7/2/2018 ekonomiksi i zhvillimit tË kosovËs · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi...

33
7/2/2018 1 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËSFinancat dhe Politika fiskale për zhvillm Buxheti qeveritar dhe politika fiskale 1 Prishtinë 2018 Problemet e politikës fiskale në vendet në zhvillim; Sektori fiskal në Kosovë; Disa informata rreth Buxhetit të Kosovës; Trendet dhe ecuritë e të hyrave dhe shpenzimeve të Buxhetit të Kosovës

Upload: buithu

Post on 26-Feb-2019

255 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

1

“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”

Financat dhe Politika fiskale për zhvillm

Buxheti qeveritar dhe politika fiskale

1

Prishtinë 2018

Problemet e politikës fiskale në vendet në zhvillim;

Sektori fiskal në Kosovë;

Disa informata rreth Buxhetit të Kosovës;

Trendet dhe ecuritë e të hyrave dhe shpenzimeve të Buxhetit të Kosovës

Page 2: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

2

Politika fiskale: Politkë për stabilizim makroekonomik

Veprimet e qeverisë për mbledhjen e tatimeve dhe taksave dhe shpenzimet për të ndikuar në punësim dhe autput.

Ekspansioniste: norma më e ulët e tatitmit në të ardhura dhe /ose rritja e shpenzimeve qeveritare për të krijuar punësim dhe të ardhura.

Norma të arsyeshme të taksave dhe të tatimeve;

Agjenci efektive të mbledhjes së tatimeve;

Targambledhës dhe taksa pagues të ndershëm;

Një buxhet të balancuar;

Bankë qendrore të pavarur.

Page 3: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

3

Nivel i ulët i të ardhurave për kokë banori;

Shkallë e lartë e pabarazisë në të ardhura;

Norma të ulta dhe joprogresive të ardhurave individuale dhe të korporatës;

Norma të ulta të tatimit në pronë;

Norma shumë të larta të tregtisë së jashtme;

Norma të larta të taksave indirekte.

Agjenci joefektive të mbledhjes së taksave dhe të tatimeve;

Targambledhës të korruptuar;

Politika të rritjes të bazuara në financimin e deficitit;

Politika inflacioniste të rritjes ekonomike

Borxh publik dhe i jashtëm shumë i madh

Besimi/mbështetja në ndihma nga jashtë dhe në investime direkte të huaja.

Page 4: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

4

Duke marrë parasysh se Kosova nuk ka në dispozicion politika monetare, implementimi i politikave të qëndrueshme fiskale mbetet si instrumenti i vetëm dhe shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e stabilitetit ekonomik vendor.

Politikat fiskale patën një karakter ekspansionist duke u reflektuar në rritjen e të hyrave buxhetore, të hyra të cilat patën rritje të konsiderueshme përgjatë viteve të fundit.

Poashtu, si rezultat i ngritjes së të hyrave,

shpenzimet Qeveritare u ngritën për të

shërbyer si stimulues i vazhdueshëm për

ekonominë vendore.

Si kontribues kryesor në të hyrat buxhetore

vazhdojnë të mbeten tatimet e mbledhura në

kufi,

Përderisa shpenzimet publike kryesisht janë të

koncentruara në shpenzime kapitale,

Page 5: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

5

Buxheti i shtetit është një projekt, program i qeverisë, përkatësisht pasqyrë financiare, i cili përbëhet nga mjetet e planifikuara financiare, si nga shpenzimet, ashtu edhe nga të ardhurat publike, i cili aprovohet për çdo vit kalendarik nga organi më i lartë legjislativ i vendit.

Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie. Buxheti është në thelb një akt politik. Ai përbën instrumentin kryesore të aksionit ekonomik të qeverisë dhe zë një vend madhor në politikën ekonomike e një vendi.

