aktvendim per papranueshmerigjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/ki24-13_shq.pdfi shoqeruar nga...

8
REI' U BLI KA E KOSOVEs - PErIYIiJHlKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHH CYtJ, CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 18 tetor 2013 Nr.ref.:RK483/ 13 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne Rastin Nr. KI24/13 Parashtrues Gani Visoka dhe Ismajl Zhitia Vleresimi i kushtetutshmerise se Vendimit te Kolegjit per Ankesa te Dhomes se te Gjykates Supreme, ASC-ll-0035, te 23 nentorit 2012 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES e perbere nga: Enver Hasani, Kryetar Ivan Cukalovic, Zevendeskryetar Robert Carolan, gjyqtar Altay Suroy, gjyqtar Almira Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharava, gjyqtare Kadri Kryeziu, gjyqtar, dhe Arta Rama-Hajrizi, gjyqtare

Upload: others

Post on 10-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

REI'U BLI KA E KOSOVEs - PErIYIiJHlKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESE YCfABHH CYtJ,

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 18 tetor 2013 Nr.ref.:RK483/ 13

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

Rastin Nr. KI24/13

Parashtrues

Gani Visoka dhe Ismajl Zhitia

Vleresimi i kushtetutshmerise se Vendimit te Kolegjit per Ankesa te Dhomes se Posa~me te Gjykates

Supreme, ASC-ll-0035, te 23 nentorit 2012

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Enver Hasani, Kryetar Ivan Cukalovic, Zevendeskryetar Robert Carolan, gjyqtar Altay Suroy, gjyqtar Almira Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharava, gjyqtare Kadri Kryeziu, gjyqtar, dhe Arta Rama-Hajrizi, gjyqtare

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

Parashtruesit

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Gani Visoka dhe Ismajl Zhitia, qe te dy ban ore te fshatit Konushec, komuna e Podujeves.

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesit e kontestojne Vendimin e Kolegjit per Ankesa te Dhomes se Posa~me te Gjykates Supreme te Kosoves (ASC-11-003S), te 23 nentorit 2012. Ky vendim i eshte dorezuar secilit parashtrues individualisht me 9 janar 2013.

Objekti i creshtjes

3. Parashtruesit pretendojne se Vendimi i Kolegjit per Ankesa te Dhomes se Posa~me te Gjykates Supreme, me te cilin ishin refuzuar kerkesat e parashtruesve per njohjen si punetore te Ndermarrjes shoqerore te privatizuar Ramiz Sadiku, i kishte shkelur te drejtat e tyre per gjykim te drejte dhe te paanshem, te garantuar me nenin 31 te Kushtetutes dhe nenin 6 (1) te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

Bazajuridike

4. Kerkesa bazohet ne nenin 113 (7) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) , nenet 47, 48 dhe 49 te Ligjit Nr. 03/L-121 per Gjykaten Kushtetuese (ne tekstin e metejme: Ligji), dhe rregullat 28, 29 dhe 30 te Rregullores se punes te Gjykates Kushtetuese (ne tekstin e metejme: Rregullorja).

Procedura ne Gjykate

5. Me 28 shkurt 2013, parashtruesit e dorezuan kerkesen ne Gjykate.

6. Me 1 mars 2013, Kryetari caktoi gjyqtarin Almiro Rodrigues si Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues te perbere nga gjyqtaret: Altay Suroy (kryesues), Kadri Kryeziu dhe Acta Rama-Hajrizi.

7. Me 5 mars 2013, secili parashtrues dorezoi dokumente shtese ne Gjykate.

8. Me 26 mars 2013, Gjykata Kushtetuese i informoi parashtruesit, Agjencine Kosovare te Privatizimit te Kosoves (AKP) dhe Dhomen e Posa~me te Gjykates Supreme te Kosoves per regjistrimin e kerkeses. Gjykata kerkoi nga Dhoma e Posa~me e Gjykates Supreme qe t'i dorezoje kopjet e fletekthesave te dorezimit te vendimit te Kolegjit per Ankesa te Gjykates Supreme.

