abc-ja e insulinës...në shumiucn ëeratëev, insulina është një hormon natyror që për të...
Post on 11-Jan-2020
1 Views
Preview:
TRANSCRIPT
ABC-ja e insulinësÇFARË ËSHTË E SI PËRDORET
L’ABC dell’insulina(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Pse duhet ta marr insulinën?
Në shumicën e rasteve, diabeti i tipit 2 mjekohet me antidiabetikë nga goja, përveç dietës dhe ushtrimit fizik. Këto barna e ndihmojnë pankreasin tënd të prodhojë më tepër insulinë ose e bëjnë të funksionojë më mirë e, në këtë mënyrë, janë në gjendje të mbajnë nën kontroll gliceminë. Gjithsesi, me kalimin e kohës, pankreasi siguron sasi gjithmonë e më të vogla insuline, deri sa bëhet e pamjaftueshme.
në këtë situatë mund të lindë nevoja që diabeti të mjekohet me insulinë. Insulina duhet aplikuar me injeksion nën lëkurë. Mjeku yt do të të japë shpjegime mbi terapinë me insulinë
Insulina është një substancë e prodhuar nga qelizat beta të pankreasit tënd dhe detyra e saj është që të bëjë glukozën të hyjë nëpër qeliza. Insulina sillet si një çelës që duke u futur në një bravë e hap derën duke e lejuar glukozën të hyjë nëpër qeliza.Në këtë mënyrë insulina kontribuon në uljen e nivelit të glukozës në gjak. Pra insulina vë në dispozicion të trupit tonë karburantin e duhur, glukozën.
Çfarë është insulina dhe si funksionon?
GLUKOZA
GLUKOZA
GLUKOZA
Pankreasi e lëshon insulinën në gjak në dy mënyra të ndryshme:
Në sasi të duhur në varësi të sheqerit në gjak, posa qelizat beta të pankreasit ndiejnë që glukoza në gjak rritet pas një vakti të pasur me sheqer. Sa më tepër i pasur me sheqer është vakti aq më tepër insulinë lirohet.
1
Gjatë periudhave esëll nga një vakt në tjetrin apo gjatë natës kur flemë, mëlçia lëshon sheqer në gjak, duke siguruar që në tru të arrijë gjithmonë “ushqim”. Në mënyrë që ky “ushqim” të mund të përdoret nga trupi ynë edhe kur nuk hamë, pankreasi lëshon insulinë në sasi të vogël, por në mënyrë të vazhdueshme, për të mos rritur gliceminë. Kjo ndodh edhe gjatë natës: kemi nevojë për insulinë për të mbajtur gliceminë nën kontroll deri në mëngjes.
2
Nëse je me diabet, mund të jetë e nevojshme të mjekohesh me insulinë.
Kur? Zakonisht, pas shumë vitesh mjekim me barna nga goja, veçanërisht nëse glicemitë nuk janë mbajtur nën kontroll. Por insulina mund të jetë e nevojshme çdo herë që diabeti yt nuk ecën mirë, pra kur glicemitë janë tepër të larta dhe barnat nuk mjaftojnë.
Mjeku yt mund të të japë recetë qoftë për insulinën e shpejtë çdo herë që ha, qoftë për insulinën bazale, e quajtur edhe insulinë e ngadaltë, për të kontrolluar gliceminë nga një vakt në tjetrin e gjithashtu natën.
Kohëzgjatja e insulinës mund të ndryshojë dukshëm nga një individ në tjetrin apo edhe në vetë një individ.Për shembull, për sa i përket insulinës së shpejtë, efekti fillon pas pak minutash, rritet në maksimum pas 1-2 orësh e pastaj zvogëlohet dhe zhduket plotësisht pas 4-5 orësh.
Insulina gjatë vakteve
Insulina bazale
Glicemia
MËNGJESI DREKA DARKA
Si përdoret insulina?
Insulina është një hormon natyror që për të funksionuar duhet aplikuar nën lëkurë, me anë injeksionesh me shiringa të posaçme apo stilolapsa insuline.
Sasia e insulinës që duhet aplikuar dhe jepet me recetë nga mjeku yt quhet dozë insuline. Doza ndryshon sipas nevojës dhe matet me njësi insuline (U.I. insuline).
