mirësevini në kopshtin për Çfarë duhet të dini për kopshtin për fëmijë
Post on 09-Feb-2017
288 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Mirësevini në kopshtin për
Çfarë duhet të dini për kopshtin për fëmijë:
Përshtatja me kopshtin për fëmijë
dhe njohja me të
Dhoma për rroba
Aktivitetet në kopshtin për fëmijë: koha për lojë – për storje dhe mësim
Vaktet/shujtat
Aktivitetet e jashtme
Shëtitë dhe udhëtimet
Ç’rroba dhe mbathje i duhen fëmijës tuaj?
Ç’duhet të jetë në gjendje të bëjë fëmija juaj para se të nisë shkollën?
Traditat
Dhoma për rroba Përshtatja me kopshtin për fëmijë
dhe njohja me të
Kur fëmija fillon kopshtin për fëmijë ai ose ajo do
të hyjë në një botë të re të panjohur. Është
ndryshe nga shtëpia juaj. Fëmijës tuaj prandaj I
duhet mjaft për t’u njohur me fëmijët e tjerë, stafin
dhe po ashtu me ato që ndodhin në kopshtin për
fëmijë.
Nëse fëmija juaj nuk flet dhe nuk kupton
norvegjisht ju duhet të shpenzoni më shumë në
këtë proces të përshtatjes.
Është me rëndësi që fëmijët të ndihen të qetë dhe
të sigurt kur të jenë në kopshtin për fëmijë. Të ndi-
erit i/e qetë është parakusht për të mësuar.
Kur të arrini në mëngjes, një anëtar stafi duhet të
jetë aty dhe t’ju thotë “mirë mëngjesi” dhe t’ju
mirëpresë.
Është me rëndësi që kushdo që ta sjellë fëmijën
brenda ta heqin pallton.
Kjo krijon një rast të natyrshëm që ju të përcjellni
porositë dhe informacionin për stafin – dhe që ata
t’ju përcjellin porositë dhe informacionin juve.
Kur ta merrni fëmijën, kjo do t’ju ofrojë rast shumë
të mirë të pyesni si ka kaluar dita për fëmijën tuaj
dhe çfarë ka bërë ai apo ajo gjatë ditës.
Kur të largohet fëmija juaj, ne ia bëjmë me dorë
dhe themi “Faleminderit për sot”. Për prindërit, është po ashtu mirë të kalojnë kohë
në kopshtin për fëmijë. Kjo do t’ju japë rast të
njiheni dhe të shihni se si kalojnë fëmijët dhe
ç’bëjnë në kopshtin për fëmijë.
Ju rekomandojmë që njëri prej jush të kalojë së
paku 3 ditë më fëmijën tuaj gjatë disa ditëve të para
në kopshtin për fëmijë.
Po patët rast, është shumë e dobishme ta sillni
fëmijën tuaj për një vizitë para se ai apo ajo të
fillojnë kopshtin për fëmijë. Në atë mënyrë fëmija
juaj do të dijë se ku e keni fjalën kur ju flitni për
shkuarjen në kopshtin për fëmijë.
Jeni të mirëseardhur të caktoni një apointament pa-
ra procesit të përshtatjes për të biseduar rreth nevo-
jave të fëmijës suaj, për jetën tuaj në shtëpi, shkath-
tësitë e tij apo të saj gjuhësore në norvegjisht dhe
në gjuhën amtare dhe gjërat e tjera që mund të jenë
me rëndësi.
Traditat
Traditat e Kërshendellave norvegjeze, të
Pashkëve dhe Javës Para Agjërimit festohen në
kopshtin për fëmijë krahas Ditës Kombëtare të
Norvegjisë, më17 Maj.
Ne po ashtu do të dëshironim t’i nderonim tradi-
tat që kanë fëmijët dhe prindërit e vendeve tjera
që kanë sjellë me vete nga vendlindja. Ju lutemi
na njoftoni nëse keni tradita që do të dëshironit
t’i ndani me ne.
Kur dikush e ka ditëlindjen, dëshirojmë t’i bëjmë
të ndihen të veçantë. Derisa kopshtet për fëmijë
kanë tradita të ndryshme se si i festojnë
ditëlindjet, fëmija që ka ditëlindjen zakonisht
mba në kokë një kurorë prej letre. Ditëlindjet
festohen gjatë kohës së storjes dhe mësimit, ku
të gjithë bashkohen t’I dëshirojnë çunit apo va-
jzës së ditëlindjes Urime për Ditëlindje.
Shkruar nga Benedikte Skråmo Holst
e Seksionit për Kopsht të Fëmijëve të Komunës
Ski.
Për informacion të mëtejshëm,
ju lutemi thirrni 64 87 86 28
Dhoma për rro-
ba është një
vend takimi i
rëndësishëm në
kopshtin për
fëmijë.
Aktivitetet e jashtme
Fëmijët lozin përjashtë çdo ditë – pa marrë para-
sysh motin.
Ka shumë gjëra që mund të bëjmë përjashtë që
nuk mund t’i bëjmë brenda.
Përjashtë ka shumë vend për të qenë aktiv fizi-
kisht. Fëmijët mund të vrapojnë, kërcejnë, rrotullo-
hen, ngasin dhe të bërtasin me zë si të duan. Si
fëmijët ashtu dhe të rriturit kënaqen përjashtë.
