2.s.a financimi i korporates me aksione

36
Universiteti i Prizrenit Lënda: Kontabilitet Financiar II Financimi i korporatës me aksione Mësimdhënëse; Arta Selmanmusa

Upload: menaxherat

Post on 24-May-2015

4.419 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Universiteti i Prizrenit

Lënda: Kontabilitet Financiar II

Financimi i korporatës me aksione

Mësimdhënëse; Arta Selmanmusa

Page 2: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Cka është ekuiteti?Shumë nga pronarët e biznesit nuk kanë para të

mjaftueshme për të themeluar dhe zgjeruar kompaninë e tyre, prandaj, ata orientohen në kërkim të parave të reja nga jashtë, si në formë të kredisë apo të fondeve si kontribut i investuesve.

Fjala ekuitet ka kuptimin e kapitalit të kontribuar, i cili është një investim i drejtpërdrejtë i bërë nga pronarët e një biznesi apo aksionarët e një korporate, përkatësisht kapitalit të themelimit, që zakonisht paraqitet si ekuitet i pronarit (nëse kemi të bëjmë me biznes individual) apo ekuitet i aksionarëve (nëse kemi të bëjmë me korporata).

Page 3: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Ekuiteti i aksonarëve ka dy burime:

• Shumat e investuara nga aksionarët dhe

• Shumat e fituara nga korporata

Shumat e investuara ngaaksionarët

Shuma e fituar nga korporata

Ekuiteti i aksionarëve

Kapitali i paguar

Fitimet e mbajtura

Page 4: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Përveq rezervave të kapitalit, përkatësisht kapitalit të kontribuar, pjesë përbërëse e ekuitetit janë edhe fitimet e mbajtura që kompania i mban për t’i riinvestuar në biznes.

Shikuar nga aspekti kontabël:

Asetet – Detyrimet = Ekuiteti i aksionarëve

Fitimet e mbajtura përbëhen nga të ardhurat të cilat i rrisin fitimet e mbajtura, me gjithë shpenzimet dhe dividendën, të cilat i zvogëlojnë ato.

Nga aspekti i përfshirjes së ekuitetit të aksionarëve, në bilancin e gjendjes mund të përfshihen këto elemente:Rezervat e kapitalit,Kapitali shtesë i paguar,Fitimet e mbajtura dheZëra të tjerë

Page 5: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Regjistrimet në kontabilitetin e dyfishtë

DetyrimetDetyrimet EkuitetiEkuitetiAsetetAsetet = +

Debi Kredi Debi Kredi Debi Kredi

ASETET

+ -

DETYRIMET

- +

EKUITETI

- +

Page 6: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Ekuacioni i zgjeruar i kontabilitetit

Asetet

DR CR+ –

=Detyrimet

DR CR– +

+Ekuiteti i pronarëve

DR CR– +

Rezerva kapitali

DR CR– +

Fitimet e mbajtura

DR CR– +

Shpenzimet

DR CR+ –

Dividendat

DR CR+ –

Të ardhurat

DR CR– +

Page 7: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Llogaritë dhe debitë dhe kreditëLlogaritë dhe debitë dhe kreditë

Asetet

Shpenzimet

Debitë

Debitë

Të ardhurat

Detyrimet Ekuiteti

Kreditë Kreditë

Kreditë

Balancat normale në konto

Page 8: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Kontabiliteti i financimit të ekuitetit te korporatat

• Korporata është një formë e përhapur e organizimit të biznesit bë formën e shoqërisë së kapitalit

• Vecoria kryesore e saj qëndron në atë se ajo është njësi ekonomike ligjore me ekzistencë të pavarur dhe të ndarë prej pronarëve të saj. Përpara ligjit korporata paraqitet si një entitet i ndarë që ka shumë të drejta dhe obligime.

• Përmes kësaj forme të organizimit të biznesit, sigurohet bashkimi i kapitalit të më shumë personave për të zhvilluar një biznes të caktuar

Page 9: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Zakonisht, korporatat organizohen në formë:• Të shoqërive aksionare• Të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar

Aksionarët

Këshilli i drejtorëve

Presidenti, nënpresidenti dhe

zyrtarë të tjerë

Të punësuarit e korporatës

Page 10: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Organet drejtuese të korporatës

• Asambleja – Kuvendi i aksionarëve

• Këshilli drejtues

• Presidenti

Menaxheri i Financave, Kontabiliteti…

Menaxheri i Personelit,

Menaxheri i Prodhimit,

Menaxheri i Shitjes, marketingut,

Menaxheri i Teknologjisë Informative.

