a jemi pergjegjes per pasojat e paparashikuara te veprimeve tona

5
A jemi pergjegjes per pasojat e paparashikuara te veprimeve tona? ''Jeta jone,ashtu si keto biseda,dhe si te gjitha gjerat,ka qene paravendosur.'' Keshtu shkruan Borges per bisedat e tij ne radion argjentinase me Osvaldo Ferrari,te botuara me titullin ''Biseda''.Pyetjes do mundohem ti kthej pergjigje nepermjet vepres dhe filozofise borgesiane. Tek poezia ''Makbethi''ai shkruan: Veprimet tona vazhdojne ne udhet e tyre te cilave nuk ua dime fundin E vrava mbretin tim qe Shekspiri te shkruante tragjedine Borges eshte shprehur gjithmone se gjithcka ishte e paravendosur.Veprimet e vogla dhe te medha,fjalet,punet,njerezit,marredheniet.Po endrrat?A mund te paracaktohen endrrat qe shohim ne gjume?Disa mund te thone po,duke qene se shume etapa ne historine njerezore jane kapercyer per shkak te endrrave te cilat na kane hapur horizonte te reja. Ne vepren e tij ai ka ndertuar shume situata ku ngrihen pyetje qe lidhen me vullnetin e lire dhe fatin.Tek ligjerata mbi verberine e tij,ai thote ''gjithnje e kam ndier se fati im do te ishte mbi te gjitha letrar,domethene se do te me ndodhnin disa gjera te mira dhe shume fatkeqesi.''Po ashtu ai thote per Milton-in ''Qe ne krye te heres ai e diti se do te ishte poet i madh.Kete intuit e paten edhe Coleridge dhe De Quincey,para se te shkruanin qofte edhe nje varg.''Kur flet per poetin dhe te qenit poet ai shpesh shkruan se nuk mund ta quaj veten te tille sepse poet eshte ai qe e jeton cdo cast poetikisht.''Nje shkrimtar ose cdo njeri,duhet te shohe tek ajo qe i ndodh nje instrument,te mendoje se te gjitha gjerat i jane dhene me njefare qellimi,vecanterisht kur eshte fjala per artistin.''Kuptohet ne keto fjale se rastesia perjashtohet dhe ne menyre stoike dhe te zgjuar ne duhet te shfrytezojme cdo cast te jetes per te kuptuar dicka dhe ndoshta per te krijuar apo zbuluar dicka.Kjo do te thote qe Borges kerkon ne kete gje nje vetedije dhe perqendrim te jashtezakonshem ne cdo moment te jetuari. Koncepti i Fatit si percaktues i ngjarjeve te subjekteve pavaresisht veprimeve te tyre eshte vazhdimisht i eksploruar

Upload: dami-aliaj

Post on 11-Jul-2016

41 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

a

TRANSCRIPT

Page 1: A Jemi Pergjegjes Per Pasojat e Paparashikuara Te Veprimeve Tona

A jemi pergjegjes per pasojat e paparashikuara te veprimeve tona?

''Jeta jone,ashtu si keto biseda,dhe si te gjitha gjerat,ka qene paravendosur.'' Keshtu shkruan Borges per bisedat e tij ne radion argjentinase me Osvaldo Ferrari,te botuara me titullin ''Biseda''.Pyetjes do mundohem ti kthej pergjigje nepermjet vepres dhe filozofise borgesiane.

Tek poezia ''Makbethi''ai shkruan:

Veprimet tona vazhdojne ne udhet e tyre te cilave nuk ua dime fundin E vrava mbretin tim qe Shekspiri te shkruante tragjedine

