20090929 - shqip.pdf

32
NE FAQEN 18 NE FAQEN 20 NE FAQEN 19 Sekretet 10 fëmijët dhe jeta “rozë” e Fidel Kastros Personazh Koleksionisti i gjërave më të çuditshme Profil Zgjedhjet, Papandreu apo Karamanlis? Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300 E-mail: [email protected] Viti IV - Nr. 269 (1280) E martë, 29 shtator 2009 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com Drejtor Kryeredaktor BESNIK MYFTARI URIM BAJRAMI PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT: 069 20 50 420 • FAX 04 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected] Deklarata e Kryeministrit, pa efekt te politikat bankare Kursi i lekut me euron, dy blerjet që tronditën tregun Ekonomi NE FAQEN 5 Skandali i projektit 15 milionë dollarësh për ujësjellësit KLSH: Shkeljet “shqiptare” me fondet e Bankës Botërore Raporti NE FAQEN 4 “Trashëgimtari” zbulon skemën e ryshfetit Korrupsioni, në ndjekje penale tre mjekë e dy infermiere NE FAQEN 24 Duhet të vendosim rregull nëpër spitale P acientit që nuk ka rekomandimin e mjekut të familjes nuk do t’i jepet asnjë shërbim në spitalet e qyteteve aq më shumë në qendrën spitalore uni- versitare “Nënë Tereza”. Në një takim të përbashkët... Por seanca prishet për një “kafe të prishur” Coli flet më në fund: Në bandë me Lul Berishën T eksa mori mandatin e ri të kry- etarit, Edi Rama insistoi se nuk ka rikthim në Parlament nëse nuk pranohet kërkesa për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të qershorit dhe hapjen e kutive. Kryetari i ri i PS-së, Edi Rama, ka falënderuar dje të gjithë anëtarët e PS-së për mbështetjen që i dhanë, duke e rizgjedhur në krye të partisë dhe insistoi se ka ardhur koha e bashkimit. Rama falënderoi edhe rivalin e tij, Maqo Lakrori, në këtë balla- faqim idesh e qëndrimesh të ndryshme përpara anëtarësisë. Rama theksoi se në vazhdimësi ai do të bashkëpunojë me ... NE FAQET 2-3 MINORITARE SI PARTNERE OPOZITARE ALEKSANDËR ÇIPA S herri i ditëve të fundit, mes krerëve politikë të pakicës greke në Shqipëri, nuk është thjesht një përplasje provincialësh. Shumëkush, me mendje të qetë në minoritet, e sheh këtë si rrjedhojë të një... NE FAQEN 9 S hpeshherë kur diskutohet për marrëdhëniet midis Europës dhe Azisë, ose midis “Perën- dimit” dhe “Lindjes”, këto dy njësi konceptohen si antagoniste. Me fjalë të tjera, “Europa” dhe “Azia” shfaqen si dy njësi homogjene, bartëse të dy thelbeve, shpirtrave, historive... LINDSHMERIA NE NDESHJEN E QYTETERIMEVE ENIS SULSTAROVA P as 835 ditësh, Adriatik Coli, i penduari i organizatave krimi- nale të Durrësit, ka rrëfyer më në fund për disa minuta njohjen me kreun e bandës së Durrësit, Lul Berishën. Por dëshmia e tij është penguar me forcë nga avokatët e të pandehurve, të cilët kanë refuzuar në mënyrë kategorike thëniet e tij dhe të prokurorit. Për më shumë se dy orë e gjysmë, Coli është gjendur nën trysninë e palëve në proces, të cilët debatonin në lidhje me procedurat e seancës. Megjithatë ai ka mundur të shkëpusë disa fjalë që kanë të bëjnë me bandën, ku ka qenë vetë pjesëmar- rës. Sipas tij... NE FAQEN 6 NE FAQEN 11 Studimi Ç ështja kryesore përcaktuese e qën- drueshmërisë së Ballkanit Jugor në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë ka qenë gjithnjë çështja e statusit të Kosovës. Në gjysmën e parë të shekullit mund të thuhet se çështja maqe- donase ishte më e rëndësishme, por ajo KOSOVE, DESHTIMI I SKENAREVE TE ZYMTE XHEJMS PETIFER ishte eklipsuar nga përfundimi i Luftës Ci- vile Greke në vitin 1949 dhe ndarja praktike e Maqedonisë së vjetër gjeografike midis Greqisë, Jugosllavisë së dytë socialiste dhe Bullgarisë. Ka shumë mënyra për leximin e historisë së periudhës së trazuar midis viteve 1939 dhe 1949, por një kuadër me vend është të shohësh... Vasili: Kreu i PS-së rikonfirmon bojkotin dhe këmbëngul në plotësimin e kushteve. Përgjigjet Kryeministri: Kutitë? Opozita të pranojë verdiktin për zgjedhjet Rama: Në Parlament, po u hapën kutitë Pas kritikave, kryesocialisti takon shkrimtarin. Agolli: Berisha-Meta, qeveri xhuxhe NE FAQEN 12 NE FAQEN 8

Upload: 1966vala

Post on 26-Oct-2015

163 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

gazeta

TRANSCRIPT

Page 1: 20090929 - SHQIP.pdf

NE FAQEN 18 NE FAQEN 20NE FAQEN 19

Sekretet10 fëmijët dhe jeta “rozë”e Fidel Kastros

PersonazhKoleksionisti i gjërave më të çuditshme

Profi lZgjedhjet,Papandreuapo Karamanlis?

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri,

Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300E-mail: [email protected]

Viti IV - Nr. 269 (1280) E martë, 29 shtator 2009 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com

Drejtor

Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI

URIM BAJRAMI

PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT : 069 20 50 420 • FAX 04 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected]

Deklarata e Kryeministrit, pa efekt te politikat bankare

Kursi i lekut me euron, dyblerjet që tronditën tregun

Ekonomi

NE FAQEN 5

Skandali i projektit 15 milionë dollarësh për ujësjellësit

KLSH: Shkeljet “shqiptare”me fondet e Bankës Botërore

Raporti

NE FAQEN 4

“Trashëgimtari” zbulon skemën e ryshfetit

Korrupsioni, nëndjekje penale tre mjekë e dy infermiere

NE FAQEN 24

Duhet të vendosimrregull nëpër spitale

Pacientit që nuk ka rekomandimin e mjekut të familjes nuk do t’i jepet asnjë shërbim në spitalet e qyteteve

aq më shumë në qendrën spitalore uni-versitare “Nënë Tereza”. Në një takim të përbashkët...

Por seanca prishet për një “kafe të prishur”

Coli flet më në fund: Në bandë me Lul Berishën

Teksa mori mandatin e ri të kry-etarit, Edi Rama insistoi se nuk ka rikthim në Parlament nëse

nuk pranohet kërkesa për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të qershorit dhe hapjen e kutive. Kryetari i ri i PS-së, Edi Rama, ka falënderuar dje të gjithë anëtarët e PS-së për mbështetjen që i dhanë, duke e rizgjedhur në krye të partisë dhe insistoi se ka ardhur koha e bashkimit. Rama falënderoi edhe rivalin e tij, Maqo Lakrori, në këtë balla-faqim idesh e qëndrimesh të ndryshme përpara anëtarësisë. Rama theksoi se në vazhdimësi ai do të bashkëpunojë me ...

NE FAQET 2-3

MINORITARE SI PARTNERE OPOZITAREALEKSANDËR ÇIPA

Sherri i ditëve të fundit, mes krerëve politikë të pakicës greke në Shqipëri, nuk është

thjesht një përplasje provincialësh. Shumëkush, me mendje të qetë në minoritet, e sheh këtë si rrjedhojë të një...

NE FAQEN 9

Shpeshherë kur diskutohet për marrëdhëniet midis Europës dhe Azisë, ose midis “Perën-

dimit” dhe “Lindjes”, këto dy njësi konceptohen si antagoniste. Me fjalë të tjera, “Europa” dhe “Azia” shfaqen si dy njësi homogjene, bartëse të dy thelbeve, shpirtrave, historive...

LINDSHMERIANE NDESHJEN E QYTETERIMEVEENIS SULSTAROVA

Pas 835 ditësh, Adriatik Coli, i penduari i organizatave krimi-nale të Durrësit, ka rrëfyer më

në fund për disa minuta njohjen me kreun e bandës së Durrësit, Lul Berishën. Por dëshmia e tij është penguar me forcë nga avokatët e të pandehurve, të cilët kanë refuzuar në mënyrë kategorike thëniet e tij dhe të prokurorit. Për më shumë se dy orë e gjysmë, Coli është gjendur nën trysninë e palëve në proces, të cilët debatonin në lidhje me procedurat e seancës. Megjithatë ai ka mundur të shkëpusë disa fjalë që kanë të bëjnë me bandën, ku ka qenë vetë pjesëmar-rës. Sipas tij...

NE FAQEN 6NE FAQEN 11

Studimi

Çështja kryesore përcaktuese e qën-drueshmërisë së Ballkanit Jugor në gjysmën e dytë të shekullit të

njëzetë ka qenë gjithnjë çështja e statusit të Kosovës. Në gjysmën e parë të shekullit mund të thuhet se çështja maqe-donase ishte më e rëndësishme, por ajo

KOSOVE, DESHTIMI I SKENAREVE TE ZYMTEXHEJMS PETIFER ishte eklipsuar nga përfundimi i Luftës Ci-

vile Greke në vitin 1949 dhe ndarja praktike e Maqedonisë së vjetër gjeografi ke midis Greqisë, Jugosllavisë së dytë socialiste dhe Bullgarisë. Ka shumë mënyra për leximin e historisë së periudhës së trazuar midis viteve 1939 dhe 1949, por një kuadër me vend është të shohësh...

Vasili:

Kreu i PS-së rikonfi rmon bojkotin dhe këmbëngul në plotësimin e kushteve. Përgjigjet Kryeministri: Kutitë? Opozita të pranojë verdiktin për zgjedhjet

Rama: Në Parlament, po u hapën kutitëPas kritikave, kryesocialisti takon shkrimtarin. Agolli: Berisha-Meta, qeveri xhuxhe

NE FAQEN 12

NE FAQEN 8

Page 2: 20090929 - SHQIP.pdf

2

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comPOLITIKE

Anëtari i kryesisë flet për procesin zgjedhor në PS

ERJON AJAZI

Mazhoranca vazh-don të bëjë ftesë që opozita të hyjë në Kuvend, pranon që

sugjerimet e ndërkombëtarëve të menaxhohen nga socialistët për të gjitha reformat, por nuk lëshon pe për hapjen e kutive. Kompromisi që demokratët duhet të bëjnë për të kthyer opozitën në Kuvend, duket se do të jetë më i vështirë nga ai që Kryeministri Berisha kishte parashikuar. Li-dhur me opozitën, Kryeministri garantoi se do të dëgjohet zëri i saj në reformat që mazhoranca do të marrë. “Garantoj opozitën se do pranoj përcaktimet e tyre, sepse opozitës duhet t’i japësh garanci maksimale”, tha ai. Kryeministri shtoi se vendet në Parlament ua kanë dhënë zgjedhësit dhe i kanë aty kur të vendosin të vijnë. Në mënyrë indirekte, Kryemini-stri ka lënë të kuptohet se nuk e mbështet tezën e hapjes së kutive të votimit, e cila është edhe një prej kërkesave kryesore të opo-

EVA GJURA

Anëtari i Kryesisë së PS-së, Arben Malaj, në një intervistë për “Shqip” jep vlerësimet e tij rreth

procesit zgjedhor të së shtunës së kaluar, ku rezultoi fitues Edi Rama me 93.3%.

Zoti Malaj, komisioni zgje-dhor brenda PS-së sapo dekla-roi përfundimin e procesit dhe shpalli fitoren e Edi Ramës me 93.3%. Si e vlerësoni këtë rezultat?

Përderisa nuk ishim pjesë e konkurrimit, nuk kemi bërë një ndjekje nga afër të procesit, megjithëse kemi theksuar pu-blikisht që cilësia e këtij procesi ka ndikime mbi kredibilitetin e zhvillimeve në PS dhe sidomos në kredibilitetin e saj për deba-tin e standardeve të zgjedhjeve politike në vend.

A keni menduar cila do të jetë e ardhmja e lëvizjes së Mendimit Ndryshe në PS, identifikuar me pesë deputetët kundërshtarë të zotit Rama?

Nuk është një grup anti-Rama, por një angazhim publik PRO-PS, që më konkretisht do të thotë se thjesht fitorja e Ramës dhe aq më pak fitorja “e thellë”, nuk janë zgjidhja e problemeve kon-krete që ka PS-ja pas humbjes së përsëritur të saj. Qëndrimet tona unike dhe publike për pasojat ne-gative të bojkotit të Parlamentit, të keqpërdorimit të solidaritetit socialist për fitore 100%, për deformimin dhe keqpërdori-min e shumicave numerike, për reduktimin e demokracisë së

zitës. Duke iu përgjigjur kundër hapjes së kutive, Kryeministri theksoi se ndërkombëtarët vlerë-suan zgjedhjet dhe opozita duhet të shkojë në Kuvend. “Zgjedhjet janë një proces themelor i një demokracie, në të cilat në të gjithë botën e qytetëruar pranohet një arbitër. Pasi ai bën përfundimin, mendoj se asnjëra palë nuk ka më dhe nuk mund të ketë të drejtë të mos i përmbahet verdiktit të tyre”, komentoi Kryeministri. Berisha bëri dje para mediave panoramën e vizitës zyrtare 7-ditore në Shte-tet e Bashkuara të Amerikës dhe

brendshme sidomos të forume-ve të saj, mbeten konstante dhe janë kontributi më i mirë, më i drejtpërdrejtë dhe më konkret që ne i bëjmë sot PS-së për ta larguar nga humbjet e përsëri-tura, për ta bërë më moderne, më demokratike dhe më bindëse për të qenë fituese. Çdo etiketim ndryshe, çdo përpjekje e sforcuar për ta negativizuar këtë oponen-cë, çdo shumicë e re fituese që do të mundohet të mbysë këtë

tregoi detajet gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kryeministri e cilësoi sesionin e 64-t të OKB-së si një rëndësi hi-storike. Kryeministri bëri me dije se Shqipëria kishte pozicionin e saj modest në samitin e OKB-së. “Sikur bota të ishte jo në përqin-djen e Shqipërisë, por në gjysmën e kësaj përqindjeje, ju sigurojë se ndotja e klimës nuk do të ishte ajo që është sot”, tha Berisha, duke komentuar pjesëmarrjen e tij në samitin me temën ndryshimet klimaterike. Berisha veçoi se Shqi-

oponencë, vetëm e zgjat gjendjen kritike në të cilën ndodhet PS.

Thuhet se grupi i deputetëve oponentë të zotit Rama mund të shfrytëzojë një vizitë të Olli Rehn në Shqipëri dhe të rikthehet në Kuvend. Sa qëndron kjo?

Për shkak të përvojës politike, për shkak të detyrimeve partiake, për shkak të përgjegjësisë edhe publike, nuk besoj që veprimi jonë politik për pjesëmarrjen në Parlament të influencohet thje-

Berisha nuk pranon hapjen e kutive: Opozita të vijë në Kuvend

Malaj: Vendimi për të hyrë në Parlament,në momentin e duhur

“Do dëgjohet zëri i saj për të gjitha reformat që do kryhen”

“Fitorja e thellë e Ramës, s’është zgjidhja”

Debati i historisë së vitit të fundit në gjimnaz, me kthi-min e kryetarit të Këshillit të Ministrave nga SHBA

është përshkallëzuar deri në selinë e Kryeministrisë. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, pohoi se historia do rishkruhet, sepse ajo është e fshehur, por sipas tij ajo do nxjerrë të vërteta. Megjithëse nuk e cilësoi veten si historian, por si mik i pasionuar pas historisë, Kryeministri Berisha bëri me dije se e ka ndjekur debatin dhe se mendimi i tij është se historia duhet të jetë e vërtetë dhe objektive. “Nuk e kam lexuar, por nga ato çka kam ndjekur nga mediat, ka paraqitur regjimin kleptokratik që ne e përmbysëm në 2005-ën tërësisht nën klishenë e vjetër. Në histori nuk ecet bardhezi dhe ajo çka duhet të them është se historia duhet të rishikohet dhe shqyrtohet dhe këtu nuk heq asnjë presje, por duhet rishikuar me objektivitet”, tha Berisha, duke shtuar se nuk punon për historinë, por punon për të ardhmen. “Sidoqoftë MASH do ta shqyrtojë çështjen, sepse nuk mund të them pavarësisht nga notat politizue-se që janë shprehje të një stadi të prapambetur, sepse akoma sot pas 20 vitesh në mendjen e këtyre njerëzve funksionon skema e Enver Hoxhës”, tha Berisha. Në fund të fjalës së tij, Kryeministri shtoi se “të mendosh që çu-nat e bllokut, si Kristaqi dhe Xhelili të mbrojnë historinë, mjerë për historinë”.

Debati për historinë

Berisha: Unë punoj për të ardhmen. Ministria ta rishikojë

përia është i pari vend në botë pa armë kimike, duke vlerësuar në këtë rast miratimin e rezolutës për shkatërrimin e armëve bërt-hamore. Takimi me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, dhe Zonjën e Parë, ishte një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës 7-ditore të Kryeministrit Berisha në New York. “Ftova Presidentin dhe Zonjën e Parë të vizitojnë Shqipërinë. Presidenti e vlerësoi ftesën time dhe u ndava i bindur se ai dhe zonja e tij do ta vizitojë Shqipërinë”, tha Berisha. “Qëllimi im ishte të loboja fuqishëm dhe të paraqisja çështjen e njohjes së Kosovës”, tha ai. Kryeministri sqaroi se delegacioni i tij kishte tre qëllime kryesore: integrimin e Shqipërisë në BE, marrëdhëniet bilateriale dhe lobimin për njo-hjen e pavarësisë së Kosovës. “Në këto takime, çështja e integrimit të Shqipërisë dhe heqja e vizave kishte vend të veçantë. As nuk kam kërkuar dhe as nuk kërkoj mbështetje tjetër, përveçse atë të bazuar në performancën e Shqi-përisë”, tha Berisha.

sht nga vizita e çdo personaliteti të Brukselit në Parlamentin e vendit tonë, rast që edhe ky me-riton respektin dhe mirënjohjen e PS-së, duke marrë pjesë në seancën përkatëse. Debati ynë publik është që PS nuk duhet të mungojë në momentet historike të integrimit europian të vendit, nuk duhet të mungojë kur shqip-tarët të përfitojnë lëvizjen e lirë, kur vendit t’i çelen negociatat për t’u bërë vend anëtar i BE-së

Intervista

Deputeti Ben Blu-shi tha se nuk

mohohet një mun-dësi e rrjedhjes së anëtarësisë drej t Lëvizjes Socialiste për Integrim. I ftuar në një emision në NTV, ai u shpreh se do varet nga PS nëse do të arrijë të marrë vota nga LSI apo do të ndodhë e kundër-ta. I pyetur nëse ka një marrëveshje mes tij dhe Nanos për të pr i tur humbjen e Ramës në zgjedhjet lokale, Blushi tha se “nuk ka asnjë mar-rëveshje të këtij lloji, sepse rrugët tona janë të ndryshme”. “Unë, tha ai, do të mbështes kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale”. “Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk janë e njëjta gjë”, theksoi Blushi. Ai u shpreh se e njeh si kryetar të Partisë Socialiste Edi Ramën, pasi re-spekton mandatin e tij, ashtu sikurse njeh Sali Berishën si Krye-ministër.

Blushi:

Mund të ketë rrjedhje anëtarësh drejt LSI-së

dhe momente të tjera. Debati ynë është ftesa jonë për kolegët e PS-së që sa më parë të ndërpre-sim bojkotin, që sa më parë t’u kthehemi institucioneve, që sa më parë dhe sa më mirë të përm-bushim misionin tonë politik si

forca më e madhe opozitare e vendit tonë. Ne do të dëshironim të ishim së bashku me kolegët e tjerë të PS-së, ky moment nuk duhet të jetë një moment krize brenda grupit parlamentar, por një moment reflektimi dhe mar-rje përgjegjësie si parti opozitare. Vendimi ynë për të mos munguar në Parlamentin e vendit tonë në momentet kritike të integrimit të vendit tonë, do të jetë në kohën e duhur, do të jetë publik dhe do të jetë një shërbim ndaj PS-së dhe jo një investim i keq partiak apo publik.

Ne do të dëshironim të ishim së bashku me kolegët e tjerë të PS-së, ky moment nuk duhet të jetë një moment krize brenda grupit parlamentar, por një moment reflektimi dhe marrje përgjegjësie si parti opozitare

Page 3: 20090929 - SHQIP.pdf

shqip

3

@E MARTE, 29 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Deklarata/ Kandidati rival i Ramës, Maqo Lakrori, vlerësoi rezultatin dhe verdiktin e shumicës

EVA GJURA

Teksa mori mandatin e ri të kryetarit, Edi Rama insistoi se nuk ka rikthim në Parlament nëse nuk

pranohet kërkesa për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të qershorit dhe hapjen e kutive. Kryetari i ri i PS-së, Edi Rama, ka falënderuar dje të gjithë anëtarët e PS-së për mbështetjen që i dhanë, duke e rizgjedhur në krye të partisë dhe insistoi se ka ardhur koha e bashkimit.

RamaRama falënderoi edhe rivalin

e tij, Maqo Lakrori, në këtë bal-lafaqim idesh e qëndrimesh të ndryshme përpara anëtarësisë. Rama theksoi se në vazhdimësi ai

do të bashkëpunojë me Lakrorin për të integruar një sërë elemen-tesh të dobishëm të platformës së tij në projektin e ri të reformimit të partisë. Rama theksoi më tej se fushata zgjedhore brenda partisë ishte një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për t’i folur anëtarësisë, por edhe për të matur pulsin saj në këtë moment dramatik për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë shqiptare. “Py-etjes së përsëritur në ballafaqimet me anëtarësinë gjatë gjithë këtij muaji, nëse do ta vazhdojmë betejën e nisur me marrëdhëniet e kushtëzuara me Parlamentin apo kushtëzimi do të mbarojë me përfundimin e këtyre zgjedhjeve në parti, sot i përgjigjem edhe më me forcë, nuk ka marrëdhënie

normale me këtë Parlament të dalë nga zgjedhje të grabitura, në qoftë se nuk na jepet e drejta për hetim parlamentar të pavarur të zgjedhjeve të 28 qershorit”, nënvizoi Rama. Nuk ka, tha ai, asnjë lloj bashkëpunimi me këtë qeveri të dalë nga manipulimi, korrupsioni elektoral e mashtri-mi publik i 83 mijë qytetarëve që votuan largimin e Sali Berishës, në qoftë se nuk na njihet e drejta për të bashkëjetuar në këtë vend si të barabartë përpara Kushte-tutës e ligjit. “Nuk ka PS të ulur në Kuvend, po vetëm opozitë të bashkuar, përtej së majtës e së djathtës, në këmbë në të gjithë Shqipërinë, në qoftë se të drejtën taksative që na e jep forca e ligjit për hapjen e kutive të votimit

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së, kryetari i komisionit zgje-

dhor të kësaj partie, Genc Gjonçaj, bëri publike zyrtarisht rezultatet e këtij procesi. Gjonçaj deklaroi se për drejtimin dhe realizimin e këtij procesi në zbatim të Kodit të Zgjedhjeve të PS në të gjithë vendin u ngritën dhe funksio-nuan normalisht 37 Komisione Zgjedhore të partisë në rrethe si dhe 386 qendra votimi, ku u regji-struan në listat e votimit gjithsej 82304 anëtarë. Gjonçaj theksoi se procesi i votimit u zhvillua normalisht në të gjithë territorin nga ora 08.00 deri në orën 16.00 nën drejtimin e komisioneve ven-dore dhe praninë e vëzhguesve të kandidatëve atje ku u kërkua prezenca e tyre. Kryetari i komi-sionit zgjedhor të PS-së tha se gjithsej anëtarë të PS të regjistruar në listën e zgjedhësve janë 82304. Kanë marrë pjesë në votim 55981 anëtarë ose 68%. Vota të vlefshme janë regjistruar 55225 ose 98.6%, vota të pavlefshme 756 ose 1.4 %. Sipas tij, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, rezulton se numri i anëtarëve të Partisë Socialiste

vazhdon të na e mohojë arbitra-risht pushteti i politikës së vjetër të Sali Berishës, Ilir Metës e Fatos Nanos”, u shpreh Rama. Duke kritikuar qeverinë, Rama tha se “përralla e vjetër e reformave më të suksesshme në botë, e rritjes më të lartë ekonomike në botë, e transformimeve më të shpejta shoqërore në botë, po zhbëhet përditë”. Rama ka siguruar se opozita nuk do të lodhet çdo ditë së denoncuari abuzimet e familjes së qeveritarëve e oborrit të Kryeministri Berisha, të Metës dhe Nanos. “Nuk është më koha e sherreve të vjetra, po e ideve të reja. Madje është koha për të kërkuar e gjetur me kurajë shumë gjëra që na bashkojnë, jo vetëm mes nesh, po edhe jashtë nesh, me të tjerë njerëz që si ne përpi-qen për një Shqipëri më të mirë, qofshin majtas apo djathtas, dhe që, njësoj si ne, janë të gatshëm të luftojnë vendosmërisht për lirinë e të drejtat e nëpërkëmbura pa pushim”, tha Rama.

Maqo Lakrori Pas shpalljes së rezultatit zyrtar

nga Komisioni Zgjedhor i PS-së ku rikonfirmonte fitues Edi Ramën, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i kandidatit tjetër, Maqo Lakrori. Në deklaratën e tij për shtyp Lakrori u shpreh se respekton vendimin e shumicës. Lakrori tha se shpreh “kënaqësinë time, që edhe pse në një kohë shumë të shkurtër, edhe pse nën një trysni gjithfarëshe dhe gjithanshme penguese, projekti “Socialistët e bashkuar” filloi udhën pa kthim prapa dhe sot nuk është më një projekt personal, ashtu si 30 ditë më parë, por ka mbështetjen e shprehur me votë të 3714 anëtarëve të PS-së, ose 6.7% e votuesve”. Më tej, ai theksoi se tashmë ka filluar rruga pa kthim prapa dhe sot nuk është më një projekt personal, ashtu si 30 ditë më parë, por ka mbështetjen e shprehur me votë të 3714 anëta-reve dhe anëtarëve të PSSH.

është rritur me 4.440 anëtarë, si dhe pjesëmarrja në votim është rritur me 4.5 %. Ndarja e votave të vlefshme sipas kandidatëve është Edi Rama 51511 vota, ose 93.3% dhe për Maqo Lakrorin 3714 vota, ose 6.7%. Në përfundim të këtij procesi dhe administrimit të re-zultatit përfundimtar të zgjedhje-

Sapo mori mandatin e ri si kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, preferoi të kryejë një vizitë në shtëpinë e patriarkut të socialistëve, Dritëro Agolli. Në këtë vizitë,

Rama ka qenë i shoqëruar nga deputetët e Qarkut të Tiranës, Vasilika Hysi, dhe Eduard Shalsi. Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit të selisë rozë, Rama dhe Agolli kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike. Konkreti-sht është biseduar rreth deklaratave të bëra nga ish-kryetari dhe ish-kryeministri i Partisë Socialiste, Edi Rama, si dhe bojkoti i grupit parlamentar të PS-së ndaj Parlamentit. Ish-deputeti i PS-së, Dritëro Agolli, duke u fokusuar tek akuzat e ish-kryetarit Nano, është shprehur se “Nano vërtet jeton në Vjenë, në një nga qendrat më të mëdha të kulturës në Europë, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga qenefët e Vjenës. Një keqardhje e madhe ku mund të përfundojë njeriu, por edhe fjalët, jo vetëm të këqija, por edhe thashetheme, d.m.th një diskutim në televizor me thashetheme, filani ka thënë kur dëgjoi që erdha unë, filani ka thënë kështu”. Agolli, duke iu referuar faktit që Rama, nuk i ktheu përgjigje Nanos, pas deklaratave të tij në një intervistë, u shpreh se “populli e thotë shumë mirë atë shprehjen, që po u përzjeve me krundet të hanë pulat. Më mirë me krundet nuk duhet të përziesh”. Ndërsa për qeverinë e krijuar nga koalicioni LSI-PD, Agolli ka deklaruar se ajo “është një qeveri me këmbë shumë të shkurtra, është qeveri xhuxhe, sepse vendime të mëdha ajo nuk merr, vendimet e mëdha merren nga 84 deputetë”. Ndërsa kryetari i ri i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij, e ka vënë theksin te zhvillimet e fundit politike dhe konkretisht te vendimi që e majta ka marrë për bojkotin e Kuvendit. Duke lënë të kuptohet se ky bojkot nuk është një qëndrim i paargumentuar, ai i ka bërë të ditur Agollit shkakun e bojkotit. “Kushti thelbësor, është një, është që të bëjmë komisionin hetimor, me shumicë të opozitës. Jemi gati të hyjmë në Kuvend që nesër në qoftë se ata bien dakord që ne të hetojmë dhe të bëjmë transparencë për procesin zgjedhor dhe brenda hetimit është hapja e kutive për të parë realisht se çfarë kanë brenda kutitë, qoftë vota, qoftë lista”, u shpreh Rama. Ai theksoi se duhet të hapen kutitë dhe gjithë populli e shikon çfarë kanë kutitë brenda, sepse këtë e ka ligji. Sipas tij “hapja e kutive i jep fund një historie 20-vjeçare, bëj pro-cesverbale false, fut vota në kuti, bëji listat sipas qejfit, hap tjetër listë në kuti, tjetër listë e shpallur, votojnë pesë herë, voto si emigrant dhe në fund fare e pëson një popull i tërë, se nuk merr dot vendim, ky është thelbi i çështjes”.

E.Gjura

Mesazhi

Rama vizitë tek Agolli: Nano foli sikur erdhi nga qenefet e Vjenës

Rama: Kthehemi në Parlament, nëse hapen kutitë. Është koha të bashkohemi

KQZ në parti shpall fituesin: Rama mori 93.3% të votave

Genc Gjonçaj: Kandidati Lakrori grumbulloi 6.7% të votaveZyrtare

ve, bazuar në nenin 37, pika 2 të Kodit të Zgjedhjeve të Partisë So-cialiste të Shqipërisë, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë Socialiste ka vendosur që të shpallë fitues për kryetar partie Edi Ramën. Gjonçaj ka falënderuar të veçanërisht anëtarët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin dhe anëtarët e ko-

misioneve të të gjitha niveleve të cilët u përfshinë dhe kontribuuan aktivisht në një proces zgjedhor që dëshmojë edhe një herë pjekurinë e demokracisë së brendshme në parti, kulturën e lartë politike dhe përgjegjshmërinë në respektim të normave e rregullave statutore. E.Gj.

Ndarja e votave të vlefshme sipas kandidatëve është Edi Rama 51511 vota, ose 93.3% dhe për Maqo Lakrorin 3714 vota, ose 6.7%

KUTITË “Hapja e kutive i jep fund një historie 20-vjeçare, bëj procesverbale false, fut vota në kuti, bëji listat sipas qejfi t”

Page 4: 20090929 - SHQIP.pdf

4

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 EKONOMI

ARD KOLA

Zbulohet një tjetër skan-dal abuzimi me fondet e Bankës Botërore, kë-saj here për ujësjellësit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) raportoi dje se janë konstatuar shkelje të rënda financiare dhe thyerje të ligjit, gjatë zbatimit të projektit bashkiak për furnizimin me ujë në qytetet Durrës, Fier, Lezhë dhe Sarandë. Projekti dhe menaxhimi i kredisë së Bankës Botërore, me vlerë rreth 15 mi-lionë dollarë, ishte parashikuar të realizohej nga një kompani private. Synimi i operatorit privat (kompani gjermane) ishte rritja e performancës së ndërmarrjeve si dhe transformimi i tyre në vetëfi-nancuese, por që në fakt rezultoi e kundërta. Sipas KLSH, kompa-nia e huaj, e cila menaxhoi fondet e BB-së, ka përfituar padrejtësisht shpërblim nxitës në shumën 471 mijë dollarë, pasi ky shpërblim nuk është bazuar në rishikimin e treguesve të llogaritjes. Kredia e BB-së, e cila paguhet nga taksa-paguesit shqiptarë nuk ka vajtur e plotë në destinacionin e plani-fikuar, duke dëmtuar buxhetin e shtetit. Për këtë qëllim, KLSH ka rekomanduar përjashtimin nga tenderët publikë të shoqërisë private gjermane, ndërsa ngar-kon me faj palën shqiptare, e cila kishte për detyrë të monito-ronte çdo veprim për zbatimin e projekteve.

Dëmi ekonomikProjekti i financuar nga BB-ja

me vlerë 15 milionë dollarë për përmirësimin e furnizimit me ujë në katër qytete të mëdha nuk është zbatuar si duhet. Ndër të tjera shkelje, KLSH thotë se, “kompania e huaj i ka paguar konsulentit shtesë të kontratës bazë në vlerën e 455 mijë eurove, të cilat janë dëm ekonomik, pasi këto punime konsulenti duhet t’i kryente në fazën e parë të kon-tratës bazë, për të cilat dhe është paguar”. Kontrolli i Lartë i Shte-tit përmend faktin se, subjekti privat ka lidhur kontratën me konsulentin në kundërshtim me ligjet, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 140 mijë eurosh dhe 112 mijë dollarësh si rezultat i mosmbajtjes të tatimit në burim e 273 mijë euro nga shmangia e detyrimit të pagesës së kontribu-tit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. “Shoqëria priva-te, e cila kishte marrë përsipër zbatimin e projektit të financuar nga BB-së, ka lejuar tejkalime të shumës së kredisë në vlerën e 1.3 milionë dollarëve, kryesisht në shpenzimet për shërbimet e konsulencës, ndërsa u konstatua se nuk ka mbajtur dhe dorëzuar dokumentacionin e duhur ligjor, lidhur me veprimtarinë për zba-timin e projektit”, pohon raporti i fundit i KLSH-së.

Përgjegjësitë Për të gjitha shkeljet, KLSH

ngarkon me përgjegjësi Komi-tetin Ekzekutiv të projektit, i përbërë nga 6 anëtarë, të cilët nuk ushtruan kompetencat dhe detyrat si përfaqësues të Organit Shtetëror të Autorizuar në mbikëqyrjen e kontratës së Menaxhimit. “Komiteti ka lejuar që operatori privat të mos rea-lizojë objektivat e projektit, të përfitojë shpërblime me pa të drejtë dhe të keqpërdorë fondet e kredisë”. Tjetër përgjegjësi e Komitetit Ekzekutiv është se nuk ka ushtruar në proces analiza dhe kontrolle lidhur me doku-mentet ligjore të ndërmarrjeve për vlerat e investimeve që kanë përftuar nga projekti. Për të gjitha këto, KLSH ka rekoman-duar 9 masa disiplinore dhe administrative, duke kërkuar

KLSH: Shkeljet me fondet e Bankës BotëroreRaporti mbi skandalin e projektit 15 milionë USD të ujësjellësve në katër qytete

Dështimi me tenderët, mungesa e investimeve, situata e dobët fi nanciare dhe privatizimi i kantierit, sollën

penalizimin nga ana e KLSH-së të 22 zyrtarëve të shtetit. Bëhet fjalë për aktivitetin e poritit në vitet 2007-2008, ku janë konstatuar nga KLSH 5 raste abuzimi në tenderë, duke shkaktuar 579 mijë lekë dëme. “Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin Detar të Vlorës janë konstatuar mangësi në drejtim të zba-timit të dispozitave ligjore në lidhjen e kontratave me subjekte që operojnë në procesin e ngarkim-shkar-kimit”, thekson njëra pikë e raportit. Gjithashtu, KLSH ka bërë kallëzim penal për ish-kryetarin e Këshillit Mbi-këqyrës, pasi ka miratuar privatizimin e aktivitetit të shër-bimit të sektorit të ngarkim-shkarkimit, duke shkaktuar humbje të ardhurash. Kallëzim penal është kërkuar edhe për dy ish-drejtorë, që i kanë shkaktuar Portit të Vlorës një humbje rreth 458 milionë lekësh.