Page 11: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Përparësitë e korporatës ndaj llojeve të tjera të organizimit të bizneseve:

• Aksionarët kanë përgjegjësi të kufizuar për detyrimet e korporatës,

• Korporatat kanë jetë të vazhdueshme, të ndarë nga ato të pronarëve të tyre,

• Në shumicën e koporatave, aksionarët nuk i manaxhojnë kompanitë, ata zgjedhin menaxherë profesionistë, të cilët udhëheqin kompaninë,

• Aksionarët nuk mund ët hyjnë në kontakte ose marrëveshje që janë lidhëse për një korporatë përderisa nuk janë menaxherë e as drejtorë

Page 12: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Mangësitë e korporatës ndaj llojeve të tjera të organizimit të bizneseve:

• Pronarët individualë mund të kenë ndikim të vogël mbi menaxhmentin, që nënkupton një ndarje të pronësisë nga menaxhimi I kompanisë,

• Pjesa më e madhe e korporatave duhet të paguajnë taksa mbi fitimin e tyre,

• Korporatat janë të rregulluara nga agjensi të ndryshme të shtetit, ato nuk krijohen lehtë sikurse format e tjera të biznesit.

• Disa shpalosje të kërkuara mund të jenë të dobishme për konkurrentët,

• Korporatat më të mëdha është vështirë të manaxhohen,

• Pronarët e korporatave zakonisht nuk kanë mundësi të njihen me informacionin e veprimtarisë ditreo të kompanisë.

Page 13: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Aksionarët dhe aksionet

Pikësynimi kryesor i formimit të korporatës është shitja e aksioneve, me qëllim të sigurimit të financimit të biznesit.

Ato aksione mund t’u shiten investuesve, të cilët në këmbim marrin certifikata aksioni si evidencë e pronësisë, përkatësisht si e drejtë e pronësisë ndaj një pjesë të korporatës.

Investuesit apo aksionarët janë peronat fizikë apo juridikë, që kanë një numër të caktuar të aksioneve të kapitalit të korporatës

Page 14: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Si pronarë të korporatës, aksionarët e saj kanë një sërë të drejtash që në përgjithësi mund të paraqiten:

• E drejta të votojnë në takimet e aksionarëve,

• E drejta për të shitur aksionet,

• E drejtë të ndajnë dividendën e deklaruar nga këshilli i drejtorëve, në raport me aksionet që i kanë në dispozicion,

• E drejtë të ndajnë pagesën e detyrimeve ndaj kreditorëve dhe në shpërndarjen e aseteve të kompanisë, me rastin e likuidimit, por vetëm pasi të jenë paguar kreditorët, madje në raport me aksionet në dispozicion.

Page 15: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Në përgjithësi, janë dy burime kryesore për sigurimin e kapitalit të nevojshëm për zhvillimin e aktiviteteve të korporatës:

- Burime të huazuara – kredimarrje

- Burimet e veta (kapitali i kontribuar)

• Burimet të siguruara përmes emetimit të obligacioneve (letra me vlerë), dhe

• Kapitali i vet i kontribuar prej pronarëve, i siguruar përmes emetimit të letrave, përkatësisht aksioneve, ndërsa personat që i mbajnë aksionet quhen aksionar (shareholdes).Pra elementi kryesor i sigurimit të kapitalit është aksioni.

Page 16: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Një numër i madh i aksioneve mund të emetohen nga korporatat.

Llojet më të përhapura të aksioneve janë:

Aksionet e zakonshme, që shprehin pronësinë bazike të aksionarëve me të drejtë të votës në zgjedhjen e drejtorit, të ndarjes së profitit dhe të blerjes së aksioneve shtesë, të drejtën për të pranuar dividendën nëse ajo paguhet, të drejtën në pronësi në tërë asetet e korporatës me kusht që secili aksionar të jetë i kënaqur etj.

Aksionet e preferuara, që paraqesin grup të aksioneve me të drejta preferenciale mbi aksionet e zakonshme në pagesën e dividendës dhe likuidimin e kompanisë.

Page 17: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Shembull i LËshimit tË certifikatËs pËr pronËsinË nË aksione nË njË kompani

Page 18: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Aksionet e zakonshme dhe regjistrimi i tyre

• Lloji kryesor i aksioneve të kapitalit të emetuara nga korporata janë aksionet e zakonshme.

• Aksionet emetohen me vlerën e tyre të emërtuar, (nominale), edhe pse vlera e tyre në treg mund të kalojë disa herë këtë vlerë nominale.

