benjamin

13
Tezat mbi konceptin e nje historie ndryshe Tezat mbi konceptin e historise se Benjamin premtojne nje diskutim mbi nje koncept te ri te historise dhe njekohesisht mbi nje koncept te ri te se tashmes.Karakteristike e tekstit eshte se ne qender te tij nuk ka nje diskurs shpjegues por nje figure,nje imazh.Koncepti i Benjamin per historine duke se ndane rruget me lojrat konceptuale te filozofise dhe transformon konceptet ne imazhe qe zhvleresojne premtimin e koncepteve filozofike per te verteten.Per Benjamin konceptet tradicionale te filozofise avullojne ne momentin qe shkruan tezat historiko-filozofike.Ai nuk mund te bindej se cdo ngjarje historike kishte ardhur si pasoj e nje shkaku dhe pasoje,pra nje marredhenie lineare dhe qe gjithe ngjarjet se bashku perbenin nje vazhdimesi progresive levizese.Ne Tezen IX kjo shfaqet si “nje katastrofe e vetme,qe mbivendos mbetje mbi mbetje” me nje linj aq te gjate sa “rritet drejt qiellit”.Sipas Benjamin gjithcka per historine ka qene e trishtueshme dhe e pasukseshme.Historia ka falimentuar ne nje “katastrof te vetme” ku historia e njerezimit ka treguar se eshte nje deshtim.Baza e figures se Benjaminit per linjen e mbetjeve qe arrijne qiellin dhe koncepti i katastrofes historike ne keto teza,shkon pertej koncepteve dhe frazave.Per Benjamin gjuha filozofike nuk arrine tek mimesis.Vetem imazhet mundesojne hyrjen direktet tek mimesis 1 .

Upload: dami-aliaj

Post on 07-Jul-2016

9 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

jbjmb

TRANSCRIPT

Page 1: Benjamin

Tezat mbi konceptin e nje historie ndryshe

Tezat mbi konceptin e historise se Benjamin premtojne nje diskutim mbi nje koncept te ri te

historise dhe njekohesisht mbi nje koncept te ri te se tashmes.Karakteristike e tekstit eshte se ne

qender te tij nuk ka nje diskurs shpjegues por nje figure,nje imazh.Koncepti i Benjamin per

historine duke se ndane rruget me lojrat konceptuale te filozofise dhe transformon konceptet ne

imazhe qe zhvleresojne premtimin e koncepteve filozofike per te verteten.Per Benjamin

konceptet tradicionale te filozofise avullojne ne momentin qe shkruan tezat historiko-

filozofike.Ai nuk mund te bindej se cdo ngjarje historike kishte ardhur si pasoj e nje shkaku dhe

pasoje,pra nje marredhenie lineare dhe qe gjithe ngjarjet se bashku perbenin nje vazhdimesi

progresive levizese.Ne Tezen IX kjo shfaqet si “nje katastrofe e vetme,qe mbivendos mbetje mbi

mbetje” me nje linj aq te gjate sa “rritet drejt qiellit”.Sipas Benjamin gjithcka per historine ka

qene e trishtueshme dhe e pasukseshme.Historia ka falimentuar ne nje “katastrof te vetme” ku

historia e njerezimit ka treguar se eshte nje deshtim.Baza e figures se Benjaminit per linjen e

mbetjeve qe arrijne qiellin dhe koncepti i katastrofes historike ne keto teza,shkon pertej

koncepteve dhe frazave.Per Benjamin gjuha filozofike nuk arrine tek mimesis.Vetem imazhet

mundesojne hyrjen direktet tek mimesis1.

Imazhi i Tezes IX tregon historine ashtu si Benjamin e kuptonte:”Ka nje pikture nga Klee te

quajtur Angelus Novus.Tregon nje engjell qe duket sikur eshte duke u larguar nga dicka qe po

shikon.Syte e tij jane te medhenje,goja eshte e hapur,krahet te shpalosur.Keshtu duhet te duket

engjelli i historise.”Imazhi eshte nje alegori e historise si histiori natyrale dhe engjelli qendron

per te treguar historianin e vertete,”materialistin historik” qe e ka zhveshur veten nga cdo illusion

per historine njerezore.Ne menyre qe te perdorim “fuqine e dobet mesianike” qe zoterojme “sic

do gjenerate tjeter para nesh” ne duhet ta perceptojme historine nga kendveshtrimi

materialist,pra duke e pare historine si nje katastrofe mbetjeje e te ciles arrijne drejt

qiellit.Materialisti historik kupton “pretendimin” e qarte ne pranimin e kesaj fuqie:”nje fuqi mbi

te cilen e shkuara ka nje pretendim “(teza II).”Engjelli do te donte te qendronte,te zgjonte te

vdekurit,dhe te bente nje teresi ate cfare eshte shtypur.”Ketu Benjamin duket sikur po shtron

rrugen per ndertimin e nje koncepti “te se tashmes si kohe-tani”(teza XVIII).