9. Me 29 mars 2013, Dhoma e Posa~me e Gjykates Supreme i dorezoi kopjet e fletekthesave, qe tregojne daten e dorezimit te vendimit te Kolegjit per Ankesa parashtruesit.

10. Me 9 shtator 2013, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

Faktet e rastit

11. Ne nje periudhe kohore, parashtruesit ishin te punesuar Sl punetore te Ndermarrjes shoqerore Ramiz Sadiku, ne Prishtine.

12. Me 27 qershor 2006, ishte privatizuar Ndermarrja shoqerore Ramiz Sadiku.

13. Me 4, 5 dhe 7 mars 2009, AKP-ja publikoi listen perfundimtare te punetoreve te kualifikuar per te marre 20% te te ardhurave nga privatizimi. Afati i fundit per te ushtruar ankese kunder kesaj liste ishte 27 marsi 2009.

14. Me 11 qershor 2009, Trupi Gjykues i Dhomes se Posa~me te Gjykates Supreme (DHPGJS) e shpalli kete liste 'nul dhe te pavlefshme', sepse Komisioni shqyrtues qe e kishte perpiluar kete liste nuk ishte ne perberje si~ kerkohej me ligj. Trupi gjykues e udhezoi AKP-ne qe ta formoje nje komision shqyrtues te ri, qe do te perpiloje nje liste te re te punetoreve te kualifikuar. Sidoqofte, nese lista e re do te ishte identike me listen fillestare, nuk do te kerkohej nga AKP-ja qe ta publikoje listen ere, por thjesht qe ta informoje DHPGJS-ne.

15. Vendimi i Trupit gjykues te DHPGJS-se me tej specifikonte se:

"(:do ankues i pakenaqur me mosperfshirjen e tij/saj ne listen e publikuar dhe qe tashme ka paraqitw· ankese per kete ~eshtje ne Dhomen e Posa~me, nuk ka nevoje te paraqese ankese te re prane Dhomes."

16. Me 18 qershor 2009, vendimi i Trupit gjykues te DHPGJS-se ishte publikuar ne gazeten ditore Koha Ditore, i shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues.

17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka ushtroi ankese ne DHPGJS ne lidhje me mosperfshirjen e tij ne listen fillestare te punetoreve te kualifikuar.

18. Me 29 shtator 2009, AKP-ja, ne pajtim me vendimin e Trupit gjykues te DHPGJS-se, me sa duket e formoi Komisionin shqyrtues, i eili vazhdoi miratimin e nje liste te rishikuar te punetoreve te kualifikuar.

19. Me 13 tetor 2009, parashtruesi Ismajl Zhitia ushtroi ankese ne DHPGJS ne lidhje me mosperfshirje ne listen fillestare te punetoreve te kualifikuar.

20. Me 15 tetor 2009, AKP-ja e njoftoi DHPGJS-ne se Komisioni i ri shqyrtues e ka miratuar listen e rishikuar dhe se nuk ka pasur ndryshime te listes fillestare te publikuar te punetoreve te kualifikuar.

21. Lista e rishikuar nuk ishte publikuar, ne pajtim me vendimin e Trupit gjykues te DHPGJS-se te 11 qershorit 2009. Sidoqofte, ishte botuar nje njoftim per aprovimin e listes se rishikuar. Njoftimi i publikuar speeifikonte me tej:

"(:do ankues i pakenaqur me mosperfshirjen e tij/saj ne listen e publikuar dhe qe tashme ka paraqitur ankese ne kete ~eshtje ne Dhomen e Posa~me, nuk ka nevoje te paraqese ankese te re prane Dhomes."

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

22. Me 22 mars 2010, Trupi gjykues i DHPGJS-se e leshoi nje urdher per te gjithe ankuesit te cilet kishin ushtruar ankese jashte afatit ligjor, qe t'i japin sqarime Trupit gjykues per arsyet e leshimit te afatit ligjor.

