gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto...
Post on 04-Jun-2019
236 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI”
FAKULTETI EDUKIMIT – PROGRAMI PARASHKOLLOR
TEMA: Elementet jo esenciale – Kadmiumi
Punim diplome
Mentori: Prof.Ass.Dr.Lulzim Zeneli Punoi: Gresa Karagjyzi
Gjakovë, 2018
UNIVERSITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI”
FAKULTETI EDUKIMIT – PROGRAMI PARASHKOLLOR
TEMA: Elementet jo esenciale – Kadmiumi
Punim diplome
Mentori: Prof.Ass.Dr.Lulzim Zeneli Punoi: Gresa Karagjyzi
Gjakovë, 2018
UNIVERSITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI”
FAKULTETI EDUKIMIT – PROGRAMI PARASHKOLLOR
TEMA: Elementet jo esenciale – Kadmiumi
Punim diplome
Mentori: Prof.Ass.Dr.Lulzim Zeneli Punoi: Gresa Karagjyzi
Gjakovë, 2018
2
Ky punim diplome u mbrojt me _______________ para komisionit vlerësues ne përbërje
1. _________________Kryetar2. _________________ Mentor3. _________________ Anëtar
Komisioni e vlerësues e vlerësoi punimin me notën _________
3
Unë, deklaroj se punimi është punuar sipas literatures dhe hulumtimeve që i kam bërë në internet , për
qëllim që të njohim më shumë rreth rëndësis së kadmiumit në natyrë, në jetën tonë dhe sa prezent dinë që
ai të jetë në mënyrën e jetesës që ne bëjmë.
Qëlllimi i punimti është njohja dhe informimi rreth metaleve të rënda në veqanti të elementit kimik , atij
të kadmiumi
4
PËRMBAJTJAFALENDERIME6
ABSTRAKT7
1.HYRJA8
1.2 METALET TOKSIKE9
1.2.1 Roli dhe efektet toksike të elementeve9
1.3. Kadmiumi11
1.3.1 Cka ndodh kur kadmiumi hyn ne organizmin tonë 12
1.3.2 Ajri13
1.3.2.1 Kadmiumi ne ambientin e ajrit13
1.3.2.2 Kadmiumi ne mjedise profesionale14
1.3.2.3 Kadmiumi ne duhan14
1.3.3. Toka14
1.3.4 Nivelet e kadmiumit në toka15
1.3.5 Emetimet e kadmiumit për toke15
1.3.6 Kadmium në tokat bujqësore16
1.3.7. Niveli i kadmiumit në gjërat ushqimore16
1.3.8.Ndotja e Kadmiumit ne tokat bujqësore17
1.4.1. Uji17
2.0. Kadmiumi , përbërja e tij në organe vitale dhe në trup të njeriut19
2.1REABSORBIMI NE TRUPIN E NJERIUT.19
2.2.Kadmiumi ne trupin e njeriut19
2.3.Rreziqet për shëndetin e njeriut20
2.1. EFEKTET E KADMIUMIT NE SISTEMIN RESPIRATORE20
2.2. Efektet Muskuloskeletale21
2.3. EFEKTET HEPATIKE21
2.4. Efektet renale21
2.5 Efektet dermale22
2.6 Efektet okluare22
2.7. Efektet gastrointesitinale22
5
2.8. Efektet neurologjike23
2.9. Efektet hematologjike23
3.1. Efektet imunologjike23
4.1 Demitimi i veshkave.23
Demtimi i eshtrave24
Karciogjeniteti24
Literatura26
6
FALENDERIME
Mirënjohje dhe falënderim shkon për të gjithë pedagogët e Universitetit “Fehmi Agani ” ku në
saje të profesionalizmit të tyre dhe përkushtimit për të përçuar njohuri, kam arritur deri në
diplomim
Një falënderim special shkon për Prof. Ass. Dr. Lulzim Zeneli, për ndihmën dhe mbështetjen e
çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e punimit
tim të diplomës, produkt i shumë orëve konsultim, dhe mbështetje nga ana e tij. Faleminderit
profesor!
Në fund, por jo më pak e rëndësishme, dëshiroj t'i shprehë mirënjohje të thellë familjes sime të
cilës i detyrohem shumë për gjithë kontributin e vazhdueshëm dhe për finalizimin me sukses të
këtij rrugëtimi.
7
ABSTRAKT
Ky punim synon te japë një informacion shpjegues për kadmiumin, qëllimi është që të njohim
më shumë rreth rëndësisë së kadmiumit në natyrë, në jetën tonë dhe sa prezent është ai në
mënyrën e jetesës që ne bëjmë. Qëllimi i punimit është njohja dhe informimi rreth metaleve të
rënda në veçanti të elementit kimik, atij të kadmiumit.
Kadmiumi është element kimik metalik, një komponent që gjendet në korën e tokës dhe ujerave,
e cila ndodhet kudo në mjedisin tonë. Kadmiumi është metal i rënd, që më shpesh gjendet me
numër oksidues +2. Kadmiumi ka aftësi të përthithet nga: toka, uji, ajri, nga minierat e tij, nga
djegia e karbonateve fosile ,si dhe djegien e mbeturinave dhe deponimi i tyre. Kadmiumi mund
të mblidhet në organizmat ujore dhe nga kulturat bujqësore.
8
1.HYRJA
1.1 Ndotja e mjedisit dhe shëndeti i njeriut
Mjedisi përbën një nga katër faktorët përcaktues të shëndetit të njeriut, kurse tri të tjerat janë:
dispozita gjenetike, mbrojtja shëndetësore dhe mënyra e jetesës, ndërsa prezenca e materieve
toksike në ajër, ujë dhe tokë, kryesisht si rezultat i aktivitetit të njeriut, drejtpërdrejt ndikon në
statusin dhe shëndetin e njerëzve.
