“fehmi agani”...në ikje”, “fronti kaloi mbi çatitë tona”, “i pafund ishte oqeani”,...

46
UN F TEMA: MB VEPRA“ATAKËRK UDHËHEQË PROF. ASOC. DR. SIN GJAKOVË, 2019 NIVERSITETI IGJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME BIEMRI SI PJESË E LIGJËRATËS KONIN LUMTURINË”E VIKTOR C ËSI SHKENCOR: KANDIDATJA NDORELA DOLI-KRYEZIU MELISA TE CANOSINAJ A: GRABOVCI

Upload: others

Post on 14-Feb-2020

20 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

UNIVERSITETI IGJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: MBIEMRI SI PJESË E LIGJËRATËS TE

VEPRA“ATAKËRKONIN LUMTURINË”E VIKTOR CANOSINAJ

UDHËHEQËSI SHKENCOR: KANDIDATJA:

PROF. ASOC. DR. SINDORELA DOLI-KRYEZIU MELISA GRABOVCI

GJAKOVË, 2019

UNIVERSITETI IGJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: MBIEMRI SI PJESË E LIGJËRATËS TE

VEPRA“ATAKËRKONIN LUMTURINË”E VIKTOR CANOSINAJ

UDHËHEQËSI SHKENCOR: KANDIDATJA:

PROF. ASOC. DR. SINDORELA DOLI-KRYEZIU MELISA GRABOVCI

GJAKOVË, 2019

UNIVERSITETI IGJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: MBIEMRI SI PJESË E LIGJËRATËS TE

VEPRA“ATAKËRKONIN LUMTURINË”E VIKTOR CANOSINAJ

UDHËHEQËSI SHKENCOR: KANDIDATJA:

PROF. ASOC. DR. SINDORELA DOLI-KRYEZIU MELISA GRABOVCI

GJAKOVË, 2019

Page 2: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

2

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE

Unë falënderimet dhe mirënjohjen time e shpreh për ata të cilët kanë luajtur një rol të

rëndësishëm gjatë studimeve të mia.

Veçanërisht falenderoj mentoren time prof. asoc. dr. Sindorela Doli – Kryeziu për

mbështetjen, durimin dhe profesionalizmin e saj.

“Mësuesi jo i mirë thjesht tregon. Mësuesi imirë shpjegon. Mësuesi profesionist

inspiron.”(William Arthur Ward).

Faleminderit për inspirimin profesoreshë, do të jesh udhërrëfyesja ime!

Përgjithmonë mirënjohëse!

Përzemërsisht falënderuese dhe mirënjohëse për familjen time, të cilët me

mbështetjen e tyre më shtyen të finalizoj këtë udhëtim sa të vështirë aq edhe të bukur.

Page 3: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

3

Page 4: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

4

ABSTRAKT

Punimi si tërësi ka pretendime që të trajtojë aspektet përmbajtësore të mbiemrit te vepra“Atakërkonin lumturinë” të autorit Viktor Canosinaj, si dhe leximin tematik të kësaj vepre.Duke lexuar veprën dhe analizuar mbiemrin në këtë vepër mund të themi se ka plot e përplot,ku i gjithë romani e ka lidhshmërinë e tij përmes mbiemrave të cilat ndodhen në shumëmënyra, duke e marrë parasysh vendin ku gjenden ata. Qëllimi kryesor i këtij punimi ishteshtjellimi i mbiemrave te kjo vepër, duke i klasifikuar ata sipas kuptimeve dhe sipaskategorive gramatikore.

Fjalët kyçe: morfologji, mbiemër, analizë, cilësor, marrëdhënior etj.

Page 5: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

5

PËRMBAJTJAFALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE ..................................................................................... 2

ABSTRAKT................................................................................................................................... 4

HYRJE........................................................................................................................................... 7

KAPITULLI I............................................................................................................................... 8

1. JETA DHE VEPRIMTARIA E VIKTOR CANOSINAJ.................................................. 8

1.1. Aktiviteti letrar....................................................................................................................... 8

1.2. Ç’është vepra letrare?....................................................................................................... 9

1.3. Përmbajtja e veprës “Ata kërkonin lumturinë ” e Viktor Canosinaj ......................... 10

KAPITULLI II ........................................................................................................................ 13

2. Gramatika ............................................................................................................................ 13

2.1.Objekti i morfologjisë ........................................................................................................... 14

2.2. Raportet e lidhjet së sintaksës me morfologjinë me leksikune fonetikën.................. 14

2.3. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore ................................................... 16

2.4. Pjesët e ligjëratës ........................................................................................................... 18

KAPITULLI III .......................................................................................................................... 19

3. MBIEMRI ............................................................................................................................ 19

3.1. Klasifikimi i mbiemrave .............................................................................................. 20

3.2. Klasifikimi kuptimor ................................................................................................... 20

3.2.1. Mbiemrat cilësorë ................................................................................................. 20

3.2.2. Mbiemrat marrëdhëniorë .................................................................................... 23

3.3. Veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe marrëdhëniorë .......................... 25

3.4. Klasifikimi morfologjik................................................................................................ 26

3.4.1. Mbiemrat e nyjshëm............................................................................................. 26

3.4.2. Mbiemrat e panyjshëm......................................................................................... 28

KAPITULLI IV........................................................................................................................... 29

4. Kategoritë gramatikore të mbiemrave .............................................................................. 29

4.1. Kategoria e gjinisë............................................................................................................... 29

4.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm....................................... 29

4.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm .................................. 31

4.2. Kategoria e numrit ....................................................................................................... 32

4.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore .. 32

Page 6: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

6

4.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisëmashkullore.......................................................................................................................... 34

4.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore ........ 35

4.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore.... 36

4.3. Kategoria e rasës .......................................................................................................... 36

4.3.1. Gjinia mashkullore ............................................................................................... 37

4.3.2. Gjinia femërore ..................................................................................................... 38

4.4. Kategoria e shkallës ..................................................................................................... 39

4.4.1. Shkalla pohore....................................................................................................... 40

4.4.2. Shkalla krahasore ................................................................................................. 40

4.4.3. Shkalla sipërore..................................................................................................... 42

PËRFUNDIME ........................................................................................................................... 44

LITERATURA............................................................................................................................ 45

Page 7: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

7

HYRJE

Nga një pikëpamje, parimet gjuhësore të çdo gjuhe zhvillohen në mënyrë që t`i shërbejnë

qëllimeve të përdoruesve të saj kur ata konceptojnë, komunikojnë ose bashkëpunojnë.E kam

zgjedhur këtë temë duke qenë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme se kërkimet studimore të

gjuhës sonë japin mundësi të gjera trajtimi dhe interpretimi.

Në këtë punim diplome jam munduar që t’i shfrytëzoj gjitha njohuritë e marra gjatë katër

viteve studimi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, si dhe duke shfletuar literatura të

ndryshme të autorëve të ndryshëm për të arritur që të krijojë një punim të suksesshëm.

Në kapitullin e parë të punimit jam munduar të bëjë një përmbledhje të jetës dhe

veprimtarisë së autorit të veprës Viktor Canosinaj, po ashtu një përmbledhje të shkurtër të

veprës “Ata kërkonin lumturinë” si dhe kemi dhënë një përkufizim se çka është vepra letrare

pasi që “Ata kërkonin lumturinë” është në kuadër të veprës.

Kapitulli i dytë përfshinë njohuri të përgjithshme për morfologjinë, lidhjet e kësaj dege të

gramatikës me sintaksën, fonetikën, leksikun kuptimet dhe format gramatikore, si dhe pjesët

e ligjëratës.

Në kapitullin e tretë kam përmendur më thellësisht mbiemrat, klasifikimin e tyre dhe për

secilin lloj të mbiemrit kam nxjerrë fragmente kyçe nga vepra. Ndërsa në kapitullin e fundit

janë të përfshira të gjitha kategoritë gramatikore të mbiemrave duke filluar nga kategoria e

gjinisë, e numrit, e rasës dhe kategoria e shkallës. E kam shtjelluar secilën kategori veç e veç

dhe për secilën prej tyre kam nxjerrë shembuj konkretë nga vepra në fjalë.

Page 8: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

8

KAPITULLI I

1. JETA DHE VEPRIMTARIA E VIKTOR CANOSINAJ

Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij.

Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë

dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj

punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin

1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për kritikë letrare. Pas

një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më

të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë parlamentit shqiptar.

Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, qyteti më i afërt

me ishullin e Sazanit, ku banonte familja e tij dhe i ati shërbente që nga viti 1953 si oficer

marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja transferohet në qytetin e Durrësit,

ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij. (https://bukinist.al/sq/1838_viktor-canosinaj)

1.1 . Aktiviteti letrar

Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime e duke

fituar në moshën 14-vjeçare çmimin e parë në një konkurs kombëtar letrar organizuar nga

Radio Tirana. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u

pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i

parë për të rritur “Katër yje në qytet”, i cili fitoi çmim kombëtar.

Ka lëvruar kryesisht romanin për të rritur, por dhe për të rinj e fëmijë.

Ai ka botuar 12 romane për të rritur:

“Katër yje në qytet”, “Një copë tokë nën qiell”, “Vajza përtej murit”, “Mallkimi i grave”,

“Pianistja belge”, “Vite blu”, “Hëna mbi kështjellë”, “Engjëjt nuk zbresin në tokë”, “Dashuri

në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”.

Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë, shumë prej të cilëve, me në krye

romanin “Meriyll”, vazhdojnë të qëndrojnë bestseller në treg: “Nesër do të jetë ndryshe”, “Të

gjithë tulipanët e botës”, “Një dashuri sa dy oqeane”, “Ëndërr amerikane”, “Ata kërkonin

Page 9: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

9

lumturinë”, “Në rrugë”, “Lamtumirë guaska ime”, “Princi Diellor”, “P4”, “Lulemaji”,

“Monstrat e Rrugës së Mimozave”, “Bormal”, “Në kërkim të princeshës Ujëvarë”, “Ëndrrat e

anijes me vela”, “Aventurat me ishullin lundrues”, “Zemra në pëllëmbë të dorës”.

Viktor Canosinaj ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për

fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij “Meriyll” është renditur në Listën e

Nderit të IBYY-t për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF-i, Lëvizja “Mjaft”

dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i

lexuar për fëmijë e të rinj. Në vitin 2009 u shpall autori më i lexuar nga biblioteka komunale

e Prishtinës.(https://bukinist.al/sq/1838_viktor-canosinaj)

1.2 . Ç’është vepra letrare?

Vepra letrare paraqet një tërësi të pandashme. Ajo përbëhet prej dy përbërësve

kryesorë, të cilët janë të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin e këto

janë: forma dhe përmbajtja.

Ndërkaq struktura (nga lat. structura nga struere – ndërtim, radhitje, përbërje,

ndërthurje, lidhje) e veprës letrare ka të bëjë me përbërjen e asaj vepre. Do të thotë se çdo

vepër letrare në përbërjen e saj ka përmbajtjen dhe formën e saj, të cilat janë njësitë

themelore të veprës letrare. Ato janë të pandashme nga njëra-tjetra.

Kështu, forma e veprës letrare nuk mund të mendohet, as të përcaktohet jashtë veprës

dhe e pavarur nga përmbajtja e saj. Nga këndej forma është nocion themelor dhe kryesor në

teorinë letrare. Nocioni i formës as që mund të mendohet, as të përcaktohet nëse në të njëjtën

kohë nuk mendohet edhe korelati tjetër – përmbajtja.

Për dallim nga forma, përmbajtja paraqet rendin e fakteve të një vepre letrare ashtu si mund

të tregohen eqë me këtë rast, të mos jepen kurrfarë vlerësimesh. Termi përmbajtje në

historinë e mendimit mbi letërsinë si dhe në përdorimin e sotëm, shfrytëzohet për qëllime të

ndryshme historike, analitike dhe të përcaktimit të vlerave. Ndërkaq, forma paraqet mënyrën

se si janë organizuar faktet materiale dhe shpirtërore, si dhe raportet midis tyre në veprën

letrare. Edhe forma edhe përmbajtja e veprës letrare janë të lidhura midis tyre në mënyrë të

pashkëputshme. Nuk mund të ketë përmbajtje pa formë, dhe anasjelltas, nuk mund të ketë

formë pa përmbajtje. Ato varen dhe kushtëzohen ndërsjelltë midis tyre. Meqë përmbajtja

Page 10: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

10

paraqet thelbin e sendit a dukurisë, ajo luan rolin vendimtar në një vepër letrare, përcakton

edhe formën e sendit a dukurisë për të cilat flitet në

vepër.(http://floripress.blogspot.com/2012/07/struktura-e-vepres-letrare.html)

1.3 . Përmbajtja e veprës “Ata kërkonin lumturinë ” e Viktor Canosinaj

Vepra “Ata kërkonin lumturinë” e autorit Viktor Canosinaj është një roman, i cili trajton

probleme shoqërore, është roman i gërshetuar me aventurë, aventurë kjo të cilën e përjetuan

fëmijët e moshës dhjetë - katërmbëdhjetë vjeç.

Ubotua në vitin 1997 dhe pati një sukses të menjëhershëm. Ky roman mbetet si një ndër

romanet më të lexuara të autorit Viktor Canosinaj pasi që ai ka njohur disa ribotime nëpër

vite.

Një roman jashtë mase i goditur mbi jetën dhe realitetin e Shqipërisë dhe fëmijëve

shqiptarë gjatë viteve të para të demokracisë. Vitet e ’90-ta, të njohura për tranzicion dhe

ngjarjet e rënda pasqyrohen më së miri në sytë e katër fëmijëve bashkëmoshatarë.

Në këtë roman autori rrëfen historinë e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali

fshehurazi, të gënjyer nga reklamat e televizionit italian dhe një mori gojëdhënash, që

përhapeshin për jetën e bukur dhe pa probleme të perëndimit. Pasi ikjes së mundimshme e

përplot me sfida të fëmijëve Adit, Gonit, Takut e shoqes së tyre Irisit, i prisnin edhe shumë e

shumë vështirësi, ngjarje e situata të cilat as që i kishin çuar nëpër mend, por ata kaluan gjëra

të rrezikshme e shumë skena për të ardhur keq u përballen më lodhjen,frikën,

urinë,shfrytëzimi i fëmijëve për lypje, prostitucion, trafikim i tyre, dhunë etj.

Por miqësia e ngushtë me njëri-tjetrin, besnikëria bën që ata të mbetën të bashkuardhe në

fund të vendosin për t’u kthyer përsëri në shtëpi.

E në fund nxorën një konkluzion që është shumë vështirë të jetosh kudo pa mbështetjen e

prindërve nuk mund të hedhësh hapa të gabuar.

(http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Albanski_6_hamiti.pdf)

Personazhet

Page 11: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

11

Adi – njëri prej fëmijëve.

Irisi – shoqja e bankës së Adit.

Tomi – vëllau i Irisit.

Donika- nëna e Irisit.

Ben rrumbullaku – një nga djemtë më të bezdisshëm të klasës ( i biri i tregtarit të pasur ).

Goni – shoku i ngushtë i Adit.

Taku – shokui ngushtë i Adit, një vit më i vogël se Adi.

Marçelo – babai i shokut që takuan në Itali.

Antonio – shoku italian.

Xhino – shoku i Antonios .

Andrea – shoferi shqiptar.

Amadeo – pedofili që mashtroi fëmijët.

Luçia e Nino – bashkëpunëtorët e Amadeos.

Luiza – sekretare në polici.

Serxho dhe Eleonore – çifti që iu ndihmuan fëmijëve shqiptarë (po ashtu e birësuan Takun).

Page 12: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

12

Foto nga vepra e V.Canosinaj “ Ata kërkonin lumturinë”:

Page 13: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

13

KAPITULLI II

2. Gramatika

Gramatika është tërësia e rregullave të një gjuhe, si ndryshojnë format e fjalëve të një

gjuhe dhe si lidhen ato në fjali.

Gramatika na mëson për tingujt dhe ndarjen e tyre, për llojet e fjalëve, për fjalinë e pjesët

përbërëse të saj, për llojet e fjalive etj.Çdo gjuhë ka gramatikën e vet.Ai që studion

gramatikën e një gjuhe quhet gramatikan.

Ç’janë rregullat gramatikore?

