gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto...

26
UNIVERSI FAKULTETI ED TEM Mentori: Prof.Ass.Dr.Lulzim Z ITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI” DUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLO MA: Elementet jo esenciale Kadmiumi Punim diplome Zeneli Punoi: G Gjakovë, 2018 OR Gresa Karagjyzi

Upload: vuongquynh

Post on 04-Jun-2019

235 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

UNIVERSITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI”

FAKULTETI EDUKIMIT – PROGRAMI PARASHKOLLOR

TEMA: Elementet jo esenciale – Kadmiumi

Punim diplome

Mentori: Prof.Ass.Dr.Lulzim Zeneli Punoi: Gresa Karagjyzi

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI”

FAKULTETI EDUKIMIT – PROGRAMI PARASHKOLLOR

TEMA: Elementet jo esenciale – Kadmiumi

Punim diplome

Mentori: Prof.Ass.Dr.Lulzim Zeneli Punoi: Gresa Karagjyzi

Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI”

FAKULTETI EDUKIMIT – PROGRAMI PARASHKOLLOR

TEMA: Elementet jo esenciale – Kadmiumi

Punim diplome

Mentori: Prof.Ass.Dr.Lulzim Zeneli Punoi: Gresa Karagjyzi

Gjakovë, 2018

Page 2: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

2

Ky punim diplome u mbrojt me _______________ para komisionit vlerësues ne përbërje

1. _________________Kryetar2. _________________ Mentor3. _________________ Anëtar

Komisioni e vlerësues e vlerësoi punimin me notën _________

Page 3: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

3

Unë, deklaroj se punimi është punuar sipas literatures dhe hulumtimeve që i kam bërë në internet , për

qëllim që të njohim më shumë rreth rëndësis së kadmiumit në natyrë, në jetën tonë dhe sa prezent dinë që

ai të jetë në mënyrën e jetesës që ne bëjmë.

Qëlllimi i punimti është njohja dhe informimi rreth metaleve të rënda në veqanti të elementit kimik , atij

të kadmiumi

Page 4: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

4

PËRMBAJTJAFALENDERIME6

ABSTRAKT7

1.HYRJA8

1.2 METALET TOKSIKE9

1.2.1 Roli dhe efektet toksike të elementeve9

1.3. Kadmiumi11

1.3.1 Cka ndodh kur kadmiumi hyn ne organizmin tonë 12

1.3.2 Ajri13

1.3.2.1 Kadmiumi ne ambientin e ajrit13

1.3.2.2 Kadmiumi ne mjedise profesionale14

1.3.2.3 Kadmiumi ne duhan14

1.3.3. Toka14

1.3.4 Nivelet e kadmiumit në toka15

1.3.5 Emetimet e kadmiumit për toke15

1.3.6 Kadmium në tokat bujqësore16

1.3.7. Niveli i kadmiumit në gjërat ushqimore16

1.3.8.Ndotja e Kadmiumit ne tokat bujqësore17

1.4.1. Uji17

2.0. Kadmiumi , përbërja e tij në organe vitale dhe në trup të njeriut19

2.1REABSORBIMI NE TRUPIN E NJERIUT.19

2.2.Kadmiumi ne trupin e njeriut19

2.3.Rreziqet për shëndetin e njeriut20

2.1. EFEKTET E KADMIUMIT NE SISTEMIN RESPIRATORE20

2.2. Efektet Muskuloskeletale21

2.3. EFEKTET HEPATIKE21

2.4. Efektet renale21

2.5 Efektet dermale22

2.6 Efektet okluare22

2.7. Efektet gastrointesitinale22

Page 5: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

5

2.8. Efektet neurologjike23

2.9. Efektet hematologjike23

3.1. Efektet imunologjike23

4.1 Demitimi i veshkave.23

Demtimi i eshtrave24

Karciogjeniteti24

Literatura26

Page 6: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

6

FALENDERIME

Mirënjohje dhe falënderim shkon për të gjithë pedagogët e Universitetit “Fehmi Agani ” ku në

saje të profesionalizmit të tyre dhe përkushtimit për të përçuar njohuri, kam arritur deri në

diplomim

Një falënderim special shkon për Prof. Ass. Dr. Lulzim Zeneli, për ndihmën dhe mbështetjen e

çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e punimit

tim të diplomës, produkt i shumë orëve konsultim, dhe mbështetje nga ana e tij. Faleminderit

profesor!

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, dëshiroj t'i shprehë mirënjohje të thellë familjes sime të

cilës i detyrohem shumë për gjithë kontributin e vazhdueshëm dhe për finalizimin me sukses të

këtij rrugëtimi.

Page 7: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

7

ABSTRAKT

Ky punim synon te japë një informacion shpjegues për kadmiumin, qëllimi është që të njohim

më shumë rreth rëndësisë së kadmiumit në natyrë, në jetën tonë dhe sa prezent është ai në

mënyrën e jetesës që ne bëjmë. Qëllimi i punimit është njohja dhe informimi rreth metaleve të

rënda në veçanti të elementit kimik, atij të kadmiumit.

Kadmiumi është element kimik metalik, një komponent që gjendet në korën e tokës dhe ujerave,

e cila ndodhet kudo në mjedisin tonë. Kadmiumi është metal i rënd, që më shpesh gjendet me

numër oksidues +2. Kadmiumi ka aftësi të përthithet nga: toka, uji, ajri, nga minierat e tij, nga

djegia e karbonateve fosile ,si dhe djegien e mbeturinave dhe deponimi i tyre. Kadmiumi mund

të mblidhet në organizmat ujore dhe nga kulturat bujqësore.