• Me vlerë nominale të aksionit kuptohet shuma e parave apo vlera e shënuar në aksion, ndërsa vlera e tregut e aksionit është vlera me të cilën ato shiten apo blihen në tregun e letrave me vlerë.

Page 19: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

• Secili nga aksionet e zakonshme ka vlerën e tij nominale, e cila është e shtypur në faqe të certifikatës së aksionit. Rrallë aksionet shiten sipas vlerës së tyre nominale.

• Cmimin e një aksioni zakonisht e cakton tregu i aksioneve, përkatësisht bursa.

• Në rastet kur aksioni shitet mbi vlerën e tij nominale, atëherë thuhet se aksioni është i shitur me premium.

• Me rastin e emetimit nga korporata të aksionit me vlerë nominale, zakonisht debiton paraja, ndërsa krediton llogaria e aksioneve të zakonshme për shumën e barabartë me vlerën nominale të aksioneve të zakonshme, si dhe llogaria e kapitalit të paguar mbi vlerën nominale, apo premiumi në aksionet e zakonshme.

Page 20: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Kontabiliteti për aksionet e shitura (emeturara)

Aksionet e rregullta korporatat i shesin:

• Në kesh

• Me pasuri jo kesh dhe shërbime tjera,

• Regjistrim i aksioneve

Page 21: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

1. Shitja e aksioneve të rregullta baras me vlerën nominale

Debiton llogaria e keshit për vlerën e shitjes dhe për të njëjtën shumë (vlerën nominale) kredion llogaria e aksionet e rregullta

Shembull. Korporatat “N” në datën e themelimit me statutin e saj, është autorizuar për emetimin e 100.000 aksioneve të rregullta. Më 5 mars 2005 ajo ka shitur në kesh 10.000 aksione të rregullta sipas vlerës së tregut 3 € për aksion. Vlera nominale e këtyre aksioneve gjithashtu është 3 €.

DEBI: Keshi (10.000x3) 30.000KREDI: Aksionet e rregullta (10.000x3) 30.000

Pasuria = Kapitali aksionar +Detyrimet +30.000 +30.000

Page 22: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

2. Shitja e aksioneve të rregullta me premi

Shumica e korporatave aksionet e rregullta i shesin me një cmim më të lartë nga vlera nominale. Kur aksionet shiten mbi vlerën nominale, atëherë për vlerën nominale krediton llogaria aksionet e rregullta, kurse tepricën mbi vlerën nominale kredion llogaria premia në aksione të rregullta (kapitali shtesë i paguar)

ShembullLe të supozojmë se korporata “N” më 15 prill 2006 ka shitur në

kesh 10.000 aksione të rregullta me cmim tregu 10 € për aksion, të cilat e kanë vlerën nominale 3 €.

DEBI: Keshi (10.000x10) 100.000KREDI: Aksionet e rregullta (10.000x3) 30.000KREDI: Premia në aksione të rreg. 70.000

Pasuria = Kapitali aksionar +Detyrimet +100.000 +30.000 +70.000

Page 23: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

3. Shitja e aksioneve të rregullta me pasuri jokesh

Në disa raste aksionet e rregullta shiten (këmbehen) me pasuri jo kesh siç janë: patundshmëritë, impiantet,pajimet etj.

Shembull. Le të supozojmë se korporata “N” më 12 korrik 2006 ka blerë një lokal afarist nëpërmjet 1.000 aksioneve të rregullta të vlerës nominale 3 €. Në datën e blerjes së lokalit, aksionet e rregullta të korporatës “N” janë shitur në bursë nga 14 € për aksion.

DEBI: Ndërtesat(1000x14) 14.000KREDI: Aksionet e rregullta (1000x3) 3000KREDI: Premia në aksione të rreg. 11.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet +14.000 +3.000 +11.000

Page 24: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Shembull: Le të supozojmë se më 20 korrik 2005 korporata “N” ka blerë makineri nëpërmjet 6.000 aksioneve të rregullta të vlerës nominale 4 €.Vlera tregut të makinerive të blera është 54.000 €

DEBI: Ndërtesat(1000x14) 84.000KREDI: Aksionet e rregullta (6.000x4) 24.000KREDI: Premia në aksione të rreg. 60.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet +84.000 +24.000 +60.000

Page 25: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

4. Shitja e aksioneve të rregullta pa vlerë nominale

Vlera nominale e aksioneve nuk është e specifikuar me statutin e korporatës ato mund të shiten edhe pa vlerë nominale, në atë rast debiton llogaria e keshit për cmimin e shitjes së tyre dhe për të njëjtën shumë krediton llogaria aksione të rregullta.

