adelinaaaa

2
MAPO 16 E DIEL, 18 MARS 2012 WWW.MAPO.AL INTERVISTA Po flasim për Adelina Ismailin, të cilën shqiptarët e deshën qysh në Festivalin e RTSH-së të vitit 1997. Një festival, të cilin ajo ende e kujton “me gjithë prapaskenat e ndyra” siç tregon vetë, por edhe me pavdekshmërinë që i dha në skenën shqiptare ADELINA ISMAILI: Divat e vetme në këtë botë, janë ato që dhurojnë jetë Jonida Hitoveizi E ka merituar të quhet diva shqiptare e muzikës. Është e para shq- iptare që ia ka dalë në tregun muzikor europian. Është përherë e njëjta këngëtarja seksi që “çmendte” adrenalinën e publikut në ske- në sa herë ngjitej për të performuar. Po flasim për Adelina Ismailin, të cilën shqiptarët e deshën qysh në Festivalin e RTSH-së të vitit 1997. Një festival, të cilin ajo ende e kujton “me gjithë prapaskenat e ndyra” siç tregon vetë, por edhe me pavdekshmërinë që i dha në skenën shqiptare. Adelina ndan me lexuesin e “Mapos” pak nga energjia e saj, lumturia por edhe sakrificat që i janë dashur të bëj, momente të bukura e momente të trishta. Në fund të të gjithave, si një proces i gjatë purifikimi, dashuria dhe lumturia me Valin, menaxherin e saj. “Publikut i kam falur gjithçka. Më lejoni të mbaj diçka për vete”, - thotë Adelina rreth pyetjes se prej sa kohësh zemra e saj po jeton këtë histori të bukur. Si çdo njeri që ka ëndrra të parealizuara, edhe Adelina ka një të tillë; të bëhet nënë. Sipas saj, vetëm mëmësia të bën divë të vërtetë dhe jo suksesi, as fama. Ne urojmë që shumë shpejt Adelina të ndihet divë në zemër dhe që në prehrin e saj të përkundë më të bukurën dashuri dhe realizim të çdo femre, fëmijën e saj. Adelina,jeni e vetmja shqip- tare që ia keni dalë në tregun eu- ropian të këngës. Sa e vështirë ka qenë për ju kjo rrugë? Tani nuk jam e vetmja. Isha para katër vitesh (qesh). Tani kemi dhe këngëtare të tjerë shqiptarë që na bëjnë krenar në Europë. Nuk kam dhënë kurrë shpjegime për vështirësitë,jo pse nuk doja por më dukej se nuk do kuptohesha drejt. Natyr- isht që ishte e vështirë. Unë vija nga një vend i vogël, që gati askush në këtë lëmi nuk e dinte ku është dhe çfarë prezan- ton. Isha pa asnjë eksperience “europi- ane” në sistemin e pu- nës dhe duhej të dësh- moja me gjithçka, që nuk kam asgjë më pak sesa të tjerët këtu dhe kisha vetëm dy muaj para vetes ta prezan- toja projektin. Në anën tjetër, pas meje ishte një “inkuizicion” i vërtetë që po mundo- hesha ta lija pas vetes në Kosovë, kurse kar- riera shqiptare nuk më falte vonesat. Fansat shqiptarë donin këngë e koncerte, pavarësisht se a po bëja apo jo diçka këtu. Ishte rrëmujë. Tani nuk e kam të qartë si po arrija, por e kisha të qartë çfarë doja. Të jem e para shqiptare që do i dëgjohet kënga këndej. Cilat kanë qenë sakrificat që keni bërë gjatë kësaj rruge të gjatë, të themi? Nuk ishte e gjatë. Tre muaj pas ardhjes edito- va albumin në portalet më të mëdha legale në botë dhe DVD në treg të gjerë. Sakrifica më e madhe ishte stërmundimi të bindja njerëzit këtu që ne vërtet ke- mi traditë muzikore dhe jo