve dhe arsimtarve shqiptarë në Sue-di. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me arsimtarët shqiptarë. Kemi mbështetur Monografinë për mësimd-hënësit tanë në Suedi tregon Bërdyna.Ai tregoi gjithashtu se në adresë të arsimtarëve sh-qiptarë, muaj me parë kanë ardhur tekstet shkollore që ndodhen në lokalin e ambasadës së Republikës së Kos-ovës në Stokholm, prej nga një pjesë e madhe e mësue-seve i kanë tërhequr shumën e porositur të librave që do të shërbejnë për punë më të letë dhe të unifikuar të arsimtarve shqiptarë, u shpreh për revistën “Besa”, z. Agim Bërdyna, drejtor i departamentit të zhvillimit të AP – Ministrinë Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës. Ai në fund falënderoi edhe Entin për Arsim të Suedisë i cili ka rregulluar me ligj në shkollat suedeze mësimin e gjuhës shqipe.Siç e potencuam edhe më lart, nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në mesin e arsimtarve sh-qiptarë në Suedi ishte prof.dr. Edi Shukriu, presidente e këtij këshilli dhe arkeologe e njohur, njëkohësisht

profesoreshë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Edi Shukriu e filloi ligjëratën e saj duke treguar rendësinë e madhe që ka mësuesi sa që dhu-ratën e parë të librit të saj ajo ja dhuroi mësueses së parë të sajë .- Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, disa prej të cilave nuk duan aq shumë investime për t’i bërë atrak-tive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Gradishtës, Artanës, Ulpianës, Vendenisit te Gllam-niku, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë orto-dokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Shumë njerëz që nuk e kuptojnë fjalën Gradinë duke menduar se kjo fjalë rrjedh nga fjala sllave grad e në të vërtet nuk është ashtu sepse emri Gradinë është emër i pastër shqip qe rrjedhe nga fjala ”gardh” (rrethojë) dhe nuk ka asgjë të përbashkët me gjuhën sllave, shp-jegoi Shukriu . Ajo më pas prezantoi hartën e gradi-nave të Kosovës edhe menyrën e komunikimit te tyre . Ne përfundim kërkoi disa minuta përkushtim për të dëgjuar poezinë e saj “Kalaja” e realizuar në një mon-tazh filmik që u prit mirë nga të pranishmit të cilët më pas i drejtuan shumë pyetje me interes nga fusha arke-ologjike. Gjatë pushimit patëm rastin të bisedojmë me disa

Agim Berdynaj

Muhamet Muriqi

Page 34: Besa, 2011-05

Kulturë

34

arsimtar të cilët punojnë në regjione të ndryshme të Suedisë. Nasuf Xhemajli, mësues në Lund, tregon se në shkollat e Lundit me rrethinë vijojnë mësimin 64 nxënës shqiptarë. Ai ka paraqitur një projekt tek institucionet përkatëse dhe mendon se nga fillimi i muajitqershor do të mund të realizoi një vizitë me nxë-nësit e tij në Kosovë.Edhe Sanije Selmani, e cila kishe ardhur nga qyteti Nässjö, shprehet shumë e kënaqur me punimet e kësaj konference e sidomos për rastin e pranimit të teksteve te reja që lehtësojnë punën me nxënës. Sidomos dua të falënderoj prof.dr Edi Shukriun, e cila në ligjëratën e saj na njoftoi për shumë gjëra interesante nga trashëgimia kulturore e Kosovës e që për nxënësit tonë do të kenë rendësi të veçantë , thot Sanije Selmani. Nga qyteti Hylsferd, për të ndjekur punimet e konferencës se shtatë të arsimtareve shqiptarë, kishte ardhur edhe Dinore Qmega. Mendoj se konferenca për mësuesit e gjuhës shqipe ka rëndësi të madhe si për mësuesit ash-tu edhe për nxënësit dhe shkollat që i përfaqësojmë. Të qenurit mësues është detyrë e shenjtë dhe ka lidhje me të ardhmen e fëmijëve, ndaj është një punë shumë fis-nike, e cila mësuesin e bën të dallueshëm nga profesio-net tjera, mendon Dinore Qmega. Përshtypje të mira në këtë konferencë i shkaktuan paraqitjet e mysfairëve nga Kosova dhe ishte imponuar nga kualifikimet e z. Bërdynaj kur i quajti mësuesit në mërgim si mësues të merituar dhe i ka pëlqyer propozimi i tij që në të ardhmen të bashkëpunohet më shumë me mësuesit në Kosovë. Organizatori dhe mësuesit e Landskronës kishin bërë një punë të mirë duke e paraqitur punën e tyre dhe i