Shembull: Le të supozojmë se më 18 shtator 2005 korporata “N” ka shitur në kesh 1.000 aksione të rregullta sipas cmimit të tregut 14 €. Aksionet e shitura nuk posedojnë vlerën nominale.

DEBI: Keshi (1000x14) 14.000KREDI: Aksionet e rregullta 14.000

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet +14.000 +14.000

Page 26: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Regjistrimi i aksioneve të rregulltaKorporatat, ndonjëherë në fillimin e aktivitetit operues I regjistrojnë aksionet e

rregullta dhe preferencialeShembull. Le të supozojmë se koporata “N” më 20 shtator 2005 ka regjistruar

6.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 3 €, të cilat në këtë datë janë shitur në bursë me cmim 9 € për aksion. Më datën 9 tetor 2005 aksionarët kanë paguar në kesh për të gjitha aksionet e regjistruara.

DEBI: Kërkesat për aksionet e rreg. të regjistruara (6000x9) 54.000KREDI: Aksionet e rreg. Të regjistruara (6.000x3) 18.000KREDI: Premia në aksione të rreg. 36.000 Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet +54.000 +18.000 +36.000

Me rastin e pagesës, në emër të aksioneve të regjistruara, më datën 9 tetor 2005 regjistrimi bëhet si në vijim.

DEBI: Keshi 54.000KREDI: Kërkesat për aks. e regjistruara 54.000DEBI: Aksionet e regjistruara 18.000KREDI: Aksionet e rregullta 18.000

Page 27: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Aksionet e preferuara dhe regjistrimi i tyre

Aksionet e preferuara nuk janë më të mira se aksionet e zakonshme, por janë me ndryshe se ato.

Edhe këto aksione emetohen nga korporata por që ndryshojnë nga aksionet e zakonshme në lidhje me të drejtat kryesore, që ato u japin mbajtësve të tyre. Zakonisht :

• Këto aksione u japin aksionarëve preferencë në pagimin e dividendëve,

• Ka raste kur një pjesë apo të gjitha dividendat e aksioneve të preferuara, që nuk paguhen rregullisht në vitin përkatës, ato mund të konsiderohen si një detyrim i korporatës, i cili duhet të paguhet në vitin që vjen, gjithmonë para se të paguhen dividendat e aksioneve të zakonshme.

• Nëse nga këshilli i drejtorëve nuk është deklaruar dividenda për aksionet e preferuara, nuk ekziston asnjë detyrim i korporatës për të paguar këtë dividendë.

• Aksionarët që posedojnë aksionet e preferuara, në mënyrë tipike kanë prioritete në shpërndarjen e dividendëve, shperndarjen e aseteve në rast të likuidimit të korporatës dhe zakonisht nuk kanë të drejtë vote

Page 28: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Shitja e aksioneve preferenciale

Mund të shiten me kesh dhe jokesh. Regjistrohen ngjashëm sikur aksionet e rregullta

Shembull: Le të supozojmë se korporata “N” më 2 shtator 2005 ka shitur 8.000 aksione preferenciale në kesh të vlerës nominale 60 €. Këto aksione janë shitur në bursë 70 € për aksion.

DEBI: Keshi (8000x70) 560.000KREDI: Aksionet preferencilae (8000x60) 480.000KREDI: Premia në aksionet preferenciale 80.000

Page 29: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Aksionet e thesarit apo kapitali i riblerë

Aksionet e thesarit janë aksione të riblera nga një kompani prej aksionarëve të saj. Kostoja e aksionit të thesarit zbritet nga ekuiteti i aksionarëve pasi që është shuma me të cilën një kompani ka ripaguar aksionarët.

Page 30: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

1. Çmimi i paguar i njëjtë me çmimin e blerjesShembullMë 1 maj 2006, “Lesna” ka blerë 1.000 aksionet e saj në tregun e

hapur për 80.000 €. Më 30 qershor 2006, “Lesna” ka shitur 200 aksione të thesarit për 80 € për aksion.

DEBI: Aksionet e thesarit(1000x80) 80.000KREDI: Paraja 80.000DEBI: Paraja (200x80) 16.000KREDI: Aksionet e thesarit 16.000

Në këtë rast, në bilancin e gjendjes, aksionet e thesarit paraqiten si zvogëlim i ekuitetit të tërësishëm të aksionarëve.