Page 2: Benjamin

Benjamin ishte i vetdijshem ndaj shperthyeshmerise se materalizmit historik,qe qendron ne

konceptin e paplotshmerise se te shkuares.Tek tezat Benjamin i referohet te shkuares apo asaj

“cka ka qene” ne menyre te pergjithshme,dhe ne disa pasazhe “gjeneratave te shkuara”,”tradites

se te nenshtruarve”dhe perfundimisht te te vdekurve dhe te shtypurve.Benjamin nuk po shkruan

histori por po nderton nje koncept te ri te historise.

Asnje nuk e integroi paplotshmerine e historise drejt plotshmerise se saj me shume sesa

Marks.Ai ka shkruajtur “tradita e te vdekurve rendon si makth mbi trurin e te gjalleve.”2Per

Marksin revolucioni duhet te lejonte “te vdekurit te varrosnin te vdekurit”,pra ajo cka kishte

ndodhur kishte ndodhur dhe kishte humbur dhe po ashtu duhet te humb edhe pesha e saj mbi

kokat e te gjalleve.Benjamin i kundervihet kesaj ideje me nje pasazh te njohur nga Arcade

Projects qe thote:

Historia nuk eshte thjesht shkence por gjithashtu dhe jo vetem nje forme kujtimi.Ate cfare

shkenca ka “percaktuar”,kujtimi mund ta modifikoje.Kjo vetedije mund te beje

paplotesine(lumturine) ne dicka te plote dhe plotesine(vuajtjen) ne dicka te paplote.

Gjeneratat pasuese nuk mund thjesht te pohojne se cfare ka humbur ka humbur per gjithe kohen

dhe qe te vdekurit nuk kane me akses te asnje praxis.Pra historia e shkruajtur nga materialisti

historik kap nje ide te caktuar te se shkuares si shkakun e saj.

Nese “ideja e shpetimit” eshte cilesisht e pandashme nga ‘ideja e lumturise”,e njejta gje duhet te

qendroje edhe per idene e te shkuares.E shkuara mban me vete nje shenje sekrete me te cilen i

referohet shpetimit.Por Benjamin nuk ia cakton detyren e shpetimin nje shpetuesi qe nderhyn ne

histori nga jashte,ai beson se njeriu e ben historine e tij.Pra Benjamin e bene te shkuaren e

historise plotshmerine e saj.”Ka nje marrevshje sekrete midis gjeneratave te kaluara dhe te

tashmes”-shkruan ai-“Atehere ardhja jone ne bote pritej.”Edhe pse kjo mund te duket me natyre

teologjike,ka permbajtje dhe qellim materialist.Eshte materialisti historik qe eshte i vetdijshem se

e shkuara ka nje pretendim mbi ne,dhe nuk do ta shlyejme kete pretendim lire.Benjamin nuk

shpreson tek premtimet mesianike si nje e ardhme e premtuar nga nje nderhyrje realizimi

mesianik por shkruan:”Si cdo gjenerate paraardhese,edhe ne zoterojme nje fuqi te dobet

mesianike.”Me “fuqi mesianike” duhet kuptuar si nje impuls,nje premtim qe nuk e shnderron ate

ne skllave te asaj cka premton.

Page 3: Benjamin

Si do te vihet ne pune kjo fuqi me te cilen eshte brumosur njeriu?Benjamin nuk e trajton kete

ceshtje tek tezat.Po eshte e sigurt se ai nuk ka dyshime se kush do ta vendos ne realizim-

materialisti historik.Ne Tezen II,perkufizon detyren e materialistit historik dhe qe lidhet me

marredhenien midis gjeneratave persa i perket fuqise mesianike.Ne Tezen XVII ai pershkruan

proceduren”.Materialisti historik perballet me objektin historik vetem atje ku i presantohet si

monad.Ne ate strukture ai njeh shenjen e ndalimit mesianik te berjes,me fjale te tjera,shansi per

nje lufitm revolucionar per te shkuaren e shtypur”-shkruan Benjamin tek teza XVII.Eshte i

bazuar ne nje parim konstruktiv.I menduari nuk implikon vetem levizjen e mendimit por edhe