Rregullat gramatikore na tregojnë nëse kemi folur apo shkruar drejt.

Gramatika e gjuhës shqipe ndahet në:

Fonetikë

Leksikologji

Sintaksë

Morfologji

Morfologjia- është pjesë e gramatikës që përshkruan format e fjalëve, llojet e fjalëve dhe

mënyrat e formimit të fjalëve.

Ndryshimi i formës së fjalës varet nga funksioni i saj në fjali. (http://www.lapsh-

zh.ch/Gjuha_shqipe_2013_NIVELI_I_TRETE.pdf)

Page 14: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

14

2.1.Objekti i morfologjisë

Morfologjia (nga greqishtja morfe – formë dhe logos – fjalë, dije) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, që d.m.th., me studimin

e formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat dhe

numërorët) ose të zgjedhueshme (foljet), si dhe edhe me studimin e kuptimeve të këtyre

formave.

Duke u nisur në një këndvështrim më të gjerë morfologjia merret më klasifikimin e

fjalëve në kategori leksiko - gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës. Po ashtu morfologjia

studion edhe tipet kryesore të fjalëformimit, në radhë të parë tipin morfologjikë dhe tipin

morfo – sintaksor.

Morfologjia nuk merret vetëm me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritëe

përbashkëta të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të

përgjithshëm, që kanë vlerë për mbarë klasën e dhënë, po ashtu edhe për secilën nga fjalët e

asaj klase.(F. Agalliu S. D., 2002)

Pra,objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës

studiohet edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve

gramatikore përkatës. Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila ka

si objekt ka fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si një njësi që shërben për të

emërtuar një send, një cilësi, një veprim, një rrethanë etj., pra, nga pikëpamja e kuptimit dhe e

prejardhjes, nga pikëpamja e përdorimit të saj në stile të ndryshme etj.(A. Jashari, 2011,)

2.2. Raportet e lidhjet së sintaksës me morfologjinë me leksikune fonetikën

Kategoritë dhe dukuritë sintaksore nuk janë të shkëputura, por të ndërlidhura në shkallë të

ndryshme me kategoritë e rrafsheve të tjera gjuhësore, me morfologjinë, me leksikun, me

fonetikën.

Morfologjia është e lidhur shumë ngushtë e në mënyrë pothuajse të përhershme me

sintaksën. Duke qenë pjesë të gramatikës, morfologjia dhe sintaksa trajtojnë anë të ndryshme

Page 15: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

15

të një realiteti të vetëm: e para merret me trajtat e fjalëve, e dyta me bashkimet e fjalëve e

përdorimin e tyre. Ato janë të ndër kushtëzuara njëra nga tjetra me kufij gjithmonë të prerë

midis tyre. Trajtat e fjalëve janë përgjithësisht të lidhura me funksionet e tyre, janë në një

masë të madhe, shprehëse të tyre. Trajtat e ndryshme që marrin fjalët e ndryshueshme janë

pasqyruese të ndryshimit të funksioneve të këtyre fjalëve, kushtëzohen prej tyre, përftohen

nga nevoja që ndien folësi, për të dhënë raporte të ndryshme kuptimore midis nocioneve që

ato shprehin, të diktuara nga realiteti objektiv. Në bazë të shumë kategorive sintaksore

qëndrojnë kategoritë morfologjike e anasjelltas.

Kjo lidhje e sintaksës me morfologjinë është veçanërisht e ngushtë në një gjuhë

eptuese si shqipja, ku për shprehjen e raporteve sintaksore, rolin më të madh e luajnë trajtat e

fjalëve dhe fjalët ndihmëse siç janë parafjalët e lidhëzat.(http://www.studentet.mk/raportet-e-

lidhjet-e-sintakses-me-morfologjine-me-leksikun-me-fonetiken-dhe-me-disa-shkenca-

jogjuhesore/?fbclid=IwAR1mayuvZ1ZLhYHygfgH_c-

tghlZ4VdXlNDC5IJBvtTSDXbvnxov-D1ZPEg)

Midis gjymtyrëve të fjalisë dhe pjesëve të ligjëratës ka një lidhje, po jo një

paralelizëm të plotë, të përhershëm. Në përcaktimin e natyrës së një pjesë të ligjëratës merret

parasysh edhe ana sintaksore, bashkëlidhja me njësi të tjera të ligjërimit dhe përdorimi i saj

në të folur. Anasjelltas, funksioni i një fjale në fjali, përcaktimi i një gjymtyre të fjalisë e

mundësitë e kombinimit të një fjale me fjalë të tjera për formimin e togfjalëshave të

ndryshëm varen edhe nga natyra leksiko-gramatikore e saj, nga pjesa e ligjëratës në të cilën

hyn.(F. Agalliu S. D., 2002)

Page 16: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

16

2.3. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Fjala, duke u përdorur në fjali gjatë ligjerimit, shpreh një kuptim leksikor të caktuar,

të cilit zakonisht i mbishtrohen edhe një a më shumë kuptime të përgjithshme të karakterit

gramatikor, që quhen kuptime gramatikore të fjalisë. Ndërmjet kuptimeve gramatikore të

fjalës shprehen lidhjet e saj me fjalë të tjera në fjali, marrëdhëniet kohore të veprimit,

qëndrimi i folësit ndaj asaj që kumton etj.

Kuptimet gramatikore kanë një karakter shumë të përgjithshëm. Ai është karakteristik

për një klasë të tërë fjalësh me kuptim leksikor (kategorial) të përbashkët dhe me veçori

gramatikore të përbashkëta. Kështu, kuptimin gramatikor të rasës nuk e ka vetëm ky ose ai

emër i dhënë, por të gjithë emrat pa përjashtim.

Çdo kuptim gramatikor përbëhet prej kuptimesh të pjesshme gramatikore, që janë në

kundërvënie midis tyre dhe të gjitha së bashku përbëjnë një unitet.

Kuptimet gramatikore gjejnë shprehjen e tyre në format e ndryshme gramatikore, që

merr fjala gjatë përdorimit të saj në fjali. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

përkatëse ekzistojnë vetëm në bazë të kushtëzimit të ndërsjellë. Për kuptime gramatikore

mund të bëhet fjalë vetë atëherë kur ato shprehen me anë të formave gramatikore të caktuara.

Format gramatikore:

Format gramatikore në gjuhën shqipe janë sintetike dhe analitike.(F. Agalliu S. D.,

2002)

Format gramatikore sintetike ndërtohen:

Me anë mbaresash që i shtohen temës së fjalës, si p.sh:(një mal-i), fush-e, hap-a,

hap-e, hap-i, hap-ëm, hap-ët, hap-ën etj.

Mbaresat luajnë rolin kryesor në ndërtimin e formave sintetike të pjesëve të

ndryshueshme të ligjëratës.

(F. Agalliu, E.Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E.Hysa, E. Lafe, E. Likaj “ Gramatika e

gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002, fq. 31-32.)

Page 17: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

17

Më anë ndërrimesh fonetike që pëson tema e fjalës. Nga këto kryesore janë:

1. Metafonia

2.Qiellzorëzimi

3.Ndërrimi

Njëherazi me anë mbaresash (a prapashtesash temëformuese) dhe ndërrimesh

fonetike.

Pa asnjë tregues gramatikor d.m.th. me mbaresë zero, si të foljet e tipit hap, di, në tri

vetat e numrit njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore: (unë, ti, ai ) hap, mbyll,

qep, di, rri, ha etj.

Me anë formash superlative

Format gramatikore analitike ndërtohen:

Më anë të foljeve ndihmëse kam dhe jam, si p.sh.:kam punuar, kisha punuar, kam për

të punuar etj,

Më anë pjesëzash formante, si p.sh. : të punoj, të punoja, do të punoj, do të punoja, pa

punuar, për të punuar etj.

Me anë të nyjave, formohet kështu rasa gjinore, e cila, me anë të këtij mjeti

gramatikor, dallohen formalisht prej dhanorës si p.sh. : libri i nxënësit, fletorja e

nxënësit etj.