Page 31: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

2. Çmimi i paguar më i ulët se çmimi i emetimitShembullMë 12 shtator 2006, “Lesna” ka blerë 300 aksione të zakonshme me cmimi prej 70 € për aksion, të cilat ishin shitur me cmim prej 80 €.

DEBI: Aksionet e thesarit(300x80) 24.000KREDI: Kapitali i kontribuar(24.000-21.000) 3.000

KREDI: Paraja(300x70) 21.000

3. Çmimi i paguar më i lartë se çmimi i emetimitShembullMë 22 tetor 2006, “Lesna” ka blerë edhe 500 aksione tjera me cmimi prej 100 € për aksion.

DEBI: Aksionet e thesarit (500x80) 40.000KREDI: Kapitali i kontribuar 10.000

KREDI: Paraja (500x100) 50.000

Page 32: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Blerja e aksioneve të thesarit

Le të supozojmë se më 2 janar 2005 korporata “N” ka blerë në kesh 600 aksione të rregullta prej aksonarëve të vet nga 13 € për aksion.

DEBI: Aksionet e thesarit (600x13) 7.800

KREDI: Paraja (600x3) 7.800

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet

-7.800 -7.800

Page 33: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Rishitja e aksioneve të trezorit

Aksionet e trezorit mund të shiten me një vlerë më të lartë ose më të ulët ndaj kostos së blerjes së tyre. Me rastin e shitjes së tyre për koston e blerjes, krediton llogaria aksionet e thesarit, kurse për diferencën më të lartë ose më të ulët nga kostoja krediton ose debiton llogaria premia në aksionet e thesarit.

Shembull: Le të supozojmë se korporata “N” më 21 shkurt 2005 ka shitur 300 aksione të thesarit nga 16 € për aksion. Kostoja e blerjes më 2 janar ka qenë 13 € për aksion.

DEBI: Keshi (300x16) 4.800KREDI: Aksionet e thesarit (300x13) 3.900KREDI: Premia në aksionet e thesarit 900

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet +4.800 +3.900 +900

Page 34: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Shembull:

Le të supozojmë se më 10 shkurt 2005 korporata “N” ka shitur 400 aksione të thesarit nga 12 € për aksion. Kostoja e tyre është 13 € për aksion.

DEBI: Keshi (400x12) 4.800

KREDI: Premia në aksionet e thesarit 400

KREDI: Aksionet e thesarit (400x13) 5.200

Pasuria = Kapitali aksionar + Detyrimet

+5.200 - 400

+ 4.800

Page 35: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

Shembull Ushtrime

Kompania “N” është themeluar dhe licencuar si korporatë më 10 janar 2008. me statutin e korporatës ajo është autorizuar të emetojë 50.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 6 €, dhe 30.000 aksione preferenciale të vlerës nominale 70 €. Le të supozojmë se gjatë viti 2008 tek kompania “N” kanë ndodhur transaksionet në vijim, të cilat ajo duhet t’i regjistrojë në ditar.

1) Më 15 janar janë shitur në kesh 15.000 aksione të rregullta nga 16 € për aksion dhe 6.000 aksione preferenciale nga 100 € për aksion.

2) Më 5 shkurt 2008 janë blerë makinëri nëpërmjet 4.000 aksioneve të rregullta . Në datën e blerjes të makinerive aksionet e kompanisë “N” janë këmbyer në tregun e kapitalit nga 20 €.

3) Më 20 maj janë shitur në kesh 3.000 aksione preferenciale nga 100 € për aksion.

4) Më 10 qershor janë blerë 1.000 aksione të rregullta prej aksionarëve të vet nga 30 € për aksion.

5) Korporata “N” më 2 shtator 2005 ka shitur 8.000 aksione preferenciale në kesh të vlerës nominale 80 €. Këto aksione janë shitur në bursë 70 për aksion.

Regjistroni transaksionet e ndodhura gjatë vitit 2008 tek korporata “N” në ditar.

Page 36: 2.s.a  financimi i korporates me aksione

6. Më 5 shkurt 2008 është blerë ndërtesë nëpërmjet 2.000 aksioneve preferenciale . Në datën e blerjes së ndërtesës aksionet e kompanisë “N” janë këmbyer në tregun e kapitalit nga 90 €.

7. Përrcaktoni rritjet dhe zvogëlimet për llogaritë në vijim:

• Asetet• Detyrimet• Ekuiteti i aksionarëve• Aksionet e zakonshme dhe preferenciale• Premia në aksionet zakonshme dhe preferenciale• Të ardhurave• Shpenzimeve• Dividendës