Në përgjithësi janë të njohura pesë grupe kryesore të ndotësve toksike:
1. Metalet të cilat lirohen në mjedis nga proceset industriale dhe veprimtaria bujqesore(
Pb,As,NI,Cu,etj)
2. Kompozimet organike me prejardhje industriale (herbicide, pesticide, hidrokarburet
alifatike te kloruara, komponime organometalike dhe fenole)
3. Gazrat si: amoniak dhe klori
4. Anionet (cianuret, sulfuret dhe sulfitet)
5. Acidet dhe bazat
Ndotja e mjedisit nga metalet besohet se ka filluar me zbulimin e zjarrit dhe në vazhdimësi
është përkeqësuar, ndërsa alarmimi për prezencën e metaleve në mjedis fillon me ardhjen e
industrializimit dhe zhvillimin e shkencës. Metalet përbejnë më shumë se dy e treta e
elementeve kimike që mund të gjenden në natyrë. Këto dallohen në bazë të karakteristikave
të tyre fizike: si formë e ngurtë, përçueshmëria elektrike dhe ajo termike, si dhe vetitë
mekanike si fortësia dhe butësia (aftësia e deformimit pa arsye) .
Nga 113 elemente të njohura deri më tani, 17 prej tyre janë jo-metale, ndersa 7 elemente janë
metaloide. Metaloidet përbëjnë grupin kalimtar të elementeve kimike (B,Si,Ge,As,Sb,Te,Po) të
cilat pozicionohen ndërmjet metaleve dhe jo metaleve. Metalet nga aspekti i ndikimit të tyre në
shëndet janë ndarë në metale esenciale, jo-esenciale me mundësi per efekt të dobishme. Katër
9
elementet (N,C,O,H) përbëjnë 96% të materies së gjallë, ndërsa 4% të materies së gjallë e
përbëjnë makro dhe mikro elementet.
Makroelementet si :Cl, Na, Ca, Mg, P, janë elemente për të cilat organizmi i njeriut ka kërkesa të
mëdha, kurse mikroelementet apo "elementet ne gjurmë" janë elementet kimike që nevojat e
organizmit për to janë në sasi shumë të limituara ( më pak se 100mg/ditë).
Elementet kimike që nuk njihen për efektet të dobishme në organizmin e njeriut janë: arseniku,
kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet
tjera që paraqesin shqetësim për toksicitetin janë: alumini, antimoni, bariumi, beriliumi, argjendi,
stronciumi dhe taliumi. Këto metale kanë përdorim të gjerë industrial dhe në vazhdimësi
ndikojnë në rritjen e probabilitetit për ekspozim dhe toksicitet.
1.2 METALET TOKSIKE
1.2.1 Roli dhe efektet toksike të elementeve
Metalet janë të shpërndara gjerësisht në koren e tokës, por në trup janë të pranishëm në
përqendrime shumë të ulëta. Prania e tyre në atmosferë, në tokë dhe në ujë, madje edhe në
gjurmë, mund të shkaktojë probleme serioze për të gjitha organizmat. Faktorët e ndryshëm sic
janë: industrializimi, dendësia e trafikut, përdorimi i plehrave kimike, pesticideve, dhe në kushtet
eko-gjeologjike, kanë luajtur rol të madh në sasinë dhe shumëllojshmërinë e metaleve në mjedis.
Metalet e rënda janë toksike për shkak të efektit të dëmshëm kumulativë që si pasojë paraqiten
ndryshimet degjenerative kronike, veçanërisht në sistemin nervor, ne mëlçi dhe në veshka. Në
disa raste metalet paraqiten me efekt teratogjen dhe kancerogjen. Mekanizmi i toksicitetit të disa
metale të rënda ende mbeten të panjohura, megjithëse inhibimi enzimatik, dëmtimi i
metabolizmit antioksidues, si dhe stresi oksidativ, mund të luajnë rol të madh. Metalet nga
aspekti biologjik, nuk janë degraduese, ato vazhdojnë të jenë prezent në mjedis dhe të prodhojnë,
në vazhdimësi, efekte anësore të shumta. Ekspozimi i vazhdueshëm me metale të rënda me
përqendrime relativisht të ulëta, mund të prodhojë efekte me pasoja shëndetësore kronike. Nga
10
pikëpamjet e ndryshme mjedisore, të burimeve të metaleve, mund të priten skenar të shumtë të
ekspozimit. Në secilën prej tyre rreziku mund të jetë i lartë për njerëzit, në veçanti për fëmijët
dhe gratë shtatzëna. Ekspozimi i njeriut me metale të rënda është konstatuar të ata që jetojnë në
afërsi të shkritoreve dhe minierave, pastaj të banorët e ekspozuar ndaj ujërave të ndotura
nëntokësore, të punonjësve industrial të termocentraleve dhe të industrisë kimike. Çrregullimet
shëndetësore si rezultat i akumulimit të metaleve në trup, në shumicën e rasteve, mund të
ndodhin në kushtet e ekspozimit kronik, ndërsa në një masë më të vogël shfaqen si rezultat i
faktorit gjenetik të bioakumulimit të metaleve në pjesë të caktuar të trupit (çrregullimi i
metabolizmit etj.) Rreziqet për shëndetin e njeriut mund të vijnë si rezultat i mangësisë së
metaleve dhe metaloideve, të cilat janë esenciale për funksionimin e organizmit të njeriut si:
kalciumi, hekuri, zinku, bakri, seleni, etj., ndërsa efektet dhe pasojat për organizmin e njeriut
