autoriteti kontraktues zyra e bashkimit evropian në kosovë...

30
Udhëzimet e EIDHR 2014 Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Instrumenti evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut CBSS për Kosovën * Udhëzimet për aplikuesit për grant BGUE-B2014-21.040100-C1-DEVCO Referenca: EuropeAid/137-283/DD/ACT/XK Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës: 03 gusht 2015 * Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014

Autoriteti Kontraktues

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Instrumenti evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut

CBSS për Kosovën*

Udhëzimet për aplikuesit për grant

BGUE-B2014-21.040100-C1-DEVCO

Referenca: EuropeAid/137-283/DD/ACT/XK

Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës: 03 gusht 2015

* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Page 2: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 2 nga 30

NJOFTIM

Njoftim

Kjo Thirrje për Propozime është e kufizuar. Fillimisht, vetëm Koncept Nota duhet të dorëzohet për vlerësim. Pas kësaj, aplikuesit të cilët janë përzgjedhur do të ftohen të dorëzojnë Formularin e Plotë të Aplikimit. Pas vlerësimit të Aplikimit të Plotë, do të bëhet kontrolli i kualifikimit për ata që janë përzgjedhur përkohësisht. Kualifikimi do të kontrollohet në bazë të dokumenteve mbështetëse të kërkuara nga Autoriteti Kontraktues dhe 'Deklarata e aplikuesit' e nënshkruar dhe e dërguar së bashku me aplikimin.

Page 3: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 3 nga 30

Tabela e përmbajtjes

1. INSTRUMENTI EVROPIAN PËR DEMOKRACI DHE TË DREJTAT E NJERIUT............... 4

1.1. Sfondi ................................................................................................................................................... 4 1.2. Objektivat e programit dhe çëhtjet prioritare........................................................................................ 4 1.3. Alokimi financiar i siguruar nga autoriteti kontraktues........................................................................ 4

2. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROPOZIME 5

2.1 Kriteret kualifikuese ............................................................................................................................... 5 2.1.1 Kualifikimi i aplikuesve (d.m.th. aplikuesi dhe bashkë-aplikuesi(t) .............................................................. 5 2.1.2 Subjektet e ndërlidhura................................................................................................................................... 7 2.1.3 Bashkëpunëtorët dhe kontraktorët .................................................................................................................. 8 2.1.4 Aktivitetet e kualifikuara: ato për të cilat mund të aplikohet.......................................................................... 9 2.1.5 Kstot e kualifikuar: kostot që mund të përfshihen........................................................................................ 12

2.2 Si të aplikoni dhe procedurat që duhet ndjekur ................................................................................... 14 2.2.1 Përmbajtja e Koncept Notës ......................................................................................................................... 15 2.2.2 Ku dhe si ta dërgoni Koncept Notën............................................................................................................. 16 2.2.3Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës................................................................................................ 16 2.2.4 Informata të mëtejme për Koncept Notën .................................................................................................... 16 2.2.5 Formularët e aplikimit të plotë ..................................................................................................................... 17 2.2.6 Ku dhe si të dërgoni formularin e aplikimit të plotë..................................................................................... 17 2.2.7 Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit të plotë .................................................................................. 18 2.2.8 Informata të mëtejshme për formularin e aplikimit të plotë ......................................................................... 18

2.3 Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve .............................................................................................. 18 2.4 Dorëzimi i dokumenteve mbështetëse për aplikimet e përzgjedhura përkohësisht .............................. 24 2.5 Njoftimet për vendimin e autoritetit kontraktues ................................................................................. 25

2.5.1 Përmbajtja e vendimit................................................................................................................................... 25 2.5.2 Orari i planit indikativ .................................................................................................................................. 25

2.6 Kushtet për zbatim pas vendimit të autoritetit kontraktues për ta dhënë një grant............................... 26 2.7 Sistemi i paralajmërimit të hershëm dhe baza qendrore e të dhënave të përjashtimit .......................... 26

3. LISTA E SHTOJCAVE 28

Page 4: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 4 nga 30

1. INSTRUMENTI EVROPIAN PËR DEMOKRACI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

1.1. SFONDI

Duke njohur kontributin vital të dhënë nga shoqëria civile për promovimin dhe mbrojtjen e këtyre parimeve, Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) është miratuar nga ana e Parlamentit dhe Këshillit Evropian në mars të vitit 2014 për periudhën 2014 - 2020 - duke e zëvendësuar dhe duke u mbështetur në EIDHR (2006 - 2013). Ky instrument tematik njeh rëndësinë që i jepet zhvillimit dhe konsolidimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të femrave dhe meshkujve, duke ofruar mbështetje financiare për aktivitetet që mbështesin këto qëllime. Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut - Skema e Mbështetjes Bazuar në Vend (CBSS) është një element i themeluar që moti nga politikat e Bashkësisë Evropiane për të drejtat e njeriut dhe demokraci nën veprimin e saj të jashtëm. Kjo ofron pavarësinë e veprimit, duke lejuar ofrimin e ndihmës në parim pa pasur nevojë për miratimin e qeverisë, që është një tipar kritik i bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile në nivel kombëtar, sidomos në fushat e ndjeshme të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. EIDHR mbështetet në punën që bëhet me dhe përmes organizatave të shoqërisë civile që kanë për qëllim mbrojtjen e lirive themelore të cilat formojnë bazën për të gjitha proceset demokratike dhe për të ndihmuar shoqërinë civile të bëhet një forcë efektive për reforma politike dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kosova kishte për herë të parë të drejtë për skemën e mbështetjes bazuar në vend nën EIDHR 2007. Që atëherë, mbi 40 grante janë dhënë për të mbështetur iniciativat e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë për të drejtat e njeriut.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vitit 2014 për Kosovën analizon dhe shqyrton situatën në Kosovë. Raporti konstaton se çështjet e të drejtave të njeriut në të gjitha nivelet duhet të vihen lartë në agjendën politike, veçanërisht për sa i përket zbatimit. Raporti thekson se Kosova ka një kornizë të mirë ligjore për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, mirëpo zbatimi ka nevojë për përmirësim. Raporti gjithashtu konstaton se bashkëpunimi dhe konsultimi ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës, sidomos qeverinë, vazhdon të jetë ad hoc dhe jo i kënaqshëm. Përfshirja e shoqërisë civile, nëse fare kërkohet, vjen vetëm në fund të procesit legjislativ në vend se në fillim të saj. Shoqëria civile nuk merr në mënyrë sistematike informata prapa në rekomandimet që i jep.

1.2. OBJEKTIVAT E PROGRAMIT DHE ÇËSHTJET PRIORITARE Objektivi global i kësaj Thirrjeje për Propozime është që të forcojë rolin e shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut dhe reformës demokratike, në mbështetje të pajtimit paqësor të interesave të grupit dhe në konsolidimin e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik.

Objektivat specifike të kësaj Thirrjeje për Propozime janë:

i) të ndjekin agjenda të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe reformë demokratike; ii) të ndërtojnë konsensus për fushat e diskutueshme të politikave; iii) të rrisin përfaqësimin dhe pjesëmarrjen politike; iv) të rrisin përfshirjen dhe pluralizmin e shoqërisë civile; v) të rrisin strukturat e sigurisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut; vi) të kundërvihen ndaj trendëve shqetësues të zvogëlimit të hapësirës për shoqërinë civile; vii) të mbështesin aktivitetet që synojnë promovimin e çështjeve të mbuluara nga udhëzimet e BE-së për të Drejtat e Njeriut si dhe në Kornizën Strategjike dhe Planin e Veprimit të BE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci; viii) të përmirësojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

1.3. ALOKIMI FINANCIAR I SIGURUAR NGA AUTORITETI KONTRAKTUES

Page 5: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 5 nga 30

Shuma e përgjithshme indikative e vënë në dispozicion nën këtë Thirrje për Propozime është 600.000 euro, Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën që mos të japë të gjitha fondet në dispozicion.

Vlera e granteve

Çdo grant i kërkuar nga kjo Thirrje për Propozime duhet të jetë ndërmjet shumave minimale dhe maksimale si në vijim:

• shuma minimale: 75,000 EUR

• shuma maksimale: 250,000 EUR

Çdo grant i kërkuar nga kjo Thirrje për Propozime duhet të jetë ndërmjet përqindjeve minimale dhe maksimale të kostove totale të pranueshme për atë aktivitet:

• Përqindja minimale: 55 % e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme për atë aktivitet.

• Përqindja maksimale: 95 % e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme për atë aktivitet (shih gjithashtu pjesën 2.1.5).

Bilanci (d.m.th. ndryshimi në mes kostos së përgjithshme të aktivitetit dhe shumës së kërkuar nga Autoriteti Kontraktues) duhet të financohet nga burime të tjera e jo nga buxheti i Bashkimit Evropian apo nga Fondit Evropian për Zhvillim1.

2. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROPOZIME

Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për paraqitjen, përzgjedhjen dhe zbatimin e aktiviteteve të financuara nga kjo Thirrje, në përputhje me Udhëzuesin Praktik, që është i aplikueshëm për këtë thirrje (në internet gjendet në këtë adresë: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do?locale=en ).

2.1. KRITERET KUALIFIKUESE Ekzistojnë tri grupe të kritereve kualifikuese, në lidhje me:

(1) akterët:

• Aplikuesi, d.m.th. subjekti që dorëzon formularin e aplikimit (2.1.1),

• nëse ka, bashkë-aplikuesi(t) (ku nuk specifikohet ndryshe, aplikuesit dhe bashkë-aplikues(ve) të tij tani e tutje së bashku iu referohemi si "aplikuesit") (2.1.1),

• dhe, nëse ka, subjekte të ndërlidhura me aplikuesin dhe/ose bashkë-aplikuesit. (2.1.2);

(2) aktivitetet:

Aktivitetet për të cilat mund të jepet një grant (2.1.4);

(3) shpenzimet:

• llojet e kostove që mund të merren parasysh kur caktohet vlera e grantit (2.1.5).

2.1.1.Kualifikimi i aplikuesve (d.m.th. aplikuesi dhe bashkë-aplikuesi(t)

[Aplikuesi

1 Kur një grant financohet nga Fondi Evropian për Zhvillim, çdo referim në financimet e Bashkimit Evropian duhet të kuptohen se i referohet financimit nga Fondi Evropian për Zhvillim.

Page 6: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 6 nga 30

(1) Në mënyrë që të kualifikohet për grant, aplikuesi duhet:

Në mënyrë që të kualifikohet për grant, aplikuesi duhet:

• të jetë person juridik dhe

• të jetë jo-fitimprurëse dhe

• të jetë lloj i veçantë i organizatës si: organizatat jo-qeveritare dhe

• të jetë themeluar në2 një Shtet Anëtar të Bashkimit Evropian ose në një vend të mbuluar me Nenin 19 të rregullores së IPA3dhe

• të jetë organizatë e regjistruar në Kosovë dhe

• ketë një historik të dëshmuar dhe minimum 1 vit përvojë brenda 3 viteve të fundit në fushën për të cilën aplikon dhe

• të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e aktivitetit me bashkë-aplikuesin(t) dhe subjektet e ndërlidhura, jo duke vepruar si ndërmjetës.