Në shkencën e financave, gjegjësisht në shkencën e financave publike paraqiten disa karakteristika të përbashkëta të këtyre kuptimeve. Ndër karakteristikat e përbashkëta mbi buxhetin të definimit dhe të kuptimit janë këto:

1. Se buxheti është akt publik; 2. Se buxheti është njëvjeçar; 3. Se buxheti është parashikim me plan i të

hyrave dhe të dalave dhe 4. Se buxheti përmban karakteristikat e

marrëdhënieve shoqërore-ekonomike dhe politike të caktuara të vendit në të cilin aprovohet.

Page 6: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

6

Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë që ka buxheti i shtetit në aktivitetet shtetërore, zhvillimin e proceseve ekonomike, të çështjeve sociale e shumë çështje të tjera ekonomike, politike dhe juridike, si dokument ekonomiko-financiar i qeverisë kryen funksione të shumta.

Ndër funksionet kryesore e më të rëndësishme të buxhetit janë:

1) Funksioni ekonomik;

2) Funksioni politik dhe

3) Funksioni juridik.

Funksioni ekonomik - ka të bëjë me caktimin preciz të shpenzimeve dhe të hyrave publike, të cilat projektohen në buxhet.

Teoria bashkëkohore e shtetit me ekonomi të tregut të lirë e të hapur, buxhetin e konsideron si instrument të rëndësishëm për të intervenuar në ekonomi.

Në këtë drejtim, buxheti i shtetit ndikon në drejtimin e rrjedhave ekonomike, ekuilibrin e prodhimit, në shpërndarje, në konsum, në kursim, investime, në bilancin e pagesave etj.

Page 7: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

7

Funksioni politik - Funksioni politik i buxhetit është atëherë kur kuvendi aprovon buxhetin për çdo vit kalendarik, sepse pa lejimin, përkatësisht pa aprovimin e organit më të lartë nuk mund të kryhen funksionet e tij. Pra, ky aktivitet procedural paraqet funksionin politik të buxhetit.

Nga aspekti politik, buxhetin duhet shqyrtuar përveç për procesin e aprovimit edhe atë të kontrollimit, menaxhimit dhe të realizimit të tij.

Funksioni juridik - Funksioni juridik i buxhetit ka të bëjë me të drejtën buxhetore të shtetit. Nëpërmjet buxhetit krijohen marrëdhëniet në mes të organeve të shtetit në një anë dhe të personave fizikë dhe juridikë në anën tjetër. Këto marrëdhënie rregullohen me normat juridike që njihen me emrin e drejta buxhetore.

E drejta buxhetore përfshin të gjitha dispozitat juridike të organeve përfaqësuese (kuvendi) në lidhje me hartimin, nxjerrjen, realizimin dhe kontrollimin e buxhetit.

Buxheti pas aprovimit të tij nga kuvendi, rregullohet përmes ligjeve që në politikën e financave publike është ligji buxhetor, sipas të cilit kryhen funksionet dhe aktivitetet e tij.

Page 8: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

8

Buxheti i Kosovës përgatitet nga Ministria e Financave (MF) në koordinim me organizatat buxhetore dhe miratohet në fund të vitit në Kuvendin e Kosovës.

Buxheti për vitin e ardhshëm përgatitet në vitin aktual përmes një zinxhiri veprimesh i njohur si proces buxhetor.

Deri në marrjen e formës finale si Projektligj për buxhet, dhe para prezantimit për miratim në Kuvend, procesi buxhetor zakonisht zhvillohet në mes të Ministrisë së Financave dhe organizatave buxhetore.

Derisa vëllimi dhe struktura e buxhetit varet nga potenciali ekonomik i vendit dhe politikat financiare të cilat aplikohen rreth tij, sistemi buxhetor është i ndërlidhur dhe bazohet me sistemin e funksionimit e të organizimit të shtetit e të njësive territoriale, të cilat e përbëjnë atë.

Pra, sistemi buxhetor është i ndërtuar dhe i rregulluar në formën siç funksionon edhe vendi.