Rritja e akcizës nuk do të ndalet, edhe pse është dyfishuar brenda katër

viteve. Bëhet fjalë për mallin e luksit duhan, që për Ministrinë e Financave pos shkakton më shumë dëm ekonomik, sesa mendohet. Në vitin 2005, akciza e duhanit ishte rreth 10 euro për kilogramë, kurse tani qeveria e ka bërë 20 euro. Për ministrin e Financave, ky nivel konside-rohet i ulët dhe do të tentohet një unifikim i taksës me vendet e rajonit, si mundësi e madhe për të shmangur kontrabandën. Dje Parlamenti miratoi Paketën Fiskale 2009, duke aprovuar ndryshimin e 6 ligjeve, mes tyre dhe të akcizës, e cila parashikon rritje takse për kafenë, pijet alko-olike dhe duhanin. Konkretisht, ndryshimet e parashikuara në nivelet e akcizës sjellin një rritje në masën rreth 50 për qind për

Akcizat, sugjerohet tjetër rritje për duhanin

Fullani: Bankat i kemi të sigurta

Parlamenti miraton ndryshimet e fundit të Paketës Fiskale 2009 Taksat

Guvernatori

VOTATMe 73 vota pro, Parla-menti miratoi Paketën Fiskale për vitin që vjen, duke parashikuar ndryshi-me në nivel taksash

OPOZITAAshtu si në dy seancat e kaluara parlamentare, opozita nuk ka marrë pje-së në votimin e paketës ligjore fi skale

BUXHETIKuvendi i Shqipërisë miratoi dje pa shumë debate edhe projektligjin për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2009

nga institucionet përkatëse shqiptare nisjen e procedurave pranë Bankës Botërore, për kla-sifikimin e shoqërisë private nga Gjermania në “listën e zezë” të

saj, me qëllim që kjo kompani të mos ketë të drejtën e pjesëmar-rjes në tenderë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Po ashtu, KLSH kërkoi fillimin e procedurave

për dhënien e masës disiplinore “vërejtje me paralajmërim për largimin nga puna” për drejtorin e përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve.

kafenë dhe pijet alkoolike dhe rritjen me 25 për qind për cigaret. Anëtari i Komisionit të Ekonomi-së, Sybi Hida, tha në Parlament se nevojiten masa shtrënguese për të frenuar konsumin e alkoolit dhe duhanit. “Nuk është puna që përmes akcizave të larta të rrisim të ardhurat në buxhet. Sipas një studimi nga një paketë duhan e konsumuar ekonomia humbet rreth 9 dollarë, për shkak se të sëmurët kanë kosto më të lartë, sesa norma e taksës. Edhe për alkoolistët ndodh e njëjta gjë. Tjetër arsye e rritjes lidhet edhe me përafrimin e niveleve të BE-së. Për këtë shkak e përshëndes paketën e ndryshimeve fiskale”, tha Hida, njëkohësisht ekspert i fushës fiskale.

Gjatë diskutimeve në Parla-ment, deputeti Edmond Spaho, në emër të Komisionit të Ekono-misë sugjeroi disa ndryshime në ligjin për taksat vendore. Sipas tij, taksa e tabelës së reklamës nuk duhet të jetë e njëjtë në gjithë vendin, por në varësi të zonës. Kështu u propozua që tabela elektronike e reklamave të mos jetë për të gjithë 45 mijë lekë metri katror, por vetëm në Tiranë, kurse për qytet-qark, 50 për qind më pak. Ish-zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, nën-vizoi rëndësinë që ka ligji “Për procedurat tatimore”, i cili sank-sionon mospagimin e taksave në rast se biznesi nuk merr rimbur-simin e TVSH-së brenda muajit. Tashmë deputeti i PD-së, Mima, kërkoi më shumë përgjegjësi nga administrata tatimore, ndërsa i propozoi biznesit të jetë partner në luftën kundër evazionit fiskal.

Gjokë Uldedaj, deputeti i Shkodrës që vjen nga radhët e biznesit, theksoi ndryshimin e madh që i është bërë taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet që janë në proces legalizimi. “Ulja e taksës në 0.5 për qind nxit biznesin të zhvillo-het më shumë, ndërsa stimulon procesin të ecë më shpejtë”, tha Uldedaj. a.kola

Kontrolli i Shtetit

Porti i Vlorës, abuzime me privatizimin e kantierit

Bode:Jemi kampionë në lojëra fati

Ministri i Financave është ndalur dje në ndryshimin e ligjit “Për lojërat e fatit”, i cili sugjeron rritjen e taksave dhe fi k-simin e tarifave. Për ministrin, Ridvan Bode, “Shqipëria është kampione në sektorin e lojërave të fatit. Zgjerimi i këtij sektori po rritet, ndërsa qeveria

kërkon një monitorim më të mirë, në mënyrë që të garantohet transparenca në treg dhe një garanci për lojtarin”. Ministri la të hapur mundësinë për t’i rritur dhe më tej taksat për kazinotë dhe lojërat e fatit. Sipas ligjit të ri, taksa për kazinotë rritet deri me 500 për qind.

Ritmi i depozitave rritëse në lekë dhe valutë është i njëjtë me atë përpara krizës dhe ky është një

sukses që brenda një viti rikthehet be-simi te publiku”. Kështu ka deklaruar dje guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ndodhur në qytetin e Elbasanit për trajnimin pesëditor që Banka ka ndërmarrë me mësuesit e Qarkut të Elbasanit.

Duke iu referuar krizës së fundit financiare, Fullani deklaroi se “vala e tërmetit përfshiu të gjithë ekonominë botërore, dikush më shumë e dikush

më pak. Megjithatë krizat nuk sjellin vetëm të këqija, por njëkohësisht sjellin vëmendjen e njerëzve dhe korrekton në momente të ndryshme ekonominë”. Guvernatori vuri në dukje situatën e vështirë financiare të vitit 2008. “Kriza e vitit 2008 ishte kriza më e madhe globale në 100 vjet mjaft specifike, e cila u kthye në një krizë besimi, ku i gjithë publiku u kap në panik duke tërhequr depozitat”, theksoi kreu i BSH-së. Fullani hodhi poshtë mundësinë e sigurimit 100 për qind të depozitave, pasi ato tashmë janë tepër të sigurta.

Të dhëna

Page 5: 20090929 - SHQIP.pdf

5

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comEKONOMI

Paniku te tregu valutor hap pas hapi

17 SHTATOR1 euro = 133.6 lekë. Kryeministri Berisha deklaron: “Euro na bën presion. Nuk do të jetë e largët dita kur ne do të duhet të dorëzohemi. Kursi aktual i këmbimit është tërësisht i pranueshëm”.

22 SHTATOR1 euro = 134.3 lekë. Monedha shqiptare shënon një rekord tjetër negativ historik. Autoritetet nuk shfaqin shqetësim. Nënçmimi i lekut është gradual dhe i ngadaltë. Shumë besojnë se është i kontrolluar

23 SHTATOR1 euro = 136.2 lekë. Zhvlerësimi i lekut përshpejtohet. Euro fi ton 1.4 për qind. Shkaku dyshohet se ishte një blerje e madhe valute e realizuar në mëngjes, gjë që shkaktoi panik

24 SHTATOR1 euro = 137.83. Tregu kapet nga paniku. Euro kuotohet deri në 138.2 lekë. Fullani dhe Bode bëjnë thirrje për qetësim. Fillojnë aludimet për të zbuluar shkaqet

25 SHTATOR1 euro = 136.74. Tregu fi llon t’i rikthehet normalitetit. Leku fi ton 1.2 për qind. Qeveria akuzon opozitën dhe median si shkaktare të panikut. Marzhet e shitblerjes mbeten të larta

28 SHTATOR1 euro = 134.81 lekë. Euro i rikthehet “normalitetit” në kuotën rreth 135 lekë. Mbetet ende 10 për qind më e shtrenjtë se vitin e kaluar. Operatorët e tregut binden për tendencën afatgjatë negative

Kursi, dy blerjet që tronditën tregunLeku fi toi 1.4 për qind dje, por tashmë tendenca afatgjatë zhvlerësuese u konfi rmuaGJERGJ EREBARA

Leku shqiptar fi toi 1.41 për qind dje kundrejt euros, duke u këmbyer me 134.81

lekë për euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Në tre-gun ndërbankar, euro vijoi të shitej rreth kuotave 135-136 lekë, sipas të dhënave të rapor-tuara në agjencitë ndërkom-bëtare të fushës, ndërsa tendenca e përgjithshme pasdreken e djeshme ishte rreth kuotë 135 lekë. Megjithatë, tregu valutor i vendit mbeti larg të qenit normal. Diferenca mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes për euron u ruajt deri në 8 lekë sipas kursit të disa bankave dhe deri në 3.5 lekë nëpër agjencitë e këmbimit valutor. Diferenca e lartë tre-gon pasigurinë e operatorëve për ecurinë e kursit. Zakonisht bankat ruajnë një diferencë prej 5 lekësh mes shitjes dhe blerjes për klientët me pakicë, ndërsa agjen-citë e këmbimit valutor mbajnë diferenca 0.5 deri në 1.5 lekë.

Dje, agjencitë e këmbimit valutor ofruan për lekun një vlerë dukshëm më të lartë se sa bankat. Në disa raste, diferenca e çmimeve mesatare nga agjencitë te bankat, qe deri në 2 lekë, gjë që ndodh për herë të parë. Leku u forcua të premten pa ndërhy-rjen e Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të agjencisë “Reuters”, BSH qëndroi neutrale, megjithëse si rregull, BSH ndë-rhyn në treg kur vëren lëvizje spekulative.

Në total, leku vlen sot 9.94 për qind më pak se sa mesatarja e vitit 2008.

Deklarata e Berishës, pa efektDisa bankierë mendojnë se

deklarata e Kryeministrit, e cila u cilësua fi llimisht si shkaktare e panikut, ka pasur pak ose aspak ndikim real në ngjarjet e javës së kaluar. Kryeministri tha më 17 shtator se euro na bën presion dhe se ne duhet të dorëzohemi përballë euros. Në kulmin e pani-kut, më 24 shtator, ose një javë pas deklaratës së Kryeministrit, ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi në Parlament se “segmente të opozitës abuzuan me një deklaratë të Kryemin-istrit”. Vetë Berisha deklaroi të dielën për Zërin e Amerikës se deklarata e tij mund të ketë pasur efekt të vogël, ndërsa shtoi se “qe ekoja që media i bëri fjalëve të mia”.

Në fakt, sipas ekspertëve, një deklaratë e tillë mund të vërë në dilema qytetarët e zakonshëm, por nuk mund të ndryshojë politikën tregtare të bankave të mëdha, të cilat janë edhe lojtarët

më të mëdhenj në tregun e këm-bimit valutor.

Duke përgjuar veprimet e korporataveSipas disave prej tyre, të

mërkurën në mëngjes pati dy blerje në përmasa të konsid-erueshme të euros, gjë që shkak-toi një reaksion zinxhir nëpër

agjencitë e këmbimit valutor, të cilat punojnë shpesh edhe si zyra të grumbullimit/shpërndarjes së valutës për llogari të bankave. Në Shqipëri qarkullojnë mesatarisht 20 milionë euro çdo ditë në tre-gun e këmbimit valutor. Por këto kohë, të gjithë operatorët e tregut janë duke përgjuar njëri-tjetrin në pritje të ditës kur disa mul-

tinacionale të rëndësishme, të cilat realizojnë rreth 200 milionë euro fi time në vit në tregun shq-iptar, do të konvertojnë fi timet e tyre për t’i transferuar në formë dividenti në vendet e origjinës së investimeve. Blerjet e valutës nga korporatat shkaktuan goditjen e parë mbi lekun në mars të këtij viti. Në atë kohë, Banka e Shq-

ipërisë sugjeroi që këto biznese ta shtrinin në kohë aktivitetin e blerjes së valutës, diçka që i leverdiste edhe vetë korporatave, të cilat fi tojnë më pak në rast se leku dobësohet. Me nivele të tilla fitimesh, edhe blerja e valutës nga një korporatë e vetme mund të shkaktojë shumëfishim të kërkesës për valutë në treg.

Në tregun valutor në Shqipëri janë pak institucione fi nanciare që kanë fuqi të ndjeshme në treg. Sipas drejtorit të Opera-cioneve Monetare në Bankën e Shqipërisë, Marjan Gjermeni, çdo ditë në tregun valutor, qarkullo-jnë 20 milionë euro në ditë.

“Transaksione me vlerë prej rreth 10 milionë eurosh ndodhën secilën prej ditëve (të mërkurën dhe të enjten), deklaroi Gjermeni për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Një transaksion me vlerë të vogël ndodhi në kuotën 138.4 lekë të enjten. Kjo lëvizje prej pesë lekësh në dy ditë nuk ka bazë reale”, shtoi ai.

Konfi rmim tendence, apo fundi i rritjesSipas Bankës së Shqipërisë,

pritet që leku të stabilizohet në kuotën para fi llimit të panikut. Euro kuotohej rreth kuotës 133-134 lekë në javën e dytë të shta-torit. Por sipas disa bankierëve, fakti që euro kërceu deri në 138 lekë, konfi rmoi tendencën nega-

tive afatgjatë. Për shkak të rritjes së madhe të marzhit mes shitjes dhe blerjes, disa prej bankave nuk iu referuan më kuotave fi kse të valutës që raportohen nga BSH dhe që përfaqësojnë mesataren e kursit të mesditës në bankat dhe agjencitë valutore kryesore.

Nga ana tjetër, asnjë nga krerët e shtetit shqiptar, nuk ka folur deri tani për qëndrueshmëri apo për forcim të lekut. Të gjithë kanë folur për kursin e lirë luhatës dhe kanë dhënë sinjale të qarta se nuk shqetësohen nga kuotat aktuale. Kryeministri Berisha foli mes të tjerash edhe për “përfitimet që sjell leku i dobët”, dhe përsëriti për herë të dytë se një luhatshmëri e tillë është tërësisht e pranueshme. Këto deklarata japin përshtypjen se qeveria nuk është e shqetësuar për zhvlerësimin e lekut dhe as nuk ka në plan të veprojë për të mbrojtur vlerën e monedhës kom-bëtare. Nga ana tjetër, qëndrimi zyrtar i Bankës së Shqipërisë është se vlerën e lekut duhet ta përcak-tojë kërkesë-oferta në treg dhe se roli i saj është që të shmangë ulje-ngritjet e forta dhe afatshkurtra.

Si qeveria, ashtu edhe BSH nuk kanë komentuar mbi efektet që ka pasur veprimtaria e tyre e muajve apo viteve të fundit, në vlerën e lekut. Qeveria nuk pranoi se vendi është prekur nga kriza botërore dhe vijoi të ruante një nivel të lartë shpenzimesh publike, duke u fshehur pas ar-gumentit se një politikë e tillë nxit konsumin e brendshëm dhe rritjen ekonomike, pa e shtruar pyetjen nëse qeveria i kishte rezer-vat e mjaftueshme ekonomike për të hedhur një stimul fi skal në kohë krize.

Sipas ekspertëve, deklarata e Berishës mund të vërë në dilema qytetarët, por nuk mund të ndryshojë politikën e bankave

Nga ana tjetër, asnjë nga krerët e shtetit shqiptar, nuk ka folur deri tani për qëndrueshmëri apo për forcim të lekut

Një ekonomi e vogël dhe e hapur ka pak gjasa të përfitojë nga eksportet

Leku i dobët, më shumë humbje se sa fitimeLeku i dobët mund të shkaktojë

më shumë të këqija se sa të mira në ekonominë shqiptare, si-pas ekspertëve. Pasoja e parë dhe më e rëndësishme negative pritet të jetë pasiguria e individëve dhe bizneseve, gjë që pritet të shoqërohet me rritje të normave të fi timit dhe ulje të dëshirës për të ndërmarrë projekte afatg-jata. Shqipëria ka përfi tuar gjatë viteve të fundit nga leku stabël, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2008, u luhat rreth kuotës 124 lekë me tendencë të qartë forcimi. Qëndrueshmëria e lartë e monedhës kombëtare shtyu shumë individë të hynin në hua-marrje afatgjata në valutë, duke përfituar nga normat e ulëta të interesit të euros apo dol-larit. Huamarrja në monedhën vendëse lek ka qenë gjithmonë 60-70 për qind më e shtrenjtë dhe për më tepër, duke qenë se shumica dërrmuese e ofertave mbajnë si normë bazë interesin e bonove të thesarit, nuk sjell ndonjë përfi tim të dukshëm në mbrojtjen nga rreziqet.

Nën perspektivën e luhatjes së fortë të vlerës së lekut dhe rrezikut të dobësimit, shumë bi-znese dhe individë do ta kenë më të vështirë të marrin vendimin e hyrjes në marrëdhënie kredimar-rjeje afatgjatë.

EksportetTeorikisht, eksportet shqiptare

do të bëhen më konkurruese e për pasojë, edhe më të shitshme në tregjet ndërkombëtare. Por kjo gjë ndodh vetëm teorikisht. Në vitin 2000, dy profesorë të Universitetit të Tiranës, bënë një studim analitik dhe dolën në konkluzionin se një monedhë e dobët nuk sjell asnjë përfi tim në rritje të eksporteve. Si një vend i vogël, Shqipëria importon shu-micën dërrmuese të imputeve,

të cilat do të jenë më të shtren-jta. Kështu, ndërsa industria e rëndë teorikisht do të përfi tojë nga kostoja më e lirë e punës në Shqipëri, (gjë që në fakt është thjesht varfërim i mëtejshëm i punëtorëve), e njëjta industri do të përballet me rritjen e kostos të energjisë së importuar.

Vetëm sektori i fasonëve, të cilët kanë rreth 65 për qind të shpenzimeve në lekë dhe 35 për qind në euro, mund të ketë për-fi time nga leku i dobët. Por edhe

ky sektor, është goditur rëndë nga ulja e kërkesës në tregjet ndërkombëtare dhe tani për tani, një zhvlerësim i lekut me 10 për qind, nuk i jep ndonjë ndihmesë të madhe.

Rritja e çmimeveEkonomia shqiptare pritet të

përballet me probleme të shumë-fishta nga zhvlerësimi aktual i lekut, si dhe nga perspektiva e lekut të luhatshëm. Kështu, kos-toja e parë e dukshme pritet të jetë kostoja e energjisë elektrike të importuar. Shqipëria importon zakonisht 40 për qind të energjisë që konsumon dhe shtrenjtimi i euros me 10 për qind sjell edhe rritjen e kostos së energjisë.

Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë, luhatjet në kursin e këmbimit pasqyrohen në çmimet e mallrave të konsumit në masën 99 për qind brenda nëntë muajve. Në total, nuk pritet ndryshim drastik i çmimeve brenda një periudhe të shkurtër, por në të gjitha rastet, nuk ka asnjë dyshim që çmimet do të rriten. Ekspertët dyshojnë se bizneset do të rrisin çmimet jo vetëm si pasojë e rritjes së kostos së blerjes së mallrave, por edhe si pasojë e rritjes së kostos së kredive në euro që këto biznese kanë marrë për zhvil-limin e vet.

Page 6: 20090929 - SHQIP.pdf

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

6AKTUALITET

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë : 129 (pa pagesë); Salla Operative 22 81 52; 24 83 33; Zyra e Marrëdhënieve me Publikun & Mediat tel & fax 23 57 40Komisariati i Policisë Nr. 1: Numër telefoni (fi ks) 224445; Rajoni i Policisë në Qytetin Studenti, me numër telefoni 34 62 31;Komisariati i Policisë Nr. 2: Numër telefoni (fi ks) 22 33 22; Rajoni i Policisë Vorë, me numër telefoni (fi ks) 60 04 64;Komisariati i Policisë Nr. 3: Numër telefoni (fi ks) 22 45 29; Posta e Policisë së Universitetit Bujqësor dhe Reparti i Policisë Laprakë, me numër telefoni (fi ks) 35 77 56;Komisariati i Policisë Nr. 4: Numër telefoni 36 68 26 ; 3314;Komisariati i Policisë Nr. 5: Numër telefoni 20 01 82;Komisariati i Policisë Nr. 6: Numër telefoni (fi ks) 35 18 90Komisariati i Policisë Rrugore : Numër telefoni 22 68 01 dhe 126 (pa pagesë); 3234;Komisariati i Policisë Rinas: Numër telefoni (fi ks) 36 59 13 ; 3680;Komisariati i Policisë së Objekteve: Numër telefoni 22 68 01; 3232;Komisariati i Policisë Kavajë : 055443723; Rajoni i Policisë Rrogozhinë 05772070; Posta e Policisë Golem 05 79 22 273

Marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë shqiptarë të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë

Takim rajonal në Beograd për krimin e organizuarZëvendëspresidenti i Komisionit

Europian, Jacques Barrot, deklaron në një konferencë që po zhvillohet ne Beograd se krimi i organizuar nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me Ballkanin. Barrot, sipas “Telegraf”, është i mendimit se në vendet e Europës Juglindore, ky fenomen ka peshë të veçantë, sepse vë në pikëpyetje sta-bilitetin e kësaj pjesë të Europës dhe procesin e integrimi të saj në BE. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe

zyrtarë të Minsitrisë së Brendshme dhe Drejtësisë të Shqipërisë, pavarësisht se fillimisht u mendua se nuk janë ftuar. Burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme shpjegojnë se nga kjo min-istri ka shkuar sekretari i Përgjithshëm, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë, ka shkuar zëvendësministri. Konferenca dyditëshe po mbahet në Beograd me temën “Përballja me sfi dat e kriminal-itetit të organizuar dhe veprat e rënda penale në territorin e Ballkanit Perën-

dimor”, në të cilën do të marrin pjesë dhe ministrat e Drejtësisë të vendeve në rajon. Radio Televizioni i Kosovës paralajmëroi se në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Drejtësisë të Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë e Hungarisë. Jashtë kanë mbetur ministrat përkatës të Kosovës. Takimi, qëllimi i të cilit është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe transnacional si kusht për procedime të suksesshme gjyqësore, u hap nga Presidenti i Serbisë,

Boris Tasiç. U mbajtën fjalime edhe nga ministri serb i Policisë Ivica Daçic e min-istrja e Drejtësisë, Snezhana Mallovic, si dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Beograd, Dimitrios Kipreos. Në kon-ferencë marrin pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të policive, gjyqësive dhe proku-rorive të 16 vendeve, midis të cilave janë edhe Austria, Gjermania, Spanja, Suedia, Zvicra si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Europës, Europolit, Jurozhasta, Interpolit dhe OEB. Ble. Gi.Jacques Barrot

Adriatik Coli rrëfehet: Në bandë me Lul BerishënI penduari i bandave të Durrësit fl et për herë të parë. Seanca prishet për një “kafe të prishur”SOKOL ÇOBO

Pas 835 ditësh, Adriatik Coli, i penduari i organizatave kriminale të Durrësit, ka

rrëfyer më në fund për disa minu-ta njohjen me kreun e bandës së Durrësit, Lul Berishën. Por dësh-mia e tij është penguar me forcë nga avokatët e të pandehurve, të cilët kanë refuzuar në mënyrë kategorike thëniet e tij dhe të prokurorit. Për më shumë se dy orë e gjysmë, Coli është gjendur nën trysninë e palëve në proces, të cilët debatonin në lidhje me procedurat e seancës. Megjithatë ai ka mundur të shkëpusë disa fjalë që kanë të bëjnë me bandën, ku ka qenë vetë pjesëmarrës. Si-pas tij, në vitin 1994 kishte njohur në Itali Lul Berishën, me të cilin më pas nisën të trafi konin femra. Ai deklaroi përpara gjykatësve se në vitin 1997 kishte pasur kontakte të vazhdueshme me Lul Berishën, me grupin e të cilit u bashkua më vonë për të ndër-marrë një fushatë të egër vrasjesh dhe plagosjesh të rivalëve të tyre. Shumë prej tyre gjendeshin dje në kafazin e hekurt të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por “tekat” e avokatëve e kanë ndërprerë sërish dëshminë e rrallë. Trupi gjykues i detyruar, edhe këtë herë, e ka shtyrë seancën për dy ditë, në datën 1 tetor.

DëshmiaDhjetëra forca të repartit spe-

cial BRISK kanë shoqëruar dje Adriatik Colin, të penduarin e bandave të Durrësit, për në gjykatë. Nën masa të larta sigurie automjeti i blinduar i policisë është futur rreth orës 09:45 të mëngjesit në mjediset e pasme të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa Coli ka zënë vend në kaf-azin e hekurt, i veçuar nga të pan-dehurit e tjerë. Seanca ka fi lluar rreth orës 10:00, ndërsa në sallë ishin të pranishëm si rrallëherë të gjithë avokatët dhe prokurorët. Ndërkohë kreu i trupit gjykues, Gurali Brahimllari, pasi ka veri-fikuar palët, i ka dhënë fjalën prokurorit Anton Martini të vazh-dojë me pyetjet për dëshmitarin dhe të penduarin Adriatik Coli. Pyetja e parë kishte të bënte me njohjen e Colit me të pandehurin Lulzim Berisha, ishte ulur fare pak larg tij në kafazin e hekurt. Konkretisht ai ka deklaruar: “E kam njohur Lul Berishen në vitin 1994 në Itali. Por ne u njohëm më mirë në vitin 1997, atëherë kur Lul Berisha vinte në një palestër pranë shtëpisë time në Dur-rës. Në atë kohë, Luli u plagos”. Më pas prokurori ngulmoi për detaje të tjera nga njohja, dhe Coli u përgjigj se në Itali Lulzim Berisha merrej me trafi k femrash. “Jam njohur me Lul Berishën në vitin 1994 në Itali, ku ai trafi konte femra. Miqësia ime me të është përforcuar në 1997”, përsëriti Coli, ndërsa prokurori e pyeti nëse kishte marrë pjesë në or-ganizatën kriminale të drejtuar

pikërisht nga i pandehuri Lulzim Berisha. Në momentin që Coli u bë gati të fliste për bandën, një nga avokatët e anëtarëve të bandës, konkretisht Riza Icka, doli nga salla, pas një debati me prokurorin Anton Martini.

Përplasja Megjithëse të gjitha palët

në proces ishin të pranishme seanca u shty sërish për të njëjtën arsye: se avokatët u larguan. Fillimisht “përplasja” e parë ndodhi midis prokurorit Martini dhe avokatit Icka. Ky i fundit e kundërshtoi me forcë prokurorin, pasi ai i ishte dre-jtuar Colit duke e pyetur për organizatën kriminale. Avokati

tha se cilësimi është i gabuar, pasi nuk është provuar nga gjykata një gjë e tillë. Në këtë moment ka ndërhyrë kreu i trupës gjykues, Gurali Brahiml-lari, i cili i ka dhënë të drejtë prokurorit për të vazhduar se-ancën e pyetjeve. Coli ka vijuar të dëshmojë edhe për një ngjarje kriminale, ku kishte marrë pjesë

edhe vetë, pasi kishin plagosur një kundërshtar të bandës, i cili një ditë më pas kishte gjetur vdekjen. Në këtë moment sipas burimeve i pandehuri Kristian Begu ka kërkuar të largohet nga salla, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit të tij, Pjeter Deda. Ky i fundit i tha gjykatës se një kafe e konsumuar

në mëngjes i kishte dëmtuar shëndetin dhe ai duhej të largo-hej nga gjykata. E ndodhur në këto kushte Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu procesin për dh-jetë minuta me shpresë se shën-deti i avokatit do përmirësohej, por kur palët u mblodhën në sallë për të dëgjuar më tej Colin, avokati Deda mungonte.

Shtyrja, rrezikohen afatet e paraburgimit

Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007 dhe deri në

seancën e sotme nuk ka mundur të dëshmojë asnjë prej 105 dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Coli, një ish-anëtar i bandës, sot i penduar, nuk ka arritur ende të dëshmojë plotësisht të vërtetat rreth Bandës. Shtyrja e seancave gjyqësore ka arritur të vërë rekord në llojin e vet: seancat janë shtyre 83 herë. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat vrasje dhe trafi qe ilegale. Avokatët kanë sfi duar hapur sistemin gjyqësor, megjithëse bëjnë pjesë në të. Tashmë rrezikohet seriozisht që lirimi i tyre nga salla e gjyqit të kryhet sa më shpejt dhe për shkak të mbari-mit të afateve të paraburgimit. I gjithë skenari duket se është hartuar nga dy kapobandat e grupit, Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle, të cilët, pavarësisht se i kanë shkaktuar probleme njëri-tjetrit në liri, janë bashkuar “fort” pas hekurave. Në një prej seancave, Berisha dhe Dokle kanë lënë sallën njëri pas tjetrit, duke e akuzuar politikën shqiptare se kishte luajtur me bandën. Edhe në këtë rast dalja e tyre spektakolare nuk i ka dhënë mundësi të penduarit Adriatik Coli, të rrëfehej për-para gjykatës. Braktisja e sallës nga të pandehurit dhe avokatët e tyre erdhi pasi gjykata refuzoi të pranonte kërkesën e tyre, që në gjykatë të vijnë për të dëshmuar Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefi na Topalli dhe ish-ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi.

Strategjia

Një emigrant shqiptar është shpallur në kërkim me akuzën për pjesë-marrje në organizata terroriste. Agjencia BBC thotë se emri i tij, si

dhe i pesë personave të tjerë, shtetas grekë, u publikua nga Prokuroria, pas marrjes në pyetje të një grupi prej katër vetash, që dyshohet se janë pjesëtarë të grupit gueril me emrin “Komploti i celulave të zjarrit”. Ar-restimet u kryen pasi njësi të shërbimit antiterror bastisën një banesë në lagjen “Halandri” të Athinës, që sipas policisë ishte bazë e guerileve. Policia bëri të ditur se në banesë u gjet një bombë e gatshme për t’u përdorur, detonatorë dhe një sërë materialesh të tjera që përdoren për përgatitjen e bombave, si dhe materiale propagandistike. Pas marrjes në pyetje në fundjavë, kundër të arrestuarve u komunikuan akuza që lidhen me pjesëmarrje në organizatë terroriste, armëmbajtje pa leje, shkelje të ligjit për lëndët eksplozive dhe posedim lëndësh narkotike, ndërsa të martën do të dalin në gjykatë. Katër të arrestuarit të identifi kuar si Harilaos Hatzimichelakis, Emmanouil Yio-Spas, Myrto Panteloglou dhe Panajotis Masouras përballen me akuza të përfshirjes dhe pjesëmarrjes në sulmet me bomba, anëtarësimi në një organizatë kriminale dhe posedim të paligjshëm të eksplozivëve. Akuzat kanë lidhje me sulmet në shtëpinë e zv/kryetarit të PASOKUT, Louka Katseli, të mërkurën e kaluar dhe një sulmi tjetër në korrik të 2009, ku në shënjestër ishte shtëpia e ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Panajotis Hinofotis. Mediat greke shkruajnë se të dyshuarit janë identifi kuar si Giorgos Nikolopoulos, Michalis Nikolopoulos, Damianos Balanos, Giorgos Karayiannidis, Eleni Contopoulou dhe Constantinos Karakatsanis.

Grupi terrorist në Greqi, në kërkim një shqiptar

Guerilasit

Emigranti shqiptar dyshohet si i lidhur me të arrestuaritPolicia ripublikon numrat e emergjencës

Komuniteti

Ripublikohen numrat e Poli-cisë për Tiranën për t’i ardhur

në ndihmë gjithë qytetarëve. Strukturat e drejtorisë së këtij qarku, duke i kushtuar vëmendje të veçantë në funksion të shër-bimit dhe dhënies ndihmë ndaj qytetarëve, publikon dhe vë në dispozicion edhe një herë numrat telefonikë për të infor-muar për probleme të ndryshme. Ftohen qytetarët se nëse mund të ndodhen përpara një situate emergjente të denoncojnë pranë organeve të Policisë, në rastet e vjedhjeve apo grabitjeve etj., në mënyrë që policia të marrë masa të shpejta për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara organe-ve të drejtësisë. Një kontribut për kapjen e personave në kërkim ka dhënë edhe komuniteti, i cili në vazhdimësi ka mbështetur strukturat policore dhe ka bash-këpunuar me to dhe përmes telefonatave në numrin publik 129. Ndërkohë, për çdo padrejtësi të vërejtur nga punonjësit e poli-

cisë, ju mund të denonconi në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Për t’ju

ardhur në ndihmë, Policia e Tira-nës ripublikon numrat telefonikë të Komisariateve të Policisë, që ajo ka juridiksion.

Lista e numrave

I penduari Adriatik Coli duke shkuar në gjykatë

Page 7: 20090929 - SHQIP.pdf
Page 8: 20090929 - SHQIP.pdf

8

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

rajone të ndryshme të botës. Edhe ky qëndrim, i propaganduar fuqishëm në ditët tona prej disa rrymave fonda-mentaliste islamike, përkrah, nga ana e kundërt, tezën e ndeshjes së islamit me Perëndimin.

Sidoqoftë, gjithmonë sipas per-spektivës orientaliste së ndeshjes së Perëndimit/Europës me Azinë, aktet terroriste nuk janë rreziku i vetëm që i kanosen Perëndimit. Nën tezën e “ndeshjes së qytetërimeve” ndodhet shqetësimi për “rënien e Perëndimit”, një frikë kjo se Perëndimi do të hum-basë në konkurrencën me qytetërimet e tjera dhe se do të dominohet prej tyre. Edhe ky shqetësim është i hershëm. Darvinizmi shoqëror dhe eugjenetika lindën si përgjigje ndaj frikës së degje-nerimit dhe zhdukjes së racës së bardhë. Tendencat demografike, veçanërisht rënia e numrit të lindjeve (fertilitetit) në Europë citohen shpesh si një shenjë e “vdekjes” së ngadaltë të Perëndimit, të racës së bardhë, apo të skenarit të pushtimit të Europës nga imigrantët myslimanë, midis të cilëve lindshmëria është më e lartë.

Më poshtë, po japim shembuj të përdorimit të lindshmërisë së lartë për të arsyetuar mbi sulmin e qëllimtë të një qytetërimi apo një kulture ndaj një tjetre.

Shembulli i parë është nga SHBA dhe nga vetë Hantingtoni. Libri i tij i fundit “Kush jemi ne?”, merret edhe me rrezikun e shndërrimit demografik dhe kulturor të Amerikës si pasojë e imigrimit nga Meksika. Hantingtoni thotë: “Imigrimi meksikan po çon drejt reconquista-s demografike të zonave, që amerikanët i morën me forcë nga Meksika në vitet 1830-1840... Këto ndryshime nuk shkaktohen vetëm nga imigrimi, por edhe nga fertiliteti... Qe-veritë e shohin në interesin e tyre nxi-tjen e emigrimit, shtrirjen, mobilimin dhe organizimin e diasporave të tyre; ndërsa vendet e zhvilluara e ushtrojnë ndikimin në çështjet botërore me anë të eksportit të kapitaleve, teknologjisë, ndihmës ekonomike dhe fuqisë ushta-

ENIS SULSTAROVA

Teza e “ndeshjes së qytetërimeve” është një kurth... që shërben më shumë për të forcuar një lloj krenarie mbrojtëse sesa të shtyjë përpara një kuptim kritik mbi ndërvarësinë e hatashme të kohëve tona. Eduard W. Said

Shpeshherë kur diskutohet për marrëdhëniet midis Europës dhe Azisë, ose midis “Perëndi-mit” dhe “Lindjes”, këto dy njësi

konceptohen si antagoniste. Me fjalë të tjera, “Europa” dhe “Azia” shfaqen si dy njësi homogjene, bartëse të dy thelbeve, shpirtrave, historive, qytetërimeve, kul-turave etj., që jo vetëm janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por të kundërta dhe të papajtueshme. Në Europë dëgjohen politikanë dhe intelektualë që thonë se, megjithëse Azia është inferiore ndaj Perëndimit për sa i përket zhvillimit e kulturës, ajo gjithsesi përbën një rrezik për Perëndimin, sepse frymën aziatike e përshkruan një zili dhe urrejtje ndaj Perëndimit.