falmnderojmë për mikritje, u shpreh veç tjerash Di-nore Qmega.Edhe dy mësueset nga Linköping-u, Miranda Katana dhe Mirjeta Pepi thonë që janë të gëzuara dhe punojnë me vullnet me nxënës te cilët atyre u japin edhe më shumë energji për të punuar kur shohin sukseset e tyre . Po përmendim këtu një nxënës tonin të dalluar, Naim Terbunja, i cili sot përfaqëson Suedinë në kampion-ate të ndryshme evropiane e botërore të boksi, trego-jnë ato për sukseset e nxënësit të tyre. Largësia shumë e madhe nuk e kishte penguar mësuesin Murat Koci, që kishte ardhë nga qyteti i Borlenges. Ai mendon se takimet e tilla veç sa i forcojnë lidhjet ndërmjet ko-legëve por edhe me më të rejat nga vendlindja.Xhevat Isufi mbajti ligjeratën “Ekskursionet në atdhe, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar të nxënësve tanë në diasporë” duke dhënë mbresa dhe sqaruar rëndësinë e vizitës që ai kishte bërë me nxënës sh-qiptar. “ Gjatë kësaj vizite patëm rastin të vizitojmë vendet e ndryshme që lidhen me historinë e popullit shqiptar. Ekskursionet në atdhe si kjo që organizohet nga MASHT-i janë të veçanta sepse kanë karakter mësimor dhe nxënësit tanë mësojnë për historinë më të re të shqiptarëve, gjeografinë, kulturën dhe traditën tonë, pasi të gjithë nxënësit janë të lindur jashtë Kos-ovës”, ka thënë Xhevat Isufi. Në fund të punimeve të konferencës arsimtarët sh-qiptarë u ndanë në tri grupe punuese me qëllim të unifikimit të planeve arsimore në komuna të ndry-shme të Suedisë, dhe kërkuan që herave tjera kjo pjesë e konferencës të zhvillohet për kohë më të gjatë.

Hetem Begu

Edi Shukriu

Page 35: Besa, 2011-05

Opinione

35

NJË DITË ME DIELL APO NJË DITË E NGRYSUR?

Ti bën zgjedhjen tënde.Mu si meteorologët të cilët që në mëngjes mund të parashikojnë motin, të njëjtën mënyrë edhe ti mund ta parashikosh dhe të ndikosh në disponimin tënd gjatë ditës; duke u zgjuar me një men-dim pozitiv.Nëse në mëngjes zgjohesh me an-kthe, mosbesim apo ndonjë men-dim negative, ajo do të të përcjellë tërë ditën. Mendimet kanë të njëjtat veti si magneti , tërheqin po të njëjta mendime dhe rretha-na, p.sh. mendimet negative do të tërheqin edhe më shumë njerëz dhe situata me energji negative dhe pas një kohe do të gjendesh në

një rreth vicioz që është vështirë t´i ikësh. Kjo të garanton një ditë me përjetime të padëshirueshme si p.sh. irritime të lehta, vonesë në shkollë/ punë, problem në komu-nikacion, ngatërresa, keqkuptime me njerëz dhe shëndet të ligë, punë të tepruar etj. Kjo ndikon në gjumë të parehatshëm dhe zgjim edhe më të shqetësuar se sa mëngjesin e kaluar.Por kjo mund të parandalohet nëse vendosë që t´i mbushësh ditët me lumturi. Si mund të arrihet kjo?Si mund të largohen problemet di-tore me të cilat ballafaqohesh?Kjo mund të paraprihet dhe paran-