vetëm luftarake. Në anën tjetër, të bind shqiptarët që këto arritje nuk janë shaka. Nëse mund të quhet sakri- ficë. Megjithatë, dhimbjet dhe sakri- ficat më të mëdha kanë mbetur pas meje kur ia mësyva këndej. Jeni e kënaqur me ar- ritjet tuaja? Kam atë ndjenjën kur ke rregulluar gjithçka në jetë, ke realizuar një kar- rierë të suksesshme, ke gjetur paqen dhe lumturi- në, bën plane e lumtur për të ardhmen dhe befas fiton në lotari. Të më kishte thënë dikush që do këndo- ja në “ASW” në ko- hën kur si refugjate shkruaja tekste nën dritën e një televizo- ri të vogël ku flisnin për masakrimin ma- siv të shqiptarëve në Kosovë, do e mendo- ja si shaka dashakeqëse. Është diçka më shumë se kënaqësi. Jeni quajtur di- va shqiptare dhe padyshim jeni e tillë. Është e vështirë menaxhosh veten dhe famën në një treg jashtë Shq- ipërisë? Faleminderit! Epiteti diva më ka dhuruar shumë armiq, por edhe më ka falur miqtë më të çmuar në jetë. Nuk është absolutisht e vështirë. Shumë më e vështirë është në Kosovë apo Shq- ipëri. Megjithatë, për mua, këngëtarë dhe artistë të vërtetë mbesin ata që janë të dëshmuar tek shqiptarët. Ata kalo- jnë sfida jonormale, dhe kjo i bën heronj në njëfarë mënyre. Këtu është ndryshe. Menaxhohesh nga kompa- nia, e cila ka investuar tek ty dhe ata caktojnë kohën ideale të hedhjes së një projekti deri tek imtësirat siç është propozimi për imazh. Gjëja më e çmuar që më ka ndodhur këtu është mosekzistenca e smirës, xhe- lozisë. Tek ne është në nivelin më të çmendur të mundur. Prandaj, që nga momenti që nuk shpenzoj energji duke u mbrojtur, siç më ndodhte di- kur, çdo gjë menaxhohet aq lehtë saqë nganjëherë dhe bëhem një përtace e madhe (qesh). Cilat janë risqet në këtë treg? Çdo gjë varet nga ti. Po manipu- love, gënjeve, kopjove, ke mbaruar ende pa filluar. Pa përmendur përf- shirjen eventuale në punë ilegale apo falsifikimin e ndonjë fakti. Pa harruar fuqinë e lobingjeve serbe apo të tjerave, në rastin tonë si shq- iptar, ose ekstremizmin në çdo for- më. Ndryshe, çdo shkronjë që ke shkruar, çdo tingull që ke kënduar shpaguhet në formën më të drejtë të mundur. Duke u bërë prezente në tre- gun e huaj, duket se e keni lënë disi pas dore atë shqiptar. Ju vjen keq, apo është diçka që nuk ju in- tereson më tani? Aspak! Unë çdo muaj kam së paku një koncert për publikun shq- iptar. Së paku një intervistë edhe nëse më kushton me net pa gjumë. I vetmi handikap mbetet mosprezen- ca ime si dikur në mediat vizive dhe e kam thënë këtë, por nuk mund të klonohem. Shumë gazetarë, madje dhe mediume mbajnë inate me mua pse nuk arrij të jem tek ta. Unë do të doja që ata të shihnin një 24- orësh timin. Shumë këngëtarë thonë që publiku shqiptar është shumë i zjarrtë. Ju si i keni raportet me atë të huaj. Ku është sadisfaksio- ni më i madh pas një perfor- mance? Bota nuk është e madhe më si di- kur. Edhe në koncertet për të “hua- Shumë e vështirë është në Kosovë apo Shqipëri. Megjithatë, për mua, këngëtarë dhe artistë të vërtetë mbesin ata që janë të dëshmuar tek shqip- tarët.

