bachelor (ba) në: mësues i arsimit fillor - aaal.edu.al bsc mesues i... · bachelor (ba) në:...

33

Upload: habao

Post on 30-Jul-2018

237 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT

TË PARË:

Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor

SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I

TIRANËS”

Grupi i vlerësimit të jashtëm Prof. dr. ALI JASHARI

Tiranë, Korrik 2012

Page 2: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

2

HYRJE

Ky raport vlerësimi është bërë në kuadrin e grupit të vlerësimit të jashtëm të ngritur nga

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, i cili punoi në SHLP “Universiteti Planetar I

Tiranës” më datën 20.6.2012, në bazë të një programi të hartuar nga APAAL dhe institucioni që do

të vlerësohej.

Gjithashtu, veç veprimtarive të realizuara në këtë institucion, kemi shfrytëzuar edhe

raportin e vlerësimit të brendshëm, faqen zyrtare të këtij institucioni dhe dokumente të tjera të

APAAL lidhur me vlerësimin e jashtëm të programeve të studimit.

PËRBËRJA E GVJ

Prof. dr. ALI JASHARI, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan

S.Noli” të Korçës

PARIMET E PUNËS SË GVJ

- Besimi

- Vlerësimi i mbështetur në dokumente të paraqitura nga GVB, Institucioni etj.

- Vëzhgime të sakta

- Anketime konfidenciale dhe biseda të hapura

TË DHËNA PËR PROGRAMIN E STUDIMIT “BACHELOR” NË MËSUES I ARSIMIT

FILLOR

Ky program studimi është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 911, datë

26.6.2009. Në vitin akademik 2009-2010 janë regjistruar 68 studentë, tè cilèt

diplomohen nè vitin akademik 2011-2012.

Ky program studimi është 3 vite akademike, me 6 semestra, me kohë të plotë, me

180 kredite.

Tabela format për vlerësimin e jashtëm të programit të studimit Bachelor në Mësues i Arsimit Fillor mbështetur në Standardet shtetërorë për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1

Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1: Institucioni ofron programe të

akredituara të studimeve, të organizuara në

module dhe të vlerësuara në kredite, sipas

Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe vëzhgimet konkrete mendojmë se Programi

i Studimit të ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor është hartuar dhe realizohet duke u bazuar në përvojën më të

mirë të shkollave të larta shqiptare dhe ndërkombëtare, duke i sendërtuar këto

përmes Rregullores së studimeve që është

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e ti j për përmbushjen e s tandardit në tërës i .

Page 3: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

3

hartuar për këtë program, në përputhje me

Planin e Zhvillimit Strategjik të ëtij institucioni.

Ndarja e lëndëve/ moduleve sipas

veprimtarive formuese për këtë program është bazuar në udhëzimin Nr. 15 datë

04.04.2008 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për organizimin e studimeve në Institucionet publike të Arsimit të Lartë” si

dhe Udhëzimin Nr. 11, datë 28.02. 2011 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për

procedurat dhe dokumentacionin për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë, programeve të studimit universitar në

ciklin e parë dhe ciklin e dytë, programeve të studimeve jouniversitare, të natyrës

profesionale si dhe procedurat për pezullimin dhe revokimin e licencës”.

Të shprehura me ngarkesën në ECTS:

a) Lëndë (module) të formimit të përgjithshëm (A): 7 me 34 kredite ose 18.88% tё tё gjithё

krediteve; b) Lëndë (module) të formimit karakterizues

(B): 16 me 75 kredite ose 41.66% tё tё

gjithё krediteve; c) Lëndë (module) të ngjashme ose/dhe

integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese (C): 4 me 16 kredite ose 8.88% tё tё gjithё krediteve;

d) Lëndë (module) me zgjedhje(D): 6, nga tё cilat studenti zgjedh 3 qё kanë së bashku

11 kredite ose 6.11% tё tё gjithё krediteve; e) Lëndë (module) me njohuri të tjera

formuese, gjuhë të huaja, njohuri

informatike e praktika laboratorike (E): 3 me 12 kredite ose 6.66% tё tё gjithё

krediteve; f) Praktika profesionale pranë shkollave (F):

26 kredite ose 14.44% tё tё gjithё krediteve.

g) Teza e diplomës(G): ka 6 kredite ose 3.33% tё tё gjithё krediteve.

Kriteri 2: Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një student që

ndjek një program studimi me kohë të plotë është

60 kredite;

Programi i studimit realizohhet në 3 vite/6

semestra me 180 ECTS. Për çdo vit studimi akademik, plani

mësimor përmban 60 ECTS.

Numri i i disiplinave për tre vitet është 22 lëndë, duke përfshirë 2 lëndë e praktikës në

institucion dhe të praktikës profesionale dhe 1 modul të tezës së diplomës dhe konkretisht: viti i parë 7 lëndë, viti i dytë 8

lëndë, viti i tretë 7 lëndë. Numri i pèrgjithshèm i provimeve është 22.

Page 4: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

4

Ngarkesa e përgjithshme në auditor për çdo

vit është nga 600-750 orë mësimore. Për të tre vitet kjo ngarkesë (në auditor) është: 1926 orë, prej të cilave 858 orë leksione

dhe 1068 orë praktika, seminare, ushtrime, punё laboratori etj.

Ngarkesa e përgjithshme jashtë auditorit

për çdo vit është nga 750- 900 orë punë

mësimore e studentit( 2544 orë për të tre vitet).

Kriteri 3: Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e

institucionit;

Mendoj se Programi i studimit i ciklit të parë

“Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor në këtë institucion është në pëpruthje me qëllimet dhe

misionin e tij, duke synuar të përgatisë mësues që të shërbejnë në institucionet e arsimit bazë (klasat 1-5 të arsimit 9- vjeçar, shkolla publike

dhe private, qendra të kujdesit ditor, administratën publike qendrore, lokale, si dhe

administratën e sektorit jofitimprurës dhe privat), duke ndërthurur rolet e tyre si edukatorë dhe mësimdhënës, të aftë të

përmbushin përgjegjësitë që lidhen me kujdesin ndaj fëmijëve, procesin mësimor edukativ, menaxhimin e veprimtarisë së tyre ditore etj.

Kriteri 4: Programet e studimeve kanë objektiva

të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në

atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit

dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor në këtë institucion ka objektiva të qarta:

Për njohuritë bazë, disa prej të cilave kanë nivel të përparuar bashkëkohor që

shërbejnë si bazë për një të menduar shkencor, kërkim origjinal, analizë kritike etj. Kurrikulat lejojnë që të ketë një

ndërlidhje të natyrshme për mësimdhënien dhe nxënien e qëndrueshme të njohurive

bazë. Për aftësimin praktik ky program studimi,

me syllabuset që përmban dhe orët e

planifikuara për praktikën, zhvillon aftësitë e duhura për të menduarit kritik, zgjidhjen e

problemeve, për kërkimin e aplikuar, për të zhvilluar teknika të reja etj.

Ky program studimi mundëson dhe

përpiqet zhvillojnë kompetenca të përgjithshme dhe të veçanta në përputhje

me standardet e mësimdhënies në ciklin fillor.

Programi i studimit përmbush kriterin për të

qenë i konkurrueshëm ndërkombëtarisht për nga elementet e përmbajtjes, sepse në të

përmblidhen të dhëna të përgjithshme, misioni, objektivat, rezultatet e të nxënit, plani mësimor, organizimi mbi bazën e

Page 5: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

5

krediteve, përcaktimi i kritereve të

pranimit, metodologjitë e mësimdhënies dhe të vlerësimit, përcaktimi i kritereve dhe procedurat e transferimit të krediteve etj.

Një tregues tjetër i përmbushjes së këtij standardi është angazhimi i pedagogëve të

huaj si mësimdhënës, si konsulentë për programet e studimit dhe si bashkëpunëtorë në kërkim. Për programet e studimit të

nivelit të parë janë angazhuar pedagogë nga universitete të Italisë, Gjermanisë, SHBA

apo dhe të rajonit si nga Kosova, Maqedonia, etj.

Kriteri 5: Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Programi i studimit i ciklit të parë

“Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor në këtë institucion ofrohet në një fushë dhe specialitet për të cilat tregu i punës i

sektorit publik dhe privat është zhvilluar dhe zgjeruar shumë në 10 vitet e fundit.