Page 9: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

9

Sikurse është i ndërtuar sistemi buxhetor, ashtu funksionon edhe sistemi i shpenzimeve publike që i përgjigjen këtij sistemi. Në këtë sistem shpenzimet buxhetore klasifikohen në dy mënyra:

në mënyrë horizontale dhe

në mënyrë vertikale

Forma horizontale e sistemit buxhetor i përgjigjet financimit të ministrive në formë të pagave dhe mëditjeve, shpenzimeve për mallra dhe shërbime, transfereve apo edhe investimeve kapitale.

Forma vertikale e sistemit buxhetor i përgjigjet alokimit të resurseve nga qeveria qendrore te nivelet e ndryshme qeveritare, si dhe alokimi i mjeteve për buxhetet e niveleve më të ulëta, si bashkitë, qarqet, komunat etj. Sistemi vertikal i buxhetit i përgjigjet financimit të programeve individuale në Ministrisë.

Page 10: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

10

Në Republikën e Kosovës sistemi buxhetor funksionon në dy nivele;

Buxheti qendror-që i përgjigjet sistemit horizontal të financimit, dhe

Buxhetet lokale të njësive të qeverisjes vendore, që i përgjigjen sistemit vertikal të financimit.

1) Buxheti qendror (ekziston një buxhet i tillë) - përfshin të hyrat dhe shpenzimet buxhetore, ku përfituesit nga buxheti qendror janë: agjencitë buxhetore, të gjitha ministritë dhe komunat që përfitojnë nga buxheti qendror në emër të granteve etj. Përmes buxhetit qendror financohen pagat, mallrat dhe shërbimet, projektet, subvencionet, transferet për të dyja nivelet.

2) Buxhetet lokale të njësive të qeverisjes vendore (kemi 36 buxhete të tilla) - buxhetet e komunave formohen prej dy burimeve të mjeteve: prej granteve, përmes sistemit vertikal të financimit dhe nga mjetet vetanake, tatimi në pronë dhe taksat e ndryshme, me të cilat financohen projektet, subvencionet, transferet etj.

Buxhetet, ai i nivelit qendror dhe ai i komunave, formojnë në një sistem të vetëm buxhetin e përgjithshëm.

Page 11: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

11

Në praktikën e financave shtetërore ekzistojnë tri lloje të buxheteve:

Buxheti i balancuar, - shuma e mjeteve të shpenzuara me ato të mbledhura në buxhet të jetë e njëjtë.

Deficiti buxhetor - dallimi mes të të hyrave të planifikuara (përveç borxheve të marra) dhe shpenzimeve të planifikuara është negativ, gjegjësisht shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat.

Suficiti buxhetor- dallimi në mes të të hyrave të planifikuara (përveç borxheve të marra) dhe shpenzimeve të planifikuara është pozitiv, gjegjësisht kur të hyrat janë më të mëdha sesa shpenzimet.

Në procesin e hartimit të buxhetit, Ministria e Financave dhe organizatat buxhetore veprojnë në mes vete në dy drejtime:

nga poshtë-lartë - kur organizatat buxhetore e kanë lirinë e projektimit të shpenzimeve dhe kërkesave për buxhet varësisht nga planet e tyre, dhe

nga lartë-poshtë - kur organizatave buxhetore iu ndahet buxheti duke marrë për bazë buxhetin dhe shpenzimet e asaj organizate gjatë vitit paraprak, dhe jo duke marrë parasysh nevojat për buxhet të këtyre organizatave.

Page 12: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

12

Burimi: http://www.institutigap.org/spendings/#/~/buxheti-i-kosoves----planifikimet

Korniza buxhetore definohet me: Kushtetutë edhe Ligjin mbi menaxhimin e buxhetit dhe ligjet tjera përcjellëse si:

(1) ligji mbi kontabilitetin,

(2) ligji mbi menaxhimin e borxhit publik,

(3) ligji mbi menaxhimin e thesarit,

(4) ligji mbi kontrollin financiarë,

(5) ligji mbi auditimin e brendshëm dhe të jashtëm,

(6) ligji mbi qeverisjen lokale,

(7) ligji mbi buxhetin vjetor dhe buxhetin plotësues,

(8) rregullore të ndryshme dhe udhëzime.