ndalimin e tij.”Levizja e mendimeve”duket sikur qendron ne krahe te “ndalimit te tyre.”Kjo

skaasnje lloj klasifikimi.Ai perdore “imazhe dialektike”te ckodoje ekzistencen profane si forma

enigmatike e dickaje pertej ekzistences.Po ashtu ai i kombinon keto imazhe ne formulimin

paradoksal te “dialektikes ne vend-qendrim”.Kembengulja e tij ne ndalimin e rrjedhjes se

mendimeve kundershton pikepamjen e Hegelit.Benjamin nuk do ta asimiloje veten brenda

rrjedhes kohore te historise nepermjet kuptueshmerise apo intuites.Dija-e zbuluar nga ndalimi i

levizjes-“shkelqen per nje cast,ne momentin e njohjes”(teza V).

“Kur papritur mendimi ndalon ne nje konfigurim te karikuar me tension,i jep atij konfigurimi nje

tronditje,nga i cili mendimi kristalizohet ne nje monad. Materialisti historik perballet me objektin

historik vetem atje ku i presantohet si monad.”(Teza XVII)

Metoda e Benjamin duket sikur ka nje ndryshim kendi.Kamera e historise nuk kap me levizjen

historike,vecse kur kjo levizje arrin ne ndales.Duhet te kristalizohet ne nje form dhe te ndertohet

si dicka imediacisht prezente.Persa i perket subjektit historik Benjamin shkruan:”Ne kete

strukture ai dallon shenjen e ndalimit mesianik te te ndodhurit.”Nepermjet ketij “parimi

konstruktiv,nepermjet kesaj “tronditjeje” qe ai i jep historise,materialisti historik shkakton

kristalizimin e saj ne nje monad,duke sjelle ndalimin e te ndodhurit.Si Marks,Benjamin shikon

shansin e nje “lufte revolucionare per te shkuaren e shtypur”,nepermjet ketij ndalimi mesianik.

Ne fjale te tjera,Teza XVII merret me shansin e materialistit historik per te arritur zoterimin e

historise si nje unitet subjekt-objekt,e cila kristalizon veten permes nje “ndalimi” ne nje

monad.Ne Tezen VI ky moment ndalimi pershkruhet si nje “moment rreziku”:materializmi

historik deshiron te rruaje ate imazh te se shkuares qe i shfaqet njeriut,te zgjedhur nga historia ne

nje moment rreziku.Ky rrezik eshte rreziku ai i t’u berit “vegel e klasave sunduese”.Benjamin e

Page 4: Benjamin

pranon ceshtjen e te shtypurve sit e tijen:”Cdo epok duhet te perpiqet te terheq traditen larg nga

konformizmi qe punon ta zoteroje ate”.”Tradita”atehere behet nje “vegel e klasave sunduese”

nese leshohet ne duart e “konformizmit”,dhe gjithe kjo sepse ne kapitalizem marredheniet

sociale jane te percaktuara ne te njejten menyre si komoditetet.Detyra e materialistit historik

eshte te terheq larg nga pushteti i klases sunduese traditen.Si shpjegim i kesaj detyre Teza VI

vazhdon me fjaline:”Mesia nuk vine vetem si shpetimtari,ai vine si fituesi mbi Antikrishtin.”

Futja e ketyre koncepteve teologjike nuk mund te fsheh faktin se nuk ka mendim ne sensin

fetar.Nderkohe qe Mesia eshte nje imazh per materialistin historik,Antikrishti eshte imazhi per

“klasat sunduese”.

Gjuha e Benjamin tek tezat historiko-filozofike therret per nje origjine teologjike te koncepteve

Marksiste duke e zhvendosur skenarin e ndaljes se levizjes dhe shansit te revolucionit ne nje

skenar apokaliptik.Mesia,shpetimi,engjelli dhe Antikrishti shfaqen tek tezat si imazhe,analogji

dhe parabola-por jo literalisht,persaqe mundohet te filozofohet permes tyre.Pyetja qe ngrihet

eshte se pse Benjamin procedon ne kete menyre?Ndoshta perqendrimi tek metaforat do te tregoje

se Benjamin po luan nje loje?Atehere cilat jane rregullat e kesaj loje?

Tek Teza I Benjamin na jep nje imazh dhe po ashtu na ofron interpretimin e saj:

Na ishte njehere,sic dime,nje automat i ndertuar ne menyre te tille qe do ti pergjigjej cdo

levizjeje te nje lojtari shahu me nje kunderpergjigjie qe do ti siguronte fitoren.Nje kukull e

veshur alla turka,me nargjile ne goje,ulet perballe fushes se shahut vendosur mbi nje tavoline te

gjere.Nje sistem pasqyrash krijon iluzionin se kjo tavoline eshte trasparente nga te gjitha

anet.Faktikisht nje xhuxh-mjeshter shahu-ishte brenda kukulles dhe drejtonte doren e saj

nepermjet fijeve.