(2) Aplikuesi potencial nuk mund të marrë pjesë në thirrjet për propozime ose t'i jipet granti nëse gjendet në një nga situatat e përcaktuara në nenin 2.3.3 të Udhëzuesit Praktik;

Në Pjesën A, seksioni 3 i formularit të aplikimit për grant ('Deklarata nga aplikuesi"), aplikuesi duhet të deklarojë se vetë aplikuesi, bashkë-aplikuesi(t) dhe subjektet e ndërlidhura nuk janë në asnjë nga këto situata.

Aplikuesit dhe bashkë-aplikuesit të cilëve u është dhënë ndonjëherë grant nën EIDHR 2013 CBSS për Kosovën (ref: EuropeAid/135-846/DD/ACT/XK) dhe nën EIDHR 2012 CBSS për Kosovën (ref: EuropeAid/134-448/L/ACT/XK), nuk mund të aplikojnë nën këtë Thirrje për Propozime, as si aplikues e as bashkë-aplikues apo si filiale. Aplikuesi duhet të veprojë me bashkë-aplikuesin(të) dhe/ose si nën-grant për organizatat e tjera.

Nëse nuk parashikohet të ketë nën-grant, aplikuesit duhet të veprojë me të paktën një organizatë bashkë-aplikuese mundësisht nga një komunë tjetër dhe/ose një komunitet tjetër brenda kufijve të Kosovës. Aplikuesit inkurajohen të veprojnë me organizata ''grass-root'' dhe organizata nga lokacione më të largëta të cilat kanë më pak përvojë në zbatimin e veprimeve të financuara nga BE.

Nëse parashikohet të ketë nën-grant, modalitetet e nën-grantit (d.m.th. shuma e përgjithshme e nën-grantit, madhësitë e granteve, procedurat e përzgjedhjes, etj) duhet të përshkruhen në Koncept Notë dhe Aplikacionin e plotë.

Aty ku është e mundshme nën-grantet duhet të synojë organizatat ''grass-root'' dhe organizatat nga lokacione më të largëta të cilat kanë më pak përvojë në zbatimin e veprimeve të financuara nga BE-ja, përfshirë këtu organizatat që vijnë nga një komunë tjetër dhe/ose një komunitet tjetër brenda kufijve të Kosovës.

Kur jepet kontrata për Grant, aplikanti bëhet Përfitues i identifikuar si Koordinator në shtojcën E3h1 (Kushtet e veçanta). Koordinatori është bashkëbiseduesi kryesor i Autoritetit Kontraktues. Ai

2 Të përcaktohet sipas statutit të organizatës, i cili duhet të demonstrojë se ajo është themeluar nga një instrument i rregulluar me ligjin kombëtar të vendit në fjalë dhe se zyra e saj qendrore është e vendosur në një nga vendet e kualifikuara. Në këtë aspekt, çdo person juridik statuti i të cilit është themeluar në një vend tjetër nuk mund të konsiderohet një organizatë lokale e kualifikuar, edhe në qoftë se statuti është regjistruar në vend ose është lidhur një "Memorandum Mirëkuptimi".

3 Rregullorja e Këshillit (EC) Nr. 1085/2006 e miratuar më 17 korrik 2006 e cila krijon instrumentin për Asistencë Para-Anëtarësimit (IPA)

Page 7: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 7 nga 30

përfaqëson dhe vepron në emër të bashkë-përfituesve të tjerë (nëse ka) dhe koordinon hartimin dhe zbatimin e Aktivitetit.

Bashkë-aplikuesi(t)

Bashkë-aplikuesi(t) marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e aktivitetit, dhe shpenzimet e tyre kualifikohen në të njëjtën mënyrë si ato të bëra nga aplikuesi.

Bashkë-aplikuesi(t) duhet të plotësojnë kriteret kualifikuese që zbatohen si për vetë aplikuesin.

Përveç kategorive të përmendura në nenin 2.1.1, vlejnë edhe këto gjithashtu:

• organizatat e regjistruara në Kosovë ose në një Shtet Anëtar të Bashkimit Evropian ose në një shtet të mbuluar me Nenin 19 të rregullores së IPA-së.

Rolet dhe përgjegjësitë ndërmjet bashkë-aplikuesve përshkruhen në Memorandumin e Mirëkuptimit (MM), i cili duhet të bashkëlidhet me formularin e aplikacionit të plotë. MM-ja ndër tjera duhet të ofrojë një përshkrim të shkurtë të organizimit të menaxhimit të projektit dhe koordinimit ndërmjet anëtarëve të konsorciumit, sidomos sa i përket:

- Përgjegjësive ekzekutive dhe vendim-marrëse brenda konsorciumit të bashkë-aplikuesve

- Koordinimit teknik dhe operativ në seli dhe në terren, duke përfshirë - në formën e një narrativi analitik/deskriptiv ose të një organogrami, si në vijim:

• Strukturat për planifikim dhe zbatim;

• Kalimi i përvojës dhe i ngritjes së kapaciteteve tek partnerët lokalë;

• Kontakti në nivel operacional me OSHC-të partnere (ndërkombëtare dhe vendore), me autoritetet (qendrore dhe lokale) dhe në fund me përfituesit;

• Monitorimi, rishikimi, vlerësimi, mekanizmat për raportim/përgjigje dhe mjetet e përdorura;

• Kontrollin financiar dhe i kontabilitetit, duke përfshirë procedurat për auditim të brendshëm/jashtëm;

• Sigurimi i mekanizmit për t'u marrë me performancën jo të mirë ose për mos-performancë (të pjesshme) të kontratës nga ana e një/disa partnerëve në konsorcium dhe mekanizmin e zgjidhjes së kontesteve në mes partnerëve.

Bashkë-aplikuesi(t) duhet të nënshkruajnë mandatin në Pjesa B, seksioni 4 i formularit të aplikimit për grant.

Nëse u jepet kontrata e grantit, bashkë-aplikuesi(t) (nëse ka) do të bëhen përfitues në atë Aktivitet (së bashku me Koordinatorin).

2.1.2 Subjektet e ndërlidhura

Subjekti(et) e ndërlidhura

Aplikuesi dhe bashkë-aplikuesi(t) e tij mund të veprojnë me subjekte të ndërlidhura.

Vetëm subjektet e mëposhtme mund të konsiderohen si subjekte të ndërlidhura me aplikuesin dhe/ose me bashkë-aplikues(it):

Vetëm subjektet që kanë një lidhje strukturore me aplikuesit, veçanërisht një lidhje juridike ose me kapital.

Kjo lidhje strukturore përfshin kryesisht dy nocione:

(i) Kontrolli, siç përcaktohet në Direktivën 2013/34/EU për pasqyrat vjetore financiare, pasqyrat e konsoliduara financiare dhe raportet që kanë të bëjnë me disa veprimtari të caktuara:

Page 8: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 8 nga 30

Subjektet e lidhura me një përfitues mund kështu të jenë: - Subjektet drejtpërsëdrejti ose tërthorazi të kontrolluara nga përfituesi (kompanitë bija apo nën-

degët kryesore). Ato gjithashtu mund të jenë subjekte të kontrolluara nga një njësi ekonomike nën kontrollin e përfituesit (kompanitë 'mbesa' ose degëzimet e nivelit të dytë) dhe e njëjta vlen për nivelet e mëtejshme të kontrollit;

- Subjektet që drejtpërsëdrejti ose tërthorazi kontrollojnë përfituesin (kompanitë prind). Të njëjtën mënyrë, ato mund të jenë subjekte që kontrollojnë një subjekt që kontrollon përfituesin;

- Subjektet nën kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë njëjtë si përfituesi (kompanitë motra). (ii) Anëtarësimi, pra përfituesi është i përcaktuar me ligj p.sh. si një rrjet, federatë, shoqatë në të cilën

mund të marrin pjesë subjektet e ndërlidhura të propozuara, ose kur përfituesi merr pjesë në të njëjtën subjekt (p.sh. rrjet, federatë, shoqatë) sikurse subjektet e ndërlidhura të propozuara.

Si rregull i përgjithshëm, lidhja strukturore nuk mund të kufizohet vetëm me aktivitetin e as të themelohet për të vetmin qëllim zbatimin e tij. Kjo do të thotë se lidhja do të ekzistojë pavarësisht dhënies së grantit; lidhja duhet të ketë ekzistuar para se thirrjes për propozime dhe të mbetet e vlefshme edhe pas përfundimit të aktivitetit.

Si përjashtim, një njësi ekonomike mund të konsiderohet si e ndërlidhur me një përfitues edhe në qoftë se ka një lidhje strukturore të themeluar vetëm me qëllim të zbatimit të aktivitetit, si në rastin e të ashtuquajturave "aplikuesit e vetëm" ose "përfituesit e vetëm". Një aplikues i vetëm ose një përfitues i vetëm është një subjekt i formuar nga disa subjekte (një grup subjektesh) të cilat së bashku përmbushin kriteret për grant. Për shembull, një shoqëri formohet nga anëtarët e saj.

Çfarë nuk është subjekt i ndërlidhur? Subjekt i ndërlidhur me përfituesin nuk mund të jenë:

- Subjektet që kanë janë kontraktuar (përmes prokurimit) ose nën-kontraktuar nga përfituesi, ato që veprojnë si koncesionare ose të deleguar nga ana e përfituesit në shërbime publike,

- Subjektet që marrin mbështetje financiare nga përfituesi, - Subjektet që bashkëpunojnë në mënyrë të rregullt me përfituesit në bazë të një memorandumi të

mirëkuptimit ose ndajnë ndonjë të mirë, - Subjektet që kanë nënshkruar një marrëveshje për konsorcium sipas kontratës për grant.

Si të verifikohet ekzistimi i lidhjes së kërkuar me përfituesin? Ndërlidhja që është rezultat i kontrollit mund të dëshmohet në veçanti në bazë të llogarive të konsoliduara të grupit të subjekteve i përbërë nga përfituesi dhe subjektet ndërlidhëse të propozuara. Ndërlidhja e cila është rezultat i anëtarësisë mund të dëshmohet në veçanti duke u bazuar në statut ose akt të ngjashëm themelues të subjektit (rrjetit, federatës, shoqatës) ku bënë pjesë përfituesi ose ku merr pjesë edhe përfituesi.

Nëse aplikuesit e fitojnë kontratën, subjektet e tyre të ndërlidhura nuk do të jenë Përfituese në Aktivitet dhe nënshkrues(e) të Kontratës. Megjithatë, ata do të marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e Aktivitetit dhe kostot që ju shkaktohen (duke përfshirë edhe ato për Kontratat e Zbatimit dhe përkrahje financiare ndaj palëve të treta) mund të pranohen si shpenzime të kualifikuara, me kusht që ato të jenë në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse tashmë të zbatueshme për Përfituesin(t) sipas Kontratës së Grantit.

Page 9: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 9 nga 30

Subjektet e ndërlidhura duhet të plotësojnë kriteret e përshtatshmërisë sikurse aplikuesi dhe bashkë-aplikuesi(t). Ato duhet të nënshkruajnë deklaratën e subjektit të ndërlidhur në pjesën B seksioni 5 i formularit të aplikimit për grant.