Page 13: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

13

Bashkimi Evropian për të gjitha vendet anëtare të saj, me theks të veçantë të përdoruesve të Euros, ka parapërcaktuar një kufi maksimal të deficitit buxhetor, kufizime këto të njohura nën Kriterin e II-të të Maastricht-it (Maastricht criteria) e që qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së.

Kriteri i 2-të i Maastricht-it: “Deficiti vjetor qeveritar: Norma e deficitit vjetor

qeveritar me Bruto Produktin Vendor (BPV) nuk duhet të kalojë 3% në fund të vitit fiskal. Nëse jo, së paku kërkohet të arrijë afër 3%. Vetëm rastet e jashtëzakonshme, dhe tejkalimet e përkohshme, mund të lejohen.”

Ecjet buxhetore të Kosovës 2000-2013 (suficiti / deficiti si përqindje e BPV-së)

Page 14: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

14

Rregulli i ri fiskal vendos një kapak prej 2 për qind të PBB-së në deficitin fiskal, duke përjashtuar projektet kapitale të financuara nga të ardhurat e privatizimit dhe donatorët.

Figura. Deficiti Buxhetor si përqindje e GDP

Burimi: IMF, 2018, IMF Country Report No. 18/30

Burimi: IMF, 2018, IMF Country Report No. 18/30

Page 15: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

15

Ekziston një hapësirë e konsiderueshme për përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave. Ndërkohë që të ardhurat totale kanë arritur në 26 për qind të PBB-së, është ende rreth 10 pikë përqindjeje nën mesataren e EM Europe

Mobilizimi i të ardhurave të ulëta tatimore është për shkak të normave të ulëta tatimore dhe informalitetit të lartë i kombinuar me efikasitetin e dobët të mbledhjes.

Më shumë se tre të katërtat e të ardhurave të Kosovës vijnë nga tatimi indirekt (i udhëhequr nga TVSH dhe akciza), që i bënë të ardhurat fiskale shumë të ndjeshme ndaj konsumit dhe importeve.

Burimi: IMF, 2018, IMF Country Report No. 18/30 VAT- tatimi mbi vleren e shtuar CIT- Corporate Income taxes PIT- Personal Income taxes

SSC - social security contributions.

Page 16: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

16

Fokusi duhet të jetë në luftimin e informalitetit duke forcuar administratën tatimore.

Meqenëse normat e taksave individuale janë në përgjithësi në përputhje me vendet partnere në rajon, fokusi më i lartë duhet të jetë zgjerimi i bazës tatimore.

Legjislacioni i ri i tatimit në pronë hap rrugën drejt rendimenteve më të larta - e cila është e arritshme nëse përjashtimet e objekteve të tatueshme ose lehtësime të tjera tatimore mbahen në minimum.

Sa i përket taksat indirekte, norma standarde e TVSH-së është rajonale konkurruese.

Vazhdimi i rritjes së akcizave produktet, të tilla si duhan, në përputhje me orarin aktual janë politika të shëndosha tatimore, veçanërisht pasi që Kosova ka ndër normat më të ulta të akcizës në rajon.

Burimi: IMF, 2018, IMF Country Report No. 18/30

Page 17: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

17

Të hyrat e përgjithshme buxhetore- 1.039 miliardë euro (24.7 përqind e PBB-së). Shhpenzimet buxhetore rreth 1.038 miliardë euro (27.6 përqind e PBB-së). Buxheti i Kosovës regjistroi suficit të përgjithshëm prej rreth 0.8 milionë euro

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike, 2016

Fig. Të hyrat dhe shpenzimet buxhetore, (në milionë euro)

Page 18: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

18

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike, 2016

Stuktura e të hyrave buxhetore

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike, 2016

Të hyrat vendore sipas llojeve të tatimeve (në milionë euro)

Page 19: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

19

Të hyrat kufitare sipas llojeve të tatimeve (në milionë euro)

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike, 2016

Struktura e shpenzimeve buxhetore (në milionë euro)

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike, 2016

Page 20: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

20

Deri në shtator 2015, stoku i borxhit publik arriti vlerën prej 719.5 milionë euro.

Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 12.5 përqind nga 10.2 përqind sa ishte në shtator 2014.

Ky nivel i borxhit e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, mesatarja e borxhit publik në vendet e EJL-së në vitin 2015 ka arritur normën prej rreth 60.5 përqind të BPV-së.

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike, 2016

Borxhi publik në milionë euro

Page 21: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

21

Figure , Borxhi Publik 2009–13

Banka Boterore, Country snapshot, 2014

Page 23: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

23

Ndarja e buxhetit sipas sektorëve

Sektorët 2013 2014 2017

Arsim dhe Shkencë 15.01% 15.42% 13.83

Shërbime Sociale 14.68% 15.32% 19.79

Rend dhe Siguri 12.96% 14.41% 12.51

Rrugë 22.48% 14.19% 18.85

Shëndetësia dhe mirëqenia 9.84% 10.31% 9.16

Planifikim Hapësinor, Mjedis dhe Ambient 2.90% 4.61% 2.80

Infrastrukturë 1.74% 2.33% 1.91

Bujqësia, Pylltaria dhe Zhvillimi Rural 1.87% 2.17% 3.37

Kultura, rinia dhe sportet 1.85% 1.99% 2.23

Tjera 16.94% 19.24% 15.52

Burimi: http://www.institutigap.org/spendings/#/~/buxheti-i-kosoves----planifikimet

Burimi: http://www.institutigap.org/img/images/content/other/672218_Shq1.jpg

Page 24: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

24

Të hyrat buxhetore në Kosovë përbëhen kryesisht nga: -Të hyrat tatimore, të cilat kanë një pjesëmarrje prej rreth 83.5 përqind në gjithsej të hyrat buxhetore. Nga gjithsej të hyrat tatimore, 86.0 përqind janë të hyra nga tatimet indirekte , ndërsa vetëm 14.0 përqind janë të hyra nga tatimet direkte. -Të hyrat vetanake përbëjnë 7.2 përqind të gjithsej të hyrave (58.8 përqind janë të komunave dhe 41.2 përqind të qeverisë qendrore), ndërsa -Të hyrat tjera përbëhen nga të hyrat jo-tatimore (6.0 përqind) dhe të hyrat e njëhershme (3.3 përqind).

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike

Fig. Struktura e të hyrave buxhetore , në milionë euro (2008-2013

Fig. Të hyrat vendore sipas llojeve të tatimeve , në milionë euro (2008-2013

Në kuadër të tatimeve vendore, pjesa më e madhe përbëhet nga TVSH e mbledhur brenda vendit (40.8 përqind e gjithsej të hyrave nga tatimet vendore),

Kategori tjetër e rëndësishme në kuadër të tatimeve vendore janë të hyrat nga tatimi në të ardhurat personale (kryesisht tatimi në paga) (24.0 përqind e gjithsej të hyrave vendore),

Të hyrat nga tatimi i korporatave (22.7 përqind e gjithsej të hyrave vendore),

Të hyrat nga bizneset individuale (10.1 përqind e gjithsej të hyrave vendore),

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike

Page 25: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

25

Fig. Të hyrat kufitare sipas llojeve të tatimeve , në milionë euro (2008-2013

Në kuadër të të hyrave kufitare, kategoria kryesore mbetet TVSH-ja, me një pjesëmarrje prej 49.4 përqind të gjithsej të hyrave kufitare Të hyrat kufitare nga akciza, kanë një pjesëmarrje prej 36.2 përqind në gjithsej të hyrat kufitare, Të hyrat nga tatimi doganor përfaqësojnë 14.4 përqind të gjithsej të hyrave kufitare

Burimi: BQK Raporti i zhvillimeve makroekonomike

Sistemi tatimor i Kosovës është i dizajnuar në atë mënyrë që të implementohet sa më lehtë nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe nga Shërbimi Doganor.