dalohet me lehtë se sa mendon. Çdo gjë fillon me zgjedhjen tuaj, a dëshiron ti mbushësh ditët tua me lumturi apo disharmoni?!?!Kur zgjohesh në mëngjes së pari mendo se si ndjehesh. Këtë bëje disa herë gjatë ditës. Nëse ke një ndjenjë negative mundohu të qartësosh arsyen se pse ndjehesh në këtë mënyrë. Përpuno dhe lar-go të gjitha mendimet negative dhe fillo ditën duke u falënderuar për gjërat dhe begatitë që fatlum-sisht i ke. Metoda më e mirë për të nxitë mendimet pozitive është të dëgjosh një këngë që e adhuron ose të shikosh një fotografi që ke kujtime të bukura ose ndoshta ta

Valbona Kastrati

Page 36: Besa, 2011-05

Opinione

36

vëzhgosh një dhuratë që e ke për zemër. Kjo të garanton një ndër-rim pozitiv të shpejtë të gjendjes shpirtërore.Çdo mëngjes përkujtoja vetës se vetë Ti e jo rrethanat, ke fuqinë të bësh një ditë të gëzuar apo të hid-hur. Ti zgjedh cila prej tyre të jetë. E djeshmja ka ikur, e nesërmja nuk ka arritur. Ti ke vetëm një ditë, të sotmen dhe bëhu i lumtur në këtë ditë.Është e kuptueshme se gjatë ditës nuk mund t´u ikësh të gjitha rre-thanave dhe njerëzve me energji negative, por të paktën mund të zgjedhësh që energjia negative të mos ndikoj dhe trazoj balancën tënde pozitive. - Mundohu t´u ikësh kon-frontimeve me njerëz të tillë duke mos lejuar ndikimin e energjisë negative të tyre. - Mundohu të thyesh mostrën e mësuar të të menduarit.- Fillo të mendosh jashtë kornizave. Vetëm një mendim i ri në ditë, ka shumë domethënie, ti thyesh kornizat, të gjesh shtigje të reja...Ndryshimi fillon me hapin e parë! S’ka kurrfarë vlere të ndryshosh mënyrën e të menduarit, nëse kjo nuk të sjell një ndryshim pozitiv. Ndryshimi kërkon mund dhe pa u munduar, s´merr asgjë të vler-shme.Mund të mësohesh që të mendosh pozitivisht!Është e mundur që të rimendosh! Në mënyrë provokuese mund të thuhet se Ti vetë mund të zgjed-hësh nëse dëshiron të jesh i lum-tur apo jo, nëse gota është gjysmë e zbrazët apo gjysmë e plotë.Këtë e dinte filozofi Epikteti, i cili jetoi gjatë kohës së antikës greke. Ishte ai që shpiku shprehjen:"S´është ajo se çfarë ke, por se si e

pranon/kupton atë që ke".Nëse diçka e mirë të ka ndodhur nuk dmth që ajo ka qenë e shkruar apo ka ndodhur me pahirë, por vetë e ke tërheqë atë ndodhi, falë mendimeve tua. Mendimet dhe ndjenjat e tua krijojnë ardhmërinë tënde. Pa marrë parasysh se ku jeton dhe në çfarë rrethi gjendesh, je vetë krijues i fatit tënd me ndihmën e mendimeve tua. Ti nuk mund të ndryshosh mendimin e të tjerëve por mund të ndikosh në mendimet tua pozitive dhe me këtë ju jep shembull të tjerëve dhe sikurse gripi ngjitëse edhe rrezatimi i en-ergjisë pozitive është po aq ngjitës dhe shpërndarës.Vet jeta jote është produkt i mendimeve tua dhe me anë të ma-nipulimit të mendimeve mund të arrish edhe të pamundurën. Çdo gjë që e mendon, tërheq po atë mendim d.m.th. mendimet pozi-tive tërheqin mendimet pozitive dhe në fund veprime pozitive dhe anasjelltas mendimet negative sjellin edhe më shumë mendime negative dhe veprime të mje-rueshme.Kur them se me anë të mendimeve tua e krijon botën ku jeton, nuk do të thotë se Ti reagon në rrethin ku jeton por reagon në mënyrën se si e kupton atë. Ti nuk mund të ndryshosh botën por mund të fillosh nga vetja, të ndryshosh mendimet tua e me kohë ndikon edhe në ndryshimin e botës. Dikush duhet të jetë fatos i energjisë pozitive e pse jo TI?A është vështirë të rrezatohet en-ergji pozitive ?Nuk është më vështirë të rrezato-het energjia pozitive se sa energjia negative, por problemi është se Ti je mësuar dhe rrethuar vetëm me energji negative dhe se nuk i jep