Ky interpretim, i thjeshtuar në maksi-mum, i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitike është pjesë e asaj që kritiku Eduard Said e ka emërtuar si “orientalizëm” dhe e ka përkufizuar si “një stil mendimi i bazuar mbi një dallim ontologjik e epistemologjik, që bëhet midis ‘Orientit’ dhe (në shumi-cën e rasteve) ‘Oksidentit’”, si edhe “një shpërndarje e vetëdijes gjeopolitikë në tekste estetike, akademike, ekonomike, sociologjike dhe gjuhësore”. Një ideolo-gji e kohëve të fundit, që është ndikuar prej orientalizmit, thotë që pas betejave të mëdha të shekullit XX midis liberaliz-mit, fashizmit e komunizmit, ndeshjet e ardhshme në shkallë botërore do të ndodhin midis qytetërimeve, të cilat në këtë rast nënkuptojnë grupime të mëdha të kulturave që kanë të për-bashkët një traditë fetare.

Kjo tezë lidhet më emrin e të ndjerit Samuel Hantington dhe ithtarët e tij vënë theksin te lufta kundër terrorizmit si prova më bindëse që ai ka pasur të drejtë. Sipas tyre, Perëndimi ndodhet në luftë me qytetërimin islamik ose me Azinë islamike. Gabimi që ata bëjnë është se u veshin qëllimtësi politike qytetërimeve. Ana e kundërt e orien-talizmit, por aq e gabuar në premisën e saj është “oksidentalizmi”, në të cilin Perëndimi shihet si fajtori i vetëm apo kryesor i gjithçkaje që shkon keq në

OPINION

NË NJË KOHË KUR SHTETET EUROPIANE KANË NEVOJË PËR IMIGRANTË TË RINJ PËR TË MBAJTUR NË KËMBË EKONOMITË E TYRE DHE SISTEMET E MIRËQENIES SHOQËRORE, EFEKTET QË PRODHON LIGJËRIMI ORIENTALIST I NDESHJES SË QYTETËRIMEVE ËSHTË URREJTJA NDAJ IMIGRANTËVE DHE NGRITJA E PENGESAVE POLITIKE DHE KULTURORE PËR INTEGRIMIN E TYRE NË SHOQËRITË PRITËSE

IDRO SEFERI

Havjari, për ata që nuk e dinë, një kom-binim specash të bluara, herë djegës, herë të ëmbël e ndonjëherë drithëruese, është element i rëndësishëm në jetën

e ish-jugosllavëve. E përziejmë në mënyra të nd-ryshme, por e përbashkëta është se të gjithë e hanë. Megjithatë, edhe si njerëzit e këtij rajoni, i pari në Bashkimin Europian ka hyrë havjari slloven.

Një kompani sllovene e ka regjistruar këtë prodhim të kuzhinës, që na e kanë lënë trashëgimi nga Perandoria Osmane, si prodhim slloven. Kjo i ka irrituar serbët, kroatët dhe të tjerët. Në tërë rajonin ekziston havjari dhe nuk ka mundësi të jetë prodhim slloven. Por më pas, për inat të sllovenëve, serbët kanë zhvilluar idenë se byreku është bërë për herë të parë në qytetin jugor të Nishit. Aty, gratë serbe, paskan tëholluar petët e para e më pas të tjerët e kanë marrë recetën.

Ekziston edhe një gjë tjetër e famshme në rajon. Sallata shope, shopska dhe emra të tjerë. Bullgarët thonë se është recetë e tyre që të grijnë perime dhe t’i hedhin djathë sipër. Ata thonë se emrin e ka marrë nga një zonë e Sofjes dhe që aty ka nisur fama e sallatës. Por, më pas serbët janë revoltuar, duke thënë se sallata ka qenë e tyre dhe ata e kanë bërë të parët, herë me djathë e herë pa djathë.

Por, një gjykatë europiane ka kthyer mbrapsht vendimin se havjari është slloven, edhe pse ata

kanë hyrë të parët në Bashkimin Europian dhe kanë pasur mundësinë për ta regjistruar si pro-dhim të tyre. Kjo do të nënkuptonte se, kompanitë dhe fabrikat që prodhojnë havjar në vendet tjera, do të detyroheshin të marrin leje ose licencë nga fabrikat sllovene për të prodhuar atë që e pro-dhojnë prej qindra vitesh. Kjo nuk është lejuar, pas shumë ankesave, dhe havjari ka mbetur i përgjithshëm.

Megjithatë, maqedonasit kanë gjetur një ide më

gjeniale: havjarin maqedonas. Ata kanë filluar të kërkojnë një modalitet për ta regjistruar havjarin në stilin maqedonas. Mbase është më i veçantë, i hedhin dy lugë kripë më shumë.

Kështu ndodh edhe me kafen turke në Bosnj]ë, në Serbi i thonë kafe e shtëpisë, në Greqi kafe greke. Në zonën e ish-Jugosllavisë kafes i thonë kafa, ose kava ose kahva.

Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të Ma-qedonisë, ku shqiptarët përshkruhen si ardhacakë, tregon më së miri faktin se sa budallenj e të mjerë

janë njerëzit në këtë zonë të Ballkanit. Ekziston që nga Sllovenia ndaj Kroacisë, Serbia ndaj Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë; Greqia ndaj Maqedonisë, Bullgaria ndaj Maqedonisë. Maqedonasit e dinë vetë edhe më mirë se çfarë populli janë dhe duhet të falënderojnë ish-presidentin Josip Broz Tito që e ka zyrtarizuar si shtet. Serbia nuk ua njeh kishën, Greqia emrin, Bullgaria gjuhën. Ky është zinxhiri i presionit të shteteve ndaj shteteve. Ata nuk kanë kë të keqtrajtojnë, përveç shqiptarëve, dhe kjo për

faktin se Shqipëria është kushëriri i keq që nuk merr përgjegjësi ose nën mbrojtje asnjë nga “paki-cat” e veta në rajon. Tirana zyrtare jeton vetëm për vetë me politikat e saj patetike dhe me aspiratat europiane të një shteti që jeton mes paradoksesh të thella. Tirana nuk e di që bashkëkombësit shqip-tare në Preshevë, Maqedoni e në Mal të Zi, mund të mbrohen vetëm nga shteti shqiptar, sepse ata konsiderohen “pakicë” shqiptare. Ndërsa Kosova e ka shpallur veten shtet multietnik, Shqipëria duhet ta kuptojë që nuk është më ai shteti i Enver

Hoxhës, që i turpëron shqiptarët jashtë.Megjithatë, problemi i Maqedonisë është se

ata nuk e kuptojnë situatën ku ndodhen. Nuk e kuptojnë se shteti i tyre është në rrezik, nëse vazh-dojnë kështu. Ata mendojnë se janë të fuqishëm për faktin se garojnë më Greqinë, e cila ua bojko-ton të gjitha proceset. Dhe, shfrytëzojnë faktin që politikanët shqiptarë të Maqedonisë shërbejnë si ‘USB’ e qeverisë dhe mendojnë të integrohen me politikën e odave konservative.

Nuk ka asgjë tragjike në këtë situatë më shumë se fakti që të gjitha këto presione po ndodhin në rajonin tonë. E gjithë situata i ngjan një loje fëmijësh, e derisa njerëzit të mos integrohen mes vetes, Bashkimi Europian mund të ketë shumë prodhime të specave dhe sallatave.

Sa për maqedonasit, nuk është shqetë-sim se çfarë shkruajnë. Edhe ne mund t’u themi që Kryeministri i tyre është refugjat grek, kurse ish-kryeministri me pasaportë

bullgare. Por, nuk duam t’ua kujtojmë kush janë ata. Më tragjikja është se këta njerëz, që e kanë për hobi të bëjnë presione folklorike ndaj njëri-tjetrit, duan të shkojnë në botën e familjeve demokratike e tolerante. Këta njerëz e këta politikanë rrinë tërë ditën duke hedhur zaret e budallallëkut, ndajnë popujt më shumë sesa urrejtja e vetë popujve. ... Dhe mendojnë të integrohen diku. Para se kjo të ndodhë, të gjithë ballkanasit duhet ta kuptojnë se Bashkimi Europian, por as shteti i tyre, nuk është ring boksi.

të dominuar një vend, për të zëvendë-suar një popull me një tjetër, ose për të nënshtruar një popull... Në të gjitha xhamitë europiane, lutjet e së premtes shoqërohen me një thirrje drejtuar të gjitha grave myslimane ‘për të lindur të paktën pesë fëmijë secila’. Pesë fëmijë nuk janë pak. Në rastin e imigrantëve, me dy gra, pesë bëhen dhjetë. Ose të paktën dhjetë. Në rastin e imigrantëve me tri gra, bëhen pesëmbëdhjetë. Ose të paktën pesëmbëdhjetë”.

Të dyja citatet akuzojnë imigrantët për zbatimin e një strategjie politike ndaj vendeve pritëse. Në rastin e Falaçit bëhet fjalë për myslimanët nga Turqia, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, por edhe nga Europa, siç mund të jenë imigrantët boshnjakë dhe shqiptarë në Itali a shtete të tjera. Falaçi nuk është e vetmja që ka të tilla mendime. Shpesh refuzimi i anëtarësisë së Turqisë në Bashkimin Europian bazohet në ar-gumentin që Turqia ka lindshmëri të lartë dhe do të kthehej, për pasojë, në vendin me popullsi më të madhe në këtë organizatë. Si Hantingtoni, si Falaçi i veshin qëllimtësi lindshmërisë. Sipas tyre, janë qeveritë ose prijësit fetarë që po përpilojnë strategjinë e dominimit të Perëndimit me anë të lindjeve dhe nd-ryshimit të demografik. Me fjalë të tjera, ata aludojnë për një luftë të fshehtë, apo luftë me mjete të tjera.

Shembulli ynë i tretë dhe i fundit vjen nga një rajon, ku ndodhemi edhe ne shqiptarët, nga Ballkani. Siç ndodh rëndom, ajo që në Europë thuhet nën zë, këtu thuhet me zë të lartë. Shumë prej akademikëve dhe intelektualëve serbë, në vitet 1980 dhe 1990, flisnin për një “xhihad demografik” të boshnjakëve dhe shqiptarëve kundër serbëve dhe Eu-ropës mbarë. Këto aludime për një luftë të fshehtë kundër tyre justifikuan luftën e hapur dhe gjenocidin që serbët u për-poqën të realizonin në Bosnjë e Kosovë. Në mesin e luftës së NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, politikanë dhe intelektualë serbë i përgjëroheshin Perëndimit se serbët realisht po e mbronin Europën kundër “aziatikëve”. Si dëshmi të “eu-

ropianitetit” dhe “qytetarisë” të tyre, ata citonin edhe lindshmërinë e ulët të grave serbe, dhe si dëshmi të “azitetit” e “barbarisë” shqiptare ata citonin edhe lindshmërinë e lartë të grave kosovare.

Për të përmbledhur: Gjoja kërcënimi demografik i Azisë ndaj Perëndimit nuk ka të bëjë vetëm me demografinë, por edhe me dallimin radikal kulturor që u vishet imigrantëve, me “tjetërinë” e tyre. Hantingtoni, Falaçi dhe të tjerë frikëso-hen se Perëndimi, siç e njohim ne sot, nuk do të jetë në të ardhmen: Europa do të bëhet “Eurasia” dhe Amerika do të bëhet “Ameksika”. Një ligjërim i tillë qëndron mbi interpretime të njëan-shme të të dhënave demografike, sepse shifrat e lindshmërisë shkëputen prej shkaqeve dhe konteksteve të ndryshme shoqërore, ekonomike, kulturore etj., dhe shpjegohen vetëm me anë të poli-tikës, shprehimisht si një strategji poli-tike. Në një kohë kur shtetet europiane kanë nevojë për imigrantë të rinj për të mbajtur në këmbë ekonomitë e tyre dhe sistemet e mirëqenies shoqërore, efektet që prodhon ligjërimi orientalist i ndeshjes së qytetërimeve është urrejtja ndaj imigrantëve dhe ngritja e pengesa-ve politike dhe kulturore për integrimin e tyre në shoqëritë pritëse. Një ligjërim i tillë gjithmonë është artikuluar nga e djathta e skajshme, por tani ai po depërton edhe në politikën e qendrës, edhe në opinionin publik.

Për përkrahësit e tezës së ndeshjes së qytetërimeve, ne shqiptarët gjen-demi në krahun e kundërt, shpesh të etiketuar si “lindorë”, apo “aziatikë”. Mirëpo, është për të ardhur keq që në Shqipëri ithtarët e kësaj teze gjenden midis atyre intelektualëve që për veten pretendojnë kredenciale kozmopolite dhe emancipuese. Ata mendojnë ta rua-jnë vlefshmërinë e kësaj teze për shqip-tarët, por thjesht t’i kalojnë shqiptarët në krahun “e duhur”. Mirëpo, kjo është një teknikë ligjërimore që ka pak gjasa për sukses dhe intelektualët tanë fatke-qësisht e shohin veten duke legjitimuar parullat e mbrapshta që ndonjëherë në Perëndim hidhen kundër shqiptarëve. Ajo që duhet mbrojtur është bashkëje-tesa dhe ushqimi i ndërsjellë i kulturave nga njëra-tjetra dhe ekzistenca e një qytetërimi botëror të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor ku të gjithë njerëzit e kësaj bote e meritojnë të bëjnë pjesë dhe në emër të të cilit i shpallet luftë “bar-barisë” kudo ku ajo ndodhet, jo vetëm në “Perëndim” a në “Lindje”.

Enciklopedia dhe havjari

LINDSHMERIANE NDESHJEN

E QYTETERIMEVErake, vendet e varfra dhe të mbipopul-luara e ushtrojnë ndikimin e tyre me anë të eksportit të njerëzve”.

Shembulli i dytë, më pranë nesh, është nga njëri prej librave më të shi-tur të Oriana Falaçit, “Forca e arsyes”, i shkruar menjëherë pas atentateve terroriste të Madridit më 2004. Ajo shkruan: “Politika e mitrës, d.m.th. strategjia e eksportimit të qenieve njerë-zore dhe lindjeve të shumta, gjithmonë kanë qenë mjeti më i drejtpërdrejtë për të marrë nën kontroll një territor, për

Nuk ka asgjë tragjike në këtë situatë më shumë se fakti që të gjitha këto presione po ndodhin në rajonin tonë. E gjithë situata i ngjan një loje fëmijësh, e derisa njerëzit të mos integrohen mes vetes, Bashkimi Europian mund të ketë shumë prodhime të specave dhe sallatave

Page 9: 20090929 - SHQIP.pdf

shqip

9

@E MARTE, 29 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

këtë pistë afirmimi, pak kohë më vonë u përfshi edhe ish-prefekti i Gjirokastrës, njëherësh drejtues i lartë i OMONIA-s, tashmë deputet dhe ministër i Partisë Demokratike, zoti Spiro Ksera. Madje sjellja e këtyre dy protagonistëve politikë të minoritetit, në katër vjetëshin e fun-dit, krijoi për një moment përshtypjen se minoriteti po kryente promovime të reja në elitën e vet politike. Për këtë arsye, diferenca mes zotit Ksera dhe zotit Dule, në një farë kuptimi prej shumëkujt që njeh historinë politike postkomuniste të minoritetit, ngjante si një reminishencë me dasinë e dikurshme antagoniste mes zotit Dule dhe deputetit socialist mino-ritar, Vangjel Tavo. Fushata zgjedhore e 28 qershorit 2009 riktheu në minoritet polemika dhe replikime politike mes zotit Dule dhe zotit Ksera, të ngjashme me ato të zgjedhjeve në 2001, 2003, 2005 etj., por ato nuk u ngritën në një akt konfliktual, siç po ngjet këto ditë.

Tashmë gjendja në marrëdhëniet e kësaj udhëheqësie të mpleksur në diver-sitet dhe dasi përfaqësuesish, duket se agravohet në varësi edhe të zhvillimeve politike në skenën e Athinës dhe sido-mos në këtë tonën, në Tiranë.

Organizimi i mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s nën drejtimin e nënkryetarit të OMONIA-s, zotit Ksera, njëherësh ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, sekretarit të Përgjithshëm të shkarkuar prej zotit Dule, pra zotit Thoma Miço, apo edhe të ish-ministrit

ALEKSANDËR ÇIPA

Sherri i ditëve të fundit, mes krerëve politikë të pakicës greke në Shqipëri, nuk është thjesht një përplasje provincialësh. Shu-

mëkush, me mendje të qetë në minori-tet, e sheh këtë si rrjedhojë të një dasie të filluar herët në udhëheqësinë e lartë të dy organizatave politike, ndonëse njëra parti (PBDNJ) dhe tjetra shoqatë (OMONIA). Kjo dasi e ardhur për mo-tive të ndryshme dhe nga një gjendje dekredibilizuese brenda udhëheqësi-së, mesa duket u shfaq flagrante gjatë dhe sidomos pas 28 qershorit, datës së zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Nuk janë thjesht diferencat në qën-drimet politike që dallojnë kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nga kryesuesi i OMONIA-s, Vasil Bollano. Në dukje të parë, ata vijojnë të shfaqen solidarë dhe të mirëmarrëveshur, secili në po-zicionin e vet.

Problemet në të vërtetë janë shfaqur dhe mbeten matanë, në çështje dhe interesa të pazgjidhura minoritarësh dhe grekësish. Njëherazi këto probleme zbulohen rishtazi, mes tyre dhe krerëve të tjerë të zgjedhur në të dyja njësitë politike ose edhe në raport me pushtetin qendror politik të vendit.

Kur Vangjel Dule vijoi mbështetjen konsistente të opozitës socialiste të kryesuar prej Edi Ramës, kryeomonisti Bollano, edhe pse i shumëshfaqur si partner i përkëdhelur i Kryeministrit Berisha, kurrë nuk shprehu opinion e qëndrim oponent. Mes tyre vijoi sjellja klasike, ndonëse Bollano duke përdorur deklarimet separato-nacionaliste, të pre-tendonte afirmimin si zë prioritar dhe monopërfaqësues të linjës nacionaliste të minoritetit grek, edhe pse rezidencën dhe pushtetin më të madh e mbante nën kostumin e kryebashkiakut të një njësie me shumë grekësidashës. Në

OPINION

Fjala “bojkot” tashmë ka hedhur rrënjët në pjesën më të madhe të politikëbërjes, sepse mbetet e vetmja alternativë për të qëndruar dhe për ca kohë në politikë, në pritje të ndryshimit të artë. Në frontet e kundërta vihet re një disnivel qëndrimesh dhe sulmesh pa princip, a thua se këta njerëz asnjë ditë nuk kanë debatuar apo nxjerrë përgjegjësi për gabimet e radhës

Në situatën e rrotacionit të afërt politik në Athinë, Bollano kurrsesi nuk mund ta ketë më vlerën e kontributorit apo të kallauzit që mund të vlejë në kontaktet dhe dialogimin mes qeverisë së re të Athinës dhe qeverisë së riformuluar të Kryeministrit Berisha. Për këtë arsye, dhe sidomos për shkak të rrethanave të pritshme në skenën politike të vendit dhe në atë të shtetit fqinj, kryeminoritarët zyrtarë janë partnerë opozitarë me Kryeministrin Berisha

PARASHIKIMET BRENDA DHE JASHTË GREQIE FLASIN PËR ARDHJE TË PASHMANGSHME NË PUSHTET TË PASOK-UT TË KRYESUAR NGA SOCIALISTI JORGOS PAPANDREU. KY RROTACION, SIPAS PARASHIKIMEVE, E BËN EDHE MË TË JUSTIFIKUAR QËNDRIMIN PREJ OPOZITARI TË VANGJEL DULES, NDONËSE POPULLARITETI I TIJ NË PARTI DHE NË KOMUNITETIN E KËSAJ PAKICE KA PËSUAR RËNIE

LUAN SHTËPANI

Sot më shumë se kurrë, të gjithë ne po re-flektojmë ndaj zhvillimeve pozitive dhe negative që kanë shoqëruar tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. Oratorët e të gjithë

spektrit politik, me vite kanë dhënë dhe po japin alternativat që ky vend, në një të ardhme sa më të shkurtër, t’i bashkëngjitet familjes së madhe europiane, e cila për hir të së vërtetës nuk ka përse të presë e të durojë në pafundësi nga gabimet e radhës.

Në vigjilje të zhvillimeve politike në vend, të kundërshtive dhe të aleancave, politikanët dhe ata që bëjnë rolin e oponentit mediatik, kanë të drejtë të pyesin e të kërkojnë një përgjigje se sa kohë na duhet që të anëtarësohemi në BE. Duke iu referuar asaj që po ndodh në atë që quhet politikë e ditës, është bërë progres, por për fatin e keq, regresi ka mbytur që në qelizë çdo mendim ndryshe.

Qytetarët shqiptarë kanë përballë një sjellje të tipit “gangster”, ku “i forti” ka mundësinë e blerjes së kartonëve, me para apo me poste, e në fund është taksapaguesi ai që do të vuajë pasojat e shit-blerjes. Arsyet dihen, mbi të gjitha mundësia e rikuperimit

mbetet e vakët, sepse mendimi reformator shuhet me një të rënë të lapsit. Gjithçka që bëhet në emrin “popull” për të rrëzuar njërën palë e për të ringritur palën tjetër, është veçse demagogji dhe asgjë më shumë. Të vjetër dhe të rinj i shikon në foltore, duke trumbetuar me të madhe humbësit dhe fitimtarët, dikush shkon më larg, duke i ngazëllyer qytetarët se po përpiqet për ta e se do të përmirësojë jete-sën e tyre. Nga ana tjetër, ka një çoroditje totale të qytetarëve, të cilët shikojnë padrejtësi pikërisht nga njerëzit që u kanë besuar votën e tyre.

Në këtë situatë, ku askush nuk mban përgjegjë-si për atë që bën, mbetet që i vetmi fajtor të jetë anëtarësia partiake, e cila ka të vetmen alternativë të nënshtrohet. Në të kundërt, dihet fati. Deformimet në vendimmarrje po shoqërojnë disa parti politike, të cilat e kanë bërë moto të funksionimit të tyre “o me mua, o kundër meje, rrugë të mesme nuk ka”. Për pasojë, teori të tilla, që nuk kanë asgjë të përbashkët me funksionimin e brendshëm demokratik të parti-ve, diktojnë largime pa dëshirë të anëtarësisë. Fjala “bojkot” tashmë ka hedhur rrënjët në pjesën më të madhe të politikëbërjes, sepse mbetet e vetmja alternativë për të qëndruar dhe për ca kohë në politikë, në pritje të ndryshimit të artë.

Në frontet e kundërta vihet re një disnivel qën-drimesh dhe sulmesh pa princip, a thua se këta njerëz asnjë ditë nuk kanë debatuar apo nxjerrë përgjegjësi për gabimet e radhës. Beteja e fjalëve shkon edhe më larg, duke e cilësuar kundërshtarin e veshur me petkun e abuzuesit, njeri i lidhur me botën e krimit, e të tjera si këto. Qytetari e ka shumë të vështirë t’u besojë fjalëve që thuhen vetëm gjatë kohës kur ka zgjedhje, ndërsa gjatë ditëve të qeta politikanët preferojnë të sulmojnë më lehtë apo të heshtin atëherë kur duhet folur.

Partitë politike, që janë ngritur mbi baza vullne-tare, detyrimisht duhet të funksionojnë mbi bazën e rregullave të brendshme, por kurrsesi kryetari nuk duhet të sillet si “pronar”. Në të vërtetë ai është thjesht një administrator, të cilin koha e vendos në majë kur fiton, apo e nxjerr në fund nëse politika e tij merr ndëshkimin me votë nga ana e votuesve.

Për sa më lart, në këto vite demokraci kanë qenë të pakta rastet kur kryetari ka dhënë dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet e radhës. Shumëkush e ka interpretuar si një qëndrim modern, pavarësisht se nuk është i gjithë faji i kryesuesit të një force politi-ke. Të tjerë kanë menduar se dorëheqja e kreut do ta dëmtojë rëndë partinë. Ka të tjerë që mendojnë

se vetëm kështu mund të reflektohet që të mos përsëriten më gabimet. Ridalja e vazhdueshme në skenë e atyre që mendojnë ndryshe, tregon në radhë të parë se sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë bëhet më e ashpër etja për pushtet të pakufizuar.

Me keqardhje konstatohet se veprime të tilla të kujtojnë kohën e "partisë shtet", e cila vazhdimisht nxirrte armiq, sot me ndryshimin e vetëm se ato nuk quhen të tillë, nuk burgosen apo internohen, por flaken në rrugë sikur të mos kishin dhënë asnjë kon-tribut. Të ndodhur përballë kësaj situate aspak të këndshme, shumë pak politikanë nuk janë tunduar për të themeluar një parti të re. Por, ky fenomen nuk shoqëron vetëm politikën, ai ka shtrirë tentakulat edhe në organizatat shoqërore, të cilat statutet i bëjnë dhe i zhbëjnë sipas interesave të krerëve. Shumë pak drejtues të këtyre shoqatave kanë dhënë dorëheqjen nga posti, për t'u lënë radhën të rinjve që, gjatë kësaj periudhe, e kanë pasur të vështirë të bëhen pjesë e rëndësishme e vendimmarrjeve. Kongreset e radhës tashmë janë kthyer në fasadë arritjesh dhe jo debati apo ndryshimi në lidershipin aktual. Mbetet të themi se është shumë e largët dita për të pasur të rinj dhe të reja në drejtim.

Kosta Barka, duke shpërfillur dyshen Dule-Bollano, befas krijon një kontekst të ri tensioni në kryesimin e minoritetit, por edhe në relacionet mes dy grupe mbështetësish të Kryeministrit Berisha. Tashmë zotërinjtë Ksera, Barka dhe Miço janë emra të njohur në nivele të ndryshme të administratës, por edhe si mbështetës të linjës për një koalicion me Kryeministrin Berisha, opsion që kryetari i PBDNJ-së, zoti Dule, e ka refu-zuar në mënyrë të përsëritshme. Ndërsa kreu omonist ka zgjedhur një heshtje konformiste. Akti i treshes pro-Berishë ka riaktivizuar solidaritetin mes dy të ndryshmëve Dule-Bollano. Deklarata denoncuese e kryeomonistit Bollano se “ai ishte akt i një bande qeverisësish…” duket se siluron indirekt edhe vetë Kryeministrin Berisha, i cili këtë zhur-më minoritarësh e njeh si lajm vetëm mediatikisht, për shkak të udhëtimit në SHBA.

Sidoqoftë, ky sherr minoritarësh nuk është thjesht një zënkë radhe e as një marrëdhënie e njohur përfaqësuesish politikë të minoritetit.

Linja zyrtare e njësive politike të mi-noritetit grek është vendosur në aleancë me opozitën zyrtare të vendit. Kjo linjë, ndonëse ka pasuar diversitet dhe dek-redibilitet në bazë, te qytetarët e kësaj pakice etnike, në një farë mënyre, po lexohet si rrjedhojë e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë interesi mes pushtetit qendror politik dhe përfaqësuesve të ofertuar të minoritetit. Kjo zgjedhje e

ka bërë të pashmangshëm diversitetin minoritar, por njëkohësisht edhe ka kri-juar premisën për një ndërhyrje të afërt të politikës zyrtare të Athinës.

Greqia këto ditë është në kulmin e fushatës së vet zgjedhore dhe protago-nistët që po zhvillojnë një fushatë inten-sive në rrethana të një krize polivalente, u janë adresuar emigrantëve dhe atyre që ata i quajnë homogjenë, pra minori-tarëve grekë që kanë vatrat në Shqipëri, ndryshe nga turret e këtyre 20 viteve të fundit, në një kontratë të re. Statusi i tyre në Greqi për shumë arsye dhe rrethana ka ndryshuar. Kjo e bën edhe më pre-ventive influencën e politikës zyrtare greke në minoritetin grek në Shqipëri. Parashikimet brenda dhe jashtë Greqie flasin për ardhje të pashmangshme në pushtet të PASOK-ut të kryesuar nga so-cialisti Jorgos Papandreu. Ky rrotacion, sipas parashikimeve, e bën edhe më të justifikuar qëndrimin prej opozitari të Vangjel Dules, ndonëse popullariteti i tij në parti dhe në komunitetin e kësaj pakice ka pësuar rënie. Në këtë fqinjësi qëndrimi politik, duket se ka preferuar të mbetet edhe kryesuesi i OMONIA-s, Bol-lano, ndonëse për shumë arsye ai nuk do të arrijë në artikulim publik të tij. Deri tani, Bollano është afishuar, madje edhe në kulmin e fushatës elektorale, si part-ner i Kryeministrit Berisha jo vetëm në Himarë, por për llogari të përfaqësimit të pakicës greke në kontekstin bilateral greko-shqiptar. Në situatën e rrotacio-nit të afërt politik në Athinë, Bollano kurrsesi nuk mund ta ketë më vlerën e kontributorit apo të kallauzit që mund të vlejë në kontaktet dhe dialogimin mes qeverisë së re të Athinës dhe qeverisë së riformuluar të Kryeministrit Berisha. Për këtë arsye, dhe sidomos për shkak të rrethanave të pritshme në skenën poli-tike të vendit dhe në atë të shtetit fqinj, kryeminoritarët zyrtarë janë partnerë opozitarë me Kryeministrin Berisha.

Kongres me duar të lidhura

MINORITARE SI PARTNERE OPOZITARE

Page 10: 20090929 - SHQIP.pdf
Page 11: 20090929 - SHQIP.pdf

shqip

11

@E MARTE, 29 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSPECIALE

XHEJMS PETIFER*

HyrjeÇështja kryesore përcaktuese e

qëndrueshmërisë së Ballkanit Jugor në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë ka qenë gjithnjë çështja e statusit të Kosovës. Në gjysmën e parë të shekullit mund të thuhet se çështja maqedonase ishte më e rëndësishme, por ajo ishte eklipsuar nga përfundimi i Luftës Civile Greke në vitin 1949 dhe ndarja praktike e Maqedonisë së vjetër gjeografike midis Greqisë, Jugosllavisë së dytë socialiste dhe Bullgarisë. Ka shumë mënyra për leximin e historisë së periudhës së trazuar midis viteve 1939 dhe 1949, por një kuadër me vend është të shohësh rezultatin e Luftës Civile Greke si një fitore për qëndrueshmërinë, e cila u ble me çmimin e kostos së imponimit të kufijve të Luftës së Ftohtë dhe mo-sndërhyrjen gjatë Luftës së Ftohtë nga ana e NATO-s kundër ndarjes së rajonit nga Traktati i Varshavës, me Jugosllavinë titiste që kishte zënë një vend qendror të parehatshëm.

Me mbarimin e komunizmit në rajon dhe fundin e Jugosllavisë, mori fund edhe ky qëndrim pezull me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe luftën në Kosovë midis viteve 1997 dhe 1999, si dhe në Maqedo-ni në vitin 2001. Ndryshime madhore rajonale në strukturat e sigurisë kanë pasuar gjetiu, si pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në NATO dhe në Bashkimin Europian, por Ballkani Perëndimor mbetet në shumë mënyra ende në një pozitë të papërcaktuar. Ka një mungesë qartësie në mendimin e bashkësisë ndërkombëtare për shumë çështje. Formula e pranimit në “strukturat euro-atlantike” është përdorur në vijimësi si përgjigje ndaj problemeve rajonale nga politikanët në Bruksel dhe në rajon, por nuk është fort e qartë nëse kjo është e vërteta. Në realitet, ka vetëm një “stru-kturë Euro-Atlantike”, NATO-ja, së cilës tashmë i përkasin Bullgaria, Rumania, Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa Mali i Zi mund t’i bashkohet në një të ardhme jo të largët. Është gjithashtu e rëndësishme të theksojmë që anëtarësimi në BE dhe në NATO i Bullgarisë dhe Rumanisë nuk është shoqëruar me aq shumë reforma strukturore dhe progres në këto ven-de, ndërsa elitat sunduese parimisht kleptokratike që e kanë prejardhjen nga strukturat shoqërore të regjimeve komuniste revizioniste vazhdojnë të jenë në pushtet. Bashkimi Europian ka qenë aq i pakënaqur nga rezultatet e anëtarësimit bullgar, saqë kundër Sofjes kanë vazhduar të zbatohen sanksione serioze financiare.

Në periudhën që nga viti 1990, dhe vargun e luftërave jugosllave, çështja e Kosovës mbeti mbizotëruese me ngji-tjen në pushtet të Millosheviçit, i cili mbështetej në përtëritjen e ideologjisë së Serbisë së Madhe në një kontekst spe-cifik të “mbrojtjes” së serbëve të Kosovës. Shteti pasardhës i FYROM/Republikës së Maqedonisë votoi për pavarësi në vitin 1991, ndërsa e ka vendosur veten si një faktor të qëndrueshëm në skenën ndër-kombëtare, por nuk ka qenë në gjendje të krijojë njohje me emrin e parapëlqyer të Republikës së Maqedonisë kudo që ndikimi grek ka arritur ta parandalojë atë. Në këtë kuptim, debati për emrin është shumë më tepër se një argument për një emër. Ai ka të bëjë me çështjet qendrore të identitetit politik dhe stru-kturën e gjerë të sigurisë për rajonin.

Shqetësimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare në kohën e vendimit të pavarësisë së Kosovës në mënyrë të pakuptueshme ishte përqendruar nëse deklarata do të çonte në një konflikt ushtarak apo paramilitar vendor, ose në një dhunë të brendshme në Kosovë midis shumicës prej 90% të shqiptarëve etnikë dhe pjesës së mbetur të serbëve të Kosovës. Pasi ka kaluar më shumë se një vit, skenarët e zymtë kanë dështuar dhe në të vërtetë pak gjë ka ndryshuar në Kosovë që nga shkurti i vitit 2008. Suksesi i sigurisë ka sjellë një shkallë vetëkënaqësie, ndërsa shumë probleme të theksuara nuk kanë ndodhur. Një Udhëzues Politik, i hartuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave dhe organiza-ta përkrahëse e quajtur “Muaji i Parë i Kosovës”, paraqitën problemet dhe fushat kryesore në prill 2008 dhe është e habitshme se sa mirë dokumenti përshkruan zonat e shqetësimit, të ci-

lat edhe sot ekzistojnë saktësisht në të njëjtën formë.