Upload: blerandrexhepi

Post on 20-Jul-2015

185 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

MAPO2 E MARTË, 24 JANAR 2012WWW.MAPO.ALMAPO16 13 QERSHOR 2010WWW.GAZETAMAPO.COMMAPO18 E MARTË, 15 MARS 2011WWW.MAPO.ALMAPO18 13 QERSHOR 2010WWW.GAZETAMAPO.COMMAPO18 E MARTË, 17 MAJ 2011WWW.MAPO.ALMAPO2 E PREMTE, 27 MAJ 2011WWW.MAPO.ALMAPO18 E PREMTE, 27 MAJ 2011WWW.MAPO.ALMAPO16 E DIEL, 18 MARS 2012WWW.MAPO.AL

INTERVISTAPo flasim për Adelina Ismailin, të cilën shqiptarët e deshën qysh në Festivalin e RTSH-së të vitit 1997. Një festival, të cilin ajo ende e kujton “me gjithë prapaskenat e ndyra” siç tregon vetë, por edhe me pavdekshmërinë që i dha në skenën shqiptare

ADELINA ISMAILI:Divat e vetme në këtë botë, janë ato që dhurojnë jetëJonida Hitoveizi

E ka merituar të quhet diva shqiptare e muzikës. Është e para shq-iptare që ia ka dalë në tregun muzikor europian. Është përherë e njëjta këngëtarja seksi që “çmendte” adrenalinën e publikut në ske-në sa herë ng jitej për të performuar. Po flasim për Adelina Ismailin, të cilën shqiptarët e deshën qysh në Festivalin e RTSH-së të vitit 1997. Një festival, të cilin ajo ende e kujton “me g jithë prapaskenat e ndyra” siç tregon vetë, por edhe me pavdekshmërinë që i dha në skenën shqiptare. Adelina ndan me lexuesin e “Mapos” pak nga energ jia e saj, lumturia por edhe sakrificat që i janë dashur të bëj,

momente të bukura e momente të trishta. Në fund të të g jithave, si një proces i g jatë purifikimi, dashuria dhe lumturia me Valin, menaxherin e saj. “Publikut i kam falur g jithçka. Më lejoni të mbaj diçka për vete”, - thotë Adelina rreth pyetjes se prej sa kohësh zemra e saj po jeton këtë histori të bukur. Si çdo njeri që ka ëndrra të parealizuara, edhe Adelina ka një të tillë; të bëhet nënë. Sipas saj, vetëm mëmësia të bën divë të vërtetë dhe jo suksesi, as fama. Ne urojmë që shumë shpejt Adelina të ndihet divë në zemër dhe që në prehrin e saj të përkundë më të bukurën dashuri dhe realizim të çdo femre, fëmijën e saj.

Adelina,jeni e vetmja shqip-tare që ia keni dalë në tregun eu-ropian të këngës. Sa e vështirë ka qenë për ju kjo rrugë?

Tani nuk jam e vetmja. Isha para katër vitesh (qesh). Tani kemi dhe këngëtare të tjerë shqiptarë që na bëjnë krenar në Europë. Nuk kam dhënë kurrë shpjegime për vështirësitë,jo pse nuk doja por më dukej se nuk do kuptohesha drejt. Natyr-isht që ishte e vështirë. Unë vija nga një vend i vogël, që gati askush në këtë lëmi nuk e dinte ku është dhe çfarë prezan-ton. Isha pa asnjë eksperience “europi-ane” në sistemin e pu-nës dhe duhej të dësh-moja me gjithçka, që nuk kam asgjë më pak sesa të tjerët këtu dhe kisha vetëm dy muaj para vetes ta prezan-toja projektin. Në anën tjetër, pas meje ishte një “inkuizicion” i vërtetë që po mundo-hesha ta lija pas vetes në Kosovë, kurse kar-riera shqiptare nuk më falte vonesat. Fansat shqiptarë donin këngë e koncerte, pavarësisht se a po bëja apo jo diçka këtu. Ishte rrëmujë. Tani nuk e kam të qartë si po arrija, por e kisha të qartë çfarë doja. Të jem e para shqiptare që do i dëgjohet kënga këndej.