Page 8: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

8

1.HYRJA

1.1 Ndotja e mjedisit dhe shëndeti i njeriut

Mjedisi përbën një nga katër faktorët përcaktues të shëndetit të njeriut, kurse tri të tjerat janë:

dispozita gjenetike, mbrojtja shëndetësore dhe mënyra e jetesës, ndërsa prezenca e materieve

toksike në ajër, ujë dhe tokë, kryesisht si rezultat i aktivitetit të njeriut, drejtpërdrejt ndikon në

statusin dhe shëndetin e njerëzve.

Në përgjithësi janë të njohura pesë grupe kryesore të ndotësve toksike:

1. Metalet të cilat lirohen në mjedis nga proceset industriale dhe veprimtaria bujqesore(

Pb,As,NI,Cu,etj)

2. Kompozimet organike me prejardhje industriale (herbicide, pesticide, hidrokarburet

alifatike te kloruara, komponime organometalike dhe fenole)

3. Gazrat si: amoniak dhe klori

4. Anionet (cianuret, sulfuret dhe sulfitet)

5. Acidet dhe bazat

Ndotja e mjedisit nga metalet besohet se ka filluar me zbulimin e zjarrit dhe në vazhdimësi

është përkeqësuar, ndërsa alarmimi për prezencën e metaleve në mjedis fillon me ardhjen e

industrializimit dhe zhvillimin e shkencës. Metalet përbejnë më shumë se dy e treta e

elementeve kimike që mund të gjenden në natyrë. Këto dallohen në bazë të karakteristikave

të tyre fizike: si formë e ngurtë, përçueshmëria elektrike dhe ajo termike, si dhe vetitë

mekanike si fortësia dhe butësia (aftësia e deformimit pa arsye) .

Nga 113 elemente të njohura deri më tani, 17 prej tyre janë jo-metale, ndersa 7 elemente janë

metaloide. Metaloidet përbëjnë grupin kalimtar të elementeve kimike (B,Si,Ge,As,Sb,Te,Po) të

cilat pozicionohen ndërmjet metaleve dhe jo metaleve. Metalet nga aspekti i ndikimit të tyre në

shëndet janë ndarë në metale esenciale, jo-esenciale me mundësi per efekt të dobishme. Katër

Page 9: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

9

elementet (N,C,O,H) përbëjnë 96% të materies së gjallë, ndërsa 4% të materies së gjallë e

përbëjnë makro dhe mikro elementet.

Makroelementet si :Cl, Na, Ca, Mg, P, janë elemente për të cilat organizmi i njeriut ka kërkesa të

mëdha, kurse mikroelementet apo "elementet ne gjurmë" janë elementet kimike që nevojat e

organizmit për to janë në sasi shumë të limituara ( më pak se 100mg/ditë).

Elementet kimike që nuk njihen për efektet të dobishme në organizmin e njeriut janë: arseniku,

kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet

tjera që paraqesin shqetësim për toksicitetin janë: alumini, antimoni, bariumi, beriliumi, argjendi,

stronciumi dhe taliumi. Këto metale kanë përdorim të gjerë industrial dhe në vazhdimësi

ndikojnë në rritjen e probabilitetit për ekspozim dhe toksicitet.

1.2 METALET TOKSIKE

1.2.1 Roli dhe efektet toksike të elementeve

Metalet janë të shpërndara gjerësisht në koren e tokës, por në trup janë të pranishëm në

përqendrime shumë të ulëta. Prania e tyre në atmosferë, në tokë dhe në ujë, madje edhe në

gjurmë, mund të shkaktojë probleme serioze për të gjitha organizmat. Faktorët e ndryshëm sic

janë: industrializimi, dendësia e trafikut, përdorimi i plehrave kimike, pesticideve, dhe në kushtet

eko-gjeologjike, kanë luajtur rol të madh në sasinë dhe shumëllojshmërinë e metaleve në mjedis.

Metalet e rënda janë toksike për shkak të efektit të dëmshëm kumulativë që si pasojë paraqiten

ndryshimet degjenerative kronike, veçanërisht në sistemin nervor, ne mëlçi dhe në veshka. Në

disa raste metalet paraqiten me efekt teratogjen dhe kancerogjen. Mekanizmi i toksicitetit të disa

metale të rënda ende mbeten të panjohura, megjithëse inhibimi enzimatik, dëmtimi i

metabolizmit antioksidues, si dhe stresi oksidativ, mund të luajnë rol të madh. Metalet nga

aspekti biologjik, nuk janë degraduese, ato vazhdojnë të jenë prezent në mjedis dhe të prodhojnë,

në vazhdimësi, efekte anësore të shumta. Ekspozimi i vazhdueshëm me metale të rënda me

përqendrime relativisht të ulëta, mund të prodhojë efekte me pasoja shëndetësore kronike. Nga

Page 10: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

10

pikëpamjet e ndryshme mjedisore, të burimeve të metaleve, mund të priten skenar të shumtë të

ekspozimit. Në secilën prej tyre rreziku mund të jetë i lartë për njerëzit, në veçanti për fëmijët

dhe gratë shtatzëna. Ekspozimi i njeriut me metale të rënda është konstatuar të ata që jetojnë në

afërsi të shkritoreve dhe minierave, pastaj të banorët e ekspozuar ndaj ujërave të ndotura

nëntokësore, të punonjësve industrial të termocentraleve dhe të industrisë kimike. Çrregullimet

shëndetësore si rezultat i akumulimit të metaleve në trup, në shumicën e rasteve, mund të

ndodhin në kushtet e ekspozimit kronik, ndërsa në një masë më të vogël shfaqen si rezultat i

faktorit gjenetik të bioakumulimit të metaleve në pjesë të caktuar të trupit (çrregullimi i

metabolizmit etj.) Rreziqet për shëndetin e njeriut mund të vijnë si rezultat i mangësisë së

metaleve dhe metaloideve, të cilat janë esenciale për funksionimin e organizmit të njeriut si:

kalciumi, hekuri, zinku, bakri, seleni, etj., ndërsa efektet dhe pasojat për organizmin e njeriut

janë rezultat i ndërveprimit ndërmjet elementeve esenciale dhe atyre toksike. Veprim konkurrues

ndërmjet elementeve esenciale dhe toksike për pozitë të njëjte në kuadër të reaksioneve

biokimike reflektohet, në veçanti, gjatë deficiences së elementeve esenciale. Shembull i mirë i

interaksionit të elementeve esenciale dhe elementeve toksike janë veprimet e plotësimit oral