23. Me 24 shkurt 2011, Trupi gjykues i DHPGJS-se (SCEL-09-000l) hodhi poshte ankesat e parashtruesve (se bashku me ankesat e 181 personave te tjere) pasi qe ishin dorezuar jashte afatit te percaktuar te 27 marsit 2009. Trupi gjykues konsideronte se ankuesit te cilet ofruan arsye te vlefshme, mund te konsideroheshin se i kane dorezuar ankesat me kohe, me zbatimin e rregullave perkatese te perfshira ne nenet 117 dhe 118 te Ligjit te Procedures Kontestimore (Gazeta Zyrtare 4/77-1478) per parashtruesit per 'kthim ne gjendjen e meparshme.'

24. Trupi Gjykues nuk i ka shqyrtuar ne menyre specifike meritat e ankesave te parashtruesve, me arsyetimin se:

"Duke marre parasysh se ankesa eshte ushtruar tre muaj pas skadimit te afatit per paraqitje te ankeses (afati i fundit per te ushtruar ankese kishte skaduar me 27 mars 2009), duke u bazuar ne arsyet e lartcekura ne paragrafot (2) dhe (4) te "arsyetimit ligjor" te ketij vendimi, kerkesa per kthim ne gjendje te mepm'shme nuk mund te aprovohet dhe ankesa konsiderohet si e paafatshme, prandaj, ankesa hidhet poshte si e papranueshme. "

25. Qe te dy parashtruesit ushtruan ankesa ne Kolegjin per Ankesa te DHPGJS-se, duke argumentuar se lista fillestare e 4, 5 dhe 7 marsit 2009 ishte shpallur 'nule dhe e pavlefshme', afati i fundit i 27 marsit 2009 ishte shpallur gjithashtu nul dhe i pavlefshem. Pas komunikimit me 15 tetor 2009 te listes se rishikuar nga ana e AKP-se ne DHPGJS, afati i ri duhet te hyje ne fuqi, duke u bazuar ne kete date.

26. Me 23 nentor 2012, Kolegji per Ankesa i DHPGJS-se (ASC-11-0035) i shpalli ankesat e parashtruesve te pranueshme, por te pabazuara, duke arsyetuar se:

"Trupi gjykues ne menyre te drejte ka vleresuar se ankesa kunder listes perfundimtare, te cilen [parashtruesi] e ka parashtruar pas 27 marsit 2009, ka qene e paafatshme. Pasi qe ankuesi nuk ka dorezuar kerkese per rikthim prane T111pit gjykues, nuk eshte relevante nese atij i ka ikur afati kohor nga gabimi i tij apojo."

27. Koiegji per Ankesa me tej arsyetoi:

"Trupi gjykues sqaroi ne aktvendimin e 24 shkurtit 2011 se ai do t'i shqyrtoje vetem arsyet e pretenduara nga ankuesit te parashtruara te T111pi gjykues deri me 27 qershor 2009 dhe vetem ne rast se ankuesit jane pergjigjur me kohe ndaj urdh"it pel' sqarim. T111pi gjykues shpjegoi se te gjitha ankesat e parasht111ara pas 27 qershorit 2009 do te konsiderohen perfundimisht te paafatshme dhe te papranueshme. Trupi gjykues gjithashtu kishte ardhur ne kete perfundim se ankesat e paafatshme nuk mund te nenkuptohen si kerkesa per kthim ne gjendjen e meparshme, ne baze te neneve 117 dhe 118 te Ligjit mbi proceduren kontestimore (LPK),

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

(publikuar ne Gazeten Zyrtare 4/77-1478, i ndryshuar) dhe nenit 70.3 te Urdhereses Administrative (UA) te UNMIK-ut 2008/ 6, duke qene se ato jane paraqitur pas me teper se tre muajsh vonese nga Ieshimi i mundesise per t'u ankuar ndaj listes. Sipas Trupit gjykues, kthimi ne gjendjen e meparshme nuk mund te kerkohet me tutje pas asaj kohe. Ankuesve, te cilet jane ankuar pas 27 qershorit 2009, nuk u eshte leshuar asnje lloj urdhri per te dhene sqarime per arsyen e leshimit te afatit ligjor. "

Argumentet ligjore te paraqitura nga parashtruesi

28. Parashtruesit pretendojne se Kolegji per Ankesa i Dhomes se Posa9me te Gjykates Supreme i kishte shkelur te drejtat e tyre per gjykim te drejte dhe te paanshem, si9 garantohet nga neni 31 i Kushtetutes dhe neni 6(1) i KEDNJ-se.