Benjamini i shton interpretimit te imazhit edhe interpretimin e tij te vete figurave:

Dikush mund te imagjinoje nje paralele filozofike ndaj ketij aparati.Kukulla e quajtur

“materializem historik”,do te fitoje gjithe kohen.Do te ishte nje ndeshje e lehte per kedo nese do

te therriste sherbimet e teologjise,e cila sot,sic e dime,eshte e vogel dhe e shemtuar dhe nuk

duhet te duket rrotull.

Page 5: Benjamin

Atehere si lidhen me njeri tjeterin xhuxhi dhe kukulla,teologjia dhe materializmi historik?Duket

sikur materializmi historik dhe teologjia,qe eshte impulsi qe con aparatin e materializmit historik

perpara,nuk jane aspak identike.Nuk ka identitet midis dy figurave te ndara.Por eshte

xhuxhi(teologjia)qe drejton doren e kukulles(materializmit historik).

Sipas interpretimit te Benjamin duket sikur kjo marredhenie eshte permbysur.Materializmi

historik eshte ne kontroll:ai “therret sherbimet e teologjise” shkruan ai.Teologjia eshte skllavja

qe duhet te beje punen.Sigurisht qe detyrat e ndermarra nga teologjia nuk i jane percaktuar

asaj,perkundrazi,ajo eshte ekspertja.Por mund te beje dicka vetem kur kjo dicka urdherohet nga

mjeshtri.Marredhenia mjeshter-skllav eshte e permbysur:xhuxhi i gjalle nuk therret sherbimet e

nje kukulle te pajete.Kjo e redukton qenien e gjalle ne thjesht nje objekt te dominuar dhe zbulon

qe kukulla eshte ne te vertete e gjalle dhe aktive.

Edhe pse te dy figurat jane qartesisht te ndara,ato behen te unifikuara,kur perbejne figuren e nje

lojtari automatik te shahut.Vetem kur teologjia dhe materializmi historik te kene bashkuar forcat

loja mund te filloje.Vetem si aleat te dy forcat mund te behen te rrezikshem per cdo kundershtar-

qe ne kete rast eshte lufta e klasave.Duket sikur Benjamin po kerkon nje menyre bashkepunimi

midis materializmit historik dhe teologjise ne te cilin te mos ndermarrin thjesht luften por edhe ta

fitojne ate.Nga ky moment nuk ka me dyshime per perfundimin e deshiruar te luftes se klasave

per nje qe eshte vendosur nga ana e klasave te shtypura.Por pozicioni i Benjamin nuk eshte

thjesht nje deshire por perpiqet edhe ti ktheje pergjigje pyetjes se nese materializmi historik

therret sherbimet e teologjise,fitorja e te shtypurve do te prodhohet objektivisht dhe kjo do te

thote qe materializmi historik do te fitoje gjithmone.

Por kjo pyetje ngre problemin e kushteve te nevojshme per te fituar ndeshjen historike.Ne kete

moment Benjamin shkeputet nga ceshtja e konceptit te historise per te shkuar drejt nje praksisi te

mundshem historik.Materializmi historik i Benjamin do te postuloje nje unitet midis teorise dhe

praktikes sic eshte ideuar qe nga Marksi.Ai perpiqet te zhvilloje teorine e nje praktike ndryshe,e

cila do te kete mundesine te fitoje ndeshjen.Ne fakt ky duket sikur eshte qellimi i tezave

historiko-filozofike.

Materializmi historik u perpoq te realizonte filozofine duke e transforumuar ate por ne te njejten

kohe per Benjamin e ka humbur raportin me realitetin.Keshtu qe per te qene te afte te kapin

Page 6: Benjamin

historine perseri per Benjamin materialisti historik duhet te shkoj pertej filozofise tek

teologjia.Por pyetja qe ngelet eshte:A eshte e sukseshme teknika e bashkimit te historikes dhe

teologjise si nje bashkim i praktikes dhe teorise?

