kreu i dymbëdhjetë pËrpilimi dhe prezentimi i raportit...
Post on 29-Dec-2019
2 Views
Preview:
TRANSCRIPT
-
1
Kreu i dymbëdhjetë
PËRPILIMI DHE
PREZENTIMI I
RAPORTIT KËRKIMOR
Qëllimet
Ta kuptojë dhe njoh rëndësinë e raportit kërkimor,
Ta kuptojë qëllimin e raportit kërkimor,
Ta njoh kërkesën themelore dhe llojet e raporteve që kërkojnë ndërmarrjet,
T’i njoh kërkesat të cilat duhet t’i plotësojë raporti kërkimor,
T’i njoh dhe dalloj tipet e raportit sipas audiencës,
Ta kuptojë rëndësinë e pamjes së jashtme të raportit kërkimor,
Ta njoh përmbajtjen e elementeve themelore të raportit këkimor dhe përmbajtjen e tyre,
Ta kuptojë prezentimin, rëndësinë dhe qëllimet e prezentimit të raportit kërkimor,
Ta kuptojë rëndësinë e prezentimit të të dhënave statistikore në raportin kërkimor,
T’i njoh llojet e metodave statistikore që përdoren për prezentim,
T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre,
T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin e tyre.
-
2
12.1. KUPTIMI DHE RËNDËSIA
Përpilimi i raportit kërkimor është faza e fundit në procesin e kërkim
marketingut dhe rëndësia e kësaj faza është e madhe. Pra, puna në
procesin e kërkim marketingut, përfundohet me përpilimin e raportit
kërkimor dhe prezentimin e tij.
Raporti kërkimor është paraqitje me gojë dhe/ose shkrim e deklaruar
me qëllim të komunikimit të rezultateve kërkimore, rekomandimet
strategjike, dhe/ose përfundimet tjera menaxhmentit ose audiencës
tjetër.1 Raporti kërkimor është dokumenti themelor i shkruar, shikuar
nga aspekti i shfrytëzuesit të rezultateve. Rëndësia raportit të përpiluar
mirë është e madhe, sepse shumë herë ndodh që kërkimet e
shkëlqyeshme të zhvlerësohen për ate se raporti ka qenë dobët i
përpiluar.
Qëllimi themelor i raportit kërkimor është komunikimi i rezultateve,
përfundimeve dhe porosive në projektin kërkimor. Pa marrë parasysh
rezultatet e kërkimeve në të cilat kërkimi ka arritur, kërkuesit i mbetet
një punë shumë me rëndësi, pra, paraqitja e rezultateve shfrytëzuesve
në mënyrën dhe formën, e cila atyre do ju është më e kuptueshme dhe
e përdorshme.
Përgatitja e raportit të mirë kërkon punë cilësore, e cila shprehet
përmes të sintezës dhe intuitës, përpikmërisë dhe përvojës praktike.
Raporti në fund duhet të paraqitet edhe gojarisht, apo të prezentohet.
Pra, kjo sjell “Ndeshjen ballë për ballë”, midis porositësit të kërkimit
dhe realizuesit të raportit dhe përbën në fakt momentin që vlerësohet
efikasiteti real i kërkimeve, sepse mbi bazën e raportit kërkimor
menaxhmenti i biznisit merr vendimet përkatëse.
Raporti duhet të jetë një mjet efektiv komunikimi jo vetëm në gjetjet e
sakta dhe konkluzionet, por edhe në nxitjen e lexuesit në veprim
menaxherial. Raporti kërkimor supozon nevojën për informacione që
të ndihmon procesin e vendim-marrjes. Me shkrimin e raportit procesi
i kërkim marketingut kompletohet dhe raporti duhet t’i adresohet
vendimit dhe rekomandojë orientimin e veprimit në pikëpamje të
gjetjeve të kërkimit. Përdoruesi ose blerësi i informacioneve duhet të
1 William G. Zimund, Exploring Marketign Research,.8E, Thomson South-Western, 2003, fq.652.
-
3
vendos nëse po ose jo do të ketë vëmendjen në këshillën e
rekomanduar të raportit dhe veprimet e rekomanduara nga kërkuesi
duhet të bëhen të njohura.
Raporti duhet të përpilohet në atë mënyrë dhe nivel që të mund ta
kuptojnë edhe ata shfrytëzues, të cilët nuk janë kërkues profesional
dhe nuk e kuptojnë gjuhën e statistikës. Njohësve të mirë të metodave
statistikore është e mjaftueshme që rezultatet t’u paraqiten në formën
numerike, kurse shfryëzuesit mesatar duhet shpjeguar edhe rezultatet e
tabeluara, e lere më procedurat më të komplikuara të përpunimit të të
dhënave.
Prandaj, raporti duhet të jetë gjithë përfshirës, duhet të tregoi bazën
teorike, në bazë të së cilës është kryer kërkimi, ndërsa në fund me
fjalorin e biznismenit të shpjegohen rezultatet në formën, që janë të
kuptueshme për të gjithë ato që do të shërbehen me raportin. Në raport
duhet të shpjegohet metoda me të cilën kërkuesi është shërbyer në
procesin kërkimor. Raporti kërkimor duhet të shkruhet sipas
rregullave të rëndomta për shkruarjen e punimit, të cilat rregulla
shfrytëzuesve ju janë të njohura dhe të përshtatshme.
12.2. KËRKESAT TË CILAT DUHET T’I PLOTËSON
RAPORTI KËRKIMOR
Kërkesë themelore e cila shtrohet para çdo materiali të shkruar është
ta bartë mendimin, të cilin autori e ka pasë me rastin e shkrimit të
raportit. Shfrytëzuesi duhet ta kuptojë ate që është shkruar, nëse kjo
nuk ndodh atëherë raporti i shkruar nuk e ka plotësuar qëllimin
themelor.
Me që shfrytëzuesit e raportit kërkimor dallohen për nga shkollimi,
profilet profesionale, thirrjet shkencore, etj., shpesh herë është e
nevojshme që mënyra e paraqitjes dhe përmbajtja t’i përshtaten
shfrytëzuesve konkret.