(terapia orale) me elemente esenciale (p.sh kalciumi). Pra, absorbimi dhe mbajtja e metaleve

toksike, si dhe efektet e tyre të dëmshme mund të zvogëlohen, ku gjatë ekspozimi të metaleve

toksike në të njëjtën kohë praktikohet marrja e elementeve esenciale. Po ashtu konsumimi i një

diete që është e mangët me elemente esenciale mund t'a shtojë potencialin akumulues dhe toksik

të disa metaleve toksike. Për shembull, mungesa e kalciumit, hekurit, dhe e zinkut rritë

ndjeshmërinë e veprimit toksik të kadmiumit dhe plumbit. Interaksionet ndërmjet elementeve

toksike dhe elementeve esenciale janë hulumtuar te shumë kafshë të ekspozuar në nivele

relativisht të larta të ndotësve si dhe studimet eksperimentale me vetë kafshët. Megjithatë, edhe

përkundër faktit se ekzistojnë raporte të kufizuara dhe jo në numër, rezultatet kanë treguar se

ndërveprimet ndërmjet elementeve metalike mund të ndodhin edhe në nivelet më të ulëta të

ekspozimit (kronik) me elemente metalike. Kanë rëndësi kapitale për avancimin e njohurive

lidhur me mekanizmat patologjik të veprimit të metaleve, si dhe për vlerësimin e rëndësisë së

statusit të elementeve esenciale tek grupet e caktuara të popullsisë të ndikuara nga ndotja me

metale të rënda.

Page 11: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

11

1.3. Kadmiumi

Kadmiumi është element kimik metalik, një komponent që gjendet në korën e tokës dhe ujerave,

e cila ndodhet kudo në mjedisin tonë. Ajo u zbulua për herë të parë në Gjermani ne vitin 1817, e

cila është konstatuar se është një produkt i procesimit të zinkut të rafinuar. Emri i saj rrjedh nga

fjala latine cadmia dhe kadmeia , emër grek që nga emrat e lashte i cili ju referohet oksid zinkut

ose calaminës.

Kadmiumi është metal i rënd, që më shpesh gjendet me numër oksidues +2. Ushqimi është

burimi kryesor nëpërmjet të cilit merret kadmiumi nga njerëzit jo duhanpirës. Vlerësimet për

marrjen e kadmiumit përmes dietës në nivelin botëror, në zonat jo te ndotura, është nga 10-

40ug/ditë, ndërsa në rajonet e ndotura marrja e kadmiumit përmes ushqimit shkon deri në disa

qindra mikro-gramë gjatë ditës. Kadmiumi në trup kryesisht është i lidhur për metalotiene. Në

organizmin e njeriut nuk ekziston mekanizëm efikas për ekskretimin e kadmiumit, prandaj si

rrjedhojë kadmiumi akumulohet në inde të organeve të ndryshme si në veshkë, mëlçi, pankreas,

si dhe në mushkëri. Gjysmë koha e eliminimit të kadmiumit në veshkë është 20-35 vjet.

Kadmiumi në mënyrë të drejtpërdrejtë vetvetiu nuk është në gjendje të gjenerojë radikalet e lira,

ndërsa ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme që konfirmojnë formimin e tërthortë të ROS dhe RNS,

duke përfshirë këtu radikalin superoksid, atë hidroksil si dhe oksidin nitrik. Një mekanizëm

interesant, i cili shpjegon rolin indirekt të kadmiumit në gjenerimin e radikaleve të lira, është

reaksioni i zëvendësimit të hekurit dhe bakrit në proteinat membranore dhe në ato te citoplazmës

(p.sh ferritin) nga kadmiumi. Si rezultat i konkurrencës ndërmjet Cd/Cu(Fe) kemi rritjen e nivelit

të bakrit të lirë ( jo të konjuguar) dhe joneve të hekurit si pjesëmarrës në procesin oksidues (stresi

oksidativ) nëpërmjet reaksioneve fenton.

Këto rezultate janë të mbështetura edhe nga zbulimet e fundit nga Ëatjen dhe Beyersmann. Në

përgjithësi mekanizmat toksike të veprimit të kadmiumit ende nuk janë të njohur mirë, po i

njohur është veprimi intracelular i kadmiumit, kryesisht nëpërmjet radikaleve të lira. Kadmiumi

është shkaktar potencial i sëmundjeve kancerogjene në organizmin e njeriut, ndërsa hulumtimet

Page 12: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

12

kanë treguar se pirja e duhanit në mënyrë sinergjike rritë efektin kancerogjen të kadmiumit.

Organet që atakohen më së shumti nga kadmiumi janë: prostata, mushkëritë dhe organet gastro-

intestinale.

Kadmiumi në SHBA është nxjerr si një nga produktet gjatë prodhimit të metaleve të tjera , të tilla

si: zinku, plumbi, bakeri, kadmiumi ka përdorim të shumtë në industri dhe në produktet e

ushqimit. Kryesisht gjenden në bateri, pigment, veshje metalike, plastik dhe në disa lidhje

metalike.

1.3.1 Çka ndodh kur kadmiumi hyn ne organizmin tonë ?