Borges eshte shprehur gjithmone se gjithcka ishte e paravendosur.Veprimet e vogla dhe te medha,fjalet,punet,njerezit,marredheniet.Po endrrat?A mund te paracaktohen endrrat qe shohim ne gjume?Disa mund te thone po,duke qene se shume etapa ne historine njerezore jane kapercyer per shkak te endrrave te cilat na kane hapur horizonte te reja. Ne vepren e tij ai ka ndertuar shume situata ku ngrihen pyetje qe lidhen me vullnetin e lire dhe fatin.Tek ligjerata mbi verberine e tij,ai thote ''gjithnje e kam ndier se fati im do te ishte mbi te gjitha letrar,domethene se do te me ndodhnin disa gjera te mira dhe shume fatkeqesi.''Po ashtu ai thote per Milton-in ''Qe ne krye te heres ai e diti se do te ishte poet i madh.Kete intuit e paten edhe Coleridge dhe De Quincey,para se te shkruanin qofte edhe nje varg.''Kur flet per poetin dhe te qenit poet ai shpesh shkruan se nuk mund ta quaj veten te tille sepse poet eshte ai qe e jeton cdo cast poetikisht.''Nje shkrimtar ose cdo njeri,duhet te shohe tek ajo qe i ndodh nje instrument,te mendoje se te gjitha gjerat i jane dhene me njefare qellimi,vecanterisht kur eshte fjala per artistin.''Kuptohet ne keto fjale se rastesia perjashtohet dhe ne menyre stoike dhe te zgjuar ne duhet te shfrytezojme cdo cast te jetes per te kuptuar dicka dhe ndoshta per te krijuar apo zbuluar dicka.Kjo do te thote qe Borges kerkon ne kete gje nje vetedije dhe perqendrim te jashtezakonshem ne cdo moment te jetuari.

Koncepti i Fatit si percaktues i ngjarjeve te subjekteve pavaresisht veprimeve te tyre eshte vazhdimisht i eksploruar neper krijimet fantastike te vepres borgesiane.Si antagonist i vullnetit te lire Fati,shfaqet mjegullt,dhe bene te ngrihen pyetje.Ndoshta pyetje te parashikuara dhe caktuara nga ai.Herman Hesse tek ''Demiani''thote''ndiqni shenjat dhe perqafoni fatin''. Ne ''Recuiem Gjerman'' tek perbledhja ''Aleph''abstragsioni i Borges shkon larg ne reflektimin e tij mbi fatin. Gjermani,ish nazist,pak dite para gjyqit,reflekton mbi jeten dhe ngjarjet qe e kane pershkuar ate. ''Hitleri besonte se luftonte per nje vend,por luftonte per te gjithe,edhe per ata qe i sulmoi e urreu.Nuk ka rendesi qe uni e tij nuk e dinte kete gje,e dinin gjaku i tij,vullneti i tij... Eshte e nevojshme te shkaterrohen shume gjera per te ndertuar rendin e ri,tani e dime qe Gjermania ishte nje nga ato gjera.Kemi dhene shume prej jeteve tona,kemi dhene fatin e vendit tone te dashur. Te tjeret mallkojne dhe qajne,une jam i gezuar qe dhurata jone eshte rrethore dhe e persosur.'' Nazisti bindet se Gjermania dhe lufta e Hitlerit ishte dhurate per boten.Pa e ditur ai kishte punuar punet e fatit,edhe pse kunder vetes.Fati kishte vendosur qe bota te kishte nje rend te ri pas crregullit te pergjithshem.Vetem nje force e madhe mund ta prishte kete rregull dhe Hitleri e beri me se miri detyren.Rezultati i kryqezimit i kesaj Gjermanie mesianike ishte nje europe e bashkuar, traktate dhe marreveshje te drejtash universale te kombeve e te njerezve,lufte kunder racizmit, diskriminimit,rruajtjes se rraces ne teresi etj.Fati ndoshta ka vendosur ne buzet e Lao Ce shekuj para eres sone fjalet ''Nje fund i hidhur i je gjeje mund te jete fillimi i lumtur i dicka tjeter me te mire akoma.''