Kategoritë gramatikore të një mbiemri mund të jenë të kushtëzuara a sintaksore, ose të

pakushtëzuara a josintaksore.Kanë karakter sintaksor ato kategori gramatikore të një fjale që

janë të kushtëzuara nga lidhjet sintaksore. Të tilla janë p.sh., kategoritë gramatikore të gjinisë,

numrit dhe rasës të mbiemrat dhe të përemrat pronor, ku ato kushtëzohen nga kategoritë

gramatikore të emrave që ata përcaktojnë.

Kurse kategoria gramatikore josintaksore të një fjale janë ato që nuk kushtëzohen nga

lidhja e saj sintaksore në fjali. Të tilla janë p.sh., kategoritë gramatikore të gjinisë, numrit dhe

(dhe në shumicën e rasteve) të shquarsisë e pashquarsisë të emrat.(F. Agalliu S. D., 2002)

Page 18: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

18

2.4. Pjesët e ligjëratës

Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore,

grupohen nëpër klasa e kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës.

Gjuha shqipe dallon këto pjesë të ligjëratës: 1. emri, 2. mbiemri, 3. numërori, 4. përemri, 5.

folja, 6. ndajfolja, 7. parafjala, 8. lidhëza, 9. pjesëza, 10. pasthirrma.

Pjesët e ligjëratës i ndajmë në:

Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë ato pjesë që lakohen

1. Emri,

2. Mbiemri,

3. Përemri,

4. Numërori,

5. Folja.

Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë ato pjesë që as nuk lakohen, as nuk zgjedhohen:

1. Ndajfolja,

2. Parafjala,

3. Lidhëza,

4. Pjesëza,

5. Pasthirrma.

Në bazë të veçorive leksikore, pjesët e ligjëratës mund të ndahen në tri grupe të mëdha:

Në fjalë kuptimplota

Në fjalë jokuptimplota dhe në

Fjalë thirrmore(F. Agalliu S. D., 2002)

Page 19: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

19

KAPITULLI III

3. MBIEMRI

Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon një cilësi apo karakteristikë të

emrit. Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë, me emrin me të cilin lidhet.

Përshtatjenë gjini :

mjeku i ri

mjekja e re

Përshtatjenë numër :

mjekët e rinj

mjeket e reja

Përshtatjenë rasë :

mjeku i ri

i,emjekuttëri

mjekun e ri

mjekja e re

e mjekjessë re

mjeken e re

Pa emër ose përemër (të pranishëm në fjali ose të nënkuptuar në të) nuk mund të ketë

mbiemër. Pikërisht këtu ndryshojnë mbiemrat nga emrat abstraktë të prejardhur prej tyre.

(https://www.studentet.mk/mbiemri/?fbclid=IwAR2GQ-6I5NLL08mm6Dwzs-

xGWWxn9sg6Afe1IrUi1KUifRYHydby6WCuTBQ)

(F. Agalliu S. D., 2002)

Page 20: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

20

3.1.Klasifikimi i mbiemrave

Mbiemrat klasifikohen sipas dy kritereve :

1). Sipas kuptimit të tyre leksikor

2). Sipas veçorive të tyre morfologjike.

3.2.Klasifikimi kuptimor

Duke u nisur nga ajo se çfarë tipari emërtojnë, gjithë mbiemrat e gjuhës shqipe mund

të ndahen në dy grupe të mëdha :

Mbiemrat që emërtojnë cilësi, të cilët do të quhen mbiemra cilësorë.

Mbiemra që tregojnë marrëdhënie, të cilët do të quhen mbiemra marrëdhëniorë.

3.2.1. Mbiemrat cilësorë

Kuptimi i mbiemrave cilësorë është i pandryshueshëm, pra çfarëdo lloj emri që do të

karakterizojnë, ata mbeten mbiemra cilësorë.

Mbiemrat cilësorë emërtojnë veti a cilësi që rroken drejtpërdrejti me shqisa ose që

janë vetëm të mendueshme, të përfytyrueshme si p.sh.:

Ngjyrë:i bardhë, i kuq, i verdhë, i zi etj.

Shtrirje hapësinore, madhësi, formë:i gjatë, gjatosh, i gjerë, i hollë, i madh, i

ngushtë, i rrumbullakët, i thellë etj,.

Shije:iathët, i thartë, i ëmbël, i hidhur, i shijshëmetj.

Veti fizike, gjendjeshpirtërore:i butë, i çalë, i dobët, i fortë, i ri , i thatë, i verbër, i

helmuar, i kënaqur, memec, i mërzitur, i njomë, i trishtuar etj.

Page 21: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

21

Cilësi mendore ose të karakterit:besnik, budalla, dinak, intrigant, i mbrehtë, i

ndershëm, i turpshëm, i zgjuar etj.(http://eseshkolle.blogspot.com/2014/08/mbiermri-

traajtimi-i-mbiemgit-ne-gjuhen.html)

Disa shembuj të mbiemrave cilësorë që ika përdorur Viktor Canosinaj te vepra “Ata

kërkonin lumturinë”:

je njeri i pazoti…………………………………………..…..fq.3

Tomi, vëllai i vogël….…..…………………………………..fq.3

është i lumtur……………...…………………………….......fq.4

ajo ishte e mërzitur…………....…………………………......fq.4

Adi e vuri re sapo hyri në oborr dhe iu afrua i menduar…....fq.4

je shumë e mirë……………………………………………...fq.4

se është i shëndoshë si njëri prej bore...………………….....fq.5

prej saj filloi të rridhte një curril i hollë gjaku……………....fq.5

Mësuesja doli e nervozuar…………………………………..fq.7

nuk është e vërtetë, i kishte thënë ai i prekur……………….fq.8

shok i ngushtë……………………………………………....fq.8

je tradhtar i poshtër………………………………………....fq.9

Adi e vështroi gjatë i menduar………………………….....fq.10

doli Adi i prekur…………………………………………....fq.10

pyeti e merakosur…………………………………..……....fq.12

ose duhej të tregohesha e sinqertë me Adin….....………….fq.15

Tomi u zgjua i trembur…………………………………......fq.16

Tomi më vështroi njëherë i hutuar………………………....fq.17

fantastike! ia bëri i çuditur polici më mustaqe………....…..fq.22

u priu duke thënë i lehtësuar…………………………...…...fq.24

një prift i moshuar……………………………………….....fq.24

qeshi i habitur…………………………………………........fq.24

Taku ishte i heshtur e i menduar……………………...…...fq.24

nuk mund të hante i gjori…………………………….……..fq.27

Taku i hutuar……………………………………………….....fq.31

Marçelo dhë shokët e tij i harxhuan të gjitha të hollat………..fq.31

Page 22: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

22

…kur të bëhem i pasur………………………………………...fq.31

…ia bëri ustai i kënaqur……………………………………….fq.37

…miku im i dashur…………………………………...………..fq.38

as i hollë e as i trashë………………………..………………....fq.38

shfrytëzimi i të miturve në Itali është i ndaluar………………..fq.43

është i poshtër…………………………………………………fq.49 (Canosinaj, 2007)

Taku je ende i vogël…………………………..……………..….fq.56

si gjithmonë kur ndjehej i dobët…………………..………….....fq.58

Adi ngriti dorën i nxehur……………………...……..………....fq.58

vërtet emër i bukur.……………………………….………….....fq.61

ai është i pasur…………...………………………………….......fq.68

klithi i tmerruar…………...………………………………….....fq.72

ajri ishte i rëndë……………………………………………........fq.72

duke i lëpirë buzët i uritur…………………………………........fq.81

foli Taku duke i shtrënguar dorën…………………………...…fq.90

një polic i ri në moshë…..…………………………………........fq.100

nuk bëhej njëri igjallë………...………………………………...fq.100

ndërsa po çapitej ilodhur……………………………………….fq.107

ata janë skllevër përsëriste i përlotur…………………………...fq.108

një shoku im i ngushtë…………………………………………..fq.112

(A. Jashari, 2011,)

Page 23: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

23

3.2.2. Mbiemrat marrëdhëniorë

Mbiemrat marrëdhëniorë e japin tiparin e sendit, emrin e të cilit karakterizojnë,

nëpërmjet emërtimit të marrëdhënieve të këtij sendi me një send tjetër ose me një rrethanë,

me një veprim a me një numër.

Mbiemrat marrëdhëniorë, përkundrazi marrëdhënia jepet si një tipar i qëndrueshëm e i

abstraktuar, si kuptim kategorial.