janë rezultat i ndërveprimit ndërmjet elementeve esenciale dhe atyre toksike. Veprim konkurrues
ndërmjet elementeve esenciale dhe toksike për pozitë të njëjte në kuadër të reaksioneve
biokimike reflektohet, në veçanti, gjatë deficiences së elementeve esenciale. Shembull i mirë i
interaksionit të elementeve esenciale dhe elementeve toksike janë veprimet e plotësimit oral
(terapia orale) me elemente esenciale (p.sh kalciumi). Pra, absorbimi dhe mbajtja e metaleve
toksike, si dhe efektet e tyre të dëmshme mund të zvogëlohen, ku gjatë ekspozimi të metaleve
toksike në të njëjtën kohë praktikohet marrja e elementeve esenciale. Po ashtu konsumimi i një
diete që është e mangët me elemente esenciale mund t'a shtojë potencialin akumulues dhe toksik
të disa metaleve toksike. Për shembull, mungesa e kalciumit, hekurit, dhe e zinkut rritë
ndjeshmërinë e veprimit toksik të kadmiumit dhe plumbit. Interaksionet ndërmjet elementeve
toksike dhe elementeve esenciale janë hulumtuar te shumë kafshë të ekspozuar në nivele
relativisht të larta të ndotësve si dhe studimet eksperimentale me vetë kafshët. Megjithatë, edhe
përkundër faktit se ekzistojnë raporte të kufizuara dhe jo në numër, rezultatet kanë treguar se
ndërveprimet ndërmjet elementeve metalike mund të ndodhin edhe në nivelet më të ulëta të
ekspozimit (kronik) me elemente metalike. Kanë rëndësi kapitale për avancimin e njohurive
lidhur me mekanizmat patologjik të veprimit të metaleve, si dhe për vlerësimin e rëndësisë së
statusit të elementeve esenciale tek grupet e caktuara të popullsisë të ndikuara nga ndotja me
metale të rënda.
11
1.3. Kadmiumi
Kadmiumi është element kimik metalik, një komponent që gjendet në korën e tokës dhe ujerave,
e cila ndodhet kudo në mjedisin tonë. Ajo u zbulua për herë të parë në Gjermani ne vitin 1817, e
cila është konstatuar se është një produkt i procesimit të zinkut të rafinuar. Emri i saj rrjedh nga
fjala latine cadmia dhe kadmeia , emër grek që nga emrat e lashte i cili ju referohet oksid zinkut
ose calaminës.
Kadmiumi është metal i rënd, që më shpesh gjendet me numër oksidues +2. Ushqimi është
burimi kryesor nëpërmjet të cilit merret kadmiumi nga njerëzit jo duhanpirës. Vlerësimet për
marrjen e kadmiumit përmes dietës në nivelin botëror, në zonat jo te ndotura, është nga 10-
40ug/ditë, ndërsa në rajonet e ndotura marrja e kadmiumit përmes ushqimit shkon deri në disa
qindra mikro-gramë gjatë ditës. Kadmiumi në trup kryesisht është i lidhur për metalotiene. Në
organizmin e njeriut nuk ekziston mekanizëm efikas për ekskretimin e kadmiumit, prandaj si
rrjedhojë kadmiumi akumulohet në inde të organeve të ndryshme si në veshkë, mëlçi, pankreas,
si dhe në mushkëri. Gjysmë koha e eliminimit të kadmiumit në veshkë është 20-35 vjet.
Kadmiumi në mënyrë të drejtpërdrejtë vetvetiu nuk është në gjendje të gjenerojë radikalet e lira,
ndërsa ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme që konfirmojnë formimin e tërthortë të ROS dhe RNS,
duke përfshirë këtu radikalin superoksid, atë hidroksil si dhe oksidin nitrik. Një mekanizëm
interesant, i cili shpjegon rolin indirekt të kadmiumit në gjenerimin e radikaleve të lira, është
reaksioni i zëvendësimit të hekurit dhe bakrit në proteinat membranore dhe në ato te citoplazmës
(p.sh ferritin) nga kadmiumi. Si rezultat i konkurrencës ndërmjet Cd/Cu(Fe) kemi rritjen e nivelit
të bakrit të lirë ( jo të konjuguar) dhe joneve të hekurit si pjesëmarrës në procesin oksidues (stresi
oksidativ) nëpërmjet reaksioneve fenton.
Këto rezultate janë të mbështetura edhe nga zbulimet e fundit nga Ëatjen dhe Beyersmann. Në
përgjithësi mekanizmat toksike të veprimit të kadmiumit ende nuk janë të njohur mirë, po i
njohur është veprimi intracelular i kadmiumit, kryesisht nëpërmjet radikaleve të lira. Kadmiumi
është shkaktar potencial i sëmundjeve kancerogjene në organizmin e njeriut, ndërsa hulumtimet
12
kanë treguar se pirja e duhanit në mënyrë sinergjike rritë efektin kancerogjen të kadmiumit.
Organet që atakohen më së shumti nga kadmiumi janë: prostata, mushkëritë dhe organet gastro-
intestinale.
Kadmiumi në SHBA është nxjerr si një nga produktet gjatë prodhimit të metaleve të tjera , të tilla
si: zinku, plumbi, bakeri, kadmiumi ka përdorim të shumtë në industri dhe në produktet e
ushqimit. Kryesisht gjenden në bateri, pigment, veshje metalike, plastik dhe në disa lidhje
metalike.
1.3.1 Çka ndodh kur kadmiumi hyn ne organizmin tonë ?