Page 2: A Jemi Pergjegjes Per Pasojat e Paparashikuara Te Veprimeve Tona

Koncepti tjeter shume i rendesishem dhe thuajse i kudogjendshem ne vepren e Borges eshte Labirinti. Makthet e mia pushtoheshin nga labirintet ka thene ai.Me konceptin e labirintit duhet te kuptojme reflektimet dhe abstraksionet mbi idet e vullnetit te lire dhe fatit.Nga brendesia e nje labirinti eshte e pamundur te percaktosh madhesine e pergjithshme te struktures.Njeri mund te ndjek udhe te ndryshme qe te cojne tek i njejti vend,edhe pse disa prej tyre jane rruge qorre.Po ashtu edhe kur del nga labirinti eshte e paqarte nese ajo ishte e vetmja dalje,apo kalime te ndryshme te cojne ne dalje te ndryshme.Nocioni i udheve alternative me kryqezime dhe potencialisht me funde te pashmangshme,na mundeson te meditojme se deri ne cfare mase arrine aftesia jone per te zgjedhur, dhe nese vullneti i lire dhe fati perjashtohen reciprokisht.Nje shembull i mire eshte tregimi ''Llotaria e Babelit'' tek permbledhja ''Fiksione''ku nje shoqeri sekrete e quajtur Kompania e cila merret me organizimin e llotarive perfundon te drejtoje te gjitha aspektet e jetes se babilonasve.''Nje loje fatlume mund ta ngrite gjer ne keshillin e magjistareve,te plaste ne burg nje armik(te degjuar apo te fshehte),te realizonte nje takim ne erresiren e paqme te dhomes me gruan qe kishte nisur t'i ngacmonte ndjnjat,apo qe nuk besonte se do ta takonte ndonjehere,nje loje fatkeqe mund te sillte, gjymtim,poshterime dhe felliqje te hatashme,vdekje etj.''Shnderrimi i marredhenieve te Kompanise me humbesit apo fatkeqet ka nje nuanc te theksuar niceane tek Gjenealogjia e moralit,kap 2,Mbi ndjenjen e fajit dhe ndergjegjien jo te paster.Humbesi nuk eshte thjesht pa fat,por duhet te paguaj gjobe,ose te beje burg.Fituesit shpesh nuk marrin shumat e fituara se Kompania nuk mbledh dot gjobat e humbesve keshtu qe nje ndjenje percmimi fillon te lind ne popullsia ndaj humbesve,si ata te damkosurit nga tersi.Borges krijon situata qe pyesin se nese eksperiencat tona jane rezultat i agjenteve te jashtem,si njerezit,Zoti,Fatite etj a mund te kemi ne vullnet te lire per te vepruar? Apo edhe pyetja eshte e paperfillshme ne kete pike?

Konepti tjeter me te cilin Borges eksploron fatin dhe vullnetin e lire eshte Libri.Libri si permase e misheruar e fjales dhe perjetesues ne ngurtesim i mesimit,sekretit dhe urdherit te saj.Tek ''Inkuzicionet e tjera''eseja ''Per kultin e librave''fjalia e pare hapese thote ''Ne librin e tete te Odisese lexohet se perendite endin fatkeqesi ne menyre qe breznive te ardhshme mos t'u mungoje per cfare te kendojne;pohimi i Mallarme-s:Bota ekziston per me dale te nje liber,duket se perserit, tridhjet shekuj me vone,te njejtin koncept te nje perligjjeje estetike te se keqes.''Nese bota dhe gjithe cka ndodh,ka ndodhur,dhe do ndodh ne te, qenka pjese e nje shfaqjieje te cilet duhet ta kendojne poetet per kenaqesie e perendive,e vetmja gje qe na ngelet eshte ta luajme sa me mire rolin tone. Poetet po ashtu qe nga lashtesia e deri te kulmi i romantizmit me nuanca qe vazhdojne edhe sot frymezimin e tyre e kane konsideruar mbi vetor.Dikush tjeter Muza,Zana,Apolloni etj u vendosnin fjalet ne goje.Fjale qe ndoshta do te shkaktonin nje ngjarje e cila do te kendohej nga nje poet tjeter ne cepin e kundert te botes,vetem e vetem qe Apolloni te kenaqej me shfaqjen qe shihte. Poetit romanti Coleridge ne nje gjume dreke i erdhen ne enderr vargjet e nje poeme,tashme legjendare, qe do ta titullonte ''Kubla Khan''.Ai u zgjua dhe e kujtoji me detaje endrren me imazhe e fjale, dhe filloi te shkruante poemen,por qe kurre nuk u perfundua per shkak te nje vizite qe e nderpreu poetin,te cilit nuk i erdhi me kurre ne kujtese vazhdimi.E cuditshmja qe hulumton Borges tek eseja ''Endrra e Coleridge''eshte se perandori mongol ne shek.XII shikon ne enderr nje pallat madheshtor dhe e ngre ne realitet,ne shek.XVIII,nje poet anglez shikon ne enderr nje poem per pallatin. ''Cilin shpjegim do te pelqenim?-thote Borges''dhe ne te njejtin paragraf ''Me terheqese jane pandehmat qe e kapercenjne racionalen.Per shembull,na jepet me hamendesue se shpirti i perandorit, me t'u rrezuar pallati,ka depertuar ne shpirtin e Coleridge-itm,ne menyre qe ky ta rindertonte me fjale,me jetegjata se mermeret apo metalet.'' Me poshte shkruan''Endrra e pare i shtoi realitetit nje