2.1.3 Bashkëpunëtorët dhe kontraktorët

Subjektet e mëposhtme nuk janë as aplikues e as subjekte të ndërlidhura dhe nuk kanë për ta nënshkruar "mandatin" ose "deklaratën e subjektit të ndërlidhur":

• Subjektet e asociuara

Organizata të tjera mund të jenë të përfshira në aktivitet. Bashkëpunëtorët e tillë luajnë një rol të vërtetë në aktivitet, por nuk mund të marrin fonde nga granti, me përjashtim të mëditjeve ose shpenzimeve të udhëtimit. Subjektet e asociuara nuk obligohen të plotësojnë kriteret kualifikuese të përmendura në nenin 2.1.1. Subjektet e asociuara duhet të përmenden në Pjesën B seksioni 6 - 'Subjektet e asociuara të aplikuesit që merr pjesë në veprim' - të Formularit të Aplikimit për Grant.

• Kontraktorë

Përfituesve të granteve dhe subjekteve të tyre të ndërlidhura u lejohet të lidhin kontrata. Subjektet e asociuara ose të ndërlidhura nuk mund të jenë edhe kontraktorë në projekt. Kontraktorët i nënshtrohen rregullave të prokurimit të përcaktuara në Shtojcën IV të kontratës standarde të grantit.

2.1.4 Aktivitetet e kualifikuara: ato për të cilat mund të aplikohet

Përkufizimi:

Një Aktivitet përbëhet nga disa lloje aktivitetesh.

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja fillestare e planifikuar e një veprimi nuk mund të jetë më e shkurtë se 18 muaj dhe as t’i kalojë 24 muaj.

Sektorët ose temat

Veprimet e propozuara duhet të kontribuojnë në mbështetjen e të drejtave të njeriut dhe Mbrojtësve të të drejtave të njeriut në situata ku ata janë më në rrezik, duke mbështetur prioritetet e tjera të BE-së për të drejtat e njeriut, dhe duke mbështetur demokracisë.

Lokacioni

Pjesa më e madhe e veprimeve duhet të kryhen në Kosovë, kurse disa trajnime, vizita studimore apo aktivitete të tjera për ndërtimin e kapaciteteve mund të parashihen të bëhen në rajonin e Ballkanit apo në BE.

Llojet e aktivitetit

Lista e mëposhtme e aktiviteteve të propozuara nuk është përfundimtare dhe të gjitha propozimet e tjera të relevante dhe inovative do të merren parasysh:

• mbështetja e barazisë gjinore (të drejtat e grave, gratë në vendimmarrje, të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e paqes dhe proceset e rindërtimit, luftën kundër dhunës dhe praktikave të dëmshme, etj);

• mbështetja e të drejtave të fëmijës;

• mbështetja e të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve, personat që janë Lesbike/Homoseksualë/Biseksualë/Tranvestitë dhe Hermafroditë (LGBTI) dhe grupet e tjera të rrezikuara;

Page 10: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 10 nga 30

• mbështetja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara;

• mbështetja dhe mbrojtja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut;

• mbështetja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së fesë apo besimeve,

• mbështetja e fushatave të shoqërisë civile lokale të dizajnuara për të siguruar funksionimin efektiv të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe për të luftuar mosndëshkimin;

• Mbështetja për veprimet e organizatave të shoqërisë civile (OShC) në forcimin e reformës demokratike dhe dialogut;

• mbështetja e veprimeve dhe fushatave të organizatave të shoqërisë civile kundër torturës dhe trajtimeve ose ndëshkimeve tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese;

• Mbështetja për aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile në përgatitjen e terrenit për zgjedhjet (p.sh. edukimi i qytetarëve dhe votuesve, dialogu dhe trajnimi për akterët politikë) dhe monitorimi pas-zgjedhor, duke përfshirë përcjelljen e rekomandimeve të formuluara nga Misionet Vëzhguese të Zgjedhjeve (MVZ) të BE-së. Në raste të tilla dhe kur është e zbatueshme, konsistenca me programet e ndihmës për zgjedhjet gjeografike, dhe nëse është e nevojshme me programin EODS (Vëzhgimi i Zgjedhjeve dhe Mbështetja Demokratike);

• mbështetja për strukturën dhe funksionimin e sindikatave, duke bërë të mundur dialogun social ndërmjet grupeve të ndryshme, zhvillimin e mekanizmave për shkëmbimin e mendimeve dhe dialogun demokratik.

• mbrojtja e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore, veçanërisht për grupet veçanërisht të pambrojtura ndaj diskriminimit, të tillë si të varfrit, gratë, fëmijët, personat indigjenë, emigrantët dhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve.

Aktivitetet e mëposhtme nuk janë të pranuara:

• aktivitetet që i përkasin vetëm ose janë kryesisht të lidhura me sponsorim individual për pjesëmarrje në grupe pune, seminare, konferenca, kongrese;

• aktivitet që i përkasin vetëm ose janë kryesisht të lidhura me bursa individuale për studim ose kurse të trajnimit;

• blerja e objekteve ose zyrave;

• blerja e veturave;

• blerja e pajisjeve (përveç kur kërkohen për ekzekutimin e projektit);

• veprimtaritë që mbështesin partitë politike, grupet ose lëvizjet.

Llojet e aktiviteteve

• Fushatat OShC-ve që avokojnë për barazinë gjinore, për të drejtat e grupeve shoqërore, për zbatimin e sundimit të ligjit, për zbatimin e dispozitave mbi punën e fëmijëve dhe/ose dhunën ndaj fëmijëve, apo për përbërjen e pavarur të institucioneve shtetërore, dhe për zbatimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore;

• Hartimin e raporteve të bëra nga organizatat vendore të shoqërisë civile për zotimet ndërkombëtare të vendit sa i përket të drejtave të njeriut, p.sh. raportet e rregullta nga një konsorcium i organeve të shoqërisë civile për Shqyrtimin Periodik Universal të shteteve në nivel të OKB-së, dhe për zbatimin e planeve të veprimit të Politikat Evropiane të Fqinjësisë;

• Përpilimin e raporteve të pavarura të detajuara për sfidat sa i përket të drejtave të njeriut dhe demokracisë, të miratuar nga palët kryesore me interes të shoqërisë civile:

Page 11: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 11 nga 30

• Raportimi për zbatimin e instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që vendi ka ratifikuar, duke përfshirë në të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore;

• Aktivitetet që punojnë drejt konsensusit mes grupeve me interesa të kundërta sa i përket udhëzimeve për legjislacionin, dialogje të rregullta në mes të OSHC-ve që janë të ndara në baza fetare apo etnike;

• Dialogje të rregullta në mes të OSHC-ve, publikut të gjerë, agjencive qeveritare, grupeve të interesit dhe palëve të tjera në situata të pas konfliktit;

• Arritja e marrëveshjeve multi-partiake dhe projekt legjislacionit, pas dialogjeve të OSHC-ve, për rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike;

• Veprimet për të rritur luftën kundër diskriminimit mbi çfarëdo baze;

• Formimin e OSHC-ve të reja duke përfshirë rritjen e anëtarësisë dhe aktivitetet e shtyra nga vetë grupi i shënjestruar.

Promovimi i barazisë gjinore do të sigurohet përmes të gjitha aktiviteteve të projektit të propozuar dhe do të elaborohet në koncept notë/propozim të plotë. Organizatat aplikuese janë të inkurajuar për të përdorur (dhe dokumentuar) indikatorët e agreguar gjinorë dhe të aplikojnë burime njerëzore dhe politikë të rekrutimit të . Organizatat që aplikojnë inkurajohen shumë për të siguruar cilësi të veprimeve dhe ndikim maksimal duke u përcaktuar për qasje të gjerë, duke pasur parasysh ngritjen e kapaciteteve si një mekanizëm kyç për të ndihmuar organizatat për t'i përmbushur nevojat e tyre imediate, si dhe objektivat më afatgjate strategjike. Kështu, organizatat që aplikojnë mund të ndajnë deri në 15% të buxhetit të grantit për aktivitete që për qëllim kanë ndërtimin e kapaciteteve institucionale vetanake/bashkë-aplikantëve të tyre. Për më tepër, organizatat aplikuese pritet të demonstrojnë nëpërmjet veprimit të tyre të propozuar pikëpamjet dhe qasjet që kanë për ndërtimin e kapaciteteve. Parimet si në vijim duhet të respektohen:

• Ndërtimi i kapaciteteve duhet të miratohet si një koncept që shkon përtej kuptimit konvencional të trajnimit dhe të furnizimit me pajisje. Duke aplikuar një përkufizim më të gjerë të ndërtimit të kapaciteteve, ky program i adreson shqetësimet kryesore të aftësisë së OSHC-ve për menaxhimin e ndryshimit, zgjidhjen e konflikteve, menaxhimin e pluralizmit institucional avancimin e koordinimit, hapjen e komunikimit, dhe këmbimin e të dhënave dhe informacioneve.

• Ndërtimi i kapaciteteve duhet të jetë një proces në vazhdimësi. Në këtë kuptim, ndërtimi i kapaciteteve lidhet me konceptin e organizatave të mësimit. Koncepti i mësimit nënkupton ndryshime të vazhdueshme dhe eksperimentime duke shfrytëzuar informatat kthyese nga proceset dhe rezultatet, duke i transformuar praktikat individuale dhe organizative si dhe vlerat dhe përshtatjet e strukturave për t'i akomoduar ndryshimet. Prandaj, veprimet për ndërtimin e kapaciteteve që do të propozohen duhet të demonstrojnë vlerë të shtuar apo efekt kumulativ të veprimit që do të ndërmerret. Ato duhet të bazohen në një ndarje të dijes në mesin e organizatave partnere nëpërmjet mentorimit, drejtimit dhe trajnimit në vend të punës. Veprimet për ngritjen e kapaciteteve duhet të jenë të orientuara kah rezultatet dhe të jenë të qëndrueshme.

• Për të përmirësuar llogaridhënien dhe transparencën brenda sektorit të OSHC-ve, ndërtimi i kapaciteteve duhet të kuptohet si një veprim drejt forcimit të aftësisë organizative për të marrë vendime më efektive, për t'u kthyer në një faktor më aktiv dhe për të marrë përsipër plotësisht përgjegjësinë për pasojat e vendimeve të marra. Veprimet e ndërmarra duhet të tregojnë gatishmërinë e OSHC-ve për të bashkëpunuar me akterë të ndryshëm në mënyrë transparente dhe të ndërgjegjshme.

Mbështetje financiare për palët e treta4

Aplikuesit mund të propozojnë mbështetje financiare për palët e treta.

4 Këto palë të treta nuk janë as subjekte të ndërlidhura as të asociuara dhe as të kontraktuara.

Page 12: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 12 nga 30

Aplikuesit mund të propozojnë mbështetje financiare për palët e treta për të ndihmuar arritjen e objektivave të aktivitetit.

Shuma maksimale e lejuar për palët e treta është 60,000 euro, përveç kur mbështetja financiare për palët e treta është qëllimi kryesor i veprimit në të cilin rast nuk aplikohet asnjë prag.