një mundësi energjisë pozitive për të vërtetuar fuqinë e saj. Qysh në vegjëli je mësuar që t`iu ikësh rreziqeve dhe si mburojë të kërkosh gëzim dhe lumturi. Kur një herë shijon këto ndjenja ato formojnë shprehi që së shpejti merr formën e abstinencës dhe vështirë do ta paramendosh një jetë pa këto përjetime. E njëjta ndodhë edhe me mendimet pozi-tive. Nëse një herë e aplikon dhe arrin ta mbash gjatë ditës ajo të bëhet shprehi dhe ndikon si një doping në disponimin tënd. Ajo do të tërheq njerëz dhe rrethana tjera pozitive të të njëjtit nivel të cilat do ta begatojnë jetën tënde. Jeta është një rrugëtim që duhet rrugëtuar hap pas hapi. Kujtimet nga e kaluara kanë kryer punën e tyre dhe tani leri anash dhe bëj imazhe të reja të ardhmërisë. Hiq të gjitha barrierat e mendimeve dhe hapu që ti pranosh të mirat që jeta t´i ofron. Koncentrohu të jesh dhe dëgjo, sepse edhe heshtja flet.Thuaj vetës se Ti ke një jetë të lumtur , numëro begatitë dhe mësohu të jesh pozitiv pa marrë parasysh rrethanat.

Çdo gjë që Ti mendon se je, Ti nuk je! Çdo gjë që Ti mendon se nuk je, Ti je!Ti je përtej çdo gjëje që Ti men-don ose që imagjinon se Ti je!

Valbona KastratiStokholm, 17 maj 2011

Page 37: Besa, 2011-05

Poezi

37

Nga t´ia nis kësaj here?...E kisha menduar krejt ndryshe urimin e sivjem për festat e fund-vitit.Pata shpresuar shumë se ti do të ktheheshe sivjet. Më i rritur, mbase tamam burrë do bëheshe...Po dora më dridhet, edhe lapsi në mes gishtrinjve. Më dridhen buzët, e vrej se po ligshtohem pa ndalë.Me t´ thanë që kjo më ngjet sa herë të kujtoj ty më duket e panjerëzishme.Po ku ka nënë që s´kujton bijtë e bijat e saja? Ku ka nënë që në këto festa nuk don ti ketë bijtë dhe bijat e saja në sofrën e shpisë?... Po këto janë dëshirat e mia Liri, dëshirat e çdo nëne, motre, vëllai...Ndoshta po presim kot, po hajt, edhe sivjet po ta ruaj vendin tënd në sofër...Dhe kur çastet e fundit do ti lëmë vend ditës së re të vitit të ri atëherë edhe unë si gjithnjë këto 11 vitet e fundit do të lutem për ty dhe gjithë të tjerët të cilëve s´ua dijmë gjurmët. - Ishalla sivjet, bile të vdekur po na i kthejnë!Heu Liri, kush e kishte menduar se kishe me u gëzua edhe të vdekur me të gjetë e më të qajtë si të vdekur!Më fal Liri, po sonte nuk do të flas shumë, se janë çue peshë do lugetër kundër Kosovës dhe kundër gjithë atyre që rrokën armët për të mbrojtur lirinë e shpisë së vet. Shtihen si engjuj e paqedashës për t´ja bërë varrin të urtit, i cili s´pati kah të shtyhet më tej dhe atëherë kur u mbështet për muri si thonë dy duar për një kokë...Më fal Liri, por urimin s´po e shkruaj as nuk po e nis as kësaj here. Po fik dritat dhe po bëhem një me terrin e këtij funddhjetori tmer-rësisht të ftohtë...Po vrej se po ligshtohem pa ndalë e viti që po vjen s´di a më gjen. Nëqoftëse nuk do të jen tharë kur të kthehesh ujiti lulet Liri, se veç me lot janë ujitur deri tashti!