Page 3: A Jemi Pergjegjes Per Pasojat e Paparashikuara Te Veprimeve Tona

pallat,e dyta,qe erdhi pese shekujme vone, nje poeme(ose fillim poeme)te sugjeruar nga pallati;ngjashmeria mes endrrave lejon te shihet nje plan; periudha e stermadhe zbulon nje zbatues mbinjerezore.''

Tek ''Renia e Perendimit''Spengler ne kap.kushtuar kultures magjike,shkruan se prototipi i librit magjik eshte Kurani.Sipas studiuesve ortodoks islamik,kurani nuk mund te studiohet ne menyre historike,as ne menyre filologjike sepse ai ne fakt nuk eshte as nje veper e Zotit.Arketipi i Kuranit qendron ne qiell dhe ka qene para gjuhes arabe.Disa thone se ka qene edhe para universit.Nuk eshte veper e Zotit por nje atribut i tij si miresia,drejtesia,zemerimi etj.Librin arketipal ne qiell qe quhet Nena e Librit e rruajne dhe adhurojne engjejt.Me kete ide platonike kuptojme se mesimet e librit jane te mabruara ne qiell.Te gjithe kapitujt me vargjet,me kuptimet e dukshme dhe ato te fshehta.Mesimet etike dhe mistike. Ndeshkimet e mishit dhe te shpirtit.Para se te kishte mish per tu ndeshkuar dhe qe sigurisht para se te lindte profeti qe do ta percillte.Atje islami eshte realizuar,ketu poshte vazhdon procesin si fe ne perpjekje per paqen e librit qiellor.Nje liber qe permban mesimet e Zotit dhe gjithcka tjeter dhe nuk eshte veper e te plotfuqishmit ndoshta permban edhe ate vete me gjith cka krijoi ai,dhe ndoshta edhe fundin e tij.Ndoshta Nena e Librit meson diku edhe se Zoti do te krijohej per te krijuar universet, dhe te ne nuk ka ardhur akoma kjo pjese e vepres.Ndoshta duhet donje poet a profet tjeter te na sjell perkthimin e atyre vargjeve ne perputhje te plote e emertimin e permendur tek Traktati Teologjiko-Politik i Spinozes ku profetet quhen Nabi-sjelles te fjales,interpretues te mesimeve te zotit.Fjalet jane thene ashtu sic eshte thene se dikush duhet ti percillte.

Borges citon Crlyle kur shkruan tek eseja mbi Cagliostron ''historia universale eshte shkrimi i shenjte qe e zberthejme dhe e shkruajme me pasiguri,me te cilen edhe na shkruajne''Gjithcka shfaqet si nje shpalosje pjese-pjese,ndoshta ne numerim mbrapsh,ndoshta para,por e rendesishme eshte se pergjegjesia e veprimeve tona mund te arrije deri ne nivelin emocional,ne rast se nuk pranojme stoikisht me nje Amor Fati ato cka na ndodhin dhe nuk mesojme prej tyre me shume per kete shpalsoje dhe zberthim pjese e te ciles jemi dhe ndoshta pa te cilet (me gjithe veprimet dhe pergjegjesit e paracaktuara per ne) ajo sdo te realizohej,