Përgatitja e mësuesve sipas objektivave të procesit të Bolonjës synon të sjellë në treg profesionistë mësimdhënës për të

menaxhuar dhe realizuar funksionet teknike mësimore dhe edukative të një shkolle, qendre ditore apo organizate, dhe

veçanërisht ato që lidhen me edukimin, mësimin, nxënien dhe zhvillimin e fëmijëve

me nevoja të veçanta.

Kriteri 6: Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës” ka bërë vëzhgime

konkrete dhe ka mbledhur informacionin e duhur me anën e pyetësorëve lidhur me përputhshmërinë e këtij programi me

zhvillimin ekonomik të vendit, duke arritur në përfundmin se kërkesat për studime në

arsim dhe edukim, edhe pse kanë qenë në rënie, vitet e fundit po rriten, ngaqë përgatitja e mësuesve të këtij niveli po

menaxhohet gjithnjë e më shumë edhe nga sektori privat i shërbimeve për fëmijë dhe

familje me nevoja të veçanta. Programet janë ndërtuar duke synuar

përgatitjen e mësuesve me kompetencat e

kërkuara nga tregu i punës si, p.sh., përfshirjen e syllabuseve me prirje

bashkëkohore si, psikologjia speciale, mësimdhënia për fëmijët me nevoja të veçanta dhe atyre suplementare si, gjuha

italiane, këshillimi psikologjik, orientimi për karrierën, teknologjitë e edukimit dhe

njohja e thelluar në përdorimin e programeve kompjuterike.

Ky program studimi për mësues të Arsimit

Page 6: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

6

fillor realizohet kryesisht nga pedagogë dhe

studiues profesionistë që punojnë në fushën e kërkimit dhe praktikës mësimore edukative, me përvojë në fushën teorike

dhe praktike, të cilët synojnë të ndërthuret më mirë teoria me praktikën, duke u

mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësi të reja.

Përfundime: 1.Mendojmë se standardi i parë është përmbushur në të shumtën e kritereve të

përcaktuara në Standardet Shtetërorë të cilësisë për ciklin e parë të studimeve. 2. Ky program studimi është i kërkuar edhe për faktin se në rajonin e Tiranës ka pak institucione që ofrojnë programe studimi për arsimin fillor.

3.Punësimi i studentëve të diplomuar këtë viti akademik është i sigurt edhe për faktin se një pjesë e mirë e tyre janë mësues në shërbim në zona të thella të Tiranës dhe të rretheve të tjera.

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1: Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programi i studimit i ciklit të parë

“Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor përputhet me strategjinë e zhvillimit të institucionit, ngaqè është konceptuar në

përputhje me vizionin për të plotësuar misionin dhe objektivat strategjikë.

Përputhja shihet në disa aspekte: a)Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor”

për Mësues i Arsimit Fillor është ndërtuar mbi udhëzimet paraprake të MASh për programet

“Bachelor”; b) Ky program studimi plotëson synimin për të përgatitur profesionistë të nivelit të parë për

tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, konceptuar sipas Procesit të Bolonjës;

c)Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor konceptuar si një model ku ndèrthuren standardet akademike me

aplikimet nè realitetin e sotèm tè shkollès shqiptare;

d)Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor është konceptuar si një model që ndèrthur natyrshèm mësimin me

kërkimin, e)Ky program studimi paraqitet si një ofertë

akademike elastike, që ndërtohet duke mbajtur parasysh kërkesat e tregut, përvojën aktive dhe interesat e studentëve;

f)Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor i përgatit studentët

për të kontribuar edhe për një ekonomi më të zhvilluar dhe shoqëri më të drejtë; g)Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor”

për Mësues i Arsimit Fillor ka pèrfshirè nè pèrmbajtjen e tij dimensionin ndërkombëtar.

Page 7: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

7

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor ka përcaktuar objektiva që përputhen me

strategjinë e zhvillimit të institucionit, objektiva që janë të shprehur qartë, të

realizueshëm dhe të matshëm.

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor nè

çdo syllabus ka në përmbajtjen e vet këta elementë përbërës:

Emërtimi i lëndës/modulit;

Viti/semestri kur zhvillohet lënda;

Emri dhe kualifikimi i pedagogut zhvillon lëndën;

Qëllimi i lëndës;

Objektivat për njohuritë dhe aftësitë që i jep

studentit çdo lëndë;

Temat që do të trajtojë lënda në formimin

teorik dhe praktik;

Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë

auditorit ( në planin mësimor) si dhe në ECTS;

Format dhe metodat e mësimdhënies të

lëndës dhe raportet midis tyre

Format e vlerësimit të studentëve;

Detyrimet e studentit për lëndën;

Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Kriteri 2: Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor është mbështetur në përvojat më të mira

vendore dhe evropiane dhe, si të tilla, synojnë të formojnë një mësues të arsimit

fillor bashkëkohor, me karakteristikat e një edukatori modern, të aftë të komunikojë dhe të zhvillojë koncepte, aftësi dhe

kompetenca profesionale jo vetëm në raportet me nxënësit e klasave 1-5 sipas

karakteristikave të fëmijëve të grupmoshës, por edhe me institucionet e familjes, komunitetit, medies, etj.

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor synon të pajisë studentët me njohuritë bazë,

duke u mbështetur dhe zbatuar metoda e parime shkencore të përgjnithshme, sipas kësaj strukture: Lëndë të formimit bazë;

lëndë të formimit karakterizues; veprimtari të disiplinave integruese; disiplina me

Page 8: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

8

zgjedhje të studentit; njohuri të tjera

formuese, si plotësime në gjuhë të huaj, informatikë, stazh apo praktika; teza e diplomës .

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor

është mjaft i plotë, duke mundësuar kështu pajisjen e studentëve me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ushtruar

profesionin e tyre. Modulet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që

të sigurojnë një ndërthurje sa më të efektshme të aftësive profesionale duke dhënë mjaft njohuri dhe mjeshtëri

mësimdhënieje që integrojnë fushat e ndryshme të të mësuarit në dobi të punës së

mësuesit të ardhshëm. Praktikat profesionale që zhvillohen në

shkolla cilësore të ciklit të ulët sigurojnë,

gjithashtu, një zbatim real të teorisë në praktikë, duke mundësuar ushtrimin e

profesionit hap pas hapi në vitet e shkollimit në nivelin “Bachelor”.

Sigurimi i formimit profesional dhe

shkencor shihet si një nga drejtimet bazë të hartimit, zhvillimit dhe përmirësimit të

syllabuseve me konceptet bashkëkohore shkencore dhe praktikat më të mira të edukimit fillor.

Kriteri 3: Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në

një llojshmëri të gjerë profesionesh e

specialitetesh.

Programi i studimit i ciklit të parë

“Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor synon krijimin e një sërë shprehish të

veçanta që mundësojnë një rol të shumëfishtë të mësuesit dhe edukatorit të ardhshëm në punën e tij.

Gjatë tre viteve të shkollimit janë dhënë me përparësi disa aftësi dhe shprehi të

transferueshme dhe ndihmëse për profesione dhe specialitete të tjera përmes:

zhvillimit të të menduarit kritik; situatave reale për zgjidhjen e problemeve dhe situatave të ndryshme; zhvillimin e

shprehive për punën në grup; edukimin e shprehive dhe dëshirës për gjetjen dhe

konsultimin e literaturës në gjuhë të huaj dhe në internet; aftësimin për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta; zhvillimin e

aftësi këshillimore për prindërit dhe familjet; veprimtaritë për orientimin e

karrierës; aftësismin për të përdorur teknologjisë mësimore edhe në fusha të tjera etj.

Page 9: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

9

Përfundime:

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor është përgatitur dhe realizuar mbi bazën e strategjisë së zhvillimit të institucionit dhe në përputhje me të gjitha aktet nënligjore të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për organizimin e studimeve në ciklin e parë, si

dhe gjejnë zbatim konkret Standardet Shtetërore të Cilësisë për ciklin e parë të studimeve.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës .

Kriteri 1: Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik

kombëtar

Në Platformën e zhvillimit strategjik të Universitetit Planetar të Tiranës është

shprehur qartë se programet e studimit synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës. Siç e shprehëm dhe më lart, kjo

është dhe një nga pikat më të forta të Programit të studimit të ciklit të parë

“Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor.

Kriteri 2: Institucioni, për vlerësimin e nevojave

të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në

tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të

regjistrohen në këtë program; d. numrin e të regjistruarve në programe të

ngjashme në institucionet simotra.

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor është hartuar dhe realizohet duke u bazuar

në përvojën më të mirë ndërkombëtare dhe vendase.

Mbi bazën e studimeve të kryera, Universiteti Planetar i Tiranës ka nxjerrë në pah se ekzistojnë mundësi të shumta për

punësimin e studentëve të ciklit fillor në tregun e sotëm të punës.

Numri i pritshëm i studentëve që mund të regjistrohen në këtë program llogaritet nga 20 deri në 30 studentë në vit.

Numri i të regjistruarve në këtë program në institucionet simotra është dyfish.

Përfundime:

Mendojmë se ky standard plotësohet mirë në përgjithësi. Gjithsesi, rritja e cilësisë së përgatitjes së mësuesve të ciklit fillor mbetet përparësi për gjetjen e tregut të punës për këtë profesion.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave

kombëtare.

Kriteri 1: Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor

mbështetet në përvojën më të mirë të universiteteve në vendin tonë me të cilat ky

institucion ka marrëveshje bashkëpunimi dhe në praktikat më të mira të përcaktuara në kuadrin e Procesit të Bolonjës. Plani i tij

mësimor dhe synimet e këtij programi nuk bien ndesh me interesat kombëtare.

Ai përmban tregues të tillë të kërkuar ndërkombëtarisht, si: ndërtimi në bazë të krediteve, pasqyrimi i dimensionit

evropian, të nxënit e bazuar në kërkim, përgatitja e specialistëve që konkurrojnë me

sukses në tregun evropian të punës dhe më

Page 10: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

10

gjerë, mobiliteti i studentëve, njohja e

diplomës, krediteve etj.

Kriteri 2: Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimit i ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor, nëpërmjet planit mësimor, me lëndë të tilla,

si: gjuha amtare, historia e popullit shqiptar, gjeografia e Shqipërisë, letërsia shqipe,

edukim qytetar dhe demokratik etj., synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Përfundime:

Ky standard është sendërtuar plotësisht në planin mësimor të Programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor në Universitetin Planetar të Tiranës.

Standardi II.3

- Institucioni, për akreditimin e prograneve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi,

instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1: Institucioni përdor metodologji

vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Programi i studimit i ciklit të parë

“Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor është përmirësuar në mënyrë të

vazhdueshme. Ne vumë re se kjo është praktikë pune që kryhet duke përdorur metodologji vlerësimi dhe instrumente

matëse të posaçme. Për këtë qëllim, janë përdorur praktika,

procedura dhe instrumente të shumtë vlerësimi, monitorimi e evidentimi të cilësisë dhe të efektivitetit të përmbajtjes

akademike dhe zbatimit të tyre, sikurse janë: monitorimi dhe vlerësimi i

përvitshëm; pyetësorët; intervistat; rezultatet e studentëve në detyrat e kursit, në testimet paraprake dhe në provime;

vëzhgime gjatë kryerjes së orëve praktike etj.

Kriteri 2: Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Për vlerësimin përfundimtar të ecurisë së

Programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor, SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” ka

marrë në konsideratë përfundimet e arritura nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të

Cilësisë.

Kjo njësi monitoron dhe vlerëson për qëllime të përmirësimit dhe të rritjes së

cilësisë, si zbatueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe njësimin e

standardeve akademike nëpërmjet: respektimit të standardeve të programit; procesit të sigurimit të cilësisë; vlerësimit

periodik të procesit akademik

Page 11: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

11

Kriteri 3: Institucioni publikon rezultatet e

pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Monitorimi i zbatimit të standardeve

akademike të programit, ndihmon për të përmirësuar programin, për ta ridimensionuar atë, si dhe për të përcaktuar

drejtime të zhvillimit të tij. Kështu, pas përfundimit të çdo viti akademik,

grumbullohet një informacion i mjaftueshëm që ndihmon në përmirësimin e programit ekzistues në drejtim të

përmbajtjes, të emërtimit të lëndëve, të përzgjedhjes më të përshtatshme, pasurimit

me realitetin të përmbajtjes së syllabuseve etj.

Pas përfundimit të çdo lënde, pedagogët

plotësojnë një raport të veçantë për realizimin e detyrimeve që përcakton

programi i zbatuar dhe propozojnë e rekomandojnë drejtime e çështje që kërkojnë përmirësim.

Për ecurinë e programit, për problemet kryesore, për cilësinë e mësimdhënies, për

procedurat e vlerësimit, për praktikën dhe detyrat e kursit, për përzgjedhjen e literaturës bazë dhe plotësuese organizohen

takime të posaçme me studentë dhe pedagogë, ku bëhen diskutime të hapura.

Raporti i vlerësimit të NJSBCF përfshihet në

raportin e vetëvlerësimit institucional. Vetë Njësia e Sigurimit të Brendshëm të

Cilësisë dhe Seksioni i Programit të studimit i informon studentët për rezultatet

e vlerësimeve dhe rankimit, për procedurat e njohjes dhe vlefshmërisë së diplomave, brenda dhe jashtë vendit.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit,

përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:

Të tërthorta: a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin

programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

Nga vëzhgimet e bëra gjatë vizitës në këtë institucion, si dhe nga sondazhet me

studentët, vumë re se janë përdorur metoda të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për kryerjen e vlerësimit të brendshmë të

cilësisë, si sondazhe me studentët për vlerësimin e punës së pedagogëve lidhur

me mësimdhënien; teste të standardeve ndërkombëtare; dëgjime në auditor; janë kontrolluar gjithë dokumentet për ecurinë e

provimeve; janë bërë vëzhgime gjatë kryerjes së praktikës profesionale etj.

Për kryerjen e vlerësimit janë përdorur procedurat dhe instrumentet e mëposhtme:

Page 12: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

12

b. Dëgjime në auditor;

c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;

provime për module, praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit

konceptual, provimet, referatet); f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/

praktikës;

g. Etj.

Monitorim i përvitshëm

Raport i përmbledhur vlerësimi në përfundim të çdo viti

Vlerësim nga studentët për çdo lëndë

Feedback nga studentët që ndjekin

programet e studimeve dhe nga të diplomuarit në këto programe

Feedback nga pedagogët

Formularë vlerësimi

Pyetësorë

Intervista

Rezultatet e studentëve në provime

Rezultatet e arritura nga studentët në

vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (detyra

kursi, projekte, punë individuale, punë në grup )

Vëzhgime gjatë kryerjes së praktikës

Rezultate të provimeve finale dhe të tezave

të diplomave Bachelor.

Përfundime: Mendojmë se institucioni ka zgjedhur forma të efektshme për vlerësimin e brendshëm. Kryesorja është që këto të bëhen në sistem, në mënyrë të planifikuar për vazhdimësinë e tyre.

Standardi II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese .

Kriteri 1: Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin

informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Për plotësimin e këtij standardi, në Universitetin Planetar të Tiranës është përgatitur një dokumentacion efikas i planit

mësimor të programit të studimit. Procesi mësimor organizohet në dy

semestra për secilin vit akademik, me 30 javë mësim (15 javë për secilin semestër) dhe me orar mësimor të detajuar për orët

teorike, për orët praktike, për praktikat profesionale, për sezonet e provimeve dhe

riprovimeve etj. Në dokumetet kryesore për Programin e

studimit të ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i Arsimit Fillor, jepet një informacion i plotë

për studentët.

Kriteri 2: Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin

informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Struktura akademike përgjegjëse për

programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” për Mësues i arsimit fillor është Departamenti i Edukimit dhe Qendra për

Kërkim e Zhvillim në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Sociale, e cila ka kryer një

sërë studimesh dhe kërkimesh në fushën e arsimit, veçanërisht të atij fillor.