Mbiemri marrëdhënior mund të shprehë :

Një marrëdhënie lëndore: (përcakton sendin e dhënë për nga lënda prej së cilës ai

përbëhet) si p.sh.: rreth i artë, kullë e gurtë, derë e hekurt, fustan i mëndafshtë, bluzë e

pambuktë etj.

Një marrëdhënie përcaktore: (përcakton sendin e dhënë për nga përkatësia e tij, nëse i

përket një sendi, një vete a një koncepti abstrakt)shtëpi atërore, kushte agroteknike, trup

qiellor, plan shtetëror etj., (por ai mund të shpreh edhe marrëdhënien e sendit të dhënë me një

veprim) si p.sh. makinë korrëse, makinë mbjellëse, qëndrim mohues, trup rrezatues, brisk

rrues, gisht tregues etj.

Me një çast kohor: ngjarje e ndjeshme, mbjellja e ndjeshme, prodhim i sivjetshëm,

gazeta e sotme, orët e vona etj.

Me një pikë hapësinore: agjencia e këtushme, kati i poshtëm, dhoma e sipërme,

pamje e jashtme etj.

Me një numër: viti i katërt, pranvera e njëzetë, student i parë, radha e tretë etj.

Pra, në mbiemra marrrëdhëniorë bëjnë pjesë edhe mbiemrat lëndorë, përcaktorë dhe

sasiorë.

(F. Agalliu S. D., 2002)

Page 24: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

24

Disa shembuj të mbiemrave marrëdhëniorë që i kemi hasur në veprën e Viktor Canosinaj

“Ata kërkonin lumturinë”:

Adi i përlotur.............................................................................................fq.6

Çati të shtrembër.......................................................................................fq.9

Xhinse origjinale......................................................................................fq.10

Sytë e shtangur........................................................................................fq.12

Gjëra të frikshme......................................................................................fq.14

Ton trimëror..............................................................................................fq.15

Ditë të papërcaktuar..................................................................................fq.16

Veprime të pakontrolluara.........................................................................fq.16

Targa të huaja.............................................................................................fq.19

Sytë i vërejtur..............................................................................................fq.20

Herën e parë................................................................................................fq.21

Çaj të ngrohtë..............................................................................................fq.22

Pamje të përvuajtur......................................................................................fq.22

Frymë të lehtësuar........................................................................................fq.22

Fëmijësh të braktisur....................................................................................fq.24

Fytyrë imcake...............................................................................................fq.24

Kartë telefonike............................................................................................fq.26

Prindër të ndarë, të burgosur,të droguar....................................................fq.28

Pallat mbretëror.............................................................................................fq.51

(Canosinaj, 2007)

Page 25: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

25

3.3.Veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe marrëdhëniorë

Mbiemrat cilësorë dallohen qartë nga mbiemrat marrëdhëniorë jo vetëm nga kuptimi

por dhe nga veçoritë e tyre morfologjike.

Mbiemrat cilësorë kanë një seri vetish morfologjike, karakteristikë për ta, që

marrëdhëniorët nuk i kanë:

1. Ata mund të jenë fjalë të parme, të prejardhura ose të përbëra: i gjallë, i mirë,i

ngjashëm, guximtar, gjakftohtë, zemërmirë etj.

2. Prej tyre mund tëformohen emra abstraktë vetish, cilësish e gjendjesh me prapashtesat

–i, -(ë)si, -(ë)ri, -zi etj,.: bukuri, lumturi, bardhësi, mirësi, gjallëri, marrëzi etj,.

3. Mund të formojnë çifte antonimesh: i ri – i vjetër / plak, trim- frikacak, i lehtë – i

rënd, i varfër – i pasur, i mirë – i keq, i ëmbël – i hidhur etj.

4. Kanë kategoritë gramatikore të shkallës: djalë i urtë – djalë mëi urtë, ditë e mirë –

ditë më e mirë etj.

5. Kanë dy lloje të emërzimit: emërzimin e qëndrueshëm dhe emërziminkontekstual: e

bukura e dheut, i gjalli me të gjallët, Sokoli kishte blerë dy tablo, më të bukurën ia

dhuroi së motrës.

Mbiemrat marrëdhëniorë:

1. Janë që të gjithë të prejardhur nga emrat qëemërtojnë lëndë apo përkatësi, nga

ndajfolje kohe, vendi a sasie, nga numërorë, folje ose emra veprues: gëlqeror, kohor, i

djeshëm, i sipërm, i pestë, dëftues, trishtues etj.

2. Prej tyre nuk mund të formohen emra abstraktë.

3. Këta mbiemra nuk mund të formojnë çifte antonomike.

4. Këta mbiemra nuk e kanë kategorinë gramatikore të shkallës (bëjnë përjashtim disa

mbiemra ndajfoljor: i afërt, i largët, i vonë e ndonjë tjetër ).

5. Njohin vetëm emërzimin kontekstual.(F. Agalliu S. D., 2002)

Page 26: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

26

3.4.Klasifikimi morfologjik

Veçori e strukturuar që është karakteristike kryesisht për mbiemrin është nyjëzimi.

Sipas kësaj veçorie mbiemrat e gjuhës shqipe ndahen në dy grupe:

Të nyjshëm

Të panyjshëm.(B.Bahri, 2004)

3.4.1. Mbiemrat e nyjshëm

Të mbiemrat e nyjshëm, nyja përbën një të tërë fonetike me trupin e mbiemrit, është

shndërruar në një pjesë përbërëse të domosdoshme të tij, e cila nuk mund të mungojë në asnjë

rrethanë.

Mbiemra të nyjshëm janë ata mbiemra

që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;

që formohen me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i

ftohtë etj.;

që formohen nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;

që mbarojnë me -ër: i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër. (F. Agalliu S. D., 2002)

(Canosinaj, 2007)

Shembuj me mbiemra të nyjshëm nga vepra “Ata kërkonin lumturinë ” Viktor Canosinaj:

Që mbarojnë me -ë:

se ishte i shëndoshë si njëri prej bore……………………………………...fq.5

prej saj filloi të rridhte një curril i hollë gjaku……………………………..fq.5

mbase është njeri i mirë……………………………………………………fq.64

ajri është i rëndë…………………………………………………………...fq.72

nuk bëhej njëri i gjallë……………………………………………………..fq.101

një shoku im i ngushtë………………………………………………….…fq.112

Page 27: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

27

Që formohen me prapashtesën –(ë)m, -shëm,-(ët):

Peshku i freskët……………………………………………………..……....…fq.35

…as i hollë as i trashë………………………………………………………...fq.38

Që formohen nga pjesorja:

Adi i përlotur……………………………………………………………….......fq.6

…doli Adi i prekur………………………………………………………….....fq.10

Sytë e vërejtur.....................................................................................................fq.20

Adi ngriti dorën i nxehur....................................................................................fq.58

Ej, shqiptar i çmendur.........................................................................................fq.70

..foli Goni i gjallëruar.........................................................................................fq.71

...klithi i tmerruar................................................................................................fq.72

...njëherë rrotull i pakënaqur..............................................................................fq.91

...pyeti Adi i dëshpëruar.....................................................................................fq.102

ndërsa po çapitej i lodhur...................................................................................fq.107

Që mbarojnë me -ër:

je tradhtar i poshtër…………………………………………………………...…...fq.9

vend i varfër……………………………………………………………………....fq.64

veturë e vjetër…………………………………………………………………......fq.78

(Canosinaj, 2007)

Page 28: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

28

3.4.2. Mbiemrat e panyjshëm

Mbiemra të panyjshëm janë:

mbiemrat e formuar nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar,

vlonjat;

mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar,

heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;

mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e

foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;(B.Bahri, 2004)

Shembuj nga vepra e Viktor Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë” me mbiemra të panyjshëm:

Mbiemrat e formuar nga emrat përgjegjës me konversion:

Shoku im është tiranas………………………………..fq.89.

Mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor:

Ton trimëror…………………………………………....fq.15.

Pallat mbretëror………………………………………...fq.51.

Mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes:

Nuk kemi hasur në mbiemra të formuar me prapashtesat (ës, -ues, -yes ), në veprën e

Viktor Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë”.