Kadmumi nuk është i pranishëm në mjedis si një metal i pastër, por si një mineral në kombinim
me elementet të tjera të tilla si oksigjeni (oksidi i kadmiumit), si kloridi (kloridi i kadmiumit), etj.
Kadmiumi është shpesh i pranishëm në natyrë si okside komplekse, sulfide dhe karbonate të
zinkut. Këto forma të ndryshme të komponimeve të kadmiumit janë solide që të shpërndahen në
ujë në shkallë të ndryshme. Kloridet dhe sulfidet janë forma lehtësisht të tretshme në ujë.
Kadmiumi mund ta ndryshojë formën, por metalet e kadmiumit nuk zhduken nga mjedisi. Duke
e ditur formën e veçante të kadmiumit, është shumë e rëndësishme për të përcaktuar rrezikun e
efekteve të mundshme negative shëndetësore.
Kadmiumi ka aftësi të përthithet nga: toka, uji, ajri, nga minierat e tij, nga djegia e karbonateve
fosile si dhe djegien e mbeturinave dhe deponimi i tyre. Kadmiumi mund të mblidhet në
organizmat ujore dhe nga kulturat bujqësore. Tre prej tyre janë më të rëndësishëm: toka, uji, ajri.
13
1.3.2 Ajri
Kadmiumi( si okside, kloride, dhe sulfate) gjenden në ajr si grimca ose avuj( nga
temperaturat e larta). Ajo mund të transportohet në atmosferë në distanca të gjata, ku mund të
depozitoj (lagështinë ose tharësin) mbi tokë dhe sipërfaqe ujore.
Tre kategori të ndryshme mund t'i njohim në lidhje me përqendrimet e kadmiumit në ajr.
1.Kadmiumi në ambientet e ajrit,
2.Kadmiumi në nivel të ajrit në situata të ekspozimit profesional
3. Kadmiumi në ajr nga pirja e duhanit.
Kadimumi në ajrin e ambientit paraqet deri më tani, shumicën e totalit të kadmiumit në ajr.
Ndërsa, kadmiumi nga mjediset profesionale dhe kadmiumit nga tymi i duhanit , mund të
transferohet direkt për njerëzit. Kadmiumi në ajrin e ambientit është depozituar në përgjithësi në
ujë apo tokë, pastaj transferohet në fund të bimëve dhe kafshëve, dhe më në fund hyn në trupin e
njeriut nëpërmjet zinxhirit ushqimor.
1.3.2.1 Kadmiumi në ambientin e ajrit
Përqendrimet e ambientit të kadmiumit në ajr , në përgjithësi vlerësohet të shkojnë nga 0.1 në 5
ng / m³ në zonat rurale, nga 2 deri në 15 ng / m³, në zonat urbane, dhe nga 15 deri 150 ng / m³ në
zonat e industrializuara (Elinder 1985, ËHO 1992, OECD 1994) edhe pse disa vlera shumë më të
ulëta janë shënuar në zona shumë të largëta dhe disa vlera shumë më të larta janë regjistruar në të
kaluarën e afërt, burime të pakontrolluara industriale. Në përgjithësi janë pak ose aspak
ndryshime të vërejtura në nivelin e kadmiumit në mes të ajrit të brendshëm dhe të jashtëm në
mjedise jo duhan pirjes.
14
1.3.2.2 Kadmiumi në mjedise profesionale
Përqendrimet e Kadmiumit në ajr mund të jetë ngritur në mjedise të caktuara industriale, por këto
ekspozime janë të kontrolluara nga afër, sot me standardet kombëtare të ekspozimit profesional.
Historikisht, nivelet mesatarete ekspozimit dhe limitet e lejuara të ekspozimit janë ulur ndjeshëm
në 40 vitet e fundit në njohjen e rëndësisë së kadmiumit mbytje për shëndetin e njeriut dhe me
përmirësime të rëndësishme në teknologjinë e kontrollit të ndotjes së ajrit gjatë kësaj periudhe
(Elinder 1985, ËHO 1992). Standardet e ekspozimit profesionale të cilat janë vendosur më parë
në 100 deri në 200 g / m³ tani janë specifikuar në 2 deri në 50 mg / m³, së bashku me kërkesat për
ruajtjen e treguesve biologjike të tilla si kadmiumi në gjak dhe kadmium në urinë nën nivele të
caktuara që sigurojnë asnjë efektet negativ në shëndetin e njeriut nga ekspozimi i kadmiumit
profesional (Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1991 ACGIH 1996 OSHA 1992).
1.3.2.3 Kadmiumi ne duhanë
Duhani lë në mënyrë natyrshme të grumbullohen dhe të përqendrohen nivele relativisht të larta të
kadmiumit, dhe për këtë arsye pirja e duhanit është një burim i rëndësishëm i ekspozimit të
kadmium në ajr për duhanpirësit. Është raportuar se një cigare përmban rreth 0.5 - 2 mg e
kadmiumit dhe se rreth 10% e përmbajtjes së kadmiumit është thithur kur cigare është tymosur
(Elinder 1985 ËHO 1992).
1.3.3. Toka
Kadmiumi dhe përbërja e tij mund të udhëtojnë nëpër tokë, por lëvizjet e tij varen nga disa
faktor, si: PH dhe sasia e lëndëve organike, të cilat mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit
lokal. Në përgjithësi , kadmiumi lidhet ngusht me lëndë organike, ku nëpërmjet reshjeve kalon
në tokë, lëvizë lehtë përmes shtresave të korës së tokës dhe kështu, përhapet nëpër pergjithësi në
bimë sic janë perimet me gjethe, drithëra etj., ku dhe prej tyre konsumojmë ushqime.