Kadmumi nuk është i pranishëm në mjedis si një metal i pastër, por si një mineral në kombinim

me elementet të tjera të tilla si oksigjeni (oksidi i kadmiumit), si kloridi (kloridi i kadmiumit), etj.

Kadmiumi është shpesh i pranishëm në natyrë si okside komplekse, sulfide dhe karbonate të

zinkut. Këto forma të ndryshme të komponimeve të kadmiumit janë solide që të shpërndahen në

ujë në shkallë të ndryshme. Kloridet dhe sulfidet janë forma lehtësisht të tretshme në ujë.

Kadmiumi mund ta ndryshojë formën, por metalet e kadmiumit nuk zhduken nga mjedisi. Duke

e ditur formën e veçante të kadmiumit, është shumë e rëndësishme për të përcaktuar rrezikun e

efekteve të mundshme negative shëndetësore.

Kadmiumi ka aftësi të përthithet nga: toka, uji, ajri, nga minierat e tij, nga djegia e karbonateve

fosile si dhe djegien e mbeturinave dhe deponimi i tyre. Kadmiumi mund të mblidhet në

organizmat ujore dhe nga kulturat bujqësore. Tre prej tyre janë më të rëndësishëm: toka, uji, ajri.

Page 13: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

13

1.3.2 Ajri

Kadmiumi( si okside, kloride, dhe sulfate) gjenden në ajr si grimca ose avuj( nga

temperaturat e larta). Ajo mund të transportohet në atmosferë në distanca të gjata, ku mund të

depozitoj (lagështinë ose tharësin) mbi tokë dhe sipërfaqe ujore.

Tre kategori të ndryshme mund t'i njohim në lidhje me përqendrimet e kadmiumit në ajr.

1.Kadmiumi në ambientet e ajrit,

2.Kadmiumi në nivel të ajrit në situata të ekspozimit profesional

3. Kadmiumi në ajr nga pirja e duhanit.

Kadimumi në ajrin e ambientit paraqet deri më tani, shumicën e totalit të kadmiumit në ajr.

Ndërsa, kadmiumi nga mjediset profesionale dhe kadmiumit nga tymi i duhanit , mund të

transferohet direkt për njerëzit. Kadmiumi në ajrin e ambientit është depozituar në përgjithësi në

ujë apo tokë, pastaj transferohet në fund të bimëve dhe kafshëve, dhe më në fund hyn në trupin e

njeriut nëpërmjet zinxhirit ushqimor.

1.3.2.1 Kadmiumi në ambientin e ajrit

Përqendrimet e ambientit të kadmiumit në ajr , në përgjithësi vlerësohet të shkojnë nga 0.1 në 5

ng / m³ në zonat rurale, nga 2 deri në 15 ng / m³, në zonat urbane, dhe nga 15 deri 150 ng / m³ në

zonat e industrializuara (Elinder 1985, ËHO 1992, OECD 1994) edhe pse disa vlera shumë më të

ulëta janë shënuar në zona shumë të largëta dhe disa vlera shumë më të larta janë regjistruar në të

kaluarën e afërt, burime të pakontrolluara industriale. Në përgjithësi janë pak ose aspak

ndryshime të vërejtura në nivelin e kadmiumit në mes të ajrit të brendshëm dhe të jashtëm në

mjedise jo duhan pirjes.

Page 14: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

14

1.3.2.2 Kadmiumi në mjedise profesionale

Përqendrimet e Kadmiumit në ajr mund të jetë ngritur në mjedise të caktuara industriale, por këto

ekspozime janë të kontrolluara nga afër, sot me standardet kombëtare të ekspozimit profesional.

Historikisht, nivelet mesatarete ekspozimit dhe limitet e lejuara të ekspozimit janë ulur ndjeshëm

në 40 vitet e fundit në njohjen e rëndësisë së kadmiumit mbytje për shëndetin e njeriut dhe me

përmirësime të rëndësishme në teknologjinë e kontrollit të ndotjes së ajrit gjatë kësaj periudhe

(Elinder 1985, ËHO 1992). Standardet e ekspozimit profesionale të cilat janë vendosur më parë

në 100 deri në 200 g / m³ tani janë specifikuar në 2 deri në 50 mg / m³, së bashku me kërkesat për

ruajtjen e treguesve biologjike të tilla si kadmiumi në gjak dhe kadmium në urinë nën nivele të

caktuara që sigurojnë asnjë efektet negativ në shëndetin e njeriut nga ekspozimi i kadmiumit

profesional (Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1991 ACGIH 1996 OSHA 1992).

1.3.2.3 Kadmiumi ne duhanë

Duhani lë në mënyrë natyrshme të grumbullohen dhe të përqendrohen nivele relativisht të larta të

kadmiumit, dhe për këtë arsye pirja e duhanit është një burim i rëndësishëm i ekspozimit të

kadmium në ajr për duhanpirësit. Është raportuar se një cigare përmban rreth 0.5 - 2 mg e

kadmiumit dhe se rreth 10% e përmbajtjes së kadmiumit është thithur kur cigare është tymosur

(Elinder 1985 ËHO 1992).

1.3.3. Toka

Kadmiumi dhe përbërja e tij mund të udhëtojnë nëpër tokë, por lëvizjet e tij varen nga disa

faktor, si: PH dhe sasia e lëndëve organike, të cilat mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit

lokal. Në përgjithësi , kadmiumi lidhet ngusht me lëndë organike, ku nëpërmjet reshjeve kalon

në tokë, lëvizë lehtë përmes shtresave të korës së tokës dhe kështu, përhapet nëpër pergjithësi në

bimë sic janë perimet me gjethe, drithëra etj., ku dhe prej tyre konsumojmë ushqime.