(F. Agalliu S. D., 2002)

(Canosinaj, 2007)

Page 29: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

29

KAPITULLIIV

4. Kategoritë gramatikore të mbiemrave

4.1. Kategoria e gjinisë

Ndryshe nga emrat që përcaktojnë, mbiemrat ndryshojnë edhe sipas gjinisë.

Çdo emër ka një gjini të vetme, mbiemri, si fjalë që përshtatet me emra gjinish të

ndryshme, ndryshon sipas gjinisë.Rrjedhimisht i njëjti mbiemër, sipas gjinisë së emrit që

përcakton, mund të ketë forma të ndryshme të gjinisë.

Në shqipen e sotme letrare mbiemrat kanë dy gjini:gjininë mashkullore dhe gjininë

femërore.

Një mbiemër i njëjtë ka tjera forma kur përcakton emra të gjinisë mashkullore dhe të

tjerë kur përcakton emra të gjinisë femërore p.sh.:

laps i kuq – vijë e kuqe, djalë trim – vajzë trime, burrë i fortë – ndërtesë e fortë.(B.Bahri,

2004)

4.1.1. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të nyjshëm

Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore:

Duke ndryshuar vetëm nyjën itë gjinisë mashkullore në e, sip.sh.:djalë i vogël, vajzë e

vogël.

Kështu e formojnë gjininë femërore të gjithë mbiemrat e nyjshëm: i bukur – e bukur, i

pastër – e pastër, i thatë – e thatë, i larë – e larë etj.(F. Agalliu S. D., 2002)

Duke ndryshuar nyjën i të gjinisë mashkullore në e dhe duke marrë njëkohësisht në

fund mbaresën femërorizuese –e:

Page 30: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

30

Kështu e formojnë gjininë femërore ata mbiemra, tema e të cilave mbaron me-m(ë):i

parmë, i epërm – e epërme, si dhe mbiemrat i ligë – e ligë, i ri – e re, i zi – e zezë, i pashoq –

e pashoqe, i zoti – e zonja, i pazoti – e pazonja.

djalë imadh vajzë emadhe

Kështu e formojnë gjininë femërore mbiemrat që mbarojnëme –m(ë):

i sotëm – e sotme, i djeshëm – e djeshme, i vjetshëm – e vjetshme, i ndjeshëm – e ndjeshme

etj.

Po ashtu këtu përfshihen edhe mbiemrat: i kuq – e kuqe, i madh – e madhe, i keq – e keqe, etj.

Shembuj të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore te vepra e Viktor Canosinaj “Ata

kërkonin lumturinë” :

zyrën e dytë..........................................................................fq.23

valët e buta..........................................................................fq.31

drita e kuqe..........................................................................fq.35

familje e madhe...................................................................fq.43

korra e dhjetë.......................................................................fq.50

dhëmbët e bardhë................................................................fq.51

vajzë e mbarë......................................................................fq.72

zonja e shtëpisë....................................................................fq.81

dita e parë............................................................................fq.96 (Canosinaj, 2007)

Page 31: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

31

4.1.2. Formimi i gjinisë femërore të mbiemrave të panyjshëm

Këta mbiemra e formojnë gjininë femërore:

Duke i shtuar temë së gjinisë mashkullore mbaresën femërorizuese –e: p.sh.:

djalë trim vajzë trime

akt heroik ngjarje heroike

kampion kombëtar konferencë kombëtare

Kështu e formojnë gjininë femërore edhe mbiemrat:normal – normale, dinak – dinake,

absolut – absolute, fizik – fizike etj.(B.Bahri, 2004)

Duke ruajtur të pandryshuar fare formën e gjinisë mashkullore: p.sh

bishtgërshër, flokëgështenjë, sqepgjilpërë, sypishë, zemërhekur, gojëmjaltë, këtu hynë

edhe kokëjashtë.

Ashtu siç do të formohet elementi i dytë i mbiemrit të përbërë. E formojnë kështu të

gjithë ata mbiemra, elementi i dytë i të cilëve është një mbiemër:ekonomiko –

shoqëror-e, gojëmbël, kuptimplotë, shpirtlig-ë, shpirtlig-e, zemërkeq-e, zemërmadh-e

etj.

Shembuj të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore te vepra e Viktor Canosinaj “Ata

kërkonin lumturinë” :

xhinse origjinale........................................................................fq.10

letër lamtumire...........................................................................fq.14

burrë fytyrhollë...........................................................................fq.40

rosë rrugaçe................................................................................fq.54

vilën misterioze..........................................................................fq.74

Page 32: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

32

skena dhune...............................................................................fq.101

histori interesante.......................................................................fq.104

(F. Agalliu S. D., 2002)

4.2. Kategoria e numrit

Mbiemri në gjuhën shqipe ka dy numra: njëjësin dhe shumësin. Formimi i shumësit të

mbiemrave ndryshon jo vetëm midis dy gjinive, por edhe midis dy grupeve (të nyjshëm e të

panyjshëm) të secilës gjini.(B.Bahri, 2004)

4.2.1. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore

Mbiemrat e nyjshëm të gjinisë mashkullore e formojnë shumësin duke ndërruar nyjën

i në të: djalëimirë – djemtëmirë.

Kështu e formojnë shumësin shumica e mbiemrave:

i mirë – të mirë ibukur – të bukur

i keq – të keq i bardhë – të bardhë

i huaj – të huajiëmbël – të ëmbël.

Bëjnë përjashtim: i keq – të këqij, i lig – të ligj, i madh – të mëdhenj, i vogël – të

vegjël, iri – të rinj, i zi – të zinj.(F. Agalliu S. D., 2002)

(http://eseshkolle.blogspot.com/2014/08/mbiermri-traajtimi-i-mbiemgit-ne-gjuhen.html)

Shembuj të mbiemrave të nyjshëmshumës të gjinisë mashkullore te vepra e Viktor

Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë” :

Njëjës:

je njeri i pazoti.......................................................................fq.3

Tomi vëllai i vogël.................................................................fq.3

Page 33: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

33

është i lumtur.........................................................................fq.4

se ishte i shëndoshë.............................................................. fq.5

...i kishte thënë ai i prekur......................................................fq.7

je tradhtar i poshtër............................................................ ..fq.9

Tomi u zgjua i trembur..........................................................fq.16

Tomi mëvështroi një herë i hutuar........................................fq.17

një prift i moshuar.................................................................fq.24

...kur të bëhem i pasur............................................................fq.31

atje është qytet i madh.......................................................... fq.33

Peshku i freskët......................................................................fq.35

...ia bëri ustai i kënaqur..........................................................fq.35

...miku im i dashur.................................................................fq.38

Shumësi

sy të keq................................................................................fq.29

figurë të mirë.........................................................................fq.29

çmime të çmendura...............................................................fq.30

top të bukur...........................................................................fq.30

det të hapur............................................................................fq.31

nxënës të bindur....................................................................fq.38

ujë të pastër............................................................................fq.40

zëmër të ngrirë........................................................................fq.46

fllad të ëmbël..........................................................................fq.48

fytyrë të ëmbël........................................................................fq.80

shëtitje të gjatë.........................................................................fq.83

miq të rinj.................................................................................fq.87

fat të poshtër............................................................................fq.87

zingjirëtë trashë.....................................................................fq.90

rrip të gjerë.............................................................................fq.96 (Canosinaj, 2007)

Page 34: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

34

4.2.2. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë

mashkullore

Mbiemrat e panyjshëm që nukjanë fjalë të përbëra e formojnë shumësin:

a) duke e marrë mbaresën –ë. E formojnë shumësin kështu të gjithë mbiemrat

epanyjshëm që janë fjalë me theks fundor, të parme dhe të prejardhura:absurd-ë,

abstrak-ë, agresiv-ë, industrial-ë, kimik-ë, leshtor-ë, naiv-ë, përparimtar-ë, relativ-ë,

zemërak-ëetj.

b) duke ruajtur të pandryshuar trajtën e njëjësit. Këtu hyjnë të gjithë mbiemrat e formuar

me prapashtesën –(ë)s- ues: krijues, lotues përkëdhelës, pyetës, shkelës, veprues: dhe

gjithë mbiemrat që mbarojnë me –ë: gegë, toskë etj.