Prandaj, kërkuesi gjat shkruarjes së raportit në rend të parë duhet ta
dijë kush është shfrytëzues, kujt i arrijnë rezultatet, kush do t’i lexojë
dhe kush do të shërbehet me to. Fjala është këtu për një rreth të gjërë
-
4
aktivitetesh dhe bashkëpunëtorësh, por prap se prap disa janë
bashkëpunëtorë (shpesh një ose dy), të cilët drejtpërsëdrejti merren me
zgjidhjen e problemit, analiza e të cilit bëhet në projektin kërkimor.
Pasi që çdo projekt kërkimor i destinohet kryesisht një ndërmarrje të
caktuar dhe problemit të caktuar të ndërmarrjes, atëherë
bashkëpunëtorët i qasen problemit për zgjidhje. Ka ndërmarrje që
dëshirojnë raporte të shkurtëra kërkimore, me paraqitje tabelare në
shtojcë, të tjerat dëshirojnë raportet të gjëra, prej nga do të shihej e
tërë procedura e kryer.
Kur është fjala për formën dhe gjërësinë e raportit, është e
preferueshme t’i përshtatet kërkesës së shfrytëzuesit ose
shfrytëzuesve. Pra, mundësitë janë të shumta. Mirëpo, ekzistojnë disa
kërkesa, të cilat duhet t’i plotësojë çdo material i shkruar, të cilat
kërkesa janë: tërësia, saktësia, qartësia dhe përmbledhësia.
1. Tërësia Raporti mund të themi se është i tërë, vetëm nëse i jep të gjitha
informacionet që kërkohen dhe në gjuhën të cilën shfrytëzuesi e
kupton. Kjo nënkupton se shkruesi i raportit vazhdimisht duhet të pyes
nëse çdo pyetje në detyrë është adresuar. Cilat aleternativa janë
provuar? Çka është gjetur? Një raport i pakompletuar nënkupton se
raportet plotësuese, janë shqetësuese dhe i vonojnë veprimet, që do të
vijnë. 2
Prandaj, në pyetjet e parashtruara në fillim të procesit kërkimor, të
cilat pyetje njëkohësisht janë formuluar si qëllime kërkimore, raporti
duhet t’i ju përgjigjet.Në qoftë se në fillim janë parashtruar një ose më
shumë hipoteza, analiza e rezultateve doemos duhet të vendos se
hipoteza është e pranueshme ose jo. Nëse nuk kemi përgjigje në
pyetjet e parashtruara në fillim, do të thotë se ekzistojnë mangësi dhe
do të jetë e nevojshme të bëhen përpjekje plotësuese që të arrihet deri
te përgjigjet.
Raporti mundet me qenë jo i plotë ose shumë i gjërë. Nëse shkruesi i
raportit ka përfshi përkufizimin dhe shpjegime të shkurtra dhe jo të
qarta, raporti është jo i plotë. Poashtu, raporti mundet me qenë shumë
2 Gilbert A. Churchill, JR., Basic Marketinf Research.4E. South-Western Thomson Learning, 2001, fq. 769.
-
5
i gjërë, nëse në raport janë përfshirë detale, të cilat nuk janë në lidhje
direkte me rezultatet (përshkrimi detal i veshtirësive në kryerjen e
punës në terren ose ndonjë dilemë ose vështirësi metodologjike). Kjo
ndodh kur raporti përfshinë përplot informacione të parëndësishme,
ndërsa çështjet e rëndësishme janë lënë nën hije të çështjeve të pa
rëndësishme. Nëse raporti është i madh në vëllim, mundet me i
dekurajuar lexuesit për leximin e tij.
Mangësitë e tilla mund të jenë rezultat i lëshimeve të ndryshme në
procesin kërkimor, i cili është mjaft i gjatë dhe i përbërë, prandaj ka
mundësi të gabimeve. Gjithashtu, gabime mund të paraqiten edhe me
rastin e shkrimit të raportit, për arsye krejtësisht subjektive, p.sh.
kërkuesi mendon se ndonjë pjesë është e pa nevojshme ose e vlerëson
të pa rëndësishme ose mendon se vetvetiu është e kuptueshme situata,
e të ngjashme.
Prandaj, raporti është jo i plotë nëse kërkuesi nuk i ka shpjeguar disa
detale të rëndësishme apo i ka lënë anash formularët për regjistrim dhe
mbledhje të të dhënave apo i kalon disa vërejtje metodologjike, pa të
cilat lexuesi e ka vështirë t’i kuptojë rezultatet e fituara. Pra, përgatitja
e mirë dhe angazhimi serioz mundëson që të gjitha këto pengesa të
shmangen.
2. Saktësia
Kërkesa themelore, e cila shtrohet para raportit kërkimor është
saktësia, e cila nënkupton nëse kërkimet janë të sakta dhe të dhënat e
përpunuara dhe të paraqitura janë të vërteta dhe të sakta.
Nëse i përpunojmë të dhënat të cilat nuk janë mbledhur me anketim në
terren por anketuesi vetë i ka plotësuar, natyrisht se e tërë procedura
që ka pasuar s’ka kurrfarë kuptimi. Megjithate pasaktësi mund të
ndodhin edhe më vonë si: gjatë kodimit, gjatë bartjes së të dhënave në
kompjuter, gjatë analizës dhe interpretimit të rezultateve dhe gjatë
shkrimit të raportit kërkimor.
3. Qartësia Qartësia është kriter i përdorur për të vlerësuar raportin në mënyrë të
veçantë kur shprehjet në raport janë të sakta/përpikta. Qartësia është
kriter që ka dështuar më shumë se cilido kriter tjetër dhe prodhohet
-
6
nga të menduarit e qartë dhe saktë të shprehjes. Secili autor që
shkruan tekstin mendon se ajo që e ka shkruar është mjaft e qartë.