Cilat kanë qenë sakrificat që keni bërë g jatë kësaj rruge të gjatë, të themi?

Nuk ishte e gjatë. Tre muaj pas ardhjes edito-va albumin në portalet më të mëdha legale në botë dhe DVD në treg të gjerë. Sakrifica më e madhe ishte stërmundimi të

bindja njerëzit këtu që ne vërtet ke-mi traditë muzikore dhe jo vetëm luftarake. Në anën tjetër, të bind shqiptarët që këto arritje nuk janë shaka. Nëse mund të quhet sakri-ficë. Megjithatë, dhimbjet dhe sakri-

ficat më të mëdha kanë mbetur pas meje kur ia mësyva këndej.

Jeni e kënaqur me ar-ritjet tuaja?

Kam atë ndjenjën kur ke rregulluar gjithçka në jetë, ke realizuar një kar-rierë të suksesshme, ke gjetur paqen dhe lumturi-

në, bën plane e lumtur për të ardhmen dhe befas fiton në lotari. Të më kishte thënë dikush që do këndo-ja në “ASW” në ko-hën kur si refugjate shkruaja tekste nën dritën e një televizo-ri të vogël ku flisnin për masakrimin ma-siv të shqiptarëve në Kosovë, do e mendo-j a s i s h a k a dashakeqëse. Është diçka më shumë se kënaqësi.

Jeni quajtur di-va shqiptare dhe padyshim jeni e t i l lë . Është e v ë s h t i r ë t ë

menaxhosh veten dhe famën në një treg jashtë Shq-ipërisë?

Faleminderit! Epiteti diva më ka d h u r u a r s h u m ë armiq, por edhe më ka falur miqtë më të çmuar në jetë. Nuk është absolutisht e vështirë. Shumë më e vështirë është

në Kosovë apo Shq-ipëri. Megjithatë, për

mua, këngëtarë dhe artistë të vërtetë mbesin ata që janë të

dëshmuar tek shqiptarët. Ata kalo-jnë sfida jonormale, dhe kjo i bën heronj në njëfarë mënyre. Këtu është ndryshe. Menaxhohesh nga kompa-nia, e cila ka investuar tek ty dhe ata caktojnë kohën ideale të hedhjes së një projekti deri tek imtësirat siç është propozimi për imazh. Gjëja më e çmuar që më ka ndodhur këtu është mosekzistenca e smirës, xhe-lozisë. Tek ne është në nivelin më të çmendur të mundur. Prandaj, që nga momenti që nuk shpenzoj energji duke u mbrojtur, siç më ndodhte di-kur, çdo gjë menaxhohet aq lehtë saqë nganjëherë dhe bëhem një përtace e madhe (qesh).

Cilat janë risqet në këtë treg?Çdo gjë varet nga ti. Po manipu-

love, gënjeve, kopjove, ke mbaruar ende pa filluar. Pa përmendur përf-shirjen eventuale në punë ilegale apo falsifikimin e ndonjë fakti. Pa harruar fuqinë e lobingjeve serbe apo të tjerave, në rastin tonë si shq-iptar, ose ekstremizmin në çdo for-më. Ndryshe, çdo shkronjë që ke shkruar, çdo tingull që ke kënduar shpaguhet në formën më të drejtë të mundur.

Duke u bërë prezente në tre-gun e huaj, duket se e keni lënë disi pas dore atë shqiptar. Ju vjen keq, apo është diçka që nuk ju in-tereson më tani?