c) duke marrë mbaresën –nj. E formojnë shumësin kështu gjithë mbiemrat me –i të

theksuar që funksionojnë në gjuhë dhe si emra edhe që janë fjalë të gurrës turke me

prapashtesat –li, -çi e –xhi: merakli-nj çifteli-nj,inatçi-nj, sevdali-nj etj.

d) Këta janë kryesisht të gjuhës së folur bisedore, ose përdoren me ndonjë ngjyrim

stilistik.

e) ashtu si emrat përkatës, prej të cilëve janë formuar me konversion:fukara, bullafiq,

plak, punëtor, rrugaç, trim etj.(F. Agalliu S. D., 2002)

Mbiemrat mashkullorë që janë fjalë të përbëra, e formojnë shumësin:

a) ashtu siç e formon elementi i dytë i tyre, kur përdoret i mëvetësishëm. E formojnë

kështu gjithë ata mbiemra të përbërë, elementi i dytë i të cilëve është një mbiemër:

gjakpirës- gjakpirës, shpirtmadh- shpirtmëdhenj etj.

b) duke ruajtur edhe në shumës trajën e njëjësit. Kjo ndodh me mbiemrat e përbërë që

kanë si element të dytë një emër të gjinisë femërore: hundëshkabë, mjekërfshesë etj.

c) duke marrë mbaresën –ë: buzagaz – buzagazë, kokëtul – kokëtulë, sylesh – syleshë

etj.(B.Bahri, 2004)

Shembuj të mbiemrave të panyjshëm shumës të gjinisë mashkullore te vepra e Viktor

Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë”:

Page 35: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

35

burrë fytyrhollë.....................................................................fq.40.

4.2.3. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore

Këta mbiemra e formojnë shumësin:

a) duke ndryshuar vetëm nyjën e të njëjësit në të:

e djeshme - të djeshme, e kuqe – të kuqe,e sotme – të sotme, e sjellshme – të sjellshme

etj.

b) duke ndryshuar nyjën e të njëjësit në të dhe duke arritur njëherazi mbaresën –a.

e afërt – të afërta, e mirë – të mira, e menduar – të menduara, e thyer – të thyera, e

verdhë – të verdha etj.

Shembuj të mbiemrave të nyjshëm numri shumës të gjinisë femërore te vepra e Viktor

Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë” :

dritë e kuqe..........................................................................fq.35

familje e madhe...................................................................fq.43

fytyrë e besueshme..............................................................fq.44

punë e lodhshme..................................................................fq.48

aromë të këndshme..............................................................fq.61

sëmundje e tmerrshme.........................................................fq.111

(Canosinaj, 2007)

(F. Agalliu S. D., 2002)

Page 36: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

36

4.2.4. Formimi i numrit shumës të mbiemrave të panyjshëm të gjinisë femërore

Mbiemrat e panyjshëm të gjinisë femërore që nuk janë të përbërë ruajnë të njëjtën

formë si në njëjës ashtu edhe në shumës. Kjo ndodhë sepse të gjithë këta mbiemra në njëjës

dalin me–e:dinake, malore, trime, shqetësuese etj.

Mbiemrat e përbërë femërorë e formojnë numrin shumës në dy mënyra:

a) kur mbiemri mbaron me –e të patheksuar, me një zanore të theksuar, ose ka si element

të dytë një emër të gjinisë femërore me–ë, atëherë ai ruan të njëjtën trajtë në të dy

numrat: buzagaz, kokëderre, faqekuqe, syqershi etj.

b) kur mbaron me –e a me një zanore të theksuar dhe kur si element të dytë nuk ka një

emër femëror më –ë, atëherë mbiemri e formon shumësin duke marrë mbaresën –a :

derëbardhë – derëbardha, gojëmbël – gojëmbla, kokëfortë – kokëforta etj.

Shembuj të mbiemrave të panyjshëm shumës të gjinisë femërore te vepra e Viktor

Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë” :

Rosë rrugaqe............................................................................fq.54 (B.Bahri,

2004)

(http://eseshkolle.blogspot.com/2014/08/mbiermri-traajtimi-i-mbiemgit-ne-gjuhen.html)

4.3. Kategoria e rasës

Gjatë ligjërimit mbiemri zakonisht vendoset pas emrit që përcakton. P.sh:Ai nxori në

fillim ca tinguj të çjerrë, të thellë e të ndërprerë.

Mbiemrat lakohen vetëm në bashkëvajtje me emrat ose me vete si të emërzuar. Lakim i

mirëfilltë i mbiemrit është i pari, në rastin e dytë kemi të bëjmë në të vërtetë me emra.

Mbiemri lakohet ndryshe kur është i përcaktuar është i pashquar, ndryshe kur ai është i

shquar, prandaj do të jepet lakimi në të dy togfjalëshat:

1. emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm dhe

Page 37: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

37

2. emër i shquar + mbiemër i nyjshëm.

Vlen të përmendet që gjuha shqipe i ka pesë rasa që mund të lakohen emrat ose mbiemrat:

Emërore

Gjinore

Dhanore

Kallëzore

Rrjedhore

Më poshtë janë dhënë shembuj nga vepra “Ata kërkonin lumturinë” Viktor Canosinaj duke i

lakuar mbiemrat nëpër rasa:

(F. Agalliu S. D., 2002)

(http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Albanski_6_hamiti.pdf)

4.3.1. Gjinia mashkullore

Emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjësi

Emërore një vëllai vogël

Gjinore i,e një vëllaitë vogël

Dhanore një vëllaitë vogël

Kallëzore një vëlla të vogël

Page 38: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

38

Rrjedhoreprej njëvëllaitë vogël

vëlla i vogël...............................................................fq.3

Emër i shquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

E. tradhtar i poshtër E. tradhtarët e poshtër

Gj. i,e tradhtarit të poshtërGj. i,e tradhtarëve të poshtër

Dh. tradhtarit të poshtërDh. tradhtarëve të poshtër

K.tradhtarin e poshtërK. tradhtarët e poshtër

Rrj. prej tradhtarit të poshtërRrj. prej tradhtarëve të poshtër

je tradhtari poshtër........................................................fq.9

(Canosinaj, 2007)

(http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Albanski_6_hamiti.pdf)

4.3.2. Gjinia femërore

Emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës

E. një vajzë e mbarë

Gj. e një vajze të mbarë

Dh. një vajze të mbarë

Page 39: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

39

K. një vajzë të mbarë

Rrj. prej një vajze të mbarë

vajzë e mbarë.........................................................fq.72 (Canosinaj, 2007)

Emër i shquar + mbiemër i nyjshëm

Njëjës Shumës

E. zonja e shtëpisë E. zonjat e shtëpisë

Gj. e zonjës së shtëpisë Gj. e zonjave të shtëpisë

Dh. zonjës së shtëpisë Dh. zonjave të shtëpisë

K. zonjën e shtëpisë K. zonjat e shtëpisë

Rrj. prej zonjës së shtëpisë Rr. prej zonjave të shtëpisë

zonja e shtëpisë..............................................................fq.31 (F. Agalliu S. D., 2002)

4.4. Kategoria e shkallës

Shkalla e mbiemrit shpreh masën në të cilën shfaqet një cilësi e caktuar te një send i

dhёnё. Këtë kategori e kanë vetëm ata mbiemra që emërtojnë cilësi të shkallëzueshme si: i

madh, i vogël, i mirë, i keq, trim, i drejtë etj, dhe jo ata që emërtojnë cilësi të pashkallëzuara

si, p.sh. : i sotëm, i djeshëm, i hekurt, i plagosur, kombëtar etj.

Page 40: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

40

Mbiemri ka tri shkallë:

4.4.1. Shkalla pohore

Shkalla pohore emërton tiparin e një sendi pa e krahasuar me tiparet e sendeve të

tjera, p.sh.:arkitekturëe re, tabela të bardha, të rrugëve të

zbukuruara!(http://eseshkolle.blogspot.com/2014/08/mbiermri-traajtimi-i-mbiemgit-ne-

gjuhen.html)

4.4.2. Shkalla krahasore

Shkallënpohore

Shkallënkrahasore

Shkallënsipërore

Page 41: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

41

Shkalla krahasore shërben për të krahasuar të njëjtën cilësi të sendeve të ndryshme

p.sh:(Gazet janë më (shumë) të dobishme se të dëmshme.)