Insulina injektohet pasi dezinfektohet e ngrihet lehtë një palë e vogël lëkure në disa zona të trupit.
Para Mbrapa
Rreth kërthizës
Në anën e përparme të kofshëve
Në anën anësore të krahëve
Në pjesën anësore të vitheve
KU INJEKTOHET?
Këshillohet të ndryshohen zonat e injeksionitpër të parandaluar ënjtje dhe mavijosje që shfaqen nëse përsërit injeksionin shumë herë në të njëjtën pikë.
SHIRINGAT
Që nga zbulimi i saj insulina është injektuar duke përdorur shiringa. Me kalimin e viteve u kalua në shiringa gjithmonë e më të vogla dhe me age gjithnjë e më të holla.
Ekzistojnë dy lloje:
• Të parambushura apo njëpërdorimëshe, që e kanë brenda insulinën.
• Me mbushje, që përdoren me fishekë insuline. Stilolapsi injektues i parambushur e bën më të thjeshtë terapinë e insulinës sepse:
• Nuk bie në sy: duket si një stilolaps normal, është i lehtë dhe manovrohet mirë.
• Nuk është e nevojshme të ruhet në frigorifer pas përdorimit të parë.
• Lehtëson kontrollin e dozimit.
Insulina, sikurse hormonet e tjera, duhet përdorur me kujdes. Flakonet që përmbajnë insulinën janë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë, për këtë arsye duhet të ruhen në vend të freskët ose në pjesën e poshtme të frigoriferit (kurrë në ngrirje!).
Prej më tepër se 10 vitesh përveç shiringave gjenden në dispozicion edhe stilolapsa për insulinën.
STILOLAPSAT
Si ruhet dhe hidhet poshtë stilolapsi injektues i parambushurStilolapsi injektues i parambushur mund të merret me vete gjithandej.Më poshtë, paraqiten hapat që duhen ndjekur për të qenë të sigurtë mbi mirë-funksionimin e stilolapsit.
Stilolapsat e papërdorur mbaji në frigorifer. Mos i mba në ngrirje.
Pas përdorimit të parë, mos e mbaj në frigorifer por në temperaturë dhome.
Mos e përdor pas datës së afatmbarimit të shënuar në etiketë dhe mbi ambalazh.
Mbroje nga të nxehtit e tepërt, nga lagështira dhe nga drita.
Hiqe agen pas çdo përdorimi, mos e mbaj stilolapsin me age të futur.
Hidhe stilolapsin pas 28 ditësh nga përdorimi i parë, edhe nëse ka ende insulinë brenda.
Hidhe poshtë stilolapsin në mënyrën e duhur, në përputhje me normat në fuqi.
Si ruhet dhe hidhet poshtë stilolapsi injektues i parambushur
Insulina mund të dëmtojë? Cilat janë rreziqet?Insulina është e nevojshme për funksionimin e trupin tënd. Nuk mund të rrimë pa insulinë. Qëllimi kryesor i insulinës është të ulë sheqerin në gjak. Kush merr insulinë mund të përballet me disa rreziqe, sidomos me hipoglicemi, lipodistrofi, shtim në peshë.
HIPOGLICEMIA
Nëse insulina aplikohet në sasi të tepërta mund ta ulë shumë gliceminë, duke shkaktuar atë që quhet hipoglicemi pra një glicemi nën 70 mg/dl. Hipoglicemia mund të shfaqet edhe nëse vonohet një vakt apo nëse konsumohet tepër glukozë (p.sh. pas një vrapi). Për informacion të mëtejshme mbi çfarë është hipoglicemia dhe si duhet përballuar referoju udhëzimeve të posaçme në adresën www.lillydiabete.it
SHTIMI NË PESHË
Insulina mund të shkaktojë shtim në peshë (2-4 Kg) mbi të gjitha sepse lehtëson hyrjen e glukozës në trup në mënyrë të veçantë nëse shoqërohet me një dietë të gabuar dhe me një mënyrë të ndenjur jetese. Për ta kufizuar shtimin e peshës, duhet mbajtur një mënyrë e shëndetshme jetese me anë të një diete të përshtatshme dhe duke kryer ushtrim fizik. Për informacione të mëtejshme referoju udhëzimeve të posaçme në adresën www.lillydiabete.it
LIPODISTROFIA
Nëse injektohet në të njëjtën zonë, në një përqindje të vogël të rasteve, insulina mund të shkaktojë një Shndërrim të veçantë të dhjamit nënlëkurë, në mënyrë të ngjashme me një shembje të lëkurës, që mund të arrijë të përfshijë edhe muskulin. Për ta parandaluar, kujtohu të ndryshosh zonën e injeksionit.