Page 13: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

13

Kriteri 3: Njësitë kryesore, përgjegjëse për një

program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/

ndjekjen e programit;

Në Rregulloren e Studimeve për Programin

e ciklit të parë Mësues i Arsimit Fillor jepen të dhëna të hollësishme për ngarkesën mësimore, për orët në auditor, për

frekuentimin, ndjekjen e programit etj.

Kriteri 4: Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e

detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Në sylllabusin e çdo disipline a moduli jepen në mënyrë të plotë të gjithë treguesit,

si: koha e realizimit, kodi i lëndës, kreditet, lloji i displinës a modulit, përshkrimi i

lëndës (modulit), qëllimi, objektivat, mënyra e vlerësimit, plani i detajuar i orëve të leksioneve, plani i detajuar i seminareve,

ushtrimeve dhe orëve laboratorike, ngarkesa mësimore në auditor dhe jashtë tij,

metodat e mësimdhënies, detyrimet e studentit për elementët e mësimit, mënyra e vlerësimit, literature bazë dhe literature

plotësuese etj.

Përfundime: Mendojmë se mënyra e përgatitjes së dokumentacionit për çdo lëndë e modul synon që ai të jetë i

hollësishëm dhe informues. Studenti e ka të qartë përbajtjen e lëndës (modulit) dhe detyrimet që ka ai për çdo lëndë a modul.

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare .

Kriteri 1: Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Bazuar mbi kriteret e standardeve

shtetërore të cilësisë Institucioni ia ka dalë me sukses që të mbulojë me kosto

financiare të gjitha shërbimet e kërkuara. Veçori e këtij institucioni janë praktika e

heqjes së tarifës së regjistrimit për të gjithë

studentët, mosaplikimi i tarifave të tjera shtesë për provime e riprovime, si dhe

aplikimi i tarifave të shkollimit nga më të favorshme në tregun vendas.

Tarifa e shkollimit për pranimet e reja të

zbatuara për Programin e studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në MËSUES I ARSIMIT

FILLOR në vitin akademik 2011-2012 është 1200 Euro në vit.

Zyra e Financës e SHLP “Universiteti

Planetar i Tiranës” harton një projektbuxhet që pasqyron drejtimet

financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve në vitin pasardhës. Ky projektbuxhet i pritshëm

bëhet së pari objekt diskutimi në Këshillin e Administrimit dhe më vonë i Senatit. Në

këtë proces bëhet kujdes që të sigurohet qëndrueshmëria financiare për realizimin e programeve të studimeve. Shpërndarja e

fondeve bëhet transparente për strukturat drejtuese e administrative dhe për stafin e

studentët. Në përdorimin e fondit

Page 14: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

14

respektohen rregullat e kontabilitetit.

Kriteri 2: Në raportin e auditit paraqiten të gjitha

detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Rreth 60% e burimeve të të ardhurave

shpenzohet për pagesën dhe sigurimet e punonjësve të brendshëm dhe të jashtëm, si

dhe për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me reklamën, shërbimin internet, pajisjet e aparaturat, mjetet e konsumit dhe detyrimet

ndaj shtetit.

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të

qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit

të parë.

Situata financiare është pjesë e raporteve vjetore të vlerësimit të brendshëm. Aty ndër

të tjera evidentohen edhe politikat e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studenteve në favor të rritjes së cilësisë së

mësimdhënies dhe shërbimeve për studentët.

Përfundime:

Nga të dhënat konkrete të këtij institucioni del se aty ka një situatë financiare të qëndrueshme, e cila bëhet transparente për organet drejtuese, studentët dhe pedagogët.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të

personelit.

Kriteri 1: Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në

përputhje me statutin dhe rregulloren;

SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” ka të publikuar organigramën dhe kriteret e

punësimit për çdo pozicion pune vakant. Po kështu, në faqen elektronike, me

fletëpalosje etj. institucioni ka të publikuar

personelin akademik me kohë të plotë dhe personelin akademik me kohë të pjesshme,

të ftuar apo me kontratë.

Kriteri 2: Personeli akademik i punësuar me

kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e

programeve të studimeve të ciklit të parë;

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në Departamentin e Edukimit ku

përfshihet Programi i studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në: MËSUES I ARSIMIT

FILLOR, përbëhet nga 7 punonjës: Prof. Dr. E. Mato (Përgjegjëse departamenti); Prof Dr. E. Likaj (Pedagog);

Prof. Dr. K. Grillo (Pedagog); Prof Dr. M. Samara (Pedagog);

Dr. I. Kraja (Pedagoge); MSC S. Nini (Pedagoge); MSC R. Begotaraj (Pedagoge);

Rreth 70% e ngarkesës mësimore të planifikuar për këtë program studimi

zhvillohet nga pedagogët e punësuar me kohë të plotë.

Për realizimin e këtij programi aktivizohen

edhe pedagogë nga departamente të tjera si dhe pedagogë të jashtëm nga Universiteti i

Tiranës dhe institucione të tjera që lidhen me arsimin fillor.

Page 15: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

15

Kriteri 3: Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të vlerësimit të personelit;

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”

për secilin pozicion punësimi ka një përshkrim pune (Job description) për plotësimin e të cilit bëhen edhe trajnime

sipas prioriteteve të përcaktuara në projektin e zhvillimit.

Mbi këtë bazë, dhe të standardeve të kërkuara, bëhet edhe vlerësimi i arritjeve të personelit.

Në juritë e përzgjedhjes së stafit të ri janë përherë pedagogë të kualifikuar dhe me

tituj, drejtues të njësive bazë dhe kryesore.

Kriteri 4: Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të

njoftimeve për punë, etj.

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”

një bazë të dhënash të hollësishme të raporteve për rekrutiin e personelit akademik për këtë program studimi, të

njoftimeve për vendet e lira të punës për stafin akademik etj.

Përfundime:

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” ka procedura transparente për rekrutimin e personelit akademik. Aty synohet që të arrihen standard të larta për personel të kualifikuar dhe me përvojë mësimdhënëse.

Standardi III.2

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1: Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit

akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të

studimit;

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” një bazë të dhënash të plota për anëtarët e

personelit akademik të përfshirë në programin e studimit dhe të personit përgjegjës për organizimin e këtij programi.

Personeli akademik i aktivizuar në këto 3 vite në këtë institucion në procesin

mësimdhënës e kërkimor-shkencor në Programin e studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në MËSUES I ARSIMIT FILLOR

numëron gjithsej 24 pedagogë ose mesatarisht 1 pedagog për 2, 75 studentë.

Nga të 24 pedagogët e aktivizuar, 16 prej tyre ose 67% janë me grada dhe tituj shkencorë, ndërsa 8 ose 33% janë Master i

Shkencave. Ndër 16 pedagogët me tituj dhe grada

shkencore, 10 ose 62.5% janë me titullin shkencor Profesor Doktor, 5 ose 31.25% janë Profesorë të Associuar dhe 1 ose

6.25% është Doktor i Shkencave. Raporti numerik: personel akademik i

brendshëm/student për Programin e studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në MËSUES I ARSIMIT FILLOR është 12: 66

ose 1:5,5

Page 16: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

16

Kriteri 2: Institucioni disponon listën e plotë të

personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij

administrativ;

Po kështu, institucioni disponon listën e

plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ. (shih

shtojcën në fund të raportit)

Kriteri 3: Institucioni publikon kriteret dhe

procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Rekrutimi i punonjësve të rinj bëhet mbi bazën e kritereve dhe procedurave ligjore

që përcakton edhe rregullorja e brendshme, të cilat bëhen publike.

Kriteri 4: Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të

ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik

“Docent„.

Institucioni ka përmbushur para afatit

detyrimin ligjor për të pasur në departament 7 punonjës me kohë të plotë, nga të cilët 5 i ka me grada e tituj shkencorë dhe titullarë

të lëndëve/ moduleve. Më me përparësi rekrutohet personeli

akademik i kualifikuar në vend dhe në universitete të njohura në shkallë ndërkombëtare

Përfundime:

Nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe vëzhgimet konkrete del se në Porgramin e studimit të ciklit të parë për Mësues i Arsimit fillor ka një personel akademik të kualifikuar dhe janë zbatuar të gjitha

standardet për këtë çështje.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimorshkencor dhe administrativ për

përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1: Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor

për realizimin e orëve laboratorike dhe për

mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve

shkollore;

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”

është punësuar personel ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve

laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim

optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të studimeve të ciklit

të parë;

Kryesisht është zbatuar politika e punësimit të studentëve që nuk paguajnë tarifë

shkollimi. Objektivat e programit të studimit

realizohen duke u mbështetur në kapacitetet e burimeve njerëzore dhe në 12 njësi ndihmëse, si laboratorë, njësi didaktike,

biblioteka, qendra e shërbimit të internetit të lirë etj.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel

të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12

studentë).