Vlen të ceket se shumica e shkallëve tatimore janë ndër më të ulëtat në rajon, me përpjekje të vazhdueshme të ATK-së dhe Shërbimit Doganor për zgjerim të bazës tatimore.

Page 26: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

26

Edhe përkundër rritjes së projektuar të BPV-së përgjatë kësaj periudhe, të hyrat si përqindje në BPV do të vazhdojnë të qëndrojnë pothuajse konstante, me një rritje më të theksuar gjatë vitit 2011, ku pjesëmarrja e të hyrave të përgjithshme në bruto-produktin vendor do të jetë 27.3%.

Varësia e lartë e buxhetit në të hyrat nga një

burim bënë që buxheti i vendit të ketë

ndjeshmëri të lartë ndaj tronditjeve në

tregtinë me jashtë.

Page 27: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

27

Tatimet e drejtpërdrejta

Tatimet indirekte

Taksat

Huazimet publike

Në Republikën e Kosovës aktualisht funksionojnë këto tatime:

1. Doganat dhe Akciza, 2. Tatimi i Paragjykuar, 3. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 4. Tatimi mbi të Ardhurat, 5. Tatimi mbi Korporatat, 6. Tatimi në Pronë, 7. Taksat, 8. Kontributet,

Page 28: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

28

Tatimi mbi vlerën e shtuar deri tani është i aplikueshëm në 120 vende të botës.

Kosova është vendi i 121 që ka filluar të e aplikoj këtë tatim.

Bashkimi Evropian preferon shkallën e përgjithshme prej 15 – 20 %

Shkalla më e lartë aplikohet në Danimarkë dhe Suedi prej 25%,

kurse shkallët më të ulta aplikohen në Kanadë me 7 %, në Zvicër me 6,5% dhe Japoni me 5%.

Taksat doganore

Taksa e akcizës, një lloj takse specifike e cila aplikohet mbi mallrat e luksit siç janë derivatet e naftës, duhani, pije alkoolike etj

TVSH në kufi

Page 29: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

29

TVSH vendore (16%)

Tatimi në të hyra personale-aplikohen për të gjitha llojet e të hyrave, e jo vetëm për paga. Aplikohet në të gjitha llojet e të hyrave nga aktivitetet e biznesit, të hyrat nga punësimi, të hyrat nga investimet, të hyrat nga pronësia intelektuale dhe industriale, të hyrat nga qiraja dhe të tjera.

Tatimi në të hyrat e korporatave- Është tatim që aplikohet në të hyrat e korporatave. Kriteri për t’iu nënshtruar këtij tatimi ka të bëjë me formën ligjore të organizmit të biznesit e jo me qarkullimin dhe bruto shitjet, ose nga vëllimi i aseteve pasi këto kanë të bëjnë me tatimin në profit.

Të hyrat jo tatimore dhe të hyrat vetanake komunale.

Ngjashëm me vendet tjera, shpenzimet publike kishin

një rol të rëndësishëm për të zbutur efektet e krizës

globale edhe në Kosovë.

Mirëpo, për dallim nga shumë vende ku buxheti i

vendit u shfrytëzua për ndihmë direkte institucioneve

financiare apo sektorëve tjerë të ekonomisë përmes

formave të ndryshme të transfereve,

Rritja e shpenzimeve publike në Kosovë kishte për

qëllim stimulimin e nivelit të përgjithshëm të

konsumit dhe investimeve në vend, përmes rritjes së

shpenzimeve për kategori të ndryshme, posaçërisht

për investimet në infrastrukturë.