E vetmja çështje për të bërë lajm në mediat ndërkombëtare ka qenë çështja evidente e tensionit në Mitrovicë dhe lumin Ibër, me problemin e ndarjes gji-thnjë në sfond, por në fakt është e disku-tueshme që kjo nuk është tani çështja e re më e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë. Në planin e brendshëm, qeveria e re e drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaçi ka shënuar disa suksese, siç është njohja ndërkombëtare gradua-le, në mos e ngadaltë dhe mbi të gjitha njohja së fundmi nga Arabia Saudite në të njëjtën kohë me pranimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Në planin e jashtëm, interesi-mi ngulmues i bashkësisë diplomatike për të nxitur dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit ka çuar në një shpërfillje të çështjeve të mëdha të frenuara nga mungesa e qyshkurshme e strukturave të sigurisë në rajon. Çështja e së ardhmes së FYROM/Republikës së Maqedonisë është rishfaqur tani në këtë kontekst, që me lidhjet e shtuara në botën shqip-tare në nivelet kulturore, tregtare dhe komerciale midis Shqipërisë, Kosovës dhe trevave me shumicë shqiptare të Maqedonisë perëndimore është duke çuar në ndryshime themelore në dina-mikën e sigurisë rajonale.

Qëndrueshmëria në Kosovën e pas pavarësisë ka çuar në tërheqjen e trupa-ve të disa anëtarëve të NATO-s nga Koso-va, përfshi aktorë madhorë në NATO si Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Refor-mat aq shumë të nevojshme strukturore të misionit kosovar të NATO-s – KFOR, në mënyrë të veçantë zyrat qendrore të Film Siti-t nuk janë bërë pas pavarësisë. Disa njësi të vogla kombesh të KFOR-it, si fjala vjen trupat lituaneze, janë tërhe-qur për arsye ekonomike. Sipas planit të Ahtisarit, shteti i ri i pavarur i Kosovës nuk lejohet të ketë një ushtri, ndaj dhe Forca e Sigurisë së Kosovës është shumë më e vogël se paraardhësja e saj, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Prania e policisë ndërkombëtare e organizuar nëpërmjet misionit EULEX të drejtuar nga Bashkimi Europian ka filluar të formësohet, por nuk e ka fuqinë nume-rike të planifikuar, kualitetin e drejtimit dhe funksionimi i brendshëm është i paprovuar, me përjashtim në rrethanat e krijuara së fundmi në Mitrovicë dhe të dhënat vendore tregojnë se ka shumë çështje komplekse për t’u zgjidhur për

të krijuar një lidhje të mirë me policinë e Kosovës. Formimi i misionit ka qenë i ngadaltë dhe i ndikuar nga shkurtimi i buxhetit në vendet anëtare të BE-së, të cilat kontrollojnë edhe zona të tjera duke përcaktuar masën dhe kapacitetin e EULEX-it.

Kjo do të thotë që megjithëse të dhënat janë interpretuar, ka shumë më pak kompetencë rendi publik efektiv në Kosovë se sa ndonjëherë gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe më pak mundësi për të mbrojtur në të vërtetë kufijtë e rinj të Kosovës. Megjithëse bazat e rën-dësishme të KFOR-it mbetën të gjitha në gjendje pune, si kompleksi masiv amerikan në Kampin e Bondstillit, dhe të paktën në letër numri i trupave të KFOR-it është i njëtrajtshëm, shumë pikëpyetje mbeten mbi aftësitë aktuale

operacionale në disa pjesë të forcave të sigurisë në një rast krize të brendshme apo të jashtme. Është e vështirë për ana-listët të verifikojnë gjendjen në shumë qendra të vogla të KFOR-it bazuar në informacionin e disponueshëm, por ka një perceptim të përhapur gjerësisht në një nivel anekdotik brenda Kosovës, që shumë baza nuk mund të veprojnë me gjithë efektshmërinë në rastin e një krize. NATO-ja nuk ka filluar ende të për-ballet me reformat e brendshme radikale të misionit të KFOR-it që i lipsen një Ko-sove të pavarur, nuk ka ndonjë strategji të qartë dalëse nga premtimet e kapërc-yera prej kohësh (domethënë, përkrahja e kthimit të refugjatëve nga Serbia në bashkësitë ku ka pak, në mos hiç, prani të pakicës serbe dhe/ose perspektivë reale për jetesën e përhershme të tyre), si dhe nuk ka asnjë ide se si Forca aktuale e Sigurisë në Kosovë do të shndërrohet në një ushtri të ardhshme kosovare. Doktrina e parashkruar e KSF-së është e njëjtë me atë të TMK-së dhe përjashton madje shumë nga tipet e funksioneve të padiskutueshme atdhembrojtëse, dhe akoma më pak një mision të mbrojtjes së kufijve të Kosovës. Vendimet arbitrare të ikjes, si ai i marrë nga Spanja në fillim të këtij viti, sido që ta marrësh, janë vetëm maja e ajsbergut të sigurisë, çështja re-ale është se çfarë do të ndodhë brenda vendit me atë kapacitet që i është lënë situatës së sigurisë në Kosovë.

Është e paqartë, në rastin më të mirë, se si pjesa e sistemit të sigurisë (policia) e kontrolluar nga qeveria e Kosovës do të bashkëveprojë me forcat ndërkombëta-re në ngjarjet e vështira që mund të shfa-qen, edhe pse të një natyre relativisht minore. Bashkësia ndërkombëtare është në thelb duke rrezikuar me një vazhdi-mësi të qetësisë së brendshme dhe mun-gesën e ndonjë kërcënimi të jashtëm nga ana e Serbisë. Kjo ka krijuar ndjesinë e një perspektive afatshkurtër, por që nuk shmang nevojën e një strukture të re më të madhe të sigurisë për rajonin, pasi ka të ngjarë që ndërsa kriza ekonomike ndërkombëtare të fillojë të ndihet më shumë në rajon, forcat nacionaliste të forcohen duke mbartur rrezikun e pro-blemeve të vogla që çojnë në konflikte të mëdha. Një tregues për t’u parë është marrëdhënia e monedhave vendase si dinari serb dhe maqedonas, kuna kro-ate, leku shqiptar dhe leva bullgare me euron. Në shumicën e rasteve, rënia eko-nomike e kohëve të fundit do të bëjë që

monedhat e zhvlerësuara vendase janë, ose do të shërbejnë, shumë shpejt si një vjegë që regjimet aktuale që veprojnë në disa nga këto vende do të shtyjnë edhe më shumë ndonjë mundësi të hyrjes së euros. Vjega e monedhës është shumë ndihmuese për elementët kleptokratikë brenda elitave, ndërsa fondet e jashtme që paguhen në euro mund të pastrohen në tregun monetar vendas dhe pastaj të këmbehen sërish në euro për t’u vendo-sur jashtë vendit.

Çështjet e brendshme politi-ke në Kosovë

Qeveria e Thaçit, që përbën një ko-alicion midis partisë së Thaçit - PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të themeluar nga Ibrahim Rugova, ka siguruar qëndrueshmëri, ndërsa forca kryesore opozitare në Parlament është AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Koso-vës) e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Haradinaj është vërtetuar se është një udhëheqës opozitar efektiv e krijues, dhe disa nga idetë e tij (fjala vjen ajo për çështjen e Veriut të Mitrovicës) janë miratuar pa bujë nga bashkësia ndër-kombëtare. Duke inkurajuar formimin e kësaj qeverie pas pavarësisë në vitin 2008, bashkësia ndërkombëtare është orvatur të ndërtojë urat e bashkëpuni-mit midis ndarjes së thellë në Kosovë ndërmjet atyre që kanë marrë pjesë në luftë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atyre që nuk kanë marrë pjesë në luftë. Kjo ishte një politikë e kuptueshme, por që ka çuar në disa zhvillime të ngadalta në disa sfera qeverisëse, dhe që në fakt ka operuar një sistem zhvatës mbi baza partiake. Marrëdhëniet midis Kryeministrit Thaçi dhe Presidentit Sejdiu kanë qenë përgji-thësisht të frytshme dhe të kënaqshme, por prirja ekzistuese e qendërsimit të pushtetit real dhe vendimmarrës për-reth një numri të vogël njerëzish në majë ka vazhduar. Midis formave të ndryshme të lidhjeve zyrtare që ekzistojnë midis qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëta-re, ka pasur një prirje të dukshme drejt vendimeve të pavarura të marra nga kosovarët, ndërsa i vetmi ndikim real ose efektiv mbi shumicën e udhëheqjes qeverisëse vjen nga Ambasada Ameri-kane në Prishtinë.

Ka mbetur një pakicë e vogël e prani-së së misionit të Kombeve të Bashkuara, UNMIK, megjithëse qeveria e Prishtinës ka thënë se nuk sheh asnjë rol të UN-MIK-ut në rrethanat e tanishme ndërsa plani “gjashtë pikësh” i Kombeve të Bashkuara i gjysmës së dytë të vitit 2008 në të vërtetë është tretur si kripa në ujë. Përfaqësuesit e EULEX-it dhe të rendit janë vendosur në shumë nga të njëjtat ndërtesa që ka pas përdorur misioni i UNMIK-ut, ndërsa ka një ndjesi déjà vu të krejt situatës, me ish-makinat e bar-dha të UNMIK-ut tashmë të lyera me një ngjyrë të këndshme blu të EULEX-it.

Shënim: Titulli është i redaksisë

Shënim i përkthyesit Xhevdet Shehu: Ky studim i profesor Xhejms Petifer-it ( James Pettifer), me një vështrim gji-thëpërfshirës të situatës së sotme në Bal-lkan, me problemet shqiptare në qendër të tij, është botuar në gjysmën e dytë të muajit gusht të këtij viti në Londër, nga Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Është dëshira e autorit që ky studim të botohet në gazetën “Shqip”. Pikëpamjet e shprehura në këtë studim janë krejtësisht dhe vetëm të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish as mendimin, as politikat zyrtare, as ato të Qeverisë së Madhërisë së Saj apo të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

Nesër do të lexoni:

Problemet e shumta të sigurisë në Kosovë, por edhe më gjerë; kriza ekonomike, marrëdhëniet mes monedhave të vendeve të rajonit dhe forcat nacionali-ste; qeveria e Thaçit, raportet e Kryeministrit me Presidentin; çështjet e brendshme në Serbi që lidhen me Kosovën; skenari për Republikën Srpska, “reformat” e Tadiç, gjendja në Luginën e Pre-shevës; problemet e brendshme në Maqedoni, qëndrimi ndaj shqiptarëve të atjeshëm dhe ndaj Kosovës, falsiteti në zbatimin e Marrëveshjës së Ohrit etj

KOSOVE, DESHTIMI I SKENAREVE TE ZYMTE

STUDIMI/ Ballkani Jugor 2009, qëndrueshmëria dhe qëndrimi pezull

MIDIS FORMAVE TË NDRYSHME TË LIDHJEVE ZYRTARE QË EKZISTOJNË MIDIS QEVERISË DHE BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE, KA PASUR NJË PRIRJE TË DUKSHME DREJT VENDIMEVE TË PAVARURA TË MARRA NGA KOSOVARËT, NDËRSA I VETMI NDIKIM REAL OSE EFEKTIV MBI SHUMICËN E UDHËHEQJES QEVERISËSE VJEN NGA AMBASADA AMERIKANE NË PRISHTINË

Page 12: 20090929 - SHQIP.pdf

12

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 AKTUALITET

BLEDI GILAJ

Tre mjekë dhe dy in-fermierë janë dërguar për ndjekje penale nën akuzën e korrupsionit,

ndërkohë që gjykata ka vendosur për ta masën “arrest shtëpie”. Gjykata e Tiranës mori dje vendi-min për të vënë në arrest shtëpie tre mjekët dhe dy infermierët e maternitetit “Koço Glozheni” në kryeqytet. Bluzat e bardha akuzohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publi-ke”, ndërsa ishin nën hetim nga policia prej 8-muajsh. Në arrest shtëpie janë vënë Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyra Reçi, Nilka Ferhati dhe Lefter Mano.

Burimet zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se dje specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit pranë Policisë së Tiranës, në sajë të një hetimi intensiv 8-mujor, i realizuar me teknika speciale të hetimit, në bashkëpunim me njësinë “Task Forcë”, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë përfunduar me sukses operacio-nin policor të koduar “Trashëgi-mtari”. Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, për caktimin e masës së sigurimit personal “ar-rest në shtëpi” për pesë persona. Sipas të dhënave policore, një ndër personat e proceduar pena-lisht është Petrit Ferik Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i paproceduar, me profesion mjek dhe i punësuar gjinekolog, i cili është njëkohësisht edhe shefi i Klinikës Obstetrike, pranë qendrës spitalore gjinekologjike “Koço Glozheni”. Gjithashtu, masa “arrest shtëpie” është dhënë edhe për Dritan Lutfi Xhangollin, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar, me profesion dhe i punësuar mjek reanimator pranë qendrës spitalore gjinekologjike “Koço Glozheni”. Ndërsa i treti në radhën e mjekëve që është dërguar për ndjekje penale është Lefter Pando Mano, 53 vjeç, lin-dur e banues në Tiranë, me pro-fesion anestezist dhe i punësuar në të njëjtën qendër.

Ndërkaq, veç tre mjekëve, gjy-kata ka vendosur të njëjtën masë sigurie edhe për dy infermiere-mami. “Hyre Brahim Reçi, 54 vjeçe, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, dhe Nilka Hasan Perhati, 57 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infer-miere-mami, do të ndiqen pena-lisht me arrest shtëpie”, deklaroi zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Tiranës. Të sipërcituarit dysho-hen se për këtë periudhë 8-mu-jore hetimi kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kun-drejt ofrimit të shërbimit mjekë-sor në lindje normale dhe lindje me operacion për disa shtetase. Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartpërmendur ka përfituar prej tyre një shumë të konsiderueshme parash, për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme.

Pas regjistrimit të denonci-meve, grupi hetimor kishte mar-

Petrit Ferik Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i paproceduar, shef i klinikës obstetrike

Dritan Lutfi Xhangolli, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar, me pro-fesion dhe i punësuar mjek reanimator

Lefter Pando Mano, 53 vjeç, lindur e banues në Ti-ranë, me profesion anestezist

Hyre Brahim Reçi, 54 vjeçe, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami

Nilka Hasan Perhati, 57 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami

Largimet nga banesa duket se janë kthyer në modë në Tiranë, ku vetëm dje

janë shënuar katër raste. Tre prej femrave të larguara janë gjetur, ndërsa për të katërtën ende po punohet. Gjithsecila prej tyre ka rrëfyer histori nga më të ndryshmet, duke treguar se ishin larguar me dëshirën e tyre. Një prej këtyre historive ka të bëjë me një denoncim që ka bërë vëllai për motrën. Sipas të dhënave të policisë, dy net më parë, në Komisariatin Nr.5 është paraqitur Antan S., 18 vjeç. Ai ka treguar se rreth orës 13:00 të

Korrupsioni, “arrest shtëpie” për tre mjekë dhe dy infermiereMerrnin në maternitet 30 mijë lekë për lindjet normale dhe 50 mijë për operacion

Gruaja braktis burrin për një tjetër, vëllai denoncon motrën me të dashurin

Policia arrin të gjejë femrat e larguara dhe të sqarojë rrethanat për katër raste në Tiranë“Zhdukjet”

datës 25 shtator është larguar nga banesa motra e tij, Vexhite S., 22 vjeçe. Ai ka rrëfyer fillimisht se motrën ia kishte marrë me forcë një person dhe policia e ka shpallur menjëherë në kërkim. Por, kur ka gjetur 22-vjeçaren, është kuptuar se ajo ishte larguar me dëshirën e saj. Vajza ka mo-huar pretendimet e mëtejshme të vëllait të saj, se po mbahej me forcë nga 36-vjeçari. Pas deklaratës së 21-vjeçares, policia e ka lënë të lirë atë, ndërsa po të njëjtin veprim ka kryer edhe me 36-vjeçarin, i cili ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi që i kishte

ngarkuar vëllai i vajzës. Ndërsa rasti tjetër është shënuar në Ka-vajë. Policia e Kavajës ka marrë një denoncim dy ditë më parë nga bashkëshorti i 33-vjeçares Mimoza M. Ai i ka treguar po-licisë se ajo ishte larguar me dy fëmijët e mitur dhe nuk ishte kthyer më. Menjëherë policia ka nisur kërkimet për gjetjen e nënës me dy fëmijët. Ditën e djeshme, uniformat blu kanë mundur të bien në gjurmët e saj dhe e kanë gjetur bashkë me V.C., 43 vjeç, i cili i mbante në banesë. Në këto kushte, Mimoza dhe 43-vjeçari janë shoqëruar në polici. Mimoza ka deklaruar para uniformave blu se ishte larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe kishte vendosur të bashkëje-tonte me 43-vjeçarin. Kështu, policia i ka lënë sërish të lirë, ndërkohë që ka njoftuar edhe bashkëshortin e 33-vjeçares, i cili menjëherë ka nisur procedurat e divorcit për të marrë edhe ku-jdestarinë e fëmijëve. Rasti i tretë është shënuar në Komisariatin Nr.1. Sipas të dhënave policore, rreth orës 11:00 të dy ditëve më parë, Mirela M., 42 vjeçe, është paraqitur në polici dhe ka treguar se që ditën e shtunë, rreth orës 18:30, i është larguar nga banesa vajza Mishela Xh., 15 vjeçe. 42-vjeçarja ka rrëfyer se nuk ka pasur ndonjë konflikt me të dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj. Po-licia tha se menjëherë ka nisur kërkimet dhe brenda një kohe të shkurtër është gjetur dhe i është dorëzuar familjarëve. Ndërsa rasti i katërt është shënuar te Komisariati Nr.3, po në Tiranë. Sipas të dhënave policore, rreth orës 17:30, Mimoza I., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzoi se që me datë 24 shtator, rreth orës 11:30, i është larguar nga banesa vajza Blerta I., 18 vjeçe. Policia tha se po punon për gjetjen e saj.

rë një vendim gjykate për përgji-min e pesë personave dhe gjatë verifikimeve ka rezultuar se ata kishin dy tarifa për nënat shtat-zëna. Sipas të dhënave hetimore, për lindjet normale ata merrnin 30 mijë lekë, ndërsa për lindjet me operacion merrnin 50 mijë lekë. Këtë veprim e kanë kryer disa herë, në kohën që ishin në përgjim nga ana e policisë, ndër-kohë që janë regjistruar edhe disa kallëzime nga disa shtetase, të cilat kanë pretenduar se u janë marrë para nga mjekët. Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpër-mendur, ndërkohë që disa mjekë të tjerë janë nën hetim. Vendimet e gjykatës për ndalimin e tyre u ekzekutuan në banesa dhe në ambientet ku ata ishin të punësuar.

Të proceduarit penalisht

Ndërtimet

Tiranë

Vdes punëtori, policia shoqëron administratorin

Arrestohet një 26-vjeçar, dyshohet se rrahu miken

Një punëtor ndërtimi ka gje-tur vdekjen pasi ra nga kati

i gjashtë i pallatit ku punonte. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Tiranë, kur 33-vjeçari Pro-letar Zeqiraj ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në ndërtim në Qesarak të Tiranës. Kolegët e tij e dërguan menjëherë në spital, pasi 33-vjeçari jepte shenja jete, por vdiq vetëm pak minuta pasi mbërriti në duart e mjekëve. Policia, e lajmëruar për ngjarjen, nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së Zeqirjat. Burime nga policia thanë për mediat se 33-vjeçari ishte punëtor i shoqërisë ndër-tuese “Mihaj-Guci”. Policia kreu shoqërimin e administratorit të firmës, Arjanit Mihaj, 38 vjeç, i cili u pyet si person ndaj të cilit zh-villohen hetime, por pas konsulti-mit me prokurorin, u la të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të sigurisë në punë”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjithë dokumentacioni i shoqëri-së, si dhe kontrata e punës dhe sigurimeve të viktimës.

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit,

pasi dyshohet se ka goditur me mjete të forta miken e tij 19-vjeçare. Megjithatë ajo i ka dalë në mbrojtje, duke deklaruar se ishte rrëzuar nga shkallët e pal-latit. Sipas të dhënave policore, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur Klenisa G., 19 vjeçe, është gjetur pa ndjenja dhe e plagosur rëndë në kokë në hyrje të një pallati pranë gjimna-zit “Partizani” në Tiranë. Vajza u transportua menjëherë në spital, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para rezultoi se në pallatin ku u gjet adoleshentja e plagosur, banon miku i saj, Orgest B., 26 vjeç, i cili u arrestua men-jëherë nën akuzën e “plagosjes së rëndë me mjete të forta”. Mirëpo deklarata e vajzës, e cila është marrë nga oficerët e policisë pas përmirësimit të saj në spital, ka hedhur poshtë akuzën që u ngrit ndaj 26-vjeçarit. Sipas dëshmisë së 20-vjeçares, ajo nuk është pla-gosur nga i riu, por ka rënë nga shkallët, pasi ishte në gjendje të dehur. Ajo ka treguar se deri në orën 06:00 të mëngjesit ka qenë në shtëpinë e mikut, ku kishte konsumuar për gjatë gjithë natës alkool dhe më pas kishte dashur të largohej, por ra nga shkallët për shkak të gjendjes së alkoolizuar në të cilën ndodhej. Policia bëri të ditur se mund të pezullohet kjo ngjarje për shkak të dëshmisë së vajzës, e cila mohon të jetë dhu-nuar dhe se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Page 13: 20090929 - SHQIP.pdf

@13

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

Personazh

Pllaka qelqi, të cilat pastrohen vetë, tuba që ndryshojnë formë kur bërtet, meteorë. Prej nëntë vjetësh, Mark Miodownik, mbledh dhe katalogon gjërat më të çuditshme të botës për të frymëzuar shkencëtarët dhe artistët

NE FAQEN 18

Jeta “rozë” e një lideri “të kuq” Marrëdhëniet sekrete, 10 fëmijët dhe aventurat e “El Comandantes”

Libri që rrëfen lidhjet e fshehta të Fidel Kastros

Takim i rrallë mes nënës dhe djalit të saj pas viteve të gjata të ndarjes. Shumë qytetarë nga Koreja e Jugut janë takuar me të afërmit e tyre “të zhdukur” në Korenë e Veriut, në malet Diamant në një shenjë paqtimi marrëdhëniesh mes të dyja vendeve

Foto fakt

Greqi

Gjermania dhe peizazhi i ri politikDy ditë pas zgjedhjeve, ja cilat janë ndryshimet në Berlin

NE FAQEN 14-15

NE FAQEN 19

Merkel do të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera që të qeverisë Gjer-maninë në postin e Kancelares,

por çmimi që konservatorët do të duhet të paguajnë për këtë do të jetë shumë i lartë. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës për Unionin Kristian-Demokrat të qendrës së

djathtë dhe partinë e saj motër, bavarezen Unioni Kristian-Social është më i ulët se në vitin 2005. Megjithatë, Merkel mund të formojë një koalicion qeveritar me Partinë e Lirë Demokratike, duke qenë se mbështetja ndaj kësaj partie është rritur ndjeshëm, madje në përmasa të tilla

të paparashikuara as nga vetë analistët politikë dhe institucionet e sondazheve. Kjo do të thotë se “arkitektura” e aleancës qeverisëse që do të drejtohet nga Merkel do të ndryshojë thelbësisht dhe tashmë ngjyrat e reja do të jenë e zeza dhe...

Zgjedhjet, liderët që dotë “ndeshen”

NE FAQEN 20

Për të përshkruar sipërmar-rjet revolucionare të Fidel Kastros, boja është derdhur

lumë dhe janë harxhuar me qin-dra fl etë revistash e gazetash. Por, deri më sot nuk dihej asgjë e saktë mbi jetën e tij private dhe mbi të gjitha se sa fëmijë kishte sjellë në jetë. Më në fund libri “Without Fidel”, i shkruar nga gazetarja amerikane Ann Louise Bardach, që do të dalë në shitje këto ditë në Amerikë, na rrëfen sekretin. Në jetën e tij prej amatori, EL Comandante kishte joshur me dhjetëra gra dhe sot mendohet se ka dhjetë fëmijë biologjikë. Libri i fundit i Bardach, një pjesë e të cilit është publikuar para kohe nga britanikja “Daily telegraph”, nuk tregon vetëm për jetën e gjatë politike të Kastros dhe vëllait të tij Raul, por jep edhe detaje të pafundme të jetës intime të ish-diktatorit kuban.

FëmijëtLideri kuban ka pasur një

jetë të paqëndrueshme nga ana sentimentale. Gruaja e parë e Fidel Kastros ishte Myrta Diaz-Balart, me të cilën u martua më 11 tetor 1948. Në atë kohë të dy të dashuruarit ishin 22 vjeç. Me Myrtan, Kastro pati një fëmijë, Fidel Angel Kastro Diaz-Balart, që ndryshe quhej Fidelito e që lindi në vitin 1949. Çifti u divorcua më 1955-n. Më pas ajo u martua me Emilio Nunez Blanko. Fidelito u rrit në Kubë dhe për një periudhë të caktuar, para se të pushohej nga i ati për paaftësi në detyrë, ishte në krye të Komisionit për Energjinë Atomike. Vetëm dy vjet pas triumfi t revolucionar, më 1961-shin, Fidel Kastro gjeti një lloj qëndrueshmërie me Dalia...

Më 4 tetor, qytetarët grekë do të votojnë për qe-verinë e re, natyrisht

edhe për Kryeministrin që do të jetë kreu i ekzekutivit të Greqisë.

Në zgjedhje marrin pjesë dhjetëra parti, dhjetëra kryet-arë, por zgjedhja e grekëve për Kryeministër dhe jo për votën kufi zohet te Kostas Karamanlis dhe Jorgos Papandreu.

Dy personalitete të jetës politike greke, me pasues, dashamirës e kundërshtarë, me miq e armiq, të shpallur e të fshehur. Dy personalitete me di-vergjenca politike e ideologjike, të cilat janë të njohura e të ditura tashmë, por edhe me ndryshime në karakter. Të dy premtojnë një revolucion politik, ekonomik, social, moral dhe paqësor, por njëri ishte në pushtet vitet e fundit, ndërsa tjetri ende nuk është provuar.

Dy politikanë që vijnë nga familje me tradita në jetën poli-tike të Greqisë, ndoshta mundet të quhen si pasardhësit e “fundit” të dinastive që kanë dominuar për gati një shekull jetën politike e ekzekutive të Greqisë.

Jo pak herë analistët grekë kanë paraqitur ndryshimet në personalitetin e dy politikanëve kryesorë të Greqisë.

Kostas Karamanlis konsidero-het si orator i lindur e me...

Page 14: 20090929 - SHQIP.pdf

14

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 NDRYSHE

Hyrja e re Guido Westerwelle, lideri i liber-alëve gjermanë do të bëhet pas zgjedhjeve të së dielës ministri i

ri i Jashtëm i Gjermanisë. Ai e ka drejtuar Partinë Demokratike të Lirë (FDP) drejt rezultateve më të mira të arritura këto 60 vitet e fundit. Të dielën ai e riktheu partinë pas 11 vitesh në qendër të poli-tikës së vendit. Është 47 vjeç, vjen nga Boni dhe do të jetë zëvendëskancelari i parë i Gjermanisë si homoseksual i shpallur. Veç postit të lartpërmendur dhe atij të ministrit të Jashtëm mund të marrë edhe tri vende në kabinetin e ardhshëm të rezervuar për partnerin e ardhshëm. Në vendin e tij, Guido njihet si personi që ka “përqafuar” vazhdimisht politikën e reformave të ashpra ekonomike, tipike për qeverisjen e Thatçerit në Britaninë e Madhe. Por ajo që do ta bëjë interesant në politikën e jashtme është pozicionimi që ka pasur dhe ka ndaj Afganistanit. Ndërkohë që përfshirja e trupave gjer-mane në vend po bëhet gjithnjë e më e kundërshtuar, Guido sa vjen e po del si person që e mbështet një politikë të tillë. Mbështetja e Demokratëve të Lirë për energjinë bërthamore do të thotë që Gjermania ka të ngjarë që të rikthejë politikën izolacioniste të deritanishme. Nga pamja e jashtme, Guido është një person që tregon një vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm për pamjen e tij të jashtme. Është gjithmonë i nxirë

Merkel, Westerwelle dhe epoka e re politike

Pas zgjedhjeve të djeshme të përgjithshme në Gjermani, peizazhi politik në këtë vend është “shkundur” dhe ka gjasa të ketë ndryshuar përfundimisht. Konservatorët e Angela Merkelit janë në gjendje që të formojnë një qeveri me liberalët pro biznesit të FDP-së, por balanca e pushtetit mes të dy partive ka ndryshuar thelbësisht. Për sa u përket social-demokratëve të humbur, ata do ta kenë shumë të vështirë një rimëkëmbje

Merkel do të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera që të qe-verisë Gjermaninë në postin e Kancelares, por çmimi që

konservatorët do të duhet të paguajnë për këtë do të jetë shumë i lartë. Rezul-tati i zgjedhjeve të së dielës për Unionin Kristian-Demokrat të qendrës së djathtë dhe partinë e saj motër, bavarezen Unioni Kristian-Social është më i ulët se në vitin 2005. Megjithatë, Merkel mund të formojë një koalicion qeveritar me Partinë e Lirë Demokratike, duke qenë se mbështetja ndaj kësaj partie është rritur ndjeshëm, madje në përmasa të tilla të paparashikuara as nga vetë anal-istët politikë dhe institucionet e sonda-zheve. Kjo do të thotë se “arkitektura” e aleancës qeverisëse që do të drejtohet nga Merkel do të ndryshojë thelbësisht dhe tashmë ngjyrat e reja do të jenë e zeza dhe e verdha, përkatësisht ngjyrat e partive përbërëse të koalicionit. Në qeveritë e ish-kancelarit Helmut Kohl ishte gjithmonë shumë e qartë se kush ishte partia qeverisëse, sepse kristian-demokratët kishin gjithmonë shumë më tepër vende në Parlament në krahasim me partnerin e tyre liberal. Një fakt i tillë tashmë ka ndryshuar dhe, sipas të gjitha gjasave, ka ndryshuar përgjithmonë. Në konfi gurimin e ri, Merkel do ta ketë të vështirë që të mbajë premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale në lidhje me zbutjen e politikave të FDP-së ndaj eko-nomisë së tregut. Kjo, sepse këtë herë kristian-demokratët nuk janë aq të fortë sa në të kaluarën dhe nuk do të mund të diktojnë politikat që duan pa hasur në kundërshtitë e liberalëve. Lideri i FDP-së, Guido Westerwelle, do të ketë shumë zë në qeverinë e ardhshme. Për sa i përket Merkelit si Kancelare ajo është e padis-kutueshme, ndërsa për sa i përket rolit të saj në krye të konservatorëve ai mund të ndryshojë në një të ardhme jo të largët. Kështu pritet që guvernatorët rajonalë të CDU-së të nisin diskutimet për ndry-shim. Dhe në radhët e CDU-së nuk është se ka krizë për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë Merkelin. Kjo do të thotë se në muajt e ardhshëm, Merkel do të përballet me beteja në dy fronte, atë të një koalicioni, ku ajo do të luftojë për të pasur fjalën e fundit, çka do të jetë e vështirë dhe brenda partisë së saj. Kris-tian-Socialët e Bavarisë, të “plagosur” nga këto zgjedhje nuk do të jenë shumë të dobishëm për Merkelin. Në zgjedhjet e së dielës në Bavari ata morën vetëm 41% të votës, që përbën edhe rezultatin më të ulët që prej shumë dhjetëvjeçarësh. Gjatë viteve të qeverisjes së Khol, CSU dhe FDP ishin njësoj të fortë, ose në rastet e tjera ishin bavarezët ata që dilnin mbi FDP-në. Ndryshimet e fundit fl asin për një kthesë historike edhe në këtë drejtim, pasi tash-më ndryshimi është në favor të FDP-së. Megjithatë, humbësja e madhe e zgjed-hjeve të së dielës është e majta social-demokrate. Rezultati që ata morën ishte më i ulët se humbja që ata e konsideronin më të rëndën në zgjedhjet e vitit 1953, humbje pas së cilës atyre iu deshën vite të tëra për ta marrë veten. Pas 11 vitesh në qeverisje, kjo parti ka dalë në opozitë dhe tashmë është vënë në diskutim edhe statusi i saj, si një nga dy partitë kryesore në vend, pas Kristian-Demokratëve. Kjo

parti ndodhet vetëm 10 pikë larg partisë së ekstremit të majtë, Partia e Majtë. Kjo parti u krijua nga bashkimi i Partisë së Socializmit Demokratik (PDS), pasuesja e Partisë Komuniste që udhëhoqi vendin gjatë Luftës së Ftohtë dhe WASG, një grup sindikatash dhe anëtarësh të ikur nga SPD-ja me qendër në Gjermani. Bashkëkryetari i kësaj partie, Oskar Lafontaine, ka qenë njëherë e një kohë kryetar i SPD-së. Kur ai e la partinë në vitin 1999 dëshironte që kjo parti të shkonte keq e më keq dhe me siguri që rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet t’ia ketë kënaqur egon. Por rezultati i keq do të thotë që brenda socialdemokratëve do të nisë një betejë e madhe, madje jo vetëm mes partisë kryesore të së majtës, por mes gjithë partive në lidhje me fatin e

“shpirtit të socialdemokracisë gjermane”. Shefi i SPD-së, Frank-Walter Steinmeier, mesa duket dështoi në përpjekjen e tij për të krijuar sërish edhe për 4 vitet e ardhshme një marrëveshje për vazhdi-min e koalicionit të madh me CDU-në. Në këto rrethana, në këtë parti gjithçka është e mundur që nga zëvendësimi i liderit e deri te krijimi i koalicioneve të ndryshme brenda së majtës. Ndërkaq, disa nga politikat e partisë do të sakri-fi kohen, duke qenë se nuk kanë qenë popullore. Por cilat syresh? Ndoshta rritja e moshës së daljes në pension në 67 vjeç? Misioni i diskutueshëm i Gjermanisë në Afganistan? Aktualisht atmosfera brenda partisë humbëse mund të përshkruhet edhe si “panik”. Franc-Walter Sreinmeier ka lënë të kuptohet se do të jetë shefi i

grupit parlamentar të SDP-së. Kësisoj ai kërkon që të përcjellë mesazhin e vazh-dimësisë në këto momente të përjetimit të tronditjes nga humbja. Por gjermanët, nga ana tjetër, po përjetojnë tjetërsimin e kësaj partie, të paktën e asaj që e kanë njohur që nga vitet ’60. Ajo ka qenë një parti që ka qenë në qendër të së majtës gjermane, një parti që zhvillonte politika jo vetëm për bazën e saj, por për gjithë vendin. Kohët në vazhdim do të tregojnë se si do të shkojnë punët në këtë parti. Pas zgjedhjeve të së dielës, Gjermania e vjetër Perëndimore me kryeqytetin në Bonin e përgjumur dhe kampet politike e qendrat e pushtetit qartësisht të për-caktuara, nuk është më veçse një kujtim i vagëlluar. Ndërkohë, një peizazh i ri ka nisur të formëzohet…

REZULTATIHumbësja e madhe e zgjedhjeve të së dielës është e majta social-demokrate. Rezultati që ata morën ishte më i ulët se humbja që ata e konsideronin më të rëndën në zgjedhjet e vitit 1953, humbje pas së cilës atyre iu deshën vite të tëra për ta marrë veten. Pas 11 vitesh në qeverisje, kjo parti ka dalë në opozitë dhe tashmë është vënë në diskutim edhe statusi i saj, si një nga dy partitë kryesore në vend, pas Kristian-Demokratëve

“Arkitektura” e aleancës qeverisëse që do të drejtohet nga Merkel do të ndryshojë thelbësisht dhe tashmë ngjyrat e reja do të jenë e zeza dhe e verdha, përkatësisht ngjyrat e partive përbërëse të koalicionit

Page 15: 20090929 - SHQIP.pdf

@15

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

nga dielli, me kostumet e prera bukur dhe me qëndrime tashmë të sofisti-kuara të një lideri, që ka qenë në krye të forcës së tretë politike në një vend si Gjermania. Ndërsa ka festuar fi toren të dielën, ai u ka kujtuar zgjedhësve dhe mbështetësve të tij për sfi dat e vështira që ka përpara partia dhe qeveria në vitet në vijim. “Jemi të kënaqur me rezultatet e jashtëzakonshme, por e dimë se mbi të gjitha këto rezultate janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Guido. 47-vjeçari nga Boni është i vetëdijshëm që jo rrallë sjelljet e tij paksa të fryra e kanë vënë në rrezik kredibilitetin e

partisë së tij, që është një forcë liberale ekonomike që përfaqëson interesat e klasës së mesme urbane. Për sa i përket jetës private, ai jeton me partnerin e tij, me të cilin doli hapur në publik në vitin 2004 në darkën e organizuar nga Merkel me rastin e 50-vjetorit të lindjes. Partneri është biznesmeni Michael Mronz dhe ka dëshirë që të ketë një familje me Guidon. Ky i fundit jo rrallë është cilësuar nga analistët dhe kundërshtarët e tij poli-tikë si “spitullaq” dhe “i pispillosur”, për shkak të tendencave të tij dhe shfaqjeve të çuditshme publike, ndër të cilat edhe një shfaqje në “Big Brother”. Por 11 vitet

Të dielën ai e riktheu partinë pas 11 vitesh në qendër të politikës së vendit. Është 47 vjeç,

vjen nga Boni dhe do të jetë zëvendëskancelari i parë i Gjermanisë si homoseksual i shpallur. Veç postit të lartpërmendur dhe atij të ministrit

të Jashtëm mund të marrë edhe tri vende në kabinetin e ardhshëm të rezervuar për

partnerin e ardhshëm

e opozitës dhe “çudive” të Guidos kanë marrë fund me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, pasi tanimë ai nuk përfaqë-son vetëm vetveten dhe një parti, por Gjermaninë në arenën ndërkombëtare. “Sigurisht që kam bërë disa gabime kur kam qenë i ri, por me kalimin e viteve dhe me pjekurinë jam bërë edhe më i mençur”, ka deklaruar Guido në një fjalim në fi llim të këtij viti. Më pas me të drejtë ka shtuar në fjalimin e dy ditëve më parë: “Por gjermanët vazhdojnë të na shohin me pozitivitet, përndryshe nuk do të na kishin dhënë një nga rezultatet më pozitive në historinë e partisë sonë”.