Për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale institucioni ka aktivizuar në çdo praktikë së paku 1 tutor/ instruktor për

12 studentë.

Përfundime:

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” ka një personel ndihmës mësimor-shkencor të kualifikuar që është tërësisht në shërbim të realizimit cilësor të programit të studimit.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të

tij.

Page 17: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

17

Kriteri 1: Institucioni organizon programe

specifike për kualifikimin e mëtejshëm

profesional të personelit akademik e të personelit

mësimor-shkencor;

Për kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve

të tij, Fakulteti i Edukimit dhe i Shkencave Sociale organizon programe specifikë që kanë të bëjnë me informacionet shkencore,

pjesëmarrjen në konferenca e seminare kombëtare e rajonale, organizim

konferencash në institucion etj.

Kriteri 2: Institucioni disponon një bazë të

dhënash të programeve të studimeve të ofruara.

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” ka të dhëna të plota për programet e

studimit që ofrohen, jo vetëm të shkruara, por edhe në faqen e internetit të institucionit

Përfundime:

Ne pamë konkretisht së një pjesë e personelit akademik të ri është në process të mbrojtjes së doktoraturës në shkencat e edukimit. Organet drejtuese përkrahin dhe mbështetin kualifikimin e

personelit akademik.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1: Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë

21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në

fuqi.

Në SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”

procesi i pranimit dhe i regjistrimit të kandidatëve edhe në programin e studimit të ciklit të parë (Bachelor) në Arsimin

Fillor, kryhet sipas Urdhrit Nr. 33, datë 05.08.2011, të Ministrit të Arsimit dhe

Shkencës dhe në zbatim të tij, sipas Udhëzimit përkatës të rektorit të institucionit. Për këtë qëllim bëhet shpallja

e procedurës së pranimit të kërkesave të kandidatëve që dëshirojnë të vazhdojnë në

këtë program studimi duke filluar nga data 1 shtator. Aplikimi për regjistrim kryhet deri më datë 15 dhjetor. Për aplikim,

kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” i dërgon Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), brenda datës 24 dhjetor 2011, një

listë të studenteve të regjistruar, në formë shkresore dhe elektronike (hardcopy dhe në

CD) për t’u pajisur prej saj me numrat e matrikulimit të studentëve.

Pas procesit të regjistrimit, institucioni

përpilon një raport të hollësishëm në lidhje me regjistrimet e studentëve në afatet dhe

formatet e kërkuara sipas Udhëzimit Nr. 9, datë 25. 02. 2010 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës "Për mbledhjen, përpunimin dhe

raportimin e të dhënave statistikore". SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” i

regjistron studentët në regjistrin bazë në përputhje me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 19, datë 18.07.2007 të Ministrit të Arsimit

Page 18: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

18

dhe Shkencës "Për gjenerimin dhe dhënien

e numrave të matrikulimit" dhe të Urdhrit Nr. 150, datë 07.04.2008 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës "Për përcaktimin e

kodit të regjistrave të studentëve në IAL".

Kriteri 2: Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën

Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

-

Përfundime: Misioni dhe filozofia e këtij institucioni është që të ndjekë një politikë të mikprtitjes së studentëve

të rinj. Një gjë e tillë shprehet nëpërmjet anketimit (shih shtojcën) dhe nga studentët që diplomohen këtë vit akademik.

Standardi IV.2

- Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1: Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” ka projekt zhvillimi afatmesëm, në përputhje me politikat e pranimit të studentëve dhe po

ashtu informon studentët e ardhshëm (maturantët) për programet e studimeve që

ofron, nëpërmjet formave të njohura me spote, titra, fletëpalosje dhe zyrës së këshillimit të karrierës. Për pritjen,

informimin dhe pranimin e studentëve të rinj organizohet shërbimi me orë të zgjatura

nga Koordinatori administrativ, zyra për zhvillimin e karrierës, sekretaria mësimore, zyra e financës etj.

Kriteri 2: Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo

lënde, në përfundim të semestrit;

Në fund të çdo semestri dhe viti akademik,

pas përfundimit të çdo lënde dhe moduli, studentët vlerësojnë me shkrim punën e

pedagogëve. Kjo është një praktikë e vazhdueshme që

ndiqet nga organet drejtuese të Fakultetit të

Edukimit dhe Shkencave Sociale.

Kriteri 3: Studentëve u ofrohet shërbimi i

këshillimit të karrierës;

Fakulteti i Edukimit dhe i Shkencave Sociale ka strukturë të veçantë që jep

informacion dhe ofron shërbimin e këshillimit të karrierës studentore.

Kriteri 4: Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program

studimi.

Qendra e Karrierës mbështet në mënyrë

aktive studentët në planet e tyre për karrierën dhe përshtatjen me tregun e punës. Mes studentëve që ndjekin

programet e studimit, ka prej tyre që punojnë me kohë të plotë.

Për plotësimin e këtij standardi, institucioni ofron module të veçanta me karakter të mirëfilltë profesional, që japin njohuri nga

fushat ekonomiko-shoqërore, njohuri për sipërmarrjen dhe organizon praktika

profesionale të standardizuara.

Page 19: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

19

Përfundime:

Qendra e Karrierës është organizuar mbi bazën e standardeve bashkëkohore dhe është mjaft funksionale. Dokumentacioni i Qendrës së Karrierës është në shërbim të studentëve dhe maturantëve që

dëshirojnë të ndjekin këtë program studimi.

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e

studimeve të ciklit të parë .

Kriteri 1: Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” është në proces për diplomimin e brezit të

parë të studentëve dhe për këtë qëllim disponon statistika vjetore për numrin e studentëve që presin të diplomohen në këtë

program studimi,

Kriteri 2: Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në

programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të

programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Fakulteti i edukimit dhe i Shkencave Sociale ka statistika vjetore për numrin e

studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë si dhe për largimet para përfundimit të programit apo

mospërfundimin me sukses të vitit akademik në të cilin zhvillohet programi i

studimit.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për

ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Po kështu, Fakulteti i Edukimit dhe i Shkencave Sociale të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të

studimit që nga pranimi, deri në momentin e këtij vlerësimi. (shih shtojcën në fund të

raportit)

Standardi IV.4 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1: Institucioni u ofron këshillim karriere

studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin

mësimor;

Fakulteti i Edukimit dhe i Shkencave

Sociale u ofron studentëve këshillim karriere, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me

procesin mësimor.

Kriteri 2: Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në

përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës dhe departamentit përkatës, studentët e këtij

programi ndihmohen për përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata zhvillojnë praktikat profesionale.

Përfundime: Mendojmë se ky standard është realizuar mjaft mirë.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1: Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Fakulteti i Edukimit dhe i Shkencave Sociale ka vënë në dispozicion të

studentëve të këtij programi tekste mësimore të hartuara nga pedagogë të tij, si

dhe nga pedagogë të universiteteve të tjera në vend.

Page 20: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

20

Po ashtu, edhe leksionet e shkruara zënë një

vend të konsiderueshëm për lëndët dhe kurrikulat e reja. Përpjekje paraprake janë bërë edhe për sigurimin e literaturës

ndihmëse cilësore. Duke punuar për realizimin e objektivit për

internacionalizimin e studimeve, në institucion ofrohet mësimi i 5 gjuhëve të huaja (dy gjuhë sipas sistemit klasik me

mësim të rregullt gjithëvjetor (anglisht dhe italisht) dhe 3 gjuhë të tjera (frëngjisht,

gjermanisht dhe spanjisht) sipas metodave të licencuara online të blera si paketë e plotë nga institucioni.