Shuquri Sejdijaj

UJITI LULET LIRI!UJITI LULET LIRI!

Page 38: Besa, 2011-05

38

QESHIM SË BASHKUKUQESHIM SË BASHKUKUMIRË SE ERDHËT TE SHUQANJË LETËR PËR BABIN

Rrallë kishte ndodhur që redaksisë shqipe në Radio Suedia ti kishte mbrritur ndonjë letër si kjo që mund ta lexoni më poshtë. Letrat në përgjithësi tani janë shumë të rralla, ato u zëvendësuan me i-mejla, sms-a e të ngjashme. Dhe na erdhi një meil anonim me këtë përmbajtje.

Letra ishte shkruar në suedisht, ndaj e shqipërova si më poshtë:

***Një baba kaloi në dhomën e të birit dhe papritmas u befasua kur pa që dhoma ishte aq bukur e pastruar dhe me shtrat të ndrequr. Kur deshti të dal nga dhoma pa një letër mbi jastëk e cila i adresohej pikrisht atij. Papritmas ju shfaqën do mendime të këqia, e kapi një tension i ngritur nga një lloj nervoziteti por prap e hapi letrën e të birit të tij të vetëm dhe nisi ta lexonte:

" Babi im i dashur!

Jam shumë i pikëlluar që duhet ta shkruaj këtë letër për ty. Jam i detyruar të ik me dashnoren time sepse kështu i shmangem një skene të padëshiruar për ty dhe mamin.

E di që ti dhe mami ende më konsideroni si fëmijë, por dëgjo babi, unë jam 17 vjeçar tani dhe e di se çka mund dhe çka duhet të bëj.

Te Suzana gjeta dashurinë e vërtetë. Sa e këndshme që është!

Megjithëse e di që ti kurr s´do të kishe pasë qejf që ajo të zinte vend në fotografinë familjare për shkak se ajo ka piercinge, tatuazhe dhe nuk vishet bukur, por edhe për shkak se ajo është shumë më e vjetër se unë. Ajo ka gjithashtu pesë fëmijë, prej të cilëve vajza më vogël e saj është moshatare ime.

Babi, nuk është vetëm dashuria që na lidh tani. Ajo është shtatzënë, do të lind bineq! Suzana më thot se do të jemi shumë të lumtur së bashku.

Ajo banon tani në një vagon kampimi në pyll dhe ka mjaft dru që të mund të nxehemi dimrit.Ne kemi shumë ëndërra për të ardhmen. Babi,

Suzana thot se do t´më blej shumë lojëra kompjuteri. Ajo i do fëmijët shumë. Të gjithë fëmijët e saj kanë baballarë të ndryshëm, por për mua thot se jam pak më ndryshe. Babi, po e ndjej se unë dhe ajo s´do të ndahemi kurr! Suzana po më thot se unë jam më burrë se burrat e saj të mëparshëm. Sa lezet, babi. A s´është e kënd-shme?

Suzana mi ka hapur sytë, babi. Po vrej se hashashi fak-tikisht s´qenka i dëmshëm. Ajo është edhe biznesmene sepse kultivon kërp dhe përfitimin e drgogës e shet për të mbajtur familjen. Suzana është gjithashtu e zonja sa i përketë pareve; ajo këmben ngapak hashashin e saj me kokainë dhe ecstasy me fqinjët e saj. Edhe fqinjët e saj që banojnë në pyll janë ndërmarrës.