Page 16: 20090929 - SHQIP.pdf

@16

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

20 MËNYRA PËR T'U DOBËSUAR ora 21:00

Mbipesha ka qenë gjithmonë problem për ju? Keni dëshiruar gjithmonë të ndryshoni pamje, të ktheheni në formë të shkëlqyer, apo të mësoni ta organizoni ditën me standarde të shëndetshme dhe me plot kohë të lirë?Explorer Shkencë ka programin e përsosur për ju! 20 këshillat më të mira për të bërë ndryshimet e duhura, për një jetë të shëndetshme dhe plot energji!

KOMEDI SHËNDETI HORROR

DRAMË, LUFTËAKSION/WESTERN

BANDITËT E RINJ II ora 19:00

Regjia: Geoff Murphy Aktorët: Kieffer Sutherland, Christian Slater, Emilio Estevez Billi "The Kid" dhe banda e tij kërkohen nga ligji. Kur dy nga shokët e tij kapen, ai duhet t’i shpëtojë. Ata arratisen dhe nisen drejt Meksikës. “Për të kapur një hajdut, duhet një hajdut”, kështu një ish-anëtar i bandës së Billit i vihet atij pas për ta kapur dhe për të marrë shpërblimin prej 1000 $ që është vënë për kokën e tij.

HISTORI, QYTETËRIM

KOMEDI

NJË TELEFONATË E HUMBUR ora 23:00

Regjia: Takashi Miike Aktorët: Kou Shibasaki, Shin'ichi Tsutsumi, Kazue Fukiishi, Anna Nagata

Disa njerëz fi llojnë të marrin mesazhe zanore nga vetja e tyre në të ardhmen, me zërat e tyre kur reagojnë ndaj një vdekjeje të dhunshme.

ZENITI I SHANGAITora 21:30

Aktorët: Jackie Chan, Owen Wilson

Princesha e bukur Pei Pei është rrëmbyer. Gjurmët e rrëmbyesve shkojnë në Ne-vadën e largët. Chon Wang, roja peran-dorake, është gati të shkojë deri në fund të botës që t’ia kthejë Pei Pei të atit, peran-dorit.

PRINCI I BEL – AIRORA 20 00

Gjithçka shkonte mirë në familjen Benks deri në momentin kur me ta fi llon të jetojë Uilli, kushëriri nga Filadelfi a. Jeta e tyre do të ndryshojë papritur. Qetësia do të zëvendësohet nga aventurat e këtij djali të prapë.

06.20 Program TV Ritr. “Fiks Fare” i se henes

07.00 TV Show premiere “Wake up”08.58 Programi i dites09.00 Lajme09.20 Moti09.21 Horoskopi 09.28 Talk Show ritr. “Procesi Sportiv” 11.25 TN Ritr. “Bukuri e paster” pj.1111.58 Programi i dites 12.00 Lajme12.20 Moti 12.25 TN Ritr. “Analia” pj.132 (113) 13.25 Talk Show ritr. “Shqip”14.58 Programi i dites15.00 Lajme15.30 Moti 15.35 Select Pr. (direct) 16.30 TN Pr. “Bukuri e paster” pj.1217.00 TF Pr. “100 vitrinat” pj.151317.28 Programi i dites 17.30 Lajme Flash17.35 Moti 17.40 TN Pr. “Analia” pj.133 (114)18.35 Program TV Premiere “Pasdite

ne Top Channel”19.28 Programi i dites19.30 Lajmet 20.05 Moti 20.10 Program TV Premiere “Fiks Fare” 20.45 Film Serial Pr. “Loje e

rrezikshme” pj.1 21.40 Film serial Pr. “Kapri” pj.25

(sez.2/1a)22.30 Lajme 23.02 Moti 23.05 Top Show Premiere “Shqiptar

apo Kosovar?”01.00 Lajme e Moti 01.35 Program TV Ritr. “Fiks Fare” 02.15 Select (rit)03.10 Lajme e moti03.25 Muzike

HOROSKOPI

SHIGJETARI

AKREPI

Keni përballë jush një ditë shumë të këndshme. Në qoftë se jeni në kërkim të shpirtit binjak, sot mund të jetë dita me fat, ose në qoftë se në sirtar keni një projekt të parealizuar, ka ardhur momenti ta keni në konsideratë. Kriza në marrëdhënien me partnerin ju bën të hidheni në situata të ndërlikuara.

Pozicioni i yjeve në qiellin tuaj do të jetë pozitiv. Do të keni mundësi kështu të realizoni me sukses projektet profesionale, por edhe sektori fi nanciar do ju bëjë të shpresoni shumë. Po shikoni gjithçka me optimizëm dhe bëni mirë, sepse fati do të jetë në anën tuaj, sidomos në dashuri, ku parashikohen takime sentimentale që do të lënë shenjë në jetën tuaj. Në qoftë se jeni çift, mirëkuptimi dhe pasioni do ta forcojnë më shumë lidhjen tuaj me partnerin.

Dielli do të kalojë në sektorin e pestë dhe stimulon te ju një egocentrizëm të fortë. Pa e vënë re mund të rrezikoni marrëdhënie të shëndosha miqësore. Për të mos folur për dashurinë: partneri do të ketë shumë nevojë për vëmendjen tuaj. Kushtojini më shumë kohë, ndoshta duke organizuar një mbrëmje të veçantë.

Parashikohet një ditë delikate për ju. Duhet të tregoheni të duruar dhe t’i shpjegoni mirë gjërat derisa të jeni të sigurt se të tjerët ju kanë kuptuar. Ndihma e familjarëve tuaj do të jetë mjaft e vlefshme për të përballuar disa probleme. Në sektorin privat, një dashuri e mistershme do ju tërheqë shumë, duke zgjuar kështu te ju shijen e aventurës, edhe pse mund të jeni çift.

Yjet sot nuk premtojnë asgjë që ka të bëjë me jetën sentimentale. Rastet që do të konfrontoheni me partnerin do të jenë të shumta dhe ju me Hënën në kundërshtim do të jeni të padurueshëm, gjaknxehtë dhe mjaft nervoz: vështirë se mund të injoroni edhe provokimet më të vogla. Ju këshillohet të jeni më tolerant dhe të prisni sa të kalojë kjo periudhë e vështirë për të marrë vendime.

Puna, studimi dhe aktivitetet intelektuale në përgjithësi do të gjallërohen më shumë nga Mërkuri në shenjën tuaj, që stimulon mendjen e ju bën të jeni më të hapur. Por ky planet do ta shtrijë

mbrojtjen e tij edhe tek udhëtimet: do të jetë një moment i shkëlqyer për të udhëtuar. Mundohuni të mos nxitoheni dhe të mos shpërqendroheni nga objektivat tuaj.

LUANI

GAFORRJA

BINJAKET

DEMI

DASHI PESHORJA

BRICJAPI

UJORI

PESHQITVIRGJERESHA

ZJARRI DHE LIMONIORA 21:00

Regjia: Ole Christian MadsenAktorët: Thure Lindhardt, Mads Mikkelsen, Stine Stengade Kopenhagë, 1944. Danimarka është pushtuar nga Gjermania naziste. Zjarri dhe Limoni janë dy luftëtarë legjendarë të rezistencës, të cilët janë ngarkuar të asgjësojnë spiunët danezë që kanë tradhtuar atdheun. Me urdhër të komandës së tyre, ata janë të autorizuar tani e tutje të vrasin gjermanët.

FILMI SERIAL PREMIERE

TOKË MISTIKE – BAGANORA 22:00

Bagan, qyteti i famshëm mbretëror i artë në Mianmarin e sotëm, është i mbushur me mite dhe legjenda. Në kohën e monarkisë legjendare birmane, ky metropol mbulonte një sipërfaqe prej 40 km katrorë. Sot, ndërtesat e shumta madhështore të Baganit na ofrojnë një panoramë të mahnitshme të historisë së tij.

E MARTE 29 SHTATORRubin Kazan-Inter 18:30 HD6Fiorentina-Liverpool 20:45 HD1Barcelona-Dynamo K. 20:45 HD2 Arsenal-Olympiacos 20:45 HD3Rangers-Sevilla 20:45 HD4Instant Highlights 20:45 HD5Unirea-Stuttgart 20:45 HD6

E MERKURE 30 SHTATORCSKA Moskva-Beshiktash 18:30 HD5Bayern-Juventus 20:45 HD1Real Madrid-Marseille 20:45 HD2Man Utd-Wolfsburg 20:45 HD3Milan-Zürich 20:45 HD4Instant Highlights 20:45 HD5APOEL-Chelsea 20:45 HD6

E ENJTE 1 TETORWerder-Athletic Club 19:00 SS1Salzburg-Villarreal 19:00 SS2Levski-Lazio 19:00 SS3Instant Highlights 19:00 SS4Celtic-Rapid Wien 21:05 SS1Valencia-Genoa 21:05 SS2Roma-CSKA Sofi a 21:05 SS3Instant Highlights 21:05 SS4

E PREMTE 2 TETORGrand Premio de Portugal 13:40 SS5Gramozi-Besa 15:30 SS1Schalke 04-Eintracht 20:30 HD5

E SHTUNE 3 TETORPreston NE v WBA 13:45 SS4Grand Premio de Portugal 14:00 SS5Bayern-Koln 15:30 SS1Shkumbini-Teuta 15:30 SS2Laci-Dinamo 15:30 SS3Bari vs Catania 18:00 SS2Man Utd-Sunderland 18:30 HD5M’gladbach-Dortmund 18:30 HD6St Etienne-Bordeaux 19:00 SS4Barcelona-Almeria 20:00 HD4Inter vs Udinese 20:45 HD5

Në punë do të paraqiten zhvillime mjaft interesante; të nxitur nga Hëna në sektorin e pestë do të jeni të gatshëm të kapni valën e suksesit. Vetëm se ju kujtojmë që duhet të ruani krahët: kush është në konkurrencë me ju me siguri nuk do të rrijë duarlidhur. Mbrëmje emocionuese për ata që janë çift, por edhe për ata që janë singëll e janë të gatshëm të bëjnë njohje të reja.

Hëna në kundërshtim do të bllokojë iniciativat tuaja: nuk do ta keni aspak të lehtë të merrni vendime në sektorin profesional dhe në jetën private. Gjithsesi ju keni aftësi t’i zvarrisni gjërat: shfrytëzojeni sot këtë karakteristikë tuajën. Bëhuni ju protagonistët në jetën tuaj sentimentale, në vend që të qëndroni në vend duke pritur iniciativat e partnerit.

Pak zgjuarsi në marrëdhëniet e ndryshme nuk do të ishte keq sot, sidomos për sa u përket atyre në çift. Duhet të dini t’i gjeni anën partnerit për të arritur diçka që keni për zemër. Hëna do ju ndihmojë duke ju dhuruar frymëzimin e duhur. Ata që janë duke bërë projekte afatgjata do të gjejnë kushtet e duhura për t’i vënë në zbatim.

Kalimi i Hënës në fi llim në shenjën tuaj e më pas në atë të Ujorit do të jetë si një injeksion optimizmi për ju: pikërisht ajo që ju duhet në këtë periudhë të karakteri-zuar nga probleme dhe gabime në të gjitha kontestet. Në qoftë se ndiheni mirë fi zikisht mundohuni të ushtroni ndonjë aktivitet sportiv në ajër të pastër. Nuk do të mungojnë përfi time ekstra.

Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do ju ndihmojë të kundërshtoni ndonjë pozicion yjor negativ. Gjithsesi tregohuni të kujdesshëm të mos ndërmerrni projekte që kërkojnë një vlerësim të kujdesshëm, sidomos në fushën fi nanciare. Nuk do të mungojnë ftesa mjaft të këndshme, por në zemrën tuaj fshihet një shpresë për t’i interesuar një personi që njihni prej kohësh.

Me pak shkathtësi dhe diplomaci do të arrini të merrni nga të tjerët atë që doni. Vetëm se në mbrëmje nuk do të mungojë ndonjë zhgënjim i vogël; do të vini re se keni investuar shumë për sa u përket ndjenjave te një person që nuk ka asnjë qëllim të angazhohet seriozisht me ju. Ka ardhur koha për ndryshim.

PROGRAMI DITOR I DIGITALBPER ME SHUMEëëë.digitalb.al

“LOJE E RREZIKSHME” PJ.1, ora 20:50

Lidhje të rrezikshme në dashuri dhe politikë.Thrilleri i konspiracionit i skenaristit të jashtëzakonshëm Paul Abbott është një kombinim dinamik i vrasjes, dyshimit, mashtrimit dhe intrigues. Stephen Collins është një deputet ambicioz i Parlamentit anglez, zgjedhur kryetar i Komitetit Qeveritar të Energjisë dhe me shumë autoritet në Kabinet. Gjatë rrugës për në punë një mëngjes, Sonia Baker, asistentja e studimeve te Stefenit vdes në mënyrë të mistershme në metronë e Londrës. Reagimi emocional i Stefenit do të mbushë gazetat tabloid.

Page 17: 20090929 - SHQIP.pdf
Page 18: 20090929 - SHQIP.pdf

@18

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 NDRYSHE

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

Një libër i ri, “Without Fidel”, shkruar nga gazetarja amerikane Ann Louise Bardach, tregon për herë të parë detaje të veçanta për jetën e “Leader Maximo”. Lidhjet e tij të fshehura dhe fëmijët e jashtëligjshëm...

fëmijët dhe jeta sekrete e

10FIDELIT

Për të përshkruar sipërmarrjet revolucionare të Fidel Kastros, boja është derdhur lumë dhe janë harxhuar me qindra fl etë

revistash e gazetash. Por, deri më sot nuk dihej asgjë e saktë mbi jetën e tij private dhe mbi të gjitha se sa fëmijë kishte sjellë në jetë. Më në fund libri “Without Fidel”, i shkruar nga gazetarja amerikane Ann Louise Bardach, që do të dalë në shitje këto ditë në Amerikë, na rrëfen sekretin. Në jetën e tij prej amatori, EL Comandante kishte joshur me dhjetëra gra dhe sot mendohet se ka dhjetë fëmijë biologjikë. Libri i fundit i Bardach, një pjesë e të cilit është publikuar para kohe nga britanikja “Daily telegraph”, nuk tregon vetëm për jetën e gjatë politike të Kastros dhe vëllait të tij Raul, por jep edhe detaje të pafundme të jetës intime të ish-diktatorit kuban.

FëmijëtLideri kuban ka pasur një jetë të

paqëndrueshme nga ana sentimen-tale. Gruaja e parë e Fidel Kastros ishte Myrta Diaz-Balart, me të cilën u martua më 11 tetor 1948. Në atë kohë të dy të dashuruarit ishin 22 vjeç. Me Myrtan, Kastro pati një fëmijë, Fidel Angel Kastro Diaz-Balart, që ndryshe quhej Fidelito e që lindi në vitin 1949. Çifti u divorcua më 1955-n. Më pas ajo u martua me Emilio Nunez Blanko. Fidelito u rrit në Kubë dhe për një periudhë të caktuar, para se të pushohej nga i ati për paaftësi në detyrë, ishte në krye të Komisionit për Energjinë Atomike. Vetëm dy vjet pas triumfit revolucionar, më 1961-shin, Fidel Kastro gjeti një lloj qëndruesh-mërie me Dalia Soto del Valle, një vajzë 20-vjeçare nga Trinidadi. Dalia i dha pesë fëmijë: Alexis, një programues informa-tike, Alexander, inxhinier informatik, Alejandro Castro, edhe ky programues

informatike, Antonio, kirurg ortoped, dhe i fundit Angel, lindur më 1975-ën, i diplomuar për Mjekësi. Dalia dhe Fideli u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 1981, por ajo u shfaq për herë të parë në ekranin e televizorit në krah të tij vetëm në vitin 2003. Këta janë fëmijët e lindur nga lidhjet zyrtare të EL Comandante. Por, mendohet se Castro ka pasur edhe një numër shumë të madh lidhjesh klan-destine. Vetëm në vitin 1956 supozohet të kenë lindur tre fëmijë të paligjshëm nga lidhjet e tij jozyrtare: fëmija i parë erdhi në jetë nga lidhja me Natalia Revueltan, një aristokrate kubane, që më pas u bë një pasionante e revolucionit, të cilën e njohu pak muaj pas divorcit. Ajo lindi një vajzë më 3 mars të vitit 1956, të cilën e pagëzoi me emrin Alina Fernandez. Alina më vonë do të bëhej ylli radiofonik i të dëbuarve në Majami dhe autorja e një libri të dhimbshëm kujtimesh mbi veten dhe të atin. Fëmija i dytë lindi nga lidhja me një vajzë misterioze të quajtur Panchita Pupo. Po në vitin 1956, Maria Laborde, gruaja që pati një histori të shpejtë dashurie me Fidelin vetëm një ditë pas daljes së tij nga burgu, lindi Jorge Angelin. Nga një tjetër fl irt në vitin 1960, mendohet të ketë lindur fëmija i dhjetë i Kastros, i quajtur Ciro, emër që iu vu për nder të një martiri të revolucionit. Nëna e tij mbeti e panjohur dhe asnjëherë nuk u mor vesh gjë për të. Ciro, sipas atyre që trego Bardach në librin e saj, i ngjan një “ylli kinemaje”. Ai i ka sytë jeshile dhe lëkurën e errët. Pasi studioi edukim fi zik në kolegj, Ciro është martuar me një funksionare të Partisë Komuniste dhe jeton në një shtëpi luksoze në Ha-vana. Por, fëmijët e Fidelit mund të mos “ndalen” këtu. Sipas rrëfimeve të një dezertori kuban, që më parë punonte në shërbimet sekrete në vendin kara-

ibik, një tjetër fëmijë i Kastros ka lindur në vitin 1970 nga lidhja klandestine e radhës. Kur gazetarja Ann Louise Bar-dach pyeti Kastron se sa fëmijë kishte, gjatë një interviste për “Vanity fair” në vitin 1993, ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Pothuajse një fi s”. Emri Kastro rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë besnik, por edhe pse i qëndroi besnik politikës së tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për

gratë me të cilat u lidh gjatë gjithë jetës. Në vitin 2008, një tjetër dokumentar i bërë nga një gazetar amerikan tregoi se ai kishte fjetur me më shumë se 35 000 gra. “Ai ka fjetur të paktën me dy gra në ditë për më shumë se katër dekada. Një për drekë, një për darkë”, pati treguar një ish-zyrtar i Kastros me emrin Ramon. Që Kastro ka qenë shumë i preferuar nga gratë, kjo gjithmonë është ditur në Kubë.

Para dhe pas revolucionit ai u prit si hero në Havanë, gjithmonë i shoqëruar nga një numër i madh admiruesesh femra.

Sëmundja Fidel gjatë gjithë jetës së tij kishte bërë

gjithçka kishte mundur për të mbajtur të fshehta lidhjet e tij jashtëmartesore dhe fëmijët e tij kanë respektuar të atin duke mbajtur gjithmonë një profi l të ulët. Si-pas tregimit të Bardach, asnjë nga fëmijët e Kastros nuk do të marrë në të ardhmen frenat e pushtetit. Më i besueshmi për të pasuar Raulin është 43-vjeçari Alejandro, djali Raul Kastros, kolonel dhe “ylli i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme”. Libri hedh dritë edhe mbi sëmundjen që në vitet e fundit ka prekur Fidelin dhe vuajtjet e ish-diktatorit. Kastroja krenar, tregon shkrimtarja, fillimisht kishte refuzuar një ndërhyrje kirurgjike që do e kishte detyruar të jetonte për një periudhë të gjatë në spital me një qese plastike të mbërthyer në trup. Megjithatë ai vendosi t’i nënshtrohej një operacioni më të rrezikshëm, që sapo të shërohej do t’i garantonte pavarësi të plotë. Për fat të keq ndërhyrja dështoi dhe Fidel gati sa nuk vdiq nga një infeksion i rëndë që i preku zorrët. I ndodhur në këtë pikë, ish-diktatori pranoi ndërhyrjen kirurgjikale standarde, por mbeti shumë zemërthyer: “Fideli qante shumë herë në ditë. Ishte me të vërtetë i shkatërruar”, i ka rrëfyer shkrimtares një burim anonim, i cili punonte në të njëjtin spital ku Fideli ishte operuar. Nga kontaktet me sistemin shëndetësor Kuban, ajo zbuloi se Kastro ushqehej vetëm në mënyrë intravenoze pesë muaj pas operacionit dhe humbi më shumë se 20 kilogramë. Një doktor spanjoll i thirrur posaçërisht për t’u marrë me shëndetin e tij, i frikësuar se nuk kishte më shpëtim, zëvendësoi ushqimet e forta me një dietë ushqimore shumë të rreptë.

Page 19: 20090929 - SHQIP.pdf

@19

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 NDRYSHE

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

Një votë për dy politikanë...

Profi li i personalitetit të dy kandidatëve për

kryeministra të Greqisë

Më 4 tetor, qytetarët grekë do të votojnë për qeverinë e re, natyrisht edhe për Kryemi-nistrin që do të jetë kreu i

ekzekutivit të Greqisë.Në zgjedhje marrin pjesë dhjetëra

parti, dhjetëra kryetarë, por zgjedhja e grekëve për Kryeministër dhe jo për votën kufizohet te Kostas Karamanlis dhe Jorgos Papandreu.

Dy personalitete të jetës politike greke, me pasues, dashamirës e kundër-shtarë, me miq e armiq, të shpallur e të fshehur. Dy personalitete me divergjenca politike e ideologjike, të cilat janë të njohura e të ditura tashmë, por edhe me ndryshime në karakter. Të dy premtojnë një revolucion politik, ekonomik, social, moral dhe paqësor, por njëri ishte në pushtet vitet e fundit, ndërsa tjetri ende nuk është provuar.

Dy politikanë që vijnë nga familje me tradita në jetën politike të Greqisë, ndoshta mundet të quhen si pasardhësit e “fundit” të dinastive që kanë dominuar për gati një shekull jetën politike e ekze-kutive të Greqisë.

Jo pak herë analistët grekë kanë paraqitur ndryshimet në personalitetin e dy politikanëve kryesorë të Greqisë.

Kostas Karamanlis konsiderohet si or-ator i lindur e me një “paraqitje skenike” të shkëlqyer, ndërsa zoti Papandreu nuk shquhet për oratori, por konsiderohet si një “forcë e qetë”, shumë i vendosur për të arritur objektivat që i ka vënë vetes.

Kostas Karamanlis konsiderohet nga analistët grekë si politikani klasik grek, që ha shumë, pi goxha, është shakaxhi. Nuk e ka problem të ulet në pjektoret e famshme të Athinës, të hajë biftekë e suvlake dhe të akuzojë “Davaxhinjtë e pushtetit”, që uzurpojnë gjithçka.

Është nga ata njerëz që ka oratori, i kupton gjërat dhe thotë nëpër kafene: “Ah sikur të isha unë Kryeministër, të shikonit se çfarë do të bëja!”.

Karakteristikë e Kryeministrit Kara-manlis është se nuk para i pëlqen udhë-timet e gjata, në përgjithësi nuk i pëlqen fare udhëtimet. Preferon të rrijë në shtëpi me gruan e fëmijët, se sa të shkojë nëpër takime ndërkombëtare.

Nga ata që e njohin konsiderohet si tip i këndshëm për shoqërim, por është vërtetuar se shoqëritë nuk di t’i zgjedhë, gjë që vërtetohet edhe nga skandalet e mëdha, në të cilat ishin pleksur bashkë-punëtorët e tij më të ngushtë.

Lideri socialist, Jorgos Papandreu, kandidati më potencial aktualisht për postin e Kryeministrit, është diametral-isht i kundërt: nuk ha shumë, nuk pi fare, nuk thotë anekdota. Preferon shumë

alitete të huaja, me rrezatim e infl uencë të madhe, si nobelisti Amartia Shen, arkitekti me famë botërore Xhuzepe Asebrilio, i cili me projektin e tij ndryshoi rrënjësisht pamjen e Barcelonës me ras-tin e Lojërave Olimpike.

Zoti Karamanlis për të mos hum-bur elektoratin e djathtë nga fashisti Karaxhaferris, u tërhoq në një “gjueti shtrigash”, me operacione policore me viktima emigrantët, për të kënaqur “ndjenjën e pasigurisë së grekëve”, ndër-sa zoti Papandreu, qysh kur erdhi në krye të PASOK-ut, ishte shumë i hapur e i afërt me emigrantët. Madje shumë prej tyre i përfshiu edhe në Këshillin Kombëtar të partisë së tij.

Zoti Karamanlis u është shmangur prononcimeve të drejtpërdrejta në lidhje me dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ndërsa zoti Papandreu ka deklaruar hapur se me ardhjen e tij në pushtet do t’u japë të gjithë fëmijëve të lindur në Greqi nënshtetësinë, ndërsa emigrantëve të ligjshëm të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.

Analistët grekë vlerësojnë se zoti Karamanlis është më afër grekut të mesëm, ndërsa zoti Papandreu dëshi-ron ta ndryshojë grekun e mesëm. Zoti Karamanlis është veçanërisht dinamik, por qeverisja e tij u karakterizua nga një inerci e madhe.

Zotin Papandreu nuk e kemi parë ende të qeverisë. Zoti Karamanlis deklar-on se nuk e ka frikë koston politike kur duhet të ndërmarrë vendime e të veprojë në të mirë të popullit e Greqisë. Por zoti Karamanlis nuk guxoi jo të rithemelonte shtetin, ashtu siç kishte premtuar, por as të dëbonte miqtë e tij të ngushtë që ishin të implikuar në skandalet më të mëdha në jetën politike e ekonomike të Greqisë në pesë vitet e fundit që ai qeveris.

Në të kundërt, zoti Papandreu nuk ngurroi të dëbonte deputetë, anëtarë e funksionarë të lartë të partisë së tij, qoftë edhe miq të tij, të cilët ishin të implikuar në skandale, ose që ekzistonin edhe dys-hime se ishin të implikuar në skandale.

Zoti Papandreu nuk ngurroi të lar-gonte nga partia dhe grupi parlamentar i PASOK-ut edhe ish-kryeministrin Kostas Simitis, si edhe shumë funksionarë të tjerë të lartë dhe fi toi në luftën e ashpër për kreun e partisë kundrejt kandidatit tjetër, E. Venizelos.

Në vija të përgjithshme ky është pro-fi li i dy personaliteteve, për të cilat do të votojnë qytetarët grekë më 4 tetor dhe që do t’i qeverisë nga 5 tetori.

Dhe grekët ndërmjet këtyre të dyve do të zgjedhin e do të marrin.

Ardi Stefa

sportet, vrapin, çiklizmin, notin, në vend që të rrijë i ulur në ndonjë tavernë. Në kundërshtim me zotin Karamanlis, Jorgos Papandreu dëshiron e preferon të udhëtojë shumë jashtë shtetit, është president i Internacionales Socialiste dhe ndihet veçanërisht mirë dhe lirshëm me liderët e huaj. Është karakteristike për t’u shënuar se në mes të fushatës elek-

torale, zoti Papandreu gjeti kohën që të shkonte për dy ditë në SHBA, për të folur në Samitin e G20 dhe të propozojë disa masa për ndryshimin e sistemit global ekonomik dhe të qeverisjes politike me synim kufi zimin e pabarazive. Po atë ditë që foli në Samitin e G20, zoti Papandreu shkoi të vizitonte Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut, i ftuar në një banket nga

ish-presidenti Klinton.Miqtë e Kryeministrit aktual, zotit

Kostas Karamanlis, janë funksionarë par-tiakë të Demokracisë së Re dhe shumicën e tyre ai i njeh qysh kur ishte i ri dhe anëtar i Forumit rinor të Demokracisë së Re në Athinë e Selanik. E kundërta ndodh me zotin Papandreu. Ndër miqtë e tij të ngushtë renditen edhe shumë person-

Analistët grekë vlerësojnë se zoti Karamanlis është më afër grekut të mesëm, ndërsa zoti Papandreu dëshiron ta ndryshojë grekun e mesëm. Zoti Karamanlis është veçanërisht dinamik, por qeverisja e tij u karakterizua nga një inerci e madhe

Lideri socialist, Jorgos Papandreu, kandidati më potencial aktualisht për postin e Kryeministrit, është diametralisht i kundërt: nuk ha shumë, nuk pi fare, nuk thotë anekdota. Preferon shumë sportet, vrapin, çiklizmin, notin, në vend që të rrijë i ulur në ndonjë tavernë

Page 20: 20090929 - SHQIP.pdf

@20

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 NDRYSHE

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

Miodownikark

Koleksionisti i materialeve

Pllaka qelqi, të cilat pastrohen vetë, tuba që ndryshojnë formë kur bërtet, meteorë. Prej nëntë vjetësh mbledh dhe katalogon gjërat më të çuditshme të botës për të frymëzuar shkencëtarët dhe artistët

BIOGRAFIA Mark Miodownik lindi në 1970-ën, në Britaninë e Madhe. Në vitin 1996 përfundoi doktoraturën në degën e Shkencës së Materialeve, në Universitetin e Oksfordit. Në 2001-in fi lloi të koleksiononte materiale të pazakonta. Në 2003-in mori fonde publike për të hapur “Materials library” (librarinë e materialeve), përfshi edhe “King’s college” e Londrës

NXITJA Miodownik tregon se interesi i tij për materialet ka lindur gjatë kohës së shkollës, kur bleu një vizore plastike, të cilën e kishin reklamuar si të pathyeshme. Kur vizorja u bë copë e cikë, Miodownik mbeti i çuditur: “Isha aq i habitur saqë u riktheva te dyqani ku e kisha blerë. Shitësi më tha që mund të merrja një të re. I thashë se problemi qëndronte diku tjetër: që vizorja nuk ishte e pathyeshme dhe ose do t’i ndryshonin emërtimin, ose do ta nxirrnin nga qarkullimi. Që atëherë fi llova të interesohesha se si prodhohej një vizore plastike dhe përse disa sende thyhen e disa të tjera jo”

Një prej baballarëve themelues të shkencës së materialeve ishte James Edward Gordon, i cili në vitin 1968 publikoi “Shkenca e materialeve rezistente”. Gordon ishte një mësues argëtues dhe i çuditshëm, i bindur se çdo material kishte një karakter dhe forcë jetësore

Libraria e materialeve nuk ka një komision të specializuar që fi ltron dhe përzgjedh materialet. Miodownik dhe stafi i tij i bëjnë vetë kërkimet. Çdo javë marrin shumë pako dhe zarfe, brenda të cilave gjenden sende nga më të çuditshmet

Mark Miodownik po mendon për udhëti-min e tij të radhës. Dëshiron të shkojë

në një fshat të humbur të Bos-një-Hercegovinës për të rimarrë një copëz meteori të rënë mbi çatinë e një ferme, por të bësh marrëveshje me pronarin është shumë e vështirë. Është hera e pestë brenda gjashtë muajve që meteorët godasin shtëpinë e tij dhe është i bindur se jashtëtokë-sorët e kanë vënë në shënjestër. Edhe Miodownik duhet ta prano-jë se pesë meteorë brenda gjashtë muajve janë të pamundur nga ana statistikore. Gjithsesi, ai është më shumë i interesuar për substancën, se sa për prejard-hjen. Një copëz meteori do të ishte diçka me shumë vlerë për t’ia bashkangjitur koleksionit të materialeve, të cilin Mark e ka krijuar tetë vite më parë dhe që sot është bërë ‘libraria’ “Materi-als library del King’s college” e Londrës. Në Strand, në një pallat të vjetër gjenden rafte të mëdha të mbushura me materialet më të çuditshme të së kaluarës, të tashmes, e ndoshta edhe të së ardhmes. Pranë sendeve të çuditshme janë vendosur edhe materialet më të zakonshme, si alumini, çeliku dhe bakri. Këto materiale janë vënë bashkë me një qëllim të vetëm: të mrekullo-jnë vizitorët. Të paktën, kjo është ideja e Mark Miodownik. Ky profesor i shkencave materiale është 39 vjeç, mban mjekër, fl okët i ka pjesërisht të rënda dhe mban syze me skelet të errët. Edhe pse ka pamje serioz, është një njeri

shumë i dashur. Miodownik tregon se interesi

i tij për materialet ka lindur gjatë kohës së shkollës, kur bleu një vizore plastike, të cilën e kishin reklamuar si të pathyeshme. Kur vizorja u bë copë e cikë, Miodownik mbeti i çuditur: “Isha aq i habitur saqë me vizore të thyer u riktheva te dyqani ku e kisha blerë. Shitësi më tha që mund të merrja një të re, por unë i thashë se problemi qëndronte diku tjetër: që vizorja nuk ishte e pathyeshme dhe ose do t’i ndryshonin emërtimin, ose do ta nxirrnin nga qarkullimi. Që

ishte shumë i pasionuar. Kështu, fi lloi të koleksiononte materiale të pazakonta që sot i përdor për të bërë mësim. “Hap një kasetë dhe i them klasës: ‘Të dashur nxënës, sot do të fl asim për këtë’ dhe u jap në dorë diçka që i habit”.

Zërat mbi koleksionin e çu-ditshëm u përhapën shpejt dhe Miodownik u kontaktua men-jëherë nga “National endowment for science, technology and the arts” (Nesta) që i dha 80 mijë euro për të themeluar atë që sot quhet “Materials Library” (Libraria e Materialeve).