Kopje të të gjitha teksteve bazë janë siguruar gjithashtu edhe në fondin e

bibliotekës së institucionit. Ky fond pasurohet në mënyrë të vazhdueshme.

Kriteri 2: Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për

realizimin me sukses të programit të studimit;

Deri tani në fondin e bibliotekës numërohen

rreth 4250 libra (rreth 10 libra për çdo student) që u përkasin rreth 2000 titujve të ndryshëm.

Institucioni shpenzon çdo vit fonde të planifikuara për blerjen e literaturës së specializuar për çdo program studimi dhe

në fushën e kërkimit shkencor.

Kriteri 3: Në bibliotekë ka botime periodike dhe

programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit

të studimit;

Literatura ndihmëse është gjithashtu e parashikuar dhe e pasqyruar në syllabusin e

çdo lëndë dhe njësie lëndore. I gjithë fondi i bibliotekës është i

informatizuar. Kjo detyrë dhe programi i menaxhimit të saj është hartuar nga vetë studentët e institucionit, si pjesë e detyrave

të kursit dhe e prezantimeve të tyre në konferenca shkencore.

Është krijuar edhe fondi e-book.

Kriteri 4: Përgjegjësit e programit hartojnë një

plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë

edhe buxhetin e planifikuar për të;

Në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Sociale për secilën lëndë apo modul,

pedagogu i udhëzon studentët për literaturën bazë dhe për literaturën e

rekomanduar. Literatura bazë është kryesisht ajo që

përdoret edhe në Universitete të tjera

publike e private në gjuhën shqipe. Një pjesë e teksteve bazë janë me autorësi

të pedagogëve të Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Sociale të tilla, si Morfologjia e gjuhës shqipe, Leksikologjia, Modelimi

vizual, Edukimi muzikor, Biologjia, Psikologjia etj.

Literaturë bazë rekomandohen edhe tekste të përkthyera nga shtëpi të ndryshme

Page 21: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

21

botuese, si dhe tekste në gjuhë të huaj. Në

çdo rast, pedagogu u ofron studentëve leksionet e tij të shkruara.

Kriteri 5: Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe

nevojat e studentëve.

Biblioteka punon me orar të zgjatur, nga

ora 8.00 deri në orën 19.00. Ky orar është i shpallur në mjediset e saj.

Për çdo student ka kartelë regjistrimi dhe

sigurimi të literaturës, si dhe sistem të kompjuterizuar të shërbimit bibliotekar.

Përfundime:

Megjithëse biblioteka ka një numër jo të madh librash, mendojmë se ajo është shumë funksionale dhe bashkëkohore në shërbim të studentëve të këtij program studimi.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme

mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1: Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e

mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve;

SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” e ushtron veprimtarinë e tij në një godinë

pesëkatëshe e shfrytëzueshme tërësisht vetëm për veprimtari mësimore.

Objekti shërben si godinë mësimore dhe ka mjedise të shumta që u përshtaten të gjitha veprimtarive të tij.

Ky institucion ka planifikuar dhe respekton standardet për normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme në treguesit:

a. sipërfaqe për student (rreth 4 metra katror për çdo student);

b. lartësi e ambienteve (mbi 3 metra lartësi).

Mjediset e institucionit qëndrojnë të

hapura 12 orë në ditë ( nga ora 8.00 deri në orën 20.00).

Godina ku ushtron veprimtarinë SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” përmban 34 mjedise mësimore dhe ndihmëse.

Kriteri 2: Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Të 34 mjediset mësimore dhe ndihmëse janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit.

Kriteri 3: Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të

programeve të studimeve;

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave

Socialei ka 3 salla laboratorësh që përmbajnë aparaturat dhe mjetet e

nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Kriteri 4: Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Socialei ka 3 salla laboratorësh ( një

laborator biologjie, një laborator kimie, një laborator fizike), të mjaftueshme për rreth

20 studentë në secilën prej tyre.

Page 22: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

22

Kriteri 5: Institucioni, në varësi të programeve të

studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me

programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale

etj.

Institucion ka 90 copë kompjuterë dhe 7

copë laptope, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri,

ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Standardi është afërsisht 1 kompjuter për çdo 4 studentë.

Kriteri 6: Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme

për zhvillimin e praktikave profesionale.

Për praktikat profesionale, institucioni ka

marrëveshje të rregullta zyrtare me institucione arsimore, pjesa më e madhe e tyre kopshte dhe shkolla private të

standardeve më të larta të cilësisë mësimore dhe infrastrukturore.

Përfundime:

Për këtë standard mbetet edhe më shumë për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve .

Kriteri 1: Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare

të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Institucioni ka një raport financiar për çdo vit buxhetor (për tre vitet e kaluara) të

hartuar dhe certifikuar nga ekspertë të jashtëm.

Në raport ka të dhëna të hollësishme për të ardhurat nga tarifat e shkollimit, për pagat, sigurimet shëndetësore, sigurimet

shoqërore, tatimin mbi të ardhurat personale, shpenzimet operative etj.

Kriteri 2: Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës”

dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike, të hartuar dhe certifikuar nga ekspertë të jashtëm.

Kriteri 3: Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka

kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe

gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Situata e derisotme financiare dhe bankare

dëshmon se SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” ka qëndrueshmëri financiare

përgjatë kohës së zhvillimit të këtij programi studimi dhe ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësim

të mëtejshëm dhe gjenerim të të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

VII - INSTITUCIONI SIGURON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE

TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1: Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit

nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

zbaton politika integruese për personelin dhe favorizon integrimin e tyre në jetën sociale të tij.

Në veprimtari shkencore, kulturore e sportive stafi është bashkëpjesëmarrës me

Page 23: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

23

studentët.

Kriteri 2: Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit,

marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

siguron marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi nëpërmjet ndarjes së

detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të

punës së tyre.

Përfundime: Ne pamë konkretisht një frymë të tillë bashkëpunimi mes drejtuesve, pedagogëve dhe studentëve,

çka duket dhe në përgjigjet e studentëve në anketimin e zhvilluar (shih shtojcën)

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit

dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1: Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve

dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë

vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

ka marrëdhënie bashkëpunimi me

institucione homologe të arsimit të lartë që kanë lidhje me Programin e Studimit të

ciklit të parë: “Bachelor” në MËSUES I ARSIMIT FILLOR, si dhe me shumë shkolla publike apo private ku studentët punojnë apo kryejnë praktikën profesionale.

Kriteri 2: Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve

të studimeve që ofrojnë;

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

ka të përcaktuar prioritetet e politikës së tij të bashkëpunimit, të cilat janë të lidhura me strategjinë afatgjatë të zhvillimit të

institucionit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës të studentëve të arsimit fillor.

Kriteri 3: Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me

punëdhënësit;

Në procesin e bashkëpunimit janë marrë

parasysh nevojat e ekonomisë vendase dhe të tregut të punës për hapjen e programeve të reja ose hartimin e projekteve kërkimore

shkencore, si për organizimin e trajnimeve profesionale të mëtejshme në bashkërendim

me punëdhënësit.

Kriteri 4: Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të

studimeve.

-

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve .

Kriteri 1: Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e

programeve të studimeve;

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

ka evidentuar sistematikisht ecurinë e plotësimit të standardeve dhe është në

proces akreditimi në nivel institucional dhe në nivel programesh studimi.

Kriteri 2: Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

ka përdorur të gjitha instrumentet e e nevojshme për sigurimin e cilësisë në programin e studimit të ciklit të parë

“Bachelor” për arsimin fillor, si në anën

Page 24: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

24

teorike, ashtu edhe në anën praktike.

Kriteri 3: Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të

efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të

programeve të studimeve që ofron;

Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale

ka hartuar një politikë të qartë dhe duke ndjekur procedurën e vlerësimit periodik të

efikasitetit të veprimtarive që kryen, çka pasqyrohet më së miri në rregulloren e Programit të studimit “Mësues i arsimit

fillor” dhe në strastegjinë e zhvillimit të institucionit.

Kriteri 4: Institucioni përdor mekanizma formalë

për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që

ofron;

Për mbikëqyrjen e herëpashershme të

programit të studimeve për mësues të arsimit fillor, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale ka përdorur forma e

rrugë të ndryshme.