Aspak! Unë çdo muaj kam së paku një koncert për publikun shq-iptar. Së paku një intervistë edhe nëse më kushton me net pa gjumë. I vetmi handikap mbetet mosprezen-ca ime si dikur në mediat vizive dhe e kam thënë këtë, por nuk mund të klonohem. Shumë gazetarë, madje dhe mediume mbajnë inate me mua pse nuk arrij të jem tek ta. Unë do të doja që ata të shihnin një 24- orësh timin.

Shumë këngëtarë thonë që publiku shqiptar është shumë i zjarrtë. Ju si i keni raportet me atë të huaj. Ku është sadisfaksio-ni më i madh pas një perfor-mance?

Bota nuk është e madhe më si di-kur. Edhe në koncertet për të “hua-

Shumë më e vështirë është në Kosovë apo Shqipëri. Megjithatë, për mua, këngëtarë dhe artistë të vërtetë mbesin ata që janë të dëshmuar tek shqip-tarët.

nga pasaporta. Vinim dhe aty për aty harrohej çdo vështirësi. Një nga kujtimet më të ndyra mbetet kur njëri nga “të mëdhenjtë” e festivalit mori mikrofonin gjatë provave dhe filloi të mbante moral mbi “bastard-imin kosovar të muzikës”. Isha më e reja nga kosovarët dhe nuk më ta-konte të flisja, por asnjë nga kolegët kosovarë nuk po thoshte asnjë fjalë. Kishin ulur kokat të skuqur. E re-voltuar, ia mora mikrofonin nga do-ra dhe ulërita: ”Se mos do të të mba-jë në mend kush çfarë llomotit ti ore fitues i San Remos”! Ne jemi një dhe një do mbesim edhe në muzikë, por mua do më mbash në mend sa të jesh gjallë, kurse unë ty jo”. Aspak nuk ndjehesha fituese pas kësaj. Qaja në ho-tel pa fund. Por kur më kthyen për të tretën herë në skenë dhe kur dëgjova çfarë po thoshte Ardit Gjebrea për mua, di që më ishin skuqur faqet nga gëzimi. Mbaj mend dhe që Ana Oxa kishte dërguar menaxherin të na merrte mua dhe balerinët e mi të rrinim bashkë dhe të bënim fo-to. Mbaj në mend dhe Zhani Cikon që më tha në holl duke kaluar: ”Të duan, tashmë je një artiste e dëshmuar në Shqipëri. Kanë minu-ta që s’ndalen. Kthehu në skenë”. Kishte gjëra të bukura, por shiki-met plot mllef zbehnin lumturinë time. Sa e lumtur jam tani që u mësova të mos i shikoj.

Shumë zëra kanë thënë se nuk jua dhanë çmimin për “ek-stravagancën’ në skenë. A ka pasur diçka të vërtetë?

Ndoshta, por pikërisht kjo më ka siguruar përjetësinë në skenat e Shqipërisë. Megjithatë, që të dyja palët sapo kishim dalë nga unifor-miteti komunist. Kam bindjen që fuqia e ekstravagancës filloi të kup-tohej shumë më vonë. Vetë ekstrav-agancën e njohëm shumë më vonë, diku nga ardhja e Lady Gaga-s.

Si i shihni festivalet shqip-tare sot?

Do gënjeja po të thosha që dikur ishin më të mira. Kam bindjen se festivalet shqiptare janë më të ar-rira se shumë festivale europiane sot. Ka të tilla ku humbet dhe të til-la ku fitohet dinjiteti. Fundja kemi tregun blerës që përcakton nivelin. Si fëmijë festivalesh, ende kam dëshirën t’i shoh dhe shijoj. Më mrekullon organizimi, korrektësia dhe kualiteti, kur janë dhe shou-spektakël, bëhen magji e vërtetë.