Përkundrazi shpesh konstatojmë se teksti i shkruar s’është mjaft i
qartë dhe mjaft i kuptueshëm për lexuesin. Pra, për të qenë teksti i
qartë dhe i kuptueshëm është shumë vështirë.
Prandaj, ekzistojnë mundësi që teksti i shkruar së pari të përmirësohet.
Disa autorë porosisin leximin me zë të tekstit të vetë, të tjerët
porosisin dhënjen e tekstit për lexim bashkëpunëtorëve më të afërt ose
kolegëve. Për tu arritur qartësi sa më e madhe e tekstit duhet të
respektohen disa rregulla: mendimi i rrumbullaksuar logjik të shkruhet
me fjali relativisht të shkurtëra. Poashtu, duhet t’i shmangemi
përdorimit të tepërt të mendimeve plotësuese, teksti të shkruhet në
gjuhën letrare dhe mundësisht pa përdorur shprehje të gjuhëve të
huaja.
4. Përmbledhësia
Përmbledhësia si kriter për vlerësim të raportit kërkimor, veçanërisht,
nëse raporti i shkruar është i freskët dhe i drejtpërdrejt. Raporti
kërkimor duhet të jetë i plotë dhe shkruesi duhet të ketë parasysh se
çka të përzgjedh për të përfshinë në raport.
Zgjerimi i tepërt i tekstit të raportit mund ta zvoglojë kuptueshmërinë
e tij. Prandaj, kërkesa për raport të plotë dhe të tërësishëm, bënë që
autorët me kujdes të vendosin se çka do të përfshijnë në raport.
Përmbajtjet të cilat nuk kanë të bëjnë me rezultatet dhe nuk
kontribojnë në kuptimin e drejtë, nuk është e nevojshme të përfshihen
në raport. Poashtu, nuk duhet me detale të metodave të përdorura të
ngarkohet raporti.
Përmbajtja e gjithmbarshme duhet të ndahet logjikisht në krerë apo
kaptina, ndërsa krerët/kaptinat të ndahen në tërësi më të vogla,
nënkrerë/nënkaptina. Gjatë punës duhet pasë kujdes në formulimin e
fjalive dhe në zgjedhjen e fjalëve të qarta. Çdo punim mund të
shkruhet më mirë se është shkruar por edhe këtu duhet të vehet kufiri i
sipërm, sepse kurr as gjë nuk do të ishte publikuar.
Anekdota, funksionari i lartë i qeverisë së një vendi të zhvilluar ka
pasë kërkesa shumë të larta në raport me raportet e shkruara nga
bashkëpunëtorët. Kështu njëherë e ka kthyer një raport me vërejtjen se
-
7
ende duhet të përmirësohet. Bashkëpunëtori ka punuar edhe një javë
dhe ja sjellë tekstin. Shefi edhe ate ja kthen me vërejtje të ngjashme
me shtesën ”Ju dini se çka duhet përmirësuar”. Bashkëpunëtori punon
natë e ditë edhe një javë dhe ja sjellë versionin e përmirësuar. “A është
më së miri që keni mundur e pyet shefi, bashkëpunëtori përgjigjet se
vërtetë ka dhënë çdo gjë nga vetja që të jetë i mirë, shefi qesh dhe
vërenë: ”Atëherë do ta lexoi”.3
12.3. TIPET E RAPORTIT KËRKIMOR
Raporti mund të klasifikohet në bazë të shkallës së formaliteti dhe
disenjit. Raporti formal është i formatit të gjatë, sepse përmban
strukturë mirë të detalizuar dhe është i kundërt me raportin e shkurtër.
Raportet e shkurtra
Raportet janë të shkurtra kur problemi është përkufizuar mirë, është i
kufizuar në vëllim, ka metodlogji të thjesht dhe është i drejtpërdrejt.
Shumë raporte informative, të progresit dhe të përkohshme janë të
shkurtra si: raporti i kostos së jetesës për negociatat që do të vijnë ose
shpjegimi ose ndjenja për çmimet damping kundër konkurruesve të
jashtëm.
Raportet e shkurtra janë rreth pesë faqe, nëse përdoret Ëeb site
munden të jenë edhe më të shkurtra. Në fillim duhet ta kenë
deklaratën e shkurtër lidhur me autorizimin e studimit, problemin e
kërkimit dhe gjërësinë dhe thellësinë e tij. Pastaj vijnë përfundimet
dhe porositë, të përcjellura me gjetjet që e mbështesin.4
Raportet e gjata
Raportet e gjata janë dy llojesh, raporti bazë apo teknik dhe raporti i
menaxhmentit.Secili tip i raportit ka për bazë supozimet e caktuara
lidhur me interesin dhe përgatitjen e lexuesit të mundshëm. Prandaj,
tipet e raportit janë të lidhura me audiencën që i destinohet.
3 Mira Marushiq, Istrazhivanje trzhishta, botim I tretë. Informator, Zagreb 1992, fq. 255.
4 Naresh K. Malhotra, Marketing Research - An applied orientation. 4E. Pearson Prentice Hall, 2004,
fq.607.
-
8
Shumë projekte kërkojnë të dy lloje të raportit: raporti teknik, i
shkruar për audiencën e kërkuesve dhe raporti i menaxhmentit i
shkruar për menaxherët joteknik ose klientët. Kur kërkuesit përpjeken
të shkruajnë raport që i plotëson të dy llojet, kjo e vështirëson punën
dhe rrallë është e kënaqshme. Të dy llojet e audiencës dallohen për
aftësim të ndryshëm teknik, interes dhe qëllime.
Raporti teknik
Raporti teknik e përfshinë tërë dokumentacionin dhe detajet e
kërkimit, pra i përfshinë të gjitha dokumetet origjinale, bëhet
dokumeti kryesor dhe si raport paraqet tërë rrëfimin se çka është bër
dhe si është bër.