15
Kadmium në tokë e ka prejardhjen nga dy burime natyrore dhe antropogjene. Inputi antropogjen
i kadmiumit me tokën ndodhë nga depozitimet ajrore dhe i kanalizimeve, plehut dhe zbatimin e
plehrave fosfate. Kadmium është shumë më pak i lëvizshëm në tokë sesa në ajr dhe ujë. Faktorët
kryesorë që rregullojnë sasin e kadmiumit, absorbimin dhe shpërndarjen në tokë janë pH,
hydrous përmbajtja me oksid metali, prania e ligands organike dhe inorganike, si dhe
konkurrencën e joneve të tjera metalike (OECD 1994).
1.3.4 Nivelet e kadmiumit në toka
Niveli mesatar natyror i kadmiumit në koren e tokës që ka qenë i raportuar më shpesh është nga
0.1 në 0.5 ppm, por vlera shumë më të larta dhe të ulëta kanë qenë në varësi të një numri të madh
faktorësh. Vullkanet dhe shkëmbinjë metamorfik kanë tendencë për të treguar vlera më të ulëta,
nga 0.02 deri në 0.2 ppm, ndërsa shkëmbinjtë sedimentarë kanë vlera shumë më të larta, nga 0.1
në 25 ppm.
1.3.5 Emetimet e kadmiumit për tokë
Kadmium në tokë duhet të klasifikohet dukshëm në tri zona të veçanta në lidhje me efektet e tyre
relative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Këto tri fusha janë toka bujqësore, toka jobujqësore,
si dhe deponitë kontrolluara. Kadmium në toka me rëshqitje të kontrolluara është praktikisht i
palëvizshëm, dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë efekt në shëndetin e njeriut ose mjedisin,thjesht
sepse ajo është e përmbajtur aq mirë (Eggenberger dhe Waber 1998 NUS 1987). Kadmium në
tokë jo bujqësore në përgjithësi nuk do të ndikojë në shëndetin e njeriut sepse ajo nuk hyn në
zinxhirin ushqimor të gatshëm ose mund të bëjnë këtë vetëm në mënyrë indirekte përmes
transferimit nga tokave jobujqësore të tokave bujqësore nëpërmjet ajrore apo ujë transportit.
Megjithatë, shuma e transferuar në këtë mënyrë konsiderohet të jetë relativisht i ulët dhe nuk
pritet të jetë një pjesë e konsiderueshme e kadmiumit në tokë jo bujqësore. Kadmiumi në tokë
bujqësore është gjithashtu relativisht i palëvizshme në kushte normale, por mund të bëhen më i
16
lëvizshme në kushte të caktuara të tilla si rritjen e aciditetit të tokës dhe nivelin e tij kadmiumi
mund të përmirësohet nga përdorimi i plehrave fosfat, pleh organik apo llumi i kanalizimeve.
1.3.6 Kadmiumi në tokat bujqësore
Agjencitë e shumta janë përqendruar mbi praninë e kadmiumit në tokë bujqësore, mjetet me të
cilat toka bujqësore më të pasuruar me kadmium, shkalla në të cilën kadmiumi është marrë nga
lëndët ushqimore, si dhe transferimin e mëvonshëm të kadmiumit tek njerëzit me anë të lëndëve
ushqimore. Sepse kadmiumi është një komponent natyrale të të gjitha tokave, të gjitha lëndëve
ushqimore të cilat përmbajën disa sasi te vogla te kadmiumit dhe për këtë arsye të gjithë njerëzit
janë të ekspozuar ndaj niveleve natyrore të kadmiumit.
1.3.7. Niveli i kadmiumit në gjërat ushqimore
Nivelet e kadmiumit mund të ndryshojnë gjerësisht në lloje të ndryshme të produkteve
ushqimore. Perimet me gjethe të tilla sic janë marule dhe spinaq dhe prodhime të caktuara ,të
tilla si patatja shfaqin vlera relativisht të larta nga 30 deri në 150 PPB. Kikirikë, soje dhe fara
luledielli të shfaqin vlera të natyrshme të larta të kadmiumit me sa duket nuk kanë efekte
negative shëndetësore. Mishi dhe peshku normalisht përmbajnë përmbajtjen më të ulët kadmium,
nga 5 në 40 PPB. Ka tregues të qartë se nivelet kadmium në ushqime kanë rënë ndjeshëm gjatë
disa dekadave të kaluara për shkak të kontrollit progresiv të shkarkimeve te kadmiumit për
mjedisin (Van Assche dhe Ciarletta 1993, Ëatanabe et al. 1993 Ëatanabe et al. 1994). Studimet e
fundit kanë dokumentuar më tej se përmbajtja kadmium te ushqimet në Evropë dhe shumë
vende të tjera tashmë janë të qëndrueshme dhe jo në rritje me kalimin e kohës. (Chaudri et al.
1995).
17
1.3.8. Ndotja e Kadmiumit ne tokat bujqësore
Në të kaluarën, ka pasur shembuj të ndotjes me kadmium ai është shënuar në zonat, ku ushqimi
është rritur. Kjo ishte veçanërisht ishte e shprehur në kulturat e orizit në Japoni në vitet 1950 dhe
1960, ku u gjetën përqendrimet e larta të kadmium prej 200 deri 2.000 PPB (Elinder 1985). Në
përgjithësi, tokat në të cilat janë të kontaminuara historikisht me kadmium nga operacionet
industriale nuk përdoren më për qëllime bujqësore. Në ato raste kur instalimet e vjetra
industriale, të cilat janë kontaminuar me kadmium, teknika të përshtatshme të rehabilitimit kanë
ndikuar që të bllokojnë kadmiumin të pranishëm në tokë dhe në këtë mënyrë për të kontrolluar
rrezikun për shëndetin e njeriut.