Page 15: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

15

Kadmium në tokë e ka prejardhjen nga dy burime natyrore dhe antropogjene. Inputi antropogjen

i kadmiumit me tokën ndodhë nga depozitimet ajrore dhe i kanalizimeve, plehut dhe zbatimin e

plehrave fosfate. Kadmium është shumë më pak i lëvizshëm në tokë sesa në ajr dhe ujë. Faktorët

kryesorë që rregullojnë sasin e kadmiumit, absorbimin dhe shpërndarjen në tokë janë pH,

hydrous përmbajtja me oksid metali, prania e ligands organike dhe inorganike, si dhe

konkurrencën e joneve të tjera metalike (OECD 1994).

1.3.4 Nivelet e kadmiumit në toka

Niveli mesatar natyror i kadmiumit në koren e tokës që ka qenë i raportuar më shpesh është nga

0.1 në 0.5 ppm, por vlera shumë më të larta dhe të ulëta kanë qenë në varësi të një numri të madh

faktorësh. Vullkanet dhe shkëmbinjë metamorfik kanë tendencë për të treguar vlera më të ulëta,

nga 0.02 deri në 0.2 ppm, ndërsa shkëmbinjtë sedimentarë kanë vlera shumë më të larta, nga 0.1

në 25 ppm.

1.3.5 Emetimet e kadmiumit për tokë

Kadmium në tokë duhet të klasifikohet dukshëm në tri zona të veçanta në lidhje me efektet e tyre

relative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Këto tri fusha janë toka bujqësore, toka jobujqësore,

si dhe deponitë kontrolluara. Kadmium në toka me rëshqitje të kontrolluara është praktikisht i

palëvizshëm, dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë efekt në shëndetin e njeriut ose mjedisin,thjesht

sepse ajo është e përmbajtur aq mirë (Eggenberger dhe Waber 1998 NUS 1987). Kadmium në

tokë jo bujqësore në përgjithësi nuk do të ndikojë në shëndetin e njeriut sepse ajo nuk hyn në

zinxhirin ushqimor të gatshëm ose mund të bëjnë këtë vetëm në mënyrë indirekte përmes

transferimit nga tokave jobujqësore të tokave bujqësore nëpërmjet ajrore apo ujë transportit.

Megjithatë, shuma e transferuar në këtë mënyrë konsiderohet të jetë relativisht i ulët dhe nuk

pritet të jetë një pjesë e konsiderueshme e kadmiumit në tokë jo bujqësore. Kadmiumi në tokë

bujqësore është gjithashtu relativisht i palëvizshme në kushte normale, por mund të bëhen më i

Page 16: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

16

lëvizshme në kushte të caktuara të tilla si rritjen e aciditetit të tokës dhe nivelin e tij kadmiumi

mund të përmirësohet nga përdorimi i plehrave fosfat, pleh organik apo llumi i kanalizimeve.

1.3.6 Kadmiumi në tokat bujqësore

Agjencitë e shumta janë përqendruar mbi praninë e kadmiumit në tokë bujqësore, mjetet me të

cilat toka bujqësore më të pasuruar me kadmium, shkalla në të cilën kadmiumi është marrë nga

lëndët ushqimore, si dhe transferimin e mëvonshëm të kadmiumit tek njerëzit me anë të lëndëve

ushqimore. Sepse kadmiumi është një komponent natyrale të të gjitha tokave, të gjitha lëndëve

ushqimore të cilat përmbajën disa sasi te vogla te kadmiumit dhe për këtë arsye të gjithë njerëzit

janë të ekspozuar ndaj niveleve natyrore të kadmiumit.

1.3.7. Niveli i kadmiumit në gjërat ushqimore

Nivelet e kadmiumit mund të ndryshojnë gjerësisht në lloje të ndryshme të produkteve

ushqimore. Perimet me gjethe të tilla sic janë marule dhe spinaq dhe prodhime të caktuara ,të

tilla si patatja shfaqin vlera relativisht të larta nga 30 deri në 150 PPB. Kikirikë, soje dhe fara

luledielli të shfaqin vlera të natyrshme të larta të kadmiumit me sa duket nuk kanë efekte

negative shëndetësore. Mishi dhe peshku normalisht përmbajnë përmbajtjen më të ulët kadmium,

nga 5 në 40 PPB. Ka tregues të qartë se nivelet kadmium në ushqime kanë rënë ndjeshëm gjatë

disa dekadave të kaluara për shkak të kontrollit progresiv të shkarkimeve te kadmiumit për

mjedisin (Van Assche dhe Ciarletta 1993, Ëatanabe et al. 1993 Ëatanabe et al. 1994). Studimet e

fundit kanë dokumentuar më tej se përmbajtja kadmium te ushqimet në Evropë dhe shumë

vende të tjera tashmë janë të qëndrueshme dhe jo në rritje me kalimin e kohës. (Chaudri et al.

1995).

Page 17: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

17

1.3.8. Ndotja e Kadmiumit ne tokat bujqësore

Në të kaluarën, ka pasur shembuj të ndotjes me kadmium ai është shënuar në zonat, ku ushqimi

është rritur. Kjo ishte veçanërisht ishte e shprehur në kulturat e orizit në Japoni në vitet 1950 dhe

1960, ku u gjetën përqendrimet e larta të kadmium prej 200 deri 2.000 PPB (Elinder 1985). Në

përgjithësi, tokat në të cilat janë të kontaminuara historikisht me kadmium nga operacionet

industriale nuk përdoren më për qëllime bujqësore. Në ato raste kur instalimet e vjetra

industriale, të cilat janë kontaminuar me kadmium, teknika të përshtatshme të rehabilitimit kanë

ndikuar që të bllokojnë kadmiumin të pranishëm në tokë dhe në këtë mënyrë për të kontrolluar

rrezikun për shëndetin e njeriut.