Shkathtësitë e mira motorike janë po ashtu me
rëndësi për të parandaluar problemet e shkrim lex-
imit.
Loja
Fëmijët bëhen shokë të mirë duke luajtur bashkë.
Ata zhvillojnë gjuhën dhe imagjinatën si pjesë të
procesit.
Një pjesë të kohës, fëmijët vendosin se si duan të
luajnë.
Gjatë ditës, ndahen periudha kohe për aktivitete
si vizatimi, prerja, ngjyrosja dhe pjekja. Për këtë
mund të lexoni më shumë në oraret javore dhe
ditore.
Ne po ashtu luajmë lojëra kënaqësie dhe edukimi
dhe lexojmë libra në kopshtin për fëmijë.
Nëse fëmija juaj nuk është folës burimor i
norvegjishtes është me rëndësi që të lexoni, lozni,
dhe të luani lojëra me fëmijën tuaj në gjuhën tuaj
burimore. Është me rëndësi që ta përdorni gjuhën
tuaj aktivisht. Kjo do ta forcojë dhe lehtësojë af-
tësinë e fëmijës suaj për të mësuar norvegjisht.
Vaktet/shujtat
Disa fëmijë hanë mëngjes kur të shkojnë në
kopshtin për fëmijë. Varet se si është ngritur
kopshti i caktuar. Disa shërbejnë ‘grøt’ tërshëre
të ngrohtë. Në të tjerat, fëmijët e sjellin ushqimin
nga shtëpia. Është me rëndësi që fëmijët të
kenë fillim të mirë të ditës dhe që ushqimi t’u
sjellë mjaft energji për një ditë aktive. Pyetni
stafin rreth tipeve të ushqimit që shkojnë mirë
në kopshtin për fëmijë.
Për drekë aranxhimet ndryshojnë – qoftë drekë
e paketuar, “bëj senduiçin tënd” apo ushqim i
ngrohtë.
Ne këndojmë një këngë para vakteve/shujtave
për të shënuar faktin se po ulemi për të ngrënë.
Kur largohemi nga tryeza themi faleminderit për
ushqimin.
Pas dreke shërbejmë me fruta që fëmijët kanë
sjellë me vete apo që blen kopshti për fëmijë.
Disa që ende janë të uritur po ashtu hanë
pjesën e mbetur të drekës së paketuar, nëse u
ka mbetur gjë.
Fëmijët janë të mirëseardhur të sjellin ushqim me
të cilin janë mësuar të hanë në shtëpi. Nuk është
e thënë të jetë bukë e zezë me copa mishi, djathë
etj. përmbi, por ju nxisim të dërgoni ushqim të
shëndetshëm që është mirë të përfshijë fruta dhe
perime. Shumica e kopshteve për fëmijë janë të
pajjisura me mikrovalë për ngrohjen e ushqimit.
Koha për storje dhe mësim
Kemi kohën për storje dhe mësim çdo ditë në
kopshtin për fëmijë. Gjatë kësaj kohe ne ek-
splorojmë një temë (shih po ashtu planin ditor)
apo traditat.
Këndojmë këngë dhe lexojmë vjersha, përralla
dhe libra.
Që të kuptojnë të gjithë, shpesh përdorim ob-
jekte që simbolizojnë se për çfarë flasim, për
shembull ne tregojmë një fotografi të babait apo
nënës kur këndojmë për ta. Përdorim figura ose
dramatizojmë kur tregojmë storje. Fëmijët
mësojnë më së miri kur mund të marrin pjesë.
Kjo ua lehtëson që të mësojnë norvegjisht.
Ç’duhet të jetë në gjendje të
bëjë fëmija juaj para se të nisë
shkollën:
Në kopshtin për fëmijë ne ndihmojmë fëmijët të
mësojnë shkathtësi të ndryshme sociale dhe
praktike.
Kjo është pjesë e përgatitjes për fillimin e
shkollës.
Ata mësojnë se si të veshin dhe heqin rrobat e
jashtme dhe këpucët apo qizmet.
Ata mësojnë të shkojnë në nevojtore vetë, dhe i
lajnë duart pastaj.
Ata mësohen të pastrojnë pas vetes së tyre dhe
se ku t’i mbajnë gjërat e tyre.
Ata mësojnë të rrinë ulur të qetë dhe ta presin
radhën e tyre.
Shëtitë dhe udhëtimet
Në kopshtin për fëmijë dalim për shëti rreth një
herë në javë.
Ndonjëherë dalim për shëti në pyll. Ndonjëherë
ndezim zjarr dhe dhe bëjmë zgarë apo hamë
ushqime të tjera të lehta të shëndetshme që
fëmijët sjellin me vete.
Ne po ashtu bëjmë udhëtime për te biblioteka.
Nëse bëjmë udhëtime më të gjata, udhëtojmë me
tren, autobus apo makinë. Në atë rast, ju së pari
duhet të nënshkruani formularin e pajtimit tuaj.
Udhëtimet shpesh ndërlidhen me lëndët që eks-
plorojmë (shih planet ditore).
Gjatë rrjedhës së vitit, fëmijës suaj do t’I nevojiten
këta artikuj të veshëmbathjes: atlete, sandale, qizme,
qizme dimri, rroba kundër shiut, pantollona të leshta,
çorapë të leshta – dhe rroba shtesë për t’I ndërruar:
pantollona, pjesë e epërme, çorapë, çorapë të gjatë
dhe rroba të brendshme.
top related