Nën këtë thirrje, mbështetja financiare për palët e treta mund të jetë qëllim kryesor i aktivitetit.

Për të ndihmuar në arritjen e objektivave të veprimit, sidomos kur veprimi i propozuar nga aplikuesit kërkon mbështetje financiare që do t’i jepet palëve të treta, aplikuesit mund të propozojë dhënien e nën-granteve.

Në përputhje me këto udhëzime dhe sidomos me kushtet ose kufizimet e përcaktuara këtu, aplikuesit duhet të përcaktojnë detyrimisht në seksionin 2.1.1. të formularit të aplikimit për grant:

(i) objektivat dhe rezultatet që do të arrihen me mbështetjen financiare

(ii) llojet e ndryshme të aktiviteteve të kualifikuara për mbështetje financiare, në bazë të një liste të caktuar

(iii) llojet e personave apo kategoritë e personave që mund të marrin mbështetje financiare

(iv) kriteret për përzgjedhjen e këtyre subjekteve dhe dhënien e mbështetjes financiare

(v) kriteret për caktimin e shumës së saktë të mbështetjes financiare për secilin subjekt të tretë, dhe

(vi) shuma maksimale që mund të jepet.

Në të gjitha rastet, kushtet e detyrueshme të përcaktuara më sipër për dhënien e mbështetjes financiare (pikat (i) deri në (vi)) duhet të përcaktohen në në kontratë, për të shmangur veprimin nën diskrecion.]

Shikueshmëria

Aplikuesit duhet të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të publikuar faktin se Bashkimi Evropian ka financuar ose bashkë-financuar Aktivitetin. Sa herë që është e mundur, aktivitetet që janë në tërësi ose pjesërisht të financuara nga Bashkimi Evropian duhet të bartin edhe aktivitete për informim dhe komunikim të dizajnuara për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të zgjedhur ose të përgjithshëm për arsyet e aktivitetit dhe mbështetjen e BE-së për atë aktivitet në vend ose rajonin përkatës, si dhe rezultatet dhe ndikimin e kësaj mbështetjeje.

Aplikuesit duhet t’u përmbahen objektivave dhe prioriteteve dhe të garantojnë vizibilitetin e financimit të BE-së (shih Doracakun për Vizibilitetin dhe Komunikim për aktivitetet e jashtme të BE-së, i përcaktuar dhe publikuar nga Komisioni Evropian në http://ec.europa.eu/europeaid/funding/communication-and-visibility-manual-eu-external-actions_en ).

Numri i aplikimeve dhe granteve për aplikues

Aplikuesit nuk mund të paraqesin më shumë se një aplikim në këtë Thirrje për Propozime.

Aplikuesit nuk mund t’i jepet më shumë se një grant nga kjo Thirrje për Propozime.

Aplikuesi nuk mund të jetë bashkë-aplikues ose një njësi e lidhur në një aplikim tjetër në të njëjtën kohë.

Aplikuesi nuk mund të paraqesë më shumë se një aplikim në këtë Thirrje për Propozime.

Bashkë-aplikuesi/subjekti i ndërlidhur nuk mund të marrë më shumë se një grant nën këtë Thirrje për Propozime.

Bashkë-aplikues/subjekt i ndërlidhur mund të jetë bashkë-aplikues ose subjekt i ndërlidhur në një aplikacion tjetër në të njëjtën kohë.

2.1.5 Kostot e kualifikuara: kostot që mund të përfshihen

Page 13: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 13 nga 30

Vetëm 'shpenzimet e lejuara' mund të mbulohen me grant. Kategoritë e shpenzimeve të kualifikuara dhe jo të kualifikuara janë treguar më poshtë. Buxheti është edhe një vlerësim i shpenzimeve dhe një kufi i epërm për 'shpenzimet e kualifikuara".

Rimbursimi i kostove të kualifikuara mund të bazohet në ndonjë nga format e mëposhtme ose kombinim i tyre:

− shpenzime aktuale të Përfituesve dhe subjekteve të ndërlidhura

− një ose më shumë opsione të kostove të thjeshtuara.

Opsionet e kostove të thjeshtuara mund të marrin formën e:

− kostot për njësi: që mbulon të gjitha ose disa kategori specifike të kostove të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht iu është caktuar sasia për njësi.

− pagesa të përgjithshme: që mbulojnë në terme globale të gjitha ose disa kategori specifike të shpenzimeve të pranueshme të cilat janë identifikuar paraprakisht në mënyrë të qartë.

− financimi fiks: që mbulon kategoritë specifike të shpenzimeve të pranueshme të cilat janë identifikuar në mënyrë të qartë paraprakisht duke aplikuar një përqindje të caktuar ex ante.

Shumat ose normat duhet të bazohen në vlerësime të përafërta duke përdorur të dhëna objektive të tilla si të dhënat statistikore ose çdo mjet tjetër objektiv ose duke iu referuar të dhënave të certifikuara ose të auditueshme historike të aplikuesve apo të subjekteve të lidhura. Metodat e përdorura për të përcaktuar shumat ose normat e kostos për njësi, shumat e përgjithshme ose normat e sheshta duhet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura në Aneksin K, dhe në veçanti të sigurojnë që shpenzimet korrespondojnë në mënyrë të drejtë me kostot aktuale të shkaktuara Përfituesit të Grantit dhe njësive të lidhura, janë në përputhje me praktikat e tyre të kontabilitetit, nuk ka asnjë përfitim dhe shpenzimet nuk mbulohen tashmë nga burime të tjera të financimit (jo financim të dyfishtë). Referojuni Aneksit K për udhëzime dhe një listë e plotë e kontrolleve për të vlerësuar kushtet minimale të nevojshme që ofrojnë siguri të arsyeshme për pranimin e shumave të propozuara.

Aplikuesi i cili propozon këtë formë të rimbursimit, duhet të tregojë në mënyrë të qartë në fletën punuese nr.1 të aneksit B, çdo titull/zë të shpenzimeve të pranueshme nga ky lloj i financimit, gjegjësisht duke ia shtuar referencën me shkronja të mëdha "KOSTO PËR NJËSI" (në muaj/fluturimi, etj.), "PAGESA TË PËRGJITHSHME" ose "TARIFË E FIKSUAR" në shtyllën e Njësisë. (shih shembullin në Aneksin K)

Përveç kësaj në Aneksin B, në shtyllën e dytë të fletës punuese nr. 2, "Arsyetimi i kostos së parashikuar" për secilin nga pika korresponduese apo kreut të buxhetit, aplikuesi duhet:

− të përshkruajë të dhënat dhe metodat e përdorura për të vendosur shumën e kostove për njësi, shumat e përgjithshme dhe/ose tarifat fikse, të cilave ata iu referohen, etj.

− të shpjegojë qartë formulat për llogaritjen e shumës përfundimtare të pranueshme5

− të identifikojë përfituesit që do të përdorin opsionin e kostos së thjeshtëzuar (në rast të subjektit të lidhur, të specifikojë pikë së pari përfituesit), me qëllim që të verifikojë shumën maksimale për çdo përfitues (e cila përfshin, nëse e zbatueshme, opsionin e kostos të thjeshtuar për subjektin e vet të lidhur)

5 Për shembull: - për shpenzimet e stafit: numri i orëve apo ditëve të punës * norma për orë ose norma ditore e para-vendosur në bazë të kategorisë së personelit përkatës, - për shpenzimet e udhëtimit: distanca në km * shpenzimet e para-përcaktuara të transportit për km; numri i ditëve * kompensimi i përditshëm i para-vendosur në bazë të vendit, - për kostot specifike që dalin nga organizimi i një ngjarjeje: numri i pjesëmarrësve në këtë ngjarje * kosto të para-përcaktuara totale për pjesëmarrës etj.

Page 14: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 14 nga 30

Në fazën kontraktuese, Autoriteti Kontraktues vendos nëse do të pranojë shumat e propozuara ose normat në bazë të buxhetit të përkohshëm të dorëzuar nga aplikuesi, duke analizuar të dhënat faktike të granteve të kryera nga aplikuesi ose nga veprime të ngjashme dhe duke kryer kontrolle të caktuara në Shtojcën K.

Shuma e përgjithshme e financimit në bazë të opsioneve të kostos të thjeshtuar që mund të autorizohen nga Autoriteti Kontraktues për ndonjë nga aplikuesit individualë (duke përfshirë opsionet e kostos të thjeshtuar të propozuara nga subjektet e tyre të lidhura) nuk mund t’i kalojë 60,000 Euro (kostot indirekte nuk janë marrë parasysh).

Rekomandimet për dhënien e grantit janë gjithmonë me kusht që kontrollet që paraprijnë nënshkrimin e kontratës nuk të zbulojë probleme që kërkojnë ndryshime në buxhet (të tilla si gabime aritmetike, pasaktësi, shpenzimet joreale dhe shpenzimet të pakualifikuara). Kontrollet mund të sjellin kërkesa për sqarime dhe mund të çojnë Autoritetin Kontraktues drejt imponimit të modifikimeve ose reduktimeve për të trajtuar gabime ose pasaktësi të tilla. Granti apo përqindja e bashkë-financimit të BE-së nuk mundur të rritet si rezultat i këtyre korrigjimeve.

Prandaj, është në interesin e aplikuesit të ofrojë një buxhet real dhe me kosto efektive.

Kostot direkte të kualifikuara

Për t’u kualifikuar për këtë Thirrje për Propozime, kostot duhet të jenë sipas dispozitave të Nenit 14 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës Standarde të Grantit (shih Shtojcën G të Udhëzimeve).

Aplikuesit (dhe aty ku vlen subjektet e tij të lidhura) pajtohen se verifikimi i shpenzimeve të referuara në nenin 15.7 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës Standarde për Grant (shih Shtojcën G të Udhëzimeve) do të kryhet nga Autoriteti Kontraktues ose ndonjë organ i jashtëm i autorizuar nga Komisioni Evropian/Autoriteti Kontraktues.

Fondi rezervë

Buxheti mund të përfshijë një fond rezervë që nuk është më shumë se 5% e shpenzimeve direkte të pranueshme të parashikuara. Mund të shfrytëzohet vetëm me autorizim paraprak me shkrim nga Autoriteti Kontraktues.

Kostot indirekte të kualifikuara

Shpenzimet indirekte të bëra për kryerjen e veprimit mund të jenë të kualifikueshme për financim me normë të sheshtë, por totali nuk duhet të kalojë 7% të totalit të kostove direkte të kualifikueshme të vlerësuara. Shpenzimet indirekte janë të pranueshme me kusht që ato nuk përfshijnë kostot e caktuar në një tjetër rubrikë të buxhetit në kontratën standarde për grante. Aplikuesit mund t’i kërkohet të justifikojë përqindjen e kërkuar para nënshkrimit të kontratës. Megjithatë, pas përcaktimit të tarifës fikse në kushtet e veçanta të kontratës standarde të grantit, nuk kërkohen dokumente mbështetëse.

Nëse ndonjë prej kandidatëve apo subjekteve të ndërlidhura është duke marrë një grant operativ të financuar nga BE-ja, nuk mundet t’i përfshijë shpenzimet indirekte në kostot direkte të bëra në kuadër të buxhetit të propozuar për veprim.