29. Parashtruesit pretendojne se Kolegji per Ankesa i DHPGJS-se ua kishte mohuar atyre te drejten per gjykim te drejte ne baze te meritave te ankeses, sepse ankesat e tyre ne lidhje me listen e punetoreve ishin shpallur te papranueshme, per shkak se ishin te paafatshme.

30. Parashtruesit argumentojne se, kur lista fillestare, si9 eshte publikuar me 4, 5 dhe 7 mars 2009, ishte shpallur nule dhe e pavlefshme nga Trupi gjykues i DHPGJS-se, edhe afati i fundit per dorezimin e ankeses kunder kesaj liste ishte bere gjithashtu nul dhe i pavlefshem. Kur AKP-ja e njoftoi Dhomen e Posa9me me 15 tetor 2009 se lista e rishikuar ishte miratuar, afati i ri per ushtrimin e ankesave automatikisht do te duhej te hynte ne fuqi. Duhet te konsiderohet jorelevante se lista e rishikuar ishte identike me listen fillestare.

31. Parashtruesit me tej argumentojne se Dhoma e Posa9me e Gjykates Supreme, duke u kthyer prape tek afati fillestar per ushtrimin e ankesave kunder listes fillestare, i kishte zhvleresuar ankesat e tyre, dhe prandaj ua mohoi atyre nje gjykim ne baze te meritave te kerkesave te tyre.

Pranueshmeria e kerkeses

32. Gjykata shqyrton nese parashtruesit e kerkeses i kane plotesuar kushtet e pranueshmerise te percaktuara me Kushtetute, dhe te specifikuara me tej ne Ligj dhe Rregullore te punes.

33. Ne kete rast, Gjykata duhet te percaktoje ne menyre te ve~nte nese parashtruesit i kane plotesuar kushtet e nenit 113 (1) te Kushtetutes dhe te nenit 49 te Ligjit si dhe te rregullit 36 (1) (b) te Rregullores se punes.

34. Gjykata i referohet nenit 113 te Kushtetutes, i cili percakton se:

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para Gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

[...J

7- Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj."

35. Parashtruesit jane pale te autorizuara dhe I kane shteruar te gjitha mjetet juridike te para para me ligj.

36. Neni 48 i Ligjit per Gjykaten Kushtetuese gjithashtu percakton:

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoje saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se i jane cenuar dhe cili eshte akti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoje. "

37. Pervec; kesaj, rregulli 36 (2) i Rregullores se punes parasheh qe:

"(2) Gjykata do te reJuzoje nje kerkese si qartazi te pabazuar, nese bindet se:

[.. .], ose

b) faktet e paraqitura ne asnje menyre nuk e arsyetojne pretendimin per shkeljen e nje te drejte kushtetuese; ose

[.. .], ose

d) kur parashtruesi nuk deshmon ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij."

38. SiC; shihet nga sa thuhet me lart, parashtruesit e kerkeses pretendojne se e drejta e tyre per gjykim te drejte eshte shkelur sepse Kolegji per Ankesa i DHPGJS-se i refuzoi si te pabazuara ankesat e tyre, pasi qe ishin te paafatshme.

39. Sidoqofte, Gjykata konsideron se parashtruesit nuk kane treguar si dhe pse eshte shkelur e drejta e tyre per gjykim te drejte dhe as nuk e kane mbeshtetur pretendimin e tyre ne lidhje me ate shkelje.

40. Ne anen tjeter, Gjykata veren se Trupi gjykues dhe Kolegji per Ankesa i DHPGJS-se kishin shpjeguar ne menyre te plote dhe te arsyeshme pse ankesat e tyre ishin refuzuar si te papranueshme per shkak se ishin te paafatshme.