Ky raport bazohet në supozimin se lexuesi ka njohuri nga
metodologjia kërkimore dhe janë të interesuar për detalet e disenjimit
të kërkimit, zgjedhjen e mostrës, metodat statistikore, etj. Lexuesit
janë të interesuar në prezentimin e plotë dhe detalet e diskutimit për
secilin hap të projektit kërkimor. Ata kanë dituri që të vlerësojnë
saktësinë dhe besueshmërinë për secilën fazë që është kryer. Shkruesi
i raportit mund të supozon se gjuha teknike e kërkimit e disenjuar dhe
analiza do të jenë të kuptuara nga lexuesi.
Kur përgatitet ky lloj i raportit, atëherë paraqiten llogari detale për
secilën fazë të projektit, përfshirë kopjet e pyetësorëve dhe ndoshta
rezultatet e printuara në kompjuter. Kjo do të jetë veçanërisht e
nevojshme kur testi statistikor paraqitet me të dhëna. Ky tip i raportit
është në të shumtën i ngjashëm kur bëhet pjesë e serisë së studimeve
ashtu që metodologjia mund të dyfishohet në nënprojektet përbërse.
Raporti teknik, poashtu duhet të përfshijë tërë prezentimin dhe
analizën e të dhënave signifikante. Përfundimet dhe këshillat qartë
duhet të jenë të lidhura me gjetjet e veçanta. Fjalori teknik i përdorur
duhet të zvoglohet, por duhet ditur kur të përdoret. Duhet të përfshinë
referenca të shkurtra lidhur me kërkimet, teoritë dhe teknikat. Është e
këshillueshme që lexuesi për tu familjarizuar me këto referenca, është
e dobishme të përfshinë disa shpjegime të shkurtra, në formë të
fusnotave.
Raporti teknik i shkurtër i mbulon të njejtat çështje si raporti i gjerë
por në formë të shkurtuar. Metodologjia është përfshirë si pjesë në
-
9
hyrje dhe nuk përmban më shumë se disa rreshta. Theksi më i madh
vendoset në gjetjet dhe përfundimet. Memorandumi paraqet një
minimum: Cili është problemi dhe cilat janë përfundimet e kërkimit.
Raporti i menaxhmentit
Ky raport disenjohet për audiencë joteknike. Kjo formë e raportit
bazohet në supozimin se lexuesit nuk janë të interesuar në detale
lidhur me teknikat kërkimore dhe kryesisht janë të interesuar në
gjetjet, sepse klientët nuk kan dituri për kërkimet dhe më shumë ju
interesojnë gjetjet se sa metodologjia. Ky raport është raport tipik që
lexohet nga biznismenët. Interesimi më i madhe i këtij tipi të lexuesve
janë gjetjet dhe zbatimi i gjetjeve për vendime në situatën e dhënë.
Stili i shkrimit është disenjuar për lexim të shpejtë dhe krahasim të
gjetjeve kryesore në kërkim. Toni i raporti është joteknik, pra
gazetaresk dhe i saktë, natyrisht përdor më shumë grafik, ndërsa më
pak tabela detale. Qëndrimet e paraqitura të gjetjeve, janë të shkurtra,
dhe precize. Përfundimet dhe këshillat i dallojmë me përdorimin e
yjeve ose numrave për t’i theksuar çështjet.
12.4.FORMA DHE PJESËT E RAPORTIT KËRKIMOR
Pamja e jashtme ose forma e raportit kërkimor ka rëndësi të veçantë.
Është e vërtetë se rezultatet jo të plota nuk do të bëhen më të mira në
raportin mirë të paraqitur, por rezultatet e mira do të humbin në
bindshmërinë e tyre nëse nuk paraqiten në formën përkatëse.
Në shumë vende dhe ndërmarrje ekzistojnë shumë udhëzime për
shkrimin dhe paraqitjen e informacioneve, por nuk ekziston formë
unike, e cila do të ishte e përgjithshme dhe e pranuar. Mirëpo,
ekzistojnë elemente të përbashkëta, të cilat çdo raport duhet t’i
përmbanë, pa marrë parasysh numrin dhe llojin e shfrytëzuesve.
Elementet themelore të çdo raporti kërkimor janë:
1. Faqja e parë 2. Përmbajtja
3. Përmbledhja e shkurtër
-
10
4. Hyrja
a) Objekti i kërkimit b) Qëllimet e kërkimit dhe c) Metodat e kërkimit
5. Përmbajtja kryesore
a) Rezultatet kërkimore dhe b) Kufizimet kërkimore
6. Përfundimet dhe porositë
7. Anekset (shtojcat)
a) Formularët për mbledhjen e të dhënave dhe b) Operacionet numerike për llogaritjen e rezultateve
8. Literatura
1. Faqja e parë, përmban titullin e punimit, emrin dhe adresën e
ndërmarrjes për të cilën bëhet kërkimi, emrin dhe adresën e
ndërmarrjes e cila e bën kërkimin dhe datën e përfundimt të kërkimit.
Faqja e parë poashtu mundet të mbaj edhe logon e institutit që e ka
përgatitë projektin nëse projekti është bër jashtë ndërmarrjes nga
ndonjë institut kërkimor.
2. Përmbajtja. Pas faqes së parë vjen faqja ku prezentohet përmbajtja
e punimit, sipas pjesëve dhe kaptinave me numër të faqeve për secilën
pjesë dhe kaptinë. Nga përmbajtja lexuesi mund të identifikojë
logjikën e arsyetimit dhe më pas mundet të kërkojë të shohë njërin apo
tjetrin nga problemet. Në qoftë se në punim ka shumë tabela (p.sh. më
shumë se njëzet), mund të formohet lista e veçantë me regjistrin e
tabelave, ngjashëm mund të veprohet edhe për paraqitjet grafike.
3. Përmbledhja e shkurtër, shpesh pa të drejtë mund të shihet edhe si
e panevojshme për porositësit ose hartuesit e raporteve kërkimore. Por
një përmbledhje e shkurtër është e domosdoshme, sepse përgjegjësit e
ndërmarrjes për mungesë të kohës nuk e lexojnë të gjithë materialin
por vetëm një pjesë të tij. Kështu çështjet me rëndësi siç janë: qëllimet
e vendosura, rezultatet e arritura dhe përfundimet kryesore.