1.4.1. Uji

Kadmiumi ekziston si jon hidratues ose kompleks jonik me substanca të tjera organike ose

inorganike, nga të cilat forma të tretshme gjenden në ujë. Sasia e kadmiumit në oqeane është

raportuar të jetë prej <5ng/L(ËHO 1992) dhe 5-20 ng/L deri ne 110 ng/L. Sasi më të mëdha janë

gjetur në zona të caktuara bregdetare.

Kadmiumi është përbërës minor i sipërfaqes së ujit dhe tokës. Mund të ekzistojë në ujë si:

kompleks inorganik si p.sh Karbonate, hidrokside, kloride , sulfate apo si kompleks organik.

Kadmiumi mund të hyjë në sisteme ujore nëpërmes erozionit të tokës, depozitimi atmosferik,

shkarkimi direkt nga operimet industriale, rrjedhje nga shembjet e tokës, apo vende të

kontaminuara, apo përmes shpërndarjes së mbetjeve, plehrave në agrokulture. Lumenjtë që

përmbajnë sasi të mëdha të Kadmiumit mund te kontaminojnë tokën për rreth, edhe përmes

ujitjes për qëllime bujqësore. Është vërtetuar se lumenjtë e kontaminuar mund të transportojnë

kadmiumin deri në 50km largësi.

Page 18: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

18

Në Figurën .1. Janë të paraqitur rrugët e mundshme të ekspozimit të kadmiumit nga organizmat

ujorë ( marrja e cd direkt nga fazat e ujit ose nga konsumimi i ushqimit)

Page 19: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

19

2.0. Kadmiumi , përbërja e tij në organe vitale dhe në trup të njeriut

Kadmiumi (Cd) është përdorur për qëllime industriale për shumë vite. Toksiciteti i tij zgjoi

kureshtje për studime shkencore gjatë mesit të shekullit të kaluar.

Kadmiumi është metal i rënde i cili përbën rrezik të madh për shëndetin e njeriut. Deri më sot

nuk është vërtetuar se Kadmiumu luan rol në ndonjë proces fiziologjik në organizëm. Interesimi

është rritur për cilësitë e tij toksike. Përshkrimi i parë është bërë nga shkencëtari gjerman

Friedrich Stromeyer, toksiciteti me kadmium mund të rezultojë në dëmtimin e veshkëve,

eshtrave dhe mushkërive.

Kadmiumu gjendet si xehe së bashku me zinkun, bakrin, dhe plumbin. Aktiviteti vullkanik është

një faktor që luan rol në rritjen e koncentrimit të kadmimuit në ambient. Kadmiumi përdoret

gjerësisht në proceset industriale, si p.sh agjent anti korizionit, stabilizator në produktet e PVC,

në centrale bërthamore dhe në prodhimin e bateriave nikel-kadmium.

2.1 Reasorbimi në trupin e njeriut

Vlera mesatare e kadmiumit tek punëtorët që punonin në vende ku kanë qenë të ekspozuar më

kadmium sipas ligjit gjerman është 15 ug/l. Jo duhanpirësit kanë një përbërje të kadmiumit në

gjak dhe sasia e kadmiumit është: 0.5 ug/l

2.2.Kadmiumi në trupin e njeriut

Kadmiumi në trupin e njeriut kur futet në gjak transportohet nga proteinat, albumina dhe

methallotiionina. Organi i parë që futet pas hyrjes në gjak është: mëlçia, këtu kadmiumi shkakton

prodhimin e metallotionines, pas nekrozës hepatocyte metallotiiona futet në gjak, pastaj ciklin

Page 20: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

20

entero-hepatik bëhet nga sekretimi në traktin biliar në formën e cadmium- gluthation. Janë tre

rrugë të reabsorbimit të Kadmiumit: Gastrointestinal, pulomanar dhe dermal.

2.3.Rreziqet për shëndetin e njeriut

Sistemi respirator është i rrezikuar nga inhalimi nga ajri i kontaminuar me kadmium,

frrymëzënie, edema e mushkrive dhe shkatërrim i membranave të mukozave.Marrja e ushqimeve

të kontaminuara me kadmium mund të ketë edhe efekte gastrologjike si p.sh vjellje dhe diarre.

2.1. Efektet e kadmiumit në sistemin respirator

Tek disa njerëz inhalimi i tepërt i kamdmiumit mund të shkaktojë dëmtime serioze të indit të

mushkërive, por simptomat mund të jenë të vonuara. Gjatë një ekspozimi prej pesë oresh 8.63

mg/m3 raportohen të ketë simptoma toksike pas 2 orësh kollë apo irritim i fytit dhe i mukozës.

Pas 4 deri në 10 orë simptomat rëndohen, si p,sh, dhimbje të gjoksit, dyspnea, pafuqi, ftoftësi,,

ënjtje, ethe, dhe dhimbje të shpinës dhe gjymtyrëve.

Prej 8 ore deri ne 7 ditë pos ekspozim, lëndime më serioze të traktit respirator janë raportuar

duke përfshire dispne të rënde, frymëzënie, dhimbje të gjoksit, kolle të vazhdueshëm, plogështi,

anoreksi, diarre, dhimbje abdominale, kollë me gjak. Ekspozimi akut në sasi të mëdha mund të

jetë fatal dhe ata që mbijetojnë, mund të kenë dobësim të funksionit të mushkërive, për shumë

vite. Një punëtor 34 vjeçar ishte i ekspozuar me kadmium për një orë, ai kishte funksion të

dobësuar te mushkërive, i cili ishte ekzaminuar 4 vite pas ekspozimit. Simpotomat e para ishin:

Dispnea, kolla, temperaturë, dhimbje në muskuj(Myalgia)

Burimi kryesor i intokskimit me kadmium është duhan pirja, mushkëritë përmes pirjes se duhanit

rebsorbojne 40 deri ne 60% kadmium. Nje 50 vjeçar jo duhanpirës ka nje përqindje te kadmiumit

deri ne 15 mg, përderisa nje duhanpirës ka deri ne 30 mg, duhanpirësit kanë 4-5 here sasi me të

mëdha te kadmiumit ne gjak sesa jo duhanpirësit. Punëtoret te cilat kane qene të ekspozuar në

Page 21: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

21

tym te kadiumit kane shfaqur simptoma te sëmundje te mushkërive, si distres pulomar.