Kriteri 5: Institucioni synon ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë

e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Në këtë proces, institucioni dëshmon për përpjekje serioze në ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin Programin e Studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në mësues i arsimit fillor

për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në të.

Kriteri 6: Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të

cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Mbi bazën e raporteve të vlerësimit dhe

rrugëve e metodave të tërthorta, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale ka hartuar dhe zbaton strategji të caktuara e

transparente për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Të gjitha këto janë

të publikuara në forma të ndryshme.

Përfundime: Ky institucion, megjithëse ka pak vite që është hapur, ka krijuar një përvojë të mirë për rrugët dhe

mjetet që përdor lidhur me sigurimin e cilësisë.

ANALIZA SWOT PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

Duke u bazuar në përmbushjen e Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Ciklin e Parë

të Studimeve, arrijmë në përfundimin se Programi i Studimit të ciklit të parë: “Bachelor” në

MËSUES I ARSIMIT FILLOR, si pjesë e Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Sociale, i

plotëson standardet dhe kriteret e cilësisë për t’u akredituar.

Anët e forta:

1. Në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Sociale të Universitetit Planetar të Tiranës vihen në dukje këta tregues :

kualifikimi i personelit,

treguesi i punësueshmërisë,

treguesi i cilësisë dhe mësimdhënia. 2. Program bashkëkohor studimi i një cilësie të lartë. Programin e Studimit të ciklit të parë për

mësues të arsimit fillor e vlerësojmë si një program që, me syllabuset dhe organizimin e strukturës akademike dhe praktike që ka, siguron përgatitjen e studentëve në përputhje me objektivat dhe profilin e përcaktuar.

3. Programi i studimit është ndërtuar në përputhje me vizionin, misionin e institucionit, nevojat e tregut, objektivat e reformës së arsimit të lartë në vend dhe të Procesit të Bolonjës dhe ka të

integruar përvojën më të mirë bashkëkohore të huaj dhe vendase.

Page 25: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

25

4. Integrim i mësimit me kërkimin, i cili realizohet si në nivelin institucional të programeve dhe individual të pedagogëve dhe të studentëve.

5. Ndërthurja e standardeve akademike me zbatimet konkrete. Programi i studimit respekton

standardet akademike duke i lidhur ato me aplikimet e profesioneve dhe specialiteteve në fushën e arsimit fillor dhe karakteristikave të fëmijëve të moshës 5-12 vjec, duke bërë të

mundur përfshirjen e studentëve në një praktikë moderne të trajtimit të fëmijëve të kësaj grupmoshe.

6. Programi i studimit është një ofertë akademike elastike. Programi i studimit të ciklit të parë për

mësues të arsimit fillor i është përshtatur interesave të grupeve të studentëve, në punë ose jo, gjë që i ka bërë më të efektshme studimet dhe konkurrimin në tregun e punës.

7. Përfshirja e studentëve dhe pedagogëve në veprimtari të larmishme shkencore si konferenca, simpoziume, prezantime detyrash kursi dhe përvoje pune efikase në ciklin fillor.

8. Numri i mjaftë i studentëve. Ky është një tregues që dëshmon për interesimin për këtë program

të ciklit të parë dhe për pranimin nga tregu të të diplomuarve të këtij institucioni. 9. Personeli akademik me grada dhe tituj dhe që punojnë në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave

Sociale. 10. Infrastruktura moderne dhe funksionale. 11. Bashkëpunim i institucionalizuar me institucione homologe, si shkolla të zakonshme apo të

specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta, organizata jofitimprurëse. 12. Përfshirja e studentëve të mësuesisë në ndjekjen e programeve shtesë si, këshillim psikologjik,

orientim karriere, gjuha e huaj e dytë (italisht), njohuri të avancuara në kompjuter etj., duke u dhënë mundësi atyre të rrisin nivelin e dijeve në fusha integruese për profesionin e tyre të ardhshëm.

13. Hartimi dhe përdorimi i Ëebasajtit të Universitetit për dhënien e një informacioni të vazhdueshëm në lidhje me leksionet, literaturën, komunikimin me pedagogët e brendshëm dhe

të ftuar për të përmbushur kërkesat e programit të studimit 14. Baza e të dhënave për studentët dhe personelin akademik. Zotërimi i të dhënave të regjistruara

dhe përdorimi elektronik i tyre ka krijuar përparësi për të mbajtur më shumë të dhëna, për t’i

organizuar ato në mënyra të ndryshme, për t’i përdorur më lehtësisht nga të interesuarit.

Pikat e dobëta:

1. Riorganizimi më i mirë dhe frytdhënës i planit mësimor të Programit të Studimit në përputhje me profesionin e mësuesit të arsimit fillor.

2. Studentët që zhvillojnë mësim në fundjavë, megjithë organzimin që bëhet, nuk mund të realizojnë gjithë programin e sistemit të ditës.

3. Komunikimi jo i mjaftë student - pedagog i ftuar. Mendojmë se nevojitet që të përmirësohet

komunikimi student-pedagog i ftuar për Programin e Studimit Mësues i Arsimit Fillor.

4. Paraqitja i një numri më të madh të leksioneve në faqen e Websajtin e Universitetit.

5. Ngritja e një infrastrukture të posaçme ku studentët të kenë mundësi të publikojnë idetë dhe opinionet e tyre rreth profesionit për të cilin studiojnë, kërkimin shkencor dhe përkthimin e të rejave nga vendi dhe bota.

Page 26: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

26

Rekomandime:

1. Mendojmë që disiplinat dhe modulet për gjuhën shqipe dhe fusha të tjera mund të mos jenë të ndara si në fakultetet e filologjisë, por të ristrukturohen në bazë të konceptit të gjuhësisë

së zbatuar, ku ndërthuren tri anë: teoria, ushtrimet dhe mësimdhënia.

2. Duhet që, nëpërmjet planit mësimor, të krijohet një profil më i qartë në përmbajtje për të

dalluar Programin e Studimit të Ciklit parashkollor me atë të Ciklit fillor.

3. Studentët që zhvillojnë mësim në fundjavë duhet të kalojnë në formën e studimit me kohë të pjesshme.

4. Për përmirësimin e komunikimit student - pedagog i jashtëm, Fakulteti i Edukimit dhe i Shkencave Sociale mund të gjejë zgjidhje duke angazhuar pedagogët e ftuar një ditë në

muaj për takime që lidhen me programet dhe literaturën e rekomanduar.

5. Do të ishte më e frytshme nëse do të bëhej pjatimi vjetor në një nga bibliotekat elektronike të edukimit dhe të shkencave sociale, meqë programet janë të këtyre fushave.

Grupi i Ekspertëve të Jashtëm

Prof. dr. ALI JASHARI

Page 27: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

27

Shtojca 1: Të dhëna për personelin akademik e angazhuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në vitet 2009-2012 në Programin e Studimit “Bachelor” në:

MËSUES I ARSIMIT FILLOR

Nr Emri e

Mbiemri

Titulli

akademik

apo grada

shkencore

Lënda ose njësia lëndore Fusha

e kualifikimit

Forma e

punësimit

1 Erleta Mato Prof. dr 1. Hyrje në psikologji; 2. Psikologji edukimi.

SHKENCA PSIKOLOGJIKE-PEDAGOGJIKE

Me kohë të plotë

2 Hysenj Kordha

Prof. dr 1. Histori kombëtare dhe e rajonit

HISTORI Me kohë të plotë

3 Ethem Likaj Prof. dr 1. Morfologjia e gjuhës

shqipe 2. Didaktika e gjuhës shqipe

3. Drejtshkrimi dhe shkrimi akademik

GJUHË SHQIPE

Me kohë të

plotë

4 Adriatike Lami MSC 1. Letërsi për fëmijë

2. Letërsi shqipe

GJUHË E

LETËRSI SHQIPE

Me kohë të

pjesshme

5 Bashkim Peçi Prof. As.dr 1. Edukim demokratik dhe qytetar

SHKENCA POLITIKE

Me kohë të plotë

6 Miço Samara Prof. dr. 1. Leksikologji GJUHË E

LETËRSI SHQIPE

Me kohë të

plotë

7 Rozana Rushiti Dr 1.Sintaksë GJUHË E LETËRSI SHQIPE

8 Inis Kraja Dr 1. Gjuhё e huaj (anglisht) GJUHË

ANGLEZE

Me kohë të

plotë

9 Edlira Haxhiymeri

Prof as. dr 1. Psikologji zhvillimi PSIKOLOGJI Me kohë të pjesshme

10 Edlira Sina Msc 1. Filozofi dhe sociologji e

edukimit parashkollor 2. Bota sociale e fëmijëve

MËSUESI Me kohë të

pjesshme

11 Majlinda Halo MSc 1. Edukim muzikor dhe metodikë e edukimit

muzikor

AKADEMIA E ARTEVE

Me kohë të pjesshme

12 Dukagjin Rexha

Prof dr 1. Teori dhe ushtrime në natyrë për fizikën

FIZIKË

Me kohë të plotë

13 Vasil Seko MSc 1. Psikologji speciale NEUROLOGJI

me kohë të

plotë

14 Vasil Kashuta Prof Dr 1. Teori dhe ushtrime në natyrë për kiminë

KIMI

Me kohë të pjesshme

15 Fatmir Bezati MSc 1. Metodika e përgjithshme

e mësimdhënies

MËSUESI

Me kohë të

pjesshme

16 Skënder Sala Prof dr 1. Teori dhe ushtrime në GJEOGRAFI Me kohë të

Page 28: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

28

natyrë për gjeografinë pjesshme

17 Silvana Nini MSc 1. Kukullat, drama, mediet

2. Edukim teknologjik

AKADEMIA E

ARTEVE

Me kohë të

plotë

18 Luan Memushi Prof dr 1. Biologji dhe edukim shëndetësor

BIOLOGJI Me kohë të plotë

19 Kozma Grillo Prof dr 1. Pedagogjia e edukimit

familjar

PEDAGOGJI Me kohë të

plotë

20 Alketa Çaushi Prof dr 1. Edukimi fizik dhe didaktika e lojrave lëvizore

AKADEMIA E SPORTEVE

Me kohë të pjesshme

21 Fatmir Gumeni Prof as dr. Matematikë 1

Matematikë 2 Metodikë e matematikës

MATEMATIKË Me kohë të

plotë

22 Erka Koci Prof as dr. 1. Didaktika matematike MATEMATIKË Me kohë të pjesshme

23 Fatmir Miziri Prof dr. 1. Modelimi vizual i hapësirës

AKADEMIA E ARTEVE

Me kohë të pjesshme

24 Ilir Martini Prof as dr. 1. Edukim figurativ dhe metodikë

AKADEMIA E ARTEVE

Me kohë të pjesshme

25 Silvana Greca MSC 1. Informatikë

INFORMATIKË Me kohë të

pjesshme

Page 29: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

29

Shtojca 2: Të dhëna për kalueshmërinë e studentëve

KALUESHMËRIA E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “Bachelor” në: MËSUES I ARSIMIT FILLOR për vitin akademik 2009 – 2010 1.

KALUESHMËRIA E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “Bachelor” në: MËSUES I ARSIMIT FILLOR për vitin akademik 2010- 2011

1.

0 10 20 30 40 50 60 70

U regjistruan ne vitin 2009

Kaluanbrenda sezonit

Kaluan nevitin pasardhes

68

45

68

0 10 20 30 40 50 60 70

FILLUAN KURSIN E DYTE2010- 2011

KALUAN BRENDA SEZONIT

KALUAN NE VITIN PASARDHES

68

40

68

Page 30: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

30

Shtojca 3

REZULTATET E PYETËSORËVE PËR STUDENTET

Programi i studimit të ciklit të parë në Mësues i Arsimit Fillor

Mostra 12 studentë

PYETJA Sh.

dobët

Dobë

t

Pran

ue

shëm

Mirë Sh.

Mirë

Shkël

qyes

hëm

Nuk

e di

I. PROGRAMI I STUDIMIT

1 Përputhja e programit/temave të lëndëve

që keni studjuar deri tani me qëllimet dhe objektivat e drejtimit të zgjedhur nga ju.

42% 58%

2 Përputhja e pritshmërisë tuaj dhe objektivave të lëndës me literaturën e detyruar të përzgjedhur nga pedagogu.

58% 42%

3 Organizimi i formave të mësimdhënies (leksione/seminare/ushtrime/praktikë etj)

për lëndë.

50% 50%

4 Prania e elementëve praktik dhe

profesional në programin e studimit. 42% 58%

5 Mbështetje në gjetjen e institucioneve për

kryerjen e praktikës profesionale. 25% 75%

6 Përfitimi profesional nga realizimi i

praktikave. 33% 67%

7 Shtrirja e vlerësimit gjatë gjithë

semestrit. 33% 67%

8 Përfshirja e profesorëve të huaj në

mësimdhënien e moduleve 83% 17%

Page 31: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

31

9 Marrja parasysh e kërkesave tuaja nga

institucioni. 8% 92%

II. MBËSHTETJA NGA PEDAGOGËT DHE VLERËSIMI I MËSIMDHËNIES

1 Angazhimi i stafit akademik që të sjellë

të rejat e shkencës dhe shembuj praktik. 8% 92%

2 Aftësia pedagogjike e pedagogut në

shpjegimin e leksioneve.

100

%

3 Diskutimi i detyrave/projekteve 50% 50%

4 Kthimi në kohë dhe diskutimi i

rezultateve të provimeve. 67% 33%

5 Transparenca dhe drejtësia e sistemit të

vlerësimit të provimeve. 33% 67%

6 Marrëdhënia ndërmjet studentëve dhe

stafit akademik. 17% 83%

7 Disponibiliteti i profesorëve për t’u

konsultuar dhe jashtë orëve të mësimit. 25% 75%

III. BIBLIOTEKA

1 Disponibiliteti i literaturës së nevojshme

në shqip dhe gjuhë të huaj. 25% 75%

2 Akses në libra dhe gazeta profesionale. 42% 58%

3 Akses në gazeta dhe publikime online 58% 42%

4 Numri i kompjuterave për student 8% 25% 67%

5 Mirëmbajtja e kompjuterave 17% 83%

6 Disponibiliteti i vendeve të

leximit/studimit. 25% 75%

7 Oraret e qëndrimit hapur 25% 75%

IV. FASILITETET DHE SHËRBIMET E TJERA

PYETJA Sh.

dobët

Dobë

t

Pran

ue Mirë

Sh.

Mirë

Shkel

qyes

Nuk

e di

Page 32: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

32

shëm hëm

1

Mirëmbajtja dhe pajisja e sallave të

leksioneve me fasilitete teknike

(video/audio).

33% 67%

2 Mirëmbajtja dhe pajisja e sallave të

seminareve me fasilitete teknike. 42% 58%

3 Shërbimi që ofrojnë zyrat administrative

(sekretaria, zyra e karrierës etj). 25% 75%

4

Pajisja juaj me një ID elektronike ku të

keni akses në të dhënat tuaja (lista e

notave,

orari etj).

8% 17% 75%

V. PËRGATITJA PËR TREGUN E PUNËS

1 Informacion në lidhje me tregun e punës

të diplomës që do të merrni. 42% 58%

2 Asistencë në gjetjen e vendeve të punës

(shërbim karriere). 16% 42% 42%

3 Takime informuese me përfaqësues nga

tregu i punës. 8% 42%

50%

VI. MENDIME TË PËRGJITHSHME

1

Nëse do të kishit mundësi të ktheheni

prapa, do të kishit zgjedhë përsëri këtë

program studimi dhe këtë institucion?

a) PO b) JO

c) Nuk e di

a) 100% b) c)

2

Sipas mendimit tuaj cilat janë pikat e

forta dhe të dobëta të institucionit dhe

programit të studimit që po ndiqni?

Pika të forta

- Stafi akademik i kualifikuar

- Mësimdhënie shumë e mirë

- Ambjente shumë të përshtatshme

Page 33: Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor - aaal.edu.al Bsc Mesues i... · Bachelor (BA) në: Mësues i Arsimit Fillor SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I ... procesit

33

Pika të dobëta

- Nuk ka