Materialet në raftet e mëdha nuk janë të emërtuara dhe viz-ituesit mund t’i prekin dhe t’i nuhasin. “Është një përqasje artistike ndaj shkencës”, thotë Miodownik. “Për shkencëtarët është një leksion estetike dhe një mënyrë për të zbuluar aspektin ndijor”. Kolegët e tij të librarisë së materialeve marrin gjatë javës shumë e-mail-e nga persona që dëshirojnë të vizitojnë kolek-sionin, sidomos nga studentët e disiplinave artistike.

Mbledhja e materialeve është një fenomen jashtëzakonisht i bukur. Në të shkuarën studioja e materialeve përbëhej nga meta-lurgjia, kimia dhe fizika. Gjatë 50 viteve të fundit janë zbuluar substanca të reja plastike, gjysmë përçuese, materiale biologjike që i kanë vjetruar disiplinat e vjetra.

Një prej baballarëve theme-lues të shkencës së materialeve ishte James Edward Gordon, i cili në vitin 1968 publikoi “Shkenca e materialeve rezistente”. Gordon ishte një mësues argëtues dhe

i çuditshëm, i bindur se çdo material kishte një karakter dhe forcë jetësore. Edhe Cyril Stanley Smith, eksperti i metalurgjisë së institutit të teknologjisë së Masaçusets, pati një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj shkence. Në librin e tij të vitit 1970, “Arti, teknologjia dhe shkenca”, Smith thekson se arti dhe estetika kanë qenë gjithmonë një burim frymëzimi për zhvil-limin teknologjik.

Miodownik bën të pamun-durën për të ecur mbi gjurmët e tyre. Ka krijuar një instalim fl uo-reshent në galerinë “Hayward” dhe bashkëpunon me muzeun “Victoria and Albert Museum” për prezantimin e koleksionit të ri të qeramikës. Ndërkohë, organizon takime mes artistëve dhe studentëve të shkencës së materialeve. Libraria e materia-leve është e populluar në veçanti nga pjesëmarrësit e cikleve të konferencave të organizuara nga Miodownik. “Në këto takime shkencëtarët thonë gjëra të tipit: ‘materiali im ndryshon formë kur bërtet’”, tregon Miodownik. Libraria e materialeve nuk ka një komision të specializuar që fi ltron dhe përzgjedh materialet. Miodownik dhe stafi i tij i bëjnë vetë kërkimet. Çdo javë marrin shumë pako dhe zarfe, brenda të cilave gjenden sende nga më të çuditshmet.

Mark Miodownik e mban gjal-lë koleksionin e tij falë organiz-mave si “Nesta” ose “Engineering and physical sciences research council” dhe nuk dëshiron abso-lutisht t’i komercializojë.

atëherë fi llova të interesohesha se si prodhohej një vizore plas-tike dhe përse disa sende thyhen e disa të tjera jo”. Këto pyetje e nxitën të mbronte doktoraturën në Universitetin e Oksfordit dhe të udhëhiqte grupin e studimit mbi materialet e “King’s college” në Londër.

Të shohësh dhe të prekëshMiodownik e ka krijuar li-

brarinë e materialeve, sepse nuk është i kënaqur se si mësohet shkenca e materialeve. Kur ishte student, nuk i ka parë dhe prekur kurrë materialet pas të cilave

Page 21: 20090929 - SHQIP.pdf

shqip

21

@E MARTE, 29 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Rikthehen rastet e gja-kmarrjeve në qytetin e Shkodrës. Pak para mesnatës së të dielës,

një drejtues kamionçine për pak ka humbur jetën nga plumbat e hasmit të tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 23:30 në afërsi të tregut të “Zdrales” në qendër të qyte-tit. 39-vjeçari Ridvan Bajrami, banues në lagjen “Ajasëm” të Shkodrës, ka qenë duke ngarkuar kamionçinën e tij me dhe në një shesh ku po hapeshin themelet për ndërtim, kur është qëlluar me pistoletë katër herë. Ai ndodhej brenda kabinës së makinës dhe fatmirësisht dy plumba kanë mundur ta prekin vetëm në këm-bë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin rajonal të Shkodrës, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, duke kaluar çdo rrezik për jetën.

Ndërkohë, mësohet se tri orë pas ngjarjes, blutë e Shkodrës kanë arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ishte kthyer në vendin e ngjarjes për të mësuar nëse ishte realizuar objektivi i tij - vrasjen e kundërshtarit. Mësohet se ai është Bledar Kruja, 35 vjeç dhe sipas policisë, u kap pranë vendit të ngjarjes, ku ishte futur mes turmës së njerëzve kuriozë, për të mësuar çfarë kishte ndodhur.

Sipas burimeve nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Mes autorit të plagosjes dhe të lënduarit, dikur fqinj dhe miq me njëri-tjetrin, ka një histori konflikti të nisur 5 vjet më parë. Në fund të vitit 2004, Ridvan Bajrami pas një konflikti në familje tentoi të qëllojë me armë zjarri mbi të atin. Në këtë moment ndërhyri fqinji i tyre, Zija Kruja, i cili ishte babai i agresorit 35-vjeçar, Bledar Kruja. Zijai ndërhyri për të qetësuar fqinjët, por breshëria e plumbave ra mbi të dhe ai gjeti vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, Ridvan Bajrami u arrestua për akuzën e “vrasjes ak-sidentale” të fqinjit dhe “vrasjen e mbetur në tentativë” të babait të tij. Pas vuajtjes së dënimit, Ridvan Bajrami doli nga burgu në fund të vitit 2008 dhe vazhdoi të punon-te si shofer me kamionçinën e tij. Por për familjen e viktimës, duket se nuk mund të quhet e mbyllur vrasja e kryefamiljarit të tyre vetëm me katër vite burg. Kështu djali i viktimës, në shenjë hakmarrjeje ka qëlluar me armë zjarri ndaj 39-vjeçarit Bajrami, i cili 4 vjet më parë i kishte vrarë babanë.

Fillimisht, policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e disa per-sonave si autorë të dyshuar të ngjarjes në fjalë. Sipas policisë lokale, mësohet se njëri nga të shoqëruarit mendohet që të jetë i përfshirë në ngjarje në rolin e përkrahësit të autorit të krimit. Gjatë orëve të para të ditës së djeshme, policia e Shkodrës ka bërë disa kontrolle në banesat e të dyshuarve si autorë të mun-dshëm të ngjarjes dhe pas tri orësh është bërë i mundur ar-restimi i 35-vjeçarit Kruja, i cili e kishte fshehur armën e krimit, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Policia bëri të mundur sekue-strimin e armës së krimit, një pistoletë tip TT, të cilën autori e mbante pa leje. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 4 gëzhoja pistolete, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ardi Hoti

Shkon për gjueti shpen-dësh të egra, përfundon i plagosur. Një gjahtar ka mbetur i plagosur rëndë

në gjoks, ndërsa kushëriri i tij është vënë në pranga. Aventura e gjahut në malet e Gjergjevicës është ndërprerë kur 42-vjeçari P.Agollari është plagosur në pjesën e gjoksit. Ai është qëlluar aksidentalisht nga i kushëriri, 46-vjeçari Vladimir Agollari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës në fshatin Gjer-gjevicë të Lekasit. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka identifikuar menjëherë si autor Vladimir Agollarin nga qyteti i Korçës, ndërsa nga hetimet dhe zbardhja e rrethanave grupi hetimor ka konkluduar se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale. Vladimir Agollari, bashkë me të kushëririn dhe një mikun e tyre, kishin shkuar për gjah në mal gjatë pasdites të së dielës, në pyllin e fshatit Gjergjevicë. Në momentin që 46-vjeçari ka pikasur një tufë shpendësh të egër, ka qëlluar mbi to, por në mungesë të fushëpamjes saçmat

Shkojnë për gjah, plagos aksidentalisht kushëririn

I plagosuri dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë. Policia arreston fajtorinKorçë

e çiftes kanë rënë mbi të kushëri-rin. Gjahtarët kishin vendosur të ndaheshin gjatë gjahut. Sipas policisë, ata janë larguar rreth 30 metra, por për shkak të bimësisë dhe pemëve të dendura nuk kanë pasur fushëpamje të mjaf-tueshme. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, pasi ka bërtitur dhe është rrëzuar i plagosur, dy gjahtarët e tjerë kanë shkuar për t’i dhënë ndihmë. Policia tha se

i plagosuri ka marrë dëmtime të shumta nga saçmat në pjesën e gjoksit. Ai është transportuar me urgjencë nga dy gjahtarët e tjerë për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të largësisë nga qyteti i Korçës, i plagosuri ka mbërritur në gjendje të rëndë për shkak të hemor-ragjisë së madhe dhe plagëve të rënda. Nga ana e mjekëve të spitalit të Korçës është vendosur

që 42-vjeçari të dërgohet drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Sipas mjekëve, ai është transportuar drejt kryeqytetit për ndihmë më të specializuar, pasi dëmtimet në trup kanë qenë relativisht të rënda. Disa orë më vonë, policia ka arrestuar edhe kushëririn e të dëmtuarit, Vladimir Agollari për veprën penale “të plagosjes së rëndë nga pakujdesia”.

J.Dhimitri

Merr hakun e babait, katër plumba fqinjitShkodër, autori u kap në vendin e ngjarjes, duke u interesuar për fatin e viktimës

Gjashtë të plagosur ka qenë bilanci i katër aksidenteve të

ndodhura brenda dy ditëve të fundit në Elbasan, Korçë e Vlorë. Rasti i parë është regjistruar në Elbasan në bulevardin “11 Nëntori”, te kryqëzimi i shkollës peda-gogjike. 19-vjeçari Florenc Metellari, lindur dhe ba-nues në lagjen “Vullnetari” Elbasan, duke drejtuar mo-toçikletën e tij tip “Lifan” pa targa, është përplasur me veturë tip “Benz” me targa EL0776B, në pronë-si të 45-vjeçarit, Fatmir Duka, lindur dhe banues në lagjen “Haxhias” në Elbasan. Si pasojë e kësaj përplasjeje është dëm-tuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ndërsa ndaj 19-vjeçarit ka nisur proce-dimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërkohë, i njëjti proce-dim ka filluar edhe për 26-vjeçarin, Gazmir Qyra, 26 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kodovjat, të rrethit Gramsh. Qyra, duke drejtuar furgonin e tij tip “Ford” me targa GR1457B, në aksin rrugor Gramsh-Vinë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe teksa ka dalë nga rruga ka aksidentuar 47-vjeçaren, Shahe Xharo, e cila ka qenë pasagjere në furgon. Ndërkohë, dje në Korçë, një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është përplasur nga një mjet që lëvizte me shpejtësi. Edi Vangjeli ka marrë plagë të rënda kur një mjet e ka përplasur me forcë, duke i shkaktuar rrëzimin mbi asfalt dhe si pasojë dëmtime të shumta e fraktura në pjesën e ko-kës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në një nga kryqëzimet në qendër të qytetit. Policia lokale ra-porton se Vangjeli ka qenë duke kaluar në rrugë kur është përplasur nga një mjet me targa greke që drejtohej nga një 37-vjeçar korçar. I lënduari është transportuar në gjendje të rëndë me helikopter drejt kryeqytetit. Shkak i përcaktuar në vendin e ngjarjes ka qenë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar i mjetit në kohën kur këm-bësori po kalonte në anën tjetër të rrugës. Policia ka ndaluar për këtë aksident drejtuesin e mjetit, Lorenc Mitre, nga qyteti i Korçës për shkelje të rregullave të qarkullimit. Një tjetër aksident është shënuar dje në mesditë në aksin rrugor Vlorë-Uji i Ftohtë, në afërsi të plazhit publik. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy makinave me targa italiane janë aksidentuar rëndë tre persona. Shkak i ngjarjes mësohet të jetë bërë shpejtësia e madhe dhe një parakalim i ga-buar.

Gjashtë të plagosur në tri rrethe

Aksidentet

Konflikti për pronat për pak i ka marr jetën një banori të fshatit Dërdushë në Pogradec. Shkak është bërë një konflikt pronësie mes dy familjeve. Burime nga

policia lokale bëjnë të ditur se Avni Pashollari, 32 vjeç nga fshati Grybec, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë një banor të fshatit Dërdushë në Pogradec. Mësohet se 32-vjeçari dhe viktima, prej kohësh konfliktoheshin për një pronë në fshat. Ndërkohë që pas krimit, Pashollari është larguar me shpejtësi, për t’i shpëtuar prangosjes së policisë, i lënduari është dërguar në spital, ku ndodhet ende nën trajtim mjekësor. 32-vjeçari Pashollari është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”. Ndërkohë, mjekët e spitalit të Pogra-decit thanë se i plagosuri nuk ka rrezik për jetën.

Ju.Dh.

Gjendet i mbytur një 67-vjeçar nga fshati Goskovë i rrethit të Korçës. Trupi pa jetë i burrit është gjetur në lumin Dunavec, poshtë urës së fshatit Turan. Policia

tha se kufoma i përket Halil Muçollarit. Ky person mësohet se ishte larguar nga banesa e tij në fshatin Goskovë një ditë më parë. Ndërkohë që pas disa kërkimeve, kanë qenë fa-miljarët e tij, ata që e kanë gjetur të mbytur dhe të pajetë në lumin që përshkon rrugën e fshatit. Policia lokale ka bërë të ditur se 67-vjeçari është gjetur i vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas policisë, banori i fshatit Goskovë, i larguar një ditë më parë nga banesa, mendohet se ka vrarë veten duke u hedhur nga ura. Për këtë arsye kanë nisur hetimet për gjetjen e motiveve të këtij akti.

Ju.Dh.

Krimi Vetëvrasja

Konflikti për pronën, një i plagosur Gjendet i mbytur në lumë 67-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën

Tiranë-Durrës. Në të është për-fshirë një automjet tip “Audi” që është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, pranë fshatit Goxhas të Dur-rësit. Burime të policisë lokale bënë të ditur se drejtuesi i au-tomjetit është Durim Muça, 34 vjeç me banim në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë rrugore. Si rezultat i fl akëve që kanë për-fshirë automjetin 34-vjeçari ka pësuar djegje të shumta në trup dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të madhe dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, si rezultat i përplasjes së fortë zjarri ka shpërthyer në mjet.

v.q.

Durrës

Makina merr flakë pas përplasjes, digjet shoferi

KONFLIKTI Në fund të vitit 2004, Ridvan Bajrami pas një konfl ikti në familje tentoi të qëllonte me armë zjarri mbi të atin, por plumbat vranë fqinjin, i cili ndërhyri për të shuar sherrin

PLAGOSJA 39-vjeçari Ridvan Bajrami ka qenë duke ngarkuar kamionçinën e tij me dhe në një shesh ku po hapeshin themelet për një ndërtim, kur është qëlluar katër herë me pistoletë nga Bledar Kruja

Page 22: 20090929 - SHQIP.pdf

22

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Një 52-vjeçar nga Fie-ri, i cili është duke u gjykuar për kultivim të bimëve narkotike,

ka denoncuar dje autoritetet policore për vjedhje të sende-ve me vlerë në shtëpinë e tij. Denoncimin është bërë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, ndërkohë që i arrestuari ka deklaruar përpara trupit gjykues se ka bërë deri tani gjashtë shkresa me shkrim për të hetuar këtë pretendim, por prokuroria dhe policia nuk kanë marrë parasysh asnjërën prej tyre. Asllan Hoxha, 52 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ngjeqar të Komunës Kurjan në Rrethin e Fierit është arrestuar në tetor të vitit 2007 për prodhim dhe mba-jtje të bimëve narkotike. Gjatë seancës së fundit gjyqësore ai i kërkoi trupit gjykues të regjistrojë denoncimin e tij kundër policisë, që sipas Hoxhës i ka vjedhur disa sende me vlerë. “Ju, kryetar i trupit gjykues, dhe ju dy anëtarët e tjerë, që në fillim të gjykimit të çështjes time jeni informuar për denoncimin e kryer nga unë. Po ashtu edhe ju prokuror jeni njohur me këtë denoncim”, tha Hoxha gjatë seancës. Ai tregoi më tej se gjatë arrestimit të tij policia ka qëndruar për më shumë se tetë orë në banesë dhe ka ushtruar presion mbi familjarët. “Dua të di ku kanë shkuar denoncimet e mia pafund të depozituara edhe me postë nga burgu ku unë po qëndroj. Edhe kur më ka marrë në pyetje prokurori Genci Mane, pas arrestimit apo dhe në vijim të hetimeve, i kam shprehur atij kërkesën për denoncim. Por asnjë nga autoritetet nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe nuk e ka vlerësuar padinë time”, tha i arrestuari Asllan Hoxha. Ai ka kër-kuar gjithashtu që trupi gjykues të lejonte gazetarët në sallën e gjyqit, në mënyrë që denoncimi i tij të bëhej publik. “Vendosëm të kërkojmë ndihmën e medias, pasi denoncimet e njëpasnjëshme të bëra nga Asllani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, qoftë edhe negative”, thotë një i afërm i të arrestuarit. Vetë Asllan Hoxha e sqaroi trupin gjykues se në mo-mentin e arrestimit, në shtëpi i është vjedhur një sasi bizhuterish me vlerë të madhe monetare. “Në dhomën time të gjumit kanë hyrë në vendin ku ime shoqe mbante bizhuteritë. Kanë marrë të gjitha ato që kanë gjetur atje. Po ashtu edhe në qilarin ku unë mbaja verën shumëvjeçare policia ka bërë dëme. Për dëmshpërblimin dhe kthimin e sendeve me vlerë kam kërkuar edhe nga prokurori Genci Mane ndërhyrje, por më kot. Dua drejtësi dhe besoj për të deri në autoritetet më të larta”, tha Asllan Hoxha në sallën e gjyqit. Në kancelarinë e Gjykatës së Fie-rit mësojmë se letrat e personit në gjykim janë depozituar nga gjykata, por nuk ka nisur proces gjykimi për to, pasi është prokuro-ria ajo që merret me këtë kategori denoncimesh. Matilda Troka

Mësuesit nuk pranohen në punë pa certifikataELBASAN/ Kartat e identitetit nuk konsiderohen dokument i vlefshëm nga Drejtoria Arsimore

everia çeke merr përsi-p ë r f i n a n c i m i n e projektit për rehabiliti-min e sipërfaqeve të ndotura të zonës naf-

tëmbajtëse të qytetit të Kuçovës. Lajmin e ka bërë të ditur për ga-zetën kreu i kësaj bashkie, Artur Kurti. Sipas tij, realizimi i këtij projekti u arr it në sajë të bashkëpunimit mes qeverisë çeke dhe asaj shqiptare, por edhe nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë e institucional mes Mi-nistrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Kuçovës. Kurti sqaron se qeve-ria çeke ka dhënë një fond prej 1.2 milionë eurosh për realizimin e këtij projekti të parë për kthimin në gjendjen e mëparshme të si-përfaqeve të tokave që janë të ndotura me naftë. Me këtë finan-cim është parashikuar të kthehet në gjendjen e mëparshme një sipërfaqe trualli prej 25 ha, në territorin e ish-Uzinës së Përpu-nimit të Naftës në qytetin e Kuço-vës, e cila u shkatërrua tërësisht gjatë trazirave të vitit 1997. Krye-bashkiaku Kurti tregon se pastri-mi i zonës është kërkuar me ngulm nga banorët e zonës infor-male të qytetit, të cilët pas vitit 1990 e kanë shndërruar ish-uzinën në një qendër banimi. Pas vitit 1997, trualli i Uzinës së Për-punimit të Naftës në Kuçovë është shndërruar në një shqetësim se-rioz për banorët, për vetë rrezikun që ajo paraqet për jetën e tyre. E ndërtuar nga shoqëria koncen-sionare italiane, AIPA, në vitin 1940, kjo uzinë pushoi së funksio-nuari në vitin 1991. Që nga ky vit, banorë të ardhur nga fshatra të ndryshëm të Rrethit të Kuçovës vendosën të banonin pranë kësaj zone të tejndotur, duke ngritur

Nëse nuk pajisen me certifikata, më-suesve do t’u pritet rroga. Ky është urdhri i prerë i Drejtorisë Rajonale

të Arsimit në Elbasan, lëshuar dy ditë më parë drejtorëve të të gjitha shkollave. Këta të fundit ua kanë përcjellë urdhrin të gjithë mësuesve. Për pasojë, qindra mësues që nuk kanë mundur të sigurojnë në kohë certifikatat, nuk janë paraqitur

dje në dyert e shkollave. Ata kanë zënë radhën herët para sporteleve të zyrave të gjendjes civile. Si para çdo fillimviti, zyrat e arsimit në rrethe kërkojnë një lloj doku-mentacioni procedural për të gjithë trupat mësimorë të shkollave, të cilat përcillen në zyrat e burimeve njerëzore në drejtoritë e arsimit. Ndërsa ka pasur disa drejtorë shkollash që kanë kërkuar të njihet si do-

kument letërnjoftimi “biometrik”, krerët e arsimit në Elbasan kanë kërkuar domo-sdoshmërish edhe certifikatën, pasi, sipas tyre, kartat e identitetit nuk “plotësonin” garancinë ligjore të individualitetit të çdo mësuesi. Burime nga drejtoria arsi-more bëjnë të ditur se ky është urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe ai nuk mund të revokohet. Drejtoria Arsimore nuk është i

pari institucion shtetëror apo privat që i ka konsideruar të pamjaftueshme kartat e identitetit, apo suprimuar ato, sikurse edhe pasaportat. Në të gjitha bankat priva-te, në shumë çështje gjyqësore apo agjenci të ndryshme shërbimi kërkohet krahas pa-saportës apo kartës së identitetit edhe një certifikatë personale me ose pa fotografi, sipas rëndësisë së përdorimit të saj.

Çekët financojnë rehabilitimin e zonës së ndotur nga nafta

Fillon puna për pastrimin e territorit të ish-Uzinës së Përpunimit të Naftës Kuçovë

Denoncimi në gjyq: Policët më vodhënNjë i arrestuar për kanabis kërkon nisjen e hetimeve për zhdukjen e bizhuterive nga shtëpia

banesat e tyre private, pa ditur se do të bashkëjetonin me ato rrezi-qe serioze për shëndetin e tyre. Por, shqetësimet tashmë duket se do të marrin fund pasi gjithë si-

Sheshi qendror i qytetit të Lushnjës nuk merret në dorëzim nga bashkia. Reha-

bilitimi i këtij sheshi me fondet e bashkisë ka përfunduar, por autoritetet vendore kanë gjetur shumë shkelje gjatë zbatimit të projektit dhe kanë vendosur që të mos e marrin në dorëzim she-shin në fjalë. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i zyrës së shërbimeve publike në Bashkinë e Lushnjës, Ardian Suku, i cili tregon se “me anën e tenderit është caktuar fir-ma që do të kryente punimin për rehabilitimin e sheshit qendror të qytetit. Afati i lënë në dispozi-cion të firmës ishte 45 ditë, por kanë kaluar plot katër muaj dhe punimet nuk kanë përfunduar. E jo vetëm kaq, por këto punime kanë mjaft mangësi dhe kanë dalë nga projekti”. Gjithashtu drejtori i shërbimeve publike në bashkinë e qytetit myzeqar, Ardian Suku, sqaron për gazetën se firma ka dalë nga projekti duke shkelur edhe rregullat teknike. “Ne kemi kërkuar eliminimin e këtyre man-gësive dhe përfundimin sa më shpejt të punimeve. Pas kapërci-mit të afateve të dorëzimit me më shumë se 2 muaj, ne lamë edhe 20 ditë afat për firmën në fjalë, por deri më sot asgjë nuk është kryer”, tha drejtori Suku. Sheshi qendror i qytetit të Lushnjës, që njihet edhe me emrin “Toka Jonë”, nuk është shtruar ende me pllaka të kuqe, ashtu siç ishte parashikuar në projekt, ndërkohë që punonjësit e firmës prej javësh janë larguar nga ky objekt, së bashku me të gjitha mjetet teknologjike. Drejtori i shërbimeve, shprehet se nuk do ta marrë në dorëzim objektin në fjalë dhe firma që ka fituar tenderin e punimeve rrezikon të procedohet penalisht. ma.tr.

Bashkia nuk merr në dorëzim sheshin qendror

Lushnjë

Procesi i legalizimeve për Qarkun e Fierit ka ngecur. Drejtues të agjencisë së lega-lizimeve janë shprehur se është vonesa e

daljes së urdhrit të qeverisë për letrat me vlerë, ajo që ka ulur tempin e legalizimit. Edmond Numani, drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Fierit tha për gazetën “Shqip” se prej javësh po vihet re një interesim në ulje për procesin e legalizimit. “Është pikërisht shlyerja e tarifës përfundimtare të legalizimit ajo që ka shkaktuar këtë bllokim të procesit. Të gjithë të interesuarit e lidhin këtë vonesë dhe interesim në ulje me premtimin e qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë. Po pritet vendimi i qeverisë për këtë çështje dhe më pas të vijojë procesi”, tha Nu-

mani. Në fakt, procesi ka ngecur si shkak i këtij vendimi që nga muaji korrik i këtij viti. Deri më sot, pas më shumë se dy vjet të funksionimit të agjencisë së legalizimit, dega rajonale e Fierit ka ndarë vetëm 150 leje, të cilat janë dhënë nga kreu Shaban Memia, gjatë fushatës së nisur nëpër rrethe disa javë para zgjedhjeve të qershorit. Numri i ndërtimeve pa leje në qytetin e Fierit është 5010, ndërkohë që si qark numri i objekteve pa leje që kanë aplikuar për të përfituar nga legalizimi është 28 mijë. Konfir-mohet se janë në proces këqyrjeje dosjet e 300 objekteve pa leje, ndërsa në fillesat e trajtimit të tyre janë plot 1200 dosje.

ma.tr.

Fier

Ngec procesi i legalizimeve

Një hajdut 19-vjeçar ka përjetuar vetëm për 48 orë të qenit i pasur. Policia, pasi e kishte shpallur person në kërkim, ka bërë të mundur gjetjen e tij rreth orës 15:00

të së dielës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, është bërë i mundur ndalimi i 19-vjeçarit Klodian Çala, banues në fshatin Bradashesh të Komunës Bradashesh, rreth 5 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Sipas të njëjtit burim, ndalimi i tij u bë pasi në fshatin Gjolenë të Komunës së Kajanit, në banesën e 41-vjeçarit Sulejman Gega, ka vjedhur 10 mijë euro dhe 200 mijë lekë të reja. Mësohet se në momentin e kapjes në banesën e tij, të riut iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6700 euro, si dhe 180 mijë lekë. Pas arresti-mit, 19-vjeçari u ka thënë policëve se me një pjesë të parave kishte larë borxhet e familjes, ndërsa paratë e mbetura donte t’i përdorte për blerjen e një makine.

Be.Dy.

Elbasan

Hajduti: Vodha për të larë borxhet e familjes

përfaqja ku ndodhen disa gropa gjigande të njohura si rezervate të naftës bruto, tashmë do të reha-bilitohen njëherë e përgjithmonë. Bashkia e qytetit synon që nëpër-

mjet këtij projekti rehabilitues ta shndërrojë këtë sipërfaqe në një park të gjelbër. Kryetari i Bashki-së së Kuçovës, Artur Kurti, bën me dije edhe disa projekte të tjera të ngjashme, për të cilat priten financime të tjera, nga qeveria shqiptare apo nga dona-torë të huaj. Sipas tij, ky projekt ka nisur të zbatohet pak javë më parë dhe parashikohet të zgjasë katër vjet. Ai thotë se firma e specializuar që ka fituar tenderin dhe ka nisur zbatimin e këtij projekti, është “Geo Test BRNO”. Fillimi i punimeve për zbatimin e projektit rehabilitues, që kon-siderohet si faza e parë e projektit, konsiston në studimin e zonës, duke analizuar përmbajtjen e ndotësve, verifikimin e burimeve të kontaminimit, përllogaritjen e nivelit dhe cilësisë së kontami-nuesit etj.

M.Haxhialiu

Page 23: 20090929 - SHQIP.pdf
Page 24: 20090929 - SHQIP.pdf

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

24SOCIALE

Posta Shqiptare do të ndihmohet nga Posta Italiane në fushën e Teknologjisë së Informacionit, në fi llim të nisjes

së një projekti të ri. Së shpejti, Posta Shqiptare do të jetë pjesë në fushën e shërbimeve financiare dhe monitorimin e shërbimeve postare online. Në kuadrin e konkretizimit të memo-randumit të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Postave Shqiptare dhe asaj Italiane, drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gore, zhvilloi një takim me një grup përfaqësie specialistësh të ekonomisë dhe transportit të Italisë. Palët disku-tuan për zbatimin e projekteve ambicioze në të ardhshmen dhe përmirësimin e shërbimit postar

në Shqipëri, me asistencën e vendit fqinj. Në këtë takim u fi rmos edhe marrëveshja për certifi kimin elektronik. Pjesë e diskutimit që u zhvillua mes palëve ishte çështja lidhur me një shërbim që mund t’iu vihet në dispozicion të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Bëhet fjalë për ngritjen e një pike transite të përbashkët në qytetin e Durrësit dhe futjes në efi cencë të shërbimit postar të transportit detar që dikur ka qenë shumë i përhapur. Po ashtu transferimi i parave me celular do të jenë një nga prioritetet afatshkurta për konkretizim.

Sot, ministri i Shëndetësisë do takojë grosistët e ilaçeve për diskutimin e zgjidhjeve alternative

Rritja e euros, kërkohet zgjidhje për ilaçetRritja e çmimit të euros dhe kriza e bar-

nave në treg si pasojë e zhvlerësimit të lekut është bërë e ditur nga grosistët, farmacistët e të gjithë aktorët e tjerë lid-hur me tregtimin e barnave. Për shkak të rritjes së çmimit të euros, furnizuesit e medikamenteve kanë shprehur se shumë shpejt do të mund të përfshihemi në një krizë në tregun farmaceutik. Kjo krizë do të nisë nga bllokimi i importit të barnave, e cila do të sjellë ngritje të situatës në farmacitë e të gjithë vendit dhe probleme

edhe më të thella për sa i takon listës së barnave me rimbursim.

Nisur nga kjo dhe alarmi i dhënë nga Shoqata e Grosistëve, si dhe Urdhri i Farmacistëve, ministri i Shëndetësisë dhe drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, do të presin në një takim një përfaqësi të grosistëve. Do të fl itet për problemet dhe daljen nga ngërçi duke dhënë alternativa zgjidhjeje apo duke propozuar mënyra të caktuara për zgjidhje të problemit. “Kjo është një çështje prioritare për Ministrinë

e Shëndetësisë, ku sigurisht të pranishëm duhet të jenë dhe ekspertë të Ministrisë së Financave duke qenë se konvertimi i euros është kompetencë e Ministrisë së Financave”, sqaroi zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Mbajtja e pandryshuar nga qeveria, e kursit të këmbimit valu-tor vetëm për barnat që importohen, ka një risk të lartë për stopimin e importit të tyre në një të ardhme shumë të afërt. Sipas vendimit nr. 56, datë 28.01.2005 të Këshillit të Ministrave si referencë për

ndryshimin e kursit të këmbimit valu-tor, merret kursi mesatar i Bankës së Shqipërisë në gjashtëmujorin e fundit. Mbështetur në këtë vendim, ky kurs vazhdon të qëndrojë në raportin e këm-bimit: 1 euro me 123.2 lekë dhe 1$ me 90.31 lekë. Kërkesat që i janë drejtuar dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka qenë përgatitja e një projektvendimi, arritja e një marrëveshjeje për sa u takon barnave me rimbursim.

L.Mixha

Ministri kërkon rregull në spital: Asnjë të mos pranohet për probleme banale. Të trajtohen në qendra shëndetësore dhe poliklinika

Asnjë shërbim në spitalepër pacientë pa rekomandim“Mjekët që nuk do të zbatojnë udhëzimin, do të penalizohen”LORINA MIXHA

Pacientit që nuk ka rekoman-dimin e mjekut të familjes

nuk do t’i jepet asnjë shërbim në spitalet e qyteteve aq më shumë në qendrën spitalore universi-tare “Nënë Tereza”. Në një takim të përbashkët me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit, ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë ka kërkuar nga mjekët në të gjithë vendin të ndihmojnë përmirësi-min e gjendjes së spitaleve duke zbatuar sistemin e referimit. Kjo do të thotë që pacientët që kanë mundësi të marrin shërbime në spitalet e rretheve apo kryeqyteta-sit që mund të zgjidhin problemet në qendrat e lagjeve apo poliklini-ka nuk duhet të bllokojnë punën në spitalet sekondare apo terciare. Në të kundërt, mjekët që do të kapen në shkelje të këtij udhëzimi do të penalizohen. Masa që do të merret shkon deri në ndërprerje të kontratës së punës.

“Ata që kanë mundësi të mar-rin shërbim në qytetin e tyre, të shkohet në qendrat shëndetësore, poliklinika e në rast se ka kom-plikacione pacienti të paraqitet

në spital”, tha ministri Petrit Vasili. E njëjta procedurë është kërkuar rreth tre vjet më parë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli.

Në një udhëzim, ish-ministri kërkoi që operacionet që mund të kryhen në spitalet e rretheve, pacientët t’i bëjnë atje, për shër-bim më të avancuar të paraqiten në spitalin “Nënë Tereza”.

“Është shumë e rëndësishme ndjekja e sistemit të referimit dhe ka qenë një nga plagët më të mëdha që instituti ka ngritur me forcë në gjithë këto vite, në mënyrë që të merret në konsid-eratë mjeku i familjes”, tha drej-toresha e ISKSH-së, Elvana Hana.

Sipas saj, do të ketë sanksione që te mos pranohen raste pa rekomandime, pa fl etët përkatëse që shoqërojnë pacientin, këtu përjashtohen rastet e urgjencave. “Nëse do të shkelen këto masa do të ketë sanksione kontraktuale që do të shkojnë deri në prishje të kontratës”, sqaroi Hana.

Ministria e Shëndetësisë, Insti-tuti i Sigurimeve të Kujdesit Shën-detësor në bashkëpunim me GTZ organizuan dje konferencën me temë “Mbrojtja shëndetësore në Shqipëri, sfi dat dhe mundësitë”. Në këtë takim morën pjesë, min-istri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Bernd Borchardt, dhe përfaqësues

Drejtoresha e ISKSH-së, në takimin me përfaqësuesit

e shëndetësisë, vuri theksin te përmirësimi i mëtejshëm i siste-mit të pagesave në shërbimin parësor. Kjo duke favorizuar financimin për indikatorët e performancës, 10% e pagesës dhe të bonusit, 5% e pagesës, në kra-hasim me pagesat fi kse prej 85%.

Sa i takon shërbimit spitalor, drejtoresha e ISKSH-së evidentoi si mjaft efi kas vendimin për për-dorimin e të ardhurave dytësore plotësisht për nevojat e spitalit.

Lidhur me sfi dat për konsoli-dimin e reformës në spitalor, Hana vuri theksin te përmirësimi i sistemit të kontributeve dhe të bashkëpagesave të skemës së sigurimeve, rritja e aksesit të të siguruarve në përfi timin e pak-etave të shërbimeve të ofruara me kontraktuesit e shërbimit publik, si dhe krijimi i mundë-sive të kontraktimit me ofrues

Hana: Do të ketë sanksione që te mos pranohen raste pa rekomandime, pa fl etët përkatëse që shoqërojnë pacientin

të lartë të organizmave vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e shëndetësisë. Ndër të tjera, në këtë takim u theksua se sfi dat e afërta janë konsolidimi i reformës në shërbimin parësor, si dhe re-formimi i mëtejshëm i shërbimit spitalor përmes rritjes së autono-misë për spitalet të cilat tashmë janë përgjegjëse për menaxhimin e një pjese të të ardhurave në dobi të pacientëve.