Insulina nuk është gjithmonë e nevojshme për të mjekuar diabetin. Por, nëse diabeti zgjat prej shumë vitesh dhe pankreasi e ka zvogëluar apo shteruar aftësinë e tij për të prodhuar insulinë, atëherë do të jetë e nevojshme të fillosh e të mbash përgjithmonë një terapi me insulinë.Ndërsa ndonjëherë, insulina mund të jetë e nevojshme për periudha të shkurtra dhe në situata të veçanta. Pasi kapërcehen këto situata, mund t’i rikthehesh mjekimit edhe vetëm me bazë antidiabetikësh nga goja.
NË CILAT RASTE INSULINA MERRET PËR NJË PERIUDHË TË KUFIZUAR?
Gjatë një terapie me kortizon për periudha të zgjatura
Gjatë përgatitjeve për një ndërhyrje kirurgjikale
Në rast infarkti apo iktusi
Gjatë përgatitjeve për një ekzaminim instrumental apo gjatë ekzaminimit vetë:
psh. një ekzaminimi të veçantë radiografik.Kur diabeti është i çrregulluar dhe,
si rrjedhojë hemoglobina (HbA1c) shumë e lartë.
A është gjithmonë e nevojshme terapia insulinike?
PSE?
Kortizoni i kundërvihet veprimit të insulinës.
Mbron nga efekte të mundshme anësore të barnave të tjera të marra nga goja para, gjatë dhe menjëherë pas ndërhyrjes.
Insulina mbron më mirë enët e gjakut dhe zemrën. Një nivel optimal i glicemisë ndihmon në kapërcimin e fazës akute të infarktit.
Disa barna antidiabetike nga goja mund të shkaktojnë efekte anësore. Insulina është ilaçi më i sigurtë për të shmangur probleme të mundshme (p.sh. në veshka) gjatë ekzaminimeve të veçanta radiologjike.
Në rast se diabeti është i çrregulluar, siç haset ndonjëherë gjatë diagnozës, ndërhyhet me insulinë, edhe për periudha të shkurtra.
A është gjithmonë e nevojshme terapia insulinike? A do të merret përjetë?
ABC-ja e insulinësÇFARË ËSHTË E SI PËRDORET
L’ABC dell’insulina(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Mënyra e duhur e jetesësKËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK
Il corretto stile di vita(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA
Diabeti dhe situata të veçanta
Diabete e situazioni particolari(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Komplikacionet
PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM
Le complicanze
(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Hipoglicemia
SI TA NJOHIM DHE ÇFARË TË BËJMË?
L’ipoglicemia
(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Çfarë është
diabeti
SHKAQET DHE PASOJAT
Che cos’è il Diabete
(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Keni në dispozicion dhe mund të shkarkoni të gjitha broshurat e posaçme për diabetin në adresën
www.lillydiabete.it
Në dispozicion edhe në gjuhët:
Për informacione të mëtejshme, konsultohu me mjekun tënd apo telefono në
hapur përditë nga ora 8:30 deri në 21:30
Diabeti dhe situata të veçanta
Mënyra e duhur e jetesës
ABC-ja e insulinës
Çfarë është diabeti
Hipoglicemia
Komplikimet
Anglisht Frëngjisht Spanjisht
KinezishtHindisht ArabishtFilipinisht
Gjermanisht Rusisht Rumanisht Italian
800-117678
E dr
ejtë
aut
ori ©
201
2, E
li Li
lly It
alia
SpA
Të
gjith
a të
dre
jtat t
ë re
zerv
uara
.IT
DB
T002
84k
top related