Përmbledhja e shkurtër mund të përfshihet prej 1-3 faqe.
-
11
4. Hyrja, mund të paraqitet si kaptinë në vehte, në të cilën
përkufizohen objekti, qëllimet dhe metodat e kërkimit. Hyrja mund të
përfshihet prej 3-8 faqe.
Objekti i kërkimit, përkufizohet që të mos ketë paqartësi, sepse çdo
produkt ose shërbim mund të kuptohet në disa mënyra dhe ashtu
njerëzit e ndryshëm e kuptojnë në mënyra të ndryshme.
Qëllimet e kërkimit, paraqiten ashtu që shfrytëzuesi ta ketë më të qartë
qëllimin dhe arsyen e kërkimit.
Metoda e kërkimit apo metodologjia, është pjesë shumë me rëndësi në
projektin kërkimor. Nëse në raport s’është evidencuar lloji i kërkimit,
metoda e mbledhjes së të dhënave, mostra në të cilën kërkimi është
bërë dhe të gjitha detajet tjera, shfrytëzuesi nuk ka siguri të
mjaftueshme në rezultatet kërkimore. Nëse paraqitja e elementeve
komplekse dhe të gjata është e domosdoshme (mbledhja e të dhënave,
trajtimet statistikore) përdoret një aneks metodologjik, mirëpo pikat
kryesore duhet të përfshihen në brendësinë e dokumentit në formën e
shpjegimeve metodologjike.
5. Përmbajtja kryesore, përbëhet prej rezultateve të kërkimeve dhe
kufizimet. Rezultatet e kërkimeve janë gjetjet deri te të cilat kërkuesi
ka arritur gjatë procesit kërkimor dhe kufizimet të cilat kanë
përcaktuar këto rezultate. Rezultatet duhet të jenë në pajtim me
qëllimet e parashtruara dhe duhet të japim përgjigje në pyetjet e
parashtruara në fillim të procesit kërkimor.
Vështirë është të jepen porosi për mënyrën e paraqitjes së rezultateve,
sepse çdo projekt e ka logjikën e vet. Ndonjëherë kjo do të ishte oferta
në treg (prodhimi i vendit dhe importi), pastaj konsumi (konsumi i
vendit dhe eksporti), ndonjëherë problematika mund të paraqitet sipas
elementeve të marketing miksit, veçanërisht nëse në këtë rast fillohet
nga produkti (asortimenti prodhues, thellësisë së tij, gjërësisë), përmes
çmimeve (formimi, problematika), shitjes dhe distribuimit (kanalet,
struktura e shitjes), deri te aktivitetet promotive.
Pas paraqitjes së rezultateve rëndom i paraqesim edhe kufizimet e
kërkimeve të kryera. Këtu kërkuesi e ka rastin të jep vështrimin kritik
për rezultatet e arritura dhe shfrytëzuesit ja tërheq vëmendjen në
mangësitë eventuale që janë të pranishme në çdo punë. Pranimi i
-
12
vështirësive nuk ja zvoglon vlerën dhe përdorshmërinë e rezultateve.
Prandaj, në studimin e mirë autori vetë i paraqet kufizimet, vlerëson
shkallën e tyre dhe e porositë shfrytëzuesin si dhe sa t’i merr parasysh
në rastin e vendosjes në bazë të rezultateve kërkimore. Përmbajtja
kryesore përfshinë 30-60 faqe.
6. Përfundimet dhe porositë. Në fund të çdo punimi jepen
përfundimet dhe porositë. Përfundimet përmbajnë përgjigjet në pyetjet
e parashtruara në fillim të procesit kërkimor të marketingut.
Përfundimet mbështetën në faktet e vrojtuara ose në skenarët
(reagimet e konkurrentëve, mënyra e krijimit të pyetjeve, etj), të
gjykuara dhe të pranueshme. Në këtë kaptinë zakonisht jepen edhe
porositë si një hap i mëtejmë në procesin kërkimor, të cilat realisht
paraqesin hapin e parë në vendimet e menaxhmentit të ndërmarrjes,
pas të cilës pason akcioni.
Kërkimet e marketingut kanë për qëllim që të dihet se si të veprohet
gjatë planifikimit, realizimit dhe kontrollimit të aktiviteteve të
marketingut. Porosi në këtë rast do të ishte fillimi i realizimit të atyre
qëllimeve për të cilat i kemi hyrë realizimit të procesit të kërkimeve të
marketingut. Përfundimi dhe porositë përfshinë 2-12 faqe.
7. Anekset, sqarojnë brendësinë e raportit dhe shërbejnë në paraqitjen
e aspekteve teknike të një metode ose në paraqitjen e analizave apo të
tabelave dytësore. Anekset jepen në fund të raportit dhe përfshijnë të
gjitha materialet, të cilat janë të dobishme për kuptimin e procedurës
së kërkimeve. Këtu hyjnë formularët për regjistrim dhe mbledhje të të
dhënave primare, procedurat matematiko-statistikore me ndihmën e të
cilave arrijmë te rezultatet, tabelat dhe të gjitha materialet e ngjashme.
Aneksi përfshinë deri në 25 faqe.
8. Literatura, është e preferuarshme që literatura të klasifikohet sipas
llojit dhe burimeve të të dhënave: librat profesionale, artikujt në
revista të ndryshme shkencore, publikime statistikore, dokumentacioni
intern i ndërmarrjes dhe të ngjashme. Çdo lloj i burimit duhet të
renditet sipas abc së emrave të autorëve.
-
13
12.5. PREZENTIMI I RAPORTIT KËRKIMOR
12.5.1. Kuptimi i prezentimit
Prezentimi i raportit me gojë është mënyra për t’i paraqitur rezultatet e
arritura-përfundimet dhe porositë gjatë kërkimit në projektin e
kërkimor. Qëllimi i prezentimit me gojë është t’i thekson gjetjet më të
rëndësishme të projektit dhe t’i ofron mundësinë shfrytëzuesit të
rezultateve t’i qartëson gjërat e paqarta me anë të parashtrimit të
pyetjeve.