Sfi da kryesore dhe qëllimi fi nal i të gjitha përpjekjeve të përbash-këta duhet të mbetet ofrimi i shër-bimeve të aksesueshme cilësore, duke futur këtu të gjitha masat politike, institucionale, organiza-tive e strukturore, jo vetëm duke zgjeruar mbulimin e skemës së sigurimeve por, duke i dhënë një kosto reale, për shërbime reale”, sqaroi ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Shërbimi postar, pikë transite në Durrës

Takimi

Firmoset marrëveshja për certifikimin elektronik

Bashkëfi nancimi

Projekti, fondi i të ardhurave dytësore, plotësisht për nevojat e spitalit

Hana: Përmirësim të pagave në shëndetësi

privatë. “Kemi bashkëfi nancim për disa shërbime si për ekza-minimet treciare (10%) kjo do të funksionojë dhe më tej. Duam ta shtrijmë këtë dhe në shërbime të tjera, të cilat i janë lënë vullnetit të parave informale pra pacientët paguajnë në mënyrë informale”,

sqaroi kreu i ISKSH-së. Sipas saj, ndër objektivat e shëndetësisë është formalizimi i gjithçkaje, duke përfshirë këtu pagesën që vjen nga ISKSH te mjekët për shërbime të veçanta, por dhe pagesën që vjen nga pacientët te mjekët. L.Mixha

Page 25: 20090929 - SHQIP.pdf

25

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSOCIALE

Biseda te dhoma e rojës Fiksi- Për në Dibër.Roja- 027 Elbasan... Fiksi- 0725 dhe 3228.Roja- Kavajë. Kjo e Kavajës... Fiksi- Kë?Roja- Kjo e Kavajës nuk di pse është vënë?Fiksi- Po.Roja- Kjo si targë nuk bën.Fiksi- Po këto të tjerat në rregull janë?Roja- Ja fusin kot. Fiksi- Po janë lajmëruar. Të shikojmë makinat. A ndizen ato?Roja- Ku ndizen ato?Fiksi- Po si t’ia bëjmë? Pse t’i marrim?Roja- S’kanë as naftë, asgjë.

Biseda jashtë, në oborr të parkimit Roja- Nuk bëjnë fare.Roja- Mirë mo mirë.Roja- Asnjë makinë këtu nuk të punon.Fiksi- Po kush punon nga këto?Roja- Po kush punojnë? Po këto të tjerat kanë shoferët. Ja kjo është 3228.Fiksi- Kjo s’ndizet fare?Roja- Ndizet si jo.Fiksi- Po kjo e ka gomën e rënë.Roja- Gomën... po këto kanë që në ‘97 o burrë.Fiksi- Që s’kanë lëvizur fare?Roja- Po kanë lëvizur pak, por pastaj u ndërprenë. Kjo është.

Roja- 0725 Elbasan është kjo këtu.Fiksi- Dhe kjo e ka gomën e rënë.Roja- Po gomat e këtyre janë të rëna. Dhe...Fiksi- 0727.Roja- 727.Fiksi- Nga të treja këto makina që kërkojmë, asnjë nuk është e gatshme për punë?Roja- Jo.Roja - Hiqja gomën kësaj, vërja kësaj...Fiksi- Vihen gomat sot?Roja- Vihen, se gomat dy dadiçek kanë.

Maturantët e shkollës „Çajupi‰ bojkotojnë një orë mësimi. Kërkohet tërheqja e librit

Nxënësit në protestë: Nuk duam Histori të politizuarLORINA MIXHA

Teksti i Historisë 12-të, i cili ka shkaktuar debate e diskutime të shumta mes

historianëve, nuk është “gëllti-tur” as nga nxënësit e shkollave të mesme. Dje, të parët që kanë protestuar për tekstin ishin mat-urantët e shkollës së mesme “An-don Zako Çajupi”. Nxënësit, në shenjë proteste lidhur me politiz-imin e tekstit të ri të Historisë, kanë bojkotuar një orë mësimi për të hapur kështu “ciklin” e protestave. Pas tyre në protestë, nëpërmjet bojkotimit të mësimit, do të hidhen edhe maturantët e shkollave të tjera. Mësuesit e His-torisë kanë deklaruar se tashmë teksti do të mbetet i pandryshuar për të paktën një vit. Ndërkohë që maturantët kanë kërkuar që mësimi të mos zhvillohet me këtë libër, por me tekste të viteve të kaluara, të cilat nuk janë përfolur për politizim, pasaktësi apo gafa.

Protesta Dje në mëngjes, në shkollën

“Andon Zako Çajupi”, nxënësit e shkollës kanë protestuar duke kërkuar nga mësuesit të merren masa lidhur me këtë tekst që për-fl itet nga historianët për pasak-tësi dhe subjektivitet. Policia dhe drejtoria e shkollës “Andon Zako Çajupi” ka ndërhyrë që nxënësit t’u kthehen orëve të mësimit. Disa prej organizatorëve të kësaj proteste kanë sqaruar se janë kërcënuar me thyerje notë në sjellje nëse nuk futeshin në klasë për të vijuar mësimin normalisht.

Vendimi i nxënësve të vitit të tretë dhe të katërt për të bojko-tuar mësimin derisa drejtoria të merrte vendim për tërheqjen e librit të Historisë, është ndërprerë nga drejtoria e shkollës dhe një pjesë e stafi t mësimor.

Drejtues të lëvizjes “Rinia Aktive” sqarojnë se drejtoria e shkollës i ka kërcënuar duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj nxënësve që refuzuan të futen në mësim. Drejtoresha e shkollës së mesme ka sqaruar se protesta ishte e paligjshme dhe deri dje nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e nxënësve. Maturantët kërkojnë të ndryshojë teksti, pasi, sipas tyre, në historinë e popul-lit shqiptar duhet të ketë vetëm fakte të vërteta dhe jo politike.

Diskutimi Specialistë të historisë kanë

deklaruar dje se tekstet e his-torisë për shkollat e mesme duhet të jenë të rregullta dhe të shkruara në fakte e dokumente zyrtare. Një tekst i rregullt dhe i saktë me ngjarje të faktuara dhe objektivitet bëhet vetëm me ndi-hmën e arkivit. Arkiva e shtetit shqiptar nuk mund të japë do-kumentacion për një ngjarje e cila ka ndodhur sot, pa kaluar 25 vjet. Për më shumë, në rast se një tekst shkruhet pa këto të dhëna, ai nuk mund të jetë korrekt dhe nuk bazohet në fakte dhe të dhëna të arkivuara, shkrimet e mëpasshme kalojnë në interpre-time personale. Kjo metodë rën-don në tekstet shkollore, sepse mund të çojë në shkrime dhe rishkrime të teksteve disa herë, duke humbur kështu rëndësinë e duke shpërndarë informacion të pasaktë ose të vakët. Në rast se do të shkruhet një tekst me elementë interpretimi, atëherë ai rrezikon të ribotohet menjëherë pas ndryshimeve të shqyrtimit të ngjarjeve.

Makinat në rezervat e shtetit, jashtë funksionit

“Fiks Fare”INTERVISTA Flet drejtori i Drejtorisë Teknike të Standardeve dhe Cilësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave

Emisioni “Fiks Fare” këtë herë ka denoncuar mbi çështjen e makinave në rezervat e shtetit, në qytetin e Elbasanit.

Këto makina nuk janë në gjendje pune dhe në kërkimin që kanë bërë gazetarët, janë evidentuar edhe targat e makinave që kanë dalë jashtë funksionit.

Në një intervistë për “Fiks Fare”, drejtori i Drejtorisë Teknike të Standardeve dhe Cilësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, Izet Çollaku, ka dhënë përgjigjet e tij lidhur me këtë problematikë.

Pyetje - Ne kemi një informacion se makinat që keni në rezervat e shtetit në qytetin e Elbasanit dhe veçanërisht makinat e markës “Internacional”, me sa dimë dhuratë e qeverisë ameri-kane para shumë vitesh, nuk janë në gjendje pune.

Ju çfarë informacioni kini për këto?Përgjigje - Po. Janë 24 automjete dhuratë e qeverisë amerikane

në vitin 1994. Aktualisht janë në gjendje pune 5 automjete, ndërsa 19 të tjerat kanë nevojë për shumë riparime, që kanë kosto shumë të lartë dhe që nuk e justifi kojnë përdorimin e tyre.

Gazetari- A mund të dimë targat e makinave që janë në gjendje pune?

Përgjigje - Po. Targat e makina aktualisht janë: Elbasan 0651A, Elbasan 0642A, Elbasan 0684A, Elbasan 0620A, Elbasan 4150A.

Pyetje - Këto makina i përdorni herë pas here. A ka shoferë për këto?

Përgjigje - Këto i përdorim sipas nevojës për lëvizje të mall-rave brenda institucionit, ose për ndihma në zonat malore dhe emergjenca. Aktualisht këto janë me shoferë në organik. Janë pesë automjete me pesë shoferë dhe paguhen me pagë shoferi.

Dhuna e ushtuar nga mësuesja e fi zikës i ka detyruar nxënësit e tre klasave të 9-ta në shkollën “Andon Xoxe” të Fierit, të protestojnë dhe

kërkojnë largimin e saj nga puna. Pasi kanë njoftuar drejtorinë e shkollës, nxënësit kanë lënë orët e para të mësimit dhe kanë protestuar përpara shkollës, nga ku kanë kërkuar ndihmën e institucionit më të lartë arsimor në Fier për largimin e mësueses Majlinda Rista. “Është e sëmurë mendore, e dhunshme dhe e frikshme”, këto kanë qenë ankesat e nxënësve të klasës së 9-të të shkollës “Andon Xoxe” në qytetin e Fierit. Protesta e nxënësve është mbështetur edhe nga bordi drejtues i shkollës dhe dhjetëra prindër. Nxënësit kanë kërkuar largimin nga puna të mësueses Majlinda Rista, me motivimin se ajo ushtronte presion dhe dhunë tek ata. “Në orën e saj të mësimit qëndrojmë me frikë. Na ka rrahur dhe kërcënuar. Gjendja e saj përkeqësohet kur ka mot me shi e me bubullima. Ndaj ne lusim gjithmonë që të kemi mot të mirë”, shkruhet në relacionin e fi rmosur nga të gjithë nxënësit e tre klasave të nënta të shkollës “Andon Xoxe”. Të njëjtin shqetësim ka dhe vetë drejtori i shkollës “Andon Xoxe”. “Unë kam pasur sinjale herë pas here qysh një vit më parë, por asnjëherë nuk kam pasur një rast konkret dhe fl agrant. E kam kërkuar me ngulm një rast të tillë, por asnjëherë nuk më është servirur. Një rast që kam vënë re ka qenë një debat i ashpër që kjo mësuese ka bërë me një kolegen e saj, por që nuk është mësuese në shkollën tonë, është thjesht anëtare e bordit drejtues. Menjëherë këtë rast e kam relatuar te Drejtoria Arsimore dhe kjo e fundit e pezulloi përkohësisht”, ka thënë drejtori i shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxe”, Remzi Kalemi. Ndërkohë, në Drejtorinë Arsimore shprehen të pafuqishëm ndaj këtij rasti. “Nuk mund ta largojmë nga puna, pasi nuk ka bazë ligjore. Duhet që ne të kemi rast konkret abuzimi, qoftë dhe presioni, dhune, kërcënimi ose të jetë në ndjekje penale. Asnjë prej tyre nuk është në këtë rast dhe ne e kemi të vështirë për të vendosur”, kanë thënë përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Fier. M.Troka

Një grup të sapodiplomuarish në Fakultetin Juridik të uni-

versitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ka hyrë mesditën e djeshme në një grevë urie pa afat. Ata kërkoj-në ndryshimin e emërtimit të diplomës së tyre, ku titullohen si “njohës ligjesh” dhe jo “Jurist”. Greva po zhvillohet në katin e tretë të godinave të reja të universitetit dhe ka nisur rreth orës 12:00 të së hënës. Mësohet se janë 10-12 të rinj që kanë nisur grevën e urisë, ndërkohë që është paralajmëruar se numri i tyre do të rritet në ditët në vazhdim, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Përfaqësues të grevistëve kanë bërë të ditur për mediat se janë të vendosur për t’u vetësakrifi kuar deri në zgjidhjen e problemit të ngritur prej tyre. Sipas tyre, greva e urisë erdhi pas neglizhencës së Ministrisë së Ar-simit dhe Rektoratit të Universitetit të Vlorës. “Nuk është e drejtë që katër vitet e sakrifi cave tona dhe të prindërve tanë për të na shkol-luar në arsimin universitar të konvertohen me një titull ‘njohës ligjesh’. Studentët e Tiranës që kanë zhvilluar të njëjtin program shkollor si ne, kanë në diplomë titullin ‘Jurist’. Nuk ka arsye që të bëhen diferencime të tilla”, shpre-hen të indinjuar përfaqësuesit e studentëve grevistë.

Me anë të një deklarate për shtyp ata bëjnë me dije se “prej më se një muaji jemi duke pro-testuar në të gjitha format, për sa i përket diplomës së marrë në fund të studimeve tona katërvjeçare. Pavarësisht se programi i zhvilluar dhe i përfi tuar prej nesh në këto vite është më se i mjaftueshëm për të qenë të barabartë në tregun e punës, jo vetëm nuk kemi marrë diplomën e merituar, por edhe po bëhemi pre e disa pengesave institucionale nga organet kom-petente për këtë çështje. Për më tepër dëshirojmë të vëmë në dijeni opinionin e gjerë publik, si dhe ak-torët dhe faktorët e drejtpërdrejtë

Vlorë

Kërcënojnë me rritje të numrit të grevistëve

Nis greva e urisë së studentëvetë sapodiplomuar të Juridikut

të këtij problemi, se jemi përballë një konfl ikti të hapur institucional midis universitetit tonë dhe Min-istrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ky konfl ikt, pavarësisht origjinës apo arsyeve të tij, po rëndon në mënyrë skandaloze mbi komunitetin stu-dentor dhe po bëhet një barrë e rëndë për zgjidhjen e problemeve të lindura”. Sipas grevistëve, prob-lemi i krijuar është thjesht çështje vullneti institucionesh, i thjeshtë për t’u zgjidhur, por që kërkon një angazhim serioz nga organet kom-petente. “Në këto kushte i bëjmë

thirrje edhe Kryeministrit të Re-publikës, Sali Berisha, të ndërhyjë me autoritetin e vet institucional për t’i dhënë Drejtësisë drejtësinë e merituar. Kërkesa jonë bazë konsiston në marrjen e një dip-lome me vlerë juridike, e njëjtë me ato të lëshuara para vitit 2008, të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Diplomave”, thuhet më tej në deklaratë. Më tej ata kanë shtuar se nëse institucionet përgjegjëse nuk marrin masa, greva do të përshkal-lëzohet dhe numri i grevistëve do të dyfi shohet. Mikel Marsi

Nxënësit: Të largohet mësuesja “monstër”

Fier

Page 26: 20090929 - SHQIP.pdf
Page 27: 20090929 - SHQIP.pdf

27

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comBOTE

RAKETA Raketë Shahab 3 tokë-tokë me një rreze deri në 2000 kilometra. Sipas specialistëve, një raketë me një rreze të tillë veprimi përfshin edhe objektivat në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael

REAGIMETSekretari amerikan i Mbrojtjes, Gates, ka thënë se pavarësisht të gjithave, diplomacia është shumë e nevojshme, sigurisht e shoqëruar me sanksione në lidhje me bllokada bankare, apo teknologjike

TAKIMI Në takimin e kësaj jave në Gjenevë të Zvicrës, zyrtarët iranianë do të jenë përballë përfaqësuesve të 6 vendeve të ndryshme mes të cilave Kina, SHBA dhe Rusia.

DEBATI Konferenca është thirrur nga Teherani për diskutimin e çështjeve të ndryshme të sigurisë në botë, por vendet e tjera do të përqendrohen tek ambicia bërthamore

Irani provon raketën në prag të takimit të GjenevësËshtë me rreze të gjatë veprimi dhe mund të arrijë objektiva në Izrael dhe SHBA Irani ka provuar dje një raketë

me rreze të gjatë veprimi, që sipas një burimi ushtarak, ka

aftësinë që të arrijë çdo objektiv rajonal. Në këtë mënyrë, Irani ka treguar “muskujt” në prag të bisedimeve kyçe që do të zh-villohen këtë javë me fuqitë e mëdha që janë të shqetësuara për ambiciet bërthamore të Iranit. Kjo provë shkon paralelisht me rritjen e tensionit mes Teheranit dhe Perëndimit, pas zbulimit të javës së fundit se vendi islamist po ndërtonte një uzinë të dytë për pasurimin e uraniumit. Pikërisht ky lajm ka përshpejtuar takimin mes Teheranit dhe disa vendeve perëndimore që do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës. Në tryezë, zyrtarët iranianë do të jenë përballë përfaqësuesve të 6 vendeve të ndryshme mes të cilave Kina, SHBA dhe Rusia. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Gates, i cili ka thënë se çdo veprim ushtarak ndaj Iranit vetëm sa do të “blinte kohë”, ka thënë se pavarësisht të gjithave, diplomacia është shumë e nevo-jshme, sigurisht e shoqëruar me sanksione në lidhje me bllokada bankare, apo teknologjike. Min-istria e Jashtme e Iranit bëri të di-tur se mes provave të raketës dhe aktivitetit bërthamor nuk kishte asnjë lidhje. Sa për raketën, sipas shtypit vendës, bëhet fjalë për një raketë Shahab 3 tokë-tokë me një rreze deri në 2000 kilometra. Ajo u provua me sukses. Sipas specialistëve një raketë me një rreze të tillë veprimi përfshin edhe objektivat në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael. Sipas një ushtaraku të lartë iranian, të gjitha objektivat në rajon janë të arritshëm nga raketa. Por pavarësisht pretendimeve të iranianëve, kjo provë nuk ka kaluar pa u komentuar nga ko-muniteti ndërkombëtar. Sekretari i Jashtëm britanik, Miliband, tha se prova ishte pjesë e një “pro-vokimi të përvitshëm” nga ana e Iranit aq më tepër që është bërë në javën që do të nisin bisedimet mes Teheranit dhe fuqive të tjera ndërkombëtare në lidhje me ambiciet e tij bërthamore. Zëd-hënësi i Pentagonit i quajti provat “shumë shqetësuese”. Ai shkroi se Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera ishin të përqendruara te bisedimet për të parë mundësinë e eksplorimit të plotë të kanaleve diplomatike dhe hapat pasues që duhet të ndërmerren. Franca i bëri thirrje Iranit që të ndjekë rrugën e bashkëpunimit dhe jo atë të konfrontimit duke u dhënë fund menjëherë aktiviteteve të saj destabilizuese. Ndërsa Rusia bëri thirrje për përmbajtje. “Nuk duhet t’u jepemi emocioneve tani, por duhet që të përpiqemi të qetësohemi dhe gjëja më e rëndësishme për të bërë është që të nisim një proces bisedimesh në Gjenevë që të jetë produktiv. Sipas të dhënave, komuniteti ndërkombëtar do të presë reagi-met e Teheranit në lidhje me am-bicien e tij bërthamore dhe më pas do të vendosë se cili do të jetë hapi i radhës për t’u ndërmarrë. Presidenti rus, Medvedev, tha të

premten se nëse Irani nuk do të bashkëpunojë në takim, atëherë do të duhet të përdoren me-kanizma të tjerë me Teheranin. Në këtë fjalë, ai nuk e specifi koi nëse Rusia ishte apo jo pro ndër-marrjes së sanksioneve, por për herë të parë i bëri Teheranit një kërkesë shumë serioze dhe me

ton ndryshe. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë e kanë bërë të qartë se ata në takimin e Gjenevës do të përqendrohen në çështjen bërthamore. Në fakt, ta-kimi i thirrur nga Teherani synon diskutimet në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me sigurinë ndërkombëtare dhe se

nuk do të diskutojë në lidhje me çështjen e tij bërthamore. Për sa i përket Pentagonit, shefi i tij tha në një intervistë për CNN se shpresonte që zbulimi i uzinës së dytë të pasurimit të uraniumit t’i bënte iranianët më të dhënë për të bërë koncesione ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Ndërsa për sekretaren e Shtetit, Klinton, shpresa ishte që Irani të paraqiste një provë bindëse në takim. Ndërkohë, deri më tani as Shtetet e Bashkuara, as Izraeli nuk e kanë hequr nga axhenda, apo përjashtuar mundësinë e një sulmi të armatosur, nëse diplo-macia do të dështojë. Kësaj per-

spektive, Irani i është përgjigjur se në një rast sulmi do të dijë që t’u kundërpërgjigjet më së miri objektivave në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara, si dhe do të mbyllte ngushticën e Hormuzit, një kalim shumë i rëndësishëm për furnizimin e shumë vendeve të botës me naftë.

Shefi i Bankës Botërore, dyshues për pushtetin e Fed

Kreu i Bankës Botërore dje ka lëshuar një deklaratë para-

lajmëruese në lidhje me dhënien e një pushteti më të madh rregulla-tor Rezervës Federale (FED) Banka Qendrore amerikane, duke thënë shprehimisht se “e ardhmja e dollarit do të varet shumë nga zgjed-hjet e Amerikës”. “Nuk është e pa-pritur që demokra-cia amerikane po heziton në lidhje me autorizimin e Fed që të supervizojë bankat, si dhe poli-tikën monetare që e shtojnë shumë pushtetin e saj të deritanishëm”, ka deklaruar Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoelik. Në një f jal im para një auditori stu-dentësh, ai tha se Kongresi Ameri-kan kishte një traditë të gjatë për sa i përket hetimit të bankave me dyshim. Presidenti Obama, në përpjekje për të parandaluar krizat e rënda të sistemit fi nanciar ka propozuar javë më parë ndry-shime në rregulloren amerikane

në favor të Fed. Sipas këtyre ndryshimeve, Banka Qendrore do të ishte mbikëqyrësja e rregullimit të risqeve. “Do të jetë shumë e vështirë që të veshësh teknokratët e FED me më shumë autoritet”. Ai deklaroi se bankat qendrore të vendeve ku shumë banka dhe in-

stitucione fi nanciare falimentuan apo shkuan në prag të falimentimit duhet që të përballeshin me një përgjegjësi, veçanërisht për sa i përket supervizimit financiar. “Duhet ende që të shohim nëse bankat qen-drore mund të përballojnë apo jo rimëkëmbjen e ekonomisë”. Si-pas tij, veprimet e ardhshme janë kyçe në lidhje me

dollarin dhe pozicionin e tij të ardh-shëm. Ai u bëri thirrje autoriteteve amerikane që të mos e merrnin dominancën e dollarit për të mirëqenë dhe tashmë monedha të tjera si monedha europiane dhe ajo kineze po fi tonin përditë e më shumë terren.

FinancëSipas tij, fati i dollarit do të varet nga veprimet e amerikanëve

Çfarë duan amerikanët Taksat për të pasurit dhe Obamën Një sondazh i zhvilluar së fundi

në lidhje me preferencën e amerikanëve për çështje të ndry-shme, që nga politika, te fi nanca e të tjera ka nxjerrë rezultate shumë interesante. Gjysma e të intervistuarve kanë deklaruar se ishin shumë dakord që të pasurit të takso-heshin në masën 50% të pasurive të tyre, ndërkohë që rreth një e treta e konsideronin rrje-tin social “Twitter” një tendencë që do të perëndonte. Bëhet fjalë për një sondazh të “Van-ity Fair” që është publikuar në një emision televiziv të shtunën. Pjesa më e madhe e ameri-kanëve e konsid-eronin Wal-Mart si institucionin që përfaqësonte më mirë amerikanët në botë, dhe veça-nërisht Amerikën sot. Për shumë amerikanë, gjëja për të cilën ndienin më shumë keqardhje më

“shtrëngimin e rripit” pas krizës ekonomike ishte heqja dorë nga të darkuarit e shpeshtë jashtë. Mëkati më i madh për amerikanët është korrupsioni i një politikani. Për këtë ishin pro 37% e ameri-kanëve, ndërsa për sa i përket tradhtisë bashkëshortore ajo kon-

siderohet mëkat nga vetëm 2% e amerikanëve. Për sa u përket poli-tikave ushtarake, amerikanët janë të bindur se Obama nuk do të ketë një axhendë për lar-gimin e trupave nga Afganistani dhe mendojnë se ai do ta bënte një gjë të tillë vetëm në fillim të fush-atës së ardhshme presidenciale. Më të preferuarit e Amerikës, përveç Obamës, ren-diten edhe George C l o o n e y d h e Mishel Obama, e cila vinte e para

e pasuar nga Hilari Klinton dhe Anxhelina Zholi.

SondazhiJa preferencat e ndryshme të qytetarëve amerikanë

Për këtë ishin pro 37% e amerikanëve, ndërsa për sa i përket tradhtisë bashkëshortore ajo konsiderohet mëkat nga vetëm 2% e amerikanëve

Page 28: 20090929 - SHQIP.pdf

28

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 KULTURE

Në jetën e përditshme, njerëzit përfshihen në një “rrjet” ndërve-primesh shoqërore të

shumëllojshme, të dukshme dhe të padukshme, të ndërlikuara e të vazhdueshme. Ndërveprime të tilla orientohen jo vetëm nga fjalët e folura e të shkruara, por edhe nga një fond i pasur sim-bolesh kulturore, nga linjat e komunikimit joverbal. Ky libër mëton të hedhë dritë në labirintet e komunikimit joverbal përmes parashtrimit të strukturave kon-ceptuale, teoriko-sociologjike bashkëkohore, të përthyera e të konkretizuara me dukuri e prirje në shoqëritë dhe kulturat më ndikuese në botë. Sociologu Zyhdi Dervishi, edhe një herë ka marrë përsipër të studiojë dhe të përcjellë para lexuesit dukurinë shoqërore të sistemit të simbole-ve në një vëllim të titulluar “Lente të ndërveprimit simbolik”. Duke qenë një nga sprovat e para për të skanuar veçoritë origjinale të komunikimit të shqiptarëve përmes simboleve kulturore, ky punim monografik është fryt i një pune shumëvjeçare kërkimore në rrafshin sociologjik, historik, psiko-etnografik, etj. Shoqëria tradicionale shqiptare funksio-nonte nën trysninë e tabuve të shumëllojshme dhe i atribuonte vlera të veçanta fjalëve të folura dhe sidomos fjalëve të këqija ose të hidhura, të cilat, sipas men-dësive të shqiptarëve, “vrisnin më shumë se plumbi i pushkës dhe kordha”, “helmonin lumenj dhe dete”, “çanin shkëmbinj dhe tundnin male”, etj. Me qëllim që të tejkalonin tabutë e shu-mëllojshme, veçanërisht ato që kishin të bënin me marrëdhëniet intime, me kundërqëndrimet ndaj diktaturave, me zgjidhjen e konflikteve për çështje të nd-ryshme etj. Për t’u mbrojtur nga fuqia goditëse e fjalës së folur me “ngarkesë” negative ose fyese, shqiptarët në rrjedhën e shekujve e deri në ditët tona, kanë krijuar dhe zhvilluar një repertor të pasur e origjinal simbolesh kultu-rore, mekanizmash komunikimi joverbal: ciklon mesazhesh në filxhanin e kafesë, reflektim i disa statuseve reale dhe të ardhshme në veshjet e vajzave dhe të grave, spektër mesazhesh shumëv-lerëshe të emetuara nga gota e rakisë dhe emri me përkatësi fetare tjetër, nga dhurimi i armës dhe gjethja në grykë të saj, nga këpucët e përmbysura të mikut-shenjt dhe nga lotët e gruas pranë bashkëshortit të ndjerë, nga sytë e shkruar dhe deri te “morsi” i prekjeve të shumëllojshme. “Lente të ndërveprimit simbo-lik” analizon edhe dinamikën e ndryshimit të simboleve kryesore të kulturës shqiptare, të mekaniz-mave të komunikimit joverbal nga shoqëria tradicionale deri në ditët tona. Sipas sociologut Der-vishi, në ansamblin e pasur me më shumë se 1000 sisteme kul-turore të gjalla dhe më të njohura të planetit tonë, kultura shqiptare ndoshta ka shkallën më të lartë të densitetit të subkulturave. “Është e vështirë të gjendet në botë një kulturë tjetër me shtrirje gjeo-grafike kaq të kufizuar sa kultura shqiptare, e cila të ketë një numër shumë të madh subkulturash, të dallueshme qartë nga njëra tjetra”, shkruan ai. Së paku që nga fundi i shekullit XVIII deri në fil-lim të shekullit XX, historianë, et-nografë, udhëpërshkrues të huaj, anglezë, francezë, italianë të cilët kanë njohur nga afër shoqërinë shqiptare, kanë theksuar në motërzime të ndryshme idenë se kultura shqiptare është një kon-glomerat i vockël subkulturor. In-teresante në këtë analizë të Zyhdi

Së paku, që nga fundi i shekullit XVIII deri në fillim të shekullit XX, historianë, etnografë, udhëpërshkrues të huaj, anglezë, francezë, italianë të cilët kanë njohur nga afër shoqërinë shqiptare kanë theksuar në motërzime të ndryshme idenë se kultura shqiptare është një konglo-merat i vockël subkulturor

Në Parkun Arkeologjik të Orikut janë gjetur gjurmët e murit rrethues të qytetit. Këtë vit kur edhe nisën ekspeditat arkeologjike, synimi ishte të gjendej baza e hershme e qytetit. Pikërisht gjatë këtyre kërkime ata kanë hasur në një

fragment muri, i cili i përket periudhës shekullit III para Krishtit, si edhe gjurmë më të vona, të cilat i përkasin periudhës së Justinianit. Gjatë kërkimit, arkeologët janë ndeshur në një material të pasur arkeologjik. Muri rrethues nuk është i vetmi. Ata kanë gjetur edhe amfora të cilat mendohet se i përkasin shekullit V-VI para Krishtit, të cilat mund të kenë shërbyer për transport vaji ose vere. Amforat e gjetura janë dëshmi

i hershmërisë së qytetit antik të Orikut. Gonata Consagra pjesëtar i ekspeditës zvicerane që po kryen gërmime në Orik, shprehet se synimi i këtyre sondazheve është jo vetëm njohja më e mirë monumenteve të qytetit, por edhe krijimi i një kronologjie sa më të sakte për sitin. “Zbulim i murit, dhe të dhënat e përftuara prej tij me siguri do të shërbejnë që Parkut Arkeologjik të Orikut t’i shtohet numri i vizitorëve”, u shpreh drejtori i Parkut Arkeologjik, Gëzim Llojdia. Ekspedita e përbashkët zviceriano-shqiptare udhëhiqet nga drejtori shqiptar, Vasil Bereti, dhe drejtori zviceran, Jean Paul Descoeudres. Ajo është e përbërë nga një ekip prej 11 studiuesish dhe stu-dentësh të Universitetit të Gjenevës, si dhe rreth 10 punonjës shqiptarë. Prej një muaji gërmimet

filluan për të zbuluar detaje të reja mbi murin rrethues të qytetit antik. Ky është viti i dytë i punës i kësaj ekspedite në Orikum. Gërmadhat e qytetit antik të Orikut (Pashalimani i sotëm), gjenden në pjesën më jugore të gjirit të Vlorës dhe 42 km në jug të Apolonisë, në një skelë të futur brenda bregut mbi kodrën që mban emrin Paleokastër, e lartë 20 m mbi nivelin e detit. Vetëm për tre muajt e fundit, Parku Arkeologjik i Orikut është vizituar nga 1500 turistë të huaj. Mi.Ma.

Regjisori franko-polak Roman Polanski shumë shpejt mund të dalë prej burgut pas dhënies së garancisë bankare, por me kusht që të mos largohet prej Zvicrës. Lajmi është bërë i ditur prej zëdhënësit të Ministrisë së Drejtësisë. “Nuk kishim

zgjidhje tjetër”, ka shtuar ndërkaq, ministri Eveline Widmer-Schlumpfsuch. “Biogra-fia e një njeriu nuk mund të jetë favor në trajtimin e tij para ligjit”, ka vijuar më pas

titullari i dikasterit të drejtësisë në një intervistë dhënë për një radio gjermane. “Ne nuk kemi pasur asnjë presion prej amerikanëve. Polanski ishte në listën e të kërkuarve prej Interpolit”. Ndërkaq, intelektualë të shumtë, regjisorë dhe politikanë janë duke u aktivizuar për t’u kërkuar autoriteteve zvicerane heqjen nga burgu të Polanskit, 76-vjeçar. Pas ministrit të Kulturës edhe ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, është shprehur në favor të regjiso-rit dhe ka konfirmuar se i ka shkruar për këtë çështje sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Një peticion që shpreh tronditjen për arrestin e Polanskit dhe që kërkon lirimin e regjisorit është firmosur nga aktorë e regjisorë të ndryshëm mes të cilëve Costa Gavras, Wong

Wai, Monica Belluçi dhe Fanny Ardant. “Është e papranueshme që të shfrytëzosh një ngjarje kulturore me karakter ndërkombëtar në nder të njërit prej regjisorëve më të mëdhenj bashkëkohorë për ta arrestuar më pas”, shkruhet në peticion. Regjisori Andrzej Wajda dhe të tjerë kolegë të tij polakë u kanë bërë apel Shteteve të Bashkuara, Zvicrës dhe Polonisë për të liruar Polanskin.

Një tjetër vepër do t’i kthehet skenës së Teatrit Kombëtar këtë sezon të ri artistik. Pas premierës në Tiranë të shfaqjes “Antigona kërkon të atin”, këtë fundjavë do të vijë për publikun e teatrit shfaqja “Forca e zakonit”, e cila vjen pas vënies në

skenë në muajin qershor. Vepra e shkruar nga dramaturgu austriak Tomas Bernard do të rikthehet në datat 2, 3 dhe 4 tetor në orën 19:00. “Forca e zakonit”, komedi me karakter absurd, vjen nën regjinë e austriakut Kristian Papke. Në të trajtohet, historia e një drejtuesi cirku dhe përpjekja e tij për ngritjen e një orkestre. Kjo histori do të interpretohet nga aktorët Vasjan Lami, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, si dhe akrobatët Suada Hoxha dhe Elton Çefa, të cilët krahas roleve të tyre kanë në pjesë dhe lëvizje akrobatike. Shfaqja është një metaforë për eksperiencën njerëzore, për trullosjen e mendjes nga mërzia dhe nga rutina e së përditshmes në cirk. Për të sjellë një panoramë më të plotë të asaj që ndodh në një cirk, regjisori Papke ka gërshetuar edhe muzikën dhe baletin. Pasi në të, krahas lojës së aktorëve janë përfshirë dhe lëvizje akrobatike të realizuara nga koreografi Gjergj Prevazi. Në qendër të shfaqjes është një drejtues Cirku, i vetmi që ka një emër, Garibaldi, dhe pjesëtarët e tjerë të arenës së cirkut si mbesa e tij akrobate, nipi zbutës kafshësh, xhongleri dhe gaztori. Të katër personazhet e tjerë ishin nën pushtetin dhe diktaturën e Garibaldit, i cili duke lënë mënjanë arsyen kërkonte prej tyre përkushtim absolut. Forca e Zakonit është një komedi me tri akte e autorit austriak, Thomas Bernhard. U vu për herë të parë në skenë në vitin 1974 në Salzburg.