Në ndërkohë do të kërkojmë nga shkencëtarët që të zbu-lojnë një kurë kundër AIDS-it ashtu që Suzana të ketë jetë më të mirë.

Babi, ti mos u shqetëso për mua. Unë jam shumë i lumtur! Një ditë të mirë do të ju vizitojmë dhe ju do të mund ti takoni nipat e mbesat tuaja dhe fëmijët e Suza-nës.

Përshëndetje të përzemërta,

biri juaj Jonasi.

PS: Babi, krejt kjo që të shkrova më lart nuk është aspak e vërtetë. Unë jam te Thomasi. Kështu deshta vetëm me të tregua se në jetë ka gjëra edhe më të këqia se notat e mia. Certifikata e notave gjendet në dollapin e tryezës.

Më thir kur ju t´mendoni se unë mund të kthehem i sigurt në shpi. DS./shs/.

Humor

Page 39: Besa, 2011-05

39

ÇUDIRAT E fAcEBOOK-UT

Mbase ua kam thënë me një rast, ai është një njeri i madh me N dhe M të madhe. Shkronja N do me thënë Njeri i Madh, kurse M-ja, Mendjemadh. Ne mund ta quanim edhe Kokëmadh, ose Mendjemadh po të donim sepse në shqip ka mbiemër si Kokëmadhi për shembull. Llogjika e thejshtë na thot që nëse janë kokëmëdhenjë atëherë duhet të jenë edhe mendjemëdhenjë. Jo me hun-dën përpjetë, por me shumë mend do thuash ti.Nuk ishte gjithëmonë i këtillë. Por doli fb dhe ai bëri shumë miq, me mijëra miqë, miqë të fb-ukut. Miqë vendorë e ndërkombëtarë. Madje edhe gjuhët nisi ti mësoi shumë shpejtë. Rëndom shkruan në anglisht, megjithëse miqtë e tij shqiptarë pak e dijnë anglishten. Në fb edhe familja e tij është mike e tij. Dhe anglisht flasin të gjithë.Po ngritet Kokëmadhi në fb. Në logun e tij qëndron që flet më se dhjetë gjuhë të huaja, dhe shqipja e tij radhitet dikund nga fundi i listës. Po ngritet Kokëmadhi në fb. Në logun e tij qëndron se ka mbaruar studimet universitare. Kolegët e njohin si person që mezi ka mbaruar një shkollë të mesme. Po tani ai po mbaron fakultete, nga dy sosh njëkohësisht. Së shpejti do të shihni edhe doktoraturën. I madh ky Kokëmadhi në fb. Jo vetëm mendjemadh ky Kokëmadhi ynë. Ai është edhe patriot i pashoq. Sa hap dikush gojën për punë patriotike ai është i pari që ka nisur ndonjë veprimtari atdhetare. Ai është i pari që ka ngritur zërin dhe në saje të tij liria gëzon njerëzit e fisit të tij, por vetëm në fb.Ndodhë shpesh që si pëlqen surrati që ka. Por s´ka gajle. Ai e ndërron këtë, sa herë të dojë, madje disa herë në ditë. Si është moti kthehet gëzofi, e ka mbajtur mend këtë sentencë. Ndaj në profilin e tij do gjesh me qindra fytyra në qindra mënyra.Internetin e kishte menduar si një lloj internati, por pa pagesë. Ka një adresë që nuk e bën publike. Të gjithë ata që duan kontakt le ti shkruajnë, pastaj ai do t´ua dërgojë adresën, por vetëm, në fb.Shuquri SEJDIJAJ

QESHIM SË BASHKUKUQESHIM SË BASHKUKUHumor

Page 40: Besa, 2011-05

Lidhja e Shoqatave Shqiptare Iliria/ Albanska riksförbundet Iliria

Enti shtetëror i kulturës ne Suedi/ Statens kulturråd i Sverige