Kadmiumi i inhaluar arrin ne qarkullimin e gjakut ne formën e kompleksit kadium- cysteine.

2.2. Efektet Muskuloskeletale

Disa studime tregojnë se në disa punëtorë të ekspozuar me kadmium mund të kenë,

pamjaftueshmëri të kalciumit, osteoporoze, osteomalacia.

Efektet në eshtra mund të ndodhin si pasojë e dëmtimit të veshkave dhe janë sekondare nga

ndryshimi i metabolizmit të kalciumit, fosforit, dhe vitaminës

2.3. Efektet hepatike

Friberg raportoi disa shenja jospecifike te sëmundjeve te mëlçisë ne disa punëtorë që kanë qene

te ekspozuar ne kadmium për 20 vjet me radhë.

Rezultate treguan një rritje te gamma globulinave ne serum, dhe rritje abnormale te globulinave

ne serum. Këto teste ishin jo specifike per cirrozen apo hepatitin.

2.4. Efektet renale

Studimet tregojnë se veshket janë caku i toksikimit me kadmium, sensiviteti i veshkave në

kadmium ishte zbuluar në një studim me punëtorë që ishin të ekspozuar në kadmium, në një

fabrikë e cila prodhonte bateria te nikelit-kadmiumit. Këta punëtorë vuanin nga

pamjaftueshmëria e veshkave i ndikuar nga proteinuria, dhe një rënie e filtrimit glomerular.

Dëmtime te njëjta te veshkave janë evidentuar edhe në studime të tjera të bëra me punëtorë të

ekspozuar në kadmium proteinuria e shkaktuar nga ekspozimi ne kadmium karakterizohet me

prezence të madhe të proteinave në urine: b mirkroglobulinat, ribonukleaza, imunoglobulinat,

retinol proteinat, Keto proteina me peshe të vogel filtrohen ne glomerulat dhe reabsrobohen ne

tubule proximale te veshkeve.

Page 22: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

22

2.5 Efektet dermale

Toksiciteti dermal nuk paraqitet direket në ekspozimin në kadmium, studime të shumta me

punëtorë kanë treguar shenja të vogla të dëmtimit të lëkurës. Kërkime të pakta shkencore janë

bërë për kadiumin në sistemin dermal, ËESTER eksperimentoi në reabsorbimin e kadmiumit nga

toka dhe uji i kontaminuar, rezultatet ishin 8.8% nga toka, 12.7% nga uji, nga aplikimi i

kadmiumit ne lëkurë, përderisa në plazme nga toka 0.01% dhe nga uji 0.07%. Landsoën dhe

Sampson bënë një studim në lëkuren e minjve dhe administruan kadmium në lëkuren e minjve,

cdo ditë për 10 ditë, aty u shfaqen sëmundjet si hiperkeratoza, akantoza, dhe një rritje e mitozës

në qelizat e lëkurës. Gjithashtu u rrit përqindja e kadmiumit në gjak, mëlçi, dhe në veshke.

Absorbimi i kadmiumit përmes lëkurës përmes 2 mekanizmave, lidhjen e një joni të lirë të

kadmiumit në karantinat epidermale dhe një induksion me metallotionin.

2.6 Efektet okluare

Po ashtu edhe efektet okluare nuk paraqiten ne toksikimin me kadmium.

2.7. Efektet gastrointesitinale

Studimet kanë treguar pak me toksicitien e sistemit gastrointestinal me kadmium, një studim me

kafshë tregojnë për një gërryerje në stomak,

Absorbimi përmes sistemit digjestiv të njeriut është përafërsisht 5% e Kadmiumit. Një shtetas

gjerman merr për çdo ditë një sasi prej 30-35 ug Kadmium 95% merret përmes ushqimit, një

duhanpirës ka përafërsisht 30ug për çdo ditë kadmium, shume faktorë luajnë rol ne rritjen e

ketyre vlerave, si p.sh. marrja e vogel e Vitaminës D, kalciumit, si dhe zinkut dhe bakrit.

Homologjia e Kadmiumit me zinkun dhe kalciumin, mund të jëtë një arsye për rritjen e

riabsorbimit te Kadmiumit.

Page 23: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

23

2.8. Efektet neurologjike

Neurotoksiciteti përgjithësisht nuk përfshihet me ekspozim në kadmium por disa studime me 31

punëtorë të ekspozuar vazhdimisht në kadmium, në teste neuropsikologjike si p.sh në testet e

koncentrimit psikomotore dhe teste të memories, kanë treguar performance të dobët. Njerëzit që

jetojne afër miniere të aluminit kanë mundësi të shfaqjes se Dementies.

2.9. Efektet hematologjike

Koncetrime të vogla të hemoglobines dhe volum i pakesuar i qelizave është verjetur në puntorët

e ekzpozuar në kadmium. Studime të cilat kanë rënë në konflikt janë bërë edhe me kafshe, lepujt

e ekzpozuar në kadmium për 3 orë në 21 ditë për 9 muaj me radhë kanë treguar se lepujt kanë

zhvilluar eozinofiline në kontrast minjët e ekzpozuar për 24 orë për 90 ditë janë raportuar

hemoglobin dhe hematocrit te rritur.