Do të donit t’i përfaqësonit

shqiptarët në “Eurosong”?Kam shprehur haptas mendi-

min tim për ‘Eurosong’-un para di-sa vitesh. E urrej. Festival politik. Shtete sllave që votojnë për njëri-tjetrin apo shtete nordike që voto-jnë për njëri-tjetrin. Shpesh më duket cinik. Nuk do të shkelja aty për asgjë në botë. Më lehtë e kam t’i bëj ziliqarë bashkëpunëtorët e mi këtu me prezantuesit tanë në ‘Eurosong’. Ne gjithmonë na kanë përfaqësuar artistë fantastikë me të cilët krenohemi para të tjerëve. Eurosong-u im është koncerti im,

ku audienca ime më jep votën me biletën dhe

duartrokit jet e tyre.

Adelina, je-ni përherë e më shumë en-ergjike sido-mos në skena. Po në jetën e

zakonshme e tillë jeni?Në jetën e përdit-

shme jam shumë më en-ergjike. Ka kohë që kam filluar t’i censuroj lëvizjet në skenë. Nuk më pëlqen të jem gjithmonë e njëjta dhe kemi filluar të ngjasojmë shumë me njëra-tjetrën. Kur ndërroj imazhin, nuk e bëj vetëm me make-up e veshje të reja. Ndërroj komplet mënyrën e interpretimit. Kam filluar ta ruaj en-ergjinë për këtë jetën e re që po e shi-joj (qesh).

Nga buron forca e Adelina Is-mailit?

Nga dëshira e madhe të gjej dhe të dhuroj të bukurën, kur çdo gjë rrezaton negativitet. Më krijohet ndjenja që po bëj diçka të ndaluar në kohëra kur të gjithë janë aq të prirur të përdhosin gjërat e mira (qesh). Nuk është e rëndësishme si komen-tohet, e rëndësishme të kënaqemi të gjithë. Fundja, askush nuk mban mend ata që shanë, vajtuan e mallkuan. Është ndjenjë fantastike kur sheh që i ke nevrikosur njerëzit e këqij(qesh). Ky është dhe një ngushëllim për mua që 25 vite të tëra që i kam bërë, i kam bërë që t’i shoh të tjerët të lumtur.

Me gjithë angazhimet që keni, sa kohë ju mbetet për veten tuaj?

Kur dua unë. Nuk jam shërbëtore e suksesit. Suksesi duhet të më shër-bejë mua. Ka ditë kur mbyll çdo gjë elektronike rreth meje dhe bëj atë çfarë dua atë ditë. Unë kurrë nuk kam arritur ta kuptoj ambicien që njeriu vë para qenies së vet. Ne ekzistojmë, punojmë, jetojmë që të kënaqemi dhe assesi e kundërta. Ok, nuk jam aq e llastuar sa të fyej të tjerët me qejfet e mia, por as aq e

çmendur që të shkatërrohem për të dëshmuar diçka që tashmë është dëshmuar. Megjithatë, për një vajzë që vjen nga Prishtina dhe kam bërë shkollën në bodrume shtëpish ku më shumë dëgjoja ulërima profe-sorësh të rrahur nga milicia serbe, sesa muzikë, besoj që meritoj të kënaqem aq sa kërkon shpirti.

Çfarë ju pëlqen të bëni në ko-hën e lirë?

Marr një libër dhe iki në pishinë. Notoj ose shëtis buzë liqenit. Shkoj në kinema apo teatër. Kur kam më shumë se dy ditë të lira, menjëherë në muze apo në ekspozita të reja.

Hobet tuaja veç muzikës cilat janë?

Muzikën e kam profesion, jo vetëm hobi (qesh). Megjithatë kam mbaruar 12 vite shkollim muzikor. Më pëlqen të fotografoj, dizenjoj en-terier pa ndonjë sukses të veçantë (qesh). Basketbolli mbetet sporti im i preferuar. Më pëlqen të pikturoj ca gjëra që në fund gjithmonë i pagëzoj “abstrakte”, sepse nuk ngjajnë me gjë tjetër (qesh). Pastaj, përcjell poli-tikën si një e keqe e domosdoshme nga të rrallat që më ka mbetur nga jeta në Kosovë. Shkruaj, shkruaj, shkruaj shumë.