Prezentimi i raportit kërkimor nënkupton paraqitjen verbale dhe
vizuele të raportit të shkruar kërkimor me qëllim që financuesi të
njihet sa më mirë me raportin. Autorët nuk e rekomandojnë
prezentimin si zëvendësim me raportin e shkruar, por si plotësim i
dokumentit të shkruar. Raporti i shkruar shihet si dokument i arhivës
dhe jo vetëm prezentim i shkruar për ata njerzë të cilët vërtetë janë të
familjarizuar me projektin. Nëse prezentimi me gojë bëhet me sukses,
atëherë bëhet mjet komunikimi për sforcimin e asaj që është dhënë në
raportin kërkimor. Në shumë raste bëhet teknikë e komunikimit të
rezultateve të ekzekutuesve kryesor, të cilët përndryshe nuk do të
kishin interes ose qasje në të dhënat që janë mbledhur jashtë
ndërmarrjes.
Teknologjia audiovizuele sot është pronë e të gjithë prezentuesve në
prezentim. Ekzistojnë shenime të cilat munden me u sugjerue, të cilat
më leht mbahen në mend se sa ajo që shohim dhe dëgjojmë se sa ne
vetëm lexojmë. Sllajdet dhe transparencat munden të përgatiten për
kosto modeste për shumë buxhete të kërkimit dhe të ndikojnë shumë
në prezentimin me gojë. Paraqitja me kompjuter e grafikëve është e
leht të përdoret dhe i mundëson kërkuesit që t’i përdorë grafikët në
prezentimin me gojë me përfshirjen e logos së kompanisë, simbolet e
industrisë, etj. Paraqitjet e shkurtra në videorekorder të mbledhjeve të
fokus-grupeve mund të jenë shumë efektive në demonstrim me
shembuj të veçantë më gjerësisht gjetjet dhe përfundimet që paraqitja
e inçizuar tenton t’i ilustron. Prezentuesit më mirë dhe leht i
formulojnë përfundimet e tyre në bazë të informacioneve të paraqitura
me grafikë ose të formës vizuale se sa me tabela ose numra.
-
14
Prezentimin e bën kërkuesi i marketingut përpara interesentëve për
raportin në kohë dhe vend të caktuar, i cili zakonisht preferohet të mos
jetë i gjatë më shumë se 30 minuta. Prezentimi nuk është vetëm një
lexim i thjeshtë i raportit të kërkimit, por kërkuesi përmes të
përfundimeve kryesore dhe rezultateve të gjetura mbi të cilat duhet të
mështetën përfundimet dhe nxirren vendimet e menaxhmentit të
marketingut.
12.5.2. Rëndësia dhe qëllimet e prezentimit
Rëndësia e prezentimit qëndron në ate se menaxhmenti i ndërmarrjes
që ka financuar projektin kërkimor, fiton njohuri dhe kursehet nga
leximi i disa hershëm dhe koha për të parë rezultatet kërkimore, sepse
shumë studime kërkimore marrin kohë të madhe për lexim, madje
edhe një gjysëm dite ose një ditë.
Paraqitja me gojë për kërkuesin është një rast i mirë për të bindur
financuesin e projektit për vlerën dhe rezultatet e kërkimit. Nëse
pritjet e financuesit vërtetohen me përfundimet nga kërkimi, ai lehtë
mund të bindet për një kërkim të suksesshëm, përndryshe prezentuesi
mund të përballet me pyetje, të cilat financuesit ja bëjnë më të qartë
pritjet e ardhshme nga kërkimi.
Koha e prezentimit mund të caktohet ndonjëherë në përshtatje me
kohën e pranimit të projektit. Mirëpo ka raste kur kryesi i kërkimit e
kontakton porositësin rreth një muaji para datës së dërgimit të
dokumentit të shkruar.
Prezentimi duhet që më përpara të planifikohet dhe duhet të merren
parasysh këto momente:5
1. Temën e prezentimit duhet me njohur mirë prezentuesi, 2. Duhet njohur strukturën e dëgjuesve, e cila mund të jetë
homogjene ose heterogjene,
3. Duhet të kemi njohuri për politikën afariste të porositësit të studimit që më lehtë t’i përkufizojmë porositë nga kërkimet
marketing,
4. Duhet ta njohim vendin (madhësia e sallës, ndriqimin dhe akustikën e sallës, numrin e të pranishmëve, vendosjen e tyre)
5 Dr. S. Salai & dr. D. Bozhidareviq, Marketing istrazhivanja. Savremena administracija, Beograd 1997,
fq. 231.
-
15
dhe teknikën (mjetet audiovizuele), të cilat përdoren për
prezentim,
5. Koha e cila është në dispozicion për prezentim duhet të ndahet në:
i. Përshëndetje dhe theksim të falenderimit për bashkëpunim dhe sugjerime të vlershme,
ii. Hyrja e cila jep përgjigje në pyetjet: çka, pse, kur, ku dhe si?
iii. Përfundimet më të rëndësishme, iv. Propozimet, v. Koha për diskutim dhe
vi. Sintezën e rezultateve dhe propozimin, 6. Për prezentim është e preferuar të përgatiten tezat.
Tezat përgatiten varësisht nga stili personal i prezentuesit, por
prezentimi prej 30 minutash mund të paraqitet në formë të tezave
detale ose në formën pyetje-përgjigje, duke përdorur mjete
audiovizuele, mund të lexohet teksti i përgatitur më përpara ose edhe
teksti të thuhet verbalisht nga prezentuesi, etj.