Kontribute në natyrë

Kontribut në natyrë do të thotë ofrimi i mallrave apo shërbimeve për përfituesit apo subjektet e ndërlidhura pa pagesë nga një palë e tretë. Derisa kontributet në natyrë nuk përfshijnë asnjë shpenzim për përfituesit apo subjektet e lidhura, ato nuk janë kosto të pranueshme.

Kontributet në natyrë nuk mund të trajtohen si bashkëfinancim.

Megjithatë, në qoftë se përshkrimi i aktivitetit të propozuar përfshin kontribute në natyrë, kontributet duhet të bëhen.

Page 15: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 15 nga 30

Kostot të pakualifikueshme

Kostot e mëposhtme nuk kualifikohen:

− borxhe dhe tarifat e shërbimit të borxhit (interesat);

− provizione për humbje ose detyrime të ardhshme potenciale;

− kosto të deklaruara nga Përfituesi dhe të financuara nga një veprim apo program pune tjetër që ka

marrë grant nga BE-ja (përfshi edhe ato në FEZH);

− blerje, qira ose lizing i tokës ose ndërtesave ekzistuese, me përjashtim kur është e nevojshme për

zbatimin e drejtpërdrejtë të veprimit, në të cilin rast pronësia duhet të transferohet te përfituesit

përfundimtarë dhe/ose partnerët lokalë, më së voni deri në fund të veprimit;

− kostot për shkëmbime, detyrime dhe humbje të këmbimit që lidhen me të gjitha llogaritë në euro për

komponentët specifike, si dhe shpenzime të tjera thjesht financiare;

− taksat, duke përfshirë tatimin e vlerës së shtuar;

− kredi për palët e treta përveç nëse specifikohet ndryshe në Kushtet e Veçanta;

− blerjet e pajisjeve të përdorura;

− gjoba, ndëshkime financiare dhe shpenzimet për proceset gjyqësore;

− kontribute në natyrë;

− shpenzimet operative;

− detyrime bankare, kostot për garanci dhe detyrime të ngjashme;

− detyrimet e importit ose doganore, ose çdo detyrim tjetër;

− shpenzimet në rrogat e personelit në administratën e vendit.

2.2 SI TË APLIKONI DHE PROCEDURAT QË DUHET NDJEKUR Regjistrimi paraprak në PADOR është i detyrueshëm për këtë Thirrje për Propozime.

Faza 1, koncepti: Regjistrimi në PADOR është i detyrueshëm për aplikuesin për grante më të mëdha se 60,000 euro.

Regjistrimi është opsional por shumë i rekomanduar për:

− Aplikuesi për grant prej 60,000 euro ose më pak;

bashkë-aplikuesi(t) dhe subjekti i ndërlidhur/subjektet e ndërlidhura.

Faza 2, propozim i plotë: Regjistrimi në PADOR është i detyrueshëm për të gjithë aplikuesit e parazgjedhur dhe subjektet e tyre të ndërlidhura.

PADOR është një bazë informatash online ku regjistrohen organizata dhe përditësohen të dhënat e tyre rregullisht, nëpërmjet faqes së internetit EuropeAid: http://ec.europa.eu/europeaid/pador.

Para se të filloni të regjistroni organizatën tuaj në PADOR, ju lutem lexoni 'udhëzuesin e shpejtë' në faqen e internetit. Ky shpjegon procesin e regjistrimit.

Rekomandohet gjithsesi që të regjistroheni në PADOR kur të filloni hartimin e propozimin tuaj dhe jo të prisni deri pak para afatit të fundit të dorëzimit.

Në versionin e shtypur në letër të propozimit ju duhet të jepni EuropeAid ID-në tuaj (numri i identifikimit EID). Për të marrë këtë nr. ID, organizata juaj duhet të hyjë në PADOR për të regjistruar, ruajtur dhe

Page 16: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 16 nga 30

'nënshkruar' të dhëna të caktuara të detyrueshme (rubrikat në ngjyrë portokalli në çdo ekran) dhe dokumentet e lidhura (shih seksionin 2.4).

Megjithatë, në qoftë se është e pamundur për një organizatë për t’u regjistruar në PADOR, ajo duhet të paraqesë një justifikim që provon se kjo pamundësi është e përgjithshme dhe jashtë kontrollit të aplikuesve dhe/ose subjekteve të saj të ndërlidhura. Në raste të tilla, aplikuesit dhe/ose njësitë e ndërlidhura në fjalë duhet të mbushin formularin6 e shtypur të PADOR të bashkëngjitur në këto Udhëzime dhe ta dërgojnë atë brenda afatit të dorëzimit, së bashku me aplikimin, në adresën e treguar në seksionet 2.2.2 dhe 2.2.6. Regjistrimi në PADOR do të kryhet nga shërbimi i Komisionit Evropian që kryeson këtë Thirrje për Propozime. Nëse, në një fazë të mëvonshme, organizata dëshiron t’i përditësojë vetë të dhënat e saj, ajo do të duhet të dërgojë një kërkesë për qasje shërbimit të ndihmës së PADOR-it.

Të gjitha pyetjet në lidhje me regjistrimin në PADOR duhet t'i drejtohen shërbimit të ndihmës së PADOR-it në: mailto:[email protected].

2.2.1 Përmbajtja e Koncept Notës

Aplikimet duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet e koncept notës në Formularin e Aplikimit për Grant aneksuar këtyre Udhëzimeve (Aneksi A).

Aplikuesit duhet të aplikojnë në gjuhën angleze.

Tek koncept nota, aplikuesit duhet vetëm të japin një vlerësim të shumës së kontributit të kërkuar nga Autoriteti Kontraktues dhe të një përqindje treguese të atij kontributi në lidhje me shumën e përgjithshme të Aktivitetit. Vetëm aplikuesit që do ftohen të dorëzojnë një aplikacion të plotë në fazën e dytë obligohen të paraqesin një buxhet të detajuar. Elementet e paraqitura tek koncepti nuk mund të modifikohet nga aplikuesi në formularin e aplikimit të plotë. Kontributi i BE-së nuk mund të ndryshojë nga vlerësimi fillestar me më shumë se 20%. Aplikuesit janë të lirë të përshtatin përqindjen e bashkëfinancimit të kërkuar brenda vlerave minimale dhe maksimale të shumës dhe përqindjeve të bashkëfinancimit, siç përcaktojnë këto Udhëzime në seksionin 1.3. Kontributet e vetë aplikuesve mund të zëvendësohen nga kontributet e donatorëve të tjerë në çdo kohë.

Çdo gabim apo mospërputhje e madhe në lidhje me pikat e listuara në udhëzimet e koncept notës mund të çojë në refuzimin e koncept notës.

Qartësimet do të kërkohen vetëm atëherë kur të dhënat e ofruara nuk mjaftojnë për një vlerësim objektiv.

Koncept notat e shkruara me dorë nuk do të pranohen.

Ju lutem vini re se do të vlerësohet vetëm formulari i koncept notës. Prandaj ka rëndësi tejet të madhe që ky dokument të përmbajë TËRË informacionin përkatës në lidhje me aktivitetin. Nuk ka shtojca tjera që duhet të dërgohen.

2.2.2 Ku dhe si ta dërgoni Koncept Notën

Koncept nota së bashku me listën e plotë kontrolluese dhe Deklaratën e aplikuesit (që gjendet në Pjesën A seksioni 2 dhe 3 i formularit për aplikim për grante) duhet të dorëzohen në një origjinal dhe 3 kopje në madhësi A4, të lidhura ndarazi.

Duhet të dorëzohet edhe një version elektronik i koncept notës. Duhet të përfshihet një CD-Rom me Koncept Notën në formë elektronike, së bashku me versionin e shtypur, në një zarf të mbyllur siç përshkruhet më poshtë. Formati elektronik duhet të përmbajë saktësisht të njëjtën kërkesë si versioni i shtypur në letër.

6 Që korrespondon me Seksionet 3 dhe 4 të Pjesës B të formularit të aplikimit.

Page 17: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 17 nga 30

Kur Aplikuesit dërgojnë disa Koncept Nota të ndryshme (nëse kjo lejohet nga Udhëzimet e Thirrjes), secili duhet dërguar veçmas.

Zarfi i jashtëm duhet të tregojë numrin e referencës dhe titullin e thirrjes për propozime, së bashku me titullin dhe numrin e lotit, emrin e plotë dhe adresën e aplikuesit, dhe fjalët "Të mos hapet para sesionit të hapjes".

Koncepti duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur me postë, shërbime private korrier ose me dorë (një vërtetim i nënshkruar dhe me datë të pranimit do të jepet për dorëzuesit) në adresën e mëposhtme:

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit Rruga Kosova 1, Kutia Postare 331, Prishtinë 10000, Kosovë

Aplikimet e dërguara me çfarëdo mjeti tjetër (p.sh. me faks ose me e-mail) ose të dërguara në adresë tjetër do të refuzohen.

Aplikuesit duhet të verifikojnë se Koncept Nota e tyre është e plotë duke përdorur Listën kontrolluese për koncept notë (Pjesa A seksioni 2 i formularit të aplikimit për grant). Koncept notat e pakompletuara mund të refuzohen.

2.2.3 Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës

Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës është 03 korrik 2015, siç do të dëshmohet nga data e dërgimit, vula postare ose nga data e dëshmisë së depozitit. Në rastin e dërgesave me dorë, afati i fundit për pranim është në orën 16:00 sipas kohës lokale, siç do dëshmohet nga fleta e pranimit e nënshkruar dhe e datuar. Çdo Koncept Notë e dorëzuar pas afatit do të refuzohet.

Megjithatë, për shkak të efikasitetit administrativ, Autoriteti Kontraktues mund të refuzojë cilëndo koncept notë të dërguar me kohë, por për të pranuar pas hyrjes në fuqi të miratimit të vlerësimit të Koncept Notës (shih kalendarin indikativ në seksionin 2.5.2).

2.2.4 Informata të mëtejshme për Koncept Notën

Për këtë Thirrje për Propozime do të mbahet një seancë për informim në qershor/korrik 2015 dhe data e saktë, vendi dhe koha do të publikohen në fpërputhje me rrethanat.

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail ose me faks jo më vonë se 21 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e Koncept Notës në adresën(at) e mëposhtme, duke treguar në mënyrë të qartë referencën e Thirrjes për Propozime:

E-mail adresa: [email protected] (Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit)

Numri i faksit: +381 38 5131 307

Autoriteti Kontraktues nuk është e obliguar të japë sqarime për pyetjet e marra pas kësaj date.

Përgjigjet do të jepen jo më vonë se 11 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e Konceptit Notës.

Për të siguruar trajtimin e barabartë të aplikuesve, Autoriteti Kontraktues nuk mund të japë një mendim paraprak për pranueshmërinë e aplikuesve, ose subjekteve të lidhura, të një veprimi ose aktiviteti të caktuar.

Pyetjet që mund të jenë relevante për aplikuesit e tjerë, së bashku me përgjigjet dhe njoftimet e tjera të rëndësishme në rrjedhën e procedurës së vlerësimit, do të publikohen në faqen e internetit të EuropeAid https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome, sipas nevojës. Prandaj është e këshillueshme ta vizitoni rregullisht faqen e internetit në fjalë në mënyrë që të informoheni me pyetjet dhe përgjigjet e publikuara.