Si reagon ndaj thasheth-emeve?

Nuk reagoj. Po të reagoja tash e 20 vite do isha në çmendinë. Në rastet kur rrezikojnë veprimtarinë apo dhe më larg, jetën time apo të afërmve të mi, denoncoj. Nuk mund ta mohoj që shtypi rozë mbetet armiku im më i dashur.

Momenti më i hidhur në jetën tuaj. A mbani mend ndonjë?

Vdekja fizike e idhullit tim, gjysh-es sime.

Një ëndërr që nuk ju është bërë realitet, ka?

Të bëhem nënë… Megjithatë, di-vat e vetme në këtë jetë janë ato që dhurojnë jetë.

Së fundi keni pohuar se jeni e dashuruar me menaxherin tuaj, Valin. Sa kohë ka kjo dashuri në zemrën tuaj?

Jam dashuruar me Valin, i cili pranoi të bëhet dhe menaxheri im (qesh). Do vijë koha kur do të tregoj sa kohë kemi bashkë. Publikut, lex-uesit i kam falur gjithçka në jetë. Më lejoni të mbaj diçka për vete.

Mendoni se si shumë diva të mëdha edhe botërore, është ko-ha që të bëheni nënë? Është kjo në planet tuaja të afërta?

Kam gjithë jetën që bëj plane. Të qenit divë nuk ka të bëjë aspak me madhështinë e të qenit nënë. Mëmë-sia është absolutisht më e madhe, hyjnore. Këtë ia kam lënë në dorë fatit.

MAPO 17E DIEL, 18 MARS 2012WWW.MAPO.AL

Nuk jam shërbëtore e suksesit. Suksesi duhet të më shërbejë mua. Ka ditë kur mbyll çdo gjë elektronike rreth meje dhe bëj atë çfarë dua atë ditë. Unë kurrë nuk kam arritur ta kuptoj ambicien që njeriu vë para qenies së vet

Kujtoj që kalonim me gomone natën nën hundët e ushtarëve serbë, që të vinim në festivale dhe na merrnin prindërit në paraburgim sa ktheheshim për shlyerjen e vulave doganore të

Shqipërisë nga pasaporta

Jam dashuru-ar me Valin, i cili pranoi të bëhet dhe menaxheri im (qesh). Do vijë koha kur do të tregoj sa kohë kemi bashkë. Publikut, lexuesit i kam falur gjithçka në jetë. Më lejoni të mbaj diçka për vete.

jt” ka shumë shqiptarë. Ndasia çdo ditë bëhet më e padukshme. Gjith-sesi, publiku shqiptar është më i zjarrtë, më agresiv në admirim dhe kjo ende më impenjon. Publiku i huaj ngre duart lart si me telekom-andë, këndojnë njëzëri një këngë që e duan, vallëzojnë në vend (qesh). Janë më të butë dhe më të qeshur. Kjo më pëlqen shumë, është tamam si koncertet e huaja që i shikoja di-kur në Tv. Jam rritur e zhvilluar me zjarrin e shqiptarëve. Jam një nga ata.

Adelina, publiku shqiptar ju ka dashur qysh në daljet tuaja të para në skenë. Kujtoj këtu njërën në vitin 1997, me këngën “Zemrën nuk ta fal”. Çfarë kuj-toni nga ai festival?

Gjithmonë e kam thënë që festi-valet e Shqipërisë më kanë dhënë më shumë sesa Kosova. Por Kosova nuk kishte mundësinë të çmonte ar-tistin. Lufta për mbijetesë vriste çdo virtyt. Festivali i TVSH-së në vitin 1997 më dha katapultimin tim shq-iptar në skenë dhe shijen e hidhur në prapaskenë. Kujtoj që kalonim me gomone natën nën hundët e ush-tarëve serbë, që të vinim në festivale dhe na merrnin prindërit në para-burgim sa ktheheshim për shlyer-jen e vulave doganore të Shqipërisë