Prezentuesi është e preferueshme që para se të fillojë prezentimin t’i
ketë parasysh dhe t’i zbatojë këto aktivitete:6
1. Në fillim t’i njofton të pranishmit se studimi në formë të shkruar do të shpërndahet pas prezentimit;
2. Studimin ta shpërndan pas prezentimit; 3. Me fjalin e parë është mirë të “përfitohen” dëgjuesit (si bëjnë
titujt e artikujve në gazeta);
4. Nuk duhet humbur kohë shumë në paraqitjen e problemit, pse dhe si është realizuar kërkimi;
5. Shfrytëzimi i paraqitjeve vizuele, sepse një fotografi mundëson kursimin e shumë fjalëve;
6. Nëse prezentimin e bëjnë më shumë kërkues duhet njoftuar të pranishmit për rolin e secilit në projekt;
7. Duhet folur me zë dhe qartë; 8. Duhet ditur kur duhet të shuhet dhe të përfundohet
prezentimi;
9. Përdorimi i mjeteve teknike e rrit nivelin e prezentimit dhe 10. Prezentuesi duhet të jetë person i hareshëm dhe fleksibil.
6 Po aty, fq. 232.
-
16
Këshillohet që nga të pranishmit të zgjedhet një person simpatik dhe
me te të vendoset kontakti me sy. Kjo është në funksion të asaj që
prezentuesi gjatë prezentimit të mundet me kuptuar se prezentimi i tij
është i kuptueshëm, interesant dhe dinamik, pra në një mënyrë të sheh
reagimet ndaj prezentimit.
12.5.3. Prezentimi i të dhënave statistikore
Për prezentim të të dhënave statistikore përdoren dy metoda , të cilat
janë: tabelat dhe grafikët. Këto metoda përdoren shumë në raportet
kërkimore. Lloji i të dhënave ose dëshira e kërkuesve ndikojnë që të
vendosinm dhe që të përcaktojnë se çfarë metodash të përdoren.
Tabelat7
Tabelat statistikore janë metodë për prezentim dhe rregullim të
dhënave, të cilat janë mbledhur lidhur me çështjet që janë shqyrtuar.
Tabelat analitike, ndërtohen që të na ndihmojnë në analizat formale të
ndërvarshmërisë brenda ndryshoreve, kurse tabelat e referencës,
ndërtohen për t’i adresuar të dhënat statistikore. Dallimi në mes të
këtyre dy tipeve të të dhënave qëndron në përdorimin dhe jo ndërtimin
e tyre. Tabela 12.1 është një tabelë reference e përgatitur për të
raportuar te lexuesi numrin e respodentëve për secilën gjini që janë
intervistuar, ndërsa tabela 12.2 është një tabelë analitike e përgatitur
për t’i analizuar dallimet në prefenca bazuar në moshën e
respodentëve.
Kujdesi duhet të jetë në përgatitjen e tabelave që të përfshijnë tituj të
veçantë, shenimet lidhur me shmangijen (përqindjet që shtohen në
mbi një qind për qind, për shembull), dhe burimet e të dhënave. Kjo i
ndihmon lexuesit të interpreton të dhënat që përmbahen në tabela dhe
t’i shmang pyetjet e qarta, siç është “Pse figurat nuk është shtuar deri
në 100 përqind?”
7 Grup autorësh, The Marketing Research guide.the Haëorth Press, NeëYork- London, 1997, fq. 269.
-
17
Tabela 12.1. Gjinia e udhëtarëve
Gjinia Numri Përqindja
Mashkuj
Femra
206
207
49.8%
50.2%
Gjithsej 412 120.0%
Burimi: të dhëna nga pyetësorët.
Tabela 12.2. Preferencat për motel-restorantet sipas moshës së
udhëtarëve Grup
mosha
Motel restorantet e
preferuara
Jo-Motel restorantet e
preferuara
Totali sipas
moshës
Numri përqindja Numri përqindja
Nën 25
25-34
35-44
45-54
Mbi 55
7
12
29
33
44
5.5%
12.3%
23.9%
26.2%
34.9%
120
62
38
35
22
45.3%
21.6%
12.2%
12.2.%
7.7%
127
75
67
68
66
Gjithsej 126 99.9% 287 120.0% 412
Burimi: të dhëna nga pyetësorët.
Raportit duhet të përmbajë tabela të thjeshta e përmbledhëse ndërsa
tabelat krahasueseduhet të rezervohen për shtojcë. 8
Po shihet qartë se secila tabelë përban elementet vijuese:
1. Numrin e tabelës, që na mundëson referimin e thjesht nga teksti në tabelë. Nëse teksti përfshinë shumë tablea ndërtohet lista e
përmbajtes së tabelave.
2. Titulli, do të tregon përmbajtjen e tabelave dhe e plotëson për kuptim pa ju referuar tekstit. Numri i tabelës dhe titulli zakonisht
vendosen në krye, sepse leximi fillon nga lartë poshtë.
3. Emërtimi i rendeve dhe kolonave. 4. Fusnotat, shpjegimi ose kualifikimi për pjesë të tabelës së caktuar
mund të jepet.
8 William G. Zikmund, Exploring Marketing Research. 8E, Thomson South Western, 2003, fq. 659-661.
-
18
5. Burimi, nëse materilei është bazuar në një ose më shumë burime sekundare se sa në të dhënat e mbledhura të prodhuara nga
projekti, burimi duhet të shenohet nën tabelë.
Grafikët Grafikët ose fotografitë kan rëndësi të madhe këte e ilustrojmë me
thënjen: “Fotografia është më e vlershem se sa njëmijë fjalë”.
Përdorimi siç duhet i grafikëve na ndihmon për të qartësuar çështjet e
ndërlikuara ose theksuar ato. Ekzistojnë shumë lloje të grafikëve që
munden me u përdorur në prezentimin e të dhënave. Prej më të
përdorurave janë paraqitjet rrethore, histogramet dhe grafikët me vija.
Këto grafik i japin dukje të dallueshme prezentimit të të dhënave.
Paketat e ndryshme softverike të grafikëve ofrojnë shumë lloje dhe
janë të lehta për tu përdorur në krijimin e raportit me ndikim më të
madh vizual.