3.1. Efektet imunologjike

Për efektet imunologjike kemi evidneve të kufizuar, gjaku i punëtoreve të ekspozuar në kadmium

1-14 vjet kishte një ulje të mjaftueshme në gjenerimin e leukociteve krahasuar me të pa

ekzpozuarit. Karakaya bëri matjen e koncentrimit të kadmiumit në gjak në urine dhe ne serum të

IgO, IgM IgA në një grup prej 37 meshkujve të punësuar në miniera të zinkut dhe kadmiumit,

koncentrimet e kadmiumut në gjak ishin shume më të mëdha në punëtoret e ekspozuar të

kontrolluara në urinë dhe gjak.

4.1 Dëmtimi i veshkave.

Problemi kryesor i personave që i ekspozohen kadmiumit është dëmtimi i funksionit të veshkave,

kadmiumi arrin në veshke në formë të kadmium-metallotihnin, filtrohet në glomerula, dhe

riabsorbohet në tubule proximale, dhe rrin për një kohe të gjatë në qelizat e tubulave, përqindja e

kadmiumit rritet gjate jetes se personit, një përqindje e larte e kadmiumit në veshke rezulton me

në ekstremit të madhe të kalciumit që përben një rrezik të madhe për zhvillim e gurëve në

Page 24: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

24

veshka. Një ekskretim urinar 2.5 mikrogram kadmium, kemi një dëmtim renal-tubular deri në

4%. Markeret e parë të dëmtimit të veshkave janë ekskretimi urinar i mikroglobulinave b2, d-

glukozaminidaza, dhe proteinat e lidhura me retinol.

Dëmtimi i eshtrave

Shumë studime të bëra në shekullin 20 kanë ndërlidh dëmtimin e eshtrave me kadmiumin, për

shembull me punëtoret e ekspozuar ne flaket, dhe pluhurin e kadmiumit. Kadmiumi është një

faktor që zhvillon sëmundjen itai-itai në të cilën pacientet ankohen për shume simptomë si p.sh.:

mineralizim i zvogëluar i eshtrave, rritje e madhe e frakturave, osteoporoze, dhe dhimbje e

madhe e eshtrave. Një epidemi me sëmundjen itai-itai është shfaqur ne Japoni, ne vitin 1940,

pacientet zhvilluan këto simptoma pas konsumimit të orizit i cili ishte mbjelle në toka të

kontaminuara me kadmium. Edhe një ekspozim minimal në kadmium mund të qon deri në

demineralizim të eshtrave.

Karciogjeniteti

Janë disa vërtetime se kadmiumi mund të shkaktojë kancerin. Walkes vërtetoi se një infektim i

kadmiumit mund të rriste gjasat e kancerit të prostatës, po ashtu është vërtetuar në minëj se dozat

e mëdha të kadmiumit mund të shkaktojnë nekroze të qelizave testikujve, për kontrast në testime

laboratorike kadmiumi nuk është gjetur si shkaktar i kancerit të prostatës,

Disa publikime vërtetuan se kadmiumi mund të shkaktojë kancer në veshke. Ky pohim u vërtetua

më vonë një studim me 11 raste klinike, dhe shtate raste epidemiologjike. Organizata botërorë

për zbulimin e kancerit vendosi kadmiumin në grupin I sa i përket karciogjeniteti te tij.

Disa faktorë në karciogjenitetin e kadmiumit jane: turbullimi i sinjalizimit mitogjenik i

mekanizmave riparues te AND-se. Rezistence apoptike në ekspozim të kadmiumit. Zëvëndsimi

zinkut me kadmium në proteinat të cilat regullojnë transkirptimin.

Kadmiumi është i afte të ndërrojë transmembranen E-cadherin të lidhur ne glikoproteina.

E-cadherin luan rol në mbështjelljes qelize-qelize në veçanti në qelizat depidermale.

Page 25: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

25

Studimet Epidemiologjia kanë ekzaminuar lidhjen e mundshme ndërmjet ekspozimit ndaj

niveleve të larta të kadmiumit dhe normat e përgjithshme të kancerit.

Një studim me elementet kimike si. kadmiumi, zink dhe bakër në hulumtim për tumoret ne

veshkave të njeriut dhe veshkat normale te shëndosha. Veshkat me tumor në korteksin nga 31

raste (20 burra dhe 11 gra) janë në krahasim me majën e pacientëve të cilët kishin vdekur nga

shkaqe të ndryshme nga një sëmundje malinje nga 17 kontrollet (9 meshkuj dhe 8 femra ) .

Niveli i kadmiumit në indet e tumorit nuk lidhen me kadmium në mbështjellës ose palcë në të

njëjtën veshkë. Nuk ka dallim të madh që u gjetë në mes të rasteve dhe kontrolleve, edhe pse

rastet e duhanit kishin nivele më të larta të kadmiumit. Është konstatuar se kadmiumi nuk ishte

një faktor rreziku për tumor qelizat renale.

Page 26: Gjakovë, 2018 - edukimi.uni-gjk.org Karaxhyzi.pdf · kadmiumi, plumbi dhe merkuri, në fakt këto elemente njihen për potencialin toksik. Elementet tjera që paraqesin shqetësim

26

Literatura1.3 kadmiumi-http://www.cadmium.org/

1.3.1 http://www.cadmium.org/environment/level-of-cadmium-in-the-environment

figura 1.

http://whatwhen-how.com/mechanisms-of-cadmium-toxicity-to-various-trophic-saltëater-

organisms/toxicity-of-ëaterborne-cadmium-to-saltëater-aquatic-organisms-part-1/