Page 18: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 18 nga 30

Të gjitha pyetjet në lidhje me regjistrimin në PADOR duhet t'i drejtohen shërbimit të ndihmës së PADOR-it në:

[email protected]

2.2.5 Formularët e aplikimit të plotë

Një aplikues i ftuar të dorëzojë një aplikim të plotë pas përzgjedhjes së Koncept Notës së tij, duhet ta bëjë këtë duke përdorur pjesën B të formularit të aplikimit në shtojcën e këtyre udhëzimeve (Shtojca A). Aplikuesit duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte formatit të formularit të aplikimit dhe t’i mbushin paragrafët dhe faqet me rend.

Elementet e përvijuara në Koncept Notë nuk mund të modifikohen nga aplikuesi në formularin e aplikimit të plotë. Kontributi i BE-së nuk mund të ndryshojnë nga vlerësimi fillestar me më shumë se 20%, edhe pse aplikuesit janë të lirë të përshtatin përqindjen e bashkëfinancimit të kërkuar brenda vlerave minimale dhe maksimale të shumës dhe përqindjeve të bashkëfinancimit, siç përcaktojnë këto Udhëzime në seksionin 1.3.

Aplikuesit duhet ta dorëzojnë aplikimin në të njëjtën gjuhë si Koncept Notën.

Ju lutemi ta plotësoni aplikimin e plotë me kujdes dhe sa më qartë në mënyrë që të vlerësohet si duhet.

Çdo lëshim në lidhje me pikat në listën kontrolluese (Pjesa B, Seksioni 7 i formularit të aplikimit për grant) ose çdo mospërputhje e madhe në formularin e aplikimit (p.sh. nëse shumat në fletën punuese të buxhetit nuk përputhen) mund të çojë në refuzimin e aplikimit.

Sqarime do të kërkohen vetëm kur informacioni i dhënë është i paqartë dhe në këtë mënyrë pengon Autoritetin Kontraktues për kryerjen e një vlerësim objektiv.

Aplikimet e shkruara me dorë nuk do të pranohen.

Ju lutem vini re se do vetëm formulari aplikimit dhe shtojcat e publikuara të cilat duhet të mbushen (buxheti, korniza logjike) do t’u kalohen vlerësuesve. Prandaj ka rëndësi të madhe që ky dokument të përmbajë të gjithë informacionin përkatës në lidhje me veprimin. Nuk ka anekse shtesë që duhet të dërgohen.

2.2.6 Ku dhe si ta dërgoni formularin e aplikimit të plotë

Aplikacioni duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur përmes postës, shërbimeve private të dërgesave ose me dorë (një vërtetim i nënshkruar dhe me datë të pranimit do të jepet për dorëzuesit) në adresën e mëposhtme:

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit Rruga Kosova 1, Kutia Postare 331, Prishtinë 10000, Kosovë

Aplikimet e dërguara në çfarëdo mënyre tjetër (p.sh. me faks ose me e-mail) ose të dërguara në adresë tjetër do të refuzohen.

Aplikimet duhet të dorëzohen në një origjinal dhe 3 (tre) kopje të formatit A4, secila e lidhur. Formulari i plotë i aplikimit, buxheti dhe korniza logjike duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike (CD-Rom) në një file të veçantë dhe unik (p.sh. formulari i aplikimit nuk duhet të jetë i ndarë në disa file të ndryshme). Formati elektronik duhet të përmbajë saktësisht të njëjtën kërkesë si versioni i shtypur në letër.

Lista kontrolluese (Seksioni 7 i pjesës B të formularit të aplikimit për grant) dhe Deklarata e aplikuesit (seksioni 8 i pjesës B të formularit të aplikimit për grant) duhet të kapet veçmas dhe të mbyllet në zarf.

Kur Aplikuesit dërgojnë disa aplikime të ndryshme (nëse kjo lejohet nga Udhëzimet e Thirrjes), secili duhet dërguar veçmas.

Zarfi i jashtëm duhet të tregojë numrin e referencës dhe titullin e Thirrjes për Propozime, së bashku me titullin dhe numrin e lotit, emrin e plotë dhe adresën e aplikuesit, dhe fjalët "Të mos hapet para sesionit të hapjes".

Page 19: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 19 nga 30

Aplikuesi duhet të verifikojë se aplikimi është i plotë duke përdorur listën e kontrollit (seksioni 7 i pjesës B të formularit për aplikim për grant). Aplikimet e pakompletuara mund të refuzohen.

2.2.7 Afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të aplikimit të plotë

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve do të tregohet në letrën dërguar aplikuesve aplikimi i të cilëve është para-zgjedhur.

Megjithatë, për arsye të efikasitetit administrativ, Autoriteti Kontraktues mund të refuzojë çdo kërkesë dërguar në kohën e duhur, por të marrë pas datës së miratimit të raportit të vlerësimit të aplikimeve të plota (shih kalendarin indikativ sipas seksionit 2.5.2)

2.2.8 Informata të mëtejshme për formularin e aplikimit të plotë

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail (ose me faks) jo më vonë se 21 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e koncept notës në adresën e mëposhtme, duke treguar në mënyrë të qartë referencën e Thirrjes për Propozime:

E-mail adresa: [email protected] (Seksioni i Financës, Kontratave dhe Auditimit)

Numri i faksit: +381 38 5131 307

Autoriteti Kontraktues nuk është e obliguar të japë sqarime për pyetjet e marra pas kësaj date.

Përgjigjet do të jepen jo më vonë se 11 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e aplikimit.

Për të siguruar trajtimin e barabartë të aplikuesve, Autoriteti Kontraktues nuk mund të japë një mendim paraprak për pranueshmërinë e aplikuesve, ose subjekteve të lidhura, të një veprimi ose veprimtarie të veçantë.

Nuk do të ketë përgjigje individuale. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet si dhe njoftimet e tjera të rëndësishme në rrjedhën e procedurës së vlerësimit, do të publikohen në faqen e internetithttps://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome . Prandaj është e këshillueshme ta vizitoni rregullisht faqen e internetit në fjalë në mënyrë që të informoheni me pyetjet dhe përgjigjet e publikuara.

2.3 VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA E APLIKIMEVE Aplikimet do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Autoriteti Kontraktues me ndihmën e mundshme të vlerësuesve të jashtëm. Të gjitha veprimet e paraqitura nga aplikuesit do të vlerësohen sipas hapave dhe kritereve të mëposhtme.

Nëse ekzaminimi i aplikimit zbulon se aktiviteti i propozuar nuk i plotëson kriteret e kualifikimit të përcaktuara në paragrafin 2.1, aplikimi do të refuzohet vetëm mbi në këtë bazë.

Page 20: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 20 nga 30

(1) HAPI 1: HAPI 1: HAPJA DHE KONTROLLET ADMINISTRATIVE DHE VLERËSIMI I KONCEPT NOTËS

Do të vlerësohet si më poshtë:

• Pajtueshmëria me afatin e dorëzimit. Në qoftë se afati nuk është respektuar, aplikimi do të refuzohet automatikisht.

• Koncept Nota përmbush të gjitha kriteret e specifikuara në pikat 1-5 të listës kontrolluese (seksioni 2 i pjesës A i formularit për grante). Nëse ndonjë nga informacionet e kërkuara mungon ose është i pasaktë, aplikimi mund të refuzohet vetëm mbi këtë bazë dhe aplikimi nuk do të vlerësohet më tej.

Koncept Notat që kalojnë kontrollin e parë administrative do të vlerësohen sipas rëndësisë dhe projektimit të veprimit të propozuar.

Koncept Nota do të marrë një rezultat të përgjithshëm nga 50 pikë të mundshme duke përdorur matricën e mëposhtme të vlerësimit. Vlerësimi do të kontrollojë edhe përputhjen me udhëzimet mbi Koncept notën, të cilat mund të gjenden në pjesën A të Formularit të Aplikimit.

Kriteret e vlerësimit janë të ndarë në rubrikë dhe nënrubrikë. Çdo nënrubrikë do t’i jepet një rezultat në mes të 1 dhe 5 si vijon: 1 = shm. dobët; 2 = dobët; 3 = adekuate; 4 = mirë; 5 = shm. mirë.

Rezultati

1. Rëndësia e aktivitetit Nën-rezultati

30

1.1 Sa relevant është propozimi ndaj objektivave dhe prioriteteve të Thirrjes për Propozime?*

5x2**

1.2 Sa relevant është propozimi ndaj nevojave të veçanta dhe kufizimeve të vendit ose rajonit të synuar (duke përfshirë sinergjinë me iniciativa të tjera të BE-së dhe shmangien e dyfishimeve)?

5x2*

1.3 Me sa qartësi dhe sens strategjik janë zgjedhur subjektet e përfshira (përfituesit përfundimtarë, grupet e synuara)? A janë përcaktuar qartë nevojat e tyre dhe a i adreson propozimi ato në mënyrën e duhur?

5

1.4 A përmban propozimi elemente specifike me vlerë të shtuar, si çështjet mjedisore, promovimi i barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta, nevojat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e pakicave dhe të drejtat e popullsive indigjene, ose inovacion dhe praktikat më të mira?

5

2. Projektimi i aktivitetit Nën-rezultati

20

2.1 Sa koherent është projekti i përgjithshëm i aktivitetit?

Në veçanti, a reflekton analizën e problemeve në fjalë dhe të grupeve relevante të interesit?

5x2**

2.2 A është veprimi i realizueshëm dhe konsistent ndaj objektivave dhe rezultateve të pritshme?

5x2**

GJITHSEJ PIKËT 50

Page 21: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 21 nga 30

** këto rezultate janë shumëzuar me 2 për shkak të rëndësisë së tyre

Pasi të gjitha Koncept Notat të jenë vlerësuar, do të hartohet një listë me aktivitetet e propozuara të renditura sipas rezultatit të tyre total.

Së pari, vetëm Koncept Notat me një rezultat prej të paktën 30 pikë do të merren parasysh për para- përzgjedhje.

Së dyti, numri i Konceptit Notave do të reduktohet, duke marrë parasysh renditjen, me numrin e Koncept Notave shuma e kërkuar e përgjithshme agregate e të cilave është e barabartë me të paktën 200% të buxhetit në dispozicion për këtë Thirrje për Propozime. Shuma e kontributeve të kërkuara të secilit koncept do të bazohet në mjetet indikative financiare për secilën pjesë.

Pas vlerësimit të Konceptit Notave, Autoriteti kontraktues do të dërgojë letra për të gjithë aplikuesit, ku do tregohet nëse aplikimi i tyre është paraqitur brenda afatit , duke i informuar ata për numrin e referencës që i kanë ndarë, nëse koncept nota është vlerësuar dhe rezultatet e atij vlerësimi. Aplikuesit e përzgjedhur do të ftohen më pas për ta dorëzuar aplikacionin e plotë.

Page 22: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 22 nga 30

(2) HAPI 2: VLERËSIMI I APLIKACIONIT TË PLOTË

Së pari, do të vlerësohet si më poshtë:

• Pajtueshmëria me afatin e dorëzimit. Në qoftë se afati nuk është respektuar, aplikimi do të refuzohet automatikisht.