Paraqitja rrethore/diagrami rrethor është grafik i dobishëm në studime
të marketingut, sidomos kur paraqesim pjesëmarrjen e tregut ose
segmentet e tregut. Me këtë paraqesim përbërjen e një madhësie në
pjesë përbërse në kohë të caktuar. Grafiku 11.1 paraqet shembull të
grafikut rrethor. Kjo na lejon t’i identifikojmë pjesëmarrjet e
ndryshme që mbahen nga konkurruesit e ndryshëm.
Histogrami leht ndërtohet dhe leht mundet me u interpretuar edhe për
ato, të cilët nuk janë të familjarizuar me grafikë. Ato veçanërisht janë
të dobishëm në paraqitjen e dallimeve ndërmjet grupeve si janë
prezentuar në grafikun 11.2 . Nga ky histogram është shumë leht të
shihen dallimet në preferenca për motele dhe jomotele lidhur me
moshën e konsumatorëve.
Grafikët me vija përdoren për të paraqitur marrëdhënjen e një
ndryshore më tjetrën. Këto grafikë janë me një vijë dhe me shumë
vija. Ndryshorja e varur në përgjithësi paraqitet në boshtin vertikal
ndërsa e pavarura në boshtin horizontal. Zakonisht ndryshorja e
pavarur për grafikët e tillë është koha ndërsa ndryshorja e varur është ,
konsumi, çmimi, etj.,por kjo nuk është e vetmja formë e pozicionimit
të ndryshoreve. Grafikët me shumë vija tregojnë marrëdhënijen e më
shumë se një ndryshore të varur në ndryshoren e pavarur. Secila vijë
për secilën ndryshore të varur duhet të jetë me ngjyrë tjetër dhe qartë e
shenuar. Pra, këto grafikë paraqesin tendencat e dukurive dhe
-
19
krahasimi i tendecave për produkte të ndryshme, konsumatorë dhe
tregje.
Grafiku 11.1. Gjinia e udhëtarëve
206207
Meshkuj
Femra
0
20
40
60
80
100
120
Nën 25 25-34 35-44 45-54 Mbi 55
Gragiku 11.2. Preferencat për motel-restorantet sipas
moshës së udhëtarëve
Motel
Jo-motel
-
20
USHTRIME
a. Pyetje për diskutim
1. Kuptimi i raportit kërkimor dhe cila fazë e procesit kërkimor është?
2. Kërkesat të cilat duhet t’i plotësoi raporti kërkimor cilat janë?
3. Kur raporti është i qartë?
4. Kur raporti është përmbledhës?
5. Elementet e raportit kërkimor, cilat janë?
6. Çka përmban faqja e parë e raportit kërkimor?
7. Çka përmban hyrja e raportit kërkimor?
8. Çka përmban përmbajtja kryesore e raportit kërkimor dhe kuptimi I tyre?
9. Çka përmban përfundimi dhe porositë e raportit kërkimor?
10. Kuptimi i prezentimit të raportit kërkimor?
11. Rëndësia e prezentimit të raportit kërkomor ku qëndron?
12. Për prezentim të të dhënave statistikore përdoren metoda:
a. ______________________
b. ______________________.
13. Cilat janë llojet e tabelave që përdoren për prezentimin e raportit kërkimor:
a. ______________________
b. ______________________.
14. Cilat janë llojet të grafikëve përdoren në prezentimin e raportit kërkimor:
a. ______________________
b. ______________________
c. _______________________.
b. Pyetje me shumë zgjidhje
1. Raporti nëse i jep të gjitha informacionet që kërkohen dhe në gjuhën të cilën
shfrytëzuesi do ta kuptojë është.
a. i tërë, b. jo i plotë, c. shumë i gjër, d. as njëra.
2. Forma dhe gjërësia e raportit kërkimor është e preferuar t’i përshtatet:
a. kërkesës së shfrytëzuesit, b. ofertës së hartuesit,
c. të dyja, c. as njëra.
3. Kërkimet janë të sakta dhe të dhënat e përpunuara dhe të paraqitura janë të vërteta dhe
të sakta paraqet:
a. saktësinë, b. tërësinë, c. plotninë, d. as njëra, e. të gjitha.
4. Përfundimet përmbajnë përgjigjet në pyetjet e parashtruara në fillim të procesit
kërkimor të marketingut.
a. jo e sakt, b. e sakt, c. pjesërisht e sakt.
-
21
5. Porosi do të ishte fillimi i realizimit të atyre qëllimeve për të cilat i kemi hyrë
realizimit të procesit të kërkimeve të marketingut.
a. e sakt, b. jo e sakt, c. pjesërisht e sakt.
6. Kur raporti përkufizon mirë problemin, nuk është vëllimor, ka metodlogji të thjesht
dhe është i drejtpërdrejt, fjala është për:
a. raport të shkurtër,
b. raport të gjatë,
c. raport teknik,
d. as njëra.
7. Raporti që e përfshinë tërë dokumentacionin dhe detajet e kërkimit, pra i përfshinë të
gjitha dokumetet origjinale, bëhet dokumeti kryesor dhe e paraqet tërë rrëfimin se çka
është bër dhe si është bër, është:
a. raport i shkurtër,
b. raport i menaxhmentit,
c. raport teknik,
d. as njëra.
8. Raporti i disenjuar për audiencë joteknike, i cili bazohet në supozimin se lexuesit nuk janë të interesuar në detale lidhur me teknikat kërkimore dhe kryesisht janë të interesuar
për gjetjet, sepse klientët nuk kan dituri për kërkimet dhe më shumë ju interesojnë gjetjet
se sa metodologjia, fjala është për:
a. raport të shkurtër,
b. raport të menaxhmentit,
c. raport teknik,
d. as njëra.
9. Prezentimin e raportit kërkimor përpara interesentëve në kohë dhe vend të caktuar e
bën:
a. kërkuesi i marketingut,
b. bërësi i vendimit,
c. të dytë,
d. as njëri.
10. Koha e prezentimit preferohet të mos jetë më gjatë se:
a. 40 minuta,
b. 30 minuta,
c.50 minuta,
d. një orë.
top related