Shkalla krahasoreështë katër llojesh:

1. Mbiemri në shkallën krahasore të barazisë shërben për të krahasuar dy sende ose dy

cilësi që janë të së njëjtës shkallë. Në këtë rast para mbiemrit mund të vihet

ndajfolja aq, kurse krahu i dytë i krahasimit lidhet me lidhëzën nënrenditëse sa.

p.sh.: A ishte kjo e vështirë sa mendohej?

2. Mbiemri në shkallën krahasore të sipërisë relative tregon se cilësia te sendi i dhënë

është në një shkallë më të lartë se një send tjetër ose tek i njëjti send në rrethana të

tjera. Para mbiemrit vendoset pjesëza më ose shprehjashumë më, kurse gjymtyra e

dytë e krahasimit, nëse ekziston, lidhet me lidhëz se, se sa,p.sh.: Ai ishte më i

bindur se ne. Tani Shqipëria i dukej Vjollcës më e dashur dhe më e bukur se më

parë.

3. Mbiemri në shkallën krahasore të sipërisë absolute tregon se cilësia e një sendi

qëndron në një shkallë më të lartë se ajo e gjithë grupit ku ai bën pjesë, pra,

krahasohet pjesa me të tërën, p.sh.: Ishte takimi më miqësor i këtyre viteve.

4. Mbiemri në shkallën krahasore të ultësisë tregon se cilësia te sendi i dhënë është në

një shkallë më të ulët sesa te një send tjetёr ose te i njëjtit send në rrethana të tjera.

Në këtë rast para mbiemrit vihet ndajfolja pak në shkallën krahasore më pak, ndërsa

lidhëzat e gjymtyrës së dytë të krahasimit janë, se, sesa, nga, p.sh.:

Ai është mё pak i përkushtuar se ti ndaj kësaj

çёshtje.(http://eseshkolle.blogspot.com/2014/08/mbiermri-traajtimi-i-mbiemgit-ne-

gjuhen.html)

Page 42: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

42

4.4.3. Shkalla sipërore

Shkalla sipërore -Tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë shumë të lartë dhe

shihet jashtë çdo krahasimi. Kjo shkallë ndërtohet duke vendosur para mbiemrit një ndajfolje

sasie të tillë, si: shumë, tepër, mjaft, jashtëzakonisht etj. Kjo është një situatë shumë e

vështirё.

Shembuj për kategoritë e shkallës nga vepra “Ata kërkonin lumturinë”Viktor

Canosinaj:

Shkalla pohore:

ditën e parë.................................................................... .fq.27

valët e buta.....................................................................fq.31

det të hapur.....................................................................fq.31

punë e lodhshme..............................................................fq.48

dhëmbët e bardhë............................................................fq.51

aromë të këndshme.......................................................fq.61

heshtje e gjatë................................................................ .fq.77

sëmundje e tmerrshme.....................................................fq.111

Shkalla krahasore:

e cila ishte në të vërtetë shumë më e pistë se domatja.....fq.50.

Qyteti ishte më i vogel se Roma e Firenceja....................fq.105.(Canosinaj, 2007)

a). Shkalla krahasore e barazisë: (në veprën “Ata kërkonin lumturinë” të Viktor Cansinaj,

nuk kemi hasur në mbiemra të shkallës krahasore të barazisë).

b).Shkalla krahasore e sipërisë relative:

Page 43: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

43

...kur e pa se po dilte më i dobëti i grupit...................................fq.15

Ajo ka qenë nata më e gjatë dhe më e tmerrshme e jetës sime..fq.92

c). Shkalla krahasore e sipërisë absolute:

Kalamajtë italian janë më të lumturit në botë..................fq.12

...do të isha më i lumturi në botë......................................fq.12

Atje, në Tiranë, ishte më e bukra në klasë........................fq.25

Shkalla sipërore:

Ngjyrat janë më të bukura..............................................................fq.12.

Janë shumë mirë më shëndet..........................................................fq.26

Tundimi i plazhit dhe i lemonadave të ftohta ishte shumë i fortë...fq.60

...e duke parë ëndërr më gjellë nga më të shijshmet........................fq.94

...tregonte se si dikur kishte qenë shumë i pasur............................fq.104

...ka qenë gabimi më i madh...........................................................fq.117

(Canosinaj, 2007)

Page 44: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

44

PËRFUNDIME

Duke u nisur nga parimi se sa është e rëndësishme gjuha shqipe në përgjithësi dhe gramatika

e gjuhës shqipe në veçanti unë edhe kam finalizuar këtë punim diplome.

Studimi i mbiemrit të vepra e Viktor Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë” ishte tema

të cilën e kisha për studim dhe jam munduar ta realizojë suksesshëm.

Gjatë këti punimi jam munduar në mënyrë sa më të thjeshtë të përmbledhë mbiemrin

si pjesë të ndryshueshme të ligjëratës po ashtu dhe pjesët e tjera të mbiemrit, kategoritë e

mbiemrit, shkallët e mbiemrit dhe veçanërisht shtjellimin e mbiemrit në veprën e Viktor

Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë”.

Ajo çka kam arritur në përfundim të kësaj teme është se autori ka përdorur një numër

të madh mbiemrash dhe atë në mënyrë të rregullt, ku vendin më të madh në këtë vepër e zënë

mbiemrat cilësorë, të nyjshëm dhe të panyjshëm, mbiemrat e shkallës pohore, krahasore, por

nuk lihen anash edhe mbiemrat e shkallës sipërore të cilët po ashtu janë përdorur

jashtëzakonisht shumë nga autori i veprës Viktor Canosinaj. Në numër më të vogël në këtë

vepër janë mbiemrat e numrit shumës të panyjshëm të gjinisë femërore dhe mashkullore.

Page 45: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

45

LITERATURA

F. Agalliu, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, P. Haxhillazi, E. Hysa, E. Lafe “ Gramatika e

gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002.

Jashari, B. Kryeziu, “ Gjuha Amtare”, Prishtinë, 2011.

V. Canosinaj “Ata kërkonin lumturinë” 2007.

Burime të tjera

https://bukinist.al/sq/1838_viktor-canosinaj

http://floripress.blogspot.com/2012/07/struktura-e-vepres-letrare.html

http://viktorcanosinaj.webstarts.com/faqe_2.html

http://www.lapsh-zh.ch/Gjuha_shqipe_2013_NIVELI_I_TRETE.pdf

http://www.studentet.mk/raportet-e-lidhjet-e-sintakses-me-morfologjine-me-leksikun-

me-fonetiken-dhe-me-disa-shkenca-

jogjuhesore/?fbclid=IwAR1mayuvZ1ZLhYHygfgH_c-

tghlZ4VdXlNDC5IJBvtTSDXbvnxov-D1ZPEg

https://www.studentet.mk/mbiemri/?fbclid=IwAR2GQ-6I5NLL08mm6Dwzs-

xGWWxn9sg6Afe1IrUi1KUifRYHydby6WCuTBQ

http://drejtshkrimi.blogspot.com/2014/11/klasifikimi-i-mbiemrave.html

https://sq.wikipedia.org/wiki/Mbiemri

http://eseshkolle.blogspot.com/2014/08/mbiermri-traajtimi-i-mbiemgit-ne-

gjuhen.html

http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Albanski_6_hamiti.pdf

Page 46: “FEHMI AGANI”...në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë,

46

AUTOBIOGRAFIA

Unë jam Melisa Grabovci, lindur në qytetin e Istogut, më14.7.1997.

Shkollën fillore e kam përfunduar në vitin 2012 në SHFM “Ismail Qemali” në fshatin

Staradran të komunës së Istogut. Më pas kam vazhduar shkollimin e mesëm në Gjimnazin e

shkencave natyrore “Haxhi Zeka” në Istog.

Studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” i fillova në vitin shkollor

2015/2016. Tani pas katër viteve studime jam në prag të arritjes së qëllimit tim, jam shumë

afër titullit “Mësuese”. Duke u bazuar në përvojën që e kam fituar gjatë këtyre viteve të

praktikës pedagogjike mund të them me plot kuptimin e fjalës se jam gati për të filluar

“Misionin e shenjtë”, misioin e një mësimdhënëseje të përgatitur nga stafi i Universitetit të

Gjakovës “Fehmi Agani”.