• Koncept Nota përmbush të gjitha kriteret e specifikuara në pikat 1-9 të listës kontrolluese (seksioni 7 i pjesës A i formularit për grante). Nëse ndonjë nga informacionet e kërkuara mungon ose është i pasaktë, aplikimi mund të refuzohet vetëm mbi këtë bazë dhe aplikimi nuk do të vlerësohet më tej.

Cilësia e aplikimeve, duke përfshirë buxhetin e propozuar dhe kapacitetin e aplikuesit dhe të subjektit të lidhur, do të vlerësohen duke përdorur kriteret e vlerësimit me matricën e vlerësimit më poshtë. Ka dy lloje të kritereve të vlerësimit: kriteret e përzgjedhjes dhe të dhënies.

Kriteret e përzgjedhjes ndihmojnë për të vlerësuar kapacitetet operacionale të aplikuesit dhe subjektit të lidhur dhe kapacitetin financiar të aplikuesit për t’u siguruar që ata:

• kanë burime të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të financave për të vazhduar aktivitetin e tyre gjatë gjithë veprimit të propozuar dhe, kur është e përshtatshme, për të marrë pjesë në financimin e tij;

• kanë kapacitet të menaxhimit, aftësi profesionale dhe kualifikimet e nevojshme për të përfunduar me sukses veprimin e propozuar. Kjo vlen edhe për çdo subjekt(e) të lidhur(a) të aplikuesve.

Kriteret e dhënies ndihmojnë për të vlerësuar cilësinë e aplikimeve në lidhje me objektivat dhe prioritetet, dhe për dhënien e granteve për projekte të cilat rrisin efektivitetin e përgjithshëm të Thirrjes për Propozime. Ato ndihmojnë për të zgjedhur aplikime të cilat Autoriteti Kontraktues mund të jetë i sigurt se do të jenë në përputhje me objektivat dhe prioritetet e tij. Ato mbulojnë rëndësinë e veprimit, konsistencën e tij me objektivat e Thirrjes për Propozime, cilësinë, ndikimet e pritshme, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e kostove.

Pikët

Matrica e vlerësimi është ndarë në seksione dhe nënseksione. Çdo nënrubrikë do t’i jepet një rezultat në mes të 1 dhe 5 si vijon: 1 = shm. dobët; 2 = dobët; 3 = adekuate; 4 = mirë; 5 = shm. mirë.

Matrica e vlerësimit

Seksioni Pikët maksimale

1. Kapaciteti financiar dhe operativ 20

1.1 A ka aplikuesi dhe, nëse është e zbatueshme, subjekti i lidhur ekspertizë të mjaftueshme të menaxhimit të projekteve?

5

1.2 A ka aplikuesi ose, sipas rastit, subjekti i lidhur, ekspertizë të mjaftueshme teknike? (sidomos njohuri mbi çështjet që do adresohen.)

5

1.3 A ka aplikuesi ose, sipas rastit, subjekti i lidhur, kapacitet të mjaftueshëm menaxhimi? (duke përfshirë stafin, pajisjet dhe aftësinë për të drejtuar buxhetin e veprimit)?

5

1.4 A ka aplikuesi burime financimi të qëndrueshme dhe të mjaftueshme? 5

2. Rëndësia e aktivitetit 30

Page 23: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 23 nga 30

Pikët e transferuara nga vlerësimi i Koncept Notës

3. Efikasiteti dhe fizibiliteti i aktivitetit 20

3.1 A janë veprimet e propozuara të përshtatshme, praktike dhe konsistente me objektivat dhe rezultatet e pritshme?

5

3.2 A është plani i veprimit i qartë dhe i realizueshëm? 5

3.3 A përmban propozimi tregues të verifikueshëm në mënyrë objektive mbi arritjet e veprimit? A është planifikuar vlerësimi?

5

3.4 A është niveli i përfshirjes në veprim të bashkë-aplikuesit dhe subjekteve të lidhura i kënaqshëm?

5

4. Qëndrueshmëria e aktivitetit 15

4.1 A ka gjasa që aktiviteti të ketë ndikim të prekshëm mbi grupet e synuara? 5

4.2 A ka gjasa që aktiviteti të ketë shumëfishim të efekteve? (dukë përfshirë mundësitë për replikim, zgjerim dhe ndarje informacioni.)

5

4.3 A janë të qëndrueshme rezultatet e pritshme të veprimit të propozuar?:

- financiarisht (si do të financohen aktivitetet pas përfundimit të financimit?)

- institucionalisht (a do jenë në vend në fund të veprimit strukturat që lejojnë aktivitetet? A do ketë pronësi lokale të rezultateve të veprimit?)

- në nivel politikash (ku vlen) (cili do jetë ndikimi strukturor i veprimit — p.sh. a do sjellë përmirësim të legjislacionit, kodeve etike, metodave, etj?)

- në aspektin mjedisor (nëse vlen) (a do ketë veprimi ndikim negativ/pozitiv mbi mjedisin?)

5

5. Buxheti dhe efikasiteti i kostove të veprimit 15

5.1 A janë pasqyruar aktivitetet si duhet në buxhet? / 5

5.2 A është raporti mes shpenzimeve të pritshme dhe rezultateve të pritshme i kënaqshëm? / 10

Pikët maksimale totale 100

Shënim mbi seksionin 1. Kapaciteti financiar dhe operativ

Nëse rezultati i përgjithshëm për seksionin 1 është më pak se 12 pikë, aplikacioni do të refuzohet. Nëse rezultati për të paktën një nga nënseksionet në seksionin 1 është 1, aplikimi gjithashtu do të refuzohet.

Zgjedhja e Përkohshme

Pas vlerësimit, do të hartohet një tabelë duke renditur aplikimet sipas rezultatit të tyre dhe brenda kufijve të fondeve në dispozicion. Përveç kësaj, një listë rezervë do të hartohet me të njëjtat kritere që duhet të

Page 24: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 24 nga 30

përdoren në qoftë se do vihen në dispozicion më shumë fonde gjatë periudhës së vlefshmërisë së listës rezervë.

Page 25: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 25 nga 30

(3) HAPI 3: VERIFIKIMI I KUALIFIKIMIT TË APLIKUESIT DHE SUBJEKTEVE TË LIDHURA

Verifikimi i kualifikimit, në bazë të dokumenteve mbështetëse të kërkuara nga Autoriteti Kontraktues (shih seksionin 2.4) do të kryhet vetëm për aplikimet që janë përzgjedhur përkohësisht në përputhje me rezultatin e tyre dhe në kuadër të paketës financiare në dispozicion.

• Deklarata nga aplikuesi (seksioni 8 i pjesës B i formularit të aplikimit për grant) do të kontrollohet me dokumentet mbështetëse të ofruara nga aplikuesi. Çdo dokument mbështetës që mungon ose ndonjë mospërputhje midis Deklaratës së aplikuesit dhe dokumenteve mbështetëse, mund të çojë në refuzimin e aplikimit vetëm mbi këtë bazë.

• Kualifikimi i aplikuesve, subjekteve të lidhura dhe veprimit do të verifikohet në bazë të kritereve të përcaktuara në seksionet 2.1.1, 2.1.2 dhe 2.1.3.

Çdo aplikim i refuzuar do të zëvendësohet nga aplikimi i radhës në listën rezervë në kuadër të paketës financiare në dispozicion.

Page 26: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 26 nga 30

2.4 DORËZIMI I DOKUMENTEVE MBËSHTETËSE PËR APLIKIMET E PËRZGJEDHURA PËRKOHËSISHT

Aplikues që është zgjedhur përkohësisht ose është vendosur në listën rezervë do të informohet me shkrim nga Autoriteti Kontraktues. Atij do t’i kërkohet të ofrojë dokumentet e mëposhtme për të verifikuar kualifikimin e Aplikuesit, (nëse ka) të bashkë-aplikuesit dhe (nëse ka) të subjekteve të lidhura7:

Dokumentet mbështetëse mund/duhet të jenë të siguruara përmes PADOR, shih seksionin 2.2.

1. Statutet apo deklaratat për bashkim të aplikuesve, (nëse ka) për çdo bashkë-aplikues dhe (nëse ka) të çdo njësie të lidhur8. Kur Autoriteti Kontraktues ka njohur të drejtën e aplikuesit ose bashkë-aplikuesit ose subjekteve të lidhura për një tjetër ftesë për propozime nën të njëjtën linjë të buxhetit brenda 2 viteve para afatit të fundit për pranimin e aplikimeve, aplikuesi mund të paraqesë, në vend të statutit të tij, një kopje të dokumentit që vërteton kualifikimin në një Thirrje të mëparshme (p.sh. një kopje të kushteve të veçanta të kontratës së grantit të pranuara gjatë periudhës referuese), përveç nëse ndërkohë ka ndryshime në statusin ligjor9. Ky detyrim nuk zbatohet për organizatat ndërkombëtare që kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë me Komisionin Evropian.

2. Një raport i auditimit të jashtëm i prodhuar nga një ekspert kontabël i miratuar, që vërteton llogaritë e aplikuesit për vitin e fundit financiar në dispozicion, kur shuma e përgjithshme e grantit tejkalon 750,000 EURO (100,000 EURO për një grant operativ), Raporti i jashtëm i auditimit nuk kërkohet nga asnjë (nëse ka) nga bashkë-aplikuesit.

3. Një kopje të llogarive të fundit të aplikuesit (llogaria e fitimit dhe humbjes dhe bilanci për vitin e fundit financiar për të cilin llogaritë janë mbyllur)10. Kopja e llogarisë së fundit nuk kërkohet as nga bashkë-aplikuesit (nëse ka) e as nga subjektet e lidhura (nëse ka).

4. Fleta e subjektit juridik (shih shtojcën D të këtyre Udhëzimeve) e kompletuar si duhet dhe e nënshkruar nga secili prej aplikuesve, pra aplikuesi dhe (nëse ka) nga secili bashkë-aplikues, e shoqëruar me dokumentet justifikuese që këtu kërkohen. Nëse aplikuesit e kanë nënshkruar tashmë një kontratë me Autoritetin Kontraktues, në vend të fletës së njësisë juridike dhe dokumenteve mbështetëse, mund të ofrohet numri i personit juridik, përveç nëse ka ndodhur një ndryshim i statusit ligjor ndërkohë.

5. Një formular identifikimi financiar i aplikuesit (jo bashkë-aplikuesit) konform modelit të bashkëlidhur në aneksin E të këtyre Udhëzimeve, i vërtetuar nga banka në të cilën do të bëhen pagesat. Kjo bankë duhet të gjendet në vendin ku aplikuesi është themeluar. Nëse aplikuesi ka dorëzuar një formular identifikimi financiar në të kaluarën për një kontratë, ku Komisioni Evropian ishte në krye të pagesave dhe ka për qëllim të përdorin të njëjtën llogari bankare, mund të ofrohet një kopje e formularit të mëparshëm të identifikimit financiar.

6. Një letër mbështetëse nga organizatat e lidhura që konfirmon gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në kuadër të projektit.