1.4.1. Uji
Kadmiumi ekziston si jon hidratues ose kompleks jonik me substanca të tjera organike ose
inorganike, nga të cilat forma të tretshme gjenden në ujë. Sasia e kadmiumit në oqeane është
raportuar të jetë prej <5ng/L(ËHO 1992) dhe 5-20 ng/L deri ne 110 ng/L. Sasi më të mëdha janë
gjetur në zona të caktuara bregdetare.
Kadmiumi është përbërës minor i sipërfaqes së ujit dhe tokës. Mund të ekzistojë në ujë si:
kompleks inorganik si p.sh Karbonate, hidrokside, kloride , sulfate apo si kompleks organik.
Kadmiumi mund të hyjë në sisteme ujore nëpërmes erozionit të tokës, depozitimi atmosferik,
shkarkimi direkt nga operimet industriale, rrjedhje nga shembjet e tokës, apo vende të
kontaminuara, apo përmes shpërndarjes së mbetjeve, plehrave në agrokulture. Lumenjtë që
përmbajnë sasi të mëdha të Kadmiumit mund te kontaminojnë tokën për rreth, edhe përmes
ujitjes për qëllime bujqësore. Është vërtetuar se lumenjtë e kontaminuar mund të transportojnë
kadmiumin deri në 50km largësi.
18
Në Figurën .1. Janë të paraqitur rrugët e mundshme të ekspozimit të kadmiumit nga organizmat
ujorë ( marrja e cd direkt nga fazat e ujit ose nga konsumimi i ushqimit)
19
2.0. Kadmiumi , përbërja e tij në organe vitale dhe në trup të njeriut
Kadmiumi (Cd) është përdorur për qëllime industriale për shumë vite. Toksiciteti i tij zgjoi
kureshtje për studime shkencore gjatë mesit të shekullit të kaluar.
Kadmiumi është metal i rënde i cili përbën rrezik të madh për shëndetin e njeriut. Deri më sot
nuk është vërtetuar se Kadmiumu luan rol në ndonjë proces fiziologjik në organizëm. Interesimi
është rritur për cilësitë e tij toksike. Përshkrimi i parë është bërë nga shkencëtari gjerman
Friedrich Stromeyer, toksiciteti me kadmium mund të rezultojë në dëmtimin e veshkëve,
eshtrave dhe mushkërive.
Kadmiumu gjendet si xehe së bashku me zinkun, bakrin, dhe plumbin. Aktiviteti vullkanik është
një faktor që luan rol në rritjen e koncentrimit të kadmimuit në ambient. Kadmiumi përdoret
gjerësisht në proceset industriale, si p.sh agjent anti korizionit, stabilizator në produktet e PVC,
në centrale bërthamore dhe në prodhimin e bateriave nikel-kadmium.
2.1 Reasorbimi në trupin e njeriut
Vlera mesatare e kadmiumit tek punëtorët që punonin në vende ku kanë qenë të ekspozuar më
kadmium sipas ligjit gjerman është 15 ug/l. Jo duhanpirësit kanë një përbërje të kadmiumit në
gjak dhe sasia e kadmiumit është: 0.5 ug/l
2.2.Kadmiumi në trupin e njeriut
Kadmiumi në trupin e njeriut kur futet në gjak transportohet nga proteinat, albumina dhe
methallotiionina. Organi i parë që futet pas hyrjes në gjak është: mëlçia, këtu kadmiumi shkakton
prodhimin e metallotionines, pas nekrozës hepatocyte metallotiiona futet në gjak, pastaj ciklin
20
entero-hepatik bëhet nga sekretimi në traktin biliar në formën e cadmium- gluthation. Janë tre
rrugë të reabsorbimit të Kadmiumit: Gastrointestinal, pulomanar dhe dermal.
2.3.Rreziqet për shëndetin e njeriut
Sistemi respirator është i rrezikuar nga inhalimi nga ajri i kontaminuar me kadmium,
frrymëzënie, edema e mushkrive dhe shkatërrim i membranave të mukozave.Marrja e ushqimeve
të kontaminuara me kadmium mund të ketë edhe efekte gastrologjike si p.sh vjellje dhe diarre.
2.1. Efektet e kadmiumit në sistemin respirator
Tek disa njerëz inhalimi i tepërt i kamdmiumit mund të shkaktojë dëmtime serioze të indit të
mushkërive, por simptomat mund të jenë të vonuara. Gjatë një ekspozimi prej pesë oresh 8.63
mg/m3 raportohen të ketë simptoma toksike pas 2 orësh kollë apo irritim i fytit dhe i mukozës.
Pas 4 deri në 10 orë simptomat rëndohen, si p,sh, dhimbje të gjoksit, dyspnea, pafuqi, ftoftësi,,
ënjtje, ethe, dhe dhimbje të shpinës dhe gjymtyrëve.