Page 30: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

30

Aprovimi i ligjit për huamarrjen publike si dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar , Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane për zhvillim dhe rindërtim, paraqesin zhvillime me rëndësi për financat publike në vend dhe për zhvillimet ekonomike në përgjithësi.

Në qershor 2010, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për herë të parë miratoi aranzhmanin ‘stand-by’ për Kosovën në vlerë prej 108.9 milionë euro (SDR 92.9 milionë) që përbën 157 përqind të gjithsej kuotës së Kosovës në FMN.

Ky aranzhman është aprovuar për një periudhë kohore prej 18 muajsh.

Fillimisht Kosova mund të tërheqë 22.1 milionë euro, ndërsa tërheqja e kësteve tjera do të bëhet sipas rishikimeve tremujore.

Derisa buxheti i shtetit si instrument financiar është i përcaktuar për një vit kalendarik dhe përsëritet prej viti në vit, efektet dhe ndikimet e tij në proceset ekonomike ndihen në shumë drejtime, në shumë segmente shtetërore e sociale, janë afatgjate për nga efektet dhe periudhat, por janë të bazuara e të ndikuara varësisht politikave e shpenzimeve në ekonomi.

Page 31: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

31

Nga aspekti i qëndrueshmërisë dhe i efekteve, mjetet e investuara buxhetore kryesisht janë të karakterit që i dedikohen zhvillimit të ekonomisë. Bazuar në specifikat dhe karakteristikat që ka buxheti i shtetit, efektet e shpenzimeve buxhetore në zhvillimin ekonomik mund të realizohen në dy mënyra:

1. Në mënyrë direkte dhe

2. Në mënyrë indirekte.

Në mënyrë direkte - në zhvillimin ekonomik, buxheti i shtetit ndikon në këto forma dhe në këto segmente në:

formimin e të të ardhurave,

shtimin e punësimit,

orientimin e investimeve në sektorë të caktuar ekonomik,

stabilizimin e çmimeve,

stimulimin e veprimtarive të caktuara ekonomike e tjera.

Page 32: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

32

Formimi i të ardhurave –

Në përgjithësi, në shtetet e ndryshme më se 25-30 për qind e të ardhurave kombëtare grumbullohen dhe shpërndahen me anën e buxhetit.

Në disa shtete shkalla e shpërndarjes së të ardhurave kombëtare është më e lartë e në disa më e ultë. Politika e ndikimit në formimin e të ardhurave arrihet përmes formave të ndryshme të ndikimeve financiare dhe ekonomike, si dhe të politikës së ngarkesave fiskale që aplikohet ndaj personave fizikë e juridikë.

Ndikimi i shpenzimeve në punësim –

Lartësia e shpenzimeve buxhetore determinon shtimin e vendeve të punës. Mirëpo, nuk ndodh gjithherë kështu. Në këtë aspekt, zbutja e papunësisë nuk arrihet duke u punësuar qytetarët në institucionet e ndryshme shtetërore e shoqërore.

Në Republikën e Kosovës numri i të të punësuarve, që financohen nga buxheti i shtetit, është përafërsisht 75.000 vetë, prej tyre mbi 40.000 janë të punësuar në nivel lokal, ndërsa pjesa tjetër në nivel të qeverisë qendrore.

Page 33: 7/2/2018 EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · qartazi thekson se deficiti buxhetor i një vendi nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e BPV-së. Kriteri i 2-të i Maastricht-it:

7/2/2018

33

Në mënyrë indirekte - buxheti në ekonomi ndikon në mënyra të ndryshme: Investimet në infrastrukturën rrugore, Ndërtimin e objekteve publike, si të atyre shkollore

e shëndetësore, Ndërtimin dhe rregullimin e objekteve të ndryshme

të kulturës, sportit, Në sistemet e komunikimit, Në rregullimin dhe ndërtimin e burimeve ujore për

zhvillimin e sektorit të industrisë e të bujqësisë, si dhe Në realizimin e projekteve të ndryshme me rëndësi.