41. Fakti i thjeshte se parashtruesit jane te pakenaqur me rezultatin e rastit, nuk mund te ngreje kerkese te argumentueshme per shkelje te nenit 31 te Kushtetutes ose te nenit 6 (1) te Konventes Evropiane per te Drejta te Njeriut (Shih, Memetoviq kunder Gjykates Supreme te Kosoves, KI50/ 1O, 21 mars 2011; Shih, mutatis mutandis, Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kunder Hungarise, GJEDNJ, kerkesa nr. 5503/ 02, e 26 korrikut 2005).

42. Ne lidhje me kete, Gjykata Kushtetuese perserit qe nuk eshte detyre e saj , sipas Kushtetutes, te veproje si gjykate e apelit, apo gjykate e shkalles se katert, lidhur me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta. Eshte detyre e gjykatave te rregullta t'i interpretojne dhe t'i zbatojne rregullat perkatese te se drejtes procedurale dhe materiale (Shih, Avdyli kunder Gjykates Supreme te Kosoves,

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

KI 13/09, 18 qershor 2010; shih, mutatis mutandis, Garcia Ruiz kunder Spanjes [DHM], nr. 30544/96, para. 28, Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut [GJEDNJ] 1999-1).

43. Gjykata Kushtetuese mundet vetem te shqyrtoje nese provat jane paraqitur ne ate menyre qe procedurat ne pergjithesi, shikuar ne teresi, jane kryer ne ate menyre qe parashtruesi i kerkeses te kete pasur nje gjykim te drejte (shih, inter alia, Raporti i Komisionit Evropian per te Drejtat e Njeriut ne rastin Edwards kunder Mbreterise se Bashkuar, App. Nr. 13071/87, 10 korrik 1991).

44. Ne rastin e tanishem, parashtruesve u jane dhene shume mundesi per ta paraqitur rastin e tyre dhe per ta kontestuar interpretimin e ligjit, te cilin ata e konsideronin si te gabuar, prane Trupit gjykues dhe Kolegjit per Ankesa te Dhomes se Posa<;:me te Gjykates Supreme. Interpretimi i afatit ligjor per ushtrimin e ankeses kunder listes se punetoreve te kualifikuar per te perfituar nga te ardhurat e privatizimit te Ndermarrjes shoqerore eshte <;:eshtje qe duhet percaktuar nga Dhoma e Posa<;:me dhe eshte jashte fusheveprimit te vleresimit kushtetues te se drejtes per gjykim te drejte dhe te paanshem nga Gjykata.

45. Gjykata Kushtetuese gjen qe procedurat perkatese ishin te drejta dhe te paprekura nga arbitrariteti (Shih, mutatis mutandis, Shub kunder Lituanise, Vendimi i GJEDNJ-se nr. 17064/06, i 30 qershorit 2009). Per me teper, asgje ne kerkese nuk tregon se Trupit gjykues dhe Kolegjit per Ankesa te DHPGJS-se i kishte munguar paanshmeria apo se procedurat kishin qene ne ndonje menyre te padrejta.

46. Prandaj, Gjykata Kushtetuese gjen se pretendimet e parashtruesve nuk jane mbeshtetur dhe duhet te hidhen poshte si qartazi te pabazuara.

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/KI24-13_SHQ.pdfi shoqeruar nga teksti i lartpermendur informues. 17. Me 22 korrik 2009, parashtruesi Gani Visoka

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne baze te nenit 113.7 te Kushtetutes, nenit 46 te Ligjit, dhe ne pajtim me rregullat 36.2 te Rregullores se punes, me 9 shtator 2013, njezeri,

VENDOSI

I. TA HEDHE POSHTE kerkesen si te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20 (4) te Ligjit;

IV. TA SHPALLE kete vendim te plotfuqishem menjehere.

Gjyqtari raportues Kryetari i Gjykates Kushtetuese

Prof. dr. Enver Hasani Almiro Rodrigues

8