Tezat po ashtu lidhin ngushte edhe teorine e narratives historiografike- teorine e historise-natyren

dhe transformimin e shoqerise njerezore-ne te njejten menyre qe historia vete i referohet praxisit

politik si nje veprim i pandalshem krijues.Per Benjamin eshte e domosdoshme te krijojme nje

konceptim te caktuar te se tashmes qe te na lejoje te gjenerojme nje marredhenie midis historise

dhe politikes.Koncepti i historise formuluar nga Benjamin ka si qellim te permiresoje pozicionin

tone ne luften e klasave dhe materializmin historik ne proces.Ai fillon te ndertoje konceptin e nje

praxis politik alternativ i cili do te vazhdoje te ndjek ceshtjen e materializmit historik.

Revizioni kritik i Benjaminit mbi teorine dhe praktiken e materializmit historik ka pikenisjen e tij

si “nje kritike e konceptit te vete progresit”(Teza XIII).Teoria dhe praktika e tij jane formesuar

nga nje konceptim i progresit i cili “ka pak lidhje me realitetin por ngre shume pretendime

dogmatike”.Ketu Benjamin kritikon nje materialize historik vulgar qe “njeh vetem progresin e

nenshtrimit te natyres dhe jo regresin e shoqerise”(Teza XI)Materialisti historik vulgar e tejkalon

faktin se koncepti i “progresit” dhe nocioni i “barbarizmit” jane dy faqe te se njejtes

gje.Rrjedhimisht detyra e materialistit historik eshte te “krehim historine kunder grurit”(Teza

VII) ne kuptimin e nje permbysjeje te poshterimit te te paguarit te te neshtruarve ne pune

shfrytezuese me grure.Pra nje histori qe tashme kerkon te rivleresohet ne elementet e saj te

shypur me njesi vlerash me te larta.

Do te ishte gabim te kuptohej sikur Benjamin eshte kunder progresit,eshte kunder brendesimit

nga ana e njeriut te logjikes se progresit dhe ne kete menyre ai mund ta riprodhoje ate.Kur

progresi shnderrohet ne objektin e njerezimit dhe jo njerezimi ne objektin e progresit ne

riprodhojme nje ide konformiste te historise.Keshtu qe per Benjamin qellimi i materialistit

historik eshte te shpertheje vazhdimesine historike,qe do te thote,te tejkaloj konceptin e

progresit.Benjamin perdor nje konceptim te nderprjes,te mos-vazhdimesise.

“Materializmi historik nuk synon as nje ekspozim te vazhdueshem dhe as nje homogjen te

historise”…per me shume ai “drejton te shkuaren qe te sjell te tashmen ne nje gjendje

kritike.”Momenti kritike i materializmit historik eshte ai shperthimi i vazhdimesise historike”-

Page 7: Benjamin

shkruan Benjamin.Per te materializmi historik mban me vete nje kritike te brendshme te

konceptit te progresit,keshtu qe duhet te laje hesapet me vazhdimesine historike duke e

shperthyer konceptimin e saj si progress i pandalshem dhe duke e rindertuar ate si vazhdimesi

me nderpreje.Materializmi historik nuk e rinderton historine duke perseritur te shkuaren,por duke

ndertuar “nderhyrjet-nderprerjet” ne te tashmen.Koncepti i tij themelues “nuk eshte progresi por

aktualizimi”.

Benjamin perpiqet te vendos te ashtuquajturen “mos-vazhdimesine e kohes historike” si themel

te konceptimit materialist te historise.Kjo perpjekje perfundon tek konceptimi i historise si

“katastrofe”.Katastrofa eshte vazhdimesia e historise.Per Benjamin katastrof do te thote

progres;progresi do te thote katastrofe.Keshtu qe “koncepti i progresit duhet te vendoset ne

themelet e konceptit te katastrofes.”Statusi i vendosur i gjerave eshte katastrofe.”Qe gjerat

vazhdojne te ecin eshte katastrofe.

Por nga ana tjeter Benjamin vendos perball konceptit te refuzuar te progresit nje koncept te

vertete te progresit si te tille.”Progresi e ka vendndodhjen jo ne vazhdimesine e kohes por ne

ineterferencat,nderprerjet e saj”.Dhe kjo ne mos-vazhdimesine ose vazhdimesine me nderpreje te

saj.Nderprerjet nuk jane gje tjeter vecse kundershtite e epokes,te se tashmes.Rrjedhimisht detyra

e materialistit historik eshte ndertimi i nje historie alternative pasi “ka shfarrosur brenda saj idene

e pranuar te progresit”

Page 8: Benjamin

1-mimesis-imitimi i realitetit ne arte dhe literature

2-Eighteenth Brumaire

Bibliografia

Walter Benjamin-Theses on the concept of history,The Arcades Project

John Mcwillis-Benjamin’s alternate history

Ron Mcwood-The theses and history