Prej 8 ore deri ne 7 ditë pos ekspozim, lëndime më serioze të traktit respirator janë raportuar
duke përfshire dispne të rënde, frymëzënie, dhimbje të gjoksit, kolle të vazhdueshëm, plogështi,
anoreksi, diarre, dhimbje abdominale, kollë me gjak. Ekspozimi akut në sasi të mëdha mund të
jetë fatal dhe ata që mbijetojnë, mund të kenë dobësim të funksionit të mushkërive, për shumë
vite. Një punëtor 34 vjeçar ishte i ekspozuar me kadmium për një orë, ai kishte funksion të
dobësuar te mushkërive, i cili ishte ekzaminuar 4 vite pas ekspozimit. Simpotomat e para ishin:
Dispnea, kolla, temperaturë, dhimbje në muskuj(Myalgia)
Burimi kryesor i intokskimit me kadmium është duhan pirja, mushkëritë përmes pirjes se duhanit
rebsorbojne 40 deri ne 60% kadmium. Nje 50 vjeçar jo duhanpirës ka nje përqindje te kadmiumit
deri ne 15 mg, përderisa nje duhanpirës ka deri ne 30 mg, duhanpirësit kanë 4-5 here sasi me të
mëdha te kadmiumit ne gjak sesa jo duhanpirësit. Punëtoret te cilat kane qene të ekspozuar në
21
tym te kadiumit kane shfaqur simptoma te sëmundje te mushkërive, si distres pulomar.
Kadmiumi i inhaluar arrin ne qarkullimin e gjakut ne formën e kompleksit kadium- cysteine.
2.2. Efektet Muskuloskeletale
Disa studime tregojnë se në disa punëtorë të ekspozuar me kadmium mund të kenë,
pamjaftueshmëri të kalciumit, osteoporoze, osteomalacia.
Efektet në eshtra mund të ndodhin si pasojë e dëmtimit të veshkave dhe janë sekondare nga
ndryshimi i metabolizmit të kalciumit, fosforit, dhe vitaminës
2.3. Efektet hepatike
Friberg raportoi disa shenja jospecifike te sëmundjeve te mëlçisë ne disa punëtorë që kanë qene
te ekspozuar ne kadmium për 20 vjet me radhë.
Rezultate treguan një rritje te gamma globulinave ne serum, dhe rritje abnormale te globulinave
ne serum. Këto teste ishin jo specifike per cirrozen apo hepatitin.
2.4. Efektet renale
Studimet tregojnë se veshket janë caku i toksikimit me kadmium, sensiviteti i veshkave në
kadmium ishte zbuluar në një studim me punëtorë që ishin të ekspozuar në kadmium, në një
fabrikë e cila prodhonte bateria te nikelit-kadmiumit. Këta punëtorë vuanin nga
pamjaftueshmëria e veshkave i ndikuar nga proteinuria, dhe një rënie e filtrimit glomerular.
Dëmtime te njëjta te veshkave janë evidentuar edhe në studime të tjera të bëra me punëtorë të
ekspozuar në kadmium proteinuria e shkaktuar nga ekspozimi ne kadmium karakterizohet me
prezence të madhe të proteinave në urine: b mirkroglobulinat, ribonukleaza, imunoglobulinat,
retinol proteinat, Keto proteina me peshe të vogel filtrohen ne glomerulat dhe reabsrobohen ne
tubule proximale te veshkeve.
22
2.5 Efektet dermale
Toksiciteti dermal nuk paraqitet direket në ekspozimin në kadmium, studime të shumta me
punëtorë kanë treguar shenja të vogla të dëmtimit të lëkurës. Kërkime të pakta shkencore janë
bërë për kadiumin në sistemin dermal, ËESTER eksperimentoi në reabsorbimin e kadmiumit nga
toka dhe uji i kontaminuar, rezultatet ishin 8.8% nga toka, 12.7% nga uji, nga aplikimi i
kadmiumit ne lëkurë, përderisa në plazme nga toka 0.01% dhe nga uji 0.07%. Landsoën dhe
Sampson bënë një studim në lëkuren e minjve dhe administruan kadmium në lëkuren e minjve,
cdo ditë për 10 ditë, aty u shfaqen sëmundjet si hiperkeratoza, akantoza, dhe një rritje e mitozës
në qelizat e lëkurës. Gjithashtu u rrit përqindja e kadmiumit në gjak, mëlçi, dhe në veshke.
Absorbimi i kadmiumit përmes lëkurës përmes 2 mekanizmave, lidhjen e një joni të lirë të
kadmiumit në karantinat epidermale dhe një induksion me metallotionin.
2.6 Efektet okluare
Po ashtu edhe efektet okluare nuk paraqiten ne toksikimin me kadmium.
2.7. Efektet gastrointesitinale
Studimet kanë treguar pak me toksicitien e sistemit gastrointestinal me kadmium, një studim me
kafshë tregojnë për një gërryerje në stomak,
Absorbimi përmes sistemit digjestiv të njeriut është përafërsisht 5% e Kadmiumit. Një shtetas
gjerman merr për çdo ditë një sasi prej 30-35 ug Kadmium 95% merret përmes ushqimit, një
duhanpirës ka përafërsisht 30ug për çdo ditë kadmium, shume faktorë luajnë rol ne rritjen e
ketyre vlerave, si p.sh. marrja e vogel e Vitaminës D, kalciumit, si dhe zinkut dhe bakrit.
Homologjia e Kadmiumit me zinkun dhe kalciumin, mund të jëtë një arsye për rritjen e
riabsorbimit te Kadmiumit.
23
2.8. Efektet neurologjike
Neurotoksiciteti përgjithësisht nuk përfshihet me ekspozim në kadmium por disa studime me 31
punëtorë të ekspozuar vazhdimisht në kadmium, në teste neuropsikologjike si p.sh në testet e
koncentrimit psikomotore dhe teste të memories, kanë treguar performance të dobët. Njerëzit që
jetojne afër miniere të aluminit kanë mundësi të shfaqjes se Dementies.