Shfaqja

Arkeologji

Lirimi

Komedia e absurdit në fundjavë në skenën e teatrit

Ekspedita zvicerano-shqiptare, gërmime të reja në Orikun Antik

Ministria e Drejtësisë zvicerane: Me kusht që të mos largohet

Kthehet në TK “Forca e Zakonit”

Zbulohet muri rrethues i shek. III para Krishtit

Roman Polanski mund të lirohet

Page 29: 20090929 - SHQIP.pdf

shqip

29

@E MARTE, 29 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Tri grupet artistike nga Mali i Zi, “Liria”, “Gruda” dhe “Ulqini”, kanë konkurruar me traditat e tyre folklorike në natën e katërt të

edicionit të nëntë të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Ato kanë “rrëmbyer” duartroki-tjen e artdashësit gjirokastrit, pasi në fonotekën e tyre shpirtërore kanë shpalosur me plot mjeshtri një copës së jetës së tyre, duke e transformuar kul-turën e tyre tradicionale në një art të vërtetë. Tinguj baritorë me kavall, interpretuar nga Shtjefën Ujkaj, ishin hapja e koncertit të shqiptarëve nga Mali i Zi. Grupi e ka befasuar spektatorin me vallen “Dyluf-timi me shpata”, duke i kujtuar kështu publikut se nuk i kanë harruar traditat e lashta. “Vallja e Vuthit” me motive lirike, ekzekutuar me mjaft talent nga grupi i djemve dhe vajzave të shoqërisë kulturore artistike “Liria”, i dhanë publikut një atmosferë të gëzueshme, dhuratë që u shpërblye me duartroki-tje nga krejt sheshi i kalasë.

Shoqëria kulturore artistike “Gruda” e shqip-tarëve të Malit të Zi, fillimisht erdhi në natën e katërt të festivalit me një këngë me çifteli të titul-luar “Përshëndetje nga Malësia”, kënduar nga Gjon Gjolaj, i cili u ngjit në skenë së bashku me artistët e ardhur nga trevat e Grudës. Kërcimi “malësorçe” dhe valle dyshe, interpretuar nga Mark dhe Maria Kalaj, ishte një perlë e vërtetë që “tronditi” platenë e skenës së kalasë. Por edhe interpretimi që e pasoi atë, “Këngë për Esat Pashën”, një këngë me motive historike e kënduar me lahutë nga Gjokë Kalaj befasoi publikun e kalasë dhe rrëmbeu mjaft duar-trokitje. Kënga me çifteli “Luftojnë djemtë e Grudës Mizore”, me motive epike, kënduar nga Tomë Kalaj, pati përsëri jehonë jo vetëm për shkak të melodisë tepër tradicionale, por edhe për shkak të tekstit të përpunuar me mjaft mjeshtëri. Konkurrimi i shqiptarëve “malazezë” vijoi më tej me grupin e valltarëve të shoqërisë kulturore artistike “Gruda”, të cilët fillimisht sollën vallen “Gocja e Malësisë”, e cila kishte si motiv dashurinë njerëzore, ku vajza dhe djem luajnë dhe vallëzojnë, ku nga lojërat e fëmijërisë, më pas çifti dashurohet në moshën më të bukur të jetës. “Vallja e peshkatarëve” dhe një segment i valles “Dasma e Ulqinit”, shoqëruar me tingujt e muzikës qytetare, pa më të voglin dyshim që ishin si një qershi mbi tortën e bukur të të gjithë interpretimeve dhe prurjeve të grupit të artistëve shqiptarë të Malit të Zi. Emocionet që ngjalli te të pranishmit “Vallja e peshkatarit”, interpretuar nga valltarët fluturues ulqinakë, ndërsa dasma e Ulqinit, shoqëruar me ritet e njohura të kësaj zone, solli ndërmend atmosferën e këngës ulqinake “Më ka shku menja me u fejue”.

Udhëheqësi artistik i grupit, shkodrani Vladimir Sahiti, e ka cilësuar përfaqësimin e artistëve të Mali të Zi, si një arritje të madhe për artistët shqip-tarëve që jetojnë përtej kufijve, pasi për të skena e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009 është një odeon i përkryer për të shpalosur pastër vlerat dhe traditat e një kombi. “Vetëm ky festival të ofron kënaqësinë të shpalosësh vlerat e vyera të një kombi, pavarësisht se ku ndodhesh gjeografikisht. Festivali i Gjirokastrës, ta jep këtë mundësi, duke dhënë ndihmën e vet në ruajtjen e identiteteve, qoftë në melodi, në ritëm, në kostume, në vegla muzikore dhe më gjerë”, shprehet Sahiti. Grupi artistik nga Mali i Zi u përfaqësua në Gjirokastër nga 60 artistë të folklorit, prej të cilëve 45 valltarë, 10 instrumentistë dhe 5 këngëtarë. En.Se

Festivali i Gjirokastrës

Grupet artistike të Malit të Zi, dëshmi e ruajtjes së folklorit shqiptar

Peshkatarët dhe dasmorët e Ulqinit, gosti në Gjirokastër

Sociologu Zyhdi Dervishi vjen me një monografi komplekse, në të cilën përcjell të dhëna interesante mbi zhvillimin dhe sistemet simbolike në kulturën shqiptare. I titulluar “Lente të ndërveprimit simbolik”, ky botim është fryt i një pune shumëvjeçare kërkimore në rrafshin sociologjik, historik e psiko-etnografik

Simbolet kulturore në

traditën shqiptare

Dervishit është përshkrimi i sta-tuseve, grupimeve të ndryshme në shoqërinë tradicionale shqip-tare, veçanërisht te gratë. Statuset e tyre shpreheshin simbolikisht edhe në elemente të veshjes së tyre, të cilat ndryshonin nga një krahinë në tjetrën. Kështu ai përshkruan rastin e divorceve në shoqërinë paramoderne shqipta-re, në një kohë kur ka qenë shumë i kufizuar. Sipas Kanunit të Lek Dukagjinit, burri e divorconte gruan pothuajse vetëm për tra-dhti bashkëshortore, për prerjen e mikut në besë dhe për branci, domethënë për vjedhje. Divorci konsiderohej fatkeqësi e madhe jo vetëm për gruan, por edhe për familjen e fisin e saj, pasi ata ndiheshin të turpëruar dhe në një farë mase të konfliktuar me ish-bashkëshortin dhe të afërmit e tij. Në shoqërinë tradicionale shqiptare, kësaj dukurie i ku-shtohej vëmendje e veçantë në evidentimin e grave me statusin e së divorcuarës. Simbolikisht një status i tillë në krahina të ndryshme të Shqipërisë shprehej me elemente të veçanta edhe në veshje. Për shembull, në krahinën e Mirditës, gruaja e divorcuar identifikohej qartë nëpërmjet prerjes së thakëve (tufëza leshi të dizenjuara bukur) te brezi i saj. Në krahinën e Malësisë së Vogël, gruan e divorcuar e shënonin me flokët e prerë dhe me thekët e prerë në njërin sup të jelekut, në Malësinë e Madhe statusi i gruas së divorcuar shprehej simboliki-sht me prerjen e një tufe flokësh dhe me prerjen e brezit më dysh, ndërsa në Kosovë shenjë e gruas së divorcuar ishte prerja e flo-këve ose prerja e përparëses. Tek arbëreshët e Italisë, simbolikisht divorci shfaqej në mënyrë më shprehëse, e cila nënkuptonte

jo thjesht vetëm ndarjen përgji-thmonë nga burri. Shenja e tyre ishte prerja në mes e një rripi e ku njëra pjesë i lihej në dorë burrit e tjetra gruas, si për të shprehur përgjegjësinë e përbashkët në ndarje. Jo rrallë herë, veshjet janë bërë objekt studimi i disa disi-plinave shken-core. “Është e p a m u n d u r t ë veshësh rroba pa transmetuar sinjale shoqëro-re e kulturore”, shkruan antro-pologu Desde-mond Morris. Zyhdi Dervishi merr në analizë edhe përdori-min e stolive si reflektim i hie-rarkisë në sho-qërinë tradicio-nale shqiptare. Sipas tij, në sho-qërinë paramo-derne shqiptare gjendja ekono-mike e familjeve ekspozohej sim-bolikisht edhe nëpërmjet stoli-ve që vinin nuset e reja. Unaza e vathët e florin-jtë të zbukurua-ra me gurë të çmuar, bluzat e stolisura me fije ari të dendura dëshmonin se bashkëshorti i nuses së re ishte nga një familje e pasur ose thënë në gjuhën e popullit “derë e madhe”. Monedhat e florinjta që i vareshin nuses në qafë ishin gjithashtu tregues i familjes ku ajo kishte shkuar. Një flori në

gushë tregonte se familja kishte të ardhura modeste. Tri ose pesë monedha të florinjta reflektonin gjendje ekonomike të mirë, ndër-sa gjerdanët me më shumë se pesë monedha dëshmonin sim-bolikisht familjet më të pasura të krahinës. E ndërkaq ashtu si edhe

në çdo vend tjetër, sistemi i simbo-leve kulturore ka pësuar ndryshi-me, të cilat janë të dukshme në epokën moderne, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Duke u fokusuar sërish në veshjet, profesor Dervishi thekson se në kulturën shqiptare, sido-mos pas Luftës së Dytë Botëro-re, përkujdesi për një veshje cilëso-re konsiderohet si respekt për ve-ten, për miqtë e shokët për të njo-hurit e deri edhe për të panjohurit. Tashmë në ditët tona, simbolika kulturore e veshjes së të rinjve shpreh në një masë të konsiderueshme hierarkinë sho-qërore, ekonomi-ke e profesionale që është formuar

dhe po konsolidohet në proce-sin e zhvillimeve demokratike dhe të ekonomisë së tregut, që nga fillimi i viteve ‘90-të të shekullit XX e në vazhdim. Por simbolet kulturore reflektohen edhe nëpërmjet detajeve të tjera.

“Lente të ndërveprimit simbolik” është i pasur me të dhëna, shem-buj, kuriozitete nga e shkuara e shqiptarëve, por edhe të së tashmes që po jetojmë. Zyhdi Dervishi na thotë se në krahina të ndryshme të Shqipërisë, shumë simbole me përdorim subkultu-ror janë reflektim i zhvillimeve të veçanta historike të tyre. Si-domos në Shqipërinë e Mesme, ku ka pasur ndikim më të madh Principata e Kastriotëve, mjaft simbole përcaktohen nga zhvil-limet politike, social-kulturore e luftarake të kryesuara nga Heroi Kombëtar, Skënderbeu. Sa kohë që Shqipëria ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane, për po-pullsinë e Matit dhe të Kurbinit, ylberi, kjo dukuri natyrore simbo-lizonte shpatën e Skënderbeut që sillte motin e lirisë pas rrebeshit të luftës.

Një rol në ndryshimin dhe në evoluimin e simboleve kulturore sipas tij ka pasur edhe rritja e shkallës së qarkullimit të vepra-ve të artit nga një shoqëri në tjetrën. Sipas tij, pjesë përbërëse e këtij procesi kompleks këmbi-mesh kulturore është përkthimi i shumë veprave filozofike dhe sidomos letrare më të arrira nga të gjitha gjuhët, ose së paku në shumicën e gjuhëve. Veprat ar-tistike të gjinive të ndryshme si piktura, skulptura, krijimet mu-zikore, filmat etj., dhe sidomos veprat letrare të cilat nën ndi-kimin e faktorëve të ndryshëm përgjatë periudhës moderne kanë komunikuar me një masë më të madhe anëtarësh të kultu-rave të ndryshme, kanë përcjellë nga njëra kulturë në tjetrën një varg dukurish ose emra perso-nazhesh, të cilët janë shndërruar në simbole me kuptime shoqëro-re komplekse. ar.he.

LIBRIShoqëria tradicionale shqiptare funksiononte nën trysninë e tabuve të shumëllojshme dhe i atribuonte vlera të veçanta fjalëve të folura dhe sidomos fjalëve të këqija ose të hi-dhura, të cilat sipas mendësive të shqiptarëve “vrisnin më shumë se plumbi i pushkës”

Page 30: 20090929 - SHQIP.pdf

30

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009 SPORT

30

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

ArsenaliVegner e kërkoi Canën që prej vitit 2003. Ai e cilëson shqiptarin si pasardhësin ide-al të Vieira në “Emirates” dhe vazhdon ta shohë si lojtarin që mund të mbështesë Çesk Fabregas

LiverpuliNëse Akuilani nuk paraqitet në nivelet e pretenduara si zëvendësues i Ksabi Alonsos që u transferua te Reali, Rafa Benitez do të kërkojë shërbimet e 26-vjeçarit kuqezi

SandërlendiVetëm dy muaj i kanë mjaftuar Canës që të shndërrohet në idhull te Sandërlendi. Në shtatë takimet e para të kampio-natit, ai është shpallur katër herë “lojtari i ndeshjes”

Liverpuli dhe Arsenali, alternativa për kuqeziun

Cana, i destinuar përnjë “big” në Premierligë

PARAQITJET

Aq i fortë ka qenë impakti i parë i

mesfushorit shqiptar në Angli, saqë tani është

ngritur pyetja nëse Cana do të vazhdojë të luajë me Sandërlendin edhe

pas muajit janar

‘‘ ‘‘

“Rebelimi” i Hasan Likës: Nuk jam unë e keqja e Vllaznisë

Trajneri

Tre humbje në pesë ndeshjet e para të kampionatit, vetëm një gol i shënuar

në 450 minuta lojë dhe vendi i parafundit në klasifikimin e Kategorisë Superiore (me 4 pikë) janë shifrat që tregojnë qartësisht se Vllaznia është në krizë. Skuadra është kritikuar ashpër nga presidenti Fushaj për startin e dobët të sezonit, ku në qendër të kritikave përveç lojtarëve ka qenë edhe sta-fi teknik. Por, edhe pse pranon përgjegjë-sitë e tij, trajneri Hasan Lika “rebelohet” ndaj drejtuesit më të lartë të klubit, duke deklaruar se ai nuk është e keqja e skua-drës. “Kur skuadra funksionon dhe merr rezultatet e dëshiruara, trajneri gjithmonë qëndron disi në hije, meritat e tij harrohen. Por, sa herë që gjërat nuk ecin ashtu si të gjithë dëshirojnë, trajnerët dhe ndihmësit e tyre bëhen shkaktarët kryesorë”, deklaroi Lika. “Gjithsesi, dua të them se unë nuk jam e keqja e Vllaznisë. Natyrisht që kam pjesën time të përgjegjësisë, por situata duhet analizuar në tërësi dhe përgjegjësitë duhen ndarë. Së bashku me stafin teknik kemi punuar me përgjegjësi e profesiona-lizëm, duke dhënë gjithçka për skuadrën”. Në fundjavën e ardhshme shkodranët do të jenë të impenjuar në një tjetër transfertë të vështirë: ata do të luajnë në fushën e Flamurtarit, që kërkon me patjetër fitoren.

e. kodheli

ECURIAKuqeblutë kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e para të kampionatit

Në fundjavë, kolonjarët regjistruan fi toren e parë në elitë

Agim Canaj zëvendësonIlir Qirjakon te Gramozi

E papritur

Kampionati shqiptar konfirmohet si aktiviteti i çudive: ndonjëherë,

trajnerëve nuk i mjafton as fitorja që të ruajnë vendin e punës. Një gjë e tillë ka ndodhur me Gramozin, debutuesin në Superiore. Me një vendim të papritur, drejtuesit e klubit kolonjar vendosën të largojnë trajnerin Ilir Qirjako, duke i be-suar stolin Agim Canajt. Askush nuk e ka shpjeguar këtë vendim, që erdhi vetëm pak orë pas fitores 2:0 me Flamurtarin, e cila i dha skuadrës nga Erseka fitoren

e parë historike në elitë dhe tri pikët e para sezonale. Canaj duket se është favorizuar prej “CV”-së së pasur (ku së fundmi ka drejtuar Vllazninë, por ka punuar edhe te Dinamo, Flamurtari, Shkumbini e Besa), por edhe sepse e njeh mirë Kategorinë Superiore. Qirja-ko në anën tjetër, bëhet trajneri i tretë i larguar në fillim të kampionatit, pas Gugash Maganit i larguar nga Shkumbini dhe Eqerem Memushit të shkarkuar nga detyra të Flamurtari. e. k.

ERALD KODHELI

Lorik Cana është i destinuar që të bashkohet me një prej katër skuadrave “big” në Premierligë. Vetëm

dy muaj pasi u transferua në kampionatin anglez, mesfusho-ri i Kombëtares shqiptare i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij. Kualiteti që 26-vjeçari ka treguar në shtatë ndeshjet e para me Sandërlendin e ka kthyer në objektivin e klubeve më të njohu-ra, ku Liverpuli dhe Arsenali janë alternativat kryesore. Aktualisht, të dyja këto skuadra po luftojnë të mbajnë vendin në “top four” (katër më të mirat), përkrah Çelsit dhe Mançester Junajtid. Rreziku kryesor për “Reds” e Rafa Benitez dhe “topçinjtë” e Arsen Venger vjen nga Totenhemi dhe Mançester Siti, që janë shfaqur si konkurrente të denja për një “biletë” në Ligën e Kampioneve. Kjo është arsyeja përse në Angli kanë filluar të studiojnë tregun për merkaton e verës dhe Cana cilësohet si një lojtar shumë inte-resant. I afruar te Sandërlendi më 24 korrik për “vetëm” 6.5 milionë euro, ai është shfaqur si një prej blerjeve më të goditura të tekni-kut Brus. Me lojën e fortë në fazën defensive, por edhe aftësitë për të ndërtuar aksionet, kuqeziu është shndërruar në ishullin e tifozerisë në “Stadiumin e Dritave”. Deri më tani ai ka fituar katër herë anketën e tifozëve për “lojtarin e ndeshjes”, në sfidat me Çelsin, Bllekbërnin, Stok Sitin dhe së fundmi me Hull. Aq i fortë ka qenë impakti i parë i mesfushorit shqiptar në Angli, saqë tashmë është ngritur pyetja nëse ai do të vazhdojë të luajë me Sandërlendin edhe pas muajit janar. Tek Arsenali e njohin mirë kualitetin e Canës: Venger u inte-resua për të që prej vitit 2003, kur lojtari ishte pjesë e PSG-së. Tra-jneri francez vazhdon të kërkojë dëshpërimisht zëvendësuesin ideal të Patrik Vieirasë, që do të siguronte mbështetjen e duhur për kapitenin Çesk Fabregas. Zv/kapiteni i Kombëtares mund të luajë edhe shtatë apo tetë vjet në nivele të larta dhe momentalisht “topçinjtë” janë ata që nga katër “të mëdhatë” kanë më shumë ne-vojë për një mesfushor me tipare mbrojtëse. Gjithsesi, transferimi në “Emirates Stadium” në mer-katon e janarit duket paksa i kom-plikuar, për shkak të problemeve financiare të klubit, ndërsa gjatë verës së ardhshme ekzistojnë shanse reale. Liverpuli është një tjetër skuadër që po vuan mungesën e një lojtari të fortë në mesfushë. Largimi i Ksabi Alonsos drejt Realit të Madridit la një bo-shllëk, i cili po ia vështirëson jetën trajnerit Benitez, pavarësisht se ai mund të mbështetet te talenti i Benajun, Maskeranos apo Dirk Kuijt. Akuilani, i afruar nga Roma ende nuk është rikuperuar dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse ai është në gjendje të mbështesë si duhet kapitenin Stiven Xherard dhe sulmuesin Fernando Torres. Në të kundërt, Cana është alterna-tiva kryesore për merkaton e verës.

Turqi

Lika, idhullii tifozëvetë BolusporitMenjëherë pas transferimit

te Boluspori në Ligën 1 turke, Gilman Lika fitoi sim-patinë e drejtuesve të klubit, stafit teknik, por mbi të gjitha të tifozëve. Në sfidën e fundjavës, të fituar 3:1 përballë Adnasporit, shkodrani ka qenë më i miri në fushën e lojës. Me inkursionet e tij nga e majta, ai ishte rre-ziku më i madh për mbrojtë-sit kundërshtarë. 22-vjeçari, i cili është pjesë e përhershme e Kombëtares së Josip Kuzhe, fitoi një penallti për Bolusporin, ndërsa dy lojtarë kundërshtarë u ndëshkuan me karton të kuq pikërisht prej ndërhyrjeve ndaj tij. Në fund të ndeshjes, Lika ishte më i duartrokituri nga tifozët dhe ka marrë vlerësimet maksimale nga mediat. Ai ishte lojtari vendimtar, me penalltinë e fituar që zhbllokoi rezultatin dhe asistin e golit të dytë në fundin e 45 minutave të para. Mesfushori i krahut të majtë tregon episodet e ndeshjes, por edhe ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve të Adnaspor. “Gjithçka në fushën e lojës ishte shumë e tensionuar. Në minutën e 20 të takimit fitova penallti, sepse më frenuan në mënyrë të parregullt në zonë. Ishte një mo-ment vendimtar, sepse shënuam golin e parë, por mbetëm edhe në superioritet numerik, pasi gjyqtari e largoi me karton të kuq mbrojtësin që më shkaktoi faull”, tha Lika. “Fituam sepse luajtëm më mirë se Adnaspori. Gjithsesi duhet thënë se nuk ishte një ndeshje e lehtë për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet. Në vazhdim të sfidës, gjyqtari nxori edhe tre kartonë të kuq për lojtarët kundërshtarë: një për faull ndaj meje dhe dy të tjerë për protesta”. Pavarësisht lojës së ashpër, kuqe-ziu nuk pati asnjë problem: “Kam marrë shumë goditje. Lojtarët e Adnasporit tentonin të më ndalnin vetëm me shkelma, por fatmirësisht nuk pata ndonjë problem serioz. Goditjet më kanë dhënë disa shqetësime të lehta, që do të kalojnë shpejt. Do të jem i gatshëm për takimin e radhës”. Gjatë fundjavës, në Ligën 1 turke (Kategoria e Dytë), protagonist është bërë edhe Xhevair Sukaj. Sulmuesi shkodran shënoi golin e vetëm për Orduspor, në barazimin 1:1 që skuadra e tij arriti në shtëpi përballë Koniasporit, kryesueses së kampionatit. e. kodheli

Mbrojtësi beson te paraqitja e mirë e kuqezinjve më 14 tetor

Debatik Curri: Pa frikënë përballjen me Suedinë

Kombëtarja

Barazimi në “Qemal Stafa” me Dani-markën dhe ecuria pozitive e Kom-

bëtares së drejtuar nga Josip Kuzhe ka bërë që Shqipëria të mos ketë frikë për ndeshjen e 14 tetorit me Suedinë. Kjo do të jetë sfida e fundit eliminatore në Botërorin 2010 dhe sipas Debatik Currit, kuqezinjtë kanë shanse të mira që të bëjnë një tjetër paraqitje të kënaqshme. “Suedezët do të kërkojnë me patjetër fitoren, për të shpresuar deri në fund që të kualifikohen. Në anën tjetër ne jemi më

të qetë dhe kjo do të na ndihmojë që të bëjmë një tjetër paraqitje të kënaqshme, pas asaj ku i morëm një pikë Danimarkës”, deklaroi Curri. Një tjetër rezultat pozitiv do të bënte që Shqipëria të qëndronte në vazon katër për eliminatoret e Euro 2012. Për ta përgatitur sa më mirë sfidën kundër Ibrahimoviç & Co. është menduar që më parë ekipi të grumbullohet në Frankfurt të Gjermanisë. “Ky grumbullim është një ide mjaft e mirë”, përfundoi mbrojtësi 25-vjeçar. e. k.

Page 31: 20090929 - SHQIP.pdf

31

shqipE MARTE, 29 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSPORT

SOTGRUPI EFiorentina-LiverpulDebrecen-Lion

GRUPI FRubin Kazan-InterBarcelona-Dinamo Kiev

GRUPI G Unirea-ShtutgartRejnxhërs-Sevilja

GRUPI HArsenal-OlimpiakosAZ Alkmar-Stand. Liezh

NESËRGRUPI ABajern-JuventusBordo-Makabi Haifa

GRUPI BCSKA M.-BeshiktashMan. UTD-Volfsburg

GRUPI CMilan-ZyrihReal M.-Olimpik Marsejë

GRUPI DApoel Nikosia-ÇelsiPorto-At. Madrid

CHAMPIONS LEAGUE“Një gjë është e sigurt: ky klub nuk mund t’ia lejojë vetes që të eliminohet menjëherë pas

ndeshjeve në grupe”Intervista

Pelegrini: Champions, prioriteti i RealitTrajneri premton “armë të fshehta” për të kaluar Barcelonën dhe rivalët e tjerë kontinentalëManuel Pelegrini e ka

nisur në mënyrë fan-tastike aventurën si

trajner i Realit të Madridit. “Merengues” kr yesojnë në kampionatin spanjoll përkrah Barcelonës, me pesë fitore rad-hazi dhe fituan 5:2 në ndeshjen e parë të grupeve në Champi-ons, në fushën e Zyrihut. Por, 56-vjeçari nga Kili pranon se më e rëndësishme është sesi “galaktikët” do ta mbyllin se-zonin, duke shtuar se prioriteti i këtij sezoni është triumfi në Ligën e Kampioneve, pasi fi-nalja e këtij edicioni luhet në “Santiago Bernabeu”.

Është triumfi në Champions objektivi juaj kryesor?

Po, sepse kjo do të ishte hera e dhjetë që Reali e fi ton trofeun, por edhe se fi nalja luhet në sta-diumin tonë. Kemi krijuar një skuadër të jashtëzakonshme, me synimin që të triumfojmë në aktivitetin më prestigjioz për klube në Europë.

Ju kanë entuziazmuar rezul-tatet e arritura deri më tani?

Pa dyshim. Ka kaluar shumë kohë nga edicioni i fundit që Reali e ka nisur mbarë aventurën në Ligën e Kampioneve. Presioni është i madh, pasi jemi mes fa-voritëve të këtij sezoni. E shohim si një sfidë të madhe fitimin për herë të dhjetë të kësaj kupe në stadiumin tonë, por jemi të gjithë optimistë.

Si e vlerësoni grupin tuaj, duke qenë se aty luajnë tri skuadra që e kanë fituar këtë trofe, ku përveç Realit janë edhe Milani dhe Marseja?

Këto janë skuadra të mëdha, të cilat besojnë se mund ta fi to-jnë Champions-in. Por, duhet t’i trajtosh kundërshtarët me të njëjtin respekt, pavarësisht nga emri: si në rastet kur bëhet fjalë për Zyrihun ashtu edhe për Barcelonën.

Reali nuk arrin në çerekfi nale që prej sezonit 2003/’04. Cilat mendoni se janë shkaqet?

Nuk mendoj se jam personi i përshtatshëm të fl as rreth kë-tyre problemeve, pasi në këtë periudhë nuk kam qenë pranë skuadrës. Më intereson vetëm ecuria e ekipit në sezonin aktual. Gjithsesi, një gjë është e sigurt: ky klub nuk mund t’ia lejojë vetes të eliminohet menjëherë pas ndeshjeve në grupe.

Do të ishte dështim nëse nuk arrini në fi nale?

Nuk më pëlqen të mendoj për situata negative, për aq kohë sa gjithçka po shkon mirë. Nëse nuk do ta arrijmë objektivin tonë kryesor, e fatmirësisht besoj se kjo nuk do të ndodhë, do të analizojmë situatën për të parë nëse bëhet fjalë për dështim apo për mungesë fati. Por, besojmë se kemi potencialin që të luajmë në fi nale.

Sa i vështirë është menaxhimi

Angli Princi saudit, Faisal al-Saud, investim me vlerë deri në 380 milionë euro te “Reds”

Arabët, në “sulm” për LiverpulinRafa Benitez: Torres nuk ka çmim

Alonso te Ferrari, Raikonen drejt MekLarenFernando Alonso do të garojë me Ferrarin.

Brenda datës 4-5 tetor, pritet që lajmi të konfi rmohet zyrtarisht nga skuadra italiane dhe nga dy herë Kampioni i Botës në Formula 1. Gjithçka pritet të anonçohet në fundjavën e Çmimit të Madh të Japonisë. Të gjithë prisnin që lajmi të kon-fi rmohej që prej datës 13 shta-tor, pas garës në Monza, por skandali “Renault-gate” dhe afrimi i Fizikelës si zëvendësues i Felipe Masës ndryshoi planet e drejtuesve në Maranelo. Vonesa për zyrtarizimin e “martesës” cilësohet e parëndësishme, edhe sepse marrëveshja ishte arritur prej kohësh. Gazeta spanjolle

“AS” përcaktonte edhe kohëzgjatjen e bash-këpunimit: “Alonso ka fi rmosur për pesë vjet”. Impenjim afatgjatë për pilotin e zbuluar dhe

sponsorizuar gjatë nga Flavio Briatore, por edhe për skuderinë Ferrari, që kërkon të hedhë pas krahëve paraqitjet zhgënjyese të këtij sezoni. Shoku i skuadrës së Alonsos do të jetë Felipe Masa, i cili po përgatitet për t’u rikthyer në cirkuitet e F1. Ndërkohë, pas titullit të fi tuar në Botërorin 2007 me Ferrarin, Kimi Raikonen pritet të kthehet te MekLareni, skuadër

në të cilën ka garuar për pesë vjet me radhë. Në garë për shërbimet e pilotit fi nlandez duket se është edhe surpriza e këtij sezoni, BraunGP.

Formula 1

Liverpuli mund të jetë super-fuqia e ardhshme botërore mes klubeve të futbollit, në

aspektin ekonomik. Dy pronarët e “Reds”, Xhorxh Xhilet dhe Tom Hiks po kërkojnë investues poten-cialë, në mënyrë që të ulin borxhet e klubit (të cilat e kalojnë shifrën 270 milionë euro) dhe të sigurojnë sa më shumë fonde për ndërtimin e stadiumit të ri. Njeriu që duket se i plotëson këto kritere është princi saudit, Faisal bin Fahd bin Abdullah al-Saud (të shtunën e

kaluar ishte ulur në “Anfi lld” pranë Xhilet), që në gazetën “Saudi Al-Riyadh” deklaronte se “jam fare pranë blerjes së 50 për qind të aksioneve të Liverpulit. Një inves-tim me vlerë nga 217 deri në 380 milionë euro. Marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt dhe kjo është diçka fantastike, pasi Liver-puli është një prej skuadrave më të njohura në Angli dhe në botë”. Ndërkohë, kompania sportive “F6”, e drejtuar princi Faisal, kon-fi rmoi marrëveshjen me klubin

anglez për të ndërtuar dy akademi futbolli në Arabinë Saudite dhe dy në Afrikën e Veriut. Në këtë mar-rëveshje do të përfshihet edhe skuadra e garave amerikane me makina (NASCAR), Riçard Piti Motorsports, e cila zotërohet nga Xhilet. “Marrëveshja e madhërisë së tij, princit Faisal me Xhorxh Xhilet do të vendosë bashkëpuni-min ekskluziv ndërmjet kompa-nisë “F6”, Liverpulit dhe skuadrës Riçard Piti Motorsports”, lexohej në një deklaratë të grupit arab.

Negociatat për afrimin e një investuesi të fuqishëm te Liver-puli mirëpriten edhe nga Rafa Benitez, që në këtë mënyrë do të ketë më shumë fonde në dis-pozicion për merkaton e dimrit. Ndërkohë, trajneri ka folur rreth Fernando Torres, duke thënë se nuk ekziston asnjë çmim për të cilin sulmuesi spanjoll mund të largohet nga Liverpuli. “Nuk mund të themi që është më i miri në botë, sepse është një lojtar i ri dhe ka ende vend për përmirësim. Megjithatë, ai është njëri prej më të mirëve dhe në këto momente nuk ekziston një çmim për të cilin Fernando mund të largohet. Gjatë verës që kaloi na ofruan shifra stratrosferike, por sulmuesi nuk është në shitje. Refuzuam oferta mbi 77 mil-ionë euro (nga Mançester Siti ose Çelsi). Thuhet se të gjithë e kanë një çmim, por kjo nuk vlen për Torres”, deklaroi Benitez.

“Murinjo është një person që di të ko-

munikojë shumë mirë, por nëpërmjet kësaj ai fsheh mediokritetin si trajner”. Zdenek Zeman bëhet sërish protagonist në fut-bollin italian, duke sul-muar verbalisht trajnerin e Interit. “Ai ndihet mirë në klubin zikaltër, sepse di si të sillet me lojtarët, por mbi të gjitha si të ma-nipulojë gazetarët”. Duke vazhduar deklaratat për teknikun luzitan, Zeman shtoi: “Tifozët interistë nuk do të shohin kurrë futboll të bukur. Gjithsesi, skuadra e Moratit mbetet pretendente për titullin, pasi ka një kontingjent të kompletuar”. Mjaft i thatë reagimi i Murinjos pas këtyre fjalëve: “Deklaratat e Zeman? Nuk e njoh fare këtë person”.

Deklarata

Zeman: Murinjo, një trajner mediokër

i kaq shumë yjeve në skuadër?Aspak: ata nuk do të ishin

lojtarë të mëdhenj, nëse nuk do të ishin më parë njerëz të mëd-henj. Kemi krijuar një skuadër të nivelit botëror, janë ende edhe shumë ndeshje për t’u luajtur e nëpërmjet rotacionit secili lojtar do të ndihet pjesë e rëndësishme e grupit. Grupi është më i rëndë-sishëm se individualitetet dhe bisedojmë me futbollistët, që ata ta kenë të qartë. Kemi poten-cialin të fi tojmë të gjithë trofetë.

Cili lojtar ju ka bërë më shumë përshtypje?

Të gjithë janë lojtarë të mëd-henj. Secili prej blerjeve të reja, Ronaldo, Kaka, Benzema, ka qenë një lider në klubin ku lu-ante. Sfi da e vërtetë është gjetja e formulës që ata të luajnë përkrah njëri-tjetrit. Por, nuk duhet të harrojmë futbollistët e mëdhenj që luanin në Madrid.

Sezonin e kaluar Barcelo-na fitoi tre titujt. Si mund t’i kundërpërgjigjet Reali?

Duke luajtur futboll më të bukur. Në pesë vitet që kalova te Vijareali, skuadra ime luante mirë. Edhe ndeshjet me Barçën ishin mjaft të ekuilibruara. Do të përdor disa “armë” të fshehta për të kaluar katalanët dhe të gjitha skuadrat e tjera, në mënyrë që t’i siguroj tifozëve lojën spekta-kolare; ata duhet të largohen nga stadiumi të lumtur. Për më tepër, është e vështirë të realizosh ob-jektivat, pa lojë të bukur.

Spekulohet se piloti spanjoll ka firmosur kontratë 5-vjeçare me „kokëkuqen‰

Premtimi i trajnerit: Do mundohem t’u siguroj tifozëve lojën spektakolare; ata duhet të largohen të lumtur nga stadiumi

Përveç pakënaqësive ndaj trajnerit Pelegrini,

i cili e ka zëvendësuar tri herë në gjashtë ndeshje, Kristiano Ronaldo duhet të bëje llogaritë edhe me “magjinë e zezë”. Një magjistar spanjoll ka dër-guar një letër në zyrat e Realit të Madridit, ku pretendonte se ishte kon-taktuar nga “një njeri i famshëm dhe mjaft i afërt me Ronaldon”. Qëllimi: që nëpërmjet magjisë, mesfushori të pësonte një dëmtim. “Mund të them se portugezi do qëndrojë më shumë në infermieri sesa në fushë”, tha shtrigani për mediat iberike. Klubi nuk u kushtoi vëmendje këtyre “kër-cënimeve”, dhe reagimi zyrtar ishte: “Është një prej çmendurive, me të cilat përballemi çdo ditë”.

Mesfushori

Ronaldo kërcënohet nga „magjia e zezë‰

Page 32: 20090929 - SHQIP.pdf