7 Asnjë dokument mbështetës nuk do të kërkohet për aplikime për një grant që nuk kalon 60000 EURO.

8 Ku aplikuesit dhe/ose subjekti i lidhur është një organ publik i krijuar me ligj, duhet të sigurohet një kopje e ligjit në fjalë.

9 Për t'u futur vetëm kur kushtet e përshtatshmërisë nuk kanë ndryshuar nga thirrje për propozime të tjera.

10 Ky detyrim nuk zbatohet për personat fizikë që kanë marrë një bursë apo që janë në nevojë më të madhe për marrjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, e as për organeve publike dhe organizatat ndërkombëtare. Ai nuk vlen as kur llogaritë janë praktikisht të njëjtat dokumente si raporti i auditorit të jashtëm, tashmë i dhënë në pajtim me seksionin 2.4.2.

Page 27: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 27 nga 30

7. Për aplikuesit që propozojnë nën-grantimin, nevojitet një dokument që demonstron përvojën e organizatës sa i përket nën-grantimit.

Nëse dokumentet e kërkuara mbështetëse nuk janë hedhur në PADOR ato duhet të ofrohen si origjinale, fotokopje të versioneve të skanuara (d.m.th. tregojnë vula, nënshkrime dhe data të lexueshme) të origjinaleve në fjalë. Sidoqoftë, fleta e subjektit juridik dhe formulari i identifikimit financiar duhet të dorëzohen gjithmonë në origjinal.

Kur këto dokumente nuk janë në njërën nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, duhet të bashkëngjitet përkthimi në anglisht i pjesëve relevante të dokumenteve që vërtetojnë kualifikimin e aplikuesit, me qëllim të analizimit të aplikacionit.

Kur këto dokumente janë në një gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian, rekomandohet që gjithsesiqë të sigurohet përkthimi në anglisht i pjesëve relevante të dokumenteve në mënyrë që të lehtësohet vlerësimi ku vërtetohet kualifikimi i aplikuesit.

Nëse dokumentet e mësipërme mbështetëse nuk ofrohen para afatit përfundimtar të treguar në kërkesën për dokumente mbështetëse të dërguan Aplikuesit nga Autoriteti Kontraktues, aplikimi mund të refuzohet.

Bazuar mbi verifikimin e dokumenteve mbështetëse, Komiteti i Vlerësimit do t’i japë rekomandimin final Autoritetit Kontraktues, i cili do të vendosë për dhënien e granteve.

Shënim: Nëse është e mundur që Autoriteti Kontraktues nuk është i kënaqur me fuqinë, fortësinë, dhe garancitë e ofruara nga një lidhje strukturore në mes aplikuesit dhe subjektit të lidhur me të, Autoriteti mund të kërkojë dorëzimin e dokumenteve që mungojnë për ta kthyer atë në bashkë-aplikues. Nëse të gjitha dokumentet që kishin munguar dorëzohen nga ana e bashkë-aplikuesit, dhe nëse kriteret e pranueshmërisë janë përmbushur, subjekti i cekur më lartë shndërrohet në bashkë-aplikues universal. Aplikuesi duhet ta dorëzojë aplikacionin e ndryshuar sipas rastit.

2.5 NJOFTIMI PËR VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES

2.5.1 Përmbajtja e vendimit

Aplikuesit do të informohen me shkrim mbi vendimin e Autoriteti Kontraktues në lidhje me aplikimin, dhe nëse refuzohet do t’i jepen arsyet e vendimit negativ.

Aplikuesi që beson se është dëmtuar nga ndonjë gabim ose parregullsi gjatë procesit të ndarjes mund të parashtrojë ankesë. Shih seksionin 2.4.15 të Udhëzuesit Praktik.

2.5.2 Orari i planit indikativ

DATA KOHA*

Takim informues (nëse ka) Qershor/korrik 2015 Konfirmohet më vonë

Afati i fundit për kërkesat për sqarime nga Autoriteti Kontraktues

13 korrik 2015 -

Data e fundit kur jepen sqarime nga Autoriteti Kontraktues

23 korrik 2015 -

Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notës 03 gusht 2015 ora 16:00

Informimi i aplikuesve mbi hapjen, kontrollet administrative dhe vlerësimin e koncept notës

gusht 2015* -

Page 28: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 28 nga 30

(Hapi 1)

Ftesa për të dorëzuar Formularin e Plotë për Aplikim

shtator 2015* -

Afati i fundit për dorëzimin e Formularit të Plotë të Aplikimit

Tetor 2015* -

Informim i aplikuesve mbi vlerësimin e Formularit të Plotë të Aplikimit (Hapi 2)11

nëntor 2015* -

Njoftimi i ndarjes (pas kontrollit të kualifikimit) (Hapi 3)

nëntor/dhjetor 2015* -

Nënshkrimi i kontratës12 nëntor/dhjetor 2015* -

*Data e Përkohshme. Të gjitha orët janë në zonën kohore të vendit të Autoritetit Kontraktues.

Ky plan indikativ mund të përditësohet nga Autoriteti Kontraktues gjatë procedurës. Në raste të tilla, plani i përditësuar do të bëhet publik në uebfaqen e EuropeAid http://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome.

2.6 KUSHTET PËR ZBATIM PAS VENDIMIT TË AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR TA DHËNË NJË GRANT Pas vendimit për të dhënë një grant, Përfituesit do t'i ofrohet një kontratë në bazë të kontratës për grante të Autoritetit Kontraktues (shih Shtojcën G të këtyre Udhëzimeve13). Me nënshkrimin e formularit të aplikimit (Shtojca A e këtyre Udhëzimeve), aplikuesit bien dakord, nëse u jepet një grant, të pranojnë kushtet kontraktuale të kontratës standarde të grantit.

Kontratat e zbatimit

Kur zbatimi i veprimit kërkon nga Përfituesi dhe (nëse ka) nga subjekti i tij i lidhur, të nënshkruajnë kontratat të prokurimit, këto kontrata duhet të lidhen në pajtim me Shtojcën IV e kontratës standarde për grant.

2.7 SISTEMI I PARALAJMËRIMIT TË HERSHËM DHE BAZA QENDRORE E TË DHËNAVE TË PËRJASHTIMIT Aplikuesit dhe, në qoftë se ata janë persona juridikë, personat që kanë kompetencat e përfaqësimit, vendimmarrjes ose kontrollit mbi ta, janë informuar se ata duhet të jenë në njërën prej situatave të përmendura në:

11 Keni parasysh se sipas rregulloreve financiare, në menaxhimin e drejtpërdrejt, njoftimet për aplikuesit për rezultatin e vlerësimit të aplikimeve të tyre duhet të jepen brenda 6 muajve pas afatit të dorëzimit të aplikacioneve të plota. Ky kufizim kohor mund të tejkalohet në raste të jashtëzakonshme, veçanërisht për aktivitete komplekse (përfshirë këtu edhe thirrjet me shumë përfitues), në rast të numri të madh të propozimeve ose në rast të vonesave të bëra nga aplikuesit.

12 Keni parasysh se sipas rregulloreve financiare, në menaxhimin e drejtpërdrejt, kontrata për grant duhet të nënshkruhet brenda 3 muajsh pas njoftimit vendimin e dhënies së kontratës. Ky kufizim kohor mund të tejkalohet në raste të jashtëzakonshme, veçanërisht për aktivitete komplekse (përfshirë këtu edhe thirrjet me shumë përfitues), në rast të numri të madh të propozimeve ose në rast të vonesave të bëra nga aplikuesit.

13 E plotësuar me dispozitat nën Shtojcën e3h11 ku së paku njëri prej përfituesve është organizatë ndërkombëtare.

Page 29: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 29 nga 30

- Vendimin e Komisionit të datës 16.12.2008 mbi Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm (SPH) për përdorimin e autorizimit të zyrtarëve të Komisionit dhe agjencive ekzekutive (OJ, L 344, 20.12.2008, f. 125) ose

- Rregullorja e Komisionit e datës 17.12.2008 mbi Bazën Qendrore të të Dhënave të Përjashtimit (CED) (OJ L344, 20.12.2008, f. 12),

të dhënat e tyre personale (emri, emri i dhënë (në qoftë person fizik), adresa, forma juridike dhe emri dhe emri i dhënë i personave me të drejtë të përfaqësimit, vendimmarrjes ose të kontrollit (nëse është person juridik) mund të regjistrohen vetëm në SPH ose edhe në SPH edhe në CED, dhe u komunikohen personave dhe subjekteve të listuara në Vendimin dhe Rregulloren e lartpërmendur, në lidhje me dhënien ose ekzekutimin e një marrëveshje granti apo vendimi.]

Page 30: Autoriteti Kontraktues Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ...eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/2015/... · promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave

Udhëzimet e EIDHR 2014 Faqe 30 nga 30

3. 3. LISTA E SHTOJCAVE

DOKUMENTACIONI QË DUHET PLOTËSUAR

Shtojca A: Formulari për aplikim për grant (formati në Word)

Shtojca B: Buxheti (formati në Excel)

Shtojca C: Korniza Logjike (formati në Excel)14

Shtojca D: Fleta e Subjektit Juridik15

Shtojca E: Formulari i identifikimit financiar

Shtojca F: Formulari për PADOR16

DOKUMENTET PËR INFORMIM

Shtojca G: Kontrata Standarde për Grante

- Shtojca II: Kushtet e përgjithshme - Shtojca IV: Procedurat e dhënies së kontratës - Shtojca V: Kërkesa standard për pagesë - Shtojca VI: Narrativi i modelit dhe raportit financiar - Shtojca VII: raporti model i gjetjeve faktike dhe termave të referencës për verifikimin e shpenzimeve

të një kontrate për grant për veprim të jashtëm të financuar nga BE - Shtojca VIII: Model i garancisë financiare - Shtojca IX: formular standard për transferimin e pronësisë së aseteve

Shtojca H: Normat e lejuara të shpenzimeve ditore (mëditje), i gjeni në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/perdiem_en

Shtojca K: Udhëzimet dhe Lista Kontrolluese për vlerësimin e buxhetit dhe opsionit të kostove të thjeshtuara.

Shtojca J: Të dhëna mbi regjimin tatimor në fuqi për kontratat për grant të nënshkruara sikur në këtë thirrje.

Adresa me udhëzime:

Udhëzimet e Menaxhimit të Ciklit të Projektit

http://ec.europa.eu/europeaid/aid-delivery-methods-project-cycle-management-guidelines-vol-1_en

Implementimi i kontratave për grante - Udhëzues

http://ec.europa.eu/europeaid/companion/document.do?nodeNumber=19&locale=en

Instrumente për financa

http://ec.europa.eu/europeaid/funding/procedures-beneficiary-countries-and-partners/financial-management-toolkit_en * * *

14 Opsionale, kur shuma totale e granteve që do të jepet në bazë të Thirrjes për Propozime është 100 000 Euro ose më pak.

15 E zbatueshme vetëm kur Komisioni Evropian është Autoriteti Kontraktues ose do të bëjë pagesat nën kontratat që nënshkruhen.

16 http://ec.europa.eu/europeaid/pador-line-form-0_en . Vlen vetëm për thirrjet nën menaxhim direkt kur përdoret PADOR.