3) up, ed.qytetare

31
PËRSHËNDETJA

Upload: anon948829183

Post on 23-Oct-2015

19 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

edukat qytetare

TRANSCRIPT

PËRSHËNDETJA

Cila është domethënia e përshëndetjes?

Kur njerëzit jetonin në periudha të hershme të historisë, lëshonin britma

ose bënin shenja për ta mbrojtur tjetrin nga ndonjë rrezik ose për t’i lajmëruar tëtjerët se kishin gjetur ushqimin. Por, si shumë gjëra të cilat në fillimpatën

rëndësi jetike, përshëndetja u kthye në një simbol.

Të dish të përshendetësh, është, në të vërtetë, një dëshmi se di që të

respektosh zakonet.Përshendetja është manifestimi i parë i dashamirësisë me të cilën

ballafaqohesh me dikë.

Të dish të përshendetësh, është, në të vërtetë, një dëshmi se di që të

respektosh zakonet.Përshendetja është manifestimi i parë i dashamirësisë me të cilën

ballafaqohesh me dikë.

Për një të rritur përshëndetja nuk është shprehje e dashurisë që

ushqen ndaj personit që përshëndet, por një gjest

mirësjelljeje që duhet bërë.

Por, për një fëmijë, sidomos kur ky është shumë i vogël, i vetmi kriter për të përshëndetur ose jo është simpatia ose antipatia që ushqen

vogëlushi ndaj tjetrit. Më vonë, nën ndikimin e edukatës, ai bindet vetë

se sa e domosdoshme është përshëndetja në shoqëri, në marrëdhëniet me njerëzit.

Askush nuk është kaq i parëndësishëm sa të mos meritojë një përshëndetje nga ana jonë. Ai që pret, fytyrëngrysur, që fillim ta përshëndetin të tjerët, dhe pastaj

t’ua kthejë përshëndetjen, nuk është rritur me edukatën e duhur.

Ludoviku XIV përshëndeste edhe gjellbërësen e rangut të fundit me të

njëjtën dashamirësi si edhe zonjushën e mrekullueshme La

Valliere. Vetëm snobët kujtojnë se u ulet dinjiteti, po të përshëndetin të

parët.

SNOBIZËM – don të thotë, prirje e ngulitur për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një

shtrese shoqërore që mendohet si më e lartë e më e zgjedhur, shije e sëmurë për t’pëlqyer gjërat vetëm pse janë të huaja e të stërholluara.

PËRSHËNDETJA NË SITUATA KONKRETE

SI PËRSHËNDETIN ZOTËRINJTË

Do të tregojmë në fillim se si duhet të përshëndetë një zotëri. Kur takon

një zonjë, burri përshëndet i pari. Në përgjithësi, përshëndetja

nënkupton që të heqësh kapelën afërsisht dy metra para takimit, të përkulesh lehtë, duke e vështruar

qetësisht në sy personin që përshëndet, pastaj ta vësh përsëri

kapelën në kokë.

Le të kthehemi te përshëndetja: zotëria që takon rrugës një femër të njohur, pushon së tymosuri cigaren ose pipën dhe nuk rri me duart ndër

xhepa.

Ngritja e kapelës bëhet gjithmonë me dorën që nuk është nga krahu ku ndodhet personi që përshëndet.

Në rast se e mban kapelën në kokë, përshëndet me gojë, pa e

prekur pjesën e përparme të kapelës me gishtërinj.

Por ç’ndodhë nëse nuk mban kapelë? Rregulla është shumë e

thjeshtë: kënaqesh me një përkulje të kokës, e cila mund të jetë pak më e thellë se atëherë kur përshëndet

me kapelë.

SI PËRSHËNDETIN ZONJATPo ju, zonjë, si do të përshndetni?

Shumë thjesht: do t’i përgjigjeni përshndetjes që ju është drejtuar

me një buzëqeshje dhe duke lëvizur pak kokën për t’i dhënë të kuptojë personit që keni takuar, se e keni

njohur.

Në shtetet anglo-saksone, femra përshëndet e para, që t’i japë

mundësi në këtë mënyrë personit që ka takuar, ta përshëndetë edhe

ai.

SI MUND TË SHMANGIM NJË PËRSHËNDETJE

A ke të drejtë të mos pranosh t’i pëgjigjesh një përshëndetjeje? Një

mospranim i tillë do të thotë t’i japësh të kuptojë tjetrit se të ka ofenduar shumë rëndë ty ose

ndonjë pjesëtar të familjes sate.

Përveç këtyre rasteve, të mos i përgjigjesh përshëndetjes së tjetrit, do të thotë që t’i shkelësh rregullat më elementare të mirësjelljes. Në raste të tilla kërkohet shumë takt

për të gjetur një zgjidhje të mençur.

PËRSHËNDETJA KUR JEMI ME UNIFORMË

Në ushtri, përshëndetja ka rregulla të tjera, sepse këtu eprori është gjithnjë ai me një gradë më të lartë. Sa kohë që

janë të veshur me uniformat ushtarake, një zonjë me gradën akpiten e

përshëndet zotërinë me gradën kolonel.Por në jetën civile, zoti kolonel e

përshëndet zonjën kapitene.

Për personelin e hekurudhave dhe të postës, për doganierët, ka

rregulla specifike. Që të gjitha këto kategori mund të përshndeten pa u njohur, vetëm duke u nisur nga fakti

se mbajnë të njëjtën uniformë.

KUR PËRSHËNDETIM TË PARËT?

Ata që hyjnë në një local, përshëndetin të parët; personat që

ndodhen në local I përgjigjen përshëndetjes. Kjo rregull është në

restorante, në tren, në sallat e pritjes, në ashensor, në dyqane.

Një njeri I edukuar nxjerr kapelën dhe ndalon për një cast, kur kalon një

kortezh mortor. Gjithashtu ngrihet në këmbë dhe zbulon kokën, kur

ekzekutohet himni kombëtar, kur ngrihet flamuri I një shteti. Gjatë tërë

ceremonisë duhet të qëndrojë pa lëvizur, për të treguar se respekton

ndjenjat e të tjerëve.

Një gjë tjetër e rëndësishme: përshëndetim gjithë grupin ku

ndodhet një I njohuri ynë. Kuptohet se ata që e shoqërojnë, I përgjigjen

përshëndetjes sonë, por nuk interesohen për të marrë vesh

emrin tonë.

Prof.dr.Nusret Pllana