2.9. Efektet hematologjike
Koncetrime të vogla të hemoglobines dhe volum i pakesuar i qelizave është verjetur në puntorët
e ekzpozuar në kadmium. Studime të cilat kanë rënë në konflikt janë bërë edhe me kafshe, lepujt
e ekzpozuar në kadmium për 3 orë në 21 ditë për 9 muaj me radhë kanë treguar se lepujt kanë
zhvilluar eozinofiline në kontrast minjët e ekzpozuar për 24 orë për 90 ditë janë raportuar
hemoglobin dhe hematocrit te rritur.
3.1. Efektet imunologjike
Për efektet imunologjike kemi evidneve të kufizuar, gjaku i punëtoreve të ekspozuar në kadmium
1-14 vjet kishte një ulje të mjaftueshme në gjenerimin e leukociteve krahasuar me të pa
ekzpozuarit. Karakaya bëri matjen e koncentrimit të kadmiumit në gjak në urine dhe ne serum të
IgO, IgM IgA në një grup prej 37 meshkujve të punësuar në miniera të zinkut dhe kadmiumit,
koncentrimet e kadmiumut në gjak ishin shume më të mëdha në punëtoret e ekspozuar të
kontrolluara në urinë dhe gjak.
4.1 Dëmtimi i veshkave.
Problemi kryesor i personave që i ekspozohen kadmiumit është dëmtimi i funksionit të veshkave,
kadmiumi arrin në veshke në formë të kadmium-metallotihnin, filtrohet në glomerula, dhe
riabsorbohet në tubule proximale, dhe rrin për një kohe të gjatë në qelizat e tubulave, përqindja e
kadmiumit rritet gjate jetes se personit, një përqindje e larte e kadmiumit në veshke rezulton me
në ekstremit të madhe të kalciumit që përben një rrezik të madhe për zhvillim e gurëve në
24
veshka. Një ekskretim urinar 2.5 mikrogram kadmium, kemi një dëmtim renal-tubular deri në
4%. Markeret e parë të dëmtimit të veshkave janë ekskretimi urinar i mikroglobulinave b2, d-
glukozaminidaza, dhe proteinat e lidhura me retinol.
Dëmtimi i eshtrave
Shumë studime të bëra në shekullin 20 kanë ndërlidh dëmtimin e eshtrave me kadmiumin, për
shembull me punëtoret e ekspozuar ne flaket, dhe pluhurin e kadmiumit. Kadmiumi është një
faktor që zhvillon sëmundjen itai-itai në të cilën pacientet ankohen për shume simptomë si p.sh.:
mineralizim i zvogëluar i eshtrave, rritje e madhe e frakturave, osteoporoze, dhe dhimbje e
madhe e eshtrave. Një epidemi me sëmundjen itai-itai është shfaqur ne Japoni, ne vitin 1940,
pacientet zhvilluan këto simptoma pas konsumimit të orizit i cili ishte mbjelle në toka të
kontaminuara me kadmium. Edhe një ekspozim minimal në kadmium mund të qon deri në
demineralizim të eshtrave.
Karciogjeniteti
Janë disa vërtetime se kadmiumi mund të shkaktojë kancerin. Walkes vërtetoi se një infektim i
kadmiumit mund të rriste gjasat e kancerit të prostatës, po ashtu është vërtetuar në minëj se dozat
e mëdha të kadmiumit mund të shkaktojnë nekroze të qelizave testikujve, për kontrast në testime
laboratorike kadmiumi nuk është gjetur si shkaktar i kancerit të prostatës,
Disa publikime vërtetuan se kadmiumi mund të shkaktojë kancer në veshke. Ky pohim u vërtetua
më vonë një studim me 11 raste klinike, dhe shtate raste epidemiologjike. Organizata botërorë
për zbulimin e kancerit vendosi kadmiumin në grupin I sa i përket karciogjeniteti te tij.
Disa faktorë në karciogjenitetin e kadmiumit jane: turbullimi i sinjalizimit mitogjenik i
mekanizmave riparues te AND-se. Rezistence apoptike në ekspozim të kadmiumit. Zëvëndsimi
zinkut me kadmium në proteinat të cilat regullojnë transkirptimin.
Kadmiumi është i afte të ndërrojë transmembranen E-cadherin të lidhur ne glikoproteina.
E-cadherin luan rol në mbështjelljes qelize-qelize në veçanti në qelizat depidermale.
25
Studimet Epidemiologjia kanë ekzaminuar lidhjen e mundshme ndërmjet ekspozimit ndaj
niveleve të larta të kadmiumit dhe normat e përgjithshme të kancerit.
Një studim me elementet kimike si. kadmiumi, zink dhe bakër në hulumtim për tumoret ne
veshkave të njeriut dhe veshkat normale te shëndosha. Veshkat me tumor në korteksin nga 31
raste (20 burra dhe 11 gra) janë në krahasim me majën e pacientëve të cilët kishin vdekur nga
shkaqe të ndryshme nga një sëmundje malinje nga 17 kontrollet (9 meshkuj dhe 8 femra ) .
Niveli i kadmiumit në indet e tumorit nuk lidhen me kadmium në mbështjellës ose palcë në të
njëjtën veshkë. Nuk ka dallim të madh që u gjetë në mes të rasteve dhe kontrolleve, edhe pse
rastet e duhanit kishin nivele më të larta të kadmiumit. Është konstatuar se kadmiumi nuk ishte
një faktor rreziku për tumor qelizat renale.
26
Literatura1.3 kadmiumi-http://www.cadmium.org/
1.3.1 http://www.cadmium.org/environment/level-of-cadmium-in-the-environment
figura 1.
http://whatwhen-how.com/mechanisms-of-cadmium-toxicity-to-various-trophic-saltëater-
organisms/toxicity-of-ëaterborne-cadmium-to-saltëater-aquatic-organisms-part-1/
top related